Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e...

24
Aventurat e Janës dhe Bojanit

Transcript of Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e...

Page 1: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Page 2: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

2 Jana dhe Bojani — hulumtuesit e vegjël

5 Në pushim të madh

7 Kam mbjellë një dru

9 Kukull apo libër

12 Në piknik

14 Vikendi në fshat

Page 3: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Page 4: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante
Page 5: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

Çdo libër në vete fsheh gjëra të mrekullueshme dhe fshehtësiemocionuese, ndërsa këto disa faqe janë shkruar me përmbajtje,të cilat besojmë se do ta tërheqin vëmendjen tuaj dhe njëkohësishtdo ta nxisin kreativitetin tuaj.

Në këtë libër, dëshirojmë t’jua rrëfejmë përjetimet dhe ndodhitëe përditshme të vëllait Bojan dhe motrës së vogël Jana.

Përmes përmbajtjeve të tregimeve do të shihni se si ata dy, kanë aftësiqë t’i shfrytëzojnë njohuritë e arritura nga shkolla në jetën e tyretë përditshme që në fund të ndjehen të dobishëm dhe të vetëdijshëmse edhe ata kontribuojnë dhe bëjnë diç të dobishme për planetintonë Tokë.

Gjithashtu, me këto tregime dëshirojmë që t’ju orientojmë dhe t’junxisim të mendoni dhe të sillni përfundime tuajat, të krijoni, të zbuloni,të hulumtoni, të propozoni, ti perceptoni shkaqet dhe pasojat,të kërkoni zgjidhje të problemeve...

Për këtë arsye, bëhuni hulumtues të guximshëm dhe të palodhshëmdhe depërtoni në thellësitë e përjetimeve të Janës dhe Bojanit.Keni përpara një udhëtim të mrekullueshëm i përmbushur me sfidatë reja, ndërsa në fund nga secili tregim do të jeni më të pasur me përvojadhe njohuri të reja. Gjatë kësaj, bashkëpunoni me mësuesin dhe shokëttuaj të klasës, e sidomos kushtojuni vëmendje pyetjeve, të cilat gjendennë fund të çdo tregimi, si dhe të atyre fjalëve të cilat janë të reja përju ose janë më pak të njohura.

Por, të mos flasim kot, futuni në botëne Janës dhe Bojanit, e më pas përmesbisedës ndani mendimet tuajame shokët tjerë, me mësuesin,me prindërit...

Nga autorët

Të nderuar lexues dhe shfrytëzuestë këtij libri!

1

Page 6: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

B ojani ka përgatitur një plan për sot, por kuptohet, nuk do tëmund ta përmbush pa ndihmën e motrës së tij më të vogël.– Të dëgjojmë se çfarë ka menduar vëllai im për sot? – pyetiJana.– Ja kështu..... Këtë javë në shkollë kemi biseduar shumë përujin, për rëndësinë e tij, shfrytëzimin, e gjithsesi, edhe përkursimin e tij.

Mësuesja na shpjegoi se nëse uji për pije nuk shfrytëzohet si duhetdhe nuk kursehet, mund të ndodhë që të mos ketë në planetin Tokë.Edhe vetë e dimë se pa ujë bota e gjallë nuk mund të mbijetojë.E, mu për këtë mendova se nuk është keq që ta provojmë se si shfrytëzohetuji në shtëpinë tonë. Për këtë arsye, unë sot do të jem me babin, ndërsa time mamin. Unë do të përcjell se si ai e shfrytëzon ujin gjatë punës brendaditës, ndërsa ti do ta vëzhgosh mamin dhe do ta bësh të njejtën.

– Super, do të hulumtojmë!!! – me kënaqësi u pajtua Jana. Të dytë u futënnë banjo që ti pastrojnë dhëmbët.

– Bojan, bëj kujdes edhe ti se si e shfrytëzon ujin!!! Përderisa lahendhëmbët, uji nuk duhet të rrjedhë – e përkujtoi Jana.

Hulumtimi filloi.

Jana dhe Bojani —hulumtuesit e vegjël

2

Page 7: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

3

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante enët, uji rridhtepandërprerë nga rubineti. Pastaj filluan përgatitjet e drekës. Derisa e lantesallatën e gjelbër, e ëma shkoi që ta shikojë supën, ta shikojë mishinqë piqej, ndërsa uji vazhdimisht rridhte. Jana shtirej gjoja se lexon,por në fakt shikonte gjithçka. Mezi përmbahej që mos t’ia tërhiqtevëmendjen së ëmës. Megjithatë, u përmbajt. Përnjëherë mendja i vajtite i vëllai. Ja se çfarë ndodhte në oborr.

Bojani dhe babai i tij u dakorduan që të kryenin disa punë në oborrine shtëpisë, i cili ishte shumë i bukur dhe me plot gjelbërim. Babai thase do ta lante veturën, ndërsa me qëllim që ta vëzhgonte, Bojani thase ai do ta rregullonte dhe pastronte kasollen e qenit të tyre Sharko.Kishte se çfarë të shihte. Babai i tij e lëshoi zorrën, uji filloi të rridhte,derisa ai me sfungjer kalonte mbi veturën. Pranë tyre kaloi fqinji i tyreIsmaili. Ata filluan të bisedojnë. Babai e harroi ujin, ndërsa uji rridhtee rridhte. Pastaj filloi ta spërkasë barin. Kur cingërroi telefoni i tij i xhepit,ai u lajmërua dhe e harroi spërkatësen. Bojani gjithë këtë e përcillteme zgjuarsi dhe e mbajti mend mirë.

Obligimet në shtëpi dalëngadalë përfundonin. E ëma i ftoi të gjithëpër drekë. Jana dhe Bojani i pastruan duart dhe u ulën në tryezë.Ata vazhdimisht bënin me shenja dhe thonin diç fshehurazi. Prindërit këtëe vërejtën, dhe menjëherë pyetën se çfarë po ndodhë. Jana dhe Bojanifilluan të qeshin duke mos ditur se nga t’ia fillojnë.

– Ti, nënë, sot gjatë punëve në kuzhinë nuk e shfrytëzove ujin si duhet.Unë të përcillja me vëmendje tërë kohën edhe derisa i pastrove perimetedhe derisa e përgatite drekën.

Page 8: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

4

Aventurat e Janës dhe Bojanit

– Ndërsa unë çfarë bëra? – pyeti babai.

– Për ty babi unë isha përgjegjës-me buzëqeshje bërtiti Bojani. – Edhe tiveprove me ujin njësoj si mami. Uji rridhte nga zorra pa pasur nevojë edhederisa e pastrove veturën edhe deri sa e spërkate barin. Në një vend madjeu bë edhe një vorbullë uji,në të cilën Sharko u zhyt.

Prindërit e Janës dhe Bojanit u qeshën, e njëherësh ju shprehën mirënjohjefëmijëve të tyre.

– Ju lumtë që të dyve.! – tha babai. – Krenohem sepse fëmijët e mimendojnë dhe kanë kujdes për ujin. Ai është i domosdoshëm për të gjithë.Andaj në të ardhmen nuk do të veproj ashtu.

– Ashtu është !!! – u pajtua e gjithë familja.

– Ndonjëherë nuk mendojmë për shfrytëzimin e rregullt të pasurivenatyrore dhe mirëmbajtjen e tyre. Në një shtëpi duhet të kursehet gjithçka,përfshirë këtu edhe ujin.

Të gjithë mbetën të kënaqur dhe të gëzuar. Fëmijët, ngaqë e zgjuanvetëdijen e prindërve të tyre, ndërsa, nga ana tjetër prindërit, sepse,fëmijët e tyre mendojnë drejtë.

Ndërsa ju si mendoni, lexues tanë të dashur, provojeni vetë.Këtë do ta bëni thjeshtë duke menduar për përgjigjet e mundshmenë këtë pyetje; çka mundemi të kursejmë tjetër në shtëpi dhe në rrethine drejtpërdrejtë?

Page 9: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

5

S ot, Jana dhe Selma janë kujdestarë, kështu që në kohëne pushimit të madh mbetën vetëm në klasë. Pasi e hëngrënzëmrën e tyre, Jana e pastroi dërrasën e zezë, ndërsa Selmai vendosi mjetet për vizatim në vendin përkatës në qoshine matematikës.

Pastaj që të dyja i ujitën saksitë me lule, për të cilat kujdesej e gjithë klasa.Derisa punonin me zell, vërejtën se jashtë ishte kohë e mrekullueshmeme diell. E hapën dritaren me qëllim që të ajroset klasa dhe që të jenënë njëfarë mënyre më afër shokëve të tyre të cilët ishin jashtë.

Për Janën ky ishte oborri i shkollës më i mirë. Në të kishte sipërfaqe me bardhe lule të rregulluara me kujdes dhe ulëse në të cilat pushonin nxënësit.

Dhe derisa Jana dhe Selma u munduan që të zbulonin se cilën lojë e luajnëshokët e tyre në terrenin sportiv, nën dritare kaluan Ana dhe Viktoritë klasës së VIII-të. E gjithë shkolla e dinte se ata janë të „dashuruar“ dheaskush nuk habitej kur i shikonte se si kapen për dore dhe pëshpërisindiçka. Viktori dhe Ana shkuan drejt ulëses, por në vend që të uleshin në të,ata u ngjitën dhe u ulën në vendin për mbështetje. Nuk menduan se gjatëkësaj me atletet e tyre e ndotin vendin e uljes. Viktori u mbështet për drurin,i cili rritej pas ulëses dhe menjëherë filloi të kërkojë diç nëpër xhepat e vetë.

– Çfarë kërkon? – e pyeti me kurreshtje Ana.

Në pushim të madh

Page 10: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

– T’huuu! Sikur të kisha ndonjë send të mprehtë, tani në këtë drudo ti kishim gdhendur inicialet tona – i dëshpëruar pëshpëriti Viktori.

Kësaj me kënaqësi iu përgjigj Ana: – Mos u brengos, edhe ky markerdo të kryej punë!

Ajo u qesh, u kthye drejt drurit dhe në koren e tij të butë vizatoi zemrënme inicialet A dhe V. Kjo i pëlqeu shumë Viktorit. Jana dhe Selma shikonintë habitura dhe nuk mund të besonin. Por, Ana dhe Viktori vazhduanme sjelljen e tyre të pakuptimtë. Kur ra zilja e shkollës, duke dashurqë të paraqitet si i rëndësishëm para Anës, Viktori e shtrydhi kanaçene lëngut. Në vend që ta hedhë atë në kontejner Viktori e gjuajti kanaçendrejt fushës së futbollit. Ana, madje përmbi kokë e gjuajti qesene ushqimit. Atëherë, Viktori u përkul dhe Jana për një moment mendoise këtë e bëri me qëllim që ta kapë qesen e hedhur dhe ta vë në shportëne mbeturinave, e cila ishte menjëherë afër ulëses. Në vend të kësaj,ai vetëm e shtyri qesen e shkuli një lule dhe ia dhuroi Anës. Jana dheSelma mbetën të habitura. Pasi menduan mirë, Selma foli: – Si mundetdikush të jetë kaq mizor ndaj natyrës!?

– Dhe, çka është më e rëndësishme, Ana dhe Viktori aspak nuk ishintë vetëdijshëm për ate që bënë! – konstatoi Jana.

– Çfarë do të bëjmë tani !? – pyeti me seriozitet Selma.

– E çfarë mund të bëjmë !? – edhe më e brengosur pyeti Jana.

Ndërsa ju, të dashur nxënës, si silleni në oborrin e shkollës suajdhe a kujdeseni sa duhet për të?Që t’ju ndihmoni Janës dhe Selmës bisedoni për veprimet e Anësdhe Viktorit dhe zbuloni se ku kanë gabuar ata?Si do të vepronit ju nëse vëreni një sjellje të këtillë?

6

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Page 11: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

D uhet të mbjellë një dru! – mendonte Jana derisakthehej nga shkolla. – A do të mundem ta bëj këtë?Por, jo vetëm të mbjelli dru, pastaj do të duhet edhetë kujdesem për të !?

Duke menduar për punën e nesërme, ajo as që vërejti se vëllai i saj hyri nështëpi. Ai u përshëndet me të shpisë, tregoi për ditën në shkollë dhe theksoi:– Jam i disponuar për shkak të ngjarjes që më pret nesër. Nesër është Ditae drurit dhe shkojmë të mbjellim fidanë. Në ditët e këtilla ndjehemi dobishëm. E di se bëj një vepër të mirë, fal jetë të re, do të ketë më tepërajër të pastër, natyra do të jetë më e bukur, më e gjelbër, ndërsa gjithsesi, dotë ketë edhe shumë shoqëri. Më tepër gëzohem për përgjegjësinë e re, përkujdesin ndaj bimëve. Këtë vit edhe klasa e Janës do të përfshihet në aksion.

– E çfarë mendon ti Jana?

– Nesër për herë të parë duhet të mbjellë fidanë, kështu që pak jame emocionuar. A do të kem sukses në këtë?

– Të kuptoj plotësësisht. Por, menjëherë do të tregoj se nuk ke psetë frikohesh. Është normale që ke emocione, meqë ti deri më tani nukke marrë pjesë në një aksion kaq të madh. Do të marrësh një fidan të vogël.Vrimat do të jenë të gropuara. Ti do të duhet ta mbash fidanin, të hedhëshdhe’ në rrënjët e tij dhe ta ujitësh me ujë. Të gjithë ju që do të mbillninë oborr, më pas do të keni obligim që ta ujitni çdo dru të mbjellur.

Kam mbjellë një dru

7

Page 12: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

8

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Dita mbaroi me obligimet e përditshme dhe tanimë vijonin përgatitjet përgjumë. Bojani edhe një herë i tha: – Mos u brengos! Gjithçka do të jetëashtu siç duhet! Nëse ka nevojë, unë do të jemë pranë teje.

Jana dhe Bojani ishin në mesin e të parëve në shkollë, ndërsa menjëherëpas tyre arritën shokët dhe mësuesit e tyre. Jana vrapoi drejt Ramadanit,Sevdës Igorit, Qemalit, Senadit dhe Ivanës. Ata e kanë të njejtëndetyrë dhe ishin në pritje të aktivitetit që pasonte. Aksioni filloi.Të gjithë i përcillnin udhëzimet e dhëna për mbjelljen e fidanëve të rinj.

Secili nga ata përpiqej që ta bënte këtë në mënyrën më të mirëtë mundshme. Jana dhe Bojani, si dhe shokët e tjerë mësuanse si dhurohet një jetë e re. Mbollën fidanë të rinj, të cilët u bënë pjesëe oborrit të shkollës së tyre.E dinin se ata do t’ju dhuronin shumë ajër tëpastër dhe hije të dendur. Nga ai çast, me përgjegjësi të madhe shikoninnë gjithë atë që ishte e gjelbër, që rritej dhe zhvillohej, e që njëherësh,e zbukuron pamjen dhe e begaton natyrën.

Duke ndenjur ashtu të gëzuar midis shokëve të tyre dhe fidanëvetë sapombjellur, Jana për një moment pyeti veten se si do të dukej oborrii shkollës së tyre pas disa viteve. Fotografia e cila u paraqit në mendjene saj ishte e mrekullueshme: ajo ishte vajzë e madhe, ishin rritur edheshokët e saj, ndërsa bashkë me ta ishin rritur edhe drunjtë e tyre. Pranëfidanit të saj qëndronte një nxënës i klasës së parë i cili gëzohej sepsepranë atij druri që ishte rritur do të mbjellë edhe një, pastaj edhe një....

Ndërsa ju, lexues tanë, mendoni dhe shpjegoni: cila është dobia ngapyllëzimi dhe si duhet të kujdesemi për drunjtë e sapombjellur.Si do të dukej oborri i shkollës suaj pas disa vitesh?

Page 13: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

B lerja është pjesë e obligimeve të përditshme të një familjeje.Kështu është edhe në familjen e Janës dhe Bojanit.Që të jetë më interesante, në blerje janë përfshirë edheata dy, edhe pse janë fëmijë. Bashkë blejnë dhe mësojnëse si ti zgjedhin prodhimet si duhet.

Sot do të blejnë Jana dhe nëna e saj. Duhet të blejnë edhe dhuratë përditëlindjen e Zinetës, shoqen e Janës. U përgatitën Jana dhe e ëma e saj,morën torbat e mëndafshta nga shtëpia dhe u nisën. Së pari shkuannë treg. E ëma çdoherë blente pemë dhe perime të freskëta. Si zakonisht,ato shikonin nëpër treg. Ndërsa aty çfarë nuk kishte: fruta të freskëta,perime të freskëta, vezë shtëpie, djath, mjaltë dhe çfarë jo.

Kështu ishte edhe kësaj here, por Jana e humbi durimin. Ajo filloita tërhiqte nënën e saj për dore, duke i thënë se është mërzitur.Blenë gjithçka që patën nevojë dhe u futën në supermarket.Fytyra e Janës shkëlqeu nga gëzimi, ndërsa humbja e durimit përnjëherëu largua. Në raftet e ndriçuara kishte gjithçka. Ajo vrapoi gjithandejdhe vazhdimish bërtiste: – Nënë, shikoi ngjyrat dhe gomat!

Oooooo, nuk kam gdhendëse të këtillë! Dua edhe fletore të re!Nuk më duhet, por le ta kem për rezervë. Obobo çfarë lapsi!!!

Kukull apo libër

9

Page 14: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

Aventurat e Janës dhe Bojanit

10

Nëna ishte e habitur nga sjellja e Janës. E dinte se ajo në shtëpi i katë gjitha. Ndërsa edhe kur planifikuan për blerjen e sotme, Jana në listënuk kishte përmendur gjëra të këtilla.

E vetmja gjë që i nevojitej ishte dhurata për shoqen, të cilën e harroikrejtësisht. Megjithate nëna e saj e lejoi të vrapojë deri ke raftet ku kishtekapëse për flokë, kurora, bizhuteri për fëmijë. Aty gjithashtu mbetën disaminuta. Dëshironte që të merrte nga të gjitha diçka.

E ëma e vëzhgonte. Në një moment vetëm e pyeti se a kishte nevojëpër gjithë ato gjëra, ndërsa ajo me buzëqeshje iu përgjigj: – Për të gjitha,vërtetë për të gjitha, nënë e dashur!!!

Po i afroheshin arkës për pagesë kur para tyre u paraqitën kukullat,të cilave Jana nuk mundi t’u rezistojë. Ajo i do barbit, por në shtëpi kishteshtatëmbëdhjetë. Njëherë, kur po e pastronin bashk dhomën e Janës,u dakorduan se më nuk do të blinin kukulla, por libra, meqë Jana tanimëështë vajzë e madhe dhe duhet të lexojë. Jana si duket e kish harruarplotësisht këtë. E dëshironte kukullën që e pa, e zbriti nga rafti dhe nuku nda nga ajo. Por, atëherë nëna e saj nuk mundi të përmbahej më,kështu që i pëshpëriti ngadalë:

– Jana, duhej të blije diç edhe për Zinetën, sonte je në ditëlindje.A harrove?

– Of, po, mami. Do të blejë libër për planetin Tokë. Zineta ka shumëdëshirë të lexojë për pasuritë natyrore. Shpresoj se dhurata do ta befasojëdhe do ti pëlqejë.

Page 15: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

11

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Kështu përfundoi blerja e tyre. Kur arritën në shtëpi, Jana menjëherëe kapi kukullën dhe gjërat e tjera që i kishte blerë në supermarket.Deshi ta vendosë kukullën te të tjerat, por në raft nuk kishte më vend.E vendosi disi, e më pas e la. Më pas nuk e shikoi fare.

Shkoi në ditëlindje. Libri ishte paketuar mirë, ndërsa Zineta u gëzuashumë kur e pa Janën. Gëzimi dhe lumturia ishin më të mëdha,sepse librin të cilin e fitoi si dhuratë nuk e kishte lexuar, ndërsa dëshironteqë ta ketë. Në dhomën e Zinetes kishte një raft, por jo me kukullapor me libra. Jana ju afrua librave. Filloi ti shikojë. Mbeti pa fjalë,shikonte dhe lexonte nga pak.

Pas ditëlindjes, Jana shkoi në shtëpi. Në raftin në dhomën e saj e pritninkukullat, të cilave mundej vetëm t’ua ndërrojë veshjet.

– Eh, sikur të bleja edhe për vete libër, në vend të gjithë këtyre gjëravetë panevojshme, tani do të mundesha ti lexoja-pëshpëriste ngadalë Jana.

– Do të kurseja duke blerë vetëm atë për të cilën kam nevojë, ndërsa dotë mësoja edhe diç për mbrojtjen e pasurive natyrore. Nga ai moment,Jana kuptoi se gjithçka është e ndërlidhur. Sa më tepër që blen aq mëtepër shpenzon për gjëra të panevojshme.

Njeriu mëson nga gabimet e veta. Ndërsa ku gaboi Jana sot – ju lëmëqë ta vlerësoni vetë! Ndoshta edhe ju ndonjëherë e keni bërë të njejtëngjë gjatë blerjes me prindërit tuaj?Bisedoni me sinqeritet dhe zbuloni veprimet, të cilat nuk do të dëshironitqë ti bëni, por edhe për ato të cilat duhet ti zbatoni.

Page 16: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

U raaaaaaaaa, Nesër shkojmë në piknik! – brohoritën fëmijët.Me këtë lajm të mirë nxënësit e përfunduan ditën e shkollës.Gjatë rrugës drejt shtëpisë filluan që të merren veshpër piknikun e nesërm njëditor.– Unë do të blejë shumë gjëra ushqimore – tha Bojani.

– Mirë, ndërsa unë do të blej lëngje të gazuara – shtoi Afrimi.

Të gjithë u ndërlidhën me planet e tyre se kush dhe çfarë do të përgatisëpër ekskursionin e nesërm. Autobusët tani më ishin para shkollëskur nxënësit arritën me çanta të mbushura dhe buzëqeshje të lumtur.Koha ishte me diell dhe e nxehtë. U nisën. Bojani u ul me Erollin.Menjëherë filluan të hanë. Secili nxirrte diç: patatina, smoki, çokolata....

Vetëm Kosta nxori një mollë. Ajo ishte e ndarë në pjesë që nga shtëpiadhe ai si shokë i vërtetë ua ofroi të tjerëve.

– Oh, Kosta, kush do të hajë mollë? – e pyeti Bojani.

– Çdo mëngjes ha nga pak fruta, kështu që mendova se ndoshta dikushnga ju do të donte – u përgjigj i qetë Kosta.

– Çfarë molle ore – shtoi Maja – pranë gjithë këtyre patatinavedhe gjërave tjera...

Në piknik

12

Page 17: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

13

Aventurat e Janës dhe Bojanit

– Të lutem mos u bëj qesharak - shtoi edhe dikush. Kosta u ndiei turpëruar. Nuk e priste këtë nga shokët e tij. Edhe mësuesi e vërejti, pornuk tha asgjë. Edhe ai u befasua nga nxënësit e tij, sidomos nga Bojani.

Arritën në livadh. U vendosën dhe e shikonin rrethinën. Hanin, por nukkishin kujdes për mbeturinat Hidhnin gjithandej. Mësuesi ua tërhoqivëmendjen disa herë, por ata sikur nuk e dëgjuan. Pasi që mbaruansë ngrëni, u ndanë në paralele dhe filluan të luajnë futboll.

Topi fluturonte në të gjitha anët, ndërsa fëmijët shkelnin mbi lule.Përsëri iu tërhoq vërejtja.

Atëherë Bojani bërtiti: – Vallë a nuk jemi në piknik! Mund të bëjmëçfarë të dëshirojmë!

Koha kalonte. Filluan përgatitjet për ikje. Asnjëri nga paralelja e Bojanitnuk mendoi ta mbledhë mbeturinën. Disa fëmijë nga paralelja tjetër filluanta mbledhin. Ata i mblidhnin të gjitha, pa pyetur se kush e kishte shkaktuarmbeturinën. Atëherë Bojani ju tha si në tallje: – O shokë ejani edhe te ne,te unë dhe Erolli ka edhe pak mbeturinë. Ejani dhe mblidheni atë!

Kjo i tejkaloi të gjithë kufinjtë. Mësuesi i tuboi rreth vetes dhe u tha se nukpo mund t’i njihte. Ai i pyeti se si janë sjellur sot në piknik, duke iu thënëse nuk mund t’i njihte ata. – Nesër do të bisedojmë për këtë sjelljetuajën!-theksoi mësuesi.

Ndërsa fëmijët në autobus duke u kthyer filluan të zbaviten,por megjithate mendonin se çfarë deshi t’u thoshte mësuesi.Ditën e ardhshme ai i priti nxënësit. Ora filloi me pyetjen: Si kaluat në piknik?

Ata u përgjigjën njëzëri: – SUPEEEEEEER!!!!

Ndërsa mësuesi me një ton serioz vazhdoi t’i pyes nxënësit e tij...

Mendoni: Cilat ishin pyetjet serioze, të cilat ua parashtroi mësuesinxënësve dhe ku kishin gabuar ata? Përfundojeni tregimin,gjatë të cilit do të hartoni edhe rregullore për sjellje në piknik.

Page 18: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

J ana dhe Bojani këtë vikend do ta kalojnë me shokune tyre Afrimin. Shkuan në fshat te gjyshi dhe gjyshja e tij.Kur arritën, shtëpia në fshat u bë më e gjallë dhe nuk dihejse cili nga ata është më i lumtur – fëmijët apo gjyshja Fikriedhe gjyshi Rafizi.

Mbrëmja kaloi shumë shpejtë, me bisedë e të qeshura, kështu që fëmijëtpasi hëngrën pite të shijshme, ranë në gjumë. Donin që të jenë tëpushueshëm për aventurat, të cilat i kishin planifikuar për ditën e ardhshme.

Zbardhi dita. Fëmijët, të cilët ishin mësuar që t’i zgjonte zilja e orës oseprindërit, kësaj here u zgjuan vetë. Së pari e dëgjuan këngën e gjelit,ndërsa më pas u mahnitën me aromën e mrekullueshme, e cila vinte ngafurra e gjyshe Fikrijes. Jana e përgjumur i fërkoi sytë, u ngrit nga shtratidhe me kujdes zbriti nëpër shkallët e drunjta.

– Mirëmëngjesi, gjyshe!

– Mirëmëngjesi, zemër, je zgjuar herët! Si fjete?

– Mendoj se deri më tani nuk kam pasur gjumë kaq të ëmbël gjyshe. Eçfarë është ajo? – pyeti e turpëruar Jana dhe tregoi drejt gjësë së panjohur.

– Kjo është furrë dhe këtu piqet buka! – i shpjegoi gjyshja dhe e pyetise a ishte e uritur.

Vikendi në fshat

14

Page 19: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

15

Aventurat e Janës dhe Bojanit

– Po, po jam e uritur! Por, së pari dëshiroj që të pastrohem.Ku ta bëj këtë, gjyshe!?

– Ja atje, zemër, te pusi! Thërrite Afrimin që të nxjerrë ujë me kovë,por mos u befaso, uji i bunarit është shumë i ftohtë.

Pas një kohe të shkurtër, fëmijët u futën në dhomë që të hanin mëngjes,ndërsa aty maçoku i madh i verdhë tanimë i kishte dredhur mustaqet.Bojani me shaka e ngacmoi: – maçok lër pak qumësht edhe për mua!

E kësaj gjyshi Rafis iu përgjigj: – Eeee, Bojan, derisa ta ruajmë lopën tonëBusha, do të kemi jo vetëm mjaft qumësht, por edhe dhallë, djathë, gjizë...

Jana me kujdes të madh e përcillte bisedën dhe pyeti: – E, a keni qumështtë blerë nga shitorja? Ne në shtëpi vetëm të atillë pimë!

Kjo e bëri gjyshen që të qeshë dhe ia dha gotën me qumësht Janës:– Hajde provoje këtë tonin, besoj se do ta pëlqesh.

Jana e kapi me dy duart gotën, por meqë qumështi kishte erë tjetër vetëmpëshpëriti: – Sot nuk më pihet qumështi. Ja do të ha bukë të nxehtë dhedjathë të dhisë. Për dallim nga Jana, e cila hëngri vetëm një copë bukënga se ishte bukë „shtëpie“, djemtë hëngrën mirë, i mbushën çantate tyre me ato që u kishte përgatitur gjyshe Fikrija dhe të gjithë së bashkuu nisën që ta shikojnë rrethinën. Para se të niseshin gjyshi Rafizi i këshilloi:– Fëmijë, bëni kujdes, ecni vetëm nëpër rrugët e pyllit, mos ndizni zjarrdhe mos i dëmtoni bimët. Mbajeni mend se tani ju jeni mysafirë në pyll,kështu që nuk është mirë që ti shqetësoni banorët e tij. Sidomos bënikujdes që mos të bini në shpatet e rrëpira ose në lumë. Dhe çka ështëmë me rëndësi – të mos humbni!

– Eh, gjysh, nuk është hera e parë që shëtis këtu! – shtoi Afrimi dheqë të tre fëmijët e braktisën oborrin e fshatit. Për një kohë të shkurtëtarritën te një livadh, i cili i ngjante qilimit të larmë të gjyshes për shkaktë luleve të shumta. Këtë pamje të mrekullueshme e plotësonin fluturatdhe bletët. Jana e dalldisur nga kjo bukuri, vrapoi nëpër lulet e larme,por e dëgjoi zërin e Bojanit:

– Bëj kujdes se ku shkelë, këto janë barëra shëruese! Kur do t’imbledhësh, ua lë rrënjët që të mund të rriten edhe vitin e ardhshëm!

– Por, unë vetëm desha të mbledhë një buqetë për gjyshe Fikrijën ...– ia ktheu Jana, ndërsa kësaj Afrimi vetëm i shtoi: – Lulet janë shumëmë të bukura kur janë në natyrë se sa kur janë në vazo.

Jana i pranoi këshillat dhe fëmijët vazhduan shëtitjen e tyre drejt pyllit.Filluan të talleshin se çfarë do të bënin sikur para tyre të paraqitej ndonjëujk i frikshëm ose ndoshta gjyshja arushë bashkë me dhelprën kumbarë,por gjithë çfarë panë ishte një iriq i strukur dhe një breshkë e ngadalshme.Fëmijët dëshiruan që të takonin edhe ndonjë drenushë, por kënaqeshinedhe me zërin e zogjve dhe shushurimën e heshtur të gjetheve ngadrunjtë e lartë. U ëmbëlsuan me dredhëzat e pyllit dhe me ujin e ftohtë

Page 20: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

16

Aventurat e Janës dhe Bojanit

të burimit. Afrimi dhe Bojani e mësonin Janën: ky dru është dru ahu kurseky është një lis, ndërsa këto janë fruta të dushkut..., kjo e larta është pishëme boça, ai më i ulëti është bredh, ndërsa edhe më e ulëta është dëllinjë

Duke luajtuar arritën te lumi. Fëmijët vendosën që të lëviznin me kujdesgjatë rrjedhës së tij derisa të gjenin një vend të përshtatshëm për pushim.

U lëshuan deri te livadhet dhe u vendosën nën hijen e dendur të një druri tëvjetër. U uritën dhe mënjëherë filluan të kërkojnë nëpër çantat e tyre. Djemtëu gëzuan shumë kur panë se gjyshja Fikrije u kishte paketuar patate tëshijshme të pjekura dhe mollë të kuqe me lëng. Ata hanin me shije të madhe.Janës nuk i pëlqyen këto dhe filloi të hajë nga kroasani i saj, të cilin e kishtesjellë nga shtëpia. Kur përfunduan me drekën, djemve u mbetën vetëm sesalfetat e letrës, ndërsa në duart e Janës mbeti ambalazhi i kroasanit, kështuqë pyeti: – E, ku duhet ta hedhi këtë? Këtu nuk paska shportë për mbeturina!?

– Do ta marrësh në çantën e shpinës, e më pas kur të kthehemi në shtëpi,do ta hedhësh në shportën për mbeturina! – i shpjegoi Afrimi. Duke u kthyermrapa, fëmijët panë se si njerëzit punojnë me zell nëpër fushë. Afrimitregonte me krenari se si gjyshi dhe gjyshja e tij në kopshtin e tyre kultivojnëpothuajse gjithçka, për çka kanë nevojë për ushqim. Një pjesë të prodhimeveqë i prodhojnë në pemishte dhe në fushë e shesin dhe kështu ata fitojnëpara. Kur u kthyen, gjyshe Fikrija i ushqente pulat në oborr. Gjyshi Rafiz u nisdrejt stallës me qëllim që të kujdesej për kafshët e tjera shtëpiake. Jana dheBojani menjëherë filluan me kurreshtje të pyesnin: sa pula keni, sa lopë dheviça ruani, a keni edhe dele, për çka e shfrytëzoni kalin!? Pyetjet radhiteshinedhe gjatë kohës së drekës së shijshme: tavë me groshë, sallatë të freskët,dhe deserti-kungull i pjekur. Mbrëmja përfundoi me rrëfimin e gjyshit Rafizpër bukuritë e jetës në fshat, i cili fëmijëve të qytetit u pëlqeu shumë.

Ndërsa ju, fëmijë të dashur, mendoni: Cilat bimë kultivohen në kopshte,pemishte dhe në ara? Numëroni disa kafshë shtëpiake dhe tregonise çfarë dobie ka njeriu nga to. Bëni krahasime për atë se çfarë i jepfshati qytetit dhe të kundërtën.

Page 21: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante
Page 22: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante
Page 23: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

„Paketa e Gjelbër Junior“ është zhvilluar nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendroree Lindore (REC) me përkrahje financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC),si dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Arsimitdhe shkencës e Republikës së Maqedonisë.

Këtë libër si pjesë të programit arsimtari mund ta realizojë me ndihmën e metodës-tekst,të shfrytëzojë pjesë si hyrje në diskutim me nxënësit ose si rast për nxënësit që të sajojnë tregimetë veta në temat e njejta. Rekomandohet që nxënësve më të vegjël mësuesi t’ua lexojë tregimin,ndërsa te nxënësit më të rritur njëri mund të lexojë me zë, ndërsa nxënësit tjerë ta përcjellin.Nxënësit mund ta lexojnë tekstin edhe vetë e pastaj të bisedohet me tërë klasën. Libri mundtë shfrytëzohet gjatë planifikimit të integruar të temës së dhënë.

Libri, gjithashtu, mund të shfrytëzohet në mënyrë të pavarur e jo vetëm si pjesë integralenga paketa multimediale.

Koordinimin e projektit: Kornelija RadovanoviqAutore: Aneta Trenkoska � Irena Pantova � Valentina Nedellkova � Roza VasillevskaDisenjin artistik: Sylvia MagyarIlustrimet: Laszlo FalvayRedaktimin dhe korrektimin gjuhësor në gjuhën shqipe: Shpresa RamadaniPërkthyese në gjuhën shqipe: Bilkize Ismailji � Zekije RamadaniBotimin: Typonova Kft.

©2012 The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

ISBN: 978-963-9638-59-4

Për hartimin e Paketës së gjelbër junior janë shfrytëzuar dy lloje të letrës së ricikluar100g Mohawk Via Felt Flax dhe 170g Dalum Cyclus Offset.

Page 24: Aventurat e dhe Bojanitdocuments.rec.org/publications/EcoAdventures_MK_AL_Jul...3 Aventurat e Janësdhe Bojanit Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante

Jeta e përditshme bëhet aventurë për vëllanë Bojanin dhepër motrën Jana derisa mësojnë të bëjnë zgjedhjen e vërtetëdhe ta mbrojnë planetin. Bashkangjitju në momentet kur luajnëdetektivë në shtëpi, ndaje me ta emocionin kur mbjellindru në oborrin e shkollës dhe zbulo se si sjellja e gabuardhepakujdesia për rrethinën mund ta rrezikojnë mjedisin jetësor.Shfrytëzoje fantazinë tënde dhe shndërrohu në ekoaventurist.