AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

20
Aida Shllaku , Erkam Boriçi AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK RRUGA “AGRON”

Transcript of AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Page 1: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Aida Shllaku , Erkam Boriçi

AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

RRUGA “AGRON”

Page 2: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Permbajtja

QELLIMI ........................................................................................................................................ 2

RREGULLAT/NORMATIVAT E PËRGJITHËSHME .............................................................. 3

Legjislacioni evropian ................................................................................................................. 3

Legjislacioni kombëtar. ............................................................................................................... 3

Efikasiteti energjitik i ndriçuesve ................................................................................................ 4

Standardet e ndriçimit publik ...................................................................................................... 4

FISIBILITETI MJEDISOR I PROJEKTIT .................................................................................... 6

PROPOZIMI I PROJEKTIT ........................................................................................................... 6

Ndriçimi LED .......................................................................................................................... 6

Të dhëna të përgjithëshme .............................................................................................................. 8

Analiza e parametrave ndikues ................................................................................................. 11

AUDITIMI ENERGJITIK ............................................................................................................ 12

Rekomandime ............................................................................................................................... 19

Page 3: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

QELLIMI

Ky dokument përmbledh rezultatet e auditimit të energjisë në sistemin e ndriçimit publik të akseve

rrugore të qytetit të Shkodrës të përzgjedhura në kuadër të projektit Bashki të Zgjuara Energjie,

me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë, për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për të

sjellë përfitimet përkatëse mjedisore.

Ky projekt buron nga dëshira për të promovuar efikasitetin e energjisë në sektorin e ndriçimit

publik, në mënyrë që të favorizojë uljen e konsumit të energjisë elektrike të sistemeve të ndriçimit

aktual në akset rrugore të përzgjedhura , shoqëruar kjo me kursime ekonomike nëpërmjet

investimit duke reduktuara emisionet ndotëse në mjedis.

Ky dokument përfshin procedurën që do të ndiqet për mbledhjen e të dhënave të nevojshme për

profilin ekzistues të konsumit të energjisë të objekteve publike të marra në analizë, me qëllim

identifikimin dhe përllogaritjen e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimin e rezultateve dhe

evidentimin e masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficencës së energjisë.

Nëpërmjet kësaj analize kërkojmë të përmirësojmë cilësinë e ndriçimit.

Qëllimi është të promovohet efikasiteti/eficenca e energjisë në sektorin e ndriçimit publik dhe në

veçanti të nxitet reduktimi i konsumit të energjisë elektrike të sistemeve të ndriçimit publik.

Nevojat e transformimit dhe inovacionit janë të shumta dhe kanë të bëjnë, në veçanti me aspektet

që lidhen me vjetërsimin e një pjese të madhe të impianteve ekzistues, si mund t'i atribuohet edhe

mungesës së vlerave estetike dhe arkitektonike - kjo referuar edhe cilësisë së shërbimit të ofruar,

shpenzimet operative të mirëmbajtjes etj.

Zvogëlimi i konsumit të energjisë, në dritën e krizës energjetike , kursimit , mbrojtjes së ambientit

pra rritja e eficencës energjetike është detyrë administrative për tu orientuar drejt zgjidhjes.

Page 4: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

RREGULLAT/NORMATIVAT E PËRGJITHËSHME

Projekti i ndriçimit të një rruge duhet të sigurojë kushte të sigurta lëvizje dhe të kufizojë lodhjen

vizive të shoferit gjatë udhëtimit : funksioni i ndriçimit rrugor është kryesisht për të lejuar, gjatë

orëve të natës, një udhëtim komod si edhe për të rritur sigurinë e trafikut të motorizuar në mënyrë

që të jetë e krahasueshme me sigurinë e udhëtimit ditën.

Një projekt ndriçimi duhet ti përgjigjet në thelb kërkesave që kanë të bëjnë me ndriçimin e

menjëhershëm të mjaftueshëm dhe uniform të karrexhatës së rrugës si dhe pjesëve të saj si

trotuare etj në mënyrë që ato të jenë qartësi të dukshëm dhe gjithashtu të përbëjnë një sfond të

ndritshme në të cilën çdo pengesë duhet të jetë e evidentueshme nga ky ndriçim.

Nga pikëpamja e cilësisë ndriçuesit e rrugës pra burimet e dritës që përdoren në sistemet e

ndriçimit për zonat e hapura duhet pashmangshmërisht të kenë karakteristika të caktuara të tilla si

një efikasitet të mirë ndriçimi, rendiment të lartë, një kohëzgjatje të gjatë të funksionimit ,

pajtueshmëri mjedisore, etj.

Gjithashtu në rastin e ndriçimit që lidhen me mjedisin urban, duhet të kihen parasysh edhe çështje

të tjera si lloji i ngjyrave të ndriçimit dhe ndriçuesve , tonaliteteve të dritës etj.

Legjislacioni evropian Paketa Klima - Energjia 20/20/20 e Bashkimit Europian dhe Direktiva 2012/27 / EC, nxisin

shtetet anëtare të miratojnë mjete për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe për të reduktuar

konsumin e energjisë në mënyrë që të arrihet objektivat e BE-së për vitin 2020 dhe të çojë Evropën

në sfidat e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë Mjedisit në dekadat e ardhshme.

Direktiva përcakton rregullat dhe heq pengesat që mund të krijohen në tregun e energjisë .

Direktiva parashikon parashikon vendosjen e kufijve indikative kombëtare për efikasitetin e

energjisë deri në vitin 2020 .

Kjo Direktivë fton sektorin publik për të qenë lider në miratimin e masave për përmirësimin e

efiçiencës së energjisë, masat që strukturat administrative apo individët duhet të marrin në bazë

të përkatësisë kombëtare, rajonale dhe / ose lokale për rritjen e eficences së kësaj energjie.

Për të arritur objektivat kombëtare bazuar në këtë Direktivë , shtetet mund të caktojnë objektiva

dhe të promovojnë përdorimin e fondeve dhe financimin edhe nëpërmjet të palëve të treta.

Legjislacioni kombëtar. Strategjia aktuale e BE-së e vlerëson efiçencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së

rinovueshme, si një prioritet për zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të çdo vendi. Si

anëtarë të Komunitetit të Energjisë dhe angazhimeve të tjera të marra prej saj, Shqipëria është e

angazhuar për të ndjekur këtë prirje duke adoptuar legjislacionin në përputhje me Acquis të BE

për Efiçencën e Energjisë, Energjive të Rinovueshme etj, dhe të përgatisë periodikisht Planet

Kombëtare të Veprimit, monitorimin dhe raportimin mbi realizimin e objektivave të energjisë së

Page 5: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

rinovueshme, efiçencës së energjisë dhe reduktimit të emetimeve të gazrave me efekt serë.

Objektivi konkret afatmesëm i vendosur nga Qeveria Shqiptare në këtë kontekst, është ulja e

konsumit të energjisë prej 9% deri në vitin 2018.

Në zbatim të këtyre detyrimeve, në nëntor 2015 , Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin Nr. 124

dt. 05.11.2015 "Për efiçencën e energjisë", si mekanizëm për transpozimin e Direktivës

2012/27 të BE "Për Efiçencën e Energjisë", si hap të parë drejt transpozimit të plotë të direktivave

të BE-së për efiçencën e energjisë. I botuar në Fletoren Zyrtare numër 201, të 24 nëntor 2015, ky

ligj ka hyrë në fuqi në 9 Dhjetor 2015 duke parashikuar që të sillte rezultatet e para dhe ngritjen

e institucioneve të reja brenda 12 muajve në vijim.

VKM nr. 619 datë 07.09.2011 “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për eficencën e

energjisë, 2011-2018”

VKM nr. 628 datë 15.07.2015 “ Për miratimin e Rregullave teknike të projektimit dhe ndërtimit të

rrugëve”.

Efikasiteti energjitik i ndriçuesve Për të zvogëluar ndikimin mjedisor që rezulton nga përdorimi i zgjidhjeve joefikase të energjisë,

Shtetet Anëtare të BE-së tashmë kanë miratuar që nga viti 2005, ndalimin në mënyrë progresive

të produkteve të ndriçimit më pak efikas përmes Direktivës Puna e Energjisë 2005/32 / EC 8.

Qëllimi i kursimit të energjisë, detyrimet e Protokollit të Kiotos dhe direktivat evropiane detyrojnë

përdorimin e një ndriçimi efikas për sektorin publik dhe zonat e hapura urbane. Llambat me avuj

të merkurit, për shembull, kanë qenë në procesin e tërheqjes nga tregu për vite dhe kanë humbur

certifikimin CE nga 2015.

Bashkitë si qeveri lokale duhet të mendojnë në mënyrë që të gjenden zgjidhje të reja në projektet

e ndriçimit. Direktivat evropiane kanë përcaktuar fazat për nxjerrjen nga tregu të llambave me

shkarkues joeficente të cilët kanë qenë përdorur në ndriçimin publik .

Standardet e ndriçimit publik

Aktualisht në projektimin e ndriçimit publik në Shqipëri ekziston

Standarti SSH EN 13201-2:2015 . Standart ky që i referohet Standartit

Europian EN 13201-2 .

Ndriçimi publik është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e

menaxhimit administrativ të territorit të bashkisë Shkodër dhe jo vetëm.

Nga njëra anë ky është shërbim që i ofrohet komunitetit dhe shoqërisë

. Ndërkohë ky lloj shërbimi promovon zhvillimin ekonomik,

përmirëson sigurinë qytetare. Shërbimi i ndriçimit publik siguron qëndrueshmëri dhe siguri

psikologjike dhe emocionale për këmbësorët kjo në rrugët e qytetit dhe rezidentëve në hapësirat

Page 6: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

e tjera publike si sheshi, lulishte blloqe pallatesh etj. Ndërkohë ky shërbim përmirëson rehatinë e

jetesës dhe mjedisin.

Ndriçimi publik është një pikënisje ideale për një politikë të kursimit të energjisë, sepse cilësia e

shërbimit është menjëherë "e dukshme" për qytetarët dhe mund të kontribuojë në një mënyrë

konkrete për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore të stilit të jetesës sonë.

Sipas të dhënave ndriçimi publik konsumon 14% të të gjithë energjisë elektrike të Bashkimit

Evropian, 19% në mbarë botën (burim International Energy Agency 2014). Rreth 2/3 e të gjitha

burimeve të lehta të instaluara aktualisht në Bashkimin Evropian janë të bazuara në teknologji e

zhvilluar para vitit 1970, me efikasitet të ulët të energjisë.

Kërkesat themelore.

Shërbimi i ndriçimit publik është thelbësor për jetën e qytetit, kjo për vet funksionet që kryen ndër

të cilat më të rëndësishme mund të rendisim:

• Sigurimi i shikimit në orët e natës duke përmirësuar përdorimin e infrastrukturës rrugore si

edhe të hapësirave urbane në përputhje më qëllimin e krijuar. Shqipëria si vend mesdhetar në 8760

orë në vit janë mesatarisht rreth 4200 orë që mund të konsiderohen të jenë "natë" me nevoja të

ndryshme për dritë artificiale, e cila merret nga sistemet e ndriçimit publik.

• Garantimi i sigurisë për trafikun e automjeteve për të shmangur aksidentet të cilat vijnë nga

humbja shikimit të shenjave rrugore (sinjalistikës) ne përgjithësi dhe rrugën në veçanti. Për të

siguruar vlerat minimale të ndriçimit për të sigurinë në rrugë me trafik automobilistik, rrugë me

qarkullim të përzier, sigurimi i ndriçimit publik në zonat e banimit, për këmbësorët, hapësirat

publike të gjelbra, etj, janë miratuar rregulla të veçanta që përcaktojnë nivelet e ndriçimit sipas

klasifikimit të zonës për t'u ndriçuar.

• Të japë një "ndjenjë" më të madhe të sigurisë fizike dhe psikologjike për njerëzit: gjithmonë,

ndriçimi publik ka pasur funksionin " për të parë" dhe "për tu parë", dhe për këtë arsye të sigurojë

një ndjenjë më të madhe të sigurisë jo vetëm për njerëzit por edhe për ambientet si edhe të jetë një

ndihmë për forcat e sigurisë publike ( policinë).

• Rritja e cilësisë së jetës shoqërore me nxitje të aktiviteteve në orët e mbrëmjes: me një ndriçim

të përshtatshëm është e mundur për të punuar më gjatë, kjo referuar aktiviteteve komerciale ( njësi

shërbimi e tregtimi etj) si edhe dhe argëtim në natyrë.

• Vlerësimi i objekteve me vlera arkitektonike dhe historike nëpërmjet sistemit të ndriçimit publik,

duke nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre objekteve, duke i bërë më të vizitueshëm.

Planifikimi i ndërhyrjeve për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në fushën e ndriçimit publik

nuk përfshin vetëm rregullat teknike dhe ekonomike: së pari, është e nevojshme të respektohen

rregullat në fushën e sigurisë rrugore duke konsideruar parësore sigurinë publike dhe më pas,

mbrojtja e trashëgimisë artistike dhe promovimi i aktiviteteve sociale.

Page 7: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Vetëm pas përmbushjes së këtyre detyrimeve do të mund të bëhen përpjekje për të optimizuar

kostot e operimit dhe mirëmbajtjes së investimit etj.

Një projektim korrekt i ndriçimit rrugor/ urban, duhet ketë parasysh që lloji i ndriçimit duhet të

përcaktohet nga lloji i rrugës, vetëm mbasi është përcaktuar qartë kjo mund të përcaktohen dhe

ndërhyrjet e tjera në zonën përreth rrugës që mund të jetë trotuar, objekte publike, private etj.

Parimet e një projektimi korrekt të ndriçimit kanë të bëjnë me :

Projektimin e një ndriçimi sa më eficent nga pikëpamja e konsumit të energjisë elektrike.

Të zbatojë parimet dhe praktikat më të mira të mirëmbajtjes të sistemeve të ndriçimit.

Të identifikojë oportunitetet për kursimin e energjisë në sistemin e ndriçimit .

FISIBILITETI MJEDISOR I PROJEKTIT

Projekti i propozuar nuk parashikon te ndikojë në mjedisin e zonës ku do të zhvillohet projekti.

- Mjedisi atmosferik dhe ndryshimet klimatike

Zëvendësimi i llambave nuk ka asnjë ndikim negativ në mjedisin atmosferik. Përkundrazi ai

ndikon pozitivisht në mënyrë indirekte duke ulur nivel e shkarkimeve të CO2 ne atmosferë sepse

teknologjia LED e propozuar përveç kursimit të energjisë nuk ka impakt negativ në mjedis.

- Ujërat

Projekti nuk ka asnjë ndikim ne ujëra .

- Mbetjet

Zëvendësimi i shtyllave/ ndricuesve nuk do të ndikojë në shtimin e mbetjeve pasi ato do te ruhen

dhe të përdoren në vende rrugë ku mungon ndriçimi apo të zëvendësoje llambave të djegura në

rrugët e tjera të qytetit.

- Risku teknologjik

Llambat LED janë teknologji e fundit dhe për këtë arsye cilësia e tyre parashikon një jetëgjatësi të

madhe dhe qëndrueshmëri në ndryshimin e parametrave te ndriçimit.

PROPOZIMI I PROJEKTIT

Ndriçimi LED

Teknologjia LED ose ndriçimi i emetuar nga një dritë - diodë, ka revolucionarizuar historinë e

ndriçimit. Ndriçuesit LED, si gjysmëpërçues të ngurtë janë më të ngjashëm me një procesor

smartphone-i se sa me një llambë. Në qytete të tilla si Los Angeles, New York, Chicago, Shanghai,

dhe Kopenhagen dhe në qytete të tjera në mbarë botën janë vendosur ndriçuese LED, në një

Page 8: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

përpjekje për të zgjidhur shumicën, një pjesë të problemeve të krijuara nga llambat tradicionale

joefikase.

Në mënyrë të përmbledhur po japim arsyet pse duhet të përdoret teknologjia LED

-Kursen energjinë. Ndriçimi me teknologji LED , sjell një kursim të energjisë nga 50 deri në 80%

kjo në krahasim me llambat sodium apo merkur , të cilat përdoren aktualisht.

-Cilësia e ndriçimit: Ndriçimi qe lëshohet nga llambat sodium apo merkur nuk janë kompatibile

me ndjeshmërinë e syrit të njeriut dhe ngjyrat e ndriçimit që kanë nuk janë ato që i nevojiten

“qetësisë” së syrit. Ndërsa ndriçimi i propozuar LED lëshon një dritë të bardhë të ftohtë që

garanton një ndriçim të sigurt për përdoruesit e rrugës , kjo me një konsum të vogël të energjisë.

-Jetëgjatësia : jetëgjatësia e sistemit LED vlerësohet nga 50.000-100.000 orë pune ose 10-20 vjet

për përdorim 12 orë në ditë, kundrejt 4000-5000 orë pune ose 11-14 muaj për llampat sodium dhe

8000-10000 orë pune ose 22-24 muaj për llampat me mërkur. Ndriçimi i sistemit LED zbret në

70% të vlerës fillestare pas rreth 100.000 orësh në krahasim me llapat e tjera të cilat mbas 3000

apo 5000 orësh pune ju ulet ndriçimi në rreth 40% të atij fillestar.

-Mirëmbajtja. Mirëmbajtja e aparaturave të ndriçimit LED vlerësohet sa 1/10 e atyre të

zakonshme.

- Kosto : Sistemet e ndriçimit LED kanë një kosto fillestare të madhe deri në disa fish të kostos seë

ndriçuesve të zakonshëm. Duke vlerësuar jetëgjatësinë, kursimin e energjisë si edhe shpenzimet e

papërfillshme të mirëmbajtjes , rezulton që kursimi të jetë nga 50-80%.

- Ndriçuesit LED kanë një emetim minimal të nxehtësisë , pra nxehen shumë pak.

- Drita e bardhë LED nuk lëshon rreze UV pra janë më të sigurta për përdorim në ambiente publike.

Bazuar në përshkrimet e kryer për të gjitha rrugët që do të Auditohen meë poshtë është

Tabela 1 e cila bën një përmbledhje të gjëndjes ekzistuese të rrugëve të përzgjedhura për

të qënë pjesë e auditimit energjetik

Për të gjitha akset rrugore të cilat janë përcaktuar për tu Audituar , bazuar në Standartin

Europian EN 13201-1:2004, Aneksi A1 është bërë përcaktimi i kategorisë së rrugës kjo

nisur nga madhësia e qarkullimit të autonmjeteve në rrugë në ditë ( lloji i rruges / ndarrja

me karrexhatë/ pengesat në shikimin e rrugës/ trotuarët e rrugës.

Page 9: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Të dhëna të përgjithëshme Ndriçimi publik i bashkisë Shkodër, përbëhet nga:

Ndriçimi publik i rrugëve kryesore dhe atyre dytësore apo tretësore;

Ndriçimi i shesheve publike të qytetit;

Ndriçimi i parqeve dhe lulishteve;

Sipërfaqja totale e rrugëve dhe e shesheve, arrin afërsisht në 1,600,000 m2, nga të cilat 1,284,000

m2 janë të ndriçuara, ose 80.2 % e sipërfaqes totale, të rrugëve dhe shesheve.

Sipërfaqet e lulishteve dhe brezit të gjelbërt zënë një hapësirë mbi 66,000 m2 , nga të cilat 42,000m2

janë të ndriçuara, ose 63.6 % e sipërfaqes së gjelbër është e ndriçuar.

Ndriçimi realizohet në një mesatare vjetore 10.5 orë në ditë gjatë gjithë vitit.

Tabela më poshtë jep të dhënat në lidhje me shpenzimet e përgjithshme të sistemit të ndriçimit në

Bashkinë Shkodër për tre vitet e fundit.

Nr Shërbimi Lek/vit 2016 Lek/vit/ 2017 Lek/vit/ 2018 Lek/vit 2019 Shuma lek

1 Pagesë energjie 43.750.000 45.271.742 48.254.667 50.978.047 188,254,456

2 Mirëmbajtje sistemi 12.500.000 15.984.384 15.879.120 15.925.400 62,988,904

3 Investime 6.550.000 17.340.944 16.281.325 16.991.000 57,163,269

Shuma lek 62.800.000 78,597,070 80,415,112 83,894,447 309,406,629

Sic edhe vihet re shpenzimet më të mëdha në këtë tabelë janë pikërisht shpenzimi për pagesën e

energjisë elektrike dhe më pas ato të mirëmbajtjes.

Pra nga grafiku vihet re se 61% e vlerës kalon për pagesën e energjisë elektrike. Për këtë arësye

ndërhyrja në sistemin elektrik me përdorimin sa më eficient të energjisë është një dosmosdoshmëri

si për përdorimin me efikasitët të parave publike por edhe në ruajtjen dhe mjedisit.

61%20%

19%

Sherbimi i ndricimit publik

Pagesë energjie

Mirëmbajtje sistemi

Investime

Page 10: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Rruga “ Agron” është rruga hyrëse e qytetit të Shkodrës ajo shtrihet nga Ura e Bahcallëktut dhe

deri në Rrugën e Pazarit. Rruga ka një gjatësi prej 730 ml , gjerësia e rrugës është 16 m dhe ka

një trafikndarëse. Rruga eshte e mirembajtur e shtruar me asphalt dhe trotuare me pllaka beton

dhe nuk do te kete nderhyrje nga ana ndertimore.

Sheshi tek Ura e re e Bunes , eshte shesh i krijuar per orjentimin e trafikut me drejtim Uren e re

te Bunes per drejtim Shiroke ose Muriqan dhe hyrje te qytetit te Shkodres. Sheshi eshte i formuar

nga nje rrethrrotullim i gjelberuar dhe ne te ka nje ndricues .

Kjo rrugë bën pjesë në rrjetin lidhës europian EU E762 , por që administrohet nga Bashkia

Shkodër

Figure 1. Paraqitja ne harten perkatese e rruges Agron

Page 11: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Figura 2. Ortofoto e rrugës

Ndriçimi i rrugës është i realizuar me shtylla 9 m të larta të vendosura në të dy krahët e rrugës siç

tregohet ne figurën e mëposhtme

Figura 3. Ndricimi aktual i rruges

Page 12: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Figure 4. Ndricimi aktual i sheshit Ura e Bunes

Analiza e parametrave ndikues

Rruga ka një fluks mesatar ditor prej rreth 22 300 automjetesh. Si i tillë bën pjesë në rrugët me

fluks të lartë të qarkullimit në qytetin e Shkodrës.

I gjithe trafiku i cili eshte i drejtuar per qytetin e Shkodres, Malesi te Madhe , Piken e kalimit

Kufitar Hani i Hotit si edhe per Piken e Kalimit Murqan apo edhe per zonen turistike te Shiroke-

Zogaj kalin nepermjet ketij aksi rrugor.

Rruga shoqerohet me trotuar ne te dy krahet e saj i cili varion nga 1m deri ne 2.5 m. Trotuari eshte

i shtruar me pllaka

Page 13: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

AUDITIMI ENERGJITIK

Auditimi i konsumit te energjisë në këtë objekt publik është investigimi që bëhet me qëllim

identifikimin e mënyrës se si konsumohet energjia dhe nëpërmjet kësaj të sigurohet identifikimi

i masave qe duhet te merren për reduktimin e kostos dhe kursimin e energjisë ne këtë objekt.

E përmbledhur, qëllimi i këtij projekti (auditimi energjetik) është:

Të studiojë, të analizojë dhe të përcaktojë ku, kur, pse dhe sa energji është përdorur në këtë

sistem energjetik

Të identifikojë oportunitetet për kursimin e energjisë

Të përmirësojë eficencën e punës së sistemit.

Gjendja ekzistuese:

Në këtë projekt fizibiliteti do të pasqyrojmë sasinë e energjisë së konsumuar për një vit dhe koston

e nevojshme për mbuluar këtë shërbim publik.

Rruga Agron+ Sheshi Ura e Bunes Konsumi energjetik sipas

normativave/ skenari baze

Konsumi energjetik aktual / skenari

baze

Energji e konsumuar KWh 55,094 46,190

Ne fuqine e llampes eshte llogaritur edhe konsumi i droselit qe shoqeron llampen.

Nr Emertimi

rruges

Nr

ndricu

esish

Fuqia e

ndricuesit

ekzistues

W

Nr

oresh

ne vit

Sasia

KWh e

harxhuar

/vit

Cmimi

lek/

KWh

Kosto

energji

e

konsum

uar

lek/vit

Kosto

miremb

ajtje

lek/vit

Shpenzim

e totale

lek/vit

1

Rruga "

Agron" +

sheshi Ura e

Bunes 54

250+16=

265 3850 55,094 16.8 925,571 154,176 1,079,747

Bazuar në të dhënat mbi shpenzimet e mirëmbajtjes për vitin 2019 për të gjithë sistemin e ndricimit

rrugor të bashkisë Shkodër jane bërë llogaritjet se sa shpenzime mirëmbajtje kërkon RUGA “

Agron” dhe Rrethrrotullimi ( sheshi) “Ura e Bunes”

Bazuar në Standartin Europian EN 13201-1:2004, Aneksi A1 referuar Tabeles 2 , është bërë

përcaktimi i kategorisë së rrugës “ Agron” kjo nisur nga madhësia e qarkullimit të autonmjeteve

në rrugë në ditë ( lloji i rruges / ndarrja me karrexhatë/ pengesat në shikimin e rrugës/ trotuarët e

rrugës.

Page 14: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Number Emri i rruges

Gjatesia e

rruges ne

km

Standarti sipas klases

se ndricimit

EN 13201-2:2015

Kategoria e rruges

sipas EN 13201-

1:2004

1 Rruga Agron 0.73 A3 ME4a

Mbasi u përcakua kategoria e rrugës ME3 klasa e ndricimit A3 përmjet programit DIALux janë

bërë llogaritjet lidhur me sasinë e ndricimit , llojin e ndricimit , ndricuesit etj paraqitja më poshtë.

Figura paraqet : Fizionomia e rrugës sipas largësive midis shtyllave te ndriçimit

Figura 5. paraqet Sasine e ndricimit refruar kategorisë së rrugës.

Page 15: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK
Page 16: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Figura Tregon përzgjedhjen e ndricuesit sipas standartit

Page 17: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Figuren më poshtë jep zgjidhjen në 3D të propozimit sipas standartit për Rrugën “ Agron”.

Page 18: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Referuar të dhënave teknike të përcaktuara më sipër rezulton që do të përdoren ndricues LED

ndricues llampa e të cilit është e propozuar prej 80W .

Referuar teknologjisë këta ndricues të përzgjedhur kanë një jetëgjatësi prej 100.000 orë dhe i

gjithë investimi i parashikuar referuar edhe KTZ ka një jetëgjatësi prej 25 vitesh.

Nr Emertimi

rruges

Nr

ndric

uesish

Fuqia e

ndricuesit

LED ,w

Nr

oresh

ne vit

Sasia

KWh e

harxhuar

/vit

Cmimi

lek/

KWh

Kosto

energji e

konsumu

ar lek/vit

Kosto

mirem

bajtje

lek/vit

Shpenzim

e totale

lek/vit

1

Rruga "

Agron" +

sheshi Ura e

Bunes 54 80 3850 16,632 16.8 279,418 0 279,418

Page 19: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Lidhur me të dhënat e mësipërme vëtëm për këtë aks rrugor në Auditim do të bëjmë vlerësimin

financiar pra Analizën Kosto-Benefit duke ju referuar “ Kursimit në raport me investimin” ose

Saving to Investment Ratio ( SIR) në mënyrë që të përcaktojmë nëse ky investim është i vlefshëm

referuar kursimit që parashikohet të arrihet nëpërmjet këtij investimi.

Është zgjedhur pikërisht kjo analizë sepse kërkojmë të përcaktojmë qartë nëse kursimet e

mundshme të projektit e justifikojnë investimin fillestar të tij. Kjo mënyrë llogaritje nuk merr

parasysh rritjen e cmimit të energjise apo normën e inflacionit.

Bazuar në tabelën e llogaritjeve paraprake rezulton se investimi i parashikuar për këtë rrugë është:

48.500 Euro.

Situata ekzistuese ( para investimit )

Nr Emertimi rruges

Nr

ndricue

sish

Fuqia e

ndricuesit

ekzistues

W

Nr

oresh

ne vit

Sasia

KWh e

harxhuar

/vit

Cmimi

lek/

KWh

Kosto

energji e

konsum

uar

lek/vit

Kosto

miremba

jtje

lek/vit

Shpenzim

e totale

lek/vit

1

Rruga " Agron"

+ sheshi Ura e

Bunes 54

250+16=26

5 3850 55,094 16.8 925,571 154,176 1,079,747

Situata e ndryshuar ( pas investimit)

Nr Emertimi rruges

Nr

ndricue

sish

Fuqia e

ndricuesit

LED /W

Nr

oresh

ne vit

Sasia

KWh e

harxhuar

/vit

Cmimi

lek/

KWh

Kosto

energji e

konsumu

ar lek/vit

Kosto

mirembaj

tje lek/vit

Shpenzime

totale

lek/vit

1

Rruga " Agron" +

sheshi Ura e Bunes 54 80 3850 16,632 16.8 279,418 0 279,418

Referuar sa më sipër rezulton se

Kursimi si rezultat i investimit është :1,079,747-279,418= 800,329 lek/vit = 6,455 euro/vit.

Saving to Investment Ratio ( SIR) SIR= PV(kursyer) / PV (kosto)

PV( Kursyer) = A*(P/A,I,N)

SIR= 6455 *9.077/ 48500

SIR= 1.2

Pra në rastin kur SIR > 1 , investimi për projektin e propozuar ja vlen dhe kursimi në raport

me investimin është i vlefshëm.

Page 20: AUDITIM ENERGJITIK NE NDRIÇIMIN PUBLIK

Ky shembull na bën optimistë se për të gjitha investimimet e propozuar në këto Auditime

do të kenë impakt pozitiv. Kjo sepese paraja ka më pak vlerë në të ardhmen në krahasim me

sot prandaj investimi i sotshëm ka vlerë për të ardhmen.

Ky investim ka ndikimit pozitiv në mjedis kjo e përkthyer në kursim të emetimit të CO2 në

atmosferë . Prodhimi i 1 KWh energjie shoqërohet me clirimin e 600 gr CO2 në atmosferë.

Kështu kursimi i energjisë në masën 38,462 KWh/vit sjell një pakësim të CO2 në masën prej

23 ton CO2 në atmosferë.

Rekomandime Përparësitë kryesore që dalin nga ky auditim përmblidhen në:

• Përshtatja teknike-funksionale e sistemit të ndriçimit publik është një domosdoshmëri

• Mbulimi i kostove të furnizimit me energji elektrike do të arrihet vetëm nëpërmjet një invesimi

të tillë .

• Reduktimi i kostove të mirëmbajtjes shkon drejt zeros nëpërmjet futjes së këtij investimi

• Krijimi i një mjedisi më të rehatshëm, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe

përmirësimin e zonave.

Njëkohësisht sugjerojmë që ndriçuesit që do të hiqen / zëvendësohen të përdoren për ndriçimin e

një rrugë tjetër e cila nuk është në planet afatshkurtra për tu zëvendësuar me ndriçim LED.