Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i...

39
Page 1 of 39 RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e Integruar të Studimit “MASTER SHKENCOR NË STOMATOLOGJI” Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD, Vlorë Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Ass. Prof. Nazmi Koçi Ass. Prof. Edit Xhajanka (Tetor, 2015)

Transcript of Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i...

Page 1: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 1 of 39

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e Integruar të Studimit

“MASTER SHKENCOR NË STOMATOLOGJI”

Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara

“REALD, Vlorë

Eksperti i vlerësimit të jashtëm:

Ass. Prof. Nazmi Koçi

Ass. Prof. Edit Xhajanka

(Tetor, 2015)

Page 2: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 2 of 39

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e Integruar të studimit MASTER në Stomatologji

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: Akademia e Studimeve të

Aplikuara “Reald”

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Shkencave Mjekësore

3 VKM i licencimit VKM Nr 650, datë 14.09.2011

4 Titulli i programit të studimit: Program i Integruar i studimeve

të ciklit të Dytë, Msc në Stomatologji

5 Cikli i studimit: Cikli I Dytë

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 5 vite akademike

7 Kreditet në total (ECTS): 300 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):

Me kohë të plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Gjuha Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni Ofrohet nga institucioni

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera

-

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve

Niveli 7 (shtatë)

15 Aktivizimi i programit të studimit Programi fillon në vitin

akademik 2011-2012

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2015-2016

Etj

Më 16.10.2015 në APAAL ka ardhur nga ASAR shkresa me Nr 102 prot, datë 14.10.2015

“Kthim përgjigje”. Në këtë shkresë Institucioni paraqet disa sqarime në lidhje më Draft RVJ

e programit të integruar Msc në Stomatologji.

Në lidhje me shkresën e lartpermendur nga Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald,

drejtuar Grupit të Vlerësimit të jashtëm, deklarojmë se Raporti I Vlerësimit të jashtëm nuk

ka asnjë ndryshim. Në përgjigje të kësaj shkrese, GVJ ka përgatitur një përgjigje, por kjo

përgjigje nuk e ndryshon përmbajtjen e RVJ. Përgjigja gjendet bashkëlidhur.

HYRJE

(Të dhëna për programin e studimit Master në Stomatologji .)

Të dhëna zyrtare për hapjen e programit të studimit, miratimin e hapjes etj.

Në mbështetje të nenit nr. 13 të Ligjit nr. 8461, dt. 25/9/1999 “Për IAL në Republikën e

Shqipërisë, të VKM, Nr. 650 , datë 14.09.2011, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, MAS miratoi: “Hapjen e Akademisë së Studimeve të

Aplikuara “REALD”” në qytetin e Vlorës, me 2 Fakultete:

1- Fakultetin e Shencave Humane, me degët: Financë, Menaxhim Biznesi, Marketing që i

përkasin përkatësisht ciklit të parë të studimeve.

2- Fakultetin e Shkencave Mjekësore me degët Farmaci (5 vite akademike), Stomatologji (5

vite akademike), Infermieri (3 vite akademike), Fizioterapi (3 vite akademike)

Page 3: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 3 of 39

Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në përbërje të tij

4 departamente:

Departamenti i Farmacisë

Departamenti i Infermierisë

Departamenti i Stomatologjisë

Departamenti i Fizioterapisë

Programi i Integruar i Studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” ka filluar të zhvillohet në vitin

akademik 2011-2012 dhe është në vazhdim. Brezi i parë i diplomimit të studentëve do të jetë në

vitin akademik 2015-2016. Programi i Studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është një

Program i Integruar i studimeve të ciklit të Dytë , me kohë të plotë dhe me kohëzgjatje prej 5 vitesh

akademike, i ndarë në 10 semestra. Programi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe ofrohet nga

institucioni. Ky program inkludon në total 300 kredite ECTS.

Përmbatja e programit të studimit është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe

nënligjore në fuqi; Në Kornizën kombëtare të kualifikimeve i korespondon Nivelit 7 (shtatë).

Aktiviteti i ASAR zhvillohet në Kampusin Universitar që gjendet në qytetin e Vlorës dhe pjesërisht

edhe në një ndërtesë tjetër pranë këtij Kampusi.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1 Prof. As. Nazmi Koçi

2 prof. As. Edit Xhajanka

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, strategjitë afatshkurtra,

afatmesme dhe afatgjata, ndjekja dhe përshtatja e objektivave dhe e qëllimeve me kohën, të dhëna të

përgjithshme për IAL.

MISIONI i Departamentit të Stomatologjisë , i shprehur në RVB, është të përgatisë profesionistë për

ruajtjen e shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve në komunitet, duke ndikuar në mënyrë aktive

për rritjen cilësore të indekseve të shëndetit të popullatës.

OBJEKTIVAT

-Rritja e nivelit të njohurive shëndetësore, promovimi i sjelljeve të shëndetshme, parandalimi i

sëmundshmërisë, diagnostikimi në stadet fillestare dhe kurimi adekuat në komunitet.

-Aplikimi i kujdesjeve dhe protokolleve stomatologjike cilësisht dhe me efektivitet në realizimin e

qëllimit profesional dhe human.

ASAR është përpjekur të ofrojë programe studimi të përshtatshme me stadin aktual të ekonomisë

shqiptare si dhe në përputhje me strategjinë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Programet e

studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Pretendohet se objektivat do të jenë në ndryshim të vazhdueshëm , duke u përshtatur me ecurinë e

Stomatologjisë dhe të vetë Programit të Studimit.

Përmbajtja e programit dhe objektivat që synohet të arrihen në përfundim të tij, janë në përputhje

me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. ASAR ka hartuar një strategji 5 vjeçare të Mësimdhënies dhe të

Përvetësimit të Dijeve. Në strategjinë afatmesme , synohet edhe krijimi i mundësive për punë

kërkimore shkencore të stafit dhe studentëve të diplomuar. Ende nuk është formuluar një strategji

afatgjatë e këtij Programi Studimi.

Page 4: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 4 of 39

Megjithatë objektivat janë të paprecizuara dhe jo specifike për Stomatologjinë dhe shpesh ato

konfondohen me objektivat në degët e tjera të Shkencave Mjekësore.

Strategjitë afatmesme dhe afatgjatë nuk janë të përcaktura plotësisht, gjë që lidhet edhe me kohën e

shkurtër të krijimit të vetë Institucionit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

misionin dhe qëllimin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

nevojat e tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

zhvillimin ekonomik të vendit;

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e

institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Në RVB misioni dhe qëllimi i Programit të

studimit të Stomatologjisë nuk është i

shprehur qartë dhe i specifikuar për

Stomatologjinë, por i konfonduar me

Farmacinë. ( në RVB thuhet: Duke u bazuar në

misionin e saj ASAR ka hartuar programe

studimi që ofrojnë njohuri të thelluara në fushen

e Farmacise të cilat shërbejnë për të përgatitur

specialistë të zotë...).

Në RVB thuhet : “ Aplikim i kujdesjeve dhe protokolleve stomatologjike....”, nuk janë vënë në dispozicion të GVJ këto protokolle mjekimi.

Universiteti nuk dispononte një raport ose

studim për vlerësimin e nevojave të tregut të

punës,

( përsëri konfondim me Farmacinë- në RVB

thuhet: “Institucioni i ka hartuar programet e

studimit duke mbajtur gjithmonë në qendër të

vëmendjes kërkesat për punësim të tregut të

punës për specialistë në fushën e Farmacise”)

Nëse pretendohet se janë studiuar nevojat e

tregut të punës, nuk është treguar si është

bërë ky studim.

RVB është hartuar në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit, por i referohet degës së Farmacisë. Programi i studimit pasqyron vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit. (mgjse i referohet farmacisë, financës, infermierisë, por jo Stomatologjisë: tek suplementi, pika 4.2, thuhet: “Kursi i diplomes se nivelit te parë synon ne pregatitjen e financierve te ardhshem me marrjen e nje formimi special ne fushen e financës.”, ndërsa 5,1 thuhet: “Mundësia për studime të mëtejshme. Master Shkencor në “Menaxhim Infermieror”dhe 5,2 thuhet : “Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional : Infermiere ” )

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me

strategjinë për zhvillim të institucionit;

Programi i studimit “Master Shkencor në Stomatologji” është përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit; (pavarësisht se i

Page 5: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 5 of 39

referohet degës së Farmacisë, konfondohet me të dhe nuk përmendet fare Stomatologjia)

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në

përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe

nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje

me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga

Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Përmbatja e programit të studimit është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Emërtimi i programit të studimit “Master I Shkencave në Stomatologji”, i paraqitur në RVB, është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit, ndërsa emërtimi i Diplomës që jepet në fund të ciklit të studimit ( Diplomë e nivelit të dytë në Stomatologji) nuk i referohet nomenklaturës aktuale të Ligjit të Arsimit Të Lartë (“MASTER I SHKENCAVE NË STOMATOLOGJI”).

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel

institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel

institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies

dhe të të nxënit.

Thuhet në RVB se “ASAR ka hartuar dhe miratuar Strategjinë e kërkimit shkencor dhe përcakton drejtimet kryesore për zhvillimin e institucionit”... Megjithëse Stomatologjia nuk përmendet fare, nuk tregohet konkretisht cfarë strategjie është hartuar për kërkimin shkencor dhe cili staf akademik do të marrë pjesë në realizimin e tij.

Konkluzionet e vlerësimit: Në RVB, në përgjithësi, nuk janë të qarta misioni dhe objektivat e programit të studimit të Stomatologjisë, ndërkohë që në të flitet për Farmacinë, Infermierinë, por jo për Stomatologjinë. Gjithashtu, nuk disponohet një studim objektiv i nevojave të tregut të punës. Institucioni ka hartuar një plan në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Terma reference: përbërësit e njësisë dhe stafet e tyre, kompetencat, Baza e të dhënave të njësisë, freskimi i

vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së informacionit

Institucioni ASAR është organizuar në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Ai përbëhet nga 2

Fakultete, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore.

Fakulteti Shkencave Mjekësore është i organizuar në katër departamente (njësi bazë):

1. Departamenti i Infermierisë

2. Departamenti i Fizioterapisë

3. Departamenti i Stomatologjisë

4. Departamenti i Farmacisë

Ky Fakultet ofron dy programe studimi Bachelor , një Program studimi Master Profesional dhe dy

programe studimi Master Shkencor

1. Bachelor në Infermieri

2. Bachelor në Fizioterapi

3. Master Shkencor në Stomatologji

4. Master Shkencor në Farmaci

5. Master Profesional në Menaxhim Infermieror

Sipas RVB, organizimi dhe funksionimi normal i Institucionit ASAR realizohet nëpërmjet:

Page 6: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 6 of 39

- Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë - është njësi autonome operative e

përhershme në strukturën organizative të universitetit. Njësia vlerëson periodikisht

efikasitetin e veprimtarive mësimore e kërkimore të Akademisë së Studimeve të Aplikuara

REALD.

-Zyrës së Këshillimit të Karrierës- është përgjegjëse për sigurimin e mbarëvajtjes së

procesit të këshillimeve të karrierës; ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve të ASAR-

it; bashkëpunon ngushtë me Departamentet e Fakulteteve.

-Drejtorisë së Zhvillimit të Kurrikulave dhe Degës Mësimore-Ndjek zbatimin e

programeve dhe përgatitjen e programeve të reja të studimit për të dy nivelet; mundëson rishikimin

periodik të programeve të liçencuara që ofrohen në ASAR; siguron përputhshmërinë e kurrikulës me

kërkesat e legjislacionit për arsimin e lartë;

-Qendrës Kërkimore - mbështet dhe koordinon në shkallë institucioni aktivitetet e lidhura

me projektet e kërkimit shkencor; iu ofron njësive të tjera të universitetit informacionin dhe

asistencën e nevojshme për hartimin, ndjekjen dhe realizimin e projekteve në funksion të proçesit

mësimor e të kërkimit shkencor, si dhe mban kontaktet e nevojshme me donatorët brenda dhe

jashtë vendit.

-Zyrës së Administrimit të Programit Master, bashkërendon punën e tij me të gjitha

stukturat e tjera të institucionit për një mirë funksionim të programit. Ajo bashkëpunon me Njësinë

e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për ndryshimin e planit mësimor të programit, për përmirësimin

e metodave të mësimdhënies etj; me Zyrën e regjistrimit dhe pranimit të studentëve ku shqyrton

dosjet e parnimit të studentëve, numrin e studentëve të regjistruar etj.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit

Dekani është drejtuesi kryesor i Fakultetit dhe emërohet me propozim të rektorit dhe me miratim

të Bordit Drejtues për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje. Marrëdhëniet ndërmjet

personit juridik dhe dekanit përcaktohen në kontratën e punës.

Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të ASAR është Prof. Asoc Sotir Vangjeli.

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendim-marrës, i kryesuar nga Dekani dhe i përbërë

nga: Përgjegjësit e Departamenteve, personeli akademik me titull “Profesor” që bën pjesë në një nga

departamentet e Fakultetit, si edhe një ose dy studentët më të mirë të Fakultetit. Dekani është

drejtuesi kryesor i Fakultetit dhe emërohet me propozim të rektorit dhe me miratim të Bordit

Drejtues për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje. Marrëdhëniet ndërmjet personit

juridik dhe dekanit përcaktohen në kontratën e punës.

Gjatë vizitës në Insitucion të GVJ dhe takimit të këtij grupi me NJSBC, u konstatua ndryshim i

anëtarëve të NJSBC të deklaruar në RVB, si dhe ndryshim i grupit të punës , formulues i RVB. Në

takim me GVJ ishin prezent vetëm 2 , nga 5 anëtarët e secilit grup.

Gjithashtu, në takimin me stafin akademik u deklarua nga insitucioni se përbërja e stafit

akademik ka ndryshuar, ka mospërputhje ndërmjet stafit të paraqitur në RVB dhe stafit që

rezulton në listën e paraqitur nga Institucioni gjatë takimit.

Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet

Autoritetet (organet) drejtuese të ASAR-it janë:

a- Bordi Drejtues,

b- Senati Akademik,

c- Rektorati,

d- Këshilli i Etikës,

e- Dekani i Fakultetit

f- Këshilli i Fakultetit/Institutit

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Page 7: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 7 of 39

Në vizitën në Institucion u kërkuan nga GVJ disa dokumentacione shtesë që nuk ishin dorëzuar në

APAAL:

1- Statuti i Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”

2- Rregullorja e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

3- Rregullorja e Kryesekretarisë dhe Sekretarisë së ASAR

4- Rregullorja e Senatit Akademik

5- Fotokopje e Listës së Anëtarëve të vjetshëm të NJSBC

6- Fotokopje e Listës së Anëtarëve të sivjetshëm (aktualë) të NJSBC

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të

përmbushë misionin e tij;

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet

ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit

përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision

të mirëpërcaktuar;

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të

paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët

të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Institucioni është organizuar në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Institucioni ka dy Fakultete; Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Fakulteti është organizuar në njësi bazë, në katër departamente; Fakulteti i Shkencave Mjekësore përbëhet nga 4 Departamente, të cilat janë: Departamenti i Farmacisë, Infermierisë, Stomatologjisë dhe i Fizioterapisë. Në organigramë nuk rezulton të specifikohet Departamenti i Stomatologjisë. (në RVB specifikohet) Ka një mospërputhje të të dhënave të paraqitura nga ASAR: Departamenti i Stomatologjisë, sipas RVB, ka në përbërje të tij 7 pedagogë me kohë të plotë (sipas Tabelës 3 ) dhe 10 anëtarë efektivë si personel akademik, (sipas një tabele të dhënë ditën e takimit të GVJ me stafin ), ndër të cilët 2 janë me gradën “Doktor Shkencash” (Ylli Shehu dhe Imer Hoxha), ndërsa 1 është Doktorant, Krenar Malaj. Te tre këta , janë Mjekë të pergjithshëm dhe asnjeri nuk është stomatolog. 7 pedagogët e tjerë janë pa titull/gradë shkencore . Rezulton edhe 1 pedagog i jashtëm, pa titull, pa CV të paraqitur, dhe një laborant. Ka mospërputhje të tabelave ; te tabela 3 dhe 5 tek “Tregues të matshëm”, thuhet 1 doktor dhe 1 doktorant; në tabelën 4 shënohen 2 doktorë. Nuk mund të përcaktojmë se cila është e dhëna e saktë. Në takimin e grupit të vlerësimit të jashtëm (GVJ) me personelin akademik të Stomatologjisë, ishin të pranishëm vetëm 2 pedagogë: Ylli Shehu (mjek i përgjithshëm dhe jo Stomatolog , i marrë në punë 2 muaj më parë,) dhe Tiljan Golikaj,( i marrë në punë në prill 2015) . Të gjithë pedagogët e tjerë nuk ishin prezent. U deklarua se një pjesë e tyre kishin ndërprerë marrëdhëniet e punës për arsye të ndryshme. Me dt 29.08.2015, janë punësuar 5 pedagogë të tjerë, pa titull/ gradë shkencore dhe as specializim. (CV-të e tyre nuk janë dorëzuar) Nga GVJ u kërkua një listë e detajuar e pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm, me disa të dhëna për cdo pedagog, por kjo nuk u arrit të përpilohej dhe t`i dorëzohej GVJ nga

Page 8: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 8 of 39

personeli i ASAR. Pika 2 e RVB mbi personelin akademik dhe mbështetës, paragrafi 1 dhe 2, (… në ASAR zhvillojnë mësim një nr i madh pedagogësh të kualifikuar , me eksperiencë akademike dhe profesionale të fituar ndër vite gjatë punës së tyre në universitetet publike shqiptare dhe të huaja…) nuk qëndron për programin e studimit në Stomatologji, sepse ka mangësi të ndjeshme në pedagogë me tituj e grada si dhe profesionistë të fushës së stomatologjisë me përvojë profesionale. Në RVB, tabela 6 është e paplotësuar, pa të dhëna. Në RVB thuhet: “ASAR ka në bazë të punës së vet kualifikimin e mëtejshëm pasuniversitar të personelit të brendshëm akademik” . Në lidhje me këtë, gjatë 4 vjetëve 2011-2015 nuk ka asnjë të dhënë për tituj e grada të mbrojtura në këtë periudhë 4-vjecare ( e mjaftueshme për çdo afat ligjor të çdo shkalle kualifikimi)

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme

për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e

rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në

vlerësimin e tij.

Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Konkluzionet e vlerësimit: Ka mungesë të ndjeshme të stafit akademik të kualifikuar. Nuk ka asnjë profesionist të fushës së Stomatologjisë me gradë shkencore apo titull akademik. Nga dokumentacioni vërehet një ndryshim i shpeshtë i stafit; çdo vit rezultojnë pedagogë të tjerë. Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve .

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Të dhëna për kualifikimin e Personelit akademik, ndarja e tij në Personel Akademik Efektiv

(PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personel Administrativ (PA), raporti PAE/PAK, raportet: Personel

akademik/Personel administrativ/student; nevojat për Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e

ngarkesës për personelin akademik, marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit, kriteret e

rekrutimit të personelit akademik, etj.

Sipas RVB Stafi akademik përbëhet nga 7 pedagogë efektivë (PAE), një nga të cilët me gradën

“Doktorë Shkencash” (Shefi i departamentit ) dhe 1 në proces doktorature (doktorant).(tabela 3).

Në vizitën në Insitucion , ku u deklarua një largim i pjesës më të madhe të stafit të paraqitur në

RVB, u paraqit një listë tjetër me 10 pedagogë PAE, (2014-2015). Ndër ta ka dy “Doktorë

Shkencash” (Shefi i departamentit dhe 1 pedagog), të cilët jnë të dy mjekë dhe jo Stomatologë.

Gjitashtu, ka dhe një PAK , laborant dentar, në ndihmë të procesit mësimor dhe 1 person si

personel administrativ. Vihet re predominancë e stafit efektiv, me kohë të plotë , ndaj stafit me

kohë të pjesshme.(7/1). Dominojnë gjithashtu pedagogët me moshë të rë (25-35 vjec) dhe me

moshë 56-68 vjec. (tabela 5 RVB)

Nga Institucioni ndiqet një politikë e caktuar për rekrutimin e stafit.

Rekrutimi i personelit akademik bëhet në përputhje me nevojat për pedagogë, bazuar në planet

mësimore që zhvillohen në kuadrin e çdo Fakulteti/departamenti si dhe ngarkesat mësimore të

Page 9: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 9 of 39

miratuara. Synimi kryesor është zhvillimi i ngarkesës mësimore kryesisht me personel efektiv, por

dhe me specialistët në fushat përkatëse.

Proçedurat e aplikimit dhe marrjes në punë të stafit akademik me kohë të plotë janë:

1: Kërkesa për personel nga departamenti tek fakulteti dhe në rektorat; shpallja dhe lajmërimi nga

zyra e burimeve njerëzore.

2: Kandidati dorëzon në Zyrën e Burimeve Njerëzore dokumentacionin përkatës (CV, Diploma,

kualifikimet, punime shkencore, botime etj).

3: Zyra e burimeve njerëzore përcjell dokumentat e kandidatëve në fakultetin e interesuar.

Aplikimet i paraqiten një komisioni të përbërë nga 3 anëtarë , të zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit

të interesuar. Komisioni analizon përshtatshmërinë e aplikimit me vendin e lirë të punës dhe më pas

i dorëzon Këshillit të Fakultetit raportin e vlerësimit për kandidatin.

4: Këshilli i Fakutetit vendos dhe i kalon propozimin me shkrim Bordit Drejtues. Miratimi final

bëhet nga Këshilli i Administrimit ( Bordi Drejtues) i Akademisë.

Kriteret kryesore ku mbështetet vlerësimi i kandidaturave,(sipas RVB) janë:

Eksperienca në mësimdhënie në nivel universitar;

Grada shkencore PhD ose Doktor, si dhe tituj Akademikë;

Cilësia dhe standardet e universitetit ku është diplomuar kandidati,

Rezultatet personale të kandidatit;

Aktiviteti kërkimor e botues dhe përputhshmëria e tij me objektivat shkencorë të ASAR, etj.

Raste të veçanta: Për nevoja të veçanta dhe për periudha të caktuara, në Akademinë e

Studimeve të Aplikuara “REALD” mund të punësohen edhe pedagogë pa tituj e grada, por që

kanë përfunduar studimet e tyre me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës.

Njëkohësisht mund të punësohen individë me eksperiencë të gjatë e të suksesshme në

profesionin e tyre, apo që janë unikë në fushën e tyre të specializimit.

Shpërndarja e ngarkesës mësimore të stafit akademik të ASAR bëhet në përputhje me ligjin për

arsimin e lartë, udhëzimet e MASH si dhe Urdhërin e Rektorit. Është planifikuar që rreth 95 e

ngarkesës mësimore të realizohet nga PAE, dhe vetëm 5 % nga PAK. Në ASAR ka 47 studentë të

Stomatologjisë për të 4 vitet, kështuqë raporti PAE/STUDENT është rreth 1/7 (1 PAE për 7

studentë).

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Ka një mospërputhje të të dhënave të paraqitura nga ASAR: sipas RVB, Departamenti i

Stomatologjisë ka në përbërje të tij 7 pedagogë me kohë të plotë (sipas Tabelës 3 ) dhe 10 anëtarë

efektivë si personel akademik, ( sipas një tabele të dhënë ditën e takimit të GVJ me stafin), ndër të

cilët 2 janë me gradën “Doktor Shkencash”, ndërsa 1 është Doktorant. Të tre këta, janë Mjekë të

përgjithshëm dhe asnjeri nuk është stomatolog.

7 pedagogët e tjerë janë pa titull/gradë shkencore . Rezulton edhe 1 pedagog i jashtëm, pa titull, pa

CV të paraqitur, dhe një laborant. Me dt 29.08.2015, janë punësuar 5 pedagogë të tjerë, pa titull/

gradë shkencore dhe as specializim. (CV-të e tyre nuk janë dorëzuar)

Stafi akademik nuk ka profesionistë të mirëfilltë të fushës së Stomatologjisë , me grada shkencore

apo tituj akademikë dhe me përvojë në mësimdhënie. Ka dy “Doktorë Shkencash” (Shefi i

departamentit dhe 1 pedagog), të cilët jnë të dy mjekë dhe jo Stomatologë.

Struktura didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit

Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),

titujt/gradat, (Aneksi 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të

paqyruara në RVB)

PAE përbëhet nga 7 pedagogë, të cilët janë ndryshuar disa herë. PAK përbëhet nga 1 laborant

dentar. Tek PAE ka dy pedagogë me gradën “Doktor i Shkencave”, të cilët janë mjekë të përgjithshëm

dhe jo specialistë të fushës së Stomatologjisë.

Page 10: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 10 of 39

Në takimin e grupit të vlerësimit të jashtëm (GVJ) me personelin akademik të Stomatologjisë, ishin

të pranishëm vetëm 2 pedagogë: Ylli Shehu (mjek i përgjithshëm dhe jo Stomatolog , i marrë në punë

2 muaj më parë, Shef i Departamentit të Stomatologjisë) dhe Tiljan Golikaj,( i marrë në punë në prill

2015) . Të gjithë pedagogët e tjerë nuk ishin prezent. U deklarua se një pjesë e tyre kishin ndërprerë

marrëdhëniet e punës për arsye të ndryshme. Me dt 29.08.2015, janë punësuar 5 pedagogë të tjerë,

pa titull/ gradë shkencore dhe as specializim. (CV-të e tyre nuk janë dorëzuar)

Nga GVJ u kërkua një listë e detajuar e pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm, me disa të dhëna

për cdo pedagog, por kjo nuk u arrit të përpilohej dhe t`i dorëzohej GVJ nga personeli i ASAR.

Në zyrën e Burimeve Njerëzore u kontrolluan disa dosje dhe u gjet dokumentacion jo I plotë.

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit (shih

Aneksi 3)

Në ASAR funksionon Qendra Kërkimore Shkencore si dhe Këshilli Shkencor, i cili përbëhet

nga 3 persona, kryetari, i cili është edhe shef i Departamentit të Stomatologjisë , dhe 2 anëtarë,

mjekë Stomatologë. Qendra Kërkimore Shkencore mbështet dhe koordinon në shkallë institucioni

aktivitetet e lidhura me projektet e kërkimit shkencor dhe informon të gjithë stafin për konferencat

e ndryshme shkencore që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (plotëso Tabelën 4)

Stafi akademik përbëhet nga 1 Doktor Shkencash , 1 Doktorant, 4 Msc dhe 1 mjek stomatolog.

Sidoqoftë përbërja e stafit akademik ka ndryshuar disa herë brenda një periudhe të shkurtër,

kështuqë këto raporte të pedagogëve me gradë shkencore nuk janë stabël e mund të kenë

ndryshuar.

Të dhënat sipas seksit

Nga 7 pedagogë, 3 prej tyre janë femra. Mgjatë, me ndryshimet e stafit edhe këto raporte mund të

kenë ndryshuar

Të dhëna sipas moshës së personelit

4 pedagogë dhe 1 personel administrativ janë me moshë të re (25-35 vjec) , 1 PAE është i moshës

56-65 vjec dhe 1 PAE është 66-68 vjec

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat

Nuk ka të dhëna mbi mënyrën e formulimit dhe kushtet në kontratën e punës.

Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë

Në Departamentin e Stomatologjisë është vetëm një person i punësuar si personel administrativ.

Nuk jepen të dhëna mbi të.

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Në vizitën në Institucion u kërkuan nga GVJ disa dokumentacione shtesë (që nuk ishin dorëzuar në

APAAL):

1- Procedura e rekrutimit të Stafit të Stomatologjisë (27, 28, 29- 08- 2015)

2- Të dhënat e pedagogëve të Stomatologjisë (CV-të)

3- Lista e rinovuar e stafit Akademik të programit të studimit “Master i Shkencave në

Stomatologji”

4- Një tabelë me të dhëna për stafin akademik (viti i dipomimit, profili mjekësor, artikuj

e botime, lënda që jep, titulli akademik, etj).(Dokumenti nuk u arrit të përpilohej e të

dorëzohej)

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Page 11: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 11 of 39

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor

dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje

me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e

tyre;

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor

dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje

me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programit të studimit dhe për arritjen e tyre; Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit. Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin

e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin

organizimit të programeve të studimeve;

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i

ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore

dhe nënligjore në fuqi.

Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programit të studimit; Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit. Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me

statutin dhe rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë

në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar

për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të

raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për

vende vakante, etj.

Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën mbi 80% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; (7 PAE dhe 1 PAK, tabela 4) Institucioni ka ndjekur procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Institucioni ka paraqitur një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit dhe të njoftimeve për vende vakante.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin

“Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor”

(“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe

përvojë akademike në këto universitete;

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e

studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën

shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në

programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën

gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master

Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë

profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin

ofrohet ky program studimi;

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i

qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori,

përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit,

përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë

në institucionin që ofron programin e studimeve;

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për

udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Kriteri 1- Drejtuesi i njësisë përgjegjëse për programin e studimit është MJEK, JO DENTIST, me gradën shkencore “Doktor” , gradë e marrë në Shqipëri dhe jo në universitetet perëndimore. Titullarët e lëndëve/moduleve në programin e studimeve “Master i Shkencave në Stomatologji” , veçanërisht në lëndët profesionale, nuk kanë asnjë titull akademik apo gradë shkencore; Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe janë pa një përvojë profesionale (së paku 5-vjeçare) në profesionin e stomatologjisë, për të cilin ofrohet ky program studimi; një nga pedagoget ka master në Biznes dhe jo në Stomatologji. Shumë lëndë në syllabuset përkatëse ( nga 55 lëndë, 35 rezultojnë pa pedagog, nga këto 16 lëndë të specialiteteve stomatologjike) nuk kanë të specifikuar pedagogun i cili do të zhvillojë lëndën. Vërehet se predominojnë pedagogët e rinj ( 4 PAE) me moshë 25-30 vjec (tabela 5) dhe me moshë të madhe mbi 56-65 (1 PAE) dhe 66-68 vjec (1 PAE) Nga verifikimi i dokumentacionit të drejtuesve të institucionit, rezultoi se Rektori nuk ka kontratë pune me ASAR për vitin akademik 2014-2015; gjithashtu ai nuk ishte i pranishëm në takimin që GVB zhvilloi me drejtuesit.

Page 12: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 12 of 39

Zv/rektori, dekani, përgjegjësi i departamentit, janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin ASAR. Institucioni NUK KA personel të mjaftueshëm DHE TË KUALIFIKUAR PROFESIONALISHT për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën. Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh

kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që

përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të

studimeve të këtij cikli;

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore

“Doktor”;

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë)

studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të

aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në

fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.)

dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për

temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e

shkencave shoqërore e humane.

Studentët që ndjekin programin e studimeve në Stomatologji nuk kanë udhëheqës shkencor. Në kushtët e stafit aktual dhe të kualifikimit të tij, nuk është i mundur sigurimi i udhëheqjes shkencore të temave të diplomës (me drejtim profesional stomatologjik) për studentët. Ata mund të kenë një udhëheqës shkencor për punën kërkimore dhe tezën që duhet të përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli, por në kushtet e stafit aktual, ai nuk ka kualifikimin e duhur.( 2 doktorë shkencash janë mjekë dhe jo Stomatologë)

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është

specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën

studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe

aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet

programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të

hartohet teza.

Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi NUK është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Udhëheqësi NUK ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të

personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e

orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të

burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të

programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Vërehet një angazhim optimal i personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Institucioni dëshmon një përdorim të kënaqshëm të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë. Në RVB thuhet : “ në ASAR funksionon Zyra e Karrierës dhe Praktikave, e cila ka lidhur morandume bashkëpunimi me shumë institucione publike dhe kompani private, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me ta, për të garantuar akomodimin e studentëve në këto institucione. Krahas rolit të kësaj zyre, studentëve u caktohet një pedagog mbikëqyrës, i cili ndjek zhvillimin korrekt të praktikës mësimore në institucionin pritës”

Page 13: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 13 of 39

Ka kontratë lidhje me dy klinika private ku mund të shkojnë studentët për praktika profesionale.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën

mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në

fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli

akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë

mësimore.

Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore. Përcaktimi në RVB se: “… Një orë fizike në auditor llogaritet 1.5 orë njësi për efekt ngarkese”, është i pakuptueshëm.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

hollësishme për anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për

organizimin e programit të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën

e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës

mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe

procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Institucioni disponon një bazë të dhënash për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni NUK KA personel të mjaftueshëm DHE TË KUALIFIKUAR PROFESIONALISHT dhe as me eksperiencë të

gjatë akademike për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e lëndëve dhe të praktikave profesionale.

Institucioni ka Këshillin Shkencor të përbërë nga kryetari dhe 2 anëtarë, i ngarkuar për punën shkencore në

ASAR.

Pjesa më e madhe e lëndëve në syllabuset përkatëse ( 35 lëndë nga 55 gjithsej, në të cilat përfshihen 16 lëndë

profesionale stomatologjike) nuk kanë të specifikuar pedagogun i cili do të zhvillojë lëndën.

Institucioni NUK KA personel të mjaftueshëm DHE TË KUALIFIKUAR PROFESIONALISHT për udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e tezave për mbrojtjen e diplomës. ( referuar kërkesave të ligjt 9741 (21.05. 2007), nenit 12

(departamenti), nenit 26 (ciklet e studimit), nenit 47 (personeli akademik dhe titujt)

Pra, nevojat e institucionit për zhvillimin cilësor të procesit mësimor nuk mund të përmbushen nga personeli akademik ekzistues (i cili është pa grada shkencore dhe tituj akademikë).

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: mjediset, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, biblioteka, shërbime të

tjera për studentët, residencat.

Në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “REALD”, që prej vitit 2010, proçesi akademik zhvillohet në

një ndërtesë të re, me mjedise të përshtatshme, në gjendje shumë të mirë dhe kushte komode. Para

dy vitesh infrastruktura e universitetit u shtua duke marrë në përdorim një kat të një godine tjetër,

pranë me ekzistuesen. Ambjenti ku zhvillohet mësimi përbëhet nga: auditorët për leksione, klasa për

seminaret dhe laboratorët (për kimi, anatomi e biologji). Ka gjithashtu edhe mjediset për zyra të

stafit të brendshëm akademik dhe sekretarinë mësimore. Edhe stafi ndihmës administrativ ka zyrë

të vecantë. Në ambjentet e ASAR ka akses të shpejtë interneti për studentët si dhe për stafin. ASAR

ka vënë gjithashtu në dispozicion të studentëve: Bibliotekë, Salla kompjuteri me internet, Fotokopje

për leksionet, Bar-kafe, Mjedise sportive, Hapësira të gjelbëruara, Parking.

Page 14: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 14 of 39

Biblioteka ka 50 vende leximi dhe 12 kompjutera . Orari i Bibliotekës eshte përshtatur sipas

programeve të studimit. Kurse gjatë sezonit të provimeve është me orar të zgjatur.

Në RVB deklarohet se sipërfaqja për cdo student është 6,4m²/student, ndërsa sipërfaqja për stafin

specifikohet 6,1 m²/person.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Gjatë vizitës në Institucion u vu re se standartet e ndërtimit janë bashkëkohore, mjediset janë të

bollshme e komode. Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e

leksioneve, por duhet të pajisen sallat e leksioneve me videoprojektorë për zhvillim bashkëkohor të

leksioneve .

Ka laboratorë të pajisur mjaft mirë për anatominë, kiminë dhe farmakologjinë. Institucioni disponon

një sallë të kompletuar për zhvillim të konferencave dhe aktiviteteve shkencore teorike.

Por në lidhje me zhvillimin e programit të studimit “Master Shkencor në Stomatologji”, Institucioni

nuk ka ambjente të kompletuara për praktikat profesionale të parashikuara për realizimin e

programit të studimit në Stomatologji.

Nuk ka Klinikë Stomatologjike Universitare (të Fakultetit), por ka vetëm një sallë me dy unite

(poltrona dentarë) dhe 1 manekin , pa instrumentarium, preparate dhe medikamente.

Pavarësisht se sipërfaqja e ambienteve është e mjaftueshme, nuk ka ambjente me pajisje

profesionale për të kryer praktikat profesionale të terapisë stomatologjike, endodontisë, kirurgjisë

dhe të protetikës. Nuk ka laborator për përgatitjen e punimeve protetike (protezave dentare)

Në planimetrinë e dhënë nuk jepen përmasat e ambjenteve në dispozicion të procesit mësimor për të

gjykuar mbi raportin e saktë m²/student.

Nuk ka laboratorë për praktikat profesionale të lëndëve paraklinke profesionale stomatologjike.

Në bibliotekë nuk ka literaturë të mjaftueshme për lëndët profesionale stomatologjike, nuk ka

tekste mësimore apo literaturë për Stomatologjinë. Në bibliotekë nuk ka botime periodike; nuk ka

abonim në revista periodike vendase dhe të huaja, librari elektronike. Përgjegjësit e programit

referojnë se kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të

programit të studimit; nuk u paraqit një plan i tillë.

Sigurisht që këto mangësi ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e praktikave profesionale në

pacientë dhe në përgatitjen profesionale të studentëve .

Mjediset për Programin e studimit

Salla për leksione

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese

Salla për praktikë lëndore/ profesionale

Laboratorë për lëndët

Laboratorë informatike

Salla interneti

Salla për bibliotekë

Mjedis për fotokopjime, librari etj

Zyrë informacioni për studentët

Nyje hidrosanitare

Institucioni ka salla të mjaftueshme e komode për leksione. Ato duhet të pajisen me videoprojektorë.

Ka mjaft klasa për seminare, të pajisura mirë dhe komode. Ka laboratorë të kompletuar për lëndët

anatomi, farmakologji, kimi. Ka sallën e bibliotekës ku janë të vendosur edhe kompjuterat të lidhur

me internetin. Ka ambjente për fotokopjim dhe marrje informacioni nga studentët.

Por, sic është theksuar në pikën e mësipërme, nuk ka salla të pajisura sic duhet për praktikat

profesionale klinike dhe paraklinike stomatologjike si dhe klinikë Universitare dhe laborator për

punimet protetike. Nuk ka salla për kirurgjinë orale dhe oro-maksilo-faciale. Nuk ka pajisje

profesionale (unite dentarë), medikamente, instrumente, bokse sterilizimi etj, të domosdoshme për

punën në pacientë realë.

Page 15: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 15 of 39

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin

Zyra për sekretarinë mësimore

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore

Zyra për personelin akademik

Personeli akademik i brendshëm është i akomoduar në zyra . Përgjëgjësit e departamenteve,

dekanët, zv. Rektorët dhe drejtuesit e tjerë janë akomoduar në zyra individuale. Në dispozicion të

departamenteve janë dhe sallat e mbledhjeve.

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

1- Lista e teksteve mësimorë të përdorur në programin “Master i Shkencave në Stomatologji”

(Dokumenti nuk u arrit të përpilohej e të dorëzohej)

2- Dosjet e personelit në Zyrën e Burimeve Njerëzore

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që

nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku

zhvillohet veprimtaria mësimore;

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo

më pak se 6 vjet;

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një

godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të

vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e

politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të

studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të

mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të

parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në

fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave

teknike, etj.

Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; ASAR ndodhet në Lagjen 24 Maji, që në 2010. Programi i studimit ofrohet kryesisht në një godinë; Para dy vitesh është marrë në përdorim një kat në nje godinë tjetër, prane me ekzistuesen. Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e leksioneve, por jo për praktikat profesionale të parashikuara për realizimin e programit të studimit në Stomatologji. Jo vetëm që nuk ka Klinikë Stomatologjike Universitare (të Fakultetit), por ka vetëm një sallë me dy unite (poltrona dentarë) dhe 1 manekin , pa instrumentarium, preparate dhe medikamente. Pavarësisht se sipërfaqja e ambienteve është e mjaftueshme, nuk ka ambjente me pajisje profesionale për të kryer praktikat profesionale të terapisë stomatologjike, endodontisë, kirurgjisë dhe të protetikës. Nuk ka laborator për përgatitjen e punimeve protetike (protezave dentare) Në planimetrinë e dhënë nuk jepen përmasat e ambjenteve në dispozicion të procesit mësimor për të gjykuar mbi raportin e saktë m²/student. Në tabelën 7, ku specifikohen gjithë sipërfaqet në shfrytëzim, rezulton 6,2 m²/student. Nuk ka laboratorë për praktikat profesionale të lëndëve paraklinke profesionale stomatologjike. Në sallat e leksioneve nuk ka videoprojektorë për zhvillim bashkëkohor të leksioneve. Institucioni disponon një sallë të kompletuar për

Page 16: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 16 of 39

zhvillim të konferencave dhe aktiviteteve shkencore teorike.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe

literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e

ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të

studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e

tezës;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari

elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të

nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të

projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të

detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të

programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për

përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e

planifikuar për këtë qëllim;

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me

oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Institucioni nuk disponon tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore për stomatologjinë; Nga biseda me studentët rezulton se punohet me shënime ose me leksione të cilat studentët i fotokopjojnë vetë. Në RVB thuhet se ka “tekste të shkruara nga pedagogët”; në vizitën e GVJ nuk na u paraqit asnjë tekst i tillë. Në bibliotekë nuk ka literaturë të mjaftueshme për lëndët profesionale stomatologjike, (që e ndihmojnë studentin për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës); nuk ka gjithashtu asnjë tekst mësimor apo literaturë për Stomatologjinë. Në bibliotekë nuk ka botime periodike; nuk ka abonim në revista periodike vendase dhe të huaja, librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Përgjegjësit e programit referojnë se kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit; nuk u paraqit një plan i tillë. Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme:

laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e

programit të studimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme

për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e

nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të

studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga

programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si

dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që

ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku

parashikohen praktika laboratorike.

Institucioni ka në sasi të mjaftueshme: klasa, zyra, e mjedise të tjera për realizimin e programit të studimeve; (në planimetri nuk jepen përmasat e cdo ambjenti) Por nuk ka laboratorë për praktikat paraklinike të lëndëve profesionale stomatologjike Pajisjet e mjediseve mësimore për leksionet janë të përshtatshme deri diku për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; (duhet të pajisen me videoprojektorë), ndërsa ambjentet për praktikat profesionale nuk ekzistojnë, mungojnë totalisht, duke bërë të pamundur realizimin e praktikave stomatologjike klinike ose paraklinike

Laboratorët (për Stomatologjinë, pjesa paraklinike)

nuk përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme

për plotësimin e kërkesave të programit të studimit

“Master i Shkencave në Stomatologji” dhe për

zhvillimin e praktikave të parashikuara nga

programi i studimit, në përputhje me qëllimet e

programit; ( në RVB tek konkluzionet për

standartin V.2- konkluzione- flitet për laboratorë

farmacie dhe jo stomatologjie: “Laboratori i

informatikës eshte i pajisur me programet e

nevojshme të përcaktuara në programin mësimor.

Laboratori i Farmacise eshte i pajisur me te gjithe

elementet e nevojshem per mbarevajtjen e lendeve

Page 17: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 17 of 39

te caktuara”)

Konkluzionet e vlerësimit: - Në planimetrinë e detajuar duhet të precizohen përmasat e ambjenteve në mënyrë që të mund të bëhet një vlerësim i sipërfaqeve dhe të krahasohet me standartet e përcaktuara nga MAS. - Në institucion nuk ka ambjente (salla) të pajisura me unite (poltrona dentarë) për kryerjen e praktikave klinike stomatologjike. - Në institucion nuk ka ambjente të pajisura me aparatura (laboratorë paraklinikë) për kryerjen e praktikave para-klinike (laboratorike) stomatologjike - Ka mjaftueshëm salla leksionesh dhe seminaresh si dhe ambjente të tjera të ndryshme.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

Terma reference: burimet e financimit, kostoja për student, kapacitetet menaxhuese.

ASAR nuk ka financues të jashtëm; ajo financohet nga themeluesit e saj. Shoqëria ESKELD dhe

bordi i drejtuesve lejon kalimin e fondeve nga shoqëria në ASAR . Universiteti ka një projekt buxhet

5 vjeçar i cili azhornohet vit pas viti, duke shtuar burimet financiare sipas nevojave koherente , si

psh , rritja e numrit të studentëve kërkon rritjen e numrit të stafit te brendshëm dhe të jashtëm,

duke rritur shpenzimet. Për llogaritjen e kostos për student janë marrë parasysh, pagat e stafit,

shpenzimet për kancelari, shpenzime për bibliotekën, për konferencat, për energji elektrike ,

ujësjellës, transport , karburant etj . Pagesa e cdo studenti për cdo vit akademik është 3500 euro.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues .

Nuk ka ndryshime esenciale ndërmjet gjendjes së deklaruar në RVB me gjendjen e konstatuar në Insitucion.

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):

Grantet për kërkim

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)

Të ardhurat financiare janë siguruar kryesisht nga pagesa vjetore e studentëve. Tarifa vjetore e

studimit për cdo student , për programin e studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është

3500 euro. Nuk ka pagesa suplementare nga ana e studentëve për riprovime, provime të mbartura,

etj. Nuk ka të dhëna për grante për kërkim, konsulenca, sponsorizime apo shpenzime për trainime

ose donacione.

Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në përqindje)

Sipas RVB, në vitin 2011 buxheti i ndarë në % për paga, shpenzime operative dhe investime ka

qenë: 37,8% paga, 15,7 % shpenzime, 46,5 investime. Në 2012: 77,6% paga, 9,9% shpenzime, 12,5

investime; në 2013: 78,4 % paga, 12,9 shpenzime, 8,7 investime; në 2014: 64,3% paga, 9,5

shpenzime, 26,2 investime. Shihet se shpenzimet më të mëdha janë bërë në vitin e hapjes së

programit të studimit si dhe në vitin akademik 2014-2015.

Nuk ka patur auditim të jashtëm deri tani.

Page 18: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 18 of 39

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Gjatë vizitës nuk u kërkua dhe nga Institucioni nuk u paraqit asnjë dokumentacion i vecantë lidhur

me shpenzimet dhe investimet.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për

përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e

programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të

integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të

granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të

lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të

ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit

të dytë;

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të

ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së

cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Tek menaxhimi i burimeve financiare , në RVB, tek treguesit e matshëm, tabela 8 jep disa shifra , të cilat nuk specifikohen se cfarë përfaqësojnë. Tabela nuk ka legjendë. Edhe në RVB por edhe gjatë vizitës në Institucion, deklarohet se nuk ka patur deri tani auditim të jashtëm.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të

hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të

studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të

pajisjeve, etj.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri

financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve

dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin

e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të

ardhmen.

Institucioni ka një qëndrueshmëri financiare gjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe ka mundësi edhe për investime materiale të mëtejshme. (shpenzimet më të mëdha për investime janë bërë në vitin 2011, pra në fillim të ciklit të studimit dhe në 2014)

Konkluzionet e vlerësimit: Nuk ka të dhëna për auditim të brendshëm dhe të jashtëm në institucion. Duhet bërë një investim i mëtejshëm, për të krijuar ambjente dhe për të pajisur me aparaturat përkatëse sallat për praktikat klinike dhe para-klinike të stomatologjisë. Shpenzimet e Institucionit për studentët si dhe për investime janë të konsiderueshme.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Terma reference: institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ngritja e Njësisë së SBC,

funksionimi i saj, vetëvlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, rezultatet e vlerësimeve të jashtme.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është njësi autonome operative e përhershme në

strukturën organizative të Institucionit. Njësia vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive

mësimore e kërkimore të Akademisë së Studimeve të Aplikuara REALD. Akademia e Studimeve të

Aplikuara REALD ka krijuar Njësinë e Sigurimit të të Brendshëm të Cilësisë, sipas Udhëzimeve të

MAS, me qëllim vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies. Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e

cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë në Akademinë e Studimeve të Aplikuara REALD është

ngritur në 2013 (një vit më parë, sipas RVB), megjithëse programi i studimit ta filluar në vitin 2011.

Kjo njësi ka shërbyer si një instrument, i cili siguron një mundësi më tepër për vlerësimin e

studentëve dhe identifikimin e mangësive, për përmirësimin e procesit të mësimdhënies si dhe të

bashkëpunimit pedagog- student. Në këtë njësi bën pjesë edhe 1 studente.

Për vlerësimin e cilësisë, Insitucioni përdor kontrollet e procesit mësimor, grupet e punës dhe

formularët e vlerësimit nga ana e studentëve.

Page 19: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 19 of 39

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Në RVB për 5 anëtarët e NJBSC, referuar tabelës 9 , specifikohet se kanë të gjithë nga 1 vit në këtë

detyrë. Ndërkohë që ASAR ka 4 vjet që funksionon. Nga kjo gjykojmë që, ose kjo njësi është ndërruar

para 1 viti (05.03.2014), ose është ngritur me vonesë, pra pas 3 vitesh. Me dt 30.10.2014 kjo njësi

është ndryshuar përsëri totalisht.

Nuk përputhej përbërja e GVB e paraqitur tek RVB i dorëzuar në APAAL, me GVB të RVB të

paraqitur gjatë vizitës në ASAR. Megjithatë, në takimin me GVJ , ishte i pranishëm nga ky grup

vetëm H. Kicaj , të gjithë të tjerët ishin larguar nga institucioni dhe nuk punonin më atje.

Institucioni nuk ka një dokument për strategjinë dhe politikat e përmirësimit të vazhdueshëm të

cilësisë. Institucioni nuk disponon dokument për politikat e sigurimit të cilësisë.

Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si:

o Sa anketime kanë bërë me studentët

o Sa studentë janë anketuar

o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë

o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm

o Etj

Kontrolli i brendshëm i cilësisë

Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti

Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre

Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike

Për vlerësimin e cilësisë, Insitucioni përdor kontrollet e procesit mësimor, grupet e punës dhe

formularët e vlerësimit nga ana e studentëve (anketime anonime).

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, ka përdorur metoda të tërthorta, si anketime anonime të

studentëve të të katër viteve. Janë kryer 2 anketime gjithsej. Në RVB thuhet se së fundmi janë

anketuar 60 studentë ( stomatologjia ka gjithsej 7+7+7+26= 47 studentë, pra janë anketuar jo

vetëm studentë të Stomatologjisë).

Nuk u dha informacion nëse janë përpunuar të dhënat dhe cilat janë rezultatet dhe problemet që

kanë dalë për cilësinë. Nuk disponohet një dokument mbi rezultatet e tyre dhe nuk ka një raport

vjetor për vlerësimin e cilësisë. Institucioni nuk disponon një metodologji vlerësimi të dokumentuar

për ecurinë e programeve të studimeve; Rezultatet e vlerësimit nuk janë të publikuara.

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Fotokopje e Listës së Anëtarëve të vjetshëm të NJSBC

Fotokopje e Listës së Anëtarëve të sivjetshëm (aktualë) të NJSBC

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Page 20: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 20 of 39

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve

të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në

vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të

cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe

rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor

metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e

studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet

e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të

studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të

të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të

standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.

provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor;

c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e

vlerësuara me nota/pikë;

d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

paraprake dhe përfundimtare, provimet për module,

praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e

detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të

studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për

të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet,

projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit -

tezës;

h. Etj.

Institucioni nuk disponon një metodologji vlerësimi të dokumentuar për ecurinë e programeve të studimeve; Ky informacion nuk disponohet në formë të vecantë. Rezultatet e vlerësimit nuk janë të publikuara Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, ka përdorur metoda të tërthorta, si anketime anonime të studentëve të të katër viteve. Janë kryer 2 anketime në 4 vjet. Në RVB thuhet se së fundmi janë anketuar 60 studentë . ( megjithëse stomatologjia ka gjithsej 7+7+7+26= 47 studentë) Nuk u dha informacion nëse janë përpunuar të dhënat dhe cilat janë rezultatet dhe problemet që kanë dalë për cilësinë.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine

etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin

e brendshëm;

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe

interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Nuk rezultojnë të jenë botuar broshura apo buletine mbi vlerësimin e brendshëm. Nuk ka prezantime dhe video në internet nga ana e institucionit për vlerësimin e brendshëm

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për

vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të

dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të

dytë;

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin

e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të

integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Nuk rezulton të ketë analiza të tilla për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit dhe as politika që synojnë përmirësim të programeve të studimit të ciklit të dytë (deklarohet në RVB se: “ASAR përgatit dhe shpërndan në formë raporti vlerësimet periodike mbi cilësinë, por deri më sot nuk ka ndonjë botim të publikuar për përdorim masiv”...)

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Page 21: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 21 of 39

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale

dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit

për akreditimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për

sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura

të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të

programeve të tyre;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për

shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të

programeve të studimit;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të

vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që

ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në

to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika

dhe procedurat janë publikuar.

Në mbështetje të nenit nr. 13 të Ligjit nr. 8461, dt. 25/9/1999 “Për IAL në Republikën e Shqipërisë, të VKM, Nr. 650 , date 14.09.2011, të KM, ”Për dhënien e lejes për hapjen e Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të Vendimit nr. 156, dt. 22/03/2001, të KM “Për shkollat e larta Jopublike në Republikën e Shqipërisë”, me kërkesën e e Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, dhe mbi bazën e përfundimit të arritur nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për IAL jopublik në Republikën e Shqipërisë, pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Ministri i MASH miratoi: “Hapjen e Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”” në qytetin e Vlorës. Urdhri i hapjes dhe akreditimit është për licensimin e Akademisë Së Studimeve Të Aplikuara “ REALD”, ndërsa në faqen e internetit adresa është Universiteti Reald, pra ndryshon emërtimi nga Akademi , në Universitet. Për sigurimin e cilësisë Institucioni ka ngritur NJSBC. Në RVB për 5 anëtarët e NJBSC, referuar tabelës 9 , specifikohet se kanë të gjithë nga 1 vit në këtë detyrë. Ndërkohë që ASAR ka 4 vjet që funksionon. Nga kjo gjykojmë që, ose kjo njësi është ndërruar para 1 viti (05.03.2014), ose është ngritur me vonesë, pra pas 3 vitesh. Me dt 30.10.2014 kjo njësi është ndryshuar përsëri totalisht. Nuk përputhej përbërja e GVB e paraqitur tek RVB i dorëzuar në APAAL me GVB të RVB të paraqitur gjatë vizitës në ASAR. Megjithatë, në takimin me GVJ , ishte i pranishëm nga ky grup vetëm H. Kicaj , të gjithë të tjerët ishin larguar nga institucioni dhe nuk punonin më atje. Institucioni nuk disponon dokument për politikat e sigurimit të cilësisë Për vlerësimin e cilësisë, Insitucioni përdor kontrollet e procesit mësimor, grupet e punës dhe formularët e vlerësimit nga ana e studentëve. Nuk disponohet një dokument mbi rezultatet e tyre dhe nuk ka një raport vjetor për vlerësimin e cilësisë. Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Institucioni nuk ka një dokument për strategjinë dhe politikat e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë.

Konkluzionet e vlerësimit: - NJBSC është krijuar 1 vit më parë dhe personat që e përbënin nuk janë më pjesë e

ASAR. Kjo njësi është ndryshuar përsëri . - Nuk ka të dhëna për publikime dhe informacion të botuar mbi vlerësimin e brendshëm. - Formë e vlerësimit të brendshëm është kontrolli i procesit mësimor dhe anketimi i

studentëve; nuk ka të dhëna se cfarë problemesh kanë dalë nga anketimet dhe nëse të dhënat e anketimeve janë përpunuar apo jo .

Page 22: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 22 of 39

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit, organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij (lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj

Fakulteti i Shkencave Mjeksore është një ndër njësitë mësimore shkencore të Akademisë së

Studimeve të Aplikuara “ REALD”. Ai është organizuar në përputhje me ligjin nr.9741 datë

21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë të Republikës së Shqipërisë, si dhe të Aktet Normative në MAS dhe

instritucione të tjera të ngarkuara me ligj. Fakulteti i Shkencave Mjeksore funksionon prej vitit

2011. Ai përbëhet nga katër Departamente: Departamenti i Infermierisë, Departamenti i Farmacisë,

Departamenti i Fizioterapisë dhe Departamenti i Stomatologjisë. Pjesë përbërëse e strukturës së

Fakultetit të Shkencave Mjeksore është edhe Sekretaria Mësimore, e cila bën pjesë në shërbimet

ndihmëse.

Misioni dhe objektivat e Programit të Studimit “ Master i Shkencave në Stomatologji” janë:

Të përgatisë profesionistë për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve në komunitet,

duke ndikuar në mënyrë aktive për rritjen cilësore të indekseve të shëndetit të popullatës.

Rritja e nivelit të njohurive shëndetësore, promovimi i sjelljeve të shëndtshme, parandalimi i

sëmundshmërisë, diagnostikimi në stadet fillestare dhe kurimi adekuat në komunitet.

Aplikimi i kujdesjeve dhe protokolleve stomatologjike cilësisht dhe me efektivitet në realizimin e

qëllimit profesional dhe human.

ASAR ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional .

Institucioni ofron program të pa-akredituar të studimeve “Master i Shkencave në Stomatologji”. Ky program studimi zgjat 5 vite akademike. Ai është i organizuar sipas sistemit ECTS.

Pas përfundimit të tij, si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi

Ky program studimi ka filluar në vitin 2011 dhe zgjat 5 vite akademike. Përbëhet nga 10 semestra

dhe është i organizuar në module dhe i vlerësuar në kredite, sipas sistemit ECTS. Sasia mesatare e

krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek programin e studimit “Master i

Shkencave në Stomatologji” është 60 kredite; Në total ky program përbëhet nga 300 kredite ECTS.

Organizimi i çdo programi studimi ( vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor , (viti 5- 26 javë)

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor, (viti 5-13 javë)

Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë

Në RVB në tabelën 10 paraqitet plani mësimor dhe ndarja e krediteve për të gjitha lëndët. Orët

mësimore në auditor ndahen në orë leksionesh, seminaresh, laboratore dhe ppraktika. Teza e

Diplomës ka 25 kredite. Cdo kredit përmbledh 25 orë në total (në auditor dhe punë të pavarur)

Lëndët ndahen në kategoritë A deri F, sipas llojit të veprimtarisë. (disiplina të formimit të

përgjithshëm, të formimit karakterizues, të ngjashme apo integruese, me zgjedhje, dhe disiplina me

zgjedhje apo plotësuese). Raportet e tyre janë pak a shumë konform Udhëzimeve të MAS.

Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara (Aneksi 6)

Page 23: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 23 of 39

Nuk ka ndryshime në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara.

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues

(Tabela 6 në RVB). Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa

këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues (tabela

6 në Aneksin 6 bashkangjitur këtij Raporti)

Nuk ka ndryshime në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara.

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Leksionet 6 – 12 orë në auditor dhe 19 – 13 orë punë e pavarur e studentit

Seminaret 6 – 8 orë në auditor dhe 19 – 17 orë punë e pavarur e studentit

Laboratoret 18 – 25 orë në auditor dhe 7 – 0 orë punë e pavarur e studentit

Praktikat lëndore 12 – 18 orë në auditor dhe 13 – 7 orë punë e pavarur e studentit

Praktikën Profesionale 12 – 18 orë në auditor dhe 13 – 7 orë punë e pavarur e studentit

Provimi përfundimtar 1 – 2 orë në auditor dhe 24 – 23 orë punë e pavarur e studentit

Një kredit përbëhet nga 25 orë në total (orë në auditor dhe orë pune të pavarur), një vit akademik ka

gjithsej 60 kredite, programi i studimit ka në total 300 kredite.

Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Aneksi 7)

Plani mësimor në programin e studimit “ Master i Shkencave në Stomatologji” duhet riformuluar sipas Udhëzimit 15 të MAS. Përsa i përket planit të studimit të ofruar nga IAL për akreditim, aty parashikohen 55 lëndë . Kjo gjë nuk përputhet me standartet e parashikuara nga MAS (Udhëzimi

15, kap VIII.7, ) ku parashikohet që në programet e integruara të ciklit të dytë “....nuk mund të parashikohen në total më shumë se 35 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të

dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese” .

Ndarja e lëndëve në pedagogët përkatës nuk është bërë sipas profilit profesional dhe kualifikimit të secilit pedagog dhe në mënyrë proporcionale. Kështu , ka pedagogë që japin deri 8 lëndë të llojeve të ndryshme dhe pedagogë me gradë shkencore , të cilëve nuk u është ngarkuar asnjë lëndë.

Praktika profesionale 280 orë është deficitare krahasuar me orët e përgjithshme që janë 3154 (rreth 8% e orëve në total), ndërkohë që praktikat profesionale kanë rëndësi primare për objektivat dhe misionin e programit të studimit “Master i Shkencave në Stomatologji”.

Duhet të rishikohen tabelat e lëndëvë , orëve dhe krediteve, sepse ka gabime në llogaritje (në orët dhe kreditet e përgjithshme si dhe për lëndë të vecanta).

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues (Tabela 7 në RVB). Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe

sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues

(tabela 7 në Aneksin 7 bashkangjitur këtij Raporti)

Nuk ka ndryshime në raport me të të dhënat e deklaruara në RVB.

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë

Emërtimi i lëndës/modulit

Viti/semestri kur zhvillohet lënda

Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

Page 24: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 24 of 39

Format e vlerësimit të studentëve

Detyrimet e studentit për lëndën

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i

konsultueshem për studentët, POR ka një sërë problemesh në lidhje me përmbajtjen e syllabuseve:

- ato kanë mangësi në formulim,

- në to nuk është përcaktuar ndarja e orëve të leksioneve, seminareve, praktikave

profesionale/në javë për të gjitha lëndët

- në 35 syllabuse (nga 55 gjithsej) mungon emri i pedagogut të lëndës, 16 nga këto lëndë janë

profesionale stomatologjike me praktikë klinike

- në lëndët profesionale stomatologjike nuk ka fare orë për praktikat klinike në pacientë, por

ushtrime..(proteza parciale, proteza totale, pedodonci, proteza fikse, paradontologji, kirurgji,

ortodonci etj).

- nuk është e detajuar për cdo javë apo për cdo seancë mësimi tematika përkatëse e

leksioneve, seminareve dhe e praktikave në pacientë apo në laboratore.

- nuk janë përcaktuar në to Format e vlerësimit të studentëve

- nuk është përcaktuar saktë literatura e detyruar dhe e rekomanduar

Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion

- Nga GVJ institucionit ju kërkua: 1- Vlerësimi i tregut të punës. 2- Lista e librave (teksteve) mësimorë të Stomatologjisë (Nga institucioni nuk na u paraqit një studim i tillë dhe nuk u dha lista e teksteve mësimorë).

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të

studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në

kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një

viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të

plotë është 60 kredite;

Institucioni ofron program të paakredituar të studimeve Master në Stomatologji. Ky program po akreditohet per here te pare. Ai është i organizuar në module dhe i vlerësuar në kredite, sipas sistemit ECTS; ASAR ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional .

Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek programin e studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është 60 kredite;

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master

Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën

universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe

praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të

mirëfilltë profesional;

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose

“Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të

zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

(në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i

pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca

shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim

shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe

përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin

specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni

të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Stomatologji”, i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike, por paraqet kufizime përsa i përket praktikave profesionale. Ai nuk mund të ofrojë trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Pas përfundimit të tij, si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Programi e studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” i pajis studentët me kompetenca të përgjithshme, por të kufizuara nga ana profesionale gjatë zhvillimit të tij;

Page 25: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 25 of 39

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët

me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të

arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose

“Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme

njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke

përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e

parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në

ciklin e tretë të studimeve;

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë

objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm,

me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe

në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” nuk krijon baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë te doktoratës. Objektivat e Programit të studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” nuk janë të plota, të qarta, konkrete dhe të matshëm.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të

studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me

nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet

kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me

përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë

ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të

studimeve.

Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programit të studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën

disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane;

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht

konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të

përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet,

kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe

procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara,

diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e

arsimit universitar në Shqipëri;

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me

objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së

për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është i krahasueshëm vetëm në planin kombëtar; Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” nuk mund të konsiderohet ndërkombëtarisht konkurues për nga elementet që përmban (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to, metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituara, diplomat që jepen në përfundim etj.) Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është hartuar pjesërisht në përputhje me objektivat e përcaktuara në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet

e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin

profesional dhe kërkimin shkencor;

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për

zhvillim;

Programi i studimit “Master në Stomatologji” është i orientuar kryesisht në aftësimin teorik-profesional. Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është hartuar jo plotësisht në

përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Përsa i përket planit të studimit të ofruar nga IAL për akreditim, aty parashikohen 55 lëndë . Kjo

gjë nuk përputhet me standartet e parashikuara nga MAS (Udhëzimi 15, kap VIII.7, ) ku parashikohet që në programet e integruara të ciklit të dytë “....nuk mund të parashikohen në total më shumë se 35 provime apo forma të tjera

Page 26: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 26 of 39

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore

shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar

për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për

arritjen e qëllimeve të tij.

të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese” . ,

Sipas këtij udhëzimi , disiplinat e përgjithshme nuk duhet të kenë më shumë se 50 kredite, në planin mësimor janë 58 kredite .(në disa nga lëndët e tabelës 11 nuk figuron nr i krediteve që i korespondon secilës lëndë).

Lidhur me njohuri të tjera formuese (E) ka 20 Kredite, sipas Udhëzimit duhet të jenë 15 kredite.

Në tabelën 11, shuma e krediteve të gjithë kategorive të lëndëve nuk del 300, por 278.

Në tabelën 10, shuma e përgjithshme e orëve ( kolona-gjithsej) del 3154 dhe jo 3454 , sa rezulton në tabelë. Në tabelën 14 dalin në total 3454 orë, pra ka diskordancë ndërmjet dy tabelave 10 dhe 14 të RVB

Praktika profesionale 280 orë është deficitare krahasuar me orët e përgjithshme që janë 3154 ose 3454???/ (rreth 8% e orëve në total),

Ndërkohë që praktikat profesionale kanë rëndësi primare për objektivat dhe misionin e programit të studimit “Master i Shkencave në Stomatologji”

Personeli akademik i programit të studimit dhe sidomos ai i lëndëve të specialitetit duhet të angazhohet me shumë në punën kërkimore shkencore për realizmin e programit të studimit; Institucioni nuk ka të dhëna për punë kërkimore shkencore të personelit akademik të angazhuar për realizimin e Programit të studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” .

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master

Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master

Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës

të ekonomisë vendase apo të huaj.

Nuk është studiuar si duhet tregu i punës dhe do të jetë e vështirë të punësohen studentët e sapodiplomuar, duke patur një saturim të tregut me stomatologë.

Nuk u paraqit nga institucioni asnjë studim mbi tregun e punës.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e

tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet

strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të

punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas

ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në

institucionet simotra.

Mendojmë se nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë studiuar nevojat e tregut të punës, pasi aktualisht vërehet një mbingopje e tregut me stomatologë. Nga institucioni nuk na u paraqit një studim i tillë.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Page 27: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 27 of 39

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien

ndesh me interest kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen

e vlerave kulturore kombëtare.

Nuk ka asnjë lloj kontradikte me interesat kombëtare, programi i studimit synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve,

modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për

studentët;

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe

syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe

elektronike.

Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët, POR ka një sërë problemesh në lidhje me përmbajtjen e syllabuseve: - ato kanë mangësi në formulim, - në to nuk është përcaktuar ndarja e orëve të leksioneve, seminareve, praktikave profesionale/në javë për të gjitha lëndët - në 35 syllabuse (nga 55 gjithsej) mungon emri i pedagogut të lëndës, 16 nga këto lëndë janë profesionale stomatologjike me praktikë klinike , si: ortodonci 2, protezat parciale, protezat totale, paradoontologji, radiologji, traumatologjia dentare, odontologji, kirurgji stomatologjike, anestezi , implantologji etj. - në lëndët profesionale stomatologjike nuk ka fare orë për praktikat klinike në pacientë, por ushtrime..(proteza parciale, proteza totale, pedodonci, proteza fikse, paradontologji, kirurgji, ortodonci etj). - Lënda: etika- në vend të syllabusit figuron një tezë provimi me tre pyetje!!!! - nuk është e detajuar për cdo javë apo për cdo seancë mësimi tematika përkatëse e leksioneve, seminareve dhe e praktikave në pacientë apo në laboratore. -një pedagog me një profil të caktuar profesional, aq më shumë pa titull apo gradë, nuk mund të japë mësim në shumë disiplina të ndryshme, që lidhen pak ose aspak me njëra-tjetrën (p.sh Erisa Bllakaj me master në biznes, jep proteza pjesore, okluzion dentar dhe propedeutikë, pedodonti, kirurgji orale, kirurgji OMF, imazheri, ortodonci 2, praktika, ndërkohë që një mjek me Gradën “Doktor i shk”, psh Ylli Shehu, nuk ka asnjë lëndë) - del përsëri problemi i stafit akademik pa tituj e grada, vecanërisht për 2 vitet e Masterit (viti 4 dhe 5) - disa syllabuse janë hartuar si kopje të një syllabusi të ngjashëm dhe nuk janë bërë ndryshimët përkatëse, duke humbur totalisht saktësinë e informacionit që jep syllabusi (psh syllabusi i lëndës Proteza Totale është kopje e pandryshuar me syllabusin e Proteza Parciale dhe temat janë njësoj, pavarësisht se lëndët rezultojnë shumë të ndryshme) - literatura e detyruar për cdo lëndë, e cituar në syllabus, nuk është bashkëkohore dhe e detajuar saktë me vitin e botimit etj. - duhet të rishikohet terminologjia e syllabuseve të lëndëve profesionale, pasi termat e përdorura nuk korespondojnë me terminologjinë stomatologjike bashkëkohore. - këto probleme vihen re më tepër në lëndët profesionale të cilat janë vendimtare për formimin

Page 28: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 28 of 39

profesional të studentëve. Informacioni për programin e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në

përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i

Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin

kërkimor dhe tezën.

Diplomimi për të gjithë studentët është parashikuar të jetë me tezë diplome. Në tabelën 12 të RVB, teza e diplomës është parashikuar të ketë 25 kredite.

Konkluzionet e vlerësimit: Duhet të riformulohen të gjitha syllabuset sipas një standarti unik për të gjitha lëndët, duke i kompletuar me parametrat e duhur si dhe me pedagogët përkatës për cdo lëndë. Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” nuk ka marrë parasysh nevojat e tregut të punës. Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” është i krahasueshëm vetëm në planin kombëtar; Programi i studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” parashikon një plan diplomimi me temë diplome, e cila ka 25 kredite. Ky program i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike, por paraqet kufizime përsa i përket praktikave profesionale. Ai nuk mund të ofrojë trajnim për kërkim shkencor ; Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programin e studimit. Nuk ka ndryshime në Planin mësimor, krahasuar me programin mësimor të licensuar. Plani mësimor duhet të ripunohet sipas Udhëzimit 15 , kap VIII.7, dt 04.04.2008 . Duhet të rishikohet shpërndarja e krediteve sipas lëndëve po sipas këtij Udhëzimi.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Terma reference: organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia e realizimit, kontrolli

i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhënies, teknologjitë e mësimdhënies, vlerësimi i brendshëm i

mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj.

Në planet mësimore të programeve të studimit në ASAR janë programuar këto forma kryesore të

mësimdhënies:

Leksionet: Zhvillimi i orëve teorike është një nga format bazë të trajtimit të lëndëve. Sipas

rregullores së studimit të ASAR, ndjekja e leksioneve nga studentet është e detyrueshme në

masën mbi 50% të orëve

Seminare/Ushtrime : Thelbi është zhvillimi i orëve të shqyrtimit të njohurive në auditor me

pjesëmarrjen e studentëve. Në rregulloren e studimeve përcaktohet domosdoshmëria e

pjesëmarrjes së detyrueshme të studentëve në seminar në masën 75 % të orëve të përgjithshme

të seminareve, që parashikohen në planin mësimor për një lëndë të caktuar. Nëse ka mungesa

në seminare bëhet shlyerja e tyre përpara shpalljes së sezonit të provimeve.

Laboratorët : Nëpërmjet zhvillimit me përpikmëri të laboratoreve studentët fitojnë shprehitë e

nevojshme praktike dhe përvetësojnë me lehtësi lëndën përkatëse. Pas përfundimit të gjithë

procesit të punës në laborator, rezultatet e marra duhet të përpunohen, të paraqiten në formën

e një raporti dhe të mbrohen nga ana e studentit. Pa dorëzuar dhe mbrojtur punët e laboratorit,

studentit i ndalohet kategorikisht të futet në provim.

Praktika Profesionale: Një vend të veçantë në fushën e mësimdhënies zënë praktikat

profesionale, të cilat zhvillohen në çdo vit akademik për studentët. Një aspekt i rëndësishëm në

zhvillimin e praktikës mësimore është vendosja në situatë profesionale e studentit, gjë e cila

mundëson përgatitjen profesionale të studentit.

Detyra/Projekte Kursi : Detyra e kursit mund të cilësohet si fillesa e kërkimt shkencor të

studentit, kjo konsiton në mbledhje e materialit, përpunimin e tij dhe paraqitjen përpara grupit.

Page 29: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 29 of 39

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues

Lidhur me gjendjen e konstatuar në Institucion për zhvillimin e procesit të mësimdhënies, pjesëmarrjes dhe aktivizimin e studentëve, tematikën e leksioneve/seminareve/praktikave, lidhur me ecurinë në cdo lëndë etj, nuk arritëm të nxjerrim snjë përfundim , sepse në regjstrat e procesit mësimor nuk figuron asnjë nga këto tregues.

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Leksione

Seminare

Ushtrime

Laboratore

Praktikë lëndore

Praktikë profesionale

Etj

Përdoren të gjitha format e mësimdhënies, por praktikat profesionale paraklinike dhe klinike (në

pacientë) është plotësisht e pamundur që të realizohen, sepse mungojnë sallat dhe ambjentet e

pajisura me aparaturat dhe instrumentat e duhura për zhvillimin adekuat të tyre.

Rezultojnë shumë pak orë praktike profesionale (280 orë ose 8% e orëve në total) në raport

me orët e përgjithshme (3154 apo 3454???).

Format e kontrollit të njohurive

Format e kontrollit të njohurive janë të ndryshme, provimi përfundimtar kryesisht zhvillohet me

shkrim, me pyetje formuese me shtjellim ose me kuice, në varësi të zgjedhjes së pedagogut dhe të

specifikës së lëndës përkatëse. Gjatë vitit, në semminare kryesisht mbizotëron kontrolli i dijes

nëpërmjet pyetjeve me gojë. Kontrolli i njohurive teorike bëhet me forma të ndryshme dhe pedagogët

përpiqen që në to të përfshihen të gjithë studentët e të mbahen ato në pozita pune.

Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj

Aktiviteti shkencor i studentëve pothuajse mungon.

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

REGJISTRAT e zhvillimit të procesit mësimor, për të gjitha format e mësimdhënies, leksione,

seminare, praktika, laboratore.

Regjistrat rezultuan pa asnjë lloj shënimi evidentues për mësimdhënien.

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Terma reference: procedurat e pranimit të studentëve, cilësia në hyrje e studentëve, numri i

studentëve në hyrje dhe në dalje në vite, koha mesatare e zgjatjes së studimeve, kalueshmëria e

studentëve dhe problemet që lidhen me të, statistika, punësimi i të diplomuarve, komunikimi me

ish-studentët e diplomuar, informimi i studentëve.

Studentët e regjistruar plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucioni dhe MASH.

Pranimi dhe regjistrimi i studentëve në ASAR bëhet sipas proçedurës të përcaktuar nga rregullorja e

institucionit, pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit, ku depozitohet gjithë dokumentacioni i

kërkuar për cdo student. Pranimi në Fakultetin e Stomatologjisë, i cili zgajt 5 vjet, bëhet pa

konkurs dhe pa kriter mesatareje. Pranohen transferime nga Fakultete të tjera. Nuk ka akoma një

brez studentësh të diplomuar, meqë programi i studimit është akoma në vitin e katërt të tij.

Në përfundim të programit të studimit, studentët duhet të mbrojnë gjuhën angleze, sipas udhëzimeve në fuqi, në mënyrë që të pajisen me diplomë.

Page 30: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 30 of 39

Nuk ka të dhëna nëse Institucioni rivlerëson politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve si dhe për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Vlerësimi i Tregues të matshëm:

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues.

- Procedurat e pranimit të studentëve

- Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Sipas Rregullores për Zyrën e Përzgjedhjes dhe Pranimit të studentëve , për t’u regjistruar në

Programin e Studimit “Master Shkencor në Stomatologji ”, student duhet të paraqesë në Zyrën e

Përzgjedhjes dhe Pranimit dokumentat e mëposhme:

- Dëftesën origjinale të shkollës së mesme, ose Fotokopje e Noterizuar.

- Çertifikatë lindje me fotografi, ose fotokopje e ID.

- 2 fotografi

Në momentin e dorëzimit të këtyre dokumentave plotësohet formulari i regjistrimit. Gjithashtu,

studenti nënshkruan kontratën e studentit nga e cila burojnë të drejtat dhe detyrimet që ka çdo

student në momentin e nënshkrimit të saj.

Vemë në dukje se: Institucioni nuk ka kriterin e një mesatareje limit për pranimin e studentëve në programin e studimit. Pranimi i studentëve bëhet pa konkurs ose testim.

- Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)

- Nota Mesatare

Në vitet akademike 2011-2016, nga të dhënat e marra në Sekretarinë e Fakultetit , rezultojnë të

regjistruar 7 studentë në vitin e parë (që përfundoi), 7 në vitin e dytë, 7 në vitin e tretë dhe 26 në

vitin e katërt. Mesatarja e tyre rezulton mbi 7.

- Nga studentët (sipas sekretarisë mësimore) rezultojnë të transferuar në ASAR 28 studentë (në

RVB deklarohen 31 të transferuar) të cilët kanë ardhur në ASAR nga IAL-të private të mbyllura.

Në këto vite janë cregjistruar nga ASAR gjithsej 7 studentë.

- Nga studentët e regjistruar, gjatë 4 viteve, pas verifikimit të nr të matrikullimit në regjistrin e

amzës , rezultoi se vetëm studentët e regjistruar në vitin 2011-2012 kanë nr matrikullimi,

ndërsa të gjithë të tjerët rezultojnë pa këtë numër.

- Është kërkuar nga ASAR me anë të dy shkresave (21.05.2015 dhe 31.01.2014) drejtuar AKP

pajisja e këtyre studentëve me Numrin e matrikullimit, por nuk është marrë përgjigje.

- Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)

- Nota Mesatare

Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend

Të dhëna për punësimin e studentëve

Numri total i të diplomuarve

Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)

Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)

Nuk ka akoma studentë të diplomuar kështuqë këto të dhëna janë të padisponueshme.

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

Lista e studentëve të regjistruar për herë të parë , të transferuar dhe të cregjistruar.

Regjistri i Amzës me të dhënat dhe nr e Matrikullimit për cdo student

Korespondenca për matrikulliminpër vitet 2013-2014 dhe 2014-2015

Nga GVJ u kërkua një listë me disa të dhëna për cdo student, por ajo nuk u arrit të përpilohej e t`i

dorëzohej GVJ nga Institucioni.

Vlerësimi sipas Standardeve

Page 31: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 31 of 39

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve

“Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së

paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë

grumbulluar 180 kredite ECTS;

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve

bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për

arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe

akteve nënligjore në fuqi;

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të

përcaktuara nga institucioni;

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin

deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e

testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e

studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është

B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave”

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të

Gjuhëve;

Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e

pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të

studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të

mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Studentët e regjistruar plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucioni dhe MASH. Vemë në dukje se: Nga institucioni është e mjaftueshme për regjistrim fotokopja e noterizuar e dëftesës së shkollës së mesme (Diploma e Maturës Shtetërore) dhe jo origjinali. Institucioni nuk ka kriterin e një mesatareje limit për pranimin e studentëve në programin e studimit. Pranimi i studentëve bëhet pa konkurs ose testim. Megjithëse në RVB deklarohet se nr më i vogël i studentëve të një kursi duhet të jetë 8, të tre kurset e para rezultojnë me nga 7 studentë. Nga studentët e regjistruar, gjatë 4 viteve, pas verifikimit të nr të matrikullimit në regjistrin e amzës , rezultoi se vetëm studentët e regjistruar në vitin 2011-2012 kanë nr matrikullimi, ndërsa të gjithë të tjerët rezultojnë pa këtë numër. Është kërkuar nga ASAR me anë të dy shkresave (21.05.2015 dhe 31.01.2014) drejtuar AKP pajisja e këtyre studentëve me Numrin e matrikullimit, por nuk është marrë përgjigje. Në vitet akademike 2011-2016, nga të dhënat e marra në Sekretarinë e Fakultetit rezultojnë të transferuar në ASAR 28 studentë (në RVB deklarohen 31 të transferuar) të cilët kanë shkuar nga IAL-të private të mbyllura ( asnjë nga IAL publike, sic pretendohet në RVB). Në këto vite janë cregjistruar nga ASAR gjithsej 7 studentë. Në përfundim të programit të studimit, studentët duhet të mbrojnë gjuhën angleze, sipas udhëzimeve në fuqi, në mënyrë që të pajisen me diplomë.

Nuk ka të dhëna nëse Institucioni rivlerëson politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve si dhe për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për

punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve

të studimeve;

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e

institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si

edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit,

të diplomës së lëshuar nga ky institucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të

karrierës.

Studentët janë të vetëdijshëm që në kushtet e konkurencës dhe të tejmbushjes së tregut të punës do të kenë vështirësi të mëdha në punësim (rezultoi nga takimi i GVJ me studentët). Në RVB thuhet se : “….këto të dhëna nuk janë ende të disponueshme, meqë nuk ka ende të diplomuar” Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Nuk ka të dhëna nëse studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës në degën e Stomatologjisë.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të

Page 32: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 32 of 39

ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin

e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë

përfunduar;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin

e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit

të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit

të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para

përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të

vitit akademik;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë

akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Nuk ka ende të diplomuar; për rrjedhojë nuk ka as statistika të tilla Në regjistrat e amzës ka të dhëna për regjistrimin e studentëve, por jo për studentët e transferuar apo të cregjistruar. Në regjistrat përmbledhës ka të dhëna për vlerësimet e studentëve nga pranimi , në ndjekjen e cdo viti akademik Në Sekretarine e Fakultetit gjatë kontrollit për evidentimin e zhvillimit të procesit mësimor (mësim, provime, praktika etj..) dhe pjesëmarrjes së studentëve në të, u gjetën vetëm regjistra të vitit 2014-2015, aspak normalë. Sekretaria nuk dispononte asnjë regjistër të procesit mësimor të viteve të mëparshme. Ato nuk kishin asnjë shënim dhe emrat e studentëve rezultonin të ngjitur me letër dhe jo të shkruar. Nuk paraqiten fare në regjistrat e gjetur: -Temat e leksioneve, seminareve apo praktikave, të cilat duhet të korespondojnë me tematikat përkatëse të veprimtarisë në syllabus -Shënime mbi mungesat e studentëve dhe aktivizimin e tyre në procesin e mësimdhënies -Regjistri nuk ka një faqe të caktuar për cdo lëndë (disiplinë) me datat, temat, emrin dhe firmën e pedagogut si dhe shënime mbi mungesat dhe aktivizimin e studentëve.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të

studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të

studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të

studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të

tyre;

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për

studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e

tjera të studimeve etj.

Nuk ka akoma të diplomuar në Stomatologji

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për

programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin

e programit, statusin e akreditimit të programit;

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit

gjatë dhe në përfundim të programit;

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët

rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Studentët informohen që në momentin e regjistrimit dhe në vazhdim. Informacioni ndodhet në faqen e internetit të institucionit dhe shpallet në tabelat e njoftimeve. Studentët kanë mundësi ankimimi. Procesverbalet e cdo provimi dorëzohen dhe gjenden në sekretari.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek

ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e

çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin

mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e

karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit

në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në

rastet kur parashikohet një e tillë.

Nuk u paraqitën të dhëna për ekzistencën e Zyrës së Këshillimit të Karrierës dhe përbërjen e saj. Momentalisht ka 2 kontrata për bashkëpunim të IAL me dy klinika private me profil kirurgjikal në Vlorë, për studentët e Stomatologjisë, megjithatë nuk ka filluar akoma dërgimi i studentëve të viteve të 3 dhe 4 në këto klinika.

Konkluzionet e vlerësimit: Pranimi i studentëve bëhet pa testim dhe pa kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme. Dokumentacioni i gjendur në sekretarinë e Fakultetit ka të dhëna jo të plota për studentët e regjistruar, një pjesë e madhe e studentëve janë pa numër Matrikullimi. Në regjistrat e zhvillimit të procesit mësimor nuk evidentohet asnjë tregues i këtij procesi

Page 33: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 33 of 39

dhe as pjesëmarrja dhe ecuria e cdo studenti. Nuk ekzistojnë regjistrat e viteve të mëparshëm. Nuk ka akoma të diplomuar në ASAR, kështu që është e pamundur nxjerrja e të dhënave të punësimit dhe ecurisë profesionale të tyre. Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Institucioni ka krijuar mundësi bashkëpunimi të studentëve me 2 klinika private të qytetit, por akoma nuk janë dërguar studentë të viteve të larta në këto klinika.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

Terma reference: politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi, botimet në vite,

projektet e fituara dhe të realizuara, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit,

aktivitetet e organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien.

Strategjia e kërkimit shkencor është miratuar nga Senati i ASAR. Sipas statutit të ASAR

departamenti përcakton tematikën e punës shkencore dhe kontrollon realizimin e saj.

Misioni i politikave të kërkimit shkencor në “Akademinë e Studimeve të Aplikuara Reald” është rritja

e cilësisë në procesin mësimor si dhe orientimi i stafit akademik dhe i kërkuesve të rinj. Gjithashtu

politikat e kërkimit shkencor kanë për qëllim të mësojnë studentët me metodologjinë e kërkimit

shkencor nën mbikëqyrjen e pedagogëve. Në mbështetje të veprimtarisë së stafit akademik është

ngritur Qendra Kërkimore e cila bashkërendon punën midis Departamenteve dhe grupeve

kërkimore. Gjithashtu është përgjegjëse për kontrollin dhe shpërndarjen e rezultateve të arritura

nga grupet kërkimore.

Megjithë përpjekjet pozitive, puna kërkimore shkencore në Institucion le shumë për të dëshiruar.

Koj është vënë në dukje edhe në RVB dhe ka të bëjë me objektivat afatshkurtër dhe afatmesme të

ASAR.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues.

Të dhëna për kërkimin shkencor

Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL

Numri i projekteve kërkimore të fituara

Numri i projekteve të zbatuara

Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL

Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor

Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor

Numri i Çmimeve Kombëtare

Nuk ka publikime të personelit akademik të ASAR, për fushën e Stomatologjisë as në revistat vendase dhe as në ato të huaja.

Insitucioni ka botuar vetëm një buletin shkencor me ISSN , në të cilin predominojnë publikime me

karakter mjekësor dhe të përgjithshëm, por nuk ka asnjë publikim specifik për Stomatologjinë.

Marrëveshja me Universitetin e Salernos (dt 04. 03. 2015) ka bërë të mundur organizimin e dy

simpoziumeve me referime e prezantime të dentistëve dhe laborantëve dentarë Italianë. Përvec

Page 34: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 34 of 39

bashkëpunimit me Universitetin e Salernos, nuk ka programe për kualifikim të personelit akademik

dhe mësimor shkencor. Vetëm 2 studentë (sipas RVB) janë aktivizuar në punë shkencore.

Personeli akademik stomatologjik nuk ka botime, artikuj, tekste, referime në aktivitete kombëtare

/ndërkombëtare, apo të dhëna për punë të mirëfilltë kërkimore-shkencore. Nga PAE (mjekë te

përgjithshëm) që kanë dhënë mësim në stomatologji ka 1 referim në aktivitete të ndryshme

shkencore. Rezulton vetëm një botim nga pedagogë të ASAR.

Institucioni nuk rezulton të ketë projekte të fituara apo të zbatuara në fushën e programit të

studimit.

Mundësia e ndjekjes dhe kryerjes me sukses të temave të diplomës është shumë e pakët, sepse nuk mund të sigurohet udhëheqja e duhur shkencore për studentët dhe kryerja e punës kërkimore – shkencore nga ana e tyre.

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

- Buletini i botuar nga Institucioni ASAR

- Materialet (fletëpalosjet me abstraktet dhe CV-të e lektorëve italianë) në 2 simpoziumet

shkencore të organizuara në bashkëpunim me Universitetin e Salernos

- U kërkua nga GVJ një listë e pedagogëve me titullin akademik/gradën shkencore përkatëse dhe

nr e botimeve të secilit. Kjo listë nuk u arrit të përpilohet e të dorëzohet nga ASAR.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj,

materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto

veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në

zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Nuk ka publikime të personelit akademik të ASAR, për fushën e Stomatologjisë as në revistat vendase dhe as në ato të huaja. Insitucioni ka botuar vetëm një buletin shkencor me ISSN , në të cilin predominonin publikime me karakter mjekësor dhe të përgjithshëm, por nuk ka asnjë publikim specifik për Stomatologjinë.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie

në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë

ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie

në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë,

prej së paku një semestri.

Mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. Marrëveshja me Universitetin e Salernos (dt 04. 03. 2015) ka bërë të mundur organizimin e dy simpoziumeve me referime e prezantime të dentistëve dhe laborantëve dentarë Italianë. Nuk ka të dhëna për mësimdhënie në gjuhë të huaj, gjuha e vetme e zhvillimit të mësimit është shqipja

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për

kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e

të personelit mësimorshkencor;

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij

mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme

brenda dhe jashtë vendit.

Përvec bashkëpunimit me Universitetin e Salernos, nuk ka programe për kualifikim të personelit akademik dhe mësimor shkencor. Nga marrëveshjet ndërkombëtare të paraqitura në tabelën 21 të RVB, vetëm ajo me Universitetin e Salernos lidhet me Stomatologjinë.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Page 35: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 35 of 39

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në

këtë program studimi;

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet

(tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca)

brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në

këtë program studimi;

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për

projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në

të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i

angazhuar në këtë program studimi.

Personeli akademik stomatologjik nuk ka botime, artikuj, tekste apo të dhëna për punë të mirëfilltë kërkimore-shkencore. Nga PAE (mjekë te përgjithshëm) që kanë dhënë mësim në stomatologji ka 1 referim në aktivitete të ndryshme shkencore. Institucioni nuk rezulton të ketë projekte të fituara apo të zbatuara në fushën e programit të studimit. (Në RVB tabela 19 dhe tabela 20 janë njësoj)

Konkluzionet e vlerësimit: Veprimtaria kërkimore-shkencore e personelit akademik të ASAR, vecanërisht e profesionistëve Stomatologë, është e dobët, (shumë pak artikuj). Marrëveshja me Universitetin e Salernos (mars 2015) megjthëse e vonuar, krijon një mundësi për perfeksionimin profesional dhe shkencor . Botimi i buletinit të institucionit është element pozitiv, por në të mungojnë fare artikujt mbi Stomatologjinë.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Terma reference: bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar, mobiliteti i

personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura, pjesëmarrja në programe kombëtare dhe

ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit dhe me tregun e punës.

Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD” ka bashkëpunim me institucione në nivel kombëtar

ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Bashkëpunimi përfshin jo vetëm fushën akademike dhe në

shërbim të proçesit mësimor, por dhe fusha të ndryshme si ajo social-kulturor etj. Si Universitet ka

disa marrëveshje bashkëpunimi me Institucione në rang kombëtar, ndërsa për programin “Master i

Shkencave në Stomatologji” nuk rezulton asnjë marrëveshje bashkëpunimi, përvec kontratës me dy

klinika ( me nga 1 mjek stomatolog me specialitet kirurg) , të qytetit të Vlorës.

Në kuadrin ndërkombëtar , në mars 2015 është lidhur një marrëveshjë bashkëpunimi me

Universitetin e Salernos. Marrëveshja ka si qëllim promovimin, zhvillimin, bashkëpunimin shkencor

dhe kulturor në fushat me interes të përbashkët mes dy palëve.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Eksperti përshkruan gjëndjen e konstatuar në Institucion në Raport me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues. Eksperti evidenton ndryshimet dhe shprehet nëse ka ndyshime dhe sa këto ndryshime ndikojnë në përmbushjen e standardeve që lidhen me këta tregues

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare

Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj

Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit

Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL

Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe

prezantime

Akoma nuk ka filluar dërgimi i studentëve të viteve të larta për praktika klinike me pacientë në dy

klinikat e qytetit me të cilat është bërë marrëveshja.

Nuk ka të dhëna për pjesëmarrës në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

Janë organizuar dy seminare (konferenca) me mjekë stomatologë e laborantë të Universitetit të

Salernos, njëri nga aktivitetet i vlerësuar me 5 kredite nga QKEV

Nuk ka të dhëna për persona pjesëmarrës në trainime e kërkim shkencor jashtë vendit.

Page 36: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 36 of 39

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale,

komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për

arsimin e lartë:

Institucionet qeveritare bashkëpunuese

Organizatat Profesionale

Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Ka bashkëpunim të Institucionit vetëm me dy klinika private të qytetit

Nuk Ka studim të tregut të punës

Dokumentacioni përkatës i marrë nga vizita në institucion

Kontrata e bashkëpunimit me dy klinika private të rrethit të Vlorës

U kërkua studimi nga Institucioni për tregun e punës, nuk u dha nga Institucioni

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të

parashikuara për realizimin e programit të studimeve

“Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka

marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje

nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve

prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në

programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë,

institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me

aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që

mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale

nga ana e studentit.

Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave në Stomatologji” institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me dy klinika private të qytetit të Vlorës. Akoma nuk ka filluar bashkëpunimi konkret. Në RVB , në tabelën 21, jepet një listë e gjatë bashkëpunimi me subjekte e biznese privatë dhe të huaj, por për Stomatologjinë vlen vetëm marrëveshja me Universitetin e Salernos dhe 2 klinikat private të qytetit.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e

programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda

institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes

personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive

respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre,

garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të

programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie

bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe

aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi

me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës,

në varësi të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të

mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve

nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të

programeve të studimeve.

Marrëveshja me Universitetin e Salernos (dt 04. 03. 2015) ka bërë të mundur organizimin e dy simpoziumeve me referime e prezantime të dentistëve dhe laborantëve dentarë Italianë. Njëri nga këta aktivitete është akredituar me 5 kredite; të dy aktivitetet shoqërohen me abstraktet përkatëse dhe CV.të e referuesve. Do të ishte mirë që kjo marrëveshje të ishte realizuar më shpejt dhe jo në 2015. Nuk ka të dhëna për trainime në fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit. Institucioni organizon trajnime profesionale të studentëve të viteve të larta me 2 klinika private të qytetit të Vlorës. Institucioni nuk ka një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programit të studimit.

Page 37: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 37 of 39

Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij. Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Universitetin e Salernos dhe organizon aktivitete të përbashkëta me të. Ka dhe marrëveshje me dy klinika private në Vlorë për kryerjen e praktikave të studentëve.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Institucioni ka zhvilluar përpjekje për organizimin e veprimtarive ndërkombëtare në

bashkëpunim me mjekë stomatologë e laborantë nga Fakulteti i Salernos (2

simpoziume, njeri nga të cilët i akredituar )

b. Pika të dobëta:

1) Mungesa e stafit akademik të kualifikuar (me gradë shkencore/ titull akademik) në

lëndët profesionale Stomatologjike.

2) Mungesa e ambienteve Specifike Stomatologjike (klinika e Fakultetit të

Stomatologjisë) dhe pajisjeve profesionale për kryerjen e praktikave profesionale

klinike në pacientë dhe praktikave para-klinike në fantomë dhe pamundësia e

studentëve për të punuar në pacientë realë.

3) Hartimi jo sipas standarteve të përcaktuara nga Udhëzimet e MAS për

CURRICULËN e PROGRAMEVE TË INTEGRUARA TË CIKLIT TË DYTË TË

STUDIMIT (me max.35 provime). Aktualisht në Kurrikul ka 55 provime dhe ajo

është mjaft e fragmentuar. Hartimi jo i plotë dhe jo i saktë i syllabuseve të lëndëve,

pa pedagogët përkatës, dhe shumë pak orë të planifikuara për praktikat klinike

profesionale. Duhet të riformulohen dhe të riorganizohen totalisht si curricula,

ashtu dhe syllabuset.

4) Mungesa e teksteve bazë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e shumë lëndëve,

vecanërisht të lëndëve të specialiteteve profesionale

5) Nje proces mësimor i padokumentuar nga Sekretaria Mësimore e Fakultetit për vitet

e mëparshme akademike të programit të studimit (2011-12, 2012-13, 2013-14) dhe

dokumentacion jo i plotë për vitin akademik 2014-15.

6) Studentët e regjistruar në vitet akademike 2012-13, 2013-14, 2014-15 janë pa

numër matrikullimi.

c. Mundësitë:

1) Rekrutimi i stafit akademik të kualifikuar dhe me grada e tituj (PAE ose PAK)

2) Krijimi dhe pajisja adekuate e klinikës stomatologjike (sallave) për praktikat klinike

të terapisë, protetikës dhe të kirurgjisë stomatologjike; krijimi dhe pajisja e

laboratorëve për praktikat stomatologjike paraklinike.

d. Pengesat:

1) Mungesa e stomatologeve me grada e tituj shkencorë në rrethin e Vlorës ose rrethet

pranë saj.

Page 38: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 38 of 39

2) Mungesa e prurjeve të studentëve me rezultate të larta nga arsimi i mesëm.

ANEKSI 1

Tabela 1: Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

Fakulteti i Shkencave Humane,

Departamenti i Stomatologjisë

Departamenti 1 Departamenti 2 ....

Numri i PAE

Numri i PAK

Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

7 1 1 ------- 8 1

ANEKSI 2

Tabela 2: Lista e Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

P.S. Ka një mospërputhje ndërmjet listës së pedagogëve në RVB, me listën e dhënë në takimin e GVJ me stafin në Institucion.

Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti i Stomatologjisë

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Ylli Shehu Shef Departamenti

Doktor 1 Gent Lula Laborant dentar

Lupa Dental

2 Elidon Brahimi Pedagog Msc

3 Krenar Malaj Pedagog Doktorant

4 Erisa Bllakaj Pedagog Msc

5 Silvi Zace Pedagog Msc

6 Arila Cipi Pedagog Msc

7 Vigjilent Xhaferaj Pedagog Mjek Stomatolog

Fakulteti ............................... Departamenti 2

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 1

2 2

... ...

ANEKSI 3

Tabela 3: Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit “Master Shkencor në Stomatologji”

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Ylli Shehu Dr Kryetar

Erisa Bllakaj Msc Anëtar

Tiljan Golikaj Msc Anëtar

ANEKSI 4

Page 39: Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD, Vlorë Bsc ne... · Page 3 of 39 Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” ka në

Page 39 of 39

Tabela 4: Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (sipas RVB)

Titulli

Dep 1 Dep 2....

PAE PAK Raporti PAE/PAK

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë

Profesorë të As.

Doktorë 1

Docentë

Pedagogë (pa tituj) 6 7/1

Asistentë me Ma

Asistentë pa Ma 1

Personeli Administrativ 1

ANEKSI 5

Tabela 5: Të dhëna për anëtarët e NJSBC , dt 05.03.2014

Anëtarët e NJSBC

Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Zhyljen Papajorgji Drejtore e komanduar Që nga dt 05.03.2014

2 Vojsava Rama Anëtare Që nga dt 05.03.2014

3 Donika Zyberaj Anëtare Që nga dt 05.03.2014

4 Amenolda Prifti Anëtare Që nga dt 05.03.2014

5 Eges Elezaj Anëtare Që nga dt 05.03.2014

Tabela 5/1: Të dhëna për anëtarët e NJSBC , dt 30. 10 .2014

Anëtarët e NJSBC

Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Marjeta Bala Drejtore Që nga dt 30.10.2014

2 Vojsava Rama Anëtare Që nga dt 30.10.2014

3 Ledja Llapi Anëtare Që nga dt 30.10.2014

4 Kozeta Halili Anëtare Që nga dt 30.10.2014

5 Olga Maluqi Anëtare Që nga dt 30.10.2014

ANEKSI 6

Tabela 6: Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara

( nuk ka ndryshime në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara)

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1. Prof. Asoc. Nazmi Koci

2. Prof. Assoc. Edit Xhajanka