Ahmet Zogu

12
Ahmet Zogu Drite-hijet e tij

Transcript of Ahmet Zogu

Page 1: Ahmet Zogu

Ahmet Zogu

Drite-hijet e tij

Page 2: Ahmet Zogu

Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij ZogI Skëndërbeu III Mbret iShqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet tëMatit, nënjë kështjellë të ndërtuar rrethshekullit të XV. - 9 Prill 1961. Suresnes pranë Parisit), ishte politikan shqiptar, Ministër iBrendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministëri Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbret ishqiptarëve 1 shtator1928 - de facto 7 prill 1939 pas pushtimititalian, ndërsa de iure më 2 janar 1946 pas shpalljes sëShqipërisë Republikë.

Page 3: Ahmet Zogu

• U lind Ahmet Muhtar(kryeplak)[3] Bej Zogolli në kalanë e Burgajetit, qytet i afërt me Burrelin në Perandorinë Osmane, djali i dytë iXhemalPashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, SadijeToptani në 1895. Familja e tij ishte një familje bejlerësh e pronarëtokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit. Familja e s'ëmës, Toptani, pretendonte se ishte trashëgimtare nga motra e heroitkombëtar, Gjergj Kastrioti, Mamica.

• Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në LycéeImpérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmanenë rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinëushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal BejZogolli.

• Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-Hungarisë. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, aishijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenëshumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhëngjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinëperëndimore.

Page 4: Ahmet Zogu

Kronologjia e jetës së Zogut

• Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, tëpërkrahur hapur nga Rusia, popërgatiteshin që ti shpallninluftë Perandorisë Osmane, sirrjedhojë Shqipëria do tëvuante pasojat e kësaj lufte. Në 1 Nëntor 1912, ai merrpjesë me ~2000 matjanët e Tijnë luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur nëndihmë qytetit të Shkodrës icili mbrohej nga HasanRiza Pasha dhe daja i tij EsatPashë Toptani.

• Por thyhet keq nga serbët nëZadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisënë Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte Beu i Vogël, icili kryesonte delegacioninprej 26 vetash. Ndërkohë qëluftonte, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcatserbe, si dhe po i drejtoheshinMatit. Atëherë Ahmet Zogu me shpejtësi të madhe u nis për nëMat, ku filloi menjëherëpërgatitjet për të mbrojtur tëpaktën Matin nga sulmi.

Page 5: Ahmet Zogu

Mbas një përgjigje negative nga ana e

rebelëve, ai marshon

drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat

rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë

kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi

largohet nga Shqipëria dhe ia lë

administrimin e vendit një përfaqësie

ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu,

të tërhiqej nga Kruja drejt Matit.

• Mbas përfundimit të kuvendit u kthyenë vendlindje, ku organizoi mbrojtjene krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zogu, kishte shumë armatim dhemunicione për të cilët kishin nevojëkryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilëtvinin në Mat për t’u furnizuar. Edhenjë herë Mati u bë qendra e Shqipërisëdhe bijtë e tij nuk i braktisën tëardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatëqeverisjes së Ismail Qemalit, Zogumbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat PashëToptanin. Në kohën e ardhjes dhepërpjekjeve të Princ Vidit që tëinstalonte qeverinë e tij në Shqipëri, aie përkrahu atë. Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga EsatPashë Toptani). Zogu u vu në ndihmëtë Princ Vidit dhe kërkoi nga forcatrebele që të tërhiqeshin dhe mos tërrezikonin interesat kombëtare.

Page 6: Ahmet Zogu

Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë

dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë

(çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3 Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin

Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e

tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb

dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si

shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat

Toptanit donin ta internonin. E jëma, i kërkon ndihmë At' Pal Dodajt, atëherë

në Rubik, që t'i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat

Ahmetin e e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu

shkon me studime n'Austri në nji Akademi Ushtarake.

Page 7: Ahmet Zogu

Më 11 shkurt 1920 pas

kundërshtisë italiane për të

mos lejuar vendosjen e

qeverisë në kryeqytetin e

vendit në Durrës, Zogu çan

barrikadën dhe siguron

vendosjen e qeverisë dhe

Këshillit të Naltë në Tiranë.

• Në Janarin e 1917, mbas vdekjes sëFranc Jozefit, në Vjenë u bëkurorëzimi i Karlit dhe u ftua njëdelegacion nga Shqipëria. Mbaskësaj ceremonie austriakët ikërkuan Zogut, që të qëndronte nëVjenë, vend i cili kishte ofruarbursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atjetakon dhe Çatin Saraçin[4]. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë derinë përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria rrezikonte realishtndarjen, kështu që Zogu, rikthehetnë aktivitetin politik duke kërkuarqë të mbahej një kongres kombëtarpër të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm).

Page 8: Ahmet Zogu

Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"

• Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi njëgrup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetërornë Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbaszgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi iformës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimine formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh nëvotim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që AsamblejaKushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentaretë Trashëgueshme.

• Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret tëShqiptarëve" nën emrin "Zog I". Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuarpër në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishtembushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshurme frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve tëhuaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin nësy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktetpezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.

Page 9: Ahmet Zogu

Largimi nga vendi• Më 7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist,

largohet nga Shqipëria. Më 8 Prill 1939 vendoset në Greqi dhefillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ ngaana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherëRomën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do tëlejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike nëGreqi. Hapi tjetër ishte ushtrimi i një presioni të vazhdueshëmndaj mbretit që ky i fundit të largohej nga Greqia. Gjithashtufillon organizimin e rezistencës së armatosur. Më 3 Maj 1939mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta tëvendit dhe nga shqiptarët. Më 30 Qershor 1939 niset për nëEvropë. Më 2 Maj 1939familja mbretërore e shoqëruar nga tetëvetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. NëStamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilet patimundësi të takohej pasi turqit u ruheshin më pak italianëve sesagrekët. Për shkak të fjalëve që u përhapen në lidhje me ngjitjensërish në fron, e kjo mund të bëhej e mundur vetëm me ndihmëne një Fuqie të Madhe, shumë shpejt ai u largua dhe nga Turqiadhe i hodhi sytë drejt Britanisë.

Page 10: Ahmet Zogu

• Ai e informoi ambasadorin n'Ankara për dëshirën e tij m'u vendosnë Londër. Pergjigja i erdhi në mes të qershorit pasi mbreti u zotuase nuk do të perfshihej n'asnjë aktivitet politik. Me qëllim që tëshmangte një udhëtim pranë kufinjve t'Italisë ose përmesGjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndermarrin njëudhëtim të gjatë përmes Europës Lindore e Qendrore, i cili perfshiuetapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol iRumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhemerr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më tëlarta të Francës duke u kërkuar atyre leje për t'ushtruar njëfarëaktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi nëFrancë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22 Qershor1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhefillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron nëMbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga MbretiFaruk i Egjiptit.

• Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset nëfillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin“Foch”, më 8 Prill 1961.

Page 11: Ahmet Zogu

Hymni i Mbretit ZOG I Mbreti i

Shqiptareve

• Si shkëndijë që lëshohet prejdiellit

• Edhe tym edhe mjergullshpërndanë,

• Si rrufe që shkëputet prej qiellit• E shkatërron edhe djek e

përlanë,• Si një engjëll I nalt prej Zotit• Si një yll që zbret befas mbi dhe,• Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit• Ashtu leu Zog’ I re për ne,• Rroftë Zog I parë, rroftë,• Shpëtimtari I Atdheut,• Brez pas brezit mbretëroftë,•

• Përmbi fron’ e Skënderbeut.• Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,• Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,• Se në kanë tallaze e valë,• Syri yt as u-tremb, as u-tut,• Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,• Brez pas brezit kujtim je për ne,• Merr kurorën me lul’ e dafin• Si I dytë I vërtetë Skënderbe,• Rroftë Zog I parë, rroftë,• Shpëtimtari I Atdheut,• Brez pas brizit Mbretëroftë ;• Përmbi Fron e Skënderbeut.

Page 12: Ahmet Zogu