Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si...

161

Transcript of Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si...

Page 1: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një
Page 2: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

II

Abstract

States have been and remain the fundamental actors in international relations. The

main goal of every state is the ultimate realization of its interests in relations with

other countries. In such cases, since states have different purposes, disputes may

arise. It is one of the most important tasks of international law to peacefully resolve

such disputes and conflicts, by providing its most appropriate tools.

In addition to disputes that arise between states, disputes may also arise between a

state and an international organization, or even between international organizations

themselves. Even in such cases, the same principles that apply to disputes between

states would be used.

When we talk about international disputes, it is important to note that these

disputes can be of political and legal nature. This division has often been

controversial, because every conflict is associated with some political considerations.

For this reason, it is very difficult to define criteria that will decide the real nature of

a conflict or dispute.

There are several ways to resolve international disputes. In the past, many

disputes between states have been resolved through war. However, since the end of

World War I, war is no longer regarded as means to stop disputes between states.

After World War I, the League of Nations was put in function of preserving the

peace. The League of Nations called on member states to resolve disputes peacefully.

After World War II, this duty was transferred to the United Nations. The main

principle that emerges from the UN Charter, is the peaceful resolution of

international disputes.

Since the main goal of international law is the preservation of peace and

cooperation between states, in this PhD dissertation we will focus on addressing the

resolution of international disputes through various mechanisms that the international

law currently recognizes.

Page 3: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

III

Abstrakt

Shtetet kanë qenë dhe mbeten aktorët themelorë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i çdo shteti është realizimi i interesave maksimale në marrëdhëniet

me shtetet tjerë. Në kësi rastesh, meqenëse shtetet kanë qëllime të ndryshme, mund

të lindin edhe mosmarrëveshje. Është pikërisht njëra ndër detyrat më të rëndësishme

të së drejtës ndërkombëtare, që këto mosmarrëveshje dhe konflikte t’i zgjidhë në

mënyrë paqësore, duke vënë në dispozicion mjetet me të përshtatshme të saj.

Përveç mosmarrëveshjeve që lindin midis shteteve, mosmarrëveshje mund të

lindin edhe midis një shteti dhe një organizate ndërkombëtare, ose edhe midis vetë

organizatave ndërkombëtare. Edhe në kësi rastesh, përsëri do të përdoren të njëjtat

parime, që zbatohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve.

Kur flasim për mosmarrëveshjet ndërkombëtare, është më rëndësi të theksohet se

këto mosmarrëveshje mund të jenë të natyrës politike dhe të natyrës juridike. Kjo

ndarje shpeshherë është e diskutueshme, sepse çdo konflikt është i lidhur me disa

konsiderata politike. Për këtë arsye, është tepër e vështirë të përcaktohen kritere, të

cilët do të vendosnin se cila është natyra e një konflikti ose mosmarrëveshje.

Ka disa mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Në të kaluarën,

shumë mosmarrëveshje midis shteteve janë zgjidhur nëpërmjet luftës. Por, që nga

përfundimi i Luftës së Parë Botërorë, lufta konsiderohet si mjet i ndaluar për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve.

Pas Luftës së Parë Botërore, Lidhja e Kombeve u vu në funksion të ruajtjes së

paqes. Statuti i Lidhjes ë Kombeve u bënte thirrje shteteve anëtare t’i zgjidhnin

mosmarrëveshjet në rrugë paqësore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kjo detyrë i mbeti Organizatës së Kombeve të

Bashkuara. Parimi kryesor që del nga Karta e OKB-së, është zgjidhja e

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në rrugë paqësore.

Meqenëse qëllimi kryesor i së drejtës ndërkombëtare është ruajtja e paqes dhe

bashkëpunimit midis shteteve, në këtë punim doktorature do të fokusohemi në

trajtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nëpërmjet mekanizmave të

ndryshëm, që i njeh aktualisht e drejta ndërkombëtare.

Page 4: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

IV

Dy fjalë në shenjë falënderimi

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës ka qëndruar përkrah nesh vite me radhë dhe vazhdon të na mbështesë, duke e parë të arsyeshme nevojën që ka Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës për pedagogë të kualifikuar në lëmin e drejtësisë.

Unë pata rastin që të filloj studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, ku u pajisa me njohuritë themelore për shtetin dhe të drejtën, vazhdova studimet master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe më vjen mirë që studimet e doktoratës i kryej në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Me këtë rast, shpreh falënderimet më të mira për të dashurit e mi, anëtarët e familjes sime, të cilët më frymëzuan që të jem student në Universitetin e Tetovës e të falënderoj familjen time që si shume familje shqiptare në Maqedoni, i qëndruan kësaj iniciative për të pasur Universitetin tonë. Dua, të falënderoj profesorët, të cilët bënë gjithçka që Tiranën dhe Prishtinën ta sjellin aty.

Një falënderim të veçantë për prindërit e mi, të cilët bënë shumë, aq shumë që kjo jetë nuk mjafton për t’ua kthyer atyre sakrificën e madhe që kanë bërë për mua. Faleminderit nënë për edukatën që ma mbolle si virtyt familjar. Faleminderit e dashur familje që ma mbollët dashurinë për arsimin, për atdheun, për lirinë, faleminderit profesorë, që me kontributin tuaj na mësuat që liria, paqja, drejtësia janë virtyte që e bëjnë një komb të madh. Faleminderit të dashurit e mi. Obligim yni ngelet që fëmijët tanë të rriten në këtë frymë, t’i mësojmë, t’i edukojmë, t’i arsimojmë ata, që e nesërmja të jetë më e mirë se e kaluara.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!

Page 5: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

V

Lista e shkurtimeve

AP- Asambleja e Përgjithshme

KS- Këshilli i Sigurimit

BE- Bashkimi Evropian

BRSS- Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike

NATO- Pakti Atlantikut të Veriut

Mbretëria SKS- Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve

RAB-Republika Arabe e Bashkuar

OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara

GJPDN- Gjykata Permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare

GJND- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

UNESKO- Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë

OBSH- Organizata Shëndetësore Botërore e Shëndetësisë

OSHA- Organizata e Shteteve Amerikane

OÇP- Organizata për Çlirim të Palestinës

OBA- Organizata e Bashkimit Afrikan

CNN- Rrjeti Kabllor i Lajmeve (Cable News Network)

KDN- Komisioni i së drejtës ndërkombëtare

MPJ- Ministria e Punëve të Jashtme

OJQ- Organizata joqeveritare

IAEA – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike

ONP- Organizata ndërkombëtare e Punës

IMO- Organizata Ndërkombëtare Detare

FMN- Fondi Ndërkombëtar

GATT- Marrëveshja e Përgjithshme mbi Doganat dhe Tregtinë

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

KFOR-Forcat e NATO-s në Kosovë

UNMIK- Misioni i Administratës së Përkohshme në Kosovë

Page 6: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

VI

PËRMBAJTA

ABSTRACT .................................................................................................................. II

ABSTRAKT ................................................................................................................ III

DY FJALË NË SHENJË FALËNDERIMI .................................................................. IV

LISTA E SHKURTIMEVE ........................................................................................... V

PËRMBAJTA ............................................................................................................. VI

HYRJE

VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME ....................................................................... IX

OBJEKTI I KËRKIMIT SHKENCOR ....................................................................... X

METODOLOGJIA ................................................................................................. XV

KREU I

1.1. KUPTIMI, HISTORIKU DHE MËNYRAT E ZGJIDHJES SË

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE .......................................... 17

KREU II

2.1. MJETET DIPLOMATIKE PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

NDËRKOMBËTARE .................................................................................... 32

2.2. BISEDIMET .................................................................................................. 34

2.3. SHËRBIMET E MIRA DHE NDËRMJETËSIMI .......................................... 45

2.4. HETIMET (KOMISIONET ANKETUESE) ................................................... 56

2.5. PAJTIMI ........................................................................................................ 60

KREU III

3.1. MJETET GJYQËSORE TË ZGJIDHJES PAQËSORE TË

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE .......................................... 66

3.2. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË........................................ 67

3.3. ORGANIZIMI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË ......... 68

3.4. ROLI DHE KOMPETENCAT E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË

DREJTËSISË ................................................................................................. 71

3.5. JURIDIKSIONI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË ..... 73

Page 7: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

VII

3.6. PROCEDURA PËRPARA GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË

DREJTËSISË ................................................................................................. 80

3.7. MENDIMET KONSULTATIVE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË

DREJTËSISË ................................................................................................. 83

3.8. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË DHE RASTI ANGLO-

SHQIPTAR .................................................................................................... 84

3.9. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË DHE RASTI

MAQEDONO-GREK..................................................................................... 96

3.10. ARBITRAZHI NDËRKOMBËTAR ............................................................ 104

3.10.1. KUPTIMI I ARBITRAZHIT DHE HISTORIKU I TIJ .......................... 104

3.11. KOMPROMISI ........................................................................................ 108

3.12. ZGJEDHJA E ARBITRAVE ................................................................... 110

3.13. LËNDA E ARBITRAZHIT ...................................................................... 113

3.14. KOMPETENCAT E ARBITRAVE ......................................................... 115

3.15. BURIMET JURIDIKE TË ARBITRAZHIT ............................................ 115

3.15. PROCEDURA E ARBITRAZHIT ........................................................... 116

3.16. VENDIMI I ARBITRAZHIT- KARAKTERI DETYRUES I TIJ ............. 117

3.17. RISHIKIMI DHE NULITETI I VENDIMIT TË ARBITRAZHIT ............ 117

KREU IV

4.1. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE NË

KUADËR TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA ........... 119

4.2. KËSHILLI I SIGURIMIT, REFERIMI I SITUATAVE NË KËSHILLIN E

SIGURIMIT ................................................................................................. 123

4.2.1. SITUATA NË LINDJEN E MESME, PËRFSHIRË EDHE ÇËSHTJEN

PALESTINEZE .................................................................................... 124

4.3. VENDIMET E KËSHILLIT TË SIGURIMIT LIDHUR ME METODAT,

PROCEDURAT APO KUSHTET PËR ZGJIDHJEN E

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE NË FORMË

PAQËSORE ................................................................................................. 125

4.4. ROLI I KËSHILLIT TË SIGURIMIT GJATË LUFTËS SË KORESË

(1950 1953) .................................................................................................. 128

4.5. ROLI IKËSHILLIT TË SIGURIMIT NË DREJTIM TË NJË ZGJIDHJE

PAQËSORE TË ÇËSHTJES SË KOSOVËS .............................................. 130

4.6. MOSMARRËVESHJET MIDIS KENISË DHE ETIOPISË LIDHUR ME

TËRHEQJEN E SAKTË TË VIJËS KUFITARE MIDIS TYRE ................. 137

Page 8: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

VIII

4.7. ROLI I ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME NË ZGJIDHJEN

PAQËSORE TË MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE ............. 139

4.8. ROLI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË OKB-SË NË ZGJIDHJEN

PAQËSORE TË MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE ........... 144

4.9. FUNKSIONET E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË ZBATIMIN E

REZOLUTAVE TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT DHE ASAMBLESË SË

PËRGJITHSHME NË FUSHËN E ZGJIDHJES PAQËSORE TË

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE ........................................ 145

4.10. FUNKSIONET DHE ROLI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË

BAZUARA NË KOMPETENCAT E TIJ DHËNË SHPREHIMISHT

SIPAS KARTËS ........................................................................................... 147

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

BIBLIOGRAFIA ........................................................................................................... 156

LITERATURË E VENDIT ........................................................................................ 156

LITERATURË E HUAJ ............................................................................................. 157

DOKUMENTE .......................................................................................................... 160

Page 9: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

IX

H Y R J E

VËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të

së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një studimi intensiv nga ana e shkencës

bashkëkohore juridike. Si një parim, që zë një vend të rëndësishëm në të drejtën

ndërkombëtare, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare mund të studiohet

në disa drejtime: në aspekt te konventave ndërkombëtare; në aspekt të marrëveshjeve

ndërkombëtare me karakter dypalësh; në aspekt të akteve të ndryshme me karakter

ndërkombëtar si dhe në aspekt të praktikës të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ndryshme.

Rregullimi paqësor i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në formën e sotme

është i kohës së re. Që me miratimin e Konventës së Hagës mbi zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të vitit 1899, e plotësuar ne vitin 1907, dhe formimin e

Lidhjes së Kombeve vite më vonë, do t’i jepet fund përdorimit të forcës në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve, formë kjo që ishte aplikuar nga ana e shteteve një

kohë të gjatë. Në fillim të shekullit XX promovimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

nëpërmjet metodave diplomatike dhe gjyqësore do të bëjë një kthesë të re në të drejtën

ndërkombëtare, duke e bërë këtë të drejtë më të butë dhe duke evituar forcën si

mekanizëm, që karakterizonte marrëdhëniet ndërkombëtare deri në këtë periudhë.

Mënyrat diplomatike dhe gjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

kanë përparësitë e veta duke i bërë ato si metoda më të përshtatshme, në të cilat mbështeten

subjektet e së drejtës ndërkombëtare. Për këtë qëllim, zgjidhja paqësore e

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, tërheq

vëmendjen jo vetëm të doktrinës juridike ndërkombëtare, por edhe të studiuesve të

ndryshëm si politikologë, filozofë, psikologë. Në qendër të vëmendjes kjo çështje është

edhe në samitet dhe kongreset e ndryshme që organizohen nga ana shteteve, organizatave

regjionale, e posaçërisht nga ana e OKB-së. Vështruar në përgjithësi, interesi me karakter

teorik, po edhe ai me karakter praktik, studiuesit i ka motivuar që të merren me një

problematikë të këtillë.

Mjetet diplomatike për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve (bisedimet,

ndërmjetësimi, shërbimet e mira, komisionet e hetimit, komisionet e pajtimit) gjithnjë e më

shumë vinë në shprehje nga ana e shteteve. Megjithatë, edhe pse konventat e ndryshme te

karakterit dypalësh dhe shumëpalësh parashohin këto mekanizma, kjo nuk do të thotë se

Page 10: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

X

shtetet i shfrytëzojnë të njëjtat në mënyrë preventive, për t’iu shmangur zgjidhjes së

konfliktit. Përkundrazi, nga praktika e së drejtës ndërkombëtare, mund të konstatohet se

vënia në zbatim e këtyre mjeteve shpeshherë ka vonuar. Aplikimi i këtyre mjeteve edhe në

këto raste ka ardhur në shprehje pasi që forca të ketë shkaktuar pasoja të saja të dëmshme.

Mirëpo, prezentë janë edhe rastet, në të cilët, edhe pse bashkësia ndërkombëtare është

përpjekur dhe përpiqet që disa konflikte si konflikti arabo-izraelit, rasti i Qipros, të arrijë

një zgjidhje përfundimtare nëpërmjet mjeteve diplomatike, përsëri shohim se deri te

epilogu i tyre përfundimtar nuk arrihet dot për shkak se palët kanë dallime të mëdha midis

tyre. Moszgjidhja e mosmarrëveshjeve të natyrës së këtillë, edhe përkundër angazhimit të

madh të bashkësisë ndërkombëtare, hap dilemën se në ç’drejtim duhet të zhvillohet e drejta

ndërkombëtare, me qëllim të arritjes së efektivitetit të saj .

Jo gjithmonë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve midis shteteve shfrytëzohen

mjetet diplomatike. Ato kryesisht janë në qendër të vëmendjes kur konflikti apo

mosmarrëveshja është e një natyre kryesisht politike. Të shpeshta janë rastet, kur natyra e

konfliktit imponon përdorimin e mekanizmave jo diplomatikë apo gjyqësorë. Mjetet

gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve vijnë në shprehje, atëherë kur

mosmarrëveshja është e natyrës juridike. Në kësi rastesh, arbitrazhi dhe GJND-ja mund të

jenë si opsion i palëve për t’ia besuar për zgjidhje konfliktin midis tyre.

Sido që të jetë, në planin ndërkombëtar, duke iu falënderuar OKB-së dhe organizatave

me karakter regjional, janë sjellë një sërë aktesh normative që kanë ushtruar ndikim jo pak

të rëndësishëm subjektet e së drejtës ndërkombëtare, që të evitojnë forcën dhe të

përcaktohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë paqësore.

OBJEKTI I KËRKIMIT SHKENCOR

Rritja e interesit të subjekteve të së drejtës ndërkombëtare, që daton nga përfundimi i

Luftës së Parë Botërore, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, konflikteve, në rrugë paqësore

ka forcuar interesin e shteteve që nëpërmjet burimeve të së drejtës ndërkombëtare t’i

parashohin mjetet diplomatike dhe mjetet gjyqësore si alternativa të vetme të zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve. Të shumta janë aktet që rregullojnë këtë materie dhe të cilat i kanë

pranuar shtetet në marrëdhëniet midis tyre, duke filluar prej te marrëveshjet me karakter

dypalësh e deri te marrëveshjet me karakter shumëpalësh.

Qëllimi që të trajtoj këtë parim të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, vjen njëherit si motiv se ky parim kaq i rëndësishëm i

së drejtës ndërkombëtare shumë pak është trajtuar nga autorë shqiptarë, po edhe nga

autorë të rajonit, atë pak që gjejmë është kryesisht literatura që shfrytëzohet nga studentët

për përgatitjen e lëndës të së drejtës ndërkombëtare. Ndihet mungesë serioze e një studimi,

që ka të bëjë me një çështje me karakter të këtillë.

Page 11: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

XI

Tema e disertacionit që kam zgjedhur me titull “Zgjidhja paqësore e

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare” trajton një nga parimet kryesore të së drejtës

ndërkombëtare, duke filluar nga përpjekjet e para që kanë ndërmarrë shtetet në lashtësi, për

të zgjidhur mosmarrëveshje të ndryshme që janë shfaqur në marrëdhëniet midis tyre, duke

bërë një përshkrim historik të zhvillimit të këtij parimi kaq të rëndësishëm të së drejtës

ndërkombëtare, duke trajtuar akte kryesore të së drejtës ndërkombëtare, ku ky parim zë një

vend të posaçëm si dhe raste të ndryshme në të cilat është vënë në funksion diplomacia dhe

mjetet gjyqësore për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ndryshme midis shteteve.

Studimi që e kemi përpara, i titulluar “Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare”, në aspektin strukturor përbëhet nga: hyrja. katër krerë të veçantë dhe

nga përfundimet dhe rekomandimet.

Në Kreun I, gjatë shqyrtimit të historikut kemi përmendur metodat e ndryshme që

janë aplikuar gjatë historisë së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ndonjëherë

mosmarrëveshjet janë zgjidhur nëpërmjet forcës, ndonjëherë mosmarrëveshjet janë

zgjidhur duke u vënë në funksion diplomacia e herë tjetër duke u vënë në funksion

mekanizmat gjyqësorë.

Paqja, stabiliteti dhe siguria janë qëllimi kryesor, që karakterizojnë marrëdhëniet

ndërkombëtare në ditët e sotme. Në fakt, shtetet që nga përfundimi i Luftës së Parë

Botërore kanë miratuar traktate të ndryshme, që kanë pasur për qëllim që mosmarrëveshjet

e ndryshme, që shfaqen në marrëdhëniet midis tyre, të zgjidhen në mënyrë paqësore. Vëtë

Lidhja e Kombeve e formuar pas Luftës së Parë Botërore (1919), kishte për qëllim:

sigurimin e paqes, respektimin e integritetit territorial dhe pavarësisë politike, zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve me arbitrazh dhe rrugë paqësore, ikjen nga lufta para afatit tremujor nga

sjellja e vendimit të arbitrazhit nga ana e Këshillit të Lidhjes. Edhe traktati Brian- Kellog,

Akti i Përgjithshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore dhe traktate

tjera, parashihnin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë paqësore. Pas përfundimit të

Luftës së Dytë Botërore, shumë traktate duke filluar nga Karta e OKB-së, rezoluta të

ndryshme të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme, traktate dypalëshe

afirmojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve në rrugë paqësore.

Në këtë disertacion të doktoratës i kam kushtuar vëmendje të posaçme zgjidhjes

paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare duke trajtuar në mënyrë të plotë këtë parim

të së drejtës ndërkombëtare. Mjeteve diplomatike për zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare siç janë bisedimet, ndërmjetësimi dhe shërbimet e mira,

komisionet hetuese dhe komisionet e pajtimit, iu bëhet një vështrim teorik duke marrë edhe

shembuj të ndryshëm, në të cilët janë aplikuar këto mjete që e bën temën më me interes për

lexuesin. Gjatë trajtimit të këtyre mjeteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nuk kanë

ngelur pa u përmendur edhe raste të ndryshme që prekin mjedisin tonë ballkanik, në të cilin

bashkësia ndërkombëtare jo pak është munduar që këto mosmarrëveshje midis këtyre

shteteve të zgjidhen nëpërmjet diplomacisë.

Page 12: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

XII

Pra, në kreun II të këtij disertacioni janë analizuar pesë mjete diplomatike për zgjidhjen

paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Fillimisht jemi ndalur te bisedimet, të cilat

në teorinë juridike definohen si diskutime midis përfaqësuesve të shteteve me qëllim të

arritjes së marrëveshjes për ndonjë çështje. Si një mjet mjaft i rëndësishëm i diplomacisë,

bisedimet janë të parapara shprehimisht në shumë akte ndërkombëtare. Kjo vërehet që nga

Konventa e Hagës e vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, Konventa e Vjenës mbi të drejtën e traktateve, rezolutat

e ndryshme të Asamblesë së Përgjithshme, etj. Sipas pikëpamjeve që mbizotërojnë në

teori, procesi i zhvillimit të bisedimeve kalon nëpër tri faza dhe atë: bisedimet paraprake,

formulimi bazë dhe detajimi në hollësi. Gjatë trajtimit teorik të kësaj metode veçanërisht

ndalemi edhe në dhënien e shembujve nga praktika si bisedimet e zhvilluara në Camp

David në vitin 1979 midis Egjiptit dhe Izraelit, bisedimet shqiptaro-britanike për kthimin e

arit shqiptar, bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kreun II, më tutje kemi analizuar edhe shërbimet e mira dhe ndërmjetësimin, të cilat

gjithashtu janë mjete që vendosen në shërbim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. Në teorinë juridike shërbimet e mira konsiderohen si teknikë e zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat një palë e tretë me pëlqimin e palëve ofron

shërbimet, duke dhënë sugjerime të ndryshme me qëllim që të bindë palët, që dallimet që

kanë ndërmjet tyre, t’i zgjedhin duke u ulur ne tavolinën e bisedimeve. Qëllimi i “zyrës së

shërbimit të mirë” është të bindë palët, që të fillojnë bisedimet lidhur me një

mosmarrëveshje që kanë. Ndryshe, nga shërbimet e mira, tek ndërmjetësimi dhe roli i

ndërmjetësuesit, ka për qëllim që gjithë procesit të bisedimeve të jetë aktiv, duke iu ofruar

palëve këshilla, sugjerime dhe propozime. Pra, roli i ndërmjetësuesit nuk konsiston vetëm

në afrimin e palëve siç ndodh te shërbimet e mira. Edhe te kjo metodë, kemi paraqitur

shembuj të ndryshëm që ofron praktika e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Gjithashtu, vëmendje të posaçme në kuadër të këtij kreu i kemi kushtuar edhe

komisioneve te hetimit dhe pajtimit. Përpos trajtimit teorik të këtyre dy mjeteve

diplomatike, lexuesin e ofrojmë me afër me funksionimin e këtyre dy mjeteve, duke

analizuar raste te njohura, në të cilët ka ardhur në shprehje vënia në funksion e këtyre

mjeteve të diplomacisë.

Në kreun III të disertacionit tim të doktoratës, kam analizuar mjetet gjyqësore, të cilët si

të tilla janë të pranuara edhe në rendin juridik ndërkombëtar e që janë: Gjykata

Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar.

GJND-ja është trashëgimtare e GJPDN-së dhe si e tillë konsiderohet organ kryesor

gjyqësor i OKB-së. Këtu jemi ndalur në organizimin e gjykatës duke theksuar përbërjen e

saj prej pesëmbëdhjetë anëtarëve, të cilët zgjidhen pavarësisht nga shtetësia e tyre por që

duhet të bëhet fjalë për persona me veti të larta morale dhe që posedojnë cilësitë që

kërkohen për të ushtruar funksionet më të larta gjyqësore në vendet e tyre ose të jenë

konsulentë juridikë me kompetenca të njohura në të drejtën ndërkombëtare. Gjatë trajtimit

të këtij institucioni jemi ndalur në rolin dhe kompetencat e GJND-së, ku ndër të tjera kemi

Page 13: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

XIII

theksuar rolin e rëndësishëm që ka ky institucion në zhvillimin dhe evoluimin e së drejtës

ndërkombëtare në njërën anë dhe në anën tjetër në kontributin e madh që jep në drejtim të

zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Për ne posaçërisht e rëndësishme

është juridiksioni i GJND-së si instancë më e lartë e drejtësisë sot në botë. Në veçanti kemi

prezantuar disa deklarata të shteteve me anë të së cilave ato kanë pranuar juridiksionin e

kësaj gjykate. Këtu kemi vënë në pah të drejtën ekskluzive që kanë shtetet për t’iu drejtuar

këtij organi të OKB-së, që ky ekskluzivitet nuk iu njihet subjekteve tjera të së drejtës

ndërkombëtare. Mënyra se si zhvillohet procedura përpara këtij trupi gjyqësor po ashtu

pasqyrohet në këtë punim .

Një nga prerogativat e GJND-së, është edhe dhënia e mendimeve konsultative mbi çdo

çështje juridike kur këtë e kërkon organi ose institucioni i autorizuar. Trajtimin mbi

prerogativën e këtillë të GJND-së e kemi mbështetur duke u thirrur në dispozitat e Statutit

të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Objekt i një trajtimi të veçantë në kreun III të disertacionit tim të doktoratës janë dy

raste të njohura që kanë të bëjnë më problematika nga rajoni dhe që janë paraqitur

gjykatës: Rasti i Kanalit të Korfuzit dhe rasti maqedono-grek. Në të dyja rastet studimi ynë

konsiston, në trajtimin e zanafillës së problemit, zhvillimit të tij dhe marrjes së vendimit

nga GJND-ja.

Pjesë e kreut III të disertacionit është edhe arbitrazhi ndërkombëtar, mënyrë kjo që

shpeshherë vendoset si alternativë për zgjidhje, kur një mosmarrëveshje midis shteteve

është e natyrës juridike. Fillimisht jemi ndaluar në përkufizimin e këtij instituti juridik me

karakter kontraktues dhe juridiksional, duke paraqitur definime të ndryshme nga pjesëtarë

të doktrinës juridike. Edhe pse për nga historiku behët fjalë për një mekanizëm alternativ të

kohës së lashtë, rregullimi normativ i arbitrazhit ndërkombëtar në formën e sodit është i

kohës së re. Gjatë trajtimit historik, kemi pasqyruar raste të ndryshme nga praktika e

zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare ku gjen shprehje ky institutucion. Duke

pasur parasysh rolin që ka arbitrazhi ndërkombëtar, shumë traktate ndërkombëtare

parashohin arbitrazhin si një mjet të përshtatshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ekzistuese apo mosmarrëveshjeve që eventualisht mund lindin më vonë në marrëdhëniet

midis tyre. Karakteri kontraktual i arbitrazhit nënkupton atë se vetë palët në bazë të

autonomisë së vullnetit të tyre vendosin që një mosmarrëveshje ta zgjidhin nëpërmjet këtij

institucioni. Thënë ndryshe, zgjidhja e mosmarrëveshjeve nëpërmjet arbitrazhit presupozon

ekzistimin e kompromisit, respektivisht pëlqimin e vullnetit të palëve për t’iu nënshtruar

këtij mekanizmi alternativ. Si element esencial i një marrëveshjeje, arbitrazhi është edhe

lënda apo objekti për të cilin palët bien dakord për t’ia besuar për zgjidhje kësaj “gjykate të

zgjedhur”. Përpos rëndësisë teorike të kompromisit, si kusht i domosdoshëm për zgjidhje

arbitrare në disertacionin tim kam paraqitur edhe një shembull kompromisi ose një

marrëveshje arbitrazhi të lidhur midis Francës dhe Britanisë së madhe në korrik të vitit

1975. Në kuadër të trajtimit të arbitrazhit si një përparësi dhe karakteristikë të tij, kemi

trajtuar edhe zgjedhjen e arbitrave. Në të vërtetë, palët me vullnetin e tyre do të

përcaktojnë se kush do të jetë arbitër, respektivisht kush do ta gjykojë çështjen kontestuese,

Page 14: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

XIV

që është lëndë e mosmarrëveshjes. Për më tepër, me vullnetin e tyre palët vendosin se a do

të jetë një arbitët që do të shqyrtojë çështjen apo numri i tyre do të jetë më i madh. Në këtë

rast kemi përmendur edhe shumë personalitete të historisë së njerëzimit, të cilëve u është

besuar roli i arbitrit. Gjithashtu nuk ngelen pa u përmendur edhe rastet e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, zgjidhja e të cilave u është besuar arbitrazhit. Çështje me interes të veçantë

paraqet edhe çështja e kompetencave të arbitrave, lidhur me të cilat kemi theksuar se

autorizimet e arbitrave duhet të sillen brenda kuadrit të përcaktuar me marrëveshjen e

arbitrazhit. Gjatë trajtimit të këtij mekanizmi alternativ, nuk i jemi shmangur as çështjes të

së drejtës kompetente, duke potencuar të drejtën e palëve të involvuara në mosmarrëveshje

që të përcaktojnë vetë rregullat që do t’i aplikojnë arbitrit për rastin konkret. Procedura e

zhvillimit të një rasti arbitrazhi, vendimi dhe karakteri detyrimor i arbitrazhit si dhe

revidimi dhe nuliteti i vendimit të arbitrazhit, përfshihen po ashtu gjatë trajtimit të këtij

mjeti gjyqësor.

Një kre të veçantë në kuadër të këtij disertacioni zë edhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nëpërmjet OKB-së. Derisa në të drejtën ndërkombëtare vërehej mungesë e një akti i cili rreptësisht do të ndalonte përdorimin e forcës, shtetet shpeshherë, për realizimin e qëllimeve të ndryshme, mund të përdornin forcën si mekanizëm me anë të së cilës mund t’i impononin shtetit tjetër vullnetin e tyre. Me miratimin e Kartës së OKB-së, që në pjesën hyrëse të saj, shprehimisht sanksionohet zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Karta e OKB-së, që në fillim, me qëllim që bashkësia ndërkombëtare të jetë sa me e qetë, do t’i vendosë disa parime mbi të cilat mund të mos rrezikohej paqja si: rezervimi nga kërcënimi me forcë ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial; zgjidhja e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore; ndalimin e intervenimit në punët e brendshme të shteteve të tjera; parimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në bazë të Kartës; parimin e barazisë në të drejta dhe të drejtën e vetëvendosjes; parimin e barazisë sovrane midis shteteve dhe përmbushjen e detyrimeve të marra me mirëbesim. Këto parime konsiderohen si një shtyllë e shëndoshë, parime mbi të cilat udhëhiqet bashkësia ndërkombëtare që nga miratimi i Kartës së OKB-së.

Në kuadër të OKB-së, rol kryesor në promovimin e rregullimit paqësor të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare japin organet kryesore të këtij subjekti si: Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme, Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-së. Në kuadër të trajtimit të këtij kreu, vend të posaçëm zë roli i Këshillit të Sigurimit në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Fokusi ynë me këtë rast përqendrohet në dispozitat e Kartës së OKB-së, që i referohen Këshillit të Sigurimit lidhur me angazhimin e tij për të kontribuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektivisht në rolin kyç të tij në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Për të qenë më konkret, në këtë punim trajtohen disa raste nga praktika e shteteve që lëndët e mosmarrëveshjeve të tyre kanë qenë çështje diskutimi të Këshillit të Sigurimit. Ajo që tërheq vëmendje e çdo studiuesi është çështja e zhvillimit të një procesi në kuadër të Këshillit të Sigurimit. Roli i Këshillit të Sigurimit gjatë Luftës së Koresë, në Kosovë, mosmarrëveshjen Keni- Etiopi, janë disa nga rastet që gëzojnë një trajtim të posaçëm gjatë punës sonë hulumtuese.

Po ashtu nuk ngelet pa u trajtuar edhe roli i Asamblesë së Përgjithshme në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kur flitet për rolin e saj, vlen të theksohet se ky organ ka miratuar një numër të madh të rezolutave, ku në qendër të vëmendjes është rregullimi paqësor i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Një trajtim të veçantë

Page 15: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

XV

kanë rezolutat e ndryshme dhe iniciativat e ndryshme të Asamblesë së Përgjithshme si: iniciativa për themelimin e Komitetit të Përkohshëm në vitin 1947, miratimi i rezolutës “Të bashkuar për paqe” në vitin 1950, Deklarata e Manilas për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare e vitit 1982 dhe rezoluta tjera të miratuara nga ky organ për raste të ndryshme.

Vëmendja jonë përqendrohet edhe në rolin e rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, funksionet e të cilit burojnë nga Karta e OKB-së. Ai në bazë të autorizimeve që i njihen në bazë të Kartës, ofron ndihmë për të gjitha organet e OKB-së dhe lehtëson punën e tyre në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Me këtë rast, nëpërmjet shembujve kemi paraqitur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në zbatim të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme, që kanë të bëjnë me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

METODOLOGJIA

Metodologjia e përdorur gjatë punimit të disertacionit bazohet në një studim të kujdesshëm, hulumtim të thellë dhe në përgjithësismin e përfundimeve shkencore.

Metodologjia që përdoret në këtë disertacion doktorature mbështetet kryesisht në një analizë të thellë normative të akteve të ndryshme ndërkombëtare, të cilët paraqesin kornizën bazë mbi të cilat zgjidhen mosmarrëveshjet e ndryshme midis shteteve. Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, Statuti i Lidhjes së Kombeve, Karta e OKB-së dhe një numër i madh i rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit janë nënshtruar një analize të thellë ligjore. Përmbajta e këtyre akteve, paraqet një bazë të shëndoshë juridike në të cilën thirren shtetet ne raste të ndryshme kur shfaqet ndonjë mosmarrëveshje në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Duke u thirrur në këtë, e drejta ndërkombëtare merr një dimension të ri, ku përdorimi i forcës si mjet për realizimin e qëllimeve të ndryshme që ishte aplikuar një kohë të gjatë nga ana e shteteve ndalohet shprehimisht, duke i hapur rrugën diplomacisë dhe mekanizmave tjerë të paraparë me këto akte.

Është analizuar baza ligjore që buron nga Karta e OKB-së, që ka të bëjë me funksionimin dhe rolin që ka Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kreut VI të Kartës së OKB-së, i bëhët një analizë e thellë pasi që tërë dispozitat e saj, duke filluar nga neni 33 deri në nenin 38, vendosen në funksion të rregullimit paqësor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Në disertacionin tim të doktoraturës kam përdorur edhe metodën krahasimore, veçanërisht kur flitet për mjetet diplomatike të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Veçanërisht ndalemi në krahasimet midis bisedimeve dhe ndërmjetësimit, midis “zyrës së shërbimit të mirë” dhe ndërmjetësimit, midis komisionit të pajtimit dhe komisionit të hetimit. Duke u bazuar në metodën e krahasimit, ndalemi edhe në përparësitë që ka arbitrazhi ndërkombëtar si mjet gjyqësor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nga mjetet diplomatike për zgjidhjen e një konflikti.

Page 16: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

XVI

Një metodë tjetër, e cila jo pak vjen në shprehje në kuadër të këtij disertacioni është edhe metoda historike. Aplikimi i kësaj metode konsiston në përshkrimin e mosmarrëveshjeve të ndryshme midis shteteve, duke filluar nga lashtësia e deri më sot, duke vënë në pah me këtë rast një pasqyrë të evoluimit të së drejtës ndërkombëtare në aspekt të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve .

Për arritjen e kërkimeve cilësore dhe për identifikimin e objektit të hulumtimit në disertacionin tim të doktoraturës kemi përdorur edhe metodën e studimit të rastit. Nëpërmjet kësaj metode janë analizuar mjaft raste deri në detaje, duke filluar nga zanafilla e mosmarrëveshjes, përplasjet midis palëve, dallimet në qëndrime, rritjes së mosmarrëveshjes, arritjes së kulminacionit të saj e deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Mirëpo, gjatë studimit të rasteve të ndryshme vërehet dhe ajo se jo gjithmonë diplomacia ka pasur sukses, jo gjithmonë vendimet gjyqësore janë respektuar që lë të nënkuptohet se mosmarrëveshje midis shteteve do ketë për aq kohë sa do të ekzistojnë edhe shtetet.

Përdorimi i këtyre metodave të lartpërmendura ka mundësuar arritjen e kërkimeve cilësore dhe identifikimin e një çështjeje, që është objekt hulumtimi në këtë punim doktorate.

Page 17: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

17

K R E U I

1.1. KUPTIMI, HISTORIKU DHE MËNYRAT E ZGJIDHJES SË

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

Mosmarrëveshjet ndërkombëtare, gjegjësisht mosmarrëveshjet midis shteteve, janë një

dukuri e shpeshtë që e karakterizojnë bashkësinë ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare,

si tërësi e normave që rregullon të drejtat dhe detyrat e shteteve në marrëdhëniet midis tyre,

nuk njeh periudha kohore, në të cilat ka mbretëruar paqja e përhershme, gjegjësisht nuk

njeh kohë, në të cilën gjithmonë është respektuar rendi juridik ndërkombëtar. Pra,

mosmarrëveshjet midis shteteve i hasim në të gjitha periudhat e zhvillimit historik të

shoqërisë njerëzore.

Shtetet, si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, jo gjithmonë kanë pikëpamje të

ngjashme rreth një çështje. Përderisa për një shtet diçka konsiderohet e drejtë, në shtetin

tjetër, e njëjta çështje konsiderohet e padrejtë dhe, pikërisht dallimet që shfaqen ndërmjet

tyre lidhur me çështjen e caktuar, mund t’i përplasë këto dy shtete. Pra, mosmarrëveshjet

ndërkombëtare lindin si rezultat i dallimeve si dhe interesave te caktuara që shfaqen midis

shteteve.

Duke i bërë një vështrim historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, duke filluar nga

shtetet e para në botë e deri në ditët e sotme, mund të përfundojmë se mosmarrëveshjet

midis shteteve janë një konstante e përhershme që e karakterizon bashkësinë

ndërkombëtare. Ndërsa, një bashkësi ndërkombëtare, ku do të mbizotëronte paqja midis

shteteve, ku nuk do të kishim mosmarrëveshje, më tepër do të konsiderohet si utopi.

Gjithashtu, nëse i hedhim një sy bashkësisë ndërkombëtare në periudha të ndryshme të

historisë do të shohim se si ka evoluar e drejta ndërkombëtare, se cilat kanë qenë format

më të shpeshta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, se si kanë ardhur duke u

Page 18: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

18

përsosur mënyrat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, se cilat kanë qenë

burimet kryesore të së drejtës dhe, në cilat burime janë mbështetur shtetet për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre.

Çfarë është mosmarrëveshje ndërkombëtare? Mund të duket absurde dhe e panevojshme

që të shtrohet kjo pyetje. Megjithatë, kjo pyetje përfshin shumë aspekte dhe ka përgjigje

nga disiplina të ndryshme si, e drejta ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare,

filozofia, sociologjia, hulumtimet për paqe, shkencat politike, ekonomike, etj.

Mosmarrëveshja ndërkombëtare mund të përkufizohet si mosmarrëveshje në lidhje me

çështje të së drejtës, ndonjë fakt, apo ndonjë çështje politike, në të cilën një pretendim i një

pale kundërshtohet me akuza, kundërakuza nga pala tjetër.

Termi “mosmarrëveshje”, në Fjalorin e Drejtësisë përkufizohet si mungesë

marrëveshjeje, mospajtim a mospërputhje mendimesh, pikëpamjesh, qëllimesh, veprimesh,

ndërmjet dy e më shumë palëve.1 Në gjuhën shqipe, për këtë term përdoren edhe termat

grindje, zënkë, konflikt.

Edhe autorët, si Xhon Kolier, Bogan Llou, bëjnë dallim midis termit mosmarrëveshje,

në njërën anë, dhe konflikt në anën tjetër. Sipas tyre, me mosmarrëveshje nënkuptojmë

disa mospajtime të caktuara në lidhje me disa çështje të së drejtës dhe interesave në të cilat

palët shfrytëzojnë akuzat, kundërakuzat, etj. Ndërsa për konfliktin jepet ky përkufizim:

term i cili përdoret për të treguar gjendje të përgjithshme të mosdurimit midis palëve në

konflikt.2

Mosmarrëveshjet ndërkombëtare lindin si rezultat i kërkesave konkrete ose i

qëndrimeve praktike të një shteti, të cilat i refuzon ose i konteston shteti tjetër.3 Sipas

kësaj, mosmarrëveshjet ndërkombëtare lindin si rezultat i dallimeve që shfaqen midis dy

shteteve, të cilët për një çështje kanë mendime të ndryshme. Këto dallime, shtetet mund t’i

shtyjnë drejt një konflikti, i cili mund të marrë përmasat e një lufte, ose një

mosmarrëveshje e cila të zgjasë një kohë të gjatë.

Sipas profesorit Puto, mosmarrëveshja ndërkombëtare në kuptimin juridiko-

ndërkombëtar shfaqet në momentin kur dy palë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket

zbatimit ose moszbatimit të ndonjë detyrimi që rrjedh prej një traktati ose prej të drejtës

ndërkombëtare të njohur prej të gjithë shteteve.4 Ai më tej gjithashtu thekson se

mosmarrëveshje ndërkombëtare është jo vetëm ajo që lind midis shteteve, por edhe ajo që

mund të lindë midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ose midis organizatave

ndërkombëtare.5

1 Uka, N (2011). Fjalor i Drejtësisë. Ilari .Tiranë. Fq 471. 2 Kolier, Xh/Lou, B (1999). The Settlement of Disputes in International Law. Oxford University

Press. Oxford. Fq 1. 3 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinë. Fq 411. 4 Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 426. 5 Po aty, fq 426.

Page 19: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

19

Mosmarrëveshjet ndërkombëtare janë të njohura prej kur janë paraqitur vetë shtetet. E

drejta ndërkombëtare që në kohët më të hershme ka njohur disa mjete për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve, të cilat shfaqeshin midis shteteve në atë kohë. Që nga ajo kohë, disa

mosmarrëveshje janë zgjidhur nëpërmjet bisedimeve, ndërmjetësimit ose arbitrazhit.

Natyrisht, në shtetet e para, shtetet skllavopronare, mosmarrëveshjet, grindjet, konfliktet që

shfaqeshin rezultonin me fillimin e luftës midis këtyre shteteve. Konflikti përfundonte me

zhdukjen e njërit shtet dhe në këtë mënyrë shpeshherë shtetet më të fuqishme arrinin që të

nënshtrojnë shumë shtete fqinje që për nga fuqia ishin më të dobëta. E drejta

ndërkombëtare e kësaj kohe ende ishte në stadin e saj foshnjor.6 Megjithatë, edhe pse

flasim për një të drejtë ndërkombëtare të pazhvilluar, kjo e drejtë, u njihte shteteve

përdorimin e forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që shfaqeshin midis tyre. Në atë

kohë shtetet kanë lidhur marrëveshje të ndryshme në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Normal

që për lidhjen e marrëveshjes shtetet së pari kanë zhvilluar bisedime nëpërmjet të cilave ato

kanë rënë në ujdi për përfundimin e marrëveshjes. Si përfaqësues të shteteve që do të

zhvillonin bisedimet, nga të cilat do të aprovohej një marrëveshje, caktoheshin njerëz të

besuar të sundimtarëve të atëhershëm. Ndonjëherë, vetë sundimtarët i zhvillonin bisedimet

nga ku rezultonte marrëveshja në fjalë. Gjithashtu, në atë kohë është aplikuar edhe

arbitrazhi, si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Pra, një kohë të gjatë të drejtën ndërkombëtare e ka karakterizuar forca, si mjet për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Mirëpo, nga historia janë të njohura edhe raste kur shtetet

kanë lidhur marrëveshje për t’iu dhënë fund mosmarrëveshjeve që kanë pasur. E këtillë

është marrëveshja midis Faraonit Egjiptian Ramzesi II, me mbretin e hetitëve, Hatushilin

III, marrëveshje kjo e vitit 1278 p.e.s. Kjo marrëveshje, konsiderohet si marrëveshja më e

vjetër në botë, që do të thotë, se ka qenë model për shtetet të cilët kanë nënshkruar

marrëveshje në kohët e mëvonshme. Nëse shohim frymën në të cilën është hartuar kjo

marrëveshje, vërejmë që është një dokument që përmban rregulla për mossulmim, ndihmë

reciproke në rast sulmi nga jashtë. E hartuar në një frymë të miqësisë dhe bashkëpunimit

ndërmjet dy shteteve, Egjiptit dhe Shtetit të Hetitëve, nga fryma në të cilën është e hartuar

marrëveshja, ne vërejmë se kjo le të kuptohet që në mosmarrëveshjet që mund të shfaqen,

mos të vijë në veprim përdorimi i forcës për të zgjidhur këto mosmarrëveshje. Në tekstin e

marrëveshjes, midis tjerash thuhet: “Le të shkatërrohet shtëpia, shteti dhe robërit e atij që i

shkel këto fjalë. Le të jetë shëndoshë e gjallë ai që i përmbahet këtyre fjalëve, sikurse edhe

shteti dhe robërit e tij.” Duke u bazuar në këtë pjesë të këtij teksti të kësaj marrëveshje, ku

është mallkuar pala, e cila do cenonte atë, mund të thuhet se një periudhë të gjatë kohore

në mosmarrëveshjet që janë shfaqur midis Egjiptit dhe Shtetit të Hetitëve, është vënë në

funksion diplomacia. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shtetet, të cilat kanë nënshkruar

marrëveshje të ngjashme si kjo.

6 Autorë të së drejtës ndërkombëtare, si Oppenheim theksojnë se e drejta ndërkombëtare, si e drejtë

midis shteteve sovrane dhe të barabarta, e mbështetur në pajtimin e përbashkët të këtyre shteteve , është produkt i civilizimit modern të krishterë dhe mund të thuhet se është e vjetër afër katërqind vjet.

Page 20: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

20

MARRËVESHJA MË E VJETËR PËR MOSSULMIM

Marrëveshja e faraonit egjiptian Ramzesit II, me mbretin e hetitëve,

Hatushilli III

(viti 1278 p.e.s.)

Prej se jam bërë mbret i hetitëve, po jetoj në paqe dhe vëllazëri me

mbretin e madh egjiptas Ramzesin, sikurse edhe ai me mua. Do të jetë kjo

paqja dhe vëllazërimi më i bukur nga të gjitha që kanë ekzistuar ndonjëherë

në botë. Le të sundojnë paqja dhe vëllazërimi i shkëlqyeshëm në mes të

fëmijëve të fëmijëve të mbretit të madh hetit dhe Ramzesit, mbretit të madh

egjiptian. Le të jetojnë Egjipti dhe shteti hetit, sikurse ne, në paqe dhe

vëllazërim për të gjitha kohërat.

Nëse çohet çfarëdo armiku qoftë kundër shtetit të Ramzesit, le t’i thotë

Ramzesi mbretit të madh hetit: Eja me mua kundër tij me të gjitha forcat

tuaja.

Nëse Ramzesi hidhërohet ndaj robërve të vet (shërbëtorëve aziatikë),

kur të çohen në kryengritje, dhe niset t’i qetësoj, së bashku me të do të

veprojë edhe mbreti hetit.

Nëse kushdo qoftë ik nga Egjipti në shtetin hetit, mbreti hetit nuk do ta

mbajë në shtetin e vet, ata duhet të kthehen në shtetin e Ramzesit.

Nëse një, dy, tre ose më shumë njerëz ikin nga shteti Egjiptian në

shtetin hetit, duhet të kthehen në shtetin e Ramzesit.

Një mijë hyjni dhe hyjnesha të shtetit Hetit, i detyrohen një mijë

hyjnive dhe hyjneshave egjiptiane se do t’i përmbushin të gjitha që është e

vizatuar në pllakën e argjendtë. Ata janë dëshmitarë të fjalëve të mija.

Hyjnitë dhe hyjneshat e maleve dhe lumenjve të shtetit egjiptian, të

qiellit dhe tokës, detit, erës dhe shtrëngatës.

Le të shkatërrohet shtëpia, shteti dhe robërit e atij që i shkel këto fjalë.

Le të jetë shëndoshë e gjallë ai që i përmbahet këtyre fjalëve, sikurse edhe

shteti dhe robërit e tij.7

Kur flasim për shtetet shkllavopronare, në përgjithësi duhet thënë se për një periudhë të

gjatë te këto shtete mbisundoi zgjidhja e mosmarrëveshjeve, duke vënë në zbatim

përdorimin e forcës. Në realitet, në Egjipt përdorimi i forcës ishte edhe adhurim.

7 The heyday of ancient Egyptian state. (www. Ukrmap.su/en-wh6/1108.html).With the agreement

of the Egyptian Pharaoh RamsesIIking of the Hittites in 1278 BC.

Page 21: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

21

Përveç se në Egjipt, rregulla të së drejtës ndërkombëtare i hasim edhe në Indinë e

Lashtë. Ligjet Manu, përbëjnë një kod të vërtetë të dispozitave diplomatike, dhe në

përgjithësi, të marrëdhënieve me jashtë.8 Sipas Ligjeve Manu, diplomatët duhet që të

kontribuojnë për një botë pa luftë. Në këtë drejtim, detyrë e tyre do të ishte forcimi i paqes.

Pra, për një botë në paqe dhe pa luftëra sipas Ligjeve Manu, duhet të angazhoheshin

diplomatë të edukuar mirë dhe të aftë të përfitojnë njerëzit. Ata duhet të kuptojnë planet e

burrave të shtetit tjetër, jo vetëm prej fjalëve, por edhe sipas veprave të tyre, e madje, edhe

në bazë të lëvizjeve dhe shprehjes së fytyrës. Për këtë arsye, rekomandohej që diplomatët

të zgjidhen me kujdes, të jenë të pjekur nga mosha, të ndershëm, të shkathët, të

guximshëm, të kenë kujtesë të mirë, etj. Çështjet më të komplikuara ndërkombëtare, më së

pari, duhej zgjidhur përmes diplomacisë e tek në fund me forcë.9

Ligjet Manu, në të vërtetë, janë një udhëzues mjaft i mirë edhe për ditët e sotme. Në

Ligjet Manu gjen shumë për diplomacinë dhe diplomatët. Aty gjen shumë për të drejtën

ndërkombëtare. Diplomatët e sotëm, të cilët përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshje të

ndryshme të karakterit ndërkombëtar, është mirë të dinë për këtë udhërrëfyes.

Edhe në Greqinë e Lashtë, hasim në rregulla të së drejtës ndërkombëtare. Pra, edhe

rregullat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, kanë ardhur në shprehje.

Qytet-shtetet greke, të quajtura polise, kanë qenë në konflikte të vazhdueshme midis tyre.

Si rezultat i luftërave dhe konflikteve të shpeshta, poliset greke lidhnin edhe aleanca të

ndryshme midis tyre. Këto aleanca kishin shpeshherë karakter ushtarak. Por, hasnim edhe

në aleanca me karakter politik, religjioz, sportive dhe kulturor. Ndër aleancat më të njohura

janë: Aleanca e Delosit, Aleanca e Poleponezit. Këto lidhje midis poliseve greke, nuk

kanë pasur ndonjë jetë të gjatë. Pra, ato lidheshin dhe prisheshin në mënyrë të

vazhdueshme. Lidhjet midis qytet shteteve (poliseve) janë zhvilluar edhe si rezultat i asaj

se përkatësia etnike, gjuha, religjioni, zakonet ishin të njëjta. Pra, poliset greke kishin

shumë gjëra të përbashkëta.

Sa i takon të drejtës ndërkombëtare, mund të thuhet se në poliset greke ajo merr një hov

tjetër zhvillimi.

Praninë e elementëve të së drejtës ndërkombëtare, e vërtetojnë shumë burime historike

të autorëve antikë siç janë: Homeri, Herodoti, Tukiditi, Plutarku e të tjerë. Nga

“Iliada”,mësojmë se udhëheqësit ushtarak të një polisi “bazileusët”, mbanin lidhje me anë

të lajmëtarëve të posaçëm, të cilët quheshin “kerjukos” ose “angelos”. Këta kishin për

detyrë të çonin në vendin e caktuar porositë që u ngarkoheshin dhe ishin të paprekshëm.10

Këtu e ka zanafillën edhe instituti i vjetër grek proksenia (mikpritja e të huajve në bazë të

8 Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. Fq 30.

9 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinë. Fq 21. 10 Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq, 38.

Page 22: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

22

reciprocitetit), i cili institut, dalëngadalë filloi të marrë karakter të përhershëm. Ndërsa

proksenët, fillojnë të ndërmjetësojnë midis shtetasve të huaj dhe autoriteteve të vendit.

Nëpërmjet tyre janë zhvilluar bisedimet edhe përfaqësuesit diplomatik. Në etapat e

mëvonshme, poliset fillojnë të këmbejnë misione me karakter lik që quheshin

“presbeutos”.11 Zakonisht, në këto misione caktoheshin filozofë, artistë, shkrimtarë. Këto

ishin oratorë të mirë, njohës të mirë të çështjeve juridike. Zgjedhja e tyre bëhej nga

kuvendi popullor. Një zgjedhje e këtillë nga kuvendi popullor bëhej, me qëllim që anëtarët

e misionit të paraqisnin sa më mirë problemin, jo vetëm përpara qeveritarëve, por edhe

përpara qytetarëve në kuvende publike. Këta persona, që përbënin misionin, pajiseshin me

vërtetime me të cilat autorizoheshin të zhvillonin bisedime në emër të polisit, i cili i kishte

zgjedhur. Ky akt kishte formën e pllakës së dyllit dhe ishte i palosur në dysh. Akti i tillë

quhej “diploma”, nga vjen edhe fjala diplomaci.

Përfaqësuesit e misionit gëzonin privilegje të shumta. Ata, gëzonin imunitet diplomatik

që iu mundësonte të ushtrojnë funksionin e tyre sa më denjësisht në vendin ku ishin

caktuar. Ato përfaqësonin sovranin e polisit të tyre dhe kishin të drejtë që të udhëtonin

kudo, bile edhe në territorin e ndonjë vendi armik.

Përfaqësuesit diplomatikë që e përbënin misionin, caktoheshin nga kuvendi popullor me

misione të ndryshme dhe atë: të zhvillimit të bisedimeve për të vendosur paqen, për lidhjen

e ndonjë traktati miqësie, aleance, për ndihmë ushtarake, varrosje të luftëtarëve të vrarë në

luftë, tregti, etj.

Përveç rregullave mbi diplomacinë dhe diplomatët, në Greqinë e Lashtë hasen edhe

rregulla të tjera të së drejtës ndërkombëtare.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre, poliset greke përpunuan edhe

institucionin e arbitrazhit. Traktati i Paqes i lidhur midis Athinës dhe Spartës në vitin 446

p.e.s dhe vitit 431 p.e.s e parashohin arbitrazhin si mjetë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

midis tyre.

11 Po aty, fq 39.

Pjesë nga fjalimi i Perikliut të mbajtur në kuvendin popullor athinas

nga kuptojmë se edhe në atë kohë ka ardhur në shprehje zgjidhja e

mosmarrëveshjeve me arbitrazh

Laqedemonasit edhe gjer më sot, kanë pasur qëllime dhe mendime të këqija

për ne, por këto qëllime tashti dolën fare në shesh. Sipas traktateve që kemi bërë,

kundërshtimet midis dy qyteteve duhet të zgjidhen me anë të një pleqësie dhe gjersa

të zgjidhen, të dy palët t’i mbajnë ato vise që kanë pushtuar; megjithatë jo vetëm

Page 23: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

23

Vendimet e arbitrazhit në poliset greke shkruheshin në pllaka bronzi ose mermer dhe

ruheshin në tempuj të posaçëm. Si gjyqtarë që do të bënin gjyqin e arbitrazhit, zakonisht

caktoheshin personalitete të jetës politike, mendimtarë të shquar. Në emrat e atyre që janë

caktuar si gjyqtarë të një gjykate arbitrazhi, është edhe emri i Filipit të Maqedonisë.

Arbitrit kanë gëzuar konsideratë të veçantë. Para se të fillonte seanca e arbitrazhit, ata

janë betuar. Kështu për shembull, ka mbetur i ruajtur teksti i betimit të arbitrit Amfikciones

nga Delfi, ku mes tjerash thuhet: “Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pagesat dhe

kufijtë e Apolonit, do t’i zgjidhë sipas bindjes sime që më së miri i përgjigjen të vërtetës,

dhe, në asnjë mënyrë nuk do të miratoj vendime për arsye të favorizimit, miqësisë ose

armiqësisë… Por, nëse gabimisht betohem, atëherë Temisi, Apoloni i Pitisë, Leto-ja,

Artemisi, Hestiju dhe zjarri i përhershëm si dhe të gjithë perënditë tjera, le ta ndalojnë

shpëtimin tim, le të mos lejojnë që as unë, e as raca ime, të kënaqemi me fëmijë, fruta të

korrura ose pasuri dhe, le të më privojnë për tërë jetën nga çdo gjë që posedoj”13

Në Romën e Lashtë, e drejta ndërkombëtare do të vazhdonte me hovin e zhvillimit që

kishte nisur në Greqinë e Lashtë.

Në Romë, gjatë shekujve VIII-VI p.e.s, religjioni ushtronte një ndikim të fortë në jetën

shoqërore dhe politike. Edhe çështjet që kishin të bënin me politikën e jashtme të Romës,

ushtroheshin nga një grup i personave që ishin të lidhur ngushtë me besimin e që ishin

priftërinj. Edhe e drejta që aplikohej në këtë periudhë, ishte e lidhur ngushtë me besimin.

Kjo e drejtë quhej jus sacrum.Jus sacrum, jo vetëm që rregullonte çështjet që kishin të

bënin me adhurimin publik dhe mënyrën e zgjedhjes së priftërinjve, por përfshinte edhe

rregulla që kishin të bënin me luftën dhe paqen, me të huaj, etj.

Pra, në Romën e Lashtë, gjatë periudhës mbretërore diplomacia romake, e cila ishte në

duart e facialëve që ishin një grup prej rreth njëzet priftërinjsh. E drejta që aplikohej nga

facialët quhej jus faciale. Ky grup priftërinjsh, shpallte luftën, vendoste për paqen, lidhte

aleanca dhe vendoste për kushtet e Romës. Traktatet që lidhte Roma me shtetet tjera

shoqëroheshin me betimin përkatës.

Në periudhën e mëvonshme, kompetencat e këshillit të facialëve do të kalonin në

Senatin romak. Kështu, Senati romak do të bëhej një organ që do t’i mvesheshin edhe

kompetenca të politikës së jashtme, diplomacisë. Senati romak, do të emëronte delegacione

12 Tuqididi (2008). Lufta e Peloponesit. (Përkëthim). Albtipografia. Tiranë. Fq 70. 13 Kuçi, H/Bilalli, A (2006). Zanafilla, zhvillimi historik dhe burimet e së drejtës ndërkombëtare

private. Universiteti I Prishtinës. Prishtunë.Fq 24-25.

s’kanë kërkuar gjer më sot t’ia parashtrojnë një pleqësie kërkesat e tyre, por edhe

propozimet tona nuk i pranuan se preferonin t’ia arrinin qëllimit me armë dhe jo me

bisedime; prandaj edhe sot erdhën jo që të ankohen, por që të na japin urdhra.12

Page 24: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

24

për çështje të ndryshme në vende të ndryshme. Përfaqësuesit që udhëhiqnin këto

delegacione, emëroheshin përkohësisht dhe, pas përfundimit të misionit të tyre, përsëri

ktheheshin në Romë.

Në Romë kishte shumë rëndësi pranimi dhe dërgimi i diplomatëve. Sipas romakëve,

nëse një shtet nuk pranon ose nuk pret një përfaqësues diplomatik të dërguar nga Roma,

kjo mjaftonte që Roma të shfuqizonte traktatet me atë shtet dhe t’i shpallte luftë. Por, në

disa raste, ishte Roma ajo që vepronte në këtë mënyrë. Kështu, në vitin 169 p.e.s, Roma i

ndërpreu marrëdhëniet me Rodosin, duke mos pranuar ta priste të dërguarin e tij.14

Sipas traditës, diplomatët e huaj priteshin në Senat. Senati kishte të drejtë t’iu bëjë çdo

lloj pyetje atyre. Roma, diplomatëve të huaj iu ofronte një mikpritje të gjerë; i strehonte në

vende të posaçme; ata ftoheshin për vizitë nga familjet kryesore të aristokracisë romake,

merrnin pjesë në festa publike etj.15

Në Romë dhe në Senatin romak, diplomati çmohej shumë. Ai gëzonte paprekshmëri

diplomatike. Në rast të cenimit të paprekshmërisë diplomatike, Roma kërkonte dorëzimin e

fajtorëve dhe vepronte ngjashëm, nëse ndonjë diplomati i cenohej paprekshmëria

diplomatike nga qytetarë romak. Në këtë drejtim, duhet përmendur se romakët kishin

ngritur në Forum- sheshi publik i qytetit- statuja të diplomatëve të vrarë në kundërshtim me

normat jus gentium.16

Pra, edhe Roma si edhe Greqia e Lashtë, njeh një zhvillim dhe avancim të rregullave

që kanë të bëjnë me diplomacinë. Ato, nga përvoja e luftërave të shumta, mësuan të

vendosnin në funksion një diplomaci të zgjuar dhe të shkathët. Duke u vënë në funksion

diplomacia e saj, u arrit që të bëjë për vete shumë aleatë dhe të lidhë marrëveshje miqësie e

aleancash me shumë shtete. Zakonisht, këto marrëveshje përmbanin klauzolën sipas së

cilës mosmarrëveshjet e ardhshme që mund të shfaqeshin midis tyre, të zgjidhen nëpërmjet

arbitrazhit. Bisedimet, po ashtu ishin një formë tjetër nëpërmjet të cilave romakët tentonin

të zgjidhnin mosmarrëveshjet me aleatët e tyre. Gjatë zhvillimit të bisedimeve, Roma

tentonte që palëve t’iu impononte kërkesat e saj. Tentimi i romakëve për t’iu imponuar

palëve gjatë bisedimeve, kërkesat e saj, shpeshherë kanë bërë që ato të ndërpriten. Në

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, senati caktonte njerëz të aftë, si njohës të mirë të drejtësisë,

oratorë me përvojë të gjatë në diplomaci.

Në epokën e luftërave kundër shteteve të fuqishme si Kartagjena dhe monarkitë helene,

shekulli III-II p.e.s, roli i Senatit romak do të afirmohej shumë. Senatorët romakë do të

ishin ata që do të bënin politikën e jashtme të shtetit dhe diplomacinë e tij. Mirëpo, këto

privilegje do të fillonin të zbehen gjatë shekullit I p.e.s, ku politika e jashtme dhe

diplomacia do të kalojnë plotësisht në autoritetin e perandorit. Gjatë kohës së principatit,

14 Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. Fq 53. 15 Po aty, fq 53. 16 Po aty, fq 54.

Page 25: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

25

në kohën e Oktav Augustit, ai do të ngarkojë tre ish-konsuj, miq të afërt të tij, që të

merreshin me çështjen e politikës së jashtme dhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që

mund të shfaqeshin midis Romës dhe ndonjë shteti tjetër. Perandori, në këtë kohë

konsultohej veç kur shihej e nevojshme, i cili përsëri vendimin e merrte duke u konsultuar

me tre ish-konsujt.

Shkatërrimi i Perandorisë Romake të Perëndimit, në vitin 476, paraqet një fazë tjetër të

zhvillimit të rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe, bashkësinë

ndërkombëtare do ta dominojnë: Bizanti, dhe Kalifati Arab, mbretëritë barbare.

Bizanti ka qenë në presion permanent nga popujt “barbar”: gotët, avarët, sllavët. Për të

mbrojtur ekzistencën e vet, ai përdori mjeshtërinë e diplomacisë. Ai me sukses ka përdorur

maksimën romake “ devide et impera”. I frymëzuar nga kjo maksimë Bizanti armiqtë më të

mëdhenj i ka mposhtur me armët e armiqve të tjerë. Kjo i siguronte një mbrojtje të mirë.

Historiani bizantin i shekullit VI-të, Agathi, për këtë mjeshtëri të Bizantit, do të shprehet: “

Duke i përçarë barbarët, ai vetë, pa zhvilluar luftë, pa zhveshur shpatën, vetëm me anë të

mendjes, korrte fitore dhe realizonte shpresat e veta”17

Në Bizant ekzistonte një zyrë e veçantë, në të cilën përgatiteshin diplomatët që do

të përfaqësonin Bizantin.

Në Bizant ambasadorët zgjidheshin nga radhët e personaliteteve me rëndësi. Këta

kryesisht vinin nga njerëzit e oborrit perandorak, të klerit dhe ushtrisë. Ambasadorëve

bizantinë u jepeshin udhëzime të hollësishme për ta realizuar sa më mirë misionin. Edhe në

Bizant, ambasadorët gëzonin paprekshmëri diplomatike. Ambasadorët e huaj që vinin në

Bizant priteshin me një ceremonial të shtrenjtë, me qëllim që t’iu tregohej për fuqia që

dispononte Bizanti.

Kur flitet për diplomacinë bizantine dhe, duke marrë parasysh përmasat e kësaj

perandorie, ne kuptojmë që me të vërtetë se aty nuk mungonin negociatorët e aftë,

ndërmjetësuesit e suksesshëm, arbitrit e zotë.

Ndërmjetësimi, arbitrazhi do të jenë format më të shpeshta, me anë të të cilave do të

zgjidhen mosmarrëveshjet e ndryshme që shfaqeshin midis Bizantit dhe ndonjë shteti

tjetër. Personat, të cilët caktoheshin si arbitra, zakonisht ishin perandorë, juristë dhe, meqë

në Bizant, një rol dominant brenda shtetit luante edhe kisha, si arbitër caktohej edhe Papa.

Në Kalifatin Arab, njëjtë sikurse në Bizant, ndërmjetësimi dhe arbitrazhi do të jenë ndër

format më të shpeshta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

17

Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. Fq 60.

Page 26: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

26

Sipas burimeve arabe të shekullit XI-të, si negociatorë, ndërmjetësues zakonisht

caktoheshin persona, të cilët zgjidheshin nga radhët e fisnikërisë së oborrit ose nga radhët

e mullahëve, njerëzve të fesë islame. Pra, edhe në Kalifatin Arab feja do të ketë ndikimin e

saj në shtet.

Mbretëritë barbare, të cilat u krijuan në territoret ku dikur gjendej Perandoria Romake e

Perëndimit, do të vazhdojnë të ndjekin traditën romake. Shtetet, të cilat u formuan në këto

territore ku sot ndodhet Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika, Anglia, do të jenë shtete të

cilat do të kenë mosmarrëveshje të shumta midis tyre. Mosmarrëveshjet, zakonisht kishin

të bënin me kufijtë, pasi këto shtete asnjëherë nuk arritën të kenë kufij të qëndrueshëm.

Mosmarrëveshjet që lindnin midis tyre, zakonisht sillnin luftëra midis popujve që jetonin

në këto shtete. Mirëpo, në disa raste, mosmarrëveshjet midis tyre zgjidheshin nëpërmjet

bisedimeve, ndërmjetësimit dhe arbitrazhit. Njëjtë, si në Greqinë e Lashtë dhe Romë, edhe

në mbretëritë barbare, personat të cilët zgjidheshin si negociatorë, ndërmjetësues dhe

arbitra, vinin nga radhët e dijetarëve dhe njerëzve të njohur. Kështu, Kasiodori, duke parë

që diplomacia duhet të zërë një vend të posaçëm në marrëdhëniet e shtetit të gotëve me

mbretëritë tjera barbare do të shprehej:

“ Puna e ambasadorit, është një art i madh, prandaj ata duhen zgjedhur me shumë

kujdes. Misioni që kryejnë në shërbim të shtetit, kërkon njerëz të urtë e inteligjentë, të aftë

që të përballojnë në kuvende debate përpara njerëzve të rafinuar e dinakë”18

Duke ndjekur këtë kurs të diplomacisë, mbretëritë barbare gjatë shekullit VII, do

stabilizohen shumë, megjithëse kufijtë e këtyre shteteve do të vazhdojnë të ndryshojnë.

Edhe gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të

cilat shfaqen midis shteteve evropiane, papa dhe personalitete të larta fetare, kardinalë,

peshkopë, do të caktohen si arbitra. Në shekullin XIII, fama që bëri mbreti francez, Luigji

IX, i cili ishte shpallur nga kisha si figurë e shenjtë, i dha mundësi që të ndërmjetësonte në

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kështu, më 1270, para se të vdiste, Luigji

IX ndërmjetësoi për të lidhur një armëpushim prej pesë vjetësh mes tri republikave

italiane: Venedikut, Gjenovës, Pizës.19

Një shembull tjetër i njohur, ku ka ardhur në shprehje zgjidhja e mosmarrëveshjes

nëpërmjet përdorimit të klauzolës së arbitrazhit, ishte ndërmjetësimi i papa Aleksandrit VI

Borxhës, në lidhjen e Traktatit të Tordesilas, në 3 qershor 1494, i cili shmangu konfliktin

që lindi nga zbulimet e reja gjeografike mes Spanjës dhe Portugalisë.20

Pra, vendi dhe roli i diplomatëve si negociatorë, ndërmjetësues për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, do të rritet ndjeshëm gjatë kohës së feudalizmit të

18 Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. 19

Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. Fq 84-85.

20 Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. Fq 86.

Page 27: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

27

zhvilluar. Gjatë kësaj periudhe, disa shtete të cilat kishim lidhur traktate të ndryshme midis

tyre, në të cilat parashihej zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis tyre nëpërmjet arbitrazhit

ose mjeteve tjera, filluan që të mos i respektojnë. Nga mungesa e mosrespektimit të këtyre

traktateve, shtetet do të fillojnë të marrin pengje nga luftërat, grabisin territore dhe të

dëmtojnë pasuritë e palëve.

Nga shekulli XV-të, fillon një etapë e re. Rënia e Konstandinopojës, në vitin 1553,

zbulimi i Amerikës në vitin 1492, që në mënyrë simbolike do i jepnin fund një bote të

vjetër, duke hapur ide të reja dhe perspektivë tjetër. Në këtë kohë, do të rritet ndjeshëm

numri i shteteve të pavarura. Shtetet filluan të bëjnë shënimin e kufijve ndërmjet tyre nga

nevoja për të ditur se deri ku shtrihet sovraniteti shtetëror i tyre. Arbitrazhi, tashmë nuk do

të paraqesë një institute të ri të së drejtës ndërkombëtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet

midis tyre shtetet. Shtetet do të zhvillojnë bisedime për tërheqjen e kufijve.

Bisedimet, si një mjet i diplomacisë, do të vijnë në shprehje sidomos për ngritjen e

aleancave të ndryshme. Kështu, derisa shtetet evropiane bënin luftë, që se cili më shumë të

pushtojë hapësirë planetare, Perandoria Osmane do të zhvillohej shumë shpejt edhe do të

përbënte një rrezik për Evropën. Prandaj, shtetet si Venediku, Spanja dhe Vatikani,

nëpërmjet bisedimeve permanente, arritën që të krijojnë një aleancë që do të ndalonte

osmanët të vazhdonin me pushtimet edhe drejt Evropës.

Nëpërmjet bisedimeve të gjata, që herë do të ndërpritet dhe do të vazhdojnë përsëri, do

të tentohet të zgjidhen mosmarrëveshjet midis provincave të Vendeve të Ulëta dhe Spanjës,

të cilët shpeshherë humbën rastin për të gjetur kompromisin dhe lanë që konflikti midis

tyre të zgjasë rreth 80 vjet.

Për të gjetur një kompromis, perandori i Habsburgëve dhe aleatët e tij u deshën të

zhvillojnë afro tre vjet bisedime me Francën dhe aleatët e saj për të nënshkruar në vitin

1648, Traktatin e Vestfalisë, me të cilin traktat, Evropa mori një tjetër pamje.

Traktati i Vestfalisë, parashihte që të formohej një Këshill Drejtues, i cili do të merrte

përgjegjësinë për ruajtjen e paqes ne Evropë dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që do

të shfaqeshin midis shteteve. Ky Këshill Drejtues, do të udhëhiqej nga Franca dhe Suedia.

Sipas Traktatit të Vestfalisë, nëse ndonjë shtetet nuk respekton dispozitat e traktatit

Këshilli Drejtues ishte i autorizuar që të ndërhyjë edhe ushtarakisht. Vlen të theksohet se

ky mekanizëm, i cili parashihej shprehimisht në traktat, nuk u zbatua asnjëherë.

Me Kongresin e Vjenës të vitit 1815, zgjidhja e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore,

do të marrë një dimension të ri. Shumë traktate të cilët lidheshin ndërmjet shteteve,

parashihnin arbitrazhin si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Aleanca Katërpalëshe ndërmjet Britanisë së Madhe, Rusisë, Austrisë dhe Prusisë, e

lidhur më 20 nëntor të vitit 1815, parashihte takime periodike të konceptuara në formën e

konferencave ose të konferencave ndërkombëtare, ku katër qeveritë shkëmbenin

Page 28: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

28

pikëpamjet e tyre për të gjitha çështjet.21 Natyrisht, kjo të le të nënkuptosh që

mosmarrëveshjet e ndryshme midis anëtarëve, zgjidheshin duke u diskutuar në këto

konferenca.

Në këtë kohë, shtetet gjermane do të bashkohen në një konfederatë që do të

përbëhet nga 35 shtete dhe katër qytete të lira.

Organi i përbashkët i kësaj Konfederate ishte Kuvendi Konfederal (dieta), i cili

udhëhiqej nga Austria dhe e përbënin përfaqësuesit e shteteve anëtare. Seli e kësaj

Konfederate ishte caktuar Frankfurti.22 Marrëveshja për krijimin e konfederatës që shtetet

anëtare të konfederatës :

- Të jepnin e të merrnin ndihmë reciprokisht në rast sulmi nga jashtë;

- Të mos bënin luftë me njëri-tjetërin

- Mosmarrëveshjet mes tyre t’i zgjidhte Kuvendi Konfederal (dieta).

Pra, Kongresi i Vjenës i dha një dimension të ri të drejtës ndërkombëtare, vendimet e të

cilit frymëzuan shtetet që mosmarrëveshjet e ndryshme ndërmjet tyre të zgjidheshin duke u

vënë në funksion, së pari, mjetet diplomatike dhe gjyqësore për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve si bisedimet, ndërmjetësimi, arbitrazhi.

Gjysmë shekulli pas Kongresit të Vjenës, Evropa në mënyrë simbolike do të quhet

Evropa e Bismarkut. Otto von Bismarck do të ishte në krye të Gjermanisë. Në këtë kohë,

nuk mund të flitet për ndonjë zhvillim të së drejtës ndërkombëtare dhe, aq më pak, të

rregullimit të mosmarrëveshjeve në formë paqësore. Bismarku, nuk kish besim në

diplomacinë, ndërsa respektimi i traktateve ndërkombëtare nuk paraqiste ndonjë rëndësi të

veçantë për të. Gjatë një bisede që pati me një diplomat austriak, në të cilën ai iu shpreh

Pacta sund servanda, Bismarku do t’i kthehet:

“Austria dhe Prusia janë shumë të mëdhenj që t’iu detyrohen teksteve të traktateve. Ata

mund të udhëhiqen vetëm nga interesat dhe përshtatshmëritë e tyre.”23

Megjithatë, kur flasim për Bismarkun është mirë të theksohet se ai më tepër rëndësi i

jepte fuqisë ushtarake që duhet të posedonte një vend sesa diplomacisë. Në një letër që i

shkruante nipit të Napoleonit III, ai shprehet:

“ Rëndësia e një shteti matet me numrin e ushtarëve të tij”.24

Gjatë fundi të shekullit XIX dhe fillimi të shekullit XX, do të zhvillohen shumë

kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. Në këto konferenca, përveç tjerash, do t’i

21 Nathanaili, P (2009). Marrëdhëniet ndërkombëtare nga origjina deri më sot. Filara. Tiranë. Fq 86. 22 Ismaili, H/Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Universiteti I

Prishtinës. Prishtinë. Fq 401. 23 Bashkurti, L (2010). Negociatat, historia, teoria dhe praktika. ADSH. Fq 74. 24 Po aty, fq 74.

Page 29: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

29

kushtohet një vëmendje e veçantë edhe rregullimit të mosmarrëveshjeve në formë

paqësore.

Kështu, në vitin 1899 në Hagë, do t’i zhvillojë punimet Konferenca e Hagës, në të cilën

do të miratohet Konventa e Hagës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në

formë paqësore, e cila do të plotësohet edhe njëherë gjatë vitit 1907.

Nga kjo kohë, veçojmë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve në formë paqësore do të marrë

një dimension krejtësisht të ri. Derisa në periudhat e mëhershme ishin vetë shtetet, ata të

cilët vendosnin se cilën formë do të përdornin për të zgjidhur mosmarrëveshjet që

shfaqeshin midis tyre, a do të vinin në shprehje mjetet diplomatike për të arritur deri te

zgjidhja apo do të vendosej në funksion arbitrazhi ose do të vinte në shprehje përdorimi i

forcës, me miratimin e Konventës së Hagës të vitit 1899, rregullimi paqësor i

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të drejtës ndërkombëtare në përgjithësi do t’i japë një

dimension tjetër.

Konventa e Hagës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, është

dokumenti i parë i shkruar, me anë të të cilit mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, do të vijnë në shprehje në vend të parë në rast të mosmarrëveshjeve që do

të paraqiten midis shteteve nënshkruese në këtë konventë.

Konventa e Hagës për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, që në nenin 1

riafiromon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore.25 Konventa parasheh të

gjitha format, me anë të të cilave shtetet mund të zgjidhin mosmarrëveshjet që mund të

shfaqen midis tyre dhe atë përmes: bisedimeve, ndërmjetësimin, arbitrazhin, hetimin.

Konventa e Hagës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në mënyrë

paqësore, ndërmjetësimit i kushton një hapësirë të konsiderueshme (neni 2-8). Konventa

thekson se gjatë ndonjë konflikti serioz, shtetet,duhet të kenë parasysh që

mosmarrëveshjen midis tyre mund ta zgjidhin duke vënë në funksion ndërmjetësimin e një

pale të tretë. Me pëlqim të shteteve ne konflikt, ndërmjetësimin mund ta ofrojnë një shtet

ose disa shtete të tretë. Ndërmjetësuesi, në këtë rast, duhet të konsistojë në gjetjen e një

mesi, i cili do të jetë i favorshëm për të dyja palët. Sipas Konventës, funksionet e

ndërmjetësuesit ndërpriten, nëse palët nuk pranojnë propozimin për zgjidhje që ofron

ndërmjetësuesi.

25 Neni 1 i Konventës së Hagës e vitit 1907 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në

mënyrë paqsore thekson: Me synimin për të shmangur sa më shumë përdorimin e forcës në marrëdhëniet midis shteteve, palët kontraktuese bien dakord për të përdorur përpjekjet e tyre më të mira për të siguruar zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Page 30: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

30

PALËT E TRETA DHE NDËRMJETËSIMI

Neni 2

Në rast mosmarrëveshjeje serioze ose konflikti, para se t’i drejtohen gjykatës,

shtetet kontraktuese bien dakord që kanë të drejtë, aq sa e lejojnë rrethanat, t’i

drejtohen palëve të treta ose ndërmjetësimit të një ose më shumë shteteve mike.

Neni 3

Pavarësisht nga kjo e drejtë, shtetet kontraktuese konsiderojnë të nevojshme dhe

të përshtatshme që një ose më shumë shtete, jo palë në konflikt, duhet, me

iniciativën e tyre dhe aq sa e lejojnë rrethanat, të ofrojnë ndihmën e tyre apo

ndërmjetësimin për shtetet që janë në mosmarrëveshje. Shtetet që nuk janë pjesë e

konfliktit kanë të drejtë të ofrojnë ndihmën e tyre apo të ndërmjetësojnë edhe gjatë

gjendjes së luftës. Ushtrimi i kësaj të drejte nuk mund të konsiderohet nga asnjëra

prej palëve në mosmarrëveshje, si një akt armiqësor.

Neni 4

Roli i ndërmjetësuesit konsiston në zgjidhjen e pretendimeve të kundërta dhe në

zbutjen e pakënaqësive që mund të kenë lindur mes shteteve që kanë

mosmarrëveshje.

Neni 5

Funksionet e ndërmjetësuesit përfundojnë kur nga një prej palëve në

mosmarrëveshje apo nga vetë ndërmjetësi, deklarohet që mjetet e pajtimit të

propozuara nga ai nuk janë pranuar.

Neni 6

Ndërhyrja e palëve të treta dhe ndërmjetësimi, të ndërmarra me kërkesë të palëve

në mosmarrëveshje, ose me iniciativën e shteteve që nuk kanë lidhje me

mosmarrëveshjen, ka vetëm karakter këshillimor dhe asnjëherë nuk ka fuqi

detyruese.

Neni 7

Pranimi i ndërmjetësimit nuk mund të ketë ndikim për të ndërprerë, vonuar apo

penguar mobilizimin apo masat e tjera të përgatitjes për luftë, përveç rasteve kur ka

një marrëveshje për të kundërtën.

Nëse kjo ndodh pas fillimit të luftimeve, operacionet ushtarake që po kryhen, nuk

ndërpriten veçse kur ka një marrëveshje të kundërt.

Neni 8

Shtetet kontraktuese bien dakord, kur e lejojnë rrethanat, që të rekomandojnë

zbatimin e ndërmjetësimit të veçantë në formën e mëposhtme:

Në rast të një mosmarrëveshjeje serioze që rrezikon paqen, shtetet në konflikt

zgjedhin përkatësisht një shtet të cilit i besojnë misionin e hyrjes në një komunikim

të drejtpërdrejtë me shtetin e zgjedhur në anën tjetër, me qëllim parandalimin e

Page 31: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

31

prishjes së marrëdhënieve paqësore. Për periudhën e këtij mandati, afati i të cilit, me

përjashtim të rasteve kur është përcaktuar ndryshe, nuk mund të tejkalojë tridhjetë

ditë, shtetet në konflikt pushojnë çdo lloj komunikimi të drejtpërdrejtë në lidhje me

çështjen në konflikt, e cila konsiderohet se i përket vetëm shteteve ndërmjetësuese,

të cilët duhet të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për të zgjidhur atë. Në rast të

prishjes përfundimtare të marrëdhënieve paqësore, këto shtete ngarkohen me detyrën

e përbashkët që të shfrytëzojnë çdo mundësi për të rivendosur paqen. 26

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me Traktatin e Versajës, do të themelohet

Lidhja e Kombeve. Statuti i Lidhjes së Kombeve, i miratuar më 28 prill të vitit 1919,

parashihte zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Në fakt, Statuti i

Lidhjes së Kombeve, u bënte thirrje anëtarëve t’i zgjidhnin grindjet në rrugë paqësore,

edhe atë nëpërmjet: a) arbitrazhit; b) gjykatës; dhe c) një procedure hetuese.27 Sipas

Statutit të Lidhjes së Kombeve, Këshillit të Lidhjes i besoheshin çështjet që kishin të bënin

me hetimin e ndonjë rasti të caktuar dhe, ky pastaj mund të bënte rekomandimet, të cilat i

konsideronte të drejta dhe të arsyeshme. Këto rekomandime nuk kishin ndonjë karakter

detyrues për palët në mosmarrëveshje. Rekomandimet ishin dy llojesh: në qoftë se ato

(rekomandimet) kishin marrë votat unanime të anëtarëve të Këshillit, asnjëri prej anëtarëve

të Lidhjes “nuk mund të fillonte luftën kundër çdonjërës prej palëve që kishte pranuar

rekomandimin (neni 12 i Statutit).28 Ndërsa, nëse çështja kur një rekomandim merrte vetëm

shumicën e votave në Këshill, atëherë anëtarët e Lidhjes rezervonin “të drejtën për të

ndërmarrë veprimet që do t’i quanin të nevojshme për të vënë në vend të drejtën dhe

drejtësinë”. Pra, në këtë rast, Statuti i Lidhjes, përjashtonte përdorimin e forcës, fillimin e

luftës nga ana e anëtarëve.29

Nëse ndonjëri nga anëtarët përdorte forcën, fillonte luftën në kundërshtim me dispozitat

e Statutit, atëherë mund të zbatoheshin sanksionet e parashikuara në nenin 16. Por, nëse

ishin rrethanat për zbatimin e sanksioneve, kjo vendosej nga anëtarët dhe jo nga Lidhja.30

Duke u thirr në zbatimin e Statutit të Lidhjes së Kombeve, gjatë vitit 1935 u ndëshkua

Italia, për sulmin që ndërmori dhe agresionin që ushtroi në Abisini.

Lidhja e Kombeve ishte ndihmuese në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Letician,

midis Kolumbisë, Perusë dhe Ekuadorit, në fillim të viteve 1930.31

26 Pjesë nga Konventa e Hagës e vitit 1907 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në

mënyrë paqësore. Pjesa e shkëputur e neneve që flasin për ndërmjetësimin. 27 Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 436. 28 Po aty, fq 436. 29 Po aty, fq 436. 30 Po aty, fq 436. 31 Holsti,K.J (2008). Shteti, lufta dhe gjendja e luftës.Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. Tiranë.

Fq 181.

Page 32: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

32

K r e u I I

2.1. MJETET DIPLOMATIKE PËR ZGJIDHJEN E

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

Në grupin e mjeteve diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare,

bëjnë pjesë: bisedimet, ndërmjetësimi, shërbimet e mira, komisionet e hetimit dhe

komisionet e pajtimit.

Deri vonë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që shfaqeshin midis shteteve, e drejta

ndërkombëtare lejonte hapësirë veprimi për shtetet, që vullnetin e tyre për të zgjidhur një

mosmarrëveshje ta manifestonin, duke zgjedhur cilin do mjet për të zgjidhur një

mosmarrëveshje, në rast nevoje edhe përdorimin e forcës.

Pra, në të drejtën ndërkombëtare një kohë të gjatë ka gjetur vend përdorimi i forcës si

formë, për të detyruar një shtet që t’i nënshtrohet vullnetit të një shteti tjetër që është më i

fuqishëm. Me formimin e Lidhjes së Kombeve pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore,

ku vetë ata që krijuan këtë organizatë qëllim kryesor kishin që paqja dhe siguria

ndërkombëtare të mos rrezikohej, e drejta ndërkombëtare merr një dimension të ri, rrugë e

cila ishte nisur në Hagë që kur ishte nënshkruar Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore

të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare e vitit 1899 dhe 1907. Në të vërtetë, Konventa e

Hagës, edhe pse parashihte që mosmarrëveshjet e ndryshme midis shteteve të zgjidhen në

rrugë diplomatike apo rrugë gjyqësore, dhe e drejta ndërkombëtare bëri një hap të madh në

drejtim të zhvillimit të saj, përsëri përdorimi i forcës do të vijë në shprehje sidomos gjatë

në fillim të shekullit XX. Krijimi i Lidhjes së Kombeve, miratimi i Paktit Brian –Kellog,

Savedra Llamas, Doktrina e Stimsonit dhe shumë akte të tjera, që do të miratohen midis dy

luftërave, do të riafirmojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në formë

paqësore, do të ndalojnë shprehimisht përdorimin e forcës për realizimin e qëllimeve të

ndryshme nga ana e shteteve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, parimi i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare do të gjejë përkrahje të mëtejme. Karta e OKB-së, në pjesën ku flitet për

qëllimet dhe parimet e OKB-së, afirmon parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve

Page 33: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

33

ndërkombëtare. Edhe kreu VI i Kartës, kryesisht i përkushtohet këtij parimi të së drejtës

ndërkombëtare.

Pas Luftës së dytë Botërorë përdorimi i forcës nga ana e shteteve, si mënyrë për të

realizuar qëllime të ndryshme, nuk do të zërë vend.

Në rastin, Nikaragua, GJND ka artikuluar nëpërmjet një paragrafi të njohur, në të cilin

diskutohet pyetja për atë se a përfaqëson të drejtë ndërkombëtare ndalimi i përdorimit të

forcës:

Mjetet diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, qysh pas

përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, janë vënë në zbatim në raste të shumta, në të cilat

herë ka pasur sukses diplomacia e herë jo. Këto çështje të së drejtës ndërkombëtare që kanë

të bëjnë me diplomacinë, respektivisht me mjetet diplomatike të zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, po i paraqes me poshtë në kuadër të këtij punimi.

Mosmarrëveshja ndërkombëtare

Zgjidhja e mosmarrëveshjes

ndërkombëtare

Zgjidhja e mosmarrëveshjes me

përdorimin e forcës

Zgjidhja e

mosmarrëveshjes me

mjete paqësore

Ndërmjetësimit ;

Shërbimeve të mira;

Hetimet (komisionet anketuese);

Pajtimi.

Bisedimeve të drejtpërdrejta

Bisedimeve dy palëshe ose

shumëpalëshe

Arbitrazhit / GJND-së

Page 34: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

34

2.2. BISEDIMET

Në të drejtën ndërkombëtare, bisedimet përkufizohen si diskutime ndërmjet

përfaqësuesve shtetërorë me synim që realizohen marrëveshjet midis shteteve për ndonjë

çështje të caktuar që shqetëson vetë shtetet ose, me qëllim që të arrihet një marrëveshje

midis tyre. Fjalori juridik i së drejtës i Universitetit të Oksfordit (2009), jep këtë

përkufizim për bisedimet:

“procedurë diplomatike në të cilën përfaqësuesit e shteteve, qoftë nëpërmjet kontakteve

të drejtpërdrejta ose korrespodencës, angazhohen dhe diskutojnë për çështje të interesit të

përbashkët dhe përpiqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë lindur në marrëdhëniet

midis tyre”.32

Nga ky përkufizim që jepet për bisedimet, ne shohim që ato janë mjet diplomatik për

të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare midis shteteve. Si të këtilla, ato janë mjaft të

rëndësishme dhe konsiderohen si forma më e përhapur dhe më e thjeshtë, për të zgjidhur

një mosmarrëveshje të karakterit ndërkombëtar. Zakonisht, ato vijnë në shprehje përpara së

të kërkohen rrugë tjera për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Pra, bisedimet janë funksioni më

i rëndësishëm i diplomacisë. Në disa raste, edhe vetë fjala diplomacy, ka kuptimin e

“bisedimeve”, do të thotë se çështja mund të zgjidhet duke u vënë në funksion diplomacia.

Si një mjet i rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, kjo

vërehet edhe nga ajo se, në kuadër të Kartës së OKB-së, respektivisht në nenin 33,

paragrafi 1 të Kartës, theksohet :

“Palët e një mosmarrëveshjeje, zgjatja e së cilës, mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe

sigurimit ndërkombëtar, duhet të kërkojnë zgjidhjen e saj, në radhë të parë, me rrugën e

bisedimeve, të hetimeve, të ndërmjetësimit, të pajtimit, të arbitrazhit, të gjyqit, të

organizmave ose marrëveshjeve rajonale, ose të mjeteve të tjera paqësore që mund të

zgjedhin vetë.“

Duke analizuar këtë dispozitë të Kartës së OKB-së, lehtë vërehet se nga mënyrat e

ndryshme që parashihen për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve,

bisedime zënë vendin kryesor.

Nisur nga kjo që nënvizuam më lart, është e rëndësishme të theksohet se edhe rezolutat e

ndryshme që janë miratuar si nga Asambleja e Përgjithshme dhe nga Këshilli i Sigurimit të

Kombeve të Bashkuar, bisedimet janë vendosur në vendin e parë, si rrugë për të arritur deri

te zgjidhja e mosmarrëveshjeje. Asambleja e përgjithshme në Rezolutën 2625 (XXV),

Deklarata e parimeve të së drejtës ndërkombëtare mbi Marrëdhëniet Miqësore dhe

32 Fjalor i drejtësisë i Universitetit të Oksfordit. Fq..

Page 35: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

35

Bashkëpunimin e Shteteve në pajtim me Kartën e OKB-së, duke u thirrë në nenin 2,

paragrafi 333 të Kartës së OKB-së thekson:

“shtetet duke marrë parasysh rrethanat, duhet të kërkojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërmjet tyre, në radhë të parë, me rrugën e bisedimeve, hetimit, ndërmjetësimit,

arbitrazhit, pajtimit, të gjyqit, të organizmave ose marrëveshjeve rajonale ose të mjeteve të

tjera paqësore që mund të zgjedhin vetë.”

Pra, në kuadër të OKB-së, mosmarrëveshjet e ndryshme që shfaqen midis shteteve, si

metodë e parë që provohet për zgjidhjen e tyre është rruga e bisedimeve. Edhe nga praktika

e së drejtës ndërkombëtare, shuhet qartë se kjo metodë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

midis shteteve është më e aplikuara se gati të gjithë metodat tjera për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve në formë paqësore. Gjithashtu, nga praktika e shteteve duket qartë se në

disa raste bisedimet janë metoda e vetme nëpërmjet së cilës kërkohet të arrihet zgjidhja.

Kjo jo vetëm se është metoda e parë, nëpërmjet së cilës shtetet provojnë të zgjidhin një

mosmarrëveshje që kanë ndërmjet tyre, por edhe për atë se nëpërmjet bisedimeve, shtetet

shohin përparësitë që ka kjo mënyrë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sidomos kur një

çështje nuk duket aq e komplikuar.

Konventa e Vjenës mbi vazhdimësinë e shteteve në respektimin e traktateve në nenin 41

thekson:

”Nëse lind një mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin ose zbatimin e kësaj

konvente midis dy ose më shumë palëve në Konventë, ato do të mund të kërkojnë për ta

zgjidhur atë nëpërmjet këshillimit apo negociatave.”

Edhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të shumtën e rasteve, u

bëjnë thirrje shteteve që mosmarrëveshjet që kanë ndërmjet tyre t’i zgjidhin nëpërmjet

kësaj metode diplomatike.

Pra, bisedimet zënë vendin kryesor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që shfaqen midis

shteteve.

Bisedimet mund të jenë dypalëshe dhe shumëpalëshe. Bisedimet dypalëshe janë ato që

zhvillohen midis shteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa bisedimet shumëpalëshe janë

bisedimet, të cilat zhvillohen në konferenca ndërkombëtare ose më tubime ndërkombëtare,

ku numri i shteteve është më i madh dhe, në mosmarrëveshje, janë disa shtete. Në të

shumtën e rasteve, bisedimet zhvillohen nëpër tryeza ku palët shprehin pikëpamjet e tyre,

këmbejnë mendime dhe afrojnë qëndrimet për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Mirëpo, në

disa raste, bisedimet zhvillohen edhe me shkrim ose nëpërmjet shkëmbimit të notave

diplomatike, memoareve, letrave. Mënyra e këtillë, aplikohet për çështje të një rëndësie të

veçantë.

33 Neni 2, paragrafi 1 i Kartës thekson: Anëtarët e Organizatës i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre

ndërkombëtare me mjete paqësore, në mënyrë që të mos vihen në rrezik as paqja e sigurimi ndërkombëtar.

Page 36: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

36

Meqenëse bisedimet konsiderohen si njëri ndër mjetet më të rëndësishme për zgjidhjen

e mosmarrëveshjeve midis shteteve, ato normalisht kanë nxitur nevojën për studimin e tyre

nga ana e ekspertëve të ndryshëm. Ndër studiuesit më të rëndësishëm që janë marrë më

këtë fushë, përmenden autorët Zartman dhe Berman. Këta autorë, tërë procesin e zhvillimit

të bisedimeve e ndajnë në tri etapa: bisedimet paraprake, formulimin bazë dhe detajimin

me hollësi.34 Është me rëndësi të theksohet se e drejta ndërkombëtare, si tërësi e normave

juridike që rregullon marrëdhëniet midis shteteve, nuk jep ndonjë përcaktim lidhur me

format se si duhet të zhvillohen bisedimet si dhe afatin kohor brenda të cilit ato duhet të

përfundojnë. Mënyrat e zhvillimit të bisedimeve, ndryshojnë nga një kulturë në tjetrën.35

Megjithatë, shtetet duhet të udhëhiqen nga vullneti i mirë për të arritur marrëveshjen ose

qëllimin për të cilin janë ulur në tryezën e bisedimeve, duke përjashtuar në këtë rast çdo

presion, kërcënim dhe shantazh që mund të vijë gjatë kohës në të cilët palët kërkojnë

zgjidhje për çështjen. Një proces i zhvillimit të bisedimeve i ndarë në etapa nga autorët

Zartman dhe Berman, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, por qëllimi është më tepër ndërtim

analitik. Në praktikë, ndodh që palët në bisedime sapo të kenë tejkaluar një etapë ose sapo

janë ofruar zgjidhjes së mosmarrëveshjes, përsëri kthehen në etapën e parë. Gjithashtu, nga

praktika midis shteteve, shihet se te shtetet që kanë një miqësi të gjatë në marrëdhëniet

midis tyre, as që vërehet etapa paraprake. Një ndarje e këtillë vjen në shprehje kur

mosmarrëveshja midis shteteve është e komplikuar dhe palët kanë dallime të mëdha në

çështjen që kërkon zgjidhje.

Përpara se të fillojnë bisedimet, më saktësisht para se të fillojë faza e parë e bisedimeve,

hapi i parë që ndërmarrin palët është emërimi i personit për të zhvilluar bisedimet.

Personat duhet të jenë të autorizuar për të përfaqësuar palët. Personat e këtillë pajisen me

plotfuqi, që është një akt që e lëshon shefi i shtetit ose ministri i punëve të jashtme. Kur

bëhet fjalë për bisedime, plotfuqishmëria është e domosdoshme, sepse me atë shprehet

autorizimi i personit për të zhvilluar bisedimet dhe aftësia e tij për të përfaqësuar shtetin.

Faza e parë e bisedimeve quhet nga shumë studiues si bisedimet paraprake. Gjatë kësaj

faze, kryhet pjesa më e madhe e bisedimeve. Pra, në këtë fazë, palët zgjedhin problemet

më të rëndësishme. Gjatë kësaj faze, bisedat që zhvillohen shkojnë në drejtim që nëse

arrihet marrëveshja, që ajo të jetë e vlefshme për palët, ato përgatisin agjendën dhe

dakordohen për mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet.

Është e padiskutueshme që një mosmarrëveshje ndërmjet shteteve një ditë do të

zgjidhet. Pra, palët detyrimisht një ditë do t’i ulen tavolinës së bisedimeve. Pra, asnjëherë

nuk mund të ndodhë që palët pandërprerë të qëndrojnë në një pikë të vdekur, ku asnjëra

prej tyre nuk lëshon pe për çdo gjë që dëshiron pala tjetër. Pra, e vetmja rrugë dhe e vetmja

për palët është që ato të pajtohen për të biseduar për gjetjen e zgjidhjes. Gjatë kësaj faze,

mundet që njëra palë, pala që e konsideron veten si më të dobët, të rrisë presionin e

mosmarrëveshjes me qëllim që të fitojë kohë, duke shpresuar për një pozicion më të mirë

34 Zartman,I/Berman, M (1982). The Practical Negotiator. Yale University Press. London. Fq

42,87.147 35 Golstein, J,S .(2001). Marrëdhëniet ndërkombëtare. Fq 77.

Page 37: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

37

në të ardhmen. Në kësi rrethanash, bisedimet as që mund të lëvizin nga pika e vdekur. Kur

kemi raste të këtilla, është bashkësia ndërkombëtare ajo që duhet të angazhohet për të

lëvizur palët nga pika e vdekur. Në rastin arabo-izraelit, u deshën katër vite luftë, nga viti

1967-1970, që të arrihej në marrëveshjen e paqes e vitit 1979 të Egjiptit me Izraelin.

Kaluan edhe 14 vite të tjera, derisa Organizata për Çlirimin e Palestinës dhe Izraeli bënë

paqe midis tyre.36

Kur palët janë në pikën e vdekur, në disa raste është interes edhe i vetë palëve që të

përpiqen, nëpërmjet takimeve, lobimeve, sidomos me shtetet mike të palës tjetër, që këto

shtete të mundohen të bindin palën tjetër për fillimin e bisedimeve. Është në interes të vetë

palëve arritja e marrëveshjes për fillimin e bisedimeve, sepse nëpërmjet bisedimeve ato do

të parandalonin keqësimin e mëtejshëm të raporteve si midis tyre dhe njëkohësisht ky do të

ishte një mesazh se mosmarrëveshja ka mundësi reale për t’u zgjidhur nëpërmjet

bisedimeve. Gjatë arritjes së marrëveshjes për fillimin e bisedimeve, gjithashtu hapen

mundësi më të shumta për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Natyrisht,

që palët kanë interesa të ndryshme. Pikëpamjet për çështjet që kërkojnë zgjidhje ndërmjet

tyre dallojnë. Me qëllim, që të gjendet zgjidhja është në interes të vetë palëve krijimi i një

mirëbesimi ndërmjet tyre, që bisedimet të zhvillohen në një klimë pozitive. Për t’u arritur

marrëveshja të dy palët, duke shfrytëzuar zgjuarsitë, aftësinë dhe vullnetin e mirë duhet t’i

lëshojnë diçka njëra tjetrës. Gjithashtu, në këtë fazë, palët duhet të jenë tepër të

kujdesshme gjatë propozimeve të tyre, sepse rrethanat mund të ndryshojnë në çdo moment.

Bisedimet gjatë kësaj faze, duhet të prekin pikat më të përgjithshme, ku vërehet se palët

nuk kanë dallime të mëdha. Asgjë tjetër nuk ndihmon dot fillimin e bisedimeve, nuk

ndihmohen palët nëse atyre nuk u jepet kurajë dhe mbështetje për të arritur zgjidhjen.

Normalisht, në këtë fazë kërkohet edhe angazhim i të gjithë dashamirësve dhe miqve për të

ndihmuar procesin.

Palët në mosmarrëveshje, vërejnë kohën dhe mundësinë për të arritur marrëveshjen e

bisedimeve. Suksesi i bisedimeve varet shumë se në çfarë kohe dhe në çarë rrethanash

zhvillohet. Preferohet që fillimi i bisedimeve të bëhet atëherë kur udhëheqësit shtetëror të

të dyja palëve kanë pozicione të mira dhe mbështetje në vendet e tyre. Në shumë shtete,

preferohet që menjëherë pas zgjedhjeve, të fillojnë bisedimet, me qëllim që masa e irrituar

e votuesve, të harrojë këtë deri në zgjedhjet e ardhshme, ose që qeveria të këtë ndërmarrë

ato veprime që do të kompensonin dëmin dhe nuk do të paraqiste ndonjë pengesë kjo. Pas

marrjes së detyrës, në janar 1977, presidenti amerikan Jimmy Carter lëvizi aq shpejt sa

mundi në ndërmjetësimin izraelito-arab, sepse e dinte mirë se zgjidhja që ai kishte në

mëndje do të shkaktonte ankth dhe shqetësim në lobin hebre në SHBA.37

36 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i

Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 53. 37 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 55.

Page 38: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

38

Udhëheqësi i një pale që udhëheq bisedimet, duhet të posedojë disa cilësi që të mos

akuzohet si “shitës i interesave” të shtetit te pala tjetër. Ndër cilësitë që duhet të posedojë

udhëheqësi, mund të theksohen: përvoja, patriotizmi, intelekti, aftësia komunikuese, morali

i lartë, qetësia, durimi, vendosmëria. Posedimi i këtyre cilësive te një udhëheqës, e bën

ekipin negociues më të fuqishëm dhe njëherit rrit reputacionin dhe besimin tek opinini

publik se me të vërtetë përfaqësohet nga një ekip negociator dinjitoz.

Në fazën e bisedimeve paraprake, palët duhet t’i shmangen çdo incidenti, i cili mund të

shfaqet gjatë kësaj etape, me qëllim që opinion publik të rrijë i qetë. Në vitin 1993, derisa

Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës ishin duke biseduar për detajimin e një

marrëveshje, një masakër në Hebron shkaktoi alarm që pati ndikim në bisedimet mes tyre.

Në këtë fazë, shumë lehtë është për njërën palë që të tërhiqet nga procesi i zhvillimit të

bisedimeve. Pra,vetëm duke iu shmangur incidenteve, palët do të kenë mundësi për të

zhvilluar bisedime të suksesshme.

Pasi palët dakordohen për zhvillimin e bisedimeve, menjëherë si çështje shtrohet

agjenda e këtyre bisedimeve. Gjatë përpilimit të agjendës, palët merren vesh se cilat

çështje do të bisedohen. Agjenda duhet të jetë formuluar mirë dhe rrjedhshëm gjuhësisht,

që mos të ketë mundësi njëra palë në të ardhmen të interpretojë në dobi të saj ndonjë pikë

që është në agjendë. Agjenda e bisedimeve duhet bërë e njohur për opinionin publik, edhe

pse ecuria e bisedimeve duhet të mbahet sekret sipas praktikës diplomatike . Gjatë

zhvillimit të Konferencës së Potsdamit, në vitin 1945, në bisedimet që zhvilluan

udhëheqësit e botës Çerçili, Trumani dhe Stalin, në të cilën si udhëheqës i konferencës u

zgjodh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Harri Truman më para u kërkua

hartimi i agjendës nga pjesëmarrësit në konferencë. Gjatë zhvillimit të bisedimeve Kosovë

Serbi, qeveria e Kosovës akuzohej se po mban të fshehtë agjendën e bisedimeve.38 Pjesë e

rëndësishme e agjendës është edhe radhitja e çështjeve që duhet të bisedohen midis palëve.

Kjo ka rëndësi për arsye se nga praktika e bisedimeve, është e njohur që secila nga palët në

mosmarrëveshje, gjatë fillimit të bisedimeve, duhet të jetë e gatshme të bëjë lëshime me

qëllim të arritjes së mosmarrëveshjes. Agjenda përpilohet në bashkëpunim midis palëve,

përpara fillimit të procesit negociues.39 Nëse një palë bën lëshime gjatë fillimit të

bisedimeve, krijohet përshtypja se ajo është e dobët, ndërsa kjo në të vërtetë nuk ka të bëjë

me dobësi të njërës palë, po më renditjen e çështjeve në agjendë. Në bisedimet midis

Egjiptit dhe Izraelit, ishte Egjipti i pari që i dha përparësi Izraelit në bisedime.40

Pasi palët dakordohen dhe përfundojnë agjendën e bisedimeve, atyre iu mbetet të arrijnë

marrëveshje për mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet, pra për formën e bisedimeve,

vendin e zhvillimit të bisedimeve, nivelin dhe përbërjen e delegacioneve si dhe

kohëzgjatjen e bisedimeve.

38 Shih në: www.ekonomisti.info/artikulli/3/0/5476/kurti-agjenda-per-bisedime-po-mbahet-fshehte/ 39 Bashkurti, Lisen. (2010). Negociatat. Tetovë. Fq 553. 40

Oakman, J (2002).The Camp David Accords .A Case Study on International Negotiation. Fq 3.

Page 39: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

39

Gjatë zhvillimit të bisedimeve, shumë me rëndësi është forma e zhvillimit të tyre.

Bisedimet për nga forma, mund të jenë: të drejtpërdrejta midis palëve dhe të tërthorta (me

ndërmjetësues).

Bisedimet e drejtpërdrejta janë ato, kur palët negociuese ulen përballë njëra-tjetrës pa

praninë, rolin dhe ndërmjetësimin e ndonjë pale të tretë. Këto bisedime janë mjaft klasike

dhe funksionale për raste dhe palë negociatore që kanë besueshmërinë dhe qetësinë e duhur

në mes tyre, kanë aftësi dhe kulturë negociuese si dhe determinohen nga vullneti i plotë

politik për bisedime, kompromise, koncesione dhe marrëveshje, sikundër dhe obligohen

plotësisht për të zbatuar rigorozisht atë që vendosin e firmosin vetë.41

Bisedimet dypalëshe janë ato bisedime, që zakonisht zhvillohen në mënyrë të

drejtpërdrejtë. Mund të ndodh që në bisedime të përfshihen me shumë palë. Atëherë këto

bisedime marrin karakter shumëpalësh. Këto lloje bisedash zhvillohen në formë

konferencash ose tubimesh ndërkombëtare. Përparësia e bisedimeve dypalëshe është

fleksibiliteti i lartë, shpejtësia dhe ruajtja e sekretit.42 Vlen të theksohet se Egjipti dhe

Izraeli, para se të arrihet marrëveshja e paqes në Camp David 1979, iu iknin zhvillimit të

bisedimeve në Konferencën e Gjenevës. Bisedimet midis Koresë Veriore dhe SHBA-ve,

për trupat amerikane që kanë mbetur në Kore, që nga Lufta e Koresë, zhvillohen në

Gjenevë. Çështja e formës së bisedimeve, paraqiste problem edhe për diplomacinë e

Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth Lindjes së Mesme në atë kohë. Atëherë, kur

ndikimi i Bashkimit Sovjetik kishte rënë në Egjipt dhe ndikimi i Shteteve të Bashkuara të

Amerikës ishte rritur, ishte normale që SHBA-të duhet të ishin ata që duhet të kontribuonin

për të lëvizur bisedimet nga pika e vdekur dhe t’i jepej një zgjidhje konfliktit arabo-izraelit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsideronin se bisedimet dypalëshe sekrete ishin e

vetmja formë për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por në anën tjetër, priste rezultat edhe nga

Konferenca e Gjenevës. Egjipti, më shumë preferonte që zgjidhja të kërkohej nëpërmjet

bisedimeve dypalëshe. Arsyet pse Egjipti nuk dëshironte të zhvillonte bisedimet në

Konferencën e Gjenevës, kishin të bënin me atë që Egjipti nuk dëshironte të kyçeshin

sovjetikët në këtë proces dhe, frikësimi se mund të mos verë nën kontroll Sinain, për shkak

se do të ngelet në errësirë nga interesat e ndryshme arabe, që do të paraqiten në konferencë.

Izraeli, gjithashtu rezultatin e shihte në bisedimet dypalëshe. Arsyet përse Izraeli nuk

dëshironte të merrte pjesë në Konferencën e Gjenevës, kishin të bënin me thirrjen në atë

konferencë të OÇP-së dhe implikimi i Amerikës për krijimin e një subjekti palestinez, frika

nga izolimi në tryezë, duke marrë parasysh një numër të madh të shteteve arabe.43 Përpara

se të zhvillohen bisedimet ne Camp David 1979, në vitin 1977, presidenti i Egjiptit, Sadat,

vizitoi shtetin hebre dhe foli në parlamentin hebre. Megjithëse as Sadati dhe as

kryeministri i Izraelit Begini, nuk bënë lëshime të mëdha gjatë takimeve ballë për ballë në

Jerusalem, të dy udhëheqësit bënë një premtim solemn për të mos luftuar asnjëherë njëri

41 Bashkurti, L. (2010). Negociatat. Tetovë. Fq 445. 42 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 61. 43

Oakman, J (2002).The Camp David Accords .A Case Study on International Negotiation. Fq 2-3.

Page 40: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

40

me tjetrin. Misioni i Sadatit u përshëndet gjerësisht, si një pikë kthese e madhe gjatë

konfliktit tridhjetëvjeçar midis arabëve dhe izraelitëve. Të paktën një burrë shteti arab

kishte njohur hapur shtetin hebre.44

Egjipti, si pretekst për të mos marrë pjesë në Konferencën e Gjenevës, shfrytëzoi

vonesat e thirrjes së konferencës, të shkaktuara pjesërisht nga debate mbi formën e

përfaqësimit të palestinezëve. Një vit më vonë më 1978, do të fillojnë bisedimet në Camp

David. Kështu Konferenca e Gjenevës do të bëhet letër e pavlerë.

Pasi palët vendosin për formën e bisedimeve, ato mund të vendosin njëkohësisht edhe

vendin ku do të zhvillohen bisedimet. Shpeshherë, njëra palë mundohet të bindë palën

tjetër për zhvillimin e bisedimeve në një vend që është sa më afër kufijve shtetërorë të

shtetit të vet. Një kërkesë e këtillë për palën tjetër është e papranueshme, sepse nëse njëra

palë vendos të pranojë kërkesën e palës tjetër për zhvillimin e bisedimeve në një vend që

është afër kufijve të saj, atëherë vetvetiu do të vërehej se kjo palë do të dominojë që në

fillim të bisedimeve, sepse mundësitë për të demonstruar forcë ndaj palës tjetër vërehen që

nga fillimi. Rrallë ndodh që një palë të pranojë që vendi i zhvillimit të bisedimeve të jetë

afër kufijve të shtetit të palës tjetër.

Disa herë, si vend ku do të zhvillohen bisedimet mes palëve, mund të jetë një vend që

palët e kanë përafërsisht njëjtë për nga largësia, nëse shikohet nga kryeqytetet e tyre ose

“në gjysmë rrugë”. Kështu, në vitin 1986, udhëheqësi sovjetik Mihail Gorbaçov propozoi

një takim përgatitor të Samitit BRSS-SHBA, për të cilin ishte rënë dakord në Uashington.

Ai përmendi si mundësi Londrën ose Rejkjavikun, megjithëse si Anglia ashtu dhe Islanda

ishin anëtarë të NATO-s. 45 Sipas propozimeve të bëra nga udhëheqësi sovjetik, i bien që

takimi përgatitor të zhvillohej “në gjysmë të rrugës” dhe ashtu ndodhi. Gorbaçov dhe

Regan do të takoheshin në Rejkjavik. Bisedimet midis Shqipërisë dhe Anglisë për kthimin

e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjermanë, u zhvilluan

në disa vende, duke filluar nga Parisi, Gjeneva, Tirana, Roma.46 Siç shihet, bisedimet nuk u

zhvilluan në të njëjtin vend, po ato lëvizën në disa vende. Jo, pse palët disa herë ndryshuan

vendin e mbajtjes së bisedimeve është së pari, bisedimet mes palëve zgjatën një kohë të

gjatë, së dyti, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, që ishin palë në

ato bisedime, ndikoi që shpeshherë palët të shihnin me rezervë njëra-tjetrën.

Nëse bisedimet janë të zgjatura në kohë, shtetet mund të shmangin rrezikun e humbjes

së prestigjit të secilit për shkak të përcaktimit të vendit të takimit, duke rënë dakord që ato

të mbahen të alternuara herë tek kryeqyteti i njërit dhe herë tek I tjetrit.47 Për shembull, pas

44 Stoessinger, G, J. (2007). Përse kombet shkojnë në luftë. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare.

Tiranë. Fq 243. 45

G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 66. 46 Rreth këtyre bisedimeve shih në: Kristafi, Ksenofon (2009).Në kërkim të arit. Historia e arit

shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës Dytë Botërore. Botimet ’’Diata 2000’’. Tiranë. 47G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 66.

Page 41: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

41

Samiteve të para midis superfuqive të mbajtura 1950 dhe 1960 në truall asnjanës (Gjenevë

dhe Vjenë), në vitet 70, u vendos një model takimesh të alternuara. 48

Shpeshherë ndodh që vendi i zhvillimit të bisedimeve dhe konferencave ndërkombëtare

të jetë Zvicra ose Austria. Këto janë dy shtete që gëzojnë statusin e shtetit neutral. Vjena

është gjithashtu vendi i mbajtjes së shumë konferencave të rëndësishme, prandaj mund të

thuhet se preferohet më tepër se Gjeneva për të zhvilluar bisedimet me një shtet. Izraeli, në

vitin 1991 ishte pengesa kryesore pse Konferenca për Lindjen e Mesme nuk u zhvillua në

Gjenevë, por në Madrid. Në Vjenë është mbajtur Kongresi i Vjenës, i vitit 1815, është

zhvilluar gjithashtu Konferenca mbi marrëdhëniet diplomatike dhe imunitetet në vitin

1961. Në kohët e fundit, përveç Zvicrës dhe Austrisë, si vende të takimeve mes palëve

caktohen edhe Franca, Konferenca paqësore për Kosovën në Rambuje në vitin 1999.

Holanda gjithashtu preferohet si vend për të biseduar palët. Ambientet e gjykatës

ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, u shfrytëzuan

nga Gjykata e Arbitrazhit (Iran-SHBA) në vitin 1981.

Pasi palët dakordohen, se në cilin vend do të zhvillojnë bisedimet, çështje tjetër që është

në interes të tyre, është përbërja e delegacionit që do të marrë pjesë në bisedime. Palët

duhet të kenë parasysh përbërjen e delegacionit. Nga përbërja e delegacionit, disa herë

varet edhe suksesi i bisedimeve. Bisedimet ndërmjet palëve mund të rezultojnë të

suksesshme, nëse përbërja e delegacioneve të të dyja palëve është e motivuar për të

ndryshuar situatën që ekziston midis palëve në atë moment. Pra, nëse ato ndajnë të njëjtën

dëshirë për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen mes palëve. Bisedimet midis palëve

mund të zhvillohen më nivel të ministrash ose në nivel të zyrtarëve më të ulët. Kur

bisedimet zhvillohen në nivel ministrash, vetvetiu kjo nënkupton se pala në bisedime i ka

kushtuar rëndësi procesit të negocimit. Shtetet me potencial ekonomik, ushtarak dhe politik

të dobët, vështirë e kanë që të tërheqin vëmendjen e drejtuesve kryesorë të politikës

ndërkombëtare për bisedimet, në të cilat ato me kënaqësi do të kishin shefin e shtetit të

tyre.

Çdo përbërje e delegacionit ka nevojë për një udhëheqës. Ky mund të jetë personi më

me shumë eksperiencë. Nuk është e thënë që të jetë më i vjetri i ekipit si moshë.

Udhëheqësi i delegacionit ka tri përgjegjësi kryesore:

Drejtimin e bisedimeve- thirrja e të tjerëve sa herë që është e nevojshme;

Drejtimi i çështjeve të ekspertizës, për shembull, vendosja për faturën e

shpenzimeve ose për ngritje grupesh teknike, mbështetje, virtuale, etj;

Orkestrimi i gjithë ansamblit të ekipit në mënyrë variacional, varësisht nga rolet

dhe në kohezion strategjik të përbashkët.49

Koha e zhvillimit të bisedimeve ose koha sa do të zgjasin bisedimet mes palëve,

gjithashtu është çështje që diskutohet gjatë fazës paraprake. Është më rëndësi kohëzgjatja e

48 Po aty, fq 66. 49 Bashkurti, L. (2010). Negociatat. Tetovë. Fq 546,547.

Page 42: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

42

bisedimeve, sepse palët nuk mund të bisedojnë për një çështje pafundësisht. Kuptohet që

palët, të cilët hyjnë në bisedime, kanë qëndrime të kundërta, por kjo nuk do të thotë se ato

s’do të arrijnë një zgjidhje. Që të arrihet kjo zgjidhje, natyrisht duhet të gjendet një

kompromis. Që të arrihet kompromisi, palët duhet të ofrojnë qëndrimet e tyre. Normalisht,

kjo kërkon edhe kohë. Prandaj, palët që në fazën paraprake, duhet që të bisedojnë rreth

kësaj çështje procedurale. Gjatë caktimit të kohës së zhvillimit të bisedimeve, duhet të

mbahet parasysh: përgatitja e palëve negociuese, vendi ku do të mbahen bisedimet, koha e

nevojshme për përgatitjen e dokumentacionit dhe konsultimet që duhen bërë brenda shtetit

për bisedimet që do të zhvillohen. Në bisedimet shqiptaro-britanike, në vitin 1950, përpara

se të fillonin bisedimet mes palëve, më 12 janar 1950, përfaqësuesi britanik, Sir Erich

Beckett, i drejtoi një letër përfaqësuesit shqiptar, Behar Shtylla, me të cilën ai e bëri publik

propozimin e Qeverisë së tij për fillimin e bisedimeve “për çështjen e dëmeve”. Ky i

fundit, iu përgjigj menjëherë se ia kishte përcjellë qeverisë së tij. Rreth një muaj më vonë,

më 16 shkurt 1950, Shtylla lajmëroi se ishte autorizuar nga qeveria shqiptare për fillimin e

bisedimeve. Ai propozonte që takimi të mbahej në Paris, në një datë që do të sugjerohej

nga pala britanike.50

Më 1 mars 1950, Sir Erich Becket, në një letër që fillonte me kërkim ndjese për

vonesën e përgjigjes, jepte pëlqimin e qeverisë britanike për fillimin e bisedimeve në Paris,

në një datë, të cilën do ta njoftonte më vonë.51

Më 30 mars 1950, Sir Erich Becket, propozoi 13 prillin datë në të cilën do të takoheshin

palët. Ai propozonte që takimi të mbahej në Ambasadën Britanike ose Legatën Shqiptare.52

Më 11 prill 1950, Ambasada Britanike kërkoi nga Legata Shqiptare që takimi të

zhvillohej në një ambient asnjanës dhe propozoi hotelin “Bristol”, çka u pranua nga pala

shqiptare.53

Më 13 prill, palët do të takohen në hotel “Bristol” në Paris. 54

Nëse në bisedime përfshihen më shumë palë dhe çështjet që duhet të bisedohen janë të

ndjeshme, palët do të kenë më shumë nevojë për konsultime dhe përgatitje për bisedimet

që do të zhvillohen. Gjithashtu, palët duhet që të caktojnë një kohë të përshtatshme për të

gjithë pjesëmarrësit, që mos të paraqiten vështirësi praktike më pastaj.

Pasi palët bien dakord që të zhvillojnë bisedimet, me këtë rast merren vesh për agjendën

dhe çështjet procedurale, atëherë detyrë e palëve është hyrja në “ bisedime rreth tryezës”.

Si rregull, kjo fazë ka natyrë më formale se faza paraprake dhe, zakonisht opinioni publik

50 Informacioni “Mbi bisedimet Behar Shtylla- Erich Beckett”, nëArkivin e MPJ, Fondi Incidenti i

Kanalit të Korfuzit, Dosja e vitit 1950. 51

Informacioni “Mbi bisedimet Behar-Shtylla- Erich Beckett”, nëArkivin e MPJ, Fondi Incidenti i

Kanalit të Korfuzit, Dosja e vitit 1950. 52 Po aty. 53 Po aty. 54 Po ary.

Page 43: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

43

informohet në terma të përgjithshëm se çfarë po ndodh. Së pari bihet dakord mbi parimet

themelore të marrëveshjes, ndryshe quhet “faza e formulës së përgjithshme”. Nëse kjo

arrihet, më tej kalohet në përpunimin e detajeve.55

Parimet e përgjithshme të marrëveshjes hasen me emërtime të ndryshme si: “linjat

kryesore” ose “marrëveshja kornizë”, “listë parimesh”. Në kuadër të OKB-së, përdoret

termi “listë parimesh”. Berridge preferon ta quajë “formulë”. Njëjtë me këtë emërtim,

formulë, parimet e përgjithshme të marrëveshjes i quajnë edhe Zartman dhe Bertman.

Tiparet që duhet të ketë një formulë e mirë janë të të vetëkuptueshme:të jetë e plotë, të

jetë e ekuilibruar dhe të mos jetë e ngurtë.56 Një formulë e mirë ofron zgjidhje për të gjitha

çështjet e hapura midis palëve. Por, në realitet një gjë e këtillë është e pamundur. Jo të

gjitha çështjet mund të diskutohen midis palëve. Natyrisht, që palët, nuk janë të gatshme që

të diskutojnë për çdo çështje që i preokupon ato. Është normale që disa çështje të hiqen nga

lista e bisedimeve dhe, për disa çështje, palët vetëm të mbajnë shënime dhe të shohin një

mundësi që ato të trajtohen më vonë.

Formula vërtetë nuk duhet të jetë aq e përgjithshme dhe e papërcaktuar sa në bisedimet

paraprake, por gjithsesi ajo duhet të jetë aq e lakueshme (fleksibël), sa të lejojë secilën palë

të besojë se mund të ketë përmirësime të mëtejshme në fazën e bisedimeve mbi detajet.57

Në bisedimet në Camp David, midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978, presidenti i SHBA-

ve, Carter, do të habitej kur vërejti qëndrimin të pa kompromis të Sadatit. Ai, nuk do të

habitej nëse një qëndrim i tillë do të vinte nga pala izraelite. Sadati, duke vlerësuar

miqësinë e tij me presidentin Carter, duke u nisur nga kjo, zhvillimi i një diplomacie të

hapur me SHBA-të, i drejtoi një letër presidentit Carter, në të me të cilën i njoftonte se ai

ishte i gatshëm të bënte lëshime, i pari ishte në favor të palës Izraelit. Carteri, pasi zbuloi

këtë pozicion, i dha një optimizëm Sadatit për një përmirësim të marrëveshjes më vonë. Në

realitet, kjo ishte një strategji e gabuar e Sadatit.58 Në atë kohë, Sadati ishte nën vëmendjen

e gjithë opinionit arab i cili me ankth priste përfundimin e bisedimeve në Camp David.

Në këtë fazë të bisedimeve, preferohet që palët gjatë procesit të negociatave të përdorin

“diplomacinë hap pas hapi”. Bisedimet hap pas hapi, konsiderohen si më të përshtatshme,

sidomos kur palët kanë dallime të mëdha mes veti. Pra, palët në raste të këtilla, kanë një

agjendë të kufizuar dhe, çështjet që do të trajtojnë në fillim, janë çështje për të cilat palët

nuk kanë dallime të mëdha në mes tyre. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, të filluara në

mars të vitit 2011, kanë një karakter të këtillë. Gjithashtu, taktika e bisedimeve hap pas

hapi krijon mundësi, që palët të rrisin mirëbesimin midis tyre, gjë që jep mundësinë për të

pasur sukses në bisedime si dhe një mundësi që në të ardhmen palët të bisedojnë edhe për

çështje më me rëndësi.

55 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 77. 56 Po aty, 78. 57 Po aty, 79. 58 Oakman, J (2002).The Camp David Accords .A Case Study on International Negotiation. Fq 5.

Page 44: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

44

Gjithsesi, duhet thënë se taktika e diplomacisë hap pas hapi, nuk është pa problem.

Mund të krijohet përshtypja e gabuar se shqetësimet kryesore janë lënë mënjanë; ajo

përmban gjithashtu rrezikun e “shpenzimit të gjithë portofolit vetëm për një çështje”.59

Formula e zgjidhjes, i bëhet e ditur opinionit publik, nëpërmjet një fushate mediatike

intensive. Kështu ndodhi kur u arrit Marrëveshja në Camp David.60 Opinioni publik

Marrëveshjen e Camp David e shikoi si një kompromis, ku nuk pati humbës dhe fitues, po

ku pati fitues, sepse Egjiptit iu kthye Sinai, me çka priste t’i rritet prestigji në botën arabe

si dhe përforcoi miqësinë me SHBA-të, dhe Izraelin duke arritur të vendosë paqen me një

shtet si Egjipti, në perspektivë mendonte për një siguri më të madhe në Lindjen e Mesme.

Formula e zgjidhjes e arritur me Marrëveshjen e Camp Davidit, duhet të shikohet si një

formulë e suksesshme, sepse arriti të vendosë paqen midis Egjiptit dhe Izraelit në një rajon

me trazira dhe mosmarrëveshje.

Pasi palët dakordohen për formulën e zgjidhjes, ato i zhvillojnë bisedimet në drejtim të

përpunimit të zgjidhjes së plotë të mosmarrëveshjes. Pra, palët bisedojnë për detajet e

zgjidhjes. Kjo fazë konsiderohet si faza më e vështirë gjatë gjithë procesit të negocimit.

Konsiderohet si faza më e vështirë, pasi në këtë fazë duhet të konkretizohen mirë

problemet. Ajo pse konsiderohet si faza më e vështirë e bisedimeve, shpjegohet me:

Së pari, në këtë fazë, numri i të angazhuarve, negociatorëve, është më i madh.

Së dyti, palët me shumë kujdes duhet të përpilojnë marrëveshjen. Kjo duhet bërë

për arsye, që në të ardhmen mos të vijë deri të ajo që palët të interpretojnë në

forma të ndryshme një dispozitë të marrëveshjes.

Së treti, kjo fazë, zgjat më tepër, pasi gjatë procesit të përcaktimit të detajeve,

angazhohen specialistë të lëmive të ndryshme. Zgjat më tepër edhe për atë se, të

angazhuarve, respektivisht specialistëve, gjatë përpilimit të tekstit të

marrëveshjes, u duhet edhe të konsultohen me udhëheqësit e tyre shtetëror.

Së katërti, në këtë faze, secila nga palët mundohet të ndryshojë pikat e formulës,

me ç’rast, do t’i jepej mundësia që të nxjerrë diçka më tepër gjatë kësaj faze.

Së pesti, në këtë fazë, palët dakordohen për marrëveshjen. Është, parim i së

drejtës ndërkombëtare pacata sunt servanda (marrëveshjet duhet respektuar).

Sipas këtij parimi, palët duhet të zbatojnë marrëveshjen, më të cilën janë pajtuar.

Kjo, në disa raste sjellë pasoja për njërën nga palët, sidomos për palën e cila ka

bërë më tepër lëshime.

Natyrisht që palët gjatë fazës së detajeve, në të cilën duhet të arrihet marrëveshja,

nëpërmjet strategjive dhe metodave të ndryshme, mundohen të arrijnë atë që konsiderohet

si favor për vetë palën. Kompromisi, është një ndër metodat më të preferuara, në të cilin

59 Zartman, W/ Bernan, M (1982). The Practical Negotiation. Yale University Press. Fq 178. 60 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i

Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 80.

Page 45: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

45

rast palët shpesh arrijnë t’i japin fund mosmarrëveshjes midis tyre. Por, kjo nuk do të thotë

që është metoda e vetme. Ndodh, që në një rast, njëra nga palët të bëjë lëshime gjatë

procesit të bisedimeve. Më saktësisht, gjatë fazës së detajeve, që në realitet forcon pozitën

e njërës palë, por më vonë pala tjetër do të jetë ajo që do të bëjë lëshime për ndonjë çështje

tjetër. Edhe nëpërmjet aplikimit të kësaj metode, palët mund të arrijnë deri te zgjidhja e

mosmarrëveshjes.

Praktika e së drejtës ndërkombëtare, njeh disa raste në të cilat janë aplikuar këto

metoda, ku më në fund është arritur zgjidhja. Kompromisi, për shembull, ka ardhur në

shprehje në rastin e Afrikës së Jugut me Namibinë, marrëveshja e vitit 1988, ku në njërën

anë, Afrika e Jugut kërkonte tërheqjen e trupave kubane nga Angola, por në anën tjetër,

Namibia kërkonte tërheqjen e trupave ushtarake të Afrikës së Jugut nga territori saj dhe

njohjen e pavarësisë së saj. Angola, e cila gjithashtu përfshihej në këtë rast, sepse ushtria

kubaneze gjendej në territorin e saj, kërkonte që tërheqja e ushtrisë kubaneze të ndodhë në

një afat prej tre deri në katër vjet. Në këtë rast, kompromisi u arrit dhe rezultoi me

marrëveshje në bazë të së cilës: Afrika e Jugut bëri tërheqjen e trupave të saj nga Namibia

dhe njohu pavarësinë e saj. Marrëveshja gjithashtu parashihte që ushtria kubaneze të

tërhiqej për një vit e gjysmë nga Angola. Në bisedimet e zhvilluara midis Egjiptit dhe

Izraelit, në Camp David në vitin 1978, është aplikuar metoda tjetër, ajo e lëshimeve gjatë

bisedimeve ku më në fund palët kanë arritur deri te marrëveshja.

Pra, bisedimet konsiderohen si një proces i gjatë, me plotë vështirësi, në të cilat herë

njëra palë dhe here pala tjetër duket se krijojnë favore, që kalojnë nëpër disa faza, duke

filluar nga faza paraprake për të vijuar me formulën dhe që përfundojnë me fazën e

detajeve. Nëpërmjet tyre palët mund të arrijnë deri te zgjidhja, por ndonjëherë ato mund të

ndërpriten, me ç’rast nuk do t’i jepej fund mosmarrëveshjes dhe palët për çështjen mund të

kërkojnë zgjidhje nëpërmjet formave tjera diplomatike ose juridike.

2.3. SHËRBIMET E MIRA DHE NDËRMJETËSIMI

Shërbimet e mira në gjuhë të ndryshme mund t’i hasim me emra të ndryshëm. Në

gjuhën angleze thirren si “Good offices”, në gjuhën frënge përdoret termi “bons offoces”.

Fjalori i Drejtësisë i Universitetit të Oksfordit, jep këtë përkufizim për shërbimet e mira:

“ një teknikë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilën një palë e tretë

me pëlqimin e shteteve në kontest, shërben si një ndërmjetës miqësor dhe përpiqet

nëpërmjet sugjerimeve të bindë palët, që mosmarrëveshjen ndërmjet tyre ta zgjidhin

nëpërmjet bisedimeve”.61 Nga ky definicion, kuptohet se shërbimet e mira janë mënyrë

për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve me ndërhyrjen e një pale të tretë, e

61 A Dictionary of Law.(2009). University press. Oksford. Fq 251.

Page 46: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

46

cila përpiqet që t’i ofrojë palët të arrijnë zgjidhje. Në një kuptim më të gjerë, termi

“shërbime të mira”, vjen në shprehje kur përmendet ndonjë iniciativë ose kontribut që

promovon paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Zakonisht shërbimet e mira mund t’i

ofrojë një shtet ose një grup i shteteve, organizatat ndërkombëtare, qoftë me karakter të

përgjithshëm siç është OKB, ose ndonjë organizatë me karakter regjional. Në kuadër të

OKB-së, funksionon edhe një komision i përhershëm për shërbime të mira i themeluar nga

Asambleja e Përgjithshme në vitin 1950 (shih më poshtë rezolutën e Asamblesë së

Përgjithshme).

Themelimi i komisionit të përhershëm për shërbime të mira

Asamblea e Përgjithëshme,

Duke pasur parasysh dispozitën e nenit 33 të Kartës se palët në një

mosmarrëveshje, vazhdimësia e së cilës ka gjasa që të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe

sigurisë ndërkombëtar, duhet mbi të gjitha të kërkojnë një zgjidhje nëpërmjet

bisedimeve, hetimit, ndërmjetësimit, gjykimit, pajtimit, arbitrazhit, vendimit

gjyqësor, përfshirjes së institucioneve rajonale ose marrëveshjes ose përmes mjetesh

tjera paqësore që zgjedhin vetë palët.

Duke kujtuar rezolutën 295 (IV) të Asamblesë së Përgjithshme, Komiteti i

Përkohshëm i Asamblesë së Përgjithshme është i ngarkuar të marrë parasysh

implementimin e mëtejshëm sistematik të asaj pjese të nenit 11, paragrafi 1 i Kartës

që ka të bëjë me parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe

sigurisë ndërkombëtare dhe pjesën e nenit 13, paragrafi 1 a) që ka të bëjë me

promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën politike.

Duke marrë parasysh se Komiteti i Përkohshëm i Asamblesë së Përgjithshme

tashmë ka filluar me punë për themelimin e një organi të përhershëm pajtimi si ai i

propozuar nga Jugosllavia.

Duke marrë parasysh se puna për të arritur këtë është e rëndësishme dhe urgjente,

1. Vendosi t’i referohet pikës 73 agjendës të Komitetit të Përkohshëm të agjendës

së tanishme (Themelimi i komisionit të përhershëm për shërbime të mira).

2. Rekomandon Komitetin e Përkohshëm të vazhdojë ekzaminimin sistematik të

mekanizmave për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, për të studiuar këtë pikë

në lidhje me çështjen e themelimit të një organi të përhershëm pajtimi dhe duke

marrë parasysh propozimin e prezantuar nga Jugosllavia që përcillen nëpërmjet pikës

73 dhe diskutimet nga séance e V-të e Asamblesë së Përgjithshme lidhur me atë pikë.

Seanca 308, mbajtur më 17 nëntor 1950

Page 47: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

47

Personi i angazhuar nga shteti ose organizata ndërkombëtare, që ofron këto shërbime

duhet të posedojë cilësitë si:

Të jetë i paanshëm;

Detyrën e besuar ta kryejë me besnikëri;

Transparenca të vijë në shprehje gjatë punës së tij.

Roli i shtetit të tretë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, është që të përpiqet të ulë palët në

bisedime. Pra, pasi që palët ulen në tryezën e bisedimeve, konsiderohet se ka përmbushur

misionin e tij.

Shërbimet e mira mund të kenë ekzistuar që prej kur paraqiten marrëdhëniet

ndërkombëtare dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare, mirëpo ky nocion në dokumentet

ndërkombëtare përmendet që nga gjysma e dytë e shekullit XIX.62

Me rastin e Kongresit të Parisit, të vitit 1856, pas luftës së Krimesë, u adoptua një

protokoll i veçantë që bënte fjalë për mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të

lindin në të ardhmen midis fuqive evropiane, Francës, Anglisë, Rusisë dhe Turqisë. Në atë

protokoll thuhej,se në çdo mosmarrëveshje që mund të lindte midis palëve të Traktatit të

Parisit dhe Turqisë, ato duhej t’i drejtoheshin “shërbimit me qëllim të mirë të ndonjë fuqie

të tretë dashamirëse” përpara se të përdorej forca e armëve.63

Më vonë, zgjidhja e mosmarrëveshjes nëpërmjet shërbimeve të mira, parashihet edhe në

shumë marrëveshje ndërkombëtare si:

Konventa e Hagës e vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve;

Statuti i Lidhjes së Kombeve;

Statuti i Ligës Arabe;

Karta e Bogotasë;

Marrëveshje ndëramerikane për zgjidhje paqësore;

Karta e OKB-së;

Deklarata e Manilës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Në kuadër të OKB-së, është Sekretari i Përgjithshëm i saj, i cili luan një rol të

rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ai, në disa raste, me

iniciativën e vet, por edhe me kërkesë të KS ose të AP, ka ndërhyrë për të zgjidhur

mosmarrëveshjet që janë shfaqur ndërmjet shteteve. Natyrisht, në disa nga iniciativat e

ndërmarra nga ai, ka ardhur në shprehje dhënia e “shërbimeve të mira”. Për shembull, në

Qipro në vitin 1974, po ashtu pas pengmarrjes së personelit të ambasadës së SHBA-ve në

Teheran në vitin 1979, në mosmarrëveshjet në Falklands 1982, në vitin 1990 pas pushtimit

62 http://www.operationspaix.net/15-details-lexique-bons-offices.html ( accesed 05.03.2012) 63 Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 429-430.

Page 48: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

48

të Kuvajtit nga Iraku. Në Timorin Lindor, nën përkujdesjen e Sekretarit të Përgjithshëm të

OKB-së, u arrit që të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Indonezisë dhe Portugalisë, në

vitin 1999 për mbajtjen e një referendum mbi statusin e Timorit Lindor.64 Në vitin 1998, në

bisedimet midis Irakut dhe SHBA-ve, OKB-ja, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, kishte

ofruar shërbime të mira me qëllim që Iraku të lejonte vazhdimin e inspektimeve mbi armët

bërthamore.65 Gjithashtu, shërbime të mira janë ofruar nga ana e OKB-së edhe në Kongo,

Qipro, Namibi.

Në bazë të disa analizave, “shërbimet e mira”, vijnë në shprehje edhe në fushën e të

drejtave të njeriut dhe së drejtës humanitare. Në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm i

OKB-së, është angazhuar që nëpërmjet “shërbimeve të mira”, të mundësojë lëvizjen e

refugjatëve nga rajonet, në të cilat ka pasur mosmarrëveshje si dhe ka hapur rrugë për

dhënien ndihmë këtyre personave. Meqë kërkesat për dhënien e “shërbimeve të mira” sa

vijnë e shtohen, pranë Sekretarit të Përgjithësohen të OKB-se, janë ndërmarrë masa dhe

janë krijuar grupe të ndryshme në kuadër të departamenteve të OKB-së, të cilat ofrojnë

shërbimet e tyre, në bazë të nevojave që do të ketë Organizata.

Një mjet tjetër për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë paqësore

është edhe ndërmjetësimi. Njëjtë sikurse “shërbimet e mira”, edhe te ndërmjetësimi, kemi

ndërhyrjen e një pale të tretë, e cila përpiqet që të ofrojë palët që të zgjidhin

mosmarrëveshjen midis tyre. Në shikim të parë, ndërmjetësimi duket i ngjashëm sikurse

“shërbimet e mira”, mirëpo realisht ka dallime midis këtyre dy mjeteve, pasi të

ndërmjetësimi, roli i ndërmjetësuesit nuk konsiston vetëm në afrimin e palëve për t’u ulur

në tryezën e bisedimeve, por ai me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjes merr pjesë gjatë

gjithë procesit të bisedimeve, madje duke u ofruar palëve, këshilla, sugjerime dhe

propozime.

Në Fjalorin e Drejtësisë të Universitetit të Oksfordit jepet ky përkufizim për

ndërmjetësimin: metodë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në të

cilën një palë e tretë vepron me pëlqimin e shteteve të përçara dhe në mënyrë aktive merr

pjesë gjatë procesit të bisedimeve, duke ofruar sugjerime thelbësore në lidhje me kushtet e

zgjidhjes dhe në përgjithësi duke u përpjekur për të pajtuar kërkesat e kundërta, gjithmonë

duke u munduar që mos ngjallë ndonjë pakënaqësi midis palëve.66

Kur flasim për ndërmjetësimin, si një lloj i veçantë në një proces të bisedimeve me anë

të të cilit mundësohet që palët të arrijnë të zgjidhin një mosmarrëveshje, nuk duhet lënë

anësh dhe roli që luan apo ka pala e tretë në këtë proces. Në të vërtetë, roli i palës së tretë

është tepër i rëndësishëm dhe ajo gjatë gjithë procesit është pjesë aktive dhe në mënyrë të

64 Boumghar, M (2000). Les bons offices, l’ONU et la Suiss. Më tepër shih në:

http://www.operationspaix.net/DATA/DOCUMENT/6065~v~Les_bons_offices_l__8217ONU_et

_la_Suisse.pdf 65 http://www.colorado.edu/conflict/peace/treatment/ungoodof.htm( accesed 05.03.2012)

66 A Dictionary of Law. (2009).Universyty press. Oksford. Fq 348.

Page 49: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

49

drejtpërdrejtë edhe e përfshirë në mosmarrëveshjen mes palëve. Ndërmjetësimi, mund të

ofrojë një shtet ose disa shtete. Edhe organizatat ndërkombëtare si OKB, po edhe

organizatat regjionale, mund të jenë si ndërmjetësues për zgjidhjen paqësore të një

mosmarrëveshje ndërkombëtare.

Ndërmjetësuesi, i cili do të angazhohet në një proces për të ofruar ndihmën e tij, duhet

të ketë shumë kujdes në mënyrë që të përmbushë misionin që i është besuar. Në këtë

drejtim, ai duhet të jetë i paanshëm në konfliktin midis palëve dhe të mos favorizojë

asnjërën palë gjatë përpilimit të agjendës. Misioni i ndërmjetësuesit është që të mundohet,

me anë të këshillave, propozimeve, të ofrojë që palët të arrijnë deri te zgjidhja. Në bazë të

kësaj që nënvizojmë shihet qartë se ndërmjetësuesi, qëllim kryesor ka arritjen e një

marrëveshje midis palëve në konflikt.

Pala e tretë, do të konsiderohet se ka qenë e suksesshme, nëse arrin që palët të

arrijnë marrëveshje. Kjo mund të arrihet, nëse ndërmjetësuesi, përpiqet në bisedime herë

me njërën palë dhe herë me palët tjetër, të gjejë atë që konsiderohet e pëlqyeshme për ato.

Nga kjo që theksuam, vërejmë se roli i ndërmjetësuesit është një detyrë e vështirë. Në anën

tjetër, kjo nuk do të thotë se nëse dështojnë bisedimet për zgjidhjen e një

mosmarrëveshjeje, se ndërmjetësuesi ka qenë i keq ose se ndërmjetësuesi nuk ka qenë

shumë aktiv në zgjidhjen e në mosmarrëveshje. Praktika e së drejtës ndërkombëtare njeh

raste ku kemi pasur ndërprerje të bisedimeve midis dy shteteve edhe pas përpjekjeve

shumë serioze të një shteti ose organizate ndërkombëtare.

Kështu, gjashtë shtete evropiane dhe Papa, kanë provuar të ndërmjetësojnë midis

SHBA-ve dhe Spanjës në vitin 1898, por nuk kanë pasur sukses; Holanda ka refuzuar

ndërmjetësimin e Kinës në konfliktin holandezo-indonezian më 1947; Britania e Madhe ka

refuzuar propozimin amerikan për ndërmjetësim në konfliktin rreth kufijve midis

Hondurasit Britanik dhe Guatemalës më 1948; India ka refuzuar ofertën e Australisë për

ndërmjetësim në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit; Siria ka kërkuar nga mbreti saudit-

Ibn Saudi ta tërheqë ofertën e ndërmjetësimit përkitazi me mosmarrëveshjen midis Sirisë

dhe Turqisë, më 1957.67

Ndërmjetësi është një person, i zgjedhur nga të dyja palët, i cili merr pjesë në

bisedime dhe ka për detyrë të propozojë kushtet e një zgjidhje dhe përpiqet të arrijë

mirëkuptimin ndërmjet dy pikëpamjeve kundërshtare.68

Në procesin e bisedimeve, ndërmjetësuesi mban përgjegjësinë kryesore në mënyrë

që bisedimet të kanalizohen drejt ofrimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ajo çfarë e

karakterizon diplomacinë amerikane, faktikisht ndërmjetësit amerikan është ofrimi i

67

Gruda, Z (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. Fq 418. 68

Dixon, M.(2007).Textbook on International Law.Oxford University Press fq367.

Page 50: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

50

garancave. Garancitë zakonisht u jepen palëve në konflikt me qëllim që mos ndonjëra prej

tyre nuk do të respektojë marrëveshjen gjatë së ardhmes.

Ndërmjetësi, mund të japë edhe një kontribut të fundit për të shpëtuar fytyrën e

palëve në konflikt, duke mundësuar hartimin e marrëveshjes në një formë të tillë që të

duket sikur (kur kjo është e mundur) palët kanë bërë lëshime ndaj ndërmjetësit, jo ndaj

palës kundërshtare.69 Në të vërtetë, në kësi rastesh, marrëveshja është arritur me shprehjen

e vullnetit të palëve, por për arsye të ndryshme njëra nga palët, për të ruajtur reputacionin e

saj para opinionit të brendshëm, mbrohet me atë që marrëveshja e arritur dhe lëshimet në të

u bënë pas insistimit dhe këmbënguljes të ndërmjetësuesit.

Ndërmjetësimi, si mënyrë e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ka qenë i njohur që

në mesjetë. Gjatë mesjetës, si ndërmjetësues janë paraqitur papë, ambasadorë, shtete, etj.

Kështu, Franca ka ndërmjetësuar në konfliktin midis Turqisë dhe Greqisë rreth Kretës më

1869; Papa Leoni XIII ka ndërmjetësuar midis Spanjës dhe Gjermanisë, rreth ishujve

Karoline më 1885, etj.70

Praktika e së drejtës ndërkombëtare njeh disa raste, në të cilat ka ardhur në ndihmë

ndërmjetësimi. Në vitin 1867, Britania e Madhe ka ndërmjetësuar në konfliktin midis

Francës dhe Prusisë rreth Luksemburgut, për të parandaluar një luftë mes këtyre dy

shteteve; Franca ka ndërmjetësuar midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë më 1904, për t’i

dhënë fund një konflikti ndërkombëtar; SHBA-të kanë ndërmjetësuar për përfundimin e

Luftës ruso-japoneze më 1905.71

Megjithatë, roli i ndërmjetësimit, si një ndër metodat kryesore për zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në shekullin e XX po edhe në fillimin e shekullit XXI

sa vjen e është rritur. Pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, në shumë

mosmarrëveshje ndërkombëtare është vënë në funksion ky mjet i diplomacisë. Bisedimet

midis Egjiptit dhe Izraelit, në vitin 1978, rezultuan me sukses falë angazhimit dhe

ndërmjetësimit të presidentit të SHBA-ve, në atë kohë, Jimmy Carter. Gjithashtu, edhe në

bisedimet Angolë-Namibi, në vitin 1988, rol të rëndësishëm ka pasur SHBA-ja, e cila ka

qenë e angazhuar në cilësinë e ndërmjetësit. Gjithashtu, në vitin 1969, në afrimin e

marrëdhënieve midis Kinës dhe SHBA-ve, një rol të rëndësishëm luajti presidenti francez

De Gaille, i cili në atë kohë gëzonte autoritet të lartë.

Si një ndër mjetet për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, ndërmjetësimi sikurse

edhe shërbimet e mira, vihen në funksion dhe i paraprijnë përdorimit të forcës. Meqenëse

ndërmjetësimi vjen në shprehje dhe shërben për të zgjidhur paqësisht mosmarrëveshjet

69 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 277. 70 Gruda, Z (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti I Prishtinës. Prishtinë. Fq 419. 71 Gruda, Z (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti I Prishtinës. Prishtinë. Fq 419.

Page 51: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

51

ndërkombëtare, atë e parashohin shumë marrëveshje ndërkombëtare. Këtu, mund të

përmenden:

Traktati i Paqes të Parisit, i vitit 1856;

Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare,

e vitit 1899 dhe, 1907;

Traktati i Paqes i Versajës, i vitit 1919;

Statuti i Lidhjes së Kombeve;

Karta e OKB-së.

Kemi theksuar, edhe më lartë, se gjatë mesjetës, por edhe më vonë, në mosmarrëveshje

midis shteteve, zakonisht kanë ndërmjetësuar shefa shtetesh, papë por edhe ambasadorë të

ndryshëm. Ishte e natyrshme që për këtë lloj shërbimi që ofronin këta t’u jepeshin dhurata

personale me vlera mjaft të larta. Dhuratat e këtilla jepeshin në shenjë mirënjohje, meqë

këta ishin personat të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm për zgjidhjen paqësorë të

mosmarrëveshjeve që kishin pasur palët. Në ditët e sotme, nuk hasen raste të

ndërmjetësimit, ku ndërmjetësuesi i hynë një detyrë të këtillë për të përfituar personalisht.

Praktika e së drejtës ndërkombëtare bashkëkohore, ndërmjetësuesit i ndan në këto kategori:

Ndërmjetësuesit zyrtar dhe

Ndërmjetësuesit jo zyrtar.

Ndërmjetësit më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, janë shtetet si dhe

organizatat ndërkombëtare. Për të zgjidhur një konflikt ndërkombëtar, zakonisht kanë

ndërmjetësuar shtetet. Zakonisht fuqitë e mëdha, kanë luajtur rolin e ndërmjetësit për

shumë çështje.

Berridge në librin e tij “Diplomacia dhe Praktika”, thekson arsyet se pse si

ndërmjetësues në shumë mosmarrëveshje kanë qenë shtete, të cilat kanë pasur një rol të

rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai në këtë drejtim përmend tri arsye

themelore dhe atë:

Këto shtete, veshin mantelin e ndërmjetësit, për të shuar krizat të cilat

kërcënojnë stabilitetin global, përfshirë edhe stabilitetin ekonomik, për të cilat

ato kanë interesa të rëndësishme.

Përgjithësisht, fuqitë e mëdha besojnë se është e arsyeshme të ndërmjetësohet në

konfliktet që ndodhin brenda aleancave ose grupimeve të shteteve, tek të cilat

ato kanë rol drejtues. Motivet që i shtyjnë janë shumë të qarta: është tepër e

rëndësishme të ruhet solidariteti i brendshëm dhe parandalohen ndërhyrjet “për

ndihmë” nga jashtë.

Page 52: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

52

Është e qartë se fuqitë e mëdha, përdorin ndërmjetësimin edhe si mjet për

zgjerimin e rrjetit të klientëve në varësi të tyre.72

Konflikti arabo-izraelit, në vitet e 70-ta të shekullit XX, ka qenë shqetësim për SHBA-

të, prandaj SHBA-të kanë qenë shumë aktive gjatë asaj kohe që palët të arrinin deri te

zgjidhja e konfliktit. Angazhimi i SHBA-ve, për t’iu dhënë fund mosmarrëveshjeve midis

arabëve dhe Izraelit, ishte tepër i lartë. SHBA-të i shqetësonte shumë rritja e çmimit të

naftës që ndikonte shumë në ekonominë amerikane dhe ekonominë ndërkombëtare në

përgjithësi. Në anën tjetër, ky konflikt sa më tepër vazhdonte, aq me shumë ndikonte në

marrëdhëniet midis SHBA-BRSS, marrëdhënie këto të tensionuara dhe që me zgjatjen e

konfliktit tensionoheshin edhe më tepër.

Edhe në konfliktin rreth Qipros, midis Turqisë dhe Greqisë, Britania e Madhe për shkak

të interesave të saj, mbante mbi vete detyrimet ligjore për garantimin e Republikës së

Qipros.73

Konsideratat e solidaritetit, brenda grupit dhe ndjenja e detyrës së udhëheqësit, kanë

bërë që Britania e Madhe të përpiqet pandërprerë të ndërmjetësojë në rivalitetin midis dy

vendeve të rëndësishme anëtare të Commonwelth-it, Indisë dhe Pakistanit.74

Në rastin Angolë-Namibi të vitit 1988, interesi i SHBA-ve për të ndërmjetësuar në këto

konflikt, ishte që të zgjerojë rrjetin e vet edhe me shtete tjera të cilat do të jenë në varësi të

saj.

Pra, kur flasim për ndërmjetësimin zyrtar, meqë rolin e ndërmjetësuesit te ky lloj i

ndërmjetësimi e japin kryesisht shtetet, të cilët luajnë rol kryesor në marrëdhëniet

ndërkombëtare, është e natyrshme që kontributi i ndërmjetësit të rezultojë i suksesshëm.

Përveç fuqive të mëdha, si ndërmjetësues mund të jenë edhe shtetet tjera. Në interes të

paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, shpeshherë, në cilësinë e ndërmjetësuesit, janë paraqitur

Zvicra dhe Austria. Këto janë dy shtete që gëzojnë statusin e shtetit neutral dhe, falë këtij

statusi që kanë këto shtete, mund të thuhet se më së miri plotësojnë kushtet për të qenë

ndërmjetës në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme. Zvicra dhe Austria janë vende, të cilat

shpeshherë, udhëheqësit e shteteve i caktojnë si vende, në të cilat do të zhvillohen

bisedimet për t’i dhënë fund ndonjë mosmarrëveshje ndërkombëtare ose për të diskutuar

për ndonjë çështje që tangon ato. Dhe kjo është e zakonshme pse e zgjedhin një vend si

Zvicra kur dihet se Gjeneva është selia europiane e OKB-së. Ndërsa Austria preferohet se

72 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 279. 73

G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 278. 74 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 278.

Page 53: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

53

kryeqyteti i saj Vjen,a ka qenë vendi në të cilin janë mbajtur kongrese, samite, konferenca

të rëndësishme gjatë gjithë historisë.

Është me rëndësi të theksohet se edhe shtetet e vogla, në disa raste, paraqiten si

ndërmjetësues për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Algjeria, në

vitet e 80-ta, ka ndërmjetësuar në krizën e pengjeve midis SHBA-ve dhe Izraelit. Vatikani,

ka ndërmjetësuar në shumë mosmarrëveshje. Kështu Vatikani, ka ndërmjetësuar midis

Argjentinës dhe Kilit në vitin 1979-1985, për Kanalin Beangle.

Shtetet mund të paraqiten si ndërmjetësues edhe në konflikte ndërkombëtare, në bazë të

autorizimeve që u jepen nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Kështu, ndonjë shtet i cili

është anëtarë në një organizatë ndërkombëtare, mund të autorizohet nga organizata që të

ndërmjetësojë në zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshje. Karta e OKB-së, Karta e OSHA-së,

Karta e OAU-së, përmbajnë dispozita ku sekretariateve që veprojnë në kuadër të tyre, u

jepen kompetenca për të ndërmjetësuar në një mosmarrëveshje.

Është me rëndësi të theksohet se përveç shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, si

ndërmjetësues në zgjidhjen e një mosmarrëveshje, mund të jetë edhe një individ ose ndonjë

organizatë joqeveritare.

Kur si ndërmjetës paraqitet individi ose organizate joqeveritare, për këtë lloj të

ndërmjetësimit thuhet se është ndërmjetësim jo zyrtar. Zakonisht, individët të cilët marrin

përsipër të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e një mosmarrëveshje, janë persona që rrjedhin nga

familje autoritative dhe biznesmenë të fuqishëm. Motivet që i shtyjnë këta persona të

merren me kësi lloj aktivitetesh, janë të interesave të ndryshme, si për shkak të interesave

politike, për qëllime bamirëse, ndonjëherë dhe dëshira për të bërë emër, etj.

Berridge, përmend një rast lidhur me ndërmjetësimin nga individët. Natyrisht bëhet fjalë

për ndërmjetësimin jozyrtar. Rasti ka të bëjë me Armmand Hammer, një manjat amerikan,

babai rus i të cilit kishte emigruar në SHBA, në fund të shekullit XIX. Gjatë Luftës së

Ftohtë, Hammer, u bë shumë i njohur për përpjekjet si qytetar-diplomat në nxitjen e

shtensionimit Lindje-Perëndim, por edhe – me shumë meritë- për ndihmën ndaj hebrenjve

sovjetikë, për të cilën kishte mbështetjen e Izraelit. Duke shfrytëzuar në maksimun

përvojën dhe njohjen e BRSS-në, pasurinë e tij të pafund dhe energjinë e pashtershme,

Hammmer ishte në gjendje të hapte dyert në Moskë, që për të tjerët ishin të mbyllura.

Megjithatë, në Departamentin e Shtetit kishte personalitete që nuk i besonin, ndërsa disa

prej përpjekjeve të tij për shtensionimin Lindje-Perëndim, patën ndikim sipërfaqësor për të

vetmen arsye se marrëdhëniet diplomatike midis superfuqive ishin të shkatërruara.75

75 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 278.

Page 54: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

54

Shoqatat joqeveritare, gjithashtu mund të ndërmjetësojnë në ndonjë mosmarrëveshje.

Këtu, mund të përmenden organizatat me karakter fetar, që në disa raste kanë luajtur rolin

e ndërmjetësuesit. Kështu, Sant’ Egidio u bë i njohur për rolin që pati në përfundimin e

luftës civile të Mozambikut, në fillim të viteve 90-të.76

Përveç organizatave me karakter fetar, në botë ekzistojnë edhe shume organizata tjera

joqeveritare me karakter laik, të cilat luajnë një rol të madhe në zgjidhjen dhe parandalimin

e konflikteve. Këtu, mund të përmendim Qendra Carter, e cila është themeluar nga ish

Presidenti I SHBA-ve, Jimmy Carter.77

Kur flasim për ndërmjetësimin jo zyrtar, në të shumtën e rasteve ai është i

pasuksesshëm. Megjithatë, ka mundësi që ndonjëherë, kur kemi kombinim të

ndërmjetësimit jozyrtar me ndërmjetësimin zyrtar, palët të arrijnë deri te zgjidhja.

Ndërmjetësimi, është shërbim i cili ofrohet nga një palë e tretë. Rastet e trajtuara më

lart, e ilustruan këtë. Megjithatë, në ditët e sotme, është bërë e zakonshme që në zgjidhjen

paqësore të një mosmarrëveshje, të ndërmjetësojnë disa shtete. Ky lloj i ndërmjetësimit

quhet ndërmjetësim shumëpalësh.

Ndërmjetësimi shumëpalësh mund të shfaqet në dy forma:

Ndërmjetësim i koordinuar dhe,

Ndërmjetësim i pakoordinuar.

Ndërmjetësimi i koordinuar është lloj i ndërmjetësimit ku rolin e ndërmjetësit e luajnë

disa shtete. Te ndërmjetësimi i kombinuar, numri i shteteve që përbëjnë grupin koordinues

sillet prej katër deri në pesë. Grupi koordinues, ndryshe quhet edhe “grupi i kontaktit”.

Grupi i Kontaktit, i krijuar në vitin 1994 për të trajtuar konfliktin e Bosnjës dhe, i

riaktivizuar në vitin 1999 për të trajtuar krizën në Kosovë. Ai përbëhej nga Gjermania,

Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA-të.

Gjatë vitit 2008, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke folur për rëndësinë që ka

ndërmjetësimi në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, kërkonte nga

AP dhe KS sigurimin e mjeteve të duhura, me qëllim që të rritet roli i ndërmjetësimit

nëpërmjet OKB-së. Gjithashtu, ai theksoi se përvoja tregon se përpjekjet efektive

76 Cameron, H. (1994). Ending Mozambique’s War: The Role of Mediation and Good

Offices.Institute of Peace Press. Washington DC. Kapituulli 5, fq 6. 77 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 284.

Page 55: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

55

nëpërmjet ndërmjetësimit të koordinuar, kishin rezultuar të suksesshme në ndërtimin e

paqes dhe ruajtjen e saj.78

Ndërmjetësimi i pakoordinuar, është lloj i ndërmjetësimit në të cilin gjithashtu si

ndërmjetës paraqiten disa shtete. Ky lloj ndërmjetësimi mund të konsiderohet si i

favorshëm për palët në konflikt. Pse konsiderohet si i favorshëm për palët në konflikt ky

lloj ndërmjetësimi? Te ndërmjetësimi i pakoordinuar, palët në konflikt, së pari, e kanë

mundësinë të dëgjojnë sugjerimet e ndryshme që bëjnë ndërmjetësit. Së dyti, meqë ky lloj

ndërmjetësimi mund të konsiderohet edhe si garë mesh ndërmjetësish, palët në konflikt, e

kanë mundësinë që të pranojnë atë zgjidhje, e cila konsiderohet me e favorshme nga të

gjitha zgjidhjet e ofruara nga ana e ndërmjetësve.

Kur janë dy shtete ose dy Organizata ndërkombëtare në cilësinë e ndërmjetësuesit,

përgjegjësia ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet dy ndërmjetësve.79

Palët në një mosmarrëveshje mund të pranojnë ose ta refuzojnë ndërmjetësimin. Në

kësi rastesh, ndërmjetësuesi nuk është i detyruar të ndërmjetësojë dhe mund të tërhiqet nga

ai proces për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Si ndërmjetës mund të shfaqet një palë tjetër

për të vazhduar misionin e ndërprerë të ndërmjetësuesit të mëhershëm.

Praktika e diplomacisë njeh edhe kësi rastesh, ku si ndërmjetës është paraqitur një

palë tjetër për të vazhduar misionin e ndërmjetësuesit. Kështu, mund të përmendet

angazhimi i OSHA për të ndërmjetësuar në Haiti në vitin 1990. Roli i ndërmjetësit prej

OSHA-së, do të kalonte në OKB, për të kaluar më vonë te SHBA.

Në mosmarrëveshjet që shfaqen midis shteteve, ku natyra e mosmarrëveshjes duket

shumë e vështirë, zakonisht si ndërmjetësues shfaqet OKB-ja. Por, në kësi rastesh, nuk

është e lehtë që të arrihet deri te zgjidhja e mosmarrëveshjes midis palëve, edhe pse

angazhimi i OKB-së nuk mungon. Me qëllim që të arrihet deri te zgjidhja e

mosmarrëveshjes, zakonisht janë edhe aktorët tjerë, të cilët shfaqen si ndërmjetësues për të

afruar palët. Këtu, mund të përmenden aktiviteti ose ndihma që japin organizatat jo

qeveritare, të cilat mund të ndikojnë te njëra nga palët për të pranuar këshillat dhe

sugjerimet që më herët ka dhënë OKB-ja, me cilësinë e ndërmjetësuesit.

78 Un News Centre. 23 September 2008. Ban calls for enhanced funding and resources for UN

mediation role.(http://www.un.org/apps/news/story.asp?NewsID=28189&Cr=ki-moon&Cr1)

(18.03.2012).

79 G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkëthim). Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare. Tiranë. Fq 285.

Page 56: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

56

2.4. HETIMET (KOMISIONET ANKETUESE)

E drejta ndërkombëtare njeh raste, kur dy shtete mbajnë qëndrime të ndryshme dhe kanë

dallime të mëdha, sa që edhe bisedimet që zhvillohen ndërmjet palëve, nuk lëvizin nga

pika e vdekur. Pra, secila nga palët mosmarrëveshjen e përshkruan në formën e vet. Në

kësi rastesh, e drejta ndërkombëtare ka parashikuar krijimin e një komision hetues

(komision i anketës), i cili do të këtë për detyrë që të ndihmojë palët që të zgjedhin

mosmarrëveshjen që kanë mes tyre.

Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, e vitit

1907 parasheh që në çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare, në të cilën nuk preket nderi dhe

interesat vitale të shtetit, dhe që është rezultat i mospajtimit lidhur me vlerësimin e

gjendjes faktike, do të krijohet një komision hetues, nëse palët nuk kanë arritur që të gjejnë

zgjidhje nëpërmjet mjeteve diplomatike, me qëllim që të lehtësojnë zgjidhjen e

mosmarrëveshjes, duke i ndriçuar faktet nëpërmjet hetimeve, të cilat kryhen nga ana e

komisionit në mënyrë të pavarur, asnjanëse dhe në mënyrë të ndërgjegjshme.80

Komisioni hetues, mund të krijohet me marrëveshje midis palëve. Pra, palët në një

mosmarrëveshje duhet të japin pëlqimin e tyre që një çështje t’ia delegojnë një komisioni

të paanshëm, i cili do të kujdeset për të mbledhur të gjitha faktet. Pra, komisioni hetues,

detyrë kryesore ka hetimin e të gjitha fakteve për të parë më mirë natyrën e

mosmarrëveshjes.

Në marrëveshjen midis palëve përfshihen përbërja e komisionit, faktet të cilat duhet të

ndriçohen nga ky komision, përbërja e komisionit, afati brenda të cilit duhet të jepet raporti

dhe çështjet procedurale lidhur me vendin, gjuhën e punimeve etj.81

Komisioni hetues përbëhet nga anëtarë të vetë shteteve që janë në konflikt. Ndonjëherë,

anëtarë të komisionit hetues janë edhe persona asnjanës. Kur anëtarët e komisionit hetues

caktohen nga ana e shteteve, te cilët janë në konflikt, në këtë rast secila palë do të caktojë

numër të njëjtë të përfaqësuesve që do të jenë anëtarë të trupit të komisionit hetues.

Përbërje të këtillë kanë gati të gjitha komisionet, që formohen sot nga ana e shteteve për

shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të ndryshme.

Ndonjëherë, si anëtarë të komisionit hetues, mund të caktohet edhe ndonjë person

asnjanës, sidomos kur çështja është e ndërlikuar dhe palët kanë dallime të mëdha. Në kësi

rastesh, një person i tretë mund të kyçet si anëtar i komisionit hetues, me qëllim që gjatë

shqyrtimit të fakteve, të mos ketë dallime, por të vijë në shprehje objektiviteti gjatë

hartimit të raportit nga ana e komisionit hetues. Pra, siç shihet, formimi i komisionit hetues

është i ngjashëm me gjyqin e arbitrazhit. Ajo çka e dallon komisionin hetues nga gjyqi i

80 Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare e vitit 1907, neni

9. 81 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Prishtinë . fq 420.

Page 57: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

57

arbitrazhit, është se vendimi i gjyqit të arbitrazhit është i detyrueshëm për palët, ndërsa

raporti i komisionit hetues, mund të mos pranohet nga ato.

Komisioni hetues, siç cekëm edhe më lartë, ka për detyrë që të shqyrtojë rastin, të

nxjerrë konstatimet e tij lidhur me rastin dhe, pas gjithë kësaj, të dal me mendim

përfundimtar mbi gjendjen. Gjatë gjithë kohës, kur komisioni merret me shqyrtimin e

rastit, ai mund që të kërkojë nga palët në mosmarrëveshje që ta pajisin atë me

dokumentacionin e nevojshëm. Për të përpiluar një raport sa më cilësor, natyrisht duhet të

ketë sa më tepër të dhëna. Për këtë qëllim, komisioni mund të kërkojë edhe ndihmën e

ekspertëve dhe dëshmitarëve, me qëllim që të mblidhen sa më tepër të dhëna.

Komisioni hetues, mbledhjet e veta i zhvillon me dyer të mbyllura. Vendimi i

Komisionit hetues merret me shumicë votash. Ai nuk detyron palët. Edhe pse nuk prodhon

efekte, palët do të jenë të detyruara t’i pranojnë. Raporti i komisionit hetues, hap mundësi

që palët në konflikt të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, me qëllim që të gjejnë zgjidhje të

pranueshme për kontestin në fjalë. Themi, se raporti i komisionit hetues është një bazë e

mirë për të vazhduar bisedimet, për arsye se raporti i komisionit hetimor, në të vërtetë, ka

të dhëna të mjaftueshme, që palëve u japin mundësi për të përfunduar bisedimet me sukses.

Në këtë këndvështrim, puna e komisionit hetues nuk është edhe pa efekt.

Komisioni i anketës është i paraparë me shumë marrëveshje ndërkombëtare. Karta e

OKB-së, parasheh që Këshilli i Sigurimit, mund të zhvillojë hetime për çdo rast ose

mosmarrëveshje, me qëllim që mos të rrezikohet ruajtja e paqes dhe siguria

ndërkombëtare.82 Duke u thirrur në këtë dispozitë të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit

nëpërmjet rezolutave të ndryshme, ka mundësuar ngritjen e trupave të këtillë.

Një rast i njohur, është edhe rasti i 14 shkurtit të vitit 2005, ku në qendër të Bejrutit, nga

një sulm me bombë, vritet kryeministri i Libanit, Rafik Hariri. Kjo vrasje shkaktoi

shqetësim të madh në rajonin ku ndodhi, po edhe më gjerë. Lidhur me këtë vrasje, Kombet

e Bashkuara do të hartonin një raport, sipas të cilit, vrasja e kryeministrit të Libanit,

paraqet një tërmet për Libanin. Raporti në fjalë, kritikonte gjithashtu forcat libaneze të

sigurisë, të cilat nuk arritën të mbronin jetën e kryeministrit të tyre. Në përfundim të këtij

raporti, fajësohet Siria për tensionet e shkaktuara në Liban dhe për ndërhyrje në punët e

brendshme. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pas këtij raporti do të

mbështeste ngritjen e një komisioni hetues, i cili do të mblidhte të dhëna dhe fakte lidhur

me vrasjen, që kishte ndodhur në shkurt 2005.83 Konkretisht, më 7 prill 2005, Këshilli i

Sigurimit miratoi Rezolutën 1595, përmes së cilës kërkohej ngritja e një komisioni hetues.

Sipas kësaj Rezolute, Këshilli i Sigurimit vendosi :

82 Neni 34 i Kartës së OKB-së. 83 Report of the Fact-finding Mission to Lebanon inquiringinto the causes, circumstances and

consequences of theassassination of former Prime Minister Rafik Hariri. (S/2005/203).

Page 58: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

58

Të ngrihej një komision hetimor, që të ndihmonte autoritetet libaneze në gjetjen

e autorëve të aktit terrorist, kush qëndronte pas tyre dhe cilët bashkëpunonin me

ata.

Këshilli i Sigurimit u bënte thirrjeve autoriteteve libaneze për të vendosur para

drejtësisë autorët e aktit terrorist, të 14 shkurtit të vitit 2005;

Autoritetet e Libanit të bashkëpunojnë me komisionin hetimor, në drejtim të

dhënies së dokumentacionit, dëshmive dhe provave me qëllim që puna e tij të

jetë sa më efikase;

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, të konsultohet me autoritetet e Libanit, që sa

më shpejt të fillojë me punë ky komision hetimor;

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sa më shpejtë të ndërmarrë masat për

krijimin dhe funksionimin e këtij komisioni;

Këshilli i Sigurimit kërkon nga të gjitha shtetet dhe të gjitha palët, që të

bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin, dhe në veçanti, për të siguruar atë me

informacion lidhur me aktin terrorist të sipërpërmendur;

Përfundimi i punës së komisionit, brenda tre muajve, pasi që të jetë formuar nga

Sekretari i Përgjithshëm;

Komisioni hetimor, duhet që për punën e bërë t’i raportojë Këshillit të

Sigurimit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ta njoftojë në vazhdimësi me punën e

komisionit.84

Në zbatim të Rezolutës 1595 të Këshillit të Sigurimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-

së, do të formonte komisionin hetues, i cili do të merrej me rastin. Komisioni hetues, pasi

të mblidhte të dhënat lidhur më rastin në fjalë, më 20 tetor 2005, do t’i raportonte Këshillit

të Sigurimit dhe do të dilte me këto konkluzione:

Vrasja e 14 shkurtit 2005, ishte kryer nga një grup në një organizatë të gjerë me

burime të konsiderueshme të aftësive. Krimi ishte përgatitur gjatë disa muajve;

Nga të dhënat, dokumentet që kishte mbledhur Komisioni, kishte prova që

përputhen me atë, se në kryerjen e këtij akti terrorist ishin përfshirë si libanezët

ashtu dhe sirianët. Është i njohur fakti se inteligjenca e ushtrisë siriane kishte një

prezencë depërtuese në Liban, të paktën deri në tërheqjen e trupave të saj nga

Libani, në vitin 2004. Zyrtarë të lartë të Libanit, ishin të emëruarit e tyre. Duke

pasur parasysh infiltrimin e institucioneve dhe shoqërisë libaneze si dhe

shërbimet e zbulimit, të cilat bashkëpunonin, do të ishte e vështirë të

parashikohej një skenar i tillë, i cili do të ishte kryer pa dijeninë e tyre;

Gjithashtu, ishte pikëpamje e komisionit, se motivet për vrasjen e ish-

kryeministrit, ishin nga polarizimi dhe tensioni ekstrem politik. Megjithatë, pasi

që krimi nuk është punë e një individi, por e një grupi të sofistikuar, më shumë

duket se mashtrimi, korrupsioni, dhe pastrimi i parave mund të kishte qenë

motivi për personat që morën pjesë në kryerjen e këtij krimi;

84 Rezoluta 1595 e Këshillit të Sigurimit.

Page 59: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

59

Komisioni konsideronte se hetimet duhej të vazhdonin edhe për disa kohë, sepse

nevojitej një hetim më i plotë;

Është konkluzion i Komisionit, se hetimi i vazhdueshëm duhej të bëhej nga

autoritetet e duhura gjyqësore dhe të sigurisë libaneze, të cilat kanë dëshmuar

gjatë gjithë hetimit se me ndihmën e ndërkombëtarëve, mund të lëvizin përpara

dhe të merrnin rolin udhëheqës në mënyrë efektive dhe profesionale. Në të

njëjtën kohë, autoritetet libaneze, duhej t’i shikojnë të gjitha pasojat e rastit,

duke përfshirë edhe transaksionet bankare;

Komisioni, gjithashtu ishte i mendimit se me ndihmën e bashkësisë

ndërkombëtare, autoritetet libaneze duhej të përgatisin një platformë në fushën e

sigurisë dhe drejtësisë. Kjo ishte më se e nevojshme për të rritur besimin e

libanezëve në sistemin e tyre te sigurisë dhe të drejtësisë.

Vendimi për të emëruar njerëz të rinj në sigurinë e lartë të shtetit, ishte një hap i

rëndësishëm drejt përmirësimit dhe rritjes së besueshmërisë në aparatin e

sigurisë;

Është konkluzion i komisionit se, pasi ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe të

dyshuarit në Republikën Arabe të Sirisë, të dhënat flisnin në drejtim të

përfshirjes së zyrtarëve të sigurisë siriane në vrasjen e ish-kryeministrit të

Libanit. Ishte detyrë e Sirisë, që të sqaronte një pjesë të konsiderueshme të

pyetjeve të pazgjidhura. Ndërkohë, që autoritetet siriane, pas hezitimit fillestar,

bashkëpunuan në një shkallë të kufizuar me Komisionin, disa u përpoqën të

çorientojnë hetimet, duke dhënë deklarata të rreme dhe të pasakta.

Si rezultat i hetimeve të Komisionit, deri më sot, një numër i madh i njerëzve

janë arrestuar dhe akuzuar për tentim për vrasje dhe krime, lidhur me ngjarjen e

14 shkurtit 2005. Komisioni është i mendimit se të gjithë njerëzit, duke përfshirë

edha ata të akuzuar me krime të rënda, duhet të konsiderohen të pafajshëm,

derisa të shpallën fajtor, pas një gjykimi të drejtë.85

Këshilli i Sigurimit,më 31 tetor 2005, nëpërmjet Rezolutës 1636, do t’ia vazhdonte

mandatin Komisionit hetimor me detyrën për të shqyrtuar këtë rast.

Pas dorëzimit të raportit të parë, më 12 dhjetor 2005, Komisioni hetues, përsëri do të

dilte me një raport të dytë,i cili për nga përmbajtja ishte i ngjashëm me të parin. Komisioni

hetimor, do të kërkonte që të rritej numri i anëtarëve të tij.

Se me të vërtetë bëhej fjalë për një proces të ndërlikuar hetimor, tregon edhe ajo se

Këshilli i Sigurimit disa herë do t’i zgjate mandatin Komisionit hetues, për të shqyrtuar

rastin. Më 10 janar 2006, Komisioni hetues përsëri do të dilte me raport për punën e bërë.

Mirëpo, edhe pse do të vërehet një përparim në hetimet e bëra, përsëri nuk do të kemi një

zbardhje të rastit dhe, përsëri do të kërkohej që të vazhdonte mandati i Komisionit hetues.

85 Report of the International Independent Investigation Commission established pursuant to Security

Council resolution 1595 (2005). Fq 61-62.

Page 60: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

60

Edhe pse nuk kishte një ndriçim të plotë të rastit, hetimi paraprak nga Komisioni hetues

i OKB-së mbi vrasjen e ish-kryeministrit libanez Hariri, tregon se përgjegjësit duhet të

kërkohen në radhët e shërbimeve sekrete të Libanit dhe të Sirisë. Siria, ka hedhur poshtë

gjithmonë këto akuza që ngriheshin kundër saj.

Këshilli i Sigurimit, nëpërmjet Rezolutës 1757 të 30 majit 2007, vendosi që të formohet

një gjykatë e veçantë për të hetuar mbi vrasjen e ish-kryeministrit libanez. Kjo gjykatë, do

të përbëhej prej gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe libanezë. Deri më sot, kjo gjykatë nuk ka

arritur që të mbyllë këtë proces. Gjykata, ka akuzuar si autorë të vrasjes së ish-

kryeministrit të Libanit anëtarët e organizatës islamike Hezboolah. Të dënuar në mungesë

si të akuzuar se kanë kryer vrasjen, Hezbollah, gjithmonë i ka hedhur poshtë këto akuza

dhe ka refuzuar t’i arrestojë dhe dorëzojë të akuzuarit.

Përveç në rastin e trajtuar më lart, Komisioni hetimor ka gjetur zbatim edhe në raste

tjera, si: Konflikti i Mosulit 1924; Konflikti greko-bullgar 1925; Konflikti kinezo-japonez

1932. Është me rëndësi të theksohet se, në ditët e sotme, rrallë vjen në shprehje zgjidhja e

një mosmarrëveshjeje nëpërmjet komisionit hetimor, për arsye se palëve ju jepet mundësia

që të mos respektojnë konkluzat e komisioneve të këtilla. Në të vërtetë, këtu kemi një

zbrazëti, pasi e drejta ndërkombëtare, nuk disponon me mekanizma të tillë, që do t’i

detyronte palët në paraqiten e fakteve përpara komisioneve me karakter të këtillë. Në një

situatë të këtillë, është vështirë që anëtarët, të cilët përbëjnë komisionin hetues, të dalin me

një Raport që do të jetë i pranueshëm për palët.

2.5. PAJTIMI

Pajtimi paraqet një mënyrë tjetër të zgjidhjes së mosmarrëveshjes në formë paqësore.

Njëjtë sikurse Komisioni hetues, edhe te pajtimi, kemi një numër të personave, të cilët

kanë për detyrë që të shqyrtojnë dhe të zbardhin çdo fakt lidhur me mosmarrëveshjen që

është shfaqur midis dy subjekteve të së drejtës ndërkombëtare, të përgatisë raport lidhur me

punën e bërë si dhe të propozojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis tyre. Siç vërehet,

komisionet e pajtimit janë të ngjashme si edhe komisionet e hetimit, mirëpo ajo çfarë e

dallon komisionin e pajtimit nga komisioni i hetimit, ka të bëjë me karakterin e detyrave që

kanë këto dy forma për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Derisa,

detyrë e komisionit të hetimit është hetimi i të gjitha fakteve dhe të dhënave që kanë të

bëjnë me natyrën e një mosmarrëveshje ndërkombëtare, te komisioni i pajtimit, përbërja e

komisionit duhet që të mbledhë të dhënat dhe faktet që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjen

ndërkombëtare dhe, njëkohësisht, t’iu propozojnë palëve në konflikt një mënyrë për

zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis tyre.

Page 61: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

61

Është formë e re e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë paqësore

dhe si e këtillë, kjo mënyrë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, ka filluar të

aplikohet aty para fillimit të Luftës Parë Botërore. Kjo formë e zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë paqësore, është e paraparë në shumë

konventa ndërkombëtare, si:

Konventa e Hagës, e vitit 1899 dhe 1907, mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në

mënyrë paqësore;

Akti i përgjithshëm mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, aprovuar nga Lidhja e Kombeve në vitin 1928;

Konventa e përgjithshme interamerikane mbi pajtimin, e vitit 1929;

Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara;

Karta e Ligës Arabe;

Karta e Organizatës së Unionit Afrikan;

Traktati i Bogotasë mbi zgjidhjen paqësore,i vitit 1948;

Marrëveshja e Brukselit, e vitit 1948;

Konventa evropiane për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, e vitit 1957;

Konventa e Vjenës mbi të drejtën e traktateve, e vitit 1969;

Konventa mbi të drejtën e detit, e vitit 1982.

Për mosmarrëveshjet, të cilat kanë elemente të natyrës politike dhe juridike, pajtimi

konsiderohet si mjet i përshtatshëm për t’u vënë në funksion të zgjidhjes së këtyre

mosmarrëveshjeve. Kjo formë e rregullimit paqësor të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

zakonisht vendoset në zbatim me kërkesë të njërës nga palët që janë në konflikt, pastaj

është vullnet i vetë palëve si do të merren vesh se cili do të jetë vendi ku do të zhvillojë

punimet Komisioni i pajtimit, cilat kompetenca do t’i ketë ky komision e kështu me radhë.

Komisioni i pajtimit përbëhet zakonisht nga pesë anëtarë, mirëpo ka raste ku numri i

anëtarëve është më i vogël ose më i madh. Në rastin e Palestinës që ilustrohet në këtë

punim, më poshtë numri i anëtarëve të Komisionit të pajtimit ka shkuar deri në

njëmbëdhjetë.

Kjo procedurë e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare midis shteteve

ka gjetur zbatim sidomos, gjatë katër decenieve të para të shekullit XX. Pas Luftës së Dytë

Botërore, lirisht mund të thuhet se kjo procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare është aplikuar shumë pak nga ana e shteteve, kjo vërehet edhe nëse i shihen

rezolutat e ndryshme që ka miratuar Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e

OKB-së, ku trajtimi i rasteve duke formuar Komisione të pajtimit është tepër i rrallë.

Megjithatë, edhe pse kjo formë e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare është tepër e rrallë në ditët e sotme, e shoh të arsyeshme që lidhur me

mënyrën e krijimit, kompetencat dhe funksionimin e Komisionit të pajtimit, të shqyrtoj një

rast që ka të bëjë me çështjen e Palestinës, ku Asambleja e Përgjithshme vendosi që të

themelojë një komision special që do të merrej me këtë çështje, pra një komision pajtimi.

Page 62: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

62

Çështja e Palestinës është një rast, në të cilin është paraparë krijimi i një Komisioni

pajtimi. Kjo çështje u soll në shqyrtim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të

Bashkuara, në prill të vitit 1947. Pra, është një nga rastet e para që u diskutua në

Asamblenë e Përgjithshme që kur ajo u vu në jetë. Në këtë seancë, do të ngrihet një

komision special për Palestinën, i përbërë nga 11 anëtarë. Pasi hetoi të gjitha pyetjet

relevante, ky komision do të rekomandonte që Palestina të jetë e ndarë në një shtet arab

dhe një shtet hebre, me një status të veçantë ndërkombëtar për qytetin e Jerusalemit, që

sipas shumicës së anëtarëve të komisionit, duhet të jetë nën autoritetin administrativ të

Kombeve të Bashkuara. Gjatë sesionit të dytë të rregullt, më 29 tetor 1947, Asambleja e

Përgjithshme miratoi Rezolutën 181 (II). Rezoluta në fjalë, do të përfshinte rekomandimet

e Komitetit Special me disa ndryshime të vogla. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të

OKB-së përfshinte:

Krijimin e një shteti arab dhe hebre jo më vonë se deri më 1 tetor 1948;86

Ndarja e Palestinës në tetë pjesë: tre pjesë shtetit arab dhe tre pjesë shtetit hebre,

i shtati, qyteti Jaffa, ishte për të formuar një enklavë arabe brenda territorit

hebre;

Ndarja e tetë, regjim ndërkombëtar për Jerusalemin, të administruar nga një

Këshill i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.87

Palestinezët dhe shtetet arabe nuk pranuan këtë plan. Për to, plani i ndarjes, sipas

Rezolutës 181 (II), konsiderohej se binte ndesh me dispozitat e Kartës së OKB-së, e cila iu

njeh të gjithë popujve të drejtën për të vendosur vetë për fatin e tyre. Sipas tyre, Asambleja

e Përgjithshme ka miratuar një rezolutë, e cila do të kundërshtohej nga pala palestineze,

86 Më 11 maj 1949 Izraeli do të bëhët anëtarë i OKB-së.

“Duke u bazuar në raportin e Këshillit të Sigurimit dhe kërkesën e Izraelit për pranim në Kombet e

Bashkauara,

Duke vërejtur në gjykimin e Këshillit të Sigurimit, se Izraeli është një shtet paqedashës dhe është

në gjendje dhe i gatshëm për të përmbushur detyrimet që dalin nga Karta,

Duke ditur që Këshilli i Sigurimit i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme që të pranojë

Izraelin për anëtarësim në Kombet e Bashkuara,

Duke vënë në dukje deklaratën e shtetit të Izraelit që ai pa rezerva pranon detyrimet e Kombeve të

Bashkuara dhe merr përsipër përmbushjen e tyre nga dita kur të bëhet një anëtarë i Kombeve të

Bashkuara…

Asambleja e Përgjithshme duke vepruar në kryerjen e funksioneve të saj sipas nenit 4 të Kartës së

OKB-së vendos:

1. Vendos që Izraeli është një shtet paqedashës, i cili pranon detyrimet që rrjedhin nga Karta

dhe është në gjendje dhe i gatshëm për t’i përmbushur ato detyrime;

2. Vendos të pranojë Izraelin për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.”

87 Rezoluta 181 (II) e Asamblesë së Përgjithshme.

Page 63: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

63

pasi ajo rezolutë ndante vendin e tyre duke u dhënë palestinezëve disa të drejta pjesore dhe

statusin e pakicës në vendin e tyre.88 Në anën tjetër, edhe krahas disa pakënaqësive që pati,

pala hebre pranoi rezolutën.

Pas miratimit të Rezolutës 181 (II), çështja do të komplikohej edhe më tepër. Në këto

rrethana, Këshilli i Sigurimit do t’i bënte thirrje Asamblesë së Përgjithshme për të mbajtur

një seancë të veçantë, ku do të diskutohej lidhur me këtë çështje. Në këtë situatë,

Asambleja e Përgjithshme, do të caktonte ndërmjetësuesin suedez, Folke Bernadotte, për të

ndihmuar në zgjidhjen paqësore të këtij konflikti.

Duke u thirrur ne Rezolutën 181 (II) të Asamblesë së Përgjithshme, më 14 maj 1948,

do të formohet shteti i Izraelit. Krijimi i shtetit të Izraelit do të nxiste edhe më tepër

armiqësitë mes arabëve dhe komunitetit hebre. Në këto rrethana,Këshilli i Sigurimit,më 15

korrik 1948, nëpërmjet një rezolute, konsideroi se situata në Palestinë përbënte kërcënim

për paqen dhe urdhëroi vendosjen e një armëpushimi si dhe deklaroi se dështimi për t’u

pajtuar, do të interpretohet si një shkelje e paqes dhe se duhej menjëherë të merren masat,

duke u thirrur ne Kapitullin VII të Kartës së OKB-së. Armiqësitë arabo-izraelite do të

vazhdojnë edhe pas kësaj rezolute të Këshillit të Sigurimit.89

Më 11 dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, do të hartonte një rezolutë të

re për zgjidhjen e çështjes së Palestinës. Nëpërmjet rezolutës 194 (III), Asambleja e

Përgjithshme do të deklaronte se:

Refugjatët, të cilët dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, do të jetojnë në paqe

me fqinjët e tyre ;

Kompensim për pronën e atyre që nuk dëshirojnë të kthehen.90

Me këtë rezolutë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, do të bënte thirrje për

demilitarizimin dhe ndërkombëtarizimin e Jerusalemit, mbrojtjen e tij, si dhe për një qasje

të lirë në vendet e shenjta në Palestinë.

Rezoluta 194 (III) e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjithashtu do t’i hapte rrugë

ngritjes së një komisioni të pajtimit, të përbërë prej tre anëtarësh,prej shteteve anëtare të

OKB-së që do të shqyrtonin rastin, me qëllim që palët në konflikt të arrijnë drejt zgjidhjes

përfundimtare për të gjitha çështjet e pazgjidhura. Si shtete që do të përbënin Komisionin e

pajtimit do të ishin Franca, Turqia dhe SHBA-të. Puna e tyre do të ngërthejë në vete disa

çështje si:

88 Lidhur me këtë çështje http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch1.pdf (12.01.2013) dhe

http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch2.pdf (12.01.2013)

Lidhur me këttë çështje http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch1.pdf (12.01.2013) dhe

http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch2.pdf (12.01.2013) 90 Rezoluta 194 (III) e Asamblesë së Përgjithëshme.

Page 64: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

64

Çështjet që kanë të bëjnë me territoret

Çështjet që kanë të bëjnë me refugjatët

Çështja dhe statusi i Jerusalemit

Duke i konsideruar këto çështje si një bazë e shëndoshë, për të filluar e për të trajtuar

konfliktin në fjalë, Komisioni i pajtimit do të fillonte punën e tij me qëllim që të

përmbushte misionin, që i ishte besuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të

Bashkuara.

Anëtarët e Komisionit të pajtimit, në këtë drejtim do të zhvillonin bisedime të veçanta

me Egjiptin, Jordaninë, Libanin dhe Sirinë. Edhe pse përpjekjet e komisionit do të jenë të

mëdha, puna e tij nuk do të japë frytet e pritura. Shtetet arabe, do të kërkojnë që si çështje e

cila duhet diskutuar më parë, duhet të jetë çështja e rikthimit të refugjatëve. Ndërsa, Izraeli

kërkonte që çështjet që kanë të bëjnë me territoret, të zënë vendin kryesor në punën e

Komisionit të Pajtimit.91 Puna e mëvonshme e Komisionit për të kthyer refugjatët

palestinez si dhe për të vënë një regjim ndërkombëtar për Jerusalemin, do të jetë e

pasuksesshme. Nga raportet periodike që Komisioni i Pajtimit i ka paraqitur Asamblesë së

Përgjithshme të OKB-së, në përmbushje të Rezolutës 194 (III), vërehet qartë se përpjekjet

e anëtarëve të këtij Komisioni pajtimi për t’u ofruar një zgjidhje të qëndrueshme për palët

në konflikt, kanë rezultuar të pasuksesshme, nuk kanë dhënë rezultate në teren. Që nga viti

1952, gati çdo raport i këtij Komisioni drejtuar Asamblesë së Përgjithshme në zbatim të

Rezolutës 194 (III), thekson se që të arrihet drejt përmbushjes së kësaj rezolute, varet nga

ndryshimet thelbësore të qëndrimeve te palëve.92

Duke analizuar këtë rast, si rast, ku ka ardhur në shprehje zgjidhja e një mosmarrëveshje

duke u vënë në funksion Komisioni i pajtimit, mund të nxjerrim disa përfundime dhe atë:

Së pari, se Komisioni i pajtimit zë një vend të posaçëm si mënyrë e zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare midis shteteve. Së dyti, se Karta e OKB-së në bazë të

nenit 33 pajtimin e përmend si mjet për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve që

shfaqen midis shteteve dhe për këtë e autorizon Këshillin e Sigurimit, që të emërojë

komisione të pajtimit, që të përpiqet për të përmbushur kompetencat, që i jepen në bazë të

Kartës. Së treti, se anëtarët e Komisioni të pajtimit duhen të jenë persona, të cilët duhet të

njohim mirë gjenezën e mosmarrëveshjes, më qëllim që rekomandimet, që do të jepen

nëpërmjet raportit të përgatitur nga ky komision, të shkojnë në drejtim të zgjidhjes së

mosmarrëveshjes. Për këtë, puna e anëtarëve të Komisioni të pajtimit dhe aktivitetet e tyre

duhet të jenë sa më të dendura në mënyrë që të shohin qëndrimet e palëve në konflikt, pra

ata gjatë gjithë kohës përpara se të përgatitet raporti i Komisionit të pajtimit, duhet të

zhvillojnë bisedime me palët, të shohim dallimet midis tyre dhe pikat e përbashkëta në

mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhje, e cila mund të jetë e pranueshme për palët. Së

katërti, jo gjithmonë rezultatet nga Komisionet e pajtimit japin rezultat. Kjo vërehet edhe

91

Lidhur me këttë çështje http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch1.pdf (12.01.2013) dhe

http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch2.pdf (12.01.2013) 92 Shih raportet e këtij komisioni nëfqn zyrtare të OKB-së (www.un.org)

Page 65: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

65

nga rasti, të cilin e shqyrtuam më sipër. Në këtë rast, Komisioni i pajtimit, brenda

autorizimeve te tij, bëri një punë të shkëlqyer, por rezultatet për zgjidhje të një konflikt

midis palëve munguan dhe kjo jo për arsye se Komisioni i pajtimit nuk shqyrtoi rastin, nuk

dëgjoi qëndrimet e palëve dhe çështjet e tjera, por se qëndrimet e palëve rreth

mosmarrëveshjes dallonin shumë. Pikërisht, këto dallime të qëndrimeve, midis palëve në

konflikt janë ato që mbajnë një konflikt të pambyllur midis shtetit hebre dhe palestinezëve,

një kohë të gjatë edhe pse Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe Sekretari i

Përgjithshëm i OKB-së, në kuadër të autorizimeve që u njihen në bazë të Kartës

angazhohen për një zgjidhje paqësore për çështjen e Palestinës.

Page 66: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

66

K R E U I I I

3.1. MJETET GJYQËSORE TË ZGJIDHJES PAQËSORE TË

MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

Në mjetet gjyqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare hyjnë: Gjykata

Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Arbitrazhi ndërkombëtar. Nuk është e vështirë të bëhet një

krahasim midis mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat vjen në shprehje zgjidhja e

këtyre mosmarrëveshjeve, duke u vënë në funksion diplomacia dhe zgjidhja e

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në të cilat vendosen në zbatim mekanizmat gjyqësorë

për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje.

Dihet se mosmarrëveshjet ndërkombëtare lindin si rezultat i dallimeve të ndryshme që

kanë shtetet lidhur me ndonjë çështje, për shkak të interesave jo të njëjta që demonstrojnë,

dallime këto që nxisin bashkësinë ndërkombëtare që të intensifikojë përpjekjet e saj, me

qëllim që të ofrojë qëndrimet e palëve drejt një zgjidhje të pranueshme. Kjo shpeshherë

edhe arrihet, sidomos kur interesat e palëve nuk prekin ndonjë çështje jetike për to siç është

nderi i shteti, integriteti territorial, pavarësia politike ose ndonjë çështje tjetër e ngjashme.

Shpeshherë për këto mosmarrëveshje vendoset në funksion diplomacia si alternativë që

mendohet nga shkenca juridike ndërkombëtare, po edhe nga praktikat e shteteve se mund

të japë rezultatet e saj. Pra, për mosmarrëveshje të natyrës politike kryesisht gjejnë zbatim

mekanizmat diplomatikë për rregullimin paqësor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. Por jo gjithherë, mosmarrëveshjet midis shteteve kanë një natyrë të këtillë.

Mosmarrëveshjet mund të jenë edhe të natyrës juridike. Mosmarrëveshje të natyrës juridike

janë ato mosmarrëveshje, në të cilat palët mundësinë për realizimin e së drejtë e kërkojnë

nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Arbitrazhit.

Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të natyrës juridike i konsideron

mosmarrëveshjet që i referohen: interpretimit të një traktati; cilësdo çështje të së drejtës

ndërkombëtare; ekzistimit të çfarëdo fakti, i cili po të provohej, do të bënte shkelje të një

detyrimi ndërkombëtar; dhe natyrës dhe sasisë së reparacionit, që duhet paguar për shkak

të cenimit të një detyrimi ndërkombëtar.93

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si njëri ndër mekanizmat që është në shërbim të

shteteve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ndryshme, që shfaqen në marrëdhëniet midis

tyre, do të shtrohet si njëra nga çështjet që do trajtohet më poshtë.

93 Neni 36, paragrafi 2 i Statutit të GJND-së.

Page 67: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

67

E drejta ndërkombëtare, që në kohët e lashta, ka njohur disa mjete për rregullimin

paqësor të mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve, të cilat i kemi shqyrtuar në kreun e parë të

këtij punimi, pra arbitrazhi ndërkombëtar si mjet gjyqësor për zgjidhjen e një

mosmarrëveshje ka shërbyer si mjet shumë më herët, por zhvillimi i këtij instituti të së

drejtës ndërkombëtare që gjen zbatim sot në shumë raste dhe përparësitë që ka ky

mekanizëm shtrohen në kuadër të këtij kreu.

3.2. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit, e krijuar më 1899 në Hagë, është hapi i parë drejt

themelimit të një gjykate ndërkombëtare me karakter të përhershëm. Vlen të theksohet se

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit se të përhershme ka pasur vetëm Byronë

Ndërkombëtare dhe një listë të arbitrave, njohës të kualifikuar të së drejtës ndërkombëtare.

Nga lista e përgjithshme e këtyre arbitrave, shtetet e interesuara mund të zgjidhnin, me

marrëveshje, arbitra për të shqyrtuar mosmarrëveshjen midis tyre. Shikuar nga ky aspekt,

kjo gjykatë nuk ka qenë e përhershme, sepse trupi i arbitrave, në shumicën e rasteve, e

përbënin personat e ndryshëm. Shtetet vendosnin lirisht se kujt arbitri ose cilëve arbitra do

t’ia besonin zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Përpjekjet për krijimin e një gjykate me karakter të përhershëm, vazhduan edhe pas

Konferencës së Hagës (1899). Në Konferencën e dytë të Hagës (1907), një iniciativë e

këtillë rezultoi e dështuar për shkak të mospajtimeve, që qenë shfaqur gjate përpilimit të

projektit të konventës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve.

Pra, deri në përfundimin e Luftës së Parë Botërore, nuk kishte nuk ndonjë veprim

konkret sa i takon krijimit të një gjykate ndërkombëtare të përhershme të drejtësisë.

Krijimi i një gjykate ndërkombëtare, do të bëhej realitet pas përfundimit të Luftës së

Parë Botërore. Statuti i Lidhjes së Kombeve, në nenin 14, parashihte themelimin e një

gjykate ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve, në vitin 1920, caktoi një grup

juristësh, të cilët kishin për detyrë të përgatisnin projekt-propozimin e statutit të gjykatës.

Ky projekt, u miratua nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve dhe Asambleja e Lidhjes së

Kombeve.

Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare, ka funksionuar prej vitit 1922 deri

në vitin 1940, kur gjermanët okupuan Holandën. Gjatë kësaj kohe, Gjykata ka marrë 31

vendime (rasti Wimbledon 1923; rasti Mavromatis, 1924; rasti Chorzov, 1927; rasti Lotus,

1927; rasti i Grënlandës Lindore, 1933; etj) dhe 27 mendime konsultative që u referoheshin

urdhëresave: mbi shtetësinë në Tunizi dhe Marok Britania e Madhe- Franca); mbi statusin

e Karelisë Lindore (Finlandë-Rusi Sovjetike); mbi kishën Shën-Naumit (Jugosllavi-

Shqipëri, 1924) mbi këmbimin e popullatës greke dhe turke (Greqi-Turqi); mbi kufirin

Page 68: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

68

rreth Mosulit etj. Vendimi për shpërndarjen përfundimtare të Gjykatës është marrë nga

Asambleja e Lidhjes së Kombeve, në mbledhjen e saj të fundit, në vitin 1946.94

Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare, pas Luftës së Dytë Botërore, do të

zëvendësohet me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila sipas nenit 92 të Kartës së

OKB-së, konsiderohet si “organ kryesor gjyqësor” i Organizatës së Kombeve të

Bashkuara. Përgjithësisht, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është vazhdimësi e

Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare, sepse Statuti i GJND-së, është

përpiluar në bazë të Statutit të GJPDN. Juridiksioni i detyrueshëm i GJPDN, transferohet

në GJND. Edhe ndërtesa ku ndodhej selia e GJPDN-së , arkivi i saj, kaluan në GJND.

3.3. ORGANIZIMI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: të zgjedhur

pa dallim shtetësie, midis personave me veti morale të larta dhe që kanë në vetvete cilësitë

e kërkuara për të ushtruar funksionet më të larta gjyqësore në vendet e tyre përkatëse, ose

janë konsulentë juridikë me kompetenca të njohura në të drejtën ndërkombëtare.95

Anëtarët e Gjykatës zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe nga Këshilli i

Sigurimit, në bazë të një liste personash të paraqitur nga grupet kombëtare në Gjykatën e

Përhershme të Arbitrazhit. Shtetet, të cilët nuk kanë përfaqësues në Gjykatën e

përhershme të arbitrazhit, kandidimin e grupet kombëtare të caktuara për këtë qëllim, me të

njëjtat kushte me ato që parashikohen për anëtarët e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit,

në bazë të nenit 44 të Konventës së Hagës të vitit 1907 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare.96 Sipas Statutit të GJND-së, personat që do të bëjnë pjesë në Gjykatë,

përveç përmbushjes së kushteve personale dhe cilësive të kërkuara, urdhëron që me rastin e

zgjedhjes së gjyqtarëve të sigurojnë “në përgjithësi përfaqësimin e formave të mëdha të

qytetërimit dhe sistemeve juridike kryesore”.97 Nga pikëpamja praktike dhe politike, në

gjykatë përfshihet një gjyqtar prej secilit prej pesë shteteve anëtare të përhershme të

Këshillit të Sigurimit.98

Kandidatët, të cilët kanë fituar shumicën absolute të votave në Asamblenë e

Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit, konsiderohen si të zgjedhur si gjyqtarë në GJND.99

Nga pesëmbëdhjetë gjyqtarët, anëtarë të gjykatës, asnjë rast nuk mund të jenë dy gjyqtarë

94 Gruda, Z.(2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinëfq 433. 95 Neni 2 i Statutit të GJND-së. 96 Neni 4 dhe 5 i Statutit të GJND-së. 97 Neni 9 i Statutit tëGJND-së. 98 Dixon, M.(2007).Textbook on International Law .Oxford University Press fq373. 99 Neni 10 paragrafi 1 i Statutit të GJND-së.

Page 69: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

69

nga një shtet.100 Në rast se fitojnë shumicën absolute të votave, më shumë se një shtetas i

një vendi i zgjedhur, do konsiderohet kandidati më i vjetër në moshë.101 Gjatë ushtrimit të

funksionit të tyre, anëtarët e gjykatës gëzojnë privilegje dhe imunitet diplomatik.102Anëtari

i gjykatës nuk mund të pushohet, vetëm në rast se gjykatësit e tjerë njëzëri mendojnë se ai

nuk i plotëson më kushtet e kërkuara. 103

Mandati i gjyqtarëve të GJND-së është nëntëvjeçar, me të drejtë të rizgjedhjes.104 Para

se të fillojë detyrën, çdo anëtarë i gjykatës shprehet solemnisht: “deklaroj solemnisht se do

t’i kryej detyrat dhe kompetencat e mia me nder, me besnikëri dhe ndërgjegje”.105

Me qëllim që të ruhet vazhdimësia e Gjykatës, është paraparë që një e treta e gjyqtarëve

të zgjidhen për çdo tri vjet.106 Zgjedhjet e para të Gjykatës u bënë në vitin 1946 dhe atëherë

u përcaktua me short afati i veprimtarisë së gjyqtarëve (5 për 9 vjet, 5 për 6 vjet dhe pesë

për 3 vjet.107

Anëtari i Gjykatës mund të pushohet nga funksioni i tij si gjyqtar, nëse anëtarët e tjerë

të Gjykatës mendojnë njëzëri, se ai më nuk i plotëson kushtet e kërkuara. Në këtë rast,

Sekretari i Gjykatës, njofton zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.108

Anëtarët e Gjykatës, nuk mund të ushtrojnë ndonjë funksion politik ose administrative,

ose të merren me ndonjë lloj profesioni tjetër, nuk mund të ushtrojnë funksionin e

këshilltarit ose avokatit në çfarëdo çështje dhe as nuk mund të marrin pjesë në zgjidhjen e

çfarëdo çështje, në të cilën ata kanë marrë pjesë më parë si përfaqësues, këshilltarë ose

avokatë për njërën nga palët, si anëtarë i një gjykate kombëtare e ndërkombëtare, ose të

ndonjë komisioni hetimor, ose me çdo cilësi tjetër.109

Gjykata zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e saj më mandate tre vjeçar, me te drejtë

rizgjedhjeje. Gjykata emëron Sekretarin si dhe bën emërimin e nëpunësve të tjerë, sipas

nevojës.110 Sekretari i Gjykatës, ka mandat shtatë vjeçar.111 Njëjtë si anëtarët e Gjykatës,

edhe Sekretari i Gjykatës, duhet të bëj deklaratë solemne “deklaroj solemnisht se di t’i

kryej detyrat e mia si Sekretar i GJND-së me besnikëri, mature dhe ndërgjegje të pastër

100 Neni 3 i Statutit të GJND-së. 101 Neni 10, paragrafi 3 i Statutit të GJND-së. 102 Neni 19 i Statutit të GJND-së. 103 Neni 18 i Statutit të GJND-së. 104 Neni 13 paragrafi 1 i Statutit të GJND-së 105 Neni 4 paragrafi 1 i Rregullores së GJND-së. 106 Neni 13 paragrafi 1 dhe 2 i Statutit të GJND-së. 107 Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë, fq 449. 108 Neni 18 I Statutit të GJND-së. 109 Neni 16 dhe 17 i Statutit të GJND-së. 110 Neni 21 i Statutit të GJND-së. 111 Neni 22 i Rregullores së GJND-së.

Page 70: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

70

dhe do të respektojë me besnikëri të gjitha dispozitat e Statutit dhe Rregullores së

Gjykatës.”112

Selia e GJND-së ndodhet në Hagë. Megjithatë, gjykata mund të mblidhet e të

ushtrojë funksionet e saj dhe në ndonjë vend tjetër, nëse e sheh të arsyeshme.113

Gjykata ushtron funksionet e saj në mbledhje plenare dhe për kuorum mjaftojnë nëntë

gjyqtarë.114 Gjykata mund të formojë në çdo kohë një ose më shumë këshilla gjyqësore

prej të paktën tre gjyqtarësh, sipas vendimit që do të marrë.115 Vendimet e dhëna nga këto

këshilla gjyqësorë kanë vlerën sikur t’i ketë dhënë vetë Gjykata.116 Për herë të parë një

këshill i këtillë gjyqësor është formuar në qershor të vitit 1993 për çështje nga fusha e

ambientit jetësor.117 Gjykata “mundet në çdo kohë” të krijojë ad hoc këshillë gjyqësorë,

për të trajtuar një çështje të caktuar. Në këto raste, numri i gjyqtarëve caktohet nga Gjykata

me pëlqimin e palëve.118 Gjithashtu, Gjykata mund të formojë këshilla gjyqësorë për

zgjidhjen e shpejtë të çështjeve. Këto këshilla gjyqësorë, Gjykata i krijon çdo vit, detyrë e

të cilëve është marrja e vendimeve me procedurë të thjeshtësuar, kur këtë e kërkojnë

palët.119 Deri në vitin 1982, çdo mosmarrëveshje që i është kaluar GJND-së për shqyrtim,

është shqyrtuar nga një juri e plotë e përbërë nga 15,16 ose 17 gjyqtarë. Shembulli i parë i

kësaj procedure ishte Procesi i Gjirit të Manit (Kanada kundër SHBA-së), viti 1982, në të

cilin gjykoi një këshill i përbërë nga pesë gjyqtarë, Procesi rreth mosmarrëveshjeve

kufitare (Burkina Faso kundër Malit), viti 1985, Procesi rreth mosmarrëveshjeve për

kufirin tokësor, ishullor dhe detar (Salvadori kundër Hondurasit) viti 1987, Procesi i

Elettonica Sicula (SHBA, kundër Italisë), viti 1989 dhe kërkesë për rishikimin e vendimit

gjyqësor të 11 shtatorit 1992, në procesin e mosmarrëveshjes për kufirin tokësor, ishullor

dhe detar (Salvadori kundër Hondurasit), viti 2003.120

Në çështjen, Procesi i Gjirit të Manit (Kanada kundër SHBA-së), viti 1992, palët në

mosmarrëveshje, me marrëveshje mes tyre, vendosën për numrin e gjyqtarëve dhe

gjyqtarët, të cilët do përbënin këshillin gjyqësorë. Gjithashtu, ato u pajtuan se në rast se

nuk i pranon propozimet e tyre për zgjedhjen e gjyqtarëve, ato të tërheqin lëndën nga

Gjykata dhe t’ia dorëzojnë gjyqit të arbitrazhit të përbërë po nga ato pesë gjyqtarë.121 Në

këtë rast, vetë Gjykata “votoi” për zgjedhjen e atyre pesë gjyqtarëve.

112 Neni 24 i Rregullores së GJND-së. 113 Neni 22 i Statutit të GJND-së. 114 Neni 25 i Statutit të GJND-së. 115 Neni 26 i Statutit të GjND-së. 116 Neni 27 i Statutit të Gjnd-së. 117 ICJ Communique nr. 93/20, 19 qershor 1993. 118 Neni 26 paragrafi 2 i Statutit të GJND-së. 119

Neni 29 i Statutit të GJND-së. 120 Shih në: Dixon, M.(2007).Textbook on International Law.Oxford University Press fq373. 121

Kolier, Xh/Lou, B (1999). The Settlement of Disputes in International Law. Oxford

UniversityPress. Oxford. fq 128.

Page 71: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

71

Në Gjykatë mund të marrin pjesë gjyqtarët, edhe kur janë shtetas të cilësdopalë në

mosmarrëveshje. Në rast se njëra nga palët, nuk ka një shtetas të vetin në trupin gjykues,

atëherë për të siguruar barazinë e palëve, mund të vendoset që gjyqtari të mos marrë pjesë

në zgjidhjen e atij rasti, ose t’i jepet mundësia palës tjetër që të emërojë një gjyqtar ad hoc,

për t’u siguruar barazia mes palëve.122 Kështu ka ndodhur, në rastin e shqyrtimit, në

GJND-së, të konfliktit midis Shqipërisë dhe Anglisë lidhur me incidentin e Kanalit të

Korfuzit më 1946. Meqenëse në përbërje të Gjykatës në atë kohë ndodhej një shtetas

britanik, Shqipërisë iu njoh e drejta të caktonte një gjyqtar ad hoc, gjë që e çoi përbërjen e

Gjykatës, gjatë gjithë kohës së shqyrtimit të konfliktit në fjalë, në 16 veta.123

Për ushtrimin e funksionit të tyre, anëtarët e Gjykatës, marrin rrogë vjetore, ndërsa

gjyqtarët e caktuar ad hoc, marrin honorarë për ditët, në të cilat kanë qenë të angazhuar.

Shumën e rrogës e cakton Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe ajo nuk mund të ulet

gjatë kohës, në të cilën gjyqtarët ushtrojnë funksionin e tyre.

3.4. ROLI DHE KOMPETENCAT E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE

TË DREJTËSISË

GJND-ja, në ditët e sotme po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe evoluimin e

së drejtës ndërkombëtare. Ajo luan një rol të rëndësishëm për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve që shfaqen midis shteteve, si dhe jep mendime këshillëdhënëse në

pyetjet që i adresohen asaj nga organet e OKB-së. Që nga krijimi i saj si organ gjyqësor që

vepron në kuadër të OKB-së, rritja e numrit të ankesave drejtuar gjykatës nga ana e

shteteve roli i saj në sistemin ndërkombëtar po ndryshon nga roli që dikur kishte ky organ.

Mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve, të një interesi të veçantë, i jepen për shqyrtim

Gjykatës. (Jo gjithmonë në Gjykatë trajtohen të gjitha mosmarrëveshjet, që shfaqen mes

shteteve. Shtetet mundet që mosmarrëveshjen të mos ia paraqesin Gjykatës, dhe të

zgjedhin metodë tjetër për të trajtuar problemin). Po kjo nuk do të thotë se zbehet roli dhe

ndikimi i saj. Edhe pse, shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, shpeshherë

kanë ndikuar gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve, kjo nuk e ka zbeh rolin e Gjykatës. Që nga viti

1945 e deri më sot, është përmirësuar ndjeshëm përbërja gjeografike dhe politike e

gjykatësve. Megjithatë, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit tentojnë të kenë

anëtarë nga shteti i tyre në Gjykatë. Po të shihet përbërja e gjykatës, shihet se gjithmonë

këto shtete kanë pasur vazhdimisht anëtarë në Gjykatë nga shteti i tyre. Parë në

perspektivë, GJND-ja mund të mbajë emrin e një institucioni me peshë në sistemin

ndërkombëtar, përderisa ajo të llogaritet si Gjykatë profesionale dhe e paanshme. Vetëm

kështu, ajo do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që shfaqen midis shteteve.

122 Neni 31 i Statutit të GJND-së. 123

Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë, fq 449.

Page 72: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

72

Normalisht, kjo është e mundur dhe kjo do të ishte edhe një sukses për të. Roli i Gjykatës

zbehet dhe asaj i bie fuqia për të shqyrtuar aktivitetet e organeve të OKB-së, edhe pse

është organi gjyqësor i saj.

Si instancë me e lartë e drejtësisë ndërkombëtare, GJND-ja për detyrë kryesore ka

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare që shfaqen midis shteteve. Shtetet si

subjekte të së drejtës ndërkombëtare, mund t’i drejtohen Gjykatës, pra vetëm ato mund të

jenë palë përpara Gjykatës.124 Kjo e drejtë u njihet të gjithë shteteve, pavarësisht a janë

anëtarë të OKB-së ose jo, mjafton që të jenë palë e Statutit të GJND-së.125 Kushtet për t’u

bërë palë e Statutit të GJND-së për një shtet, që nuk është anëtarë i OKB-së, i përcakton

Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit për çdo rast veç e veç.

San Marino, Zvicra, Japonia, Lihtenshtajni janë bërë palë e Statutit të GJND-së në këtë

mënyrë. Në rastin e Zvicrës, për shembull, Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i

Sigurimit deklaruan se mund te bëhet palë e Statutit të GJND-së, nëse i pranon dispozitat e

këtij Statuti, i pranon të gjitha detyrimet si anëtar i OKB-së sipas nenit 94126 të Kartës, si

dhe pajtohet të paguajë një shumë për harxhimet e Gjykatës.127 Kemi disa raste që janë

shqyrtuar në Gjykatë para se ato shtete të bëhen anëtarë të OKB-së si: Shqipëria, me

procesin e Kanalit të Korfuzit (1949), Italia, me procesin e Arit Monetar (1945), RF e

Gjermanisë në procesin e shelfit kontinental të Detit të Veriut (1969).

Sipas Kartës së OKB-së, të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara janë ipso facto palë

e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.128 Në raste kur një shtet nuk është

anëtarë i OKB-së, por është palë në ndonjë çështje, Gjykata cakton pjesën e shpenzimeve

të saj që do të paguajë shteti që merr pjesë në procesin gjyqësor, pra shteti që paraqitet si

palë në këtë rast.129 Në rast se kemi mosmarrëveshje për ndonjë çështje, nëse Gjykata është

ose jo kompetente, për këtë vendos Gjykata.130

Fakti se vetëm shtetet mund t’i drejtohen Gjykatës, nuk do të thotë që gjykata ka

juridiksionin për të zgjidhur një mosmarrëveshje ndërmjet tij dhe shtetit tjetër me të drejtë

për t’iu drejtuar Gjykatës.131 Çështja për t’iu drejtuar Gjykatës është e ndarë nga çështja,

nëse Gjykata ka apo nuk ka juridiksion për një mosmarrëveshje që paraqitet përpara saj për

shqyrtim.

Gjykata mund t’u kërkojë organizatave publike ndërkombëtare informacion lidhur me

çështje që janë parashtruar Gjykatës dhe do t’i marrë informatat lidhur me këto çështje kur

124 Neni 34, paragrafi 1 i Statutit të GJND-së. 125 Neni 35, paragrafi 1 i Statutit të GJND-së. 126 Sqarim: Neni 94 i Kartës së OKB-së thekson: çdo anëtarëi Kombeve të Bashkuara merr përsipër

t’u përmbahet vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 127 Sho, N.M (2008). Meѓyнapoднo пpaвo.Пpocвeтнo Дeлo aд. Сkoпje.Fq. 918. 128 Neni 93, paragrafi 1 i Kartës së OKB-së. 129 Neni 35, paragrafi 3 i Statutit të GJND-së. 130 Neni 36, paragrafi 6 i Statitit të GJND-së. 131 Shih në: Dixon, M.(2007).Textbook on International Law.Oxford University Press fq374.

Page 73: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

73

këto t’i paraqiteshin nga këto organizata me iniciativën e tyre.132 Në këto raste, organizatat

ndërkombëtare nuk bëhen palë e rastit konkret.

Individët, organizatat ndërkombëtare, nuk mund të jenë palë para Gjykatës

ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse iu ndalohet këtyre

subjekteve për t’iu drejtuar Gjykatës për çështje që kanë të bëjnë me interesa të individëve

ose ndonjë çështje që prek interesin e një organizate ndërkombëtare. Mirëpo, në disa

çështje që janë parashtruar Gjykatës, ka pasur mundësi që çështja ka pasur karakter të

interesave të individëve dhe çështja i është parashtruar Gjykatës nga shtetet, me ç’rast

shteti i tillë ka marrë përsipër mbrojtjen e interesave të tyre. Të këtilla janë rasti Haya de la

Torre dhe rasti Noottebohm.133

3.5. JURIDIKSIONI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE

TË DREJTËSISË

Juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është fakultativ ose i

detyrueshëm.134 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka juridiksion për të zgjidhur

mosmarrëveshje vetëm nëse palët pajtohen që mosmarrëveshja të zgjidhet nga GJND-ja.

Për këtë arsye, shumë mosmarrëveshje nga ana e shteteve nuk i parashtrohen Gjykatës.

Pra, në parim, juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është fakultativ. Gjykata

është kompetente të shqyrtojë të gjitha lëndët, të cilat palët ia parashtrojnë asaj si dhe të

gjitha rastet e parashikuara shprehimisht në Kartën e Organizatës së Kombeve të

Bashkuara ose në traktatet dhe konventat në fuqi.135 Sipas Statutit të GJND-së, shtetet

mund të pranojnë paraprakisht juridiksionin e Gjykatës. Pranimi i juridiksionit bëhet

nëpërmjet një deklarate të njëanshme pranimi të depozituar në Sekretari i Përgjithshëm i

OKB-së.136 Pas depozitimit të deklaratës së pranimit të juridiksionit, shtetet hyjnë në

marrëdhënie detyrimi me mirëkuptim me të gjitha shtetet anëtarë të sistemit. Pranimi i

këtillë i juridiksionit, ka fuqi juridike të njëjtë sikur një detyrim që buron nga traktatet.

SHBA-të kanë depozituar deklaratën e tyre të pranimit të juridiksionit të GJND-së më 26

korrik 1946. Në deklaratë, SHBA-ja kishte përcaktuar që juridiksioni i detyrueshëm mund

të përfundonte me anë të një njoftimi të bërë gjashtë muaj përpara. Si rezultat i një

deklarate të këtillë për pranimin e juridiksionit, në procesin Nikaragua kundër SHBA-së

(në këtë proces Nikaragua paditi SHBA-në për përdorimin e forcës ushtarake, ndërhyrjen

në punët e brendshme, shkelje te sovranitetit të Nikaraguas dhe si dhe shkelje integritetit

territorial dhe pavarësisë politike), SHBA-ja u përpoq të linte anësh disa çështje pa dhënë

132 Neni 34, paragrafi 2 i Statutit të GJND-së. 133 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. Fq 437. 134

Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. Fq 437. 135

Neni 36, paragrafi 1 i Statutit të GJND-së. 136

Shih në: Dixon, M.(2007).Textbook on International Law.Oxford University Press fq387.

Page 74: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

74

një njoftim të këtillë. Gjykata, në këtë rast, vendosi që ndryshimi i bërë nga SHBA-të,është

njëjtë sikur tërheqje nga pranimi i juridiksionit dhe SHBA-të duhet t’i përmbahen një

përcaktimi të këtillë të paraparë në deklaratën e pranimit të juridiksionit të GJND-së. Pra,

nuk mund të kundërshtonte juridiksionin përpara datës së përfundimit të periudhës prej

gjashtë muajsh. Gjithashtu është e mundshme që shtetet të pranojnë juridiksionin e GJND-

së pa bërë një deklaratë pranimi. Shtetet të cilat pranojnë juridiksionin e GJND-së në këtë

formë kanë detyrime ndaj çdo shteti, i cili ka pranuar juridiksionin e GJND-së në po të

njëjtën formë. Pra, ipso fakto shtetet dhe pa marrëveshje të veçantë, mund ta njohin

juridiksionin e Gjykatës mbi mosmarrëveshjet e natyrës juridike që kanë të bëjnë me:

a) interpretimin e një traktati; b) çdo çështje të së drejtës ndërkombëtare; c) ekzistencën e çdo fakti, që pot ë vërtetohej, do të përbënte shkelje të një detyrimi

ndërkombëtar; ç) natyrën ose shtrirjen e një dëmshpërblimi, që duhet dhënë në rast shkeljeje të një

zotimi ndërkombëtar.137

Deri më 1 korrik 2002, 64 deklarata për pranim të juridiksionit të GJND-së, janë bërë

nga ana e shteteve duke u thirrur në nenin 36, paragrafi 2 të Statutit të GJND-së. Shembujt

në vijim:

Haiti

Në emër të Republikës së Haitit, unë e pranoj si të detyrueshëm juridiksionin e Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë.138

F. Addor. Konsull

India

Kam nderin të konfirmoj, në emër të Qeverisë së Republikës së Indisë, se ajo pajtohet,

në bazë të nenit 36 paragrafi 2 i Statutit të Gjykatës, se njohin si të detyrueshëm ipso facto

pa marrëveshje të veçantë në bazë dhe kushte reciprociteti juridiksionin e Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë, për aq kohë sa mund të jepet njoftimi për ndërprerjen e

pranimit të tillë, mbi të gjitha mosmarrëveshjet tjera si:

1) mosmarrëveshjet në lidhje me të cilat palët në konflikt kanë rënë dakord apo do të bien dakord që të zgjedhin ndonjë metodë tjetër ose metodat e zgjidhjes;

2) mosmarrëveshjet me qeverinë e çdo shteti që është ose ka qenë një anëtar i Bashkësisë Britanike të Popujve (Commonwelth);

3) Kontestet në lidhje me çështjet që janë në thelb brenda juridiksionin të brendshëm të Republikës së Indisë;

4) mosmarrëveshjet të cilat u adresohen ose lidhen me faktet ose situatat e armiqësive, konfliktet e armatosura, veprimeve individuale ose kolektive të marra

137 Neni 36, pargrafi 2 i Statutit të GJND-së. 138 Deklarata për pranimin e juridiksionit të GJND-së janë marrë nga faqja zyrtare e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara. (http://www.icj-cij.org).

Page 75: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

75

në vetëmbrojtje, rezistenca ndaj agresionit, përmbushje të detyrimeve të vendosura nga organizmat ndërkombëtare, si dhe akteve të tjera të ngjashme, masat apo situata në të cilën India është, ka qenë ose mund të përfshihet në të ardhmen;

5) mosmarrëveshjet në lidhje me të cilën çdo palë tjetër në konflikt ka pranuar juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ekskluzivisht për ose në lidhje me qëllimet e kontestit të tillë ose kur pranimi i juridiksionit të detyrueshëm të Gjykatës në emër të një pale në konflikt është depozituar ose ratifikuar më pak se 12 muaj para dorëzimit të aplikimit të kërkesës me të cilën parashtrohet mosmarrëveshja para Gjykatës;

6) mosmarrëveshjet ku shtrihet juridiksioni i Gjykatës është ose mund të vërtetohet në bazë të marrëveshjes së arritur përfunduar nën kujdesin e Lidhjes së Kombeve, përveç nëse Qeveria e Indisë veçanërisht pajtohet me juridiksionin në çdo rast;

7) mosmarrëveshjet në lidhje me interpretimin ose zbatimin e një traktati shumëpalësh nëse të gjitha palët në traktat janë gjithashtu palë të kontestit para Gjykatës ose Qeveria e Indisë veçanërisht pajtohet me juridiksionin;

a. mosmarrëveshje me të gjitha qeveritë e shteteve me të cilat, në datën e aplikimit për të sjellë një mosmarrëveshje para Gjykatës, Qeveria e Indisë nuk ka marrëdhënie diplomati

b. ke ose nuk ka njohur qeveritë e atyre shteteve; 8) mosmarrëveshjet me shtetet jo-sovrane, ose territore; 9) mosmarrëveshjet lidhur me Indinë apo në lidhje me:

a) statusin e territorit të saj apo ndryshimin ose përkufizimin e kufijve të saj apo ndonjë çështje tjetër në lidhje me kufijtë;

b) detin territorial, shelfin kontinental dhe kufijtë, zonën ekskluzive të dedikuar për peshkim, zonës ekonomike ekskluzive, dhe zona të tjera të juridiksionit kombëtar detare duke përfshirë edhe rregullimin dhe kontrollin e ndotjes së hapësirave detare dhe zbatimin e hulumtimeve shkencore nga anijet e huaja;

c) kushtet dhe statusi i ishujve të saj, ishujt dhe gjiret detare si dhe ishujt dhe gjiret detare që për arsye historike i përkasin ;

d) hapësira ajrore mbi tokën e sat dhe hapësira ajrore mbi det; e) përcaktimi dhe caktimi i kufijve detar të saj.

10) mosmarrëveshjet para datës së kësaj deklarate, duke përfshirë çdo mosmarrëveshje mbi baza, fakte, arsye, shkaqe, origjina, definicione, deklarata apo baza të cilat kanë ekzistuar para kësaj date, edhe nëse ata janë parashtruar ose dorëzuar me njohuri të Gjykatës.

11) Kjo deklaratë anulon dhe zëvendëson deklaratën e mëparshme të bërë nga Qeveria e Indisë në 14 shtator 1959.139

New Delhi, 15 shtator 1974.

(Nënshkruar) Swaran Singh, Ministër I Punëve të Jashtme I Republikës së Indisë.

139 Deklarata për pranimin e juridiksionit të GJND-së janë marrë nga faqja zyrtare e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara. (http://www.icj-cij.org).

Page 76: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

76

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore

5 korrik 2004

1. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

pranon si ipso facto dhe pa u detyruar me konventë të veçantë, në kushte

reciprociteti, juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në përputhje

me paragrafin 2 të nenit 36 të Statutit të Gjykatës , deri në atë kohë siç mund të

jepet njoftimi për ndërprerjen e pranimit, mbi të gjitha kontestet që dalin pas 1 janar

1974, në lidhje me situata apo fakte të mëvonshme në të njëjtën datë, përveç:

(ii) çdo mosmarrëveshje që Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord me palën tjetër apo palët e interesuara për të zgjidhur metoda tjera të zgjidhjes paqësore;

(iii) çdo mosmarrëveshje me qeverinë e çdo vendi tjetër që është ose ka qenë anëtar i Komonwealthit;

(iv) çdo mosmarrëveshje në lidhje me të cilën çdo palë tjetër në mosmarrëveshjen e ka pranuar juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vetëm në lidhje me, ose për qëllime të mosmarrëveshjes, ose kur pranimi i juridiksionit të detyrueshëm të Gjykatës në emër të çdo Palë tjetër në mosmarrëveshje është depozituar ose ratifikuar më pak se dymbëdhjetë muaj para dorëzimit të aplikimit drejtuar Gjykatës lëndën e mosmarrëveshjes.

2. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu rezervojnë të drejtën në çdo kohë, me anë të një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe me efekt që nga momenti i njoftimit të tillë, qoftë për të shtuar, ndryshuar ose tërhequr çdonjërën nga rezervat e mësipërme, ose ndonjë që mund të shtohet më tej.140

New York, 5 korrik 2004.

(Nënshkruar) Emir Xhons Perri

Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës

së Veriut të Kombeve të Bashkuara.141

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Unë Hari Truman, kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroj në emër të

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bazë të nenin 36, paragrafi 2 i Statutit të GJND-së

dhe në përputhje me rezolutën e 2 gushtit të vitit 1946 të Senatit të Shteteve të Bashkuara

të Amerikës, me pajtim të 2/3 së anëtarëve të Senatit, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës

140 Deklarata për pranimin e juridiksionit të GJND-së janë marrë nga faqja zyrtare e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara. (http://www.icj-cij.org). 141 Deklarata për pranimin e juridiksionit të GJND-së janë marrë nga faqja zyrtare e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara. (http://www.icj-cij.org).

Page 77: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

77

pranojnë si të detyrueshëm ipso facto dhe pa marrëveshje të veçantë, në marrëdhënie me

shtetet tjera juridiksionin e GJND-së në të gjitha mosmarrëveshjet që shfaqen në lidhje me:

i. Interpretimin e traktatit; ii. Çdo çështje të së drejtës ndërkombëtare;

iii. Ekzistimin e çdo fakti, që po të vërtetohej, do të përbënte shkelje të një detyrimi ndërkombëtar;

iv. Natyrën ose shtrirjen e një dëmshpërblimi, që duhet dhënë në rast shkeljeje të një zotimi ndërkombëtar.

Duke garantuar se kjo deklaratë nuk do të ndryshohet për:

a) Konteste për zgjidhjen e të cilave palët kanë bërë parashkresa te tribunalet tjera

në bazë të marrëveshjeve, të cilat veçmë ekzistojnë apo që do të mund të lidhen

në të ardhmen;

b) Konteste në lidhje me punët të cilët si bazë kanë juridiksionin e brendshëm të

Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të cilat janë vërtetuar nga Shtetet e

Bashkuara të Amerikës;

c) Konteste të cilat dalin nga një marrëveshje shumëpalëshe përveç nëse të gjithë

palët e preokupuara me vendimin, janë gjithashtu palë në kontest para Gjykatës

dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti pajtohen me juridiksionin dhe më tej do të

garantojnë se kjo deklaratë do të jetë në fuqi për periudhë prej 5 vjetëve e më shumë deri

në kalimin e afati prej gjashtë muajsh nga paralajmërimi për ndërprerjen e kësaj deklarate.

Përgatitur në Uashington më 14 gusht të vitit 1946.

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Hari Truman

Kam nderin në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të thirrem në

deklaratën e qeverisë time të datës 26 gusht 1946 në bazë të pajtueshmërisë së Shteteve të

Bashkuara të Amerikës për juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të

drejtësisë dhe të theksoj se deklarata e lartpërmendur nuk do të ndryshojë për kontestet me

cilin do shtet nga Amerika Qendrore apo kontestet, të cilat do të dalin nga ndodhitë e

lidhura me Amerikën Qendrore, ndërsa të gjitha kontestet do të zgjidhen në atë mënyrë për

të cilën palët do të dakordohen.

Page 78: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

78

Pavarësisht nga kushtet e deklaratës së lartpërmendur,kjo dispozitë ndryshohet

menjëherë dhe qëndron në fuqi dy vite, duke e përforcuar procesin e zgjidhjes në

kontinuitet të proceseve për të cilat është e nevojshme zgjidhja me anë të bisedimeve të

lidhura ndërmjet tyre në aspektin politik, ekonomik dhe problemeve të sigurisë në

Amerikën Qendrore.

Xhorxh Shulc

Sekretar shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

07.10.1985

I nderuar zotëri Sekretar Gjeneral:

Kam nderin në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të thirrem në

deklaratën e qeverisë sime të datës 26 gusht 1946, ndryshimet me paralajmërimin tim të 6

prillit 1984 të cilat bazohen në pajtueshmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për

juridiksionin e detyrueshëm të GJND-së dhe të theksoj se deklarata e lartpërmendur më

këtë lajmërim ndërpritet në afat prej gjashtë muajsh nga kjo datë.142

Sinqerisht i juaji, Xhorxh Shulc

Disa shtete nga juridiksioni i Gjykatës kanë përjashtuar:

mosmarrëveshjet që mund të shfaqen me ndonjë shtet i cili nuk e ka njohur atë,

ose me të cilin s’kanë marrëdhënie diplomatike (India, Izraeli);

mosmarrëveshjet me shtetet që e kanë pranuar kompetencën e Gjykatës vetëm

për shkak të një rasti të caktuar;

mosmarrëveshjet që i referohen interpretimit ose zbatimit të një traktati

shumëpalësh, nëse në proces nuk marrin pjesë të gjitha palët kontraktuese

(SHBA);

mosmarrëveshjet midis anëtarëve të një grupacioni (shtetet e Komonveltit-

Commonwealth: Anglia, Australia, Zenlanda e Re, Kanadaja, Afrika e Jugut)

etj.143

Gjykata mund të fitojë juridiksion edhe pas fillimit të procedurave nga njëra palë. Kjo

ndodh atëherë, derisa gjykata është duke shqyrtuar një kërkesë të njëanshme të një shteti,

ndërsa pala tjetër në mënyrë shprehimore ose heshtazi pranon juridiksionin. Miratimi i

juridiksionit në këtë mënyrë quhet post hoc ose me zgjatje të procedurave. Kjo është një

142 Deklaratat për pranimin e juridiksionit të GJND-së janë marrë nga faqja zyrtare e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara. (http://www.icj-cij.org). 143

Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. Fq 439.

Page 79: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

79

doktrinë plotësisht e pranueshme nëse zbatohet vetëm për ato raste, kur është e sigurtë që

miratimi do të jepet.144

Në rastin e Kanalit të Korfuzit (1946), u konsiderua se Shqipëria kishte pranuar

juridiksionin e gjykatës pas një kërkese të njëanshme të Mbretërisë së Bashkuar, pas një

letre të dërguar nga pala shqiptare në të cilën theksohej se qeveria britanike kishte vepruar

në kundërshtim me rregullat e Statutit të GJND-së dhe se qeveria shqiptare e “ndjente

veten e saj në këtë çështje ballëhapët”, prandaj ishte gati të dilte përpara GJND-së.

Sipas Statutit të GJND-së neni 38, gjykata në shqyrtimin e çështjeve të ndryshme që

shtrohen para saj për zgjidhje dhe në marrjen e vendimeve përkatëse duhet të mbështetet

në:

a) konventa ndërkombëtare, qoftë të përgjithshme, qoftë të veçanta, që

përcaktojnë rregulla të njohura shprehimisht nga shtetet në grindje;

b) zakonin ndërkombëtar si provë të një praktike të përgjithshme të pranuar

si normë e së drejtës;

c) parimet e përgjithshme të së drejtës, të pranuara nga kombet e qytetëruara;

d) vendimet gjyqësore dhe doktrinën e specialistëve më të kualifikuar të

kombeve të ndryshme, në fushën e së drejtës publike, si mjet ndihmës për

përcaktimin e rregullave të së drejtës.

Në paragrafin 2 të nenit 38 të Statutit te GJND-së,theksohet që palët të cilat dalin para

gjykatës, mund ta autorizojnë gjykatën që mosmarrëveshjen ta zgjidhin në bazë të parimit

ex aequo et bono.

Është me rendësi të theksohet një çështje tjetër që ka të bëjë me juridiksionin e gjykatës,

ndërhyrjen e një shteti të tretë në çështjen midis dy palëve që mbështet në nenin 62 dhe 63

të Statutit të GJND-së. Sipas Statutit të GJND-së, neni 63, një shtet i tretë ka të drejtën të

ndërhyjë në një proces përpara gjykatës nëse mosmarrëveshja ka lidhje me interpretimin e

një traktati, në të cilin ai është palë. Ndërhyrje të këtilla nga një shtet i tretë kanë ndodhur

shumë rrallë, në Procesin Kameruni kundër Nigerisë, në Procesin Haya de la Torre. Sipas

Nenit 62, një shtet mund të kërkojë lejen për të ndërhyrë, nëse ai gjykon që ka një interes

të një natyre ligjore në një padi të shqyrtuar nga gjykata. Në Procesi Salvadori kundër

Hondurasit (1992), një dhomë e gjykatës i dha lejen Nikaraguas për të ndërhyrë në këtë

çështje. Vlen të theksohet se kundërshtimi i njërës prej palëve në proces nuk përbën

pengesë për ndërhyrjen e palës së tretë. Qëllimi i ndërhyrjes është informimi i gjykatës

nga shteti i tretë që të drejtat ligjore të tij mund të dëmtohen. Shteti i tretë në këto raste

nuk është palë në një mosmarrëveshje dhe rrjedhimisht nga vendimi përfundimtar i

gjykatës nuk mund të rrjedhë asnjë detyrim ndaj tij. Nëse dëshiron të mbartë detyrime nga

ndonjë vendim gjyqësor i gjykatës, ai duhet të bëhet palë e procesit.

144

Dixon, M.(2007).Textbook on International Law.Oxford University Press fq 375.

Page 80: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

80

3.6. PROCEDURA PËRPARA GJYKATËS NDËRKOMBËTARE

TË DREJTËSISË

Rregullat e procedurës së punës së Gjykatës janë të përcaktuara me Statutin e GJND-së

dhe me Rregulloren e GJND-së të vitit 1978.

Gjuhë zyrtare të Gjykatës janë gjuha frënge dhe gjuha angleze. Varet nga palët se si

dëshirojnë të zhvillohet procedura. Nëse procedura zhvillohen në gjuhën frënge, atëherë

edhe vendimi do të jepet në këtë gjuhë. Nëse procedura zhvillohet në gjuhën angleze,

atëherë edhe vendimi do të jepet në këtë gjuhë. Kur nuk ka ndonjë marrëveshje nga palët

se cilën gjuhë mund të përdorin, ato mund të përdorin cilëndo nga këto dy gjuhë dhe

vendimi do të jepet në gjuhën frënge ose angleze. Gjykata është ajo që vendos se cili nga

tekstet do merret për bazë në këtë rast. Me kërkesë të njërës palë, Gjykata mund të

autorizojë këtë palë të përdorë edhe ndonjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës frënge dhe angleze.

Procedura në GJND fillon me paraqitjen e padisë nga njëra palë. Gjatë paraqitjes së

padisë, duhet të caktohet lënda dhe palët. Pas ngritjes së padisë, Sekretari i Gjykatës

njofton menjëherë me kërkesën të gjithë të interesuarit. Me ndërmjetësim të Sekretarit të

përgjithshëm të OKB-së, ai njofton anëtarët e OKB-së dhe shtetet tjera që kanë të drejtë të

paraqiten para Gjykatës.145

Palët në Gjykatë përfaqësohen nga përfaqësuesit e tyre. Para Gjykatës ato mund të

kërkojnë ndihmën e këshilltarëve ose avokatëve. Ato gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e

domosdoshëm për ushtrimin e pavarur të funksioneve të tyre.146

Procedura zhvillohet në dy faza: fazën me shkrim dhe fazën verbale.

Procedura me shkrim përfshin dorëzimin e shkresave, përkujtesave, përgjigjeve,

kundërpërgjigjeve si dhe të gjitha shkresave dhe dokumenteve tjera në mbështetje të tyre.

Dorëzimi i këtyre dokumenteve bëhet nëpërmjet Sekretarit të Gjykatës, sipas rendit dhe

brenda afatit që e përcakton Gjykata. Çdo dokument i paraqitur nga njëra palë duhet t’i

komunikohet në kopje të vërtetuar palës tjetër. Pas përfundimit të procedurës me shkrim,

Gjykata vendos për fillimin e shqyrtimit verbal të çështjes. Në këtë fazë dëgjohen

dëshmitarët, ekspertët, agjentët, këshilltarët dhe avokatët. Dëgjimi i palëve bëhet në séancë

publike, përveç rasteve kur Gjykata vendos ndryshe, ose kur palët kërkojnë përjashtimin e

publikut. Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësit mund t’iu parashtrojnë pyetje këshilltarëve,

avokatëve, agjentëve dhe mund t’iu kërkojë shpjegime lidhur me çështjen.147

145

Neni 40 i Statutit të GJND-së. 146 Neni 42 i Statutit të GJND-së. 147 Neni 61, paragrafi 3 i Rregullores së GJND-së.

Page 81: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

81

Audienca e “ Pajtueshmëria e së drejtës ndërkombëtare me aktin e Deklaratës së

Pavarësisë së Kosovës”

Për çdo seancë gjyqësore mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga Sekretari i

Gjykatës dhe Kryetari. Procesverbali i mbajtur ka karakter autentik.

Gjykimi zhvillohet nën drejtimin e Kryetarit, në mungesë të tij gjykimi zhvillohet nën

udhëheqjen e Nënkryetarit. Nëse nuk është i pranishëm asnjëri prej tyre, gjykimi zhvillohet

nën drejtimin e gjyqtarit më të vjetër.148

Gjykata, mund që të kërkojë nga palët të ofrojnë prova, për të dhënë shpjegime të tilla

që Gjykata i konsideron se janë të nevojshme për çështjen. Me qëllim që të ofrojë një

gjykim të drejtë, gjykata nëse e sheh të nevojshme, mund të thirrë dëshmitarë ose ndonjë

ekspert për të dhënë prova në procedurë. Dëshmitari përpara se të japë dëshminë jep

deklaratë:

“Solemnisht me nderin dhe ndërgjegjen time deklaroj se unë do të flas të

vërtetën, gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”

Edhe ekspertët njëjtë si dëshmitarët japin deklaratë përpara se të japin ndonjë shpjegim

para Gjykatës:

“Solemnisht me nderin dhe ndërgjegjen time deklaroj se do të flas të vërtetën,

gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe se deklarata ime do të jetë në përputhje

me besimin tim të sinqertë”.149

Pasi mbledh provat dhe dëshmitë, gjykata në afatin e caktuar kohor, mund të mos

pranojë më prova të tjera, nëse ndonjë palë dëshiron të paraqesë, por që pala tjetër nuk

pajtohet.

148 Neni 45 i Statutit të GJND-së. 149 Neni 64 i Rregullores së GJND-së.

Page 82: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

82

Nëse njëra palë nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ose heq dorë nga mbrojtja e

çështjes së vet, pala tjetër mund t’i kërkojë gjykatës të vendos në favor të saj. Mund të

ndodh që palët deri sa zhvillohet procedura të arrijnë marrëveshje ose të heqin dorë nga

vazhdimi i procedurës. Kjo mund të ndodhë në çdo moment nga paditësi, përderisa pala

kundërshtare të mos ketë ndërmarrë ndonjë veprim, ose me marrëveshjen e palëve nëse

procedura ka filluar mbi bazë të kompromisit.

Pas dëgjimit të dëshmitarëve, agjentëve, këshilltarëve, avokatëve, Kryetari i Gjykatës e

shpall mbylljen e debateve dhe gjykata tërhiqet për të shqyrtuar vendimin, që do të marrë.

Çfarë thuhet gjatë këtij shqyrtimi është dhe mbetet e fshehtë.150

Vendimet e Gjykatës merren me shumicën e votave të gjyqtarëve të pranishëm.

Nëse numri i votave është i barabartë, atëherë vendos vota e Kryetarit ose e atij që e

zëvendëson atë.151 Vendimi duhet të jetë i arsyetuar dhe i mbështetur mbi argumente.

Gjithashtu, në vendim duhet të përmenden emrat e gjyqtarëve pjesëmarrës. Nëse vendimi

nuk shpreh plotësisht ose pjesërisht, mendimin e njëzëshëm të gjyqtarëve, çdo gjyqtarë ka

të drejtën të shtojë parashtrimin e mendimit të vet në formë të veçantë.152 Vendimi

nënshkruhet nga Kryetari i Gjykatës dhe Sekretari. Ai lexohet në seancë publike dhe nga

një ekzemplar i vendimit iu dorëzohet palëve.

Sipas Statutit të GJND-së, vendimi i Gjykatës ka fuqi detyruese vetëm për palët në

grindje dhe vetëm për çështjen në fjalë. Vendimi është përfundimtar dhe i paapelueshëm.

Edhe Karta e OKB-së e konfirmon përmbushjen e vendimeve të GJND-së në nenin 94 në

të cilin theksohet: çdo anëtarë i Kombeve të Bashkuara merr përsipër t’u përmbahet

vendimeve të GJND-së për çdo grindje, në të cilën është palë. Nëse një palë nuk përmbush

vendimin e Gjykatës, Pala tjetër mund t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit, i cili po ta shohë

të nevojshme, mund të bëjë rekomandime ose të caktojë masat që duhen marrë për

zbatimin e vendimit. Nëse ka kundërshtime nga palët, për sa i takon kuptimit dhe

interpretimit, vetëm Gjykata ka të drejtë të bëjë interpretimin e tij me kërkesën e cilësdo

palë.153 Gjithashtu në Statuti i GJND-së, parasheh mundësinë e revidimit të vendimit dhe

atë:

nëse zbulohet një fakti i ri, i cili ka qenë i panjohur për Gjykatën dhe palën që

kërkon revidimin, para se të merrej vendimi;

nëse fakti i ri ka një rëndësi të tillë që do të ushtronte ndikim vendimtar;

dhe me kusht, që mosdija të mos ketë qenë shkaktuar me fajin e palës që kërkon

revidimin.

150 Neni 54 i Statutit të GJND-së. 151 Nrni 55 i Statutit të GJND-së. 152 Neni 56 i Statutit të GJND-së. 153 Neni 60 i Statutit të GJND-së.

Page 83: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

83

Gjykata, mund të kërkojë zbatimin paraprak të vendimit para se të hapë procedurën e

rishikimit të tij. Kërkesa e rishikimit të vendimit duhet të paraqitet jo më vonë se brenda

gjashtë muajsh pas zbulimit të faktit të ri. Nëse ka kaluar periudhë më e gjatë se dhjetë vjet

nga data e dhënies së vendimit, nuk mund të behët kërkesë për rishikim të vendimit.154

3.7. MENDIMET KONSULTATIVE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE

TË DREJTËSISË

GJND-ja, përveç zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis shteteve, me kërkesën e çdo

organi ose institucioni të autorizuar, mund të japë mendim konsultativ mbi çdo çështje

juridike. Mendimi këshillimor jepet për çfarëdo çështje juridike. Mendim këshillimor kanë

të drejtë të kërkojnë Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik

Social, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe çdo agjenci e specializuar,

përveç Unionit të Përgjithshëm Postar. Organet e OKB-së dhe agjencitë e specializuara

mund të kërkojnë mendim nga gjykata, vetëm nëse janë të autorizuar nga Asambleja e

Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit. Shtetet nuk mund të kërkojnë mendime këshillimore,

por së bashku me organizata ndërkombëtare, mund të bëhen pjesë e çështjes përpara

gjykatës. Çështjet për të cilat kërkohet mendim këshillimor nga gjykata, i paraqiten

gjykatës me anën e një kërkese me shkrim, në të cilën formulohet me saktësi çështja për të

cilën kërkohet mendimi këshillimor. Kësaj kërkese i bashkëngjitet çdo dokument që mund

të ndihmojë për sqarimin e çështjes.155 Mendimet këshillimore nuk kanë karakter

detyrimor. Mendimi i Gjykatës i jepet organit që e ka kërkuar. Megjithatë, në mendimin

konsultativ që dha GJND-ja lidhur me natyrën e gjykimeve të Gjykatës Administrative të

Organizatës Ndërkombëtare të Punës në tetor të vitit 1956, GJND-ja do të bëjë përjashtim

nga rregulli i saj i përgjithshëm, pra mendimi do të jetë me karakter detyrues.

Kërkesat për mendime këshillimore, kryesisht kanë të bëjnë me mosmarrëveshje midis

shteteve. Por, mundet kërkesa të ketë të bëjë edhe me ndonjë çështje jurdike që ndodhet në

qendër të kontestit, i cili i përket organizatës ndërkombëtare si për shembull, kontestit për

lëndën Dekretet për shtetësi të dhëna nga Tunizi dhe Maroku (1923), lënda për

interpretimin e marrëveshjes paqësore (1950), mendimi konsultativ i GJND-së lidhur me

natyrën e gjykimeve të Gjykatës Administrative të Organizatës Ndërkombëtare të Punës

(1956) dhe lënda Saharaha Perëndimore (1975). Kontesti mund të jetë edhe ndërmjet

organizatës ndërkombëtare dhe anëtarëve të saj dhe një shteti, si në lëndën Namibia

(1971).156 Në këto raste, vjen në shprehje aplikimi i nenit 68 të Statutit të GJND-së.157

154 Neni 61 i Statutit të GJND-së. 155 Neni 65 i Statutit të GJND-së. 156 Kolier, Xh/Lou, B (1999). The Settlement of Disputes in International Law. Oxford University

Press. Oxford. Fq 182.

Page 84: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

84

Gjykata kohëve të fundit ka shqyrtuar disa kërkesa me karakter këshillimor, si kërkesa

për mendim mbi ligjshmërinë e kërcënimit me forcë ose përdorimit të armëve bërthamore,

të paraqitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Asambleja e Përgjithshme.

Në rastin e parë Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me mendimin mbi

ligjshmërinë e kërcënimit ose përdorimit të armëve bërthamore nga ana e shteteve në

konflikte të armatosura, gjykata theksoi se kjo nuk është në kompetencë të Organizatës

Botërore të Shëndetësisë dhe si e këtillë kjo kërkesë nuk u pranua. Në rastin e dytë, për

ligjshmërinë e armëve bërthamore kërkesa u pranua dhe gjykimi i kërkuar u dha.158

3.8. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË DHE RASTI

ANGLO-SHQIPTAR

Rasti i Kanalit të Korfuzit, është njëri ndër rastet më të rëndësishme që ka trajtuar

GJND-ja, që nga krijimi i saj për shkak se kishte të bënte me shumë çështje tejet të

rëndësishme, siç janë liria e detit, e drejta e kalimit nëpër ngushtica, sovraniteti, ndërhyrja,

masat e vetëndihmës, përgjegjësia e shteteve, dëmshpërblimi.159

Kanali i Korfuzit160

157

Neni 68 i Statutit të GJND-së thekson: Në ushtrimin e funksioneve të veta këshillimore, gjykata do

të niset edhe nga dispozitat e këtij Statuti që zbatohen në rastet e trajtimit të mosmarrëveshjeve në

shkallën që ajo e sheh të zbatueshme. 158 Dixon, M.(2007).Textbook on International Law.Oxford University Press fq398. 159 Gruda, Z (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. Fq 445. 160 Fotografia është marrë nga një punim i profesorit Xhezair Zaganjori me titull “ Incidenti i Kanalit

tw Korfuzit sipas Gjykatës Ndërkombëtare tw Drejtësisë, publikuar në

http://studioligjore.wordpress.com/2012/02/24/incidenti-i-kanalit-te-korfuzit-sipas-

vendimit-te-gjykates-nderkombetare-te-drejtesise/

Page 85: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

85

Si një rast i një rëndësie të veçantë, jo vetëm që ka zgjidhur GJND-ja, por edhe një rast

me rëndësi për të drejtën ndërkombëtare vetë, tregon edhe ajo se ky rast është trajtuar nga

juristë, politikologë, historianë dhe shumë studiues të tjerë.

Pas vitit 1990 deri në 2010, numërohen mbi 60 shkrime në revista e gazeta periodike që

kanë pasur për temë, Incidentin e Kanalit të Korfuzit.161

Ndër autorët shqiptarë që kanë trajtuar këtë çështje, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë

ose të tërthortë, mund të përmendim Arben Puton, Zejnulla Gruda, Ksenofon Krisafi,

Paskal Milo, etj.162 Përveç që ka ngjallur kureshtje për studim, ky rast nga autorë shqiptar

me të janë marrë edhe autorë të huaj.163

Incidenti i Kanalit të Korfuzit, zanafillën e ka në 15 maj 1946, kur dy anije ushtarake

britanike, kryqëzorët ORION dhe SUPERB, duke kaluar në pjesën veriore të Kanalit të

Korfuzit, u goditën nga bateritë e rojeve bregdetare shqiptare. Në librin e Arben Putos, E

drejta ndërkombëtare publike, theksohet se anijet britanike lundronin pa ngritur flamurin

kurse qitjet nga bateritë bregdetare shqiptare ishin bërë me qëllim për t’ua tërhequr

vërejtjen luftanijeve, që të ngrinin flamurin dhe të bënin të ditur përkatësinë e tyre.164

Sipas qëndrimit zyrtar shqiptar, bateria e artilerisë bregdetare shqiptare, qëlloi në shenjë

paralajmërimi rreth e rrotull anijeve. Vetëm pas kësaj, ato ngritën flamurin britanik, dhe

artileria bregdetare shqiptare pushoi së qëlluari.165 Sipas qëndrimit zyrtar anglez, kalimi

ishte paqësor.166 Pas kësaj ngjarje, Shqipëria dhe Anglia do të këmbejnë nota që rezultonin

me qëndrime krejtësisht të kundërta. Shqipëria konsideronte se pa lejen e saj luftanijet e

shteteve të tjera nuk kanë të drejtë kalimi në Kanalin e Korfuzit dhe ujërat e saj territoriale.

Qëndrim tjetër kishte pala angleze. Ajo konsideronte se luftanijet e saj dhe të çdo shteti

tjetër, kanë të drejtë kalimi të padëmshëm ose paqësor. Sipas qëndrimit anglez, Kanali i

Korfuzit konsiderohet kanal ndërkombëtar dhe, asnjë shteti, por edhe Anglisë në këtë rast,

nuk i nevojitej leja për kalim.

Incidenti i 15 majit 1946 do të tensionojë tepër marrëdhëniet shqiptaro- angleze.

Pas incidentit të 15 majit 1946, të dy qeveritë ndërmorën një sërë veprimesh. Qeveria

shqiptare druhej nga veprimet e mundshme hakmarrëse të marinës ushtarake angleze.167

Më 17 maj 1946, kryetari i Shtatmadhorisë, Spiro Moisiu, shpalli urdhrin se ndalohej

kalimi i luftanijeve të huaja dhe i anijeve tregtare në ujërat territoriale shqiptare pa njoftim

161 Milo, P (2010).Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena. Tiranë. Fq 10. 162 Arben Puto. E drejta ndërkombëtare publike; Zejnulla Gruda. E drejta ndërkombëtare publike;

Ksenofon Kristafi. Në kërkim të arit. Paskal Milo. Të Vërtetat e fshehura- Incidenti I Kanalit të

Korfuzit. 163 Il Yang Chung. Legal Problems involved in the Corfu Channel Incident; Eric Leggett. The Corfu

Incident. 164 Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 454 165 Informacioni nga Arkivi i MPJ, Përpjekjet për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Anglinë,

Dosja nr. 25.f.62.e vitit 1946. 166 PRO. 1946. FO 371/58492 167 Milo, P (2010).Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena. Tiranë. Fq 68.

Page 86: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

86

paraprak dhe autorizimin e autoriteteve shqiptare.168 Urdhri do t’i komunikohej gjithë

trupit diplomatik në Shqipëri. Pas urdhrit të 17 majit 1946, pasuan edhe urdhra të tjerë të

Ministrisë së Mbrojtjes për të që kishin të njëjtin qëllim, sigurimin dhe mbrojtjen e

bregdetit shqiptar. Druajtja e shtetit shqiptar nga një ndërhyrje britanike do të rezultonte

me takimin midis kreut të qeverisë shqiptare të asaj kohe, Enver Hoxha, dhe kreut të

qeverisë jugosllave, J.B.Tito. Takimi do të zhvillohej në Beograd më 23 qershor 1946. Se

për çfarë është biseduar në atë takim, nuk ka gjurmë në arkivat shqiptare, veçse thërrime

protokolli.169 Por, se çfarë është biseduar në atë takim, shihet në letrën e ambasadorit

sovjetik në Shqipëri, Çuvahin që ia përcillte ministrit të punëve të jashtme të Bashkimit

sovjetik, Molotovit. Sipas tij, në takimin e dy krerëve, ishin trajtuar disa çështje dhe atë:

çështjet ushtarake, gjendja e kufijve tokësorë dhe detarë të shtetit shqiptar. Pas kthimit nga

Beogradi, Enver Hoxha mori të gjitha masat për forcimin e mbrojtjes në jug të vendit, e

sidomos, mbrojtjen bregdetare.170

Në 18 ose 19 gusht, do të kemi një takim të sërishëm të dy udhëheqësve, atij shqiptar

dhe jugosllav. Këtë radhë takimi do të mbahej në Bled të Sllovenisë. Ndonjë dokument që

tregon në mënyrë të detajuar lidhur me atë se çfarë është biseduar në këtë takim nuk ka.

Sipas prof. Paskal Milo, në këtë takim është biseduar për skenarin e vendosjes së minave

në Kanalin e Korfuzit.171

Pas takimit në Beld, më 29 gusht, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllav, gjeneral-

koloneli Koça Popoviç, i dërgoi një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në të cilën

në mënyrë jo të drejtpërdrejt, por të nënkuptuar, shprehte gatishmërinë e palës jugosllave

për të kryer minimin e ujërave territoriale të Shqipërisë në ëmër të çminimit të tyre. Kjo

mënyrë komunikimi u bë për të ruajtur sekretin e operacionit.172

Në 6 shtator, Shtatmadhoria Shqiptare pranon propozimin, vetëm kërkon që të

informohet me kohë disa ditë përpara se njësitë e Marinës luftarake Jugosllave të niseshin

për në portet shqiptare, me qëllimin që të merreshin masat.173

Minimi i ujërave territoriale shqiptare në bregdetin jugor dhe në Kanalin e Korfuzit

është bërë natën e 18 shtatorit 1946. Vetë misioni ishte i fshehtë, prandaj dhe një aksion i

këtillë u vendos që të kryhej natën. Procesi i minimit u krye nga shteti jugosllav me

pjesëmarrjen e një oficeri shqiptar.174

168 Po aty. 169 Milo, P (2010).Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena. Tiranë. Fq88. 170 Po aty. 171 Po aty, fq 92. 172 Po aty, fq 92. 173 Po aty. 174 Po aty, fq 94.

Page 87: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

87

Sekretin e minimit të ujërave territoriale, në vjeshtën e vitit 1946, e dinin një rreth

shumë i kufizuar njerëzish si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Hysni Kapo,

Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Nako Spiru dhe ndonjë tjetër nga udhëheqja e kohës.175

Për anglezët, incidenti i 15 marsit 1946 që ndodhi në Kanalin e Korfuzit, konsiderohej

si një lëndim i rëndë i krenarisë kombëtare angleze dhe i marinës së saj. I kryer nga një

shtet i vogël, siç ishte Shqipëria, ky veprim nuk mund të gëlltitej aq lehtë nga shteti anglez.

Në këtë drejtim, për një t’ia kthyer Shqipërisë atë që ndodhi më 15 mars 1946, Anglia

përgatiti një operacion sekret me emrin e koduar XCU, në datën 5 tetor, të shoqëruar me

planin e operacioneve të 13 tetorit të koduar XCUI, që do të thoshte “Stërvitje e

Korfuzit”.176 Plani sekret anglez, në të vërtetë, ishte përgatitur për të provokuar Shtetin

Shqiptar.

Më 21 tetor, përgatitjet për operacionin XCU kishin përfunduar. Planifikohej që gjatë

kësaj dite, anijet të zhvillonin operacionin në Kanalin e Korfuzit. Kjo ditë dhe datë nga

anglezët konsiderohej si mjaft e rëndësishme, pasi korrespondonte me fitoren e famshme

të marinës mbretërore angleze, të vitit 1805. Plani parashihte që operacioni të zgjaste një

orë. Plani do të ishte sekret dhe këshillohej që sekretin ta mbante edhe shteti grek, i cili

ishte njoftuar për një operacion të tillë. Më 22 tetor, katër kryqëzorë e destrojerë anglezë,

dolën nga porti i Korfuzit dhe morën drejtimin nga pjesa veriore e Kanalit të Korfuzit. Në

këtë datë nuk do të ndodhte ajo që parashihej në operacionin anglez. Gjatë lundrimit, njëri

nga destrojerët anglezë, SAUMMAREZ, që u printe anijeve angleze, do të ndeshë në një

minë lundruese, nga e cila do të pësojë dëmtime të mëdha. Dëme do t’i shkaktohen edhe

destrojerit tjetër anglez, VOLAGE, i cili do t’i shkonte në ndihmë destrojerit

SAUMMAREZ. Ky konsiderohet si incidenti i dytë në Kanalin e Korfuzit, i cili ishte edhe

një tragjedi për anglezët. Aty mbetën të vrarë 44 marinarë anglezë dhe 42 marinarë të

plagosur, pa llogaritur dëmet materiale. Rojet bregdetare shqiptare do t’u dalin në ndihmë

autoriteteve angleze, por ato do të refuzojnë ndihmën e ofruar nga shteti shqiptar.

Ky rast ishte më i rëndë se rasti i 15 majit, prandaj anglezët që në fillim tentonin ta

administronin me kujdes. Vlen të theksohet se edhe në marrëdhëniet me publikun, pati

kujdes, duke ia komunikuar publikut një deklaratë për shtyp më 23 tetor, në të cilën

shprehej keqardhje për dëmtimin e anijeve angleze nga minat në pjesën veri-lindore të

Kanalit të Korfuzit, njoftoi për viktimat dhe premtoi një informim të mëtejshëm sa më

shpejt që të ishte e mundur.177

Disa ditë më vonë, ajo do t’i drejtohet Shqipërisë për ta njoftuar për një aksion që do ta

ndërmerrte për pastrimin e minave në Kanalin e Korfuzit. Sipas saj, pastrimi i Kanalit të

Korfuzit nga minat do të fillonte, sapo Anglia të merrte miratimin e Komitetit Qendror të

pastrimit të minave me seli në Kajro.

175 Po aty. 176 Milo, P (2010).Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena. Tiranë. Fq97. 177 Gardier, L (1966). The eagle spreads his claws. London. Fq 97.

Page 88: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

88

Shteti shqiptar do të refuzojë këtë propozim të Anglisë, sepse në të nuk parashihej që në

operacion të jenë pjesëmarrës edhe autoritetet shqiptare. Shteti shqiptar propozonte

krijimin e një komisioni të përbashkët që do të pastronin minat në Kanalin e Korfuzit. Ky

propozim nuk do të pranohej nga shteti anglez dhe për këtë shteti shqiptar do të bëjë me

dije edhe OKB-në nëpërmjet një telegrami proteste, më 30 tetor 1946. Lidhur me

telegramin e dërguar nga shteti shqiptar, OKB-ja nuk shfaqi ndonjë reagim dhe ndonjë

interes të veçantë.

Anglia, më 12 dhe 13 nëntor 1946, do të fillojë operacionin për pastrimin e minave në

Kanalin e Korfuzit. Më 14 nëntor 1946, Komiteti Qendror i pastrimit të minave, do të dalë

hapur duke njoftuar se për atë që operacionin e ndërmarrë nga Anglia më 12 dhe 13 nëntor,

nuk kishte dhënë ndonjë autorizim. Pra operacioni për pastrimin e minave në Kanalin e

Korfuzit ishte kryer pa autorizim të këtij Komiteti.

Qeveria angleze, më 3 dhjetor 1946, përsëri do t’i drejtohet qeverisë shqiptare me një

notë, nëpërmjet së cilës qeveria shqiptare do të njoftohej për përfundimin e operacionit për

pastrimin e minave në Kanalin e Korfuzit dhe, njëkohësisht, me anë të kësaj note, do të

shfaqeshin pretendimet e saj kundrejt qeverisë shqiptare. Sipas qeverisë angleze, gjatë

operacionit në fjalë, në Kanalin e Korfuzit, ishin gjetur gjithsej 22 mina, dy nga të cilat

ishin çuar në bazën detare angleze të Maltës, për të zhvilluar një ekspertizë. Në notë,

gjithashtu theksohej se nga ekspertiza e bërë kishte rezultuar se minat ishin vendosur jo më

herët se 6- 7 muaj para se të ndodhte incidenti dhe se ishin të prodhimit gjerman. Në notë

sqarohej se Kanali i Korfuzit është pastruar njëherë nga minat pas përfundimit të luftës

dhe, duke u nisur nga ky fakt, ato kishin arritur në konkluzionin se minat i kishte vendosur

qeveria shqiptare, ose të paktën qeveria shqiptare duhej të ishte në dijeni për vendosjen e

minave. Duke u nisur nga ky fakt, sipas qeverisë angleze, Shqipëria duhej t’i kërkonte falje

Anglisë dhe t’i jepte dëmshpërblim, si për viktimat ashtu edhe për dëmet që pësoi shteti

anglez në Incidentin e 22 tetorit 1946. Pra këto ishin pretendimet angleze.

Nota angleze përfundonte me vënien në dijeni të shtetit shqiptar se, nëse shteti shqiptar

nuk do t’i pranonte kërkesat e palës anglezë, pala angleze çështjen për shqyrtim do t’ia

kalonte KS të OKB-së.

Pasi analizoi notën angleze, Qeveria Shqiptare dhe pasi bëri edhe konsultimet e duhura

me shtetin jugosllav, më 14 dhjetor i dërgoi një notë të shkurtër palës britanike. Meqë nota

angleze drejtuar qeverisë shqiptare në të vërtetë për palën shqiptare ishte shumë e ashpër,

qeveria shqiptare kishte dhënë një përgjigje mjaft të shkurtër në të cilën theksonte se

Qeveria Shqiptare ishte duke shqyrtuar notën britanike, por nuk ishte e gatshme t’i kthente

një përgjigje palës britanike brenda afatit të përcaktuar nga qeveria angleze në notën e 3

dhjetorit 1946. Në të vërtetë, Qeveria Shqiptare tentonte që të taktizonte, duke vonuar

përgjigjen e saj. Qeveria angleze nuk do të vonojë shumë dhe, më 18 dhjetor, do të

dorëzojë një notë tjetër në të cilën theksohej: “nëse qeveria e Madhërisë së tij nuk merr një

përgjigje të kënaqshme për komunikim dërguar qeverisë shqiptare…, në afatin e vendosur

Page 89: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

89

në këtë notë, që është mesnata e 23 dhjetorit, ajo si edhe është deklaruar më herët, do ta

përcjellë çështjen në KS të OKB-së.”178

Nota angleze u shqyrtua me shumë kujdes nga autoritetet shqiptare dhe, më 23 dhjetor

ajo do t’i përgjigjet qeverisë angleze nëpërmjet një notë tjetër, por këtë radhë më të gjatë se

nota paraprake. Në të do të theksohej se Shqipëria në atë kohë nuk dispononte mjete për

vendosjen dhe heqjen e minave. Duke u nisur nga ky fakt, përderisa Shqipëria nuk kishte

mjete, nuk mund të akuzohej për vendosjen e minave në Kanalin e Korfuzit. Për t’iu ikur

akuzave se ka pasur dijeni për vendosjen e minave, Qeveria Shqiptare aludonte se minat në

Kanalin e Korfuzit mund të jenë vendosur nga shteti grek.

Pas përgjigjes së dhënë nga Qeveria Shqiptare, në të cilën kundërshtohej pjesëmarrja e

Shqipërisë në vendosjen e minave si dhe dijenia e saj se kush mund t’u ketë vendosur

minat, e detyroi shtetin anglez që çështjen t’ia parashtronte KS të OKB-së

Në janar të vitit 1947, Anglia do ta paraqesë çështjen në KS të OKB-së. Anglia kërkonte

që në përputhje me nenin 35 të Kartës së OKB-së179, me ç’rast i kërkonte KS të diskutonte

për përgjegjësinë e Shqipërisë për Incidentin e Kanalit të Korfuzit.180

KS filloi shqyrtimin lidhur me kërkesën angleze, më 18 shkurt 1947. Pala shqiptare në

KS u përfaqësua nga Hysni Kapo dhe Kahriman Ylli, ndërsa pala britanike nga Aleksandër

Kadogan.

Në KS të OKB-së, pala e parë që paraqiti qëndrimet lidhur me çështjen e incidentit në

Kanalin e Korfuzit, ishte ajo angleze. Pala angleze rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e

saj të njohur edhe më parë se përgjegjësia për incidentin i takon palës shqiptare. Gjithashtu,

ajo konfirmoi se minat ishin të vendosura gjashtë muaj ose më pak në mënyrë sekrete dhe

se incidenti ishte një krim serioz ndërkombëtar dhe se vendosja e tyre pa njoftuar përbënte

një krim kundër njerëzimit.181

Pala shqiptare i hodhi këto akuza të palës angleze. Sipas përfaqësuesit shqiptar Hysni

Kapo, anglezët nuk kishin prova në akuzën që e ngrinin kundër Shqipërisë dhe se vendi i

tij kurrë nuk do të kryente këtë akt kundër një shteti që e kishte pasur aleat në luftë. 182 Ai

gjithashtu, kishte theksuar se hyrja e luftanijeve angleze në ujërat territoriale të Shqipërisë

178 PRO. 1946. FO 371/58497 179 Neni 35 i Kartës së OKB, paragrafi 1 thekson: Secili prej anëtarëve të OKB-së mund të sjellë në

vëmendjen e Këshillit të Sigurimit ose Asamblesë së Përgjithëshme çdo konflikt ose situatë të përcaktuar në nenin 34.

Neni 43 i Kartës së OKB-së thekson: Këshilli i Sigurimit mund të ndërmarrë në shqyrtim çdo konflikt apo situatë që mund të bëhet shkak fërkimesh ndërkombëtare ose konfliktesh të ndryshme për të përcaktuar nëse vijimi i konfliktit ose situatës në fjalë do të rrezikonte ruajtjen e paqes e të sigurisë ndërkombëtare.

180 PRO. 1947. FO. 371/66884. 181

182 Kapo, H (1980). Vëllimi I. 8 Nëntori. Tiranë.

Page 90: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

90

pa lajmërim dhe në formacion lufte, përbënte një cenim të sovranitetit territorial të

Shqipërisë.183

Shqyrtimi i mëtejshëm lidhur me Incidentin e Kanalit të Korfuzit në KS, vazhdoi me

krijimin e një komisioni hetimor, i përbërë nga një përfaqësues i Australisë, Kolumbisë dhe

Polonisë. Komisioni hartoi dy raporte: njëri i hartuar nga përfaqësuesi i Kolumbisë dhe

Australisë që favorizonte palën angleze, dhe tjetri raport i hartuar nga përfaqësuesi i

Polonisë që favorizonte palën shqiptare. Në debatin e KS lidhur me këtë çështje, vlen të

theksohet se shumica e shteteve anonin nga konkluzioni që ta bënin përgjegjëse

Shqipërinë. Pas disa seancave të KS, më 25 mars 1947, KS do të prononcohet lidhur me

çështjen. Në debatin që vijoi në KS, u duk qartë se përfaqësuesit e shteteve perëndimore

anonin nga konkluzioni anglez që ta bënin përgjegjëse Shqipërinë.184 Do të ishte Bashkimi

Sovjetik që do të kundërshtojë një qëndrim të këtillë në KS.

Pas vetos së Bashkimit Sovjetik, më 3 prill, Anglia në bazë të nenit 36 të Kartës së

OKB-së, do t’i paraqesë KS një projekt-rezolutë të re, në të cilën propozohej që KS, t’u

rekomandonte palëve t’i drejtoheshin GJND-së, për të zgjidhur këtë konflikt në procedurë

gjyqësore.

E ndodhur në një situatë jo të favorshme për Anglinë pas vetos sovjetike, Anglia do t’i

paraqesë një projektrezolutë tjetër KS, më 3 mars 1947. Në të, më 9 mars 1947, KS do të

miratojë këtë rezolutë, ku rekomandohej që palët të zgjedhin konfliktin mes tyre në GJND.

Pas rezolutës së KS, anglezët fillojnë të bëjnë përgatitjet për të dërguar rastin në GJND.

Për të përgatitur kërkesën që do t’i parashtrohej GJND-së si dhe për të ndjekur procesin që

do të fillonte, u caktua një ekip që do të udhëhiqej nga Eric Becket dhe Prokurori i

Përgjithshëm Harli Shoukros.

Më 22 maj, anglezët do ta paraqesin zyrtarisht rastin në GJND. Kërkesa angleze për të

paraqitur rastin në GJND, bazohej në nenin 40185 të Statutit të GJND-së. Në fakt, ky ishte

një veprim i njëanshëm i palës angleze, sepse sipas Statutit të GJND-së, kusht paraprak për

t’iu drejtuar Gjykatës për shqyrtimin e një mosmarrëveshje është marrëveshja e palëve të

interesuara, që në këtë rast nuk ekzistonte. Sipas palës angleze, Gjykata kishte jurdiksion

për të shqyrtuar rastin dhe këtë e argumentonte duke u thirrur në: Rezolutën e KS që kishte

vendosur që palët konfliktin midis tyre ta zgjedhin në GJND; se shteti shqiptar kishte

pranuar kushtin e vendosur nga KS për të pranuar të gjitha detyrimet si edhe një anëtarë i

OKB-së kur kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në diskutimet që u bënë në KS lidhur

me këtë çështje; dhe se anëtarët e OKB-së duhet të pranojnë vendimet e KS në përputhje

me Kartën e OKB-së.

183

Po aty. 184 Puto, A. (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 459. 185 Neni 40 i Statutit të GJND-së thekson: Sipas rastit,çështjet i paraqiten Gjykatës qoftë duke

njoftuar marrëveshjen e palëve, qoftë me anën e kërkesës me shkrim drejtuar Sekretarit; në të dy

rastet duhet treguar objekti i mosmarrëveshjes dhe palët.

Page 91: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

91

GJND-ja, pasi pranoi kërkesën e palës angleze, do të njoftojë palën shqiptare për padinë

që kishte ngritur pala angleze kundër saj.

Më 2 korrik 1947, pala shqiptare do t’i përgjigjet Gjykatës nëpërmjet një letre drejtuar

asaj. Aty vihej në dukje, para së gjithash, se qeveria angleze kishte vepruar në kundërshtim

me rregullat e Statutit të Gjykatës, se rruga e ndjekur prej saj ishte e paligjshme.

Megjithatë, qeveria shqiptare e “ndjente veten e saj në këtë çështje ballëhapët”, prandaj

ishte gati të dilte përpara GJND-së, me rezervën për sa i përket shkeljes që kishte bërë pala

angleze.186

Pasi merr këtë përgjigje nga pala shqiptare, GJND-ja do të fillojë zyrtarisht të shqyrtojë

rastin e Kanalit të Korfuzit. Meqë procedura përpara GJND-së kalon nëpër dy faza, fazën

me shkrim dhe verbale, Gjykata caktoi afatet e paraqitjes së dokumentacionit nga ana e

palëve. Për më 1 tetor 1947 duhej pala angleze të paraqiste dokumentacionin përpara

Gjykatës, ndërsa pala shqiptare duhej ta bënte këtë më 10 dhjetor 1947.

Sipas afatit të caktuar nga ana e Gjykatës, më 1 tetor 1947, pala angleze do të paraqesë

dokumentacionin e saj përpara Gjykatës. Më 9 dhjetor, një ditë përpara se duhej të

paraqiste Shqipëria dokumentacionin në Gjykatë, sipas profesorit Puto, do të bëjë një

“prapësim paraprak”. Me këtë, Qeveria Shqiptare i rikthehej çështjes që kishte ngritur qysh

në letrën e saj të fillimit të korrikut drejtuar GJND-së, pra shkeljes procedurale të Qeverisë

Angleze. Ajo kërkonte që GJND-ja të deklaronte se kërkesa angleze ishte “e

papranueshme”, dhe se vetë Gjykata nuk ishte kompetente për shqyrtimin e çështjes pa

marrëveshjen paraprake midis palëve.187

Pas këtij veprimi të palës shqiptare, GJND do të pezullojë procedurën gjyqësore lidhur

me këtë çështje për të vendosur një afat që pala angleze, deri më 20 janar 1948, të paraqiste

një deklaratë me shkrim lidhur me vërejtjet e saj ndaj veprimeve të ndërmarra nga pala

shqiptare, me 9 dhjetor 1947.188

Më 19 janar 1948, pala britanike do t’i paraqesë Gjykatës kundërshtimet e saj, ku do të

argumentojë së kompromisi midis dy qeverive, si kusht për pranimin e juridiksionit të

Gjykatës i kërkuar nga pala shqiptare, nuk duhej të merrej në konsideratë.189

Pasi të përfundojnë këto veprime të të dyja qeverive të, Anglisë dhe Shqipërisë, më 26

shkurt 1948, do të fillojë seance e parë gjyqësore lidhur me këtë rast. Kjo do jetë edhe

seance e parë gjyqësore e GJND-së, që prej momentit kur ajo ishte inauguruar si njëri ndër

organet kryesore të OKB-së.

186 Puto, A. (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 460. 187 Po aty,Fq 460. 188 Shih në saitin syrtar të GJND-sëështë i publikuar: Kundërshtimi paraprak lidhur me rastin e

Kanalit të Korfuzit i dorëzuar Gjykatës nga shteti shqiptar më 9 dhjetor 1947. 189 Shih në saitin zyrtar të GJND-sëështë e publikuar: Vëzhgimet dhe parashtresat e qeverisë britanik

të dorëzuara Gjykatës më 19 janar 1948.

Page 92: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

92

Rasti do të gjykohej nga 16 gjyqtarë të shteteve të ndryshme dhe atë:Kryetari i ngarkuar

Guerrero, Kryetari Basdevant, Gjyqëtarët Alvarez, Fabela, Hackëorth, Ëiniarski, Zorieic.

De Visscher, Sir Arnild McNair, Klaestad, Badaëi Pasha. Krylov, Read, Hsu Mo, Azevedo.

Duke u thirrur në Statutin e GJND-së , Shqipërisë do t’i jepet e drejta të caktojë një gjyqtar

ad hoc. Si gjyqtar ad hoc do të caktohet Daksner.190

Është me rëndësi të theksohet se të dyja palët kishin bërë përgatitjet e tyre dhe kishin

krijuar ekipet e tyre, që të mbronin çështjen përpara GJND-së. Shqipëria, në cilësinë e

agjentit kishte caktuar Kahreman Yllin, që atë kohë ishte ambasador i Shqipërisë në Paris,

ndërsa si avokat kishte caktuar juristin çekosllovak Vahosh. Në anën tjetër pala angleze

përfaqësohej nga Eric Backet, në cilësinë e agjentit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Harli

Shoukros si avokat.

Sipas procedurës së përcaktuar nga Statuti i GJND-së, Gjykata në fillim do të shqyrtojë

“prapësimin paraprak” të palës shqiptare, e cila do të dëgjohet nga Gjykata, gjatë tre

seancave të para, në të cilat do të paraqesë qëndrimin e palës shqiptare, në të cilat do të

jepte qëndrimin e palës shqiptare lidhur me ankesën angleze. Në të tria seancat e tjera, do

të dëgjohen argumentet e palës angleze që kundërshtonin versionin e palës shqiptare.

Më 25 mars 1948, GJND-ja do të përfundojë shqyrtimin e çështjes, me ç’rast do të

marrë vendim ku do të do të hidhet poshtë kundërshtimi paraprak i palës shqiptare. Pas

këtij vendimi Gjykata do të caktojë afatet e reja për paraqitjen e dokumenteve nga palët.

Sipas saj, deri më15 shtator 1948, Shqipëria duhej të paraqiste kundër-memorandumin dhe,

më 28 shtator 1948 duhej pala angleze të bënte paraqitjen e replikës.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata, po më 25 mars, K.Ylli dhe Beket njoftuan

Gjykatën, se ata, në emër të qeverive respektive, kishin nënshkruar marrëveshjen e

kompromisit për të çuar në gjyq çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit. Ajo përmbante

dy pika në formën e dy pyetjeve të veçanta që i parashtroheshin Gjykatës Ndërkombëtare

të Drejtësisë:

1. A është përgjegjëse Shqipëria sipas së drejtës ndërkombëtare , për

shpërthimet që ndodhën në 22 tetor 1946 në ujërat shqiptare, dhe po

dëmet e humbjet njerëzore që pasuan? Dhe nëse po, a është rasti për

të dhënë dëmshpërblime?

2. A ka dhunuar Britania e Madhe, sipas së drejtës ndërkombëtare,

sovranitetin e Republikës Popullore të Shqipërisë me veprimet e

marinës luftarake britanike në ujërat shqiptare, në 22 tetor 1946,

dhe në 12 e 13 nëntor 1946, dhe a ka vend për t’i dhënë

satisfaksion?191

190 Shih vendimin e GJND-së lidhur me rastin e Kanalit të Korfuzit më 9 prill 1949. 191

Milo, P (2010).Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena. Tiranë. Fq 197-198.

Page 93: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

93

Marrëveshja e kompromisit ishte një favor për palën shqiptare sepse ajo gjatë gjithë

kohës kishte mbajtur qëndrimin se Gjykata nuk mund të shqyrtojë çështjen pa një

marrëveshje kompromisi midis palëve, si kusht për pranimin e juridiksionit të Gjykatës. Në

anën tjetër vendimi i Gjykatës për të hedhur poshtë Kundërshtimin Paraprak të Shqipërisë,

përbënte një disavantazh për palën shqiptare. Është me rëndësi të theksohet se arsyet për

një vendim të këtillë nga Gjykata, erdhën si rezultat se pala shqiptare, në letrën e drejtuar

Gjykatës më 2 korrik 1947, kishte theksuar se qeveria shqiptare e “ndjente veten e saj në

këtë çështje ballëhapët”, prandaj ishte gati të dilte përpara GJND-së, që në të vërtetë

paraqiste pranimi të juridiksionit të Gjykatës. Kjo tregon qartë se pala shqiptare nuk kishte

një ekip të përgatitur mirë që do shtronte çështjen përpara Gjykatës.

Pala shqiptare, duke analizuar dobësitë e ekipit të saj, dhe për të vazhduar procedurën e

mëtejshme në GJND, do të bëjë përpjekje për të forcuar ekipin e saj. Në këtë drejtim, ajo

do të angazhojë avokatin e njohur francez Pierre Cot, profesor i së drejtës ndërkombëtare

dhe personalitet i shquar i politikës franceze. Pjesë e ekipit shqiptar gjithashtu do të bëhen

edhe Xho Nordman (Joe Nordman), Mark Zhakie (Marc Jacquier) dhe Pol Vilar (Paul

Villard). Ky trup i avokatëve do të përfaqësonte palën shqiptare në Gjykatë. Gjithashtu,

Shqipëria lidhur me këtë çështje, do të angazhojë këshilltarë, ekspertë për minat, në

mënyrë që të paraqitej para Gjykatës sa më denjësisht.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së kompromisit, më 15 qershor, pala shqiptare do t’i

parashtrojë Gjykatës Përkujtesën e saj, me anë të së cilës do të paraqesë faktet, me të cilat

hidheshin poshtë të gjithë akuzat angleze. Në Përkujtesë theksohej se: “Qeveria shqiptare

nuk ka vendosur kurrë mina në ujërat e Sarandës ose gjetiu tjetër pas 15 majit 1946, as para

kësaj date, dhe nuk ka pasur kurrë njohuri për një veprim të tillë”.192 Gjithashtu në

Përkujtesë tentohej të argumentoheshin veprimet e palës shqiptare lidhur me Incidentin e

Kanalit të Korfuzit. Aty theksohej se më 22 tetor 1946, anijet ushtarake angleze kishin hyrë

në ujërat bregdetare shqiptare në formacion lufte dhe nuk korrespondonte me qëndrimin

britanik se kalimi ishte paqësor.

Më 30 korrik 1948, pala angleze do t’i përgjigjet Përkujtesës shqiptare me një Kundër-

Përkujtesë që do t’i dorëzoi Gjykatës. Ajo do të mundohej që të dobësonte pozitën e

Shqipërisë para Gjykatës. Ajo do t’i bëjë thirrje Shqipërisë që “të hedhë dritë mbi rrethanat

në të cilat dy anije luftarake jugosllave, Miljet dhe Meljine që ishin të ngarkuara me mina

kontakti gjermane të tipit Y, lundruan në drejtim të jugut nga porti i Shibenikut më ose

rreth 18 tetorit 1946, dhe vazhduan drejt Kanalit të Korfuzit”193 Pala britanike po ashtu

shprehej në mënyrë kategorike se kalimi ishte paqësor dhe jo me qëllim për të shkelur

ujërat e brendshme shqiptare. Në këtë Kundër-Përkujtesë gjithashtu theksohej se më 12

dhe 13 nëntor 1946 nuk ishte cenuar sovranitetit i Shqipërisë.

192 Shih saitin zyrtar të GJND-sëështë e publikuar: Contre memorie soumis par le Government de la

Republique d’Albanie 15 june 1948. 193 Shih saitin zyrtar të GJND-së është e publikuar: Reply submitted,under the Order of the Corfu of

26th March, 1948, by the Government of the United Kingdom of Great Britain and Northern

Ireland. 30 July, 1948.

Page 94: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

94

Më 20 shtator 1948, pala shqiptare do të paraqitje me një Kundër-Përkujtesë, për t’iu

përgjigjur Kundër-Përkujtesës angleze të 15 të 30 korrikut 1948. Në këtë Kundër-

Përkujtesë edhe njëherë pala shqiptare do të përsërisë qëndrimin e saj të 15 qershorit 1948,

por do të shtojë edhe çështjen se pse qeveria angleze ne Kundër-Përkujtesën e saj të 30

korrikut, nuk ka paraqitur para Gjykatës dokumentet që kishin të bëjnë me operacionin e

22 tetorit 1946. Në këtë drejtim, pala shqiptare kërkonte nga pala britanike që të vendoste

në dispozicion të Gjykatës të gjithë dokumentacionin që kishte të bënte me urdhrat e

autoriteteve angleze për misionin e tyre më 22 tetor 1946, librat dhe ditarët e lundrimit,

rrugët e përcaktuara, raportet si dhe procesverbalet e zbatimit të komandantëve të

kundërsiluruesve SAUMAREZ dhe VOLAGE.194

Pasi, pala shqiptare të paraqesë këtë Kundër-Përkujtesë, GJND-ja do të fillojë me

shqyrtimin publik të çështjes.

Më 9 nëntor 1948, do të fillojnë seancat publike në Gjykatë, ku pala angleze nëpërmjet

avokatit të saj, Shoukros do të paraqesë qëndrimin e saj se kalimi i anijeve angleze në

ujërat territoriale shqiptare më 22 tetor 1946, ishte kalim paqësor. Në diskutimet e tyre,

avokatët anglezë do të përqendrohen në përgjegjësinë që duhet të mbajë Shqipëria për

vendosjen e minave në ujërat e saj territorial, për dëmet që pësoj pala angleze në incidentin

e Kanalit të Korfuzit dhe, do të përpiqen që të argumentojnë kalimin e anijeve angleze

nëpër ujërat territoriale shqiptare si kalim paqësor. Ato do të mbajnë qëndrimin se nuk

ishte shkelur sovraniteti i Shqipërisë më 22 tetor 1946 dhe do të kundërshtonin akuzat që

ngriti Shqipëria se më 22 tetor 1946, kalimi i anijeve angleze nuk ishte një kalim paqësor,

por ishte një operacion që kishte që në thelb ishte provokues dhe armiqësor.195

Pala shqiptare, do të fillojë me diskutimet para Gjykatës me 15 nëntor 1948. Ajo

nëpërmjet avokatit Nordman do të kundërshtojë palën angleze për tezat e ngritura rreth

incidentit të Korfuzit me ç’rast theksoi se Shqipëria nuk mund të kryente veprime të

këtilla, në një kohë kur kishte bërë kërkesë për anëtarësim në OKB.

Gjatë 16,17 dhe 18 nëntorit, është avokati tjetër i palës shqiptare që do të paraqesë

argumentet e palës shqiptare rreth incidentit. Ai fjalimin e tij do ta nisë me një thënie të

filozofit të njohur francez të shekullit XVII-të Paskal:” Politika i ka arsyet e saj që arsyeja

nuk i njeh”. Ai deklaroi se “nderi i Shqipërisë dhe ndoshta e ardhmja e saj kombëtare,

pavarësia e saj, janë në pikëpyetje, sepse qeveria shqiptare është akuzuar të ketë kryer një

akt në kundërshtim me detyrimet e të drejtës ndërkombëtare, por edhe me ligjet

humanitare”.196

194 Shih saitin zyrtar të GJND-së është e publikuar: Reply submitted,under the Order of the Corfu of

26th March, 1948, by the Government of the United Kingdom of Great Britain and Northern

Ireland. 30 July, 1948. 195 Rreth dëshmisë së avokatëve të palës anglezë shih më shmë në saitin zyrtar të GJND-së: Minutes

of the Sittings held from November 9th to April 9th, 1949. 196

Po aty.

Page 95: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

95

Pasi kundërshtoi në një mënyrë mjaft profesionale çështjet që ngriti pala angleze para

Gjykatës, ai kërkoi që pala angleze të bëjë dorëzimin e gjithë dokumentacionit të katër

anijeve angleze si dhe dokumentacionin, që kishte të bënte me urdhrat e autoriteteve

angleze për misionin e tyre më 22 tetor 1946, librat dhe ditarët e lundrimit, rrugët e

përcaktuara, raportet si dhe procesverbalet e zbatimit të komandantëve të kundërsiluruesve

SAUMAREZ dhe VOLAGE. Sipas Kotit, më 22 tetor 1946 ishin shkelur normat e së

drejtës ndërkombëtare. Kërkesa për dorëzimin e dokumentacionit lidhur me Incidentin e

Korfuzit edhe pse përbënte një provë të pakontestueshme që ndoshta do t’i jepte tjetër

drejtim gjykimit nuk do t’i dorëzohet Gjykatës nga pala angleze.

Koti, diskutimin e tij do ta mbyllë me një mjeshtëri dhe profesionalizëm të rrallë. Ai do

t’i drejtohet Gjykatës me fjalët: “Unë besoj të kem provuar, se Anglia kishte dhunuar të

drejtën ndërkombëtare duke depërtuar në territorin shqiptar”. “Nuk është kombi anglez që

paraqitet para Gjykatës, por është shteti anglez. Çështje e vetme që ngrihet, nuk është të

mësohet nëse kombi anglez është një komb i madh, por thjesht të mësohet nëse në Kanalin

e Korfuzit shteti anglez ka vepruar gjithnjë në përputhje me rregullat e së drejtës”.197

Prej më 22 nëntor 1948 deri në 17 dhjetor 1948, para Gjykatë do të paraqiten

dëshmitarët dhe ekspertët. Nga pala angleze si dëshmitarë u thirrën komandantët e anijeve

SAUMAREZ dhe VOLAGE, oficeri i drejtimit të MAURITIUS-it, oficerë të tjerë të

marinës angleze si komandanti Uaitfotd. Si dëshmitarë nga pala shqiptare do të jetë

Kapiteni i portit të Sarandës Ali Shtino, Komandanti I Mbrojtjes Bregdetare Akile Polena

dhe ish nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të Sarandës Xhavit Muço. Në cilësinë e

ekspertëve do të jenë Kapiteni Oramov dhe Admirali Mulek.198

Pas dëgjimit të dëshmitarëve ekspertëve, GJND-ja do të tërhiqet për të marrë vendimin

e saj. Më 9 prill të vitit 1949, ajo do të japë vendimin. Sipas këtij vendimi, përgjegjëse për

atë që ndodhi më 22 tetor 1946, do të jetë pala shqiptare.

Vendimi i Gjykatës do i’u japë përgjigje të dy pyetjeve që palët ia kishin parashtruar

Gjykatës me kompromisin e 25 marsit 1948. Lidhur me pyetjen: “A është përgjegjëse

Shqipëria sipas së drejtës ndërkombëtare për shpërthimet që ndodhën në 22 tetor 1946 në

ujërat shqiptare, dhe po dëmet e humbjet njerëzore që pasuan? Dhe nëse po, a është rasti

për të dhënë dëmshpërblime?”, Gjykata do i përgjigjej duke theksuar se Qeveria e

Shqipërisë është përgjegjëse për plasjen e minave në Kanalin e Korfuzit, më 22 tetor 1946,

sepse “nuk mund të mos jetë në dijeni për vendosjen e minave”. Kjo pjesë e vendimit u

miratua me 11 vota për dhe 5 kundër.199 Gjykata u shpreh edhe për çështjen e

dëmshpërblimeve. Në këtë pyetje, gjykata jo vetëm që do t’i japë një përgjigje pohuese

197 Rreth dëshmisë së avokatëve të palës shqiptare shih më shmë në saitin zyrtar të GJND-së:

Minutes of the Sittings held from November 9th to April 9th, 1949. 198 Milo, P (2010).Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena. Tiranë. Fq 227-228. 199 Puto, A. (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 462.

Page 96: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

96

pyetjes, por do të shpallë veten kompetente për të caktuar shumën e dëmshpërblimeve që

duhej të jepte pala shqiptare. Në këtë pikë vendimi u mor me 10 vota për dhe 6 kundër.200

Në pyetjen e dytë: A ka dhunuar Britania e Madhe, sipas së drejtës ndërkombëtare,

sovranitetin e Republikës Popullore të Shqipërisë me veprimet e marinës luftarake

britanike në ujërat shqiptare, në 22 tetor 1946, dhe në 12 e 13 nëntor 1946, dhe, a ka vend

për t’i dhënë satisfaksion?, Gjykata dha dy përgjigje: së pari, me 14 vota për dhe dy

kundër, ajo u shpreh se nuk kishte pasur shkelje të sovranitetit territorial të Shqipërisë, më

22 tetor 1946, ditën e plasjes së minave. Ajo e argumentoi këtë me të drejtën e kalimit

nëpër kanalet ndërkombëtare pa u shprehur nëse luftanijet angleze kryenin me atë rast një

demonstrim force. Së dyti, Gjykata njohu unanimisht se më 12-13 dhjetor 1946, Qeveria

Angleze shkeli sovranitetin territorial të Shqipërisë, duke dërguar anijet e saj për pastrimin

e minave në mënyrë të njëanshme, pa dijeninë e autoriteteve shqiptare.201

Edhe pse Shqipëria e konsideronte si jo kompetente Gjykatën për të caktuar

shumën e dëmshpërblimeve, më 10 dhjetor 1949, GJND-ja do të caktonte shumën e

dëmshpërblimeve në 843 mijë e 947 stërlina që duhej të jepte Shqipëria lidhur me

Incidentin në Kanalin e Korfuzit.202 Ky vendim do t’i komunikohej qeverisë shqiptare.

Qeveria Shqiptare do të kundërshtojë në vazhdimësi vendimin e GJND-së. Do të jetë,

Incidenti i Kanalit të Korfuzit që do të mbajë të ngrira marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë

dhe Anglisë.

3.9. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË DHE RASTI

MAQEDONO-GREK

Republika e Maqedonisë, para vitit 1991, ishte një ndër gjashtë republikat e Federatës së

Jugosllavisë. Si njëra ndër këto gjashtë republika, ajo mbante emrin Republika Socialiste e

Maqedonisë. Ajo do të shkëputet nga Federata Jugosllave në mënyrë paqësore dhe pa luftë.

Më 25 janar 1991, Parlamenti i Maqedonisë, do të miratojë Deklaratën për Sovranitetin

e Republikës Socialiste të Maqedonisë.

Më 7 qershor 1991, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë do të miratojë një

amendament kushtetues, me të cilin do të ndryshohet emri “Republika socialiste e

Maqedonisë” për t’u zëvendësuar me “Republika e Maqedonisë”, emër të cilit vazhdon të

ketë edhe sot.

200 Po aty. Fq 463. 201

Puto, A. (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë. Fq 463. 202

Po aty.

Page 97: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

97

Më 8 shtator 1991 do të mbahet referendum për shtet të pavarur dhe sovran, ku 71% e

popullsisë do ta mbështesë këtë.203

Më 17 nëntor 1991, Parlamenti i Maqedonisë do të miratojë Kushtetutën e Republikës

së Maqedonisë. Sipas kësaj kushtetute, vendi nuk do të ketë pretendime territorial ndaj

asnjë vendi fqinj.

Shpallja e pavarësisë së Maqedonisë do të njihet edhe nga Komisioni i Badinterit, ku

Maqedonia kishte aplikuar për njohje në dhjetor 1991.

Në 22 korrik 1992, Republika e Maqedonisë, do të parashtrojë kërkesë për t’u

anëtarësuar në OKB. Kërkesa për pranim në OKB, do të kundërshtohet nga Greqia, e cila

si arsye për kundërshtim do të theksojë emrin “ Republikë e Maqedonisë”. Sipas Greqisë,

emri “Maqedoni” i referohet një rajoni gjeografik në Evropën jug-lindore, që përfshin një

pjesë të konsiderueshme të territorit dhe popullit të saj, përvetëson një pjesë të trashëgimisë

helene, si dhe ka interes në pjesën veriore të Greqisë.

Kërkesa e Maqedonisë për t’u pranuar në OKB, si rezultat i kundërshtimit të Greqisë,

do të vonojë deri më 8 prill 1993, ku AP me rekomandim të KS, do të marrë vendim për

pranim të Republikës së Maqedonisë në OKB me referencën ish-Republika Jugosllave e

Maqedonisë.

Më 18 qershor 1993, KS miraton rezolutën 845, ku kërkohet nga palët që të vazhdojnë

përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me emrin nën kujdesin e Sekretarit të

Përgjithshëm të OKB-së.

Për shkak të emrit të shtetit dhe flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në vitin

1993, Greqia do vendosë një embargo të përgjithshme tregtare për Maqedoninë. Bllokada

tregtare ishte në fuqi deri më 18 tetor 1995, kohë deri sa Maqedonia të ndryshojë flamurin

shtetëror.204

Më 13 shtator 1995, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Cyrus

Vance dhe me ndihmën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan Richard Holbrooke,

Maqedonia dhe Greqia do të nënshkruajnë një Marrëveshje të Përkohshme, me të cilën do

të normalizohet marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve.

Në Marrëveshjen e Përkohshme, palët, Maqedonia dhe Greqia, do t’i shmangeshin

përdorimit të emrave të tyre. Marrëveshja e Përkohshme palëve do t’u referohet si “pala e

pjesës së parë” dhe “pala e pjesës së dytë”.

203 Sqarim: Referendumi u bojkotua nga qytetarët e komunitetit shqiptar dhe serb. Me një aneks të tij i

jepej mundësi një opsioni teorik për ribashkim në një federatë të re. Referendumi mbështeste, “

Një Maqedoni,të pavarur dhe sovrane me të drejtë bashkangjitje aleancës së ardhshme të shteteve

sovrane të Jugosllavisë” 204

МИА 04.11.2004. Дел од фактите за македонско-грчките односи .

Page 98: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

98

Marrëveshja e Përkohshme parashihte që emri të jetë lëndë që do të zgjidhet nëpërmjet

bisedimeve dypalëshe në përputhje më rezolutat e KS të OKB-së. Qëllimi i bisedimeve

ishte që t’i jepej fund përdorimit të këtij emri të përkohshëm (IRJM) dhe të gjendej një

emër tjetër “ i pranuar nga të dyja palët”.205

Greqia, sipas Marrëveshjes së Përkohshme, nuk do të bllokonte anëtarësimin e

Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, në të cilat ajo do të bënte pjesë, përderisa në

ato organizata Maqedonisë i referoheshin si “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.206

Me Marrëveshjen e Përkohshme, palët do të pajtohen, që në rast se njëra palë beson

se simbolet që përbëjnë pjesë të trashëgimisë së tyre historike apo kulturore, përdoren nga

pala tjetër, atëherë pala përgjegjëse do të marrë masa të duhura korrigjuese, apo të

shpjegojë se pse nuk e sheh të arsyeshme që të bëj një gjë të tillë.207

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Përkohshme, do të vijojnë bisedimet për zgjidhjen e

çështjes së emrit. Në vitin 1999, Mathew Nimitz do të jetë ndërmjetësuesi i ri i OKB-së,

për të ndërmjetësuar në këtë mosmarrëveshje. Që atëherë, bisedimet janë zvarritur, herë më

intensivisht e herë jo, ndërsa herë Greqia e herë Maqedonia, kanë treguar më shumë

fleksibilitet.208

Nimitz, ka bërë një sërë propozimesh, por asnjëherë nuk ka arritur që të bashkojë të dy

palët në të njëjtën platformë. Në mars, 2005, Nimetz do iu sugjerojë palëve që emri për

përdorim në OKB të jetë “Republika Makedonija- Skopje” në maqedonisht dhe, të mos të

përkthehet në asnjë gjuhë tjetër.209 Një propozim i këtillë do të jetë i pranueshëm për palën

greke, por do të kundërshtohet nga pala maqedone.

Pala maqedone, zgjidhjen e kësaj çëshjtje e shihte nëpërmjet të një të ashtuquajture

“formulë e dyfishtë”, sipas së cilës Maqedonia duhet të ketë një emër të pajtuëshëm për

Greqinë në marrëdhënjet dypalëshe, por në marrëdhëniet ndërkombëtare të mbajë emrin

kushtetues “ Republika e Maqedonisë”.210 Ky propozim, do të jetë propozim zyrtar i palës

maqedonase, por që do të kundërshtohet nga Greqia.

Përpjekjet e ndërmjetësit Nimetz, për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis palëve do të

vazhdojnë. Ai në tetor 2005, do të bëjë një propozim tjetër për zgjidhjen e çështjes se

emrit. Propozimi i tij parashihte që Maqedonia më marrëdhëniet me Greqinë, të mbante

205 Макфакс 21.01.2008. Како се појавија „разликите околу името“. 206 Neni 11 i Marrëveshja e Përkohëshme në mes të Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të

Maqedonisë. 13 shtator 1995. 207 Po aty, neni 7, paragrafi 3. 208 Emri i Maqedonisë: Zgjidhja e nyjes. Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Brifing për Evropë Nr.52.

.Prishtinë/Bruksel12 janar 2009. 209 Ky propozim është transmetuar në mediat greke, tregohet në greqisht në “Macedonian Heritage”

www.macedonian-heritage.gr/OfficialDocuments/Nimetz.html. 210

Zoran Nikoloski. Southeast European Times.Propozimi Nimitz për emrin e

Maqedinisë.www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/04/14/feat

ure-02.

Page 99: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

99

emrin “Republika e Maqedonisë- Shkupi”, ndërsa në marrëdhëniet me shtetet tjera që e

kanë njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, të mbajë emrin “ Republika e Maqedonisë”

dhe, në kuadër të OKB-së, të njihet me emrin “Republika Makedonija”211

Prej vitit 2006 e këndej, do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje rreth

çështjes së emrit, por bisedimet që janë zhvilluat gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar në një

atmosferë jo të relaksuar.

Një pjesë e përgjegjësisë për krijimin e një atmosfere të këtillë, e ka edhe pala

maqedonase, Qeveria e së cilës në korrik 2007 do të emërojë Aeroportin e Shkupit me

emrin e Aleksandrit të Madh. Ky veprim i palës maqedonase do të ta nxisë palën greke për

të reaguar. Sipas palës greke ky veprim i palës maqedonase, përbënte shkelje të

Marrëveshjes së Përkohshme. U raportua se Nimetz e kishte paralajmëruar palën

maqedonase se si rezultat i këtij veprimi, Greqia do të mund të tërhiqej nga Marrëveshja e

Përkohshme, por kjo këshillë për kujdes nuk u mor parasysh.212

Edhe pse Maqedonisë i rekomandohej që të ndërpresë këto aktivitete, që për palën greke

përbënin vërtetë një provokim, Maqedonia nuk do të ndalet me kaq, ajo do vendosë disa

statuja të kohës klasike përpara ndërtesës së Qeverisë së saj.

Këto provokime, të cilat vinin nga pala maqedone, do të kontribuojnë në ngritjen e

çështjes së emrit të Maqedonisë në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Greqi, në

shtator 2007. Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis,u përgjigj, duke premtuar se

“Shkupi nuk do t’i bashkëngjitet asnjë organizate ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n

dhe BE-në, nëse nuk gjendet një zgjidhje mbi emrin që është e pëlqyeshme për të dyja

palët”.213

Pala greke do të vazhdojë me paralajmërimet se, nëse nuk arrihet të gjendet një

zgjidhje për emrin, ajo do të jetë e gatshme të vendosë veton e saj kundër hyrjes së

Maqedonisë në NATO. Sipas palës greke, ky ishte momenti i duhur dhe i përshtatshëm

për të për të bërë presion që mos të zvarritet më tepër kjo çështje. Duke pasur parasysh

drojën se Greqia mund të përdorë veton, ndërmjetësuesi Nimetz, do të mundohet që të

zgjedhë mosmarrëveshjen para Samitit të Bukureshtit, që pritej të mbahej në prill 2008, por

këto orvatje të tij do të rezultojnë pa dhënë ndonjë rezultat.

Pala maqedonase do të pajtohet që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, në Samitin

e Bukureshtit të jetë si “Republika e Maqedonisë (Shkupi), një zgjidhje kjo që pak a shumë

Greqia e kishte pranuar në vitin 2005. Duke e parë veten në një pozitë shumë më të

fuqishme, Greqia do të refuzojë këtë ofertë, duke insistuar në veçanti që emri i pajtuar të

211

МIA 02.06.2008. Maqedonia dhe Greqia në Nju Jork i vazhdojnë negociatat për emrin . 212 Emri i Maqedonisë: Zgjidhja e nyjes. Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Brifing për Evropë Nr.52.

.Prishtinë/Bruksel12 janar 2009. 213

Po aty.

Page 100: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

100

aplikohet në të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë, bilaterale dhe

multilaterale.214

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Schefer, do të bëjë përpjekje për të

dekurajuar grekët dhe për t’i paralajmëruar ato mbi pasojat për stabilitetin rajonal, nëse nuk

arrihet një marrëveshje.215

Para Samitit të Bukureshtit, një numër diplomatësh, do të përpiqen që të motivojnë palët

për të arritur një marrëveshje rreth emrit.

Në Samitin e Bukureshtit, Maqedonisë nuk do t’i bëhet ftesë për anëtarësim në NATO.

Por, do i bëhej me dije se ftesa Maqedonisë do t’i dorëzohej, pasi të arrihej një marrëveshje

për çështjen e emrit midis palëve.

Më 8 tetor 2008, në vazhdën e përpjekjeve për të ofruar palët, ndërmjetësuesi Nimetz do

të bëjë propozime të tjera për zgjidhjen e emrit. “Republika Veriore e Maqedonisë” do

ishte një variant për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Mirëpo, ky propozim do të

kundërshtohej nga ana e Maqedonisë. Pala maqedone do të mbajë qëndrim se nuk mund të

pranojë zgjidhje për emrin, e cila nuk garanton identitetin, gjuhën dhe kulturën

maqedonase.216

Pas Samitit të Bukureshtit, më 17 nëntor 2008, Maqedonia, do të depozitojë një kërkesë

në Regjistrin e GJND-së, me të cilën do të paditet Greqia për mosmarrëveshjen lidhur me

interpretimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përkohshme.

Sipas qëndrimit zyrtar të palës maqedone, qëllimi i kësaj kërkese depozituar Gjykatës,

kishte si qëllim që të urdhërohet Greqia t’i respektojë detyrimet e saj juridike të parapara

me Marrëveshjen e Përkohshme, të nënshkruar më 13 shtator 1995, e cila krijon detyrime

për të dyja palët.217

Pala maqedonase përkujtonte, se në pajtim me nenin 11 të Marrëveshjes së Përkohshme,

Greqia obligohet të mos ankohet ndaj paraqitjes për anëtarësim të Republikës së

Maqedonisë në NATO. Sipas palës maqedone, Greqia kishte penguar me pa të drejtë gjatë

Samitit të Bukureshtit dërgimin e ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, me çka,

në mënyrë flagrante, ajo cenoi obligimet e saj që burojnë nga Marrëveshja e

Përkohshme.218

Në kërkesë theksohej se GJND-ja duhet të vërtetojë dhe të deklarojë se Greqia ka

shkelur obligimet e saj nga neni 11, paragrafi 1 i Marrëveshjes së Përkohshme dhe duhet të

urdhërojë menjëherë t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në drejtim të respektimit të

detyrave të saj, të ndërpresë, të përmbahet nga çfarëdo kundërshtimi, direkt ose indirekt,

214 Po aty. 215 Po aty. 216 Bota Sot. 29.10.2008. Macedonian position presented to the Nimetz proposal. 217 MIA. 17.11.2008. Maqedonia e paditi Greqinë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 218 Po aty.

Page 101: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

101

ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe/ose në cilatëdo organizata të tjera

ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale dhe institucionale, në të cilat ajo është anëtare,

nëse në organizatat ose institucionet e këtilla, Maqedonia quhet në pajtim me paragrafin 2

të paraparë me Rezolutën 817 të vitit 1993 të KS të OKB-së.219

GJND-ja, pasi pranoi kërkesën e palës maqedone, do të njoftojë palën greke për padinë

që kishte ngritur pala maqedone kundër saj.

GJND-ja do të fillojë zyrtarisht procedura për të shqyrtimin e rastit lidhur me padinë e

që kishte ngritur Maqedonia dhe, do të caktojë afatet e paraqitjes së dokumentacionit nga

ana e palëve. Më 1 korrik 2009, duhej që pala maqedone të paraqiste një Përkujtesë

përpara Gjykatës, ndërsa pala greke, duhej të paraqitej më 20 janar 2010 me një Kundër-

Përkujtesë.

Rasti do të gjykohej nga gjyqtarët e shteteve të ndryshme si:Kryetari Owada, zëvendës

kryetari Tomka, Gjyqtarët: Judges Koroma, Al Khasawneh, Simma, Abraham, Keith,

Sepúlveda-Amor, Bennouna, Skotnikov, Cançado Trindade, Yusuf, Greenwood, Xue,

Donoghue ,gjyqtarët ad hoc Vucas për palën maqedone dhe Roucounas për palen greke.220

Pasi përfunduan këto veprime të të dy qeverive, të Maqedonisë dhe Greqisë, më 21

shkurt 2011, do të fillonte seancat publike lidhur me këtë rast. Antonio Milloshovski do të

paraqesë qëndrimin e palës maqedone. Në diskutimin para Gjykatës, ai paraqet një

vështrim kronologjik të marrëdhënieve maqedono-greke dhe origjinën e mosmarrëveshjes,

duke shpalosur në këtë mënyrë disa nga argumentet e palës maqedone se me të vërtetë

është cenuar neni 11 i Marrëveshjes së Përkohshme të 13 shtatorit 1995, me rastin e

bllokimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO me referencën ish-federata Jugosllave e

Maqedonisë, nga ana e Greqisë. Në diskutimet e tyre, avokatët e angazhuar nga pala

maqedone, do të përqendrohen në atë, se nuk mbajnë dhe janë të paqëndrueshme

argumentet e palës greke për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Profesori

Pjer Klain, do të shprehej se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është penguar me pa të

drejtë dhe se pak kohë para samitit të Bukureshtit, përfaqësuesit zyrtar grek janë mburrur

se vetoja do të ndodhë, me çka është shkelura neni 11 i Marrëveshjes së Përkohshme.221

Ai gjithashtu do të shprehej: “Kërkojmë që të vërtetohet shkelja e nenit 11 nga

Marrëveshja e Përkohshme, e cila do ketë ndikim dhe parashtruesi i kërkesës, në këtë rast,

Maqedonisë përsëri do t’i mundësohet statusi kandidat për anëtarësim në NATO, pa pasur

219 Po aty. 220 Shih në saitin zyrtar të GJND-së. Zbatimi i Marrëveshjes së Përkohëshme të 13 shtatorit 1995 (Ish

Republika Jugosllave e Maqedonisë kundër Greqisë.) 221 Rreth diskutimit të profesorit Klain shih në saitin zyrtar të GJND-së. In the case concerning

Application of the Interim Accord of 13 September 1995 (the former Yugoslav Republic of

Macedonia v. Greece).

Page 102: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

102

nevojë të ballafaqohet me kundërshtim të kërkesës së saj dhe, kandidatura e Maqedonisë

për aderim në NATO të shqyrtohet pa përfshirjen e palës greke”.222

Në diskutim për të shfaqur argumentet e palës maqedone, gjithashtu do të paraqitet edhe

Shon Marfi, i cili do të theksojë se Greqia në mënyrë sistematike, në mënyrë shumë të

hapur është munduar të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe se kjo

dëshmohet nëse analizohet sjellja e Greqisë gjatë viteve 2007-2008, kur nëpërmjet një

fushate të hapur në nivel multilateral, ka tentuar të bindë vendet tjera anëtare të NATO-së

me qëndrimin e saj.223

Ai më tej do të shprehej: “Funksionarë të lartë grekë janë mburrur se kanë vënë veto,

me çka dëshmohet se pala e paditur, në këtë rast Greqia ka ndaluar konsensusin e NATO-

së me qëllim të kundërshtimit të Maqedonisë. Megjithatë sjellja e Greqisë, siç është

paraqitur në detaje në argumentet tona, tregon se pikërisht Greqia ka bërë këtë shkelje të

Marrëveshjes së Përkohshme”.224

Në argumentimin e çështjes para Gjykatës, pala maqedone nuk do të lëvizë nga

qëndrimi se veprimet e palës greke përbënin shkelje të Marrëveshjes së Përkohshme, më

saktësisht shkelje të parimit të njohur të së drejtës ndërkombëtare, pacta sunt servanda.

Më 24 dhe 25 mars 2011, pala greke do të paraqesë argumentet e saj para Gjykatës.

Është Maria Talalian, në cilësinë e agjentit që do të paraqesë argumentet e palës greke. Në

diskutimin e saj, ajo do të përqendrohet në atë, se Maqedonia është ajo, e cila e ka shkelur

Marrëveshjen e Përkohshme. Vendimi i Samitit të NATO-së në Bukuresht, në vitin 2008,

sipas saj, njëzëri është miratuar nga Aleanca dhe, për këtë arsye, meqë NATO nuk është

palë në këtë proces, Gjykata nuk ka juridiksion për të shqyrtuar çështjen dhe duhet shpallet

jokompetente për lëndën. Sipas saj, në Samitin e Bukureshtit, ishte lënë mundësia që edhe

Maqedonia të përfshihej në këtë organizatë, por vetëm pasi të kishte zgjidhur

mosmarrëveshjen lidhur me emrin e saj. Më tej, ajo do të theksojë se lidhur me zgjidhjen e

çështjes së emrit, pala greke ka qenë shume fleksibile, duke pranuar në shtator 2007 një

emër të përbërë ku përfshihej termi “Maqedoni”, por që duhej t’i shtohej një prefiks

gjeografik. Në anën tjetër, pala maqedone, është përpjekur që bisedimet të ngecin në pikën

e vdekur dhe kjo arsyetohej me këmbënguljen e saj që të mos lëvizë nga e ashtuquajtura

“formulë e dyfishtë”, pra përdorimin e emrit kushtetues Republika e Maqedonisë në

marrëdhëniet ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet dypalëshe me

222 Po aty. 223 Po aty. 224 Rreth diskutimit të profesorit Klain shih në saitin zyrtar të GJND-së. In the case concerning

Application of the Interim Accord of 13 September 1995 (the former Yugoslav Republic of

Macedonia v. Greece).

Page 103: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

103

të gjitha shtetet, dhe për të gjetur një kompromis me palën greke dhe marrëdhëniet me

të.225

Në diskutimin e saj, ajo gjithashtu do të bëjë përpjekje për të argumentuar se është

Republika e Maqedonisë ajo që ka shkelur Marrëveshjen e Përkohshme. Në këtë drejtim,

ajo do të theksojë: se qëllimi i Marrëveshjes së Përkohshme ka qenë për të penguar

irredentizmin evident të palës maqedone për përvetësimin e termit “Maqedoni” si dhe për

të ndërprerë veprimet e Maqedonisë për në dëm të historisë dhe kulturës greke.226

Me diskutim para Gjykatës, në kuadër të palës greke, do të paraqiten George Savvaides,

i cili në paraqitjen e tij në mes tjerash do të theksojë se në Samitin e Bukureshtit, vendimi

për të shtirë ftesën për anëtarësim të Maqedonisë, ishte vendim kolektiv i NATO-së. Ai,

gjithashtu do të shpjegojë para Gjykatës, në cilësinë e agjentit të Greqisë, edhe për

procedurat dhe kriteret, që duhet ndjekur për anëtarësim në NATO dhe si janë aplikuar

në rastin me Maqedoninë.

Gjithashtu, me diskutim para Gjykatës nga pala greke, do të paraqiten: Georges Abi-

Saab, i cili do të përqëndrohet në diskutimin e tij kryesisht në karakteristikat themelore të

Marrëveshjes së Përkohshme, Michael Resman për të sqaruar çështjen e juridiksionit të

Gjykatës lidhur me këtë rast, Alain Topth do të paraqesë vërejtjet e palës greke në lidhje

me pranueshmërinë e kërkesës së Maqedonisë dhe të funksionit gjyqësorë të Gjykatës dhe

James Craword do të paraqesë pozicionin e Greqisë lidhur me interpretimin e paragrafit 1

të nenit 11 të Marrëveshjes së Përkohshme.

Pra, gjatë 24 dhe 25 marsit 2011, pala greke do të përpiqet të argumentojë para

Gjykatës, nëse është Maqedonia ajo që ka shkelur dispozitat e Marrëveshjes së

Përkohëshme dhe, pikërisht nenin 6 paragrafi 2, në të cilin theksohej “Kushtetuta

maqedone nuk mund të shërbente si bazë për ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve

për të mbrojtur statusin dhe interesat" e pakicave kombëtare. Pala greke ankohej për

mbështetjen që qeveria e Maqedonisë u kishte dhënë refugjatëve apo pjesëtarëve të pakicës

maqedone që jetonte në Greqi, që ishin dëbuar ose larguar nga Greqia gjatë Luftës Civile

greke në vitin 1940. Ajo ankohej edhe me mbështetjen që Qeveria e Maqedonisë i jepte

pakicës maqedone që jetonte në Greqi.227

Është me rëndësi të theksohet se në këtë proces gjyqësor, të dyja palët kishin të

angazhuar një ekip tepër profesional për të argumentuar çështjen.

Më 30 mars 2011, pala greke edhe njëherë do të kërkojë nga Gjykata që të deklarojë se:

rasti i paraqitur nga Maqedonia para Gjykatës nuk është nën juridiksionin e saj dhe, se

225 Rreth diskutimit të agjentes greke Maria Talalian shih në saitin zyrtar të GJND-së. In the case

concerning Application of the Interim Accord of 13 September 1995 (the former Yugoslav

Republic of Macedonia v. Greece). 226 Po aty. 227 Shih vendimin e GJND-së. 5 dhjetor 2011 në saitin zyrtar të Gjykatës. Application of the Interim

Accord of 13 September 1995 (the former Yugoslav Republic of Macedonia v. Greece).

Page 104: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

104

pretendimet e Maqedonisë, janë të papranueshme. Gjithashtu, ajo do të kërkojë që në rast

se Gjykata konstaton se ka juridiksion, të shprehet në favor të saj, duke hedhur poshtë

pretendimet e Maqedonisë dhe duke i konsideruar ato si të pabaza.

Më 5 dhjetor 2011, Gjykata do të shpallë vendimin e saj lidhur me këtë rast. Gjykata,

së pari, vendosi se çështja ishte në kompetencë të saj, çka ishte kërkuar nga pala maqedone

më parë, por ishte kundërshtuar nga pala greke. Kjo pjesë e vendimit, u miratua me 14 vota

për dhe 2 kundër.

Lidhur me kërkesën e parashtruar nga pala maqedone për të vërtetuar Gjykata se Greqia

ka shkelur obligimet e saj nga neni 11, paragrafi 1 i Marrëveshjes së Përkohshme, Gjykata

do të shprehej se me të vërtetë Greqia kishte shkelur nenin 11, paragrafi 1 të kësaj

marrëveshje, në kohën kur Maqedoni kishte kërkuar të anëtarësohej në NATO. Lidhur me

këtë çështje, vendimi do të votohet me 15 vota pro dhe 2 kundër.

Kërkesa e tretë e palës maqedone që Gjykata të urdhërojë Greqinë që të mos përsërisë

në të ardhmen veprime të këtilla do të hidhet poshtë. Sipas Gjykatës, një urdhër i tillë ishte

i pavend, pasi: “si rregull i përgjithshëm, nuk mund të supozohet se një shtet i cili, në bazë

të vendimit të Gjykatës, ka vepruar gabim apo në mënyrë të papranueshme para së drejtës

ndërkombëtare, do të përsërisë edhe në të ardhmen një akt ose një sjellje të tillë, pasi çdo

shtet prezumohet se do të sillet me mirëbesimi.228

Gjykata gjithashtu do të shprehet se para Samitit të Bukureshtit, nuk kishte pasur

shkelje të nenit 6, paragrafi 2 të Marrëveshjes së Përkohshme dhe, kësisoj, do të hedhë

poshtë një pretendim të palës greke. Në anën tjetër, Gjykata do të konstatojë se pala

maqedone kishte shkelur në një rast nenin 7, paragrafi 2 i Marrëveshjes së Përkohshme, që

ndalonte veprimet armiqësore ose propagandën midis palëve, kur një njësi ushtarake e saj,

kishte përdorur një simbol të ndaluar në flamurin e saj.229

3.10. ARBITRAZHI NDËRKOMBËTAR

3.10.1. KUPTIMI I ARBITRAZHIT DHE HISTORIKU I TIJ

Arbitrazhi është një nga mjetet juridike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve

dhe është i detyrueshëm për shtetet, të cilët kanë shprehur gatishmëri që çështjen ta

zgjidhin nëpërmjet procedurës së arbitrazhit.

228 Shih vendimin e GJND-së. 5 dhjetor 2011 në saitin zyrtar të Gjykatës. Application of the Interim

Accord of 13 September 1995 (the former Yugoslav Republic of Macedonia v. Greece). 229 Po aty.

Page 105: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

105

Komisioni i së drejtës ndërkombëtare arbitrazhin e ka përcaktuar si “një procedurë për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve me anë të një vendimi të detyrueshëm të

marrë mbi bazën e së drejtës dhe si rezultat i një nisme të pranuar vullnetarisht”.230

Fjalori i drejtësisë, me autor Njazi Uka, jep këtë definicion për arbitrazhin

ndërkombëtar: rregullim i mosmarrëveshjeve midis shteteve me anë të një vendimi që jepet

nga një ose më shumë arbitra, ose një organ i zgjedhur prej palëve.231

Sipas Konventës së Hagës të vitit 1907, mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, arbitrazhi ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve nga

ana e gjyqtarëve, që i zgjedhin vetë palët në bazë të respektimit të së drejtës.232

Arbitrazhi ka shërbyer për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis shteteve që nga kohët e

lashta. Rasti i parë i regjistruar i arbitrazhit ndërkombëtar, ka ndodhur në mileniumin e III-

të p.e.s në Mesopotami, në qytetet Lagash, Umma, Kish, që ishin tre nga pesëmbëdhjetë

qytetet e Mesopotamisë, që ishin politikisht të pavarura, por ekonomia i bënte të

ndërvareshin nga njëra tjetra. Kur Lagash dhe Umma u përplasën për një çështje kufiri,

mbreti i Kishit kishte zgjedhur që mosmarrëveshja të zgjidhet në përputhje me një çmim që

gjoja atij i ishte shpallur nga Zoti Enlil. Procedura e përdorur për të zgjidhur këtë

mosmarrëveshje përmbante dy elemente të rëndësishme: që palët në mosmarrëveshje të

zgjedhin një palë të tretë për të vepruar si arbitër dhe, vendimi i marrë nga pala e tretë të

jetë i detyrueshëm për palët.233

Me arbitrazh, po ashtu janë zgjidhur shumë mosmarrëveshje në qytet-shtetet greke,

edhe gjatë periudhës së mesjetës në Evropë, sidomos midis qyteteve italiane dhe kantoneve

të Zvicrës.

Ekziston një konsensus, të themi, i përgjithshëm që themelet e arbitrazhit modern

ndërkombëtar janë hedhur me dispozitat e Traktatit të Përgjithshëm të Miqësisë, Tregtisë

dhe Lundrimit të nënshkruar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe në vitin 1794. Me këtë

marrëveshje, nënshkruesit detyroheshin të zgjidhin çështjet e pazgjidhura që nga miratimi i

Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve në vitin 1776.234

Hap i rëndësishëm në zhvillimin e rregullave dhe praktikave si dhe afirmimin e

arbitrazhit ndërkombëtar, do të bëhet më zgjidhjen e rastit Alabama midis SHBA-së dhe

Britanisë së Madhe, në vitin 1872. Rasti Alabama përfshin akuzat qëi bëheshin Britanisë së

230

Dikson, M (2010). E drejta ndërkombëtare publike. (Përkthim). Aiis.Tiranë. Fq 370. 231 Uka, N (2011). Fjalor I Drejtësisë. Ilari .Tiranë. 232 Neni 37 i Konventës së Hagës të vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. 233 Raymond, G (1980). Conflict resolution and the structure of the state system: an analysis of

arbitrative Settlements. New Jersey. Fq 9-10. 234 Bercovitch,J/Jackson, R (2009). Conflict Resolution in the Twenty-first Century: Principles,

Methods, and Approaches. University of Michigan. Michigan. Fq 50.

Page 106: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

106

Madhe nga ana e SHBA-ve, se ka shkelur neutralitetin e saj gjatë Luftës Civile në

SHBA,kur kishte lejuar që në portet e saj të ndërtoheshin anije për shtetet e jugut.

Rasti Alabama nga shumë autorë të së drejtës ndërkombëtare konsiderohet të jetë pika

më e lartë e zhvillimit të arbitrazhit ndërkombëtar, që ka çuar zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në një epokë të re dhe, që nga ajo kohë, shumë traktate

bilaterale përfshijnë procedurat e arbitrazhit njëjtë sipas linjave të rastit Alabama.235

Në vitin 1899, do të aprovohet Konventa e Hagës mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare e cila do të plotësohet në vitin 1907, në të cilën do të përfshihen shumë

rregulla që kanë të bëjnë me arbitrazhin.

Me konventë është themeluar Gjykata Permanente e Arbitrazhit, qëllimi i së cilës është

që t’iu mundësojë palëve të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre nëpërmjet arbitrazhit, si

mjet më efektiv që mund të vijë në shprehje në rast se diplomacia dështon.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është kompetente për të gjitha rastet e arbitrazhit,

me përjashtim të rasteve kur palët bien dakord t’i drejtohen një gjykate të posaçme.236

Në konventë, gjithashtu theksohet se ai është si mjeti më efektiv edhe në zgjidhjen e

çështjeve të natyrës ligjore dhe në interpretimin dhe zbatimin e traktateve

ndërkombëtare.237

Arbitrazhin, si metodë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ndryshme, që shfaqen midis

shteteve, është paraparë edhe në shume traktate ndërkombëtare.

Kështu, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, fuqitë aleate nënshkruan traktate të

veçanta të paqes me ish aleatët e Gjermanisë gjatë kësaj lufte, konkretisht me Bullgarinë,

Hungarinë, Italinë, Finlandën dhe Rumaninë. Më pas ishte planifikuar përfundimi i

traktateve të paqes me fuqitë kryesore të Boshtit, Gjermaninë, Japoninë dhe Austrinë.238

Në të tre traktatet e paqes, të nënshkruara më 10 shkurt 1947 nga Fuqitë Aleate,

respektivisht me Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë, parashihej se zgjidhja e

mosmarrëveshjeve që mund të lindin gjatë zbatimit të dispozitave të tyre, mund të bëhej

duke ia referuar çështjen një gjykate arbitrazhi.239 Si rregull, mosmarrëveshja duhej t’i

paraqitej një komisioni të përbashkët, të përbërë nga tre anëtarë, ku secila nga palët do të

235

Po aty. Fq 50. 236 Neni 42 i Konventës së Hagës të vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. 237 Neni 38 i Konventës së Hagës të vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. 238 Zaganjori, Xh (2012). Jurisprudencë dhe praktikë ndërkombëtare. ADELPRINT.Tiranë. Fq 153. 239 Po aty, fq 154.

Page 107: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

107

kishte nga një anëtarë, ndërsa anëtari i tretë do të zgjidhej me pëlqimin e të dyja palëve.240

Nëse brenda një muaji, nuk arrihej një zgjidhje me pëlqimin e palëve anëtari i tretë i

komisionit të përbashkët, e drejta e emërimit të tij i kalonte Sekretarit të Përgjithshëm të

OKB-së.241

Aplikimi i arbitrazhit, si metodë për të zgjidhur mosmarrëveshjet për palët, ka ardhur në

shprehje edhe në konfliktin ndërmjet British Petrolium dhe Libisë. Libia është një shtet që

disponon burime të mëdha të naftës. Që nga viti 1951, ajo është shtet i pavarur. Si një shtet

që disponon burime të mëdha të naftës, ajo ka shtuar interesin e shume kompanive të

ndryshme që të interesohen për të investuar në këtë shtet. Shumë kompani të shteteve

tjera, kanë investuar në këtë shtet. Koncesionet e naftës ishin interes kryesor i këtyre

kompanive të shteteve tjera. Në grupin e këtyre kompanive të cilat kanë pasur koncesione

të naftës në Libi, ka qenë edhe kompania e njohur British Petrolium. Me ardhjen në pushtet

të Muhamer Al-Gadafit, në vitin 1969, nëpërmjet një grushtshteti, do të cenohen interesat e

këtyre kompanive të huaja, në mesin e tyre edhe të kompanisë British Petrolium. Qeveria e

Muhamer Al-Gadafit, do të anulojë marrëveshjet e ndryshme që kishte nënshkruar Libia

më herët, me çka do të bëhet shtetëzimi i pasurive të ndryshme që posedonin kompanitë e

ndryshme që ushtronin veprimtarinë në Libi.

Në vitin 1971, ai shtetëzoi edhe pasuritë e kompanisë British Petrolium, e cila në kuadër

të një marrëveshje koncesioni, me afat 50-vjeçar të lidhur me Qeverinë e Libisë në vitin

1957, kishte bërë investime të konsiderueshme në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të

naftës në Libi.242

Marrëveshja e koncesionit ndërmjet Libisë dhe kompanisë British Petrolium, parashihte

në mes tjerash edhe atë se marrëveshja nuk mund të ndryshohej “përveçse me pëlqimin e

përbashkët të dy palëve” dhe se, për mosmarrëveshjet që mund të lindin mbi interpretimin

dhe zbatimin e saj, njëra nga palët mund t’i drejtohej një gjykate arbitrazhi.243 Kjo gjykatë

arbitrazhi do të përbëhej nga një gjyqtar i vetëm, i cili do të caktohej nga Presidenti i

GJND-së.

Lidhur me këtë rast, pas cenimit ë interesave të kompanisë British Petrolium nga ana e

Libisë, duke u thirrur në dispozitat e marrëveshjes së vitit 1vitit 1957, të nënshkruar nga të

dy palët, kompania Britsh Petrolium do t’i drejtohet Presidentit të GJND-së, që të caktojë

një arbitër që do të merret me këtë rast. Si arbitër që do të emërohet nga Presidenti i

GJND-së, do të jetë arbitri G. Langergreen. Si detyrë e tij, do të jetë interpretimi i

dispozitës së traktatit që kanë të bëjnë me ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes me

pëlqimin e palëve.

240 Po aty, fq 154. 241 Po aty, fq 154 242 Po aty, fq 179. 243 Po aty, fq 180.

Page 108: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

108

Çka është e rëndësishme, në këtë rast të theksohet, e para ajo se këtu kemi të bëjmë me

një rast, në të cilin si palë, përpara gjyqit të arbitrazhit, paraqiten një shtet, Libia, dhe një

kompania British Petrolium. Sipas kësaj që theksuam, vërehet qartë se me arbitrazh mund

të zgjidhen edhe mosmarrëveshje në të cilën si palë paraqitet edhe një subjekt, i cili mund

të mos jetë shtet, e dyta, edhe ajo se një gjyq të arbitrazhit mund ta drejtojë edhe një arbitër

i vetëm, që me të vërtetë në këtë rast paraqet një veprim të guximshëm të të dyja palëve

rreth pajtimit të tyre, që në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1957 me vullnetin e tyre

janë pajtuar me atë se mosmarrëveshjet ndërmjet tyre të zgjidhen nga një arbitër i vetëm

dhe e treta që ai arbitër i vetëm të caktohet nga Presidenti i GJND-së. Nga praktika e së

drejtës ndërkombëtare, rastet kur si arbitër në një mosmarrëveshje, në të cilën palët janë

pajtuar ta zgjidhin me arbitrazh nga një arbitër i vetëm janë të rralla. Po, kjo nuk do të thotë

se në raste të këtilla, veçanërisht edhe në këtë rast zgjidhjet nuk janë efektive.

Ajo çfarë i shtyn shtetet që një mosmarrëveshje ta zgjidhin me arbitrazh është se: palët

gëzojnë një liri të plotë që të zgjedhin vetë arbritrat, të cilët do të përbëjnë trupin e

arbitrazhit, duke siguruar në këtë mënyrë që mosmarrëveshja e tyre të dëgjohet nga një

trup, në të cilin ata kanë besim të plotë, që ato konsiderojnë se është i pavarur, i paanshëm

dhe kommpetent. Efikasiteti në zgjidhjen e mosmarrëveshjes është një arsye tjetër se pse

palët i drejtohen arbitrazhit.

Si një ndër metodat kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare,

arbitrazhi sot gjen aplikim për zgjidhjen e shumë çështjeve, ku si palë paraqiten shtetet,

individët dhe korporatat e ndryshme me karakter tregtar-ndërkombëtar.

3.11. KOMPROMISI

Janë vetë palët që vendosin që një mosmarrëveshje ta zgjidhin nëpërmjet arbitrazhit.

Kjo rezulton nga Konventa e Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, ndërsa në mënyrë shprehimore, vërtetohet në mendimin konsultativ dhënë

nga Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare lidhur me statusin e Karelisë

Lindore, në vitin 1923. Sipas mendimit të GJPDN-së, “asnjë shtet pa pajtimin e tij, nuk

mund të jetë i detyruar që mosmarrëveshjet e tij me shtete të tjera t’ia nënshtrojë

ndërmjetësimit, arbitrazhit ose cilësdo mënyrë të zgjidhjes paqësore”.244

Para se të fillojë të shqyrtohet mosmarrëveshja midis dy palëve, përveç që palët duhet të

pajtohen që mosmarrëveshjen ta zgjedhë një gjyq arbitrazhi, ato duhet që edhe të bëjnë

marrëveshje të posaçme për këtë çështje. Kjo marrëveshje quhet kompromis ose

marrëveshje arbitrazhi.

244 Gruda, Z (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti I Prishtinës. Prishtinë. Fq 427.

Page 109: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

109

Pjesë nga marrëveshja e arbitrazhit për ndarjen e shelfit kontinental midis

Francës dhe Britanisë së Madhe e nënshkruar më 10 korrik 1975

“ Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar… dhe Qeveria e Francës…,

Duke pasur parasysh se parimisht kanë rënë dakord… për delimitacionin e

shelfit continental në zonën e Kanalit Anglez…;

Duke pasur parasysh se dy qeveritë kanë qëndrime të ndryshme lidhur me

delimitacionin e shelfit kontinental në këtë zonë, të cilat nuk kanë mundur t’i

zgjidhin përmes bisedimeve;

Duke pasur parasysh urgjencën e zgjidhjes së këtyre problemeve përmes një

procesi arbitrimi, nga i cili do të kishin një vendim të shpejtë për mosmarrëveshjen:

Bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Gjykata e arbitrazhit do të përbëhet nga:

Zoti Hummphrey Waldack, caktuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe,

Zoti Paul Reuter, caktuar nga Qeveria e Francës,

Zoti Eric Briggs,

Zoti Eric Castern , dhe

Zoti Endre Ustor.

President i gjykatës së arbitrazhit do të jetë zoti Eric Castern.

Neni 2

Gjykatës i kërkohet të vendosë se cilat norma të së drejtës së zbatueshme

ndërkombëtare duhet të zbatohen mes palëve për delimitacionin e shelfit

kontinental në hapësirën detare… “245

Pra, marrëveshja e arbitrazhit paraqet marrëveshjen e arritur ndërmjet dy ose më tepër

palëve, që mosmarrëveshjet midis tyre t’ia nënshtrojnë arbitrazhit. Duke parë marrëveshjen

e arbitrazhit midis Francës dhe Britanisë së Madhe për ndarjen e shelfit continental, pjesë

nga e cila marrëveshje kemi paraqitur më lart, ne konstatojmë që një marrëveshje arbitrazhi

245 Zaganjori, Xh (2012). Jurisprudencë dhë praktikë ndërkombëtare. ADELPRINT. Tiranë. Fq 194.

Page 110: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

110

zakonisht përmban: lëndën e arbitrave, emrat e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen,

kompetencat e arbitrave. Burimet juridike në bazë të të cilave duhet të zgjidhet rasti;

rregullat e procedurës.

Figura 1. Përmbajta e marrëveshjes së arbitrazhit.

Me arbitrazh nuk mund te zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare të

një shteti, pavarësia dhe tërësia territoriale.

Një marrëveshje arbitrazhi, domosdo duhet bërë me shkrim.

3.12. ZGJEDHJA E ARBITRAVE

Është vullnet i vetë palëve të përcaktojnë se cilët do të jenë arbritrat që do të shqyrtojnë

një çështje. Ato vendosin se cilët do të jenë arbitra, a do të jetë një arbitër që do të

shqyrtojë çështjen, apo do të jetë më shumë numri i tyre. Në të kaluarën në shumë çështje

që janë zgjidhur me arbitrazh, si arbitra kanë qenë Papa dhe mbretër të ndryshëm. Vetë

palët vendosnin që a do të jetë Papa i Romës si arbitër që do të shqyrtojë rastin, apo ndonjë

mbret, në të cilin ato kishin besim. Në shumë çështje, që janë zgjedhur me arbitrazh,

sidomos gjatë shekujve XIX dhe XX si arbitra zakonisht kanë qenë udhëheqësit e shteteve,

si për shembull Cari i Rusisë Aleksandrei II është caktuar arbitër në rastin midis Guajanës

Franceze dhe Guajanës Holandeze në vitin 1891, për të shqyrtuar një rast që kishte të bënte

me delimitacionit e kufirit midis këtyre dy palëve. Pastaj, Viktor Emanueli III, në rastin

Lëndën e mosmarrëveshjes

Emrat e arbitrave që do të

shqyrtojnë rastin

Kompetencat e arbitrave

Burimet juridike në bazë të të

cilave duhet të zgjidhet rasti

Rregullat e procedurës

Page 111: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

111

midis Guajanës Britanike dhe Brazilit në vitin 1904 po ashtu për çështje përcaktimi kufijsh.

Kur si arbitra caktoheshin shefat e shteteve, është me rëndësi të thuhet se, këto në të

shumtën e rasteve për shkak se nuk ishin profesionistë, rastin ua besonin personave të tjerë,

të cilët shqyrtonin rastin dhe bënin propozimin për zgjidhjen e tij, me çka shefit të shtetit i

ngelej vetëm për të shpallur vendimin. Këto vendime shpeshherë nuk arsyetoheshin, që në

të vërtetë ishte një mangësi në vetë. Në të vërtetë, një vendim i këtillë, në disa raste mund

të ishte edhe jo i drejtë për arsye se personat që e shqyrtonin rastin nuk kishin përgatitjen e

duhur juridike dhe në mënyrë direkte në sjelljen e një vendimi të këtillë, ndikonin shefat e

shteteve, e jo vullneti pozitiv.

Më vonë, sidomos në fillimin e shekullit të XX, në shumë raste që janë zgjidhur me

arbitrazh si arbitra janë caktuar jurist dhe diplomat të njohur.

Gjatë shekullit XIX, si rregull në shumë raste që janë zgjidhur me arbitrazh është

praktikuar që në një rast për shqyrtim të marrin pjesë disa persona. Një numër i arbitrave

është caktuar nga vetë palët në mosmarrëveshje dhe një numër i arbitrave është caktuar nga

shtetet tjera, zakonisht shtetet mike. Ka qenë parim që numri i arbitrave të jetë numër tek,

zakonisht tre, pesë, shtatë ose më shumë.

Më nënshkrimin e Konventës së Hagës për zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve të vitit 1899 dhe e plotësuar në vitin 1907, janë shqyrtuar shumë raste

nëpërmjet arbitrazhit.

Një rast i njohur në të drejtën ndërkombëtare, është rasti ndërmjet SHBA dhe Holandës,

i zgjidhur nga Gjykata Permanente e Arbitrazhit me seli në Hagë.246 Lënda e kontestit ka

qenë sovraniteti mbi Ujdhesën Palmas (ose Miangas) me vendndodhje përafërsisht 50

milja juglindje nga Cape San Augustin, Ujdhesa e Mindanao, dhe rreth 5 shkallë dhe 35

minuta gjerësi gjeografike veriore, 126 shkallë dhe 36 minuta gjatësi gjeografike lindore

nga Griniçi.247

Të dy shtetet, në kontest kanë pretenduar se sovraniteti i tyre shtrihet mbi ujdhesën e

kontestuar, gjegjësisht se ujdhesa (Island of Palmas or Miangas) paraqet pjesë e territorit të

SHBA respektivisht Holandës. Në bazë të marrëveshjes së arritur për kompetencën e

arbitrazhit, shtetet në kontest kanë rënë dakord që kontestin ta zgjidhi një arbitër nga

Gjykata permanente e arbitrazhit, të cilin arbitër është dashur ta emërojnë të dyja palët me

marrëveshje.248 Gjithashtu, diçka çka është e rëndësishme të përmendet, dhe çka është

specifikë e zgjidhjes së konflikteve (kontesteve) nga ana e arbitrazheve ose gjykatave

ndërkombëtare, është fakti se palët me marrëveshjen për arbitrazh dakordohen, që të

246 Gjykata permanente e arbitrazhit (Permanent Court of Arbitration) ekziston qysh nga viti 1899 e

themeluar me Konventën për zgjidhjen paqësore të konflikteve, të miratuar në suaza të

Konferencës së parë paqësore në Hagë. Konventën për themelimin e Gjykatës permanente të

arbitrazhit e kanë ratifikuar 113 shtete ndër të cilat edhe Maqedonia dhe Shqipëria. Për më shumë

informata shiko veb faqen zyrtare të Gjykatës www.pca-cpa.org (herë të fundit e akcesuar më 5

shkurt 2012). 247 Marrëveshja speciale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Holandës në lidhje me

arbitrimin e dallimeve që kanë të bëjnë me sovranitetin mbi Ujdhesën Palmas (ose Miangas), nga

23 Janar 1925, e bashkangjitur vendimit të tribunalit. 248 Po aty, neni I. Si arbitër është emëruar zvicerani Max Huber.

Page 112: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

112

pranojnë vendimin e arbitrazhit si final dhe pa të drejtë ankese. Kjo gjithashtu nënkupton

se palët merren vesh që të pranojnë si të detyrueshëm vendimin e arbitrazhit.249

Sovranitetin mbi ujdhesën e kontestuar të dy shtetet, e kanë ndërlidhur me faktin se

ujdhesa ka qenë ngushtë e ndërlidhur me territore mbi të cilat të dyja palët në kontest kanë

pasur sovranitet të pamohuar. SHBA argumentin kryesor për sovranitetin mbi ujdhesën e

nxjerr nga fakti se ujdhesa ka qenë për herë të parë e zbuluar nga Spanja (discovery); më

vonë, me traktat të vitit 1898, duke e bartur sovranitetin e Filipineve te SHBA, SHBA

supozojnë se me këtë traktat edhe sovraniteti i Ujdhesës Palmas (ose Miangas), ka kaluar

te SHBA. Në fakt, argumenti i SHBA ka të bën me atë se Ujdhesa Palmas është pjesë

përbërëse e Filipineve dhe, sovraniteti mbi Filipinet mjafton si dëshmi për sovranitetin

edhe mbi ujdhesën e kontestuar.250

Nga ana tjetër, Holanda, së pari konteston faktin se Spanja e ka zbuluar ujdhesën. Në

fakt, sipas Holandës, Spanja nuk e ka dëshmuar zbulimin e ujdhesës së kontestuar. Në

vazhdim, Holanda pohon se sovraniteti i vet mbi ujdhesën ekziston për shkak të ekzistimit

të sovranitetit të pamohuar dhe pakontestuar të saj mbi Ujdhesat Sangi, sovranitet i bazuar

në marrëveshje të pakontestuara me princat e Tabukan dhe Taruna (nga vitet 1677 dhe

1697), fiset kryesore nga këto ujdhesa. Meqenëse ujdhesa e kontestuar është gjetur afër

ujdhesave, mbi të cilat Holanda ka pasur sovranitet, si dhe për shkak të posedimit efektiv të

ujdhesës, Holanda pohon se sovraniteti i takon asaj.251

Pyetja më e diskutueshme për arbitrin në këtë rast ka qenë nëse Holanda ka ushtruar

pushtet efektiv mbi ujdhesën e kontestuar, për shkak se titulli juridik për sovranitet nuk

mund të nxirret vetëm nga fakti se ujdhesa gjendet afër ujdhesave tjera, mbi të cilat

Holanda ka pasur sovranitet të pakontestuar. Arbitri e konstaton ekzistencën e pushtetit

efektiv nga ana e Holandës me më shumë argumente. Së pari, pa dyshim konstatohet

ekzistenca i pushtetit efektiv i Holandës (nëpërmjet Kompanisë East India) në Ujdhesën

Palmas (ose Miangas) qysh nga shekulli i XVII. Së dyti, ky pushtet jo vetë që ka qenë

efektiv, por ka qenë i qetë. Këtë arbitri e nxjerr nga fakti se SHBA, deri në vitin 1906,

asnjëherë nuk kanë protestuar ose nuk e kanë kontestuar në formë tjetër pushtetin efektiv të

Holandës mbi ujdhesën; Së fundi, arbitri gjithashtu konstaton se nuk ka prova për pushtet

nga ndonjë shtet tjetër mbi ujdhesën, që do ta vendonte nën pikëpyetje pushtetin efektiv

dhe të qetë të Holandës.252

249 Po aty., neni VIII. 250 Vendimi i Tribunalit të arbitrazhit i sjellur në përputhje me Marrëveshjen speciale ndërmjet

Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hollandës në lidhje me arbitrimin e dallimeve që kanë të

bëjnë me sovranitetin mbi Ujdhesën Palmas (ose Miangas), nga 23 Janar 1925, Hagë, 4 Prill 1928,

fq 7. Vendimi është akcesibil te ueb faqja zyrtare e Gjykatës permanente të

arbitrazhit,http://www.pcacpa.org/upload/files/Island%20of%20Palmas%20aëard%20only%20+%

20TOC.pdf. (herë të fundit i akcesuar më 4 shkurt 2010). 251 Po aty. fq 24. 252 Po aty., fq 34.

Page 113: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

113

Duke e konstatuar pushtetin e qetë, efektiv dhe në kontinuitet të Holandës gjatë

periudhës prej sh. XVII e deri në sh. XX, kur SHBA pohojnë sovranitet mbi ujdhesën,

arbitri përfundimisht konstaton se Ujdhesa Palmas (ose Miangas) bën pjesë në sovranitetin

holandez. Këtë konkluzion arbitri e konstaton edhe për shkak se SHBA, si titull juridik për

sovranitetin e tyre e llogarisin zbulimin e ujdhesës nga ana e Spanjës (prej të cilës SHBA e

kanë marrë pushtetin). Sidoqoftë, zbulimi i territorit të ri, sipas arbitrit, i cili nuk është i

shoqëruar me okupim efektiv, është një titull juridik i cunguar, i cili nuk mund të hedhë

poshtë titullin juridik të Holandës i bazuar në pushtet efektiv, të qetë dhe në

kontinuitet.253

3.13. LËNDA E ARBITRAZHIT

Konventa e Hagës e vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve vë në dukje

që çështjet juridike, çështjet që kanë të bëjnë me interpretimin e traktateve dhe zbatimin e

marrëveshjeve ndërkombëtare, janë çështje që mund të zgjidhen edhe nëpërmjet

arbitrazhit ndërkombëtar.254

Pas Luftës së Parë Botërore, me Statutin e Lidhjes së Kombeve, Protokollin e Gjenevës

për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, Aktin e Përgjithshëm të Gjenevës për

zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve do të definohet përsëri, se cilat çështje mund të

jenë lëndë e arbitrazhit. Statuti i Lidhjes së Kombeve konsideron se me arbitrazh mund të

zgjidhen:

- mosmarrëveshjet që i referohen interpretimit të ndonjë traktati; - konstatimi i çdo fakti i cili, nëse vërtetohet se ekziston përfaqëson

cenim të një detyrimi ndërkombëtar; - si dhe përcaktimin e lartësisë dhe natyrës së dëmshpërblimit.255

Një rast tjetër, në të cilin ka ardhur në shprehje arbitrazhi ndërkombëtar është edhe rasti

që ka të bëjë me borxhet e Perandorisë Osmane, që është shqyrtuar nga Gjykata e

Arbitrazhit. Lëndë e kontestit ka qenë përcaktimi i shumave të borxheve, që duhej të

paguanin shtetet individualisht, pra shtetet të cilat ishin shkëputur nga Perandoria Osmane

dhe kishin fituar pavarësinë.

Pas Luftës së Parë Botërore, problem i borxheve turke do të jetë pjesë që do të shtrohet

në bisedimet për nënshkrimin e Traktatit të Lozanës në vitin 1923. Traktati i Lozanës do të

thirrej në parimin se Turqia, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare ishte trashëgimtare e

Perandorisë Osmane dhe për këtë arsye ajo duhet të merrte përsipër borxhet e trashëguara

253 Po aty., fq 35. 254 Neni 38 i Konventës së Hagës të vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. 255 Neni 13 i Statutit të Lidhjes së Kombeve.

Page 114: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

114

prej saj. Përjashtim do të bëhej vetëm për një pjesë të borxheve që Traktati i Lozanës ua

kalonte shteteve të treta.

Sipas Traktatit të Lozanës, borxhet para datës 17 tetor 1912, duhet të paguheshin nga

Turqia; nga shtetet të cilat kishin fituar pavarësinë në Ballkan deri me mbarimin e Luftës

Ballkanike 1912-1913 dhe nga shtetet të cilat kishin përfituar nga Traktati I Lozanës disa

ishuj në detin Egje.

Traktati i Lozanës, në nenin 47 parashihte që “çdo mosmarrëveshje që mund të lind mes

palëve të interesuara… mund t’i paraqitej, brenda një muaji nga dita e njoftimit, një

arbitri që do të caktohej nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve. Ky arbitër do të shpallë

vendimin e tij brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës dhe së bashku me shpenzimet e

tjera do t’i ngarkohet më pas palëve të interesuara. Vendimi i arbitrit do të jetë

përfundimtar…”

Këshilli për Administrimin e Borxheve Publike Osmane duke u thirrur në dispozitat e

Traktatit të Lozanës gjatë vitit 1924 do të përpjesëtimin e borxheve dhe njëkohësisht do të

njoftojë të gjitha shtetet suksesore për shumat që duhet të paguanin. Shtetet si Greqia,

Turqia, Franca, Britania e Madhe do të kundërshtojnë punën e këtij Këshilli. Në këto

rrethana, Këshilli i Lidhjes së Kombeve do të vendosë, që me këtë çështje të merret

Gjykata e Arbitrazhit e përbërë nga një arbitër, nga profesori i së drejtës ndërkombëtare të

Universitetit të Gjenevës Eugen Borel.

Arbitri Eugen Borel dha vendimin e tij që në parim rikonfirmonte vendimin e marrë nga

Këshilli për Administrimin e Borxheve. Duke mos hyrë në detaje, arbitri do të cekë se si

detyrë e tij kryesore është kujdesi për respektimin e Traktatit të Lozanës. Ai do të hedhë

poshtë kërkesat lidhur me kalimin e borxheve tërësisht për shkak të parimit të suksedimit

shtetëror.256

Një rast tjetër, në të cilin është aplikuar arbitrazhi, si mjet për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve është edhe mosmarrëveshja midis Egjiptit dhe Izraelit për

vendndodhjen e kufirit midis tyre në Detin e Kuq, ku një gjyq arbitrazhi vendosi në të mirë

të Egjiptin në shtator të vitit 1988, ku qyteti Taba ju dha Egjiptit.

Shumë autorë të së drejtës ndërkombëtare (Martens, Bonfis, Calvo) dhe disa traktate

ndërkombëtare, ndryshe nga metoda e mëparshme, përmendin një numër të çështjeve që

janë të papërshtatshme për t’u zgjidhur me anë të arbitrazhit.257 Në këtë grup ato vënë

rregullisht çështjet që prekin ekzistencën, interesat jetike, pavarësinë, nderin, tërësinë

territoriale të një shteti, etj.258

256 Për Çështjen e borxheve të Perandorisë Osmane më tepër shih në librin Jurisprudencë dhe Praktikë

Ndërkombëtare të profesorit Xhezair Zaganjori. Fq 133. 257Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinë. Fq 428. 258 Po aty.Fq 428-429.

Page 115: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

115

3.14. KOMPETENCAT E ARBITRAVE

Kompetencat e arbitrave caktohen me marrëveshjen e arbitrazhit. Gjithashtu, me

marrëveshje caktohen edhe autorizimet e arbitrave, të cilët duhet të shqyrtojnë

mosmarrëveshjen. Anëtarët e trupit të arbitrazhit duhet të kenë kujdes gjatë shqyrtimi të një

mosmarrëveshje lidhur me kompetencat e tyre, sepse çdo tejkalim i kompetencave mund të

jetë një arsye, që vendimi i trupit të arbitrazhit të shpallet nule. Sipas Konventës së Hagës

të vitit 1907, për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare “gjykata është e

autorizuar të deklarojë kompetencën e saj në interpretimin e kompromisit, si dhe të

traktateve të tjera, të cilat mund të kërkohen, dhe në zbatimin e së drejtës”.259 Pra, janë vetë

anëtarët e trupit të arbitrazhit, të cilët vendosin për kompetencat e tyre, gjithmonë duke u

thirrur në marrëveshjen e arbitrazhit.

Në mendimin e GJPND-së të vitit 1928, kur Gjykata shqyrtoi rastin midis Greqisë dhe

Turqisë lidhur me këmbimin e popullsisë midis këtyre dy shteteve, Gjykata do të shprehej:

“Çdo organ që ka autorizime juridiksionale, ka të drejtë të deklarohet vetë dhe para çdo

organi tjetër lidhur me gjerësinë e autorizimeve”.260

3.15. BURIMET JURIDIKE TË ARBITRAZHIT

Sa u takon burimeve juridike të arbitrazhit ndërkombëtar, ekziston autonomia e plotë e

palëve të përfshira në një mosmarrëveshje që të njëjtin ta zgjidhin në bazë të rregullave, të

cilat do t’i caktojnë vetë palët me marrëveshje. Vetë palët mund të caktojnë të drejtën

kompetente, që do të aplikohet nga arbritrat (arbitri) për rastin konkret. Kjo njëherit

parashihet në shumë dokumente ndërkombëtare, siç është neni 28 i Aktit të Përgjithshëm të

Gjenevës dhe neni 26 i Konventës Evropiane mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Palët e përfshira në mosmarrëveshje munden që, në mënyrë të drejtpërdrejtë të

përcaktojnë rregullat, në bazë të të cilave duhet të merret vendimi nga arbritrat (arbitri).

Rasti i parë, ku palët me akordim të vullnetit të tyre, përcaktuan rregullat për zgjidhjen e

mosmarrëveshjes midis tyre, ka ndodhur në rastin Alabama, në të cilin rast vetë palët

formuluan rregullat në bazë të të cilave duhej të merrej vendimi. Këto rregulla njihen si

rregullat e Uashingtonit, 1871. Palët gjithashtu, mund të përcaktojnë rregulla në bazë të të

cilave do të merret vendimi, por këto rregulla mund të jenë të një karakteri të përgjithësuar.

Gjithashtu, palët edhe pse vendosin qe mosmarrëveshjen midis tyre ta zgjedhin me

arbitrazh, në marrëveshjen midis tyre mund që të mos kenë përcaktuar rregullat në bazë të

cilave do të merrej vendimi. Në këtë rast, arbritrat (arbitri), në vendimin qe do të marrin

259 Neni 73 i Konventës së Hagës të vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. 260 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinë. Fq 429.

Page 116: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

116

duhet të mbështeten në të drejtën ndërkombëtare ose në nenin 38 të Statutit të GJND-së, i

cili në mënyrë shprehimore thekson: “Gjykata, funksioni i së cilës është që, në pajtim me

të drejtën ndërkombëtare, të zgjidhë mosmarrëveshjet që paraqiten duhet të zbatojë:

Konventat ndërkombëtare;

Zakonet ndërkombëtare;

Parimet e përgjithshme juridike të pranuara nga kombet e qytetëruara;

Vendimet e gjykatave dhe doktrinën e autorëve më të shquar të së drejtës

ndërkombëtare.”261

Palët gjithashtu mund të autorizojnë arbritrat që të vendosin në bazë të parimit ex aequo

et bono (në bazë të asaj që konsiderohet e drejtë në atë moment) ose sipas parimeve të

përgjithshme të drejtësisë. Duke u thirrur në parimin ex aequo et bono janë zgjidhur

mosmarrëveshjet midis Britanisë së Madhe dhe Portugalisë rreth gjirit Delagoa dhe

mosmarrëveshja midis Bolivisë dhe Paraguait rreth interpretimit të Traktatit të Paqës mbi

kufijtë. Gjithashtu në disa raste, si rastin midis Anglisë dhe SHBA-ve lidhur me peshkimin

në detin Bering dhe rastin midis Kilit dhe Perusë lidhur me rastin Tacna-Arica, më

marrëveshje arbitrazhi arbitrave u është dhënë e drejta për të formuluar rregulla të reja, që

do të jenë pjesë përbërëse e tërësisë së normave, që do t’i përmbajë e drejta ndërkombëtare,

pra arbitrave në këto raste u jepet autorizimi i ligjvënësit.

3.15. PROCEDURA E ARBITRAZHIT

Si rregull, kur palët vendosin që një mosmarrëveshje t’ia besojnë arbitrazhit për

zgjidhje, atëherë janë vetë ato, të cilët caktojnë arbritrat për të shqyrtuar rastin. Natyrisht

me caktimin e arbitrave palët vendosin edhe për rregullat e procedurës, në bazë të të cilave

duhet të shqyrtohet rasti. Zakonisht, rregullat e procedurës i përmban një marrëveshje

arbitrazhi, por mund të ndodhë edhe që në marrëveshjen e arbitrazhit të mos thuhet

shprehimisht një gjë e tillë. Në kësi rastesh, mund të zbatohen rregullat e procedurës së

arbitrazhit, të cilat i përmban Konventa e Hagës e vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Gjithashtu, për raste të këtilla mundet që vetë gjykata e

arbitrazhit të autorizohet për të nxjerrë rregullat e procedurës.

261 Neni 38 i Statutit të GJND-së.

Page 117: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

117

3.16. VENDIMI I ARBITRAZHIT- KARAKTERI DETYRUES I TIJ

Statuti i GJND-së, parasheh që në një procedurë gjyqësore me karakter privat, vendimi

të merret me shumicë votash. Rregullat me karakter të tillë, janë të rëndësishme në

kontekst të GJND-së, pasi ata dirigjojnë se si do të shprehet gjykata në një proces

gjyqësor.262 Në mënyrë të ngjashme, edhe kur një mosmarrëveshje zgjidhet nga një gjykatë

e arbitrazhit, vendimi merret me shumicë votash.

Kur mosmarrëveshja zgjidhet me arbitrazh, procedura për marrjen e vendimit ka

një rendësi më vete, për arsye se gjatë marrjes së vendimit, trupi i arbitrave duhet të ketë

shumë kujdes që të mos tejkalojë kompetencat e tij, me çka do të jepej mundësia për

anulimit të vendimit të marrë.

Një ndër karakteristikat e vendimit të arbitrazhit është, se palët kur pajtohen që çështjen

ta zgjidhin me arbitrazh, ato njëherit dhe dakordohen që ky vendim të jetë përfundimtar

dhe i pakundërshtueshëm. Vendimi i arbitrazhit i obligon vetëm palët, të cilat kanë

nënshkruar marrëveshjen e arbitrazhit dhe jo ndonjë palë tjetër. Sipas Konventës së Hagës

të vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, vendimi i

arbitrazhit të përmbajë arsyet mbi të cilat është sjellë një vendim i këtillë, emrat e arbitrave

të cilët kanë shqyrtuar çështjen.263Sipas rregullit arbritrat, shqyrtimin e çështjes që është

lëndë e arbitrazhit, e zhvillojnë në dyer të mbyllura. Mirëpo, vendimi palëve u

komunikohet në seancë publike në prezencë të agjentëve dhe avokatëve të palëve.264

Që nga momenti i marrjes së vendimit nga ana e trupit të arbitrave, vendimi merr

statusin e res judicata midis palëve.

Vendimet e marra me procedurë arbitrazhi, në të shumtën e rasteve janë respektuar nga

palët, kjo për arsye se përmbushja e vendimeve është konsideruar edhe si çështje që rrit

prestigjin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

3.17. RISHIKIMI DHE NULITETI I VENDIMIT TË ARBITRAZHIT

Sipas rregullit, vendimet e arbitrazhit janë definitive dhe të pakundërshtueshëm. Mirëpo

në disa raste mund të vijë deri te revidimi dhe nuliteti i vendimit të arbitrazhit. Kjo mund të

ndodhë, nëse zbulohet ndonjë fakt i ri, i cili ka qenë i panjohur për arbritrat gjatë marrjes së

vendimit si dhe palën e cila kërkon të revidohet dhe të shpallet nule vendimi, fakti i cili po

të kishte qenë i njohur për arbritrat gjatë marrjes së vendimit, sigurisht që do i jepte një

kahje tjetër çështjes. Edhe Konventa e Hagës e vitit 1907 për zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, iu jep të drejtën palëve që të kërkojnë revidimin e

262 Statuti I GJND-së, neni 54-58. 263 Neni 79 i Konventës së Hagës të vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. 264 Po aty, neni 80.

Page 118: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

118

vendimit të arbitrazhit.265 Në konventë gjithashtu theksohet se një hap i këtillë për revidim

të vendimit të arbitrazhit mund të merret nëpërmjet gjykatës së arbitrazhit.266 Nga praktika

është e njohur se në disa raste ka ardhur deri te shpallja e vendimit të arbitrazhit i

pavlefshëm dhe atë: Nikaragu ka kërkuar nga GJND-ja në vitin 1960 të shpallë si të

pavlefshëm vendimin e arbitrazhit të marrë nga mbreti i Spanjës. GJND-ja veproi njëjtë

edhe në rastin për caktimin e kufirit detar midis Guinesë dhe Senegalit.

Një vendim arbitrazhi mund të shpallet i pavlefshëm dhe nul për disa arsye dhe atë:

Nëse marrëveshja e arbitrazhit është në kundërshtim me rregullat e së drejtës

ndërkombëtare;

Nëse arbritrat gjatë marrjes së vendimit kanë tejkaluar kompetencat e tyre, të

cilat kanë qenë të përcaktuara me marrëveshjen e arbitrazhit;

Nëse nuk janë respektuar rregullat e procedurës nga ana e arbitrave;

Nëse në marrjen e vendimit kemi mashtrim ose korruptim të ndonjë arbitër;

Nëse nuk merret për bazë nga arbritrat një marrëveshje e rëndësishme gjatë

marrjes së vendimit, arbritrat vendimin e nxjerrin në bazë të ndonjë

marrëveshje, e cila ka pushuar të vlejë.

Në të drejtën ndërkombëtare, arbitrazhi vazhdon të konsiderohet si një mjet me anët të

të cilit palët i zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Rast që i është besuar për zgjidhje

arbitrazhit është në ditët e sodit edhe rasti për caktimin e kufirit detar midis Kroacisë dhe

Sllovenisë.267

265 Neni 83 i Konventës së Hagës të vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. 266 Neni 83, paragrafi 2, i Konventës së Hagës të vitit 1907 mbi zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. 267 Gjeneza e mosmarrëveshjes midis Sllovenisë dhe Kroacisë është pavarësimi i këtyre dy shteteve

nga ish Federata Jugosllave në vitin 1991. Mosmarrëveshja nuk ka arritur të zgjidhet deri më sot.

Thelbi i mosmarrëveshjes është kufiri i tyre detar në veri të detit Adriatik, në gjirin e Piranit, i cili,

me skajin verior në Itali dhe me skajin jugor në Kroaci, nuk i ka dhënë mundësi Sllovenisë të ketë

dalje direkte në ujërat ndërkombëtare, por duhet të kalojë në territorin ujor kroat. Sllovenia ka

kërkuar që kufiri i saj të përfshijë edhe një korridor detar, që i lejon dalje të drejtpërdrejtë në det të

hapur. Ajo ka refuzuar ofertën e Kroacisë për t’i lejuar Sllovenisë lëvizje të lirë nëpër ujërat

territoriale kroate. Kroacia dhe Sllovenia më 4 nëntor 2009 në Suedi nënshkruan Marrëveshjen e

Arbitrazhit me çka pritet që t’i jepet fund kësaj mosmarrëveshje.

Page 119: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

119

K R E U I V

4.1. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

NË KUADËR TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

Organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që i parasheh Karta e OKB-së, në

Kapitullin e III (neni 7, paragrafi 1), si Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit,

Këshilli Ekonomik Social, Këshilli i Kujdestarisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe

Sekretariati, janë shtylla kryesore dhe më e rëndësishme që kujdesen për zbatimin dhe

përmbushjen e qëllimeve të OKB-së, sidomos për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

ndërkombëtare. Duke u nisur nga kjo, OKB-ja angazhohet për zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve të ndryshme që lindin midis shteteve, në mënyrë që e drejta

ndërkombëtare të mos cenohet dhe situatat e ndryshme, që bien ndesh me parimet që

proklamon Karta e OKB-së, të mos cenohen.

Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kreun I (Qëllimet dhe parimet)

shprehet qartë se qëllimet e Kombeve të Bashkuara janë:

Të ruajë paqen dhe sigurimin ndërkombëtar dhe, për këtë qëllim, të marrin masa

kolektive të efektshme për të parandaluar dhe larguar rreziqet që kërcënojnë paqen, për të

goditur çdo akt agresioni ose prishjeje tjetër të paqes, dhe të realizojnë me mjete paqësore,

në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare, rregullimin ose

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose të situatave të karakterit ndërkombëtar, që mund të

çojnë në prishjen e paqes.268

Në Kreun I të Kartës që OKB-ja dhe anëtarët e saj, për arritjen e qëllimeve të

përmendura në nenin 1, duhet të veprojë në përputhje me parimet e mëposhtme: Të gjithë

anëtarët e OKB-së, duhet t’i zgjedhin mosmarrëveshjet midis tyre me mjete paqësore në

atë mënyrë që të mos vihen në rrezik as paqja e siguria ndërkombëtare, as drejtësia.269

Çështja e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare do të zërë një vend të

veçantë në Kartën e OKB-së, edhe atë në Kreun VI (Rregullimi paqësor i

268 Karta e OKB-së, neni 1, paragrafi 1. 269 Neni 2 i Kartës së OKB-së, paragrafi 3.

Page 120: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

120

mosmarrëveshjeve). Duke u thirrur në Kartën e OKB-së, respektivisht në Kreun VI të

Kartës, palët në një mosmarrëveshje, zgjatja e së cilës mund të rrezikojë ruajtjen e paqes

dhe të sigurimit ndërkombëtar, duhet të kërkojnë zgjidhjen e saj, në radhë të parë, me

rrugën e bisedimeve, të hetimeve, të ndërmjetësimit, të pajtimit, të arbitrazhit, të gjyqit, të

organizmave ose marrëveshjeve rajonale, ose të mjeteve të tjera paqësore që mund të

zgjidhin vetë.270

Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, gjithashtu është trajtuar edhe në

një numër të madh të rezolutave dhe deklaratave që ka miratuar Asambleja e Përgjithshme

e OKB-së, duke përfshirë rezolutat 2627 (XXV) të datës 24 tetor 1970, 2734 (XXV) të

datës 16 dhjetor 1970 dhe 40/9 të datës 8 nëntor të vitit 1985.271

Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, gjithashtu një vend të veçantë zë

edhe në Deklaratën e Parimeve të së drejtës ndërkombëtare mbi Marrëdhëniet Miqësore

dhe Bashkëpunimin e Shteteve në pajtim me Kartën e OKB-së të miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme, më 24 tetor 1970 (Rezoluta 2625 (XXV)).

Deklarata e parimeve të së drejtës ndërkombëtare mbi Marrëdhëniet Miqësore dhe

Bashkëpunimin e Shteteve, në pajtim me Kartën e OKB-së, duke u thirrur në nenin 2,

paragrafi 3 i Kartës së OKB-së thekson:

“Shtetet duke marrë parasysh rrethanat, duhet të kërkojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërmjet tyre, në radhë të parë, me rrugën e bisedimeve, hetimit, ndërmjetësimit,

arbitrazhit, pajtimit, të gjyqit, të organizmave ose marrëveshjeve rajonale ose të mjeteve të

tjera paqësore që mund të zgjedhin vetë.”

Deklarata është menduar se do t’i kontribuojë forcimit të paqes në botë dhe do të jetë

udhërrëfyese në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve midis

shteteve, si dhe përparimit të së drejtës.272 Këtyre qëllimeve duhet t’i shërbejnë respektimi

i parimeve që vijojnë:

1. rezervimi nga kërcënimi me forcë ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të cilitdo shtet;

2. zgjidhja e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, në mënyrë që paqja ndërkombëtare dhe siguria si dhe e drejta të mos rrezikohen;

3. ndalimi i intervenimit në çështje që janë në kompetencë të brendshme të shteteve të tjera;

4. bashkëpunimi me shtete të tjera në pajtim me Kartën; 5. barazia në të drejta dhe e drejta e vetëvendosjes së popujve; 6. barazia sovrane midis shteteve; 7. përmbushja e detyrimeve të marra me mirëbesim.

270 Neni 33 i Kartës së OKB-së, paragrafi 1. 271

Handbook on the Peaceful Settlement of Disputes between States. United Nations. New York.

1992. 272 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinë. Fq 90.

Page 121: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

121

Pra, siç shihet, zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë paqësore,

paraqet një nga shtatë parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Deklarata e Manilës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

(Rezoluta 37/10), Deklarata mbi parandalimin dhe shkaktimin e konflikteve dhe situatave

që mund të kërcënojnë sigurinë dhe paqen ndërkombëtare dhe roli I OKB-së (Rezoluta

43/51), gjithashtu janë pjesë e rezolutave krahas rezolutave tjera nëpërmjet të cilëve

vërehet angazhimi i vazhdueshëm që ndërmerr OKB-ja në drejtim të përforcimit të paqes

dhe sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare dhe me theks të veçantë

në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme që shfaqen midis shteteve.

Deklarata e Manilës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në

preambulën e saj, paragrafi i katërt, thekson:

Shtetet të cilat janë palë në një mosmarrëveshje në marrëdhëniet midis tyre edhe më tej

respektojnë detyrimet e veta në pajtim me parimet fundamentale të së drejtës

ndërkombëtare në raport me sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të shteteve

si dhe parimet tjera të përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare bashkëkohore. Gjithashtu

në Aneksin I, paragrafi 13 theksohet: As ekzistimi i Paqes e as mossuksesi në procedurën

për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nuk e lejojnë përdorimin e

forcës ose të kanosjes nga çdo shtet palë në një mosmarrëveshje. Po ashtu në preambulë në

paragrafin pesë thuhet: Në frymën e vullnetit të mirë dhe të bashkëpunimit, shtetet sovrane

të krijojnë zgjidhje të përhershme dhe të barabartë për mosmarrëveshjet ndërkombëtare

midis tyre me cilat nga këto masa: bisedimeve, hetimit, ndërmjetësimit, arbitrazhit,

marrëveshjes gjyqësore, përdorimit të aranzhmaneve regjionale ose agjencive ose të

mjeteve tjera për zgjidhje paqësore, duke përfshirë edhe shërbimet e mira. 273

Në Aneksin II, paragrafi 2 të Deklaratës së Manilës, edhe njëherë rikonfirmohet se

shtetet palë në frymën e vullnetit të mirë duhet që t’i përmbushin detyrimet, të cilat i kanë

marrë në pajtim me Kartën e OKB-së. Ata, në pajtim me Kartën dhe sipas nevojës, në

veçanti duhet të ndërmarrin parasysh rekomandimet e Këshillit të Sigurimit që kanë të

bëjnë me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Gjithashtu, në pajtim

me Kartën ata duhet që t’i marrin parasysh rekomandimet e miratuara nga ana e Asamblesë

së Përgjithshme në pajtim me nenin 11 dhe 12 nga Karta, në fushën e zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshjeve.

Në kuadër të kompetencave që ka Këshilli i Sigurimi dhe Asambleja e Përgjithshme si

dy organet më me peshë në kuadër të OKB-së, mund t’iu bëjnë thirrje shteteve palë në një

mosmarrëveshje, që mosmarrëveshjen midis tyre ta zgjedhin nëpërmjet mekanizmave që

parasheh Karta e OKB-së, gjegjësisht neni 33, paragrafi 1.

273 Shih Deklaratën e Manilës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Page 122: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

122

Neni 11

3. Asambleja e Përgjithshme mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit

për situata, që mund të krijojnë rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Neni 33

1. Palët e një mosmarrëveshje, zgjatja e së cilës mund të rrezikojë ruajtjen e

paqes dhe sigurimit ndërkombëtar, duhet të kërkojnë zgjidhjen e saj, në radhë të parë,

me rrugën e bisedimeve, të hetimeve, të ndërmjetësimit, të pajtimit, të arbitrazhit, të

gjyqit, të organizatave ose marrëveshjeve rajonale, ose mjeteve të tjera paqësore që

mund të zgjedhin vetë.

2. Këshilli i Sigurimit, në qoftë se e sheh të nevojshme, I fton palët të zgjidhin

mosmarrëveshjen e tyre me këto mjete.

Neni 34

Këshilli i Sigurimit mund të zhvillojë hetime për çdo mosmarrëveshje ose situatë

tjetër që mund të krijojë përçarje midis kombeve ose të lindë mosmarrëveshje, me

qëllim që të shohë nëse vazhdimi i kësaj mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe

sigurimit ndërkombëtar.

Neni 35

1. Çdo anëtarë i Organizatës mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të

Sigurimit ose të Asamblesë së Përgjithshme mbi një mosmarrëveshje ose situatë të

llojit që parashikohet në nenin 34.

2. Një shtet që nuk është anëtarë i Organizatës, mund të tërheqë vëmendjen e

Këshillit të Sigurimit ose të Asamblesë së Përgjithshme për çdo mosmarrëveshje në

të cilën është palë e interesuar, me kusht që të pranojë paraprakisht për zgjidhjen e

kësaj mosmarrëveshjeje detyrimet e zgjidhjes paqësore të parashikuara në këtë Kartë.

3. Aktet e Asamblesë së Përgjithshme, lidhur me çështjet që i paraqiten në

bazë të këtij neni, u nënshtrohen dispozitave të nenit 11 dhe 12.

Neni 36

1. Në çdo rast të zhvillimit të një mosmarrëveshjeje të llojit të përmendur në

nenin 33 ose një situate të ngjashme, Këshilli i Sigurimit mund të rekomandojë

procedura dhe metoda të përshtatshme zgjidhjeje.

2. Këshilli i Sigurimit duhet të marrë parasysh të gjitha procedurat që janë

adoptuar më parë nga palët për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

Page 123: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

123

3. Duke bërë rekomandimet e parashikuara në këtë nen, Këshilli i Sigurimit

duhet, gjithashtu, të ketë parasysh faktin s, në përgjithësi, mosmarrëveshjet me

karakter juridik palët duhet t’i ngrenë në Gjykatën Ndërkombëtare , në përputhje me

dispozitat e Statutit të Gjykatës.

Neni 37

1. Në çoftë se palët e një mosmarrëveshjeje të llojit të përmendur në nenin 33

nuk arrijnë të zgjidhin këtë me mjetet e përmendura në nenin në fjalë, ato e shtrojnë

këtë para Këshillit të Sigurimit.

2. Në çoftë se Këshilli i Sigurimit mendon se zgjatja e një mosmarrëveshjeje

mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar, ai vendos nëse duhet

të veprojë në zbatimin e nenit 36 ose rekomandojë kushte për zgjidhjeje që ai sheh të

përshtatshme.

Neni 38

Pa shkelur dispozitat e neneve 33 dhe 37, Këshilli i Sigurimit në qoftë se të gjitha

palët e një mosmarrëveshjeje e kërkojnë, mund t’u bëjë rekomandime këtyre të fundit

për zgjidhjen paqësore të kësaj mosmarrëveshjeje.

Neni 99

Sekretari i Përgjithshëm tërheq vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për çdo çështje

që, sipas mendimit tij, kërcënon ruajtjen e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar.

Në këtë kapitull do të përpiqem për të ilustruar veprimtarinë e Këshillit të Sigurimit,

Asamblesë së Përgjithshme dhe Sekretarit të Përgjithshëm, si ndër organet më me rëndësi

në kuadër të Organizatës, që përkujdesen për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare

dhe angazhimin e tyre për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të ndryshme

ndërkombëtare që po japin sot në botë.

4.2. Këshilli i Sigurimit, referimi i Situatave në Këshillin e Sigurimit

Karta e OKB-së, në nenin 35, paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 37, paragrafi 1 janë dispozitat

kryesore, në cilat shtetet thirren që një rast të caktuar t’ia referojnë Këshillit të Sigurimit.

Duke marrë për bazë nenin 35, paragrafi 1 të Kartës në të cilin theksohet se secili nga

shtetet anëtare të OKB-së mund të sjellë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit ose Asamblesë

së Përgjithshme, çdo konflikt apo situatë të përcaktuar si në nenin 34, pra çdo situatë me të

Page 124: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

124

cilën cenohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, shihet qartë se shtetet anëtare të OKB-së,

duhet që mosmarrëveshjet që kanë ndërmjet tyre, t’i japin mundësinë Këshillit të Sigurimit

që të diskutojë për mosmarrëveshjen, më qëllim që Këshilli i Sigurimit të përdorë

mekanizmat, të cilat disponon në drejtim të përmbushjes së rolit që duhet të japë një organ

me kaq peshë i Organizatës.

Në këtë drejtim, në këtë punim trajtohen disa raste nga praktika ndërmjet shteteve që,

duke u thirrur në dispozitat e sipërpërmendura, shtetet, çështjet apo situatat e ndryshme që

kanë qenë lëndë e mosmarrëveshjes midis tyre, i kanë dërguar për diskutim pranë Këshillit

të Sigurimit. Më poshtë po paraqesim disa nga kërkesa që janë dërguar për diskutim në

kuadër të Këshillit të Sigurimit.

4.2.1. Situata në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe çështjen palestineze

Letër e datës 2 tetor e vitit 2000 nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara

në Irak, drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit (S/2000/928), për të diskutuar mbi

agresionin izraelit në Haram Al-Sharifi dhe civilëve palestinezë në territoret e pushtuara

palestineze, përfshirë edhe Jerusalemin.274

Letër e datës 2 tetor e vitit 2000 nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Malajzisë në Kombet e

Bashkuara, drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit (S/2000/929) .

Thirrje e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për incidentet e

fundit në lindjen e Mesme, për Al- Haram AL- Sharafin.275

E ngjashme është edhe letra e Vëzhguesit të Palestinës në Kombet e Bashkuara drejtuar

Sekretarit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit më datë 2 tetor të vitit

2000 (S/2000/930)

Thirrje për një takim të menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit, për të marrë parasysh

situatën në Jerusalemin Lindor, si dhe pjesët e territoreve palestineze të pushtuara.276

Letër e datës 4 mars 2001 nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës ish-

Jugosllave të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara drejtuar Presidentit të Këshillit të

Sigurimit (S/2001/191)

Letër e datës 4 mars 2001 nga Përfaqësuesi i Përhershëm i ish Republikës Jugosllave të

Maqedonisë në Kombet e Bashkuara drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit

(S/2001/191). Thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, në të cilën

Ministri i Jashtëm i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë do të paraqesë një plan

veprimi të qeverisë së tij, me qëllim të ndërprerjes së dhunës dhe stabilitetit të

274 www.un.org/en/sc/repertoire/2000-2003/00-03_10 275 Po aty. 276 Po aty.

Page 125: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

125

qëndrueshëm në kufirin me Kosovën për parandalimin dhe zgjerimin e konfliktit në

Maqedoni.277

Në shembujt e marrë më lart, shihet qartë se çfarë veprimesh ndërmarrin shtetet në

lidhje me situatat apo zhvillimet, për të cilat ato e shohin të rëndësishme diskutimin në

kuadër të Këshillit të Sigurimit. Nga shembujt e marrë shihet, që në këto raste në të cilat

është kërkuar diskutim në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në

Irak, Vëzhguesi i Palestinës apo i Malajzisë në OKB, nuk kanë kërkuar nga Këshilli i

Sigurimit që drejtpërdrejtë të vendosë në dispozicion mekanizmat që parasheh Karta e

OKB-së, për të zgjidhur konflikte në mënyrë paqësore, por thirrja që i bëhet Këshillit të

Sigurimit ka të bëjë me nenin 34 të Kartës. Pra, Këshilli i Sigurimit me qëllim të ruajtjes së

paqes dhe sigurimit ndërkombëtarë dhe për këtë shtetet anëtare të OKB-së mund t’ia

tërheqin vëmendjen Këshillit të Sigurimit, duke i kërkuar që konflikti mos të

përshkallëzohet apo të gjenden rrugë tjera nëpërmjet të cilave do të mund të zgjidhet .

4.3. Vendimet e Këshillit të Sigurimit lidhur me metodat, procedurat apo

kushtet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në formë

paqësore

Këshilli i Sigurimit përbën një ndër organet më me peshë në kuadër të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarësh, prej të cilëve pesë janë

anëtarë të përhershëm dhe dhjetë anëtarët tjerë janë anëtarë jo të përhershëm. Si anëtarë të

përhershëm janë: SHBA-të, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia. Anëtarët jo të

përhershëm sipas Kartës së OKB-së i zgjedh Asambleja e Përgjithshme për një periudhë

prej dy vjetësh. Gjatë zgjedhjes së anëtarëve duhet të kihet parasysh kontributi i tyre në

ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe qëllimet e tjera të Organizatës si dhe

ndarja gjeografike e drejtë.278

Për të siguruar punën e shpejtë dhe efikase në kuadër të OKB-së, anëtarët e saj e

ngarkojnë Këshillin e Sigurimit me përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

ndërkombëtare dhe pranojnë se, duke kryer detyrat që rrjedhin nga kjo përgjegjësi, Këshilli

i Sigurimit vepron në emër të tyre.279 Duke u nisur nga kjo, Këshilli i Sigurimit luan edhe

një rol të rëndësishëm në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Këshilli i Sigurimit në kryerjen e funksioneve të tij në drejtimi të zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare vepron në përputhje me Kartën e OKB-së. Pra, duke u

thirrur në Kreun VI të Kartës së OKB-së dhe Kreun VII të Kartës.

277

www.un.org/en/sc/repertoire/2000-2003/00-03_10 278 Neni 23 i Kartës së OKB-së. 279 Neni 24 i Kartës së OKB-së.

Page 126: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

126

Duke u thirrur në Kreun VII të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit është i autorizuar

të ndërmarrë masa parandaluese, me qëllim që paqja dhe siguria ndërkombëtare të mos

rrezikohen.280 Kapitulli VII i Kartës i mundëson Këshillit të Sigurimit edhe vënien e

sanksioneve ekonomike dhe ushtarake, nëse vlerëson se një anëtar i saj nëpërmjet

veprimeve që ndërmerr kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Gjithashtu në Kartën e OKB-së, parashihet se për të ndihmuar vendosjen dhe ruajtjen e

paqes dhe sigurimit ndërkombëtar, duke caktuar për armatimet sa më pak që të jetë e

mundur nga burimet njerëzore dhe ekonomike të botës, Këshilli i Sigurimit ngarkohet, me

ndihmën që të hartojë plane që do t’u paraqiten anëtarëve të Organizatës, për të vendosur

një sistem për rregullimin e armatimeve (Neni 26).

Megjithatë, në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, Këshilli i

Sigurimit kryesisht është i mbështetur në Kreun VI të Kartës së OKB-së, ku midis të

tjerash theksohet se Këshilli i Sigurimit, nëse e sheh të arsyeshme, i fton palët të zgjidhin

mosmarrëveshjen e tyre nëpërmjet mjeteve paqësore.

Ky organ, gjithashtu mund të zhvillojë hetime për çdo mosmarrëveshje ose situatë

tjetër, që mund të krijojë përçarje midis kombeve ose të lindë mosmarrëveshje, me qëllim

që të shohë, nëse vazhdimi i kësaj mosmarrëveshje ose kësaj situate mund të rrezikojë

ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar.281

Sipas Kartës së OKB-së, në çdo rast të zhvillimit të një mosmarrëveshjeje, zgjatja e së

cilës rrezikon ruajtjen e paqes, dhe sigurisë ndërkombëtare ose ndonjë situatë e ngjashme,

Këshilli i Sigurimit mund të rekomandojë procedura dhe metoda të përshtatshme

zgjidhjeje.

Procedurat për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare janë detyrimisht

të varura nga marrëveshja ndërmjet pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

dhe me anë të parimit që çdo veprim i ndërmarrë sipas Kreut VI, ka nevojë për miratimin e

palëve në mosmarrëveshje.282

Lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Sigurimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, mund të thuhet se se ky organ ka një histori jo të njëjtë. Në këtë drejtim

Lisen Bashkurti në librin e tij, Krizat ndërkombëtare shprehet:

Historia e Këshillit të Sigurimit në 50-vjetët e ekzistencës së tij ka

reflektuar mjaft historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë

periudhës së Luftës së Ftohtë e më pas. Gjatë kësaj periudhe prestigji i

këtij organi të lartë ka pasur ulje dhe ngritje të pandërprera. Fillimisht

e fillon me shumë optimizëm veprimtarinë e tij, por shumë shpejt u

frustrua së tepërmi nga acarimi i marrëdhënieve Lindje-Perëndim dhe

280 Neni 40 i Kartës së OKB-së. 281 Neni 34 i Kartës së OKB-së. 282 K.J. Holst (1992). International Polities –A Framework for Analisis. New Jersey. Fq 368.

Page 127: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

127

shpërdorimi i pushtetit të vetos, kryesisht nga Bashkimi Sovjetik. Pika

më e ulët e prestigjit të Këshillit të Sigurimit arriti në vitin 1950-1955

me bllokimi total të vendimesh deri edhe për anëtarësinë e Organizatës.

Gjatë asaj periudhe boshllëkun u detyrua ta plotësonte Brenda

kompetencave të veta Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Në periudhën e Detantës, që nis me vitet ’60-të Këshilli i Sigurimit

rivitalizohet sërish.283

Që nga krijimi i OKB-së, Këshilli i Sigurimit ka miratuar një numër të madh rezolutash

të miratuara më konsensus, por në raste të caktuara duke vënë në funksion përdorimin e

vetos. Duhet pasur parasysh, se gjatë përdorimit të vetos rol të rëndësishëm kanë qëndrimet

e qeverive të shteteve, të cilët janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Gjithashtu, që nga krijimi i OKB-së, dihet që globi është përballur me shumë

mosmarrëveshje dhe kriza. Në këtë drejtim roli i Këshillit të Sigurimit në zgjidhjen

paqësore të këtyre mosmarrëveshjeve nuk ka qenë pa peshë.

Ndër krizat, me të cilat është përballur globi gjatë funksionimit dhe veprimtarisë së

OKB-së, janë: intervenimi i Britanisë së Madhe kundër ndërhyrjes së BRSS-së në Greqi,

konflikti arabo-izraelit, Lufta e Koresë, Lufta e Vietnamit, konflikti në Suez,

mosmarrëveshja për ishujt Fakland mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, pushtimi i

Kuvajtit nga ana e Irakut, konfliktet që lindën midis shteteve nga shpërbërja e Jugosllavisë

etj. Pra, këto janë vetëm disa nga konfliktet në të cilat Këshilli i Sigurimit në forma të

ndryshme ka qenë i përfshirë.

Nga ajo qe e theksuam më lart, se Këshilli i Sigurimit gjatë Luftës së Ftohtë, për shkak

të acarimit të marrëdhënieve Lindje-Perëndim, në të shumtën e rasteve, ka qenë i bllokuar.

E njëjta gjë, mund të thuhet edhe për iniciativat që ka ndërmarrë Këshilli i Sigurimit në

drejtim të parandalimit dhe zgjidhjes së këtyre konflikteve. Kjo vërtetohet, edhe nëse i

bëhet një analizë përdorimit të vetos nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Pikërisht rezulton se në shumë raste ndonjë anëtarë i përhershëm i Këshillit të Sigurimit ka

vendosur veto dhe në këtë formë i është pamundësuar Këshillit të Sigurimit veprimi i

mëtejshëm në zgjidhjen e konfliktit.

Disa raste, në të cilat Këshilli i Sigurimit ka vepruar duke u thirrur në Kapitullin VI të

Kartës së OKB-së, janë paraqitur më poshtë, duke ilustruar në këto raste rolin, funksionin,

kompetencat dhe procedurat, që ndërmerr ky organ me rastin e rregullimit paqësor të

mosmarrëveshjeve të ndryshme që janë shfaqur midis shteteve.

283 L, Bashkurti (2009). Krizat Ndërkombëtare. ADSH, GEER. Tiranë. Fq 477-478.

Page 128: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

128

4.4. Roli i Këshillit të Sigurimit gjatë Luftës së Koresë (1950-1953)

“Arsyet e shpërthimit të Luftës së Koresë mbeten një mister, ne mundemi vetëm të

spekulojmë mbi motivet e sulmit të Koresë së Veriut në qershor të vitit 1950”. Kështu

shprehet profesori i shquar i diplomacisë globale pranë Universiteti të San Diegos,

Stoessinger në librin e tij “Përse kombet shkojnë në luftë”.284 Meqë, Lufta e Koresë është

një ngjarje që ka karakterizuar periudhën e Luftës së Ftohtë, e shoh të arsyeshme, që pjesë

e një analize që ka të bëjë më një konflikt midis dy Koreve, por që indirekt ishte një

konflikt midis dy superfuqive të jetë edhe kjo çështje. Roli I KS të OKB-së, AP, dhe

Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së gjatë periudhës sa zgjati ky konflikt, janë disa nga

pikat që trajtoj më poshtë.

Lufta e Koresë është njëri nga rastet në të cilat Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka

ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim që kjo luftë të mos marrë përmasat e një konflikti

më të gjerë, në të cilin do të kyçeshin shumë aktorë, zgjerimi i së cilës mund të rrezikonte

paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në atë kohë.

Koreja ishte e pushtuar dhe e përfshirë nën perandorinë japoneze në vitin 1910 dhe ishte

pjesë deri në fund të vitit të dytë të Luftës së Dytë Botërore, pra deri në vitin 1945 kur

kapitulloi prej dy bombave atomike të hedhura nga SHBA-të.285

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aleatët u dakorduan që pas përfundimit të luftës në

Evropë, BRSS-ja të pushtonte Japoninë dhe Koreja të bëhej pjesë e saj. Kjo ndodhi më 15

gusht 1945, kur përfundimisht Japonia shpalli kapitullimin, ndërsa BRSS-ja do të fillojë të

realizojë planin, për të cilin ishin dakorduar aleatët më herët. Trupat ushtarake të BRSS-së

do të vendosen në Korenë e Veriut.

Në anën tjetër, SHBA-të nuk do të rrinë duarkryq, Koreja e Jugut do të fillojë të

pushtohet nga forcat ushtarake amerikane dhe do t’i propozohet BRSS-së një ndarje e

përkohshme e Koresë.

Propozimi amerikan për ndarje të përkohshme të Koresë do të pranohet edhe nga

BRSS-ja. Në dhjetor të vitit 1945, do të behët ndarja administrative e Koresë, por për një

veprim të këtillë nuk do të merret aspak pëlqimi i popullit korean.

Me 15 gusht të vitit 1948, do të krijohej Koreja e Jugut, ndërsa Koreja e Veriut do të

ndjekë këtë kurs dhe më 9 shtator të të njëjtit vit, do të proklamojë themelimin e shtetit të ri

Koreja e Veriut.

284 S, G, Johan (2007). Përse kombet shkojnë në luftë. Instituti i studimeve ndërkombëtare. Tiranë. Fq

61. 285 http://www.proletari.com/korea-lufta-e-ndarjes-se-koreve-2561950-2771953/html

Page 129: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

129

Pas kësaj ndarjeje, gjendja në terren do të përkeqësohet. OKB- ja do të orvatet disa herë

që ky tension i ngritur në terren të zgjidhet nëpërmjet mekanizmave që ofron Karta e OKB-

së, dhe bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të kësaj mosmarrëveshje.

Në qershor të vitit 1950, do të fillojë luftë e hapur midis dy Koreve. Qeveritë e Koreve

pretendonin që të bashkojnë Korenë dhe, mbi të të vendosin pushtetin e tyre. Lufta do të

zgjasë deri në vitin 1953.

Gjatë periudhës, në të cilën zhvilloheshin luftimet, OKB-ja do të përpiqet që ky konflikt

sa më shpejt të ndërpritej dhe çështja të zgjidhej nëpërmjet rrugëve paqësore që ofron

Karta e OKB-së.

Që në fillim të Luftës, SHBA-të mbajtën qëndrim se rruga e vetme për t’u përballuar me

këtë sfidë është OKB-ja. “Ne duhet të bëjmë diçka, dhe çdo gjë që të bëjmë duhet ta bëjmë

nëpërmjet Kombeve të Bashkuara”, do të shprehet Filip C. Jesup, ambasador në atë

kohë.286

Kështu që, gjatë periudhë sa zgjati lufta Këshilli i Sigurimit do jetë tepër aktiv. Në këtë

drejtim, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, si njëri ndër organet, funksioni i të cilit është ruajtja

e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, do të sjellë disa rezoluta dhe do të bëjë përpjekje që

diplomacia të zërë vendin e saj në këtë konflikt. Rezolutat që kanë të bëjnë me këtë rast

janë: Rezoluta 82 e datës 25 qershor 1950; Rezoluta 84 e datës 7 korrik 1950; Rezoluta 83

e datës 27 korrik 1950; Rezoluta 85 e datës 31 qershor 1950; Rezoluta 88 e datës 8 nëntor

1950.

Nëse analizohen rezolutat e Këshillit të Sigurimit lidhur me këtë rast, konstatohet lehtë

se acarimi i marrëdhënieve Lindje-Perëndim dhe interesat e ndryshme të anëtarëve të

përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë paralizuar këtë organ. Rezolutat, të cilat i

përmendëm më lart, nuk flasim për ndonjë hap që duhet të ndërmarrë Këshilli i Sigurimit

në drejtim të zgjidhjes paqësore të konfliktit midis dy Koreve.

Do të jetë Asambleja e Përgjithshme ajo, e cila do të miratojë një varg rezolutash në

drejtim që mos të përshkallëzohet konflikti. Kështu, Asambleja e Përgjithshme, nëpërmjet

Rezolutës 500 të datës 18 maj 1951, do t’iu rekomandojë shteteve anëtare të Organizatës

që:

të vendosin embargo ndaj Kinës dhe autoriteteve ushtarake të Koresë së Veriut;

të vendoset embargo dhe kontroll për mallrat që eksportohen në këto shtete;

parandalim me të gjitha mjetet brenda juridiksionit të tyre për të shmangur

kontrollin mbi dërgesat e palikuara nga shtetet tjera në pajtim me rezolutën.287

286

S, G, Johan (2007). Përse kombet shkojnë në luftë. Instituti i studimeve ndërkobëtare. Tiranë. Fq 66.

287 Shih Rezolutën 500 të Asamblesë së Përgjithshme.të OKB-së.

Page 130: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

130

Në realitet, masat e parapara nga AP e OKB-së, ishin një lloj presioni që bëhej mbi

Kinën dhe Korenë e Veriut, që konflikti mos të marrë përmasa më të mëdha dhe në anën

tjetër i jepej mundësia bashkësisë ndërkombëtare, që të nëpërmjet veprimeve diplomatike

të mund të kanalizojë problemin, që rruga paqësorë për të ndaluar një konflikt të këtillë, të

jetë një shans për palët në konflikt. Gjatë kësaj periudhe sa zgjati lufta midis dy Koreve,

aktiviteti i OKB-së, respektivisht i Asamblesë së Përgjithshme dhe Sekretarit të

Përgjithshëm të OKB-së, do të jetë më i theksuar. Kjo shihet qartë edhe nga numri i

rezolutave që ka miratuar AP gjatë asaj periudhe si dhe aktivitetet e e ndryshme të

Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili duke ushtruar kompetencat e tij që i njihen në

bazë të Kartës, bënte përpjekje për një zgjidhje paqësore dhe ulje të tensioneve midis dy

Koreve.

4.5. Roli i Këshillit të Sigurimit në drejtim të një zgjidhje paqësore

të çështjes së Kosovës

Pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 nga Perandoria Osmane, ishte si rezultat i një

lëvizje dhe angazhimi të madh që kombi shqiptar ka bërë nëpër shekuj. Në këtë drejtim, jo

pak i rëndësishëm është edhe kontributi i shqiptarëve që jetonin në Kosovë dhe vende tjera,

të cilat sot gjenden jashtë kufijve administrativ të shtetit shqiptar.

Akti i lindjes së shtetit shqiptar nuk përbën një akt ndërkombëtar, po një akt të

brendshëm. Si të këtillë, ai nuk u mor në ndonjë kongres apo konferencë, por u soll nga

Kuvendi i Vlorës. Prandaj, për shqiptarët, akti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga

Perandoria Osmane, ka qenë dhe është nga aktet më me peshë se çdo akt tjetër. Më 29

korrik 1913, në Konferencën e Londrës do të njihet Shqipëria si shtet, por jashtë kufijve të

saj do të ngelen një pjesë e tokave shqiptare, në këtë rast edhe Kosova.

Ngelja e një pjesë të territoreve me popullsi shqiptare jashtë Shqipërisë, do të sjellë

pakënaqësi të mëdha. Padrejtësia në njërën anë që iu bëhet shqiptarëve në përgjithësi,

sidomos lënia e Kosovës jashtë trungut të shtetit shqiptar, si dhe ushtrimi i egër i pushtetit

që ushtrohej mbi këtë pjesë të popullit shqiptar që jetonte në Kosovë, në anën tjetër do të

ndikojë që shqiptarët që jetonin në këto hapësira, të kërkojnë rrugë tjera, në mënyrë që

pushteti i dhunshëm të mos rëndonte më mbi ta.

Realizimin e kërkesave të tyre si përmirësimi i kushteve të jetesës, respektimi i të

drejtave të njeriut, si dhe kërkesa për një shtet të pavarur të shqiptarëve që jetonin në

Kosovë, janë kërkesa që shqiptarët dëshironin t’i realizonin në rrugë paqësore, mirëpo

autoritetet serbe kësaj kërkese do t’i përgjigjen me rritje të vazhdueshme të represionit dhe

dhunës, saqë situata do të eskalojë deri në konflikt të armatosur në vitin 1998. Në këto

rrethana Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në 31 mars të vitit 1998 miraton Rezolutën 1160,

përmes së cilës do t’i kërkojë Republikës Federale të Jugosllavisë të ndërpresë dhunën që

Page 131: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

131

ushtronte ndaj popullit të Kosovës dhe nëpërmjet bisedimeve të tejkalonin dallimet. Edhe

pas miratimit të kësaj Rezolute, situate do të ngelet e njëjtë, në terren do të vazhdojnë të

zhvillohen luftimet.

Në drejtim të kërkimit të një zgjidhjeje paqësore të çështjes, Këshilli i Sigurimit,

nëpërmjet një Rezolute tjetër 1199, duke u thirrur në Kapitullin VII të Kartës do të

kërkojë:

1. Që palët të ndërpresin armiqësitë dhe të vendosin një armëpushim në

Kosovë, me qëllim që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për

zgjidhjen e çështjes;

2. Që udhëheqësit shqiptar të Kosovës të ndërmarrin hapa me qëllim që të

shmangin një katastrofë humanitare;

3. Që udhëheqësit shqiptar të Kosovës të fillojnë bisedimet pa parakushte

me ndërmjetësim ndërkombëtar në mënyrë që t’i jepet fund krizës dhe të

gjendet një zgjidhje për çështjen e Kosovës;

4. Që Republika Federale e Jugosllavisë përveç masave në drejtim të

përmbushjes së Rezolutës 1160 të KS, të ndërmarrë masa edhe në

drejtim të zgjidhjes paqësore të çështjes së Kosovës të përfshira në

Deklaratën e Grupit të Kontaktit të 12 qershorit të vitit 1998; si

a) pushimi i të gjitha veprimeve të armatosura mbi popullsinë

civile në Kosovë;

b) mundësimi i një monitorimi efektiv ndërkombëtar në Kosovë

nga Komuniteti Evropian dhe misionet diplomatike të

akredituara në Serbi duke përfshirë edhe lëvizjen e lirë të

vëzhguesve monitoruesve dhe pajisjen e monitoruesve me

dokumentacion të nevojshëm, me qëllim që monitoruesit të

mos hasin në vështirësi dhe pengesa;

c) të mundësojë kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve në

shtëpitë e tyre dhe të lejojë qasje të lirë dhe të papenguar të

organizatave humanitare në Kosovë;

d) të bëjë progresin e duhur në drejtim të arritjes së dialogut me

komunitetin shqiptar të Kosovës duke u referuar në paragrafin

3 të Rezolutës 1160 me qëllim të ndërtimit të besimit dhe

gjetjes së një zgjidhje politike për çështjen e Kosovës.

5. Shënimin, në lidhje me këtë, angazhimet e Presidentit të Federal të

Republikës së Jugosllavisë, në deklaratën e tij të përbashkët me

Presidentin e Rusisë më 16 qershor 1998:

a) për të zgjidhur problemet ekzistuese me mjete politike mbi bazën

e barazisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet etnike në

Kosovë;

Page 132: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

132

b) të mos kryejnë veprime represive kundër popullsisë paqësore;

c) për të siguruar lirinë e plotë të lëvizjes dhe për të siguruar se s’do

të ketë kufizime për përfaqësuesit e shteteve tjera dhe

institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Republikën

Federale të Jugosllavisë gjatë monitorimit të situatës në Kosovë;

d) të sigurojë qasje të plotë dhe të papenguar të organizatave

humanitare, si Kryqit të Kuq dhe UNHCR-së për shpërndarjen e

furnizimeve humanitare;

e) për të lehtësuar kthimin e papenguar të refugjatëve dhe personave

të zhvendosur .

6. Që udhëheqja shqiptare e Kosovës të dënojë të gjitha veprimet e

dhunshme dhe se shqiptarët e Kosovës duhet të insistojnë realizimin e

qëllimeve të tyre në mënyrë paqësore;

7. Përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha shtetet në zbatim të rezolutës

1160 (1998);

8. Miratimin për krijimin e një grupi monitorimi efektiv ndërkombëtar

lidhur me çështjen e Kosovës ;

9. Që shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të vejnë në dispozicion

personelin e tyre për të përmbushur përgjegjësinë për kryerjen e

monitorimit efektiv derisa të jenë arritur objektivat e kësaj rezolute

dhe ato që dalin na rezoluta 1160;

10. Që Republika Federale e Jugosllavisë si përgjegjëse kryesore për

sigurinë e tërë personelit diplomatik të akredituar, të ndërmarrë të

gjitha veprimet e nevojshme që personeli i monitorimit të mos

kërcënohet ose të jetë objekt kërcënimi gjatë kryerjes së funksionit të

tij.288

Siç vërehet, çështja e Kosovës disa herë ka qenë objekt diskutimi, përpara se të

fillonin bombardimet e NATO-s. Rezolutat e sipërpërmendura shprehnin qartë shqetësimin

e bashkësisë ndërkombëtare për situatën në Kosovë.

Këshilli i Sigurimit edhe pse u angazhua që kjo çështje të zgjidhej nëpërmjet

mekanizmave paqësorë, në mënyrë që t’i jepet fund dhunës së ushtruar nga autoritetet

serbe, gjendja edhe më tej do të ngelet e njëjtë.

Pra, rezolutat e miratuara në Këshillin e Sigurimit, tregonin qartë se Këshilli i

Sigurimit njeh të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe afirmon parimin e zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në formë paqësore.

288 Shih Rezolutën 1199 të Këshillit të Sigurimit.

Page 133: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

133

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, 1160 dhe 1199 nuk autorizonin përdorimin e forcës

për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe pse Sekretari i Përgjithshëm kërkonte që ndaj

shkeljeve të renda që pëson e drejta ndërkombëtare, respektivisht shkelja e të drejtave të

njeriut, veprimi i Këshillit të Sigurimit duhet të jetë më i fuqishëm. Vlen të theksohet edhe

ajo se, në kohën e miratimit të rezolutave në fjalë, nuk mund të pritej nga Këshilli i

Sigurimit një veprim më i fuqishëm për atë se dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të

Sigurimit, Rusia dhe Kina shpreheshin hapur kundër veprimeve ushtarake ndaj Republikës

Federative të Jugosllavisë dhe vendosja në votim e një rezolute, ku do të parashihej

ndërmarrja e veprimeve të armatosura do të bllokohej nëpërmjet vetove të përdorura nga

këto dy shtete anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Duke i marrë parasysh këto rrethana, reagimi i Këshillit të Sigurimit në Kosovë nuk do

të jetë aq i fuqishëm, po të merren parasysh veprimet e palës serbe sidomos gjatë periudhës

1998-1999.

Duke pasur parasysh zhvillimet që ndodhën gjatë asaj periudhe në Kosovë gjatë viteve

1998-1999, dhe duke vërejtur qëndrimin e shteteve si Rusia dhe Kina të cilët, siç u theksua

edhe më lart, ishin kundër një ndërhyrje ushtarake nga NATO-ja në Kosovë, po edhe

kundërshtimin e Francës, e cila gjithashtu u rrjeshtua kunder një ndërhyrje ushtarake pa

mandate të Këshillit të Sigurimit, lirshëm mund të thuhet së Këshilli I Sigurimit nuk pati

mundësi që të hasë në vullnet të brendshëm Brenda tij që çështja e Kosovës të marrë një

kahje për zgjidhje, duke u shfrytëzuar mekanizmat të cilat i proklamon Karta e OKB-së.

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare bënte presion që çështja e Kosovës të zgjidhet në

formë paqësore dhe të përmbushen kërkesat e OKB-së dhe NATO-s, autoritetet serbe do të

vazhdojnë të ushtrojnë terror mbi popullsinë civile. Në këtë situatë bashkësia

ndërkombëtare vendosi organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën. Kjo

konferencë u vendos që të zhvillohej në Rambuje të Francës. Bisedimet për zgjidhjen e

çështjes së Kosovës në Formë paqësore filluan më 6 shkurt 1999 dhe përfunduan me

nënshkrimin e një marrëveshje më 18 mars 1999, e njohur kjo si Marrëveshja e Rambujesë.

Marrëveshja e Rambujesë është njëri ndër aktet më të rëndësishme, me të cilën fillon

një etapë e re për Kosovën. Marrëveshja është e përbërë nga preambula, pjesa dispozitive

dhe pjesa përfundimtare. Pra, marrëveshja ka një strukturim, siç kanë shumica e traktateve

ndërkombëtare.

Në pjesën hyrëse të marrëveshjes, riafirmohet zgjidhja e çështjes së Kosovës në formë

paqësore, riafirmohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare .

Fryma e zgjidhjes paqësore për çështjen e Kosovës vërehet edhe në tetë kapitujt, në të

cilët është e ndarë marrëveshja.

Marrëveshja e Rambujesë do të nënshkruhet nga pala kosovare, ndërsa pala serbe nuk e

nënshkroi këtë marrëveshje. Me këtë veprim të palës serbe, siç thekson Enver Sopjani në

librin e tij “Përmbledhje aktesh ndërkombëtare për Kosovën 1999-2004”, në njëfarë

Page 134: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

134

mënyre, do të legjitimohet ndërhyrja ushtarake e NATO-s, për të ndaluar terrorin serb, që

ushtrohej mbi popullsinë e pafajshme në Kosovë.289

Lidhur me mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, Ahmet Davutogllu, do

shprehet “Duke u nisur nga përvoja e Bosnjës, opinion se ndryshimet e qëndrimit mes

vendeve perëndimore do ta vononin ndërhyrjen ndërkombëtare, e shtyu Milosheviçin ta

refuzonte tekstin e marrëveshjes së pranuar nga shqiptarët e Kosovës”290 Mosnënshkrimi i

Marrëveshjes së Rambujesë nga pala serbe bëri që vëzhguesit ndërkombëtar të tërhiqen

nga Kosova. Në realitet kjo ishte dhe një shenjë se bashkësia ndërkombëtare, edhe pse u

përpoq tepër që të ofrojë palët drejt një zgjidhje paqësore, shpresat për këtë humbeshin.

Pas këtij veprimi të palës serbe, edhe Franca do të ndryshojë qëndrimin e saj. Më hërët

kishte mbajtur qëndrim që një ndërhyrje ushtarake e NATO-s në Kosovë pa pëlqimin e

OKB-së nuk do kishte mbështetjen e saj. Pasi që Marrëveshja e Rambujesë u firmos në

Francë, dhe Franca dha një kontribut të rëndësishëm për arritjen e kësaj marrëveshjeje,

ishte e natyrshme një lëvizje e këtillë e Francës për t’u bërë pjesë e shteteve, të cilat

mbështesnin ndërhyrjen e NATOS-s pa lejen e Këshillit të Sigurimit.

Në realitet, diplomacia ndërkombëtare kishte provuar mjaft qoftë nëpërmjet rrugës për

një zgjidhje paqësore duke bërë presion mbi palët, që nëpërmjet bisedimeve dypalësh të

gjejnë një zgjidhje paqësore, qoftë nëpërmjet organizimit të Konferencës së Rambujesë

përsëri e organizuar për të njëjtin qëllim. Rezultatet munguan, ndërhyrja e NATOS-s ishte

e domosdoshme për të ndaluar një terror dhe për mos lejuar, që të përsëritej një Bosnjë e

dytë edhe në Kosovë.

Më 23 mars, 1999, Kryeministri i Britanisë, Toni Bler, bëri një deklaratë në Parlament

ku konfirmoi se Britania e Madhe ishte e gatshme me aleatët e saj të NATO-s të

ndërmerrte veprim ushtarak mbi Jugosllavinë.291

Më 20 qershor 1999, mbas afro 90 ditësh që u ndërmor goditja ushtarake mbi objektet

strategjike në Beograd dhe mbi zonat dhe njësitet ushtarake e paramilitare serbe në

Kosovë, Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s detyroi tërheqjen e plotë të forcave serbe

nga Kosova.292

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit, miratoi Rezolutën 1244. Rezoluta 1244 e

Këshillit të Sigurimit është bazuar kryesisht në frymën e Marrëveshjes së Rambujesë. Kjo

rezolutë edhe njëherë riafirmon parimet dhe qëllimet e Kartës së OKB-së, përfshirë

përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë

ndërkombëtare, përsërit qëndrimet e OKB-së, të shprehura në rezolutat e mëhershme të

Këshillit të Sigurimit për çështjen e Kosovë, dënon aktet e dhunës kundër popullsisë civile

289 E , Sopjani (2005). Përmbledhje aktesh ndërkombëtare për Kosovën 1999-2004. Leoprint.

Prishtinë. Fq 8. 290 A, Davutogllu (2010). Thellësia strategjike pozita ndërkombëtare e Turqisë. (Përkthim). Logos-A.

Shkup.Fq 375. 291 L, Bashkurti (2009). Kombet e Bashkuara dhe rendi I ri botëror.. ADSH, GEER. Tiranë. Fq 280. 292 Po aty, fq 281.

Page 135: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

135

në Kosovë. Gjithashtu në pjesën hyrëse të kësaj rezolute edhe njëherë shprehet qëndrimi i

OKB-së për një zgjidhje politike të çështjes së Kosovës.293

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit do të vendosë kornizën juridike ndërkombëtare

për çështjen e Kosovës. Në bazë të kësaj rezolute, Këshilli i Sigurimit autorizon Sekretarin

e Përgjithshëm të OKB-së, që me ndihmën e organizmave përkatëse ndërkombëtare të

vendosë një prani ndërkombëtare civile në Kosovë, për të siguruar një administrim të

përkohshëm për Kosovën, nën të cilin populli i Kosovës do të mund të gëzojë një autonomi

substanciale Brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, prani që do të sigurojë një

administrim kalimtar, ndërkohë që edhe do të themelojnë institucionet e përkohshme

demokratike vetëqeverisëse, si dhe do të mbikëqyrë zhvillimin e tyre për të krijuar kushtet

për një jetë paqësore e normale për të gjithë banorët e Kosovës.294 Në nenin 11 të kësaj

rezolute, përcaktohen qartë detyrat e kësaj pranie ndërkombëtare duke përfshirë:

a) derisa të arrihet një zgjidhje përfundimtare, të nxisë themelimin e një autonomie

dhe vetëqeverisjeje substanciale në Kosovë, duke pasur plotësisht parasysh

aneksin 2 dhe Marrëveshjen e Rambujesë (S/1999/648);

b) të kryejë funksionet themelore administrative civile përsa kohë që kjo do të jetë

e nevojshme;

c) të organizojë dhe mbikëqyrë zhvillimin e institucioneve të përkohshme për një

vetëqeverisje demokratike dhe autonome derisa të arrihet një zgjidhje politike,

përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve;

d) ndërkohë që do të themelohen këto institucione, do t’u transferojë atyre

përgjegjësitë e saj administrative duke mbikëqyrur e mbështetur edhe

konsolidimin e institucioneve të përkohshme vendore si dhe veprimtaritë e tjera

paqendërtuese të Kosovës;

e) të lehtësojë procesin politik të projektuar për t’i caktuar Kosovës një status të

ardhshëm, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Rambujesë (S/1999/648);

f) në stadin përfundimtar, të mbikëqyrë kalimin e autoritetit nga institucionet e

përkohshme të Kosovës, në institucionet e ndërtuara në bazë të një zgjidhjeje

politike;

g) të mbështetë rindërtimin e infrastrukturës kyçe si dhe rindërtimet e tjera në

ekonomi;

h) në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare humanitare, të mbështetë

ndihmën humanitare dhe ndihmën e emergjencës të rasteve të fatkeqësisë;

i) të ruaj rendin civil, përfshirë vendosjen e forcave policore vendore, por

ndërkohë rendi do të ruhet nëpërmjet dislokimit të personelit ndërkombëtar të

policisë, që do të shërbejë në Kosovë;

j) të mbrojë dh të lartësojë të drejtat njerëzore;

293 Për më tepër shih Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. 294 Neni 10 i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Page 136: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

136

k) të sigurojë kthimin e sigurt dhe të papenguar në shtëpitë e tyre në Kosovë të të

gjithë refugjatëve dhe personave të shpërngulur.295

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit në fakt hapi një proces tjetër të zhvillimeve në

Kosovë. Vendosja e dy misioneve ndërkombëtare. Me vendosjen e KFOR-it dhe UNMIK-

ut, fillon implementimi i rezolutës 1244. Këto dy misione ndërkombëtare, KFOR-i në

njërën anë dhe UNMIK-u anën tjetër, kishin për detyrë që të të kujdeseshin për vendosjen e

paqes dhe sigurisë, si dhe përgatitjen e hapësirës në drejtim të përmbylljes dhe zgjidhjes së

çështjes së Kosovës. Në këtë drejtim në qershor të vitit 2005, Sekretari i Përgjithshëm i

OKB-së, caktoi përfaqësuesin e përhershëm të Norvegjisë në NATO, Kai Eide si të

dërguar të veçantë të tij për të vlerësuar situatën në Kosovë. Në raportin qe paraqiti ai në 7

shtator 2005, rekomandonte për fillim të diskutimit lidhur me statusin përfundimtar të

Kosovës. Edhe në kuadër të Këshillit të Sigurimit kishte konsensus për të filluar ky proces.

Kështu që, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, caktoi ish-presidentin finlandez, Marti

Ahtisari, si të dërguarin e tij të veçantë në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Pas

zhvillimit te bisedimeve dhe kontakteve brenda një periudhe dy vjeçare, ai do të dalë me

propozimin e tij lidhur me statusin e Kosovës. Sipas tij, Kosova duhej të bëhej një shtet i

pavarur nën mbikëqyrjen ndërkombëtare; duhej ngritur një komision për hartimin e një

projektkushtetute, e cila duhej miratuar brenda 120 ditëve nga 2/3 e Kuvendit të Kosovës;

mandate i UNMIK-ut duhej të përfundonte pas një periudhe transitore prej 120 ditësh dhe,

pas kësaj kohe, “i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv që i ishte dhënë UNMIK-ut

duhej të transferohej en bloc autoriteteve qeverisëse të Kosovës; duhej të organizoheshin

zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore jo më vonë se nëntë muaj nga hyrja në fuqi e

kushtetutës.296

Propozimet e Ahtisarit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në korrik 2007 ia përcolli

Këshillit të Sigurimit, të cilat u tërhoqën më vonë, pasi nga debatet e zhvilluara ishte e

qartë që ato nuk do të miratoheshin, për shkak të vetos që do të vinte Kina dhe Rusia.297

Ashtu si edhe parashihej ne rekomandimet e Ahtisarit, në nëntor të vitit 2007 në Kosovë,

do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet për pushtetin lokal. Parlamenti i

dalë nga këto zgjedhje më 17 shkurt 2008 do të shpallë Pavarësinë e Kosovës. Bashkësia

ndërkombëtare edhe pas shpalljes së pavarësisë ka qenë dhe është aktive në Kosovë. OKB,

UE dhe shumë organizma tjerë ndërkombëtarë janë angazhuar mjaft që ky proces të

zhvillohet drejt një zgjidhje paqësore.

295 Neni 11 i Rezolutws 1244 të Këshillit të Sigurimit. 296 Zaganjori, Z. (2012). Jurisprudencë dhe praktikë ndërkombëtare. Tiranë. Fq 27. 297 Po aty. Fq 27.

Page 137: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

137

4.6. Mosmarrëveshjet midis Kenisë dhe Etiopisë lidhur me tërheqjen

e saktë të vijës kufitare midis tyre

Jo gjithherë Këshilli i Sigurimit ka ushtruar funksionet dhe kompetencat e tij në

përputhje me dispozitat e Kartës. Kështu që ekzistojnë edhe raste kur Këshilli i Sigurimit

tejkalon kompetencat e tij me rastin e miratimit të një rezolute. Një rast i këtillë është edhe

rasti që kishte të bëjë me dhënien fund të mosmarrëveshjeve midis dy shteteve anëtare të

OKB-së, konkretisht midis Kenisë dhe Etiopisë. Rastin e këtillë po e ilustrojmë në vijim.

Mosmarrëveshja midis Kenisë dhe Etiopisë konsiston në qëndrimet e ndryshme që kanë

këto dy shtete anëtarë të OKB-së lidhur me vijën kufitare që i ndan ato. Këto qëndrime

kundërthënëse shpeshherë kanë kulminuar me incidente ushtarake në kufi dhe me akuza të

ndërsjella për cenim të sovranitetit territorial.

Me qëllim që t’u jepet fund grindjeve dhe që të parandalohet keqësimi i gjendjes midis

këtyre dy shteteve,Këshilli i Sigurimit më 15 korrik të vitit 2008 miratoi Rezolutën 1402

(2008). Vlen të theksohet se edhe pse rezoluta në fjalë u miratua me shumicën e duhur,

gjatë miratimit të saj nuk mori pjesë përfaqësuesi i Kinës. Sipas kësaj rezolute Këshilli i

Sigurimit kërkonte nga Etiopia dhe Kenia që të krijonin një gjykatë arbitrazhi deri më 31

dhjetor 2008. Po ashtu parashihej se vendimi që do të merrte kjo gjykatë do të kishte

karakter të detyrueshëm për palët.298

Pas miratimit të kësaj rezolute, palët në mosmarrëveshje janë takuar disa herë, por nga

bisedimet e zhvilluara në përmbushje të detyrimit nga Rezoluta 1402 (2008) nuk do të

shënohet asnjë hap në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët për krijimin e

gjykatës së arbitrazhit. Si vend i takimit të disahershëm të palëve ka qenë kryeqyteti

egjiptian, Kajro. Që takimet për zhvillimin e bisedimeve të zhvilloheshin në këtë qytet

kishin vendosur vetë palët. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet se që në fillim të

takimeve midis tyre vërehej një mosgatishmëri për arritjen e marrëveshjes në afatin e

paraparë. Ashtu edhe rezultoi, marrëveshje nuk u arrit, ndërsa Etiopia akuzoi Keninë për

zvarritje të bisedimeve dhe shkelje të Rezolutës 1402 (2008).

Në vijim, Franca që kishte luajtur një rol mjaft aktiv në miratimin e Rezolutë 1402

(2008), për t’i bërë presion Kenisë që të angazhohet seriozisht për krijimin e gjykatës së

arbitrazhit, i ndërpret asaj të gjitha ndihmat për zhvillim të ndërmarra në kuadër të

programeve të bashkëpunimit dypalësh (Francë- Kenia), ndërsa Kenia reagon ashpër ndaj

këtyre masave duke theksuar se Franca po shkel normat dhe parimet e të drejtës

ndërkombëtare dhe po ndërhyn në punët e brendshme të saj.299

298 Për më tepër shih rezolutën 1402 (2008) të Këshillit të Sigurimit. 299 Zaganjori, Xh. (2012). Jurisprudencë dhe praktikë ndërkombëtare. ADELPRINT.Tiranë. Fq 277.

Page 138: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

138

Meqë palët nuk po arrinin të krijonin një gjykatë arbitrazh, tensionet midis Etiopisë dhe

Kenias do të rezultojnë me luftë midis ushtrive të këtyre dy shteteve. Këshilli i

Sigurimit,duke u thirrur në Kartën e OKB-së, do të tentojë që të miratojë një Rezolutë të re

lidhur me këtë mosmarrëveshje dhe të dërgojë një forcë të armatosur të OKB-së, me qëllim

që situata mes këtyre dy shteteve të mos shkallëzohet dhe të marrë përmasat e një konflikti

më të gjërë. Megjithatë, një tentativë e këtillë e Këshillit të Sigurimit as që do të vendoset

në votim, sepse Rusia si një ndër anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, do të

deklarohet zyrtarisht se, nëse shtrohej në votim, kjo çështje do të shfrytëzonte të drejtën e

vetos.

Në drejtim të zhbllokimit të shqyrtimit të kësaj mosmarrëveshje, në kuadër të Kartës së

OKB-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, do të miratojë një Rezolutën 1999 (X) , të

datës 10 tetor 2009, me të cilën parashihej ndërprerja e menjëhershme e luftimeve, largimi

i forcave ushtarake në vendin e konfliktit si dhe dërgimin e një trupi paqeruajtësish, derisa

palët të gjenin një zgjidhe përfundimtare për të mbyllur armiqësitë midis tyre lidhur me

mosmarrëveshjen në fjalë. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme, në realitet do të

reflektojë vullnetin e përgjithshëm, që mbizotëronte në mesin e shumicës së anëtarëve të

Këshillit të Sigurimit për një veprim sa më të shpejtë, në mënyrë që gjendja në zonën

kufitare të këtyre dy shteteve mos të marrë përmasat e zgjerimit të luftimeve në një territor

më të gjerë, saqë do të vihej në pikëpyetje autoriteti i Organizatës që këtë mosmarrëveshje

përsëri ta vendosë për zgjidhje në kuadër të mekanizmave në të cilat thirret Karta e OKB-

së.

Këshilli i Sigurimit, duke u thirrur se ishte autoriteti i vetëm nën kompetencën e të cilit

mund të angazhoheshin forca të armatosura në kuadër të OKB-së për qëllime paqeruajtëse

në shtetet, në të cilat kishte konflikte që rrezikonin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, do

të kundërshtojë Rezolutën 1999(X) të Asamblesë së Përgjithshme dhe do ta konsiderojë atë

si jo të ligjshme, pasi bie ndesh me Kartën.

Duke shqyrtuar këtë rast, në njërën anë, mund të konstatojmë se gjatë miratimit të

Rezolutës 1402 (2008) nga ana e Këshillit të Sigurimit, Këshilli i Sigurimit ka miratuar një

Rezolutë me anë të së cilës detyron Etiopinë dhe Kenian për zgjidhje të mosmarrëveshjes

midis tyre, duke ngritur një gjykatë arbitrazhi. Për më tepër, KS, urdhëron palët që në një

afat kohor të përcaktuar në Rezolutë, të arrijnë një marrëveshje për konstituimin e një

gjykate të tillë, vendimet e së cilës do të kishin karakter obligativ. Në anën tjetër duke

analizuar dispozitat e Kartës se OKB-së, Këshilli i Sigurimit, është i autorizuar që vetëm

t’u rekomandojë palëve procedura apo mjete, nëpërmjet të cilave do të zgjidhin

mosmarrëveshjet midis tyre. Pra, ky organ nuk mund t’i detyrojnë palët se në ç’formë të

zgjidhin mosmarrëveshjet që shfaqen midis tyre. Gjithashtu, Karta e OKB-së, nuk përmban

ndonjë dispozitë në të cilën autorizon Këshillin e Sigurimit që shteteve palë në një

mosmarrëveshje ndërkombëtare t’iu përcaktojë një afat kohor për të përfunduar bisedimet

lidhur me ndonjë çështje. Nga kjo mund të konkludojmë se lidhur me këtë rast, Këshilli i

Sigurimit ka tejkaluar autorizimet e vete që i përcakton Karta e OKB-së dhe, si e këtillë,

Page 139: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

139

kjo rezolutë duhet konsideruar si e paligjshme dhe në kundërshtim me normat e së drejtës

ndërkombëtare.

4.7. Roli i Asamblesë së Përgjithshme në zgjidhjen paqësore

të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

Funksionet dhe kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme rreth zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve dhe parandalimit të konflikteve, janë të përfshirë në Kreun VI të Kartës.

Sipas neneve të Kreut VI të Kartës, Asambleja e Përgjithshme inter aliea është e

autorizuar: për të diskutuar çdo situatë ose çështje që hyn në kuadrin e Kartës, ose që ka të

bëjë me kompetencat dhe funksionet e çfarëdo organi të parashikuar në Kartën e OKB-

së,300 duke përfshirë edhe çështjet dhe situatat që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe

sigurimit ndërkombëtar, që mund të shtrohet para saj nga çdo shtet anëtar ose nga Këshilli i

Sigurimit, ose nga shtet që nuk është anëtar i Organizatës.301 Gjithashtu, Asambleja e

Përgjithshme mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për situate që mund të

krijojnë rrezik për paqen dhe sigurimin ndërkombëtar.302

Asambleja e Përgjithshme, duke u thirrur në parimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve

në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, nxit studime dhe bën

rekomandime me qëllim që: të zhvillojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën politike

dhe të inkurajojë zhvillimin progresiv të së drejtës ndërkombëtare dhe kodifikimin e saj.303

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu mund të rekomandojë masa për të siguruar

rregullimin paqësor të çdo situate, nga të cilat mund të dëmtohet, para së gjithash,

mirëqenia e përgjithshme e në disa raste edhe të dëmtohen marrëdhëniet midis shteteve.304

Në kësi situatash, Asambleja e Përgjithshme në kuadër të kompetencave që i jepen sipas

Kartës, ushtron funksionin e saj në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe

parandalimit të konflikteve.

Pra, Asambleja e Përgjithshme, duke u bazuar në nenin 10 të Kartës, mund të diskutojë

për çdo rast ose situatë dhe mund të bëjë rekomandime të anëtarët e OKB-së ose në

Këshillin e Sigurimit për çdo çështje, përjashtuar vetëm rastet në të cilat Këshilli i

Sigurimit në kuadër të kompetencave që i jepen sipas Kartës është i angazhuar. Në kësi

çështjesh Asambleja e Përgjithshme nuk duhet të bëjë asnjë rekomandim dhe për

mosmarrëveshjet ose situatat e tilla, Asambleja e Përgjithshme mund të kyçet, vetëm nëse

një gjë e tillë i kërkohet nga Këshilli i Sigurimit.

300 Neni 10 i Kartës së OKB-së. 301 Po aty, neni 11, paragrafi 2. 302 Po aty, neni 11, paragrafi 3. 303 Po aty, neni 13, paragrafi 1. 304 Po aty, neni 14.

Page 140: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

140

Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme, të parapara sipas nenit 10 të Kartës së

OKB-së, tregojnë fuqinë e këtij organi për të diskutuar dhe për dhënë rekomandime për

çështje që lidhen me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas nenit

11, paragrafi 2 të Kartës, Asambleja e Përgjithshme, jo vetëm që është e autorizuar për të

diskutuar lidhur me çdo situatë ose çështje që ka të bëjë me ruajtjen e paqes dhe të

sigurimit ndërkombëtar, por edhe për të luajtur një rol aktiv në koordinimin e aktiviteteve

të ndryshme në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, që shfaqen midis

shteteve. Duhet të kihet parasysh edhe ajo se gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj

Asambleja e Përgjithshme duhet që t’i përmbahet autorizimeve që i jepen sipas Kartës dhe

mos t’i tejkalojë autorizimet e saj.

Rëndësia që ka Asambleja e Përgjithshme në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve,

funksionet e këtij organi sipas Kartës, përfshihen në nenin 10, 11, 13 dhe 14 të Kartës se

OKB-së. Prandaj, më poshtë do të analizojmë për specifikat e çdo neni që ka të bëjë me

fushën e kompetencave dhe autorizimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Neni 11, paragrafi 2 i Kartës së OKB-së, i njeh të drejtën Asamblesë së Përgjithshme

për të diskutuar për të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe sigurimit

ndërkombëtar dhe që ngrihen aty nga cilido anëtarë i Organizatës ose nga Këshilli i

Sigurimit. Gjithashtu, në kuadër të këtij neni në paragrafin 3, theksohet edhe ajo se

Asambleja e Përgjithshme mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për situata,

që mund të krijojnë rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në situate të ndryshme,

Asambleja e Përgjithshme ka ushtruar gjerësisht këto kompetenca që i njihen saj nga Karta,

duke miratuar një numër të madh të rezolutave apo duke i tërhequr vëmendjen Këshillit të

Sigurimit për situate në të cilat është konsideruar paqja dhe sigurimi ndërkombëtar.

Siç vërehet, roli i Asamblesë së Përgjithshme në drejtim të zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshjeve, nuk është funksion qendror i saj, por megjithatë ajo ka luajtur një rol të

rëndësishëm në këtë drejtim. Nga veprimtaria e deritanishme për kontributin që ka dhënë

Asambleja e Përgjithshme shihet edhe nga ajo se ky organ, disa herë ka thirrur sesione të

veçanta dhe atë në shumë raste. Asambleja e përgjithshme është mbledhur në sesione me

karakter të këtillë për çështjen e Palestinës gjatë vitit 1947 dhe 1948, në të cilat sesione

është debatuar kjo çështje; për Tunizinë në vitin 1961, për Namibinë në vitin 1986 etj.

Asambleja e Përgjithshme me Këshillin e Sigurimit shpërndajnë kompetencat mes tyre

duke ndërvepruar njëri me tjetrin. Kjo vërehet edhe në kuadër të Kartës, Karta e OKB-së

ne nenin 11, paragrafi 3 e bën të qartë këtë ndarje të kompetencave midis këtyre dy

organeve, ku Asambleja e Përgjithësie mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit

kur e sheh se paqja dhe sigurimi ndërkombëtar rrezikohen. Natyrisht një intervenim i

këtillë i Asamblesë së Përgjithshme është në kuadër të funksionit që ka ky autoritet sipas

nenit 10 të Kartës, ku përveç që është një organ që duhet të kujdeset për ruajtjen e paqes

dhe sigurisë ndërkombëtare, ajo duhet të kujdeset dhe të luajë një rol në drejtim të

parandalimit të konflikteve dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve që shfaqen midis

shteteve. Është me rëndësi të thuhet edhe ajo se Këshilli i Sigurimit në kësi situatash duhet

Page 141: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

141

të tërheqë çdo kufizim, nëse Asambleja e Përgjithshme miraton ndonjë rezolutë, në të cilën

jep rekomandime që kanë të bëjnë me ndonjë çështje ose mosmarrëveshje.

Si dy organe të cilat bashkëpunojnë ndërmjet tyre, është me rëndësi të theksohet edhe

ajo se Asambleja e Përgjithshme njoftohet për çdo çështje që ka të bëjë me Këshillin e

Sigurimit dhe, me të cilën Këshilli i Sigurimit ka pushuar të merret.

Në nenin 12 paragrafi 2, gjithashtu theksohet se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me

pëlqimin e Këshillit të Sigurimit, vë në dijeni Asamblenë e Përgjithshme gjatë çdo sesioni

për çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes, dhe sigurimit ndërkombëtar në këtë

drejtim edhe me çështjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme

në mes shteteve, me të cilat merret Këshilli i Sigurimit.305

Në lidhje me çështjen e ndërlidhjes ndërmjet Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit

të Sigurimit, që ka të bëjë me përgjegjësinë e këtyre dy organeve të OKB-së, në ruajtjen

e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë

paqësore si dhe kompetencat që ka Asambleja e Përgjithshme për të diskutuar për çështje

të ndryshme, që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar, sidomos për

të bërë rekomandime në lidhje me situatat me karakter të këtillë, është e arsyeshme të

përmenden iniciativa për themelimin e Komitetit të Përkohshëm në vitin 1947 nga

Asambleja e Përgjithshme dhe miratimi i rezolutës “ Të Bashkuar për Paqe” në vitin 1950.

Komiteti i Përkohshëm nga Ansambleja e Përgjithshme me rezolutën e datës 13 nëntor

1947, ndihmon Asamblenë e Përgjithshme gjatë periudhës kur Asambleja e Përgjithshme

mbyll sesionet e saj. Pra, Komiteti i Përkohshëm në periudhën në mes sesioneve ndihmon

Asamblenë e Përgjithshme në shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me rregullimin

paqësorë të mosmarrëveshjeve të ndryshme. Në hapjen e sesioneve të Asamblesë së

Përgjithshme, ai raporton para Asamblesë së Përgjithshme për këto çështje dhe shfaq para

saj edhe konkluzionet e tij për këto çështje. Parë nga ky prizëm, mund të thuhet se ky

Komitet i lehtëson Asamblesë së Përgjithshme në kryerjen efektive të detyrave të saj të

përcaktuara sipas Kartës. Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme në këtë Komitet kanë nga

një anëtarë. Ky Komitet, gjithashtu ndihmon Asamblenë e Përgjithshme, kur ndonjë rast

lidhur me ndonjë mosmarrëveshje i është lënë për trajtim Asamblesë së Përgjithshme nga

Këshilli i Sigurimit, i cili nuk ka arritur që ta trajtojë për shkak të vendosjes së vetos nga

ndonjëri prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Komiteti i Përkohshëm, ndihmon Asamblenë e Përgjithshme në përgatitjen e studimeve

dhe situatave të ndryshme dhe bën rekomandime për bashkëpunimin ndërkombëtar në

fushën politike, duke u mbështetur ne nenin 11, paragrafi 1 dhe neni 13, paragrafi 2, të

Kartës së OKB-së. Në këtë drejtimi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke u

mbështetur në raportet që janë paraqitur para saj nga Komiteti i Përkohshëm.

305 Neni 12, paragrafi 2 i Kartës së OKB-së.

Page 142: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

142

Një hap tjetër që tregon për rëndësinë dhe kontributin e Asamblesë së Përgjithshme, që

ajo jep në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, të cilat rezultojnë midis

shteteve, është edhe miratimi nga ky organ i rezolutës “Të Bashkuar për paqe” e vitit 1950.

Në bazë të rezolutës 377 (V), të 3 nëntorit të vitit 1950 (Të bashkuar për paqe),

Asambleja e Përgjithshme mund të shqyrtojë dhe të rekomandojë përdorimin e forcave të

armatosura në rast të cenimit të paqes ose të ndonjë akti të agresionit, nëse për shkak të

mungesës së unitetit të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (për shkak të

përdorimit të “vetos”) ky s’ka qenë në gjendje të vepronte.306 Në këso rastesh Asambleja e

Përgjithshme mund të mblidhet në një sesion të ngutshëm special brenda 24 orësh, me

kërkesën e nëntë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ose të shumicës së shteteve anëtare të

Kombeve të Bashkuara.307Asambleja mund të shqyrtojë në këto rastesh raportin lidhur me

situatën në hapësirën, ku tensioni ndërkombëtar rrezikon paqen dhe sigurimin

ndërkombëtar, masat që mund të përdoren bashkërisht për ruajtjen dhe forcimin e paqes e

të sigurimit ndërkombëtar.308 Duke u thirrur në këtë rezolutë, Asambleja e Përgjithshme ka

ndërmarrë masa për vendosjen e armëpushimit në zonën e Kanalit të Suezit, në kohën e

konfliktit ndërmjet Izraelit, Egjiptit, Francës dhe Britanisë së Madhe në vitin 1956, me

ç’rast Këshilli i Sigurimit nuk qe në gjendje t’i përmbushte detyrimet e veta për shkak të

“vetos”. Asambleja e Përgjithshme më atë rast mori vendimin për krijimin e forcave të

ngutshme për garantimin e paqes në këtë rajon. Njëjtë, Asambleja e Përgjithshme pati

vendosur të ndërmerreshin masa ushtarake për të ndihmuar ruajtjen e së drejtës dhe të

rendit edhe në Kongo në vitin 1960.309

Në bazë të rezolutës, gjithashtu është krijuar një komision për vëzhgimin e paqes, i cili

duhet të vëzhgojë dhe t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme mbi situatat në zonat, në të

cilat ekziston tension ndërkombëtar, vazhdimi i së cilës ka gjasa të rrezikojë ruajtjen e

paqes dhe sigurimit ndërkombëtar. Gjithashtu kjo rezolutë, krijon edhe një Komitet të

përbashkët, i cili duhet të studiojë çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë rreth aplikimit të

metodave, me anë të të cilave duhet vepruar dhe t’i raportojë Këshillit të Sigurimit ose

Asamblesë së Përgjithshme. Në shumë raste në të cilat është rrezikuar paqja dhe sigurimi

ndërkombëtar, por në të cilat Këshilli i Sigurimit ka qenë i pafuqishëm që të veprojë për

shkak të bllokimit nga anëtarët e përhershëm të tij, ka vendosur të thirrë seancë të

jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme, për të diskutuar për këto çështje dhe për

t’i marrë në konsideratë ato.

Për angazhimin dhe aktivitetet që ndërmerr Asambleja e Përgjithshme në drejtim të

zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, tregon qartë edhe miratimi i rezolutave të

ndryshme, që ka sjellë ky organ duke u mbështetur edhe në nenin 14 të Kartës së OKB-së.

306 Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike.Universiteti i Prishtinës.Prishtinë. Fq 333. 307 Po aty, fq 333. 308 Po aty, fq 333. 309 Po ay, fq 333.

Page 143: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

143

Në nenin 14 të Kartës së OKB-së, përshkruhen funksionet specifike që ka Asambleja e

Përgjithshme. Sipas këtij neni, Asambleja e Përgjithshme mund të rekomandojë masa për

të siguruar rregullimin paqësor të çdo situate, cilado qoftë origjina e saj, kur asaj i duket se

dëmton të mirën e përgjithshme ose rrezikon marrëdhëniet miqësore midis kombeve, duke

përfshirë edhe situatat që lindin nga shkelja e dispozitave të Kartës, në të cilën shtjellohen

qëllimet dhe parimet e OKB-së. Duke u thirrur në këtë nen, Asambleja e Përgjithshme më

8 dhjetor 1946, miratoi rezolutën 44(I) me titull “Trajtimi i Indianëve në Unionin e Afrikës

së Jugut” Kjo rezolutë, është përfshirë në rendin e ditës në Asamblenë e Përgjithshme me

kërkesë të delegacionit të Indisë. Rezoluta është mjaft e shkurtër dhe përbëhet nga tre pika.

Më këtë rezolutë, Asambleja e Përgjithshme, kërkon që trajtimi indianëve në Unionin e

Afrikës se Jugut duhet të jetë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, sipas

marrëveshjeve të cilat janë lidhur nga qeveritë e këtyre dy shteteve, Unionit të Afrikës së

Jugut dhe Indisë, dhe në përputhje me dispozitat e Kartës së OKB-së. Gjithashtu, nëse nuk

respektoheshin detyrimet që shtetet kishin marrë mbi vete me anë të marrëveshjeve

ndërkombëtare, Asambleja e Përgjithshme vente në dijeni se marrëdhëniet miqësore

ndërmjet tyre mund të dëmtoheshin edhe më tej. Prandaj, ajo lidhur me këtë rast kërkoi

qeveritë e këtyre dy shteteve të raportojnë para saj në seancën në vazhdim lidhur me

ndërmarrjen e masave në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje.310

Duke u nisur nga këto që parashtruam më lart, mund të konkludojmë lehtë se Asambleja

e Përgjithshme sot në botë, jo vetëm që jep një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes

dhe sigurisë ndërkombëtare,, por dhe në mjaft situata të ndryshme lidhur me

mosmarrëveshje të ndryshme që janë shfaqur midis shteteve, ajo ka luajtur një rol të

rëndësishëm në drejtim të zgjidhjes paqësore të këtyre mosmarrëveshjeve.

Për rolin dhe rëndësinë që ka Asambleja e Përgjithshme, tregon edhe ajo se ky organ ka

miratuar edhe disa rezoluta, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kështu, Asambleja e Përgjithshme më 28 prill të vitit

1949, ka miratuar Aktin e rishikuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. Edhe Deklarata e Manilas, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare, e vitit 1982, erdhi si rezultat i punës dhe angazhimit të Asamblesë së

Përgjithshme në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.

Deklarata e Manilas, për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare e 15

nëntorit të vitit 1982, në nenin II, paragrafi 1 thekson se shtetet palë në një mosmarrëveshje

duhet t’i përdorin dispozitat në përmbajtje të Kartës së OKB-së, duke përfshirë këtu edhe

procedurat dhe mjetet e parashikuara në të njëjtën, dhe në veçanti kapitullin VI të Kartës,

në lidhje me rregullimin paqësor të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare .311 Për më tepër, kjo

Deklaratë iu drejtohet shteteve që në pajtim me Kartën e OKB-së, duhet të kenë parasysh

310 Shih rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 44(I), të datës 8 dhjetor 1946,në

http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=A/RES/44(I)&Lang=E&Area=RESOLUTION 311 Deklarata e Manilas mbi zgjidhjen paqësoret të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare neni II,

paragrafi 1.

Page 144: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

144

rekomandimet që jep Asambleja e Përgjithshme nëpërmjet rezolutave të saj në pajtim me

nenin 11 dhe 12 të Kartës, që ka të bëjë me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. Në të njëjtin nen, në paragrafin 3, të Deklaratës gjithashtu ceket roli dhe

rëndësia e Asamblesë së Përgjithshme në fushën e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare dhe i bën thirrje Asamblesë së Përgjithshme, që në mënyrë efektive të

përmbushë funksionin e saj.312

Roli dhe rëndësia e Asamblesë së Përgjithshme në drejtim të zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare tregohet edhe në raportet e Sekretarit të Përgjithshëm të

OKB-së të vitit 1989 dhe 1990.313 Duke pasur parasysh, aktivitetet e shumta të Asamblesë

së Përgjithshme, rezolutat dhe deklaratat e ndryshme të miratuara prej saj në drejtim të

zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, lirisht mund të konstatojmë se

Asambleja e Përgjithshme, si organ në të cilin të gjithë shtetet anëtare janë të përfaqësuara,

është një organ mjaft i aftë që të japë kontribut të madh në kohë krizash dhe të menaxhojë

me sukses konflikte të ndryshme në drejtim të parandalimit të tyre dhe zgjidhjes paqësore

të këtyre konflikteve. Në këtë drejtim, Asambleja e Përgjithshme e ka treguar veten e saj

në shumë raste duke miratuar rezoluta të ndryshme dhe si e këtillë ajo bashkë me Këshillin

e Sigurimit po kryen një mision të madh në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurimit

ndërkombëtar.

4.8. Roli i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në zgjidhjen paqësore

të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

Një rol tjetër të rëndësishëm, në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në

zgjidhjen e paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, jep edhe Sekretari i

Përgjithshëm i kësaj Organizate. Neni 97 i Kartës së OKB-së, Parashikon që: “ Sekretariati

përbëhet nga një Sekretar i Përgjithshëm dhe nga personeli që ka nevojë Organizata. 314

Sekretari i përgjithshëm është funksionari më i lartë i Organizatës. Në nenin 98, të Kartës

përcaktohen detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm jo vetëm në kuadër të kompetencave që i

jepen atij sipas Kartës, por edhe për të kryer funksione tjera, të cilat i besohen atij nga

Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme, që kanë të bëjnë me zgjidhjen paqësore

të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Neni 99 i Kartës, Sekretarit të Përgjithshëm edhe më

tej avancon rolin dhe kompetencat e tij në lidhje me zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, duke siguruar se “Sekretari i Përgjithshëm, mund të

312 Po aty, neni II, paragrafi 3. 313 See Official Records of the General Assambly. Forty-fourth Session, Supplement No. 1 (a/44/1. 314 Neni 97 i Kartës së OKB-së.

Page 145: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

145

tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për çdo çështje që, sipas mendimit të tij,

kërcënon ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.315

Kështu, Asambleja e Përgjithshme, në vitin 1954, me çështjen që kishte të bëjë me

burgosjen e aviatorëve amerikanë, mundësinë për të hetuar zgjidhjen e këtij rasti ia la

Sekretarit të Përgjithshëm dhe krijoi një precedent që është aplikuar në shumë raste më

vonë.316 Në rezolutën e tij rreth krizës së shkaktuar nga paraburgimi i stafit diplomatik dhe

konzulor të SHBA-ve në Teheran, Këshilli i Sigurimit i bëri thirrje Iranit që të lirojë

personelin e ambasadës menjëhrë dhe kërkoi nga Sekretari i Përgjithëshëm që nëpërmjet

“shërbimeve të mira”, të kontribojë për të zbatuar menjëherë këtë rezolutë.317 Në bazë të

mandatit të tij për të marrë të gjitha masat e duhura për këtë qëllim, Sekretari i

Përgjithshëm, Waldheim, së pari vizitoi Teheranin, dhe më pas formoi një komision për të

hetuar këtë rast.318 Komisioni nuk ishte në gjendje për të zgjidhur krizën, port ë paktën

majti kontakte, duke demonstruar se kur kërkohen shërbimet e mira, Sekretari i

Përgjithshëm parapëlqen të ndërmarrë masa të mëdha, për të qenë sa më diskret dhe

mundët nëse ka nevojë të themelojë organe ndihmëse.319

4.9. Funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm në zbatimin e rezolutave

të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme në fushën

e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm, në bazë të kompetencave që i jepen sipas Kartës dhe mjeteve

që ka në dispozicion, ofron ndihmë për të gjithë organet e OKB-së dhe lehtëson punën e

tyre në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve të ndryshme, që shfaqen midis

shteteve.

Në lidhje me këtë, sipas nenit 98 të Kartës, Sekretari i Përgjithshëm kryen funksione

teknike dhe jep kontribut të rëndësishëm për organet tjera të Organizatës, të cilat janë të

përfshira në zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshje ndërkombëtare.

Më poshtë, nëpërmjet shembujve, po paraqesim funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm

në drejtim të zbatimit të rezolutave të ndryshme, që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe

sigurisë ndërkombëtare dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

315 Neni 99 I Kartës së OKB-së. 316 J. G. Merrilles (2005). International dispute settlement. Cambridge University Press. Cambridge.

Fq 244. 317 Po aty, fq 244. 318 Po aty, fq 244. 319 J. G. Merrilles (2005). International dispute settlement. Cambridge University Press. Cambridge.

Fq 244.

Page 146: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

146

Në janar të vitit 1980, pak pas pushtimit të Afganistanit nga ana e Bashkimit Sovjetik,

Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm që

nëpërmjet “parimit të shërbimit të mirë”, të veprojë dhe të marrë parasysh situatën e

krijuar. Kjo ishte rezoluta e parë, nga një numër i rezolutave që kishin të bënin me këtë

çështje, e cila shtyu Sekretarin e Përgjithshëm, që të caktojë njërin nga vartësit e tij, Diego

Cordovez të shërbejë si përfaqësues i tij personal në bisedimet mes Pakistanit, Bashkimit

Sovjetik dhe Afganistanit në procesin e largimit të trupave sovjetike nga territori i

Afganistanit.320 Për të arritur një marrëveshje mes tyre, palët do të takohen disa herë si në

Kabul, Islamabad dhe Gjenevë. Megjithatë, palët me vështirësi përparonin drejt marrjes së

një vendimi, kjo dhe si rezultat i mungesës se udhëheqësisë së rezistencës afgane në këto

bisedime. Sidoqoftë, një vendim u mor në vitin 1989 dhe me këtë do të kemi edhe

tërheqjen e trupave sovjetike nga Afganistani.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në

konfliktin e Indisë dhe Pakistanit për Kashmirin në vitin 1965. Lidhur me këtë rast,

Këshilli i Sigurimi do të kërkojë nga Sekretari i Përgjithshëm që të angazhohet me çdo

mjet që posedon në drejtim të shuarjes së këtij konflikti. Ngjashëm është vepruar edhe në

raste të tjera, si për shembull, në rastin me Ishujt Falkland, Këshilli i Sigurimit me

rezolutën e majit të vitit 1982, kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm që të fillojë menjëherë

kontaktet me Argjentinën dhe Britaninë e Madhe, me qëllim që të bisedohen kushtet për

vendosjen e armëpushimit nga të dyja palët.321 Edhe me rezolutën 598, të vitit 1987, të

Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm merr autorizime për të ndihmuar bisedimet

e armëpushimit në luftën ndërmjet Irakut dhe Iranit.322 Edhe për situatat në Qipro,

Kampuche, Saharën Perëndimore, Namibi, Këshilli i Sigurimit ka miratuar një numër të

madh rezolutash ku roli i Sekretarit të Përgjithshëm nuk ka qenë pa rëndësi.

Në rastet e konflikteve të armatosura, është e mundur që Sekretari i Përgjithshëm të

ndërmarrë veprime të caktuara, me qëllim që t’i përmbajë palët dhe të kufizojë zgjerimin e

konfliktit.323 Prandaj, gjatë luftës në Irak, Irani kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të hetojë mbi

përdorimin e armëve kimike nga forcat irakiane. Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm

caktoi një grup, që do të merrej me hetimin e këtij rasti. Rezultatet e këtij hetimi

konfirmuan se armët kimike ishin përdorur dhe ishin bazë që Këshilli i Sigurimit të

dënonte këtë akt për përdorimin e armëve të tilla.324

Në drejtim të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, Sekretari i

Përgjithshëm, cakton edhe përfaqësues të veçantë, të cilët do të merren me një çështje. Ky

mund të jetë përfaqësues i Organizatës ose i ndonjë shteti të caktuar, por që vepron në

320 Po aty, 244. 321 Shih rezolutën 505(1982) të Këshillit të Sigurimit në,

http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=S/RES/505(1982) 322 Shih rezolutën 598(1987) të Këshillit të Sigurimit në,

http://ëëë.un.org/ga/search/vieë_doc.asp?symbol=S/RES/598(1987) 323 J. G. Merrilles (2005). International dispute settlement. Cambridge University Press. Cambridge.

Fq 245. 324 Po aty, fq 245.

Page 147: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

147

emër të Sekretarit të Përgjithshëm. Kështu në vitin 1965, kur në Republikën Domenikane

kishin shpërthyer luftimet, Sekretari i Përgjithshëm do të kërkojë nga SHBA-të, që

nëpërmjet “shërbimeve të mira” të nxisë palët kundërshtare, që të marrin parasysh thirrjen

e Këshillit të Sigurimit për një armëpushim të mundshëm.325 Sekretari i Përgjithshëm i

OKB-së, ka caktuar persona të posaçëm edhe për Kosovën.

Pra, Sekretari i Përgjithshëm, përveç që jep ndihmën e tij në drejtim të ruajtjes së paqes

dhe sigurisë dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, natyrisht ai luan dhe një rol të

rëndësishëm në këtë proces. Funksionet e tilla përfshijnë: diskutimet me palët, aktivitetet e

ndryshme në drejtim të grumbullimit të provave dhe fakteve, zhvillimi i bisedimeve lidhur

me zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje ose zbatimin e saj, etj. Në këtë drejtim, ai këto

funksione i përmbush vetë ose nëpërmjet ndonjë përfaqësuesi që e autorizon vetë ai.

4.10. Funksionet dhe roli i Sekretarit të Përgjithshëm të bazuara

në kompetencat e tij dhënë shprehimisht sipas Kartës

Sipas nenit 98 të Kartës, Sekretari i Përgjithshëm “i paraqit Asamblesë së Përgjithshme

raport vjetor Për Punën e Organizatës”. Raporti Vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm është

dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme gjatë sesionit të gjashtëdhjeteshtatë të saj.

Në raportet që paraqet para Asamblesë së Përgjithshme, zakonisht shënohen aktivitetet

e ndryshme që ka ndërmarrë Organizata dhe bëhet një vlerësim i punës së organeve të

Organizatës, si Këshilli i Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme, Sekretarit të përgjithshëm,

në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm

gjithashtu sugjeron edhe mënyra dhe mjete, që duhen të ndërmerren nga këto organe në

drejtim të funksionimit sa më efikas të punës së tyre, në drejtim edhe të zgjidhjes paqësore

të mosmarrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare. Ky sistem raportimi, që parashihet në

kuadër të Kartës, i mundëson Sekretarit të Përgjithshëm, që roli i tij në zgjidhjen paqësore

të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të jetë më i fuqishëm dhe i jep atij fuqinë që të ndjekë

zbatimin e rezolutave të ndryshme të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së

Përgjithshme.

Kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, të parapara në nenin 99 të Kartës së OKB-së,

kryesisht janë në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Mirëpo, nëse

analizohet mirë përmbajtja e këtij sipas të cilit Sekretari i Përgjithshëm, mund të sjellë në

vëmendje të Këshillit të Sigurimit ndonjë çështje, që sipas mendimit të tij mund të

kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, atëherë lehtë konstatohet se Sekretari i

325 Consideration of questions under the Council’s responsibility for the maintenance of international

peace and security, fq 149.http://www.un.org/en/sc/repertoire/64-65/64-65_08.pdf

Page 148: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

148

Përgjithshëm sa i takon zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare luan një

rol të fuqishëm.

Kështu, gjatë krizës në Libi gjatë vitit 2011, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke u

thirrur në kompetencat e tji të bazuara në Kartë, ka luajtur një rol të madh në drejtim në

zgjidhjen e kësaj krize. Prioritet i Sekretarit të Përgjithshëm gjatë kësaj krize ka qenë

trajtimi i kësaj çështje, me mjete paqësore, nëpërmjet dialogut. Për këtë qëllim, Sekretari i

Përgjithshëm emëroi të dërguarin e posaçëm për Libinë Khatib, i cili disa herë vizitoi

Tripolin dhe Bengazin, me qëllim që gjakderdhjet dhe jetët e njerëzve të mos rrezikohen

më tej dhe çështja të trajtohet nëpërmjet mjeteve që parasheh Karta e OKB-së. Në këtë

drejtim edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm disa herë ka mbajtur kontaktet me autoritetet e

Libisë për të sjellë këtë krizë në një zgjidhje harmonike dhe paqësore.326

Roli i Sekretarit të Përgjithshëm në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare dhe kompetencat që i jepen ati në bazë të nenit 99 të Kartës së OKB-së,

shihen edhe në raporte të ndryshme vjetore, të cilat Sekretari i Përgjithshëm i ka paraqitur

para Asamblesë së Përgjithshme për punë e Organizatës. Edhe Deklarata e Manilas e vitit

1982 mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në pjesën e dytë II, pika

6 thekson:

“ Sekretari i Përgjithshëm duhet që plotësisht t’i zbatojë dispozitat e Kartës së OKB-së

që kanë të bëjnë me përgjegjësitë që i besohen. Sekretari i Përgjithshëm mundet para

Këshillit të Sigurimit të nxjerrë çdo lloj pyetje që , sipas mendimit të tij, mund të rrezikojë

ruajtjen e paqes dhe Sigurisë ndërkombëtare. Ai i kryen edhe të gjitha funksionet tjera të

cilat mund t’i besohen nga ana e Këshillit të Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme .

Raportet në lidhje me këtë përgatiten çdoherë kur kjo kërkohet nga ana e Këshillit të

Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme. Apelon te të gjitha shtetet, në frymën e vullnetit të

mirë t’i respektojnë dhe përparojnë dispozitat nga Deklarata aktuale në zgjidhjen

paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”327

Në këtë frymë, Sekretarit të Përgjithshëm i jepet një rol i madh për kryer sa më

efikasitet funksionet që i jepen atij në bazë të nenit 99 të Kartës së OKB-së, për të

ndihmuar në zgjidhjen paqësore të një mosmarrëveshjeje ndërkombëtare apo për të marrë

masa për të parandaluar përkeqësimin e një situate në ndonjë shtet.

Përveç rastit që përmendëm pak më lartë, krizën në Libi, aktivitetet e Sekretari i

Përgjithshëm, duke u thirrur në nenin 99 të Kartës, mund të ilustrohen edhe në veprime

tjera që ka ndërmarrë Sekretari i Përgjithshëm si në situatën në mes SHBA-ve dhe Iranit në

vitin 1979, situatën në mes Irakut dhe Iranit në vitin 1980, situatën në Bejrut gatë vitit

1989. Në mesin e shembujve të fundit mund të përmendet edhe veprimi i tij ne lidhje me

situatën në Siri.

326 Një qëndrim të këtillë ka mbajtur OKB-ja gjatë krizës në Libi. Kjo shihet në intervistën e dhënë të

Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për “ Zerin e Rusisë” më 6 korrik 2011. 327 Pjesa II, pika 6 e Deklaratës së Manilas mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare.

Page 149: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

149

Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare në ditët e tona ka marrë një

dimension të ri. Metodat në fushën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të

aplikuara nga OKB-ja reflektojnë ndryshe nga e kaluara. Në këtë drejtim prirjet drejt

zgjerimit të rolit të Sekretarit të Përgjithshëm, në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

të ndryshme ndërkombëtare, janë më se evidente.

Siç cekëm më lart, në bazë të Deklaratës së Manilas mbi zgjidhjen paqësore të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të vitit 1982, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i

jepet një hapësirë e madhe për të vepruar, sidomos për të ndërmarrë veprime të caktuara,

kur e sheh të nevojshme se cenohet paqja ndërkombëtare. Në këto raste, parandalimi i

konflikteve, respektivisht ndërhyrja e tij për të parandaluar një konflikt, është më se e

nevojshme. Në raste të shumta, të cilat janë përmendur edhe me lart, shihet qartë se

Sekretari i Përgjithshëm, ka kontribuar mjaft që situatat të mbikëqyren dhe mos të marrin

përmasa, në të cilat do të rrezikohej paqja dhe siguria ndërkombëtare, duke i drejtuar ato

drejt një zgjidhje paqësore.

Page 150: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

150

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare është njëra nga çështjet më të

debatueshme në ditët e sodit. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se idetë dhe përpjekjet për të

vënë në funksion diplomacinë dhe mekanizmat e tjerë jashtë përdorimit të forcës dhe

kërcënimit me forcë, kanë një histori të shkurtër. Këto teknika dhe institucione të cilat

kanë për qëllim zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, shumica e të

cilave ka një histori mbi njëqindvjeçare, me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë kanë

arritur të fitojnë rëndësi. Në të vërtetë, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare bën pjesë në parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare. Ky parim është

afirmuar me një numër të madh të akteve ndërkombëtare, duke filluar nga Konventa e

Hagës mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare e vitit 1899 dhe 1907 e

deri te Karta e OKB-së e vitit 1945.

Parimi i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare është në lidhshmëri të

ngushtë me parimet tjera të së drejtës ndërkombëtare. Në përputhje më këtë, shtetet në

marrëdhëniet e tyre me shtetet tjera, duhet të rezervohen nga kërcënimi me forcë ose

përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të cilitdo

shtet; shtetet duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore,

në mënyrë që paqja ndërkombëtare dhe siguria si dhe e drejta të mos rrezikohen; shtetet

duhet të përmbahen nga intervenimi në çështjet që bien brenda juridiksionit të brendshëm

të ndonjë shteti; shtetet duhet të bashkëpunojnë në marrëdhëniet midis tyre në përputhje

më Kartën. Gjithashtu, parimi i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

konsiston edhe në respektimin e barazisë në të drejta dhe të drejtën e vetëvendosjes së

popujve, përfshirë këtu edhe respektimin e plotë të parimit të barazisë sovrane midis

shteteve si dhe përmbushjen e detyrimeve të marra me mirëbesim.

Nga hulumtimi dhe analiza e bërë në këtë disertacion doktorate kemi ardhur deri tek

këto përfundime dhe rekomandime vijuese:

1. Mjetet paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare janë mjetet më të

rëndësishme, të cilat gjithnjë e më shumë po gjejnë zbatim për tejkalimin e

mosmarrëveshjeve, që hasen sot në marrëdhëniet midis shteteve. Në kuadër të mjeteve

diplomatike për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare veçojmë

bisedimet si funksion më i rëndësishëm i diplomacisë, sepse nëpërmjet tyre mund të

tejkalohen probleme të natyrave të ndryshme qofshin politike, ekonomike, mjedisore

madje edhe vetë lufta e hapur. Andaj sot konsiderohen si forma më e përhapur dhe më e

thjeshtë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të karakterit ndërkombëtar. Nga trajtimet teorike

si dhe nga praktika ndërkombëtare, konkludojmë se bisedimet mund të jenë dypalëshe dhe

shumëpalëshe. Bisedimet dypalëshe zhvillohen midis shteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë,

për dallim prej tyre bisedimet shumëpalëshe zhvillohen në konferenca ndërkombëtare, ku

numri i shteteve pjesëmarrëse është më i madh, pasi që disa herë në një mosmarrëveshje

Page 151: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

151

mund të jenë të përfshirë më shumë se sa dy shtete. Zakonisht, bisedimet kalojnë nëpër

disa faza dhe atë: bisedimet paraprake, formulimin bazë, detajimin me hollësi. Është me

rëndësi të theksohet se normat juridike ndërkombëtare nuk përcaktojnë format se si do të

duhej të zhvillohen bisedimet, siç nuk parashohin edhe kornizën kohore, brenda së cilës do

të duhet të arrihet përfundimi i tyre. Në fazën e parë të bisedimeve, të njohura ndryshe si

bisedimet paraprake, palët bien dakord për probleme të rëndësishme siç janë: arritja e

marrëveshjes së palëve për zhvillimin e bisedimeve, përgatitja e agjendës si dhe

dakordimin për mënyrën e të zhvilluarit të bisedimeve. Në fazën e dytë, e quajtur si faza e

formulimit bazë, palët bien dakord për parimet themelore, mbi bazën e të cilave duhet të

arrihet deri të zgjidhja e mosmarrëveshjes. Në fazën e tretë, e quajtur ndryshe detajimi me

hollësi, është faza më e vështirë meqë, palët gjatë kësaj faze konkretizojnë mirë problemet,

respektivisht përcaktojnë detajet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

2. Mosmarrëveshjet e ndryshme që shfaqen midis shteteve mund të zgjidhen duke u

vënë në funksion edhe shërbimet e mira dhe ndërmjetësimi. Shërbimet e mira konsistojnë

në përfshirjen e një pale të tretë, përpjekjet e së cilës kanë të bëjnë me sugjerimet për t’u

ofruar palëve, që nëpërmjet bisedimeve të arrijnë deri tek zgjidhja e mosmarrëveshjes së

caktuar. Shërbimet e mira, ndryshe të njohura edhe si “zyra e shërbimit të mirë”, ofrohen

nga një shtet mik ose një organizatë ndërkombëtare. Ky mjet diplomatik konsiston në

përpjekjet, për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve dhe pas arritjes së këtij qëllimi,

konsiderohet se ofruesi i “zyrës së shërbimit të mirë” ka përmbushur misionin e tij. Për

dallim nga bisedimet dhe ndërmjetësimi, ky mjet i diplomacisë në praktikën e zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare vjen më pak në shprehje. Mirëpo, përkundër kësaj roli i

rëndësishëm i “zyrës së shërbimit të mirë“ i ka dhënë vend të posaçëm në kuadër të OKB-

së, që manifestohet jo vetëm në nenin 33 të Kartës, por edhe nëpërmjet funksionimit të një

komisioni të përhershëm për shërbime të mira që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka

themeluar më 17 nëntor 1950. Një mjet tjetër diplomatik i ngjashëm me shërbimet e mira

është edhe ndërmjetësimi. Edhe pse në shikim të parë duket se bëhet fjalë një funksion të

ngjashëm si “zyra e shërbimit të mirë”, dallimet konsistojnë në rolin e ndryshëm që ka

ndërmjetësuesi, misioni i të cilit nuk përfundon vetëm me afrimin e palëve në tryezën e

bisedimeve, por ai gjatë gjithë procesit të negocimit është aktiv, duke u ofruar palëve

këshilla, sugjerime dhe propozime. Praktika e së drejtës ndërkombëtare e zgjidhjes së

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare na ka ofruar edhe shembuj të mjaftueshëm të rasteve,

kur vjen në shprehje efektiviteti i këtij mjet të diplomacisë. Nga rastet që trajtojmë në këtë

disertacion doktoral mund të konkludojmë se, edhe përkundër avantazheve që ka

ndërmjetësimi, procesi i këtillë i negocimit mund të shoqërohet edhe me të meta të

ndryshme, siç janë vonesat e pashmangshme, rritja e numrit të personave shtetas të huaj të

angazhuar si ndërmjetësues që arrin tek njohuritë lidhur me sekretet e palëve, si dhe

rreziku që ndërmjetësuesi të deformojë përmbajtjen e porosisë gjatë përcjelljes tek pala

tjetër. E metë tjetër në një proces të ndërmjetësimit mund të jetë edhe kostoja e lartë, që

jepet për shërbimin e personit në cilësinë e ndërmjetësuesit që në parim është në ngarkesë

të palëve.

Page 152: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

152

3. Në grupin e mjeteve diplomatike, përpos bisedimeve, “zyrës së shërbimit të

mirë” dhe ndërmjetësimit bëjnë pjesë edhe hetimi dhe pajtimi. Me qëllim që një proces

negociues të lëvizë drejt një zgjidhjeje, në kushtet kur midis palëve ekzistojnë mospajtime

të theksuara, me pëlqim të palëve mund të krijohet një komision hetues, qëllimi i të cilit

konsiston në ndriçimin e fakteve nëpërmjet hetimeve të pavarura, të paanshme dhe të

ndërgjegjshme. Komisioni hetues ka për detyrë të shqyrtojë rastin, të nxjerrë konstatimet e

tij lidhur me rastin dhe më pas të dalë me mendim përfundimtar lidhur me natyrën e

mosmarrëveshjes. Edhe pse raporti i komisionit hetues nuk ka karakter detyrues, ai paraqet

bazë të mirë që bisedimet ndërmjet palëve të marrin një drejtim të ri, me mundësinë që

edhe të përfundojnë me sukses. Praktika e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

njeh raste të rralla ku ka ardhur në shprehje me vënien në funksion e këtij mjeti të

diplomacisë. Duke pasur parasysh se e drejta ndërkombëtare nuk disponon me mekanizma

të detyrueshëm për të mbledhur faktet, komisioni hetues vështirë mund të dalë me një

raport që do të jetë i pranueshëm për palët. Ngjashëm me komisionin hetues edhe pajtimi

është hyn në grupin e mjeteve për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Edhe tek pajtimi kemi të bëjmë me një numër të caktuar të personave, detyra e të cilëve ka

të bëjë me shqyrtimin dhe zbardhjen e çdo fakti lidhur me mosmarrëveshjen e krijuar midis

palëve, të përgatisë raport lidhur me punën, për të cilën janë ngarkuar dhe të propozojë

zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis palëve. Për dallim nga hetimi, te pajtimi detyra e

komisionit të pajtimit nuk konsiston vetëm në mbledhjen e të dhënave dhe fakteve që kanë

të bëjnë me mosmarrëveshjen ndërkombëtare, por detyrë e këtij komisioni është edhe

dhënia e propozimit për palët në konflikt lidhur me formën se si duhet të arrihet deri te

zgjidhja e çështjes kontestuese. Ky mjet diplomatik, jo vetëm që paraqet formë të re të

zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, por njëhërit i njëjti jo shpeshherë ka ardhur

në shprehje në praktikën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

4. Mjetet diplomatike për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare

zakonisht vijnë në shprehje atëherë, kur natyra e mosmarrëveshjes ka karakter politik.

Mirëpo jo gjithherë lënda e një mosmarrëveshje ka karakter politik. Të shpeshta janë rastet,

kur mosmarrëveshja mund të jetë e natyrës juridike për të cilat palët iu drejtohen mjeteve

shtrënguese, me qëllim të realizimit të së drejtës së tyre. Andaj në këtë punim të

disertacionit doktoral kemi trajtuar edhe mjetet shtrënguese si mekanizma që shërbejnë për

rregullimin paqësor të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës ndërkombëtare,

respektivisht Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Arbitrazhin ndërkombëtar.

5. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përbën njërin nga organet kryesore të OKB-së,

respektivisht konsiderohet si organi kryesor gjyqësor i këtij institucioni. Ajo përbëhet nga

pesëmbëdhjetë anëtarë të cilët zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i

Sigurimit, me mandat nëntë vjeçar me të drejtë të rizgjedhjes. Mënyra e organizimit dhe

funksionimit të Gjykatës, rregullohet nëpërmjet Statutit dhe Rregullores së GJND-së. Selia

e saj ndodhet në Hagë, megjithëse Gjykata për shkaqe të arsyeshme mund të mblidhet dhe

ushtrojë funksionet e saj edhe në ndonjë vend tjetër. Nga një sërë rastesh të trajtuara në

këtë punim arrijmë në përfundimin, se Gjykata jo gjithmonë ka për obligim të marrë

Page 153: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

153

vendime nga një juri e plotë e përbërë nga 15 gjyqtarë. Me pajtimin e palëve dhe në

përputhje me Statutin e GJND-së, gjykata mund të formojë këshilla gjyqësorë prej të

paktën tre gjyqtarësh, të cilët do të shqyrtojnë rastin. GJND-ja sot, ka një rol të

rëndësishëm në zhvillimin dhe evoluimin e së drejtës ndërkombëtare. Kjo manifestohet

nëpërmjet të rritjes së numrit të ankesave që parashtrojnë shtetet deri tek ajo. Parë në

perspektivë, GJND-ja mund të mbajë emrin e një institucioni mjaft me peshë në sistemin

ndërkombëtar, përderisa llogaritet si Gjykatë profesionale dhe e paanshme. Vetëm kështu,

ajo do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që shfaqen midis shteteve.

Përjashtimi i mundësisë që t’i drejtohem asaj, për të shqyrtuar mosmarrëveshje, të cilat

mund të shfaqen edhe nga ndonjë organizatë ndërkombëtare, zbeh rolin dhe rëndësinë e

këtij organi gjyqësor dhe mund të jetë në të ardhmen një kërkesë e qëndrueshme për

reformim normativ në aktet, mbi të cilat mbështetet funksionimi i saj. Vendimi i GJND-së

për Incidentin në Kanalin e Korfuzit dhe për kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë,

janë dy raste, të cilët zënë një vend të posaçëm në kuadër të këtij punimi, njëri që përbën

rastin e parë që është shqyrtuar nga ky institucion gjyqësor, tjetri përbën njërin nga rastet

që ka shqyrtuar Gjykata gjatë kohës, kur unë jam marrë më këtë problematikë. Rasti anglo-

shqiptar, në të vërtetë përbën një nga rastet më specifike që ka shqyrtuar Gjykata që nga

funksionimi i saj, për shkak se duhej të jepte përgjigje për një sërë çështjesh të rëndësishme

si liria e detit, e drejta e kalimit nëpër ngushtica, sovraniteti, ndërhyrja, masat e

vetëndihmës, përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve dhe dëmshpërblimi. Vështruar nga

perspektiva e sotme, mund të konstatojmë pa hamendje se vendimi i gjykatës i dhënë në

një kohë kur bota ishte e ndikuar nga dy superfuqitë (SHBA-BRSS), ishte më se i drejtë.

Rasti maqedono-grek, përbën një rast tjetër që ka të bëjë me dallimet e palëve në

interpretimin e dispozitave të një marrëveshje të lidhur midis tyre në vitin 1995, e njohur

kjo si Marrëveshja e Përkohshme. Rasti në fjalë, paraqet një nga shembujt e rasteve të

zgjidhura nga GJND-ja, vendimi i së cilës nuk është përmbushur nga ana e palëve. Duke

pasur parasysh natyrën dhe ecurinë e mosmarrëveshjeve të këtilla, arrijmë në konkluzionin

se mjetet diplomatike mund të jenë mjete më të përshtatshme për t’u arritur zgjidhja e

mosmarrëveshjes. Konkluzionin e këtillë e forcon edhe më tepër zhvillimi i mëtejshëm i

procesin të ndërmjetësimit për arritjen e një zgjidhje në rastin maqedono-grek lidhur me

kontestin me emrin. Edhe përkundër se GJND-ja ka dhënë vendimin e saj, i njëjti vendim

nuk ka ndryshuar ndonjë kthesë në procesin për zgjidhjen përfundimtare të kësaj

mosmarrëveshjeje.

6. Arbitrazhi ndërkombëtar paraqet mënyrë të tillë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tek

i cili persona privatë – arbritrat, duke i nxjerrë autorizimet e tyre nga marrëveshja e palëve

për arbitrazhin, përfundimisht e zgjidhin kontestin, që u është besuar me vendim, i cili

është i detyrueshëm për palët e involvuara në mosmarrëveshje. Arbitrazhi ndërkombëtar

konstituohet në bazë të vullnetit të lirë të palëve dhe se për qëllim themelor ka zgjidhjen e

mosmarrëveshjes së atyre palëve. Është e pakontestueshme se vetëm marrëveshja e

plotfuqishme për arbitrazhin ndërkombëtar, paraqet bazën për konstituimin e kompetencës

së këtij institucioni. Me këtë marrëveshje palët marrin përsipër, që kontestin konkret t’ia

besojnë për shqyrtim dhe vendosje përfundimtare arbitrazhit ndërkombëtar. Pa një

Page 154: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

154

marrëveshje të këtillë të palëve, respektivisht pa pëlqim të vullnetit të palëve, nuk ka as

arbitrazh ndërkombëtar. Garancionin se arbitrazhi ndërkombëtar do t’i plotësojë kërkesat e

palëve për një zgjidhje me kualitet të lartë të mosmarrëveshjeve të krijuara, e jep vetë

autonomia e vullnetit të palëve me rastin e zgjedhjes së arbitrave. Zgjedhja e arbitrave nga

vetë palët, në teorinë juridike dhe në praktikën e arbitrazhit, trajtohet si një nga përparësitë

e shumta, që i faturohen këtij mjeti gjyqësor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare. Mirëpo, edhe pse palët i zgjedhin personat, të cilët do të ushtrojnë

funksionin e arbitrave, këta të fundit janë të lirë në vendimmarrje. Liria, gjatë marrjes së

vendimit, rrjedh nga kërkesa për pavarësinë e arbitrave në raport me palët, pavarësi e cila

duhet medoemos të jetë prezente nga vetë zgjedhja e tyre në cilësinë e arbitrave e deri në

fund të procesit. Anshmëria e arbitrit mund të jetë shkak për përjashtimin e tij nga tribunali

i arbitrazhit.Procedura para arbitrazhit ndërkombëtar është specifike dhe se karakterizohet

me thjeshtësinë e saj dhe me atmosferën miqësore në të cilën zhvillohet. Si specifika

kryesore të procedurës para arbitrazhit ndërkombëtar konsiderohet mundësia e palëve për

t’i autorizuar arbritrat, që kontestin ta zgjidhin në bazë të parimit të drejtësisë dhe

drejtshmërisë (ex aequo et bono). Po ashtu, karakteristikë tjetër konsiderohet autorizimi i

palëve për arbritrat, që vendimin ta përpilojnë pa arsyetim. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar përfundon me sjelljen e vendimit. Nga

kualiteti i vendimit varet edhe reputacioni i arbitrave, por edhe vetë autoriteti i kësaj

mënyre gjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Mirëpo, vendimi i arbitrazhit mund të

mos prodhojë efekte juridike, nëse i njëjti anulohet për shkaqet e trajtuara në punim.

Konkretisht, punimi doktoral na sjell në përfundimin se arbitrazhi ndërkombëtar është tejet

i rëndësishëm për rregullimin paqësor të mosmarrëveshjeve, duke pasur parasysh faktin se

procedura zhvillohet në një atmosferë më miqësore, çka padyshim se kontribuohet në

zbutjen e qëndrimeve maksimaliste të palëve të përfshira në kontest.

7. Njëri nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, i cili angazhohet për

zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të ndryshme që lindin midis shteteve, është OKB-

ja. Akti më i rëndësishëm, mbi bazën e të cilit organizohet dhe funksionon ky institucion,

Karta e OKB-së, i kushton një vëmendje të posaçme rregullimit paqësor të

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Konkretisht Kreu VI i Kartës, në mënyrë shprehimore

parasheh edhe mënyrat e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, duke i

udhëzuar palët që të njëjtat t’i zgjidhin nëpërmjet bisedimeve, hetimit, ndërmjetësimit,

pajtimit, arbitrazhit, gjyqit, organizatave ose marrëveshjeve rajonale ose mjeteve tjera

paqësore, që t’i zgjedhin vetë palët. Mënyrat e këtilla të zgjidhjes paqësore të

mosmarrëveshje që i ofron Karta e OKB-së, për shkak të rëndësisë që tashmë është trajtuar

dhe analizuar në mënyrë të detajuar në kuadër të këtij punimi doktoral. Nga praktika e së

drejtës ndërkombëtare, mjetet e sipërpërmendura, që i proklamon Karta e OKB-së, në

mjaft raste kanë dhënë efekte pozitive. Angazhim serioz, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

ndërkombëtare, kanë dhënë dhe japin Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, si organe më peshë të kësaj organizate. Megjithatë, kur

flitet për rregullimin paqësor të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, organet e

sipërpërmendura, edhe përkundër angazhimit serioz, jo gjithmonë kanë arritur që të japin

Page 155: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

155

rezultatet e duhura në drejtim të zgjidhjes së kontestit. Kjo dëshmohet edhe në një sërë

rastesh, siç është rasti i Palestinës, rasti i Koresë, rasti i Kenias dhe Etiopisë, rasti i

Kosovës dhe raste të tjera. Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme, Sekretari i

Përgjithshëm i OKB-së, jo vetëm në rastet e sipërpërmendura, por edhe në raste të tjera,

kanë luajtur një rol të madh, brenda autorizimeve që ua jep Karta, me qëllim të ruajtjes së

paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Duke pasur parasysh, se një numër i madh i

mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nuk janë zgjidhur nga ana e këtyre organeve që

veprojnë në kuadër të OKB-së, e që shpeshherë vjen si rezultat i obstruksioneve dhe

interesave kundërthënëse të shteteve anëtare, kanë bërë të domosdoshëm hapjen e një

debati për një reformë gjithëpërfshirëse në kuadër të kësaj organizate. Sido që të jetë, të

besuarit se do të vijë koha se të gjitha mosmarrëveshjet ndërkombëtare do të zgjidhen

nëpërmjet mënyrave paqësore, duket se është një utopi, edhe pse angazhimet e shteteve

nuk duhet të ndalen së reshturi, me qëllim që të kemi një bashkësi ndërkombëtare me të

qetë. Tashmë me shumë se kurrë është përgjegjësi morale e liderëve dhe aktorëve në

marrëdhëniet ndërkombëtare, që t’i afirmojnë dhe t’i përdorin metodat e zgjidhjes paqësore

të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Page 156: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

156

B I B L I O G R A F I A

Literaturë e vendit

1. Gruda, Z. (2002). E drejta ndërkombëtare publike. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë.

2. Puto, A (2008). E drejta ndërkombëtare publike. Tiranë.

3. Bilalli, A/Kuqi, H (2009). E drejta ndërkombëtare private. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë.

4. Zajmi, I (2009). E drejta evropiane.Universiteti i Tiranës. Tiranë.

5. Kristafi, K (2009). Diplomaci pas lufte. Negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në Shqipëri. Tiranë.

6. Kristafi, K (2009). Në kërkim të arit.Historia e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës Dytë Botërore. Botimet ’’Diata 2000’’. Tiranë.

7. Puto,A (2010).Demokracia e rrethuar.Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme. Shtëpia botuese Fan Noli.Tiranë.

8. Puto, A(2003). Historia e çështjes shqiptare. Akademia e shkencave e Shqipërisë. Tiranë.

9. Boriçi, Gj (2008). Politika, marrëdhëmiet ndërkombëtare& diplomacia në shekujt e historisë 1600-1899. Geer. Tiranë.

10. Stafa,M (2008).Çështja e Shën Naumit. Albas.Tiranë.

11. Milo, P (2010). Të vërtetat e fshehura -Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Toena.

Tiranë.

12. Bashkurti, L (2010). Negociatat. ADSH. Tetovë.

13. Negociatat. Instituti Kosovar për Kërkime dhe zhvillime të Politkave. Prishtinë.

2005.

14. Uka, N (2011). Fjalor i Drejtësisë. Ilari .Tiranë.

15. Frqkoski, L/Tupurkovski,V/Ortakovski,V (1995). Me\unarodno javno pravo.

Skopje.

16. Danaj, K (2001). Doktrina Klinton dhe shekulli i 21-të. Erik. Tiranë.

17. Zaganjori, Z. (2012). Jurisprudencë dhe praktikë ndërkombëtare. Tiranë.

Page 157: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

157

18. Ismaili, H/Sejdiu, F (2009). Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Universiteti I Prishtinës. Prishtinë.

19. Kuçi, H/Bilalli, A (2006). Zanafilla, zhvillimi historik dhe burimet e së drejtës ndërkombëtare private. Universiteti I Prishtinës. Prishtunë.

20. L, Bashkurti (2009). Krizat Ndërkombëtare. ADSH, GEER. Tiranë.

21. E , Sopjani (2005). Përmbëledhje aktesh ndërkombëtare për Kosovën 1999-2004.

Leoprint. Prishtinë.

Literaturë e huaj

1. Dinan, D (2008). Institucionet e Bashkimit Europian. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. Tiranë.

2. Holsti,K.J (2008). Shteti, lufta dhe gjendja e luftës.Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. Tiranë.

3. Stoessinger, G, J. (2007). Përse kombet shkojnë në luftë. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. Tiranë.

4. Schuman,R(2002).Në emër të Europës.Ora.Tiranë.

5. Nikolson,H.S (2005).Diplomacia.Brezi ’81.Prishtinë.

6. Sho, N.M (2008). Meѓyнapoднo пpaвo.Пpocвeтнo Дeлo aд. Сkoпje.

7. Kisinger, H (2003). Aka nevojë Amerika për një politikë të jashtme?.(Përkthim). Plejad. Tiranë.

8. Viks.D (1998). Tetë hapa esenciale drejtë zgjidhjes së konflikteve. Union Trade. Shkup.

9. Kolier, Xh/Lou, B (1999). The Settlement of Disputes in International Law. Oxford University Press. Oxford.

10. Dunne,T/Kurti,M/Smith,S (2007). Intrrnational relations theories Discipline and diversity.Oxsford University Press. Oxford.

11. Avnamov, Smileno,K (2007). Medunarodno javno pravo.Beograd

12. Andrassy,J (1976). Medunarodno pravo.Zagreb.

13. Dikson, M (2010). E drejta ndërkombëtare publike. (Përkthim). Aiis.Tiranë.

14. Robert,K/Dikson, M (2010). Случаи и материјали на меѓународното право (Prkthim). Shkup.

Page 158: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

158

15. G.R,Berridge (2001). Diplomacia teoria dhe praktika.(Përkthim). Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Tiranë.

16. Link, Ë (1986). The east-west cinflict. The Organisation of International in the 20th Centry.

17. Gardier, L (1966). The eagle spreads his claws. London.

18. Ahrens, G (2010). Diplimacia mbi tehun e thikës. Toena. Tiranë

19. Vukmir, B (2007).Strategjia dhe taktika e negocimit. Kolegji universitar “Victory”. Prishtinë.

20. Rothchild, J(2004). Europa Qendrore midis dy luftërave botërore. (Përkthim). Dituria. Tiranë.

21. Pauell, K (1999). Udhëtimi im amerikan. (Përkthim). Shtëpia botuese e Ushtrisë. Tiranë.

22. Charles, W/Kegley, Jr (2009). Politikat botërore. UFO Press. Tiranë.

23. Bercovitch,J/Jackson, R (2009). Conflict Resolution in the Twenty-first Century: Principles, Methods, and Approaches. University of Michigan. Michigan.

24. Bercovitch, J/Sigmund, G (2009). International Conflict Mediation. Routledge. New York.

25. Dennis.S/ Byrne, S/ Starose, I/Senehi, J (2011). Handbook of Conflict Analisis and Resolution. Rouldge. New York.

26. Bercovith,J/Sigmund Gartner,S (2009). International conflict mediation:new approaches and findings.Rouledge. NewYork.

27. Dennis J. D,S/Byrne,S/Ingrid, S,S/Senehi, J (2009). Hendbook of conflict analysis and resolution.Rouledge.New York.

28. A Dictionary of Law. (2009).Universyty press. Oksford.

29. Alibekova,A/Carrow,R (2007).International Arbitration and Mediation - From the Professional's Perspective. Center For Legal Studies.

30. Cameron, H. (1994). Ending Mozambique’s War: The Role of Mediation and Good Offices.Institute of Peace Press. Washington DC.

31. Richard, H. (1998). To Enda War.Random House. New York.

32. European Centre for Conflict Prevention. Directory of Conflict Prevention Organisa-Tions. (www. Oneworld.org/euconflict/publicat/directin.htm)

33. European Centre For Conflct Prevention, People Building Peace. (www. Oneworld.org/euconflict/pbp/).

Page 159: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

159

34. Armstrong,D/ Lioyd, L/ Redmond, J.(2009). Organizatat ndërkombëtare në Politikën Botërore. (Përkëthim). Albanien Institute for International Studies. Tiranë.ADELPRINT.Tiranë.

35. Degen, V (2000). Međunarodno pravo. Pravni fakultet Sveučiliša u Rijeci. Rijeka.

36. Aust, A (2000). Modern treaty law and practice. University Press. Cambridge.

37. Gimberg, K (2003). Histotia botërore dhe qytetërimi. (Përkthim). Uegen. Tiranë.

38. Ƃarctoн, П (1996) Мoдерна дипломатиja.(Përkthim). Југореклам. Скопje.

39. Tuqididi (2008). Lufta e Peloponesit. (Përkthim). Albtipografia. Tiranë.

40. Handbook on the Peaceful Settlement of Disputes betëeen States. United Nations. Neë York. 1992.

41. I, Vladimir (1972). Rječnik međunarodnog javnog prava.Informator, izdavačka kuca. Zagreb.

42. S.M.G, Koopmans (2008). Diplomatic Dispute Settlement: The Use of Inter State Conciliation.Cambridge University Press. Cambridge.

43. J.G, Merrills (2005). International Dispute Settlement. Cambridge University Press. Cambridge.

44. Stuart.S. Negal(2001).Resolving International Disputes Through Super-Optimum Solutions.Nova Science Publishers . New Jork.

45. A, Davutogllu (2010). Thellësia strategjike pozita ndërkombëtare e Turqisë. (Përkëthim). Logos-A. Shkup.

46. Truman,H/Stalin,J/Cercil,U/Etilli,K(1998).Konferenca ePodzdamit.(Përkthim). Tiranë.

Page 160: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

160

Dokumente

1. Rezoluta 40/9 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e datës 8 nëntor 1985. Solemn appeal to States in conflict to cease armed action forthwith and to settle disputes between them through negotiations, and to States Members of the United Nations to undertake to solve situations of tension and conflict and existing disputes by political means and to refrain from the threat or use of force and from any intervention in the internal affairs of other States.

2. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

3. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

4. Consideration of questions under the Council’s responsibility for the maintenance of international peace and security në: http://www.un.org/en/sc/reportoire/ 64-65/64-65_08.pdf

5. http://treaties.un.org/doc/Treaties/1950/09/19500920%2010-17%20PM/Ch_II_1p.pdf

6. http://www.un.org/ga/search/view_doc.asp?symbol=A/RES/44(I)&Lang=E&Area=RESOLUTION

7. Repertory of Practice of United Nations Organs: Articles 23-54 and 106-107 of the Charter - Covering the Period 1 January 1979 to 31 December 1984, Volume 3; Volume 6.

8. Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

9. Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

10. Rregullorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

11. Konventa e Hagës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore e vitit 1907.

12. Deklarata e Manilës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore.

13. www.icj-cij.org.

14. www.cartercenter.org.

15. www.un.org.

16. Rezoluta 46/59 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e datës 9 dhjetor 1991. Declaration on Fact-finding by the United Nations in the Field of the Maintenance of International Peace and Security.

17. Rezoluta 44(I) e Asamblesë së Përgjithshme e datës 8 dhjetor 1946 me emër “Treatment of Indians in the Union of South Africa”.

Page 161: Abstract - doktoratura.unitir.edu.al · Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, si njëri nga parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, është objekt i një

161

18. Revised General Act for the Pacific Settlement of International Disputes (Adopted by the General Assembly at its 199th plenary meeting, on 28 April 1949)

19. http://www.un.org/Depts/dpi/palestine/ch2.pdf

20. http://www.proletari.com/korea-lufta-e-ndarjes-se-koreve-2561950-2771953/html

21. Report of the International Independent Investigation Commission established pursuant to Security Council resolution 1595 (2005).

22. Rezoluta 181 (II) e Asamblesë së Përgjithshme.

23. Rezoluta 194 (III) e Asamblesë së Përgjithshme.