Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

22
Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Transcript of Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

Page 1: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Page 2: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

2 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Doktoratë në Studime Ndërkombëtare

për Familjen dhe Komunitetin

Shoqëritë komplekse moderne gjithnjë e më shumë presin që liderët të zotërojnë kualifikime të larta në mënyrë që të kryejnë analiza kërkimi të sofistikuara të mbështetura në informacion që të ndikojnë në çështje të ngutshme në sektorët publik, privat dhe të shoqërisë civile. PhD në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin ofrohet në Ballkan që prej vitit 2012. Duke sjellë në rajon një program amerikan doktorate të klasit të parë, ne shpresojmë të rrisim kapacitetet rajonale për të trajtuar çështje të rëndësishme sociale, me një kosto të ulët dhe me pak rrezik për “largimin e trurit”.

Page 3: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 3

Tabela e përmbajTjes • Fjala përshëndetëse

• Vështrim i përgjithshëm i programit

• Pse një program doktorate në Ballkan?

• Pse duhet zgjedhur ky program doktorate?

• Kush e ofron këtë gradë shkencore?

• Përshkrim i programit

• Kurrikula

• Përshkrimi i kurseve

• Pedagogët & stafi

• Pedagogët e brendshëm të IFJK

• Pedagogët me kohë të pjesshme të IFJK

• Stafi i IFJK

• Kriteret e pranimit

• Aplikimi për pranim

• Kërkesat për diplomim dhe mundësitë për të pakësuar numrin e krediteve për studentët me diplomë master

• Kosto e studimeve

• Sigurimi i cilësisë

Page 4: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

4 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

FJALA PËRSHËNDETËSE

“Një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve sociale është të kuptuarit e familjes dhe jetës në komunitet. Pasuroni zhvi-llimin tuaj profesional me një doktoratë në studime ndërkombë-tare për familjen dhe komunitetin. Duke qenë se grada doktor ju pajis me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për të bërë ndry-shimin e qëndrueshëm dhe kuptimplotë, ju do të jeni i orientuar për të bërë diferencën në ato çështje që keni më për zemër.”

Mark Small Profesor dhe Koordinator i Studimeve

Pasuniversitare të Institutit për Familjen dhe Jetën në Komunitet (IFJK)

Page 5: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 5

Vështrim i përgjithshëm i programit

Programi i doktoratës “Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin” ka për qëllim që të for-mojë profesionistë si dhe të gjenerojë, shpërndajë, dhe zbatojë njohuritë e nevojshme për të fuqizuar kapacitetin e komunitetit për sa i përket mbështetjes së familjes, pjesëmarrjes kuptimplotë dhe marrë-dhënieve të forta duke përfshirë asistencën e përbashkët. Programi i përgatit doktorantët si (1) studiues në institute ndërdisiplinare ose në departamente akademike që merren me studimet e fëmijëve dhe fa-miljes, studimet e politikave sociale, studimet ndërkombëtare, ose zhvillimin e komunitetit; (2) studiues, planifikues, ose administratorë në agjencitë kombëtare ose ndërkombëtare, qeveritare ose joqeveritare, që merren me fëmijët, familjet dhe/ose komunitetet.

Duke qenë se fokusi i këtij programi është familja dhe jeta në komunitetit, ai prek aspektet më the-melore të jetës së përditshme të njerëzve. Kombinimi i shkencave humane, sociale dhe dispilinave të ndryshme profesionale bën që programi të jetë unik në integrimin e analizave normative (p.sh. në stu-dimet filozofike, ligjore dhe fetare), të kërkimit empirik dhe zhvillimit të komunitetit. Bazuar në studimin e të drejtave të njeriut të zbatuar për fëmijët dhe familjet, programi ofron njohuri në fushën e legjisla-cionit dhe politikës së SHBA, të legjislacioneve të huaja dhe të së drejtës ndërkombëtare të cilat lidhen me çështjet e fëmijëve dhe familjes dhe të rëndësisë që ka demokracia në mirëqenien e individëve, familjeve dhe të komuniteteve. Studentët do të mësojnë të vlerësojnë rolin e shoqërisë civile (p.sh., të shoqatave vullnetare dhe organizatave jofitimprurëse) dhe të institucioneve parësore të komunite-tit (p.sh., të shkollave) në zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë. Këto studime sigurojnë bazën për të kuptuar parimet dhe praktikat e zhvillimit dhe transformimit të komunitetit, të asistencës humanitare dhe të shërbimeve përgjegjëse humanitare. Programi eksploron gjithashtu rolin e rëndësishëm dhe karakteristikat e mekanizmave të asistencës reale informale dhe reciproke në jetën e komunitetit dhe domethënien e tyre për fëmijët dhe familjet.

Page 6: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

6 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Pse një program doktorate në Ballkan?Megjithëse vendet e Ballkanit kanë nivele të ndry-shme mirëqenieje dhe stabiliteti, ato përballen me mundësi dhe sfida të ngjashme në gjenerimin, shpërndarjen, dhe zbatimin e njohurive në lidhje me fëmijët, familjen, dhe komunitetin:

• Fëmijët përbëjnë një pjesë të madhe të popull-sisë. Një përqindje e lartë e fëmijëve në rajon jetojnë në varfëri ose në kufirin e varfërisë.

• Probleme të tjera të mëdha sociale (p.sh., mosregjistrimi në shkollë, shkolla dhe klasa të mbipopulluara, puna e fëmijëve, trafikimi) janë çështje serioze në shumicën e vendeve në rajon.

• Ky rajon ka qenë prej kohësh i prekur nga konfliktet etnike dhe kombëtare, të cilat rreth viteve 1990 u rishfaqën në formën e konflik-teve të armatosura në disa vende. Për rrje-dhojë, trauma është një çështje thelbësore në zhvillimin e fëmijës dhe të jetës familjare në rajon.

• Shumica e vendeve në rajon janë në tranzi-cion, jo vetëm nga komunizmi, por edhe nga një regjim i udhëhequr për një kohë të gjatë nga një udhëheqës i vetëm autoritar. Prandaj, vetëm nëpërmjet një historie të shkurtër të pjesëmarrjes së komunitetit, dalin në pah sfida të veçanta në lidhje me socializimin demokratik.

• Rajoni ndeshet jo vetëm me problemin e përgjithshëm të tranzicionit, por edhe me nevojat e veçanta për zhvillimin e institucion-eve në drejtim të çështjeve të fëmijëve (p.sh., sistemi i kujdestarisë, drejtësia e të miturve, shëndeti pediatrik dhe kujdesi për shëndetin mendor) dhe për reformimin e arsimit në për-puthje me normat demokratike.

• Akademia në vetvete është duke u përba-llur me ndryshime dramatike. Deri në rënien e komunizmit, studimi social shkencor për fëmijërinë mungonte përgjithësisht në univer-sitetet dhe institutet kërkimore, dhe arsimimi formal në profesione të rëndësishme të li-dhura me fushën (p.sh., puna sociale), takohej

rrallë, ose mungonte fare në shoqëritë e Ball-kanit. Megjithatë, interesi në këto fusha po rri-tet me shpejtësi.

• Zhvillimi i kapaciteteve për kërkime të zgjeru-ara për fëmijën, familjen dhe komunitetin në Ballkan është një problem që lidhet me bu-rimet njerëzore (p.sh., mungesa e «yjeve» in-telektualë që të njihen gjerësisht si lëvrues të fushave të veçanta të studimit; numri i vogël i studiuesve të fushës sociale me doktoratë) dhe me infrastrukturën (p.sh., sisteme të dobëta të të dhënave; mangësi në infrastrukturë të për-shtatshme për komunikimin në internet).

Programi ka rëndësi strategjike për Ballkanin në tërësi, për shkak të potencialit të tij për ndër-timin e kapaciteteve për të zhvilluar dhe përdorur kërkimin e bazuar në dije dhe për të rritur numrin e profesionistëve me doktoratë në fushë. Me ka-limin e kohës, ky program do të ketë gjithashtu aftësinë për të ndihmuar në ndërtimin e kapa-citeteve në rajon për ndërhyrjet në politika dhe vlerësime në këtë zonë të ndërtimit të kombit.

Programi ka potencial ta bëjë Shqipërinë një qendër të përsosmërisë në fushën e studimit të politikës dhe praktikës sociale në kufirin mes ar-simit dhe sektorëve të përkujdesjes dhe mbro-jtjes.

Page 7: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 7

Pse duhet zgjedhur ky program doktorate?

• Ky program ofron një sintezë ndërdisiplinare mes të drejtave ndërkombëtare të njeriut, çështjeve të zhvillimit, politikave shëndetësore dhe kërkimit shkencor.

• Programi ofrohet nga Universiteti Klemson, një institucion amerikan i arsimit të lartë, me reputacion të lartë, i vlerësuar si një lider në fushën e arsimit të shkencave sociale.

• Ky është programi i parë i këtij lloji i ofruar në Ballkan, me vend-ndodhje në Tiranë, një qytet ndërkombëtar.

• Të gjitha lëndët do të ofrohen nga pedagoget e Universitetit Klemson-IFJK.

• Pedagogët e UK do të udhëheqin kërkimet e studentëve.

• I gjithë personeli akademik është tepër i kualifikuar dhe me për-vojë ndërkombëtare në studime të familjes dhe komunitetit.

• Ju do të jeni studentë të Universitetit Klemson, gjë që do t’ju bëjë të mundur të përdorni bibliotekën online dhe sistemin on-line të mësimdhënies, ndërkohë që do të qëndroni në vendin tuaj.

• Diploma PhD do të lëshohet nga Universiteti Klemson.

• Do të aplikohen tarifa mjaft më të ulëta të shkollimit.

• Duke përdorur një format të përzier të kursit, programi përgjithë-sisht ju lejon ju të ruani vendin e punës.

Page 8: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

8 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Kush e ofron këtë gradë shkencore?

Universiteti Klemson – Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet do të ofrojë kom-ponentët akademikë dhe kërkimorë të pro-gramit dhe do të lëshojë diplomën.

Universiteti Klemson (Karolina e Jugut, SHBA) është themeluar në vitin 1889 si një “institucion i lartë i të mësuarit” dhe është akredituar për herë të parë në vitin 1927. Ai është një institucion i arsimit të lartë i mirënjohur, i vlerësuar dhe me shumë të diplomuar të shquar në Shtetet e Bash-kuara te Amerikes.

Vzioni i Universitetit është të renditet në “20 uni-versitetet më të mira” publike në vend. Universite-ti është angazhuar të përgatisë talente për eko-nominë globale duke rekrutuar dhe diplomuar studentë të dalluar, duke punësuar personel të njohur kombëtarisht në disiplinën e tyre, duke ofruar përvoja të veçanta bazuar në pjesëmarrjen e studentëve, duke nxitur nëpërmjet kërkimeve dhe shërbimeve risi për të zgjidhur problemet e ndryshme, për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende pune; dhe duke u vënë në shërbim për të mirën publike me fokus sfidat e mëdha të shekullit të 21-të.

Universiteti Klemson ofron mundësi të pan-umërta për studentët, pedagogët dhe anëtarët e komunitetit për t’u bërë pjesë e traditës, për të përmirësuar cilësinë e jetës për komunitetet që e rrethojnë dhe për të ndjekur sfidat akademike. I renditur mes 21 universiteteve publike më të mira nga U.S.News and World Report, Klemson është një komunitet dinamik me studentin në qendër që ka shfaqur progres në lidership, në bashkëpun-im dhe në shpirtin e garës – në jetën akademike, në atletikë dhe në jetë.

Për t’u bërë një nga universitetet më të mira kërki-more në vend, Universiteti Klemson ka kombinuar energjinë shkencore dhe teknologjike të një uni-versiteti të madh kërkimor me mjedisin akademik dhe social të një kolegji të vogël. Studentët dhe pedagogët e këtij universiteti ndikojnë në jetën e përditshme me kërkimet dhe shërbimet e tyre.

Page 9: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 9

Instituti për Familjen dhe Jetën në Komu-nitet në Universitetin Klemson

Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet është pjesë e Universitetit të Clemson dhe është atashuar pranë Kolegjit të Shëndetit, Edukimit dhe Zhvillimit Human.

Ky institut ndihmon në gjenerimin, ndarjen dhe zbatimin e kërkimeve të mirëfillta për zhvillimin e të rinjve, familjes dhe komunitetit. Puna në IFJK fi-llon me premisat se komunitetet e shëndetshme mbështesin familjet e shëndetshme dhe ansajell-tas, dhe se që të dyja janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të rinjve.

Për të arritur këto qëllime, Instituti drejton kërkime empirike, realizon analiza të politikave sociale, zhvillon dhe vlerëson programe, dhe siguron

asistencë teknike dhe edukim të komunitetit. Ai e ka zgjeruar punën e tij në të gjitha nivelet, nga komuniteti i vogël në komunitetin global, pasi një perspektivë krahasuese ofron pikëpamje të reja në kuptimin e rrënjëve të fenomenit në komunitet dhe zhvillimin e përgjigjeve efektive për politikat publike dhe praktikat e zhvillimit të komunitetit.

Misioni i IFJK është të gjenerojë, ndajë, dhe zba-tojë dijet e nevojshme për të forcuar lidhjet mes familjeve dhe komuniteteve. IFJK beson se ndi-hma është më e pranueshme, eficiente dhe efek-tive kur ndërtohet mbi jetën e përditshme. Ky in-stitut është në mënyrë të veçantë i interesuar për eksperiencat e përditshme të fëmijëve, të rinjve, dhe të rriturve në institucionet e komunitetit, të tilla si shkollat, vendet e punës, organizatat fetare,

Page 10: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

10 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

grupet qytetare dhe gjykatat. IFJK kërkon të sig-urojë dijet e nevojshme për t’ju mundësuar këtyre institucioneve të garantojnë respekt për dinjitetin individual, të rrisin dhe përmirësojnë ndihmën “natyrale” sociale, të ndërtojnë një ndjenjë komu-niteti, të promovojnë pjesëmarrjen qytetare dhe të mbështesin përgjegjësitë e familjes dhe komu-nitetit. Ai gjithashtu përpiqet të kuptojë mënyrat sesi politikat publike mbështesin apo pengojnë familjet dhe komunitetet në këto detyra dhe të ofrojë alternativa që nxisin krijimin e një “miqësie familjare” të komuniteteve.

Puna e institutit përqëndrohet në tri tema krye-sore. Ai drejton kërkimin dhe siguron shërbim publik në lidhje me këto tri çështje:

- Natyra e jetës së përditshme në familje dhe komunitete;

- Zhvillimi, ruajtja dhe përmirësimi i institu-cioneve komunitare;

- Politikat aktuale dhe alternative që mbësh-tesin familjen dhe jetën në komunitet.

Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet ofron një kurrikulë unike dhe ndërdisiplinare në të cilën ndërthuren shkencat humane, shkencat sociale, shkencat shëndetësore, zhvillimi i komu-nitetit dhe studimi i politikave. Kurset përfshi-jnë globalizimin, rajonet botërore, zhvillimin hu-man, demokracinë dhe shoqërinë civile, politikat sociale krahasuese, ndryshimin e komunitetit, legjislacionin për të drejtat e njeriut, ndihmën

humanitare dhe metodat e kërkimit. Nga ky pro-gram mund të përfitojnë pedagogët aktualë ose të ardhshëm, kërkues ndërdisiplinarë, drejtues të OJQ-ve, zyrtarë të administratës publike, zhvillues komuniteti, punonjës socialë, psikologë, punon-jës të shëndetit publik dhe të tjerë.

Universiteti Marin Barleti do të merret me çështjet administrative.

Universiteti Marin Barleti (UMB) është një institucion privat i arsimit të lartë në Shqipëri, që ndodhet në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë.

Universiteti u themelua dhe u licensua në vitin 2005 nga Marin Barleti sh.p.k, pjesë e grupit DUDAJ.

Si një institucion i arsimit të lartë, i licencuar dhe tërësisht i akredituar, universiteti synon të ofrojë mundësi studimi gjatë jetës për të gjithë ata që kanë të drejtë të ndjekin arsimin e lartë. Me kam-puse moderne të vendosura pranë Parkut Kom-bëtar të Tiranës dhe në periferinë e Selitës që lidhet me Unazën e Re, universiteti ka standarde bashkëkohore dhe studentët gjejnë një mjedis të përshtatshëm infrastrukturor dhe shoqëror, që mbështet nxënien, krijimin e lidhjeve dhe përvo-jën shoqërore.

Në kontekstin shqiptar, UMB dallohet për sa i për-ket synimit për të kombinuar principet e shkollës

Page 11: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 11

liberale klasike me idealet e saj për opinion të pavarur kritik dhe mendimin e lirë, me cilësitë themelore të të menduarit dhe shpirtit të sipër-marrjes, që mund të shfrytëzohen për të nxitur përparimin personal dhe profesional, si dhe duke e parë e duke iu qasur botës në një mënyrë që vërtet ndihmon të tjerët. Duke ofruar degë dhe profile të ndryshme, duke përfshirë praktikën, përvojën e punës në institucione, në industri dhe tregti, diplomat e UMB kombinojnë sfidën aka-demike me trajnimin dhe aftësitë që do t’i pajisin studentët për punësim në të ardhmen.

Universiteti Marin Barleti vepron si një institu-cion i pavarur i arsimit të lartë. Si i tillë, ai është i paangazhuar politikisht dhe synon të punojë për të mirën e shoqërisë në disa mënyra të ndërli-dhura:

• si një mjet për përftimin e njohurive dhe kri-jimin e kapitalit të qëndrueshëm intelektual;

• si një partner kritik i qeverisë me kapacitet për të vlerësuar dhe udhëzuar politikat;

• si një burim për gjenerimin dhe mbështetjen e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik;

• si një burim për kultivimin e idealeve dhe standardeve demokratike.

Universiteti ofron mësimdhënie cilësore nga një staf mjaft kompetent, shumë prej të cilit janë akademikë të respektuar që zotërojnë diploma nga universitete të huaja. Ky universitet është i angazhuar për përgatitjen dhe formimin e studentëve për botën e punës dhe për sigurimin e një shkalle të lartë punësimi për të diplomuarit e tij në pozicione me ndikim në botën e biznesit dhe administratën publike.

Page 12: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

12 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Përshkrimi i programit

Plani mësimor - Ofrimi i kurseve

Viti i parë

Vjeshtë Pranverë FCS 810 Jeta në komunitetin global FCS 811 Zhvillimi human

FCS 830 Zhvillimi i komunitetit FCS 831 Transformimi i komunitetit

FCS 892 Kërkim I FCS 892 Kërkim II

Verë (*E ofruar çdo dy vjet)

FCS 832 Shërbime humane*

FCS851 Politikat dhe ligjet ndërkombëtarë për çështjet e fëmijëve*

Viti i dytë

FCS820 Të drejtat e njeriut FCS 836 Studime në fushën kulturore

FCS840 Çështje të kërkimit social & ndërkombëtar Kurs për kërkimin (me zgjedhje)*

Gjuha e Huaj Gjuha e Huaj

*(Kurs kërkimi i marrë nga departamente të tjera)

Verë (*E ofruar çdo dy vjet)

FCS 852 E drejta shëndetësore*

FCS 833 Ndihma humanitare*

Viti i tretë dhe i katërt

891 Projekti kërkimor

890 Studim i pavarur

Provimi gjithëpërfshirës

991 Disertacioni 991 Disertacioni

*Kurset e detyrueshme janë me shkronja italike. *Gjuha e huaj mund të mos kërkohët në rastin e studentëve bilingualë, apo në rast se janë zhvilluar testime ose lëndë të posaçme në nivelet e mëparshme të studimit.

Page 13: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 13

Përshkrimi i programit

Plani mësimor - Ofrimi i kurseve

Viti i parë

Vjeshtë Pranverë FCS 810 Jeta në komunitetin global FCS 811 Zhvillimi human

FCS 830 Zhvillimi i komunitetit FCS 831 Transformimi i komunitetit

FCS 892 Kërkim I FCS 892 Kërkim II

Verë (*E ofruar çdo dy vjet)

FCS 832 Shërbime humane*

FCS851 Politikat dhe ligjet ndërkombëtarë për çështjet e fëmijëve*

Viti i dytë

FCS820 Të drejtat e njeriut FCS 836 Studime në fushën kulturore

FCS840 Çështje të kërkimit social & ndërkombëtar Kurs për kërkimin (me zgjedhje)*

Gjuha e Huaj Gjuha e Huaj

*(Kurs kërkimi i marrë nga departamente të tjera)

Verë (*E ofruar çdo dy vjet)

FCS 852 E drejta shëndetësore*

FCS 833 Ndihma humanitare*

Viti i tretë dhe i katërt

891 Projekti kërkimor

890 Studim i pavarur

Provimi gjithëpërfshirës

991 Disertacioni 991 Disertacioni

Përshkrimi i kurseve

Jeta e familjes dhe e komunitetit (9 kredite)

FCS  810  Jeta në komunitetin global (E detyrueshme)

Shqyrton perspektivat globale dhe tendencat që përkojnë me mirëqenien sociale, psikologjike, ekono-mike, dhe fizike të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, si dhe grupeve të zgjedhura të organizuara përfshirë familjen, institucionet parësore të shoqërisë dhe sho-qërinë civile; shembuj të adaptimit dhe rezistencës ndaj globalizimit; shqyrtimin e tensioneve midis nevo-jave të tregut të sotshëm, shoqërisë, individëve dhe familjeve; analizën dhe shqyrtimin krahasues të efek-teve të globalizimit në jetën e përditshme në vendet e zgjedhura.

FCS 811  Zhvillimi human dhe jeta e familjes në kontekstin kulturor (E detyrueshme)

Shqyrton kontekstin kulturor në zhvillimin e njeriut dhe jetës familjare, ndikimet e kulturës në zhvillimin fizik, njohës dhe social; vlerësime analitike dhe krahas-uese të ndikimeve të përvojave të ndryshme mjedis-ore në funksionimin e individit dhe familjes; zbatimet praktike të perspektivës ndërkulturore për zhvillimin njerëzor dhe të familjes; shqyrton statusin e zhvillimit njerëzor në mbarë botën dhe efektet e globalizimit në zhvillimin njerëzor në SHBA dhe kulturat e përzgje-dhura jashtë vendit. Parakusht: FCS 810 ose sipas mi-ratimit të pedagogut.

FCS 836 Studime në fushën kulturore (E de-tyrueshme)

Zgjeron njohuritë e studentëve për natyrën e familjes dhe jetës në komunitet në rajone të ndryshme të botës (p.sh. në Evropën Lindore; Lindjen e Mesme; Amerikën Latine; Karaibet). Temat përfshijnë tendencat politike, sociale dhe ekonomike; transformimet politike dhe ekonomike; çështjet ndërkulturore; globalizimin; të drejtat e njeriut; dhe shoqërinë civile.

Të drejtat e njeriut dhe drejtësia sociale (6 kredite)

FCS 820  Legjislacioni ndërkombëtar për të drejtat e njeriut (E detyrueshme)

Shqyrton legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Në këtë kurs i kushtohet vëmendje origjinës së legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, shfaqjes së legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacionit për të drejtat e njeriut, pozitën e SHBA-së në lidhje me ratifikimin e traktateve të të drejtave të njeriut, proceset për monitorimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut nëpër botë, dhe trajtimin e të drejtave të njeriut në gjykata. Temat përfshijnë dis-kutimin e parimeve kryesore të cilat qëndrojnë në themel të dispozitave të traktateve dhe tendencat në zhvillimin e traktateve.

FCS 851 Legjislacioni ndërkombëtar dhe politikat për çështjet e fëmijëve (Me zgjedhje)

Analiza krahasuese e ligjit dhe politikave mbi çështjet e fëmijëve. Në këtë kurs i kushtohet vëmendje instru-menteve të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe koncepteve gjegjëse në ligjet dhe politikat e vendeve të ndry-shme, përfshirë dhe SHBA.

FCS 852 E drejta shëndetësore (Me zgjedhje)

Shqyrton marrëdhëniet mes shëndetit dhe të drejtave të njeriut duke e vënë theksin në zbatimin e qasjes së bazuar mbi të drejtat që lidhen me interesat shëdetë-sore të fëmijës, familjeve dhe komuniteteve. Temat përfshijnë diskutimin e përmbajtjes dhe formave të të drejtës për shëndet dhe të prirjeve të reja në të drejtën për shëndetin dhe të drejtat e njeriut. Parakusht: FCS 820 ose sipas miratimit të pedagogut.

Page 14: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

14 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Zhvillim i komunitetit dhe Analiza e politikave (9 kredite)

FCS 830 Zhvillim komuniteti: parimet dhe prak-tikat (E detyrueshme)

Teoria krahasuese dhe praktika e zhvillimit të komu-nitetit, ndërtimi i komunitetit dhe transformimet e komunitetit që mbështesin mirëqenien e fëmijëve, të të rinjve dhe familjes; shembuj të zhvillimit të ko-munitetit në SHBA dhe shembuj të përzgjedhur nga vende të tjera.

FCS 831 Transformimi i komunitetit (E detyrueshme)

Një kurs i avancuar për teoritë e transformimit të ko-munitetit, besimet dhe praktikat fetare; diskutimi dhe ilustrimi i ndryshimeve të mëdha të paradigmave brenda tri dekadave të fundit në mënyrën sesi është menduar dhe zbatuar zhvillimi i komunitetit; studimet e rasteve për transformimin e komunitetit nga vendet e zgjedhura. Parakusht: FCS 830 ose sipas miratimit të pedagogut.

FCS 832 Politikat dhe programet në shërbimet humane (Me zgjedhje)

Shqyrton filozofinë, teoritë, dhe parimet për organizi-min e shërbimeve humane në të gjitha shtetet e për-zgjedhura, duke theksuar strategjitë dhe pengesat për zhvillimin e bashkëpunimeve brenda dhe ndërmjet organizatave qeveritare dhe joqeveritare. Me interes të veçantë është mbështetja e fëmijëve dhe e familjes në nivel të komunitetit (p.sh., lagje, fshat, dhe qytet); zbutja e varfërisë, kujdesi shëndetësor; arsimimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme; dhe përkrahja për të moshuarit.

FCS 833 Ndihma humanitare (Me zgjedhje)

Hyrje në ndihmat humanitare me theks të veçantë në studimin e terminologjisë përkatëse dhe konceptet që lidhen me refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Temat e mbuluara përfshijnë sfondin historik, statusin aktual, faktorët përcaktues, çështjet ligjore, si dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe shën-detësore. Pjesë me rëndësi janë edhe përdorimi i shumë shembujve aktualë dhe të kaluar nga përvoja me refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda ven-dit si dhe nga konfliktet etno-politike dhe të terror-izmit si burimet kryesore të krizave humanitare. FCS 830 ose sipas miratimit të pedagogut.

Metodat e kërkimit (12 kredite)

FCS 892 Skicimi i kërkimit dhe metodat sasiore I (E detyrueshme)

Kursi analizon procesin dhe teknikat e kërkimit so-cial, duke i vënë një theks të veçantë metodatve sa-siore dhe të kombinuara. Çështjet përfshijnë natyrën dhe bazat e kërkimit; matjet; kampionimin; metodat e mbledhjes së të dhënave; dhe planin e kërkimit. Vë-mendje e veçantë i kushtohet zhvillimit të kërkimeve në nivel ndërkombëtar.

FCS 892 Skicimi i kërkimit dhe metodat sasiore II (E detyrueshme)

Ky kurs mbulon çështje të skicimit të kërkimit me shumë ndryshore, duke theksuar elementet kritikë të kërkimit në përzgjedhjen e metodave të përshtatshme kërkimore. Kursi analizon pa-rimet më të rëndësishme të skicimit të kërkimit. Vëmendje e veçantë i kushtohet kërkimit në ter-ren dhe me bazë në komunitet, dhe kërkimit në nivel ndërkombëtar. Kursi është një kombinim i leksioneve me diskutimet.

FCS 840 Tema të kërkimeve ndërkombëtare dhe për shoqërinë (Me zgjedhje)

Mbulon çështjet e zgjedhura në skicimin e kërkimit dhe analizën e të dhënave ku vëmendje e veçantë i kushtohet kërkimit në terren dhe atij në komu-nitet, si dhe kërkimit në nivel ndërkombëtar.

Page 15: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 15

Kurse të mundshme kërkimi të sugjeruara me zgjedhje:

ANTH 603 Metoda cilësore (me zgjedhje)

Metodat dhe teknikat e kërkimit cilësor në fushë duke përfshirë vëzhgimin me pjesëmarrje, in-tervistimin etnografik, analizën e të dhënave dhe shkrimin e raportit.

SOC 805 Kërkimi vlerësues (me zgjedhje)

Metodat e kërkimit dhe teknikat e menaxhimit të të dhënave me ndihmën e kompjuterit dhe anali-zat e përdorura në vlerësimin e politikave, vepri-meve, organizimin dhe efektivitetin e programeve sociale në sektorin privat dhe publik; paketat e softwar-eve mikrokopjuterike që përdoren për këto qëllime.

SOC 803 Skicimi i sondazhit (me zgjedhje)

Parimet e skicimit të sondazhit kërkimor, proce-durat dhe teknikat që përdoren në sociologjinë e zbatuar, instrumentet; mbledhja, menaxhimi dhe interpretimi i të dhënave.

Gjuha e huaj (6 kredite)

Gjuha e huaj mund të mos kërkohet për studentët bilingualë, mund të plotësohet me të dhënat/ kreditet e kurseve universitare ose nga testimet.

Kërkim (deri në 24 kredite) minimumi 18 kredite

FCS 991 Disertacioni (18 kredite) [Puna për disertacionin fillon pas fitimit të statusit të kan-didatit për gradën]

Total 60

Provimi gjithëpërfshirës

Pasi janë përfunduar kurset e formimit teorik, stu-dentët duhet t’i nënshtrohen provimit gjithëpërf-shirës. Provimi gjithëpërfshirës, i quajtur gjithash-tu provimi i kualifikimit, është një hap madhor në rrugën drejt fitimit të gradës PhD. Provimi gjithëpërfshirës është një komponent i kërkuar i Universitetit për programet e studimeve të dok-toratës. Qëllimet e provimit gjithëpërfshirës janë:

(1) Të demonstrojë integrimin dhe sintezën përmes dhe përtej përmbajtjes specifike të kurseve;

(2) Të përmirësojë ekspertizën profesionale dhe kompetencën kërkimore në çështjet lëndore të synuara;

(3) Të artikulojë një të kuptuar kritik të vlerave dhe misionit të programit të doktoratës, duke përfshirë funksionimin e individit, të familjes dhe komunitetit brenda dhe ndërmjet siste-meve/marrëdhënieve dhe ndikimit të tyre në cilësinë e jetës; dhe

(4) Të demonstrojë potencial profesional të kompetencave kërkimore. Studentët që e ka-lojnë provimin gjithëpërfshirës fitojnë statusin e kandidatit për të vazhduar me disertacionin.

Modeli i ofrimit të kurseve

Pedagogu i kursit për secilën lëndë do të jetë ose një anëtar me kohë të plotë, anëtar i trupës peda-gogjike të Klemson, ose një profesor me kohë të pjesshme apo i ftuar nga Universiteti Klemson.

Page 16: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

16 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Kurrikula do të ofrohet në mënyrë të kombinuar ndërmjet leksioneve në kampus dhe arsimit on-line në distancë. Mësimet online mund të jenë të asinkronizuara (p.sh. studentët kanë akses në materiale të arkivave) ose të sinkronizuara (p.sh. takime “të drejtpërdrejta” individuale ose në grup nëpërmjet Skype dhe Adobe Connect). Gjuha e mësimit do të jetë anglishtja.

Mësimi do të zhvillohet në kampusin e Universitetit Marin Barleti në Tiranë dhe ndoshta dhe në vende të tjera në rajon ku programi do të shtrihet.

Pedagogët Pedagogët e IFJK janë figura të shquara dhe të veçanta. Pedagogët kanë mbajtur pozicione drej-tuese në organizata kombëtare dhe ndërkombë-tare, kanë fituar disa çmime dhe kanë gjeneruar miliona dollarë për programet e financuara me grante. Pedagogët me kohë të plotë kanë grada pasuniversitare në drejtësi, infermieri, psikologji, dhe punë sociale.

Ka edhe rreth 27 pedagogë, bashkëpunëtorë të jashtëm të cilët janë liderë në arsimin e lartë dhe /ose në administratën publike në mbarë botën.

Pedagogët janë bashkuar nga një shqetësim i përbashkët për të drejtat e njeriut dhe të cilë-sisë së jetës (veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e marrëdhënieve të rëndësishme në kontekstin e institucioneve kryesore të komunitetit), një in-teres në zbatimin kuptimplotë të ideve të tilla në politikë dhe praktikë, dhe nga përkushtimi për të shërbyer në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Pedagogët e brendshëm• James R. McDonell, Profesor i Asociuar dhe

Drejtor i Përkohshëm i Institutit

• Mark A. Small, Profesor dhe Bashkëdrejtor i Institutit

• Vicki Flerx, Asistent Profesor në kërkim

• Bonnie Holaday, Profesor

• Susan P. Limber, Profesor i shquar i Dan Olweus

• Arelis Moore, Asistent Profesor në kërkim

• Patricia Stone Motes, Profesor kërkimi• Joyce A. Ott, Asistent Profesor në kërkim• J. Marlene Snyder, Asistent Profesor në kërkim

• David Taylor, Asistent Profesor në kërkim

• Marian Turcan, Asistent Profesor në kërkim

Pedagogët e jashtëm • Ferid Agani, MD, PhD, Profesor në Psikiatri, Uni-

versiteti i Prishtinës; Minister i Shëndetësisë i Ko-sovës

• David Anderson, PsyD, Drejtor Ekzekutiv, Sho-qata Lydia Home, Çikago

• Asher Ben-Arieh, Profesor në Punë Sociale, Uni-versiteti Hebre i Jerusalemit; Drejtor i Institutit Haruv, Jerusalem

• John Berman, PhD, Profesor në Psikologji, Kolegji Skidmore

Page 17: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 17

• Odile Camilo, PhD, Provost, Universiteti Ibero-Amerikan (Republika Domenikane)

• Ferran Casas, PhD, Profesor në Psikologji, Univer-siteti i Gironës (Spanjë)

• Jitka Dvořakova, PhD në Punë Sociale, Univer-siteti i Bohemisë së Jugut (Republika Çeke)

• Katherine Hawkins, PhD, Dekan, Kolegji i Shken-cave Humanitare dhe Shkencave Sociale, Univer-siteti i Radford

• John Gal, Profesor i Asociuar në Shkenca Sociale, Universiteti Hebre i Jerusalemit

• Edlira Haxhiymeri, PhD, Profesor i Asociuar në Punë Sociale dhe ish zv/rektore e Universitetit të Tiranës, ish zv/ministre e arsimit, Shqipëri

• Mati Heidmets, PhD, ish Rektor dhe Drejtor aktu-al, Qendra e Politikës Arsimore, Universiteti Talin; ish këshilltar i Kryeministrit të Estonisë për politi-kat kombëtare

• Natalie (Lee Jane) Kaufman, PhD, Profesore Emeritus në Shkenca Politike, Universiteti i Karoli-nës së Jugut

• Robin Kimbrough-Melton, JD, Instruktore me përvojë në Pediatri, Qendra Kempe, Universiteti i Kolorados, Denver

• Osnat Lavenda, PhD, Profesor i jashtëm, Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet, Universiteti Klemson

• Anet Louw, PhD, Profesor i Asociuar në Psikologji, Universiteti i Free State (Afrika e Jugut)

• Dap Louw, PhD, Profesor me përvojë, Universiteti i Free State (Afrika e Jugut)

• Anthony Marsella, PhD, Profesor Emeritus në Psikologji dhe ish provost, Universiteti i Hawaii

• Gary Melton, PhD, Profesor në Pediatri, Qendra Kempe, Universiteti i Kolorados, Denver

• Nikoleta Mita, PhD, Profesor në Psikologji, Uni-versiteti i Tiranës (Shqipëri)

• Adéla Mojžíšová, PhD, zv/dekane për zhvillimin dhe marrëdhëniet me jashtë, Universiteti i Bohe-misë së Jugut (Republika Çeke)

• Virginia Murphy-Berman, PhD, Profesor vizitor në Psikologji, Kolegji Skidmore

• Usha Nayar, Ph.D., Zv/drejtor (provost), Instituti Tata i Shkencave Sociale (Indi)

• Dan Olweus, PhD, Profesor Kërkimi, Qendra për Kërkime në Promovimin Shëndetësor, Univer-siteti i Bergenit

• Kathleen Robinson, PhD, Profesor i jashtëm (në pension), Instituti për Familjen dhe Jetën në Ko-munitet, Universiteti Klemson

• Francis Rushton, MD, pediatër, Beaufort, Karo-lina e Jugut

• Anna Skorsireva, MD, PhD, Profesor i jashtëm, In-stituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet, Uni-versiteti Klemson

• Rose September, PhD, drejtor, Profesor në Punë Sociale, Universiteti i Kepit Perëndimor (Afrika e Jugut)

Stafi • Lydia Arneson, Konsulente për burimet e

informacionit

• Shelli C. Charles, Asistente kërkimi dhe menaxhere programi

• Paulette Grate, Punonjëse për kujdesin komunitar

• Pat Hucker, Koordinatore grantesh

• Linda L. McGee, Koordinatore për burimet e informacionit

• Jane Riese, Drejtore e trajnimit, Programi për parandalimin e ngacmimeve

• Stacey Scott, Koordinatore për familje të sigurta

• Darlene Sentell, Asistente administrative

• Dana Southern, Punonjëse për kujdesin komunitar

• Janine Sutter, Punonjëse për kujdesin komunitar

• Jessi Wilson, Koordinatore administrative

Page 18: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

18 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Kriteret e pranimit• Për këtë program janë të mirëpritur aplikantë

me formim nga shkencat sociale, studimet humane, shkencat juridike, mjekësia dhe stu-dimet ndërkombëtare. Është e nevojshme të theksohet se zotërimi i eksperiencave për-katëse profesionale, akademike dhe kërkimo-re vlerësohet jashtëzakonisht i rëndësishëm për t’u kualifikuar për t’u pranuar në program.

• Studentët nga të gjitha vendet e Ballkanit mund të aplikojnë.

• Aplikantët duhet të kenë një diplomë mas-ter nga një program i akredituar. Përveç per-formancës së lartë akademike, vlerësohet eksperienca në punë vullnetare ose në shërbimin profesional publik.

• Aplikantët duhet të paraqesin tri letra re-komandimi nga profesionistë që e njohin veprimtarinë akademike të aplikantit dhe/ose shërbimin në komunitet.

• Aplikantët duhet të paraqesin një ese me rreth 500 fjalë ku të përshkruajnë aspiratat e karrierës dhe qëllimet e tyre në lidhje me këtë program doktorate.

• Studentët për të cilët anglishtja është gjuhë e dytë duhet të kenë pikët e TOEFL-it (www.ets.org/toefl), IETLS (www.ielts.org), ose PTE (www.pearsonpte.com). Në rastet kur niveli i gjuhës angleze mund të vërtetohet në mënyra të tjera, ky kriter mund të hiqet për aplikantët.

• Për aplikantët që kanë diplomë master, nuk kërkohen pikët nga GRE (Graduate Record Exam).

Aplikimi për pranim Të gjitha aplikimet për pranimin në programin e doktoratës duhet të dërgohen online në adresën http://www.grad.clemson.edu/admission/.

Nëse hasni vështirësi për të aplikuar ju lutem kon-taktoni ju lutemi kontaktoni [email protected].

Kërkesat për gradën dhe mundësia për të pakësuar numrin e krediteve për studentët me diplomë master • Për të fituar gradën PhD në Studime

Ndërkombëtare për Familjen dhe Komu-nitetin në Universitetin Klemson, studentët që pranohen me diplomën Master duhet të kenë fituar një total prej 60 kreditesh.

• Për studentët që pranohen me diplomën Master disa kurse dhe kredite mund të njihen dhe të zbriten nga numri total i krediteve dhe kurseve të kërkuara kur ka një mbivendosje të mjaftueshme me të dhënat e mëparshme akademike. Për studentët me diplomë master që kanë kualifikim të mëparshëm të ngjashëm dhe përvojë kërkimore, maksimumi i krediteve të njohura mund të jetë 30.

• Studentët doktorantë që pranohen me

Page 19: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 19

diplomë master duhet të plotësojnë një kurs studimi me një minimum prej 30 kreditesh pas diplomës master, duke përf-shirë kreditet e kërkimit të disertacionit. Një minimum prej 18 kreditesh caktohet për disertacionin e doktoratës.

Kosto e studimeveKosto e pranimit

Tarifa e aplikimit: $90

Testimi i Anglishtes:

TOEFL (sipas tarifave vendore)

IELTS (sipas tarifave vendore)

Pearson (sipas tarifave vendore)

Kostot e tarifës së studimit

Kosto për kredit: $300 për kredit

Kosto për kurs: (3 kredite) $900

Tarifa për semestër: $135

Kosto totale për një semestër me 3 kurse (9 kredite): $2,835

Sigurimi i cilësisëCilësia e Universitetit KlemsonUniversiteti Klemson është një institucion i akredituar nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Shkollave, Komisioni i Kolegjeve. Uni-versiteti Klemson është i akredituar për të dhënë diploma bachelor, master, specialist në edukim dhe diploma doktorate.

Klemson është një prej institucioneve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një universitet i renditur në nivel kom-bëtar për kërkimin, që mbetet një komunitet i të nxënit me në qendër studentin dhe që ka një raport të ulët student-pedagog dhe një tregues të lartë diplomimi.

Shkolla pasuniversitare mirëpret në Klemson studentë me nivel të lartë nga e gjithë bota për të ndjekur studime pasuniversitare dhe për të bërë kërkime. Ajo synon të bashkojë studentët dhe pedagogët më të mirë në një mjedis arsimor ku studentët dhe pedagogët kryejnë hulumtim dhe kërkim të përbashkët shkencor.

Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet i atashuar pranë Kolegjit të Shëndetit, Edukim-it dhe Zhvillimit Human të Universitetit Klem-son përpiqet për përsosmëri në mësimdhënie, kërkim dhe shërbime duke zhvilluar potencia-let njerëzore.

Me traditën e tij të shquar akademike dhe rep-utacionin ndërkombëtar, Universiteti Klem-son ofron një mjedis intelektual serioz për studime dhe kërkime doktorale.

Page 20: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

20 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin

Cilësia e Universitetit Marin BarletiUniversiteti Marin Barleti është i akredituar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të lartë (Shqipëri) që nga viti 2009. Qeveria shqiptare ka njohur cilësinë e tij si institucion i arsimit të lartë dhe cilësinë e programeve të studimit që ai ofron.

Bazuar në renditjen e parë të programeve të studimit të realizuar në korrik 2011 në Shqipëri nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsi-mit të Lartë dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit të Lartë (Gjermani), UMB është renditur në grupin më të lartë për mësimdhënien, orien-timin ndërkombëtar, reputacionin në kërkim, mjediset më të mira, sipërfaqen për student dhe publikimet kërkimore më të mira.

Me profilin e tij të spikatur, Universiteti Marin Barleti ka një akses të nivelit të lartë në sektorin e shërbimeve publike dhe të politikave komunitare në rajonin e Ballkanit, gjë që i ka krijuar atij mundësinë e vendosjes së kontakteve dhe të ndihmës për projekte kërkimore individuale të rëndësishme për kontekstin.

Page 21: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

www.clemson.edu - 21

Adresa kontakti:

Universiteti KlemsonKoordinator i studimeve pasuniversitare

Mark Small, J.D., Ph.D. Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet Universiteti Klemson 225 S. Pleasantburg Drive, Suite B-11 Greenville, SC  29607 Tel: 00 1 864-250-4623

E-mail: [email protected]

Universiteti Marin BarletiKoordinatore administrative për studimet e doktoratës

Migena Kapllanaj, M.ScDepartamenti Sociologji, Psikologji & EdukimUniversiteti Marin BarletiRr. Frang Bardhi, Selitë, TiranëTel: +355 42 4500 974 / 999

E-mail: [email protected]

Sheshi Wilson

Liqeni i Tiranës

Qendra Kristal

Kampusi 2

Kampusi 1

Page 22: Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe ...

22 - Doktoratë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin