56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

14
UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI EKONOMIK Punoi :Elona Kaso Miga Ciku Oresti Gjuzi Eduard Rroku

Transcript of 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

Page 1: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI EKONOMIK

Punoi :Elona Kaso

Miga Ciku

Oresti Gjuzi

Eduard Rroku

Page 2: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

Punoi:Oresti Gjuzi

Page 3: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

Permbajtia

Page 4: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

I.Te njihemi me Kurum

II.Nje veshtrim i pergjithshem mbi Qeverisjen e Korporates

III.Mjedisi shqiptar për qeverisjen e koporatave

IV.Këshilli Mbikqyrës

V.Administrimi i Shoqërisë,Bordi i Drejtorëve

VI.Auditimi dhe hapja e informacionit

VII.Burimet Njerëzore

VIII.Pergjegjsia sociale e Kurum

IX. Perfundime

Page 5: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

I.Te njihemi me kurumin

Rrënjët e Kürüm Holding shkojnë deri tek Kürüm Demir A.Ş. e cila u themelua më 1975. Ndërsa Haşmet Bedii Kürüm, themelues i grupit dhe mbajtësi i pjesës më të madhe të aksioneve po vazhdonte aktivitet e marketimit të produkteve çelik-hekur nën emrin e Kürüm Demir A.Ş. në 1970, vendosi që të futej në industrinë përpunuese për shkak të rritjes së tregut dhe kërkesës së sektorit. Në vitin 1995, kompania hodhi hapin e parë në sektorin e industrisë duke blerë nje impiant petëzimi në Gebze, Kocaeli dhe filloi të prodhonte hekur ndërtimi të përpunuar të ngrohtë.. Kompania zuri vendin e 495 të në 2001, 372 të në 2002, 285 të në 2003 midis 500 korporatave të para të industrisë të dhëna nga Dhoma e Industrisë të Stambollit në bazë të të dhënave të shitjes së prodhimit.

Në gjysmën e dytë të 1990, kompania mori hapa që të bëhej një Grup Kompanish me anë të strategjisë së saj të rritjes dhe të zgjidhte Ballkanin si zonën e saj të zgjerimit. Ky vendim investimi është një nga vendimet më strategjike dhe të rëndësishme që Grupi ka bërë si rezultat i rritjes së madhe ekonomike dhe mundësive për biznes në Ballkan. Gjatë procesit të filluar më 1998, u ble fabrika më e madhe e integruar në Ballkan e hekur-çelikut si pjesë e procesit të privatizimit në Shqipëri. Si investuesi i vetëm në Shqipëri, zonat e aktivitetit të Grupit u zgjeruan në gëlqere, oksigjen, manaxhim kantieri detar dhe porti së bashku me hekurin dhe çelikun. Kürüm Holding mori pjesë në një projekt investimi ndërkombëtar në 2001. Kompania themeloi një sipërmarrje të përbashkët me kompanitë e sigurimit në Kosovë të drejtuara nga qeveria dhe mori një liçensë nga Kombet e Bashkuara dhe themeloi Kosova e Re, një kompani sigurimi që ka pjesën më të madhe të tregut. Me kërkesë të qeverisë në 2002, Kürüm mori drejtimin e plotë të të gjithë sipërmarrjes. Elementet më të rëndësishme të konkurrencës së Grupit janë investimet e tij në pajisjest teknologjike të kohëve të fundit, punonjësit e tij intelektualë dhe me përvojë, Kürüm Holding, me përvojën e tij të vërtetë të sektorit në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare i mbështetur nga tradita dhe njohuria e tij e biznesit, po synon që ta kalojë strategjinë e tij të rritjes lokale në Turqi dhe Ballkan në sektorë të ndryshëm që kompania të mund të ofrojë një cilësi të lartë në prodhimet dhe shërbimet e saj të cilat përputhen me standardet botërore

II. Nje veshtrim i pergjithshem mbi Qeverisjen e Korporatave

Sa e vjetër eshtë historia e korporatave aq i ri është koncpeti i qeverisjes se tyre, ku kjo e fundit

shihet si nje mjet per mbrojtjen e intresave te aksionereve dhe grupeve te interesit dhe po behet

gjithnje e me shume, pjesë e pandashme në funksion te organizimit te korporatave te ditëve te

sotme. Qeverisja e korporatave nisi si koncept në botën anglo-saksione dhe u përhap në

ekonomitë e zhvilluara botërore dhe pas kesaj nëpërmjet OECD (Organizata për zhvillimin dhe

Page 6: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

bashkëpunimin ekonomik) në gjithë botën. Sipas Gabrielle O’Donovan autor i librit te “Një

kulturë e gjere e qeverisjes se korporatave”, qeverisja e korporatave percaktohet si nje sistem i

brendshem i përbëre nga politika, procese dhe njerez, te cilet ju shërbejne nevojave te

aksionerëve, dhe pretendentëve të tjerë, duke drejtuar dhe kontrolluar aktivitetet e menaxhimit

me objektivitet dhe integritet. E thënë ndryshe, qeverisja e korporatave ka të bëjë me

strukturimin e të drejtave dhe detyrimeve nëpërmjet palëve që kanë interes në nje firme.

Megjithate, për shkak se praktikat janë të ndryshme dhe të shumëllojshme është e veshtire të

dalësh me nje perkufizim të përgjithshem dhe të vetëm. Për këtë arsye jane bërë shumë studime

dhe projekte ne lidhje me praktikat e qeverisjes se mire, një koncept ky qe po i vihet gjithnje e

me shume fokusi ne 25 vitet e fundit.Ne fakt studiuesit i klasifikojne sistemet e qeverisjes se

korporatave në dy grupe të mëdha, ne grupin e parë qëndron sistemi anglo-amerikan dhe në atë

tjetrin, sistemi japonez..Sipas Sh.Lllaci dhe J.Tabaku “prania specifike të sistemeve të vendeve të

ndryshme është tregues i larmisë së aplikimit konkret të parimeve bazë të qeverisjes së

korporatës e diktuar nga kushtet ekonomiko-sociale të zhvillimit të vendeve të ndryshme të botës

brenda sistemit të sipërmarrjes së lire”.Karakteristike e modelit anglo-amerikan jane tregje

likuide dhe me shkallë të ulët rregullimi si të tregut të punës, ashtu edhe të tregut të kapitalit. Nga

ana tjeter dhe pavarësisht nga ndryshimet ndërmjet tyre, Europa kontinentale dhe Japonia kanë si

karaktertike një shkallë relativisht te lartë koncentrimi pronësie kompanish të mëdha, me bankat

dhe shoqëritë e sigurimit si ofrues kryesorë të kapitalit të korporatës. Kjo është e shoqëruar nga

një traditë e fortë e dialogut social ndërmjet manaxhimit dhe sindikatave. Qeverisja e

korporatave filloi të trajtohej në Turqi në mesin e viteve 1993 nepermjet nje projekti te paraqitur

nga Bursa e Ankaras, duke vazhduar me tej me një sërë konferencash te cilat hapen rrugen drejt

adaptimit te nje kodi vullnetar te sjelljes, Ceshtja e qeverisjes se korporatave ne Turqii u bë

shumë e diskutuar në vitet 2000, vit ky që përkon me hartimin e disa amendamenteve ligjore dhe

një sërë studimesh dhe projektesh nga Qendra e Studimeve Financiare (QSF) në departamentin e

Ekonomikut në Universitetin e Stambollit..Në fakt Kodi I Biznesit dhe shume iniciativa të tjera

kanë udhëhequr kompanite në Turqi midis te cilave dhe Kurum..

III. Mjedisi shqiptar për qeverisjen e koporatave

Page 7: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

Në fakt duke folur për mjedisin shqiptar shpesh hedhim veshtrimin ne kohën e tranzicionit te

viteve 1990-1991, ku Shqipëria ndermorri hapjen drejt ekonomise se tregut, perqafoi

demokracine duke bërë ndryshimin e madh nga nje sistem monopartiak në atë pluralist. Para

vitit 1991 të gjitha ndërrmarrjet ishin shtetërore dhe ekonomia në fshat ishte e bazuar në

kooperativat bujqesore. Ndryshimi i sistemit ekonomik e shoqëror qe ndodhi ne fillim te viteve

90-te u shoqërua me fillimin e ndryshimeve në strukturen e ekonomisë dhe në fakt, në ditet e

sotme është kryer teresisht privatizimi i tokës dhe pothuajse 80-90% e pronës tjetër është private.

Sipas ALBIC qendër informacioni për biznesin shqipatar, ekonomia shqiptare mund të thuhet se

është ndër më të liberalizuarat në krahasim me ato të ish vendeve socialiste, cmimet jane

tërësisht te liberalizuara, nuk ka kufizime ne fushen e tregtisë dhe të levizjes se kapitaleve. Mund

të thuhet se ekziston legjislacioni i pershtatshem per zhvillimin e ekonomise se lire te tregut.

Ekonomia e Shqiperise gjate kesaj periudhe, megjithëse me disa nderprerje (1997, 1998) është

zhvilluar dhe është futur ne rrugen e një zhvillimi të qendrueshem. Per vitin 2003 vlerësohet që

rritja e PBB-se te jete 6 % nga 4,7 % ne vitin 2002, duke arritur ne 1600 USD per fryme. Në vitet

pas 1996 në Shqiperi pati hyrje të shumë investime te huaja sidomos ato të vendeve fqinje greke

dhe italiane dhe disa vite me vone u kryen privatizime ne sektorë të rendësishëm të ekonomisë së

vendit. Në këtë kuadër kompania KURUM, kaloi nga pronesia shqipëtare në atë të huaj duke

adaptuar politika qeversisje të ndryshme të orientuara nga modele ndërkombëtare.

IV.Këshilli Mbikqyrës

Nё modelin anglo-sakson kemi dy organe qeverisёse: asambleja e aksionerёve dhe bordi i

drejtorёve, nё modelin alternativ(Gjerman) kemi tre organe qeverisje: asambleja e aksionerёve,

bordi mbikqyrёs dhe bordi i drejtorёve. Gjithashtu, antarё tё bordit janё edhe pёrfaqёsues tё

bordit mbikqyrёs. Detyrё kryesore e bordit mbikqyrёs ёshtё marrja nё punё ose pushimi nga

puna i drejtorve tё bordit si edhe mbikqyrja e performancёs sё biznesit tё kompanisё. Kompanitё

nё vendet nё tranzicion zgjedhin kryesisht variante tё modelit gjerman.Ndёrsa reformatorёt

zgjedhin variante tё modelit anglo-amerikan. Në kompaninë KURUM Këshilli Mbikqyrës

përbëhet nga një numër prej tre anëtarësh, 2/3 e anëtarëve emërohen nga Asambleja e

Aksionerëve dhe 1/3 e anëtarëve emërohen nga punëmarrësit e shoqërisë, në përputhje me ligjin.

Anëtarët e emëruar nga Asambleja e Aksionerëve janë Zeki Kaya Kryetar dhe Koray Zeytinoglu

Zv/Kryetar. Anëtari në fuqi i emërtuar nga punonjësit me votim në ambjentet e selisë qendrore

Page 8: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

të KURUMIT Afati i qëndrimit të tyre në detyrë është 3 vjet dhe ata të gjithë mund të rizgjidhen.

Anëtarët e emëruar nga mbledhja e aksionerëve mund të revokohen për çfarëdo arsye nga

mbledhja e zakonshme e aksionerëve dhe anëtarët e emëruar nga punëmarrësit mund të

revokohen në përputhje me ligjin. Statusi i kompanisë KURUM përcakton se anëtarët e Këshillit

Mbikqyrës nuk mund të marrin pjesë në më shumë se 5 Këshilla Mbikqyrës të tjerë të shoqërive

anonime, të cilat kanë selinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këshilli Mbikqyrës

mblidhet rregullisht të paktën një herë në tre muaj, ( 4 herë në vit) dhe sa herë që interesi i

Shoqërisë e kërkon, me thirrjen e Kryetarit ose, në mungesë të tij, të Zv. kryetarit. Mbledhjet e

Këshillit Mbikqyrës zhvillohen në selinë e shoqërisë ose në çfarëdo vendi tjetër të treguar në

lajmërimin për mbledhje dhe zakonisht temat e trajtura kanë të bëjnë me:

• Mbikqyrjen e politikave dhe aktiviteteve të Shoqërisë.

• Sigurimin e aktiviteteve dhe funksionimim e shoqërisë në përputhje me ligjin.

• Rishikimin dhe mbikqyrjen e çdo situatë aktuale apo të mundshme konflikti

interesash dhe në përputhje me ligjin

• Nxjerrjen e udhëzimeve në lidhje me ruajtjen e sekretit dhe konfidencialitetit për

informacionet që kanë të bëjne me KURUM si dhe kontrollimin e zbatimit e tyre.

Këshilli Mbikqyrës, ndër të tjera, mbikqyr aktivitetin e Bordit të Drejtorëve, miraton kriteret e

marrjes në punë, vendet e punës dhe shpërblimet e punonjësve të shoqërisë dhe jep autorizimin

për lidhjen e marrëveshjeve që kërkojnë autorizim në bazë të ligjit. Megjithatë në përgjithësi

sidomos në vendet si Shqipëria ku pushteti absolut ishte në duart e shtetit, organet mbikqyrёse

tentojnё tё jenё tё dobёta, shumё pasive si edhe nuk kanё njohuri e aftёsi tё mjaftueshme.

V. Administrimi i Shoqërisë,Bordi i Drejtorëve

Mbas mbledhjes së përgjithshme të aksionerëve, dhe këshillit mbiqyrës, organi që vjen

menjëherë pas tij për nga rëndësia është bordi i drejtorëve. Mbledhja e pёrgjithshme e

aksionerёve zgjedh drejtorët, ku propozimet për kandidatët e mundshëm vijnë si nga aksionerët,

ashtu dhe nga bordi i mëparshëm.Zgjedhja e bordit te drejtoreve behet gjithmon nga Aksioneret

Page 9: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

proceset dhe procedurat mund te jene te ndryshme((votat kumulative,bordi I shkallezuar

etj)Bordi duet te kete komitete auditimi (qe sigurojne qe informacjoni financjar I Publikuar per

aksioneret te jete i sakte ,rekomandojne firmen qe do te beje auditin).Komitete shperblimi

(percaktojne shperblimin e CEO percaktojne dhe shperblime per stimuli) Komiteti i emerimeve

(percakton kualifikimet e nevojeshme per drejtoret potencial rekomandon selektimin e

CEO,ermerimin e zyrtareve qe raportojne direct te CEO)Komitetet e bordit duet te kene vetem

antare te jashtem.

Kryetari thërret mbledhjen e bordit të drejtorëve, duke përcaktuar rendin e ditës, në çdo kohë që

e quan të nevojshme apo në rast se ai merr një kërkesë me shkrim nga të paktën një anëtar i

Bordit ose i Këshillit Mbikqyrës. Sipas statutit të shoqërisë KURUM mbledhjet e Bodit të

Drejtorëve mbahen të paktën një herë në tre muaj, në selinë e shoqërisë ose në një vend tjetër, në

Shqipëri apo jashtë saj, Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve duhen të mbledhura në mënyrë të

vlefshme kur janë të pranishëm shumica e drejtorëve dhe vendimet e tyre janë të vlefshme kur

miratohen me votën pro të shumicës së Drejtorëve të pranishëm. Bordi i Drejtoreve ka

kompetenca si vijojnë:

Administrimin e zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm të nevojshme për arritjen e qëllimit të

kompanisë, me përjashtim të atyre kompetencave që ligji apo Statuti ia rezervon organeve të

tjera.

• Mbajtjen e llogarive të duhura dhe pregatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me

ligjin.

• Paraqitjen te Këshilli Mbikqyrës të llogaritve vjetore me qëllim që t’i verifikojë dhe

kontrollojë ato të paktën brenda tre muajve nga data e mbylljes së vitit financiar.

Page 10: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

VI.Auditimi dhe hapja e informacionit

Kemi dy lloje autitesh,auditi I brenshem i cili behet nga bordi drejtor i kompanise per arsye te

mensxhimit te mire te kompanise dhe e ve me shume thekesin te eficenca, auditi i jashtem i cili

behet nga kompani te pavarura te auditit per te siguruar qe informacjoni i publikuar nga

kompania eshte i sakte .Kontrolli i brendshëm i shoqërisë kryhet nga tre ekspertë kontabël të

autorizuar, të emëruar për një vit financiar. Kontrollorët emërohen nga mbledhja e zakonshme e

aksionerëve,e cila emëron gjithashtu dy kontrollorë alternativë. Drejtoria harton bilancin vjetor

në përputhje me ligjin ku . 5VSH .

Tunç Hakan Özer Kordinator i Çeshtjeve Juridike

Anetar i Bordit Ekzekutiv

Dr. Zeki Kaya Kordinator per Shqiperine Anetar i Bordit Ekzekutiv

Bülent Ayvazoğlu Drejtor I Planifikimeve strategjike dhe

Zgjerimit te Bisnesit Anetar i Bordit Ekzekutiv

Rıfat Esen

Drejtor i Administrimit te Financimit dhe Thesarit

Anetar i Bordit Ekzekutiv

Nejat Bocnak Drejtor i Çeshtjeve Financiare,

Anetar i Bordit Ekzekutiv

Yaşar Güven Kryetar i Grupit te Hekur-Çeliqeve

Anetar i Bordit Ekzekutiv

Page 11: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

Qeverisja e mirë e korporatave është një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e

komunikimit në korporatë, raportimet financiare, dhe se efektiviteti i sistemit financiar dhe

qeverisjes së korporatave janë shumë të lidhura. Efektiviteti i sistemit financiar dhe qeverisjes së

korporatave kanë lidhje të drejte, sepse në fakt sistemi financiar përbën një element të

rëndësishëm të qeverisjes së korporatave dhe nga ana tjetër dështimi i qeversijes së korporatave

mund të reduktohet nga një sistem financiar i përshtatshëm. Në të njëjtën kohë mund të themi se

disa probleme nga sistemi i raportimit finaciar e kanë origjinën e tyre në deficencat e qeverisjes

së korporatave. Hapja e informacionit është themeli i cdo sistemi të qeversisjes së korporatave..

KURUM ka zyrë që kryen auditimin e brendshëm e cila varet dhe ështe direkt nën drejtimin e

Drejtorit Ekzekutiv dhe në të njëjtën kohë auditimin e jashtëm i cili është ndërruar në 3-4 vjet

dhe konkretisht ka qënë fillimish``, Boga Assosiation dhe nga viti 2007 e në vazhdim është

KPMG. Auditimi i jashtëm dhe një sistem i mirë finaciar luan një rol thelbësor në përmirësimin e

efektivitetit të qeverisjes së korporatës. Një nga pikat kyce të sistemit të raportimit financiar

është në interes të të gjithë grupeve të interesit të korporatës. Për aksionerët është e rendësishme

sepse është i interesuar për dividentët, për kreditorët është e rëndësishme pasi sigurohet që

kapitali i tij është i paprekur dhe korporata do të shlyejë borxhet, për punonjësit është e

rëndësishme sepse sheh nëse do jetë apo jo në punë. Pra duke parë këto nevoja, sistemi i

qeversisjes së korporatave, e bën sistemin e raportimit finaciar, auditimit dhe të hapjes se

informacionit më efektiv duke përmirësuar komunikimin kundrejt të gjitha paleve pretendente.

VII.Burimet Njerëzore

Kurum Holding eshte nje grup kompanishe qe beson ne punen ne grup dhe leviz me te njejtin mentalitet. Departamenti I Burimeve Njerezore te Kurum Holdingut, eshte krijuar me qellim ruajtjen dhe krijimin afatgjate dhe te vazhdueshem, efektiv te burimeve njerezore si nje nga burimet themelore te rritjes dhe zhvillimit. Politikat e Burimeve Njerezore te pergatitura ne baze te strategjive dhe politikave themelore te kompanise jane paraqitur si me poshte:

• Respekt ndaj mundit, diturise dhe aftesive.

• Sheh si vlere, çdo punonjes si individ i vetem

• Kushtet e punes se krijuara, jane ne pershtatshmeri me te drejtat universale te njeriut, lumturine dhe dobine maksimale te punonjesve dhe ligjet kombetare te vendeve ku zhvillon aktivitet.

Page 12: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

• Ne asnje menyre nuk behet dallim feje, gjuhe, race, seksi, kombesie dhe te ngjashme.

• Punon per te mbeshtetur dhe pergatitur mjedis te pershtatshem per karieren dhe zhvillimin e punonjesve. Derdhet mund per te krijuar mjedis te pershtatjes dhe besimit.

• Çmohet dhe vleresohet suksesi, performanca e larte, aftesite superiore, sjellja ne pershtatshmeri me vlerat themelore te pervetesuara.

• Beson ne punen ne grup dhe leviz me mentalitet te perbashket.

A`ktivitetet e burimeve njerezore te zbatuara ne perputhje me politikat e pergjithshme te Burimeve njerezore, jane si me poshte:

• Planifikimi I nevojave per personel

• Zgjedhje dhe vendosje e personelit

• Analizimi I nevojes per trainim dhe implementimi I trainimeve

• Administrim I performances

• Planifikim kariere

• Mundesimi I kenaqesise se punonjesve

VIII. Pergjegjsia sociale

Termi “pergjegjsi sociale” nenkupton gjera te ndryshme per njeres te ndryshem.Fushata qe mund

te angazhoet biznesi per mbrojtjen dhe permiresimin e mirqenies se shoqerise jane te

shumllojshmw.disa nga fushat me te ndjeshme sot jane ceshtjet e konsumatoreve,te mjedisit te

urbanizimit,praktikat e punesimit etj.Sipas Friedman eshte joetike qe “pergjegjsia sociale”te

kerkoet te menagjeret sepse u takon njerzeve te tjere kjo gje.Arsyet e angazhimit te firmave ne

pergjegjsine sociale te korporatave jane

1.Per arsye personale te menaxhereve.

2.Per arsye ekonomike

3.Marketingu.

4.tereqia e investitoreve.

Page 13: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

5.Influenca politike

Kurum, Holding ka per qellim qe ne te gjithe vendet ku ushtron aktivitet prodhimi, te lere nje

Mjedis te paster per brezat e ardhshme dhe per te rritur cilesine e jeteses se komunitetit me te

cilin jetojmePergjegjsia sociale e KURUM lidhur me komunitetin, vazhdimesia eshte e lidhur

ngushte me ndertimin e nje themeli te forte dhe te sigurt per brezat e rinj. Grupi i cili

vazhdimisht zhvillon vecorite e nje shtetasi te pergjegjshem, po jep kontributin dhe mbeshtetjen

e tij ne arsim dhe ne kulture, si nje domethenie e pergjegjesive dhe respektit te tij kundrejt

komunitetit. Ne kete kuader, hallka e pare e projektit te arsimit e filluar nga grupi Kurum ne

Komunen e Ercis'it te rrethit te Van'it, ka perfunduar ne vitin 2002 me shkollen fillore me 12

klasa, te ciles iu dha emri Salim Sitki Kurum. Po me te njejtat karakteristika ne vitin 2004

perfundoi shkolla tjeter fillore, e cila mban emrin Veysi Kurum. Ne vitin 2005 eshte hapur

shkolla e mesme e Anadollit ne Erciş, e cila mban emrin Sevim Kürüm.Ndjeshmeria e Kurum

Holdingut per Mjedisin, ndahet dhe pervetesohet nga vete punonjesit e Kurumit ku punojne ne

menyre te veçante per te qene shembull ne te gjithe shtetet dhe qytetet ku zhvillojme aktivitetin

tone.

IX Perfundime

Ky studim analizoi parimet e qeversijes së korporatave në kompaninë KURUM ku u nënvizuan

problemet në lidhje me bordin e Drejtorëve, Këshillin Mbikqyrës, mardhëniet me aksionerët,

hapja e informacionit si dhe progresi në ekonominë e Shqipërisë dhe në praktikat e përgjegjesinë

sociale. Cosmote Grup vë theksin në Qeverisjen e Korporatave dhe ka ndërmarrë një sërë

rregullash dhe principesh në monitorimin dhe mekanizmat e kontrollit me qëllim që të beje të

mundur ecurinë e kompanisë paralel me interesat e palëve pretendente. Nepermjet aplikimit te

principeve te qeverisjes, KURUM synon harmonizimin e interesave midis aksionerëve dhe

menaxhimit në mënyrë sa më efektive dhe të ndajë fuqitë sipas përgjegjisive midis pronësisë dhe

kontrollit.

Nën orientimin e Grupit KURUM Holding është një nga kontribuesit e rendesishem në buxhetin

shqiptar dhë për shumë vite është konsideruar ndër më të sukseshmet në vend. Megjithatë duhet

vëne fokusi te hapja e informacionit dhe transparenca si tregues të qeverisjes së mire. Për më

Page 14: 56091003 Kurum Rast Studimi Case Study

teper, funksioni i qeverisjes së KURUM duhet të jenë i tillë që të japi një mjet të qëndrueshem

dhe të pavarur për të gjithe investitorëet të cilët besojne së një egzaminim i kujdesshëm i

praktikave të qeverisjes do rrisin vlerën e aksioneve në planin afatgjate.