VLERËSIMI I SITUATËS SË MENAXHIMIT TË MBETJEVE URBANE …eden-al.org/OldWeb/media/VLERËSIMI I...
Transcript of VLERËSIMI I SITUATËS SË MENAXHIMIT TË MBETJEVE URBANE …eden-al.org/OldWeb/media/VLERËSIMI I...
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
1
BASHKIA BERAT
VLERËSIMI I SITUATËS SË MENAXHIMIT TË
MBETJEVE URBANE NË BASHKINË BERAT
MPA. Merita Mansaku –Meksi, Mirela Buhuri, M. Sc. Ermelinda Mahmutaj
Berat, Nëntor - Dhjetor 2011
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
2
Hyrje ................................................................................................................................................ 3
Pak histori dhe demografia e qytetit .......................................................................................... 4
Kuadri ligjor për administrimin e mbetjeve ................................................................................ 6
Metodologjia e përdorur për këtë analizë .................................................................................. 7
Si realizohet menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë Berat .......................................................... 8
Kuadri administrativ i menaxhimit të mbetjeve ............................................................ 8
Gjenerimi i mbetjeve dhe klasifikimi i tyre .................................................................. 10
Parandalimi i mbetjeve .................................................................................................. 11
Depozitimi dhe ndarja në burim ................................................................................... 11
Mbledhja dhe transporti i mbetjeve ............................................................................. 11
Fshirja e rrugëve ............................................................................................................ 12
Riciklimi i mbetjeve jo-organike ................................................................................... 13
Riciklimi i mbetjeve organike ........................................................................................ 13
Fushëdepozita ................................................................................................................ 13
Mbetjet industriale dhe të rrezikshme ......................................................................... 14
Mbetjet spitalore ............................................................................................................. 16
Financimi ......................................................................................................................... 16
Ndërgjegjësimi, edukimi mjedisor dhe pjesëmarrja. ................................................. 17
Konkluzione dhe hapa të mëtejshëm .................................................................................. 19
Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) në kuadër
të programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit. Mendimet e shprehura në këtë publikim janë të
autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të OSFA-s.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
3
Hyrje
Përgatitja e këtij raporti është pjesë e projektit “Për qytete të pastra me qeverisje evropiane”
mbështetur financiarisht nga fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë(Soros) në kuadër të
programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit dhe i zbatuar nga qendra mjedisore EDEN.
Ky projekt zbatohet nën sektorin e praktikave të mënaxhimit mjedisor të qendrës EDEN dhe ka
për qëllim të kontribuojë në mirëqeverisjen vendore të Bashkisë Berat në fushën e menaxhimit të
mbetjeve urbane dhe të nxisë praktika të reja të menaxhimit, ku mbetjet të mos jenë hedhurina,
por të shikohen si lëndë e parë për një biznes riciklues.
Aktivitete kryesore të këtij projekti angazhojnë:
1. Analiza e situatës në Bashkinë Berat;
2. Plani lokal i menaxhimit të integruar të mbetjeve (PLMM) dhe trainimi i stafit vendor;
3. Pjesëmarrja publike në hartimin e PLMM;
4. Dokumenti i politikave & implikimet në kuadrin regullator
Raporti në fjalë është një nga outputet më të rëndësishme të gjithë procedurës së hartimit të
planit lokal të menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Beratit. Ai përmban një analizë të
detajuar të situatës kryesisht duke u bazuar në komponentin administrativ. Megjithatë analizës së
plotë të situatës i bashkëngjitet një tjetër raport i cili interpreton reagimin dhe opinionin publik
beratas në lidhje menaxhimin e mbetjeve urbane. Ky raport vjen si rezultat i interpretimit të të
dhënave të marra nga 887 pyetësorë të plotësuar nga qytetarët e Beratit.
Ne besojmë që rezultatet e këtij raporti në vecanti do të ndihmojnë përvecse në hartimin e planit
lokal të menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Berat por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të
popullsisë mbi rendësinë e pjesmarrjes së tyre në vendimarrje si të cilët nga ana tjetër ndihmojnë
në arritjen e principeve të mirëqeverisjes.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
4
Pak histori dhe demografia e qytetit
Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën
shkëmbore në krahun e djathtë të lumit Osum. Berati u përket
qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe
vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë
fillimin e jetës në para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.)1
Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat janë ruajtur
dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë
të kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është
Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i
shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë
kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit
IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë
të shkruajtura në greqishten e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot
në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të
konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një
dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara
mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të
cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të
kategorisë së dytë.
Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i
kategorisë së monumenteve qyteti
ndahet në tri zona : zona muze, zona
e mbrojtur dhe zona e lirë. Ky
zonifikim është shumë i rëndësishëm
dhe duhet të luajë një rol vendimtar
në përcaktimin e mënyrës së
menaxhimit të mbjetjeve urbane në
qytet.
Përmes qytetit kalon lumi i Osumit i
cili në afërsi të Urës Vajgurore
bashkohet me lumin Devoll e të dy
së bashku formojnë lumin Seman.
Mali i Tomorit është një tjetër pasuri
e këtij qyteti mahnitës i cili i shton
atraktivitetin dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit. Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një
zonë prej 4.000 ha është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i dyti në
vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
1 http://www.bashkia-berat.net/?cat=36
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
5
Berati ndodhet 120 km larg kryeqytetit – Tiranë, 92 km larg Durrësit dhe 85 km larg Vlorës.
Pozicioni gjeografik është
shumë i favorshëm për
transportin e tranzitin si
edhe për komunikimin
ekonomiko-shoqëror me
shumë rrethe të vendit.
Klima e qytetit është
tipike mesdhetare, me
temperaturë mesatare
vjetore 15,9 gradë C.
Sasia mesatare vjetore e
rreshjeve është 928 mm,
kryesisht në muajt e
dimrit. Qyteti i Beratit
është i ventiluar mirë dhe
ajri është i pastër falë edhe
gjelbërimit brenda qytetit
dhe në kodrat që e
rrethojnë.
Qyteti i Beratit ka një sipërfaqe prej 939 km2 me një popullësi rreth 63.000 banorë, ndërsa në
rang rrethi ajo shkon deri në afërsisht 117.000 banorë2
Bashkia e Beratit është qendra e rajonit të Beratit. Këshilli Bashkiak, i cili është organi
vendimarrës për qeverisjen lokale, ka 35 anëtarë përfaqësues të partive politike, ndërsa Kryetari i
Bashkisë, Zoti Fadil Nasufi është i votuar direkt nga qytetarët.
Institucioni i Bashkisë ka rreth 127 punonjes3 me 12 drejtori dhe disa institucione të varësisë si
ndërmarja e gjelberimit, qendra kulturore etj. Për qëllime administrative Bashkia e ka ndarë
qytetin në 4 rajone.
Të ardhurat kryesore për Bashkinë vijnë nga të ardhurat vendore dhe buxheti i shtetit.
Bashkia e Beratit ka një vizion të qartë për zhvillimin e qytetit. Sipas Strategjisë Social
Ekonomike të qytetit, prioritetet e zhvillimit të rajonit janë: a) zhvillimin e agrobiznesit dhe
artizanatit; b) zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar trashëgiminë historike dhe kulturore si dhe c)
zhvillimin e mjedisit urban në përputhje me parametrat bashkëkohore.
Iniciativa e qendrës EDEN dhe Bashkisë Berat e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Soros,
jep një kontribut paralelisht në zbatimin e të tre prioriteteve të rajonit dhe orienton grupet
komunitare dhe jo vetëm drejt menaxhimit të mjedisit urban.
2 http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/Treguesit%20Sociale/Popullsia/POP%202009/t1.xls
3 http://www.bashkia-berat.net/?feed=rss2&cat=23
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
6
Kuadri ligjor për administrimin e mbetjeve
Pamvarësisht faktit që Shqipëria është një nga vendet e rajonit e cila ka menaxhimin më të keq të
mbetjeve në përgjithësi dhe atyre urbane në veçanti, kjo nuk mund të thuhet edhe për kuadrin
ligjor. Sipas raportit të progresit të BE për 20114 ka patur një progres në kuadrin ligjor që lidhet
me menaxhimin e mbetjeve. Strategjia Kombëtare e mbetjeve është përgatitur dhe aprovuar nga
Parlamenti Shqiptar e ndjekur më pas nga Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Megjithatë, po sipas këtij raporti nuk ka procedura për menaxhimin dhe kontrollin e
fushdepozitave dhe vendhedhjet e pakontrolluara mbeten vendi kryesor për depozitimin e
mbeturinave.
Pjesa më e madhe e progresit në fushën e menaxhimit të mbetjeve është bërë në sferën e
legjislacionit. Gjatë periudhës 2002 – 2008 legjislacioni për menaxhimin e mbetjeve është
përmirësuar me ligje të reja, vendime dhe rregullore/udhëzues që reflektojnë direktivat e BE dhe
kërkesat e Konventës së Bazelit.
Parimet kryesore të menaxhimit të mbetjeve janë vendosur nga:
Ligji nr 10431, datë 09.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
Ligji nr. 10 463, datë 22.9. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
Ligji nr. 9537, datë. 18.5.2006 “Për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme”.
Ligji nr. 10440, datë 7.7.2011, "Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis"
Vendimi nr. 803, datë 04.12.2003 “Mbi miratimin e rregullave dhe procedurave për
importimin e mbetjeve për riciklim dhe trajtim”
Vendimi nr. 99, datë. 18.02.2005 “Mbi miratimin e Katalogut Shqiptar për klasifikimin e
mbetjeve”
Norma nr. 1, datë 30/3/ 2007 “Mbi trajtimin e mbetjeve të nderimeve dhe të
shkatërrimeve nga krijimi, transporti deri tek trajtimi përfundimtar”
Norma nr. 6, datë 30.11.2007 “Mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore”
Udhëzues nr. 6, datë 27.11.2007 “Mbi aprovimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve
për skicimin e planeve të menaxhimit të mbetjeve të ngurta”
Akte të tjera ligjore të cilat janë bazë për hartimin e një plani menaxhimi mbetjesh urbane në
nivel vendor janë:
Ligjin Nr. 8652, datë. 31.07.2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes
lokale”.
Ligjin Nr. 8094, datë. 21.03.1996 “Për largimin publik të mbetjeve”
Ligjin Nr. 9663, datë. 18.12.2006 “Mbi koncesionet”. Midis çështjeve te tjera, Ligji
mbulon shërbimet publike dhe menaxhimin e mbetjeve si dhe përfshin ndërtimin e
impianteve të trajtimit të mbetjeve.
4 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/al_rapport_2011_en.pdf
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
7
Vendimin Nr. 103, datë 31.03.2002 “Në lidhje me monitorimin mjedisor në Republikën e
Shqipërisë“
Megjithatë duhet theksuar se me aprovimin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve
ka një orientim të menaxhimit në rang rrethi. Kjo do të thotë që bashkitë dhe komunat jo vetëm
që duhet të rrisin bashkëpunimin ndërmjet simotrave të të njëjtës zonë mbetjesh, por edhe duhet
të përgatisin dhe zbatojnë plane menaxhimi të përbashkëta. Duke parë shembullin e veriut (
vendepozitës së Bushatit) do të thonim që kjo detyrë është një sfidë për njësitë e qeverisjes
vendore dhe duhet të fillojë me një njohje të mirë të detyrimeve që lindin nga ligji, konsiderimin e
të gjitha hallkave në menaxhimin e mbetjeve si dhe me përmirësimin e situatës aktuale
ekzistuese.
Metodologjia e përdorur për këtë analizë
Kjo analizë situate përmban elementë
të kërkimit cilësor dhe të kërkimit
sasior. Pamvarësisht fakti që ajo është
realizuar sipas metodës RA ( rapid
assesment), të gjitha elementët
përbërës të analizës së situatës janë
trajtuar dhe për më tepër është hartuar
në fund një listë konkluzionesh dhe
rekonandimesh, të cilat do të jenë
shumë të rëndësishme në fazën tjetër të
programit, atë të hartimit të planit të
menaxhimit.
Janë bërë analiza të planit kombëtar të
menaxhimit të mbetjeve si dhe ligjit të
ri për menaxhimin e mbetjeve. Është hulumtuar mbi analizat e bëra më parë nga vetë Bashkia
Berat apo partnerë të saj. Janë bërë disa vizita në Berat ( site visits) si dhe është realizuar një
intervistë e gjatë me Znj M. Buhuri, specialiste e mjedisit pranë Bashkisë.
Është realizuar edhe një vizitë në vendepozitimin e bashkisë, megjithëse na duhet të pranojmë që
investigimi në këtë vend nuk ka qënë i lehtë dhe nuk jep ndonjë informacion të saktë dhe të plotë
të situatës aktuale të trajtimit të mbetjeve në Bashkinë në fjalë.
Për të gjykuar mbi nivelin e shërbimit të pastrimit dhe taksën ekzistuese për largimin e mbetjeve
janë përpiluar dhe administruar pyetësorë për grupe të ndryshme të popullsisë si dhe punonjës të
administratës, respektivisht mësues, nxënës, përfaqësues të bizneseve të vogla, përfaqësues nga
mosha e tretë, staf i qëndrave mjeksore + bashkisë etj, duke u munduar për të marrë një grup të
balancuar për nga përkatësia gjinore si dhe për nga ndarja e qytetit prej 4 rajonesh.
Pyetësorët dhe vizitat janë përdorur për të marrë informacionin e nevojshëm i cili përbën bazën
për dhënien e konkluzioneve dhe rekomandimeve.
Duhet theksuar se mendimi i shprehur në këtë analizë është opinioni i ekspertëve të angazhuar
dhe nuk përbën në asnjë mënyrë opinionin zyrtar të Fondacionit Soros.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
8
Si realizohet menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë Berat
Kuadri administrativ i menaxhimit të mbetjeve
Menaxhimi i mbetjeve deri tani ka qenë kompetencë e njësive të qeverisjes vendore në nivel
Bashkie/ komune. Me aprovimin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve qarku pritet
të marrë një rol dominant në nivelin e planifikimit dhe koordinimit. Gjithsesi në momentin e
realizimit të kësaj analize hierarkia e institucioneve të cilat janë të përfshira në menaxhimin e
mbetjeve në bashkinë Berat është si më poshtë vijon:
Qeveria Shqiptare/ Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU),
Ministrina e Punëve Publike dhe Transportit (MPPT) të cilat respektivisht përcaktojnë trendet e
menaxhimit të mbetjeve urbane përmes hartimit të legjislacionit dhe planeve të menaxhimit në
rang kombëtar (MMPAU) si dhe ofrojnë mjetet financiare për investimet në përmirësimin e
infrastrukturës së trajtimit të mbetjeve në rang vendor apo rajonal(MPPT).
Për nga vetë rëndësia që ka menaxhimi i mbetjeve dhe ndikimi i tyre në shëndetin e njeriut,
pastërtinë e qyteteve tona dhe atë që gjithmonë e më tepër po bëhet problematike në turizmin
shqiptar ( si vendas ashtu edhe atë të huaj) kohët e fundit është ngritur një grup ndërministror
pune si dhe po mundësohet një këshilltar për mbetjet panë kryeministrit ( me mbështetjen e
SIDA).
Përpos kësaj, që me aprovimin e planit kombëtar të menaxhimit të integruar të mbetjeve ekziston
grupi kombëtar këshillimor i mbetjeve i cili supozohet të përbëhet nga specialistë dhe roli i të cilit
është monitorues dhe këshillues.
Bashkia Berat: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 1998 koncepton qeverisjen lokale si vetë-
qeverisëse. Ky parim i jep të drejtën vetëqeverisëse organeve lokale për të rregulluar dhe
menaxhuar veten e tyre, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, çështjet më të
rëndësishme publike, në interes të popullatës dhe subjekteve të zonës nën juridiksionin e tyre.
Ligji Nr.8652, dt 2000/07/31 "Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" (2000),
organet e pushtetit vendor ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me parimin e autonomisë,
duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me qeverinë qëndrore. Autonomia e Qeverisë lokale është në
nivel politik, legjislativ, administrativ dhe financiar.
Në kuptimin tonë kjo përkthehet në:
a) hartimin e politikave në nivel vendor ( pra hartimi i planit të menaxhimit të mbetjeve
për Bashkinë, llogaritja e bazës së taksës dhe diferencimi i saj në bazë të parimit ndotësi
paguan);
b) kthimin e këtyre politikave në akte të detyrueshme administrative ( aporovimi nga
këshilli Bashkiak);
c) zbatimin dhe monitorimin e këtyre politikave ( vendosja e formës për menaxhimin e
mbetjeve urbane, tenderimi, monitori i kompanive pastruese, kontrolli i parametrave,
parandalimi i hedhjes ilegale të mbetjeve etj);
d) gjetjen e instrumentave monetare për ta realizuar sa më mirë zbatimin e strategjisë
kombëtare në nivel vendor dhe për të siguruar një nga shërbimet bazë të qeverisjes
vendore për qytetarët e saj ( rishikimin dhe ndryshimin e tarifave, mbledhjen e taksës etj).
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
9
Qarku:Roli i qarkut është ende i paqartësuar dhe për më tepër mungon personeli i specializuar për
menaxhimin e mbetjeve urbane në të.
Bashkëpunimi ndërkomunal është ende i pakonsiderueshëm dhe nuk ka filluar të shihet si një nga
opsionet për menaxhimin e mbetjeve në rajon.
Institucionet publik: Nga hulumtimet tona nuk ka të dhëna mbi sasinë e mbetjeve të gjeneruara
nga institucionet publike, pasi mbledhja e tyre kryhet me të njëjtat mjete/ mënyra sikundër edhe
ato publike. Ajo që është për tu shqetësuar është fakti që institucionet shëndetësore që operojnë
në vijën administrative të bashkisë nuk kanë një mbledhje dhe trajtim të diferencuar të mbetjeve
spitalore apo të rrezikshme. Sasia e gjeneruar prej tyre nuk është e matur dhe mbeturina hidhen
dhe digjen në natyrë. Krematoriumi i spitalit i cili mund të shërbente për insenerimin e mbetjeve
të rrezikshme të gjeneruara nga këto institucione është jashtë përdorimit.
Në bashkinë e Beratit ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe 2 klinika private, për mbeturinat e të cilave
nuk ka informacion zyrtar mbi mënyrën e hedhjes dhe trajtimit. Më e zakonëshmja ( ajo që
ndodh në shumicën e qyteteve shqiptare) është që këto klinika i hedhin mbetjet e tyre në kazanët
publik.
ARM, Inspektoriati Sanitar dhe Inspektoriati i Mjedisit. Megjithë rolin e patjetërsueshëm që kanë
këto tre institucione në monitorimin e cilësisë dhe sigurimin e ndjekjes së standarteve ( sidomos
nga bizneset si gjeneruesit kryesorë të mbetjeve industriale dhe të rrezikshme, apo funksionimin e
fushdëpozitës), puna e tyre është e padukshme. Vënia e gjobave nuk funksionon të thonë në
Bashkinë e Beratit apo edhe qytetarët e thjeshtë.
Sektori Privat: Në këndvështrimin e analizës sonë sektori privat konsiderohet formal dhe
informal në bazë të rolit që ata kanë. Pjesa më e madhe e sektorit privat është gjenerues mbetjesh
dhe në këtë këndvështrim duhet parë se sa ata aplikojnë parimet bazë për mirë menaxhimin e
mbetjeve, ndërkohë që në rastin tonë sektori privat luan rol decisiv si ofrues shërbimesh, pasi
Bashkia Berat e realizon mbledhjen, largimin dhe pastrimin e rrugëve përmes një kontrate me
kompaninë private "Infinit Constructions". Bazuar në të dhënat e ofruara nga punonjësit e
Bashkisë si dhe duke i krahasuar ato me të dhënat e pasqyruara në Planin Kombëtar të mbetjeve
kemi si më poshtë:
Kontrata me kompanine "Infinit Constructions" ka filluar më datë 9 Shkurt 2009, me afat 5 vjet.
Kompania e kontraktuar paguhet cdo muaj në bazë të raportit të berë nga punonjësit e Bashkisë
mbi rregullsinë e operimeve. Pajisjet e largimit (kamionet) janë në pronësi të kompanisë.
Kompania ka venë në dispozicion të kontratës:
një makinë vetëshkarkuese teknologjike prej 12 ton-esh,
një makinë vetëshkarkuese teknologjike prej 14 ton-esh
një makinë vetëshkarkuese teknologjike 1 tonë-she,
një makinë vetëshkarkuese për mbetjet voluminoze si dhe një makinë fshirëse.
Për nga specifika e një pjese të qytetit ( si lagja kala) ku hyrja e makinave nuk është e
mundur kompania ka vënë në dispozicion edhe 2 kamioncina apo karroca të vogla për
largimin e mbeturinave.
Një fadromë
Një traktor me zinxhira
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
10
Ndërsa kontenitorët/ kazanët janë pronësi e Bashkisë dhe në të gjithë territorin e Bashkisë ka një
shifër prej 270 kazanë 1100 litërsh.
Sa i përket numrit të njësive private që operojnë në linjën administrative të Bashkisë Berat dhe
llojit të tyre duhet thënë që sasia e bizneseve dhe institucioneve të regjistruara që ushtrojnë
veptimtarinë e tyre në qytetin e Beratit janë 1650 nga te cilat afro 200 konsiderohen si biznese të
mëdha. Duhet theksuar se nga këto 75 subjekte kanë karakter industrial nga të cilat 10 janë
biznese Agrupërpunuese dhe 6 biznese kanë kategorizimin e bizneseve me leje mjedisore
operimi. Vetëm 1 biznes në qytetin e Beratit është i fokusuar tek riciklimi i plastikës.
Nga hulumtimi ynë dhe nga konfirmimi i specialistëve të Bashkisë në asnjë nga bizneset nuk
zbatohet politika të reduktimit apo ndarjes së mbetjeve në burim. Gjithashtu sipas legjislacionit në
fuqi bizneset e mëdha në rastin tonë ato përpunuese ngarkohen me detyrën e vetë menaxhimit të
mbetjeve urbane dhe atyre industriale. Në këtë këndvështrim është shumë e vështirë, thuajse e
pamundur sigurimi i të dhënave të besueshme nga ana e kompanive mbi llojin dhe sasinë e
mbeturinave të gjeneruara.
Bashkia zbaton nje tarifë të diferencuar për largimin e mbeturinave për bizneset. Sipas burimeve
të Bashkisë mënyra e llogaritjes së kësaj tarife është përcaktuar nga një bashkëpunim me
programin e USAID vite më parë, megjithatë nga të dhënat e Bashkisë nuk kuptohet nëse ka një
tarifë të diferencuar edhe ndërmjet bizneseve në bazë të parimit ‟ndotësi paguan‟
Gjenerimi i mbetjeve dhe klasifikimi i tyre
Sa i përket gjenerimit dhe klasifikimit të mbetjeve në këtë raport janë marre për bazë të dhënat e
ofruara nga Bashkia Berat si dhe ato të marra nga Plani Kombëtar i Mbetjeve ( bazuar në
studimin e INPAEL)
Meqënëse nga ana e Bashkisë mungojnë të dhënat e sakta mbi sasinë e saktë të gjenerimit ditor të
mbetjeve urbane nga ana e projektit INPAEL , përmes studimit të tyre është llogaritur që sasia
mesatare ditore e një konteineri 1100 litersh eshte 124 kg. Me deduktim të dhënat janë si më
poshtë:
Në Bashkinë e Beratit gjenerohen;
09 kg/ ditë/person
341kg mbetje/person në vit
34 ton mbeturina në ditë në nivel bashkie5 (megjithëse nga të dhënat e Bashkisë kjo shifër
deklarohet të jetë 60.2 ton)
12410 ton mbetje/vit ( me kalkumimin 270 konteinere x 124 kg). Në këtë pikë ka një mos
rakordim të lartë me shifrat e deklaruara nga ana e Bashkisë prej 22.000 tonësh në vit.
Sa i takon klasifikimit të tyre rrymat kryesore që janë venë re në mbetjet e gjeneruara në Berat
janë:
Mbetje organike 47 %
Plastike 15,4 ( respektivish 9.8 plastike e lehtë dhe 5.4 plastike e rëndë)
5 Ka një mosrakordim të nivelit shifrës së raportuar nga Bashkia dhe shifrës së deklaruar nga projekti INPAEL në
anekset e “strategjisë kombetare të mbeturinave”. Si rezultat i metodologjisë dhe studimit të detajuar të realizuar nga
INPAEL , ne për efekt të analizimit tone do të konsiderojme të dhënat e ardhura nga projekti INPAEL.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
11
Karton 8,6% dhe letër 5.4%
Qelq 6.4%
Parandalimi i mbetjeve
Jo vetëm në Bashkinë Berat, por në asnjë Bashki të vendit, e për të mos folur më pas në nivelin e
qarqeve e komunave, nuk ekzistojnë programe nga ana e njësive të pushtetit vendor për
parandalimin e mbetjeve. Ka pasur disa nisma nga ana e organizatave të shoqërise civile në
bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të futur konceptin e minimizimit të
gjenerimit të mbetjeve nga ana e familjarëve në tekstet shkollore. Këtu mund të përmendim
Projektin CLEEN të UNICEF dhe Green Pack të REC, të cilat kanë konsideruar punën me
nxënësit e shkollave në këtë drejtim.
Gjithashtu në nivel kombëtar (me fokus të përqendruar në kryeqytet) ka pasur edhe disa fushata të
përsëritura nga ana e qendrës mjedisore EDEN për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike,
ripërdorimin e disa fraksioneve të mbetjeve etj)6 , megjithatë duhet theksuar se këto nisma kanë
qënë sporadike dhe jo të vazhdueshme.
Depozitimi dhe ndarja në burim
Nga hulumtimi ynë, por edhe nga çfarë na u konfirmua nga nëpunësit e bashkisë nuk ka asnjë
nismë funksionale për ndarjen në burim të mbetjeve. Ndër vite ka pasur disa mini projekte për
vendosjen e sistemit të diferencuar me kosha, ndërhyrje të cilat kanë dështuar pjesërisht nga
niveli i ulët i ndërgjegjes qytetare dhe pjesërisht nga mungesa e infrastukturës së përshtatshme për
mbledhjen e diferencuar.
Në zbatim të ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe shinave të vendosura nga
strategjia kombëtare e mbetjeve njësitë e qeverisjes vendore duhet të fillojnë sa më pare të jetë e
mundur sistemin e tre koshave ( të biodegradueshme, të riciklueshme dhe mbetje të tjera urbane).
Ndarja në burim do të krijojë një mundësi reale të vitalizimit të sektorit riciklues në Shqipëri,
sektor i cili është fitimprurës dhe shumë i rëndësishëm në të gjithë Evropën.
Mbledhja dhe transporti i mbetjeve
Sipas të dhënave të ofruara nga personeli i Bashkisë Berat, shërbimi i mbledhjes së mbeturinave i
ofrohet të gjithë qytetarëve të Beratit. Pra Bashkia, me kontraktimin e firmës së pasrtimit i ofron
shërbimin bazë të mbledhjes dhe largimit të mbeturinave urbane 100% të banorëve të saj ( të
llogaritur si 15.000 familje me një total prej afërsisht 63.000 banorë) si dhe 100% të bizneseve të
rregjistruara ( të deklaruara me një numër total prej 1,651 biznese7)
6 http://www.den-al.org/index.php?id=231; http://www.eden-al.org/index.php?id=207 ;
7 Shojcat e planit kombetar te mbetjeve, burimi projekti INPAEL
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
12
Mbetjet për efekt të këtij raporti si dhe për pasojë të nivelit të të dhënave të mundshme i kemi
konsideruar në a) mbetje shtëpiake; b) mbetje industriale; c)mbetje tregëtare dhe d) mbetje
spitalore
Sipas të dhënave frekuenca e mbledhjes dhe largimit të kontigjenteve a,b dhe c është e përditshme
dhe realizohet nga firma e pastrimit. Sa i takon mbetjeve spitalore ato nuk mblidhen dhe
transportohen nga firma e kontraktuar dhe për rrjedhojë dhe të dhënat për sasinë dhe llojshmërinë
e tyre mungojnë.
Gjithsesi, sikundër e kemi përmendur më sipër nuk mund të themi me garanci që në kazanët e
mbeturinave urbane nuk hidhen mjetje spitalore (kjo sidomos në rastin e qëndrave shëndetësore
dhe 2 klinikave private), edhe pse ka filluar nje nismë nga ana e spitalit rajonal për kontraktimin e
një kompanie private në Tiranë të licensuar për grumbullimin e trajtimin e mbetjeve të
rrezikshëm.
Kjo pasiguri, rrit mundësine e infeksioneve dhe rrezikshmërisë publike si në qytet ashtu edhe
mundësinë e kalimit të këtij rreziku tek kafshët ( të cilat shpesh i shohim të kullosin në
fushdepozitë).
Kompania private e pastrimit "Infinit Constructions" e cila është e kontraktuar nga Bashkia për
shërbimin e mbledhjes, transportit dhe trajtimit të mbeturinave ka në dispozicion rreth 7 makina
të tonazheve të ndryshme ( ju lutem shihni më sipër). Kompania ka rreth 22 punëtorë, nga të cilët
15 merren me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, 2 merren me hapjen, kompaktimin dhe
2 të tjerë me mbulimin. Nga ana e kompanisë ka edhe 3 persona të cilët merren me çështjet
administrative dhe informimin publik.
Fshirja e rrugëve
Një nga aktivitete e firmës pastruese është edhe fshirja e rrugëve, aktivitet i cili sipas burimeve të
Bashkisë bëhet çdo ditë. Në vendin tonë nga aplikimi i këtij shërbimi nuk pretendohet gjenerim
të dhënash dhe nuk ekzistojnë manuale apo procedura të rregullta të cilat duhen zbatuar nga
ndërmarrjet komunale apo firmat private të pastrimit. Megjithatë ne nuk mund ta lëmë pa
përmendur si një burim gjenerimi mbetjesh, pasi në rrugët e qyteteve tona ka një sasi mbetjesh të
konsiderueshme.
Burimet e këtyre mbetjeve janë:
Mbeturinat e hedhura nga qytetarët;
Mbeturinat e mbetura nga marrja e përditshme e mbetjeve urbane;
Hedhja e mbeturinave jashtë kazanëve ( nga mbingarkimi, apo nga nxjerrja e tyre nga romët
për qëllime riciklimi, marrja nga era etj)
Akumulimi i mbetjeve inerte (për pasojë të mos funksionimit të pusetave kulluese dhe
depozitimi pas shirave, hedhjet e tilla nga banorët, ndonjë errozion në hapsirat e gjelbëra
publike etj);
Pastrimi i pusetave të rrugëve;
Prerja e barërave dhe pastrimi i hapsirave të gjelbra publike.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
13
Arësyeja pse në të ardhmen Bashkia duhet ta konsiderojë edhe këtë faktor në analizën e situatës
dhe më pas në hallkat e menaxhimit është numri i konsiderueshëm i personelit i kërkuar nga kjo
hallkë dhe burimet financiare të alokuara.
Riciklimi i mbetjeve jo-organike
Vetëm një kompani private bën riciklimin e plastikes në qytetin
e Beratit.
Kompleksi industrial i vendosur në hyrje të shesh-depozitimit
do të ketë si funksion të tij paketimin e mbeturinave, por ende
informacioni për këtë aktivitet është i paqartë, kjo edhe për
faktin se në të nuk ka fuqi punëtore apo administrate që mund të
na informojë mbi aktivitetin e kompleksit.
Në qytetin e Beratit ashtu si në çdo qytet tjetër të vendit ka një
aktivitet informal të mbledhjes së mbeturinave të riciklueshme (kryesisht kanace, plastikat,
mbetjet e hekurit, kartonit dhe deri diku ato të qelqit) nga ana e romëve.
Riciklimi i mbetjeve organike
Në vijën administrative të Bashkisë Berat nuk kryhet riciklim i mbetjeve organike, pamvarësisht
faktit që thuajse 47% e mbetjeve të gjeneruara në këtë Bashki kanë këtë përmbatjtje.
Me këtë sasi të mbetjeve të biodegradueshme Bashkia Berat nëse do të fillonte të konsideronte
zbatimin e termave të vendosur nga direktiva e mbetjeve duhet urgjentisht të mendojë për ndarjen
dhe trajtimin e mbetjeve të biodegradueshme përpara se ti çojë në vendepozitë.
Fushëdepozita
Venddepozitimi në Berat ndodhet në një fushtë të sheshtë jashtë qytetit në afërsi të një kompleksi
industrial. Vendi ndodhet në një pozicion të ulur në terren dhe ka një sasi të madhe uji në të.
Eshtë e rrethuar me vegjetacion të paket dhe disa pemë të cilat ndikojnë në mbajtjen e mbetjeve
dhe ndalimit të shpërndarjes së tyre për shkak të erës së herëpasherëshme. Zona nuk është as e
mirëmbajtur dhe as e rrethuar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. Aksesi i zonës nga kafshët
është evident.
Ajo i është dhënë për menaxhim kompanisë „Infinit Constructions‟ e njëjta kompani që merret
edhe me largimin e mbeturinave nga qyteti dhe sipas detyrimeve kontraktore kompania duhet të
ushtrojë kompresimin dhe mbulimin e mbeturinave me dhe. Nga vizita jonë në terren
konkludojmë se nuk kishte shenja të shpërndarjes, kompresimit / kompaktimit dhe mbulimit me
dhe. Fushdepozita sipas të dhënave paraprake të Bashkisë ka një sipërfaqe rreth 10000 m2 me
një thellësi prej 2 metra dhe operohet që prej 1980. Ajo ndodhet vetëm 100 m larg lumit Osum
dhe shumë pranë shkollës jo-publike “Irfan Ngjeqari”. Shpesh herë në raste shirash ky shesh
përmbytet duke ndikuar negativisht në të gjithë ekosistemin e zonës.
Ajo nuk ka një status ligjor të fushdepozitimit dhe nuk ka plane aktuale zbatimi për rehabilitimin
apo mbylljen e saj, edhe pse ekziston një studim “Mbi mbylljen e bonifikimin e fushës” realizuar
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
14
në vitin 2008 me fondet e MPPT. Në hyrje të fushdepozitës nuk kishte tra hyrës dhe peshore të
mjeteve të rënda. Për rrjedhojë sasia
e mbeturinave të gjeneruara dhe
deklaruara vjetore për bashkinë e
Beratit është e bazuar në një
llogaritje apriori të numrit të
kazanëve dhe sasisë së tyre. Për këtë
arsye si bazë për vlerësimin tonë janë
marrë të dhënat e siguruara nga plani
kombëtar për menaxhimin e
mbetjeve.
Gjithashtu duhet thënë që kompleksi
i ndodhur në ije të vendepozitës është
dukshëm një biznes i cili ka brenda
rrethimit të tij mbeturina të ndara dhe
të kompaktuara (paleta mbetjesh
plastike dhe hekurishte). Megjithëse nga ana e punonjësve të bashkisë na u konfirmua që ai
biznes mendohet të jetë biznes riciklues, ne këtë nuk mund ta themi me siguri pasi për ne ishte e
pamundur hyrja në ambjentet e pronës private dhe verifikimi.
Nëse ekzistenca e këtij biznesi është kjo që aludohet prej nesh, ka një bazë të mirë për fillimin e
riciklimit në qytet si dhe për reduktimin e sasisë së mbeturinave që do depozitohet përfundimisht
në fushdepozitë. Nga ana tjetër duhet parë dhe sqaruar baza ligjore e operimit të këtij biznesi,
marrevëshja e partneritetit me bashkinë si dhe kushtet e përfitimit të bashkisë. ( duke qënë se
mbetjet urbane janë pronë e bashkisë edhe të ardhurat e gjeneruara prej tyre duhet të rregullohen
me një kontratë speciale me bashkinë)
Mbetjet industriale dhe të rrezikshme
Pavarësisht që në kuadër të këtij projekti ne nuk do
të merremi me menaxhimin e mbetjeve të
rrezikshme që ndodhen brenda vijës së Bashkisë
Berat, duke qënë që kjo kërkon bashkëpunim
ndërinstitucional dhe nuk është kompetencë vetëm e
Bashkisë Berat, ne e pamë të arësyshme të japim një
përshkrim të shkurtër të problematikës. Grumbullimi
dhe depozitimi i mbetjeve industriale është
përgjegjësi e prodhuesit.
Në Berat janë identifikuar dy zona me mbetje të
rrezikshme sipas vlerësimit të kryer nga UNEP dhe
UNDP8 – ish Fabrika e Baterive dhe ish Uzina e
tekstileve. Ish fabrika e baterisë në Berat që
mbulon një sipërfaqe prej rreth 7,000 m2 në një vend
relativisht të ngushtë të luginës së Lumit Zagori.
Në pjesën lindore të zonës, kalon një përrua i vogël,
8 http://postconflict.unep.ch/publications/albaniafinalassesa.pdf
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
15
ndërsa në veri dhe në lindje është një tokë barishtore e lagësht e karakterizuar nga ujëra të ndejtur
dhe disa kanale të vegjël.
Në zonën e jashtme veriore të ndërtesës së fabrikës, është vendosur një kaldaje e prishur që
përfshin një oxhak, dhe shfaq mbetje hiri dhe skorie të ekspozuara në kushte atmosferike.
Grumbujt e hirit llogariten në rreth 5m3 dhe grumbujt e skorieve rreth 40m39. Depozitimet janë të
ekspozuara karshi erës dhe shiut. Stafi i qendrës EDEN ka tentuat disa herë të vizitojë ambjentet
e fabrikës, por është thuajse e pamundur që të kesh akses në zonën e brendshme të uzinës.
Janë bërë studime të ndryshme për të pare ndotjen e ujit, ajrit dhe tokës në këtë zonë, megjithatë
rezultatet e tyre nuk janë bërë publike. Nga ana tjetër nuk ka studime të mirfillta të lidhjes së
ndotjes në zonë me numrin e shtuar të sëmundjeve të banorëve të Uznovës.
Ne jemi të vetëdijshëm që Bashkia Berat nuk ka të dhëna zyrtare mbi ndotjen e zonës, megjithatë
uzina e baterive në Uznovë konsiderohet si një nga 10 pikat e nxehta mjedisore të Shqipërisë e
cila ka nevojë urgjente për ndërhyrje dhe pastrim (sipas raportit të MMPAU & UNDP, 2010)
Më Janar të 2011, qendra EDEN në kuadër të projektit of “Fabrikat e riciklimit të baterive me
plumb dhe ndërgjegjësimi publik mbi shëndetin dhe sigurinë” projekt i financuar nga rrjeti
ndërkombëtar për eleminimin e NOQ-ve ( IPEN10
), publikoi rezultatet e një studimi në këtë zonë.
Sipas analizave të ujit, tokës dhe gjakut të marra në zonën përreth uzinës u vu re që ndotja e tokës
jashtë mureve të uzinës nuk është në shifra alarmante. Fatkeqësisht këtë nuk mund ta themi edhe
për mostrat e gjakut të marra tek njerzit që jetojnë në Uznovë.
Uzina e Tekstileve në Berat përbëhet nga disa fabrika të ndara nga njëra-tjetra. Që nga viti 1997,
prodhimi i tekstileve nuk funksionon më. Para mbylljes së tij ishin të punësuar rreth 12,000
punëtorë. Aktualisht, në disa fabrika të uzinës ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa kompani të
fushave të ndryshme të prodhimit si canta, rroba, ushqim, etj. Arsyeja përse kjo uzinë
konsiderohet jo vetem gjeneruese e mbetjeve industriale, por edhe e atyre të rrezikshme është
sepse në të ndodhet depozita e gazit amoniak i cili konsiderohet i rrezikshëm dhe kontrollohet në
mënyrë të vazhdueshme nga METE ( në pronësi të së cilës është kjo pjesë e uzinës)
në sasi te vogla. Përvec fucive të depozitimit të gazit amoniak ka edhe shumë kimikate të tjera,
natyra e të cilave nuk dihet dhe nuk i është bërë ndonjë analizë specifike, si dhe ka një sasi të
konsiderueshme mbetjesh asbesti
Duke marrë në konsideratë shkallën e lartë të toksicitetit të asbestit në përputhje me Direktivën e
BE-se 67/548/EEC, mbetjet e asbestit janë vlerësuar si një rrezik potencial për shëndetin e
personave që ndodhen në zonë.
Vec kësaj në teritorin e Bashkisë Berat ushtrojnë veprimtarinë e tyre një numër i konsiderueshëm
biznesesh industrialë, ndërtimi apo agro-ushqimorë për të cilët nuk ka informacion mbi sasinë dhe
llojshmërinë e mbetjeve të gjeneruara. Ja vlen të përmendim këtu që janë rreth 70 biznese të cilat
sipas ligjit në fuqi duhet të mbajnë vetë regjistrat e gjenerimit dhe trajtimit të mbetjeve11
Gjithashtu nuk ka thuajse fare të dhëna mbi sasinë e gjeneruar të mbetjeve të ndërtimit . Këto të
fundit do të ndikojnë ndjeshëm punën e Bashkisë në planin e menaxhimit të mbetjeve urbane.
9 Këto info janë marrë nga studimi I UNDP për hot spotet në Shqipëri.
10 Assessment reporton the lead contamination awareness in Uznova, IPEN & EDEN Center January 2011
11http://www.moe.gov.al/en/ftp%20upload/publications/National%20Waste%20Strategy_Draft%20Final_Alb_276.pdf
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
16
Mbetjet spitalore
Sikundër për mbetjet industriale dhe ato të rrezikshme, edhe për mbetjet spilatore nuk ka të dhëna
të besueshme sa i përket sasisë së gjeneruar dhe llojit të tyre. Sipas legjislacionit në fuqi
institucionet spitalore duhet të kujdesen vetë për mbetjet spitalore që konsiderohen të rrezikshme
( mbetjet e kontaminuara me gjak, shiringat, indet njerëzore, ilacet etij) duke siguruar insenerimin
e tyre, ndërkohë që për pjesën e mbetjeve që konsiderohen urbane (pra cfarë perdoret në kuzhinën
e spitalit, në dhomat e njerzve, zyra etj) ato mund të depozitohen në kazanët urbane. Nga të
dhënat e siguruara përgjatë intervistave në Bashkinë Berat mësum se mbetjet spitalore prej të
paktën 1 viti nuk trajtohen më me insenerim, por dërgohen në një vend jashtë qytetit dhe
groposen duke përbërë kështu një kërcënim serioz për ndotje të urjave nëntokësore. Gjithashtu
vlen të përmendet se këtu nuk është marrë parasysh rrjeti i ambulancave dhe klinikave apo
spitaleve privat që nëvijën administrative të Bashkisë numërohen rreth 5. Këto duhet të jenë
target i punës së Bashkisë përgjatë kohës së planifikimit të planit të ri të menaxhimit të mbetjeve
urbane, për të siguruar një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm në qytet.
Financimi
Në shumë qytete në Shqipëri, shërbimi i menaxhimit të mbetjeve urbane sigurohet nga
departanemntet/ drejtoritë/ndërmarrjet e pastrimit të cilat janë pjesë integrale e administrates së
Bashkisë ( si rasti i Durrësit). Në shumë raste të tjera kë shërbimi ëhtë i deleguar tek kompanitë
private me anë kontratash specifike. Gjithsecila nga këto aranxhime reflekton nivele të ndryshme
të sofistikimit në termat e financimit dhe të mbulimit të kostove.
Në këtë vlerësim nevojash të shpejtë të sektorit është e pamundur që ne ti hynim në thellësi
vlerësimit të kostove gjë e cila duhet të konsiderojë të gjithë zinxhirin e kostove që nga
shpenzimet për elementë të ndryshëm ( pastrimi i rrugëve, larja, trajtimi, depozitimi, investimet,
dhe kostot operative) deri tek qëndrueshmëria e financimeve. Për këtë arësye një vlerësim dhe
llogaritje e detajuar e kostos së bashku me trainimin në punë të grupit të punës të caktuar për këtë
qëllim nga kryetari i Bashkisë Berat do të realizohet gjatë fazës së dytë të projektit.
Ajo që duhet gjithashtu vlerësuar dhe marrë parasysh në llogarotjen e kostos e për rrjedhojë
llogaritjen e taksës është dëshira për të paguar dhe mundësia për të paguar. Të dyja këto cështje
janë prekur nga pyetësori i realizuar me qytetarët dhe rezultati i marrë duhet trajtuar me shumë
kujdes përgjatë hartimit të PLMM.
Do të donim të përmendnim se Bashkia zbaton një taksë të diferencuar për qytetarët dhe bizneset
bazuar në një metodologji të përgatitur nga programi i USAID vite më parë.
Buxheti vjetor për veprimtaritë e menaxhimit të mbetjeve në njësinë administrative të
Bashkisë Berat është 48.000.000 Lekë/Vit Nga mbledhja e taksave nga familjarët Bashkia
rikuperon një shifër prej 8.820.000 Lekë/Vit, nga industria ajo mbledh 3.622.000 Lekë/Vit, tregjet
dhe qëndrat tregëtare ( nga ku vjen edhe shifra më e madhe) Bashkia rikuperon 15.000.000
Lekë/Vit, nga shkollat 1.470.000 Lekë/Vit dhe spitalet dhe qendrat shëndetësore 105.000
Lekë/Vit . me një llogaritje të shpejtë kuptojmë që bashkisë i duhet të shpenzojë nga buxheti i saj
rreth 20.000.000 Lekë/Vit për të mbuluar 39.5% të kontratës, shumë e cila nëse planifikimi i
kostos dhe mbledhja e taksës do të ishte efektive, do të shkonte për investime të tjera në qytet.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
17
Ndërgjegjësimi, edukimi mjedisor dhe pjesëmarrja.
Në rastin e një mirëqeverisje me standarte Europiane, pjesmarrja e publikut në analizimin e
situatës e më pas në hartimin e planeve përkatëse për menaxhimin e mbetjeve është një
domosdoshmëri. Gjithashtu theksi i vënë në fushatat e ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor nga
ana e pushtetit vendor është shumë decisiv në arritjen e suksesit.
Në Bashkinë Berat ka pasur disa përpjekje të vazhdueshme të përfshirjes së publikut në projekte
të ndyshme të edukimit mjedisor, por këto përpjekje sic evidentohen edhe nga vetë nëpunësit e
Bashkisë janë sporadike, bazuar kryesisht në projekte dhe jo gjithmonë kanë qënë të suksesshme.
Për realizimin e kësaj analize të shpejtë të situatës, por edhe për të kuptuar perceptimin e
qytetarëve beratas mbi shërbimin që u ofrohet ne mundësuam realizimin e një sondazhi grupe të
ndryshme të popullsisë (respektivisht mësues, nxënës, përfaqësues të bizneseve të vogla,
përfaqësues nga mosha e tretë), si dhe punonjës të administratës, staf i qëndrave mjeksore etj.
Gjithsej u anketuan 887 persona nga të cilët 486 të anketuar ishin femra dhe 401 meshkuj.
Grupi i të intervistuarve ka gjithashtu një përbërje shumë të mirë sipas moshës dhe është shumë
pranë realitetit, duke pasur përfaqësues të të rinjve, të moshuarve dhe të moshës së mesme. 295 të
anketuar ishin nën 25 vjeç; 420 ishin të moshës 25 - 50 vjeç, kurse 172 persona të anketuar ishin
mbi 50 vjeç. Kjo përqasje është zgjedhur enkas që të kemi mundësinë të analizojmë më vonë
edhe diferencimin e metodave të ndryshme që mund të përdoren për ndërgjegjësimin e publikut
bazuar në angazhim dhe perceptim.
Kur të intervistuarit u pyetën se si e shihni pastërtinë në qytetin e tyre 58.6 % e tyre nuk dhanë
asnjë përgjigje, ndërsa rreth 10% e tyre nuk vlerësojnë asgjë lidhur me pastrimin. Të pyetur se
cilat nga gjërat e lidhura drejtpërdrejt me pastërtinë e qytetit janë më emergjente për ndërhyrje,
sërisht vihet re fenomeni i mospërgjigjes dhe vetëm 15.4 % e të intervistuarve kanë shquar si
fusha për ndërhyrje emergjente Infrastrukturën, vendosjen e koshave dhe pastrimin e tyre,
ndriçimin e rrugëve, menaxhimin e mirë të mbetjeve dhe mos djegien e tyre.
Nga reagimet e të intervistuarve duket që vetëm
tre lagje të qytetit “shquhen” nëse mund ta
quajmë kështu për pasterti dhe rregullsi në rrugë,
përkatësisht lagja Mangalem, Qendër dhe Kala.
Kjo është një indikacion i drejtpërdrejtë për
punën më të madhe ndërgjegjësuese që duhet
zhvilluar në lagjet e tjera të qytetit për
përfshirjen e komunitetit në ruajtjen dhe
mbajtjen pastër të rrugëve. Të pyetur se cila prej
lagjeve të qytetit është më problematike për sa i
takon pastërtisë të bie në sy se numri i njerzve
që nuk kanë preferuar të përgjigjen këtë radhë
është shumë më i vogël dhe rreth 4.5% e tyre
mendojnë se të gjitha lagjet janë problematike. Gjithsesi fakti që 17.93 % e të intervistuarve kanë
zgjedhur lagjen Uznovë si më problematiken për sa i takon pastërtisë e më pas renditen lagja “30
Vjetori” me 8.2 % e të intervistuarve e lagja “Donika Kastrioti” me 7.6 % e të intervistuarve
tregon se ka shumë vend për përmirësim në lidhje me shërbimin e pastrimi dhe njëkohësisht me
vetë kontributin e qytetarëve.
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
18
Ajo që na ka bërë përshtypje nga intervistimi i qytetarëve është se megjithëse shumica e tyre
mendojnë që shpeshtësia e pastrimit të kazanëve është e mjaftueshme ( 1 herë në ditë), mbi 55% e
tyre mendojnë se numri i kazanëve të mbeturinave nuk është i mjaftueshëm në lagjen apo rrugën
ku ata banojnë. Ndërko vlen gjithashtu të përmendet se pjesa më e madhe e të anketuarve është
shprehur që mbetjet largohen kryesisht ditën , 74.7% e tyre ka këtë mendim (grafiku në të majtë).
Të dyja këto do të nisin indikacione të drejtëpërdrejta për grupin e punës për hartimin e planit të
menaxhimit të mbetjeve.
Dy nga pyetjet e ngritura për qytetarët në pyetësorin e hartuar nga qendra EDEN ishin nëse
qytetarët i paguajnë taksën e pastrimit
dhe nëse po sa është pagesa e bërë.
74.3% e të intervistuarve u përgjigj se
ata e paguajnë rregullisht taksën e
pastrimit, megjithatë kjo shifër për ne
nuk eshtë aspak e besueshme, dhe
madje kontradiktore kur më pas
përgjigja e persona për nivelin e taksës
së paguar është shumë e variushme dhe
afro 70% e tyre nuk pranojnë të
prononcohen për të dhënë shifrën.
Deduksioni ynë i drejtpërdrejtë, pa
dashur të hyjmë në analizën e shkakut është që niveli i informimit për nivelin e taksës është
shumë i ulët dhe duhet bërë me
shumë punë në këtë drejtim.
Gjithashtu kur ne ngritëm pyetje se
si përdoren të ardhuart nga taksat e
pastrimit, gjë e cila tregon nivelin e
informimit dhe pjesmarrjes së
qytetarëve në planifikim dhe
vendimarrjë në këtë fushë shumica e
tyre, respektivish 70.7 % e tyre nuk
kishin aspak informacion në këtë
drejtim ( shih grafikun 17 në krah)
Duke qënë se projekti ynë synon
hartimin e një plani lokal të
menaxhimit të mbetjeve në bashki, ekspertët e grupit të punës në anë të arësyeshme të testonin
njohuritë e të intervistuarve për një proces të till në qytet. Sikundër pritej pjesa më e madhe e të
intervistuarve 90.2% e tyre nuk ishin në dijeni të një procesi të tillë, megjithatë kur ato u pyetën
nëse do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë përmes kunsultimeve publike me kënaqësi vëmë re se
kjo përqindje përmbyset. Rreth 49% e tyre shprehën dëshirën qe do kishin dëshirë dhe 28% e
tyre shprehen të dyzuar ( ju lutem referojuni grafikut 20 ne të majtë poshtë për vizualizimin e
kësaj pyetje). Është pikërisht ky grup njerzit i cili duhet të jetë sfida e grupit të punës për PLMM
në mënyrë që të informojnë e të
sigurojnë mbështetjen e tyre gjithashtu.
e njejta situatë paraqitet edhe kur
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
19
qytetarëve iu bë thirrje nëse do të ishin të
gatshëm ti bashkëngjiteshin ndonjë nismë për
një qytet më të pastër ( shih grafikun 21)
Së fundmi ajo cka na ka bërë optimistë për një
të ardhme më të mirë të sektorit në qytet është
përgjigja e dhënë nga qytetarët për gatishmërinë
e ndarjes së mbetjeve në shtëpi sipas llojit të
tyre. Pavarësisht nga gjinia apo mosha, 86 % e të anketuarve përgjigjen se janë të gatshëm që
mbetjet t‟i ndajnë në shtëpi në të riciklueshme dhe në të kompostueshme sipas rekomandimeve të
bëra nga strategjia kombëtare e mbetjeve12
.
Vetëm 3.4 % (një numër shumë i vogël) e të intervistuarve shprehen kundër gatishmërisë për t‟i
ndarë mbetjet sipas llojit nëpër shtëpitë e tyre.
Konkluzione dhe hapa të mëtejshëm
Sikundër e kemi përmendur edhe në hyrje të këtij raporti qëllimi i këtij raporti është që ti
shërbejë procesit të hartimit të planit lokal të menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Berat.
Për pasojë, lidhur me c‟ka kemi evidentuar përgjatë fazës së parë të projektit, fazë në të
cilën është kryer edhe kjo analizë do donim të radhisim disa konkluzione të cilat do të
ndihmojnë grupine e punës për më tej.
Bashkia duhet të punojë për vendosjen e procedurave për monitorimin dhe kontrollin e
menaxhimit të mbetjeve urbane;
Mundësia e regjistrimit të sasisë dhe cilësisë së mbetjeve të gjeneruara duhet të shikohet
dhe të zbatohet të paktën në fushëdepozitë;
Ndërtimi i kapaciteteve në drejtim të mirëmenaxhimit të mbetjeve duhet të përbëjë një
prioritet për drejtuesit e bashkisë dhe duhet të jetë i vazhdueshëm;
Nga sa kemi vëzhguar, nuk ka një bashkërendim të punës ndërmjet bashkisë dhe
institucioneve të tjera të linjës (si ARM, DSHP) për të kontrolluar dhe monitoruar
situatën alarmante në qytet. Eshtë e papranueshme për një qyetet muze dhe me vlera si
Berati të ketë efekte të dukshme të keqmenaxhimit të mbetjeve gjë e cila ndikon
drejtperdrjet në zhvillimin e turizmit në qytet dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve;
Nismat për fillimin e pilotimit të ndarjes në burim të mbetjeve nuk kanë qënë të
vazhdueshme dhe të sukseshme;
Një punë më e madhe në këtë drejtim duhet menduar dhe mirëplanifikuar duke përfshirë
edhe komunitetin;
12 http://www.moe.gov.al/en/ftp%20upload/publications/National%20Waste%20Strategy_Draft%20Final_Alb_276.pdf
“ Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
20
Projektet mbi ndërgjegjësimin e komunitetit, shkundjen nga apatia dhe përfshirjen e tyre
në veprimtari konkrete duke u mbështetur në traditën beratase. (Familjet beratase
autoktone janë shquar për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e oborreve e rrugicave)
Bashkëpunimi dhe koordinimi me kompaninë pastruese duhet parë si një nga mënyrat e
fillimit të ndryshimit të situatës aktuale; konsiderimi i mundësisë për rikuperimin e
mbetjeve në fushdepozitë nga ana e kompanisë duhet konsideruar.
Rishikimi i tarifës dhe diferencimi i saj në bazë të parimit ndotësi paguan është prioritare;
Mënyra e mbledhjes së taksës së pastrimit duhet rishikuar;
Duhet riparë llogaritja e numrit të kazanëve për cdo lagje, apo shpeshtësi a marrjes së
mbeturinave;
Ajo që do të përbënte një kërkesë të drejtpërdrejtë për Bashkinë është pastrimi i kazanëve
përgjatë natës (sipas standarteve të përdoruara gjerësisht edhe nga bashki të tjera);
Gjithashtu rekomandohet që të ketë orar për hedhjen e mbeturinave voluminoze nëpër
kazanë (kryesisht nga ana e bizneseve, por edhe e familjarëve) me qëllim që volumi i
kazanëve të mos okupohet që paradite nga mbetje të mëdha e të mos ketë më vend për
mbetje urbane shtëpiake (të cilat banorët pastaj do t‟i hedhin jashtë kazanëve).
Bashkëpunimi me biznesin për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve duhet parë si
një nga linjat e punës (p.sh përmes TV lokale, edukimit në punë, shkollë etj)
Bashkia të bashkepunojë me Drejtorine Rajonale të Arsimit në hartimin dhe zbatimin e
programeve vjetore për rritjen e ndërgjegjesimit dhe edukatës mjedisore tek fëmijët,
duke përfshire edhe prindërit e mësuesit.
Për një mirëqeverisje nga ana e Bashkisë ne do të rekomandonim bërjen publike të tarifës
së pastrimit si për familjet, edhe për bizneset dhe gjithashtu ta bëjë publike mënyrën e
administrimit të kësaj tarife;
Bashkia të nxise me politikat e saj bizneset ricikluese nëpermjet lehtësimit nga paketa
fiskale.
Policia Bashkiake nëpermjet vendosjes së sanksioneve ligjore ndaj ndotësve do të ndikojë
në frenimin e ndotjes së mjediseve publike dhe të rritjes së zbatueshmërise së ligjit nga
ana e saj.
I rekomandohet Bashkisë Berat që, si fillim, të nisë një projekt pilot në një lagje të qytetit
ku të vendosen kazanë për mbledhjen e mbeturinave sipas llojit të tyre për t‟i nxitur
qytetarët që të bëjnë ndarjen e mbetjeve në burim sikundër përcaktohet nga Strategjia
kombëtare e menaxhimit të mbetjeve. Në një fazë të dytë të vendosen këta lloje kazanësh
në të gjithë qytetin dhe paralelisht të tërhiqen kompanitë e riciklimit për tërheqjen e