Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

10
Nr.52104-00144-00-2011 i Regj. Themeltar Nr.00-2011-265 i Vendimit (52) VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej: Gani Dizdari - Kryesues Besnik Imeraj - Anëtar Majlinda Andrea - Anëtar Andi Çeliku - Anëtar Fatos Lulo - Anëtar Në datën 09.03.2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale me nr. 00144-2011 akti, që i përket: KËRKUES: Enton Nikaj, i biri i Ilirit, i vtl.1985, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar. OBJEKTI: Rishikim i vendimit penal nr.5, dt.14.01.2008,të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i lënë në fuqi me vendimin nr.385, dt.18.06.2008, të Gjykatës së Apelit Tiranë. BAZA LIGJORE: Neni 449, 450/1/a, 452, 453 të K.Pr.Penale. -------------------- 1

description

Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

Transcript of Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

Page 1: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

Nr.52104-00144-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-265 i Vendimit (52)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Gani Dizdari - KryesuesBesnik Imeraj - AnëtarMajlinda Andrea - AnëtarAndi Çeliku - AnëtarFatos Lulo - Anëtar

Në datën 09.03.2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale me nr. 00144-2011 akti, që i përket:

KËRKUES: Enton Nikaj, i biri i Ilirit, i vtl.1985, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar.

OBJEKTI: Rishikim i vendimit penal nr.5, dt.14.01.2008,të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i lënë në fuqi me vendimin nr.385, dt.18.06.2008, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 449, 450/1/a, 452, 453 të K.Pr.Penale.--------------------

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.81, dt.05.02.2007, ka vendosur:“- Deklarimin fajtor të të pandehurit Enton Nikaj, (i biri i Ilirit dhe i Lefterisë datl. 1985), për kryerjen e veprës penale të ''Vrasjes me dashje'' parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe e dënon atë me 20 ( njëzet) vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Enton Nikaj, për kryerjen e veprës penale të ''Armëmbajtjes pa leje'' parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe e dënon atë me 3 (tre) vjet burgim. Konform nenit 55 K.Penal në bashkim të dënimeve përfundimisht i pandehuri Enton Nikaj do të dënohet me një dënim të vetëm prej 23 (njëzet e tre) vjet burgim.

1

Page 2: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

- Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale pas uljes së 1/ 3 të dënimit i pandehuri Enton Nikaj do të dënohet përfundimisht me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. - Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Enton Nikaj fillon nga data e arrestimit në flagrancë dt 01.04.2006.- Deklarimin fajtor të të pandehurit, Elvis Fikaj ( i biri i Petritit dhe i Yllkës datl. 1985), për kryerjen e veprës penale të ''Moskallëzimit të krimit të kryer në bashkëpunim'' parashikuar nga neni 300/1-25 i K.Penal dhe e dënon atë me 3 (tre) vjet burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit, Elvis Fikaj për kryerjen e veprës penale të ''Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës të kryer në bashkëpunim'' parashikuar nga neni 301-25 i K.Penal dhe e dënon atë me 3 (tre) vjet burgim. Konform nenit 55 K.Penal ''Në bashkim të dënimeve'' përfundimisht i pandehuri Elvis Fikaj do të dënohet me një dënim të vetëm prej 6 ( gjashtë) vjet burgim -Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale pas uljes së 1/3 të dënimit i pandehuri Elvis Fikaj do të dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim. -Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Elvis Fikaj fillon nga data e arrestimit në flagrancë dt 01.04.2006 e në vazhdim.-Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Hoxhalliu, ( i biri i Arbenit dhe i Rukijes datl. 1987), për kryerjen e veprës penale të ''Moskallezimit të krimit të kryer ne bashkëpunim'' parashikuar nga neni 300/1-25 i K.Penal dhe e dënon atë me 3 ( tre) vjet burgim. -Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Hoxhalliu, për kryerjen e veprës penale të ''Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës të kryer në bashkëpunim'' parashikuar nga neni 301-25 i K.Penal dhe e dënon atë me 3 (tre) vjet burgim. Konform nenit 55 K.Penal në bashkim të dënimeve përfundimisht i pandehuri Klajdi Hoxhalliu, do të dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim. -Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale pas uljes së 1/3 të dënimit i pandehuri do të dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim. Në vuajtjen e dënimit për të pandehurin Klajdi Hoxhalliu të llogaritet arresti në burg prej dt 01.03.2006, deri në 31.03.2006, dhe nga dt. 02.04.2006 e në vazhdim.”

2

Page 3: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.546, dt.04.07.2007, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.81, dt.05.02.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.05, dt.14.01.2008 ka vendosur:

“-Deklarimin fajtor të të pandehurit Enton Nikaj për veprën penale të “të vrasjes me paramendim” për hakmarrje të kryer në bashkëpunim në rolin e ekzekutorit parashikuar nga neni 78/2-25 të K.Penal dhe në bazë të këtij neni e dënon me 24 vjet burgim dhe 500.000 lekë gjob.-Deklarimin fajtor të të pandehurit Enton Nikaj për veprën penale të armëmbajtjes pa leje parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni e dënon me 1 vit burgim.-Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal e dënon me 24 vjet burgim dhe 500.000 lekë gjobe.-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr Penale e dënon me 16 vjet burgim dhe 333.333 lekë gjobë.-Vuajtja e dënimit fillon nga data 01.04.2006. -Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.385, dt.18.06.2008 ka vendosur:“Lënien në fuqi të vendimit nr.05, dt.14.01.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Mbështetur në nenin 450/1/a i K.Pr.Penale, ka paraqitur kërkesë për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë nr.05, dt.14.01.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kërkuesi (i dënuar) Enton Nikaj, duke kërkuar prishjen e vendimeve, për këto shkaqe:

-I dënuari është gjetur fajtor dhe dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal, duke

3

Page 4: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

argumentuar gjykatat kryerjen e veprës penale në bashkëpunim me shtetasit E. Fikaj dhe K. Hoxhalli. Këta dy të fundit rezulton se janë gjykuar në një gjykim të veçuar në përfundim të të cilit janë gjetur fajtor dhe dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 300, 301 dhe 25 i Kodit Penal.

-Faktet e pranuar në vendimin që kërkohet të rishikohet nuk pajtohen me ato të vendimit penal të dhënë në ngarkim të shtetasve E. Fikaj dhe K. Hoxhalli, pasi këta të fundit nuk janë gjetur fajtor për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal në bashkëpunim me të dënuarin Nikaj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatorin Fatos Lulo, prokurorin A. Selmani, që kërkoi mospranimin e kërkesës për rishikim, mbrojtësin e të dënuarit av. L. Alia, që kërkoi pranimin e kërkesës për rishikim, prishjen e vendimeve dhe dërgimin e çështjes për gjykim në gjykatën e shkallës së parë, si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Nga aktet e administruar në dosjen gjyqësore rezulton se në korrik të vitit 2006, organi procedues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim shtetasit Enton Nikaj, Klajdi Hoxhalliu dhe Elvis Fikaj. Këta shtetas ishin marrë në cilësinë e të pandehurit për një ngjarje kriminale, si pasojë e së cilës kishte humbur jetën shtetasi Erlin Shepllo. Shtetasit e lartpërmendur dhe viktima ishin të njohur të njëri-tjetrit, porse mes tyre kish lindur një konflikt në lidhje me shitblerjen e jashtëligjshme të një arme tip pistolete.

Duke pretenduar se viktima, si hakmarrje për mosdhënien e pistoletës, kishte djegur pjesërisht automjetin tip BMW, me targa të Fierit që posedonte shtetasi Enton Nikaj, ky i fundit së bashku me shokët e tij Hoxhalliu e Fikaj pretendohej se kanë organizuar vrasjen e shtetasit Shepllo. Kështu në datë 25.02.2006, pasi e kanë thirrur nëpërmjet celularit viktimën, e kanë takuar dhe së

4

Page 5: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

bashku me makinë janë drejtuar për nga Shish-Tufina. Pasi kanë kaluar uzinën e artilerisë, pretendohet se shtetasi Enton Nikaj e ka qëlluar disa herë me armë tip pistolete viktimën dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi Shepllo ka humbur jetën.

Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria ka dërguar për gjykim shtetasin Nikaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 76, 278/2 i K.Penal dhe shtetasit Hoxhalliu dhe Fikaj për kryerjen e veprave penale të parashikuar nga neni 300, 301, kryer në bashkëpunim mes tyre.

Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, këta shtetas kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe rezulton se kjo kërkesë është pranuar nga ana e gjykatës. Në përfundim të proçesit, konstatohet se me vendimin nr.81, dt.05.02.2007 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur t’i deklarojë fajtorë shtetasit Nikaj, Hoxhalliu dhe Fikaj duke gjetur të provuar akuzën e ngritur nga organi procedues për secilin prej tyre. Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë, mbi ankimin e prokurorit me vendimin përkatës nr.546, dt.04.07.2007 ka vendosur të prishë vendimin dhe të kthejë çështjen për rigjykim, duke arsyetuar se ushtrimi i ndjekjes penale ka qenë i gabuar, pasi sipas kësaj gjykate të tre këta shtetas do të duhej të procedoheshin për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 78/2, 25 dhe 278/2 i Kodit Penal.

Pas dërgimit të çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, prokurori i seancës me vendimin dt.22.11.2007 ndryshoi akuzën për tre të pandehurit, duke i akuzuar përkatësisht shtetasin Nikaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/2, 25 dhe 278/2 i Kodit Penal, ndërsa shtetasit Hoxhalliu dhe Fikaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/2, 25 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim me shtetasin Nikaj.

Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, i gjykuari Nikaj rezulton të ketë kërkuar gjykimin sipas procedurës së parashikuar nga neni 403 e vijues i K.Pr.Penale, kërkesë kjo që është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Nisur nga fakti se të pandehurit e tjerë nuk kanë paraqitur një kërkesë të tillë, gjykata

5

Page 6: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

ka ndarë fashikullin për këta dy shtetas, gjykimi i të cilëve ka vijuar sipas procedurës së zakonshme.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.05, dt.14.01.2008 e gjeti fajtor të gjykuarin Nikaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/2, 25 dhe 278/2 i Kodit Penal, duke caktuar dhe dënimin përkatës përfundimtar prej 16 vjet burgim dhe 333.333 lekë gjobë. Në vendim u argumentua kryerja e veprës penale të vrasjes me paramendim, në bashkëpunim me shtetasit Hoxhalliu dhe Fikaj, subjekte këto që për të njëjtën akuzë po gjykoheshin me procedurën e gjykimit të zakonshëm. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila me vendimin përkatës nr.385, dt.18.06.2008 e gjeti në përputhje me ligjin dhe provat cilësimin juridik të veprës penale dhe dënimin e dhënë për shtetasin Nikaj.

Ndërkohë, pas përfundimit të gjykimit me procedurën e zakonshme për shtetasit Hoxhalliu dhe Fikaj, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, përkundër akuzës së ngritur nga organi procedues për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/2, 25 i Kodit Penal, në bashkëpunim pra me ekzekutorin të gjykuarin Nikaj, me vendimin nr.487, dt.01.04.2009, i deklaroi fajtore ata vetëm për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 300, 301 të Kodit Penal, të kryera të dyja në bashkëpunim. Ky vendim rezulton se u la në fuqi me vendimin nr.147, dt.16.02.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Nga përmbajtja e kërkesës për rishikim që kaloi për gjykim në seancë gjyqësore nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, rezulton se kërkuesi duke iu referuar përmbajtjes së dispozitës së nenit 450/1/a të K.Pr.Penale ka pretenduar se vendimi gjyqësor i formës së prerë dhënë në ngarkim të tij dhe që e gjeti fajtor për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/2 dhe 25, duhet të rishikohet përsa kohë, dy subjektet që konsideroheshin si bashkëpunëtorë të tij, nuk u dënuan për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal.

6

Page 7: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke iu referuar rasteve të parashikuar nga ligjvënësi, të cilat lejojnë rishikimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë, përkatësish gërmes “a”, të pikës 1 të nenit 450 të K.Pr.Penale, ku sanksionohet se: “1. Rishikimi mund të kërkohet: a) kur faktet e vëna në themel të vendimit nuk pajtohen me ato të një vendimi tjetër të formës së prerë;”, çmon se kërkesa e shtetasin Enton Nikaj është e bazuar në ligj.

Sikundër është parashtruar me lart në këtë vendim, pavarësisht se organi procedues i dërgoi për gjykim shtetasit Nikaj, Hoxhalliu dhe Fikaj ndër të tjera për kryerjen në bashkëpunim me njëti-tjetrin të veprës penale të parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, gjykatat e faktit pas përfundimit të gjykimit sipas procedurës së parashikuar nga neni 403 e vijues i K.Pr.Penale, e ruajtën këtë cilësim juridik të veprës penale vetëm gjatë deklarimit fajtor të kërkuesit Nikaj.

Përsa kohë, në përfundim të gjykimit, nëpërmjet një vendimi të formës se prerë, subjektet e pretenduara nga organi procedues e në vijim nga gjykata që gjykoi shtetasin Nikaj, nuk u deklaruan fajtorë për kryerjen, në bashkëpunim me këtë të fundit, të veprës penale të parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, vendimi penal dhënë në ngarkim të shtetasit Nikaj do të duhet të rishikohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Faktet e vëna në themel të atij vendimi, përsa i përket bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim nga kërkuesi dhe shtetasit Hoxhalliu dhe Fikaj nuk pajtohen me vendimin penal të formës së prerë nr.487, dt.01.04.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që këta shtetas i gjeti fajtorë vetëm për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 300, 25 dhe 301, 25 i Kodit Penal.

Përsa më lart, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se në referencë të nenit 450/1/a të K.Pr.Penale vendimi penal i formës së prerë nr.05, dt.14.01.2008, i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të duhet të rishikohet.

7

Page 8: Vendimi i gjykates per Enton Nikaj

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 456/a të Kodit te Proçedurës Penale

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.385, dt.18.06.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.05, dt.14.01.2008, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim nga një tjetër trup gjykues në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë, më 09.03.2011

8