Ushqyerja e shendetshme

29
TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM PER NJE TRUP TE SHENDETSHEM.

Transcript of Ushqyerja e shendetshme

Page 1: Ushqyerja e shendetshme

TË USHQYERIT E SHËNDETSHËM PER NJE TRUP

TE SHENDETSHEM.

Page 2: Ushqyerja e shendetshme
Page 3: Ushqyerja e shendetshme

ELEMENTËT ESENCIALË TË

USHQIMIT

Llojshmëria dhe shumanshmëria e të ushqyerit paraqet një rrugë të sigurt, në plotësimin e të gjitha materieve ushqyese, vitaminave, materieve minerale dhe bioelementeve. Është e rëndësishme që ushqimi të shijohet në masë dhe që mos të vendosë kufizime. Në lidhje më këtë është e këshillueshme që të ushqyerit të ndahet në tri deri gjashtë racione në ditë. Me anë të përzierjes dhe sasisë përkatëse të artikujve ushqimorë, trupi i merr materiet ushqyese, që atij i nevojiten, karbohidrate të mjaftueshme dhe pak yndyrë si furnizues me energji, proteina të mjaftueshme si materie ndërtuese, materie minerale dhe vitamina të pasura, më atë që ndryshimi i materieve të funksionoi dhe që sistemi imun(mbrojtës) të mbetet aktiv, si dhe materieve (fijet / pejzat) ushqyese dhe lëngjeve të mjaftueshme, në mënyrë që tretja të mbahet në gjendje të mirë

Page 4: Ushqyerja e shendetshme

PËRBËRËS ESENCIALË TË

USHQIMIT

Page 5: Ushqyerja e shendetshme

KARBOHIDRATE

Karbohidratet – ushqime që përbëhen nga një kombinim i niseshtes, sheqerit dhe fibrës – ofrojnë trupit lëndën djegëse për aktivitetet fizike duke u zbërthyer në glukozë, një lloj i sheqerit që qelizat tona e përdorin si burim universal të energjisë. Karbohidratet e këqija jane ushqime te cilat jan “zhveshur” nga fibra, krundet dhe materiet tjera ushqyese. Krundet janë shtresat e jashtme të drithit sikur gruri që iu është larguar gjatë procesit të bluarjes dhe përdoret si burim i fibrës dietale. Shembuj të karbohidrateve të keqiia janë: Milli i bardhë (e cuditshme por e vërtetë), sheqeri i rafinuar (i bardhë) dhe orizi i bardhë. Ato treten aq shpejt saqë shkaktojnë rritje dramatike të sheqerit në gjak që me kalimin e kohës shpien në shtim të peshës, hypoglycemia apo ndoshta edhe diabetin. Karbohidratet e Mira treten me ngadalë. Kjo i mban nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak të mos ngrihen dhe të mos bien shpejt. Burime të mira të karbohidrateve të mira janë: produktet nga drithrat e ploteë(me krunde), fasulet, frutat dhe perimet, të cilat gjithashtu ofrojnë edhe shumë të mira të tjera shëndetësore duke përfshirë këtu parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe kancerit.

Page 6: Ushqyerja e shendetshme

KARBOHIDRATET

Page 7: Ushqyerja e shendetshme

FIBËR Fibër dietare gjendet në ushqimet

bimore (frutat, perimet dhe drithërat e plota) dhe është esenciale për mirëmbajtje të shëndetshme të sistemit digjestiv. Kemi dy lloje të fibrës, të tretshme dhe të patretshme:

Fibër e Tretshme, mund të tretet në ujë dhe gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrnave të gjakut dhe në mirëmbajtjen e sheqerit në gjak. Burimet primare janë fasulet, frutat dhe produktet nga tërshera.

Fibër e Patretshme, nuk tretet në ujë dhe kështu kalon drejt përmes sistemit digjestiv. Gjendet në produktet e plota nga drithi dhe perimet.

Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë përafërsisht 20 deri 30 gram fibër në ditë, por shumica prej nesh marrim vetëm gjysmën e asaj sasie.

Page 8: Ushqyerja e shendetshme

FRUTAT DHE PERIMET

Frutat dhe Perimet janë me më pak kalori dhe të paketuara me vitamina, minerale, përzierje mbrojtëse bimore dhe fibër. Ato janë burim i mirë i materieve ushqyese dhe janë vitale për një dietë të shëndetshme. Frutat dhe perimet duhet të jenë pjesë e secilit vakt ushqimi dhe duhet të jenë zgjedhja e juaj e parë. Ha një minimum të pesë porcioneve në ditë. Antioksiduesit dhe materialet e tjera ushqyese në to ndihmojnë në mbrojtjen kundër zhvillimit të disa llojeve te kancereve dhe sëmundjeve të tjera.

Page 9: Ushqyerja e shendetshme

YNDYRNAT Yndyrat/vajrat janë materie

ushqyese të pasura me energji. Përdorimi i yndyrës me sasi të tepruar favorizon jo etëm mbipeshën por edhe shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme e posa- çërisht Arteriosklerozën (ngushtimin e enëve të gjakut). Për këtë arsye duhet të kemi kujdes nga yndyrat e fshehta, gjatë përdorimit të: prodhimeve të suxhukut, llojeve të djathërave të pasura me yndyrë,fritimit (përgatitja me vajë të vluar), salcave me kajmak ose ëmbëlsirave. Vajrat bimore janë më shumë të parapëlqyera se sa yndyrat e kafshëve. Përveç kësaj për shkak të përbërjes së përshtatshme të thartirave yndyrore ju preferohet pë çdo ditë të hani një dorë të plotë (grusht) me fruta yndyrore (arra, lajthi, kikirikë, bajame, Gjerat ushqimore që përmbajnë kryesisht yndyrë të shtazëve, krahas shumë thartirave të tepërta yndyrore janë të pasura edhe me kolesterinë.

Page 10: Ushqyerja e shendetshme

PRODUKTET E QUMËSHTIT

Për çdo ditë, me një ndryshim të koordinuar, duhet të hahet: mishi, peshku, vezët, djathi ose të tjera prodhime që përmbajnë hekur si: Tofu (prodhime nga Soja) dhe Quorn (prodhohet nga një lloj këpurdhe). Peshku duke ju falënderuar vlerës së lartë të yndyrave zë një vend të veçantë në të ushqyerit e shëndetshëm. Për këtë shkak është i arsyeshëm përdorimi i 1-2 racioneve me mish peshku në javë. Qumështi, kosi, djathi dhe gjiza janë artikuj ushqimorë me një kualitet të lartë. Qumështi dhe produktet e qumështit do të duhej që të konsumoheshin disa herë në ditë. Ato përmbajnë shumë materie të vlefshme ushqyese, posaçërisht kalciumi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e eshtrave. Furnizimin me Kalcium mund ta bëjnë edhe ujërat minerale të pasura me kalcium.

Page 11: Ushqyerja e shendetshme

UJI Është shumë i rëndësishëm për

organizmin tonë dhe uji më i mirë është ai i burimit të malit ose uji i borës, por që pihet në burim dhe jo kur mbyllet në shishe dhe transportohet në vende të tjera, pasi humbet shumë nga vetitë e tij dhe bëhet i rëndë. Sepse kthehet në ujë të ndenjur duke u liruar edhe nga molekulat e ajrit që ndodheshin në të dhe duke depozituar në fund të saj elementët përbërës. Kjo bën që ky ujë të jetë i rëndë për stomakun tonë, pasi është kthyer në një masë unike pa molekula ajri. Prandaj që uji i shishes të rifitojë vetitë e tij fillestarë duhet të pihet i freskët.

Page 12: Ushqyerja e shendetshme

DIETË E SHËNDETSHME

Piramida e gjërave ushqimore paraqet një perzierje të barazpeshuar ushqimore, e cila përmban dhe garanton një furnizim me energji si dhe materje te nevojshme per ushqim dhe mbrojtie dhe me masë ndihmon qe te ndihemi mirë. Artikujt ushqimorë qe janë të radhitura ne fundin e piramidës duhet të hahen (konsumohen) në sasi të madhe, ndersa ato që gjenden në radhën e sipërme (lartë), në të kundërtën, duhet të konsumohen në sasi më të vogël. Të gjithë artikujt ushqimorë janë të lejuar. Me rëndësi është që ndryshimi mundësisht të jetë i pasur, kryesisht ushqimet sezonale të zgjidhen nga secili rrafsh (nivel) i piramidës si dhe të përpunohen dhe përgatiten bukur.

Page 13: Ushqyerja e shendetshme

PËRBËRËS NATYRORË

Përbërësit natyrorë të cilët nuk duhet të mungojnë kurrsesi në dieten tonë ushqimore janeë

Hidratet e karbonit:, që përmbajnë: sheqer, amidon, fije dijetare, janë burimi kryesor i energjisë.

Fijet dietale: të cilat në rastet më të shpeshta janë të patretshme, lehtësojnë elasticitetin e zorrëve, dhe kësisoj ndihmojnë tretjen.

Proteinat luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e qelizave dhe të indeve të organeve, dhe në ruajtjen e muskujve.

Yndyrërat (lipidet) paraqesin një nga përbërësit themelore për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe marrin pjenë në ndërtimin e membranes qelizore.

Vitaminat gjithashtu janë bazë për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe pa to energjia e përfituar nga hidratet e karbonit, proteinave dhe yndyrërat nuk mund të përdoret.

Mineralet gjithashtu janë të rëndësishme në të ushqyerit e baraspeshuar, i ndihmojnë organizmit që në mënyrë aktive t`i kryej funksionet e veta.

Hekuri është përbërës i rëndësishëm i eritrociteve, të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e të gjitha qelizave në organizëm që në mënyrë të drejtë të kryejnë funksionet e veta.

Kalciumi dhe fosfori janë të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve, kalciumi gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ngjizjen e gjakut dhe ndalimin e gjakderdhjes pas lëndimeve, dhe varësisht nga sasia e kalciumit, koha e koagulimit shkurtohet apo zgjatet.

Jodi luan rol të madh në balancimin e hormoneve të cilat i tajon gjëndra mbrojtëse, dhe mungesa e tij mund të shkaktoj hipertireozën bile edhe ngecjen mentale.

Page 14: Ushqyerja e shendetshme

SËMUNDJET QË VIJNË NGA KEQUSHQYERJA

Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta dhe shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm. Gjithashtu, të ushqyerit pa kriter është edhe një burim sëmundjesh, një pjesë e mirë e të cilave mund të jenë fatale për jetën. Disa prej sëmdundjeve kryesore që vijnësi pasoje e kequshqyerjes janë:

1. Bulimia nervore

2. Struma endemike

3. Obeziteti

4. Anoreksia nervore

Page 15: Ushqyerja e shendetshme

BULIMIA NERVORE

Bulimia është e ngjashme me anoreksinë, por ka disa ndryshime. Bulimikët nuk humbasin shumë në peshë dhe në të vërtetë ata janë pak mbipeshë.Gjithashtua ata janë të shqetësuar për masën e tyre trupore dhe duan të dobësohen. Ata kanë shpesh një babëzi për të ngrënë, konsumojnë sasi të mëdha karbohidratesh në një periudhë të shkurtër kohe dhe përdorin laksative që shtojnë jashtëqitjen për të eliminuar ushqimin që kanë konsumuar ose provokojnë te=ë vjella. Bulimia nervore prek më shumë adoleshentet.

Page 16: Ushqyerja e shendetshme

STRUMA ENDEMIKE

Struma është një zmadhim jonormal i gjendrës tiroide,(Glandula thyroidea) e cila ndodhet në regjionin e gushës. Populli e quan “gusha”. Struma është vetëm një shprehje, një term që tregon rritjen e abnormale të gjendrës, por nuk shpjegon më tepër. Mjekësia njeh tri lloje Strumash:

1. Struma Hyperthyrote e cila ka të bëjë me një hyper-funksion të gjendrës

2. Struma Hypothyrote e cila ka të bëjë me një ulje të funksionit të gjendrës

3. Eurhyreote Struma e cila është në funksionim normal

Page 17: Ushqyerja e shendetshme

OBEZITETI

Obeziteti konsiderohet një situatë jonormale, ku ka depozitim të tepërt të yndyrës në trup. Kjo ndodh nga marrja e tepërt e ushqimit, dmth të energjisë te tepërt. Ndër faktorët që lidhen me shfaqen e sëmundjes janë : Stresi, lodhja, trishtimi,Mosha,Disa ilace,Çrregullime hormonale, Ndëprerja e pirjes së duhanit ,Mbajta e kileve te tepërta të shtatzanise,Trashëgimia.

Page 18: Ushqyerja e shendetshme

ANOREKSIA NERVORE

Anoreksia - nënkupton një dëshirë të egzagjeruar për të qenë i dobët, duke pasur tendencën të ruash të njëjtën peshë trupore përkohësisht. Personat të cilat kanë anoreksi prezantojnë një imazh të deformuar mbi trupin e tyre duke e konsideruar veten shumë më të shëndoshë se sa janë në realitet dhe në periudhat kur janë shumë nën peshën normale. Këta persona hanë shumë pak, preferojnë frutat dhe perimet, evitojne sa më shume sheqernat dhe pastat, mishin dhe djathrat sic dhe gjellën e gatuar.

Page 19: Ushqyerja e shendetshme

USHQIMET BIO

Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

Page 20: Ushqyerja e shendetshme

OMGJ Organizmat të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) -

organizma (bimët, shtazët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre), të krijura permes modifikimeve gjenetike, siç përcaktohet me Direktivën e BE-së 2001/18. Produktet OMGJ ditët e sotme përbëjnë një nga temat më të diskutuara në botë. Bimët –kafshët apo mikroorganizmat të cilave u janë ndryshuar vecoritë duke transferuar gjenet e një lloji tjetër me anë të metodave bioteknologjike quhen ‘organizma me gjenetikë të ndryshuar’ ose ‘transgjenike’. Edhe ju mund të keni ngrënë ndonjë produkt apo ushqim transgjenik ose me OMGJ.

Page 21: Ushqyerja e shendetshme

VAJ KANOLA

Vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakrës së egër dhe është një nga lëndët më të përdorura. 80% e kanolës së përdorur në Kanada është e ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet për të rritur imunitetin ndaj disa ilaçeve bujqësore të përdora për të zhdukur bimët e dëmshme.Në këtë mënyrë, kontrollohen më lehtë barërat e egër, përdoren më pak ilaçe bujqësore dhe merret më shumë prodhim.

Page 22: Ushqyerja e shendetshme

QUMËSHTI

Qumështi: hormoni rBGH bën të mundur që lopët të prodhojnë më shumë qumësht dhe hap rrugën e mastitit (infeksionit të gjirit). Këto lopë të sëmura duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e doktorit dhe të mjekohen me antibiotikë. Hormoni rBGH rrezikon njerëzit nga kanceri. Bota është ndarë më dysh përsa i përket sigurisë së qumështit të marrë nga lopët, të cilave iu është injektuar rBGH. Pavarësisht se përdorimi i këtij hormoni është ndaluar në Bashkimin Evropian dhe Australi, në Amerikë është lejuar dhe FDA nuk ka vendosur ndonjë kusht për përdorimin e këtij qumështi.

Page 23: Ushqyerja e shendetshme

MISRI

Misri: misri përdoret kudo në Amerike dhe në fakt, ajo është prodhuesja më e madhe e tij. Në vitin 2000 Ministria e Bujqësisë pohoi se 25% e misrit të prodhuar në Amerikë ndryshohet gjenetikisht. Produktet që përmbajnë misër janë salcat e sallatrave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit.

Page 24: Ushqyerja e shendetshme

SOJA Soja: në mes gjithë produkteve

soja është produkti me një ndryshim të thellë gjenetik. Në vitin 2007 më shumë se gjysma e botës prodhoi një lloj të modifikuar të saj. Gjenetika e sojës është ndryshuar për shkaqe të ndryshme. Arsyet më të përhapura janë rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kërpudhave gjithashtu edhe pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave. Kështu mund të përdoret edhe si ushqim për kafshët. Në të njëjtën kohë, soja përdoret edhe si kimikat në farmaci.

Page 25: Ushqyerja e shendetshme

SIGURIA USHQIMORE

Siguria ushqimore i referohet të gjitha atyre rreziqeve të cilat mund ti shkaktojnë dëme ushqimit dhe kështu shëndetit të konsumatorit. Ato mund të përfshijnë:

Rreziqet mikro-biologjike

Teprica të pesticideve

Keq-përdorimi i shtojcave ushqimore

Ndotës kimik

Shtojca të pavlefshme

Teprica të barërave veterinare & hormone për nxitje të rritjes/zhvillimit

Faktorët të cilët mund të kontribuojnë drejt rreziqeve në ushqim, përfshijnë:

Praktikat e gabuara bujqësore

Higjiena e dobët në njërën prej fazave

Të rrjetit ushqimor

Mungesa e kontrollave preventive

Në përpunim ushqimor dhe funksione përgatitëse

Keq-përdorimi i kemikaleve

Kontaminimi i lëndës së parë,

Përbërësve ushqimor dhe ujit

Deponim jo-adekuat apo jo i duhur

Page 26: Ushqyerja e shendetshme

KËSHILLA: SI TË USHQEHEMI

Kur uleni për të ngrënë është mirë që vëmendja dhe energjitë tuaja të përqendrohen tek ushqimi, dhe jo tek veprimet apo mendimet që bëjnë t’ju largohet oreksi, duke lënë edhe ushqimin. Pasi çdo gjë ka kohën dhe vendin e saj. Për shembull kur bëni dashuri ju instinktivisht thoni fjalë të ëmbla, gjë që rrit harmoninë midis jush dhe krijon një raport më të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm për të dy. Prandaj gjatë ngrënies mund të flitet për ushqimin që po hani apo për ato që keni ngrënë, për pijet, për plane se ku do mund të hanit diçka të mirë në një klimë romantike gjë që do të stimulonte tretjen e ushqimit sa më shpejt dhe me pak energji.

Hani gjithmonë me orar, dhe mos e prishni atë, pasi organizmi ynë memorizon këto orare, dhe në orën e caktuar organet e tretjes fillojnë punën duke derdhur shumë lloj acidrash në stomak gjë që ju bën të ndjeni uri. Dhe nëse ju nuk hani brenda 20 minutave nga kjo fazë, ato acidra kalojnë zorrën e trashë nga ku organizmi për ta mbrojtur atë nga gërryerja derdh lëngje të tjera që bëjnë neutralizimin e acidit. Por jo i gjithi neutralizohet. Një pjesë edhe arrin të dëmtojë atë. Dhe ana tjetër negativë e kësaj dukurie është se kur ju hani më pas stomaku ju përgjigjët me vonesë kërkesave për acid, gjë që vonon tretjen e ushqimit dhe si rrjedhojë dhimbje të stomakut.

Page 27: Ushqyerja e shendetshme

KËSHILLA Ushqimi duhet copëtuar mirë në gojë deri në lëngëzim

pasi enzimat që dalin nga gjëndrat e pështymës ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe sipërfaqja e ushqimit në kontakt me lëngjet tretëse të stomakut është më e madhe. Ndërsa gëlltitja e copave të mëdha nuk merr enzimat e nevojshme për tretje dhe duke patur një sipërfaqe më të vogël në kontakt me lëngjet tretëse vonohet shumë tretja, gjë që shkakton lodhje dhe harxhim energjie.

Mbas ngrënies është mirë të bëni rreth 20-30 minuta pushim. Kohë kjo kur stomaku punon me kapacitet të plotë dhe thith shumë energji nga trupi, gjë që ju bën të ndjeni njëfarë këputje apo lodhje.

Mos ekzagjeroni shumë me vajra, gjalpë e kripëra sidomos nëpër sallata të ndryshme.

Page 28: Ushqyerja e shendetshme

KËSHILLA Brumërat apo të gjitha prodhimet që vijnë nga mielli, apo drithërat në përgjithësi që

përmbajnë amidon janë të dëmshme në dy drejtime për shëndetin dhe organizmin e njeriut. Ushqimi kur arrin në zorrën e trashë ndahet nëpërmjet punës së enzimave dhe baktereve deri në atome sepse edhe ushqimet që në fusim në organizëm janë të përbëra prej atomeve, molekulave, etj. pra është detyra e organizmit që t’i shpërbëjë ato në mënyrë që të thithen nga qimet e aparatit tretës. Amidoni nuk shpërbëhet deri në atome por ngelet si molekulë dhe nuk tretët në ujë apo në alkool dhe si rrjedhojë qëndron i tillë në zorrën e trashë nga thithët dhe hyn në gjak. Dhe që aty shkon në të gjithë organet e trupit por që nuk përdoret prej tyre dhe nxirret jashtë dukë veshur anët e brendshme të enëve të gjakut dhe duke i ngushtuar ato. Gjithashtu kjo molekulë është shkaku i formimit të gurëve dhe rërës në tëmth, veshkë, etj.

Gati 99 për qind e sëmundjeve vijnë nga ushqimi i keq dhe i tepërt. Ushqimet e këqija janë ato që sjellin probleme në shëndetin e njeriut. Sëmundja nuk është gjë tjetër vërsë sforcim i organizmit për t’u pastruar dhe nxjerrë jashtë tij ato substanca që përbëjnë rrezik për vetë organizmin, të cilat nëse qëndrojnë në organizëm krijojnë edhe gurë në organe të ndryshme si veshka, tëmthi, mëlçia, etj. Veshka nuk prodhon gurë siç dëgjojmë shpesh të thonë mjekët, ajo është një filtër dhe në të ngelin ato substanca që nuk arrijnë të kalojnë filtrin dhe kjo vjen vetëm si pasojë e ushqimit të keq.

Elimino mishin e kuq, dhe të trashë si mishin e lopës, vicit, kaut, derrit, dhe duke e zëvendësuar atë me mish më të vogël si keci, qengji, ose me lepur dhe pulë, dhe më mirë akoma me peshk, ose mish tjetër deti ose lumi. Zëvendësimi i tyre bëhet në radhë të parë se ato mishra japin shumë më pak acid në organizëm, dhe e dyta për efekt psikologjik, pra që t’i përsëri je duke ngrënë mish për pak më të zgjedhur, kështu që nuk do lërë asnjë efekt negativ në psikozën tuaj se si mund të rrihet pa mish.

Page 29: Ushqyerja e shendetshme

HA SHËNDETSHËM, JETO GJATË