UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Fakulteti i … Beqiraj... · Në këtë punim diplome do...

59
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFakulteti i edukimit ( Programi Fillor) STUDIME BACHELOR TEMA: “ TEKNIKA MONTESSORI”, Roli, funksioni dhe ndikimi i saj në edukimin e fëmijës Udhëheqësi shkencor: Kandidate : Prof.ass.Dr: Behxhet Gaxhiqi Edorela Beqiraj Gjakovë, Korrik, 2017

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Fakulteti i … Beqiraj... · Në këtë punim diplome do...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

STUDIME BACHELOR

TEMA:“ TEKNIKA MONTESSORI”,

Roli, funksioni dhe ndikimi i saj në edukimin e fëmijës

Udhëheqësi shkencor: Kandidate :Prof.ass.Dr: Behxhet Gaxhiqi Edorela Beqiraj

Gjakovë,Korrik, 2017

Mirënjohje

Të marrësh hapa drejtë dijes nevojitet pjekuri, aftësi dhe gatishmëri për të punuar me

përkushtim, nevojitet forcë për tu përballuar me sfidat që shfaqen gjatë këtij rrugëtimi të

çmuar, e mbi të gjitha nevojitet durim për të marrë atë çka synon dhe meriton. Padyshim, po

se pate përkrahjen, realizimi i synimeve dhe ëndërrave do të ishte i mangët, herë-herë i

pasuksesshëm. Andaj, falënderoj Zotin, që më dha mundësinë të jetoj dhe të kryej misionin

tim në këtë botë !

Falënderoj familjen dhe miqtë, që për asnjë moment nuk e kursyen përkrahjen e tyre

ndaj meje, besuan dhe mbështetën ëndrrën time. Pa ju, realizimi i kësaj ëndrre do ishte i

zbehtë!

Veçanarisht, falënderoj mësuesën time të parë, mësimdhënësit e mi ndër vite që

pasuruan horizontin tim të diturisë, dhe udhëheqësin shkencorë të këtij punimi prof.ass.Dr.

Behxhet Gaxhiqin, për këshillat shkencore, seriozitetin e treguar dhe ndihmën e pakursyer

ndaj meje gjatë realizimit të këtij punimi diplome. Faleminderit nga zemra për besimin dhe

mbështetjën tuaj !

Në fund, shprehë mirënjohjen time të thellë ndaj gjyshit tim, Shaban Beqirajt, ëndërra

e të cilit ishte arritja e majave të dijes, arsimimi dhe emancipimi ynë. Megjithëse nuk e njoha,

e falenderoj përzemërsisht që na e dha lirinë, krahët dhe hapat e parë të dijës.

Kjo diplomë të dedikohet TY !

Mirënjohëse gjithë jetën,

Edorela Beqiraj

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do trajtohet metoda Montesori dhe rëndësia e kësaj metodenë procesin arsimor modern. Punimi shtjellohet në 4 kapituj ku synohet të sqarohet nëmënyrë të detajuar roli dhe funksioni i metodës Montesori në praktikat mësimore si dhendikimin që ka kjo metodë në edukimin parafillor dhe fillor.

Metoda Montesori është qasje e re e zbuluar një shekull më parë nga dr.MariaMontesori e cila me idetë e saj çoi shumë përpara shkencën e edukimit, duke i dhënë asajkahje krejtësisht tjetër.

Në “Shtëpinë e fëmijës” ajo ndërtoi një ambient që çdo fëmijë do të donte tëqëndronte në të. Hapsira me dritë natyrale, këndi me rafte të dedikuara për nxënësit dhe gjërate tyre, orenditë që u përshtaten moshës së fëmijës, mjetet dhe veglat për konkretizimin emësimit që Montesori ndërtoi me duart e veta ishin diqka shumë ndryshe nga klasat e zymtatë asaj kohe.

Ekzistojnë disa karakterisitka të shkollës Montesori, pa të cilat kjo teknikë nuk do tëkishte kuptim. Kurrikula parimet dhe fushat; komponentët e edukimit Montesori si:mësimdhënësi dhe trajnimi i tij, klasa Montessori, metodologjia, materialet dhe veglat etj;ndikimi që ka kjo metodë në edukimin e fëmijëve, etj., janë vetëm disa nga çështjet që do tëndriqohen përgjatë këtij punimi hulumtues.

Kjo metodologji po praktikohet me përpikëri në mbarë botën dhe çdo ide e Montesoritpo përshtatet me nevojat e nxënësit dhe ndryshimet e hovshme që po pëson sistemi arsimornë vazhdimësi.

Fjalët kyçe: Montesori, shtëpia e fëmijës, përceptimi, mendja përthithëse, kurrikula, etj.

PËRMBAJTJA

1. HYRJE............................................................................................................................5

KAPITULLI I2. Parathënie mbi Maria Montesorin..............................................................................7

2.1. Përvoja kyç.......................................................................................................8

2.2. Baza shkencore e punës së saj.........................................................................9

2.3. Shtëpitë e fëmijës............................................................................................11

2.4. Teoria e përceptimit.......................................................................................12

2.5. Vetpërmbushja nëpërmjet veprimtarive të pavarura.................................13

KAPITULLI II

3. Kurrikula, parimet, dhe fushat “Montesori”...........................................................15

3.1. Kurrikula “Montesori”..................................................................................15

3.2. Parimet e shkollës “Montesori”.....................................................................15

3.3. Fushat kurrikulare.........................................................................................16

3.3.1. Kurrikula kulturore...........................................................................17

3.3.2. Kurrikula për muzikë.........................................................................17

3.3.3. Kurrikula për arte..............................................................................18

3.3.4. Kurrikula gjuhësore dhe e komunikimit.........................................18

3.3.5. Kurrikula e matematikës...................................................................19

3.3.6. Kurrikula për shkencë.......................................................................19

3.3.7. Kurrikula për edukim fizik dhe sport..............................................20

KAPITULLI III

4. Komponentet kryesore të edukimit “Montesori”....................................................22

4.1. Mësimdhënësi dhe trajnimi i tij.....................................................................22

4.2. Klasa “Montesori”..........................................................................................23

4.2.1. Si duhet të jetë një klasë Montesori ?...............................................23

4.2.2. Klasat e përziera nga mosha..............................................................26

4.3. Metodologjia e punës, materialet dhe veglat................................................28

4.3.1. Katër planet e zhvillimit.....................................................................32

4.3.2. Montesori për fëmijët me nevoja të veçanta....................................33

4.3.3. Ndëshkimet në një klasë Montesori..................................................33

4.3.4. Çfarë nënkuptojmë me materialet Montesori ?..............................34

4.3.4.1. Materialet për matematikë.........................................................35

4.3.4.2. Materialet në gjuhë dhe komunikim...........................................37

4.3.4.3. Materialet kulturore.....................................................................38

4.4. Puna e drejtuar nga fëmijët...........................................................................37

4.5. Periudhat e pandërprera të punës.................................................................40

KAPITULLI IV

5. Ndikimi i metodës Montesori në edukimin e fëmijëve................................................43

5.1.Shekulli i fëmijës”.......................................................................................................44

5.2.Ndikimi në aspektin fizik, intelektual, social dhe emocional..................................45

5.2.1. Aspekti fizik.......................................................................................................45

5.2.2. Aspekti intelektual............................................................................................45

5.2.3. Aspekti social.....................................................................................................46

5.2.4. Aspekti emocional.............................................................................................46

5.3.Transferimi nga klasa Montesori në klasën tradicionale........................................46

5.3.1. Tranzicioni akademik........................................................................................4

5.3.2. Tranzicioni emocional......................................................................................48

5.3.3. Progresi dhe vlerësimi i fëmijës suaj...............................................................49

SHTOJCA A – Montessori school of Kosova....................................................................50

A1. Edukimi i së ardhmes – Shkolla Montesori në Kosovë........................................51

A1.1 Njw sistem edukimi i krijuar për fëmijet..................................................52

A1.2 8 Programet që pasurojnë fëmijët tanë.....................................................53

A1.3 Standartet kundrejtë mundësisë................................................................54

A1.4 Çfarë mund të bëhet ?.................................................................................54

6. PËRFUNDIMI...............................................................................................................56

7. LITERATURA..............................................................................................................57

1. HYRJE

Montesori është një qasje inovative në arsim me në qendër fëmijën, e zhvilluar një

shekull më parë nga dr.Maria Montesori, një mjeke që u muar me rehabilitimin e fëmijëve të

retarduar intelektualikisht, dhe pedagoge italiane që u muar me edukimin e fëmijëve

parafillor dhe fillor.

Duke punuar me të rinjtë e institucionalizuar të qytetit, Montesori u mahnit nga

mënyra se si me kënaqësi fëmijët i thellonin njohuritë e tyre, të ndikuar nga mjedisi që i

rrethonte. Ky sistem edukativ i Montesorit, mbështetej në teorinë e edukatës së lirë,

gjegjësisht në vetedukim (vetëveprim dhe vetëzhvillim).

Qëllimi i metodës është të nxisë prirjen natyrore të fëmijës për të mësuar. Montesori

praktikon udhëzimin në vend të urdhërimit, si dhe lidh çdo student me aktivitete që

përmbushin interesat e tij, nevojat dhe nivelin e zhvillimit.

Klasa është projektuar për të lejuar lëvizjen dhe bashkëpunimin, pasi ajo gjithashtu

nxit përqendrimin dhe ndjenjën e rendit. Materialet unike të mësimit i ftojnë nxënësit nga

raftet e aksesueshme, të marrin sfida të reja, një koncept apo aftësi në të njëjtën kohë. Kjo

është një qasje që e vlerëson shpirtin njerëzor dhe zhvillimin e gjithë fëmijës: fizik, social,

emocional dhe kognitiv.1

1 https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori

2. Parathenie mbi Maria Montesorin

2.1 Përvoja kyç

Maria Montesori lindi në vitin 1870 në Kiaravale, pranë Ankonës, në Itali, dhe vdiq

me 1952 në Nordaijk, Holandë. Në vitin 1896 ajo u bë gruaja e parë në Itali që mbaroi

shkollën mjeksore me një studim mbi neuropatologji. Për dy vitet në vazhdim ajo punoi si

asistente në kliniken psikiatrike të Universitetit të Romës; midis gjërave të tjera ajo ishte

përgjegjëse për përkujdesjen mendore të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Koha që kaloi me

këta fëmijë dhe përvoja e nevojshmërisë së tyre ende të plotë dhe dëshirës për të luajtur e çoi

atë në hulumtimin e mundësive për t’i edukuar ata.

E frymëzuar nga përvoja e saj me fëmijët në klinikë, të cilët kishin luajtur me copa

buke në dysheme, për shkak të mungesës së lodrave të tjera, si dhe nga ushtrimet për

përpunimin e funksioneve ndijuese të zhvilluara nga Seguini (Edward Seguin), Maria

Montesori vendosi t’ia përkushtonte veten

problemeve edukuese. Në vitin 900 dhe

1901 ajo kishte një vend pune në shkollën

magjistrale Ortofrenika, një institut

përgjegjës për trajnimin e mësuesve në

shkollat për fëmijë me aftësi të kufizuara

dhe me zhvillim të vonshëm. Pas një

studimi për asimin ajo u përfshi në

modernizimin e lagjes së varfër “San

Lorenco” të Romës (cit. San Lorenco ishte

fillimi i një lloj lëvizjeje rilindjeje që shërbeu për të ringjallur besimin në përmirsimin e

njerëzimit nëpërmjet arsimit të fëmijëve, H. Röbrs) , duke marrë përgjegjësi për arsimin e

fëmijëve. Përgjigjja e saj për këtë situatë kritike ishte ngritja e një shtëpie fëmije, në të cilën

fëmijët do të mësonin rreth botës dhe do të zhvillonin aftësinë për të planifikuar jetën e tyre.

Megjithëse Maria Montesori e bazoi punën e saj në parime shkencore ajo gjithsesi e

trajtoi fëmijrinë si një vazhdim i aktit të krijimit.

Figura 1: Maria Montesori teksa viziton fëmijët në Londër.

Kjo ndërthurje përqasjesh është aspekti vërtetë tërheqës i punës së saj; nga njëra anë

ajo praktikoi eksperimentin e përpiktë, si dhe vrojtimin në thellësi të shkencës, por në të

njejtën kohë ajo i vlerësonte besimin fetar, shpresën dhe të besuarit si mjetet më frytdhënëse

për t’u mësuar fëmijëve pavarësinë dhe vetëbesimin. Shtëpitë e fëmijëve, që u ngritën vite më

pas, u bënë disa herë vende të shenjta ku arsimuesit bënin pelegrinazhe-gjithmonë shembuj të

ndritur që të drejtonin drejtë zgjidhjes së problemit të arsimit.2

2.2. Baza shkencore e punës së saj

Montesori ishte midis të parëve që provuan dhe vendosën një shkencë të vërtetë arsimi.

Metoda e saj ishte të paraqiste shkencën e vrojtimit’ (Montesori, 1976, p. 125). Ajo kërkonte

që mësuesit dhe përsonat e tjerë që merreshin me arsimin të trajnoheshin me këto metoda dhe

që vetë procesit arsimues t’i jepej një kuadër që do t’i bënte të mundur kontrollet dhe

hulumtimet shkencore. “Mundësia e vrojtimit të zhvillimit mendor të fëmijëve si fenomen

natyror dhe nën kushte eksperimentale e kthen vetë shkollën në veprimtari, në një lloj mjedisi

shkencor përkushtuar studimit psikogjenetik të njeriut” (Montesori 1. f., 1976, p. 120). Arti

themelor i vëzhgimit të përpiktë, i cili ishte brohoritur më parë nga Rusoi si kualifikimi më i

rëndësishëm për arsimuesit përfshinë përceptimin e saktë dhe përshkrimin. Montesori

ravijëzoi ‘një lloj të ri mësuesi’:

“ Në vend të të folurit ai duhet të mësojë të jetë i qetë; në vend të të dhënit mësim ai duhet

të vrojtojë; në vend të paraqitjes së dinjitetit krenar të njeriut, i cili kërkon të duket i

pagabueshëm, ai duhet të veshë rrobën e përulësisë.” (Montesori, 1976, p. 123). Lloji i

vrojtimit të përkushtuar, por në distancë, nuk është aftësi e natyrshme. Kjo duhet të mësohet.

Dhe ky proces është një hyrje e vërtetë në shkencë. Në qoftë se diçka nuk kuptohet vetvetiu,

kjo është sikur ajo të mos kishte ekzistuar kurrë. Shpirti i shkenctarit është mbushur plot me

interesa të forta për atë çka ai sheh. Kur dikush ka mësuar të kuptojë, atëherë ai fillon të jetë i

interesuar dhe ky interes është forca drejtuese që gjendet pas frymës së shkencës. (Montesori,

1979, p. 125).

Montesori ravijëzoi një procedurë, e cila sot do të përshkruhej si hermetiko-empirike.

Megjithatë, ajo vetë gjatë punës së saj nuk pati sukses në vënien në jetë të ndonjërës prej

këtyre ideve. As eksperimentet e saj nuk kishin ndonjë kontur teorik të fortë dhe as nuk u

kryen apo vlerësuan, në mënyrë që t’u bëhej e mundur të vërtetoheshin.

2 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq. 236-338.

Pavarësisht kësaj, ajo ishte jashtëzakonisht e zonja në krijimin e situatave arsimuese,

megjithëse ato shpesh ishin disi më tepër shprehje e personalitetit të saj krijues sesa rezultat i

mendimit të kujdesshëm e të planifikuar. Vrojtimet e saj kryheshin në mënyrë të kujdesshme

dhe përfshinin një numër procedurash shkencore për të siguruar objektivitetin, por në thellësi

ajo zotërohej nga një dhunti shumë pesonale dhe e veçantë për t’u marrë me proceset

arsimuese dhe për t’i interpretuar ato. Nëse ajo gjykohet nga standardet e veta për punën

shkencore teorike në arsim, megjithëse ato ishin të formuluara në mënyrë të paqartë dhe të

përgjithshme, atëherë ajo zor se do e kalonte testin. Suksesi i punës së saj ishte meritë e

faktorëve të tjerë: përulësisë dhe durimit të saj dhe shprehisë së saj (e përmendur shpesh) për

mrekullinë e jetës. Në një periudhë filozofike të saj, disa nga raportet dhe përfundimet e

Maria Montesorit duken më tepër si të Pestalocit se sa si analiza objektive të një doktori

mjekësie. Por kishte qenë pikërisht qasja e saj gjithëpërfshirëse, ajo që u ka dhënë shumë

forcën profetike shkrimeve të saj, çka e solli popullaritetin e saj të madh nëpër botë. 3

2.3. Shtëpitë e fëmijës

Shtëpitë e fëmijës ishin

mjedise jetese të përshtatura

veçanarisht për fëmijët, në të cilat ata

mund të rriteshin dhe të zhvilloheshin

krahas me sensin e tyre individual të

përgjegjësisë. Në këto shtëpi gjithçka

u ishte përshtatur fëmijëve, sjelljeve

të tyre të veçanta dhe prespektivave:

raftet, tavolinat, karriget, gjithashtu

ngjyrat, tingulli dhe arkitektura. Pritej

që fëmijët të jetonin dhe të lëviznin në

këtë mjedis në një mënyrë të përgjegjshme dhe sipas detyrës së krijimit dhe të mbajturit

rregull, kështu që ata mund të ngjisnin një lloj “shkalle” të vetëperbushjes.

Liria dhe disiplina ndërvepronin dhe doktrina themelore ishte që asnjëra nuk mund të

arrihej pa tjetrën. E parë në këtë mënyrë,disiplina nuk ishte diçka e imponuar nga jashtë, por

njëfarë sfide, për ta bërë të vlefshme lirinë.

3 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq. 247-.250

Figura 2 - E para "shtëpi e fëmijës" Montesori në Itali

Në këtë kontekst, Montesori shkruante: “ e quajmë dikë të disiplinuar, në qoftë se

është zot i vetvetës, pra mund ta komandoj vetveten për t’u sjellë siç duhet, në qoftë se duhet

ruajtur rregulli i jetës” (Montesori, 1969, p. 57).

Ideja qëndrore për marrjen vetë të vendimeve, pra që liria është e mundur, vetëm në

qoftë se njeriu u nënshtrohet ligjeve, të cilat dikush i ka zbuluar dhe vendosur vetë, të cilat

Rusoi i formuloi me termat e tij “vullneti i përgjithshëm” nuk ishte shprehur qartë në punën e

saj. Gjithsesi, ajo kishte fëmijët e saj që merrnin pjesë aktive në formësimin e mjedisit të tyre

jetësor, si dhe rregullat e tij dhe parimet e rendit; në këtë mënyrë ishte vënë në rrugë të drejtë

ideja e pavarsisë morale.

Por Montesori shkoi edhe më

tej: ajo zhvilloi në mënyrë

sistematike vijimin logjik të këtyre

ideve, pra zbatimin e tyre dhe

praktikën në situatat e jetës reale, një

aspekt i cili shpesh ishte kaluar në

mënyrë shumë sipërfaqësore nga

arsimuesit.

Programi që ajo zhvilloi

për ta bërë këtë përfshinte

‘ushtrime në jetën e përditshme’ ose ‘ushtrime të jetës praktike’ ashtu si i quante ajo në

leksionet e para të saj të mbajtura në Francë (Montesori, 1976, p. 105). Këto përfshinin

ushtrime në durim, saktësi dhe përseritje; secila prej tyre synonte të forconte fuqitë e

përqendrimit. Ishte e rëndësishme që këto ushtrime të bëheshin brenda kontektstit të disa

‘detyrave’ të vërteta dhe jo thjeshtë si lojëra ose punë që kërkonte kohë. Ato vijoheshin nga

praktika për të qenë i qetë dhe meditues, çka formonte pikën e kalimit prej arsimit ‘të

brendshëm’ në atë të ‘jashtëm’. Në shënimet e saj Montesori theksonte vazhdimisht rëndësinë

e qëndrimeve në zhvillim në vend të vetëm aftësive praktike; ajo shkruante se puna praktike

duhet të rezultojë në qëndrim nëpërmjet përsiatjes: “sjella e disiplinuar kthehet në një

qëndrim themelor”.

Figure 3 - shkolla në Tarrytown, N.Y

Për Montesorin kjo ishte detyra e vërtetë e shtëpive të fëmijës:

Tipari qëndror i këtij zhvillimi të personalitetit ishte puna e lirë, e cila përmbushte

nevojat e natyrshme të jetës së brendshme. Prandaj puna e lirë intelektuale duket se është

vetë themeli i disiplinës së brendshme. Arritja kryesore e shtëpive të fëmijës ka qenë mbrojtja

e disiplinës të fëmijët. (Montesori, 1976, p. 107)

Veprimtaritë e hershme me të cilat merreshin fëmijët, ishin kështu të një rëndësie

vendimtare nga ana morale dhe fizike për tërë zhvillimin e tyre në vazhdim.

Forca ndijuese, e gjendur në fëmijrinë e hershme, është mundësia e vetme për të inkurajuar

zhvillimin pozitiv, nga i cili duhej të përfitoje. Montesori e trajtonte trajnimin shoqëror si një

pjesë të rëndësishme të kësaj faze të hershme, kur marrja vet e vendimit duhej drejtuar nga të

tjerët, nëse individi duhet të arrijë përsosmërinë si një qenie shoqërore. Në kapitullin e fundit

të librit të saj “Zbulimi i fëmijës” ajo e përshkruante këtë proces:

Asnjë fëmijë nuk është i shqetësuar nga çfarë një tjetër mund të ketë arritur; në të

kundërt, triumfi i njërit shkakton admirim dhe lumturi te të tjerët dhe ata shpesh imitojnë atë

plot me qëllime të mira. Të gjithë fëmijët duken të lumtur dhe në garë për të bërë ‘çfarë

munden’, çfarë të tjerët bëjnë nuk kthehet në zili, duke u sikletosur nga rivaliteti apo

mendjemadhësia. Një trevjecar mund të punoj qetësisht pranë një shtatëvjecari dhe fëmija më

i vogël është i kënaqur që është më i vogël se fëmija tjetër, pa e pasur zili atë pse është më i

madh se ai. Ata të gjithë rriten në gjirin e paqes më të përsosur (Montesori, 1969, p. 33) .

Materialet didaktike synonin gjithashtu ta

ndihmonin këtë rritje në paqen më të përsosur,

për të arritur një sens tejet të zhvilluar

përgjegjësie. Duke përbërë një pjesë të ‘mjedisit

të përgaditur’ në shtëpitë e fëmijës, ato ishin

planifikuar dhe standardizuar në mënyrë

metodike. Kështu që një fëmijë, i cili zgjedh

lirisht të merret me një nga këto, do të futej në një

gjendje të paracaktuar dhe kjo pa dashur do ta

detyronte të binte në ujdi me qëllimin e tij

intelektual.4

4 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq. 242-245

Figure 4 – Shtator, 1919. Nje fëmijë po zhvillonzgjidhjen e problemit duke luajtur lojë edukative dhenjëkohësisht argëtuese.

2.4 Teoria e përceptimit

Maria Montesori, jo vetëm që vuri në zbatim një metodë për zhvillimin e aftësive

përceptuese, por edhe zhvilloi një teori të përceptimit, e cila kishte shumë gjëra të

përbashkëta me përqasjen e Pestalocit. Kështu, në drejtim të materialeve didaktike ajo

këshillonte që “vëmendja e fëmijëve nuk duhet të vijohet me objektet në fjalë, pasi të kishte

filluar procesi delikat i abstagimit” (Montesori, 1976, p. 80) ajo synonte që materialet e saj

didaktike të ishin aq mirë të ndërtuara sa ato të tregonin dora-dorës rrugën përtej situatës së

çastit dhe ta çonin përpara abstraksionin. Në qoftë se këto materiale nuk e inkurajonin

përgjithësimin, ato mund të bënin që fëmijët të ngeleshin të lidhur pas tokës me ‘leqe’. Në

qoftë se ndodhë kjo, atëherë fëmija mbetet i kapur në çark brenda botës së objekteve të

padobishme’.

Montesori shkruante:

Në botën si një e tërë, pak a shumë të njejtat ide themelore përsërisin pa pushim

njëra-tjetrën. Për shembull, në çoftë se jeta e bimëve ose insekteve studiohet në natyrë,

atëherë përfitohet një ide e përafërt e

jetës së bimëve dhe e insekteve në të

gjithë botën. Asnjë nuk është i

familjarizuar me të gjitha bimët.

Mjafton të shohësh një pemë pishe në

mënyrë që të përfytyrohet se si janë të

gjitha pemët e pishës.5

Duke ndjekur të njejtën ide, ajo

diku tjetër shkruante: “ a është e nevojshme që kur dikush ndodhet përballë një lumi apo

liqeni, ai t’i ketë parë gjithë lumenjtë dhe liqenet në botë në mënyrë që të dijë se çfarë është

ky? ”. Kështu ajo paralajmëronte kundër shpërfilljes së formave të përceptimit të

drejtëpërdrejtë. Ajo kërkonte të ndërtonte bazat motivuese të materialeve didaktike në

mënyrë të tillë që ato të arrinin kontaktin me sferën e ndërgjegjshmërisë së fëmijës. Vihet re

se Montesori e shpjegonte këtë proces në kushtet e një akti besimi, një proces përkatës, i cili

gjithsesi zhvillohet në një nivel tjetër: “ nuk është e mjaftueshme...të shikosh që të besosh;

dikush duhet të besoj që të shohë. ” (Montesori, 1966, p. 216)

5 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq. 250-251

Figure 5 - 1946, Londër – dy fëmijë duke luajtur me tabelë nënjë shkollë “Montesori” në Acton

2.5 Vetëpërmbushja nëpërmjet veprimtarive të pavarura

Një nga konceptet çelës të sistemit arsimues të Montesorit është ‘veprimtaria e

pavarur’. ‘Një përson është ai që është, jo prej mësuesve që ka pasur, por si rezultat i asaj që

ai ka bërë për vetën’. Ajo e zbatoi këtë jo vetëm për përceptimin ndjesor dhe për intelektin,

por edhe për ndërthurjen e të gjitha anëve të të qenit njeri, të përfshira në zhvillimin e

personalitetit. Ky proces mund të jetë i suksesshëm vetëm në qoftë se zhvillohet në liri, me

anë të të cilin liria nënkuptohet se shkon bashkarisht me disiplinën dhe përgjegjësinë. Fëmijet

zotërojnë një kuptueshmëri intituive të formave të vetëpërmbushjes me anë të veprimtarisë së

pavarur.6

Fëmijët duket sikur e ‘ndjejnë’ rritjen e tyre të brendshme, për të qenë të

ndërgjegjshëm për arritjet që shënojnë dhe përcaktojnë rritjen e tyre. Nga jashtë ata duken

më të lumtur, kur bëhen të vetëdijshëm se brenda tyre ka filluar një proces rritjeje drejt një

diçkaje më të lartë dhe më të madhe .7

Në pjesën më të madhe të shembujve që Montesori shtoi në këtë kontekst, ajo fliste

për shkallën e lartë të kënaqësisë që tregonin fëmijët si rezultat i vetpërbushjes së tyre të

arritur në mënyrë të pavarur. Ajo arriti në përfundim se “ kjo vetëdije në rritje e çon përpara

pjekurinë. Jepi të kuptoj një fëmije ndjenjën e vlerës së tij dhe ai do të ndihet i lirë dhe nuk do

t’i duket barrë puna e tij” (Montesori, 1966, p. 40)

E parë në këtë mënyrë, liria fillimisht duhet mohuar dhe pastaj të rifitohet dalëngadalë

nëpërmjet vetëpërmbushjes. Kjo vetëpërmbushje përfundimisht të çon në vetarsim –

autoeducatione që është qëllimi i vërtetë. Në këtë pike kemi arritur tashmë tek ajo që

Montesori nënkuptonte me “Mendja përthithëse” qw është në të njejtën kohë aftësia dhe

dëshira për të mësuar. Kjo do të thotë se mendja është drejtuar drejtë ngjarjeve në botën që e

rrethon si dhe është në ritëm me to. Arsimi i fëmijëve duhet të drejtohet në mënyrë të

ekuilibruar qysh në fillim ose përshtypjet e para do të krijojnë forma të shtrembëruara apo të

paragjykuara të të kuptuarit. Përshtypjet e para, jo vetëm që janë ngulitur përgjithmonë në

mëndjen e fëmijëve por strukturat zhvilluese përparojnë si rezultat i tyre, skema sipas të

cilave të gjitha përvojat në vijim trajtohen dhe përvetësohen.8

6 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq. 252-3537 Montesori. Maria, “The child in the family”. Pan books, 1976, fq.808 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq. 252-353

3. Kurrikula, parimet dhe fushat “Montesori”

3.1 Kurrikula Montesori

Kurrikula Montesori ndryshon nga kurrikula klasike e klasës që fokusohet tek fëmijët

që mësojnë të njëjtën gjë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë. Ajo thekson mësimin

si një proces që nuk mund të përcaktohet nga mosha e fëmijës. Në vend të kësaj, të mësuarit

është një proces që përcaktohet nga shkalla dhe shpejtësia me të cilën një fëmijë mund të

fitojë një aftësi para se të kalojë në një aftësi tjetër. Kjo është arsyeja pse nuk është e

pazakontë të shohësh grupime të moshës së përzier në klasat e Montessorit, ku një 2 vjeçar

mund të jetë në të njëjtën klasë si një 4 vjeçar, bazuar në aftësitë zhvillimore.9

3.2 Parimet e Planprogramit të Montessorit

Kurrikula e Montesorit është mbështetur nga shumë njerëz si një mjedis ideal mësimi për

fëmijët nga klasat fillore deri në ciklin e ulët. Aktualisht, ekzistojnë mbi 4.000 shkolla

Montessori në të gjithë Amerikën. Këto shkolla miratojnë shumicën e parimeve kryesore të

edukimit Montessori:

Fëmijët duhet të respektohen për individualitetin e tyre.

Fëmijët kanë një motivim të brendshëm ose natyror për të mësuar dhe do ta bëjnë këtë

nëse u ipen resurset dhe mundësitë e duhura në klasë.

Gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës janë më formative.

Të rriturit në klasë janë thjesht lehtësues dhe vëzhgues të të nxënit; Fëmijët kanë

aftësinë për të drejtuar mësimin e tyre pa ndërhyrje nga të rriturit.

Memorizimi i materialit nuk ushqen aftësitë dhe aftësinë individuale të fëmijës dhe, në

fakt, pengon ose redukton ato.

Theksi është vendosur në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë. Gjatë kësaj periudhe,

fëmijët janë të ekspozuar ndaj metodave dhe praktikave të Montesorit që vazhdojnë

edhe në vitet kryesore të shkollës. Është periudha gjatë fëmijërisë së hershme kur

mendjet e fëmijëve janë më të adaptueshme për të mësuar informacione të reja.10

9 http://study.com/academy/lesson/what-is-montessori-curriculum.html

10 Po aty

3.3. Fushat Kurrikulare

Kurrikula e Montesorit është një qasje e integruar ku koncepte të ndryshme paraqiten në

të gjithë programin mësimor në mënyra të ndryshme. Përgjithësisht, në edukimin Montesori

praktikohet dhe theksohet ndërlidhja e disiplinave si: kulturore, artistike, gjuhësore,

matematikore, muzikore, shkencore, dhe e edukimit fizik. Përparësi e veçantë është se fëmijët

kanë mundësi për të praktikuar aftësitë që mësohen dhe t’i përvetësojnë ato në mënyrë të

vazhdueshme në mjedise të veçanta dhe të destinuara për praktikimin e tyre.;

Ekziston një kornizë e cila specifikon rezultatet e të nxënit dhe njohuritë e aftësitë që

duhet të mësohen. Kjo kornizë, është e ndarë në “zonat Montessori” të të nxënit:

Jeta praktike

Shqisore

Matematikë

Gjuha dhe shkrim-leximi

Subjektet Kulturore (të cilat përfshijnë Gjeografi, Histori, Shkenca Natyrore,

Shkenca Eksperimentale)

Subjektet kreative (Arti dhe artizanatet, Muzika dhe lëvizjet, Drama)11

11 http://www.montessori-icme.com/accreditation/process.html

Figure 6: Fushat e kurrikulës Montesori

3.3.1 Kurrikula kulturore

Kurrikula e kulturës është një nëngrup i asaj që Maria Montesori e quajti "Kurrikula

Kozmike". Studimi i kulturës në një klasë Montesori integron lëndët tradicionale të shkencës,

historisë, ekonomisë, qytetarisë dhe gjeografisë. Për të kuptuar pse këto lëndë mësohen nën të

njëjtën ombrellë, duhet kuptuar konceptet kryesore të "edukimit kozmik".

Maria Montessori besonte në mënyrë të vendosur se kishte një qëllim dhe një urdhër

për universin. Ishte një "dhuratë" që njerëzimi të çmohej dhe të ruhej. Detyra kozmike e

secilit individ është të ofrojë shërbim dhe të mbrojë mjedisin në të cilin ai/ajo është i/e varur

për ekzistencë. Ajo besonte se puna e njerëzimit nuk është e rastësishme, por përmbush një

mision që është përfundimi i skemës natyrore.

Ne praktikat shkollore, kurrikula kulturore zhvillohet në këtë drejtim:

- Bëhet ndarja e miteve të ndryshme të historisë nga kulturat e ndryshme botërore, si

dhe teoritë shkencore rreth origjinës së universit tonë.

- Fëmijët studiojnë sistemin diellor, planetin tonë, komponentët e botës sonë fizike,

gjeologjinë, historinë, dhe gjeografinë.

- Ndërsa kalohet nëpër histori, vijojnë studimet e pesë mbretërive, nga format e para të

jetës në tokë (bakteret) deri tek kafshët më komplekse të qelizave (njerëzit).

- Fëmijët eksplorojmë nevojat themelore njerëzore dhe si këto nevoja ndikuan në

zhvillimin e gjuhës, matematikës dhe shpikjeve dhe më pas në vendbanime dhe

kultura.

Ky koncept ka meritën që fëmijët, teksa mësojnë të bëjnë dallimin ndërmjet teorisë dhe

fakteve, mbajnë një interes të shëndetshëm për të gjetur se pse dhe si dhe funksionojnë

gjërat.12

12 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#2

3.3.2 Kurrikula për Muzikë

Muzika fillore ndërtohet mbi bazën e dhënë në planprogramin shqisor të Shtëpisë së

Fëmijëve. Arsimi fillor i muzikës synon të krijojë një ekuilibër midis zhvillimit të aftësive

dhe eksplorimit të lirë dhe të inkurajojë një dëshirë të natyrshme për vetë-shprehje.

Gjithashtu, ajo kërkon të ndërtojë fjalorin e fëmijës dhe ndërgjegjësimin e të gjitha llojeve të

shprehjes muzikore. Muzika ka potencial për të zhvilluar intelektin dhe aftësitë sociale.

Shumë shkathtësi të përfshira në muzikë kontribuojnë në funksionimin kognitiv. 13

3.3.3 Kurrikula për Arte

Artet elementare ndërtohen mbi bazën e dhënë në planprogramin e jetës praktike të

‘Shtëpisë së Fëmijëve’. Arsimi artistik elementar kërkon të krijojë një ekuilibër mes mësimit

të aftësive dhe eksplorimit të lirë dhe të inkurajojë dëshirën e natyrshme të fëmijës për vetë-

shprehje. Gjithashtu, ajo kërkon të ndërtojë fjalorin e fëmijës si artist; ndërgjegjësimin e

artistëve, teknikat e tyre dhe njohjen e formave të ndryshme të shprehjes së artit, nga

arkitektura në pikturë, deri te skulptura e grafika kompjuterike.

Përmes aventurave artistike, fëmijët gjithashtu bëhen të vetëdijshëm dhe zhvillojnë

një respekt për kontributet e arteve dhe artistëve në shoqëritë dhe kulturat e kaluara dhe të

tashme. Ata fitojnë një vlerësim të qëndrueshëm të artit dhe pajisen me njohuri mbi mënyrën

se arti është një metodë joverbale për të shprehur mendimet, perceptimet, ndjenjat dhe

historinë. Së fundi, ata fillojnë të kuptojnë lidhjet mes artit dhe jetës së tyre të përditshme në

fusha të tilla si matematika, natyra, gatim dhe sporti.14

3.3.4 Kurrikula gjuhësore dhe e komunikimit

Ashtu si me të gjitha praktikat arsimore Montesori, mësimi i hershëm i shkrim-leximit

paraqitet nga konkret në abstrakt, në mënyrë spirale dhe në ritmin individual të fëmijës.

Dëgjimi i tregimeve zgjon vetëdijen që fjalët e folura kanë një përfaqësim me shkrim:

13 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#7

14 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#3

- Lexojmë nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë;

- Fjalët përcjellin kuptimin dhe se ka një strukturë në gjuhën tonë.

Nxënësit në Shtëpinë e Fëmijëve fillojnë të mësojnë tinguj me zërin e tyre, jo me

emrin e shkronjës. Ata lëvizin për të formuar fjalë me "alfabetin e lëvizshëm" dhe pastaj për

të formuar fjali të thjeshta, duke lexuar dhe duke i krijuar ato. Ai fillon të shkruajë "histori"

me laps dhe të mësojë formimin e duhur të fjalës. Sapo fëmija mund të identifikojë /

dekodojë lehtë fjalë të thjeshta dhe të "lexojë" frazat e tij të krijuara, ai kalon në lexim fonetik

dhe pastaj në libra të zgjedhur me kujdes për vlerën e tyre letrare. Pasi dekodimi bëhet i lehtë,

fokusi ndryshon në zhvillimin e shkathtësive të kuptimit dhe përfundimit. Në këtë pikë,

fëmijët fillojnë të lexojnë në shumë fusha të ndryshme.

Përmes aplikimit të gramatikës, analizës së fjalisë dhe udhëzimit të drejtshkrimeve në

një program kërkimor me bazë kërkimi, nxënësit fillorë janë në gjendje të shprehin veten në

mënyrë të qartë, kreative dhe korrekte me shkrim. 15

3.3.5 Kurrikula e matematikës

Maria Montessori mendoi se gjithë qytetërimi ynë bazohet në matematikë.

Matematika çon në zbulimin e ligjeve dhe modeleve natyrore që përfundimisht kanë fuqinë

për të kontrolluar mjedisin. Montessori identifikoi një "periudhë të ndjeshme" specifike gjatë

viteve 3-6 për zhvillimin e koncepteve të tilla si sasia, madhësia, numërimi dhe matja.

Procesi i Montessorit përdor materiale konkrete dhe "vepra" të ndërtuara me

kujdes për të ndihmuar zhvillimin e fëmijës në një ndërgjegjësim të matematikës dhe të të

menduarit matematik. Aftësia e fëmijës për të menduar në një nivel të lartë të abstragimit

rrallë zhvillohet plotësisht deri në adoleshencën e hershme, pra, nevojën për përvoja konkrete

dhe praktikë të gjerë. Dituria shfaqet përmes performancës dhe nëpërmjet fëmijës që është në

gjendje të shpjegojë procesin dhe konceptin. Fëmijët i përdorin njohuritë e tyre në një sërë

detyrash të jetës së vërtetë, siç është grafikimi i temperaturës ditore, gatimi dhe llogaritja e

lartësisë së një peme për matjen e ndërtesës së shkollës. Këto përvoja kontribuojnë në

kuptimin e koncepteve matematikore përmes aplikimeve praktike.16

15 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#4

16 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#5

3.3.6 Kurrikula për shkencë

Kurrikula e shkencës sipas Montesori kërkon të kultivoj kuriozitetin natyror të

fëmijëve dhe t'u lejojë atyre të zbulojnë përgjigjet e pyetjeve "pse" të tyre. Studimi shkencor

përqendrohet në procesin: hipoteza, procedura, vëzhgimi, analiza e të dhënave dhe

përfundimi. Kjo u mëson atyre të mendojnë përpara se të vendosin, të përdorin një metodë

logjike të zbulimit ose testimit dhe të përdorin të dhëna për të vlerësuar rezultatet për të

arritur në një përfundim logjik.

Së bashku me procesin, kurrikula e shkencës synon që çdo fëmijë të ketë njohuri themelore të

zoologjisë, botanikës, materieve, energjisë, shkencës së tokës, astronomisë, zhvillimit

njerëzor dhe shëndetit personal. Përvoja e përhershme me botën natyrore, me materialet dhe

aparatet shkencore ndihmojnë në nxitjen e të mësuarit të gjërave të tilla si: klasifikimi i

kafshëve, proceset kimike, forcat tokësore, komponentët botanikë dhe llojet e shkëmbinjve.

Programi i Montessorit synon të mbushë një fëmijë me çudi në kompleksitetin dhe

madhështinë e universit, thjeshtësinë e ligjeve fizike dhe mrekullinë e jetës. Ajo inkurajon

respektin për planetin tonë. Qëllimi përfundimtar është zhvillimi i një pikëpamje ekologjike

të jetës dhe një ndjenjë përgjegjësie për tokën.17

3.3.7 Kurrikula për edukim fizik dhe sport

Edukimi fizik fillestar bazohet në balancën dhe aftësitë motorike që janë

praktikuar në Shtëpinë e Fëmijëve. Qëllimi kryesorë është ndërtimi i një dashurie për

aktivitete fizike tek fëmijët, një interesi të shëndoshë në mbajtjen e përshtatshmërisë dhe një

vlerësimi të mirëqenies emocionale që mund të ofrojë aktiviteti fizik i rregullt.

Programi i edukimit fizik fillor u jep fëmijëve përvojën e nevojshme me parimet

bazë të sportivitetit të mirë. Konkurrenca është mbajtur në një nivel të shëndetshëm, me

luajtjen e ekipit dhe bashkëpunimin që merr më shumë theks. Programi thekson aktivitetin

fizik, mbajtjen e një qëndrimi pozitiv, zhvillimin e sportivitetit të mirë dhe kompetencën e

lëvizjes si një mjet për të arritur mirëqënien jetësore.18

17 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#6

18 https://themontessorischool.us/program/curriculum/#9

4. Komponentet kryesore të edukimit “Montessori”

Ndërkohë që ka shumë komponentë që janë pjesë përbërëse e implementimit cilësor të

edukimit Montessori, Shoqata Amerikane Montesori njeh 5 komponentë si thelbësore në këto

shkolla: mësuesit Montessori të trajnuar siç duhet; klasat shumëvjeçare; përdorimi i

materialeve Montesori; puna e drejtuar nga fëmijët; puna e pandërprerë periudha.

Integrimi i plotë i të gjitha këtyre komponenteve duhet të jetë qëllimi i të gjitha

shkollave Montesori.

4.1 Mësuesit Montessori të trajnuar siç duhet

Me Mësues “Montesori” të trajnuar siç duhet nënkuptojmë rëndësinë e lejimit të

fëmijës të zhvillohet natyrshëm. Ata janë në gjendje të vëzhgojnë fëmijët brenda një periudhe

specifike moshore dhe t'i prezantojnë mësimet dhe materialet sfiduese dhe zhvillimore të

përshtatshme, bazuar në vëzhgimin e interesave, aftësive dhe zhvillimit unik të çdo fëmije

(sociale, emocionale, njohëse dhe fizike).

Në këtë mënyrë, mësuesi shërben më shumë si një udhërrëfyes sesa një dhënës informacioni.

Ai përgatit mjedisin e klasës në mënyrë që të mbështesë dhe të frymëzojë përparimin

zhvillimor të secilit nxënës dhe të udhëzojë mësimin e secilit fëmijë nëpërmjet veprimtarisë

së qëllimshme.

Një mësues i tillë është i përgatitur mirë jo vetëm me teorinë dhe filozofinë e

Montesorit, por edhe për përdorimin e saktë dhe të përshtatshëm të materialeve përkatëse.

Përmes vëzhgimit mësuesit Montesori kanë aftësinë për të udhëhequr dhe sfiduar nxënësit e

tyre, ku krijojnë një themel të fortë në evaluimin dhe zhvillimin njerëzor dhe forcojnë aftësitë

udhëheqëse, të nevojshme për nxitjen e një mjedisi edukues, që nga ana fizike dhe

psikologjike është mbështetës i të mësuarit.

Është thelbësore që mësuesit Montesori të kenë trajnim në nivelin e moshës në të cilën ata

japin mësim. Ky trajnim përgatit mësuesin e Montesorit për të hartuar një mjedis mësimor të

përshtatshëm për zhvillim, të pajisur me materiale të dizajnuara veqanarisht për ta, ku

nxënësit eksplorojnë, zbulojnë dhe përjetojnë gëzimin e të mësuarit.

4.2. Klasa Montesori

Një nga faktorët që kontribuoi në suksesin e arsimit të Montesorit ishte shqyrtimi i

mjedisit tradicional arsimor. Në atë kohë, sallat e shkollës përmbanin orendi me madhësi për

të rritur, të cilat zakonisht ishin të rënditura në rreshta dhe ishin të vendosura në vend

(statike) . Dollapët dhe raftet ishin të larta kështuqe edhe detyrat më të thjeshta duhej të

kryheshin nga të rriturit. Analiza e Montesorit e udhëhoqi atë për të krijuar shkolla që ishin

vërtetë të përshtatshme për fëmijët. Ajo udhëzoi mobilierët të ndërtonin tavolina dhe karrige

me madhësi të vogla, të cilat mund të lëviznin lehtësisht pa ndihmën e të rriturve. Ajo

gjithashtu solli qilima dhe rrogoza sepse kishte vërejtur se fëmijët e vegjël pëlqejnë të

qëndrojnë dhe të punojnë në dysheme. Duke përshtatur mjedisin dhe hapsirën me madhësinë

dhe natyrën e fëmijës, klasa Montessori u bë një vend ku fëmijët mund të relaksoheshin dhe

të mësonin në të njëjtën kohë. 19

4.2.1 Si duhet të jetë një klasë Montesori ?

Struktura e mjedisit – apo ndryshe 'mjedisi i përgatitur' nënkupton pamjen fizike dhe

rregullimin e materialeve mësimore që i përmbahen parimeve të caktuara të cilat fokusohen

në plotësimin e nevojave të plota të fëmijës. Është përgjegjësi e mësuesit për të përgatitur dhe

mbajtur këtë mjedis. Në bazë të kësaj, ekzistojnë disa parime lidhur me ambientin, të cilat

përfshijnë:

Lirinë e lëvizjes dhe lirinë e zgjedhjes për fëmijët ;

Strukturën dhe rendin në rregullimin dhe renditjen e materialeve;

Një atmosferë tërheqëse, të ngrohtë dhe ftuese ;

Materiale që ofrojnë përvoja aktive të të nxënit;

Grupimi vertikal (në moshë prej 2 deri në 6 vjet)

Afërsia me natyrën dhe botën natyrore, aktivitetet dhe materialet që pasqyrojnë

realitetin e jetës, jo fantazinë; 20

19 https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori/Core-Components-of-Montessori-Education

20 http://www.montessori-icme.com/method.html#structured

Për të kuptuar plotësisht bukurinë e një klase të Montesorit, mjafton vetëm të hysh në

të. Çdo klasë është projektuar posaçërisht për fëmijën, ashtu siç do ta kishte dashur Maria

Montesori. Klasat janë të bukura dhe mikpritëse . Drita natyrale mbizotron ambientin.

Mobilet dhe materialet janë rregulluar me kujdes në atë mënyrë që të nxisin të menduarit,

ndjenjën e paqes dhe qetësisë. Muret kanë një ngjyrë qetësuese natyrore, të pangarkuar me

detaje, shpeshherë duke e vënë vetëm një kryevepër arti të përshtatur me kujdes ose diçka të

bërë nga dora e vet nxënësve. 21

Klasat janë 'të hapura' me materialet mësimore të rregulluara në zona të caktura ku

fëmijëve u ipet liri për të lëvizur dhe për të zgjedhur aktivitetet që iu interesojnë. Ky lloj i

klasës është i ndryshëm nga klasa tradicionale që është e përqendruar tek të rriturit, ku fëmijët

shpesh marrin pjesë pasivisht ndërsa mësuesit përpiqen të japin njohuritë dhe aftësitë që

duhet mësuar.

Zonat e kurrikulit përmbajnë një pasuri të materialeve të dizajnuara me kujdes, që

kanë për qëllim të nxisin duart e nxënësit në qasjen e të mësuarit. Në çdo “zonë Montessori”

ka rafte të nivelit të ulët të cilat fëmijët mund t’i arrijnë dhe ku materialet e të nxënit shfaqen

në një renditje sekuenciale. Fëmijët zgjedhin atë që duan të bëjnë dhe pas aktivitetit ata

inkurajohen që t'i kthejnë materialet në vendin e duhur duke i lënë të gatshme për fëmijët e

tjerë. Kjo strukturë dhe rend i jashtëm ndihmon fëmijën të ndërtojë rendin e tij të brendshëm.

21 http://www.aldenmontessori.com/beautiful-classrooms/

Figure 7 – Klasat Montessori janë vende paqësore të lumtura, të dizajnuara për të përmbushur

nevojat zhvillimore të secilit fëmijë në çdo fazë të jetës.

Mjedisi në natyrë është i rëndësishëm.

Në këtë kohë dhe mjedis të civilizuar të

shoqërisë sonë, fëmijët megjithatë jetojnë

shumë larg nga natyra dhe kanë pak mundësi

të hyjnë në kontakt të ngushtë me të ose të

kenë përvojë të drejtpërdrejtë me natyrën.

Për një kohë të gjatë, ndikimi i natyrës në

edukimin e fëmijës konsiderohej vetëm si një

faktor normal.

Ajo që u kërkua ishte zhvillimi i ndjenjave të veçanta që ngjallën thelbin e

mrekullueshëm të natyrës - lulet, bimët, kafshët, peizazhin, erën, dritën. Më vonë, u bë

përpjekja për të zbatuar aktivitetin e fëmijës në natyrë duke e inicuar atë në kultivimin e

"parcelave të edukimit". Megjithatë, ideja për të jetuar në natyrë është kërkesa më e fundit në

arsim. Me të vërtetë fëmija duhet të jetojë natyrshëm dhe jo vetëm të njohë natyrën. Fakti më

i rëndësishëm është çlirimi i fëmijës, nëse është e mundur, nga lidhjet që e izolojnë atë në

jetën artificiale të krijuar nga jetesa në qytete.22

Së pari dhe më kryesorja, shkolla duhet, sipas preferencës, të vendoset në një mjedis

natyror, me pemë, shkurre, bimë dhe kafshë për të siguruar që fëmijët të mbeten në kontakt

me natyrën dhe afër saj. Përveç kësaj, duhet të ketë pajisje atraktive dhe të sigurta për të

inkurajuar zhvillimin e aftësive të ndryshme fizike, si dhe për të ofruar mundësi për fëmijët

që të shoqërohen me njëri-tjetrin.23

Nuk ka kaluar edhe shumë kohë, që në formën e higjenës së foshnjave, hyri në

praktikë ajo pjesë e edukimit fizik që ua jep fëmijëve një njohje më të afërt me ajrin e hapur

në kopshtet publike dhe duke i lënë ata të ekspozohen për disa kohë në ujë, diell në bregdete.

Rrobat më të thjeshta dhe më të vogla, sandale në vend të këpucëve, janë gjithashtu përpjekje

për çlirim nga kufizimet e rënda, të cilat i lidhin fëmijët në mënyrë të panevojshme me të

ashtuquajturën jetën e civilizuar. Nëse marrim shembull fëmijët me shëndet të dobët p.sh:

fëmijët me tuberkuloz të cilët janë të ekspozuar detyrimisht ndaj natyrës në senatoritë

moderne, për faktin se mundësia e vetme që ata të kthejnë shëndetin është që të flenë në ajër

të hapur dhe të jetojnë në diell;

22 Montesori, Maria, “The discovery of the child”, Fides Publishers, 1967 , fq.8723 http://www.montessori-icme.com/method.html#structured

Figure 8: fëmijët duke eksploruar mjedisin e jashdukeeksploruar mjedisin e jashtëm

duhet të jetë plotësisht e qartë se, aq më tepër, fëmijët e fortë e të shëndetshëm do të ishin në

gjendje jo vetëm të durojnë, por edhe të mbijetojnë duke u ekspozuar më lirisht, tek elementët

e natyrës.

Por ende ekzistojnë shumë paragjykime për këtë çështje, dhe ne të gjithë po e

burgosim vetvetën vullnetarisht, dhe kemi përfunduar duke e dashur këtë burgosje, në të cilën

po i tërheqim edhe fëmijët tanë.24

4.2.2 Klasat e përziera nga mosha

Filozofia Montessori mbështet grupimin shumëvjeçar dhe mësuesit e këtyre shkollave

e kanë zbatuar atë për më shumë se 100 vjet. Ky koncept kohët e fundit ka depërtuar dhe po

dominon si ide e mundshme për t’u realizuar për shkak të punës së shumë teoricienëve dhe

kërkuesve të edukimit. Kështu, disa shtete kanë rekomanduar që në ciklin parafillor si dhe në

klasat elementare të zbatohet grupimin e shumëvjeçar.25

Grupimet me moshë të

ndryshme u mundësojnë fëmijëve më të

vegjël të mësojnë nga fëmijët më të

mëdhenj dhe të provojnë sfida të reja

nëpërmjet vëzhgimit; Fëmijët më të

rritur e përforcojnë mësimin e tyre duke

i mësuar konceptet që ata kanë zotëruar

tashmë, zhvillojnë aftësitë e udhëheqjes

dhe shërbejnë si shembuj për tu ndjekur. Kjo marrëveshje pasqyron botën reale, në të cilën

individët punojnë dhe shoqërohen me njerëz të të gjitha moshave dhe prirjeve. Disa nga

përfitimet e mrekullueshme që mudësojnë klasat të përziera janë:

Fëmijët mësojnë nga njëri-tjetri duke vëzhguar dhe bashkëvepruar. Fëmijët shpesh

mësojnë më mirë nga njëri-tjetri se sa nga të rriturit. Për një katërvjeçar që ende nuk

lexon, është shumë më motivuese të shohësh një nxënës më të rritur duke i lexuar atij,

se sa të shikoj një të rritur (mësuesin) teksa lexon. Ata gjithashtu mund të veprojnë si

24 Montesori, Maria, “The discovery of the child”, Fides Publishers, 1967 , fq.87-8825 http://montessorimiracles.blogspot.com/2011/02/why-multi-age-classroom.html

Figure 9 - Dy fëmijë të moshave të ndryshme duke mësuar sëbashku

mësues, nëse zgjedhin të ndihmojnë fëmijët më të rinjë me aktivitete. Të dy fëmijët

përfitojnë: i riu ka një mentor, më të moshuar i cili duke mësuar të rinjtë, forcon

mirëkuptimin e tij dhe fiton aftësi udhëheqëse dhe vetbesim.

Fëmijët e vegjël mësojnë aftësi njohëse dhe sociale të nivelit të lartë jo vetëm përmes

zhvillimit mendor, por edhe duke i vëzhguar fëmijët më të mëdhenjë në moshë. Në

Montesori, fëmijët më të vegjël shpesh vëzhgojnë me vëmendje fëmijët më të rritur në

punë dhe mësojnë shumë përmes këtyre vëzhgimeve.

Të inkurajohet të mësuarit bashkëpunues - nga një përvojë e një mësuesje në klasën

Montesori: unë jam i habitur çdo ditë në klasën time sa fëmijët e moshave të

ndryshme ndërveprojnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Fëmijët më të mëdhenj në klasën

tonë inkurajohen të japin mësime për fëmijët më të vegjël dhe është e mahnitshme të

shikosh fëmijën më të vjetër të ngurtësojë atë që e dinë duke e mësuar atë tek fëmija

më i ri dhe është po aq e mahnitshme të shohësh sytë e një fëmije të vogël të

përqëndrohet me kujdes tek fëmija më i vjetër. Kur fëmijët më të mëdhenjë mësojnë

ata më të vegjël, ata pa vetëdije japin një mësim - kjo është më e fuqishme se sa

mësimi i një të rrituri(mësuesi/je).

Grupimi shumëvjeçar ndihmon fëmijët të zhvillojnë një ndjenjë të komunitetit dhe

të mbështesin zhvillimin shoqëror. Teksa shikon nxënësit mendon se sa e

mrekullueshme është që ata të kenë interesa të ndryshme dhe të zgjedhin punë të

ndryshme në kohë të ndryshme. Fëmijët në këtë mjedis mësojnë t'i respektojnë të

tjerët si individë. Nuk është e nevojshme që të gjithë të jemi 'të njëjtë' ose 'të drejtë

dhe të barabartë' përderisa të gjithë fëmijët respektohen për atë se kush janë ata.

Fëmijët punojnë në nivelet e tyre, të cilat mund të ndryshojnë në fusha të ndryshme

kurrikulare. Grupet janë fleksibël dhe shpesh ndryshojnë në varësi të interesit, lëndës

dhe / ose aftësisë.

Planprogrami dhe materialet janë shumëdimensionale dhe konkrete. Fëmijët ri-

eksplorojnë materialet e njëjta në nivele të ndryshme. Për shembull, materialet e

ngurta gjeometrike mund të shqyrtohen në mënyrë sensoriale nga një fëmijë më i ri.

Një fëmijë i moshuar mund të dëshirojë t'i emërojë ato, t'i përputhë ato me kartat, ose

madje t'i gjurmojë dhe t'i presë ato. Kur këto materiale përdoren shpesh dhe në nivele

të ndryshme, mundësitë për mësim janë të pafundme.

Grupimet shumëvjeçare përkrahin mirë përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

në klasa me kolegë në zhvillim tipik. Përfitimet e përfshirjes për të gjithë fëmijët janë

demonstruar dhe variojnë në të gjitha fushat zhvillimore dhe arsimore.

Fëmijëve që u jepet liria për të bashkëvepruar me fëmijët e moshave të ndryshme

ndërtojnë një ndjenjë vetbesimit dhe vetkenaqësisë që krijon një themel për ta, i cili

do t'i ndihmojë ata të lëvizin përmes jetës me besimin se mund të provojnë gjëra të

reja dhe të mos kenë frikë të dalin nga zona e rehatisë.26

4.3 Metodologjia e punës, materialet dhe veglat

Në kohën kur Maria Montessori ishte e përfshirë në procesin arsimor, një parim

themelor i materialeve didaktike ishte se veprimtaritë duhej të ndërthureshin në mënyrë

metodike, kështu që fëmijët mund ta gjykonin me lehtësi shkallën e suksesit të tyre, ndërkohë

që merreshin me veprimtari. P.sh: në një veprimtari fëmijët praktikuan të ecurit përgjatë

rrathëve të mëdhenjë të vendosur për toke në një shumëllojshmëri modelesh interesante.

Ndërkohë që bënin këtë, u jepej që të mbanin

një tas të mbushur plot me ngjyre blu ose të

kuqe. Në qoftë se uji derdhej, atëherë ata do

të kuptonin se lëvizjet e tyre nuk ishin të

koordinuara dhe të hijshme. Në një mënyrë të

ngjajshme, të gjitha funksionet trupore

strërviteshin vetvetiu.27

Për secilën nga shqisat kishte një ushtrim, i cili mund të bëhej edhe më i dobishëm,

duke i eliminuar shqisat tjera. Për shembull, një ushtrim që përfshinë identifikimin e llojeve

26 http://montessorimiracles.blogspot.com/2011/02/why-multi-age-classroom.html

27 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq.246

Figure 10 – praktikimi i të ecurit përgjatë rrathëve, nështëpinë e fëmijës.

të ndryshme të drurit: duke e ndjerë përbërjen e tyre mund të bëhej edhe më i vështirë

identifikimi i atij lloj druri nëse fëmija i mbulon sytë.

Duke i kryer dhe duke i diskutuar së bashku brenda kontekstit të grupit, ishte rritur

përkatësia e ktyre ushtrimeve për aspektet shoqërore të arsimit të fëmijës. Kështu,

veprimtaritë e ndryshme synonin ndërveprimin ose, si shprehej Montesori: “ jeta praktike

dhe shoqërore duhet të ndërthuret thellësisht me arsimin”. (Montesori, 1972, p. 38) .

Materialet didaktike duhej të funksiononin ‘si një shkallë’ ashtu siq shprehej disa herë

Montesori, të cilat do t’u lejonin fëmijëve të merrnin vet nismën dhe të përparonin drejtë

vetëpërmbushjes. Në të njejtën kohë, materialet kishin një frymë të veçantë dhe qëndrim

intelektual, të cilat do t’u përcjelleshin fëmijëve dhe kështu fëmijët do të mbroheshin sipas

kësaj. Ato synonin gjithashtu të ndihmonin rritjen në paqen më të përsosur, për të arritur një

sens tejet të zhvilluar përgjegjësie. Duke bërë një pjesë të mjedisit të përgaditur në shtëpitë e

fëmijës, ato ishin të planifikuara dhe standardizuara në mënyrë metodike. 28

Kështu, materialet ndijuese duhet të vlerësohen përfundimisht si ‘abstragim i

materializuar’...Kur fëmija përballej drejtëpërdrejtë me materialet, ai aplikonte vetën tek ato

me atë lloj serioziteti, vëmendje të përqendruar, e cila duket sikur nxjerrë jashtë pjesën më të

mirë të vetëdijës së tij. Më të vërtetë duket sikur të vegjëlit këtu përfshiheshin duke bërë

punën më të mirë që mund të arrinin mendjet e tyre: materialet hapnin shtigje të reja për të

kuptuarit e tyre, e cila ndryshe duhej të kishte mbetur në vend. (Montesori, Katër planet e

zhvillimit, 1969, pp. 197-98) .

Duke përdorur këtë përqasje, mësuesi mund të tërhiqet nga qendra e procesit arsimues

dhe të veprojë prej periferisë së saj. Detyra e tij më e rëndësishme është të vëzhgojë në

mënyrë shkencore dhe të përdorë intuitën e tij për zbulimin e mundësive dhe nevojave të reja.

Zhvillimi i fëmijëve duhet drejtuar në mënyrë të përgjithshme, krahas me frymën e shkencës.

4.3.1 Katër planet e zhvillimit - është kuadri holistik mbi të cilin Montessori ndërtoi

vizionin e saj të psikologjisë zhvillimore. Kjo teori përfshin zhvillimin njerëzor që nga lindja

deri në moshën e pjekurisë, në moshën 24 vjeçare. Paraqitet si tërësi sepse i konsideron të

gjitha aspektet e zhvillimit të fëmijës - akademike, shpirtërore, morale dhe emocionale.

28 I.B.E – UNESCO,“Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008, fq.247

Arsimi tradicional supozon se zhvillimi është linear: çdo vit nxënësi mëson gjithnjë e

më shumë, duke u mbështetur në atë që ka mësuar në të kaluarën, derisa të arrij pjekurinë dhe

të dij gjithçka që duhet të dij. Dr.Montesori i pa gjëra ndryshe. Ajo theksoi se zhvillimi

njerëzor nuk është krejtësisht linear. Në fakt, të mësuarit ndodh në cikle. Ka ngritje dhe

zbritje në të, të cilat janë shfaqur në tabelën e mëposhtme. 29

Plani i Parë: Lindja deri në moshën 6 (Fëmijëria e hershme) - Kjo është ndoshta

koha më e rëndësishme e zhvillimit të fëmijës, pasi ai krijon vetvetën. Personaliteti i tij

formohet duke shprehur habi, pëlqim e mospëlqim ndaj gjërave - themeli për të gjitha këto

është hedhur gjatë kësaj kohe. Dhe sikur kjo të mos ishte mjaft e vështirë, fëmija gjithashtu

duhet të formohet fizikisht. Është gjatë kësaj kohe që një fëmijë mëson të flasë, të lexojë, të

zvarritet dhe të ecë. Në këtë fazë, fëmija ka, si Montesori, një mendje absorbuese. Nga lindja

deri në moshën 3 vjeç, fëmija, pa asnjë përpjekje thith çdo gjë për botën e tij si një sfungjer i

vogël; Kjo është mendja e pavetëdijshme, absorbuese.

Në gjysmën e dytë të planit të parë (mosha 3 deri në 6 vjeç), ky absorbim bëhet i

ndërgjegjshëm. Gjatë kësaj kohe, detyra e madhe e të mësuarit është bërë më e

menaxhueshme përmes periudhave të ndjeshme. Periudhat e ndjeshme janë dritare të kohës

në të cilën fëmija drejtohet nga brenda për të zotëruar një aftësi të caktuar dhe nëse ai lejohet,

ai do ta zhvillojë këtë aftësi më lehtë dhe natyrisht se gjatë çdo kohe tjetër në jetën e tij.

29 http://www.steppingstonesgr.org/blog/2015/10/27/montessori-philosophy-explained-the-planes-of-

development

Figure 11 - katër planet e zhvillimit

Njerëzit kalojnë nëpër periudha të ndjeshme për rendin, gjuhën e folur, gjuhën e shkruar,

matematikën, lëvizjen dhe shumë më tepër. Deri në fund të planit të parë të zhvillimit, këto

periudha të ndjeshme duhet të përfundojnë dhe fëmija do të jetë gati për planin e dytë, i cili

do të ndërtohet në atë që ai ka praktikuar gjatë të parës.

Plani i dytë: Mosha 6-12 (Fëmijëria) - Ndërmjet moshës 6 dhe 12 vjeç, fëmija krijon

inteligjencën e tij, dhe më e rëndësishmja, krijon ndërgjegjen. Rendi fizik është

jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët e vegjël dhe tani që kjo nevojë është përmbushur

gjatë planit të parë të zhvillimit, fëmija më i vjetër kërkon një rend moral apo ndjenjën e së

drejtës dhe të gabuarës. Fëmijët mësojnë më së miri duke vëzhguar të rriturit në jetën e tyre.

Kjo është arsyeja pse Montesori thekson modelimin e sjelljes që, nga mësuesit, dëshironte të

aplikohej në klasë. Një fëmijë në planin e dytë të zhvillimit, ka nevojë për modele të forta

morale në jetën e tij. Ai ka nevojë të shohë njerëzit që jetojnë me integritet dhe marrin

qëndrim për atë që besojnë. Çfardo ndërgjegje morale që fëmija e ndërton tani do të vihet në

pah përgjatë viteve të ndërlikuara të adoleshencës në planin tjetër.

Zhvillimi i kësaj ndërgjegjeje do ta nxisë fëmijën të dëshirojë të ndihmojë kur sheh

padrejtësi në botë. Kjo është koha më e përshtatshme për të futur fëmijën në vullnetarizëm,

në çdo mënyrë që ai të mund të bëjë diçka reale për të ndihmuar për një shkak apo kauzë që

shprehet i interesuar.

Plani i tretë: Mosha 12-18 (Adoleshenca) - Adoleshenca në sytë e Montessorit është

një kohë shumë e rëndësishme gjatë së cilës fëmija punon në ndërtimin e aspektit social. Me

fjalë të tjera, fëmija ndahet nga prindërit e tij, mendërisht dhe fizikisht, dhe duhet udhëzuar se

ai mund të marrë pjesë dhe të ketë kontroll mbi jetën e tij. Nëse gjithçka ka shkuar mirë gjatë

planit të dytë, i riu që nis të lulëzojë duhet të ketë një ndërgjegje të fortë morale për t'u

mbështetur kur paraqiten vetë zgjedhjet e vështira.

Plani i katërt: Mosha 18-24 (Pjekuria) - Gjatë planit të katërt të zhvillimit, i riu i

riformuar punon në ndërtimin e botëkuptimit të tij. Ai pyet, "Kush jam unë? Çfarë duhet t'i

jap botës? ".Ndërkohë ai ka kuptuar se mësimi më i thellë dhe më kuptimplotë ndodh nga

zbulimi, gjykimi, gabimi, dhe praktika jetsore. Kështu individi më në fund arrin pavarësinë

shpirtërore dhe morale.

4.3.2. Montesori për fëmijët me nevoja të veçanta - Fëmijët me nevoja të veçanta, për

dallim në mësim ose aftësitë e kufizuara fizike, shpesh lulëzojnë në një mjedis të Montessorit.

Materialet mësimore të Montesorit përfshijnë të gjitha shqisat, të rëndësishme për studentët

me stile të ndryshme mësimi. Nxënësit mësojnë duke vepruar dhe janë të lirë të lëvizin, një

avantazh për ata që kërkojnë një nivel të lartë të aktivitetit fizik. Dhe çdo fëmijë ka hapsirën e

tij për të mësuar në ritmin e tij, pa presion për të përmbushur standardet formale në një kohë

të paracaktuar.

Në varësi të nevojave të një nxënësi, shkolla mund ta përcjellë atë në qoftë se ka

nevoja shtesë, siç janë terapia e gjuhës dhe komunikimit, terapia profesionale dhe/ose

këshillimi. Sidoqoftë, disa nxënës mund të kenë nevojë për akses më të madh ose më shumë

shërbime mbështetëse sesa një shkollë e caktuar mund të ofrojë. Në çdo situatë, nevojat e

individit dhe burimet e shkollës duhet të vlerësohen me kujdes për të siguruar një përkrahje të

suksesshme.30

4.3.3. Ndëshkimet në një klasë Montesori – Një nga përvojat e shkruara të Maria

Montesorit na sqaron se edhe në ambientin më paqësor ndonjëherë mund të paraqitet nevoja

që të ipen ndëshkime.

“Shpesh kemi gjetur veten përballë fëmijëve që vazhdojnë të shqetësojnë të tjerët pa u

kushtuar vëmendje kritikave tona. Ata u vezhguan me kujdes nga mjeku, por shumë herw ata

ishin fëmijë mjaft normal. Pastaj vendosëm një tavolinë të vogël në një cep të dhomës dhe e

izoluam fëmijën aty, duke e ulur atë në një kolltuk në pjesën e përparme të klasës duke i

dhënë atij të gjitha gjërat që donte. Ky izolim arriti gjithmonë ta qetësonte fëmijën. Ai e

shihte nga pozicioni i lartë gjithë grupin e shokëve të tij dhe mënyra e sjelljes së tyre, pamja e

tyre duke mësuar ndikuan në ndryshimin e sjelljes së tij dhe kjo formë ishte më efektive se çdo

fjalë e mësuesit. Pak nga pak ai kuptoi rëndësinë për të qenë i shoqëruar me të tjerët dhe

filloi të vepronte njësoj si nxenësit e tjerë. Ne kemi sjellë nën dicipline në këtë mënyrë të

gjithë fëmijët që fillimisht dukej të ishin rebelë.”

Kjo përvojë e saj është vetëm një nga format ku përmes zgjedhjes së duhur të

ndëshkimit, fëmija kupton gabimet e tij dhe ndryshon sjelljen duke zgjedhur vetëvetiu të

përshtatet me antarët e tjerë të klasës pa ndonjë ndjenjë detyrimi apo force. 31

30 https://amshq.org/Family-Resources/Montessori-Education-and-Your-Child

31 Montesori, Maria, “Zbulimi i fwmijws”, Fides Publishers, 1967 , fq.78

4.3.4 Cfarë nënkuptojmë me materialet Montesori ?

Materialet e të mësuarit Montessori janë mjetet që u japin fëmijëve ‘duart’ në përvojat

aktive të të nxënit. Përmes kësaj përvoje të drejtpërdrejtë dhe procesit të zbulimit dhe hetimit,

fëmijët përparojnë gradualisht nga gjërat konkrete në ato abstrakte. Maria Montessori krijoi

materiale për fëmijët në shkollën parashkollore, fillore dhe të mesme. 32

Montesori ndërtoi materiale të veçanta autodidaktike, të dimensionuara sipas moshës

së fëmijëve, të lëvizhsëm, të lehtë për t’u manipuluar nga fëmijët. Me këtë material fëmijët

bënin punë të ndryshme manuele ( modelonin, vizatonin, montonin, provonin etj ) pa

ndërhyrjen e edukatorit.33 Kështu, për çdo nivel arsimi ajo përgaditi një listë të materialeve të

cilat mund të përdorën gjatë procesit mësimor varësisht nevojës, metodologjisë, kohës dhe

hapsirës së aplikimit të tyre.

Më poshtë paraqiten sipas nivelit të edukimit fillor (mosha 6 – 12 ), disa nga materialet e

sugjeruara didaktike për disa nga lëndët përkatëse;34

4.3.4.1 Materialet për matematikë – ekzistojnë materiale të shumta Montesori, për të

gjitha fushat matematikore duke u nisur nga më të thjeshtat siq janë llogaritjet e shumës,

ndryshimit, shumëzimit e pjestimit, deri tek ato më të ndërlikuara si sistemet numerike,

gjeometria, aritmetika, algjebra etj. Të gjitha materialet, janë të vendosura në kënde të

veqanta nga njëra-tjetra. P.sh: Llogaritja e pjestimit të dy numrave bëhet më e thjeshtë me anë

të tabelës së pjestimit. Pjesa e lartë e vijëzuar me ngjyrë të gjelbër nënkupton numrin

pjestues, ndërsa pjesa vertikale nga ana e majtë nënkupton rezultatin. (fig. 9). Pra nëse:

32 http://www.montessori-icme.com/method.html

33 Hajrullah Koliqi, “Historia e pedagogjisw botrore II”, GME, 1998, fq.180

34 https://amshq.org/School-Resources/Starting-a-School/Classroom-Materials

9 ÷ 3 = 3

Figure 12 - tabela për llogaritjen e pjestimit dhe shumëzimit

pothuajse në të njejtën formë funksionojnë edhe tabelat tjera për llogaritje me numra, si

tabela për llogaritjen e shumës dhe ndryshimit ( fig.13) , shumëzimit (fig.14) , ndarjen e

thyesave (fig.15) , e deri tek sqarimi i njësheve, dhjetsheve, qindsheve, e mijsheve. (fig.16)

Figure 13- Tabela për mbledhjen ( shiritat mengjyrë të kuqe) dhe zbritjen ( shiritat me ngjyrëtë kaltër) e numrave.

Figure 14 - Tabela për shumëzimin e numrave

Figure 16 – Veglat për dallimin e njëshëve, dhjetsheve,qindsheve dhe mijsheve

Figure 15 – veglat për ndarjen e thyesave

Figure 17 – vegla në forma të ndryshme figurash gjeometrike që mund të përdoren gjatë mësimnxënies.

4.3.4.2. Materialet në gjuhë dhe komunikim - Kur flasim për gjuhën, menjëherë na

bie ndërmend shkrim-leximi e gramatika. Kështu, Montesori metoden e shkrim-leximit

fillestar fillimisht e quajti metodë antropologjike ndërsa më vonë metodë e shkrim-leximit

spontan. Në vend të parapërgaditjeve tradicionale për shkrim-lexim, Montesori nisej nga

përgaditja (ushtrimi) i dorës për kryerjen e të gjitha lëvizjeve të nevojshme për shkrim.

Këto ushtrime filloi t’i organizojë me

nxënës qysh në ditën e parë të shkollës,

nëpërmjet lojërave, ushtrimeve

gjimnastikore, punës së dorës, vizatimit etj.

Pas këtyre ushtrimeve (ku ushtroheshin

lëvizjet e dorës dhe shqisat) kalohej në

përvetësimin e shkronjave, përmes

shkronjëtores së drunjtë, të cilën e

konstruktoi vet Montesori. Ajo përbehej

prej dërrasash të vogla (8×8cm). Në secilën

prej tyre ishte e gdhendur nga një shkronjë shkrimi (fig.18).

Zanoret ishin me ngjyrë të kuqe, ndërsa bashkëtingëlloret me ngjyrë të kaltër. Dërrasat me

shkronja të njejta, ua shprendante nxënësve, të cilët

futnin gishtin në thëllinën e shkronjës, e lëviznin

gishtin sikur shkruanin shkronjën. Kur nxënësit

kënaqeshin me këtë veprim, atëherë mësuesja ua

shqiptonte tingullin e shkronjës përkatëse. Edhe për

mësimin e formimit të fjalëve Montesori konstruktoi

një shkronjëtore të veçantë, vendosur në një kuti të

madhe me stenda. Në secilën stendë, kishte një

shkronjë prej kartoni në disa ekzemplarë. Për çdo stendë ishte ngjitur fotografia e ndonjë

kafshe, objekti a sendi, emri i të cilit fillonte me tingullin e shkronjës në stendën përkatëse.

Kështu, për shkrimin e fjalëve, nxënësit merrnin shkronjat nga stendat.

Për mësimin e leximit, Montesori nuk përdori abetare, por ajo së bashku me nxënësit

sajonte tekste për lexim. Sipas saj, mësimi i shkrimit duhet t’i paraprijë mësimit të leximit,

sepse te shkrimi dominon mekanizmi psikomotorik ndërsa te leximi puna intelektuale.35

35 Hajrullah Koliqi, “Historia e pedagogjisw botrore II”, GME, 1998, fq.180

Figure 18 – Lloj shkronjëtoreje e ditëve të sotme , e bazuar nëshkronjëtorën e parë të Montesorit.

Figure 19 – Tiketa që i ndajnë zanoret dhebashkëtingëlloret me ngjyra.

Figurat e mëposhtme, paraqesin disa nga materialet dhe veglat që përdoren sot në

shkollat Montesori, lidhur me gjuhën dhe komunikimin. Alfabeti lëvizës, kutitë gramatikore,

të cilat përmbajnë figura gjeometrike me ngjyrë të njëjtë figurë-kuti për secilën kuti

përkatëse. Secila figurë përfaqeson një pjesë të ligjeratës. Pra : Nyje ,emër , mbiemer, folje,

parafjalë , ndajfolje , përemër , lidhëz dhe pasthirrme.

Figure 20: Figurat gjeometrike dhe kutitë e tyre. Secila figurë përfaqëson një pjesë të ligjeratës.

Figure 21: Alfabeti lëvizës Figure 22: materialet për njoftim me oqeanin

4.3.4.3. Materialet Kulturore (gjeografi, histori, shkencat natyrore dhe ato fizike)

Planeti ynë, shtëpia jonë është vendi me biodiversitetin më të mrekullueshëm që

ekziston. Ky fakt është engimë e madhe për nxënësit e moshës fillore, të cilën enigmë mund

ta shëndrrojmë në një aventurë të paparë bashkë me nxënësit tanë, përgjatë rrugës që

eksplorojmë prejardhjen tonë, rrethin ku jetojmë, shoqërinë njerëzore dhe kulturat e

ndryshme, natyrën dhe mjedisin me tërë diversitetin e saj, qiellin, yjesinë e planetet, me

qëllim të zbulimit dhe njohjës së nxënësit me vetvetën. Montesori, ka punuar shumë në këtë

drejtim vetëm për faktin që fëmijët duke njohur rrethin, njohin vetvetën, dhe kështu mësojnë

të respektojnë dhe të dallojnë atë që më të vërtetë ka vlerë.

Ekziston një shumëllojshmëri e materialeve didaktike që kanë zhvilluar pasardhësit e

Montesorit, duke i përshtatur me sistemin e arsimit më bashkëkohorë.

Në lëndën e Gjeografisë , materialet ndahen kryesisht në materiale të karakterit

gjeografiko-politik ( hartat “puzzle” të kontinenteve , hartat e kontrollit, flamujt e shteteve me

opsion ngjitës mbi hartën e atij shteti etj) dhe materiale të karakterit gjeografiko-fizik

(universi, sistemi diellor dhe Toka , energjia diellore dhe Toka, atmosfera dhe shtresat e saj,

grafikone ekonomiko-gjeografike, formati i detajuar i grafikoneve për studimin më të thellë

të një shteti apo vendi etj. ).

Lënda e historisë përfshinë materiale që kanë të bëjnë me prejardhjen e njeriut,

konceptin e kohës, dita, java, muaji, viti dhe pjesët e tij si dhe stinët; kohëmatjen botërore,

migrimin, linjat e jetës së civilizimit botëror dhe kombëtar etj.

Sa i përketë materialit didaktik në lëndën e Zologjisë hyjnë këto lloj materiale:

fotografi të kurrizorëve dhe pakurrizorëve për ndarje dhe klasifikim të metejshëm ; emërtimet

e klasifikuara të pjesëve të jashtme dhe të brendshme të pakurrizorëve ( tabela muri, 3 palë

kartona, dhe broshura ) ; Histori të ndryshme rreth kafshëve ; 5 mbretëritë e kafshëve dhe

klasifikimi i tyre; studimi i trupit të njeriut; grafikone të trungut të jetës etj.

Në fund, si kategori jo më pak e rëndësishme hyn edhe Botanika në të cilën materialet

didaktike janë mjaftë interesante si : emërtime të klasifikimit të bimëve: rrënja, kërcelli ,

gjethi, kurora, lulja, fruti, fara; njohuri fillestare për historiku mbi bimët ( fotografi, etiketa

me tregime) , materiale për eksperimente botanike etj.

4.4 Puna e drejtuar nga fëmijët

Arsimi Montessori i mbështet fëmijët në zgjedhjen e punës kuptimplote dhe sfiduese

të interesit të tyre, duke çuar në angazhim, motivim të brendshëm, vëmendje të vazhdueshme

dhe zhvillimin e përgjegjësisë ndaj vetes dhe të tjerëve.36

Artikulli i mëposhtëm, i shkruar nga Jessy McCarthy ( mësues i shkollës Montesori ), përmes

përvojës së tij, na jep iden e qartë se çka do të thot për një fëmijë “puna e vetëdrejtuar”:

Fillimisht si mësues, kam përjetuar një demonstratë dramatike të një "baze

themelore", ndërsa unë isha mbikqyrë (mësues) i një vajzë të re të re.

Rakeli (kam ndryshuar emrin e saj në jetën e përditshme) ishte e shkëlqyer në shumë

mënyra, por gjithashtu shumë e çorganizuar. Në moshën 12 vjeçare, ajo të shkroi një

ese të nivelit universitar - dhe pastaj ajo e humbi kartën e memorjes (qipin) në të

cilën ajo e kishte ruajtur punën e saj. Në moshën 13 vjeçare ajo argumentoi me të

vërtetë të dyja anët e një debati historik - dhe pastaj nuk ishte në gjendje të hante

drekën pas klasës sepse, pra , harroi se ku e kishte vënë atë.

Kur Rakel dhe unë u takuam për "mësimin organizativ" të përditshëm të

shkurtër, provova gjithçka për të ndryshuar zakonet e saj shkatërruese. Kishim

shënime ngjitëse, kishim planifikues, kishim konferenca me prindërit e saj, kishim

dialogje të pafundme... kishim gjithçka. Megjithatë, asgjë nuk funksionoi me të

vërtetë. Deri në një pasdite.

Shkolla sapo kishte mbaruar, dhe Rakeli ishte duke ecur poshtë shkallëve

drejtë sallës së sesionin tonë të tutorimit. Me qantën e saj paksa të hapur dhe pa

dyshim, gjysëm të rënë në shpatullën e saj. Po veshtroja derën e dhomës së “mësimit

organizativ” e cila u hap egër dhe ajo ishte aty , me libra që pothuajse i binin nga

duart. Ajo vështroi rreth sallës, dhe me një brengosje të shprehur tha:"Unë nuk e di

pse ne duhet të bëjmë këtë!"

36 https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori/Core-Components-of-Montessori-Education

Ky qast më goditi. Rakeli tha "ne " ; "Nuk e di pse duhet ta bëjmë këtë!" Për

një çast, gabimi fatal në qasjen time u bë i qartë.

Në fazën e zhvillimit kur adoleshentët me të vërtetë dëshirojnë dhe kanë nevojë

për një ndjenjë të fortë të pavarësisë dhe vetë-drejtimit, kjo vajzë e re në të vërtetë,

kurrë nuk kishte arritur ta posedonte aftësinë për organizimin e vështirësive të saj.

Unë kisha qenë forca shtytëse në përmirësimin e përpjekjes së saj, ndërkohë që ajo

kurrë nuk kishte zgjedhur ta fillonte atë proces, e lëre më ta drejtonte.

Pas disa momenteve të të menduarit për veten time, thash: “ Oh Zot”

,“Ç’duhet të bëj tani? - Shikova Rakelën dhe i thashë sinqerisht: “Nuk duhet të

shkosh më tutje. Nëse mendon se dëshiron të punosh në organizatë (ose në ndonjë gjë

tjetër), ma bëj të ditur, dhe ne do të planifikojmë një orar që ka kuptim për ty."

Dhe pastaj i thashë mirëupafshim. Kjo ishte e gjitha.

Nuk e mbaj mend nëse ishte disa ditë ose javë më vonë, por jo shumë kohë pas

asaj pasdite të vështirë filluam mësimin tonë përsëri. Këtë herë, pra * Rakeli* i

udhëhoqi seancat dhe *Rakeli* zgjodhi orarin (sa ditë në javë do të takoheshim dhe

për sa kohë). Pas disa muajve të punës së përkushtuar, me një pritshmëri

emocionuese, Rakeli arriti të organizohej vetë - me krenari, me shkëlqim. Dhe

menjëherë pas kësaj, mësimi ynë organizativ mbaroi. Ajo nuk kishte më nevojë për

këtë. Kur fillova të jap mësim vite më parë, kisha mendimin se unë mund të ndryshoja

cfardo fëmije; megjithëse me orar të zgjatur, prap, duke punuar bashkë me qindra

nxënës unik, arrita të kuptoj se një këndvështrim i tillë është më i saktë:

çdo fëmijë mund të ndryshojë veten.

Një zhvendosje delikate në formulim, por një dallim themelor në pedagogji.

Kjo përqasje e vetë-drejtuar në arsim nuk do të thotë se mësuesi, "udhëzuesi", është i

panevojshëm. Përkundrazi, një udhërrëfyes i përpiktë krijon mjedisin e pasur dhe

shumë të strukturuar, në të cilin një fëmijë mund të lulëzojë, por vetëm me vullnetin e

tij. Siç tregon shembulli i Rakelës - dhe si Maria Montessori e kaloi jetën e saj duke

vëzhguar fëmijët dhe duke demonstruar për të rriturit - rritja është e pamundur të

arrihet nga një njëri për një tjëtër njëri:

"Cdokush duhet të veprojë për veten ".37

Jessy McCarthy , Gusht 2015

37 http://www.mariamontessori.com/2015/08/04/the-self-directed-child/

Puna e drejtuar nga fëmijët mbështetet nga :

Dizajni dhe rrjedha e klasës së Montesorit, e cila krijohet për të ngjallur kuriozitetin e

çdo fëmije dhe për të dhënë mundësinë për të punuar në hapësirat të qeta dhe

relaksuese , qoftë individualisht ose si pjesë e një grupi;

Disponueshmëria dhe prezantimi i materialeve tërheqëse, vetë-korrektuese në zonat e

caktuara kurrikulare;

Mësuesit që shërbejnë si udhëzues dhe mentorë sesa shpërndarës të dijes;

Dhe periudhat e pandërprerë të punës, siç përshkruhet më poshtë.

Deri më tani , folëm për dizajnin e klasën dhe kushtet që duhet t’i plotësoj një klasë

Montesori, për disponueshmërinë e materialeve dhe veglave, si dhe për mësuesit. Ndërsa për

periudhat e pandërprera të punës do të flasim në vijim.

4.5. Periudhat e pandërprera të punës

Periudha e pandërprerë e punës njeh dhe respekton variacionet individuale në

procesin e të mësuarit. Gjatë periudhës së punës, nxënësve u jepet kohë për të punuar me

detyra dhe përgjegjësi të ndryshme me ritmin e tyre pa ndërprerje. Cikli i punës i një fëmije

përfshin zgjedhjen e një aktiviteti, kryerjen e veprimtarisë për sa kohë që ai/ajo është i

interesuar, pastrimin e veglave të atij aktiviteti dhe kthimin e tyre në raftin përkatës, pastaj

zgjedhjen e një aktiviteti tjetër. Gjatë periudhës së punës, mësuesit mbajnë dhe mbikëqyrin

punën e nxënësve dhe ofrojnë mësime individuale dhe të vogla. Periudha e pandërprerë e

punës lehtëson zhvillimin e koordinimit, përqendrimit, pavarësisë dhe rendit, si dhe

asimilimin e informacionit.38

Ndërsa puna do të duket e ndryshme për secilën grup moshe, në të gjitha nivelet e

programeve fëmijët duhet të kenë kohë të mjaftueshme të caktuar për periudhën e

pandërprerë të punës.

38 https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori/Core-Components-of-Montessori-Education

Në nivelin fillor, një cikël pune përfshinë 3 orë pandërprerë, 5 ditë në javë. Është

optimal edhe një cikël pune 2 deri në 3 orë, 4 ditë në javë, është minimumi i kërkuar për

shkollat Montesori të akredituara.

Gjatë ciklit të pandërprerë të punës, duhet të shohim studentët të angazhuar në punë të

përshtatshme për zhvillimin e tyre. Puna duhet të përfshijë materialet e Montesorit që janë të

përshtatshme për nevojat individuale të secilit nxënës. Mësuesi duhet të punojë me nxënësit

individualisht dhe në grupe të vogla. Nxënësit bashkëpunojnë ndërsa punojnë së bashku në

një detyrë ose projekt kërkimor. Ata menaxhojnë gjithashtu pritjet e punës. Një plan pune ose

ditar pune mund të përdoret për të ndihmuar në organizimin dhe aftësitë e menaxhimit të

kohës.

Në nivelin fillor, mësimet e plota (full-class lesson) të klasës nuk duhet të zhvillohen

gjatë ciklit të punës së pandërprerë. Përkundrazi, ato duhet të paraqiten para ose pas këtij

cikli. Koha e luajtjes në natyrë, klasat speciale dhe klasat e pasurimit nuk përfshihen në

periudhën e pandërprerë të punës. Koha e rrethit gjithashtu duhet të mbahet para ose pas

ciklit.39

39 https://amshq.org/School-Resources/School-Support-Materials/The-Montessori-Uninterrupted-Work-Period

5. Ndikimi i metodës Montesori në edukimin e fëmijëve

5.1. Shekulli i fëmijës

Autori suedez, Ellen Key, profetizoi se shekulli ynë do të ishte shekulli i fëmijës.

Askush nuk mund të kishte parashikuar atëherë se fëmija mbante brenda vetes një sekret të

jetës, se ai përfaqësonte një sasi të panjohur zbulimi i cili mund t'i mundësonte të rriturit të

zgjidhë problemet e tij individuale dhe sociale. Ky aspekt mund të provojë themelet e një

shkence të re të studimit të fëmijëve, të aftë për të ndikuar në të gjithë jetën shoqërore të

njeriut.40

Ky term i referohet rëndësisë së zhvillimit të shëndoshë të fëmijëve në të gjitha

aspektet: fizike, emocionale, intelektuale dhe sociale. Duke marr parasyshë faktin se sa ka

ndryshuar sistemi arsimorë nga shekulli XIX e deri në ditët tona, mund të thuhet se edukimi

Montesori ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në rrugën drejtë këtyre

ndryshimeve në qasjen edukativo-arsimore ndaj fëmijës në sistemet arsimore (shkolla) e jo

vetëm. Me Montesorin, edukimi i fëmijës është realizuar dhe po realizohet në forma të

ndryshme me fëmijën në qendër. Ka pasur shumë studime në lidhje me përfitimet e metodës

së mësimdhënies Montesori, dhe rezultatet kanë provuar të jenë të papara.

Montesori është një mënyrë mësimi që përqendrohet më shumë në zhvillimin personal

në krahasim me provimet dhe testet, dhe kjo qasje prodhon fëmijë më të pjekur, kreativ dhe

shoqërisht të aftë, zbuluan shkenctarët. Kjo qasje është kundër matjeve e vlerësimeve

tradicionale e konkurruese të arritjeve të tilla si notat dhe testet, dhe më tepër fokusohet në

përparimin dhe zhvillimin individual të secilit fëmijë. Arsimi Montesori u ofron fëmijëve

tanë mundësi për të zhvilluar potencialin e tyre kur ata hyjnë në botë si qytetar të angazhuar,

kompetent, përgjegjës dhe të respektueshëm me të kuptuarit dhe vlerësimin se mësimi është

për jetën.

40 Montesori. Maria, “Sekreti i fwmijrisë”. Orient logman, 1978, fq.3

5.2. Ndikimi në aspektin fizik, intelektual, emocional dhe social

Zhvillimi i vazhdueshëm dhe i shëndoshë i fëmijës në të gjitha aspektet, ndikon në

qasjen dhe pikpamjet e tij ndaj jetës. Mënyra se si sillet, flet, bashkëpunon, ndërvepron,

mëson, studion etj., janë pasqyrë e edukimit të tij. Pas një hulumtimi të mjaftueshëm për këtë

formë edukimi, mendoj se në përgjithësi mund t’u qasemi 4 aspekteve në të cilat mund të

vërehet ndikimi i metodës Montesori tek fëmijët-nxënës : aspekti fizik, emocional, intelektual

dhe social.

5.2.1. Aspekti fizik - zhvillimi i fëmijëve arrihet përmes lojës, ndërtimit, kërcimit, duke u

përkulur, duke lënë mënjanë...e shumë mënyra të tjera lëvizore. Fëmijët kalojnë një pjesë të

mirë të ditës duke rritur zhvillimin e tyre fizik pa dijeninë e tyre. Këto lëvizje ndikojnë në:

zhvillimin motorik primar, duke përfshirë lëvizshmërinë, efikasitetin qëndrueshmërinë dhe

balancën; zhvillimin e shkëlqyer të funksioneve nervore, duke përfshirë përqendrimin,

përdorimin e gishtërinjve dhe koordinimin e syve; si dhe punën në grup dhe aftësitë sociale,

duke siguruar lojëra energjetike, harmonike dhe argëtuese.41

5.2.2. Aspekti emocional – kur fëmijëve u lejohet të eksplorojnë atë që duan me ritmin e tyre,

kjo gjë natyrisht i inkurajon ata që të provojnë detyra më sfiduese dhe kjo në fakt e

përshpejton procesin e tyre të të mësuarit. Kreativiteti është i frymëzuar nga paqja e

brendshme. Teksa fëmijët janë në gjendje të zgjedhin aktivitetet e tyre dhe të punojnë me të

në mënyrën e tyre, kreativiteti nxitet. Ata përqendrohen më shumë në procese se sa në

rezultate. Megjithatë, nxënësit Montesori gëzojnë lirinë brenda kufijve. Duke punuar brenda

parametrave të përcaktuar nga mësuesit e tyre, ata janë pjesëmarrës aktivë në vendosjen e

asaj se cili do të jetë fokusi i mësimit. Kënaqësia e brendshme nxit kuriozitetin dhe interesin e

fëmijës dhe rezulton në një mësim të gëzueshëm që është i qëndrueshëm gjatë gjithë jetës.42

Duke pasur parasysh lirinë dhe mbështetjen për të pyetur, për të hetuar thellësisht dhe për të

bërë lidhje, nxënësit Montesorit bëhen të sigurt, entuziast, dhe nxënës të vetë-drejtuar. Ata

janë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike, të punojnë në bashkëpunim dhe të veprojnë

me guxim.

41 http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0273229710000304

42 https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori/Benefits-of-Montessori

5.2.3 Aspekti intelektual – “Studimi i fëmijës në aspektin psikologjik mund të ketë një

ndikim pakufijshëm të gjerë, që shtrihet përgjatë të gjitha pyetjeve njerëzore. Në mendjen e

fëmijëve mbase mund të gjejmë qelësin drejt progresit, dhe kush e di mbase edhe fillimin e

një civilizimi të ri.” 43

Të mësuarit në mënyrën e duhur është fokusi më i madh në shkollat Montesori. Një

mënyrë e të mësuarit që bazohet në konceptet konkrete dhe jo abstrakte, mësimi i

vullnetshëm dhe aktivitetet që ata realizojnë ndikojnë që të krijohen miliona lidhje neuronesh

në mendjen e fëmijës, lidhje këto që rrisin zhvillimin intelektual. Në të gjitha aktivitetet që

fëmijët realizojnë përveç të tjerash mësojnë gjuhë, matematikë, kulturë dhe mësime praktike

të jetës, të cilat ndikojnë në zhvillimin e kujtesës, komunikimit, të shprehurit, kreativitetit,

eksplorimit e studimit të shumë fenomeneve jetsore. Nxënësit arrijnë të bëhen kërkues

aktivë të njohurive ku përmes mjeteve dhe hapsirës së ofruar nga shkolla, ata aftësohen

për të ndjekur përgjigjet ndaj pyetjeve të tyre. Vetë-korrigjimi dhe vetëvlerësimi janë pjesë

integrale e qasjes në klasën Montessori.44 Të gjitha këto ndikojnë që të arrihet një pjekuri

intelektuale dhe studentët mësojnë të shohin në mënyrë kritike punën e tyre dhe bëhen të aftë

të njohin, korrigjojnë dhe mësojnë nga gabimet e tyre.

5.2.4 Aspekti social - Fëmijët në klasat Montessori mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe të

ndërtojnë një ndjenjë të komunitetit. Edhe pse kjo metodë lejon fëmijët të zgjedhin aktivitetet

e tyre gjatë një dite, prap ekzistojnë rregulla për klasën që me kohë përforcohen. Ky fakt u

mëson atyre vetëdisiplinimin, si dhe zhvillimin e aftësive të rëndësishme si përqendrimi,

vetëkontrolli dhe motivimi. Përparsi e madhe në aspektin social janë klasat e përziera nga

mosha ku fëmijët e moshave të ndryshme ndajnë të njëjtën klasë dhe inkurajohen të punojnë

së bashku dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Në një studim të realizuar nga disa shkenctarë

amerikan rreth dallimeve ndërmjet fëmijëve që mësojnë në shkolla tradicionale dhe atyre që

mësojnë në shkollat Montesori, ndër dallimet më të mëdha janë cilësuar aftësitë dhe sjelljet

shoqërore. Fëmijët Montesori kanë treguar një ndjenjë më të madhe të "drejtësisë dhe të

qenurit të drejtë", në një mënyrë "emocionalisht pozitive", dhe kishin më pak gjasa të

angazhoheshin në "lojë të përafërt" gjatë kohës së pushimit.45

43 Montesori. Maria, “Sekreti i fwmijrisë”. Orient Logman, 1978, fq.844 https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori/Benefits-of-Montessori45 https://www.theguardian.com/education/2006/sep/29/schools.uk

5.3. Transferimi nga klasa Montessori në klasën tradicionale

Një sfidë e pashmangshme është realizimi i kujdesshëm dhe i duhur i fazës së kalimit

nga një klasë Montesori në një klasë tradicionale, pra klasë normale. Shumë fëmijë, ndodhë

që pas vijimit të planit të parë (0-6 vjeç) ose planit të dytë (6-12 vjeç) të zhvillimit në një

shkollë Montesori të kalojnë në një klasë normale, “tradicionale”.

Ky mund të jetë një fillim i vështirë për ta, ngase dallimi ndërmjet klases Montesori dhe asaj

tradicionale është i theksuar. Edhe pse të gjithë fëmijët i përgjigjen ndryshe transferimit,

përgjigja e është thjeshtë: ata do të ja dalin mjaftë mirë !

Nga mosha më e hershme, shkollat Montessori përqendrohen në ndihmën që fëmijët

të zhvillojnë:

një shkallë të lartë të vetë-motivimit;

përballimin e aftësive për trajtimin e situatave të reja dhe

ndjenjën e fortë të respektit dhe përgjegjësisë;

Të gjitha këto aftësitë do t'i shërbejnë mirë në një mjedis shkollor publik.46

5.3.1. Tranzicioni Akademik

Sfida akademike është 1/2 e formulës së transferimit të sigurtë. Nxënësit e Montesorit

ose mund të jenë prapa ose përpara kolegëve të tyre të rinjë në lëndë të caktuara për shkak të

studimit të vetëdrejtuar që bënë në shkollën e tyre të mëparshme. Konceptet do të mësohen

ndryshe dhe ai do të duhet të përshtatet me metodat tradicionale të mësimdhënies.

Edhe nëse një fëmijë Montesori është më mbrapa se nxënësit e tjerë në një fushë të

caktuar kurrikulare, ai janë në gjendje t’i arrijë mësimet e tyre shumë lehtë. Fundja , ky është

një fëmijë i cili ka mësuar se si të studiojë dhe ku mund të gjej informacionin e tij nëse ka

nevojë për të. Ata janë mësuar të hulumtojnë dhe të trajtojnë lëndë të reja. Këto aftësi i

mbajnë në një gjendje të mirë, kur ata kalojnë në shkollën tradicionale.

Detyrat e shtëpisë mund të jenë paksa shokuese, nëse një fëmijë nuk pasur shumë të

tilla më herët. Nxënësit duhet të jenë të përgatitur për të punuar disa orë shtesë pas mësmit.

Prindërve mund t’iu nevojitet të marrin pjesë në kohën e detyrave të shtëpisë, derisa fëmijët e

tyre të mësohen të marrin përgjegjësi për detyrën e tyre.

46 http://www.wbms.org/blog/transition-from-montessori-to-traditional-public-school

Nëse fëmijët tregojnë paaftësi për të përfunduar të gjithë punën që pritet prej tyre,

organizimi i një mbledhje prindër-mësues për të diskutuar një tranzicion gradual në detyrat e

shtëpisë mund të jetë zgjidhje e mirë. Nuk është mirë që t'u ipen më shumë detyra se sa ata

mund të përballojnë dhe një mësues i mirë duhet të jetë i gatshëm gjithmonë të dëgjojë

shqetësime të veçanta, dhe të punoj bashkë me nxënësit për zgjidhjen e tyre.

5.3.2. Tranzicioni Emocional

Pavarësisht nga lloji i edukimit që fëmija merr, kur ai lë klasën dhe shkollën që e njeh

aq mirë, mund të shkaktojë disa ndjenja trishtimi për nxënësit e çdo moshe. Fëmijët

Montesori janë të prirur të ndjejnë mungesën e instruktorëve të tyre të mëparshëm dhe

shokëve të shkollës, si dhe ndërtesat dhe terrenet e lojërave që njihnin aq mirë.

Hyrja në një sistem të ri shoqëror ku një rregull ngacmimesh tashmë është instaluar,

paraqet një sfidë tjetër kur fëmija i ri përpiqet të kuptojë se ku duhet të përshtatet. Kur kjo

gjë i bashkangjitet ndryshim të jashtëzakonshëm në filozofinë arsimore, ndërmjet Montesorit

dhe asaj të shkollave publike, teksa fëmijët trasferohen disa ndjenja të stresit janë të

parashikueshme.

Mësuesit dhe prindërit mund t'i ndihmojnë fëmijët duke biseduar shpesh me ta për atë

që ata ndjejnë dhe përjetojnë. Prindërit mund t'i inkurajojnë fëmijët të ndjehen të lirë për të

ftuar një mik të ri në shtëpi për një festë apo ditë të zakonshme. Kjo do t'i ndihmojë ata të

takojnë disa nga shokët e tyre të klasës dhe prindërit e tyre. Natyrisht, e vërteta është se gjatë

orëve të mësimit, fëmijët do të frenojnë veten e tyre në një mjedis të ri. Mund të duhen pak

kohë për t'u pranuar nga nxënësit e tjerë dhe për të bërë miq.47

Në përgjithësi, prognoza duket e mirë për realizimin e një kalim të shëndetshëm nga

Montesori në shkollat tradicionale, dhe përvoja tregon se ka pasur shumë fëmijë që

ndryshimin e përjetojnë me sukses. Nga kjo që u tha, prindërit duhet të bëjnë pjesën e tyre

duke hetuar me kujdes opsionet e shkollimit. Çdo familje duhet të marrë vendimin më të mirë

për fëmijët e tyre dhe të jenë të gatshëm t'u japin atyre një mbështetje shtesë pasi të

transferohen nga një shkollë në tjetrën.

47http://www.blog.montessoriforeveryone.com/transitioning-from-montessori-to-a-traditional-school.html

5.3.3. Progresi dhe vlerësimi i të fëmijës suaj...

Megjithëse shumica e mësuesve të Montesorit nuk i caktojnë notat, ata vëzhgojnë nga

afër progresin dhe gatishmërinë e çdo nxënësi për të lëvizur në mësime të reja. Ata mund ta

testojnë gojarisht një nxënës për atë që ka mësuar, ose t'i kërkojë atij t'i mësojë mësimet e një

nxënësi tjetër. Në disa shkolla, studentët hartojnë një portofol të punës së tyre për të

demonstruar kompetencën e tyre në një shumëllojshmëri të shkathtësive.

Shumica e shkollave mbajnë konferenca familjare disa herë në vit, në mënyrë që

prindërit të shohin punën e fëmijës së tyre dhe të dëgjojnë vlerësimin e mësuesit. Mësuesit

zakonisht ofrojnë një përshkrim të shkruar që shpjegon përparimin e një nxënësi në lidhje me

zhvillimin e tij dhe normat zhvillimore. Nëse fëmija merr pjesë në një shkollë publike

Montesori, ndoshta do t'ju jepet informacion rreth performancës së saj në testet e

standardizuara, të cilat mund t'i përdorni për të vlerësuar përparimin e saj ndaj normave

kombëtare. Disa shkolla të pavarura gjithashtu administrojnë provimet e standardizuara,

veçanarisht nëse ato do të jenë kërkesë e shkollave në të cilat do të kalojnë studentët e tyre.

Disa prindër mund të pyesin veten pse Montessori nuk e miraton gradimin, nëse i motivon

nxënësit të punojnë shumë. Por notat, ashtu si shpërblimet të tjera të jashtme, kanë efekte të

përkohshme në të mirë. Në vend të kësaj, edukimi Montesori ushqen motivimin e brendshëm

të fëmijës për të mësuar, krijuar dhe bërë punë të kënaqshme.48

48 https://amshq.org/Family-Resources/Montessori-Education-and-Your-Child

A1. Edukimi i së ardhmës – Shkolla Montesori në Kosovë

Shkolla Montessori në Kosovë filloi me idenë e një ekipi të larmishëm dhe të kalibrit

të përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së arsimit të hershëm të fëmijërisë në Kosovë.

Ekipi përbëhet nga sipërmarrës socialë, ekspertë të zhvillimit të fëmijëve, edukatorë dhe

artistë. Së bashku, ky ekip është i përkushtuar për të sjellë cilësi dhe inovacion në sistemin

arsimor të Kosovës duke miratuar metodën më të mirë të të nxënit në botë për fëmijët tanë.

Në vitin 2012, ekipi krijoi Akademinë e Fëmijëve 'Loja', një institucion i akredituar

parashkollor i njohur nga Ministria e Arsimit. Përmes këtij institucioni, ekipi ka kërkuar

vazhdimisht zgjidhje krijuese, inovative dhe transformuese për të sjellë standarde të

shkëlqyera ndaj familjeve dhe fëmijëve që u shërben.

Me dashuri dhe punë të vështirë, ekipi i “Montessori School of Kosova” ka siguruar

cilësinë më të lartë të arsimit për më shumë se 300 fëmijë, duke e bërë atë një lider në

sektorin e edukimit të fëmijërisë së hershme. Tani, ekipi ka pasuar një rrugë të re për të

krijuar një mënyrë unike dhe revolucionare të mësimdhënies, duke sjellë metodën Montesori

të të mësuarit për herë të parë për familjet në Kosovë.49

Ekipi beson se zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është periudha më e rëndësishme e arsimit për

suksesin akademik, profesional dhe personal. Dekada të hulumtimeve shkencore kanë

provuar se edukimi Montesori është investimi më i denjë në mendjen intelektuale të fëmijëve

tuaj - liderët dhe vendimmarrësit e nesërm të këtij vendi.

Montessori school of Kosova

49 http://www.montessori-ks.com/our-story/

A1.1 Një sistem edukimi i krijuar për fëmijët...

Programi që shkolla Montesori në Kosovë ofron, përfshinë shumëllojshmëri

aktivitetesh. Ky program përbëhet nga 8 fusha kryesore :

1. “Duart në mësim” – termi sqaron se theksi vihet në mësim më konkret, se sa mësim

abstrakt, pasi nxënësit punojnë në aktivitete që mësojnë gjuhë, matematikë, kulturë

dhe mësime praktike të jetës.

2. Loja bashkëpunuese - Fëmijët në klasat Montesori, nga vetë natyra e mjedisit,

mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë një ndjenjë të komunitetit.

3. Vetë-disiplina - Një mjedis Montesori natyrisht i mëson fëmijët vetëdisiplinimin dhe

përpunon aftësi të rëndësishme si përqendrimi, vetëkontrolli dhe motivimi.

4. Jeta praktike - Qëllimi është që fëmija të marrë kontrollin në koordinimin e lëvizjes

së tyre dhe të ndihmojë fëmijën të fitojë pavarësinë dhe të përshtatet me shoqërinë e

tyre në mënyrë që të lejojë që ata të jenë një anëtar plotësisht funksional i klasës.

5. Fëmija në qendër - Nxënësit parashkollor gëzojnë një klasë dhe program mësimor të

hartuar rreth nevojave dhe aftësive të tyre specifike që u lejon atyre të eksplorojnë dhe

mësojnë me ritmin e tyre dhe sipas termave të tyre.

6. Mësuesit lehtësojnë mësimin - Mësuesit në klasën Montesori janë "udhëzues" të cilët

janë atje për të lehtësuar përvojën e të nxënit. Në vend që të përcaktojnë se çfarë të

mësohet, ata udhëzojnë dhe këshillojnë.

7. Kreativiteti - Fëmijët punojnë detyrat me një kënaqësi të punës, në vend të rezultatit

përfundimtar, i cili u lejon atyre të përqendrohen më shumë në proces sesa në rezultat

- një rrugë natyrore për kreativitet.

8. Grupet e përziera nga mosha - Në klasa shumëvjeçare, është e natyrshme që fëmijët

më të vegjël të mësojnë duke parë shokët e klasës së tyre të vjetër. Po kështu, fëmijët

më të rritur i përforcojnë aftësitë e tyre duke mbështetur fëmijët më të vegjël.

A2. 8 programet që pasurojnë fëmijët tuaj..

1. Kultura botërore - çdo fëmijë në një shkollë të Montesorit mëson në gjeografi, kultura

dhe gjuhë botërore. Përmes këtij programi, ata do të mësojnë për diversitetin, pranimin,

paqen dhe tolerancën ndaj të gjithë bashkëjetuesve të planetit, duke përfshirë njerëzit,

bimët dhe kafshët.

2. Mirësia dhe mëshira - këto do t’i mësojnë në mënyrë eksplicite fëmijët se si të

zhvillojnë aftësitë e tyre ndërpersonale që u përgjigjen mjedisit të tyre. Ky program është

i dizajnuar që t'u krijojë fëmijëve aftësitë sociale të mirësjelljes, siç janë, p.sh: "ju lutem"

dhe "faleminderit", përshëndetjen ndaj njëri-tjetrit dhe si ta ndërpresin me edukatë një

person.

3. Teatri - Projektuar për të rritur besimin dhe për të shprehur emocionet, programi i teatrit

është një hapësirë kreative për fëmijën tuaj që të vishen, të mbulojnë fytyrat dhe të

mishërojnë personazhet e tyre të preferuar nga librat dhe filmat klasikë.

4. Sport, gjimnastikë dhe joga - Në programin e gjimnastikës dhe jogas, fëmijët do të

luajnë, të argëtohet dhe më e rëndësishmja, të jenë fizikisht aktiv me miqtë e tyre.

5. Balet klasik - mëson fëmijët se si të ndjekin udhëzimet, koordinojnë dhe balancojnë

trupat e tyre në lëvizje, dhe të ndjehën rehat para audiencës.

6. Arte dhe punëdore - Një formë tjetër për të çliruar mendjen kreative të fëmijëve është

përmes arteve dhe mjeshtërive. Për ata që duan të bejnë duart e tyre të pista me bojë dhe

shumë xixëllima, ky program është një shans për të shprehur veten.

7. Muzika dhe vallëzimi - Ndonjëherë i quajtur "gjuha universale", muzika dhe vallet

lirojnë mendjen dhe frymën e çdo fëmije. Në këtë program, fëmijët do të mësojnë të

bëjnë, të lëvizin dhe të vlerësojnë këtë formë arti.

8. Gatimi – Programi i gatimit është dizajnuar që të zhvillojë shqisat e fëmijës si: të prekjes,

shikimit, dëgjimit, nuhatjes dhe shijimit! Duke lexuar dhe ri-krijuar recetat, fëmijët do të

zgjerojnë fjalorin e tyre, do të mësojnë të ndjekin udhëzimet, të praktikojnë aftësitë

jetësore dhe të fitojnë njohuri të shëndetshme ushqimore.

A3. Standartet kundrejtë mundësisë...

Kosova është një shtet jo fortë i zhvilluar në aspektin ekonomik, dhe shumica e

popullatës nuk e kanë luksin që t’u ofrojnë fëmijëve të tyre një shkollim të denjë, e ndoshta

pak më ndryshe siq është shkolla Montesori. Pagesa në një shkollë private të edukimit

Montesori është relativisht e lartë në krahasim me standardin jetësor që ekziston në famijet

kosovare. Po të shikohet në këtë dimension, mbase ky lloj edukimi do tu takonte vetëm

shtresave të larta, e kjo gjë mund të konsiderohet si një “dobësi e Montesorit”, e sidomos në

Kosovë.

Ka shumë njerëz që nuk pajtohen me metodën e mësimdhënies Montesori. Ata që

besojnë në qasjet tradicionale mendojnë se fëmijët Montesori kanë më pak aftësi sociale,

sepse ata punojnë më vete në një ritëm individual dhe prandaj nuk mund të kalojnë mirë në

një program më tradicional dhe më pak individualist. Disa gjithashtu marrin parasysh

mungesën e lojës imagjinative në shumë programe të Montesorit, të cilat mund të ndryshojnë

nga strikte tek modifikimi. Në të vërtetë, Montesori mund të mos jetë mjedisi më i mirë për

një fëmijë që është jashtëzakonisht social ose që nuk mund të ulet akoma dhe të fokusohet në

mënyrë të pavarur në një detyrë. Çështja është që duhet të merren në konsideratë të gjitha

llojet e opsioneve arsimore kur fëmija është gati të shkojë në shkollë.

Secili prej nesh reagon ndryshe në mjedise të ndryshme, prandaj është e vlefshme që

prindërit të eksplorojnë të gjitha mundësitë që kanë në dispozicion, kur është koha që fëmijët

e tyre të zgjerojë horizontet e saj arsimore. 50

A4. Cka të ndërmirret ?

Formulimi i një plani strategjik për ndërtimin e një klase “Montesori” në shkollat

publike do të ishte më se i mirëseardhur. Ky hap do ta qonte përpara sistemin arsimor në

Kosovë në shumë aspekte. Metodologjia Montesori ofron mundësi të pa numërta që mund të

vihen në praktikë edhe në çerdhet publike dhe klasat parafillore. P.sh: shetitjet në natyrë,

gatimi, artet, muzika e sporti janë aktivitete që fare lehtë realizohen. Gjithashtu, ana

prinderore luan një rol jashtëzakonisht të lartë në zhvillimin e fëmijës së tyre në të gjitha

aspektet. Ata mund të bëhen udhëzues të fëmijëve të tyre duke përdorur metodat e Montesorit

të cilat mund të realizohen me anë të disa hapave të thjeshtë edhe në shtëpi.

50 https://www.sharecare.com/health/parenting/disadvantages-montessori-teaching-method

PËRFUNDIMI

Montesori ishte midis të parëve që provuan dhe vendosën një shkencë të vërtetë

arsimi. Megjithëse e bazoi punën e saj në parime shkencore ajo gjithsesi e trajtoi fëmijrinë si

një vazhdim i aktit të krijimit. Kjo ndërthurje përqasjesh është aspekti vërtetë tërheqës i punës

së saj; nga njëra anë ajo praktikoi eksperimentin e përpiktë, si dhe vrojtimin në thellësi të

shkencës, por në të njejtën kohë ajo i vlerësonte besimin fetar, shpresën dhe të besuarit si

mjetet më frytdhënëse për t’u mësuar fëmijëve pavarësinë dhe vetëbesimin. Shtëpitë e

fëmijëve, që u ngritën vite më pas, u bënë disa herë vende të shenjta ku arsimuesit bënin

pelegrinazhe, gjithmonë shembuj të ndritur që të drejtonin drejtë zgjidhjes së problemit të

arsimit. Maria Montesori thoshte:

“Një shkencë e arsimit nuk ka për qëllim vetëm të "vëzhgojë", por të “transformojë”

fëmijët”.

Shtëpitë e fëmijës ishin mjedise jetese të përshtatura veçanarisht për fëmijët, në të

cilat ata mund të rriteshin dhe të zhvilloheshin krahas me sensin e tyre individual të

përgjegjësisë. Në këto shtëpi gjithçka u ishte përshtatur fëmijëve, sjelljeve të tyre të veçanta

dhe prespektivave: raftet, tavolinat, karriget, gjithashtu ngjyrat, tingulli dhe arkitektura.

Materialet didaktike synonin ta ndihmonin rritjen në paqen më të përsosur, për të arritur një

sens tejet të zhvilluar përgjegjësie. Ajo synonte që materialet e saj didaktike të ishin aq mirë

të ndërtuara sa ato të tregonin dora-dorës rrugën përtej situatës së çastit dhe ta çonin përpara

abstraksionin.

Montesori ravijëzoi ‘një lloj të ri mësuesi’:

“ Në vend të të folurit ai duhet të mësojë të jetë i qetë; në vend të të dhënit mësim ai duhet të

vrojtojë; në vend të paraqitjes së dinjitetit krenar të njeriut, i cili kërkon të duket i

pagabueshëm, ai duhet të veshë rrobën e përulësisë.” Roli i mësuesit nuk është drejtimi dhe

nxitja e nxënësit për të mësuar gjithqka që thot ai, por mësuesi shihej si një misionar që duhet

të vëzhgojë pa ndërhyrje dhe t’i ndihmojë e udhëzojë nxënësit e tij drejtë thithjes së

informacioneve.

Maria Montesori, jo vetëm që vuri në zbatim një metodë për zhvillimin e aftësive

përceptuese, por edhe zhvilloi një teori të përceptimit. Vrojtimet e saj kryheshin në mënyrë të

kujdesshme dhe përfshinin një numër procedurash shkencore për të siguruar objektivitetin,

por në thellësi ajo zotërohej nga një dhunti shumë përsonale dhe e vecantë për t’u marrë me

proceset arsimuese dhe për t’i interpretuar ato.

Teoria dhe idetë e Montesorit nuk ishin diqka kalimtare. Ajo arriti që të vë në praktikë

gjithë atë cfarë e mendonte si të drejtë dhe të nevojshme për edukimin e mirëfillt të fëmijës,

duke e ndryshuar sistemin arsimor që mbizotronte në atë kohë në një sistëm edukimi me

fëmijën në qendër.

Ideologjia e saj frymëzoi themelimin e rreth 7000 shkollave në mbarë botën, që

bazohen në këtë metodë duke përdorur kurrikulën e vecantë të shkollës Montesori që

përbëhët nga 8 fusha kurrikulare: kulturore, artistike, gjuhësore, matematikore, muzikore,

shkencore, dhe e edukimit fizik.

Arsimi tradicional supozonte se zhvillimi është linear: çdo vit nxënësi mëson gjithnjë

e më shumë, duke u mbështetur në atë që ka mësuar në të kaluarën, derisa të arrij pjekurinë

dhe të dij gjithçka që duhet të dij. Dr. Montessori i pa gjëra ndryshe. Ajo theksoi se zhvillimi

njerëzor nuk është krejtësisht linear. Në fakt, të mësuarit ndodh në cikle dhe ky cikël ka

ngritje dhe zbritje, të cilat sqarohen në 4 planet e zhvillimit. Ky plan me 4 faza të zhvillimit të

fëmijës: fëmijëria e hershme, fëmijria, adoleshenca dhe pjekuria, paraqitet si tërësi sepse merr

në konsideratë të gjitha aspektet e zhvillimit të fëmijës - akademike, shpirtërore, morale dhe

emocionale.

Edhe pse sistemi edukativ i Montesorit shquhet për nga biologjizmi i procesit të

edukatës, për injorimin e formave të socializimit të fëmijës, për injorimin e rolit të mësuesit

dhe punës sistematike në shkollë etj., ai ka edhe një varg tiparesh pozitive. Montesori synoi

që edukimi parashkollor ta mështetë në natyrën e fëmijës dhe në aftësitë e tij. Fëmijën e

vëzhgoi pa paragjykime – ashtu siç është si duhet të jetë. Ajo, pas Komenskit, Rusosë,

Pestalocit e Frebelit, pedagogjinë parashkollore e ngirti në një shkallë më të lartë. Materiali

didaktik (autodidaktik) i Montesorit shënon një arritje të re në praktikën dhe teorinë e

pedagogjisë parashkollore e shkollore.

Sistemi edukativ i Montesorit bëri jehonë të madhe. Shtëpitë e fëmijëve, sipas

koncepsionit të saj, u përhapën gjerësisht sidomos pas luftës së parë Botërore, jo vetëm në

Itali, por edhe në vende të tjera evropiane;

Montesori shkruante: “ zhvillimi është një varg lindjesh të njëpasnjëshme”. Në këtë

kuptim, jeta e saj dhe zhvillimi i ideve të saj ishin të varura nga rastësitë, frymëzimet dhe

rilindjet. Ajo kërkonte vërtetimin e teorive të saj në praktikë dhe e formatoi praktikën e saj

sipas parimeve shkencore, duke arritur kështu përsoshmërinë. Ja përse koncepti arsimues i

Montesorit ka qenë i sukseshëm.

LITERATURA

I.B.E – UNESCO, “Mendimtarët mbi edukimin” . Plejad , 2008Montesori, Maria, “Fëmija në familje”. Pan books, 1976Montesori, Maria, “Zbulimi i fwmijws”, Fides Publishers, 1967

Montesori, Maria, “Sekreti i fwmijrisë”. Orient logman, 1978

Montesori, Maria, “Mendja përthithëse” Start publishing LLC, 2013

Hajrullah Koliqi, “Historia e pedagogjisw botrore II”, GME, 1998

Publikime shkencore:

Sacket, Ginni, “katër planet e zhvillimit”, lekturë e pabotuar, AMI,2008

Burime nga interneti:

https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessorihttp://study.com/academy/lesson/what-is-montessori-curriculum.htmlhttp://www.montessori-icme.com/accreditation/process.htmlhttps://themontessorischool.us/program/curriculum/#2https://amshq.org/Montessori-Education/Introduction-to-Montessori/Core-Components-of-Montessori-Educationhttp://www.montessori-icme.com/method.html#structuredhttp://www.aldenmontessori.com/beautiful-classrooms/

http://www.montessori-icme.com/method.html#structuredhttp://montessorimiracles.blogspot.com/2011/02/why-multi-age-classroom.htmlhttp://www.steppingstonesgr.org/blog/2015/10/27/montessori-philosophy-explained-the-planes-of-developmenthttp://www.montessori-icme.com/method.htmlhttp://www.mariamontessori.com/2015/08/04/the-self-directed-child/http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0273229710000304https://www.theguardian.com/education/2006/sep/29/schools.uk

http://www.wbms.org/blog/transition-from-montessori-to-traditional-public-schoolhttp://www.montessori-ks.com/our-story/https://www.sharecare.com/health/parenting/disadvantages-montessori-teaching-method

Tabela e fotografive:

Figura 1: http://45conversations.com/blog/

Figura 2: https://www.montitute.com/unit/the-first-montessori-school-and-the-worldwide-response/

Figura 3: http://www.okemosschools.net/education/components/scrapbook/default.php?sectiondetailid=13672

Figura 4:https://www.google.com/search?sa=G&hl=en&q=maria+montessori+first+school&tbm=isch&imgil=FUG8r_ZRRvMYTM%253A%253BZcNvpE88FAlQUM%253Bhttps%25253A%25252F%25252Fwww.pinterest.com%25252Fpin%25252F412149803371811507%25252F&source=iu&pf=m&tbs=simg:CAESxQEJn09xUXLV63YauQELELCMpwgaYgpgCAMSKIQP2RmTEtkKjg-GB4wGtQ-LD-oKvySoLfIsrTjAJIMqqy3zLKktmzoaMImHRmrAUEs2Z7yxcCWsqCvdOvJKc3uUH0pMjCJzoHS_1fNDDuwbG_1Ls-jandIMHeWSAEDAsQjq7-CBoKCggIARIE7hhlbQwLEJ3twQkaMgoXCgRwbGF52qWI9gMLCgkvbS8wNnd0Z3EKFwoFY2hpbGTapYj2AwoKCC9tLzB5dGd0DA&fir=FUG8r_ZRRvMYTM%253A%252CZcNvpE88FAlQUM%252C_&usg=__i1Gf43yvDAMjSeQ-7Z7uKcnzLHU%3D&biw=1600&bih=794&ved=0ahUKEwip3NOKmoLVAhWBYZoKHW0aD2MQyjcIVA&ei=LUdlWemRGoHD6QTttLyYBg#imgrc=FUG8r_ZRRvMYTM

Figura 5: https://www.google.com/search?tbs=sbi:AMhZZivPfv96D3zZiVh-GNCQqpKWiqk5lUhM9lYRlC69xhw7MoBNNO8mUvGKGqglJhRbgR4BEprGkDxObQvaIGTzC0DaQCG-jw9ducEFeJDDpiEyFi3Jb2rCNEkJkZ6sDr70h0RP39PS9MMLJqSpfjZjBNufqYXBPHAyEwoqEev2qvXkeKh2n8YxU-4AjsXvTlvKlLNGX1S793Fkr25dfdtgLzKH79wd1xNC5U-Hbz9Vlq0VIbkbOtabAGztAf8XMCmLhZu4fAto3UznoUaqC4rBzqh1leLDAjrx894gs9WJnbY-98Tr--BjaSE2tPB9FA7YymgDQdnE&hl=en

Figura 6:https://www.google.com/search?hl=en&q=montessori+curriculum+heel&tbm=isch&tbs=simg:CAQSlQEJKeuVJoSH-e0aiQELEKjU2AQaAggKDAsQsIynCBpiCmAIAxIo4gidCsADxgOtFJ4KmgqfCuEInArFPZ49vj2YKfQ_1zDecKZInoTTkMxowUwANYPq_15Xt7nl57nVaW3KEg9-hfJelfuPlyS8A1HwgFbnDGWIUkX417OxXWn6EJIAQMCxCOrv4IGgoKCAgBEgT5YbRMDA&sa=X&ved=0ahUKEwjFre-vm4LVAhWrDZoKHSCQCuEQwg4IJSgA

Figura 7: http://www.aldenmontessori.com/beautiful-classrooms/

Figura 8 :https://lh3.googleusercontent.com/Tk3BGTUn5hqwvn4BTpbWt5RdamoeX9MOJ67d-g_o7k1cwYQCQr40XmsDmhS5kWUKEYAufA=s145

Figura 9: http://www.leportschools.com/ëhy-leport/ëhy-montessori/

Figura 10: Marrë nga libri :“ Zbulimi i fëmijës” ,M.Montesori. Titulli original : “the discovery of the child)

Figura 11:https://www.google.com/search?hl=en&tbm=isch&q=curiosity+and+wonder&oq=&gs_l=#hl=en&tbm=isch&q=the+four+planes+of+development&imgrc=p8kdUrRRDWwCpM:

Figura 12: https://lh3.googleusercontent.com/7IzwpQaMvQn7RxUASEylKRA9Zi-xivndtk4LEYgVa-DlSJJjN0nsvpNYNAcqh1b4hWLAEQ=s127

Figura 13:https://lh3.googleusercontent.com/VydZU0xlFpKo9upCbJ1eOPwMOe2OhCnAPEdwlt6oKgfUrH5Yvt9qcR-xRplRMVx_hDuH4A=s98

Figura 14:https://lh3.googleusercontent.com/9v0n_W1ztytSqXePu7mxLknRkC_qRsDY5lMQy43t338tp_ihYScjm9RYxHcAAixNqdBOFA=s86

Figura 15:https://lh3.googleusercontent.com/pOJDYomPT8nPIxeqshMaZD9f6BFmgbiRackbc1Xc_tyRpqeNQUrdupxg7fJJy_yBODfk=s114

Figura 16: https://lh3.googleusercontent.com/xPPD6H5IGSOu6xr448ZBlHDj0MdqKuFAUz-zsVS8N1fFuM0NIhopmi4sUeyxUVoNM-ZGvQ=s114

Figura 17: https://lh3.googleusercontent.com/51QM-cW7ZKiqyHD1zJOgEGzljB8459V1ehS27g3OI1kjV39b5M4zLjcVM-H8fPFflKyX6ZA=s85

Figura 18:https://www.google.com/search?sa=G&hl=en&q=Puzzle&tbm=isch&tbs=simg:CAQSkwEJOygv9BkY1RwahwELEKjU2AQaAAwLELCMpwgaYgpgCAMSKKYXiQmjF6IXpxe-HqUX5wmKCcAe9z2pJ-k0iiKmNfg9hCnmNKg55TQaMIptLzY0OwF2NnXkLT3GOsKIRN1cvpw141ghsGcvT4aCAH3T-U5Iki00spLro5NuLiAEDAsQjq7-CBoKCggIARIE8RCrzQw&ved=0ahUKEwiGh8CqpILVAhXKCpoKHeBhDLMQwg4IJSgA

Figura 19:https://www.google.com/search?sa=G&hl=en&q=montessori+sandpaper+letters&tbm=isch&tbs=simg:CAQSkwEJXco8bYbL39QahwELEKjU2AQaAAwLELCMpwgaYgpgCAMSKOwGvwL5Bs8S7wasFPoG6QaRAcgS5za7KPA2tyjWNtM16Db4PcA-gjcaMAvZXnb2y1HoJ9adsSpVK4wMJnfbiOD55tyEHUAEnI5PDF1mta4Q6dy-fuXUNMAADCAEDAsQjq7-CBoKCggIARIEj8trDQw&ved=0ahUKEwjJ1Y25oILVAhVLb5oKHdH_DuAQwg4IJSgA

Figura 20:https://www.google.com/search?sa=G&hl=en&q=Puzzle&tbm=isch&tbs=simg:CAQSkwEJOygv9BkY1RwahwELEKjU2AQaAAwLELCMpwgaYgpgCAMSKKYXiQmjF6IXpxe-HqUX5wmKCcAe9z2pJ-k0iiKmNfg9hCnmNKg55TQaMIptLzY0OwF2NnXkLT3GOsKIRN1cvpw141ghsGcvT4aCAH3T-U5Iki00spLro5NuLiAEDAsQjq7-CBoKCggIARIE8RCrzQw&ved=0ahUKEwi774bToILVAhWHA5oKHXxzCvYQwg4IJSgA

Figura 21:https://www.google.com/search?sa=G&hl=en&q=montessori+language&tbm=isch&tbs=simg:CAQSlwEJ9UdtmZoHoDEaiwELEKjU2AQaBAgCCAUMCxCwjKcIGmIKYAgDEijsCe0JwgnDCecJpAHFCYkJ6QP2Cc411jbUNek0gzWyNe498jTzNNM1GjCiK6v9QvyprgcixHkD8-OPRFAgo0kvdMUVKslq8lrXulY_1_1fHQKa2uc5YCqQgYjq8gBAwLEI6u_1ggaCgoICAESBAUpCHIM&ved=0ahUKEwjX07iXooLVAhXEPZoKHflVBqIQwg4IJSgA

Figura 22:https://lh3.googleusercontent.com/5KnxfDpCk4oU1j_Dvzq5vgsTV9nkwvEc9l9BT2RJV00RbvM_fJzjnxLgpAT6xgBwcTgJ2A=s114