UNIVERSITETI I GJAKOVËS ’’FEHMI AGANI …...bisedat e thjeshta të përditshme me ta. Vendi se...

26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ’’FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI GJUHË SHQIPE (PUNIM DIPLOME) E FOLMJA E ARBËNESHËVE TË ZARËS Mentori: Studentja: Prof. Asoc. Dr. Fidrik Dulaj Donika Rexhaj Gjakovë, 2019

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS ’’FEHMI AGANI …...bisedat e thjeshta të përditshme me ta. Vendi se...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ’’FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI GJUHË SHQIPE

(PUNIM DIPLOME)

E FOLMJA E ARBËNESHËVE TË ZARËS

Mentori: Studentja:

Prof. Asoc. Dr. Fidrik Dulaj Donika RexhajGjakovë, 2019

1

PËRMBAJTJA

Falënderim………………………………………………………………………………...... 2Abstrakti………………………………………………………………………………….... 3Hyrja…………………………………………………………………………………….......4Kapitulli I1. Gjuha shqipe………………………………………………………………………..….....51.1 Shtrirja gjeografike e gjuhës shqipe……………………………………………......…...6Kapitulli II2. Kultura dhe tradita tek arbëneshët e Zarës…………………………………………..... 7-82.1 E folmja e arbëneshëve të Zarës………………………………………………….…. 8-92.2 Dukuritë fonetike dhe morfologjike në të folmen e arbëneshëve……………….......9-152.3 Leksiku dhe dialektologjia e të folmes së Zarës………………………………..…15-19Kapitulli III3. Dukuritë fonetike në romanin “Nita”-Josip Rela…………………………………....19-203.1 Dukuritë fonetike në të folmen e arbëneshëve të Zarës…………………….……. 21-223.2 Disa nga arbëneshët e shquar…………………………………………………....….....23Përfundim…………………………………………………………………………...…......24Literatura……………………………………………………………………….………….25

2

FALËNDERIME

Për të arritur këtu ku jam duhet dashuri, vullnet madje edhe sakrificë, të gjitha këto m’i mundësojfamilja ime.

Ju jam mirënjohëse dhe falënderuese gjithë jetën që më qëndruan pranë në realizimin e ëndrrëstime, shpresoj të jeni krenar me mua.

Çdo punë kërkon mund për t’i arritur frytet e saja, mirëpo kur ajo punohet në grup dhe me shumëdashuri është edhe më e arrirë. Me këtë dua të shpreh falënderimet e mia për prof. Asoc. Dr.Fridrik Dulaj i cili më qëndroi pranë sa herë kisha nevojë për këshilla dhe konsultime të cilat mëndihmuan ta përfundoj këtë temë.

Dhe në fund një falënderim i përzemërt shkon për motrën time të madhe, e cila ishte shtysa imeqë të studioj gjuhën shqipe.

Ju jam mirënjohëse përzemërsisht!

3

ABSTRAKTI

Gjuha shqipe përbën një degë të veçantë të gjuhëve indoevropiane, e cila si e tillë flitetnga një numër mjaft i madh i njerëzve. Shqipja ka dy dialektet kryesore toskërishten dhegegërishten, të cilat kanë shtrirje gjeografike të caktuar, mirëpo që nuk fliten vetëm brenda përbrenda trojeve shqiptare mirëpo edhe jashtë saj. Një theks të veçantë të të folurës shqipe jashtëtrojeve shqiptare ruajnë me shekuj dhe shqiptarët e Kroacisë apo të njohur ndryshe edhe siArbneshët e Zarës, të cilët e ruajnë me mjaft fanatizëm kulturën, traditat dhe gjuhën, të cilën eflasin në dialektin gegë apo i njohur ndryshe edhe si e folur arbëneshe.

Fjalët kyçe: Gjuha shqipe, dialekti verior gegërishtja, arbëneshët e Zarës.

4

HYRJA

Tema e cila trajtohet këtu është e folmja e arbëneshëve të Zarës, e cila i përket kryesishtrrafshit leksikor dhe morfologjik si dhe atij dialektologjik. I përket rrafshit leksikor sepse ka tëbëjë me fjalë të caktuara që ata i flasin dhe që janë karakteristikë e tyre dhe kuptimet që atobartin, më shumë i takon rrafshit fonetik për arsye të ndryshimit që pësojnë tingujt e një fjale tëcaktuar, kurse më pak i takojnë rrafshit dialektologjik pasi që dihet se arbëneshët e Zarës flasinnjë gegërishte veriore të ashtuquajtur dialekt i arbënishtes.

Qëllimi kryesor i kësaj teme është pasqyrimi i gjuhës shqipe jashtë trojeve shqipfolëse,ruajtja e gjuhës me shekuj, ndryshimet që ajo ka kaluar nëpër faza të caktuara dhe në fundrëndësia e saj si një ndër gjuhët më të vjetra në Gadishullin Ballkanik.

Tema është ndarë në kapituj, në kapitullin e parë jemi përpjekur për të shpjeguar në pikatë shkurtra historikun e zhvillimit të gjuhës shqipe dhe ndarjen e saj, si dhe shtrirjen gjeografiketë kësaj të folme. Kapitulli i dytë përfshin shtrirjen gjeografike të arbëneshëve të Zarës, traditënkulturën dhe gjuhën. Në fund kapitulli i tretë përfshin çështjet fonetike dhe leksikore të fjalëvetë caktuara.

Metodat kryesore të përdorura në këtë punim janë ajo e hulumtimit nëpër libra tëndryshëm, të cilat flasin rreth temës, metoda e vëzhgimit dhe dëgjimit të fjalëve të caktuara përtë nxjerrë aspektin fonetik të bazuara kryesisht në dëgjimin në internet në të ashtuquajturënyoutube.

Gjithçka që mësohet duhet të jetësohet me anë të praktikës, prandaj është e rëndësishmepërdorimi i metodave të caktuara për të arritur rezultate në të nxënit.

5

KAPITULLI I

1. GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe përbën një degë të veçantë në grupin e gjuhëve indoevropiane, e cila flitetpothuajse nga rreth gjashtë milion shqiptarë, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, po edhe jashtësaj. Gjuha shqipe në alfabetin e saj ka 36 shkronja prej të cilave 7 janë zanore kurse 29bashkëtingëllore, shqiptarët në hartimin e alfabetit janë mbështetur kryesisht në alfabetin latin.Punën për ta hartuar këtë alfabet e filluan në Manastir më 14 nëntor1908 dhe e përfunduan më 22nëntor 1908 si një konferencë akademike.

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin ejugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi iShkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinitshtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).Gegërishtja konsiderohet si dialekti më i pasur me fjalë në krahasim me toskërishten, duke ubazuar tek autorët e Rilindjes. Thuhet se në veprën e Naimit fliten rreth 6000 fjalë, kurse në atëtë Fishtës rreth 20.000 fjalë. Dallimet ndërmjet dy dialekteve të shqipes i përkasin më shumëaspektit fonetik të ndryshimit të tingujve.

Në bazë të Kongresit Arsimor të Lushnjës 1920 ku u vendos që gjuhë zyrtare e shqipes tëjetë e folmja e Elbasanit apo gegërishtja veriore si dhe në bazë të Kongresit të Drejtshkrimit tëGjuhës Shqipe 1972, në bazë të standardit të gjuhës shqipe u vendos përfundimisht toskërishtja,mësojmë së gjuha shqipe ka pasur dy standardizime zyrtare. “Kur flasim për leksikun e gjuhësshqipe nuk kemi kufizim kohor e truallsor. Ai përfshin të gjitha fjalët që janë përdorur ngashqiptarët në të gjitha periudhat e jetës së popullit tonë”1. “Leksiku i gjuhës shqipe është shumë igjerë dhe ka mundësi të mëdha për t’u pasuruar”2.

1 Jani Thomai, “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, Toena, Tiranë, 2005, fq. 27.2 Po aty, fq. 28.

6

1.1. SHTRIJA GJOGRAFIKE E GJUHËS SHQIPE

Gjuha shqipe është gjuha e shqiptarëve. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha shqipepasardhëse e ilirishtes. Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse pak fjalë, disa emra gjeografikë dheemra personash ilirë, të cilët mund të shpjegohen me emra të shqipes. Kështu p.sh. Dardaniaështë shpjeguar me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen delme, dele, Ulkin me shqipen ujk,ulk, Bardhyl me shqipen i bardhë, Daz me shqipen dash.

Gjuha shqipe është e folur në të gjitha trevat e Kosovës dhe Shqipërisë përveç këtyrevendeve ajo flitet edhe jashtë kufijve duke përfshirë këtu vendet fqinjë si në:

Mal i Zi: -shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 5% të popullsisë në numër diku rreth 30.000, ata flasin në dialektin gegë të gjuhës shqipe përkatësisht në variantin veriperëndimor. Kjopakicë e popullsisë jeton në pjesën juglindore dhe lindore të vendit në komunat si Ulqin, Plavë,Tivar, Podgoricë, Rozhajë, Tuz.

Serbi: -shqiptarët në Serbi përbëjnë rreth 0.82% të popullsisë në numër diku rreth 61.000,ata flasin në dialektin gegë apo verior të gjuhës pakicë e popullsisë jeton në pjesën më jugore tëvendit duke përfshirë këtu komunat si Preshevë, Bujanoc, Medvegjë si dhe në Vojvodinë e nëSanxhakun e Pazarit të Ri.

Maqedoni: -shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth 25% të popullsisë në numër diku rreth509.000, ata flasin në dialektin gegë të gjuhës shqipe. Kjo popullsi jeton në pjesënveriperëndimore dhe perëndimore të vendit në komunat si Tetovë, Shkup, Dibër, Kumanovë,Kërçovë, Ohër, Prilep, Resnjë dhë Manastir.

Kroaci: -shqiptarët në Kroaci përbëjnë rreth 0.41% të popullsisë në numër diku rreth17.000, arbëneshët flasin në gegërisht kryesisht në gegërishten veriperëndimore. Kjo popullsijeton në komunën e Zarës prej nga edhe e kanë marrë emrin arbëreshët e Zarës.

Duhet të kemi parasysh se shqipja flitet edhe më tej si në Greqi tek arbëneshët e Greqisë,në Camëri, pastaj në Itali tek arbëreshët e Italisë, në Sicili dhe Kalabri, shqipja flitet edhe nëUkrain dhe Rumani si dhe në pjesën tjetër që e përbëjnë shqiptarët e diasporës, të cilët janë nënumër të madh.

7

KAPITULLI II

2. KULTURA DHE TRADITA TEK ARBËRESHËT E ZARËS

“Gjatë kohës së kërkimeve për të folmen e arbëneshëve të Zarës, në dy ekspedita të mia,nga ana e arbëneshëve jam mirëpritur përzemërsisht, duke më ofruar ndihmë të pakursyeshme nëkëtë drejtim e duke pasur kujdes të veçantë ndaj meje. Ata bënin gara ndërmjet veti secili prejtyre do të ofronte me shumë lëndë gjuhësore. Mund të dëshmoj se pjesa dërrmuese e arbëneshëvebëri çmos në ofrimin e materialit për gjuhën e tyre dhe për traditat gojore në përgjithësi”3,përmes këtyre fjalëve të prof. Dr. Idriz Ajetit vihet në pah mikpritja e shqiptarëve të Zarës tëcilën ata e ruajnë me mjaft fanatizëm. Përshkrimi i tipareve fizike të shqiptarëve të Zarës bëhetnga zotëri S. Buzoliqi, i cili thotë se ata ishin njerëz me faqe të kuqe që pëlcasin nga shëndeti,shikim të rreptë dhe shtat të mesëm, por të bukur,karakter hijerëndë dhe me fjalë të majës sëgjuhës që pëlcasin si orteku, por edhe qetësohen shpejt, zërin e kanë melodik dhe këndojnëshumë bukur .

Karakteristik e arbëneshëve të Zarës është së ata ruajnë emrat dhe mbiemrat shqiptarë sip.sh. emrat e individëve Mark, Gjergj, Pjetër, Teutë, Gjon etj mbiemrat, të cilët i kanë ruajturtradicionalisht nga vendlindja si p.sh. mbiemrat Luka, Gjini, Gjoni, Kamsi, Gjergji, Deshpali etj.Ata kanë ruajtur edhe shumë emra të toponimeve me origjinë shqipe të cilat konsiderohen siemërtime të pastra të shqipes e që janë si në vijim: Fusha e Arbneshit, Fusha e Varreve, Gropa eShkampit etj.

Shqiptarët e Zarës konsiderohen si njerëz me kulturë traditë dhe shije ata ruajnë edhekultin e martesës, i cili ndodh vetëm përmes arbëneshëve për arsye të asimilimit dhe ruajtjen eorigjinës shqiptare. Origjina për arbëneshët e Zarës është krenari dhe këtë mund ta prekësh ngabisedat e thjeshta të përditshme me ta. Vendi se ku shtrihen arbëneshët e Zarës ishte një vendtejet i bukur dhe gjithmonë i ndriçuar nga dielli, poeti i njohur J. Rela e përshkruan ndërrimin eshtëpive ku thotë se ato ishin në fillim përdhesa e më vonë u bënë kulla të rrethuara në mure tëlarta me oborr dhe kopsht të mbushur me lule kjo sipas tij dëshmon rrjedhim të zakoneve tëviseve të vjetra. Edhe pse në një gjendje të vështirë ekonomike ata arrinin ta siguronin bukën egojës duke u marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori në krye me artin e ndërtimit të anijeve qëishte tipar dallues i liburnëve. Në Zarë u hap edhe shkolla e parë shqipe në vitin 1901, e cilaqëndroi e hapur për 17 vite deri më 1918, me mësues të shquar të cilët i përkasin me shumë fesëkatolike si Shtjefën Gjeçovi, Anton Paluca, Pashka Bardhi etj. Arbëneshët e Zarës dhanë njëkontribut të shquar edhe në Lëvizjen për çlirim kombëtar idetë e tyre patriotike edhe intelektualemadje ata themeluan edhe një gazetë, e cila doli ne shitje në disa numra e që titullohej ’’Zani iShqyptarit’’.

3 Idriz Ajeti, ”Studime për gjuhën shqipe”, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 19.

8

2.1. E FOLMJA E ARBËNESHËVE TË ZARËS

‘’Arbëneshët e Zarës janë një pjesë e diasporës shqiptare jashtë atdheut. Ata ndodhen në fshatratArbnesh në afërsi të Zarës në Dalmaci dhe janë, shpërngulur para rreth 250 vjetësh nga Malësia eShkodrës apo anët veriperëndimore të Shqipërisë së moçme, që, siç dihet, përfshinte edhe anët eKrajës, Tivarit e Ulqinit, që qysh nga vitit 1913, e këtej do të mbeteshin jashtë kufijve të shtetitshqiptar, në Mal të Zi’’4.

Duke u mbështetur në fakte historike kanë ndodhur dy shtegtime të shqiptarëve për nëZarë’’ me gjithë ndihmën e përzemërt, të Vinenç Zmajeviqit, më 1726, nga Kraja e Malit të Zi –nga Brisku e Shestani shkuan në Zarë 19 familje. Kjo ishte shpërngulja e parë e shqiptarëve tëKrajës për në viset e veriut. Pas një kohe, disa vjet më vonë, më 1733, bëhet shpërngulja e dytë eshqiptarëve nga Shestani dhe e rrethinave të tjera, ku kishte 28 familje më 199 anëtarë’’5.

E folmja e Arbëneshëve të Zarës ka pësuar shumë ndryshime në faza të caktuara tëekzistimit të saj si gjuhë,’’për të folmen e arbëneshëve të Zarës janë interesuar qysh herëtalbanologe të huaj, pastaj edhe gjuhëtarë shqiptarë’’6. ‘’Njoftimet e para për këtë të folme i keminga shkencëtari i famshëm Franjo Mikloshiçi, i cili në studimet veta Albanische Forschungen,përmend rreth dyqind fjalë të së folmes së Arbëneshit, e pastaj shkencëtari kroat Ivo Bërçiq, ilindur në Zarë, njëri me kulturë jashtëzakonisht të gjerë, që merrej me studimin e glagolicës, lapas vete një numër të konsideruar studimesh dhe librin nga fusha e filologjisë së sllavishtes sëvjetër; Enciklopedia Jugoslavije, I. A. Bosk’’7. Krahas studimeve gjuhësore lidhur me këtë tëfolme me vlerë të madhe janë edhe një numër jo i vogël i veprave të autorëve të ndryshëm tëZarës si dramat e Josip Relës dhe poezitë e Shime Deshpalit ku në veprat e tyre përdorin njëgjuhë nëndialektore me frymën ruajtëse konservative e cila është mjaft e dallueshme nga shqipjae sotme mirëpo që mund të shërbejnë si elemente studimi për shumë dialektolog. Siç dihet efolmja e arbëneshëve të Zarës i takon dialektit të veriut apo gegërishtes përkatësisht bën pjesë nëgrupin e të folmeve të gegërishtes veriperëndimore.

Poashtu arbëneshët e Zarës ruajnë edhe emrat dhe mbiemrat e shqipes p.sh. emrat eindividëve Mark, Gjergj, Pjetër, Teutë, Gjon etj. mbiemrat të cilët i kanë ruajtur tradicionalishtnga vendlindja si p.sh. mbiemrat Luka, Gjini, Gjoni, Kamsi, Gjergji, Deshpali etj. Ata kanëruajtur edhe shumë emra të toponimeve me origjinë shqipe të cilat konsiderohen si emërtime tëpastra të shqipes e që janë si në vijim Fusha e Arbneshit, Fusha e Varreve, Gropa e Shkamip etj.Për sa i përket emërtimit të vendit të tyre ‘’shqiptarët këtë vendbanim e quajtën Arbëneši; kroatëtnë fillim e quajtën – Ericino selo; italianët – Borgo Erizzo, sipas providitorit Nikola Erici; kroatët

4 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologjia’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 381.5 Idriz Ajeti, ”Studime për gjuhën shqipe”, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 87, 88.6 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialketologjia’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 383.7 Idriz Ajeti, ’’Studime për gjuhën shqipe’’, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 75.

9

më vonë e quajtën Arbanasi. ‘’8 ‘’Ndjenjat e arbëneshëve të Zarës ishin të forta për një emër tënjë vendi të tillë, ndaj nuk është çudi që ata vendbanimin e tyre e quajtën Arbǎneš; khs. Arbnëš –emër fshati rrëzë Taraboshit. Kjo nuk është asgjë e re, sepse emërtimi Arbɛnëš, Arbɛrëš – në tëvërtetë ndeshet si emërtim për shqiptarët mjaft herët. Ai është në përdorim edhe sot e kësaj dite sinë të folmet toskë po ashtu edhe në të folmet gegë (khs. M. Resuli, Raporti kronologjik i trajtave:Arbëneśh – shqiptar, Leka, VIII, N 0 1, 1936/38-39); për emërtimin toskë dhe gegë, prandaj nukmund të thuhet se u pagëzua nën ndikimin e emërtimit kroat Arbanasi’’9.

Me studimin e të folmes së Zarës si dhe letërsinë e tyre janë marrë një numër i madhstudiuesish shqiptarë, albanolog të huaj dhe arbënesh, po përmendim disa prej tyre në kryeqëndron I. Ajeti së bashku me G.Vajgandin dhe pas tyre vijnë disa historian si: Hasan Kaleshi,Muhamed Tërnava e Zija Shkodra.

Shqipja e arbëneshëve të Zarës konsiderohet si gjuhë e zemrës dhe flitet e përdoretkryesisht vetëm brenda famljes kryesisht nga më të moshuarit e më pak nga të rinj, kursekroatishtja konsiderohet si gjuhë kryesore që e përdorin kryesisht nëpër punët që ata bëjnë aponë institucionet e caktuar dhe në rastin më të zakonshëm gjatë bashkëbisedimit me individë tëtjerë kroat që e përbëjnë bashkësinë më të madhe gjuhësore.’’Kruno Kristiqi, në hyrje të veprëssë tij’’Rjecnik govora Zadarsikih Arbanasa’’(1887), shënon se ‘’në shtëpi si dhe në bisedat më tëafërmit’’sluzhë svi stariji Arbanasi’’(shërben shqipja e moçme), por të rinjt flasin edhe kroatishtdhe, shumë syresh, edhe italisht. Pra, kemi një gjuhë shqipe në takim me stokavishten apodialektin sllav të Malit të Zi e anëve të Kotorrit qysh para se të mërgonin në Zarë, pastaj mëkroatishtën dhe me italishten që fliten në qytetin e Zarës’’10.

8 Idriz Ajeti, ’’Studime për gjuhën shqipe’’, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 87.9 Po aty ,fq. 87, 88.10 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologjia’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 385.

10

2.2. DUKURITË FONETIKE DHE MORFOLOGJIKE NË TË FOLMEN EARBËNESHËVE TË ZARËS

Tiparet fonetike: për sa i përket tipareve dalluese fonetike të së folmes së arbëneshëve të Zarësnga shqipja standarde mund t’i përmendim disa dukuri që janë mjaft karakteristikë në sistemin ezanoreve dhe të bashkëtingëlloreve dhe të gjendjes së grupeve të tyre të moçme si dhe do t’ishqyrtojmë ato tipare fonetike që janë karakteristikë e vetme për këtë të folur si dhe zhvillimet ereja nën ndikimin e gjuhës së huaj.1. Në të folmen e arbëneshëve të Zarës zanorja a shqiptohet si o: i gjol (I gjallë), oc (ac), goti(gati)11etj.2. ’’Nuk shqiptohet zanorja e patheksuar fundore ë: pun (punë), rand (rëndë), fark (farkë) etj.’’12

3. Tek të folurit e arbëneshëve të Zarës dallohet edhe diftongu dhe togu i zanoreve psh: tek togjete zanoreve kemi praninë e togut ua dhe uo tek fjalët fjalëbarsu (mbarsuar) besidua (biseduar),bluon (bluar) ose në një fjali ka vot më gruon të ti, që në shqipen standarde bën kam ardhë megruan tek ti. ‘’Sa i përket diftongut, ai kah fundi i shekullit XIX, filloi ta humb palatalizimin evet, duke synuar në këtë mënyrë identifikimin me i-në evropiane nga njëra anë, ndërsa në anëntjetër edhe i e trashë velare kaloi në i të mesme evropiane’’13.4. Në të folmen e arbëneshëve nuk ka kurrëfar dallimi ndërmjet ќ, ć: ǵ, đ të fortë dhe të butë mekëtë mendim pajtohen edhe shumë studiues duke filluar nga Berçiqit e deri te Erberi, Vajgandi.5. ‘’Në studimet e Mikloshiçit për shqipen janë dalluar dy tipa të tingullit ć č: faće, flčińet (plur.),mustač, faće, otšitovat “manifestare” poručit – racomandara, Mikloshiçi në dy raste përdori edheshenjën ќ për ќ të butë shqipe: ќërë, ќiëλ. Ne nuk e kemi të qartë se a thua shenja ќ, qëMikloshiçi e përdori në dy fjalët e përmendura, duhet të shënojë butësinë e tingullit ć në kuptimtë palatalitetit të dialektit toskë, apo kjo është identike me afrikaten, tś: ć; unë besoj se këto dyshenja përdoren për të njëjtin tingull – edhe pse nuk përjashtohet mundësia e ekzistimit tëtingullit të butë palatal në kuptimin e toskërishtes të së folmes së Arbëneshit të asaj kohe.Ekziston papërcaktueshmëri edhe në të shënuarit e tingujve ǵ, đ të cilët te Mikloshiçi janëshënuar me shenjat ǵ, đ: më ǵukuo, ǵutët, nǵüë, etj.: dj-rdjant.’’6.’’Zanorja y në shumë raste kalon në u: kruc (kryq), gjus (gjysmë), lumë (lyëm)’’14etj. Kjodukuri dallohet edhe në disa të folme të tjera në Kosovë dhe Shqipëri si e folmja e Kaçanikut,Rahovecit, Gjirokastes.7. Në disa raste y kalon si tingull i delabializuar në ë p.sh bëtha (bytha), shtëp (shtyp) etjndërkaq në të folmen e arbëneshëve të Zarës,’’vet zanorja ë në pozicionet paratheksorë në disaraste kalon në zanore të tjera si në i :lishua (lëshua), në o\u povët\puvët (për vës+pyët) etj. Nukshqiptohet më bashkëtingëllorja h :aty kemi :undi (hunda), anger (hangër), ekur (hekur) etj.

11 Po aty, fq. 385.12 Po aty, fq. 385.13 Idriz Ajeti, ’’Studime për gjuhën shqipe’, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 76.14 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologjia’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 386.

11

8. Bashkëtingëllorja rr ëshë zbutur në r : arua (harrua), ar (arrë)’’15.9. ‘’Në artikullin e përmendur të Stjepan Buzoliqit, f. 78, thuhet se arbëneshët e Zarës nuk mundtë shqiptojnë polje (poљë), vetëm pole (poљe), vola (boљa) në vend të volja (boљa). E kjo do tëthotë se l’ (љ) e butë kah fundi i shekullit të kaluar kishte filluar të zhduket nga e folmja eArbëneshëve të Zarës.’’16

10.’’ Spiranti interdental i ruajtur në këtë të folme është veçori që e karakterizon shqipen thotë I.Ajeti, vetëm se ne këtu duhet të theksojmë faktin së veçanërisht spiranti interdental i zëshëmështë jostabil, sepse në një pjesë të mirë fjalësh tregon tendencën e kalimit të ł-së së trashë, dheanasjelltas, ł velare synon te kalojë në δ; p.sh. moła (=ł=δ;=moła), čieδi, dieδi, üeδi = ćiełi, diełi,üełi; uła e cieδit, “Via lattea” (=uδa e ćiełit). Shembujt e përmendur tregojnë qartë jostabilitetindhe mosekzistencën e tingujve në fjalë në të folmen përkatëse.11. Mungesa e alfabetit stabil nuk ofron mundësi të bëjmë diferencimin e tipave të tingujve ќ, ć,ǵ’’17.12. Sipas Taljavinit veçori e përgjithshme e të folurës së arbëneshëve të Zarës është ku tingulli skalon në një farë ś mirëpo kjo u hudh poshtë nga Idriz Ajeti i cili kishte bërë kërkime në mes tëkësaj të folmeje dhe kishte parë që nuk kishte kësi lloj kalimi dhe nga Korno Kërstiqi, i cili e lidhkëtë kalim me të metat gjatë të folurit. Më tej I. Ajeti thekson ‘’Mendoj se korrigjimi më tepërshihet te tingulli ć (ќ)‘’. Edhe vet Vajgandi pohonte se më në fund është edhe e vërtetë se ќ në tëfolmen arbëneshe u kthye në afrikaten ć (tś), e që së fundi do të thotë se me fortësi, ajo ështënjëjtësuar me tś (ç) të fortë. Megjithkëtë, Vajgandi në Glosarin e vet përkundër kësaj përdorëshenjën tš (č) për të shënuar ç-në e fortë në të folmen e Arbëneshit. Unë qëndroj i paluhatshëmnë atë se tipat e tingujve të butë dhe të fortë: ќ (tṡ), me kalimin e së butës në afrikate janëidentifikuar plotësisht, dhe se në mes tyre nuk ka kurrfarë dallimi tingullor. Ndërrim ka pasuredhe në këta shembuj: tšërek, VI, 28, tšobo-ani, tšõin, (erhebe), tšoem, tšuo, por tśaf-a; tśeni,tśelbi, tśep-a, tśeni, tśelbi, tśep-a, tśeš, tśešem, tśieł-δi, tśint, tśümbe, tśüš, etj. (Shembujt u morënnga Glosari i Vajgandit, f. 237). Nuk shoh arsye për përdorimin e dyfishtë të shenjës dź, d’:dźint, dźie, dźūs, endźul, ënđul, nga njëra anë, dhe d’un-i (gjuni), d’umi nga ana tjetër, sepse nëtë vërtetë këto janë shenja për të njëjtin tingull, kur jemi te këta shembuj, është e nevojshme tëtheksojmë se Vajgandi me siguri nuk ka të drejtë kur për tingujt k , g -vetëm për përdorimin nëarbënishte – përdor shenjën d’: ĝ, siç është d’uni (gjuni), d’ua (gjuha), dingō u ngas, ngō.’’18

14. ‘’Vajgandi pohon me siguri të plotë së forma e sotme arbëneshë me še – është trajtë eshkurtuar nga me fšë (-h) . Për t’u vërtetuar një gjë e këtillë, është e nevojshme të dihet si ishteajo në burimet dhe shkrimet e vjetra gjuhësore. Pasiguria është edhe më e madhe kur dihet se f,m, të trajta fšē (h), mšëf, janë prefikse folore, e kjo do të thotë se trajta fillestare shqiptohejšeh>šef, fšeh: mšef. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë të folme është ruajtur forma arkaikëše (h)’’19.

15 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologjia’’, Shblu, Tiranë, 2003, fq. 386.16 Idriz Ajeti, ’’Studime për gjuhën shqipe’’, “Ashak” Prishtinë, 2017, fq. 77.17 Po aty, fq. 79.18 Po aty, fq. 81.19 Po aty, fq. 82.

12

15. Dihet se arbëneshët janë nën ndikimin e gjuhës së huaj përkatësisht kroatishtes dhe për këtëarsye brezi i ri nuk e shqipton bashkëtingëlloren th dhe në vënd të saj e realizon atë me s psh:mësan (më thënë), sonji (thoni)etj.16.’’Shpesh bashkëtingëllorja dh ndërrohet me l losë l:llent (dhent), erl (erdhi), arll (ardhur), porka edhe raste që dh zëvendësohet me d ose t ard (ardhë), art (ardhë)’’20.17. Kemi edhe rastin tjetër kur bashkëtingëllorja ll gjendet nën ndikimin e kroatishtes në tëfolmen e arbëneshëve të Zarës dendur kalon në i apo në lj psh lomi (llomi), plumbi (pllumbi) etj.18.’’Bashkëtingëllorja f në përbërje të grupit të njohur fsh ka rënë:kashatë (kafshatë), mandash(mëndafsh), por f-ja bie edhe në rastet të tjera si në format foljore të dëshirores(veta e tretënjejës): kjot (kjoftë), madje edhe në rastet e tjera, si mjat (mjaft)’’21.19.’’Dendur, bashkëtingellorja k nistore këmbehet me g: me gërkua (me kërkua), me gaxua (mekallzua, gërcëlë (kërqële\gëlqere)’’22.20. Në të folmen e arbëneshëve të Zarës ruhen të plota edhe grupet e vjetra të bashkëtingëllorevesi mb, nd, ng, ngj, nx, nj te fjalët si bojty (mbajt), mbar, mbarim, mbars, ndimua (ndihmua) etj.21. ‘’Dallime ka ndër disa familje ose, më mirë të thuash, te disa individë, të cilët diftongun ua ëshqiptojnë në trajtën e tij arkaikë uo, ndërkaq disa të tjerë, shumica e tyre, e shqiptojnë ua: mškuo me punuo, gruo: me škua, me punua, grua. Më tej Vajgandi thotë ‘’Unë mendoj sepopullata arbëneshe solli me vete këto dallime në shqiptim, siç janë: diftongu uo, sipas bindjessonë, u soll bashkë me kolonistët nga Shestani, Pinçiqi, Muriqi, ndërsa diftongu ua nga Brisku,Larja, Dobreci’’. I pari është ruajtur mirë edhe në të folmen e truallit të vjetër në Shestan, Pinçiq,në trajtën e vet arkaike, do të thotë uo; në të folmen e Briskut dhe të Larjës diftongu kaloi nëtrajtën ue: me punue, të dialektit gegë që është trajta më e përhapur.22. Dallime ka edhe në shqiptimin e spiranteve interdentale v, δ: disa individë i shqiptojnë mirë;kryesisht është i drejtë spiranti i shurdhët ndërdhëmbor v. Ndërsa te disa të tjerë këta kanë kaluarnë s, ł, l. As në të folmet e Krajës nuk janë ruajtur tingujt e përmendur – tingulli δ në Shestan,kryesisht ka kaluar në velaren ł – që në të folmen e Briskut e të Ljarës ka filluar ta zëvendësoj ł-në të trashë. Tingulli v në të folmet e Krajës ka mbetur i paprekur. Sa u përket këtyre dallimevenë të folmen arbëneshë, unë personalisht mendoj se ato e heqin zanafillën qysh nga trualli ilashtë, sepse ndryshe nuk mund të kuptohej pohimi se dallimet në të folurit e arbëneshëve pasuanmë vonë në truallin e ri’’23.

Siç duket nga pikat e cekura më lartë kuptojmë që në të folmen e arbrëneshëve të Zarësekzistojnë dallime të dukshme fonetike dhe morfologjike në krahasim me gjuhën e sotme shqipekryesisht këto dallime kanë të bëjnë me dukurinë e ndërrimeve të tingujve pastaj vijnë procesetfonetike të shtesës, rënjës, përngjitjes, bashkimit, qiellzorizimit etj të tingujve, funksionin etheksit në tinguj të caktuar pastaj kemi variantin themelor të tingujve kryesisht të zanoreve tëcilat modifikohen dhe në fund problemet e shqiptimit letrar.

20 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologji’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 386.21 Po aty, fq. 386.22 Po aty, fq. 387.23Idriz Ajeti, ’’Studime për gjuhën shqipe’’, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 85.

13

Tiparet morfologjike: në të folmen e arbëneshëve të Zarës ekzistojnë poashtu edhe tiparetë dallueshme morfologjike që e bëjnë diferencimin e kësaj të folure nga gjuha letrare e sotmeshqipe, këto tipare kanë rëndësi të madhe për historikun e gjuhës shqipe dhe zhvillimit të saj përarsye se këto tipare përkojnë kryesisht me ato tipare të gegërishtes veriperëndimore, kryesisht merajonin e Malësisë së Madhe ku ruajnë shumë forma konservative si ato të ‘’Mesharit’’të GjonBuzukut. Përveç vjetërsisë në aspektin morfologjik në këtë të folme mund të ndeshim risi edukuri të cilat janë përfituar nga bashkëveprimi me gjuhët në kontakt ku si shembull mund tëmarrim kthimin e foljeve të parregullta në të rregullta ‘’sipas analogjisë me të rregullat me tëpërdoreshme, si dhe i formave të shumësit të emrave të parregullt në ‘’forma të rregullta‘’të tipittë gjuhës së fëmijëve(para së të përvetësojnë e të përsosin plotësisht sistemin përkatës të gjuhësamtare përkatëse) që shfaqet në një formë pak a shumë të njëjtë edhe në përfitime të ndryshme tëgjuhëve të ishujve të shkëputur minoritare, siç është edhe kjo e folme’’24.

Marrim si shembull format e gjuhës së fëmijëve tek shumësi sipas Kruno Kerstiqi p.sh(dorat) në vend të duarve apo edhe (derat) në vend të dyerve.1.’’Emrat e gjinisë mashkullore marrin mbaresën –i (djali, mishi, peni) osë më –u (gjaku,fiku,brëgu, shiu, miu, kau)’’25.2.’’Emrat e gjinisë femërore marrin –a ose –ja (rana, veneshta, gjoja (gjëja)’’26.3.’’Disa emra frymorësh përveç mbaresës marrin edhe nyje të përparme psh: i ati, vëllai, i biri, emotra, e bija. Kështu edhe emrat e ditëve të javës: e anea (e hane-e hënë), e mërkurea’’27.4. Mund të thuhet se e përbashkëta midis gjuhës së arbëneshëve të Zarës dhe gjuhës së sotmeshqipe është gjinia asnjënëse e cila përveç në gjuhën e sotme letrare ashtu edhe në gjuhën earbëreshëve të Zarës ka shkuar duke u rrudhur. I takojnë gjinisë asnjënëse emrat prejpjësore dheprejmbiemrorë të tillë si të shkrom, të pictë, të cëshun etj,5.’’Ruhen forma të asnjënjësit edhe në disa dëftorë që shoqërojnë emra dhe që tregojnë lëndë:këta (ata) djath, këta (ata) rush, këta (ata) gjind’’28.6. Duke u mbështetur në atë se gjuha e arbëneshëve të Zarës i takon anës veriperëndimoresistemi i lakimit dhe rasat paraqiten të ngjashëm vetëm se theks të veçantë ka mungesa e formavetë rasës vendore si psh: në shpi, në katund, nëpër fusha etj, ndonjëherë mund të shihet i shoqëruaredhe me parafjalën më në rastet si me prithin, me motrën, me kolin etj.7.’’Në rasën rrjedhore njëjës përdoren format me mbaresën –ë(dhe jo me –ët si në Malësi tëMadhe gjetkë në veriperëndim) pë vajzë (dhe jo prej vajzet)’’29.8. Në vend të formave të vjetra të vetës së parë shumës në kohën e tashme më së shumti tanipërdoren format me mbaresën –na (shkona, ndigona) këto forma të të folurës edhe pse nuk janëshumë të reja pos që ndeshen në të folmen e Zarës ato i ndeshim edhe në të folmet tjera kryesishtato veriperëndimore si në Shkodër apo edhe në Malësinë e Madhe kryesisht në pjesën fushore të

24 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologji’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 387.25 Po aty, fq. 388.26 Po aty, fq. 388.27 Po aty, fq. 388.28 Po aty, fq. 388.29 Po aty, fq. 388.

14

Kastratit dhe në Rranxa të Mbishkodrës.9.’’Në të folmen e arbëneshëve të Zarës format e foljes të kohës së tashme kanë shpesh kuptimine së ardhmes: vinj nesër(do të vij nesër), dy ditë mbesim këtu (dy ditë do të mbesim këtu).Format e së ardhmes me pjesëzën do+lidhore përdoren kryesisht në ndërtimet që shprehinpasiguri a dyshim:do të ket aj (ndoshta do të ketë ai), do të vim nesër (ndoshta do të vijmë nesër),do të gjetësh (ndoshta do të gjesh)’’30.10. Me mbaresën e paraprirë nga antihijatizuesja –v tek fjalët si shkova, kërceva, vrava, por edheme mbaresat e paraprira nga jt tek fjalët shkova, kërcejta, pojti etj, formohen format e së kryerëssë thjeshtë në të folmen e arbëneshëve të Zarës.14. Paravendosja e trajtave të shkurta krahas atyre të prapavendosura është për t‘u vënë re p.sh.tek: fjalët si gaxom, gaxoma, gaxomu ,’’ po ashtu përsëritja e trajtave të shkurtra në parandejtimdhe në prapandejtim: at e kam po, tatës i kam gaxua, juve ju ko than, ken e ke më gjet?’’31

Nga ajo që zhvilluam më lartë u pa se dukuritë morfologjike edhe pse të vogla në numërnë krahasim me dukuritë fonetike janë po aq të rëndësishme sa ato.

30 Po aty, fq. 389.31 Po aty, fq. 389.

15

2.3. LEKSIKU DHE DIALEKTOLOGJIA E TË FOLMES SËARBËNESHËVE TË ZARËS

‘’Leksikologjia shqipe,që ka si objekt të vetin fjalën dhe leksikun e gjuhës sonë, ka përparashumë detyra me karakter teorik e praktik’’32.Ajo ka detyra të shumta ndër të cilat mund t’ipërmendim si studimin e fjalës dhe kuptimin e saj në gjuhën shqipe ,të zbulojë lidhjen ndërmjetfjalëve dhe faktorët të cilët kanë çuar drejt ndryshimit të kuptimit të këtyre fjalëve. Leksikologjiae gjuhës së sotme shqipe mund të themi se është mjaft e pasur me fjalë të pastra shqipe si edheato të prejardhura kryesisht nga vendet fqinje e më pak nga vendet e largëta, disa nga fjalët janëtë modifikuara apo edhe kanë pësuar ndryshime tingujsh nga fjalët e huaja për shkak së kanëqenë në kontakt me to qoftë nga pushtimi qoftë edhe nga shpërngulja. Të gjitha këto fjalë tëleksikut janë të vendosura në veprën madhore të gjuhësisë shqiptare ‘’Fjalori i gjuhës së sotmeshqipe’’ i vitit 1980.

Kthesë të madhe në gjuhësinë shqiptare shënon edhe fjalori tre gjuhësh arbërisht-shqip-kroatisht i arbëneshëve të Zarës i shkruar nga Dr. Kruno Krstiq i përkthyer dhe shqipëruar ngaMehmet Latifi, i përbërë nga afro 320 faqe dhe i botuar në shtëpinë botuese’’Tringa Desing’’ nëTetovë. Në këtë fjalor paraqitet përpjekja shekullore e afro 300 viteve e ruajtjes së fjalëve nëgjuhën shqipe. Autori i këtij botimi bëri një punë shumë të madhe rreth afro gjysmë shekulli nëmbledhjen e fjalëve një e nga një për hartimin e këtij fjalori, i cili ka rëndësi për gjuhësinë dhealbanologjinë në përgjithësi autori ka përdorur metodën e krahasimit për të shprehur në mënyrësa më të qartë gjetjen e tanishme të ruajtjes së elementeve gjuhësore, kulturës dhe traditës. Autoripërmes kësaj vepre ka pasur për qëllim të tërheq vëmendjen e lexuesit në lidhje me vlerat emëdha që i ka e folmja e arbëneshëve të Zarës si dhe rëndësinë që ajo paraqet në zhvillimin egjuhësisë. Meritë dhe falënderim i veçantë i takon Mehmet Latifit, i cili e ka përkthyer dheshqipëruar këtë vepër me vullnetin dhe durimin më të madh duke u bazuar në literaturë tëbollshme për t’ia arritur që t’i paraqes në përkthim autentik dhe të vërtetësisë. Vepra është eshkruar në radhitje kronologjike njëra pas tjetrës duke u bazuar në rendin alfabetik.

Sa i përket kësaj të folme ‘’Njoftimet e para për këtë të folme i kemi nga shkencëtari i madhFranjo Mikloshiçi, i cili në studimet e veta Albanische Forschungen, përmend rreth dyqind fjalëtë së folmes së Arbëneshit, e pastaj shkencëtari kroat Ivo Bërçiq, i lindur në Zarë, njëri mekulturë jashtëzakonisht të gjerë, që merrej më studimin e glagolicës, la pas vetë një numër tëkonsideruar studimesh dhe librin nga fusha e filologjisë së sllavishtes së vjetër; EnciklopedijaJugoslavijë, I. A. Bosk, f. 478-479’’33.

Për emrat e shqiptarëve ose arbëneshëve të Zarës thuhet se ata i ruajnë me mjaft fanatizëmsiç është Gjergj apo edhe Gjon, Teuta dhe Pjetër e shumë të tjerë. Mirëpo rëndësi të veçantëparaqesin edhe emrat dhe mbiemrat e fshatit Zemunik të cilët nuk e konsiderojnë vetën arbneshmirëpo që i ruajnë ato në trajtat e shqipes si psh’’ Paleka, Šëstan, Pinčić, Prënđa, etj. Është epakonstatueshme se mbiemrat e këtillë, që janë në përdorim edhe sot e kësaj dite tek arbëneshët e

32Jani Thomai, “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, “Toena”, Tiranë, 2005, fq. 19.33 Idriz Ajeti, ’’Studime për gjuhën shqipe’’, “Ashak”, Prishtinë, 2017, fq. 75.

16

Zarës, historianëve mund t’u shërbejnë si rrethanë lehtësuese në përcaktimin e truallit të tyre tëlashtë’’34.

‘’Në mbiemrin Šestani – Šestanović ndeshemi shumë më herët se vendosja e arbëneshëve tëZarës në Dalmaci. Qysh në shekullin XIV në qytetet bregdetar të Dalmacisë ndeshim shqiptarëmë mbiemër Šestani – Šestanović, të cilët atje rëndom merren me tregti, shërbejnë si priftërinj,mësues, etj. Këtë e dëshmon edhe mbiemri Šestanovish’’35. Duke u bazuar në studimet e Hahnlidhur me vendbanimet kryesisht në Shestanin dhe Ljarë ai thotë se:

“Ka Shestan të Poshtëm dhe Shestan të Epërm. Në të epërmin bëjnë pjesë fshatrat: Gurza,Lukiq, Dedanj dhe Bardanj (shqip Barδań-Bardhanj), ndërsa në të poshtmin: Gruvacë, Karolaj,Marnikaj, Bjugeri (tre emrat e parë nuk më shkoi për dore t’i identifikoj, ndoshta mund të jenëshënuar gabimisht – I. A.). Shestani gjendet në kufirin malazias. Banorët nuk paguajnë kurrfarëharaçi. Me 1875 kishte 1579 frymë. Famullia e Ljarës përbëhet nga këto fshatra: Ljarë, Paiçi,Dobrëci, Brisku i Epërm dhe Brisku i Poshtëm dhe Ftjani; më 1875 kishtë 440 frymë”; khs.Hahn Rëisë f. 526-529. Gjatë vizitës sime në Shestan, mësova se Shestanin e Poshtëm e përbëjnëkëto fshatra: Marstjepanj (dikur thirrej Bujgri, gjegjësisht Bulgri); Karanikiqi (më parë Ndrekaj),që kishte dy paralagje, prej të cilave e poshtmja thirrej, e edhe sot mban këtë emër – Peshtjer qënë të vërtetë ka kuptimin: poshtë, nën, përfundi; Guraќ (sërbisht Đuravci) dhe Pecanj (serbishtDračëvica), popullata e së cilës përdorë dygjuhësinë dhe është me besim ortodoks.’’36

Duke u bazuar në emërtimet e fshatrave nga vet arbëneshët e Zarës kuptojmë se sa i pasurdhe i larmishëm ishte leksiku i emërtimit të vendeve në gjuhën shqipe. Karakteristikë e leksikuttë mbiemrave është se një mbiemër i njëjtë mund të gjendet në dy lokacione si p.sh. mbiemriPerqoban i cili ndeshet jo vetëm tek arbëneshët e Zarës por edhe tek ata të Krajës.

‘’Si të shpjegohet atëherë fakti që arbëneshët e Zarës nuk i ruajtën mbiemrat e tyre që i kishinnë truallin e lashtë? Dihet së shqiptarët mbajnë nga dy mbiemra: njëri është familjar, për të cilindi vetëm rrethi i ngushtë farefisnor, në rastin tonë i gjithë fshati, ndërsa i dyti është mbiemërzyrtar, që gjithsesi e morën pas vendosjes në Zarë. Zakonisht mbiemrat familjarë, kryesisht sipastrajtës, janë shqiptarë; shpesh na kujtojnë emrat e familjeve ose fshatrat e vendlindjes, ndërsa tetjerët janë me origjinë krishtere – kroatë; khs. Çurkoviq, cit. faq. 32’’37.

Sa i përket emrave të shqiptarëve ata janë të ruajtur kryesisht nga perëndimi mirëpo shumicanuk flasin shqip sipas studiuesit I. Ajeti popullsia është bilinguale dhe se vetëm fëmijët nuk dinë‘’nashke’’ që do të thotë serbisht kurse gjuha familjare konsiderohet shqipja. ‘’Me origjinëshqipe gjithsesi janë edhe fjalët grep (=udica, 67); fošnja (209), fošnjica; shqip fošńë = fëmijë iporsalindur; andrak (145, st. Dučić) = kaçubë e madhe – Srp.ëtn. zbornik, XLVIII ‘’38.

Tek arbëneshët e Zarës thuhet se nga emri i familjes ndonjëherë lind edhe emri i fshatit, kemirastin si në vijim Lukiq nga familja Lukiqi e që ndodhet në Shestanin e epërm, pastaj fshatin

34 Po aty, fq. 88.35 Po aty, fq. 88.36 Po aty, fq. 89.37 Po aty, fq. 90.38Po aty, fq. 92.

17

Dedaj i cili rrjedh nga familja Deda etj. Sa i përket prejardhjes se emrit arbënesh mund të themiqë është edhe më e vjetër se shpërngulja e tyre në Zarë ajo përdoret si nga toskët ashtu edhe ngagegët.

Dialektologjia:-‘’Ashtu si në çdo gjuhë tjetër, edhe në gjuhën shqipe, prej ndryshimeve që kapësuar ajo kohë pas kohe në krahina të ndryshme, ka arritur të ketë sot një degëzim me dydialekte, se cili dialekt me dy nëndialekte dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme’’39.

Përveç të folmeve që fliten brenda territorit shqiptar, shqipja ka edhe disa të folme të tjera tëcilat janë të shpërndara në ngulimet e shqiptarëve jashtë Shqipërisë e që mund ti përmendim si nëvijim: të folmet e arbëreshëve të Italisë ,të folmet e arbëreshëve të Greqisë, në Bullgari e folmja earbëreshëve të Mandricës dhe në fund e folmja e arbneshit të Zarës. Karakteristika që e dallon tëfolmen e arbëneshit të Zarës është se vetëm ajo i takon dialektit verior (në anët e Krajës) ndërsatë gjitha të folmet e tjera në ngulimet jashtë Shqipërisë i takojnë grupit të të folmes toskë nga anajugore.

E folmja e arbëreshëve të Zarës i takon dialektit verior apo gegë përkatësisht grupit të tëfolmeve veriperëndimore dhe shfaqet me shumë karakteristika të veçanta të cilat mund t’i gjeshedhe në grupet e tjera të të folmeve që e karakterizojnë këtë të folme, por që në anën tjetërshfaqin rëndësi të madhe për dialektologjinë.

Për ta caktuar së cilit grup të të folmeve i takon e folmja e arbëneshëve të Zarës janë parëtiparet afruese ndërmjet dy dialekteve kur dihet së në lindje të vendit paraqiten tiparet e dialektitjugor apo toskërishtes kurse më në qendër dhe në veri të vendit shfaqen tipare të dialektit veriorapo gegërishtes atëherë është përcaktuar shkalla e afrimit e cila i takonte gegërishtesveriperëndimore. Në këtë pjesë do ti ceki disa tipare dalluese dialektologjike të të folmes sëarbëneshëve të Zarës që e karakterizojnë atë duke u mbështetur në njohuritë e mijadialektologjike dhe në këtë të folme të cilën kam pasur mundësi ta dëgjoj vetëm nëpërmjetdokumentarëve të ndryshëm në youtube.1. Së pari karakteristikë e dallueshme për këtë të folur si për çdo të folme veriore është tipari ihundorësisë pra te zanoret hundore i cili është mjaft i dallueshëm shembull fjala nana-nëna, tata-vëllai, kenë-qënë etj.2. Ruajtja e bashkëtingëllores n kur ajo gjendet në mes të dy zanoreve tek fjalët si nana-nënë,bana-bëra, arbanisht-arbërisht etj.3. Përdorimin e përemrave pronor edhe dëftor në trajta jo të rregullta p.sh. jemë-imë, tëmë-timën,nuk është ata-nuk është kjo etj.4. Forma sintagmatike e foljeve në mënyrën veprore në kohën e pakryer p.sh. shkojsha-shkojamshilsha-mbyllja, shkosha-shkoja etj.5. Gjatë të folurit në dokumentarë të ndryshëm ata shumësin e emrit e formonin përmesmbaresës-a p.sh. kraha-krahu, syna-sytë, kashata-kafshatë etj.

39 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, ’’Dialektologjia’’, “Shblu”, Tiranë, 2003, fq. 151.

18

6. Infinitivi gegë i tipit me shkue kur përdoret në një fjali qëllimore si folje kallxues p.sh. deshabuk me ngran, desha ta shoh edhe një herë tatën etj.7. Shqiptimi i-së hapur te fjalët babën- babai, amël-ëmbël, llëm-dhëmb etj.8.’’Grupet e vjetra mb, nd, ng, ngj, nx, nj në të folmen e arbëneshëve të Zarës ruhen të plota;mbojt (mbajt), mbar, mbarim, mbars, mbarua, mbaruom, mbath,të mbathuna, mbet, mbërthye,mbi, mbjell, mbrapa, mbreapsht, mbret, mbormje, mbysh, mbyll, mbyt e indershmi’’40 etj.9. Nën ndikimin e gjuhës së huaj bëhet i vështirë komunikimi kemi rastin me bashkëtingëlloretdyshe si ll, ll, th ,zh, gj te fjalët si muzhika-muzika, llëm-dhëmb, gjuteti-qyteti, më san-më thënëetj.10.’’Një nga dukuritë më interesante të së folmes së Arbëneshëve të Zarës është prania e togjevetë zanoreve ua dhe uo, ashtu si kudo në Malësinë e Madhe brenda dhe jashtë kufijve të sotëm tëRepublikës së Shqipërisë. Aty ndeshim pra: arnua (arnuar), bua (dëbuar), arua (harruar),etj’’41.

Pra nga ajo që paraqitëm më lartë kuptojmë së e folmja e arbëneshëve të Zarës mund tëstudiohet nga të gjitha pikëpamjet qofshin ato morfologjike, fonetike, leksikore apo edhedialektologjike.

40 Po aty, fq. 387.41 Po aty, fq. 386.

19

KAPITULLI III3.0. DUKURITË FONETIKE NË ROMANIN “NITA” E- JOSIP RELËS

Josip Rela është autori i dramës më të njohur të quajtur “Nita” e cila është e ndarë gjithsej nëkatër akte dhe shpjegon dramën e vërtetësisë shqiptare në atë kohë. Josip Rela lindi dhe u rrit nëfshatin Arbanas të Zarës në Kroaci. Ai konsiderohet si themelues i dramaturgjisë shqiptare dhenjëkohësisht si drejtor teatri, e drejtor shkolle në Zarë, dhe si mësues.Përmes tabelës në vazhdim do t’i tregojmë dukuritë fonetike të gegërishtes së autorit të përdoruranë libër.

FJALA DUKURIA FONETIKE STANDARDI

1. DhenshEpenteza – shtesa e tingullit”ë” në mes Dhensh

2. RinjEpiteza – shtesa e tingullit“ë” në fund të fjalës Rinj

3. Të thoshjeSinkopa- rënia e tingullit “sh”në mes të fjalës Të thoje

4. Mundë Apokopa- rënia e tingullit “ë”në fund të fjalës

Mund

5. Të rinjtë Sinkopa-rënia e tingullit “t”në mes të fjalës

Të rinj

6. Mëngjez Ndërrim pozicional ibashtingllores z-s

Mëngjes

7. Baba Epiteza-shtesa e tingullit “i”në fund të fjalës

Babai

8. Të mëdhenjtë Sinkopa tingulli “t”Apokopa tingulli “ë”

Të mëdhenj

9. Zogjt Epiteza-shtesa tingullit”ë” nëfund të fjalës

Zogjtë

10. Thoshja Sinkopa-rënia e tingullit“sh”në mes të fjalës

Thoja

11. Lere Ndërrim pozicional izanoreve e-ë

Lëre

12. Athere Epenteza- shtesa e tingullit“ë” në mesEpiteza-shtesa e tingullit “ë”në fund

Atëherë

13. Faljua Apofonia- kalimi nga tingulliua-në a

Falja

14. Ikë Apokopa-rënia e tingullit “ë”në fund

Ik

15. Heq Metafonia-kalimi i tingullit Hiqni

20

“e” në “i”16. Delte Metafonia-kalimi i tingullit

“e” në”i”Dilte

17. Pergjegje Metafonia- kalimi i tingullit“e” në “i”

Përgjigjie

18. Prindve Epenteza-shtesa e tingullit nëmes tingulli “ë” dhe “r”

Prindërve

18. Martue Ndërrim pozicional izanoreve “e”- “a”

Martua

19. Shembell Ndërrim pozicional izanoreve “e” në ”u”

Shembull

20. Lojnat Epenteza- shtimi i tingullit”ë”Rotacizmi- kalimi i “n” në “r”

Lojërat

21. Mendët Apokopa-rënia e tingullit ”t”në fund të fjalës

Mend

21

3.1 DUKURITË FONETIKE NË TË FOLMEN E ARBËNESHËVE TËZARËS

Në këtë pjesë do të paraqesim të gjitha dukuritë fonetike duke përfshirë këtu modifikimin ezanoreve në rrjedhën e ligjërimit shtesat, rënien, përngjitjen dhe të gjitha proceset e tjera fonetiketë cilat i kam vërejtur në të folmen e arbëreshëve të Zarës, vetëm nëpërmjet dëgjimit tëdokumentarëve në internet ku arbëreshët vet tregonin për jetën kulturën dhe traditat e tyre.

FJALA DUKURIA FONETIKE STANDARDI

1. KenëQiellzorizimi- ndërrimi ibashtingllores “k” në “q” Qenë

2. ArbanishtNdërrim historik i zanores nëlidhje me theksin “a” në “ë” Arbërisht

3. Moli Ndërrim pozicional i zanores“o” në “a”

Mali

4. NdigoNdërrim pozicional i zanores“i” në “ë”Qiellzorizimi-ndërrimi ibashtingllores “g” në “gj”

Dëgjo

5. DomesanëNdërrim pozicional ibashtingllores “s” në “th”Ndërrim historik i zanores nëlidhje me theksin “a” në “ë”

Domethënë

6. MuzhikaNdërrim pozicional ibashtingllores “zh” në”z” Muzika

7. PaApofonia-ndërrimi i zanores“a” në “o” Po

8. ArbneshRotacizmi- kalimi ibashtingllores “n” në “r” Arbëresh

9. LlemNdërrim pozicional ibashtingllores “ll” në “dh” Dhemb

10. LëniMetafoni-fitimi i një zanoretë përparme “ë” në “I” Lini

11. ZëApofonia- fitimi i një zanoretë prapme “ë” në “u” Zura

12. ArdhtëSinkopa-rënia e tingullit ”t”në mes të fjalës Ardhë

13. PlakQiellzorizimi-Ndërrimi ibashtingllores “k” në “q” Pleq

14. FlasNdërrim historik ibashtingllores “s” në “t” Flet

15. QështjejeHaplologji-rënia e njërës ngady rrokjet e njëjta Çështje

22

16. NumurAsimilimi

Numër

20. I jatiSand’hi

I ati

23

3.2 DISA NGA ARBËNESHËT E SHQUAR

“Šime Dešpalj (1897–1981) – kompozitor, profesor muzike, shkrimtar[9]

Pavle Dešpalj (l. 1934) – kompozitor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve tëKroacisë[10]

Valter Dešpalj (l. 1947) – violonçelist dhe profesor në Akademinë e Muzikës nëZagreb[10]

Šime (Simeone) Duka (1915–2006) – sekretar i arkivave vatikanase[11]

Josip Gjergja (l. 1937) – basketbollist[11]

Mladen Grdović (l. 1958) – këngëtar[12]

Božidar Kalmeta (l. 1958) – Kryetar i Zarës (1194–2003; 2013–sot), ish ministër nëqeverinë kroate[13]

Ratimir Kalmeta (1916–2005) – gjeograf, gjuhëtar[14]

Kruno Krstić (1905–1987) – leksikograf[11]

Hrvoje Macanović (1904–1980) – gazetar sportiv[11]

Đani Maršan (l. 1944) – këngëtar, muzikant, diplomat, konsull kroat[13][15]

Bepo Matešić – këngëtari i tenorit[12][16]

Berto Matešić – këngëtari i tenorit[12][16]

Ivica Matešić Jeremija (l. 1959) – shkrimtar, diplomat ushtarak[17]

Ivo Perović (1882–1958) – Ban dhe regjent i Jugosllavisë (1934–1941)[11]

Ivan Prenđa (1939–2010) – kryepeshkop i Kryepeshkopatës së Zarës[17][18]

Josip Vladović Relja – shkrimtar[11][13][15]

Aleksandar Stipčević (1930–2015) – arkeolog, historian, anëtar i Akademisë sëShkencave dhe të Arteve të Kosovës[10][11]

Ennio Stipčević (l. 1959) - muzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve tëKroacisë[17]”42

42 https://sq.wikipedia.org/wiki/Arb%C3%ABresh%C3%ABt_n%C3%AB_Zar%C3%AB

24

PËRFUNDIM

E folmja e abëneshëve të Zarës i takon dialektit gegë, përkatësisht të folmes veriperëndimore, ajomund të studiohet si në aspektin fonetik dhe fonologjik ashtu dhe në aspektin mofologjik,dialektologjik e leksikologjik.

Për sa i përket aspektit fonetik përveç hundorësisë të zanoreve është karakteristikë se te kjo efolme më shumë dallohen proceset fonetike si: shtesa e tingujve dhe rënja e tingujve në krahasimme modifikimet dhe proceset e tjera fonetike. Nuk i përshtatet shqiptimit letrar në të gjithaaspektet. Në këtë të folme haset një numër më i madh i dallimeve fonetike se sa dallimeve tëtjera qofshin ato morfologjike, dialektologjike apo leksikologjike.

Për sa i përket aspektit morfologjik, ekziston një numër jo i madh i dallimeve nga shqipjastandarde mirëpo që ka rëndësi të madhe për gjuhësinë në përgjithësi. Dallimet kryesoreqëndrojnë kryesisht tek foljet dhe emrat.

Për sa i përket aspektit dialektologjik ka një shtrirje gjeografike jashtë kufijve të Shqipërisëmirëpo që i ruan me mjaftë fanatizëm kulturën dhe traditat. Ndërsa për sa i përket aspektitleksikologjik ajo është mjaftë e pasur për emërtimet e përgjithshme ka një leksik të përbërë prejdy mijë fjalëve dhe një fjalor të hartuar tre gjuhësh arbënisht-shqip-kroatisht. Përmes këtijpunimi jam munduar të paraqes në mënyrë sa më të saktë dhe më të drejtë përmes hulumtimevetë ndryshme në literaturë të pakët saqë ekziston një numër i vogël studimesh, dhe përmesdëgjimit të dokumentarëve në youtube lidhur me gjuhën dhe traditën, kulturën arbëneshe në Zarësi dhe përmes hulumtimeve ne internet për të folmen e arbëneshëve të Zarës.

Gjithashtu janë vendosur edhe shembuj të caktuar për të bërë më të lehtë kuptimin e tiparevefonetike, morfologjike e dialektologjike që i përkasin të folmes së arbëneshëve te Zarsë, kuptohetse e gjitha kjo u arrit duke u bazuar në libra që kam hulumtuar për të nxjerr shembujt që më ështëdashur.

.

25

LITERATURA

Gjinari, Jorgji, Shkurtaj, Gjovalin,”Dialektologjia” Perlat Voshtina,Tiranë 2003.Dodi, Anastas, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe”, “ASHSH”, Tiranë 2004.Thomai, Jani, “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, “Toena”, Tiranë, 2006.Ajeti, Idriz, “Studime për gjuhën shqipe”, ”ASHSH”, Prishtinë, 2017.Rela, Josip, “Nita”, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2013.https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Arb%C3%ABresh%C3%ABt_n%C3%AB_Zar%C3%AB