Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues...

38
Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe dhe letërsia 11” (me zgjedhje të detyruar) Botime shkollore Albas

Transcript of Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues...

Page 1: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Udhëzues për mësuesinpër tekstin shkollor

“Gjuha shqipe dhe letërsia 11”

(me zgjedhje të detyruar)

Botime shkollore Albas

Page 2: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Shënim. Ky Udhëzues do të plotësohet me modele mësimi për çdo temë mësimore;për projekte dhe veprimtari praktike.

Këtë material mund ta shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas-shb.com.

Page 3: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

3

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Page 4: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

4

Page 5: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

5

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Page 6: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

6

Page 7: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

7

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Page 8: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

8

Page 9: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

9

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Page 10: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

10

GJERGJ FISHTA Figurë e shumanshme Figurë e shumanshme Figurë e shumanshme Figurë e shumanshme

Linja IModuli 1 (3 orë). Historia e Shqipërisë si konfl ikt etnik dhe historik te “Lahuta e Malcis”

MËSIME MODEL

Zhvillimi i mësimit

Objektivat: Objektivat: Objektivat: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: • Të “bëjë “lidhjen midis veprës, historisë kombëtare e më gjerë dhe historisë së shkurtër të krijimit të veprës letrare.• Të përcaktojë rrethanat historike e politike të mjedisit shqiptar, kur u shkrua vepra.• Të argumentojë rrethanat në të cilat lindi vepra “Lahuta e Malcis”.• Të dallojë personazhet dhe t’i klasifi kojë ato në: protagoniste, antagoniste, historike, mitologjike.• Të përshkruajë fi gurën e luftëtarit shqiptar.• Të bëjë një ese argumentuese.

Mjetet mësimore: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”, vlerësime nga fi gura të shquara për Fishtën.

Struktura mësimore: PNPFazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim në grupe i njohurive Punë në grupe

Ndërtimi i njohurive Harta e personazheve Diskutim (me drejtimin e mësueses Punë me klasën

Përforcimi Praktikë e pavarur Ese argumentuese Punë individuale

Prezantimi i Fishtës si autor epikDëgjohen vargje të “Lahutës së Malcis“ të interpretuara nga aktori Reshat Arbana.Në dërrasë me fi sha është shkruar përkufi zimi:Lahutë – vegël muzikore………(sipas fjalorit)Malcia – mjedis gjeografi k shqiptar…

Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim: - Pse për shqiptarët Lahuta dhe Malësia kanë një domethënie të veçantë?

1. Parashikimi. Stuhi mendimesh

Politikan Politikan Politikan Politikan GJERGJ FISHTA Politikan GJERGJ FISHTA Politikan Politikan Politikan Politikan Politikan Politikan Politikan Politikan

Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar Prift Atdhetar

Poet 2. Ndërtimi i njohurive. Harta e personazheve. (Diskutim me drejtimin e mësuesit/es)Drejtohen pyetjet:Grupi I - Si mendoni, në ç’periudhë kemi formimin e Gjergj Fishtës?- Si përshtatet ai në kushtet e reja që u krijuan në shek. ΧΧ?

Përgjigje: Gjergj Fishta u formua në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Është vazhdues autentik dhe i drejtpërdrejtë i saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në

Intelektual Intelektual Intelektual Intelektual

Epiku më i madh Epiku më i madh Politikan Epiku më i madh Politikan Politikan Epiku më i madh Politikan Politikan Epiku më i madh Politikan Politikan Epiku më i madh Politikan

Page 11: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

11

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

shek. XX. Mënyra e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

Grupi II- Listoni ngjarjet historike në të cilat mori pjesë Gjergj Fishta.Përgjigje: Fishta ka bërë një jete politike dhe shoqërore tepër aktive, duke qenë protagonist në ngjarje, si Kongresi i Manastirit (1908), Kryengritja për Pavarësi Kombëtare (1910-1912), Rrethimi i Shkodrës (1912-1913), Lufta e Parë Botërore (1914-1918), Konferenca e Paqes në Paris (1919-1920), Parlamenti i Parë Shqiptar (1921-1924), Revolucioni Demokratik Borgjez (1924).

Grupi III- Ç’dini ju për historinë e shkrimit të kryeveprës “Lahuta e Malcis”?- Kur u botua? (1937)- Pse Fishta është quajtur “Homeri i Shqipërisë”?

Përgjigje:- Për tonet e madhërishme historike.- Burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve.- Shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave.- Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin.- Ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm fi lozofi k, dramaticiteti i veprës.

Harta e personazheve në veprën “Lahuta e Malcis”.

Protagoniste-historike: Heroi qendror - Heroi anonim Krajl Nikolla Ded Gjo Luli Abdyl Frashëri Ali Pasha i GucisëMarash Uci Mark Milani

3. Përforcimi. Praktikë e pavarur (Ese argumentuese)Në këtë fazë të orës mësimore propozohen 2 tema:

a.Interpretoni konfl iktin mes shqiptarëve dhe sllavëve si konfl ikt etnik-historik dhe ky konfl ikt nëkushtet e reja të globalizimit (kufi jtë tanë),(optika e re).b.Figura e Oso Kukës, fi gura e luftëtarit shqiptar.

Propozohet punë me projekt.Vlerësime për fi gurën e Fishtës nga fi gura të shquara.Rima në poemën “Lahuta e Malcis” si element që shpreh qëndrimin ideo-emocional të poetit.Pasuria gjuhësore, krahasimet burimore, urimet, mallkimet, arkaizmat (nxënësit mund të realizojnë një fjalorth me to).

Detyrë shtëpie. Ilustroni me vargje karakteristikat e zbuluara në veprën “Lahuta e Malcis”. Argumentoni rrethanat në të cilat lindi “Lahuta e Malcis”.

Të trilluar: TringaOso Kuka

MitologjikeOrët e ShqipërisëOrët e fi seveOrët e çdo luftëtarit etj.Zanat, kuçedratDragonjtë, lugetërit, hijet

Protagoniste-historikeKrajl Nikolla

: Heroi qendror - Heroi anonim Krajl Nikolla

Personazhet

Page 12: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

12

Material në ndihmë të mësuesit

Linja I. Historia e shqiptarëve si konfl ikt etnik dhehistorik te “Lahuta e Malcis”

Moduli 1. Rrethanat historike e politike të mjedisit shqiptarNë ditën e lamtumirës me Atë Gjergj Fishtën, personaliteti i njohur i kulturës shqiptare,

Aleksandër Xhuvani, mes të tjerash, tha: “Nuk ka qenë Fishta për ne vetëm një poet kombëtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe një edukator i rinisë sonë. Nuk kanë mësue e shijue nxënësit e shkollave tona, vetëm artin e tij poetik, bukurin, e harmonin e vargut, rrjedhshmërinë e dlirsin e stilit e të gjuhës së tij, qi asht një thesar i pashterrun frazeologjie e leksikologjie të kulluet, por kanë thithë prej veprës së tij, si një nektar të hyjnueshëm të bletës atike, idealet ma t’nalta të njerëzimit: urtinë, burrninë, besën, drejtësinë e dashurinë për të mirën, të bukrit, të drejtën e të vërtetën. Bazuar në këtë vlerësim analitik, ç’peshë kanë pasur rrethanat historike e politike, në ngjizjen e veprës epike “Lahuta e Malcis”? Ç’rol mund të luante Fishta në vetëdijesimin e shqiptarëve duke u fokusuar te rrënjët kombëtare? Mund të jetë rastësi intelektuale motoja “Ubi spiritus, ibi libertas” në profi lin vizionar të Fishtës?

-Kontributi i Fishtës në skanerin e rrënjëve tona kombëtare lidhet me një mori situatash e zhvillimesh politike, që rrugëtuan në rrafshin horizontal me nocionin lapidar fi shtjan “Shqipëri është kudo ku fl itet shqip” dhe në rrafshin vertikal, me idenë “Shqipëria u bë, le të bëjmë shqiptarët”. Përballë këtij kryqëzimi historia shqiptare do të kthehej në frymëmarrjen e universit të tij poetik. Ai e kundroi historinë si “Legjenda”, ku shqiptari kthehet në identitetin e tij të lashtë me pikësynimin e arritjes së ardhmërisë. Fishta jo vetëm u mahnit nga historia stërshekullore shqiptare, por edhe u bë interpreti i këtij thesari të groposur të humnerave të kohës. Me këndvështrimin e intelektualit atdhetar që i kapërcen epokat, arriti ta shpaloste historinë tonë para botës perëndimore dhe ta ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament, që kurrsesi nuk mund të zhbëhej.

Trajektorja e kontributit të tij historik kalon nëpër stacione vetjake e kombëtare, që realizojnë një hartë të vërtetë të gjeografi së atdhetare fi shtjane. Nga pagëzimi i tij prej atdhetarit arbëresh, Leonardo de Martini, deri te mesha e parë në moshën 23-vjeçare, Fishta dëshmoi se qenia e tij kishte një destinacion: kujtesën historike të kombit, të cilën e zbuloi edhe në krijimtarinë epike të Kaçiqit, kur ai i këndoi Gjergj Kastriotit, të Martiqit, të Mazhunariqit me “Vdekjen e Smail Agë Cengiqit”, teksa studionte në Bosnjë. I gjetur në shtratin e rrjedhës historike kombëtare, Fishta shfaqet si një ndër nismëtarët e shoqërisë “Bashkimi”, fi lozofi në e së cilës e pohoi në Kongresin e Manastirit me ligjëratën “Për alfabetin latin”. Këtij çasti i referohet studiuesi G. Petrota kur tha: “ Si gojëtar shkëlqeu mbi gjithë gojëtarët Shqiptarë... ku foli për më se një orë e gjysmë, në mes të mahnitjes dhe të admirimit të të pranishmëve”.

Trashëgimia e Fishtës spikat në tërheqjen ndaj magjisë që rrezatonte folklori shqiptar, që bashkë me zgjimin e vëmendjes atdhetare dhe estetike, nxori në pah prirjen e tij për t’iu drejtuar gurrës së pashtershme të motiveve të trimërisë, gjë që do ta çonte në krijimin e veprës epike “Lahuta e Malcis”.

Rrethanat në të cilat u krijua “Lahuta” dëshmuan se, kur ndjenja e poetit rrokte lartësitë, arti i tij depërtonte thellësive historike, si rrallëkush në trashëgiminë e letërsisë shqipe. Mbase kjo

Page 13: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

13

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

qe arsyeja që Norbert Jokli, albanologu i shquar, e cilësoi Fishtën romantik “kombëtar” me veprën “Lahuta e Malcis”, si për të konkluduar mbi emblematiken fi shtjane.

Vepra madhore e Fishtës edhe pse sfondin e kishte historik, e treti legjendën në çdo ind të universit kombëtar, ngaqë botëkuptimi i autorit kishte dalluar në duetin histori-legjendë, përjetësinë. Ai e përcolli këtë realitet jo vetëm përmes ngjarjeve, por edhe me anë të personazheve. Poeti zgjodhi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për ta vendosur si dekorin ku do të lëvizte historia përmes sulmit të Knjazit të Malit të Zi që synonte të gllabëronte trojet shqiptare deri në Kalanë e Rozafës. Nëpërmjet kësaj optike do ta plotësonin tablonë Oso Kuka, Soko Tona, Taro Pllumi, Kaçel Doda e Kerrni Gila, Prenk Markola, Coku i Mar Kolë Dimit, që përfaqësojnë një bajrak ose një krahinë në këtë ndeshje të kahershme mes shqiptarëve si pasardhës të ilirëve dhe malaziasve si sllavë të jugut.

Galeria e personazheve ndryn fate dhe jetë dramatike, ku njerëzorja dhe kombëtarja plotësojnë njëra-tjetrën. Moria e personazheve kërkonte modelimin e tyre individual, gjë që i dallon ata nga njëri-tjetri. Në këtë galeri ka vend për Marash Ucin, por edhe për Avdi Hisën, që e risjell folklorin shqiptar përmes vajtimit të së motrës, sikurse dallon në të Oso Kuka, pa harruar Ali Pashë Gucinë. Origjinaliteti i Fishtës shfaqet në një optikë primitiviste, që i vesh heronjtë me ngjyrat e legjendës, për t’i bërë kësisoj më të besueshëm si personazhe epikë.

Personazhe protagoniste janë Marash Uci, Oso Kuka, të cilët përcjellin motivin e qëndresës dhe të fl ijimit në emër të idealit më madhor, atij kombëtar. Përballë tyre si antagonistë vendosen Krajz Nikolla, Vulo Radoviqi, Zeliq Gjura (shqiptar që tradhton atdheun) Mark Milani. Bukurinë e galerisë së personazheve ia shtojnë fi gurat historike si : Dervish Pashai , Çun Mula (bajraktari i Hotit), Rrustem Uka, Ali Qorri, Dedë Gjon Luli, Turgut Pashai, Luigj Gurakuqi. Ndërsa tharmin mitologjik e gjejmë në personazhe të tilla si Zanat, Orët, Kuçedrat dhe dragonjtë. Gjergj Elez Alia.

- Luftëtari shqiptar në analitikën e Fishtës është trimi që di se përse lufton, që di të mbrojë dinjitetin e tij që ia del mbanë të lartësojë emrin e kombit dhe të gjejë në betejën për lirinë e trojeve amtare, kuptimin e një jete që fi snikëron cilido që për atdheun jep vetveten. Natyra legjendare e bën më të besueshëm luftëtarin shqiptar që kërkon të mbrojë ardhmërinë e kombit, pavarësisht çmimit që paguan.

Nisur nga citimet e mëposhtme ose si refl eksion mbi raportin mes konfl iktit sa etnik aq edhe historik, nxënësit të bëjnë një ese argumentuese me këto tema:

1. “Një dritë homerike shkëlqen në veprën e tij”Eqrem Çabej

2. “Lahuta e Malcis” e Atë Gjergj Fishtës shfaq ndiesitë më të thella dhe karakteristikat më të kristalizuara që i ka ruajtur raca shqiptare përmes shekujsh plot shtrëngata”.

Sterio Spasse

3. “... për të qenë koherent me vedvedi (Fishta) ashtë shtrënguar me krijue vetëm heroj”Pashko Gjeçi

Page 14: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

14

1. Parashikimi. Stuhi mendimesh- Rikujtoni ngjarje që kanë të bëjnë me konfl iktin historik të veprës.

Ose mund të nisim hapin e parë me Diagramin e Venit (konfl ikti historik dhe mitologjik te “Lahuta...)

Konfl ikti historik Konfl ikti mitologjik

Zhvillimi i mësimit

Konfl ikti historik “Lahuta e Malcis”

Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) vendosi t’i jepte Malit të Zi, Plavën dhe Gucinë,Greqisë vendosi t’i jepte Çamërinë

Konfl ikti historik te “Lahuta e Malcis”

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1879) kundërshtoi…

Traktati i Paqes i Shën-Stefanit (3 mars 1878) i ndante trojet shqiptare mes Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi

Konfl iktishqiptarë-sllavë

Marash Uci e të bijtë e Calëve, carët e Moskovit, sulltanin e Stambollit, regjët e Evropës.

Traktati i Paqes i Shën-Stefanit(3 mars 1878) i ndante trojet shqiptare me: Krajl Nikollën e Cetinës,mes Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të zbërthejë konfl iktin historik që bëhet objekt pasqyrimi te “Lahuta e Malcis”.- Të evidentojë ngjarje dhe personazhe historike si pjesë e historisë kombëtare.- T’i klasifi kojë personazhet në protagoniste dhe antagoniste e t’i ilustrojë me vargje.- Të evidentojë personazhet mitologjike që sjell poeti në këtë konfl ikt historik.- Të përshkruajë rolin e personazheve historike të veprës në ngjarjet e mëdha të historisë. Mjetet mësimore: Mjetet mësimore: teksti mësimor, vepra “Lahuta e Malcis”, materiale nga interneti. teksti mësimor, vepra “Lahuta e Malcis”, materiale nga interneti. teksti mësimor, vepra “Lahuta e Malcis”, materiale nga interneti. teksti mësimor, vepra “Lahuta e Malcis”, materiale nga interneti.

Struktura mësimore. PNPFazat e strukturës Strategjitë mësimore Organizimi i nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimesh, Diagrami i Venit, Diskutim Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Di/Dua të di/ Mësova. Stuhi mendimesh Pune me klasën

Përforcimi Ese argumentuese/Punë me shkrim Punë individuale

Moduli 2 (3 orë). Cikli i Lidhjes së Prizrenit, i Marash Ucit dhe i Patër Gjonit. Personazhet Patër Gjonit. Personazhet Patër Gjonit. Personazhet

Page 15: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

15

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

-Argumentoni karakteristikat që përbëjnë magjinë e verbit fi shtjan. (Nxënësit e ndërtojnë diskutimin në formën e shkrimit argumentues)

Teza: Karakteristikat që e përbëjnë magjinë e verbit fi shtjan.

Argumente1. Fishta zgjodhi tetërrokëshin (popullor) dhe për të kënduar së bashku me të në “Lahutë të Malcis”,

thirri Zanën e Frymëzimit.2. Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës, lirizmin në

“Lahutën e Malcis”3. Lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja te jorealja e anasjelltas.4. Personazhe të tjera mitologjike: Orët e Shqipërisë dhe Orë të tjera, Dragonjtë, Kuçedrën…

Antiteza1. Për “Lahutën...” është pëshpëritur nën zë: Më mirë të mos ishte shkruar fare, sesa na ka veçuar

prej rrjedhave bashkëkohore të letërsisë evropiano-perëndimore”.2. Lahuta-kronikë sterile e maleve tona…

Kundërshtimi i antitezës“Lahuta…” bart mitin e etnogjenezës, sepse, siç ka thënë Niçe: “Pa mitin çdo kulturë e humbet

karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet të natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetëm përmes mitit. Është ai që e bën të jetë një, të jetë unik”.

Verbi fi shtjan është magjik, sepse lënda mitologjike është vetëm shqiptare dhe krejtësisht pagane. Ajo mitologji ka ekzistuar paralel me mitologjinë greko-romake e biblike.

Mitologjia shqiptare ka ekzistuar e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike, ashtu si rodi i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellësive të maleve së paku deri në kohën kur shkruhej “Lahuta e Malcis”.

2. Ndërtimi i njohurive. Di/Dua të di/ Mësova. Stuhi mendimesh Ndahet klasa në grupe. Grupi I - Ngjarje dhe personazhe historike si pjesë e historisë kombëtareGrupi II - Të klasifi kojë personazhet në protagoniste dhe antagonisteGrupi III - Të evidentojë personazhet mitologjike që sjell poeti në këtë vepër Konfl ikti historik.

Di Dua të di Mësova

Informacioni i njohur Pyetje rreth asaj që kërkojnë të mësojnë Informacioni i ri që mësuam

Më fund të procesit të leximit mësuesi/ja ose nxënësit që kanë informacion për pyetjet që kanë dalë, japin shpjegime për to. Bëhet përmbledhja në tabelën e njohurive të reja që nxënësit mësuan

Page 16: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

16

Lahuta e Malcis Vepër laike

Miti i etnogjenezës Miti i etnogjenezës Miti i etnogjenezës Miti i etnogjenezës

“Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së “Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së “Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së “Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së “Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së “Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së “Afetarizmi” Mitologjia e “Lahutës së që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë që cilësoi jezuiti Malcis” nuk ka marrë asgjë Jozef Valentini nga mitologjia biblike Jozef Valentini nga mitologjia biblike Jozef Valentini nga mitologjia biblike Jozef Valentini nga mitologjia biblike Jozef Valentini nga mitologjia biblike Jozef Valentini nga mitologjia biblike Jozef Valentini nga mitologjia biblike

3. Përforcimi. Ese argumentuese/Punë me shkrimHapi i parë Tema I - Lufta e qenieve mitologjike është po aq e rreptë sa ajo e njerëzve. Tema II - Pse areali i fi gurave mitologjike në veprën “Lahutën e Malcis” nuk është folklorizëm.

Hapi i dytë Sugjerime Të lexohen këngët nga “Lahuta e Malcis”. Kënga 11 Lugati “ 16 Kuçedra “ 24 Zana e Vizitorit “ 26 Koha e re “ 25 Gjaku i marun (Zana e Madhe dhe Ora e Dormitorit, që quhet ndryshe edhe Ora e Shkjeve, e

Karadakut, apo e Malit të Zi, që janë në armiqësi me njëra-tjetrën.) Nxënësit mund të bazohen në këto vargje të këngës:

Grykë për grykë e fl ok për fl ok Ora e Zana ashtu përla, Ç’t’janë dërmishë shoqe me shoqe! M’dhambë e m’thoj se ç’t’janë lëvyrë! Ç’po u shkon gjaku rrëkajë npër ftyrë! Fluturim npër ajri, Idhtë n’mjet vetit kapërthye Haju, shaju me mëni, Vërrit, piskat sa kurr ki’n n’krye: Fort po u ndiqshin e përpiqshin Po u shkëlvitshin e u llomitshin,

Detyrë shtëpie. Ese me temë- Udhëkryqi historik dhe njeriu përballë tij.- Rrugëtimi i legjendës për t’u bërë histori.- Shqipëria mes dilemës së legjendës si histori apo të historisë si legjendë?

Material në ndihmë të mësuesit

Herë der’ m’re tue zgjatun shtatin, Herë tue hi si shizhilloja; Tash npër tokë porsi dy bolla, Shkarrafendu: mandej shrregull Prap npër ajr kacrrue n’mjet vetit, Porsi verës dy pilivoesa, Kur shoqe me shoqe hahen: Siell e bje ato njana tjetrës, Me nji pezm, me nji mëni, Mentë e kresë më t’pasë mërzi; Veç kurranjës nuk pi i del Me u ngrehë n’shoqe kacagjel.

Page 17: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

17

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Personazhet Konfl ikti historikshpërfaqet në ngjarjet dhe personazhet historike si pjesë e historisë kombëtare.

Vetëdija kombëtare e Fishtës nuk mund të mos e drejtonte intuitën artistike drejt një përballjeje dramatike mes asaj që është prurje historike dhe asaj që është prurje gojore, duke përcaktuar shtratin ku do të rrjedhë konfl ikti për të sjellë një arkitekturë solide të fjalës së tij. Historikja refl ekton personazhet, kurse gojorja i jep personazhit (të zgjedhur nga Fishta) përmasat e temës që ai ka veçuar në përputhje me fokusin e tij.

Fishta si njohës skrupuloz i historisë dhe si zbulues i vlerave të fshehura brenda saj përzgjedh Lidhjen e Prizrenit për t’i dhënë fjalës poetike atë lëndoritet që as stuhitë e kohës dhe as trillet e epokave, nuk ia heqin dot. Ai veçon Çun Mulën dhe Dedë Gjo Lulin si përcjellës të mesazhit të Lidhjes së Prizrenit për t’i dhënë poetikes vërtetësinë historike.

Në këtë kontekst, fjala e urtë popullore “Emri rron gjatë në veprat e mëdha”, e hapësiron më tej mendimin analitik fi shtjan.

- Përmasat e Lidhjes së Prizrenit janë aq madhore, sa me të drejtë kjo ngjarje është përpjekja e parë dhe e fundit për gati një shekull që shqiptarët të bënin historinë si komb unik. Si rëndësia, ashtu edhe dështimi i saj e kapërcyen kontekstin konkret dhe shtrihen në trajektore kohore shumë të mëdha. Për këtë arsye Fishta anatomizon poetikisht ngjarjen duke hedhur dritë me këtë kulmin historik kombëtar.

- Nën ballafaqimin mes asaj që buron prej historisë dhe asaj që rrjedh prej mendësisë mitike, Fishta e monumentalizon ngjarjen duke vendosur personazhet e njohur në piedestal. Cilësitë e tyre njerëzore nuk mpaken nga shkëlqimi Kreshnik, përkundrazi i bën ata më të vërtetë, qoftë edhe në konfi gurimin heroiko-njerëzor.

- Personazhet që mbrujnë lëndën e poemës shpalosin cilësi protagonizmi dhe antagonizmi në përballjen e tyre me njëri-tjetrin. Veçoritë e natyrës krijuese fi shtjane paraqesin shtresime të dukshme e të padukshme , të ndërkallura me njëra-tjetrën si mënyra më e drejtpërdrejtë për ta shpalosur ligjërimin poetik në vazhdën e dramacitetit historik. Kryqëzimi i dritëhijeve emocionale me përsiatjet fi lozofi ke kombëtare i dalton personazhet asisoj që të kenë individualitet të paharrueshëm.

- Një nga protagonistët që Fishta ka modeluar me natyrën epike të vargut të tij është Marash Uci, malësori trim që ka parë shumë, madje edhe Afrikën, por që ruan si të vetmen pasuri, detyrimin përkushtues si ushtar i atdheut. Ai sfi don moshën e thyer dhe lufton për mbrojtjen e trojeve amtare nëpërmjet përçmimit të vuajtjes, frikës, pleqërisë, vdekjes. Heroika nuk është stoli e jashtme për Marash Ucin, por thelb i brendshëm që ia kuptimëson jetën përmes bëmave në emër të lirisë. Amaneti i tij është tronditës, siç mund të ndodhë në teatrin epik të kohës. Emri i Marash Uçit dhe Ura e Rrzhanicës treten me njëri-tjetrin. Malazezët thyen. Antagonisti që i përball vendoset Marash Ucit, simbolit të qëndresës popullore shqiptare është Mark Milani, që i sulet Hotit. Në këtë betejë të ashpër antagonizmi nuk është vetëm një person, por është fryma e papajtueshme mes dy etnive që luftojnë të nxitura nga motive të kundërta. Vështirë të gjesh një konfi gurim më të qartë të armiqësisë sesa atë që Fishta shpreh me vargjet:

Un Shqyptar, ata janë ShkjeNe na ndan një gjak e i FeN’minë t’shosheqit kemi le,

Tema 2. Cikli i Lidhjes së Prizrenit i Marash Ucit dhe Patër Gjoni

Page 18: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

18

Kem’ ndërmjet një qiell e ‘i dhe

Antagonizmi shkon deri në cilësimin e armëve të luftës sipas një logjike të përcaktuar qartë.

Për shqiptarët: tagana, huta, martina, karajfi le, breshane,Për malaziasit: novica, petica.

- Në relievin mitologjik fi shtjan e ke të pamundur të mos dallosh përkundër vrazhdësisë së luftës, bukurinë e personazheve mitikë. Konfl ikti historik pasurohet nga prania e tyre me ngjyrimet e të pazakontës, të fantastikes, gjë që i jep një ritmikë të admirueshme kronologjisë të ngjarjeve. Këndvështrimi legjendar e bën më poetike ngjarjen, sepse derdh në të optikën e misteriozes, të asaj të panjohure që e lë të mjegullt gjithçka, edhe kur bëhet e qartë. Jo më kot Lasgush Poradeci dallonte liriken brenda epikes së Fishtës. Intuita poetike e drejtoi Fishtën në shtegun ku do të plazmonte Zanën e Malit Vizitor që mbledh Orë e Zana për ta varrosur Tringën. Kjo ngjarje mitologjike brenda ngjarjes historike e bën më të mprehtë konfl iktin. Qeniet mbinatyrore rreshtohen në mbrojtje të shqiptarëve. Madje ato shfaqen tipare kaq njerëzore për nga bukuria e dhembshuria, saqë i japin veprës përmasa universale. Përballë tyre vendoset Ora e Dormitorit, që mbështeste malaziasit, që pasi e lidhin Zana e Malit Vizitor me Orët e Zanat e tjera, e ndëshkojnë me gjarpërinj e breshka. Kësaj galerie poeti i shton Zanën e Frymëzimit, që shpalos bukurinë e traditës iliro-shqiptare. Profetika e saj simbolizon ardhmërinë.

Figurë dramatike shfaqet Patër Gjoni, që veç besimit te Perëndia, zbulon dashurinë për kombin me të tilla përmasa, që i japin atij dimensione prej heroi legjendar. Ai kërkon armëpushim për të varrosur të rënët dhe kjo e plotëson më tej personalitetin e tij. Duke e marrë si pikë referimi, Fishta na rrëfen se brenda personazhit gjendet vetë autori, që ka moton e jetës së tij: Fe e Atdhe.

Personazhet historike sjellin në vepër jo thjesht anën e tyre vetjake, por frymën e epokës që po bënte të pamundurën ta sfi donte pushtimin e trojeve shqiptare. Vetë vizioni që i udhëheq ata dhe misioni që historia u ka ngarkuar i bën personazhet të shërbejnë si udhëheqës në mes të një bote të çmendur ku vdekja kërkon të hedhë vallen e saj, pa e kuptuar se jeta e kishte tashmë skeptrin në dorën e saj. Kjo ndeshje epokale pohon se ngjarjet e mëdha të historisë nxjerrin gjithmonë në pah gjigantë shpirtërorë, që asnjëlloj kurthi apo pabesie nuk i shndërron dot në liliputë, të gatshëm për t’ia mbathur nga beteja e jetë-vdekjes. Momentet madhore historike i gjejnë njerëzit e zakonshëm për t’i bërë të jashtëzakonshëm, që e ndryshojnë më pas rrjedhën e vetë historisë.

Moduli 3 (3 orë). “Lahuta e Malcis”, modeli i eposit poetik kombëtar

O O bjektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: bjektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: bjektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: bjektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të dallojë veçoritë e poemës epike.- Të analizojë strukturën e poemës.- Të analizojë narracionin, gjuhën poetike dhe elementet e tjera të mjeshtërisë artistike.- Të identifi kojë tiparet e letërsisë së kultivuar dhe folklorit dhe t’i dallojë në vepër.- Të identifi kojë frymën homerike në vepër, nëpërmjet përshkrimit të fi gurave mitologjike, zanave

dhe heroike, heronjve.- Të zbulojë mesazhin artistik të poemës “Lahuta e Malcis” nëpërmjet këngëve të poemës.

Page 19: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

19

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim në grupe i njohurive Punë në grupe

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Përforcimi Diskutim përmbledhës Të mësuarit ndërveprues Punë individuale

Ta kundrosh “Lahutën e Malcis” si modelin e eposit poetik kombëtar do të thotë të specifi kosh jo vetëm veçoritë e poemës epike apo strukturën e saj, jo vetëm të analizosh rrëfi min dhe gjuhën poetike, por mbi të gjitha, të hulumtosh e të eksplorosh frymën mitike që e daltoi këtë vepër letrare.

1. Parashikimi. Stuhi mendimesh Mësuesi/ja e nis mësimin me një pyetje që ngre për diskutim.Sa më tepër thellohesh nëpër relievin e saj, aq më e thekshme bëhet pyetja: - Përse kjo poemë të kthen aq larg në kohë, sa të të ndërmendë trashëgiminë iliro-arbërore të

shqiptarëve, edhe pse ngjarjet që përshkruan s’dallojnë aq thellë në histori? Kur e njeh “Lahutën e Malcis” e ke të vështirë të mos i rikthehesh “Ciklit të Kreshnikëve” për të

shtruar të njëjtën pyetje, si Bernandin Palaj e Donat Kurti, mbledhësit e këtij thesari ditën kur pohuan: A mos kemi të bëjmë me një qerthull këngësh përreth Trojës së rrënueme gjatë inondatave sllave që, edhe mbas metamorfozës së fi seve iliriane në sllavizëm, kanë ruejtë, sikurse ndër sa e sa doke, kujtimet e kësaj kohe kreshnike?

Në këtë konkluzion që vjen si retorikë poetike zbulon thelbin fe rymëmarrjes fi shtjane, që e sheh historinë si rrugëtimin e kombit shqiptar, që edhe pse është rrëzuar humnerave të epokave, edhe pse ka mbetur tepër gjatë udhëkryqeve të kohërave, ka mbetur i pacenueshëm dhe i pavjetërueshëm si dëshmi e një besëlidhjeje të përjetshme që shqiptari ka bërë me lirinë. “Troja” shqiptare ka hyrë e ka dalë nëpër labirintet historike jo si një muzeologji e ngurtësuar e fosile, por si një realitet i gjallë që del nga gërmadhat për të zënë vendin që i takon.

Më pas diskutimi vazhdon me çështjen se cilët janë elementet që e bëjnë këtë vepër një epos poetik kombëtar.

Veçoritë e poemës epike shfaqen në konceptin bazal mbi të cilin Fishta e ndërtoi poemën e tij që i referohet idesë se çdo kuvend ku fjala shqipe kumtohet është një kuvend homeridësh shqiptarë. Kësisoj ato i shkojnë për shtat mendimit të tij që ka përzgjedhur heroizmin e ndërthurur me historinë, legjendën dhe mitologjinë, për ta kthyer në kredon e kombit të tij, me qëllimin e vetëm qëndresën e pashoqe kundër çdo sulmi, që do të synonte shfarosjen ose shkombëtarizimin. Ai merr përsipër si një rapsod i dalë nga mjegullnaja e kohës të rrëfejë luftëra dhe ngjarje, ndaj të cilave ka të drejtë të shprehë vlerësimin për virtytet e heronjve të tij. Për ta bërë më të dallueshëm karakterin epik, Fishta sjell personazhet mitologjike në teatrin e historisë, për t’i shërbyer idesë themelore që i ka vënë vetes.

Lahuta e MalcisSi epos poetik kombëtar

Zhvillimi i mësimit

Page 20: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

20

2. Ndërtimi i njohurive. Lexim i drejtuar/Organizuesi grafi k Në këtë fazë të orës mësimore diskutohet mbi strukturën e veprës së Fishtës

Struktura e poemësFishta e ka projektuar ngrehinën poetike të “Lahutës së Malcis” si një arkitekturë që ka domethënien

dhe u jep mundësi detajeve të tentojë bashkimin si e tërë. Rrëfi mi, gjuha poetike dhe gjetjet origjinale poetike i japin poemës jo vetëm pamjen, por edhe materien karakteristike të eposit, që edhe pse ka një autor konkret, tingëllon si krijimi folklorik, që vjen plot hir nga universi shpirtëror i anonimatit popullor. “Primitivizmi” fi shtjan e bën më të prekshme ndërlidhjen midis letërsisë së kultivuar dhe asaj folklorike, sepse i jep karakter të natyrshëm, si çdo dritëhije njerëzore, që e bën njeriun të jetë më njeri, më real, më i vërtetë, më jetësor..

Lahuta e Malcis

Letërsia e kultivuar Letërsia popullore

1. Autor konkret2. Detaje jetësore...

1. Gjetjet origjinale.2. Fryma mitike...

Jo rastësisht në recencën që i bën veprës “Visari kombëtar” në lidhje me folklorin Fishta tha: “Kangët popullore janë një dokument randësie të madhe për histori. Kangët popullore tuj na tregue shpirtin të thuesh, e një komit e ndijesit e tija, na tregojnë së bashkut edhe ndërlikimet nëpër të cilat asht përshkrue jeta e tij: prandaj ata janë një nimë në dorë të dijetarit për të përpiluemtë historis”. Kurse për folklorin Fishta pohon: “Folklori asht pasqyra e kthjelltë e psikes së kombit; ashtë rrasa mermeri, me të cillën historija zgavron t’endinet e të shendunt e popujve; asht cehja e pashtershme e gjuhësis e letërsisë komtare”. AI e con më tej idenë e tij: “Shqyptari nuk kndon cdo dhunë, qi i bahet kujë, por vetëm njat punë trimniet që t’jet ba n’pajtim t’vendit a t’shoqnis...”

Fryma homerike në poemë nuk është një etiketë formale. As një trill që shfaqet si kometë. Përkundrazi, vetëdija kombëtare shqiptare në golgotën e saj ka shfaqur diku më qartë e diku më mjegullueshëm cilësinë universale të homerizmit që e kapërcen kuptimin e një termi dhe rreh të konturojë fi lozofi në e interpretimit të jetës nën këndvështrimin dramatik kombëtar. Kjo frymë mitike që e kthen legjendën në histori dhe historinë e tjetërson në legjendë, identifi kohet me anë të zanave, orëve dhe heronjve. Ai përzgjedh detaje jetësore polivalente për të rrëfyer sesi e natyrshmja dhe e mbinatyrshmja treten me njëra-tjetrën sipas ligjësive universale që shohin tek e tëra pjesën dhe te pjesa të tërën.

Mesazhi i poemës ka një modelim gati polifonik që vjen nga thellësitë e kohërave si amaneti që as dheu nuk e tret, në të cilin e shkuara sado e lashtë, aktualiteti sado konkret qoftë, e ardhmja sado e largët të duket ka një thelb: qëndresën e një kombi që e ka profi lin në fl amurin e tij, për të cilin dikur, më 7 mars 1913, vetë guxoi t’i thoshte kolonelit anglez De Filipis: “Ju falemineres për nderimin që po i bani fl amurit shqiptar”. Ky mesazh i ka rrënjët në tragjizmin e një populli që diti të ruajë të pacenuar i bani fl amurit shqiptar”. Ky mesazh i ka rrënjët në tragjizmin e një populli që diti të ruajë të pacenuar i bani fl amurit shqiptaretnotipin e tij për ta sfi duar barbarinë e rrethanave në emër të trashëgimisë së përjetshme: kombit shqiptar. Madje, falë gjerësisë krijuese të Fishtës, mesazhi i poemës i shtrirë në rrafshin heroik dhe në atë shpirtëror pohon të vërtetën e patjetërsueshme se “Lahuta e Malcis” është një nga bërëset e kombit tonë në rrethanat e fi llimshekullit XX, gjë që siç po duket edhe tani, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, ngaqë shkombëtarizimi i shqiptarëve nuk është një anekdotë ballkanike, por një tragjedi e groposur, që mund të nxirret sërish në ringun mes Dritës dhe Errësirës.

3. Përforcimi. Diskutim përmbledhësNë këtë fazë mësimore diskutohet mbi përmasën kombëtare të Fishtës.

Page 21: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

21

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Gjergj Fishta do t’i kishte bërë nder çdo kombi me kulturën, përkushtimin, guximin, dashurinë dhe integritetin e tij. Intelektuali i ndikuar nga Homeri, Petrarka, Virgjili, Ciceroni, Dante Aligeri, Manxoni, Metastasio, Molieri, Bajroni, Ariosto, Gëte, Shekspiri, Hajne dha vetveten për kombin në altarin e tij, ngaqë vokacioni që at Fishta pati ishte Shqipëria që shtrihej kudo ku fl itej shqip. Studiuesi i njohur, profesor Vehbi Bala thotë për të: “Fishta e zotëronte visarin moral të popullit tonë sa rrallë kush tjetër, sa asnjë shkrimtar tjetër i letërsisë sonë... ai diti me talentin e vet të shfrytëzojë burimin e pashtershëm e të mrekullueshëm të krijimtarisë së popullit tonë”. Vetë poeti ka gdhendur në kujtesën e kombit fjalët e tij monumentale: “Të falem Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri”.

VlerësimeVlerësimet për Fishtën janë të panumërta. Vepra e tij fl et vetë. Mjafton të kujtojmë albanologun Maks

Lambertz që, duke thirrur të vërtetën e jetës së Fishtës, konkludoi: “Shqypnia pat nji fat fort të madh e të jashtëzakonshëm, shka nuk e patën popujt e tjerë veçse mbas qindra vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi të gjith, atë, që u pështet në popull të vetin e në gjuhën e tij e që me vjersha të veta ndezi fl akë zemrat në popull, pat zhenin poetike në Fishtën.”

Detyrë shtëpieBëni një ese ku të jepni mendimin tuaj mbi fi ugrën e Fishtës

Objektiva: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektiva: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektiva: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektiva: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të evidentojë në vepër pasqyrimin e kontekstit historik, mitologjik, politiko-shoqëror, kulturor dhe fi lozofi k.

- Të identifi kojë në vepër veçoritë e poemës epike. - Të analizojë strukturën e poemës dhe stilin e Fishtës në këtë poemë.

Pyetjes së natyrshme se “Nga vjen magjia e poezisë?”, H. Bergsoni i përgjigjet kësisoj: “Poeti është ai tek i cili ndjenjat zhvillohen në trajtë imazhesh dhe vetë imazhet në trajta fjalësh...”Nisur nga ky këndvështrim, trajektorja e trashëgimisë fi shtjane rrugëton hapësirave historike, mitologjike, politiko-shoqërore, kulturore, fi lozofi k ku kombi është zanafi lla dhe përmbyllja e ekzistencës së tij.- Identifi kimi i veçorive të poemës epike në veprën “Lahuta e Malcis”.- Struktura e poemës dhe stili i Fishtës.Arkitektura e poemës shpalos një ngrehinë fjale që di të fokusojë kombëtaren pa harruar fi lozofi ken, që di të anatomizojë heroiken pa lënë pas dore lirikën. Kjo e bën stilin e Fishtës të papërsëritshëm, ngaqë origjinaliteti i tij zbulohet nga detajet më të thjeshta deri te problematikat më madhore, që rrokin “gjeografi në” e dramës shqiptare në koordinatat e saj historike.

Moduli 4 (1 orë). Përsëritje

Testim

Rrethoni përgjigjen e saktë.

1. Cili është konfl ikti bazal në veprën “Lahuta e Malcis”.a. pushtimi helenb. pushtimi sllavc. pushtimi osman.

2. Kur Fishta tha për “Lahuta e Malcis” se pati shkruar një vepër që “rr’fe as mot m’e dërrmue” iu referua:a. një testamentib. një përmendorejec. një kredoje.

Page 22: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

22

3. Kur u botua e plotë vepra “Lahuta e Malcis”:a. në 10-vjetorin e Pavarësisëb. në 25-vjetorin e Pavarësisëc. në 30 vjetorin e Pavarësisë.

4. Shkëndimin e parë për të shkruar “Lahutën” e pati nga takimi me:a. Dedë Gjo Lulinb. Abdyl Frashërinc. Marash Ucin.

5. Cila ngjarje historike shërben si dekor i “Lahutës së Malcis”:a. Lëvizja Xhonturkeb. Lidhja e Prizrenitc. Kongresi i Manastirit.

6. Si quhet vendi nis konfl ikti në poemë:a. Shirokab. Grudac. Vranina.

7. Sipas pohimit të Fishtës vepra u shkrua që:a. të emancipojë shoqërinë problematike shqiptareb. të krijojë unitetin e shqiptarëve dhe ndërgjegjen kombëtare c. të analizojë rrethanat historike dramatike.d. çfarëdolloj

8. Cili është personazhi që ndeshet me bandën e cubave malazias të udhëhequr nga Vuk Radoviqi:a. Bec Patanib. Mehmet Pashac. Osa Kuka.

9. Duke iu referuar veprës së Fishtës në cilën aleancë botërore bën pjesë Mali i Zi:a. panhelenisteb. panevropianec. pansllaviste.

10. Cila qenie mbinatyrore e nxit Ali Pashë Gucinë të mbledhë shqiptarët në kuvend:a. Zana e frymëzimitb. Ora e Shqipërisë

c. Ora e Dormitorit.

11. Ku vetëmbrohen hotjanët:a. tek Ura e Ulqinitb. tek Ura e Bunësc. tek Ura e Rrzhanicës.

12. Dy shqiptarë përballojnë 300 malazias në:a. Qafë-Prushb. Qafë-Dardhëc. Qafë-Plloçë

13. Prifti që i grisi kelmendasit ta lenë meshën e të nisen për luftë është:a. Patër Markub. Patër Zefi b. Patër Gjoni.

14. Kush e përcjell në banesën e fundit Tringën dhe organizon hakmarrjen:a. Zana e Bjeshkëve të Namunab. Zana e Borës Shekullorec. Zana e Malit Vizitor.

15. Kush e nis ekspeditën ndëshkimore në Shqipëri:a. Isa Pashab. Ali Pashac. Turgut Pasha.

16. Ku e ngriti Dedë Gjo Luli fl amurin shqiptar më 1911 në:a. Leknib. Deçiqc. Kelmend.

17. Cila e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur:a. Konferenca e Parisitb. Konferenca e Triestesc. Konferenca e Londrës.

18. “Lahuta e Malcis” është:a. poemë liriko-epikeb. poemë epiko-heroikec. poemë liriko-mediative.

Page 23: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

23

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

19. Gjergj Fishta pati si moto kryesore në jetë:a. punë dhe luftëb. pushkë dhe penëc. fe dhe atdhe.

20. Universi fi shtjan është një:a. model i huazuar nga kolosët që studioib. transplantim i teologjisë françeskanec. sistem fi lozofi k-letrar i mendësisë shqiptare.

Objektivat: Objektivat: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të analizojë aspektin mitologjik të veprës.- Të identifi kojë mitet shqiptare.- Të përshkruajë zanat dhe orët sipas përfytyrimit popullor dhe si shpjegim të dukurive njerëzore;- Të përshkruajë zanat dhe orët sipas përfytyrimit popullor dhe si shpjegim të dukurive njerëzore;- Të analizojë personazhin e Zanës:- të dallojë në vepër origjinalitetin e fi gurave të Zanave dhe Orëve; - të dallojë në vepër origjinalitetin e fi gurave të Zanave dhe Orëve; - të shpengojë rolin e Zanës së Frymëzimit edhe si një alter-ego;- të shpengojë rolin e Zanës së Frymëzimit edhe si një alter-ego;- të analizojë vlerat artistike të këtyre fi gurave mitologjike. - të analizojë vlerat artistike të këtyre fi gurave mitologjike. - Të dallojë veçoritë e stilit:o trajta tregimtare e gërshetuar me dialogë të gjatë;o trajta tregimtare e gërshetuar me dialogë të gjatë;o përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksoreo përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksoreo fi guracioni- Të zbulojë vlerat artistike, kalimin nga realja te jorealja dhe funksionin e hiperbolës në vepër.

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Linja 2Moduli 1. Zanat dhe Orët në “Lahutën e Malcis”

Zhvillimi i mësimit

21. Ku shfaqet origjinaliteti fi shtjan:a. në mendësinë evropianeb. në mendësinë kombëtarec. në mendësinë ballkanike.

22. Cili i ka thënë këto fjalë: “Fishta është poeti më i madh i popullit të lumnueshëm të Shqypnis”:a. Maks Lambertzb. Gabriele d’Anuncioc. Sterjo Spasse.

Karakteri mitik i jep veprës përmasat e legjendës, duke e bërë mesazhin e saj të gjithëkohshëm. Meqë motet si kujtesë e thellësive të kohërave dhe si kronikë e rrugëtimit të një populli nëpër shtegtimet historike pasurohen më tej me ngjarje dhe interpretime polivalente, s’ka sesi mitologjia shqiptare të mos dëshmohet si një nga rrënjët më të lashta që e mban trungun pellazg-iliro-shqiptar edhe sot si dëshmi e një prejardhjeje boreale. Mitologjia shqiptare vazhdon të zgjojë edhe në kohën tonë debate e të ngrejë pikëpyetje, por Fishta me thellësinë e pashoqe të njohurive intelektuale si kërkuesi i thesareve të kombit, bëhet i ngjashëm me Homerin duke i bërë historike kohërat mitike të kombit tonë. Struktura mitike e Fishtës ka ruajtur zanafi llën ilire, që nëpërmjet “Lahutës” krijon portretin koherent të unikalitetit iliro-shqiptar siç ndodh me epopetë kombëtare.

- Mitet shqiptare në trashëgiminë e Fishtës luajnë rol të veçantë, sepse “argumentojnë” zanafi llën heroike të qytetërimit tonë, çka pohon se një trashëgimi e shtyrë shumë pas në kohë sjell një tjetër vlerë në përcaktimin e pikëmbërritjes historike të shqiptarëve si popull autokton, që i ka rrënjët stërshekullore në këtë truall. Pa eksploruar kujtesën historike me karakter mitologjik, vështirë të rindërtohej “gjeografi a” shpirtërore iliro-shqiptare, që edhe sot përballet me etiketime absurde, të cilat rreken ta konsiderojnë si një fi s endacak, që ia ka zënë derën qytetërimit të lashtë të gadishullit tonë. Qartësia e misionit që

Page 24: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

24

Fishtës ia ka besuar tragjikja e historisë kombëtare, e bën mendimin e tij jo vetëm më emancipues dhe iluminues, por edhe më ngulmues për ta nxjerrë në dritë të vërtetën që boshti antishqiptar është përpjekur ta bëjë deri në ditët tona. Kësisoj mitologjia shqiptare merr rolin e apologjetikës kombëtare, që e dëshmon historinë si të vërtetë me gjuhën fi lozofi ke të mitologjisë. Në këtë vepër ai sjell ndërthurjen e mitologjisë historike me atë biblike, duke rrëfyer se personaliteti i tij di të përballëvendosë rrafshe kuptimore fi lozofi ko-historike, në mënyrë të tillë që ata, duke plotësuar njëri-tjetrin, të veçantojnë përkatësitë thelbësore që kanë. Duhej guxim krijues i spikatur të sillje paganizmin dhe krishterimin në pikëtakimet e tyre për të modeluar më tej profi lin e iliro-shqiptarëve.

- Zanat dhe Orët sipas përfytyrimit popullor Fishta e pasuron mitologjinë shqiptare me emra, gjendje, personazhe, dukuri, interpretime ngase

kërkon të provojë iliricitetin e historisë kombëtare. Galeria e qenieve mitologjike që ai krijoi i nxitur dhe i ngacmuar nga frymëzimi folklorik është plot ngjyra, kontraste dhe origjinalitet. Ai i shton mitologjisë sonë Zanën e Frymëzimit. Orën e Shqipërisë, Zanën e Madhe, Zana dhe Orë të tjera, Dragonj dhe Kuçedra, Lugetërit dhe Shtrigat, Floçkën. Ajo që bie në sy është interpretimi fi lozofi k që bën poeti me çdonjërën prej fi gurave mitike. Fishta i referohet mitologjisë iliro-shqiptare për të theksuar lashtësinë, autoktoninë në këto vise, sepse sa më të lashta të jenë mitet, aq më e lashtë është kujtesa historike. Një kombi që i mungojnë mitet, i mungon historia. Një komb pa mite është rrënjëdalë, ndaj çdo tentativë për ta shkombëtarizuar ia del lehtësisht mbarë.

- Zana si personazhMe zanafi llë në folklorin shqiptar, ajo shfaqet me hijeshinë dhe guximin që zgjon admirim e mrekullim

njëherazi. Karakteri fantastik dhe mitologjik që ajo shpërfaq nuk mbetet në kufi jtë e një folklorizmi shterpë, që s’është në gjendje të bëjë variacione fi lozofi ke e të hapë shtigje të reja kuptimore në të njëjtën gjatësi vale me modernitetin e jetës, që evulon e zhvillohet pa u ndërprerë kurrë. Gjenia e anonimatit popullor ka gjetur te Fishta daltën që skalit shtyllat e mermerta të tempullit shpirtëror shqiptar, të cilin as stuhitë e pushtimeve dhe as prangat e kohërave nuk kanë mundur ta rrëzojnë, e aq më pak ta fshijnë nga faqja e dheut. Nga më tronditëset për nga bukuria e mesazhit shfaqet Floçka e Ranës së Hedhun që qëndron aq thellë në historinë tonë, saqë prek bërthamën pellazgo-ilire-shqiptare si origjinë dhe vazhdimësi. Magjikja, në kuptimin më të bukur të saj, mbuluar me rrëzëllima qiellore, veshur me shkëlqime ujore, mbështjellë me misterin hënor, e pasuron më tej traditën tonë dhe pohon se gjuha shqipe është e denjë, e pasur, plot ngjyra për ta modeluar të bukurën si përjetësi. Një këndvështrim i tillë e bën më mistike trashëgiminë folklorike pellazgo-ilire-shqiptare, ngase fantastikja dhe realja që shkrihen në njëra-tjetrën për t’u kthyer në një emblemë gjithëkohore për trashëgiminë kombëtare. Sa më tepër e kupton universin mitologjik fi shtjan, aq më i qartë bëhet fakti se ky popull nuk paska ditur vetëm të luftojë, të derdhë gjak, por edhe të ëndërrojë, të përfytyrojë, të fi lozofojë, përderisa ka sjellë në ekzistencë bukurinë shikuese të Zanës, që sa ç’është robëruese, është po aq fi snikëruese.

- Në mënyrë të veçantë Zana e Frymëzimit, e veçuar prej galerisë fi shtjane, hedh dritë mbi unin poetik të artistit. Ajo është vetvetja e tij e projektuar në skutat më të thella të qenies dhe e plazmuar me fuqinë e fjalës pa e humbur kurrë gravitacionin e universit të Fishtës-Kombin.

Ajo zgjon ide, trazon mendime, prushon emocione, hedh dritë mbi fakte, projekton ardhmërinë, plotëson vizionin.

- Vlera artistike e fi gurave mitologjikeFigurat mitologjike e bëjnë historiken të mos jetë një shtrirje e rrafshët, pa ulje-ngritje, pa dritëhije, gjë

që do ta sterilizonte poemën. Përkundrazi, Fishta sjell përmes tyre rrafshe të reja kuptimore, domethënie fi lozofi ke të fshehura, interpretime njerëzore që i përkasin çdo kohe.

Page 25: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

25

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Orët:Ora e ShalësOrët e DukagjinOra e shtëpisëOra e fi lanitOra e ShqipërisëOra thepe e Malit të ZiOra e DormitoritOra e ShkjeveOra e Trojanit

4/aUniversi i Zanave dhe i OrëveZanat → ShtojzovalleOrët

Zanat – qenie mitologjikeOrët - zana me “detyra” të përcaktuara.Zanat e Malit:Zana e VeleçikutZana e MiliskautZana e SharritZana e madhe – Zana e VizitoritZana e FrymëzimitZana e trojeve fqinje

Përfytyrimi poetik, realiteti historik, lënda mitologjike, interpretimi fi lozofi k, këndvështrimi kombëtar i hapur, i japin universit të Zanave dhe të Orëve një kuptim gjithëkohor, që sa më tepër dëshmohet poetikisht, aq më i vërtetë ngjan. Kufi jtë mes legjendës dhe reales shkrihen, ndërsa fantastikja e bën edhe më konkrete betejën mes dritës dhe errësirës ku qeniet mbinatyrore rreshtohen e pozicionohen nga motivime thellësisht historike. Komponenti mitologjik i ka dhënë Fishtës mundësi të shpalosë kronikën e jetës shqiptare si derivat i rrënjës pellazgo-ilire për nga lashtësia dhe si një kujtesë që nuk mund ta shuajë dot asnjë sulm, pavarësisht se nga vjen. Vetëdija kombëtare fi shtjane, thërret nga muzgu i kohërave epike Zanat dhe Orët jo si një zbukurimor e jetëshkurtër që të thërrmohet në duar, por si një nevojë, si një dëshmi se “tempulli” “Iliriada” kurrë s’mund të mbetet një trill momental, por vokacioni i përjetshëm kombëtar i shqiptarëve. Prania e optikës dhe e interpretimit mitologjik i jep veprës cilësitë e lashtësisë që kurdoherë e projekton vizionin e të ardhmes përmes kumtit që ajo përcjell. Fantazia e Fishtës dhe gjuha shqipe qenë të afta për ta sjellë këtë bukuri lëbyrëse, këtë magjepsje plot dinjitet si një kushtrim që e zgjon kombin nga letargjia shekullore e heshtjes.

Veçoritë e stilitTrajta tregimtare gërshetohet me dialogë të gjatë, që i japin më tepër hapësirë krijimit dhe e bëjnë më

të përthyer relievin e saj artistik. Fishta e ka të ndjeshme shqisën e harmonisë dhe të bukurisë, gjë që të kujton natyrën e eposit popullor ku larmia e trajtave letrare sjell origjinalitetin e trashëgimisë poetike.

Përsëritja e fjalëve dhe e strukturave sintaksore përcjell veçoritë e mitologjisë shqiptare që e plotëson kumtin me kuptime të reja dhe ngjyrime emocionale që kanë një kurbë ngjitëse me anë të ritmikës të brendshme të fjalës së qëmtuar me kujdes.

Figuracioni i Fishtës është kompleks. Ai di si të shtresojë epitetet me krahasimet, si të vendosë paralelizmat historikë dhe natyrorë, si të zgjedhë metaforën dhe simbolin, si të veçojë përmes tyre bukurinë në të gjitha përmasat e saj që nga madhështia e bjeshkëve deri te momentaliteti i personazheve. Ky fi guracion të ndërmend mrekullinë që fsheh akuareli kur fi nesa e fjalës përballet me lexuesin, sikurse ta ngre peshë zemrën kur thelbi i saj është kushtrimi për trojet dhe lirinë. Mendimi ose pohimi historik fi shtjan e zmadhon më tej kuptimin e mesazhit duke i dhënë përmasa sa njerëzore aq edhe kombëtare, sa reale aq edhe fantastike. Ndërthurja e reales me jorealen dëshmon pjekurinë e autorit që di ta transmetojë natyrshëm paktin historik përmes shndërrimit në fakt letrar, gjë që e bën pakohësinë kushtin themelor të të kuptuarit të Fishtës.

Punë me shkrim1. Realja si joreale... 2. Fantastikja si realitet... 3. Historia midis realitetit dhe legjendës.

Page 26: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

26

Konfl ikti universal mes të mirës dhe të keqes nuk mund të mos zinte vend në “Lahutën e Malcis”.

Vetë historia shqiptare përgjatë shekujve me golgotën e saj mijëravjeçare do ta bënte këtë konfl ikt në thelbin e saj si ndeshja e përhershme me armiq që synonin ta shkombëtarizonin dhe ta fshinin nga faqja e dheut. Ndaj Fishta është i ndjeshëm jo vetëm si poet jo vetëm si njeri, por edhe si atdhetar për të kundruar betejën mes dritës dhe errësirës, lirisë dhe robërisë si domethënie fi lozofi ke u “ringu” historik do të zhvendosej në kohë dhe në hapësirë, por s’do të zhdukej kurrë. Madje, edhe në ditët tona aktualiteti i kësaj ndeshjeje ka dalë në plan të parë. Interesante këtë betejë e bën konfi gurimi poetik fi shtjan që zgjedh simbolikën e dragonjve dhe të kuçedrës për të individualizuar forcat që do të luftojnë. Fakti që ai nxjerr nga arkivi historik fi gurat mitologjike i jep një thellësi të re kuptimësisë kombëtare si një tendencë e përhershme të cilës nuk i arratisesh dot, sepse detyrimi moral i kthyer në vokacion lirie shtresohet në mënyrë piramidale në vetëdijen e poetit atdhetar. Përzgjedhja e përballë vendosjes së dy forcave të tilla të motivuara nga shkakësia historike i jep realitetit artistik ritmikën e dramacitet të natyrshëm, të vërtetë, aspak të shtirur e aq më tepër fals.

Lidhur me fi gurën e Dragonjve që e ka zanafi llën në botëkuptimin pagan të pellazgo-iliro-shqiptarëve duhet mbajtur parasysh se Fishta ishte klerik dhe si i krishterë e kishte të qartë interpretimin biblik, por mesa duket, tendenca që pati ai për të zgjedhur përfaqësimin e trimërisë e të guximit shqiptar të prejardhur nga lashtësia, do kuptuar si formatim i natyrës homerike, ku mitologjia nuk është thjesht gjetje poetike, por interpretim fi lozofi k i betejës së njeriut me jetën në të gjitha rrafshet që ajo ka, që nga lindja e deri te vdekja. Kësisoj, Fishta e solli psikologjinë popullore iliro-shqiptare në koordinatat përkatëse historike duke e historizuar legjendën për ta bërë atë trashëgimi të pavdekshme jo vetëm si pronësi artistike fi shtjane, por mbi të gjitha si fragment origjinal i mozaikut shqiptar që gjatë rrjedhës së kohës përftoi thellësi emocionale dhe lartësi morale në shërbim të një fokusi ë vetëm, ruajtja me çdo çmim e nderit të truallit iliro-shqiptar si një vlerë e përjetshme. Ndaj Dragonjtë nuk shndërrohen në një kult të ri që duhet adhuruar por i ngjan autoportretit të shpirtit shqiptar që në “metamorfozën” e tij fi lozofi ke e artistike shfaqi një basoreliev heroik që asnjë tramundanë sado dinake apo barbare, nuk ia doli mbanë ta thërrmonte dot.

Dragonjtë që hasim dhe takojmë në “Lahutën e Malcis” janë qenie komplekse, që rrezatojnë cilësitë e kreshnikëve shqiptarë si burra të fjalës e të kuvendit që forcën e jashtëzakonshme fi zike e kanë të lindur nga dashuria për truallin amtar dhe lirinë e tij. Kjo të shtyn të mendosh se gurra nga buron ky interpretim rreth dragonjve kërkon të provojë se dashuria për lirinë e shndërron njeriun në një dragua që s’ia bën syri tërr teksa motivi i ekzistencës së tij është Liria, liria si unikaliteti i të gjitha vlerave njerëzore

Zhvillimi i mësimit

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të njohë fi gurën mitologjike të Dragoit në letërsinë shqiptare.- Të analizojë fi gurën e Dragoit te “Lahuta” .- Të krahasojë fi gurën e Dragoit me atë të letërsive dhe kohëve të tjera.- Të analizojë fi gurën mitologjike të Kuçedrës si retrospektivë mitologjike. - Të analizojë realizimin artistik të Dragonjve dhe Kuçedrës nga Fishta.- Të evidentojë veçoritë artistike, si:- përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksore.- leksiku i pasur- strukturimi gjuhësor dhe ritmik- nënshtresat gjuhësore

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Tema 6. Dragonjtë dhe Kuçedra

Page 27: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

27

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

që janë të përjetshme. Dragonjtë shqiptarë marrin barrën e rëndë si heronj mitologjikë dhe ndeshen me të keqen, meqë personifi kojnë të mirën, të luftojnë me errësirën, meqë përfaqësojnë dritën, të triumfojnë mbi robërinë, meqë janë kalorësit e lirisë.

Teksa hedh dritë mbi fi gurën e Dragonjve shqiptarë, vihen re dallime me letërsitë e vendeve e të kohëve të tjera, që përçojnë nuanca të ndryshme, të cilat disa herë kanë aty-këtu pikëtakime, por në tërësi origjinaliteti i Fishtës ka sjellë një risi artistike përmes simbolikës që përfaqësojnë ata si qenie të përkushtuara për një mision të madh kombëtar. Vetëdija dhe misioni kombëtar i bëjnë dragonjtë e “Lahutës” të jenë zëdhënës të një historie të ndeshjeve të panumërta që kanë kërkuar beteja të pafundme në emër të lirisë. Fuqia e Dragonjve është dashuria përkushtuese ndaj lirisë. Poeti ka ditur të spikasë veçantitë e tyre ashtu si në një afresk mural, ku çdo individ ka portretin e tij sa vetjak, aq edhe origjinal. Për këtë qëllim Fishta përdor teknikën e përsëritjes së fjalës dhe struktura sintaksore që ngulitin tipare, veçori, elemente të dallueshme për të kthyer çdonjërin prej tyre në një hero të papërsëritshëm. Tabloja bëhet edhe më mbresëlënëse nga leksiku i pasur, strukturimi gjuhësor dhe ritmik, nënshtresimet gjuhësore, që përbëjnë një reliev shumëformësh të fjalës shqipe, që u dëshmua e denjë për të kryer pasqyrimin mitologjik në mënyrë sa më thelbësore.

Në fushëbetejën historike të shqiptarëve veç dragonjve shfaqet Kuçedra, armikja e përbetuar, që nuk do të lërë rast t’i ikë pa ngulmuar që t’i thyejë kundërshtarët e saj. Kjo fi gurë që vjen nga thellësitë e vetëdijes historike e morale të iliro-shqiptarëve bart si shtyllë kurrizore të vetvetes të keqen, të shëmtuarën, të përbindshmen, e cila ka një synim t’i thyejë Dragonjtë, t’i vërë përfund, t’i gjunjëzojë për t’iu pushtuar jo vetëm trojet, por për t’ua grabitur lirinë e për t’ua ulur prestigjin e nderin e tyre të pashoq. Një betejë e tillë e Kuçedrës me Dragonjve na jep mundësinë ta shohim në një prizëm tejet interesant fi lozofi në krijuese të Fishtës. Armiku për shqiptarët nuk është një dordolec që tremb sorrat apo një realitet aq i dobët e qesharak sa nuk ia vlen ta marrësh seriozisht. Në mendësinë e shqiptarëve armiku është jo vetëm i fortë e dinak, por edhe i fuqishëm e këmbëngulës për ta realizuar qëllimin e tij. Kështu është edhe Kuçedra. Përmasat e saj si errësirë e robëri, si egërsi dhe barbari janë aq kulmore, sa ç’është trimëria e Dragonjtë. Nderi i Dragonjve kërkonte armiq të denjë për trimërinë e tyre. Kuçedra është armiku i duhur që nxjerr në pah vlerat e pashoqe të misionit që ata kanë. Figura e Kuçedrës është një metaforë universale e të keqes që s’lë rast në asnjë kohë që të mos kërkojë të rrënojë çdo vlerë njerëzore duke u kthyer në të keqen e përjetshme, që kurdoherë do të përballet me të mirën, për ta thyer atë. Kuçedra sjell përmes veprës së Fishtës një interpretim fi lozofi k-historik-njerëzor të betejës së gjithëkohshme mes dritës dhe errësirës duke dëshmuar se qëndresa dhe guximi ndaj vdekjes e shkatërrimit që ajo sjell kudo ku shkel, përbëjnë një mundësi të re triumfi të së mirës kundër saj. Ia vlen të theksohet se “Lahuta” nuk e sjell psikologjinë e Kuçedrës si një fatalitet që të shtyn drejt dorëzimit apo humbjes. Përkundrazi, shfaqja e Kuçedrës në çdo nivel apo situatë nuk bën gjë tjetër, veçse ngallmon të vërtetën e përjetshme se ngadhënjimi i takon të mirës.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të identifi kojë fi gurën e Lugatit dhe Shtrigës në mitologjinë popullore dhe në veprën e Fishtës.- Të analizojë fi gurën e Lugatit dhe Shtrigës si fi gura fantastike të besimeve fetare.- Të dallojë ndryshimin e kuptimit të fi gurës së Lugatit dhe Shtrigës te Fishta. - Të analizojë fi gurën e Lugatit dhe Shtrigës si personazhe antagoniste.- Të evidentojë veçoritë artistike, si:-përsëritja e fjalëve dhe strukturave sintaksore;- ironia dhe grotesku;-leksiku i pasur;- strukturimi gjuhësor dhe ritmik;- nënshtresat gjuhësore.

Tema 7. Lugetërit dhe Shtrigat

Page 28: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

28

Zhvillimi i mësimit

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Një nga arritjet më origjinale të Fishtës në poemën “Lahuta e Malcis” mbetet optika që ka ai ndaj fi gurave fantastike të besimeve popullore që iu referohen lugetërve dhe shtrigave. Ai nuk e sjell këtë imazh popullor si një parafabrikat që e bën më të theksuar formatin folklorik se ndryshe nuk do ti shpëtonte dot as artifi cialitetit, as sterilitetit apo shterpësisë poetike. Fishta zgjedh me vetëdije vendosjen e këtyre imazheve konceptuale për të përmbushur misionin e veprës së tij në rrafshin horizontal të lexuesit të zakonshëm, ashtu dhe në rrafshin vertikal të lexuesit elitar shqiptar. Ndaj këto dy kategori i japin veprës nuanca sa të lashta, aq edhe intriguese, duke zbuluar se për një poet kombëtar si Fishta, parimi themelor i tërë arkitekturës së tij poetike mbeti historizmi, rrjedha historike që pa ligjësitë e saj, e cila ia ndryshon kahun ecjes së kombit nëpër stinët që ajo ka përcaktuar. Për këtë arsye, lugetërit dhe shtrigat, jo vetëm simbolizojnë fuqitë e errësirës shpirtërore, por edhe fshehin pas tyre simbole, fi gura konkrete historike që e kthejnë këtë derivat në një realitet gati autopsie historike e njerëzore me emrat që bartin dhe me detajet që përcjellin.

Nuk ka asgjë të rastësishme dhe të pamenduar në paraqitjen që i bën Fishta listës së lugetërve, për të vendosur në të Mehmet Ali Pashën që ishte vrarë në Gjakovë. Ai si lugat, hija e një të vdekuri që iu sjell të këqija të gjallëve nxit Krajl Nikollën t’iu kundërvihet shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Shkodrës. Motivimi psikologjik i këtij lugati apo i të tjerëve si ai gjendet në dashakeqësinë dhe antagonizmin ndaj shqiptarëve. Sensi prej orakulli të së keqes e të gjakderdhjes, e bën “profecinë” e tij një interpretim sa historik aq edhe dramatik, ngaqë pas tij fshihet tendenca antishqiptare që i ka rrënjët në konfl iktet e vjetra etnike të Evropës Juglindore. Ndërkohë, ky “profet” që ka ardhur në këto troje si i dërguar nga Stambolli, psikozën e luftës dhe fi lozofi në e shkombëtarizimit të shqiptarëve e ka bartur edhe në përtej botë, si përmbushje të misionit të tij. Lugati që mishëron Mehmet Ali Pashën shpërfaq disa koordinata gjeopolitike si Stambolli, Moska, si aleatët e antishqiptarizmit në Ballkan, duke rrëfyer përmasat reale të gjëmës që i kanoset sërish popullit shqiptar. Një kuptim kaq konkret dhe real të çon në mënyrë të pashmangshme drejt një interpretimi koherent se armiqësisë ballkanike nuk është një stisje kalorësiake, por një kundërti aq e spikatur sa as kohët moderne, as shekulli XXI nuk kanë mundur ende të arkivojnë në muzeun e historisë.

Një tjetër kategori e botës së errësirës mbeten shtrigat, që sërish nuk gjenden rastësisht në të njëjtën shpellë me Kuçedrën e mundur prej Dragonjve, si për të theksuar se ligësia dhe poshtërsia, armiqësia dhe urrejtja, antishqiptarizmi si bërthamë veprimi dhe vizioni, s’mund të gjejnë aleatë më të denjë sesa shtrigat dhe vend më të mirë, sesa shpella ku Kuçedra është damkosur me humbjen. Shtrigat janë “zgjatimet” e planeve të dështuara, “tentakulat” e hakmarrjes që nuk dorëzohet. Fishta nuk i kundron shtrigat vetëm si një gjetje emocionale artistike, por ai shkon edhe më tej duke argumentuar poetikisht se frymërat demoniake që mishërojnë ato, hedhin dritë mbi fakte, episode, ngjarje të cilat kanë peshë të veçantë në historinë e shqiptarëve për trojet e tyre.

Një këndvështrim i tillë e ndihmon Fishtën të ndërtojë hartën e shpërndarjes së tyre në Kthellë, Mirditë, Zhubë, Selitë, Iballë, por ai nuk i izolon ato në realitetin malësor shqiptar. Poeti e risjell në mënyrë tejet interesante “kuvendin” që pjell të anasjellën e “gjuetisë” së shtrigave përtej kufi jve shqiptarë deri në Kotorr. Karikaturizimi i tyre është i gjallë, bartës i misionit që shtrigat kanë. Por Fishta nuk mjaftohet me paraqitjen bardh e zi të personazheve. Ai i sjell shtrigat e Iballës që kanë lidhur Orën-shkine te bliri ku është varrosur Tringa, si për të dëshmuar se historia e dhimbshme e vashës së vrarë në pragun e shtëpisë do ta shndërronte së brendshmi natyrën dhe karakterin e shtrigave të kujton motivin e mrekullueshëm të Martin Camajt që lidhur me korbin që u ndje si pëllumb në shpirt (“Një ditë e ka edhe korbi”). Një mjeshtëri si ajo fi shtjane dhe një kuptim i epërm i të vërtetës historike kur kryqëzohen me të vërtetat njerëzore do të sillte një kulmim të tillë që shtrigat të dilnin nga natyra e tyre për një arsye aq madhore sa ç’është beteja e lirisë që ka jo vetëm heronjtë e saj por edhe heroinat e saj, një prej të cilave ishte Tringa. Vizioni poetik i Fishtës i shuan largësitë gjeografi ke, i kapërcen humnerat psikologjike duke dëshmuar se fjala e shigjeton tej për tej historinë. Paradoksi që përdor Fishta ia shton më tepër domethënien mesazhit kombëtar që është limfa e gjithë trashëgimisë së tij.

Në galerinë mitologjike tipike shqiptare hasim edhe dy ujkonja, që i shërbejnë Zanës së Vizitorit. Ujkonjat vijnë nga Metohia si përgjigje ndaj piskamës së Zanës së Madhe. Përdorimi i emrit Metohi pohon përsëri aktualitetin shqiptar të shkrirë në kohë si një apel që përcjell kumtin e fshehur të historisë sonë

Page 29: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

29

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

kombëtare. Profetika poetike fi shtjane ka gjasë të sjellë në dritë atë pjesë të groposur të historisë, që sot ka nisur të shfaqet si një pyetje që kërkon përgjigje. Gjithsesi, ujkonjat kanë një mision, të gërmojnë më thellë varrin e Tringës, si për t’i kujtuar lexuesit shqiptar amanetin e gjithëkohshëm të nderimit për ata që bien në fushëbetejën e lirisë në mënyrë tragjike, duke fl ijuar rininë dhe dashurinë e tyre. Poeti i ka zgjedhur ujkonjat për të dëshmuar se historia shqiptare, si ajo madhorja përballë shkombëtarizimit, ashtu edhe ajo “ e vogla”, vetjakja, personalja, familjarja, trondit edhe bishat e egra, nga përballja me dramën njerëzore. Një hulli e tillë vazhdon ta çojë logjikën artistike fi shtjane në përmasa të reja të eksplorimit psikologjik dhe të arkeologjizmit historik që e kthejnë çështjen shqiptare në çështje ekzistenciale. Detaji i mësipërm tërthorazi na ndërmend se jo vetëm njeriu, por edhe bisha pikëllohet përballë dhimbjes.

Punë me shkrim1. Tjetërsimi te vepra “Lahuta e Malcis”.2. Metamorfoza te vepra “Lahuta e Malcis”.3. E pabesueshmja... (Nisur nga shndërrimi i shtrigave)

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të shfaqë mendimin e vet rreth çështjeve të dhëna.- Të zbulojë vetë vlerat artistike të veprës.

Mjetet mësimore: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

DiskutimKompleksiteti i veprës “Lahuta e Malcis” e detyron lexuesin të përpiqet të rrokë disa rrjedha, nëpër

të cilat shkon jo vetëm subjekti i saj letrar, jo vetëm faktet e vërteta historike, por edhe domethënia fi lozofi ke kombëtare që ajo vazhdon të shpërndajë edhe në kohën tonë, gati-gati me të njëjtin intensitet si në kohën që evokon autori. Duke qenë një ngrehinë solide e fjalës shqipe, ajo nuk lë skutë të qenies njerëzore apo të ekzistencës kombëtare pa synuar ta zbulojë përmes një analitike të hollësishme si t’i bënte skanerin jo një epokë konkrete, por historisë si abstragim në raport me çështjen e mbetur pezull të shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Prandaj diskutimi për “Lahutën” nuk mund të jetë vetëm poetik, as vetëm historik. Ndërthurja e të vërtetave njerëzore me ato kombëtare bën që arkitektura e veprës së Fishtës të krahasohet pa frikë me një katedrale madhështore ku jeton e vërteta e madhe e patjetërsueshme e rrënjëve tona historike që nga zanafi lla e krijimit. Brenda një katedraleje të tillë ka vend për afresket, për vitrazhet, për kolonadat, për kapitelet, për shkallinat, për shenjtëroren, për organon, për korin, për qiellin që e mbush me praninë e Tij dhe për tokën mbi të cilën vazhdon të trokojë pyetja e mbetur ende pa përgjigje: pse shqiptarët pasardhësit e pellazgo-ilirëve ende nuk e kanë Tokën e Premtuar realitet?

Historikja si themel mbi të cilën ngrihet fjala e Fishtës nuk e zbeh karakterin e poemës. Ajo i jep lëndës poetike të vërtetën pa të cilën “Lahuta” s’do të kishte asgjë epike brenda mesazhit fi shtjan që ia del mbanë të rrokë horizontin e kohërave aty ku ato takojnë historinë.

Fantastikja si e misterta e historisë e bën veprën jo vetëm më tërheqëse, por të detyron ta shohësh historinë shqiptare si realitet që vjen nga muzgjet e kohërave me një profi l ëndërror, që herë kthehet në makth e herë shndërrohet në delir. Atmosfera fantastike e bën rrëfi min poetik të jetë më mbresëlënës, ngase i mbështjellë me tis legjendash e plazmon më dukshëm brenda mjegullimit mistikën kombëtare shqiptare.

Vepra e Fishtës mund të krahasohet me një memorial kombëtar, që do t’u kujtojë përgjithmonë brezave që shkojnë e vijnë në këto troje se asgjë nuk duhet harruar, se ky gadishull që dikur quhej gadishulli ilirik, sipas F. Konicës, e ka të tretur të vërtetën e autoktonisë shqiptare në çdo cep të tij. Vlera e memorialit fi shtjan sa vjen e bëhet më e madhe, për shkak se historia përsëritet për ta ridimensionuar

Tema 8. Veprimtari praktike

Page 30: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

30

Objektivat: Objektivat: Objektivat: Objektivat: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të zbulojë veçoritë e fi gurës mitologjike të Floçkës, si personifi kim i gruas në gjendjen e saj më të

fuqishme emocionale.- Të bëjë krahasimin mes saj dhe Zanës së Frymëzimit.- Të dallojë në historinë iliro-shqiptare. - Të refl ektojë rreth lidhjeve të mitologjisë shqiptare me fi guracionin e krijuar te “Lahuta e Malcis”.

Mjetet mësimore: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Një nga bukuritë më rrezellitëse fi shtjane në këtë poemë epike mbetet fi gura e Floçkës, si mishërimi i Gruas. Hapësira e fjalës në të cilën ai e vendosi Floçkën spikat për nga interpretimi fi lozofi k që zgjon kjo fi gurë sa interesante, aq edhe e mistershme, sa fantastike, aq edhe reale. Kjo ndërthurje gjendjesh që bart në vetvete Floçka si ideal femëror, ku imagjinarja dhe njerëzorja plotësojnë njëra-tjetrën, i jep Fishtës mundësinë të krijojë një reliev të mirëfi lltë emocional, që përcjell vlera të përjetshme estetike, morale, njerëzore. Mitikja e një fi gure të tillë si Floçka ose Gërshetëza, që vendoset si një tjetër kapitel në katedralen e fjalës fi shtjane, nuk bën gjë tjetër, veçse e përthellon vlerën unikale të poemës nuk zbulon një tjetër tipar të universit që atdhetari dhe shqiptari, poeti dhe mendimtari, piktori dhe etnografi Fishta solli në realitetin kombëtar, që mund të mbetet emblematik ngaqë vjen si përfytyrim dhe si ëndërrim njerëzor i gjithëkohshëm. Edhe pse kësaj fi gure i mungon shndritja e Zanës, origjinaliteti i Fishtës shfaqet si shpalosje e vlerave mbarëshqiptare që e shndërrojnë një fi gurë primitive si Floçka në gruan dinjitoze të malësorit, i cili ia përcjell fi snikërinë e tij vajzës që dashuron. Veç ndikimit njerëzor,

Tema 9. Figura e Floçkës te “Lahuta e Malcis”

Zhvillimi i mësimit

vetveten në raport me popujt, parim jashtë të cilit s’mund të dalë Shqipëria. Aty ku kujtesa jonë kombëtare duket sikur sklerozohet në betejë me përditshmërinë, kushtrimi i memorialit buçet për të zgjuar vetëdijen tonë mbarëkombëtare. Ajo e bën memorialin më të afërt me shqiptarët duke iu treguar se ura që lidh humnerën shekullore mes pasardhësve të pellazgo-ilirëve dhe shqiptarëve është e vërteta e gdhendur në të, për të mos e harruar përkatësinë dhe trashëgiminë e tyre.

Poema “Lahuta e Malcis” të kujton apologjinë e merituar që i bëhet një çështjeje kombëtare që e ka të drejtën shekullore me vete përballë paragjykimeve, padrejtësive, luftërave me anë të së cilave është synuar të groposet e të arkivohet çështja shqiptare, por gjithmonë, në zgrip të situatave kërcënuese, analisti që ka formimin elitar intelektual dhe nderimin për identitetin e një kombi, di të artikulojë ballafaqimin e situatës ndërkombëtare me atë shqiptare. Cilësia e fi lozofi së fi shtjane e ka denjësinë ta mbrojë të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Aktualiteti i kësaj trajektoreje që e përshkon mbarë veprën risjell më qartazi vlerën e Gj. Fishtës si njohës skrupuloz i ngatërresave ballkanike, kumti i të cilit ruan thelbin e tij edhe sot.

Trashëgimia e Fishtës bëhet edhe më e plotë me karakterin e saj epiko-lirik si dëshmi se gjuha, kultura, tradita zakonore shqiptare zë të njëjtin vend në gostinë e kombeve më të vjetër evropianë me vlera të krahasueshme me ta, duke e pasuruar “Iliadën” dhe “Eneidën” me “Iliriadën” e quajtur “Lahuta e Malcis”. Fishta i dha një hapësirë të re emocionalitetit dhe personalitetit shqiptar për ta konfi guruar vetveten si një popull i lashtë që do të vazhdojë të ekzistojë për të shkruar një histori të re. Profecia e Fishtës ia doli mbanë. Ajo vazhdon të përmbushet edhe sot, sepse paracaktimi i historisë kombëtare mbarëshqiptare vazhdon udhëtimin e saj drejt ardhmërisë.

Page 31: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

31

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

kjo fi gurë e modeluar nga Fishta synon të rrokë një tjetër vlerë qytetëruese të rrënjës iliro-shqiptare, që Nimfat, vashat e ujërave, Floçkat, mbeten dëshmi e traditës së lashtë gojore të këtyre trojeve.

Fakti që Fishta e zgjodhi këtë fi gurë nuk është vetëm rastësi poetike. Ngacmimi poetik i dha atij mundësinë të pasuronte më tej galerinë e personazheve të poemës “Lahuta e Malcis” me veçantinë e këtij miti që shpalos një pasuri tjetër të folklorit shqiptar me anë të trashëgimisë kulturore, duke kontribuar më tej në udhëtimin e lexuesit drejt muzeologjisë iliro-shqiptare që s’e groposi dot asnjë lloj vullkani historik. Nga ana tjetër, historia e dashurisë së malësorit si djalë i pushkës dhe i kuvendit me Floçkën hedh dritë mbi një tipar të mbetur në errësirë gjatë shekujve sesi brenda ashpërsisë së natyrës së një luftëtari gjallon delikatesa dhe fi nesa shpirtërore, ai është gati të ngrihet mbi çdo paragjykim që do ta pengonte, për të ndarë me Floçkën, këtë Sirenë të folklorit shqiptar, jetën dhe dashurinë e tij.

Një moment tejet i veçantë në përballjen e malësorit me këtë nimfë mbetet fokusimi te dashuri si fuqia që rrënon mure ndarës për të hedhur ura komunikimi, që i rezistojnë çdo trilli të historisë. Ngjyrat e gjalla me të cilat Fishta e përcjell Floçkën e bën atë të jetë sa e largët dhe e paarritshme, aq edhe e afërt dhe e prekshme, duke zbuluar dyzimin, kllapinë, delirin që ka në vetvete emocioni i fuqishëm që ngrihet përmbi çdo pengesë, qoftë edhe gjuhësore, për t’i dhënë rastin e duhur dashurisë të kthehet nga një ëndërr e mbështjellë prej mjegullës së kohërave në një realitet të shfaqur dukshëm.

Kumti që sjell Fishta pasurohet më tej me vendosjen e kësaj historie në koordinatat iliro-shqiptare, në shenjë lashtësie dhe paganizmi, si një skanim që iu bëhet epokave të lashta që vazhdojnë t’u fl asin kohëve moderne. Edhe në këtë rrafsh Fishta s’heq dorë nga tradita shqiptare, sepse qytetërimi pellazgo-iliro shqiptar nuk mund të tjetërsohet nga asnjë rrethanë apo nga asnjë situatë, sado paradoksale që të duket ajo.

Duke mbetur në vrazhdën e idesë së mësipërme, Fishta skalit një realitet artistik mitologjik të rrallë, me anë të dallimit që bën mes Floçkës dhe Zanës së Frymëzimit. Floçka si mishërimi i nimfës dhe Zana si personifi kimi i muzës poetike edhe pse vijnë nga ngjizja mitologjike, plazmojnë misione, vokacione, destinacione të ndryshme. Çdonjëra ruan karakterin e saj dhe vë në pah se sa e pafundme qenka imagjinata krijuese e shqiptarëve, që sikurse fqinjët e tyre, helenët dhe romakët, dëshmojnë të njëjtin zhvillim njerëzor dhe të njëjtën etje për të interpretuar në mënyrë fi lozofi ke unin njerëzor përballë realitetit historik. Nëse Zana simbolizon atë lloj dritëzimi që e bën më qiellore si ekzistencë femërore, Floçka simbolizon atë vegulli ëndrre që dashuria e bën më njerëzore. Një këndvështrim i tillë i paraqitjes së fi gurës femërore në këto dy rrafshe estetike e bën më magnetike lëndën e fjalës fi shtjane sepse e shtyn kohën aq thellë sa primitivizmi dhe naivizmi të mos duken se ca realitete të pavlera të zbuluara ndër gërmadha rastësisht por përkundrazi, “dueti” i Zanës si kulmim monumental femëror dhe i Floçkës si piedestali mbi të cilin Frymëzimi lartësohet, e zmadhojnë më tej karakterin palimpsestik që vetë “Lahuta e Malcis” ka. Sikundër përmes kësaj fi gure, Fishta vazhdon të këmbëngulë se qytetërimi iliro-shqiptar është autokton dhe i përket asaj periudhe të historisë kur njeriu zbulonte brenda rrjedhave ujore nimfën-Floçkë, sikurse priste prekjen e muzës poetike Zanës së Frymëzimit për të sjellë ekzistencë fjalën shqipe si histori, si mit si legjendë, si dashuri, si qëndresë, si qytetërim, si komb, si kujtesë. Do të mjaftonte kjo zhytje në thellësitë e epokave, për t’i dhënë poemës pahitjen e mrekullueshme të lashtësisë.

Përballë morisë së përftesave kuptimore, ideore, estetike që përcjell Fishta nëpërmjet Floçkës, shfaqet një karakteristikë shumë e vyer e trashëgimisë së tij: vlerësimi që ai ka për gruan. Do të qe një mendim tejet i përciptë t’ia njihnim këtë vlerë vetëm faktit se ndikimi i kulturës botërore s’mund të mos linte gjurmë në veprën e poetit. Por kjo do të ishte e pamjaftueshme si argument. Zanafi lla e kësaj ndjeshmërie do kërkuar në konceptin që Fishta ka për gruan si krijesë që vjen nga i njëjti rrugëtim me burrin, nga e njëjta mbretëri e përjetësisë, nga e njëjta besëlidhje si një domethënie që nuk e zhvlerësoi dot asnjë epokë, madje edhe ato më të errëtat e më të frikshmet. Për të pasur një konceptim të tillë të gruas, jo si objekti që ka vetëm një kuptim: përdorimin e saj, Fishta zgjon te lexuesi një kuptim më të thellë lidhur me të,

Page 32: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

32

kundrimin si një subjekt që duhet njohur për t’u çmuar. Kësisoj edhe në këtë plan, poeti i “Lahutës së Malcis” rrëfen se mendësia shqiptare ndaj një teme kaq të ndjeshme nuk qëndroi aq e paqytetëruar sa përpiqen ta trumbetojë antishqiptarët, ata që fobia nuk i lejon të shohin te ky komb i lashtë vlerat njerëzore që i kanë ruajtur e transmetuar, si edhe sivëllezërit e tij me të cilët ka ndarë hapësirën gjeografi ke dhe ka krijuar relievin shpirtëror shqiptar si një pasuri të paçmueshme.

Detyrë. Bëni një ese me një nga temat e mëposhtme:o Floçka, një primitivitet që e bën më poetike jetën malësore?!o Floçka, një histori dashurie që vazhdon.o Floçka, ëndrra pa të cilën jeta do të dukej më e zbehtë.o Rivaliteti mes Zanës së Frymëzimit dhe Floçkës.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të refl ektojë rreth lidhjeve të mitologjisë shqiptare me fi guracionin e krijuar te “Lahuta e Malcis”.- Të analizojë origjinalitetin e Fishtës në përdorimin e mitit.- Të parashtrojë qëndrimin e tij/saj ndaj konceptit mit dhe antimit fi shtjan.

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Diskutim Universi i mitit dhe zgjedhja e tij prej Fishtës përbën një mundësi të re njohjeje. Tendenca e përhershme

e poetit mbeti pasion për të gërmuar në thellësinë e kohëve për të gjetur rrënjët e trashëgimisë kulturore pellazgo-iliro-shqiptare. Kjo i ngjan një apologjie që poeti e solli në realitet për ta mbrojtur çështjen shqiptare që kërkonte zë të fl iste për të dëshmuar se shqiptarët nuk ishin ardhacakë dhe endacakë të paatdhe, por autoktonë, gjë që ua vërtetonte edhe arkeologjia e fjalës poetike.

Gjergj Fishta, intelektuali euridit që duke njohur mirë kulturën botërore synoi të evidentonte identitetin shqiptar me anë të përzgjedhjes mitologjike si lëndë dhe si interpretim fi lozofi k, formuloi me detaje të spikatura testamentin shpirtëror të shqiptarëve, si një trashëgimi që s’duhej cenuar askund, që duhej mbrojtur, që duhej evidentuar e plotë dhe unike për të përcjellë në tërë labirintin e trilleve të historisë bukurinë e origjinës së saj nga muzgu i pamatshëm i kohërave.

Përdorimi i mitit e pasuroi leksikun poetik fi shtjan me nuanca, me ritëm, me domethënie të reja, sepse poeti nuk i përdori ato në mënyrë mekanike. Ai i risolli mitet në një kohë dhe në një hapësirë tjetër, duke i vendosur në mënyrë të tillë që sikurse drita thyhet në faqet e një prizmi dhe lejon spektrin e ngjyrave të derdhet prej saj, ashtu edhe mitet shqiptare rikrijuan mikrobotë e makrobotë njerëzore e kombëtare, me anë të origjinalitetit krijues të njohësit të psikologjisë shqiptare, që s’la skutë të kujtesës kulturore të trojeve etnike pa i dhënë mundësi të përdorte vlerat e saj.

Figuracioni i përdorur i shkon për shtat idesë së Fishtës që ta bëjë mitin të fl asë shqip. Ai e përzgjedh fjalën që jo vetëm të kumtojë ide, por edhe të portretizojë njerëz, të hulumtojë gjendje shpirtërore, të poetizojë emocione, të gjykojë ngjarje, të pasurojë kujtesën historike. Ky funksionalitet e bën gjuhën e zgjedhur nga Fishta të jetë e mbushur me madhështi bjeshkësh e mistere zanash, të jetë e veshur me

Tema 10. Miti dhe antimiti fi shtjan

Zhvillimi i mësimit

Page 33: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

33

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

bukuri pyjesh e stërkala ujëvarash, të jetë si një zjarrmi që të ndjek ngado, sepse frymëmarrja e gjuhës u kthye në legjendën e kombit, siç ndodhi me kombin që u kthye në legjendë. Gjuha e Fishtës e mori këtë të vërtetë historike dhe e ktheu në të vërtetë poetike.

Fakti që Fishta synoi të përdorte mitin si tik-takun e “Iliriadës” së tij, dëshmon se intuita e poetit dhe vokacioni i atdhetarit, misioni i priftit dhe shërbesa e intelektualit i dhanë atij pjekurinë e duhur për ta parë mitin si interpretim dhe deshifrim besnik të misterit të madh të qëndresës shqiptare për të mos u asimiluar apo shkombëtarizuar, aq sa të të mbetej një shprehje gjeografi ke e një qytetërimi që i kishte ngelur vetëm epitafi . Ai e zgjodhi mitin si fi lozofi kombëtare që do ta çonte hapësirën iliro-shqiptare drejt agut të një kohe të re, ku kudo që do të fl itej shqip, ishte Shqipëri-Arbëri-Iliri.

Diskutimi për rolin dhe vendin e Floçkës në universin letrar fi shtjan nuk shteron kaq lehtë, sepse ky personazh është një plotësim i mëtejshëm i profi li të gruas si një minierë që ruan ende pasuri të panxjerra prej saj. Floçka, kjo vajzë e bukur e mbuluar nga një fl oknajë e paharrueshme, mbetet në folklorin shqiptar prej nga ka ardhur në hapësirat fi shtjane, një sekuencë bukurie e përjetshme që, edhe kur është e palatuar, dalta e dashurisë i jep një tjetër formë duke e përsosur atë. Ajo mbetet një lëngatë bukurie, para së cilës poeti nuk mund të mbyllë sytë e ta anashkalonte. Përkundrazi, ai e kundroi si një shkëndijim bukurie dhe e treti në fjalën e tij.

Punë me shkrimTë nisur nga vëzhgimi që i është bërë trashëgimisë të Fishtës brenda kontureve të “Lahutës së

Malcis”, është me vend të shprehen disa vlerësime për mesazhin dhe arkitekturën e kësaj vepre epike të poetit atdhetar. Brenda një strukture të tillë shumëplanëshe dallohen interpretime komplekse që rrokin qëndrimin e poetit ndaj kombit dhe fatet e tij në udhëkryqet e historisë. Nxitja e shkëmbimit të ideve mund të shprehet në mënyra të ndryshme, duke shkëputur realitete historike ose poetike që vazhdojnë të rrezatojnë aktualitet edhe në kohën tonë. Kjo ia rrit përmasat Fishtës në sytë e lexuesit bashkëkohës si një nga mjeshtrit e rrallë të fjalës shqipe që u bë identiteti i vetë poetit.

Kuvendi fi shtjan- Rrënjët pellazgo-iliro-shqiptare, një dukuri artifi ciale apo një histori që pret të zbulohet?- Nëse veprën “Lahuta e Malcis” do ta quanim “Iliriada”, ky fakt do të shënonte një ekzaltim të tejkaluar nga koha apo një kujtesë që nuk duhet harruar?- Karakteri mitologjik e bën “Lahutën e Malcis” një vepër që hedh dritë mbi kuptimin fi lozofi k të interpretimit të historisë moderne shqiptare përmes analitikës gjithëkohore të fshehur brenda mitit.- Fryma epike dhe fi nesa poetike fi shtjane e sendërtuar në veprën “Lahuta e Malcis”.- Historia dhe dramaticiteti i saj ndaj shqiptarëve, një përbërëse e pandryshuar në poemën “Lahuta e Malcis”.- Origjinaliteti i Fishtës në krijimin e universit të tij krijues si vokacion poetik, njerëzor, kombëtar, intelektual. - Dritëhijet njerëzore në galerinë e personazheve fi shtjane.- Historia shqiptare një mit që shuan kureshtjen e lexuesit apo miti shqiptar i qëndresës për të mos u shkombëtarizuar, një histori e fi ksuar në pergamenën e kohërave?- E vërteta historike, e vërteta artistike, e vërteta njerëzore dhe e vërteta kombëtare në poemën “Lahuta e Malcis”.- Filozofi a krijuese popullore në veprën e Fishtës shfaqet si një ornament që i ka shkuar koha apo si një bukuri që pret të ç’pluhuroset nga qëndrimi nën gërmadhat e mosnjohjes?- Vokacioni perëndimor shfaqet si një rrobë e rastësishme apo si një thelb i motivuar historikisht?

Page 34: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

34

- Poema “Lahuta e Malcis” si një urë që lidh të shkuarën me të ardhmen shqiptare në rajonin e Evropës Juglindore. - Dashuria e Fishtës dhe himnizimi i botës shqiptare, një nga alternativat për ta njohur poetin.- Cila është hapësira në të cilën shtrihet profetika poetike e Fishtës?- “Lahuta e Malcis” si trashëgimi kulturore mbarëkombëtare.- Identiteti i poetit Fishta në identitetin e atdhetarit Fishta.- “Lahuta e Malcis” si testament i shqiptarizmit.- Fishta përtej admirimit.

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të evidentojë kohën e krijimit të veprës së De Radës; konfl iktin-intrigën dhe kohezionin.- Të analizojë personazhet:

o Milosaoja, nënë Madhja dhe Rina o personazhet mitologjike dhe ato të krijuara

-Të analizojë veçoritë artistike të veprës.- Të analizojë ndërtimin kompozicional, lloji i vargut, mbështetja në folklor.- Të bëjë përqasjen mes veprës së Fishtës dhe asaj të De Radës.

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

Për t’i dhënë një mundësi të re arsyetimit dhe dijes krahasuese lidhur me veprën “Lahuta e Malcis” do kërkuar më tej në historinë e fjalës poetike shqipe, që si zëvendësuesja e shpirtit të popullit tonë ka gjithmonë thellësi të reja për të shfaqur duke rikrijuar “Atlantidën” shqiptare të rroposur përfund epokave të shkuara. Kësisoj, një nga zërat më origjinalë poetikë, arbëreshi Jeronim de Rada, jo aq për “instinktin” poetik, sesa për gjenetikën kombëtare që u bë dëshmia e jetës së tij, iu rikthye epokës më të shquar për çdo shqiptar, asaj të Gjergj Katriotit, si pika e referimit ku realiteti Arbëri-Shqipëri e kapërcen kufi rin historik për t’u kthyer në besim kombëtar. De Rada e kishte të qartë se “Iliada” e shqiptarëve nuk mund të qe veçse Skëndërbejada, që do të sillte përtëritjen e kulturës dhe të fatit kombëtar me anë të fuqisë që përcillte vepra monumentale e Gjegj Kastriotit.

T’i rikthente emblematikës kombëtare duke konturuar fi gurën e Gjergj Kastriotit u bë për De Radën misioni i jetës së tij, sepse ai kërkoi të sillte eposin shqiptar jo vetëm si trashëgimi që datonte në shekullin XV e përtej tij, por si një univers i humbur që duhej gjetur për ta kthyer në bazamentin e qëndresës shqiptare. Kjo ishte arsyeja pse De Rada iu rikthye folklorit arbëresh për të ringjallur një histori të vdekur, që u shndërrua në përkushtimin e jetës së poetit për të rindërtuar rrugëtimin e një populli që sfi doi perandorinë osmane kur pati në krye një prijës si Gjegj Kastrioti. Një kundërshtim i tillë e nxiti të shkruante poemën “Milosao”, që u vesh me ngjyrat e epokës së Kastriotit si mishërim i një kohe të lavdishme.

Ndërsa De Rada ishte trazuar nga ideja e krijimit të eposit kombëtar, në poemën “Këngët e Milosaos” ai ndoqi udhën e shpalosjes së kujtimit të Kastriotit, më tepër sesa ta ndiqte kronologjikisht trajektoren e saj. De Rada e kundroi historinë e kohës së Kastriotit si një sfond, si një dekor ku heronjtë lëvizin bashkë me dramat e tyre, duke u fokusuar jo aq në rrëfi min historik, sesa në shtegun tragjik ku po ecte historia jonë kombëtare e shekullit XV. Si romantik De Rada do të depërtonte në bërthamën e historisë për të qëmtuar

Tema 11. Jeronim de Rada, “Këngët e Milosaos”

Zhvillimi i mësimit

Page 35: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

35

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

në të dukuritë shpirtërore që i japin vlerën e papërsëritshme hartës së lëvizshme të vetë historisë. Për më tepër, De Rada duke ndjekur këtë botëkuptim, në veprën “Milosao” e bën të dukshme frymën epike të kohës brenda personazheve dhe solli një dialog origjinal mes heronjve dhe epokës historike.

Në poemën “Milosao” ndihet ritmika rrëfyese tipike për këngët legjendare, teksa vjen duke u rritur përparësia përmbajtjes morale në veprimet e personazheve përkundrejt tendencës historike të ngjarjes. Ndërthurje epike me atë lirike e profi lizuan poemën si një vepër që zbulon konfl iktet e individit, dilemat e heroit me moralin shoqëror, ndërsa mozaiku plotësohet më tej me dritëhijet psikologjike të personazheve kulturore të poemës “Këngët e Milosaos” për nga idetë që solli na jep mundësinë të mendojmë se “Moti i madh” i arbëreshëve kërkonte të gjente shteg për të rrëfyer se ku e kishte zanafi llën rendja e De Radës drejt evokimit të fi gurës së Gjergj Kastriotit.

Specifi kë interesante e romantikës deradiane mbetet ndërthurja e patosit çlirimtar, rikthimi i kohës së Kastriotit dhe ngjyrimet tipike kombëtare si në ngjizjen e poemës “Këngët e Milosaos”, ashtu edhe në shtrirjen ideore drejt rrafsheve më të thella kuptimore. Vepra synoi të ringjallte mitin e heronjve që gjendej në folklorin kombëtar si burimi i vetëm i arkivit shpirtëror të shqiptarëve që nga kohët më të mugëta historike. Një trajtim i tillë i bën heronjtë e “Milosaos” heronj luftëtarë që kanë dalë nga fryma e legjendave popullore arbëreshe për të hyrë në letërsinë e kultivuar me dinjitet dhe origjinalitet.

“Milosao” shpalos edhe një dukuri tjetër estetike dhe kombëtare teksa modelon konfl iktin bazë në poemë se si duhej të vepronte heroi përballë thirrjes së kohës që kërkonte luftëtarë për të mbrojtur lirinë e atdheut. Kësisoj, konfl ikti shoqëror që ishte mbrujtur në historinë e dashurisë mes Milosaos dhe Rinës si përfaqësues të dy shtresimeve të ndryshme shoqërore, pasuron më tej intensitetin e problematikës njerëzore, sepse nis të derdhet brenda tij dilema e madhe se cilën dashuri duhet të ndiqte Milosao, atë njerëzore apo atë kombëtare. Dilemat e këtij konfl ikti i japin poemës një kolorit sa lirik, aq edhe përsiatës, ngase udhëkryqi s’mund të mbajë gjatë personazhin kryesor si peng dashurie për Rinën. Cilësi tjetër e këtij konfl ikti mbetet kodi moral me të cilin përballet heroi që i jep veprës karakterin e një analitike shpirtërore e morale, brenda të cilës pyetja e përhershme atdheu apo dashuria e merr përgjigjen sipas logjikës së konfl iktit psikologjik në rrjedhën e dramës historike.

Bota e personazheve, shqetësimet dhe trazimet e tyre, pasionet dhe vuajtjet që i shoqërojnë, pritjet dhe ëndrrat që i ndjekin përbëjnë shtratin ku lëvizin, takohen dhe ndahen për t’u takuar sërish në rrethana të tjera Milosao, Nënë Madhja dhe Rina. Këta personazhe i lidh diçka tronditëse, siç është dashuria në të gjithë spektrin e saj, që nga dashuria nënë-bir duke kulmuar me dashurinë Milosao-Rinë, për të mbyllur ciklin me dashurinë për atdheun, që përbën lartësinë më të dukshme të realitetit të saj: fl ijimin për të. Të vendosur përkundruall njëri-tjetrit personazhet jo vetëm shpalosin veçantë e mikrokozmosit të tyre, por edhe plotësojnë makrokozmosin e njerëzores, që mbetet mëdyshazi se ç’rrugë të ndjekë: pasionin njerëzor apo pasionin atdhetar.

“Milosao” zbulon para lexuesit dritëhijet e tij që marrin kuptim të veçantë për shkak të fenomenologjisë së shpirtit që i jep njeriut tiparet e individit. Heroi tipik romantik i pushtuar nga një dashuri trallitëse si ajo që ai provon për Rinën, duke i dhënë guximin të kapërcejë shkalloren shoqërore që i ndan, sa të kujton heronjtë e legjendave, të sjell ndër mend evoluimin e natyrshëm njerëzor që i ka rrënjët në zhvillimin e pandashëm historik. Temperatura shpirtërore e Milosaos sjell në letërsinë shqiptare një fi gurë plastike, që di të vuajë, të shpresojë, të guxojë, të dashurojë. Milosao është heroi i natyrshëm, që bëhet i tillë për shkak se mbetet njeri. Njerëzorja i jep një kuptim më të thellë heroikes, trimërores, legjendares, duke sjellë me anë të saj bukurinë e personazhit romantik si zëdhënës i horizontit moral të njeriut, që arrin pikën ku toka dhe qielli bëhen një pikë e vetme.

Nënë Madhja si fi gura që mishëron nënën shqiptare, përfaqësuese e një familjeje aristokratike, pasuron më tej galerinë e personazheve deradiane me karakterin e fortë, me sqimën e saj, me autoritetin që shfaq, si një realitet që të imponon respekt dhe nderim. Heroinë romantike, ajo shfaqet në pozicionin

Page 36: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

36

e saj si nënë, si zonjë aristokrate, si bashkëshorte e një emri të njohur e me reputacion, si njeri që do të mbajë lart prestigjin e saj. Qartësia e mendimit, vlerësimi i shkallës shoqërore, vetëdija se i përket një oxhaku të shquar e kthejnë atë në një simbol interesant ku ndeshen psikologjia shoqërore me ndjeshmërinë njerëzore. Ajo e pasuron më tej galerinë femërore të letërsisë shqiptare, duke e sjellë si mishërim arbëresh të dashurisë, nderimit dhe autoritetit.

Rina, vasha e bukur, plot hir, e thjeshtë në sjelljen, me një prejardhje modeste shoqërore, një Hirushe që nuk çlirohet nga paragjykimet që e ndjekin pas, derisa të trokasë tërmeti që i rrafshon të gjitha muret që e ndanin prej Milosaos. Delikatesa e saj i shkon për shtat karakterit të butë e njerëzor, sikundër admirimi që ajo ka për Milosaon, tek i cili sheh jo vetëm djalin e ëndrrave të saj, por edhe trimin që di të fl ijojë në emër të një dashurie pa përmasa, siç është ajo për atdheun dhe lirinë e tij. Veç portretit të saj fi zik që e robëron Milosaon, ajo shfaq edhe një portret të paharrueshëm shpirtëror, ku dëlirësia vulos tërësinë e qenies së saj, fundi i saj dramatik, vdekja e Rinës, e bën më rrezatuese fi gurën e Milosaos, që bie në sheshin e betejës për lirinë.

Personazhi mitologjik që zë fi ll me poemën është muza poetike, Lumëbardha e Anakreontit, si domethënie e kujtesës kombëtare që trazon shpirtin e poetit dhe e kthen kohën pas në epokën e Kastriotit. De Rada sjell një frymë mitologjike në poemën e tij, pa rënduar atë me shtresimet historike kuptimore, me qëllimin e vetëm që edhe miti t’i shërbejë mitit të vërtetë të shqiptarëve, dashurisë për lirinë. Fryma mitologjike e vendos poemën në shtratin e letërsisë klasike, ku bota zakonore arbëreshe shpreh mendësinë popullore atdhetare.

Pasi vendosen këto piketa, krahasimi midis Fishtës dhe De Radës duhet parë në ndikimin që çështja shqiptare pati në trashëgimin letrare të gjithsecilit si kryefjalë e shqetësimit njerëzor e poetik për dy autorët e njohur që mishërojnë vokacionin shqiptar brenda identitetit të lashtë të kombit. Epizmi i realiteteve arbëroro-shqiptare i afron dy veprat, por pa lejuar asnjë përsëritje përsa i takon origjinalitetit krijues. Nëse Fishta i referohet eposit të Kreshnikëve, De Rada risjell ndikimin që rapsoditë dhe këngët arbëreshe bartën për Motin e Madh, që edhe pse ka si përbashkësi folklorin, dallon në profi lin që iu dha atij me anë të penelatave fi shtjane dhe deradian. Veporitë e shfaqura në kompozicion janë karakteristikë si për Fishtën që rreket t’i mbetet besnik linearitetit historik, ashtu sikundër De Rada me fragmentizmin e tij, modernizon rrëfi min emocional e psikologjik të personazheve përballë ngjarjeve. Vargu që ata përdorin bazohet në folklor, por imazhet që ata përcjellin vijnë si krijime të natyrshme poetike,të një cilësie të mirëfi lltë intelektuale. Përqasja që vihet re mes Fishtës dhe De Radës fi llon me temën që ata kanë zgjedhur, Shqipëria dhe fatet e saj, për të përfunduar me ndikimin e folklorit në poetikën e tyre. Dallimet dalin më në pah në strukturimin e ngrehinës poetike dhe të motivimit psikologjik, që te De Rada është më poetik, kurse te Fishta del më epik.

De Rada përballë FishtësFolklori, një ornament apo themel poetiko-fi lozofi k në trashëgiminë letrare të Fishtës dhe De Radës?Rapsodia dhe lahuta si koordinatat ku lëviz historia shqiptare e rrëfyer poetikisht.Moderniteti deradian dhe “arkaizmi” fi shtjan, dy realitete që plotësojnë njëri-tjetrin.“Moti i Madh”, një koncept i tejkaluar apo pikë referimi që vazhdon të përmbushet edhe sot?Atdheu - muza e vërtetë poetike e Fishtës dhe De Radës.Përmasat e aktualitetit mbarëkombëtar në “Lahutën e Malcis” dhe te “Këngët e Milosaos”.Fryma pelazgjike si modelim poetik.“Dita e Arbërit” si Kredoja e Fishtës dhe e De Radës.Heronjtë fi shtjanë dhe deradianë, mishërimi i kohës si Liri.Rrënjët iliro-shqiptare: vizioni i përbashkët i dy poetëve.

Detyrë. Përshkrim krahasues: Fishta dhe De Rada përballë njëri-tjetrit sipas këndvështrimit tim.

Page 37: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

37

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi duhet: - Të njohë kohën kur u shkrua poema “Histori e Skënderbeut” e Naim Frashërit.- Të analizojë qëllimin përse u shkrua kjo vepër historike. - Të identifi kojë jehonën e shek. XV në këtë poemë të Naimit.- Të krahasojë veprën e Fishtës me atë të Naimit.

Mjetet mësimore Mjetet mësimore : teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “: teksti i nxënësit, mjete shkollore, materiale nga interneti, libri “Lahuta e Malcis”.

- Vepra “Histori e Skënderbeut” shënon një nga hapësirat më të dallueshme të poezisë kombëtare që tentoi dhe realizoi plazmimin e Skënderbejadës shqiptare. Një mision i tillë gjeti te Naimi vakoacionin njerëzor, artistik, atdhetar që kapërceu hendekun disashekullor. Shqiptarët për arsye të pushtimit osman, iu rikthyen kujtesës kombëtare me emblemën e Gjergj Kastriotit. Emri i Kastriotit, epoka në të cilën ai jetoi dhe luftoi, gjysma që la te brezat që ia zunë vendin njëri-tjetrit u bë themeli mbi të cilën Naimi ndërtoi veprën e tij. Veçantia e kësaj poeme zbulon ëndrrën e romantizmit shqiptar për të sjellë në ekzistencë eposin kombëtar të kohës së Gjergj Kastriotit. Ndaj poema naimjane eci përgjatë udhës që shtroi Jeronim de Rada me veprën “Këngët e Milosaos” si një plotësimi mëtejmë i saj në hapësira të tjera të perceptimit fi lozofi k dhe të meditimit atdhetar.

- Arkeologjia poetike e “ Skënderbejadës” që solli kontribute të reja në çimentimin e eposit kombëtar, si një përsiatje rreth bushtit mitik shqiptar, Kastriotit shfaq një miri “ ngulimesh” të fjalës naimjane që vazhdoi t’i jepte hir të ri tempullit shpirtëror të shqiptarëve, epokës së “Mitit të Madh”. Këto ngulime nisur me poezinë popullore si thesari shpirtëror dhe gjuhësor i popullit, gjë që shfaqet në përmasën e përjetimit universal. Ato vazhdojnë më tej me ndikimin që pati trashëgimia e Marin Barletit, që do t’ia mprihte në mënyrë origjinale shqisën poetike të rrekjes në thellësi të reja të legjendës historike Gjergj Kastrioti. “ Ngushëllimet naimjane u bënë edhe më origjinale prej takimit në letërsinë e vjetër greke dhe romake, e sidomos prej njohjes së universit homerik, për të kapërcyer deri te letërsia e Rilindjes Evropiane.

- Po t’i referohesh veprës “ Historia e Skëndërbeut” te Naimi është e pamundur të mos vësh re ndikimin që luajti humanizmi Marin Barletit me veprën e tij “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut princit të epirotëve, që i dha mundësi Naimit të merrte të dhënat që i nevojiteshin për kohën, vendet, ngjarjet, njerëzit, për të vazhduar me betejat dhe fjalimet e Kastriotit. Barleti shërbeu si burimi ku Naimi gjeti bërthamën e veprës së tij, duke pohuar se legjenda historike Gjergj Kastrioti ishte aq e lëndët dhe aq ideale, saqë edhe pse mund të tingëllonte si gojëdhënë, e vërteta historike qe ruajtur në papirusin e kohërave, teksa shndërronte atë në palimpsestin ku arkivohej çdo detaj real i të shkuarës që projektonte tronditshim ardhmërinë. Pasuria e Barletit e formësuar në veprën e tij do t’i jepte Naimit një ndjeshmëri të veçantë për ta parë Kastriotin jo vetëm si legjendë historike, por edhe si histori njerëzore. Gërshetimi i dy rrafsheve do ta kthente poemën naimjane në një marifet të Rilindjes Kombëtare, brenda të cilit gjendej identiteti dhe vizioni kombëtar.

- Kur përballesh me poemën “ Historia e Skënderbeut” , midis morisë së fakteve që të lënë mbresë nuk mund të mos veçosh prirjen e natyrshme të poezisë romantike që e ka habinë, mahnitjen dhe kërshërinë fi lozofi ke pjesë të vetëdijes së saj. Vetë epoka ku u formua Nami kërkoi t’u jepte përgjigje pyetjeve njerëzore në kapërcyellin e botëkuptimeve që ishin vjetruar për t’u zëvendësuar me të reja. Kësisoj, një fi gurë si ajo e Naimit do të interesohej për historinë e rrënjëve kombëtare duke hulumtuar në

Tema 12. Naim Frashëri, “Histori e Skënderbeut”

Zhvillimi i mësimit

Page 38: Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor “Gjuha shqipe ...albas.al/udhezuesat/new/udhezues letersia me zgjedhje 11.pdf · ringjallte para shqiptarëve si një amanet apo testament,

Libër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”

38

arkivin e kujtesës popullore, që e kishte ditur në skedarin e shpirtit, universin që krijoi Gjergj Kastrioti me vokacionin e tij atdhetar, humanist, evropian. Ai veproi, sikurse poetët e kombeve të tjera, që iu drejtuan thellësive historike për të vendosur në piedestal heronjtë e lirisë, që nga Kromuelli deri te Vilhelm Teli. Prirja historike e bëri romantizmin naimjan një interpretë të ëndrrës shekullore shqiptare, që duke hedhur dritë mbi Kastriotin e shndërroi sakaq artin poetik në besim kombëtar, që kishte për misionin mbushjen e humnerave historike që nga vdekja e Gjergj Kastriotit.

- Kjo vepër e Naimit luajti një rol shumëplanësh në formimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, të cilët pas një “letargjie” tepër të gjatë duhej të zgjoheshin brenda hullisë së tyre historike që ishte Shqipëria dhe “Skënderbejada” e tyre. Tendenca historike dhe tendenca poetike në ndërthurjen e tyre e bënë poemën të ngjante me një traktor historik të mbështjellë në mënyrë poetike. Jo rastësisht poeti i drejtohet engjëllit që të këndojë bëmat e Kastriotit, siç ndodh rëndom në eposet kombëtare. Ai ndjek shtegun ku kishte ecur Homeri për “Iliadën” dhe “Odisenë”, pa lënë pas dore “Eneidën” e Virgjilit, për ta kundruar heroin nga këndshikimi historiko-mitologjik, si një kërkim i natyrshëm që ky hero të shërbente si “çelësi” që çkodifi konte dramën shekullore shqiptare, duke e sjellë te frika më nevralgjike se si të rilindej një Shqipëri e dergjur në agoni për gati pesë shekuj me radhë. Edhe pse këndvështrimet homerike dhe virgjeliane në raport me eposet që krijonin kishin një synim se si të lartësonin emrin e individëve të famshëm historikisht, Naimi zgjodhi një tjetër shtrat ku e vendosi rrjedhën e poemës së tij: heroizmin i Gjergj Kastriotit merrte vlerë të pashtershme nga koha, sepse vetëdijesonte kombin se në ç’mënyrë historia kombëtare do ta vazhdonte udhëtimin për ta arritur “Tokën e premtuar”: lirinë. Naimi ia doli mbanë , që me këtë poemë heroike të trokiste në vetëdijen shqiptare për t’i dhënë një impuls vullkanik zgjimit të vonuar të shqiptarëve. Ai solli një Gjergj Kastriot luftëtar, atdhetar, trim, por edhe njeriun me moral, etikë dhe fi lozofi njerëzore, që me trimërinë e tij e preku legjendën, kurse me njerëzoren si thelb të qenies i dha vlerën e duhur të vërtetën historike që përfaqësonte. Një ngjizje e tillë rrethanore dhe e ngjarjeve, e betejave dhe e dhimbjeve e sfi dave dhe e qëndresës, e ndihmuan Naimin të modelonte fi gurën më të spikatur të historisë sonë, fi gurën e prijësit si një zgjedhje historie që e përcakton mëtejshëm epokën, duke i dhënë asaj emrin e tij. Ndaj shekulli XV bëhet epiqendra e historisë kombëtare shqiptare nëpërmjet prijësit Gjergj Kastrioti, që e ktheu emrin e tij në një jehonë që endet edhe sot e kësaj dite kudo ku fl itet shqip.

- Te “Lahuta e Malcis” do të vëmi re paralelizma historikë që i bëjnë të dyja veprat të jenë në të njëjtën gjatësi dhe me njëra tjetrën, ngaqë themeli i tyre është i përbashkët: liria e Shqipërisë është e denjë të fl ijohesh për të. Pavarësisht viteve në të cilat u krijua vepra naimjane dhe ajo fi shtjane, frymëmarrja që i përshkon është e njëjtë. Kushtrim i përhershëm i shqiptarëve do të mbetet liria që i ktheu njerëzit e zakonshëm në heronj që përmbysin epoka.

- Formati i të dyja poemave ka përmasa të ndryshme për nga cilësia dhe natyra e krijimit poetik, por që të dyja ndërfuten natyrshëm te njëra-tjetra për ta paraqitur eposin tonë kombëtar, “Iliriadën”, si një vazhdimësi vokacioni, si një përkushtimin vizionar, si një testament që iu përket të gjithë breznisë iliro-shqiptare deri në përjetësi. Tematika dhe arkitektura e tyre, kodi estetik dhe parimet morale, domethënia fi lozofi ke dhe interpretimi historik, origjinaliteti krijues dhe mbështetja në folklor vijon duke u tretur te njëra-tjetrën për të krijuar hapësirën iliro-shqiptare si fushëbeteja, ku pushtuesit pavarësisht se ç’gjuhë fl asin, do të ndeshin qëndresën shqiptare, si margaritari më i vyer i kurorës së lirisë kombëtare. Në të vërtetë s’mund të ndodhte ndryshe. Poetët atdhetarë mbeten gjithmonë zëri i kombit, që duke rrëfyer trajektoren e dhimbjes të tyre, kanë hasur në krenarinë e ligjshme të sfi dës ndaj shkombëtarizimit në trojet arbre të Evropës Juglindore.