Tregu devizor

24
TREGU DEVIZOR Msc. Shpejtim Rudi

Transcript of Tregu devizor

Page 1: Tregu devizor

TREGU DEVIZOR

Msc. Shpejtim Rudi

Page 2: Tregu devizor

Tregu Devizor

Dihet se paraja kombëtare është mjet ligjor vetëm brenda territorit të vendit përkatës. Meqenëse sovraniteti i një vendi mbaron në kufijtë e tij, atëherë paraja kombëtare jashtë kufijve të vendit përkatës humb cilësinë e mjetit ligjor të pagesës.

Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm ku paraqit nevoja për konvertimin (shndërrimin) e valutës së një vendi në valutë të një vendi tjetër, përkatësisht në valuta të vendeve të tjera , krahasuar me transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale.

Ky konvertim është kusht për funksionimin normal të pagesave ndërkombëtare. Në këtë mënyrë formohet kursi intervalutor(kursi I kembimit), që tregon numrin e njësive të valutës së huaj në një njësi të valutës kombëtare.

Page 3: Tregu devizor

Psh; Një importues amerikan, zakonisht, një eksportues turk do ta paguajë në lira, ndërsa një eksportues gjerman në euro dhe një eksportues britanez në sterlina britanike. Për këtë shkak, importuesi amerikan do t’i blejë këto valuta me dollarë në treg, të njohur si tregu devizor.

Page 4: Tregu devizor

Tregu devizor paraqet formën shprehëse të tregjeve financiare ne te cilin vie ballafaqimi i organizuar i ofertës dhe kërkesës për deviza. Ai nuk është një vend fizikisht i izoluar, por definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur. Thënë më shtruar, eshte nje vend kur faktoret e caktuar e përcaktojnë se sa njësi të valutës vendore duhet të ipen në këmbim për një njësi të valutës së jashtme në një ekonomi.

Tregu devizor bazohet ne ekonominë e tregut të lirë dhe të hapur ndaj ekonomisë boterore.

Page 5: Tregu devizor

Tregu devizor mund te paraqitet në formë të:o Bursës devizore – si institucion i veçantë i tregut i cili

ka pjesemarresit e tij te rregullt në të cilen shitja dhe blerja e deviza bëhet sipas rregullave te veçanta;

o Si mekanizëm i kontaktimit të përhershëm të blersit dhe shitësit të devizave duke përdorur mjetet bashkëkohore të komunikimit dhe mjetet bashkëkohore të bartjes (transferit) nga një llogari ne tjetrën.

Page 6: Tregu devizor

Një nga gjërat fascinante lidhur me tregun devizor janë

shumat e mëdha të parave të cilat këmbehen (qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë). Sipas burimit të analizës statistikore të bërë nga BIS1 , qendra kryesore për tregtim devizor është Londra, me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim ditor. Qendër tjetër e rëndësishme është Nju Jorku, me 461 miliardë dollarë, qarkullim ditor, Tokyo me 199 miliardë dollarë, Singapori 125 miliarë dollarë, Frankfurti 118 miliardë dollarë dhe Parisi 64 miliardë dollarë.

Page 7: Tregu devizor

Kuptimi i devizave

Për dallim nga pagesat e brendshme në qarkullim në të cilat perdoret valuta vendore, në qarkullimin e pagesave nderkombetare, shtetet perdorin mjetet e huaja te pagesës (deviza).

Ne raport me pagesat jashtë vendit, shteti krijon, shpenzon, paguan detyrimet financiare me deviza.

Devizat mund t’i definojmë si “Kerkesa afatshkurta monetare ndaj shteteve tjera, të shprehura në valutë të huaj”, pa marrë parsyshe se në çfarë baze janë krijuar dhe në çfarë mënyre disponohet me to (çeku, kambiali, e tjera).

Page 8: Tregu devizor

Te devizat mund të arrihet në shumë mënyra:1. Përmes eksportit të mallrave dhe shërbimeve në tregun

ndërkombëtar;2. Përmes huazimeve nga shtetet e tjera, bankat e tyre dhe

subjekteve ekonomike, institucioneve ndërkombëtare dhe institucionet e tjera;

3. Përmes blerjeve të devizave në bursat deviziore dhe menyra të tjera.

Page 9: Tregu devizor

Devizat mund të klasifikohen në:1. konvertibile2. jokonvertibile

Devizat konvertibile janë ato deviza të cilat në mënyrë të pakufizuar dhe pa fomalitetete të veçanta mund të shndërrohen në deviza të tjera. Dallojme dy lloje te konvertibilitetit:- I brendshëm; - I Jashtëm.

Devizat jokonvertibile ose siç quhen ndryshe devizat e buta, të dobëta. janë ato kërkesa të cilat disponohen vetëm me pagesa të kontraktuara.

Page 10: Tregu devizor

Devizat gjithashtu mund te jene:

1.Të forta dhe të buta - të parat nuk e ndrrojnë vlerën e tyre, ndërsa te të dytat konvertibiliteti është rast i rrallë.

2.Qarkulluese dhe termine – me të parat mund të disponohet menjëherë, ndërsa tek të dytat pas nje afati te caktuar apo arritjes së afatit.

3.Kliringe dhe të lira – të parat vlejnë vetëm për llogaritë kliringe dhe në to mund të barten, ndërsa të dytat mund të barten në te gjitha llogaritë pa kufizime.

Page 11: Tregu devizor

Kursi kembimit (kursi intervalutor) është çmimi i një valute, kundrejt valutës tjetrës dhe ka rëndësi të madhe për pagesat ndërkombëtare:

së pari, kursi kembimit mundëson konvertimin e valutës kombëtare në valuta të vendeve të tjera; dhe

së dyti, kursi kembimit ka rëndësi të madhe për formimin e çmimeve të mallrave në tregtinë e jashtme.

Jane dy forma te paraqitjes se kursit devizor: 1.Metoda direkte- Sa njesi te valutes vendore per 1 njesi

te valutes se huaj (0.79e per1$) 2.metoda indirekte- Sa njesi te valutes se huaj per nje

njesi te valutes vendore (1.26$per1e)

Page 12: Tregu devizor

Duhet ti kushtohet shume kujdes se cila metode perdoret kur flasim per rritje ose renje te kursit te kembimit.

Nese kemi rritje te Kursit direkt dmth nga 0.79e/1$ ne 0.80e/1$ atehere do te thote se euro eshte zhvlersuar, pasiqe japim me shume euro per 1 dollare.

Nese kemi rritje te kursit indirekt dmth nga 1.26$/1e ne 1.30$/1e do te thote se euros I eshte rritur vlera pasiqe duhen me shume dollare per te blere 1euro.

Page 13: Tregu devizor

Kurset devizore mund te jenë:

Kurse devizore stabile (fikse) – kurs te cilin e përcakton pushteti monetar i vendit, dhe i cili duhet te mbajë vlerën reale te valutës kombëtare në tregun botëror;

Kurset devizore të diferencuara; Kurset devizore te lira, fluktuive - kurse të cilat

formohen sipas kërkesës dhe oferetës ditore të devizave në tregun devizor apo në banka;

Kurset devizore spekulative (manipuluese).

Page 14: Tregu devizor

Pariteti valutorPariteti valutor caktohet me dispozitë të posaçme

ligjore te secilit vend, prandaj, ky paritet ndryshe quhet edhe paritet ligjor.

Pariteti valutor tregon sasinë e arit që përmbanë një njësi e valutës kombëtare.

Me krahasimin e pariteteve të arit të valutave të ndryshme kombëtare fitohet raporti i tyre, i cili quhet kursi i paritetit.

Nëse një vend është anëtar i FMN-së, atëherë ky vend e përcakton paritetin e valutës kombëtare në Fond, dhe këtë paritet nuk mund t’a ndryshoj pa pëlqimin e FMN-së.

Page 15: Tregu devizor

Pjesemarresit ne tregun devizor

Tregu devizor është treg botëror dhe është krijuar në rend të parë nga bankat komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët tjerë, të autorizuar për tregti me valutat më kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë në lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre dhe me të tjerët, përmes telefonëve, terminale kompjuterësh , teksit dhe faksit.

Page 16: Tregu devizor

Klientët me pakicë – janë bizneset, investitorët ndërkombëtarë, korporatat multinacionale dhe, dmth të gjithë ata që kanë nevojë për të blerë deviza për të kryer biznesin e tyre. Normalisht, ata nuk do të blejnë ose të shesin drejtpërdrejt valuta të jashtme përsonalisht, por sigurisht se ata do t’i drejtohen për shërbime të tilla bankave komerciale, përmes dhënjes së urdhërave për shitblerje të tyre. Bankat komerciale – bankat komerciale i kryejnë urdhërat e shitblerjes të klientëve të tyre me pakicë, nga kontot e tyre, për të kryer këmbimin (ndryshimin) e strukturës së aseteve dhe të borxheve në valuta të ndryshme. Për më tepër, bankat punojnë drejtpërdrejt me bankat tjera, apo përmes brokerëve devizorë.

Page 17: Tregu devizor

Brokerët devizorë – bankat shpeshherë nuk tregtojnë drejtpërdrejt me ndonjë bankë tjetër, por ato ofrohen të blejnë dhe të shesin valuta të jashtme përmes brokerëve devizorë. Operimi përmes këtyre brokerëve është avantazh, sepse meqenëse ata (brokerët) i mbledhin quotizimet e blerjes dhe të shitjes së shumë valuta nga shumë banka, atëherë kuotizimi më i favorshëm sigurohet shpejt dhe me kosto shumë të lirë.Disavantazhi I vetem eshte pagesa per brokerin.

Page 18: Tregu devizor

Arbitrazhi ne tregun devizore Ekziston një shitje e njëkohshme e çastit e valutave në

qendra të ndryshme financiare (në treg devizor). Arbitrazhi është përdorimi i ndryshimeve në çmim, për përfitime pa rrezik.

Jane dy lloje arbitrazhesh: 1. Arbitrazha e qendres financiare- siguron qe kurset

e kembimit te jene te njejta ne qendra te ndryshme financiare

2. Arbitrazha terthore e valutave- mundeson qe te dihet kursi ne mes dy valutave te huaja permes kursit te kembimit te valutes vendore me ato valuta

Page 19: Tregu devizor

Kemi dy lloje te kurseve te kembimit:

Kursi spot i këmbimit është kursi midis dy valutave për shitblerje imediate (të menjëhershme). Me fjalë të tjera, kursi spot i këmbimit është kursi i tanishëm (aktual) i këmbimit i dy valutave vis-a-vis (përballë) njëra tjetrës. Në praktikë, normalisht ekziston një interval kohor, dy ditësh, midis blerjes ose shitjes spot (të menjëhershme) dhe këmbimit aktual të valutave, që të mundësojë verifikimin, rregullimin e letrave dhe kliringun (përmbylljen) e pagesave (transaksioneve). Kursi forvard i këmbimit agjentët ekonomikë është e mundur që të pajtohen sot që të këmbejnë valuta në një kohë të përcaktuar në të ardhmen, në të shumtën e rasteve, për një muaj (30 ditë), 3 muaj (90 ditë), 6 muaj (180 ditë), 9 muaj (270 ditë) dhe një vit (360 ditë). Kursi i këmbimit, me të cilin do të kryhen shitblerjet e valutave.

Page 20: Tregu devizor

Qe te analizohen ndikimet e ndryshimeve te kursit te kembimit ne bilancin e pagesave, politikeberesit kane perpiluar indekset nominale, reale dhe efektive te kursit te kembimit.

Page 21: Tregu devizor

QARKULLIMI DEVIZOR Nëse janë në pyetje punët me botën e jashtme,

qarkullimi devizor ndahet në tri forma:1. Sistemi devizor2. Afarizmi devizor dhe 3. Politika devizore

Sistemi devizor është pjesë e sistemit ekonomik me të cilin përmes ligjeve dhe rregulloreve tjera, rregullohet rrjedha monetare e shtetit me botën e jashtme.

Ai mund te jetë:1. Liberal dhe 2. I rregulluar

Page 22: Tregu devizor

Sistemet e kurseve devizore

Si në teori, ashtu edhe në praktikë ekzistojnë disa sisteme të kurseve devizore, mirëpo, sipas karakteristikave të veta, veçohen tri sisteme:

a) Sistemi i kurseve devizore fikse;b) Sistemi i kurseve devizore fleksibile ose fluktuive; dhec) Sistemi i kurseve devizore të shumëfishta.

Page 23: Tregu devizor

Rezerva devizore

Çdo vend në botë duhet të ketë një sasi të caktuar te rezervës devizore, që i nevojitet për pagesën e borxheve ndërkombëtare ose, thënë më mirë, për sigurimin e likuiditetit të jashtëm.

Madhësia e rezervës monetare të një vendi percaktohet nga BQ dhe varet në radhë të parë, nga gjendja e bilancit të pagesave.

Nëse një vend ka deficit të madh në bilancin të pagesave, atëherë ky vend duhet të ketë një sasi më të madhe të rezervës devizore.

Ndërsa, kur deficiti i bilancit të pagesave është më i vogël, atëherë edhe sasia e rezervës devizore duhet të jetë më e vogël.

Page 24: Tregu devizor

Faleminderit!