trajtimi ekologjik i mbeturinave

24
’TRAJTIMI EKOLOGJIK I MBETURINAVE NE MJEDISIN QE ME RRETHON’’

description

 

Transcript of trajtimi ekologjik i mbeturinave

Page 1: trajtimi ekologjik i mbeturinave

‘’TRAJTIMI EKOLOGJIK I MBETURINAVE NE MJEDISIN QE ME RRETHON’’

Page 2: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Permbajtja e projektit:

C’jane mbeturinat? Llojet e mbeturinave . Cilat jane pasojat qe ato sjellin ? Si mund te trajtohen ato ne menyre

ekologjike ? Shoqeria shqiptare dhe mbeturinat. Perfundimi i projektit

Page 3: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Mbeturinat.

Mbeturinat jane sasia e mbetur nga dicka e që nuk ka ndonjë vlerë të caktuar. Zakonisht krijohen gjatë përpunimit dhe transformimit të materieve dhe formave të energjisë. Në jetën e përditshme dallohen dy lloj mbeturinash ato industriale dhe të punishteve. Edhe pse viteve te fundit jane ndermarre nje sere iniciativash per te perballuar kete problem, duket qarte se asgje nuk ka ndryshuar. Ky problem ne vend te zgjidhej, po behet me teper alarmant.

Page 4: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Llojet e mbeturinave.

Mbeturinat ose plehrat klasifikohen si më poshtë:

1. Plehrat e shtëpisë (leter ambalazhi dhe kartona,mbeturina kuzhine,qelqe,lende plastike,hekurishte,tekstile,drure etj.)

2. Mbeturinat nga ndërmarrjet,industria dhe fusha e mjeksisë (sasi te medha tallashi,materiale paketimi,mbeturina nga ndertimet,mbeturina te spitaleve,etj.)

3. Lëndët problematike dhe mbeturinat e veçanta (llak,lende ngjitese,detergjente pastrimi,medikamente te vjetra,bateri,vajrat e paperdorshme,termometri i zhives,etj.)

Page 5: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Pasojat qe vijne nga mbeturinat.

Disa nga pasojat më të rëndësishme të ndotjes së mjedisit janë:

-Dëmtimi i ekosistemeve (era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient në përgjithësi, në ajër e ujë).

-Ndikimi te shëndeti i njeriut(nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve).

-Kostoja ekonomike.

Page 6: trajtimi ekologjik i mbeturinave

- Mbeturinat mund të jenë të rrezikshme sepse janë vende të përshtatshme për zhvillimin e baktereve, për tërheqjen e brejtësve dhe insekteve; si dhe mund të jenë të ndezshme.

- Disa mbeturina si psh. qelqi apo shiringë medicinal, mund të jenë të rrezikshme për fëmijë dhe kafshe të ndryshme.

- Koshat e stërmbushur gjithashtu ndikojnë në ndotjen e mjedisit sepse nga ato mbeturinat shpërndahen nëpër tokë prandaj edhe për këtë duhet të kemi kujdes të veçantë.

- Qeveritë lokale shpenzojnë shumë para për pastrimin e rrugëve, parqeve, lumenjve nga mbeturinat të cilat hidhen nga njerëzit e pandërgjegjshëm prandaj të ndihmojmë edhe ne që këto projekte të dobishme për qytetarë të jenë të suksesshme.Prandaj për t’iu shmangur këtyre dukurive negative duhet të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë në mënyrë sa më të drejtë dhe të shëndoshë.

Page 7: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Individi dhe mbeturinat.

Jetë pa mbeturina nuk ka. Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë gjithmonë tepron diçka. Për të gjithë ne mbeturiat ose plehrat janë bërë një shqetësim i ditës dhe një problem mjaft i vështirë për t’u zgjidhur,për faktin se ne,vetë njerëzit sillemi në mënyrë jo të drejtë me mjedisin. Nuk duhet thjesht t’i lemë në natyrë,por t’i mënjanojmë në mënyrë të organizuar.

Page 8: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Çfarë bën natyra me mbeturinat e saj?

Që prej miliona vitesh natyra ka prodhuar dhe prodhon mbeturina të cilat ajo i përdor sërish. Mbetjet bimore dhe ato të kafshëve (degët e thara,gjethet e rrëzuara,kafshët e ngordhura) shdërrohen nga kafshët e ndryshme të tokës në humus.

Page 9: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Cfare ben njeriu me mbeturinat e tij?

Njeriu nëpërmjet përdorimit të mënyrës të pakufizuar të “energjisë”dhe “hapësirës natyrore” nuk respekton parimet ekologjike për qarkullime të ndryshme ashtu siç vepron natyra,duke prishur në këtë mënyrë zinxhirët ushqimorë në natyrë. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar këto probleme u bënë më të mëdha dhe më të dukshmeTani problemet janë bërë më të mprehta dhe më të vështira për tu zgjidhur.

Page 10: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Mbrojtja e mjedisit.

Asnjëherë nuk duhet menduar se problemet mjedisore janë pa zgjidhje. Mundësitë për të mbrojtur mjedisin ekzistojnë. Përdorimi i filtrave dhe impianteve të pastrimit, si dhe rifutja në përdorim e mbeturinave, mund të shmangë ndotjen e mjedisit. Kjo mbrojtje kërkon zbatimin e politikave mjedisore moderne. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit shumë qeveri, organizata ndërkombëtare dhe shoqata qytetare kanë marrë masa të frytshme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar mbështetje ligjore si dhe gjetjen e rrugëve të zhvillimit.

Page 11: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Trajtimi ekologjik I mbeturinave.

Mbeturinat nuk janё vetёm gjёra tё cilat ne nuk na nevojiten mё. Ato janё edhe gjёra me tё cilat ne mund të përfitojmë. Eliminimi i mbeturinave urbane përbën një hallkë jetikeTë gjithë prodhojnë mbetje. Sasia e përgjithshme e tyre rritet çdo vit me 3%. Parandalimi I mbeturinave do të jetë një element kyç i një politike të integruar. Masa të forta fillimisht nevojiten për të nxitur ripёrdorimin zvogëlimin dhe riciklimin dhe përpunimin e mbetjeve, e cila quhet ndryshe edhe “hierarkia e mbetjeve”.

Page 12: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Metodat ekologjike të trajtimit të mbeturinave urbane sot në botë.

Sot në botë aplikohen disa metoda për trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane të cilat ndahen në 2 grupe të medha:

Trajtimi ekologjiko‐ekonomik

Trajtimi industrial

1. Reduktim2. Riperdorim3. Riciklim

Permes furrave termike dhe pirolizes.

Page 13: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Reduktimi Riperdorimi Riciklimi

Reduktim i mbetjeve do të thotë që të mos lejojmë lindjen e mbeturinave, qe do te thote:1. Blejrjen në mënyrë të ndërgjegjëshme për mjedisin.2. Prodhimin e vet produkte .3. Zgjedhjen e paketimit të ricikluar.4. Kursimin e energjisë, ujit, kimikatet.5. Mos flakjen e artikujve.6. Zgjedhjen e produkteve me paketim minimal.7. Reduktimin e qeseve plastike për të hedhur tutje, duke e zevendesuar me çantë pazari shumë përdorëmshe në supermarket.

Është rikthimi i mbeturinave nëpërmjet qarkullimit në lëndë të parë natyrore.

1.Përdorimi i tullave të një godine të shembur për të ndërtuar dekoracione ose ndonjë godinë më të vogël.2.Riperdorimi I shisheve dhe I kavanozeve te qelqit.3. Industria e automobilave është shembulli më konkret, ku pjesë të përdorura të një makinerie përdoren për të riprodhuar pjesë të një makinerie tjetër.

Riciklimi është një seri aktivitetesh, që përfshijnë:   grumbullimin, ndarjen,dhe procesin e kthimit për përdorim të mbetjeve si lëndë e parë në procesin e prodhimit të produkteve te dobishme, duke kursyer energji. Perfitimet nga riciklimi:‐  Zvogëlon nevojën për hapësira të vendit te groposjes;  ∙  Kursen taksat;  ∙  Kursen harxhimin e energjinë me 2/3;  ∙  Zvogëlon ndotjen;  ∙  Mbron burimet tona të pamjaftueshme;  ∙  E bën botën një vënd të këndshëm për të jetuar.

Page 14: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Klasifikimi I materialeve te riciklueshme

Kategoria I Kategoria II Kategoria III Kategoria IV

Konsiston ne elemente qe ndodhen me shumice dhe ne sasi te pakufizuar ne produktet e konsumit.Materialet te kesaj kategorie te riciklueshme shkarkohen ne natyre dhe ricikloen permes projekteve natyrore .

Elemente qe nuk jane me pakice por te perdorur ne forma te ndryshme pengojne riciklimin.Shembull tipik eshte druri dhe letra.

Elemente,kryesisht metalet , rezervat boterore te te cilave jane te vogla.

Jane pjese dhe aparate ,si p.sh pjese makinerishe.

Page 15: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Riciklimi I letres.

Me riciklimin e letrës zvogëlohet edhe sipërfaqja e deponive, kursejmë pasurinë e maleve tona, sepse për prodhimin e vetëm disa fletoreve dhe librave duhet të premë një trup drunor të cilit i nevojiten së paku 30 vite që të rritet, ndërsa ky dru për një vit mund të pastroj 30 kg. ndotësish të ndryshëm nga ajri. Për prodhimin e letrës së ricikluar shfrytëzohen dyfish më pak ujë dhe energji se sa kur prodhojmë letrën nga druri.

Page 16: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Riciklimi i plastikes.

Koha e zbërthimit natyrorë të plastikës është 100 deri në 1.000 vjet.

Nga plastika e ricikluar mund të prodhohen materiale sintetike të cilat përdoren për prodhimin e veshmbathjes, në industrinë e gomave, për prodhimin e shisheve të reja të plastikës, prodhimin e lodrave të ndryshme, etj.

Page 17: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Riciklimi i qelqit.

Me riciklimin e qelqit kursejmë energjinë dhe e ruajmë mjedisin tonë, sepse koha e zbërthimit natyral të qelqit është shumë e gjatë, diku rreth 4.000 vjet. Pas riciklimit të qelqit fitohen prodhime të reja nga qelqi të cilat pas ripërdorimit prapë mund të riciklohen dhe prapë të fitohen prodhime të reja. Në këtë mënyrë vazhdon pandërprerë cikli rrethor i riciklimit të qelqit

Page 18: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Shqiptaret dhe mbeturinat.

Shpesh degjojme e lexojme artikuj ku ankohet e protestohet per mbeturinat qe jane te shperndara ne te gjithe Shqiperine, dhe i hidhet faji X apo Y qeverie. Po qytetaret a jane pa faj valle ne kete mes? JO, ata jane shkaktaret kryesore te kesaj gjendje, dhe sigurisht qe nje faktor i madh eshte edhe mungesa e informacionit dhe injoranca. Ekzistojne rreth 80 biznese ricikluese ne Shqiperi, me shumicen e tyre te perqendruara anes autostrades Tirane-Durres. Ne keto biznese mund te riciklosh: leter, karton, plastike, metale, pajisje elektronike, tekstile, qelq, tonera printeri, dru, mobilje, tulla, bateri makinash e shume e shume gjera te tjera. Dhe megjithese shumica nuk jane ambientaliste, thjesht incentiva ekonomike duhet t'i shtyje drejt riciklimit. Cdo kg material qe con ne keto firma ricikluese, paguhet. Te gjithe i kemi pare firmat qe mbledhin mobilje e orendi te perdorura ne kembim te pageses. Nuk i kushton asgje asnje personi, te marre ne telefon keto firma e ne vend qe te hedhe orendite ne trotuare e prane koshave te plehrave, te marre ca para per to.

Page 19: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Ligji per importin e mbeturinave .

Page 20: trajtimi ekologjik i mbeturinave

KonkluzioniShqiperi Bashkimi europian

Page 21: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Cfare mund te bejme ne ?

A e dini se sa kohë nevojitet për zbërthimin natyror të disa hedhurinave?

Për zbërthimin e qelqit nevojiten 4000 vjet, Qeseve plastike 1000 deri 10000 vjet, Shisheve të plastikës 100 deri 1000 vjet, Kanaqet zbërthehen për 10 deri 100 vjet, Gazetat 6 deri 12 muaj, Copat e mollës prej 3 deri në 6 muaj .

Page 22: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Ne mund të zvogëlojmë ndotjen dhe të mbrojmë mjedisin!

- Mjedisi dhe mbrojtja e tij eshte gjeja e fundit qe permendet ne Shqiperi dhe bile njerezve u duket si nje perralle qe e tregojne ca ambientaliste. Te gjthe shqiptaret te denoncojme e te protestojme me fjale e pamje kunder shkaterrimit, masakrimit, dhe ndotjes se mjedisit ne Shqiperi.

- Ti themi mjaft shkaterrimit!

Page 23: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Jane vete qytetaret te cilet ankohen dita dites per ndotjen e mjedisit.Dhe jane po te njejtet qytetare qe mbeturinat I hedhin ne rruge dhe jo ne vendin e caktuar.Pra,gjithsecili prej nesh duhet te jete nismetar I mbrojtjes se ambjentit dhe me pas te kerkohet nga shteti,qofte edhe me ane te protestave te marre masa per mbrojtjen e mjedisit qe na rrethon.

Page 24: trajtimi ekologjik i mbeturinave

Cfare duhet te bejme ?

Duhet nisur nga gjerat elementare : -Ndarja e mbeturinave qe ne shtepi. -Hedhja e mbeturinave ne vendin e caktuar. -Te mos djegim mbeturinat ne koshin e pleherave. -Te blejme sa me pak produkte te ambalazhuara. -Kur eshte e mundur,disa produkte ti perdorim

disa here,jo ti hedhim ato. -Te perdorim burime te ndryshme alternative. -Te marrim pjese ne aksione publike per mbrojtjen

e mjedisit.