Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

13
Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e kohës dhe roli i tyre. Lënda: Gjuhë shqipe Profë: Leonorë Kasumi Punoi: Rinesa Ferati & Rinesa Dili Klasa: XII-3

Transcript of Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

Page 1: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e kohës dhe roli i tyre.

Lënda: Gjuhë shqipe

Profë: Leonorë Kasumi

Punoi: Rinesa Ferati & Rinesa DiliKlasa: XII-3

Page 2: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

Përmbajtja:

1. Letërsia moderne shqiptare

1.1 Shqipëri

1.2 Kosovë

1.3 Diasporë

2. Përfaqësuesit e letërsisë moderne shqiptare

3. Revistat e kohës dhe roli i tyre

Page 3: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

1. Letërsia moderne shqiptare

▪ Nocioni “modern” shfaqet që në shekujtë e parë tëepokës sonë për të shenjuar një dukuri të re, qëlidhet me mendimin dhe konceptin e ri për një kohë. Modernizmi thekson vetitë e dukurive që janëbashkëkohore që tejkalojnë traditën dhe sjellin risinë përputhje me frymën dhe kërkesat e kohës. Letërsia modern nuk shfaqet në të njëjtën kohëdhe në të njëjtat forma në Letërsitë e ndryshmekombëtare. Kjo varet nga zhvillimet, ndërrimet dhetrashëgimit letrare të vendeve të ndryshme. Përkufizimin Letërsi Moderne Shqiptare nëhistoriografinë e Letërsisë Moderne Shqiptare e ka bërë i pari Eqrem Çabej, ai e sheh modernitetin e Lasgushit krejt stil ndryshe nga ai i Naimit, qëkarakterizohet me mendime të thella, ndjenjalabirintike e ide njerëzore. Kjo letërsi shprehdallimin ndërmjet veprimit atdhetar dhe krijimitletrar estetik.

Page 4: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

▪ Letërsia Moderne Shqiptare që në nismë shprehu kërkesën e krijimit të letësisësi vlerë më vete. Periudha e Letërsisë Moderne Shqiptare njeh një zhvillim tëpaparë të të gjitha gjinive letërare, stileve individuale dhe të strukturaveartistike.

▪ Poezia, proza dhe drama ishin ato që e zotëruan Letërsinë Moderne Shqiptare. Poezia shqipe karakterizohet nga një gjuhe e re poetike, struktura të rejastilistike dhe nga shndërrime metrike, vargu i përsorur metrikisht lidhet me vargun e lirë. Proza njihet për ndërtime të reja strukturore dhe thellimepsikologjike. Ndërsa dramatika shqiptare tani njeh dramën e dokeve, dramenshoqërore me ide filozofike, tragjedinë klasike dhe neoklasiciste, komedinë e farsën si dhe një zhvilllim të melodramës me theks të veçantë poetik.

Page 5: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

Kudo në botë shenjë e parë e modernizmit është vetëdija për krijimin individual, e shprehur kjo si në vepra letrare ashtu edhe në vepra kritike. Mendimet e Konicëspër kritikën letrare si shkrim të argumentuar dhe subjektiv, madje si shkrimposaqërisht për letërsinë prekin kriteret modern të studimit letrar. Kritikënrecensionale, si dhe atë estetike në këtë periudhë e fillon Fishta në kohën kur edhee themeloi revisten e drejtuar nga vetë ai Hylli i Dritës, të parën e shohim fillimishtnë rubrikën Biblografi të librave të rinj të kësaj reviste, dhe të dytën në shkrime.

Kritika hyrëse – Një tip të tillë të kritikës e ka kultivuar Noli me introduktat e tij, ku interpretoi dhe vlerësoi veprat e mëdha të letërsisë botërore, Noli shkruankritikë duke gjetur përgjasime në idetë e temat shoqërore, të këtyre veprave tëhuaja letrare me aktualitetin shqiptar, si te Don Kishoti, Hamleti, Makbeth, Jul Qesari etj. Po ashtu vlenë të cekën edhe kritika për poezinë dhe kritika filozofike.

Page 6: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

1.1 Letërsia moderne shqiptare në Shqipëri

▪ Në fushën e kulturës në përgjithësi dhe në atë tëletërsisë në veçanti, gati për gjysmë shekulli, u ndie e ashpër dhuna e shtetit diktatorial ndajintelektualëve që e kundërshtuan me forcë atë, qoftë nëpërmjet deklaratave apo artikujve nështyp, qoftë dhe nëpërmjet vepravetë tyre. Kështu prej çensurës shtetërore e pësuanshumë rëndë mjaft njerëz të letrave, të cilët ose u pushkatuan, ose qëndruan me vite të tëra në burg apo mundën të arratisen dhe ta kalojnë tërë jetëne tyre jashtë atdheut. Në vitin 1953, me një guximtë hapur intelektual, Kasëm Trebeshina (1926) idërgoi një "promemorie" Enver Hoxhës, duke e paralajmëruar se: ... shkatërrimi më i madh do tëndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Shpërblimipër guximin e tij ishin tërë ato vjet burgimesh e persekutimesh dhe ndalimi i botimit të veprave tëtíj. Edhe pse vepra e tij nuk është botuar e plotë, nga kritika serioze Trebeshina ka vlerësime nga mëtë lartat.

▪ Ndërkaq, në vitet '60 botohet në Tiranë romaniShkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merretme fatin e artistit në diktaturë. Ky roman ështëndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe burgjetkomuniste dhe rifuti në letërsi tema dhepersonazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsiazyrtare e kohës.Po në vitet '60, me përmbledhjen e tij të parë me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Bilal Xhaferi (1935-1987) solli një lirizëm të ngrohtëdhe tepër human në letërsinë shqiptare. Vëllimipoetik i Trifon Xhagjikës (1932 - 1963) Atdheuështë lakuriq që u botua më 1994, ilustron nëmënyrë bindëse jo vetëm evoluimin e tij drejt njëkoncepti të ri estetik, duke u shkëputur ngarealizmi socialist, por ai bën një kthesë tëvërtetë në bindjet dhe ndjesitë e tij artistike. Në vjershën me titull "Apoteza e ditëve tona" autori e vizaton me ngjyra dramatike gjendjen e dyzimit të individit dhe të shoqërisë shqiptare.Ndërsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij tëbotuar mbas vdekjes "Buzë të ngrira në gaz" (1994), dëshmon se ështe një poet hermetik, me forma poetike të panjohura në poezinë shqipe.

Page 7: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

1.2 Letërsia moderne shqiptare në Kosovë

Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsishtkëto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga njëpjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar. Edhe para luftës, nëKosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund tëdepërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve '30, nëvitet '50, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, përmbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pakvepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, nëradhë të parë ato sllave. Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishinfilluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtuvetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin. Mekuli u shqua me lirikëne angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve '30, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës sëgjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe"Fëmijët e lumit tim". Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisëshqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve ‘50.

Page 8: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

1.3 Letërsia moderne shqiptare në Diasporë

Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisëbashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhepërtej kornizës ngushtësisht nacionale. E sa i përket zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptaremund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

a) Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. . Zhvillimetmë të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, Nëpërgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve50’ mund të themi se kur dhe nisi të botohej revista “Shejzat” nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat “Zgjimi”, “Katundi ynë”, “Zjarri”, “Zëri i Arbëreshëvet”, “Lidhja”, “Bota shqiptare” etj. Këtorevista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan nëarbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.

b) . Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:Françesk Solano (Dushko Vetmo), Domenico Bellizzi, Karmell Kandreva, Zef Skiro Di Maxhio etj.

Page 9: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

b) Në vatrat e reja të zhvillimit të letërsisë bashkëkohore shqiptarehyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politikë njëpjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjën për liri, realizuan në periudha tëndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në gjermani, është Martin Camaj. Vepra e tij hyn në fondin më tëshquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë mëtë madhe studimore e letrare Arshi Pipa, një ndër punëtorët më tëmëdhenj të letrave shqipe, një ndihmesë të jashtëzakonshme ArshiPipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.

Page 10: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

Ndër përfaqësuesit më të shquar të letërsisëmoderne shqiptare vlerësohet Gjergj Fishta. Fishta shkroi me një stil të bukur, tërheqës, prekës, goditës. Arti i tij poetik e ka sublimuar njëmendësinëme ëndrrën, argumentin me imagjinatën, mitin me historinë, dhembjen me krenarinë kombëtare. Bota Fishtiane është e pazakonshme dhe specifike nëgjithë letërsinë shqiptare. Përfaqësuesit e tjerë janë: Faik Konica, Fan S. Noli, Haki Stërmilli, Lasgush Poradeci, Ernet Koliqi, Mitrush Kuteli, Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni etj.

2. Përfaqësuesit e letërsisë moderne shqiptare

Page 11: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

3. Revistat e kohës dhe roli i tyre

▪ Gjatë letërsisë moderne shqiptare u botuanmjaft revista letrare, që luajtën një rol tëmadh në kulturën shqiptare: Minerva (Tiranë, 1932) nga Tajar Zavalani, Skulptori OdhisePaskali, Nebil Çika dhe Stefan Shundi. Mjaftnga këta gazetarë u aktivizuan edhe tekrevista Illyria (’34 – ’36) e Agim Jakovës, kuMigjeni botoi prozat dhe poezitë letrare. Përpjekja shqiptare (‘36 – ’39) u themeluanga Branko Merxhani. Revista të tjera ishinABC nga Petro Marko dhe Bota e Re e GaqoEvangjelit. E përmuajshmja françeskane Hyllii Dritës nga Gjergj Fishta. Rreth këtyrerevistave u mblodhën letrarë të ndryshëm, sipas koncepteve të ndryshme shoqërore e letrare që të përfaqësonin.

Page 12: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...

PYETJE1. Kur filluan hapat e parë të letërsisë shqiptare?2. Si rrodhi zhvillimi i saj në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë?3. Cilët ishin përfaqësuesit më të shquar të kësaj epoke?4. Përmendi disa revista gjatë letërsisë moderne shqiptare?

Page 13: Tema: Letërsia moderne shqiptare, revistat e Lënda: Gjuhë ...