[Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë … I... · 2016-12-30 ·...

32
[Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë të banuara në masë të madhe nga bashkësia etnike serbe – kjo mund të përkthehet poashtu edhe se afërsisht 25% e komunave qeverisen nga pakicat – në këtë rast nga Serbët – duke përfshirë këtu dhe pakicën turke e cila e qeverisë një komunë. Vëmendja më e madhe që duhet t'i ipet përmirësimit të faktorëve të brenshëm si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, ndërtimi i institucioneve demokratike si dhe evitimi i faktorëve politik të jashtëm (Serbia), janë bazamentet e një decentralizimi të suksesshëm dhe i cili mund të kontribuoj pozitivisht në rritjen e sigurisë.] PRISHTINË TETOR 2016

Transcript of [Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë … I... · 2016-12-30 ·...

[Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë të banuara

në masë të madhe nga bashkësia etnike serbe – kjo mund të përkthehet

poashtu edhe se afërsisht 25% e komunave qeverisen nga pakicat – në këtë

rast nga Serbët – duke përfshirë këtu dhe pakicën turke e cila e qeverisë një

komunë. Vëmendja më e madhe që duhet t'i ipet përmirësimit të faktorëve të

brenshëm si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, ndërtimi i institucioneve

demokratike si dhe evitimi i faktorëve politik të jashtëm (Serbia), janë

bazamentet e një decentralizimi të suksesshëm dhe i cili mund të kontribuoj

pozitivisht në rritjen e sigurisë.]

PRISHTINË TETOR 2016

Roli i decentralizimit në përmirësimin e

sigurisë dhe në ndërtimin e paqes në Kosovë

Ky studim është shkruar nga:

Samet Dalipi, Dr. Sc.

Krenar Shala, MA

Ky studim është përkrahur

nga:

*Pikëpamjet e paraqitura në këtë studim jo

domosdoshmërisht i pasqyrojnë qëndrimet e donatorit.

Autorët e këtij studimi e përshëndesin ndihmën e çmuar për të përfunduar këtë

studim, nga: Dr. Elisabeth Schlesinger, Hasan Rashiti, Vesna Jovanovic, Naim Behluli,

Bajrush Ymeri and Evzi Hani.

[Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë të banuara në masë të

madhe nga bashkësia etnike serbe – kjo mund të përkthehet poashtu edhe se afërsisht

25% e komunave qeverisen nga pakicat – në këtë rast nga Serbët – duke përfshirë këtu

dhe pakicën turke e cila e qeverisë një komunë. Vëmendja më e madhe që duhet t'i ipet

përmirësimit të faktorëve të brenshëm si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, ndërtimi i

institucioneve demokratike si dhe evitimi i faktorëve politik të jashtëm (Serbia), janë

bazamentet e një decentralizimi të suksesshëm dhe i cili mund të kontribuoj pozitivisht në

rritjen e sigurisë.]

PRISHTINA TETOR 2016

ROLI I DECENTRALIZIMIT NË PËRMIRËSIMIN E SIGURISË DHE NË NDËRTIMIN E PAQES NË KOSOVË

Hyrje

Përshtatja shoqërore e bashkësive pakicë tek shoqëritë të cilat kanë dalur nga konflikti etnik

duhet të shihet si përparësi për të ndërtuar paqen e qëndrueshmedhe përmirësimin e sigurisë.

Njëra ndër format e shpërndarjes së pushtetit për të zgjidhur mos-marrëveshjet antagoniste

të grupeve të ndryshme të shoqërisë është procesi i decentralizimit. Duke e marr parasysh

historikun tragjik të viteve 90', kjo mënyrë e përshtatjes shoqërore zuri fill në Kosovë në vitin

2002. Pas shpalljes së pavarësisë, autoritetet kosovare vendosën të përkushtohen ligjërisht,

që duke e marrë parasysh Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës

(2007), të jetësohet ideja e decentralizimit duke e vënë këtë proces si politikën më parësore

për të ndërtuar paqen në Kosovë. Megjithatë, bashkësia serbe, e cila përbën më pak se 5% e

numrit të përgjithshëm të popullsisë, ishte mos-besuese ndaj këtij procesi për shkak të

tendencës politike për të mbetur pjesë e shtetit të Serbisë. Kjo qasje e ka shtyrë realizimin e

planeve për të themeluar komunat e reja – të cilat më vonë u bën realitet përgjatë tre fazave.

Aktualisht, Kosova ka 38 komuna; 10 prej të cilave qeverisën nga bashkësia serbe.

Numerikisht, kjo i bie që më shumë se 25% e numrit të përgjithshëm të komunave janë të

qeverisura nga bushkësitë pakicë. (10 komuna qeverisen nga serbët dhe një komuna nga

turqit).

Për shkak të ruajtjen së ndikimit të Serbisë mbi lumin Ibër, katër komunat veriore vazhdojnë

të ngurrojnë ta zbatojnë legjislacionin e Kosovës, edhe pse nuk mund ta mohojmë faktin që,

pas nënshkrimit të marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes

të Kosovës dhe Serbisë, është arritur përparim në këtë drejtim. Rritja e kërkesave politike

përmes krjimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, (BKS) ka qëllim që të arsyetoj “pasigurinë,

mungesën e besimit dhe frikës nga ana e institucioneve të Kosovës”. Themelimi i BKS, si

derivat i bisedimeve të stërgjatura, shihet nga BE si një instrument për të bërë të mundur

integrimin e suksesshëm si dhe kufizimin e tensionit ndër-etnik posa�ërisht në pjesën veriore

të Kosovës. Megjithatë, shqiptarët mbesin skeptik për potencialin e kësaj marrëveshjeje –

duke u frikuar që ky mekanizëm, në një të ardhme jo shumë të largët, mund të shërbej si

katalizator për Republika Sërpska II të ardhshme – duke mundësuar kështu rritjen e ndikimit

të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Përmes BKS, Beogradi do të tentoj, poashtu, që të auditoj shpenzimet publike; nivelin e

punësimit si dhe sjelljet politike të institucioneve të Serbisë në Kosovë.

Siç edhe mund të vërehet, procesi i decentralizimi dhe reformimit territorial në Kosovë doli të

ishte një hap i ndërmjetëm drejt krijimit të “institucioneve të ndërmjetme” në mes të

instituioneve lokale dhe atyre qendrore – Bashkësia e Komunave Serbe, një autonomi e

“fshehur” për serbët në Kosovë. Nëse plani i Presidentit ishte një kompromis për të fituar

mbështjetjen ndërkombëtare për njohjen e pavarësisës së Kosovës, procesi i decentralizimit

duke pasuar me BKS është duke u konceptuar gjithnjë e më shumë si çmim për të fituar

njohjen nga Serbia.

Ky studim mëton të përcaktoj efektet e decentralizimit në Kosovë. Pyetjet specifike që ne

mëtojmë t'i përgjigjemi janë:

A ka ndikuar decentralizimi në kuptimin e uljes së tensionit ndër-etnik në Kosovë?

Si ka ndikuar decentralizimi tek bashkësitë e ndryshme etnike në Kosovë?

A ka qenë vendim i duhur themelimi i komunës së re?

A ndihem bashkësitë pakicë më shumë të integruar apo më shumë të izoluar?

A janë shërbimet e ofruara nga komuna e re më cilësore?

A janë përmirësuar marrëdhëniet në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

A kanë përfituar me themelimin e komunës së re?

A e ka ngritur nivelin e sigurisë?

Cilat janë kufizimet e decentralizimit në kuptimin e përvojës administrative komunale?

Pyetësori do të nënvizoj dallimet në përgjigjjet e respondentëve në mes të zyrtarëve

komunal dhe qytetarëve; të punësuarve dhe etnive të komunave të reja. Marrja e

përgjigjjeve për këto pyetje përmes një metodologjia rigoroze, të vlerësuar anasjelltas do të

ndihmojë shtetet donatore sesi duhet të ndajnë mjete në Kosovë dhe në vendet e tjera të

krizës, dhe cilat janë mënyrat më të përshtatshme për ta patur sukses.

Metodologjia

Metodat hulumtuese cilësore dhe sasiore janë shfrytëzuar duke përdorur treguesit;

pyetësorët dhe sondazhet të cilat janë zhvilluar në përputhje me këta tregues; intervistat

janë përzgjedhur duke u bazuar në ekpertizë si dhe me njerëz të panjohur. Gjithashtu, janë

bërë studime rreth efekteve të procesit të decentralizimit në Kosovë si dhe në vendet ku

problemi i ndasive etnike është evident.

Hulumti është fokusuar në pesë komunat e reja të themeluara rrishtazi: Kllokot, Partesh,

Ranillug, Novo-Bërdë dhe Graçanicë. Për këtë qëllim, ne kemi zhvilluar një grumbull

treguesisht bazuar në ligjet e aplikueshme, bazuar paoshtu edhe në praktikat më të mira

ndërkombëtare si dhe rezultatet e pritura të decentralizmit për të matur ndikimin që ka

patur deri më tani, si esenciale për të transformuar qëllimet e aspiruara në rezultate të

matshme. Ky grumbull treguesisht na ka ndihmuar që të kemi një kornizë të metodave të

vlerësimit dhe ishte imperative që të analizojmë decentralizimin si nxitës të pajtimit.

Treguesit poashtu na kanë ndihmuar që ta analizojmë empirikisht ndikimin e procesit të

decentralizimit nga e cila ekipi i hulumtuesve e ka patur të vështirë të gjejë nga materiali për

hulumtim. Gjithashtu, rezultatet e hulumtimin na kanë ndihmuar ne në përcaktimin e

efikasitetit të procesit të decentralizimit e cila ka qenë një mekanizëm mjaft popullor tek

vendet me të kaluar konflikti të Ballkanit Perëndimor. Formula e decentralizimit është

aplikuar si mjet primar për të përshpejtuar procesin e ndërtimit të paqes si dhe pajtimit.

Është shumë e rëndësishme që të vlerësohet ndikimi i saj në mënyrë cilësore dhe sasiore.

Gracanicë Novo Bërdë Ranillug Partesh Kllokot

Shqiptarë

Serbë

Rom

Total

2,474 3,524 164 1,362

7,209 3,122 3,692 1,785 1,177

745

10428 6646 3856 1785 2539

*Burimi: OSBE Profili komunal, Mars 2014.

Objektivat

1. Familjarizimi i politik-bërësve të Kosovës me zhvillimet e mëdha (drejtimi) në sferën e

pajtimit 17 vite pas përfundimit të konfliktit;

2. Ofrimi i një hyrjeje sesi një mori qasjesh teorike mund të aplikohen në procesin e pajtimit

në Kosovë;

3. Të eksplorohen të gjeturat empirike në etapat e arritjeve të pajtimit pas përpjekjeve

vendore dhe ndërkombëtare;

4. Zhvillimi i treguesve sasior dhe cilësor të cilët do të ndihmonin vlerësimin e procesit të

decentralizimit në komunat e lartpërmendura;

5. Kontribuimi në shkencat shoqërore mbi efektet e procesit të decentralizimit në

aspektin e patjimit të bashkësive pas konfliktit.

Decentralizimi në Kosovë si mjet politik për të arritur rezultate politike

Ende nuk është arritur konsensus shkencor nëse procesi i decentralizimit kontribuon në

përmirësimin e jetës së njerëzve të bashkësive të ndryshme etnike. Por, duke u bazuar mbi

praktikat më të mira që shtetet e zhvilluara i kanë ndjekur, një decentralizim i cili mëton që të

përmirësoj praktikat demokratike duke mundësuar krijimin e më shumë mundësive për një

jetë më të mirë dhe siguri më të madhe, mund të vijmë në përfundim që kjo metodë mund të

jetë një fillim i mirë. Sidoqoftë, kjo nënkupton që ky proces nuk preferohet të aplikohet për

secilin rast të zgjidhjes së konflikteve.

Në Kosovë, procesi dhe gama e decentralizimit, ashtu siç përcaktohet me planin e Ahtisarit,

ka patur qëllim që të fus bashkësinë serbe në parametrat e legjislacionit të Kosovës. Janë tre

forma të decentralizimit të cilat janë zbatuar në rastin e Kosovës:

“Decentralizimi Fiskal që nënkupton transferimin e burimeve financiare në formën e

granteve si dhe fuqinë për administrimin e tatimeve për qeverisjen lokale;

Decentalizimi administrativ (të cilit shpesh i referohen edhe si dekoncentrimit), ku

funksionet që kryhen nga qeveria qendrore transferohen gjeografikisht tek njësitë

administrative;

Decentralizimi politik ku pushtetet dhe përgjëgjësitë janë të deleguara tek qeveritë e

zgjedhura lokale. Kjo formë e decentralizimit është sinonim i decentralizimit demokratik 1apo delegimit.”

Decentralizimi në Kosovë, si proces, është zbatuar duke ndërmarr reforma me procedurë të

shpejt – duke injoruar kështu elementet esenciale negative që do të mund të ishin të

përshtatshme për konkekstin e Kosovës. Sido që të jetë, ky koncept qeverisës është

pranuar në mënyrë afirmative nga institucionet vetëqeverisëse të asaj kohe dhe është

zbatuar në komunat të banuara me shumicë shqiptare si dhe në komunat me shumicë serbe

që gjenden në pjesën jugore të Kosovës. Mirëpo, ky proces ka stagnuar dhe nuk ka arritur të

filloj së zbatuari në pjesën veriore të vendit ku nga përfundimi i konfliktit ka qenë territor-

subjekt i ndërhyrjes së Serbisë, i karakterizuar me tensionit ndër-etnik dhe zonë ku nuk

sundon ligji.

Karta e decentralizimit në Kosovë është përdorur nga institucionet e Kosovës dhe bashkësia

serbe për qëllime të arritjes së koncesioneve. Në situatat si në rastin e Kosovës, që

karakterizohet me një nivel të ulët të zhvillimit ekonomik, besimin e ulët të qytetarëve tek

institucioneve publike, kohezion shoqëror fragjil dhe politikë kontestuese, decentralizimi,

¹ Zow Scott, Decentralisation, Local Development and Social Cohesion: An Analytical Review,

2009. GSDRC Research Paper, page 4.) http://www.gsdrc.org/docs/open/po60.pdf

veçanërisht në komunat me shumicë serbe, nuk ka arritur të shërbejnë si levë për arritjen e

pajtimit.

Në fazën e parë të këtij projekti, hulumtimi/studimi krahasues i përvojave të shteteve të

zhvilluara perëndimore është analizuar duke përfshirë këtu dhe praktikat më të mira

posaçërisht ato vende të cilat kanë arritur sukses nga procesi i decentralizimit të shteteve

që kanë dalur nga konflikti. Ne e kemi fokusuar hulumtimin tonë në thelbin e çështjes: nëse

decentralizimi ka nxitur politikanët/politik-bërësit vendor që të jenë më të përgjegjshëm dhe

të vëmendshëm në relacion me qytetarët si përfitues të politikave të tyre, duke e marrë

parasysh faktin që vetëm pak studime kanë arritur të testojnë këtë pohim. Ky projekt do të

përpiqet që të ofroj të dhëna/tregues statistikor të matshëm që lidhen me këtë aspekt të

decentralizimit, një hulumtim, i bazuar në gjetjet empirike, ende një shkollë e debatueshme,

në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh sidomos rëndësinë e çështjes së përkatësisë etnike,

një vend që do të sigurojë atë me një kuptim të dobishme dhe rolin e rëndësishëm në një teori

koherente të decentralizimit. Qëllimi i këtij studimi është të analizojë dhe të nxjerrë

përfundime mbi efikasitetin, si një mekanizëm për ndërtimin e paqes - efikasitetin dhe

llogaridhënien e udhëheqësve lokal/autoriteteve dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj

qytetarëve.

Njohuria dhe praktika tregon se procesi i pajtimit duhet kohë e gjatë për t'u realizuar, dhe kjo

duket se tani është koha e duhur (15 vite pas protektoratit ndërkombëtar dhe funksionimit të

institucioneve të Kosovës) për të mbikqyrur dhe për të vlerësuar procesin e decentralizimit

në Kosovë. Duhet të qartësohet nëse kjo reformë e ndërlikuar po shkon në drejtimin e duhur

sipas qëllimeve strategjike shtetërore, apo jo. Literatura na shpjegon qartë se decentralizimi

administrativ dhe fiskal përmirëson perceptimin e llogaridhënies. Ne do të trajtojmë çështjen

nëse decentralizimi ka arritur të ndikoj në përmirësimin në çështjet e bashkëjetesës etnike;

efekte politike/demokratizimi i shoqërisë, siç janë bashkëpunimi dhe toleranca e ndërsjellë;

bashkëjetesa dhe pajtimi; rrethanat ekonomike – duke matur mundësisht nivelin e

punësimit si dhe rritjen e BPV-së; sigurisë dhe ndërlidhjes socio-kulturore.

Hulumtimet mbi decentralizimin

Decentralizimi, si koncept teorik, ka për qëllim të ofrojë shërbime sa më afër qytetarëve

dhe se të rrisë dhe promovoj demokracinë - përgjegjshmërinë dhe efekasitetin e

qeverisë, apo siç quhet ndryshe si parimi i subsidiaritetit, i cili bëri paraqitjen e tij të 2parë zyrtare në Aktin Unik Evropian të nënshkruar në vitin 1986, për të marrë statusin

² Single European Act, O�cial Journal of the European Communities, 1987.

http://www.avrupa.info.tr/fileadmin/Content/EU/bir_bakis/SingleEuropean

Act-TekSenet.pdf

përfundimtar zyrtar në Traktatin e Mastrihtit e cila hyri në fuqi më 1 nëntor, 1993.Neni

3b i atij Traktati përcakton parimin e subsidiaritetit në mënyrën e mëposhtme:

"Bashkësia do të veprojë brenda kufijve të kompetencave të dhëna me nga ky Traktat si

dhe objektivave që janë nënshkruar në të. Në zonat të cilat nuk bien në kompetencën e

saj ekskluzive, Bashkësia do të marrë masa, në përputhje me parimin e subsidiaritetit,

vetëm nëse dhe për aq sa objektivat e veprimit të propozuar nuk mund të arrihen

mjaftueshëm nga shtetet anëtare dhe mun, për shkak të shkallës ose efekteve të

veprimit të propozuar, të arrihen më mirë nga bashkësia... Çdo veprim nga ana e

komunitetit nuk do të shkojë përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e objektivave

të këtij Traktati". Ky parim është zhvilluar dhe përdorur edhe në shtetet anëtare në

arritjen e rezultateve më të mira përmes ndarjes së pushtetit me qytetarët, në përputhje 3me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale (1985).

Shumë hulumtime janë bërë sa i përket procesit të decentralizimit si në aspektin e

efekteve të saj në ndërtimin e paqes, poashtu edhe për pasojat e saj fiskale. Hulumtimi

mbi decentralizimin në Kosovë është një fushë e mirë-trajtuar, dhe një pjesë e

konsiderueshme e saj mbart një ton shumë kritik ndaj këtij procesi. Ebel dhe Peteri

kanë redaktuar Udhëzuesin mbi Decentralizimin në Kosovë, (2007) duke e bërë një hap

të mirë në ofrimin e përvojave më të mira nga numri i studiuesve. Monteux (2006)

vlerëson procesin e decentralizimit në Maqedoni, Bosnjë dhe perspektivat e saj në

Kosovë dhe konstaton se ky mjet mund në fakt të mos jetë aq efikas në ndërtimin e

paqes siç është shpresuar më herët. Monteux ka ndërtuar një tipologji teorike shumë

interesante mbi decentralizimin e i cili është shfrytëzuar për analizën tonë dhe duke u

bazuar në atë kornizë, kemi një mënyrë për treguesit dhe për mbledhjen e të dhënave

për të mundësuar një urë lidhëse në mes të teorisë dhe praktikës. Po ashtu Boskosvka

(2010), Todorovski (2001), kanë bërë një mori studimesh përmes të cilave kanë vlerësuar

decentralizimin si mjet që ndikon në zbutjen e konfliktit dhe nxitjen e pajtimit, por

megjithatë, ata përmbahen nga pikëpamjet afirmative duke mos-përjashtuar edhe

pikëpamjet kritike sa i përket efikasitetit të saj. Përderisa argumentet e bëra në secilën

prej këtyre studimeve kanë përmbajtje të thukët dhe sigurojnë një pasqyrë të plotë mbi

procesin e decentralizimit në vendet e caktuara, ata nuk kanë ofruar të dhëna sasiore

dhe një pasqyrë më të mirë të situatës në terren.

Lavdatat apo kritikat ndaj procesit janë të bazuara në baza normative dhe cilësore që

do të na ndihmojnë në analizën tonë, por me qëllim të informimit të politikave, të dhënat

sasiore dhe të prekshme janë gjithashtu të nevojshme. Edicioni Horvath (2000 vol.1) ka

³ European Charter of Local Self Government,

http://conventions.coe.int/Treaty/EN/Treaties/Html/122.htm

krahasuar karakteristikat e qeverisjes vendore të vendeve ish socialiste evropiane dhe

procesin e decentralizimit pas transformimit të sistemit. Përcaktimi i decentralizimit

është përpunuar nga Crook dhe Manor (1998) dhe të tjerët, si transferimi i

kompetencave nga pushteti qendror në nivelet më të ulëta në hierarkinë politiko-

administrative dhe territoriale. Analiza e KIPRED-it (2009) potencon se decentralizimi

është thelbësorë për stabilitetin e Kosovës si shtet dhe qëndrueshmërinë e bashkësive

me shumicë serbe. Beha (2011), edhe si KIPRED, arritën në përfundimin se procesi i

decentralizimit në Kosovë është rruga më e mirë për integrimin e bashkësive shumicë

serbe në Kosovë. Lemmon dhe Ross (2014) kanë deklaruar se decentralizimi përmirëson

aftësinë e qeverive lokale për të angazhuar qytetarët politikisht përmes zgjedhjeve, duke

argumentuar se për të krijuar stimuj për politikanët lokalë dhe rajonalë që të jenë më të

përgjegjshëm ndaj zgjedhësve të tyre, por vetëm pak studime kanë arritur të testojnë

këtë hipotezë. Breton et al (1998) ka rënë në përfundim se decentralizimi siguron një

mjedis natyror për parimin e subsidiaritetit. Burema (2012) vuri në dukje se komuniteti

ndërkombëtar ka përdorur decentralizimin si një mjet për ndërtimin e paqes, kryesisht

duke kërkuar për të mbrojtur të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Dalipi (2012) ka

paralajmëruar se një nga faktorët që paraqesin sfidë për ndërtimin e paqes janë

institucionet e brishta dhe mungesa e llogaridhënies nga ana e zyrtarëve politik dhe

administrativ. Sfidat e brendshme, të jashtme dhe ato rajonale janë ato që dëmtojnë

stabilizimin e shtetit të Kosovës sipas analizës së bërë nga Dalipi (2014).

Decentralizimi është mjeti më i suksesshëm për ruajtjen dhe zhvillimin e karakterit

multietnik të vendit, përfundoi Gashi (Gashi 2010). Rothchild dhe Roeder (2005), Kriesi

(2005) argumentojnë se sistemi zviceran i demokracive të drejtpërdrejta janë ato të

pushtetit që ndahet dhe pushtetit që shpërndahet - që hap mundësi të reja për

pjesëmarrje dhe vendim-marrjes së përbashkët të qytetarëve. Përfitimet e synuara në

fushat si efikasiteti administrativ, kontrolli, balancit dhe të transparencës, pjesëmarrjes

dhe demokracisë, përputhjen e preferencave dhe kohezionin social, konkurrenca,

dinamizmi dhe zhvillimi, laboratorët e inovacionit dhe krijimit të liderëve, (Decentralizimi

dhe Qeverisja Vendore në Evropën Juglindore dhe Kaukazin Jugor, 2011 ALDA, fq 9).

Decentralizimi dhe llogaridhënia - argumenti teorik më i rëndësishëm lidhur me

decentralizimin është se ajo mund të përmirësojë qeverisjen duke e bërë qeverinë më të 4përgjegjshme ndaj të qeverisurve. Sipas Markus Schultze-Kraft (2013), se "pavarësisht

përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në krijimin e një sistemi

funksional të qeverisjes së decentralizuar, llogaridhënia në vendet e caktuara vazhdon të

4 Jean-Paul Faguet DECENTRALIZATION AND GOVERNANCE, EOPP/2011/27.

5jetë jo e mjaftueshme, ...ku çështjet e përgjegjësisë kanë qenë të një rëndësie dytësore."

Tranchant arrin në përfundimin se "decentralizimi ndikon në uljen e ndikimit të të gjitha

formave të dhunës etnike tek grupet shoqërore që jetojnë në hapësira gjeografike të

koncentruara mjaftueshëm dhe/ose për grupet që kanë një shumicë lokale...", por ka

nevojë "për të ndërtuar mekanizma të kontrollit dhe mekanizma balancues në nivel 6rajonal për pakicat lokale për tu mos u dëmtuar nga procesi i decentralizimit. "Siegle

dhe O'Mahony kanë gjetur se "nismat e decentralizimit që mbështesin rritjen e nivelit të

shpenzimeve të qeverisjes vendore, të punësimit, dhe liderëve të zgjedhur kanë qenë më 7pak të prirun ti rreken konfliktit etnik. "Yuso� et al, hulumtimi i të cilit gjeti se

iniciativat e decentralizimit, si të tjera ndikimet, në disa mënyra, kontribuojnë për të

akomoduar të drejtat, interesat, nevojat dhe pretendimet e grupeve etnike konkurruese,

veçanërisht të pakicave etnike dhe strehimin e tyre në kuadër të sistemit më të madh

politik duke përfshirë dhe qeverisjen lokale. Megjithatë, suksesi i këtij procesi varet

shumë nga mekanizmat e miratuara për ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive;

natyra, subjekti dhe dekreti i pushtetit të decentralizuar; dhe gatishmërinë e 8autoriteteve për të lejuar grupet për të ushtruar këto kompetenca, me faktorë të tjerë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë aspekti i sigurisë është ndërtuar përmes përvijimit të

diskursit etnike. Bojicic - Dzelilovic kanë analizuar pranimin e sigurisë etnike, si

garantuese të sigurisë, e cila prodhohet në mënyrë aktive nga elitat etnike të vendit

duke përdorur mjetet institucionale të instaluara nga ndërhyrja ndërkombëtare, duke

rezultuar në një "paradoks sigurisë etnike", në të cilën ideja e sigurisë së individit – e

ndërlidhur me mbrojtjen e identitetit etnik në formën e një shteti ndëretnik - turbullon si 9 sigurinë individuale ashtu edhe atë kolektive. Përafërsisht të njëjtën filozofi janë duke u

përpjekur ta instalojnë serbët e Kosovës në Kosovë, duke pranuar ndërtimin e

strukturave dhe institucioneve paralele etnike duke përfshirë dhe krijimin Bashkësisë së 10

Komunave Serbe me kompetenca më të zgjeruara sesa komunat me shumicë shqiptare.

5 Markus Schultze-Kraft, Decentralization and Peace-building in Kosovo: Is there a Role for Social

Accountability?, Institute of Development Studies, 2013.6Jean-Pierre Tranchant, 2007, Decentralization and Ethnic Conflict: The Role of Empowerment MPRA, page

1. https://mpra.ub.uni-muenchen.de/3713/1/MPRA_paper_3713.pdf7 Joseph Siegle and Patrick O'Mahony, ASSESSING THE MERITS OF DECENTRALIZATION AS A CONFLICT

MITIGATION STRATEGY,

http://dai.com/sites/default/files/pubs/other/Decentralization_as_a_Conflict_Mitigation_Strategy.pdf8 Mohammad Agus Yuso� , Athambawa Sarjoon & Mat Ali Hassan, Decentralization as a Tool for Ethnic

Diversity Accommodation: A Conceptual Analysis, Journal of Politics and Law; Vol. 9, No. 1; 2016, page 55.9 Bojicic-Dzelilovic, V., (2015). The Politics, Practice and Paradox of 'Ethnic Security' in Bosnia-Herzegovina.

Stability: International Journal of Security and Development. 4(1), p.Art. 11. DOI: http://doi.org/10.5334/sta.ez10 Adem Beha and Gezim Visoka, Human Security as 'Ethnic Security' in Kosovo, Human Security

Perspectives, Volume 7 (2010), Issue 1. http://www.etc-graz.at/typo3/fileadmin/user_upload/ETC-

Hauptseite/human_security/hs-perspectives/pd�les/V7-I1/HSP7_5_BEHA_VISOKA-1.pdf

Procesi i decentralizatizimit në Kosovë

Pas shpalljes së pavarësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me qëllim për të

zbatuar Pakon e Ahtisaarit, hartoi dhe zbatoi Planin e Veprimit për zbatimin e

decentralizimit. Kjo nismë është në përputhje me objektivin strategjik të qeverisë për

krijimin e një sistemi efektiv të vetëqeverisjes lokale për të gjithë qytetarët e Kosovës,

veçanërisht duke i kushtuar një vëmendje të veçantë nevojave të komuniteteve jo- shumicë

në Kosovë. Plani i Veprimit dhe zbatimi i saj ishin mbikëqyrur nga Grupi Punues

Ndërministror për Decentralizim, të udhëhequr bashkërisht nga Ministri i MAPL-së dhe

Përfaqësuesi Special i Zyrës Civile Ndërkombëtare. Objektivat e tij ishin: reforma

legjislacionti të vetëqeverisjes lokale; kirijimi i komunave të reja; bartja e kompetencave dhe

burimeve; dhe ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve në kuadër të komunave.

Në bazë të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe veçanërisht në bazë

të parimit të subsidiaritetit, vetëqeverisja lokale në Kosovë mbron dhe promovon standardet

e të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht me konsideratë të veçantë për nevojat e

komuniteteve jo-shumicë dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë. Parimet e Përgjithshme,

organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale janë të përcaktuara me Kushtetutën e

Republikës së Kosovës, veçanërisht me kapitullin X, nenet 123 dhe 124. Ky raport ofron një

përmbledhje të përgjithshme të përparimit të arritur në procesin e decentralizimit që nga

themelimi i administratës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në 11periudhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, MAPL ka sponsorizuar tri ligjet

bazike për vetëqeverisjen lokale: Ligji për Vetëqeverisje Lokale Nr.03 / L-040; Ligji për

Financat Publike Lokale Nr 03 / L-049; dhe Ligji për Kufijtë Administrativë Nr 03/L-041.

¹¹ Shiko më shumë në: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Raporti i

Përparmimit mbi zbatimin e decentralizimit në Republikën e Kosovës, 2011.

Sfidat e politikës së decentralizimit në Kosovë

Decentralizimi është një politikë dhe një program i projektuar për të reformuar qeverinë si

dhe qeverisjen, e cila çon në institucionet e reja të qeverisjes dhe ridimenzionon ndarjen

vertikale të pushtetit me ithtarët dhe kundërshtarët e saj. Moszhvillimi ekonomik i

komunave të reja të krijuara; niveli i ulët i investimeve dhe shkallës së lartë të papunësisë;

buxheti i kufizuar; mungesa e infrastrukturës; mungesa e kapaciteteve njerëzore të

kualifikuara; politizimi intenziv i kapaciteteve të administratës publike; kërkesat e

pafundme politike nga komuniteti serb; zhvillimi i pamjaftueshëm i kulturës politike;

institucionalizimi i ndarjes ekzistuese etnike... janë disa nga faktorët që drejtpërdrejtë

ndikon në procesin e decentralizimit.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale garanton kompetenca të gjera lokale të komunave. Në

përputhje me standardet evropiane, ky ligj i plotëson të gjitha elementet që e bëjnë një

komunë jo vetëm të vetë-qëndrueshme, por edhe u jep atyre mjetet e nevojshme

administrative dhe financiare për të zgjeruar perspektivat e qeverisjes së mirë; zhvillimin

ekonomik lokal dhe më shumë siguri për komunitetet, veçanërisht ato të cilat konsiderohen

të margjinalizuara.

Të gjeturat në teren

Për të patur një perspektivë sa më të plotë mbi përfitimet dhe sfidat që procesi i

decentralizimit ka prodhuar gjatë gjithë këtyre viteve, ne i kemi ofruar aktorëve (zyrtarët e

qeverisjes vendore dhe qytetarëve) një pyetësor.

Më poshtë ju mund të bëni një vështrim se çfarë këto grupe shoqërore mendojnë në lidhje

me procesin e përgjithshëm të decentralizimit.

Themelimi i Komunës suaj gjatë procesit të

decentralizimit në Kosovë ka qenë vendim i:

I qëlluar

Jo i qëlluar

Nuk e di

16%

23%61%

Figura 1. Pikëpamjet e Kosovarëve me përkatësi

etnike shqiptare dhe serbe sa i përket procesit të

decentralizimit

Shënim: Ky grafikon tregon se shumica e shqiptarëve dhe serbëve etnik e

konceptojnë këtë proces pozitivisht përderisa 23% e respodentëve nuk janë pajtuar

dhe 16% e tyre nuk kanë patur mendim fare.

Themelimi i Komunës suaj gjatë

procesit të decentralizimit në Kosovë ka

qenë vendim i: (Shq)

I qëlluar

Jo i qëlluar

Nuk e di

15%

40%45%

Figurat 2 & 3. Grafikoni i parë më poshtë paraqet

vetëm prespektivën e kosovarëve me përkatësi

etnike shqiptare dhe e dyta përfaqëson prespektivën

e kosovarëve me përkatësi etnike serbe.

Themelimi i Komunës suaj gjatë

procesit të decentralizimit në Kosovë ka

qenë vendim i: (Srb)

I qëlluar

Jo i qëlluar

Nuk e di72%

12%

16%

Shënim: Në përgjithësi kosovarët me përkatësisë etnike serbe kanë shprehur shumë

dyshime në krahasim me bashkëkombasit e tyre shqiptarë se procesi i

decentralizimit ka arritur të japë rezultatet e pritura pozitive siç ishte proklamuar nga

bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet e Kosovës në prag të fillimit të këtij

procesi.

A mendoni se tani në komunën e re ju

ofrohen shërbime:

Më të mira

Më të dobëta

Njësoj, si në komunën e mëparshme

25%

54%

21%

Figura 4. Pikëpamjet e kosovarëve me përkatësi etnike

shqiptare dhe serbe mbi atë nëse komuna e sapokrijuar

nga procesi i decentralizimit ka ndihmuar në

përmirësimin e shërbimeve të përgjithshme publike.

Shënim: Afërsisht mbi gjysma e mesatares së qytetarëve të të dyja etniteteve kanë

pohuar se me krijimin e komunave të reja – është përmirësuar dhe ofrimi i

shërbimeve publike.

A mendoni se tani në komunën e re ju

ofrohen shërbime: (Shq.)

Më të mira

Më të dobëta

Njësoj, si në komunën e

mëparshme

Figurat 5 & 6. Grafikoni i parë më poshtë paraqet vetëm perspektivën e

kosovarëve me përkatësi etnike shqiptare lidhur me atë nëse komunat e

sapokrijuara nga procesi i decentralizimit kanë ndihmuar për të përmirësuar

shërbimet e përgjithshme publike dhe grafikoni i dytë paraqet pikëpamjen e

etnisë serbe lidhur me çështjen e njëjtë

A mendoni se tani në komunën e re ju

ofrohen shërbime: (Serb.)

Shënim: Këto grafikone tregojnë se serbët kanë këndvështrim pak më pozitiv, në

krahasim me shqiptarët, sa i përket efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike nga

komunat e krijuara si rezultat i procesit të decentralizimit.

43% 42%

15%

Më të mira

Më të dobëta

Njësoj, si në komunën e

mëparshme

57%39%

4%

A ndiheni më të sigurtë tani apo kur

keni qenë pjesë e komunës së vjetër

Tani jam me i/e sigurtë

Atëherë isha më i/e sigurtë

Nuk ka dallim

Figura 7. Pikëpamja e Kosovarëve me përkatësi shqiptare

dhe serbe lidhur me atë nëse komuna e sapokrijuar nga

procesi i decentralizimit ka kontribuar në rritjen e

sigurisë së tyre.

49% 36%

15%

Shënim: Në aspektin e sigurisë, të dy etnitë kanë pohuar se nuk ka pasur ndonjë

ndryshim, ose 49% e tyre kanë deklaruar se siguria është e njëjtë krahasuar me

kufijtë e mëparshëm administrativ komunal. Ndërsa, 36% e tyre kanë deklaruar se

ndjehen të më të sigurt dhe 15% kanë thënë se para periudhës së krijimit të kufijve të

rinj administrativ komunal, ata janë ndier më të sigurtë.

A ndiheni më të sigurtë tani apo kur

keni qenë pjesë e komunës së vjetër

(Shq.)

Tani jam me i/e sigurtë

Atëherë isha më i/e sigurtë

Nuk ka dallim

Figurat 8 & 9. Grafiku i parë më poshtë paraqet pikëpamjet e kosovarëve me përkatësi

shqiptarelidhur me atë nëse procesi i decentralizimit ka kontribuar në rritjen e sigurisë së

tyre dhe e grafikoni i dytë pasqyron pikëpamjet e kosovarëve me përkatësi etnike serbe

për të njëjtën çështje.

A ndiheni më të sigurtë tani apo kur

keni qenë pjesë e komunës së vjetër

(Ser.)

Shënim: të dy etnitë kanë reflektim pak a shumë të ngjajshëm në lidhje me atë

nëse procesi i decentralizimit ka pasur ndonjë efekt real në aspektin e sigurisë së

tyre: 55% e shqiptarëve dhe 47% e serbëve mendojnë që kufijtë e rinj

administrativ nuk ka patur ndonjë efekt; ndërkohë, shqiptarët (14%) mendojnë se

tani ata ndjehen më të sigurtë, ndërsa serbët (46%) kanë deklaruar se ndihen më

të sigurtë kur ligjet e decentralizimit hyrën në fuqi.

Megjithatë, shqiptarët pretendojnë (31%) se kufijtë e mëparshëm administrativ kanë

bërë që ata të ndjehen më të sigurtë, në krahasim me serbët (7%).

55% 31%

14%Tani jam me i/e sigurtë

Atëherë isha më i/e sigurtë

Nuk ka dallim46%47%

7%

Si e keni gjendjen ekonomike në familje në

krahasim me 8 vite më parë?

Më mirë ekonomikisht

Tani jam më dobët ekonomikisht

Njësoj

Figura 10. Pikëpamjet e kosovarëve me përkatësi etnike

shqiptare dhe serbe lidhur me atë nëse gjendja e tyre

financiare familjare është përmirësuar në krahasim me 8

vjet më parë.

44%27%

29%

Shënim: Siç pasqyrohet në grafikon, pjesa më e madhe e respodentëve (44%)

mendojnë se procesi i decentralizimit nuk ka ndikuar në ndonjë ndryshim thelbësor

në lidhje me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Vetëm 27% e tyre mendojnë

se procesi ka kontribuar pozitivisht në këtë aspekt; ndërsa 29% e tyre mendojnë se

gjendja e tyre financiare familjare është më e keqe tani në krahasim me 8 vjet më

parë.

Si e keni gjendjen ekonomike në familje

në krahasim me 8 vite më parë? (Shq.)

Më mirë ekonomikisht

Tani jam më dobët

ekonomikisht

Njësoj

Si e keni gjendjen ekonomike në familje në

krahasim me 8 vite më parë? (Ser.)

50% 42%

8%

Më mirë ekonomikisht

Tani jam më dobët

ekonomikisht

Njësoj

35%41%

24%

Figurat 11 & 12. Grafiku i parë më poshtë paraqet pikëpamjet e kosovarëve me

përkatësi etnike shqiptare lidhur me atë nëse gjendja financiare familjare është

përmirësuar në krahasim me 8 vite më parë dhe grafiku i dytë paraqet pikëpamjet e

kosovarëve me përkatësi etnike serbe për të njëjtën çështje.

Shënim: Ngjashëm me pyetjet e mëparshme, edhe këtu, serbët janë shprehur

pozitivisht (35%) lidhur me atë nëse gjendja financiare familjare është përmirësuar

në krahasim me 8 vite më parë; ndërkohë, vetëm 8% e shqiptarëve janë përgjigjur

pozitivisht.

Në anën tjetër, 42% e shqiptarëve kanë deklaruar se gjendja financiare e familjeve të

tyre është përkeqësuar gjatë këtyre 8 viteve të zbatimit të politikave që rrjedhin nga

procesi i decentralizimit në krahasim me serbët (24%).

Në cilat fusha kanë përfituar më shumë

qytetarët e komunës së re?

Në punësim

Në zhvillim ekonomik

Në infrastrukturë

Në siguri të lëvizjes (20)

Figura 13. Pikëpamjet e shqiptarëve dhe serbëve rreth

asaj nëse dentralizimi ka ndikuar që të përfitojnë më

shumë në sektorët e paraqitur në grafikon.

18%34%

30%

18%

Shënim: Qytetarët e të dyja bashkësive etnike pohojnë se procesi i decentralizimit ka

kontribuar më së shumti në punësim dhe zhvillim ekonomik. Me krijimin e komunave

të reja, autoritetet kanë marrë kompetenca shtesë për menaxhimin e çështjeve

financiare meqë rast është krijuar mundësia për të hapur vende të reja pune

kryesisht në administratën komunale (i cili është nxitësi kryesor i punësimit në

komunat më të vogla në Kosovë), si dhe kanë përfituar mjete financiare në formë

grantesh nga ana e nivelit qendror për të shtuar investimet në infrastrukturë.

Në cilat fusha kanë përfituar më shumë

qytetarët e komunës së re? (Shq.)

Në cilat fusha kanë përfituar më shumë

qytetarët e komunës së re? (Ser.)

50%

26%

24%Në punësim

Në zhvillim ekonomik

Në infrastrukturë

Në siguri të lëvizjes

38%

21%

Figurat 14 & 15. Grafiku i parë më poshtë paraqet pikëpamjet e kosovarëve me

përkatësi etnike shqiptare lidhur me atë nëse gjatë fillimit të zbatimit të politikave të

decentralizimit, komunat e tyre kanë përfituar më shumë në sektorët e paraqitura më

poshtë. Grafiku i dytë paraqet pikëpamjet e serbëve të Kosovës në çështjen e njëjtë.

0%

Në punësim

Në zhvillim ekonomik

Në infrastrukturë

Në siguri të lëvizjes

26%

15%

Shënim: shqiptarët kryesisht pajtohem (50%) se procesi i decentralizimit ka

kontribuar më së shumti në zhvillimin ekonomik, ndërsa serbët kanë pohuar se ky

proces ka kontribuar më së shumti në punësim (38%). Duke marrë parasysh kuotën e

punësimit, në komunat e sapokrijuara serbët dominojnë duke bërë të mundur që ata

të kenë përparësi shumë më të madhe të punësimit në administratën publike dhe në

ndërmarrjet publike lokale.

A mendoni se krijimi i Asociacionit të

Komunave me shumicë serbe do të ofroj

Më shumë paqe e siguri në Kosovë

Do të keqësoj raportet me shqiptarët

Nuk do të ndikoj në asnjërën fushë

Nuk ka perspektivë në Kosovë

Figura 16. Pikëpamjet e Kosovarëve me përkatësi etnike

shqiptare dhe serbe lidhur me Bashkësinë e Komunave

Serbe

19%47%

14%

20%

Shënim: Shumica e të anketuarve mendojnë se krijimi i Bashkësisë së Komunave

Serbe do të kontribuojë pozitivisht në forcimin e paqes dhe sigurisë, ndërsa 19% e

tyre mendojnë se ky mekanizëm institucional do të ketë efekte reale në terren.

A mendoni se krijimi i Asociacionit të

Komunave me shumicë serbe do të ofroj

(Shq.)

A mendoni se krijimi i Asociacionit të

Komunave me shumicë serbe do të ofroj

(Ser.)

25%

25%

11%Më shumë paqe e siguri në Kosovë

Do të keqësoj raportet me

shqiptarët

Nuk do të ndikoj në asnjërën fushë

Nuk ka perspektivë në Kosovë

65%

Figurat 17 & 18. Grafiku i pare më poshtë paraqet pikëpamjet e shqiptarëve rreth

krijimit të Bashkësive të Komunave Serbe. Grafiku i dytë paraqet pikëpamjet e të

anketuarve serbë.

8%

9%39%

Më shumë paqe e siguri në Kosovë

Do të keqësoj raportet me

shqiptarët

Nuk do të ndikoj në asnjërën fushë

Nuk ka perspektivë në Kosovë

18%

Shënim: Vetëm 11% e shqiptarëve mendojnë që themelimi i Bashkësisë së Komunave

Serbe do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë, ndërsa 65% e serbëve

mendojnë të njejtën gjë.

Përveç kësaj, 25% e shqiptarëve mendojnë se ky mekanizëm institucional do të

prodhojë tensionim të raporteve në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Të njejtin

mendim e kanë 9% të serbëve. Bazuar në këto statistika, mund të vijmë në përfundim

që përshtypjet e serbëve dhe shqiptarëve dallojnë dukshëm. Kjo na bën të arrijmë në

përfundim që me themelimin e këtij mekanizmi institucional mund të ketë potencial

për mos-sbesim dhe tensione në mes të këtyre bashkësive.

Përfundimet dhe rekomandimet

Përfundim

Decentralizimi është politikë - një program i projektuar për të reformuar qeverinë, si

dhe qeverisjen, e cila çon në krijimin e institucioneve të reja të qeverisjes si dhe

zhvendosje të ndarjes vertikale të pushtetit me përkrahësit dhe kundërshtarët e saj.

Mungesa e zhvillimit ekonomik të komunave të reja të krijuara; niveli i ulët i

investimeve dhe shkalla e lartë e papunësisë; buxheti i kufizuar; mungesa e

infrastrukturës, mungesa e kapaciteteve njerëzore të kualifikuara, politizimi ekstrem

i kapaciteteve administrative, kërkesat e mëtejshme politike nga komuniteti serb,

zhvillimi i pamjaftueshëm i kulturës politike, institucionalizimi i ndarjes ekzistuese

etnike...janë faktorët e drejtpërdrejtë që ndikojnë në procesin e decentralizimit.

Shumica e shqiptarëve dhe serbëve e shohin këtë proces si një element

pozitiv drejt forcimit të kohezionit shoqëror. Kosovarët me përkatësi etnike serbe

kanë shprehur shumë dyshime krahasuar me bashkëkombasit e tyre shqiptarë

lidhur me atë nëse procesi i decentralizimit ka arritur të japë rezultatet e pritura

pozitive siç ishte proklamuar më herët nga nga bashkësia ndërkombëtare dhe

autoritetet shtetërore të Kosovës, në prag të fillimit të këtij procesi;

Serbët kanë këndvështrim pak më pozitiv krahasuar me shqiptarët në

lidhje me efikasitetin në ofrimit të shërbimeve publike nga komunat e reja. Vërehet

një dallim i theksuar në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve të komunave lidhur me këtë

çështje;

Të dyja etnitë kanë mendim të përbashkët në lidhje me atë nëse procesi i

decentralizimit ka pasur ndonjë efekt real në aspektin e forimit të sigurisë së tyre.

Edhe në këtë çështje, serbët kanë pohuar se ata kanë filluar të ndjehen më të sigurtë

që nga koha kur kanë hyrë në fuqi ligjet e decentralizimit (46%);

Shumica e të anketuarve mendojnë se procesi i decentralizimit nuk ka bërë

ndonjë ndryshim thelbësor në lidhje me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, por

megjithatë ka kontribuar sqadopak në punësim, zhvillimin ekonomik, përmirësim të

infrastrukturës si dhe iu është ofruar më shumë pavarësi për shfrytëzimin e mjeteve

financiare;

Ka dallim në percepcionet e respondentëve shqiptarë dhe serbë mbi çështjen e

krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe. Shqiptarët (11%) dhe serbët (65%) kanë

pohuar që themelimi i Bashkësisë së Komunave serbe do të kontribuojë në forcimin e

paqes dhe sigurisë. Përveç kësaj, 25% e shqiptarëve mendojnë se jetësimi i këtij

mekanzimi institucional do të ndikoj në tensionimin e raporteve ndër-etnike dhe 25%

e tyre mendojnë se ky mekanizëm nuk ka perspektivë. Sipas këtyre statistikave, ne

mund të supozojmë se ky mekanizëm institucional, në qoftë se themelohet mbi bazën

e tejkalimit të kompetencave jashtë Kushtetutës, nuk do të shërbejë si bazë për të

nxitur bashkëpunimin dhe pajtimin në mes të shqiptarëve dhe serbëve, por më tepër

do të kontribuojë në përshkallëzimin e tensioneve dhe mosbesimit.

Rekomandimet

Ne mendojmë se duke investuar më shumë kohë dhe burime financiare dhe

teknike për të përmirësuar faktorët e brendshëm siç janë zhvillimi ekonomik, sundimi

i ligjit dhe ndërtimi i institucioneve demokratike – duke përfshirë dhe eliminimin e

ndikimeve të jashtme politike – në mënyrë që themelet e decentralizimit të bëhet të

qëndrueshme.

Zbatimi i decentralizimit, si një mjet për arritjen e pajtimit, forcimin e paqes

dhe përmirësimin e sigurisë do të jetë më i suksesshëm në rastet kur sovraniteti

është i pakontestueshëm nga të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës duhet të përballet më seriozisht me mangësitë e

qeverisjes; duhet të intensifikohet lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të

nivelit të lartë dhe duhet poashtu që të kërkojnë mënyra për të tërhequr investitorët e

huaj si dhe të zhvillojnë forma të ndryshme të ndihmës financiare dhe teknike për

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme lokale në mënyrë që të zvogëlohet niveli i

papunësisë; të rriten kapacitetet eksportuese dhe investimet në sektorë si: IT,

energji, miniera dhe minerale, bujqësi dhe arsim.

Hartat e Kosovës: para

¹² Source: http://www.fao.org/ag/Agp/agpc/doc/Counprof/kosovo/map2.htm and,

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/5/5f/Kosovo_location_map.svg

12dhe pas decentralizimit

Literatura e konsultuar:

Adem Beha, Decentralisation in Kosovo: A Challenge,to Deal With?2011,Journal of

Peace, Conflict and Development, available from:

http://www.bradford.ac.uk/ssis/peace-conflict-and-development/issue-17/Iss-

17-Art-2-Decentralisation-in-Kosovo.pdf

Albert Breton, Alberto Cassone, and Angela Fraschini, Decentralization and

Subsidiarity: Toward a theoretical reconciliation, U. Pa. J Int'l Econ. L.

vol.19,1.1998.

Besnik Tahiri, Decentralization a Hewy Weight to be Carried Out, Struggling to

Move from Consolidation of Local Democracy to Better Service Delivery, KLGI,

2011.

Boskovska, Ivana. 2010. “ The decentralization process in Macedonia.” Analytical

3(1):1-12. http://www.analyticalmk.com/files/03-2010/Ivana_BOSKOVSKA.pdf

Brancati, Dawn. 2006. “Decentralization: Fueling the Fire or Dampening the

Flames of Ethnic Conflict and Secessionism?” International Organization

60(03):651- 685 DOI: 10.1017/S002081830606019X

Brunnbauer, Uluf. 2002. “The Implementation of the Ohrid Agreement: Ethnic

Macedonian Resentments.” Journal of Ethnopolitics and Minority Issues in Europe

2002 (1): 1-24.

Decentralizimi në Kosovë I: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve,

Instituti Kosovar për Kërkime dhe zhvillime të Politikave, Seria e Analizave

Politike, Analiza Politike Nr. 15, 2009;

Directorate-General for External Policies of the Union,The Decentralization

Process in Kosovo and the Creation of New Municipalities a Kosovo-Albanian and

a Kosovo-Serb minority view, 2010;

Ebel D.Robert dhe Peteri Gabor (2007): Libri udhëzues mbi Decentralizimin në

Kosovë. Prishtinë, KFOS, LGI.

Elisa Randazzo and Pol Bargués, Peace-Building and the Loop of Liberal

Multiculturalism: The Case of Kosovo, The Western Balkans Policy Review,

Volume 2, Issue 2, Summer/Autumn 2012, Kosovo Public Policy Center.

Elisabeth Schleicher, Austria, “Positive Peace in Kosovo, A Dream Unfulfilled,

Peter Lang, 2012, Wienna.

Johan Galtung, Peace by Peaceful Means, International Peace Research Institute

(PRIO), 1996 Oslo, Norway.

John Paul Lederach, Building Peace, sustainable reconciliation in divided societies,

USIP,Washington DC, 2004.

KIPRED Kosovo at a Crosroad: Decentralization and the Creation of New

Municipalities, Policy Brief Series, POLICY BRIEF #14, 2009.

Krenar Gashi, Review of Decentralization – Functioning of Serb Majority

Municipalities, Policy Brief 2010/5.

KRIESI, H. 2005. Direct Democratic Choice. The Swiss Experience. Lanham:

Lexington Books.

Krishna Kumar, Promoting Social Reconciliation In Postconflict Societies,Center

for Development Information and Evaluation U.S. Agency for International

Development,January 1999,

http://www.oecd.org/derec/unitedstates/35112635.pdf

Lars Burema, “Reconciliation in Kosovo: A few steps taken, a long road ahead”,

Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, Vol 11, No 4, 2012, 7-27 .

Markus Schultze-Kraft, (2013) “Decentralization and Peace-building in Kosovo: Is

there a Role for Social Accountability”?

Monteux, Camille A. “Decentralisation: The New Delusion of Ethnic Conflict

Regulation”, International Journal on Multicultural Societies, vol. 8, no. 2, UNESCO,

2006.

Monteux, Camille A. “Decentralisation: The New Delusion of Ethnic Conflict

Regulation”, International Journal on Multicultural Societies, vol. 8, no. 2, UNESCO,

2006.

Muhamed Abu-Nimer, Reconciliation, Justice and Coegzistence, Theory &

Practice, Lexington Books, 2001, USA

Project on Interethnic Relations, Interethnic Dialogue and Reconciliation in

Kosovo, Report Kosovo Fall 2008 – Summer 2009 p. 16.

ROEDER, Ph. G. and ROTHCHILD, D. ed. 2005. Sustainable Peace. Power and

Democracy after Civil Wars. Ithaca, N.Y.Cornell University Press.

Samet Dalipi, “Paqendërtimi në Kosovë, nga Perspektiva e politikologjisë

perëndimore” FES, Prishtinë, 2014.

Samet Dalipi, Institutional fragility – challenge for peacebuilding in Kosovo, Iliria

International Review © Felix–Verlag, Holzkirchen, Germany and Iliria College,

Pristina, Kosovo, 2012/2, Prishtina, 2012.p 134-146. Available from :

http://www.uiliria.org/iir/file/10_SametDalipi_IIR_2012_2.pdf

Samet Dalipi, Nehat Demiri, Rational Dialogue between Kosovo and Serbia - Way

Toward Reconciliation, Iliria International Review © Felix–Verlag, Holzkirchen,

Germany and Iliria College, Pristina, Kosovo, 2014/1 available from:

http://www.uiliria.org/iir/file/18_SametDalipi__NehatDemiri_IIR_2014_1.pdf

Shah, Anwar, and Theresa Thompson, Implementing decentralized local

governance: a treacherous road with potholes, detours and road closures, policy

research working paper 3353, World Bank, 2004

Srdjan Dimitrievik, Analysis of the decentralization process in Macedonia, SeeNet

Operative Secretariat for Bosnia and Herzegovina and Macedonia, 2010.

Tessa Bakx, Serb perspectives on Decentralization and Local Governance in

Kosovo: towards integration or exclusion of the Serb community in the Republic

of Kosovo? Utrecht University, 2012.

Todorovski, Ilija. 2001. “Local Self-Government and Decentralization in the

Republic of Macedonia”, Proceedings on a Workshop on Local Self Government

and Decentralization in South-East Europe held in Zagreb. 173-193. Available

from: http://fes.hr/E-books/pdf/Local%20Self%20Government/08.pdf

[Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë të banuara në masë të

madhe nga bashkësia etnike serbe – kjo mund të përkthehet poashtu edhe se afërsisht

25% e komunave qeverisen nga pakicat – në këtë rast nga Serbët – duke përfshirë këtu

dhe pakicën turke e cila e qeverisë një komunë. Vëmendja më e madhe që duhet t'i ipet

përmirësimit të faktorëve të brenshëm si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, ndërtimi i

institucioneve demokratike si dhe evitimi i faktorëve politik të jashtëm (Serbia), janë

bazamentet e një decentralizimi të suksesshëm dhe i cili mund të kontribuoj pozitivisht në

rritjen e sigurisë.]

ROLI I DECENTRALIZIMIT NË PËRMIRËSIMIN E SIGURISË DHE NË NDËRTIMIN E PAQES NË KOSOVË

PRISHTINA TETOR 2016

[Tani, Kosova përbëhet nga 38 komuna; dhjetë prej të cilave janë të banuara në masë të madhe nga

bashkësia etnike serbe – kjo mund të përkthehet poashtu edhe se afërsisht 25% e komunave

qeverisen nga pakicat – në këtë rast nga Serbët – duke përfshirë këtu dhe pakicën turke e cila e

qeverisë një komunë. Vëmendja më e madhe që duhet t'i ipet përmirësimit të faktorëve të brenshëm si

zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, ndërtimi i institucioneve demokratike si dhe evitimi i faktorëve

politik të jashtëm (Serbia), janë bazamentet e një decentralizimi të suksesshëm dhe i cili mund të

kontribuoj pozitivisht në rritjen e sigurisë.]

PRISHTINA TETOR 2016

ROLI I DECENTRALIZIMIT NË PËRMIRËSIMIN E SIGURISË DHE NË NDËRTIMIN E PAQES NË KOSOVË