PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: Format bashkëkohore të punës mësimore Mentor: Kandidatja: Mr.Sc. Gjergj Gojani, prof. Valentina Dushku Gjakovë, 2017

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Format bashkëkohore të punës mësimore

Mentor: Kandidatja:

Mr.Sc. Gjergj Gojani, prof. Valentina Dushku

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

2

PPËËRRMMBBAAJJTTJJAA

- Abstrakt------------------------------------------------------------------------------------ 3

- Metodologjia e praktikuar--------------------------------------------------------------- 4

- Hyrje--------------------------------------------------------------------------------------- 5

1. Familja – si rëndësi e veçantë------------------------------------------------------------ 10

1.1 Metodat dhe teknikat e avancuara mësimore (në familje)---------------------------- 12

1.2 Metodat dhe teknikat e avancuara nga aspekti didaktik (në familje)---------------- 13

1.3 Metodat dhe teknikat mësimore në mësimin e gjuhës shqipe (në familje)---------- 14

2. Mësimdhënia dhe mjeshtëritë e saj – shkollë------------------------------------------- 15

2.1 Mësuesi, mësimdhënia dhe mjeshtrit e saj----------------------------------------------- 18

2.2 Klasa dhe klima në klasë------------------------------------------------------------------- 20

2.3 Motivimi i nxënësve----------------------------------------------------------------------- 21

2.4 Shkaqet e sjelljes së padëshirueshme nga nxënësi------------------------------------- 22

3. Mësimdhënia si proces në ndryshim të vazhdueshëm--------------------------------- 23

3.1 Menaxhimi i klasës------------------------------------------------------------------------- 24

3.2 Mendimi kritik dhe teknikat e mësimdhënies------------------------------------------- 27

3.3 Çfarë nuk është mendimi kritik?---------------------------------------------------------- 28

3.4 Disa nga teknikat në mësimdhënien bashkëkohore------------------------------------ 30

4. Parime specifike të organizimit të teknikave mësimdhënëse-------------------------- 30

5. Planifikimi i mësimdhënies---------------------------------------------------------------- 32

- Përfundim------------------------------------------------------------------------------------ 34

- Literatura------------------------------------------------------------------------------------- 36

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

3

Abstrakt

Meriton një vëmendje dhe rëndësi të veçantë që fëmijët e programit fillor të jenë në

gjendje të kuptojnë mjedisin të cilin i rrethon, të komunikojnë dhe ndjejnë përgjegjësi rreth

lojërave dhe formimit të koncepteve si gjuhësore, ashtu edhe komunikuese, të jenë ndërtues të

një shoqërie të përgjegjshme dhe bashkëkohore.

Fëmija orë e çast ndodhet në shkollë dhe në familje me praninë e të tjerëve. Jo të gjithë

partnerët e tij, jo të gjithë ata që merren me të, kanë të njëjtat kode etike. Zgjedhja dhe përdorimi

i drejtë i faktorëve mësimorë mundëson organizimin më efikas dhe më të suksesshëm të punës

edukativo-arsimore në shkollat tona, kontribuon që marrëdhëniet të jenë më humane në raportet

nxënës, mësues, prindër dhe komunitetit shkollor.

Ndryshimet e vazhdueshme në mjedis kanë bërë që gjithçka të vazhdojë të ndryshojë në

këtë mënyrë ndryshimi nuk përjashtoi as marrëdhënien mësues – nxënës. Thelbi i kësaj kulture të

re perceptohet thellësisht si zhvendosje nga nxënie mekanike te zhvillimi i subjekteve që nxënë.

Në ditët e sotme kërkohet që nxënësi jo vetëm të ketë një zhvillim të memorizimit të

informacionit por dhe reagimin, pra duke dhënë mendimin e tij ndaj këtij informacioni që merr.

Fjalët çelës: mjedis, komunikim, lojë, observim, metodat ndërvepruese, fëmijë, institucioni

parashkollor.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

4

Metodologjia e praktikuar

Në arsimin e sotëm shqiptar flitet mjaft për të edukuar brezin e ri që të jenë të aftë ti

përgjigjen kërkesave të kohës në të cilën jetojnë. Flitet gjithashtu për zgjedhjen dhe mbështetjen

e interesave të nxënësve për t`i edukuar në varësi dhe të kushteve ku jetojnë.

Vetë bota në të cilën jetojmë sot, na krijon mundësi të pakufizuara. Për të arritur sukses

në punën që bëjmë duhet të mësohemi të jetojmë me risitë që kanë ndodhur e po ndodhin çdo

ditë në të gjithë aspektet e jetës. Ndryshimi që po ndodh nuk ka lënë pa prekur dhe

mësimdhënien, e cila reflektohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimorë.

Mësimdhënia është “art” dhe “shkencë”. Akti i të dhënit mësim është gjithmonë

bashkëveprim dinamik i individëve (mësues me mësues, mësues me nxënës, nxënës me nxënës),

ku të gjithë vazhdimisht marrin vendime në varësi të situatave dhe objektivave që duhet të

përmbushen. Klasa si bashkësi heterogjene, përbëhet nga individë me formim kulturorë dhe me

përvoja të ndryshme. Nisur nga ky realitet, mësuesi duhet të krijojë bindjen se nxënësit, si

individ, kanë aftësi të ndryshme të të nxënit. Për pasojë mësuesi duhet të parashikojë, të

përcaktojë dhe të shtresëzojë sipas niveleve objektivat. Duhet të përdor metoda të ndryshme të

cilat i vënë në lëvizje të gjithë nxënësit, të cilët në varësi nga aftësitë individuale, të mund të

fillojnë në pika të ndryshme. Mënyra e transmetimit të informacionit tek nxënësit është e

rëndësishme, pra gjithçka në mësimdhënie varet në metodë. Është e rëndësishme që metodat e

mësimdhënies për një orë mësimi të zgjidhen me kujdes, ato duhet të përputhen me temën dhe

me tipet e nxënësve në klasë.

“Mësuesi - edukatori ka një model pune. Planifikimi i

metodave dhe i teknikave të mësimdhënies së avancuar, është pjesë e

këtij modeli; ai ndihmon për të krijuar një disiplinë korrekte,

atmosferë të këndshme në klasë dhe veprimtari të qëllimshme

mësimore, pa intervale të vdekura dhe lëvizje të kota. Planifikimi i

mësimdhënies konsiston në moton: të vendosësh se çfarë do të arrish,

si t’ia arrish dhe si të tregosh se çfarë është arritur”.

William Edward Burghard Du Bois (1868-1963)

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

5

Hyrje

Në zhvillimet e përgjithshme shoqërore, politike, ekonomike, shkencore e teknologjike,

është më se e domosdoshme edhe ndryshimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies. Shkolla duhet të

jetë në hap me këto ndryshime, përndryshe nuk do të mund ta luaj rolin dhe funksionin e saj

edukativo-arsimor. Në teorinë pedagogjike janë të njohura disa prej tyre, përdorimi i të cilave

ndikon në planifikimin dhe organizimin e mësimdhënies bashkëkohore.

Çdo lëmi shkencore caktohet prej subjektit dhe prej metodës së vetë. Metoda është një

ndër elementet teje me rëndësi të çdo shkence. Me konceptin e metodës në shkencë kuptohet

rruga ose mënyra e studimit të asaj shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat vlejnë dhe të cilat

ajo i studion. Metoda shkencërisht, është më se e nevojshme për procesin e hulumtimit. Në

kuptimin leksikor fjala metodë rrjedh prej gjuhës greke methodos që në përkthim do të thotë

mënyrë, rrugë, veprim, qëndrim që përdoret për arritjen e një qëllimi të caktuar, për të ardhur

gjerë te të njohurit, për ta zbuluar ose ekspozuar të vërtetën. Në analizën e problematikës së një

shkence metodës i takon vendi kryesor. Me metodën shkencore mund të kuptohet ”grumbullimi i

parimeve kryesore të cilat caktojnë qarkun analitikë të një shkence, së bashku me të gjitha

mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat para saj

parashtrohen”. Nga ana tjetër “me metodën shkencore” mund të interpretohet grumbullimi i

parimeve të cilat e caktojnë natyrën e shkencës dhe mjetet e të njohurit shkencor. Rruga,

respektivisht mënyra për të arritur gjerë te e vërteta shkencore quhet metodë, ndërsa shkenca mbi

metodat, metodologji. Pra, koncepti i metodës përdoret në kuptime të ndryshme. Pos tjerash, ajo

do me thënë mënyrë e përgjithshme e të afruarit të dukurive në rastin konkret në lëmin e

shkencave shoqërore, paraqet mënyrën e përgjithshme të hulumtimit në faza të ndryshme të tij.

Çdo shkencë i ka metodat e veta të veçanta në të afruarit e dukurive të cilat i hulumton. Metodat

janë pjesë përbërëse, të pandara të shkencës. Është fakt që vetë metodat nuk janë vetëm si mjete

dhe rrugë për të arritur gjerë te të njohurit, por metoda përfaqëson edhe vetë të njohurit,

respektivisht aftësitë për të arritur gjerë te e vërteta. Pra, metodat janë pjesë integrale të shkencës

edhe për atë, sepse janë zhvilluar dhe evoluar si të pandara me zhvillimin e shkencës.

Në metodologjinë bashkëkohor mësimdhënia konsiderohet: “veprimtari ndër personale,

është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

6

procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: para veprimit, bashkëveprimit me

nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pas veprimit që ka për qëllim analizën dhe

vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar”.

Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimit të

strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të

ndërrohet roli i nxënësit dhe të mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo

spektator i thjeshtë.

Mësimdhënia ndërvepruese - Mësimdhënia

ndërvepruese nënkupton bashkëpunimin dhe

ndërveprimin mësimdhënës-nxënës, nxënës-nxënës

ku secili ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Në

mësimdhënien ndërvepruese nxënësi dhe

mësimdhënësi janë dy faktor të rëndësishëm në

procesin mësimorë. Nxënësi është pikënisje në

planifikimin e punës mësimore.

Realizimi i strategjive efikase (formave,

metodave, teknikave) mundëson alternativa të

shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë, aftësitë organizative e

menaxhuese, aftësi komunikuese, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e

tyre. Kujtoj se përdorimi – realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të

mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë

gjithë jetës.

Shkollës, atmosferën (klimën) dhe bukurinë nuk ia sjell godina, muret apo mjedisi se ku

është e ndërtuar shkolla, por këtë bukuri shkollës ia sjellin larmia e nxënësve që përfshihen në të.

Nxënësit janë të ndryshëm nga njëri tjetri, secili ka kërkesa të veçanta, secili percepton, secili

dëgjon, secili flet, secili mendon, secili mëson ndryshe nga tjetri, prandaj secilit duhet dhënë

rasti! Një shkencëtar finlandez thotë: “Çdo njeri në këtë botë në një farë mënyre është: Sikur të

gjithë njerëzit e tjerë, sikur vetëm disa njerëz të tjerë dhe sikur asnjë njeri tjetër” ata dallojnë nga

njëri tjetri si: nga zhvillimi psiko – fizik,nga kërkesa e interesa të ndryshme, afinitete, stile të

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

7

ndryshme etj. po ashtu dallojnë edhe në procesin e të nxënit. Kujtoj se, klasa pra nuk është

kolektiv i individëve të njëjtë. Ajo nuk bën të shikohet si grumbull kukullash të përmasave e të

veçorive të njëjta. Nuk bën të kuptohet as si “njësit ushtarak”, ku secili anëtar i të cilit është i

detyruar të ecën në hap e me ritëm të njëjtë. Këto edhe ca arsye të të tjera kanë bërë që në vend të

mësimdhënies tradicionale të kërkohet që të zbatohet mësimdhënia bashkëkohore, gjegjësisht

mësimdhënia e diferencuar.1

Duke u nisur nga vet natyra e nxënësve, që asnjë nxënës nuk është i njejtë me tjetrin

për nga ana trupore, mendore (aftësitë), përvoja, rrethi shoqëror, interesat, nevojat, ndjenjat,

prirjet etj. atëherë është e nevojshme që secili nxënës të mësoj sipas mënyrës së vet. Këto

dallime midis nxënësve përcaktojnë format e punës, metodat dhe teknikat mësimore, stilet e të

nxënit, mjetet etj. Në këtë rast shtrohet nevoja për mësimdhënie të diferencuar.

Në mësimdhënien bashkëkohore përdoren strategji të ndryshme, por asnjëra nuk mund të

jetë e përshtatshme për të gjithë nxënësit dhe të arrihen suksese të larta. Prandaj është e

nevojshme të përzgjedhen strategji të mësimdhënies dhe t‟u përshtaten nevojave e dallimeve në

mes nxënësve të ndryshëm.

Mësimdhënia e integruar (ndërlidhur) - Mësimdhënia e integruar nënkupton zhvillimin e

procesit mësimorë dhe përvetësimin e njohurive nga jeta e përditshme e nxënësve, përvoja e tyre

si dhe të ndërlidhura në lëndë të ndryshme. Kjo mësimdhënie ndryshe quhet edhe

ndërdisiplinore, sepse mësimet,

njohuritë janë në lidhshmëri në mes të

lëndëve të ndryshme: gjuha,

matematika, arti, muzika, lëndët

natyrore dhe shoqërore. Pra në këtë

rast bëhët ndërlidhja e lëndëve përmes

projekteve në tema të ndryshme.

Mësimdhënia e integruar i aftëson dhe

përgatitë nxënësit për të nxënë të

qëndrueshëm. Kjo mësimdhënie e

1 Majkell Fullan: Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, bot, shqip, 2001, fq. 228.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

8

integruar bëhët në formën e punës në grupe, me planifikimin paraprak të temave në punën

mësimore me projekte. Ka mendime se të nxënit është më cilësor kur përmbajtjet paraqiten,

përvetësohen të ndërlidhura në më shumë lëndë, fusha mësimore dhe ndërlidhja e punës së

shkollës me jetën e përditshme. Kjo nënkupton që njohuritë e nxënësve të përdoren në situatat

problemore dhe në jetën e përditshme.Ndërlidhja apo integrimi i kurrikules përmbushet pikërisht

përmes mësimit me tema.

Mësimdhënia tematike - Mësimdhënia tematike përfshinë të nxënit me tema që

mundëson ndërlidhjen e lëndëve dhe fushave mësimore, ku përmbushet mësimdhënia e cila

zhvillon aftësitë, shkathtësitë, shprehitë e nxënësve me anë të ndërveprimit të tyre.2

Planifikimi i punës mësimore mbështetet në tema mësimore. Mësimdhënia tematike

realizon integrimin e fushave tematike dhe të disiplinave të ndryshme për të eksploruar një ide

interesante, për t‟i dhënë përgjigjie një çështjeje për të analizuar e diskutuar një temë nga shumë

këndvështrime dhe në lëndë të ndryshme etj.

Mësimi tematik përveç që zhvillohet në institucionin shkollor, ai mund të mbahet edhe në

mjedise jashtëshkollore dhe në një kohë më të gjatë, ku shtrihet në më shumë orë mësimore. Sa

i përket organizimit zakonisht bëhët në punën në grupe, ku nxitet ndërveprimi, kërkimi dhe puna

me projekte.

Mësimdhënia dhe të nxënit përmes projekteve - Të nxënit përmes projekteve nënkupton

përfshirjen e nxënësve në veprimtaritë grupore, përmes të cilave nxënësit mësojnë duke

krijuar risi, gjëra të reja. Vet natyra e të nxënit dhe punës kërkon jo një orë por disa sosh,

për të përfunduar projektet. Kryesisht në projekte trajtohen tema nga përvoja dhe jeta

shoqërore e nxënësve. Zakonisht në projekte ndërlidhen disa lëndë, dhe është i nevojshëm

bashkëpunimi i mësimdhënësve. Nxënësit duke bashkëpunuar në grup përdorin burime të

ndryshme të informacionit për t‟i zgjidhur vet problemet. Përgjegjësi e mësimdhënësit është

organizimi, sigurimi i materialeve, mbikqyrja, dhe përcjellja e punës së nxënësve. Ky mësim i

tërheq nxënësit, i nxitë për dituri të reja përmes ndërveprimit.

2 Grup autorësh (2005). Mësimdhënia e integruar dhe të mësuarit me tema. (Moduli 4).Ma.Aurela Zisi Mësimdhënia

me në qendër nxënësin. Tiranë: QTKA. Fq.149

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

9

Mësimdhënia hulumtuese (kërkimore) - Mësimdhënia kërkimore nënkupton të mësuarit

në mënyrë aktive ku nxënësi zbulon, gjenë njohuritë, jep përgjithsime nëpërmjet të menduarit

logjik dhe të pavarur. Gjatë procesit të të mësuarit nxënësit i zhvillojnë aftësitë e tyre duke

zbuluar të vërtetat dhe arritjen e sukseseve në të nxënë. Mënyrat më të përshtatshme për

përmbushjen e mësimdhënies kërkimore janë: projektet kërkimore, studimi i rastit, të mësuarit

duke vepruar, diskutimeve etj.

Mësimdhënia hap pas hapi-Është një nga mësimdhëniet bashkëkohore ku në qendër ka

nxënësin, nevojat, interesat, aftësitë e tij. Pra nxitë individualizimin e punës mësimore,

organizimin veprimtarive të nxënësve të mbështetura në përvojën e tyre. Mjedisi i klasës ndahet

në qendra mësimore, që krijohen kushte për ndërveprim dhe bashkëpunim të nxënësve.” Një

ndër vetitë karakteristike të mësimit hap pas hapi, pos vlerës afirmative të individualizimit të

plotë mësimorë, në të elementet e strategjisë didaktike janë të përqëndruara drejt zhvillimit të

kreativitetit të nxënësve në të gjitha etapat zhvillimore të procesit mësimorë.”3

Mësimdhënia hap pas hapi zhvillon proceset mendore, të menduarit krijues dhe përfshin

edhe bashkëpunimin me mjedisin shoqëror.

Prandaj të gjitha këto strategji të mësimdhënies të trajtuara në këtë punim kanë të

përbashkët shumë elemente si: ndërveprimin, formën e punës në grupe, vetanake, në dyshe

objektivat mësimor, zhvillimin e të menduarit kritik, krijues, zhvillimin e shkathtësive dhe

shprehive të punës dhe aftësimin e nxënësve

për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe

zhvillohet të mësuarit për të nxënë.

3 Zylfiu, Prof.dr.sc. Njazi. (2011). Teoria e mësimit dhe proceset didaktike të mësimdhënies. Prishtinë: PRITING-

PRES. Fq.78.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

10

1. Familja – si rëndësi e veçantë

Një rol të veçantë në personalitetin

e fëmijës luan kryesisht familja, fal

mënyrës së komunikimit të vendosur mes

prindërve dhe fëmijës. Familja vazhdon të

luajë rolin primar në edukim. Ajo formon

jo vetëm përfytyrimet fillestare për të

mirën dhe të keqën, por edhe për atë që

lejohet e nuk lejohet, si dhe bazat e edukimit moral. Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të

mirë, sepse familja është institucion bazë ku realizohet formimi i fëmijës. Pjesë e shoqërisë së

individit e veçanërisht moshës parashkollore, është edhe ambienti shkollor, segment i jetës i cili

luan një rol specifik në krijimin e personalitetit, duke mos harruar të theksojmë që etapa e

moshës parashkollore, përkon me një kohëzënie të madhe në edukim. Shkolla është e ndjeshme

dhe më objektive në vlerësimin e pozitës së re. Komunikimi i tij në shkollë merr rëndësi të

veçantë, sepse aty fëmija vërteton pretendimet për nivelin e ri të statusit social që ka arritur më

shpejt dhe më lehtë se në familje. Këto synime dhe dëshira i realizon ne komunikim me

edukatoren dhe me moshatarët. Fëmija bazën e shëndoshë të edukimit e merr në fëmijëri.

Familja është faktor tejet i rëndësishëm në sistemin institucional të edukatës. Asnjë

institucion tjetër nuk mund ta zëvendësojë familjen, por vetëm ta plotësojë. Familja është i vetmi

ambient i drejtë dha natyral për edukimin e fëmijës. Andaj, familja fëmijëve të moshës

parashkollore ia ndërton bazën e zhvillimit dhe të edukimit të tij në aspektin fizik, intelektual,

social, moralo-kombëtar, përkatësisht në formimin personalitetit në përgjithësi. Për këtë arsye

marrëdhëniet në familje janë tejet me rëndësi për edukimin e drejtë të fëmijës.4

Çdo lëmi shkencore caktohet prej subjektit dhe prej metodës së vet. Metoda është një

ndër elementet teje me rëndësi të çdo shkence. Me konceptin e metodës në shkencë kuptohet

rruga ose mënyra e studimit të asaj shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat vlejnë dhe të cilat

ajo i studion. Metoda shkencërisht, është më se e nevojshme për procesin e hulumtimit. Në

kuptimin leksikor fjala metodë rrjedh prej gjuhës greke methodos që në përkthim do të thotë

4 Veseli, A. (2005), Pedagogjia parashkollore, Gjilan, fq. 211.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

11

mënyrë, rrugë, veprim, qëndrim që përdoret për arritjen e një qëllimi të caktuar, për të ardhur

gjerë te të njohurit, për ta zbuluar ose ekspozuar të vërtetën.

Mësimi bashkëkohor, me qëllim të zgjidhjes së shumë problemeve nga hamendjet

ekzistuese, shfrytëzon strategji të ndryshme dhe çdoherë kërkon lloje të ndryshme të mësimit. Në

pajtueshmëri më zhvillimin e hovshëm dhe të shpejtë tekniko-teknologjike dhe zhvillimin

shkencor të shoqërisë, gjithnjë më intensiv po gjurmon për strategji te reja, modele dhe forma te

reja etj., të cilat do tu kundërshtohen modelit arsimor tradicional dhe do të kontribuoj për

mësimin më bashkëkohor. Mësimi bashkëkohor për të cilën shpesh thuhet se është kreative ,

është mësim e cila si përcaktime të saja të rëndësishme i ka marrë afirmimet e kreativitete të

nxënësit dhe të arsimtarit në procesin edukativo-arsimor. Mësimi bashkëkohor nuk toleron

shablonizime, por kërkon hapuri ndaj risive, interesanteve, ndaj metodave të reja , formave dhe

mjeteve që inkurajojnë kah zhvillimi i shkathtësive krijuese te nxënësit dhe kah roli më kreativ

në komunikimin me nxënësit. Në mësimin bashkëkohor ka elemente të caktuara të mësimit aktiv.

Shkolla bashkëkohore përpiqet të mbajë baraspeshë mes metodologjisë analitike dhe sintetike,

mes detyrave materiale dhe funksionale në mësim, mes ndryshimeve dhe integrimeve, mes

individualizimit dhe socializimit, mes konkretizimit dhe apstraksionit etj.

Në metodologjinë bashkëkohor mësimdhënia konsiderohet: “veprimtari ndër personale,

është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e

procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: para veprimit, bashkëveprimit me

nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pas veprimit që ka për qëllim analizën dhe

vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar”.

Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimit të

strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të

ndërrohet roli i nxënësit dhe të mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo

spektator i thjeshtë.

Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave, teknikave) mundëson alternativa të

shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë, aftësitë organizative e

menaxhuese, aftësi komunikuese, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e

tyre. Kujtoj se përdorimi – realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

12

mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë

gjithë jetës.5

1.1. Metodat dhe teknikat e avancuara mësimore (në familje)

“Puna e udhëhequr nga edukatori në

mënyrë profesionale, si organizator, shpjegues,

argumentues, kontrollues e vlerësues njihet si

mësimdhënie. Mësimdhënia si një punë humane

me vlera të shumta pedagogjike me të vërtetë

është art. Në kuptimin se mësimdhënësi në një

farë mënyre ose në tjetrën duhet të jetë “artist”.

Duhet të ketë të folur të qartë të rrjedhshëm dhe të kuptueshëm. Duhet apo do të duhej të mos

ketë lëvizje të shpeshta, sjelljen dhe veshjen ta ketë në nivelin e duhur. Të gjitha këto

komponente e bëjnë mësimdhënësin të jetë sa më komplet.

Mësimdhënia gjithashtu është edhe shkencë për faktin se edukon, arsimon brezin e ri,

ofron njohuri, dituri të përgjithshme. Mësimdhënësi kërkohet të ketë sa më shumë njohuri të

përgjithshme. Kjo nuk mjafton, ai duhet të jetë i hapur, konstruktiv dhe bashkëpunëtor me

fëmijët prindërit e fëmijëve dhe me kolegët e tij, pa bashkëpunimin e tillë nuk mund të

paramendohet zhvillimi i mbarë i fëmijës. Karakteristikat psikologjike të mësimdhënësit të

suksesshëm: personaliteti, qëndrimi, përvoja dhe rezultati.”6

Vetë bota në të cilën jetojmë sot, na krijon mundësi të pakufizuara për ndryshim, siç nuk

kanë kufi ndryshimet që ndodhin në të. Që të jemi të suksesshëm, duhet të mësohemi të jetojmë

në këtë botë dhe, ashtu siç ndryshon gjithçka në botë, ashtu duhet të ndryshojmë dhe ne në

mendimet, në sjelljet, në çdo punë që kryejmë. Mësimdhënia është një proces në ndryshim të

vazhdueshëm që reflektohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor. Mësimdhënia është

art e shkencë dhe, njëkohësisht, luftë guerile. “Mësimdhënia si “art” mbështetet fuqimisht në

intuitën, e cila është bazë për veprim”7

5 Po aty.

6 Kumnova, M. (2011), Ligjëratë me studentët e Fakultetit të Edukimit, Gjakovë.

7 Grup autorësh, (1995), Strategjitë e të mësuarit, Eureka fq. 4.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

13

Duke qenë “art”, akti i të dhënit mësim është gjithmonë bashkëveprim dinamik i individëve

(mësues me mësues, mësues me nxënës, nxënës me nxënës), ku të gjithë vazhdimisht marrin

vendime129 në varësi të situatave dhe të objektivave që duhet të përmbushen. Klasa, si bashkësi

heterogjene, përbëhet nga individë me formim kulturor dhe me përvoja të ndryshme. Nisur nga

ky realitet, mësuesi duhet të krijojë bindjen se nxënësit, si individë, kanë aftësi dhe ritme të

ndryshme të nxëni. Për pasojë, mësuesi duhet të parashikojë, të përcaktojë dhe të shtresëzojë

objektiva dhe veprimtari, të tilla që i vënë në lëvizje të gjithë nxënësit, të cilët, në varësi nga

aftësitë individuale, të mund të fillojnë në pika të ndryshme. Zhvillimi i teknologjisë së

informacionit i ka bërë nxënësit të jenë të përfshirë vazhdimisht në aktivitet. Sipas matjeve të

bëra për përqendrimin e vëmendjes së nxënësit në orën e mësimit, rezulton se gjatë 45 minutave,

përqendrimi maksimal arrin 20 minuta.8

1.2. Metodat dhe teknikat e avancuara nga aspekti didaktik (në familje)

Didaktika bashkëkohore përpiqet të gjejë zgjidhje dalëse në teorinë kognitive për

mësimin nga të cilat nxënësi pranon dituri të gatshme të cilat duhet t‟i memoroj dhe t‟i përsëris,

por dituritë të ndërtojë në bazë të mësimit aktiv të kuptueshëm. Qëllimet e procesit arsimor

shikohen si forma të komunikimit pedagogjik mes edukatorit dhe nxënësit. Nga shkaqe të tilla

dhe aktualizohet pyetja deri në çmasë dhe me cilat dhe çfarë kriteriumesh mundet të hyhet në

proceset e mësimit si veprimtari bazë e shkollës, apo a mundet që të caktohen treguesit objektiv

nga ndihme e të cilave do të vlerësoj efektet nga aktivitetet mësimore: vallë dhe sa nxënësit i

kuptojnë qëllimet e proceseve mësimore, vallë dhe sa gjenden kuptime në aktivitetet të cilat i

dizajnon dhe kuptimson edukatori, në ç‟nivel të vetëkritikës tregohen në rrjedhë të realizimit të

aktiviteteve, a kanë aftësi dhe a dinë që të vlerësojnë suksesshmërinë e punës së tyre, vallë

përpiqen që të lënë shenja personale, kreativitet dhe krijimtari personale në punimet e tyre, sa ato

janë të njohura dhe janë pasqyrë e individualitetit të tyre, sa nxënësit zotohen aktivitetet e tyre t‟i

vlerësojnë mbi krahasimet dhe përcjelljet a aktiviteteve të të tjerëve dhe të ngjashme. Pyetjet e

përmendura paraqesin vetëm një aspekt procesit të zgjeruar dhe të komplikuar të mësimit si

karakteristik bartëse e veprimtarisë së arsimtarit. Roli i tij duhet kuptohet mbi treguesit në vijim

të cilët janë pjesë e veprimtarisë profesionale në shkollë: si edukatori e kupton dhe mendon

misionin dhe bartësit didaktiko-metodike dhe format përmbajtjesore dhe dizajnin e programet

8 Po aty, fq. 5.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

14

mësimore, sa ka aftësi dhe me sukses din që t‟i definoj qëllimet operative të mësimit në rrjedhë

të një dite pune, vallë qëllimet të cilat vendosen janë konkrete, të kuptueshme dhe sqarues për

secilin nxënës, vallë lloji, masa dhe mënyra e realizimit të aktiviteteve përkon me nevojat,

interesat dhe mundësitë e secilit nxënës, me çfarë përmbajtjesh teknologjike arsimtari kushtëzon

realizimin e qëllimeve të parashtruara, vallë dhe sa i respekton kornizat psikologjike të mësimit

dizajnin e materialeve për mësim përshtatur për nevojat e nxënësve vendosja e mekanizmave për

diferencime dhe përcjelljeve të vazhdueshme për përparimin e çdo nxënësi, vallë dhe sa arsimtari

ofron informata të dendura kthyese e cila stimulon dhe inkurajon për mësim, vallë i aftëson

nxënësit për vetëvlerësim dhe vlerësim të ndërsjellë.9

1.3. Metodat dhe teknikat mësimore në mësimin e gjuhës shqipe

(në familje)

Përmes metodave mësimore didaktizohet procesi i njohjes në mësim. Madje, metodat

mësimore edhe vetë janë produkt i didaktizimit të metodologjisë së njohjes së realitetit objektiv.

Me këtë didaktizim duhet nënkuptuar shkurtimin, thjeshtësimin, përshtatjen dhe intensifikimin e

procesit të njohjes në mësim në varësi nga logjika e lëndës mësimore, nga psikologjia e nxënësve

dhe nga qëllimi i edukatës. Metodat mësimore ndihmojnë vënien e takimit të nxënësve me

përmbajtjet mësimore dhe përmes përdorimit të teknikës mësimore, i nxisin nxënësit që t‟i

transformojnë ato, njëheritë që ta transformojnë edhe veten, duke fituar njohuri, zhvilluar

shkathtësi dhe formuar shprehi jetësore dhe punuese në përgjithësi dhe rreth kulturës gjuhësore

në veçanti.

“Në mësimin bashkëkohor të gjuhës shqipe përdoren këto metoda të përgjithshme

mësimore:

- Metoda e demonstrimit

- Metoda e bashkëbisedimit

- Metoda e parashtrimit

- Metoda me tekst të shtypur dhe

- Metoda e aktivitetit praktik.”10

9 Garo, S. (2011), Metodologjia dhe praktika e mësimdhënies, Tiranë, fq. 68.

10 Riza, B. (2005) Metodika e gjuhës shqipe për shkollën fillore, Pejë, fq. 119

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

15

2. Mësimdhënia dhe mjeshtëritë e saj – shkollë

Kur folëm për bazat metodologjike theksuam se në themele qëndron Dialektika si një

doktrinë zhvillimi dhe lidhja universale e fenomeneve, tezave filozofike e psikologjiko-

pedagogjike për veprimtarinë dhe thelbin krijues të mësuesit, principin shoqëror, historik të

kushtëzimit të veprimtarisë pedagogjike. Dihet se metodologjia si koncept filozofik është teoria

për metodën e përgjithshme të njohjes shkencore dhe të shndërrimit të botës reale. -Cila është

metodologjia dhe metoda më e mirë? Përvoja më ka treguar se nuk ka metodologji të mira, por

përdorim të mirë, ose të keq të metodologjive. Dhe kjo jo vetëm për shkak të devizës dysho për

të gjitha, që në shkencë shënon parimësi, por dhe për shkak të eklektizmit të shkencave sociale,

pedagogjike e psikologjike.11

Mësimdhënia është një veprimtari ndër personale, ndërvepruese që në mënyrë tipike përfshin

komunikimin gojor, që ndërmerret me synim për të ndihmuar një ose më shumë nxënës të

mësojnë apo ndryshojnë mënyrat sipas të cilave ata mund apo do të sillen.

Në procesin e mësimdhënies, mësuesit i duhet të kryejë disa role. Ja disa prej tyre:

- “Mësuesi motivues. Asgjë nuk vjen si rezultat automatik ose magjik në të nxënit e

nxënësve. Nxënësit duhet të veprojnë. Një nga rolet më të rëndësishme është ai i

motivuesit. Pyetja qendrore e mësimdhënies është: “Si mund t‟i mbaj nxënësit të

përfshirë në mënyrë aktive gjatë mësimit?”

- Mësuesi - menaxhues. Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë

organizimin e mësimeve, përgatitjen e detyrave me shkrim dhe testeve, vlerësimin e

detyrave, ndihmën që u jepet nxënësve që e kërkojnë, konsultat me mësues të tjerë,

takimet me prindërit etj.”12

Mësimdhënia (teaching) është, para se gjithash ndihmë nxënësve se si ata të mësojnë, se sa

mbushje e kokave të nxënësve me fakte dhe informacione të llojllojshme. Mësuesi është individ i

cili përpiqet t‟iu mundësojë që nxënësit të bëjnë vet këtë. Mësuesi dhe nxënësi marrin pjesë në

procesin e përbashkët të të nxënit, dhe mësuesit më të mirë janë ata të cilët iu mundësojnë

11

Biehler, Robert F. (2004), Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, Botim i ISP-së, Tiranë, fq. 418, 12

Grup autorësh, (2009) Mësimdhënia dhe mësimi në shek. XXI, Shkup, fq. 35

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

16

studentëve (nxënësve) dhe ju dhënë alternative që vet të arrijnë tek përfundimet dhe zbulimet,

dhe jo që përpara dhe të gatshme iu paraqesin rezultatet dhe kërkojnë miratimin e tyre.

Mësuesit e mirë e ushtrojnë vetë disiplinën dhe kanë ndjenjë të saktë se si “të vërtetat e

mëdha t‟i shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe jo të vërtetat e thjeshta në mënyrë të

komplikuar”.

Mësuesit e mirë e njohin lëndën e vet dhe ndjejnë kënaqësi në të. Në përgjithësi janë të

vetëdijshëm, se sa është lënda e tyre interesante dhe si nxënësve munden t‟iu ofrojnë kënaqësi të

madhe, nëse ai është mjaft i prirë që ta bëjë të këndshëm.

Mësuesit e mirë presin mjaft nga nxënësit e tyre dhe këtë iu bëjnë të ditur, por në mënyrë të

kujdesshme dhe të butë. Ai i nxitë dhe i vlerëson ata nxënës të cilët tregojnë interesim për lëndën

e tij, me çka tek ata nxënës rritë dëshirën dhe dashurinë për lëndën, dhe në të njëjtën kohë edhe

ndaj mësuesit.

Mësimdhënie nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që nxënësit

të lëshojë klasën me pyetje të shumta. Një mik i imi kështu e definon: „të mësosh është folje e

cila thekson veprim të vazhdueshëm. Gabimi më i madh i mësuesit shtrihet në atë, që shumica

presin që dikush do të mësojë, dhe se ata nuk do të mund të mësojnë. Gabimi më i madh i tyre

është se ata dëshirojnë t‟i mësojnë nxënësit të gjithë atë që ata dëshirojnë të dinë”.

Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e lidhjeve në mes të mësuesit

dhe nxënësit, si dhe lidhja e dijeve të caktuara nga lëndë të ndryshme. Në botën reale nuk

ndeshim probleme të cilët janë të thjeshtë dhe për zgjidhjen e të cilave nuk është e nevojshme

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

17

gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë nxënësve

se si të integrojnë dije të caktuara dhe të dinë t‟i përdorin në mënyrë kualitative në botën në të

cilën na rrethon.

“Në fund, mësuesit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e nxënësve të tyre dhe të

përpiqen që ato mundësi ti zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e tyre dhe kështu të shndërrohen

në varrë himes të inteligjencës së tyre dhe mundësisë që të japin më tepër.”13

“Mësimdhënia me në qendër nxënësin inicion një lëvizje progresive për përmirësimin e cilësisë

së mësimdhënies. Nisma synon që të shtrihet dhe të kthehet në një lëvizje të gjerë arsimore, në të

cilën të përfshihen specialistët e të gjitha niveleve të arsimit shqiptar.”14

Ndryshe nga mësimdhënia tradicionale ku mësuesi ishte në qendër të procesit mësimorë,

mësimdhënia me nxënësin në qendër nga vet emërtimi na bënë të kuptojmë se në qendër të

mësimdhënies dhe të të nxënit është nxënësi me karakteristikat e tij vetanake. Qëllimi i kësaj

mësimdhënie është përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive e aftësive që nënkupton

edhe aftësimin e nxënësve për

të përdorur burimet e

informacionit në mënyrë të

pavarur.

Kjo mënyrë e punës, të

nxënit dhe ndërveprimit në

procesin e mësimdhënies me

13

Musai B. (1999) Psikologji edukimi, Tiranë, fq. 153 14

QTKA, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë, 2005, fq. 31

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

18

në qendër nxënësin dhe zhvillimit të aftësive i ka vendos themelet e mësimdhënies

bashkëkohore. Prandaj është përgjegjësi e institucioneve edukativo-arsimore për krijimin e një

mjedisi të të nxënit ndërveprues, ku nxënësit mësojnë duke vepruar, bërë dhe duke përdorur

nivele më të larta të të menduarit. Pra karakteristikë e mësimdhënies me në qendër nxënësin

është të nxënit.

2.1. Mësuesi, mësimdhënia dhe mjeshtrit e saj

Mësimdhënia është një veprimtari ndër personale, ndërvepruese që në mënyrë tipike

përfshin komunikimin gojor, që ndërmerret me synim për të ndihmuar një ose më shumë nxënës

të mësojnë apo ndryshojnë mënyrat sipas të cilave ata mund apo do të sillen.

Në procesin e mësimdhënies, mësuesit i duhet të kryejë disa role. Ja disa prej tyre:

- Mësuesi motivues. Asgjë nuk vjen si rezultat automatik ose magjik në të nxënit e

nxënësve. Nxënësit duhet të veprojnë. Një nga rolet më të rëndësishme është ai i

motivuesit. Pyetja qendrore e mësimdhënies është: “Si mund t‟i mbaj nxënësit të

përfshirë në mënyrë aktive gjatë mësimit?”

- Mësuesi - menaxhues. Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë

organizimin e mësimeve, përgatitjen e detyrave me shkrim dhe testeve, vlerësimin e

detyrave, ndihmën që u jepet nxënësve që e kërkojnë, konsultat me mësues të tjerë,

takimet me prindërit etj.15

E formuluar në mënyrë të thjeshtë, por pyetje veçanërisht e vështirë dhe komplekse dhe e cila

e kërkon një shqyrtim të thellë dhe të shumë anshëm. Jo vetëm shqyrtimet të cilat kanë epitet

akademik dhe kërkues për përdorim, por edhe atyre të zakonshëm, të përditshëm.

Nuk ekziston metodë e veçantë për arritjen e kësaj. Shpesh arsimtarët me metoda të

ndryshme të mësimit dhe mënyrën e vet të dijeve dhe përvojave tek nxënësit lënë përshtypje

pozitive dhe kështu ata bëhen të dashur për nxënës. Ja disa shembuj interesant dhe metoda të

nevojshme për mësues të cilat si nxënës i kam përvetësuar nga mësuesit i mi.

Mësimdhënia (teaching) është, para se gjithash ndihmë nxënësve se si ata të mësojnë, se

sa mbushje e kokave të nxënësve me fakte dhe informacione të llojllojshme. Mësuesi është

15

Grup autorësh, Mësimdhënia dhe mësimi në shek. XXI, USAID, Shkup 2009, fq. 35

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

19

individ i cili përpiqet t‟iu mundësojë që nxënësit të bëjnë vet këtë. Mësuesi dhe nxënësi marrin

pjesë në procesin e përbashkët të të nxënit, dhe mësuesit më të mirë janë ata të cilët iu

mundësojnë studentëve (nxënësve) dhe ju dhënë alternative që vet të arrijnë tek përfundimet dhe

zbulimet, dhe jo që përpara dhe të gatshme iu paraqesin rezultatet dhe kërkojnë miratimin e tyre.

Mësuesit e mirë e ushtrojnë vetë disiplinën dhe kanë ndjenjë të saktë se si “të vërtetat e

mëdha t‟i shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe jo të vërtetat e thjeshta në mënyrë të

komplikuar”.

Mësuesit e mirë e njohin lëndën e vet dhe ndjejnë kënaqësi në të. Në përgjithësi janë të

vetëdijshëm, se sa është lënda e tyre interesante dhe si nxënësve munden t‟iu ofrojnë kënaqësi të

madhe, nëse ai është mjaft i prirë që ta bëjë të këndshëm.

Mësuesit e mirë presin mjaft nga nxënësit e tyre dhe këtë iu bëjnë të ditur, por në mënyrë

të kujdesshme dhe të butë. Ai i nxitë dhe i vlerëson ata nxënës të cilët tregojnë interesim për

lëndën e tij, me çka tek ata nxënës rritë dëshirën dhe dashurinë për lëndën, dhe në të njëjtën kohë

edhe ndaj mësuesit.

Mësimdhënie nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që

nxënësit të lëshojë klasën me pyetje të shumta. Një mik i imi kështu e definon: „të mësosh është

folje e cila thekson veprim të vazhdueshëm. Gabimi më i madh i mësuesit shtrihet në atë, që

shumica presin që dikush do të mësojë, dhe se ata nuk do të mund të mësojnë. Gabimi më i madh

i tyre është se ata dëshirojnë t‟i mësojnë nxënësit të gjithë atë që ata dëshirojnë të dinë”.

Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e lidhjeve në mes të

mësuesit dhe nxënësit, si dhe lidhja e dijeve të caktuara nga lëndë të ndryshme. Në botën reale

nuk ndeshim probleme të cilët janë të thjeshtë dhe për zgjidhjen e të cilave nuk është e

nevojshme gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme. Mësuesit e shkëlqyeshëm i ndihmojnë

nxënësve se si të integrojnë dije të caktuara dhe të dinë t‟i përdorin në mënyrë kualitative në

botën në të cilën na rrethon.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

20

Në fund, mësuesit e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e nxënësve të tyre dhe të

përpiqen që ato mundësi ti zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e tyre dhe kështu të shndërrohen

në varrë himes të inteligjencës së tyre dhe mundësisë që të japin më tepër.16

2.2. Klasa dhe klima në klasë

Klasa e përbërë nga nxënësit formon një grup në tërësinë e vet, ku çdo grup në formimin e tij

kalon nëpër disa faza të zhvillimit ku përcaktohet nga menaxhimi i efektshëm dhe produktiv i

mësuesit, në përmbushjen e qëllimeve të nxënësve në klasë.

Katër fazat Mauer i përshkruan si :

1. Formimi – zgjidhja e shqetësimeve rreth pranimit dhe marrjes së përgjegjësisë.

2. Shpërthimi- zgjidhje e shqetësimeve rreth ndikimit të përbashkët

3. Normimi- zgjidhja e shqetësimeve për përmbushjen e detyrës.

4. Kryerja – zgjidhja e problemeve rreth lirisë, kontrollit dhe vetë rregullimit.17

Mjedisi i klasës i krijuar nga mësuesi ka ndikim të madh në motivimin e nxënësve,

reflektohet në qëndrimin e tyre aktiv ndaj të nxënit, ku një ambient i tillë përbën klimën e klasës.

Klima pozitive e bën procesin e të nxënit të jetë i qëllimshëm, orientuar, çlodhës,

mbështetës dhe të ketë ndjesinë e rregullit. 16

Bardhyl Musai, Psikologji edukimi, PEGI, Tiranë 1999, fq. 153 17

Po aty, fq. 162

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

21

Studimet për klimën e klasës tregojnë se një mësimdhënës me përvojë më të madhe është:

1. Është më i sigurt

2. Është më nxitës

3. Është më i lëvizshëm në klasë

4. Vendos më mirë praninë dhe autoritetin e tij.18

Si mund të ndihmoni fëmijën për të ndjekur shkollën

- Bëjeni shkollimin të rëndësishëm në shtëpinë tuaj dhe bëjini të ditur fëmijës që nuk

është mirë të mungosh nga shkolla.

- Dëgjojeni fëmijën. Jini të interesuar në të rejat e tij ose saj për shkollën dhe pyeteni se

si po kalon fëmija.

- Ndihmoheni fëmijën që të jetë krenar për një ndjekje të mirë të shkollës.

- Ndërtoni vetëbesimin e fëmijës duke e mburrur atë kur ai ose ajo del mirë në

shkollë.

- Lexoni letrat dhe raportet nga shkolla dhe njihuni me rregullat e shkollës.

- Shkoni në mbledhjet e shkollës dhe njihuni me mësuesin(en), stafin dhe

shokët(shoqet) e fëmijës tuaj.

- Mos bëni pushime familjare gjatë sezonit të shkollës.

- Jini në dijeni për arsyet se pse fëmija juaj nuk dëshiron të shkojë në shkollë. Nëse

fëmijës i duket shkolla e vështirë bisedoni menjëherë me shkollën.

- Inkurajojeni fëmijën që të mos bëj punë me kohë të pjesshme gjatë sezonit të

shkollës. Një adoleshent i lodhur nuk do të jetë në gjendje të ndjekë shkollën.19

2.3. Motivimi i nxënësve

Detyrë e mësuesit është ti tërheq nxënësit në veprimtari që në njëfarë mënyre ti motivojë

ata tek dëshira për të mësuar.

Motivimi është gjithçka që i motivon nxënësit për mësim.

18

Majkell Fullan, Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, Edualba, Tiranë 2001, fq. 143 19

Kotipuu Väestöliitto, Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki 2003, fq. 12

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

22

Motivimi i nxënësit nuk varet vetëm nga ngarkesa emocionale vetjake, por edhe nga

qëndrimi ndaj lëndës që mësohet, përvojës, interesave, vështirësive të të nxënit, klimës që

krijohet në klasë.

Nxënësit do të kenë motiv më të madh atëherë kur detyrat e tyre të jenë pak mbi

mundësitë e tyre.

Motivimi i nxënësve varet edhe nga ajo se sa motivohen nga prindërit e tyre në shtëpi për

të mësuar.20

Nxënësit që vijnë në klasat joformale mësojnë dhe nxënë më mirë atëherë kur janë të

motivuar.

Kjo ndodh atëherë kur ata:

- Janë të qartë për veprimtaritë që po kryejnë dhe qëllimin që ato kanë

- Mund të punojnë vetë duke u mbështetur në njohuritë që ata vetë kanë

- Marrin pjesë aktivisht gjatë zhvillimit të veprimtarive duke i krijuar hapësirë që të

përdorin gjuhën dhe perceptimet e tyre për të kuptuar. Përveç kësaj, nxënësit që marrin

pjesë në këto klasa do të përfshiheshin më aktivisht në veprimtaritë e zhvilluara në qoftë

se ata:

- Kanë një mjedis të përshtatshëm dhe i siguron mundësi të punojnë së bashku me të tjerët

dhe po ashtu e çliron nga presioni i notës apo i gabimit.

- Kanë një sërë mundësi zgjedhjesh për çfarë, kur dhe si duan të mësojnë

- Kanë kohë të mendojnë dhe të reflektojnë rreth asaj që kanë mësuar.21

2.4. Shkaqet e sjelljes së padëshirueshme nga nxënësi

Shkaqet më kryesore të sjelljes së keqe në klasë janë:

1. Mërzitja – ndodh kur mësimi apo veprimtarit të ndryshme paraqiten në një mënyrë të tillë

që nuk zgjojnë interes te nxënësit, ngase veprimtaria zgjat shumë ose është shumë e lehtë,

atëherë nxënësit mërziten.

20

Teuta Karaj, Përvoja të mira të ciklit fillor, Peshkopi 2006, fq. 23 21

Po aty, fq. 25

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

23

2. Përpjekje mendore e zgjatur – ndodh kur mësimi kërkon përpjekje mendore për një kohë

të gjatë, kështu që shkakton mërzi të nxënësit.

Vetëvlerësimi i ulët – ndodh kur te disa nxënës mungon vetëbesimi në vet vete e tyre, për shkaqe

se në të kaluarën ata mund të kenë dështime te shumta dhe nga frika e dështimeve të sërishme, të

tillë nxënës kanë probleme për të arritur rezultate të mira në mësim dhe prishin qetësin në

klasë.22

3. Mësimdhënia si proces në ndryshim të vazhdueshëm

Përparimi teknologjik, krahas ritmeve të shpejta të zhvillimit, ka ndryshuar fokusin e të

nxënit. Modelet tradicionale të vjetruara po braktisen dita-ditës. Prof. dr. Musa Kraja, në librin e

tij “Pedagogjia”, duke analizuar të mësuarit tradicional, shkruan: “Ky lloj të mësuari kishte në

thelb të tij një pasuri të trashëguar, të pranuar si të drejtë. Nxënësi duhet të përvetësonte të gjithë

këtë material, pa pyetur nëse ai ishte i interesuar për të, pa pyetur cilat ishin mundësitë e tij për

përvetësimin në faza të ndryshme të zhvillimit. Interesimi i vetëm ishte se sa dhe çfarë duhet të

dinte nxënësi. Në praktikë, nxënësi ishte partneri pasiv i procesit të mësimit dhe mësuesi, ai

aktiv.”23

Aftësia komunikatave është një dimension jo pak i rëndësishëm për figurën e mësuesit,

(kam parasysh psikologjinë komunikatave, dimensionet sociale e personale, kanalet

komunikatave, instrumentet e komunikimit, teknika e feed-back, komunikimi jo verbal etj), por

qё nё tёrёsi pёrbёjnë vetёm njё komponent, qё ёshtё natyrisht nё evoluim. Ndёrsa, pёrsa i pёrket

revolucionit digjital, ky i fundit nuk e gjen vlerën e vet vetëm në shkëmbimin e informacionit.

Kompetencat digjitale pёr mёsuesin bёjnë pjesё nё grupin e kërkesave shumëdimensionale,

komplekse e tё ndërlidhura që presupozojnë kapacitete bazë. Zhvillimet e reja sociale, kulturore,

ekonomiko-politike tё shoqërisë sё sotme imponojnë bindjen qё shkollat nuk mund tё mbeten nё

gjendjen qё paraqesin sot, apo tё limitohen vetëm nё pranimin e riparimeve sipёrfaqёsore. Ështё i

nevojshёm njё ndryshim rrёnjёsor i mentalitetit, i kulturës didaktike, nё tё gjitha nivelet. Qё kёtej

rrjedh nevoja e formimit tё mёsuesve, duke filluar nga nivelet universitare, qё duke i ballafaquar

me logjikёn e life-long-learning (mësim gjatë gjithë jetës) tё ndёrtohet njё raporti ngushte

ndёrmjet formimit dhe sistemimit nё punё, midis formimit bazё dhe formimit gjatё punёs, njё

22

Bardhyl musai, Metodologji e mëshimdhënies, Pegi, Tiranë 2003, fq. 54 23

Kraja, M. (2002), Pedagogjia, Tiranë, fq. 222

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

24

formim qё rrjedh nga sistemi universitar, por me njё kujdes tё veçante pёr tё realizuar

bashkёveprimin me shkollёn nё njё pjesёmarrje tё ngushtё, ku vlerёsohen nё mёnyrё efektive

mbi tё gjitha kompetencat. Pa dashur tё thellohem nё fushёn e kompetencave, qё do tё duhej

shumё vend, po theksoj shkurt konceptin i cili ekziston mbi profesionin e mёsuesit, qё shpesh

shihet nё mёnyre statike, si përfitim i një dije tё specializuar, qё i përket njё sektori, apo

segmenti tё caktuar e qё duhet zёvendesuar me idenё e njё profesionalizmi qё ёshtё rezultati i

personalizuar i formimit, fryt i njё sinteze krijuese tё dijeve, eksperiences e kapacitetit,

gjithmonё i hapur pёr ndryshime e përmirёsime e qё realizohet gjatë gjithë harkut të jetës.

Profesioni i mësuesit pёrbёn njё identitet të artikuluar dhe kompleks, nё tё cilin

gёrshetohen variabile tё ndryshёm. Nuk duhet harruar se qendra e aktivitetit të mësuesit qëndron

nё pёrmasёn edukative tё detyrёs sё tij, qё i ka themelet nё tensionin ideal “për t‟u kujdesur” pёr

nxёnёsin, nevojat e tij nё fushёn e formimit, por edhe ato mё tё thella qё lidhen me dinjitetin e

njeriut. Kujtojmё atё qё Maritain e quan: “personalizёm edukativ integral” e, qё mund tё

konsiderohet si horizonti ideal i referimit, ku pёrfshihet aktiviteti didaktik, funksioni edukativ,

raporti midis kolegёve, organizimi i sistemit tё arsimit dhe kultura në llojin e saj. Mënyra

specifike nëpёrmjet së cilёs mёsuesi realizon detyrën e tij kalon nëpërmjet interpretimit qё ai i

bёn aktivitetit didaktik: mёsuesi edukon nёpёrmjet procesit tё mёsimdhёnies, sepse ёshtё i aftё tё

kuptojë vlerën formuese tё disiplinave e dijeve të ndryshme, tё vej nё dukje vlerёn

antropologjike dhe tё stimulojё kontaktin midis botëkuptimit aktiv të nxënësve dhe universit

kultural tё atyre qё kanё përpunuar dije me vlerë pёr njeriun.24

3.1. Menaxhimi i klasës

Definicioni që Henry Fayol ka dhënë për menaxhimin është i vlefshëm edhe sot, por ka

pësuar disa adoptime nga teoricienë të kohës:

Menaxhimi është një proces social... proces i cili konsiston në planifikim, kontroll,

koordinim dhe motivim.

24

Marrë nga revista “Mësuesi” 30.01.2013, f. 25.(Cycja, K. Universiteti “Aldo Moro”, Bari, Itali.)

Të menaxhosh do të thotë të parashikosh dhe të planifikosh, të

komandosh, të koordinosh dhe të kontrollosh.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

25

Menaxhimi është një proces operacional qe fillon me një shqyrtim të situatës duke

analizuar funksionet e menaxhimit.

Pesë funksionet themelore të menaxhimit janë: planifikimi, organizimi, drejtimi,

rekrutimi dhe kontrolli.

Menaxhimi i klasës – ka të bëjë me menaxhimin e mësimit dhe organizimin e

veprimtarive te atilla të të nxënit duke synuar të maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit

në mësim.

Menaxhimi i suksesshëm i mësimit kërkon prej mësuesit të jetë vazhdimisht i

vëmendshëm dhe në veprim, për të siguruar se nxënësit mësojnë normalisht.

Menaxhimi i klasës nuk është gjë tjetër veçse zbatimi dhe përdorimi i të gjitha rregullave

dhe procedurave për sigurimin e rregullit, disiplinës dhe mbarëvajtjes së mësimit në klasë.25

Menaxhimi i klasës përbëhet kryesisht nga aspekti fizik dhe social i tij dhe është

përgjegjësi e mësuesit dhe e nxënësve për ta siguruar dhe për ta mbrojtur në mënyrë që ai të jetë

sa më efektiv për zhvillimin me sukses të mësimit.

Që menaxhimi të jetë sa më i efektshëm, duhet te zbatohen disa teknika te tij.26

Këto teknika te menaxhimit të klasës fillojnë që në fillim të shkollës:

- Mësuesi tregon se është i përgatitur për një punë të gjatë që e pret përpara dhe se ka

besim tek vetja për të realizuar që në ditën e parë të shkollës.

- Mësuesi i mirë fillon mësimin ne ditën e parë të shkollës me një detyrë, e cila është

shumë e qartë dhe mund të kryhet në mënyrë të suksesshme nga nxënësit.

- Mësuesi demonstron në mënyrë te vazhdueshme se është kompetent , i përgatitur mirë

dhe se është në krye të punës.

- Mësuesi duhet të jetë profesionist, i këndshëm dhe të përpiqet që të krijoj një atmosferë

miqësore me nxënësit në klasë.

25

Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, fq. 65 26

Bardhyl Musai, Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies, fq. 53

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

26

- Mësuesi duhet të tregojë se është në korent me gjithçka që ndodh në klasë, kjo bën që

këta mësues të kenë më pak probleme në klasë, duke i krahasuar me ata mësues qe nuk

janë në dijeni të asaj që ndodh në klasë.

- Mësuesi duhet të jetë i aftë për t‟u marr me shumë gjëra në të njëjtën kohë. Duhet ruajtur

ritmi i duhur i veprimtarive në klasë. Mësuesi duhet të bëjë një analizë të punës të tij në

këtë moment. I duhet të mendoj se si e ka menaxhuar klasën gjatë një periudhe të caktuar

të ditës mësimore.

- Mësuesi duhet të përpiqet të përfshijë në mësim të gjithë nxënësit edhe atëherë kur ai

punon me një nxënës të veçantë.

- Mësimi duhet organizuar me variacione. Ne rastet kur shihet se në orën e mësimit nuk

shkon diçka, mësuesi duhet të përpiqet të ndryshojë materialin që është duke dhënë, duke

e bërë atë më të lehtë dhe më të kuptueshëm për nxënësit.27

Disa aspekte tjera kyç të menaxhimit të klasës janë:

- Mësime të planifikuara mirë dhe interesante;

- Zhvillimi i marrëdhënieve pozitive në klasë;

- Motivimi i nxënësve për të nxënë;

- Rregullat e klasës;

- Disiplinë pozitive në klasë;

- Aftësi komunikuese të mira të mësuesit dhe nxënësve.28

Menaxhimi i klasës ka lidhje të ngushtë me sjelljen e mësuesit. Për këtë mësuesi duhet të jetë

i drejtë me nxënësit, të zotëroj mirë lëndën, të kontrollojë emocionet e tij, të ndihmojë nxënësit

në rast nevoje, të ndjek ecurinë e nxënësve gjatë kryerjes së detyrave etj.

Nga përvoja e vëzhgimeve, mund të themi se mësuesi ynë, jo rrallë humbet shumë kohë në

orën e mësimit, humbje e cila ndodh jo vetëm si rrjedhojë abuzive, po mbi të gjitha nga aftësitë e

kufizuara menaxhuese të klasës.

Mësuesi ynë ende nuk ka kuptuar se në kushtet e zhvillimit te vrullshëm shoqëror dhe të

rritjes mahnitëse te informacionit, koncepti për mësimdhënien ka ndryshuar. Mësuesi nuk mund

27

Majkëll Fullan, vep.cit. fq. 143 28

Po aty, fq. 145

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

27

të luaj me rolin e burimit të informacionit si dikur, por ai në mënyrë të pashmangshme është

pozicionuar si udhëheqës dhe organizues i mësimit që udhëheq nxënësin për të kërkuar e

mbledhur informacionin në mënyrë të drejtuar apo të pavarur duke e pajisur me metodologjinë e

studimit dhe përpunimit të këtij informacioni.

Pikërisht në këto momente shfaqet aftësia e menaxhimit të klasës nga ana e mësuesit, aftësi e

cila duhet të karakterizohet nga vëzhgimi i kujdesshëm, vlerësimi i sjelljeve në klasë,

gatishmëria për t‟iu përgjigjur në kohë sjelljeve te papërshtatshme duke u prirur drejt krijimit dhe

ruajtjes së një klime pozitive dhe sa më të përshtatshme në procesin e mësimdhënies në klasë.29

Dihet se shumica e njerëzve kanë para dispozita për të hyrë në situate konflikti. Para

studimeve të konflikteve dhe të negociatave është mirë që çdo njëri që të shqyrtojë para

dispozitat e veta.

3.2. Mendimi kritik dhe teknikat e mësimdhënies

Meqë në temën në fjalë do të flasim për teknikat e mësimdhënies, dhe pothuajse të gjitha

i takojnë mendimit kritik, ne para se të flasim për teknikat e mësimdhënies, në pika të shkurtra

do të shqyrtojmë se ç‟është mendimi kritik?

Zakonisht ne pyetjen se çfarë përfshinë mendimi kritik?, marrim këto përgjigje se mendimi

kritik është:

Studim, mësim autodidakt, zgjedhje e problemeve në mënyrë të pavarur

Shprehje e lirë e mendimeve rreth një problemi,

Argumentim i ideve tona por edhe ideve të të tjerëve,

Sfidim i mendimeve të pa arsyeshme

Të menduar të nivelit të lartë

Mundëso fitim të shprehive sociale,

respektim i mendimit dhe fjalës së të tjerëve.

29

Grup autorësh, Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme (Në librin: Qeverisja dhe udhëheqja në arsim,

Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë 2003, fq. 242.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

28

3.3. Çfarë nuk është mendimi kritik?

1. Memorizim, reprodukim i materialeve

2. Sjellja intuitive, ekzekutimi me instrumente muzikore, loja në futboll

Mendimi kritik mund të arrihet edhe në shtëpi, nëse familja u ofro mundësi fëmijëve të

shtrojnë pyetje,të shprehin mendimet e tyre …, por mendimi kritik është I ndërlidhur e arrihet

përmes mësimit apo të nxënit ndërveprues. Mësimi ndërveprues është puna me nxënës në klasë,

ku nxënësit kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe të japin ide të ndryshme rreth problemeve që

trajtohen. Pra ,mundësia më e mire për ngritjen e të menduarit të fëmijëve në nivel kritik është

puna në shkollë. E kjo më së shumti varet nga ne mësuesit.

Në shkollat tona tradicionale është vlerësuar nxënësi në bazë të asaj sa ata kanë mësuar nga

teksti apo ajo që ne u kemi prezantuar në bazë të asaj sa ata kanë pas aftësi të mësojnë dhe

reprodukojnë atë që i`u është ofruar.

Do të thotë se në mësimin tradicional nxënësi është angazhuar kryesisht në të mësuar

mekanik (në mësim të memorizuar), ka qenë reprodukues e fare pak i është dhënë mundësia të

jap mendime të pavarura. Ky fenomen është i pranishëm edhe sot. Testet që i hartojnë mësuesit

për vlerësimin e nxënësve, kryesisht kërkojnë reprodukimin e asaj që thonë mësuesit dhe tekstet.

A mjafton sot që nxënësit ta përvetësojnë vetëm ata që ne ua ofrojmë në klasë?

Zhvillimi i shkencës teknologjisë është aq i madh sa nxënësit duhet të aftësohen për punë

të pavarur që të shkojnë në hap me kohën. Do të thotë aftësimi i nxënësve për punë të pavarur,

për të menduar kritik e mundëson ecjen e gjeneratave të reja në hap me kohën. Ndërsa sa i përket

memorizimit. Kjo assesi s`do të thotë se memorizimi, (reprodukimi) nuk ka vend në shkollat

tona.

Në mënyrë simbolike kjo do të thotë që nxënësit duhet t‟i mësojmë si të mësojnë e si të

zgjedhin probleme, e jo t`ua ofrojmë problemet e gatshme. Sipas kësaj: memorizimi mund ta

ushqej nxënësin me njohuri për një kohë të shkurtë ndërsa, zhvillimi i të menduarit kritik na

mundëson më shumë gjëra, që të jemi: Studiues, nxënës autodidakt, zgjedhës të problemeve në

mënyrë të pavarur, shprehës të mendimeve, argumentues të ideve tona por edhe ideve të të

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

29

tjerëve, sfidues të mendimeve, që të fitojmë shprehi sociale, ta respektojmë mendimin dhe fjalën

e të tjerëve. Të krijojmë bindje e botëkuptime të reja të mbështetura në argumente.

Për t` formuar nxënës mendimtar kritik duhet ditur për të shtruar pyetje të cilat kërkojnë

përgjigje logjike të nxënësve, të cilat kërkojnë që vet nxënësit të gjykojnë për probleme e

përmbajtje të caktuar. Në taksonominë e Blumit gjejmë këto 6 nivele të pyetjeve.

Përse themi mendimi kritik është mendim social?

Ngase gjatë aktiviteteve të përbashkëta mundësohet

formimi i shprehive sociale. Pastaj zgjedhja e problemeve

që kërkojnë zgjidhje, detyrave, ka edhe rëndësinë

shoqërore.

Struktura e orës mësimore për zhvillimin e

mendimit kritik ka 3 faza: EVOKIM, REALIZIM,

KUPTIMI dhe REFLEKTIM, shkurt shkruhen ERR.

Mendimi kritik ndërtohet mbi bazën e njohurive që kanë nxënësit. Andaj, hapi i parë që

duhet të bëjmë brenda orës mësimore është rikujtimi i asaj që nxënësit dine ose mendojnë se dine

për një temë të caktuar

E R R

Rikujtimi i para njohurive për temën, orientimi i nxënësve për temën, vendosja e interesit

për temën mbulon pjesën EVOKIM. Në fazën e Realizimit të kuptimit nxënësit vinë në kontakt

me informacione të reja për temën që më herët është rikujtuar. Në fazën e reflektimit nxënësit

përforcojnë të nxënit e ri dhe krijojnë shprehi për prezantim

Po përfundojmë me një konstatim se: Mendimi kritik nuk është zgjidhje e problemit është

vetëm fillimi i tij. Andaj, edhe njohjet këtu për mendimin kritik, sigurisht që janë fillim i një

pune të madhe që duhet ta bëjmë në të ardhmen për nxënësit tanë, për veten tonë, dhe për

shoqërinë.30

30

Grup autorësh Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit për klasat mendimtare, Qendra për Arsim Demokratik,

Tiranë 2006, fq. 57

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

30

3.4. Disa nga teknikat në mësimdhënien bashkëkohore janë:

- Teknika brainstroming,

- Teknika Insert,

- DRTA (lexim dhe mendim i drejtuar)

- DLTA –(Dëgjim dhe mendim i drejtuar)

- Di / dua të di / mësoj

- Rrjeti i diskutimit

- Kllasteri

- Pesëvargëshi

- Kubimi

- Shkrim i lirë (10 min.) dhe ESE (10 min.)

- Mёsimdhёnia e ndёrsjelltё

- Ditari dypjesësh

- Ditari trepjesësh

- Tabela e koncepteve

- Diagrami i venit

- Ruaje fjalën e fundit për mua

- Parashikim nëpërmjet fjalëve kyçe

- Xhigsou ose ndërthurja 1

- Turi i galerisë

- Gjetje e titullit (emrit, numrit) shenjë.31

4. Parime specifike të organizimit të teknikave mësimdhënëse Të gjithë e dimë se aftësia më e rëndësishme që i nevojitet fëmijës për të pasur sukses në

shkollë, dhe më vonë në jetë, është që të jetë “i kënduar”. Me fjalë të tjera, fëmija duhet të

mësojë t‟i njohë shkronjat (dhe, në rastin më të mirë të lexojë)gjatë periudhës që është në kopsht.

Si edukatoret ashtu edhe prindërit mund të bëjnë shumë për të nxitur aftësitë për lexim e shkrim

të fëmijëve. Disa prej tyre mund të ishin:

1. Lexojini çdo ditë fëmijës për të paktën 15 minuta,

31

Linda Salihu, Naser Zabeli, Demë Hoti, Të drejtat e fëmijës dhe etika e mësimdhënësit, KEC TROCAIRE,

Prishtinë 2006, fq. 45

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

31

2. Flisni ju vetë për vizatimet apo pikturat dhe kërkoni që edhe fëmija t‟i përshkruajë

ato,

3. Bëjini pyetje dhe këmbëngulni të merrni përgjigje me fjali të plotë e jo vetëm me një

fjalë,

4. Tregoni një ngjarje, tregim apo përrallë dhe lërini fëmijët që ta marrin me mend se

çfarë do të ndodhë më pas,

5. Nxitni vazhdimisht fëmijët të ritregojnë ngjarje që u kanë mbetur në mendje ose

pjesë të parapëlqyera të një përralle,

6. Kërkoni fëmijës të “shpikë” një përfundim të ri për ngjarjen, tregimin apo përrallën,

7. Shkoni bashkë me fëmijën në librari dhe lëreni të zgjedhë libra të rinj,

8. Inkurajoni leximin “gjoja”. Kjo ndodh kur fëmijët shohin vizatimet apo figurat e një

libri dhe “shpikin” se ç‟mendojnë e ç‟thonë ato,

9. Nxitni vazhdimisht që të dallojnë shkronjat në mjedisin përreth, si për shembull në

letrën e çokollatave, në tabela lajmërimesh etj.,

10. Bëni lojëra dëgjimore dhe kërkoni nga fëmija që të identifikojë fjalët që fillojnë me të

njëjtin tingull dhe

11. Grumbulloni sa më shumë materiale për këndin e gjuhës dhe leximit. Mbusheni këtë

kënd me materiale për të mësuar lexim e shkrim, si p.sh.:

- Shkronja magnetike,

- Libra, revista, gazeta dha katalogë,

- Letra, lapsa, pastela dhe bojëra,

- Kompakt – disqe me muzikë për fëmijë dhe regjistrime tregimesh për

fëmijë.32

32

Hoxha – Cekani,E.(2012), Metodika sipas fushave të zhvillimit,(për mësuesit e arsimit parashkollor),Tiranë,fq. 13

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

32

5. Planifikimi i mësimdhënies

Planifikimi është një pjesë e

rëndësishme e punës së çdo mësuesi.

Zemra e planifikimit është marrja e

vendimeve. Për çdo plan mësimor që

mësuesi duhet të bëjë i duhet të vendosë se

cilat janë objektivat ose qëllimet për çdo

veprimtari, cilat mjete janë të

përshtatshme për të zhvilluar veprimtarinë, cilat metoda dhe teknika duhet të përdoren që të

përmbushen objektivat dhe se si do të vlerësoni arritjet e nxënësve. Ky proces i marrjes së

vendimeve është sa i vështirë dhe i komplikuar për faktin se ka kaq shumë strategji

mësimdhënieje dhe variante veprimtarish sa ka dhe mësues.

Planifikimi është një aktivitet i cili përfshin vendime që kanë të bëjnë me “fundin”

(qëllimin e organizatës, dhe objektivat), me “mjetet” (planet), “mënyrën e qeverisjes” (politikat)

dhe “rezultatet”.

Organizimi - Planet duhet të vihen në zbatim. Kjo përfshin organizimin dhe koordinimin

e detyrave në detaje si dhe burimet njerëzore e materiale që duhen për t‟i kryer ato. Një çështje

kyç këtu është komunikimi.

Motivimi - Për të hartuar planet dhe për t‟i realizuar ato, menaxherëve i duhet angazhimi i

punonjësve. Kjo është së pari një çështje që i takon lidershipit ose mënyrës së menaxhimit.

Kontrolli - Para se gjithash kontrolli është parë si një proces që mat progresin ose

korrigjon gabimet. Funksionet bazë të kontrollit janë:

Vendosja e standardeve të kryerjes së punës (performancës)

Të masësh performancen përkundrejt standardeve të vendosura

Të ndërmarrësh veprime për të korrigjuar aty ku është e përshtatshme/ mundshme.

“Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështimin”

Suksesi i punës mbështetet në planifikim të mirë

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

33

Planifikimi paraqet një aktivitet të lartë intelektual – kognitiv

Dallimi në mes Planifikimit dhe planit:

a) Planifikimi është proces;

b) Plani është instrument, gjendje, rezultat i planifikimit. Plani paraqet bazën teorike për

punën e ardhme praktike.

Të planifikosh do të thotë:

të paramendosh;

të projektosh;

të skicosh;

të modelosh;

të vizatosh;

të shkruash etj..

Para se të planifikojmë një gjë, duhet të përgjigjemi në këto pyetje:

- Pse duhet të planifikojmë?

- Çka duhet të planifikojmë?

- Si duhet ta planifikojmë?”33

33

Musai, B. (1998) Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies, Tiranë, fq. 36

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

34

Përfundim

Mësuesi është prind, menaxher është shok, trajner i ekipit, ku në këtë rast ekipi janë nxënësit.

Marrja e një diplome kurrë nuk mund të garantojë se një mësues mund të jetë i suksesshëm dhe i

aftë. Duhet shumë punë për të ardhur deri tek rezultatet dhe deri tek suksesi në radhë të parë

duke poseduar shprehi, aftësi dhe vlera të veçanta. Mësuesi duhet të ndjekë zhvillimin e jetës dhe

duhet te dijë se si nxënë fëmijët dhe si e krijojnë mjedisin që e lehtëson të nxënit. Sjellja e

mësuesit ndikon në shëndetin mendor të fëmijës por edhe në rezultatet e tyre në të nxënë.

Përvoja është një parakusht i domosdoshëm për të qenë i suksesshëm në çdo lloj pune. Po kështu

edhe një mësues që ka përvojë është më i suksesshëm. Përvoja pasurohet më shumë, sa më

shumë rritën vitet e punës. Një mësues që ka për shembull dhjetë vjet përvojë padyshim i paraqet

dhe i bën më të kuptueshme çështjet mësimore. Të folurit e tyre po ashtu është më i qartë, më i

pranueshëm për nxënësit. Jo shumë mësues mund të jenë në gjendje të komunikojnë më nxënësit

pa bërë gabime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme. Në mësimdhënien bashkëkohore edhe

struktura e orës mësimore ka ndryshuar. Tani s`ka më hyrje, zhvillim dhe përfundim, por krijohet

kjo strukturë e orës ose këto faza:

1. Evokimi, që do të thotë diskutimi para përmbajtjes ku ju bëhen pyetje nxënësve si për

shembull: cila është tema (dalloje atë), çfarë dimë rreth saj? etj.

2. Realizimi i kuptimit, ku zhvillohet nga vetë nxënësit ku kërkon informacionin e duhur duke

përdorur metoda të ndryshme për të realizuar sa më mirë atë kuptim.

3. Reflektimi, ndryshe mund ta quajmë si një diskutim për temën e zhvilluar dhe drejtohemi me

pyetje: çfarë mësuat pse mendoni kështu? Në këtë fazë mund të zgjerojmë sa më shumë pyetje që

në njëfarë mënyre ky përfundim i orës të duket si një përforcim nga i cili do të kuptojnë sa kanë

kuptuar temën e re. Një thënie e vjetër e Xhudit Renit thotë se‟‟ Nxënësit kanë nevojë t`i tregojnë

njëri tjetrit dhe gjithë botës atë që ata dinë me qëllim që të gjejmë se çfarë dinë‟‟. Nga kjo

kuptojmë se ato duhet vetë të interpretojnë mësimet, sepse vetëm në atë mënyrë ata do të dinë të

interpretojnë botën ashtu siç e shikojnë dhe ashtu siç dëshirojnë dhe e ndiejnë atë. Duhet

theksuar se në këto faza të orës, pra të mësimdhënies secila prej tyre ka qëllime të caktuara p.sh

në evokim mund të kryhen veprimtari të ndryshme njohëse. Së pari nxënësi përfshihet aktivisht

në kujtimin ose rikujtimin e atyre që di rreth një teme. Një qëllim tjetër i evokimit është që të

aktivizojë nxënësin dhe kështu ai bëhet më i përgjegjshëm dhe më i ndërgjegjshëm për të

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

35

menduar, dhe kështu ai aftësohet për të lidhur informacionin e ri me atë që dihet. Po ashtu në

këtë fazë nxënësit interesohen më shumë për shqyrtimin e temës dhe kjo ka rëndësi të madhe

sepse interesi në mësim është thelbësor për një mësim të mirë. Më lartë theksuam se faza e

realizimit të kuptimit është fazë në të cilën lexuesi vjen në kontakt me informacionin, apo idetë e

reja. Ky kontakt mund të arrihet duke parë një film, duke bërë një eksperiment. Ndikimi i

mësuesit në këtë fazë është i pakët. Gjatë kësaj faze duhet t`i japim kohë për reflektim dhe duhet

të diskutojmë për përvojën e tyre të të nxënit. Por qëllimi thelbësor i kësaj faze është të mbaj

nxënësit të përfshirë dhe të ruajë interesimin. Faza e reflektimit është faza ku pyesim se çfarë

është bërë gjatë leximit dhe diskutojmë shkurtimisht me nxënësit duke dëgjuar stuhitë e ideve të

nxënësve dhe versionet e tyre si individuale ashtu edhe në grupe. Kësaj faze të orës nuk i

kushtohet dhe aq rëndësi dhe vëmendje e ndonjëherë edhe harrohet fare, mirëpo ky është një

ndër gabimet më të mëdha sepse është shumë e rëndësishme, ngase aty përforcohet të nxënit e ri.

Pikërisht në këtë fazë nxënësit marrin njohuri të reja dhe këtu pritet që nxënësi të shprehë me

fjalë të veta informacionin që ndesh. Qëllimi tjetër është sepse nxitet një shkëmbim i fuqishëm i

ideve mes nxënësve, dhe kështu zgjerohet fjalori i shprehjes. Një mësues i suksesshëm është ai

që zotëron të gjitha cilësitë kryesore dhe ndihmëse të mësimdhënies. Por mësimdhënia përfshinë

më shumë se njohuri për t`u përmbushur nga çdo individ që jep mësim. Mësuesi me të vërtetë i

suksesshëm e di se mund të ekzekutohen sjelljet vetjake, duke pasur synim madhor në mendje.

Ky synim madhor kërkon që këto sjellje të vendosën një nga një, në mënyrë që të grumbullojnë

dhe të krijojnë një efekt më të madh nga sa mund të arrihet përmes një sjelljeje të vetme. Janë

përcaktuar afërsisht 10 karakteristika që tregojnë lidhjen midis rezultateve të dëshirueshme të

nxënësve, të përcaktuara përmes testeve dhe instrumenteve të tjera të vlerësimit. Pesë prej tyre

janë përcaktuar si kryesore, e të tjerat janë emërtuar si ndihmëse. Pesë të parat do t`i përcaktojmë

si kryesore, pasi me të vërtetë janë konsideruar të tilla. Pesë karakteristikat kryesore janë:

qartësia në mësimdhënie, lloj-llojshmëria në mësimdhënie, orientimi në detyrë, përfshirja në

procesin e të nxënit, shkalla e suksesit të nxënësve. Mësuesi duhet të përballet me këto sfida që

të përgatisë sa më mirë fëmijën për një jetë të suksesshme.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PARASHKOLLOR ... politike, ekonomike, shkencore ... mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca orvatet të zgjidhë probleme të cilat

36

Literatura

1. Majkell Fullan: Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, bot, shqip, 2001.

2. Grup autorësh (2005). Mësimdhënia e integruar dhe të mësuarit me tema. (Moduli 4).

Ma. Aurela Zisi Mësimdhënia me në qendër nxënësin. Tiranë: QTKA.

3. Zylfiu, Prof.dr.sc. Njazi. (2011). Teoria e mësimit dhe proceset didaktike të

mësimdhënies. Prishtinë: PRITING-PRES

4. Veseli, A. (2005), Pedagogjia parashkollore, Gjilan.

5. Kumnova, M. (2011), Ligjëratë me studentët e Fakultetit të Edukimit, Gjakovë.

6. Grup autorësh, (1995), Strategjitë e të mësuarit, Eureka

7. Garo, S. (2011), Metodologjia dhe praktika e mësimdhënies, Tiranë

8. Riza, B. (2005) Metodika e gjuhës shqipe për shkollën fillore, Pejë

9. Biehler, Robert F. (2004), Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, Botim i ISP-së, Tiranë

10. Grup autorësh, (2009) Mësimdhënia dhe mësimi në shek. XXI, Shkup

11. Musai B. (1999) Psikologji edukimi, Tiranë

12. QTKA, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë, 2005

13. Grup autorësh, Mësimdhënia dhe mësimi në shek. XXI, USAID, Shkup 2009

14. Bardhyl Musai, Psikologji edukimi, PEGI, Tiranë 1999

15. Kotipuu Väestöliitto, Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki 2003

16. Teuta Karaj, Përvoja të mira të ciklit fillor, Peshkopi 2006

17. Bardhyl Musai, Metodologji e mëshimdhënies, Pegi, Tiranë 2003

18. Kraja, M. (2002), Pedagogjia, Tiranë.

19. Marrë nga revista “Mësuesi” 30.01.2013, f. 25.(Cycja, K. Universiteti “Aldo Moro”,

Bari, Itali.)

20. Grup autorësh, Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme (Në librin: Qeverisja

dhe udhëheqja në arsim, Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë 2003

21. Grup autorësh Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit për klasat mendimtare, Qendra për

Arsim Demokratik, Tiranë 2006.

22. Linda Salihu, Naser Zabeli, Demë Hoti, Të drejtat e fëmijës dhe etika e mësimdhënësit,

KEC TROCAIRE, Prishtinë 2006.

23. Hoxha – Cekani,E.(2012), Metodika sipas fushave të zhvillimit,(për mësuesit e arsimit

parashkollor), Tiranë.