STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … ·...

86
zhvillimi i hershëm i fëmijëve STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 - 6 VJEÇ

Transcript of STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … ·...

Page 1: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

zhvillimi i hershëm i fëmijëve

STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 - 6 VJEÇ

Page 2: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në
Page 3: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

zhvillimi i hershëm i fëmijëve

STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 - 6 VJEÇ

Page 4: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

Boton:

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Autorë:

Lena Damovska, Florina Shehu, Nadica Janeva, Simona Palçevska, Liljana Samarxhiska Panova

Dizajnoi dhe botoi:

KOMA

Tirazhi: 150

Standardet për mësim dhe zhvillim të hershëm janë hartuar me mbështetjen profesionale dhe financiare të UNICEF-it.

CIP - Katalogizacija vo publikacijaNacionalna i univerzitetska biblioteka “Sv. Kliment Ohridski”, Skopje

159.922.736.3373.2

STANDARDET për mësim dhe zhvillim të hershëm te fëmijët në moshë prej 0 - 6 vjeç / [Lena Damovska... [i dr.] ; prevod na albanski jazik Arta Deari] . - Skopje : Ministerstvo za trud i socijalna politika, 2009. - 88 str. ; 30 sm

Prevod na deloto : Standardi za rano u~ewe i razvoj kaj deca od 0 - 6 godini / Lena Damovska ... [i dr.]

ISBN 978-9989-2263-6-6

1. Damovska, Lena [avtor]a) Razvojna psihologija - Predu~ili{ni deca b) Predu~ili{no vospitanie i obrazovanieCOBISS. MK - ID 76478986

Page 5: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE ............................................................................................................................................................................. 5

HYRJE ............................................................................................................................................................................................ 7

PROCESI I TË HARTUARIT TË STANDARTEVE PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM NË R. R MAQEDONISË ..................................................................................... 8

PARIMET DHE VLERAT KRYESORE GJATË KRIJIMIT TË STANDARDEVE PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TË FËMIJËVE NË R. E MAQEDONISË ........................... 9

SFERAT ZHVILLIMORE DHE SHPËRNDARJA E GRUPMOSHAVE TË PËRFSHIRA ME STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM .................................... 10

PËRKUFIZIMI I TERMAVE ............................................................................................................................................... 11

SHËNDETI DHE ZHVILLIMI MOTORIK ................................................................................................................... 13

ZHVILLIMI SOCIO-EMOCIONAL ................................................................................................................................. 27

QASJA NDAJ TË MËSUARIT .......................................................................................................................................... 42

ZHVILLIMI I GJUHËS, KOMUNIKIMIT DHE SHKRIM- LEXIMIT ............................................................... 48

ZHVILLIMI KOGNITIV DHE MARRJA E NJOHURIVE TË PËRGJITHSHME ....................................... 60

LITERATURA E SHFRYTËZUAR ................................................................................................................................... 82

Page 6: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

PARATHËNIEPArAThëNie

Page 7: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

PAR

ATH

ËNIE

Të nderuar,

Standardet për mësim dhe zhvillim të hershëm janë rezul-tat i përpjekjeve të tërësishme të Qeverisë së Republikës

së Maqedonisë, gjegjësisht te Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale që ta përmirësojë cilesinë e të mësuarit të hershëm tek fëmijët e moshës prej 0 deri në 6 vjeç në Republikën e Maqedonisë.

Standardet për mësim dhe zhvillim të hershëm për fëmijët e moshës më të re janë të pregatitura si përgjigje në pyetjet e shpeshta të parashtruara nga një numër i madh i prindërve, edukatorëve dhe personave të tjerë profesional të cilët puno-

jnë me popullatën më të re për arsye të nxitjes së të mësuarit dhe zhvillimit të hershëm tek fëmijët e vegjël:

‘Çka duhet të dijnë dhe mund të bëjnë fëmijët e moshës së caktuar në periudhën prej 0 deri në 6 vjeç?‘

Në kuptim të këtillë shpresoj sineqrisht se ky dokument do t’u ndihmojë te gjithëve që të kuptoni sa më mirë dhe të krijoni të arritura reale nga fëmijët në raport me atë se çka munden të arrijnë ata dhe si ju mund ta nxisni zhvillimin dhe mësimin e tyre të hershëm.

Këto standarde si pikënisje kanë supozimin, se të mësuarit gjatë fëmijërisë së hershme është bazë e suksesit gjatë gjithë jetës së mëtutjeshme, duke i përfshirë edhe arsimimin si segment i rëndësishëm në jetë dhe me këtë rast të gjithë fëmijëve duhet t’u jipen mundësi të barabarta për startim të suksseshëm në jetë. Dokumenti do të ndihmojë në krijimin e ambientit përkatës social dhe mobilizimin e të gjithë atyre që kanë ndikim në zhvillimin dhe mësimin e fëmijëve të vegjël që të sigurojnë me kohë fillimin e procesit të të mësuarit, para së gjithash duke i marrë parasysh nevojat individuale të secilit fëmijë dhe dallimet e mjedisit.

Pikërisht për këtë standardet duhet të shfrytëzohen në mënyrë fleksibile, gjegjësiht ta mbështesin zhvillimin individual të secilit fëmijë pa dallim të aftësive, përkatësisë etnike dhe kulturore dhe të statusit socio- ekonomik. Të njejtët duhet të shfrytëzohen në mje-dise të ndryshme: në familje, në bashkësi, në çerdhet e fëmijëve, entet shëndetësore, në qendrat joformale për zhvillim të hershëm të fëmijëve, qendrat ditore e kështu me radhë.

Për këtë arsye, pritet që gjatë implementimit të tyre të përmirësohet dhe të rritet efika-siteti i bashkëpunimit në mes të sektorëve të ndryshëm me qëllim të përforcimit të kapa-citeteve në të gjtiha entet që marrin pjesë në përparimin e të mësuarit dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve, por gjithashtu edhe me bashkëpunimin me sektorin qytetar.

Shpresoj se ky dokument do të jetë në dobi të madhe për të gjithë prindërit dhe personat profesional me mandat për pëparimin dhe stimulimin e të mësuarit dhe zhvillimit të her-shëm tek fëmijët e vegjël. Në të njejtën kohë ju inkurajojmë që këtë informatë ta ndani me të gjithë edukatorët, mësuesit, prindërit të cilët i njihni. Të gjithë së bashku mund t’u ndihojmë fëmjëve tanë që të kenë sukses në procesin e arsimimit dhe në përgjithësi në jetë.

Ministri,Xhelal Bajrami

Page 8: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

HYRJEhYrje

Page 9: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

petencave nga niveli qendror në atë lokal duhet ta ngrysë vetëdijen e pushtetit lokal për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve ekzistuese (të infrastrukturës dhe ato kadrovike), me qëllim që bashkësia lokale të jetë shtyllë në realizimin e procesit edukativo- arsimor të fëmijëve të moshës parashkollore.

Programi nacional për zhvillim të arsimit në R. e Maqedonisë 2005/2015, fokusohet edhe në sigurimin e kontrollit të procesit arsimor përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e cila ka marrë masa për sigurim permanent të kontrollimit të cilësisë së siste-mit arsimor në R. e Maqedonisë.

Matja e cilësisë së arsimit dhe edukimit parashkollor në republikën e Maqedonisë në mënyrë direkte është e kushtëzuar nga zhvillimi i Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm tek fëmijët, si dhe implementimi konsekuent i tyre.

Standardet për mësim dhe zhvillim të hershëm i prezantojnë të arriturat të cilat duhet t’i arrijnë fëmijët nga mosha parashkollore edhe atë në sfera të ndryshme të zhvillimit (zhvillim motorik, zhvillim socioemocional, zhvillim kognitiv etj).

Këto standarde mund të zbatohen në të gjitha rrethanat ku kujdesen, edukohen dhe ar-simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në qendrat rekreative të fëmijëve, si dhe në format e ndryshme joformale të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve).

Në dokument standardet janë të prezantuara sipas sferave zhvillimore, mirëpo është e nevojshme për t’u theksuar se procesi zhvillimor dhe mësimi tek fëmijët e vegjël nuk rrjedh të izoluar, por rrjedh në kontinuitet nëpërmes të gjitha sferave.

Sferat zhvillimore janë në lidhshmëri mes veti, kurse fëmijët mësojnë me për-sosje të njohurive veç me të arritura ekzistuese nëpër të gjitha sferat.

HYR

JE Ambienti i gjithanshëm politiko-shoqëror, për promovim të zhvillimit të hershëm të fëmijëve në R. e Maqedonisë bazohet në kornizën ndërkombëtare e cila është

e mbështetur në Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe kornizën ekzistuese nacionale ligjore dhe politike.

Në planin zhvillimor nacional 2008-2013, Republika e Maqedonisë në suaza të arsimit më të mirë për të gjithë e implementoi edhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve dedikuar fëmijëve të moshës parashkollore. Që të mund të përcillet zhvillimi i fëmijëve të moshës parashkollore u projektua sjellja dhe implementimi i Standardeve për mësim dhe zhvil-lim të hershëm tek kjo grup moshë.

Qeveria e Maqedonisë, në kuadër të Strategjisë për zhvillim demografik të Republikës së Maqedonisë 2008-2015, projektoi marrjen e masave dhe aktiviteteve adekuate veça-nërisht në pjesën e zgjerimit të rrjetit të çerdhet e fëmijëve, me qëllim që të gjithë fëmijët të jenë të qasur në mënyrë të barabartë, e sidomos për fëmijët e komunave rurale ose të komunave më pak të zhvilluara, dhe në të njëjtën kohë të merren edhe masat për rritjen e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore.

Përkrahjen institucionale për zhvillim të hershëm të fëmijëve në R. e Maqedonisë e mori Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministria e Arsimit.

Legjislativja nacionale (Ligji për mbrojtjen e fëmijëve) në R. Maqedonisë zhvillimin e her-shëm të fëmijëve e definon si arsimim parashkollor i cili përfshin përskaj masave për kujdes të fëmijëve, edhe masat dhe aktivitetet për promovim të shëndetit dhe përpari-min e zhvillimit intelektual, emocional, fizik dhe social. Kujdesi dhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore realizohet nëpër çerdhet e fëmijëve, kurse për fëmijët të cilët nuk janë të përfshirë në këto ente, janë paraparë mundësitë për organizime në formë tjera të shkurtuar jashtë institucionale (Gazeta Zyrtare e R.M. 98/2000).

Në të ardhmen, përskaj formave të kujdesit tërë ditor të fëmijëve në çerdhet ekzistuese, duhet të promovohen edhe format e shkurta të përfshirjes, varësisht nga nevojat, mundësitë, dhe interesat e Bashkësisë Lokale.

Në programin nacional për zhvillim të arsimit në R. e Maqedonisë 2005/2015, thek-sohet se: “Zhvillimi i hershëm i fëmijëve do të paraqesë një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , andaj ndihma nga sektori qytetar për realizim të këtij qëllimi do të jetë i mirëpritur.

Gjendja e tanishme në arsimin parashkollor tregoi rrjet të kufizuar dhe përfshirje jo të mjaftueshme të fëmijëve (vetëm rreth 15 % të fëmijëve të moshës deri 6 vjeç janë të përfshirë me ndonjë formë të arsimit parashkollor).

Me procesin e decentralizimit, në periudhën që vijon, pritet që përgjegjësinë nga sfera e zhvillimit të hershëm të fëmijëve ta marrin njësitë e vetëqeverisjes lokale. Bartja e kom-

Page 10: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

PROCESI I TË HARTUARIT TË STANDARTEVE PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM NË R. R MAQEDONISË

Në R. e Maqedonisë procesi i hartimit të Standarteve për mësim dhe zhvillim të her-shëm të fëmijëve filloi në vitin 2006 me iniciativën e zyrës së UNICEF-it në Shkup

në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Qëllimi primar i kësaj nismeje ishte që të zhvillohet përmbledhja e standardeve të pranuara nacionale për mësim dhe zhvillim të hershëm të cilat fokusojnë në rezultate pozitive dalëse të zhvil-limit holistik tek fëmijët nga 0 deri 6 vjet.

Procesi realizohej në disa faza:

Sjellja e vendimit inicial për zhvillim të Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm

Në kuadër të kësaj faze realizohen punëtori orientuese 5 ditëshe me pjesëmarrje in-tersektorike të pjesëmarrësve nga më shumë sektorë kyç, si dhe ekspertë nga sfera e zhvillimit të hershëm të fëmijëve. Punëtoria qe udhëhequr nga ekspertë ndërkombëtarë. Në kuadër të kësaj punëtorie, pjesëmarrësit i definuan vlerat kyçe dhe principet ud-hëheqëse të dokumentit në kontekst të sistemit nacional të mësimit dhe zhvillimit të hershëm tek fëmijët, si dhe sferat zhvillimore dhe moshë grupet të cilët do të jenë të përfshirë në dokument.

Zhvillimi I versionit punues të Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm

Hartimi i versionit të punës së Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm qe re-alizuar nga grupi punues i ekspertëve nacional të emëruar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Definimi i zhvillimit të standardeve është proces inkluziv, kërkon punë ekipore dhe kon-cenzus në kuadër të gjithë bashkësisë e cila është e lidhur me fëmijërinë e hershme, duke i inkuadruar edhe prindërit.

Grupi punues, sipas rekomandimeve të ekspertit ndërkombëtar, këtë proces e filloi me shqyrtimin e literaturës ndërkombëtare në sferën e standardeve për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Anëtarët vetanak të grupit punues në procesin e zhvillimit të dokumentit kanë punuar në kuadër të sferës – rajone specifike varësisht nga ekspertiza e tyre pro-fesionale.

Versioni i parë punues i dokumentit qe hartuar në periudhë 6 mujore.

1.

2.

Ekspertiza ndërkombëtare e versonit punues të dokumentit

Në këtë fazë, versioni i dokumentit qe kontrolluar nga ana e ekspertëve ndërkombëtar dhe në nismë qe vlerësuar si bazë solide për hartim të versionit final të dokumentit. Në të njejtën kohë qenë dorëzuar edhe rekomandime të caktuara në bazë të së cilës kryhet revizion dokumentit inicial nga ana e grupit ekspert nacional.

Revizioni i dokumentit inicial fokusohej në segmentet në vijim:

a. Realizimin e standardeve të ngjashme apo të njejta në më shumë sfera zhvillimore.

b. Bashkangjitje të standardeve të njejta në sfera të caktuara zhvillimore, në veçanti në sferën – e zhvillimit kognitiv.

c. Riformulim i disa indikatorëve me qëllim të sigurimit të kontinuitetit konzistent dhe kronologjik të standardeve në kuadër të çdo intervali të moshave.

d. Intervenimet gjuhsore në aktivitetet për mësim dhe konkretizim të tyre me qëllim që të sigurohet komplementimi me vet indikatorin e kornizës së standardeve.

Ekspertiza ndërkombëtare dhe revizioni i dokumentit inicial paraprinte në hartimin e versionit final paravalidor të Dokumentit gjatë 4-6 muajve në vijim.

Validiteti i Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm

Procesi i validitetit të Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm, paraqet pjesë nga gjithpërfshirja e metodologjisë së rekomanduar e përpunimit dhe implementimit të Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm në praktikë.

Edhe pse dokumenti është hartuar në bazë të konceptit shkencor të zhvillimit fëmijëror dhe ekspertizës së ekspertëve lokal dhe ndërkombëtarë, validiteti paraqet proces me të cilin vlerësohet precizimi dhe reflektimi aktual i asaj që fëmijët munden dhe dijnë ta bëjnë në kontekst të caktuar lokal, në vend. Validiteti çon drejt përsosjes dhe sqarimit të mëtutjeshëm të dokumentit të tërësishëm në kuadër të kornizës standarde të kontrak-tuar paraprakisht.

Metodologjia e procesit të validitetit realizohet në dy faza:

Validiteti i përmbajtjes së standardeve – me të cilën vlerësohet, përmes met-odologjisë shkencore, vëllimi më të cilin Standardet për mësim dhe zhvillim janë refleksim i vlerave dhe principeve nacionale për zhvillim të fëmijëve dhe sa ato janë në pajtim me konceptin shkencor të zhvillimit të fëmijëve.

3.

4.

a.

Page 11: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

Validiteti i moshave – me të cilin sigurohen dëshmitë kuantitative për moshë për-puthje të indikatorëve të cilët manifestojnë atë që fëmija duhet dhe mund ta bëjë në moshë të caktuar.

Të dyja metodologjitë bazohen në hulumtimet dhe observimet anketuese në teren te fëmijët te mosha përkatëse. Në procesin e validitetit, rol participues kishin edhe prindërit. Aktivitetet e procesit të validitetit realizohen në kuadër të 12 muajve.

Hartimi i versionit final post valid i Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve nga 0 deri 6 vjet

Në fund të vitit 2008, u bë revizioni i fundit i Standardeve për mësim dhe zhvillim në bazë të konstatimeve të validitetit të moshave dhe është pjesë përbërëse e këtij dokumenti.

b.

5.

PARIMET DHE VLERAT KRYESORE GJATË KRIJIMIT TË STANDARDEVE PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TË FËMIJËVE NË R. E MAQEDONISË

Mirëqenia sociale, kulturore, fizike dhe intelektuale e qytetarëve të R. së Maqedonisë paraqesin një vlerë të përgjithshme ku mbështetet Programi Nacional për Zhvil-

limin e Arsimit.

Në kuadër të zhvillimit të hershëm të fëmijës, sigurimi i mjedisit stimulues dhe të sigurt për mësim kualitativ të hershëm është supozim për arritjen e suksesit të mëtutjeshëm në kuadër të procesit arsimor për secilin fëmijë.

Procesi i krijimit të Standardeve lidhur me mësim dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve të moshës 0 -6-vjeçare ka pasur për bazë këto parime:

Të gjithë fëmijëve, pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë fetare dhe etnike, dallimet socio-ekonomike dhe kulturore si dhe nevojat e ndryshme dhe të veçanta shëndetë-sore, duhet t’u mundësohet qasje në sistemin arsimor;

Të gjithë fëmijët mund të mësojnë. Ata i meritojnë pritjet e larta për arritjet e tyre në procesin e të mësuarit, e që janë në pajtueshmëri me moshën dhe me karakteristikat socio-kulturore të tyre.

Fëmijët më së miri mësojnë nëpërmjet lojës. Në procesin e të mësuarit, loja pranohet si instrument i të mësuarit;

Mjedisi mësimor i nxënësit e nxit kuriozitetin e tij dhe është në pajtueshmëri me nevojat e tyre fizike dhe emotive, që nxënësi të ndihet i sigurt;

Zhvillimi i të mësuarit te fëmijët është i kushtëzuar tërësisht nga edukatorët cilësorë dhe të cilët janë të interesuar për ngritjen e tyre profesionale në vazhdimësi, për zhvillimin dhe për bashkëpunimin me fëmijët dhe prindërit e tyre;

Respektimi i personalitetit të fëmijëve si dhe specifikave individuale, nevojave, inte-resave dhe mundësive për cdo fëmijë, duke i përfshirë këtu edhe fëmijët me nevoja të posaçme, si dhe fëmijët nga të gjitha mjediset socio-ekonomike dhe etnike;

Përmbajtjet e standardeve i përfshijnë të gjitha fushat e zhvillimit të personalitetit të fëmijës, duke mos i favorizuar fushat e veçanta. Qasja holistike në zhvillimin e standardeve është bazë për përgatitjen e tyre, duke pasur parasysh faktin se fëmija e njeh botën si tërësi;

Veprimi i përbashkët i familjes dhe bashkësisë në nxitjen e zhvillimit për mësim të hershëm te fëmijët;

Të gjithë fëmijët kanë potencial të arrijnë pjesën më të madhe të standardeve të pritura në një moshë të caktuar, me mbështetje, instruksione dhe stimulim përkatës të zhvillimit të të nxënit të hershëm

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

Page 12: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

10

10

Vlerat e pritura të cilat fëmijët duhet t’i posedojnë gjatë arritjeve të Standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm R. e Maqedonisë janë: pavarësia, kreativiteti, marrja e iniciativës, përgjegjësia ndaj vetes dhe rrethit, pranimi dhe respektimi i ndryshimeve që dallohen nga vetja e tyre, sjelljes tolerante dhe solidaritetit si dhe respektit ndaj bashkë-sisë dhe shtetit në tërësi.

SFERAT ZHVILLIMORE DHE SHPËRNDARJA E GRUPMOSHAVE TË PËRFSHIRA ME STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM

Fëmijët zhvillohen në mënyrë holistike. Nuk ekzistojnë sfera me prioritet në zhvillimin e fëmijëve. Duke e respektuar qasjen holistike në procesin edukativo-arsimor dhe

duke iu shmangur tendencave për favorizim për sfera të caktuara në zhvillimin e person-alitetit të fëmijëve, gjatë përpilimit të standardeve për zhvillim të hershëm të fëmijëve në R. e Maqedonisë u kushtohet kujdes këtyre sferave:

Shëndeti fizik dhe zhvillimi motorik;

Zhvillimi socio-emocional;

Zhvillimi i qasjes për të mësuar;

Zhvillimi i gjuhës, mësimi i shkrim-leximit dhe komunikimi;

Zhvillimi kognitiv dhe marrja e njohurive të përgjithshme.

Në një masë të madhe zhvillimi te fëmijët e vegjël realizohet në mënyrë komplementare, nëpërmjet sferave të lidhura të zhvillimit, ashtu që progresi të cilin e bënë fëmija në një sferë ka ndikim të fortë në zhvillimin dhe progresin të cilin e bënë fëmija në një sferë tjetër të zhvillimit.7

Lidhja komplementare dhe kushtëzimi i reciprok i të gjitha sferave e imponon qasjen ho-listike, si qasje të vetme në zhvillimin e standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm në R. e Maqedonisë.

Standardet janë tendenca rreth asaj çka fëmijët duhet të dinë dhe mund ta bëjnë në moshë të caktuar. Çdo tendencë është në mënyrë të pandarë e lidhur me moshën. Stan-dardet lidhur me mësim dhe zhvillim të hershëm në R. e Maqedonisë kanë të bëjë me intervalin e moshës prej 0 – 6 (ose prej 0 – 72 muaj), të ndarë në grupmoshat vijuese:

0-2 vite (0-6 muaj, 6-18 muaj dhe 8-24 muaj);

2-3 vite (24-36 muaj);

3-4 vite (36-48 muaj);

4-6 vite (48-60 muaj, 60-72 muaj).

Ndarja e grupmoshave është e përcaktuar nga regullativa ligjore, në bazë të së cilës organizohet puna e çerdheve të fëmijëve dhe ndarja e fëmijëve në grupe.

Page 13: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

11

11

PËRKUFIZIMI I TERMAVE

Sferat zhvillimore Sferat zhvillimore përkufizohen si aspekte të ndryshme të zhvillimit të personalitetit të fëmijës, edhe pse fëmijët e vegjël zhvillohen në mënyrë holistike dhe fushat e veçanta zhvillimore janë të lidhur në mënyrë reciproke.

Në bazë të numrit të madh të hulumtimeve, dimensioni i zhvillimit të fëmijëve dhe të mësuarit është i ndarë në 5 sfera themelore edhe atë:

Shëndeti fizik dhe zhvillimi motorik;

Zhvillimi socio-emocional;

Zhvillimi i qasjes ndaj të mësuarit;

Zhvillimi i gjuhës, mësimi i shkrim-leximit dhe komunikimi;

Zhvillimi kognitiv dhe fitimi i njohurive të përgjithshme.

Me përkufizimin e sferave tregojmë çka dëshirojmë të vlerësojmë dhe çfarë dëshirojmë të jenë fëmijët tanë dhe bashkësia jonë.

Në kuadër të secilës sferë në veçanti mund të shqyrtohen edhe nënsfera të cilat kanë të bëjnë me ndonjë veçanti zhvillimore në kuadër të secilës sferë (për shembull “zhvillimi i madh motorik”, si nënfushë në kuadër të sferës – “Shëndeti fizik dhe zhvillimi motorik”).

Standardi Deklarata për pritjet tona çka duhet të dinë fëmijët dhe çka kanë aftësi ta bëjnë gjatë zhvillimit të tyre në një moshë të caktuar.

Ato janë shkathtësi të përgjithshme, sjellje dhe koncepte të cilat fëmijët i zhvillojnë në kuadër të çdo sferë zhvillimore.

Standardet lidhur me mësim dhe zhvillim të hershëm kanë të bëjnë me atë të cilën fëmi-jët duhet dhe mund ta bëjnë në moshë të caktuar.

IndikatoriManifestim i dukshëm dhe i matshëm të asaj që fëmija e bën. Indikatori është çdoherë i lidhur me standardin. Ajo është komponent e secilit standard, i cili tregon çka fëmija duhet të mësojë të bëjë që ta arrijë standardin. Në kuadër të një standardi mund të ketë numër më të madh të indikatorëve.

1.2.3.4.5.

Aktivitetet e të mësuaritStrategji në formë të aktiviteteve të ndryshme të cilat të rriturit i përdorin me fëmijën në shtëpi ose në çerdhe, me qëllim që ta shpejtojnë dhe nxisin arritjen e indikatorit dhe në pjesë më të madhe paraqesin interakcion ndërmjet të moshuarve dhe fëmijëve, me qëllim që të nxisin zhvillimin e tyre në procesin e të mësuarit.

Page 14: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

12

12

Page 15: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

13

13

SHËNDETI DHE ZHVILLIMI MOTORIK

Shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë faktor kyç në procesin e rritjes dhe zhvillimit që bëhet gjatë periudhës së hershme të jetës. Rritja dhe zhvillimi te fëmijët është

proces paralel dhe komplementar. Por megjithatë rritja ka të bëjë me shtimin e peshës dhe lartësisë, si edhe me ndryshimin e madhësisë së trupit. Përkundër kësaj, zhvillimi ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në shkallën e kompleksitetit në kryerjen e funk-sioneve të caktuara dhe në fitimin e shkathtësive të caktuara, ku gradualisht shkohet prej ndryshimeve më të thjeshta nga ndryshimet më komplekse në të nxënit dhe fitimin e shkathtësive të reja në lëvizjen e trupit, në mbajtjen e drejtpeshimit, në vendosjen e kontrollit në pjesët e trupit, si dhe në forcimin e koordinimit senzitiv-motorik.

Edhe pse modelet e ndryshimeve që krijohen gjatë rritjes, në parim janë të njëjta te të gjithë fëmijët, shkalla e ndryshimeve është ajo që tregon variabilitetet e konsiderueshme individuale.12

Vlerat kryesore që priten nga fëmijët e moshës 0 – 6-vjeçare, të cilat janë bazë për përkufizimin e standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm në sferën e “Shëndetit fizik dhe zhvillimit motorik” janë:

Kompetenca fizike dhe kondicioni i mirë fizik, i cili siguron shkallë të lartë të gatishmërisë për shkuarje në shkollë dhe pjesëmarrje aktive në procesin e të mësuarit;

Pjesëmarrje aktive e fëmijëve në mjedisin që i rrethon;

Aftësia për zbatimin e praktikave të shëndosha dhe të sigurta në veprimtaritë e përditshme.

Shëndeti i mirë fizik u jep fëmijëve energji dhe qëndrueshmëri që aktivisht të marrin pjesë në procesin e të mësuarit. Zhvillimi motorik i balancuar është i lidhur dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në fushat e tjera zhvillimore, siç janë zhvillimi i të folurit, zhvillimi kognitiv, kompetenca sociale dhe zhvillimi emocional.13 (për shembull, foshnjet, kur mësojnë të zvarriten ose të ecin, e rrisin mundësinë e tyre ta hulumtojnë hapësirën, e me atë ta nxisin edhe zhvillimin e tyre kognitiv).

Mënyra në të cilën fëmijët e zhvillojnë aftësinë e tyre të rrinë ulur, të ecin ose t’i përdorin shqisat ndikon në atë si e përjetojnë hapësirën në të cilën lëvizin, si e njohin rrethin ose si e përdorin lapsin ose brushën për vizatim

Zhvillimi motorik te fëmijët zhvillohet në bazë të tre parimeve:Parimi cefalo-kaudal – kontrolli mbi muskujt fillon nga pjesët e sipërme të trupit dhe vazhdon kah pjesët e poshtme (foshnja së pari fillon t’i kontrollojë muskujt të cilët e mbajnë baraspeshën e kokës, derisa kontrolli i muskujve të cilët marrin pjesë në të ecurit, vendoset më së voni);

Parimi proksimo-distal – kontrolli mbi muskujt fillon tek ato muskuj të cilat janë më afër pjesëve qendrore të trupit (kontrolli i muskujve të cilët e lëvizin qafën dhe kokën vendoset më herët, në krahasim me muskujt me të cilët fëmija kap dhe mbledh sende të caktuara); Parimi i përsosjes progresive të zhvillimit motorik të madh dhe të imët, duke fil-luar nga lëvizja më e thjeshtë kah lëvizja më komplekse.

Procesi zhvillimor te fëmijët, në kuadër të sferës “Shëndeti fizik dhe zhvillimi motorik”, kryhet nëpërmjet këtyre nënfushave:

NËNSFERA – Zhvillimi i madh motorik me të cilën fëmijët lëvizin në hapësirë dhe vendosin kontroll në baraspeshë dhe koordinimin e pjesëve të trupit gjatë të ecurit, vrapimit, të kërcyerit, ngjitjes nëpër shkallë. Në këtë nënfushë shqyrtohen këto standarde.

Standardi 1: Fëmija mund ta mbajë baraspeshën e trupit;

Standardi 2: Fëmija mund t’i kontrollojë pjesët e trupit;

Standardi 3: Fëmija mund të lëvizë në mënyrë të koordinuar, me qëllim;

Standardi 4: Fëmija është i vetëdijshëm për trupin e tij në raport me ekzistimin e objekteve të tjera të lëvizshme dhe të palëvizshme

NËNSFERA – Zhvillimi motorik i imët me të cilën fëmijët gradualisht fitojnë shkathtësi si t’i shfrytëzojnë pëllëmbën dhe gishtërinjtë në kryerjen e veprim-tarive të përpikta motorike (kapje, të shkruarit, mbyllje e pullave, hapje, mbyllje, prerje). Në këtë nënsferë shqyrtohen këto standarde:

Standardi 1: Fëmija mund të vendos kontroll në lëvizjet e pëllëmbëve dhe gishtërinjve;

Standardi 2: Fëmija mund të luajë me lodra dhe sende të ndryshme për përdorim të gjerë.

NËNSFERA – Sjellje e shëndetshme dhe e sigurt me të cilën fëmijët fillojnë të kuptojnë si veprimtari ditore dhe praktikat e sigurta ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Në këtë nënfushë shqyrtohen këto standarde:

Standardi 1: Fëmija ndërmerr veprimtari të lidhura me kujdesin personal dhe higjienën;

Standardi 2: Fëmija mund të njeh situata të rrezikshme dhe të dëmshme

NËNSFERA – Zhvillimi senzitiv-motorik me të cilin fëmijët e njohin botën rreth tyre, gjatë së cilës aspekt kyç i kësaj nënsfere është vendosja e koordinimit sy – duar, nëpërmjet standardit vijues:

Standardi 1: Fëmija mund t’i përdorë shqisat e tij (të parët, të dëgjuarit, të prekjes, të nuhatjes, të shijimit) për rregullimin e lëvizjes

I.

II.

III.

IV.

Page 16: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

1�

1�

I. NËNSFERA – Zhvillimi motorik i madh Standardi 1 : Fëmija mund ta mbajë baraspeshën e trupit

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e mban kokën të drejtuar.

Mbani foshnjën nën sqet-ulla, në pozitë të drejtuar.

1. Fëmija rri i ulur në kar-rige, me trup të drejtuar pa e mbajtur.

Uleni fëmijën në karrige dhe flitni me fytyrë të drejtuar kah ai.

1. Fëmija hip dhe zbret nga krevati në mënyrë të pavarur.

Jepni kurajë fëmijës të merr send ose lodër në duar duke hipur dhe duke zbritur nga krevati.

1. Fëmija ec në gishtërinj në një largësi të vogël.

Jepni kurajë fëmijës të bëjë disa hapa në gishtërinj, pa e humbur drejtpeshimin.

1. Fëmija mban drejtpesh-imin gjatë vrapimit.

Inkuadroni fëmijën në lojëra me karakter garues në vrapim.

1. Fëmija vrapon në mënyrë stabile dhe shpejtë, me rrëzime të rralla.

Siguroni kushte për veprim-tarive komplekse fizike në të cilin përfshihen vrapimi, ecja, kërcimi, hipja.

2. Fëmija e ngre kokën dhe kraharorin derisa rri i shtrirë në bark.

Shtrini foshnjën në bark dhe nxiteni t’i ngrejë kraharorin dhe kokën nga dyshemeja.

2. Fëmija zvarritet në duar dhe gjunjë kah sendi i dëshiruar.

Jepni kurajë fëmijës të lëviz me të zvarritur deri te lodra e preferuar.T

Siguroni hapësirë të mjaf-tueshme për zvarritje të shpejtë.

2. Fëmija në pozitë të drej-tuar hedh topin mbi kokë pa u rrëzuar.

Jepni kurajë fëmijës t’u jep topin me hedhje mbi kokë.

2. Fëmija kërcen në një këmbë përpara.

Jepni kurajë fëmijës të kërcejë pengesë të ulët me një këmbë (vizatoni vijë dhe nxiteni fëmijën ta kërcejë me një këmbë ose të kërcejë mbi ndonjë pengesë të vogël – gjir uji, gur…).

2. Fëmija lëviz përpara dhe prapa me lehtësi.

Siguroni fëmijës hapësirë të sigurt që të mund të prak-tikojë këto lëvizje.

2. Fëmija kërcen prapa me një këmbë.

Organizoni gara të ndryshme në kërcim dhe vrapim në hapësirë të pambaruar.

Page 17: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

1�

1�

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija kthehet në bark dhe anasjelltas.

Jepni kurajë foshnjës të rrotullohet nga pozicioni në shpinë në pozicionin në barkë, që të kap sendin ose lodrën e preferuar.

3. Fëmija në mënyrë të pavarur ec i drejtuar

Jepni kurajë fëmijës që në mënyrë të pavarur të ec nga një send deri te sendi tjetër;

Siguroni kushte që fëmija çdo ditë të lëviz në oborr ose në dhomë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

3. Fëmija hip dhe zbret nëpër shkallë duke i vendo-sur të dy shputat e këmbëve në shkallë duke u mbajtur.

Siguroni kushte për veprim-tarive fizike që janë në lidhje me hipjen dhe zbritjen nëpër shkallë ose pengesave të improvizuara.

Mbani fëmijën me një dorë derisa hip dhe zbret nga shkallët.

3. Fëmija ec nëpër tehun e trotuarit pa u lëkundur apo rrëzuar.

Nxiteni fëmijën të ec në tehun e trotuarit, nëse ka nevojë në fillim mbajeni.

3. Fëmija e shkelmon topin përpara.

Inkuadroni fëmijën në ndonjë lojë e cila përbëhet nga shkelmimi i topit kah pengesa (muri) ose kah fëmijë tjetër

3. Fëmija tregon shkallë të lartë të kontrollit të baras-peshës gjatë lëvizjeve të komplikuara lokomotorike (vrapim, hipje, kërcim, kapër-cim).

Mundësoni fëmijës që të qëndrojë një kohë më të gjatë në ambient të jashtëm (në natyrë ose në terrene sportive) dhe nxiteni që të ushtrojë sporte të caktuara individuale ose grupore.

4. Fëmija i shtrirë në bark me duar e tërheq trupin përpara.

Vendosni fëmijën në bark me duar të tërhequr për-para, tregoni një lodër dhe nxiteni që të lëviz me zvar-ritjen e trupit.

4. Fëmija pa ndihmën e ndonjë më të moshuari përkulet nën tavolinë që të merr lodrën dhe përsëri drejtohet.

Jepni kurajë fëmijës që ta merr lodrën e cila është e vendosur nën tavolinë.

4. Fëmija në mënyrë të pa-varur bënë disa hapa prapa.

Ndaluni pas shpinës së fëmijës dhe nxiteni që t’u afrohet me ecje prapa.

4. Fëmija ec në një tra të hollë me duar të drejtuar pa u lëkundur.

Siguroni tra ose improvi-zojeni nga karrige të vogla (të renditura në varg) dhe nxiteni fëmijën të ec nëpër ato përpara ose duke ecur anash.

Page 18: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

1�

1�

Standard 2: Fëmija mund t’i kontrollojë pjesët e trupit

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i lëviz duart kah goja.

Jepni një lodër në dorë dhe vëzhgone si e afron kah goja.

1. Fëmija i përdor edhe duart edhe këmbët që ta ndryshojë pozitën e trupit.

Zgjatni fëmijës top derisa është në pozitë të ulur, duke e nxitur që ai ta kap topin.

1. Fëmija ec dhe qëndron i drejtuar me bazë ndërmjet këmbëve të ngushtuar.

Fëmijës jepni instruksion t’u sjellë ndonjë send nga dhoma tjetër.

1. Fëmija ec dhe vrapon me ndryshim të shpejtësisë dhe drejtimit të vrapimit.

Nxiteni fëmijën që herë të ec e herë të vrapojë.

1. Fëmija kërcen përpara me shputa të këmbëve të bashkuara.

Nxiteni fëmijën të kërcejë nga shkalla e parë, duke i mbajtur gjatë kërcimit këmbët e bashkuara.

Organizoni garë në kërcim në të cilën fëmijët do të kërcejnë me shputa të këm-bëve të bashkuara (shputa të lidhura), në oborr ose në ndonjë lokal tjetër më të madh të mbyllur.

1. Fëmija hip dhe zbret me lehtësi nga vegla të ndry-shme për ushtrim që janë vendosur në oborr ose në dhomë.

Siguroni mundësi dhe nxiteni fëmijën të përdor vegla të ndryshme për ushtrim.

2. Fëmija i drejton dhe i lakon këmbët dhe duart derisa rri i shtrirë në shpinë.

Derisa foshnja rri i shtrirë në shpinë, me kujdes kapeni njërën këmbë e pastaj kap-eni këmbën tjetër, ashtu që ajo duhet ta tërheq ose ta shtyjë këmbën që të mund ta lirojë.

2. Fëmija drejtohet nga pozicioni i ulur ose i shtrirë, duke i përdorur të katër ekstremitetet.

Nxiteni fëmijën të ngrihet vetë nga pozicioni i shtrirë ose vetëm nga pozicioni i ulur

2. Fëmija mbahet për dorën e një personi më të rritur dhe me njërën këmbë e shkelmon topin përpara.

Mbani fëmijën për dore dhe nxiteni ta shkelmojë topin me një këmbë përpara.

2. Fëmija i rrotullon pedalet e biçikletës, duke i përdorur njëkohësisht të dy shputat e këmbëve

Vendosni fëmijën në biçikletë dhe nxiteni që t’i lëviz pedalet.

2. Fëmija e shkelmon topin përpara dhe e kap topin e hedhur.

Organizoni lojëra në oborr me shkelmim dhe kapje të topit ose sendeve të tjera të përshtatshëm për hedhje.

2. Fëmija kryen veprime lokomotorike dhe i koordi-non lëvizjet, në kombinim me vegla të ndryshme fizike (hipje në litar, shkelmim i topit me duar dhe këmbë, përdorimi i lëkundësve, veglave për zgjatje, rrëshq-itëseve...).

Mundësoni fëmijës të qëndrojë në hapësira ose në teren ku ka shumë vegla ose në natyrë ku mund të përdoren elementet natyrore për këtë veprimtari (dru, mal, hipje nëpër shkëmbinj të pjerrët...).

Page 19: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

1�

1�

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija hedh sendin nga njëra dorë në dorën tjetër.

Jepni foshnjës të mbajë send në njërën dorë dhe nxiteni që ta hedh në dorën tjetër.

3. Fëmija hyp nga dyshem-eja në krevat ose në ndonjë pjesë tjetër të ulët të mo-bilies pa ndihmën e ndonjë të rrituri.

Jepni kurajë fëmijës të merr send ose lodër duke hipur dhe duke zbritur nga krevati.

3. Fëmija hip dhe zbret nëpër shkallë me hapa alternativ.

Nxiteni fëmijën të hip dhe të zbret nëpër shkallë.

3. Fëmija luan tenis, ping-pong dhe lloje të tjera të sporteve kolektive ose indi-viduale (futboll, basketboll).

Mundësoni hapësirë ose dërgoeni fëmijën në ter-ren sportiv ku në mënyrë rekreative mund të merret me ndonjë sport konkret;

Së bashku me fëmijën mer-runi me sport, si partner apo si pjesë e ekipit sportiv.

4. Fëmija e ngre njërën këmbë derisa është i shtrirë në shpinë dhe e vë shputën e këmbës në gojë.

Vendoseni fëmijën në shpi-në, ngriteni njërën këmbë të tij dhe nxiteni që ta kap me dorë dhe ta lëviz kah goja.

Page 20: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

1�

1�

Standard 3: Fëmija mund të lëviz në mënyrë të koordinuar dhe me qëllim

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e kthen kokën kah burimi i dritës ose zërit.

Afrohuni foshnjës me ndonjë burim të dobët të zërit (lodër zanore ose me fëshfëritjen e letrës).

1. Fëmija drejtohet nga pozicioni i ulur në pozicion në këmbë.

Jepni kurajë fëmijës të drejtohet dhe të kap ndonjë send ose lodër që është ven-dosur lartë (në tavolinë).

1. Fëmija me qëllim e ndër-ron drejtimin e lëvizjes.

Luteni fëmijën të sjellë ndonjë send, i cili është jashtë nga drejtimi i lëvizjes së tij.

1. Fëmija lëviz në hapësirë të hapur dhe të mbyllur dhe tejkalon pengesa që të hulumtojë (vrapon dhe kapërcen pengesa të vogla).

Jepni kurajë fëmijës që të lëviz në hapësirë duke tejkaluar pengesa të caktu-ara (hipje, kërcim, zvarritje).

1. Fëmija e shpejton dhe e ngadalëson ecjen sipas nevojës.

Gjatë shëtitjes në hapësirë, jepni instruksione fëmijës që ta ndjek tempin tuaj të të ecurit.

1. Fëmija e vendos trupin edhe ekstremitetet në pozitë që të imitojë dikë ose diçka.

Luteni fëmijën ta imitojë ecjen ose kërcimin e ndonjë per-soni të njohur ose të imitojë ndonjë kafshë.

2. Fëmija e lëviz trupin dhe duart kah sendi që i është treguar.

Zgjatjani fëmijës lodrën e preferuar ose sendin dhe ndiqni si e lëviz trupin dhe duart kah sendi i zgjatur.

2. Fëmija ngrihet në gishtërinj që të kap ndonjë send të vendosur në lartësi.

Nxiteni që ta merr lodrën të vendosur në tavolinë.

2. Fëmija shtyn dhe tërheq send derisa ec.

Lejoni fëmijës që të tërheq ose të shtyjë ndonjë lodër të preferuar.

2. Fëmija i vë shputat e këmbëve në pedalet e biçikletës dhe i rrotullon ato paralelisht, me të dy shputat.

Mundësoni fëmijës t’i rrotullojë pedalet e biçikletës ose të ndonjë lodër tjetër e cila tërhiqet.

2. Fëmija e lëviz trupin dhe ekstremitetet sipas taktit të muzikës.

Lëshoni ndonjë muzikë dhe nxiteni fëmijën ta lëviz trupin sipas taktit të muzikës.

2. Fëmija në mënyrë të orga-nizuar kombinon sekuenca të disa lëvizjeve motorike (rrotullohet rreth boshtit të trupit, kërcen në një këmbë ose me të dy këmbët, bën lëvizje kreative sipas taktit të muzikës).

Nxiteni fëmijën të inkuadro-het në veprimtarive ku ka të kërcyer.

3. Fëmija derisa është i ulur zgjatet me trup kah sendi i lëshuar.

Hidhni lodrën në dysheme dhe nxiteni foshnjën të zgjatet me trup kah ajo që ta merr.

3. Fëmija hip në karrige dhe ulet në mënyrë të pavarur.

Luteni fëmijën që të ulet në karrige afër tavolinës së ngrënies.

3. Fëmija bie në gju që të sheh çka ka ndër tavolinë dhe përsëri drejtohet.

Nxiteni fëmijën që të bie në gju dhe të drejtohet, duke luajtur një lojë me një send të fshehur.

3. Fëmija bart kuti të mëdha ose sende të tjera nga një vend në vend tjetër.

Organizoni një lojë garuese me bartjen e kutive me duar.

Page 21: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

1�

1�

Standardi 4: Fëmija është i vetëdijshëm për trupin e tij, në raport me ekzistimin e objekteve të tjera lëvizëse dhe jo lëvizëse

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija shtyhet me këmbë nga baza derisa është në pozitë të drejtuar.

Mbani foshnjën në pozitë të drejtuar nën duar dhe mbështeteni në bazë të fortë.

1. Fëmija e ndërpret lëvizjen para pengesës së vendosur.

Mundësoni fëmijës të lëviz në hapësirë ku ka shumë pengesa.

1. Fëmija ec i drejtuar dhe futet nën tavolinë.

Jepni instruksion fëmijës të lë ose të merr ndonjë send ose lodër nën tavolinë.

1. Fëmija lëviz në hapësirë pa u goditur në pjesë të mobilies.

Mundësoni fëmijës të lëviz lirisht në hapësirë të mbyl-lur në të cilën ka pjesë të mobilies të cilët me sukses mund të shmangen.

1. Fëmija gjatë ecjes i shm-anget sendit lëvizës.

Ndiqeni fëmijën gjatë shëtitjes në ambient të jashtëm dhe nxiteni që të tejkalojë këmbësorët e tjerë.

1. Fëmija i shmang sendet lëvizëse dhe jo lëvizëse gjatë vrapimi.

Nxiteni fëmijën që të vrapojë rreth ndonjë druri ose ndonjë sendi tjetër pa e prekur. 2. Fëmija merr pjesë në lojëra me pengesa (nën dhe mbi pengesë).

Vendosni pengesë në formë të shkallës ose rretheve dhe jepni fëmijës instruksione t’i tejkalojë ato me kapërcim ose me gjunjëzim.

2. Fëmija i vendosur në pozitë të ulur në mënyrë spontane mbështetet prapa

Uleni fëmijën në krevat ose kolltuk me mbështetëse dhe gradualisht lëshoheni dhe nxiteni që të mbështetet me shpinë.

2. Fëmija e shmang pengesën e vendosur gjatë të ecurit.

Vendosni ndonjë pengesë në dhomë ose në oborr dhe nxiteni fëmijën të ec shpejt drejt pengesës dhe ta shmang atë pa u goditur.

2. Fëmija e shmang pengesën e vendosur.

Renditni karrige (ose sende të tjera) në një varg me distancë dhe nxiteni fëmijën të arrijë deri te fundi i vargut duke i shmangur karriget në zik-zak vijë.

2. Fëmija e zvogëlon ose shpejton ecjen (ndalet ose e ngadalëson ecjen nëse has ndonjë pengesë – dru, pjesë të mobilies, fëmijë tjetër...).

Mundësoni fëmijës të qëndrojë në ambient të jashtëm të përshtatshëm për veprimtari fizike (vrapim, ecje e shpejtë…)

2. Fëmija largohet që mos të goditet në fëmijën tjetër gjatë veprimtarive vallëzu-ese.

Organizoni veprimtarive val-lëzuese dhe nxiteni fëmijën të lëviz në ritmin e muzikës;

Organizoni lojëra me val-lëzim në çifte dhe nxiteni fëmijën të vallëzojë pa e shkelur apo goditur shokun.

3. Fëmija kapërcen pengesa më të larta gjatë vrapimit.

Nxiteni fëmijën t’i kapërcejë pengesat gjatë vrapimi.

Page 22: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

20

20

II. NËNSFERA – Zhvillim motorik i imët Standardi 1: Fëmija mund të vendos kontroll mbi lëvizjet e pëllëmbëve dhe gishtërinjve

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e lëshon pël-lëmbën e dorës kah sendi i ofruar.

Derisa foshnja rri i ulur, i mbështetur në krevat, zg-jatni ndonjë send ose lodër të preferuar.

1. Fëmija e hedh topin i zgjatur me të dy pëllëmbët e dorës.

Zgjatjani fëmijës ndonjë top të butë dhe nxiteni ta kthejë prapa.

1. Fëmija ndan dhe bashkon lodra të thjeshta.

Tregoni fëmijës si t’i bash-kojë dhe t’i ndajë lodrat ose sendet për përdorim të përgjithshëm (ndarjen e kapakut dhe tenxheres).

1. Fëmija nxjerr dhe vë sende më të imta në shportë.

Jepni fëmijës shportë me sende më të imta dhe nxiteni t’i nxjerrë dhe përsëri t’i kthejë prapa në shportë.

1. Fëmija e mban topin me të dy pëllëmbët e dorës mbi kokë dhe e hedh përpara.

Fëmija e mban topin me të dy pëllëmbët e dorës mbi kokën e tij dhe merr instruk-sion ta hedh mbi kokë kah ndonjë cak i caktuar (kosh, shportë e të tjerë)

1. Fëmija e përdor dorën dominuese në veprimtaritë e përditshme (mban lugë, laps).

Kur zgjatni sende çdoherë ato zgjatni në mes, që fëmija vetë të përcaktojë me cilën dorë më lehtë do të shërbe-het.

2. Fëmija e mban fortë në duar trokashkën.

Zgjatjani foshnjës trokash-kën, ajo e kap me tërë pël-lëmbën e dorës.

2. Fëmija e mban gotën me të dy pëllëmbët e dorës dhe pi në mënyrë të pavarur.

Zgjatni fëmijës gotë plastike me ujë dhe jepni instruksion ta pi.

2. Fëmija e lakon nyjën (kyçin) e dorës në të gjitha drejtimet (hap dorezë, zhvidhos dorezën…)

Mundësoni fëmijës qasje deri te sende dhe lodra të ndryshme, me të cilët do ta kryejë këtë veprimtari.

2. Fëmija ndërton kullë prej 5 -7 kube.

Jepni fëmijës instruksione si t’i radhisë kubet njëri afër tjetrit në formë të kullës.

2. Fëmija rendit rënditëse prej 8 pjesëve.

Jepni fëmijës sende të imta që t’i rëndit njëri pranë tje-trit, duke e përdorur gishtin tregues dhe gishtin e madh.

2. Fëmija e kap topin e hed-hur me njërën ose me të dy pëllëmbët e dorës.

Hidhni fëmijës një top të vogël dhe jepni instruksione ta kap me njërën pëllëmbë të dorës.

Page 23: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

21

21

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija e kap me pëllëm-bën e dorës sendin e dhënë, e mban dhe pas një kohe e lëshon sendin e dhënë.

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet dhe lodrat të cilët mund t’i kapë dhe t’i mbajë në dorë. Zgjatni fëmijës sende dhe lodra.

3. Fëmija i kthen fletët e librit (zakonisht 2-3 faqe përnjëherë).

Uluni afër fëmijës dhe tregoni se si kthehen fletët e ndonjë libri për fëmijë, lejoni atij që në mënyrë të pavarur ta përsëris veprimtarinë.

3. Fëmija e kap gotën e zgjatur me gishtërinjtë e njërës dorë ose e kap dorezën me lakimin e gishtërinjve.

Zgjatni fëmijës gotë me ose pa vegë dhe nxiteni ta kapë me njërën dorë.

3. Fëmija e përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues gjatë mbajtjes së lapsit, fllomasterit, markerit.

Mundësoni fëmijës qasje deri te lapsat e ndryshëm dhe nxiteni t’i mbajë me gishtin e madh dhe me gishtin tregues.

3. Fëmija kthen fletë të librit fletë për fletë.

Mundësoni fëmijës qasje deri te librat e ilustruar (li-bra, gazeta) me fletë të hollë dhe nxiteni t’i shfletojë fletë për fletë.

3. Fëmija mban gërshërë me njërën dorë dhe pret letër sipas vijës së parashtruar (në rreth).

Nxiteni fëmijën ta pres letrën sipas vijës së parashtruar.

4. Fëmija i rreh pëllëmbët e dorës.

Nxiteni foshnjën t’i rreh pël-lëmbët e dorës.

4. Fëmija shtrydh sfungjerë të lagur me shtrëngim të sfungjerit me të gjithë gishtërinjtë

Nxiteni fëmijën të luajë me sfungjerin derisa lahet dhe jepni kurajë ta shtrydh me shtrëngim të gishtërinjve të pëllëmbës së dorës.

4. Fëmija shkopsit dhe kopsit portofolin ose çantën me kopsa.

Nxiteni fëmijën të shkopsit dhe kopsit kopsat e sendeve të ndryshme (portofol, çanta, këpucë, veshje...).

4. Fëmija shkopsit dhe kopsit pullat e veshjes.

Lejoni fëmijës që në mënyrë aktive të merr pjesë gjatë të veshurit, t’i kopsit pullat dhe patentat e veshjes nëse ajo i ka ato.

4. Fëmija e shtrydh dhe e lëshon përmbajtjen e dendur të tubës me ngjitëse, pastës së dhëmbëve, plastelinës, ngjyrave temperë).

Lejoni fëmijës që në mënyrë të pavarur të përdorë tuba të ndryshme dhe ta shtrydhë përmbajtjen e saj me një dorë.5. Fëmija e hedh objektin

nga njëra pëllëmbë e dorës në pëllëmbën tjetër të dorës.

Nxiteni ta hedh lodrën në dorën tjetër.

5. Fëmija mban laps me gishtin e madh dhe me gishtin tregues dhe vizaton vijë në formën e parash-truar.

Vizatoni rreth dhe/ose formë tjetër dhe nxiteni fëmijën që në mënyrë të pavarur ta vizatojë.

Page 24: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

22

22

Standardi 2: Fëmija mund të përdor lodra dhe sende të ndryshme për përdorim të përgjithshëm

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija mban sende të vogla në të dy pëllëmbët e duarve dhe i përplas njëri nga tjetri.

Jepni foshnjës të mbajë lodra në të dy pëllëmbët dhe nxiteni t’i përplasë njëri në tjetrin.

1. Fëmija mban send/lodër në njërën dorë dhe luan me atë me dorën tjetër.

Derisa e mban kukullën me njërën dorë, jepni kurajë fëmijës ta krehë ose ta nxjerrë dhe ta vë kapelën me dorën tjetër.

1. Fëmija i kap sendet më të vogla me gishtërinjtë e njërës dorë dhe i vendos në një enë më të madhe.

Nxiteni fëmijën t’i mbledhë mollët e derdhura në një pjatë më të madhe (tenx-here).

1. Fëmija i mbledh lodrat nga dyshemeja me pël-lëmbët dhe gishtërinjtë e duarve.

Jepni instruksion fëmijës t’i mbledhë lodrat dhe t’i ven-dosë në shportën për lodra.

1. Fëmija e hap dhe e mbyll çezmën.

Nxiteni fëmijën ta hapë çezmën, të mbushë enë me ujë dhe të mbyllë çezmën.

1. Fëmija në mënyrë të pavarur e përdor takëmin e ngrënies.

Gjatë ngrënies së ushqimit nxiteni fëmijën që të përdorë takëmin e ngrënies.

Nxiteni fëmijën të merr pjesë në përgatitjen e ushqimit, si lyerjen e bukës me gjalpë ose marmelatë, vënien e qumësh-tit, lëngut apo ujit.

2. Fëmija mbledh sende të vogla nga tavolina me gishtin e madh dhe me gishtin tregues.

Vendoseni fëmijën në tav-olinë në të cilën ka lodra më të vogla dhe nxiteni t’i kapë me gishtërinjtë e dorës.

Nxiteni fëmijën t’i mbledhë thërrmijat më të mëdha të bukës në njërin vend të tavolinës.

2. Fëmija e sjell dhe zhvid-hos lodrën e cila aktivizohet me sjelljen e mekanizmit me një dorë, duke i përdorur të gjithë gishtërinjtë e dorës.

Mundësoni fëmijës qasje deri te lodrat ose sendet e ndryshme që aktivizohen me anë të mekanizmit i cili sillet dhe nxiteni që më shpesh të manipulojë me ato.

2. Fëmija i ndan dhe përsëri i bashkon pjesët e lodrave ose sendeve (nxjerrë kapakun e fllomasterit, hap dhe mbyll kutinë).

Në vendet ku fëmija luan dhe lëviz siguroni mjaftë sende dhe lodra të cilat ndahen dhe bashkohen.

2. Fëmija vidhos dhe zhvid-hos kapakun e shishes.

Lejoni fëmijës të vidhos dhe zhvidhos kapak të shisheve.

2. Fëmija i mbath këpucët me lidhjen e lidhëseve.

Lejoni fëmijës vetë t’i mbathë këpucët, t’i lidhë lidhëset ose t’i kopsitë pullat.

Page 25: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

23

23

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija e mban fllo-masterin (markerin) me pëllëmbë të shtrënguar të dorës në formë të grushtit dhe përpiqet që të shkar-ravisë nëpër fletë.

Jepni fëmijës një fllomaster të trashë ose marker (të për-shtatshëm për moshën) dhe nxiteni ta kapë me të gjithë gishtërinjtë dhe të bëjë disa lëvizje në një fletë të letrës.

3. Fëmija e mban kutinë me një dorë e me tjetrën e mbush me sende më të vogla.

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet e tilla dhe nx-iteni që t’i përdorë gishtërin-jtë dhe shuplakat e dorës veç e veç

3. Fëmija e zhvidhos kapakun e shishes, e derdh lëngun në gotë dhe e mban gotën me një dorë për dorezën.

Lejoni fëmijës që të përdorë sende për përdorim të përditshëm (vidhosje, zh-vidhosje, përdorim të lugës, pirunit.

3. Fëmija shtie ujë nga një gotë në gotën tjetër, pa e derdhur ose nga gota në shishe me fyt më të madh.

Nxiteni fëmijën në veprim-tari në të cilën ka shtirrje të lëngut prej një enë në enë tjetër.

4. Fëmija i përdor shu-plakat dhe gishtërinjtë e të dy duarve që të përdorë gërshërë.

Zgjatni fëmijës gërshërë dhe nxiteni që ta hapë dhe ta mbyllë me të dy duart.

4. Fëmija shtie supë ose lëng tjetër me lugë nga tenxherja në pjatë ose gotë.

Jepni kurajë fëmijës të merr pjesë në përgatitjet e ush-qimeve ose në veprimtaritë të lidhura me përdorimin e sendeve dhe enëve të përdit-shme.

Page 26: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

2�

2�

III. NËNSFERA – Sjellje e shëndoshë dhe e sigurtStandardi 1: Fëmija ndërmerr veprimtari të lidhura me kujdesin personal dhe higjienën

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija luan derisa lahet.

Gjatë larjes lejoni fëmijës të luajë në ujë.

1. Fëmija i mban duart nën currilin e ujit që t’i lajë duart me ndihmën e ndonjë të rrituri.

Nxiteni fëmijën t’i lajë duart para ngrënies dhe jepni instruksion që atë ta bëjë çdoherë para dhe pas për-dorimit të tualetit.

1. Fëmija i brushon dhëm-bët me brushë për dhëmbë me ndihmën e një të rrituri.

Lejoni fëmijës të përdorë brushë për dhëmbë dhe jepni instruksione si bëhet ajo.

1. Fëmija i lyen duart me sapun, i shpërlan me fërkim dhe në mënyrë të pavarur i fshin.

Mbikëqyreni fëmijën derisa i lan duart në tualet.

1. Fëmija në mënyrë të pavarur i lan duart, fytyrën dhe trupin.

Nxiteni fëmijën që vet të lahet dhe mbikëqyreni derisa lahet ose lan pjesë të veçuara të trupit.

1. Fëmija e mbulon gojën dhe hundën kur kollitet.

Nxiteni fëmijën ta mbulojë gojën dhe hundën me dorë kur kollitet.

2. Fëmija reagon në sisën e nënës kur është i uritur.

Ofroni të thithë çdoherë kur është i shqetësuar apo kur qan.

2. Fëmija i lyen duart me sapun dhe i fërkon ato.

Zgjatni fëmijës sapun, tre-goni si përdoret dhe lini që vetë t’i lajë duart;

Përsëriteni këtë veprim më shpesh dhe nxiteni që atë ta kryejë në mënyrë të pavarur.

2. Fëmija ulet në tavolinë gjatë ngrënies.

Nxiteni fëmijën të uletë në tavolinë derisa ha me anëtarët e tjerë të familjes ose grupit.

2. Fëmija në mënyrë të pavarur e përdor tualetin me ndihmë të vogël.

Nxiteni fëmijën t’i kryejë nevojat e tij fiziologjike në mënyrë të pavarur ose me ndihmë minimale nëse bëhet fjalë për ndonjë mjedis të ri apo të panjohur.

2. Fëmija e fshin hundën dhe e hedh shaminë e letrës në vendin përkatës..

Gjatë ftohjes, teshtitjes dhe kollitjes, nxiteni fëmijën të përdorë shami letre që ta fshijë hundën dhe pastaj ta hedhë në vendin e duhur.

2. Fëmija vetë i kryen nevojat e tij fiziologjike, duke pasur kujdes për rregullat higjie-nike (fshihet, lëshon ujë, lan duart…).

Nxitni fëmijën në mënyrë të pavarur të përdorë tualet.

3. Fëmija tregon me gisht ose e kap ushqimin kur është i uritur.

Tregoni fëmijës ushqimin e preferuar kur ai është i uritur.

3. Fëmija e përdor lugën gjatë ngrënies.

Nxiteni fëmijën që ta mbajë lugën me dorë dhe me atë të merr nga përmbajtja e pjatës.

Nxiteni dëshirën e fëmijës që të ushqehet vetë.

3. Fëmija i vë duart në mëngët e xhaketës dhe ndi-hmon gjatë veshjes së saj.

Nxiteni fëmijën që në mënyrë të pavarur të vesh pjesët më të mëdha të veshjes së tij (xhaketa, pan-tallona, bluza).

3. Fëmija në mënyrë të pavarur i lan dhëmbët me pastë dhe brushë për dhëmbë.

Mundësoni fëmijës që çdo ditë të përdor brushë dhe pastë për dhëmbë

3. Fëmija e rregullon dhomën ose lokalin në të cilin luan.

Luteni fëmijën që t’i ngrejë lo-drat e tij, t’i vendosë në vend dhe ta rregullojë hapësirën në të cilin qëndron.

Ndihmoni fëmijës në këto veprimtari..

Lavdëroni fëmijën..

Page 27: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

2�

2�

Standardi 2: Fëmija mund t’i dallojë situatat e dëmshme dhe të rrezikshme

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija qan (shqetësohet) gjatë rritjes së për men-jëhershme të zhurmës në lokal.

Afrohuni fëmijës dhe për-piquni ta qetësoni.

1. Fëmija e largon një pjesë të veshjes nëse e ka nxehtë.

Ndihmoni fëmijës ta largojë pjesën e tepërme të veshjes nëse ndjen nxehtësi ose të veshë diçka nëse ndjen të ftohtë.

1. Fëmija e mban dorën e të rriturit gjatë shëtitjes në vende publike (për shembull në rrugë).

Derisa ecni nëpër rrugë me fëmijën, kapeni për dore dhe sqaroni rregullat e sigurisë.

1. Fëmija e paralajmëron të rriturin nëse ndjen ndonjë dhimbje apo shqetësim.

Bisedoni me fëmijën për shenjat fillestare të së-mundjes (dhimbja, kollitja) dhe sqaroni pse është me rëndësi në kohë t’u para-lajmërojë nëse ndjen diçka të tillë.

1. Fëmija e kupton rëndësi-në e ngjyrave të semaforëve të rrugës.

Sqaroni fëmijës rëndësinë e ngjyrave të semaforit dhe praktikoni atë gjatë secilit kalim të rrugës.

1. Fëmija me kujdes e kalon rrugën në shoqëri të të rriturit, pasi që shikon në të dy drejtimet.

Gjatë kalimit të rrugës jepni instruksion fëmijës të shikojë në të dy drejtimet e rrugës dhe në mënyrë të sigurt të kalojë rrugën.

2. Fëmija reagon ndaj ndalesës nga personi i rritur, por ka nevojë për ndihmë shtesë.

Demonstroni kufizime të sakta për prekjen e sendeve të rrezikshme (për shembull: sqaroni se disa gjëra jenë tepër të nxehta që t’i prekë).

2. Fëmija i dallon disa shenja të sëmundjes (dhim-bje, ndjenjën e të ftohtit, ndjenjën e të nxehtit).

Reagoni në mënyrë të për-shtatshme kur fëmija tregon ndonjë shenjë të dhembjes ose shqetësimit.

2. Fëmija kërkon takëm të ri të ngrënies nëse ai i bie në tokë.

Përgjigjuni në mënyrë të përshtatshme kërkesës së fëmijës dhe bisedoni me atë për përparësitë e përdor-imit të takëmit të pastër të ngrënies.

2. Fëmija dallon shenja të rrezikut (sirenat e veturave të zjarrfikësve, policëve, apo të veturës së ndihmës së shpejtë).

Bisedoni me fëmijën për rolin e sirenave të cilët i për-dorin këto lloje të veturave.

2. Fëmija dallon shprehi të dëmshme për shëndetin.

Përdorni fotografi dhe libra të ilustruar ku janë të prezan-tuar sjellje të ndryshme (pirja e duhanit, pirja e alkoolit, ng-jarja e biçikletës pa helmetë mbrojtëse) dhe bisedoni me fëmijën për këto praktika.

Page 28: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

2�

2�

IV. NËNSFERA – Zhvillimi senzo-motorik Standardi 1: Fëmija mund t’i përdorë shqisat e tij (të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit, të shijuarit) për rregullimin e lëvizjes

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e kthen kokën nga burimi i zërit.

Trokitni me një lodër me zë prapa foshnjës.

1. Fëmija e tërheq dorën kur prek send të nxehtë.

Zgjatni gotë me pije të nxehtë dhe jepni instruksion me kujdes ta prekë, sepse është e nxehtë.

1. Fëmija reagon me ngërdheshjen e fytyrës kur provon ushqim të caktuar.

Ofroni fëmijës ushqimin e preferuar.

1. Fëmija imiton lëvizje të ndonjë personi të njohur ose të ndonjë beniamini të shtëpisë.

Luani me fëmijën imitimin e të ecurit ose lëvizjes karak-teristike të ndonjë personi të njohur ose të ndonjë benia-mini të shtëpisë.

1. Fëmija imiton zë të ndonjë instrumenti muzikor në të cilin e ekzekuton dikush tjetër.

Nxiteni fëmijën ta imitojë zërin e ndonjë instrumenti muzikor.

1. Fëmija shikon duart e tij kur bën lëvizje kreative.

Mundësoni fëmijës të ketë qasje në materiale të ndry-shme dhe lodra për ndër-timin e kullave, rënditeseve, brumërave, plastelinës, letrës dhe takëmit për ngjyrosje.

2. Fëmija zgjatet kah lodra e zgjatur dhe e vë në gojë.

Zgjatni lodër gome foshnjës.

2. Fëmija vë lodra të zbrazëta njëra në tjetrën.

Siguroni lodra dhe sende të ndryshme me brendi të zbrazët të madhësive të ndryshme dhe nxiteni fëmi-jën t’i vërë njërën në tjetrën.

2. Fëmija e fut sendin më të vogël në vrimë më të madhe me formë përkatëse.

Mundësoni fëmijës qasje deri te lodrat ose sendet e ndryshme që janë me forma të ndryshme dhe nxiteni t’i vërë njëra në tjerat.

2. Fëmija e kthen shikimin e jo qafën, që të shohë diçka.

Thirreni fëmijën të ndjekë ndonjë veprimtari në të djathtë ose në të majtë nga ai.

2. Fëmija i vizaton figurat e parashtruara me saktësi të madhe.

Mundësoni fëmijës të ketë qasje deri te lapsat, ngjyrat, shkumësat dhe jepni instruk-sione për të vizatuar në një temë të caktuar.

3. Fëmija përpiqet të kapë send i cili është në lëvizje.

Nxiteni fëmijën të kapë ndonjë lodër ose send që e intereson derisa ai send është në lëvizje (lodra apo sende të ndryshme lëvizëse).

3. Fëmija i rëndit kubet një mbi një dhe pastaj i rrëzon.

Mundësoni fëmijës të ketë qasje deri te kubet me mad-hësi të ndryshme dhe nxiteni t’i vërë një mbi një.

3. Fëmija derdh ujë nga ena më e vogël në enë më të madhe.

Jepni fëmijës dy enë me madhësi të ndryshme, mbushni me ujë dhe nxiteni fëmijën ta derdhë ujin me një gotë më të vogël nga njëra ene në enën tjetër.

3. Fëmija i fut sendet në vrima të vogla (rëndit numëratore…).

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet dhe lodrat me të cilat bëhen vargje, rëndit numëratore me pjesë më të vogla, i ndanë dhe përsëri i bashkon ato....

3. Fëmija bën konstruksione kreative nga materiale të ndryshme (konstruktiv, figu-rativ, manipulues).

Mundësoni fëmijës qasje deri te materiale të ndryshme konstruktive, figurative dhe manipuluese.

Page 29: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

2�

2�

ZHVILLIMI SOCIO-EMOCIONAL

Zhvillimi social dhe emocional te fëmija luan rol të rëndësishëm në funksionimin e tashëm dhe të ardhshëm social të individit.

Gjatë zhvillimit të fëmijës etapat e zhvillimit socio-emocionale, më vështirë identifikohen në krahasim me etapat e zhvillimit fizik dhe motorik. Shenjat e etapave të caktuara të zhvillimit vërehen më vështirë dhe nuk janë qartë të përkufizuara siç vërehen dhe përku-fizohen në sferën e shëndetit fizik dhe zhvillimit motorik.

Kjo fushë ka të bëjë me fitimin dhe mësimin e shkathtësive, të cilat e rrisin vetëdijen dhe vetëkontrollin. Hulumtimet tregojnë se shkathtësitë e fituara sociale dhe zhvillimi emocional janë pjesë e rëndësishme e përgatitjes së fëmijës për shkollë.

Një numër i madh i autorëve në publikimet nga sfera e zhvillimit të hershëm të fëmijës e theksojnë rëndësinë e vendosjes së kompetencës socio-emocionale qysh në vitet më të hershme të jetës, si bazë për zhvillimin e përgjithshëm të mëtutjeshëm të individit.14

Rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit të shëndosh socio-emocional të fëmijëve në vitet e para të jetës luan rrethi i sigurt dhe ndërveprimin pozitiv me më të rriturit.

Karakteristikat e kësaj sfere të zhvillimit tregojnë një lidhshmëri të ngushtë mes kom-ponentës sociale dhe asaj emocionale. Të dy nënsferat gjenden në një raport komple-mentar dhe ato e plotësojnë njëra tjetrën. Kontaktet e suksesshme sociale mundësojnë zhvillimin e pamjes pozitive për veten te fëmija, por në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e shkathtësive emocionale për vetëkontroll.

Komponentët pozitive zhvillimore në këtë sferë e karakterizojnë fëmijën me aftësi që të kontrollojë sjelljen e tij, të mësojë t’i praktikojë shkathtësitë e interakcionit me persona të tjerë, duke i përfshirë këtu edhe moshatarët, si edhe të vendosë dhe të ruajë raporte pozitive me mjedisin.

Komponenti emocional, në kuadër të kësaj sfere, e nxit fëmijën të ketë vetëbesim dhe besim ndaj të tjerëve.

“Sipas natyrës së tyre njerëzit janë qenie sociale. Nëpër të gjitha fazat e jetës ata vendo-sin raporte ndërvepruese me njerëzit e tjerë. Për çdo njeri është esenciale të mësojë të jetojë me të tjerët. Fëmijët e formojnë njohurinë e tyre për botën rreth tyre, nëpërmjet in-terakcioneve sociale. Fëmijët e shëndoshë në të gjitha kulturat vendosin lidhje me më të rriturit qysh në moshën e re. Për shumë familje dhe bashkësi kulturore, koncepti të jesh “mirë i formuar” e përfshin edhe zhvillimin social edhe atë emocional, si gjë të rëndë-sishme për tërë të mësuarit e mëtutjeshëm që do të pasojë gjatë jetës”. (9, faqe 41)

Zhvillimi i drejtë socio-emocional i secilit fëmijë është i lidhur dukshëm me suksesin e mëtutjeshëm në jetë dhe në shkollë. Fëmija qysh në moshën më të re vendos kontakte shoqërore me prindërit, me edukatorët, me moshatarët dhe më njerëzit e tjerë që janë më të rritur. Cilësia e këtyre marrëdhënieve shoqërore e nxisin zhvillimin socio-emocio-nal, fëmijët i mësojnë vlerat dhe llojet e sjelljes të cilat janë të pranueshme për bash-kësinë në të cilën rriten dhe në të cilën zhvillohen.

Marrëdhëniet shoqërore pozitive formohen kryesisht kur fëmijët zhvillojnë sjellje të për-shtatshme shoqërore, kur e kuptojnë rëndësinë e llojeve të ndryshme të sjelljes, kur janë të aftë të përshtaten në mjedise të ndryshme shoqërore dhe kur aktivisht marrin pjesë në aktivitetet grupore. Kompetencën sociale fëmijët e demonstrojnë kur shprehin em-pati me mirëkuptim, ndjeshmëri dhe respekt të ngjashmërive dhe të dallimeve.

Vlerat kyçe të cilat priten nga fëmijët e moshës 0 – 6 vjeçare dhe që janë bazë për përkufizimin e standardeve lidhur me mësim dhe zhvillim të hershëm në sferën “Zhvillimi socio-emocional” janë:

Krijimi i pamjes pozitive për veten;

Vetëbesimi dhe kompetenca në interakcionet me mjedisin dhe moshatarët;

Aftësia për të kuptuar emocionet personale;

Kontrolli mbi ndjenjat personale;

Gjendje emocionale pozitive;

Respekt dhe përgjegjësi ndaj ngjashmërive dhe dallimeve në bashkësi.

Në kuadër të sferës së zhvillimit emocional dallohen dy nënsfera me standardet vijuese:

I. NËNSFERA – Zhvillimi shoqëror me të cilën fëmija vendos interakcion me mjedisin shoqëror dhe me personat të cilët e rrethojnë:

Standardi 1: Fëmija mund të bëjë dallim mes personave të rritur të njohur dhe të panjohur;

Standardi 2: Fëmija mund të zhvillojë shkathtësi shoqërore në interakcion me fëmijët e tjerë;

Standardi 3: Fëmija mund të zhvillojë shkathtësi shoqërore në interakcion me të rriturit;

Standardi 4: Fëmija mund t’i vërejë dhe t’i respektojë ngjashmëritë dhe dallimet te njerëzit.

Page 30: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

2�

2�

II. NËNSFERA – Zhvillimi emocional me të cilën fëmija e zhvillon perceptimin për veten dhe për emocionet e tij:

Standardi 1: Fëmija e zhvillon kuptimin për veten;

Standardi 2: Fëmija mund t’i njehë dhe t’i shprehë në mënyrë përkatëse emocio-net e tij;

Standardi 3: Fëmija krenohet me arritjet e tij dhe beson në aftësitë e tij;

Standardi 4: Fëmija mund t’i kontrollojë ndjenjat e tij.

Page 31: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

2�

2�

I. NËNSFERA – Zhvillimi socialStandardi 1: Fëmija mund të bëjë dallimin mes personave të rritur të njohur dhe të panjohur

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e ndal të qarit kur e merr në përqafim ndonjë person i njohur.

Mundësoni fëmijës të ndje-het i sigurt dhe i kënaqur, kur qan ose kur reagon ndryshe, qëndroni afër tij dhe merreni në përqafim.

1. Fëmija reagon me buzëqeshje kur sheh fytyrë të njohur, i zgjat duart kah personi i njohur.

Flisni me fëmijën, vendosni me të ndërveprim të besimit dhe respektimit të ndërsjellë.

1. Fëmija imiton veprimtari e personit të afërt (shtiret sikur se gatuan ose lexon si personi i rritur).

Vështroni me kujdes fëmijën dhe shënoni porosinë të cilën jua dërgon.

1. Fëmija fillon ndërvepri-min me personin e njohur gjatë lojës (kërkon nga per-soni i rritur t’i zgjatë ndonjë send ose lodër të cilën nuk mund ta kapë).

Afrohuni derisa luan me lodra në dysheme dhe luani së bashku me atë.

1. Fëmija kërkon dhe ofron ndihmë ndonjë personi të rritur të afërt.

Mbështeteni sjelljen pozitive të fëmijës ndaj të rriturve.

Luteni t’u zgjat ndonjë libër ose ndonjë send.

Ndihmoni në zbatimin e disa veprimtarive të përditshme (larja e duarve, hipje, veshje).

1. Fëmija i emërton fytyrat e njohura në fotografi.

Shikoni fotografi të përbash-këta dhe nxiteni t’i emërtojë personat të cilat i njeh.2. Fëmija me lehtësi kontak-ton me personat e njohur nga mjedisi (fqinj, mjekut amë, miqve të shtëpisë dhe farefisit).

Flisni me fëmijën dhe sqaroni pse është e rëndësishme të respektohen të moshuarit.

2. Fëmija reagon ndaj per-sonave të panjohur me të qarë ose me lëvizje të trupit.

Përqafoni fëmijën në prani të personit të panjohur dhe mundësoni atij që të ndjehet i sigurt.

2. Fëmija shikon përreth që ta gjejë fytyrën e njohur.

Shikoni fëmijën. Qëndroni afër tij, i gatshëm t’i ndih-moni.

2. Fëmija përgjigjet në mënyrë përkatëse në për-shëndetjen të dërguar nga personi i afërt.

Nxiteni fëmijën të përgjigjet në përshëndetjen e personit të njohur dhe bisedoni me atë si të sillet kur do të ta-kojë ndonjë anëtar të afërm të familjes.

2. Fëmija ia zgjat dorën per-sonit të njohur kur gjendet në mjedis të panjohur.

Përgjigjuni nevojave të fëmijës dhe siguroni që të ndjehet i sigurt në mjedis të ri dhe të panjohur.

2. Fëmija e ngre dorën që t’i drejtohet mësueses.

Përgjigjuni në mënyrë për-katëse kërkesës së fëmijës dhe kushtoni kujdes.

3. Fëmija kërkon ndihmë nga personi i njohur dhe i afërt kur ballafaqohet me ndonjë problem.

Dalloni nevojën e fëmijës dhe nxiteni çdoherë t’u drejtohet për ndihmë kur ajo i nevojitet.

Page 32: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

30

30

0- 2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija afrohet kah personi i njohur i rritur në mjedis të panjohur (e kap për dore, kërkon që ta ngre në duar...)

Përgjigjuni në mënyrë përkatëse nevojës së fëmijës (përqafoni, kapeni për dore që ta bindni që është i sigurt dhe i mbrojtur në mjedis të panjohur dhe të ri).

3. Në mjedis të panjohur afrohet deri te personi i njohur (prindi…) që të kërkojë ndihmë (të shkojë në tualet).

Përgjigjuni në mënyrë për-katëse kërkesës së fëmijës dhe kushtoni kujdes.

4. Fëmija parashtron pyetje për ndonjë person të cilin nuk e njeh ose që e sheh për herë të parë në afërsinë e tij (kush është ai, si quhet…).

Përgjigjuni në pyetjet e fëmi-jës dhe bisedoni për personin ose prezantoni fëmijës perso-nin për të cilin pyet.

4. Fëmija imiton zëra të njerëzve të cilët i njeh (si kollitet gjyshi…)

Përgjigjuni në mënyrë përkatëse në iniciativat e fëmijës për të lëvizur.

5. Fëmija i rrëfehet personit të afërm.

Dëgjoni me kujdes dhe çdo-herë tregoni interes për atë për të cilën fëmija ju flet.

Page 33: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

31

31

Standardi 2: Fëmija mund të zhvillojë shkathtësi shoqërore në ndërveprim me fëmijët e tjerë

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i prek flokët ose pjesë të fytyrës së fëmijës tjetër që është në afërsi të tij.

Lejoni fëmijëve të tjerë (vëllait, motrës) t’i afrohen foshnjës.

1. Fëmija në mënyrë spon-tane i buzëqeshet fëmijës tjetër.

Lejoni prezencën e fëmijës tjetër, i cili është i lumtur dhe qeshet.

Përgjigjuni pozitivisht secilit zë, të qarë dhe disponim të fëmijës të shprehur në mënyrë verbale ose me ekspresion të fytyrës.

1. Fëmija interesohet për moshatarët, u afrohet dhe i prek.

Mundësoni fëmijës lojëra dhe veprimtari ndërve-pruese me moshatarët.

1. Fëmija me lehtësi e lë personin e rritur që të bash-kohet me fëmijët e tjerë të cilët luajnë.

Nxiteni fëmijën t’i bashkohet grupit të fëmijëve të cilët lu-ajnë në afërsi dhe lëreni në grup një kohë më të gjatë.

1. Fëmija fillon të luajë me fëmijë tjetër;

Inicion veprimtari me fëmijë të tjerë.

Mundësoni fëmijës që më shpesh të luajë me fëmijë të tjerë.

1. Fëmija tregon lojalitet ndaj shokut (i tregon si ta vesh xhaketën, të mbyll patentën...).

Mbështeteni fëmijën gjatë lojës me moshatarët, kurse ju qëndroni në afërsi.2. Fëmija zgjedh të luajë me shok të ri.

Nxiteni fëmijën t’i pranojë fëmijët që vijnë në grup dhe mbështeteni lojën e tyre të përbashkët.

2. Fëmija ia ofron lodrën e tij fëmijës tjetër, por reagon me të qarë ose proteston nëse fëmija ia merr lodrën.

Nxiteni fëmijën që t’i ndajë lodrat e tij me fëmijë të tjerë.

2. Fëmija luan një kohë të shkurtër me shokun.

Çdo ditë krijoni kushte që fëmija të mund të luajë me shokë , gjatë kësaj mosha nuk është me rëndësi.

2. Fëmija afrohet me shokun në lojë (ia zgjat lodrën e tij fëmijës tjetër).

Mundësoni fëmijës që më shpesh të luajë me moshatarë. Qëndroni në afërsi, ofroni ndihmë, mbështetje, lodra e të tjerë.

2. Fëmija i ndan lodrat dhe sendet tjera me fëmijë të tjerë.

Nxiteni fëmijën që gjatë lojës t’i ndajë lodrat me fëmijët të tjerë.

3. Fëmija bashkëpunon në lojërat kolektive me fëmijët e tjerë në veprimtaritë grupore (këtë do ta bëjmë kështu, kjo nuk mundet kështu…).

Bisedoni me fëmijën sa është mirë që të bashkëpunohet në lojë.

Mundësoni fëmijëve vep-rimtari në të cilin ata do t’i ndihmojnë njëri tjetrit.4. Fëmija ka shokë në më shumë vende (në kopshtin e fëmijëve, në shkollë, te gjyshi, para ndërtesës…).

Mundësoni fëmijës të jetë pjesë e ndonjë veprimtarie grupore me moshatarët.

Page 34: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

32

32

Standardi 3: Fëmija mund të zhvillojë shkathtësi shoqërore në ndërveprimin me të rriturit

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e shikon nënën ose ndonjë tjetër të njohur kur i flet.

Çdoherë kur mundeni qën-droni me fëmijën, mbani në dorë, përqafoni, buzëqeshni dhe flisni me atë.

1. Fëmija pranon dhe kërkon ndihmë nga personi i njohur (shikon dhe kërkon t’i ndihmojë personi i njohur kur ka ndonjë rrezik, për shembull kur do të rrëzohet gjatë të ecurit).

Ndihmoni kur i nevojitet ndi-hma dhe ofroni komoditet më të madh fëmijës.

1. Fëmija tregon interes që të merr pjesë në veprim-tari të përbashkëta me të rriturit.

Mundësoni fëmijës që të merr pjesë në veprimtari të përditshme (gjatë veshjes, të ngrënit, të larit).

Mbështeteni pavarësinë e tij;

Inkuadrohuni në veprim-taritë e përbashkëta me fëmijën.

1. Fëmija kërkon personi i rritur të inkuadrohet në lojë.

Çdoherë përgjigjuni pozitivisht kësaj iniciative dhe pranoni lojën të cilën e ofron fëmija.

1. Fëmija luan lojëra të për-bashkëta me më të rriturit.

Mbështeteni fëmijën në tentimin e tij të luajë ndonjë lojë kolektive me ju (letra, domino, mos u hidhëro njeri....)

1. Fëmija përshëndetet me personat e njohur kur hyn në dhomë ose kur takohet në ndonjë vend tjetër ku lëviz fëmija.

Nxiteni fëmijën të përshën-detet me ju, gojarisht ose me zgjatjen e dorës dhe të përshëndetet çdoherë kur do të takojë person të njohur.

2. Fëmija tërheq vëmendjen e personit të njohur me vokalizim (duke shqiptuar zanore) përpjekje për të prekur ose buzëqeshje.

Hetoni këtë reagim të fëmi-jës dhe reagoni në mënyrë përkatëse, ngriheni në duar, flisni atij.

2. Fëmija parashtron pyetje dhe fillon me bisedë.

Tregoni durim në të dëgjuarit dhe kur përgjigjeni në pyetjet e parashtruara.

2. Fëmija dëshiron tu ndihmojë të rriturve (fshin pluhurin).

Mundësoni fëmijës që nëpërmjet lojës të merr pjesë në veprimtari të caktu-ara, si ujitja e luleve, fshirja e pluhurit e të tjerë.

2. Fëmija kërkon ndihmë nga të rriturit në bashkësinë ose në fqinjësi.

Nxiteni fëmijën dhe mëso-heni të pyes persona tjerë të moshuar kur i nevojitet ndonjë informatë ose ndihmë.

Page 35: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

33

33

Standardi 4: Fëmija mund t’i vërejë dhe t’i respektojë ngjashmëritë dhe dallimet te njerëzit;

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e shikon veten në pasqyrë dhe qeshet.

Mundësoni fëmijës të shihet në pasqyrë së bashku me ju dhe nxiteni që të qeshet.

1. Fëmija tregon dallime të fytyrave të caktuara nga librat për fëmijë.

Mundësoni fëmijës qasje deri te librat me ilustrime dhe nxiteni fëmijën të tregojë disa dallime të fy-tyrave të caktuara në librat (dallimi në mes njerëzve dhe kafshëve)

1. Fëmija fëmijën më të vogël që është në rrethin e tij e quan “bebe”.

Nxiteni fëmijën t’u tregojë diçka për fëmijën më të vogël nga rrethi i tij dhe mbështeteni deklaratën e tij se fëmija tjetër është më i vogël nga ai.

1. Fëmija e identifikon gjininë dhe ngjashmëritë dhe dallimet themelore mes tij dhe të tjerëve (unë jam djalë, Arita është vajzë).

Mundësoni fëmijëve kontakt dhe mundësi për të luajtur me fëmijë me nevoja të posaçme dhe me fëmijë të kulturave dhe etnive të tjerë.

Mundësoni fëmijëve mjedis me sende multikulturore, libra, këngë dhe gjuhë.

1. Fëmija pyet pyetje të thjeshta të cilët kanë të bëjnë me fëmijët e tjerë.

Nëpërmjet këngëve, tregi-meve dhe kontakteve të drejtpërdrejta me personat njoftoni fëmijët për dallimet dhe ngjashmëritë me të cilët do të ballafaqohen në jetë.

1. Fëmija di ta përshkruajë pamjen e tij dhe ta krahasojë me të tjerat.

Mundësoni fëmijës nëpërmjet lojës ta përshkruajë veten dhe të krahasohet me të tjerët (vëlla, motër, shok).2. Fëmija i dallon rolet e ndryshme shoqërore të per-sonave të cilët e rrethojnë.

Mundësoni fëmijëve të vërejnë se prindërit e tyre kanë role të ndryshme (si nënë-baba, si farefis, si fqinjë e të tjerë.)

2. Fëmija e shikon kohë më të gjatë fytyrën e njohur por që mban syze të reja ose kapele të re.

Derisa luani me fëmijën vëni syze dhe vëreni reagimin e tij.

2. Fëmija e emërton si “gjyshe” personazhin i cili ka flokë të bardha dhe mban syze.

Nxiteni fëmijën t’i njehë dallimet mes njerëzve dhe bisedoni për atë.

2. Fëmija interesohet për personin e panjohur në rrethin e tij (pyet kush është ai?)

Nxiteni fëmijën të përshk-ruan disa karakteristika të personave ose fytyrave që janë në rrethin e tij.

2. Fëmija përpiqet të imitojë disa fjalë nga gjuha tjetër e folur.

Nëse jemi nga një familje bilinguale mund ta njoftoni fëmijën edhe me gjuhën tjetër.

2. Fëmija e ndërron pamjen e tij (vishet me veshjen e të tjerëve ose e ndërron shprehjen e fytyrës që t’i përngjajë ndonjë personi tjetër nga rrethi i tij).

Ndihmoni fëmijës të merr pjesë në lojëra, siç janë maskenballot ose shfaqjet e tjera dramatike ku ka maskim.

3. Fëmija parashtron pyetje për fëmijët të tjerë, karakter-istikat e tyre fizike, familjet e tyre, karakteristikat etnike, dallimet kulturore.

Festoni të gjithë festat dhe ndodhitë e fëmijëve në grup. Mundësoni që të njoftojnë më shumë dhe të mësojnë diçka të re për identitetin e tyre shoqëror, kulturor dhe etnik.

Page 36: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

3�

3�

II. NËNSFERA : Zhvillimi emocional Standardi 1: Fëmija e zhvillon kuptimin për veten

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e hulumton trupin e tij (i vëren duart dhe i vë në gojë).

Gjeni kohë të jeni vetë dhe tërësisht t’i kushtoheni fëmijës tuaj.

1. Fëmija reagon me gjestikullime dhe zëra kur e dëgjon emrin e tij.

Përdorni emrin e fëmijës në ndërveprim me atë.

1. Fëmija dëshiron të kryejë ndonjë veprimtari në mënyrë të pavarur.

Nxiteni fëmijën që kohë më të shkurtër të kryejë veprim-tari të caktuar, pa ndërvep-rimin tuaj (10 minuta) dhe lavdëroni aftësinë e tij.

Lejoni ndonjë veprimtari të cilin e kryen me sukses.

1. Fëmija e përmend emrin e tij kur flet me person tjetër (Unë jam Edoni).

Nxiteni fëmijën të prezanto-het në fillim të komunikimit me persona të tjerë.

1. Fëmija në loja simbolike nëpërmjet roleve të ndry-shme e prezanton veten.

Organizoni lojëra të roleve dhe fëmijës jepni rol të cak-tuar (mjek, mësuese, nënë, gjyshe).

1. Fëmija shkëmben infor-mata për veten me fëmijë të tjerë (numri i telefonit të shtëpisë, vendbanimi).

Mundësoni fëmijës lojë ose veprimtari në të cilin do të ketë mundësi të flet për veten (në tregim, dramë, nëpërmjet vizatimit…).

Flisni me fëmijën për ato punë që kanë të bëjnë vetëm me atë, pyeteni ku jeton, adresën, qytetin….

2. Fëmija e përshtat të qarit në varshmëri të nevojave të tij (uri, lodhje, kërkesa për vëmendje).

Përpiquni ta njihni të qarit dhe të reagoni në mënyrë përkatëse nevojave të fëmijëve.

2. Fëmija e prek pasqyrën kur i rrituri e pyet ku është fëmija.

Mundësoni fëmijës lojëra dhe veprimtari të ndryshme para pasqyrës dhe nxiteni që të qeshet dhe të tregojë fytyrën e tij në pasqyrë.

2. Fëmija i njeh pjesët e trupit të tij kur i rrituri i emërton.

Organizoni lojë në të cilën kërkoni nga fëmija t’i emër-tojë ose t’i tregojë pjesët e trupit (hundën, gojën, flokët, dhëmbët, veshët…).

2. Fëmija e di gjininë e tij (unë jam djalë, vajzë).

Nxiteni fëmijën të përgjigjet në pyetjet a është djalë ose vajzë.

2. Fëmija e njeh xhaketën e tij dhe e vesh kur shkon në shëtitje.

Nxiteni fëmijën që vetë të përgatitet para se të shkoni në shëtitje.

2. Fëmija bëhet i vetëdijshëm për identitetin kulturor personal, tregon cilën gjuhë e flet, çfarë veshje mban…

Mundësoni fëmijës që nëpër-mjet lojës dhe bisedës t’i shprehë vlerat e tij kulturore. Bisedoni për gjuhën, për mënyrën e veshjes….

Page 37: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

3�

3�

0-2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4- 6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija lajmërohet kur e thërrasin emrin e tij.

Drejtohuni fëmijës çdoherë me emrin e tij.

3. Fëmija i njeh sendet dhe lodrat personale.

Mundësoni fëmijës të trego-jë, të emërtojë sende të cilët i përkasin (pjesë të veshjes, lodrën e preferuar...).

3. Fëmija insiston të fitojë atë të cilën e dëshiron (unë dua mollë, e jo qumësht… unë e dëshirojë këtë kapelë …, e jo tjetër.

Përgjigjuni në mënyrë për-katëse kërkesave individ-uale të fëmijës dhe nxiteni t’u prezantojë nevojat dhe dëshirat e tij.

3. Fëmija vendos të bëjë ve-prime të caktuar në mënyrë të pavarur (për shembull: të bëjë kullë nga kubet…).

Nxiteni pavarësinë e fëmijës në veprimtaritë e përdit-shme.

4. Fëmija proteston dhe refuzon ta hajë ushqimin të cilin nuk e dëshiron (për shembull: refuzon të pi ujë, sepse dëshiron lëng…).

Lejoni fëmijës t’i tregojë nevojat e tij dhe mbështeteni në kërkesat e tij..

4. Fëmija insiston ta luajë rolin e “mjekut/mjekes” gjatë ndonjë loje me ndër-rimin e rolit.

Gjatë organizimit të veprim-tarive të fëmijëve, me ndër-rimin e roleve, respektoni dëshirat e nxënësve gjatë dhënies së roleve (Kush dëshiron të jetë mjek/mjeke, mësues/mësuese, polic…).

Page 38: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

3�

3�

Standardi 2: Fëmija mund t’i njehë dhe t’i shprehë në mënyrë përkatëse emocionet e tij

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i buzëqeshet fytyrës së njohur dhe të gëzuar.

Përpiquni që më shpesh të jeni në afërsi të foshnjës.

1. Fëmija reagon në shfaqje emotive të pamjes së fytyrës së njeriut (qeshet, përpiqet ta përqafojë).

Mundësoni veprimtari në të cilët fëmija do të ketë mundësi të reagojë në shprehje emotive të ndry-shme të pamjes së fytyrave të njerëzve.

1. Fëmija njeh emocione të ndryshme te vetvetja dhe te të tjerët (nëna është e pikël-luar, babai është i gëzuar).

Siguroni atmosferë të këndshme në shtëpi dhe largohuni situatave që shkaktojnë emocione të pakëndshme.

1. Fëmija në mënyrë të drejt i shënon emocionet e të tjerëve (nëna është e lumtur sepse qeshet).

Bisedoni me fëmijën për ndjenja të ndryshme të cilët paraqiten (pikëllim, gëzim )dhe si ato manifestohen.

1. Fëmija përpiqet të ngush-ëllojë fëmijën tjetër i cili qan ose i cili është i pikëlluar.

Nxiteni fëmijën t’i japë mbështetje fëmijës tjetër i cili është i pikëlluar ose që qan.

1. Fëmija i tregon shkaqet dhe flet për emocionet personale (gëzohem që do të shkojmë mysafirë, qaj sepse jam e pikëlluar...)

Mundësoni fëmijës t’i kuptojë dhe të flasë për emocionet personale. Inicioni lojë në të cilën fëmija tregon përjetime personale të shoqëruara me emocione..

2. Fëmija qan kur largohet fytyra e njohur nga afërsia e tij.

Hetoni këtë reaksion dhe përpiquni ta qetësoni fëmijën.

2. Fëmija zbavitet dhe qeshet kur dikush e ngërd-hesh fytyrën ose bën lëvizje të pazakonta.

Mundësoni veprime nëpër-mjet të të cilëve fëmija në mënyrë interesante do të ketë mundësi të njeh lloje të ndryshme të emocioneve dhe të lëvizjeve.

2. Fëmija e ndërpret vepri-min ose lojën, nëse ndonjë fëmijë tjetër fillon të qajë.

Përpiquni të qetësoni fëmi-jën që qan dhe udhëzoni fëmijën që përsëri të luajë.

2. Fëmija i vëren dhe i dal-lon shkaqet për paraqitjen e emocioneve të ndryshme te të tjerët dhe te vetja (nëna është e gëzuar, sepse jam e mirë…).

Tregoni fotografi të fytyrave të njerëzve me shfaqje të ndryshme të emocioneve. Kërkoni t’i njohin dhe t’i emërtojnë;

Mundësoni fëmijëve në vep-rimtari të ndiejnë emocionet e fëmijëve të tjerë; Bisedoni si ndjehen kur janë të lum-tur, të pikëlluar, të hidhëruar e të tjerë.

2. Fëmija shikon në foto-grafi fëmijë që qan (në libër, në TV…) dhe parashtron pyetje pse qan.

Përgjigjuni fëmijës në pyetjen e parashtruar dhe bisedoni me fëmijën për situatën konkrete.

2. Fëmija i shpreh emocionet nëpërmjet lojës (përpiqet ta gjejë lodrën e humbur të shokut, i ndihmon shokut ta ndërtojë kullën...)

Mundësoni fëmijës që çdo ditë, nëpërmjet lojës t’i ndiejë dhe lirisht t’i shfaqë emocio-net.

Page 39: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

3�

3�

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija përpiqet të qetësojë fëmijën që qan në afërsi të tij. (e përkëdhel…).

Nxiteni fëmijën në këtë veprimtari dhe lavdëroheni për atë.

3. Fëmija gëzohet kur merr dhuratë.

Mundësoni fëmijës të gëzo-het dhe bisedoni me atë për atë çka e bën të lumtur dhe të kënaqur.

Page 40: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

3�

3�

Standardi 3: Fëmija mburret me arritjet e tij dhe beson në aftësitë e tij

0- 2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija qeshet dhe gëzo-het kur ka sukses në ndonjë veprimtari (kur e lëkund trokashkën).

Nxiteni fëmijën dhe buzëqeshni me atë kur fëmija ka sukses të përplas duart ose lëviz ndonjë trokashkë.

1. Fëmija përsërit disa zëra ose lëvizje të caktuara, kur vëren se ajo ka ndonjë efekt.

Mundësoni fëmijës vep-rimtari në të cilat çdo ditë individualisht do të luani së bashku me atë.

1. Fëmija qeshet me kënaqësi kur do të arrijë sukses.

Mundësoni fëmijës mjedis të sigurt në të cilin do të mund të kryejë veprimtari të ndryshme;

Lavdëroni fëmijën për punën ose veprimtarinë e kryer me sukses.

1. Fëmija dëshiron t’i tregojë efektet nga puna e kryer me sukses (vizatim i gatshëm, radhitja e kubeve).

Mundësoni fëmijëve vep-rimtari në të cilat do të jenë të angazhuar për punë që deri atëherë nuk i kanë të njohura.

Ndihmoni nëse ka nevojë për atë.

1. Fëmija e prezanton detyrën të cilën e ka kryer vetë dhe e thërret personin e rritur që të lavdërohet.

Jepni kurajë fëmijës për detyrën e kryer dhe nxiteni për veprimtari të tjera në të cilat do të mund të përjetojë përvoja të reja.

1. Fëmija i prezanton idetë dhe mendimet e tij në lojë dhe në veprimtari (i tregon fëmijës tjetër si ka vizatuar ose si ta pasojë topin në lojë...)

Mundësoni fëmijës mjaft kohë dhe mundësi për lojë, të eksperimentuar dhe arritje të punëve të reja.

Nxiteni vetëbesimin te fëmija.2. Fëmija buzëqeshet kur e mbështetni gjatë hapave të para.

Nxiteni fëmijën të bëjë hapat e para dhe thoni të lumtë.

2. Fëmija duartroket dhe thotë bravos kur do të mbarojë ndonjë veprimtari me sukses.

Inkuadroni fëmijën në ndonjë veprimtari (radhitje e kubeve) jepni kurajë dhe duartrokitni “bravos” së bashku me atë.

2. Fëmija dëshiron të kujdeset për veten (insis-ton vetë të vishet ose të kryejë ndonjë punë, të sjellë ndonjë send...).

Nxitni te fëmija dëshirën për pavarësi në veprimtaritë e përditshme.

2. Fëmija përgjigjet në mënyrë pohuese, me siguri të madhe dhe me bindje në pyetjen a mund ta nget biçikletën, a di të notojë, a mund të rregullojë ndonjë lodër, a di të kyçë televizo-rin...

Inkuadroni fëmijën në ve-primtari të përditshme dhe vazhdimisht përkraheni dhe lavdëroni arritjet e tij.

2. Fëmija e prezanton detyrën e kryer para ndonjë të rrituri (mësuesit, prindërit).

Nxiteni fëmijën t’i mbarojë detyrat e dhëna dhe lavdëro-ni suksesin e tij.

Page 41: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

3�

3�

0- 2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija me këmbëngulje përpiqet që të arrijë deri te ndonjë send i cili është jashtë mundësisë për ta kapur (për shembull: të kapë ndonjë send nga rafti i lartë).

Në lojë qëndroni afër fëmi-jës që ta rritni vetëbesimin e tij.

3. Fëmija tërësisht u kushto-het veprimtarive të dhëna.

Shënoni emrin e fëmijës në çdo punim të tij (vizatim);

Me kujdes qasuni secilës ar-ritje të fëmijës në lojë;

Mbështetni fëmijët kur dëshi-rojnë të provojnë diçka të re.

Page 42: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�0

�0

Standardi 4: Fëmija mund t’i kontrollojë ndjenjat personale

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija qetësohet kur është i shqetësuar me thithje ose zgjatje të ndonjë lodre.

Ofroni foshnjës të thithë ose ndonjë lodër (send) të preferuar kur është i shqetësuar;

Ndryshoni diçka në mjedisin nëse foshnja është tepër e shqetësuar (për shembull: zvogëloni zhurmën, dritën…).

1. Fëmija e ndal të qarit kur është i kënaqur.

Përgjigjuni në mënyrë përkatëse secilës shenjë të kujdesit, të cilën fëmijët e kërkojnë.

1. Fëmija e ndal hidhërimin pasi që t’i merret lodra nga fëmija tjetër.

Sqaroni fëmijës se është mirë t’i japë lodrën e tij fëmijës tjetër dhe ofroni një zbavitje alternative (“Më duket se më shumë dëshiron të luash me kube, kukullën jepja Aulonës”).

1. Fëmija qetësohet shpejt pasi që të ndahet nga per-soni i njohur dhe i dashur.

Përqafoni fëmijën që qan dhe ofroni ndonjë lojë me të cilën do t’i tërhiqni vëmend-jen.

Mos e lini vetë fëmijën i cili qan pasi që ta ndani nga prindërit në kopshtin e fëmijëve.

Lavdëroni fëmijën dhe jepni kurajë atij që të ndal të qarit.

1. Fëmija reagon me pamje të fytyrës kur është i hidhëruar ose kur tërhiqet nga loja.

Vëreheni këtë reaksion të fëmijës dhe flisni me atë për arsyet e hidhërimit të tij.

1. Fëmija e shpreh hid-hërimin dhe pikëllimin në mënyrë përkatëse, me masë të madhe të kontrollit (kur fëmija tjetër nuk i jep ndonjë lojë ose send, i ofron send tjetër për këmbim).

Mundësoni fëmijës lojë në të cilin do të tregoni për rëndësinë e kontrollit dhe të treguarit të ndryshëm të emocioneve në vende të caktuara.

2. Fëmija e ndal të qarit kur vëren fytyrë të njohur në rrethin.

Mundësoni fëmijës shumë dashuri, ngrohtësi, fjalë të mira.

2. Fëmija e ndal agresiv-itetin ndaj personave ose sendeve të tjerë kur i tërhiqet vëmendja.

Kur fëmija sillet në mënyrë agresive ofroni veprimtari tjetër (largoheni nga vendi i konfliktit).

2. Fëmija fillon t’i kontrol-lojë impulset (thotë jo kur e prek sendin e ndaluar).

Intervenoni me kujdes të veçantë atëherë kur fëmija ka problem rreth kontrollit të impulseve.

2. Fëmija me durim pret radhë në kryerjen e ndonjë veprimtarie të cilin e do (të luhatet në luhatëse ose të merr lëng).

Ndihmoni fëmijës që nëpërmjet lojës ta vërejë rëndësinë e kontrollit të emocioneve dhe fitimit të durimit në komunikimin me të tjerët.

2. Fëmija i qetëson emocio-net negative dhe impulset momentale (shpejt e ndër-pret hidhërimin, të qarët, të shprehurit e pakënaqësisë).

Mundësoni fëmijëve që në mënyrë të pavarur t’i zgjidhin situatat e konfliktit me moshatarët.

Page 43: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�1

�1

0- 2 vite 2-3 vite (24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. E pranon shkuarjen në shkollë (kopsht) pa shqetësim dhe hidhërim.

Nxiteni fëmijën që rregullisht të shkojë në kopshtin e fëmi-jëve dhe tregoni si mund të argëtohet me fëmijë të tjerë.

Page 44: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�2

�2

QASJA NDAJ TË MËSUARIT

Fëmijëria e hershme është periudhë kur fëmijët mësojnë si të nxënë dhe ata i qasen kësaj pjese të të nxënit në mënyra të ndryshme. Qasja ndaj të mësuarit paraqet bazë

për sferat e mbetura në procesin e të mësuarit dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve. Kjo sferë ka të bëjë me atë si mësojnë fëmijët, e jo me atë se çka mësojnë fëmijët.

Sipas natyrës së tyre fëmijët e vegjël janë kurioz dhe dëshirojnë të hulumtojnë. Një am-bient i menduar mirë, i cili e nxit iniciativën, kuriozitetin dhe interesin ndaj të mësuarit janë faktorë kyç që e avancojnë qasjen ndaj të mësuarit te fëmijëve të vegjël. Në këtë, gjithsesi, rol kyç kanë profesionistët të kyçur në proceset edukativo-arsimore gjatë fëmi-jërisë së hershme. Krijimi i ambientit pozitiv për të mësuar i stimulon fëmijët të hulumto-jnë, të zgjidhin probleme, të tregojnë shkallë të lartë të iniciativës, të nxitet kurioziteti i tyre dhe t’u jepet kurajë të parashtrojnë pyetje. Në një ambient të tillë, fëmijët zhvillojnë qasje pozitive ndaj të mësuarit, gjë që është e nevojshme për sukses të mëtejshëm në shkollë, por edhe në procesin e të mësuarit aktiv gjatë tërë jetës.

Qasja e fëmijëve ndaj të mësuarit ka të bëjë me shprehitë, dispozitat, dhe stilet e të mësuarit të cilët tregojnë për mënyrat e ndryshme në të cilët fëmija futet çdo ditë në procesin e të mësuarit. Më konkretisht, qasja ndaj të mësuarit ka të bëjë me kuriozitetin e fëmijëve dhe interesit, iniciativës të tij, qëndrueshmërisë dhe përkushtimit, kreativitetit dhe inventives, si dhe aftësisë për refleksion dhe interpretim.

Kjo sferë nuk ka të bëjë me aftësitë dhe shkathtësitë të cilat fëmijët i posedojnë, por me atë se si ato orientojnë dhe drejtojnë veten kah procesi i të mësuarit.

“Fëmijët mësojnë dhe shprehen në mënyra të ndryshme. Mënyrat e ndryshme në të cilët ato mësojnë, nuk janë dhe nuk duhet të kuptohen si deficit”17. Në procesin edukativo-arsimor shumë shpesh favorizohet qasja mediokritike. Pritet nga çdo fëmijë pa marrë parasysh aftësinë individuale, me një temp të njëjtë, në mënyrë identike dhe me sukses t’i përvetësojë përmbajtjet e parapara programore. Përvojat paraprake të fëmijës janë shumë të rëndësishme. Mënyrat se si fëmijët e shprehin qasjen e tyre ndaj të mësuarit varet edhe nga temperamenti i tyre, por edhe nga konteksti jetësor i secilit fëmijë veç e veç. Në procesin edukativo-arsimor duhet të respektohen specifikat socio-kulturore të mjedisit nga e ka prejardhjen secili fëmijë.

Familja, rrethi më i gjerë, cerdhja e fëmijëve, shkolla dhe të gjithë ata që drejtpërdre-jtë kanë ndonjë lidhje me zhvillimin dhe të mësuarit e hershëm të fëmijës, tregojnë për rëndësinë dhe vlerën e kësaj fushe në zhvillimin e mëtutjeshëm të secilit person.

Kurioziteti te fëmijët, interesat e tyre, iniciativa, këmbëngulja, inventiviteti dhe kreativ-iteti janë veçori të personalitetit të fëmijës të cilat zhvillohen në kuadër të fushave të

tjera të zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Të treguarit e rëndësisë së posaçme të secilës nga veçoritë e lartpërmendura si dhe përkujdesja dhe nxitja e mëtutjeshme në jetën e përditshme, veçanërisht në procesin edukativo-arsimor, është me rëndësi të jashtëzakonshme për fillim të suksesshëm në shkollë, por edhe për jetën e mëtutjeshme në përgjithësi. Secilit fëmijë duhet t’i mundësohet përfitimi i përvojës nëpër procesin e të mësuarit, të cilët i përgjigjen nevojave dhe mundësive të tij unike. Secili fëmijë është individ për vete. Fëmija ka potenciale unike, karakteristike vetëm për atë, të cilët duhet të nxiten dhe të kultivohen.

Qasja e fëmijës ndaj të mësuarit ka të bëjë edhe me motivimin, sjelljen dhe mënyrën kognitive të cilat fëmijët i demonstrojnë kur dicka të re mësojnë dhe çdoherë në situata të ndryshme. Fëmijët duhet të jenë të motivuar t’i përdorin njohuritë dhe shkathtësitë paraprakisht të fituara. Ato duhet të aftësohen edhe për mësim të përjetshëm.

Zhvillimi dhe kultivimi i kësaj sfere lë gjurmë në jetën e mëtutjeshme të secilit fëmijë.

Vlerat kyçe që priten nga fëmijët e moshës 0 – 6 vjeçe dhe janë bazë për përkufizimin e standardeve përmësim dhe zhvillim e hershëm në sferë.

Qasja ndaj të mësuarit ka të bëjë me:

Kurioziteti dhe interesi;

Iniciativa;

Këmbëngulësia dhe përkushtimi;

Kreativiteti dhe inventiviteti;

Refleksioni dhe interpretimi.

Procesi zhvillimor te fëmijët në kuadër të sferës – qasja ndaj të mësuarit zhvillohet në 2 nënsfera

I. NËNSFERA – Kuriozitet dhe iniciativa me standardet vijuese:

Standardi 1: Fëmija ka mundësi të mësojë punë të reja dhe të përfitojë përvoja të reja;

Standardi 2: Fëmija mund të ndërmerr iniciativë.

II. NËNSFERA – Kreativiteti dhe qëndrueshmëria me standardet vijuese:

Standardi 1: Fëmija tregon qëndrueshmëri në veprimtaritë e ndërmarra;

Standardi 2: Fëmija mund ta përdor kreativitetin e tij në veprimtaritë e përdit-shme;

Standardi 3: Fëmija mund të mësojë në mënyra të ndryshme nga përvojat e tij.

Page 45: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�3

�3

I. NËNSFERA: Kurioziteti dhe iniciativiteti Standardi 1: Fëmija mund të mësojë gjëra të reja dhe të fitojë përvoja të reja

0-2 vite2-3 г vite 3-4 vite 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija shikon përpara ose prapa në sende ose fytyra të ndryshme.

Nxiteni fëmijën ta ndjekë sendin të cilin e lëvizni përpara dhe prapa. Lëvizni edhe ju përpara dhe prapa.

1. Fëmija i shikon sendet e panjohura në rrethinë.

Luani me fëmijët duke përdorur sende të reja me ngjyra, forma dhe zëra të ndryshëm.

1. Fëmija pyet për njerëzit në rrethimin e tij.

Mundësoni fëmijëve që kanë më shumë turp të jenë kurioz. Nxitni që të parash-trojnë pyetje.

1. Fëmija parashtron pyetje që janë në lidhje me ndonjë tregim ose me ndonjë vep-rimtari paraprake.

Përgjigjuni fëmijës dhe çdoherë jepni informata shtuese.

1. Fëmija parashtron pyetje (Çka është kjo? Pse Hëna është e rrumbullakët? Si u linda unë?).

Mundësoni fëmijëve të pyesin. Çdoherë përgjigjuni pyetjeve të tyre.

1. Fëmijët zhvillojnë interes personal ndaj gjërave të caktuara (mbledhin vetura lodra, sende të ndryshme për të cilën kanë interes, kafshë në miniaturë).

Mundësoni fëmijës që të zhvillojë interes personal. Respektoni zgjedhjen e tij.2. Fëmija tregon interes dhe dëshiron të dijë më shumë për ndodhitë dhe tregimet që kanë të bëjnë me gjërat e panjohura (për shembull: për dinosaurus).

Mundësoni fëmijëve burime të ndryshme të fitimit të përgjigjes së pyetjeve të tyre (interesohet për dinosaurus, bleni lodër dinosaurus, gjeni ndonjë libër për dinosaurus).

2. Fëmija kthehet që ta zbulojë drejtimin nga vjen zëri/tingulli.

Përdorni ndonjë lodër za-nore që ta nxitni fëmijën ta zbulojë drejtimin e zërit.

2. Fëmija shtyp pullat që të shkaktojë zë.

Siguroni sende dhe lodra të cilët do t’i japin kurajë fëmijës të zbulojë sipas cilit parim punojnë (për shem-bull: kutia muzikore).

2. Fëmija parashtron pyetje: Çka? SI? Pse?

Lexoni fëmijës libra me të cilat do ta njoftoni me vende dhe kultura të ndryshme.

2. Fëmija me kujdes dëgjon tregime të reja ose kërkon t’i lexohet ndonjë libër i ri.

Përpiquni që fëmijës vazh-dimisht t’i tregoni tregime të reja ose t’i rrëfeni ndonjë ndodhi të re.

2. Fëmija parashtron pyetje për punët të cilët për herë të parë i vëren në rrethin e tij.

Ndërroni shpesh mjedisin në të cilën lëviz fëmija me përmbajtje të reja (lodra, sende), që të nxitni kuriozite-tin e tij.

3. Fëmija tregon interes për diskutime për përvoja të reja dhe ndodhi (dëshiron të bisedojë dhe të kuptojë diçka më shumë për ndonjë ngjarje që ka ndodhur më herët).

Bisedoni për tema të cilët janë me interes për fëmijët, nxiteni që të merr pjesë në diskutim.

Page 46: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 2: Fëmija mund të ndërpret iniciativën

0-2 vite2-3 vite 3-4 vite 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i buzëqeshet per-sonit të afërt që t’i tërheqë vëmendjen.

Përgjigjuni kësaj iniciative të fëmijës dhe kushtoni kujdes (buzëqeshni ose flisni fëmijës).

1. Fëmija e zgjedh lodrën e preferuar mes sendeve që ndodhen para tij.

Jepni fëmijës mundësi që të zgjedh lodrën, librin e ilustruar.

1. Fëmija inicion lojë vet-vetiu, me lodër ose send të caktuar që t’i ofrojë të luajë.

Mundësoni fëmijës shumë mundësi për lojë, individual-isht por edhe me fëmijë.

1. Fëmija jep ide si dëshiron të kalojë kohën.

Mundësoni fëmijës mjaftë hapësirë dhe kohë që të bëjë zgjedhje në veprimtari;

Planifikoni veprimtari në bashkëpunim me fëmijën.

1. Fëmija inicion ndihmë në situata të caktuara (për shembull: e pastron qumështin e derdhur).

Mbështeteni iniciativën e fëmijës dhe ofroni ndihmë.

1. Fëmija në mënyrë të pavarur bën seleksionimin nga materialet dhe sendet e ofruara për lojë.

Mbështetni fëmijën në zgjed-hjen e materialeve.2. Fëmija e lut shokun t’i bashkëngjitet në lojë (tregon iniciativë për lojë grupore).

Mbështetni fëmijën në veprimtari proshoqërore dhe tregoni efektet pozitive nga shoqërimi.

2. Fëmija shtiret se e hap derën me lodrën ose sendin i cili i ngjan çelësit.

Inkuadroni lodra të ndry-shme që kanë funksion të caktuar dhe nxiteni fëmijën t’i përdorë për qëllim të caktuar.

2. Fëmija fillon veprimtari të reja dhe ndërmerr rrezik (minimal), hip në karrige që të kapë ndonjë send për të cilin ka interes.

Mundësoni fëmijës veprim-tari të reja të cilat paraprak-isht do t’i sqaroni.

2. Fëmija propozon veprim-tari nga ato që ofrohen.

Bisedoni me fëmijët si të rriturit ndërmarrin iniciativë.

2. Fëmija në mënyrë të pa-varur zgjedh materiale për veprimtari (për shembull: kube për kullë).

Mundësoni fëmijës mjedis kreativ për lojë dhe veprim-tari, në të cilin do të mundet lirisht t’i shpreh iniciativat personale.

3. Fëmija bën plan për vep-rimtari personal dhe merr pjesë në të.

Nxiteni fëmijën që në mënyrë të pavarur të organizojë veprimtari dhe mbështetni idetë e tij.4. Fëmija, për arsye të intere-sit personal, merr pjesë në veprimtari të caktuara.

Mundësoni fëmijës të disenjoj dhe në mënyrë të pavarur të organizojë veprimtari dhe lojëra.

Page 47: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

II. NËNSFERA: Kreativiteti dhe qëndrueshmëria Standardi 1: Fëmija manifeston qëndrueshmëri në veprimet e ndërmarra

0-2 vite2-3 vite 3-4 vite 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija një kohë të shkurtër e ndal vëmendjen në një send të caktuar (e rrotullon lodrën në duar).

Nxiteni fëmijën që një kohë më të gjatë ta ndalë shikimin në ndonjë send ose lodër.

1. Fëmija e kërkon lodrën e preferuar.

Fshiheni lodrën dhe nxiteni fëmijën ta gjejë.

Nxiteni fëmijën që mos të heq dorë nga veprimtaria.

1. Fëmija vazhdimisht dëshi-ron t’i përsërisë veprim-taritë e preferuara.

Mundësoni fëmijës t’i luajë lojërat dhe veprimtaritë e preferuara

1. Fëmija është këmbën-gulës në përpjekjet që të vesh bluzën si duhet.

Respektoni dëshirën e fëmijëve për punë të caktuar (veshje të preferuar).

Komentoni në mënyrë pozi-tive këmbëngulësinë e tij.

1. Fëmija vazhdon me veprimtari (për shembull: të ngjyros, të rendisë kube), edhe pse fëmijët e tjerë kanë mbaruar me veprim-tarinë.

Ndihmoni fëmijën ta foku-sojë vëmendjen e tij.

1. Fëmija bën përpjekje që me sukses ta mbarojë veprimtarinë, i parashtron vetes qëllime, e ndjek planin e parashtruar me ndihmën e ndonjë të rrituri (çdo ditë e ujit lulen, çdo ditë e ushqen beniaminin e shtëpisë…).

Nxiteni fëmijën në këmbën-gulësinë e tij (për shembull: këtë javë do t’i japësh ujë maces).

2. Fëmija i ngre duart lart dhe qan derisa nuk e merrni në duar.

Dalloni këtë nevojë të fosh-njës dhe merreni në duar.

2. Fëmija një kohë më të gjatë luan me një lojë/lodër.

Vështroni fëmijën. Vëreni cilat veprimtari e interesojnë më shumë.

2. Fëmija një kohë më të gjatë përpiqet t’i rendis kubet.

Mundësoni fëmijës që të jetë këmbëngulës në veprim-tarinë (renditja e kubeve). Mos ja tërhiqni vëmendjen me punë të tjera (ç’kyçeni televizorin).

2. Fëmija insiston që vetë të hajë ose të pijë lëng nga gota.

Mbështeteni fëmijën në këmbëngulësinë e tij dhe lavdëroheni për punën të kryer me sukses.

2. Fëmija është i angazhuar në veprimtari të caktuara 5 – 10 minuta.

Nxiteni fëmijën në këmbën-gulësinë e tij dhe modifikoni pritjet e fëmijëve me nevoja të posaçme.

2. Fëmija e pranon sfidën dhe këmbëngul në veprim-tarinë edhe nëse paraqiten frustracione të mundshme.

Mundësoni fëmijës kohë të mjaftueshme si dhe mbështetje që ta kryejë detyrën ose lojën më të ndërlikuar me të cilën është angazhuar.

Page 48: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 2: Fëmija mund ta përdor kreativitetin e tij në veprime të përditshme

0-2 vite2-3 vite 3-4 vite 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i hulumton pël-lëmbët e duarve.

duke shikuar, duke i vënë në gojë dhe duke i prekur njëra me tjetrën

Nxiteni fëmijën në këtë vep-rimtari dhe stimuloni që të luajë me pëllëmbët e duarve.

1. Fëmija në mënyrë të ndryshme i përdor lodrat. I kombinon në mënyrë kreative (merr ndonjë send që i përngjan telefonit dhe shtiret sikurse flet).

Nxiteni fëmijën t’i për-dorë lodrat në mënyra të ndryshme dhe mundësoni qasje deri te materiali i mjaf-tueshëm; Bëni ndryshim të vazhdueshëm të materialeve që janë në disponim për fëmijët.

1. Fëmija e ndryshon destinimin e sendeve për përdorim të përgjithshëm (lugët dhe tenxheret si instrumente me të goditur).

Lejoni fëmijës t’i përdorë dhe t’i kombinojë lodrat dhe materialet nga jeta e përditshme.

1. Fëmija gjatë lojës shtiret dhe sajon në mendje punë (merr gazetë dhe shtiret se lexon).

Nxiteni fëmijën për lojëra simbolike dhe shfrytëzoheni imagjinatën e tij

1. Fëmija krijon loja dhe veprimtari të reja.

Mundësoni fëmijës të krijojë dhe t’i kompletojë veprim-taritë në mënyrën e tij.

1. Fëmija luan lojëra simbo-like (luan në rolin e shitësit, mjekut, mësueses, nënës, babait…).

Bashkohuni fëmijës në lojën simbolike dhe dramën, njof-toni me njerëzit, kulturat dhe vendet e ndryshme.

1. Fëmija i përsërit veprimet që më parë i ka parë (vazh-dimisht e lëshon sendin ose lodrën e zgjatur).

Në vazhdimësi zgjatjani lodrën dhe nxiteni që ta lëshojë atë nga dora.

2. E merr torbën e nënës dhe shtiret sikur se shkon në punë.

Vështroni fëmijën deri sa luan lojë simbolike dhe mbështeteni këtë veprimtari.

2. Fëmija trillon tregime dhe këngë gjatë veprimtarisë.

Krijoni mjedis në të cilën fëmija do të eksperimentojë dhe do ta përdorë imagji-natën e tij.

2. Fëmija bën ndryshime në tregimet e njohura, shton personazhe të tij dhe e ndry-shon rrjedhën e tregimit.

Nxiteni fëmijën për veprim-tari të tilla dhe argëtohuni së bashku duke krijuar tregime.

Page 49: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 3: Fëmija mund të mësojë në mënyra të ndryshme nga përvojat personale;

0-2 vite2-3 vite 3-4 vite 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i shtyp pullat e një lodre ose sendi të caktuar që të shkaktojë ndryshime të caktuara (zë, fotografi...).

Lejoni fëmijës qasje deri te sendet ose lodrat me pulla dhe nxiteni fëmijën që t’i shtyp me qëllim që të shkak-tojë ndryshime të caktuara.

1. Fëmija e përsërit lojën të cilën e ka luajtur ditën e mëparshme.

Komentoni kur fëmijë e për-dor përvojën dhe njohurinë e tij në situata të reja, duke përdorur gjuhë deskriptive.

1. Fëmija parashikon rezultatin e një veprimtarie të caktuar (për shembull: nëse nëna e vë tenxheren në shporet sigurisht që do të gatuajë).

Bisedoni me fëmijën dhe lejoni që me ju t’i shkëmbejë mendimet dhe idetë e tij për botën e cila e rrethon.

1. Fëmija rrëfen ndodhi nga e kaluara.

Flisni me fëmijën për punët që i ka parë, që i ka shikuar ose që i ka bërë.

1. Fëmija mendon me zë dhe flet derisa është i anga-zhuar në ndonjë veprimtari.

Parashtroni fëmijës pyetje të hapura me të cilat e nxitni të mendojë (për shembull: Çka nëse…?, Si ndryshe do të mundej…?).

1. Fëmija përdor metoda të ndryshme që t’i shprehë idetë e tij (rrëfen, vizaton, këndon).

Mundësoni fëmijës t’i shprehë mendimet dhe përvojat e tij në mënyra të ndryshme.

2. Fëmija ec ngadalë derisa mban gotë të mbushur me qumësht ose ujë me qëllim që mos ta derdhë.

Nxiteni fëmijën t’i dallojë pasojat e sjelljes së tij.

1. Fëmija planifikon veprim-tari dhe parashtron qëllime të cilët bazohen në përvojat paraprake.

Mundësoni fëmijës t’i shkëmbejë përvojat perso-nale të fituara më parë (për shembull: të rrëfejë për ato, të vizatojë...)

Page 50: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

ZHVILLIMI I GJUHËS, KOMUNIKIMIT DHE SHKRIM- LEXIMIT

Përvetësimi i gjuhës dhe përdorimi i drejtë i saj është shumë i rëndësishëm për funk-sionimin e secilit individ në shoqëri. Fëmijët e posalindur, pa marr parasysh prejard-

hjen e tyre kulturore, vijnë në botë të përgatitur të komunikojnë me zëra, gjestikulime dhe fjalë.

Përvetësimi i drejtë i gjuhës është proces kompleks i cili fillon me lindjen e fëmijës, dhe kryesisht kushtëzohet nga një numër i madh faktorësh. Me përvetësimin e gjuhës, fëmija në esencë përvetëson një sistem simbolik të fuqishëm dhe kompleks, që e zhvillon dhe e përsos gjatë tërë jetës. Shprehësia e fytyrës dhe komunikimi me trup me të cilin komu-nikojnë foshnjat më të vogla shpejtë zëvendësohet me “gugatje”, formimin e fjalëve dhe krijimin e fjalive.

“Është e njohur se popullata që di shkrim-lexim, sot është esenciale për përparimin e çdo shoqërie, si nga arsyet humanitare ashtu edhe nga arsyet ekonomike. Në nivel individu-al, të diturit shkrim-Lexim e determinon kualitetin e jetës, avancimin personal, krijimin e “imazhit” për veten dhe mundësia për funksionim të suksesshëm në botën bashkëkohore të zhvillimit të shpejt teknologjik. Të dish shkrim-lexim, do të thotë të kesh qasje deri te dituria. Ajo ofron mundësi për zgjedhje dhe vetë dëshmim. Në nivel nacional, funksioni dhe prosperiteti ekonomik i shoqërisë varet nga persona të edukuar mirë, me shkathtësi profesionale fleksibile dhe shumë të zhvilluara“.15

Gjuha u nevojitet fëmijëve që t’i shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre, por njëkohësisht ajo u nevojitet që t’i kuptojnë edhe personat të tjerë me të cilët ato përditë janë në ko-munikim.

Gjuha përvetësohet në kontekst të caktuar shoqëror dhe kulturor. Në fillim ajo është familja, si mjedis primar shoqëror e më vonë ajo është shkolla dhe mjedisi më i gjerë shoqëror.

Në zhvillimin e gjuhës dhe mësimi i shkrim-leximit, moment kyç është që fëmija të mund t’i demonstrojë shkathtësitë fillestare të tij nga gjuha amtare.

Pa marrë parasysh gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, gjuhën rome e të tjerë) mjedisi në të cilën fëmija çdo ditë gjendet duhet të jetë e pasur me gjuhë të shkruar dhe të folur.

“Ndikimet e jashtme të mjedisit, të mësuarit e shkathtësive specifike të të folurit si dhe dallimet e pasura kulturore, ndikojnë në përvetësimin e aftësive gjuhësore dhe komuni-kative“.16

Vlerat kyçe të cilët priten nga fëmijët dhe që janë bazë e përkufizimit të standardeve në kuadër të fushës së gjuhës, komunikimit dhe mësimit të shkrim-leximit janë këto:

Aftësia për të dëgjuar dhe për të kuptuar gjuhën e folur;

Të folurit e drejtë dhe elokuenca;

Shkathtësitë komunikuese;

Interesit për të lexuar libra;

Zhvillimin e aftësive për të shprehurit me shkrim;

Zhvillimi i ndjenjës për ekzistimin e dallimeve kulturore dhe gjuhësore.

Në kuadër të sferës gjuhë, komunikim dhe mësim i shkrim-leximit dallohen 3 nënsfera kyçe me standardet vijuese:

NËNSFERA – Komunikimi me ndihmën e së cilës fëmija i përgjigjet në mënyrë përkatëse gjuhës së folur, fillon t’i kuptojë, duke demonstruar shkathtësi orator-ike në komunikimin me rrethinën: Standardi 1: Fëmija mund të dëgjojë dhe të kuptojë gjuhën e folur;Standardi 2: Fëmija mund të fletë dhe të komunikojë;Standardi 3: Fëmija mund ta pasurojë fjalorin e tij dhe të tregojë përparim në të folurit e drejtë

NËNSFERA – Të lexuarit me ndihmën e së cilës zhvillohet interesi ndaj mate-rialeve të shtypur dhe të dalluarit e simboleve të shkruar dhe shkronjave:Standardi 1: Fëmija tregon interes për materialet e shtypura;

Standardi 2: Fëmija mund të dallojë simbole të shkruara dhe shkronja

NËNSFERA – Të shkruarit me ndihmën e së cilës fëmija fillon veprimtari (shkarravitje, të vizatuarit…) të cilët më tutje zhvillohen në shkathtësi për të shk-ruar, nëpërmjet të cilëve tregohen ide të caktuara: Standardi 1: Fëmija mund të inkuadrohet në veprimtari që janë në lidhje me të shkruarit;Standardi 2: Fëmija i tregon idetë e tij nëpërmjet simboleve të shkruar dhe shk-ronjave.

I.

II.

III.

Page 51: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

I. NËNSFERA – Komunikimi Standardi 1: Fëmija mund të dëgjojë dhe të kuptojë gjuhën e folur

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i lëviz duart dhe këmbët kur dëgjon zë të njohur.

Flisni me fëmijën gjatë veprimtarive të përditshme (derisa e ndërroni, ushqeni, lani).

1. Fëmija e drejton shikimin kah sendi për të cilin flitet (ku është macja...).

Në komunikimin me fëmijën parashtroni pyetje dhe nxiteni që të përgjigjet në mënyrë përkatëse.

1. Fëmija pasi që i dëgjon porositë e shkurtra verbale i përsëritë ato.

Derisa luani me fëmijën ose gjatë veprimtarive të përditshme nxiteni fëmijën të përsëritë ndonjë porosi të shkurtër.

1. Fëmija tregon dy gishtërinj kur e pyetni sa vjet i ka.

Nxiteni fëmijën t’u tregojë me gishtërinj sa vjet i ka.

1. Fëmija e kupton do-methënien e fjalëve të shqiptuara – vepron sipas instruksionit të përbërë prej disa veprimtarive.

Kërkoni nga fëmija të tregojë si lahen duart.

1. Fëmija inkuadrohet në bisedë, e kupton atë që e dëgjon dhe reagon në mënyrë përkatëse.

Filloni bisedë për veprimtaritë e përditshme të fëmijës, parashtroni pyetje dhe nxiteni fëmijën që të përgjigjet.

2. Fëmija e drejton shikimin kah fytyra e atij që flet.

Rrëfeni tregime ose këndoni këngë kur jeni me fëmijën.

2. Fëmija e luan kokën që të përgjigjet “po” ose “jo” në pyetjet e thjeshta (për shembull: A do ëmbëlsirë apo ndonjë lodër).

Parashtroni fëmijës pyetje të thjeshta dhe nxiteni që të përgjigjet në mënyrë përkatëse.

2. Fëmija i lidh fjalët me sende të caktuara.

Nxiteni fëmijën t’u tregojë një send të caktuar në rrethinë (Ku është tavolina?, Ku është lodra?, Ku është macja?, Ku është druri? E të tjerë).

2. Fëmija reagon në mënyrë përkatëse në fjalët e shqiptuara nga ana e një të rrituri.

Nxiteni fëmijën të përkulet dhe t’i shikojë këpucët e tij (Shiko sa të bukura i ke këpucët... )

2. Fëmija dëgjon një tregim më të gjatë dhe reagon me të qeshur në pjesët qesharake.

Lexoni ose rrëfeni fëmijës tregime qesharake ose argëtuese.

2. Fëmija e di rëndësinë e disa fjalëve speciale (për sh-embull: pediatër është mjek për fëmijë, dentist është mjek për dhëmbë).

Nxiteni fëmijën në të kup-tuarit konceptual të fjalëve dhe jepni kurajë fëmijës kur në mënyrë të drejtë do të përdorë ndonjë fjalë të re.

Page 52: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�0

�0

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija e kthen vëmend-jen që të fokusohet në ndonjë send ose person në të cilin shikon i rrituri.

Verbalizoni veprimin tuaj dhe drejtoni vëmendjen kah fëmija për sende të caktuara (për shembull: “Ja ku është nëna” , pasi që të shikojë përsëritni “Ta ma gjejë në-nën”).

3. Fëmija ndërpret veprim-tarinë kur i thuhet “jo, jo”.

Kujdesuni për fëmijën derisa lëviz dhe luan në afërsinë tuaj dhe nxiteni t’i ndërpresë veprimtaritë e caktuara duke i thënë “jo, jo”.

3. Fëmija e ndërpret të rriturin derisa lexon tregim dhe e pyet “Pse?”.

Ndërpriteni tregimin dhe përgjigjuni në pyetjen e parashtruar nga fëmija.

3. Fëmija përgjigjet në mënyrë përkatëse në urdhrin verbal.

Nxiteni që të përgjigjet në instruksionin verbal (“Sillma librin nga tavolina“.).

3. Fëmija me vëmendje dëgjon tregime që i rrëfe-hen, lexohen, në tregime në radio ose TV dhe kërkon sqarime plotësuese.

Lexoni fëmijës dhe çdo ditë përdorni stimulime të ndryshme verbale (bisedoni, përgjigjuni në pyetje, nxiteni që të parashtrojë pyetje).

3. Fëmija me lehtësi e rrëfen me fjalët e tij tregimin, ndonjë ngjarje për të cilën ka dëgjuar nga ndonjë person tjetër ose ndonjë seri tele-vizive, film, shfaqje teatrore.

Nxiteni fëmijën që vazhdi-misht të rrëfejë ndonjë tregim ose ngjarje, film, shfaqje teatrore. Me atë i përforconi shkathtësitë gjuhësore të fëmijës gjatë komunikimit.

4. Fëmija dëgjon tregim të shkurtër dhe të thjeshtë.

Rrëfeni fëmijës tregime të shkurtra dhe të thjeshta dhe nxiteni të dëgjojë me vëmendje.

Page 53: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�1

�1

Standardi 2: Fëmija mund të fletë dhe të komunikojë

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija lëshon zëra që të tërheq vëmendjen.

Përgjigjuni në mënyrë për-katëse për secilin vokalizim të foshnjës (shikoni, qeshuni ose përqafoni).

1. Fëmija përdor zëra nga gjuha e tij amtare.

Përsëriteni atë që e thotë fëmija dhe zgjeroni çdo vokalizim të tij.

1. Fëmija tregon fjali të ndërtuar nga 2 – 3 fjalë.

Tregoni fëmijës ndonjë send nga rrethi dhe nxiteni që ta emërtojë dhe ta vazhdojë fjalinë.

1. Fëmija përdor shprehje sociale të tipit “falemind-erit”, “urdhëroni”...

Jepni kurajë fëmijës t’i për-dorë këto shprehje çdoherë kur ajo është në vend.

1. Fëmija fillon diskutim dhe parashtron pyetje.

Inkuadroni fëmijën në bisedë çdoherë kur është e mundshme dhe përgjigjuni në pyetjet e parashtruara.

1. Fëmija i tregon idetë e tij në më shumë mënyra.

Inkuadroni fëmijën në ndonjë diskutim i cili është në interes të tij.2. Fëmija bisedon me moshatarët për ndonjë ngjarje (si ka kaluar në ditëlindje, në shëtitje, në pushim...)

Jepni kurajë diskutimit mes fëmijëve në grup.

3. Fëmija flet “vet me vete”, duke lëshuar zëra të ndry-shëm.

Qëndroni afër fëmijës dhe kur është në fazën “e të treguarit” jepni kurajë që të vazhdojë (për shembull:me mbështetje verbale: “Aj tregomë ende“...).

3. Fëmija imiton fjalë të thjeshta.

Nxiteni fëmijën të përsërisë fjalë të reja.

3. Fëmija përdor negacionin (jo) ose fjalë të thjeshta pyetëse (çka, përse).

Çdoherë përgjigjuni në mënyrë përkatëse pyetjeve të fëmijëve.

3. Fëmija flet mjaft qartë që të jetë i kuptuar nga ai që e dëgjon.

Nisni lojë në të cilën do ta nxitni fëmijën të përgjigjet në pyetjet.

3. Fëmija rrëfen tregim të cilin e ka dëgjuar (në pyetjen për çka bëhet fjalë në libër ose në film, përgjig-jet për një fëmijë, për një miqësi...)

Nxiteni fëmijën të rrëfejë pjesë të tregimit ose të filmit të cilin e ka parë.

3. Fëmija rrëfen përvojë ose përjetim të tij.

Nxiteni fëmijën të rrëfejë sipas kujtimit (si kalove në ditëlindje?.)

Page 54: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�2

�2

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

4. Fëmija përdor intonacion të ndryshëm të zërit gjatë rrëfimit të ndonjë ngjarjeje.

Jepni kurajë fëmijës të flet publikisht para një grupi më të vogël.5. Fëmija reciton vjershë me ndryshimin e intonacionit të zërit.

Nxiteni fëmijën të reci-tojë ndonjë vjershë dhe jepni kurajë të ndryshojë intonacionin e zërit me qëllim të theksimit të pjesëve të veçuara të vjershës.

Page 55: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�3

�3

Standardi 3: Fëmija mund ta pasurojë fjalorin e tij dhe të tregojë përparim në të folurit të drejtë

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija lajmërohet me zanore (a, u, e...).

Jepni kurajë fëmijës duke i kushtuar kujdes kur i lëshon zërat.

1. Fëmija përdor një fjalë që të komunikojë me të rriturin (thotë “lartë” kur dëshiron ta ngrenë nga shtrati).

Hetoni të folurit e fëmijës dhe përgjigjuni pozitivisht kërkesës së tij.

1. Fëmija imiton fjalë të cilët i dëgjon për herë të parë.

Mbështeteni këtë iniciativë të fëmijës dhe sqarojani rëndësinë e fjalës ose nxiteni që të shqiptojë në mënyrë të drejtë.

1. Fëmija përshkruan disa fytyra ose sende me përdor-imin e mbiemrave me qëllim të sqarimit më të mirë (i bukur, i keq, i vogël…).

Nxiteni fëmijën t’i sqarojë sendet ose fytyrat të cilat janë ne rrethimin e tij (çfarë është gjyshja, çfarë është lulja).

1. Fëmija i përshtat fjalët në gjini dhe në numër.

Jepni kurajë fëmijës që në mënyrë të drejtë ta përdorë gjininë dhe numrin gjatë rrëfimit dhe intervenoni nëse gabon.

1. Fëmija i njeh fjalët të cilat janë të ndryshme nga gjuha amtare.

Bisedoni me fëmijën për ekzistimin e gjuhëve të ndry-shme në bashkësinë vendore por edhe më gjerë.2. Fëmija e di kuptimin e kundërt të fjalës së dhënë (i vogël – i madh, ditë – natë, e ndritshme – e errët…).

Nxiteni fëmijën ta thotë kuptimin e kundërt të fjalës së dhënë (e hollë – e trashë, e madhe – e vogël, e bukur – e shëmtuar).

2. Fëmija “guget” me për-dorim të vazhdueshëm të zanoreve dhe bashkëtingël-loreve (ma, ga, ba…).

Përgjigjuni në mënyrë përkatëse duke e imituar të folurit e fëmijëve dhe vazhdoni me fjalë të cilat kanë kuptim.

2. Fëmija një kohë më të gjatë belbëzon në mënyrë të pakuptueshme.

Dëgjoni fëmijën me kujdes dhe përgjigjuni me bisedë përkatëse në belbëzimin e fëmijëve.

2. Fëmija sqaron fotografi ose vizatim me 3 -4 fjalë.

Jepni kurajë fëmijës të sqarojë vizatimin që e ka vizatuar dhe ndihmoheni në gjetjen e fjalëve të reja përkatëse.

2. Fëmija pyet për kuptimin e fjalëve të caktuara ose si quhet ndonjë send.

Përgjigjuni në pyetjet e para-shtruara nga ana e fëmijës dhe plotësoni me fjalë të cilat kanë kuptim.

2. Fëmija përdor fjalë të re ose pyet për kuptimin e ndonjë fjale të panjohur.

Nxiteni fëmijën ta pasurojë fjalorin dhe sqarojani kupti-min e fjalëve.

3. Fëmija merr pjesë në lojërat të cilët përfshijnë të folurit (plotëso fjalinë, vazhdo tregimin…).

Jepni kurajë fëmijës të përsh-kruajë, të rrëfejë ngjarje, ndodhi dhe nxiteni të përdorë fjalë të reja.

Page 56: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

II. NËNSFERA – Bazat e të lexuarit Standardi 1: Fëmija tregon interes për materialet e shtypura

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e bën shukë fletën e letrës ose gazetës.

Ofroni fëmijës fletë të letrës dhe me kujdes vëreni si manipulon me atë.

1. Fëmija e shikon koperti-nën e librit të ilustruar.

Ofroni fëmijës libër të ilus-truar dhe nxiteni t’i shikojë ilustrimet në kopertinë.

1. Fëmija tregon interes për librat e ilustruar.

Siguroni libra të ilustruar në afërsi të fëmijës, jepni që të zgjedhë një dhe ofroni që t’i lexoni.

1. Fëmija shikon në materia-le të ndryshme të shtypur.

Ofroni fëmijës të shikojë li-bra të ndryshëm të ilustruar, revista, etiketa të ushqimit.

1. Fëmija i dallon simbolet e shtypura në rrethin e tij.

Nxiteni fëmijën të dallojë ndonjë simbol të shtypur (logon e ndonjë çokollate të preferuar, lodrën e prefer-uar…).

1. Fëmija një kohë më të gjatë rri i ulur dhe e shikon librin e ilustruar ose ndonjë material tjetër të shtypur në pozicion të drejtë.

Ofroni fëmijës ndonjë libër dhe jepni kurajë që ta shikojë librin me shkronja të vendo-sura prej lartë poshtë. 2. Fëmija rrëfen ngjarje sipas fotografive të caktuara që i sheh për herë të parë.

Nxiteni fëmijën të rrëfejë përmbajtje pas i keni treguar disa fotografi.

2. Fëmija zgjatet kah libri i ilustruar me shumë ngjyra.

Zgjatjani librin e ilustruar fëmijës dhe jepni kurajë që të zgjatet kah ajo me qëllim që ta merr.

2. Fëmija zgjedh ndonjë libër të ilustruar dhe kërkon që t’i lexoni.

Përgjigjuni pozitivisht kërkesës së fëmijës, prak-tikoni këtë veprimtari më shpesh.

2. Fëmija vazhdimisht dëshi-ron që t’i lexoni tregimin e njëjtë.

Përgjigjuni pozitivisht dëshirës së fëmijës dhe tregojani ilustrimet e librave.

2. Fëmija tregon në libër se ku është teksti, e ku është fotografia.

Shikoni librin e ilustruar së bashku me fëmijën dhe jepni kurajë t’u tregojë ku janë fotografitë, e ku është shkruar teksti i librit.

2. Fëmija me përpikëri e shi-kon librin e ilustruar, duke i kthyer faqet e librit një nga një, prej përpara kah fundi.

Siguroni qasje fëmijës deri te librat e ndryshëm të ilus-truar dhe nxiteni fëmijën të merret me ato, duke i kthyer faqet e librit; ndihmoni që këtë ta bëjë në mënyrë të drejtë.

3. Fëmija e përdor librin që të merr ndonjë informatë.

Jepni kurajë fëmijës që tu sjellë librin në të cilin ka foto-grafi ose shkruan për diçka që atë e intereson (për disa kafshë, tregime të preferuara, dete, lumenj e të tjerë).

Page 57: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija ka kujdes për zërin e personit të rritur, derisa ai e mban në prehër dhe i lexon.

Uleni fëmijën dhe përpiquni që t’i lexoni libra, duke për-dorur zëra të ndryshme.

3. Fëmija tregon interes dhe shtiret se “i lexon” libër fëmijës më të vogël ose ndonjë lodre (kukullës, qenit maces…).

Nxiteni këtë veprimtari te fëmija dhe kujtojani që më shpesh t’u “lexojë” kukullave ose lodrave të preferuara që i ka.

4. Fëmija e di se libri ka titull, autor dhe ilustrime.

Mundësoni fëmijës qasje deri te librat e ndryshëm, revista të ilustruara dhe bisedoni për titujt e librave dhe si krijohen ato (kush i shkruan… emrin e autorit).

Page 58: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 2: Fëmija mund të dallojë simbole të shkruara dhe shkronja

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i shikon një kohë më të gjatë fotografitë dhe posteret në mure.

Vendosni fotografi të ndryshme në hapësirën ku qëndron fëmija.

Tregoni fëmijës ndonjë libër dhe tregoni fotografinë.

1. Fëmija e tregon fotografi-në e kërkuar të librit.

Nxiteni fëmijën t’u tregojë ndonjë fotografi nga ndonjë libër të ilustruar të njohur (ku është macja, ku është vajza…).

1. Fëmija i dallon logot e shtypura ose simbolet e sendeve të preferuara, ushqimeve (për shembull: etiketat e çokollatës së preferuar).

Nxiteni fëmijën ta zgjedh sendin e preferuar duke e dalluar simbolin ose logon në ambalazhe.

1. Fëmija e dallon librin e preferuar sipas fotografive ose simbolit të kopertinës.

Luteni fëmijën që ta sjellë librin e ilustruar duke ia treguar fotografitë dhe teks-tin e shkruar në kopertinë.

1. I dallon disa shkronja në tekstin e shkruar (shkro-njën O ose shkronjën e parë të emrit të tij).

Jepni kurajë fëmijës që t’u tregojë disa shkronja që kanë formën e rrethit (për shembull: shkronjën О).

1. Fëmija bën lidhjen e zërit me shkronjën e caktuar (o, a …).

Nxiteni fëmijën të shqiptojë ndonjë shkronjë të njohur të cilën do ta tregoni në ndonjë libër ose tekst;

Përdorni renditësh me shkronja.2. Fëmija i emërton shkro-njat në tekst të shkruar.

Jepni kurajë fëmijës që t’u emërtojë -dhe t’u tregojë shk-ronjat të cilët ju i caktoni.

Page 59: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

2. Fëmija i tregon fjalët në librin e ilustruar.

Kur i lexoni libër/libër të ilustruar fëmijës, tregoni pjesët të cilët janë me tekst dhe nxiteni që ta bëjë të njëjtën.

2. Fëmija e tregon fotografi-në e drejtë në libër kur e pyetni ta tregojë (“Ku është lulja?”, “Ku është qeni?”)

Lexoni shpesh fëmijës dhe kohë pas kohe pyeteni që të tregojë fotografi të caktuar.

2. Fëmija bën dallim mes shkronjave dhe simboleve të tjera.

Shikoni së bashku ndonjë libër të ilustruar dhe jepni kurajë fëmijës që t’u tregojë fotografinë e faqes ku ka shkronja në formë të tekstit.

2. Shtiret se lexon, duke shikuar në tekst të njohur.

Jepni kurajë fëmijës që ta mbajë librin e ilustruar të cilin e preferon dhe t’i shfle-tojë fletët një nga një.

3. Fëmija e njeh emrin e tij të shkruar në letër.

Shkruani disa emra dhe nxiteni fëmijën ta dallojë emrin e tij dhe jepni kurajë që t’i emërtojë shkronjat.

Siguroni fëmijës qasje deri te librat ose librat e ilustruar dhe nxiteni që të shikojë në ato dhe të rrëfejë.

4. Fëmija emërton 2 – 3 shk-ronja, duke i lidhur në varg.

Shkruani disa fjalë të shkur-tra dhe nxiteni fëmijën që t’i emërtojë shkronjat në varg.

Page 60: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

III. NËNSFERA – Bazat e të shkruarit Standardi 1: Fëmija mund të inkuadrohet në veprimtari që janë të lidhur me të shkruarit

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija eksperimenton me mjete për të shkruar (e rrotullon nëpër duar lapsin, stilografin, fllomasterin).

Ofroni fëmijës ndonjë fllo-master ose marker të madh dhe nxiteni që ta mbajë me të dy duart;

Tregoni se si hapet dhe mbyllet kapaku.

1. Fëmija në mënyrë spon-tane shkarravit në fletë të letrës pa drejtim dhe vend të caktuar.

Siguroni fëmijës letër dhe mjete për të shkruar (lapsa, kreonë, marker)

1. Fëmija shkarravit në mënyrë spontane, me një lëvizje duke bërë lëvizje rrethore.

Siguroni fëmijës mjete të ndryshme për të shkruar si dhe fletë të mëdha të letrës të vendosur në sipërfaqe horizontale dhe vertikale.

1. Fëmija vizaton me marker vija të shtrembra ose rrethe me më shumë lëvizje.

Jepni kurajë fëmijës në këtë veprimtari.

1. Fëmija vizaton forma të caktuara të cilët i përng-jajnë shkronjave (rreth në formë të shkronjës O).

Kur do të vizatojë rreth sqaroni fëmijës se ajo është shkronja O, bisedoni edhe për shkronjat të tjera dhe shkruani disa prej tyre.

1. Fëmija shkruan ose viza-ton forma të ndryshme me më shumë lëvizje.

Siguroni fëmijës mjaftë letër, tabakë dhe mjete për të shk-ruar dhe për të vizatuar dhe nxiteni që të shkruajë. 2. Fëmija shkruan shkronjë të dhënë duke e kopjuar.

Vizatoni ndonjë shkronjë ose ndonjë formë më të kompli-kuar të vijës dhe jepni kurajë fëmijës që ta shikojë dhe ta shkruajë vetë.

2. Fëmija bën pika në fletën e letrës me fllomaster të trashë.

Ofroni fëmijës fletë të letrës dhe një fllomaster të trashë dhe nxiteni të vërë pika në fletë.

2. Fëmija vizaton vija hori-zontale dhe vertikale me një lëvizje.

Jepni kurajë fëmijës në këtë veprimtari dhe siguroni lapsa, ngjyra, fllomasterë të ndryshëm.

2. Fëmija vizaton forma në rërë ose në dhe me një send të mprehur.

Nxiteni fëmijën të vizatojë rreth në sipërfaqe të rraf-shët të tokës ose rërës me ndonjë degë të mprehur.

2. Fëmija e kopjon formën e dhënë.

Vizatoni një formë të thjeshtë (vijë) dhe nxiteni fëmijën që ta vizatojë.

3. Fëmija në mënyrë të pavarur i shkruan shkronjat e emrit të tij.

Nxiteni fëmijën që ta shkru-ajë emrin e tij.

Page 61: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 2: Fëmija mund të tregojë idetë e tij nëpërmjet simboleve të shkruar dhe shkronjave

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija ia tregon fletën e shkruar dhe të vizatuar ndonjë personi tjetër.

Jepni kurajë dhe lavdëro-heni fëmijën për veprimtarin e tillë.

2. Fëmija shkarravit në fletën e letrës që të vizatojë diçka.

Nxiteni fëmijën që t’i tregojë idetë e tij dhe në këtë mënyrë jepni kurajë.

1. Fëmija imiton të shkruarit në lojë si një veprimtari që kryhet me qëllim.

Jepni kurajë fëmijës që të imitojë person të rritur i cili shkruan, ofroni fëmijës lloje të ndryshme të letrës, lapsave, fllomasterëve.

1. Fëmija vizaton send ose fytyrë nga rrethi i tij.

Nxiteni fëmijën që të viza-tojë macen, qenin, gjyshen, gjyshin ose ndonjë person tjetër të preferuar ose ndonjë send të njohur.

Ndihmoni, nëse është e nevojshme dhe lavdëroni sa mirë e ka vizatuar vizatimin.

1. Përdor të shkarravi-tura dhe vizatime të cilët i përngjajnë shkronjave, që të shkruajë ndonjë porosi.

Nxiteni fëmijën të shkruajë ndonjë kartolinë ose ftesë.

2. Fëmija shkarravit në një fletë të letrës që t’i shkruajë letër personit të njohur.

Jepni fëmijës fletë të letrës dhe ndonjë fllomaster dhe nxiteni që të shkruajë letër nënës, gjyshes së tij...

2. Fëmija vizaton vizatimin sipas ndonjë ngjarjeje.

Jepni kurajë fëmijës të vizatojë simbole të njohura ose fotografi.

2. Fëmija kërkon nga personi i rritur që t’i shkruajë diçka në lidhje me ndonjë ide të tij.

Përgjigjuni pozitivisht kërkesës së fëmijës.

Page 62: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�0

�0

ZHVILLIMI KOGNITIV DHE MARRJA E NJOHURIVE TË PËRGJITHSHME

Zhvillimi kognitiv ka të bëjë me rritjen e aftësive intelektuale dhe mentale te fëmijët. Më konkretisht bëhet fjalë për një proces progresiv i cili ndodh si rezultat i interak-

cionit të fëmijëve me objektet të tjera, subjekte dhe ndodhi të cilët ndodhin në rrethinën e tij. Zhvillimi kognitiv bashkon disa segmente siç janë: njohja, përpunimi, organizimi dhe përdorimi adekuat i informatës së dhënë. Procesi i zhvillimit kognitiv përfshin një kom-pleks të veprimtarive mentale si: hulumtimi, zbulimi, prezantimi, kategorizimi, klasifikimi dhe të mbajturit mend të informatave. Kjo sferë e zhvillimit të personalitetit të fëmijës, në të njëjtën kohë përfshin: “Si mendojnë dhe çka dinë fëmijët”*. Në periudhën parash-kollore zhvillimi kognitiv ka të bëjë me përfitimin e shkathtësive për vlerësim, të qenit kritik, zgjidhjes së problemeve, kuptimin e rregullave dhe koncepteve, si dhe vizuelizimit të mundësive dhe pasojave.

“Fëmijët nuk dallohen vetëm sipas mënyrës në të cilën i përfitojnë njohuritë e përgjith-shme, por edhe sipas mënyrës në të cilën ato mësojnë, mbajnë mend dhe kuptojnë”**.Për këtë shkak, në procesin edukativo-arsimor duhet t’i kushtohet kujdes më i madh mënyrës se si fëmijët i fitojnë njohuritë.

Zhvillimi kognitiv ka të bëjë me strategjitë të cilët fëmijët i përdorin për ta hulumtuar dhe të mësuar botën që i rrethon, derisa marrja e njohurive është proces nëpërmjet të cilit akumulohen informatat të cilat i fitojnë gjatë interakcionit me botën e jashtme, me qëllim që në mënyrë aktive të inkuadrohen në zgjidhjen e problemeve, si dhe rritjen e ndjenjës së tyre për të menduarit kritik.

Në kohën e fundit më shumë theksohet rëndësia e inteligjencës shoqërore dhe emocio-nale, si supozime të rëndësishme për përshtatjen dhe funksionimin e fëmijëve në mje-disin arsimor.

Njohuritë e reja të cilat fëmijët i kanë fituar janë bazë për veprimtarinë e tyre të përdit-shëm, duke e përfshirë këtu edhe qasjen e tyre ndaj të mësuarit. Stimulimi i zhvillimit kognitiv është bazë e suksesit të cilin fëmijët do ta arrijnë në procesin arsimor të më-tutjeshëm. Zhvillimi kognitiv nuk është proces i izoluar, ai varet nga shkalla e zhvillimit të fushave të tjera, para së gjithash shëndetit fizik dhe zhvillimit socio-emocional.

Page 63: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�1

�1

Proces zhvillimor në fushën e zhvillimit kognitiv zhvillohet në 4 nënsfera edhe atë:

Logjika dhe të menduarit;

Matematika dhe numrat;

Arti;

Shkenca

Nëpërmjet zhvillimit të shkathtësive matematikore dhe numerike nxitet zhvillimi i të shprehurit matematikor, zhvillimi i të menduarit logjik dhe zgjidhja e problemeve, zhvil-limi i shkathtësive që janë lidhje me përdorimin e numrave, operacioneve numerike dhe njësive matëse.

Të shprehurit artistik është komponentë shumë e rëndësishme në zhvillimin e personal-itetit të fëmijës si dhe përvojës së tij.

Fëmijët të cilët kanë pasur mundësi që në mënyra të ndryshme ta zhvillojnë fantazinë dhe kreativitetin e tyre, mësojnë si ta shprehin individualitetin e tyre, interesat, aftësitë dhe shkathtësitë e tyre. Duke luajtur ndërmjet tyre, fëmijët mësojnë nga njëri tjetri, shkëmbejnë përvojë dhe mësojnë t’i respektojnë dallimet në kulturë dhe të shprehur.

Fëmija në mënyrë të tij autentike di t’i shprehë ndjenjat e tyre nëpërmjet muzikës, teatrit, të vizatuarit, lëvizjes, e tërë kjo si pjesë e zhvillimit të tij kognitiv.

Vlerat kyçe të cilët priten nga fëmijët e moshës 0 – 6 vjeç dhe janë bazë për përkufizimin e standardeve lidhur me të mësuarit dhe zhvillimin e hershëm në sferën e zhvillimit kog-nitiv dhe përfitimit të njohurive të përgjithshme janë:

Aftësia e fëmijëve për të menduar;

Aftësia për përfitimin dhe shfrytëzimin e informatave të reja;

Aftësia për zgjedhjen aktive të problemeve, në varshmëri nga stadi i tyre i zhvil-limit;

Aftësia për të menduarit kritik.

Në kuadër të sferës Zhvillimi kognitiv dhe njohuri të përgjithshme, shqyrtohen këto stan-darde:

NËNSFERA – Logjika dhe të menduarit

Standardi 1: Fëmija demonstron aftësi të hulumtojë dhe të zbulojë.

NËNSFERA – Matematika dhe numrat

Standardi 1: Fëmija demonstron njohuri për sasinë, numra dhe të numëruarit;

Standardi 2: Fëmija demonstron aftësi për të klasifikuar dhe kategorizuar

NËNSFERA - Shkencë

Standardi 1: Fëmija fiton informata për rrethin nëpërmjet vëzhgimit dhe manipu-limit;

Standardi 2: Fëmija i vëzhgon dhe përshkruan karakteristikat e botës së gjallë (bimët dhe kafshët);

Standardi 3: Fëmija i vëzhgon dhe përshkruan karakteristikat e natyrës së vdekur;

Standardi 4: Fëmija fiton njohuri për njeriun si qenie të gjallë dhe qenie shoqërore.

NËNSFERA - Art

Standardi 1: Fëmija demonstron aftësinë të dallojë zëra/tinguj të ndryshëm;

Standardi 2: Fëmija demonstron interes për pjesëmarrjen në veprimtari muzikore;

Standardi 3: Fëmija demonstron interes për pjesëmarrjen në forma të ndryshme të kreativitetit vizual.

I.

II.

III.

IV.

Page 64: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�2

�2

I. NËNSFERA: Logjika dhe të menduarit Standardi 1: Fëmija është i aftë të hulumtojë dhe të zbulojë gjëra të reja

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Shikon ose kthehet me trup që ta ndjek lodrën ose sendin i cili është në lëvizje.

Në vazhdimësi tregoni dhe fshihni një lodër të caktuar para syve të fëmijës.

1. Fëmija e shtyp pullën e TV-së ose radios dhe i kupton pasojat.

Lejoni që t’i hulumtojë apa-ratet e amvisërisë derisa e mbikëqyrni.

1. Fëmija di të përdor lodrën mekanike.

Lejoni fëmijës qasje deri te ndonjë lodër mekanike ose send i cili mund të hapet dhe të mbyllet, të vidhoset dhe të zhvidhoset.

1. Fëmija zbulon mënyrë të re të përdorimit të ndonjë lodre ose sendi (shikon si ndërtohet kulla dhe përpiqet ta bëjë të njëjtën, përdor kapak të tenxheres si timon të veturës).

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet e sigurta që janë për përdorim shtëpiak; nxiteni fëmijën që të zbulojë si dhe pse përdoret.

1. Fëmija hulumton lloje të ndryshme të sendeve dhe materialeve.

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet dhe materialet e sigurta të cilët ai mund t’i përdorë.

1. Fëmija çmonton dhe përsëri i monton lodrat/sen-det e ndryshme.

Mundësoni fëmijës qasje deri te lodrat ose sendet mekan-ike të cilët çmontohen dhe montohen.

2. Fëmija zbulon një send të fshehur pjesërisht.

Fshihni lodrën e preferuar nën ndonjë mbulesë dhe nxitni veprimtari te fëmija që ta gjejë lodrën.

2. Fëmija hap sirtarë dhe dollap që të zbulojë çka ka në ato.

Lejoni fëmijës të hapë dhe të mbyllë sirtarë dhe dollap dhe nxiteni t’u tregojë pse e bënë këtë.

2. Fëmija derdh ujë në rërë (në dhe) që të bëjë baltë.

Mundësoni fëmijës të luajë me rërë, dhe ndihmoni që të bëjë baltë. Sqaroni se dheu ose rëra kur bashkohen me ujë zbuten dhe me ato mund të bëhen figura.

2. Fëmija përdor vegla për të hulumtuar (përdor thjerrë që të sheh ndonjë send).

Mundësoni fëmijës qa-sje deri te sendet të cilët ai mund t’i manipulojë.

2. Fëmija parashtron pyetje për punë që i sheh dhe që i dëgjon.

Nxiteni fëmijën të parashtro-jë pyetje dhe ofroni përgjigje (Çka ndodh nëse e bën këtë?, Pse ndodh ajo?).

2. Fëmija vëzhgon dhe disku-ton për ndryshimet të cilët i vëren (për shembull: këtu ka ndërtesë të re, më parë nuk ka pasur).

Nxiteni fëmijën t’i vërejë ndry-shimet dhe gjendjet e krijuara në rrethinë dhe bisedoni për ato.

Page 65: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�3

�3

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija vazhdimisht e lëshon lodrën të cilën ia zgjatni dhe vëren çka do të ndodh.

Zgjatjani lodrën e lëshuar dhe nxiteni që ta përsërisë veprimtarinë.

3. Fëmija e vendos topin në sipërfaqe të lakuar dhe vëren se si ai rrotullohet.

Demonstroni këtë veprim fëmijës dhe nxiteni që disa herë në mënyrë të pavarur ta përsëris.

3. Fëmija fillon t’i kuptojë lidhjet shkak-pasojë (nëse e mbyll radion, do të jetë qetë).

Mundësoni fëmijës të hulumtojë me sendet dhe t’i vërejë efektet (për shembull: errët- me dritë, e qetë- me zë të lartë).

3. Fëmija merr pjesë në veprimtari të thjeshta hulumtuese (për shembull: përkulet që t’i merr erë kutitë e ndryshme me qëllim që të zbulojë çka ka në ato).

Nxiteni dhe mbështeteni kuriozitetin te fëmijët.

3. Fëmija parashikon çka do të ndodh, në bazë të vëzhgimit dhe hulumtimit. Ai e teston supozimin e tij.

Jepni fëmijës një magnet dhe disa pulla të metalit, nxiteni që ta përdor magnetin edhe me sende të tjera të metalit.

4. Fëmija zgjidh probleme nëpërmjet vëzhgimit dhe hulumtimit (për shembull: shton një sasi më të madhe të ujit në rrotën e mullirit, që ta shpejtojë lëvizjen e rrotës).

Mundësoni qasje deri te lod-rat ose sendet për përdori-min e përgjithshëm të cilët fëmija do t’i hulumtojë sipas cilit parim punojnë dhe për se përdoren.

4. Fëmija radhit kube njëri mbi tjetrin, që të sheh në çfarë lartësi do të bien.

Mundësoni fëmijës qasje deri te lodrat dhe sendet e ndry-shme si dhe mjetet ndihmëse për mësim, për hulumtim dhe për vëzhgim.

Page 66: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

II. NËNSFERA: Matematika dhe numrat Standardi 1: Fëmija demonstron njohuri për sasisë, numrat dhe numërimin

0- 2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija përdor gjestikuli-min kur kërkon “ende”.

Inkuadroni fëmijën në lojën me topa ose sende të tjera më të imta, fshihni dhe tre-goni ato në vazhdimësi.

1. Fëmija e zgjat gotën e zbrazët dhe kërkon ende ujë ose lëng…

Merreni gotën, pohoni fëmijës se është e zbrazët, mbusheni me përmbajtjen e kërkuar dhe kthejani duke i sqaruar se është e plotë.

1. Fëmija përmend numra gjatë lojës (vjershë me numra, i numëron shkallët, lodrat kubet).

Mundësoni fëmijës të reci-tojë vjersha dhe të luajë loja ku përmenden numrat.

1. Fëmija përmendsh numëron deri më 5.

Tregoni fotografi të ndonjë kafshe të preferuar (mace, qen) dhe nxiteni që t’i numërojë këmbët, veshët, sytë.

1. Fëmija i identifikon pjesët e një tërësie (gjysma e mol-lës, gjysmë gotë lëng).

Mundësoni fëmijës që gjatë kohës së ngrënies të merr pjesë në veprimtaritë të cilët janë të lidhur me matje dhe numërim (nëpërmjet veprimtarisë tregoni fëmijës se numrat përcaktojnë një masë ose sasi të caktuar).

1. Fëmija e emërton numrin në tekstin e dhënë.

Tregoni libër me numra dhe shkronja ose shkruani numra dhe shkronja dhe nxiteni që të tregojë ku është numri.

2. Fëmija thotë cili numër vijon pas ose cili i paraprin numrit 5.

Nxiteni fëmijën t’u tregojë cili është numri që vijon pas numrit (për shembull: 5 ose cili është numri para numrit 5);

Përsëriteni këtë veprim më shpesh dhe lidheni me ndonjë shprehje.

2. Fëmija tregon me gishta sa vjet ka.

Pyetni fëmijën t’u tregojë me gishtërinj sa vjet ka;

Nxiteni që t’u tregojë 1 ose 2 gishtërinj.

3. Fëmija e zgjat një kub (ose ndonjë send tjetër) sipas kërkesës.

Mundësoni fëmijës qasje deri te kubet ose sendet tjera dhe jepni instruksion t’u zgjat një kub (“Më jep vetëm një kub”… “Tani më jep 2 kube”...).

2. Fëmija kërkon 2 mollë sepse dëshiron që njërën t’ia jep shokut.

Pyetni fëmijën sa mollë janë të nevojshme për atë dhe për shokët e tij.

2. Fëmija lidh numër me sende të caktuara, zbulon se ka numër të mjaf-tueshëm të pjatave për secilin fëmijë.

Luani me kube ose sende të tjera dhe luteni fëmijën t’u jep dy, tre kube.

Nxiteni fëmijën që t’u tregojë sa pjata duhet të vendosni në tavolinë që të ketë për të gjithë.

3. Fëmija i njeh numrat prej 1 – 10.

Shkruani numrat dhe nxiteni që t’u tregojë cili është numri.

Luani letra ose lojëra të tjera ku ka tallonë me numra.

Page 67: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite (36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija i përdor numrat për më shumë punë (Sa vjet ka?, Sa të holla ka në portofol?, Sa mollë ka në tavolinë?, Cili është numri i rrugës së tij...).

Nxiteni fëmijën që t’i përdorë numrat në komunikimin e përditshëm dhe bisedoni me atë ku përdoren numrat.

4. Fëmija e thotë numrin e rrugës në të cilën jeton.

Nxiteni fëmijën që me saktësi ta mësojë adresën dhe num-rin e rrugës.

4. Fëmija përmendsh numëron deri në 10.

Nxiteni fëmijën të numërojë deri në 10 dhe jepni kurajë që t’u tregojë numrat sipas radhitjes.

5. Fëmija e lidh sasinë me simbolin e numrit – fëmija numëron 6 kube dhe i vë afër numrit 6.

Jepni fëmijës kube ose sende të tjera (gurrë) dhe vizatoni në një fletë të letrës numra prej 1 – 10.

Nxiteni fëmijën që të numërojë 6 sende dhe t’i vërë afër numrit 6.

Page 68: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 2: Fëmija demonstron aftësi për klasifikim dhe kategorizim

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e lidh kapelën me kokën (e vë dhe e heq kapelën nga koka e kukullës ose ndonjë personi të rritur që e ka të afërt.).

Tregoni fëmijës si vihet dhe hiqet kapela nga koka dhe nxiteni që të përpiqet ta bëjë këtë në mënyrë sa më të pavarur.

1. Fëmija grupon disa sende sipas madhësisë, me asistencë.

Vendosni kube me madhësi të ndryshme dhe vendosni fëmijën që me ndihmën tuaj, t’i ndajë të voglat nga të mëdhatë.

Tregoni fëmijës fotografi dhe nxiteni që t’u tregojë vetëm ato në të cilët ka kafshë.

1. Fëmija i grupon fëmijët si “bebe” dhe “fëmijë të mëdhenj”.

Nxiteni fëmijën të flet për fëmijë të tjerë, të cilët janë bebe ose që janë fëmijë të mëdhenj.

1. Fëmija i grupon topat, kubet dhe ballonët e cak-tuar sipas ngjyrës (i kuq, i verdhë, i kaltër, i gjelbër) dhe i vë në kuti të ngjyrosur në mënyrë përkatëse.

Vendosni: topa të kuq, të verdhë dhe të gjelbër, kube të kuq, të kaltër dhe të gjelbër, ballonë të kuq, të verdhë, të kaltër dhe të gjelbër, kuti nga kartoni me ngjyrë të kuqe, të verdhë, të kaltër dhe të gjelbër.

Nxiteni fëmijën që t’i vërë sendet në kutitë e kartonit të ngjyrosur në mënyrë përkatëse.

1. Fëmija vëren veçori të kontrastit te sendet (i madh –i vogël, i gjatë – i shkurtër, i lehtë – i rëndë) dhe e bën grupimin e tyre.

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet e ndryshme me veçori të caktuara dhe nxiteni fëmijën që t’i organi-zojë dhe t’i kategorizojë sipas më shumë veçorive (për shembull: të hollë e të gjatë në kuti me ngjyrë të gjelbër).

1. Fëmija i përshkruan vep-rimtaritë ditore sipas kohës së ndodhjes së tyre.

Bisedoni me fëmijën për veprimtaritë e tij ditore dhe nxiteni që të tregojë çka bën në mëngjes e çka në mbrëmje.

Shikoni piktura dhe fotografi të përbashkëta në të cilët janë treguar veprimtari të ndryshme të cilët ndodhin në mëngjes, në drekë dhe në mbrëmje.

Nxiteni fëmijën që në mënyrë të pavarur të përshkruajë një ngjarje e cila zhvillohet në mëngjes dhe në drekë në përditshmërinë e tij.

Page 69: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

2. Fëmija i ndanë kapakët nga tenxheret.

Nxiteni fëmijën ta vërë kapakun në njërën anë kurse tenxheren në anën tjetër.

2. Fëmija në mënyrë të pavarur grupon sende sipas formës.

Jepni fëmijës forma të ndryshme (topa, kube) dhe nxiteni që t’i veçojë njërën nga tjerët.

2. Sipas udhëzimit gojor fëmija i vendos sendet në vendin përkatës.

Nxiteni fëmijën që ta “fsheh” topin pas vetes ose t’i vërë lodrat në vendin përkatës (për shembull: automobilin ta vërë në garazh, topin nën tavolinë, kukullën në karrige e të ngjashme.).

2. Fëmija i numëron objek-tet që janë: para tij, pas tij, nën atë, larg nga ai).

Mundësoni fëmijës që t’i vështrojë objektet lartë, poshtë dhe përreth tyre (mo-bilia, lodra, pajisje, drurë e të ngjashme), pastaj nxiteni fëmijën t’i numërojë të gjithë objektet që i shikon, e që gjinden mbi atë, pastaj ato që janë nën atë, ato që janë

2. Fëmija kategorizon pulla sipas numrit të vrimave.

Nxiteni fëmijën që t’i ndajë vetëm ato pulla të cilat kanë 2 vrima. Përsëriteni këtë vep-rimtari me pullat me 4 vrima.

3. Fëmija e mbulon sendin më të vogël me send më të madh.

Jepni fëmijës 2 gota me madhësi të ndryshme, ktheni me fundin kah lartë dhe nxiteni fëmijën që ta mbulojë gotën më të vogël me gotë më të madhe.

3. Fëmija i rëndit sendet sipas gjatësisë, prej më të shkurtës deri te më e gjata ose anasjelltas.

Jepni fëmijës laps (ose ndonjë send tjetër) me gjatësi të ndryshme dhe kërkoni ta ndajë lapsin më të shkurtër ose lapsin më të gjatë dhe ta vërë si të parin në varg.

3. Fëmija vizaton shabllon në pozitë të dhënë (para- prapa, brenda – jashtë, preken – nuk preken).

Me ndihmën e shabllonit fëmija vizaton në një fletë të letrës: katror, trekëndësh, në katrorin e vizatuar vizaton rreth, në rrethin e vizatuar vizaton trekëndësh, në katrorin e vizatuar vizaton trekëndësh.

Page 70: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

4. Fëmija emërton (identi-fikon) pozicionin në radhë: UNË JAM I PARI, TI JE I DYTI.

Nxiteni fëmijën ta thotë radhitjen e vargut;

Mundësoni fëmijës veprim-tari të përditshme në të cilat ai do të kategorizojë, do të klasifikojë ose do të radhitë objekte dhe ngjarje sipas radhitjes së caktuar.

4. Fëmija kategorizon sende në seri, sipas më shumë veçorive (ngjyra, madhësia, forma)

Mundësoni fëmijës qasje deri te sendet e ndryshme dhe nxiteni që t’i kategorizojë sipas veçorive të ndryshme, që mund të jenë në seri apo individuale.

Page 71: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

III. NËNSFERA: Shkenca Standardi 1: Fëmija fiton informata për mjedisin dhe rrethinën, nëpërmjet vërejtjes dhe manipulimit.

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija vë në gojë sendin të cilin e mban në dorë, e nxjerr nga goja e shikon dhe përsëri e vë në gojë.

Zgjidhni lodra të thjeshta dhe që nuk janë të rrezik-shme dhe zgjatjani fëmijës që të mund t’i hulumtojë.

1. Fëmija i lidh punët që ndodhin (godet dy sende që ta dëgjojë zërin).

Mundësoni fëmijës të manipulojë me sende të ndryshme.

1. Fëmija i tregon pjesët përbërëse të ndonjë sendi.

Mundësoni fëmijës të hu-lumtojë sende dhe nxiteni që të tregojë pjesë të caktuara të sendeve.

1. Fëmija i njofton sendet dhe dukuritë nëpërmjet përdorimit të shqisave (kjo është e butë, lulja ka erë të mirë…).

Mbështeteni dhe nxiteni fëmijën të fitojë njohuri duke i përdorur të gjitha shqisat.

1. Fëmija mbledh sende të ndryshme të cilët i mbledh derisa është në lëvizje.

Nxiteni fëmijën të hulumtojë sende të reja të rrethimit të tij.

1. Fëmija përdor sende standarde (magnet, thjerrë e të tjerë) që të hulumtojë rrethinën.

Mundësoni dhe nxiteni fëmi-jën të zbatojë dhe të përdorë sende të tjera, me qëllim që ta kuptojë dhe hulumtojë rrethinën.2. Fëmija eksperimenton me sende dhe materiale të rrethinës (bën brumë, baltë....).

Mundësoni fëmijës që të vëzhgojë eksperimente të ndryshme, të kryejë eksperi-mente elementare të sigurta, t’i përshkruajë dhe t’i njehë në fotografi.

Page 72: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�0

�0

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

2. Fëmija shtyp pullat e ndonjë lodre ose sendi që ta vërë në lëvizje.

Demonstroni dhe sqaroni fëmijës si mund të përdo-ren sendet, me qëllim që të munden të shfrytëzohen më mirë.

2. Fëmija e vëren dallimin mes sendeve të caktuara (për shembull: të madhë-sisë).

Mundësoni fëmijës që të hulumtojë sende të ndry-shme, t’i vërejë ngjashmëritë dhe dallimet e tyre, si dhe të parashtrojë pyetje për të tjerët.

2. Fëmija vëzhgon dhe njeh relacione shkak – pasojë mes sendeve.

Nxiteni fëmijën të vëzhgojë dhe të demonstrojë lidhsh-mërinë ndërmjet sendeve (më e vogla mund të ven-doset në më të madhen, që të lëviz vetura duhet të ketë rrota e të tjera.).

2. Fëmija përdor sende jos-tandarde për ta hulumtuar rrethimin (me shkop gropon tokën).

Mundësoni dhe nxiteni fëmi-jën që të përdorë alternativa të ndryshme si dhe sende të tjera, me qëllim që ta hulum-tojë rrethimin.

3. Fëmija identifikon, përsh-kruan dhe krahason sende, dukuri dhe kuptimin e tyre (përshkruan dallimin mes ujit dhe akullit, gurit dhe dheut…).

Çdoherë gjeni kohë për veprimtari të ndryshme në të cilat fëmija do të mundet në mënyrë të pavarur të hulum-tojë dhe të kuptojë.4. Fëmija kërkon dhe mbledh informatë nga rrethina duke i përdorur shqisat, duke vë-zhguar dhe duke biseduar.

Nxiteni fëmijën të përdorë sende dhe pajisje të tjera gjatë mbledhjes së të dhë-nave themelore për sendet dhe dukuritë e mjedisit.

3. Fëmija pyet: “Çka është ajo?” nëse sheh ose dëgjon diçka të panjohur.

Çdoherë sqaroni fëmijës për dukuritë ose sendet të cilët janë të panjohura për të e që tregon interes për ato.

Nxiteni që t’i përdorë ato dhe jepni kurajë.

3. Fëmija lidh sende të caktuara me fenomene natyrore (kur bie shi, kërkon ombrellë).

Nxiteni fëmijën të vëzhgojë dhe të demonstrojë lidhsh-mërinë ndërmjet sendeve me fenomenet natyrore (kur bie shi përdorim ombrellë e të tjerë).

5. Fëmija i njeh shfaqjet vizuale (fotografi, maket e të tjerë) në sendet dhe dukuritë e mjedisit.

Mundësoni fëmijës që të kup-tojë rrethinën e afërt nëpër-mjet mënyrave të ndryshme të shfaqjes së të vëzhguarës (vizatim, fotografim, incizim e të tjerë.

Page 73: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�1

�1

Standardi 2: Fëmija i vëren dhe i përshkruan karakteristikat e botës së gjallë (bimët dhe kafshët)

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija shikon lule me ngjyra të ndryshme në vazo ose në beniaminët e shtëpisë, të cilët lëvizin në rrethinën e tij.

Mundësoni fëmijës që të vëzhgojë bimë dhe kafshë të ndryshme (lodra ose të gjalla).

1. Fëmija e vëzhgon lëvizjen e peshqve në akuarium.

Mundësoni fëmijës qasje deri te akuariumi dhe nxiteni që t’i shikojë peshqit.

1. Fëmija tregon bimë dhe kafshë të caktuara në foto-grafi ose në natyrë.

Nxiteni fëmijën të vërejë dhe të shikojë ndonjë bimë apo kafshë të caktuar.

1. Fëmija emërton pjesë të trupit të kafshëve të caktuara.

Siguroni qasje deri te librat ose librat e ilustruar me bimë dhe kafshë dhe nxiteni që t’i përshkruajë.

1. Fëmija i dallon dallimet mes bimëve dhe kafshëve të caktuara (dru i lartë, lule e ulët, kafshë e vogël e të tjerë).

Mbështeteni fëmijën të kup-tojë nëpërmjet të vëzhguarit dhe zbatimit të të gjitha shqisave.

1. Fëmija emërton dhe e kupton dobinë nga bimët dhe kafshët e caktuara.

Nxiteni fëmijën të flet për dobinë nga vitaminat të cilët gjenden në pemët ose peri-met ose për rolin e disa kaf-shëve shtëpiake (kali, lopa...) në ushqimin e fëmijëve.

2. Fëmija lidh zëra të caktuar me fotografi të kafshëve të caktuar (ma-cen me “mjau”, qenin me “ham-ham”, bretkosën me “kre-kre”…).

Nxiteni fëmijën të imitojë zëra të kafshëve të cilët i sheh në afërsi të tij ose të fotografive të kafshëve nga librat e ilustruar.

2. Fëmija sipas kërkesës emërton bimë dhe kafshë të caktuara.

Nxiteni fëmijën të emërtojë bimë ose kafshë të caktuar.

2. Fëmija di se bimët dhe kafshët rriten dhe ndry-shohen (macja e vogël do të rritet...).

Mundësoni fëmijës që të vëzhgojë bimë dhe kafshë në stinë të ndryshme të vitit si dhe të ushqyerit e tyre (ujitja me ujë, pirja e ujit, të ushqyerit e kafshëve).

2. Fëmija e di se bimëve dhe kafshëve u nevojitet uji dhe ushqimi ( e ushqen macen ose e ujit lulen).

Mundësoni fëmijës që të merr pjesë në veprimtari për përkujdesjen e bimëve dhe kafshëve (ujitja e luleve, kujdesi për beniaminin e shtëpisë e të tjerë).

2. Fëmija tregon kujdes dhe interes për bimët dhe kafshët (e ujit lulen, i ushqen peshqit në akuarium...)

Inkuadroni fëmijën në veprimtarinë për mbjelljen, ujitjen, të ushqyerit e bimëve dhe kafshëve.

Page 74: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�2

�2

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija përkulet që t’i merr erë lules në vazo.

Mundësoni fëmijës të prekë dhe t’i merr erë bimëve dhe luleve në rrethinën e tij.

3. Fëmija e dëgjon këndimin e zogut dhe kërkon nga të rriturit të dëgjojnë.

Përgjigjuni kërkesës së fëmi-jës dhe flisni për atë çfarë zëra lëshojnë kafshët e tjerë.

3. Fëmija emërton një numër të caktuar të fak-torëve të cilët ndikojnë në botën e gjallë (kafshëve u nevojitet ushqimi, bimëve u nevojitet uji dhe dielli).

Bisedoni dhe ofroni infor-mata për faktorë të cilët pozitivisht dhe negativisht ndikojnë në botën e gjallë;

Inkuadroheni në veprimtari ekologjike.

3. Fëmija emërton mjedise të ndryshme jetësore në të cilat ekziston bota e kafshëve).

Çoni fëmijën në shëtitje në natyrë dhe nxiteni kuriozite-tin e tyre;

Bisedoni për kafshë të ndry-shme.

4. Fëmija e rrotullon gjethin e ndonjë bime në duar e shqyen dhe e bën shuk.

Zgjatjani fëmijës një gjeth më të madh të ndonjë druri ose ndonjë frutë dhe nxit-eni që ta hulumtojë duke e rrotulluar nëpër duar, duke e shtypur, duke ndrydhur…

4. Fëmija i di dallimet themelore mes botës së gjallë dhe botës së vdekur – nga paleta e fotografive bën 2 grupe – fotografi të natyrës së gjallë dhe natyrës së vdekur.

Shikoni së bashku me fëmi-jën fotografi të kafshëve, bimëve dhe natyrës së vdekur dhe nxiteni fëmijën t’i ndajë njëra nga tjetra

4. Fëmija i dallon rreziqet gjatë kontaktit të drejtpër-drejtë me disa kafshë ose bimë.

Lejoni fëmijës të bisedojë me njerëzit të cilët kanë përvoja të ndryshme (disa bimë janë të rrezikshme – kanë gjemba, gjarpri është helmues…).

Page 75: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�3

�3

Standardi 3: Fëmija i vëren dhe i përshkruan karakteristikat e natyrës së vdekur

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija kthehet kah buri-mi i dritës (diellit, vetëtimës e të tjerë).

Mundësoni fëmijës të vërejë dukuri të ndryshme (diell, shi e të tjerë);

Çoni fëmijën jashtë.

1. Fëmija vazhdimisht e përplas ujin që të stërpik derisa lahet.

Mundësoni fëmijës që të lahet kohë më të gjatë dhe nxiteni që të luajë me ujin.

1. Fëmija i dallon rrethanat kohore të jashtme (do të shkojë jashtë kur bie borë).

Mundësoni fëmijës shëtitje derisa bie borë.

1. Fëmija emërton cilësi të ndryshme të materieve të caktuara natyrore (lesh, llastik; gur, ujë, ajër).

Mundësoni fëmijës që të vëzhgojë dhe emërtojë cilësi të ndryshme të materieve dhe sendeve natyrore: gur, rërë, ujë, ajër.

1. Fëmija di t’i dallojë dhe t’i emërtojë veçoritë themelore të elementeve të ndryshëm të natyrës (uji është i lëngshëm, guri është i fortë, rëra është e butë).

Mundësoni fëmijës veprim-tari dhe lojë në të cilën do të përdoren materie natyrore (ujë, rërë, baltë, gurë, dru).

1. Fëmija emërton nocione të caktuara gjeografike (mal, pyll, livadh, liqe).

Çoheni fëmijën në shëtitje me qëllim që të vëzhgojë.

Mundësoni fëmijës të shikojë libra të ilustruar, piktura, fotografi, filma të ndryshëm.2. Fëmija di të përshkruajë karakteristikat e stinëve të vitit.

Mundësoni fëmijës që lirisht të vëzhgojë, të shikojë dhe të hulumtojë.

Nxiteni fëmijën të tregojë për karakteristikat themelore të stinëve të vitit.

Page 76: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

2. Fëmija vë ujë në rërë qa ta zbusë.

Mundësoni fëmijës një kënd në oborr në të cilin do të ketë rërë, shtoni ujë dhe nxiteni që ta përziejë rërën me ujin.

2. Fëmija përpiqet ta kap fjollën e borës ose pikën e shiut.

Qëndroni me fëmijën në ambient të jashtëm edhe kur bie shi.

2. Fëmija di të dallojë ditën nga nata (në mëngjes nëna shkon në punë, natën është errët dhe flemë).

Nxiteni fëmijën të tregojë cilat veprime bëhen gjatë ditës e cilat gjatë natës.

2. Fëmija emërton karakter-istika të stinëve të vitit (në verë është nxehtë, kurse në dimër bie borë).

Nxiteni fëmijën të tregojë tregime, ngjarje në lidhje me stinët e vitit.

3. Fëmija di për ekzistimin e raporteve dhe relacioneve kohore (orë, minutë, ditë, javë, muaj, vit).

Bisedoni me fëmijën për ngjarje që janë zhvilluar vitin e kaluar, javën që kaloi...). 4. Fëmija i emërton cilësitë e materieve të ndryshme (dru, gomë, letër, qelq).

Nxiteni fëmijën të bisedojë për cilësitë e materieve të caktuara (qelqi thyhet, druri ndizet lehtë, goma lakohet...).

3. Fëmija emërton dallimin mes lumit dhe detit (lumi është i vogël dhe rrjedh, liqeni është i madh dhe nuk rrjedh).

Bisedoni me fëmijën për hapësirat ujore dhe nxiteni fëmijën t’u tregojë disa dal-lime ndërmjet lumit dhe liqenit.

3. Fëmija e mban kubin e akullit në duar që të shkri-het ose e vë kubin e akullit në gotë me ujë.

Nxiteni fëmijën të bisedojë për ujin dhe pse ai ngrinë ose shkrihet.

5. Fëmija tregon njohuri themelore për “leximin” e ndryshimeve kohore (nëse është koha me rre ndoshta mund të bie shi).

Punoni bashkë me fëmijën “kalendar kohor-meteo-rologjik“;

Inkuadroni fëmijën në vep-rimtari të ndryshme;

Ofroni fëmijës materiale (fotografi...).

Page 77: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 4: Fëmija e njeh njeriun si qenie të gjallë dhe shoqërore

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija i ndjek me shikim fytyrat të cilët lëvizin në afërsinë e tij.

Mundësoni fëmijës të qëndrojë në hapësirë të njëjtë me anëtarët e tjerë të familjes.

1. Fëmija i tregon pjesët e trupit të tij.

Nxiteni fëmijën të tregojë një pjesë të trupit (për shembull: duar ose sy).

1. Fëmija emërton profesio-ne të disa persona të njohur (kjo është mjeke).

Kryeni veprimtari-lojëra, me qëllim që të emërtoni dhe të njihni.

1. Fëmija e njeh funksionin e pjesëve të caktuara të trupit të njeriut.

Nxiteni fëmijën të flet për funksionin e syve, të veshëve...

1. Fëmija emërton disa veçori të njeriut.

Nxiteni fëmijën të emërtojë dhe numërojë llojet e njeriut (i keq, i mirë...).

Mundësoni fëmijës të shikojë, fotografi, libra të ilustruar, filma të shkurtër e të tjerë.

1. Fëmija emërton dhe i përmend disa funksione të organeve njerëzore (zemra rreh, gjaku është i kuq dhe rrjedh…).

Mundësoni fëmijës të shikojë libra të ndryshëm të ilustruar, fotografi, filma e të tjerë, me tema nga ndërtimi i trupit të njeriut.

2. Fëmija e hulumton fytyrën e personit të rritur nëpërmjet prekjes së pjesëve të ndryshme (hundë, gojë, mjekër).

Lejoni fëmijës që t’i prekë pjesët e fytyrës tuaj.

2. Fëmija imiton lëvizje të caktuara që i kryejnë per-sona të tjerë që ndodhen në rrethimin e tij.

Nxiteni fëmijën të imitojë zëra, lëvizje të caktuara.

2. Fëmija e emërton veprim-tarinë të cilin e bënë ndonjë person në afërsi (nëna shkruan, gjyshi lexon...).

Nxiteni fëmijën ta emërtojë veprimtarinë e personave të cilët janë në afërsi të tij.

2. Fëmija bën dallimin mes pamjes së jashtme të të rriturve dhe të fëmijëve.

Mundësoni fëmijës t’i vërejë dhe t’i hulumtojë ngjashmëritë dhe dallimet elementare mes pamjes së jashtme të të rriturve dhe të fëmijëve.

2. Fëmija tregon ku janë vendosur organet e brend-shme (për shembull: ku është zemra e nënës).

Nxiteni fëmijën t’i vërejë dhe t’i përshkruajë organet e jashtme dhe të brendshme, si edhe organet shqisore.

Lexoni tekste të ndryshme.

2. Fëmija numëron disa ngjashmëri dhe dallime mes njeriut, kafshëve dhe bimëve.

Mundësoni fëmijës të vërejë, të zbulojë.

Nxiteni fëmijën të kuptojë dhe të flasë për dallimin mes njerëzve dhe kafshëve (njerëzit flasin, lexojnë, bëjnë sende, vizatojnë...).

Page 78: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija dramatizon mënyra të ndryshme në të cilët njerëzit punojnë profe-sione të caktuara.

Bisedoni çfarë pune punojnë personat nga rrethi juaj dhe nxiteni fëmijën që të dramati-zojë profesionet.

Page 79: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

IV. NËNSFERA: Arti Standardi 1: Fëmija mund të dallojë zëra dhe tinguj të ndryshëm

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e kthen kokën kah zëri i njohur, fytyra e njohur (nëna, kujdestari…).

Thirrni fëmijën dhe ndiqni reagimin e tij.

1. Fëmija reagon në zëra të ndryshëm (zë nga personi i njohur, emisioni muzikor i njohur), e lëkund trupin dhe shtiret se vallëzon.

Mundësoni fëmijës lojë për zbulimin e zërave dhe jepni kurajë të vallëzojë ose val-lëzoni së bashku me atë.

1. Fëmija njeh muzikën e ndonjë emisioni të preferu-ar për fëmijë dhe shikon në televizor.

Jepni kurajë fëmijës dhe vër-tetoni njohjen e tij, por kufi-zoni kohën të cilën fëmija e kalon para televizorit.

1. Fëmija merr pjesë në lojë në të cilën ai sheh dhe dallon kur dikush këndon, e kur dikush flet.

Lejoni që të kyçet kur dikush tjetër këndon, me atë që di-kush do të fillojë të këndojë dhe do t’i sqarojë fëmijës se ai duhet të vazhdojë të këndojë, së bashku me të rriturin.

1. Fëmija njeh dhe emër-ton zërat e automjeteve të ndryshme (kamion, motor, helikopter).

Organizoni veprimtari dhe lojëra në të cilat do të emër-tojë dhe do të imitojë zëra të lëvizjes së automobilit.

1. Fëmija lëviz dhe e ndjek ritmin e muzikës (ngadalë, shpejt…).

Nxiteni fëmijën të kërcejë sipas taktit të muzikës të cilin e dëgjon.2. Fëmija dëshiron të dëgjojë muzikën e preferuar (në tele-vizion, në radio, në CD…).

Organizoni veprimtari dhe lo-jëra në të cilat do të dëgjohet muzikë dhe do të këndohet.

2. Fëmija kthehet me kokën kah zëri i njohur.

Përdorni lodër zanore ose send i cili prodhon zë dhe ndiqni reagimin e foshnjës.

2. Fëmija vazhdimisht hap kuti muzikore që ta dëgjojë zërin e këndshëm.

Siguroni qasje deri te librat e ilustruar muzikor në dhomën ku qëndron fëmija.

2. Fëmija i njeh këngët të cilët i ka mësuar.

Filloni të këndoni ndonjë këngë të njohur dhe nxiteni fëmijën të vazhdojë të fillojë të këndojë me ju.

2. Fëmija kërkon t’i lëshohet kënga e preferuar në radio, TV, CD.

Lejoni fëmijës ta dëgjojë këngën e preferuar.

3. Fëmija njeh fjalë në këngën e preferuar dhe i këndon derisa punon vep-rimtari tjetër.

Siguroni kushte të dëg-jojë ekzekutime të ndryshme muzikore, këngë dhe nxitni fëmijën të këndojë derisa luan ose kryen ndonjë vep-rimtari tjetër fizik.

Page 80: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

Standardi 2: Fëmija tregon interes për pjesëmarrje në veprimtari muzikore

0- 2 vite 2-3 vite( 24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija eksperimenton me lodrën muzikore (e rrotullon në duar).

Mundësoni të mbajë në duar lodër muzikore dhe nxiteni fëmijën që të prodhojë zë.

1. Fëmija imiton zë të ndonjë instrumenti, ndonjë lodre muzikore ose të ndonjë zëri të preferuar nga televizioni.

Nxiteni fëmijën të luajë loja me imitimin e zërave të ndry-shëm dhe zbulimin e burimit të zërit.

1. Fëmija e lëviz trupin sipas taktit të muzikës (përpiqet të kërcejë).

Nxiteni fëmijën në këtë veprimtari dhe kërceni së bashku me atë.

1. Fëmija inkuadrohet në këndim derisa fëmijët të tjerë këndojnë.

Mundësoni fëmijës që të këndojë në kor/grup.

1. Fëmija dëgjon dhe këndon këngë të njohura të mësuara.

Nxiteni fëmijën të këndojë këngë të njohur.

1. Fëmija vetë tregon interes cilën muzikë dëshiron ta dëgjojë.

Lejoni fëmijës të dëgjojë muzikë dhe nxiteni që vet të përdorë sende të cilat prodhojnë muzikë (radio, TV, instrumente muzikore, kasetofon).2. Fëmija në mënyrë të pa-varur këndon pjesë ose tërë këngën e mësuar.

Nxiteni fëmijën të këndojë ndonjë këngë të preferuar.

2. Fëmija reagon me lëvizje të trupit dhe pamje të fytyrës kur dëgjon zë ose tingull të njohur.

Nxiteni fëmijën që të dëgjojë zëra dhe tinguj të njohur.

2. Fëmija këndon këngë të njohur dhe të preferuar.

Mundësoni fëmijëve të shikojnë libra të ilustruar muzikor dhe bëni atmosferë në të cilën fëmijëve do tu lëshoni muzikë.

2. Fëmija këndon dhe ndjek ritmin me të goditurit me dorë dhe këmbë.

Mundësoni fëmijës të luajë me trokashka të ndryshme, të prodhojë zëra me përplasje të duarve dhe këmbëve dhe njëkohësisht të këndojë.

2. Fëmija me të kënduar ndjek ndonjë veprimtari të fëmijëve.

Bëni atmosferë në të cilën fëmijëve do t’u lëshoni muzikë të njohur e ata do të këndojnë;

Organizoni veprimtari dhe lojë në të cilën do të këndohet.

3. Fëmija ka qëndrim të dre-jtë gjatë të kënduarit (ulet/ qëndron drejtë kur këndon).

Mundësoni fëmijës lojëra të ndryshme në të cilat mund të këndojë dhe të mësojë rregulla për mbajtje të drejtë të trupit.4. Fëmija merr pjesë në manifestime të ndryshme muzikore.

Inkuadroni fëmijën në shfaqje muzikore ku këndo-het, luhet ose ekzekutohet në ndonjë instrument.

Page 81: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��

0- 2 vite 2-3 vite(24-36 muaj)

3-4 vite(36-48 muaj) 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

3. Fëmija këndon këngë të shkurtra me ritëm dhe rimë.

Mundësoni fëmijës t’i këndojë këngët të cilët i ka mësuar, të ndjekur me lëvizje të thjeshta të trupit.

5. Fëmija përdor instru-mente muzikore të ndry-shme, duke përfshirë sende jo tradicionale dhe natyrore dhe përpiqet të ekzekutojë në ato.

Siguroni fëmijës qasje deri tek instrumentet e ndryshme muzikore, duke i përfshirë dhe sendet muzikore jo tradi-cionale të cilët vet i krijon dhe jepni kurajë që t’i përdorë për prodhimin e zërave të ndryshëm (sende të zbrazëta të drurit, sendet të ndryshme goditëse…).

Page 82: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�0

�0

3. Standardi 3: Fëmija demonstron interes për pjesëmarrje në forma të ndryshme të kreativitetit vizuel

0-2 vite 2- 3 vite 3-4 vite 4-6 vite

0-6 muaj 6-18 muaj 18-24 muaj

1. Fëmija e ngre kokën në mënyrë spontane, që të sheh ndonjë fotografi ose pikturë (e fikson shikimin në fotografi, piktura dhe në pasqyrë).

Mundësoni fëmijës që të shi-kojë fytyrën e tij në pasqyrë.

Tregoni fëmijës piktura të ndryshme me ngjyra të forta.

Ndërroni shpesh pikturat sepse fëmijët dëshirojnë stimulime vizuale të reja.

1. Fëmija mban fllomas-ter të mëdhenj, marker, shkumës dhe përpiqet të shkarravis në cilëndo sipër-faqe (në mur, tavolinë…).

Jepni fëmijës materiale të ndryshme të sigurt të artit (lapsa, shkumësa, tabela të vizatimit).

1. Fëmija vizaton lirisht vija të ndryshme.

Jepni fëmijës vegla të viza-timit (laps, ngjyra të drurit, letër për vizatim).

Mundësoni fëmijës të viza-tojë në rërë ose në dhe.

1. Fëmija vizaton vija të ndërthurura në tema të dhëna (parmak, rrjetë).

Mundësoni fëmijës qasje deri te materiali i artit dhe jepni instruksion të vizatojë një temë të caktuar.

1. Fëmija përdor ngjyra të ujit dhe në mënyrë të pavarur i përzien ngjyrat.

Mundësoni fëmijëve ngjyra të ndryshme të cilët mund t’i përziejnë.

1. Fëmija në mënyrë të pa-varur vizaton sende të cilët i ka të njohura dhe modelon forma të ndryshme (dor-dolec, dru…).

Mundësoni fëmijëve ma-teriale të ndryshme për të vizatuar.2. Fëmija kombinon madhësi të ndryshme të brushave gjatë të vizatuarit dhe ngjy-rosjes me ngjyra të ujit.

Siguroni fëmijës qasje deri te veglat e ndryshme për të vizatuar gjatë veprimtarive ditore. 3. Fëmija dekoron sende të ndryshme me anë të vizatimit.

Mundësoni fëmijëve ma-teriale të ndryshme për të vizatuar.4. Fëmija punon me sende të ndryshme.

Mundësoni fëmijëve mate-rial të ndryshëm të artit për përpunimin e sendeve (letër, plastelinë, brumë, dru, ngjitëse...).

Page 83: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�1

�1

Page 84: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�2

�2

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1 Ëorld Bank: From Early Child Development to Human Development , Ëashington DC , 2002; 2 Ramey.CT and S.L.Ramey, 1998, Prevention of Intellectual Disabilities: Early Intervention to

Improve Cognitive Development , Preventive Medicine 27:224-323 Sharon.L.Kagan, Pia Rebello Britto( 2005) : Going global ëith Early Learning and Development

standards, Columbia University; 4 National Association for the Education of Young Children (NAEYC) Position Statement :

Developmentally appropriate practice in early childhood programs serving children from birth through 8 (1996) (1997 revised edition) , S.Bredecamp and C.Coople, Ëashington DC;

5 –Programi nacional për zhvillimin e arsimit në R. e Maqedonisë 2005 – 2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së;

- Propozim-programi për zhvillimin e edukimit dhe arsimit parashkollor, Shkup (qershor, 2005);

- Propozim-programi për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë në arsim;

- Bazat e Programit të punës edukativo-arsimore në institucionet publike të fëmijëve dhe kopshtet e fëmijëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së;

- Programi për punën edukativo-arsimore në klasat përgaditore, Programi për punën edukativo-arsimore në klasat përgaditore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së, Shkup 2005;

- Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e RM-së” 98/2000, 63/2004, 65/2005);6 Byroja për zhvillimin e arsimit (2007); Koncepcioni për edukimin dhe arsimimin fillor

nëntëvjeçar (faqe 14), 2007, Shkup; 7 Shonkoff, J.P., & Phillips, D.A. (Eds.) (2000). From neurons to neighborhoods: The science of

early childhood development. Ëashington, DC: National Academy Press. 8 Ëashington State Early Learning and Development Benchmarks:A guide to Young Children’s

Learning and Development :From birth to kindergarten entry, Tha State of Ëashington, 2005;

9 http:// ëeb.ëorldbank.org/ Early Child Development- Ëhy invest in ECD;10 Unicef LIFESTART, 2001, UNICEF , Early Childhood Resource Pack, Young child Survival,

Groëth&Development, 2004; 11 McCartney.K (2004) Current research on Child care effects in R.E Tremblay. R.G.Barr and

R.D.V Peters(eds), Encyclopedia on Early Child Development [on –line](Montreal Center of Excellence for early Childhood Development ;2004 :1-5);

12 C.Landers, 2002, Milestones in early child development, Developmental Pediatrics 13 Kendel,JS(2003)Setting standards in early childhood education ,The first year of school,

64-68;14 Chazen-Cohen. R,Jerald. Jand Stark DR, ( 2001) A commitment to supporting the mental

health of our younger children ,Zero to three 22(I) 4-12;

15 Rily Jeni, (2006), Language and literacy 3-7 Creative Approaches to teaching,, SAGE Publications Ltd. pg.1;

16 Sharon Lynn Kagan Ed. Pia Rebelo Kristie Kauerz, Kate Tarrant, 2005 Ëashington State Early learning and development benchmarks, National Center for Children and Families, Teachers College, Columbia University, pg. 149;

17 Department for Education and Employment (2000): Curriculum guidance for the foundation stage , 2000, London;

18ËHO( 2004) Child and adolescent health and development :The importance of caregiver-child interaction for the survival and healthy development of young children;

19Early learning standards for children entering kindergarten in the District of Columbia: Building a strong foundation for School Success and Life long learning ( 2005);

20 A Guide to the formation of Ëashington State’s Early Learning and Development Benchmarks;

21 Burns,M.S, Griffin P & Snoë(Eds) (1999) :Starting out right :A guide to promoting children’s reading success. Ëashington DC National academy Press;

22 Korelak, D( Ed)(2003)Spotlight on young children and language. Ëashington DC :National Association for the Education of Young Children;

23 Schickedanc , J.A (1999) Much more than ABC ‘s :The early stages of reading and ëriting.Ëashington DC :National Association for the Education of Young Children;

24 US Department for health and Human services /Administration for Children and Families /Head Start Bureau ( 2000) Head Start Child Outcome Frameëork http //ëëë.hsnrc.org./CDI/pdfs/UGCOF.pff;

25Shore,R, Bodrova,E.&leong,D. (2004) Child outcome standards in pre-k programs :Ëhat are standards ;Ëhy is needed to make them ëork? Preschool policy matters, 5,1-10, Retrieved august 2,2004 from http//nnieer.org/resources/policybrief, 5pdf;

26Kagan,S.L, &Scott-Little, C(2004).Early learning standards :Changing the parlance of early childhood education? Phi delta Kappan 85(5) 388-396;

27Boëman,B.T,Donovan,M.S (2001) Eager to learn: Education our preschoolers.Ëashington,DC National Academy Press;

28Neumen,S.B Copple,C & Bredecomp S (1997) Learning to read and ërite :Developmentally appropriate practices for young children. Ëashington , DC:NAEYC;

29National institute of Child and Human Development (2000) Report of the national reading panel : Teaching children to read: An evidence based assessment of the scientific research literature on reading and its implication for reading instruction. Ëashington DC;

* Sharon Lynn Kagan, Ed. D. Pia Rebello Britto, Ph.D. Kriste Kauretz, M.A. Kate Tarrant, M.P.A (2005), Ëashington State, Early Learning Development Banchmarks, National Center for Children and Families Teachers College, Columbia University

** Ibid

Page 85: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

�3

�3

Page 86: STANDARDET PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM TE FËMIJËT NË MOSHË PREJ 0 … · 2013-11-13 · simohen fëmijët nga 0-6 vjeç (në familje, në çerdhet e fëmijëve, në

��

��