Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 23 (82624) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 12 qershor 2015 Bashkëpunimi FORCA TOKëSORE Para pak ditësh, Arkivi Qendror i FA-së, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, organi- zuan dhe zhvilluan seminarin dyjavor teoriko- praktik midis punonjësve të sekretari-arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes... Këto ditë të fillimqershorit, Batalioni Special ka qenë mikëpritës për një grup kadetësh të rinjë të ushtrisë amerikane. Kjo tashmë është kthyer në një traditë, sepse që prej më se tre vitesh në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjelltë midis ushtrisë sonë... Arkivi Qendror i FA seminar të përbashkët me Arkivin Qendror të Shtetit Batalioni Special i FT vendos ura të reja bashkëpunimi me kadetët amerikanë http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] EKIPI AMERIKAN “DEFENSE INSTITUTION BUILDING” VIZITë Në MINISTRINë E MBROJTJES Nga data 1-5 qershor 2015 një ekip amerikan për Ndërtimin e Institucioneve të Mbrojtjes (Defence Institution Building - DIB), zhvilloi një vizitë në vendin tonë. Ekipi kryesohej nga z. Robin Sakoda, i cili ka kryesuar përpjekjet për hartimin e RSM 2013, dhe në përbërje kishte ekspertë të spikatur nga fushat e politikave të mbrojtjes, trajnimit dhe stërvitjes, burimeve financiare e njerëzore, logjistikës dhe prokurimit. Vizita e këtij ekipi u realizua në kuadër të përmbushjes së misionit të kompanisë CUBIC, e cila ishte angazhuar në modernizimin e FA Shqiptare. Ajo kishte për qëllim njohjen dhe vlerësimin e punës, rezultateve dhe përpjekjeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Arma- tosura në përmbushje te objektivave strategjike kombëtare dhe ushtarake, si dhe njohjen me politikat e planet e mbrojtjes, planet e menax- himit të burimeve njerëzore e financiare... faqe 6 » faqe 4 » “ADRION LIVEX 2015” faqe 3 » Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale të Forcave Detare Sa më shpejt të reagojmë aq më shumë jetë njerëzore do të shpëtojmë Transparenca dhe llogaridhënia financiare në NATO faqe 10 faqe 12 ANALIZA NATO Rrugëtimi i mbarë i Batalionit të Mbështetjes me Luftim faqe 8-9 » REPORTAZH Program për Shkëmbimin Kulturor e Gjuhësor me kadetët amerikanë faqe 3 » faqe2 »

Transcript of Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia...

Page 1: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 23 (82624) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 12 qershor 2015

Bashkëpunimi

forca tokësorE

Para pak ditësh, Arkivi Qendror i FA-së, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, organi-zuan dhe zhvilluan seminarin dyjavor teoriko-praktik midis punonjësve të sekretari-arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes...

Këto ditë të fillimqershorit, Batalioni Special ka qenë mikëpritës për një grup kadetësh të rinjë të ushtrisë amerikane. Kjo tashmë është kthyer në një traditë, sepse që prej më se tre vitesh në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjelltë midis ushtrisë sonë...

Arkivi Qendror i FA seminar të përbashkët me Arkivin Qendror të Shtetit

Batalioni Special i FT vendos ura të reja bashkëpunimi me kadetët amerikanë

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

Ekipi aMErikaN “DEfENsE iNstitutioN BuilDiNg” Vizitë Në MiNistriNë E MBrojtjEsNga data 1-5 qershor 2015 një ekip amerikan për Ndërtimin e Institucioneve të Mbrojtjes (Defence Institution Building - DIB), zhvilloi një vizitë në vendin tonë. Ekipi kryesohej nga z. Robin Sakoda, i cili ka kryesuar përpjekjet për hartimin e RSM 2013, dhe në përbërje kishte ekspertë të spikatur nga fushat e politikave të mbrojtjes, trajnimit dhe stërvitjes, burimeve financiare e njerëzore, logjistikës dhe prokurimit. Vizita e këtij ekipi u realizua në kuadër të

përmbushjes së misionit të kompanisë CUBIC, e cila ishte angazhuar në modernizimin e FA Shqiptare. Ajo kishte për qëllim njohjen dhe vlerësimin e punës, rezultateve dhe përpjekjeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Arma-tosura në përmbushje te objektivave strategjike kombëtare dhe ushtarake, si dhe njohjen me politikat e planet e mbrojtjes, planet e menax-himit të burimeve njerëzore e financiare...

faqe 6»

faqe 4»

“aDrioN liVEX 2015”faqe 3»

Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale të Forcave Detare

Sa më shpejt të reagojmë aq më shumë jetë njerëzore do të shpëtojmë

Transparenca dhe llogaridhënia financiare në NATO

faqe 10

faqe 12

analiza

nato

rrugëtimi i mbarë i Batalionit të Mbështetjes me luftim

faqe 8-9»

reporTAzh

program për Shkëmbimin Kulturor e Gjuhësor me kadetët amerikanë

faqe 3»

faqe2»

Page 2: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DArDhA

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Graphic Designer:Afërdita hysAj

redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOliKjA

Albert ZhOli

Gazetarë:saimir AlijAetleva smAçi

Që nga data 8 qershor 2015 në vendin tonë ka vijuar stërvitja detare rajonale “ADRION LIVEX 2015”.

Kjo stërvitje u realizua në kuadër të nismës rajonale “ADRION”, e cila syn-on rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkup-timit ndërmjet forcave detare të vendeve që lagen nga Deti Adriatik dhe Deti Jon me qëllim rritjen sigurisë detare të ra-jonit. Sot, në prag të përfundimit të saj, në rajonin e Gjirit të Durrësit u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar, ku përveç trupave dhe mjeteve pjesëmarrëse në strëvitje, ishte i pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, të Komandës së Forcës Detare etj.

Zv.ministri i Mbrojtjes dhe ush-tarëkët e lartë që e shoqëronin ndoqën nga afër një demonstrim bordimi vertikal në anije të kryer me mjaft dinamizëm e përkushtim nga trupa të Forcave tona Speciale, të cilët vepruan që nga helikopteri “Cougar” i Forcës Ajrore Shqiptare.

Me këtë rast, zv.ministri i Mbrojtjes Koçi vlerësoi me nota mjaft pozitive trupat pjesëmarrëse në këtë stërvitje të përbashkët për angazhimin e tyre maksi-mal, përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të manifestuar përgjatë gjithë dinamikës së sëtvitjes dhe shprehu një-kohësisht gatishmërinë e palës shqiptare për të realizuar stërvitje të tilla edhe në të ardhmen, të cilat do t’i shërbejnë rritjes së sigurisë në rajonin tonë.

Seriali i stërvitjeve “ADRION” ka filluar për herë të parë në vitin 2006 me organizimin dhe zhvillimin e stërvitjes “ADRION-06 LIVEX” në Ankona

(Itali). Ndërsa në vendin tonë stërvitja “ADRION LIVEX” është zhvillua për herë të parë në vitin 2009.

Në stërvitjen “ADRION LIVEX 2015” Forcat Detare Kroate marrin pjesë me anijen “Vukovar”, Forca Detare e Greqisë me anijen “Blessas”, Forca Detare Italiane me anijen “Libra” dhe Forca Detare Malazeze me anijen “Kotor”. Forca Detare Shqiptare angazhoi në këtë stërvitje 4 anijet e klasit “Iliria” dhe një anije të klasit “Era”. Ndërsa Forca Ajrore Shqiptare mbështeti stërvitjen me një helikopter “Cougar”. Përveç Forcave Detare të rajonit në stërvitje mori pjesë edhe një ekip nga NATO Maritime Inter-diction Operation Training Center

(NMIOTC), i cili trajnojë dhe stër-viti ekipet e bordingut, pjesëmarrëse në stërvitje gjatë fazës stërvitore në tokë, si dhe i vlerësojë ato gjatë fazës stërvitore në det.

Anijet pjesëmarrëse në stërvitje gjatë fazës së veprimeve stërvitore në tokë qëndruan të akostuara në portin e Durrësit. Gjatë kësaj faze u zhvilluan konferenca, trajnime dhe ëorkshope të ndryshme me efektivat e anijeve me qëllim përpunimin e elementëve të stërvitjes.

Faza stërvitore në det u zhvillua më datë 10-11 qershor 2015 duke zbatuar me përpikmëri dhe displinë të gjithë skenarët e parashikuar për këtë stërvitje të rëndësishme rajonale.

Zhvillohet stërvitja rajonale “ADRION LIVEX 2015”

Seriali i stër vitjeve

“ADRION” ka filluar

për herë të parë në vitin

2006 me organizimin

dhe zhvillimin e stër-

vitjes “ADRION-06

LIVEX” në Ankona

(Itali). Ndërsa në vendin

tonë stër vitja “ADRION

LIVEX” është zhvillua

për herë të parë në vitin

2009.

Page 3: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 3zyrtare

Nga data 1-5 qershor 2015 një ekip amerikan për Ndërtimin e Insti-tucioneve të Mbrojtjes

(Defence Institution Building - DIB), zhvilloi një vizitë në vendin tonë. Ekipi kryesohej nga z. Robin Sa-koda, i cili ka kryesuar përpjekjet për hartimin e RSM 2013, dhe në përbërje kishte ekspertë të spikatur nga fushat e politikave të mbrojtjes, trajnimit dhe stërvitjes, burimeve financiare e njerëzore, logjistikës dhe prokurimit.

Vizita e këtij ekipi u realizua në kuadër të përmbushjes së misionit të kompanisë CUBIC, e cila ishte angazhuar në modernizimin e FA Shqiptare. Ajo kishte për qëllim njohjen dhe vlerësimin e punës, rezultateve dhe përpjekjeve të Min-istrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura në përmbushje te objektivave strategjike kombëtare dhe ushtarake, si dhe njohjen me politikat e planet e mbrojtjes, planet e menaxhimit të burimeve njerëzore

Për të tretin vit radhazi, në am-bjentet e KDS, po realizohet Programi i Shkëmbimit Kultu-ror dhe Gjuhësor i Përbashkët

me kadetë amerikanë. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët bilateral midis të dy vendeve. Misioni i këtij programi është i fokusuar në tre drejtime: asistencë humanitare, trajnim i përbashkët ush-tarak, si dhe trajnim i gjuhës angleze. Janë rreth 23 kadetë amerikanë dhe 34 shqiptarë të njësive e reparteve të ndryshme të FA, të cilët për një peri-udhë afro dy mujore do të ndjekin këtë program gjithpërfshirës.

Programi në ecurinë e tij përfshin dhënie asistence në zona e vende speci-fike të Shqipërisë, si jetimore, klinika, shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuar; trajnime të përbashkëta ushtarake, si dhe mësim të gjuhës angleze për terminologjinë profesionale ushtarake. Gjithashtu, një aspekt tjetër i këtij pro-grami është dhe shkëmbimi i njohurive kulturore dhe një qasje kulturore drejt kulturës shqiptare, e cila realizohet nëpërmjet vizitave kulturore në vende te ndryshme të Shqipërisë.

Në drejtim të dhënies së asistencës humanitare, ky program filloi me punën konkrete në përmirësimin dhe zbuku-rimin e godinës së Qëndrës Sociale për fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin e ambjenteve të jashtme, lyerjen e fasadave dhe mjediseve të brendshme, regullime të brëndshme etj.

Në mjediset e Komandës së Dok-

Ekipi amerikan “Defense Institution Building” vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

e financiare, planet e prokurimit, trajnimit dhe mbështetjes logjis-tike. Ky vlerësim do të përdoret për identifikimin e fushave në të cilat ekipi i DIB mund të mbështesë

trninës dhe Stërvitjes, dje u zhvillua një takim i kadetëve amerikanë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Në këtë takim morën pjesë edhe komandanti i KDS, Kolonel Ruzhdi Kuçi, drejtuesi i programit CULP 2015, nënkolonel Priester, zv.shefi i Zyrës së ODC, major Richard Kartcher, koordinatori për palën shqiptare, nënkolonel Behar Mara etj.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi

për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen FARSH.

Vizita e ekipit amerikan DIB nisi me takimin me zëvendësminis-trin e Mbrojtjes, z. Petro Koçi dhe

miqësor midis kadetëve amerikanë dhe gjeneralmajor Bazos, u dha një pan-oramë e përgjithshme për konceptin e arsimimit profesional ushtarak shqiptar, programin pilot dhe bashkëpunimin dypalësh midis Gardës së Neë Jersey dhe FA të RSh, rekrutimi i të rinjve në radhët e FARSH, lidhja e ushtrisë me shoqërinë civile etj. “Jam i privilegjuar të diskutoj me ju, - tha gjeneralmajor Bazo, - të ndaj mendime e ide me ju, sikundër më vjen mirë e ndjehem krenar

Sekretarin e Përgjithshëm të MM, z. Arian Kraja, ku përveç synimit dhe pritshmërive të vizitës u shpreh dhe vlerësimi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmëria për

që në radhët tuaja ka dhe shqiptarë”.Ndërsa drejtuesi i këtij programi,

nënkolonel Priester, shprehu falën-derimet e tij për mbështetjen e ofruar nga FA Shqiptare në realizimin me sukses të këtij programi, me benefice të ndërsjellta për të dy vendet në drejtim të ndërgjegjësimit kulturor, rritjes së aftësive ushtarake dhe gjuhësore etj. Programi i Shkëmbimit Kulturor dhe Gjuhësor i Përbashkët realizohet në kuadër të kurrikulave të Korpusit

çuarjen përpara të tij. Me pas u vijua me takimin në Seancën Plenare ku ekipi u njoh me ecurinë e hartimit dhe rishikimit të dokumenteve dhe planeve strategjike. Gjatë qëndrimit në Tiranë ekipi amerikan DIB, i kryesuar nga z. Robin Sakoda, ka vijuar takimet në grupe sipas fushave për të përfunduar me takimin përfundimtar ku ekipi bëri konkluzionet e vizitës. Nga ana e tyre u shpreh kënaqësia për progresin e ndjeshëm që kanë bërë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FA Shqiptare për hartimin e dokumenteve të reja dhe planet e detajuara të imple-mentimit. Gjithashtu u diskutua edhe mbi vështirësitë e hasura në procesin e implementimit dhe disa sfida në zhvillimin e kapaciteteve dhe lidhjen e harmonizimin e planeve.

Në takimin përmbyllës së ditës së sotme, u bënë konkluzionet e vizitës dhe vlerësimit, ku u ripërsërit progresi i bërë, si dhe u ritheksua mirëkuptimi dhe nevoja për vijimin dhe thellimin më tej të bashkëpunimit shumë të mirë.

Trajnues të Oficerëve Rezervistë, ku trajnimi për ndërgjegjësimin kulturor merr një rëndësi të vecantë. Ky program siguron mundësi për liderët e ardhshëm në drejtim të kultivimit të aftësive të tyre drejt mjediseve kulturore, për të vlerësuar dhe respektuar ide të ndryshme, tradita dhe njerëz të ndryshëm. Gjithashtu, nëpërmjet aftësive kulturore të zhvillojë një partnership të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Program për Shkëmbimin Kulturor e Gjuhësor me kadetët amerikanë

nënkolonel alda sula

Page 4: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 20154 zyrtare

arkivi Qendror i fa bashkëpunim me arkivat e ushtrisë turkeNë kuadrin e planit të bashkëpunimit me Forcat e Armato-

sura të Turqisë, në datat 25-28.5.2015, një ekip i Drejtorisë së Studimeve Strategjike të Historisë dhe Arkivave pranë Shtabit të Përgjithshëm të të Ushtrisë Turke zhvilloi një vizitë pune në Arkivin Qendror të Forcave tona të Armatosura,. Vizita ishte vijim i procesit të nisur për bashkëpunim që vitin e kaluar si pjesë e aktivitetit “Projekti i modernizimit të Arkivit Qendror”. Ekipi turk kryesohej nga kolonel Kemal Ellialtioğlu, drejtor i Arkivave dhe Muzeve në SHPFA Turke. Qëllimi i vizitës ishte njohja e gjendjes dhe kërkesave tona për ndihmë për re-alizimin e projekteve për modernizimin e Arkivit dhe ngritjen e infrastrukturës, bashkëpunim për shkëmbim informacioni arkivor, si dhe shkëmbim përvoje reciproke mes arkivave ushtarake të të dy palëve.

Gjatë vizitës që ekipi turk bëri në Arkivin Qendror të FA-së, drejtori i Arkivit Qendror të FA, Prof. Asoc. Dr. Teki Kurti, i prezantoi ekipit të arkivave ushtarake turke misionin, detyrat dhe strukturën e Arkiviit Qendor të FA-s, fondet arkivore që disponon, i njohu me gjendjen e këtyre fondeve, me ambientet e ruajtjes së dokumenteve arkivore, metodologjinë e punës me dokumentet arkivore, si dhe projektet për modernizimin dhe in-frastrukturën e Arkivit. Gjithashtu, u diskutua mes dy palëve mbi kërkesat për modernizimin dhe fushat e bashkëpunimit reciprok. Gjatë takimeve u shkëmbyen mendime për përvojën dhe metodën e punës me dokumentet arkivore.

Në takimin përmbyllës, të dy palët u shprehën të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin e nisur. Drejtori i Arkivit Qendor të FA-së vlerëroi nivelin e përvojën e pasur të Arkivave Ushtarake Turke, shprehu dëshirën për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojës re-

ciproke në fushën e arkivave ushtarake, për dhënien e ndihmës për modernizimin dhe infrastrukturën, si dhe kërkoi mundësinë e pasu-rimit të fondit tonë arkivor me dokumente arkivore të ushtarakëve shqiptarë apo shqiptarëve të tjerë në periudhën e Perandorisë Osmane e më pas, siç është, p.sh., pjesëmarrja e shqiptarëve në Luftën e Çanakalasë, në të cilën mori pjesë Divizoni 19-të i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarët e Rumelisë, të mobilizuar shumica me dëshirë e pjesërisht me forcë, nën komandën e Mustafa Qemalit, i cili realizoi një fitore vendimtare për fatet e Turqisë. Me interes janë edhe informacionet për veprimet luftarake të forcave ushtarake osmane gjatë luftërave në trojet shqiptare, sikurse ato

në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dokumente rreth shqiptarëve në formacionet ushtarake të Perandorisë Osmane etj. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ekipi turk u prit në takim nga Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik në MM, z. Ilgli Hasani, ku nga të dy palët u shpreh dëshira për vijimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave. Në këtë takim takim ishte i pranishëm edhe atasheu ushtarak dhe shefi i Kryesisë së Këshillit të Bashkëpunimit Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, Dr. kolonel shtabi Nizamettin Doğar. Gjithashtu ekipi turk kreu edhe një vizitë në Arkivin Qendror të Shtetit, për tu njohur sidomos me arkivin dhe fondin osman. Ekipi u prit dhe u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, z. Gjet Ndoj, ku u shkëmbyen mendime dhe u shpreh dëshira për të filluar bashkëpunim me interes reciprok ndërmjet Arkivit Qendror të Shtetit dhe Arkivave Ushtarake të Forcave të Armatosura Turke. Ekipi turk u njoh me fondin e pasur osman që disponon Arkivi Qendror i Shtetit, për të cilën ata shprehën vlerësime për pasurinë e këtij fondi, siç ishin fermanët e ruajtur me kujdes, si dhe kushtet e mira të ruajtjes dhe sigurisë.

Ekipi i arkivave ushtarake turke bëri vizitë edhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në Muzeun Historik “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Krujë, si dhe vizituan edhe Varrin e Heroit tonë Kombëtar në Lezhë, Fototekën Kombëtare “Marubi”, Muzeun e Kulturës dhe Kalanë Rozafa në Shkodër. Me qëllim konkretizimin e një plani veprimi në fushëm e muzeve ushtarake, kolonel Kemal Ellialtioğlu, në emër të palës turke, ftoi të realizojë një vizitë pune në Arkivin Qendror të FA Turke një ekip nga Arkivi Qendror i FA-së, në periudhën shtator-tetor 2015.

Anila Doda

Para pak ditësh, Arkivi Qendror i FA-së, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme

të Arkivave, organizuan dhe zhvilluan seminari dyjavor teoriko-praktik midis punonjësve të sekretari-arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Arkivit Qendror të Shtetit. Në këtë seminar morën pjesë 30 punonjës të sekretari-arkivave nga gjithë komandat, njësitë dhe institucionet e vartësisë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së. Qëllimi i këtij seminari ishte dhënia e njohurive bazë teoriko, met-odologjike dhe praktike për krijimin, evidentimin, klasifikimin, shërbimin dhe ruajtjen e dokumenteve arkivore. Ky kualifikim synon përmirësimin e punës në sekretari-arkivat e rrjetit arkivor të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes. Nevoja për realizimin e këtij e këtij seminari u diktua nga evidentimi i disa problematikave dhe mangësive në drejtim të gjendjes së fondeve arkivore. Specifikisht, nga kontrollet e herepashershme dhe problematika e dalë gjatë punës në arkiva rezulton se në sekretari-arkivat e sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes dokumentet nuk garantonin cilësi në ruajtjen dhe dorëzimin e tyre, për shkak të moszbatimit të kërkesave ligjore për ruajtjen dhe administrimin e fondeve, si dhe normave metodologjike për përpunimin tekniko-shkencor të këtyre dokumenteve.

Programi i seminarit u ndërtua në bashkëpunim mes dy drejtorive: Arkivit Qendror të Shtetit dhe Arkivit Qendror të FA-së. Në program u përfshinë edhe

specifika të metodologjisë dhe punës në arkivat e Forcave të Armatosura, si p.sh., veçoritë e përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve në Forcat e Armatosura, veçoritë e dorëzimit të dokumenteve në Arkivin Qendror të FA-së, njohja e ligjit, vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe udhëzi-meve të Ministrit të Mbrojtjes, si dhe praktika e punës me dokumentet e informacionit të klasifikuar etj. Me interes të veçantë u trajtua edhe ligji 119/2014 “Për të Drejtën e Informim-it” dhe aspektet e zbatimit të tij në FA, ku u dhanë udhëzime të detajuara për specialistët e sekretari-arkivave. Ky është një ligj i ri, i cili ka për qëllim nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve pub-like. Ky prezantim ngjalli kureshtje dhe interes për të pranishmit, pasi atyre iu shtohen përgjegjësi të reja dhe njëher-azi morën informocion për detajet dhe specifikat e këtij ligji.

Tema e programit u përmbahej një formati teoriko-praktik, ku pjesë-

Veprimtari të Arkivit Qendror të FA

Arkivi Qendror i FA seminar të përbashkët me Arkivin Qendror të Shtetit

marrësit përfitonin njohuri për punën arkivore në rrafshin ligjor dhe metod-ologjik-praktik. Pati më tepër interes dhe vëmendje për temat e “Përpunimit tekniko-shkencor të fondit arkivor”, si dhe Ligji Nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, ku dhe u ngritën edhe më shumë pyetje dhe debate konstruktive. Formati i seminarit nuk u zhvillua në kornizat standarde, ku njëra palë flet dhe tjetra dëgjon, por pati një natyrë më fleksibël, pasi prezantimi mori përmasat e një bashkëbisedimi të hapur me natyrë konsultative.

Seminari u zhvillua nën drejtimin e z. Gjergj Çaprazi, ndërsa temat u zhvilluan me profesionalizëm nga lektorët e Arkivit Qendror të Shtetit si Endrit Musai, Afërdita Hajro, Ilir Bello, Endrit Balla, Ylber Ramaj, etj. dhe lektorët e Arkivit Qendror të FA-së si Prof. Asoc. Dr. Teki Kurti, MSc Kadri Dauti, Ma Mirvjena Imami, në bazë të profileve të sektorëve që ato përfaqësojnë. Stafi i lektorëve kanë

vite eksperiencë pranë arkivit dhe kontributi i tyre ishte mëse i vlefshëm për pjesëmarrësit e pranishëm. Ata e njohin mjaft mirë punën me dokumentet arkivore, pasi janë të trajnuara dhe të kualifikuara prej vitesh.

Në përfundim të seminarit u zhvil-lua ceremonia e ndarjes së certifikat-ave. Ceremoninë e drejtoi Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Gjet Ndoj,

ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Arkivit Qendror të FA Prof. Asoc. Dr. Teki Kurti. Z. Ndoji theksoi rolin e rëndësishëm të punonjësve të sekretari-arkivave për ruajtjen e vlerave të historisë e specifikisht të historisë ushtarake, si pjesë e historisë kombëtare, evidentoi seriozitetin e veprimtarisë në AQFA-së për rua-jtjen e dokumenteve, si dhe misionit që ai mbart. Në përmbyllje u shpërn-dan certifikata gjithë pjesëmarrësve, të cilët shprehën falënderimet e tyre për këtë seminar dhe ndiheshin më optimist për efektivitetin e praktikës arkivore në vazhdimësi. Ata e përm-byllën seminarin duke cituar nevojën që këto kualifikime të jenë të përvit-shme, me qëllim rritjen e bazave të suksesit në mbarëvajtjen e punës. Me personelin e kualifikuar në këtë semi-nar, si dhe seminarin e viti të kaluar dhe seminarin tre ditor pranë Arkivit Qendror të FA në datat 31.3.2015 - 2.4.2015, arrihet kualifikimi i plotë i gjithë punonjësve specialistë arkivi/arkivist të sekretari-arkivave të çdo komande, njësie, reparti dhe institucioni ushtarak.

kadri dautinëndrejtor i aQFa

Page 5: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 5zyrtare

Këto ditë aktivitetet stërvitore në Komandën e Mbështetjes kulmuan me organizimin dhe realizimin e stërvitjes

kompaktësuese “Reagimi i Përbashkët Brari 2015”. Kjo stërvitje rënditej nga më kryesorët në Matricën Vjetore të aktiviteteve të Komandës Mbështetëse për vitin 2015. Qëllimi i stërvitjes “Brari 2015” ishte aftësimi dhe kom-paktësimi i strukturave të Komandës së Mbështetjes, rritja e aftësive drejtuese, bashkëpunuese dhe kordinuese për realizimin me sukses të operacionit të Emergjencave Civile.

Në ditën përmbyllëse të kësaj stër-vitje ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantët e Forcave, kryetari i Shoqates së Vullnetareve të Emergjencave Civile, drejtorë drejtor-ish në SHPFA dhe ushtarakë tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral bri-gade Ylber Dogjani, i cili falënderoi pjesëmarrësit në këtë stërvitje për angazhimin, disiplinën dhe profesion-alizmin e lartë që treguan gjatë gjithë stërvitjes dhe për realizimin me sukses të qëllimit të saj. Ndërsa shefii Degës së Operacioneve dhe të Stërvitjes, kolonel Riza Zaja, foli rreth detajeve të stërvitjes, duke nënvizuar se për realiz-imin e kësaj stërvitje u angazhuan degët në Shtabin e Komandës Mbështetëse, nënrepartet e kërkim-shpëtimit të bmr, nënrepartet e EOD-së dhe të Urave të Batalionit të Xhenios, nenrepartet e bt dhe bf, të cilët nën drejtimin e Degës së Operacioneve dhe të Stërvitjes kanë vijuar përgatitjet stërvitore të kompak-tësimit të veprimeve për përballimin e emergjencave civile.

Skenari i stërvitjes ishte ideuar

në kushtet e rënies së një tërmeti dhe përmbante këto situata:1.Kërkim-shpëtimi nën rrënoja;2.Veprimet në shuarjen e zjarreve;3.Kërkim-shpëtimi në terren malor;4.Kontrolli, kufizimi dhe pastrimi nga EOD;5.Ndërtimi i një ure, sigurimi i komu-nikimit midis dy zonave urbane.

Stërvitja “Reagimi i Përbashkët Brari 2015” ishte planizuar të zhvillohej në rajonin e Brarit, për shkak se ky rajon (ish-objektet ushtarake) plotësonte më së miri të gjitha kërkesat e parshi-kuara në skenarët e stërvitjes.

Demonstrimi i stërvitjes filloi me veprimet e kërkim-shpëtimi nën

rrënoja, ku toga e tërmeteve e kompa-nisë së kërkim-shpëtimit me mjetet dhe paisjet që disponon ndërhyri në zonën e identifikuar për shpëtimin e banorve dhe të gjësë së gjallë. Struktura e saj vepronte e ndarë në tre grupe: Grupi i Zbulimit që identifikoi dëmet dhe përsonat në nevojë; Grupi i Kërkim Shpëtimit që u mor me nxjerrjen e banorëve dhe bagëtisë nga rrënojat, dhe Grupi i Evakuimit së bashku me Rol-1 për dhënien e ndihmës së parë.

Në skenarin e stërvitjes ishte para-shikuar rënia e zjarrëve nga dëmtimet e sistemëve elektrike dhe të gazit. Toga e shuarjes së zjarrit të kompanisë së kërkim-shpëtimit me 3 mjete zjar-

rëfikese me veprime të shpejta dhe të sakta bënë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në këtë situatë ishte planizuar edhe ndërhyrja e togës së ndërtimit të Bata-lionit të Xhenjos me një mjet fadromë dhe dy mjete të tjera vetëshkarkuese, të cilët ndërhynë në çeljen e rrugëkalimeve dhe largimin e inerteve.

Pjesë e skenarit ishte edhe ndë-rhyrja e togës së kërkim-shpëtimit për evakuimin e një grupi turistësh, të cilët ishin bllokuar në një terren të thyer malor si rezultat i rrëshqitjeve masive të shkëmbinjëve nga rënia e termetit. Ndërhyrja e kësaj strukture u realizua me mjaft profesionalizëm dhe të gjithë

turistët u evakuan pa asnjë problem për jetën e tyre.

Në këtë stërvitje toga e urave e kompanisë së ndërtimit të Batalionit të Xhenjos për një kohë relativisht të shkurtër arriti të ndërtoi një urë Bejli duke lidhur fshatin Brarë me qytetin e Tiranës. Një vënd të rëndësishëm në skenar zënë edhe angazhimi i struk-turave të EOD-së në pastrimin e zonave të kontiminuara, roli i togës fushore në krijimin e ambjenteve fushore për sistemimin e banorve në nevojë. Ndërsa Batalioni i Transportit angazhohet në këtë stërvitje me një pjesë forcash dhe mjetesh për lëvizjen e banorve në nevojë si dhe trupave dhe mjeteve të angazhuara në këtë stërvitje.

Gjatë demonstrimit u vu re se i gjithë personeli ishte mjaft i përkush-tuar dhe i angazhuar për realizimin e detyrës. Skenarë të tillë mundësojnë ballafaqimin e dijeve, aftësive profe-sionale me kushtet e përafërta të një situate fatkeqësie natyrore apo njerë-zore. Pjesë e stërvitjes ishte edhe ek-spozimi paisjeve të kërkim-shpëtimit, të EOD-së dhe modulit fushor.

Në përfundim të stërvitjes “Re-agimi i Përbashkët Brari 2015” u organizua një ceremoni e shkurtër, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, përshëndeti dhe vlerësoi personelin oficer, nënoficer dhe civil që punuan me përkushtim për realizimin me sukses të kësaj stërvitje kompaktë-suese. Kjo stërvitje, theksoi ai, tregoi dhe njëherë punën serioze që bëhet në Komandën Mbështetëse dhe strukturat vartëse të saj, për të qënë të gatshëm në çdo kohë për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe përmbushjen me sukses të misionit të saj kushteteues.

Karafil Celibashi

Në Komandën e Mbështetjes

Zhvillohet stërvitja “Reagimi i Përbashkët Brari 2015”

Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr. 151, datë 25.04.2002 të Këshillit të Ministrave “Për statusin “Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, që përcakton procedurën që duhet ndjekur për dhënien e statusit “Dëshmor i Atd-heut”, si dhe trajtimin financiar për familjarët e dëshmorëve. Ky ndryshim konsiston në rregul-limin e masës së trajtimit financiar për familjarët e dëshmorëve të atdheut, numrin e të trajtuarve, si dhe përmirësimin dhe lehtësimin e procedurës për përfitimin e këtij statusi.

Më konkretisht, Qeveria vendosi rritjen e trajtimit financiar mujor të familjarëve të dësh-morëve të atdheut nga 5.000 (pesë mijë) lekë në 7.000 (shtatë mijë) lekë, bazuar në kërkesat e va-

zhdueshme që kanë ardhur në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes nga familjarët dhe nga organizatat e ndryshme të Dëshmorëve të Atdheut. Nga ky vendim përfitojnë 359 familjarë të dëshmorëve, me një shumë prej 30.156.000 lekësh.

Këshilli i Ministrave bëri gjithashtu rregul-lime për përbërjen e Komisionit Qendror për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut” dhe në përmirësimin e rregullave për mbledhjen dhe funksionimin e tij, ku është shtuar detyrimi i Komisionit Qendror që përveç emrit të famil-jarit që përfiton trajtimin financiar të dërgojë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore edhe një kopje origjinale të vendimit të marrë për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut”.

rritet në masën e 2.000 lekë trajtimi financiar mujor i familjarëve të Dëshmorëve të atdheut

Qeveria vendosi rritjen e trajtimit financiar mujor të familjarëve të dëshmorëve të atdheut nga 5.000 (pesë mijë) lekë në 7.000 (shtatë mijë) lekë, bazuar në kërkesat e vazhdueshme që kanë ardhur në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes nga familjarët dhe nga organizatat e ndryshme të Dëshmorëve të Atdheut.

Page 6: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 20156 forca tokësore

Këto ditë të fillimqershorit, Batalioni Special ka qenë mikëpritës për një grup kadetësh të rinjë të ush-

trisë amerikane. Kjo tashmë është kthyer në një traditë, sepse që prej më se tre vitesh në kuadër të bash-këpunimit të ndërsjelltë midis ushtrisë sonë dhe asaj amerikane ka filluar dhe po zbatohet programi i “Shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor “CULP”. Ky program gjithëpërfshirës, përveç fokusimit të tij në dhënien e asistencës humanitare, trajnimit të ushtarakëve tanë në gjuhën angleze, shkëmbimit të njohurive kulturore për një përqasje drejt kulturës shqiptare, ka dhe tra-jnimin e përbashkët ushtarak.

Në vazhdën e këtij trajnimi 23 kadetët amerikanë, të kryesuar nga kolonel Priester, kryen në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale ak-tivitete të ndryshme. Nën drejtimin e koordinatorit të palës shqipëtare, nënkolonel Behar Mara, grupi i kadetëve amerikanë fillimisht ndoqi një brifing përnjohës rreth strukturës, stërvitjes dhe detyrave specifike të Batalionit të Forcave Speciale. Më pas aktiviteti vazhdoi me një vizitë në Muzeun e këtij Batalion, aty ku ruhet, kujtohet, nderohet dhe respektohet çdo ngjarje dhe çdo ushtarak për përkushtimin dhe gjakun e derdhur në emër të paqes dhe lirisë. Majori Elidon Kurti, në rolin e ciceronit i njohu pjesëmarrësit me historikun e Batalionit Special, aktivitetet e kry-era ndër vite dhe jo pa dhimbje mbi aktin heroik të Dëshmorit të Atdheut

kapitenit Feti Vogli.Aktualisht në Batalionin Special

po zhvillohet prej disa ditësh stervitja “JCET- 2015”, me pjesëmarrjen e forcave speciale shqiptare dhe atyre amerikane. Grupi i kadetëve ndoqi nga afër aspekte nga stërvitja e tyre, si dhe demonstrimin stërvitor të Forcave Speciale Shqiptare, Forcave Speciale Amerikane dhe Forcave Speciale “RENEA”. Ata ndoqën u njohën me taktikat që zbatohen nga forcat tona në misionet “Combat” si key leader engagement, me qitje të ndryshme me precision të lartë,

çlirim pengu etj. Me këtë rat, kadetët amerikanë patën rastin të provojnë praktikisht edhe armatimin modern që përdoret aktualisht nga Batalioni i Forcave Speciale, nëpërmjet zhvil-limit të qitjeve të ndryshme më këto lloj armësh.

Koordinatori i palës sonë, nënkol-onel Mara u shpjegoi më qartësi dhe profesionalizëm kadetëve të rinjë kureshtar çdo element të kryer nga trupat në demonstrime, duke e vënë theksin në koordinimin e përkryer të veprimeve, pavarsisht se ishin trupa speciale ushtarake dhe policore. Duhet

të nënvizojmë edhe një fakt tjetër. Për kadetet amerikanë nuk kaluan pa u vënë re dhe ambientet komode, të rregullta dhe të pastra të Batalionit, si fjetinat, klasat, kabinetet, mensat dhe kushina etj, për të cilat ata shprehën vlerësime të larta në cdo moment.

Në përfundim të aktivitetit kadetet njëzëri falënderuan kolegët e tyre shqiptarë për mikëpritjen, ngrohtësinë dhe respektin që treguan ndaj tyre, si dhe për demonstrimet dhe gjithçka tjetër që ofruan për ta. Në mënyrë të veçantë këtë e bëri përgjegjësi i ekipit të kadetëve amerikan, kolonel

Priester, i cili shprehu falënderime të përzemërta për pritjen që iu rezervua dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera midis ushtarakëve të dy ushtrive tona. Kolonel Priester, ndër të tjera, u shpreh se, bashkëpunimi që ka filluar më herët e që ka sjell e do të vijojë të sjell përfitime të ndërsjellta për të dy vendet, në drejtim të ndërgjegjësimit kulturor, rritjes së aftësive ushtarake dhe gjuhësore, do të vazhdojë për të bërë të mundur që rritja e thellimi i njohjes se kulturave të ndryshme të forcojë më tej lidhjen me partnerët tanë të NATO-së.

nënkolonel ediand elezi

Batalioni Special i FT vendos ura të reja bashkëpunimi me kadetët amerikanë

Kadetët amerikanë, të kryesuar nga kolonel Priester, kryen në mje-diset e Batalionit të Forcave Speciale aktiv-itete të ndryshme. Nën drejtimin e koordinato-rit të palës shqipëtare, nënkolonel Behar Mara, grupi i kadetëve ameri-kanë fillimisht ndoqi një brifing përnjohës rreth strukturës, stërvitjes dhe detyrave specifike të Batalionit të Forcave Speciale.

Page 7: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 7siguria

Vendi ynë ka marrëveshje për pjesëmarrjen e saj aktive në NATO, apo edhe në BE si vend kan-didat brenda kontekstit të misioneve që kanë gamën e plotë të krizave - duke përfshirë ato para-konf-liktit, gjatë konfliktit dhe pas konfliktit.

nën/kol (r) Msc kanan hiMaJQendra e doktrinës dhe kërkimit

Përfshirja aktive në sistemin e Mbrojtjes Kolektive të NATO-s në bazë të një mar-rëveshje të fortë është jetike

për mbrojtjen e vendit tonë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare thekson se FA janë institucioni kryesor i mbrojtjes së vendit, fuqia e tyre ushtarake përdoret sipas rastit, në kohë paqeje, tensioni, krize dhe lufte. Ato konceptohen, ndërtohen dhe përdoren edhe si një forcë e NATO-s. Pra, prej sa më lartë, në kohë është plotësuar kuadri ligjor për të mundësuar zbatimin e plotë të detyrimeve kombëtare që rrjedhin nga parimi i Mbrojtjes Kolektive i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Qasje e përgjegjshme çdo aleati ndaj angazhimeve të NATO-s përf-shinë edhe pjesëmarrjen në programet dhe politikat e NATO-s, e cila është jetike për aftësinë e vazhdueshme të Aleancës për të siguruar mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Prandaj, vendi ynë zhvillon aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e territorit të saj, si dhe për pjesëmarrjen e saj në Mbrojtjen Kolektive të NATO-s. Në zhvillimin e aftësive të saj ushtarake, ajo udhëhiqet kryesisht nga Procesi i Planifikimit të Mbrojtjes të NATO-s.

Në sfondin e përkeqësimit të mjedis-it të sigurisë, NATO zhvillon mbrojtjen kolektive, aftësitë dhe rrit gatishmërinë e saj. Republika e Shqipërisë në për-puthje me rrethanat rrit përpjekjet e përgjithshme të mbrojtjes, përmirëson aftësinë në territorin tonë, mbështet ndërtimin e infrastrukturës së NATO-s dhe merr pjesë në shkallë të gjerë në stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta.

Vendi ynë ka marrëveshje për pjesëmarrjen e saj aktive në NATO, apo edhe në BE si vend kandidat brenda kontekstit të misioneve që kanë gamën e plotë të krizave - duke përfshirë ato para-konfliktit, gjatë konfliktit dhe pas konfliktit. Në përmbushjen e këtyre angazhimeve, ne ndjekim një qasje gjithëpërfshirëse në operacionet e menaxhimit të krizave. Si pjesë e aktiviteteve të saj për menaxhimin e krizave, vendi ynë kontribuon në ngritjen e kapaciteteve civile-ushtarake duke zhvilluar trajnime specifike për natyrën e operacioneve në vendet e pushtuara nga krizat e natyrave të ndry-shme dhe me një performancë të dobët shtetërore, si dhe ndihmon proceset të mbrojtjes, kryesisht me anë të vendosjes së ekspertëve ushtarak dhe civil. Po kështu, brenda NATO-s, vendi ynë mbështet ndërtimin e partneriteteve me organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe bën një politikë të dyerve të hapura për anëtarësimin në NATO të vendeve në rajon dhe jashtë tij.

Mbrojtja e vendit është planifikuar si pjesë e mbrojtjes dhe sigurisë së NATO-s, Nenit 5, i cili bën fjalë për Mbrojtjen Kolektive. Objektivat krye-sore të aftësive të mbrojtjes së vendit tonë janë për të siguruar kontrollin mbi territorin e vendit, ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore dhe për të demon-struar sovranitetin e shtetit; të zhvillojë

aftësinë për të ofruar një paralajmërim të hershëm; për të zhvilluar sistemin e mobilizimit të nevojshme për të siguruar mbrojtjen ushtarake; për të zhvilluar një forcë moderne, të dislokueshme, njësi të qëndrueshme me aftësitë për të siguruar mbrojtjen, si dhe për të marrë pjesë në operacionet jashtë vendit që të sigurojë gatishmërinë për nisjen dhe kryerjen e operacioneve të mbrojtjes kolektive, por dhe të sigurojë mbështetjen e tonë ndaj forcave aleate.

Tashmë njihet se detyra kryesore e NATO-s është Mbrojtja Kolek-tive. Vendi ynë merr pjesë aktive në forcimin e saj. Në këtë mënyrë për të parandaluar, shmangur dhe nëse është e nevojshme, sprapsin çdo sulm kundër një aleati të NATO-s, mbrojtja kolek-tive duhet të jetë e dukshme, e aftë dhe e besueshme. Ajo është në gjendje për t’iu përgjigjur me forcë dhe në mënyrë fleksibile sulmeve të çdo natyre dhe të çdo shkalle. Ne e konsiderojmë të rëndësishme që aftësitë për mbrojtjen e përbashkët plotësojnë njëri-tjetrin midis mbrojtjes kombëtare dhe asaj kolektive. Është kjo arsyeja që ne marrim pjesë në zhvillimin e aftësive të NATO-s, të cilat shtojnë ndërveprimin e forcave të armatosura të Aleancës dhe aftësinë për të kryer operacione të përbashkëta dhe për të rritur kohezionin e saj duke siguruar aftësi të gjera ushtarake.

Planifikimi i mbrojtjes bën ndërlid-hjen dhe harmonizimin e objektivave të politikës së mbrojtjes, misionit kush-tetues të FA, objektivave dhe nevojat që rrjedhin nga detyrimi ynë për të garantuar mbrojtje efektive të vendit me burimet për mbrojtje. Ajo buron nga detyrat politike dhe ambiciet politike-

ushtarake, gjen zbatimin në bazë të analizave të vazhdueshme të rreziqeve të sigurisë, kërcënimeve dhe skenarët e pritshëm të zhvillimit të tyre. Plani-fikimi i mbrojtjes është i ndërthurur ndërkohë me planifikimin mbrojtjes së NATO-s / BE dhe proceset ushtarake, veçanërisht në lidhje me plotësimin e synimeve të Forcave të NATO-s. Kjo është një instrument i domosdoshëm për menaxhim strategjik të zonave të përgjegjësisë.

Ndërtimi i një sistemi të sigurisë dhe mbrojtjes është një proces i vazh-dueshëm dhe i gjatë. Prandaj, qëllimi i planifikimit të mbrojtjes qëndron në sigurimin optimal të aktiviteteve dhe zhvillimit të Forcave të Armatosura në afat të shkurtër, afatmesëm dhe atë afatgjatë. Ky është një proces afatgjatë që kërkon të marrë në konsideratë ndryshimet aktuale dhe të supozuara

të mjedisit të sigurisë, evolucioni i teknologjive ushtarake dhe të mbrojtjes, situatën ekonomike të vendit dhe trendët demografike në rajon dhe më gjerë.

Planifikimi i Mbrojtjes orientohet drejt menaxhimit të zbatimit të Objekti-vave. Objektivat e mbrojtjes janë ndër-tuar në mënyrë të tillë që të mundësojnë një vlerësim të paanshëm të arritjes së nivelit në lidhje me alokimin e burimeve të mbrojtjes dhe në mënyrë të veçantë të burimeve financiare. Për këtë arsye, objektivat dhe planifikimi është i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin duke pasur vartësi të madhe në përfundimet e tij.

Në kuadër të procesit të plani-fikimit, objektivat janë përcaktimi specifik, masat dhe detyrat që shtrohen për zgjidhje. Metodat e arritjes së tyre duhet të jenë të qarta, d.m.th., ata duhet të specifikojë përgjegjësi personale, detyrat, afatet, burimet, shpenzimet dhe nevojat. Kjo është një parakusht për monitorimin e procesit të arritjes së objektivave në fushën e planifikimit të mbrojtjes.

Zhvillimi i objektivave duhet të jetë një aktivitet kompleks që përfshin disa masa dhe aspekte sasiore, cilësore, si dhe kritere të tilla që janë të orientuara në direktivat doktrinarë, strukturat organizative dhe aftësitë e tyre, për-shtatur kjo me arsimimin, trajnimin, të mbështetur me materiale, menaxhimi dhe drejtimi i personelit, infrastruktura, ndërveprimi dhe bashkëpunimin me organizmat ndërkombëtare e në mënyrë të veçantë vendet aleate. Një qasje e tillë në zhvillimin e aftësive të Forcave të Armatosura mundëson planifikuesit për të krijuar një përshkrim të plotë të af-tësive, duke përfshirë procesin e zhvil-

limin e tyre me një metodë të qartë dhe të sistemuar në mendime dhe idetë për perspektivën e mbrojtjes. Planifikimi i zhvillimit të aftësive përfshin ciklin jetësor të aftësive, të cilat gjithashtu përfshin shpenzimet për mbajtjen në cilësinë e aftësive të dëshiruara të gjithë kapaciteteve të mbrojtjes.

Prioritizmi është metodë kyç në pro-cesin e planifikimit të mbrojtjes. Brenda kornizave të saj, arritjen e objektivave në lidhje me disponueshmërinë e bu-rimeve kërkon në vijimësi vlerësimin e arritjeve në procesin transformues. Në rast se disa kërkesa nuk mund të përmbushen për arsye financiare apo arsye të tjera, zbatimi i tyre duhet të jetë ose mbajtur fort në kujtesë për një periudhë më të gjatë ose shtyhet, vetëm në raste të caktuara aktiviteti anulohet. Ky proces duhet të jetë absolutisht trans-parent për të mundësuar menaxhimin dhe për të marrë vendime në rindërtimin e elementeve plotësues për zbatimin e masave të mbrojtjes së vendit.

Kërkesat e shtyrjes apo anulimi gjithmonë nënkupton disa rreziqe për sigurinë dhe aftësitë e mbrojtjes së vendit. Prandaj, planifikimi i mbrojtjes është gjithashtu një instrument për identifikimin e këtyre rreziqeve që bën të mundur vlerësimin, analizën duke nxjerrë shkaqet dhe pasojat e tyre. Ne pranojmë që gjithmonë ka një realitet dhe një përfundim, që ato mbajnë në konsideratë një nivel të caktuar të mungesës apo rrezikut që rrjedh nga disa arsye dhe mungesa për të përm-bushur detyrat.

Për të kuptuar se sa efektiv është sistemi i planifikimit dhe programimit të mbrojtjes duhet vlerësuar se në çfarë mase janë realizuar treguesit kyç të mbrojtjes. Bashkë me këtë proces në evidence janë edhe çështjet e tjera të ko-mandim-drejtimit që ajo jep mbështetjen për të arritur një nivel maksimal të transparencës dhe qartësisë së politikës së saj të mbrojtjes. Procesi i planifi-kimi zgjerohet në shumë aspekte ku në vijimësi bëhen analiza të programuara dhe raporte vlerësuese të mbrojtjes, që jo rrallë japin edhe mungesat në aftësitë, analizojnë shkaqet e tyre, sugjerojnë masa korrigjuese, etj.

Planifikimi i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura është prezent në Sistemin e Planifikimit të Mbrojtjes të NATO-s. Ajo se çfarë pritet është krijimi i një baze më të gjerë dhe të mbështetur në përvojën më të mirë të mundshme, brenda kapaciteteve të planifikuesve të mbrojtjes në FA dhe jashtë tij. Sistemi i planifikimit është një proces i rëndësishëm dhe kalon përmes linjës dhe parimeve, synimeve dhe objektivave të dokumenteve krye-sore të mbrojtjes, të cilat janë piketat e duhura për të avancuar proceset për ndryshim dhe transformime të Forcave të Armatosura.

Refleksione nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare

Dimensioni i Mbrojtjes Kolektive dhe harmonizimi me Sistemin e Planifikimit të Mbrojtjes në FA

Page 8: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 20158

Historiku i shkurtër i një batalioni të ri

Rrugëtimi i mbarë i Batalionit të

Mbështetjes me Luftim

reportazh

Për ushtarakët, njohësit e dok-trinave ushtarake e më gjërë të doktrinave të NATO-s, ku Shqipëria është anëtare

që prej fillimprillit 2009, është e njohur tashmë paradigma se përveç njësive operacionale të luftimit dhe të mbështetjes me shërbime, janë të domosdoshme edhe një njësi të mbështetjes me luftim. Forcës Tokë-sore Shqiptare i mungonte një njësi e tillë, andaj me kalimin në strukturën e re të Forcave tona të Armatosura, duke pasur edhe një vizion tëri për përdorimin e trupave në kohë paqeje dhe atë luftarake, prej gati një viti u pa e nevojshme krijimi i Batalionit të Mbështetjes me Luftim. Është një strukturë e re, në rang batalioni, i cili është vendosur në një terren të gjelbëruar në kodrat e Babrusë, jo larg garnizonit ushtarak “Skënderbej”, por njëkohësisht jo larg, në faqen tjetër të kodrës, edhe prej Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr prej së cilës ka vartësinë.

Dikur në këtë rajon, ka qenë dislokuar një Brigadë Artilerie, por që me reformat e njëpasnjëshme që kanë kaluar këto vite FA Shqiptare, kjo njësi nuk ekziston. Kanë mbetur godinat dhe një pjesë e infrastrukturës së saj, të cilat janë vënë tashmë në dispozicion të këtij batalioni. Pra, nga një terren ushtarak i braktisur dhe i lënë në mëshirë të fatit, ku edhe ajo pjesë e infrastrukturës ekzistuese po shkonte drej shkatërrimit, sot objek-tet kryesore janë restauruar dhe po punohet për përmirësimin e kushteve të punës, stërvitjes e përkujdesjes sociale. Ky batalion është i veçantë edhe për vetë strukturën e tij. Ai ka në përbërje një bateri mortajash, një specialitet që erdhi duke u rrudhur në vitet e fundit, një komapani të kimisë, si dhe një kompani xhenio. Si një batalion i krijuar me dy prej armëve me profil thuajse “burrëror”, xhenios dhe artilerëisë, në fakt ai nuk ëshë aspak i tillë. Në radhët e tij, ashtu si në shumë struktura të tjera të ushtrisë, rreth 20-30 % janë vajza e gra, ku shumë pak janë civile, pjesa më e madhe mbajnë plot krenari e nder uniformën e tetarit ose ushtarit profesionistë. Ato janë të barabarta mes të barabartëve. Për këtë mjafton të shohësh një ditë stërvitje dhe do të

kuptosh se barazia gjinore nuk është numër për këtë batalion, por është vlerë.Batalioni i ri që drejtohet nga një komandat i “vjetër” në përvojë

Duhet theksuar që në fillim të herës se, edhe pse në kohë të shkurtër prej krijimit të tij, surprizohesh sapo hyn në mjediset e këtij reparti. Jo vetëm për gjelbërimin, që është vetë pjesë e peizazhit, por më së pari për atë që duket se është puna e efektivit të këtij batalioni, duke nisur nga vetë ko-mandati, nënkolonel England Dauti, e deri tek ushtari më i thjeshë e më i ri profesionistë…Të drejtosh një njësi me një përbërje të tillë, ku nuk ngelën jashtë fokusit të detyrave edhe ruajtja e objekteve që ndodhen me kilometra larg komandës së batalionit, si, p.sh., poligoni i Bizës apo ai i Fekenit, është padyshim një sfidë me kohën, me teknikën që ke në dispozicion, burimet njerëzore dhe standardet e kërkuara. Por duket se nënkolonel Dauti, komandanti i batalionit, është i prirur të jetë sfidant. Në fakt jeta e tij si ushtarak është një sfidë e hershme, e filluar që në moshën 14 vjeçare, kur ndoshta jo me shumë “bindje e dashje” filloi karrierën ushtarake, për t’u kthyer shumë shpejt në modelin e “bindjes ushtarake”. Nënkolonel Eng-landi Dauti bën pjesë në atë grupim ushtarakësh karriere, që u rritën pro-fesionalisht me ndryshimet që pësuan Forcat e Armatosura në periudhën e tyre të transformimit pas viteve ‘90-të. Prej 15 vjetësh, krijues dhe pjesë active e Batalionit të Forcave Speciale, i ëshë të dashur të kryejë

çdo detyrë nga më e thjeshta ajo e komandantit të grupit special dhe deri tek më e rëndësishmja, zëvendësko-mandat Batalioni. 4 herë pjesëmarrës në misionet jashtë vendit, që prej atij të Kabulit të vitit 2003 e deri tek i fun-dit në Kandahar në 2011, ai jo vetëm e njeh mirë rrugëtimin e ushtrisë shqiptare drej modernizimit, por njeh mirë dhe vlerëson të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim. Kështu që aq sa e ka të lehtë të jap kontributin e tij në ecjen përpara të Batalionit të Mbështetjes me Luftim, aq dhe është i bindur se gjërat e mira bëhen me punë e përkushtim. Përkushtim që ai jo vetëm e ka tipar vetjak, por që e

gjen edhe tek bashkëpunëtorët me të cilët ndan arritjet e vogla e të mëdha, por edhe mosrealizimet e detyrave. Vitet që mbart uniformën e bëjnë të shoh me besim tek një përmirësim i ndjeshëm që po ndodh në vlerësimin dhe imazhin e ushtarakut shqiptar, te përafrimi me standardet e aleatëve për sa i përket përkujdesit ndaj tyre, rritjes në karrierë përmes sistemit të gradave apo edhe repsektit që po fiton përsëri në popullatën civile figura e ushtarakut, si mbrojtës i sovranitetit të vendit, si kontribues i mirëqënies sociale apo i përballimit të vështirë-sive natyrore apo emergjencave të ndryshme civile.

Për të gjitha këto, por edhe për punën dhe idetë që ka për të ardhmen e Batalionit që drejton, nënkoloneli Dauti, ky oficer tashmë i sprovuar dhe që e dashuron profesionin e tij të nderuar, ndjehet optimist dhe i sigurt se do ta rëndis repartin e tij në krye të njësive dhe strukturave të Forcës Tokësore dhe, pse jo, edhe të Forcave tona të Armatosura. Bateria e mortajave

Për të gjithë nostalgjikët e artil-erisë, një armë shumë e njohur dhe me emër në ushtrinë shqiptare, bateria e mortajave, që është pjesë e Batalionit të Mbështetjes me Luftim, zotëron sot mortajat e kalibrit 120 m/m. Dikur

etleva sMaçi

Page 9: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 9

trajnerit për zbulimin e sektorëve të ndotur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Andaj jo më kot për drej-tuesit e Batalionit të Mbështetjes me Luftim, kompania e MADM-së shihet si një aset kombëtar. Me siguri që në të ardhmen kjo strukturë do të rritet e perfeksionohet më shumë, kjo edhe sepse detyrat dhe misioni i saj është mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm jo vetëm për Forcat tona të Armatosura, por edhe më gjërë, për komunitetin në përgjithësi.Kompania e Xhenios

Shumëkush mund të pyes për se një kompani e xhenios është bërë pjesë e Batalionit të Mbështetjes me Luftim? Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e jep kapiten Elioni Gjoshe, ko-mandant i kompanisë. Kjo kompani është tashmë e deklaruar si pjesë në SEEBRIG, stafi i saj është i përgatitur për të kryer detyrat e ngarkuara si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Edhe kompaninë e xhenios e gjejmë në orën e saj stërvitore. Ajo ka marë detyrën e pastrimit të një zone nga minat, pasi zona do të përgatitet për fushim. Demonstrimi i detyrës së ngarkuar kryhet me të njëjtin seriozitet sikur të ishte rasti i një zone të vërtetë të minuar. Territori është rrethuar, është vendosur tabela paralajmëruese MINE dhe xhenierët kryejnë me saktësi veprimet e detektimit të tyre. Si një kompani e deklaruar në NATO, ajo përmbush të gjitha standardet për nga kapaciteti i burimeve njerëzore, por që të mund të rrisin ndërvepruesh-mërinë në strukturat e vendeve të tjera anëtare, padyshim edhe kjo kompani ka nevojë për më shumë pajisje të reja, për më shumë bazë materiale. Një nga anëtarët e kësaj kompanie, tetar Kastriot Peposhi, është një ndër operatorët jo vetëm me një përvojë të gjatë, por edhe me kontribute të rëndësishme. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe nëntetar Besim Vreton, apo UIV Arben Selimaj. Pavarësisht gradave, kohës së shër-bimit ata vështirë të dallojnë për përkushtimin dhe seriozitetin në punë. Ndër shumë kontribute që ka dhënë kjo kompani në zbulimin dhe pastrimin e zonave të ndotura, dy nglen më të rëndësishmet: Gërdeci dhe Dhëmblani. Jo vetëm për nga përmasat e katastrofës, por edhe për nga shkalla e lartë e vështirësisë dhe kërkesa për një profesionalizëm të lartë, që padyshim ata e kanë

reportazh

ato kanë qenë të shumëllojshme 60/ 80/ deri 160 m/m, kurse tashmë edhe 120 m/m janë larg realiteteve bashkë-kohore. Megjithatë edhe ngritja dhe funksionimi i saj të bën të ndjehesh mirë, sepse një strukturë sado e vogël artilerie është ringritur.

Një pjesë të kësaj baterie e gjetëm në orët e përgatitjes ditore nën drejtimin e zv.komandantit të saj, një artilier me gati 20 vite ekspe-riencë, major Hasan Ymeraj. Në terminologjinë e artilierëve kjo quhet ndryshe orë stërvitore, drejtim zjarri i artilerisë. Komandati jep drejtimin bazë të mortajave, bëhet përgatitja e qendrave të drejtimit të zjarrit,

përcaktimi i të dhënave fllestare dhe kalimi në pikën e shënjimit. Një tjetër togë e drejtuar prej kapiten Xhevahir Aliaj, shef i qendrës së drejtimit të zjarrit në këtë bateri, organizon vrojtimin dhe zbulimin në luftimin mbrojtës. Me shkathtësi, ai koor-dinon me trupat manovër, pasi ato kanë marë misionin. Dhe si në një fushë luftimi të vërtetë, nis skicimi i skemave për vrojtim, qendrave të drejtimit të zjarrit, duke e mbyllur me medotat e angazhimit sipas stan-dardeve të NATO-s. Kompaktësia e baterisë është një ndër qëllimet krye-sore të stërvitjes, ç’ka do të thotë se në detyrë të gjithë duhet të veprojnë njël-

loj, pavarësisht gjinisë, moshës, apo detyrës. Tetar Pajtim Doku jep koor-dinatat, nëntetare Valbona Hamzallari i përcjellë ato si radiotelefoniste për pjesën tjetër të baterisë dhe komandati i baterisë ngre flamurin, për të dhënë komandën “Zjarr”. Arma e artilerisë është një armë e bukur, që të impre-sionon jo vetëm me dispozitivin e saj, por edhe me procesin e realizimit te qitjeve. Artileria është një armë që kërkon llogaritje në çdo detaj, sepse qoftë edhe një llogaritje milimetrike e gabuar të çon në rezultate të dobëta, shto pastaj koston materiale e njerë-zore. Kështu që kjo përgatitje e sotme, vlen për një të nesërme të mundshme. Dhe me sa konstatuam në këtë bateri mortajash çdo gjë është marrë shumë seriozisht, që nga njohja materiale, shërbimi luftarak, njohja në detaje e procesit të qitjes dhe deri tek zgjidhja e mjaft problemeve të tjera që u dalin në praktikën e përditëshme të punës dhe të përgatitjes profesionale.Kompania mADm, aset kombëtar

Edhe efektivin e kompanisë MADM e gjetëm në orën e saj stër-vitore. Takimin e parë e patëm me komandantin e kompanisë, kapiten Florenc Veliun. Njësoj sikur sapo të kishin zbuluar, apo të kishin marë njoftim për një zonë të ndotur me lëndë kimike apo radiologjike, nëno-ficerët dhe ushtaraët profesionisët të kësaj kompanie, demostronin situata të ngjashme. Edhe pse në fakt kjo kom-pani ka ende mungesa të ndjeshme në gjendjen teknike, ose ajo që ka është e vjetëruar, kjo si pengon aspak ata të kryejnë detyrat e ngarkuara. Madje, detyrat e tyre janë më konkrete, pasi jo në pak raste ka pasur probleme të ndotjes kimike apo radiologjke në vend, ku kontributi i kësaj kompanie ka qenë tepër i vyer. Këtu ka ndikuar edhe një tjetër faktor i rëndësishëm, trajnimi i vazhdueshëm i personelit të saj nga partnerët ndërkombëtar, ku padyshim kontributet më të mëdha i kanë dhënë partnerët amerikanë. Tashmë kompania ka një bërthamë shumë të mirë të trajnuar si: nëntetar Maringlen Ukcamaj, nëntetar Ylli Zaimi, nëntetar Altin Goci, të cilët kanë që prej vitit 2008 që janë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme për zbulimin e sektorëve të ndotur nga agjentët kimikë. Në mbështetje të programit amerikan ODES, ky grup mendohet që së shpejti të mund të certifikohet për kryerjen e detyrës së

arritur. Oficerë dhe specialistë të kësaj kompanie kanë punuar për kohë të gjatë për pastrimin e zonës së infektuar nga tragjedia në Gërdec, kanë çminuar, grumbulluar dhe hequr nga kjo zonë një dispozitiv të madh predhash dhe mbetjeve të tjera luftar-ake, duke manifestuar jo vetëm aftësi dhe profesionalizëm të lartë, por edhe trimëri dhe guxim të paparë. Kështu edhe në grupdepot e Dhemblanit në Tepelenë, ku edhe atje njihen pasojat e asaj ngjarje të rëndë ndodhur vite më parë. Pra, në këtë kompani punon dhe shërben një trupë e provuar xhe-nierësh, të cilët përvojën dhe profe-sionalizmin e tyre po ia transmetojnë çdo ditë xhenierëve të rinj. Një poligon i ri për të gjithë

Në Batalionin e Mbështetjes me Luftim nuk u restauruan vetëm ndërtesat, nuk u punua vetëm për përmirësimin e infrastrukturës, aty u punua dhe u krijua nga e para edhe një tjetër objekt shumë i rëndësishëm jo vetëm për këtë batalion, por për të gjitha Forcat e Armatosura, Poligoni i Qitjes me Armë të Lehta të Këm-bësorisë. I shtirë në një terren tepër të përshtatshëm, ai tashmë ka marë fizionominë e plotë. Mbi të gjitha, ky poligon i ri është vënë në shërbim të të gjitha strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit etj. Sapo i afrohesh hapësira që ofron, vendosja e qendrës së vrojtimit, siste-mi mbrojtës, e bëjnë atë të denjë që në të ardhmen të mund të jetë një poligon kombëtar, krahas atij të Bizës.

E pra edhe pse akoma nuk është mbushur një vit, që kur Batalioni i Mbështetjes me Luftim filloi veprim-tarinë e tij, detyrat e përmbushura kanë qenë të shumta. Pa anashkaluar aspak qëllimin kryesor, mbështetjen e Batalionit të Dytë, kontributi i tij ka qenë i ndjeshëm, krahas strukturave të tjera të Forcave të Armatosura edhe në veprimtaritë humanitare, siç kanë qenë emergjencat civile. Prandaj dhe duke u larguar nga ky batalion i ri, por plot përvojë, me vete dhe për lexuesin marrim të qartë vizionin e drejtuesve dhe gjithë ushtarakëve dhe civilëve të tij për ta kthyer këtë njësi në një model të harmonizimit të tri kompanive të ndryshme me një qëllim të vetëm, sigurimin e mbështetjen e Forcës Tokësore qoftë në operacione lufte, qoftë në përballimin e situatave në kohë paqeje.

Page 10: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 201510

Sa më shpejt të reagojmë aq më

shumë jetë njerëzore do të shpëtojmë.

analizë

çfarë është sistemi i shërbimit të kërkim-shpëtimit?

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit përf-shin procedurat administrative dhe operacionale, strukturat, sistemet e vrojtimit, personelin dhe mjetet për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Ai ka për mision kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirën tokësore dhe detare të RSH në raste fatkeqësish të ndryshme, të ndërhyjë, kërkojë, gjejë dhe të shpëtojë persona të humbur ose të zhdukur, pra të ndërhyjë kur jeta njerëzore është në rrezik. Duke e konsideruar si një sistem unik shërbimi, si gjithë sistemet e tjera humanitare e civile, ai nënkupton real-izimin e vazhdueshëm të monitorimit të fatkeqësive, komunikimin, koordinimin dhe elementët e shërbimit të kërkim-shpëtimit, duke mos shkëputur në asnjë moment konsulencën mjekësore, ndih-mën dhe evakuimin mjekësor, nëpërm-jet përdorimit të aseteve shtetërore dhe private duke përfshirë bashkërendimin e veprimeve të helikopterëve, anijeve, njësive të specializuara tokësore, qen-drave shendetësore, trafikut të kontrollit ajror e detar, zhytësve, peshkimit, al-pinizmit etj, si dhe mjeteve të tjera dhe infrastrukturës në përgjithësi.

Çdo sistem i shërbimit të kërkim-shpëtimit ka për qëllim:

- Të sigurojë një plan të përbash-kët për koordinimin e shërbimit, si brenda ashtu edhe jashtë zonave të përgjegjësisë, me qëllim që të plotësojë me efektivitet thirrjet për ndihmë ndaj gjithë qytetarëve të RSH dhe kërkesat e konventave ndërkombëtare që rrjedhin për këtë shërbim;

- Të sigurojë një plan të përgjith-shëm kombëtar, gjithëpërfshirës, për koordinimin dhe mbështetjen e opera-cioneve të kërkim-shpëtimit, përdorim-in e aseteve kombëtare në dispozicion si dhe të ndihmës reciproke;

- Të sigurojë integrimin e kapac-iteteve kombëtare të disponueshme për këtë shërbim dhe përdorimin e tyre në mënyrë racionale në rastet e mundshme të operacioneve SAR.

Për realizimin e këtij qëllimi, siste-mi i kërkim-shpëtimit të RSH duhet të vijojë koordinimin dhe bashkëpunimin me shtetet e rajonit, me vendet e Aleancës dhe me ato më me eksperi-encë për të krijuar një sistem plotësues rajonal dhe pse jo edhe global me qëllim që të shfrytëzohen dhe të ndërhyhet sa më shpejt dhe saktë me kapacitetet njerëzore dhe materiale në zonat ku jeta e njerëzve është në kërcënim serioz për humbjen e saj.

Shërbimi kërkim-shpëtimitpërbëhet nga dy elemente kryesore:

së pari, kërkimin, ku gjendet dhe përcaktohet vendodhja e personave apo ekuipazheve në rrezik për jetën dhe,së dyti, shpëtimin, ku bëhet zhvendosja e personave të riskuar, dhënia e ndihmës parë dhe evakuimi i tyre në një vend më të sigurtë ose qendër mjekësore më të specializuar.

Ky shërbim, për vetë rëndësinë e tij, duhet të konsiderohet si parësor për çdo institucion, organizatë, qytetar dhe

shpëtimi i jetës së njeriut të identifikohet si prioritet në shërbimin e emergjencave civile apo me shërbimet e tjera civile në përgjithësi.

Organizimi dhe funksionimi i shër-bimit të kërkim-shpëtimit në FARSH

Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për administrimin e përgjithshëm të shërbimit të kërkim-shpëtimit dhe zbatimin e politikave në këtë fushë. Ajo ka autoritetin për nënshkrimin e marrëveshjeve, në për-puthje me konventat ndërkombëtare me vendet fqinje, për kushtet e hyrjes së njësive të kërkim-shpëtimit në hapësirën ajrore, detare, ujërat territoriale dhe territorin e vendeve përkatëse. SHSHP të FA është Koordinator Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit në RSH dhe drejton operacionet e kërkim-shpëtimit nëpërm-jet Qëndrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QKKSH). Ndërsa ministritë e tjera mbështesin me kapacitetet e tyre operacionet e kërkim-shpëtimit dhe marrin përgjegjësi ligjore, sipas fushave të detyrimeve për mbështetjen e QKKSH, për rastet e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

QKKSH, aktualisht në përbërje të Qendrës së Bashkuar Operacionale( QBO), është pikë kontakti kombëtare për planëzimin, organizimin, koordin-imin dhe drejtimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit në RSH dhe bash-këpunon e koordinon me njësitë dhe repartet e FA, ministritë e linjave, institucionet shtetërore, joshtetërore dhe vendet e rajonitetj.Kjo qendër koordi-non gjithë veprimet e mundshme SAR me qendrat ajrore, detare dhe tokësore,

si dhe përcakton prioritetin e ndërhyr-jeve, metodat e kërkimit dhe përdorimit të aseteve kombëtare për rastet e opera-cioneve të kërkim-shpëtimit. Kur këto operacione kryhen në bashkëpunim ose kërkohet mbështetja e operacioneve nga asetet SAR të qendrave rajonale të kërkim-shpëtimit, kjo qendër luan rolin e Qëndrës së Koordinim-Shpëtimit (RCC).Specialistë/koordinatorët dhe operatorë/radistët në QKKSH mbulojnë 24/7 shërbimin e kërkim-shpëtimit në vendin tonë. Ata qëndrojnë në përgjim të përhershëm për marrjen e sinjaleve të incidenteve ose fatkeqësive dhe, në rast nevoje, përdorin edhe kapacitetet e tjera të Forcave të Armatosura. Mbajnë kon-takte të vazhdueshme me qendrat ajrore e detare, FT, KM, QNOD, QKOEC, institucione të tjera lokale dhe qendrore, qendrat rajonale të koordinim-shpëtimit në Podgoricë, Prishtinë, Shkup, Pire, Korfuz, Bari, Romë, etj, qendrat e kontrollit të trafikut ajror dhe detar në vendin tonë, si dhe me Qendrën Satelitore të Kontrollit të Misionit, në Bari, Itali.

QKSH mbajnë mjete të sigurta dhe të dyanshme për të marrë thirrjet për ndihmë dhe për të aktivizuar njësitë e shërbimit të kërkim-shpëtimit për në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Cilat janë këto njësi apo institucione në RSH?

- Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (RCC), e vendosur në QBO të FARSH, koordinon dhe kryen drejtimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, kur kemi të bëjmë me rastet e angazhimit të dy a më shumë njësive operacionale

në hapësirat territoriale të RSH dhe në vendet fqinje që kemi marrëveshje, si dhe bashkëpunon e komunikon me të gjitha qendrat kombëtare dhe rajonale për operacionet e kërkim-shpëtimit.

- Qendra Kombëtare Ajrore e Kërkim-Shpëtimit (ARCC), e vendo-sur në Rinas. Me kapacitetet e ajrore, kryesisht me helikopterë, kryen opera-cione të shpëtim-kërkimit në hapësirat territoriale (det dhe tokë) të Republikës së Shqipërisë.

- Qendra Kombëtare Detare e Kërkim-Shpëtimit(MRCC), e vendosur në Durrës. Me kapacitetet e saj detare, kryen operacione të shpëtim-kërkimit në hapësirat e ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

- Qendra Ndërinstitucionale e Operacioneve Detare, e vendosur në Durrës. Me kapacitetet ndërinstitucio-nale, në mëvetësi apo në bashkëpunim me Rojën Bregdetare dhe institucionet e tjera shtetërore kryen edhe opera-cione kërkim-shpëtimi të suksesshme në det.

- Forcat Tokësore, Komanda e Mbështetjes (Batalioni i Mbështetjes Ra-jonale) me një shpërndarje gjeografike të reparteve dhe detashmenteve ra-jonale, kanë kapacitete operacionale dhe specifike për kërkimin, gjetjen, shpëtimin dhe evakuimin e personave të humbur apo të zhdukur në zona të ndry-shme malore dhe terrene të vështira.

- Stacionet e shërbimit meteo-rologjik, sinjalizimit detar, vrojtimit ajror, etj të FARSH, kanë kapacitete të njoftojnë të dhënat e motit herë pas here, apo edhe të komunikojnë dhe

transmetojnë vendin e fatkeqësisë, si të dhe japin sinjalin e rrezikut me shpejtësi te qendrat e koordinim-shpëtimit.

- Ministria e Punëve të Brendshme, Transportit dhe Infrastrukturës, In-dustrisë dhe Minierave, Shëndetësisë, etj, institucione të tjera shtetërore, me kapacitetet e tyre njerzore dhe me mjete tokësore, ajrore dhe detare, mbështesin operacionet e kërkim-shpëtimit, koor-dinojnë, bashkëpunojnë me vendet e rajonit e asetet e tyre ajrore dhe detare që operojnë në këto hapësira, të cilat përbëjnë burime të fuqishme dhe të sigurta për lajmërim, bashkëpunim, hetim e mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit.

- Shoqatat e subjektet private, si ato të peshkimit, turizmit, alpinizmit, aeronautikës, Kryqit të Kuq, bregdetit, mjedisit etj, që operojnë në përputhje me legjislacionin shqiptar, janë ka-pacitete të kualifikuara dhe mund të lajmërojnë ose mbështesin operacionet e kërkim-shpëtimit, në disa raste specifike edhe kryerjen e tyre me shumë sukses dhe efektivitet.Procedurat standarde që ndiqen në rastet e operacioneve të kërkim-shpëtimit

Një nga parimet themelore të shërbimit të kërkim-shpëtimit është reagimi i shpejtë dhe efektiv. Sa më shumë minuta kalojnë aq më shumë zvogëlohen mundësitë për të shpëtuar të mbijetuarit e ndodhur në një situatë kërcënuese për jetën. Për të ndërhyrë sa më shpejt e saktë, çdo qytetar në rrezik për jetën duhet të dijë: Ku të kërkoj ndihmë? Si të kërkoj ndihmë dhe si të hyj në kontakt me qendrat e shpëtimit? Kë duhet të njoftoj? Çfarë të dhënash duhet t’u japë qen-drave të koordinim-shpëtimit në rast emergjence?

Çdo njeri që ndodhet në rrezik të mundshëm apo ka ndodhur, menjëherë dhe duhet të kontaktojë në një nga qen-drat e shpëtimit ose shërbimet e tjera të emergjencave civile dhe të raportojë qartësisht vendodhjen e tij dhe situatën e emergjencës.

Qendrat e Koordinim-Shpëtimit, në

kolonel Msc. agiM shahushef i Qendrës kombëtare të

kërkim-shpëtimit

Page 11: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 11analizë

Pavarësisht nga kombësia dhe kushtet në të cilat gjendet personi/personat në rrezik, autoritetet që kanë përgjegjësinë dhe i njohin detyrimet e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për dhënien e ndihmës, përgjithësisht janë të interesuara të kenë një plan kombëtar që përcakton përdorimin efektiv të kapaciteteve të tyre në veprimtaritë e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Një plan i tillë duhet të përmbajë udhëzime specifike dhe të qarta për kapacitetet, pikat e kontaktit, komunikimin, orga-nizimin, koordinimin, kontrollin dhe drejtimin e operacioneve SAR për një reagim sa më të shpejtë në gjetjen dhe shpëtimin e personave, jeta e të cilëve është në rrezik, si rezultat i një aksi-denti ajror ose detar, brenda ose jashtë zonës së përgjegjësisë, në kohën më të shkurtër të mundshme. Këto udhëz-ime nuk duhet të jenë në kundërshtim me përgjegjësitë dhe detyrimet e çdo institucioni apo marrëveshjet ndërkom-bëtare. Të gjitha institucionet janë të detyruara dhe duhet të japin mbështetjen dhe kontributin e tyre për hartimin e këtij plani. Kërkesa për kryerjen e mis-ionit të kërkim-shpëtimit vjen pa ndonjë lajmërim paraprak. Kështu, agjencitë e përfshira në operacionet SAR duhet të jenë gati dhe të përshtaten për dhënien e ndihmës së kërkuar.

Plani Kombëtar për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në RSH mundëson qartësimin e detyrave dhe përgjegjësive reciproke ndërinstitucionale, procesin e drejtimit midis njësive operuese në vendngjarje, standardizon marrëd-hëniet me strukturat bashkëvepruese e koordinuese të të gjitha institucioneve shtetërore, qendrore, lokale, si dhe sho-qatave private që operojnë në përputhje me legjislacionin shqiptar në tokë, det, ajër etj.Gjithashtu, gjykojmë se është e domosdoshme të krijojmë një kornizë gjithëpërfshirëse të kapaciteteve tona kombëtare të kërkim-shpëtimit dhe për reagim të integruar, përbashkët dhe racional ndaj emergjencave në hapësirat tona territoriale, apo në ato të vendeve fqinje, sidomos ato me Italinë, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë për misione kërkim-shpëtimi.Në këtë kontekst, përgatitja e draftmarrëveshjeve sa më shpejt të jetë e mundur (nga një grup qeveritar pune), me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Min-istria e Punëve të Brendshme, Minis-tria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe subjekte private që kanë detyrime për mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, është domosdosh-mëri për mundësinë e negociimit dhe miratimit të marrëveshjeve dy dhe trepalëshe, në përcaktimin e zonave të përgjegjësisë për operacione kërkim-shpëtimi, me fqinjët detarë e tokësorë të RSH.

Nëpërmjet këtij plani, do të arri-jmë të institucionalizojmë përdorimin ligjor të kapaciteteve tona kom-bëtare në një plan ndërinstitucional, shfrytëzimin e tyre sa më efikas e në kohë reale, me qëllim shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore që mund të ndodhen në pozitat e rr-ezikut serioz për jetën.Përmirësimi e konsolidimi i s trukturave të kërkim-shpëtimit në FARSH dhe në institucionet që kanë detyrime për operacionet e kërkim-shpëtimit, nëpërmjet vendosjes së koordina-torëve vetëm për menaxhimin e veprimtarive të kërkim-shpëtimit, sidomos në institucionet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Minis-trinë e Transpotit dhe Infrastrukturës, Forcën Ajrore, Rojën Bregdetare, QNOD, Forcën Tokësore, Komandën e Mbështetjes, do të përmirësojë ndjeshëm këtë shërbim humanitar dhe për rrjedhojë, edhe efektivitetin e tyre

rastet e kërkesës për ndihmë, duhet të kenë të qartë ose të kërkojnë informa-cion shtesë për:

- Identitetin e agjencisë ose per-sonit që dha informacionin/sinjalin e rrezikut;

- Natyrën e emergjencës dhe shkallën e saj;

- Informacionin mbi pikën e nisjes, rrugëkalimin dhe destinacionin;

- Komunikimin e fundit, në lidhje me kohën, njësinë, frekuencën/, num-rin, etj;

- Pozicionin e fundit të raportuar dhe si u veprua në përcaktimin e vend-ndodhjes;

- Numrin e personave në bord, moshën, kombësinë e tyre dhe pajisjet e shpëtimit në dispozicion;

- Përmasat, ngjyrën, shenjat dal-luese të mjetit në rrezik dhe gjendjen e kushteve të motit;

- Gjendjen e karburantit në mjet dhe atë shëndetësore të pasagjerëve.

Procedurat standarde të veprimit që aplikohen, janë të njëllojta për të gjithë dhe kanë si qëllim njohjen e

zbatimin të saj nga strukturat e FA-ve dhe institucionet e tjera shtetërore, pri-vate me rolin, përgjegjësitë, detyrimet për mbështetje të operacioneve, si dhe radhën standard të punës që ndiqet hap pas hapi nga personeli që angazhohet në koordinimin dhe drejtimin e opera-cioneve të kërkim-shpëtimit në RSH. Rregullat dhe procedurat standarde, manualet e kërkim-shpëtimit, hartuar dhe miratuar në bazë të legjislacionit shqiptar, urdhrave dhe udhëzimeve në fuqi, si dhe marrëveshjeve rajonale e ndërkombëtare, orientojnë, unifikojnë, lehtësojnë dhe shmangin konfuzionin në veprimet e personelit që koordinon dhe kryen operacionet e kërkim-shpëtimit, si në qendrat e koordinimit të misionit, ashtu edhe në vendngjarje. Cili është koncepti i marrjes, pra-nimit dhe transmetimit të sinjalit rrezikut sOs?

Të gjitha mjetet ajrore, detare dhe tokësore që operojnë në hapësirat ter-ritoriale të RSH duhet të regjistrojnë në data-base të dhënat e mjetit të tyre, si tipi, numri i identifikimit, kombësia,

madhësia, sasia e ekuipazhit etj, si dhe të mbajnë në gatishmëri të pander-prerë pajisjet që transmetojnë sinjalin ndërkombëtar të emergjencave SAR, të cilat aktivizohen automatikisht ose në mënyrë manuale në rast të për-plasjes së mjetit ajror, tokësor ose të mbytjes së anijes.Këto sinjale merren dhe procesohen fillimisht nga sistemet ndërkombëtare satelitore të kërkim-shpëtimit (Cospas-Sarsat) , pastaj me shpejtësi dhe në mënyrë automatike ndjekin rrugën: trasmetohet në stacio-net marrëse lokale-qendrat e kontrollit të misionit dhe nga kjo e fundit sinjali shpërndahet në qendrat e koordinim-shpëtimit rajonale e lokale. RCC e marrin sinjalin, e vlerësojnë rrezikun dhe aktivizojnë menjëherë, sipas rastit mjetet ajrore, detare apo tokësore për dhënien e ndihmës. Sinjali i Cos-pas-Sarsat transmetohet në QKKSH nëpërmjet: Qendrës së Kontrollit të Mi-sionit, e vendosur në Bari të Italisë (Ital-ian Mission Control Center-ITMCC), mesazheve direkte telefonike, fakseve, si dhe adresave elektronike të QKKSH/RCC. Akses të plotë për marrjen e shfrytëzimin e këtij sinjali duhet të kenë edhe Forca Ajrore, Roja Bregdetare, batalioni i Mbështjes Rajonale, QNOD, institucionet shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe në Minis-trinë e Transportit dhe Infrastrukturës (Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti i Aviacionit Civil).Sinjalet dhe frekuencat ndërkombëtare të emergjencave ajrore dhe detare në rastet e emergjencave SAR, monitorohen nga qendrat e koordinim-shpëtimit, kon-trollit të trafikut ajror, detar, stacionet e radiove bregdetare dhe të anijeve, sipas rregullave të përcaktuara nga Or-ganizatat Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe Detare (ICAO-IMO), si dhe udhëzimeve të SHSHP për shenjat e thirrjeve dhe radio-karakteristikat e komunikimit për operacione SAR. Të gjithë mjetet ajrore dhe detare duhet të jenë të pajisura me transmetues të sinjaleve të emergjencës (EPIRB për anijet, ELT për avionet dhe PLB për automjetet/personat në tokë). Plani Kombëtar për kërkim-shpëtimin një domosdoshmëri

Për aktivizimin, organizimin, koor-dinimin dhe kryerjen me sukses të operacioneve të kërkim-shpëtimit, institucionet dhe organizmat pjesëmar-rës, shtetërorë apo privatë, është e nevojshme një dokument i përbashkët që përcakton përgjegjësitë dhe detyrimet reciproke të çdo institucioni të ligjshëm në RSH përdorimin sa më efektiv të të gjitha kapaciteteve dhe burimeve të gat-shme me qëllim që t’u jepet menjëherë ndihma e duhur personave që janë në rrezik serioz për humbjen e jetës.

në shpëtimin e jetës së qytetarëve në rrezik për ta humbur atë. Gjithashtu, Plani Kombëtar do të paracaktojë edhe burimet e nevojshme financiare për të përballuar kostot e operacioneve të shpëtimit, trajnimin e koordinatorëve dhe ekuipazheve, si dhe modernizimin e vazhdueshëm të aseteve kombëtare për SAR. Prandaj, gjetja dhe shfrytëz-imi i të gjitha mundësive financiare për qendrat e koordinim-shpëtimit, brenda institucioneve shtetërore, ato “out sourcing” me palët e treta që operojnë në RSH, me vendet e rajonit, si dhe përfitimet nga marrëveshjet ndërkombëtare, do të rrisin ndjeshëm ndërveprueshmërinë e kapaciteteve tona dhe do shfrytëzohen jo vetëm për trajnimin, kualifikimin dhe certifi-kimin e personelit, por edhe për mod-ernizimin e pajisjeve të elementeve të kërkim-shpëtimit në FARSH dhe në institucionet e tjera që kanë detyrime për mbështetjen e tyre. Konsolidimi i shërbimit të kër-kim-shpëtimit në rsh përparësi dhe obligim

Para pak ditësh Ministria e Mbrojtjes organizoi një Konferencë Kombëtare për “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në RSH” me një pjesëmar-rje ndërinstitucionale. Kjo konferencë që kishte për qëllim njohjen e gjendjes së shërbimit SAR dhe iniciimin e punës për hartimin e Planit Kombëtar për Kërkim-Shpëtimin në RSH, doli me disa përfundime për lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat janë edhe disa nga drejtimet e mundshme për konsolidimin e QKKSH-së në të ardhmen e afërt. Kështu, Konferenca propozoi rishikimin e struktures së Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit dhe kalimin e vartësisë së saj nga Qendra e Bashkuar Op-eracionale te Ministri i Mbrojtjes, si autoriteti kryesor përgjegjës për operacionet e kërkim-shpëtimit në RSH; të përcaktohet përbërja e një Komiteti Ndërinstitucional, drejtuar nga Ministri i Mbrojtjes, për hartimin dhe nënshkrimin e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit në RSH, i cili të përcaktojë qartë: rolin, vendin, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore, agjencive qeveritare e jo-qeveritare dhe subjekteve private për organizimin, planëzimin, mbështetjen, koordinimin dhe kryerjen e operacio-neve të kërkim-shpëtimit në hapësirate RSH-së; të draftohet një strukturë (SAR) e integruar dhe ndërinstitucionale, me vartësi administrative nga institucionet respektive dhe vartësi operacionale nga SHSHPFA me qëllim planëzimin, organizimin, koordinimin, trajnimin e përbashkët dhe drejtimin me profe-sionalizëm të operacioneve të K-SH; në planet e modernizimit të FA-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të vijojnë investimet, me qëllim që të plotësohen kapacitetet ajrore, detare dhe tokësore me sisteme, aparatura dhe paisje kërkim-shpëtimi bashkëkohore dhe të përshtatshme për natyrën e terrenit të vendit tonë; në kuadër të bashkëpunimit rajonal në fushën e kërkim-shpëtimit mbetetet i domosdoshëm hartimi dhe miratimi i marrëveshjeve dy dhe tre palëshe me vendet fqinje të Republikës së Shqipërisë; për përgatitjen paraprake të personelit të FA të RSH për pro-cedurat e kërkim-shpëtimit humanitar dhe luftarak, është e domosdoshme që në kurrikulat arsimore dhe stërvitore të institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore të përfshihen edhe tematika për edukimin dhe trajnimin e vazh-dueshëm të personelit me planëzimin, drejtimin dhe ekzekutimin me sukses të operacioneve të mundshme për kërkim-shpëtimin në RSH, si dhe në vendet e Aleancës dhe rajonit etj.

Page 12: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 201512 nato

NATO më 3 qershor 2015, bëri publike një numër të dokumenteve kryesore që përfaqësojnë udhëzimet

kryesore që mbulojnë rregulloret fi-nanciare, qeverisjen e korporatave dhe parimet e kontabilitetit për Aleancën. Ky veprim përmbush marrëveshjen e Kryetarëve të shteteve dhe të qeverive Aleate, të bërë në Samitin e Uellsit të vitit të kaluar për të rritur trans-parencën financiare të NATO-s dhe llogaridhënien. Dokumentet e publi-kuara janë si: Rregulloret Financiare të NATO-s, që rregullojnë administrimin financiar, të cilat janë të dizajnuara për të siguruar qëndrueshmërinë e qasjes në menaxhimin efikas dhe efektiv të burimeve,

Udhëzimet mbi Qeverisjen e Ko-rporatave, të cilat krijojnë parimet që duhet të ndiqen për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien dhe Korniza e Kontabilitetit të NATO-s, e cila parashikon kushtet minimale për raportim financiar në NATO.

Progres është bërë tashmë me publikimin e raporteve të auditimit nga Bordi Ndërkombëtar i Auditorëve për NATO-n (IBAN) dhe pasqyrat financiare të lidhura. Së bashku, ato nënvizojnë angazhimin e Aleancës ndaj transparencës më të madhe dhe llogaridhënies, si dhe njohjen e rëndësinë e përmirësimit të paqytimit të NATO-s se si menaxhon, shpenzon dhe raporton për përdorimin e fondeve të taksapaguesve.

NATO është një organizatë ndërqeveritare e financuar nga vendet anëtare të saj. Prandaj NATO është përgjegjëse për qeveritë e saj anëtare dhe taksapaguesit e tyre për burimet financiare të ofruara për funksionimin e organizatës.

Publikimi i buxheteve të NATO-sNë frymën e transparencës, çdo

vit NATO publikon totalin e buxhetit civile dhe ushtarak, si dhe buxhetin e Programit të Investimeve të Sigurimit të NATO-s (NSIP). Ajo gjithashtu boton një përmbledhje vjetore financiare, të personelit dhe të dhënat ekonomike për të gjitha vendet anëtare. Që nga viti 1963, ky i fundit ka formuar një bazë të qëndrueshme për krahasim të përpjekjeve të mbrojtjes së anëtarëve të Aleancës në bazë të një përkufizimi të përbashkët të shpenzimeve të mbrojtjes. Buxheti civil i NATO-s (shpenzimet për funksionimin e zyrave qendrore të NATO-s), buxheti ushtarak (kostot e Strukturës të Integruar të Komandës) dhe NSIP (aftësive ushtarake) finan-cohen zakonisht, dmth, ato mbulojnë kërkesat të cilat nuk janë përgjegjësi e çdo anëtari të vetëm, të tilla si mbrojtja e ajrit ose struktura e komandës. Të 28 anëtarët kontribuojnë sipas një formule të dakorduar me kosto të aksioneve, në bazë bruto të të ardhurave kombëtare, e cila përfaqëson një përqindje të vogël të buxhetit të mbrojtjes të çdo vendi.

Kjo formulë kosto publikohet çdo vit. Projektet mund të financohen bashkër-isht, që do të thotë se vendet pjesëmar-rëse mund të identifikojnë kërkesat, prioritetet dhe masat e financimit, por NATO-ja siguron mbikëqyrjen politike dhe financiare.

Auditimi i llogarive të NATO-sNjë masë tjetër e transparencës

ishte themelimi, në vitin 1953, i Bordit të Pavarur Ndërkombëtar i Auditorëve për NATO-n (IBAN), vetëm katër vjet pas krijimit të NATO-s. IBAN është përgjegjës për auditimin e llogarive të organeve të ndryshme të NATO-s. Detyra e saj kryesore është të sigurojë Këshillin e Atlantikut Verior, orga-nin kryesor vendim-marrës politik të NATO-s dhe qeveritë anëtare me siguri se fondet e përbashkëta dhe të zakon-shme janë përdorur si duhet. Bordi, i përbërë nga zyrtarë tërhequr normal-isht nga organet kombëtare të auditimit të vendeve anëtare, jo vetëm kryen kontrolle financiare por edhe kontrolle

të performancës që shqyrton praktikat e menaxhimit në përgjithësi.

reformat e vazhdueshmeNë shtator 2014 në Samitin e

Uellsit, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për një “punë të mëtejshme në fushën e ofrimit të aftësive të për-bashkëta të financuara, qeverisje të reformave të transparencës dhe lloga-ridhënies, sidomos në menaxhimin e burimeve financiare të NATO-s”. Me këtë drejtim rinovimi për transparencën dhe llogaridhënien, një numër i doku-menteve kryesore të referencës janë duke u bërë publike si më poshtë;

Rregulloret financiare të NATO-s, të cilat rregullojnë administrimin fi-nanciar;

Udhëzimet mbi Qeverisjen e Korpo-ratave, të cilat krijojnë parimet që duhet të ndiqen për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien; dhe Korniza e Kont-abilitetit të NATO-s, e cila parashikon kushtet minimale për raportim financiar në NATO.

Kjo nismë bazohet në masat e marra nga Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen (2009-2014), i cili paraqiti një proces të gjerë të reformës të NATO-s, që jo vetëm reflektoi masat shtrënguese të marra në vendet anëtare, por dhe duke kërkuar për të bërë Alean-ca më moderne, efikase dhe efektive. Secila dhe çdo njëra prej strukturave politike dhe ushtarake të NATO-s ishte e efektshme dhe përvetësimi i rivlerësimit të aftësive kritike për të siguruar aleatët mund të ofronte siguri më të madhe me shumë vlerë financiare. Kjo u pasua nga reforma e strukturës komanduese ushtarake, agjencive dhe komiteteve të NATO-s, nga praktikat e punës së stafit në Shtabin e NATO-s në Bruksel, duke përfshirë procedurat financiare. Sekretari i Përgjithshëm, Fogh Rasmussen njoftoi, ndër të tjera, këtë reformë të gjerë të NATO-s në një raport vjetor dhe të publikuar çdo vit të qëndrimit të tij. Ai ishte i pari Sekretar i Përgjithshëm që e bëri këtë raport publik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e ka vazhduar praktikën.

Edhe pse detyrimi për të raportuar në Këshillin e Atlantikut të Veriut është i natyrshëm në mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm, (C9-D/4 (Final) 1952), vetë raporti ishte gjithmonë i klas-ifikuar deri sa dhe hartimi i tij ishte ndërprerë në vitin 1984.

Ashtu si Fogh Rasmussen dhe Jens Stoltenberg, në vitin 1957, Sekretari i Përgjithshëm i parë i NATO-s, Lordi Is-may (1952-1957), vendosi të publikojë një relacion në drejtim të progresit të bërë nga Aleanca gjatë pesë viteve të para të ekzistencës (me një shënim në kapak, të natyrës konfidenciale vetëm për Këshillin). “NATO, pesë vitete para, 1949-1954”, u publikua në formë broshure.

Mimoza GolikjaNato.int

Transparenca dhe llogaridhënia financiare në NATO

Norvegjia, aleat i rëndësishëm i aleancësSekretari i Përgjithshëm falenderon Norvegjinë për kontributet e saj në NATO

sekretari i përgjithshëm i Nato-s jens stoltenberg vizitë dy ditore në Mal të ziSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens

Stoltenberg falënderoi kryeministren norvegjeze, Erna Solberg për kontributin e rëndësishëm të vendit të saj në Aleancë. Stoltenberg theksoi në Oslo më 5 qershor 2015, se Aleanca është përshtat-ur duke qëndruar e fortë në pamjen e sfidave të sigurisë në lindje dhe në jug. Ai përgëzoi Norveg-jinë për pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet e NATO-s, si dhe për mbështetjen e saj të fortë politike. “Ju jeni pjesë e forcës së përkohshme majë shtize; ju jeni duke bërë policimin e ajrit në vendet baltike; dhe ju jeni duke investuar në aftësitë e reja që do të rrisin kontributet tuaja për NATO-n”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai shtoi, “prania juaj në Lartësinë veriore Evropiane është e rëndësishme për NATO-n”. Stoltenberg diskutoi

reagimin e NATO-s ndaj mjedisit të ndryshuar të sigurisë me kryeministren Solberg, me ministrin e Financave Siv Jensen, ministin e Jashtëm Borge Brende, ministren e Mbrojtjes Marie Eriksen

Søreide dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ai u takua gjithashtu me Presidentin e Parlamentit norvegjez dhe zhvilloi bised-ime me Komitetin e Përher-shëm të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm në udhëtimin tre-ditor në Norvegji, vizitoi bazën ajrore në Norvegji veri-ore dhe u takua me Lartësinë e Tij Mbretërore Princin e Kurorës Haakon, dhe mbajti një fjalim në Universitetin e Oslos.

Duke folur për vendin e tij të lindjes, Stoltenberg tha se “Norvegjia është vendi i njëzetë Aleat i NATO-s që kam vizituar si Sekretar i Përgjithshëm; dhe duhet të pranoj se ndihem në shtëpi”.

Sekretari i Përgjigjëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë 10 dhe 11 qershorit 201 5, ishte në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Stol-tenberg gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Mal të Zi zhvilloi bisedime me krerët më të lartë shtetërorë, si dhe me përfaqësuesit e trupit diplomatik. Stoltenberg u takua me Kryemi-nistrin, Milo Gjukanoviç, zëvendëskryemi-nistrin për Sistemin Politik, të Politikave të Brendshëm dhe të Jasht-me, Dushko Markoviç, zëvendëskryeministr in për Integrime Evropiane dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Igor Lukshiç dhe atë Mbrojtjes Milica Pejanoviç -Gjurishiç. Pas takimit me kryeministrin Gjukanoviç, Stoltenberg ka mbajtur një konferencë për shtyp. Qëllimi i vizitës

të Stoltenberg në Mal të Zi është konfirmimi i qëndrimeve që u vendosën në Samitin e Uellsit në vitin 2014, dhe kjo është një periudhë e fokusimit dhe intensifikimit të bisedimeve me Malin e Zi. Nga NATO më parë u bë e ditur se inkurajon progresin e Malit të Zi, sidomos në sferën e forcimit të sundimit të ligjit dhe reformën e sektorit të inteligjencës.

Page 13: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 13nato

Roli integral i grave në zgjidhjen e konflikteve, si

paqebërëse e paqeruajtëse

Pjesëmarrja e grave në Forcat e Armatosura aleate ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë disa dekadave të fundit, dhe

janë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të rekrutimin dhe mbrojtjen e grave. Megjithatë, gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara dhe është e nevojshme më shumë punë për të zbatuar rezolutën e Kombeve të Bash-kuara të Këshillit të Sigurimit (RKSKB) 1325 dhe rezolutat përkatëse për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Një fillim i paharrueshëm për “Javën Gjinore”në selinë e NATO-s

Programi i Shkencës për Paqen dhe Sigurisë (SPS) organizoi më 1 qershor “Javën gjinore” në selinë e NATO-s në Bruksel, një ngjarje për të prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e projektit hulumtues shumëvjeçar SPS titulluar “UNSCR 1325 Reload”.

Gjetjet dhe rekomandimet e projek-tit “UNSCR 1325 Reload” janë bazuar në një analizë të Raporteve Vjetore Kombëtare botuar nga Stafi Ushtarak Ndërkombëtar i NATO-s (IMS) Zyra e Këshilltarit Gjinor 1999-2013, dhe hartës së integrimit të grave në Forcat e Armatosura të vendeve aleate. Re-komandimet janë dhënë duke përdorur Forcat australiane e mbrojtjes si një model për praktikat më të mira.

Kjo nismë SPS u udhëhoq nga drejtorët e projektit, nga Rey Juan Carlos Universitetin (Madrid, Spanjë) dhe Komisioni Australian të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me shefin e Ushtrisë Australian dhe Zyrës së Këshilltarit Gjinor IMS të NATO-s. Drejtorët e projektit punuan së bashku për të kryer këtë vlerësim të plotë të 14 viteve të të dhënave të marra nga dokumentet zyrtare, një ndërmarrje e veçantë dhe e rëndësishme.

“Në 15 vjet kohë, kemi lëvizur nga 5 deri pak mbi 10 për qind e grave në Forcat e Armatosura. Studimi i paraqitur sot, unë besoj fuqishëm, ka potencial për të na ndihmuar të bëjmë

një hap përpara dhe krijimin e një vrulli të ri në këtë axhendë i cili ka qenë duke lëvizur tepër ngadalshëm”, tha Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ambasadore Marriёt Schuurman.

Më shumë se 120 pjesëmarrës ishin të pranishëm, me përfaqësimin e del-egacioneve Aleate, misioneve partnere, Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s dhe të Stafit Ushtarak Ndërkombëtar, si dhe shoqërisë civile.Programi SPS: përtej bash-këpunimit shkencor

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm, ambasadori Sorin Dukaru, hapi kon-ferencën duke theksuar përpjekjet e ndërmarra nga Programi SPS për të mbështetur zbatimin e Rezolutës 1325. i dalin Sigurimit Sfidat Divizionit të NATO-s

Tradicionalisht, Programi ka qël-lim të rrisë dhe mbështesë dialogun me vendet partnere duke nxitur bash-

këpunimin shkencor. Në përgjigje të kërkesave të kohës, Programi SPS është përfshirë në procesin e reformave dhe tani gjithashtu mbështet aktivitetet përtej bashkëpunimit thjesht shkencor.

“Aleatët kanë zgjeruar fokusin e Programit SPS që të përfshijë agjendën RKSKB 1325, duke njohur rolin integral të grave në zgjidhjen e konflikteve, jo vetëm si paqebërëse, por edhe si paqeruajtëse”, tha Ambasadori Dukaru.modeli Australian si një rast stu-dimi për praktikat më të mira

Forcat e Mbrojtjes Australiane (FSHZH) kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të rritur pjesëmarrjen e grave. “Paqja dhe siguria vlen në mënyrë të barabartë për burrat dhe gratë në të gjithë botën, dhe kjo është absolutisht e pashmangshme që orga-nizatat ushtarake të punojnë më mirë, në mënyrë më efikase, dhe janë më të afta në qoftë se ato e përdorin të gjithë talentin që është në dispozicion

Gratë, Paqja dhe Axhenda e Sigurisë në qendër të vëmendjes në NATO

Nga data 08-09 qershor nëpermjet Ushtrimit logjistikë e Aftë, NATO testoi një gamë të zgjidhjeve të energjisë efektive në përpjekje për të ulur koston, ndërsa rrit ndërveprimin dhe efektivitetin ushtarak. Ushtrimi u zhvillua në Qendrën Bakony Combat Training pranë Vezhprem, Hungari dhe me mbështetjen e Programit të Sigurisë dhe Shkencës për Paqen të NATO-s. Në këtë ushtrim u përfshinë të dhëna nga 30 ekspertë nga agjencitë e mbrojtjes dhe institutet kërkimore.

Një total prej 1.700 trupash morrën pjesë në stërvitje dhe u testuan më shumë se 50 pjesë të pajisjeve. Ushtrimi logjistikë e aftë analizoi se si pajisjet duke përdorur teknologjitë energji-efektive bashkëve-pron ndryshe. Teknologjitë që zbatohen përfshijnë rrjetet mikro për të përmirësuar menaxhimin e energjisë; burimet e ripërtëritshme të energjisë, si era dhe energjinë diellore; izolimin kundër ngrohjes dhe të ftohjes; teknologjive të ulëta të energjisë për pastrimin e ujit; LED dritat; dhe qelizat e karburantit të vogla portative për ushtarët e NATO-s. Skenarët e zgjedhur ishin për t’iu përgjigjur ndër-

prerjeve të energjisë, naftës dhe ndotjes së ujit dhe ndërprerjes së gjeneratorëve.

Qëllimi afatgjatë është për të futur teknologjitë që mund të reduk-tojnë konsumin e karburantit nga trupat e dislokuara në operacionet ushtarake.

“Smart Energjia e NATO-s ka të bëjë me fuqizimin e ushtarit të së ardhmes dhe një mundësi e rëndësishme për ushtrinë moderne. Ajo redukton koston dhe rrezikun e operacioneve ushtarake”, shpjegoi ambasadori Sori Dukaru, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Divizionin e Sfidave të Sigurisë dhe Emergjencës.

Programi i energjisë së zgjuar të NATO-s filloi në vitin 2011 dhe ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin e energjisë të Forcave të Armatosura aleate përmes një gamë të gjerë të mjeteve të tilla si një rritje në përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe të menaxhimit më të mirë të energjisë.

Mimoza Golikja; Nato.int

Nato teston një gamë të zgjidhjeve të energjisë efektive Hungari, Ushtrimi “Energjia e Zgjuar” e NATO-s

në 100 për qind të popullsisë së botës. E megjithatë, pothuajse çdo ushtri në botë është duke bërë keq përdorimin e talentit që qëndron brenda 51 përqind të popullsisë, gratë”, tha gjeneral-lejtnant David Morrison, ish-shefi i Forcave Australiane të Shtabit të Mbrojtjes.

Në kontekstin Australian, ndry-shim i rëndësishëm kulturor është arritur në vitet e fundit përmes politikave dhe reformave të reja nën udhëheqjen e gjeneral-lejtnant Da-

vid Morrison. Këto reforma janë të bazuara në parimet kryesore të për-caktuara në UNSCR 1325 Rifresko, dhe mund të merren si rekomandime për praktikat më të mira; Udhëheqja e fortë drejton reforma; Diversiteti i udhëheqjes rrit aftësinë; Rritja e numrave kërkon rritjen e mundësive; Fleksibiliteti më i madh do të forcojë FSHZH; dhe Ngacmimi me bazë gjinore dhe dhunën shkatërron jetën, ndan ekipet dhe dëmton efektivitetin operacional.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet që së shpejti të urdhërojë rritjen e numrit të forcave amerikane në Irak. Shtëpia e

Bardhë është duke konsideruar dërgimin e 1.000 trajnerëve dhe këshill-tarëve shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane. Për akomodimin e trupave shtesë, administrata është duke konsideruar gjithashtu ngritjen e një baze të re ushtarake në provincën Anbar të Irakut. “Kemi vendosur se është më mirë që të trajnojmë më shumë forca irakiane të sigurisë. Sepse, forcat që kemi trajnuar, janë duke kryer punën e tyre më mirë seç pritej. Mendojmë se është në interesin e secilit që të trajnojmë më shumë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steven Ëarren. Misioni i tanishëm i SHBA-së përbëhet nga rreth 3.000 këshilltarë dhe trajnues. Deri më tani, Bagdadi ka mbikëqyrur trajnimin e luftëtarëve sunitë, të cilët shihen si çelësi i fitores në Ramadi dhe në provincën Anbar të banuar me shumicë sunite. Tani, administrata Obama do të ketë trupa amerikane të përfshira direkt në trajnimin e vullnetarëve sunitë, ndërsa dërgesat e armëve do të vazhojnë të rrjedhin përmes qeverisë qendrore të Irakut. Pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, më datën 08 qershor në Gjermani, presidenti Obama ka thënë se pala irakiane duhet të tregojë se ndihma shtesë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë bën punë. Koalicioni, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka trajnuar deri më tani 8.920 trupa irakiane. Ëarren ka thënë se trupat e trajnuara janë vendosur në Samara, në veri të Bagdadit, dhe në al-Karman, në provincën Anbar.

Burimi: Zëri i Amerikës

shBa do të shtojë praninë në irak

Page 14: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 201514

shteron kurrë. I shprehim me njëri-tjetrin dhe në këto takime. Tema të tilla si arsimimi, ngritja kulturore e profesionale janë më të qënësishmet. Nisur nga shkolla ushtarake “Skën-derbej”, që në shpirtin tonë ruhet si një nga mrekullitë e kohës, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, në Akademinë Shtabit të Përgjithshëm, shkollën e partisë, universitet e të tjera. Kuadrot tona ishin plot dije e kulturë. Njohës të problemeve ush-tarake, sidomos të atyre proceseve matematike, fizike, elektrike, e mori zgjidhjesh, që përmbante arma e artilerisë dhe e raketave kundërajrore. Të pashkëputur nga gjithë problemet e jetës të vendit. Puna e studimi, ndërgjegjja, përballimi i vështirë-sive dhe i kërkesave që diktonin situatat për gatishmërinë i bëri ata drejtues e specialist të zotët. Mjaftë nga të cilët u diplomuan inxhinierë, ekonomistë, diplomatë...Diplomat e tyre ishin të barasvlershme me nivelin, me dijet e tyre, ishin të vërteta, jo të blera me para, apo me një vend pune, falje pronash të të tjerëve dhe lloj-lloj marifetesh, siç kanë ndodhur në këtë tranzicion të tejzgjatur. Kapardisen disa me dy-tre diploma dhe kokën bosh! Koha i nxjerr dhe do t’i nxerr shpejt mbi ujë! Zgjidhja e detyrave sot kërkon dije të thella e kulturë.

Takohemi e flasim me njëri-tjetrin me ndjenjën e respektit e të dashurisë, plot gaz e çiltërsi, vëllazërisht, pa asnjë smirë apo ambicie. Kështu kemi qenë edhe atëherë, kur ishim të rinj dhe shërbenim anekënd atdheut...

intervista

Tradita vazhdon Është viti i dymbëdhjetë që

oficerët kundërajror në lirim e në rezervë mblidhen në një takim të përvitshëm e vëllazëror. Tashmë, takimi është kthyer në një traditë të bukur. Një takim brezash të kuadrove kundërajror nga i gjithë vendi. Kësh-tundodhi edhe në fund të këtij maji që sapo kaloi. Vëndtakimi u bë afër liqenit artificial, në Tiranë. Një hapësirë e këndshme dhe në një lokal komod dhe të qetë. Dreka u shtrua me larmi gatimesh të shijshme, plot muhabet, dolli e mirësi. Të gjithë shprehnin fjalëzëmre. Pali Prifti, ish-komandanti i MKA-së, një burrë tashmë i moshuar, që gëzon ende një respekt të veçantë nga artil-erët kundërajror ndër vite bëri një propozim: “Këtë ditë, të mërkurën e javës të fundit të muajit maj, do ta quajmë “Dita e MKA-së`”. Të gjithë e përkrahën dhe e duartokitën propozimin e tij. Petrit Shtëpani, një tjetër artiler i vjetër kundërajror, ish-komandant i Regjimetit të AKA-së në Ndroq, mjaft aktiv dhe pëlqyer nga të gjithë, përshëndeti pjesëmarrësit në kët takim. Foli thjeshtë, qartë dhe plot mirësi për shokët e tij, për vitet që shërbyen dhe sakrifikuan në këtë armë të vështirë dhe plot përgjegjësi në ato vite. Dëgjohet dhe respekto-het nga të tjerët fjala e komandant Petritit. Ai ftoi më pas të përshëdesin Maqo Zoton dhe Pali Priftin, si dy drejtues të lartë armës së artilerisë e të mbrojtjes kundërajrore. Me fjalë të thjeshta përshëndeti Maqo Zoto. Megjithëse i ka kaluar të 90-tat duket shumë fisnik, i pashëm, me trup të gjatë e të drejtë. Me mëndje të shendosh dhe fjalën me peshë. Me mirënjohje dhe respekt i flasim të gjithë komandant. Që nga viti 1942 ka qenë pjesëmarrës në formacionet par-tizane, në luftën kundër pushtuesve nazifashist. Nga kuadrot drejtues dhe pjesëmarrës direkt në krijimin, rritjen e forcimin e armës të MKA-së. Është nga nismëtarët kryesor për këto takime. Duke biseduar me të, kupton se ke të bësh me një “arkiv” të gjallë për armën e artilerisë kundërajrore, për ngjarje dhe episode nga më të

Një takim mbresëlënës i ish-oficerëve të

Artilerisë Kundërajrorealbert z. zholi

lelo leli

ndryshmet që lidhen me veprimtarinë e saj dhe të kuadrove që punuan dhe shërbyen ndër vite në njësitë dhe repartet e saj...

Më pas flet i nderuari dhe i res-pektuari Pali Prifti, i cili për 12 vjet rresht drejtoi komandën e MKA-së. në përshëndetjen e tij pati dhe një objektiv tjetër: Njohjen e pjesëmar-rësve me botimin e librit “Në roje të hapësirës ajrore”. Është mjaft pozi-tive se këto vitet e fundit janë botuar tre libra për Mbrojtjen Kundërajrore të Shqipërisë. Në to është pasqyruar historia, që nga krijimi i saj, kuadrot, armët, arritjet, problemet dhe gjendja e sotme. Rol pozitiv për këtë botim ka dhënë Avni Skënderi, një ish-oficer shtabi në MKA, i cili shkruan vazhdi-misht me pasion e dashuri për armën dhe shokët e tij. Eh, po kanë kaluar vite! Kujtimet, që në këtë moshë përsëriten më shpesh e na çojnë vite e vite mbrapa, kur ishim të rinj, me

plot energji e shpresa për të ardhmen. Këto janë pjesë e jetës sonë. Të qarta, të arrira, apo me dobësitë për ato punë që kemi bërë. Megjithatë kujtimet na shoqërojnë si ujët e një luni që nuk

Përshëndetja e parëPërshëndetja e parë që themi

është: “Tungjatjeta”. Më kuptim-plote. E përdorur tradicionalisht nga populli ynë. Ajo i ka brenda të gjitha dëshirat e urimet për njeriun e dashur. Si dhe herë të tjera, në muhabetet e tona zënë vend poligonet e qitjeve me artileri e raketa. Eh, sa punë e madhe që bëhej! Punë e diferencuar e kompaktësi. Gara, ballafaqime, thyerje normash, emulacion në të gjitha format. Me sa nostalgji Qani Duraj flet për suksesin e arritur në qitjet me raketa, për herë të parë në Shqipëri. Punuam tridhjetë, dyzet apo më shumë vjet me uniformën e gjelbër si idealist e atdhetar, besnik të betimit e flamurit, të popullit e të Shqipërisë tonë të shtrenjtë. Me një status sho-qëror : edukator e drejtues, mbrojtës të Atdheut. Ashtu u edukuam, që në fëmijërinë tonë të hershme. Ishim

Takohemi e flasim me njëri-tjetrin me ndjenjën e respektit dhe të dashurisë, plot gaz e çiltërsi, si shokë dhe vëllezër të një arme

Page 15: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 2015 15intervista

Ajo moshë e bukur na shton ankthin, zilinë, ku-jtimet si lumë… Po, po, atëherë ishim si një vull-kan, plot energji dhe am-bicje, ngritëm reparte dhe nënrepartet të AKA-së në çdo kodër e majë mali, me sa punë, harxhime e vështirësi i shtuam armët nga ana sasiore e cilësore. Nga mitralozat 12.7mm., në mitraloza 14.5 mm. dy e katër gr ykësh. Nga ca topa 25 e 76 mm.të vjetër, më pas në topa 85 mm, 37 mm. një e dy gr ykësh, topat 57 e 100 mm., me mjete zbulimi e drejtimi, aparaturat e zbulimit të largët, deri tek raketat tokë-ajër, armë moderne, me efektivitet e përdorim strategjik.

produkt i atij sistemi. Me të mirat dhe të këqijat. Flasim të qeshur e qetësisht. E dëgjojmë njëri-tjetrin me kërshëri, për punët e shërbimet që kemi kryer, për ato që bëmë mirë dhe dobësitë që patëm, por dhe për sot, për vështirësitë që kalojmë. Në biseda, apo gjatë ngritjes së dollive, secili me fjalëzëmre e dashamirësi përcjell kujtime, mbresa dhe urime për shokët, miqtë e mirë kundërajror. Duket sikur takohet ajo kohë me kohën e sotme! E po, atëherë të rinj, me shumë flokë dhe shpirtin rinor, mbushur me ëndrra - ecnim, përbal-lonim vështirësitë, duke i dal zot çdo pune. Ndërsa tani e shohim veten ca të rënë, me flokë të zbardhur dhë të rënët dhe me dendësi vijash e rrudhash në

fytyrë. Ajo moshë e bukur na shton ankthin, zilinë, kujtimet si lumë… Po, po, atëherë ishim si një vullkan, plot energji dhe ambicje, ngritëm reparte dhe nënrepartet të AKA-së në çdo kodër e majë mali, me sa punë, harx-hime e vështirësi i shtuam armët nga ana sasiore e cilësore. Nga mitralozat 12.7mm., në mitraloza 14.5 mm. dy e katër grykësh. Nga ca topa 25 e 76 mm.të vjetër, më pas në topa 85 mm, 37 mm. një e dy grykësh, topat 57 e 100 mm., me mjete zbulimi e drejtimi, aparaturat e zbulimit të largët, deri tek raketat tokë-ajër, armë moderne, me efektivitet e përdorim strategjik. Ato ishin aq shumë sa dhe kërkesat për njohjen, ruajtjen dhe mbajtjen në gatishmëri të përhershme…

Na dhemb shpirtiSiç e shprehëm më sipër, moshës

tonë i përsëriten shpesh kujtimet. Na dhëmb shpirti për shpërdorimet, vjedhjen apo shitjen pa kryer të gjithë asaj teknike, armatimi, pjesë rezervë e objektet ushtarake. Ne ruanim me rreptësi një fishek, një pushkë a pjesë rezervë. Çdo pjesë të asaj pasurie të madhe të popullit. Gjithçka e administruar me nikoqirllëk e kon-trolle të rrepta. Ndërsa në këto vite të tranzicionit pothuajse u shkatërrua çdo gjë, u shitën e u vodhën pasur me vlera të mëdha!? U krijua shthurje e amulli në ushtri. Eh, sa rezerva e pasuri u tretën si kripa në ujë! Ku shkoi gjithë ajo pasuri e popullit? A do të vijë koha e transparencës dhe e

nxjerrjes të përgjegjësive!? Ne po shpresojmë tek kjo qeveria e majtë! Besojmë tek Edi Rama! Sa mirë mund të përdoreshin ato para për fukarenjtë e pensionistët! Qoftë për të paguar të plotë statusin e ushtarakut, me të cilin është spekuluar shumë. Të ecim me kohën. Erdhi koha që një pjesë e asaj teknike duhesh zëvendësuar. Mirë u bë. Por, ku shkoi gjithë ajo pasuri që kishim? Sa u shitën, sa u vodhën e shpërdoruan? Cilët janë ata, që thyen ligjet e u bënë pasanik me djersën e popullit. Ca u bënë dhe jurist e de-putet, që japin orientime për pastërti e drejtësi! Po gjithë ato ndërtime e objekte ushtarake, të ngritura me aq mund e djersë në kodra e maja, afër qyteteve e fshatrave, në të gjithë ven-din? Na dhëmb shpirti, ndaj dhe në bisedat tona nuk ka sesi të mos ceken këto çështje. Gjithsesi, ne nuk e hum-basim orientimin që kemi përcaktuar tashmë edhe si popull atë euroatlanik, nuk humbasim besimin dhe shpresën tek një e ardhme më e mirë dhe më bukur për fëmijët tanë, për nipërit dhe mbesat tona që po rriten në këtë vend të dashur dhe të bekuar... Gëzohemi që jemi anëtarë të NATO-s. Është arritje shumë e madhe. Duke dhënë kontributet tona, jemi të sigurt, në çdo kohë. Por të mbajmë parasysh të dy anët. Dhe atë parimin e madh që populli shqiptar e ka mbrojtur atdheun me forcat e veta. Për Shqipërinë është derdhur gjaku lum. Sot e në çdo kohë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë e det duhet të jemi të gjithë në këmbë. Të zhvillojmë ekonominë. Të jemi të bashkuar. Qëndrimi i mençur i kolonel Pashajt është shembulli më i

lartë i ndjenjës atdhetare e patriotike për të mbrojtur çdo pjesë të kësaj Shqipërie të shtrenjtë, me shumë his-tori e krenari! Oficerët janë pjesë e historisë. Me kontribute në mbrojtjen e Shqipërisë. Pjesë e thjeshtë dhe e pastër e shoqërisë, modeli më i mirë i të dy kohëve. Nostalgjia

Ishim mbi 60 veta në këtë takim, ca me pak se në vitet e tjera. Ndofta kjo lidhte me faktin se se disa nga shokët tanë largohen nga kjo jetë, të tjerë janë të sëmurë, jo pak janë larguar për një jetë më të mirë jashtë vendit...Malli dhe dashuria për njëri- tjetrin na bën më të ndjeshëm. Kemi mbetur ashtu siç kami qenë, të thjesht, ca të varfër, por të pasur e të pastër shpirtërisht e moralisht, të dashur e të respektuar...Që nga viti i parë, këto takime i ka filmuar me shume dashuri Vasil Rrapi. Duke marë disqet apo fotografitë për ato takime shohim me ngrohtësi njeri-tjetrin. Këto buqeta të bukura janë kujtime, janë histori. Te falënderojmë i nderuari Vasil!

Vazhdojmë të qëndrojmë në tavolina, të ndarë fare rastësisht sipas armëve, reparteve që kemi punuar, apo shoqërisë që ruajmë. Çmallemi, shprehim mirënjohje për ato kuadro që na kanë ndihmuar dhe ishin model. Për atëherë, kur vlerësohej puna, rregulli, ligji, fjala, karakteri, kolek-tivi e shumë element të domosdoshëm për identitetin e integritetin e çdo njeriu e sidomos të kuadrit drejtues. Po, po, të të gjithë oficerëve, shem-bulli më i lart i atdhedashurisë dhe i përkushtimit për gatishmërinë e hallet e shoqërisë. Dhe mirësitë e dollitë vazhdojnë nga Nikolla Buja, Qani Duraj, Bekim Haxhiu, Bejo Hoxha, Rexhep Zhepa e shumë të tjerë. Me Koço Dokon, Miltiadh Gjizarin e Tomor Gunin takojmë me ngrohtësi shokun e klasës Xhelo Petroshatin, i cili kishte ardhur nga Vlora me Balil Banushin. Kishin ardhur dhe nga rre-thet e tjera. Ishte festë e bukur! Me dhimbje kujtojmë ata shok e vëllezër, drejtues e miq të mirë që janë ndarë nga jeta. Si çdo gjë dhe jeta individu-ale ka një fund. “Përtej njeriut,- tho-shte Gëte, - vepron emri i tij”` Janë “ikje”natyrale, ligjësitë që shoqërojnë njeriun! Të pa harruar! Si në familje dhe në historinë e MKA, ku përsëriten emrat e tyre. Shumë orë bashkë. Në një mjedis të gëzuar. Me shaka e të qeshura. Ziente muhabeti, ngrihej dollia. Orët kalun shpejt. Përsëri përqafime, ndarje shokësh me urimin: shëndet e mbarësi në familjet e secilit! Si takimi dhe ndarja e kanë bazën në vetëdijen e disa brezave, që u edukuan dhe u kalitën në shkollën e jetës për t’i shërbyer popullit dhe Shqipërisë në gjithë hapësirën gjeografike. Siç veproi oficeri kundërajror, specialisti i raketave dhe oficeri shtabeve të larta, Dilaver Goxhaj dhe qindra djem të tjerë në radhët e UÇK. Ata bij të popullit, trima e me idealin atdhetarë morën armët e luftuan krah për krah bijve të popullit të Kosovës. Disa derdhën gjakun për liri. Janë simbol trimërie e lavdie! Për ata do të shkruaj me germa te arta historia...

Dhe në fund, përmes lotëve dhe dashurisë së pamatë vëllazërore, vjen urimi: Mirëupfashim të shëndetshëm dhe të gëzuar të mërkurën e fundit të Majit që vjen!

Page 16: Rritje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në stërvitjen rajonale ......fëmijët romë “Shtëpia e Ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Në këtë proces, puna u fokusua në sistemimin

ushtriaE prEmtE, 12 qErshor 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

aaaa