Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga...

10
Pjesa 1.3, Mikrobet e dëmshme, i njofton nxënësit me problemet e ndryshme shëndetësore të shkaktuara nga mikrobet e dëmshme. Nxënësit inkurajohen që të diskutojnë së bashku se si disa mikrobe mund të jenë të dëmshme dhe çka mund të bëjnë ata për të parandaluar sëmundjen. Ky mësim gjithashtu nënvizon se jo të gjitha sëmundjet shkaktohen mga mikrobet. Gjetja e fjalëve dhe fjalëkryqet në aktivitetin plotësues ndihmojnë në mbajtjen mend të fjalëve të shoqëruara me mikrobet e dëmshme dhe sëmundjet. Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit: Do të dijnë se mikrobet nganjëherë na shkaktojnë sëmundje

Transcript of Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga...

Page 1: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

Pjesa 1.3, Mikrobet e dëmshme, i njofton nxënësit me

problemet e ndryshme shëndetësore të shkaktuara nga

mikrobet e dëmshme.

Nxënësit inkurajohen që të diskutojnë së bashku se si disa

mikrobe mund të jenë të dëmshme dhe çka mund të bëjnë ata

për të parandaluar sëmundjen. Ky mësim gjithashtu nënvizon

se jo të gjitha sëmundjet shkaktohen mga mikrobet.

Gjetja e fjalëve dhe fjalëkryqet në aktivitetin plotësues

ndihmojnë në mbajtjen mend të fjalëve të shoqëruara me

mikrobet e dëmshme dhe sëmundjet.

Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b

Sc2: 1a, 2g, 5f

Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit:

Do të dijnë se mikrobet nganjëherë na shkaktojnë sëmundje

Page 2: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

Disa mikrobe mund të jenë të dëmshme për njerëzit dhe mund të

shkaktojnë sëmundje: virusi Influenza mund të shkaktojë gripin,

bakteria Campylobacter mund të shkaktojë helmim të ushqimit dhe

kërpudhat dermatofite, si Trichophyton, mund të shkaktojnë

sëmundje, si shputa e atletit dhe tinea. Mikrobet si këto quhen

patogjene. Çdo mikrob mund të na shkaktojë sëmundje në mënyra të

ndryshme.

Kur bakteret e dëmshme shumohen në trupin tonë, ato mund të

prodhojnë substanca të dëmshme të quajtura toksine, të cilat na bëjnë

të sëmurë ose në variantin më të keq i dëmtojnë indet dhe organet

tona.

Viruset veprojnë si parazitë. Pasi të hyjnë në trupin tonë, ato kanë

nevojë për një qelizë nikoqire për të mbijetuar. Posa të hyjnë në qelizë

ato shumohen dhe shpërthejnë të lira në formën e rritur dhe gjatë këtij

procesi e shkatërrojnë qelizën nikoqire.

Kërpudhat në përgjithësi nuk e vrasin nikoqirin e tyre. Dermatofitet

preferojnë që të rriten ose kolonizojnë pjesën nënlëkurore. Produktet

që i lirojnë gjatë të ushqyerit të tyre, shkaktojnë ënjtje dhe kruarje në

trupin tonë.

Personi, i cili ka mikrobe të dëmshme që shkaktojnë sëmundje, thuhet

se është i infektuar. Shumë mikrobe të dëmshme mund të kalojnë nga

një person në tjetrin me rrugë të ndryshme – me ajër, prekje, ujë,

ushqim, aerosole, kafshë etj. Sëmundjet e shkaktuara nga mikrobe të

tilla quhen sëmundje ngjitëse.

Në shumë raste flora normale e trupit tonë (mikrobet) gjithashtu

ndihmojnë në parandalimin e rritjes apo kolonizimit të zonës me

mikrobe të dëmshme, duke mos lejuar hapësirë për rritjen e tyre ose

duke ndryshuar ambientin, p.sh. flora normale në zorrët tona na mban

të shëndetshëm duke parandaluar shumimin e baktereve të dëmshme

si Clostridium difficile. Kur flora normale e trupit tonë dëmtohet,

atëherë Clostridium difficile, mund të rritet dhe të shkaktojë barkqitje

dhe në rastet shumë të rënda mund të shkaktojë perforim (çarje ose

shpim) të zorrëve.

Fjalët kyçe Bakteret

Kolonizimi

Dermatofitet

Flora

Kërpudhat

Higjiena

Infektimi

Infektiv

Patogjenët

Toksinet

Virusi

Materialet e nevojshme Për nxënës Kopje e SW 1 Kopje e SW 2

Për klasë/grup Kopje e SH 1 Kopje e SH 2

1. Përgatitni nga një kopje të SW 1 dhe SW 2 për çdo nxënës.

2. Shkarkoni SH 1 dhe SH 2 nga faqja www.e-bug.eu, ose kopjoni këto faqe për klasën.

1.3 Mikroorganizmat Mikrobet e dëmshme

Informata themelore

Përgatitja e avansuar

Materialet e internetit në dispozicion Fotot e mikrobeve të

pjesës 1.1 SH 1 dhe SH 2 në

formatin MS PowerPoint.

Page 3: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

1. Filloni mësimin duke i shpjeguar nxënësve se nganjëherë mikrobet mund të jenë të dëmshme për njerëzit. Pyetni se a e dijnë prej kujt sëmuren ata. Kuptoni sa fjalë të ndryshme dijnë ata për mikrobet - .

2. Shpjegoni se fjala mikrob patogjen iu referohet baktereve, viruseve dhe kërpudhave që shkaktojnë sëmundje. Diskutoni për mikrobet e ndryshme me klasën dhe sëmundjet të cilat mund të shkaktohen nga to. Fotot e mikrobeve nga faqja e internetit www.e-bug.eu, në pjesën 1.1 mund t’ju ndihmojnë nxënësve që t’i vizualizojnë mikrobet.

3. Theksoni që mikrobet mund të përshtaten për të jetuar kudo, në klasë, shtëpi, dhomë të fjetjes, në tërë trupin tonë dhe mund të rriten lehtë edhe në ushqim!

4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin quhen sëmundje ngjitëse për shkak se shkaktojnë infeksion.

Hyrje

1.3 Mikroorganizmat Mikrobet e dëmshme

1. Ky aktivitet më së miri realizohet me diskutim në klasë, pasuar nga aktiviteti individual i nxënësve.

2. Tregoni klasës çdo skenar fotografik (1-6) në pjesën për mësues SH 1 dhe SH 2. Broshurat mund t’i tregohen klasës duke fotokopjuar nga një kopje për çdo person në klasë, duke i printuar në folje për projektim me grafoskop ose duke i treguar në tabelë nga faqja e internetit të e-Bug (www.e-bug.eu).

3. Për çdo skenar, pyetni klasën a mendojnë se mikrobi po i shkakton sëmundje Artës ose Benit. Tregoni klasës çdo tregim të shpjeguar në TS 3. Vazhdoni diskutimin duke pyetur se a ka pasur dikush në klasë simptomet e Artës ose Benit dhe nëse po, çfarë trajtimi kanë pasur.

4. Mos harroni: Në pjesët e mëvonshme të e-Bug, janë aktivitetet për larjen e duarve, higjienën respiratore dhe ushqimore, të cilat do t’i mbulojnë këto tema më detajisht.

5. Nëse lejon koha, jepni klasës nga një kopje të SW 1 dhe SW 2. Tetëkahoret dhe fjalëkryqet përmbajnë listën e fjalëve që kanë të bëjnë me mikrobet dhe sëmundjet, të cilat do të ndihmojnë në përforcimin e rezultateve të mësimit për këtë njësi.

Aktiviteti kryesor

#

1. Kontrolloni sa e kanë kuptuar nxënësit mësimin duke ju parashtruar pyetjet në vijim: a. Kush e shkakton infeksionin?

Infeksioni është kur mikrobet e dëmshme hyjnë në trup dhe rriten duke shkaktuar sëmundje te

personi i infektuar.

b. A shkaktohet gjithmonë dhimbja e fytit nga mikrobe të dëmshme? Jo të gjitha dhimbjet e fytit shkaktohen nga mikrobe të dëmshme, ndonjëherë kollitja mund të

shkaktojë skuqje dhe dhembje të fytit.

c. A shkaktohen të gjitha sëmundjet nga mikrobet? Jo, sëmundjet si astma dhe alergjia sezonale nuk shkaktohen nga mikrobet.

d. A mund të kujtoni ndonjë infeksion të shkaktuar nga bakteret e dëmshme? Shputa e atletit, gripi, fruthi.

Plenare

Page 4: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

1.3 Mikroorganizmat Mikrobet e dëmshme

Artës i pëlqen që t’i mbajë duart dhe thonjtë të pastra. Nëse shikojmë

nga afër duart e Artës do të shohim se janë të mbuluara me shumë

mikrobe të imëta. Këto janë mikrobet e mira, të cilat jetojnë në

lëkurën tonë dhe na ndihmojnë që të jemi të shëndetshëm.

Beni gjithmonë del jashtë, luan futboll dhe argëtohet me shokët e tij.

Por, ai nuk brengoset për larjen e shpeshtë të duarve. Nëse shikojmë

nga afër duart e Benit mund të shohim se edhe ato janë të mbuluara

me shumë mikrobe, por disa nga to janë të dëmshme dhe mund të

shkaktojnë sëmundje nëse depërtojnë në brendësi të trupit të tij.

Arta nuk ndihet mirë, asaj i dhemb shumë fyti. Ndonjëherë dhimbja e

fytit shkaktohet nga kollitja apo rrjedhja e hundëve. Kjo mund të

shkaktojë ënjtjen dhe dhimbjen e fytit. Nëse kjo i ndodh Artës,

atëherë ajo duhet të merr shumë lëngje dhe barna kundër dhimbjes.

Megjithatë, ndonjëherë bakteret (p.sh. Streptococcus) dhe viruset

gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje fyti.

A mendoni që Beni është sëmurë nga mikrobet? Përgjigja është jo,

Beni ka një gjendje të njohur si astmë, e cila shkakton pengesa në

frymëmarrje. Astma është një sëmundje e mushkërive dhe rrugëve të

frymëmarrjes, por ajo nuk shkaktohet nga mikrobet. Është me

rëndësi të mbahet mend mikrobet nuk janë përgjegjëse për të gjitha

sëmundjet.

Çka mendoni se nuk është në rregull me Benin në këtë foto? Beni i

gjorë ka ngrënë mish pule të papjekur mirë dhe tani ka një helmim

me ushqim, të shkaktuar nga Campylobacter. Ekzistojnë shumë

mikrobe në mish, të cilat ndonëse nuk e dëmtojnë kafshën, mund të

na shkaktojnë neve sëmundje të rëndë! Është me rëndësi që ushqimi

të gatuhet mirë, për të mbytur të gjitha mikrobet e dëmshme, të cilat

mund të jenë të pranishme në ushqim.

Arta luan tenis dhe ajo ka shputa të djersitura me aromë të keqe. Ajo

gjithmonë është me ngutë, andaj nuk i lanë ose thanë shputat si duhet.

Shputat e saj kundërmojnë dhe në mes të gishtërinjve të saj ajo ka

kruarje dhe ënjtje. Kjo ndodh për shkak se kërpudhat e quajtura

dermatofite preferojnë të jetojnë ndërmjet gishtërinjve, posaçërisht

nëse janë të njoma! Ato shkaktojnë sëmundjen e njohur si shputa e

atletit, e cila shkakton ënjtjen e gishtërinjve, çarjen e lëkurës mes

gishtërinjve, KRUARJE të madhe dhe ndonjëherë kundërmim!

Page 5: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

ACROSS

1. I make you do this when you have a cold to spread microbes by causing a tickle in your throat.

4. I am a viral disease that can give you swollen itchy red spots all over your body.

6. I am a part of your body and spread microbes from person to person. Washing me gets rid of me (2 words).

7. I am a viral disease that will make you hot and sweaty.

9. You get me if you don’t cook your meat properly or wash your hands after handling raw meat (2 words).

12. I am an allergy, not caused by microbes. I make you so short of breath that you need to use an inhaler!

13. I am another word for a pain in your head.

DOWN

2. I make your eyes swollen and itchy. I am not caused by a microbe. I am caused by flower pollen.

3. How you feel when your body is fighting infection.

5. I am a fungal infection of your feet. I make your toes itchy. I spread if you don’t wash and dry your feet well! (2 words).

8. I am often seen on teenagers faces. I am caused by microbes on the skin.

10. Bad microbes in your tummy can sometimes cause this. If you don’t wash your hands after going to the toilet it can spread around your school.

11. Watch out! Bad tummy microbes can sometimes take you by surprise and make you do this.

T K H N G F N R E V E F Y A H O F S S E Y P E E L S M D S A O G G D J K B L P O I T O P S F A Z N E U L F N I R E W Q E S G F A I O A I N U Y A T R L E H J H D N T G B T V C X Z S T J E Y A E O H R A I D M N A E A H T A M A S N U Z M G T E L G C R G B F D I J X S O S M H B A I C N H G U O C A V V S T G D D D H O J N H P N H B V A T A M H T S A D G H D S D F L A E A E Y A K W R Z N O L Z K J H N H B M U L F B G M O F F D S N A U Y Y M T R A E C F C O U G H

A

S Y

L F

M E A S L E S

E V A

P E T

y D I R T Y H A N D S

L

I N F L U E N Z A

S T

P E

F O O D P O I S O N I N G

T I F

A O V

R O O

R A S T H M A

H I

O T

E

H E A D A C H E

Page 6: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin
Page 7: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin
Page 8: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

A mund t’i gjeni të gjitha fjalët e shoqëruara me Mikrobet e këqija në fjalët e mëposhtme? Mbani

mend se fjalët mund të jenë horizontalisht, vertikalisht ose në diagonale.

F C E A R T M Y Y U A N S D F

F O M G B F L U M B H N H J K

Z L O N Z R W K A Y E A E A L

F D S D H G D A S T H M A T A

V B H N P H N J O H D D D G T

S V V A C O U G H N C I A B H

M S O S X J I D F B G R C G L

E T G M Z U N S A M A T H A E

A N M D I A R H O E A Y E J T

S Z X C V T B G T N D H J H E

L R T A Y U N I A O I A F G S

E Q W E R I N F L U E N Z A F

S P O T I O P L B K J D G G O

A S D M S L E E P Y E S S F O

H A Y F E V E R N F G N H K T

COUGH HAYFEVER ATHLETES FOOT COLD

ASTHMA SLEEPY FOOD POISONING SPOT

MEASLES DIRTY HANDS FLU VOMIT

HEADACHE INFLUENZA

Page 9: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin

1 2

3

4

5

6

7

8

9 10

11

12

13

ACROSS

1. I make you do this when you have a cold to spread microbes by causing a tickle in your throat.

4. I am a viral disease that can give you swollen itchy red spots all over your body.

6. I am a part of your body and spread microbes from person to person. Washing me gets rid of bad microbes (2 words).

7. I am a viral disease that will make you hot and sweaty.

9. You will get me if you don’t cook your meat properly or wash your hands after handling raw meat (2 words).

12. I am a disease of the lungs, not caused by microbes. I make you so short of breath that you need to use an inhaler!

13. I am another word for a pain in your head.

DOWN

2. I make your eyes swollen and itchy. I am not caused by a microbe. I am caused by flower pollen.

3. How you feel when your body is fighting infection.

5. I am a fungal infection of your feet. I make your toes itchy. I spread if you don’t wash and dry your feet well! (2 words).

8. I am often seen on teenager’s faces. I am sometimes caused by microbes on the skin.

10. Bad microbes in your tummy can sometimes cause this. If you don’t wash your hands after going to the toilet it can spread around your school.

11. Watch out! Bad tummy microbes can sometimes take you by surprise and make you do this.

ANSWERS

INFLUENZA HAYFEVER MEASLES HEADACHE DIARRHOEA

ASTHMA ATHLETES FOOT VOMIT SPOT COUGH

SLEEPY DIRTY HANDS FOOD POISONING

Page 10: Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Harmful...4. Shpjegoni që sëmundjet e shkaktuara nga bakteret e dëmshme, të cilat mund të përhapen lehtë nga një person në tjetrin