Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

11
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë Fakulteti i Ekonomisë Dega Financë CS 130 Detyra 1 Tema : Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

Transcript of Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

Page 1: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Fakulteti i Ekonomisë

Dega Financë

CS 130 Detyra 1

Tema : Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

Tatjana Moçka

Page 2: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

2 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

Tabela e përmbajtjes

Hyrje...............................................................................................................................................3

1.Përcaktimi i të ardhurave të tatueshme........................................................................................3

2.Përjashtime nga të ardhurat personale.........................................................................................4

3.Nivelet e tarifave të tatimit mbi të ardhurat personale.................................................................4

4.Pagesa e tatimit mbi të ardhurën personale..................................................................................5

5.Mbajtja në burim e tatimeve.......................................................................5

Bibliografia

Page 3: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

3 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

Hyrje

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet ndaj çdo të ardhure të çfarëdolloj forme, nga çdo burim, e realizuar nga çdo individ objekt tatimi në bazë të ligjit, me përjashtim të të ardhurave që shprehimisht përjashtohen nga ligji.

Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të gjitha burimet e të ardhurave (brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë), ndërsa individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale vetëm për të ardhurat me burim në Republikën e Shqipërisë.

1.Përcaktimi i të Ardhurave të Tatueshme

Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme këto kategori të ardhurash:

• Pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës; •  Të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare; •  Të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga investimi në letrat me vlerë; •  Të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale; •  Të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare, në kuptim të legjislacionit tregtar; •  Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;

• Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë;

• Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ia shet një personi tjetër;

• Të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura më sipër, të realizuara nga individë rezidentë ose nga persona jorezidentë, por me burim në Republikën e Shqipërisë.

2. Përjashtime nga tatimi mbi të ardhurat personale

Janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat vetjake:

•  Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në

Page 4: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

4 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

fuqi.•  Bursat e nxënësve dhe të studentëve.•  Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi.•  Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike.•  Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

• Të ardhurat e përfituara si dëmshpërblim i dëmeve nga kompanitë e sigurimit;

• Të ardhurat në natyrë në formën e ushqimeve (antidote) për

biznese që e parashikojnë një gjë të tillë në akte ligjore ose nënligjore në fuqi (si minierat, etj.).

3. Nivelet e tarifave të tatimit mbi të ardhurat personale

•  Pagat dhe shpërblimet, në lidhje me marrëdhëniet e aktuale të punës, do të tatohen sipas tarifave të përshkruara në tabelë.

Tatimi mbi te Ardhurat Personale

Të gjithë individët, rezidente në Shqipëri tatohen për të gjithë të ardhurat e gjeneruara kudo në botë, ndërsa jo-rezidentët tatohen vetem për të ardhurat e gjeneruara brenda kufirit të territorit shqipëtar.

TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE NGA PUNËSIMI

E ardhura e tatueshme (në muaj)

Përqindje

Mbi (lekë)

Deri në(lekë)

0 10000 0 për qind

10 001 +

30 000 + 10 për qind të shumës mbi 10 000 lekë

30 001 +

Më tepër

10 për qind të shumës mbi 0 lekë

• Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme është 3% e masës së arkëtuar. 

 

Page 5: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

5 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

• Dividentët, të ardhurat që rrjedhin si fitim i ortakut, qoftë ky ortak i vetëm, interesat nga huatë, depozitat ose kontratat e ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, qeratë apo të ardhura nga kontrata të tjera të ngjashme (huapërdorja, enfiteoza) dhe të ardhura të tjera tatohen 10 %.

•  Të ardhurat nga lojrat e fatit tatohen me 20%.

4. Pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale

Legjislacioni tatimor shqiptar parashikon mbajtjen në burim të tatimit mbi të ardhurat personale përgjithësisht për të gjitha llojet e të ardhurave. Pra personi që bën pagesën, është i detyruar të llogarisë, mbajë në burim dhe transferojë në buxhetin e shtetit, tatimin mbi të ardhurën personale që lidhet me pagesën e bërë nga ky person për një individ.

Lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat, çdo punëdhënës që paguan një pagë apo shpërblim, është i detyruar të llogarisë dhe të mbajë në burim tatimin mbi të ardhurat personale (të ardhurat nga punësimi). Ky tatim i mbajtur nga punëdhënësi, duhet të derdhet në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

Për pagesa të tjera që lidhen me të ardhurat e listuara në paragrafin “Përcaktimi i të ardhurave të tatueshme”, paguesi i të ardhurave mban në burim tatimin, sipas tarifave të përmendura me lart, dhe e derdh atë në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

Për të ardhurat nga lojrat e fatit tatimi mbahet në burim dhe paguhet brenda 24 orëve nga kryerja e pagesës.

Për të ardhura të realizuara nga burime jashtë Shqipërisë dhe/ose të paguara nga persona të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e tatimit në burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 10 % të të ardhurave të realizuara.

5.Mbajtja në burim e tatimeve

  Llojet e te ardhurave per te cilat tatimi mbahen ne burim dhe tarifat e tatimit

Të gjithë personat, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes vendore e qëndrore, organizatat jo-fitimprurëse dhe ç do subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 10% nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë:

•  dividentët;•  ndarjet e fitimit;•  interesat,•  pagesat për të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale;•  pagesat për shërbimet teknike, të menaxhimit, financiare dhe të sigurimit;•  pagesat për menaxhimin e për pjesëmarrje në këshillat drejtues;•  pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin dhe për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;•  pagesat për qiratë;

Page 6: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

6 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

•  pagesat për shfaqjet e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve, përfshi pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë apo sportistë ose ndërmjetësojnë shfaqjet e tyre:

Tatimi i mbajtur në burim për këto pagesa përfaqëson detyrimin tatimor përfundimtar.

Grafikisht paraqitet një krahasim për tatimin mbi të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Tatimi mbi te ardhurat

Kontributi I

Sigurimeve Shoqerore

EU 19 16,6 12,8

OECD 15,9 10,5

SHBA 17 7,7

Japonia 8,1 12,2

Shqiperia 10 11,2

Pjesa që zë tatimi mbi të ardhurat personale në të ardhurat tatimore është 8%, ndërsa pjesa që zënë sigurimet shoqërore është 17%. Grafikisht paraqiten si më poshtë:

Page 7: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

7 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

Page 8: Sistemi Tatimor Ne Shqiperi

8 Sistemi tatimor mbi të ardhurat në Shqipëri

88

Bibliografia

Ministria e Financave http://www.minfin.gov.al/

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve http://www.tatime.gov.al/gdt/Tax_legislation_in_Force.aspx

Ligji nr.8438 “Për tatimin mbi të ardhurat”