SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

86
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Spring 3-2014 SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË USHQIMORE NË NDЁRMARRJET E VOGLA NË KOSOVË RAST I USHQIMORE NË ND RMARRJET E VOGLA NË KOSOVË RAST I STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K. STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K. Diana Salihu Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Business Commons

Transcript of SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

Page 1: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Spring 3-2014

SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË

USHQIMORE NË NDЁRMARRJET E VOGLA NË KOSOVË RAST I USHQIMORE NË ND RMARRJET E VOGLA NË KOSOVË RAST I

STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K. STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K.

Diana Salihu

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Business Commons

Page 2: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

Kolegji UBT

Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË

USHQIMORE NË NDЁRMARRJET E VOGLA NË KOSOVË

RAST I STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K.

Shkalla Master

Diana Salihu

Mars / 2014

Prishtinë

Page 3: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

Kolegji UBT

Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Punim Diplome

Viti Akademik 2014 – 2015

Diana Salihu

SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË

USHQIMORE NË NDЁRMARRJET E VOGLA NË KOSOVË

RAST I STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K.

Mentori: Prof. Edmond Hajrizi

Mars / 2014

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të

pjesshme për Shkallën Master

Page 4: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

I

ABSTRACT

In the recent years the system for implementation and certification of the food safety

management worldwide increased significantly, thus reflecting the importance that certain

standards have in different sectors and activities. Based on the literature reviewed for this

dissertation, there is a huge number of research projects addressing this particular field. This

study reflects on what we believe to be the greatest contribution that characterizes food safety

and pertinent applicable management systems in various companies across the globe. More

specifically, my intention is to provide evidence based on my knowledge on the following

issues:

- What is ISO 22000?

- What is the motivation for companies to get certified with ISO 22000 standards?

- Which are the key obstacles, challenges and deficiencies of ISO 22000

certification?

- Which are the cost-benefit aspects related to food safety management system,

including certification, implementation and maintenance?

- Which are the perspectives of market evolutions on food safety management?

- Development of the management system for a small company, such as Flexograf

Ltd?

This study about the Food Quality and Safety Management System has been drafted

and developed in conformity with requirements of ISO 22000:2005 standard. Apart from the

standard mentioned above and in order to address development and implementation of ISO

22000, several other systems and their technical specifications have been considered, such as

ISO 9001:2008, principles of HACCP, ISO 22004:2005, ISO 9011:2000, ISO 9004:2000, as

well as relevant professional, scientific and legal literature.

The aim of this study is to introduce and promote among small businesses the

importance of food safety management systems and standards and the role they play in

providing quality products that are vital for consumers, as safe and quality food is directly

linked with overall wellbeing of the people across the globe.

Page 5: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

II

ABSTRAKT

Gjatë viteve të fundit, sistemi për zbatimin dhe çertifikimin e menaxhimit të sigurisë

së ushqimit është rritur ndjeshëm në mbarë botën, duke reflektuar rëndësinë që kanë këto

standarde për disa sektorë dhe aktivitete. Bazuar në rishikimin e literaturës që kam hasur unë,

ekziston një numër i madh i projekteve kërkimore të kryera në këtë fushë. Ky punim reflekton

në atë që ne besojmë se është kontributi kryesor që e karakterizon sigurinë ushqimore dhe

miratimin e sistemeve të menaxhimit nga kompani të ndryshme në mbarë botën. Në mënyrë

më të detajuar, qëllimi im është që të sigurojë fakte të bazuara në njohuritë që kam, ndër të

tjera, për çështjet e mëposhtme:

- Çka është ISO 22000?

- Cilat janë motivet që shtyjnë kompanitë për çertifikim me Standardin ISO 22000?

- Cilat janë pengesat kryesore, vështirësitë dhe të metat për çertifikim me ISO 22000?

- Cilat janë përfitimet dhe kostot që lidhen direkt me sistemin e menaxhimit të ushqimit

zbatimit, çertifikimit dhe mirëmbajtjes?

- Cilat janë perspektivat e evolucionit të tregut të sistemeve të menaxhimit të ushqimit?

- Ndërtimi i një sistemi të menaxhimit për rastin e kompanisë së vogël Flexograf

Sh.P.K.

Ky punim për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore është

përpiluar dhe zhvilluar konform kërkesave të standardit ISO 22000:2005. Përveç standardit

të lartpërmendur, për zhvillimin dhe implementimin e sistemit në fjalë janë prekur edhe

standardet me specifika teknike si: ISO 9001:2008, parimet HACCP, ISO 22004:2005, ISO

9011:2000, ISO 9004:2000, si dhe literaturat profesionale, shkencore dhe ligjore. Qëllimi i

këtij punimi është njohja dhe përkrahja e bizneseve të vogla lidhur me rëndësinë që kanë këto

standarde për zhvillimin, si dhe ofrimin e produkteve cilësore, të cilat janë vitale për

qytetarët, pasi që cilësia e ushqimit të sigurt është e lidhur direkt me përditshmërinë e

kualitetit të jetës në mbarë botën.

Page 6: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

III

MIRËNJOHJE / FALENDERIME

Falënderoj Zotin që më dha shëndet dhe mundësi për finalizimin e studimeve.

Mirënjohjen time do ta kufizoj me falënderimin e disa prej shumë personave, të cilët më

ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mia.

Një falemnderim special shkon për udhëheqësin tim Dr. Edmond Hajrizin për

ndihmën dhe mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin

e tij në finalizimin e punimit tim të magjistraturës.

Falemnderoj të fejuarin tim Ardian Dushica, miqtë e mi për mbështetjen që më kanë

dhënë në çdo çast.

Dëshiroj, në fund, të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen time të

mrekullueshme pa të cilët nuk do të isha këtu ku jam (Vehbi, Emine dhe Liridona Salihu) të

cilëve i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa të

vështirë aq edhe të bukur.

Diana Salihu

Mars, 2015

Prishtinë

Page 7: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

IV

PËRMBAJTJA

ABSTRACT ............................................................................................................................ I

ABSTRAKT .......................................................................................................................... II

MIRËNJOHJE / FALEMNDERIME ................................................................................... III

LISTA E FIGURAVE ........................................................................................................ VII

FJALORI I TERMAVE..................................................................................................... VIII

1. HYRJE ............................................................................................................................ 1

1.1. Çka janë ISO Standardet .......................................................................................... 1

1.1.1. Historiku i ISO Standardeve ................................................................................. 2

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS .................................................................................... 3

2.1. Ndikimi i standardeve në sistemet e drejtimit të cilësisë ......................................... 3

2.1.1. Procesi i implementimit me ISO Standarde ..................................................... 3

2.2. ISO 22000:2005 ....................................................................................................... 4

2.2.1. Kërkesat për implementimme standardin ISO 22000....................................... 5

2.3. Funksionimi i sistemit te menaxhimit të sigurisë ushqimore................................... 6

2.3.1. Konceptet themelore të ISO 22000 .................................................................. 6

2.3.2. Arsyet e kompanisë për çertifikim me standardin ISO 22000 .......................... 7

2.3.3. Standardizimi brenda biznesit .......................................................................... 7

2.3.4. Përparësitë e sistemit HACCAP ..................................................................... 10

2.3.5. Rëndësia e implementimit të standardit ISO 22000 për menaxhimin e cilësisë

dhe sigurisë ushqimore në kompanitë kosovare ............................................................ 11

2.3.6. Rëndësia e sigurisë ushqimore me implementimin e standardeve ................. 12

2.3.7. Elementet bazë për implementimin e suksesshëm të SMCSU. ...................... 12

2.3.8. Nevojat e kompanive në Kosovë për sistemin e sigurisë ushqimore ............. 16

3. DEKLARIMI I PROBLEMIT ...................................................................................... 18

4. METODOLOGJIA ........................................................................................................ 20

5. REZULTATET: RASTI I STUDIMIT NË KOMPANINË FLEXOGRAF SH.P.K. ... 21

5.1. Veprimtaria e Kompanisë ...................................................................................... 21

5.1.1. Politika e cilësisë dhe sigurisë ushqimore ...................................................... 22

Page 8: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

V

5.2. Qëllimi i Manualit për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë së

Ushqimit ............................................................................................................................ 23

5.2.1. Fusha e zbatimit .............................................................................................. 24

5.2.2. Dokumentet referuese ..................................................................................... 25

5.2.3. Sistemi për menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore ........................... 25

5.2.4. Kërkesat për dokumentacion .......................................................................... 26

5.3. Manuali i SMCSU-së ............................................................................................. 26

5.3.1. Kontrollimi i dokumenteve ............................................................................. 27

5.3.2. Kontrollimi i regjistrimeve ............................................................................. 27

5.3.3. Përgjegjësitë e menaxhmentit ......................................................................... 28

5.3.4. Politika e cilësisë dhe sigurisë ushqimore ...................................................... 28

5.3.5. Planifikimi i SMCSU-së ................................................................................. 29

5.3.6. Përgjegjësitë, autoritetet dhe komunikimi ...................................................... 29

5.3.7. Rishikimi i SMCSU-së nga menaxhmenti...................................................... 32

5.3.8. Përgatitja dhe reagimi në situata emergjente .................................................. 33

5.4. Menaxhimi i resurseve ........................................................................................... 34

5.4.1. Resurset njerëzore ........................................................................................... 34

5.4.2. Infrastruktura .................................................................................................. 35

5.4.3. Mjedisi i punës................................................................................................ 35

5.5. Planifikimi dhe realizimi i produkteve .................................................................. 36

5.5.1. Përcaktimi i kërkesave lidhur me produktin ................................................... 36

5.5.2. Rishikimi i kërkesave lidhur me produktin .................................................... 37

5.5.3. Komunikimi me klientë .................................................................................. 37

5.6. Projektimi dhe zhvillimi ........................................................................................ 38

5.6.1. Projektimi dhe zhvillimi i produkteve ............................................................ 38

5.6.2. Rishikimi i Produkteve te Planifikuara ........................................................... 39

5.6.3. Furnizimi ........................................................................................................ 40

5.6.4. Prodhimi ......................................................................................................... 41

5.7. Pajisjet për matje dhe monitorim ........................................................................... 43

5.7.1. Programet e domosdoshme paraprake ............................................................ 43

Page 9: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

VI

5.7.2. Hapat paraprak që mundësojnë analizën e rrezikut ........................................ 44

5.8. Analiza e rreziqeve ................................................................................................ 47

5.8.1. Vendosja e Programeve të Domosdoshme Paraprake Operacionale (OPRP) 48

5.9. Vendosja e planit HACCP ..................................................................................... 48

5.9.1. Azhurnimi i informacionit dhe dokumenteve paraprake që specifikojnë

OPRP-të dhe planin HACCP ......................................................................................... 49

5.9.2. Planifikimi i verifikimeve ............................................................................... 49

5.9.3. Matja, analizimi, validimi, verifikimi dhe përmirësimi i SMCSU-së ............ 51

5.9.4. Monitorimi dhe matja ..................................................................................... 52

5.10. Verifikimi i SMCSU-së ........................................................................................... 54

5.10.1. Auditi Intern i Sigurisë Ushqimore ................................................................... 54

5.10.2. Vlerësimi i rezultateve individuale të verifikimit ............................................. 54

5.10.3. Analizimi i rezultateve të aktiviteteve verifikuese ............................................ 55

5.10.4. Analizimi i të dhënave .................................................................................... 55

5.11. Përmirësimi ........................................................................................................ 56

5.11.1. Përmirësimi i vazhdueshëm .............................................................................. 56

5.11.2. Veprimet korrigjuese ......................................................................................... 56

5.11.3. Veprimet parandaluese ...................................................................................... 57

5.11.4. Azhurnimi i SMCSU-së.................................................................................. 57

6. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME ................................................................... 59

7. REFERENCAT ............................................................................................................. 63

8. ANEKSET ..................................................................................................................... 65

Aneksi 1: Çertifikata e akreditimit ISO 22000:2005 e kompanisë Flexograf Sh.P.K. ..... 65

Aneksi 2: Formulari i Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore - Flexograf

Sh.P.K. .............................................................................................................................. 66

Aneksi 3: Organogrami i kompanisë Flexograf Sh.P.K. .................................................. 72

Aneksi 4: Pyetësori për matjen e kënaqësisë së klientëve të Flexograf Sh.P.K. .............. 73

Page 10: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

VII

LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Planifikimi i SMCSU-së. ..................................................................................... 14

Figura 2. Diagrami i Rrjedhës i Procesit të Prodhimit në SH.P.K. “FLEXOGRAF” .......... 46

Page 11: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

VIII

FJALORI I TERMAVE

ISO - In Search Of (Në kërkim të)

HACCP - Hazard Analysis and Critical Control Points (Analiza e Rrezikut dhe Pikët

Kritike të _________Kontrollit)

PRP - Programet Paraprake të Domosdoshme

OPRP - Programet Paraprake të Domosdoshme Operacionale

CCP - Pika Kritike e Kontrollit

Sh.P.K. - Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar

SMCSU - Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore

PET - PolyEthylene Terephthalate

FAO - Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara

OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë

Page 12: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

1

1. HYRJE

1.1. Çka janë ISO Standardet

Standardet janë marrëveshje që përmbajnë kushte teknike ose kritere të tjera precize

që përdoren vazhdimisht si rregulla, udhëzime ose përkufizime të karakteristikave, të cilat

bëjnë të mundur që materialet, produktet, proceset dhe shërbimet t’i shërbejnë qëllimit të

tyre. Kur këto marrëdhënie janë ndërkombëtare ato bëhen “Standarde Ndërkombëtare”.

Standardizimi është faktor kyç për të krijuar tregjet, për të asistuar novacionet dhe për

të inkurajuar investimet. Standardizimi është rruga më e mirë drejt përmirësimit të cilësisë.

Biznesi duhet të ndërgjegjësohet në nevojën e përdorimit të standardeve, pasi kështu mund

të përballohet konkurrenca me produktet e importit.

Përdorimi i standardeve është një domosdoshmëri për cilindo që synon të krijojë një

pozitë të qëndrueshme në treg. Standardet përfshijnë metoda analizash të sigurta të cilat

orientojnë prodhimin drejt një cilësie, e cila është gjithnjë e njëjtë. Shumë firma nuk ecin me

tendencën për të krijuar një treg të qëndrueshëm dhe mungesa e planifikimit sipas metodikave

që ofrojnë standardet është shkaku kryesor që çon në mospërballimin e konkurrencës (Ferma

ime, 2015). Zbatimi i një standardi çon në arritjen e një produkti sipas parashikimeve që

përcakton ky standard, ndaj dhe mund të parashikohen më mirë fitimet.

Standardet e bëjnë jetën më të thjeshtë dhe rrisin besimin dhe efikasitetin e mallrave

dhe shërbimeve që përdorim. Standardizimi i bën konsumatorët të kenë besim në cilësinë dhe

besueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve që ata blejnë. Nga standardet përfiton

prodhuesi, sepse duke punuar me standarde:

- ul koston e prodhimit;

- jep efekte pozitive në komunikimin ndërmjet sektorëve

- siguron nivele më të ulëta të aksidenteve në punë

- rrit besueshmërinë në sigurinë e produkteve

Page 13: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

2

Nga standardet përfiton edhe konsumatori sepse duke punuar me standarde:

- mbron jetën dhe pasurinë e konsumatorit

- lehtëson krahasimin e mallrave dhe zgjedhjen e tyre

- lehtëson shkëmbimin e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve

- mundëson mbrojtjen e konsumatorit nga ndryshimet e menjëhershme të cilësisë,

respektivisht të çmimeve (Ferma ime, 2015).

1.1.1. Historiku i ISO Standardeve

ISO është Organizata Ndërkombëtare për Standardizim. ISO përgatit Standardet

Ndërkombëtare pothuajse për të gjitha llojet e teknologjisë. Anëtarësia e saj përfshin

Institutet Kombëtare të Standardeve të më se 157 shteteve.

ISO zhvillon standarde teknike vullnetare, të cilat u shtojnë vlera të gjitha

operacioneve të biznesit. Ato kontribuojnë në procesin e zhvillimit, prodhimit dhe furnizimit

të produkteve dhe shërbimeve duke i bërë ato me efektive, më të sigurta dhe më të pastra.

Ato e bëjnë tregtinë midis vendeve më të drejtë dhe më të lehtë.

ISO mbron përdoruesit dhe konsumatorët dhe bën më të thjeshtë shumë aspekte të

jetës së tyre. Standardet janë një element integral në mbrojtjen e konsumatorit, meqë ato

shpesh ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe skemat e certifikimit

(International Organization for Standardization, 2015).

Page 14: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

3

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS

2.1. Ndikimi i standardeve në sistemet e drejtimit të cilësisë

Standardet ndihmojnë prodhuesit e çdo tipi ose përmase për të operuar dhe zbatuar

me efektivitet sistemet e drejtimit të cilësisë. Formojnë një sistem të lidhur dhe

bashkëveprues në lehtësimin e kuptimit reciprok të tregtisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Drejtojnë dhe kontrollojnë sistematikisht përmbushjen e kërkesave duke iu adresuar

gjithashtu edhe nevojave të të gjitha palëve të interesuara.

Çertifikimi ISO jep mundësinë që produkti të ofrohet në treg, duke plotësuar disa

kritere speciale që preferohen nga blerësit dhe që e bën produktin më konkurrues në treg.

Praktikisht kjo e bën kompaninë që të rris fitimin dhe njëkohësisht të ketë qasje jo vetëm në

tregun vendas, por edhe atë të huaj (Ferma ime, 2015).

2.1.1. Procesi i implementimit me ISO Standarde

Lidhur me procesin e implementimit të ISO standardeve, janë parashikuar disa etapa

dhe dokumentacione të nevojshme, ndër të cilat shkurtimisht mund të përmenden:

▪ Kontrata (marrëveshja) me klientin, ku përfshihen në mënyrë të detajuar marrëdhëniet

midis konsulentit dhe klientit, si dhe fazat në të cilat do të kalojë procesi i

standardizimit.

▪ Struktura e sistemit të rekomanduar të cilësisë, i cili do të adoptohet nga klienti me

asistencën e konsulentit, e cila përfshin 3 nivele dokumentimi:

▪ Konsultimi dhe implementimi i sistemit.

▪ Kontroll i brendshëm “auditim”.

▪ Dhënia me sukses e Çertifikatës Ndërkombëtare.

Çertifikata Ndërkombëtare ka një vlefshmëri prej 3 vjetësh (sërish pas kalimit të 3

vjeteve duhet t’i nënshtrohet riçertifikimit) (Ferma ime, 2015).

Page 15: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

4

2.2. ISO 22000:2005

ISO 22000: 2005 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të sigurisë

ushqimore, ku një organizatë në nevojat e zinxhirit të ushqimit demonstron aftësinë e tij

dukevënë në kontroll rreziqet e sigurisë së ushqimit, në mënyrë që ushqimi të jetë i sigurt në

kohën e konsumit njerëzor. Ai është i zbatueshëm për të gjitha organizatat, pavarësisht nga

madhësia, të cilat janë të përfshira në çdo aspekt të zinxhirit ushqimor dhe që duan të zbatojnë

sisteme që vazhdimisht gjenerojnë produkte të sigurta. Mjetet e plotësimit për të gjitha

kërkesat e ISO 22000: 2005 mund të realizohen nëpërmjet përdorimit të burimeve të

brendshme dhe / ose të jashtme (International Organization for Standardization, 2015).

ISO 22000 është krijuar për të siguruar një kuadër të kërkesaveduke konfirmuar një

qasje globale për një industri ndërkombëtare. Standardi është zhvilluar në kuadër të ISO nga

ekspertë të industrisë ushqimore, së bashku me përfaqësuesit e organizatave të specializuara

ndërkombëtare. Bashkëpunimi shtesë erdhi nga Komisioni Codex Alimentarius, i cili është

themeluar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për zhvillimin e standardeve të ushqimit. Codex

HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Points) është pranuar gjerësisht si një mjet

thelbësor për menaxhimin e sigurisë së ushqimit sidomos kur kombinohet me një sistem të

menaxhimit efektiv. Në fakt, ISO 22000 bën më të lehtë për organizatat e mbarë botës që të

zbatojnë sistemin Codex HACCP për higjienën e ushqimit, në mënyrë që kjo të jetë në

përputhje pavarësisht produktit ushqimorë (Quality System Registrar, 2015).

Më parë, ekzistonin më shumë se 20 standarde të ndryshme kombëtare, duke krijuar

nivele të pabarabarta të sigurisë së ushqimit, duke shtuar kostot dhe komplikime. Standardi i

ri ishte i nevojshëm për të zvogëluar kostot dhe vështirësitë e përfshira në sëmundjet

ushqimore-bartëse, veçanërisht në vendet në zhvillim. ISO 22000 është mbështetur me

konsensus ndërkombëtar, duke krijuar kushtet për praktika të mira me bazë në gjithë botën.

Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor kanë për qëllim që të jenë në përputhje

me mjetet aktuale për menaxhimin e sigurisë ushqimore (Quality System Registrar, 2015).

Page 16: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

5

Furnizuesit e ushqimit të cilët zhvillojnë sistemet e menaxhimit të sigurisë duhet

tëçertifikohennë përputhje me ISO 22000, duke u dhënë atyre një avantazh në një industri

ushqimore që kërkon rritjen e përgjegjshmërisë. ISO 22000 gjithashtu përfshin parimet e

HACCP dhe mbulon parimet kryesore të higjienës. Si rreziqe të sigurisë së ushqimit që mund

të hyjë në zinxhirin ushqimor në çdo fazë, ISO 22000 lejon të gjitha llojet e kompanive që të

marrin pjesë në sigurinë ushqimore të sistemevetë menaxhimit dheçertifikimit. ISO 22000

gjithashtu zgjeron suksesshëm ISO 9001 standard i sistemit të menaxhimit të cilësisë, që

zbatohet gjerësisht në të gjithë sektorët. Zhvilluesit e parashikuar të sistemeve efektive të

sigurisë ushqimore projektohen dhe operohen brenda kuadrit të këtij sistemi të menaxhimit

të cilësisë që ështëçertifikuar si ISO 9001, i cili përfshinë aktivitetet e përgjithshme të

menaxhimit të organizatë (Quality System Registrar, 2015).

2.2.1. Kërkesat për implementimme standardin ISO 22000

ISO 22000: 2005 specifikon kërkesat duke i mundësuar një organizate:

- Planifikimin, zbatimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e një sistemi të

menaxhimit të sigurisë së ushqimit, që synon sigurimin e produkteve sipas përdorimit

të tyre për një qëllim dhejanë të sigurta për konsum,

- Të demonstrojnë pajtueshmërinë me kërkesat statutore dhe rregullatore të

aplikueshme të sigurisë së ushqimit,

- Të vlerësojë kërkesat e konsumatorëve dhe të demonstrojë përputhshmërinë me këto

kërkesa, të rëna dakord reciprokisht e që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit, në

mënyrë që të rrisin kënaqësinë e konsumatorit,

- Për të komunikuar në mënyrë efektive çështjet e sigurisë ushqimore për furnizuesit e

tyre, klientët dhe palët relevante të interesuara në zinxhirin e ushqimit,

- Për të siguruar që organizata përputhet me politikën e saj të deklaruar të sigurisë

ushqimore,

- Për të demonstruar përputhjen e palëve relevante të interesuara, dhe

Page 17: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

6

- Të kërkojë çertifikim ose regjistrim të sistemit të saj të menaxhimit të sigurisë

ushqimore nga një organizatë e jashtme, ose të bëjë një vetë-vlerësim apo vetë-

deklaratën e konformitetit të ISO 22000: 2005.

2.3. Funksionimi i sistemit te menaxhimit të sigurisë ushqimore

2.3.1. Konceptet themelore të ISO 22000

Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore funksionojnë vetëm kur metodat e

ndërvarura mes prodhuesve të ushqimit, furnizuesit, dhe konsumatorët janë kuptuar dhe

menaxhuar mirë. Kjo përfshin një kuptim të qartë të përgjegjësisë dhe dispozitat për

përgjegjësi në të gjitha nivelet. Kjo mund të bëhet vetëm në dritën e një sistemi të menaxhimit

të strukturuar si një përputhje me ISO 22000.

ISO 22000 ndjek një traditë të gjatë të veprimeve parandaluese, të identifikuara dhe

të rregulluara nga ana e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit nga profesionistët. Tre konceptet

kryesore të ISO 22000 që janë të importuara nga ISO 9001 janë planifikimi (pra, gjërat të

punojnë më mirë kur ka një plan dhe ai plan ndjeket dhe zbatohet), procedurat (p.sh.,

qëndrueshmëri për periudha të zgjatura kohore, veçanërisht kur përfshihen shumë njerëz)si

dhe kompetencat e punonjësve (p.sh., përdorimi i personelit kompetent është i nevojshëm për

të arritur rezultate të kërkuara).

Koncepte të tjera përfshijnë kontrollin e dokumenteve, kontrollin e të dhënave,

veprimet korrigjuese, matjen dhe shumë elemente të tjera të përmendura në këtë punim.

ISO 22000 i kushton përpjekjet e konsiderueshme në përcaktimin e kërkesave specifike të

menaxhimit të sigurisë ushqimore. Këto kërkesa mund të ndahet në dy tema të gjera:

• Metodat dhe praktikat që lidhen me planifikimin dhe realizimin e ushqimeve të

sigurta;

• Metodat dhe praktikat për vlefshmërinë, verifikimin dhe përmirësimin e sistemit të

menaxhimit të sigurisë së ushqimit.

Page 18: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

7

2.3.2. Arsyet e kompanisë për çertifikim me standardin ISO 22000

Ekzistojnë mjaftë arsye pse një kompani kërkon të çertifikohet sipas standardeve.

Çertifikimi sipas Standardet i mundëson një kompanie të:

✓ tërheqë dhe sigurojë konsumatorët

✓ tregojë lidershipin në treg

✓ krijojë avantazh në konkurrencë

✓ zhvillojë dhe ruajë praktikën më të mirë.

Standardet janë një mjet i fuqishëmmarketingu

Aftësia për t’u njësuar me standardet e mirënjohura dhe të respektuara gjerësisht, vlen

si një mjet efektiv për t’u diferencuar në një hapësirë konkurruese tregu.

Përtej kësaj, përpunimi i produkteve ose sigurimi i shërbimeve me standardet e

duhura, maksimizon pajtueshmërinë e tyre me produktet dhe shërbimet e ofruara nga të tjerët,

duke rritur në këtë mënyrë shitjet dhe pranueshmërinë e gjerë në tregje.

Ndërsa konsumatorët bëhen më të informuar mbi zgjedhjet e tyre, përshtatja me standardet e

njohura bëhet vitale për jetëgjatësinë e një biznesi në treg.

Standardet janë një shenjë e respektuar dallimi në cilësi

Konsumatorët gjithnjë e më shumë kërkojnë verifikime të pavarura, të cilat standardet

teknike i sigurojnë. Bizneset që kanë fituar marka të çertifikuara, janë si rezultat i asaj se

produktet dhe praktikat e tyre i kanë kaluar ekzaminimet rigoroze, duke u bërë menjëherë të

njohshme dhe vlejnë si një shenjë e respektuar dallimi në cilësi, siguri dhe performancë.

2.3.3. Standardizimi brenda biznesit

Standardizimi prodhon përfitime të matshme kur aplikohet brenda vetë

infrastrukturës së një kompanie. Kostot dhe risqet e biznesit mund të minimizohen, proceset

e brendshme bëhen më të efektshme dhe komunikimi përmirësohet. Aplikimi i Standardeve

Page 19: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

8

brenda infrastrukturës së një organizate shërben për të dinamizuar operacionet e saj të

brendshme e të jashtme dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e proceseve të ndërmarra.

Përfitimet shihen në:

- eliminimin e investimeve të kota në kohë dhe burime

- rritjen e produktivitetit të brendshëm dhe cilësisë së komunikimit

- reduktimin e përpjekjeve dyfishe dhe përmirësimi në menaxhimin e riskut

Standardizimi shton përfitueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme të bizneseve. Të

ndërtuara në bashkëpunim me interesat e qeverisjes dhe të shoqërisë, standardet sigurojnë

mbështetje të fuqishme për identifikimin e praktikës më të mirë.

Këto procese të njohura si promovuese të efektivitetit dhe cilësisë, demonstrojnë

lidership dhe bëjnë një ekspozim të qartë për furnitorët, partnerët dhe konsumatorët e çdo

biznesi. Kjo i lehtëson marrëdhëniet e biznesit me të gjitha palët duke i vendosur në një

standard të ri cilësor.

I aplikuar me efektivitet, standardizimi mund të jetë një katalizator i vërtetë për rritjen e

biznesit dhe zhvillimin e tij strategjik. Të drejtuar nga praktika më të mira, standardet

ndihmojnë biznesettë çmojnë proceset e tyre, duke i lejuar ato të ndërmarrin hapa për rritjen

e efektivitetit dhe përfitimit (Albaninan Consulting Network, 2014).

Qëllimi i ISO 22000 është gjithashtu edhe të sigurojë një qasje praktike, për të

siguruar reduktimin dhe eliminimin e rreziqeve të sigurisë ushqimore si një mjet për të

mbrojtur konsumatorët. ISO 22000 synon të ndihmojë organizatat:

• Duke përmirësuar proceset e brendshme të nevojshme, për të siguruar vazhdimisht

ushqim të sigurt.

• Të sigurojë besimin në organizimin e ekipit të menaxhimit që praktikat dhe procedurat

e organizatës të jenë efektive dhe të fuqishme.

• Ofrimi i besimit të klientëve dhe aktorëve të tjerë (nëpërmjet procesit ISO 22000 të

çertifikimit) organizata ka aftësinë për të kontrolluar rreziqet e sigurisë ushqimore

dhe të ofrojë produkte të sigurta.

• Të sigurojë një mjet për përmirësimin e vazhdueshëm, që siguron që sistemi i

menaxhimit të sigurisë ushqimore është rishikuar dhe përditësuar, në mënyrë që të

Page 20: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

9

gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë ushqimore të jenëefektive dhe të optimizuar

vazhdimisht.

• Të sigurojnë kontrolle adekuate në të gjitha fazat e zinxhirit të furnizimit të ushqimit

për të parandaluar futjen e rreziqeve të sigurisë së ushqimit.

Organizatat duhet të marrin parasysh miratimin e ISO 22000 për tri arsye parimore:

• Përfitimet në treg. Konsumatorët të marrin besimin nëpërmjet zbatimit të demonstruar

dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të sistemit.

• Përfitimet për organizimin/prodhimin e ushqimit. Organizata ka besim se ajo ka bërë

gjërat e duhura për të siguruar kontroll mbi aktivitetet që ndikojnë në sigurinë e

ushqimit. Sistemi është i mirë-planifikuar, monitoruar, i audituar (brenda dhe jashtë),

i matur, dhe reagimet janë dhënë në kohën e duhur për vendimmarrësit (Ames, 2009).

• ISO 22000 shkon edhe përtej kërkesave rregullatore.

ISO 22000 përfshin por shkon edhe përtej programeve ekzistuese të HACCP.

HACCP është një sistem që ndihmon kompanitë për të identifikuar rreziqet potenciale në

sigurinë e ushqimeve në tërë zinxhirin prodhues të tyre si dhe të merr masa parandaluese për

kontrollin e tyre.

Aplikimi i sistemit HACCP zbatohet në shumë shtete që janë në zhvillim (Lleshi,

2009).

Edhe pse HACCP paraqet sistem dinamik të prodhimit të ushqimeve të mbrojtura, ai është i

themeluar dhe në vete ngërthen dimensione standarde. Së pari ky sistem do të thotë

demonstrim i patjetërsueshëm i pikave kritike të kontrollit dhe matjen e peshës së tyre. Së

dyti, me identifikimin e këtyre pikave gjatë prodhimit të ushqimit, mund të parandalohen,

eliminohen ose të zvogëlohen deri në një shkallë të pranueshme para se të paraqiten, dhe së

treti ky sistem u jep mjaft liri të gjithë prodhuesve për të dizajnuar dhe implementuar sipas

kapaciteteve të tyre dhe mënyrës së prodhimit, çka do të thotë se është sistem shumë efikas

në zvogëlimin e shpenzimeve në prodhim (Lleshi, 2009).

Page 21: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

10

Eksporti i produkteve ushqimore nga vendi ynë për në vendet evropiane është i një

rëndësie të veçantë për ekonominë e Kosovës. Prodhimi i ushqimit me aplikimin e sistemit

të HACCP është i obligueshëm në shumë nënsektorë të industrisë ushqimore. Hulumtimet e

deritanishme tregojnë atë se Industria Ushqimore ose nuk është e vetëdijshme në ekzistimin

e këtij sistemi ose nuk sheh në këtë sistem më seriozitetin më të madh (Lleshi, 2009).

Programet HACCP janë të shkëlqyera dhe punojnë shumë mirë për të parandaluar

probleme të sigurisë së ushqimit, por ato nuk janë të mbështetura nga një qasje sistematike

gjithëpërfshirëse që përfshin shumë nga komponentët e nxjerra nga ISO 9001 (Ames, 2009).

2.3.4. Përparësitë e sistemit HACCAP

Sistemi HACCAP paraqet mënyrën e organizuar, sistematike dhe racionale për

sigurinë ushqimore e cila nuk bazohet mbi kontrollin e defekteve por në parandalimin e tyre.

Krijon kushtet për identifikimin dhe parandalimin e të gjitha rreziqeve:

● Metodat e kontrollit janë specifike për çdo proces dhe produkt

● Kontrollet bazohen mbi pjesëmarrjen aktive dhe përgjegjshmërinë e punonjësve

● Metoda e “Analizës Operative” e zbatueshme për gjithë zinxhirin e furnizimit nga

lënda e parë deri tek konsumatori

● Përputhet me standardet ISO 9000 dhe ISO 14000

● Parimet e HACCP janë të përfshira në standardin ISO 22000

● Lejon përqendrimin e të gjitha burimeve të përfshira në Pikat Kritike te Kontrollit

(PKK) duke synuar kontrollin dhe parandalimin e rreziqeve

● Motivim për menaxherët dhe punonjësit

● Reduktim i kostove të analizave laboratorike të cilat mund të jenë më të rralla

● Minimizimi i humbjeve për shkak të reduktimit të mbetjeve në procesin e prodhimit

dhe reduktimi i rasteve të tërheqjes së detyruar të mallrave nga tregu

Përparësitë e jashtme (përfitime që rrjedhin nga HACCP për kompanitë):

● Plotësimi i kërkesave të tregut dhe konsumatorëve

● Përputhshmëria me legjislacionin

Page 22: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

11

● Përputhshmëria me standardet ndërkombëtare të njohura dhe të pranuara në rang

ndërkombëtar

● Rritje e reputacionit dhe konkurrencës në treg e prodhuesve/furnizuesve

● Lehtësimi i qasjes në tregjet ndërkombëtare (mundësi të përmirësuara eksporti)

● Menaxhon vetëm sigurinë e produktit (jo cilësinë, kostot dhe personelin)

● Ka nevojë për burime financiare dhe burime të tjera për t’u zbatuar

● Kosto fillestare relativisht të larta

● Trajnimet e rregullta të vazhdueshme të punonjësve kanë koston e tyre

● Nevojë për të ndryshuar planin e HACCP së bashku me çdo ndryshim produkti apo

procesi prodhimi

● Aktualisht nuk ka një çertifikatë HACCP të unifikuar dhe të pranuar

ndërkombëtarisht (jo si çertifikimi ISO ku këto çertifikata janë thelbësore për

suksesin)

2.3.5. Rëndësia e implementimit të standardit ISO 22000 për menaxhimin e cilësisë

dhe sigurisë ushqimore në kompanitë kosovare

Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore (SMCSU) zbatohet

konform kërkesave të standardit ISO 22000:2005 dhe ISO 9001:2008 me qëllim të ofrimit të

produkteve cilësore dhe të sigurta, si dhe plotësimit të kërkesave të klientëve dhe

konsumatorëve. Përveç kësaj, ky sistem i mundëson ndërmarrjeve të dëshmojnë

konformitetin ndaj standardeve ISO 22000:2005 dhe ISO 9001:2008 para Trupës

Çertifikuese dhe përmbushjen e kërkesave ligjore para inspektorëve sanitarë. Sistemi për

Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore përshkruan në mënyrë sipërfaqësore proceset

e nevojshme për menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, si dhe ofron referenca në

dokumentet përkatëse ku proceset/procedurat përshkruhen në mënyrë të detajuar. Procedurat

përkatëse definojnë, për secilin proces/procedurë, kush, çka, si, kur, me çka dhe pse bëhet

një aktivitet në ndërmarrje që sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore të jetë efektiv.

Page 23: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

12

2.3.6. Rëndësia e sigurisë ushqimore me implementimin e standardeve

Përpunuesit ushqimorë në Kosovë përballen me sfida në rritje:

- Konkurrencë më e madhe

- Kërkesat e konsumatorit

- Presionet në çmim Legjislacion i paqartë

- Globalizim i shitjeve me pakicë dhe i zinxhirit të furnizimit si dhe

- Vlerësimi nga media (International Finance Cooperation, 2013).

2.3.7. Elementet bazë për implementimin e suksesshëm të SMCSU.

Ekziston numër i konsiderueshëm i elementeve lidhur me implementimin e

suksesshëm të SMCSU (sistemi i menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore) e ndër të

tjera (International Organization for Standardization, 2015):

Elementi i parë: Si ti plotësojmë kërkesat bazë për një produkt të sigurt?

Ky është një sinjal fillestar i cili ofron mundësi për të parë se si ekipi i sigurisë

ushqimore definon, miraton, komunikon, zbaton dhe monitoron programet

paraprake.Parimet e përgjithshme të ushqimit krijojnë praktikë të mirë të higjienës së

produktit. Këto parime zbatohen për gjithë zinxhirin ushqimor që nga prodhimi primar për

konsum deri tek kontrollimi i higjienës.

Elementi i dytë: Sa i sigurt është produkti ynë?

ISO 22000:2005 kërkon nga organizata përdorimin e një qasje dinamike për

zhvillimin e SMCSU-së për zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të planifikuara duke

verifikuar masat e kontrollit në përditësimin e informacionit. Në këtë fazë menaxhimi i lartë

përcakton synimet e tij të përgjithshmepër të mundësuar sigurinë e ushqimit me objektivat e

matshme.

Page 24: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

13

Elementi i tretë: Cilët janë hapat deri tek produkti i sigurt?

Politika e sigurisë ushqimore duhet te jetë normalisht në përputhje me politikat e

përgjithshme të organizatës dhe ofron një kornizë për vendosjen e objektivave. ISO

22000:2005 kërkon që një organizatë të analizojë pozicionin e saj në zinxhirin ushqimor për

të realizuar objektivat e saj në secilën fazë. Menaxhmenti duhet të analizojë:

✓ Klientin dhe kërkesat e tij

✓ Dobësitë e tij organizative lidhur me sigurinë e produktit

✓ Të jetë në gjendje të zhvillojë, formalizojë dhe të komunikojë politikat e saj për palët

e interesuara duke u bazuar në analiza.

Elementi i katërt: Si bëhet planifikimi i SMCSU-së?

Për të arritur objektivat dhe për të siguruar një produkt cilësor, procesi i planifikimit

të sistemit kërkon përgjigje për pyetjet në vazhdim:

Çfarë kemi nevojë për të bërë dhe si? Në çfarë afatesh? Kush është përgjegjës? Kush

janë autoritetet? Si duhet të ndërtojmë sistemin e dokumentimit? Si duhet të matim punën në

progres?

Page 25: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

14

Figura 1. Planifikimi i SMCSU-së.

Burimi: (International Organization for Standardization, 2015).

Për këtë qëllim mjetet duhet të krahasohen me objektivat. Kjo është e rëndësishme

veçanërisht për të strukturuar veprimet dhe burimet e ndryshme e nëveçanti financat.

Planifikimi i mundëson organizatës të parashikojë dhe të trajtojë çdo eventualitet në çdo fazë

duke kontrolluar kështu direkt sigurinë e ushqimit.

Elementi i pestë: Si duhet vepruar që të kemi një sistem efektiv të SMCSU?

Kontrolli i sigurisë së ushqimit në mënyrë të pashmangshme nënkupton përdorimin e

burimeve teknike duke iu përshtatur aktiviteteve operacionale. Duhet identifikuar mjetet dhe

aktivitetet që do të bëjnë atë të funksionojë ashtu siç duhet. Identifikimi mund të përfshijë:

dispozitat rregulluese si: gjurmueshmërinë e ushqimit, kontrollin e konformiteteve,

Çfarë

nevojitet pёr

implementim

efektiv tё

SMCU-sё?

Si tё reagojmё

nё raste

incidenti?

Si tё sigurojmё

implementim

efektiv tё

SMCU-sё?

Si ti plotesojmё

kёrkesat bazё

pёr njё ushqim

tё sigurtё?

Si tё krijojmё

experiencё nё rritjen

e SMCU-sё?

5

6

7 8

2

1

Cilёt janё hapat

deri tek produkt i

sigurtё? Si bёhet

planifikimi i

SMCU-sё?

3

4 Sa i sigurtё

ёshtё produkti

jonё?

Page 26: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

15

kontrollin e pajisjeve matëse,… Sigurisht që secili prodhues është i lirë për të shtuar ndonjë

mjet apo aktivitet tjetër i cili e gjykon atë si të nevojshme apo të përshtatshme për aktivitetin

e tij.

Elementi i gjashtë: Si të reagojmë në raste incidenti/aksidenti?

Për fat të keq aksidentet ndodhin shpesh në sigurinë e cilësisë së ushqimit. Kompania

në këso rastesh duhet të ketë një sistem i cili i përgjigjet situatave emergjente, shpërthimeve

të helmeve të ndryshme, dështimit të pajisjeve, shpërthimeve nga zjarri, uji…, etj. Në këto

raste është thelbësore për kompaninë të trajtojë të gjitha emergjencat në organizimin dhe

shmangien e ndikimeve të brendshme ose të jashtme.

Elementi i shtatë: Si të sigurojmë zbatim efektiv të SMCSU së suksesshme?

Ky element thekson verifikimin e efektivitetit të SMCSU. Ajo kërkon verifikimin e

aktiviteteve të kompanisë të cilat do të planifikohen për të siguruar që veprimet e marra janë

zbatuar dhe efektive.

Elementi i tetë: Si të krijojmë eksperiencë për rritjen e SMCSU?

Përmirësimi i vazhdueshëm i një sistemi të menaxhimit të SMCSU bëhet vetëm pas

analizës së të dhënave. Këtu duhet të verifikohen dhe të merren parasysh rezultatet e

aktiviteteve para marrjes së vendimeve nga menaxhmenti. Ky rishikim mundëson

identifikimin e nevojave për burime të reja, duke gjeneruar veprime përmirësuese me qëllim

të përshtatjes së politikës të organizatave të ndryshme. Për të arritur cilësinë e sigurisë së

ushqimit optimal, organizata duhet të miratojë një qasje të përmirësimit të vazhdueshëm duke

përfshirë të gjitha palët në kërkim të një efektiviteti të qëndrueshëm.

Implementimi i suksesshëm i ISO 22000:2005 kërkon përpjekje të vazhdueshme në

përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë ushqimore. Në të vërtet kjo ndjekje e vazhdueshme

e sigurisë e veçanërisht në sigurinë e ushqimit kërkon që kompania të hidhet mbi pengesa

gjithnjë edhe më të larta në kuptimin pozitiv të rritjes së saj.

Page 27: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

16

2.3.8. Nevojat e kompanive në Kosovë për sistemin e sigurisë ushqimore

Sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore bazuar në HACCP vendos masa

mbrojtëse për të eliminuar ose reduktuar rreziqet e mundshme gjatë prodhimit, ruajtjes dhe

shpërndarjes, përderisa kontrolli tradicional i sigurisë ushqimore:

• Fokusohet në produktin përfundimtar

• Zbulon problemet pasi të kenë ndodhur

• Bazohet në një qasje të vjetruar që nuk i plotëson standardet aktuale

ndërkombëtare (International Finance Cooperation, 2013).

Roli i menaxherëve në implementimin e standardeve

Implementimi i standardeve për sigurinë ushqimore nuk do të jetë efektiv po nuk u

mbështet nga drejtuesit e lartë. Sistemi efektiv i menaxhimit të sigurisë ushqimore kërkon:

• Përkushtim menaxherial

• Burime adekuate

• Respektim të praktikave të sigurisë ushqimore

Të dhënat empirike tregojnë se sfida më e madhe në ndërtimin e një sistemi

tëmenaxhimit të sigurisë ushqimore është ndryshimi i mentalitetit të punëtorit. Kjoështë

arsyeja pse çelësat e suksesit të liderëve të biznesit janë përkushtimi, këmbëngulja dhe qasja

e informuar sistematike, hap-pas-hapi drejt ndryshimit.

Kostot për implementimin e sistemit të sigurisë ushqimore dhe kthimi i investimeve

Sa më e fortë të jetë kultura e sigurisë ushqimore në një ndërmarrje, aq më lehtë, më

lirë dhe më shpejt ajo ka për ta ndërtuar një sistem të plotë të sigurisë ushqimore. Sa më e

mirë të jetë pozita në treg, sa më e fortë të jetë marka dhe menaxhimi në tërësi i rrezikut, aq

më tërheqëse është një kompani për investitorët.

Kostot kryesore

Page 28: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

17

- Futja e programeve të para-nevojshme (shpenzimet fillestare, shpenzimet fikse

për pajisje të reja, rinovimi iobjekteve)

- Zhvillimi dhe zbatimi i planit të veprimit të HACCP (shpenzimet e zhvillimit të

plan- veprimit të HACCP, trajnimi i personelit, vlerësimi i planit të HACCP)

- Ruajtja e sistemit HACCP (kostot e mbajtjes së evidencës dhe verifikimi i planit

të HACCP, veprimet korrigjuese)

Minimizimi i rreziqeve dhe tërheqja e investitorëve nësistemin e sigurisë ushqimore

Në biznesin e ushqimit, kërcënimet e sigurisë mund të rezultojnë me humbjen e

menjëhershme të tregut. Incidentet e sigurisë ushqimore mund ta shkatërrojnë, brenda një

çasti, një biznes që iu deshën vite për t’u zhvilluar dhe pjekur. Investitorët e kuptojnë këtë

shumë mirë. Për ta, një sistem i fortë dhe efektiv i menaxhimit të sigurisë ushqimore është

shenjë e sigurt e një biznesi të qëndrueshëm dhe të shëndoshë dhe dëshmi bindëse se rreziqet

identifikohen dhe kontrollohen (International Finance Cooperation, 2013).

Page 29: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

18

3. DEKLARIMI I PROBLEMIT

Siguria e cilësisë së ushqimeve është një sërë veprimtarish që garantojnë cilësinë e

duhur të ushqimit që nga momenti i procesimit deri tek konsumimi. Rruga nga prodhimi deri

tek konsumimi është e gjatë dhe kalon nëpër shumë faza, dhe në secilën fazë, nëse nuk ka një

kontroll sistematik të standardizuar dhe të mirë administruar, produkti ushqimor rrezikon nga

dëmtimet që mund të sjellin pasoja të rënda.

Vitet e fundit kanë dhënë prova të mjaftueshme se kontrolli i sigurisë ushqimore është

kritik. Raportet e fundit kanë dokumentuar qartë mangësitë e zinxhirit të furnizimit që kanë

kërcënuar shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve (Ames, 2009).

Për më tepër, dështimet në përmbushjen e standardeve të sigurisë së ushqimeve janë

të rrezikshme dhe kanë një kosto të lartë financiare (International Organization for

Standardization, 2015). Kompanitë kosovare që merren me procesimin dhe përpunimin e

produkteve ushqimore, me pak përjashtime, kanë treguar mungesë serioziteti dhe

neglizhencenë aplikimin e standardeve ndërkombëtare të sigurisë së ushqimeve.

Kontrolli i pa organizuar dhe i pa standardizuar, edhe në rastet kur ekziston, mund të

jetë po kaq i rrezikshëm. Edhe kompania Sh.P.K.“Flexograf” u “kërcënua” nga kjo pasiguri

në organizimin e punëve dhe përgjegjësive, me ç’rastu shfaqënvështirësitë shumta në

kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore nga faza në fazë.Nga kjo rezultoi rritja e kostos

së prodhimitqë vinte si pasojë e rritjes së shkartit të lëndës së parë. Për më tepër, komunikimi

në mes të punonjësve ishte në nivel të pakënaqshëmgjë që reflektoi negativisht në

menaxhimin dhe organizimin e punëve dhe proceseve duke bërë që pakënaqësitë e klientëve

tëarrininnë një pikë kritike -deri në shkallën e humbjessë klientelës nga mos realizimi i

punëvenë mënyrë efektive dhe në kohë. Për rrjedhojë, kompania humbi efektin e likuiditetit

ndaj furnitorëvedhe gjeneroi probleme të tjera të vazhdueshme të cilat bënin që kompania të

punonte me humbje.Kjo rezultoi derinë atë pikë sa qëu mendua edhe deri në shuarjen e

kompanisë.

Këto probleme të vazhdueshme shfaqën nevojën e domosdoshme për implementimin

e standardit ISO 22000 edhe në kompaninë “Flexograf Sh.P.K.”,standard ky i cili e ndihmon

biznesin në lehtësimin e proceseve si dhe në menaxhimin efektiv të punëve, duke e siguruar

Page 30: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

19

konsumatorin për cilësinë e ushqimeve që konsumon dhe duke reduktuar në mënyrë të

ndjeshme, apo duke eliminuar fare, rreziqet të cilat barten tek konsumatorët nga faza ne fazë.

Prandaj qëllimi i standardit ISO 22000 është që të sigurojë një qasje praktike për të siguruar

reduktimin dhe eliminimin e rreziqeve të sigurisë ushqimore si një mjet për të mbrojtur

konsumatorët. Së këndejmi, është me rëndësi që sigurimi i cilësisë së ushqimit të kryhet edhe

me standarde të miratuara nga organet përkatëse shtetërore. Në të kundërtën, nëse lihet në

dorë të kompanive që të përzgjedhin standardet sipas tekave të tyre, do të krijohej një

konfuzion i madh në shërbimet e kontrollit, inspektimit dhe auditimit.

Aplikimi i standardit ISO 22000:2005 fiton edhe më shumë rëndësi edhe për faktin

se shtetin tonë e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë drejt integrimeve Europiane, ku aplikimi

i standardeve që garantojnë sigurinë e ushqimeve është jetik dhe i pa negociueshëm.

Cilat janë fazat nëpër të cilat duhet të kaloj kompania për implementimin e

suksesshëm të standardit ISO 22000:2005?

Page 31: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

20

4. METODOLOGJIA

Në realizimin e këtij punimi unë jam përcaktuar për metodën e vëzhgimit në kryerjen

e pjesës hulumtuese të studimit. Në përdorim kam vënë si metodën e vëzhgimit pjesëmarrës

ashtu edhe metodën e vëzhgimit jo-pjesëmarrës.

Në kuadër të vëzhgimit pjesëmarrës, në cilësinë e hulumtuesit kam kaluar një kohë të

konsiderueshme bashkë me grupin e të punësuarve të Flexograf Sh.P.K., në mënyrë që të

ambientohem me kolektivin, të fitoj besimin e tyre dhe në të njëjtën kohë duke qëndruar në

distancë me të njëjtit në mënyrë që të mos ndikohem në kryerjen sa më profesionale dhe etike

të hulumtimit.

Vëzhgimet i kam përqendruar në atë se çfarë të punësuarit bëjnë aty në arritjen e

standardit të marr në shqyrtim, shpjegimet që ata më ofronin përkitazi me punën dhe rolin e

tyre në proces, marrëdhëniet midis të punësuarve dhe shpjegime mbi situata dhe rrethana të

veçanta me të cilat përballeshin gjatë punës. Gjatë kësaj kohe, unë kam bërë më të mirën time

që të jem e hapur mbi punën hulumtuese, duke i ofruar shpjegime mbi rezultatet dhe duke

shqyrtuar komentet e tyre me shumë seriozitet.

Në pjesën e vëzhgimit jo-pjesëmarrës, për disa sekuenca kohore jam larguar nga grupi

në mënyrë që të vlerësojë të hyrat e grumbulluara nga vëzhgimi pjesëmarrës dhe përmes

vizitave të bëjë krahasimin e kohëpaskohshëm të asaj çfarë më është thënë dhe asaj që

ndodhte në praktikë në ditët kur nuk isha pjesë e grupit. Gjatë kësaj periudhe, qëndrimi im

me grupin ka qenë me orare të kufizuara (përgjithësisht një orë për secilën vizitë).

Page 32: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

21

5. REZULTATET: RASTI I STUDIMIT NË KOMPANINË

FLEXOGRAF SH.P.K.

5.1. Veprimtaria e Kompanisë

Me qëllim të standardizimit te proceseve të punës, ngritjes së cilësisë dhe sigurisë

ushqimore së produkteve, si dhe besueshmërisë tek klientët, kompania Sh.P.K.

“FLEXOGRAF” është duke e zhvilluar Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë

Ushqimore sipas standardit ISO 22000:2005.

Ndërmarrja Sh.P.K. “FLEXOGRAF” ka themeluar fabrikën për shtypin e materialeve

fleksibile në vitin 2012 në Gjilan, ku operon edhe sot si kompania e vetme për shtypin e

materialeve plastike fleksibile në Kosovë.

Pra, veprimtaria kryesore e ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” është përpunimi

dhe shtypja e materialeve plastike fleksibile që shfrytëzohen kryesisht për etiketimin e

shisheve të plastikës (PET) dhe ambalazhimin e produkteve të ndryshme ushqimore dhe jo

ushqimore. Produktet që ofrohen nga SH.P.K. “FLEXOGRAF” përfshijnë:

- Etiketa për PET shishe;

- Ambalazhe fleksibile për produkte të ndryshme ushqimore;

- Ambalazhe fleksibile për produkte të ndryshme jo ushqimore.

Për realizimin e kësaj veprimtaria, ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” posedon:

1. Depon e Lëndës së Parë,

2. Sallën e Prodhimit,

3. Makinerinë e sofistikuar të prodhimit,

4. Depon e produkteve të gatshme,

5. Dhomën për përgatitjen e Klisheve,

6. Zhveshtoren e punonjësve,

7. Tualetet e ndara për femra dhe meshkuj (banja dhe tush kabinat),

8. Kuzhinën e punonjësve,

9. Katër zyra për administratë,

Page 33: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

22

10. Sallën e takimeve,

11. Pajisjet dhe personelin e nevojshëm për prodhimin e produkteve cilësore dhe të

sigurta.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, në ndërmarrje janë të punësuar 22 punonjës në

prodhim dhe 6 punonjës në menaxhim dhe administratë.

Edhe pse procesi i prodhimit në SH.P.K. “FLEXOGRAF” realizohet me makineri

shumë të sofistikuar dhe sipas udhëzimeve të prodhuesve të makinave, ndërmarrja ka

vendosur të zhvillojë, dokumentojë dhe implementojë një Sistem për Menaxhimin e Cilësisë

dhe Sigurisë Ushqimore sipas standarditISO 22000:2005. Ky sistem është zhvilluar,

dokumentuar dhe implementuar me qëllim të:

● Dokumentimit të praktikave të mira të biznesit

● Ngritjen e përmbushjes së kërkesave, nevojave dhe pritjeve të klientëve,

● Ngritjen e sigurisë së produkteve ushqimore të klientëve që shfrytëzojnë

ambalazhet tona,

● Çertifikimin me standardin ndërkombëtare ISO 22000:2005.

5.1.1. Politika e cilësisë dhe sigurisë ushqimore

SHPK “FLEXOGRAF” është e përkushtuar të përpunoi dhe shtyp etiketa të shisheve

të plastikës, si dhe ambalazhe plastike fleksibël për produkte ushqimore dhe jo ushqimore në

dimensione dhe ngjyra të ndryshme sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve. Për ta arritur

këtë, SHPK “FLEXOGRAF” do të zhvillojë, implementojë, mirëmbajë dhe përmirësojë

vazhdimisht Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore sipas standardit

ISO 22000:2005 me parimet HACCP, si dhe kërkesave ligjore.

Me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të klientëve, ne në SHPK

“FLEXOGRAF”, jemi të përkushtuar që të:

• Identifikojmë kërkesat dhe nevojat e klientëve, si dhe adresojmë ato duke ofruar

fleksibilitet maksimal në dizajnimin dhe zhvillimin e etiketave dhe ambalazheve nga

materialet e ndryshme fleksibël;

Page 34: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

23

• Sigurojmë pajisjet e teknologjisë së fundit për shtypjen, përpunimin, prerjen, palosjen

dhe paketimin e ambalazheve nga materialet fleksibël;

• Përzgjedhim furnizuesit më të mirë dhe më të sigurt për të ofruar produkte të cilësisë

sa më të lartë;

• Kontrollojmë lëndën e parë gjatë pranimit;

• Monitorojmë vazhdimisht procesin e prodhimit dhe kontrollojmë produktet finale për

të siguruar konformitet të plotë të produkteve me kërkesat e klientëve;

• Zhvillojmë, zbatojmë dhe mirëmbajmë të gjitha aktivitetet konform parimeve të

HACCP-it për të siguruar që ambalazhet ushqimore nuk paraqesin asnjë rrezik për

ushqimet që do të paketohen në to;

• Ofrojmë trajnime të vazhdueshme për të gjithë punonjësit tanë;

• Mbajmë në nivel të lartë higjienën e personelit, mjedisit të punës dhe pajisjeve;

• Përmirësojmë vazhdimisht kushtet e punës dhe Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë

dhe Sigurisë Ushqimore duke adoptuar metoda dhe pajisje të reja të punës;

• Komunikojmë çështjet e lidhura me cilësinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve

me të gjitha palët e interesuara; dhe

• Nuk nxjerrim asnjë produkt në treg pa aprovimin e Menaxherit të Cilësisë dhe

Sigurisë Ushqimore.

5.2. Qëllimi i Manualit për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë së Ushqimit

Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore zbatohet konform

kërkesave të standardit ISO 22000:2005 dhe ISO 9001:2008 me qëllim të ofrimit të

produkteve cilësore dhe të sigurta, si dhe plotësimit të kërkesave të klientëve dhe

konsumatorëve. Përveç kësaj, ky sistem i mundëson ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF”

të dëshmoi konformitetin ndaj standardeve ISO 22000:2005 dhe ISO 9001:2008 para Trupës

Certifikuese dhe përmbushjen e kërkesave ligjore para inspektorëve sanitar.

Qëllimi i Manualit të Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore

është:

Page 35: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

24

1. Përshkrimi i Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore që

zbatohet në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF”,

2. Përshkrimi i mënyrës se si kërkesat e standardeve ISO 22000:2005 dhe ISO

9001:2008 zbatohen në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF” dhe

3. Demonstrimi i zbatimit të kërkesave të standardeve ISO 22000:2005 dhe ISO

9001:2008 para klientëve dhe auditorëve të trupave certifikuese.

Manuali i Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore përshkruan në

mënyrë sipërfaqësore proceset e nevojshme për menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë

ushqimore, si dhe ofron referenca në dokumentet përkatëse ku proceset/procedurat

përshkruhen në mënyrë të detajuar. Procedurat përkatëse definojnë, për secilin

proces/procedurë, kush, çka, si, kur, me çka dhe pse bëhet një aktivitet në ndërmarrje që

sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore të jetë efektiv.

Manuali i Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore rishikohet së

paku një herë në vit gjatë auditimit të brendshëm të sistemit.

5.2.1. Fusha e zbatimit

Veprimtaria kryesore e ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” është përpunimi dhe

shtypja e materialeve plastike fleksibile që shfrytëzohen kryesisht për etiketimin e shisheve

të plastikës (PET) dhe ambalazhimin e produkteve të ndryshme ushqimore dhe jo ushqimore.

Produktet që ofrohen nga SH.P.K. “FLEXOGRAF” përfshijnë:

- Etiketa për PET shishe;

- Ambalazhe fleksibël për produkte të ndryshme ushqimore;

- Ambalazhe fleksibël për produkte të ndryshme joushqimore.

Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore zbatohet në të gjitha

departamentet dhe produktet e ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF”, ndërsa kërkesat e

Sigurisë Ushqimore zbatohen vetëm për ambalazhet që vijnë në kontakt direkt me ushqimet

Page 36: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

25

e paketuara në to. Ndërsa i vetmi aktivitet i kompanisë që përjashtohet nga zbatimi i sistemit

është ushqimi i punonjësve që ofrohet nga një furnitor i jashtëm.

5.2.2. Dokumentet referuese

Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore është përpiluar dhe

zhvilluar konform kërkesave të standardit ISO 22000:2005, ISO 9001:2008 dhe parimeve

HACCP. Përveç standardeve të lartpërmendura, për zhvillimin dhe implementimin e sistemit

në fjalë janë shfrytëzuar edhe standardet me specifika teknike ISO 22004:2005, ISO

9011:2000, ISO 9004:2000, si dhe literaturat profesionale, shkencore dhe ligjore.

Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, si dhe tërë

dokumentacioni i këtij sistemi, është i shfrytëzuar me terme të definuara sipas standardeve

ISO 22000 dhe ISO 9001.

5.2.3. Sistemi për menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka zhvilluar, dokumentuar, implementuar dhe

zbaton Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore (SMCSU), të cilin e

mirëmban dhe përmirëson vazhdimisht. Ky sistem është vendosur ashtu që kërkesat e

konsumatorëve, standardit, rregullativat ligjore dhe nënligjore paraqesin vlerën hyrëse, kurse

produktet/shërbimet që janë konform këtyre kërkesave paraqesin vlerën dalëse (rezultatin).

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka definuar proceset e nevojshme për SMCSU

dhe zbatimin e tij në ndërmarrje. Gjithashtu janë:

- Përcaktuar rrjedha dhe ndërveprimi i proceseve të SMCSU-së,

- Përcaktuar kriteret dhe metodat e nevojshme për të siguruar operimin dhe

kontrollimin efikas të proceseve,

- Siguruar resurset dhe informatat e nevojshme për të mbështetur operimin dhe

kontrollimin e proceseve,

- Identifikimin, vlerësimin dhe kontrollin e rreziqeve të sigurisë ushqimore,

Page 37: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

26

- Sigurimi për kryerje efikase të këtyre proceseve (plani HACCP, OPRP, programet e

domosdoshme paraprake);

- Identifikimi dhe reagimi në situata emergjente në ndërmarrje që për pasojë mund të

kenë zvogëlimin e sigurisë ushqimore apo sigurisë së përgjithshme.

Proceset e SMCSU-së mbikëqyren, maten, analizohen dhe aplikojnë procedura të

nevojshme për realizimin e rezultateve të planifikuara dhe përmirësimin e këtyre proceseve.

Informacionet që kanë të bëjnë me zhvillim, zbatim dhe azhurnim të SMCSU-së iu

komunikohen palëve të interesuara, kurse SMCSU rishikohet së paku një herë në vit.

5.2.4. Kërkesat për dokumentacion

Dokumentet e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore në

SH.P.K. “FLEXOGRAF” përfshijnë:

1. Politikën e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore dhe objektivat vjetore,

2. Manualin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore,

3. Procedurat dhe formularët/regjistrimet e kërkuara nga standardi ISO

22000:2005 dhe ISO 9001:2008

4. Dokumentet e tjera të nevojshme për të siguruar zhvillimin, implementimin

dhe azhurnimin efikas të Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë

Ushqimore.

5.3. Manuali i SMCSU-së

Ky Manual i Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore është hartuar dhe dokumentuar për të

përshkruar sipërfaqësisht proceset e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë

Ushqimore në SH.P.K. “FLEXOGRAF”. Manuali i Cilësisë përfshin:

● Fushëveprimin e SMCSU-së

● Përshkrimin e shkurtër dhe referencat për procedurat e vendosura të SMCSU-së dhe

● Përshkrimin e ndërveprimeve në mes të proceseve të SMCSU-së.

Page 38: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

27

5.3.1. Kontrollimi i dokumenteve

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka zhvilluar, dokumentuar dhe aprovuar

Procedurën për Kontrollimin e Dokumenteve sipas të cilës i kontrollon dokumentet e

SMCSU-së.

Me këtë procedurë të dokumentuar, definohen kontrollat e nevojshme për:

1. Të aprovuar dokumentet para lëshimit,

2. Të rishikuar dhe rifreskuar dokumentet sipas nevojës, dhe riaprovuar ato,

3. Të siguruar identifikimin e ndryshimeve dhe versionit aktual të dokumenteve,

4. Të siguruar që versionet relevante të dokumenteve të aplikueshme janë prezente në

vendet e përdorimit të tyre,

5. Të siguruar që dokumentet janë të lexueshme dhe lehtë të identifikueshme,

6. Të siguruar që dokumentet e jashtme relevante janë identifikuar dhe shpërndarja e

tyre kontrollohet dhe

7. Të parandaluar përdorimin e paqëllimshëm të dokumenteve që janë larguar nga

përdorimi.

5.3.2. Kontrollimi i regjistrimeve

Me qëllim që të vendosen dhe mirëmbahen shkresat/regjistrimet si dëshmi për

zbatimin efektiv të SMCSU-së, ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” shfrytëzon Procedurën

për Kontrollimin e Shkresave.

Procedura për Kontrollimin e Regjistrimeve definon kontrollat e nevojshme për të:

1. Siguruar se shkresat/regjistrimet janë të shënuara, lexueshme dhe lehtë të

identifikueshme,

2. Siguruar mbrojtjen e shkresave/regjistrimeve, kohën e ruajtjes dhe qasjen në to,

3. Siguruar arkivimin e shkresave/regjistrimeve si në formë të shtypur ashtu edhe

në formë elektronike.

Page 39: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

28

5.3.3. Përgjegjësitë e menaxhmentit

Përkushtimi i menaxhmentit

Menaxhmenti i ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” dëshmon për përkushtimin e

tij për zhvillimin dhe implementimin e SMCSU-së dhe përmirësimin e efikasitetit të tij, duke:

● Përfshirë Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore në objektivat biznesore,

● Komunikuar tek punonjësit rëndësinë e përmbushjes së kërkesave të standardit,

ligjore dhe atyre të klientëve,

● Hartuar dhe aprovuar Politikën e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore,

● Hartuar dhe aprovuar Objektivat vjetore për Cilësi dhe Siguri Ushqimore,

● Kryer rishikimin e SMCSU-së,

● Ofruar resurset e nevojshme për zhvillimin dhe implementimin e këtij sistemi.

Përkushtimi ndaj klientëve

SH.P.K. “FLEXOGRAF” është e përkushtuar të identifikoi nevojat e klientëve, të

plotësoj kërkesat si dhe tejkaloj pritjet e tyre.

5.3.4. Politika e cilësisë dhe sigurisë ushqimore

Drejtori Gjeneral i ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka hartuar, dokumentuar

dhe aprovuar Politikën e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore. Kjo politikë iu është komunikuar

të gjithë punonjësve verbalisht dhe nëpërmjet vendosjes së saj në hapësirat e punës.

Menaxhmenti shfrytëzon politikën e sigurisë ushqimore si bazë dhe pikënisje për

menaxhimin e ndërmarrjes drejtë arritjeve sa më të mëdha dhe përmirësimit të vazhdueshëm.

Politika e SH.P.K. “FLEXOGRAF” rreth Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore është:

● në përputhje me rolin e ndërmarrjes në zinxhirin ushqimor;

● harmonizuar me kërkesat ligjore dhe kërkesat për siguri ushqimore me

● konsumatorët kontraktues;

● deklaruar, zbatuar dhe e mirëmbajtur në të gjitha nivelet e ndërmarrjes;

Page 40: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

29

● rishikuar me synim zbatueshmërinë e vazhdueshme (menaxhmenti së paku një

herë në vit gjatë vlerësimit të brendshëm të sistemit në formë të rishikimit

shqyrton këtë Politikë dhe e rishikon nëse është e nevojshme);

● harmonizuar me kërkesat për komunikim dhe

● mbështetur me objektiva të matshme.

5.3.5. Planifikimi i SMCSU-së

Menaxhmenti i ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” siguron:

● që planifikimi i SMCSU-së zbatohet në përputhje me objektivat dhe kërkesat,

që në rast të planifikimit dhe zbatimit të ndryshimeve ruhet tërësia e SMCSU-

● proceset e furnizimit,

● identifikimin dhe ushtrimin e rolit dhe përgjegjësive në raste të emergjente;

● zhvillimin e kompetencave të punonjësve të saj (plani i trajnimit) dhe

● zbatimin e vlerësimit të brendshëm, veprimeve korrigjuese dhe përmirësimit.

Me planet njoftohen të gjithë personat e përfshirë në plan, kurse zbatimin e

mbikëqyrin dhe e verifikojnë personat përgjegjës.

5.3.6. Përgjegjësitë, autoritetet dhe komunikimi

Përgjegjësitë dhe autoritetet

Të gjitha përgjegjësitë dhe autoritetet e punonjësve në ndërmarrjen SH.P.K.

“FLEXOGRAF” janë të definuara saktë dhe prezantuar në:

1. Skemën organizative (organogramin) e kompanisë

2. Përshkrimin e vendeve të punës dhe

3. Autorizimin e ekipit të SMCSU-së

Page 41: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

30

Ndërlidhja ndërmjet punonjësve të ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” është

përcaktuar në organogramin e kompanisë , ndërsa përgjegjësitë dhe autoritetet e secilit vend

të punës janë përcaktuar në Përshkrimin e Vendeve të Punës. Këto dokumente janë

shpërndarë dhe janë në dispozicion në kompani për t’i ndihmuar punonjësve që t’i kuptojnë

përgjegjësitë dhe autoritetet e tyre. Organogrami i Kompanisë është paraqitur në vijim.

Përfaqësuesi i menaxhmentit

Drejtori gjeneral ka autorizuar menaxherin e Cilësisë si përfaqësues të kompanisë

rreth qështjeve të cilësisë. Si përfaqësues i menaxhmentit për këto çështje, menaxheri i

Cilësisë, përveç përgjegjësive tjera ka për obligim edhe:

1. Menaxhimin e ekipit të SMCSU-së dhe organizimi i punëve të tij,

2. Sigurimin e trajnimeve të nevojshme për anëtarët e Ekipit të SMCSU-së,

3. Sigurimin e promovimit të rëndësisë së përmbushjes së kërkesave të klientëve

brenda kompanisë,

4. Sigurimin e vendosjes, implementimit, mirëmbajtjes dhe azhurnimit të

SMCSU-së,

5. Raportimin rreth efektivitetit dhe përshtatshmërisë së SMCSU-së tek

menaxhmenti dhe

6. Përfaqësimin e kompanisë gjatë auditeve dhe çështjeve tjera lidhur me Sistemin

e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore.

Menaxheri i Cilësisë është autorizuar nga drejtori gjeneral me autorizimin e

menaxherit të Cilësisë.

Komunikimi i brendshëm

Me qëllim të sigurimit të informacionit të mjaftueshëm dhe komunikimit efektiv

lidhur me cilësinë dhe SMCSU-në, SH.P.K. ”FLEXOGAF” ka hartuar, dokumentuar dhe

aprovuar Procedurën e Komunikimit. Procedura e Komunikimit përshkruan proceset e

Page 42: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

31

vendosura për komunikim brenda ndërmarrjes. Metodat kryesore të komunikimit rreth

efektivitetit të SMCSU-së janë:

● Takimet,

● Rishikimet nga menaxhmenti,

● Procesverbalet e takimeve,

● Tabelat informuese brenda kompanisë,

● E-mail-et,

● Raportet e punës etj.

Procedura e Komunikimit gjithashtu përshkruan veprimet e nevojshme për

vendosjen, zbatimin dhe mirëmbajtjen e mënyrave efektive të komunikimit me punonjësit

lidhur me sigurinë ushqimore/produktet.

Kjo procedurë vendos raportimin reciprok, të saktë dhe me kohë në mes të anëtarëve

të Ekipit të SMCSU-së, menaxhmentit dhe punonjësve në prodhim lidhur me:

● Produktet,

● Repromaterialet, lëndët e para dhe shërbimet,

● Sistemin dhe pajisjet e prodhimit,

● Hapësirat e prodhimit, vendosjen e pajisjeve dhe mjedisit për rreth,

● Programet e pastrimit dhe dezinfektimit,

● Sistemin e paketimit, deponimit dhe shpërndarjes,

● Shkallët e kualifikimit të punonjësve dhe ndarjen e përgjegjësive dhe

autoriteteve,

● Kërkesat ligjore,

● Njohuritë lidhur me sigurinë ushqimore dhe kontrollet e nevojshme,

● Kërkesat e klientëve,

● Kërkesat nga palët e jashtme të interesuara,

● Ankesat lidhur me sigurinë ushqimore të produkteve dhe

● Kushtet tjera që mund të ndikojnë në sigurinë ushqimore.

Page 43: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

32

Komunikimi i jashtëm

Me qëllim të sigurimit të informacionit të mjaftueshëm në zinxhirin ushqimor në të

cilin merr pjesë ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF”, është vendosur Procedura e

Komunikimit, ku përshkruhet procedura e komunikimit të ndërmarrjes me palët e jashtme të

interesuara siç janë:

● furnizuesit dhe kontraktorët,

● klientët dhe konsumatorët,

● institucionet shtetërore dhe

● organizatat tjera për të cilat vlerësohet se kanë kërkesë të arsyeshme për

komunikim.

Përgjegjës për komunikim me palët e jashtme lidhur me Sigurinë Ushqimore, në

SH.P.K. “FLEXOGRAF”, është Udhëheqësi i Ekipit të SMCSU-së.

5.3.7. Rishikimi i SMCSU-së nga menaxhmenti

Në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF”, rishikimi i SMCSU-së nga menaxhmenti

i lartë bëhet së paku një herë në vit, detyrimisht pas auditit intern (vlerësimit të brendshëm)

të SMCSU-së. Ky rishikim bëhet sipas Procedurës për Rishikimin e SMCSU-së me qëllim të

analizimit të realizimit të Politikës dhe Objektivave të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, si

dhe përcaktimit të mundësive eventuale për përmirësimin e SMCSU-së. Rishikimi i SMCSU-

së dokumentohet në raportin e rishikimit të SMCSU-së.

Të Dhënat Hyrëse të Rishikimit nga Menaxhmenti

Sipas Procedurës për Rishikimin e SMCSU-së, menaxhmenti i ndërmarrjes SH.P.K.

“FLEXOGRAF” e bënë vlerësimin e SMCSU-së duke analizuar të dhënat e dala nga:

● Politika e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore,

● Realizimi i Objektivave të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore,

● Vlerësimet e klientëve (pyetësorëtpër matjen e kënaqësisë se klientëve);

● Realizimi i Planit të Trajnimeve,

● Realizimi i Planeve Aksionale të Punës,

Page 44: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

33

● Situatat emergjente dhe aksidentet,

● Tërheqjet dhe kthimet e produkteve,

● Humbjet nga produktet jokonforme;

● Rezultatet e verifikimeve të kryera,

● Aktivitetet rreth komunikimit të jashtëm

● Rezultatet e auditeve interne (vlerësimeve të brendshme) dhe

auditeveeksterne (vlerësimeve të jashtme);

● Performancat e procesit të punës dhe konformitetin e produkteve;

● Statusin e veprimeve preventive dhe korrigjuese të propozuara;

● Statusin e aktiviteteve të propozuara në Rishikimin e kaluar;

● Ndryshimet që mund të ndikojnë në SMCSU dhe

● Rekomandimet e dhëna për përmirësimin e SMCSU-së.

Rezultatet e Rishikimit nga Menaxhmenti

Gjatë rishikimit të SMCSU-së, drejtori gjeneral në konsultim me ekipin e SMCSU-

së duhet të identifikoi dhe propozoi veprimet e nevojshme për:

● Përmirësimin e efektivitetit të SMCSU-së dhe proceseve të tij;

● Përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve konform kërkesave dhe nevojave

të klientë;

● Identifikimin e resurseve të nevojshme për realizimin e përmirësimeve të

propozuara.

SMCSU duhet të rishikohet gjithnjë pas Auditit Intern dhe të dokumentohet në

Formularin për Regjistrimin e Rishikimit të SMCSU-së.

5.3.8. Përgatitja dhe reagimi në situata emergjente

Për parashikimin e situatave emergjente dhe veprimet për ndalimin apo zbutjen e

ndikimeve të mundshme në sigurinë ushqimore dhe të njerëzve, ndërmarrja SH.P.K.

“FLEXOGRAF” ka vendosur dhe mirëmban Procedurën për Reagim në Situata Emergjente.

Page 45: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

34

Për hartimin e Planit Vjetor të Simulimit të Situatave Emergjente është përgjegjës

Udhëheqësi i Ekipit të SMCSU-së, kurse menaxhmenti rishikon periodikisht dhe sipas

nevojës ndërron dhe plotëson Procedurën për Reagim në Situata Emergjente.

Me planet e përgatitjes dhe përgjegjësive në situata emergjente janë njoftuar anëtarët

e Ekipit të SMCSU-së dhe punonjësit tjerë që përfshihen në reagimin ndaj këtyre situatave.

Për edukimin dhe ushtrimin e punonjësve të paraparë sipas planit është përgjegjës

Udhëheqësi i Ekipit të SMCSU-së. Është paraparë zbatimi i së paku një simulimi në vit të

veprimit në situata emergjente.

5.4. Menaxhimi i resurseve

Menaxhmenti i SH.P.K. “FLEXOGRAF” identifikon kërkesat vjetore për resurset e

nevojshme për vendosjen, implementimin dhe mirëmbajtjen e SMCSU-së dhe ndërmerr

masat e nevojshme për sigurimin e atyre resurseve.

Sigurimi i resurseve përfshinë:

● Sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme,

● Sigurimin e personelit të kualifikuar,

● Sigurimin e mjeteve të nevojshme për realizimin e planeve të trajnimeve dhe

● Sigurimin e pajisjeve të nevojshme.

5.4.1. Resurset njerëzore

Përshkrimi i vendeve të punës është hartuar dhe dokumentuar për të identifikuar

kualifikimet e kërkuara për secilin vend të punës që ndikon në cilësinë e shërbimeve të

ofruara nga SH.P.K. “FLEXOGRAF”. Kualifikimet përfshijnë kërkesat e shkollimit, aftësive

dhe përvojës. Kualifikimet e duhura së bashku me trajnimet e kërkuara përcaktojnë

kompetencën e nevojshme për secilin vend të punës.

Page 46: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

35

Kompetencat, vetëdijesimi dhe trajnimi

Kualifikimet rishikohen gjatë pranimit të punonjësve të ri, kur një punonjës e ndërron

vendin e punës ose kur ndryshojnë kërkesat për një vend të punës. Personat përgjegjës për

burime njerëzore janë përgjegjës për mirëmbajtjen e regjistrimeve të kualifikimeve të

punonjësve. Në rast se vërehet se një punonjës nuk i plotëson kualifikimet e kërkuara për

vendin e punës ku punon, atëherë ndërmerren trajnime apo veprime tjera për t’i ofruar

punonjësit kompetencat e nevojshme për atë vend të punës. Pastaj vlerësohen rezultatet për

të përcaktuar efektivitetin e trajnimeve. Trajnimi dhe vlerësimi kryhen sipas Procedurës së

Trajnimeve.

Të gjithë punonjësit në SH.P.K. “FLEXOGRAF” trajnohen rreth rëndësisë së aktiviteteve

dhe kontributit të tyre për arritjen e objektivave të cilësisë.

5.4.2. Infrastruktura

SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka përcaktuar infrastrukturën e nevojshme për arritjen e

objektivave të cilësisë dhe e ka dokumentuar në Listën e Infrastrukturës. Infrastruktura e

nevojshme është siguruar dhe përfshinë ndërtesat, hapësirat e punës, pajisjet e nevojshme dhe

shërbimet mbështetëse. Në rast se rriten nevojat për infrastrukturë ato do të dokumentohen

në planet e cilësisë (p.sh. objektivat e cilësisë). Infrastruktura ekzistuese mirëmbahet

vazhdimisht për të siguruar cilësinë e shërbimeve.

5.4.3. Mjedisi i punës

Në mënyrë që të realizohen me sukses proceset dhe shërbimet të cilat i plotësojnë

kërkesat e klientëve, kompania SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka siguruar mjedis të përshtatshëm

të punës i cili ndikon pozitivisht në motivimin e punonjësve për përmbushjen e kërkesave të

standardit ISO 9001:2008.

Page 47: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

36

5.5. Planifikimi dhe realizimi i produkteve

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” planifikon dhe zhvillon procese të nevojshme

për realizimin e produkteve të sigurta. Efektiviteti i aktiviteteve të planifikuara arrihet

nëpërmjet realizimit të Programeve të Domosdoshme Paraprake, Programeve të

Domosdoshme Paraprake Operacionale dhe Plani HACCP.

Planifikimi i cilësisë kryhet para implementimit të produkteve ose proceseve të reja.

Planifikimi i cilësisë mund të bëhet si dokument i ndarë ose mund të përfshihet si pjesë e

projektit gjatë hartimit të tij. Gjatë këtij planifikimi, Menaxheri i Cilësisë identifikon:

● Objektivat e cilësisë dhe kërkesat e klientit për produktit (dimensionet,

format, ngjyrat, materialet etj.);

● Proceset, dokumentet dhe resurset e nevojshme;

● Verifikimet, validimet, matjet, monitorimet, inspektimet dhe

● Kriteret dhe regjistrimet e nevojshme për pranimin e produktit.

5.5.1. Përcaktimi i kërkesave lidhur me produktin

SH.P.K. “FLEXOGRAF” përcakton kërkesat e klientit para pranimit të një porosie

ose aplikimit në ndonjë tender. Në kërkesat e klientit përfshihen ato:

● Të kërkuara direkt nga klienti;

● Kërkesat për dërgesa dhe aktivitete pas dërgesave;

● Që nuk përmenden nga klienti por që janë të domosdoshme për përdorimin e

produktit;

● Kërkesat ligjore lidhur me produktin dhe

● Kërkesat e tjera të përcaktuara nga SH.P.K. “FLEXOGRAF”.

Të gjitha kërkesat e klientit dokumentohen në Formularin për Zhvillimin/Ndryshimin

e Produkteve nga Menaxheri i Shitjes/Menaxheri i SMCSU-së.

Page 48: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

37

5.5.2. Rishikimi i kërkesave lidhur me produktin

SH.P.K. ”FLEXOGRAF” rishikon kërkesat lidhur me produktin gjithmonë para se të

përkushtohet për të ofruar një produkt tek klienti (p.sh. dorëzimit të ofertave, pranimit të

kontratave ose porosive, pranimit të ndryshimeve në kontrata ose porosi etj). Gjatë këtij

rishikimi sigurohet që:

● Janë definuar kërkesat rreth produktit;

● Janë zgjedhur dhe definuar kërkesat rreth ndryshimit të kontratës ose porosisë;

● SH.P.K. ”FLEXOGRAF” ka mundësi t’i plotësoj kërkesat e definuara;

● Janë regjistruar rezultatet e këtyre rishikimeve dhe veprimeve që dalin nga

këto rishikime sipas Procedurës për Kontrollimin e Regjistrimeve;

● Në rastet kur klientët nuk ofrojnë një deklaratë të shkruar rreth kërkesave të

tyre, kërkesat duhet të konfirmohen nga ata para pranimit nga SH.P.K.

”FLEXOGRAF” dhe

● Të njoftoi punonjësit relevant dhe të shtoj dokumentet relevante në rastet kur

ndryshohen kërkesat e produktit.

5.5.3. Komunikimi me klientë

SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka hartuar, dokumentuar dhe aprovuar Procedurën e

Komunikimit ku përshkruhet mënyra e komunikimit me klient rreth:

● Informatave lidhur me produktin,

● Kërkesave, kontratave ose porosive, përfshirë shtesat në to dhe

● Të dhënat rreth kënaqësisë së klientëve, duke përfshirë edhe ankesat e

klientëve.

Page 49: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

38

5.6. Projektimi dhe zhvillimi

5.6.1. Projektimi dhe zhvillimi i produkteve

Projektimi dhe zhvillimi i produkteve në SH.P.K. ”FLEXOGRAF” planifikohet dhe

kontrollohet nga menaxheri i shitjes, menaxheri i prodhimit, menaxheri i dizajnit dhe

menaxheri i SMCSU-së. Gjatë planifikimit të prodhimit të produkteve, menaxheri i prodhimit

dhe menaxheri i SMCSU-së përcaktojnë:

● Fazat e projektimit dhe prodhimit (aktivitetet, afatet kohore, personat

përgjegjës etj);

● Rishikimin, verifikimin dhe validimin e përshtatshëm për secilën fazë të

projektimit dhe zhvillimit dhe

● Përgjegjësitë dhe autoritetet për projektim dhe prodhim.

SH.P.K.”FLEXOGRAF” menaxhon ndërlidhjen ndërmjet grupeve të ndryshme të

përfshira në prodhim për të siguruar komunikimin efektiv dhe ndarjen e qartë të

përgjegjësive. Rezultatet e planifikimit rifreskohen vazhdimisht gjatë rrjedhës së prodhimit.

Procesi i projektimit dhe zhvillimit të produkteve në SH.P.K. “FLEXOGRAF”

realizohet sipas Procedurës për Zhvillimin dhe/ose Ndryshimin e Produkteve.

Inputet (informatat hyrëse) në Planifikimin e Produkteve

Në SH.P.K. ”FLEXOGRAF”, inpuntet (informatat hyrëse) lidhur me kërkesat e

produktit përcaktohen dhe rishikohen për t’u siguruar që janë të përshtatshme dhe të plota.

Inputet (informatat hyrëse) përfshinë:

● Kërkesat lidhur me funksionalitetin dhe karakteristikat e produktit;

● Kërkesat ligjore lidhur me produktin;

● Informatat e dala nga produktet e ngjashme të realizuara më parë (nëse ka)

dhe

● Kërkesat tjera të domosdoshme për produktin.

Page 50: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

39

Outputet (rezultatet) e planifikimit te produkteve

Rezultatet e prodhimit në SH.P.K. ”FLEXOGRAF” dokumentohen në format të

përshtatshëm për ta mundësuar verifikimin rreth plotësimit të inputeve (informatave hyrëse)

në planifikimin e prodhimit. Rezultatet e prodhimit duhet të:

● Plotësojnë kërkesat e inputeve (informatave hyrëse) të planifikimit te prodhimit;

● Ofrojë informatat e duhura për blerjet dhe kontraktimet e nevojshme;

● Përmbajnë ose japin referenca për kriteret e pranimit të produktit dhe

● Specifikojnë karakteristikat e produktit që janë të domosdoshme për përdorimin e

sigurt të tij.

5.6.2. Rishikimi i Produkteve te Planifikuara

SH.P.K. ”FLEXOGRAF” kryen rishikimin e projektimit dhe zhvillimit në faza të

ndryshme, varësisht nga planifikimi, me qëllim që të:

● Vlerësoj rezultatet e aktiviteteve të projektimit dhe zhvillimit për të përcaktuar

nëse ato i përmbushin i përmbushin kërkesat dhe

● Identifikoj problemet eventuale dhe propozojë veprimet e nevojshme për

zgjidhjen e tyre.

Në këto rishikime përfshihen përfaqësuesit relevant të funksioneve (departamenteve

, klientëve ose kontraktorëve) që janë të përfshirë në fazat e projektimit dhe zhvillimit që

rishikohen. Të gjitha rezultatet e rishikimeve të projektimit dhe zhvillimit ruhen sipas

Procedurës për Kontrollimin e Regjistrimeve.

Verifikimi i produkteve

Verifikimi i Produkteve, në SH.P.K. ”FLEXOGRAF”, planifikohet dhe kryhet për të

siguruar që produktet e prodhuara i përmbushin të gjitha kërkesat. Në këtë fazë verifikohet

sasia e produkteve të prodhuara nëse përputhet me sasinë e kërkuar. Regjistrimi i rezultateve

të verifikimit ruhet sipas Procedurës për Kontrollimin e Regjistrimeve.

Page 51: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

40

Validimi i produkteve

Validimi i prodhimit, në SH.P.K.”FLEXOGRAF”, kryhet sipas planit për të siguruar

që produkti i plotëson kërkesat specifike ose të njohura për përdorimin ose aplikimin e tij.

Gjatë validimit sigurohet që produktet e prodhuara i plotësojnë të gjitha kërkesat

(dimenzionet, ngjyrat, materialet etj) e produktit. Validimi gjithnjë kryhet para se produkti të

dërgohet ose dorëzohet tek klienti. Regjistrimi i rezultateve të validimit ruhet sipas

Procedurës për Kontrollimin e Regjistrimeve.

Kontrollimi i ndryshimeve në projektim dhe zhvillim

Të gjitha ndryshimet në projektim dhe zhvillim identifikohen dhe regjistrohen. Më

pas ato rishikohen, verifikohen, validohen (nëse është e nevojshme) dhe aprovohen para

implementimit. Rishikimi i ndryshimeve në projektim dhe zhvillim përfshinë vlerësimin e

efektivitetit të ndryshimeve në produktet e dërguara te klienti. Regjistrimet e rezultateve të

rishikimit të ndryshimeve dhe veprimeve tjera regjistrohen dhe ruhen sipas Procedurës për

Kontrollimin e Regjistrimeve.

5.6.3. Furnizimi

Procesi i Furnizimit

Procesi i furnizimit në SH.P.K. ”FLEXOGRAF” kryhet sipas Procedurës së

Furnizimit për të siguruar që produktet/shërbimet e blera i përmbushin kërkesat e furnizimit.

Procedura përshkruan kontrollet e nevojshme për furnitorët. Sipas procedurës, furnitorët

vlerësohen dhe përzgjidhen në bazë të mundësive të tyre për të ofruar produktet/shërbimet

sipas kërkesave të SH.P.K. ”FLEXOGRAF”. Kriteret për vlerësimin dhe përzgjedhjen e

furnitorëve janë të përshkruara në procedurë. Regjistrimi i vlerësimit dhe lista e furnitorëve

të përzgjedhur ruhet sipas Procedurës për Kontrollin e Regjistrimeve

Informatat e Furnizimit

Dokumentet lidhur me informatat e produkteve/shërbimeve me të cilat duhet të

furnizohet SH.P.K. ”FLEXOGRAF” përfshinë:

Page 52: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

41

● Kërkesat për aprovimin e produktit, proceseve dhe pajisjeve;

● Kërkesat për kualifikimet e personelit dhe

● Kërkesat e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë.

Dokumentet lidhur me nevojat për furnizim rishikohen për të siguruar se kërkesat

janë adekuate para se të kryhen porositë.

Verifikimi i produkteve të blera

Procedura e Furnizimit përshkruan procesin e verifikimit të produkteve të blera për

të siguruar që ato i përmbushin kërkesat e specifikuara të furnizimit. Nëse SH.P.K.

“FLEXOGRAF” ose klientët e saj kanë nevojë t’i verifikojnë produktet në hapësirat e

furnitorit, atëherë kjo kërkesë duhet të përfshihet paraprakisht në dokumentet lidhur me

porosinë e produktit që dërgohen tek furnitori.

5.6.4. Prodhimi

Kontrollimi i prodhimit

SH.P.K. ”FLEXOGRAF” planifikon dhe kontrollon vazhdimisht prodhimin.

Kontrollet përfshijnë:

▪ Sigurimin e informatave që përshkruajnë karakteristikat e produktit që

prodhohet;

▪ Sigurimin e instruksioneve të punës (kur janë të nevojshme);

▪ Shfrytëzimin e pajisjeve të duhura;

▪ Sigurimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve të nevojshme matëse dhe monitoruese

dhe

▪ Matjet dhe monitorimet e nevojshme.

▪ Realizimi i produkteve (prodhimi) në SH.P.K. “FLEXOGRAF” realizohet sipas

Procedurës për Realizimin e Produkteve dhe të gjitha informatat regjistrohen

nga Menaxheri i Prodhimit në Formularin për Realizimin e Prodhimit

Page 53: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

42

Validimi i proceseve të prodhimit

SH.P.K. ”FLEXOGRAF” validon proceset e prodhimit në rastet kur rezultatet e

prodhimit nuk mund të maten ose monitorohen, duke përfshirë rastet kur defektet mund të

vërehen vetëm pasi që produktet janë dorëzuar ose shërbimet janë duke u shfrytëzuar.

Validimi demonstron se këto procese mund të arrijnë rezultatet e planifikuara.

SH.P.K. ”FLEXOGRAF” ka vendosur procesin për validim, i cili përfshinë:

▪ Kriteret e definuara për rishikim dhe aprovim të proceseve;

▪ Aprovimin e pajisjeve dhe kualifikimin e personelit;

▪ Përdorimin e metodave dhe procedurave specifike;

▪ Kërkesat për regjistrime dhe

▪ Rivalidimin.

Identifikimi dhe gjurmueshmëria

SH.P.K. “FLEXOGRAF” identifikon produktet në bazë të llojit të produktit, klientit

dhe datës së dërgimit. Gjurmueshmëria e të gjitha produkteve është e lehtë të kryhet.

Pronat e klientit

SH.P.K. “FLEXOGRAF” kujdeset për pronat e klientit në kohën kur ato shfrytëzohen

ose janë nën kontrollën e SH.P.K. “FLEXOGRAF”. Për këtë arsye ndërmarrja identifikon,

verifikon dhe mbron pronat e shfrytëzuara të klientit. Në rastet kur humben ose dëmtohen

pronat e klientit, SH.P.K. “FLEXOGRAF” i raporton tek klienti dhe mban shënime për to.

Ruajtja e produktit

SH.P.K. “FLEXOGRAF” ruan me kujdes produktet gjatë procesimit brena

kompanisë dhe dërgimit në destinacionin e caktuar. Në ruajtjen e produkteve përfshihet

identifikimi, manipulimi, paketimi, deponimi dhe mbrojtja. Ruajtja e produktit aplikohet

edhe për pjesët përbërëse të produkteve.

Page 54: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

43

5.7. Pajisjet për matje dhe monitorim

SH.P.K. “FLEXOGRAF” përcakton matjet dhe monitorimet që duhet kryer për të

gjitha produktet, si dhe pajisjet për matje dhe monitorim për të dëshmuar se produkti është

konform kërkesave të përcaktuara. Procedura e Kalibrimit të Pajisjeve Matëse dhe

Monitoruese përshkruan proceset e nevojshme për të siguruar se matjet dhe monitorimet

kryhen me pajisje të sakta. Sipas Procedurës së Kalibrimit të Pajisjeve Matëse dhe

Monitoruese, pajisjet matëse dhe monitoruese:

▪ Kalibrohen ose verifikohen në intervale të caktuara kohore, ose para

përdorimit, me standarde matëse të lidhura me standarde matëse

ndërkombëtare ose kombëtare;

▪ Përshtaten ose ri-përshtaten sipas nevojës;

▪ Identifikohen për të mundësuar përcaktimin e statusit të kalibrimit;

▪ Mbrohen nga ndërhyrjet që mund t’i ndryshojnë rezultatet e matjeve;

▪ Mbrohen nga dëmtimet gjatë përdorimit, mirëmbajtjes dhe deponimit.

Në rast se vërehet se një pajisje nuk është konform kërkesave, atëherë menaxherët e

SH.P.K. “FLEXOGRAF” vlerësojnë dhe regjistrojnë validitetin e rezultateve të matjeve

paraprake të kryera me atë pajisje. Më pas ndermirën veprimet e nevojshme në pajisje dhe

produktet e ndikuara nga ato matje.

SH.P.K. “FLEXOGRAF” ruan të gjitha regjistrimet rreth rezultateve të kalibrimit të

pajisjeve matëse dhe monitoruese sipas Procedurës për Kontrollimin e Regjistrimeve.

Në rastet kur shfrytëzohen programet kompjuterike për matje dhe monitorim, aftësitë e tyre

për matje të saktë konfirmohen paraprakisht.

5.7.1. Programet e domosdoshme paraprake

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka vendosur, zbaton dhe mirëmban PRP-të me

qëllim të kontrollimit të mundësive të bartjes së rreziqeve të sigurisë ushqimore nga mjedisi

në produkt. Ato janë të përshtatura me nevojat e ndërmarrjes, madhësisë dhe llojit të

Page 55: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

44

operacionit. Për vendosjen e PRP-ve në SH.P.K. “FLEXOGRAF” janë konsultuar Praktikat

e Mira Higjienike dhe Praktikat e Mira të Prodhimit

PRP-të janë të përshkruara në Programet e Domosdoshme Paraprake dhe zbatohen

në të gjithë sistemin prodhues. Të gjitha PRP-të janë aprovuar nga Ekipi i SMCSU-së dhe

menaxhmenti i ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF”.

5.7.2. Hapat paraprak që mundësojnë analizën e rrezikut

Të gjitha informacionet e nevojshme për zbatimin e analizës së rreziqeve janë

grumbulluar, mirëmbahen, azhurnohen, dokumentohen dhe regjistrimet për to mirëmbahen.

Si bazë për zbatimin e analizimit të rreziqeve në SH.P.K. “FLEXOGRAF” janë marrë:

▪ Specifikat e repromaterialeve dhe lëndëve të para,

▪ Specifikat e materialit që vjen në kontakt me produktin ushqimorë,

▪ Specifikat e Produkteve Finale,

▪ Diagramet e Rrjedhës së Proceseve etj.

Ekipi i SMCSU-së

Me autorizimin e personit përgjegjës, është formuar dhe janë emëruar anëtarët e

Ekipit të SMCSU-së. Ekipi është multi-disiplinor dhe ka për detyrë të zhvillojë dhe të zbatojë

sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore sipas kërkesave të standardeve ISO

9001:2008 dhe ISO 22000:2005 në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF”.

Specifikat e produktit

Lëndët e para, repromaterialet dhe materialet të cilat vijnë në kontakt me produktin si

dhe specifikat e produkteve finale janë të përshkruara në masën e nevojshme për zbatimin e

analizës së rreziqeve. Specifikat e produkteve që prodhohen në SH.P.K. “FLEXOGRAF”

regjistrohen në Formularin për Specifikat e Produktit .

Qëllimi i përdorimit

Është paraparë qëllimi i përdorimit si dhe mundësia e përdorimit jo të drejtë e

produkteve. Qëllimet e përdorimit janë shqyrtuar dhe përshkruar në dokumente në masën e

Page 56: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

45

nevojshme për vlerësimin e rreziqeve. Grupet e konsumatorëve janë të specifikuar për çdo

produkt.

Detalet për përdorimin e produkteve janë dhënë në dokumentet e specifikave të produkteve

të përmendura më lartë.

Diagramet e rrjedhës, hapat e procesit dhe masat kontrolluese

Me qëllim të përshkrimit të procesit të prodhimit është hartuar diagrami bazik i

rrjedhë.

Diagrami i rrjedhës është prezantuar në Procedurën për Realizimin e Produkteve ,

Dokumentin e Diagramit të Rrjedhës së Procesit të Prodhimit dhe në Manualin e Sistemit për

Menaxhimin e Cilësisë.

Ekipi i SMCSU-së ka verifikuar saktësinë e diagrameve të rrjedhës në vendin e

ngjarjes.

Shënim:

Në faqen vijuese është paraqitur Diagrami i Rrjedhës i Procesit të Prodhimit në SH.P.K.

“FLEXOGRAF”

Page 57: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

46

Figura 2. Diagrami i Rrjedhës i Procesit të Prodhimit në SH.P.K. “FLEXOGRAF”

Burimi: (SH.P.K. “FLEXOGRAF”, 2015)

OPRP#1:Pranimi i Lëndës

së Parë

OPRP#2: Deponimi i Lëndës

së Parë

CCP#1: Prerja e Lëndës

së Parë

L. e Parë e Gatshme?

Printimi

Printim?

Një Material?

Laminimi

Prerja

PRP#1:Formësimi i

Qeseve

Qese apo Rollne?

Inspektimi i Produktit

Mbështjellja e Rollnes

OPRP#2:Paketimi i

Produktit Final

OPRP#3:Deponimi i

Produktit Final

Pranimi i Porosisë nga Shitja

JO

PO

PO

JO

JO

PO

ROLLNEQESE

PRP#2:Transportimi i Produktit Final

Page 58: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

47

5.8. Analiza e rreziqeve

Ekipi i SMCSU-së, në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm sipas nevojës, kryen

analizën e rreziqeve për sigurinë ushqimore në mënyrë që të përcaktohet se cilat rreziqe duhet

të jenë të kontrolluara, shkallën e kontrollit të nevojshëm për ato rreziqe me qëllim të

përcaktimit se cili kombinim i masave kontrolluese kërkohet.

Vlerësimi i rreziqeve zbatohet për secilin rrezik të vërtetuar për siguri ushqimore.

Analiza e Rreziqeve në SH.P.K. “FLEXOGRAF” kryhet sipas Procedurës për Analizën e

Rreziqeve. Udhëzimet e detajuara për identifikimin e rreziqeve gjenden në Udhëzimet për

Identifikimin e Rreziqeve, ndërsa metoda e vlerësimit të riskut prezantohet në Udhëzimet për

Vlerësimin e Riskut.

Sipas Procedurës për Analizën e Rreziqeve, gjithmonë kur shfaqen ndryshime në

proceset e realizimit të produktit, Ekipi i SMCSU-së zbaton dhe dokumenton:

a) Identifikimin e të gjitha rreziqeve (biologjike, kimike dhe fizike) të cilat

realisht mund të shfaqen,

b) Përcaktimin e niveleve të pranueshme të rreziqeve në produktin e gatshëm,

c) Vlerësimin e rreziqeve dhe kategorizimin e tyre sipas nevojës për eliminimin

apo zvogëlimin në nivelin e pranueshëm për prodhimin e produktit të sigurt,

dhe

d) Përcaktimin dhe vlerësimin e masave kontrolluese të cilat do të pengojnë,

eliminojnë apo zvogëlojnë prezencën e rreziqeve në kufij të pranueshëm.

Masat e përcaktuara dhe të vlerësuara të kontrollit kategorizohen si:

1. Masat kritike të kontrollit, të përcaktuara për kontrollin e pikave kritike të

kontrollit sipas planit HACCP

2. Masat kontrolluese të domosdoshme paraprake të cilat janë të përfshira në

programet operacionale pre-rekuizite.

Vendimi për kategorizimin e tyre në kuadër të OPRP dhe planit HACCP, apo jo është

përshkruar në dokumentin: Udhëzimet për Përcaktimin e CCP-ve dhe OPRP-ve, kurse

Page 59: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

48

metodologjia e përgjithshme për përcaktimin e parametrave dhe vlerave të lejuara për CCP-

të e identifikuara prezantohet në Planin HACCP.

5.8.1. Vendosja e Programeve të Domosdoshme Paraprake Operacionale (OPRP)

Programet e Domosdoshme Paraprake Operacionale janë përcaktuar në bazë të

Udhëzimeve për Përcaktimin e CCP-ve dhe OPRP-ve dhe janë dokumentuar në Planin

HACCP.

Në Planin HACCP janë përshkruar:

● Rreziqet që kontrollohen nga OPRP-të,

● Masat kontrolluese,

● Procedurat monitoruese të OPRP-ve,

● Korrigjimet dhe Veprimet Korrigjuese në rast të devijimeve në OPRP,

● Personat përgjegjës për monitorim dhe kontrollim dhe

● Formularët për regjistrimin e monitorimit të OPRP-ve.

5.9. Vendosja e planit HACCP

Në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF” plani HACCP është i vendosur në bazë të

Procedurës për Analizën e Rreziqeve dhe Udhëzimeve për Përcaktimin e CCP-ve dhe OPRP-

ve, si dhe është dokumentuar ne Plani HACCP.

Në Planin HACCP janë theksuar:

● Rreziqet që kontrollohen nga CCP-të

● Masat kontrolluese,

● Parametrat e monitorimit të CCP-ve,

● Kufijtë kritik të CCP-ve,

● Procedura e monitorimit të CCP-ve,

● Korrigjimet dhe Veprimet korrigjuese të parapara në rast të tejkalimit të kufijve kritik,

● Personat përgjegjës për monitorim dhe kontrollim dhe

● Formularët për regjistrimin e monitorimit të CCP-ve.

Page 60: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

49

5.9.1. Azhurnimi i informacionit dhe dokumenteve paraprake që specifikojnë OPRP-

të dhe planin HACCP

Në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF”, pas përcaktimit të OPRP-ve dhe

vendosjes së Planit HACCP, në rast nevoje azhurnohet këto informacione:

● karakteristikat e produkteve;

● qëllimi i përdorimit të produkteve;

● diagramet e rrjedhës së proceseve;

● hapat e procesit;

● masat kontrolluese.

Me azhurnimin e disa informacioneve, mund të vjen deri te nevoja për plotësimin e

planit HACCP dhe OPR-ve.

5.9.2. Planifikimi i verifikimeve

Verifikimi i PRP-ve, Planit HACCP, OPRP-ve dhe kërkesave tjera në SMCSU,

planifikohet dhe kryhet sipas Procedurës për Verifikimin e SMCSU-se nga Ekipi i SMCSU-

së ose eksperti i jashtëm i kontraktuar.

Verifikimi i SMCSU-së në ndërmarrjen “FLEXOGRAF” kryhet për të konfirmuar se:

● PRP-të janë implementuar,

● Të dhënat hyrëse në analizën e rrezikut rifreskohen vazhdimisht,

● OPRP-të dhe elementet e Planit HACCP janë implementuar dhe janë efektive,

● Shkallët e rreziqeve janë brenda kufijve të lejuar dhe

● Procedurat tjera të nevojshme për ndërmarrjen janë implementuar dhe janë

efektive.

Verifikimi kryhet dhe dokumentohet duke plotësuar listën kontrolluese.

Page 61: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

50

Kontrolli i jokonformiteteve

Sipas Procedurës së Korrigjimit dhe Veprimeve Korrigjuese, sa herë që tejkalohen

kufijtë kritik të CCP-ve dhe/ose OPRP-të dalin jashtë kontrollit, personat përgjegjës të

Ekipit të SMCSU-së duhet të ndërmarrin korrigjimet e nevojshme për sjelljen e procesit

nën kontroll.

Në rast të nevojës për korrigjim, personat përgjegjës ndërmarrin këto hapa:

1. Identifikimi i produkteve jokonforme dhe etiketimi i tyre,

2. Veçimi në një vend të caktuar i produktit/produkteve jokonforme i cili duhet

të ketë mbishkrimin “Produktet jokonforme”,

3. Vlerësimin e seriozitetit të jokonformitetit të ndodhur,

4. Korrigjimin e tyre,

5. Rishikimi i korrigjimeve të kryera.

Ndërmarrja e korrigjimeve në SH.P.K. “FLEXOGRAF” regjistrohet në Formularin

për Korrigjim dhe Veprime Korrigjuese.

Veprimet korrigjuese

Në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF”, ndërmarrja e Veprimeve Korrigjuese

është paraparë me Procedurën e Korigjimit dhe Veprimeve Korrigjuese. Sipas kësaj

procedure, nëse vlerësohet se një veprim korrigjues duhet të ndërmerret atëherë personi

përgjegjës ndërmerr masa për identifikimin e shkakut i cili ka sjellë deri te jokonformiteti

dhe propozon veprimet e nevojshme për eliminimin e këtij shkaku me qëllim që procesi të

rikthehet nën kontroll dhe jokonformiteti të mos përsëritet. Përcaktohet/përshkruhet veprimi

i nevojshëm dhe caktohet personi për kryerje të veprimit korrigjues si dhe afati. Më pas

regjistrohen rezultatet nga veprimi korrigjues i ndërmarrë dhe në fund nga personi përgjegjës

rishikohet efikasiteti i veprimeve korrigjuese të ndërmarra.

Ndërmarrja e veprimeve korrigjuese në SH.P.K. “FLEXOGRAF” regjistrohet në

Formularin për Korrigjim dhe Veprime Korrigjuese.

Page 62: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

51

Trajtimi i produkteve potencialisht të pasigurta

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” i trajton produktet jokonforme duke ndërmarrë

veprime me të cilat pengohet hyrja e produkteve jokonforme në zinxhirin e ushqimor. Të

gjitha produktet në të cilat ka mundur të ndikojë situata jokonforme mbahen nën kontroll.

Metodologjia e detajuar e trajtimit të produkteve potencialisht të pasigurta është

përshkruar në Procedurën e Menaxhimit me Produktet Jokonforme.

Tërheqja

Me qëllim që të mundësohet dhe lehtësohet tërheqja e plotë dhe me kohë e produkteve

të gatshme të cilat janë vlerësuar si të pasigurta dhe janë plasuar në treg, ndërmarrja SH.P.K.

“FLEXOGRAF” ka përcaktuar autoritetet dhe përgjegjësitë për ndërmarrjen e procedurave

të tërheqjes. Përgjegjësitë, autoritetet dhe metodologjia e tërheqjes së produkteve nga tregu

është përshkruar në Procedurën për Tërheqjen e Produkteve. Në këtë procedurë sqarohen

detajisht procedura dhe regjistrimet të cilat janë të nevojshme të kryhen në mënyrë që të

dëshmohet veprimi i drejtë në ato raste.

Pas tërheqjes, Ekipi i SMCSU-së menaxhon me produktet e tërhequra sipas

metodologjisë së përshkruar në Procedurën për Menaxhimin e Produkte të Tërhequra dhe

raporton tek Drejtori Gjeneral nëpërmjet.

5.9.3. Matja, analizimi, validimi, verifikimi dhe përmirësimi i SMCSU-së

SH.P.K. “FLEXOGRAF” planifikon dhe implementon monitorimin, matjen,

analizimin dhe përmirësimin e proceseve të nevojshme për të:

● Demonstruar konformitetin ndaj kërkesave të produktit;

● Siguruar konformitetin e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë

Ushqimore dhe

● Përmirësuar vazhdimisht efektivitetin e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë

dhe Sigurisë Ushqimore.

Page 63: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

52

Këto procese janë të dokumentuara dhe përfshijnë përcaktimin e metodave të zbatuara

dhe përdorimin e tyre, duke përfshirë edhe teknikat statistikore.

Ekipi i SMCSU-së në SH.P.K. “FLEXOGRAF” planifikon dhe implementon proceset e

nevojshme për validimin e masave kontrolluese dhe/ose kombinimin e masave kontrolluese,

si dhe për verifikimin dhe përmirësimin e SMCSU-së.

Validimi i kombinimit të masave kontrolluese

Në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF”, Ekipi i SMCSU-së para zbatimit të

masave të kontrollit të cilat do të përfshihen në OPRP dhe Planin HACCP dhe pas çfarëdo

ndërrimi, zbatohet validimi i masave kontrolluese për arritjen e nivelit të dëshiruar për

mbikëqyrje të rreziqeve të përcaktuara.

Validimi kryhet sipas Procedurës së Validimi dhe ndër të tjerat validohet:

- Që masat kontrolluese mundësojnë arritjen e kontrollit të paraparë të rreziqeve

për siguri ushqimore;

- Që masat e kontrollit janë efektive dhe sigurojnë kontrollin e rreziqeve të

sigurisë ushqimore.

Validimi kryhet dhe dokumentohet duke e plotësuar Listën Kontrolluese për Validim.

Nëse rezultati i validimit tregon se elementet e lartshënuara nuk mund të vërtetohen,

masat kontrolluese në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF” në atë rast modifikohen dhe

validohen përsëri.

Modifikimet mund të përfshijnë ndryshime në:

- Masat kontrolluese dhe/ose

- Lëndët e para, teknologjinë e prodhimit, specifikat e produkteve të gatshme etj.

5.9.4. Monitorimi dhe matja

Kënaqësia e klientëve

Një nga matjet e performancës së Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë në SH.P.K.

“FLEXOGRAF”, është monitorimi i informatave lidhur me perceptimin e klientëve rreth

Page 64: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

53

përmbushjes së kërkesave të tyre. Si metodë për sigurimin dhe shfrytëzimin e këtyre

informatave, SH.P.K. “FLEXOGRAF” ka përcaktuar Pyetësorët për Matjen e Kënaqësisë së

Klientëve.

Auditi Intern i Menaxhimit të Cilësisë

SH.P.K. “FLEXOGRAF” kryen audite interne, së paku një herë në vit, për të

përcaktuar nëse Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë është:

● Konform planifikimit, kërkesave të standardit ISO 9001:2008 dhe kërkesave

tjera të SMCSU-së të vendosura nga SH.P.K. “FLEXOGRAF” dhe

● Implementuar dhe mirëmbahet në mënyrë efektive.

Programi i Auditit hartohet dhe implementohet për çdo vit ku përcaktohet data dhe

koha e auditit bazuar në rëndësinë e pjesëve që auditohen dhe rezultatet e auditeve të kaluara.

Aty gjithashtu definohen kriteret, fushëveprimi dhe metodat e auditit. Auditorët nuk kanë

drejt ta auditojnë punën e tyre.

Procedura e Auditit Intern përcakton përgjegjësitë dhe kërkesat për planifikimin dhe

kryerjen e auditit intern, si dhe regjistrimet dhe raportimet e rezultateve.

Regjistrimet e rezultateve të audititinern ruhen sipas Procedurës për Kontrollimin e

Regjistrimeve.

Menaxheri përgjegjës për punët që auditohen është përgjegjës të siguroi korrigjimet dhe

veprimet korrigjuese të nevojshme për eliminimin sa më të shpejtë të jokonformiteteve dhe

shkaktarëve të tyre. Aktivitetet pas auditit përfshijnë edhe verifikimin e veprimeve të

ndërmarra dhe raportimin e rezultateve të verifikimit.

Kontrollimi i monitorimit dhe matjes

Ndërmarrja SH.P.K. “FLEXOGRAF” siguron dëshmi që janë përcaktuar metodat dhe

pajisjet për mbikëqyrje dhe matje të përshtatshme për SMCSU.Pajisjet matëse dhe

monitoruese që shfrytëzohen në SH.P.K. “FLEXOGRAF” përfshinë metrat klasike për

matjen e dimensioneve. Lista e plotë e pajisjeve matëse dhe monitoruese, së bashku me

specifikat, procedurën dhe frekuencën e kalibrimit të këtyre pajisjeve është prezantuar në

Procedurën për Kalibrimit të Pajisjeve Matëse dhe Monitoruese.

Page 65: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

54

5.10. Verifikimi i SMCSU-së

5.10.1. Auditi Intern i Sigurisë Ushqimore

Ekipi i SMCSU-së në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF” organizon Auditin

Intern të SMCSU-së së paku një herë në vit për të përcaktuar nëse SMCSU është:

● Konform planifikimeve të bëra, kërkesave të vendosura nga ndërmarrja dhe

kërkesave të standardit ISO 22000:2005,

● Implementuar dhe rifreskuar në mënyrë efektive.

Auditi Intern organizohet dhe kryhet sipas Procedurës për Auditin Intern në këtë mënyrë:

● Përcaktohen auditorët (anëtarët e Ekipit të SMCSU-së / ekspertët e

kontraktuar)

● Auditorët hartoin dhe dërgojnë për aprovim Programin e Auditit Intern,

● Aprovohet Programi i Auditit Intern,

● Auditohen pikat dhe sektorët e planifikuar sipas Programit të Auditit Intern,

● Raportohen rezultatet dhe jokonformitetet e gjetura gjatë Auditit Intern,

● Propozohen korrigjimet/veprimet korrigjuese të nevojshme për eliminimin e

jokonformiteteve,

● Eliminohen jokonformitetet dhe

● Verifikohet eliminimi i jokonformiteteve nga auditorët.

Raporti i Auditit Intern mund të hartohet në formë të lirë, ndërsa jokonformitetet e

gjetura gjatë auditit raportohen duke shfrytëzuar Formularin për Raportimin e

Jokonformiteteve të dala nga Auditi Intern.Rezultatet e Auditit Intern shqyrtohen gjithashtu

gjatë Rishikimit të SMCSU-së nga menaxhmenti.

5.10.2. Vlerësimi i rezultateve individuale të verifikimit

Ekipi i SMCSU-së në SH.P.K. “FLEXOGRAF” i vlerëson rregullisht rezultatet e

aktiviteteve verifikuese të planifikuara. Në rast se verifikimi tregon për devijime nga

Page 66: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

55

planifikimi i SMCSU-së (jokonformitete), atëherë Ekipi i SMCSU-së ndërmerr veprime të

nevojshme për eliminimin e jokonformiteteve. Veprimet e tilla përfshijnë rishikimin e:

● Procedurave dhe mënyrave të komunikimit,

● OPRP-ve dhe Planit HACCP,

● PRP-ve dhe

● Efektivitetit të menaxhimit të resurseve njerëzore dhe aktiviteteve trajnuese.

5.10.3. Analizimi i rezultateve të aktiviteteve verifikuese

Ekipi i SMCSU-së në ndërmarrjen SH.P.K. “FLEXOGRAF” i analizon rezultatet e

aktiviteteve verifikuese, duke përfshirë rezultatet e Auditit Intern dhe AudititEkstern. Analiza

e rezultateve të aktiviteteve verifikuese bëhet për të:

● Konfirmuar se performanca e SMCSU-së është konform planifikimeve të bëra

dhe kërkesave të standardit ISO 22000:2005,

● Identifikuar nevojën për përmirësimin e SMCSU-së,

● Identifikuar trendet që sjellin më shumë produkte potencialisht të pa sigurta,

● Nxjerr informata për planifikimin e Programit të Auditit Intern rreth gjendjes

dhe rëndësisë së sektorëve që do të auditohen dhe

● Ofruar dëshmi se korrigjimet dhe/apo veprimet korrigjuese të ndërmarra kanë

qenë efektive.

Rezultatet e analizimit të rezultateve të aktiviteteve verifikuese hartohen nga Ekipi i

SMCSU-së dhe hyjnë si të dhëna hyrëse në Rishikimin e SMCSU-së nga menaxhmenti.

5.10.4. Analizimi i të dhënave

SH.P.K. “FLEXOGRAF” përcakton, mbledh dhe analizon të dhënat e nevojshme për

të demonstruar përshtatshmërinë dhe efektivitetin e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë, si

dhe për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të këtij sistemi. Analizimi i të dhënave

bëhet gjatë rishikimit nga menaxhmenti dhe përfshinë informatat lidhur me:

Page 67: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

56

● Kënaqësinë e klientit;

● Konformitetin ndaj kërkesave të produktit/shërbimit;

● Karakteristikat dhe trendet e proceseve dhe produkteve/shërbimeve, duke

përfshirë mundësitë për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese dhe

● Furnitorët.

5.11. Përmirësimi

5.11.1. Përmirësimi i vazhdueshëm

Menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” siguron që kompania

vazhdimisht të përmirësoi efektivitetin e SMCSU-së nëpërmjet:

● Komunikimit të vazhdueshëm me Ekipin e SMCSU-së dhe punonjësit tjerë,

● Rishikimit të SMCSU-së nga menaxhmenti,

● Auditeve Interne,

● Vlerësimit të rezultateve individuale të verifikimit,

● Analizimit të rezultateve të aktiviteteve verifikuese,

● Validimit të kombinimit të masave kontrolluese,

● Veprimeve korrigjuese dhe

● Azhurnimit të SMCSU-së.

5.11.2. Veprimet korrigjuese

SH.P.K. “FLEXOGRAF” ndërmerr veprime për eliminimin e shkaktarëve të

jokonformiteteve për të parandaluar paraqitjen e sërishme të jokonformitetit. Veprimet

korrigjuese që ndërmerren duhet të jenë të përshtatshme për efektet e jokonformitetit të

vërejtur.

Procedura e Veprimeve Korrigjuese përcakton kërkesat për:

● Rishikimin e jokonformiteteve (përshirë edhe ankesat e klientëve);

● Përcaktimin e shkaktarëve të jokonformiteteve;

Page 68: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

57

● Vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e

përsëritjes së jokonformiteteve;

● Përcaktimin dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme;

● Regjistrimin e rezultateve të veprimeve të ndërmarra dhe

● Rishikimin e efektivitetit të veprimeve korrigjuese të ndërmarra.

5.11.3. Veprimet parandaluese

SH.P.K. “FLEXOGRAF” përcakton veprimet për eliminimin e shkaktarëve të

jokonformiteteve potenciale për të parandaluar paraqitjen e tyre. Veprimet Parandaluese

duhet të jenë të përshtatshme për efektet e problemeve potenciale që mund të paraqiten.

Procedura për Veprimet Parandaluese përcakton kërkesat për:

● Përcaktimin e jokonformiteteve potenciale dhe shkaktarëve të tyre;

● Vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar

paraqitjen e jokonformiteteve;

● Përcaktuar dhe ndërmarr veprimet e nevojshme;

● Regjistruar rezultatet e veprimeve të ndërmarra dhe

● Rishikuar efektivitetin e veprimeve parandaluese të ndërmarra.

5.11.4. Azhurnimi i SMCSU-së

Menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes SH.P.K. “FLEXOGRAF” është i përkushtuar të

azhurnoi vazhdimisht SMCSU-në. Për këtë arsye, Ekipi i SMCSU-së e vlerëson vazhdimit

SMCSU-në në intervale të planifikuara kohore.

Vlerësimi dhe aktivitetet rreth azhurnimit të SMCSU-së bazohen në:

● Të dhënat e marra nga komunikimi (i jashtëm dhe i brendshëm),

● Të dhënat e marra nga informatat rreth përshtatshmërisë dhe efektivitetit të

SMCSU-së,

Page 69: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

58

● Të dhënat e dala nga analizimi i rezultateve të aktiviteteve verifikuese dhe

● Të dhënat e dala nga rishikimi i SMCSU-së nga menaxhmenti.

Page 70: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

59

6. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME

Në kohën kur në Kosovë ka aktivitete të shumta, implementimi i standardeve është

më se i domosdoshëm, andaj duhet te konsiderohet e domosdoshme informimi dhe ngritja

e vetëdijes së ndërmarrjeve për nevojën e aplikimit të standardeve të caktuara.

Hulumtimi im lidhur me implementimin e ISO Standardeve në kompanitë e vogla

kosovare konfirmoi pritshmërinë time se me implementimin e standardeve në kompani të

ndryshme, pa marr parasysh llojin e veprimtarisë të cilat kanë ato, rezultuan me efekte

pozitive dhe me përfitime të mëdha ekonomike si dhe përftime të tjera të cilat lehtësojnë

punën në kompani në mes të eprorëve dhe vartëseve të tyre.

Metodologjia është aplikuar për kompaninë e vogël sh.p.k. “Flexograf” e cila operon

në Gjilan, dhe ka një fokus mikroekonomik. Megjithatë, ajo mund të zgjatet në analizën e

sektorëve të tërë të industrisë.

Duhet të theksohet se studimi im është bazuar në ndikimin e standardit ISO 22000 në

kompaninësh.p.k. “Flexograf” veprimtaria e sëcilës ështëpërpunimi dhe shtypja e

materialeve plastikefleksibile ushqimore dhe jo ushqimore.

Çertifikimi me standardin ISO 22000 në kompaninë “Flexograf”po sjellë

shumëpërfitimenë kërkim për tu njohur ndërkombëtarisht me sistemin e ndërlidhur të

menaxhimit të sigurisë ushqimore. ISO 22000 po kërkohet vazhdimisht nga konsumatorë të

ushqimit, duke siguruar një kuadër për menaxhim të qëndrueshëm, përgjegjshmëri,

përmirësimtë vazhdueshëm dhe komunikim efikas.

Zbatimi i standardit ISO 22000 në kompani po rezulton me një sistem më të fuqishëm

të menaxhimit të sigurisësë ushqimit dhe qasje të mundësive të reja në treg. Çertifikimi me

ISO Standardin 22000 po sjellë përfitime të shumta si për kompaninë ashtu edhe për

konsumatorët duke kontrolluar rreziqet e sigurisë ushqimore, duke rritur dukshëm

fleksibilitetin në zinxhirin e furnizimit ushqimor, duke inkurajuar kështu bashkëpunimin në

adresimin e rreziqeve të sigurisë ushqimore.

Me implementimin e standardeve të sigurisë ushqimore në kompaninë

Flexografsh.p.k. është krijuar një sistem i qartë i menaxhimit, një dokumentim dhe njëmatjte,

Page 71: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

60

duke përfshirë identifikimin e përgjegjësive dhe detyrave në një afat kohor të caktuar.

Gjithashtu është rritur angazhimi i menaxhimit, komunikimit me furnizuesit dhe

konsumatorët si dhe është duke u përmirësuar vazhdimisht sistemi për ambalazhimin e

produkteve ushqimore dhe jo ushqimore.

Pas implementimit të standardit ISO 22000 në kompaninë Flexograf janë rritur të

hyrat në masën 39%, është dyfishuar numri i klientëve krahasuar me vitin 2013(para

implementimit të standardeve), janë rritur kënaqësitë e klientëve që është mjaft e rëndësishme

që një biznes të funksionojë, janë përcaktuar përgjegjësitë dhe detyrat në mes të eprorëve dhe

punonjësve duke lehtësuar kështu punën dhe komunikimin që si rrjedhojëzvogluanshkartin

prej masës30 % në 15% krahasuar me vitin 2013 çka ishte mjaft shqetësuese për kompaninë

si dhe është rritur ndjeshëm fleksibiliteti duke rritur suksesin e kompanisë në vazhdimësi.

Tani me implementimin e ISO Standardit kompaniaështë bërë edhe më të “edukuar”

në aspektet teknike si në: krijimin e dokumenteve efektive, zgjidhjen dhe zgjedhjen e

detyrave tëveçanta të sigurisë ushqimore, organizimin e punëve, marrjen e vendimeve

efektive, etj.

Ky punim na sjell në përfundimin se me implementimin e suksesshëm të Standardit

ISO 22000 është e nevojshme që të hartohet një sistem i menaxhimit i cili përfshin edhe

identifikimin e saktë të përgjegjësive, detyrave dhe afateve të përcaktuara kohore për

realizimin e tyre.

Po ashtu, është me rëndësi që të punësuarit e kompanisë të jenë të qartë mbi përfitimet

që sjellë aplikimi i standardit ISO 22000. Kjo nuk është punë e lehtë dhe për këtë nevojitet

një plan i mirëfilltë komunikimi sepse ndryshimet, pa përjashtim, sjellin edhe veprime e

kundërveprime rezistuese, aq më tepër që edhe vëllimi i punës me letra rritet shumëfish.

Për këtë arsye është me rëndësi që të punësuarit të edukohen, të ngritin kapacitetet e

tyre mbi aspektet teknike të ISO 22000 (auditimi, menaxhimi efektiv i dokumentacionit,

detyrat specifike mbi sigurinë e ushqimit, kontaminimi biologjik etj).

Më tej, ky studim tregon se ISO 22000 funksionon mjaft mirë në bashkëveprim me

HACCP.

Në fund, po sjell disa rekomandime për të gjitha kompanitë që vënë në përdorim

Standardin ISO 22000:

Page 72: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

61

▪ Fushëveprimi i Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore

duhet të jetë i definuar mirë.

▪ Politikat për Cilësi dhe Siguri Ushqimore sipas standardit ISO 22000 kërkojnë

jo vetëm aprovim të menaxhmentit, por edhe dhe komunikim efektiv tek të

punësuarit.

▪ Politikat për Cilësi dhe Siguri Ushqimore në ambientet e punës kërkojnë

vendosje të mirë të objektivave .

▪ Politikat për Cilësi dhe Siguri Ushqimore kërkojnë një strukturë të mirë definuar

organizative, të shoqëruar me përshkrimin e saktë të vendeve të punës sipas

kërkesave ISO 22000:2005.

▪ ISO 22000 kërkon përpilimin e regjistrittë autorizimeve, detyrave dhe

përgjegjësive tek personeli.

▪ Kërkohet, po ashtu, procedura e dokumentuar dhe aprovuar për reagim në raste

emergjente e cila i përmbush kërkesat e ISO 22000:2005.

▪ Aplikimi i ISO 22000 kërkon trajnim të stafit.

▪ ISO 22000 kërkon përshkrimin e detajuar të procesit të planifikimit të prodhimit

në manualin e cilësisë.

▪ ISO 22000 kërkon një përcaktim të formave të komunikimit dhe raportimit

ndërmjet niveleve të ndryshme brenda kompanisë si dhe jashtë saj, në lidhje me

Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, si dhe mundësimin

e qasjes së informacioneve lidhur me aktivitetet e kompanisë për të gjitha palëve

të interesuara. Edhe pse implementi i standardeve kërkon një kosto relativisht të

lartë për biznesin,implementimi i tyre është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe jep

rezultate efektive, pa marrë parasysh llojin e veprimtarisë që kryejnë ato, pasiqë

përfitimet që vinprej tyre janëshumëfish më të mëdha.

▪ Krejt në fund, pas implementimit të standardit, për një sukses gjithnjë e në rritje,

punonjësit e organizatës duhet të ndjekinme kujdes dhe të mos anashkalojnë

asnjë nga proceset të cilat janë të përcaktuara me standardin ISO 22000.

Punonjësit duhet të sigurojnë kanale të mira të komunikimit dhe proceseve

brenda kompanisë. Gjithashtu stafi duhet të jetë i informuar mirë dhe të

Page 73: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

62

përfshihet në atë që ndodhë brenda organizatës. Është shumë e rëndësishme

qënjerzit brenda saj të mos punojnë në mënyrë individuale, por të punojnë si ekip

duke shkëmbyer ide dhe informacione të ndryshme rreth zgjidhjes së një

problemipër të mirën e konsumatorëve dhe organizatës. Më tej, është e

nevojshme që stafi në tërsi ta kuptojnë qartë dokumentacionin si dhe rolin e tij

për arritjen e qëllimeve të caktuara. Për rrjedhojë, rrisni motivimin e punonjësve

duke i shpërblyer ata për arritjen e suksesit në punë. Trajnojeni stafin tuaj sa herë

që do tu jepej mundësia, sepse trajnimi ndihmon zhvillimin dhe të kuptuarin e

individit në reagime të vlefshme, të cilat mund të ndihmojnë mbi zgjidhjen e

problemeve të mundshme dhe mundësisë për përmirësim.

Page 74: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

63

7. REFERENCAT

1. Smith, David, Jackson-Smith, Tracey & Politowski, Rob (2007); ISO 22000 Food

Safety Guidance and Workbook for the Manufacturing Industry, British Standards

Institution, London;

2. Shkruar nga ekspertë të fushës (2010): ISO 22000 Quality Policies, Procedures and

Forms, Bizmanualz;

3. Standardet – Rëndësia e standardizimit, artikull interneti, shkëputur më 22 janar

2015

E qasshme nga: http://www.fermaime.com/?id=8&l=136;

4. ISO, ISO 22000:2005; Food safetymanagementsystems - Requirements for any

organization in the food chain, artikull interneti, shkëputur më datë 18 janar 2015

E qasshme nga: http://www.iso.org/iso/catalogue_detail?csnumber=35466;

5. Quality System Registrar, Standards, artikull interneti, shkëputur më datë 13 janar

2015

E qasshme nga:

http://www.sriregistrar.com/A55AEB/sricorporateweb.nsf/layoutC/16867E8B41584

1088625724500574F5F?Opendocument&key=Standards

6. Albanian Consulting Network (2014). Standardet e cilësisë, artikull interneti,

shkëputur më datë 11 janar 2015

E qasshme nga: http://www.albconsulting.org/shqip/shqip/standartet-e-cilesise

7. Ames, M. (2009); The Importance of ISO 22000, Quality Diggest, artikull interneti,

shkëputur më 10 janar 2015

Page 75: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

64

E qasshme nga:

http://www.qualitydigest.com/magazine/2009/apr/article/importance-iso-

22000.html

8. Lleshi, S. (2009); Standardizimi – Standardi HACCP, Prishtinë 13 janar 2009,

shkëputur nga interneti më 8 janar 2015

E qasshme nga: https://lleshi.wordpress.com

9. IFC, (2013); Përmirësimi i sigurisë ushqimore në biznesin tuaj sjell përfitime për

klientët tuaj dhe rrit fitimet tuaja, Këshillimi i IFC-së mbi Standardet e Agrobiznesit

në Evropë dhe Azi Qendrore, International Finance Cooperation, World Bank

Group, 2121 Pennsylvania Ave. NW, Washington, DC 20433, United States of

America.

E qasshme nga:

http://www.ifc.org/wps/wcm/connect/d1683e80444566bf95d6d72a3fbe5e0b/9+FSb

rochureBalkansALBjun2014.pdf?MOD=AJPERES

10. ISO, ISO Management Systems, (2009); artikull interneti, shkëputur më datë 8 janar

2015

E qasshme nga: www.iso.org/ims

11. Færgemand, J., Jespersen, D., (2009); ISO 22000 to ensure integrity of food supply

chain, shkëputur nga interneti më 6 janar 2015

E qasshme nga: http://www.iso.org/iso/tool_5-04.pdf

Page 76: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

65

8. ANEKSET

Aneksi 1: Çertifikata e akreditimit ISO 22000:2005 e kompanisë

Flexograf Sh.P.K.

Page 77: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

66

Aneksi 2: Formulari i Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore -

Flexograf Sh.P.K.

10.01.2015 Nr. 05

KLIENTI: EMONA SH.P.K. VUSHTRRI

PRODUKTI: Ambalazh për çaj “Emona Brand” 900gr.

QËLLIMI I PËRDORIMIT: Ambalazhimi i produkteve ushqimore

PESHA E PRODUKTIT: 900 gr

SASIA: Kg: 250 Copë:

DIZAJNI:

☐ Nuk ka ☒ E-mail ☐ Të përshkruara në vijim ☐ Si në mostër

FORMA FINALE: ☐ Rolne ☒ Qese e gatshme

KLISHETË: ☒ Klienti ☐ Flexograf

KOHA E KRYERJES:

SHËNIME TË TJERA:

**Ngjyrat duhet të jenë si

mostra

Materiali: Triplex 89 mic. (PET 12 mic. +7

mic. AL Foli+70 mic. PE)

Dimensionet: 490x460mm

Ngjyra: 7

Bashkëngjituostra e produktit

Ndryshimet nga mostra:

1. Dimensionet;

2. Viti i prodhimit 12/2014; Afati deri

12/2017;

Page 78: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

67

3. Dy logo superbrand.

DIZAJNI

Dimensionet: Slivi:

Shtypi: I jashtëm

I brendshëm

Ngjyra:

Materiali:

Montimi:

Page 79: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

68

KLISHETË

Prodhimi:

Shtypi:

Ngjyra:

cm²:

RAPORTI

MATERIALI

I II III

Lloji:

Dimensioni:

Metra:

RAPORTI

Page 80: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

69

PRINTIMI

Metra Kilogram

Sasia

Pozicioni Viskoziteti Ngjyra Volumi Anilox

1

2

3

4

5

6

7

8

RAPORTI

Data: ______________________

Aceton: _____________

Ngjyra: _____________

Tretës dhe aceton: _______________

Page 81: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

70

LAMINIMI

Ruli i ngjitësit

Materiali: Printuar Për LAM. Për

LAM.

Lloji:

Gjerësia:

Trashësia:

m - kg:

RAPORTI

KONFEKSIONIMI

Makina:

Modeli:

Dimenzioni final – Skema:

Diametri i Rollnes:

Mbështjellja:

Page 82: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

71

RAPORTI

Shënime të tjera:

Numri i hillzave: ___________ copë

Pesha e një hillze: ___________ kg

Page 83: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

72

Aneksi 3: Organogrami i kompanisë Flexograf Sh.P.K.

DREJTORI GJENERAL

ZV . DREJTORI GJENERAL

MENAXHERI I CILËSISË

MENAXHERI I DIZAJNIT

MENAXHERI I PRODHIMIT

MENAXHERI I SHITJES

KONTABILISTI

DIZAJNERI GRAFIK 1

DIZAJNERI GRAFIK 2

DEPOISTI

OPERATORI I MAKINËS PËR KONFESIONIM

OPERATOR I MAKINËS PËR

FORMIM

OPERATOR I MAKINËS PËR

PRERJE

OPERATOR I MAKINËS PËR

LAMINIM

OPERATOR I MAKINËS PËR

SHTYP

KUZHINIERI

ROJTARI

Page 84: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

73

Aneksi 4: Pyetësori për matjen e kënaqësisë së klientëve të Flexograf Sh.P.K.

PYETËSORI PËR MATJEN E KËNAQËSISË SË KLIENTIT

Informata rreth Klientit

Kompania:

Emri dhe

Mbiemri:

Pozita e punës:

Nr. i Telefonit:

Adresa:

Pyetjet

1. Me cilat produkte furnizoheni nga ne?

2. Cilat janë përshtypjet e juaja në lidhje me produktet që ju kemi ofruar?

Page 85: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

74

3. Cilat janë përshtypjet e juaja në lidhje me çmimin e produkteve?

I lartë: I arsyeshëm: I ulët:

4. Si mendoni se mund ta përmirësojmë cilësinë e produkteve tona?

5. Si mendoni se mund ta përmirësojmë dërgesën e produkteve tona?

6. Si na vlerësoni ne në krahasim me konkurentët tanë?

7. Çfarë produkte tjera do të donit të pranoni nga ne?

Page 86: SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË …

75

8. Cilat janë tri fushat ku mendoni se keni bashkëpunim më të mirë me ne?

9. Në cilat fusha mendoni se kemi nevojë për përmirësim?

Produktet tona: Marketingun: Distribuimin:

Tjetër:______________________________________________________________

_________________ _________________

Nënshkrimi Data