Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i...

16
C E N T R U M 9 379 Shpendim Maksuti, PhD 1 UDC: 341.231.14 GJYQËSIA KUSHTETUESE KRAHASUESE DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT Qasja komparative e funksioneve në Gjyqësinë kushtetuese СПОРЕДБЕНО УСТАВНО СУДСТВО И ЗАШТИТА НА ЧОВЕКОВИТЕ ПРАВА И СЛОБОДИ Компаративен пристап на функциите на уставното судство COMPARATIVE CONSTITUTIONAL JUDICIARY AND PROTECTION OF HUMAN RIGHTS AND FREEDOMS Comparative approach of functions in the Constitutional Court Abstract Comparative approach to functions in the constitutional judiciary, in my professional analysis The comparative approach of functions in the Constitutional Court and the protection of human rights and freedoms in the constitutional comparative judiciary conclude that there are common innovations. It deserves in particular to elaborate the issue of a violation of a regular court procedure, ie a violation of a regular legal procedure. In the opinion of well known constitutionalists it would be considered that this violation was committed if, for example, the parties were not given 1 Ligjërues part time në Fakultetin Administratë biznesi, Universiteti Shtetëror i Tetovës

Transcript of Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i...

Page 1: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

379

Shpendim Maksuti, PhD1

UDC: 341.231.14

GJYQËSIA KUSHTETUESE KRAHASUESE DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT

Qasja komparative e funksioneve në Gjyqësinë kushtetuese

СПОРЕДБЕНО УСТАВНО СУДСТВО И ЗАШТИТА НА ЧОВЕКОВИТЕ ПРАВА И СЛОБОДИ

Компаративен пристап на функциите на уставното судство

COMPARATIVE CONSTITUTIONAL JUDICIARY AND PROTECTION OF HUMAN RIGHTS AND FREEDOMS

Comparative approach of functions in the Constitutional Court

Abstract

Comparative approach to functions in the constitutional judiciary,

in my professional analysis The comparative approach of functions in

the Constitutional Court and the protection of human rights and

freedoms in the constitutional comparative judiciary conclude that there

are common innovations.

It deserves in particular to elaborate the issue of a violation of a

regular court procedure, ie a violation of a regular legal procedure. In

the opinion of well known constitutionalists it would be considered that

this violation was committed if, for example, the parties were not given

1 Ligjërues part time në Fakultetin Administratë biznesi, Universiteti Shtetëror i

Tetovës

Page 2: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

380

the opportunity to be defended in court proceedings; if the party was

not informed of the court hearing; if the party has not received any call

for trial; if the party's lawyer was not enabled to represent the party in

the concrete proceedings and to protect their interests. Based on the

terminology of our positive regulation, this would have been a violation

because of which the party has not been given the opportunity to declare

it before the relevant court. These are just a few of the examples on

which the constitutional norm is interpreted which is in violation of

important principles of regular court proceedings, namely the regular

legal procedure. On the basis of the above, it is emphasized that such a

definition of the Constitution does not guarantee the citizen's right to

constitutional juridical protection as a universal right which should

include all other constitutionally guaranteed rights.

Hyrje

1. Gjyqësia kushtetuese e Austrisë

Republika e Austrisë paraqitet si vend i parë në Evropë që paraqet

Gjykatën Kushtetuese si institucion të posaçëm, jashtë organeve të tjera

shtetërore, e cila gjykatë në kompetencat e saj ka mbrojtjen e kushte-

tutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Por, gjyqësia kushtetuese në

Austri ka edhe historinë e saj. Ky është në fakt edhe rasti me gjyqësinë

kushtetuese në vendet tjera. Gjyqësia kushtetuese e Austrisë gjenezën e

saj e ka që nga Perandoria Austriake dhe Kushtetuta e 21.12.1867. Me

këtë Kushtetutë në Perandorinë Austriake është formuar edhe gjykata e

perandorisë. Në vitin 1919 shfuqizohet Gjykata e Perandorisë Austriake

dhe formohet Gjykata e Lartë Kushtetuese. Kjo gjykatë, krahas të

tjerave, ka pasur për kompetencë t’i vërtetojë ligjet e sjella nga

kuvendet kombëtare të provincave, edhe atë ligje para se të shpallen të

njëjtit, do të thotë, para se të hyjnë në fuqi juridike.

Në zhvillimin historik të gjyqësisë kushtetuese në veçanti meriton

të theksohet rregullativa kushtetuese nga viti 1920. Nga ky vit daton

edhe kushtetuta e re e Austrisë, autor i së cilës ishte juristi i njohur Hans

Kenzell, në atë kohë profesor i shkencave juridike dhe profesor i filozo-

fisë së të drejtës në Universitetin e Vjenës. Me Kushtetutën e përmendur

paraqitet edhe Gjykata kushtetuese dhe profesori Kenzel ishte gjykatës

në atë gjykatë nga viti 1921. Por, me paraqitjen e fashizmit në formë të

theksuar nga viti 1933, Gjykata Kushtetuese do të shfuqizohet. Me

Page 3: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

381

Kushtetutën e vitit 1934 formohet Gjykata Federale, e cila gjykatë në

kompetencë të saj i kishte edhe kompetencat e gjykatës së mëparshme

kushtetuese si dhe të gjykatës administrative. Në periudhën e fashizmit,

më saktë në vitin 1938 edhe gjykata kështu e formuar do të shfuqizohet.

Pas Luftës së Dytë Botërore edhe në Republikën e Austrisë u krijuan

kushte dhe mundësi që të vazhdohet me aktivitetet për formimin e

gjyqësisë kushtetuese dhe veprimit të saj. Në Austri sillet ligj kushtetues

nga 12 tetori i vitit 1945.

Funksionimi i gjykatës kushtetuese në parim ka ngelur si në vitet

e mëparshme, edhe pse, për vullnetin e së vërtetës, lëndët që evidento-

hen dhe zgjidhen në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese janë në

ngritje të vazhdueshme. Gjykata Kushtetuese sipas rregullave vendos

në seanca plenare. Në përbërjen e saj nuk ka seksione konkrete. Gjykata

Kushtetuese përbëhet prej 14 anëtarëve, nga kryetari, nënkryetari dhe

12 gjykatës. Gjatë vitit sipas rregullave seancat plenare mbahen gjatë

muajit mars, qershor, shtator dhe dhjetor. Një seancë plenare zgjat deri

katër javë. Në raste urgjente Gjykata Kushtetuese mund të caktojë edhe

seanca të jashtëzakonshme. Është me rëndësi të theksohet se gjykatësi

i Gjykatës Kushtetuese pas zgjedhjes së tij mbetet në funksion deri sa

të arrijë moshën 70 vjeçare.

Nga kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë në veçanti

meriton të theksohet edhe kompetenca për mbrojtjen e të drejtave dhe

lirive të njeriut. Kjo mbrojtje në veçanti vjen në shprehje nga viti 1975

nga i cili vit çdo individ ka pasur të drejtë të drejtohet deri te vet gjykata

me kërkesë që të kontestohet një ligj konkret federal, ndërsa me të cilin

ligj janë rrezikuar, përkatësisht janë shkelur të drejtat e qytetarëve.

Në kuadër të kësaj kompetence është me rëndësi që të theksohet

se në shumicën e rasteve Gjykata Kushtetuese vepron edhe si Gjykatë

Administrative, krahas ekzistimit të saj edhe kompetenca e saj si gjyka-

të kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, në bazë të kërkesës konkrete i

analizon dhe i vlerëson aktet administrative me të cilat shkelen të drejtat

e qytetarëve të garantuara me kushtetutë. Kjo kompetencë quhet –

kushtetutshmëri. Lidhur me Gjykatën Administrative, në rregullativën

pozitive të Austrisë është theksuar se kjo gjykatë i zgjidh kontestet

administrative në të cilat shkelen të drejtat e individëve të parapara dhe

të garantuara me ligj. Në bazë të theksuarës rrjedh se të drejtat të cilat

janë garantuar me ligj dhe me kushtetutë kanë mbrojtje të dyfishtë. Në

fakt, të drejtat të cilat garantohen me Kushtetutë, ndërsa që shkelen me

akt administrativ i mbron Gjykata kushtetuese e Austrisë, përderisa të

Page 4: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

382

drejtat të cilat janë garantuar me ligj, ndërsa të njëjtat shkelen me akt

administrativ, mbrohen nga ana e gjykatës administrative të këtij vendi.

Meriton kujdes se Gjykata Kushtetuese e Austrisë në kuadër të

kompetencës së saj bën edhe një funksion konkret, funksion të një

gjykate – të lartë të drejtësisë, gjegjësisht gjykatë e represionit. Dhe më

konkretisht, Gjykata Kushtetuese ka në kompetencë të debatojë dhe ta

vërtetojë përgjegjësinë konkrete politike ose përgjegjësinë penale

juridike të organeve të larta të vetë Federatës.

Nga korpusi i të drejtave dhe lirive të njeriut vërehet një dukuri

se çështja e mbrojtjes juridike në baza ekonomike dhe të drejtave

ekonomike sociale para Gjykatës Kushtetuese është mjaft e kufizuar.

Por edhe kjo mbrojtje është e kufizuar dhe e njëjta realizohet me

zbatimin dhe mbrojtjen juridike të një parimi të rëndësishëm, ndërsa ai

është parimi i barazisë. Me shkeljen e parimit të barazisë rritet numri i

akteve të cilët gjykata i shfuqizon, ndërsa të cilët akte, gjithashtu

paraqesin objekt, objekt të diskutimit, shqyrtimit dhe vendosjes.2 Për

kompetencat dhe për vetë procedurën para gjykatës edhe në punimin e

Dr. Jelena Trajkovska-Hristovska.3

Në këtë kontekst është me rëndësi që të theksohen disa specifika

dhe veçori të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës

Kushtetuese të Austrisë janë përfundimtare, të njëjtat janë të obliguara

dhe ekzekutive. Për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

është paraparë kompetenca e kryetarit federal, zbatim i të cilave kupto-

het, zbatohet përmes ministrive përkatëse dhe organeve tjera të autori-

zuara. Gjithashtu, është me rëndësi risia se vendimet e Gjykatës Kushte-

tuese janë të natyrës shfuqizuese. Në këtë kuptim, ndërsa lidhur me

periudhën kohore të veprimit të vendimeve vërehet risi e rëndësishme.

Zakonisht, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë veprim nga momenti

i sjelljes së tyre - ex nunc. Shumë rrallë vendimi i Gjykatës kushtetuese

mund të ketë edhe veprim retroaktiv, ndërsa kjo do të thotë se ka veprim

në momentin kur akti konkret është sjellë, kushtetutshmëria dhe

ligjshmëria e të cilit kontestohet, ndërsa ajo do të thotë - ex tunc.4

Modeli i Gjykatës Kushtetuese nga viti 1920 me Gjykatën e këtij

vendi nga viti i njëjtë do të shërbejë dhe paraqet një model i cili do të

2 Për të theksuarën më gjerësisht në veprën e Kristaq Traja, Drejtësia kushtetuese,

Laurasi, Tiranë, 2000, f. 187-196. 3 „Уставно судската контрола на уставноста и законитоста“, Disertacion

doktorature, Fakulteti juridik Justinian i I - Shkup, 2013 4 Për të theksuarën, Dr. Vesella Mukoska-Çingo, vepër e cituar, f. 276 – 277 dhe f. 284.

Page 5: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

383

pranohet në një pjesë të mirë të sistemeve kushtetuese në Evropë.

Përndryshe le të theksohet edhe këtu, Gjykata e Austrisë nga viti 1920

është e njohur dhe Kushtetutë e Kelzenit, sepse i njëjti është i punuar

dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër

e të drejtës”.5

2. Gjyqësia kushtetuese e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nga

aspekti i gjyqësisë kushtetuese dhe kompetencave të saj, që në fillim

dua të theksoj se gjyqësia kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk

paraqiste organ karakteristik për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Por,

në listën e gjykatave kushtetuese në disa vende të caktuara përfshihet

edhe gjyqësia kushtetuese e Shqipërisë edhe atë nga arsyet si vijojnë.

Në Republikën e Shqipërisë nuk kishte mbrojtje juridike të të

drejtave dhe lirive të njeriut pothuajse në tërë periudhën socialiste. Në

këtë periudhë, bëhet fjalë për periudhën e socializmit në Republikën e

Shqipërisë dhe nuk ekzistonte gjyqësi kushtetuese. Kontrolli i ligjsh-

mërisë në mënyrë juridike formale ushtrohej nga organi i posaçëm

politik në kuadër të parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Më saktë,

kontrolli për harmonizimin e ligjeve me Kushtetutën e Republikës së

Shqipërisë, si akt më i lartë juridik ushtrohej nga Presidiumi i Kuvendit

Popullor. Për vullnetin e së vërtetës, ndërsa sipas të dhënave me të cilat

disponohet, në atë periudhë edhe nuk ka pasur kontroll konkret për

ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Me fjalë të tjera, dukuria e këtillë

ishte edhe në vendet tjera socialiste. Dukuria e këtillë më gjerësisht

ishte elaboruar edhe në sistemin e ish-RFPJ gjegjësisht në sistemin e

ish-Republikës Popullore të Maqedonisë.

Me rënien e realsocializmit edhe në Republikën e Shqipërisë

fillon etapa e re e zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore. Në këtë kup-

tim paraqitet etapa e re edhe e zhvillimit të gjyqësisë kushtetuese. Si në

vendet e tjera ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë me aktet e para

juridike të sjella pas vitit 1990 rregullohet edhe çështja e gjyqësisë

kushtetuese ndaj modelit të gjyqësisë kushtetuese të Austrisë dhe

krijuesit ideor, juristit të njohur Hans Kelzen. Në këtë kuptim edhe në

këtë drejtim në Republikën e Shqipërisë në vitin 1991 sillet ligj

5 Për autorin e Kushtetutës së Austrisë nga viti 1920, përkatësisht për rolin e Hans

Kelzen, më gjerësisht edhe në veprën e Svetomir Shkariq, “Споредбено и

македонско уставно право”, vepër e cituar, f. 255.

Page 6: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

384

kushtetues. Me propozim të ligjit kushtetues, ndërsa kur bëhet fjalë për

gjyqësi kushtetuese, parashihet që të formohet edhe një organ i posaçëm

i cili do të ketë kompetencë, krahas të tjerave, edhe të vlejë kontrolli i

kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Organi quhej, në propozim Ligj

kushtetues, Këshill kushtetues.6

Megjithatë, shumica e vendimeve të propozuara në Ligjin kushte-

tues nuk ishin pranuar nga parlamenti. Vijoi që të bëhet intervenimi

thelbësor dhe esencial në Ligjin kushtetues. Intervenim i tillë u bë në

vitin 1992 kur me zgjidhjet e tij për herë të parë u formua gjyqësia

kushtetuese në këtë vend. Krijohet institucioni Gjykata Kushtetuese.

Vërehet një risi e rëndësishme në ligjin kushtetues nga viti 1992. Në

fakt, krahas kompetencave të tjera institucioni Gjykatë Kushtetuese, si

institucion i rëndësishëm dhe kyç në gjyqësinë kushtetuese, i kishte

kompetencat edhe në sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Me dispo-

zita konkrete kushtetuese dhe me vendimet e tij është propozuar Gjy-

kata kushtetuese të veprojë ndaj ankesave të aplikuesve në procedurën

e gjyqësisë kushtetuese, ndërsa për shkeljet e të drejtave dhe lirive të

njeriut.7 Dispozitat e ligjit kushtetues të propozuara dhe të miratuara në

kuptimin e theksuar edhe nuk u aplikuan deri në vitin 1998 kur u soll

edhe Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë në periudhën e

tranzicionit.

Meriton të theksohen një pjesë e vendimeve kushtetuese të Kush-

tetutës së Shqipërisë, i sjellë në vitin 1998. Ndalemi vetëm në vendimet

për gjyqësinë kushtetuese, kompetencat e saj me qasje të veçantë në të

drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbrojtjen e tyre kushtetuese-gjyqësore.

Në teorinë e të drejtës kushtetuese të Republikës së Shqipërisë thekso-

het se në Kushtetutën e re, më saktë, në Kushtetutën e Republikës së

Shqipërisë të vitit 1998, munguan dispozitat e ligjit kushtetues të vitit

1992. Bëhet fjalë për dispozitat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të

njeriut me mjet konkret juridik para Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka

ngelur, siç theksohet në teorinë e të drejtës kushtetuese nga “arsye

politike”.8 6 Për këshillin kushtetues dhe rregullativën e këtij organi të vitit 1991 më gjerësisht në

veprën e Luan Omari dhe Aurela Anastasi, E drejta kushtetuese, Tiranë, 2008, f. 382. 7 Për vendimet e Ligjit kushtetues nga viti 1992 në veprën e Luan Omari dhe Aurela

Anastasi, vepër e cituar, f. 382. Vërehet se me vendimet nga Ligji kushtetues nga viti

1992 parashihej mundësia për përdorimin e ankesës kushtetuese në procedurën

kushtetuese-gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. 8 Për arsye politike dispozitat e Ligjit kushtetues nga viti 1992 për përdorimin e

ankesës kushtetuese nuk ishin inkorporuar në Kushtetutën e parë të sjellë në periudhën

Page 7: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

385

Megjithatë, sërish me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka

vendime të caktuara të cilat ofrojnë garanci edhe për mbrojtjen e të

drejtave dhe lirive të njeriut para Gjykatës Kushtetuese. Para se të

shprehem për vendimet konkrete lidhur me rregullimin juridik të

mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut para Gjykatës Kushtetuese,

është me rëndësi të theksohen disa risi për gjyqësinë kushtetuese më

saktë për Gjykatën Kushtetuese si institucion i posaçëm. Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë përmban risi të rëndësishme për pozitën, zgje-

dhjen dhe kompetencat e Gjykatës kushtetuese. Lidhur me strukturën,

më saktë përbërjen e Gjykatës Kushtetuese theksohet se ky institucion

numëron 9 anëtarë. Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese i zgjedh kryetari

i republikës në bazë të pëlqimit të marrë nga parlamenti. Mandati i tyre

zgjat 9 vjet pa të drejtë për zgjedhje të sërishme. Theksohet risia se

përbërja e Gjykatës Kushtetuese ripërtërihet çdo tre vjet me nga 1/3 e

anëtarëve të saj.

Gjykata kushtetuese ka kryetar. I njëjti zgjidhet nga radhët e

gjykatësve, ndërsa e zgjedh kryetari i shtetit në bazë të pëlqimit të

parlamenti për periudhë prej 3 vjet. Bie në sy se nuk ka dispozitë

kushtetuese me të cilën kufizohet mandati i kryetarit të gjykatës të mos

zgjidhet sërish në funksionin e njëjtë. Lidhur me ndërprerjen e mandatit

të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta e këtij vendi është

kategorike kur i thekson çështjet, ndërsa do të thotë se mandati

gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese i ndërpritet në rast dorëheqje; kur do

të arrijë moshën 70-vjeçare; nëse mungon pa arsye nga puna më shumë

se 6 muaj; nëse vërtetohet paaftësia e tij e përhershme për ushtrimin e

funksionit të gjykatësit, nëse gjykohet për vepër konkrete penale me

vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Kandidati i zgjedhur për gjykatës të

Gjykatës Kushtetuese fillon me punë pas dhënies së betimit para

kryetarit të republikës.

Kompetencat e Gjykatës kushtetuese në mënyrë taksative janë

theksuar në vetë Kushtetutën. Nga kompetencat theksohen kompetencat

si vijon. E vlerëson pëlqimin e ligjeve me Kushtetutën e vendit si dhe

me marrëveshjet ndërkombëtare të parapara në vet kushtetutën; e

vlerëson pëlqimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutë para

se të bëhet ratifikimi i tyre me ligj; e vlerëson pëlqimin e akteve tjera

normative të organeve të pushtetit qendror si dhe të organeve të

e tranzicionit në Republikën e Shqipërisë. Kushtetuta është miratuar me referendum

të mbajtur në vitin 1998. Për të theksuarën edhe në veprën e Kristaq Traja, vepër e

cituar, f. 254-255.

Page 8: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

386

pushtetit lokal me Kushtetutë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;

vendos për konfliktin e kompetencës ndërmjet organeve në horizontale

dhe vertikale; e vlerëson edhe kushtetutshmërinë e partive dhe të

organizatave tjera politike dhe asociacioneve, si dhe veprimtarinë e tyre

ndaj dispozitave të Kushtetutës; vendos për shkarkimin e kryetarit të

shtetit si dhe e vërteton paaftësinë e tij, gjegjësisht pamundësinë e tij që

ta ushtrojë funksionin. Vendos në harmonizimin e ushtrimit të

funksioneve të kryetarit të shtetit dhe të deputetëve në parlament si dhe

për verifikimin e zgjedhjes së tyre; vendos për kushtetutshmërinë e

referendumit të zbatuar dhe për verifikimin e rezultateve të tij.

Ajo që është me rëndësi, ndërsa që i përket çështjes së mbrojtjes

së të drejtave dhe lirive të njeriut vërehet edhe një risi. Në fakt, Gjykata

Kushtetuese vendos në bazë të ankesave të parashtruara nga aplikuesit,

ndërsa lidhur me shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese në rastet kur

shkelen parimet e përgjithshme të procedurës së rregullt gjyqësore

(procedura e rregullt ligjore) e zbatuar në gjykata të kompetencave të

përgjithshme dhe në rastet e shfrytëzimit të të gjitha mjeteve juridike

për mbrojtjen e tyre. Lidhur me këtë parim dhe lidhur me këtë dispozitë

në teorinë e të drejtës kushtetuese, ndërsa edhe në bazë të përcaktimit

të vet Kushtetutës, paraqiten vërejtje serioze. Vërejtja e parë i përket

vetë risisë së paraparë në Kushtetutë, ndërsa në fakt, se ankesa indivi-

duale mund të parashtrohet nëse paraqiten shkelje në “procedurën e

rregullt gjyqësore, përkatësisht procedurën e rregullt ligjore”. Menjëhe-

rë parashtrohet pyetja në procedurën e këtillë të rregullt ligjore mendo-

het edhe çfarë shkelje janë në pyetje. Cilat janë ato shkelje të cilat duhet

të paraqesin bazë ligjore për parashtrimin e ankesës individuale para

Gjykatës Kushtetuese. Kjo dispozitë është joprecize, e pa mbaruar dhe

mjaft konfuze. Me interpretimin e kësaj dispozite në shkencën kushte-

tuese juridike bëhet përpjekje kjo dispozitë të zbatohet në raste konkre-

te. Në bazë të interpretimit të kësaj dispozite rrjedh si konsekuencë

juridike se e njëjta mundëson të parashtrohet ankesa individuale deri te

Gjykata Kushtetuese në kushtet vijuese: së pari, në duhet të jetë në

pyetje e drejta konkrete kushtetuese e garantuar me kushtetutë; së dyti,

për këtë çështje të ketë procedurë pranë gjykatave të rregullta të vendit;

së treti, që të mund të parashtrohet ankesa individuale para Gjykatës

Kushtetuese duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet e parapara dhe të

lejuara juridike dhe mjetet juridike në procedurën gjyqësore, ndërsa për

mbrojtjen juridike të Kushtetutës të drejtat e garantuara të qytetarit.

Page 9: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

387

Meriton në veçanti të elaborohet çështja e shkeljes së procedurës

së rregullt gjyqësore, gjegjësisht shkelja e procedurës së rregullt ligjore.

Sipas mendimit të konstitucionalistëve të njohur do të konsiderohej se

kjo shkelje është bërë nëse, për shembull, palëve nuk ju është dhënë

mundësi të mbrohen në procedurën gjyqësore; nëse pala nuk ka qenë e

informuar për seancën gjyqësore; nëse pala aspak nuk ka marrë thirrje

për seancë gjyqësore; nëse avokatit të palës nuk i është mundësuar ta

përfaqësojë palën në procedurën konkrete dhe t’i mbrojë interesat e saj.

Nisur sipas terminologjisë së rregullativës sonë pozitive kjo do të

thoshte dhe do t’i përkiste shkeljes për shkak të së cilës palës aspak nuk

i është dhënë mundësi të deklarohet para gjykatës përkatëse. Këto janë

vetëm disa nga shembujt në bazë të të cilëve interpretohet norma kush-

tetuese e cila i përket shkeljes së parimeve të rëndësishme të procedurës

së rregullt gjyqësore përkatësisht procedurës së rregullt ligjore. Në bazë

të theksuarës, me bazë theksohet se një përcaktim i tillë i Kushtetutës

nuk e garanton të drejtën e qytetarit në mbrojtjen kushtetuese juridike

si e drejtë universale e cila duhet t’i përfshijë të gjitha të drejtat tjera të

garantuara me kushtetutë. Përkundrazi, bëhet fjalë për shkelje konkrete

në procedurën gjyqësore dhe në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese, duke

vepruar sipas ankesës së subjektit konkret, faktikisht ushtron kontroll

ndaj gjykatave me kompetenca të përgjithshme, por jo që do të vendos

për të drejtën e subjektit konkret.

Theksohet se të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit, ndërsa në

rastet kur të njëjtit shkelen me akt administrativ, për ato ofrohet

mbrojtje para Gjykatës Kushtetuese, kjo gjë paraqet risi. Megjithatë,

edhe për mbrojtjen e tyre ka kufizim të caktuar. Për mbrojtjen e tyre

duhet të inicohet procedura dhe aplikimi nga ana e Avokatit të Popullit

të vendit. Në të gjitha rastet kur Avokati i Popullit do të parashtrojë

aplikacion për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Gjykata Kus-

htetuese e vendit sipas aplikimeve të këtilla vendos dhe sjell vendim

konkret. Në këtë mënyrë rrjedh se të drejtat dhe liritë e njeriut të

shkelura apo të rrezikuara me akt konkret administrativ gëzojnë

mbrojtje gjyqësore kushtetuese. Por, për shkeljen e tyre titullari konkret

i të drejtës nuk ka mundësi me aplikim të kërkojë mbrojtje kushtetuese-

gjyqësore. Theksoj se ajo do të sigurohet dhe realizohet vetëm në rastet

nëse si propozues i autorizuar, parashtrues i autorizuar i aplikacionit

paraqitet avokati i popullit të vendit.9

9 Më konkretisht në veprën e Kristaq Traja, vepër e cituar, f. 263 – 264.

Page 10: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

388

3. Gjermania dhe gjyqësia kushtetuese si dhe kompetencat e

saj në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

Mbrojtja gjyqësore kushtetuese e të drejtave dhe lirive të njeriut

është në veçanti e rregulluar në Republikën Federale të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për një mbrojtje të plotë, më përkatëse dhe më të komple-

tuar. Risitë për mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore i përmban Kushtetuta

e këtij vendi të sjellë në vitin e largët 1949. Në bazë të Kushtetutës është

sjellë edhe Ligji për Gjykatën Federale Kushtetuese të vitit 1951 i cili

disa herë dhe në pjesë konkrete është plotësuar dhe ndryshuar. Me risitë

e Kushtetutës në Gjermani formohet edhe organi i posaçëm për mbrojt-

jen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ndërsa ajo është Gjykata

Federale Kushtetuese. Formimi i organit të posaçëm për mbrojtjen e

kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është rezultat i përcaktimit kush-

tetues për ndarjen e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Megjithatë menjëherë duhet të theksohet, kur bëhet fjalë për ndarjen e

pushtetit, se ndarja e tillë nuk do të thotë ndarje pa kurrfarë pika të

përbashkëta. Përkundrazi, siç theksohet në teorinë kushtetuese-juridike

ndërmjet tre pushteteve të theksuara ekziston bashkëpunim i harmoni-

zuar. Në pajtim me kushtetutën, krahas Gjykatës Federale Kushtetuese

ekzistojnë edhe gjykata të ashtuquajtura kushtetuese të çdo vendi në

përbërje të Republikës së Gjermanisë.

Gjykata Federale Kushtetuese përbëhet prej dy seksioneve më

saktë dy senateve. Me risitë e Kushtetutës së vitit 1949 çdo senat numë-

ronte nga 12 gjykatës. Me ndryshimet e bëra në vitin 1956 numri i

gjykatësve për çdo senat binte në nga 10 gjykatës dhe më pas me ndry-

shimet e bëra në vitin 1963 çdo senat numëron nga 8 gjykatës. Meriton

kujdes zgjedhja dhe kushtet për zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës

Federale Kushtetuese. Gjysmën e numrit të përgjithshëm të gjykatësve

i zgjedh Kuvendi federal (Bundestagu), përmes komisionit të formuar

të posaçëm të saj dhe gjysmën tjetër e zgjedh qeveria federale (bundes-

trat). Kandidatët e zgjedhur për gjykatës nuk mund të jenë më të rinj se

40 vjeç. Gjykata Federale Kushtetuese ka kryetar dhe nënkryetar dhe të

njëjtit një pas një zgjedhen nga kuvendi federal gjegjësisht qeveria

federale. Është me rëndësi të theksohet se në numrin e përgjithshëm të

gjykatësve të zgjedhur për në të dy senatet, nga tre prej tyre zgjedhen

nga gjykatat supreme të Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa ato

janë gjykata federale; Gjykata Federale Administrative; Gjykata

Federale Financiare; Gjykata Federale për Punë dhe Gjykata Federale

Page 11: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

389

për Çështje Speciale. Mandati i gjykatësve është 12 vjet pa të drejtë për

rizgjedhje. Gjatë kohës së ushtrimit të detyrës gjyqësore, gjykatësve të

zgjedhur nuk u është e lejuar të ushtrojnë detyrë, profesion apo funksion

tjetër politik. Parashihet përjashtim se të njëjtit mund të jenë profesorë

në shkolla të larta përkatësisht në ndonjë nga universitetet në Gjermani.

Gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese funksioni i ndërpritet kur do të arrijë

moshën 68-vjeçare; nëse vërtetohet paaftësia e tij e qëndrueshme për

ushtrimin e detyrës së gjykatësit, nëse gjykohet për vepër penale dhe

nëse tërhiqet. Si arsye e posaçme për ndërprerjen e funksionit është

edhe sjellja e gjykatësit kur ai me sjelljen e tij në mënyrë të rreptë e

shkel dinjitetin e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë

Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka kompetenca të gjera. Të

gjitha çështjet për të cilat ai vendos dhe sjell vendim konkret grupohen

në 5 sfera, ndërsa ato: janë çështje nga kompetencat e tij që i përkasin

kontesteve kushtetuese ndërmjet organeve; kontestet të cilat i përkasin

kontrollit të akteve, kontesteve me rastin e ankesës kushtetuese të

parashtruara nga qytetarët dhe subjektet tjera të autorizuara; kontestet

të cilat i përkasin vendimeve për braktisjen e partive politike. Në

kompetencë të Gjykatës Kushtetuese janë edhe kontestet në procedurat

e ashtuquajtura të posaçme.

Nga aspekti i temës që elaborohet në këtë punim, ndërsa që bëhet

fjalë për mbrojtjen gjyqësore kushtetuese e të drejtave dhe lirive të

njeriut, është e rëndësishme kompetenca e Gjykatës Kushtetuese në

rastet kur i njëjti vepron sipas ankesave kushtetuese. Siç theksohet në

punim, një nga kompetencat e rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese të

Gjermanisë është mbrojtja gjyqësore kushtetuese e të drejtave dhe lirive

të njeriut. Procedura pranë Gjykatës Kushtetuese inicohet me ankesë

kushtetuese gjegjësisht padi kushtetuese. Do të thotë bëhet fjalë për

mjet konkret juridik që është paraparë me rregullativën pozitive dhe me

të cilën kërkohet mbrojtje kushtetuese-gjyqësore. Padia kushtetuese

parashtrohet kundër akteve të pushtetit publik dhe me të cilat akte

shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit. Me parashtrimin e

padisë kushtetuese, parashtruesi është i obliguar t’i dorëzojë edhe

vërtetimet se bëhet fjalë për veprim dhe akt të pushtetit publik dhe se

me veprimin e tillë është shkelur e drejta konkrete themelore. Të drejtat

themelore në mënyrë taksative janë theksuar në vet kushtetutën. Thek-

sojnë se mbrojtje më përkatëse kushtetuese gjyqësore ofron Kushtetuta

(ligji themelor) e Gjermanisë. Në vend të ankesës kushtetuese mund të

Page 12: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

390

parashtrohet për shkelje të të drejtave themelore si dhe për shkelje të

atyre të drejtave të cilat barazohen me të drejtat themelore. Përcaktim i

tillë rrjedh nga dispozitat e Ligjit të Gjykatës Federale Kushtetuese, të

sjellë në vitin 1951. Deri tani disa herë është ndryshuar dhe plotësuar.10

Lidhur me subjektet të cilat kanë të drejtë parashtrimi të padisë

kushtetuese, theksohet se e drejtë e tillë i përket çdo personi fizik, çdo

personi juridik. E drejtë e tillë i takon edhe vet shtetit si person juridik.11

Sa i përket akteve me të cilat shkelen të drejtat themelore, këto

akte mund të jenë: akte administrative; vendime gjyqësore; aktet ligjore

dhe nënligjore. Është me rëndësi të theksohet se Gjykata kushtetuese

gjatë zgjidhjes së padisë konkrete kushtetuese nuk e analizon saktësinë

e gjendjes faktike. Gjithashtu nuk e vërteton edhe saktësinë e pohimeve

në aktet e organeve konkrete shtetërore dhe as nuk nënshtrohet në

interpretimin e rregullt dhe jo të rregullt të ligjit nga ana e organeve

shtetërore. Në këtë kuptim, me të drejtë theksohet se Gjykata Kushte-

tuese nuk paraqet “gjykatë super revizore”. Gjykata Kushtetuese, duke

vepruar sipas padisë kushtetuese ka obligim të vërtetojë edhe në atë

aspekt të analizojë a është shkelur e drejta themelore e individit në

procedurën konkrete. Kështu për shembull nëse sulmohet vendimi

gjyqësor gjykata do të vërtetojë se nga ana e gjykatës në kompetencën

gjyqësore a është vepruar sipas masave juridike dhe mjeteve juridike të

cilat janë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit.

Është me rëndësi të theksohet edhe çështja e afateve për parashtri-

min e padisë kushtetuese. Në rastet kur parashtrohet padia kushtetuese

kundër vendimeve gjyqësore ose akteve administrative me të cilat

shkelen të drejtat themelore të njeriut, afati është një muaj nga dita e

sjelljes së këtyre akteve. Në rastet kur parashtrohet padia kushtetuese

kundër ligjit konkret, për të cilin konsiderohet se është kundër-

kushtetues dhe me të cilin ligj dhe me dispozitat e tij shkelen të drejtat

themelore, afati për parashtrimin e padisë kushtetuese është 1 vjet nga

dita e hyrjes së tij në fuqi juridike.

10 Për të theksuarën, Dr. Dimitrije Kuliq, Уставно судство во светот, Beograd, viti

1982, f. 118-119.

Në këtë kuptim edhe dispozitat nga neni 33, 38, 101, 103 dhe 104 nga Kushtetuta

federale e Gjermanisë. 11 Për subjektet të cilat kanë të drejtë të padisë kushtetuese para Kushtetutës Federale

të Gjermanisë më konkretisht në veprën e prof. dr. Dimitrije Kuliq, vepër e cituar, f.

129-130.

Page 13: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

391

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me rastin e padive kushtetuese

për mbrojtjen e të drejtave themelore janë të njohura. Vendimi mund të

jetë negativ për parashtruesin nëse gjykata vërteton se kontestimi nuk

është i bazuar. Në rastet kur vërtetohet se janë tejkaluar të gjitha rregu-

llat në rrugë të rregullt juridike, Gjykata Kushtetuese me vendim kon-

kret do t’i ndërpresë vendimet e tilla, qofshin gjyqësore, përkatësisht

administrative. Në rastet kur gjykata do të vërtetojë se ligji konkret

është në kundërshtim me kushtetutën, ndërsa me zbatimin e tij janë

shkelur të drejtat themelore, gjithashtu gjykata do të sjellë vendim për

ndërprerjen e tij.

Në kontekst të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana

e Gjykatës Kushtetuese, është me rëndësi të theksohen edhe risitë rreth

vet procedurës dhe punës së Gjykatës Kushtetuese. Procedura para

Gjykatës Kushtetuese çdoherë ngrihet në bazë të propozimit konkret të

parashtruar nga propozuesi i autorizuar. Gjykata vendimet i sjellë me

shumicë të anëtarëve të pranishëm në seancë. Kuptohet, për vendime

konkrete kërkohet edhe shumicë tjetër, shumicë e kualifikuar, përka-

tësisht dy të tretat e shumicës nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të

gjykatës. Në rastet kur për vendim konkret votohet me numër të bara-

bartë të votave “për” dhe “kundër”, konsiderohet se vendimi nuk është

sjellë. Vota e kryetarit të gjykatës nuk ka përparësi. Gjykata vendos me

aktgjykim. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese shpallen në “Gazetën

zyrtare” të shtetit. Shpallen edhe mendimet e veçanta të pakicës së

anëtarëve - gjykatësve në gjykatë. Deri në vitin 1970 mendimi i veçantë

nuk publikohej. Tani kjo gjë praktikohet. Vendimi i gjykatës ka veprim

të ligjit. Vendosje meritore për padi konkrete kushtetuese ose propozim

konkret, i paraprin procedura paraprake në të cilën procedurë ankesa

mund të refuzohet. Ankesa do të jetë e refuzuar në rastet: nëse ankesa

është jo në rregull; nëse është përpiluar edhe përmbajtja e saj është në

kundërshtim me rregullativën pozitive, nëse propozimet nuk janë të

arsyetuara, nëse ankesa nuk është bazuar. Në procedurën paraprake

vendos komisioni prej tre anëtarëve. Gjykata vendimet i sjellë në seancë

plenare. Publiku është i përjashtuar. Palët në mënyrë obliguese duhet të

jenë të përfaqësuar nga ana e avokatit. Profesori i universiteti mund të

jetë përfaqësues i palës në procedurë gjyqësore. Është e rëndësishme

risia e cila i përket dokumenteve të propozuara si provë. Gjegjësisht,

për dokumente konkrete gjykata mund të vendosë të mos grumbullohen

dhe të mos nxirren si provë nëse ajo nuk “përputhet me parimet e

sigurisë së vendit”.

Page 14: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

392

Kur bëhet fjalë për procedurë gjyqësore dhe vendosje sipas padisë

kushtetuese për mbrojtje të të drejtave të njeriut, është esenciale të

theksohet se Gjykata Kushtetuese për ankesën e tillë do të veprojë nëse

janë shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike në mënyrë të rregullt, gjegjë-

sisht në procedurë të rregull gjyqësore, përkatësisht administrative. Nga

rregulli i këtillë parashihen përjashtime kur gjykata mund të vendosë

edhe para se të jenë shfrytëzuar mjetet në procedurë para organeve të

tjera. Ky do të ishte rasti nëse bëhet fjalë për shkelje nga “rëndësia e

përgjithshme”, nëse parashtruesit të padisë i kanoset rrezik t’i shkak-

tohet dëm i pakompensueshëm dhe në rast kur në procedurën e rregullt

janë paraparë mjete jo të përshtatshme juridike për mbrojtjen e të drejtës

së shkelur.12

Në procedurën para Gjykatës Administrative, gjykata në raste

konkrete dhe në bazë të kushteve të plotësuara konkrete mund të sjellë

edhe masë të përkohshme. Kundër masave të përkohshme mund të

protestojë. Masat e përkohshme kanë veprim të kufizuar deri 3 muaj.

Qëllimi i masave të përkohshme, ndërsa në rastet kur të njëjtat i miraton

Gjykata Kushtetuese, është që të pengohet dëmi i pakompensueshëm

gjegjësisht të pengohet veprimi i organeve me vendimet e të cilit

shkaktohet dënimi në “vlerave më të mëdha” gjegjësisht shkaktohet

prishje më serioze e marrëdhënieve në shtet.

Në bazë të theksuarës qartë rrjedh se Gjykata Federale Kushte-

tuese në Republikën Federale të Gjermanisë paraqet një gjykatë me

autoritet të madh. Paraqet gjykatë me kompetenca të rëndësishme për

dallim nga gjykatat tjera kushtetuese të më tepër vendeve të Evropës.

Ndikimi i saj në rendin juridik në veçanti vërehet përmes konceptit të

të drejtave themelore për të cilat konsiderohen se paraqesin jo vetëm të

drejta konkrete subjektive për titullarët e tyre, por të drejtat themelore

kualifikohen edhe vlerësohen si element mjaft të rëndësishëm objektiv

të gjithë rendit juridik të vendit. Në teorinë e gjyqësisë kushtetuese sot

konsiderohet se Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanisë ofron

mbrojtje më përkatëse dhe më institucionale-gjyqësore për të drejtat dhe

liritë e njeriut.

12 Përjashtimet e ngritjes së procedurës pranë Gjykatës kushtetuese për mbrojtjen e të

drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa para se të përfundojë paraprakisht procedura pranë

gjyqësisë së rregullt, në veçanti elaborohen në veprën e prof.dr. Dimitrije Kuliq, vepër

e cituar, f. 130 dhe 140-141, si dhe në veprën e Kristaq Traja, vepër e cituar, f. 204.

Page 15: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

393

Conclusion

In this text, as is the title of the topic itself, it is about the consti-

tutional comparative judiciary and protection of human rights and

freedoms, the Republic of Austria is presented as the first country in

Europe to present the constitutional court as a special institution outside

the other organs of the state, while the court in its competencies has the

protection of constitutionality and legality in the country. But the

constitutional judiciary in Austria also has its own history. This is in

fact the case with constitutional judgments in other countries.

With the fall of real socialism, the new stage of the development

of social relations begins in the Republic of Albania as well. In this

sense, a new stage of constitutional justice is also presented. Both in

other countries and in the Republic of Albania with the first legal acts

brought after 1990, the issue of the constitutional judiciary is also

regulated by the model of the constitutional judiciary of Austria and the

conceptual creator, the well-known lawyer Hans Kelzen. In this sense,

in 1991, a constitutional law was passed in the Republic of Albania.

The constitutional judicial protection of human rights and fre-

edoms is particularly regulated in the Republic of Germany. It is about

a complete, more appropriate, and complete protection. The novelties

for constitutional-judgements protection are contained in the constitu-

tion of this country brought in the distant 1949. According to the

Constitution, the Law on the 1951 Constitutional Federal Court was

also introduced, which several times and in concrete parts has been

supplemented and amended. With the Constitution's novel in Germany,

a special body for the protection of constitutionality and legality is

formed, while it is the constitutional federal court.

It may be noted that in constitutional judiciary theory today it is

considered that constitutional courts provide more appropriate and

institutional-judicial protection for human rights and freedoms.

Bibliography

1.Omari, Luan: "State of Law" (Правна држава), Tirana, 2002.

2.Omar, Luan i Anastasi, Aurela: "Constitutional Law" (Уставно

право), Tirana, 2008.

3.Traja, Kristaq: "Constitutional Justice" (Уставно судство),

Tirana, 2000.

Page 16: Shpendim Maksuti, PhD - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-23.pdf · dhe i artikuluar në bazë të ndikimit të autorit në veprën “teoria e pastër e të drejtës”.5

C E N T R U M 9

394

4.Sokol S. "About Concept and Types of Assembly Govern-

ment", Xbornik Pravnog Fakulte u Zagrebu, 1976/3.

5.Sokol Smiljko, Smerdel Branko, "Organization of Power -

Political Ideas, Constitutional Models, Reality", Zagreb, 1988

6.Sokol. S. "The Constitutional Characteristics of the Contempo-

rary French Political System", Political Thought, Zagreb, No.4 / 1971.

7.Sruk, Josip "Constitutional Order of SFRJ", Zagreb, 1982.

8.Shkaric, Svetomir: "Macedonia on all continents (peace-

democracy-geopolitics)", Skopje, 2000.

9.Shkaric, Svetomir: "Comparative and Macedonian Constitu-

tional Law", Skopje, 2004.

10.Shkaric, Svetomir: "Constitutional Law", "Matica", Skopje, 2006.

11.Shkaric, Svetomir r: "Constitutional Law", Skopje, 2015

12.Siljanovska-Davkova, Gordana and Vladimir Mitkov. "Local

Self-Government", MAGOR, Skopje, 2004.

13.Maksuti Shpendim Doctoral Thesis, 2017

Legislation and international acts

1.The constitution of the Republic of Austria year 1920

2.The constitution of the Republic of Albania year 1998

3..Federal constitution of Germany year 1949

4.The law on the constitutional court year 1951, Germany

5.Constitutional law from the year 1992, Albania