SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

22
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2007/ 2008 Semestri II Lënda Bazat e Shkencave Politike Tema Pikpamjet e Aristotelit mbi Shtetin PUNIM SEMINARIK Përzgjodhi Studenti Prof i Lëndës Bahri Gashi Dr.Eqrem Zenelaj [email protected] Mr.Ass Dritëro Arifi Nr.ID 50 - 10009

Transcript of SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Page 1: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2007/ 2008Semestri II

LëndaBazat e Shkencave Politike

Tema

Pikpamjet e Aristotelit mbi Shtetin

PUNIM SEMINARIK

Përzgjodhi Studenti Prof i Lëndës Bahri Gashi Dr.Eqrem Zenelaj [email protected] Mr.Ass Dritëro Arifi Nr.ID 50 - 10009

Prishtinë

Qershor,2008

Page 2: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Përmbajtja:

Hyrje…………………………………………………………………………………..3

Bashkësia shoqërore dhe mendimi politik (shteti dhe bashkësitë e tjera)……………………………………......4 Marrëveshja shoqërore………………………………………………………

5 Shtetësia dhe Udhëheqja, legjislacionet legjitime dhe jo

legjitime……………………………………………………………………………..8

Ligjet e drejta dhe objektive……………………………………………..9 Format e legjislacionit sipas Aristotelit……………………………10 Variacionet e Demokracisë dhe Oligarkisë………………………10 Politeia,forma e përgjithshme e qeverisjes…………………….12 Konkluzioni………………………………………………………………………

.14 Burimet e

literaturës………………………………………………………..15

Page 3: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Hyrje

“Për të qenë ekspert-priatar në çdo fushë të shkencës, është arrtije që kemi dëgjuar vetëm për Aristotelin dhe kjo dukuri nuk do të përsëritet më asnjëherë”1

Nocioni "ide politike", në përdorimin e sotshëm gjuhësor, për nga kuptimi ka domethënie të ngjashme me "mendim shtetëror" apo "mendim mbi shtetin". Një sqarim i tillë, i cili nuk bën dallimin mes "poltikës" dhe "shtetërores" nuk do të mjaftonte për antikën. Në antikë nuk ka qenë i njohur as nocioni abstrakt "shtet", e as përmbajtja e tij, për kohën tonë terma aq të shpeshpërdorura. Koncepti i "shtetit", në periudhën antike është kuptuar në një masë shumë më të madhe si shoqëri personale.2 Natyrisht se teoritë antike mbi lindjen e shteteve, gjithnjë e ngritnin lartë dobinë, si njërën nga shkaqet apo si të vetmin shkak të bashkimit ekzistent në shtet. Aristoteli, veprën e tij Politika e nisi me konstatimin: "Siq po shohim çdo shtet është njëkohësisht shoqëri, dhe çdo shoqëri është formuar për realizimin e qëllimeve të mira". Mendimi politik mbi shtetin në antikë merrej në rend të parë me rregullat e bashkëjetesës brenda bashkësisë shtetërore dhe për dallim nga koha e sotme, në këtë kohë kishte të bënte më shumë me drejtësinë, moralin dhe fenë sesa me "politikën", qeverinë dhe me ushtrimin e detyrave. Rregullat dilnin nga kushtetutat e pashkruara, derisa mendimi natyror mbi to asnjëherë nuk paraqiste një analizë të thjeshtë të rrethanave politike dhe shoqërore; as hulumtimet speciale nuk ofruan ndonjë "shkencë të vërtetë". Veçanërisht bëhej fjalë për një kritikë ndaj rrethanave ekzistuese, gjë e cila brenda shoqërisë personale shtetërore llogaritej si kritikë ndaj sjelljeve të pjestarëve të saj. Qëllimi kryesor ishte reformimi i rrethanave, e një gjë e tillë, në antikë nënkuptonte përmirësimin e moralit të pjesëtarëve.3

Mbi këtë bazë konceptesh e teorishë rreth pikpamjeve të Aristotelit mbi shtetin do të analizohen pikërisht në saje të orvatjeve të tij titanike për të arritur aspektet bazë të vënjës së elementeve të shtetit të konceptuar sipas Aristoteilit. Natyrisht se materia konsiderohet mjaftë komplekse në tematikë për tu shtjelluar në parametrat shkencor për shkak të një numri të vogël tekstesh në gjuhës shqipe, megjithatë si të tilla këto koncepte – pikpamje

1 Majkël Hart “100 njerëz më me ndikim në histori”, thënje e përzgjedhur, paragrafi i parë faqe 622 Botëkuptimi antik mbi shtetin Aristotelit (IMG:http://www.politika.lv/pics/Aristotelis255x203.jpg)Parë për herë të fundit më 18.05.2008 ora 22.003 Po aty, http://www.politika.lv/pics/Aristotelis255x203.jpg

3

Page 4: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

të Aristotelit mbi shtetin do të përpiqemi ti shtjellojmë dhe analizojmë sipas përmbajtjes së përzgjedhur me rastin e këtij punimi seminarik.

Bashkësia shoqërore dhe mendimi politik(shteti dhe bashkësitë e tjera)

Aristoteli e ka cilësuar filozofinë politike si disiplinë të pavarur. Ndikimi i tij vërehet edhe në ditët e sotme. Shumë nga konceptet e Aristotelit janë kthyer në përdorim edhe në kohën e re. Megjithatë nuk duhet harruar, se filozofia politike e kohës së re ka përjetuar një transformim vendimtar. Me këtë ka ndryshuar edhe rëndësia e politikës.4 Për Aristotelin, njeriu, nga natyra është qenie e gjallë politike; sepse vepra më e mirë e veprimit të njeriut është Polisi, shteti. Qenien e njeriut, Aristoteli e lexon në veprën e përkryer të ndikimit njerëzor. Kjo vepër është qëllimi përfundimtar i synimit njerëzor, synim ky, për vullnetin e të cilit edhe ekziston. Aristoteli e përcakton veprimin njerëzor nga fundi i tij. Ai nuk pyet: Çfarë don të arrijë njeriu? Ku qëndrojnë kufijtë e kapacitetit të tij të arritjes? Pyetja e tij është: Cila vepër i është paradhënë njeriut nga fuqia e natyrës së tij? Cilat kushte nxisin apo pengojnë arritjen e këtij qëllimi përfundimtar? Aristoteli niset pra nga vepra e veprimi i paradhënë si qëllim të fundit të angazhimit njerëzor. Nga kjo ai determinon kapacitetin e njeriut, i cili është i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. 5

Aristoteli është sistematizuesi dhe klasifikuesi i parë më i madhë i shkencave.Ai nadu shkencat në diciplinën teorike, praktike dhe prodhuese. Në filozofinë e mendimit praktik, veçoi për herë të parë si shkencë më vete edhe shkencën politike të cilën e quajti si “shkencë mbretërore”.Sipas tij filozofia praktike, krahas etikës si shkencë që studion sjelljen e individit dhe ekonomisë (oikos) si shkencë që studion sjelljen e njeriut në bashkësinë familjare, përfshinë edhe politikën (episteme politike) si shkenca që studion sjelljen e njeriut në shtet (polis).6

Pikënisjen e determinimit të shtetit e përbën pra përcaktimi i qenies së njeriut, derisa në qendër të vëmendjes qëndron vetëruajtja. Varësisht nga ajo se a konsiderohet njeriu në mënyrë pesimiste si agresiv apo në mënyrë optimiste si qenie e shoqërueshme, bie edhe koncepti i shtetit. Për çdo rast, shteti duhet t`i përmbush marrëveshjet e arritura më parë, edhe nëse për këtë është e nevojshme dhuna fizike. Antropologjia pesimiste niset nga një shtet i tillë, i cili është i pajisur me pushtet të plotë. Antropologjia optimiste në anën tjetër bazohet në besimin e qytetarëve në shtetin e tyre, i cili i qeverisë në mënyrë të drejtë, kështu që konsiderohet i nevojshëm vetëm një minimum i shtetit.7 Në kuadër të bashkësisë shoqëruese dhe të mendimit politik mbi shtetin Aristoteli në librin e tij Politea paraqet edhe tezat etj shkencore e praktike se: Njeriu është qenie politike, shteti është bashkësi e përkryer, kurse shteti natyror si dhe shteti për nga natyra

4 http://njefjalere.com/news/article.php?storyid=4. Parë për herë të fundit më 14.05.2008, ora 21.45 5 http://www.ex.agimi.com, tema: filozofia politike si disiplinë të pavarur. Parë për herë të fundit më 15.05.2008, ora 17:306 Hysamedin Feraj. Shkencat Politike, një histori e shkurtër, paragrafi i parë, faqe 117 Po aty, http://www.ex.agimi.com

Page 5: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

është shumë më i vjetër se sa familja (bashkësia) dhe individët. Natryrisht për Aristorielin dhe teorinë e tij shkencore familja është një qelizë e vogël dhe e parë e shtetit.8

Filozofia politike e subjektivitetit niset nga përcaktimi i qenies së njeriut, nga antropologjia politike. Me të arsyetohet domosdoshmëria e shtetit si garancë e sigurisë së vetëruajtjes, garancë të bashkëjetesës në paqë të njerëzve, derisa shkalla e paisjes së shtetit me pushtet varet drejtpërdrejtë nga supozimi bazë antropologjik. Derisa Aristoteli e konsideronte jetën e mirë të njerëzve si qëllim të shtetit, qëllimi i bashkëjetesës së njerëzve të organizuar në formë shtetëror është sigurimi i vetëruajtjes individuale, sigurimi i paqes. Ky sigurim i paqes paraqet arsyen fundamentale legjitimuese të shtetit në kohën e re: së pari sigurimi i paqes në mbrendi, derisa sigurimi i paqes jashtë tij bën pjesë vetëm në mënyrë të kushtëzueshme në kompetencat e shteteve veç e veç.9

Marrëveshja shoqërore

Koncepti mbi marrëveshjen shoqërore si i tillë akceptohet në mënyrë mjaftë koherente.10 Mirëpo, si arrihet kalimi nga gjendja natyrore në gjendjen shtetërore? Përgjigja e filozofisë politike të kohës së re është: përmes lidhjes së marrëveshjes. Në këtë marrëveshje kufizohet liria e pakufizuar e vetëruajtjes së individit dhe atë atë mënyrë, sipas së cilës liria individuale e të gjithëve mund të ruhet së bashku. Secili heq dorë nga e drejta e tij e pakufizueshme, pranon kufizimet dhe fiton në këtë mënyrë sigurinë dhe paqen e bashkëjetesës. Çdo njeri ka një të drejtë natyrore të vetëruajtjes. Atij nuk mund t`i mirret kjo e drejtë; sepse kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e ekzistencës. Kjo e drejtë ndërsa mund të kufizohet, në mënyrë që të ekzistojnë të drejtat e patjetërsueshme të të gjithë njerëzve. Këto kufizime kodifikohen në ligje. Nga natyra ekziston një e drejtë e patjetërsueshme e njerëzve, mirëpo nuk ekziston ligj natyror; sepse ligji, kufizimi i lirisë, bazohet në pëlqimin e lirë dhe të njejtë, shkurt - në marrëveshje.11

Çdo shtet është një bashkim dhe çdo bashkim që formohet ka qëllime të ndryshme.Të gjithë përpiqen të arrijnë të mirën e përgjithshme. Kur bëhet e qartë se të gjitha bashkimet kanë diçka të mirë si qëllim, përpiqen të arrijnë akoma më lart, në më të mirën e të gjtha të mirave. Ky quhet shtet, ose bashkim politik.12 Kështu e filloi Aristoteli

8 Eqrem Zenelaj / Dritëro Arifi – Bazat e Shkencave Politike.Tema: Filozofia Politike dhe pikpamjet e Aristoteit mbi Politikën ( Aristoteli 384 – 322.p.er.re).Ligjerata të autorizuara .Semestri II –të FMN- UMI

49 Po aty, http://www.ex.agimi.com10 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, A-M,Rilindja, faqe 839 - termi, koherent, sipas kuptimit që i ka të bashkuara fort a të lidhura ngusht elemnetet përbërëse: I konceptuar sipas parimit të Aristortelit, kur një pjesë e trupit është e sëmuer, i tërë trupi konsiderohet si i tillë. Parimi i funksionalitetit.11 Po aty.http://www.ex.agimi.com, tema: filozofia politike si disiplinë të pavarur. Parë për herë të fundit më 15.05.2008, ora 17:3012 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, tema: Aristoteli – idealet politike dhe mundësitë sociale, paragrafi i fundit faqe 37.

5

Page 6: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

veprën e tij mbi shtetin. Natyrisht se basahkimi në vete përbënë edhe disa faza brenda llojit të vet si psh: nga burri dhe gruaja, që natyrshëm duke u bashkuar bëjnë të munduar riprodhimin njerëzorë. Pastaj vijnë bashkimet e atyre, që, me intelegjencën e tyre, në mënyrë të natyrshme, janë drejtues dhe ata që me forcën e tyre, pa pasur të njëjtën intelegjencë, po aq natyrshëm, duhet të drejtohen.Ky është një bashkim që shërben për tu kujdesur për të dy palët. Aristoteli thotë se disa njerëz (grekët), kanë aftësi të plota të arsyes.

Të tjerët (barbarët), mundë të kuptojnë mjaftë nga mendimet e njerëzve të tjerë, por nuk kanë aftësi që të mendojnë në mënyrë të pavarur, natyra e tyre është natyrë skllavërie. Këta të fundit qëndrojnë mbi kafshët, por, megjithatë, nën njerëzit që kanë aftësi të plota të arsyes dhe nga natyra janë të lirë.13

Shteti ose Polisi, qytet - shteti, është bashkimi më i madhë. Pa dyshim ai është i rëndësishëm për vet faktin se krijohet nga një bashkësi e njerzëve të lirë.

Ai mendonte se çdo teori praktike e shtetit duhet të marrë parasysh “llojin e qeverisjes që përshtatet për shtete të veçantë se më e mira shpesh është e paarritshme”, dhe se ligjvënësi duhet të njohë se cila është relativisht më e mira për rrethanat, si është formuar një shtet në rrethana të caktuara dhe se si mund të ruhet më gjatë. Aristoteli gjithashtu besonte në pabarzinë e qytetarisë. Ai mendonte se kualifikimi bazë për qytetarinë ishin aftësitë e personit për të marrë pjesë në qeverisje ose për të qenë i qeverisur. Qeverisja e mirë dhe revolucioni – Aristoteli theksonte se shteti ekziston për të plotësuar qëllimet morale dhe intelektuale të njeriut. Shteti ekziston për të arritur një jetë të mirë dhe jo për hirë të jetës. Konkluzioni ynë është se shoqëria politike ekziston për hirë të veprimeve fisnike dhe jo thjesht shoqërisë. Më tej ai thoshte se nëse një shtet sjell jetë të mirë ose jo, kjo vart nga sjellja e drejtuesve. Çfarëdo forme që të ketë një qeveri, ajo duhet të mbështetet në disa koncepte të drejtësisë dhe barazisë.14 Aristoteli thotë se shteti është një krijim nga natyra dhe se njeiru është nga natyra kafshë politike. Aq ngushtë e lidhi ai njeriun dhe shtetin saqë nxorri përfundimin se “ai që nuk është në gjendje të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë sepse është i mjaftueshëm për vete, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi”. Shteti lindi në radhë të parë për të ruajtur jetën e familjeve dhe të fshatrave, të cilët nuk janë të vetë - majftueshëm për një kohë të gjatë. Përtej këtij qëllimi ekonomik, funksioni i shtetit është që të sigurojë të mirën e njeriut në shkallën më të lartë, d.m.th. jetën e tij morale dhe intelektuale. 15

Tipet e shtetit - Aristoteli pranonte se sipas rrethanave të caktuara, një bashkësi shoqërore mund të organizaohet në të paktën tre lloje të ndryshme të qeverisjes. Një qeveri mund të ketë si sundimtarë të saj: një, disa ose shumë. Kur një qeveri funksionon drejt, ajo qeveri për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve. Një qeveri është e shtrembër, kur sunduesit e saj qeverie për fitimet ose ineteresat e tyre private. Format e vërteta të çdo tipi qeverisjeje janë: monarkia (një), aristokracia (disa) dhe politi (shumë). Format e shtrembëra janë tirania (një), oligarkia (disa) dhe demokracia (shumë).

13 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, nëntema: Aristoteli – Bashkësia shoqërore dhe mendimi politik (shteti dhe bashkësitë e tjera) paragrafi i parë faqe 3814 http://www.politika.lv/pics/Aristotelis255x203.jpg15 Po aty

Page 7: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Preferenca e tij ishte aristokracia. Në aristokraci kemi sundimin e një grupi njerëzish ku shkalla e epërsisë së tyre që ata kanë i bënë të përgjegjshëm dhe që të jenë në gjendje të komandojnë.16

Shtetësia dhe UdhëheqjaLegjislacionet legjitime dhe jo legjitime

Kur duam të kuptojmë natyrën dhe karakteristikat e legjislacioneve, thotë Aristoteli, duhet ta kuptojmë shtetin, (polisin). Mirëpo, për ta kuptuar shtetin, që është një madhësi e përbërë, duhet të kuptojmë pjesët nga të cilat është ndërtuar ai, domethën shtetasit. Aristoteli e përkufizon, në fillim, shtetasin, në kuptimin e ngushtë, si një njeri që efetshëm merr pjesë në ushtrimin e drejtësisë dhe të drejtimit të shtetit.17

Pasi shqurton se çfarë sjell ky përkufizim, që i përshtatet një forme qeverisje demokratike nën oligarki, ai nxjerr një përkufizim të ri të “shtetasit”: “ai që ushtron të drejtën për të marrë në një kuvend debatesh, ose në një gjykatë, arrin statusin e qytetarit të shtetit të vet”. Në linjë me këtë përkufizim, ai e kufizon konceptin” shtet”: shteti është thjesht një grumbull njerëzish të tillë, të majftueshëm për të bërë një jetë, së cilës ia dalin mbanë vetë, pavarësisht nga të tjerët.18

Më këtë, Aristoteli ka një bazë për të përkufizuar konceptim “legjislasion” dhe për ti klasifikuar legjislacionet. Ai e përkufizon më tej” legjislacionin si “organizimin e një shteti brenda detyrave të tij të përgjithshme, por veçanarisht për detyrën e veçantë eprore në të gjitha çështjet”. Në vrojtimet më tutje që i bënë klasifikimit të legjislacionit, natyrshëm kthehet te problemi i qëllimit të shtetit dhe motivit që ka individi për të hyrë në këtë bashkësi. A pohon se njerëzit kan një impuls të natyrshëm në këtë drejtim, pavarësisht nga nevoja për ndihmë të ndërsjellë. Njëkohësisht njerëzit tërhiqen nga një interes i përbashkët, sa më shumë të futen në jetën e mirë (nëpërmjet bashkieve politike).19

Ndarja që u bëri Aristoteli legjislacioneve, në të drejta dhe të gabuara, legjitime dhe jo legjitime, i përgjigjet ndarjes së Platonit, me një ndryshim se Platoni ka “qeverisjen me ligje”, si kriter për legjislacionin e drejtë. Në këndëvështrimin tjetër, Aristoteli ndjek përsëri Platonin, kur i klasifikon legjislacionet sipas numërit të antarëve në organin e lartë të shtetit.Ndarja është: një, disa, shumë dhe jo një, disa, të gjithë. Kjo është ndarje e natyrshme, përderisa skllevërit nuk kishin të drejtë shtetësie. Gjithësej kemi në këtë mënyrë, gjashtë lloje legjislacionesh: tri prej tyre, llojin e drejtë ose legjitim i quajmë monarki (mbretëri), aristokraci dhe politeia; kurse tri të tjera të gabuara, jo legjitime, i quante tiraninë oligarkinë dhe demokracinë. Forma të tilla perverse janë despotike (që do të thotë me një person si sundimtar, ose “despot”, që sundon mbi skllevërit); ndërsa shteti (polisi) është bashkim i lirë

16 Po aty

717 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, nëntema: shtetësia dhe udhëheqja, legjislacionet legjitime dhe jo legjitime, paragrafi i parë faqe 4018 Po aty19 Po aty

Page 8: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

njerëzish. Qëllimi i legjislacionit nuk mundë t’u shërbej interesave të ngushta të qeveritarëve, andaj me të drejtë Aristoteli konfiguron llojin e drejtë dhe legjitim të legjislacionit për shtetin (polisin).20

Ligjet e drejta dhe objektive

Megjithëse të gjithë banorët e një shteti e pranojnë se qeverisja është legjitime vetëm kur qeveritarët kanë parasysh të mirën e të qeverisurve dhe të mirën e përgjithshme, mind të mos jenë në një mendje për faktin se cili legjislacion është i drejt dhe objektiv.Zëdhënës të oligarkisë dhe të demokracisë, e quajnë drejtësinë si parim për formën e tyre të qeverisjes, thotë Aistoteli. Të dy palët kujdesën vetëm për njërën anë të drejtësisë, duke ekuptuar drejtësinë si barazi përpjestimore: Të marrësh, në raport me taë që jep ose kontribuon. Megjithatë, të dy palët gabojnë, duke ngjitur vetëm një anë të drejtësisë.Zëdhënësit e demokracisë thonë se të gjithë ata që nuk kan ndonjë detyrim, duhet të kenë të njëjtin ndikim, kurse të oligarkisë, konsiderojnë se qeverisja e të pasurve ngërthen ndikimn e shtetasve që duhet të jet në raport me kontrinutin etyre financiar në arkën e shtetit. Ajo që nuk kan parasysh të dy palët, është objektivi i shtetit.21

Duke dashur të jep spjegime lidhur me legjislacionin e drejtë, me të drejtë Aristoteli konsideron se legjislacioni, rrespektivisht ligji duhet të funksionjë i njëjtë për të gjithë, dhe jo i pjeshsëm, kur pushtetrarët në emër të tij do të mund të përfitonin, ose duke iu shmangur dispoziatve ligjore do të prejudikonin interesat e tyre kundrejt vullnetit të qyterarëve të shtetit, ose ata do të mundë lehtësisht të abuzonin me legjislacionin. Andaj përveq që legjislacioni duhet të jet i drejtë dhe objektiv në përputhshmëri me standardet e kohës dhe të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve (shtetasit), ai duhet të jet edhe i zbatueshëm në vend dhe kohë të caktuar. Kjo do të thotë se sistemi i legjislacionit duhet të jetë i harmonizuar me interesat, të drejtat dhe obligimet relae të qytetarit – shtetasit, në raport me vet polisin – shtetin, sepse në të kundërtën e këtyre veprimeve do të ketë shthurje midis legjislacionit objektiv (rela) dhe jobjektiv (joreal), çoftë për nga cilësia, zbatueshmëria, qëndrueshmëria dhe funksionaliteti si parim thelbësor i Aristotelit. Në kuadër të këtyre analizave mund të shprehim edhe mendimin që ligjet e mira duhet të jenë autoriteti më i lartë në shtet, me përjashtim të çështjeve ku ligji nuk mund të ushtrohet, për shkak se është e pamundur të parashikohen të gjitha rastet. Mirëpo, edhe këtu shtrohet pyetja se si mund të krijohen ligje të mira?. Që legjislacioni të jetë i mirë, është një kusht i domosdoshëm, thotë Aristoteli. Duhet vepruar në mënyrë të tillë, që asnjë person - indivit – shtetas, pao kalsë të mos ketë pushtet të tillë kushtetues, që ta vërë legjislacionin në shërbim të interasave të pjesshme, në vend të interesave të përgjithshme.22

20 Po aty Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, paragrafi i dytë, tretë dhe katërt, faqe 41

821 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, Aristoteli – idealet politike dhe mundësitë sociale. Legjislacioni i drejtë dhe objektiv, paragrafi i parë faqe 42

22 Po aty, pargrafi i fundit, faqe 44

Page 9: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Format e legjislacionit sipas Aristotelit

Natyrshëm dhe me të drejtë Aristoteli i ndanë edhe format e legjislacionit. Ai po ashtu jep shpjegimet e nevojshme dhe të hollësishme mbi format e funksionimit të legjislacionit si bazë fundamentale e krijimit dhe ndërtimit të kapacipeteve të shtetit dhe shoqërisë. Problemi se cila formë e qeverisjes, është më e mirë është saktësuar në tri drejtime si:

Çfarë forme e qeverisjes është e mirë, në kushte të përkryera? Çfarë forme e qeverisjes është e mirë, në kushte jo të përkryera? Cili legjislacion konsiderohet më i mirë, në shumicën e rasteve?23

Përveç këtyre formave, Aristoteli analizon edhe një formë të katërt, si tiparet karakteristike të legjislacionit që nuk është më i miri në kushte jo të përkryera, veqanarisht sa i përket origjinës dhe kushteve pë stabilitet. Saktësimet (përkufizimet) e tij janë të vlefshme edhe për vlerësimet kushtetuese të ditëve tona.24 Kemi arsye të plotë të mendojmë se problemi i formës së përkryee të qeverisjes zë vend të rëndësishëm tek Aristoteli. Disa vrojtime të tj mbi monarkinë dhe aristokracinë mund të iterpretohen në formën që, në kushte të përktryera, ku të gjithë shtetasit janë kompetentë dhe të drejtë, rrespektivisht qeverisja mund të bëhet me radhë (rotacion). Në programin e tij, Aristoteli bën një përshkrim dhe analizë të varianteve të ndryshme të dy formave të ndryshme të demokracisë dhe oligarkisë. Disa fjalë (mendime) thyhen edhe për variantin e tiranisë. Në këtë kontekst marrëdhëniesh kërkohet të jepen mendime se cili legjislacion, nga më të përkyerit, është më i pranueshëm dhe më i vlefshëm, përgjithësisht, ai atë lloj shteti ku qendra e sundimit gjindet në një klasë të mesme, të madhe që i jep emrin “politea”, ku karakteri i përgjithshëm i legjislacionit bashkohet me strukturën social - ekonomike.25

Variacionet e Demokracisë dhe Oligarkisë

Në përshkrimet e më hershme që iu bën varianteve të ndryshme të demokracisë dhe oligarkisë, Arstoteli përdori dy parime klasifikimi: një parim politico- strategjik, për vendin që zë autoriteti më i lartë dhe një parim social – ekonomik për bazën e të ardhurave.Në këtë kontekst do ti përmbahemi formës së fundit të ndarjes, njëkohësiht do të përqendrohemi mbi dy variantet e demokrasicë.26

923 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, Aristoteli – idealet politike dhe mundësitë sociale. Format e legjislacionit ( programi i shkencave politike), paragrafi i parë faqe 4524 Po aty, pargrafi i dytë, faqe 4525 Po aty26 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, Aristoteli – idealet politike dhe mundësitë sociale. Variantet e denikracisë dhe oligarkisë, paragrafi i parë, faqe 46

Page 10: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Sipas mendimit të Aristotelit disa demokracië e kanë bazë te kategoria e fshatrësisë së vogël. Fshatarët e vogël janë në gjendje të jetojnë nga puna e tyre, por kanë shumë pak kohë lirë. Për këtë arsye, ata e konsiderojnë ligjin si autoritetin më të lartë dhe i kofizojnë në minimum mbledhjet e kuvendeve dhe pjesmarrjet e tjera politike. Të pasurit mbajnë funksionet e larta kërkuese. Në këtë lloj demokracie ka drejtpeshim. Barazia zyrtare nuk të qon në diktaturën e të varfërve mbi të pasurit, njëkohësisht që të pasurit të mbajnë frerët. Ka barazi politike midis klasave dhe si rrejedhim barazi midis individëve.27

Demokraci të tjera, të më vonshme bazohen mbi njerëz të varfër që banojnë në qytete dhe jetojnë në një shtet, që ka mundësi ti paguaj për të marr pjesë në kuvende dhe gjykata. Masat e popullit, të varfrit, në një shtet të tillë, kanë më shumë kohë të lirë, që duhet ti mbrojnë detyrimet e tyre private dhe duan të përdorin më shumë kohë për mbjedhjet e tyre. Në këtë rast, demagogët luajnë një rol qendror. Ata i mbushin medjen popullit që të marr vendime konkrete, mbi ligjin, me anën e dekreteve. Ata thonë se populli duhet të jetë sovran. Mirëpo, në të vërtetë, janë ata dmegogët sovrani i vërtetë, e jo populli.28

Aristoteli na sqaron tri metoda për ti akceptuar piparet e tilla, karakteristike të demokracisë dhe oligrakisë. E para, në fusha të njëjta mund të përdoren rregulla të si nga demokracia, poashtu dhe nga oligarkia.Në të njëjtën kohë, për shembull, mund të gjobiten të pasurit që nuk shkojnë, kur thirren në gjykatë dhe të shpërblehen të varfërit që shkojë atje. E dyta mund të gjindet një pikë e mesme, një kërkesë demokratike dhe një kërkesë oligarkike.Aty ku ologarkia vendos kërkesa të larta, lidhur me pronën, për pjesësmarrje ose zgjedhje dhe kur varianti i demokracisë ka ndonjë kërkesë të tillë, mund të gjindet një kërkesë e moderuar. E treta mund të merren elemente të rregullave nga të dy anët.29

Shembulli në vijim argumenton në mënyrë lucide, të shkëlqyeshme variacionin në mes të kontunitetit të emërimit të postit- pozitës sipas konceptit të demokracisë dhe oligarkisë. Sipas Aristotelit kur emërohet një gykatës, për shembull, nga oligrkia mund të merret rregulla që funksionarët e lartë caktohen nëpërmjet zgjedhjeve, ndërsa nga demokarcia mund të merret rregulla që nuk kërkohet pronë. Një përzierje e mire bënë, thotë aristoteli që legjislacioni në dy konceptet si demokracia dhe oligarkia të përshkruhen si për njërin ashtu edhe për tjetrin koncept.30

1027 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, Aristoteli – idealet politike dhe mundësitë sociale. Variantet e denikracisë dhe oligarkisë, paragrafi vijues, faqe 4628 Po aty , vazhdim , faqe 4829 Po aty , vazhdim i argumentimit30 Po aty , përfundim i argumentimit

11

Page 11: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Është mjaftë karakteristike për shtetin – polisin që elemnetet e përziera merren esencialisht vetëm nga variacionet e demokracisë dhe të oligarkisë.

Politeia, forma e përgjithshme e qeverisjes

Duke patur parasysh rëndësinë politike të qeverisurit dhe akceptimin e mënyrës inctitucionale dhe funksionale sipas parimit, formën e përgjithshme të qeverisjes, Aristoteli e trajton Politeia në dy shkallë. Në parim, fillimisht përshkruan anën institucionale të asaj forme dhe këtë e bënë duke kaluar nëpër legjislacionet e ndryshme të kohës. Aristoteli tregon se si mund të akceptohen elemnetet e demokratike dhe oligarkike në funksion të të qeverisurit, natyrisht duke u mbajtur pas këtyre elementeve që mund të hynë në përkufizim të një legjislacioni.31

Në vijim mund të theksojmë se si i përshkruan, analizon dhe argumenton shtetin që ka shtersën e mesme si pikë rëndese - orientues politike, duke u nisur nga pytja: Cili leghislacion, nga më i përkryeri, do të ishte më i pranushëm dhe më i dëshirueshëm për të gjithë. Nuk ka ndonjë lidhje horizontale apo vertikale të menjëhershme të të dy formave të politeias. Përshkrimi që i bënë Aristoteli demikracisë së moderuar, të bazuar te fshatarët e vegjël, e kërkon që një shtet të jetë për të gjithë, megjithëse flitet më shumë për një ndërthurje të mirë e të qëndrueshme.32

Në parim duke vazhduar së argumentuari konceptet rreth mënyrës së funksionalitetit të formës së përgjithshme të qeverisjes, ne duhet të vlerësojmë se cili në fakt konsiderohet legjislacioni më i mirë shtetrorë dhe që ndrimi më i mirë i argumentuar për shumicën e shteteve dhe të njerëzve. Lidhur me këtë konstalacion veprimesh nuk do të përdorim një kualifikim të lartë standardesh, që konsiderohet jashtë optikës së njerëzve të zakonshëm, ose një standard shkollimi, që kërkon aftësi dhe paisje jo të zakonshme, ose një standart për legjislacione të përkryera ekujvalente me idetë e Arisotelit. Ne do të duhet sqarur një lloj standarti , kushtimisht një lloj jete që shumiva e njerëve janë në gjendje ta bëjnë dhe me atë lloj legjislacioni shtetror nga i cili mund të përfitojnë shumica e shtetve.33

Aristoteli niset nga parimi i etikës nikomakike34, që do të thotë se e mira ose virtyti qëndron në mes të dy pikave të sksjashme. Ky parim konfigurohet, rrespektivisht vlen, në rradhë të parë për individët. Mirëpo, ai argumenton se kjo vlenë edhe për shoqërinë në tërësi. Në të gjitha shtetet ka tri klasa, gjegjësiht tre kategori shoqërore; të pasurit, të varfërit dhe të mesmit.Konsiderohet si bekim i madhë për një shtet, nëqoftëse ka një kategori të mesme të madhe shoqërore, dhe qeveria të vendos rëndesën – pozicionimin në këtë kategori. E para, sepse njerëzit e klasës së mesme janë të prirur për të ndjekur veprimet e arsyes, kurse të pasurit dhe të fortit janë të prirur për të përdorur dhunë dhe kundërvajtje serioze. Gjithashtu, shtetasit e klasës së mesme janë në gjendje të qeverisen

31 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, kapitulli III, Aristoteli – idealet politike dhe mundësitë sociale. Forma e përgjithshme e qeverisjes / politea , paragrafi parë, faqe 732 Po aty , vazhdim i argumentimit33 Po aty , vazhdim i argumentimit, faqe 48-4934 Etika nikomakike dmth: mendim autorial; sipas parimit të skajshmërisë së dy pozicioneve të përbashkëta.

Page 12: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

dhe të qeverisin, gjë që është vendimtare për një bashkëveprim harmonik në shtet sipas parimit të skajshmërisë së dy pozicionve të përbashkëta.35

Në pytjen vijuese se cili legjislacion është i përshkatshëm, Aristoteli thotë: “ Ajo pjesë e një shteti që dëshiron legjislacin, duhet të jetë më e fortë se pjesa tjetër, që nuk e dëshiron”. Problemi kryesor i Aristotelit është se si mund të arrihet një shtet i qëndrueshëm. Përgjigjja e tij e përgjithshme është që “sasia” dhe “cilësia”duhet të sillen në drejtëpeshim të ekujlibruar.Gjithashtu argumenton se aty ku numëri i të varfërve më se i mjaftueshëm për të balancuar cilësinë e madhe të anës tjetër, natyrisht se do të kemi një demokraci.Poashtu argumenton se aty ku numëri i të pasurve dhe ndjenja e epërsisë në cilësi është më e madhe se sa inferioriteti në sasi, do të kemi oligarki. Ndërsa aty ku numëri i klasësës së mesme balanson të dyja klasat e tjera, ose ku balanson vetëm një kalsë, do të kemi shtetin “politeia”.36

Në kuadër të argumentimit, Aristoteli në themel të legjislasionit mbi format e përgjithshme të qeverisjes sqaron se gjinden edhe dy forma- opcione “ pasioni për barazi”, si barazia numerike, që është parimi i demokratështu edhe “barazia e përpjestueshme” që është e oligarkëve. Gjithashtu për të njohur shkaqet dhe pasojat që çrregullojnë legjislacionet, duhet paraprakisht të njohim shkaqet dhe raportet që i ruajnë ato. Efektet e kundërta vijnë nga shkaqe të kundërta dhe prishja a ruajtja janë efekte të kundërta.37

Nga analiza e ndryshimeve në legjislasion dhe në akceptimin e formës së përgjithshme të qeverisjes me të drejtë Aristoteli del me disa përfundime.

Mosbesimi në sistemet që u dredhojnë njerëzve të vërtetën. Legjislacioni i përzier duhet të ketë parasysh kundërvajtjet, veqanarisht të

voglat. Syqeltësia ndaj rreziqeve të largëta, konkretisht konflikteve të vogla. Parimi i shtrirjes së drjetësisë për të gjithë ata shtetas që janë të lirë. Reciprociteti i funksionarëve me të gjithë, pavarësisht janë brenda apo

jashtë qeverisë. Dhe rregulla e artë siaps Aristotelit; Përfundimisht pushtetarët nuk duhet marrin përfitime nga puna që e bën38.

Politeia, forma e përgjithshme e qeverisjes si parim i funksionalitetit të tërësisë unike dhe institucionalizmit praktik, Aristoteli ka konkluduar me të drjetë se mbetet forma më dinjitoze e qeverisjes. Natyrisht se konkluzionet e nxjerura lidhur me këtë formë, mund të tejkalojnë konceptet e të menduarit tonë për kohën e tanishme, ose të duken koncepte dhe mendime jo reale, por gjithë argumentimet shkencore vërtetojnë domosdoshmërinë e ekujlibruar se Aristoteli, respektivisht teoritë e tij shkencore mbi format dhe modalitet që i bëri të njohura për shkencaën politike dhe shtetin, jo që ishin të njohura deri atëherë, por që idetë e tij gjeniale i dhanë botës së shkencës politike dhe fenomenologjisë mbi shtetin kuptimin më tradicional, përmbajtësor dhe argumentues.39

35 Po aty , vazhdim i argumentimit, paragrafi i parë faqe 49

12

36 Po aty , vazhdim i argumentimit, paragrafi i parë faqe 4937 Po aty, vazhdim i argumentimit38 Po aty, përfundim i argumentimit39 Mendim autorial.Tekst për të përforëcuar argumentimin mbi përfundimin e kësaj materie.

Page 13: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

Konkluzioni

Me rastin e kësaj materie përmbyllëse mund të themi se Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Është mendja sintetike më e rëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritike filozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e re origjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme të filozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta.40

Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori një formë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë një hap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë), përfundimet dhe argumentet.41

Në antikë nuk ka qenë i njohur as nocioni abstrakt "shtet", e as përmbajtja e tij, për kohën tonë terma aq të shpeshpërdorura. Koncepti i "shtetit", në periudhën antike është kuptuar në një masë shumë më të madhe si shoqëri personale: Shtetin e Athinës e përbënin "athinasit", shtetin romak "populli romak" (populus Romanus). Historiani athinas Thukydides, në vitin 413 p. e. s e shpalli vendasin e tij Nikias për sundues të trupave e Athinës: "Shteti përbëhet nga burrat e tij". Për Cicero-n, shteti ishte shteti (res publica = qështje publike) dhe "çështja e popullit" identike (De re publica 1, 39). Augustin-i ngushëlloi në vitin 410 p. e. s krishterët pasi Qyteti i Përhershëm ishte pushtuar nga zotët: Roma (dmth. shteti, e jo vetëm qyteti i Romës), çfarë tjetër është veçse se romakët?.42 Karakteri personal i shtetit ishte i varur nga ndarja e pushtetit dhe e kompetencave. Ai vlente për demokracinë athinase, njejtë si edhe për aristokracinë spartake dhe nuk ndryshoi zyrtarisht në Romë as me kalimin e republikës në kohën e mbretit. Për këtë arsye, në monarkitë tradicionale të botës greke, mbretërit asnjëherë nuk prezentoheshin me titullin mbret; Mbreti Filip i Maqedonisë quhej thjeshtë "Filipi, i biri i Amintasit". Vetëm sunduesit jogrekë prezentoheshin me titullin mbret dhe ranë në këtë mënyrë në sytë e grekëve, sepse tek ata, përveç sundimit të plotë, nuk ekzistonte një shoqëri e vërtetë shtetërore; mbretërit helenë, titullin mbret e morën vetëm pas ndikimit persik. 43

Megjithatë, përfundimisht duhet të konkludojmë rolin e pazavendësueshëm të Aristotelit si baba në shkencën politike, në dhënjen dhe ndarjen e ideve shkencore mbi elementet substanciale të krijimit të shtetit. Edhe pse në nocionet logjike të tij kishte përfshirë kategori të tilla, sipas tij nocionet si: substance, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, unifikimi etj, konkludojmë padyshim se janë komperacione

1340 Botëkuptimi antik mbi shtetin e Aristotelit (IMG:http://www.politika.lv/pics/Aristotelis255x203.jpg41 Po aty42http://njefjaleere.com/modules/news/article.php?storyid=443 http://www.politika.lv/pics/Aristotelis255x203.jpg

Page 14: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

gjithpërfshirëse të ndërlidhura me njeiun, natyrën e tij dhe karakterin logjik në inkorporimin e drejtpërdrejtë në sendërtimin e shtetit (polisit).44

Burimet e literaturës:

Hysamedin Feraj. Shkencat Politike( Një Hyrje) Tiranë 2007 Raino Malnes / Knut Midgaard, libri “Filozofia Politike”, botimi i dytë, shtëpia

botuese Rozafa, Prishtinë 2007 Majkël Hart “100 njerëz më me ndikim në histori”, Shkup 2000 Dr.Eqrem Zenelaj /Mr.Ass Dritëro Arifi, lënda: Bazat e Shkencave Politike.Tema:

Filozofia Politike dhe pikpamjet e Aristoteit mbi Politikën (Aristoteli 384 – 322.p.er.re).Ligjerata të autorizuara. Semestri II – të FMN dhe Diplomacisë

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, A-M, Rilindja, Redaksia e Botimeve Prishtinë 1981

Burime nga Interneti:

http://www.politika.lv/pics/Aristotelis255x203 http://www.ex.agimi.com

www.letersia.fajtori.com/Letersi/Antike_Greke/Aristoteli/index.php http://njefjale.com/modules/news/article.php?storyid=4

upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/...

Për mangësitë dhe gabimet, natyrisht mbetem unë përgjegjës.Bahri M.Gashi

44 Po aty

14

Page 15: SEMINAR - Pikpamjet e Aristotetlit mbi Shtetin

15