Rrapo Zguri Arben Çokaj - bmconline.info · shkrimi njëkolonësh. Ashtu siç ka, për shembull,...
Transcript of Rrapo Zguri Arben Çokaj - bmconline.info · shkrimi njëkolonësh. Ashtu siç ka, për shembull,...
Rrapo ZguriArben Çokaj
Manual për studentët e gazetarisë dhe të dizajnit
Parafjalë
Ky manual elektronik përbëhet nga dy pjesë:
1. Parimet e Dizajnimit, një trajtesë teorike mbi këto parime, mënyra më e mirë për faqosjen
e medias së shkruar, dhe shembuj ilustrues nga mediat lokale e botërore. - faqe 3 - 19
2. PageMaker 7 - sqarime mbi komandat dhe teknikat kryesore të faqosjes me këtë program. Si punohet me PageMaker dhe si mund të kryhet faqosja me të. - faqe 20 - 86
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
3
KAPITULLI I
PARIMET E DIZAJNIMIT TË NJË
PUBLIKIMI
Publikimet e ndryshme në shtypin e shkruar, siç janë gazetat dhe revistat, përbëjnë në
vetvete një medie vizuale. Fjalët, numrat, fotografitë dhe ilustrimet grafike janë të gjitha vizuale.
Duke qenë të tilla, ato janë objekt i arteve pamore, mes të cilave arti i dizajnimit zë një vend të
veçantë. Në kohën e sotme, paraqitja është pjesë e mesazhit. Për shembull, madhësia e gërmave
të titujve, nëntitujve, apo tekstit të brendshëm të një shkrimi, i shërben jo vetëm anës estetike të
gazetës, por edhe qëllimit dhe rëndësisë, që i jep botuesi një lajmi të caktuar.
Elementët grafikë si dhe fotografitë nuk përbëjnë thjesht një dekoracion, ato luajnë një
rol të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes së lexuesit dhe përcjelljen e informacionit. Dizajnimi
sot është bërë pjesë e rëndësishme e shqetësimit të përditshëm të profesionistëve të medias, të
cilët interesohen në lidhje me: "Cila është mënyra më e mirë e përcjelljes së lajmit tek lexuesi?"
RËNDËSIA E DIZAJNIMIT
Në historinë e gazetarisë botërore, dizajnimi si proces më vete ka marrë një rëndësi të
veçantë, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të. Më përpara, botuesit i kushtonin më pak
vëmendje anës figurative të një gazete apo reviste. Nevoja për të përmirësuar pamjen e një botimi
në shtypin e shkruar, erdhi sidomos nën influencën e dy faktorëve:
1. Përdorimit masiv të televizionit, i cili shumë shpejt u bë një konkurent i drejtpërdrejtë
dhe me përparësi të theksuara ndaj shtypit të shkruar, dhe
2. Konkurencës se madhe që sollën në treg moria e pafund dhe shumëllojshmëria e tipeve
të reja të botimeve informative si, psh. revistat me ngjyra, botimet informative të
formateve nga më të ndryshmet etj.
Duhet thënë se të dy këta faktorë ndikuan edhe në përmirësimin e preferencave estetike
të vetë lexuesve dhe rritën edhe pretendimet e tyre ndaj anës vizuale të çdo lloj botimi. Tek e
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
4
fundit, edhe gazeta në vetvete është një mall i destinuar për shitje në treg, kështu që parimi, se
“pamja shet", nuk mund të mos aplikohet edhe në këtë rast.
Nevoja për përmirësimin e dizajnimit të një botimi të medias së shkruar, nxiti një
evolucion të shpejtë edhe të teknologjisë së printimit. Bashkë me përmirësimin e cilësisë së
letrës, erdhi edhe përmirësimi i cilësisë së ngjyrave. Ndërkohe dalja në skenë e kompjuterit dhe
aparateve fotografike dixhitale, përmirësoi dukshëm procesin e krijimit dhe përpunimit të tekstit,
ilustrimeve dhe informacionit grafik. Lindja e programeve të reja kompjuterike, që do të
merreshim posaçërisht me faqosjen e një botimi të shtypit të shkruar, solli lehtësira dhe
përparësi të tjera në këtë drejtim.
Këto zhvillime bënë që të ndryshojë edhe përqasja e gazetarëve ndaj elementit vizual të
një gazete, apo të një lajmi të raportuar. Nëse vite më parë, një gazetar mund të raportonte një
ngjarje thjeshtë duke shkruar për të, tani atij i duhet jo vetëm të përshkruajë ngjarjen, por edhe të
mendojë për mënyrën më të mirë për t’ia ofruar atë lexuesit. Kështu, shpesh ai mund të preferojë
ta shoqërojë artikullin e tij me një fotografi domethënëse, një hartë, grafikë, diagramë, apo
ilustrim. Kuptohet, që teksti mbetet teknika bazë për një gazetar. Por një gazetar i suksesshëm sot,
nuk është anjëherë vetëm dhe thjeshtë një shkrues teksti.
Pasi bën zgjedhjet e duhura për mënyrën e trajtimit të një lajmi, botuesi i një gazete duhet
të bëjë të njëjtat zgjedhje edhe për mënyrën e vendosjes së tij në një faqe. Nëse një lajm do të
përplasej si një bllok teksti amorf në një kënd të faqes, ai do të kishte shumë pak shanse për të
tërhequr vëmendjen e lexuesit. Prandaj botuesit i duhet të mendojë edhe për anën vizuale, apo
grafike të paraqitjes së çdo faqeje, në një mënyrë sa më të këndshme dhe tërheqëse për lexuesin.
Kjo sjell nevojën e të menduarit grafik nga ana e tij, si dhe nga i gjithë stafi i gazetarëve,
fotografëve, faqosësve, etj. Sipas ekspertit të mirënjohur amerikan të dizajnimit të shtypit të
shkruar, Mario Garsia, të mendosh grafikisht do të thotë që nëpërmjet fotografive, zgjidhjeve
tipografike apo ilustrimeve grafike tërheqëse dhe provokuese, ta ftosh lexuesin të kalojë nga njëra
faqe në tjetrën. Që do të thotë, të krijosh sensin e identitetit grafik dhe të vazhdimësisë së çdo
faqeje dhe të të gjithë gazetës në tërësi.
Por një "vini re", do të ishte e nevojshme edhe në këtë pikë. Vërtet efektet grafike sjellin
përmirësime, por ato nuk mund të ndihmojnë aspak, nëse nuk bashkëshoqërohen me një
përmbajtje relevante dhe bashkëkohore. Pasi vërehen sot organe shtypi, që për të tërhequr
lexuesin vijnë me tituj bombastikë, por përmbajtja e tyre të lë shpeshherë për të dëshiruar –
shkrimi nuk e sqaron titullin bombastik të faqes së parë. Pra, ndodh që edhe në gazeta apo tabloide
të ndryshme, nevoja për të tërhequr lexuesin është më e madhe, sesa dëshira për të përcjellë
informacionin. Dhe kjo nuk shkon, nuk është serioze.
Si konkluzion, një gazetë apo një revistë duhet ta joshë lexuesin edhe nga ana vizuale, për
të tërhequr dhe mbajtur gjallë vëmendjen e tij. Në fillim është gazetari, ai që mendon për mënyrën
më të mirë të përcjelljes së lajmit të tij. Më pas, dizajneri duhet të bashkojë të gjitha elementet
individuale në një paketim të plotë, në mënyrë të atillë që, të gjitha faqet t'i përkasin një publikimi
të vetëm dhe origjinal.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
5
PARIMET GRAFIKE
Dizajnimi i shtypit të shkruar ngërthen në vetvete gazetarinë me artet grafike. Në fakt,
ndodh shumë rrallë, që i njëjti person t'i zotërojë shumë mirë dhe në të njëjtën kohë të dyja këto
dhunti. (Mbase kjo mund të shpjegohet me anatominë. Gazetaria i takon fushës logjike dhe
analitike, funksione këto që gjenden në anën e majtë të trurit. Ndërsa artet grafike i përkasin fushës
artistike dhe vizuale - atribute këto të anës së djathtë të trurit). Por pavarësisht nga kjo, ekspertët
e fushës së gazetarisë dhe të dizajnimit, kanë ndërmarrë iniciativa të rëndësishme për
thjeshtëzimin e dizajnimit për gazetarët dhe botuesit e shtypit.
Më poshtë do të analizojmë parimet grafike dhe konceptet vizuale që drejtojnë në punën e vet
një dizajner gazete. Jo rastësisht, ato janë të njëjta ose të përafërta me konceptet grafike bazë, të
domosdoshme për t'u njohur nga çdo artist. Tek e fundit, dizajnimi në vetvete është art vizual.
BALANCA
Balanca në përgjithësi përfaqëson një nga principet më të dukshme por edhe më
sipërfaqësore. Shprehur në një gjuhë të thjeshtë, ajo përcakton se lënda e vendosur në anën e
majtë, duhet të peshojë njësoj me lëndën e vendosur në anën e djathtë. Në gjeometri figura e një
katrori, për shembull, përfaqëson një model perfekt të balancimit. Por në të njëjtën kohë edhe një
modei perfekt të monotonisë. (Mesa duket, këtë kishin parasysh edhe shumë vetë, në Perëndim
në vitet '60- të, të shekuliit të kaluar, kur për njerëzit konformistë dhe pa origjinalitet, përdornin
shprehjen "square head" (kokë-katror)). Në artet pamore,
mbizotërimi i balancës formale përbën deklarimin
përfundimtar të fitores së formës mbi përmbajtjen.
Studjuesi i shquar i gazetarisë Daryl Moen, thotë
se balanca formale apo simetrike mund të jetë e dobishme
për ndërtimin e një ure me harqe, por për dizajnimin e një
gazete më shumë fleksibël dhe më e dobishme është
balanca asimetrike. Nëse dy shkrime të një faqeje me 6
kolona do t'i vendosnim në pjesën e sipërme të saj, duke i
ndarë në tre kolona secilin, atëhere do të mund të
përftonim një balance dhe simetri perfekte, por një
zgjidhje vizuale skematike, monotone dhe aspak estetike.
Për këtë arsye rekomandohet, që në dizajnimin e një
gazete të aplikohet asimetria, por gjithnjë një asimetri e
balancuar, në të kundërt produkti do të ishte një kaos
vizual joestetik.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
6
Balanca nuk arrihet vetëm nëpërmjet përdorimit
të elementeve identike. Balanca mund të përftohet edhe
nëpërmjet elementëve të përafërt. Kështu një fotografi 4-
kolonëshe, e vendosur lart në faqe, mund të balancohet
me një foto 2 kolonëshe të vendosur poshtë-djathtas.
Gjithashtu një foto mund të balancohet edhe me një titull
të madh, që zë disa rreshta, me një hapësirë boshe të
bardhë ose gri, apo me kombinim të të dyjave (si më lart
në gazetën Shekulli).
Siç dihet, nuancat e ngjyrës përbëhen nga tone
pafund, të cilat variojnë nga e zeza tek e bardha. Këto tone
të ndryshme mbarten dhe përftohen tek llojet dhe
nuancat e ndryshme të tekstit, tek fotografitë, ilustrimet,
bordurat dhe vijëzat ndarëse, hapësirat e bardha, etj.
Shpërndarja dhe vendosja e tyre nëpër faqe në mënyrë
asimetrike, por edhe në një lloj balance me njëra tjetrën, eleminon monotoninë dhe krijon një
pamje tërheqëse të saj.
PROPORCIONALITETI
Parimi i proporcionalitetit ka tërhequr prej shekujsh vëmendjen e matematikanëve, arkitektëve
dhe artistëve. Qysh në shekullin e 15-të, arkitekti i shquar Leon Batista Alberti, theksonte se
ekziston një lidhje mes matematikës dhe artit, dhe kjo lidhje duket pikërisht tek shfaqja dhe
rishfaqja në univers e raporteve proporcionale. Leonardo da Vinçi, i cili ishte jo vetëm artist, por
edhe matematikan, shkroi nga ana tjetër, së bashku me një mikun e tij, një libër të titulluar
“Proporcioni hyjnor”. Për da Vinçin, proporcionet kishin
rëndësi bazë, jo vetëm tek numrat apo përmasat, por
edhe tek tingujt, pesha, pozicioni, etj.
Me ose pa vetëdije, dizajnuesit e shtypit të
shkruar e përdorin gjerësisht parimin e proporcio-
nalitetit, ndërkohë që faqosin një gazetë. Kështu, kur
rritet gjerësia e shtrirjes së një shkrimi në faqe, kjo duhet
të sjellë edhe rritje në lartësi të tij. Nuk mund të shtrish
në 6 kolona gjerësi një shkrim dhe ai të ketë vetëm 4
rreshta lartësi. Zakonisht, në një faqe gazete 6-kolonëshe,
një artikull që vendoset në 4 kolona dhe është, psh., 56
pikash i gjërë, duhet të jetë 30-35 pikash i lartë.
Nëse lartësia e tij do të jëte më e madhe, ai
rrezikoin t’i afrohet formës së katrorit, ç'ka përbën një
zgjidhje joestetike. Ose, nuk mund të faqoset një lajm në
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
7
një kolonë të vetme nga kreu deri në fund të faqes. Ka një limit nga ana estetike për lartësinë e një
shkrimi njëkolonësh. Ashtu siç ka, për shembull, raporte të caktuara proporcionale, ndërmjet
hapësirës ndarëse mes kolonave dhe gjerësisë së tyre, ndërmjet anëve të bardha të faqes dhe
gjerësisë së saj, ndërmjet distancës së një fotografie nga teksti apo titulli dhe përmasave të kësaj
fotografie, etj.
Kuptohet nuk ka asnjë dizajner, që të masë me vizore lartësinë apo gjerësinë e një shkrimi
për të parë, nëse ai është në rregull nga ana proporcionale. Gjithçka bëhet me sy të lirë dhe në
shume raste, në mënyrë të pavetëdijshme. Kur dihen parimet bazë, syri krijon përvojën e duhur
me anën estetike të dizajnimit. Pikërisht për këtë arsye, një dizajner duhet të ketë të zhvilluar
sensin e proporcionalitetit. Ky sens fitohet më së shumti gjatë punës, nga përvoja, se sa është i
lindur.
Në dizajnimin grafik, përdorimi i duhur i
proporcionalitetit do të thotë edhe shmangie e
formave katrore, me përjashtim të rasteve, kur forma
të tilla kërkohen nga vetë përmbajtja. Do të thotë
gjithashtu, që në përdorimin e hapësirës së bardhë, të
ruhen proporcionet e duhura. Kështu, për shembull,
midis fundit të një shkrimi dhe titullit të shkrimit tjetër
në vazhdim, lihet zakonisht një hapësirë e bardhë prej
18 pikash. Por hapësira e bardhë mes titullit dhe vetë
tekstit të shkrimit, mund të mos jetë më e madhe se 12
pikash. Nëse do të ishte 18 pikash, apo edhe më e
madhe, atëhere do të shkëputej lidhja vizuale mes
titullit të shkrimit dhe brendisë së tij, dhe për lexuesin
do të krijohej një lloj konfuzioni i pakëndshëm, për
faktin se ai nuk është i sigurt, nëse titulli i vendosur kaq
larg nga teksti, ka lidhje me tekstin poshtë tij, apo është
diçka krejt tjetër.
Koncepti i proporcionit është veçanërisht i rëndësishëm për ata që merren me fotografinë
e medias. Pikësëpari, ekziston një raport i caktuar mes madhësisë së një fotografie dhe vetë
madhësisë së faqes së një gazete. Në mënyrë që të dominojë një faqe, fotografia duhet të jetë më
e madhe se gjysma e gjërësisë së kësaj faqeje dhe në një raport të caktuar edhe me lartësinë e saj.
Çelësi në këtë rast qëndron pra, në përmasat e faqes. Faqet e gazetave të tipit tabloid, kërkojnë
një raport përpjestimor të ndryshëm nga ato të tipit broadsheet, apo nga faqet e revistave.
Nëse një fotografi dominon një faqe tabloidi, ajo mund të mos krijojë ndonjë efekt
dominues tek një broadsheet, pasi sipërfaqja e kësaj të fundit është deri dy herë më e madhe se
ajo e tabloidit. Fotografitë duhet të vendosen në raporte proporcionale edhe me njëra-tjetrën.
Kështu, nuk mund të vendosen kurrsesi dy foto të mëdha, të barabarta, në të njëjtën faqe, pasi
produkti do të ishte joestetik. Nëse ka një fotografi të madhe në një faqe, të tjerat duhet të jenë
më të vogla, duke patur një shkallë zvogëlimi proporcionale mes njëra tjetrës, që të duket bukur
nga pikëpamja estetike, si më lart.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
8
UNITETI
Një dizajneri i duhet të bëjë unifikimin e materialit në dy nivele: Në fillim ai duhet të
unifikojë njësitë individuale brenda pjesës përkatëse të publikimit, më pas ai duhet të unifikojë me
njëra-tjetrën pjesët e ndryshme brenda të njëjtit publikim. Në praktikën e dizajnimit të shtypit të
shkruar, unifikimi është arti i bashkimit të të gjitha seksioneve, apo rubrikave të ndryshme, në një
mënyrë të tillë, që të funksionojnë në tërësi dhe të shfaqen si pjesë e një njësie të vetme, dhe
ndërkohë ato duhet të ruajnë gjithësecila individualitetin e vet.
Nga pikëpamja grafike, uniteti përftohet nëpërmjet përdorimit të identifikuesve vizualë,
të njëjtë apo të përafërt, përgjatë faqeve të një gazete. Kështu, përsëritja e logos së një rubrike në
të gjitha faqet, që i përkasin kësaj rubrike, krijon unitet, lidhje në mes këtyre faqeve. Të tillë
identifikues janë të panumërt. duke filluar që nga lloji/tipi apo madhësia e gërmave që zgjidhen,
okeliot që përdoren, kornizat, ndarësit, simbolet grafike, etj. Uniteti grafik i një publikimi buron
gjithashtu edhe nga përdorimi i të njëjtit stil dizajnimi, që e bën një gazetë apo një revistë të ketë
fytyrën e vet origjinale, mes dhjetëra apo qindra botimeve të ndryshme.
KONTRASTI
Kontrasti nënkupton theksimin e diçkaje në
raport me të tjerat. Në një farë mënyre, në çdo faqe
gjendet një pjesë, apo një element, që vizualisht
veçohet nga të tjerët. Shpesh (por jo gjithmonë)
elementi më i theksuar përbën edhe njësinë më të
dukshme të faqes, që shihet e para nga syri i lexuesit.
(Kemi përdorur ilustrime të ndryshme për të krijuar një
ide të kësaj, që po sqarojmë teorikisht.)
Dizajnuesit e ndryshëm përdorin gjërësisht
tipografinë për të përftuar kontraste. Për shembull,
gërmat bold (me të zeza) e shkronja të mëdha (kapitale),
në një titull shkrimi, mund të kontrastojnë me gërmat
korsive në nëntitullin e tij. Gërmat kapitale kontrastojnë
me ato jo kapitale. Tipi i shkrimit sans serif krijon
kontrast me tipin serif. Ndërkohë që krijohet kontrast
edhe midis një shkrimi të madhësisë 90 pikësh dhe atij 24 pikësh.
Përmasa është gjithashtu një burim kontrasti. Për shembull, një fotografi e madhe e
vendosur pranë një fotografie të vogël përfton kontrastin e përmasave. Një lajm i gjatë, që zë vend
të dukshëm dhe një hapësirë të madhe në faqe, krijon një raport të caktuar me lajmet e vogla rreth
tij, në fund të faqes.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
9
Kontrasti apo theksimi mund të përftohet edhe duke e bërë diçka më të madhe se të
tjerat, por edhe më të zeza, më me ngjyra. më të pazakontë, etj. Ose duke përdorur parametra të
ndryshëm, sfonde të ndryshme, etj. Për shembuli, një lajm i shkurtër, i vendosur në një sfond gri,
kontraston me lajmet e tjera të faqes, të cilat kanë të gjitha sfond të bardhë. Një dizajner mund të
krijojë kontrast edhe nga forma. Kështu një lajm mund të kontrastojë me të tjerët, nëse vendoset
në rreshta që e kanë gjerësine 1 kolonë e gjysëm, ose psh. 3/4 e kolonës standarde.
FOKUSIMI
Nëpërmjet fokusimit, një botues përcakton dhe nxjerr në pah elementët më të
rëndësishëm, apo më tërheqës nga pikëpamja vizuale. Zgjedhjet e tij padyshim reflektohen në
dizajnimin e gazetës. Një fokusim i qartë tregon se vetë botuesi ka qenë tepër i qartë dhe i prerë
në vendimet e tij, por edhe i përgatitur për të fokusuar atë që duhet. Nëse kjo qartësi do të
mungojë, atëhere tek lexuesi do të transmentohet konfuzion dhe gazeta do të jetë kaotike dhe e
ç'organizuar.
Fokusimi si parim grafik fillon me përzgjedhjen e elementëve që do të përfshihen në faqen
e parë. Lajmet më të rëndësishme komunikohen në
këtë faqe, ato më pak të rëndësishme lihen për në
faqet e brendshme. Mes elementëve të përzgjedhur
për faqen e parë, botuesi duhet të jetë në gjëndje të
zgjedhë elementin dominant, atë që do të përbëjë
edhe pikënisjen, apo portën e hyrjes së lexuesit. Në
mënyrë të ngjashme, redaktorët e departamenteve
bëjnë përcaktimin e elementëve, që duhet të
fokusohen në faqen e parë të departamentit të tyre.
Në këtë mënyrë ndërtohet edhe linja e progresionit
nga pika dominante tek elementët e tjerë, që paraqiten
në gazetë.
Kuptohet, që dizajneri nuk mund të
parashikojë me saktësi itinerarin e të lexuarit të një
lexuesi. Kjo është e pamundur. Lexuesit reagojnë në
mënyra të ndryshme ndaj fokusimit dhe "kurtheve" të
dizajnimit. Po kështu, faktorë të jashtëm si zhurmat,
mungesa e kohës etj. mund të ndërpresin një itinerar
shabllon. Megjithatë është në detyrën e një dizajneri, që të sjellë maksimumin e mundshëm të
lexuesve tek të gjitha modulet dhe të evitojë gjithçka që shkurton, ndërpret, apo devijon rrjedhën
e të lexuarit. Nëse lexuesit e rregullt lënë pa lexuar diçka në një faqe, kjo vjen shpesh herë jo se ai
nuk ka qenë i interesuar ta lexojë atë, por sepse ai nuk ka arritur ta vinte re këtë lajm në faqe.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
10
RENDI
Rendi që ndjek interesi i lexuesit dhe rrjedha e të lexuarit, nuk janë krejt të rastësishme.
Studimet dhe anketimet kanë provuar se ky rend, pavarësisht nga përjashtimet, ndjek disa rrugë
të njëjta tek lexues të ndryshëm. Kështu zakonisht, një lexues fillon në pjesën lart-majtas të faqes
dhe zhvendoset duke shkuar poshtë-djathtas. Gjithashtu lexuesi ka prirjen që të kalojë nga e
madhja tek e vogla, nga e zeza tek e bardha, nga ngjyrat tek bardhë e zi, nga lart - poshtë, nga e
majta në të djathtë, nga format e pazakonta tek ato të zakonshmet, etj. (kjo për lexuesit e
shkrimeve nga e majta në të djathtë - ltr).
Botuesi apo dizajneri që i merr parasysh këto prirje të natyrshme të lexuesit, arrin që të
përfitojë një dizajnim edhe më cilësor dhe efektiv të një faqeje, apo të të gjithë gazetës.
QENDRA E EFEKTIT VIZUAL (QEV)
Principet e mësipërme të fokusimit dhe të rendit janë të ngjashme, madje në dukje
sinonime. Disa studjues i përcaktojnë ato si parimet e krijimit të itinerarit të të lexuarit të një
publikimi. Nga pikëpamja grafike, itinerari i të lexuarit nënkupton një dizajnim të mirërenditur, që
e çon lexuesin nga elementi dominant tek të gjithë elementët e tjerë të ndërvarur dhe më pas në
faqen tjetër. Siç thamë më sipër, zakonisht rendi i të lexuarit shkon nga lart - poshtë, nga majtas -
djathtas.
Megjithatë ne mund të mos e ndjekim
këtë rend, nëse sytë tanë tërhiqen nga një element
i faqes, që godet që në pamjen e parë. Eshtë
vërtetuar, se sytë shkojnë në fillim pikërisht tek ky
element dominant, që studiuesit e quajnë: Qendra
e efektit vizual (shkurt, QEV). Duke u nisur prej
këtu, në zhvendosemi nëpër elementet, që vijnë
më pas dhe ndjekim një linjë vizuale, që kalon nga
e madhja tek e vogla, nga ngjyra më e mbyllur tek
më e hapura, nga fotografitë tek teksti, etj. Duke
patur parasysh këtë, një botues apo dizajneri i
vëmendshëm mund të drejtojë vëmendjen e
lexuesit përgjatë faqes, apo faqeve, sipas një radhe
përafërsisht të paracaktuar.
Qendra e efektit vizual (QEV) nuk është
një spot i ngrirë dhe i palëvizshëm. QEV përfaqëson një strukturë të lëvizshme, e cila synon të
tërheqë lexuesin, pavarësisht nga vendi, ku do të vendoset. Dizajneri zgjedh zakonisht për një QEV,
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
11
një vend që garanton maksimumin e tërheqjes së vëmendjes, si dhe vazhdimësi të të lexuarit.
Opsionet variojnë sipas përmbajtjes së një faqeje, por në çdo rast një QEV nuk duhet të izolohet
nga materiali tjetër i faqes. Nga ana tjetër, ajo duhet të jetë një strukture grafike unike dhe e
dallueshme. Nëse brenda së njëjtës faqeje do të vendoset një element tjetër, që rrezikon ta
konkurojë atë vizualisht, atëhere i hapet rrugë konfuzionit. Me fjaië të tjera, në një faqe duhet të
jetë vetëm një QEV, dhe asnjë element tjetër nuk duhet të zbehë efektin total të saj, por ta
përforcojë atë, t’i shërbejë atij.
Vendimi për përzgjedhjen apo krijimin e një QEV-i i takon botuesit. Elementet që
përdoren më dendur për krijimin e një qendre të efektit vizual, janë:
FOTOGRAFITË
Mënyra më e përdorur dhe më e shpejtë për të përfituar joshje grafike të menjëhershme, është
ajo nëpërmjet fotografive. Për shembull, një foto e gjërë horizontale me një prerje befasuese në
lartësi (vertikalisht), krijon në mënyrë të veçantë një QEV efektiv. (Në ilustrimin tonë, the guardian
përshtat titullin e gazetës me titullin e shkrimit dhe fotografinë e përdorur.)
TIPOGRAFIA
Gërma të gjera, të mëdha, të theksuara (bold), me ngjyra të ndryshme, dhe të vendosura në vendin
e duhur, mund të krijojnë gjithashtu një QEV efektiv. Sidomos kur fotografitë mungojnë, nëpërmjet
tipografisë mund të krijohet një "karrem" grafik interesant. Një QEV tipografik aplikohet më
shpesh në faqet e brendshme, veçanërisht në ato ku dominon një shkrim i vetëm dhe ka pak
hapësirë për grafika.
GRAFIKAT E PËRZIERA
Duke kombinuar fotografitë me ilustrime speciale, me identifikues vizualë apo tekst, mund të
krijohen dominanca grafike mjaft efektive dhe interesante. Zakonisht grafika të tilla të përziera
vendosen në korrniza, apo në sfond të veçantë dhe mund të jenë horizontale, vertikale, në formë
drejtkëndëshi apo të çrregullt, etj. Së fundmi, përdorim të gjerë në rolin e një QEV kanë marrë
edhe diagramat, skicat, grafiku, hartat, etj. (Më poshtë, do të japim për ilustrim faqet e para të
gazetës DITA.)
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
12
STRATEGJIA DHE TEKNIKAT E
DIZAJNIMIT
Në publikimin e një gazete apo reviste, ndiqet një strategji e tillë, që ajo t’ia lehtësojë
lexuesit rrugën për të shkuar deri tek informacioni i dëshiruar. Çdo lexues ka botën e tij të
interesave dhe të prirjeve, në lidhje me atë që ai zgjedh tek një gazetë dhe informacionin që i
intereson. Nëse dikush e hap gazetën drejt e në faqet e politikës, një tjetër nuk lexon kurrë lajme
nga politika. Ka shumë lexues që janë të interesuar për gjithçka, që ka të bëjë me sportin, ndërkohë
që ka të tjerë, që shumë rrallë lexojnë ndonjë lajm sportiv.
Që të kenë sukses, gazetat, nga njëra anë, duhet t'i japin lexuesit informacionin që
dëshiron dhe që i nevojitet. Nga ana tjetër, duhet që ky informacion të jetë i organizuar në mënyrë
të tillë që lexuesi të dijë me lehtësi se ku do ta gjejë informacionin që i intereson. Në këtë
organizim, rolin parësor e ka procesi i dizajnimit. Disa nga rekomandimet më të rëndësishme, që
mund përfshiheshin në strategjinë e dizajnimit të një publikimi janë:
MIRËORGANIZIMI I PUBLIKIMIT
Në procesin e dizajnimit të një gazete,
mënyra më e mirë për ta mirëorganizuar atë, është
departamentizimi i saj, ndarja në seksione.
Departamentizimi i një gazele ka të bëjë me
ndarjen e saj në seksione, apo rubrika të ndryshme
specifike dhe të mirëorganizuara, që lehtëson
kërkimin dhe gjetjen e informacionit nga lexuesi.
Tek gazetat që kanë departamentizim efektiv,
lexuesi e ka të lehtë që të gjejë informacionin që
dëshiron, pavarësisht nëse ky informacion për dikë
është i rëndësishëm, ndërsa për dikë tjetër është
më pak i rëndësishëm. Ndarja e informacionit në
seksione, ndihmon që të shmangen lehtë lajmet
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
13
apo informacionet, për të cilat lexuesi nuk ka interes. Sa më shumë faqe të ketë një gazetë, aq më
i detajuar është departamentizimi i tij.
Nevoja për të mirëorganizuar një gazetë nuk ka lindur rastësisht. Studime dhe anketime
të njëpasnjëshme vërtetuan se lexuesi është i prirur dhe parapëlqen gazetat me ndarje dhe
klasifikim të qartë të informacionit. Për këtë arsye, sidomos pas viteve '70-të të shekullit të kaluar,
botuesit perëndimorë filluan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë organizimit dhe ndarjes së lëndës
së gazetës, jo vetem në seksione të mëdha, por edhe në nën-seksione. Dhe më tej, mirëorganizimi
vazhdon edhe brenda këtyre nën-seksioneve, brenda një faqeje të vetme apo deri tek një shkrim
i vetëm, që fillon në një faqe dhe vijon në një faqe tjetër. (Gazeta Shqip më lart, jep shumë shkrime
në faqen e parë, të ndara në seksione.)
Anketimet tregojnë se lexuesi preferon më shumë, që lajmet apo informacionet nga një
fushë e caktuar t'i gjejë brenda së njëjtës faqe, apo seksion dhe jo të jenë të shpërndara përgjatë
gjithë gazetës. Kështu, nëse në një numër gazete gjenden 10-15 njoftime për komunitetin, nuk
është zgjidhje e zgjuar, që ato të shpërndahen gjithandej dhe të shërbejnë për të mbushur xhepat
e faqosjes apo hapësirat boshe. Jo vetëm që ato duhet të mblidhen në një faqe të caktuar, por
duhet të ndahen në kategori, si psh. veprimtari komunitare, shkollore, fetare, shoqërore, njoftime
nga klubet, shoqatat, etj.
Gjithashtu lexuesit preferojnë që lajmet më të rëndësishme që prezantohen në faqen e
parë, të vijojnë në të njëjtën faqe apo dyfaqësh në brendësi, mundësisht në faqet 2-3. Ndërkohë,
shumë nga gazetat më të sukseshme në perëndim, kanë filluar që titujt më të rëndësishëm të një
seksioni, apo departamenti t'i prezantojnë shkurt edhe në faqen e parë të këtij seksioni. Eshtë
gjithashtu e rëndësishme që seksionet e ndryshme të gjenden përafërsisht në të njëjtat faqe nga
njëri numër tek tjetri. Nuk është aspak efektive që, seksione të veçanta, si psh. faqet e
informacionit të klasifikuar, lexuesi një ditë t'i gjejë në fund të gazetës dhe ditën tjetër, në mes,
apo në faqet e para të saj.
Studiuesi i mirënjohur i shtypit Daryl Moen, thotë se nëse një gazetë është qartësisht e
departamentizuar deri në njësinë më të fundit, atëhere lexuesit do ta vlerësonin në mënyrë të
veçantë atë. Edhe për një arsye të fundit, se ky mirëorganizim u kursen atyre shumë kohë.
FAQE TË QËNDRUESHME DHE ELEMENTË QË PËRSËRITEN PERIODIKISHT
Pasi të keni bërë departamentizimin e gazetës, faqet që i përkasin të njëjtës rubrikë, do
të fillojnë të duken vizualisht të ngjashme nga njëri numër tek tjetri. Eshtë fakt se gazetat më të
mira nuk shpikin për çdo numër dhe për çdo faqe strukturë të re faqosjeje. Nëse do të shikoni me
kujdes, një gazetë të suksesshme, do të konstatoni se shumë nga faqet e saj kanë një model dizajni
"të parafabrikuar", ku lënda e përditshme rregullohet në atë mënyrë që të ndërfutet ditë pas dite
brenda këtij modeli. Provoni dhe merrni për 5 ditë rresht faqen me nr. 3 të një gazete dhe ju do të
shihni, që nga ana vizuale, ato ndryshojnë pak nga njëra tjetra. Ndryshimet janë disa artifica të
vogla, që mund përdoren për të sjellë ndonjë veçanti.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
14
Dizajnimi i faqeve me strukturë grafike të qëndrueshme, nënkupton përdorimin e
elementëve të njëjtë, apo të ngjashëm, që përsëriten nga njëri numër në tjetrin. Kështu faqja e
editorialit përmban identifikues vizualë, që përsëriten periodikisht, duke krijuar një faqe standarte
që njihet lehtësisht nga lexuesi. Ndërsa në faqen e sportit, elementë të tillë, si kalendari i ndeshjeve
të ardhëshme, apo skedina e rezultateve të javës së fundit, janë elementë të përhershëm,
kështuqë faqosja e tyre nuk ndryshon dhe s'ka përse të ndryshojë. Sa më shumë faqe të
qëndrueshme të ketë një gazete, aq me pak dizajnim i ri do të nevojitet.
Por nga ana tjetër, jo
çdo faqe mund të ketë
strukturë të qëndrueshme.
Kështu për shembull, faqet e
para të gazetave apo kopertinat
e revistave, nuk mund të kenë
strukturë të njëjtë nga njëra
ditë në tjetrën. Ato e kanë të
detyrueshme dhe të
domosdoshme, që të jenë të
ndryshme për çdo numër. Në të
kundërt, ato do të dukeshin të
njëjta, apo të ngjashme nga
njëri numër në tjetrin dhe do të
bënin, që lexuesi të mos
dallonte qartësisht botimin e
ditës së sotme nga ai i një dite më parë. (Vëreni me kujdes faqet e para të gazetës Dita, ku grafikat
ndryshojnë fuqishëm nga njëri numër në tjetrin. Ne kemi marrë disa, por ju mund të shikoni të
gjithë galerinë e faqeve të para, në adresën: http://www.flickr.com/photos/89611546@N02).
Gjatë dizajnimit mund të ndërtohen jo vetëm faqe të qëndrueshme, por edhe elementë
të veçantë të qëndrueshëm, që përsëriten periodikisht. Kështu, për shembull, koka e gazetës apo
logoja e saj janë të përhershme dhe nuk mund të ridizajnohen çdo ditë. Të tillë elemente mund të
krijohen për rubrikat si: "Lajmet shkurt", "Njoftime nga komuniteti", "Lojëra zbavitëse",
"Opinione", apo "Posta e lexuesit", etj. Për shembull, një mënyre efektive për pasqyrimin e
kalendarit të veprimtarive kulturore të ditës do të ishte krijimi i një imazhi grafik kalendarik, i cili
mund të rifreksohet me veprimtaritë e çdo dite.
Ata që përdorin PageMaker apo InDesign mund t'i kthejnë dhe t'i ruajnë faqet apo
elementët e qëndrueshëm si templates (shabllone), të cilët editohen lehtësisht nga njëri numër
në tjetrin, duke krijuar struktura të përsëritshme, apo të përhershme dizajnimi. Gjithësesi, vendimi
për krijimin e numrit të faqeve apo të elementëve të qëndrueshëm varet nga botuesi, i cili mund
ta përdorë këtë përparësi të dizajnimit edhe për të kursyer orë pune.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
15
APLIKONI SISTEMIN MODULAR
Sistemi modular i dizajnimit nënkupton ndarjen e faqes së gazetës në njësi të vogla, të
quajtura module, që shërbejnë për një "paketim" sa më të përsosur të të gjithë lëndës së
parashikuar. Një modul mund të përfaqësojë nga 1/60 deri në 1/100 e një faqeje. Zakonisht 1
modul nxë 2,5 rreshta tekst standart. Sistemi modular më i përdorur në Shqipëri, quhet Menabo.
Dizajnimi modular ka lë bëjë me "paketimin" në blloqe drejtkëndëshe të lajmeve, apo ië
shkrimeve, si dhe të elementeve grafike, që i bashkëshoqërojnë. Kjo lloj teknike eleminon
ndërfutjen e njërit lajm tek tjetri, i cili shpesh krijon konfuzion tek lexuesit. Ajo e ndihmon lexuesin,
që të dallojë elementët që lidhen, apo që i përkasin një shkrimi, nga ato që i takojnë një shkrimi
tjetër. Në sistemet modulare më tolerante, shpesh tërësia e moduleve që i përkasin një njësie
informative, ndahet me një vijë ndarëse apo me kornizë rrethuese nga njësitë e tjera. Por sistemet
strikte, në më të shumtën e rasteve, e shmangin përdorimin e këtyre kufizuesve. Duke vendosur
titujt, mbi nëntitujt, apo kolonat e tekstit dhe grafikat bashkëshoqëruese brenda hapësirave
preçize, eleminohet nevoja e përdorimit të kufizuesve të jashtëm.
Dizajnimi modular ka gjetur një përdorim të gjërë në botë, sidomos pas viteve '80-të,
ndërsa në Shqipëri ai ka rreth 10 vjet, që ka filluar të aplikohet. Me aplikimin e tij, triumfon
përfundimisht sensi i preçizionit dhe dizajnimi i një publikimi bëhet më "arkitekturor”. Njësi apo
elemente të faqes së gazetës, si fotografitë, reklamat, blloqet tipografike, etj., priren tashmë drejt
formave drejtkëndëshe. Ato vendosen brenda gridave dhe bëhen lehtësisht të matshme dhe të
pozicionueshme. Në këtë mënyrë hapësira e faqes së një gazete fillon të përafrojë me letërkalkun
e arkitektit, të ndarë në qindra apo mijëra njësi të vogla, që përbëjnë në vetvete një sistem
modular dizajnimi.
Disa nga përparësitë e dizajnimit modular janë:
1. Ai promovon rregull, qartësi dhe thjeshtësi.
2. Shkrimet apo lajmet kanë vazhdimësi dhe rrjedhshmëri vizuale brenda faqes dhe kanë
lidhje të qartë me grafikat, që i bashkëshoqërojnë.
3. Pamja tërësore e faqes është shumë më pak kaotike apo e çrregullt.
4. Njësitë e materialit, që do të vendoset në faqe, bëhen lehtësisht të matshme dhe të
pozicionueshme.
5. Dizajnimi si proces bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë.
KOLONA ME GJERËSI STANDARTE
Shumica e gazetave apo e revistave sot përdorin kolona me gjerësi standarte, si më poshtë:
- Gazetat e tipit broadsheet aplikojnë faqosjen me 6 kolona.
- Gazetat e tipit tabloid aplikojnë faqosjen me 5 ose 4 kolona.
- Revistat aplikojnë faqosjen me 4 ose 3 kolona.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
16
Megjithatë, një faqe e vendosur e tëra në kolona standarte rrezikon të jetë vizualisht
monotone dhe joestetike. Për këtë arsye, rekomandohet, që shkrime apo lajme të veçanta brenda
të njëjtës faqe, të kenë gjerësi të ndryshme të kolonës nga gjerësia standarte. Në këtë mënyrë,
krijohet një thyerje që lejon kontrast dhe bën që shkrimet të veçohen më qartë nga njëri-tjetri.
Kolonat standarte rekomandohen të përdoren sidomos në faqet e brendshme të një gazete apo
reviste.
Ndërsa për faqet ballore të një seksioni apo për faqet speciale, ju mund të aplikoni gjerësi
të ndryshme të kolonave. Një nga gazetat me dizajnin më të mirë në botë, USA Today, aplikon një
konstruksion special kolonash për faqet ballore si dhe për faqen e editorialit. Në këto faqe, një
kolonë e gjerë, e vendosur në të majtë apo në të djathtë, kombinohet me kolona më të ngushta
në pjesën tjetër të faqes.
Megjithatë, strukturat që dalin nga skemat mund të aplikohen vetëm në një numër të
kufizuar faqesh speciale. Kjo për arsyen e thjeshtë se, ato marrin shumë kohë gjatë dizajnimit.
Kështu që, edhe pse vizualisht, ato japin një rezultat më të mirë, praktikisht ato nuk mund të
aplikohen në çdo faqe. Vetëm po qe se koha dhe fondet e vëna në dispozicion të dizajnit, janë me
shumicë.
DIZAJNIMI I FAQES SË PARË
Një faqe e parë e dizajnuar mirë, përmbush disa funksione të rëndësishme: Së pari, ajo
tërheq syrin e lexuesit dhe e fton atë, që të shohë në brendësi të gazetës; së dyti, ajo prezanton
titujt më të rëndësishëm, që përmban një numër i gazetës; së treti, ajo shërben si vitrinë për një
publikim; dhe së katërti, ajo mbart tipare dalluese dhe një tonus vizual të veçantë, që e bën atë të
dallohet nga gazetat e tjera.
Faqet e para të gazetave kanë pësuar një evoluim të ndjeshëm, sidomos në 20 vitet e
fundit. Kështu, është rritur prania e fotografive të mëdha, apo e atyre lloj fotografive, që quhen
"stand-alone photos", të cilat, edhe pa u bashkëshoqëruar me tekst, apo me ndonjë shkrim të
caktuar, arrijnë të përcjellin mesazhe të qarta dhe të prekshme, duke qenë në të njëjtën kohë
artistikisht të arrira. Gjithashtu, në faqet e para, është theksuar dominanca e tematikës lokale, në
raport me atë rajonale, apo ndërkombëtare. Disa nga prirjet që vihen re në konceptimin dhe
dizajnimin e faqes së parë në publikimin e shtypit të shkruar, janë:
1. Faqet e para mbizotërohen nga lajme të karakterit lokal. Nëse është gazetë e një qyteti,
atëhere prioritet zakonisht kanë lajmet, që kanë të bëjnë me atë qytet dhe jo lajmet e
karakterit nacional. Nëse një gazetë është nacionale, atëhere prioritet kanë temat që
lidhen me jetën e vendit, dhe jo ato ndërkombëtare. Kuptohet, kjo nuk është kategorike,
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
17
sepse mund të ketë lajme të karakterit nacional apo internacional, që në një moment të
caktuar paraqesin interes të fuqishëm edhe në plan lokal.
2. Faqet e para po priren më së shumti drejt tematikës me karakler individual. Jo gjithmonë
në faqen e parë jepen ngjarjet më "të rënda" apo më "me peshë". Në vend të tyre,
botuesit po preferojnë lajmet që iu referohen interesave, apo problemeve të ndryshme
të konsumatorit - lexues, mënyrës së jetesës së tij, cilësisë së kësaj jetese, pra tematikës
që lidhet me individin dhe interesat jetike të tij. Kështu, për shembull, në prag të vitit të
ri shkollor, faqet e para të gazetave mbushen shpesh me lajme që kanë të bëjnë me
konkurimet për shkollat e larta.
3. Eshtë bërë evidente dominanca e fotografive me përmasa të mëdha dhe prerje
befasuese, si dhe e imazheve të ngjashme, të cilat gjithnjë e më shpesh po marrin rolin e
qendrës së efektit vizual për një faqe. Po ashtu, fokusohen edhe fotografi me personazhe
të njohura publike.
4. Prania e këndit të indeksit po bëhet normale në të gjitha gazetat. Në këto kutia të indeksit,
prezantohen titujt kryesorë të lajmeve, apo artikujve më të rëndësishëm të numrit. Këto
kënde të indeksit, jo vetëm që përmbajnë një përmbledhje të organizuar të materialit në
brendësi, por shërbejnë edhe si zgjidhje grafike efektive, që thyejnë monotoninë e faqes.
Anketimet dhe studimet tregojnë se shumica e lexuesve, e mirëpresin praninë e tyre në
këtë faqe.
5. Faqja e parë po bëhet gjithnjë e më dinamike dhe e ndryshueshme. Pamja e saj ndryshon
nga njëra ditë në tjetrën dhe lexuesi i zakonshëm dallon menjëherë një prirje rifreskimi
dhe vitaliteti, që i tregon atij se nuk është duke parë gazetën e një dite më parë.
Dizajnuesit e faqes së parë bëjnë kujdes, që të shmangin kallëpet grafike standarte dhe
të përsëritshme, megjithëse në mënyrë të pavetëdijshme, tek ata mund të zhvillohet
preferenca për një apo disa zgjidhje grafike të caktuara. Për të patur një lloj unifikimi dhe
vazhdimësie nga njëri numër në tjetrin, shpesh mjafton përsëritja në çdo numër e kokës
së gazetës, këndit të indeksit apo ndonjë elementi tjetër të qëndrueshëm. Pjesa tjetër e
faqes duhet të jetë një hapësirë e lirë nga skemat, ku mund të eksperimentohen zgjidhje
vizuale pa fund.
6. Nga ana tipografike, në faqen e parë të gazetave të sotme, dallohet prirja për përdorimin
e llojeve të gërmave dhe të shkrimeve që janë të qarta, të theksuara dhe lehtësisht të
lexueshme. Gjithashtu ka tendencë që të krijohen kontraste mes formave bold (me të
zeza) dhe atyre më të çelura (dhe jo mes bold dhe korsive), ashtu siç vërehet edhe prirja
për një lloj përzierje, në të njëjtën faqe, të gërmave të tipit serif me ato sans serif.
Ndërkohë, koka e gazetës si dhe elementë të tjerë grafikë të qëndrueshëm, apo të
përhershëm të faqes së parë, po marrin sot pamje më atraktive dhe më moderne.
7. Faqja e parë në shumë nga gazetat e sotme dallohet për një shumëllojshmëri të gjerësisë
së kolonave. Nëse në faqet në brendësi, rekomandohet më së shumti përdorimi i
kolonave me gjerësi standarte, në faqen e parë ky rregull nuk funksionon.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
18
8. Grafika të ndryshme informative, siç janë diagramat, hartat, grafikat informative, etj. po
bëhen gjithnjë e më të pranishme në faqen e parë. Ato janë tregues i tendencës për një
informacion sa më të saktë dhe më të plotë rreth një ngjarjeje, apo fenomeni të caktuar.
9. Në shumë gazeta, po shtohet prania e ngjyrave si një mjet funksional dhe artistik për
komunikimin e një lajmi. Përdorimi i ngjyrave në faqen e parë rekomandohet të bëhet tek
koka e gazetës, reklamat, fotografia kryesore, këndi i indeksit, etj. Në disa media të
printuara, si revistat apo gazetat sportive, ngjyrat po përdoren edhe si sfond i një apo disa
lajmeve brenda të njëjtës faqe, kur del e nevojshme, që ato të theksohen në raport me
të tjerat.
10. Më shumë se asnjëherë tjetër, faqja e parë e sotme, komunikon shpresë për një të
ardhme më të mirë, që do të thotë se ajo po fokusohet në lajme, që bartin zhvillime
pozitive, progres, shpikje, ulje taksash, shtim rrogash apo pensionesh, ndërtime rrugësh
të reja, zhvillime interesante në fushën e kompjuterave, apo të internetit, etj. etj.
RREGULLA TEKNIKE TË DIZAJNIMIT
Mund të ndodhë, që dizajnues të ndryshëm të mos jenë në një mendje për një zhvillim
politik të caktuar, për një vendim të bashkisë, lidhur me parkimin e automjeteve, apo për çmimin
e shërbimeve dixhitale televizive. Por kur vjen fjala për disa rregulla të mirënjohura, që kanë të
bëjnë me dizajnimin e një gazete, ata shumë shpejt bien dakort njëzëri. Më kryesoret prej këtyre
rregullave janë:
a. PËR TEKSTIN E LAJMIT
- Teksti i brendisë së lajmeve duhet të ketë të njëjtën madhësi në të gjithë publikimin.
- Madhësia e gërmave të tekstit varion nga 9 deri në 12 pika (points), në varësi kjo nga
zgjedhjet që bëjnë editorë të ndryshëm dhe në përputhje me natyrën e informacionit që
përcjell një media e printuar.
- Përdorimi i gërmave bold, korsive dhe KAPITALE duhet të jetë i kufizuar.
- Kolonat e tekstit duhet të jenë nga 10 deri në 20 pika të gjera.
b. PËR TITUJT
- Çdo shkrim duhet të ketë një titull. Eshtë absurde të botosh një lajm pa titull, ndërkohë
që nuk është normale që një shkrim të ketë dy tituj.
- Mos e ndani titullin nga fillimi i shkrimit.
- Titujt nuk rekomandohet të jenë më të lartë se tre rreshta. Titujt më të mirë përmbajnë
5 deri në 10 fjalë.
PARIMET E DIZAJNIMIT Rrapo Zguri & Arben Çokaj
19
- Madhësia e gërmave të një titulli rekomandohet që të mos i kalojë 72 pika (points). Gërma
më të mëdha mund të përdoren vetëm për titullin e lajmit kryesor të një numri gazete, i
cili në vetvete mbart një informacion të jashtëzakonshëm apo "bombastik".
c. PËR FOTOGRAFITË
- Çdo fotografi rekomandohet të ketë një vijë rrethuese, apo një korrnizë të hollë.
- Fotografitë duhet të kenë lidhje me tekstin, që i bashkëshoqëron.
- Një fotografi e madhe shërben më mirë se sa dy të vogla, edhe po qe se fotografia më e
madhe është e një cilësie më të dobët.
- Fotografitë që ndodhen në të njëjtën faqe, apo në faqet karshi njëra-tjetrës, duhet të
kenë forma dhe madhësi të ndryshme. Shmangni përdorimin e fotografive katrore.
- Çdo fotogafi duhet të ketë një diçiturë. Vendi më i përshtatshëm për diçiturën e një
fotografie është poshtë saj. Shmangni diçiturat e gjata, apo ato që e kalojnë gjerësinë e
fotografisë.
d. PËR FAQOSJEN
- Çdo faqe duhet të ketë një qendër të efektit vizual.
- Shmangni ndërprerjen, vend e pa vend, të rrjedhës së tekstit me elemente grafike.
- Vendosni shkrimet dhe elementet grafike që i bashkëshoqërojnë në hapësira, në formë
drejtkëndëshi. Përdorni kufizues vetëm në ato raste kur kjo është e domosdoshme.
- Skiconi më parë në letër faqosjen e një faqeje. Kjo rekomandohet sidomos për faqet që
nuk kanë strukturë grafike të qëndrueshme.
- Krijoni ose huazoni ide të reja të dizajnimit dhe aplikojini ato në përshtatje me veçanësitë
e gazetës tuaj.
- Në fletoren e stileve tipografike (tipeve të shkronjave) shënoni dhe dokumentoni të gjitha
parametrat e gërmave që përdorni për titujt, mbititujt, nëntitujt, indeksin, okeliot, etj.
- Në çdo faqe vendosni gjithmonë logon e gazetës, rubrikën ose departamentin, datën dhe
numrin e faqes.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
20
KAPITULLI II
MJEDISI I PUNËS
Adobe PageMaker 7.0 është një program i njohur dhe i përdorshëm për faqosjen e medias
së shkruar. PageMaker ka zotëruar pjesën më të madhe të tregut të faqosjes në Evropë, duke lënë
një vend të vogël për QuarkXpress - një program tjetër faqosjeje, mjaft cilësor dhe profesional, që
përdoret më shumë në Amerikë. PageMaker 7.0 është versioni i fundit i faqosjes në këtë seri (deri
në vitin 2001), për të kaluar më pas në një version më të avancuar të faqosjes, në Adobe InDesign.
PageMaker punon në të dyja sistemet më të njohura të operimit: Windows dhe
Macintosh. Këtu do merremi me versionin për Windows. Kur ky program hapet në Windows,
dritarja e tij ka një pamje, që e kemi parë edhe në programet e tjera. Në krye qëndron linja ose
bordura e titullit, nën të vendoset linja/bordura e menysë dhe një nivel më poshtë linja/bordura e
mjeteve të punës.
Përveç këtyre tre linjave kryesore, në dritaren e programit PageMaker, shfaqen
edhe një grup paletash, që janë specifike. Mes tyre, më të rëndësishmet janë Paleta e
mjeteve të punës dhe Paleta e kontrollit, që mbahen zakonisht të hapura gjatë gjithë
kohës së punës në PageMaker. Përdorim të gjerë kanë edhe Paleta e ngjyrave, Paleta e
stileve, Paleta e modeleve të gatshme, si dhe Paleta e imazheve.
LINJA OSE BORDURA E TITULLIT
Në linjën/bordurën e titullit (shiko më sipër) gjenden si zakonisht simboli grafik i programit, emri i
tij, titulli i dokumentit të hapur dhe në fund, butonat e minimizimit, maksimizimit dhe të mbylljes.
Linja e mjeteve të punës
Linja e titullit Linja e menysë
Butonat e minimizimit, maksimizimit dhe mbylljes
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
21
LINJA OSE BORDURA E MENYSË
Linja ose bordura e menysë përmban menytë: File, Edit, Layout, Type, Element, Utililies, View,
Window dhe Help. Secila meny hapet lësho-poshtë, duke klikuar mbi të. Në një meny të hapur
lësho-poshtë, gjenden komandat përkatëse të saj. Kur ndonjëra nga komandat është me ngjyrë më
të zbehtë, kjo do të thotë se ajo nuk është aktive për momentin. Zakonisht shumica e komandave
bëhen aktive kur hapet një dokument, në të cilin mund të punosh.
Ka edhe një rrugë tjetër për hapjen e menyve: Duke mbajtur të shtypur tastin Alt në tastierë dhe
duke shtypur germën e nënvizuar tek emri i menysë, që doni të hapni, siç i shikoni më lart, shkronjat
e nënvizuara e aktivizojnë menynë, me Alt + shkronjë.
- Radhën e menyve e fillon menyja File (file). Në këtë meny
gjenden kryesisht komanda, që kanë të bëjnë me operacionet e
menaxhimit të një dokumenti, si: New (i ri), Open (hap), Recent
Publications (publikimet e fundit), Close (mbyll), Save (ruaj), Place
(vendos), ... Print... (printo), Exit (dalje), etj.
- Menyja Edit (korrigjo) përmban komanda që lidhen me
ndryshimet në dokument, si Undo (mosbëj), Cut (prej), Copy (kopjo).
Paste (ngjit), Select All (zgjedh të gjitha), etj.
- Menyja Layout (faqosja) merret me ndërtimin e dokumentit,
shtimin ose pakësimin e faqeve, numrin e kolonave, renditjen e
tekstit, etj., ndër ta Go to Page... (shko tek faqja), Insert Pages... (fut
faqe) Remove Pages... (largo/hiq faqe), Sort Pages... (rendit faqet) etj.
Menyja Type (tipi) përmban të gjitha mundësitë, që ofron programi
për përpunimin e tekstit, si tipin e shkrimit - Font, madhësinë - Size,
radhitjen - Align, stilin - Style, etj.
Menyja Element (elementi) përmban komanda, që specifikojnë parametrat e elementëve përbërës
të një dokumenti dhe mënyrën se si ato funksionojnë në vetvete, apo së bashku. Kemi këtu
komanda si Arrange (arranxho/rregullo), që vendos se cila pjesë e një dokumenti do të jetë më
përpara ose më mbrapa, ngushtimin e tekstit me Text Wrap..., grupimin ose jo të pjesëve në një
dokument, si dhe kontrollin e imazheve. Nëpërmjet kësaj menyje, mund të zgjidhet apo ndryshohet
sfondi ose mbushja e një objekti, me Fill (mbush), vijëzimet ndarëse apo kufizuese me Stroke
(shenja), mund të rrethohet një objekt me tekst, ose të grupohen disa objekte në një të vetëm, etj.
Menyja Utilities (mjetet, veglat) ka komanda të dobishme si Find (gjej), Change (ndrysho), Spelling
Check (kontroll drejtshkrimi), Index (indeksi), Table of Contents (tabela e përmbajtjes), etj. Në këtë
meny gjenden edhe një seri funksionesh të quajtura Plugins, të cilat kanë përdorim të gjerë dhe
sjellin përmirësim të dukshëm në strukturën e një dokumenti.
Linja e menysë
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
22
Menyja View (paraqit) kontrollon pamjen e një dokumenti në ekran. Nëpërmjet saj mund të
aktivizohen rriget dhe guidat orientuese, mund të kontrollohet fokusimi në një pjesë të publikimit
në ekran, të zmadhohet ose zvogëlohet pamja e një publikimi, etj.
Në menynë Window (dritare), ju mund të hapni ose mbyllni paletat si dhe të kaloni përmes një
rruge të shkurtër nga një publikim tek tjetri.
Tek menyja Help (ndihmë) mund të merrni ndihmën e parë në rast të mosnjohjes siç duhet të një
operacioni, apo mosfunksionimit normal të programit.
LINJA OSE BORDURA E MJETEVE TË PUNËS
Kjo linjë përbën një risi, që shfaqet për herë të parë në versionin PageMaker 7. Në të gjenden fiks
30 butona, që ofrojnë shkurtprerje për komandat më të përdorura të programit. Zakonisht duke
klikuar mbi këta butona, mund të aktivizoni një komandë ose të hapni një dritare dialogu, në të
cilën mund të bëni zgjedhjen tuaj ose të rivendosni parametra të rinj për një objekt apo një veprim
të caktuar.
Nëse nuk jeni të sigurt për funksionin e ndonjë butoni të kësaj linje, ju mjafton të afroni treguesin
e miut mbi të dhe pas pak do ju shfaqet një etiketë identifikuese e butonit.
Sipas radhës normale, butonat e kësaj linje emërtohen: New (i ri), Open (hap), Save (ruaj), Print
(printo), Find (gjej), Character Specs (specifikimet e shenjave), Increase Font Size (rrit madhësinë e
shkrimit), Decrease Font Size (zvogëlo madhësinë e shkrimit), Spelling (drejtshkrimi), Fill and
Stroke (mbushja dhe shenjat), Paragraph Specs (specifikimet e paragrafit), Indents and Tabs
(kryeradha dhe tabelorët), Bullets and Numbering (pikat dhe numrimi), Outdent (dalje-kryeradhë),
Indent (hyrje-kryeradhë), Insert Pages (fut faqe), Remove Pages (hiq faqe), Frame Options
(opsionet e korrnizës), Text Wrap (ngushtim teksti), Update Links (aktualizo lidhjet), Picture Pallete
(paleta e fotove), Place (vendos), Photoshop, HTML Export (eksporto HTML), Export
PDF (eksporto PDF), Zoom in (zmadho), Zoom out (zvogëlo), Actual Size (madhësia
aktuale), Fit in Window (përshtat në dritare), Help (ndihmë). Pra, siç shihet, në këtë
linjë, ju mund të gjeni shumicën e komandave të programit.
PALETA E MJETEVE TË PUNËS
Pasi jeni familjarizuar me PageMaker, ju nuk e keni të vështirë të konstatoni se kjo
paietë është paleta më e rëndësishme në këtë program. Ajo zakonisht hapet bashkë
me programin. Këtu ju keni mundësi të merrni Mjetin Tregues apo atë të Tekstit,
Linja e mjeteve të punës
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
23
mund të aktivizoni mjetet kryesore për punën me imazhet grafike, për rrotullimin ose prerjen e një
objekti, për rrotullimin e figurës ose zmadhim-zvogëlimin e saj, etj. Kjo paletë zhvendoset nëpër
ekran, duke e tërhequr me treguesin e miut (mouse) nga linja e sipërme e saj. Në këtë mënyrë ju
mund ta lëvizni atë, sipas nevojës, në çdo anë të dritares së programit. Nëse paleta nuk shfaqet në
ekran, kur hapet programi, atëhere për ta hapur atë, shkoni në: Window -> Show Tools.
Mjetet/veglat e punës në Paletën e Mjeteve të Punës si dhe funksionet e tyre, janë si më poshtë:
The Pointer Tool (mjeti tregues) – përmes së cilit keni mundësi të përzgjedhni, zhvendosni
dhe të ndryshoni përmasat e imazheve grafike dhe të blloqeve të tekstit. Për ta marrë këtë mjet
nga paleta e Mjeteve (ashtu si dhe për mjetet e tjera), duhet të klikoni butonin përkatës. Ky buton
në këtë çast merr ngjyrë më të çeiët (si në figurë) dhe nga ana vizuale të jep përshtypjen e një
butoni të shtypur. Ndërsa treguesi i miut, nëse ju keni ndërkohë një dokument të hapur në ekran,
merr formën e një shigjete të zezë ( ).
The Text TooI (mjeti i tekstit) - përmes të cilit krijohen hapësirat ku do të vendoset teksti, futet
teksti në dokument si dhe zgjidhet e korrigjohet ai. Pa zgjedhur më parë këtë mjet, ju nuk mund të
bëni veprime me tekstin. Pasi e merrni mjetin e tekstit, nëse keni ndërkohë një dokument të hapur
në ekran, treguesi i miut merr formën e kursorit të tekstit ( ).
The Rotate Tool (mjeti i rrotullimit) – përmes të cilit rrotuilohen objekte, si imazhet grafike
apo blloqet e teksteve dhe ndyshohet këndi i vendosjes së tyre, në raport me materialin tjetër në
dokument. Objekti duhet të kapet në një pikë të vijave kufizuese dhe të rrotullohet.
The Crop Tool (mjeti i trupëzimit) - Ky mjet mundëson prerjen ose përshtatjen e imazheve
grafike, që importohen dhe futen në dokument. Zakonisht përdoret kur duhet të vendoset në
dokument vetëm një pjesë e imazhit grafik, ose kur doni të prisni një fragment të tij.
The Line Tool (mjeti i vijëzimit) – përmes të cilit ju mund të formoni një vijë nga një pikë në
një pikë tjetër.
The Constrained Line Tool (mjeti i vijëzimit të detyrtuar) – përmes të cilit ju mund të formoni
vija horizontale, vertikale ose në 45 gradë.
The Rectangle Tool (mjeti drejtkëndësh) – përmes këtij mund të formoni figura në formë
drejtkëndëshi ose katrori.
The Rectangle Frame Tool (mjeti i kornizës drejtkëndëshe) – përmes së cilit mund të formohet
një hapësirë në formë drejtkëndëshi ose katrori, brenda së cilës mund të vendosen më vonë
imazhe grafike ose tekst. Format që formohen nga ky mjet (si dhe të gjitha mjetet e mëposhtme të
tipit Frame Tool) dallohen nga ato që formohen nga Mjeti Drejtkëndësh, sepse ato, përveç vijëzave
rrethuese, kanë edhe dy vija diagonale të kryqëzuara në mes të figurës.
The Ellipse Tool (mjeti elips) – përmes të cilit mund të formoni rrathë ose forma eliptike.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
24
The Ellipse Frame Tool (mjeti i kornizës eliptike) – përmes të cilit mund të formoni një hapësirë
eliptike apo rreth, brenda së cilit mund të vendosni imazhe grafike ose tekst.
The Polygon Tool (mjeti poligon) – përmes të cilit mund të krijoni forma të ndryshme
shumëkëndëshe si hekzagon, pentagon apo yje.
The Polygon Frame Tool (mjeti i kornizës poligon) – përmes të cilit mund të formoni një
hapësirë shumëkëndëshe, brenda së cilës mund të vendosni imazhe grafike ose tekst.
The Hand Tool (mjeti në formë dore) – përmes të cilit mund të lëvizni si me dorë figurën në
ekran, derisa të arrini tek ajo pjesë e dokumentit, që ju dëshironi të shihni.
The Zoom Tool (mjeti i zmallim/zvogëlimit) – përmes të cilit mund të zmadhoni ose zvogëloni
(afroni ose largoni) një fragment të caktuar të faqes së dokumentit.
PALETA E KONTROLLIT
Paleta e kontrollit është gjithashtu një komponent i rëndësishëm i programit PageMaker. Ajo i
përket atyre lloj paletave që quhen kontekstualisht sensitive, për arsye se ndryshojnë pamje
automatikisht, në varësi të kontekstit të veprimeve, që ju kryeni në një dokument.
Përdorimi i kësaj palete shkurton shumë rrugë gjatë aplikimit të disa prej parametrave, apo
komandave më të përdorshme në PageMaker. Paleta e kontrollit ka dy pamje që zëvendësojnë
njëra-tjetrën automatikisht. Kur ju punoni me tekst, duke përdorur Mjetin e Tekstit, Paleta e
Kontrollit pasqyron parametrat e tekstit në përdorim e sipër (si më poshtë: tipin e gërmave,
madhësinë, lartësinë, efektet, etj.) dhe krijon mundësi praktike për të ndryshuar këto parametra.
Ndërsa kur përdorni Mjetin Tregues për të zgjedhur me të objekte të ndryshme, paleta e kontrollit
merr një pamje tjetër. Ajo pasqyron koordinatat e objektit të zgjedhur me Mjetin Tregues dhe jep
mundësi për t’i ndryshuar ato.
Në rastet kur Paleta e kontrollit nuk është shfaqur në ekran, ju duhet të shkoni tek: Window ->
Show Conlrol Palele, gjë që mundëson shfaqjen e saj.
Paleta e kontrollit
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
25
Paleta e kontrollit, ashtu si Paleta e Mjeteve të Punës, rekomandohet që të lihet e hapur në ekran
gjatë gjithë kohës së punës. Për ta zhvendosur këtë paletë, mjafton ta tërheqësh atë me treguesin
e miut nga linja në fillim të saj (kujdes mos kliko mbi butonin se mbyllet paleta).
PALETA E MODELEVE OSE SHABLLONEVE TË GATSHME
Ashtu si dhe Linja e Mjeteve të Punës, Paleta e Modeleve/Shablloneve të Gatshme (The Template
Palette) përbën një risi të shfaqur për herë të parë në versionin Page Maker 7. Në këtë paletë, e
cila mund të hapet në fillim
bashkë me programin, ju mund
të gjeni modele të gatshme
faqosjeje për lloje të ndryshme
materialesh ose dokumentash,
gjë që ua lehtëson punën,
sidomos përdoruesve të rinj të
PageMaker. Konfiguracionet e
ndryshme janë të ndara në 20
kategori. Secila prej tyre
përmban një numër modelesh
të gatshme.
Nëse paleta e Modeleve të
Gatshme nuk është shfaqur në
ekranin tuaj, për ta hapur atë shkoni si gjithnjë në Window -> Plug-in Palettes -> Show Template
Palette. Në mënyrë që kjo paletë të hapet automatikisht, sa herë që ju hapni programin, kliko në
kutizën që ndodhet përpara fjalisë Show next time PageMaker opens (shfaq herën tjetër, që hapet
Page Maker), në fund të paletës, majtas.
PALETA E IMAZHEVE GRAFIKE
Paleta e Imazheve Grafike (The Picture Palette) është një galeri
imazhesh grafike të llojeve clip-art dhe fotografi, të ndara në 24
kategori, të cilat instalohen në kompjuter bashkë me instaiimin e
programit PageMaker. Klipet artistike (clip-arts) janë grafika të
gatshme, të parakrijuara nga prodhuesit e programit, si psh. vizatime,
piktura, etj. Përveç klip-arteve, kjo paletë përmban edhe një numër
të konsiderueshëm fotografish.
Të gjitha këto imazhe grafike janë në dispozicion të
përdoruesit të programit dhe mund të përdoren prej tij, sa herë që
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
26
nevojiten. Nëse Paleta e lmazheve Grafike nuk është shfaqur në ekranin tuaj, për ta hapur atë,
shkoni tek: Window -> Plug-in Palettes -> Show Picture Palette dhe ajo do të shfaqet në ekran.
PALETA E NGJYRAVE
Paleta e ngjyrave është gjithashtu një komponent i rëndësishëm
në dritaren e PageMaker. Përmes kësaj palete mund të zgjidhni
ngjyrën e tekstit, të vijëzave, të kornizave, të mbushjes së
imazheve të ndryshme grafike, të krijuara në këtë program.
Paleta e ngjyrave ka dy butona: Colors (ngjyrat) dhe Styles
(stilet), pra është një paletë me dy funksione. Kur klikon butonin
Colors, hapet gjithë përmbajtja e paletës së ngjyrave. Kur klikoni
butonin Styles hapet gjithë përmbajtja e paletes së stileve.
Dritarja e paletës së ngjyrave mund të minimizohet, zmadhohet
apo mbyllet përmes butonave të kontrollit, që ndodhen djathtas
në linjën e titullit. Në rastet kur paleta zë shumë vend dhe
mbingarkon hapësirën e punës, ju mund ta minimizoni atë, duke
bërë të mundur që paleta të jetë në ekran, por të zërë pak vend.
Paleta standarte e ngyrave ka gjithsej 10 ngjyra për ngjyrosje apo mbushje. Megjithatë, në këtë
paletë ju mund të shtoni lehtësisht edhe ngjyra të tjera, të marra nga katalogu i ngjyrave të
PageMaker. Nëpërmjet tre butonave të vendosur poshtë bordurës së paletës, mund të zgjidhni
nëse dëshironi të ndryshon ngjyrën e kornizës anësore, të mbushjes, apo të të dyjave në të njëjtën
kohë.
Nëse kjo paletë nuk shfaqet në ekran, për ta hapur atë, shkoni tek: Window -> Show Colors.
BORDI I NGJITJES ( PASTEBOARD )
Faqja aktive e dokumentit në PageMaker, ajo që mund të printohet, rrethohet nga një korrnizë e
dukshme. Ajo është e vendosur në një hapësirë, disa herë më të madhe se vetë faqja. Kjo hapëslrë
quhet pastebord (bordi i ngjitjes). Në mënyrë që të shihni të gjithë bordin e ngjitjes, duhet të shkoni
tek: View -> Entire Pasteboard dhe e gjithë hapësira e punës në PageMaker, shfaqet para jush.
Kjo hapësirë që e qarkon faqen aktive nga të katër anët, shërben si një hapësirë rezervë, ku mund
të vendosen blloqe tekstesh apo imazhe grafike, për t'i përdorur ato më vonë në faqen e hapur të
dokumentit, apo në faqet pasuese. Një dokument ka vetëm një bord ngjitje, që do të thotë se kur
të hapni faqe të ndryshme në të njëjtin dokument, bordi i ngjitjes është i njëjtë. Materialet që
ndodhen në bordin e ngjitjes, janë jashtë zonës së printueshme të faqes aktive, kështu që kur ju
printoni një apo disa faqe, materialet që ndodhen në bordin e ngjitjes nuk printohen.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
27
LËVIZJET E FIGURËS NË PAGEMAKER
Ashtu si në programet e tjera, iëvizja e figurës
poshtë, lart, majtas dhe djathtas, reaiizohet
nëpërmjet shigjetave të lëvizjes së figurës,
ashensorëve (scroll-bars). Por në ndryshim nga
programet e tjera, kjo iëvizje nuk përfundon në skajet e
dokumentit, por në skajet e bordit të ngjitjes.
Përveç këtyre, një rrugë efektive për lëvizjen e figurës, është edhe
përdorimi i Mjetit në Formën e Dorës (Hand Tool). Për ta përdorur
këtë mjet duhet të ndiqet kjo rrugë:
- Kliko butonin me simbolin e dorës në Paletën e Mjeteve
të Punës.
Kliko më pas diku në faqe dhe, duke mbajtur shtypur butonin e
majtë të miut, bëni zhvendosjen e figurës në drejtimin që doni.
NDRYSHIMET E PAMJES SË FAQES NË PAGEMAKER
PageMaker ofron një numër të konsiderueshëm mjetesh dhe mënyrash për zmadhimin
apo zvogëlimin e faqes, afrimin apo largimin e saj. Një faqe mund të shihet nga 25 % e përmasave
të saj deri në 400 %.
Një nga mënyrat për të parë pamje të ndryshme të faqes, është me anë të opsioneve që
të ofron menyja View, të cilat janë: Zoom in (zmadho), Zoom out (zvogëlo), Actual size (madhësia
aktuale), Fit in Window (përshtat në dritare), Entire Pasteboard (gjithë bordi i ngjitjes) dhe Zoom
to... (zmadho në...).
Po ashtu, duke bërë një klikim me tastin e djathtë të miut diku në faqe, hapet një meny lokale
(në figurën djathtas), ku gjenden gjithashtu edhe komandat e mësipërme
të zmadhim/zvogëlimit. Ndërsa në linjën e mjeteve të punës gjenden
butonat Zoom in dhe Zoom out. Ndërkohë që zmadhimi apo zvogëlimi i
pamjes (përkatësisht afrimi apo largimi) realizohen edhe nëpërmjet Mjetit
të Zmadhim-Zvogëlimit (Zoom Tool) që ndodhet në Paletën e Kutisë së
Mjeteve të Punës. Për të zmadhuar një faqe me Zoom Tool, veprohet
kështu:
- Kliko butonin përkatës në Paletën e Kutisë së Mjeteve të
Punës. Treguesi i miut tani ngjan me një lupë, në qendër të së cilës
vendoset shenja +.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
28
- Zgjedh vendin në faqe, ku do të përqendrohet fokusimi, drejto treguesin e miut atje dhe
kliko. Çdo klikim rrit madhësinë e pamjes së faqes, sipas shkallëve të paracaktuara, që
fillojnë me 25 % dhe vazhdojnë përkatësisht me 50 %, 75 %, 100 %, 200 % dhe 400 % - si
në figurën djathtas - lart.
Për të zvogëluar një faqe me Zoom Tool, klikohet në faqe duke mbajtur shtypur tastin Ctrl, që e
ndryshon shenjën + në -. Çdo klikim e zvogëlon madhësinë sipas shkallëve të mësipërme. Ndërsa
për të kaluar nga pamja Actual Size (madhësi aktuale) në Fit in Window (përshtat në dritare) dhe
anasjelltas, përdoret një shkurtprerje tjetër: Duke mbajtur shtypur tastin Ctrl, shtyp butonin e
djathtë të miut.
KALIMI NGA NJË DOKUMENT NË TJETRIN
Nëse hapni njëkohësisht ose krijoni më shumë se një dokument, ju mund të kaloni nga njëri
dokument në tjetrin, në këtë mënyrë:
- Kliko në menynë Window. Në fund të menysë do të gjeni titujt e të gjithë dokumentave.
- Kliko në dokumentin e dëshiruar. Vini re se dokumenti aktiv ka përpara shenjën ( ),
ndërsa dokumenti që doni të zgjidhni, shënjohet si më poshtë me highlight (nxjerrje në
pah, theksim).
Kjo ua lehtëson shumë punën, sidomos kur doni
të transferoni materiale nga njëri dokument në
tjetrin, ose kur doni të punoni në disa dokumente
njëkohësisht.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
29
KAPITULLI III
KRIJIMI I NJË PUBLIKIMI TË RI
Produkti i punës në PageMaker mund të jetë një gazetë, revistë ose libër, një reklamë ose një
etiketë malli, një fletë-palosje ose thjeshtë një kartvizitë, etj. Cilido qoftë rezultati përfundimtar,
produkti që krijohet me këtë program emërtohet me termin publikim ose dokument. Përpara se
të krijojmë një dokument ose publikim të ri, është e domosdoshme të dimë:
- Çfarë synohet të arrihet me këtë dokument të ri,
- Ç'lloj publikimi do të jetë ai,
- Cilat do të jenë përmasat e dokumentit të ri dhe sa faqe do të ketë ai,
- Do të jetë një publikim me ngjyra apo bardhezi.
Pasi t’i kemi përcaktuar këto, fillon puna për krijimin e dokumentit të ri. Në PageMaker 7 ka dy
rrugë për krijimin e një publikimi:
1. Nëpërmjet Paletës së Modeleve të Gatshme (Template Palette)
2. Nëpërmjet komandës Document Setup..., që ndodhet në menynë File ose duke klikuar
butonin New në Linjën e Mjeteve të Punës .
KRIJIMI I NJË PUBLIKIMI TË RI ME PALETËN E MODELEVE (TEMPLATE PALETTE)
Paleta e Modeleve të Gatshme është një risi në versionin 7 të PageMaker. Në versionet
pararendëse ajo nuk ka ekzistuar. Kjo paletë përbën një koleksion publikimesh të paraformatuara,
me një shumëllojshmëri tipesh dhe stilesh, të cilat mund të shërbejnë si bazë për dokumentin tuaj
të ri. Janë gjithsejt 310 modele të ndara në 20 kategori, që përfaqësojnë shumë prej tipeve të
dokumentave, që mund të krijohen me PageMaker. Nëse në morinë e këtyre shablloneve ju gjeni
një model që përkon me konceptin dhe të dhënat për dokumentin tuaj të ri, atëherë ju do ta keni
më të lehtë që ta krijoni atë me ndihmën e shabllonit. Por nëse nuk gjeni as edhe një model që të
përputhet, atëhere e keni të domosdoshme të përdorni rrugën e dytë, atë që kalon nga Documert
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
30
Setup..., ose me anë të butonit New nga linja e Mjeteve të Punës, për të cilën do të fiasim më
poshtë.
Për të hapur Paletën e Modeleve të Gatshme ndiqet kjo rrugë: Shkoni tek Window -> Plug-in
Palettes -> Show Template Palette.
Dritarja e dialogut që hapet përmban të gjithë koleksionin e modeleve. Siç e kemi përmendur më
lart, nëse dëshironi që kjo paletë të hapet sa herë që ju të hapni programin, atëhere kliko në kutizën
në fund të dritares, aty ku shkruhet:
Për të kaiuar nga njëra kategori modelesh në tjetrën, përdorni shigjetën që i përket drejtorisë
Category. Ndërsa për të hapur një shabllon të caktuar, bëni një klikim dyfish mbi të, ose klikoni një
herë për ta përzgjedhur atë dhe pastaj shtyp butonin Create
Publicalion.
Le të praktikojmë hapjen e një shablloni/modeli:
- Në drejtorinë Category të dritares së Paletës, përzgjidh kategorinë Newsletters.
- Në këtë kategori hap sipas njërës prej mënyrave të përshkruar më sipër, modelin
1000371.PMT.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
31
Në dritaren PANOSE Font
Matching Results, që hapet
bashkë me shabllonin njoftoheni
se në dokument janë përdorur
një ose disa tipe shkrimesh, të
cilat ju nuk i keni në kompjuterin
tuaj, si dhe ju jepet mundësia që
t'i zëvendësoni ato me tipe
shkrimesh që keni. Pasi të keni
bërë këto zëvendësime, kliko në butonin OK dhe shablloni hapet përfundimisht në ekranin tuaj.
Pas kësaj në tastjerë, shtyp njëkohësisht CTRL + 1 për ta parë dokumentin në pamjen Actual Size.
Zakonisht kur hapet një shabllon, mbi të ndodhet edhe një etiketë, që
përmban të dhëna rreth saj. Kjo etiketë është e paprintueshme. Për ta
larguar atë nga dokumenti, nëse kjo ka ndodhur, kliko njëherë mbi të,
tërhiqe atë me treguesin e miut dhe vendose diku në bordin e ngjitjes
(pasteboard), jashtë hapësirës së shabllonit – faqes aktive.
ZËVENDËSIMI I TEKSTIT TË MODELIT TË GATSHËM ME TEKSTIN TUAJ
Hidhni një sy tekstit të përdorur në modelin e sapohapur. Ai është tekst i
një lloji të veçantë, pa kuptim, funksioni i të cilit është sa për ilustrim, që
të mbushë hapësirat, ku duhet vendosur teksti. Ky Iloj teksti merr forma
të ndryshme dhe në shkrimin e tij përdoren gërma latine. Ai quhet
Greeking Text ose Dummy Tekst. Në shabllonin që hapëm, me disa
përjashtime të vogla, teksti i përdorur quhet greeking.
Kur hapim një model të gatshëm, ai është i para-formatuar dhe, për të
krijuar dokumentin tonë, ne na duhet të zëvendësojmë tekstin dhe
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
32
grafikat ekzistuese me tekstin dhe grafikat tona. Zëvendësimi i tekstit është i thjeshtë dhe bëhet si
më poshtë:
- Zgjedh tekstin që do të zëvendësohet duke marrë mjetin e tekstit dhe duke e
shënjuar tekstin me njërën nga mënyrat tradicionale, që përdoren edhe në Microsoft
Word.
- Shkruaj tekstin tënd në vend të tij. Zëvendësimi bëhet automatikisht. Nëqoftëse keni të
gatshëm tekstin tuaj, për të fituar kohë, ju mund ta importoni atë dhe ta vendosni në
vendin e caktuar. (Këtë do ta sqarojmë më vonë.)
ZËVENDËSIMI I GRAFIKAVE TË MODELIT TË GATSHËM ME GRAFIKAT TUAJA
Ashtu si edhe teksti, zëvendësimi i grafikave ndjek të njëjtën procedurë. Në modelin e hapur, ju do
të shihni disa hapësira të rezervuara për të vendosur grafikat tuaja, ku shkruhet: Place Artwork
Here.
Ato janë në vetvete grafika të thjeshta që mund t’i zëvendësoni me fotografi apo klip-arte.
Për këtë:
- Kliko në grafikën ekzistuese. Do të shihni se në
anët e saj do të shfaqen disa kutiza të vogla të
zeza, që tregojnë se grafika është zgjedhur.
- Shko tek File -> Place... dhe në dritaren e
dialogut që hapet, lokalizo dhe gjej grafikën tuaj,
aty ku e keni ruajtur, dhe pastaj kliko butonin Open.
Për ta zhvendosur pastaj një grafikë në faqosje, thjesht tërhiqeni atë me treguesin e miut.
RUAJTJA E NJË DOKUMENTI SI MODEL - VENDOSJA E TIJ NË PALETËN E MODELEVE TË GATSHME
Një dokument i krijuar prej jush mund të ruhet si një dokument i zakonshëm, por ai mund të ruhet
edhe si shabllon (template). Për ta ruajtur një dokument si shabllon, veprohet në këtë mënyrë:
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
33
- Shko tek File -> Save As... Në dritaren e dialogut që hapet me këtë rast, lokalizo dosjen ku
doni ta ruani dokumentin tuaj.
- Në File Name shkruaj emrin që ju mendoni t’i jepni atij.
- Në Save as type përzgjidh Template.
Në fund, kliko butonin Save.
Për ta vendosur këtë shabllon të sapokrijuar në Paletën e Modeleve të Gatshme, veprohet kështu:
- Hap Paletën e Modeleve të Gatshme, sipas mënyrës që kemi përshkruar më lart.
- Kliko në shigjetën e vogël, që ndodhet
poshtë butonit mbyllës dhe përzgjidh
komandën Add a Template.
- Në dritaren e dialogut që hapet, tek
Name the Template shënoni emrin që
doni t'i jepni modelit tuaj. Ndërsa tek
Get the Template përzgjidh Add an
existing PageMaker template file dhe
me Browse... (shfleto) gjej dokumentin
tuaj dhe kliko butonin Open.
- Për ta ruajtur shabllonin, kliko në fund OK në dritaren e hapur të
dialogut Add Template (shto model).
Dokumenti i tipit shabllon (template) është ruajtur si modeli im, në Paletën
e Modeleve të Gatshme, ku edhe mund ta përdorni më vonë.
KRIJIMI I NJË PUBLIKIMI TË RI ME KOMANDËN DOCUMENT SETUP...
Kur krijojmë një publikim të ri me anë të Template Palette, struktura e dokumentit është
e paraformatuar dhe parametrat e tij janë të përcaktuara. Ndërsa kur krijojmë një publikim të ri
me anë të Document Setup..., ose duke shtypur butonin New nga linja e mjeteve të punës, gjithçka
fillon nga e para, pra fillon ndërtimi i dokumentit nga zero. Të gjithë parametrat bazë të një
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
34
dokumenti gjenden në dritaren e dialogut Document Setup... Për ta hapur këtë dritare ka disa
rrugë:
Kliko komandën New në menyne File; ose
Kliko butonin New në linjën e Mjeteve të Punës;
ose
Kliko komandën Document Setup... në menynë
File. Kjo dritare dialogu përdoret për të vendosur
parametrat në një dokument të ri, por ajo mund
të përdoret gjithashtu për të ndryshuar
parametrat e një dokumenti ekzistues. Në të
gjenden një numër alternativash për zgjedhje, të
cilat përcaktojnë përmasat, kufijtë dhe pamjen e
një publikimi.
Le t'i shohim me radhë:
MADHËSIA DHE PËRMASAT E FAQES (PAGE SIZE AND DIMENSIONS)
Në PageMaker gjenden 21 mundësi zgjedhjeje të gatshme për madhësinë e faqeve të një
dokumenti. Duke klikuar në shigjetën zbritëse që ndodhet në të djathtë të kutisë, që i referohet
menysë Page size (madhësia e faqes), mund të përzgjidhni mes tyre, madhësinë e faqes që
përputhet me parametrat e dokumentit, që ju keni në plan të krijoni. Llojet e gatshme të madhësive
përfshijnë formatet më të përdorura, që nga A4 (standard) deri tek formatet e revistave, apo të
gazetave.
Tek Dimensions mund të ndryshoni përmasat e faqes, përkatësisht gjerësinë dhe lartësinë
e saj, madje edhe tek formatet e gatshme. Kur instaloni për herë të parë programin PageMaker,
njësia matëse e këtyre dimensioneve është polç (inch). Për ta kthyer atë në njësitë europiane të
matjes, duhet të shkoni tek File ->
Preferences -> General dhe ktheni
Measurements in dhe Vertical Ruler
nga Inch në Millimetres (siç e kemi
bërë më lart dhe që shfaqet në
dialogun e Document Setup).
ORIENTIMI (ORIENTATION)
Tek Orieniation (orientimi), mund të zgjidhni mes vendosjes për së gjati ose për së gjeri të një
dokumenti. Në terminologjinë e programit PageMaker, orientiml i faqes shënohet me termat Tall
(gjatë) dhe Wide (gjerë), në ndryshim nga disa programe të tjera, që përdorin termat Portrait (për
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
35
Tall) dhe Landscape (për Wide). Për të përcaktuar orientimin e faqes, mjafton të klikoni në butonin
përkatës tek kutia e dialogut Document Setup .
OPSIONET (OPTIONS)
Në seksionin Options (opsionet) të dialogut Document Setup gjenden katër kutiza zgjedhjeje, që iu
referohen përkatësisht mundësive Double-sided (faqe të dyfishta), Facing pages (faqe përballë),
Adjust layout (përshtat faqosjen) dhe Restart page numbering (rifillo numrimin e faqeve).
Dobble-sided (faqe të dyfishta, me dy anë) është
një opsion që përzgjidhet kur kemi të bëjmë me
publikime, që kanë parametra të veçantë për anët
e jashtme dhe për anët e brendshme të faqeve në të majtë ose në të djathtë. Meqë faqet në të
majtë kufizohen në mes, me faqet në të djathtë dhe anasjelltas, kuptohet që hapësira e brendshme
duhet të ketë parametra të veçantë. Kjo është arsyeja që kur zgjidhet ky opsion, Left dhe Right tek
Margins kthehen në Inside dhe Outside. Ky opsion përzgjidhet sidomos kur kemi të bëjmë me
botime shumëfaqëshe si libra, revista, gazeta, etj.
Facing pages (faqe përballë) zgjidhet vetëm nëse kemi zgjedhur Double-Sided Pages. Kur ky opsion
përzgjidhet, faqet e dokumentit shfaqen në ekran dy e nga dy, pra faqja në të majtë së bashku me
faqen në të djathtë. Kur dokumenti fillon me një faqe me numër tek, faqja e parë del e vetme,
ndërsa të tjerat dy e nga dy. Nëse nuk zgjidhet ky opsion, edhe pse faqet mund të jenë double-
sided (të dyfishta, me dy anë), ato shfaqen në ekran një e nga një.
Adjust layout (përshtat faqosjen) përzgjidhet kur bëni ndryshime të parametrave dhe doni që këto
ndryshime të reflektohen në faqosjen tuaj. Për shembull, nëse ju ndryshoni gjërësinë e anëve të
dokumentit, elementet në faqe mund të mos përshtaten me parametrat e rinj. Por me Adjust
Layout të zgjedhur, PageMaker ri-rregullon tekstin dhe grafikat në mënyrë automatike, në mënyrë
që ato të përshtaten me parametrat e rinj. Nëse pas kësaj auto-përshtatjeje ju do të gjeni përsëri
probleme, ju mund t'i rregulloni ato në mënyrë manuale.
Restart page numbering (rifillo numrimin e faqeve) përzgjidhet atëhere kur doni që në pjesë të
caktuara të dokumentit, të filloni një seri të re numrash të faqeve. Kjo del e nevojshme kur doni të
veçoni numërimin e faqeve të hyrjes së një publikimi nga ato të kapitujve apo nga indeksi i lëndës,
etj. Nëse ky opsion nuk zgjidhet, atëhere të gjitha faqet e publikimit do të numërohen në rresht
njëri pas tjetrit. Për të bërë të mundur këtë mënyrë rifillimi të numrimit, veprohet në këtë mënyrë:
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
36
- Zgjedh Restart page numbering.
- Kliko në butonin Numbers... dhe në
dritaren që hapet përzgjidh llojin e skemës së
numrimit, që doni të përdorni.
- Kliko OK.
- Në Start Page # shëno numrin
me të cilin doni që të fillojë numërimi i ri.
NUMRI I FAQEVE (NUMBER OF PAGES)
Në seksionin Number of Pages (numri i faqeve), keni
mundësinë që të përcaktoni numrin e faqeve, që do të ketë
publikimi juaj. Më pas, nëse doni të shtoni apo heqni një faqe
të caktuar nga dokumenti, duhet të shkoni në Layout -> Insert
Pages ose Remove Pages.
Në PageMaker ju mund të kaloni nga njëra faqe në tjetrën, duke kiikuar në butonat përkatës të
faqeve, që ndodhen në pjesën poshtë, majtas, të dritares së punës të programit. Në krye të tyre
ndodhet një faqe master e shënuar me gërmën R (right, djathtas).
Nëse faqet do të jenë double-sided atëhere dokumenti do të ketë dy faqe master të shënuara me
L dhe R (Left & Right, majtas & djathtas).
Më holiësisht për faqet master (master pages) do të flasim më vonë në këtë metodikë.
ANAT (MARGINS)
Tek seksioni Margins ju keni mundësi të shënoni përmasat e anëve të dokumentit. Këto anë
identifikohen si Left (majtas), Right (djathtas), Top (krye) dhe Bottom (fund). Ndërsa kur publikimi
është një faqe double-sided, pra kur e kemi
zgjedhur atë, në vend të Left dhe Right do të kemi
Inside dhe Ouiside.
REZOLUCIONI (TARGET OUTPUT RESOLUTION)
Më këtë opsion përcaktohet rezolucioni, ose shpërbërja e dokumentit në ekran ose printer, që do
të ketë dokumenti juaj, i cili i referohet rezolucionit të produktit, që do të krijohet. Rezolucioni
matet pika për polç (dpi = dots per inch) – pra pika për njësi. Publikimet që janë të destinuara për
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
37
printim, duhet të kenë një rezolucion minimal prej 300 dpi. Nëse rezolucioni është nën 300 dpi,
produkti rrezikon të ketë cilësi të ulët.
Ndërsa rezolucioni për dokumentet e destinuara për web mund të jetë edhe 72 dpi. Sa më shumë
dpi të ketë një dokument, aq më mirë duket, por rritja e rezolucionit rrit edhe sasinë e
informacionit të ruajtur në file , pra madhësinë e filit,
imazhit.
PËRGATITJA PËR PRINTIM (COMPOSE TO PRINTER)
Me këtë opsion përzgjidhet printeri në të cilin do të kryhet printimi i publikimit. Edhe sikur
dokumenti juaj të mos jetë i destinuar për printim, përsëri në dialogun e Document Setup, duhet
të përzgjidhni një printer për referencë, si në rastin tonë:
.
NDËRTIMI I STRUKTURËS SË FAQOSJES
Faqosja e një publikimi ka të bëjë me vendosjen dhe pozicionimin në faqe të materialeve të
përgatitura për botim, qofshin këto tekste ose grafika. Për të lehtësuar mirë-organizimin dhe
sistemimin e këtyre materialeve në faqe, PageMaker ofron mjete dhe teknika shumë të efektshme
dhe të dobishme, siç janë krijimi i kolonave, guidat, rrjeta e faqosjes, vizoret, etj.
Le t’i shohim me radhë këto mjete dhe teknika.
KRIJIMI I KOLONAVE
Vendosja e tekstit në kolona e lehtëson shumë leximin e një lajmi apo të një shkrimi.
Lexuesit lodhen shpejt me rreshta të gjatë dhe e kanë të vështirë t’i ndjekin deri në fund, dhe për
këtë arsye është e domosdoshme, që teksti të vendoset në kolona me gjerësi optimale, që
lehtësojnë të lexuarit. Kolonat shërbejnë jo vetëm për vendosjen në to të tekstit por edhe të
grafikave të ndryshme.
Krijimi i kolonave bëhet nëpërmjet guidave. Guida është një vijë e hollë e paprintueshme, që
kufizon virtualisht kolonat, anët e faqes apo elementë të tjerë në faqe. Ju mund të krijoni skema të
veçanta kolonash për çdo faqe. Por nëse doni që një skemë apo strukturë kolonash të jetë e njëjtë
dhe të përsëritet në të gjitha faqet, atëhere mjafton që ta aplikoni këtë në faqet master. (Siç e
thamë më lart, me faqet master do të njihemi më vonë në këtë metodikë.)
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
38
Për të krijuar kolona në një faqe, veprohet si më poshtë:
- Hap faqen që doni ta ndani me kolona. Kjo bëhet duke klikuar në ikonën e faqes përkatëse
1, 2, 3... e me radhë, në pjesën poshtë,
majtas, të dritares së punës të programit.
- Shko në Layout -> Column Guides.
- Në dritaren e dialogut, që hapet, vendos
numrin e kolonave që dëshironi dhe
distancën ndërmjet kolonave. Për formatin e
tipit tabloid, rekomandohet ndarja në 5 kolona.
Megjithatë, në disa nga gazetat që botohen në
Shqipëri, aplikohet zgjerimi i standartit tabloid dhe
ndarja në 6 kolona.
- Shëno gjerësinë e hapësirës ndarëse mes
kolonave.
Një standart i preferuar për këtë gjerësi është 4.23 mm (Më
lart kemi zgjedhur 3 kolona me hapësirë ndarëse ndërmjet
kolonave 5 mm në një faqe A4 që paraqitet në të djathtë).
- Kliko OK.
Krijimi i kolonave mund të bëhet edhe me funksionin Grid
Manager (menaxheri i rrjetës), me të cilin do të merremi
më poshtë.
KRIJIMI I KONFIGURACIONIT TË FAQES
Konfiguracioni ose rrjeta e faqes është një tërësi guidash vertikale dhe horizontale, që përbëjnë
strukturën e dizenjos së saj. Guidat e kolonave dhe të anëve të dokumentit, siç i kemi përmendur
më parë, krijohen nëpërmjet komandave Document Setup dhe Column Guides.
Përveç këtyre, në PageMaker gjenerohen edhe një lloj tjeter
guidash, që quhen guidat e vizores (Ruler Guides). Në këtë
pjesë, ne do të njihemi më hollësisht me to, por më parë le të
flasim për një element shumë të rëndësishëm të dritares së
një dokumenti: vizoret.
Vizoret (Rulers). Në dritaren e punës së PageMaker ka një
vizore horizontale, që vendoset në anën e sipërme të
dokumentit dhe një vizore vertikale të vendosur në anën e
majtë të tij. Njësia matëse e aplikuar këtu është e
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
39
ndryshueshme dhe, siç thamë më sipër, ky ndryshim bëhet duke shkuar në File -> Preferences ->
General.
Për të shfaqur apo fshehur vizoret, shkoni në View -> Show Rulers apo View -> Hide Rulers.
Numrat zero për të dy vizoret janë në një vijë me kufirin e sipërm të dokumentit (vizorja vertikale)
si dhe me kufirin anësor në të majtë të tij (vizorja horizontale). Atje ku bashkohen guidat, që dalin
nga numrat zero të vizoreve, gjendet Pika Z-ero (Zero Point) e dokumentit. Kur kemi një faqe të
vetme, pika zero ndodhet në këndin e majtë lart të dokumentit dhe matja fillon nga e majta në të
djathtë. Ndërsa kur kemi të bëjmë me facing pages, pra me dy faqe përballë njëra-tjetrës, pika
zero qëndron në aksin mes të dyjave dhe matja fillon nga e majta në të djathtë për faqen djathtas
dhe nga e djathta në të majtë për faqen majtas.
Pika Zero mund të jetë e ri-pozicionueshme. Për ta zhvendosur atë, treguesi i miut
drejtohet në kutizën e vogël me dy vijëza që kryqëzohen, që ndodhet aty ku bashkohen vizoret.
Duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, zhvendosim pikën zero aty ku dëshirojmë. Për ta
kthyer pikën zero në pozicionin e saj të vetvetishëm, bëni një klikim dyfish në kutizën që
përmendëm më lart. Nëse doni që pika zero të jetë e palëvizshme, mund ta "kyçni" atë, duke shkuar
në View -> Zero Lock.
Guidat e vizores (Ruler Guides). Këto lloj guidash përdoren
dendur për të vendosur në një vijë horizontalisht apo
vertikalisht objekte të ndryshme, si fotografi, blloqe tekstesh,
grafika, etj. Për të krijuar një guidë të tillë, vendosni treguesin
e miut në njërën
nga vizoret dhe
duke mbajtur
shtypur butonin e
majtë të miut, tërhiqeni atë në drejtim të
dokumentit. Ju mund të zhvendosni guidat lart,
poshtë, majtas apo djathtas nëpërmjet miut, me
metodën e thjeshtë drag and drop (tërhiq dhe lësho).
Mund të kontrolloni gjithashtu vendndodhjen e një
guide, duke parë koordinatat e saj në Paletën e
Kontrollit. Mund të krijoni një numër të pakufizuar
guidash të tilla.
Përveç vizoreve, këto guida mund të krijohen edhe në Grid Manager, për të cilën do flasim
më poshtë. Në PageMaker ju keni mundësinë të krijoni dhe ruani kopje të një konfiguracioni
guidash.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
40
PËRDORIMI I MENAXHERIT TË RRJETËS (GRID MANAGER)
Grid Manager (menaxheri i
rrjetës) është një risi e versioneve të
fundit të PageMaker. Nëpërmjet tij
mund të krijoni konfiguracione të llojeve
të ndryshme, si guida dhe t'i zhvendosni
apo riorganizoni ato. Ju mund të ruani
konfiguracionet që ju pëlqejnë, mund të
ndryshoni parametrat e një apo disa
kolonave, etj. Për të hapur Grid
Manager shkoni në
Utilities -> Plug-ins -> Grid Manager.
Në dritaren e dialogut që hapet, keni mundësi të ndërtoni një gridë (rrjetë) të re, të
përcaktoni numrin e kolonave apo të radhëve dhe hapësirat ndarëse, të ndryshoni parametrat për
kolona të veçanta, të krijoni guida vertikale dhe horizontale pafund, etj. Gjithashtu në këtë dritare
ju do të gjeni komandat që përdoren për të ruajtur një gridë (rrjetë), për të aplikuar një kopje të
saj në një dokument tjetër, etj. Në shembullin tonë, kemi krijuar 5 kolona.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
41
KAPITULLI IV
PËRPUNIMI I TEKSTIT
Teksti është një element i qenësishëm i faqes së një publikimi. Në PageMaker gjenden shumë
mjete dhe teknika për përpunimin e tij. Një pjesë e tyre janë të njëjta apo të përafërta me mjetet
dhe teknikat që përdoren edhe në Microsoft Word. Por ndërkohë ka edhe shumë prej atyre, që
janë të veçanta dhe tipike për PageMaker.
KRIJIMI I NJË KUTIE TEKSTI ( TEXT BOX )
Teksti në PageMaker vendoset në një kuti teksti (text box). Çdo titull, mbititull,
nëntitull, fragment teksti apo një tekst i plotë, ka hapësirën e vet. Kështu, në një faqe
zakonisht gjenden me dhjetëra të tillë. Për të punuar me tekstin në PageMaker, duhet
që paraprakisht të merret Mjeti i Tekstit, që ndodhet në Kutinë e Mjeteve të Punës.
Pa këtë mjet nuk mund të shkruhet apo të korrigjohet teksti.
Pasi të keni përzgjedhur këtë mjet, ju mund të krijoni një kuti teksti, ose text box. Për
të krijuar një kuti teksti ka dy mënyra:
Mënyra e parë është përmes krijimit të vetvetishëm prej programit të një hapësire
teksti. Për këtë, kliko në Mjetin e Tekstit, dhe pastaj kliko në atë pjesë të faqes, ku doni
të vendosni tekstin tuaj. Pasi të keni shkruar tekstin që dëshironi, në mënyrë të vetvetishme,
programi ka krijuar edhe një kuti teksti (text box). Në këtë rast, hapësira e tekstit ndjek gjerësinë e
kolonës, pra gjerësia e tij është e imponuar nga gjerësia e kolonës. Por kutia e tekstit mund të
kufizohet edhe me anët e faqes, nëse dokumenti s'është i ndarë në kolona, si më poshtë:
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
42
Mënyra e dyië është përmes tërheqjes me
treguesin e miut. Ajo përdoret sidomos kur
ju doni që teksti të shtrihet përtej një
kolone. Për të krijuar një kuti teksti (text
box) me këtë mënyrë, ndiq këtë rrugë: Kliko
në Mjetin e Tekstit, vendos treguesin e miut
në vendin ku duhet të fillojë teksti dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, tërhiq
treguesin e miut deri në atë pozicion, ku doni ta shtrini tekstin. Pastaj fillo e shkruaj. Do të shihni
që teksti do të shtrihet në hapësirën që keni krijuar dhe nuk do të ndikohet nga gjerësia e kolonave.
Vini re: Hapësira e tekstit që krijuat nuk ka kufizues të dukshëm.
ZGJEDHJA (SHËNJIMI) I TEKSTIT
Teksti në PageMaker shënjohet me dy mjete: 1. Mjeti Tregues , dhe 2. Mjeti i Tekstit . Kur
përdorim Mjetin Tregues, tekstin e shënjojmë si një objekt, si bllok. Objekti tekst në PageMaker
emërtohet bllok teksti. Ndërsa kur përdorim Mjetin e Tekstit, tekstin e shënjojmë si tekst të
mirëfilltë, njësoj si në Word.
Për të zgjedhur/shënjuar një bllok teksti, veprohet në këtë mënyrë: Kliko në Mjetin Tregues
që ndodhet në krah të Mjetit të Tekstit . Pastaj kliko diku në tekst. Do të shihni se kur një bllok
teksti shënjohet, do të shfaqen dy vijëza kufizuese lart dhe poshtë tij. Në skajet e këtyre vijëzave
ka nga një kutizë të vogël të zezë, ndërsa në mes të tyre secila ka një kutizë me funksionin e një
doreze. Ky kuadrat i shënjuar është i barabartë me hapësirën e tekstit që krijuat.
Për të zhvendosur një bllok teksti, mjafton ta shënjoni atë dhe duke mbajtur shtypur butonin e
majtë të miut, tërhiqeni atë deri në pozicionin e ri. Ndërsa për ta zgjeruar apo ngushtuar një bllok
teksti, kapni me treguesin e miut dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, njërën nga
kutizat e zeza në skaje të vijëzave kufizuese dhe tërhiqini ato deri në gjerësinë që dëshironi.
Për të zmadhuar apo zvogëluar lartësinë e një blloku teksti, mund të përdorni dy dorezat në mes
të vijave kufizuese. Në situata të ndryshme, pamja e këtyre dorezave mund të ndryshojë. (Për këto
do të flasim më vonë).
Për të fshirë një bllok teksti veprohet kështu: Kiiko e merr Mjetin Tregues. Pastaj kliko diku mbi një
pjesë të kutisë së tekstit, që keni shkruar dhe shtyp butonin Delete në tastierë.
Kutitë në formë doreze, rregullojnë madhësinë e kutisë së tekstit Kutizat e zeza përdoren për të ndryshuar përmasat
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
43
KORRIGJIMI DHE FORMATIMI I TEKSTIT
Veprimet kryesore të editimit apo korrigjimit të tekstit në PageMaker janë të njëjta me
ato që kryhen në programin e shkrimit Word. Kështu, për të zgjedhur një germë, një fjalë apo një
tekst të plotë, mjafton të vendosni treguesin e miut në fillim të tekstit, që doni të zgjidhni dhe duke
mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, tërhiqeni atë deri në fund të tij. Me klikim të dyfishtë mbi
fjalën, mund të zgjedhni një fjalë të vetme, kurse me klikim të trefishtë, mund të zgjedhni të gjithë
paragrafin. Ndërsa me shkurtprerjen Ctri - A mund të zgjedhni/shënjoni të gjithë tekstin. Të gjitha
teknikat e zgjedhjes të tekstit në Word, përdoren pothuajse edhe në PageMaker. Në të gjitha
rastet, duhet të klikoni më parë në Mjetin e Tekstit. Pa të, nuk mund të kryeni asnjë veprim
korrigjimi.
Për të fshirë një gërmë apo fjalë, ashtu si në Word, mund të përdoren butonat Backspace ose
Delete në tastjerë. Ndërsa për të zëvendësuar një fjali, paragraf apo tekst të tërë, pas
zgjedhjes/shënjimit, shkruaj tekstin e ri dhe zëvendësimi kryhet ndërsa shkruan.
Në PageMaker mund të kryeni lehtësisht edhe veprimet e
bordit të klipeve (clipboard), të cilat janë: Cut (prej), Copy
(kopjo) dhe Paste (ngjit). Me anë të komandës Cut, ju e hiqni
tekstin që dëshironi dhe e vendosni atë në Clipboard, për ta
vendosur atë më pas në një vend tjetër. Përmes komandës
Copy, ju dërgoni në clipboard një kopje të tekstit, për ta
vendosur këtë kopje më pas në një vend tjetër. Në këtë rast,
origjinali mbetet në vendin e vet. Ndërsa me komandën Paste, bëni zhvendosjen e tekstit nga
Clipboard (bordi i klipeve) në një pozicion të ri.
Me tekstin në PageMaker kryhen edhe një mori veprimesh formatimi, që bëjnë të mundur
ndryshimin e pamjes dhe aplikimin e efektevë të ndryshme.
RADHITJA E TEKSTIT
Radhitja e tekstit (text alignment) ka të bëjë me pozicionimin e tekstit në raport me anët e tij. Në
PageMaker kemi 5 stile radhitjeje.
Align Left (radhitja majtas) bën të mundur vendosjen e tekstit në vijë të drejtë, në anën e majtë
të tij. Kjo është mënyra më e përdorur e radhitjes ose mënyra default (standarde).
Align Right (radhitja djathtas) bën të mundur vendosjen e tekstit në vijë të drejtë në anën e
djathtë të tij.
Align Center (radhitja në qendër) bën të mundur vendosjen e tekstit në vijë të drejtë në aksin
qendror të tij. Ky stil radhitjeje aplikohet sidomos për titujt.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
44
Justify (barazpesho) bën të mundur vendosjen e tekstit në vijë të drejtë në të dyja anët. Me
këtë stil radhitjeje, blloqet e tekstit duken më të plota dhe të organizuara. Por në shumë raste,
ndërmjet fjaiëve të nje teksti mund të mbeten hapësira bosh, që nuk duken bukur.
Force Justify (detyro barazpeshimin) bën të njëjtën gjë si dhe Justify, me ndryshim se në
radhitje përfshihet edhe rreshti i fundit i paragrafëve. Edhe në këtë rast mund të krijohen
hapësira bosh mes fjalëve. Megjithatë në PageMaker ka teknika që bëjnë të mundur evitimin e
këtyre boshllëqeve.
Për të aplikuar një stil radhitjeje tek një paragraf i dhënë, veprohet tre mënyra:
- Kliko diku në paragraf, shko
në Type -> Alignment dhe
zgjedh stilin e radhitjes që
doni;
ose
- Kliko në paragrafin e tekstit, më pas kliko në butonin (P e kthyer mbrapsht) në Paletën
e Kontrollit dhe zgjidh njërën nga stilet që përfaqësojnë radhitjen, si më poshtë:
Ka edhe një mënyrë tjetër për ta radhitur tekstin, duke klikuar në butonin ,
në Linjën e komandave në krye të dokumentit dhe duke zgjedhur radhitjen, që
doni në dritaren e Cilësive të paragrafit (Paragraph Properties), që do të hapet.
Secili nga stilet e radhitjes mund të aplikohet, duke përdorur shkurtprerjen
përkatëse, si më poshtë:
Align Left Ctrl + Shift + L
Align Right Ctrl + Shift + R
Align Center Ctrl + Shift + C
Justify Ctrl + Shift + J
Force Justify Ctrl + Shift + F
NDRYSHIMI I TIPIT TË SHKRIMIT
Ka gjithashtu tre mënyra për të ndryshuar tipin e shkrimit të një teksti në PageMaker.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
45
Mënyra e parë është nëpërmjet menysë
Font. Pasi të shënjoni tekstin, shkoni tek Type
-> Font dhe kliko në tipin e shkrimit që
dëshironi.
Mënyra e dytë bëhet përmes dritares së
dialogut Character Specifications. Pasi të shënjoni tekstin, shko në Type -> Character dhe në
opsionin Font të dritares së dialogut zgjidh tipin e shkrimit që doni.
Mënyra e tretë është përmes Paletës së Kontrollit. Pasi të shënjoni tekstin, kliko butonin me
germën T të kësaj palete ( ) dhe zgjidh tipin e shkrimit që dëshiron.
NDRYSHIMI I MADHËSISË SË SHKRIMIT
Si tipi i shkrimit, ashtu edhe madhësia e gërmave mund të ndryshohet në tre mënyra:
Mënyra e parë është nëpërmjet menysë
Type. Pasi të shënjoni tekstin, shko tek Type -
> Size dhe zgjidh madhësinë e shkrimit që
dëshironi.
Mënyra e dytë është përmes dritares së dialogut Character
Specificaiions. Pasi të shënjoni tekstin, shko tek Type -> Character
dhe në opsionin Size të dritares së dialogut, zgjidh madhësinë e
shkrimit që dëshironi.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
46
Mënyra e tretë bëhet përmes Paletës së Kontrollit. Pasi të shënjoni tekstin, kliko në
butonin me gërmen T të kësaj palete ( ) dhe zgjidh madhësinë e shkrimit që
dëshironi. Siç mund të vihet re, poshtë madhësisë së gërmes 12, ka edhe një opsion
tjetër për distancat e gërmës 14,4.
APLIKIMI I STILEVE NË TEKST
Ka gjashtë stile kryesore, që mund të aplikohen në një tekst në PageMaker. Ato janë: Normal,
Bold, Italic, Underline, Reverse dhe Strikethrough. Në të njëjtën kohë, përdoren edhe tre mënyra
për t’i aplikuar këto stile në tekst.
Mënyra e parë bëhet përmes menusë Type Style. Pasi të
shënjoni tekstin, shko tek Type -> Type Style dhe zgjidh stilin
që dëshiron.
Mënyra e dytë është përmes dritares së dialogut Character
Specifications. Pasi të shënjoni tekstin, shko tek Type -> Character dhe në opsionin Type Style që
ndodhet në fund të dritares së diaiogut zgjidh stilin që doni.
Mënyra e tretë është nëpërmjet Paletës së Kontrollit. Pasi të shënjoni tekstin, kliko në butonin me
gërmën T të kësaj palete ( ) dhe më pas kliko në butonin përkatës të stilit.
IMPORTIMI I TEKSTIT
Ju mund të shkruani tekst në PageMaker, por edhe
mund të importoni tekst të gatshëm, të krijuar në Word
apo në programe të tjera të shkrimit. Në praktikën e
përditshme të krijimit të një publikimi, pjesa më e
madhe e tekstit është i gatshëm dhe krijohet nga
gazetarët në Word apo programe tjera.
Kështu që dizenjatorit i mbetet ta importojë këtë tekst
në PageMaker. Për të importuar tekst në PageMaker
ndiqet kjo rrugë:
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
47
- Hap faqen e publikimit, ku do të vendoset teksti, që do të importohet. Pasi të merrni
Mjetin e Tekstit, kliko në dokument, në vendin ku do të vendoset teksti i ri. Kursori i pikë-
hyrjes që pulson , tregon vendin ku do të futet teksti.
- Shko më pas tek File -> Place. (Ose kliko butonin Place lart nga linja e mjeteve të
punës). Në të dy rastet do të hapet një dritare dialogu – në seksionin Look ln, lokalizo
dosjen ku keni të ruajtur tekstin, që do të importohet. Në seksionin Place, që ndodhet në
fund dritares, mund të përzgjidhni komandën përkatëse. Komanda As new item (si njësi e
re) përzgjidhet atëhere kur në dokument nuk ka tekst ekzistues. Replacing entire story
(zëvendëson gjithë shkrimin) përzgjidhet kur ju doni ta zëvendësoni tekstin ekzistues me
tekstin e ri. Ndërsa Inserting fext (ndërfut tekstin) bën të mundur ndër-futjen e tekstit aty
ku vendoset kursori.
- Kliko butonin Open. Nëse përzgjodhët komandën Replace entire story, teksti i importuar
zëvendëson tekstin ekzistues. Nëse përzgjodhët Inserting text, teksti i importuar vendoset
në vendin ku keni vendosur kursorin. Nëse përzgjodhët As new item, treguesi i miut
kthehet në një simbol, që ngjan me një faqe teksti ( ), ndërsa vetë teksti nuk është
vendosur akoma në faqe. Atëherë, për ta vendosur tekstin në dokument, përdoren dy
mënyra:
1. Kliko në vendin ku doni të vendoset teksti, kështu në mënyrë automatike teksti vendoset
menjëherë aty.
2. Vendos treguesin e miut aty ku duhet të fillojë teksti dhe duke mbajtur shtypur butonin e
majtë të miut, tërhiqeni treguesin e miut përgjatë dokumentit dhe krijoni kështu
hapësirën përkatëse për vendosjen e tekstit të importuar.
MENAXHIMI I RRJEDHËS SË TEKSTIT
Me mënyrat që përshkruam më sipër ju mund të importoni kryesisht tekst të shkurtër, që
përfundon brenda një kolone apo një faqeje. Por nëse do të donit të importonit tekst që vijon në
disa faqe, PageMaker ju ofron një teknikë shumë të dobishme të quajtur AutoFlow (Auto-rrjedhë).
Për të importuar tekst me teknikën AutoFlow, ndiqet kjo rrugë:
- Bëj gati dhe hap faqen apo faqet ku do të vendoset teksti. Bëj ndarjen në kolona, nëse kjo
është parashikuar në strukturën e dizenjos së dokumentit.
- Shko tek menyja Layout dhe kliko Autoflow për ta zgjedhur atë.
- Shko tek File -> Place (ose kliko butonin Place ). Në dritaren e dialogut që hapet,
lokalizo dosjen me tekstin që do të importohet dhe përzgjedh opsionet që dëshironi.
Kliko butonin Open. Në moment, treguesi i miut kthehet në një shigjetë gjarpëruese ( ).
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
48
Kliko në kolonën ku doni të fillojë teksti i importuar. I gjithë teksti do të mbushë menjëherë kolona
dhe faqe të tëra...
Nëse doni që ta kontrolloni në mënyrë manuale auto-rrjedhën e tekstit, atëhere mos e zgjedhni
komandën Autoflow në menynë Layout, dhe klikoni njëra pas tjetrës në kolonat që ju dëshironi të
vendosni tekstin tuaj. Në këtë rast, teksti mbush vetëm një kolonë, dhe për të vazhduar në kolonën
tjetër, ju duhet të klikoni përsëri. Edhe pse një tekst i vetëm mund të shtrihet në disa kolona, apo
faqe, përsëri ai përbën një bllok teksti të vetëm.
Nëse shtrirja e tekstit nuk ka përfunduar, pra nëse ka akoma tekst të pavendosur në faqe, atëherë
në dorezën që ndodhet në mes të vijës kuflzuese të poshtme të bllokut të fundit të tekstit, do të
shfaqet një shigjetë e kuqe . Kjo shigjetë tregon se ka akoma tekst
të pafutur në faqe. Duke klikuar në këtë shigjete të kuqe, ju merrni tekstin e mbetur, për ta
vendosur në një vend tjetër. Kur në dorezë shfaqet shenja +, kjo tregon se teksti vijon
. Vetëm dorezat që ndodhen në fillim dhe në përfundm të bllokut
të tekstit nuk e kanë shenjën + - janë të zbrazëta .
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
49
KAPITULLI V
KRIJIMI DHE PËRDORIMI I
GRAFIKAVE
Për një dokument të krijuar në PageMaker, grafikat janë një element shumë i
rëndësishëm. Madje në disa lloje të veçanta publikimesh, ato kanë prioritet edhe në raport me
tekstin. Në PageMaker ka dy lloje grafikash: 1. grafikat e thjeshta që krijohen nga vetë programi,
duke përdorur mjetet për krijimin e grafikave, që ndodhen në Kutinë e Mjeteve të Punës, dhe 2.
grafikat e importuara, që mund t'i sjellim apo importojmë në një dokument me anë të Paletës së
Imazheve Grafike (Picture Palette) ose komandës Place, që ndodhet në menynë File ose në Linjën
e Mjeteve të Punës.
KRIJIMI DHE PËRDORIMI I GRAFIKAVE TË THJESHTA
Grafikat e thjeshta krijohen me anë të pesë mjeteve të grafikave, që ndodhen në Kutinë e Mjeteve
të Punës, të cilat janë përkatësisht: Mjeti i Vijëzimit (The Line Tool), Mjeti i Vijëzimit të
Detyruar (The Constrained Line Tool), Mjeti Drejtkëndësh (The Rectangle Tool), Mjeti
Elips (The Ellipse Tool), dhe Mjeti Poligon (The Polygon Tool). Secili nga këto mjete krijon një
lloj të veçantë grafike. Dy mjetet e para krijojnë vijëzime ndarëse apo kufizuese ose vijëza të
thjeshta.
KRIJIMI OSE MODIFIKIMI I VIJAVE NDARËSE APO KUFIZUESE
Vijëzat ndarëse apo kufizuese në PageMaker krijohen me anë Mjetit të Vijëzimit dhe Mjetit të
Vijëzimit të Detyruar. Me anë të Mjetit të Vijëzimit, ju mund të formoni një vijë nga një pikë në një
pikë tjetër. Me anë të Mjetit të Vijëzimit të Detyruar, ju mund të formoni vija horizontale, vertikale
ose vija në 45 gradë. Në PageMaker ju mund të modifikoni këto vija, të ndryshoni gjatësinë,
gjerësinë apo stilin e tyre.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
50
Gjithashtu, vijat kanë rëndësi shumë të madhe në faqosjen e një publikimi. Përveç kësaj PageMaker
i konsideron vijat si grafika.
Për të krijuar një vijë ndarëse apo kufizuese ndiqet kjo rrugë:
- Kliko në Mjetin e Vijëzimit apo në Mjetin e Vijëzimit të Detyruar.
- Më pas kliko diku në faqe dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, tërhiq
treguesin e miut deri në pikën ku doni të jetë fundi i vijëzës.
Për të zgjedhur një vijëz, merr Mjetin Tregues dhe kliko me të
diku mbi vijëz. Do të shihni se në dy skajet e vijëzës do të shfaqen
dy kutiza të vogla, që tregojnë se ajo është zgjedhur.
Për të ndryshuar gjatësinë e një vijëze, pasi
ta zgjidhni atë, kapeni atë me treguesin e
miut nga njëra prej kutizave anësore dhe
tërhiqeni deri aty ku dëshironi.
Ndërsa për trashësinë e një vijëze,
PageMaker ofron opsione të shumta.
Njësia matëse e trashësisë, ashtu si edhe
njësia matëse e madhësisë së tekstit është
points (pika ekrani). Edhe pse në program
ofrohen dimensionet e gatshme nga 0.5
deri në 12 points, ju keni mundësi të krijoni
vijëza të trasha deri në 800 points (pikë).
Për të ndryshuar trashësinë e një vijëze,
ndiqet kjo rrugë:
- Kliko në Mjetin Tregues dhe
zgjedh me të vijëzën;
- Shko tek Element -> Stroke (shenja) dhe në
nënmenynë që hapet, zgjidh dimensionin e
dëshiruar për trashësinë. Nëse doni që vijëza
të ketë dimension tjetër nga ato që ofrohen
të gatshme, atëhere kliko komandën Custom
të nënmenysë Stroke dhe në dritaren e
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
51
dialogut që hapet, në opsionin Stroke Weight, vendos gjërësinë që dëshiron.
Në PageMaker gjenden gjithashtu edhe një numër stilesh vijëzimi të gatshme. Kështu që ju mund
të krijoni vijëza të plota apo të ndara; njëshe, dyshe apo treshe, etj.
Për të ndryshuar stilin e vijëzimit veprohet kështu:
- Kliko në Mjetin Tregues dhe zgjedh vijëzën;
- Shko tek Element -> Stroke dhe në nënmenynë që hapet, zgjedh stilin e vijëzimit që doni.
Për të zhvendosur një vijëz, kliko mbi të për ta zgjedhur dhe më pas tërhiqe atë me treguesin e
miut deri në vendodhjen e re.
KRIJIMI DHE MODIFIKIMI I GRAFIKAVE DREJTKËNDËSHE
Grafikat e thjeshta që krijohen me anë të Mjetit Drejtkëndësh gjejnë një përdorim të gjërë në
faqosjen e një publikimi. Ato mund të shërbejnë për të krijuar sfonde të ndryshme për blloqet e
tekstit, për të kufizuar elementë të ndryshëm në faqe, për të krijuar identifikues grafikë, etj.
Për të krijuar një drejtkëndësh veprohet kështu:
- Kliko në Mjetin Drejtkëndësh në Kutinë e Mjeteve të Punës.
- Më pas kliko diku në faqe dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, tërhiqe atë
për të krijuar drejtkëndëshin që doni.
Për të zgjedhur një drejtkëndësh, zgjidh Mjetin Tregues dhe kliko me të
diku në drejtkëndësh. Do të shihni se në këndet e drejtkëndëshit si dhe në mes
të çdo brinje të tij do të shfaqen kutiza të vogla (tetë gjithsejt), që tregojnë se
ai është i zgjedhur.
Për të ndryshuar përmasat e një drejtkëndëshi, pasi ta
keni zgjedhur atë, kapet me treguesin e miut nga njëra
prej kutizave të zgjedhjes dhe tërhiqeni horizontalisht
ose vertikalisht deri në përmasat që dëshironi.
Për të ndryshuar stilin e vijëzimit, që aplikohet në një
drejtkëndësh, veprohet kështu:
- Kliko në Mjetin Tregues dhe zgjedh me të drejtkëndëshin e krijuar;
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
52
- Shko tek Element -> Stroke dhe në nënmenynë që hapet
zgjedh stilin e vijëzimit që doni. Ja rezultati në figurën
djathtas.
E njëjta rrugë (që përdoret edhe për vijëzat) ndiqet për të ndryshuar
trashësinë e vijëzave të drejtkëndëshit. Duke shkuar në Element -> Stroke, në nënmenynë që
hapet, ju keni mundësi të zgjidhni dimensionin e dëshiruar për trashësinë e vijëzave kufizuese të
grafikës drejtkëndëshe.
Në PageMaker ekziston gjithashtu mundësia që këndet e një drejtkëndëshi të rrumbullakosen për
të krijuar efekte dhe pamje të reja të tij. Kjo është një teknikë që përdoret dendur në kohët e sotme.
Për të rrumbullakosur këndet e një grafike drejtkëndëshe ndiqet kjo rrugë:
- Kliko në Mjetin Tregues dhe zgjidh me të drejtkëndëshin e krijuar;
- Shko tek Element -> Rounded Corners . Në dritaren e
dialogut që hapet, keni 6 mundësi për rrumbullakosjen e këndeve të drejtkëndëshit.
Përzgjidh opsionin që dëshiron dhe kliko OK.
Ja rezultati:
Ndërsa për të zhvendosur një grafikë drejtkëndëshe, kliko mbi të për
ta zgjedhur dhe më pas tërhiqe atë me treguesin e miut deri në vendodhjen e re.
KRIJIMI DHE MODIFIKIMI I GRAFIKAVE ELIPTIKE
Grafikat eliptike, siç duket edhe nga vetë emërtimi i tyre, kanë formë ovale, elipsi. Por mund të
jenë edhe në formë rrethi. Ato përdoren për të krijuar elementë vizualë tërheqës, spote të
ndryshme grafike, etj. Rruga që ndiqet për të krijuar një grafikë eliptike, është e ngjashme me atë
të krijimit të një drejtkëndëshi. Veprohet kështu:
- Kliko në Mjetin Elips në Kutinë e Mjeteve të Punës.
- Kliko diku në faqe dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut,
tërhiqeni atë për të krijuar grafikën eliptike që doni.
Për të zgjedhur një grafikë eliptike, për të ndryshuar përmasat e saj si dhe për ta zhvendosur atë,
përdoren të njëjtat teknika si edhe për drejtkëndëshin. Po kështu, për të ndryshuar stilin e vijëzimit
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
53
si dhe trashësinë e vijës qarkuese, ashtu si edhe në rastin e drejtkëndëshit, shkoni tek Element ->
Stroke dhe në nënmenynë që hapet zgjedh opsionet që doni.
Me Mjetin Elips mund të formoni edhe rrathë perfektë. Për të krijuar rrethin veprohet kështu:
- Merr Mjetin Elips .
- Kliko diku në faqe dhe duke mbajtur shtypur tastin Shift në tastjerë, si
dhe butonin e majtë të miut, tërhiqe treguesin e miut derisa të krijoni një rreth.
Pasi të përfundoni rrethin, bëni kujdes që në fillim të lëshoni butonin e majtë të
miut dhe pastaj tastin Shift, që të mos ndryshojë forma e rrethit.
KRIJIMI DHE MODIFIKIMI I GRAFIKAVE POLIGON
Me Mjetin Poligon që ndodhet në Kutinë e Mjeteve të Punës, ju mund të
krijoni shumëkëndësha të llojeve nga më të ndryshmet. Teknika e krijimit të
këtyre grafikave është e njëjtë me grafikat eliptike apo drejtkëndëshe: Klikohet
në Mjetin Poligon dhe duke tërhequr me treguesin e miut, ju mund të krijoni
shumëkëndëshin që dëshironi. Në mënyrë të vetvetishme, në fillim Mjeti Poligon
është një hekzagon, pra një gjashtëkëndësh.
Por në PageMaker ju mund ta shndërroni atë në një trekëndësh, disakëndësh apo në një
dhjetërakëndësh të çfarëdoshëm.
Për të ndryshuar numrin e këndeve, veprohet kështu:
- Zgjedh shumëkëndëshin e krijuar dhe më pas shko tek Element -> Polygon Settings.
- Në dritaren që hapet, tek opsioni Number of Sides, vendos numrin e këndeve që do të
ketë shumëkëndëshi juaj. Ju mund të vendosni këtu vlerat nga 3 deri në 100. Në fund kliko
OK dhe keni krijuar kështu grafikën e dëshiruar.
Ja rezultati:
Për të zgjedhur një grafikë shumëkëndëshe, për të ndryshuar përmasat e saj si dhe për ta
zhvendosur atë, përdoren të njëjtat teknika si edhe për drejtkëndëshin apo elipsin. Po kështu, për
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
54
të ndryshuar stilin e vijëzimit si dhe trashësinë e vijës qarkuese, ashtu si edhe në rastin e
drejtkëndëshit apo elipsit, duhet të shkoni tek Element -> Stroke dhe në nënmenynë që hapet,
zgjedh opsionet që doni.
Ju keni gjithashtu mundësi që në një shumëkëndësh të krijoni edhe kënde që priren për nga
brenda, duke u nisur nga pika e mesit e çdo brinje, pra të krijoni forma yjesh. Për ta shndërruar një
shumëkëndësh në yll, veprohet në këtë mënyrë:
- Zgjedh shumëkëndëshin e krijuar dhe më pas shko tek Element -> Polygon Settings.
- Në dritarezën që hapet, tek opsioni Star Inset, vendos vlerën e shprehur në përqindje që
dëshironi. Ju mund të vendosni këtu vlerat nga 0 deri në 100. Në fund kliko OK dhe kështu
keni krijuar një grafikë në formë ylli. Psh., nëse doni të krijoni një yll me pesë cepa, veproni
kështu: vendos vlerën 5 tek opsioni Number of Sides dhe 50 % tek opsioni Star Inset dhe
kliko më pas OK.
Me Mjetin Shumëkëndësh ju mund të krijoni edhe shumëkëndësha të
çrregullt. Për këtë: kiiko në faqe me Mjetin Poligon por këtë radhë pa e
mbajtur shtypur butonin e majtë të miut. Pastaj kliko përsëri e përsëri në
vende rreth pikës së parë të klikimit, derisa të krijoni figurën që
dëshironi. Për ta mbyliur figurën e krijuar mjafton të bëni një klikim të
dyfishtë dhe do të shihni se pika ku ju keni klikuar në fund do të
bashkohet me pikën e fillimit. Një mënyrë tjetër për mbylljen e figurës së krijuar është duke klikuar
përsëri në pikën e fillimit.
IMPORTIMI I GRAFIKAVE ME ANË TË PALETËS SË IMAZHEVE GRAFIKE
Në Paletën e Imazheve Grafike ka një numër të madh klipesh artistike (klipart) dhe fotografish, të
ndara në tipe dhe kategori për çdo tip. Kjo Paletë ofron një galeri imazhesh grafike të gatshme, që
mund të përdoren nga faqosësit. Për të hapur këtë paletë veprohet kështu:
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
55
Shko tek Window -> Plug in Palettes -> Show Picture Palette.
Në dritaren e kësaj palete, në opsionin Type keni mundësinë të
përzgjidhni tipin e imazhit grafik që kërkoni, ndërsa në opsionin
Category mund të përzgjidhni kategorinë, në të cilën përfshihet
imazhi që kërkoni. Pasi keni gjetur grafikën që dëshironi, për ta sjellë
atë në dokumentin tuaj, përdor një nga dy mënyrat e mëposhtme:
a. Kliko mbi grafikën e përzgjedhur dhe tërhiqe atë me
treguesin e miut nga paleta për në dokumentin tuaj; ose
b. Bëni një klikim të dyfishtë mbi këtë grafikë. Do të shihni se
treguesi i miut ndryshon pamje. Vendoseni atë në faqe në
vendin e caktuar dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë
të miut, tërhiqe atë në faqen e dokumentit. Imazhi grafik do
të shfaqet në vendin që ju zgjodhët.
Gjatë procesit të vendosjes së grafikës në faqen e dokumentit, duhet të tregoni kujdes, që
përmasat e saj të ruajnë proporcionet me njëra-tjetrën, sepse mund të ndodhë që grafika të
shtrihet më shumë në lartësi se sa në gjerësi, duke sjellë shformim të padëshirueshëm. Megjithatë,
edhe në raste të tilla, ju mund të riktheni imazhin tuaj grafik në pamjen e vet normale, duke
përdorur kutizat e shënjimit.
Për të ndryshuar përmasat e një grafike të importuar, pra për ta zmadhuar apo zvogëluar atë,
kapeni me treguesin e miut tek njëra nga kutizat e shënjimit dhe bëni ndryshimin që dëshironi. Për
të evituar rrezikun e deformimit, gjatë këtij veprimi duhet të mbani shtypur butonin Shift. Në këtë
rast zmadhimi apo zvogëlimi do të jenë proporcionale dhe grafika nuk do të deformohet. Ndërsa
për ta zhvendosur një graflkë, përdoret e njëjta teknikë si edhe për grafikat e thjeshta.
Paleta e Imazheve Grafike është lehtësisht e manipulueshme dhe e korrigjueshme. Në
menynë e kësaj palete që hapet, duke klikuar tek shigjeta me drejtim djathtas, që ndodhet nën
butonin X të mbylljes së paletës, gjenden një numër komandash, me të cilat mund të kryeni
veprime nga më të ndryshmet.
Kështu, nëse doni të shtoni një grafikë tuajën në Paletën e Imazheve Grafike, ndiqni këtë
rrugë:
- Hapni paletën dhe përzgjidhni tipin dhe kategorinë, ku doni ta futni grafikën tuaj. Kështu
psh. nëse grafika juaj është një fotografi sportive, atëhere tek opsioni Type, duhet të
zgjidhni Images, ndërsa tek Category shkoni tek Sports and Fitness.
- Shko në menynë e paletës, duke klikuar shigjetën me drejtim djathtas, që ndodhet nën
butonin X të mbylljes së paletës. Kliko në komandën Add Pictures. Në dritaren që do të
hapet, gjej dhe lokalizo grafikën që doni dhe pasi të klikoni butonin Open (hap), ajo do të
shfaqet në paletë.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
56
Për të fshirë një graflkë nga kjo paletë, zgjidh komandën Delete Pictures (fshij pikturën), që
ndodhet gjithashtu në menynë e paletës. Mdërsa nëpërmjet komandave Move Pictures dhe Copy
Pictures, keni mundësi, që të transferoni një grafikë, apo një kopje të saj nga një kategori në
tjetrën, brenda kësaj palete. Në menynë e paletës gjenden edhe komanda të tjera, përmes të cilave
mund të krijoni një kategori të re në këtë paletë, ose mund të fshini një kategori ekzistuese.
IMPORTIMI I GRAFIKAVË ME ANË TË KOMANDËS “PLACE”
Edhe pse në Paletën e Imazheve mund të gjenden shumë kliparte apo fotografi përsëri
shpesh ndodh që ju të sillni në dokumentin tuaj imazhe grafike të reja, që nuk ndodhen në këtë
paletë. Për të importuar një grafikë të tillë, ndiqet kjo rrugë:
1. Shkoni në File —> Place.
2. Në dritaren e dialogut që hapet, në opsionin Look in gjeni dhe lokalizoni grafikën tuaj.
3. Tek seksioni Place zgjidhni një nga opsionet që ofrohen për importimin e një graflke.
Opsioni As Indipendent Graphic (si grafikë e pavarur) përzgjidhet atëherë, kur graflka që ju po
importoni është një grafikë e re. Opsioni As an Inline Grayhic (si një grafikë e brendshme)
përzgjidhet atëherë kur doni ta vendosni imazhin grafik në mës të një rreshti teksti.
Ndërsa opsioni Replace Entire Graphic (zëvendëso komplet grafikën) përzgjidhet atëhere
kur grafika që ju importoni do të zëvendësojë një grafikë ekzistuese. Duhet thënë se secili nga këto
opsione shfaqet në dritaren e dialogut vetëm në situata të caktuara. Kështu psh., ju nuk do ta shihni
opsionin e tretë Replace Entire Graphic, nëse nuk keni zgjedhur në dokument grafikën, që do të
zëvendësohet me grafikën e re, që do të importohet.
4. Klikoni në butonin Open. Pas kësaj komande ndodh një nga situatat e mëposhtme:
Nëse jeni duke importuar një grafikë të re dhe përzgjodhët opsionin e parë, treguesi i miut
kthehet në një simbol, që përfaqëson llojin e grafikës që po importohet. Që imazhi grafik të shfaqet,
mjafton të klikoni në faqe në vendin ku doni ta vendosni atë.
Nëse po importoni një grafikë si "inline graphic", ajo do të shfaqet në mes të rreshtit të
tekstit, aty ku ju keni vendosur kursorin e tekstit.
Nëse ju jeni duke zëvendësuar një imazh grafik ekzistues, në vend të tij do të shfaqet
menjëherë grafika e re.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
57
KAPITULLI VI
PËRDORIMI I NGJYRAVE
Përdorimi i ngjyrave në një publikim sjell përmirësime të dukshme, jo vetëm në anën
vizuale, por edhe në anën funksionale të tij. Ngjyrat shërbejnë më së miri për të tërhequr
vëmendjen e lexuesit, për të drejtuar fokusimin e tij, si dhe për të krijuar një fytyrë origjinale për
gazetën, revistën apo botimin, që ju krijoni në PageMaker. Në disa lloje publikimesh, siç janë
revistat apo botimet e ilustruara, ngjyrat jo vetëm që kanë përdorim shumë të gjerë, por ato
përcaktojnë në një masë jo të vogël edhe suksesin e tyre në treg. Duke njohur epërsinë dhe
avantazhet e përdorimit të ngjyrave, edhe botuesit e gazetave, kanë filluar t'u kushtojnë rëndësi
gjithnjë e më të madhe atyre.
APLIKIMI I NGJYRAVE NË GRAFIKAT E THJESHTA
Në aplikimin e ngjyrave tek grafikat e thjeshta është e domosdoshme të mbahen parasysh
veçanësitë e secilës prej këtyre grafikave. Kështu vijëzat ndarëse të çdo trashësie qofshin,
ngjyrosen si një e tërë. Ato konsiderohen si një element i vetëm i pandashëm. Ndërsa grafikat
drejtkëndëshe, eliptike apo shumëkëndëshe përbëhen nga dy eiemente: korniza kufizuese dhe
mbushja (brendësia). Tek një grafikë në formë drejtkëndëshe, përshembull, ju rnund të ngjyrosni
vijën kufizuese (kornizën) veçmas nga brendësia.
Aplikimi i ngjyrave tek grafikat e thjeshta kryhet nëpërmjet dy rrugëve:
1. Nëpërmjet Paletës së Ngjyrave (Colors Palette)
2. Nëpërmjet dritares së dialogut Fill and Stroke (mbushja dhe vija).
Meqë procedurat për ngjyrosjen e vijave ndarëse apo kufizuese janë të ndryshme nga ato
të ngjyrosjes së brendësisë së një grafike, ne do t'i trajtojmë ato veç e veç.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
58
NGJYROSJA E VIJAVE NDARËSE APO KUFIZUESE
Kur përdorim termin vijëza ndarëse në këtë leksion kemi parasysh vijëzat e thjeshta të
hapura, me dy skaje, ndërsa kur përdorim termin vijëza kufizuese kemi parasysh kornizën e një
grafike, pra vijëzën e mbyllur, që e rrethon atë. Por pavarësisht nga kjo, në PageMaker përdoret e
njëjta rrugë si dhe të njëjtat teknika, si për ngjyrosjen e vijëzave të thjeshta ndarëse, ashtu edhe
për ngjyrosjen e vijëzave kufizuese.
Ngjyrosja nëpërmjet Paletës së Ngjyrave është mënyra më e përdorur për aplikimin e
ngjyrave tek vijëzat ndarëse apo kufizuese. Por përpara se të njihemi me procedurat përkatëse, le
të njihemi më hollësisht me Paletën e Ngjyrave dhe elementët përbërës të saj.
Për të hapur Paletën e Ngjyrave duhet të shkoni në Window → Show Colors. Për ta
mbyllur këtë paletë mjafton të klikoni në butonin mbyllës X, që ndodhet në këndin lart djathtas të
paletës, ose shkoni në Window → Hide Colors. Meqënëse përdoret pothuajse në çdo lloj
dokumenti, rekomandohet që kjo paletë të mbahet hapur.
Paleta e Ngjyrave ka në krye tre butona të vendosura lart majtas në paletë. Butoni i parë
që përshkohet nga një vijë diagonale shtypet atëhere kur duam të ngjyrosim një vijëz ndarëse apo
kufizuese. Butoni i dytë përzgjidhet atëhere kur duam të aplikojmë një ngjyrë tek brendësia e një
grafike. Ndërsa butoni i tretë shtypet (përzgjidhet) atëhere kur duam që të ngjyrosim me të njëjtën
ngjyrë, si kornizën edhe brendësine e një grafike. Në krah të këtyre tre butonave ndodhet komanda
Tint (nuanca) me opsionet e veta të shprehura në përqindje. Kjo komandë ka të bëjë me shkallën
e tejdukshmërisë së një ngjyre. Ajo të jep mundësinë që të zgjedhësh nuanca më të zbehta apo më
të forta të së njëjtës ngjyrë, që shkojnë nga 0 deri në 100 %. Kur zgjedhim vlerën 100 % ngjyra është
e plotë. Kur zgjedhim 0 % ngjyra bëhet komplet transparente. Përdorim të gjërë ka kjo komandë
veçanërisht kur duam të krijojmë nuanca të ndryshme të ngjyrës së zezë, që nga gri e çelët deri në
të zezën e plotë.
Kur krijojmë një dokument të ri, Paleta e Ngjyrave përmban këto zgjedhje:
None – Nëpërmjet këtij opsioni ju ç’ngjyrosni një grafikë apo një element të saj. Në këtë rast, duke
ia hequr ngjyrën, ju nuk e fshini një grafikë por e bëni atë transparente.
Paper – Ky opsion ju jep mundësinë që të ngjyrosni në ngjyrën e letrës një grafikë. Edhe pse grafika
me këtë ngjyrë mund të mos duket, pasi ajo është njëlloj si sfondi, përsëri ajo nuk është
transparente dhe çdo objekt tjetër që ndodhet pas saj mbulohet.
Black – Kjo është ngjyra 100 % e zezë.
Registration – Objektet tek i cili aplikohet ky opsion, shfaqen në të gjitha ndarjet e ngjyrave të
veçanta.
Blue, Cyan, Green, Magenta, Red dhe Yellow – Këto janë ngjyrat bazë, që ofrohen në
fillim bashkë me programin. Por, siç do ta shohim edhe më poshtë, në PageMaker kemi mundësi
të zgjedhim dhe të aplikojmë një pafundësi ngjyrash.
Një element shumë i rëndësishëm i Paletës së Ngjyrave është menyja e saj, e cila hapet
duke klikuar në shigjetën me drejtim djathtas, që ndodhet nën butonin X të mbylljes së paletës. Në
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
59
këtë menu ju do gjeni shumë komanda të dobishme, që kanë të bëjnë me përzgjedhjen apo krijimin
e ngjyrave të reja, me fshirjen, modifikimin, importimin apo editimin e tyre, etj.
Në pjesën e poshtme të paletës jepen të dhëna për llojin dhe përbërjen e ngjyrës së
përzgjedhur si dhe ndodhen butonat e krijimit të një ngjyre të re si dhe të heqjes nga paleta të një
ngjyre ekzistuese.
Për të ngjyrosur një vijëz ndarëse apo kufizuese nëpërmjet Paletës së Ngjyrave, ndiqet kjo rrugë:
Zgjedhni vijëzën apo kornizën me Mjetin Tregues të miut.
Tek tre butonat që ndodhen lart majtas në Paleten e Ngjyrave, zgjedh butonin e parë, që
përdoret për ngjyrosjen e vijëzave.
Përzgjidhni dhe klikoni në ngjyrën që dëshironi.
Nëse duam që të aplikojmë jo ngjyrën e plotë, por një nuancë të saj, atëhere ndiqet kjo rrugë:
- Zgjedhim përsëri vijëzën e ngjyrosur
- Në menunë që hapet tek komanda Tint, zgjedhim opsionin që dëshirojmë, që do të thotë
se zgjedhim nuancën e ngjyrës të shprehur në përqindje.
Ngjyrosja nëpërmjet dritares së dialogimit Fill and Stroke përbën një tjetër rrugë për
aplikimin e ngjyrave tek vijëzat ndarëse dhe kufizuese. Për këtë, ndiqet kjo rrugë:
- Zgjedhim me Mjetin Tregues vijëzën apo kornizën që do të ngjyroset.
- Hapni dritaren e dialout Fill and Stroke (mbushja dhe vija), duke shkuar në Element → Fill
and Stroke. Kjo dritare është e ndarë në dy pjesë. Seksioni majtas përmban opsionet që
kanë të bëjnë me mbushjen apo brendësine e një grafike, ndërsa seksioni djathtas ka të
bëjë me vijëzat ndarëse apo kufizuese.
- Në seksionin djathtas, në opsionin Color (ngjyra) zgjidhni ngjyrën që dëshironi. Nëse doni
të aplikoni jo ngjyrën e plotë, por një nuancë të saj, atëhere shkoni tek Tint dhe zgjidhni
nuancën që dëshironi.
- Klikoni në butonin OK. Dritarja e dialogut mbyllet dhe ngjyra e përzgjedhur është aplikuar
në objektin e zgjedhur.
NGJYROSJA E BRENDËSISË (MBUSHJES) SË GRAFIKAVE
Hapësira që ndodhet brenda vijëzave kufizuese të një grafike, e quajtur ndryshe brendësia
apo mbushja, mund të ngjyroset veçmas nga korniza e saj. Mbushja e një grafike mund të jetë katër
llojesh: Transparente (None), me ngjyrën e Letrës (Paper), Solide (Solid) dhe e Modeluar (Pattern).
Nëpërmjet dritares së dialogimit Fill and Stroke ne mund të përzgjedhim secilin nga këto katër tipe,
ndërsa në Paletën e Ngjyrave gjenden vetëm tre llojet e para. Këto tipe mbushjeje mund të
përzgjidhen edhe duke shkuar në Element → Fill. Kur ngjyrosim brendësinë e një grafike, lloji i
mbushjes zakonisht është Solid.
Si edhe për vijëzat ndarëse dhe kufizuese, në PageMaker ekzistojnë dy rrugë për
ngjyrosjen e brendësisë së një grafike: 1. Nëpërmjet Paletës së Ngjyrave dhe 2. Nëpërmjet dritares
së dialogut Fill and Stroke.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
60
Për të ngjyrosur një mbushje nëpërmjet Paletës së Ngjyrave ndiqet kjo rrugé:
- Zgjedhni grafikën me Mjetin Tregues të miut.
- Tek tre butonat që ndodhen lart majtas në Paletën e Ngjyrave, zgjedh butonin e dytë që
përdoret për ngjyrosjen e brendësisë.
- Përzgjidhni dhe klikoni në ngjyrën që dëshironi.
Nëse duam që të aplikojmë jo ngjyrën e plotë, por një nuancë të saj, atëhere ndiqet kjo rrugë:
▪ Zgjedhim përsëri grafikën e ngjyrosur.
▪ Në menynë që hapet tek komanda Tint, zgjedhim opsionin që dëshirojmë, që do të thotë
se zgjedhim nuancën e ngjyrës të shprehur në përqindje.
Për të ngjyrosur një mbushje nëpërmjet dritares së dialogut Fill and Stroke, ndiqen këto
procedura:
•Zgjedh me Mjetin Tregues grafikën që do të ngjyroset.
• Hapni dritaren e dialogimit Fill and Stroke, duke shkuar në Element → Fill and Stroke.
• Në seksionin majtas, në opsionin Color zgjidhni ngjyrën që dëshironi. Nëse doni të
aplikoni jo ngjyrën e plotë, por një nuancë të saj, shkoni tek Tint dhe zgjidhni nuancën që doni.
• Klikoni në butonin OK. Dritarja e dialogimit mbyllet dhe ngjyra e përzgjedhur është
aplikuar në objektin e zgjedhur.
APLIKIMI I NGJYRAVE NË TEKST
Përveç grafikave, ngjyrat përdoren gjërësisht edhe tek teksti. Faqet e para të shumë gazetave të
sotme, shpeshherë përmbajnë tituj, mbitituj apo nëntituj me ngjyrë. Në faqosjen e revistave
aplikohet gjerësisht vendosja e një teksti me ngjyrë në një sfond të bardhë apo edhe të ngjyrosur.
Për të aplikuar ngjyrën tek teksti përdoret kjo rrugë:
- Zgjedh tekstin e dhënë.
- Në Paletën e Ngjyrave përzgjidhni dhe klikoni në ngjyrën që dëshironi.
MODELET E NGJYRAVE
Ka disa modele për të krijuar një ngjyrë të re apo për të ndryshuar një ngjyrë ekzistuese.
Dallimi mes tyre qëndron tek mënyra se si ato e formojnë apo e ndryshojnë një ngjyrë. Le t’i shohim
me radhë tre modelet kryesore të ngjyrave: CMYK, RGB dhe HLS.
CMYK përbën modelin e printimit, që bazohet në kombinimin e katër ngjyrave për të
krijuar një ngjyrë të re. Këto katër ngjyra janë Cyan (e kaltër), Magenta (e purpurt), Yellow (e
verdhë) dhe Black (e zezë). Sasia a ngjyrës që përdoret shënohet me përqindje. Kështu një bashkim
i këtyre katër ngjyrave të paracaktuara në 0 % krijon ngjyrën e bardhë, ndërsa nëse secila prej
këtyre ngjyrave është 100 %, rezultati i përftuar është ngjyra e zezë. Kombinime të tjera mes tyre
krijojnë një pafundësi ngjyrash. Ajo që krijon një ngjyrë të caktuar është kombinimi mes tre
ngjyrave të para Cyan, Magenta dhe Yellow. Ndërsa nëpërmjet ngjyrës së katërt Black, ju mund të
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
61
theksoni apo të zbehni ngjyrën e krijuar. Kështu, sa më shumë të zezë të shtoni, aq më e errët
bëhet ngjyra e përftuar dhe sa më pak të zezë të shtoni, aq më e zbardhur bëhet ajo.
RGB është modeli i ngjyrave të ekranit, që krijon apo modifikon ngjyra nëpërmjet
kombinimit të tri ngjyrave, përkatësisht Red (e kuqe), Green (jeshile) dhe Blue (blu). Nga përzjerjet
e këtyre tri ngjyrave mund të përftohen një pafundësi ngjyrash dhe nuancash. Në ndryshim nga
CMYK, ku masa e secilës ngjyrë që përdoret varion nga 0 – 100 %, në modelin RGB kjo masë
shprehet me shifrat nga 0 deri në 255. Nëse të tre ngjyrat janë në vlerën 0, rezultati është ngjyra e
zezë. Nëse të tre ngjyrat janë në vlerën 255, rezultati është ngjyra e bardhë. Çdo kombinim tjetër
prodhon një ngjyrë të ndryshme nga ngjyra e bardhë apo e zezë.
HLS përfaqëson një model tjetër për krijimin e ngjyrave. Ky model bazohet në kombinimin
e ngjyrës (Hue) me shkallën e ndriçimit (Lightness) dhe me intensitetin apo ngopjen (Saturation).
Pra ngjyrë krijohet jo vetëm nëpërmjet përzjerjes së tre (RGB) apo katër ngjyrave (CMYK), por edhe
nëpërmjet kombinimit të vetë ngjyrës me shkallë të caktuara të ndriçimit dhe intensitetit të saj.
Në modelin HLS, Hue përfaqëson vetë ngjyrën. Vlerat e Hue vijnë njëra pas tjetrës në një
formë rrotulluese dhe shprehen në gradë që variojnë nga 0-359. Çdo gradë përfaqëson një nuancë
të ngjyrave, duke filluar nga Red (e kuqe), Orange (portokalli), Yellow (e verdhë), Green (jeshile),
Blue (blu) dhe Violet (vjollcë) dhe duke përfunduar përsëri tek Red. Ndërsa Lightness përcakton
shkallën e ndriçimit të ngjyrës dhe shprehet me përqindje. Kur Lightness është në vleren 0, ngjyra
bëhet e zezë, kur është në vlerën 100 ngjyra bëhet e bardhë. Edhe vlerat për Saturation variojnë
nga 0 deri ne 100 % dhe kanë të bëjnë me shkallën e intensitetit të ngjyrës. Sa më afër zeros, aq
më pak e ngopur është ngjyra duke bërë që të shkojë drejt ngjyrës gri, ndërsa sa më afër vlerës100
% aq më “e ngopur” është ajo.
TIPET E NGJYRAVE
Në industrinë e printimit ngjyrat klasifikohen edhe sipas mënyrës se si përftohen ato nga
një printer komercial. Profesionistët e kësaj industrie njohin katër tipe kryesore të ngjyrave që
përdoren në printim, të cilat janë: Spot Color, Process Color, High-Fidelity Color dhe Tint.
Spot Color është një tip ngjyre që qëndron më vete në një dokument pavarësisht nga
ngjyrat e tjera. Çdo spot color printohet në lastrën e vet me një kalim në presën e printimit. Në një
dokument mund të ketë më shumë se një spot color, por është mirë të ketë më pak se katër të
tilla, përndryshe do të ishte më mirë dhe më lirë që ngjyrat e dokumentit të konvertoheshin në
Process Color. Ngjyrat e tipit Spot Color përftohen nga përzjerje bojërash të parapërgatitura sipas
recetave të koduara dhe të marra nga katalogët. Duke përdorur sistemet e përputhjes së ngjyrave
(Color Matching Systems) si dhe Katalogët e kampionëve të ngjyrës (Color Swatch Books) ju jeni në
gjëndje të prodhoni ngjyra që përputhen me modelin dhe zgjedhjen tuaj.
Process Color quhet ndryshe edhe “full color process” ose “four color process”. Ky tip
ngjyre përftohet nga printimi mbi njëra tjetrën i të katër ngjyrave të modelit CMYK, përkatësisht
Cyan, Magenta, Yellow dhe Black. Mbiprintimi i këtyre katër ngjyrave prodhon ngjyrën e plotë
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
62
ashtu siç e shohim në faqet e gazetave apo të revistave. Ngjyrat që janë kombinuar më parë për të
përftuar një ngjyrë të vetme, ndahen përsëri nga njëra tjetra nga vetë programi PageMaker
nëpërmjet një procesi që quhet color separation (ndarja e ngjyrave). Pasi bëhet kjo ndarje ato
printohen veças në lastra apo kalke të veçanta.
High-Fidelity Color (ngjyrë e besueshmërisë së lartë) është e ngjashme me Process Color,
por në ndryshim nga CMYK përdor gjashtë ngjyra bazë, përkatësisht Cyan, Magenta, Yellow, Black,
Orange dhe Green. Kjo e pasuron dhe e forcon ngjyrën, por rrit koston e saj. Në PageMaker gjenden
dy katalogë me ngjyra të tipit High-Fidelity dhe ato quhen Pantone Hexachrome Coated dhe
Pantone Hexachrome Uncoated. I pari është i përshtatshëm për letrën e printimit që është e veshur
dhe e ndritshme, i dyti për letrën e paveshur që thith më shumë bojë.
Tint është ngjyra që përftohet nga ulja apo rritja e shkallës së vizibilitetit së të njëjtës
ngjyrë. Përdorimi i nuancës është me shumë interes sidomos në rastin e publikimeve me një apo
dy ngjyra. Duke përdorur nuanca të ndryshme në pjesë të ndryshme të faqes së publikimit, krijohet
ideja sikur janë përdorur shumë ngjyra në faqe. Gjithashtu edhe kostoja e produkteve të tilla është
më e ulët.
KRIJIMI, IMPORTIMI DHE EDITIMI I NGJYRAVE
Ngjyrat bazë që ndodhen në Paletën e Ngjyrave janë shumë pak në krahasim me morinë
e ngjyrave që përdoret nëpër publikime të ndryshme. Për këtë arsye është e domosdoshme që të
krijohen ngjyra të reja, të importohen ngjyra të tjera nga katalogët e shumtë që ofron programi
apo të bëhen ndryshime tek ngjyrat ekzistuese.
Për të krijuar një ngjyrë të re dhe për ta vendosur atë në Paleten e Ngjyrave, ndiqet kjo rrugë:
▪ Hapni menynë e paletës, duke klikuar tek shigjeta me drejtim djathtas, që ndodhet
poshtë butonit X të mbylljes së paletës
▪ Klikoni në New Color
▪ Në dritaren e dialogimit që hapet tek opsioni Name shënoni një emër për ngjyrën që po
krijoni. Tek Type përzgjidhni Process ndërsa tek Model zgjidhni CMYK.
▪ Shënoni vlerat për Cyan, Magenta, Yellow dhe Black. Klikoni në butonin OK.
Ngjyra që sapo keni krijuar shfaqet në Paletën e Ngjyrave.
Për të marrë një ngjyrë nga kataloget e ngjyrave dhe për ta vendosur atë në Paletë,
ndiqet kjo rrugë:
• Tek menyja e paletës klikoni në opsionin Color Options
• Në opsionin Libraries, përzgjedhni njërin nga katalogët e ngjyrave.
• Në katalogun që sapo hapet zgjedhni dhe klikoni në ngjyrën që dëshironi dhe kliko OK
për të mbyllur katalogun. Kliko përsëri OK për të mbyllur dritaren e dialogut. Ngjyra e përzgjedhur
do të shfaqet në Paletën e Ngjyrave.
Për të ndryshuar parametrat e një ngjyre ekzistuese ndiqet kjo rrugë:
- Klikoni te ngjyra e dhënë në Paletën e Ngjyrave.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
63
- Në menynë e paletës klikoni tek Color Options.
- Në dritaren që hapet, bëni ndyshimet përkatëse. Ju mund të ndryshoni këtu emërtimin
e ngjyrës, tipin e saj, modelin e krijimit, vlerat për çdo ngjyrë, etj. Pasi klikoni në butonin OK, të
gjitha ndryshimet që ju bëtë aplikohen në ngjyrën ekzistuese.
Për të krijuar një katalog të ri ngjyrash ndiqet kjo procedurë:
• Sillni në paletë të gjitha ngjyrat që do të vendosni në këtë katalog. Nëse ato janë ngjyra
të reja, krijojini ato sipas mënyrës që përshkruam më sipër. Nëse ato ndodhen në kataloget
ekzistues, sillini në paletë sipas mënyrës që shtjelluam më sipër.
• Pasi të keni vendosur në Paletën e Ngjyrave të gjitha ngjyrat me të cilat do të krijoni
katalogun tuaj, shkoni në Utilities → Plug ins → Create Color Library.
• Në dritaren që hapet emërtoni katalogun e ri dhe klikoni në Save (ruaj). Pas kësaj
katalogu i ri do të shfaqet mes katalogëve të tjerë të programit.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
64
KAPITULLI VII
PUNA ME OBJEKTET NË
PAGEMAKER
Kur përdorim termin objekt në PageMaker kemi parasysh:
1. Të gjitha llojet e grafikave, qofshin të krijuara nga vetë programi, apo të importuara,
2. Blloqet e tekstit në një dokument. Duhet të kihet parasysh se një tekst i caktuar
konsiderohet si objekt atëherë kur ai zgjedhet në bllok duke klikuar mbi të me Mjetin Tregues të
miut. Ndërsa kur teksti zgjedhet me Mjetin e Tekstit, ai tashmë nuk është më një objekt, por tekst
i mirëfilltë, në të cilin ju mund të kryeni të gjitha veprimet e editimit të një teksti.
Objektet në PageMaker mund të manipulohen dhe të transformohen në shumë mënyra.
Ky program ofron teknika të shumta për zhvendosjen, transformimin, mbivendosjen, rrotullimin,
prerjen e tyre, etj.
ZHVENDOSJA DHE POZICIONIMI I OBJEKTEVE
Zhvendosja e një objekti në PageMaker bëhet në dy mënyra:
a. Nëpërmjet miut, me metodën e njohur “drag and drop”; b. Nëpërmjet Paletës së Kontrollit. Zhvendosja nëpërmjet miut është e thjeshtë: Mjafton ta zgjedhni objektin me Mjetin
Tregues të miut dhe ta tërhiqni atë deri në destinacionin e ri.
Zhvendosja nëpërmjet Paletës së Kontrollit ndjek këto procedura:
▪ Zgjedhni objektin me Mjetin Tregues,
▪ Hapni Paletën e Kontrollit duke shkuar në Window → Show Control Palette. Në këtë
paletë do të shihni një buton katror me kutiza zgjedhjeje në skaje dhe në mes të brinjëve si dhe një
kutizë zgjedhjeje në qendër. Ky buton quhet Proxy Reference dhe nëpërmjet tij përcaktojmë
koordinatat për objektin e zgjedhur. Vlerat e këtyre koordinatave shënohen me X dhe Y, ku X
shpreh distancën nga vija e majtë kufizuese e dokumentit, ndërsa Y shpreh distancën nga kufiri i
sipërm i dokumentit. Kështu nëse zgjedhim kutizën lart majtas tek butoni Proxy Reference dhe
aplikojmë vlerat 5 cm për X dhe 3 cm për Y, kjo do të thotë se objekti do të vendoset në një pozicion
të atillë, që skaji lart majtas i tij të jetë 5 cm larg nga ana e majtë e dokumentit dhe 3 cm larg nga
kufiri i sipërm i tij.
▪ Vendosni koordinatat që dëshironi dhe shtypni Enter në tastierë. Objekti menjëherë
pozicionohet në koordinatat e reja.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
65
RADHIMI I OBJEKTEVE
Gjatë punës për faqosjen e lëndës në faqe, mund të dalë e nevojshme që dy ose më shumë
objekte të jenë të radhitura në një vijë të drejtë me njëra-tjetrën. Në PageMaker mund të vendosni
disa objekte në një vijë të drejtë nga ana e majtë e secilit prej tyre, nga ana e djathtë, nga ana e
sipërme apo ajo e poshtme, në qendër, etj.
Për të bërë të mundur këtë ndiqet kjo rrugë:
- Zgjedhni objektet përkatese. Ju mund të selektoni më shumë se një objekt, nëse kur
klikoni mbani shtypur butonin Shift në tastjerë;
- Shkoni në Element → Align Objects;
- Në dritaren e dialogimit që hapet, përzgjidhni opsionin që dëshironi duke klikuar në një
nga butonat që paraqesin në mënyrë grafike disa lloje radhimi dhe në fund klikoni në butonin OK.
Dritarja e dialogimit mbyllet dhe radhimi i ri aplikohet menjëherë tek objektet e zgjedhura.
GRUPIMI I OBJEKTEVE
Objekte të ndryshme në PageMaker mund të grupohen në mënyrë të atillë që ata të
trajtohen si një objekt i vetëm. Objektet e grupuara zhvendosen apo transformohen njëherësh. Por
këtu duhet theksuar se ndërsa grafikat e grupuara zmadhohen ose zvogëlohen si një e tërë, blloqet
e tekstit mund të zmadhohen apo zvogëlohen në bllok, por pa ndyshuar madhësinë e gërmave.
Për të grupuar në një disa objekte, ndiqet kjo rrugë:
• Zgjedhni objektet që do të grupohen.
• Shkoni në menynë Element dhe përzgjedhni komandën Group. Objektet e përzgjedhura
do të grupohen menjëherë. Për t’i ç’grupuar ato, shkoni tek Element → Ungroup.
KYÇJA E OBJEKTEVE
Pasi i keni vendosur objektet në vendin e caktuar në faqen e një publikimi, ju keni
mundësinë që t’i “kyçni” ato, në mënyrë që të evitoni mundësinë e zhvendosjes apo të
transformimit gabimisht të tyre. Kur një objekt është i “kyçur” ju mund të ndryshoni disa nga
atributet e tij, si përshembull ngjyrën e sfondit apo trashësinë dhe ngjyrën e vijëzave kufizuese, por
ju s’mund të ndryshoni pozicionin dhe përmasat e tij. Gjithashtu ju mund të bëni Copy dhe Paste,
por nuk mund t’i bëni një Cut apo Delete të këtij objekti. Në rastin kur ju bëni Paste një kopje të
një objekti të kyçyr, kjo kopje e tij është në vetvete e pakyçyr.
Një objekt i kyçyr zgjedhet si të gjitha objektet e tjera, nëpërmjet Mjetit Tregues të miut,
por nëse do të donit ta tërhiqnit atë për ta zhvendosur, atëhere do të shihnit se treguesi i miut
kthehet në simbolin i një kyçi, për t’ju kujtuar se ai objekt s’mund të lëvizet.
Për të “kyçur” një objekt veprohet kështu:
- Zgjedhni objektin e dëshiruar.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
66
- Shkoni në menyne Element dhe përzgjidhni komandën Lock Position.
- Për ta ç’kyçyr këtë objekt shkoni në Element → Unlock.
VEPRIMET E CLIPBOARD-it (bordi i prerjeve)
Komandat e njohura Cut (prej), Copy (kopjo), Paste (ngjit) (të njohura ndryshe edhe si
veprimet e bordit të prerjeve - Clipboard) përdoren gjerësisht edhe në punën me objektet.
Nëpërmjet tyre, ju mund të bëni një kopje të një objekti dhe ta zhvendosni atë në një vend ose
dokument tjetër. Funksionet e këtyre tre komandave ne i kemi trajtuar në leksionet e mëparshme.
Ajo që e dallon PageMaker-in nga programet e tjera në këtë pikë është se përpos këtyre tre
komandave të mirënjohura, në këtë program gjendet edhe një komandë e katërt që emërtohet
Paste Multiple. Nëpërmjet kësaj komande ju mund të bëni Paste më shumë se një kopje të një
objekti. Për të bërë një Paste të shumëfishtë ndiqet kjo rrugë:
• Zgjedhni një objekt dhe bëni një Copy apo Cut të tij.
• Shkoni tek Edit → Paste Multiple. Në dritarezën e dialogut që hapet, ju keni mundësi që
të caktoni numrin e kopjeve, që do të bëhen Paste. Në opsionin Horizontal offset keni mundësi që
të caktoni distancën në vijë horizontale mes këtyre kopjeve. Vlerat që shënohen këtu shprehin
distancën nga ana e majtë e një kopjeje, në anën e majtë të kopjes tjetër, dhe jo hapësirën ndarëse
mes tyre. Në opsionin Vertical offset keni mundësi që të caktoni distancën në vijë vertikale mes
këtyre kopjeve. Vlerat që shënohen këtu shprehin distancën nga ana e sipërme e një kopjeje në
anën e sipërme të kopjes tjetër, dhe jo hapësirën ndarëse mes tyre.
• Pasi keni shënuar vlerat përkatese, klikoni në butonin OK.
FSHIRJA E OBJEKTEVE
Fshirja (Delete) e objekteve ndjek rrugën klasike që përdoret edhe në çdo program tjetër.
Për ta mundësuar atë ndiqet kjo rrugë:
- Zgjedhni objektin që doni ta fshini.
- Shtypni tastin Delete në tastierë.
PUNA ME LAYERS
Në gjuhën e kompjuterit, termi layer (shqiptohet : lejer) shënon një shtresë transparente
që mbivendoset në një dokument. Një publikim me disa layers (shtresa) mund të përfytyrohet si
një fletore me disa fletë transparente, ku në çdo fletë keni vendosur një ose më shume objekte.
Në një “fletore” të tillë ju keni mundësinë të shikoni njëherësh jo vetëm objektet në fletën sipër
por edhe të gjitha objektet e tjera që ndodhen në fletat nën të. Duke i vendosur objekte të
ndryshme në layers të ndryshëm, keni mundësi që të punoni veçmas me secilin prej tyre.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
67
Në mënyrë të vetvetishme një dokument i sapokrijuar përmban vetëm një layer. Por në
të mund të shtoni një numër të pakufizuar layers. Gjithë puna me layers kontrollohet dhe drejtohet
nga paleta përkatëse që emërtohet Layers Palette. Për të hapur këtë paletë shkoni në Window →
Show Layers.
Çdo layer (shtresë) e krijuar ka numrin e vet, që i jepet automatikisht nga programi. Në
krye të tij ndodhet një buton-kutizë që shërben për shfaqjen (hapjen) apo fshehjen (mbylljen) e tij.
Nëse në këtë kutizë duket simboli grafik i syrit, kjo do të thotë se ky layer është i hapur. Nëse kutiza
është bosh, atëhere ai është i mbyllur. Kutiza e dytë në radhë shërben për kyçjen apo ç’kyçjen e
një layeri. Kur një layer është i kyçur ju s’mund të kryeni operacione me të. Në këtë rast në kutizën
e kyçjes shfaqet ikona e një lapsi, mbi të cilën vendoset një vijëz e kuqe. Nëse kjo kuti është bosh,
kjo do të thotë se ky layer është i ç’kyçyr.
Element i rëndësishëm i Layers Palette është menyja e saj, e cila hapet duke klikuar tek
shigjeta me drejtim djathtas, që ndodhet menjëherë poshtë butonit me kryq që mbyll paletën.
Këtu ndodhen komanda që kanë të bëjnë me krijimin, editimin, fshirjen e nje layer-i, etj.
Për të krijuar një layer të ri, hapni menynë e paletës dhe klikoni në New Layer. Ndërsa për të fshirë
një layer, hapni menynë e paletës dhe klikoni në Delete Layer. Në meny gjenden edhe komanda të
tjera, që kanë të bëjnë me veprime të tjera me layers.
RADHA E MBIVENDOSJES SË OBJEKTEVE
Si objektet që ndodhen në të njëjtin layer, edhe objektet që ndodhen në layers të
ndryshëm, mund të ndryshojnë radhën e mbivendosjes në një faqe të dokumentit. Për të
ndryshuar këtë radhë veprohet kështu:
- Zgjedhni objektin përkatës.
- Shkoni tek Element → Arrange dhe zgjidhni një nga katër komandat, që ju ofrohen,
funksioni i të cilave është si më poshtë:
Bring to Front – sjell objektin përpara të gjitha objekteve të tjera.
Bring Forward – sjell objektin një nivel më përpara.
Send Backward – çon objektin një nivel më prapa.
Send to Back – çon objektin prapa të gjitha objekteve të tjera.
TRANSFORMIMI I OBJEKTEVE
Në leksionet paraardhëse jemi njohur me veprime të thjeshta të transformimit të
grafikave apo blloqeve të teksteve, si zmadhimi apo zvogëlimi i tyre, etj. Përveç këtyre PageMaker-
i ofron edhe teknika që mundësojnë kryerjen e operacioneve të tjera transformuese, si rrotullimi,
pjerrësimi dhe reflektimi.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
68
RROTULLIMI I OBJEKTEVE
Rrotullimi (angl. rotating) i një objekti mund të kryhen në dy rrugë:
1. Nëpërmjet Paletes së Kontrollit 2. Nëpërmjet Mjetit Rrotullues që ndodhet në Kutinë e Mjeteve të Punës.
Për të bërë rrotullimin nëpërmjet Paletës së Kontrollit, në fillim ju duhet të zgjedhni
objektin me Mjetin Tregues të miut. Më pas përzgjidhni pikën mbi të cilën do të mbeshtetet
rrotullimi. Kjo pikë përzgjidhet në butonin Proxy Reference, për të cilin kemi folur në fillim të këtij
kapitulli. Në Paletën e Kontrollit, në të djathtë të saj ndodhen dy butona me shigjetë, njëri me
drejtim lart dhe tjetri me drejtim poshtë, në krah të të cilave gjendet simboli grafik i rrotullimit, i
shprehur me një shigjetë të rrotulluar në treçerek rrethi. Në të djathtë të këtij simboli ndodhet një
kutizë drejtkëndëshe e bardhë, ku ju mund të shënoni këndin e rrotullimit të objektit. Ju mund ta
rrotulloni një objekt duke klikuar në butonat me shigjetat me drejtim lart, apo poshtë të tij, por
edhe duke shënuar në kutizën e bardhë këndin që dëshironi dhe duke shtypur më pas Enter në
tastierë.
Për ta rrotulluar një objekt nëpërmjet Mjetit Rrotullues, që ndodhet Kutinë e Mjeteve të
Punës, ndiqet kjo rrugë:
- Klikoni në Mjetin Rrotullues.
- Zgjedhni me këtë mjet objektin përkatës. Më pas klikoni në njërën nga kutizat e zgjedhjes
dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, kryeni rrotullimin e objektit. Kutiza e zgjedhjes,
ku ju klikuat, shërben edhe si pika mbi të cilën rrotullohet objekti.
PJERRËSIMI I OBJEKTEVE
Pjerrësimi (angl. skewing) i objekteve kryhet nëpërmjet Paletës së Kontrollit. Butonat
përkatës që kontrollojnë këtë veprim transformues ndodhen poshtë butonave të rrotullimit, atje
ku ndodhet edhe simboli grafik i pjerrësimit: një drejtkëndësh i pjerrësuar djathtas. Objektet në
PageMaker mund të pjerrësohen deri në 85 gradë.
Ka dy rrugë për ta bërë të mundur këtë lloj transformimi:
a. Klikoni në butonat me shigjetat me drejtim lart apo poshtë, që ndodhen në të majtë të simbolit grafik të pjerrësimit b. Shënoni në kutizën e bardhë në të djathtë të simbolit vlerën për këndin e pjerrësimit dhe shtypni tastin Enter në tastierë, për ta aplikuar pjerrësimin.
REFLEKTIMI I OBJEKTEVE
Reflektimi (angl. flipping) i një objekti është njëlloj si krijimi i një imazhi të tij në pasqyrë.
Një objekt mund të reflektohet horizontalisht dhe vertikalisht. Për ta bërë të mundur këtë lloj
transformimi, ndiqet kjo rrugë:
▪ Zgjedhni objektin me Mjetin Tregues
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
69
▪ Klikoni në njërin nga dy butonat e reflektimit, që ndodhen djathtas në fund të Paletës së
Kontrollit. Butoni i sipërm bën të mundur reflektimin horizontal të një objekti, ndërsa butoni i
poshtëm bën të mundur reflektimin vertikal të tij.
PRERJA E GRAFIKAVE
Për fotografitë apo grafika të tjera të importuara shpeshherë del e nevojshme prerja e
pjesëve të panevojshme apo të tepërta të tyre. Në këtë rast marrim në ndihmë Mjetin e Prerjes që
ndodhet në Kutine e Mjeteve të Punës. Për të mundësuar këtë proces ndiqet kjo procedurë:
- Klikoni në Mjetin Prerës.
- Zgjedhni me këtë mjet objektin përkatës. Më pas klikoni në njërën nga kutizat e zgjedhjes
dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut zhvendosni kornizën e grafikës deri në vendin
ku dëshironi, duke lënë jashtë pjesët e tepërta apo të panevojshme të grafikës.
- Largoni zgjedhjen e Mjetit Prerës, duke klikuar diku, në një buton tjetër.
Nëse nuk jeni të kënaqur me prerjen që bëtë, keni mundësi që brenda kornizës se re ta
ripoziciononi grafikën tuaj, duke klikuar me Mjetin Prerës në qendër të grafikës dhe ndërkohë që
mbani shtypur butonin e majtë të miut, lëvizni figurën deri në pozicionin që dëshironi. Gjatë këtij
veprimi do të vini re, se treguesi i miut kthehet në simbolin e dorës.
MASKIMI I OBJEKTEVE
Kur aplikoni një maskë mbi një objekt, ju mbuloni pjesë të tij dhe lini zbuluar vetëm atë
fragment, që ju dëshironi. Mjetet që përdoren për krijimin e një maske janë Mjeti Drejtkëndësh,
Mjeti Eliptik dhe Mjeti Shumëkëndësh, që ndodhen në Kutinë e Mjeteve të Punës dhe që funksion
primar të tyre kanë krijimin e grafikave të thjeshta.
Për të bërë të mundur maskimin e një objekti, psh. të një fotografie ndiqet kjo rrugë:
▪ Hapni faqen e dokumentit, ku ndodhet fotografia, mbi të cilën do të aplikohet maska.
▪ Duke përdorur një nga mjetet që përmendëm më sipër, krijoni objektin maskues, i cili
mund të jetë një katërkëndësh, një shumëkëndësh, një rreth etj. Bëni kujdes që mbushja e objektit
maskues të jetë transparente.
▪ Vendosni objektin maskues mbi fotografi, në mënyrë të tillë që të lini brenda hapësirës
së tij atë fragment të fotografisë, që ju doni të jetë e zbuluar.
▪ Duke mbajtur shtypur tastin Shift në tastierë, zgjedhni edhe grafikën, duke bërë të
mundur që, si objekti maskues, edhe fotografia të jenë të zgjedhura.
▪ Shkoni në menynë Element dhe klikoni në komandën Mask. Do të shihni se pjesa e
fotografisë që ndodhet jashtë objektit maskues do të mbulohet menjëherë nga maska e aplikuar
dhe ju do të keni mundësinë të shihni vetëm atë fragment të fotografisë, që ndodhet brenda tij.
Për të hequr maskën e aplikuar shkoni në Element → Unmask.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
70
MBËRTHIMI I OBJEKTEVE ME TEKST
Mbërthimi me tekst (angl. Text Wrap) i objekteve krijon efekte vizuale që e përmirësojnë
edhe më tej pamjen e një publikimi. Teksti mund të përqarkojë në formë drejtkëndëshi një objekt
por ai mund të ndjekë edhe forma objektesh të çrregullta. Duhet mbajtur parasysh se është
pikërisht objekti ai që mbart veprimin e komandës Text Wrap. Pasi keni aplikuar vlerat përkatëse
të përqarkimit tek një objekt, ju mund ta vendosni atë mbi çfarëdo blloku teksti, ose të sillni një
bllok teksti dhe ta vendosni mbi të dhe do të shihni se në të dyja rastet përqarkimi kryhet
automatikisht.
Për të përqarkuar/mbëthyer me tekst një grafikë ndiqen këto procedura:
• Zgjedhni grafikën me Mjetin Tregues të miut.
• Në menyne Element klikoni tek komanda Text Wrap.
• Në dritaren e dialogut që hapet, tek Wrap Options përzgjidhni dhe klikoni tek ikona e
dytë. Ikona e parë përdoret vetëm për ta ç’mbështjellë objektin nga teksti, ndërsa ikona e tretë
përdoret për format e çrregullta.
•Tek opsioni Text Flow, mund të zgjidhni njërën nga tri ikonat përkatëse. Butoni (ikona) i
parë bën që teksti të stopojë kur arrin tek grafika dhe të vazhdojë në faqen tjetër, butoni i dytë bën
që teksti të stopojë në pjesën e sipërme të grafikës dhe të vazhdojë përsëri poshtë saj. Ndërsa
butoni i tretë e përqarkon tekstin nga të katër anët.
•Tek opsioni Standoff ju jepet mundësia të përcaktoni largësinë e tekstit nga të katër anët
e objektit.
•Klikoni në butonin OK për të aplikuar vlerat e përqarkimit mbi objektin e selektuar.
Në këtë rast, ju keni krijuar një mbërthim në formë drejtkëndëshi të objektit me tekst.
Por nëse objekti ka formë të çrregullt dhe ju doni që mbërthimi me tekst të ndjekë formën e tij,
atëhere ju duhet të bëni edhe disa hapa më shumë, dhe konkretisht:
- Klikoni mbi objektin e rrethuar nga teksti. Do të shihni se përqark objektit është krijuar
një kornizë me vijëza të ndara, e cila quhet kornizë e përqarkimit.
- Klikoni diku mbi këtë kornizë për të krijuar një spirancë (ancor) dhe tërhiqeni atë me
treguesin e miut për ta sjellë sa më pranë objektit. Përsëriteni këtë veprim rreth e qark objektit në
mënyrë që korniza e jashtme të mos jetë më drejtkëndëshe, por të ndjekë formën e çrregullt të
objektit. Teksti ndjek kornizën e re dhe e mbështjell objektin sipas formës së tij.
Përveç grafikave ju mund të mbërtheni me tekst edhe një bllok teksti. Në këtë rast blloku
i tekstit që do të mbërthehet duhet të grupohet duke shkuar në Element → Group. Pasi të jetë
grupuar, PageMaker-i e trajton atë si të ishte një grafikë dhe për mbërthimin e tij me tekst mund
të aplikohen të gjitha procedurat e mësipërme.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
71
KAPITULLI VIII
OBJEKTET KORNIZË – KRIJIMI
DHE FUNKSIONI I TYRE
Objektet kornizë (angl. frames) janë një komponent i rëndësishëm në procesin e faqosjes së një
publikimi. Mjetet për krijimin e tyre gjenden në Kutinë e Mjeteve të Punës dhe ndodhen në të
djathtë të mjeteve, që shërbejnë për krijimin e grafikave të thjeshta. Në PageMaker gjenden tre
lloje mjetesh të tilla:
1. Mjeti i kornizës drejtkëndëshe;
2. Mjeti i kornizës eliptike; dhe
3. Mjeti i kornizës shumëkëndëshe.
Nga ana vizuale ato dallohen nga mjetet e grafikave të thjeshta, sepse përshkohen nga dy diagonale
të kryqëzuara në qendër. Funksioni kryesor i tyre është zënia apo rezervimi i hapësirave të caktuara
në faqe, në të cilat mund të vendosni tekst apo fotografi. Kjo është arsyeja që shpesh këto objekte
quhen placeholders (vend-mbajtëse). Nga pikëpamja funksionale, ato bartin edhe atribute të tjera,
që ndikojnë dukshëm në përmirësimin e faqosjes së një publikimi. Këto atribute do t’i ndeshim
edhe në shtjellimin e këtij kapitulli.
SI KRIJOHEN OBJEKTET KORNIZË
Teknika e krijimit të një objekti kornizë është e njëllojtë me atë të krijimit të grafikave të
thjeshta. Ajo ndjek këto procedura:
▪ Klikoni tek njëri nga mjetet-kornizë në Kutinë e Mjeteve të Punës: tek drejtkëndëshi,
elipsi apo shumëkëndëshi (poligoni). Pasi keni përzgjedhur njërin nga këto mjete, treguesi i miut
kthehet në një kryq të vogël.
▪ Vendosni treguesin e miut në vendin, ku mendoni që do të jetë këndi lart - majtas i
kornizës dhe duke mbajtur shtypur butonin e majtë të miut, tërhiqeni atë djathtas – poshtë, derisa
të krijoni objektin kornizë me formën dhe madhësinë që dëshironi ju. Rikujtojmë se nëse ju mbani
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
72
shtypur tastin Shift ndërkohë që krijoni këto objekte, atëhere korniza do të marrë formë rrethi,
katrori apo shumëkëndëshi të rregullt, në varësi të mjetit që ju keni zgjedhur.
▪ Pas krijimit të kornizës, mund të ndryshoni përmasat e këtyre objekteve apo trashësinë
dhe stilin e vijëzave kufizuese të tyre, njëlloj si tek grafikat e thjeshta.
KTHIMI I GRAFIKAVE TË THJESHTA NË FRAMES (korniza)
Grafikat e thjeshta mund të kthehen lehtësisht në objekte kornizë (angl. frames).
Për ta bërë të mundur këtë, ndiqet kjo rrugë:
- Zgjedhni me Mjetin Tregues të miut grafikën e thjeshtë, që doni të konvertohet në objekt
kornizë;
- Shkoni në Element → Frame → Change to Frame. Dy diagonale që kryqëzohen shfaqen
në grafikë, që do të thotë se ajo është shndërruar tashmë në një frame (kornizë).
KRIJIMI I STRUKTURËS SË FAQOSJES
Objektet kornizë përdoren shpesh edhe për ndërtimin e strukturës së faqosjes së një
faqeje. Kështu, përpara se të sillni tekstin apo grafikat në një faqe, ju mund të krijoni korniza
drejtkëndëshe, për të shënuar vendet dhe pozicionin ku do të vendoset secila prej grafikave apo
blloqeve të tekstit. Kjo praktikë ua lehtëson punën për faqosjen e faqes dhe ju ndihmon që të
krijoni një imazh të saj, përpara se ju ta mbushni atë me tekst dhe grafika.
VENDOSJA E TEKSTIT NË OBJEKTET KORNIZË
Objektet kornizë shërbejnë jo vetëm si vend-mbajtës, por edhe si bartës të objekteve të
ndryshme të një publikimi. Për një përfytyrim sa më të saktë të këtij funksioni të dyfishtë, mjafton
ta krahasoni një objekt kornizë me një vendparkim, i cili mund të jetë bosh duke shënuar në këtë
rast një vendparkim, por mund të “bartë” edhe një makinë të parkuar në të. Në një objekt kornizë
ju mund të “parkoni” si tekst ashtu edhe grafika të ndryshme. Le të njihemi me teknikat e futjes së
tekstit në një objekt kornizë.
KRIJIMI I TEKSTIT NË NJË FRAME (kornizë)
Ju mund të shkruani tekst të ri brenda një objekti kornizë (angl. frame), por mund të sillni
brenda saj edhe tekst të importuar. Për të shkruar tekst të ri brenda një kornize, thjeshtë klikoni
me Mjetin e Tekstit brenda saj dhe vazhdoni të shkruani tekstin që dëshironi. Vini re se kur teksti
shfaqet në kornizë, dy vijat diagonale të saj zhduken. Pasi keni përfunduar me shkrimin e tekstit,
zgjedh objektin kornizë me Mjetin Tregues të miut. Në ndryshim nga një grafikë e thjeshtë e
zgjedhur, do të shihni se kutizat e zgjedhjes, që ndodhen në mes të brinjës së sipërme dhe asaj të
poshtme, kthehen në formë gjysëm rrethi, si dy vegje të vogla, të njëjta me vegjet që shfaqen kur
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
73
ju zgjedhni një bllok teksti me Mjetin Tregues. Ndërsa në ndryshim nga blloku i tekstit i zgjedhur,
objekti kornizë i zgjedhur ka dy kutiza zgjedhjeje më tepër, nga një në mes të dy brinjëve anësore.
FUTJA E NJË TEKSTI TË IMPORTUAR NË NJË FRAME (kornizë)
Për të sjellë tekst të importuar në një objekt kornizë, ndiqet kjo rrugë:
•Zgjedhni objektin kornizë me Mjetin Tregues të miut.
•Shkoni në File → Place. Në dritaren e dialogut që hapet, gjeni tekstin që do të importohet
dhe klikoni në butonin Open. Teksti i importuar shfaqet menjëherë në faqe, brenda objektit
kornizë.
NJOHURI PËR FRAME THREADING (nyjat)
Objektet kornizë mund të lidhen me njëra-tjetrën në një mënyrë të atillë që një tekst i
caktuar, kur mbush kornizën e parë vazhdon automatikisht tek korniza e dytë, e kështu me radhë.
Kjo lloj lidhje që krijohet mes tyre (në anglisht quhet threading) është e ngjashme me lidhjen mes
blloqeve të të njejtit tekst. Për të mundësuar një lidhje të tille ndiqet kjo rrugë:
▪ Zgjedhni kornizën e parë me Mjetin Tregues të miut.
▪ Klikoni tek vegja/kutiza e poshtme e saj. Treguesi i miut kthehet në një simbol lidhës.
▪ Klikoni tek korniza e dytë. Do të shihni se, si në vegjën e poshtme të objektit të parë
kornizë ashtu edhe në vegjën e sipërme të objektit të dytë, shfaqet një shenjë plus, që tregon se
ato janë lidhur me njëra-tjetrën.
Për ta shkëputur lidhjen mes tyre, mbani shtypur tastet Ctrl dhe Shift dhe klikoni brenda
vegjëve/kutizave që kanë shenjën plus. Objektet kornizë nuk janë më të lidhura me njera-tjetrën.
VENDOSJA E GRAFIKAVE NË OBJEKTET KORNIZË
Grafikat e ndryshme, si fotografitë e përpunuara në Photoshop, apo ilustrimet grafike të prodhuara në CorelDraw, apo Adobe Ilustrator, mund të sillen apo të vendosen brenda një objekti kornizë. FUTJA E NJË GRAFIKE TË IMPORTUAR NË NJË FRAME
Për të vendosur një grafikë të importuar brenda një objekti kornizë ndiqet kjo rrugë:
- Krijoni objektin kornizë brenda të cilit do të vendoset grafika e importuar. Zgjedheni atë
me Mjetin Tregues të miut.
- Shkoni në File → Place. Në dritaren e dialogut që hapet, gjeni dhe lokalizoni grafikën që
do të importoni.
- Në zgjedhjet që ofrohen në këtë dritare dialogu tek Options (opsionet), përzgjidhni
opsionin Place Within Frame (vendos brenda kornizës).
- Klikoni tek butoni Open (hap) i dritares së dialogut. Grafika e importuar shfaqet
menjëherë brenda objektit kornizë.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
74
FUTJA E NJË GRAFIKE EKZISTUESE NË NJË FRAME
Gjatë punës për faqosjen e një publikimi mund të dalë e nevojshme, që një grafikë, që
aktualisht ndodhet në faqe, të futet brenda një objekti kornizë në të njëjtën faqe. Për ta bërë të
mundur këtë, veprohet kështu:
• Zgjedhni objektin kornizë me Mjetin Tregues të miut.
•Mbani shtypur tastin Shift dhe klikoni edhe mbi grafikën tjetër ekzistuese. Në këtë rast
zgjedhen të dy objektet
•Shkoni në Element → Frame → Attach Content (bashkëngjit përmbajtjen). Grafika
vendoset menjëherë brenda kornizës.
NJOHURI PËR FRAME OPTIONS
Pasi keni vendosur një grafikë brenda një objekti kornizë, mund të dalë e nevojshme që
të ndryshoni pozicionin, mënyrën e vendosjes apo parametrat e kësaj grafike, në mënyrë që ajo të
shfaqet brenda kornizës, ashtu siç dëshironi ju. Për këtë PageMaker ju ofron disa zgjedhje, të cilat
gjenden në dritaren e dialogut Frame Options. Për të hapur këtë dritare dialogu shkoni në Element
→ Frame dhe klikoni tek komanda Frame Options.
Tek opsionet Vertical Alignment dhe Horizontal Alignment keni mundësi që të përzgjidhni
një mënyrë radhimi të grafikës brenda objektit kornizë. Poshtë tyre gjenden tre opsione të tjera,
funksionet e të cilave janë përkatësisht:
Clip Content to Fit Frame (prej përmbajtjen për t’iu përshtatur kornizës) – Nëse grafika
është më e madhe se objekti kornizë, përzgjedhja e këtij opsioni sjell prerjen e pjesëve të grafikës
që ndodhen jashtë kornizës. Për të lënë brenda kornizës atë fragment të grafikës që ju dëshironi,
ju mund të lëvizni figurën duke klikuar mbi të me Mjetin e Prerjes, i cili kthehet në formë dore kur
ju lëvizni figurën. Nëse grafika është më e vogël se korniza, atëhere ajo nuk ndryshon përmasat e
saj dhe zë vetëm një pjesë të kornizës.
Size Frame to Fit Content (zmadho kornizën për t’iu përshtatur përmbajtjes) – Siç mund
të kuptohet, kur përzgjidhet ky opsion, korniza zmadhohet apo zvogëlohet derisa të arrijë përmasat
e grafikës.
Scale Content to Fit Frame (shkallëzo përmbajtjen për t’iu përshtatur kornizës) – Në
ndryshim nga opsioni i parë, grafika nuk pritet por “tkurret” apo zgjerohet derisa të përfshihet
brenda kornizës. Nëse zgjedhni këtë opsion, atëhere aktivizohet edhe një nën-opsion tjetër, që
emërtohet Maintain Aspect Ratio (ruaj shkallën e pamjes). Kur ky nën-opsion përzgjidhet, grafika
“tkurret” apo zmadhohet duke ruajtur raportet proporcionale.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
75
KAPITULLI IX
TEKNIKA TË AVANCUARA PËR
PËRPUNIMIN E TEKSTIT
Jemi njohur me disa nga teknikat bazë për menaxhimin dhe përpunimin e tekstit. Por
PageMaker përmban edhe shumë komanda dhe teknika të tjera, të cilat sjellin në një tekst
transformime të tilla, që tejkalojnë edhe aftësinë përpunuese të fjalës tek vetë programet e
përpunimit të fjalës, siç është psh. Word. Le të njihemi me disa prej këtyre teknikave dhe
komandave, të cilat duhet thënë se e lehtësojnë shumë procesin e faqosjes së një publikimi dhe
sjellin vlera estetike dhe utilitare të konsiderueshme në këtë proces.
FUNKSIONET “FIND” DHE “FIND AND CHANGE”
Funksioni Find (gjej) në PageMaker mundëson gjetjen e një fjale apo fraze kudo që ajo
ndodhet, brenda një apo më shumë lajmeve të një apo disa publikimeve. Për të bërë këtë lloj
kërkimi duhet që dokumenti i hapur të shihet në formatin Story Editor.
Ja si bëhet e mundur gjetja nëpërmjet komandës Find:
■ Zgjedhni tekstin apo tekstet ku do të kryhet kërkimi. Kjo zgjedhje mund të bëhet në dy
mënyra:
1. Duke klikuar me Mjetin Tregues të miut mbi tekstin përkatës;
2. Duke klikuar me Mjetin e Tekstit diku në tekst, në mënyrë që kursori i miut të shfaqet
duke pulsuar.
■ Shkoni në Edit → Story Editor (ose Ctrl + E). Siç e shihni, në këtë pamje të dokumentit
shfaqet vetëm teksti.
■ Shkoni në Utilities → Find (ose Ctrl + F). Në dritaren e dialogut që hapet, tek Find What
(gjej çfarë) shkruani fjalën apo frazën, që doni të gjeni. Më tej mund të zgjidhni një nga dy opsionet,
si më poshtë:
Match Case (rasti përkon): Ju mund të përzgjidhni këtë opsion nëse doni që fjalët e gjetura
të jenë ekzaktësisht, siç është fjala, që shkruat tek Find What. Në këtë rast, nëse bëni kërkim për
fjalën libra, do të mbetet jashtë kërkimit forma Libra e kësaj fjale, pasi ajo fillon me gërmë nistore
kapitale. Edhe për kaq e humbet kërkimin...
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
76
Whole Word (fjalën e plotë): Nëse zgjidhni këtë opsion atëhere në rezultatin e kërkimit
për fjalën libra do të shfaqen jo vetëm çdo lloj forme e kësaj fjale, por edhe fjalë si librashitës, etj.
Dritarja e dialogut e komandës Find ju jep mundësi gjithashtu që të përcaktoni nëse doni
që kërkimi juaj të përqendrohet në një lajm apo publikim të vetëm, apo në disa prej tyre. Kështu
në seksionin Search document mund të zgjidhni mes Current publication (publikimi aktual) dhe All
publications (të gjitha publikimet). Ndërsa në seksionin Search story (historia e kërkimit) mund të
zgjidhni mes opsioneve Selected Text (teksti i zgjedhur), Current story (historia aktuale) dhe All
stories (të gjitha historitë).
■ Klikoni në butonin Find (gjej) për të filluar kërkimin. Pasi gjeni instancën e parë të fjalës,
klikoni përsëri tek i njëjti buton, i cili pas gjetjes së instancës së parë kthehet në Find Next (gjej
tjetrin). Kur kërkimi përfundon, shfaqet një dritare e vogël, ku shkruhet: Search Complete (kërkimi
u plotësua).
Në PageMaker mund të bëni në të njëjtën kohë jo vetëm gjetjen por edhe ndryshimin e
fjalës së gjetur. Ky funksion, që quhet Find and Change (gjej dhe ndrysho) aplikohet në këtë
mënyrë:
- Zgjedhni tekstin si më sipër dhe shkoni në Edit → Story Editor.
- Shkoni në Utilities → Change (ose Ctrl + H). Dritarja e dialogut që hapet është e ngjashme
me atë të komandës Find, por në ndryshim, poshtë Find What, shfaqet kriteri tjetër Change in, që
ju jep mundësi, që jo vetëm ta gjeni një fjalë, por edhe ta ndryshoni atë.
FUNKSIONI “CHANGE CASE” (ndrysho kasën)
Nëpërmjet këtij funksioni mund të bëni ndryshime që kanë të bëjnë me përdorimin e
gërmave kapitale apo të vogla në një fjalë, fjali apo tekst të dhënë. Komanda Change Case (ndrysho
kasën) është aktive, si në pamjen Story Editor të publikimit, ashtu edhe në pamjen Layout View, e
cila është pamja e plotë e tij. Për të aplikuar këtë komandë veprohet kështu:
•Zgjedhni tekstin përkatës me Mjetin e Tekstit.
•Shkoni në Utilities → Plug ins → Change Case. Në dritaren e dialogut, që hapet mund të
zgjidhni një nga pesë opsionet që ofrohen. Me opsionin lower case, ju i bëni të gjitha gërmat e një
teksti të vogla; me opsionin UPPER CASE i bëni ato kapitale; me opsionin Title Case bëni kapitale
germën e parë të çdo fjale; me opsionin Sentence case bëni kapitale vetëm gërmën e parë të fjalisë;
ndersa me opsionin tOGGLE cASE i ktheni gërmat në të kundërtën e vet, pra gërmat kapitale
kthehen në të vogla dhe anasjelltas.
•Pasi keni zgjedhur opsionin e duhur, klikoni tek butoni Apply (apliko).
VEPRIME TË AVANCUARA TË FORMATIMIT TË TEKSTIT
Me teknikat e formatimit të tekstit, që kemi përmendur apo aplikuar në leksionet
paraardhëse, ne kryejmë veprime të thjeshta si, ndërrimi i llojit apo madhësisë së gërmës, aplikimi
i efekteve të ndryshme në tekst, etj. Por përveç këtyre, në PageMaker gjenden edhe një mori
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
77
teknikash të tjera më të avancuara, të cilat sjellin përmirësime të dukshme dhe finesë estetike në
pamjen e një teksti. Më kryesoret prej këtyre janë:
HORIZONTAL SCALE (SHKALLËZIMI HORIZONTAL)
Horizontal scale (shkallëzimi horizontal) ka të bëjë me ndryshimin e gjerësisë së gërmave,
pa prekur madhësinë e tyre. Ka dy rrugë për ta aplikuar këtë teknikë: Nëpërmjet Paletës së
Kontrollit dhe nëpërmjet dritares së dialogut Character Specifications.
Për të aplikuar përshkallëzimin horizontal nëpërmjet Paletës së Kontrollit, ndiqet kjo
rrugë:
- Zgjedhni tekstin me Mjetin e Tekstit.
- Në Paleten e Kontrollit, shkoni tek butoni që ka për simbol grafik një T, poshtë së cilës
ndodhet një vijëz e vogël me shigjeta nga të dyja anët. Zgjidhni një nga vlerat që variojnë nga 70
deri ne 130 % dhe klikoni në tastin Enter, për të aplikuar përshkallëzimin horizontal. Vini re se vlera
100% është e shënuar me Normal. Vlerat poshtë 100% e ngushtojnë tekstin, ndërsa vlerat mbi
100% e zgjerojnë atë.
Për të aplikuar përshkallëzimin horizontal nëpërmjet dritares së dialogut Character
Specifications, ndiqet kjo rrugë:
■ Zgjedhni tekstin me Mjetin e Tekstit.
■ Shkoni në Type → Character. Në dritaren e dialogut që hapet, shkoni tek Horizontal
Scale dhe aplikoni vlerat që dëshironi. Klikoni në butonin OK.
KERNING (PUTHITJA)
Kerning (puthitja) ka të bëjë me axhustimin e hapësirës midis dy gërmave, pa prekur
gjerësinë e tyre. Dizajnuesit dhe prodhuesit e gërmave, aplikojnë një gjerësi individuale të caktuar
për çdo gërmë. Por ka disa kombinime germash, që të krijojnë përshtypjen e hapësirave jo normale
mes tyre. Shkruani përshembull fjalën TIRANA. Nëse e shihni me kujdes, duket sikur mes gërmave
R dhe A ka një largësi më të madhe se sa mes gërmave T dhe I apo I dhe R. Me teknikën kerning
(puthitja), ne axhustojmë pikërisht këto lloj “difektesh” vizuale.
Ka tre lloje kerning: 1. Manual Kerning; 2. Automatic Kerning; dhe 3. Expert Kerning.
Manual Kerning (puthitje manuale) të jep mundësinë për një kontroll më të madh gjatë
aplikimit të kësaj teknike. Për të bërë një Manual Kerning ndiqet kjo rrugë:
•Klikoni me mjetin e tekstit midis dy gërmave ku do të aplikohet kerning. Përshembull,
shkruajmë TA me madhësi 72 points dhe klikojmë midis tyre
•Në Paletën e Kontrollit, shkoni tek butoni i fundit lart që ka për simbol grafik gërmat AW,
poshtë të cilave ndodhet një vijëz e vogël me shigjeta nga të dyja anët. Klikoni tek secili nga butonat
që ndodhen në të majtë të tij dhe shihni efektin në tekst. Shikoni edhe se si ndryshojnë vlerat në
kutizën e bardhë në të djathtë. Për të përfunduar shtypni tastin Enter.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
78
Automatic Kerning (puthitje automatike) është një atribut i vetë programit PageMaker.
Për shumë çifte germash, që e kanë të nevojshëm ngushtimin e hapësirës mes tyre, siç janë LA, To,
Tr, Ta, Tu, Te, Ty, TA, Wa, WA, we, Wo, Ya, Yo dhe yo; programi ofron kërning automatik. Kur
programi instalohet për herë të parë, automatic kerning është aktiv. Por ai mund të aktivizohet
apo të ç’aktivizohet sa herë që të doni. Për këtë ndiqet kjo rrugë:
- Shkoni në Type → Paragraph dhe në dritaren e dialogut që hapet, klikoni tek butoni
Spacing (hapësirë).
- Në dritaren tjetër që hapet, klikoni tek kutiza e vogeël në opsionin Pair Kerning. Zgjedhja
apo moszgjedhja e kësaj kutize do të thotë aktivizim apo ç’aktivizim i automatic kerning.
Expert Kerning (puthitje eksperti) aplikon këtë teknikë jo vetëm mes dy gërmave por edhe
më gjerë. Për të bërë një expert kerning në një tekst, ndiqet kjo rrugë:
- Zgjedhni tekstin përkatës.
- Shkoni në Type → Expert Kerning. Në dritaren e dialogut, tek kern strength mund të fusni
vlerat nga 0.000 deri në 2.000. Ose mund të lëvizni butonin rrëshqitës, që lëviz midis skajeve Looser
(më lirshëm) dhe Tighter (më ngushtë). Tek Design class përzgjidhni Text. Në fund klikoni tek OK.
TRACKING (GJURMIMI)
Tracking (gjurmimi) është një teknikë shumë e ngjashme me kerning, por nëse kjo e fundit
aplikohet mes dy gërmave apo në një tekst të vogël, tracking përdoret për sasi të mëdha teksti. Në
PageMaker ofrohen disa opsione, përmes të cilave ju keni mundësi të zmadhoni apo të zvogëloni
hapësirat në një tekst të tërë. Për të aplikuar tracking tek një tekst, ndiqet kjo rrugë:
•Zgjedhni tekstin përkatës.
•Në Paletën e Kontrollit shkoni tek kutiza ku ndodhen opsionet: No track; Very loose;
Loose; Normal; Tight dhe Very Tight. Përzgjidhni njërin prej tyre dhe shtypni tastin Enter.
Ju mund t’i gjeni këto opsione edhe në dritaren e dialogimit Character Specifications, që hapet duke shkuar në Type → Character.
Tracking e përmirëson shumë pamjen e një teksti, duke bërë që të ketë sa më pak
boshllëqe dhe hapësira të panevojshme. Por megjithatë ofertat ekstreme të tij, që janë Very Loose
(shumë lirshëm) dhe Very Tight (shumë ngushtë) duhen përdorur rrallë dhe me shumë kujdes,
sepse kur përdoren pa kriter mund ta dëmtojnë pamjen e tekstit.
DROP CAP (LËSHO KAPITALEN)
Gjithësecilit mund t’i kete rënë në sy përdorimi në disa raste i një gërme të madhe në
fillim të tekstit të një lajmi. Kjo bëhet e mundur pikërisht nëpërmjet komandës Drop Cap (lësho
kapitalen). Kjo komandë zmadhon gërmën e parë të fjalës së parë të një teksti, duke krijuar një
efekt që tërheq vëmendjen e lexuesit. Për të aplikuar një Drop Cap ndiqet kjo rrugë:
- Klikoni me Mjetin e Tekstit diku në paragrafin ku do të aplikohet ky efekt
- Shkoni në Utilities → Plug ins → Drop Cap.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
79
- Në dritaren e dialogut që hapet, tek opsioni Size Lines shënoni numrin e rreshtave që
shprehin lartësinë, që do të ketë gërma e parë e zmadhuar. Në fund klikoni tek butoni Apply.
NJOHURI PËR “LEADING” (interlinja)
Leading (interlinja) ka të bëjë me hapësirën midis radhëve të një teksti. Leading shpreh
largësinë nga pjesa më e sipërme e një radhe me tekst, deri tek pjesa më e sipërme e radhës
pasuese. Kjo distancë normalisht është sa 120 % e lartësisë së gërmave të një rreshti. Kështu nëse
zgjedhim një madhësi gërme prej 10 points, leading standart do të jetë 12 points. Por leading mund
të ndryshohet sipas dëshirës. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet Paletës së Kontrollit ose nëpërmjet
dritares së dialogut Character Specifications.
Në Paleten e Kontrollit përmasat per leading shfaqen në kutizën poshtë kutizës së
madhësisë së gërmave. Pasi keni zgjedhur një tekst të dhënë, ju mund të ndryshoni leading
pikërisht duke ndryshuar vlerat në kutizën përkatëse të Paletës së Kontrollit dhe duke shtypur më
pas tastin Enter.
Nëse doni të ndryshoni leading nëpërmjet dritares së dialogut Character Specifications,
atëhere ndiqni këto procedura:
▪ Zgjedhni tekstin përkatës me Mjetin e Tekstit.
▪ Shkoni ne Type → Character dhe në dritaren e dialogut që hapet shënoni vlerën e re në
seksionin leading. Në fund klikoni OK.
Mënyra e matjes për leading është gjithashtu e ndryshueshme. Siç e thamë më sipër,
mënyra standarte është matja nga pjesa më e sipërme e një radhe me tekst deri tek pjesa më e
sipërme e radhës pasuese. Kjo mënyrë quhet “Top of caps”. Por përveç kësaj në PageMaker ka
edhe dy mënyra të tjera të matjes për leading. Ato emërtohen “Proportionate” dhe “Baseline”.
Me mënyrën “Proportionate” matja për leading fillon nga mesi i hapësirës së bardhë mes dy radhëve me tekst deri tek mesi i hapësirës pasuese.
Me mënyrën “Baseline” matja fillon nga baza e gërmave të një radhe deri në bazën e
gërmave të rradhës tjetër.
Për të ndryshuar mënyrën e matjes për leading ju duhet të shkoni në Type → Paragraph
dhe në dritaren e dialogut që hapet, klikoni në butonin Spacing. Në dritaren e re që hapet pas kësaj,
tek Leading Method mund të përzgjidhni opsionin që dëshironi.
KONTROLLI I HAPËSIRAVE NË TEKST
Me leading ndryshonim hapësirën mes radhëve të një teksti. Por në PageMaker ne mund
të kontrollojmë edhe hapësirën mes paragrafëve, mes fjalëve apo edhe gërmave të një fjale.
Për të ndryshuar hapësirën mes paragrafëve ndiqet kjo rrugë:
• Zgjedhni paragrafet me Mjetin e Tekstit.
• Shkoni në Type → Paragraph dhe në dritaren e dialogut që hapet, tek seksioni
Paragraph Space (hapësira e paragrafit), fusni vlerat që dëshironi tek Before dhe After.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
80
Për të ndryshuar hapësirën mes fjalëve ndiqet kjo procedure:
- Zgjedhni tekstin e dhënë me Mjetin e Tekstit.
- Shkoni në Type → Paragraph dhe në dritaren e dialogut që hapet, klikoni në butonin
Spacing.
- Në dritaren e re që hapet, në seksionin Word Space (hapësira e fjalës), shënoni vlerat që
dëshironi.
Në të njëjtën dritare, tek seksioni tjetër Letter Space mund të ndryshoni edhe hapësirën
mes gërmave të një apo më shumë fjalëve.
PageMaker ofron kontroll edhe për ndarjen me vizë të fjalëve në fund të rreshtit (angl.
hyphenation) Kjo bëhet duke shkuar në Type → Hyphenation. Në dritaren që hapet në këtë rast
mund të përzgjidhni opsionet që dëshironi, për ndarjen e fjalës me vizë në fund të rreshtit.
KRIJIMI I STILEVE TË TEKSTIT
Ndodh që një tekst i caktuar ka të njëjtat parametra në çdo numër gazete. Kështu, psh,
titujt e dytë kryesorë ju mund t’i keni në çdo numër me të njëjtën lloj gërme, me të njëjtën madhësi,
leading, efekt, radhim, etj. Në mënyrë që ju të mos i fusni një nga një këto parametra sa herë që
shkruani një titull të dytë kryesor, PageMaker krijon mundësi, që të krijoni një stil të caktuar teksti
që i përmbledh të gjitha këto parametra dhe i aplikon më pas me një klikim të vetëm.
Për të krijuar një stil të ri teksti ndiqet kjo procedurë:
▪Shkoni në Type → Define styles.
▪Në dritaren e dialogut që hapet klikoni tek butoni New.
▪Emërtoni stilin që jeni duke krijuar.
▪Klikoni më pas një nga një tek butonat Character; Paragraph; Tabs dhe Hyphenation dhe
tek secili vendosni parametrat që dëshironi.
▪Klikoni OK tek dritaret e hapura. Stili i ri i tekstit që sapo krijuat është gati për përdorim.
Për ta aplikuar këtë stil tek një tekst i dhënë, ndiqet kjo rrugë:
•Zgjedhni tekstin e dhënë me Mjetin e Tekstit.
•Tek kutiza e stileve në Paletën e Kontrollit, përzgjidhni dhe klikoni mbi stilin që do të
aplikoni. Vini re: Paleta e Kontrollit duhet të jetë në Paragraph View.
Për të ndryshuar parametrat e një stili teksti, ndiqet kjo rrugë:
- Shkoni në Type → Define Styles.
- Gjeni dhe klikoni tek stili që do të ndryshohet.
- Klikoni tek butoni Edit dhe bëni ndryshimet përkatëse tek Character; Paragraph; Tabs
dhe Hyphenation.
- Klikoni OK tek dritaret e hapura.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
81
KRIJIMI I KRYERADHËS. NJOHURI PËR INDENTS DHE TABS
Në PageMaker kryeradha emërtohet “Firs Line Indent”, që nënkupton zhvendosjen pak
më djathtas vetëm të rreshtit të parë të një paragrafi me tekst. Por përveç këtij lloj indenti, në
PageMaker ekzistojnë edhe tre lloje të tjera:
Full Indent (ose Left Indent) – Në këtë rast i gjithë paragrafi zhvendoset duke krijuar
hapësirë nga e majta.
Right Indent – Në këtë rast i gjithë paragrafi zhvendoset duke krijuar hapësirë nga e
djathta.
Hanging Indent – Zhvendosen nga e majta në të djathtë të gjithë rreshtat e një paragrafi,
përveç rreshtit të parë.
Ju mund të aplikoni një indent nëpërmjet Paletes së Kontrollit, duke e hapur atë në
Paragraph View dhe duke shënuar vlerat tek kutizat përkatëse të indenteve, të cilat janë kutia e
dytë, e tretë dhe e katërt në seksionin e mesit të paletës.
Ndërsa për të aplikuar një indent nëpërmjet dritares së dialogut Indents/Tabs, duhet të
shkoni në Type → Indents/Tabs.
Në dritaren e dialogut që hapet mund të ndryshoni vlerat edhe për Tabs. Tabs (tabelorët)
janë pikëstopimet që bën teksti, kur ju e shtyni atë me tastin Tab të tastjerës. Me teknikat për
krijimin e tyre do të njihemi më hollësisht gjatë konkretizimit në praktikë të këtij leksioni.
NJOHURI PËR “BULLETS AND NUMBERING” (shenja dhe numërime)
Ndodh që disa paragrafë që vijnë njëri pas tjetrit në një tekst, shprehin një lloj
enumeracioni idesh, faktesh apo procedurash. Në këto raste përpara tyre mund të vihen numra
ose disa lloj shenjash grafike, që quhen Bullets. Për këtë ndiqet kjo rrugë:
▪Zgjedhni paragrafët përkatës.
▪Shkoni në Utilities → Plug ins → Bullets and Numbering. Një dritare dialogu hapet. Kjo
dritare mund të hapet edhe duke klikuar tek butoni për Bullets and Numbering në bordurën e
Mjeteve të Punës.
▪Nëse dëshironi që të vendosni numra përpara çdo paragrafi, atëhere klikoni tek butoni
Numbers dhe zgjidhni njërin nga stilet e numërimit që shfaqen.
▪Nëse dëshironi që të vendosni bullets përpara çdo paragrafi, atëhere klikoni tek butoni
Bullets dhe zgjidhni njërin nga 5 stilet për to. Ju mund të zbuloni një mori shenjash grafike, nëse
klikoni në butonin Edit.
▪Pasi keni zgjedhur llojin për numrat apo për bullets, klikoni OK dhe shihni rezultatin tek
paragrafët e zgjedhur.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
82
KAPITULLI X
FAQET MASTER – KRIJIMI DHE
MENAXHIMI I TYRE
Pasi krijoni një dokument të ri në PageMaker, në këndin poshtë majtas të dritares së tij
do të shfaqen disa kutiza të bardha si fletëza të përthyera në njërin cep, ku shënohen numrat e
faqeve të dokumentit. Në krah të majtë të tyre janë edhe dy kutiza të tjera të cilat shënohen me
gërmat R dhe L. Këto dy kutiza përfaqësojnë simbolet grafike që shënojnë faqet master (angl.
master pages). Me gërmën R (shkurtim për Right) shënohet faqja master në të djathtë, ndërsa me
gërmën L (shkurtim për Left) shënohet faqja master në të majtë.
Një dokument ka dy faqe master atëhere kur faqet e tij ne i shohim dy e nga dy në ekran,
që do të thotë se në momentin e krijimit të publikimit ne kemi përzgjedhur opsionin Facing Pages
(faqe përballë). Nëse kur krijojmë një dokument ne nuk e zgjedhim opsionin Facing Pages, atëhere
faqet e tij do të na shfaqen një nga një në ekran dhe dokumenti do të ketë vetëm një faqe master,
e cila shënohet nga programi me gërmën R.
Faqet master që shfaqen në momentin e krijimit të dokumentit, quhen document master
pages (faqet master te dokumentit). Por përveç këtyre, ne mund të krijojmë gjatë punës edhe faqe
master të veçanta, të cilat quhen custom master pages (faqe master të përshtatura). Por përpara
se të flasim për ndryshimin mes tyre, le t’ju përgjigjemi pyetjeve: Ç’janë faqet master? Si krijohen
dhe përse shërbejne ato?
FUNKSIONI I FAQEVE MASTER
Nëse klikoni në një nga kutizat me gërmat R dhe L, ju sillni në ekran faqet master. Provoni
dhe krijoni në këto faqe grafika të thjeshta, guida, tekst, etj., me të njëjtat teknika dhe mënyra që
përdoren edhe te faqet e thjeshta. Klikoni dhe hidhni një sy më pas tek çdo faqe e dokumentit. Do
të shihni se objektet që keni krijuar në faqen e majtë master, do të shfaqen në të gjitha faqet e
majta të dokumentit, pra në faqet me numër çift. Ndërsa objektet që ju keni krijuar në faqen e
djathtë master do të shfaqen në të gjitha faqet e djathta të dokumentit, pra në faqet me numër
tek. Siç mund të kuptohet nga rezultati i përftuar, faqet master janë faqe speciale tek të cilat ne
mund të krijojmë objekte të ndryshme, që duam që të shfaqen njëherësh edhe në çdo faqe të
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
83
publikimit. Përdorimi i tyre është shumë i dobishëm, veçanërisht në publikime me shumë faqe të
cilat kanë elementë të njëjtë, që përsëriten në çdo faqe. Elemente të tilla janë përshembull, logoja
e gazetës, data e botimit, etj. Mendoni sa kohë fitohet nëse në vend që të shkonit faqe më faqe
dhe të shënonit, përshembull, datën e gazetës që jeni duke faqosur, ju e shënoni atë vetëm në
faqen master dhe ajo do të shfaqet njëkohësisht në të gjitha faqet dhe në të njëjtin vend.
Pra një master page mund të përfytyrohet si një fletë transparente e mbivendosur në çdo
faqe të dokumentit. Nëse vendosni objekte mbi këtë fletë, ato do të shfaqen njëherazi edhe tek
faqet e thjeshta të dokumentit. Por në ndryshim nga elementet e tjerë në faqet e zakonshme, këto
objekte nuk mund të selektohen, të zhvendosen apo të ndryshohen. Për ta kuptuar këtë më mirë,
hapni një nga faqet e publikimit dhe me Mjetin Tregues të miut, provoni të zgjedhni, të tërhiqni
apo të zhvendosni objektet, që ju i krijuat në faqen master. Do të shihni se ju s’do të mund të kryeni
asnjë lloj veprimi përzgjedhës, apo transformues me to. Për t’i ndryshuar ato ju duhet të shkoni në
faqet master, atje ku edhe janë krijuat ato.
Për një kontroll dhe menaxhim më të mirë të faqeve master, ju vjen në ndihmë Paleta e Faqeve
Master (Master Pages Palette). Le të njihemi më hollësisht me strukturën dhe funksionimin e saj:
PALETA E FAQEVE MASTER
Për ta hapur këtë paletë shkoni në Window → Show Master Pages. Në listën e paletës
ndodhen dy elemente: Document Master dhe None. Vini re se Document Master është aktiv, që
tregon se kjo është faqja master aktive. Ndërsa None është aktive vetëm nëse ju keni klikuar në një
nga faqet e zakonshme të dokumentit. Nëse ju hapni në dritaren e punës një faqe master, atëhere
None është e ç’aktivizuar. Kjo ndodh sepse faqja master None mund të aplikohet vetëm tek faqet
e zakonshme. Për funksionin dhe mënyrën e përdorimit të kësaj lloj faqeje master, do të flasim më
vonë në këtë leksion.
Element i rëndësishëm i Paletës së Faqeve Master është menyja e saj. Për ta hapur atë
duhet të klikoni tek shigjeta me drejtim djathtas, që ndodhet poshtë butonit me kryq x, që shërben
për mbylljen e paletës. Menyja e kësaj palete përmban opsionet:
New Master Page: Me këtë komandë krijoni një faqe master të re.
Dublicate Document Master: Me këtë komandë bëni një kopje të faqes master të
dokumentit.
Master Page Options: Nëpërmjet kësaj komande, përcaktoni apo ndryshoni dimensionet
e një faqeje master, si dhe përcaktoni numrin e kolonave që do të ketë ajo.
Apply: Kjo komandë ju jep mundësi që të aplikoni një faqe master në një faqe të vetme,
në një grup faqesh apo tek të gjitha faqet e dokumentit.
Save Page As: Shërben për të konvertuar një faqe të zakonshme në faqe master.
Në fund, djathtas të paletës ndodhen dy butona; i pari shërben për të krijuar një faqe
master të re dhe i dyti për të fshirë një faqe master.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
84
VENDOSJA E OBJEKTEVE DHE E NUMRIT TË FAQEVE
Për të krijuar dhe importuar në faqet master grafika apo objekte të tjera të ndryshme,
përdoret e njëjta teknikë dhe të njëjtat procedura, si edhe tek faqet e thjeshta. Ajo që vlen të
përmendet është se çdo lloj objekti i krijuar apo i sjellë në një faqe master nuk mund të
transformohet kur ju shkoni tek faqet e thjeshta. Të vetmet elemente që mund të zhvendosen janë
guidat e vizoreve dhe ato të kolonave. Guidat e anëve janë të palëvizshme. Aplikimi i guidave dhe
krijimi i gridës së dokumentit në faqet master është një teknike që përdoret shpesh. Shumë
faqosës, kur kanë të bëjnë me publikime që kanë faqosje standarte, e krijojnë strukturën e
dokumentit në faqet master, për të lehtësuar punën.
Një teknikë interesante dhe e dobishme është ajo e vendosjes së numrit të faqeve të
publikimit. Ja cilat janë procedurat e saj:
▪Hapni faqen master R duke klikuar mbi ikonën e saj në fund djathtas të dritares së punës;
▪Klikoni me mjetin e tekstit në faqe, në vendin ku mendoni të shfaqet numri i faqeve;
▪Shtypni njëherësh në tastjerë Ctrl + Alt + P. Në vendin ku ju klikuat shfaqen gërmat RM
të cilat janë shkurtim për Right Marker (shënjues djathtas). Shkoni më pas në faqet djathtas, pra
me numër tek, dhe do të shihni se në secilën prej tyre është vendosur numri përkates i faqeve.
Për të vendosur numër faqesh edhe tek faqet majtas, pra tek ato çift, aplikohet e njëjta
procedurë, si më poshtë:
- Hapni faqen master L, duke klikuar mbi ikonën e saj në fund djathtas të dritares së punës.
- Klikoni me mjetin e tekstit në vendin ku mendoni të shfaqet numri i faqeve.
- Shtypni njëherësh në tastjerë Ctrl + Alt + P. Në vendin ku ju klikuat, shfaqen gërmat LM,
të cilat janë shkurtim për Left Marker (shënjues majtas). Shkoni në faqet majtas, pra me numer
çift, dhe do të shihni se në secilën prej tyre është vendosur numri përkatës i faqeve.
Në faqet master, në rastet kur ju faqosni libra apo tekste të ndryshme, ju mund të krijoni
dhe të aplikoni në mënyrë dinamike edhe elemente të tjerë, si numrin e kapitullit, emërtimin e
kapitullit, etj. Kjo përbën një teknikë të avancuar, të cilën duhet ta merrni në konsideratë, sidomos
nëse ju qëllon që të faqosni publikime të kësaj natyre. Meqë ne në korpusin e leksioneve tona po
trajtojmë kryesisht dizajnimin dhe faqosjen e shtypit të shkruar, nuk po ndalemi në këtë teknikë.
APLIKIMI I FAQEVE MASTER NONE
Le të supozojmë se ju krijuat dhe vendosët në faqet master elemente të tillë, si logoja e
gazetës, data, numri i faqes, etj. Zakonisht këto elemente shfaqen në pjesën e sipërme të çdo
faqeje, ndarazi nga lënda tjetër e saj. Por ju do të dëshironit që ato të mos shfaqen në faqen e parë
të gazetës, pasi në këtë faqe ju keni një pamje dhe një vendosje tjetër të tyre. Pikërisht për raste
të tilla, vijnë në ndihmë faqet master None (asnjë). Nëpërmjet tyre mund të hiqni nga një faqe e
caktuar të gjithë elementet, që vijne nga faqet master (me përjashtim të guidave të anëve).
Procedurat në këtë rast janë si më poshtë:
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
85
•Hapni faqen 1 të publikimit duke klikuar tek ikona grafike me numër 1, që ndodhet në
këndin poshtë majtas të dritares së punës të dokumentit.
•Në Paletën e Faqeve Master, klikoni tek None (asnjë). Do të shihni se çdo element i faqes
1, që vinte nga faqja master zhduket.
Ju mund të aplikoni të njëjtat procedura edhe për çdo faqe tjetër të publikimit.
KRIJIMI I FAQEVE MASTER TË PËRSHTATURA
Faqet master të përshtatura (angl. custom master pages) funksionojnë njëlloj si edhe
faqet master të dokumentit. Por ekzistojnë disa ndyshime mes tyre. Kur krijoni për herë të parë
një publikim, faqet master të dokumentit në mënyrë të vetvetishme korelatojnë me çdo faqe të tij,
deri në momentin që ju vendosni, që ta ndryshoni këtë rregull. Ato nuk mund të riemërtohen apo
të fshihen nga paleta, por vetëm mund të zëvendësohen në një apo disa faqe të publikimit. Ndërsa
faqet master të përshtatura krijohen vetëm për faqe të veçanta, tek te cilat ju doni të aplikoni
elemente të ndryshëm nga ato të faqeve master të dokumentit. Gjithashtu faqet master të
përshtatura mund të fshihen, të riemërtohen, të dublikohen apo të rikrijohen.
Si krijohen faqet master të përshtatura? Ka tre menyra për krijimin e tyre: 1. Krijimi nga
fillimi i tyre; 2. Krijimi i një faqeje master prej një faqeje tjetër master; 3. Konvertimi i një faqeje të
thjeshtë në faqe master.
Për të krijuar një faqe master të përshtatur që nga fillimi, ndiqet kjo rrugë:
▪Në menunë e Paletës së Faqeve Master, klikoni tek komanda New Master Page
▪Në dritaren e dialogut që hapet, tek Name shënoni emrin që do t’i jepni faqes master.
Shënoni, përshembull, emrin Test.
▪Shëno dimensionet dhe numrin e kolonave dhe në fund kliko tek butoni OK.
Për të krijuar një faqe master prej një faqeje tjetër master, ndiqet kjo rrugë:
•Në listën e Paletës së Faqeve Master, klikoni tek faqja master që do të shërbejë si bazë
për krijimin e faqes së re master të përshtatur. Le të supozojmë se faqja master ekzistuese e quajtur
Test do të shërbejë për këtë qëllim;
•Në menunë e Paletes së Faqeve Master, klikoni tek komanda Dublicate “Test”.
•Në dritaren e dialogimit që hapet tek Name of New Master shënoni emrin e faqes së re
master, që do të krijohet dhe në fund klikoni tek butoni Dublicate (dyfisho).
Për të krijuar një faqe të re master nëpërmjet konvertimit të një faqeje të thjeshtë në
faqe master, ndiqet kjo rrugë:
- Hapni faqen që do të konvertohet në faqe master, duke klikuar tek ikona me numrin e
saj në radhën e butonave të faqeve.
- Hapni menynë e paletës së faqeve master dhe klikoni tek Save Page as;
- Në dritaren e dialogut që hapet shënoni emrin e faqes së re master që do të krijoni;
- Klikoni tek butoni Save. Do të shihni se në listën e faqeve master tek paleta përkatëse,
është shtuar edhe faqja e re e sapo krijuar.
ADOBE PAGE MAKER 7 Rrapo Zguri & Arben Çokaj
86
APLIKIMI I FAQEVE MASTER
Për të aplikuar një faqe master tek një apo disa faqe të publikimit, ndiqet kjo rrugë:
▪Hapni menunë e Paletës së Faqeve Master dhe klikoni tek komanda Apply;
▪Në dritaren e dialogut që hapet, tek Master Page gjeni dhe klikoni në faqen master, që
do të aplikoni;
▪Tek Page Range shënoni numrin e faqes apo të faqeve, ku do të aplikohet faqja master e
përzgjedhur. Nëse janë disa faqe, shënojini ato duke i ndarë me presje (psh.,1,4,8,14). Nëse faqet
jane në vazhdim të njëra-tjetrës, atëhere shënojini ato me vizën ndarëse në mes. (psh. 4-9)
▪Në fund klikoni tek butoni Apply.
Ka edhe një rrugë më të shkurtër për të aplikuar një faqe master tek një faqe e zakonshme
e publikimit. Kjo rrugë konsiston në dy hapa: 1. Hapni faqen e publikimit; 2. Më pas në Paletën e
Faqeve Master, klikoni tek faqja master që doni të aplikoni në të.
Ju keni mundësi që të aplikoni një faqe master edhe në çastin kur ju shtoni faqe të reja në
dokumentin tuaj. Siç e kemi përmendur edhe në një nga leksionet pararendëse, për të shtuar një
apo disa faqe të reja në një publikim, ju duhet të shkoni në Layout → Insert Pages. Në dritaren e
dialogut që hapet në këtë rast gjendet edhe një opsion, që emërtohet Master Page. Pikërisht këtu
ju mund të përzgjidhni faqen master që dëshironi të aplikohet tek faqet e reja që po shtoni.
RIEMËRTIMI I FAQEVE MASTER
Për të riemërtuar një faqe master ndiqet kjo rrugë:
- Në listën e faqeve master, klikoni në faqen master, që ju dëshironi të riemërtoni.
- Hapni menynë e Paletës së Faqeve Master dhe klikoni tek Master Page Options.
- Në dritaren e dialogut që hapet, tek Name shënoni emrin e ri.
- Klikoni në butonin OK për të përfunduar riemërtimin.
FSHIRJA E FAQEVE MASTER
Për të fshirë një faqe master veprohet kështu:
- Zgjedhni faqen master që do të fshihet, duke e klikuar atë në listën e Paletës së Faqeve
Master.
Përdorni një nga mënyrat e mëposhtme, për të fshirë faqen master:
- Hapni menynë e Paletës së Faqeve Master dhe klikoni tek komanda Delete...; ose
- Tërhiqni faqen master të zgjedhur drejt e në koshin e hedhurinave, që ndodhet në këndin
poshtë - djathtas të paletës; ose
- Klikoni në ikonën e koshit të hedhurinave dhe faqja master e zgjedhur zhduket.