REVISTA per vitin 2013 · resurset njerëzore Departamenti për çështje normative dhe juridike...

30
R A P O R T I KOMUNËS TEARCËS BOTIM I KOMUNËS SË TEARCËS PËR VITIN 2013

Transcript of REVISTA per vitin 2013 · resurset njerëzore Departamenti për çështje normative dhe juridike...

R A P O R T I KOMUNËS SË TEARCËS

BOTIM I KOMUNËS SË TEARCËS

PËR VITIN 2013

Isen ASANI,kryetar i Komunës së Tearcës

Të nderuar qytetar, më lejoni që para jush të paraqes Raportin e punës njëvjecare të ko-munës së Tearcës.

Ky raport përmbledh punën njëvjecare në të gjitha aspektet e tij, duke përfshirë shumicën e projekteve të realizuara në territorin e ko-munës sonë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi pasur për qëllim, dhe gjykoj se kemi arritur që të ndërtojmë një filozofi të re të funksionim-it të komunës së Tearcës, ku parasegjithash kemi dëgjuar zërin e qytetarit dhe jemi munduar të gjejmë zgjidhje për problemin e tij. Gjykoj se kemi arritur që të vazhdojmë rrugën tonë të suksesit dhe kemi ndryshuar gjërat në interes të qytetarëve tanë.

Ky vit ishte shumë dinamik, por falë an-gazhimit të madh arritëm të vazhdojmë me investimet kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, energjetikë, arsim, kulturë, etj, të arritura këto që janë të shkruara në brendi-në e këtij raporti.

Shumë të respektuar qytetarë, u garantoj se në mandatin katërvjecar do të vazhdoj të in-vestoj në përmirësimin e infrastrukturës së komunës së Tearcës dhe investimet do të re-alizohen në të gjitha vendbanimet. Përparësitë e punës sonë janë të shkruara në Programë dhe ata shërbejnë si udhërëfyes i punës sonë qeverisëse katërvjecare.

E D I T O R I A L

PROFILI I KOMUNËSomuna e Tearcës ndodhet në pjesën veri-perendimore të Republikës së Maqedo-nisë, rrëzë Malit Sharr, duke përshirë një pjesë të madhe të fushës së Pollogut. Në

perëndim kufizohet me Republikën e Kosovës, në jug me komunën e Tetovës, ndërsa në veri-lindje me komunën e Jegunovcës. Deri më vitin 1965, në kuadër të komunës së Tearcës, përfshihej edhe komuna e tanishme e Jegu-novcës (së bashku me Vratnicën). Me organizimin territorial të komunave të vitit 1966 komuna e Tearcës iu bashkua komunës së Tetovës, ndërsa me ndryshimin e ligjit në vitin 1996, kjo komunë u mëvetësua. Në përbërje të komunës së Tearcës bëjnë pjesë trembëdhjetë vendbanime: Nepreshten, Leshkë, Sl-latinë, Varvarë, Tearcë, Breznë, Përshefcë, Gllogjë, Jelloshnik, Dobrosht, Nerasht, Odër dhe Përc.Vendbanimet:Varvarë, Breznë, Jelloshnik dhe Përc, janë vendbanime kodrinoro-malore, ndërsa fsha-ti Nerasht shtrihet në pjesën e djathtë të rrugës regjionale R-405, në pjesën fushore.

K

K A R A K T E R I S T I K A T E P Ë R G J I T H S H M E

Selia e komunës ndodhet në fshatin Tearcë. Ko-muna paraqet qendër administrative, kulturore dhe ekonomike të kësaj pjese të Pollogut të Poshtëm me sipërfaqe të përgjithshme prej 138,12 km² dhe gjithsejt 22.454 banorë, nga nacionalitete të ndry-shme, edhe atë: shqiptarë 18.950 banorë (84.39%), maqedonas 2.739 banorë (12.20%), turq 515 banorë (2.29%), romë 54 banorë (0.24%), serb 7 banorë (0.03%) dhe të tjerë 167 banorë (0.74%). Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 komuna ka 5.095 familje, gjegjësisht 5.480 shtëpi (banesa).Në kuadër të komunës së Tearcës funksionojnë 5 shkolla fillore qendrore, edhe atë: Sh.f. “Eqrem Ça-bej”-Sllatinë; Sh.f. “Asdreni”-Gllogjë; Sh.f. “Faik Konica”-Dobrosht; Sh.f. “Ismail Qemali”-Nerasht dhe Sh.f. “Kiril Pejçinoviq”-Tearcë, si dhe 3 shkolla fillore periferike në fshatrat Neproshten, Leshkë dhe Odër. Kulturën në komunën e Tearcës e përfaqëso-jnë disa shoqëri kulturo-artistike, si: SHKA“Ismail Qemali”-Nerasht; SHKA “Vëllazërimi”-Sllatinë; SHKA“Jehona”-Përshefc dhe SHKA “Teuta”-Tearcë.

Qendra e komunës:f.TearcëSipërfaqja:136, 54 km2Numri i banorëve:22.454Kodi postal:1244Targa e automjeteve:TEKodi telefonik: +389 (0) 44Dendësia:164,45 banorë/km2

• Kryetar komune: Isen Asani• Kryetar këshilli:Femi Beqiri• Anëtarë të Këshillit komunal: 19• Dita e komunës: 20 Dhjetor• Adresa: komuna e Tearcës, 1224 • Telefoni: 044/381-336, 044/381-101• Faksi: 044/381-443• Web-faqja: http://www.tearce.gov.mk

S K E M A O R G A N I Z A T I V E

KËSHILLI I KOMUNËS KRYETARI I KOMUNËS

SEKRETARI I KOMUNËSDepartamenti për menaxhim me

resurset njerëzore

Departamenti për çështje normative dhe juridike

Departamenti për punë të përgjith-shme administrative

Departamenti për çështje të finan-cave

Departamenti për urbanizëm dhe çështje të mjedisit jetësor

Departamenti për zhvillim ekonomik - lokal

Departamenti për veprimtari publike

Departamenti për tatime lokale dhe taksa komunale

Departamenti për veprimtari komu-nale, komunikacion dhe rrugë.

Deparatmenti për revizion të brend-shëm

Departamenti për inspektim - mbikqyrje

K Ë S H I L L I I K O M U N Ë SAnëtarët e Këshillit komunal

Femi Beqiri f.Nerasht

Memedin Abazi f.Sllatinë

Berna Xhemaili f.TearcëBesnik Elezi f.Gllogjë

Betim Mustafi f.NeproshtenSherif Esati f.Përshefc

Hanife Vejseli f.OdërHabil Memedi f.Sllatinë

Xhelil Saiti f.DobroshtXhevdet Xhelili f.OdërMemetriza Zaiti f.Gllogjë

Arlind Zeqiri f.PërshefcYllzana Veliji f.Neproshten

Mirushe-Asani Shaqiri f.NerashtBashkim Velii f.DobroshtNuran Qazimi f.PërshefcBejxhan Ilas f.Tearcë

Vanco Milevski f.DobroshtOrce Nikollovski f.Tearcë

Femi Beqiri është zgjedhur kryet-ar i Këshillit të komunë së Tearcës me 11 vota për, 7 kundër dhe 1 i përmbajtur.Këshillin komunal e përbëjnë 19 anëtarë dhe janë të përfshira 6 parti politike. Anëtarët e Këshil-lit janë zgjedhur nga qytetarët e komunës së Tearcës në zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe demokra-tike dhe mandati i tyre është katër vjet.

AKTE TË MIRATUARA NGA KËSHILLI I KOMUNËS SË TEARCËS NË VITIN 2013

për dhurata dhe mirënjohje.Vendim për formimin e Komisionit për arsim.Vendim për formimin e Këshillit mbykqyrës për kontrollë të punëve materialo-financiare.Vendim për formimin e komisionit për marrëdhënie mes bashkësive në komunën e Tearcës.Vendim për formimin e komisionit për vërtetimin e vlerës së tregut të pasurisë së patundshme.Vendim për formimin e komisionit për mundësi të njëjta mes femrave dhe meshkujve.Vendim për formimin e komision-it për vërtetimin dhe vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare si dhe fatkeqësitë tjera në territorin e komunës së Tearcës.Vendim për emërimin e përfaqësuesve të Këshillit të komunës së Tearcës në organet drejtuese të shkollave fillore në territorin e komunës së Tearcës.

Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifi-kues.Vendim për verifikimin e mandat-eve të anëtarëve të Këshillit të ko-munës së Tearcës.Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Kandi-dues.Vendim për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të komunës së Tearcës.Vendim për caktimin e këshill-tarëve të autorizuar për lidhjen e martesave.Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime.Vendim për formimin e Komisionit për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal.Vendim për formimin e Komisionit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës si dhe mbrojtjen e ambi-entit jetësor dhe të natyrës.Vendim për formimin e Komisionit për punë komunale dhe komunika-cion.Vendim për formimin e Komisionit për veprimtari shoqërore.Vendim për formimin e Komisionit Statutar-Juridik.Vendim për formimin e Komisionit

AKTE TË MIRATUARA NGA KËSHILLI I KOMUNËS SË TEARCËS NË VITIN 2013

Programë për punë në lëminë e menaxhimit me tokën ndërtimore në pronësi të Repub-likës së Maqedonisë në rajonin e komunës së Tearcës për vitin 2013.Vendim për miratimin e llogarisë vjetore të Buxhetit të komunës së Tearcës për vitin 2012.Programë për përpunimin e dokumentacionit urbanistik planor lokal të komunës së Tearcës për vitin 2013.Vendim për caktimin e kompenzimit për ndër-timin e objekteve për banim dhe objekteve të tjera.Programë për rregullimin e tokës ndërtimore në komunën e Tearcës për vitin 2013.Vendim për ribalans të Buxhetit të komunës së Tearcës për vitin 2013.Programë për aktivitetet e komunës së Tearcës për përkrahjen e sektorit të OJQ në vitin 2013.Programë për aktivitet e komunës së Tearcës për lëmin e sigurimit social në vitin 2013.Programë për aktivitetet e komunës së Tearcës në sferën e kulturës për vitin 2013.Raport për realizimin e Programit të punës vjetore të Këshillit të komunës së Tearcës për vitin 2012.Raport për realizimin e programës për ndriçim publik për vitin 2012.Raport i Komisionit për vërtetimin e vlerës së tregut të pasurisë së patundshme për vitin 2012.Vendim për vërtetimin e projekt planit urbanis-tik për ndryshimin dhe plotësimin e Planit ur-banistik për fshat për bllokun 26 për f.Tearcë, me nr. teknik U-03-2012.Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Ven-dimit për rrogat dhe kompenzimet tjera të Kryetarit të komunës, funksionarëve të zgjed-hur dhe të emëruar si dhe për kompenzimet e këshilltarëve të komunës.Vendim për kompenzimin e shpenzimeve zgjed-hore për zgjedhjet lokale 2013.Vendim për caktimin me prioritet për rekon-struktim të rrugës lokale në f.Neproshten.Vendim për caktimin me prioritet për rekon-struktimin e rrugës lokale f.Odër.Vendim për caktimin me prioritet për rekon-struktimin e rrugës lokale f.Sllatinë.Vendim për ndërtimin e trotuarit në f.Sllatinë.Vendim për rekonstruktimin dhe zgjerimin e rrjeteve primare dhe sekondare të ujësjellësave në të gjitha vendbanimet.Vendim për formimin e Këshillit për të rinj në komunë të Tearcës.

Vendim për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të NP “Higjiena”- Tearcë.Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të NP “Higjiena”- Tearcë.Raport financiar për tre mujorin e parë dhe të dytë të vitit 2013.Vendim për formimin e trupit kordinativ për preventivë dhe mbrojtje nga dhuna në familje.Programë për punën e Komisionit për mundësi të njëjta mes femrave dhe meshkujve.Vendim për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe rishqyrtimin e kontratave me shfrytëzuesit e objekteve publike.Vendim për rebalance të Buxhetit të komunës së Tearcës për vitin 2013.Vendim për miratimin e Programit vje-tor të punës së shkollës fillore “Faik Konica” f.Dobrosht.Vendim për miratimin e Programit vjetor të pu-nës së shkollës fillore “Eqrem Çabej” f.Sllatinë.Vendim për miratimin e Programit vjetor të punës së shkollës fillore “Kiril Pejçinoviq” f.Tearcë.Vendim për miratimin e Programit vjetor të punës së shkollës fillore “Ismail Qemali” f.Nerasht.Vendim për miratimin e Programit vjetor të pu-nës së shkollës fillore “Asdreni” f.Gllogjë.Vendim për formimin e paraleleve me numër më të vogël se 25 nxënës.Vendim për caktimin e kriteriumit për shpërndarjen e mjeteve të bllok-dotacionit për shpenzimet materiale të shkollave fillore.Vendim për kofinancimin e projektit për rekon-struktimin dhe ndërtimin e rrugës lokale f.Tearcë-f.Shemshovë.Vendim për caktimin e maksimumit të arkës së Buxhetit të komunës së Tearcës.Vendim për verifikimin e mandatit të anetareve te Këshillit për të rinj në komunë të Tearcës.Vendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit mbykqyrës për kontrollë të punëve materialo-financiare në NP “Higji-ena”-Tearcë.Vendim për bashkëpunim ndërkomunal me ko-munën e Tetovës për revision të brendshëm.Programë për mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe rrugicave në vendbanimet e territorit të ko-munës së Tearcës për vitin 2014.Programë për punë të organeve të komunës së Tearcës për vitin 2014.Plan për menaxhimin me mbeturinat (2014-2019).Programë për menaxhimin me mbeturinat për vitin 2014.

Burimi: “Fletorja zyrtare e komunës së Tearcës”

A K T I V I T E T E 2 0 1 3

-Shkurtimi i procedurës deri në marrjen e lejës së ndërtimit dhe ofrim i kushteve lehtësuese për investitorët e rinj.-Zvogëlim i numrit të objekteve të ndërtu-ara pa leje si dhe legalizim i shumë objek-teve që janë të ndërtuara. -Realizimi i shumë kërkesave të parashtru-ara nga qytetarët, bashkësitë lokale, orga-nizatat joqeveritare, etj.-Takim me përfaqësuesit e EVN-së për shfrytëzimin e energjisë së renovueshme për ngrohje të objekteve publike që janë në kompetencë të komunës.

-Takim me përfaqësuesit e USAID-it dhe gatishmëria e tyre për të përkrahur projektet e komunës së Tearcës.

-Mirëmbajtja e rregullt e fushës së futbol-lit që gjendet në f.Tearcë.

-Iniciativë për parandalimin e prerjes së pakontrolluar të pyjeve.

-Takime të rregullta mrejtorët e Sh.f., kry-etarët e B.L., etj.

Qendra për shëndet publik në bashkëpunim me komunën e Tearcës realizuan aksionin për kontroll shëndetësor falas.

-Mirëmbajtja e rregullt e elektrifikimit rru-gor në të gjitha vendbanimet e komunës së Tearcës.-Furnizimi i të gjitha shkollave fillore me lëndë djegëse (drunj dhe naftë).-Sigurimi papagesë i transportit për nxë-nësit që udhëtojnë.-Analizë për përgatitjen e Projekteve themelore për rekonstruktimin e disa rrugëve lokale.-Krijimi i kushteve për hapjen e reparteve prodhuese në komunën e Tearcës.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Komuna e Tearcës vazhdon punët në përmbylljen e pro-jektit për furnizimin e fshatit Nerasht me ujë të pijshëm.

Vendosja e bekaton-plla-kave në rrugën lokale në fshatin Nerasht.

Vendosja e lartëpërcuesve në f.Nerasht në gjatësi prej 2 km.

Ndërtimi i objektit që do shërbej si pikë grumbulluese e ujit për mon-timin e elektro-pompave që do të bëjnë furnizimin e f.Nerasht me ujë të pijshëm.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Asfaltohet rruga që con te “Gurri i madh” në fshatin Dobrosht.Investitor: Banka evropiane për investim dhe komuna e Tearcës.

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Bankën evropiane për zhvillim, bëjnë asfaltimin e rrugës nga lagjja e maqedonasve deri te xhamia e re e fshatit Dobrosht.

Asfaltohet rruga në drej-tim të shkollës fillore “Faik Konica” f.Dobrosht.

Asfaltohet rruga në dre-jtim të xhamisë që gjen-det në lagjen e epërme të f.Dobrosht.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Vendosja e gypave për ujërat atmosferik në rrugën lokale që con te “Gurri i madh” f.Dobrosht.

Ndërtimi i fontanës në rre-throtullimin e ndërtuar në f.Dobrosht.

Rekonstruktimi i rrugës lokale në f.Dobrosht. Par-ticipim edhe nga banorët e lagjes.

Ndërtimi i parkut për fëmijë në f.Dobrosht. Projekt i përbashkët i komunës së Tearcës dhe “PEACE CORPS”.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Hapja e rrugës lokale në f.Dobrosht dhe bekaton-imi i saj. Participim edhe nga vet banorët.

Shtrimi me pllaka bekatoni të rrugës lokale në f.Dobrosht. Rruga që con në drejtim të restorantit “Relax”.

Rregullimi i kanalit për ujërat atmosferik përgjatë troroareve në f.Dobrosht.Vendosja e skajoreve dhe asfaltit në trotoarin përreth rrugës regjio-nale Tetovë-Jazhincë, konkretisht në f.Dobrosht.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Tamponimi dhe fillimi i vendosjes së bekaton pllakave në rr.q. “Potok” f.Sllatinë. Zgjerimi i rrugës dhe ndërtimi i murrit përgjatë rrugës lokale dhe vendosja e pllakave të beka-tonit në v.q. “Lagja e epërme” në f.Sllatinë.

Përfundimi i punëve në bekatoni-min e rrugës lokale në f.Sllatinë, konkretisht tek lagja “Kapce” në f.Sllatinë.

Fillimi i punëve në ndërtimin e trotoareve përskaj rrugës regjio-nale, konkretisht në f.Sllatinë.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Ndërtimi i kanalit për ujitje përg-jatë rrugës së fushës nga f.Gllogjë deri në f.Dobrosht.

Tamponimi dhe bekatonimi i rrugës lokale në f.Gllogjë. Participim edhe nga banorët e lagjes.

Vendosja e bekaton-pllakave në f.Gllogjë.

Hapja, tamponimi dhe asfaltimi i trotoarit përskaj rrugës regjio-nale, konkretisht nga f.Përshefc deri ne f.Gllogjë. (nga restorant “Berlin”).

P R O J E K T E 2 0 1 3Shtrimi me rrërë i rrugës lokale në f.Neproshten (Lagja maqedonase). Bekatonimi i të njëjtës rrugë është bërë me participim nga vet banorët.

Fillimi i punëve në ndërtimin e trotoareve përskaj rrugës regjionale, konkretisht në f.Neproshten.

Pastrimi i rrugëve kryesore në disa vend-banime të komunës.

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me kompaninë EVN – Maqedoni va-zhdojnë ndrimin e shtyllave ku janë të vendosura kabllot elektrike.

P R O J E K T E 2 0 1 3

Projekti “Shkollë e mesme për të rritur” real-izohet nga Qendra për edukim të të rriturve dhe shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade”-Tetovë. Numri i pergjithshëm i të regjistruarve është 170 kandidat të cilët janë të klasifikuar në katër drejtime: ndërtimtari, makineri, gastronomi dhe elektroteknikë.Pro-jekti zgjat dy vjet.

Komuna e Tearcës merr përkrahje nga Agjen-cioni për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Tetor u nënshkrua para-kontratë në vlerë prej 15.480.000,00 denarë. Këto mjete u miratuan në bazë të masës 322, për rindërtim dhe zhvillim të fshatrave për vitin 2013. Në kuadër të kësaj mase do të

përgatiten plane urbanistike për 4 fshatra.

Në bashkëpunim me QMBN real-izohet projekti “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti”. Ky Projekt zgjati 3 muaj dhe në të janë tra-jnuar mbi njëqind gra.

OJQ “CED” në bash-këpunim me komunën e Tearcës organizuan manifestimin tradicional “Dita e Groshës”.

P R O J E K T E - U J Ë S J E LL Ë S 2 0 1 3

Realizohet Projekti për ndrimin e gypave të ujësjellësit sekondar në f.Tearcë në gjatësi prej 1 km.

Investime në rrjetin primar të ujësjel-lësit në f.Nerasht.

Ndrim i një pjese të rrjetit sekondar të ujësjellësit në f.Neproshten.

Fillojnë punët në ndërtimin e ujësjellësit primar në f.Dobrosht. Gjatësia e rrjetit kap 2.400 metër. Ky projekt përfshijnë vendosjen e gypave, ndërtimin e kaptazhave, rregullimin e trasës së rrugës, etj.

A K T I V I T E T E - T A K I M E P U N E

Memorandum bashkë-punimi për Malin Sharr. Projekt ndërkufitar mes R. së Kosovës, R. së Shqipërisë dhe R. së Maqedonisë.

Komuna e Tearcës ishte pjesëmar-rëse në Projektin “Integrim social et-nik nëpërmjet sportit në Republikën e Maqedonisë”. Ky projekt realizohet nën pantronazhin e kryetarit të shtetit z.Gjorgje Ivanov dhe Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Paul D. Wohlers.

Takimi i dytë, tri-lateral i Ministrave të shteteve ndërkufitare dhe kryet-arëve të komunave, për shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur ndërku-fitare.

Takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqe-donisë Veri-Perendimor z.Menderes Kuqi dhe mini-strin e ekonomisë z.Valon Saraqini.

A K T I V I T E T E - T A K I M E P U N E

Përfaqësuesit e USAID realizuan ta-kim pune për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe krijimin e një qendre grumbulluese ku qytetarët e komunës së Tearcës në të ardhmen prodhimet e tyre do mund t’i plasojnë. Si temë diskutimi u shtrua cështja lidhur me llojet e këpurdhave që ekzistojnë në malin Sharr si dhe llojet e bimëve mjeksore, luleve, cajeve, etj.

Banorët e f.Dobrosht kishin mundësi që për së afërmi të njoftohen me proce-sin e anëtarësimit të vendit në BE dhe mundësitë e financimit nga IPA Pro-gramet.Përfitimet dhe obligimet e të qe-nit anëtarë i BE-së u promovuan para banorëve të f.Dobrosht nga zv/kryemi-nistri për cështje të integrimit z.Fatmir Besimi dhe ambasadorja holandeze Mariet Shurman.

Ministri i ekonomisë së RM-së z.Valon Saraqini vizitoi komunën e Tearcës. Në këtë takim u theksua rëndësia e realizimit të projektit kapital të ndërti-mit të hidrocentraleve. Realizimi i këtij projekti kapital në sferën e energje-tikës do të përmisoj dukshëm furniz-imin me rrymë elektrike të banorëve të komunës së Tearcës.

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me USAID-in dhe OJQ “CED” reali-zuan takim pune me temë “Strategjitë komunale për ndryshimet klimatike”. Ky Projekt do të realizohet në komunën e Tearcës në afat kohor prej 2 viteve.

A K T I V I T E T E - T A K I M E P U N E

Takim me investitorë nga Repub-lika e Turqisë dhe paralajmërimi i tyre për investime kapitale, infrastrukturore dhe ekonomike në komunën e Tearcës.

Realizohet takim pune i kryetarit të komu-nës së Tearcës z.Isen Asani me përfaqë-sues të lart të qendrës për menaxhim me krizat. Në këtë takim u vendos që një i punësuar i QMK të mbuloj territorin e ko-munës së Tearcës dhe të njëjtit t’i mundëso-het hapja e një zyre në komunë.

Nën patronazhin e komunës së Tearcës organizohet manifestimi për nder të 7-Marsit, ditës së më-suesit.Në këtë manifestim u shtrua një drekë për nder të arsimtarëve dhe punëtorëve tjerë të arsimit.

Komuna e Tearcës i dhuron komunës së Plasnicës inventar për shkollat.Donacioni përfshinë dhënie të ban-kave shkollore, karrikeve dhe mjeteve tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të arsimit.

A K T I V I T E T E - T A K I M E P U N E

Me kërkesë të Kryetarit të ko-munës së Tearcës z.Isen Asani më datë 26.06.2013, në sallën e Këshillit të komunës së Tearcës u mbajt takim pune në të cilin morrën pjesë përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të NP “Py-jet e Maqedonisë”, përfaqësues të njësisë zjarëfikëse-Tetovë, për-faqësues të Qendrës për menax-him me kriza, komandanti dhe zëvendës komandanti i policisë pyjore, kryeshefi i stacionit policor Tearcë dhe kryetarët e bashkësive lokale që gravitojnë në komunë të Tearcës. Në këtë

takim u diskutua për problemin e prerjes ilegale të pyjeve, problemin me mos pastrimin e dy krahëve të rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, etj.

Realizohet takim pune me për-faqësues të MSI (Management Systems International) në lidhje me evaluimin e projekteve që realizohen nga CARANA, të financuara nga USAID në rajo-nin e Pollogut. Në takim morrën pjesë kryetari i komunës z.Isen Asani, Rozalia Vasilevska dhe Mario Martinez.

Pjesëmarrje në promovinim e teknologjisë për prodhim të miellit të integruar. Në promovimin e kësaj teknologjie morrën pjesë kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, kryetari i komunës së Tearcës z.Isen Asani, Kryetari i OEMVP z.Menderes Kuqi dhe shumë per-sonalitete tjera të biznesit.Investimi është privat nga pronari i mullirit elektrik “Ballkan”.

R A P O R T F I N A N C I A R 2 0 1 3Paraqitja e shpenzimeve sipas llojit

Të realizuara Denarë Paga themelore 7.525.571Kontribute për sigurim social nga punëdhënësi

3.043.454

Kontribute tjera 886.689

Subvencione dhe transfere

Të realizuara Denarë

Subvencion për NP “Higjiena”

294.201

Transfere ndaj OJQ-ve 529.280Transfere të ndryshme 1.164.763

Shpenzime kapitaleTë realizuara Denarë

Objekte ndërtimore 299.200Objekte tjera 14.423.422Blerja e mobiljeve, pa-jisjeve, automjeteve dhe makinave

310.028

Mjete tjera jofinanciare 00.0

Shpenzime Të realizuara Denarë

Transfere për pagesë për dalje në penzion

1.000.124.00

Transfere deri te partitë politike

100.780.00

Transfere deri te klubet sportive

402.000.00

Transfere tjera 1.329.402.00

Projekte kapitaleTë realizuara Denarë

Ndërtim të rrugëve dhe rrugicave.

4.574.844.00

Ndërtim të kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm

7.163.772.00

Realizim të projekteve tjera

2.097.224.00

Mbikqyrje në ndërtim 284.284.00

Shpenzimet Të realizuara Denarë Punësime të përkohshme 3.160.554Ndihmë të njëhershme financiare

450.567

Kontratë në vepër 352.412

Shpenzime Të realizuara Denarë

Energji elektrike 4.989.684.00

Nxemje për objektin 380.681.00Shpenzime poste 45.118.00

Shpenzime Të realizuara Denarë

Shpenzime për komuni-kim

503.401.00

Shpenzime për lëndë djegëse.

1.245.330.00

Shpenzime Të realizuara Denarë

Kompenzime për Këshil-lin

1.876.600.00

Mirëmbajtje e rrugëve 1.410.000.00

Shpenzime Të realizuara Denarë

Mirëmbajtje e softwer-it dhe hardwer-it

119.700.00

Shpenzime Të realizuara Denarë

Harxhime për dezinfek-tim dhe dezinsektim

339.000.00

TATIMI NË QARKULLIM/SHITBLERJE 2013

Arkëtimi i tatimit Muaji Të hyrat në denarë

Janar 146.828

Shkurt 108.207Mars 232.466Prill 273.619Maj 284.293

Qershor 129.265Korrik 325.976Gusht 377.775Shtator 306.496Tetor 467.439

Nëntor 276.966Dhjetor /

Gjithsej 2.929.330,00 denarë

Raport për vitin 2013

Karakteri i lëndës Numri i lëndëve të dorëzuara

Kontratë shitblerje 126Ndarje fizike 48Gjykim gjyqësor 26Kontratë për ndrim vendesh

11

Kontratë për dhuratë 82Vendim për trashëgimi 157Kontratë për përku-jdesje

8

Gjithsej 458 lëndë

Obligues tatimor-2013

Vendbanimi Obligues tatimor

Tearcë 922

Sllatinë 597Dobrosht 533Përshefc 388Nerasht 445

Odër 261Neproshten 243

Gllogjë 234Leshkë 149

Gjendja e obliguesve tatimor-2013

Vendbanimi kërkesa pagesa borxhi

Tearcë 801.025 500.673 300.352

Përshefc 179.254 129.551 49.703Nerasht 133.748 54.491 79.257Neproshten 145.823 105.832 39.991Dobrosht 206.597 110.940 95.657Sllatinë 295.656 284.164 11.492Gllogjë 90.012 62.596 27.416

Leshkë 86.688 101.664 0Odër 96.175 76.055 20.120

Numri i vendimeve të tatimit në pronë 3.772Pagesa e tatimit në pronë 1.425.966 denarë

Borxhi i përgjithshëm i tatimit në pronë. 609.012 denarë

Taksat komunale-2013

Vendbanimet vendime kërkesa pagesa

9 vendbanime 493 2.468,000.00 denarë

745.136denarë

VIZITE PUNE NE KOMUNEN E LIBRAZHDIT - SHQIPERI

Përfaqësues të ko-munës së Tearcës, më datë 21.06.2013 realizuan një takim pune në komunën e Librazhdit, Republika e Shqipërisë. Me këtë rast u nënshkrua pro-tokol për binjakëzim në mes të dy komu-nave. Mirënjohje nga kryetari i komunës së Librazhdit për z.Isen

Vizitë në Itali, Slloveni dhe Kroaci. Qëllimi i vizitës: Aplikimet në IPA Fondet; Bashkepunimi ndërkufitar; Riciklimi i mbeturinave dhe Përpilimi i projekteve për aplikim në programet e BE-së.

VIZITE PUNE NE ITALI, SLLOVENI DHE KROACI

Udhëtimi ka qenë i financuar nga GIZ. Qëllimi:Projekte studimore tek disa kom-pani të ndryshme në Triest, Koper dhe Pule. Në këtë vizitë morrën pjesë disa kryetar komunash të RM-së të udhëhequr nga Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z.Tahir Hani.

VIZITE PUNE NE KOMUNEN E KELES-IT - TURQIDelegacioni i komunës së Tearcës i kryesuar nga kryet-ari i saj z.Isen Asani realizoi një vizitë pune në komunën e Keles-it, Republika e Turq-isë. Kjo vizitë pune u realizua prej 29 Qershor e deri më 01 Korrik 2013 dhe në të morrën pjesë deputetja e zonës Hajrie Misimi, ansambli folklorik nga komuna e Tearcës si dhe të punësuar në administratën e komunës së Tearcës.

Takim i kryetarit Isen Asani me zv/kryetarin e komu-nës Keles, Nexhbedin Shenoxhak.

Grupi folklorik nga komuna e Tearcës u prezantua me program kulturo-artistik në festi-valin e Keles-it.

FESTA E VERES - DOBROSHT 2 0 1 3

IFTAR PER MYSAFIRET

MANIFESTIMI “FESTA E VERES - DOBROSHT 2013” U FINANCUA NGA BASHKEATDHETARET TANE QE JETOJNE DHE PUNOJNE PERKOHESISHT NE BO-TEN E JASHTME, KOMPANITE PRIVATE NGA F.DOBROSHT SI DHE NGA KOMUNA E

TEARCES.

FESTA E VERES - DOBROSHT 2 0 1 3

INVESTIME KAPITALE - ENERGJETIKË INVESTIM I KOMPANISË ITALIANE “SOL HYDROPOWER”

HAPJA DHE TAMPONIMI I RRUGËS SË FUSHËS, PËRSHEFC-GLLOGJË-DOBROSHT-NERASHT.

Ndërtimi i kanalit për ujitje të tokës bujqësore nga f.Përshefc-deri në f.Dobrosht.

GJENDJA E MËPARSHME GJATË PUNIMEVE

GJENDJA E TANISHME

GJENDJA E TANISHME

• Vazhdimi i Projektit për kanalizimin fekal dhe atmosferik në atarin e komunës së Tearcës.• Mirëmbajtja e rregullt dhe investive e udhëve lokale dhe rrugicave ekzistuese.• Mirëmbajtja dimërore e rrugëve lokale dhe e rrugicave në të gjitha vendbanimet.• Ndërtimi i trafostacioneve në ato vendbanime ku ka nevojë.• Pastrimi i deponive të egra dhe mirëmbajtja e deponive të përkohshme në të gjitha vendbanimet.• Realizimi i Projektit për rrjetit sekondar të ujësjellësit në të gjitha vend-banimet.• Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumenjve në të gjitha vendbanimet.• Ndërtimi i urave të reja që lidhin rrugët lokale në gjitha vendbanimet.• Meremetimi i fushave të futbollit dhe objekteve tjera ndihmëse në të gjitha vendbanimet e komunës.• Ndërtimi i objekteve kulturore në vendbanimet e komunës së Tearcës.• Sponzorimi i aktiviteteve kulturoro-artistike në komunën eTearcës.• Ndërtimi i çerdhes për fëmijë.• Mirëmbajtja e parqeve dhe ndërtimi i sipërfaqeve të reja të gjelbëru-ara.• Mirëmbajtja e elektrifikimit publik.• Vazhdimi i punëve në rregullimin e trotoareve në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë.• Ndërtimi i sallës së sportit.• Përfundimi i Projektit për furnizim të fshatit Nerasht me ujë të pijshëm.• Bekatonimi i rrugëve lokale me participim nga qytetarët.• Rekonstruktimi i rrugës lokale në f.Dobrosht nga xhamia e deri te lagja e maqedonasve.• Përgatitja e Projektit për lumin “Bistrica” f.Tearcë.• Pastrimi dhe sanimi i rrugëve të fushës.• Asfaltimi i oborrit të shkollës ”Kiril Pejçinoviq” në f.Tearcë.• Rregullimi i varrezave në disa vendbanime.• Instalimi i nxemjes qendrore në Sh.f. periferike “Eqrem Çabej”.f Nepro-shten.

PROGRAM PUNE PËR VITIN E ARDHSHËM

P Ë R P A R Ë S I T Ë

KOMUNA E TEARCESGJITHMONË NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

• Telefoni: +389 (0) 44 381 336 + 389 (0) 44 381 101

Faksi + 389 (0) 44 381 443

www.tearce.gov.mk

Përgatiti dhe disajnoi: Gajur Salihi