Revista "Fjala" - ISSUE 3

54

description

 

Transcript of Revista "Fjala" - ISSUE 3

Page 1: Revista "Fjala" - ISSUE 3
Page 2: Revista "Fjala" - ISSUE 3
Page 3: Revista "Fjala" - ISSUE 3
Page 4: Revista "Fjala" - ISSUE 3

nga Paja Jovanoviç

Page 5: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Editorial

Të nderuar miq!

Në numrin e dytë të revistës mujore mbarëshqiptare

Fjala do të ketë:

Tema rreth jetës sociale dhe që bëjnë fjalë për femrën

shqiptare në përgjithësi, vështirësitë që ajo has në shoqëri. Moder-

nizmi dhe shqiptarët është një tjetër shkrim, i cili flet për kulturën

shqiptare, përmasat e modernizmit dhe ndikimin e ndërsjelltë të

njëra-tjetrës .

Rëndësia dhe filozofia e arsimit, si kusht parësor për mirëqenie, so-

lidarizim dhe zhvillimin e një shoqёrie.

Sigurisht që Gëzimi flet për nje temë mjaft interesante qё

ёshtё lidhja midis trurit dhe zemrёs dhe të ashtuquajturën “truri

i zemrës”. Në njё fjali thotë: stresi kronik dhe i pakontrolluar pёr

njё kohё tё gjatё shkakton gjashtë herё mё shumё sёmundje ze-

mre dhe kancer sesa mund tё shkaktojё pirja e duhanit, kolesteroli

i lartё nё gjak dhe tensioni i lartё i gjakut.

Interesi bankar, ç’është interesi dhe reflektimi i tij tek njerëzit.

Huadhënia dhe huamarrja, dy gjestet më të pakëshillueshme në

sistemin bankar. Njohuri mbi kartat e kreditit, të mirat dhe të këqi-

jat e përdorimit të tyre.

Përveç këtyre do të ketë edhe histori, sociale, mediatikë, eko-

nomi, dhe biografi.

Sigurisht që në një shkrim flitet për bukuritë madhështore të ven-

dit tonë, posaçërisht për Lurën përrallore. Qëllimi është rritja e

vetëdijes për dhuratat e mrekullueshme që na ka bërë zoti dhe ti

vlerësojmë ato.

Pёr mё tepёr ju ftojmё qё tё shfletoni brendёsinё e revistёs.

Mirpresim sygjerimet dhe reagimet tuaja.

Fjala jonë me ju gjëmon më shumë! ( nga REDAKSIA )

Page 6: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Kushtrim Ahmeti ka lindur nё Kosovё. Sot ёshtё student nё qyte-tin e Izmirit tё Turqisё. Ai vazhdon studimet në një nga universitetet më prestigjoze të Turqisë. Kushtrimi studion nё universitetin e Ege’sё dhe është në vitin e fundit në fakultetin e stomatologjisë. Sot ai ka famë bo-tërore për bamirësi dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit në ndihmё tё njerëzve me aftësi tё kufizuara. Njё ndёr projektet me famё botёrore tё Kushtrimit ёshtё “projekti me pёrgjegjёsi sociale”.

Page 7: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Sokol Brahaj (Shqipëri)dega Marrëdhënie

Ndërkombëtare(PhD), Universiteti Dokuz Eylul

Izmir / Turqi

Çfarё ёshtё “projekti me pёrgjegjёsi sociale” i Kushtrimit?

Projektin shkurtimisht mund ta përshkruajmë “Grumbullimi i kapakëve plastikë të çdo lloj ngjyre dhe madhësie shishesh, bidonash” që ne konsumojmë përditë me lëngje të

ndryshme. Ku çdo kapak i hedhur nё ambient, për tu tretur nё natyrё i duhet 10 breza kohë, pra afёrsisht 400 vite. Projekti pёrfshin mosflakjen në plehra ose mbledhjen nga plehrat e kёtyre kapakëve dhe depozitohen në një kompani prestigjoze të riciklimit këtu në Izmir (Muzaffer Pınarbaşı Işletmeleri), ku nё mёnyrё ligjore është ngritur një fond pranë fabrikёs dhe universitetit Ege që nga tё ardhurat e shitjes së kёtyre kapakëve të mbledhur, bëhet porositja e karrocave për njerëz me aftësi të kufizuar nga një firmё prestigjoze Gjermane (Otto Bock).

KUSHTRIM PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT

NË NDIHMË TË NJERËZVE ME AFTËSI TË

KUFIZUARA

Page 8: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Deri më sot janё shpërndarë mbi 1300 karroca dhe janë për tu shpërndarë me qindra të tjera.

Në fakt kur flitet për riciklimin e plastikës, ho-llësitë teknike të saj mund të na duken shumë të kom-plikuara. Dhe gjërat tё kom-plikuara janë shkaku që ne nuk provojmë (ndoshta as në mend nuk na shkon një gjё e tillë) ndonjёherë në shtëpitё tona që të ndajmë mbeturinat e shtëpisë sipas cilёsive të tyre e ti vendosim nё qese veç e veç. Sidomos kur shohim në përgjithë-si shërbimet e pastrimit të mjedisit nga ana e bashkisë (por çdo ditë e më mirё po bëhet) në të gjitha trevat shqiptare, e kemi të vёshtirë që të bëjmё një klasifikim të mbeturinave para se ti he-dhim në koshat e plehrave. Pranë koshave të mëdhenj vetёm në vende shumë të rralla mund të ketë kosha sipas cilësisë së plehrave (letёr, qelq, plastikё, bateri, pjesё dixhitale, hekur…etj).

Proçesi i çdo lloj ri-ciklimi është po i veçuar për lëndёn e vet. Çdo lloj lënde ka mënyrën efikase tё vet. Lloji i plastikës për shis-het ështё ndryshe nga lloji i plastikës të kapakëve, dhe për këtë trajtohen ndryshe që secili të riciklohet në mën-yrën efikase të saj. Dhe kush

e ka parë në TV një proçes të tillë, e di që fakti kryesor është që kjo ndarje kërkon shumë punë dhe si qytetarë të kësaj bote për të ndihmuar zinxhirin e riciklimit, mund ti heqim dhe veçojmё vetё kapakët e shisheve. Kёshtu ndihmojmё dhe punëtorët e fabrikës dhe shpejtojmë proçesin e riciklimit.

Kurse Kushtrimi nё fillim të kёtij projekti, ka-pakët i ka mbledhur nga kutitë e koshave (plastikë) nё oborrin e fakultetit ku ai studion. Ai kishte pranё 2-3 shokë të tij dhe disa profe-sorë. Sepse nё këtë park të kampusit tё universitetit i lindi kjo ide dhe u pёrhap në të gjithë botën. Dhe ne pa i hedhur plehrat nga shtë-pia jonë në kosha sikur këtë proçes ta bëjmё dhe atëherё do bëjmё 3 herë mirësi thotë Kushtrim Ahmeti. E para: “kemi ndihmuar nё mbrojtjen e mjedisit për të mirën e vetes tonë dhe të pasardhёsve tanë”, e dyta; “kemi ndihmuar punëtorët e fabrikës së riciklimit” dhe e treta; “është që me ata ka-pakë do tё jesh pjesmarrës aktiv për një buzëqeshje tё një personi i cili është me aftësi të kufizuara dhe të fa-miljës së tij”.

250 kg kapak plastike që janë afërsisht 75 mijë kapakë kur çohen

tek fabrika për riciklim kanë vlerёn e një karro-ce (e cila ёshtё me vlerё rreth 400-450 Euro në treg). Kjo karrocë është me garanci nga fabrika për 4 vjet.

Ështё prodhim model i fundit, ka rripin e siguri-mit dhe e kompletuar me standarte që kërkohen nga organet kopetente të kësaj natyre. Aktualisht, kjo ini-ciativë e Kushtirimit ёshtё zgjeruar në tё gjitha qytetet e Turqisë dhe në mё shumё se 50 shtete të botës.

Përmes një ndërlidhje me Green Club Kosova dhe Charity Club në Universi-tetin Amerikan në Koso-vë (AUK), mbledhja e ka-pakëve ka filluar edhe në Kosovë. Me tё njëjtin sistem edhe në Kosovё apo Shqi-përi karrocat që do të blihen do të shkojnë tek familjet që kanë nevojë për to. Tani për tani transporti i karrocave organizohet nёpёrmjet am-basadës Turke në Prishtinë. Në të njëjtёn kohë ambasada Turke ndihmon në dërgimin e kapakëve nga e gjithё bota për riciklim në Izmir sepse nuk ka kompani në Kosovë dhe Shqipëri që riciklojnë këtë lloj plastike.

Për më shumë informa-cione në shqip mund tё lexoni nё internet, mund

Page 9: Revista "Fjala" - ISSUE 3

të komunikoni me redaksinë e revistës tonë nё adresën [email protected] dhe/ose përn an-gazhime të këtij projekti për dër-gimin e kapakëve të grumbulluar, mund të kon taktoni AUK Charity Club në [email protected], ose mund tё kontaktoni dhe me OJQ’në Green Club Kosova

[email protected]

Ndi

hmon

i edh

e ju

!

Page 10: Revista "Fjala" - ISSUE 3

10 stylus magazine

Deri ku shtrihet projekti sot?Kushtrimi fillimisht nuk e ka menduar dhe nuk e ka bërë

për të thyer rekord por vetёm për mirësi të njerёzve me

aftësi të kufizuara. Por nё fakt vetё libri i rekordeve “Guin-

ness” tani e ka kandidat për ta vendosur në një nga faqet

e tij. Ideja dhe iniciativat e Kushtrimit pёr rreth 3 vite ka

arritur të mbledhë rreth 300 tonë kapakë shishesh plas-

tike nga Turqia dhe rreth 50 shteteve te botës. Ku me njё

fond tё krijuar nga tё ardhurat e riciklimit tё kapakëve

ai deri më sot ka shpërndarë afërsisht 1500 karroca për

njerëzit me aftësi të kufizuar në Turqi dhe disa shtete të

Afrikës.

Mё 14 Korrik tё vitit 2012 në Kosovë do tё shpërn-

dajë si fillim 50 copë, ku për ndihmën e dhënё në trans-

portin e tyre nga Izmiri për Prishtinë ka një meritë të

madhe Ambasadori i Kosovës i akredituar në Ankara z.

Bekim Sejdiu, dhe shumë shpejt do ta ndjekё shpёrndarja

“tani e tutje pse tё mos bëhet shembull Kosova dhe Shqipëria” Kushtrim Ahmeti

Page 11: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 11

e karrocave edhe në Shqipëri e të gjitha trevat shqiptare.

Kushtrimi sikur ka emrin ka dhёnё dhe vepra “me Kushtrim”

pёr tё mirёn e njerёzimit por dhe aq pёr mjedisin dhe natyrën tonë,

që nesёr tё lemë një mjedis më të pastër pёr brezat pasardhёs. Me

një llogjikё tё kulluar Kushtrimi veproi për t’ju bёrë mirë njerёzve

me aftësi tё kufizuara dhe njerёzve me aftёsi tё “Pa-Kufizuara”. Kus-

htrimi thotё që “Kapaku si diçka i vogel dhe i pa vlere, u ndihmoi

mijera njerёzve qё tё lёvizin, tё bёjnё punёt e veta ditore mё lehtё

dhe tё shohin botёn qё ata i rrethon. Sepse nё sajё tё “kapakёve”

janё pajisur me karroca qё iu mundёson lёvizjen”.

Vazhdon duke thёnё qё “…kur ekziston vullneti tek njeriu, me

gjёra tё vogla mund tё bёjmё ndryshime pёr tё mirёn e njeriut, tё

natyrёs dhe tё kombit tё vet”. Kushtirimin vazhdon dhe thotё njё

gjё shumё domethёnёse pёr kombin tonё shqiptar; “Le tё punojmё

nё atё drejtim qё edhe Kosovёn, Shqipёrinё e tё gjitha trevat shqip-

tare ti ndërtojmё apo rindërtojmë, duke punuar me vullnet dhe pa

menduar se a do tё përfitojmë ne si individ apo jo?”.

“tani e tutje pse tё mos bëhet shembull Kosova dhe Shqipëria” Kushtrim Ahmeti

Page 12: Revista "Fjala" - ISSUE 3

12 stylus magazine

Kushtrimi, shoku ynё, studenti shqiptar që rizgjoi zemrat e njeriut pёr njeriun me aftësi të kufizuara, i cili me këtë projekt e bëri Turqinë shembull bote thotë që “tani e tutje pse tё mos bëhet shembull Kosova dhe Shqipëria”.

Dhe për këtë kërkon një ndergjegje të pastër nga forcat politike drejtuese tё Kosovës e të Shqipёrisë, ku ky projekt me famë botërore të kyçet tani e tutje në trevat tona e të krijohet mundësia pёr fabrikimin e riciklimit tё duhur nё këtë temë

sepse kёshtu do të kemi edhe më shumë vende punësimi, ku ky është një ndër problemet kryesore tё shqiptarëve po dhe nё Evropё dhe botë. Me një fabrikë të tillë do të ketë punësim sepse nga 50 vende tё botёs vijnё kapakë për riciklim.

Zach Yentzer’i në shkrimin e tij për këtë projekt të Kushtrimit me titullin “Kushtrim Ahme-ti, I prirur për të vepruar” shkruan “Studenti i stoma-tologjisë Kushtrim Ahmeti mund të përshkruhet me dy fjalë: veproj -i prirur. Gjatë ja-vës ai shfaqet si çdo student

tje-tër në kla-së, punëtor, i zgjuar, dhe i vendosur që t’ja dalë. Ndërsa gjatë fundjavës, ai transformohet aktivist në ni-vel komunitetesh, i përkus-htuar të ridefinojë mënyrën se si mendojmë për shënde-

tin, qëndrueshmërinë d h e

m i r ë q ё n i e n socio-ekonomike”. Mё pas vazhdon duke thёnё “Së bashku me disa shokë klase, ai ka sajuar një ide briliante:

Çfarё ёshtё thёnё pёr Kushtrimin dhe projektin e tij?

Page 13: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 13

shërbime mobile stoma-tologjike për ata që janë ekonomikisht të papri-vilegjuar. Bashkë me një grup studentësh e pro-fesorësh, Kushtrimi i ka-lon fundjavat në pjesë të varfëra të Turqisë për t’ju ndihmuar atyre që nuk mund të ndihmojnë vetveten”. Zach Yentzer’i në shkrimin e tij nënvizon dhe këtë për Kushtrimin duke thënë se “Kushtri-mi është i pasionuar për të ndikuar në ndryshi-min e mënyrës në të ci-lën shikohet mbrojtja e mjedisit dhe për të ndi-hmuar njerëzit me aftësi të kufizuara. Shpesh, lid-hja mes këtyre tё dyjave nuk kuptohet, por ai e ka dëshmuar se çfarë mund të arrihet me fuqinë e vu-llnetit të kombinuar me zgjidhjet kreative. Kra-has shërbimeve mobile stomatologjike, Kushtri-mi ka krijuar një metodë komplekse dhe humane për të mbledhur kapakë të shisheve të plastikës të cilat më pas riciklohen për të prodhuar karroca për nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Kjo është përhapur shumë shpejt jo vetëm në Tur-qi por në mbarë botën, duke përfshirë 44 shtete të ndryshme. Kushtrimi

di më shumë se të gjithë ne, për lindjen e një ideje universale që influencon shoqëritë anembanë bo-tës”. Nё faqet e para në një gazetё turke shkruhej, “Kushtrimi, i riu shqiptar nga Kosova me “Kapakë Blu” u bë shpresë për njerëzit me aftësi të ku-fizuara”. Me të vёrtetë që Kushtrimi në tё njëjtёn kohë ka rizgjuar ndjes-hmërinë tek çdo njeri në globin për dëmin që i bëjmë natyrës tonë, me konsumimin e tepërt që bëjmë përditë dhe hed-hja në ambientin dhe na-tyrën tonë.Përditë në shtypin turk lexoj tituj të tillë gaze-tash si “Heroi i kapakëve, studenti stomatolog nga Kosova”, “Intelektuali i ri

Kosovar, babai i ‘Projektit të Kapakëve’”, “Kapakët e Kushtrimit, përqafuan të gjithë Turqinë”, “Mblidhen Kapakët dhe Tejkalohen Pengesat”, “Kushtrimi, kaloj kufinjtё e Turqisë, tashmё nga e gjithë bota po vijnë kapakë për ka-rroca”, “Çdo kapak shis-heje që pi ujë ti, është shpresë për një tjetër”, “Kushtrimi, djali qe e ka hallall gjirin e nënës se po i bën të buzqeshin mijëra familje që kanё fёmijët e tyre me aftësi të kufizua-ra”… etj. Nё dhjetra gjuhë të botёs janë bërë lajme e shkrime pёr Kushtrimin dhe projektin e tij. Kushtrimi ka marrё pjesë dhe nё “TEDxPris-htina”, i udhëhequr nga vizioni se bota ka nevojë të shёndërrohet në një

Page 14: Revista "Fjala" - ISSUE 3

14 stylus magazine

vend më të mirë duke për-mirësuar mirëqёnien shën-detësore dhe atë socio-ekonomike të njerëzve, ka folur se si lind një ide universale dhe si arrin të bëjё jehonë në shoqëritë anembanë botës.

Kush ёshtё dhe çfarё thotё Kush-trimi?

Me Kushtrimin nji-hemi që gjashtë vite, shqiptar me zemër e sh-

pirt, ai është një djalë i qetë, i zakonshëm, stu-diues i mire, punëtor, i shkathët, intelektual, in-teligjent, i zgjuar e shumё mirёbërës, ku për këtë ai sot ka famë botërore. Para dy javёsh kur i bëra telefon Kushtrimit dhe i thashë që sot ose nesёr a ke kohë të pimë

një kafe së bashku se dёshiroj tё flas diçka me ty gjërë e gjatë se kemi vendosur si redaksi që ti dhe projektet tuaja tё jeni “Kapaku” në numrin e ard-hshëm të revistës, gjithnjё po e pranove ti. Nё tele-fon Kushtrimi me tha qё “Koli, kafen e pimë kur tё duash”… kur u takuam (për këtë temë) Kushtrimi mё tha qё “ёshtё nder për mua tё jem nё Kapakun e revistёs prestigjoze që klikohet dhe lexohet me

vemendje nga studentё, g a z e t a r ё , s t u d i u e s , intelektualё, diplomatë dhe politikanë shqiptarë anëmbanë botës, e cila dhe revista “Fjala” është një ide e shokëve tё mi studentë nga të gjitha tre-vat shqiptare që studiojnë në Izmir. Është kёnaqësi për

mua që po i them 2-3 “Fja-lë” në shqip përmes re-vistës “Fjala” kombit tim, sepse projekti im tashmë ka mbërritur në vendlind-jen time, pra në trevat tona shqiptare”. Mё lart e thashë qё Kushtrimi është një njeri i thjeshtё, kam qenë disa herë me Kushtrimin kur po i jepeshin paketa e falen-derime (ku dhe mua mё ka nderuar universiteti disa herë me paketa të tilla për kontributin e dhënë nga ana medatike këtij pro-jekti të vëllait tim shqip-tar), dhe pёrgjigjen e tij se harroj kurrë kur ia bëra pyetjen duke i thënë se je burrё i madh, je krena-ria e kombit tonё vëlla, të gjithë këta njerëz të duar-trokasin, të falenderojnё, e lutin tё madhin Zot për ty, nënën e familjen tënde që tё ka lindë, si e ndjen këtë lumturi në zemёr? Ai me tha pa hezitim qё “Koli faleminderit prej tyre bre Abej, me tё thënë të drejtёn kjo është nder i madh e krenari për mua, familjen time, për Koso Ko-soven dhe mbarë kombin shqiptar, por, unë ndihem edhe shumë më i lumtur kur një karrocë ja dorëzoj atyre që kanë nevojë apo kur ia rregulloj dhëmbёt njerëzve me aftësi të kufi-zuara”. Dhe unë heshta e si

Page 15: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 15

kam bërë më një pyetje të tillë. Kushtrimi ka bërë projekte të tjera të shumta ku mund ti përmendim dhe dy të tjerë. Në vitin 2009 ra një zjarr dhe di-gjet pylli i një qyteze bre-gdetare në afërsi të Izmirit e cila quhet Kuşadası/Kus-hadasë. Kushtrimit i lindi një mendim dhe vendosi të bёjё një projekt. Duke mbledhur letrat e fotoko-pjeve tё studentёve dhe duke i dërguar në fabrikën e riciklimit të letrës for-mohet një fond qё arriti vlerёn ekonomike sa pёr tё mbjellё 1500 fidanë nё vendin e lartpërmendur. Ky projekt i Kushtrimit u cilësua “Projekti II” më i

suksesshёm i universitetit Ege për vitin 2010-2011. Një ndër proje-ktet i cili është vullnetar i rregullt Kushtrimi dhe po mendon ta sjellё nga muajt shtator/tetor/nën-tor në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Bosnjё ës-htë “projekti i ndihmёs mjekёsore pёr njerёz me aftёsi tё kufizuar”, projekti zhvillohet çdo fundjavё me nismën dhe sponsori-zimin totalisht nga Dre-jtori i Klinikës Pedodonti Prof. Dr. Ertuğrul SABAH’i. Në bazë të këtij projekti bamirës vijnё nga e gjithë Turqia, sidomos nga zonat rurale, atje ku ka njerёz me aftësi të kufizuara dhe iu shërbejnё me çdo

gjë (falas me shpenzime tё vetë Profesor Sabah’it) për dhëmbët me një ekip prej 18 vetash. Për këtë Kushtrimi thotë që “për njё njeri me pa tё meta ёshtё e veshtirё vizita dhe shërbimi që bën pacienti te dentis-ti. Kurse kur është fjala për njerëz me aftësi të kufizua-ra kjo veshtirësi shtohet, por ne si dentistë vullneta-risht e bëjmё këtë vetem se si tё jenë të shëndetshёm kjo pjesë e shoqërisë tonë. Kjo është një kënaqësi e paçmueshme. Është një gjë që duhet bërë nga çdo nje-ri”. Kushtrimi është i ven-dosur që kёtë projekt ta zhvendosё në vendlind-jen e tij Kosovë dhe nё Shqipëri.

Page 16: Revista "Fjala" - ISSUE 3

16 stylus magazine

të Shqipërisё dhe të të gjithë treva-ve shqiptare. “Kosova shtet i ri dhe kërkon kohë për ta kuptuar poten-cialin e saj të plotë”, plus këtij reali-teti Kushtrimi shton duke thënë që “…dhe klasa politike e Shqipёrisё dhe e trevave shqiptare liderizohen nga njerëz të paguximshëm për të shpalo-sur ide të mëdha që sjellin ndryshime nё shoqёri. Të gjitha trevat ku banojnё shqiptarët duhet të udhëhiqen nga njerëz më me guxim për të bërë ndryshime në të gjitha aspektet e je-tës. Besoj se situata në kombin shqip-tar mund të ndryshojë vetëm kur të arrihet barazia shoqërore dhe kom-bëtare, dhe kur çdokush do të gjyko-het bazuar në etikën e punës dhe jo statusin shoqëror…”. I bëra pyetjen: Kushtrim, a jeni i kënaqur nga jeta, profesioni yt? Me një buzёqeshje të sinqertë; “po jam i kënaqur nga jeta dhe nga pro-fesioni im, por, mua mu desh një gjë tjetër e cila ajo gjë më bën më të lumtur duke bërë të lumtur disa njerëz të shoqërisë tonë, e cila e sheh veten të anashkaluar nga sho-qëria ku jetojnë. Dhe kjo lumturi nuk ka vlerё ekonomike por ёshtё e paçmueshme”.

Pyetja e fundit për Kushtrimin ishte kjo; çdo bësh më në jetë pas tё gjithë këtyre projekteve me vlera humane tepër të larta? “projekti dhe projektet po patën sukses në vlerat humane atëherë duhet me thënë që do mundohem gjithnjë nё paralelin e profesio-nit tim si dentist për të mbushur hapёsira bosh që fatkeqёsisht nuk

Page 17: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 17

janё të pakta në shoqërinë tone”.Duke i uruar shёndet e sukse-se Kushtrimit po e mbyll kёtё shkrim me një fjalë të urtë shqip-tare; “pika pika mbushet pusi/bu-nari” kanë thënë gjyshërit tanë, dhe Kushtrimi me mendjen e vet intelektuale ia arriti të mbushi pusin e mijëra familjeve anëm-banë botës, ku ende shumë pika uji vazhdojnë përsëri të rrjedhin e të shkojnë kot… dhe ne qё jemi me aftësi të “Pa-Kufizuara” duhet të bëjmë çfarë është për tё bërë, pёr ti ndihmuar njerezit tanë me aftësi te kufizuara, e për t’ju tre-guar atyre që ne jemi me ju e ju jeni me ne, nuk jeni e nuk do të jeni të diskriminuar nga shoqëria jonë moderne e shekullit të XXI.

[email protected]

Page 18: Revista "Fjala" - ISSUE 3

18 stylus magazine

Arsim Sinani (Maqedoni)kandidat PhD Instiuti pёr studime Evropiane Universiteti i Tiranёs, kryetar i Akademisё Diplomatike Shqiptare nё Maqedoni, ligjёrues nё shkenca politike dhe komunikim Universiteti shtetёror i Tetovёs

Alban Pёrmeti (Shqipëri)kandidat PhD Histori Universiteti i Tiranёs, assistent i presidentit tё Akademisё Diplomatike Shqiptare nё Tiranё

Page 19: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 19

Abstrakt Ballkani Perëndi-mor është një nga rajonet që ka përjetuar luftëra dhe konflikte nga më të mun-dimshmet në historinë e tij. Në Ballkanin e njëzet viteve të fundit në qendër të problematikës ishte ish-Jugosllavia. Kjo periu-dhë në Ballkan është sho-qëruar me konflikte dypa-lëshe dhe shumëpalëshe, me luftëra rajonale dhe lokale, me përplasje poli-tike, etnike dhe kulturore. Gjatë dekadës së shkuar bashkësia ndërkombëta-re e ka vështruar Ballka-nin, në radhë të parë, si një rajon që ndodhet pas një konflikti. Status quo-ja përbënte një problem, sepse ajo bllokonte rru-gën drejt pranimit në BE. Ishin Marrëveshjet e Tre-gtisë dhe të Bashkëpuni-mit ato që pas vitit 1992 i rregulluan marrëdhë-niet midis BE-së dhe Ba-llkanit. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje ishte nxitja e reformave eko-nomike dhe tregtare për të përgatitur objektivin e marrëveshjes së asocimit për në Bashkimin Evro-pian. Mirëpo zhvillimet politike kontradiktore në Ballkan nuk lejuan që ma-rrëveshja e vitit 1992 të

pasonte me marrëveshje të tjera me qëllim integri-min sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE. Nisur nga realiteti i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm evropian, po-litik dhe rajonal, për më shumë se pesëdhjetë vjet, Bashkimi Evropian është shumë aktiv në ndihmën që i ofron vendeve të Ba-llkanit Perëndimor për forcimin e demokracisë dhe të bashkëpunimit më të ngushtë, ndërkohë që nxit një zhvillim të qën-drueshëm ekonomik në këtë rajon, me qëllim inte-grimin e plotë dhe të këtij rajoni në një të ardhme të afërt. Sot mund të themi se është bërë progres i dukshëm në shumë nga shtetet e Ballkanit Perën-dimor por ngelet akoma shumë për tu bërë deri në anëtarësimin e plotë të gjithë rajonit.

Hyrje Të flasësh, trajtosh, analizosh rajonin e Ba-llkanit nuk është kurrë vonë. Ky rajon ka qenë për brezat paraardhës dhe do të jetë dhe për brezat pasardhës një gur themeli i rëndësishëm në historinë Botërore. Ba-llkani ka shërbyer si urë lidhëse me rajonet e tjera,

e megjithatë nuk mund të lemë pa përmendur faktin se ai është karakte-rizuar nga një sërë pro-blematikash, konfliktesh, luftërash, kryengritjesh. Shpeshherë i konsideruar dhe si zonë tranzit midis Evropës Lindore e Perën-dimore, ku për pasojë nuk mund të shmangej hete-rogjenizimi i rajonit. Normalisht çdo ngjarje që ndodh ndikon si në aspektin gjeografik dhe politik, ku një sërë ndryshimesh sollën dhe Luftërat Ballkanike për ra-jonin. Luftërat Ballkanike mund të përmblidhen në një tablo kronologjike që daton që në verën e vitit 1911 me rigjallërimin e lëvizjes kombëtare shqip-tare e deri sa arrin kulmi-nacionin e saj në momen-tin kur Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë, pra me startimin e Luftës së Parë Botërore.

Kur bëhet fjalë për luftë është vështirë të dalësh në konkluzione të përbas-hkëta, shpeshherë vlera përfundimtare e ekuacio-nit vështirë të përputhet, pasi këndvështrimet dhe analizat që bëhen nga shtetet pjesë dhe atyre jo pjesë të saj janë të ndrys-hme. Megjithatë lufta mbetet luftë, pavarësisht

Page 20: Revista "Fjala" - ISSUE 3

20 stylus magazine

arsyeve që përgjthësisht janë politike, ose ashtu parapëlqehet në shumi-cën e rasteve të etiketo-hen, pasojat që ajo lë janë të pallogaritshme dhe cë-nojnë e prekin çdo fushë të jetës. Nuk mund të lihet pa përmendur roli që pati Kongresi i Berlinit pasi me rivendosjen e re që bëri për kufijtë, krijoi një vor-bull krizash të njëpasnjës-hme që filluan që me luf-tën serbo-bullgare të vitit 1885, e deri tek kryengri-tjet shqiptare të viteve 1910 -1912.

Megjithatë rajoni në atë periudhë u karakte-rizua nga përpjekjet e pae-pura për krijimin e shtete-ve, nga ndjenja e theksuar nacionaliste, duke mos lënë pa përmendur edhe gjetjen e mundësive për përfitime territorial, qoftë edhe në kurriz të fqinjëve. Duket sikur e shkua-ra e tashmja dhe e ardhm-ja luftojnë e përballen se kush mund të dominojë më shumë mbi tjetrën, herë herë mbivendosen, e shpesh njëra hallkë ngre më shumë krye e duket

sikur mban pezull rajonin.Megjithatë historia na ka treguar për luftërat Ballka-nike, për mënyrën e lind-jes së tyre, evoluimin që patën, pasojat e të cilave ndikuan në jetën shoqëro-re, ekonomike dhe poli-tike. Askush nuk mund të harrojё të kaluarën, por të gjithë jetojnë të tashmen e marrin masa për një të ardhme të kuruar mirë. Shpeshhere në rajo-nin e Ballkanit Perëndimor vihet re rritja e nacionaliz-mave ekstrem, me dëshira e qëllime për të realizuar e

Page 21: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 21

arritur të mira në kurriz të fqinjëve, duke mos marrё mundimin për ti zgjidhur ndryshe problematikat, por duke ndjekur për fat të keq rrugën e gabuar “kaq afër e sërish kaq larg”.Në rajon janë vënë re dy rryma ajo e shfaqur gja-të momenteve të pro-blemeve e konflikteve si “Ballkanizimi i Evropës” dhe pas vitit 2000 “Evro-pianizimi i Ballkanit”. Me-gjithatë duket se rryma e dytë po dominon fuqi-misht të parën, optimizmi e mposht gjithmonë pe-simizmin duke shpresuar që në 2014 në kuadër dhe të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore të ketë ndodhur plotësisht edhe “Evropianizimi i Ballka-nit”. Anëtarësimi në BE është një mundësi shumë e mirë, për stabilitetin dhe paqen në rajon, për ti dhënë fund rikujtimit të së kaluarës nën termin “fuçi baruti”.

Produkti “Ballkani fuçi baruti” erdhi si rezul-tat i politikave që ndoqën shtetet e Ballkanit, duke u shërbyer Fuqive të Mëdha, e duke lënë pas dore in-

teresat e popujve të tyre. Fillimi i krizës në Ballkan përkon me rënien e pe-randorisë Osmane, rënie e cila u shoqërua me rig-jallërimin e lëvizjeve na-cionaliste me bazë shtet-formimin. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe vëmendjen e kushtuar prej carëve rus për Evro-pën Juglindore, interesimi i të cilëve u shoqërua me interesimin dhe shqetë-simin e Fuqive të Mëdha për rajonin. Ballkani u përfshi në atë periudhë nga një sërë lëvizjesh anti-osma-ne, duke filluar që herët me lëvizjen anti-osmane shqiptare të drejtuar nga

Ali Pashë Tepelena në ko-hën e Pashallëkut të Ja-ninës, e për të vazhduar më tej me lëvizjet anti-os-mane të serbëve dhe gre-këve. Në fillim këto ishin lëvizje të pastra anti-os-mane e më pas u formë-suan në lëvizje nacionalis-te. Ky formësim u sh-preh dukshëm në rastin e platformës serbe “Naçer-

tanie” të Garashaninit dhe “Megal Ideas” greke. “Naçertania” pati ndikim në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në planin e jashtëm Serbia, ndoqi politikën e përfitimit në kurriz të fqinjëve, politikë e cila ishte shumë agresi-ve dhe bëri që gjatë luf-tërave Ballkanike ajo të plotësonte mbi 70% të hartës territoriale të për-caktuar nga Garashanini. S’mund të anashkalohet fakti që kjo platformë pre-ku më së shumti shqip-tarët e Kosovës dhe Ma-qedonisë Perëndimore. Ku veçanërisht gjatë luf-tës së Parë Botërore mbi shqiptarët u kryen krime, spastrime etnike dhe kon-vertime fetare. Platforma tjetër e “Megal Ideas” ndikoi fuqi-misht në politikën greke, ku nacionalizmi u mbrujt kryesisht nga politikanët dhe u zbatua nëpërmjet ushtarakëve të cilët nuk ndenjën indiferent po u angazhuan në proçese të ndryshme, të kohës. Nëse në rastin e Serbisë kur themi “Naçertanie” kujto-jmë Garashaninin, në Gre-qi përmendet Venizelosi sa herë kujtohet “Megali Idea”1. Këto dy platforma ishin më konkrete e të gjalla

Ballkani i kon-flikteve

Page 22: Revista "Fjala" - ISSUE 3

22 stylus magazine

për sa i përket një nacio-nalizmi të theksuar, por nuk do të thotë që popu-jt e tjerë të Ballkanit nuk kanë shfaqur frymën na-cionaliste e shtet-formue-se. Por në rastin e Serbisë dhe Greqisë ky naciona-lizëm ishte më i theksuar, më aktiv e herë herë edhe agresiv atëherë kur cëno-heshin interesa apo dilnin në pah dëshirat për përfi-time. Ndërkohë që popujt e tjerë thjesht janë kun-dërpërgjigjur ndaj këtyre politikave serbe e greke. Ballkani u përfshi nga një sërë luftërash gja-të shekullit të XX’tё: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Ballkanike2, Lufta e Parë Botërore, Lufta Greko-Tur-ke, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Civile në Greqi dhe një sёrë luftrash në trashë-giminë Jugosllave mbas viteve 90-të”. Normalisht këto luf-tëra shpalosën strategji, politika specifike, proble-matika, fitues, të humbur, viktima e pasoja në fusha të ndryshme. Le të ndale-mi më konkretisht në një ngjarje të rëndësishme pas Luftës së Ftohtë e cila përkon me shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë. Kriza e ish-Jugosllavisë filloi që pas vdekjes së Titos, por rënia e Murit të Berlinit dhe shpërbërja e Bashki-

mit Sovjetik vetëm e për-shpejtuan krizën jugoslla-ve. Kriza ishte shumë komplekse dhe u ka-rakterizua nga një kurbë tensioni e konfliktesh në rritje, duke filluar në vi-tin 1991 me shkëputjen e Sllovenisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, duke vijuar me krizën e Bosnie-Her-cegovinës që kulmoi në vitet 1994-1995 duke arri-tur kulminacion në vitet

1998-1999 me krizën e Ko-sovës dhe së fundmi me konfliktin e viti 2001 në Maqedoni. Duke parë zhvilli-met që mori kriza, si dhe për ta parandaluar në kohë përhapjen përtej Ra-jonit të Ballkanit, ishte e pashmangshme ndërhyrja e faktorëve ndërkombëtar veçanërisht të NATO-s në krizën e Bosnje-Hercego-vinës si dhe në atë të Ko-sovës.

Page 23: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 23

Ballkani drejt integrimeve Një nga momentet më kulmore dhe më të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimorё pas Samitit të Zagrebit ishte dhe Samiti i Selanikut. Për më tepër, në Samitin e Se-lanikut, në qershor 2003, Bashkimi Evropian mori angazhimin për integri-min e vendeve të rajonit. Në Samitin e Selanikut të qershorit 2003, BE-ja vër-tetoi përkushtimin e saj për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kyç për realizimin e këtij përkushtimi ishte pasurimi i Procesit të Sta-bilizim Asocimit me aspe-ktet më të rëndësishme të strategjisë së zgjerimit. Axhenda e Selanikut pre-zantoi instrumente të reja në mbështetje të proçesit të reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për afrimin e tyre me Bas-hkimin Evropian. Më gjithë përfshirëse prej këtyre ins-trumenteve të reja ishin Partneritetet Evropiane, të inspiruara nga Partnerite-tet e Pranimit për vendet kandidate. Tërësia e parë e Partneriteteve Evropiane ishte aprovuar më 2004. Duke identifikuar priorite-

tet afatshkurtra dhe afat-gjata të cilat vendet duhet t’i zgjidhin, Partneritetet Evropiane u ofrojnë ndi-hmë vendeve të Ballkanit Perëndimor për ti çuar për-para reformat dhe për ti përgatitur ato për anëtarë-sim në një të ardhme të afërt3. Porositë kyçe nga Samiti i Selanikut ishin këto: - Perspektiva evro-piane: anëtarësimi në BE përfaqëson një qëllim të përbashkët. - Proçesi i Stabili-zim Asocimit është kon-

firmuar si një kornizë me kah pranimi, i pasuruar me elementet e “metodës së zgjerimit” . - Kriteret e Kopen-hagës të vitit 1993 dhe kushtet e PSA-së ofrojnë bazën për përparim. - Çdo vend gjyko-het për nga meritat e tij

individuale për sa i përket përparimit të vendeve as-pirante në drejtim të arrit-jes së standardeve dhe tre-guesve evropianë. Samitet e Zagrebit dhe Selanikut, përfundimi i negociatave për anëtarë-simin e Kroacisë, përfitimi i statusit të vendit kandidat nga Maqedonia dhe Mali i zi, liberalizimi i lëvizjes së lirë për të gjitha vendet e Ballkanit, sa më shpe-jt edhe për Kosovën, janë tregues konkretë se po do-minon rryma e Evropianiz-mit të Ballkanit. E rëndë-

sishme është që ky proçes evropianizimi dhe integri-mi të bëhet sipas kritereve të përcaktuar dhe të jetë cilësor. Liberalizimi i vizave është një arritje konkrete e vendeve të Ballkanit, një arritje e cila pati një im-pakt pozitiv mbi të gjithë faktorët politikë.

Samiti i selanikut (qershor 2003)

Page 24: Revista "Fjala" - ISSUE 3

24 stylus magazine

Vendet e rajonit kanë hyrë tashmë në rru-gën e integrimit, norma-lisht proçesi ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe shtetet nuk janë në të njëjtën linjë për sa i përket proçesit të anëtarësimit. Vendet duhet të jenë më të vëmendshme e të përgjegjshme, të mos merren më me të kaluarën e luftërave dhe konflikte-ve po të shohin drejt të ar-

dhmes me pozitivitet, me dëshirë e përpjekje për bashkëpunime e plane e projekte të përbashkëta. Duhet të distan-cohemi nga rrugëtimi i gabuar kaq afër dhe kaq larg dhe duhet të afrohe-mi dhe njihemi më shumë me fqinjët, të shmangim nacionalizmat e tepruar e të dëmshëm, si dhe të

shmangim fobitë pate-tike ndaj njëri tjetrit. Zh-villimet rajonale janë të dukshme e të prekshme dhe çdo ndryshim ka efe-kt dhe për vendet e tjera, prandaj duhet që shtetet të jenë të kujdesshme në këtë proces, të marrin e të japin e të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre, në mënyrë që të plotësohen kriteret e mos të përballe-mi me dështime. Nuk ka

më kohë për kthim pas.

Literaturë

- Lisen Bashkurti, Evropa, Ballkani dhe Sfida e Kosovës, Shtëpia Botue-se Geer, Tiranë 2006. - Arben Puto, Shqi-përia Politike 1912-1939, Shqipëria e Jugut sërish përballë “Megali Idesë”,

Botimet TOENA, Tiranë 2009. - Ferdinand Sche-vill, Ballkani, Historia dhe Qytetërimi, Shtëpia bo-tuese UEGEN, Tiranë 2002. - Lisen Bashkurti, Krizat Ndërkombëtare, Shtëpia Botuese Geer, Ti-ranë 2008. - Lisen Bashkurti, Shqiptarët në Rrjedhat e Diplomacisё, Shtëpia Bo-tuese Geer, Tiranë 2003.

Burimet

1- Arben Puto , Shqipëria politike 1912-1939, Shqi-përia e Jugut sërish për-ballë “Megali Idesë”, Boti-met TOENA, Tiranë 2009, Faqe. 232-2432- Ferdinand Schevill, Ba-llkani, historia dhe qyte-tërimi, Shtëpia botuese UEGEN, Tiranë 2002, Faqe 380-3913- Shih faqen zyrtare të Komisionit Evropian rreth Samitit të Selanikut: h t t p : / / e c . e u r o p a . e u /enlargement/enlarge -ment_process/accession_process/how_does_a_country_join_the_eu/sa p/thessaloniki_summit_en.htm (qershor 2003)

Page 25: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 25

KOSTOT DHE TË MIRAT E MIGRACIONIT1

Elona Rusi Karacalarlı (Shqipëri)dega Marrëdhënie

Ndërkombëtare(PhD), Universiteti Dokuz Eylul

Izmir / Turqi

Migracion qu-het lëvizja e njerëzve në gru-

pe të konsiderueshme nga një rajon apo shtet në një tjetër. Arsyet e migri-mit janë nga më të ndrys-hmet përfshirë këtu arsye demografike, ekonomike, gjeografike, sociale, kul-turore e politike. Ky fe-nomen ka kontribuar në formimin dhe zhvillimin e vendeve si Shtetet e Bas-hkuara, Australia, Zelanda e re, Kanadaja etj.2 Përveç kësaj, shumica e ngjarjeve historike janë të lidhura me migracionin. Marrd-hëniet ndërkombëtare historikisht janë ndikuar

nga migrimet njerëzore të cilat hera herës kanë qenë shkak konfliktesh dhe sh-peshherë varësish të dy anëshme midis shtetesh të ndryshme. Kohёt e fun-dit lëvizjet e migrantëve janë shtuar dhe lehtësuar falë zhvillimeve teknolo-gjike. Migracioni është një fenomen kompleks i cili duhet të menaxhohet sa më mirë nga shtetet e origjinës dhe ato të des-tinacionit në të njëjtën kohë, për të përfituar kës-htu nga të mirat që ai sjell. Shtetet menaxhojnë imi-gracionin dhe emigracio-nin nëpërmjet politikave

të ndryshme të përpiluara në bazë të interesave të secilit prej tyre3, ndërko-hë që edhe institucionet ndërkombëtare vendosin rregulla në këtë drejtim. Pas një prezantimi të shkurtër tё migracio-nit le të shohim cilat janë kostot dhe të mirat që ai sjell. Pavarësisht faktit që migracioni në përgjithësi mendohet se koston për shtetet e destinacionit dhe sjell të mira për shte-tet e origjinës, ai ka kosto dhe të mira në të njëjtën kohë për të dyja palët.4 Në fillim le të shohim se cilat janë të mi-rat që migracioni sjell për

Page 26: Revista "Fjala" - ISSUE 3

26 stylus magazine

shtetet e origjinës. Parë nga ana ekonomike, migracioni ul pa-punësinë dhe ndikon dukshëm në rritjen e rrogave. Sipas Peter Stalker, një studim për republikёn e Koresë tregon se emigrimi në periudhën 1978-1991 ka ulur papunesinë nga 6.8% nё 5.5%.5 Gjithsesi duhet të ketë një pro-porcion midis migrimit të per-sonave të shkolluar dhe atyre pa profesion për të parandaluar kës-htu ndonjë krizë të mundshme si ajo e vitit 1980 në shtetet Arabe ku u shfaq një mungesë e mad-he e forcës punëtore.6 Dy efe-kte të tjera pozitive për shtetet e origjinës janë: Së pari kapitali që migrantët sjellin nga shtete të ndryshme pasi siç dihet shu-mica e migrantёve lënë mbrapa gjysmёn e familjeve të tyre për të cilën dёrgojnë para nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, dhe ky fenomen është shumë i për-hapur në Shqipëri. Së dyti, dhe me shumë rëndësi është fakti

se migrantët duke punuar jas-htë shtetit mësojne zanate dhe profesione të ndryshme të cilat i pёrdorin dhe i ushtrojnë edhe kur kthehen në vendet e tyre të origjinës. Sikurse u theksua më lart, migracioni ka qenë i rëndësis-hëm për formimin e shumë shte-teve dhe zhvillimin e tyre. Shte-tet evropiane gjithashtu kanë përdorur dhe përdorin imigran-tët për zhvillimin e tyre ekono-mik. Pavarësisht faktit që evro-pianët i shohin imigrantët si një problem ekonomik, politik apo social e kulturor, parashikohet se popullsia evropiane është një popullsi e moshuar në rritje, që sjell domosdoshmëri për fuqi të re punëtore, e cila mund të mun-dësohet nëpërmjet migracionit.7 Një tjetër përfitim i shteteve të destinacionit nga imigracioni është fakti se imigrantët bëjnë punë të vështira dhe shumë herë jo të preferuara nga vendasi

Burimi: Marrë nga Ipsos MORI dhe zyra e statistikave kombëtare Angli (cituar në faqe, 2009)

Page 27: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 27

ndёrkohë që edhe imigrantët e shkolluar janë të mirёpritur nga kёto shtete. Kur theksojmë të mirat që migracioni sjell për shtetet e ori-gjinës si dhe ato të destinacionit, nuk duhet harruar që kjo ështё e mundur vetëm në rastet kur migracioni është i mirëorgani-zuar nga të dyja palët. Edhe fakti që migracioni në shumë raste koston mjaft si për shtetet e ori-gjinës ashtu edhe për shtetet e destinacionit ka të bëjë me mo-sorganizimin e tij. Prandaj është e rëndësishme që shtetet në bas-hkëpunim të punojnë për formu-limin e politikave më efikase të menaxhimit të migracionit. Le të analizojmë më ho-llësisht disa nga kostot më të rëndësishme të migracionit ni-sur nga pikëpamja e shteteve të origjinës. Sipas Theodore Lia-nos, shtetet e origjinës vuajnë në fakt emigrimin e trurit të tyre njerëzor, të cilin e humbasin më

pas në shtetet e destinacionit.8 Disa shtete janë ballafaquar me humbje serioze të trurit të tyre njerëzor si për shembull Pakis-tani në vitet 1970 dhe 1980 kur pati dërguar jashtë shtetit më shumë se 100 000 emigrantë çdo vit. Rreth 45% e këtyre emigran-tëve kanё qenë njerëz të shko-lluar.8 Shqipëria gjithashtu has të njëjtin problem pasi shumica e studentëve që studiojnë jashtë shtetit preferojnë të qëndrojnë në shtetet e huaja edhe pas stu-dimeve të tyre, të detyruar nga papunësia dhe rrogat e ulëta në vendin e tyre. Shtetet e destinacionit gjithashtu vuajnë koston e mad-he të imigracionit, të cilën do ta analizonim në dy klasifikime. Së pari kostot ekonomike dhe së dyti ato politike. Përgjithësisht mendohet se imigracioni ndikon në rritjen e papunësisë për shtetet e desti-nacionit. Në disa raste, sidomos

Burimi: Marrë nga Ipsos MORI dhe zyra e statistikave kombëtare Angli (cituar në faqe, 2009)

Page 28: Revista "Fjala" - ISSUE 3

28 stylus magazine

në rastet e imigracionit të paligjshёm, kjo është e vёrtetë pasi imigrantёt e paligjshёm si skllevër të kohëve moderne punojnë në profesione të njëjta me vendasit karshi pagesash shumë më të vogla gjë që rrit papunësinë në shi-fra të konsiderueshme. Gjithësesi, në lidhje me imigracionin e ligjshëm nuk ka shifra që mbës-htetin të njëjtin mendim. Winkelman dhe Zimmer-man në studimin e tyre për Gjermaninë, shtetin me eksperiencën më të madhe të imigracionit në BE, rezultojnë në shifra të papërfillshme të papunë-sisë të shkaktuar nga imi-gracioni në vitet 1970, ndërsa për vitet 1980, Mu-hleisen dhe Zimmerman nuk gjejnë asnjë ndikim të immigracionit në papunë-sinë e shtetit Gjerman.10 Një tjetër ndikim

negativ i imigracionit në shtetet e origjinës është dërgimi i parave nga ana e imigrantëve drejt shte-teve të tyre të origjinës, gjë që dëmton dukshëm ekonominë e këtyre shte-teve. Sigurisht kjo nuk ndodh gjithmonë pasi disa imigrantë vendosen pёrgjithmonë aty duke marrë edhe nënshtetë-sinë e këtyre shteteve. Parë nga ana po-litike, imigrantët që ju

përkasin etniciteteve, kul-turave dhe pikpamjeve të ndryshme politike, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme pasi atyre në shumicën e rasteve ju jepet e drejta e votimit, gjë që përcakton fatin e shtetit ku ata ndodhen. Integrimi i imigrantëve ës-htë po ashtu problematik dhe i vёshtirë për shkak të ndryshimeve të mëdha kulturore midis tyre dhe vendasve. Nga ana tjetër sido-mos pas sulmeve terro-riste të 11 Shtatorit 2001, siguria e shteteve tё desti-nacionit ka qenë një tjetër problem shqetësues sido-mos kundrejt imigracionit tё paligjshëm. Për ta përfunduar këtë diskutim të gjatë do doja të përfshija një eve-niment tjetër të rëndësis-hëm që ka të bëjë me të drejtat e njeriut në për-

gjithesi si dhe ato të gruas dhe fëmijëve në veçanti. Në numrat paraardhës të revistës diskutuam trafiki-min njërëzor dhe të dre-jtat e njeriut, ndërkohë që migracioni në përgjithësi është një eveniment i lid-hur ngushtë me të drejtat e njeriut, për vetë faktin se migrantët janë në radhë të parë njerëz dhe pastaj mi-grantë. Por për ironi të fa-tit shumicën e rasteve ata trajtohen parësisht si mi-grantë gjë që shpeshherë çon në abuzimin e të dre-jtave të tyre si qenie njerë-zore. Por, në ditët e sotme kur shumica e shteteve të botës luftojnë për të për-vetësuar normat universa-le demokratike ndër të ci-lat të drejtat e njeriut zënë një vend shumë të rëndë-sishëm, ndaj me vend ta shqyrtojmë këtë temë

Page 29: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 29

ndër kostot që sjell migra-cioni dhe e rëndësishme pasi jo rrallë

Pra a është e mun-dur që shtetet ta kthejnë migracionin nga një pro-blem të mundshëm në zgjidhje të problemeve të tjera ekonomike e so-ciale? Siç u theksua më sipër kjo është më se e mundur vetëm në rast se migrimi mirëmenaxhohet. Çka duhet pasur parasysh është fakti se migracioni i ngjan një lumi i cili kalon në më shumë se një ose dy shtete.

abuzohet mbi tё drejtat e migrantëve kudo në botë. Dekadën ku ne jetojmë, shtetet kanë filluar ta ma-rrin parasysh këtë temё në formulimin e politikave të migracionit dhe njё rol të rëndësishëm në këtë pikë luajnë sidomos organiza-tat qeveritare dhe jo qeve-ritare të cilat identifikojnë problematikën e mund-shme dhe sygjerojnë zgjidhje të tij nëpërmjët formulimit të rregullave ndёrkombëtare të cilat moralisht duhet tё zbato-hen nga të gjithë shtetet e botës. Pra a është e mun-dur që shtetet ta kthejnë migracionin nga një pro-blem të mundshëm në

zgjidhje të problemeve të tjera ekonomike e socia-le? Siç u theksua më sipër kjo është më se e mundur vetëm në rast se migrimi mirëmenaxhohet. Çka du-het pasur parasysh është fakti se migracioni i ngjan një lumi i cili kalon në më shumë se një ose dy shte-te. Dhe sikurse menaxhimi i lumenjve bëhet i mun-dur nga politika të ndrys-hme midis të gjitha shte-teve që lagen nga ai lumë në bashkëpunim me njëra tjetrën, ashtu edhe shtetet e origjinës, shtetet tranzi-te dhe ato të destinacionit duhet të bashkëpunojnё me njëra tjetrёn. Kjo ës-htë mёnyra e vetme për të përfituar nga migracio-ni pasi migracioni është një fenomen i lashtë dhe i pashmangshёm.

-----------------------------------------

Burimet:

1- Pjesë Nga: Elona Rusi-Karacalarlı, ‘’Can the European Union have its own Immigra-tion Policy? A Study of Diffi-culties and Possible Solutions.’’, Tezë Masteri, Easter Mediterra-nean University, TRNC, Fama-gusta, 2007. 2- Gary P. Freeman, “Modes of Immigration Politics in Liberal Democratic States”, Internatio-nal Migration Review, Vol. 29 No. 4, (1995), pp. 887.

3- Për me shumë në lidhje me rregullat e migracionit shikoni: Myron Weiner, “On Internatio-

nal Migration and Internatio-nal Relations”, Population and Development Review, Vol. 11 No. 3, (1985), pp. 441-455.

4- Elona Rusi-Karacalarlı, ‘’Can the European Union have its own Immigration Policy? A Study of Difficulties and Pos-sible Solutions.’’, Tezë Masteri, Easter Mediterranean Univer-sity, TRNC, Famagusta, 2007, p. 15.

5- Peter Stalker, workers without Frontiers: The Impact of Globalization on Interna-tional Migration, Switzerland: Lynne Rienner Publisher/ILO, 2000, p. 75.

6- Bimal Ghosh, “Economic Migration and the Sending Countries”, in Julien van den Broeck, (ed.), The Economics of Labor Migration, Celtenham and Brookfield: Edward Elgar, 1996, pp. 88-97.

7- Herbert Brucker, et al., “Ma-naging Migration in the Eu-ropean welfare State”, in Tito Boeri, Gordon Hanson and Barry McCormick, (eds.), Immi-gration Policy and the welfare System, New York: Oxford uni-versity press, 2002, p. 3.

8- Theodore P Lianos, “Brain Drain and Brain Loss: Immi-grants to Greece”, Journal of Ethnic and Migration Studies, Vol. 33 No. 1, (2007), p. 134. 9- Peter Stalker, workers without Frontiers: The Impact of Globalization on Interna-tional Migration, Switzerland: Lynne Rienner Publisher/ILO, 2000, p. 79.

10- Klaus F Zimmerman,“Tackling the Eu-ropean Migration Problem”, The Journal of Economic Pers-pectives, Vol. 9 No. 2, (1995), p. 54.

Page 30: Revista "Fjala" - ISSUE 3

30 stylus magazine

Ëngjëll Rrapaj (Shqipëri)dega Informatikë, fakulteti Shkenca Matematike Fizike dhe Natyrale, Alma Mater

Studiorum Bologna (UNIBO) Bolonjë / Itali

“Teknologjia do të verë në dispozicion, për ud-hëheqësit e kombeve të mëdha, teknikat për kryerjen e operacioneve sekrete luftarake, të cilat do të kërkojnë përdorimin e një numri të vogël të forcave të sigurisë [...] Teknikat e modifikimit nё klimё mund të pёrdoren për të prodhuar periudha të gjata thatësire apo stuhie”. Zbygniew Brzezinski (Midis dy epokave - 1970)

Page 31: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 31

Fjala mё e rёndёsishme e shekullit tё XXI, pothuajse qё e pёrfaqёson tёrёsisht kёtё periudhё kohe ёshtё fjala “teknologji”. Vetё kjo fjalё po ta studiosh nuk ka njё pёrcaktim tё vetin, deri nё shekullin e XVIII kjo fjalё pёrdorej pёr studimin e arteve, ku me art nёnkuptohej “tё dish tё bёsh” qё sot zvёndёsohet nga fjala “teknikё”.Pёrveç evolimit tё saj si fjalё duket haptazi qё si pёrmbajtje teknologjia pothuajse ka ndryshuar

tёrёsisht. Nё qoftё se nё shekuj mё parё me teknolo-gji konceptohej “tёrheqja e parmendёs nga njё ka”, nё ditёt e sotme teknologji do tё thotё “njё makineri qё pu-non, prashit, vadit tokёn ndёrkohё qё bujku luan xBox. Nё fakt ёshtё diçka qё ve nё dyshim aftёsitё ose qёnien e tij si bujk, pasi e vetmja qё bёn ёshtё tё trasportojё tё korrat dhe ti shesё ato.Por mё mirё ta lemё bujkun nё punёn e tij dhe tё

shohim zhvillimin qё ka sjellё teknologjia me pёrparimin e saj. Nuk ёshtё pak me tё vёrtetё, pasi sot kilometrat pothuajse nuk ekzistojnё pёr njёrezit, mund tё jesh nё Shqipёri dhe tё flasёsh me Amerikёn sikur e ke tё ulur pёrballё teje, mund tё udhёtosh mijera kilometra bren-da disa orёve ose mund ti bёsh tё dyja kёto gjёra nё tё njёjtёn kohё. Epo teknologjia mesa duket nuk ёshtё aq e keqe sic thonё disa, nё kёtё rast mund tё themi me

plot gojёn qё teknologjia sjell zhvillim. Tё dyja gjёrat e thёna mё lart janё tё vёrteta, pasi teknologjia si shumё gjёra tё tjera nё kёtё botё ёshtё relative. Mendoni sikur teknologjia ёshtё nje thikё, dhe tani mendoni se çfarё mund tё bёni me njё thikё, mund tё prisni bukёn ose ushqime tё tjera, ose mund tё lёndoni dikё dhe tё shkaktoni dёm, pra janё tё dyja faqet e monedhёs. Ajo çka po ndodh nё ditёt e sotme

Page 32: Revista "Fjala" - ISSUE 3

32 stylus magazine

ёshtё se nuk po gjen-det me ushqim pёr tё prerё, pra teknologjia po pёrdoret mё shumё pёr tё bёrё dёm. Mendoni pёr historinё e trasportit qё nga shpikja e rrotёs, kjo ka sjellё jashtёzakonisht shumё zhvillime nё tё gjithё historinё e njeriut.

Po ta vёrejmё hap pas hapi me zhvillimin e teknologjisё arrijmё deri nё njёfarё pike ku kёthehemi tek zanafilla, duke qenё se kjo lloj tek-nologjie sot kushtёzohet nga lёndёt djegёse dhe pakёsimi i kёtyre resurse-ve bёn qё çmimi i tyre tё rritet duke e bёrё kёtё te-knologji tё papёrdorshme pёr qytetarin e thjeshtё, dhe gjithashtu pengon dhe krijimin e energjive al-ternative si ajo me uje apo me oksigjen qё u krijuan por mё vonё u vyshkёn si projekte pasi cёnonin interesat e pronarёve tё lёndeve djegёse .

Pra kuptohet se e vetmja pengesё pёr ta barazuar fjalёn teknologji me fjalёn zhvillim ёshtё ajo “dora” qё kontrollon dhe pёrdor teknologjinё nё favor tё saj .

Pra çfarё bёn mё

saktёsisht kjo dorё, pёr çfarё po e pёrdor teknologjinё dhe ku do tё arrije? Duken si pyetje detektivёsh nёpёr fil-ma por do pёrpiqemi tё pёrgjigjemi shkurt dhe qartё. E dini se cila ёshtё e vetmja dёshirё e njё njeriu tё pasur? Tё jetё akoma mё i pasur, dhe kjo i jep pёrgjigje njё nga pyetjeve tё mёsipёrme. Pra pёrdorimi kryesor qё i bёhet ёshtё pёr qёllime komerciale, pra duke vёnё reklama kudo tё jetё e mundur qё tё nxi-sin sa mё shumё blerёsit tё konsumojnё, ju ka qёlluar dhe juve tё merr-ni telefonatё ose sms me oferta nga mё tё ndrysh-met, apo mё e keqja kur po shikoni filmin tuaj tё preferuar dhe fiks nё ças-tin kur Chuck Norris po bёn gjuajtjen e tij dhe del njё plakё qё ju kёshillon tё pёrdorni ngjitёs pёr protezat tuaja qё ti ndje-ni si dhёmbёt tuaj. Nor-malisht ajo bёn dhe njё buzёqeshje qё tё tregojё sa efikas ёshtё ngjitёsi dhe pas kёsaj aq e kishte leze-tin filmi. Kjo gjё i ka bёrё kohёt e fundit femrat njё “objekt” komercial.

Por ka gjёra tё tjera qё shkojnё pёrtej kёsaj “tor-ture”, nё fakt teknologjia nё duart e gabuara mund tё shkaktojё shumё dёme, pёr tё mos harruar ato qё ka shkaktuar deri mё sot. Nuk e di nёse keni dёgjuar ndonjёherё rreth projektit HAARP apo RFID, duhet tё them se janё disa gjёra shumё interesante pёr tё cilat bёhet fjalё, do ti trajtoj nё mёnyre sipёrfaqёsore por ju kёshilloj tё bёni kёrkime nё google rreth tyre.

Projekti HAARP (High Frequency Active Auro-ral Research Program ) Është njё proje-kt amerikan qё nga viti 1992 i bazuar nё Gakona (Alaskё), nё tё ndodhen rreth 180 milionё shtylla alumini tё gjata 23 metra, dhe nё krye tё tyre gjen-den çifte antenash pёr frekuencёn e lartё dhe tё ulёt tё rrymёs tё cilat janё tё afta tё transmentojnё valё me frekuencё tё lartё deri nё njё distancё prej 350 kilometrash. Kёto valё mund tё drejtohen nё zona tё ndryshme tё planetit, qofshin ato atmosferike apo tokёsore.Si nё shumicёn e rasteve edhe ky projekt prezanto-het me qёllime

Page 33: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 33

fisnike: “studimi akademik i jonosferёs, zhvillimi i te-knikave tё reja radar, qё bёjnё tё mundur komuni-kimin me nёndetёset dhe gjithashtu tё bёjё tё mundur njё “radiografi” tё te-rrenit pёr tё zbu-luar armё tё ven-dosura dhjetёra kilometra nёn dhe. Por si nё çdo projekt kjo ёshtё vetёm sipёrfaqja, pёr tё zbuluar mё shumё du-het tё gёrmojmё mё tej. Në vitet tetëdhjetë, Ber-nard J.Eastlund, një fizikan nga Teksas, në MIT të Boston, i frymë-zuar nga zbu-limet e Nikola Tesla, regjistroi në Shtetet e Bas-hkuara si Paten-tim Nr 4,686,605 titulluar “Metoda dhe pajisje për të ndryshuar një rajon të atmos-ferës, të magnetosferës dhe jonosfera”, i cili bëri pas tij edhe 11 patentime tё tjera. Në një nga këto ai përshkruan vetitë re-flektuese tё jonosferës nё pёrdorime si “sisteme tё rrezeve energjike”, “shpër-

thimet bërthamore gra-duale pa rrezatime”, “zbu-limin dhe shkatërrimin e raketave bërthamore” dhe “sisteme radar hapsinore”.

Disa prej këtyre zbulimeve u blenё nga ARCO, e cila zotëron rezerva të mëdha të gazit natyror në Alas-kë, tё cilat me anё tё kёsaj mёnyre mund tё rikonver-toheshin nё energji elek-trike dhe tё shpёrndahej

nёpёrmjet jonosferёs tek klientet e tyre nё tё gjithё botёn, vizioni i Tesla-s pёr tё shpёrndarё ener-gji pa fije dhe gratis nё tё

gjithё botёn ishte duke u realizuar edhe pse ishte nё kundёrsht im me intere-sa tё mёdha e k o n o m i k e . (Nikola Tesla ishte njё gjeni aq i panjohur pёr historinё sa i madh ёshtё borxhi i njerёzimit ndaj tij)Për më tepër, këto shpikje bënin të mun-dur manipuli-min e klimës d o m e t h ё n ё , tё krijonin shi kur duhej pёr tё favorizuar bujqёsinё ose tё neutralizo-nin fenomene shkatёrrues si

tornado dhe uraganёt.Në këtë pikë, qeveria hyri në skenë, dhe historia u bë më e ndërlikuar.Të gjitha patentat East-lund u vulosën nga një ur-dhër pёr fshehtesinё mak-simale, dhe pastaj

Page 34: Revista "Fjala" - ISSUE 3

34 stylus magazine

kaloi tek E-Systems, një nga furnizuesit kryesorë të teknologjive të avancua-ra per shërbimet sekre-te të fuqive mё tё mёdha botërore, të marrё më pas nga Raytheon, një nga katër furnizuesit më kryesorё të mbrojtjes tё SHBA, krijues i raketёs “Tomahawk”, “Stinger” (kёto shpesh pёrfundonin nё duart e vendeve tё papёrgjegjshme dhe gru-peve terroriste)Sipas zbulimeve të East-lund, drejtimi i fuqisë se Haarp drejt një pike të caktuar të jonosferës do ta nxehё atё deri nё atё pikё

sa ta rritё atë fizikisht, në mënyrë që të krijojë një fryrje shumë reflektive, të përcaktuar prej tij si “efekt lente”, në gjendje të dre-jtojnë rrezet nga Toka me efekt shkatërrues: fuqia e këtyre valëve do mund të shkaktojë ndryshime mo-lekulare të atmosferës, duke shkaktuar - në varësi të frekuencave të ndrysh-me - ndryshimin e klimës, përçarjen e mundshme të proçeseve mendore të njeriut, dhe ndoshta, në të vërtetë, efektet e lëvizjeve tektonike tё njё madhёsie akoma tё panjohurNgjarjet e tanishme

gjeopolitike të mund të parashikoheshin disa vite më parë, duke lexuar li-brat “profetike” si “Fus-ha e Madhe e Shahut” të Zbygniew Brzezinski nё vitin 1997, ose tekstet pra-gramatike e PNAC, Pro-ject For a New American Century (projektet pёr njё shekull te ri Amerikan), i tё njëjtit vit.

Tё njёjtat gjёra mund tё parashikojmё tani, duke analizuar shkrimet dhe de-klarimet e udhёheqёsve tё lartё ushtarak si dhe mendimtarё influentё pёr tё kuptuar realitetin e njё

Page 35: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 35

tё ardhmje tashmё tё afёrt

Po i njёjti Brzezinski, Kës-hilltar i Sigurimit në di-tët e Carter, në vitin 1970 shkroi në librin e tij Midis Dy Epokave: “Teknologjia do të verë në dispozicion, për udhëheqësit e kombe-ve të mëdha, teknikat për kryerjen e operacioneve se-krete luftarake, të cilat do të kërkojnë përdorimin e një numri të vogël të forcave të sigurisë [...] Teknikat e mo-difikimit nё klimё mund të pёrdoren për të prodhuar periudha të gjata thatësire apo stuhie”. Teori tё tilla datojnë që nga ato kohë, edhe pse në formë bazi-lare, studimet e para pёr luftën klimatike të tilla si Projekti Popeye për të zgjeruar sezonin e muso-neve në Vietnam.

Më 22 shkurt 2004, Observer publikoi njё ra-port “sekret”, i porositur

nga Andrew Marshall, një këshilltar influent i Rum-sfeld, i cili ishte arratisur nga Pentagoni, dhe për-fundon: “Një përçarje e menjëhershme, klima do të çojë në një katastrofë globale me përmasa monu-mentale, e cila përfshin një luftë bërthamore dhe fatke-qësitë natyrore, do të bёjё qё kombe të tëra të zhduken nën det dhe ata tё paktё tё mbijetuar do tё luftojnё pёr burimet e pakta ushqimi, uji dhe energjie “.

Kjo mund të duket si përshkrimi i një skenari tё ardhshёm nga filmat e Hollivudit, por në vitin 2003 mori jetё projekti “DARPA Falcon”, një ro-bot i super armatosur me mbushje bërthamore i aftë tё fluturojё nё njё lartёsi prej 100,000 metra, dhe njё shpejtësi 12 sa herë ajo e zёrit, praktikisht i pakapshёm nga radarёt,

qёllimi i kёtij projekti me pak fjalё ёshtё qё Ame-rika tё ketё mundёsinё tё bombardojё çfarёdo vendi nё planet brenda njё ore, ky projekt ishte gati pёr testim nё vitin 2007, por u anullua.

Nё vitin 2011 u lёshua HTV-2 qё ishte pёrfeksionimi i Falcon, arrinte njё shpejtёsi prej 26000 km/h, por u de-klarua qё pas lёshimit nё hapsirё tё kёsaj arme su-personike u deshёn 26 minuta qё tё humbisnin kontaktet me tё dhe se HTV-2 kishte humbur nёn ujrat e oqeanit paqёsor, normalisht nё njё proje-kt kaq tё rёnduar, njё sis-tem gjurmimi do tё pris-hte shumё punё kёshtu qё Amerikanёt i humbёn miliarda dollarё me kёtё projekt dhe ky humbi, dhe ne e besuam dhe paqja nё tokё u rikthye. Pak a shumё kёtё shkruajnё ga-zetat por nё fund tё fundit masmedia ёshtё “karame-lja” qё u jepet fёmijёve tё mos qajnё.

Viti 2006 është edhe viti që do të pajiset me transmetues tё tjerё HA-ARP, duke e çuar atё nё pushtet të plotë. Edhe di-het qё ёshtё pёr të ndih-muar bujqësinë.Antenat e stacionit HAARP (180 milion copë)

Page 36: Revista "Fjala" - ISSUE 3

36 stylus magazine

Pёr sa i pёrket botёs sё shkencёtarёve ka shumë zëra protestues rreth këtyre projekteve tё çmendur dhe shkatёrrues. Ndër këto, shkencёtarja me famё botёrore Ro-salie Bertell raporton se “shkencëtarët ushtarakë amerikanë janë duke pu-nuar në sistemet klimatike si një armë të mundshme. Metodat përfshijnë rritjen

e stuhive dhe devijimet e lumenjёve tё avullit në atmosferën e Tokës për të prodhuar thatësirё apo përmbytje tё shënjestrua-ra. “Richard Williams, një fizikant dhe konsulent në Universitetin Princeton, thotë se “testi i mbinxeh-jes sё jonosferës është një akt i papërgjegjshëm i van-dalizmit botëror1 HAARP mund të jenë një rrezik

serioz për atmosferën e Tokës. Me eksperimente të tilla, dëme të paripa-rueshme mund të bëhen në shumё pak kohё.“

Disa studiues tashmë dyshojnё se ka lidhje me ndryshimet e fundit klima-tike, tërmetet, uraganёt, valë të baticës, thatësira e përhapura, etj.

RFID - Radio Frequency Identification

Ky projekt ёshtё njё tek-nologji e fundit pёr iden-tifikimin e tё dhёnave nё mёnyrё automatike nga dispozitivё tё quajtur “tag” ose “transponder”.Me fjalё tё thjeshta ёshtё njё “mikrochip” qё brenda ka tё dhёnat tuaja qё nga karta e identitetit e deri tek libreza juaj shёndetёsore. Pra njё send i vetёm qё shёrben pёr identifikimin tuaj, pa patur nevojё pёr portofol, pashaportё apo letra tё tjera juve do tu duhet vetёm tё keni kёtё “çip” (chip).Dhe pёr tu siguruar qё ju mos ta humbisni, ky “çip”

do tё vendoset nёn lёkurёn tuaj, pra mund tё humbis-ni mendjen por jo “çipin”. E vendosur si zgjid-hje për të eliminuar vjedh-jen e identitetit, humbjen e protofolit, dhe një mori të shkeljeve të tjera tё ligjit, çipi (chipi) i ri “all inclusi-ve” RFID po fiton vrull për zbatimin e përhapur. Ra-portet e fundit të lajmeve tregojnë se një çip RFID qё ёshtё nё gjendje tё vrasë njerëz (që me sa duket nuk përputhen me kërkesat e qeverisë “dashamirёse”) tashmë është shpikur. Thjesht nuk mund tё mohojmё faktin qё

“autoritetet superio-re” po pёrpiqen qё tё “mikrochipojnё” tё gjithё njerёzimin. Raporte tё pafundme nё lajme flasin vetёm pёr mikroçipin tё dizenjuar pёr impjante nё lёkuren njerёzore.2

Por ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë ës-htë se kjo teknologji ekzis-ton tani, dhe tashmë është aprovuar nga “US Food and Drug Administration” (FDA) për përdorim tek njerëzit. Jo vetëm që këto çipe “në heshtje dhё nё mёnyrё tё padukshme” ruajnё dhe transmetojnё të dhënat personale, por

Page 37: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 37

por ato gjithashtu mund të programohen për të kryer një shumëllojshmëri funk-sionesh të tjera.3

Duke filluar në minuten 00:42, ky klip nga YouTu-be përmban një segment ku tregohet nje “RFID mikroçip vrasës” duke u aktivizuar nga distanca, mund të dërgoni një dozë vdekjeprurëse me cyanide në lëkurën e një personi. Gazetari i Fox News mund të dëgjohet duke thënë se ky çip “do të vrasë nё qoftë se ju dilni nga shinat” 4

Duke supozuar se ata do të përdoren vetëm për qёllime dashamirёse që propozuesit e tyre pretendojnë (gjё qё ska shumё mundёsi), mikro-proçesorët e njeriut janë një makth privatёsie që është shumë më keq se kartat e kreditit dhe

të hollat. Sepse mikro-proçesorët përcjellin in-formacion me anë të RFID dhe sinjalet GPS, krimi-nelët mund të rrëmbejnё lehtё informacione perso-nale duke pёrceptuar sin-jale të transmetimit. Nё qoftё se e kanё bёrё me kartat e identitetit dhe me çfarёdo lloj sistemi sigurie, atёherё sigurisht qё do tё arrijnё edhe me kёtё. Çdo gjё e krijuar nga njё nje-ri mund tё shkatёrrohet ose tё zbёrthehet nga njё tjetёr.Siç ka thene Brecht:”Shkenca nё shёrbim tё pushtetit, do ti krijojё vetёm dёme tё gjithё njerёzimit”. Gjёja qё mё pёlqen mё pak rreth kёtij çipi ёshtё se aktualisht pёrdoret pёr qentё. Duke qёnё se ka njё numёr identifikimi mund tё gjendet lehtё pozicioni i

tij. Qentё nuk kanё proble-me pёr privatesinё, ndёrsa unё mendoj se do kem. Nuk do mё pёlqente fare fakti qё tё gjithё ta dinin qё mua mё pёlqejnё pata-tet e skuqura, pёr mё pak sikur ta merrnin vesh qё fle gjumё deri nё oren 12. Tё gjithё kanё personalite-tin e tyre qё preferojnё ta mbajnё pёr vete. Por kёto nuk janё asgjё me rёndёsi, ajo qё duhet shmangur ёshtё tё lejosh qё diçka e tille tё kalojё nё duart e gabuara, mendoni sikur tё akuzoheni pёr vrasje dhe tё nxjerrin si provё qё mikroçipi juaj nё atё mo-ment nё atё orё tregon-te vendndodhjen tuaj nё vendin e krimit, edhe sikur tё mos jetё ashtu nuk ke si ta provosh kёshtu qё do tё dёnoheshe padrejtёsisht.

Ka shumё gjёra nё kёtё botё qё do tё is-hin shumё tё thjeshta me teknologjinё e du-hur, por fakti qёndron se jo çdo gjё duhet lёnё nё dorё tё diçkaje tё krijuar nga njeriu, pasi njeriu ka tendencёn qё gabon dhe kёto gabime shumё hёrё i paguan. Shumё herё harrojmё qё kemi fi-lluar tё shpikim dhe i automatizojmё ato nё mёnyrё qё tё ecim para,

Page 38: Revista "Fjala" - ISSUE 3

38 stylus magazine

por ajo qё po ndodh ёshtё qё dija nuk ёshtё mё e lire, shkenca nuk ёshtё mё bamirёse, ekonomia nuk ёshtё mё fitimprurёse, dhe njeriu nuk ёshtё mё prodhues.

U bё kohё qё nuk kemi parё njё shkencёtar tё shpjegojё ndodhitё, njё bankier tё ndihmojё tё varfёrit, njё shkollё tё promovojё kreativi-tetin, njё personazh tё shёmbёlljё modestinё, njё sportist tё luajё pёr paqe, apo njё femёr tё ruajё per-sonalitetin e saj.

Ajo qё pёrmenda nё gjashtё rreshta quhet zh-villim, ka lindur me njeriun me hapat e parё tё tij dhe do vdesё me tё, ndёrsa çdo gjё mё sipёr shpjegon teknologjinё, jeta nё kohёt e fundit na sjell nё mes tё dy rrugёve ku duhet tё zgjedhim nga tё shkojmё.Unё do tё preferoja ta ndi-zja vetё zjarrin dhe tё haja bashkё me familjaret e mi nё tryezё, sesa tё ngroh-ja ushqimin nё mikrovalё ndёrkohё qё secili ёshtё nё dhomёn e vet duke u marrё me pc, televizor apo lojra virtuale. Është e vёrtetё qё duhet ti pёrshtatemi kohёs, por jo ta lemё atё

tё na tёrheqi zvarrё.shkenca nuk ёshtё mё bamirёse, ekonomia nuk ёshtё mё fitimprurёse, dhe njeriu nuk ёshtё mё prodhues.U bё kohё qё nuk kemi parё njё shkencёtar tё shpjegojё ndodhitё, njё bankier tё ndihmojё tё varfёrit, njё shkollё tё promovojё krea-tivitetin, njё personazh tё shёmbёlljё modestinё, njё sportist tё luajё pёr paqe, apo njё femёr tё ruajё per-sonalitetin e saj. Ajo qё pёrmenda nё gjashtё rreshta quhet zh-villim, ka lindur me njeriun me hapat e parё tё tij dhe do vdesё me tё, ndёrsa çdo gjё mё sipёr shpjegon teknologjinё, jeta nё kohёt e fundit na sjell nё mes tё dy rrugёve ku duhet tё

zgjedhim nga tё shkojmё.Unё do tё preferoja ta ndi-zja vetё zjarrin dhe tё haja bashkё me familjaret e mi nё tryezё, sesa tё ngroh-ja ushqimin nё mikrovalё ndёrkohё qё secili ёshtё nё dhomёn e vet duke u marrё me pc, televizor apo lojra virtuale.Është e vёrtetё qё duhet ti pёrshtatemi kohёs, por jo ta lemё atё tё na tёrheqi zvarrё.

Burimet:

1 - h t t p : / / w w w . 2 . f i u .edu/~mizrachs/HAARP.html

2-http://www.youtube.com/watch?v=yl2LMmwteCA

3-http://arstechnica.com/old/content/2004/10/4305.ars

4-http://www.youtube.com/watch?v=yl2LMmwteCA

Page 39: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 39

Egys Neziri (Shqipëri)dega Financë, Universiteti

Dokuz Eylul Izmir / Turqi

Sistemi i taksave ës-htë një ndër faktorët më të rëndёsishëm

që ndikon në rritjen e eko-nomisë. Sot me krizat e njëpasnjëshme i ka de-tyruar shtetet e industria-lizuara perёndimore që të ndjekin rrugën e uljes

të taksave për të nxitur investimet nga subjektet private dhe për disa qe-veri të tjera qё kanë ndje-kur rrugёn e rritjes të tak-save për të siguruar sa më shumё të ardhura tatimo-re për të mbuluar defiçitin buxhetor. Sistemi i tak-

save është kthyer një nga temat kryesore të qeveri-ve të ndryshme, se çfarë rruge do të ndjekin për të siguruar rritje ekonomike, një ekonomi të qëndrues-hme apo për të mbrojtur bizneset nga falimentimi dhe nxitjen e tyre për të

Page 40: Revista "Fjala" - ISSUE 3

40 stylus magazine

investuar. Sistemi i taksave nuk ka qenë vetёm temë e ditёs për qeveritë po edhe për mediat, gjithashtu kjo temё është prekur edhe në Shqipёri. Temat mbi të cilat kohët e fundit janë përqёndruar vështrimet si nga mediat ashtu, nga qeveritë dhe nga opozitat parlamentare janë bazuar në tre alternativa kryeso-re:

Pas viteve 1980 shumë vende të botës kanё pësuar ndryshime Brenda sistemit të tak-

save duke ndjekur rrugёn e uljes të shkallës të tati-mit, eleminimet e përjas-htimeve nga taksat. Pas viteve 1980 shumë vende të OECD’së kanë kryer re-forma brenda sistemit të taksave duke ulur shkallën e lartë të tatimit. Duke u kryesuar nga SHBA’të, Anglia dhe më pas nga shumë vende të tjera të OECD’së filluan të venë në praktikë uljen e shkallës të tatimit, dhe të gjitha këto politika ishin si shkak i daljes të një rryme të re ekonomike “ekonomi e bazuar mbi ofertë ose politikat e financës të re”. Duke studiuar grafikun e mësipërm vemë re se me fillimin e ndërhyrjes në sis-temin e taksave ka pasur një rritje të të ardhurave tatimore. Gjatë periudhёs të viteve 1980-2000 ulja e

shkallës të tatimit në ven-det e OECD’së është kryer me rreth 20%. Uljet e tak-save pas 1980 ka futur shumë shtete drejt rrugës së pranimit të taksës të sheshtë. Në vitet 1990 nё SHBA kanë filluar disku-timet e para rreth temës tё taksës progresive (pro-gressive tax) apo taksë të sheshtë (flat tax), shumë ekonomistë janë shprehur kundër taksës progresive duke thënë se ajo është shkak për rënien e mirëqe-nies1. Shkalla e lartë e ta-timit shtyn taksapaguesit të shkojnë drejt rrugës për të përfituar nga vakumet ligjore (legal loopholes)2. “Kalimi nga taksa Progresive në taksën e Sheshtë”: kjo është pika në të cilën dua të ndaloj. Ajo çka dua të prek më shumë në këtë temë,

Burimi: Marrë nga OECD

Page 41: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 41

është taksa e sheshtë dhe avantazhet dhe dizavanta-zhet.

Ç’është taksa e shes-htë?

Ashtu siç nënkup-tohet edhe nga emri, në taksën e sheshtë baza tatimore sado që të jetë shkalla tatimore do të jetë e njëjtë. Ajo gjithashtu qu-het “taksë me një normë tatimore” dhe “taksë me normë të qёndrueshme tatimore”. Për të kuptuar më qartë taksën e sheshtë duhet tё bëjmё një analizё rreth saj. Taksa e sheshtë plo-tëson të gjitha kriteret që të jetë një sistem ideal ta-timor. Taksën e sheshtë nga ana e parimit optimal të tatimit në këtë mënyrë mund ta përmbledhim:3

Të mirat

1. Thjeshtësia e saj për tu zbatuarSi nga ana e zyrave tati-more ashtu edhe nga ana e shlyrjeve të detyrimit ta-timor (tatimpaguesit) zvo-gëlon kostot (kostot e pa-jisjeve, kostot e përsonelit, kostot e përpunimit etj.). Ulja e kostove për zyrat tatimore nënkupton, nga ana e shtetit sigurim më

i lartë i të ardhurave tati-more. Gjithashtu edhe nga ana shlyersve të detyrimit tatimor(taksapaguesit) ulja e kostove pason me rritjen e të ardhurave të ci-lat mund të përdoren për qёllime të tjera fitimprurë-se.

2. Nga ana e drejtësisё së tatimit është e përshtatsh-meNë terminologjinë e fi-nancës sipas principeve “drejtësi horizontale” dhe “drejtësi vertikale” taksa e sheshtë është një tak-se e përshtatshme. Në të parën të gjithë individët që posedojnë të njëjtёn bazë tatimore duhet të paguajnë shumë tatimore të njëjtë, dhe tek e dyta ta gjithë individët që zo-tërojnë bazë tatimore të ndryshme nga njëri-tjetri duhet të paguajnë shuma tatimore të ndryshme por baza tatimore e tyre duhet të vlerёsohet nga e njёjta shkallë tatimore.

3. Barazi përballë ligjitDrejtësi, para së tё gjithash do të thotë “barazi përba-llë ligjit”. Sipas filozofit Marcus Tu-llius Cicero në veprёn e tij “Ligji”: Ligji, është the-meli i shoqёrisë civile dhe drejtësia, barazi përballë

ligjit.4 Barazia përballë ligjit, nënkupton secili qytetar i një shteti përkatës detyri-met dhe pritjet e tij kun-drejt shtetit pёrkatës ku ai gjendet. Sipas kësaj të gjithë individët duke qenë të barabartë duhet të kenë detyrime të njёjta përba-llë shtetit përkatës ku ata i përkasin.

4. Taksa e sheshtё kur merret nën garanti kus-htetuese në të njëjtёn kohë edhe sipas principit “Qёndrueshmëri” është një taksë e përshtatshme.

5. Një sistem tatimor “I paanshëm”Taksa e sheshtë zvogëlon në masë të ndjeshme ndërhyrjen e forcave poli-tike në ekonomi.

6. Zvogёlon mbështetjet politike kundrejt subjekte-ve private.

7. Zvogёlon në masë të nd-jeshme evazionin fiskal.

8. Stimulon rritje dhe zhvi-llimin ekonomik.

9. Efekte pozitive në shti-min e pasurisë të paluajts-hme dhe formimin e kapi-talit.

Page 42: Revista "Fjala" - ISSUE 3

42 stylus magazine

10. Ndihmon në elemini-min e zvarritjes fiskale (fis-cal drag)5.Gjithashtu e kundërt me sistemin e taksës progre-sive ku në periudhat enfla-sioniste shfaqet problem i zvarritjeve të të ardhurave (bracket creep) gjë që e cila eleminohet në siste-

min e taksës së sheshtë.

11. Rrit mundësitë e konku-rencës në treg.

12. Në sistemin e taksës së sheshtë kundrejt të gjithë taksapaguesve zbatohet

e njёjta shkallë tatimore, por taksapaguesit pagua-jnë tatime të ndryshme nga njeri-tjetri.

13. Në sistemin e taksës së sheshtë kur zbatohet “zbritja standarte” ajo fi-ton vetinë e “taksës pro-gresive të fshehur”.

Zbritja standarte është zbritja që nga subjekti përkatës tatimor bëhet kundrejt individëve me të ardhura të ulëta

14. Me adoptimin e taksës së sheshtë do të mund të

eliminojmë taksimin e dy-fishtë6.

15. Me adoptimin e këtij sistemi sigurojmё rritjen e kursimeve, në këtë mën-yre do të kemi më shumë kapital i cili mund të na çojë në stimulimin e rritjes ekonomike7.

Të këqijat 8

1. Miratimi i Strukturës të taksës së sheshtë do të thotë se disa nga taksapa-guesit nuk do të duhet të paguajnë taksa, për shkak

Page 43: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 43

se atyre do tu zbatohet zbritja standarte.

2. Miratimi i Strukturës tё taksës së sheshtë do të thotë se disa nga “tatim-paguesit me fitime të larta do të paguajnë tatime më të ulëta”.

3. Ekonomistёt kanë ar-gumentuar se miratimi i Strukturës të taksës së sheshtë do të thotë në mënyrë efektive të paturit e një strukture regresive tatimore.

Sipas mbështetësve të politikave ekonomike të Keynes ata shprehen se sistemi i taksës progresi-ve është më i drejtë duke u bazuar në teorinë se “kush fiton shumë paguan shumë dhe kush fiton pak paguan pak” dhe për këtë qёllim taksa progresive si-pas tyre është më e drejtë kundrejt tatimpaguesve. Gjithashtu tatimi i perso-nave të ndryshëm në të njëjtёn shkallë tatimi ës-htë i padrejtë. Në të vër-tetë në strukturën e taksës së sheshtë individët me të ardhura të ndryshme tatohen në një shkallë të njëjtë tatimi por ata nuk paguajnë të njëjtën shumë tatimi. Taksa e sheshtë siç e përmendëm edhe më

lart në analizën që i bëmë tregon se taksa e sheshtë plotëson të gjitha kushtet e një sistemi të drejtë tati-mor jo vetëm për individët por edhe si një mjet për rritjen e ekonomisё duke vënë në funksion aparate të ndryshëm ekonomik. Struktura e taksës së shes-htë plotëson katër prin-cipet ideale të taksimit të vendosura nga ekono-misti kohës Adam Smith në veprёn e tij “Pasuria e Kombeve”. Mbështetia e strukturës të një sistemi tatimor i cili stimulon rritje ekonomike, rritje të kursi-meve, shtimin e pasurive të paluajtshme, elimini-min e tatimit të dyfishtë dhe shumë e shumë të tje-ra, pa dyshim që duhet të jemi në krah të një struktu-re të tillë.

Burimet:

1- Stiglitz,Josef E. (2000), Eco-

nomics of the public sector

page 554, Third edition, Norton

& Company, USA.

2- Prof.Dr.Coskun Can Aktan &

Doc.Dr.Dliek Dileyeci “Kamu

Maliyesi” fq.187 2009 Birlesik

Matbaacilik (Shtëpia Botuese

Birlesik)

3- Coskun Can Aktan & Dilek

Dileyici, Kamu Maliyesi, Birle-

sik Matbaacilik(Shtëpia Botue-

se Birlesik)., 2009, fq.66-68

4-http://flattax.house.gov/st-

lobby.htm

5- Bartlet Bruce “Flat Tax Bi-

bliography” http://www.taxa-

tion.org/taxlist.html

6- http://www.asktaxguru.

com/6556-what-advantages-

disadvantages-adopting-flat-

tax-us.html

7- http://www.asktaxguru.

com/6556-what-advantages-

disadvantages-adopting-flat-

tax-us.html

8- http://www.asktaxguru.

com/6556-what-advantages-

disadvantages-adopting-flat-

tax-us.html

[email protected]

Page 44: Revista "Fjala" - ISSUE 3

44 stylus magazine

Shpeshherё nё jetёn e pёrditshme lindin konflikte tё ndryshme. Kon-fliktet mund tё jenё tё shkallёs mikro por edhe makro-socialё pra, midis in-divideve, grupeve ose nё shkallё mё tё gjёrё midis shtetit dhe anёtarёve tё shoqёrisё, por edhe ndёrshtetёrore nё arenёn ndёrkombёtare. Kon-fliktet e vogla zgjidhen me anё tё li-gjit qё mbizotёron nё atё shtet apo shoqёri dhe me rregullat morale apo etike tё njё grupi njerёzish. Disipli-na e marrёdhёnieve ndёrkombёtare jep ndihmёn e saj duke studiuar dhe analizuar sjelljen e njё shteti por edhe tё shteteve nё marrёdhёnie me njёri tjetrin nё arenёn ndёrkombёtare. Megjithese diplomacia ёshtё njё vegel shumё e njohur dhe e vjeter, pak ёshtё folur pёr njё tjetёr mёnyrё tё zgjidhjeve tё konflikteve. Ajo qu-het zgjidhja e konflikteve nё mёnyrё tёrёsisht paqёsore. Nё qoftё se do tё imagjino-nim teorinё e zgjidhjeve paqёsore si njё urё qё bashkon dy pozicione tё ndryshme qё kanё konflikt, kjo urё do tё kishte dy kёmbё qё e mbёshtesin. Njёra quhet teoria etiko-morale e Mahatma Gandhit dhe tjetra quhet teoria pragmatike e Gene Sharp.Gandhi e bazon teorinё e tij nё

Mahatma Gandhi & Gene Sharp

Përparim Xhaferi (Shqipëri)kandidat Ph.D, Politikë dhe Marrëdhënie

Ndërkombëtare,Universiteti “La Trobe”Melbourne / Australia

Page 45: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 45

kundёrshtimin moral tё dhunёs. Ai beson tek shёndёrrimi total i mёndjes tё kundёrshtarit qё mund tё arrihet jo me dhunё. Ai imagjinon njё shoqёri qё jeton nё harmoni absolute. Sipas Gandhit njeriu duhet tё jetojё nё tё vёrtetё absolute dhe jo tё gёnjejё. Gandhi ishte fetar dhe teoria e tij e refuzimit tё dhunёs ёshtё e bazuar nё cilёsitё fetare etike-morale. Pёr tё nuk ka rёndёsi qё tё fitohet mbi kundёrshtarin por qёllimi ёshtё qё ai tё shёndrrohet plotёsisht pra, “zemra e tij tё ndryshojё” dhe kёshtu pozicio-net tё afrohen.

Mohandas Karamchand Gand-hi ose i ashtuquajturi Mahatma Gan-dhi lindi nё Gujarat nё 2 tetor 1869. Ai njihet si babai i Indisё pёr qёndresёn e tij paqёsore kundёr pushtimit tё Britanisё sё madhe nё fillim tё she-kullit tё njёzetё; duke propaganduar bashkimin e Indisё pa dallim feje apo rrace. Ai studioi pёr jurisprudencё nё Londёr dhe pas asaj u kёthye pёr tё punuar si avokat nё Indi. Aty nuk pati sukses dhe emigroi nё Afrikёn e Ju-gut ku fitoi nё gjyqin e parё si avokat mbrojtёs mbi tё drejtat e njeriut; duke fituar para dhe famё. Pas njё kohe tё gjatё nё Afrikё dhe Angli Gandhi u

Mahatma Gandhi & Gene Sharp

Page 46: Revista "Fjala" - ISSUE 3

46 stylus magazine

kthye nё Indi dhe qё nga viti 1915 ai vendosi tё nisi rezistencёn paqёsore kundёr Anglezeve. Gand-hi organizoi marshimin e Dandit nё vitin 1930 duke udhёhequr njё turmё tё madhe njerёzish dre-jt oqeanit Indian pёr mё shumё se 400 kilometra. Qёllimi ishte qё t’ju jep-te Indianёve mesazhin e mospasjes frike nga Anglezёt. Nё atё kohё li-gji i ndalonte Indianёt tё nxirrnin dhe tregёtonin kripё dhe ata duhet tu pa-guanin taksёn Anglezve pёr kripёn qё gjendej nё oqean.Gandhi ia arriti qёllimit duke i lejuar njerёzit qё tё “preknin” tё paktёn kripёn nё kripore dhe tё lirohes-hin nga frika e pushtuesve. Anglezёt e nёnvlerёsuan atё se nё fund tё fundit ai nuk po thyente ligjin

dhe bllokonte trafikun nё qytete, pёrkundrazi, ai marshonte nёpёr fshatra dhe fliste me njerёzit duke u kujtuar atyre traditat e vjetra kulturore dhe se si ta respektonin njёri-tjetrin. Gandhi ishte largpamёs nё kёtё strategji. Ai e kuptoi se pёr shoqerinё Indiane armiku i vetёm nuk ishin vetёm Anglezёt, por edhe vetё shoqёria Indiane e pёrçarё. Ky ishte vetёm fi-llimi i njё epoke tё madhe dhe mё vonё asaj qё do tё quhet India e pavarur. Ai u burgos disa herё nga auto-ritetet dhe pёr njё kohё tё gjatё nuk u kuptua dhe u kundёrshtua nё aksionet e tij paqёsore edhe nga vetё Indianёt sidomos banorёt e Punjabit; njё nga zonat e Indisё sё veriut. Gan-dhi nuk pushoi kurrё sё shkruajturi dhe veprat e tij janё tё panumёrta,

megjithatё ai pati edhe kufizime. Gandhi ishte kundёr revolucionit indus-trial edhe jo progresit nё emancipimin e gruas. Kjo u duk me pjesёmarrjen e ulёt tё grave nё manifesti-me dhe marshime.

“Gandhi ishte largpamёs nё kёtё strategji. Ai e kuptoi se pёr shoqerinё Indiane armiku i vetёm nuk ishin vetёm Anglezёt, por edhe vetё shoqёria Indiane e pёrçarё”----------------------------------- Kёmba tjetёr e urёs ёshtё Gene Sharp. Sharp lindi nё 21 janar 1928 nё Ohio. Ai u diplomua nё art nё shkencat sociale nё vi-tin 1949 – kur lufta e dytё botёrore sapo mbaroi dhe bota hyri nё njё luftё tjetёr – luftёn e ftohtё. Sharp

Page 47: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 47

pёrfundoi njё Mastёr nё vitin 1951 me tezёn kundёr dhunёs tё titu-lluar: “Njё studim sociolo-gjie”. Dy vjet mё vonё, nё moshёn 25 vjecare Sharp pёrfundoi librin e tij tё parё ku njёri nga kapitujt e kёtij libri ishte pikёrisht teza qё mbrojti pёr mas-ter. Edhe me ndihmёn e Albert Einstein (njё nga miqtё e tij tё ngushtё) ai nuk arriti ta publikonte atё deri nё 1960 kur libri u publikua nga njё shtёpi botuese Indiane. Libri i tij i parё dhe idetё e tij mbёshteten tёresisht nё ato qё Thomas Weber i quan “shpatullat e Mohan-das Gandhit”.

Sharp nuk e kishte vlerёsuar Gandhin si figurё fetare por pёr idenё dhe aksionet e tij paqёsore dhe si njё strateg poli-

tik. Pa dyshim Gandhi in-fluencoi tek idetё e tё riut Sharp. Pёr çudi pozicioni i Sharp filloi tё devionte nga ai i Gandhit nё Shtator tё vitit 1962 gjatё luftёs In-do-Kineze kur ai vuri re se Indianёt nuk i zmbrapsnin dot mёsymjet nё kufi tё Kinezёve duke ndjekur teorinё paqёsore tё Gan-dhit. Qё nga ky moment Sharp filloi tё mendonte se nuk ishte e lehtё qё ti “haje zemrёn” me tё mirё armikut, siç mendonte Gandhi. Nё mes tё vite-ve 60’ Sharp u distancua plotёsisht nga mёsimet e ideatorit tё tij Gandhi.Sharp u diplomua me Ph.D nga Universiteti i Oxford nё vitin 1968 dhe ai ishte tashmё nё kёrkim tё me-todave pragmatike se si tё fitohej mbi kundёrshtarin dhe jo qё tё shёndёrronte apo afronte pozicionet

me tё. Atij nuk i intere-sonte shumё si ta bёnte kundёrshtarin tё butё dhe tё sjellshёm. Duke pёrdorur si bazё teorinё e Gandhit, ai krijoi ver-sionin e tij “pragmatik” tё “mbrojtjes duke pёrdorur civilet” dhe jo ushtrinё. Nё vitin 1983 Sharp themeloi institutin Albert Einstein. Ai punoi si kёshilltar pёr shumё vёnde tё Evropёs lindore pas rrёzimit tё mu-rit tё Berlinit. “Fisheku i tij i artё” mund tё quhet libri i tij me tre volume Politika e aksioneve paqёsore [The Politics of Nonviolent Ac-tion]. Kёto volume janё vazhdimi i kёrkimit tё tij shkencor tё mbrojtur nё Ph.D. Sharp ёshtё shumё praktik nё formulimin e rreth 198 metodave tё ndryshme tё rezistencёs paqёsore pёr tё fituar mbi kundёrshtarin. Ato janё tё

Page 48: Revista "Fjala" - ISSUE 3

48 stylus magazine

gjitha paqёsore por me njё forcё tё ha-bitshme qё do tё trembnin edhe diktato-rin mё tё egёr. Sharp gjendej shumё afёr nё Tiananmen Square nё vitin 1989 kur tanket Kineze shtypёn me dhunё revoltёn e studentёve dhe ai shpjegon shkaqet pse ajo dёshtoi. Nё qoftё se teoria e tij do tё zbatohej mundet edhe tё flitej pёr sukses tё studentёve Kinezё. Veprat e Sharp nё mbrojtjen nga civilёt janё pёrkthyer nё mё shumё se 30 gjuhё tё ndryshme. Ai ёshtё propozuar nё vitet 2009 dhe 2012 pёr çmimin Nobel.

Pёr fat tё keq shumё figura tё mёdha tё njerёzimit janё vlerёsuar mё shumё pas vdekjes sё tyre. Figura e Mahatma Gandhit dhe ajo e Martin Luther King u bёnё mё madhёshtore pas vrasjes sё tyre. Duket qё pёr tё moshuarin dhe tё sёmurin Gene Sharp mund tё ndodhё qё tё bёhet mё shumё i njohur vetёm pas vdekjes. Sharp dhe Gandhi mbollёn farёn e asaj qё mund tё shёndёrrohet nё tё ar-dhmen nё njё disipline tё re. Tё dy, Gan-dhi dhe Sharp meritojnё njё kujdes dhe respekt tё veçantё pёr kёtё ide qё ёshtё alternativё e zgjidhjeve tё konflikteve nё vёnd tё dhunёs dhe armёve qё tashmё pёr fat tё keq mbizotёrojnё akoma. Le tё shpresojmё qё brezat e ardhshёm do tё shijojnё frytet e asaj peme qё ata kulti-vuan pёr gati njё shekull tё tёrё.

Burimet:

* Brown, Judith M, “Gandhi, Mohandas Karam-chand [Mahatma Gandhi] (1869–1948)”, Oxford Dictionary of National Biography, Oxford Univer-sity Press, 2004.

* Gandhi, Mohandas Karamchand (1994), “The

collected works of Mahatma Gandhi”. Publica-tions Division, Ministry of Information and Broad-casting, Govt. of India. (100 volumes).

* Laura Secor phone interview with Sharp pu-blished by Boston Globe on 29 May 2005 “war by other means”, The Boston Globe, May 29, 2005.Visited on 4/5/2010, 10pm, available from, http//www.wcfia.harward.edu/node/3141/

* Sharp Gene, The Politics of Nonviolent Action (1973), three volumes. Boston:Porter Sergeant Publishers.

* Sharp Gene, Civilian-Based Defense: A Post-Military weapons System. with the assistance of Bruce Jenkins. Princeton, NJ: Princeton University Press.Veprat e tjera tё Gene Sharp mund ti lexoni nё websitin e The Albert Einstein Institution tek, www.ainstein.org

* Weber, Thomas, Conflict Resolution and Gand-hian Ethics (1991). New Delhi: The Gandhi Peace Foundation.

* Weber Thomas, “Nonviolence is who?” Gene Sharp and Gandhi”, Peace and Change, 2003, 28(2).

Page 49: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 49

Page 50: Revista "Fjala" - ISSUE 3

50 stylus magazine

Page 51: Revista "Fjala" - ISSUE 3

stylus magazine 51

Revista mujore mbarkombëtare uron presidentin e ri të Shqipërisë Z. Bujar Nishani

Page 52: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Kryeredaktor:Leonard SeferiKordinator & Dizenjues i revistës:Ardit Isaku

Këshilltarët: Sokol Brahaj (Marrëdhënie Ndërkombëtare - PhD)Elona Rusi Karacalarlı(Marrëdhënie Ndërkombëtare - PhD)Editor:Ervin ShkulakuNë këtë numër punuan: Elona Rusi Karacalarlı, Arsim Sinani, Alban Përmeti,Sokol Brahaj, Përparim Xhaferi, Ëngjëll Rrapaj, Xheni Shehaj, Fatmir Neli, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Ervin Shkulaku,

Gentjan Lami, Leonard Seferi, Ardit Isaku, Ergys Neziri

Informacion:web: www.revistafjala.come-mail: [email protected]: +90 541 493 01 61 +90 506 818 23 70 © Revista Fjala, 2012 Të gjitha të drejtat janë të rezervuaraISSN 9 000000-000000

Themeluesit Sokol Brahaj, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Gëzim Dauti, Gentjan Lami, Leonard Seferi, Kozma

Çupi, Ardit Isaku, Ergys Neziri, Ervin Shkulaku

“Fjala“ është revistë mujore mbarkombëtare krijuese, kritikuese, frymëzuese, informative, ekonomike, politike, artistike, kulturore dhe shkencore

Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqi-pe do të publikohen artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, ser-bisht, italisht, rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga po-puj të ndryshëm.Revista fjala mirëpret dhe publikon çfarëdo lloji artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes, poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik që përmbush këto kushte:

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste!

2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares!

3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare!

Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve ës-htë e shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve.

Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsis-ht në emër te redaksisë.

“Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë!

Page 53: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Visit AlbaniansJala

Jonufri

Butrinti Prizren

Krujë

Tiranë

Thethi

Llogara (delta)

Presheva Tetovë

Jezercë

Valbona

Page 54: Revista "Fjala" - ISSUE 3

Revista FJALA shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të personave që hum-bën jetën në aksidentin tragjik të himarës dhe shpresojmë në shërimin e shpejtë të

të plagosurve.