Revista 77People& more

96

description

Revista 77People & more, e përmuajshme, organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Revista 77People& more

Page 1: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 1Adresa: Golem, Durrë[email protected]: 0578 620 80

Fax: 0578 62 081

Page 2: Revista 77People& more

2 77 people&more ... 7 Shtator 2012

ka shumë korrupsion!Në sistemin arsimor

7.shtator.2012

permbajtja

***Adresa: Rruga “Donika Kastrioti”,

Pas Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tiranë

Tel: 00355 42 27 47 49

Copyright © 2012

20

2519

4

Eduart HalimiPër një gjyqësor

transparent!

Duhet të bëhet një

ndryshim rrënjësornë reformën arsimore!

ENEDA TARIFAPas kuintave

"Portokalli"

Page 3: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 3

a. Shërbimi publik në shkollat publike, spitale dhe qendrat e përku-jdesjes sociale në menaxhim publik do të ofrohet falas për të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim. Sistemi i sigurimit shëndetësor duhet të jetë rentabël dhe shumë efikas, në mënyrë që të garantojë një shërbim cilësor për përfituesit e këtyre shërbimeve, si dhe një sistem adekuat të motivimit dhe shpërblimit të punonjësve që i ofrojnë këto shërbime.

b. Për tetë vitet e ardhshme ne besojmë se zgjidhja më e mirë do të ishte përjashtimi nga taksat dhe tatimet i çdo investimi të mundshëm në Arsim, në Shëndetësi dhe në institucionet private të Përkujdesjes dhe Shërbimeve Sociale. Në këtë mënyrë do të rritej cilësia dhe intensiteti i ofertës konkurruese edhe për sektorin publik të këtyre shërbimeve dhe si rrjedhojë do të kishim tarifa shumë më të lira për këto shërbime, sepse do të kishim edhe uljen e kostove.

c. Përzgjedhja me votim të drejtpërdrejtë nga komuniteti lokal i gjithë drejtuesve kryesorë apo liderëve të këtyre institucioneve për jo më shumë se tre mandate 4-vjeçare, të njëpasnjëshme.

d. Heqja nga sistemi i vlerësimit në shkolla të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që vetë ai mësues u ka dhënë mësim. Përjashtimi i këtij atributi të bëhet si eliminimi i konfliktit më të hapur dhe më të madh të interesit në shkolla. Mësuesi është një ofrues shër-bimi, në këtë rast shpërndarjes së informacionit, por kurrsesi nuk ka përse të jetë një pushtetar i vogël që cakton varësisht prej rrethanash se kush do të jetë “katranjosi” apo “dhjetanjosi”. Për këtë punë shumë mirë mund të adaptohet modeli i vlerësimit kombëtar elektronik të nxënësve në çdo semestër (me pyetësor, në kompjutera të lidhur online me qendrën kombëtare të vlerësimit në Ministrinë e Arsimit. Kështu do të zgjidhnim tërësisht përfshirjen e mësuesve dhe pedagogëve në ko-rrupsionin e ushtrimit të pushtetit të notës, si dhe do të korregjonim në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të shpejtë devijimin e sistemit sa i përket mungesës së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, etj).

e. Realizimi i një feedback-u semestral, pra çdo tre muaj për person-elin e çdo njësie në tri drejtimet e sipërpërmendura, feedback i cili do të ndihmonte për të evidentuar problematikat dhe arritjet, do të ndihmon-te për të bërë vlerësimet e nevojshme apo korregjimet e domosdoshme.

(Pjesë nga platforma politike me 7 pika e Lëvizjes Shqipëria e Re)*Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

Nga Edmond Vlashaj*

opinion

Shëndetësore dhe Përkujdesjes Sociale!

Fuqizimi i Institucioneve Arsimore,

Page 4: Revista 77People& more

4 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Zoti Ministër, nisma më e fundit e ministrisë që ju drejtoni është

ndërtimi i Portalit të Gjykatave, sa mendoni se do ta rrisë

transparencën e sistemit gjyqësor në vend kjo gjë?

Për herë të parë kemi një portal qendror të të gjitha gjykatave në Shqipëri, me sistem të përqendruar të menaxhimit të të dhë-nave, që shndërron sistemin nga sistem të mbyllur, jo transpar-ent dhe pak të besueshëm, në një sistem digital dhe që garanton tërësisht transparencën e sistemit, informimin e publikut por dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin në kohë reale vetëm me një klikim. Kjo portë e re moderne e sistemin gjyqësor siguron një informacion të plotë dhe në kohë reale mbi çdo çështje gjyqë-sore në çdo gjykatë të vendit. Çdo qytetar ka mundësinë reale të ndjekë dhe gjurmojë çështjen e tij 24 orë në 24. Qytetarët mund të shohin në çdo minutë se çfarë ndodh me padinë e tyre, si u caktua për shqyrtim, si u hodh shorti, si kaloi tek x gjyqtar, çfarë po ndodh me seancën gjyqësore, çfarë tha avokati, çfarë thanë palët, pse u shty, sa dhe pse po zvarritet procesi? Kur shkon në

apel, çfarë u vendos, a u zgjidh çështja në Gjykatën e Lartë e deri në ekzekutim. Portali dhe gjithë software që kemi ndërtuar sigu-rojnë transferimin e dosjeve nga një gjykatë në tjetrën, tashmë do të bëhet në mënyrë elektronike, si dhe krijon një histori të re monitorimi: Inspektimin online për gjyqtarët. Identifikimi dhe adresimi i një ankesë për devijim të drejtësisë do të përfundojë si kurrë më parë në kohë rekord, duke i dhënë mundësi Minis-trisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë të reagojë sa më shpejt ndaj ankesave për padrejtësi, abuzim dhe korrup-sion në gjyqësor. Sistemi i ri digital për gjykatat sjell edhe një modul të ri: Matjen e performancës së trupës gjyqësore. Sistemi do të gjenerojë të dhëna automatike për çdo gjyqtar, sa vendime janë prishur apo ndryshuar, sa shpejt ka gjykuar, sa efektiv ka qenë puna e tij, të dhëna këto absolutisht të rëndësishme për të bërë vlerësimin e gjyqtarëve për efekt promovimi. Çdo gjyqtar do kalojë në skanerin e transparencës teknologjike dhe këto të dhëna do jenë baza e vlerësimit të veprimtarisë së tij.

Dyert e gjykatave shqiptare janë një portë e mistershme. Pas kangjellave të kësaj porte qytetari i thjeshtë ndihet i pafuqishëm, i paditur. Problemi i zvarritjes së gjyqeve, korrupsionit të lartë dhe mungesës së transparencës është një gangrenë që bren këtë institucion të rëndësishëm që duhet të ishte në fakt kulti i qytetarit, atje ku të gjithë të ndiheshin të barabartë, ku të gjithë të merrnin të drejtën dhe të njihnin ligjin. Një nismë së fundi e Ministrisë së Drejtësisë synon të paktën të thyejë njërin nga këto mistere, transparencën duke e nxjerrë gjyqësorin në dritën e diellit. Me anë të dixhitalizimit të gjykatave do të jetë e mundur që çdo gjyq e çdo vendim të jetë online, duke pasur një portë ku qytetari të shohë çfarë ndodh përtej fuqive të tij, aty ku ai përballet me drejtësinë. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, e sheh me optimizëm këtë projekt si një mundësi për të rikthyer besimin e njerëzve tek drejtësia. Eduard Halimi

Për një gjyqësortransparent!

Page 5: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 5

Projektorët e publikut ne i kemi drejtuar tek gjykatat. Tash-më gjithçka ndodh në gjyqësor vendoset në monitorimin e kujdesshëm të publikut. Ne jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur, sepse transparenca rrit përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe aktorëve të drejtësisë, ul korrupsionin, ndihmon qytetarët të identifikojnë devijantët dhe Ministrinë e Drejtësisë të fillojë procedurën për të kërkuar ndëshkimin e tyre. Ne jemi të bindur se nëpërmjet kësaj porte të re moderne për informimin e publi-kut, qytetarët do të shohin në dritën e diellit se çfarë ndodh në gjykatë dhe se marrëdhënia publik-gjyqësor nuk do të jetë më një martesë në krizë, por do ndihmojë seriozisht në forcimin e besimit të publikut tek drejtësia. Epokën e letrave po e zëvendë-sojmë me epokën e re digitale.Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë është sigurisht një sfidë e

madhe dhe një hap përpara, si do të bëhet e mundur kjo reformë

dhe si mendohet se do të ndikojë kjo në vlerësimet e pritshme të

raporteve ndërkombëtare mbi Shqipërinë?

Me bindje them që kaq transparencë të sistemit gjyqësor nuk kemi patur kurrë më parë. Digitalizimi është mekanizmi kryesor në reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e përgjegjsh-mërisë së aktorëve ndaj ligjit dhe kushtetutës. Nëpërmjet digi-talizimit, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor, të bindur se sistemet dixhitale dhe transparenca janë padyshim masat më të rëndësishme në betejën për reformim-in e sistemit gjyqësor. Sigurisht transparenca nuk eleminon tërësisht korrupsionin dhe padrejtësitë, ndaj dhe nevojiten re-format e tjera. Ne po reformojmë sistemin gjyqësor, miratuam ligjin për Gjykatat Administrative, kemi në proces ligjin për Gjykatën e Lartë, ligjin për profesionin e avokatit, reformimin e disa kodeve proceduriale, të cilat priten të miratohen në shtator. Por sigurisht që një nga armët më të efektshme për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi është edhe heqja e imu-nitetit për gjyqtarët dhe ndryshimi i statusit të tyre. Unë besoj se të gjitha këto kanë ndikuar dhe priten të ndikojnë pozitiv-

isht në raportet e ndërkombëtarëve, por sigurisht ajo që ngelet si çelësi kryesor është heqja apo kufizimi i imunitetit, e cila po zvarritet nëpërmjet mekanizmave nga ana e opozitës.Zoti Halimi, një problem shqetësues për drejtësinë është gjithashtu

imuniteti, jo vetëm ai i zyrtarëve dhe politikanëve, por dhe i gjy-

qtarëve. Me lëvizjen e fundit që bëri opozita më 6 gusht cili është

qëndrimi juaj në lidhje me referendumin?

Ajo që bëri opozita në 6 gusht ishte veprimi më i papran-ueshëm për opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Një opozitë që nuk kërkon të luftojë korrupsionin! Rast unik. Opozita është në një gjendje tërësisht të turbullt për vendim-marrjen e saj. Ajo nuk e di as çfarë kërkon dhe as se ku po shkon. E ka të qartë objektivin për të bllokuar statusin për herë të tretë, por nuk gjen dot një alibi të besueshme për qytetarët. Kjo është ajo që po ndodh. Sovrani ka bërë zgje-dhjen e tij dhe kërkon zgjidhje nga mazhoranca që ka zgjedhur. Ne u përpoqëm dhe gjetëm zgjidhjen. Zgjidhja ishte pranimi i versionit të opozitës. Opozita nuk pranoi të votonte. Atëherë ne na duhej të gjenim rrugë alternative. Kjo rrugë është t’i dre-jtohemi sovranit që të flasë ai. Sigurisht që kjo është një rrugë më e vështirë sesa votimi në parlament i datës 6 gusht. Por ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund procesit.Sistemi i drejtësisë është një nga më të kritikuarit për korrupsion, si

dhe për mungesë transparence, çfarë po bëhet në këtë drejtim për

të mundësuar rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia?

Unë besoj se transparenca dhe interesi qytetar për të parë se çfarë ndodh në sistem, do të bëjnë që publiku të shohë në dritën e diellit atë që po ndodh në drejtësi. Por është e nevojshme që publiku të shohë edhe si ndëshkohen devijantët e drejtësisë, gjy-qtarët dhe prokurorët. Unë kam besim se KLD, ashtu si dhe vetë presidenti u shpreh pak ditë më parë, do të tregojë integ-ritet të lartë në ndëshkimin e gjyqtarëve. Kjo besoj se do ishte një fillim i mirë i krijimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Intervistoi: Blerina Gjoka

Page 6: Revista 77People& more

6 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Ka përfunduar sezoni i tretë i spektaklit “Portokalli” dhe tashmë ti

ke zënë vendin tënd në mënyrë shumë të natyrshme. Të gëzon fakti

që do vazhdosh të jesh pjesë e tij?

Më gëzon sigurisht, por dhe më impenjon më shumë. Pas kësaj eksperience të re me aktorë humori, mund të ndodhë që

të devijosh nga aktrimi? Është një ambicie e jotja?

Kurrë mos thuaj kurrë… (qesh) nuk e kam në axhendë por nuk i dihet së ardhmes.Ndërkaq duket se e ke lënë mënjanë muzikën, si do të rikthehesh?

Për momentin vërtet nuk më ngelet kohë për muzikën por nuk më shqetëson rikthimi. Unë mendoj që këngëtarët që kanë hyrë njëherë e mirë në tregun dhe mediat muzikore, janë atje gjithmonë. Mjaft të bëjnë muzikë të mirë. Në fakt kam promovuar një këngë të re në Summer-Fest në Sarandë. Kënga quhet "Ditë e re". Kam kohë që e kam në sirtar por kam dashur ta publikoj në kohën e duhur. Sapo keni përfunduar tur-in veror me trupën e "Portokallisë", 'Verë

dhe portokalle'. Edhe pse nuk u transmetua nga ndonjë media

shfaqja e regjistruar, jemi informuar se ky tur ka qenë një sukses.

Na trego diçka më shumë.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Me sa duket salla e shfaqjes na mbyll në njëfarë mënyre në atë punën tonë dhe ha-rrojmë që atje jashtë ka njerëz që e kanë ëndërr përballjen me ne, por mbi të gjitha me personazhet e tyre të dashur. Dalja në terren ishte një dëshirë e të gjithëve por që u bë e mundur nga insis-timi dhe organizimi i njërit prej aktorëve, Gazmend Pajës. Kemi dhënë shfaqje në 8 qytete, e nisëm me Lushnjën, vazhduam në Vlorë, Himarë, Sarandë, Orikum, Kavajë, Elbasan, Korçë. Besoj që kjo do të bëhet një traditë edhe në sezonet e ardhshme verore.Si ju ka pritur publiku i qyteteve?

Në mënyrë fantastike, na kanë bërë të ndihemi si diva Holli-vudi. Ulërisnin emrat tanë, kërkonin të na përqafonin, të bënin foto, dikush edhe mallëngjehej nga emocioni. Këta të fundit sidomos ishin ata të cilët vinin në atdhe për pushime dhe "Por-tokallia" i sjell më afër me vendin e tyre. I mban në kontakt me gjuhën, humorin dhe me traditën shqiptare.Pas përfundimit të turit "Verë dhe Portokalle", jeni duke u për-

gatitur për sezonin e ri. Çfarë pritet të sillni të re në këtë sezon të

"Portokallisë"?

Prezantuesja e embël e një Prej sPektakleve më të ndjekur në vend "Portokalli",

eneda tarifa tregon lidhjen e saj me botën e ekranit, ndryshimin që i ka

ndodhur që kur ka nisur të aktrojë dhe të jetojë në një mjedis Plot humor

ENEDA TARIFAPas kuintave

"Portokalli"

Personazh 1

Page 7: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 7

Besoj që do të ketë personazhe të rinj në situata të ndryshme dhe personazhe të vjetër në rrethana të reja. Do të vazhdohet ideja e promovimit të aktorëve të rinj dhe të talentuar, por edhe këngëtarëve të rinj që ne i kemi patur gjithnjë të pranishëm.Tani që ke hyrë në kategorinë e vajzave prezantuese, si ndihesh

mes tyre?

Të them të drejtën shumë mirë. Nëse në fillim ndihesha pa shumë eksperiencë, tani ndihem më e sigurt dhe në vendin tim. Pastaj lloji i prezantimit në këtë program është më specifik sepse përmbledh shumë drejtime, humorin, prezantimin, këngën, ak-trimin dhe në këtë kuptim mendoj se përballja profesionale na bën mirë, për t'u rritur profesionalisht.Çfarë fshihet pas kuintave të "Portokallisë"?

Kabllo, pajisje teknike, veshje, paruke…(qesh). Shaka, mbas kuin-tave ka shumë lodhje, ka shumë mund për të gjetur më të mirën, aktorë që bëjnë prova, qeshin, qajnë, mërziten, kënaqen. Gjithç-ka është si një mini 'reality show'. Është si një familje e madhe.Të konsumon ky spektakël apo të mbush?

Më mbush sigurisht, është një eksperiencë që nuk do ta humbisja për asnjë arsye. Më ka dhënë një dimension të ri. Sa për konsumimin kam qenë gjithnjë e kujdesshme gjatë viteve në muzikë, kështu që ishte momenti që mbas një eksperience relativisht të gjatë dhe më hapa të ngadaltë e të sigurt pa shumë bujë, të shpërfaqesha. Pastaj ky lloj konsumimi nuk të kon-sumon, çuditërisht të bën më të dashur.Je pjesë e një spektakli humori. Po si natyrë, a ‘shquhesh’ për sens

humori? A i bën të tjerët për të qeshur?

Them se po, kam sens humori (në familje jam e vogla dhe më e qeshura), edhe pse njerëzit më njohin dhe më kanë parë në muzikë si natyrë serioze. Kurse tani po më ndodh diçka e kënd-shme. Humori në tavolina shoqërore më është kthyer në qëllim. Të mendosh që para disa vitesh mezi kujtoja ndonjë barcoletë.Çfarë mendon se e bën një prezantuese të pëlqehet nga publiku?

Nuk di ta përcaktoj tamam por mendoj se përveç tipareve të

jashtme duhet të jetë njerëzore, më afër njerëzve. Kur e ke ndjerë veten në një moment të vështirë gjatë prezantimit

të “Portokallisë”?

Njëherë kam harruar rradhën në skaletë, nuk dija kush do të vinte mbas… dhe më kapi e qeshura. Ke lënë një shije të mirë me Top Festin. Ke ndonjë plan për këngë

të re të atij niveli?

Sigurisht që kam por këngët e mira nuk vijnë aq kollaj, duhet të mundohesh shumë për këngë të mira. Kurse konkurset, festiva-let për momentin nuk janë në planet e mia. Jam duke përgatitur një video-clip për këngën e re “Ditë e re”.Si mendon t’i ‘shfrytëzosh’ dijet që ke marrë në shkollë?

Mendoj se shumë nga ato i kam vënë në punë, sidomos në temën e masterit shkencor që mbrojta në nëntor 2010. Kurse në jetën reale dijet e shkollës janë një kontorno e domosdoshme e së përditshmes, por në rastin tim unë mund t'i përdor ato vetëm për një prezantim elokuent dhe korrekt.Do të ndikohet muzika jote, e karakterizuar nga nota melankolie,

nga kjo frymë humori e punës në “Portokalli”?

Nuk di ta them, nuk bëj shumë kompromise në muzikë, në përgjithësi më pëlqen të ndjek parimet qofshin edhe gabim. Mund të ndikojë vetëm në dëshirën dhe optimizmin për të bërë muzikë. Ndryshe po ta lija humorin të ndikonte në këngët e mia atëherë do të bëja parodi. Në fillimet e tua ke bashkëpunuar me Erion Zaloshnjën. Ç’do të

thotë të punosh me njeriun që jeton?

Kam patur vetëm avantazhe, kemi mësuar nga njëri-tjetri, jemi rritur bashkë.Çfarë keni të përbashkët?

Shumë gjëra, ndjeshmërinë artistike, krenarinë, iniciativën, qëndrueshmërinë dhe faktin që të dy punojmë shumë, si bash-kë ashtu dhe të pavarur.

Intervistoi: Olta Zhilla

Page 8: Revista 77People& more

8 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH A

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Mendoj se pika ime më e dobët në karakter është se nuk mbaj mëri edhe atëherë kur privohet një e drejtë e imja dhe di të fal shpejt. Mendoj se në jetë nuk duhet të jesh shumë tolerant.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Nëse do ta quaja pikë të fortë është se karakterizohem nga qetë-sia. Në shumë situata ruatja e gjakftohtësisë më ka zgjidhur punë, ndërsa përsa i përket vlerave të mia personale mendoj se duhet të pyesni miqtë e mi. “Nëpërmjet tjetrit njoh vetveten”, thotë një shprehje.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

E kam pasur gjithmonë parim timin që investimi më i madh në jetë është familja. Dëshiroj thjesht të kem një harmoni apo ekui-librim nëpërmjet kohës kushtuar profesionit dhe kohës kushtuar familjes dhe njerëzve që më rrethojnë. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Pavarësisht kritikave të shumta ndaj tij, Silvio Berluskoni është një njeri mjaft i zoti. Është lideri që më frymëzon. Ka ditur të

arrijë majat.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendimi im për rrjetet sociale është tërësisht pozitiv. Nëpërmjet tyre kam gjetur të afërm që nuk i shihja prej vitesh, apo edhe nuk i njihja në disa raste. Kam gjetur miqtë e mi të fëmijërisë, ad-oleshencës, të cilët kisha kohë që nuk kontaktoja me ta. Ndajmë me ta fotografi dhe kujtojmë me nostalgji kohën që kemi kaluar bashkë. Janë vërtet thelbësore rrjetet sociale.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Shqetësim i madh në sistemin arsimor shqiptar është numri i madh i pranimeve në universitete. Mendoj se ka një zhbalancim ndërmjet tregut të punës dhe numrit të studentëve që aplikojnë për punë. Kjo mendoj se është diçka që duhet parë nga drejtuesit arsimorë. Lëvizja Shqipëria e Re më duket shumë aktive. Kam ndjekur aktivitetet e tyre dhe më pëlqen që janë shtrirë edhe në rrethe të Shqipërisë, pasi Shqipëria nuk është vetëm Tirana.

shqetësim është numri i madh i pranimeve në universitete!

emër: AdNANd mbiemër: KOGjOKAj datëlindja: 03.01.1986 origjina: PuKë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: GAZETAR Profesioni i ëndërruar: GAZETAR hobi: FuTBOLLI

Page 9: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 9

Page 10: Revista 77People& more

10 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Autoservis

Adresa: Ish parku i autobuzëve (rr. “Ndre Mjeda”) Cel: +355 69 52 17 211

Page 11: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 11

emër: ALmARIN mbiemër: LILA datëlindja: 24.07.1988 origjina: BERAT vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: mENAxhER Profesioni i ëndërruar: BIZNESmEN hobi: FuTBOLLI

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Vesi: e pi shumë duhanin.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Luftoj për të arritur atë që dua. Mendoj se njëra nga vlerat që më karakterizon është korrektësia.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të bëhem biznesmen dhe mendoj se me punë mund t’ia arrij.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Lider: Fatos Nano. Model frymëzimi: babai im dhe dua t’i ngjaj atij për të arritur aspiratat që vetë ai mi ka mësuar.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Përgjithësisht përdor Facebook dhe mendoj se është informues, por ka edhe anë të dëmshme.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Niveli i arsimit lë për të dëshiruar këtu tek ne. Unë shkollën e mesme e kam mbaruar në Berat dhe mund të them me bindje të plotë që sidomos nëpër rrethe mbetet për t’u bërë shumë për sistemin arsimor. Jemi shumë mbrapa në shumë gjëra.

Niveli i arsimit në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar!

Profil A - ZH A

Page 12: Revista 77People& more

12 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH A

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter

ose veset tuaja?

Të qenit shumë nevrike besoj se është një pikë e dobët dhe të thënit e gjërave në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë shoqëri nuk vlerësohet si pikë e fortë.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat

janë vlerat tuaja personale?

Mund të them se jam e shoqërueshme dhe i jap mundësinë çdo njeriu për të folur lirisht, po ashtu dhe sinqeriteti më shoqëron si pjesë e vlerave në karakter.3. Cili është synimi kryesor që keni për

jetën tuaj?

Të vazhdoj rritjen time profesionale në

bazë të aftësive të mia intelektuale, e pse jo të jem një lider në një fushë të caktuar në të ardhmen.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe

kush është lideri që ju frymëzon më

shumë?

Jo gjithmonë mund t’i referohemi poli-tikës ndaj unë po e kaloj në një fushë tjetër. Ndoshta mund të përmend Papa Gjon Palin e II si një lider të katolicizmit.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë pjesë e zhvillimit të shoqërisë por padyshim që kanë dhe anët negative të saj, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar pozitiviteti që i sjell

shoqërisë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza

debati me të rinjtë nëpër rrethe të ndry-

shme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021".

Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet

bërë më mirë?

Kjo pyetje do një shtjellim të gjatë por po e përmbledh shkurtimisht duke thënë që qeveria të kontribuojë më shumë për arsimin dhe arsimtarët, por dhe kërkesa e rritjes së cilësisë në arsim duhet të vazh-dojë të rritet akoma që të nxjerrim breza intelektualësh akoma më të përgatitur.

emër: ANILA mbiemër: KOLEcI datëlindja: 15.10.1984 origjina: mIRdITë vendbanimi: LEZhë Profesioni aktual: mëSuESE Profesioni i ëndërruar: hETuESE hobi: muZIKA

Qeveria të kontribuojë më shumë për arsimin!

Page 13: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 13

Page 14: Revista 77People& more

14 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 15: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 15

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime më e dobët është se përfshihem shumë në situatat që më ndodhin. Kjo gjë bën që të mërzitem ndonjëherë, sepse ka gjëra që duhen marrë me ftohtësi. Vese tipike nuk mund të them që kam, por ndodh që “marr kot”, e në fund situata është krejt tjetër nga se e kisha imagjinuar unë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është vullneti dhe besimi që kam në gjërat që bëj. Jam me idenë se gur gur bëhet kalaja. Vlera që mendoj se kam është fakti që jam besnike ndaj njerëzve të mi të dashur dhe kurrë nuk mund të bëja diçka që të lëndonte dikë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi kryesor është që të kem një pozitë gjithmonë e më të mirë në të ardhmen time, duke plotësuar çdo fushë të jetës, ma-teriale dhe shpirtërore.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Unë jam prej vitesh prezantuese televizive dhe radiofonike. Mo-tra ime ka qenë frymëzimi im, ajo më ka ndihmuar dhe këshi-

lluar për profesionin që unë aktualisht kam. Unë jam tip që nuk marr shembuj, sepse dua të duket unike në atë që bëj, jo fallco.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj se kanë anën pozitive dhe negative. Pozitive është se mban kontakte me njerëzit e t’u, e gjen mundësi të mira komu-nikative. Negative është fakti se rrjetet sociale të marrin kohë, e të lënë prapa në marrjen e informacioneve që mund të jenë të rëndësishme në jetën tonë. Këtu lind injoranca kur teprohet dhe prishet regjimi i jetës.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Ne shqiptarët jemi popull që vetëm ankohemi, ankohemi e asgjë nuk nxjerrim në dritë. Kur kemi kaq probleme, pse nuk flasim dhe të ngremë krye, po e lëmë veten të zhytemi akoma më shumë në këtë baltë që na ka zënë. Zhvillimi i kësaj tryezë më duket ide shumë e mirë, sepse të paktën jep një mundësi përmirësimi, gjithmonë nëse kemi dëshirën dhe vullnetin për të ndryshuar diçka.

Profil A - ZH A

emër: ANISA mbiemër: BEGA datëlindja: 17.12.1988 origjina: TIRANë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: PREZANTuESE Profesioni i ëndërruar: PREZANTuESE hobi: KëRcImI

Tryezat e Lëvizjes Shqipëria e Re, mundësi për ndryshim!

Page 16: Revista 77People& more

16 77 people&more ... 7 Shtator 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë e dhembshur dhe dua të ndihmoj çdokënd. Vesi im i keq është se thyej çfarë më del përpara kur jam me nerva.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është se jam shumë luftarake dhe e guximshme për t’u përballur me çdo sfidë. Vlerat e mia i dinë ata që më njohin realisht.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem një femër e suksesshme.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është "heroina" ime, nëna. Lideri është Bill Clinton.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Është mënyra më e mirë dhe e lehtë e komunikimit në kohët e sotme dhe prishja më e madhe e njerëzimit.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Duke pasur një eksperiencë të gjatë në arsim, mendoj se ka shumë probleme që çalojnë. Një ndër to është ndryshimi i herë pas hershëm i programeve dhe metodave konkurruese. Duhen marrë masa për të stabilizuar gjendjen dhe për të zhvilluar arsi-min më tutje.

Duhen marrë masa për të stabilizuar gjendjen në sistemin arsimor!

emër: ANxhELINA mbiemër: muSTAFA datëlindja: 25.08.1984 origjina: ShqIPTARE vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: mëSuESE Profesioni i ëndërruar: PSIKOLOGE hobi: muZIKA

Profil A - ZH A

Page 17: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 17

Besmiri Sh.A, me një eksperiencë 15 vjeçare dhe pa konkurrentë, është distributori i 1 - Slovenoil (vajra lubrifikant me shumice dhe pakicë ) dhe i 2 - Johnson Diverse (produkte per pastrimhotelesh, fabrikash, pishina, spitale etj.

Page 18: Revista 77People& more

18 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 19: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 19

Profil A - ZH A

emër: ARdIANA mbiemër: muSLIu datëlindja: 05.03.1988 origjina: KOSOVë vendbanimi: PRIShTINë Profesioni aktual: STudENTE Profesioni i ëndërruar: STOmATOLOGE hobi: muZIKA

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

I marr gjërat me shumë stres, për këtë shkak ndodh që unë ndonjëherë nuk mund të jap maksimumin tim!2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Durimi. Jam e vendosur, e përgjegjshme në atë që bëj.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Tani për tani qëllimi është të jem një stomatologe e suksesshme.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Prindërit e mi.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj që kanë anët e tyre të mira edhe të këqija, varet sesi i shfrytëzon vetë njeriu.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Për Shqipërinë për momentin nuk kam ide se çfarë po ndodh por për Kosovën ka shumë punë për të bërë! Duke filluar që nga fillorja deri në fakultet nuk vlerësohet ai që mëson por gjithçka shkon me të "njohur". Siç thonë në Kosovë, notat blihen. Këtu perspektivë për të ardhmen nuk ka! Secili mundohet të gjejë ndonjë mundësi për t’u larguar nga ky vend.

Ka shumë punë për të bërë!

Page 20: Revista 77People& more

20 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH B

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Ashtu si çdo person mendoj se edhe unë kam pikat e mia të dobëta dhe këto pika janë pikërisht lidhur me ndjeshmërinë. Duke mos harruar edhe moralin, “sedren” nuk e di nëse si verior e vlerësojmë më shumë dhe jemi më të kujdesshëm përsa i përket moralit, duke e lidhur sadopak edhe me mentalitetin nga vij. Pika ime e dobët besoj se është cenimi i sedrës dhe jo rradhë herë edhe në shaka kur ajo më cenohet kaloj në mo-mente nervozizmi, të cilat mundohem t’i kontrolloj. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Përsa i përket pikës më të fortë dhe vlerave personale besoj se kam shumë dhe po mundohem t’i prek disa prej tyre: Pika më e fortë është karakteri dhe marrëdhënia që ruaj për të qëndruar brenda këtij karakteri. Sa për vlerat e mia personale do mundo-hem të jap disa prej tyre. I qëndroj larg çdo lloj droge që mund të konsiderohet e tillë, si: Pijet alkolike, duhanit pa përmendur të tjerat që as nuk bëhet fjalë. Besoj që vlerë është edhe të qën-druarit larg lojërave të fatit, si dhe personave të cilët i ushtro-jnë ato. Për mendimin tim vlera ka çdo njeri i cili i kushtohet punës, familjes, shoqërisë dhe emri i tij nuk qëndron në asnjë komisariat policor apo doganor. Nuk po vazhdoj më shumë me vlerat pasi do kaloja në komedinë “Doni më për Belulin”? (qesh).3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Jeta kudo që kemi lexuar konsiderohet aq e bukur sa edhe e vështirë. Synimi im është jo më shumë se i një jetë normale, gjë e cila këtu në Shqipëri duket se është paksa e pamundur. Një vend pa siguri minimale shëndetësore e as shoqërore është për të qarë hallin. Besoj se synimin tim do e arrij duke u përpjekur të kuptoj se çfarë i mungon jetës time për të arritur ta ndjej dhe të kem një jetë sa më të mirë. Në një vend ku mundësitë janë pothuajse shumë të pakta, ku e drejta jote zgjat vetëm aq sa kalon derën e shtëpisë, për mendimin tim e bëjnë të pamundur synimin tim. Por asgjë nuk është e pamunduar, aq kohë sa kemi të drejtë të lëvizim në shtetet e tjera dhe të gjejmë një formë për t’u ambien-tuar dhe pse jo për një jetë të një standardi më të mirë sesa ky që

kemi në këtë vend, që për fatin e keq e kemi shumë pak nga sa 2012 duhej të kishte sjellë për vendin tonë.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Në çdo sferë të jetës mund të kemi nga një “model” që na frymëzon që nga politika, arti, gazetaria, etj., etj., por besoj se vërtet kam një “lider”, një person i cili i dha Shqipërisë shumë. Një person që i dha shumë ndërgjegjes kombëtare, i cili u quajt edhe “Homeri i Shqipërisë” dhe ky është Gjergj Fishta. Shkri-met dhe mendimet e tij për mua janë gjithmonë frymëzim. Aq më tepër kur sot Shqipëria ndodhet në prag të 100-vjetorit të pa-varësisë. Sot çdo atdhetar dhe ata patriotë të flaktë gjejnë gjith-monë një prozë, vepër, fjalë ku gllendet aq bukur nga autori. Për mua Gjergj Fisha është frymëzim dhe lider i çdo shqiptari që e mban veten për të tillë.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendimi është shumë pozitiv, janë po aq moderne sa vetë koha që ka ardhur. Teknologjia e avancuar ka bashkuar njerëzit në çdo skaj të globit. Besoj se sidomos për Shqiptarët është një gjë e mrekullueshme, pasi jemi të shpërndarë gjerë dhe gjatë që nga koha e Gjergj Kastriotit e tutje. Me rrjetet sociale shumë shkolla në vendet nordike zhvillojnë mësim, për arsye të motit shumë të ftohtë. E shumë gjëra të tjera pa fund pozitive deri tek të rinjtë, të cilët shkëmbejnë mendime dhe zhvillohen nga ky komunikim global. Sigurisht ka edhe anët e veta negative, por që janë diçka më pak nëse i krahasojmë. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Sistemi arsimor në vendin tonë ka marrë fund. Jo vetëm për arsye punësimi që kjo nuk është vetëm faji i arsimit, por edhe për arsye të tjera të cilat lidhen direkt me shitjen në dorë të diplomave dhe aq më tepër nga universitete private. Unë jam gazetar dhe si i tillë kam shumë raste dhe me emra të univer-siteteve që abuzojnë.

emër: BESNIK mbiemër: PALNIKAj datëlindja: 06.07.1986 origjina: TROPOjë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: GAZETAR Profesioni i ëndërruar: GAZETAR hobi: muZIKA

sistemi arsimor në vendin tonë ka probleme!

Page 21: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 21

Adresa: Rrethrrotullimi i Zogut të Zi Cel: +355 68 32 95 171Sheshi “Rilindja”

Page 22: Revista 77People& more

22 77 people&more ... 7 Shtator 2012

GOMISTERI

TONI

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, Km I Cel: +355 68 200 86 10

Page 23: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 23

Profil A - ZH D

emër: dENAdA mbiemër: ThANA datëlindja: 18.03.1994 origjina: ShKOdëR vendbanimi: ShKOdëR Profesioni aktual: FOTOmOdELE Profesioni i ëndërruar: AKTORE hobi: FOTOGRAFIA

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është se shumë herë tregohem më e mirë se çduhet me njerëz që nuk e meritojnë. Emmm...të them të dre-jtën kam shumë vese, por ajo që kryeson nga të gjitha është se shumicën e rasteve tregohem impulsive, gjë që më vonë më bën të mos ndihem mirë.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë është se nuk dorëzohem kurrë, jam tepër ambicioze për gjërat e mia, por ama gjithmonë pa cenuar të drejtën e tjetrit.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor është të jem një femër karrieriste, pse jo edhe e famshme, por të ndihem e plotësuar nga të gjitha anët.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Të them të drejtën nuk kam asnjë lider që më frymëzon.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë të mira edhe të këqija njëkohësisht, sidomos për brezin e ri që po rritet. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Arsimi, punësimi dhe çështjet sociale janë problematikat krye-sore të të rinjve sot. Në sistemin arsimor çalon çdo gjë, që tek kualifikimi i mësuesve në të gjitha nivelet e arsimit, ashtu edhe tek sistemi arsimor në tërësi. Arsimi i lartë ka nevojë për një reformim, sepse deri tani është një dështim.

Duhen mësues të kualifikuar!

Page 24: Revista 77People& more

24 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH D

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika më e fortë është vullneti për të punuar, dëgjuar dhe mbi të gjitha shpjeguar. Nuk kam diçka në karakterin tim që mund të cilësoj ves.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Mendoj se pika ime e fortë është toleranca, pasi prodhon at-mosferë bashkëpunimi në çdo marrëdhënie. E sa për vlerat per-sonale është e vështirë të gjykosh veten por përmes pasqyrës së të tjerëve kam ‘dëgjuar’ se jam miqësore dhe inteligjente.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të arrij të jem një kolege, mike, nënë, bijë, motër dhe bash-këshorte që përmbush pritshmëritë e njerëzve që vlerësoj e më vlerësojnë.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Unë ndjek çdo model që më krijon mundësitë të rritem intelek-tualisht por pa krijuar idhuj, modelet e liderit jo gjithmonë janë të dobishme. Mund të shndërrohen në idhuj e këtu rrezikon të shndërrohesh në imitues. “Pak nga të gjithë, por i ngjashëm totalisht me askënd, përpjekje për të ndërtuar një identitet tën-din”, motoja ime.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj se përmes tyre njerëzit kanë sfiduar kohën dhe hapë-sirën në mënyrë të pabesueshme, çka mund të thotë që kanë dhe do të sjellin ndryshime rrënjësore në shoqëri, e rëndësishme është vigjilenca ndaj tyre për të shmangur efektet negative. Një mirëmenaxhim i jetës virtuale s’ka veçse të mira të na ofrojë.

6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Kjo është pyetje shumë e përgjithshme por nëse do t’i referohem eksperiencës sime mendoj se duhet bërë më shumë për marrë-dhëniet publike, sa i takon diploma-manisë, master-manisë e së fundmi doktoratura-manisë, nuk duhet rendur pas një diplome si qëllim në vetvete, që ndoshta s’do mundesh apo s’do jesh i aftë të praktikosh kurrë në jetë. Ndaj mendoj se ka nevojë për reformim sistemi duke nisur që nga pranimet në universitete, të cilat janë kthyer në strehëza sociale për një mori të rinjsh që e kanë si opsion të vetëm për t’u evidentuar në shoqëri. Të rinjtë duhet të gjejnë vetveten përpara se të zgjedhin shkollën e lartë, të shpëtojnë nga diktati i prindërve. Shteti duhet të ndjekë poli-tika sociale për punësimin e tyre, qoftë edhe sezonalisht duke hapur edhe dyert e institucioneve të tij për praktika e pse jo edhe punë. E sakaq i duhet thënë stop punësimit në të zezë të të rinjve, të cilët nevojtarë të një rroge pranojnë punën e fshehur ndaj shtetit duke dëmtuar së pari veten e tyre, pasi në një të ardhme të afërt s’do të marrin kujdesin shëndetësor që i takon përmes sigurimeve e në një të ardhme të largët për momentin, por që vjen shpejt do t’i mungojë një pension për të qenë. Këto evidentoj ndër më emergjentet referuar raportimeve aktuale të të rinjve që rendin në Shqipërinë tonë, pa arritur shpesh të ngu-lisin baza të forta në shërbim të vetes dhe vendit.

emër: dORINA mbiemër: BILBILI datëlindja: 28.09.1987 origjina: ShKOdëR vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: GAZETARE Profesioni i ëndërruar: PR hobi: NOTI

Stop punësimit në të zezë të të rinjve!

Page 25: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 25

Agro-Korani Shpk

Cel: +355 69 20 34 881 Adresa: Autostrada Kavajë-RrogozhinëPranë “EURO-DRINI, Kavajë

E-mail: [email protected]+355 68 23 34 870

Page 26: Revista 77People& more

26 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Sherbime: Taxi: 11:00 23:00Ju lutem porosia 30 minuta me përpara!Cel: 066 70 10 600

067 38 19 930 068 58 87 776069 67 57 733

Page 27: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 27

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja

Egoizmi.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam tepër këmbëngulëse dhe e vendosur, nësë dua diçka e ar-rij. Vlerat e mia në karakter: drejtësia që më karakterizon në të gjitha fushat. Vlerat e mia në kulturë: fituese e disa çmimeve në poezi, në konkurset e kërcimeve, certifikatë për pikturë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Një karrierë e suksesshme dhe një familje e harmonishme me shumë dashuri.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është motra ime, e cila ka një karakter shumë të fortë dhe ia del gjithmonë mbanë. Ndërsa lideri padis-kutim z. Fatos Nano.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj se rrjetet sociale janë një zgjidhje e mirë për kohët e sotme pasi na ndihmojnë të komunikojmë me persona që ndodhen shumë larg, por ka dhe efekte negative sepse rinia e sotme i përkushtohet më shumë rrjeteve sociale sesa shkollës. Ka ndodhur që një rrjet social i caktuar të jetë bërë shkak për vrasje.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Në sistemin arsimor ka shumë korrupsion. Nuk është e drejtë të paguash për diçka që s’je i denjë e të blesh “profesionin” e ardhshëm. Duhet të merren masa edhe pse korrupsioni nuk bëhet asnjëherë “zero”.

emër: EjONA mbiemër: BLAcERI datëlindja: 19.08.1989 origjina: ShqIPTARE vendbanimi: POGRAdEc Profesioni aktual: STudENTE Profesioni i ëndërruar: mENAxhERE hobi: FOTOGRAFIA

Profil A - ZH E

ka shumë korrupsion!Në sistemin arsimor

Page 28: Revista 77People& more

28 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH E

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pesimizmi është pika ime e dobët. Ndodh që ky pesimizëm më jep kurajo që t’i bëj gjërat ndryshe, më mirë, më shpejt. Por në të shumtën e rasteve më bllokon dhe më duket sikur asgjë nuk ka zgjidhje.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam një karakter të fortë, jam e vendosur në atë që bëj. Kur dua që të bëj diçka e bëj me çdo kusht. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Tani për tani të mbaroj shkollën, dua të gjej një punë të mirë në profesionin që kam zgjedhur dhe të kem një karrierë të suk-sesshme. Pastaj të krijoj familjen time.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Unë studioj për gazetari dhe modeli im i frymëzimit është Ma-ria De Filipi, pasi edhe mua më pëlqen bota e spektaklit. E kam ndjekur që e vogël dhe më pëlqen shumë mënyra e saj sesi sillet para kamerave, sesi menaxhon një program televiziv.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale tanimë janë pjesë integrale e jetës online, jo

vetëm nga të rinjtë por nga mosha të ndryshme. Rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Myspace ku personat shpallin të dhënat e tyre personale janë një mënyrë komunikimi që sjell si kënaqësi ashtu edhe rrezik. Nga njëra anë kënaqësi sepse komunikon me shokët e tu, bën miqësi me persona të tjerë dhe nga vendet e tjera, ndërsa rrezik pasi kur ke publikuar të dhënat e tua perso-nale është rreziku që ato të përdoren nga dikush tjetër që ty të të dëmtojë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Një nga zhbërjet më rrënqethëse të këtyre viteve të fundit është ajo e arsimit shqiptar. Arsimi në Shqipëri nxjerr në pah në radhë të parë korrupsionin. Hapja e universiteteve pa kritere. Mësues pa nivel profesional, por që vendosen aty vetëm se në pushtet është x parti. Nxënësit, studentët që përdoren nga poli-tika në rastet e fushatave elektorale. Gjithçka duhet bërë më mirë, duhen bërë shumë ndryshime që të arrijmë në nivele të larta të arsimit.

nxënësit dhe studentët përdoren nga politika për fushatat elektorale!

emër: ELIdONA mbiemër: SyLA datëlindja: 27. 01.1991 origjina: PuKë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: STudENTE Profesioni i ëndërruar: GAZETARE hobi: KëRcImI

Page 29: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 29

Page 30: Revista 77People& more

30 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 31: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 31

emër: ERIO mbiemër: mILE datëlindja: 22.08.1993 origjina: FIER vendbanimi: FIER Profesioni aktual: STudENT Profesioni i ëndërruar: juRIST hobi: LExImI

Profil A - ZH E

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është padurimi dhe paranoja. Nuk para u be-soj shumë punës së të tjerëve, dua ta bëj dhe kontrolloj gjithçka vetë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë është gjakftohtësia. Mendoj se kam aftësi të mira për t’i menaxhuar situatat e ndryshme. Përgjithësisht jam njeri i qetë dhe besoj që me qetësi dhe vigjilencë mund të arrihet gjithçka. Jam njeri kreativ dhe u besoj ideve të mia.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi kryesor në jetën time është karriera akademike dhe pjesëmarrja në politikë. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit dhe lideri që më frymëzon është abso-lutisht Napoleon Bonaparti. Pavarësisht vlerësimit të përgjith-shëm dhe parësor, Napoleoni ishte një reformator dhe ligjvënës i dalluar. Përveç ambicies pëlqej dhe vendosmërinë që e karak-terizon atë si figurë historike.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj se jane një mundësi novatore në psikologjinë e shoqërisë. Mendoj se rrjetet sociale përveçse kanë afruar njerëzit në mënyrë shoqërore, ato kanë ndimuar dhe në psikologjinë e tyre, duke thyer vetminë dhe duke krijuar mundësitë që njerëzit të bisedojnë me njëri-tjetrin për çdo gjendje psikologjike në të cilën ata ndodhen dhe u krijon atyre mundësi që të shprehen. Gjithashtu kjo klimë e krijuar i ndihmon njerëzit që të familiar-izohen dhe të njohin steriotipin e shoqërisë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Bashkëbisedimi me të rinjtë është një ide e shkëlqyer e Lëvizjes

Shqipëria e Re. Gjithmonë ndryshimi vjen nga idetë e reja dhe gjithmonë idetë e reja vijnë nga njerëz të cilët mendojnë ndry-she dhe e shohin botën ndryshe, pra pikërisht të rinjtë. Mendoj se kjo strategji do ta bëj këtë lëvizje më koherente dhe më në kontakt me problemet dhe kërkesat e shqiptarëve. Kjo strategji do bëj që Lëvizja Shqipëria e Re të jete më e përgatitur dhe më novatore në idetë e saj në zgjedhjet e ardhshme.Mendimi im për arsimin shqiptar është përgjithësisht negativ. Mendoj se sistemi hibrid që kemi krijuar së fundmi dhe e kemi instaluar në shkolla bën një përndarje jo të denjë të nxënësve në universitete. Gjithashtu nënvlerësimi i mesatares së 3 viteve gjimnaz me 20 për qind të pikëve, për mendimin tim është dramatik. Kjo bën nënvlerësim dhe çdekurajim të nxënësit punëtor, i cili punon përditë në shkollë, përgatitet përditë dhe në fund e ardhmja e tij varet nga fati që do ketë në provime. Gjithashtu mendoj se ky sistem përkrah nxënësin që kopjon, i cili me dinakëri arrin të katapultohet në universitet për ta lënë atë përgjysmë nesër ose më keq për të dal që aty një i paaftë me diplomë. Sa për pranimin në universitete do të isha shumë dakord me dekanët e Universitetit të Tiranës, të cilët kanë pro-pozuar një ide me thelb konkurrimin. Çdo nxënës aplikon në degët që ai dëshiron, aty testohet dhe më pas merret vendimi nëse ai pranohet apo jo. Ky lloj pranimi bën më të drejtë dhe më efektiv përndarjen e degëve universitare. Unë mendoj se ka nevojë të menjëhershme edhe sistemi i gjimnazeve dhe maturës. Mendoj se do ishte më efikase dhe eficente kërkesa e llogarisë në notë gjatë gjithë vitit dhe e mesatares dhe të ishin pikërisht këto dy elemente në të cilat të rritej kontrolli dhe kërkesa, duke zbehur ose pse jo në një të ardhme të afërt të eliminoheshin plotësisht provimet e maturës, qofshin këto me detyrim ose jo. Gjithashtu do të ishte më eficente ndarja e klasave që në vitin e parë, në profilet shkencore dhe shoqërore. Kjo do të bënte që nxënësi të ishte më i përgatitur dhe i orientuar në universitet dhe në degën që ai do të preferonte.

Pranimi në universitete me konkurrim!

Page 32: Revista 77People& more

32 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Sufllaqe

Adresa:Qendër-PërmetTel : +355 81323714 Cel: 069 40 35 223

Fast-Food Piceri

Page 33: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 33

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Shoh shumë telelevizor, kjo më penalizon për shumë gjëra dhe shpeshherë edhe më streson.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Këmbëngulja. Përsa i përket vlerave personale, thjesht do të veçoja respektin për familjen dhe shoqërinë. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Përfundimi me sukses i studimeve dhe aplikimi i tyre në jetën e përditshme.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk mendoj se ka një person apo një lider i cili më frymëzon dhe të më bëjë të ndjek rrugën e tij. Të gjithë këta njerëz që janë apo që ne i quajmë lider, të gjithë pa përjashtim janë shumë të dhënë pas interesave personale dhe harrojnë interesat publike të një grupi të caktuar njerëzish të cilët ato përfaqësojnë. 5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë një realitet i pashmangshëm në ditët e sot-me. Unë vetë si shumica e të rinjve në mbarë botën jam për-dorues i rregullt i tyre. Sigurisht që ato janë një mjet shumë i mirë, jo vetëm për njohje me njerëz të rinj por gjithashtu është një mënyrë shumë efikase edhe për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve. Pra, gjithashtu rrjetet sociale shërbejnë edhe si një mënyrë e mirë e të bërit biznes.

6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

E përgëzoj shumë Lëvizjen Shqipëria e Re për nismat që po merr, kam pasur dijeni edhe për aktivitete të shumta të këtij lloji dhe mund të them se ka dhënë një kontribut të mrekullueshëm. Ka më shumë se 20 vite demokraci në vendin tonë dhe problemet janë po ato, pra arsimi, punësimi dhe problemet sociale. Ndër ato që spikat më shumë dhe që qeveritë e ndyshme vazhdojnë të flasin me superalternativa për arritjet e tyre në këtë fushë janë politikat arsimore. E vërteta është se shumica e problemeve që janë edhe më thelbësoret dhe që duhet të ishin eliminuar tashmë janë ende gjallë dhe prezent në sistemin arsimor shqip-tar. Të tillë janë: rryshfetet që marrin mësuesit dhe profesorët në këmbim të notave të provimeve, për të cilin pa frikë mund të themi se kanë krijuar një ''treg'', në të cilin nuk shiten fruta apo perime, por bëhet pazar me notat dhe diplomat e studentëve në këmbin të një shume të konsiderueshme të hollash. Një tjetër problem është edhe mungesa e arsimimit përkatës të mësuesve dhe pedagogëve, që në shumë vende lë për të dëshiruar, duke i marrë me rradhë që nga arsimi fillor e deri tek ai lartë. Prandaj mendoj se duhet të bëhet një ndryshim rrënjësor në reformën arsimore, duhet të fillohet gjithçka nga fillimi.

emër: ELSON mbiemër: dEmA datëlindja: 01.07.1991 origjina: dIBëR vendbanimi: dIBëR Profesioni aktual: STudENT Profesioni i ëndërruar: BIZNESmEN hobi: FuTBOLLI

Duhet të bëhet një

ndryshim rrënjësornë reformën arsimore!

Profil A - ZH E

Page 34: Revista 77People& more

34 77 people&more ... 7 Shtator 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Toleranca dhe mirëkuptimi.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Korrektësia dhe besueshmëria.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të arrij të jem manaxher bordi drejtues në një të ardhme të afërt.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Liderja Angela Merkel.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Të dëmshme për të rinjtë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Arsimi shqiptar lë shumë për të dëshiruar pasi ka shumë hapë-sira boshe, që nga abetarja e cila duhet unifikuar. Sistemet e maturës nuk janë transparente, pasi bëhen shkëmbime të meri-tave të nxënësve.

emër: ERGEST mbiemër: LIKAj datëlindja: 04.09.1986 origjina: TIRANë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: KONTABILIST Profesioni i ëndërruar: mANAxhER hobi: FuTBOLLI

Profil A - ZH E

sistemet e maturës nuk janë transparente!

Page 35: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 35

Tirane-Athine

Page 36: Revista 77People& more

36 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 37: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 37

emër: FATjON mbiemër: GjATA datëlindja: 11.09.1991 origjina: ELBASAN vendbanimi: cëRRIK Profesioni aktual: mEKANIK Profesioni i ëndërruar: PILOT AVIONI hobi: muZIKA

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë impulsiv.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Këmbëngulja. Vlera personale: sinqeriteti3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të hap servisin tim dhe të zhvillohem në profesion.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Lider kam presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obama, një njeri me ngjyrë që kapërceu me dijet e tij të gjitha paragjykimet që të bardhët kanë për njerëzit me ngjyrë. Për mua është presi-

denti i Botës.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Informues dhe harxhues kohe njëkohësisht.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Korrupsioni e përfshin pothuaj të gjithë sistemin arsimor shq-iptar. “Miku” i famshëm bën shumë punë edhe këtu, si në të gjitha instancat e tjera shtetërore.

Profil A - ZH FKorrupsioni përfshin

gjithë sistemin arsimor shqiptar!

Page 38: Revista 77People& more

38 77 people&more ... 7 Shtator 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika e dobët në karakterin tim është çiltërsia. Kjo sepse gjith-monë mundohem që me njerëzit që më rrethojnë të jem e dre-jtpërdrejtë në çdo aspekt. Sinqeriteti apo çiltërsia ndonjëherë merren si dobësi nga të tjerët, por kështu jam unë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Është tepër e vështirë të flasësh për veten dhe më tepër kur bëhet fjalë për vlerat personale. Përsa i përket pikës së fortë në karakterin tim është vullneti për punë dhe ambicia ime për të ecur përpara, vetëm nëpërmjet njohurive të mia. Babi im gjithmonë më thotë se vullneti për të punuar dhe për të ecur përpara është dhe çelësi i suksesit në jetë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Kam shumë synime, por do të thoja se kualifikimi personal është primari për të arritur synimet e tjera.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nëna ime ka qenë dhe do të jetë lideri i frymëzimit tim gjatë gjithë jetës. Tek ajo gjej forcën për të ecur përpara dhe për të arritur pikësynimet e mia.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj se kanë avantazhet e tyre por dhe disavantazhet. Pasi nëse do të analizonim impaktin p.sh. të rrjetit social facebook, do të dilnim në një konkluzion se për mosha të ndryshme ka impakte të ndryshme në jetën e tyre. Por mund të them se rrjetet sociale shërbejnë si një urë komunikimi që në njëfarë mënyre mund të themi se përfaqësojnë dhe një miniglobalizim në mënyrën e komunikimit në mbarë globin.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Sistemi i Bolonjës më duket një sistem i dështuar. Pastaj prob-leme ka mësimdhënia, si dhe stafet që duhet të rikualifikohen.

emër: FLOBERTA mbiemër: KAjO datëlindja: 25.10.1988 origjina: BERAT vendbanimi: FIER Profesioni aktual: GAZETARE Profesioni i ëndërruar: ShëRBImET SOcIALE hobi: FOTOGRAFIA

sistemi i bolonjës, duhet analizuar!

Profil A - ZH F

Page 39: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 39

Adresa: Lagjia Partizani, Përmet Cel: 068 40 97 618

www.visitpermet.com

Page 40: Revista 77People& more

40 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH G

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Si pikë të dobët do të konsideroja faktin që ndonjëherë i toleroj shumë njerëzit, edhe kur ata nuk kanë të drejtë. Shpesh bëhem impulsiv menjëherë.2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja perso-

nale?

Për vlerat e mia personale do flisnin më mirë miqtë e mi por mund të thoja korrektësinë dhe vendosmërinë. Jam tip i qeshur dhe i komunikueshëm. Humori më karakterizon dhe më ndih-mon të kapërcej vështirësitë me qetësi dhe optimizëm.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im për jetën është i ngjashëm me atë të shumë të tjerëve. Në një të ardhme të plotësoj të gjitha ciklet e jetës.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Në fakt nuk kam ndonjë lider specifik që më frymëzon, por

janë vlerat që mbart çdo njeri, si sinqeriteti, korrektësia dhe mirësia.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë bërë diçka shumë e domosdoshme në ditët e sotme, pasi është një ndër format më të përdorshme komuni-kimi. Personalisht i frekuentoj shumë, pasi më krijon mundësi të krijoj kontakte dhe miqësi. Por kanë edhe anët e tyre negative sidomos për adoleshentët.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Sistemi arsimor shqiptar ka shumë mangësi dhe mendoj se duhet një reformim i përgjithshëm. Problemi duhet shtruar që në shkollën fillore, e deri në universitetet e shumta që nuk bëjnë seleksionimet e duhura në prurjet e studentëve.

emër: GAZmIR mbiemër: myTEBERI datëlindja: 2.04.1990 origjina: dEVOLL vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: dESIGNER Profesioni i ëndërruar: dESIGNER hobi: muZIKA

Reformim që në fillore!

Page 41: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 41

Adresa: Rr.Elbasanit përballë pallatit BrigadaveCel: 068 30 60 754 E-mail: [email protected]: Rr.Elbasanit përballë pallatit BrigadaveCel: 068 30 60 754 E-mail: [email protected]

Page 42: Revista 77People& more

42 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Adresa: Rr. e Vilumit rr. e 2 mbas stacionit elektrikAdresa: Rr. e Vilumit rr. e 2 mbas stacionit elektrikCel: 068 64 29 107

Page 43: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 43

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Cigarja. Besoj është ves i keq me të cilin kam disa vjet që luftoj. Them luftoj jo duke e pirë, por duke u përpjekur për ta lënë, sepse sa për pirjen tashmë ka kaluar një dhjetëvjeçar apo më shumë. Me njerëzit që nuk me shkon muhabeti, nuk më rrihet. Edhe kjo nuk më pëlqen. Do të doja që të kaloja kohë edhe me ta, por nuk ia dal. Po të pyesni gruan time, me siguri që do të nxirrte edhe ca, apo tim bir që i kufizohet qëndrimi para kompjuterit. 2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Altruizmi do të kishte thënë dikush, apo edhe vetë unë. Por, njëherësh edhe altruizmi është egoizëm në vetvete. Është egoizëm sepse ti ke dëshirë të bësh diçka për dikë dhe kjo është dëshira jote, pra është njëfarë egoizmi. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi kryesor? Hmm... mbase jam pak më “i rritur” sesa duhet për këtë pyetje. Sidoqoftë, synimi është që të kesh një punë të ndershme dhe që e bën me pasion, familjen e cila të bën të lum-tur, shoqërinë në të cilën jeton dhe t'i japësh diçka asaj shoqë-rie, të jesh i dobishëm. 4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Frymëzimet, me thënë të drejtën vërtet i paskam harruar (qesh).5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Kanë të mirën dhe anën e tyre negative. Kam frikë se kjo e dyta peshon më shumë. Në rrjetet sociale përveçse rinia humbet shpesh kohën e tyre të çmuar, ato mund të përhapin edhe infor-macionin e panevojshëm, të padobishëm dhe të pasaktë. Rrjetet sociale nuk janë si mediat, sepse pavarësisht diskutimeve dhe kritikave ndaj medias, megjithatë ajo kalon nëpër disa filtra. Pas kaq kohe, diskutimet për mediat (gazetë, tv, etj.,) vazhdojnë për sa i përket raportit me të vërtetën, përzgjedhjes së rëndësisë së informacionit: fshehjes së njërit apo dhënies së informacionit tjetër mbase të parëndësishëm, metodave persuasive, gjërave të padobishme, etj. Por rrjetet sociale nuk kalojnë asnjë filtër

dhe diskutimet nuk janë hapur sa duhet për problematikën që ngërthejnë këto kanale komunikimi, ndërsa investimi kohor aty është tepër i madh.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Po, Lëvizja Shqipëria e Re ka kapur çështjet më thelbësore aktuale si arsimimi, punësimi dhe jeta sociale. Këto çështje i diskuton me kategorinë kryesore të njerëzve, me rininë. Pra, të mos dukem patetik, por vërtet kemi të bëjmë me probleme të diskutuara me njerëzit kryesorë. Sa i përket arsimimit, unë mund të them se do të duheshin kritere të tjera, pra jo si këto që i kemi aktualisht. Kemi dhjetëra universitete në një lagje. S’ka më njeri problem për arsimin universitar. Kjo është shumë e mirë, arsimimi masiv i një populli e ngrit atë. Por, në rastin tonë, nuk kemi të bëjmë vetëm me fitimin e sasisë (numër të madh studentësh, shkolluarish) dhe humbjen e cilësisë, por kemi të bëjmë edhe me deformimin e shoqërisë. Shumëkush do të thoshte se është paksa e ekzagjeruar thënia që kjo mundësi e madhe shkollimi dëmton shoqërinë sepse tregu bën vetë selek-timin e cilësisë dhe prandaj sasia nuk dëmton cilësisë. Por, do të uronim të ndodhte kështu. Fatkeqësisht ndodh e kundërta. Një i sapodiplomuar në një shkollë të lartë, që tani kanë marrë lloj-lloj emrash, i diplomuar me zor dhe me lekë, gjithashtu mund t'i kalojë filtrat e tregut siç i ka kaluar edhe ato të shkollës. Jemi dëshmitarë se në shoqërinë tonë ende nuk zbatohet institucioni i konkursit, por punësimi (në ato publike) bëhet me, ta themi troç, mik e me lek. Pra, nëse kemi hiperproduksion intelektual, i pengojmë madje edhe rregullat e tregut, ose, vonohemi për disa vjet. Mediokri i një shkolle diku në një lagje atje merr një diplomë universitare shpesh pa shkelur pragun e shkollës, ai sërish të tregohet me i gjindshëm dhe nesër të menaxhon fonde dhe projekte publike. Ky pra ishte deformimi i shoqërisë që po na ndodh apo do na ndodhë edhe për ca vjet.

emër: hASAN mbiemër: SALIu datëlindja: 19.09.1972 origjina: GOSTIVAR vendbanimi: PRIShTINë Profesioni aktual: PEdAGOG Profesioni i ëndërruar: NuK KAm hobi: FuTBOLLI muZIKA

Profil A - ZH HDuhen kritere

të tjera për pranimet në

universitete!

Page 44: Revista 77People& more

44 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH I

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është që të tjerët i fal edhe pse më kanë dëm-tuar shumë. Jam i butë. S’kam ndonjë ves negativ, por mund të themi impulsiviteti në disa momente ta quajmë negative.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime më e fortë janë parimet e mia të vendosur nga unë vetë. Kjo për të ruajtur një standard vetjak si në komunikim, por dhe në situata të tjera. Të flasësh për vlerat vetjake sot është e vështirë, por kontribut i vlerave që unë përfaqësoj mbetet ko-tributi i familjes që është primar, profesorëve të mi dhe miqve, që kan bërë Indritin e sotëm, çdo kush ka vlerën e tij në rritjen e vlerave të mia si person.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor dhe primar është diplomimi me rezultatin maksimal të vlerësimit, duke qenë se jam në prag të diplomimit në Msc: Gazetari Europiane dhe Ndërkombëtare. Synim të dytë të themi kam fillimin si lektor pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” ose diku tjetër, ku të më jepet mundësia. Së treti fi-llimi i punës për një projekt timin në hapjen e një media on-line, me nje standard tjetër të bërit media në Shqipëri. Të tjera synime vijnë me kohën dhe ia lemë të ardhmes.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Frymëzohem nga butësia dhe korrektësia e prindërve të mi. Nga modeli si njerëzor, po jo vetëm por si njerëz të jetës akademike dhe publike janë dy: AK Prof. Dr. Artan Fuga dhe Prof. As-soc. Dr. Bashkim Gjergji. Këta janë aktualisht njerëzit që unë frymëzohem, për të ecur përpara. Ndërsa liderët si model poli-tik e historik janë Abraham Linkolni dhe Çurçilli, Bismarku etj., në format e tyre për të udhëhequr vendet e tyre.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale sot janë një gjë e mirë për komunikimin dhe për-cjelljen e mesazheve midis njerëzve dhe sipërmarrjeve të mëdha.

Rrjetet sociale kanë pozitivitetin e tyre ku përdoren në mënyrën e duhur dhe funksionin e tyre. Por ka dhe rrjete që përdoren nga kriminelët, trafikantët, pedofilët etj., në dukje sociale por kanë rol manipulimin dhe përfitimin ndaj personave që futen. Nuk ka besueshmërinë e nevojshme, çdo e dhënë e jotja mund ta përdorin të tjerët. Raste të tilla kanë ndodhur në Amerikë, ku një kriminel kishte vjedhur të dhënat nëpërmjet një rrjeti social dhe kishte ndryshuar identitet. Por kanë dhe anën e mirë për gjimnazistët, grupet universitare, etj., për të krijuar kontak-tet midis tyre dhe një komunikim linear dhe të debatueshëm midis tyre.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Sistemi arsimor shqiptar është në faza eksperimentimi të vazh-dueshëm, nisur nga 2006 me maturën e parë shtetërore, që ishte një dështim dhe mbetet sepse ka ulur nivelin arsimor dhe ka rritur numrin e studentëve në universitete. Implementimi i sistemit të Bolonjës që ishte veprim i nxituar, për vetë situ-atën aktuale në Shqipëri, solli dhe probleme për ato studentë që kishin mbaruar studimet. E gjithë kjo për teka politike dhe mungesa e një kuadri të mirë ligjor, që është parë kohët e fun-dit që ka ndryshuar çdo 3 muaj. Më e keqja ishte futja dhe mbrojtja e gjuhës angleze “Toefli-t” për të gjithë studentët dhe fakultetet, që prek drejtpërdrejt të drejtat e studentëve. Zv/Min-istrja e Arsimit thotë “Kemi pas konsultime me studentët dhe kemi marrë aprovimin e tyre”, një gjë e tillë s’ka ndodhur sepse të gjithë kryetarët dhe senatorët në fakultete janë zgjedhur poli-tikisht nga partitë politike me lobet e tyre. Kjo sjell paaftësinë dhe pamundësinë e studentëve për të ngritur zërin e tyre. Sa i përket punësimit, unë jam trajnuar nga shoqata “ILO”, Organi-zata Ndërkombëtare e Punës.

emër: INdRIT mbiemër: BARdhOShI datëlindja: 13.11.1987 origjina: ELBASAN vendbanimi: ELBASAN Profesioni aktual: GAZETAR Profesioni i ëndërruar: ANALIST hobi: VOLEjBOLLI BASKETBOLLI

Sistemi arsimor shqiptar është në faza

eksperimentimi!

Page 45: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 45

Profil A - ZH J

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Njeriu, karakteri i tij përbëhet nga prania e pikave të dobëta ose veseve. Tek unë, do të thoja se ves jo i mirë është neglizhenca për disa gjëra që ndonjëherë mund të jenë të rëndësishme, por jo ta teproj. Ndërsa si pikë të dobët do konsideroja diskrimini-min rracial, gjë që është e patolerueshme për mua.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është vetëkontrolli në çaste nervozizmi, d.m.th. gjakftohtësia. Gjithashtu zgjidhja e problemeve të ndryshme që mund të takoj në jetë me anë të logjikës më shumë se sa ndjen-jave.Për sa i përket vlerave, unë kam një parim: “Të gjithë kemi vlera por jo gjithmonë mund të prononcohemi për to. Mirë është që dikush tjetër të na i vërë në pah vlerat”. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Përderisa kam zgjedhur mjekësinë si degë, synimi im është të arrij majat në këtë fushë. Post kësaj, realizimi i shumë dëshirave, synimeve në jetën private.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është patjetër mami im, e cila pavarë-sisht vështirësive dhe pengesave që jeta i ka dhënë të kalojë, ajo sot mund të konsiderohet një femër në karrierë. Lideri që

më frymëzon? Nuk mendoj se frymëzimin e gjej tek një person. Frymëzimin e marr nga jeta, nga muzika që dëgjoj, nga njerëzit që kam zgjedhur të rri më shumë, s’ka rrugë tjetër!5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Të nevojshme, goxha, pothuajse në çdo fushë të jetës, por jo aq sa të ''humbim'' brenda këtyre rrjeteve.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqë-rie dhe të çdo sistemi. Në sistemin tonë shkollor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 20 vitet e fundit, kanë anët e tyre pozitive dhe negative. Problematika, sa herë që fillon viti shkollor ka të bëjë me tekstet. Mungesa e tyre, shitja në mënyrë të paligjshme, cilësia e dobët, sasia e pamjaftueshme dhe mbi të gjitha përmba-jtja e tyre dhe ngarkesa e madhe. Gjithashtu mendoj se duhet të ndryshohet mendësia e mësimdhënies, duhet ndryshuar kënd-vështrimi. Mësimi dhe shkolla duhet t’i shërbejë nxënësit dhe nëse kjo nuk arrihet, misioni mund të quhet i dështuar. Ende sot, ka mësues që e shohin nxënësin si objekt dhe jo si sub-jekt. Harrojnë se tek çdo individ ka një veçori, të cilën sistemi arsimor dhe veçanërisht mësuesi duhet ta vërë në dukje. Tek nxënësit shohin problemin dhe jo zgjidhjen.

emër: juxhEN mbiemër: GRAcENI datëlindja: 03.06.1991 origjina: ELBASAN vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: STudENTE Profesioni i ëndërruar: mjEKE PEdIATRE hobi: udhëTImET, NOTI

Problematika e teksteve shkollore është në çdo vit shkollor!

Page 46: Revista 77People& more

46 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH K

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam impulsiv dhe pak i nxituar.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Guximi, karakteri. Vlera: ndershmëria!3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të zhvillohem në profesion. Ëndërr e kam edhe të merrem me studimin e planeteve.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modele frymëzimi për mua janë gjyshi dhe babi. Janë idhujt e

mi. Lider nuk kam.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë informues dhe shumë të dobishëm për përhapjen me shpe-jtësi të informacionit. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

E çfarë nuk çalon tek sistemi ynë arsimor? Duke filluar që nga niveli i mësimdhënies dhe niveli i mësuesve e deri tek përkush-timi dhe vullneti i pakët i nxënësve e studentëve.

emër: KLAjdI mbiemër: ZhILLA datëlindja: 19.12.1990 origjina: TIRANë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: KuZhINIER Profesioni i ëndërruar: ASTRONAuT hobi: PALESTRA

Çdo gjë çalon teksistemi ynë arsimor!

Page 47: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 47

Profil A - ZH K

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është ndjeshmëria. Jam shumë e ndjeshme ndaj çdo fenomeni të dhimbshëm që ndodh. Ndonjëherë jam dhe shumë kokëfortë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Komunikimi është pika ime e fortë. Jam tip i qeshur dhe bëj shumë për shoqërinë. Jam këmbëngulëse pasi përpiqem me çdo aftësi që kam, për të përballuar jetën.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor është të studioj për stomatologji dhe një ditë të bëhem një stomatologe shumë e zonja, në shërbim të komu-nitetit.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam asnjë lider personal pasi jam një tip që eci mbi baza të shëndosha vetjake dhe jo nga frymëzime të rastësishme. Më frymëzojnë vlerat që më kanë rritur prindërit e mi, pasi janë

këto vlera që më shoqërojnë gjithmonë.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Unë i frekuentoj rrjetet sociale. Më pëlqejnë shumë sepse ke mundësi komunimi të shumta dhe krijimi kontaktesh me njerëzit që ke afër dhe larg. Është një mundësi shumë e mirë për të marrë informacione të ndryshme por që duhet të bësh dhe selektime. Sigurisht si çdo e mirë kanë edhe anët e tyre negative.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale,

ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush

tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

E kam dëgjuar këtë nismë të Lëvizjës Shqipëria e Re sepse erd-hën edhe në qytetin tim dhe zhvilluan një tryezë të rrumbul-lakët me të rinjtë. Në sistemin arsimor shqiptar janë shumë gjëra që çalojnë, që nga kualifikimi i mësuesve, seleksionimi i studentëve, përditësimi i metodave të mësimdhënies e shumë të tjera si këto. Në universitet mendoj se do ishte më e drejtë të zhvilloheshin konkurse në mënyrë që të fitonte më i miri.

emër: KRISILdA mbiemër: SERANLLARI datëlindja: 23.11.1994 origjina: KORçë vendbanimi: LIBRAZhd Profesioni aktual: NxëNëSE Profesioni i ëndërruar: STOmATOLOGE hobi: muZIKA FOTOGRAFIA

Në universitet duhet të zhvillohen konkurse!

Page 48: Revista 77People& more

48 77 people&more ... 7 Shtator 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime më e dobët është se besoj shumë tek të tjerët, pa pritur që ata të japin provat e tyre, ndërkohë që jam i sinqertë më shumë së duhet në marrëdhënie me të tjerët. Njeriu është në proces mësimi gjithë jetën dhe tani kam mësuar të jem pak më i rafinuar. Vetë mjedisi social është bërë shumë rafinak.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika më e fortë e imja është vullneti për t’u dalë punëve në krye edhe atëherë kur vështirësitë janë të mëdha. Edhe kur jam duke eksperimentuar nuk më vjen keq për koston që mund të ketë eksperimenti. Kam kuptuar që vetë jeta është eksperiment. Për këtë arsye, jetët e njerëzve nuk janë të njëjta. Në mënyrë modeste them se synoj të ndihmoj njerëzit, kur ata janë në vështirësi. Më pëlqen kur të tjerët janë të gëzuar. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synoj që familja ime të jetë gjithmonë e lumtur dhe fëmijët e mi të arsimohen mirë dhe të bëhen të zotët që të përballojnë pa u stresuar problematikat e jetës.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

E gjej frymëzimin në koshiencën dhe subkoshiencën time. Aty janë heronjtë e fëmijërisë time, historitë e dikurshme, rinia e viteve ’80-‘90, librat e lexuar dhe kujtimet e ndryshme. Në një

moment ato zgjohen duke u bërë frymëzim për mua. Mendoj se Tonny Blair do të mbetet edhe për 1 shekull një model që frymëzon dhe ndryshon botën.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Epoka e sotme falë teknologjisë ka arritur kulmin. Vetë jam një përqafues i kësaj teknologjie. Jam pro rrjeteve sociale, por mendoj se kultura e miliona përdoruesve në botë, akoma nuk është në atë nivel që të garantojë siguri apo paqe të përhershme. Kam përshtypjen se rrjetet sociale në një të ardhme, nëse nuk menaxhohen mirë, do të mund të shndërrohen në nxitës të një konflikti botëror.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Jam një përkrahës moral i Lëvizjes Shqipëria e Re. Më kanë tërhequar disa nisma, aksione apo debate që kjo lëvizje ka ndërmarë muajt e fundit. Përsa i përket debatit në fjalë, men-doj se do të vlejë për të përmirësuar gjërat në këto fusha. Mendoj se sistemi arsimor shqiptar ka shumë për të bërë në mënyrë që të quhet bashkëkohor dhe modern. Fiktivitet, apo blerja e provimit, mendoj se është një prej gjërave më negative në këtë sistem.

emër: mARASh mbiemër: mIRAShI datëlindja: 4.2.1964 origjina: LEZhë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: GAZETAR Profesioni i ëndërruar: GAZETAR hobi: EKSPLORImI

Lëvizjes Shqipëria e Re!Jam një përkrahës moral i

Profil A - ZH M

Page 49: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 49

Page 50: Revista 77People& more

50 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Adresa: Mali i RobitGolem, Kavajë, Shqiperi

Email: [email protected]

Cel: 068 33 87 754069 42 60 277

KrenariKrenariHotel

Page 51: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 51

Profil A - ZH M

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Besoj më shumë seç duhet tek njerëzit. Jam tip impulsiv.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam me karakter të fortë dhe dua t’i çoj gjërat deri në fund.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të vazhdoj studimet dhe të merrem me politikë në të ardhmen.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Fatos Nano është personi i famshëm që më ka pëlqyer gjithmo-në në rrugëtimin e tij në politikë dhe mendoj në një të ardhme të ndjek hapat e tij.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale.

Mendoj që janë shumë të mira sepse ndihmojnë në komuni-kimin e njerëzve, që rrjeti yt i miqve të jetë akoma më i madh.

Mendoj që rrjetet sociale i bëjnë njerëzit të jenë të komunikue-shëm me njëri-tjetrin.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Mendoj që sistemi arsimor çalon tek fakti që ky sistem ka shumë teori dhe pak praktikë. Unë kam idenë që të rinjve shqiptarë duhet t’u krijohet më shumë mundësi praktike ose punë konkrete sesa thjesht zhvillim teorie. Mendoj që të rinjtë shqiptarë duhet të përfshihen më shumë në çështjet sociale të shoqërisë tonë. Me anë të këtyre ndryshimeve shpresoj që të rinjtë shqiptarë të kenë një vend punësimi të garantuar, mbasi të kryejnë arsimin e nevojshëm.

emër: mARSEL mbiemër: ZhILLA datëlindja: 13.03.1989 origjina: TIRANë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: STudENT Profesioni i ëndërruar: POLITIKAN hobi: PALESTRA NOTI

Sistemi arsimor shqiptarka shumë teori dhe pak praktikë!

Page 52: Revista 77People& more

52 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH N

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët? Acarimi i momentit. 2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Nëse mund të quhet pikë e fortë, sinqeriteti dhe këmbëngulja për të arritur ato çfarë dua.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimi im kryesor është të ndërtoj një të ardhme të mirë, duke u rritur profesionalisht dhe të krijoj një familje të lumtur.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit janë prindërit e mi. Nëna ime dhe durimi i saj.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale kanë ndihmuar shumë zhvillimin kulturor të popullsisë, sidomos të të rinjve. Marrin informacionet që iu nevojiten dhe kalojnë kohën e lirë. Por ka dhe anët negative të

tij, pasi koha që kalojnë në to e tejkalon normën dhe ndikon keq në formimin e fëmijëve, të cilët shohin informacione të parakohshme për moshën e tyre.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Çalon cilësia e mësimdhënies dhe e kërkesës, mitmarrja dhe nepotizmi. Ndërrimi i programeve shkollore për çdo vit, i cili shkakton një amulli të vërtetë në mënyrën e marrjes së infor-macionit nga nxënësit. Në punësim dhe në çështjet sociale një ndër problemet kryesore janë mungesa e projekteve dhe e planeve afatgjata, të cilat do jepnin më tepër siguri për një punë më të sigurt dhe më afatgjatë për njerëzit. Politika aktuale po i kthen njerëzit në punëtore me mëditje. Tek çështjet sociale pri-oritet duhet t’i jepet edhe familjes, e cila nga politikat e sotme të individualizmit po pëson tronditje të rënda.

emër: NELdA mbiemër: hAxhIu datëlindja: 29.01.1988 origjina: KuKëS vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: ARKITEKTE Profesioni i ëndërruar: ARKITEKTE hobi: KëRcImI

Problemet në arsim:mësimdhënia, mitmarrja dhe nepotizmi!

Page 53: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 53

Profil A - ZH O

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët janë familja ime, janë një nxitje për mua për të ecur përpara. Edhe kur mendoj se nuk do t’ia dal, janë ata që më mbështesin dhe më japin kurajo për gjithçka dhe në fund ia dal gjithmonë.Veset e mia: jam shumë e nxituar, kam qejf që gjërat t’i bëj shpejt e shpejt edhe pse në situata të caktuara unë nuk mund të rri pa i futur hundët në detaje sepse dua që çdo gjë të shkojë ashtu siç dua unë. Marr gjithmonë mendime nga të tjerët dhe në fund bëj gjithmonë siç dua vetë, duke marrë parasysh edhe rreziqet dhe nga të gjithë marr kritika që jam shumë e paduruar. Megjithatë ngushëllohem me faktin që ia dal gjithmonë. 2. Cila është pika juaj e fortë, si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë: Jam shumë këmbëngulëse në gjërat që marr përsipër dhe luftoj shumë që t’i arrij të gjitha synimet që kam. Nuk dorëzohem kurrë, asnjëherë nuk mendoj që një gjë nuk mund të realizohet. Për mua asgjë nuk është e pamundur, mjaf-ton pak guxim dhe këmbëngulje dhe gjithçka realizohet.Vlerat e mia: Ajo që mua më pëlqen tek vetja është që asnjëherë nuk dorëzohem. Ajo çka të tjerët thonë që pëlqejnë tek unë është që jam shumë e guximshme dhe asnjëherë nuk them ‘jo’ që diçka është e pamundur, për gjëra të cilat nuk i marr përsipër më parë.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të kem një karrierë ku unë të ndihem e realizuar si person. Nor-malisht të krijoj një familje, sepse edhe ajo është një kënaqësi më vete që të fal jeta. Synime të tjera kam plot por që nuk i mendoj gjatë sepse them gjithmonë që koha të jep gjithçka dhe çdo person duhet të shfrytëzojë momentin për të arritur ato që synon.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit? Nuk kam ndonjë të veçantë, por frymëzohem kur shoh femra të cilat kanë një rol kyç në familje dhe në punët ku ato janë. Ndihem mirë sepse kushtet e sotme

na japin mundësinë ne femrave të ecim përpara dhe të shfaqim veten kudo. Normalisht ka të bëjë edhe pak fati, por femrat e sotme janë më shumë këmbëngulëse në atë që ato duan dhe kjo të bën ta shohësh të ardhmen me një sy më pozitiv në të gjitha aspektet.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë bërë shumë të përhapura dhe po krijojnë shumë impakt tek njerëzit në përgjithësi. Tashmë falë rrjeteve so-ciale asgjë nuk të mungon për t’u informuar me të gjitha ngjarjet dhe kuriozitetet anë e mbanë botës. Kanë shumë gjëra pozitive.Mund të hysh vetëm me një klikim dhe të gjesh çdo gjë që je interesuar. E vetmja gjë negative që mund të kenë ka të bëjë me fëmijët e vegjël, adoleshentët të cilët i janë larguar shumë gjërave dhe lojërave që kanë të bëjnë me moshën e tyre. Por, kjo ka të bëjë edhe me familjet, të cilat nuk po tregohen aspak të ku-jdesshme me kohën që iu lënë atyre në dispozicion për t’i kaluar në rrjetet sociale. Duke parë gjëra që nuk iu përshtaten apo duke kaluar me orë të tëra në rrjetet sociale ata humbasin gjëra më të bukura dhe të këndshme që dëmtojnë rëndë shëndetin apo ndikojnë në mënyrën e sjelljes dhe rritjes jo të lumtur.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Për mendimin tim sistemi ynë arsimor nuk është aspak i organi-zuar dhe shumë i çorientuar. Duhet ngritur patjetër një sistem nga fillimi që nga baza që është fillorja e duke përfunduar më pas tek arsimi i lartë. Ka studentë në gjuhët e huaja për shembull që akoma nuk dinë mirë gjuhën shqipe dhe fillojnë ta studiojnë në fakultet gjuhën e huaj. Kjo është edhe arsyeja pse ngelshmëria për një vit është shumë e lartë. Pa lënë pa përmendur edhe korrektësinë dhe kualifikimin e profesorëve e mësuesve që japin mësim në shko-llat publike.

emër: ORjETA mbiemër: PRENGjONI datëlindja: 10.06.1984 origjina: TROPOjë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: GAZETARI Profesioni i ëndërruar: juRISTE hobi: udhëTImET

Sistemi arsimor

të përsosetka nevojë

Page 54: Revista 77People& more

54 77 people&more ... 7 Shtator 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Besimi i pakufizuar që u jap të tjerëve dhe sinqeriteti ndoshta i tepruar.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Vlera ime nuk mund të bazohet vetëm në një pikë të fortë të izoluar prandaj mund të them që intuita e cila s’më lë të gaboj kurrë, korrektësia, këmbëngulja, pasi arrij çdo gjë që dua e shumë e shumë të tjera.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Njeriu ka shumë synime dhe objektiva në jetë. Por qëllimi krye-sor është të dimë të jetojmë siç duhet dhe ta shfrytëzojmë këtë dhuratë, që na është dhënë. Ta jetojmë jetën në mënyrë të tillë, që megjithëse kemi ardhur në këtë botë duke qarë, të largohemi me buzëqeshje.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modele frymëzimi kam shumë, secili më tërheq në bazë të diç-kaje që e karakterizon. Ndërsa përsa i përket liderit gjithmonë më ka tërhequr ambicia, egoja e Hitlerit dhe mendimi se si do të ishte bota nëse ai nuk do të kishte dështuar.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Mendoj që eksperiencat e personave që përdorin shumë rrjetet sociale na japin informacione të rëndësishme, na ndihmojnë që të jemi më të ndërgjegjshëm në gjërat që bëjmë dhe gjithashtu na ndihmojnë të jetojmë dhe perceptojmë atë që do të jetë e vërtetë, përmes mendimit virtual të të tjerëve. Rrjetet sociale jo vetëm që na japin këshilla dhe opinione, por mund të ndikojnë edhe në ndryshimin e sjelljeve tona.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Arsimi për mendimin tim është një ndër problemet më të mëdha që kemi aktualisht dhe me pasoja për të ardhmen. Këtu mund të përmendim lëvizje dhe çrregullime të vazhdueshme në sistemin arsimor, buxhetin e shkurtuar, stafin e papërgati-tur, ambientet aspak të përshtatshme e të tjera probleme. Ajo çfarë duhet bërë është që rritja e pjesëmarrjes në shkolla dhe universitete duhet shoqëruar me cilësinë e dijeve që brezi i ri merr në sistemin arsimor dhe trajnimi i mësuesve për t'u dhënë nxënësve dhe studentëve njohuritë e duhura dhe për t'i bërë ata të përshtatshëm për punët moderne që ofron sot tregu.

emër: PAmELA mbiemër: NduKA datëlindja: 28.05.1994 origjina: ShKOdëR vendbanimi: ShKOdëR Profesioni aktual: STudENTE Profesioni i ëndërruar: PIKTORE hobi: PIKTuRA

Duhet të trajnohentë gjithëmësuesit!

Profil A - ZH P

Page 55: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 55

Page 56: Revista 77People& more

56 77 people&more ... 7 Shtator 2012

REGINAHOTEL

Adresa: Rradhime, Vlorë, Albania

E-mail: [email protected]

Cel:+355 69 20 65 399 069 26 56 757

Page 57: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 57

Profil A - ZH R

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam impulsive ndonjëherë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam tip racional. Kjo besoj është pikë e fortë. Veproj në shu-micën e rasteve duke përdorur arsyen.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të jem një njeri i plotësuar në aspektin familjar dhe profesional.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Në fakt nuk kam një model. Tek çdo njeri përpiqem të marr anët që do të më pëlqejnë t’i bëj të miat.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Kanë anët e tyre pozitive. I bëjnë njerëzit më të hapur, të shoqërueshëm, janë argëtues ndonjëherë. E rëndësishme është të mos teprohet pasi kthehen në të kundërtën e anëve të mira, deri në stresuese.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Kam dëgjuar për nismat e kësaj lëvizje. Në sistemin arsimor shq-iptar çalojnë shumë gjëra dhe ka shumë mangësi. Mbi të gjitha është shumë i korruptuar.

sistemi ynë arsimor ka shumë mangësi!

emër: RudINA mbiemër: SKARA datëlindja: 29.03.1987 origjina: PEShKOPI vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: SPEcIALISTE mP Profesioni i ëndërruar: SPEcIALISTE mP hobi: NOTI

Page 58: Revista 77People& more

58 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH S

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është sinqeriteti i tepruar. Shpesh njerëzit abu-zojnë. Mendoj se duhet të jem më mosbesues.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është karakteri im i fortë. Asnjëherë nuk dorëzohem. Jam gjithmonë i vendosur kundrejt një synimi që i kam vënë vetes.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të përfundoj masterin. Kam dëshirë të punoj në televizion dhe mendoj se me pak punë mund t’ia arrij. Duke qenë se punoj pas kuintave do më pëlqente të provoja edhe ekranin, por jeta asnjëherë nuk parashikohet.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im, duke u mbështetur tek idete ekonomike është ai Keynesian, që ka hartuar idetë e tij ekonomike si dhe filozofike për jetën. Ai është një frymëzim për mua, pasi diti të ishte lider

dhe të drejtonte idetë e tij drejt një diapazoni që i tejkaluan kohërat dhe që sot vazhdojnë të na drejtojnë ne.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë një risi në këtë epokë teknologjike që ne je-tojmë dhe që me anë të tyre mund të shikojmë, japim opinione, sugjerime dhe të përfshihemi. Por kanë dhe anën negative që ndonjëherë keqpërdoren dhe kanë të keqen që nuk janë aspak të sigurtë dhe shpeshherë cenojnë privatësinë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Sistemi arsimor në Shqipëri është shumë i korruptuar. Shumë mësues dhe pedagogë japin dije dhe nota në bazë të pagesave. Kjo është e meta më e madhe e sistemi arsimor pasi si rrjedhojë e kësaj dalin në tregun e punës njerëz të paaftë, që me miqësitë që kanë i zënë vendin e punës një të afti.

emër: SALI mbiemër: ShEhu datëlindja: 25.11.1988 origjina: PëRmET vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: TEKNIK AudIO Profesioni i ëndërruar: mOdEL hobi: NOTI

është shumë i korruptuar!Sistemi arsimor në Shqipëri

Page 59: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 59

web : www.kantina-arberi.comKontakt: [email protected]

Facebook: www.facebook.com/KantinaArberi

Tel&Fax : 02162486Cel : 00355682023980

Adresa: Ish Blloku i Magazinave Tregtare

Page 60: Revista 77People& more

60 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 61: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 61

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është nipi, e dua jashtëzakonisht shumë. Përsa i përket karakterit jam shumë kokëfortë, ndërsa si ves do të për-mendja duhanin.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Jam besnik dhe tolerant. Kam një karakter të vendosur, e di çfarë dua dhe në të shumtën e rasteve arrij ta realizoj atë që kërkoj.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Shumë synime në jetë i kam arritur, jam i kënaqur por sigurisht vazhdoj të investoj në profesion, pra të ngrihem profesionalisht. Kjo do të më sillte më tepër të ardhura.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Babin e kam idhull dhe frymëzim sigurisht. Ai është një njeri i arrirë në jetë si dhe një prind i mirë. E adhuroj pasi di shumë mirë të krijoj me çdo kënd ekuilibrat e duhur për të pasur një marrëdhënie të mirë. Është shumë punëtor dhe social, ka edhe një sens humori për t’u patur zili.

Përsa i përket liderit simpatizoj figura historike si Che Guevara.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Rrjetet sociale lidhin njerëzit duke i sjellë pranë, edhe pse mund të ndodhen në skaje të ndryshme të botës. Këto janë shembuj të qartë të zhvillimit të teknologjisë. Por kanë edhe anën nega-tive, përdorimi i tepërt i tyre i largon njerëzit nga aktivitetet e ndryshme sportive, sociale si dhe i shpërqendron duke i kthyer në vartës. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Duhet të investohet në infrastrukturë. Duhet të ndryshohen kurikulat, të përditësohen dhe të jenë bashkohore. Një tjetër problem sipas mendimit tim mbetet kualifikimi i pedagogëve, duhet të ketë më tepër kërkesa kundrejt stafeve pedagogjike. Korrupsioni është i pranishëm çdo ditë e më shumë nëpër uni-versitetet shqiptare.

emër: SOKOL mbiemër: BudO datëlindja: 24.04.1977 origjina: TIRANë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: EKONOmIST Profesioni i ëndërruar: POLIc hobi: SPORTI

Profil A - ZH S

mbetetProblemkualifikimi i pedagogëve!

Page 62: Revista 77People& more

62 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Profil A - ZH S

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Mendoj se pika ime e dobët është fakti që jam shumë emotive.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Nuk kam arritur ta gjej pikën time të fortë, por gjithsesi mendoj se këmbëngulja dhe forca që rigjej në vetvete për të vazhduar përpara, janë dy elemente të forta të karakterit tim.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Kam zgjedhur një profesion sa të bukur, po aq edhe të vështirë. Kam patur një eksperiencë 1-vjeçare duke punuar si pedagoge e jashtme në Universitetin e Vlorës dhe për këtë arsye mendoj të çoj përpara karrierën time akademike, duke qenë e vetëdijshme që kam shumë punë për të bërë për të arritur aty ku dua. Që-llimi im është të kontribuoj me të gjitha potencialet e mia në përmirësimin dhe thellimin e mëtejshëm të mendimit juridik shqiptar.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Një nga liderët që unë e çmoj jashtëzakonisht është ish-presi-denti i SHBA-së, Bill Klinton. Ai konsiderohet si një nga presi-dentët më të mirë të historisë së SHBA-ve dhe si një nga liderët politikë më të talentuar e më të kualifikuar, me një intuitë poli-tike i aftë për ta kthyer në analizë. 5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Të ashtuquajturat “rrjetet sociale” dhe impakti që ato kanë në publik janë shtuar veçanërisht vitet e fundit. Rëndësia dhe vlera e tyre në treg po rritet me shpejtësi. E rëndësishme është të theksohen efektet, që sjellin rrjete të tilla sociale në shoqërinë ku jetojmë, duke parë anët pozitive dhe negative të tyre. Ndër efektet ndikuese vlen të përmenden: Së pari, ndikimi në kriji-min e lidhjeve të reja sociale, kontributi i rrjeteve sociale të tilla në procesin e të mësuarit, marrje-shkëmbim informacionesh,

ndikimi në gjuhën e folur dhe të shkruar, duke krijuar shprehi që përdoren vetëm gjatë kontaktimeve të tilla. Njëkohësisht në vargun e gjerë të efekteve rëndësi ka të theksohen edhe ato me karakter social-negativ si: izolimin e individit dhe shman-gien nga shoqëria duke ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e formimit të personalitetit të tij, largimin nga aktivitetet e lira, gjithashtu përdorimi i rrjeteve sociale është element stimulues i krijimit të stresit. Ndikimet shfaqen edhe në aspektin fizik tek individi, duke ndikuar në dobësimin e aftësisë perceptuese. Si përfundim, “rrjetet sociale” kanë efekte multidimensionale. Ato paraqiten sa të dobishme, po aq edhe të dëmshme për shoqërinë tonë.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Midis të tjerash, sistemi arsimor shqiptar paraqitet me prob-lematika të shumta, të cilat konsistojnë kryesisht në mungesë pavarësie, personeli e kreativiteti. Mendoj që, cilësia e dobët e produktit arsimor shqiptar është gangrena më e madhe e këtij sistemi, prandaj përmirësimi i treguesve sasiore duhet të bëhet pa anashkaluar ata cilësorë, të cilët janë edhe me të rëndë-sishëm. Kjo realizohet duke forcuar praktikat dhe duke zbatuar me rigorozitet kriteret e pranimit në universitete. Aksesi dhe politika e liberalizimit të arsimit të lartë fare mirë mund të përk-thehen në dukuritë e abuzimit dhe korrupsionit. Një tjetër ele-ment, që duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë ka të bëjë me përgatitjen dhe aftësitë e personelit akademik që përzgjidhet nëpër auditore dhe nxitjes së punës kërkimore-shkencore nëpër universitete, duke krijuar mjedisin e përshtatshëm dhe financ-imin e nevojshëm për realizimin e veprimtarive të tilla.

emër: STELA mbiemër: mEçAj datëlindja: 23.06.1989 origjina: VLORë vendbanimi: VLORë Profesioni aktual: juRISTE Profesioni i ëndërruar: POLITIKANE hobi: PIKTuRA

dukuria e abuzimit & korrupsionit!

Ekziston

Page 63: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 63

Adresa: Autostrasa Lushnjë-Fier

km 5Cel: 068 26 03 177

Page 64: Revista 77People& more

64 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 65: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 65

Profil A - ZH T

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Nuk shquhem për pika të dobëta, por mund ta cilësoj si të tillë sinqeritetin e tepërt.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Pika ime e fortë është vendosmëria për të arritur atë që dua.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synime kam shumë, por ajo që kërkoj nga vetja është të perfek-sionohem në profesionin tim dhe të kem një jetë të kompletuar në të gjitha aspektet.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam model frymëzimi dhe as lider që të më frymëzojë.

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të dobishme për të komunikuar më të tjerët, për të lidh-ur kontakte të reja, për t’u informuar sa më shpejt. Mendoj se janë bërë një domosdoshmëri e procesit të komunikimit dhe informimit të shekullit XXI.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Sistemi arsimor shqiptar çalon që në themel. Problem shqetë-sues për mendimin tim është rritja e numrit të pranimeve në universitete. Tregu i punës ka nevojë për cilësi dhe jo për sasi.

emër: TAuLANT mbiemër: hAxhIASI datëlindja: 12.02.1989 origjina: TIRANë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: muZIKANT Profesioni i ëndërruar: muZIKANT hobi: muZIKA

Tregu i punës ka nevojë për cilësi dhe jo për sasi!

Page 66: Revista 77People& more

66 77 people&more ... 7 Shtator 2012

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Jam shumë impulsive dhe nevrike.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Këmbëngulja për t’ia arritur synimit. Vlera personale: korrek-tësia.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Të bëhem psikologe. E kam ëndërr.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Mami im që nuk jeton më dhe gjyshja ime që më ka rritur. Lider: Jozefina Topalli

5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Janë të përhapura në masë. E keqja është përdorimi i tyre nga moshat e mitura.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Duke filluar që nga kushtet e shkollave dhe deri tek niveli i pro-fesorëve (sidomos në rrethe), gjithçka çalon këtu tek ne. Duhet një refresh i gjithë sistemit në mënyrë që të risistemohen ato pak gjëra të mira që kanë ngelur dhe të fillohen të bëhen edhe gjëra të reja për arsimin kaq shumë të nevojshëm për ne.

emër: uRVIOLA mbiemër: GjATA datëlindja: 21.06.1989 origjina: KORçë vendbanimi: POGRAdEc Profesioni aktual: PARuKIERE Profesioni i ëndërruar: PSIKOLOGE hobi: FOTOGRAFIA

Problem, infrastruktura e shkollave!

Profil A - ZH U

Page 67: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 67

Dr. O. Kaja Dr. E. Molla

KLINIKËDENTARE

adresa: pranË bashkisË vorË, tiranË - albaniacel: +355 68 40 64 156 / 68 40 84 225

e-mail: [email protected]

Page 68: Revista 77People& more

68 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 69: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 69

Profil A - ZH V

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Vetëm para mirësisë dhe pozitivitetit të të tjerëve mund të shfaq dobësi. Vese nuk kam. 2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam arritur të kuptoj forcën e fjalës sime, që mund ta përmend si një nga pikat më të forta duke i shtuar dhe pozitivitetin, ar-simimin, çiltërsinë, etj. 3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Synimet e mia mbeten po të njëjtat, pavarësisht statusit apo sta-dit të jetës në të cilin ndodhem të jem në lumturi, së bashku me njerëzit që dua shumë dhe kështu mund të arrij çdo gjë që dua .4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Modeli im i frymëzimit është trashëgimia në breza, që nga të parët të cilët kanë patur dhe ruajtur në breza vlerat si: besa, bujaria, trimëria, mençuria dhe zemra e mirë.5. Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Për rrjetet sociale dhe zhvillimin e tyre kam mendim shumë pozitiv, janë shumë të dobishme, gjithmonë nëse vihen në shër-bim të asaj që dëshiron dhe duke i mirëpërdorur. 6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë nëpër

rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet sociale, ide

dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon sipas jush tek

sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më mirë?

Mendoj që çalimi tek sistemi arsimor nuk mund të bëhet më mirë, nëse nuk ekziston dëshira apo iniciativa për të ndërhyrë nga hallkat më përpara me funksion më të lartë të zinxhirit.

emër: VALER mbiemër: KOLNIKAj datëlindja: 25.02. 1986 origjina: KOPLIK vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: mOdEL Profesioni i ëndërruar: mOdEL hobi: SPEKTAKLET

Duhetndërhyrjenë gjithë sistemin arsimor

Page 70: Revista 77People& more

70 77 people&more ... 7 Shtator 2012

nuk ofron shumë mundësi!

Profil A - ZH XH

1. Cila është pika juaj e dobët në karakter ose veset tuaja?

Pika ime e dobët është që bëj shumë për të tjerët pa i njohur ata mirë, d.m.th pasi unë bashkëpunoj, më vonë i arrij t’i kuptoj, gjë që s’është aspak e mirë sepse duhet të njohim njëherë pastaj të bashkëpunojmë. Si çdo njeri tjetër edhe unë kam veset e mia, sepse askush nuk është perfekt, një nga veset që më vë në dukje shoqëria është që flas shumë.2. Cila është pika juaj e fortë,

si dhe cilat janë vlerat tuaja personale?

Kam një karakter shumë të fortë dhe asnjëherë nuk dorëzohem. Pika më e fortë është që jam optimist dhe mendoj gjithmonë në mënyrë pozitive. Për mua asgjë nuk është e pamundur! Përsa i përket vlerave të mia, e tregon puna e bërë deri tani dhe normal-isht do e tregoj edhe në të ardhmen.3. Cili është synimi kryesor që keni për jetën tuaj?

Në jetë i vendosim vetes shumë synime por sigurisht jo të gjitha i realizojmë. Sporti (atletika) është kryesorja për mua, dua të marr pjesë në Lojërat Olimpike si përfaqësues i Shqipërisë.4. Cili është modeli juaj i frymëzimit dhe kush është lideri që ju

frymëzon më shumë?

Nuk kam një model të cilin mundohem ta ndjek por në fakt janë disa që më frymëzojnë dhe mundohem të marr më të

mirën e gjithësecilit. Kam simpati për Barack Obamën, in-teligjencë dhe shumë humanizëm shikoj tek ai. Na duhen edhe ne në Shqipëri të tillë njerëz.5.Ç’mendim keni për rrjetet sociale?

Padiskutim që në kohën ku po jetojmë, rrjetet sociale kanë shumë rëndësi. Kanë efekte pozitive dhe negative, por unë deri tani kam mënjanuar ato negativet. Momentalisht kam vetëm Facebook edhe kam vërtet shumë miq aty. E vërteta është që ndonjëherë të merr shumë kohe por besoj se gjithësecili e menaxhon veten. I vetmi problem është që nuk ruhet privatësia në momentet që vendos të kesh një adresë aty.6. Lëvizja Shqipëria e Re po zhvillon tryeza debati me të rinjtë

nëpër rrethe të ndryshme me temë: "Arsimi, punësimi, çështjet

sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Çfarë mendoni që çalon

sipas jush tek sistemi arsimor shqiptar dhe çfarë duhet bërë më

mirë?

Unë mendoj që të rinjtë shqiptarë janë shumë inteligjentë dhe janë goxha të interesuar për arsimimin e tyre. Problem kryesor është tregu i punës që nuk ofron shumë mundësi ndërkohë që ka shumë prurje. Duhet patjetër një organizim më i mirë që të kemi mundësi për të shprehur aftësitë tona. Uroj që nga kjo lëvizje të gjendet vërtet një zgjidhje.

emër: xhANI mbiemër: dEmIKA datëlindja: 05.06.1992 origjina: KORçë vendbanimi: TIRANë Profesioni aktual: mENAxhER Profesioni i ëndërruar: NuK KAm hobi: SPORTI

tregu i punës,Problem kryesor është

Page 71: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 71

J&B Electronics

Adresa: Km 5, Durrës Tiranë

Cel: 068 20 22 766

E-mail: [email protected]

Page 72: Revista 77People& more

72 77 people&more ... 7 Shtator 2012

100 % ShqipNdihmo vendin tënd! Bli prodhime shqiptare!

Skulptura druri dhe guriNë fshatin Zllakuqan ndodhet muzeu etnologjik i skulptorit gjon gjergjaj. Në këtë muze ruhen shumë skulptura druri dhe guri, të punuara nga vetë autori, si dhe një koleksion shumë i pasur i gjërave të vjetra të traditës dhe kulturës shqiptare. Z.gjergjaj u tregua i gatshëm të dhurojë disa sende të vjetra nga thesari i tij për projektin 100 % shqip dhe përgëzoi universitetin “Vitrina” për këtë nismë që ka marrë në këtë 100-vjetor të pavarësisë. këto punime cilësore dhe shumë të veçanta i gjeni në fshatin Zllakuqan, klinë-kosovë.

Page 73: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 73

Ndihmo vendin tënd! Bli prodhime shqiptare!

100 % Shqip

VeShje populloreVeshjet popullore janë pa dyshim një nga manifestimet më të fu-qishme të kulturës tradicionale. ato janë trashëguese e trans-metuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. këtë trashëgimi e ka ndjekur dhe Znj.Vjollca halili, e cila ka shumë vite që merret me punimet e kostumeve popullore, kryesisht të Shqipërisë së Mesme. këto kostume i gjeni me çmime konkurruese në treg, si me qera ashtu dhe për t’i blerë.adresa: Bërdicë e Madhe, Cel. 0672870379Shkodër.

Page 74: Revista 77People& more

74 77 people&more ... 7 Shtator 2012

RisiNë Ndërtim & Arkitekturë

Kjo shtëpi xhami e projektuar nga studio e arkitekturës dhe dizajnit NAF, është e pozicionuar në Hiroshima në Japoni, ka të vendosura përreth saj blloqe të mëdha be-

toni me përmasa 1 x 1 x 1.5, kjo për t’i dhënë njëkohësisht dhe

misteriozitet dhe intimitet banesës. Kjo shtëpi është e realizuar me strukturë të lehtësuar hekuri dhe xhami siç shihet dhe në pamje, e cila është lehtësisht e realizueshme me sistemin modu-lar të kontenierëve.

Shtëpia në Cape Town është në një zonë të tillë që të fal relaks. Përballë saj shtrihet një fushë e gjelbërt dhe një pyll madhështor. Klienti kishte kërkesa specifike: Ai

dëshironte që pamja të ishte e drejtuar drejt fushës Constantia

kështu që përballë tij të kishte pamjen e malit dhe diellin. Këtë pamje të mrekullueshme do të kishin dhomat e gjumit dhe ajo e ndenjes. Pishina do të ishte në veriperëndim.

marrë nga: www.banka-ideve.com

shtëpi në Cape town

shtëpi prej xhami

Page 75: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 75

Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Ndërtesa me parafabrikate

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: [email protected]

Page 76: Revista 77People& more

76 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Cel: +355 69 20 20 657+355 69 46 47 707

+355 69 20 43 885+355 69 20 83 201

Adresa: Uji i Ftohtë, Lagjia ”Kala”www.hotelaliko.al

Page 77: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 77

RisiNë Mjekësi

Një studim i kryer nga studiuesit e “Harward Medical School” tregon se femrat vuajnë më shumë nga dhim-bja e kokës, sëmundje kjo e njohur si migrena. Studimi

u realizua me gra dhe meshkuj të moshës mbi 44-vjeçare, që vuanin nga migrena. Studiuesit kanë vendosur përpara variac-ionin e strukturës së trurit lidhur me gjininë që mund të fa-vorizonte meshkujt përballë kësaj dhimbje koke. Në fakt truri i femrës ka ndryshime që do të luante kundër tyre, duke filluar nga dendësia, materiali gri që është ndryshe në pjesën e prapme i cili është i ngarkuar për të lehtësuar dhimbjet. Kështu nëse

intensiteti i dhimbjeve është njësoj si për femrat dhe meshkujt, për femrat është më e pakëndshme dhe më e vështirë për t`u duruar. Eksperimenti i drejtuar ka sensibilizuar studiuesit mbi këtë nocion që merret si fenotip seksual, duke treguar që truri i meshkujve dhe i femrave është i prekur më ndryshe. Sipas të dhënave, migrena prek 3 femra në raport me 1 mashkull. Edhe pse sot ka shumë medikamente të nevojshme për ta lehtësuar dhimbjen e kokës, disa femra e vuajnë më shumë si fenomen.

marrë nga: www.77news.al

Femratvuajnë më shumë nga

migrena!

Page 78: Revista 77People& more

78 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Vazhdimisht sipërmarrësit janë përballur me sfidat që vijnë me krijimin dhe drejtimin e bizne-

seve të tyre. Për këtë arsye një pronari biznesi i duhet të jetë i përgatitur se si të tejkalohen këto pengesa nëse ai/ajo ka synim që të krijojë një biznes të suksesshëm. Një sfidë me të cilën janë përballur njerëz të biznesit është marrja e vendimeve të gabuara për biznesin, duke qenë se drejtuesit e tyre nuk kanë njohuri të mjaftueshme dhe të shën-dosha për menaxhimin e biznesit. Një sipërmarrës mund të përjetojë dështim të biznesit për shkak të mungesës së aftësive menaxhuese të drejtë. Është e kuptueshme që një sipërmarrës gjatë procesit të menaxhimit dhe të drejtimit mbart rrezikun e dështimit, ndaj dhe nuk është për t’u çuditur kur gjatë rrugës vihen re gabime. Një person i biznesit kërkon aftësi në fusha të tilla si market-ing, hulumtim dhe zhvillim, menaxhimit financiar dhe administrimin. Këto janë aftësi që janë jetike në drejtimin e një biznesi dhe nëse nuk zbatohen siç duhet mund të çojë në një biznes të dështimit. Kjo edhe mund të kundërshtohet duke marrë pjesë në kurse për menaxhimin e biznesit dhe duke lexuar libra dhe revista të organizimit të biznesit. Investitorët janë njerëz shumë të rëndësishëm në shoqëri. Janë ata të cilët ofrojnë fonde apo kapitale të cilat veprojnë në një in-stitucion. Pa investitorët nuk do të ketë biznese dhe pa bizneset, ne nuk kemi

sistem financiar. Shumica e njerëzve janë shumë të zëshëm për idetë e tyre. Ekipi i ndërtimit duhet të zgjerohet për të përf-shirë marrëdhëniet e jashtme të tilla si ato me biznese të tjera. Ndërmarrjet e përbashkëta në përgjithësi janë partne-ritetet e biznesit, të themeluara në mes të dy ose më shumë palëve (individë, grupe të biznesit, kompanitë, koorporatat) për qëllime të zgjerimit të biznesit dhe duke arritur merita, duke u bashkuar me forcat dhe duke punuar si një ekip. Palët e përfshira në marrëveshje të për-bashkët plotësojnë njëri-tjetrin. Kompa-nitë e mëdha mund të bashkojnë forcat për t'u bërë edhe më të fuqishme dhe kështu të dominojnë tregun, ndërkohë që kompanitë e vogla mund të bashko-hen për të ndërtuar një prani të fortë në vend të tyre të tregut. Gijthëkush që ka krijuar një sipërmarrje dhe e ka kthyer atë në një biznes të suksesshëm, ka në kokë rregullat e tij të arta që e kanë ndi-hmuar gjatë rrugës. Është gjithmonë frytdhënëse dhe shpesh frymëzuese për të tjerët që të dëgjojnë këshillat e më të suksesshmëve. Mark Cuban, një sipër-marrës i shumëfishtë e i suksesshëm, ka ndarë me ne ato që për të janë rregullat e arta për t’u patur parasysh në nisjen e një sipërmarrjeje. Mos e krijoni një sipër-marrje nëse aktivitetin e saj nuk e keni pasion, nëse nuk është diçka që e dashu-roni, apo nëse nuk ka lidhje me ju. Në qoftë se keni menduar për një strategji shpëtimi në rast dështimi, atëherë nuk

e keni pasion atë gjë. Punësoni njerëz që mendoni se do të punojnë me kënaqësi të madhe në kompaninë tuaj. Të ardhu-rat shërojnë gjithçka. Duhet të dini se në ç’mënyrë konkretisht kompania do të fitojë para dhe si do t’i realizojë ajo të ardhurat. Kuptoni kompetencat tuaja thelbësore dhe përqendrohuni tek to. Paguajini mirë njerëzit që do të kryejnë detyrat kryesore, pasi duhet të bëni më të mirën aty. Ndërsa nëse buxheti nuk iu mjafton mund të sakrifikoni cilësinë në sektorët e tjerë të kompanisë, duke marrë punonjës që paguhen më pak. Mjediset e hapura të zyrave bëjnë që të gjithë punonjësit të jenë të sinkronizuar me gjithçka që ndodh në kompani. Nëse ndonjë punonjës ankohet se ka nevojë për privaci, tregojini derën e tualetit. Nuk duhet të ketë asgjë për të fshehur në startin e një biznesi. Për teknologjinë, përdorni ato që njihni. Nëse dini të për-dorni apple, atëherë përdoreni. Nëse ju pëlqen windows, përdorni atë. Në filli-met e një kompanie nuk ka shumë pu-nonjës, kështu që secili mund të përdorë atë që di, në mënyrë që të mos shtohen shpenzimet me trajnime të mëtejshme për këtë çështje. Mbajeni organizatën të sheshtë. Kjo do të thotë që komunikimi vertikal sipas hierarkisë të jetë minimal. Nëse keni menaxherë që i raportojnë një menaxheri tjetër që në hapat e parë të kompanisë, ka shumë mundësi që të dështoni. Mos nënkontraktoni firmë marrëdhëniesh publike (PR). Në hapat e para, kompania ka nevojë që të krijojë marrëdhënie personale me partnerët e saj. Pra, komunikoni vetë me personat që ju mendoni se janë të interesuar të dinë rreth jush. Gjejini e-mailin dhe pre-zantoni kompaninë. Kthejini detyrat e punonjësve në argëtim. Kini kujdes me stresin e tyre dhe shpërblejini ata për performancën. Në kompaninë time të parë, MicroSolutions, sa herë që kishim shitje rekord, unë u jepja kartmonedha 100 dollarëshe njerëzve të shitjes dhe të gjithë ishin të kënaqur nga kjo.

Përgatiti: Erjona Pemajmarrë nga: www.77news.al

RisiNë Ekomoni-Turizëm

Kompanitë e menaxhimit

Page 79: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 79

Adresa: RradhimëVlorë, Albania

Cel:068 20 56 896www.grand-hotel.al

Page 80: Revista 77People& more

80 77 people&more ... 7 Shtator 2012

RisiNë Politikë

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, zhvi-lloi një takim me krerë dhe koordinatorë të kësaj lëvizje nga disa rrethe të vendit. Në këtë takim u parashtrua

platforma politike e kësaj lëvizje, e cila do të jetë pjesë e disku-timit në tryezat që do zhvillohen me qytetarët në shumë rrethe të vendit. Zoti Vlashaj është shprehur se LSHR-ja dallohet për ndjeshmërinë sociale, por ka edhe një sërë idesh e qasje poli-tike, pa të cilat sipas Vlashajt vështirë se problematikat mund të gjejnë zgjidhje. Nismat e ndërmarra si “E duam Shqipërinë e re pa korrupsion”, “E duam Shqipërinë e re plot me solidaritet” apo edhe tryezat kombëtare të organizuara për heqjen e imu-nitetit në sistemin e drejtësisë, si dhe për arsimin, punësimin, shërbimet sociale, promovimin e turizmit, etj., ku kanë debat-uar dhe janë hedhur ide nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, ekspertë të fushës, si dhe të rinj e qytetarë të thjeshtë të ardhur nga shtresa të ndryshme sociale, kanë qenë lajtmotivi i platformës së prezantuar. Kjo e fundit do të diskutohet për muaj me rradhë në tryeza të rrumbullakëta në gjithë vendin me aktorët e ndryshëm të interesit për të mbledhur edhe ide të reja. 7 janë pikat ku mbështetet aktualisht kjo platformë:1. Fuqizimi i shtetit dhe kombit shqiptar kundër korrupsionit.2. Fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale.3. Fuqizimi ekonomik i familjeve dhe individëve shqiptarë.4. Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare.5. Fuqizimi i shtetit shqiptar.6. Fuqizimi i familjes shqiptare.

7. Fuqizimi i kombit shqiptar.Platforma do të përfshijë heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, ngritjen e Gjykatës Administrative, ngritjen e një Agjencie të Supervizimit të punës së çdo punonjësi të ad-ministratës publike, etj. Vlashaj e ka cilësuar të domosdoshëm angazhimin mbarëpopullor kundër korrupsionit, i cili i kushton vendit humbje të mëdha financiare. "Duke iu bazuar platformës ne mendojmë se promovimi i turizmit duhet parë si një pers-pektivë e mirë zhvillimi dhe punësimi. Duhet të hiqen fëmijët nga rruga, të krijohen mjedise sociale për njerëzit në nevojë, të thjeshtohet sistemi i tatimeve, të futet koncepti i qerasë tatimore për të gjitha llojet e bizneseve në Shqipëri, të cilat duhet të nda-hen në 7 kategori në bazë të xhiros vjetore, me synim zhdukjen e konceptit të inspektorit tatimor, heqja nga sistemi i vlerësimit në shkolla të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxë-nësit që ai mësues u ka dhënë mësim, etj. Këto janë disa nga propozimet që platforma jonë i prezanton elektoratit shqiptar, i cili po përgatitet të votojë në zgjedhjet e ardhshme", tha Vlashaj. Lëvizja Shqipëria e Re, si një forcë e re politike do të investohet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke synuar të jetë pjesë e një koalicioni dhe duke marrë në administrim dy di-kasteret kryesore: atë të kulturës dhe të punës, dikastere këto që kanë një peshë të madhe në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Platfoma e propozuar nga Lëvizja Shqipëria e Re pritet të disku-tohet në të gjitha rrethet e vendit me synim jo vetëm njohjen, por edhe grumbullimin e një sërë ideve të tjera.

Nga Eriselda martini, marrë nga: www.77news.al

pikat e platformës politike të LSHR-së! 7Vlashaj:

Page 81: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 81

gotan Wine

Adresa: Rr. Deshmorët, perballë Galaktikut Durrës, Albania

Page 82: Revista 77People& more

82 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Qendra e Mendimit Pozitiv

Në përgatitjen për një performancë, ju mund të keni shumë frikëra, ankth dhe mendime negative të lidhura me këtë ngjarje. Megjithëse kjo është krejtësisht nor-

male dhe është diçka që e përjeton kushdo, është e rëndësishme që ju të përshtateni me këtë; përndryshe, ato mund të dobëso-jnë vetëbesimin tuaj. Mendimet dhe emocionet negative janë diçka që ne e shikojmë në mënyrë më të detajuar në zonën tonë të reduktimit të stresit me anë të mendimit racional. Gjërat tek të cilat shikojmë janë teknikat qartësisht të fokusuara në men-azhimin e stresit gjatë performancave. Fillimisht ne shikojmë tek teknikat “mendimet e vetëdijshme”, një teknikë që ju mund ta përdorni për të kuptuar frikërat tuaja dhe mendimet nega-tive.

Përdorimi i mjeteve:1. mendimet e vetëdijshme Ju mendoni negativisht kur keni frikë për të ardhmen, e kri-tikoni veten për gabimet, dyshoni tek aftësitë tuaja ose prisni dështime. Mendimi negativ mund ta dëmtojë besimin tek vetja, dëmtojë performancën dhe të paralizojë aftësitë tuaja mendore. Fatkeqësisht, mendimet negative kanë tendencë të kalojnë nëpër ndërgjegjien tonë, shkaktojnë dëmet e tyre dhe pastaj da-lin përsëri jashtë. Meqenëse ne mezi i kuptojmë këto ndryshime, ne nuk i sfidojmë ato siç duhet, çka do të thotë që ato mund të jenë plotësisht të gabuara. Kjo nuk e ndalon dëmin e tyre. Men-dimet e vetëdijshme janë një proces me të cilin ju vëzhgoni men-dimet tuaja dhe bëheni më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në kokën tuaj. Për të përdorur këtë teknikë, vëzhgoni “nivelin e ndërgjegjes” tuaj ndërkohë që mendoni për një ngjarje. Mos i ndrydhni mendimet. Më mirë, thjesht lërini ato të bëjnë rrugën e tyre ndërkohë që ju i kushtoni vëmendje atyre. Ndërkohë që ju vëreni mendime negative, shkruajini ato dhe pastaj largojini. Shembuj mendimesh të zakonshme negative mund të jenë:- Frikë për cilësinë e performancës tuaj ose për problemet që

mund të pengojnë;- Shqetësim për mënyrën se si do të reagojnë shtypi dhe audi-enca ndaj jush;- Shqetësim për mënyrën se si do të shfaqeni ju tek të tjerët, p.sh tek njerëzit e rëndësishëm;-Shqetësim me simptomat e stresit;-Qëndrimi tek pasojat negative të një performance të varfër;-Vetë- kritika-Ndjenja papërshtatshmërie.Mendimet e vetëdijshme janë hapi i parë në procesin e elemi-nimit të mendimeve negative: Ju nuk mund të kundërshtoni mendimet që nuk e dini që i mendoni.

2. mendimi racionalHapi i dytë në përshtatjen me mendimet negative është t’i sfido-ni mendimet negative që ju shkruajtët duke përdorur teknikën e mendimeve të vetëdijshme. Shikoni çdo mendim që shkrua-jtët dhe në mënyrë të arsyeshme sfidoji ato. Pyeteni veten nëse mendimi është i arsyeshëm. A ngrihet ai në bazë të një shqyr-timi të drejtë? Cilat janë evidencat pro dhe kundër këtij men-dimi? A do të ishin shokët tuaj dakort me këtë mendim apo do të ishin kundër tij?

3. mendimi pozitivKur ju përdorni mendimin racional për të identifikuar mendi-met negative të gabuara, është e nevojshme të përgatisni men-dime racionale, pozitive dhe pohime për të kundërshtuar men-dimet negative. Pohimet pozitive ju ndihmojnë ju të ndërtoni vetëbesimin dhe të ndryshoni modelet e sjelljes negative duke i kthyer ato në pozitive. Duke i bazuar pohimet tuaja në një vlerësim të qartë, racional të një fakti, ju mund t’i përdorni ato për të zhbërë dëmtimet që kanë shkaktuar mendimet negative tek vetëbesimi juaj.

qendra e mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

mendimi pozitiv...mendimi racionalMendimi i vetëdijshëm,&

Qendra Mendimit

Pozitive

Qendra eMendimit Pozitiv

Qendra eMendimit

Pozitiv

Qendra eMendimitPozitiv

Page 83: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 83

Hotel

BarKarburant

Restorant Gomisteri

Karburant (Autogrill) ERI

Autostrada: F. Krujë- LaçCel: 068 20 94 879

068 20 20 163

E-mail: [email protected]

Page 84: Revista 77People& more

84 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Bar-Restorant-Hotel DRILON

Adresa: Qëndër Ksamil, Sarandë Cel: 069 44 68 867E-mail: [email protected]

Page 85: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 85

Luvri është një nga ndërtesat dhe muzetë më të famshëm në botë. Mbreti Fransua i I-rë në shek. e XVI-të, ndërtoi pallatin e Luvrit në vendin e një fortese të shekullit të

XII-të. Qysh atëherë pallati iu nënshtrua shumë restaurime-ve, për të fituar përfundimisht pamjen aktuale aty nga mesi i shek. të XIX. Piramida e tanishme prej qelqi qëndron në oborrin “Napoleon”. Kohë përpara se të ishte pallat mbretëror dhe një muze madhë-shtor, Luvri ishte një kështjellë e fortifikuar. Mbreti i mesjetës Filip August vendosi të mbrojë Parisin nëpërmjet një muri të fuqishëm, kështuqë ai mund të shkonte në kryqëzatat e tij, pa qenë në ankth për ndonjë sulm të mundshëm armik. Më vonë mbreti Fransua, jo vetëm hoqi kullat, por ndërtoi një kështjellë të tërë me një stil shumë elegant. Pas tij mbretër të

tjerë kanë ndryshuar dhe shtuar ndërtesa në Luvër. Mbreti Henri i IV plotësoi një galeri të gjatë përgjatë bregut të lumit, për të lidhur rezidencën kryesore me Tyileritë, të ndërtuara për mbretëreshën Katerinë de Mediçi. Perandorë të ndryshëm kanë marrë përsipër plotësimin e tij, duke përfshirë perando-rin Napoleon i I dhe i III. Që nga ajo kohë, Luvri është bërë muzeu më i madh në botë. Njerëz nga mbarë bota vijnë për të admiruar koleksionet e antikëve egjiptianë, grekë, romakë dhe orientalë. Gjithashtu edhe pikturat frënge, italiane, gjermane dhe angleze, skulpturat si dhe thesaret e mbretërve të Francës. Me një koleksion kaq shumë të gjerë, muzeu kishte nevojë për më tepër salla. Kjo është arsyeja që Luvri u ripërtëri disa vite më parë.

marrë nga www.banka-ideve.com

RisiNë Art

Muzeu i Luvrit!

Page 86: Revista 77People& more

86 77 people&more ... 7 Shtator 2012

RisiNë Teknologji

Kompjuteri i cili është i cilësuar si gjeni ka arritur re-zultatin 150 në testin e inteligjencës, shkruan “Daily Mail”. Testi mesatar i inteligjencës për njerëzit është

100. Kompjuteri, inteligjenca artificiale e të cilit është 150, tani është në mesin e katër për qind të njerëzve me inteligjencë të tillë. Programi përdor kombinimin e të menduarit matematik-logjik si te njeriu, çka mundëson rezultate më të mira të cilat softueri i mëparshëm i ka realizuar në testin e inteligjencës. Madje edhe programet më të përparuara matematikore zakon-isht arrijnë rezultatin nën 100. Softueri është projektuar nga një ekip i shkencëtarëve të udhëhequr nga Claes Strannegard në Universitetin e Gothenburg. Qëllimi ka qenë të krijohet programi i cili “mendon” si njeriu. Testet e inteligjencës janë bazuar në aftësitë e të anketuarve për të zgjedhur dy lloje prob-lemesh, modelet vizuale dhe qëllimin apo parashikimin e num-

rave. Grupi i hulumtuesve suedezë beson që qëllimi i numrave ka lidhje me matematikën, por edhe me psikologjinë. “1, 2, çka vjen më pas? Shumica e njerëzve do të thonë 3, por mund të jetë edhe përsëritja e 1, 2, 1 ose dyfishimi 1, 2, 4. Asnjë nga këto alternativa nuk është matematikisht më e saktë se të tjerat. Shumica e njerëzve janë mësuar me renditjen 1, 2, 3”, ka thënë Stanengard.

Shkencëtarët për këtë softuer kanë përdorur modelin psikologjik të mostrave njerëzore. Është prezantuar edhe mod-eli matematikor. Programi i ri është i përmirësuar sepse kombi-non matematikën dhe psikologjinë. Programi i cili “mendon” si njeriu mund të përdoret edhe për aplikime të tjera, përveç testeve të inteligjencës. Ai mund të vërejë informatat të cilat kanë komponentin njerëzor, si të dhënat financiare.

marrë nga: www.banka-ideve.com

gjenialKompjuteri

Page 87: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 87

Cel: +355 66 200 23 46

Page 88: Revista 77People& more

88 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Page 89: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 89

RisiNë Mjedis

Mbi një milion ton mbeturina elektrike ka çdo vit në Gjermani, ndërkohë që shumë prej tyre janë ende në rregull. Atyre u duhet vetëm një rregullim i vogël.

Pikërisht kjo ofrohet tani, madje falas. “Tani kam sjellë një ra-dio nga një magnetofon 30-vjeçar me kasetë, siç prodhoheshin dikur me elemente. E kam çuar në punishte të ndryshme, ku më kanë thënë që në fillim se nuk ndreqet më, se nuk ka më pjesë për të. Në thelb ata duan të shesin diçka të re, gjë që edhe

mund të funksionojë po të kesh parasysh numrin e klientëve”, thotë klienti Hans Hoffmann. Një punonjës i Repair-Café-së pohon me kokë dhe do ta shohë menjëherë radion me defekt. “Do ta shoh direkt aparatin, mbase mund të riparohet. Të pak-tën nga jashtë duket ende në rregull. Duhet t’ia heqim njëherë vidat dhe pastaj të shohim nëse e ndreqim dot”.

marrë nga: www.77news.al

në vend që tëTë riparosh

hedhësh!

Page 90: Revista 77People& more

90 77 people&more ... 7 Shtator 2012

ALBANIANSTRONG MAN

Arbën XhaferriMendimtari mbarëkombëtar

Kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri u lind në Tetovë në vitin 1948. Ai do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin

në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte krahë proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare. Pjesën më të madhe të jetës së vet Arbën Xhaferri e kaloi në Prishtinë, atje ku gjetën strehim shumë intelektualë shqiptarë nga Maqedonia gjatë sistemit so-cialist.Xhaferri u kthye në Tetovë në vitet e hutesës së madhe politike që e jetonin shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm ata. Pra, ai u kthye në vendlindje në vitet e kundërshtive të mëdha brenda partisë më të madhe shqiptare, Partisë për Prosperitet Demokra-tik, e që do përfundonin me përçarjen e saj. Nga njëri krah i kësaj partie do formohej PDSH-ja e sotme, e cila do drejtohej nga Xhaferri deri në vitin 2007, kohë në të cilën ai ishte kry-etar i saj i nderit. Me kthimin në Maqedoni, në njëfarë mënyre, shqiptarëve Xhaferri ua ktheu nderin e munguar të mendimit politik shqiptar. Ndaj edhe shumë shpejt u bë figura më e spi-katur politike, e cila nga dita në ditë do merrte edhe përmasat e mendimtarit mbarëkombëtar.Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre si faktor të rëndësishëm për mbarë shqiptarinë.Duke vepruar në një Maqedoni ku përballë kishte arrogancën e

politikës maqedonase, e pas vetes inferioritetin e politikës shqi-ptare, Xhaferri duhej të ecte drejt së ardhmes, si ai që duhet të vinte baraspeshë mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve shumëtokësore të shqiptarëve.Ngaqë duhej të vepronte lokalisht, por duke menduar mbarëkombëtarisht, ai herë-herë nuk u kuptua drejt as nga bashkëkombësit e vet në Maqedoni, e aq më pak nga maqe-donasit etnike, të cilët në fillimet e veprimtarisë së tij politike, mendimin e tij e përjetonin si fatkeqësi natyrore që i ka ndo-dhur Maqedonisë. Arbën Xhaferri mbase ishte nga politikanët e rrallë që ia doli nga e përkohshmja, politika, të bëjë shumëçka që atë do e bëjë të përjetshëm në botën shqiptare.E ajo që atë do e bëjë të pavdekshëm, mbase nuk janë vendim-marrjet politike, të cilat gjithsesi nuk mungojnë, por mendësia e tij, e një filozofi që gjithmonë shihte më qartë e më larg se thuajse të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë.Kuptohet edhe si i tillë, largpamës e me mendim të ndritur, ai nuk ka mundur ta parashikojë se do vdiste pasditen e asaj të mërkure gushti, por gjithsesi se më qartë se cilido tjetër, i shihte rrugët e ardhmërisë ngado shkonte kjo shqiptari e copëtuar, të cilës mbase më së shumti i mungojnë njerëz vizionarë si Arbën Xhaferri.

“100 Burrat më të famshëm në historinë e Shqipërisë” Botim i Fondacionit Banka e Ideve, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Politike-Sh.L.P “Vitrina”.

Page 91: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 91

ALBANIANSTRONG WOMAN

JOZEFINA ÇOBA TOPALLI

Gruaja e parë në krye të Kuvendit

Jozefina Çoba Topalli (matematikane), është gruaja e parë kryeparlamentare në Shqipëri. Ajo e mori detyrën në mua-jin shtator 2005 dhe u rizgjodh kryetare e Kuvendit për një

mandat të dytë katër vjeçar, në shtator 2009. Në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) zonja Jozefina To-palli ishte në postin e nënkryetares së Kuvendit. E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete: në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Ma-rrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” dhe master në “Studime europiane” në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2010 merr gradën shkencore “Doktor”. Në vitin 1996, Jozefina Çoba Topalli zgjidhet për herë të parë deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Deri në atë kohë punonte si kancelare dhe pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në vitin 1997 zgjidhet nënkryetare e Partisë Demokratike. Zonja Jozefina Çoba Topalli është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë për katër legjislatura radhazi. Në vitin 2004-2005, ajo mori pjesë në gru-pin e monitoruesve të KE-së në zgjedhjet në Ukrainë, Palestinë, etj. Jozefina Çoba Topalli, si një ndër figurat më në zë të par-lamentarizmit dhe të politikës shqiptare, është shquar për aktiv-itetin e saj intensiv të Diplomacisë Parlamentare në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe BE, si dhe liberalizimin e vizave për shqiptarët. Jozefina Çoba Topalli është nismëtare, promovuese dhe drejtuese e disa fushatave me karakter social si: Lufta kundër kancerit të gjirit; Lufta kundër kancerit të mitrës;

Lufta kundër dhunës ndaj grave; Lufta kundër dhunës në familje; Fushata sensibilizuese kundër dhunës ndaj fëmijëve; Fushata për mbrojtjen e familjeve dhe shtresave në nevojë. Tjetër aspekt me shumë rëndësi i aktivitetit të znj.Jozefina Topalli si kryeparlamen-tare dhe si politikane është mbështetja, promovimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në politikë dhe shoqëri. Për të gjithë kontributin e saj znj. Jozefina Topalli është nderuar me disa çmime e medalje. Në korrik 2010, Forumi Ndërkombëtar Mesdhetar për Paqen i akordoi Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli “Çmimin e Mes-dheut”, për veprimtarinë parlamentare dhe karrierën, përmes propozimit të bërë nga Senati Italian. Në tetor 2010, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shpallet ambasadore e parë e UNI-CEF për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri nga Zyra e UNICEF në Shqipëri, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe in-stitucioneve që merren me të drejtat e fëmijëve.Në nëntor 2010, në Petërburg i dorëzohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli “Medalje Nderi”, për kontributin e saj të çmuar në politikë. Në dhjetor 2010 kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli u nderua me titullin ndërkombëtar “Kalorës i Paqes i Mijëvjeçarit” nga Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes, në Universitetin Sacro Cuore, rajoni i Lombardisë, Itali. Në vitin 2010, Jozefina Çoba Topalli është zgjedhur nënkryetare e Konferencës Botërore të Kryetarëve të Parlamentit. Jozefina Çoba Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge. Me gjithë axhendën ambi-cioze dhe të ngarkuar të jetës parlamentare dhe politike, Jozefina Çoba Topalli gjen kohë edhe për t’iu përkushtuar familjes, bash-këshortit dhe dy fëmijëve të tyre.

Page 92: Revista 77People& more

92 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Clubi 77Jeto shëndetshëm

Askush nuk lind mjeshtër Një magjistar prezantoi artin e tij në

oborrin e Sulltanit. Spektatorët duke-shin shumë të entuziastmuar. Sulltani gjithashtu e pa me admirim. “O zot si ka mundësi, çfarë gjeniu!” Veziri i tij i thotë: “Madhëri askush nuk ka lindur mjeshtër. Arti i tij magjik është falë punës së madhe që ka bërë dhe ushtrimit të vazhdueshëm të këtij profesioni”. Sulltani rrudhi vetul-lat. Kundërshtimi i Vezirit ia kishte prishur kënaqësinë e shfaqjes së magjistarit. “Je mosmirënjohës! Si mund të thuash që ky talent vjen nga praktikimi i vazhdueshëm? Në fakt unë them gjithnjë që dikush ose ka talent ose nuk ka”. Sulltani i revoltuar i dre-jtohet Vezirit: “Ti nuk ke talent sidoqoftë, prandaj do të shkosh në burg. Atje mund të mendosh mirë për fjalët e mia. Do të kesh një viç për të të bërë shoqëri. Pasi nuk je më i mençur se ai”. Që ditën e parë Veziri filloi të ngrinte hopa viçin. Viçi po rritej dhe një ditë u bë dem, por bashkë me të ndërkohë rritej edhe fuqia e Vezirit, sa më shumë që ushtrohej. Një ditë Sulltani u kujtua për të burgosurin dhe urdhëroi që ta sillnin para tij. Kur pa Vezirin ai u mrekullua: “Çfarë çudie, si është e mundur?!” Veziri u përgjigj me të njëjtat fjalë: “Madhëri askush nuk ka lindur mjeshtër, me vullnet dhe punë mund të arrihet gjithçka. Ju ma keni dhënë këtë kafshë si favor. Fuqia ime është rezultat i një pune dhe ushtrimi të madh që unë kam bërë çdo ditë me veten”. Ne shpesh tentojmë të harrojmë një fakt të rëndësishëm, që edukimi i një individi influencohet nga historitë apo mangësitë e së shkuarës, qoftë pozitivisht apo negati-visht. Një shembull i famshëm i një histo-rie, për mundësitë që ekzistojnë pavarësisht mungesave është ai i Hellen Keller, e cila

ishte e shurdhër, e verbër dhe memece. Kjo vajzë, e cila kur lindi ishte e pashpresë, u rrit dhe falë punës u bë një personalitet i admirueshëm. Kjo kishte ndodhur si re-zultat i durimit të guvernantes së saj. Ajo pa tek Hellen jo thjesht mangësitë të cilat e bënin të pashpresë, por edhe talentet e saj te fshehura që ishin të pavarura nga mangësitë fizike. Edhe pse ajo nuk mund të shihte, të fliste apo të dëgjonte, ajo së-rish kishte sensin e prekjes. Ishte pikërisht ky talent që u zhvillua tek ajo si shpëtim, ashtu si duart apo fytyra e saj që ishin mjetet e të shprehurit. Janë dy mundësi për tu marrë me mangësitë e trashëguara në mënyrë të vlefshme. Njëra madje, mund edhe të ndikojë mbi vetë mangësinë. P.sh. përmes një operacioni dhe ilaçeve ose përmes ushtrimeve, ku individi mund të fokusohet në kapacitete ose në talente të tjera që ekzistojnë brenda mangësive. Madje edhe një fëmijë handikap mund të zhvillojë cilësi si disiplina, pastërtia, mirësjellja, aftësia për të performuar dhe aftësi të tjera të dobishme, nëse trajtohen me shumë durim dhe përkujdesje të vazh-dueshme. Përvojat e së kaluarës janë pjesë e fatit dhe nuk mund të ndryshohen. Çfarë është bërë një herë, nuk mund të ç’bëhet. E vetmja gjë që mund të ndryshohet, është qëndrimi ynë ndaj asaj që ka ndodhur. Në të njëjtën mënyrë ne nuk mund të ndry-shojmë fatin që është përcaktuar për ne. Megjithatë ajo çfarë mund të bëjmë është të ndryshojmë mënyrën se si merremi me të. Pikëpamja jonë e së tashmes (qoftë kjo e ndryshme apo e kufizuar), varet nga ky qëndrim. Perspektiva që njeriu zgjedh për të ndjekur, është në vetvete një mënyrë e kushtëzuar e fatit, e cila është pjesërisht e varur nga mënyra se si jemi edukuar. Nuk është vetëm qëndrimi i personit të referimit kundrejt fëmijës apo partnerit, që ngatër-ron konceptet e “fatit të kushtëzuar dhe përcaktuar”, ai që fiton rëndësi. Kjo refle-ktohet gjithashtu edhe në qëndrimin që ne kemi kundrejt vetes: “Jam njeri pa fat, ky është fati im. Gjithmonë kështu ka qënë dhe kështu do mbetet”. Personi e identi-fikon veten me karakteristika dhe aftësi të caktuara dhe nuk shikon mundësi të tjera. Shprehja “une jam pa fat” është thelbësisht

ndryshe nga “pata një goditje nga një fat i keq”. Fati i përcaktuar është ai që nuk e shmangim dot. Psh çdo qënie ka lindur dhe do vdesë një ditë. Nuk ka asnjë mënyrë që ky fakt i jetës të shmanget. Përveç kësaj çështje të jetës dhe vdekjes, është edhe një çështje tjetër që shqetëson njerëzit: bëhet fjalë për jetën pas vdekjes e cila formon origjinën dhe qëllimin e gjithçkaje që ekzis-ton dhe që është thelbi i krijuesit në vet-vete. Çdo qënie njerëzore përballet me këtë pyetje, nuk ka përjashtim. Fati i kushtëzuar nga ana tjetër është se secili ka një histori pas vetes. Mund të jetë një histori që mbase është shmangur dhe mundësia e ndryshim-it është në dorën tonë. Edukimi i një fëmije apo i një njeriu në vetvete, do të ndikojë që të ndërtojë jetën e tij/saj në mënyrë pozi-tive, nëse bëhet si duhet. Megjithatë nëse kjo nuk sjell sukses dhe ka mangësi të zhvi-llimit, ne mund ta kapërcejmë këtë situatë nëse e identifikojmë në kohën e duhur. Ato mund të trajtohen në kohën që zbulohen. Megjithatë, mangësi të tjera që varen nga rezultati i disa ndodhive, nuk mund të tra-jtohen me mjete shkencore. Në këtë rast, na duhet të pranojmë mangësitë dhe duhet të zhvillojmë një qëndrim pozitiv ndaj tyre. Kjo mund të ndihmojë në zhvillimin e ka-paciteteve të tjera që më së paku i zotëro-jmë. Është e pamundur që një njeri të bëjë gjithçka. Ky është një argument që nuk mund të hidhet poshtë, por në të njëjtën kohë mund të themi që secili nga ne ka potenciale të mjaftueshme për të zhvilluar në vetvete. I vetmi kufizim është koha dhe hapësira. Nëse këto dy element trajtohen me kujdes, më pas mund të arrijnë në potenciale të vërteta. Një mundësi e mirë për këtë mund të jetë si vijon: Mos e ndi-hmo fëmijën, apo partnerin në fushat ku mendoni se mund t’ia dalin vetë. Prit deri sa ai të ketë mbaruar punën, edhe nëse e kanë bërë gabim. Është e vetmja mënyrë që duke mësuar hap pas hapi, mund të bëhet e mundur që t’ia dalin mbanë. Vetëm në këtë mënyrë një individ mëson të bëhet i pavarur dhe forcon besimin në vetvete. “Askush nuk mund të shtojë ditët e jetës së tij, por mund t’i japë jetë ditës së vet”.

qendra multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Besoni në potencialet tuaja!

Page 93: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 93

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se obeziteti në shkallë globale është dyfishuar që nga viti 1980. Për të luftuar këtë problem, shumë njerëz kanë zgjedhur një

dietë që thonë se bazohet në gastronominë e njeriut parahisto-rik. Me zgjerimin e klasës së mesme në botë, po rritet konsumi i ushqimeve të përpunuara, konservave, produkteve ushqimore me përqindje të lartë sheqeri, pra një dietë e mbushur me kalori por e varfër në vlera ushqyese. Një nga mënyrat për të luftuar këtë problem, e praktikuar kohët e fundit në Shtetet e Bash-kuara është dieta Paleo, e cila bazohet tek ushqimet natyrore. Praktikuesit e kësaj diete bazohen në idenë se njeriu është i për-shtatur gjenetikisht për të ngrënë mish, produkte deti, zarzavate, fruta, arra, farë dhe zhardhokë të ndryshëm. Çfarë mungon në këtë dietë? Dieta Paleo nuk përfshin drithëra dhe mban në mini-mum sheqerin, nishestenë dhe eliminon bulmetin. Robb Wolf, ish-studiues dhe autor i librit ‘Zgjidhja Paleo-Dieta Origjinale e Njeriut’, shpjegon: “Njeriu evoloi si qenie që grumbullonte zahire dhe gjuante kafshë për mish. Kjo ndodhi gjatë miliona vjetësh. Vetëm gjatë mijëvjeçarëve të fundit kemi filluar tranzi-cionin në një shoqëri agrare që bazohet në produktet e prod-huara nga bujqësia”. Njeriu në Epokën e Gurit, mbi 10 mijë vjet më parë, merrej me gjueti dhe mblidhte fruta e zarzavate të

egra. Autori Wolf thotë se duke ndjekur këtë dietë, njeriu do të jetë më i shëndetshëm se po të konsumojë drithëra. 42-vjeçari Sean Beliveau e përqafoi këtë dietë, pasi kishte dështuar me di-etat e tjera. Dieta Paleo dha rezultat për të, ai shprehet: “Pasi e fillova këtë dietë rash afro 23 kile në pesë muajt e parë. Kam tani një stil jetese që është mjaft i lehtë të zbatohet”. Beliveau thotë se ka vërejtur një rënie të ndjeshme të tensionit dhe koles-terinës dhe është në gjendje të përgjithshme shumë më të mirë shëndetësore. Autori Wolf thotë se dieta Paleo sjell lehtësimin e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit 2 dhe shqetësime zemre. Duke eliminuar drithërat, thotë ai, mund të lehtësohen probleme si reumatizma, megjithëse nuk ka studime shkencore që e mbështesin këtë pretendim. Rob Wolf fajëson përfshirjen e drithërave në dietën e njeriut, si shkaktare për shumë sëmundje. Ai thotë se shumë drithëra janë toksike dhe të rënda për sistemin e tretjes. “Drithërat irritojnë sistemin e imu-nitetit, pasi janë elementi i riprodhimit të bimës. Nëse nuk do të kishin një lloj kimikati që pengon tretjen, atëherë farat do të zhbëheshin në sistemin e tretjes dhe bima nuk do të arrinte të ri-prodhohej”, shprehet Wolf. Por ata që praktikojnë dietën Paleo mund të kenë mungesa karbohidratesh, vitaminash dhe fibre...

qendra e dietologjisë

Clubi 77Jeto shëndetshëm

si në Epokën e Gurit!Një dietë e re,

Page 94: Revista 77People& more

94 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Horoskopi mujor

dashidashuria: Jeta sentimentale e çifteve nuk do

jetë shumë e qëndrueshme gjatë këtij muaji. Do iu mungojë motivimi dhe vendosmëria. Mun-

dohuni të mos e humbni komunikimin sepse gjërat do marrin tatëpjetën. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës të rrethuar nga per-sona interesantë. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të joshur atë që iu pëlqen.

Shëndeti: Shëndeti do jetë pak problematik. Sistemi nervor do jetë ai që do sjellë shqetësime. Çlodhuni sa më shumë dhe mos e teproni me orarin e zgjatur në punë.

ekonomia: Plani financiar do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do përballeni me vështirësi. Kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni pa kufi. Edhe pse është periudhë pushimesh, do keni rezultate shumë të larta në punë. Nëse vazhdoni me këtë ritëm do iu ngrejnë edhe në detyrë.

demidashuria: Nëse nuk ia bëni qejfin partnerit

tuaj gjatë këtij muaji nuk do i keni punët mirë. Në fakt ai më shumë se kurrë do ketë nevojë për

mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Pse të mos tregoheni më to-lerantë dhe të kuptueshëm? Në fund të muajit çdo gjë do të stabilizohet. Për beqarët nuk do jetë periudhë e favorshme dhe takimet do të mungojnë. Mos flirtoni me këdo sepse mund të lindin probleme që as vetë nuk i kishit imagjinuar.

Shëndeti: Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Kujdes 20 ditët e para të shtatorit me nervozizmin kur jeni në makinë sepse mund të ndodhë ndonjë aksident i padëshiruar. Shmagni dhe gatimet e djegura të zgarës.

ekonomia: Me financat do keni disa vështirësi por me pak mundim do ia dilni. Në punë do iu jepen më shumë përgjegjësi, por do ia dilni mbanë me sukses.

Binjakëtdashuria: Në planin sentimental, shtatori

do jetë një muaj më pak i favorshëm se gushti. Megjithatë mos u shqetësoni sepse nuk do keni probleme të rënda. Këshilla e yjeve është të

mos tregoheni shumë të sigurt në vetvete dhe të bëni atë që mendoni pa pyetur partnerin.

Shëndeti: Shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Shfrytëzo-jeni këtë periudhë për t’u çlodhur dhe për t’u relaksuar.

ekonomia: Financat, herë do jenë të mira e herë jo. Nëse tregoheni të matur me shpenzimet nuk do përballeni me sur-priza të këqija. Në punë thuajeni hapur atë që mendoni. Pritet që ambienti të jetë i favorshëm dhe ju të mund të realizoni të gjitha objektivat.

gaforrjadashuria: Në fillim të muajit, jeta senti-

mentale e çifteve nuk do jetë shumë e mirë. Do përballeni me goxha konflikte dhe debate. Ve-

proni me takt dhe diplomaci nëse nuk doni që gjithçka që keni ndërtuar deri më sot të shkatërrohet. Respektojeni më shumë lirinë e tjetrit. Në javët e fundit, ambienti do fillojë të ngrohet. Beqarët do jenë të vendosur të bëjnë takime.

Shëndeti: Shëndeti nuk do jetë i qetë ashtu si ju e prisnit. Do ndiheni si të fryrë dhe të lodhur. Merrni disa ditë pushim dhe çlodhuni.

ekonomia: Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi tregohuni të matur para se të bëni ndonjë shpenzim. Mos e teproni. Në punë do jeni të ngarkuar. Flisni me ndonjë koleg dhe bashkëpunoni me atë që të arrini më shpejt atje ku keni menduar.

luanidashuria: Mos e lini pas dore gjatë këtij

muaji atë që keni në krah sepse në një moment atij do i vijë në majë të hundës dhe do shoh

dikë tjetër. Pse të mos tregoheni pak më tolerantë dhe të for-coni bashkëpunimin? Merrini gjërat shtruar në mënyrë që ta njihni mirë atë që keni në krah. Shprehuni vetëm atëherë kur ta kuptoni që edhe ai ndjen për ju.

Shëndeti: Shëndeti do jetë i mirë. Edhe ata që kanë pasur ndonjë shqetësim do ndodhen më të qetë. Kujdesuni pak më tepër për higjenën personale dhe për ushqimin.

ekonomia: Financat do jenë më të qëndrueshme pas datës 23. Derisa të vije ajo ditë tregohuni shumë të matur me shpenzimet. Do bëni çmos të realizoni projektet profesionale dhe do ia dilni. Këmbëngulja dhe vendosmëria do arrijnë kul-min këtë muaj.

Virgjëreshadashuria: Jeta në çift nuk do ketë as pro-

blemin më të vogël gjatë këtij muaji. Do kaloni momente të mrekullueshme së bashku dhe shpesh do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr.

Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni çdo ditë. Shëndeti: Kujdes! Shëndeti do jetë i paqëndrueshëm. Do

keni ndonjë problem të vogël sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin dhe lodheni shumë.

ekonomia: Menaxhojini me kujdes financat sepse situata nuk do jetë e mirë. Shpenzimet bëjini me kursim. Në punë jo çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Fatmirësisht disa kolegë do iu ndihmojnë të dilni nga qorrsokaket ku do futeni. Falënderojini ata.

Page 95: Revista 77People& more

7 Shtator 2012... 95

peshorjadashuria: Edhe pse nuk e keni zakon,

gjatë shtatorit do tregoheni më kërkues ndaj partnerit tuaj. Kujdes, veproni me takt sepse

çdo gjë e ka një kufi. Nëse doni që ai t’ua plotësojë disa dëshira duhet vetëm të bëni durim. Në përgjithësi muaji do jetë me ngjyra për dashurinë. Beqarët do joshin pa pushim kudo që të shkojnë. Pretendentët do jenë të shumtë, por të pakët do jenë ata që do iu tërheqin.

Shëndeti: Shëndeti nuk do jetë aspak problematik. Në të kundërt do jeni në formë dhe të mbushur me energji.

ekonomia: Financat do jenë të stabilizuara. Kjo do të thotë që ju mund të bëni ndonjë shpenzim, por duke u treguar në çdo moment të matur. Në punë do jeni të ngarkuar, bëni aq sa mundeni dhe mos e lodhni veten së tepërmi. Një pjesë do arrijnë rezultate shumë të larta.

akrepidashuria: Sjellja juaj shumë e paqën-

drueshme gjatë këtij muaji nuk do i pëlqe-jë aspak atij që keni ne krah. Mos e bëni veten të kritikoheni kot së koti. Nga javët

e fundit situata do të përmirësohet dhe komunikimi do të rivendoset. Falënderojeni partnerin që është treguar aq i kuptueshëm sepse po të ishit ju do i kishit ndërprerë lidhjet.në të cilën ata do jenë. Mundësi për takime do të ketë.

Shëndeti: Stresi do iu sjellë probleme shëndetësore gjatë kësaj periudhe.

ekonomia: Financat do i menaxhoni me më shumë maturi dhe delikatesë. Kjo do bëjë që të mos keni probleme. Jeta profesionale do shkojë mirë, por nëse keni për të marrë ndonjë vendim me rëndësi flisni më parë me shefat.

Shigjetaridashuria: Gjatë këtij muaji është mirë

të flisni sa më shumë dhe sa më hapur me partnerin tuaj për gjithçka që iu shqetëson. Vetëm në këtë mënyrë ai do ketë mundësi

t’iu ndihmojë dhe të ndiheni më të qetë. Shëndeti: Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë dhe nuk do

keni shqetësime të mëdha. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. ekonomia: Financat nuk do jenë aspak problematike

kështu që përfitoni të blini atë që keni menduar prej disa kohësh.

Në punë do të mbizotërojë qetësia. Vazhdoni atë që keni nisur por mos u nxitoni sepse do keni gjithë kohën e nevojshme. Mundohuni të rregulloni pak marrëdhënien me kolegët e zyrës.

Bricjapidashuria: Jeta sentimentale e çifteve

nuk do jetë shumë e qetë këtë muaj. Do keni keqkuptime dhe mosmarrëveshje me partner-

in, madje komunikimi në disa raste do të shuhet fare. Bëni shumë kujdes dhe tregohuni pak diplomatë. Për beqarët nuk do ketë takime të rëndësishme dashurore, por gjithsesi flirti-met nuk do të mungojnë.

Shëndeti: Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Merrni masat që në fillim në mënyrë që ta kaloni më lehtë çdo gjë.

ekonomia: Financat do jenë në përgjithësi të qën-drueshme. E vetmja gjë që duhet të bëni është t’i menaxhoni me kujdes ato që keni. Ambienti në pune do jetë i qetë dhe nuk do ketë probleme. Mundohuni të përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë kur dhe shefat nuk i keni.

ujoridashuria: Jeta në çift do shkojë më së

miri gjatë këtij muaji. Do ndani me partnerin tuaj gjithçka që ndjeni. Do kaloni ditë e javë të mrekullueshme e të lumtura. Familja do iu

mbështesë në disa vendime që do merrni. Beqarët edhe pse nuk do kenë takimin e shumëpritur, do kenë pretendentë me shumicë.

Shëndeti: Nëse jeni treguar të kujdesshëm me shën-detin gjatë muajit që kaloi, këtë muaj nuk do keni asnjë pro-blem dhe do jeni në formë. Mundohuni vetëm të ruani një ekuilibër ushqimor.

ekonomia: Sektori i financave do jetë pak delikat. Mer-rni masa dhe ulni sa më parë shpenzimet. Në punë do trego-heni të vendosur dhe të guximshëm.

peshqitdashuria: Nëse keni pasur probleme më

parë me partnerin tuaj, gjatë këtij muaji do rregulloni gjithçka. Nëse e keni lënduar atë kërkojini falje dhe tregohuni sa më të sin-

qertë. Klima do fillojë të ngrohet dalngadalë. Shëndeti: Shëndeti do jetë më i mirë dhe do ndiheni më

të qetë. Gjithsesi për ata që kanë ndonjë shqetësim të vogel, këshillohet të shkojnë tek mjeku.

ekonomia: Në planin financiar tregohuni më vigjilentë dhe mendoni për të ardhmen. Po shpenzuat pa limit do nge-leni pas para në xhep. Nëse në punë keni pasur dyshime për një zgjedhje që duhet të bëni, tani nuk ka më kohë të men-doheni. E ardhmja është në dorën tuaj dhe jeni ju ata që mund ta ndryshoni tërësisht.

Page 96: Revista 77People& more

96 77 people&more ... 7 Shtator 2012

Kuzum BabaBAR RESTORANT, KOMPLEKS ARGËTIMI

Adresa: kodra turistike Kuzum BabaCel: 068 20 68 130 Email: [email protected]