Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

96
revista nr 13.indd 1 2/8/2013 1:43:33 PM

description

Revista 77 People & More e permujashme profilizuese organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

Page 1: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 1

Cel: +355 69 67 41 378Tel: +355 21 82 46 16: Blv. “Elez Isufi, Qendër, PeshkopiAdresa

Address

Parking nëntokësor, kushte moderne, ambjente luksoze, 20 dhoma, 44 shtretër, ambjent i gjelbëruarUnderground parking, modern and luxurious environment, 20 rooms, 44 beds, green surroundings

PUBBAR- KAFE

HOTELRESTORANT

revista nr 13.indd 1 2/8/2013 1:43:33 PM

Page 2: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

77People & more...

Personazh

77 Sh.p.k

77 CLUB

Qendra Multidisiplinaree Terapise Pozitive

Vox pop

Qendra e Mendimit Pozitiv

Unioni i Sipermarresve Shqiptare

6

8

14

36

48

96

30

Rosela Gjylbegu

Intervista

Menyra ete jetuarit pozitivisht

Tryeze e rrumbullaket

Konstruksionedhe interier

Studime

Rosela mes këngës dhe parlamentit!

Jeto shëndetshëm

revista nr 13.indd 2 2/8/2013 1:43:34 PM

Page 3: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 3

Personazh

Qendra Multidisiplinaree Terapise Pozitive

Qendra e Mendimit Pozitiv

Unioni i Sipermarresve Shqiptare

Rosela Gjylbegu

Intervista

Menyra ete jetuarit pozitivisht

Konstruksionedhe interier

Studime Dija dikur ishte si një pushtet që i përkiste një elite të cak-tuar, pushtet i cili mund të përcillej në bazë të "meritës" së lidhjeve që impononte ky pushtet, nëpërmjet fjalës

sekrete, e më vonë nëpërmjet librave që duke qenë sekrete, ar-rinin ta betononin pushtetin apo fuqinë e dijes, të përqëndruar në një person, në një grup personash apo në një elite të caktuar, veç dobi nuk prodhonin për popullin, dhe për njerëzit e Zotit.Profeti Muhamed ishte i derguar prej Zotit pikesëpari për të shpërndarë dritën e dijes kudo ndër njerëzit mbi tokë. Nëpër-mjet Kuranit, njerëzit arritën të marrin vesh të vertetat jo vetëm filozofike, sociale, kulturore dhe fetare, por përpara tyre u shpërfaqën si asnjëherë tjetër edhe të vërtetat shkencore që deri atëherë kishin qenë të pazbuluara e të papërhapura. Profeti Mu-hamed ju beri me dije besimtarëve të vet që dija është një e mirë e dobishme që i bën nder njerëzve kudo në botë.Kështu erdhi edhe koha kur shkollimi i çdo fëmije dhe të riu pa dallim u bë synim i të gjithë kombeve, popujve dhe shteteve.Kështu erdhi koha kur bibliotekat filluan të konsideroheshin dhe të fuqizoheshin si pasuri publike tashmë.Kështu erdhi puna edhe me internetin, besoj si zgjidhje që Zoti ua dha njerëzve në mënyrë që dija të ishte një dobi e përdorshme dhe e shfrytëzueshme nga të gjithë dhe jo vetëm nga një grup i vogël pushtetarësh me zemër të vogël, ose pa zemër fare.Tashmë në Shqipëri ne kemi nevojë të rithirrim në vëmendjen tonë;Dritën e dijes që popullarizohet në çdo fushë të jetës.Në Gjermani dhe në Turqi po fillon vrullshëm tani, popul-larizimi i prodhimit të energjisë së Rinovueshme. (Energjisë me panele diellore, energjisë së erës, energjisë së prodhuar me biogaz, me biomasë, etj).Këto dy shtete kanë arritur të motivojnë dhe të nxisin një masë të madhe njerëzish, investitorë të vegjël dhe familje të cilët kanë investuar në këtë fushë, duke pasur si mbështetje garancinë lig-jore të shtetit përkates se, do të blihet energjia e prodhuar për të

paktën 20 vitet e para të prodhimit nga investimet e tyre.Në këtë pikë këto investime të vogla kanë arritur të masivizohen saqë tashmë po arrijnë në stadin e një kulture popullore dhe një menyre jetese që lidhet me prodhimin popullor dhe masiv të energjisë me të gjitha burimet e mundshme.Dija e shpërndarë masivisht në popull po bën punën e vet të dobishme në këto dy shtete, sepse ashtu sikurse prodhohet dhe shtohet, ashtu ruhet dhe kursehet nëpërmjet hidroizolimit të ndërtesave si dhe standarteve të tjera të aplikuara së fundi për kursimin e energjisë në ngrohje dhe në freskim të ndërtesave pri-vate dhe publike.Në këto momente në Shqipëri kemi shumë nevojë që drita e dijes të na e rrezatojë edhe një fuqi tjetër apo nje pushtet i cili, nëse do të demokratizohej apo nëse do të popullarizohej, apo thënë më shqip dhe troç, nëse do të shpërndahej në popull, do të arrinim një rezultat të krahasueshem me Gjermaninë dhe Turqinë, shtete të cilat tashmë kanë filluar jo vetëm të liberalizo-jnë truallin në të cilën ngrihet ky pushtet apo kjo fuqi, por po e popullarizojnë atë.Bëhet fjalë për pushtetin apo fuqinë e prodhimit të vendeve të punës, apo siç mund ta quajmë ndryshe prodhimin e energjisë sociale.Qeveria turke dhe kryeministri Erdogan ka arritur tashmë jo vetëm të kuptojë për vete por edhe të percjellë publikisht nëpër-mjet masave të saj konkrete të perditshme, se prodhimi i kësaj en-ergjie sociale mund të arrijë përmasa të jashtëzakonshme vetëm nëse do të popullarizohej si fuqi, piksëpari si dije, dhe me tej si dobi.Për 7 vite rrjesht të gjitha bizneset që investojnë në Turqinë Lin-dore, pra në një zonë të varfër, nuk do të paguajne taksa. Të gjitha shpenzimet e pagave si sigurimet shoqërore e shëndetësore etj, perveç pagës neto, do te perballoheshin si shpenzime nga vete Qeveria Turke. Kjo lëvizje ka bërë të mundur tërheqjen e një numri të paimagjinuar investimesh, turke, të emigranteve dhe diasporës turke në të gjithë botën si dhe të shumë e shumë inves-titorëve të huaj.Pra pikësëpari do të na kishte interesuar fort, ne shqiptarëve që pushtetin apo fuqinë e dijes ta popullarizojmë masivisht, e më andej edhe pushtetet e tjera ti shperndanim masivisht dhe pro-porcionalisht në mënyrë të drejtë e të dobishme në popull, sepse kështu energjia sociale do të ishte e bollshme.

*Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

Nga Edmond Vlashaj*

opinionPopullarizimi i Dijes

si dhunti e Perëndisë!

revista nr 13.indd 3 2/8/2013 1:43:34 PM

Page 4: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

4 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Rreth nesh

Misioni ynë

Jeto shëndetshëm

Jeto shëndetshëm

me çajra

77 Club është një projekt i cili ka për synim edukimin, promovimin dhe ndryshimin e të menduarit, të ushqyerit dhe të jetuarit sa më shëndetshëm

77 club

Misioni ynë është ofrimi i një shërbimi të plotë mbi përmirësimin e cilësisë së jetesës, duke ofruar shërbimin e këshillimit, shërbimin e dietologjisë dhe shërbimin e interierit.

Paketa «Jeto Shëndetshëm» përmban çajra dhe ushqime bio të cilat zëvëndësojnë dy vakte ushqyerje, mëngjesin dhe darkën.

Paketa «Jeto Shëndetshëm me çajra» përmban një çajnik markë dhe 4 lloje çajrash së bashku me literaturën.

club77

Me 77 Club keni mundësi për:

Një jetë të shëndetshme

1 person që krijon netëorkun e tij prej 77 vetash në shitjen e revistes 77 people&more + koleksionin e 77 neës + koleksionin me 77 ide, plus Paketen «Jeto Shëndetshëm», për 7 muaj rrjesht përfiton shtëpine e tij «77» me sipërfaqe, 25 m2, si dhe 5% të shitjeve të çdo pakete në çdo muaj.

1 person që krijon netëorkun e tij prej 1240 vetash në shitjen e revistes 77 people&more + koleksionin e 77 neës, + koleksionin me 77 ide, plus Paketen «Jeto Shëndetshëm», për 7 muaj rrjesht përfiton shtëpinë e tij «77», 124m2 plus trualli i tokës 250 m2, si dhe 20% të shitjes se çdo pakete në çdo muaj.

Me paketën “Jeto shëndetshëm” kursen kohën, kursen të ardhurat për ushqimin shpeshherë të pakontrolluar, kontrollon mbarëvajtjen e shëndetit.

Loja Shpërblyese 77. Brenda çdo pakete 77, do të ketë një shpërblim. Udhëtime jashtë vendit, trajnime, dhurata, produkte të ndryshme, etj.

Një punë dinjitoze dhe me vlerë

Një shtëpi të rehatshme

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

revista nr 13.indd 4 2/8/2013 1:43:36 PM

Page 5: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 5

revista nr 13.indd 5 2/8/2013 1:43:36 PM

Page 6: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

6 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Rosela si këngëtare, a ndiheni nën presion nga publiku i cili pret gjithmonë prej jush, apo në «konkurencë» me kolegët e tjerë? Kur zgjedh të bëhesh artiste nuk mendon për presio-

net apo konkurencën pasi një artist është një shpirt i lirë dhe në çdo gjë që ai bën udhëhiqet nga pasioni nga instikti dhe në momentin që merr feedback nga publiku, dashamirësit, sigurisht që i rritet përgjegjësia. rritet pritshmëria e tyre për të risjellë gjith-monë këngë të mira dhe kjo për mua personalisht kthehet në motivim për të bërë këngë sa me cilësore dhe për të qenë sa më pranë atyre që na ndjekin e na duan, për ato emocione të vërteta që un përpiqem të transmetoj.> Klipi juaj i fundit “Pafundësi» është shumë i klikuar në you-tube, dhe kjo vetem për pak muaj, si ndjeheni, a e keni arritur pritshmërinë tuaj për këtë këngë? Klipi im i fundit aktualisht ka 1 milion e ca klikime, dhe është kenga ime më e klikuar, unë mendoj se kjo këngë i kaloj gjithë pritshmëritë e mia, superoi ate çka unë prisja dhe sigurisht që jam shuuuuumë e kënaqur e për këtë s’lë dot pa falenderuar kompozitorin Kledi Ba-hitin për talentin, për frymën e re muzikore që ai po sjell dhe për melodicitetin e tij të jashtëzakonshëm, kemi nevojë për të rinj që bëjnë të frymzohesh, si Kledi dhe unë i jam shumë mirënjohëse . Njiheni si një person që mbështetet shumë tek mendimi pozi-tiv dhe energjia pozitive gjatë ditës, ç’mund të na thoni diçka më shumë, a keni ju një «recetë» apo jeni person i cili nuk «nevrikoset» asnjëherë?Unë jam një njeri me temperament, dhe e dua jetën dhe dua ta jetoj atë me pozitivitet, çdo çast, çdo orë, çdo ditë ka vlerën e vet dhe ne Zoti na e ka dhënë këtë mundësi ta jetojmë, të luftojmë, të dashurojmë, të vuajmë, të lëndohemi, të zhgënjehemi, të çohemi përsëri në këmbë sepse ia vlen të vazhdosh përpara pavarsisht pengesave që hasim në jetë, ne duhet të mendojme pozitivisht. Unë jam rritur me sakrifica, më është dashur të punoj fort me veten, për veten, për të qenë kjo që jam, për të realizuar endrrat e mia, për tu shkolluar, formuar, për të qenë e pranueshme, për të dashur, për të gabuar, ndaj me gjithë këtë kaos problemesh të pa-fundme, që ne jetojmë çdo ditë, nga gjithë vuajtjet, sakrificat, kam kuptuar se pavarësisht të gjithave, jeta është një dhuratë e çmuar që vlen ta gëzosh në çdo moment dhe të buzeqeshësh e të falesh sa me shumë dashuri e të bësh sa më shumë të mira të mundesh

Personazh

Rosela Gjylbegy, diplomuar për Psikologji,artiste me një zë të jashtëzakonshëm, punon në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit të Shqipërisë në fushën e barazisë gjinore.

dhe Parlamentit!mes këngësRosela

revista nr 13.indd 6 2/8/2013 1:43:37 PM

Page 7: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 7

(buzëqesh). Siç thoshte e madhja Nënë Tereza “Ne mbase s’bëjmë dot gjëra të medha por mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë zemer”Ish-etheiste, a vazhdoni të ruani miqësinë me pjesën tjetër të konkurenteve dhe a e keni menduar ndonjehere të bëni ndonje duet me ndonjërin?R-E ruajmë miqësin dhe me disa prej tyre kam bashkëpunuar vite më parë, por tani jeta per gjithsecilin ka marrë rrjedhën e vet dhe nuk ar-rijmë të jemi në kontakt siç ishim më parë, pa impenjime. Tanimë, jeni pjesë e stafit të Kuvendit të Shq-ipërise, a është kryetarja e Parlamentit fansja juaj? Se di, mbase për këtë duhet ta pyesni atë. Por padyshim që është një dashamirëse e imja por edhe e artit në përgjithësi :)Si një artiste që punon mes politikanësh, si ndjeheni, a do e vazhdoni edhe në të ardhmen dhe a është politika pjesë e ambicieve tuaja?Unë punoj në administratë dhe si shumë te tjerë aty, kam një pune 8 orarëshe, gjë që jo domosdoshmërisht më lidh me politikën, se di, mbase është herët ose mbase si artiste s’do arrija të bëhesha politikane, por, nëse do më kërkohej të kontribuoja për të ndihmuar njerëzit në nevojë do e bëja me çdo mundësi.

Per ta bere sa me terheqese edhe per publikun kemi menduar qe t’ju dergojme edhe pyetsorin e Prustit:

Gjendja shpirtërore?

E qëndrueshme.Çfarë është lumturia absolute për ju?

Unë mendoj që s’ka asgjë absolute në këtë botë. Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Dashuria për jetën, për mundesinë që më jepet të bej e të jap më të mirën për ata që dua e ata që besojnë tek unë. Hera e fundit që keni qeshur me

shpirt?

Dje (dhe qesh përsëri) Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Guximi.Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?

Ndaj atyre më njerëzore, që janë pa keqëdashje.Hera e fundit që u përlotët?

Në fillim të javës, jam natyrë e ndjeshme, e kam të paevitueshme.Me cilat personalitete psikologjike

përputheni më shumë?

Nuk e di... nuk e kam menduar kurrë të gjej një përputhje të tillë. Udhëtimi juaj i preferuar?

Më pëlqen të udhëtoj natën me makinë.Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Khaled Hosein, Coelho,etj etj.Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek

një burrë?

Qëndrueshmëria, karakteri i fortë, ndjeshmëria Tek një grua?

Ndjeshmërinë, forcën për të mos u dorëzuar përpara vështirësive. Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Varet sipas rastit.Ngjyra juaj e preferuar?

E bardha dhe e zezaKë konsideroni si suksesin tuaj më

të madh?

Se di mendoj se kam ende shumë punë për të bërë. Pija juaj e preferuar?

VeraÇfarë është ajo gjë për të cilën pen-

doheni më shumë?

Eeeh...sinqeriteti i tepërt.Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Nuk ja kam ushqyer kurrë vetes urrejtjen, por padrejtësitë paradok-sale që bëhen shpesh herë na bëjnë të ndihemi keq, por kjo është jeta.Frika juaj më e madhe?

Humbja e një njeriu të shtrenjtë, humbja e shëndetit. Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?

Jo kurre.Cila është motoja juaj?

Mos u dorzo kurrë, beso në gjërat që do dhe puno ti arrish.Po të të ndodhte të takonit Zotin,

çfarë do t›i thoshit?

Zot na fal! Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjen-

deni kohët e fundit?

(Buzëqesh)

revista nr 13.indd 7 2/8/2013 1:43:38 PM

Page 8: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

8 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Vetitë e Çajit te Malit:1. Ndihmon tretjen.2. Forcon sistemin imunitar.3. Trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe asmën, kongjestionet e sinozitit, madje dhe dhimbjet dhe ankthet e lehta.4. Ndihmon në parandalimin e osteoporoses.5. Në saj të vetive të tij anti-oksidante ndihmon në parandalimin e kancerit.6. Ka efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup.7. I njohur shkencërisht si anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oksidant.8. Luan rol në parandalimin e gripit dhe alergjive.

Përdorimi Zieni uje dhe hidheni në një filxhan çaji. Vendosni brenda një bustinë me çaj dhe lëreni për 3 minuta. Ju sugjerojmë, që të pini një filxhan çaj përpara se të hani mëngjes dhe një filxhan përpara së të hani vaktin e darkës. Përdorni sheqer, nese do të nevojitet.

Çaj

i i m

alit Sideritis syriaca,

i njohur ndryshe me em-rin Çaji i malit, është një barishte e mirënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rri-tet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Si-deritis është bima e njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpate shkëmbore dhe kullota në lartësinë mbi 1.000 metra.

Vetitë e Çajit Jeshil:1. Ul tensionin e larte te gjakut. Pirja e çajit jeshil shtyp ose ndrydh angiotenzin II, e cila ngre tensionin e lartë të gjakut. 2. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. 3. Lufton kancerin. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. 4. Çaji jeshil ngre sistemin e imunitetit, për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. 5. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. 6. Çaji jeshil i grades së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm. 7. Ai është gjithashtu i shijshëm. 8. Gjethet e pa fermentuara të çajit jeshil janë forma e proçesit më të mirë të çajit. 9. Pirja e çajit jeshil nga 100 % gjethe është rruga më e mirë natyrale për të dhënë të mira të shumta në shëndet.

Sinensis Camellia,

e njohur ndryshe me emrin Çaji jeshil, e ka origjinën kryesisht nga Kina dhe Japonia. Shumë sëmundje të lidhura me anatominë e trupit të njeriut, mund të kurohen me këtë bimë. Ç

aji J

eshi

l

PërdorimiPërgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe pasi të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Kjo bimë është përdorur për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale.

revista nr 13.indd 8 2/8/2013 1:43:38 PM

Page 9: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 9

Përdorimi1 lugë gjellë me bimën hidhet në 1 gotë ujë të sapovaluar, mbulohet me kapak dhe lihet 15 min. Pihen 2 doza të tilla në ditë. I njëjti çaj mund të përdoret për gargarë.

Salvia officinalis (Sherebela) është bima kryesore aromatiko-mjekësore që zë peshën më të madhe si në eksportet kombëtare ashtu edhe rajonale. Kushtet klimatiko-tokësore kanë përcaktuar që Shqipëria të ketë privilegjin të jetë furnitori kryesor i sherebelës në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar çdo vit rreth 2/3 e sasisë së përgjithshme të këtij produkti.

Trëndafili i egër

është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve.Tr

ënda

fili i

Egë

r

She

rebe

laVetitë e Trëndafilit të Egër:

Trëndafili i egër ndihmojnë mjaft në kurimin e disa prej sëmundjeve më të përhapura:1. Aneminë ( rrit numrin e rruazave të kuqe në gjak dhe të Hg) – mjekët këshillojnë që të sëmurët ta pinë 2 herë në ditë. 2. Parandalon sëmundjet e mushkërive të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares.3. Qetësues i shkelqyer i dhimbjeve te stomakut dhe fryrjes se barkut gjatë ftohjes.4. Qetësimin e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore.5. Për njerëzit që vuajnë nga depresioni, këshillohet çaj trëndafili, pirja e të cilit ndihmon në lehtësimin e situates.6. Ështe i dobishëm për të rritur qarkullimin e gjakut, stimulon mbrojtjen imunitare në nivelin respirator, duke ndihmuar në luftimin e çdo tip infeksioni nga ftohjet deri tek sëmundjet virale.7. Stimulon eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës pa i irrituar veshkat 8. Marrja në doza të mëdha, parandalon dhe lufton, në rast sëmundjesh, rritjen kancerogjene.

Vetitë kuruese të Sherebelës:1. Ka veprim antibakterial dhe anti kërpudhor.2. Ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta3. Mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.4. Përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.5. Ndikon në qarkullimin e gjakut, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.6. Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret për erën e pakëndëshme të gojës, problemeve në fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të dhëmbëve.7. Ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.8. Ndikon në mënyrë të favorshme tek femrat: përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon në rregullimin e menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.9. Ndihmon në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.

Përdorimi:Për çajin nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 min. Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë para buke.

revista nr 13.indd 9 2/8/2013 1:43:38 PM

Page 10: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

10 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Ç’rregullimet në ushyerje janë ndër problemet e shpeshta të fëmijëve dhe adoleshentëve.Mbiushqyerja fillon shpesh tek foshnjat dhe vazhdon përg-jatë gjithë fëmijërisë. Në përgjithësi mbiushqyerja nuk është e dukshme deri në fund të moshës shkollore dhe adoleshencës. Kjo apo disa probleme të tjera mund të kenë efekte vdekj-eprurëse për shëndetin dhe mirëqënien dhe veçanërisht në rastin e nënushqyerjes mund të kemi rrezik për jetën. Obeziti është një nga sfidat më të mëdha zhvillues të sjelljes me të cilat përballen qendrat shendetësore. Përpjekjet për ta parandaluar dhe trajtimi janë të vështira. Ai është një problem i fëmijërisë dhe adoleshencës, obeziti është një rritje e masës trupore e shkaktuar nga nje tepri ose grumbullim të yndyrnave. Peshë e tepërt do të quajmë, peshën më tepër se mesatarja pra këtu do të kemi parasysh masën trupore dhe tipin skeletor. Mund të ndodh që në dy fëmijë të të njëjtës masë trupore, njëri të jetë obez ndërkohë që tjetri nuk është.Shkaqet e disekuilibrit janë komplekse dhe mund të përfshi-jmë: faktorët metabolik, hypotalamikët, faktorët trashëgues, social- kulturor, psikologjik. Dihet që në metabolizëm glu-koza, luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e rezervave yndyrore. Personat obez grumbullojnë yndyrnat lehtësisht por janë të pazotë ti çlirojnë këto yndyrna ose ti djegin ato për të prodhuar energji. Trashëgimia mund të jetë një fak-tor në zhvillimin e obezitetit në disa raste. Megjithatë është në përgjithësi mënyra e të ushqyerit e bazuar mbi faktorët so-cial kulturorë, që ndërhyjnë në obezitet. Faktorët psikologjik mund të influencojnë në mënyrën e të ushqyerit të fëmijës.Pasojat mjekësore dhe psikologjike.Obeziteti është shoqëruar me një varg pasojash mjekësore dhe psikologjike. Secili prej tyre mund të fillojë në fëmijëri. Këto

pasoja përfshijnë: diabetin mellitus, hipertensionin dhe hy-perlipoproteinemia. Obeziteti është një nga faktorët e riskut të identifikuar për praninë e hipertensionit në fëmijëri. Fëmi-jët obezë me çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit kanë të gërhitura, përfshirë këtu pengesë komplekse ose të pjesshme të rrugëve të ajrit dhe në mënyrë të veçantë kur obeziteti shoqërohet me hypertrofi adenatonsillar. Funksioni jo nor-mal i mushkërive është parë tek adoleshëntët të cilët janë më tepër se 50 % mbi peshë.Obeziteti mund të çojë në krijimin e vështirësive në vendosjen e marëdhënieve me njerëzit e tjerë dhe izolim social. Adolesh-entët obezë janë shpesh depresiv, të pakënaqur nga paraqitja e tyre dhe jo aktiv socialisht. Mos pranimi i përmasave dhe formave të trupit gjatë viteve të shkollës mund të vazhdojë edhe gjatë gjithë jetës, që ndonjëherë çojnë në diskriminimin e tyre. Mospranimi nga bashkëmoshatarët në shkollë ka qënë i shoqëruar nga gjykime jo të drejta gjatë adoleshëncës dhe më pas edhe kur rriten. Ata pranohen pak ngadalë, nga shokët dhe shoqet dhe shihen me një sy më negativ sesa fëmijët me një peshë normale ose dhe fëmijët me handikape fizike.“ Melbin dhe Vuille në 1989” studiuan marëdhëniet dhe rritjen relative të peshës ndërmjet moshës 7- 10 vjeç dhe prob-lemet që kjo sillte në zhvillimin psikologjik. Prevalenca më e lartë u pa në grupin që kishe rritjen më të shpejtë në peshë. Prezenca e çdo problemi psikologjik në moshën 7 vjeçare, po-honte një rritje më të shpejt në peshë në moshën 10 vjeçare. Për të dy palët si vajza ashtu dhe djem obeziteti ishte i shoqëru-ar me probleme të sjelljes dhe të të mësuarit dhe për vajzat obeziteti është i shoqëruar me probleme sociale.Vajzat dhe djemtë kanë një risk të shtimit në peshë të men-jëhershëm midis moshave 7-10 vjeç. Nëse tek ata shfaqen

tek fëmijët dhe tek adoleshentët!Obeziteti

77 Club

revista nr 13.indd 10 2/8/2013 1:43:40 PM

Page 11: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 11

probleme psikologjike, këto llojë problemesh janë klasifikuara si ‘serioze’. Këto pasoja sociale dhe psikologjike mund të vazh-dojnë edhe kur ata rriten. Problemet psikosociale të obezitetit duket se janë më prevalente në shembujt klinik të fëmijëve dhe familjeve të tyre, të cilët kërkojnë trajtimin e duhur për obezitetin p.sh nga një vlerësim që ju bë një grupi adolesh-entësh obezë dhe prindërve të tyre para se ata të hynin në një program, trajtimi tregoi klinikisht norma domethënëse depre-sioni (27%) dhe një vetëvlerësim të ulët (36 %). Nga ana tjetër nuk duhet të përmbledhim në referimet e tyre, që të gjithë fëmijët obezë kanë probleme psikologjike.Faktorët etiologjikëOrigjina e obezitetit është më tepër gjenetike. Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e dhjamosjes së trupit gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës përfshijnë marrjen me shumicë të kalorive dhe shpenzimin e pakët të energjisë. Stili i të ngrënit të tyre konsiston, në një të ngrënë të shpejtë që çon në një përvetësim të shpejtë të kalorive. Studimet në ushqyerjen e foshnjave kanë demostruar një model të fuqishëm që konsiston në një thithje të shpejtë dhe me fuqi të gjirit të nënës. Ky “Stil i fuqishëm i të thithurit” mund të përbëjë një manifestim të herët për një stil të ngrënies të shpejtë të shoqëruar me obezitet në fëmi-jëri ( Agras 1987). “Karey” dhe kolegët e tij propozuan një lloj mekanizmi për zakone të papërshtashme të ngrënies si dhe vështirësi së mbajtjes së dietës tek disa fëmijë obezë me karakteristika të një temperamenti të vështirë (1988). Duke vënë në përdorim pyetsorët që ju bëhen prindërve të cilët u përpiluan në një mënyrë të tillë që të bëjnë një lloj matjeje të karakteristikave të temperamentit të fëmijëve, ata “zbuluan që fëmijët “ e vështirë” mund të kenë këto karakteristika, mund të jenë të ngadaltë dhe shumë aktiv. Kanë vështirësi në adaptim dhe sjellje negative. Kanë tendencën të shtojnë më tepër në peshë gjatë mesit të fëmijërisë.

Vlerësimet laboratorikeVlerësimet laboratorike rrallë mund të rekomandohen për fëmijë obezë dhe është e domosdoshme që fillimisht të kon-firmohet dyshimi për ndonjë diagnozë të fshehur. Fëmijët obez të cilët janë të gjatë , me inteligjencë normale dhe pa shenja të dukshme të sindromave të fshehura s’kanë nevojë për kontroll rutinë të tiroides apo teste të tjera. Rishikimi i analizave dhe analiza komplete të gjakut rrallë sigurojnë një informacion të nevojshëm për të bërë vlerësimin në një fëmije obez. Nëse në familje ka historik të tiroides ose të çrregullimeve të tjera metabolike, prindërit mund të jenë të pakënaqur derisa të tilla teste të bëhen nga mjeku. Për shkak se hyperlipidemia është pothuajse e zakonshme tek fëmijët obezë dhe tek adoleshentët matja e lipideve të gjakut është e përshtatshme për këta pacientë.Vlerësimi psikologjikNjë vlerësim psikologjik dhe vlerësim i familjes mund të jenë faktorët ndihmës në vlerësimin e një fëmije obez. Ky vlerësim bën të mundur sigurimin e një informacioni të rëndësishëm rreth familjarëve të fëmijës dhe aftësive të tyre për tu bërë pjesëmarrës aktiv në vlerësimin dhe trajtimin e mëtejshëm. Nëse ka edhe dyshimin më të vogël për psikopa-tologji familjare, një psikolog me një eksperiencë ose nje terapist i familjes duhet të kosultohet me prindërit për këtë proçes.UshtrimetAktiviteti fizik në formën e ushtrimeve të rregullta ndihmon pak nga pak aktivitetin e zakonshëm të fëmijës, si një pjesë in-tegruese në programin e dobësimit. Duhen zgjedhur aktivitete që vënë theksin në përmirësimin personal dhe jo aktivitetin

revista nr 13.indd 11 2/8/2013 1:43:40 PM

Page 12: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

12 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

tip gare. Adoleshenti ka nevojë për një mbështetje psikologjike dhe inkurajimin e vazhdueshëm si një pjesë integruese në programin e dobësimit. Adoleshenti ka nevojë për një mbështetje psikologjike dhe inkurajimin e vazhdueshëm për të evituar rënien e një cikli shkatërrimi dhe aktiviteti të fil-limit dhe të ndalimit ose tërheqës së këtij program dobësimi.Dietat me kalori shumë të ulët.Dietat me kalori shumë të ulta që i përdorin rëndom të rri-turit duhen të shmangen tek fëmijët dhe adoleshentët. Ato mund të përdoren vetëm në raste shumë të veçanta për këtë kategori. Edhe pse këto llojë dietash mund të jenë efektive në promovimin fillestar të rënies në peshë, pacientët të cilët i kanë eksperimentuar këto lloj dietash të forta kanë shumë të ngjarë ta rifitojnë peshën që kanë humbur shumë shpejt. Dietat e forta të monitoruara nga afër nga një mjek me për-vojë duhet të limitohen në raste të rralla tek pacientët të cilët kanë komplikacione patologjike të obezitetit për të cilët reduktimi i shpejtë i peshës është i domosdoshëm edhe këto lloj dietash duhet të kenë në përbërjen e tyre mjaftueshëm: proteina, minerale dhe vitamina. Epstain dhe Holleget (1994) raportuan që rreth 20 % e 137 të pacientëve ishin trajnuar për çrregullime psikiatrike gjatë një periudhe 10 vjeçare. Këto rezultate sugjeruan që fëmijët dhe adoleshentët që kërkojnë trajtim për obezitet mund të kenë risk për zh-villimin e problemeve psikiatrike dhe në mënyrë të veçantë ç’rregullime të të ngrënit dhe forma depresioni.Ndjekja dhe terapia mbi mënyrën e të sjelluritTrajtimi më efikas kundrejt obezitetit është padyshim kom-binimi i një regjimi dobësimi dhe modifikime të sjelljes

duke vënë theksin mbi identifikimin dhe eleminimin e za-koneve jo të mira të ushyerjes. Vlerësimi i efekteve për një kohë të gjatë të kësaj metode duket premtuese në trajtimin e obezitetit tek adoleshentët. Puna në grup.Për disa persona që vazhdojnë një program dobësimi mbështetja dhe inkurajimi i dyanshëm që gjen një grup personash që kanë të njëtin problem, i ndihmon ata të për-shtaten më ndryshe për të pritur qëllimet e tyre të fituara, që nënkupton humbjen në peshë. Këto grupe mund të dre-jtohen nga profesionist të shëndetit, infermier ose klinikave speciale. Grupi nuk i kushton rëndësi vetëm humbjes në peshë por vë theksin mbi zhvillimin e një imazhi pozitiv për veten. Mbështetja dhe inkurajimi në grupe janë themelore.ParandalimiRritja e rasteve të obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët dhe efektiviteti i kufizuar i trajtimit të obezitetit ka bërë që kujdesi të fokuasohet në parandalimin primar të obezitetit. Gjithsesi shumë trajtime të së kaluarës për të parandaluar obezitetin kanë qenë jo efektive. Në përgjithësi nuk janë dhënë ndryshime domethënëse të dhjamosjes dhe efektet afatshkurtra në mënyrë konsistente prishen herë pas here. Janë duke u bërë studime të herë pas hershme për të testuar lloje të reja trajtimesh për të parandaluar obezitetin. Ten-denca e tanishme është që të zhvillohen programe trajtimi afatgjata në drejtim të sjelljes individuale dhe faktorëve am-biental.Shumë nga këto programe janë të bazuara tek shkollat dhe përfshijnë familjen po aq sa edhe përpjekjet për të influen-cuar vaktet që fëmija ha në shkollë dhe edukimin fizik.

revista nr 13.indd 12 2/8/2013 1:43:40 PM

Page 13: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 13

Dritaret luajnë një rol të madh në harmoninë e interiorit të shtëpisë tuaj si dhe konsidero-hen si pjesë e dekorimit të mureve. Për t’ju ndihmuar që të zgjidhni dizajnin perfekt të

dritareve të shtëpisë tuaj ju ftojmë të lexoni në vijim për disa modele që jo vetëm janë estetike por edhe praktike. Para së gjithash, duhet të siguroheni që dritaret duhet të kombinojnë me stilin e shtëpisë, jo vetëm nga brenda por edhe nga jashtë. Pra, për një interior kontemporan në një shtëpi moderne, zgjidhni dritare që shkojnë me stilin modern siç janë dritaret me PVC të bardhë. Anasjelltas, nëse shtëpia juaj ka një karakter që i afrohet stilit klasik, psh, me ornamente elegante druri dhe par-ket, edhe dritaret duhet të kenë të njëjtin karakter. Duhet të zgjidhni dritare me dizajn të thjeshtë duke përdorur një tip druri të bukur i cili do të theksojë elegancën e dekorimit tuaj interior. Përpara se të zgjidhni dizajnin e dritareve, identifikoni nevojat tuaja përsa i përket madhë-sisë dhe funksionit. Për shëmbull, në guzhinë do keni nevojë që të keni drita-re mbi banakun ku gatuani, prandaj zgjidhni një dritare e cila hapet dhe mbyllet në mënyrë të lehtë. Nëse interiori juaj karakterizohet nga një stil minimalist, ndoshta do preferoni të zgjidhni dritare me hapje të gjerë dhe me një kornizë të hijshme në ngjyrë të zezë. Dritaret mund të bëhen një aset dekorativ në shtëpinë tuaj nëse zgjidhni modele që luajnë me origjinalitetin e formës dhe ngjyrave siç janë edhe këto që sapo ju përshkruam.

77 Club

Dizajni i

për dekorimin interior të shtëpisë tuaj!dritareve

revista nr 13.indd 13 2/8/2013 1:43:42 PM

Page 14: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

14 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

“Qendra Multidisiplinaree Terapisë Pozitive”

“Nëse dëshiron diçka që nuk e ke patur më parë, bëj diçka që nuk e ke bërë më parë!”

QENDRA MULTIDISIPLINARE E TERAPISE POZITIVE

revista nr 13.indd 14 2/8/2013 1:43:42 PM

Page 15: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 15

Universiteti “Vitrina” ofron për herë të parë nëpërmjet Qendrës Multidisiplinare të Terapisë Pozitive

(QMTP) një shërbim të ri për studentet, stafin akademik dhe për çdo të interesuar.

Shërbimi I QMTP do të asistoje në një varietet aktivitetesh që përfshijnë:

Botimin e artikujve shkencore në fushën e psikoterapisë pozitive.

Trajnimet për studentët dhe stafin akademik. Shërbimin e Këshillimit dhe Psikoterapisë individuale për studentët dhe të gjithë të interesuarit, kundrejt tarifave sociale.

Këto këshillime do të mbahen nga specialistë të Psikoterapisë Pozitive pranë zyrës së këshillimit të Q.M.T.P-së.

revista nr 13.indd 15 2/8/2013 1:43:42 PM

Page 16: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

16 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Bullizmi dhe autizmi!

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Një studim i ri i publikuar në arkivën e Mjeksisë të Pediatrisë dhe Adoleshentëve sugjeron se adoleshentët me çrregullimin e spektrit të autizmit (ÇSA) – të cilët janë shpesh herë të prekur nga bullizmi- janë të targetuar më shpesh se bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë ÇSA. Studimi, i cili jep informacione nga një ekzaminim i gjatë i “adoleshentët që marrin shërbime të edukimit special”, tregon se

46.3% -- ose pothuajse gjysma – e meshkujve dhe femrave të rinj me ÇSA janë viktima të bullizmit. Konkluzionet janë të bazuara në intervistat me më shumë se 900 prindër të fëmijëve me ÇSA; kërkuesit gjithashtu mblodhën të dhëna edhe nga pjestarët e stafit të shkollave të nxënësve dhe nga drejtorët e shkollave.

revista nr 13.indd 16 2/8/2013 1:43:42 PM

Page 17: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 17

Studimet gjetën se studentët me ADHD ashtu si ata me ÇSA viktimizoheshin më shpesh se ata pa ADHD (55.6% vs. 41.4%). Statistikat gjithashtu treguan se integrimi i adoleshentëve me ÇSA në klasat me edukim të përgjithshëm nuk është gjithmonë një zgjidhje për problemin e bullizmit; në fakt e përkeqson atë. Ky konkluzion, sipas autorëve “kontradikton studime të mëparshme”. Ndërkohë që studime të mëparshme tregojnë se fëmijët me ÇSA do të fitonin nga puna dhe mësimi me popullsinë e studentëve normal, ky kërkim tregoi se studentët në këtë spektrum që kishin më shumë se treçerekun e klasës me edukim të përgjithshëm, kishin më shumë të ngjarë të viktimizoheshin (por më pak të ngjarë të jenë ata vetë ata që bëjnë bullizmin) se sa studentët e tjerë. Në fakt, më shumë se 70% e studentëve me 76-100% të klasës së tyre me edukim të përgjithshëm, u gjet se ishin viktima të bullizmit.

revista nr 13.indd 17 2/8/2013 1:43:42 PM

Page 18: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

18 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Është ajo periudhë e vitit sërisht, kur ne vishemi me kostume, shpërndajmë karamele, dhe përfshihemi në çdo gjë “të frikshme”. Shumica prej nesh kemi kujtime naive nga periudha kur ishim fëmijë, po pse e duam

akoma edhe të rritur? Rreth 1.21 miliard dollarë shpenzohen në vit nga të rriturit për kostume Halloween-i. Dhe ne hamë rreth 0.5 kg. karamele secili në këtë ditë, çdo vit. (Sigurisht, kush mund t’i thotë jo çokollatës?) Me rrënjët në Pagan dhe tradita të tjera fetare, ky pushim jo-zyr-tar është bërë një traditë shumë e madhe jo-laike. Çfarë marrim prej saj? Një herë në vit, mund të nxjerrim pa problem fantazitë tona, të ndrydhim frikërat tona dhe të shprehim cilësitë e brend-shme që shpesh i fshehim. Ndërkohë që ndonjëherë vishemi me kostume qesharake, ato të frikshmet kyesojnë tendencën. Ja pse pëlqejmë të veshim kostume: Mund të tallim frikën tonë. Jetët tona janë stresuese, dhe ne hasemi me frikën dhe ankthin çdo ditë. Të veshurit me diçka të frikshme na ndihmon ne të procesojmë, gjithsesi në mënyrë të pandërgjegjshme, gjërat që na frikësojnë më shumë. Zombi-t vazhdojnë të qëndrojnë kostume popullore. Nëqoftëse kerkoni në Google për kostume Halloëeen-i si tartabiq, do t’ju dalin rreth 199.000 rezultate. Pse janë të frikshëm? Sepse ata fshihen gjatë ditës dhe na sulmojnë ndërkohë që flemë. Halloween-i na fton ne të shohim frikën tonë për vdekjen. Ne mund të shprehim atë që na mungon. Në mënyrë të pan-dërgjegjshme, ne mund të projektojmë në kostumet tona cilësi që i shtypim gjatë jetës së përditshme. E keni vënë re se sa gra kanë qejf të vishen si “shkel-e-shko” por në mënyrë pikante dhe tërheqëse? Ndoshta mund të jetë që ato e shtypin veten sek-suale, të paturpshme në punë dhe në shtëpi. Gjetja e vampirit të tyre të brendshëm është eksituese dhe vlerësuese, dhe është OK të veshësh në festa atë që do të vishje në zyrë ose në takime pune. Të vishesh si superhero (kosumi më i preferuar) mund të shprehë kurajën, forcën dhe dëshirën për të shpëtuar botën,

cilësi që nuk do t’i njihnim zakonisht te vetja jonë. Ne gjithashtu mund të shprehim vlera ose opinione që zakon-isht nuk i shfaqim së jashtmi. Mund të përgojojmë figura auto-ritare ose të tregojmë njohuritë tona duke referuar një ngjarje aktuale që kemi parë në lajme. Mund të shfaqemi të zgjuar, të fortë, fëminor ose të këqinj, në varësi të nevojave tona. Një sh-trigë është më shumë se një shtrigë. Ajo është një grua që nuk shtiret si e këndshme. Kostumet na ndihmojnë të shprehim lirinë që do të donim të kishim. Do të bëhemi anonim. Mund të shkelim mbi kufizimet kul-turore, dhe atë që e perceptojmë si normale, kur jemi të fshehur mbas një maske. Rregullat e zakonshme dhe formimet sociale ngrihen në Halloëeen, dhe pas një kostumi, jemi më të guxim-shëm dhe nuk kemi më aq shumë frikë nga gjykimi. Një djalë që e kalon ditën me kostume biznesi, i ulur pas kompjuterit me orë të tëra, mund të vishet me një kostum gorille. Asnjë nuk do të mendonte se është i çuditshëm. Mund të nxjerrim pa problem fantazitë tona. Kush nuk dëshi-ron ndonjëherë të jetë princeshë, një zbutës luanësh guximtar ose një superhero? Halloween-i na jep ne mundësi të shprehim çdo dëshirë, ose gjithçka që kemi pasur frikë të vazhdojmë. Ame-lia Earhart, Bill Gates, ose Barack Obama mund të lidhen me dëshirat tona për të qënë aventurioz, të pasur dhe të fuqishëm. Ose, mund të fantazojmë për rikthimin tonë në fëmijëri dhe në pafajsi. Mendojeni këtë kur të shihni një kostum prej kukulle. Halloëeen-i na lejon të eksplorojmë dhe të festojmë natyrën tonë të errët dhe misterioze. Atmosfera drithëruese na eksiton. Mund të dalim nga paradigma jonë tradicionale dhe të flirtojmë me frikrat tona. Mbajeni mend, ndërkohë që mund të ndjehemi pak të egër, sjellja jonë mund të na ndjekë në punët dhe në familjet tona. Shijojeni mbrëmjen tuaj të frikshme, por luani me kujdes. Ndërkohë që është bukur të përfshihesh në fantazi, ajo mbetet veç një fantazi. Kalofshi një Halloween të sigurtë dhe drithërues!

Pse e duam akoma Halloween?

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

revista nr 13.indd 18 2/8/2013 1:43:42 PM

Page 19: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 19

Cila është teoria e mendjes?

Kjo është seria e parë e artikujve të dizenjuar për të eksploruar disa nga problemet dhe shqetësimet që ngrihen rreth sindromës Asperger, e cila shumë shpejt do të përfshihet në çrregullimin e spektrumit

të autizmit kur të publikohet Manuali (i ri) Diagnostifikues dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore (DSM-5) në 2013. As dy klientë me sindromën e Asperger nuk shfaqin të njëjtat tipare, dhe gjithashtu asnjë klient nuk i shfaq të gjitha ato. Gjithsesi, është një element që njihet si zvogëlimi i përhapjes në të gjithë klientët me Asperger. Ky element quhet “teoria e mendjes”. Çfarë është teoria e mendjes? Është aftësia juaj për të imagjinuar jetën e brendshme të një personi tjetër. Kjo përf-shin kuptueshmërinë tuaj se pse dikush tjetër bën diçka, si mund të ndihet dikush në rrethana të caktuara, çfarë mund të jetë e rëndësishme për atë person: me fjalë të tjera, është aftë-sia juaj për të vendosur veten në mendjen e dikujt tjetër dhe të shohësh botën nga perspektiva e tjetrit. Teoria e mendjes do të thotë që ju jeni të aftë të krijoni një teori për mënyrën se si punon mendja e dikujt tjetër. Teoria e mendjes siguron bazën e empatisë sepse nëqoftëse mund të ecësh me këpucët e dikujt tjetër, ju gjithashtu bëheni të aftë të ndjeni çdo dhimbje ose kënaqësi që personi tjetër provon. Ju kuptoni motivimin. Ju mund të njihni personin tjetër nga jashtë. Sipas specialistit të autizmit Simon Baron-Cohen, individët me sindromën e Asperger tipikisht kanë vonesë ose fare akses në fenomenin e komunikimit human dhe ndajnë një problem që quhet verbëria e mendjes. Meqënëse komunikimi interper-sonal është rreth 65% joverbal, ju shumë shpejt mund të shi-hni që paaftësia për të formuluar një teori të mendjes i lë këta individë në një mangësi të dallueshme në marrdhëniet me të tjerët sepse sjellja e të tjerëve nuk i bën sens. Për prindërit, ky boshllëk mund të krijojë vështirësi kur e tra-jtojnë fëmijën e tyre me Asperger me të njëjtat pritshmëri që

ata trajtojnë fëmijët e tyre të tjerë dhe mbajnë të paprekura aftësitë e teorisë së mendjes. Kjo mund të çoj në keqkuptim të sjelljes së fëmijës sikur është në mënyrë të ndërgjegjshme i lënduar, për shembull, kur në fakt është i bazuar në mungesën e ndërgjegjësimit. Një test komun që përdoret me fëmijët që dyshohet të jenë me autizëm, quhet testi Sally dhe Anne.Sally ka një shportë. Anne ka një kuti. Sally ka një zar qelqi. Ajo e vendos këtë zar në shportë. Sally del jashtë për një shëtitje. Anne e nxjerr zarin nga shporta dhe e fut brenda në kuti. Tani Sally kthehet. Ajo do të luaj me zarn e saj. Ku do të kërkojë Sally për zarin e saj? Shumë fëmijë do të thonë se Sally do të shohë në shportën e saj, sepse ajo aty e vendosi dhe pret që të jetë aty kur ajo kthe-het. Baron-Cohen zbuluan se vetëm 20% e fëmijëve me au-tizëm ishin të aftë të përgjigjeshin në mënyrë korrekte. 80% u përgjigjen se Sally do të shihte në kuti, sepse aty ishte zari i saj. Ky test shpesh është përdorur për të treguar vonesat e teorisë së mendjes te fëmijët me sindomën Asperger. Ata besojnë se Sally do të shohë në kuti për zarin e saj sepse ata e dijnë që ai aty është. Ata janë të paaftë ta vendosin veten në mendjen e Sally-t në mënyrë që të kuptojnë që nga prespektiva e saj zari duhet të jetë në vendin që ajo e la: në shportën e saj. A mund të imagjinoni se sa e paparashikueshme dhe iracionale duhet të jetë bota te një fëmijë, logjika e të cilit është e mohuar në këtë mënyrë? Kjo është bota e një fëmije me sindromën As-perger. Qëllimi kryesor i terapisë me këta fëmijë është të ndihmo-hen të ndërtojnë një urë për kuptueshmërinë e sjelljes së të tjerëve, në mënyrë që ata të arrijnë të parashikojnë që mënyra e tyre logjike për të parë botën nuk mund të bëhet për çdo rrethanë. Është një përpjekje për ti ndihmuar ata të provojnë botën si një vend më të sigurtë se sa shfaqet kur perspektiva e tyre logjike është në mënyrë të qëndrueshme e shkatërruar nga eksperinca që nuk lidhen me të.

Sindroma Asperger

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

revista nr 13.indd 19 2/8/2013 1:43:43 PM

Page 20: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

20 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Vizioni mund të jetë më pak i rëndësishëm për “të parë”

se sa aftësia e trurit për të proçesuar pika drite në imazhe komplekse, sipas një studimi të ri të pub-likuar në gazetën online Nature Communications.

Kërkuesit e Universitetit Virginia kanë gjetur se sytë e thjeshtë të larvave të fluturakëve të frutave, me vetëm 24 fotoreceptor (syri i njeriut përmban më shumë se 125 milion), sigurojnë dritë ose input vizual të mjaftueshëm për të lejuar trurin rela-tivisht të madh të insektit për ta shndërruar inputin në imazh."Kjo na tregon ne se inputi vizual mund të mos jetë aq i rëndë-sishëm për shikimin se sa truri që punon pas tij. Në këtë rast, truri me sa duket është i aftë të kompensojë minimumin e inpu-tit vizual” tha Barry Condron, një neurobiolog i U.Va. College of Arts & Sciences, i cili mbikqyri studimin.Studentët e diplomuar të Condron, Elizabeth Daubert, Nick Macedonia and Catherine Hamilton, drejtuan një seri eksperi-mentesh për të testuar shikimin e larvave të fluturakëve të frutave pasi vunë re një sjellje intersante të insekteve gjatë një studimi tjetër për sistemin nervor. Ata zbuluan se kur një larvë ngecte në fundin e një fruti, larvat e tjera tërhiqeshin drej tij ndërkohë që ai vërtitej në përpjekje për të liruar veten.Insektet me sa duket e panë lëvizjen e tij dhe u tërhoqën pas saj duke dëshiruar të shkonin drejt saj. Pas disa eksperimenteve të tjera për të kuptuar se si ata e ndjenë lëvizjen, kërkuesit gjetën se insektet e verbëar që ishin afër ishin duke e parë këtë veprim, duke lëvizur kokat e tyre nga njëra anë në tjetrën në një lëvizje të caktuar për ta kapur atë, dhe jo thjesht duke dëgjuar ose ndjerë vibrimin ose duke nuhatur larvën e ngecur. Kjo ishte një suprizë edhe për shkak të shikimit shumë të limituar dhe të thjeshtë të larvave. "Përgjigjia duhet të jetë në trurin e madh, pak a shumë të so-fistikuar të këtyre larvave," tha Condron. “Ata janë të aftë të kapin disa pika drite dhe më pas ti procesojnë në imazhe të njohura; diçka e ngjashme me situatën kur një astronaut me një teleskop të vogël është i aftë të përdorë teknika për të rregulluar një imazh të limituar në informacione të dobishme për një yll” Condron beson se kafshët janë të afta të mbledhin imazhe të dobishme duke lëvizur kokat e tyre dhe, në këtë mënyrë, të

mbledhin mjaftueshëm dritë për të lejuar trurin të krijojë një imazh panoramik mjaftueshëm të qartë për të “parë”. Kërkuesit e testuan këtë duke prezantuar larvën me një video të një larve (pa vibrim, tingull dhe aromë) dhe gjetën se larva përsëri gjente dhe shihte larvën duke luftuar ne video. Ata gjithashtu mësuan që nëqoftëse e ngadalësonin ose e shpej-tonin videon, larvat ishin më pak ose aspak të tërhequra nga larva në video. Ato gjithashtu nuk ishin të tërhequra nga larva e vërtetë e ngordhur, ose nga nga larva e ngecur, dhe ato kishin vështirësi të gjenin larvën e ngecur në errësirë. "Siç duket ato janë vizualisht të ndjeshme për detajet dhe lëviz-jet dhe mund të njohin specie e tyre në këtë mënyrë," tha Con-dron. "Kjo na siguron ne një model të mirë për t’u munduar të kuptohet rolin që ka truri në ndihmën që i jep organizmave, përfshirë edhe humanët, për të procesuar imazhet, si njohjen e fytyrave”.Ai pa se skanimi i kokës luan një rol të rëndësishëm në ndih-mën që i jepet larvave për të mbledhur inpute vizuale të shumë-fishta në një tërësi të unifikuar në mënyrë që të procesohet truri, e ngjashme me mbledhjen e pixelave për të formuar një fotografi. Condron tha se njerëzit me mungesë shikimi gjithash-tu tentojnë të përdorin skanimin e kokës si një mënyrë për të mbledhur një “fotografi” nga burime shumë drite të zbehta. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me shikim të dëmtuar që kanë marrë implante retinale eksperimentale për një numër të vogël pixela-sh gjithashtu skanojnë kokat e tyre për të marrë dritë të mjaftueshme për të formuar imazhe mendore. "Është e lehtë për biologët e laboratorëve për të parë fluturakët e frutave si kafshë të thjeshta që vetëm ushqehen dhe riprodho-hen, por ne po fillojmë të kuptojmë që kjo bie në kontradiktë me trurin e madh", thotë Condron. "Ata kanë më shumë aftësi nga ç’është menduar më parë, edhe në përdorimin e trurit për sjellje edhe për rindërtimin e imazheve nga një system visual i limituar." Ai tha se fluturakët e frutave shërbejnë si një model i përkryer për studimin e neuroneve sepse insekti ka vetëm 20,000 prej tyre, ndërkohë që humanët kanë rreth 100 miliardë. Gjithashtu ka edhe ngjashmëri në mënyrën se si neuronet e fluturakëve të frutave dhe humanëve punojnë. Sipas Condron, kërkuesit janë pranë gjetjes së të gjithë sistemit nervor të fluturakëve të frutave, dhe më pas do të hapin rrugën për një kuptueshmëri më të mirë të punës së neuroneve në shumë organizma, përfshirë dhe humanët. Burimi: http://news.virginia.edu/content/brain-may-see-more-eyes-study-indicates

Studimet sugjerojnëse truri mund “të shohë”më shumë se sytë!

revista nr 13.indd 20 2/8/2013 1:43:43 PM

Page 21: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 21

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Një studim i ri zbulon se perceptimi i trupit te gratë e reja është i influencuar nga besimi që kanë te shoqëria- ose te bashkëmoshatarët- në gjykimin e trupi.

Dr. Louise Ëasylkië dhe Molly Ëilliamson diskutojnë gjetjet e tyre në rolin që ka shoqëria për shqetësimet e grave për trupin e tyre në gazetën Sex Roles.Ekspertët e kanë ditur që shoqëria ndikon në atë se si vajzat dhe gratë e shohin dhe e gjykojnë formën, masën dhe peshën e trupit të tyre. Në studim, kërkuesit kërkuan të mësojnë se sa shumë shqetësi-met e grave të reja janë të formuara nga perceptimet e tyre për shqetësimet e shoqërisë me trupin e tyre kundër shqetësimeve reale të shoqërisë me trupin e tyre. Për investigimin kërkuesit analizuan të dhëna për 75 çifte fem-rash shoqe nga një universitet i vogël në Kanadanë Lindore. Ata pyetën gratë se sa shpesh flisnin me shoqërinë e tyre për këto probleme të ndryshme rreth peshës: humbjen e peshës, ush-trime, aparencë dhe të ngrënit/ushqimin. Ata gjithashtu vlerë-suan imazhin trupor të grave dhe nëqoftëse ato ndjejnë presion nga shoqëria e tyre për problemet e peshës. Kërkuesit gjetën se sa më shumë gratë të ndiheshin nën presion

për të qënë të dobëta, aq më shumë ato kishin probleme per imazhin e tyre trupor, në kundërshtim me peshën dhe formën e tyre aktuale. Çuditërisht, bisedat me shoqërinë për trupin që fokusoheshin në ushtrime, ishin të lidhura me kënaqësi të ulët për trupin. Investigatorët gjetën se grate i perceptojnë sjelljet e shoqërisë për kontrollin e trupit njësoj si sjelljet e tyre. Në kundërshtim me këtë, shqetësimet trupore të grave pasqyro-heshin nga perceptimet e tyre se cilat ishin shqetësimet trupore të shoqërisë së tyre, duke sugjeruar se perceptimet e shoqërisë dhe të atyre që nuk përfshihen në shoqëri, parashikonin shqetësimet e tyre trupore. Gjetja që perceptimi është më i rëndësishëm se realiteti është një mesazh që jepet për promovuesit e shëndetit dhe për individët. “Kërkimi jonë tregon që shoqëria influencon njëri-tjetrin përmes të paktën tre proceseve: presionit të perceptuar për të qënë të dobët; bisedave të lidhura me imazhin trupor; dhe per-ceptimeve,” shkruan Wasylkië dhe Williamson. “Megjithëse këto perceptime janë pak a shumë të bazuara në realitet, psh. afër me të vërtetën, influencojnë më shumë se realiteti.” http://psychcentral.com/news/2012/11/06/friends-perceptions-influence-womens-body-image/47197.html

influencojnë imazhin trupor të grave!Perceptimet e shoqërisë

revista nr 13.indd 21 2/8/2013 1:43:43 PM

Page 22: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

22 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Në zgjedhjet presidencale, shumë votues kanë një pref-erencë të qartë. Gjithsesi, ka gjithmonë të paktën 10% të votuesve (dhe ndonjëherë edhe më shumë) të cilët e klasifikojnë veten si “të pavendosur”. Edhe

njerëzit që janë zyrtarisht “të pavendosur” mund të kenë disa ten-denca për një kandidat ose për një tjetër. Shumë kërkime sugje-rojnë se mënyra se si dikush anëson, influencon në mënyrën se si i interpreton informacionet e reja. Nëqoftëse ke një preferencë të lehtë për një kandidat, atëherë ka të ngjarë që ti japësh më shumë peshë gjërave pozitive që ju dëgjoni nga ai kandidat dhe gjërave negative që dëgjoni nga kandidati tjetër. Në këtë mënyrë, ju filloni të konfirmoni impresionet tuaja fillestsare. Idea që qën-dron pas këtij efekti është se ne duam t’i mbajmë besimet tona të qëndrueshme. Kjo do të thotë se ne tentojmë të fokusohemi në informacionet që mbështesin atë që ne tashmë e besojmë dhe më pak vëmendje për informacionet që mund të venë në pikëpy-etje besimet tona. Ky mekanizëm qëndron gjithashtu pas efektit “disonancë konjitive” ku njerëzit fillojnë me një set besimesh që nuk janë të qëndrueshme me njëra-tjetrën dhe gradualisht ndry-shojnë disa nga besimet derisa të përshtaten bashkë. Një studim interesant në Gusht 2012, çështje e “Sjellja Orga-nizacionale dhe Procesi i Vendimarrjes Humane” i Evan Polman dhe Jay Russo, ekzaminoi disa faktor të vegjël në dukje që mund të kenë një impakt të madh në këtë lloj shpërndarje të koher-encës. Në studimet e tyre, i bënë njerëzit të shprehnin preferencat e tyre për dy restorante. Përshkrimet ishin të dizenjuara në mënyrë që nëqoftëse i shihje të gjitha veçoritë e restoranteve në të njëjtën kohë, do të mendoje që janë pak a shumë të ngjashme dhe do ta kishe të vështirë të zgjidhje njërin prej tyre. Kjo u bë duke pasur 4 veçori të mira për çdo restorant në mënyrë të barabartë dhe një veçori që e favorizon çdo restorant. Tipari i parë i preferuar i njerëzve favorizoi një restorant. Një grupi i’u kërkua të thonin se cili restorant mendonin se është më i miri në këtë pikë. Natyralisht, njerëzit tentonin të njihnin që restoranti me tiparin më të mirë ishte opsioni më i mirë për momentin. Pas kësaj, njerëzit shihnin tipare të tjera. Pas çdo

restoranti, njerëzit vlerësonin se sa shumë favorizonte tipari i ri çdo restorant. Gjithashtu ata vlerësonin se sa favorizonin më shumë një restorant deri në atë pikë. Konsistent me punën e mëparshme, në fund të studimit, 61 % e njerëzve preferuan restorantin që kishte tiparin e parë më të mirë. Gjithsesi, vlerësimet e tyre për tiparet e tjera favorizuan restorantin që ata preferuan në fillim të studimit. Por, kjo nuk është pjesa interesante. Një tjetër grup pjesmarrësish shprehën preferencat e tyre fillestare në një mënyrë tjetër. Në vend që të zgjidhnin opsionin e preferu-ar, ata duhej të përdornin një laps për të ngjyrosur plotësisht një kuti për të shprehur preferencat e tyre. Ky process zgjati rreth 10 sekonda. Kjo përpjekje ekstra rriti lidhjen e parë të njerëzve për një nga opsionet. Për këtë grup, 75% e njerëzve, në fund të stu-dimit, preferuan opsionin që pëlqyen fillimisht. Vlerësimi i tyre për tiparet e tjera favorizuan restorantin që preferuan fillimisht edhe më fortë se ata njerëz që thjesht zgjodhën preferencën e tyre që në fillim. Pse errësimi i një kutie rrit lidhjen e njerëzve me një opsion?Ju mund të mendoni se shpenzimi i 10 sekondave duke mbushur një kuti do ti jepte njerëzve më shumë kohë për të menduar për tiparin e parë. Gjithsesi, në një studim tjetër të këtyre serive, t’i kërkosh njerëzve të mendojnë në mënyrë më të kujdesshme për tiparin e parë, nuk e forcuan efektin e preferencës fillestare aq sa të mbushnin një kuti. Në vend të kësaj, duket se vjen nga mënyra se si njerëzit interpre-tojnë masën e përpjekjes që ata kanë për të shprehur preferencën e tyre fillestare. Të mbushësh këtë kuti kërkon shumë përpjekje. Njerëzit duket se i’a atribuojnë këtë përpjekje lidhjes së tyre me opsionin. Kërkuesit eksploruan këtë mundësi në një studim të tretë. Në këtë studim, një grupi i thuhet se të mbushësh një kuti është një mënyrë e lehtë për të shprehur preferencat e tyre për një opsion. Ky grup duhet të befasohet që duhet kaq shumë kohë për t’a bërë diçka të tillë. Një grupi të dytë i thuhet se të mbushësh një kuti është një mënyrë e vështirë për të shprehur preferencat. Ky grup nuk duhet të befasohet që do pak kohë të mbushet kutia.

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Zgjedhjet fillestareshpesh behen

më të forta!

revista nr 13.indd 22 2/8/2013 1:43:43 PM

Page 23: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 23

Në këtë studim, njerëzit që mendojnë se të mbushësh një kuti duhet të jetë e lehtë, tregojnë një efekt më të madh të impresioneve të tyre fillestare se sa njerëzit që mendojnë se të mbushësh një kuti duhet të jetë e vështirë. Çdo të thotë kjo?Tendenca jonë për të mbajtur besimet tona të qëndrueshme ka një impakt në mënyrën se si ne i bëjmë zgjedhjet. Përgjatë kohës, besimet tona fillestare afektojnë mënyrën se si ne e interpretojmë informacionin e ri në mënyrë që impresionet e para të forcohen me kalimin e kohës. Në mënyrë të ngjashme, faktorët e thjeshtë si mënyra që ne shprehim preferencat tona fillestare mund t’a zmadhojnë këtë efekt. Ndoshta pjesa më e frikshme e këtyre gjetjeve është se ndodhin tipikisht pa ndërgjegjësimin tonë. Për shkak të kësaj, ne mendojmë se po vlerësojmë çdo tipar në mënyrë objektive kur e shohim. Ne zakonisht nuk e kuptojmë se sa shumë preferencat tona ekzistuese janë duke prekur mënyrën se si ne e interpretojmë informacionin e ri. Si rezultat, ne mendojmë se kemi ndërtuar preferencat tona duke vlerësuar shumë evidenca në mënyrë të pavarur, kur në realitet ne jemi të influencuar nga besimet tona ekzistente.

revista nr 13.indd 23 2/8/2013 1:43:43 PM

Page 24: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

24 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Nga monstrat nën krevat deri te përbindëshat në dol-lap, shumë fëmijë përjetojnë frikëra gjatë natës në një moment të caktuar të zhvillimit të tyre. Dhe ndërkohë që shumë rriten brenda tyre pa ndonjë

ndërhyrje profesionale, të tjerë luftojnë me këto frikëra të vazh-dueshme, me një rrezik për të zhvilluar më vonë problem me ankthin. Si pjesë e një projekti për frikërat gjatë natës, e krijuar nga Fonda-cioni Izraelit i Shkencës, Prof. Avi Sadeh i Shkollës për Shkencat Psikologjike të Universitetit të Tel Aviv, po shpjegon se si këto frikëra bëjnë pjesë në procesin normal të zhvillimit – dhe kur ato kthehen në një problem. Bashkë me Dr. Jonathan Kushnir, ai zbuloi se aftësia e një fëmije për të diferencuar faktin nga trillimi ka një impakt të madh me terrorin që del gjatë natës. Në studimin e tyre, publikuar në Child Psychiatry and Human Development, kërkuesit gjetën se parashkollorët me frikëra të vazhdueshme gjatë natës ishin më pak të aftë të ndanin realitetin nga fantazia krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Kërkimi do të ndihmojë klinicistët dhe prindërit të zhvillojnë ndërhyrjet që mund zbusin fëmijët grindavecë, duke theksuar se një imagjinatë e fortë mund të përdoret vetëm për avantazhet psikologjike të fëmijës. Ndarja e faktit nga trillimiPër fëmijët që janë duke përjetuar një zhvillim të rëndësishëm të aftësisë së tyre për të ndarë realitetin nga fantazia, koha e gjumit mund të jetë një sfidë e madhe. Në shumë raste, është i vetmi moment gjatë ditës ku ata lihen të përballen me mendimet, ndjenjat dhe frikërat e tyre vetëm, shpjegon Prof. Sadeh. Për të testuar hipotezën e tyre që konfuzioni fantazi-realitet ka një impakt të fuqishëm në frikërat e natës, kërkuesit kanë vlerë-suar fëmijë të moshës 4-6 vjeç – 80 prej tyre të diagnostikuar me frikëra të shumta nate dhe 32 me zhvillim normal – për af-tësinë e tyre për të ndarë faktin nga trillimi bazuar në raportimet

e prindërve dhe nga një intervistë e standartizuar. Për shembull, fëmijët e prezantuan me karakterin e një zane, më pas i’u bënë një sërë pyetjesh për të përcaktuar nëse zana ishte trillium, edhe a mund t’a telefononin ose t’a vizitonin atë. Fëmijët me frikëra më intense ishin më pak të aftë të ndanin realitetin nga fantazia. Siç pritej, fëmijët më të vegjël të grupit gjithashtu morën më pak pikë se sa më të mëdhenjtë, një rezultat që i atribuohet fazës së zhvillimit të femijëve. Sa më pak pikë, aq më të ashpra frikërat e fëmijëve gjatë natës. Fuqia e imagjinatësSipas Prof. Sadeh, konfuzioni fantazi-realitet që shkakton frikëra gjatë natës mund të përdoret gjithashtu për të ndihmuar fëmijët të kapërcejnë këto frikëra. Prindërit dhe klinicistët mund të për-dorin këtë prirje për imagjinatë si benefit për fëmijët. “Ne i dërgojmë fëmijëve sinjale të përziera duke i thënë atyre se monstrat nuk janë të vërtetë ndërkohë që i tregojmë histori për zanën e dhëmbëve,” shpjegoi ai. Thjesht duke i thënë një fëmije që frika e tij nuk është reale nuk e zgjidh problemin, tha ai. Prof. Sadeh rekomandon që të përdoret imagjinata e madhe e fëmijës si një trajtim. Për një moment, prindërit mund të ndihmojnë fëmijën e tyre të shohë një monstër të imagjinuar si jo kërcënues, ndoshta duke i shkruar atij një letër për t’i ofruar një shoqëri ose duke i lexuar fëmijs një libër në të cilin figura kërcënuese kthehet në një figurë shoqërore. Një trajtim që Prof. Sadeh ka zbuluar të jetë shumë efektiv është një kukull që quhet “huggy puppy” (kukulla që përqafohet). Në këtë terapi, fëmijët prezantohen me një qen të mbushur dhe i thuhet se qeni i lumtur tani është i mërzitur. Atyre u jepet përgjegjësia për të qënë shok me qenin, të kujdesen për të, dhe të sigurohen që ai nuk është i frikësuar gjatë natës. Meqënëse kjo ndërhyrje varet nga vullneti i fëmijës për të besuar historinë e qenit dhe për të pranuar rolin e tyre të ri, punon më mirë për fëmijë me imagjinatë të fortë, thotë ai.

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Konfuzioni fantazi-realitet një shkak primar i frikrave të fëmijëve për makthet!

revista nr 13.indd 24 2/8/2013 1:43:43 PM

Page 25: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 25

Kur jepet trajtimi i hershëm, fëmijët me çrregullimin e spektrumit të autizmit (ÇSA) patën përmirësime të dukshme në sjellje, komunikim dhe në funksionet e trurit – raportuan në një studim kërkuesit e Shkollës

së Mjekësisë së Yale. Studimi u publikua në një artikull të Journal of Autism and Developmental Disorders nga kërkuesit e Qëndrës së Studimit të Fëmijëve të Yale, Dr. Fred Volkmar, Kevin A. Pelphrey, dhe kolegët e tyre.Rezultatet sugjerojnë se sistemet e trurit që mbështesin percep-timin social përgjigjen mirë për një program ndërhyrjeje të her-shme sjellore që quhet trajtimi i përgjigjes kryesore. Ky trajtim përfshin trajnimin prindëror dhe ka lojra në metodat e tij.ÇSA janë çregullime komplekse neurobiologjike që pengojnë aftësinë e një personi për të komunikuar dhe zhvilluar marrëd-hëniet sociale, dhe shpesh janë të shoqëruara nga sfida sjellore. Deri pak kohë më parë, diagnoza e autizmit tipikisht nuk bëhej derisa fëmija të ishte 3-5 vjeç, dhe programet e trajtimit ishin përshtatur për këtë grup moshë. Sot, Volkmar dhe ekipi i tij janë duke diagnostikuar fëmijë edhe të moshës 1 vjeç. Trajtimi i përgjigjes kryesore, i zhvilluar në Universitetin e California-Santa Barbara, kombinon aspekte zhvillimi të të mësuarit dhe zhvillimit, dhe është e lehtë të implementohet në fëmijë edhe më të vegjël se 2 vjeç. Në këtë studim, ekipi përdori imazherinë e rezonancës magne-tike funksionale – për herë të parë – për të matur ndryshimet në aktivitetin e trurit të dy 5 vjeçarë me ÇSA që kanë marrë tra-jtimin e përgjigjes kryesore. Autorja bashkëpunuese e studimit Pamela Ventola përdori këtë metodë trajtimi për të identifikuar qëllimet sjellore për çdo fëmijë në studim, dhe më pas riforcoi këto aftësi të targetuara me trajtime që përfshinin aktivitetet e lojës motivacionale. Ekipi gjeti se fëmijët që merrnin këtë trajtim shfaqën për-mirësime në sjellje, dhe ishin të aftë të flisnin me të tjerët. Gjithashtu, MRI dhe elektroencefalograma treguan një aktiv-itet të rritur të trurit në zonat që mbështesin perceptimin social. Rezultatet e tyre janë nga 2 fëmijë, por kërkuesit në këtë periud-hë po drejtojnë një studim të plotë me 60 fëmijë. Pelphrey tha se ndërkohë që të dy fëmijët në këtë studim morrën të njëjtin tip trajtimi për ÇSA, rezultatet nuk ishin homogjene sepse ÇSA është një çregullim me shumë aspekte që ka një ndikim unik se çdo fëmijë. Disa fëmijë me ÇSA funksionojnë me nivele më të larta se disa të tjerë, për shembull. "ÇSA është një çregullim heterogjen, dhe synimi i kërkimeve

është që të kuptohet se kush trajtim është më i mirë për këtë heterogjenitet,” tha Pelphrey. "Të dy fëmijët e këtij studimi patën progress, por niveli i progresit dhe i aftësive në fund të trajtimit ishin të dallueshme.”Volkmar i sheh këto rezultate si një hap i parë në një qasje të re për planifikimin e trajtimit. "Kërkimi mbi Autizmin ka bërë një rrugë të gjatë,” tha ai. “Këto gjetje janë të rëndësishme sepse tregojnë që ndërhyrjet e para funksionojnë në autizëm.” Marrë nga: http://ëëë.sciencedaily.com/releases/2012/11/121106125606.htm

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

për ndryshimet goditëse të tRuRit Në Autizëm!

trajtimi i hershëm

revista nr 13.indd 25 2/8/2013 1:43:44 PM

Page 26: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

26 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Shumë njerëz përballen me turpërimin dhe poshtëri-min në një pikë të jetës së tyre. Ndoshta ata nervozo-hen para një prezantimi që kanë në punë. Ndoshta ata bëhen ankthioz kur mendojnë se si të bëjnë për vete një

të panjohur tërheqës në një fëstë. Por ku është kufiri i të qënit një person i turpshëm normal dhe një person me çrregullim të ankthit social?Kërkuesi i Spitalit të Rhode Island Ph.D. Kristy L. Dalrymple, i departamentit të psikiatrisë, eksploron variancat mes të dyjave, dhe diskuton besimet e ndryshme të diagnozave të çrregullimit të ankthit social (ÇAS) dhe opsionet e trajtimit në një studim të saj të publikuar në Expert Revieë of Neurotherapeutics.“Ka shumë opsione të ndryshme për ÇAS dhe trajtimin më të mirë të tij” tha Dalrymple. “A duhet të trajtohet me mjekime, me terapi bihejviorale apo të dyja? Rritja e dukshme e recetave me antidepresantë (të cilat shpesh përdoren për të trajtuar ÇAS) gjatë viteve – një rritje prej 400% - duhet të konsidero-het kur vendoset për trajtimin më të mirë. A jemi thjesht duke mjekuar, apo jemi duke ndihmuar pacientët për të përmirësuar me të vërtetë cilësinë e jetës së tyre? ” ÇAS përkufizohet si një frikë nga turpërimi ose poshtërimi në situata sociale në atë pikë sa këto situata shpesh shmangen me një sasi të lartë stresi. Studimet kanë treguar se është çrregullimi i katërt më i zakonshëm në SHBA, me një prevalencë më të lartë se 13% në popullsinë e përgjithshme të shteteve të Perën-dimit, dhe më e lartë se 30% mes atyre që kërkojnë trajtim të

shëndetit mendor. Gjithashtu është dokumentuar në studime të mëparshmeqë ata që vuajnë nga ÇAS shpesh vuajnë edhe nga çrregullime të tjera psikiatrike, si humori, ankthe të tjera dhe çrregullime të përdorimit të substancave. ÇAS mund të ketë një impakt të rëndësishëm në jetën perso-nale dhe profesionale të një individi. Është i lidhur me nivele të ulta të arritjeve edukative, statusi civil prej beqari dhe papunë-sia. Ai gjithashtu është i lidhur me produktivitet të ulët të punës dhe si rezultat me harxhime ekonomike. Një nga barrierat e trajtimit është aftësia për të diagnostikuar ÇAS, sepse ata që vuajnë nga ky çrregullim mund të mos e pranojnë atë për shkak të frikës për poshtërim ose turpërim kur kërkojnë ndihmë. Pavarësisht dekadave me kërkime, asnjë shkak definitiv nuk është identifikuar, dhe kërkohen studime të mëtejshme. “Pavarësisht prevalencës, ÇAS nuk ka marë vëmendjen e njëjtë nga publiku ose media si çrregullimet e tjera si psh. çrregullimi obsesiv-kompulsiv,” tha Dalrymple. “Për shkak të impaktit so-cial dhe ekonomik, kërkohen studime të tjera për të ndihmuar kërkuesit dhe klinicistët për të përcaktuar shkaqet e mundshme dhe trajtimin më të mirë. “Kjo nuk është thjesht kapërcim i turpit” vazhdoi ajo. “Kjo është për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga një çrregullim që i pengon ata të jetojnë një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.” http://www.psypost.org/2012/11/is-that-nervous-feeling-social-anxiety-disorder-or-is-it-simply-a-case-of-being-shy-15083

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

çrregullimi i ankthit social, apo është thjesht

nervozizmi Aështë kjo ndjenjë

turp?

revista nr 13.indd 26 2/8/2013 1:43:44 PM

Page 27: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 27

revista nr 13.indd 27 2/8/2013 1:43:44 PM

Page 28: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

28 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

i vetes tuaj më të mirëPrezantimite një audiencë!

Një nga aftësitë më të mira që ju mund të mësoni për krijimin e karrierës dhe për lidershipin është të flisni efektivisht te një audiencë. I është dedikuar një

kapitull kësaj teme në librin Promocioni i Vetes për Introvertët nga një studiues i cili e ka bazuar punën e tij nga trajnimi i klientëve mbi më shumë se një dekadë dhe që gjithashtu vazhdon të edukojë studentët e tij me aftësitë prezantuese për introvertët në Universitetin e New York.Çështja kryesore që është ngritur në këtë libër është se si introvertët mund të rrisin vizibilitetin në karrierat e tyre. Më e rëndësishmja është të mësohet të flitet në një audiencë. Buffett, një introvert i cili ishte i tmerruar nga të folurit në publik kur ishte i ri, tha se ai sëmurej fizikisht edhe kur mendonte për të folurin në publik. Për t’a larguar këtë problem ai filloi kurse edukimi për të folurin në publik dhe aftësitë prezantuese. Ju gjithashtu mund të përdorni këto metoda ose të punësoni një trajner për të folurin në publik. Mësimet zanore gjithashtu mund të jenë ndihmuese. Pavarësisht problemeve që mund të ndjeni në stomak (fluturat), ju ka mundësi që nuk dukeni aq i nervozuar sa mendoni. Studimet kanë treguar se emocionet nuk janë aq të dukshme sa mund të mendoni ju. Nëqoftëse keni dëshirë të krijoni aftësinë dhe sigurinë e të folurit në publik, mund të përdorni vetë metoda të ndryshme si psh. të kërkoni thellësisht për temën tuaj, të dëgjoni me vëmendje audiencën tuaj, të mendoni mirë para se të flisni etj. Sigurisht, leximi dhe shikimi i videove rreth të folurit në publik është vetëm fillimi. Hapi tjetër për t’u bërë është të ngriheni dhe të praktikoni – veçanërisht përpara audiencës. Nëqoftëse e ndjeni që po ju kërcasin gjunjët, filloni me hapa të vegjël. Gjëja kryesore është të filloni.

revista nr 13.indd 28 2/8/2013 1:43:45 PM

Page 29: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 29

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive

Marrë nga: http://www.journals.elsevier.com/jour-

nal-of-experimental-child-psychology/call-for-papers/

development-childrens-prospective-memory/

Një problemi të vaçantë të Gazetës

për Zhvillimin Eksperimental të

Fëmijëve (JECP), i edituar nga

Caitlin Mahy, Stuart Marco-

vitch, dhe Matthias Kliegel, do t’i përkushto-

het një kërkim empirik për të investiguar py-

etjet që shqetësojnë zhillimin prospektiv të

memories së fëmijëve. Memoria prospektive

është aftësia për të kujtuar aktivitetet e së ar-

dhmes. 15 vitet e fundit ka pasur një rritje

në kërkimet për memorien prospektive të

fëmijëve, gjithsesi, literatura është akoma e

pakët dhe shumë pyetje kyçe mbeten akoma

për t’u investiguar. Meqënëse memoria pros-

pektive konsiderohet një proces konjitiv që

kombinon memorien me kontrollet ekzeku-

tive, kjo çështje është shumë e lidhur me zh-

villimin e memories episodike, funksioneve

ekzekutive dhe teorive që përpiqen të sigu-

rojnë një kornizë integrative për bashkëve-

primin e fushave të ndryshme të zhvillimit

konjitiv. Studimet e pakta të disponueshme

të bëra deri tani kanë përdorur tipe të ndry-

shme të detyrave të memories perspektive

dhe deri në një nivel përshkrues tregojnë që

memoria prespektive e fëmijëve duket se zh-

villohet gjatë viteve parashkollore dhe shkol-

lore. Gjithsesi, çështja kritike zhvillimore e

asaj çka mund të jenë mekanizmat të lid-

hura me zhvillimin është virtualisht e pazbu-

luar. Kështu, çështje shumë të rëndësishme

metodologjike dhe konceptuale mbeten për

tu adresuar si: cilët janë treguesit e memories

prespektive në fëmijërinë e hershme, mung-

esa e studimeve që investigojnë të kujtuarin

prospektiv të fëmijëve, mënyra më e mirë

për të matur zhvillimin e memories prespe-

ktive me detyra eksperimentale dhe natyrale,

besueshmërinë e detyrave të ndryshme të

memories prospektive të përdorur me fëmi-

jët, dhe së fundi cilat mekanizma konjitive

drejtojnë zhvillimin e memories prospektive

gjatë fëmijërisë. JECP kërkon të bëj investi-

gime për këto çështje.

Temat kryesore të interesit përfshijnë:

• Aftësitë e zhvillimit të memories prospe-

ktive te fëmijët dhe/ose limitimet e këtyre

aftësive te fëmijët më të vegjël; trajektoret e

zhvillimit të këtyre aftësive gjatë fëmijërisë.

• Manipulimet ose karakteristikat e detyrave

që influencojnë performancën e memories

prospektive te fëmijët.

• Diferencat individuale që lidhen me mem-

orien prospektive si aftësitë ekzekutive (psh.

kujtesa e punës, frenimi), aftësitë e orientu-

ara nga e ardhmja (psh. të menduarit episo-

dik të së ardhmes, vonesa e kënaqësisë, pl-

anifikimi), metakonjicioni, kuptueshmëria

sociale (psh. teoria e mendjes, e folura pros-

pektive), ose variablat demografike.

• Studimet kulturore të memories prospe-

ktive të fëmijëve. • Krahasimi i zhvillimit tipik dhe atipik

i memories prospektive të fëmijëve (psh.

krahasimi me fëmijët me autizëm, ADHD,

vonesë zhvillimi) • Korrelime neutrale të memories pros-

pektive të fëmijëve (psh. studimet elektro-

fiziologjike)

Zhvillimi i memories prospektive

të fëmijëve!

revista nr 13.indd 29 2/8/2013 1:43:45 PM

Page 30: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

30 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Rezidenca fraserVolumet e vendosura përballë përcaktojnë ekster-ierin e kësaj shtëpie ndërsa ndërthurja e volumeve të veçanta përcaktojnë ambientet e brendshme. Shtëpia shfrytëzon avantazhin e pozicionimit të saj në një faqe të pjerrët duke e vendosur garazhdin në nivelin më të ulët. Kjo lejon që në hyrje të ketë një verandë, si dhe hapësirat e ndënjes të për-caktojnë karakterin e kësaj shtëpie me shikim nga jashtë. Tullat me ngjyrën e tokës, muri anësor me ngjyrë të errët dhe sistemi i errët, i lustruar prej bronx-alumini, formojnë paletet e jashtme.

Sh.P.K

revista nr 13.indd 30 2/8/2013 1:43:48 PM

Page 31: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 31

revista nr 13.indd 31 2/8/2013 1:43:52 PM

Page 32: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

32 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Shtëpi në shpat maliNjë vilë e vogël me pamje të mëdha. Në të gjen-den kuzhina, dhoma e ndënjes, dhoma e gjumit, tualeti dhe veranda. Dera në hyrje të çon në një korridor të shkurtër dhe më pas tek ambientet për-katëse. Kjo vilë ndërthur tradicionalen me rifiniturë moderne.

Sh.P.K

revista nr 13.indd 32 2/8/2013 1:43:55 PM

Page 33: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 33

revista nr 13.indd 33 2/8/2013 1:44:01 PM

Page 34: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

34 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Shtepi plazhi

Kjo shtëpi mund te gjeje pozicionim mjaft te mire ne zonat e plazheve dhe ka në formimin e saj ndërthurjen e detajeve moderne me ato të thjeshta të stilit fshatar. Eksterieri përbëhet nga kombinimi i drurit-në tavan, metalit-si sfond dhe çimentos-për muret anësorë.

Sh.P.K

revista nr 13.indd 34 2/8/2013 1:44:04 PM

Page 35: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 35

revista nr 13.indd 35 2/8/2013 1:44:11 PM

Page 36: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

36 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

1)-Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?Sezoni i provimeve është një periudhë e lodhshme pasi duhet të studiosh akoma më shumë se në ditë e zakonshme. Bëhet fjalë për njohuritë që marrim gjatë gjysmës së vitit, por, unë personalisht nuk kam stres për provimet.2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini studimet për në sezon?Po kam një orar të rregullt për çdo ditë të sezonit që do të thotë se studioj me orar dhe e caktoj periudhën kohore. Unë jam një tip që lexoj gjatë gjithë vitit në mënyre që të mos më mbeten të gjitha për në sezon, pasi në këtë mënyrë unë lehtësoj punën time duke lexuar gjatë vitit.3)-A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?Nuk jam lënë asnjëherë mënjanë nga shoqëria sepse jam tip i shoqërueshëm dhe kam një shoqëri të mrekullueshme. Ata janë një pjesë e pandarë e jetës time, dhe mendoj se mund të mbështetem tek secili prej tyre në çdo moment që mund të kem

nevojë. 4)-A e festoni Shën Valentinin?- Po e festoj ditën e Shën Valentinit, por jo se është ndonjë ditë shumë e veçantë pasi për mua çdo ditë është Shën Valentini me personin që dua. Dashuria nuk njeh as ditë dhe as data, dashu-ria është një ndjenjë e cila shfaqet, rritet dhe shprehet në çdo moment të jetës. Prandaj, e kujtojmë, shkëmbejmë dhurata, por dashuria e jetës time është me mua 365 ditë të vitit!5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës, a është e rëndësishme për ju kjo datë? A e kujtoni atë?Dëgjo, pavarësia e Kosovës është e rëndësishme për çdo shqiptar, qoftë ai i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë apo Diasporës. Është një datë e cila i solli lirinë një populli i cili jo pak ka vuajtur gjatë shekullit të kaluar, uroj dhe shpresoj me shpirt që edhe ato vende që akoma nuk e kanë njohur shtetin shqiptar të ri, i dyti në europë më i ri nga mosha, të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të mendojnë historinë!

Vox-pop

Studioj rregullisht,nuk i lë mësimetvetëm për Në SEzoN!

EMËR: AmARiLdo MBiEMËR: ALiçKoLLi MoSha: 20 VjEç VEndlindJa : KoRçë dEga: mjEKëSi E PëRGjitHSHmE hoBi: FutboLLi

revista nr 13.indd 36 2/8/2013 1:44:11 PM

Page 37: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 37

1)-Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?Nuk është se e menaxhoj shumë stresin e provimeve por në kohë të caktuara gjej mundësinë që të merrem me diçka tjetër që ta largoj pak stresin ose më saktë mendimin e sezonit. Wshtw njw periudhw e cila ka ngarkeswn e vet, por, qw ne e presim, prandaj po mendoj qe menaxhimi i saj varet nga per-soni.2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini studimet për në sezon?Normalisht edhe unë si shumica e studentëve të tjerë kam një orar të caktuar studimi rreth dy orë në ditë çdo ditë, dhe mundohem mos ti grumbulloj të gjitha për në sezon, kjo sepse sezoni e ka ngarkeswn e vet edhe emocionale, dhe nuk do doja tw ngecja i bllokuar nga stresi!3)-A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?Shoqëria është diçka shumë e shtrenjtë për mua dhe gjith-monë kam patur marrëdhënie të mira dhe asnjëherë nuk jam

ndjerë i distancuar prej tyre. Janw e pwrditshmja ime, personat tw cilwt mw gjenden pranw dhe ju gjendem pranw jo vetwm nw momente kritike por, jemi aty pwr njwri tjetrin nw cdo moment qw na rezervon jeta, qoftw i mirw apo i sikletshwm.4)-A e festoni Shën Valentinin?Shën Valentini është një festë e bukur ku njerëzit mundohen të jenë sa më të afërt me njerëzit e dashur. Wshtw njw datw e ngelur nw kalendar, e cila na kujton qw dikur bwheshin sakri-fica nw emwr tw dashurisw, sot, wshtw tjetwr muhabet! Sivjet, për mua nuk ka ndonjë rëndësi pasi nuk e festoj.5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës, a është e rëndësishme për ju kjo datë? A e kujtoni atë?17 Shkurti është një ditë e madhe për të gjithë shqipëtarët sepse për të gjithw ne si komb, pavarësia e Kosovës solli fun-din e vuajtjeve të vëllezërve tanë. Gëzuar pavarësinë KOSOVË e dashur!

EMËR: bAjRAm MBiEMËR: SPAHiu MoSha: 20 VjEç VEndlindJa : buRREL dEga: StomAtoLoGji hoBi: bASKEtboLLi

Vox-pop

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

revista nr 13.indd 37 2/8/2013 1:44:12 PM

Page 38: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

38 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

1)-Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?Për fat të mirë unë jam një tip që e marr çdo gjë pozitivisht dhe duke mësuar mendoj se do ta kaloj me sukses këtë sezon provimesh. Ajo ccfarw dua tw them, nuk stresohem fare gjatw sezonit, sepse unw i kushtohem mwsimeve gjatw gjithw vitit.2) Keni një orar të rregullt studimi gjatë vitit apo i lini në sezon?Orarin nuk e kam tw caktuar, dhe tw prerw me thikw! Kam njw kohw tw caktuar qw ccdo ditw ja kushtoj leximit dhe stu-dimit. Sot nw kohwt qw jetojmw, shpejtwsia me tw cilwn ikwn dita wshtw shumw e madhe, por pwrpiqem qw tw menaxhoj kohwn nw mwnyrw tw atillw qw mos tw ngelem pre e sezonit.3) A jeni ndjerë ndonjëher i lënë mënjanë nga shoqëria? Si e keni përballuar këtë situate?Për fatin e mirë shoqërinë e kam të edukuar dhe më respekto-jnë siç i respektoj, por ka pasur raste kur jam ndjer i shpërfillur nga shoqëria por jam treguar i fortë duke u menduar të zgjedh më të mirën. Jemi njerwz, dhe natyra njerwzore shpesh wshtw kontradiktore me veten dhe njerwzit qw e rrethojnw, prandaj

ka raste qw ccdo person mund tw ndihet si i mwnjanuar apo i lwnw vetwm! Por, mendoj se janw thjesht mendime tw nxitu-ara, asnjeherw njeriu nuk mund tw ngelet vetwm!4) A e festoni Shën Valentinin? Çfarë personifikon kjo ditë? Prej disa dekadash 14 shkurti simbolizon ditën e Shën Valenti-nit që është dita e të dashuruarve, unë personalisht akoma nuk e kam gjetur partnerin ideal por shpresoj në vitet në vazhdim. Mendoj se do jetw njw dashuri e cila do i rezistojw kohws dhe nuk do ngelet vetwm peng i 14 Shkurtit!5) Me 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga Pavarsia e Kosovës, a është e rëndësishme kjo datë dhe a e kujtoni?Kjo është një ditë e veçantë për vëllezërit tanë kosovarë, sepse janë të Pavarur prej pesë vitesh. Ka qenw njw ditw lumtuar atwherw dhe vazhdon tw jetw njw datw e shwnuar nw kalenda-rin e gjithw Shqipwtarwve. Uroj që Kosova të jetë gjithmonë e pavarur e bashkuar dhe e begatw dhe të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së.

EMËR: bARdHuL MBiEMËR: bEzAti MoSha: 21 VjEç VEndlindJa : ELbASAN dEga: mjEKëSi E PëRGjitHSHmE hoBi: PALEStRA

Vox-pop

Mendoj pozitivisht!

revista nr 13.indd 38 2/8/2013 1:44:13 PM

Page 39: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 39

1)-Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?Jam mësuar duke i marr gjërat me sportivitet, një ndër ato janë edhe provimet sezonale. Pra duke mësuar dhe duke i dhënë vetes shpresë për rezultate sa më të mira. Unw merrem me sport, dhe kjo bwn qw nw mwnyrw automatike mos ti lw vend stresit nw mwndjen time. Jetesa e shwndetshme mw bwn qw gjithccka ta marr me qetwsi.2)Keni një orar të rregullt studiues gjatë vitit apo i lini në se-zon?Një shprehje popullore thotë : “punën e sotme mos e lë për neser” pra studioj dhe ndjek rregullisht leksionet në mënyrë të atillë që gjatë sezonit të bëj thjesht përseritjen e atyre që kam mësuar. Wshtw mwnyra mw e mirw pwr tw pwrballuar ngarkeswn e leksioneve tw tw gjithw vitit, shpesh j’ua sygjeroj edhe miqve, studimin sistematik.3)A jeni ndjerë ndonjëherw i lënë mënjanë nga shoqëria? Si e keni përballuar këtë situatë?Jo, sepse kam qenë gjithmonë aktiv dhe i angazhuar me shoqërinë. Baza e një shoqërie të mirë është respekti, gjë e cila nuk ka munguar mes nesh. Vazhdoj tw kem miq tw cilwt

i kam njohur prej vitesh, por absolutisht kam edhe miq tw rinj qw i kam njohur nw shkollw. Jam person i cili i respe-kton tw tjerwt dhe fatmirwsisht mes nesh gjithccka wshtw reciproke. 4) A e festoni Shen Valentinin? Çfar personifikon kjo dite?Hmm, Jo nuk e festoj, jam single, por wshtw njw ditw e cila bashkon tw dashuruarit, sidomos ata qw jetojnw larg njeri tjetrit. Personifikon ditën e të dashuruarve por mendoj qw dashuria nuk njeh datw prandaj ajo duhet tw jetw e pra-nishme nw ccdo moment tw jetws.5) Me 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga Pavarsia e Kosoves, a është e rëndësishme kjo datë dhe a e kujtoni?Oh, Kosova e dashur, ka qenw njw ndwr ditwt mw tw lum-tura jo vetwm pwr mua por pwr ccdo person qw i thotw vetes Shqiptar. Shumw ka vuajtur ai popull pwrgjatw luftrave, e ngecur nwn thundrwn serbe, por tani, tani wshtw krejt ndry-she, wshtw njw vend i cili po lulwzon ccdo ditw, dhe unw personalsisht e dua shumw atw vend.I uroj Kosovës gëzuar festën e pavarësisë dhe së shpejti një bashkim kombëtar.

EMËR: buSHi MBiEMËR: SHPAtA MoSha: 23 VjEç VEndlindJa : bALLSH dEga: mSc ELEKtRoNiKë hoBi: PALEStRA

Vox-pop

Punën e sotme mos e lër për nesër!

revista nr 13.indd 39 2/8/2013 1:44:13 PM

Page 40: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

40 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

1)-Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?E ndaj kohën në dy pjesë, pjesa e parë i takon përsëritjes për provimet dhe detyra ndërsa pjesën tjetër ia kushtoj shplodhjes dhe argëtimit me miqtë.2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini studimet për në sezon?Nuk jam përgjithësisht sistematike por gjithashtu nuk i neg-lizhoj studimet për t’i lënë në stadin kur ato mblidhen dhe krijojnë stres. Mundohem qw mes punws, studimeve, miqve ta ndaj kohwn nw mwnyrw tw tillw qw mos tw krijoj boshlliqe.3)-A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?Përgjithësisht nuk më ka ndodhur anjëherë të jem lënë mën-janë sepse unë kujdesem shumë për shoqërinë.Përveç kësaj kam krijuar marrëdhënie shumë të mira prej kohësh dhe kjo na bën që të jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri tjetrit. Jam dhe janw nw ccdo moment tw jetws!

4)-A e festoni Shën Valentinin?Fatkeqësisht nuk e festoj por kjo ditë për mua personifikon shprehjen e dashurisë midis dy personave, por mendoj që nuk është e thënë që të jetë vetëm kjo datë si shprehje dashurie. Viti ka 365 ditw dhe wshtw shumw egoiste tw mendosh vetwm pwr njw ditw, qoftw ajo e shwnuar apo jo. 5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës, a është e rëndësishme për ju kjo datë? A e kujtoni atë?Nuk është një pjesë e rëndësishme në jetën time por ka vlerën e vet simbolike të trashëguar në kohë. Ka vlerw pwr tw gjithw Shqipwtarwt dhe trevat shqip-folwse. Njw popull i cili ka luf-tuar pwr liri pwr shumw kohw, prandaj e meriton tw jetw shtet, e meriton tw jetw i pranishwm nw Europw, si pjesw e saj, e meriton qw tw ketw peshwn e tij si shtet dhe qeverisje. Pwrfitoj nga rasti tw uroj: Gwzuar pavarwsinw Kosovw!

EMËR: dAjANA MBiEMËR: bRAmo MoSha: 21 VjEç VEndlindJa : ERSEKë dEga: ARKitEKtuRë hoBi: muziKA

Vox-pop

Unë kujdesem për shoqërinë!

revista nr 13.indd 40 2/8/2013 1:44:15 PM

Page 41: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 41

1)-Jeni në prag sezoni ,sa e menaxhoni stresin e provimeve?Stresin e studimeve e menaxhoj dhe gjithashtu edhe kohën për të studiuar, por stresi i studimeve ndikon në oreksin tim pasi ka raste kur ha shumë ose nuk ha fare. Gjithsecili prej nesh e menaxhon nw mwnyrwn e vet, nuk ak njw recetw tw caktuar mendoj.2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini studi-met për në sezon?Unë studioj part-time dhe pwr kwtw arsye shumë rëndësi i kushtoj sezonit. Duke qenw se edhe studimet i kam tw pjesshme mw lehtwsohen ditwt gjatw vitit duke mw mundw-suar kwshtu tw merrem edhe me aktivitete tw tjera.3)-A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?S’jam ndjërë asnjëherë e lënë mënjanë pasi edhe rrethi im shoqëror është shumë i ngushtë dhe janë gjithmonë pranë meje dhe koha ime e lirë është gjithmonë nën shoqërinë e

tyre. Dua tw theksoj se janw shumw tw rwndwsishwm pwr mua.4)-A e festoni Shën Valentinin?Jo nuk e festoj , është caktuar si një ditë për kremtimin e një feste për të dashuruarit por mendoj që nuk mjafton vetëm një datë për të shprehur dashurinë pasi çdo ditë është ideale për të shfaqur dashurinë ndaj personit të zemrës.5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës, a është e rëndësishme për ju kjo datë? A e kujtoni atë? 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën por edhe për ne sepse jemi një komb, një gjuhë.E kujtoj si një ditë të rëndësishme si fundin e sakrificave dhe luftës në Kosovë dhe mendoj se meriton gjithë vëmendjen e duhur për atë çka simbolizon. Duhet tw jemi tw vetwdijsh-wm qw sakrificat e bwra pwr tw si shtet nuk duhen harruar dhe duhen pwrccuar nw brezat qw do vijnw!

Vox-pop

Shkurti, ditë e rëndësishme17

për Kosovën!

EMËR: ENtELA MBiEMËR: XHAFERAj MoSha: 28 VjEç VEndlindJa : PëRmEt hoBi: udHëtimEt

revista nr 13.indd 41 2/8/2013 1:44:15 PM

Page 42: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

42 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

1)-Jeni në prag sezoni ,sa e menaxhoni stresin e provimeve?Pavarësisht se është një periudhë sezoni mundohem të dal të argëtohem për atë kohë që më mbetet që të mos ndjej shumë stresin e sezonit. Disa nga provimet i përjetoj me ankth pasi kanë një rëndësi të madhe në degën që studioj.2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini studimet për në sezon?Jam ndjekëse e rregullt e leksioneve dhe seminareve gjatë vitit por gjatë periudhës së sezonit i rikthehem përsëri studimeve.3)-A jeni ndjerë ndonjëherë e lënë mënjanë nga shoqëria?Jam tip i shoqërueshëm por nuk më pëlqen të kem shoqëri të zgjeruar pasi kam dy mikesha shumë të mira që nuk më kanë lënë vetëm dhe të mënjanuar, shoqëria më to më bën të ndjehem mirë dhe më mjafton. Janw

ato tw cilat e zbukurojnw shpesh ditwn time, sidomos nw rastet kur jam e mwrzitur apo e stresuar pwr diccka. e di, qw ato janw aty pwr mua, sicc jam unw pwr to. 4)-A e festoni Shën Valentinin? Çfarë personifikon për ju kjo ditë?Këtë vit jo (qesh) shpresojmë që vitin tjetër ta festoj . Për mua kjo datë simbolizon dashurinë e sinqertë si ajo e Shën Valentinit që dha jetën për të. Por, dua tw theksoj qw le ti falim njwri tjetrit dashuri gjatw gjithw vitit, mos tw mbyllemi nw guackwn e njw dite.5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës, a është e rëndësishme për ju kjo datë? A e kujtoni atë?Është datë shumë e rëndësishme pasi jam e mendimit që Shqipëri - Kosovë jemi një. Kosova e meritonte këtë pavarësi pas shumë vitesh luftë dhe e kujtoj këtë ditë me miqtë e mi nga kosova të cilët janë shumë atdhedashës.

Vox-pop

Parapëlqej shoqërinë e ngushtë!

EMËR: ERioNA MBiEMËR: SuLKAj MoSha: 24 VjEç VEndlindJa : tiRANë KuRSi: PARuKERi hoBi: udHëtimEt

revista nr 13.indd 42 2/8/2013 1:44:17 PM

Page 43: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 43

1)-Jeni në prag sezoni ,sa e menaxhoni stresin e provimeve?Po, jemi në prag por nuk e marr me shumë stres . Studioj më shumë gjatë sezonit pasi i kam më të freskëta përsërit-jet, por absolutisht nuk i lw pas dore studimet gjatw vitit.2)-Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo i lini stu-dimet për në sezon? Gjithashtu kam edhe një orar studimi gjatë vitit në mënyrë të mos mbetem shumë pas edhe pse sezonit siç e thashë edhe më lart i kushtoj më shumë rëndësi. Gjatw vitit zakonisht ulem rreth dy orw nw darkw, orw nw tw cilat zakonisht bwj pwrmbledhjen e leksioneve, tw cilat mw ndihmojnw gjatw sezonit.

3)-A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?Jo, nga shoqëria jam i kënaqur sepse kemi respekt recip-rok dhe jam tip që mundohem ta mbaj shoqërinë me të gjithë ata që janw pjesë e saj.4)-A e festoni Shën Valentinin?Po e festoj dhe si çdo vit shkëmbejmë dhurata simbolike pasi për mua personifikon një shenjë të veçantë dashurie.5)-Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës,a është e rëndësishme për ju kjo datë?A e kujtoni atë?Po e kujtoj sepse është një datë e veçantë dhe festë për shqipëtarët e Kosovës dhe e meritojnë këtë ditë të madhe.

EMËR: FLoRiAN MBiEMËR: KuRti MoSha: 21 VjEç VEndlindJa : buRREL hoBi: SPoRti

Vox-pop

Sezonit të provimeve i kushtoj

shumë rëndësi!

revista nr 13.indd 43 2/8/2013 1:44:17 PM

Page 44: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

44 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

1)-Jeni në prag sezoni ,sa e menaxhoni stresin e provimeve?Çdo gjë e marr në menyrë të qetë, ashtu edhe provimet si çdo student tjetër.2)Keni një orar të rregullt studimi gjatë vitit apo i lini në sezon ?Unë kam orarin ditor, ndërsa gjatë sezonit I përforcoj më shumë.3)A jeni ndjerë ndonjëher i lënë mënjëanë nga shoqëria ?Jo, nuk jam ndjerë asnjëherë i lenë mënjanë nga shoqeria

sepse mundohemi të jem i mirë me të gjithë.4)A e festoni Shën Valentinin ? Çfar personifikon kjo ditë?Ende nuk e festoj por jam në pritje të tij. Kjo ditë personi-fikon ditën e të dashuruarve.5)Me 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga Pavarsia e Kosovësa është e rëndësishme kjo datë dhe a e kujtoni?Është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptaret, i uroj që të jenë të bashkuar dhe të ecin ashtu të bashkuar drejt BE-së.

Vox-pop

EMËR: GENtiAN MBiEMËR: zEjNuLLAHi MoSha: 20 VjEç VEndlindJa : PRizREN dEga: StomAtoLoGji hoBi: PALEStRA

SHëN VALENtiNiN!përjam në pritje

revista nr 13.indd 44 2/8/2013 1:44:19 PM

Page 45: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 45

1) Jeni në prag sezoni ,sa e menaxhoni stresin e provimeve?Po jam një person që nuk stresohem nga provimet thjesht i marr gjerat me sportivitet se si ta vrasësh mendjen dhe si jo atë që ke mësuar do japësh dhe nuk është nevoja që ta stresosh veten...2) Keni një orar të caktuar studimi gjatë vitit apo I lini studimet për në sezon?Jo nuk është se kam një orar të caktuar, zakonisht mësoj gjatë mbrëmjes ose kur kam kohë dhe nuk i lë të gjitha mësimet për në fund. Mundohem që të mësoj gjërat kryesore dhe gjatë sezonit të përsëris ndonjë gjë që mund të më ketë ngelur3) A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria?Deri në këto momente që po flasim nuk jam lënë asnjeherë pas dore nga shoqëria sepse kam kaluar gjithmon mirë me të.

4) A e festoni Shën Valentinin? Çfarë personifikon për ju kjo ditë?4)Jo nuk e festoj Shën Valentinin sepse nuk e kam gjetur akoma personin e duhur për ta bërë një gjë të till. Për mua Shën Valentini është si ta them, një ditë e zakon-shme por më shumë kuptim është dita e lumturisë edhe shpresës...5) Në 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga pavarësia e Kosovës,a është e rëndësishme për ju kjo datë?A e kujtoni atë?Pavarësia e Kosovës është e rëndësishme për mua se tregon që një ditë ne mund të bashkohemi me ta e të jemi një komb diçka që na ka munguar prej shumë kohësh. Dhe sigurisht që e kujtoj, është një ditë e rëndesishme se tregon që të gjith jemi bashkë.

Vox-pop

Jetëne marrme sportivitet!

EMËR: HENRi MBiEMËR: GoGA MoSha: 21 VjEç VEndlindJa : bERAt hoBi: muziKA

revista nr 13.indd 45 2/8/2013 1:44:20 PM

Page 46: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

46 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

1) Jeni në prag sezoni ,sa e menaxhoni stresin e provimeve?Personalisht nuk jam i stresuar sepse nuk kam provime.2) Keni një orar të rregullt studimi gjatë vitit apo i lini në sezon?Studimet për mua nuk janë një problem sepse mësimet i kam në praktikë dhe i mësoj shpejt.3) A jeni ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria? Si e keni përballuar këtë situate?Me shoqërinë ja kaloj shumë mirë, jam i hapur me ta por më ka ndodhur kur shoqëria më ka lënë mënjanë por nuk e kam

problem të rri vetëm.4) A e festoni Shen Valentinin? Çfar personifikon kjo dite?Shën Valentini është festa e dashurisë dhe këtë vit fatkeqë-sisht nuk do ta festoj per shkak të largësisë me të dashurën5) Me 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga Pavarsia e Kosoves, a është e rëndësishme kjo datë dhe a e kujtoni?Uroj të gjithë shqipëtarët e Kosovës dhe në gjithë botën ku ndodhen të jenë të bashkuar dhe pjesë e BE-s Paqe dhe dashuri!

Vox-pop

Nuk e kam problem të rri vetëm!

EMËR: jEtmiR MBiEMËR: KAVAjA MoSha: 19 VjEç VEndlindJa : LuSHNjE KuRSi: KuzHiNE hoBi: VidEoLojRAt

revista nr 13.indd 46 2/8/2013 1:44:22 PM

Page 47: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 47

1) Jeni në prag sezoni, sa e menaxhoni stresin e provimeve?Duke i thjeshtuar gjërat dhe duke i marrë me sportivitet.2)Keni një orar të rregullt studimi gjatë vitit apo i lini në sezon?Mundohem ti bej gjatë vitit në mënyr të tillë që në fund të sezonit ti thjeshtojmë.3)A jeni ndjerë ndonjëherë i lënë mënjanë nga shoqëria ?Nuk më ka ndodhur deri më sot, jam tip që e mbaj shoqeri-në në çdo hap të jetës.4)A e festoni Shen Valentinin? Çfarë personifikon kjo ditë?

Po e festoj me kënaqësinë më të madhe, është një ditë e veçantë. Në këtë ditë mundohemi të jemi sa më të lumtur me personin e zemrës.Është një ditë ku duhet të fokusoheni të gjithë te dashuria.5)Me 17 shkurt mbushen plot 5 vjet nga Pavarësia e KosovësA është e rëndësishme kjo datë dhe a e kujtoni?Është një nder për mua që Kosovën e shoh të pavarur.I uroj të gjithë shqipëtarve të Kosovës suksese dhe mbarësi në çdo hap të jetës.

Vox-pop

Fokusohemi në dashuri!

EMËR: mALiq MBiEMËR: GjyLi MoSha: 21 VjEç VEndlindJa : duRRëS dEga: mENAXHim tuRizmi hoBi: udHëtimEt

revista nr 13.indd 47 2/8/2013 1:44:22 PM

Page 48: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

48 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Të jeni efektiv dhe të dobishëm, do të thotë të më-soni të bëni “atë që prodhon më shumë rezultate të dëshirueshme”. Nëse doni të jeni shumë të suk-sesshëm në punë apo shumë të lumtur në jetë, apo

doni të arrini disa qëllime të mëdha, do të thotë që të mundo-heni të jeni efektiv dhe të bëni gjërat që do të sjellin më shumë rezultatet që ju dëshironi. Covey nuk pretendon që i ka shpikur këto 7 zakone, por i ka zbuluar dhe ka gjetur gjuhën e duhur për ti artikuluar. Në fakt, ai thotë që këto principe bazë të efektivitetit mund të gjenden në të gjithë botën, dhe mund të nënvizohet që kanë qënë të praktikuara nga shumë njerëz të suksesshëm. Zakoni 1- Bëhuni EnergjikThelbi i këtij zakoni të parë është i ngulitur në menaxhimin e psikikës. Në biznes u thuhet punonjësve të bëhen proaktiv; dhe ajo çfarë nënkuptohet nga kjo është që duhet të fokusoni përpjekjet dhe vëmendjen tuaj në pasojat e veprimeve tuaja af-atgjata.Shndërrojeni kontrastin e të qënurit proaktiv apo energjik me të qënurit reaktiv. Njerëzit reaktiv, janë ata që i dorëzohen të vër-tetës që çfarëdo lloj gjëje që të bëjnë në të tashmen nuk mund të ketë asnjë efekt në rrethanat e tyre. Dhe është interesant fakti që, për njerëzit reaktiv, është me të vërtetë një e vërtetë, sepse ne besojmë se zemra ndikon në mendimet, fjalët dhe veprat tona.. Njerëzit proaktiv, nga ana tjetër, thjesht nuk e pranojnë faktin që nuk mund të bëhet asgjë me një shef të palogjikshëm apo ngjarjet e përditshme – ata mendojnë se ka gjithmonë një zgjid-hje. Ne nëpërmjet vendimeve që marrim ndikojmë në të ardh-men tonë, në reagimet ndaj njerëzve, ngjarjeve dhe rrethanave që njerëzit bëjnë. Ne mund të mos kemi kontroll në atë që na hedh jeta, por kemi gjithmonë një zgjidhje se si të reagojmë. Nocioni i të pasurit një qëndrim të veçantë të mendjes ( aty ku fillon me të vërtetë ky zakon) mund të bëjë një ndryshim të madh dhe pozitiv në gati çdo gjë që përjetojmë në jetë dhe është i huaj për ata që kanë integruar zakonin e kundërt si pjesë të personalitetit të tyre. Për disa njerëz, gota është gjysëm e mbushur dhe ndjenja e melankolisë na kujton shumë mirë se diçka në fakt po mungon. Për këta njerëz, zakoni përfaqëson një ilaç për tu gëlltitur – thotë Covey, por njëkohësisht shumë çliruese.Kur më në fund ne jemi të përgatitur për të pranuar përgjegjësitë e plota për efektet që manifestohen në jetët tona; kur kemi forcën për të pranuar gabimet që bëjmë (madje edhe ato shumë

të mëdha); kur jemi plotësisht të lirë për të shfrytëzuar opsionet që kemi në dispozicion në çdo situatë; atëherë mund të thuhet që ne e kemi përfituar më në fund këtë zakon. Pra fillimisht ne duhet të punojmë me karakterin tonë qendror duke u bërë proaktiv dhe në këtë mënyrë ta shndërrojmë veten në një njeri të integruar. Zakoni 2- Filloni duke pasur një qëllim në mendjen tuajShumë njerëz në perëndim identifikohen si jo të suksesshëm, apo të dështuar. Ata kuptuan se të jesh i suksesshëm në karri-erë dhe të angazhohesh për ta arritur atë sukses, nuk sjell asnjë ndjenjë kënaqësie ose vetëpërmbushje. Arsyeja për këtë pak-ënaqësi është që njerëzit nuk e fillojnë karrierën me një qëllim në mendje. Për shumë njerëz, kjo shkon edhe më thellë – ata nuk kanë arritur ta përcaktojnë qëllimin në vetvete prandaj nuk kanë mundur ta kenë këtë pikësynim. Por çfarë do të thotë e gjithë kjo? Qëllimi përfaqëson synimin. Derisa të thoni me siguri se cili është qëllimi, ju nuk mund ta drejtoni jetën tuaj në një mënyrë që do tju sjellë shumë kënaqësi.Këtu nuk ka rrugë të mesme. Për tu përfshirë në këtë zakon, ju duhet të keni një ëndërr, të përcaktoni vizionin tuaj dhe të praktikoni vënien e qëllimeve që do t’ju lejojë të bëni progres për të arritur ëndrrën. Nëse praktikoni fenë, atëherë ju duhet të merrni ne konsideratë se si kjo ndikon në qëllimet e jetës suaj; nëse jo, ju sërish duhet të përfshiheni në një studim të thellë të mendjes për të gjetur saktësisht se çfarë ju sjell përmbushjen. Derisa të përcaktoni vizionin tuaj – ëndrrën e madhe për të cilën do të punoni - nuk do të keni mundësi të kaloni te za-koni 3 që ju siguron me strukturën themelore që ju të drejtoni përpjekjet tuaja në mënyrë që të arrini më në fund dëshirat e zemrës suaj. Zakoni 3 – Gjërat e para vijnë në fillimDuke parë popullaritetin e librit të tij “7 Zakonet e Njerëzve të sukseshëm”, Stephen Covey publikoi një libër të dytë që ka të bëjë me shtatë zakonet; që titullohet “Gjërat e Para vijnë në fillim”. Edhe libri si zakoni kanë të bëjnë me subjektin e menax-himit të kohës në mënyrë efektive. Konsideroni shembullin e mëposhtëm të boshtit 2x2. Ai vendos në diagramë urgjencën dhe rëndësinë kundrejt njëra- tjetrës, e cila tregon se ku e harxhoni kohën. Për ta kuptuar e më pas për ta përdorur këtë zakon, duhet që më parë të keni bërë zakonin e 2-të në të cilin duhet të keni përcaktuar se çfarë është e rëndë-sishme për ju. Pa e bërë këtë më parë, zakoni i 3-të nuk ka fuqi

Zakone të njerëzve shumëtë suksesshëm!7

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 48 2/8/2013 1:44:22 PM

Page 49: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 49

të veprojë sepse ju nuk mundi të ndani çfarë është apo nuk është e rëndësishme.Ky pasqyrim tregon katër kategori pyetjesh që mund të bëhen për kohën tuaj. Kuadranti i parë konsiston në aktivitetet që janë edhe urgjente edhe të rëndësishme – me fjalë të tjera, gjëra me të cilat duhet të lidhesh. Përse duhen bërë këto gjëra? Sepse janë të rëndësishme – dmth kontribuojnë në misionin tuaj; dhe janë urgjente - dmth kanë një lloj afati të bashkangjitur.Zgjidhjet se ku ta investoni kohën tuaj bëhen në kategori të tjera; dhe shumë njerëz të drejtuar nga koncepti i urgjencës viza-tohen në kuadrantin 3-të, janë ata njerëz që bëjnë gjëra që ju konsumojnë kohën dhe që nuk kanë asnjë kontribut për qëlli-met e tyre. Njerëzit shumë të sukseshëm kuptojnë që aktivitetet e ngritura janë në kuadrantin 2-të , të cilat janë rëndësishme por jo urgjente. Planifikimi, përgatitja, parandalimi, ndërtimi i marrëdhënieve, leximi, përmirësimi i njohurive profesionale si dhe përvojat janë shembuj të kuadrantit 2.Ne e dimë me intuitë që aktivitetet e kuadrantit 2 janë çelësi për të gjetur rezultat; por duhet që të përfshini dy zakonet e para, para se të përfitoni nga fuqia që këto zakone sjellin. Me fjalë të tjera, në fillim duhet të zhvilloni forcën e proaktivitetit që ju lejon të keni mundësi t’ju thoni jo kërkesave që ju bëhen, që bien nën kuadrantin 2 dhe 3; dhe duhet të keni përcaktuar se çfarë nënkupton rëndësia për ju – përndryshe kuadranti nuk do të ekzistojë. Vendosini zakonet 1, 2 dhe 3 së bashku dhe do të keni formulën

përfundimtare të suksesit. Thënë më thjeshtë - çojeni mendjen në vend; pastaj organizoni jetën tuaj për të maksimizuar për-pjekjet për kuadrantin 2. Duke u fokusuar shumë ne kuadran-tin 2, ju do të merrni në dorë kontrollin mbi rrethanat e jetës suaj; kuadranti 1 do të zvogëlohet sepse ju do të keni përshpej-tuar dhe do të jeni pregatitur për shumë aktivitete të kuadrantit 1. Duke u përqëndruar në kuadrantin 2 është shumë thelbësore arritja e suksesit. Zakoni 4- Mendoni të përfitoniZakoni që pason është, mendoni të përfitoni. Ky është sërish një zakon i mendjes. Ka lidhje më tepër me të ushqyerit e një qëndrimi që është i angazhuar me gjetjen e zgjidhjeve që do të përfitojnë nga dy anët e konfliktit. Zgjidhjet nuk ekzistojnë ashtu në ajër, ata duhet të krijohen. Edhe nëse nuk e shikojmë zgjidhjen e një problemi të caktuar, nuk do të thotë aspak që nuk ekziston. Ideja për të fituar të gjithë, nuk bazohet në kom-promis – apo ku mbarojnë të gjitha konfliktet.Sa më shumë ta praktikoni këtë zakon, aq më të angazhuar do të jeni për të gjetur zgjidhjet nga të cilat do të përfitonin të dyja palët, aty ku në fillim dukej sikur nuk do të arrihej asnjë marrëveshje. Covey ka përmirësuar disi vitet e fundit formulën e këtij zakoni nga: Të përfitojnë të gjithë ose s’ka asnjë Mar-rëveshje. Ky pozicion funksionon mirë sepse çliron individët e interesuar në përpjekjen për të bindur palën kundërtshtare për të transferuar kompromisin. Zakoni 5- Kërkoni njëherë të kuptoni, pastaj t’ju kuptojnë.

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 49 2/8/2013 1:44:22 PM

Page 50: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

50 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Zakoni i pestë është –Kërkoni Fillimisht të Kuptoni. Ajo çfarë shumica e njerëzve bëjnë, zakonisht kur janë të përfshirë në një lloj diskutimi, takimi apo dialogu është krejtësisht e kundërta - ata kërkojnë të kuptohen. Siç thotë dhe Stephan Covey, kur dy grupet po mundohen të kuptohen, asnjëra në fakt nuk po dëgjon; Ai përdor edhe bashkëveprimin “dialogu i shurdhëve”. Ky zakon është një çelës shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet interpersonale dhe duket të jetë magjike në aftësinë për të trans-formuar rrjedhën e diskutimeve. Përse? Sepse duke investuar në kohën dhe përpjekjen e kërkuar nga pala tjetër, ndikohet dinamika e shkëmbimeve.Ky zakon nuk është thjesht për ta lënë personin tjetër të flasë përpara; por përqëndrohet më tepër në përpjekjen për të kuptuar atë çka thuhet. Është për të kuptuar se zakoni i mendjes sonë është kryesisht për të keqkuptuar. Nëse përfshihemi në një bisedë, i kemi gabimet gjithmo-në prezente. NLP na thotë gjith-monë që ne e formulojmë vetë kuptimin bazuar në eksperien-cat tona dhe kuptimin e jetë dhe si rezultat e bëjmë gabim kuptimin.Nëse ne jemi të përgatitur për tu përpjekur të investo-jmë më tepër kohë në dis-pozicion të personit tjetër, bashkëfolësi do të kuptojë që ju po e kuptoni gjendjen e tij. Njerëzit bëhen më të hapur dhe më të interesuar në atë që ju doni të thoni dhe së bashku me kuptimin reciprok që rrjedh nga ky za-kon, ju do të jeni gati të për-dorni zakonin 6 që ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve kreative.Zakoni 6-Punoni së bashku (Sinergjik)Zakoni i gjashtë është të punoni së bashku. Ky zakon përfshin bashkimin tuaj me grupin apo grupet e tjera për të gjetur ide për zgjidhjen e një problemi që do të thotë, të gjesh një zgjidhje ku të gjithë kanë përfitime. Ky zakon mund të bëhet me sukses nëse keni praktikuar zakonin 4 dhe 5. Përkufizimi i sinergjisë është:Sinergji- Kur e gjitha (e plota) është më e madhe se shuma e pjesëve.Të gjeni një zgjidhje sinergjike, do të thotë të gjeni një zgjidhje që është më e mirë se propozimet e secilit grup. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet nëse të dyja grupet kuptojnë pozitat e njëri tjetrit – frut i zakonit të 4 dhe të 5. Janë shkruar shumë libra për teknikat e ideve të suksesshme, si ai i Edëard DeBono

– profesor i madh i mendimit, me Mendimin Anësor. Duke bashkuar zakonin 4, 5 dhe 6, do të keni një model per-fekt për ndërveprimin njerëzor. E thënë më thjeshtë: së pari be-sojini më shumë idesë që do të gjendet një zgjidhje që i përshta-tet të dy grupeve, pastaj mundohuni për disa kohë të kuptoni grupin tjetër dhe në fund gjeni një zgjidhje me një ide kreative që të jetë një produkt natyral i kuptimit dhe respektit reciprok. Zakoni 7 –Mprehni TehunZakoni i shtatë është – Mprehni Tehun. Në këtë zakon, ju jeni tehu. Ta mprehësh tehun do të thotë të përmirësohesh, të

bëhesh më i fortë dhe më efektiv. Njerëzit shumë efektiv gjithmonë mundohen të përmirësohen. Kjo do të

thotë që duhet të përfshiheni në ushtrimet e tre dimensioneve që përbëjnë njeriun:

trupi, mendja dhe shpirti. Covey shton gjithashtu dhe dimensionin e katërt –

atë ndërpersonal.Ushtrimet Fizike

Aerobia dhe ushtrimet fizike janë thelbësore për shëndetin, energjinë dhe ndjenjën e mirëqënies. Sigurisht, që duhen në fillim të konsulto-heni me doktorin tuaj para se të ndërmerrni trajnime të tilla fizike dhe të zbato-hen ashtu siç jepen. Të praktikoni këtë pjesë të Zakonit 7 kërkon që ju të merrni përsipër të bëni të paktën tre seanca prej njëzet minutash çdo javë. Nëse nuk jeni përfshirë ende në këtë lloj ushtrimi, do të kuptoni që pas një

periudhe prej gjashtë javësh, do të ndiheni shumë më mirë,

më të shëndetshëm dhe trupi juaj do të të bëhet më efikas në

marrjen e oksigjenit, i cili është edhe çelësi i ushtrimit.

Ushtrime MendorePyeteni veten. Çfarë po bëj për ta mpre-

hur mendjen? A jam i përfshirë në ndonjë program edukimi? Çfarë po bëj për të për-

mirësuar njohuritë e mija profesionale?Ajo që duhet të bëni për këtë zakon sigurisht që ju

mbetet juve të vendosni, por duhet të siguroheni që po lexoni rregullisht. Çfarë duhet të lexoni? Patjetër që doni të filloni me gjëra të mira, por nuk duhet të lexoni thjesht për inerci. Duhet të lexoni materiale të zgjedhura me kujdes, që t’ju lejojnë të zgjeroni dhe thelloni botëkuptimin tuaj.Ju do ti kushtoni një vëmendje shumë të veçantë zonave që ju përcaktuat në zakonin 2, dhe duhet që gjithashtu të merrni në konsideratë të lexoni të gjitha kryeveprat.

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 50 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 51: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 51

Qendra e Mendimit Pozitiv

Falja është një gjë e vështirë për shumë nga ne. Të gjithëve na duhet shumë punë për ta arritur. Kjo gjë ndodh për gjithë ata që kanë probleme me dashurinë për veten e tyre. Falja hap zemrat e secilit për të dashur

vetveten.Shumë nga ne i mbajmë mëritë për vite e vite të tëra. Ndihemi sikur ne kemi të drejtë sepse dikush na bëri diçka. Kjo mund të quhet një ngecje në burgun e të ndierit që keni të drejtë. Nëse do të jemi në këtë gjëndje nuk do të jemi asnjëherë të lumtur. Mund të dëgjohet duke thënë, “Por ti nuk e di se çfarë më bënë ata mua, është e pafalshme.” Mos pranimi për të falur është një gjë e tmerrshme që mund ti bëjmë vetes. Zemërimi është sikur të gëlltisim një lugë me helm çdo ditë. Është e pamundur të jemi të lirë dhe të shëndetshëm kur e mbajmë veten të lidhur pas të shkuarës, pas një incidenti që ka kaluar me kohë. Po, mund të jetë e vërtetë që ata nuk janë sjellë mirë, por tani kjo ka mbaruar. Ndonjëherë ndiejmë sikur nëse ne i falim, do të thotë që ne po e pranojmë atë që na bënë si pa të keq.Një nga mësimet më të rëndësishme shpirtërore është të kup-tojmë që çdokush po bën më të mirën e mundshme në çdo moment. Njerëzit mund të bëjnë shumë me kuptimet, vetëdijet dhe dituritë që ata kanë. Nuk ka dyshim që çdo njeri që keqtra-jton dikë, padyshim është keqtrajtuar kur ka qënë fëmijë. Sa më i madh të jetë niveli i dhunës, aq më e madhe do të jetë dhimbja e brendshme dhe aq më shumë do të duan ta nxjerrin mllefin. Kjo absolutisht nuk do të thotë që sjellja e tyre është e pranueshme ose e falshme. Gjithsesi, për tu rritur shpirtërisht, duhet të jemi të vetëdijshëm për dhimbjen që ata ndiejnë. Incidenti ka mbaruar me kohë. Ndoshta shumë kohë më parë. Harrojeni. Lejojeni veten të ndiheni të lirë. Dilni nga ai burg dhe shikoni dritën e jetës. Nëse incidenti vazhdon akoma,

atëherë pyeteni veten se përse mendoni kaq shumë për të, sesa ta lini veten të bëheni viktimë e atij incidenti. Përse duhet të qëndroni në atë situatë? Rriteni vetë vlerësimin në atë nivel që ti lejoni vetes ekperienca dhe përvoja të mira. Mos humbisni kohë duke u munduar “të merrni hak”. Nuk do të funksionojë. Çfarë të bëni do t’ju bëjnë. Pra, harrojeni të shkuarën dhe mundohuni të doni dhe të respektoni veten tani. Si rezultat do të keni një të ardhme të shkëlqyer.Personi që mendoni se nuk meriton aspak falje, është ai që mund t’ju japë mësimin më të madh. Kur ta doni veten aq sa të harroni çdo situatë të pakëndshme që ju ka ndodhur, do ta keni më të thjeshtë të falni dhe të kuptoni. Atëherë do të jeni të lirë.Do të ishte më mirë të bënit disa ushtrime faljeje para pasqyrës. Shikojeni veten në sy dhe thoni, Unë dua të fal! Përsëriteni disa herë. Çfarë ndieni? Ndiheni kokëfortë dhe mendjemadh apo të hapur dhe me dëshirë për të falur?Thjesht vërini re ndjenjat tuaja. Mos i gjykoni. Merrni frymë thellë disa herë, dhe përsëriteni këtë veprim. Ndiheni më ndry-she tani? Një fenomen interesant është se kur mundohemi të falim, të tjerët reagojnë ndaj saj. Nuk është e nevojshme në fakt të përf-shish edhe personin që doni të falni , ti thoni se e keni falur. Puna më e madhe e faljes bëhet në zemrën tuaj.Rrallë herë falim për “ata”. Ne falim për veten tonë.Ka ndodhur disa herë që njerëzit që kanë falur me të vërtetë dikë, disa muaj më vonë kanë marrë një telefonatë apo një letër nga personi tjetër, duke kërkuar të falen. Kjo bëhet e vërtetë sidomos kur bëni ushtrime falje para pasqyrës, dhe do të vini re që ndjenjat tuaja janë shumë të thella.

Falja është mësuesi juaj më i mirë!

revista nr 13.indd 51 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 52: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

52 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Qendra e Mendimit Pozitiv

Pranojeni vetenDuke mos e pranuar veten, do të limitoni dhe të pengoni gjithë atë lumturi, dashuri dhe sukses që do të shijonit. Mrekullia e pranimit të vetes është që ju doni të pranoni që lumturia ekzis-ton në ju, do të filloni të përjetoni më shumë lumturi rreth vetes. Ndiqni kënaqësitëKa një ndryshim shumë të madh midis kërkimit të lumturisë dhe ndjekjes së kënaqësisë. Të ndjekësh kënaqësinë do të thotë të dëgjoni dëshirat e zemrës tuaj, të konstatoni se çfarë ju in-spiron dhe të njihni qëllimet e shpirtit tuaj. Një pyetje e mirë për të filluar është “ Ku ndihem unë më i/e lmtur?”Zgjidhni lumturinëMundohuni të gjeni vendin në mendjen tuaj ku ju keni vendo-sur se sa e mirë do të jetë dita juaj sot, sa të mirë do të bëheni këtë vit, dhe sa e mirë do të jetë jeta juaj. A jeni të lumtur me vendimet tuaja? Vërini tani vetes një qëllim që do ta bëni ditën edhe më të lumtur sesa ju kishit menduar. Çlirojeni lumturinëShumë lumturi shkon pa u vënë re sepse nuk kushton asgjë. Nëse mendoni se paratë do t’jua blejnë lumturinë, do ta kërkoni gjatë gjithë jetës dyqan më dyqan por nuk do ta gjeni. Për ti shi-juar këto momente të lira lumturie, bëni një listë me gjithçka në jetën tuaj që nuk kushton asnjë qindarkë , si e qeshura, miqësia, meditimi, ajri, mirësia dhe yjet e natës.

Duajeni dikëPër të qënë të lumtur, ju duhet thjesht të jeni përsoni më i dashur që mund të ekzistojë. Njerëzit që u japin gjithë kohën, energjinë dhe vëmendjen njerëzve të tyre më të rëndësishëm për-jetojnë më shumë lumturi. Mos u mbingarkoni, po mendoni se si mund të harxhoni më shumë kohë me njerëzit që doni, të mundoheni të mësoni më shumë dhe të kënaqeni më shumë.Falni, tani.Të jetuarit e lumtur shpesh herë fillon me falje. Ju nuk mund të vazhdoni pafundësisht duke mbajtur mërira dhe të shpresoni të jeni të lumtur. Lumturia është një dhuratë që ja bëni vetes duke e lënë atë lë lirë.Mirënjohje me zë të lartëThoni me zë të lartë tre gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Bëje-ni tani, sapo të keni lexuar këtë artikull. Mirënjohja cilësohet shpesh si rruga më e shkurtër drejt lumturisë. Sa më mirënjohës të jeni aq më të lumtur do të ndiheni. Ruhuni nga martirizimiNjë martir beson se duhet të sakrifikojnë veten dhe lumturinë për të kënaqur gjërat e mira në jetë. Kur njerëzit mundohen të bëhen martirë, humbasin dhe kjo ndodh me të gjithë. Jini të dashur më veten. Jeta ju shpërblen më mirë kur silleni mirë me veten.Jini PrezentJetesa “jo tani” është shkaku kryesor i vuajtjeve. Në Anglisht, fjala “prezent” ka tre kuptime të ndryshme: “këtu”, “tani” dhe “dhuratë”. Sa më prezent të jeni në çdo moment, aq më shumë lumturi do të gjeni. Lumturia është aty ku jeni ju.

Mënyrat9drejt një jete më

të lumtur!

revista nr 13.indd 52 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 53: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 53

Qendra e Mendimit Pozitiv

Kur jeta na përplaset për rreth, na dhemb zemra, na mpi-het mendja, një mjergull duket sikur na rrethon. Jemi të shokuar, të zemëruar dhe të mërzitur më shumë se çdo herë tjetër. Jemi të frikësuar dhe të tronditur.

Dhe pyesim, “Përse? Si mund të ndodhte kjo?” Ose. “Përse mua? Përse ne? Përse atyre?” Na testohet durimi dhe besimi si dhe vend-osmëria jonë. Pyesim nëse mund të gjejmë forcën për të ecur për-par ose nëse duam ta bëjmë një gjë të tillë. Është dërrmuese. Por ju mund të përdorni këto 10 hapa për të t’ja dalë mbanë:1. Programoni disa momente qetësie. Bëni atë që duhet të bëni çdo ditë por, për të paktën 15 minuta qëndroni të heshtur. Para se të shkoni në punë, bëni një ecje në vetmi, reflektoni për disa minuta në mesditë ose meditoni çdo mbrëmje para se të flini. Kaloni pak kohë duke qarë, duke medituar ose thjesht duke qënë të vetëdijshëm.2. Pranojini ndjenjat tuaja. Mos u mundoni ti largoni. Shërimi fillon duke i identifikuar emocionet cilatdo qofshin . Frikë, faj, zemërim, pendim ose mërzi…pranojini.3. Shprehini ndjenjat tuaja. Mbani një ditar, shkruani një po-emë, bëni një vizatim ose shkruani një letër një miku të mirë.4. Lidhuni me njerëz. Kaloni më shumë kohë me familjen, miqtë ose grupe shoqërore. Ndajeni dhimbjen tuaj dhe ngushëllohuni me njëri tjetrin. Flisni te një specialist ose me një udhëheqës shpirtëror, por pranojeni dashurinë dhe ngushëllimin që ju ofroj-në. Ta dini që nuk jeni vetëm.5. Sillni në mendje kujtime të asaj që keni humbur. Mblidhini të gjitha fotot ose videot e dikujt që keni humbur. Përpiloni një

shënim ose një citat që preferoni. Mbase mund të gjeni dhe një objekt shumë të vogël (një unazë, foto ose nje objekt tjetër) që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të lidhur. 6. Përçoni më shumë dashuri. Për të nderuar një jetë të hum-bur jepuni të tjerëve atë që ka më shumë vlerë për ju, një prekje të lehtë, një buzëqeshje, një shpatull për tu mbështetur, ngritje morali. 7. Kontribuoni sa të keni mundësi. Lutuni për shëndetin e të tjerëve, dhuroni gjak, bëhuni vullnetar për kauza të ndryshme dhe mbështesni ata që kanë nevojë.8. Bëhuni një pikë e fortë mbështetjeje emocionale. Kuptoni dhe mbështesni dikë që po vuan. Dëgjojeni me zemër të hapur. Tregojini historinë tuaj dhe mënyrën se si jeni shëruar, që të mos ndihet vetëm.9. Bëni akte bamirësie. Në punën tuaj bëni disa shënime anon-ime për vlerësime, ofroni ndihmë për dikë që ka një afat të shkurtër për të dorëzuar një projekt. Në komunitet, ndihmoni një kafshë të pastrehë, bëhuni vullnetarë për të shpërndarë ushq-ime me furgona, ose mblidhni gjethet e rëna në kopshtin e një të moshuari. Tregohuni të duruar me këdo që takoni. 10. Jetojeni çdo ditë sa më mirë të mundeni. Mundohuni të gjeni kohë të lirë për ndonjë festë ditëlindjeje ose për një kafe me shokët. Tregojuni njerëzve sa sa rëndësi kanë ata për ju. Jini mirënjohës për çdo gjë që keni. Bëni dhurata shpesh. Përqafojini fëmijët sa më shumë.Kujtoni që të gjithë mund të shërohen, në një mënyrë ose një tjetër. Ndiqeni zemrën tuaj. Kujdesuni për veten tuaj.

Fillonitë

shëroni!

revista nr 13.indd 53 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 54: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

54 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Qendra e Mendimit Pozitiv

Çfarë? Mos vallë kjo është herezia e ditëve te sotme? Të ekspozoni negativitetin madje edhe ta lavdëroni atë?Kultivoni …besimin se është i garantuar, dhe çdo gjë

është e mundur…Pra, çfarë do ndodhte nëse ne do çmontonim idetë naive të këtij mentaliteti, ose të paktën për të ilustruar se ajo nuk është e vlefshme në nivel global? Artikulli mund ti referohet incidenteve si p.sh të ecurit mbi qymyrin e nxehtë, do jetë një sakrificë që pozitiviteti të hyjë në jetën tuaj. A do të jetë vallë e mjaftueshme kjo gjë për t’ju bindur ju se fuqia e negativitet sjell mendime pozitive?Të ndërrosh pikëpamjet për jetën në mënyrë pozitiveZ.Burkeman ofron një shumëllojshmëri shembujsh të mirë në programet e tij për mendimin pozitiv në jetën bashkëkohore. Ai gjithashtu paraqet dhe gjetjen e besueshme psikologjike që tregon se të menduarit negativ mund të përfundojë në një re-zultat më të mirë.Duke cituar hulumtimin e veçantë, autori thekson:Edhe pse ky hulumtim është i ri, pasqyrimi i tij thelbësor nuk është. Filozofët e lashtë dhe mësuesit shpirtërorë kanë kuptuar nevojën për të balancuar mendimin pozitiv me optimizmin neg-ative, një luftë për sukses dhe siguri, duke qenë të hapur ndaj dështimit dhe pasigurisë.Pranoni luftën , pranoni dështimet në jetëNëse ne nuk pranojmë dështimet dhe pengesat, si do përballemi me gabimet tona dhe të mësojmë prej tyre? Si do kërkojmë shpë-tim? Si mund të gjëjmë dëshirë në kohën kur dëshira jonë është e dëshpëruar? Si do gjejmë mënyrën për ta rikthyer atë tek ne ?Z.Burkeman vazhdon të thotë:Thuajini vetes…se çdo gjë është e përkohshme e gjithçka do rregullohet në momentin e duhur. Për mua, të pranosh sfidat e jetës është thelbësore në qoftë se ne jemi të gatshëm të shprehim realitetin e një jete autentike-realiteti i përvojës njerëzore me ul-jet dhe ngritjet e saj.Përkufizimi i suksesit dhe i dështimitPër shumë njerëz jeta është një luftë në këtë kohë krize eko-nomike. Çështjet familjare ose çështjet e shëndetit kërkojnë bëma të jashtëzakonshme të heroizmit në ditët e sotme.A i ndihmon mendimi pozitiv këta individë të guximshëm dhe

këmbëngulës në lidhje me sukseset e arritura në jetën e tyre? Apo është fytyra e guximshme që ata mbajnë në mënyrë që të pranohen në mjedise më të gjera shoqërore? Pse duhet ne të gjykojmë këta individ kur ata me sinqeritet të plotë dëshmojnë për vuajtjet apo për dështimet e tyre?Pse ne supozojmë se “dështimi “është gjithmonë personal? Ai është një veprim i marrë ose i lënë dore më dorë, ai mund të jetë një dështim kolektiv në punë, në marrëdhënie etj.Falsiteti i refuzimit të mendimit pozitivNjë tjetër shembull i fuqisë shkatërruese të mendimit poz-ititv mund të jetë dhe falsiteti i mohimit të mendimit pozitiv. Z.Burkman shkruan se:Barbara Ehrenreich, një kritike sociologe ka pohuar se të gjithë ata individë që refuzojnë të pranojnë mendimin pozitiv do të kenë shpesh herë dështime në jetën e tyre. Ajo ka pohuar gjithashtu se:“Unë kam vënë në dispozionin tim një lumturi false. Kam kri-juar një industri lumturie e cila është një perëndi e rreme. Do jetoj të gjitha momentet e bukura në jetën time. Do ndihmojë veten, do ndihmojë të tjerët për gjetjen e zgjidhjes se problemit dhe s’do gjykoj të tjerët kur luftojnë për të parandaluar pengesat që hasin në jetë”.Të përdorësh fuqinë e mendimit pozitiv për të përmirësuar ku-jtesën tuaj-Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mendimit pozitiv që lidhet më shëndetin tuaj mendor dhe emocional.Mesatarisht, truri i njeriut prodhon rreth 50.000 mendime në ditë. Fatkeqësisht shumica e këtyre mendimeve janë negative. Mënyra se si një individ mendon ka një ndikim të madh në lidhje më ku-jtesën e tij. Në mënyrë te natyrshme, truri i njeriut është i prirur që të harrojë përvojat negative. Është e rëndësishme të mbani një kornizë pozitive në mendjen tuaj në mënyrë që të përmirësoni ku-jtesën tuaj.-Kujtesa juaj përmirësohet kur ju vini në përdorim mendimin pozi-tiv.Është provuar se emocionet janë të lidhura me kujtesën. Ajo që ju duhet të bëni është të përpiqeni të ngarkoni çdo mendim tuajin me një emocion pozitiv duke ndryshuar mënyrën sesi ju mendoni. Për shembull, në qoftë se mendja juaj është e mbushur me mendime negative duke studiuar për një provim të rëndësishëm, ka shumë

e Mendimit NegativFuqia Pozitive

revista nr 13.indd 54 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 55: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 55

mundësi, që ju nuk do ju kujtohet çdo gjë që keni lexuar. Të jesh pozitiv do të thotë që fokusi juaj është i mprehtë dhe mendimet tuaja janë më të qarta.-Zgjimi i një emocioni pozitiv ndihmon kujtesën tuajNgjarjet dhe informacionet negative që merr truri, mendja jonë i kujton, ndërsa të dhënat nuk janë aq të lehta që të mbahen mend. Një nga efektet e të menduarit pozitivisht është se ndihmon trurin që të prodhojë lumturi, emocione të shëndetshme që ndihmojnë për të kujtuar në përgjithësi kujtime të bukura.Çdo gjë që ne bëjmë është e lidhur me një lloj emocioni. Emo-cionet vijnë nga mendimet tona rreth ngjarjeve. Është reagimi ynë ndaj këtyre ngjarjeve që përcakton se çfarë lloj emocioni po për-jetojmë .Kjo është arsyeja kryesore pse është e rëndësishme që të sigurojmë që mendimet tona të jenë pozitive.Ndoshta ju jeni si shumica e njerëzve, që i harroni momentet e bukura. Fakti është se të mendosh pozitivisht nuk është një arritje e madhe. Ndoshta ju fajësoni gjithmonë veten për diçka që mund ta kishit bërë më mirë. Për shkak se mendimet tuaja janë negative, ju po mbani peng veten tuaj nga të qënit i suksesshëm.Ndryshoni të ardhmen tuajJu mund të ndryshoni lehtë të ardhmen tuaj në mënyrë që ta për-jetoni jetën tuaj duke kthyer proçesin e të menduarit rreth jush. Për shembull kur ju harroni diçka, kjo nuk do të thotë se ju keni dështuar. Në vend të kësaj, për të përmirësuar kujtesën tuaj duhet

të mendoni dhe ti flisni vetes tuaj në mënyrë pozitive. Thuaj diçka për veten si, “Ah, sa mirë që mu kujtua tani.” Aktivitetet pozitive të menduara të tilla si këto do ju ndihmojnë që vëmendja juaj të përqëndrohet drejt asaj ku duhet të jetë.Kur diçka nuk shkon në mënyrën se si ju e keni planifikuar, flisni me veten duke deklaruar diçka pozitive dhe duke imagjinuar se si do të ndjeheshit sikur ajo dëshirë të realizohej. Duke bërë këtë, do të krijoni emocione pozitive që ofrojnë për ju gjera pozitive për të ardhmen dhe për të ndryshuar rezultatin e situatës tuaj të tanishme.Njerëzit janë te limituar nga mendimet e tyreEdhe pse mendimet krijojnë emocione, gjithçka është e motivuar nga mënyra sese i mendoni gjërat. Kur të ndryshoni të menduarit tuaj, gjithashtu do ndryshoni dhe jetën tuaj.Frymëzoni veten në nivele ElitareNjerëzit shtyhen nga njëra prej këtyre 2 gjërave: frika ose frymëzi-mi. Frika me siguri përbën shumicën e njerëzve - por kjo nuk është e qëndrueshme dhe është një ndjenjë negative. Frymëzimi megjithatë,i mban njerëzit gjallë që të ecin përpara, madje edhe kur ju dalin pengesa në jetë.Pra, që të bëheni një njeri frymëzues për veten – përdorni fuqinë e të menduarit pozitiv për veten tuaj për të ndihmuar në përmirësi-min e kujtesës tuaj! Brenda mendjes tuaj, filloni të fotografoni piktura të vendeve ku po shkoni. Kjo është fuqia e të menduarit pozitiv.

revista nr 13.indd 55 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 56: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

56 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Në perëndim njerëzit janë shumë të orientur drejt qëllimit. Ata e dinë shumë mirë se ku duan të shko-jnë dhe drejtohen drejt saj. Kjo mund të jetë një gjë shumë e mirë, por gjatë udhëtimit ata shpesh

harrojnë ta shijojnë jetën e tyre.Në Budizëm ekziston një fjalë që do të thotë “padëshirë” ose “paqëllim”. Kjo do të thotë që ju mbani diçka parasysh dhe e ndiqni. Por, ndërsa praktikoni meditimin, ju nuk mundoheni të shkoni asgjëkund. Thjesht bëni disa hapa të qetë e të lumtur. Nëse do të vazhdoni të mendoni për të ardhmen, të asaj që doni të realizoni, do ti humbisni hapat. E njëjta gjë ndodh edhe në meditimin në pozicion të ulur. Ju uleni vetëm për të shijuar atë pozicion dhe jo për të arrirë një qëllim. Kjo është shumë e rëndësishme. Në çdo sekondë që jeni të ulur, meditimi do t’ju risjellë në jetë dhe mundohuni të uleni në atë mënyrë që ta shijoni gjatë gjithë kohës. Ndërsa hani një manderinë, pini një filxhan çaj ose ecni duke medituar, duhet ta bëni këtë në një mënyrë që nuk ka një qëllim pas tyre.Shpesh herë mund t’ju ketë ndodhur ti thoni vetes, “Mos rri ashtu ulur, bëj diçka!” Por pasi bëhemi të vetëdijshëm, zbulojmë diçka të jashtëzakonshme. Zbulojmë që e kundërta mund të ishte më e dobishme: “Mos bëj asgjë, veç ulu aty!” Ndonjëherë

na duhet të qetësohemi që të shohim më qartë. Në fillim “ndal-imi” mund të dukej si një lloj rezistence ndaj jetës moderne, por nuk është. Është thjesht një reagim, një mënyrë jetese.Mbijetesa e njerëzimit shumë shpejt do të varet nga aftësia jonë për të mos nxituar. “Ndalimi” nuk është gjithmonë për të nda-luar negativen por për pozitiven, ti zërë vendin. Ky është edhe qëllimi i kësaj praktike, të mos shmangim jetën, por të përjeto-jmë dhe të vërtetojmë se lumturia është e mundur tani dhe në të ardhmen. Baza e lumturisë është ndërgjegjia. Kushti themelor për të qenë të lumtur është vetëdija për të qenë të tillë. Nëse nuk jemi të vetëdijshëm se jemi të lumtur, kjo do të thotë që nuk jemi. Kur kemi dhembje dhëmbi e dimë që kur nuk na dhemb është një gjë e mrekullueshme. Por edhe kur nuk na dhemb, përsëri nuk jemi të lumtur. Ka shumë gjëra që na gëzojnë e na lumturojnë, por ne nuk jemi të vetëdijshëm për to e nuk i vlerësojmë. Në rast se kemi vetëdije, arrijmë ti duam këto gjëra dhe ti mbro-jmë. Duke u kujdesur për momentin e tanishëm, ne arrijmë të kujdesemi edhe për të ardhmen. Duke punuar për të arritur qetësinë për të ardhmen, do të mundemi të kemi qetësi edhe në të tashmen.

Qendra e Mendimit Pozitiv

VEtëdijA ose ndjenja për të qënë të tillë! Kushti themelor për të qënëtë lumtur,

revista nr 13.indd 56 2/8/2013 1:44:23 PM

Page 57: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 57

Duke bërë pohime pozitive, ju mund të zëvendësoni mendimet tuaja negative në mendime pozitive dhe të shëndetshme.A ndikohet mendja juaj nga programet televizive

për të pasur mendime pozitive ose për të larguar ato negativet? A jeni ju në gjendje që të thithni vetëm mendimet pozitive gjatë një dokumentari? Truri është në gjendje që të marrë informa-cionin shumë shpejt, ta analizojë atë dhe të vlerësojë se çfarë duhet të bëjë ose të thotë për të në një moment të caktuar. Megjithatë, si mendimtar i vetëm i mendjes tënde, ti e ke në dorë ndërgjegjen personale për të ndryshuar mënyrën e të men-duarit. Mendimet tuaja negative ose pozitive ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.Si ndikojnë ngjarjet e përditshme në humorin tuaj? Nëse po i largoni mendimet negative dhe përqafoni ato pozitive, ju mund të përdorni energjitë tuaja në një mënyrë joproduktive për të ulur cinizmin, pesimizmin dhe negativitetin. Ju e keni kontrol-lin e jetës tuaj dhe e dini që tani është koha për të fituar përsëri fuqitë tuaj! Fuqija e brendshme krijon atë të jashtmen.Pra, nëse ju mendoni që nuk jeni mjaft i mirë, mjaftueshëm in-teligjent ose nuk jeni mjaftueshëm tërheqës, këto mendime do reflektojnë përmes fjalëve dhe veprimeve tuaja. Mendimet nega-tive mund të shfaqen në oborrin e shkollës, brenda në klasë, palestër, në shtëpi apo në mjediset e punës. Ajo çfarë është e rëndësishme është që, ju të bëheni të vetëdijshëm për mendi-met tuaja negative dhe ti ndryshoni ato në mendime pozitive.

Si do i ndryshoni ju mendimet negative në mendime pozitive dhe të shëndetshme? Mund të filloni duke zevëndësuar mendi-met negative me pohime pozitive, vendosni disa pohime pozi-tive për veten tuaj në pasqyrën e tualetit, në frigorifer, makinë dhe zyrë. Në këtë mënyrë do i kujtoni vetes suaj se çdo gjë është në rregull.Pohimet pozitive mund të marrin forma të ndryshme, por mënyra më e përshtatshme është të përdorni kohën e tashme,”Unë jam”. Do shikoni që deklaratat që do bëni do jenë të mrekullueshme! Unë jam i fortë, i bukur, i zgjuar, i sig-urtë, krijues etj... dhe këto do ndikojnë shumë në vetë-vlerësi-min tuaj.Mund të përdorni edhe shprehjen “Unë mundem”, por nuk e rekomandojmë përdorimin e shumë deklaratave për të ardh-men. Jetoni të tashmen, mendoni pozitivisht dhe lërini gjërat të vijnë gradualisht. Duke jetuar të tashmen, ju do merrni atë që dëshironi. Për shembull, në vend që ti thoni vetes, ”Në të ardh-men, do të kem një shtëpi të bukur dhe të qetë” thojini vetes: ”Unë kam një shtëpi të bukur dhe të qetë”. Mund ta ndjeni dallimin tani? Shfrytëzoni energjinë tuaj në kohën e tashme. Mendoni gjithmonë pozitivisht. Do shikoni që në këtë mënyrë do jeni më të lumtur dhe më të sukseshem në jetë.

Këtu janë disa pohime që ju duhet ti thoni vetes:• Unë e dua dhe e vlerësoj veten kështu siç jam.• Jeta ime është shumë e bukur.• Unë jam e/i fortë dhe e/i shëndetshme.• Rrezatoj shëndet në çdo qëlize të trupit tim.• Kam kurajon dhe vetë-besimin e mjaftueshëm për të zgjidhur të gjitha problemet e mia.• Jeta ime lulëzon në një perfeksion total.• Unë e vlerësoj veten për këtë që jam.• E vlerësoj veten time dhe e respektoj atë.• Jam unë ai ose ajo që vendon për jetën time.• E trajtoj çdo problem timin të ri si një derë e re e hapur dhe si një mundesi e re krijuese.• I besoj instikteve dhe mendimeve të mia.• Unë i dua dhe i vlerësoj të gjitha aspektet e jetës sime. • Meritoj më të mirën dhe marr më të mirën për vete. • Jeta na ofron çdo ditë gjëra të bukura.Pse gjithmonë funksionon kur ju ndryshoni modelet e të menduarit negative në modele të të menduarit pozitiv? Sepse ato pasqyrojnë të vërtetën. Ju jeni të përsosur ashtu siç jeni. Mos i lini mendimet negative t’ju kontrollojnë jetën tuaj. Ju meritoni më të mirën dhe është koha e duhur që ju ta pranoni këtë!

Qendra e Mendimit Pozitiv

e të menduarit pozitiv!Zhvilloni fuqinë

revista nr 13.indd 57 2/8/2013 1:44:24 PM

Page 58: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

58 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Feng Shui është një element i fuqishëm për të ndihmuar njerëzit që të marrin vendime për realizimin e dëshi-rave të tyre. Duhet të familjarizoheni më tepër me prak-tikën fizike më të njohur “Feng Shui” e cila mund të

jetë një mjet vërtetë i fuqishëm për arritjet që ju dëshironi të arrini në mënyrë pozitive. Për të arritur këto rezultate pozitive nga praktikat tokësore dhe fizike që ofron “Feng Shui”, një per-son duhet të mendojë dhe veprojë me qëllime pozitive dmth të bëjë vepra të mira. Energjitë kozmike janë më të dobishme dhe produktive për ata që jetojnë një jetë të frytshme për veten e tyre dhe për të tjerët.Të jetosh një jetë produktive dhe të dobishme jo të gjithë e kuptojnë në të njëjtën mënyrë, pasi njerëzit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në qoftë se jeta juaj është e bazuar në një busull morali që përfaqëson bamirësinë dhe bujarinë atëherë ajo nuk është e dëmshme për të tjerët dhe nuk është e dëmshme as për veten tuaj.Për ne, energjitë natyrore, qoftë pozitive apo negative rrjedhin nga mendja në trup, pastaj në shpirt dhe përsëri në mendje. Dmth, mendja kontrollon dhe ushqen trupin, trupi ushqen shpirtin, dhe shpirti pastaj ushqen mendjen. Nëse mendja, trupi dhe shpirti juaj janë në harmoni dhe në ekuilibër, atëherë ju zotëroni një energji pozitive të qëndrueshme dhe të lumtur.Në këto kohë të pasigurta nga ana ekonomike dhe politike, mendjet, trupat dhe shpirtrat e shumë njerëzve janë berë shumë pesimistë. Kjo ka ndodhur pasi njerëzit kanë lejuar që mendjet e tyre të humbasin fokusin, trupat e tyre të dalin jashtë kontrol-lit dhe shpirtrat të thahen. Trazirat aktuale ekonomike në botë kanë ndodhur për shkak të këtij ekuilibri. Tani është koha e duhur për të rimarrë përsëri bazat, për të lehtësuar jetët tona në mënyrë që ne të mund të gjejmë rrugët tona përsëri për të balancuar harmoninë brenda nesh.

TrupiTrupi ndjen kënaqësitë dhe shqisat. Dëshirat tona janë të shpeshta në mënyrë për të kënaqur shqisat tona. Shumë prej nesh lejo-jnë shqisat e të shikuarit, të shijes, prekjes dhe dëgjimit të marrin vendime për ne. Ky kontroll ka çuar në konsumimin dhe shpenzimet e tepërta. Shumë prej nesh shpenzojmë lekë duke blerë gjëra për të cilat nuk kemi nevo-jë, konsumojmë përtej burimeve tona dhe jetojmë përtej mundësive tona. Sa prej nesh kanë në dollap rroba mjaft të reja ose të papërdorura? Sa prej nesh mendojnë se ngrohja globale nuk ekziston dhe se burimet tona natyrore nuk po shterojnë në një normë të paqën-drueshme? Sa prej nesh iu kanë ngrirë kartat e kreditit për shkak të shpenzime-ve për artikuj që nuk janë të domosdoshme

Qendra e Mendimit Pozitiv

Mendja,Trupi

dhe Shpirti!

revista nr 13.indd 58 2/8/2013 1:44:24 PM

Page 59: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 59

për ekzistencën tonë? Sa prej nesh janë ende të pakënaqur edhe në qoftë se ne kemi një punë të mirë, një shtëpi të bukur dhe një llogari bankare të shëndetshme, por dëshirojmë akoma më shumë?Nuk ka asgjë të keqe nëse ne përmbushim dëshirat tona tru-pore për aq kohë sa nuk ka ekuilibër dhe harmoni te ne. Ky ekuilibër dhe kjo harmoni vjen me njohjen e veprimeve tona që kanë për qëllim që të kënaqin të pesë shqisat. Që të kthejmë ekuilibrin dhe harmoninë në jetë duhet të konsultohemi me mendjen tonë në fillim. Nëse ne jemi të ndershëm me veten kur i bëjmë pyetje asaj në mënyrë të ndershme, në një mënyrë të ngadaltë po i lejojmë mendjet tona që të rimarrin kontrollin mbi trupat tanë. TruriNëse mund të thjeshtojmë jetën duke redaktuar dëshirat tona, ndoshta mund të hedhim një hap prapa dhe të lejojmë mend-jet tona të kontollohen vetë në mënyrën sesi ato janë menduar të jenë. Mos harrroni se mendja kontrollon dhe ushqen tru-

pin, trupi ushqen shpirtin dhe shpirti ushqen mend-jen përsëri. Mendja që të rimarrë kontrollin ashtu

siç duhet dhe për të gjetur qëllimin e saj përseri, duhet të bëjë gjëra dhe të ndërmarrë veprime që me të vërtetë ushqejnë trupin në mënyrë që trupi mund të ushqejë shpirtin. Duke lejuar shqisat e trupit të diktojnë veprimet, mendjet tona na kanë lejuar të bëhemi egoistë, lakmitarë dhe negativ. Vetë-përqëndrimi dhe grykësia kanë kontribuar në krizën ekonomike aktuale në botë. Ky negativ-

itet manifestohet në forma të ndryshme, të tilla si humbja e shpresës, besimit, vetë-

përmbajtjes dhe depresionit.Mendjet tona duhet të largojnë nega-tivitetin, të punojnë për të zvogëluar vetë-përqëndrimin dhe të bëhen më

bujare. Ne duhet te kemi vetëm men-dime pozitive në mënyrë që energjia e mendimit

pozitiv te drejtohet drejt gjërave dhe veprimeve që prodhojnë rezultate pozitive. Praktikat e “Feng Shui” i rrisin këto rezultate, por “Feng Shui” nuk mund ti krijojë ato.

Hapi i parë që duhet bërë është të njohim se çfarë është brenda kontrollit tonë dhe

çfarë nuk është. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që

është jashtë kontrollit tonë dhe nuk duhet të lejojmë që këto gjëra të na mërzisin. Për shembull, ekonomia e botës është afër kolapsit. Shumë prej nesh ndihen të pafuqishëm dhe të shqetësuar për atë që shtrihet përpara. Shumë prej nesh kanë humbur punën, kursimet dhe shtëpitë. Si rezultat, shumica prej nesh kanë humbur besimin, shpresën dhe jetojnë në depresion. Çfarë duhet të bëjmë në situata të tilla? Si duhet të veprojmë për të arritur ekuilibrin e mendjes, trupit dhe shpirtit?Sigurisht, ne duhet të mësojmë nga veprimet tona të mëparshme dhe të mos përsëritim të njëjtat gabime. Por ne gjithashtu duhet të pranojmë se mendimet pozitive duhet të jenë shumë të forta që të ndikojnë në veprimet tona. Natyrisht , ne e dimë se men-dimet pozitive nuk do vënë ushqim në tryezat tona ose të na paguajnë borxhet, por ato mund të na ndihmojnë të kemi një mendje të qartë në mënyrë që të mund ti vijmë në ndihmë vetes tonë. Mendimet pozitive duhet të na japin shpresë dhe besim për aq kohë sa mendjet tona, trupat dhe shpirtrat janë në ekuilibër.Ndërsa ne përpiqemi të largojmë mendimet negative, ne në një mënyrë po ushqejmë trupin tonë që të reduktojnë stresin dhe depresionin e panevojshëm. Shumë prej këtyre mendimeve negative mund të shkaktojnë pagjumësi, depresion, zemërim, mendime dhe emocione të tjera të dëmshme për trupat tanë.ShpirtiMendja ka një aftësi që kontrollon trupin dhe veprimet e tij. Një qëndrim me emocione dhe ndjenja pozitive sjell një vep-rim pozitiv. Të ndihmojmë të tjerët, duke shpenzuar nga koha , paratë ose nga energjitë tona. Në këtë mënyrë ne ndihmojmë veten në fillim duke u bërë njerëz më të mire e si rrjedhim ush-qejmë dhe shpirtrat tanë me mirësi dhe pozitivitet. Kur kryejmë një vepër të mirë, ndjejmë një kënaqësi dhe lumturi në zemër. Kështu, ne duhet të kemi mendime pozitive dhe shpresëdhë-nëse për të ndihmuar të tjerët duke dhënë nga vetja jonë. Mendime përfundimtareMos e shikoni krizën ekonomike si diçka që ka ndodhur për t’ju reduktuar juve konsumimin dhe shpenzimet e përditshme, por si një mundësi për të ndryshuar perspektivën tuaj në lidhje me qëndrimin tuaj. Mos shpenzoni dhe konsumoni më pak për shkak të krizës duke menduar se duhet të kurseni se mos humbisni të ardhurat tuaja. Punoni që mendja juaj të fitojë kontrollin e saj në mënyrë që shpirti juaj mund të ushqehet. Ushqyerja e shpirtit është çelësi për të arritur pushtetin e “Feng Shui-it”.

revista nr 13.indd 59 2/8/2013 1:44:24 PM

Page 60: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

60 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Megjithatë rreth nesh ka qëndrime të ndryshme, në qoftë se ne e shohim pak më afër, ne mund të identifikojmë tre lloje: e pare e lidhur me veten, e dyta lidhur me të tjerët dhe objektivat e tyre rreth

nesh dhe e treta lidhet me ata persona që mbajnë një qëndrim ndaj vetë jetës.Le të fokusohemi këtu në secilën prej këtyre llojeve. Një qën-drim i mangët rreth vetes sonë vjen nga mungesa e vetë-vlerësim-it dhe vetë-besimit. Një qëndrim i mangët rreth të tjerëve vjen nga mungesa e mosbesimit që ju keni ndaj të tjerëve. Një qën-drim negativ që mbani ndaj jetës, ju bën pesimist dhe mendoni shpesh se çdo gjë do shkojë keq. Këto janë ndjenja dhe emo-cione shkatërruese që nuk do ju ndihmojnë por do të përkeqë-sojnë kushtet tuaja të jetës.Megjithatë lajmi i mire është se, nëse ne kapërcejmë ndonjë ndjenjë apo emocion të tillë negativ, jo vetëm që do kemi rri-tur nivelin e ndërgjegjes sonë por jeta së shpejti do të lëvizë në favorin tonë. Konsiderojeni historinë që vijon më poshtë si

një shembull te mirë, kur një individ ndryshon sjelljen e tij në lidhje me njerëz të tjerë. Me poshtë vijon një shembull:Një grua ishte duke punuar si një punonjëse e përkohshme për një organizatë të madhe mjekësore. Për disa muaj, ajo u ankua në lidhje për disa kolegë në punën e saj. Në atë kohë, ajo kishte vendosur të zhvillonte një plan 30-ditorë për të siguruar një pozicion në punë me kohë të plotë. Një pjesë e planit të saj ishte për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj kolegëve të punës duke u sjellë keq. Në ditët që u pasuan, ajo vazhdoi të ndiqte planin e saj, duke u përqendruar veçanërisht në sjelljen e saj të keqe ndaj të tjerëve. Ajo u trondit gjithsesi kur papritmas iu kërkua të punonte në organizatë më kohë të plotë !Kjo është fuqia e ndryshimit të mbash një qëndrim negativ ndaj të tjerëve. Siç mund të shohim, kur ne mbajmë një qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve, jeta shpejt përgjigjet në favorin tonë. Është mrekullia e jetës që na përgjigjet duke vepruar.

Qendra e Mendimit Pozitiv

rreth të tjerëve jEtA!dheqëndrimet rreth vetes,

revista nr 13.indd 60 2/8/2013 1:44:24 PM

Page 61: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 61

Qëndrimi pozitiv ndihmon një individ të këtë men-dime pozitive. Të mbani një qëndrim pozitiv është mrekulli, pasi ndihmon shumë njerëz në kohë të vështira dhe iu jep nxitjet e nevojshme për të ecur

përpara. Jo gjithkush është i bekuar me këtë atribut, shumë njerëz shkojnë nëpër qendra relaksimi për të përmirësuar qën-drimet e tyre.Të menduarit pozitivisht është një nga aspektet kryesore që formon bazën e vete-zhvillimit, rritjen personale, vendosjen e qëllimeve dhe gjithashtu zhvillimin e vetëbesimit. Një qëndrim i tillë zhvillon vlerat dhe cilësitë tuaja dhe ju bën të ndiheni më të sigurtë. Qëndrimi pozitiv gjithashtu ju bën të besoni në vete dhe ju inkurajon që ti shihni gjërat pozitivisht.Më e rëndesishmja është që, ju qëndroni në paqe duke men-duar pozitivisht. Fuqia e të menduarit pozitiv nuk është e njo-hur nga shumica e njerëzve. Ja disa këshilla nga të cilat mund të përfitoni për të patur një qëndrim pozitv.• Minus Stres Kur një njëri është në gjendje të mendojë pozitivisht, atëherë ai ka një jetë pa strese. Shpesh stresi është i lidhur me të men-duarit negativisht. Të menduarit në mënyrë negative mund të bëjë që një problem i vogël të transformohet në një problem të madh. Kur dikush mendon pozitivisht mund të përballojë një situatë ose një problem duke e konsideruar atë si asgjë edhe pse mund të jetë një problem i madh. Ju qëndroni në paqe më mendimin tuaj pozitiv dhe, asgjë e keqe s’do ju ndodhë.• Qëndrimi pozitiv nuk është një mit A e dini pse? Duke menduar pozitivisht, ju eleminoni supozi-met e panevojshme në lidhje me situatat e këqija duke menduar se ato s’do vijnë kurrë. Duke mbajtur një qëndrim pozitiv ju bëheni më të arsyeshëm dhe mendoni në mënyrë racionale.

• Problemet e vogla kanë zgjidhje të lehtaJeta e çdokujt është e mbushur me probleme. Nuk ka rëndesi nëse problemi është i madh apo i vogël, por e rëndësishme është si e shikoni dhe e trajtoni ju atë problem. Nëse një person mendon pozitivisht, edhe problemi më i madh, atij do i duket i vogël, siç u përmend më lart. Një njeri mund ta gjeje lehtësisht zgjidhjen e një problemi duke u nxitur nga të menduarit pozitiv.• MotivimiTë menduarit pozitiv në vetevete është një atribut që ju mo-tivon. Ai gjithashtu ju mban të motivuar në rrugën tuaj, në të cilën mund të hasni pengesa. Fakti që perspektiva juaj është gjithmonë pozitive në çdo situatë, qëndrimi juaj thjesht ju mo-tivon dhe ju çon drejt suksesit.Shkurtimisht është e vështirë që dikush që mban një qëndrim pozitiv, të humbasë motivimin në jetën e tij.• Parashikoni dështimetNjë person i cili mendon pozitivisht, i parashikon dështimet e tij. Mendimet pozitive nuk mbulojnë të vërtetën. Ato e parashi-kojnë atë dhe asnjëherë nuk ankohen rreth asaj.• Përmirësoni vetë-vlerësimin tuajNjë njeri i cili mendon pozitivisht do ta reflektojë atë në jetën e tij. Këta njerëz flasin dhe veprojnë pozitivisht. Pozitiviteti i tyre motivon edhe personat e tjerë.• Drita e jetësNë përgjithësi, efekti i të menduarit pozitiv ju sjell shumë përf-itime, perveç përfitimeve të përmenduara më lart, do shtojmë dhe një tjetër atë që mendimi pozitiv ju sjell dritë në jetën tuaj. Një person i cili mendon pozitivisht do këtë një jetë të shëndet-shme dhe të lehtë. Duke mbajtur një qëndrim pozitiv ju do jeni të sukseshëm dhe do keni një jetë paqësore.A mendoni pozitivisht gjithmonë? A i keni zhdukur mendimet negative nga mendjet juaj?

Qendra e Mendimit Pozitiv

Të mbaninjëqëndrim pozitiv!

revista nr 13.indd 61 2/8/2013 1:44:24 PM

Page 62: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

62 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Zëri juaj i brendshëmdhe zëri i veprimit!

Qendra e Mendimit Pozitiv

Zëri juaj i brendshëm thotë: “Po, ky është një vendim i drejtë”; “Jo, më mirë le të kalojmë këtej” ose “Le të mendojmë njëherë mbi këtë gjë”. Në çdo rast zëri juaj i brendshëm ju këshillon për të ndërmarrë veprime

edhe pse ndoshta jeni duke vepruar. Por ju, e dëgjoni me të vërtetë atë, apo talleni me idenë se zëri juaj i brendshëm ju flet?Ky zë i brendshëm është intuita juaj. Intuita është një udhë-zues ku ju mund të mbështeteni me të vërtetë. Ajo është gjith-monë në kërkim të interesit tuaj më të mirë, ndaj dhe ju duhet që ta dëgjoni atë dhe të veproni në drejtim të saj.Ju duhet të lejoni zërin e intuitës që të përfshihet tek gjërat tuaja. Frika, dëshirat, dyshimet dhe mbi të gjitha arsyetimi janë të gjitha faktorë që e bllokojnë intuitën tuaj të veprojë. Ju duhet të besoni në intuitë në çdo kohë, jo vetëm atëherë kur intuita përputhet me mendimet tuaja. Largoni çdo gjë që kufizon besimin tuaj në lidhje me intuitën.Intuita trajtohet si një gjë jo konkrete. Ajo nuk bazohet në gjëra jo-verbale por tek ndërgjegja dhe instikti. Kjo s’ka të bëjë aspak më përshkrimin e njerëzve që shikojnë gjërat në të zezë dhe në të bardhë. Intuita është parë shpesh si gri, por ajo nuk është e atillë. Intuita në thelb është një përmbledhje e infor-macionit që është marrë përmes të gjitha shqisave, kujtesës, nënndërgjegjes dhe arsyetimit.Kur intuita ju ka folur, a e keni dëgjuar? A e dini se si ta iden-tifikoni atë? Intuita juaj ju flet në një mënyrë tipike, kur ju jeni të qetë. Shumë njerëz gjejnë përgjigjet e pyetjeve të tyre përmes ëndrrave ose duke medituar. Shumica prej tyre e ndjejnë kush është gjëja e duhur që duhet bërë ose se si duhet të veprojnë.

revista nr 13.indd 62 2/8/2013 1:44:24 PM

Page 63: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 63

FILIPI CO Laç është një kompani e lokalizuar në Shqipëri, themeluar në 25 korrik 1991 dhe e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , përgatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan.

Filipi company

Rr. "M.Shyri" Kulla 1, AP1P.O.BOX1553 Tirana/ Albania e-mail: [email protected]

Aromatic & Medicinal HERBSAdresa:

Tel/Fax: +355 4 257 374

+355 (0) 68 20 21 352 Mobile:

revista nr 13.indd 63 2/8/2013 1:44:25 PM

Page 64: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

64 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Mësoni ta doni veten mjaftueshëm në mënyrë të tillë që kur dikush që ju trajton jo mirë, të futet në jetën tuaj dhe ju të keni mundësi të mbroni veten tuaj dhe fuqinë për tu përballur

me ta. Ju mund të mësoni që nuk ka asnjë problem nëse i thoni jo të gjithë atyre që nuk ju trajtojnë me respekt dhe dashuri. Kini kurajon të largoheni nga çdo gjë që nuk ju shërben. Kërkoni më të mirën. Ju ndoshta po mendoni tani:”Si mund ta bëj këtë kur nuk kam gjërat që më kënaqin?” Ajo që duket në botën e jashtme nuk është asgjë më tepër se një pasqyrim i asaj që po ndodh së brëndshmi. Pra, ndryshojeni vizionin e brënd-shëm të asaj se si duket bota juaj, dhe futuni brenda saj dhe ndryshojeni, pastaj edhe vizioni i jashtëm do të pasqyrojë ndjenjat e brëndshme. Kuptoni që çdo rrugë e re ka një fil-lim dhe një hap të parë. Për të ndjekur çdo gjë të re, duhet ta bëni këtë duke bërë nga një hap para. Nëse mësoni të ndjeni dhe të besoni që ne kemi çfarë duam dhe dëshirojmë në jetë dhe ta pranojmë atë që ajo na ofron, do të na vijë më shumë në ndihmë. Ka të bëjë gjithçka me vlerësimin dhe mirënjohjen. Nëse ju do të mësoni të vlerësoni dhe të jeni mirënjohës duke u fokusuar në atë që është më e mirë për jetën tuaj, do të mer-rni më shumë mirësi si rezultat. Nëse ankoheni gjatë gjithë kohës që nuk i keni disa gjëra që ju i mendoni të nevo-jshme, atëherë do të fokusoheni pikërisht në këtë aspekt dhe do të filloni të tërhiqni po të njëjtat mendime negative. Nëse mendoni të keni jetën që dëshironi, të veproni dhe të silleni sikur në fakt po e jetoni, atëherë një gjë e tillë do të shfaqet. Kur ju ndodh ndonjë ngjarje e pakëndshme, nëse do të kërkoni për një dritë në mes të reve të zeza, ju do të mësoni që e mira është me bollëk nëse do të arrini ta shikoni. Dhe kur të përqafoni të mirën që vjen nga një re e furishme shiu, ju po transformoni energjitë tuaja nga ajo që ju më parë e kishit menduar si negative në diçka pozitive. Si do ta ndryshojë mendimi pozitiv jetën time?Mënyra se si ne e përjetojmë jetën tonë të përditshme va-ret pjesërisht nga gjendja jonë emocionale. Disa njerëz janë gjithmonë në humor të mirë, buzëqeshin shumë dhe nuk shqetësohen por e marrin jetën si t’ju vijë, ndërsa disa të

tjerë i ndajnë shqetësimet e tyre me të tjerët për të fituar simptatinë e tyre dhe në fakt këtyre personave iu pëlqen të jetojnë jetën e tyre në këtë mënyrë. Këto janë dy ekstreme se si njerëzit kanë kontrollin mbi jetët e tyre.Libra dhe ArtikujGjenden shumë libra dhe artikuj që shpjegojnë pse të men-duarit pozitivisht luan një rol të madh në jetën tuaj dhe se si ai mund t’ju ndryshojë jetën tuaj. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të lëndoni gishtin tuaj në cep të krevatit në mëngjes dhe pastaj e tërë dita juaj ka shkuar ters? A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes dhe të ndi-heni sikur jeni mbreti i botës dhe e gjithë dita juaj ka qenë e qetë dhe çdo gjë ka shkuar siç e kishit dëshiruar ju?Ëndrrat dhe AmbicietNjerëzit kanë ëndrra dhe ambicie, disa njerëz përpiqen dhe luftojnë dhe gjithmonë arrijnë të marrin atë që dëshirojnë, ndërsa të tjerë qëndrojnë të mbërthyer dhe pasive. Një nga ar-syet kryesore pse kjo gjë ndodh është se disa njerëz ëndërrojnë në lidhje me atë që duan por nuk veprojnë kurse disa të tjerë veprojnë dhe luftojnë me çdo kusht për realizimin e ëndrrave dhe ambicieve të tyre.Hmm, nuk ndiheni të sigurt në lidhje me mendimin pozitiv?Në fillim ju do frikësoheni dhe do lëkundeni në lidhje me mendimin pozitiv,por fuqia e mendimit mund të testohet. A keni menduar ndonjëherë për dikë dhe më vonë ju e keni takuar atë person ? A keni shkuar ndonjëherë diku dhe keni menduar ”kurrë nuk kam për të gjetur një vend parkimi jashtë shtëpisë se hallës” dhe në të vërtetë nuk keni gjetur?Provoni këtë…Nëse ju jeni në punë dhe ndjeheni të etur,mendoni: ”Unë ndjej etje dhe unë do të doja një pije” ose në qoftë se ju luftoni gjithmonë për të gjetur një vend parkimi, ju duhet të mendoni: ”E di që sot e tutje çdo mëngjes do kem një vend parkimi në dispozicionin tim”. Këto janë gjëra të thjesht që ju mund ti provoni për të testuar fuqinë e mendimit pozitiv.Nëse fuqia e mendimit pozitiv ju realizon këto dëshira, imagji-noni çfarë tjetër mund t’i kërkoni? Një makinë të re? Një shtëpi të re? Një punë të re? Por, mos harroni se përveç se të mendoni pozitivisht, ju gjithashtu duhet dhe të veproni.Mendja jonë është shumë e fuqishme, se si e përdorim ne atë të cilat mund të përcaktojnë shtigjet tona në jetë.

Qendra e Mendimit Pozitiv

Çdo rrugë e reka një fillim të ri

dhe një hap të parë!

revista nr 13.indd 64 2/8/2013 1:44:26 PM

Page 65: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 65

Disa këshilla për të menduar pozitivisht :-Përpiquni të mos shqetësoheni për atë që ju nuk e keni.-Përfytyroni qëllimet tuaj mbi një bazë të rregullt-Jini mirënjohës për atë që ju tashmë keni.-Pozitiviteti sjell më shumë pozitivitet.-Mos harroni të buzëqeshni (buzëqeshja është ngjitëse, ju lutem përhapeni këtë epidemi!)

revista nr 13.indd 65 2/8/2013 1:44:27 PM

Page 66: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

66 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Ja se çfarë mund të ndodhë pa fuqinë e mendimit pozitiv:Mendja juaj do të përzgjedhë vetëm mendime negative. Ju do të bëheni pesimist e do të shihni çdo gjë që ju rrethon me negativitet. A ju kujtohet hera e fundit kur jeni zënë në kurth nga të menduarit negativisht? Kjo gjë nuk ishte shumë e kënd-shme për ju!Mendoni për Ëeyore, gomari gri tek Ëinnie Pooh. Për atë çdo gjë ishte gri dhe e zymtë. Jeta nuk është gjithmonë e bukur. Supet e tij janë kërrusur duke mbajtur peshën e botës. Është e lehtë që të hiqni dorë nga një situatë problematike, për të shpëtuar veten tuaj nga zhgënjimi. Rezultatet u tregojnë të gjithë njerëzve që nëse ata dëshirojnë të ndryshojnë shprehitë e tyre jetësore, së pari duhet të puno-jnë me qëndrimin e tyre sa më pozitiv, që ata të përjetojnë sa më shumë eksperienca pozitive gjatë jetës se tyre.-Ju duhe të keni besim tek vetja juaj.Kur ju nuk besoni tek vetja juaj, personi i parë që do lëndo-het jeni ju. Dhe kur ju qortoni veten tuaj për diçka që nuk mund të arrinit të bënit, ju tregoni qartë se nuk besoni tek ajo. Mosbesimi tek vetja juaj për fat të keq është një cilësi e brendëshme, një mënyrë të qëni, një lëkurë e dytë.-Duke mbajtur një qëndrim negativ, ju do bëheni kritik ndaj të tjerëve.Mos harroni se nëse ju nuk mendoni pozitivisht, çdo gjë do ju duket gri. Për çdo situatë stresuese në jetën tuaj do të fajësoni të tjerët. Do t’i kritikoni ata për çdo problemin tuaj dhe për asrsyen e mos zgjidhjes se tyre. Ndaj ndryshoni sjelljen tuaj, pasi pozitivja të çon tek pozitivja, shtoni kështu pak pozitivitet mendimeve tuaja, që të veproni kështu dhe me jetën tuaj.

-Mos e mendoni veten tuaj si një dështak.Ju nuk duhet të jetoni me mendimin se jeni një deshtak,sepse ju nuk jeni i atillë. Duhet të largoni mendimet negative pasi ato ju paralizojnë mendimet dhe ju nuk do të mund të vepro-ni dot në jetën tuaj të përditshme. Frika e dështimit është një nga faktorët kryesor që njerëzit nuk fokusohen te mendimi pozitiv.-Mos humbisni besimin tuajJu nuk do ndjeni dashuri për veten nëse ju nuk shfrytëzoni mendjen tuaj që të përqëndrohet te mendimi pozitiv. Ju do të ndjeheni të dobët dhe jo të sigurt për veprimet tuaja ose do të ndjeheni jo të denjë për të qëndruar me të tjerët. Ndaj mos humbisni besimin dhe përqafojeni jetën.-Ju do të shihni vetëm problemet dhe jo zgjidhjet e tyre.Kur ju largoni nga vetja mendimin pozitiv,ajo çfarë mbetet është që çdo gjë mund t’ju shkojë ters.Ju do të notoni në një lum me llum që s’mund të dilni dot,sepse mendja juaj do jetë e fokusuar vetëm tek problemet.Përqëndrimi tek problemet e jo tek zgjidhjet e tyre do ju shkaktojë një gjendje të pashpresë.-Mos e brengosni veten tuajJu i përsërisni shpesh vetes “çfarë do ndodhte nëse?” Po në qoftë se unë nuk mund të?” ,por asnjëherë nuk gjeni një përgjigje. Pa fuqinë e mendimit pozitiv, ju nuk mund të keni një jetë të sukseshme. Ja çfarë ndodh kur ju mendoni pozitivisht!- Mendja juaj përqafon mundësitë e reja që ju ofron jeta- Ju ndiheni të frymëzuar, të motivuar dhe të fuqishëm- Ju besoni tek vetja juaj- Ju ndiheni të relaksuar kur veproni në mënyrë pozitive.

A e keni vënë re se sa e zymtë duket bota pa fuqinë e mendimit pozitiv? Gjithçka duket gri nëse mendja juaj ndikohet nga mendimet negative.

mendoni pozitivisht?kur nukÇ’farë ndodh

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 66 2/8/2013 1:44:28 PM

Page 67: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 67

revista nr 13.indd 67 2/8/2013 1:44:29 PM

Page 68: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

68 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Asnjëherë nuk duhet të jeni të zënë për të buzëqe-shur, sepse nuk duhet shumë kohë për të krijuar momente të lumtura në jetën tuaj. Thjesht duhet të bëni mirë disa gjëra.

1. Buzëqeshuni edhe atyre që nuk i njihni.Mos prisni që t’ju buzëqeshin vetëm të tjerët. Mësojuni atyre se si bëhet një gjë e tillë. Flisni me dikë që nuk e njihni. Bëjini një komplimet. Mos u bëni të pakëndshëm. Thjesht jini vet-vetja dhe jepuni të tjerëve shansin për të buzëqeshur dhe për tu lidhur me ju. Sa më shumë që t’ju buzëqeshni të tjerëve, aq më shumë do t’ju buzëqeshin edhe ato juve. Jeta është shumë më e gëzueshme kur të gjithë rreth jush janë duke buzëqeshur. Lexoni si të fitoni shokë të rinj dhe si të influ-enconi njerëz.2. Mendoni se sot do të jetë një ditë e bukur.Mendoni kështu, dhe kështu do të jetë. Studimet tregojnë që megjithëse ne mendojmë që veprojmë sipas mënyrës që ndje-jmë, në fakt, ne ndjejmë në mënyrën si veprojmë. Një sjellje e mirë çon gjithmonë drejt eksperiencave të mira.3. Reflektoni në atë që është mirë.Vlerësoni të gjithë gjërat e mira që keni në jetë, sado të vogla qofshin. Ju keni patjetër gjëra të mrekullueshme në jetë, e kuptoni ose jo.Shumë nga ne kanë pjestarë familje, miq edhe shokë që na duan. Mësoni ta kuptoni se çfarë mrekullie është kjo. Shumë nga ne kanë një shëndet të mirë, që është një mrekulli tjetër shumë e madhe. Ne kemi sy, me të cilat të shijojmë mrekullitë e lindjes dhe perëndimit të diellit, natyrën dhe bukuritë rreth nesh. Shumë nga ne kemi veshë, me të cilat mund të shijo-jmë muzikën, dhe të dëgjojmë lloje e lloje tingujsh. Bëhuni mirënjohës për të gjitha këto gjëra dhe shumë të tjera. Falen-derojeni jetën çdo ditë për gjithë të mirat që ju ka dhuruar.4. Përdorni fuqi personale për të bërë të gjitha gjërat.Të gjithë kanë fuqi unike personale. Të gjithë ne kemi talente dhe aftësi të ndryshme dhe nëse përdorim këto fuqi ashtu siç duhet do të shikojmë që lumturia emocionale do të vijë shumë natyrshëm. Vetëpërmbushja krijon gjithmonë një sens

arritjeje. Nëse kjo arritje bazohet ekskluzivisht në aftësinë tuaj personale për të përfunduar diçka, shpërblimet psikologjike nuk kanë çmim.5. Përdorni imagjinatën tuajDje pashë një fëmijë në një ushqimore duke jetuar momen-tin e tij më të bukur me asgjë më shumë se një banane dhe imagjinatën e tij. Ai dukej sikur po pretendonte se bananja e tij ishte një raketë, dhe po e fluturonte në të gjithë dyqanin. Si ka mundësi që ne kemi lindur duke e ditur se si ta shijojmë jetën dhe pasi mësojmë të gjitha gjërat më të mrekullueshme, harrojmë disi që të kënaqemi? Duket sikur duke u rritur bëhemi më të shastisur.Po cila është zgjidhja? Ti kundërvihemi proçesit të rritjes me gjithë fuqinë tonë të imagjinatës. Patjetër që nuk duhet të pretendojmë që bananet janë rraketa (megjithëse do të ishte gallatë) por të përpiqemi të imagjinojmë diçka që na bën të buzëqeshim të paktën një herë në ditë.6. Krijoni diçka.Krijimi nuk është një proçes si të tjerët. Të vini në përdorim mundësitë tuaja inovative dhe të ndërtoni diçka me duart tuaja do t’ju japë ndjenjën e papërshkruar të gjithësisë.Nuk ka asgjë që e zëvendëson këtë ndjenjë. Duhet vetëm që të lidhet me diçka për të cilën ju interesoheni. Nëse krijoni plane financiare çdo ditë për klientët tuaj dhe e urreni këtë gjë, nuk do të funksionojë. Por do të gjeni patjetër diçka që doni dhe të krijoni diçka që lidhet me të, atëherë do të bëjë ndryshimin në jetën tuaj.Nëse nuk keni krijuar diçka vetëm për hir të krijimit, provo-jeni. Nuk do të zhgënjeheni.7. Ndihmoni dikë për disa minuta.Në jetë do të merrni atë që të jepni. Kur bëni një impakt pozi-tiv në jetën e dikujt, do të bëni një impakt pozitiv në jetën tuaj. Sa më shumë që ti ndihmoni të tjerët, aq më shumë do të duan që tju ndihmojnë edhe ato. Dashuria dhe mirësia sjellin dashuri dhe mirësi. 8. Ndajeni kohën tuaj të lirë me një mik të ngushtë.Kur të jeni duke ngrënë drekë jashtë punës për disa 30 a 40

12 zakone për të qenë të lumtur!

“Sekreti i lumturisë nuk është që të doni atë që pëlqeni, por të pëlqeni atë që bëni.”- James M. Barrie.

zakone për të qenë të lumtur!12

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 68 2/8/2013 1:44:29 PM

Page 69: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 69

minuta, shoqërohuni me dikë që e keni për zemër. Do të fil-loni të kuptoni që mendja juaj do të fillojë të shtendoset dhe do të filloni të ndiheni pak më shumë vetvetja sërish.9. Largoni nga një gjë në ditë.Në çdo moment, rreth nesh kemi kaq shumë rrëmuja (në zyrë, në makinë, në shtëpi) dhe jemi mësuar aq shumë me të saqë nuk arrijmë të kuptojmë se sa ndikon tek ne. Nëse fil-loni të pastroni pak dhe të largoni atë rrëmujën e madhe, do të zhduket edhe çdo rrëmujë tjetër.Largoni çdo ditë nga një gjë që nuk ju duhet. Është kaq e thjeshtë. Në fillim do të mund të duket e vështirë, pra, prisni pak rezistencë. Pas pak kohësh do të filloni të mësoni të lar-goni çdo tendencë për të hedhur kuturu gjërat dhe mendja do t’ju ndihmojë shumë për këto përpjekje.10. Meditoni.Meditimi është arti i të përqëndruarit 100% në zonën tuaj të vëmendjes. Praktika vjen me një mori përfitimesh shëndetë-sore që përfshijnë rritjen e përqëndrimit, shqetësimin që sa vjen e ulet, dhe një ndjenjë të përgjithshme lumturie.Në një nivel më të përgjithshëm, meditimi ju ndihmon të

qetësoheni, të pranoni momentin dhe të arrini një ndjenjë më të lartë paraqitje. Nëse ju përdorni meditimin si një formë qetësie, nuk do të duhet shumë që ju të filloni të ndjeni ndi-kimet pozitive.11. Shmangni negativitetin dhe njerëzit negativ.Mos e nënvlerësoni veten tuaj dhe mos u shoqëroni me ata njerëz që ju nënvlerësojnë. Ju jeni aq të aftë sa mendoni se jeni. Patjetër që do të keni pengesa, por nëse mendoni vetëm mendime pozitive dhe po kërkoni për zgjedhje, do të arrini atë që është e pamundur.12. Shijoni momentin.Ky është momenti juaj. Shijojeni atë.Çfarëdo që të jeni duke bërë, pavarësisht rrethanave, kush-tojuni rëndësi dhe vlerësojini. Lexoni, shkruani, dhe flisni me kolegët, bëni një dush, hani diçka, lani enët, pastroni, e kështu me rradhë. Këto momente kanë një pjesë të rëndë-sishme, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të jetës tuaj. Ata mund të shijohen vetëm nëse hapni sytë dhe veshët, dhe i kushtoni vëmëndje asaj që po bëni. Lumturia gjëndet vetëm me një vetëdije të plotë.

revista nr 13.indd 69 2/8/2013 1:44:29 PM

Page 70: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

70 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Nëse ju mendoni se jeni në fund të rrugës dhe nuk e dini se

ku po shkoni, ju thjeshtë jeni duke gënjyer veten. Keni burgosur veten në mendjen tuaj duke i treguar asaj histori të pamundura. Tregime mbi atë se si jeta juaj duhej të ishte, çfarë

duhej të kishit arritur deri tani e kështu me rradhë. Duke bërë këtë, keni krijuar një hapësirë të vogël në mendjen tuaj dhe keni filluar të jetoni në të.Por, kjo është e gabuar. Jeni të gjallë në një botë të gjerë me destinacione të pafundshme. Kujtoni veten për një moment. Dilni jashtë. Shikoni qiellin dhe retë. Kjo është hapësira në të cilën ju vërtetë po jetoni.Këto janë 9 këshilla që ju duhet t’i merrni në kon-sideratë para se të hiqni dorë nga jeta:Ju kurrë nuk do të dështoni derisa të jeni të kënaqur me dështimin. – Ndonjëherë ju duhet të dështoni një mijë herë që të arrini suksesin e dëshiruar. Që do të thotë nëse nuk keni dështuar ende, ju akoma nuk e njihni suksesin. Fakti që dështuat një herë, nuk është arsye për të mos shfrytëzuar mundësitë që ju jep jeta në të ardhmen. Ëinston Churchill, një ish-politikan Britanik ka thënë: “Suksesi nuk është për-fundimtar, dështimi nuk është fatal, por ajo që ka rëndësi është të keni guxim për të vazhduar përpara.”Ajo që ka rëndësi, është të mësoni nga gabimet tuaja. – Jeta na ofron gjithmonë një shans të dytë. Por ky shans i dytë nuk do të thotë asgjë, nëse ju nuk keni mësuar nga gabimet e sotme. Ju duhet t’i njihni problemet tuaja, të qeshni me gabimet tuaja, por edhe të mësoni prej tyre. Kur jeta ju jep një shans të dytë, ajo po ju jep mundësinë për t’u rritur përtej dështimeve të së kaluares. Kohët e vështira janë vetëm një pjesë e bilancit naty-ror të jetës. – Jeta jeton, jeta vdes. Jeta qesh, jeta qanë. Jeta dorëhiqet, jeta përpiqet. Dhe jeta duket ndryshe përmes syve të të gjithëve. Në fakt, kush keni qenë, kush jeni dhe kush do të jeni, është një trup që përbëhet nga tre njerëz krejtësisht të ndryshëm. Dhe ndërsa ju rriteni gradualisht përtej personit që ju ishit dje, mbani sfidat e jetës në prespektivë. Dëgjoni harmoninë e jetës, dhe vini re ekuilibrin delikat. Jeta është si

një piano. Çelësat e bardhë simbolizojnë lumturinë tuaj dhe çelësat e zezë tregojnë problemet tuaja. Por ndërsa ju udhëtoni nëpër jetë, mos harroni se çelësat e zezë krijojnë muzikë.Dhimbja ju ndihmon të rriteni. – Ndonjëherë gjërat duhet të ndryshojnë në mënyrë që edhe ju të ndryshoni. Ndon-jëherë gabimet duhen bërë , në mënyrë që urtësia të fitohet. Ndonjëherë ju duhet të kapërceni dhimbjet në mënyrë që të filloni të ndiqni zemrën tuaj përsëri.Suksesi është një mënyrë e jetesës. – Mos lejoni që dështi-met të ndikojnë negativisht në personalitetin tuaj. Jo çdo gjë në jetën tuaj, do të shkojë ashtu siç e prisni. Kjo është arsyeja pse duhet të dini të prisni të papritshmen, të jetoni të tash-men, dhe të shkoni me rrjedhën, në vend kundër saj. Kuj-tojini vetes se është kryesisht normale të mos jesh perfekt.Ju mund të zgjidhni ndryshe. – Në shumë raste, e vetmja gjë për të cilën keni kontroll mbi jetën tuaj është prespektiva juaj. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, jeni ju ai që e bëni zgjedhjen nëse do të vazhdoni përpara apo do të qëndroni aty. Zgjidhni të reagoni në një mënyrë që motivon dashuri, lumturi, ose falje, edhe kur rrethanat jua bëjnë këtë zgjedhje të vështirë.Kjo nuk është menduar të jetë e lehtë. –Vetëm për shkak se nuk jeni aty ku dëshironi sot, kjo nuk do të thotë se nuk do të jeni aty një ditë. Njerëzit e suksesshëm nuk qëndro-jnë pasiv, por lëvizin dhe përpiqen gjithmonë. Ata bëjnë gabime, por nuk dorëzohen. Nëse gjërat në jetën tuaj nuk janë duke ndodhur siç i keni planifikuar, kjo është normale. Kjo tregon thjesht se nuk është koha e duhur, tani për tani. Thjeshtësi, thjeshtësi, thjeshtësi. –Ashtu si të gjitha gjërat e mrekullueshme, jeta është mjaft e thjeshtë. Mos harroni, urtësia më e madhe e jetës konsiston në eliminimin e jo- thelbësores. Idetë tuaja më të rëndësishme dhe arritjet tuaja do t’i gjeni në thjeshtësinë e tyre. Një ditë ju do të gjeni fjalët e përshtatshme, vendimet e drejta, dhe zgjidhjet e duhura që do t’ju çojnë në fitore. Dhe kjo fitore do të jetë shumë më e thjeshtë nga çfarë e keni imagjinuar ju.Jeta është ende e mirë. – Ju mund të keni parë ditë më të mira, por ju gjithashtu keni parë dhe ditë të keqija. Ju ndoshta nuk keni gjithçka që ju dëshironi, por keni gjithçka që ju nevojitet. Ju zgjoheni me një dhimbje, por u zgjuat. Jeta juaj mund të mos jetë e përkryer, por ajo është e mirë. Dhe gjëra më të mira do të vijnë drejt rrugës tuaj nëse ju do të vazhdoni përpara dhe nuk do të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja.

Gjëra që duhet të mendoni përpara se të dorëzoheni!9

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 70 2/8/2013 1:44:29 PM

Page 71: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 71

Fuqia e të menduarit pozitiv është bërë aq e zakonshme sa që ne nuk marrim as mundimin për të zbuluar qël-limin e tij. Disa folës motivues, pastor dhe autorë be-sojnë që ju mund të ndryshoni rrethanat tuaja të jetës

duke ndryshuar qëndrimin tuaj.Problemi është kur njerëzit mbajnë një qëndim pozitiv të rremë, veçanërisht gratë, që janë më të gatshme për të fshehur ndjenjat dhe emocionet në brendësi të tyre dhe shtiren sikur ska ndod-hur asgjë. Ato vendosin një maskë të lumtur në fytyrat e tyre.Megjithatë nuk është ide e keqe që të shtireni ndonjëherë kur keni ndonjë ditë të keqe ose kur jeni duke kaluar një moment stresues në jetën tuaj, duke menduar pozitivisht do ju ndihmojë

që të ndiheni mirë dhe të gjeni ide të reja.Të mendoni pozitivisht do të thotë që të ushqeni trurin tuaj të prodhojë mendime të dobishme. Të zhvilloni një sjellje të shën-detshme dhe optimiste kundrejt vetes dhe jetës suaj. Duke mar-rë në dorë kontrollin e emocioneve tuaja, ju mund të ndryshoni perceptimin tuaj dhe ta shikoni jetën tuaj më një sy më realist.Kur mbani një qëndrim pozitiv dhe personat e tjerë do t’ju traj-tojnë në një mënyrë pozitive, nga e cila ju do ushqeni opinionin tuaj me pozitivitet.Mbani një qëndim pozitv edhe kur ndiheni keq emocionalisht. Bisedoni me dikë, dëgjoni muzikë të mire, kujdesuni pak për aparencën tuaj dhe buzëqeshni.

Mbani një qëndrim pozitiv, edhe nëse ju nuk ndiheni kështu!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 71 2/8/2013 1:44:30 PM

Page 72: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

72 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Unë u ndjeva sikur me doli zemra nga vendi dhe e gjithë bota m’u përmbys pas divorcit. Në atë kohë, një mikesha ime e ngushtë më këshilloi:Amelie, ajo që duhet të besh që të dalësh nga kjo gjëndje

trishtimi është të mendosh pozitivisht.Edhe pse e vlerësoja dashurinë dhe kujdesin që tregonte ndaj meje, unë dëshiroja t’i bërtisja asaj:”Po tallesh gjë me mua? A je ndjerë ndonjëherë sikur të mungon dashuria? Nuk e kup-ton që këshilla jote për të menduar pozitivish është një mision i pamundur?”Ju mund të keni miq shumë të mirë që ju përkrahin dhe ju këshillojnë për të përqafuar mendimin pozitiv. Problemi është se mendja juaj ka tendencën për të luajtur një fonogramë të përsëritur për të menduar negativisht pas një ndarje. Negativitetet e përsëritura mund të tingullojnë diçka si kjo:- Unë do të jem vetëm përgjithmonë- Unë gaboj gjatë gjithë kohës- Unë nuk do ndihem kurrë më përsëri në këtë mënyrëTingullojnë gjë të njohura këto shprehje?Anulloni nga mendja juaj këto mendime negative dhe zëvendësojini me ato pozitive, nuk është një detyrë e lehtë por me ndihmën e miqvë tuaj dhe të familjes tuaj, praktikat e mendimit pozitiv do t’ju ndihmojnë të hidhni një hap të madh drejt shërimit të shpirtit tuaj.Pra, si do ja bëni për të realizuar këtë gjë?Harrojeni për një moment të menduarit pozitvisht dhe përqëndrohuni në atë që quhet”të folurit pozitivisht”. Tregoni historitë tuaja dhe dëgjoni ato të tjerëve, fuqia e këtyre fjalëve ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi gjendjen tuaj emocio-nale. Pra, për të ndryshuar historinë tuaj, thjesht ju duhet të ndryshoni të menduarit nga negativisht në pozitivisht. Prisni se harrova, kjo është e njëjta gjë si të menduarit pozitiv? JO! Prisni, unë jam duke ju kërkuar që ju të thoni gjëra që ju vër-tetë nuk i besoni? Më lejoni t’ju jap një shembull.Mbas një ndarje, ju mund ti thoni vetes dhe të tjerëve: “Unë kurrë nuk do e kaloj këtë. Çdo gjë në jetën timë është e tmerrshme “Ju do ndiheni gjatë gjithë kohës në këtë mënyrë, megjithatë, duke shprehur ndjenjat në një forme të tillë të

përhershme dhe të ekzagjeruar ju do i shtoni akoma më shumë vuajtje vetes tuaj.Unë ju kuptoj që ju mund të keni humbur personin që ju dashuroni, por mos harroni se ju mund të gjeni një person tjetër në një vend tjetër të botës ku ju mund të mbështeteni dhe ta quani shpirtin tuaj binjak. Unë e kuptoj dhimbjen tuaj sepse e kam ndjerë dhe vete. Duke praktikuar mendimin pozi-tiv, unë mund them me besueshmëri se ju do të ndiheni më mirë. Unë mund t’ju them padyshim se këto ndjenja do të kalojnë. Në fakt, ju duhet që të prisni vetëm pak kohë që koha të shëroje plagët tuaja. Ju duhet t’i flisni vetes me pozitivitet që të ndihmoni veten tuaj në lehtësimin e dhimbjes tuaj.Që proçesi i të folurit pozitiv të funksionojë, ju duhet të uleni në heshtje dhe të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Ju do të dëgjoni shpresën që flet brenda vetes tuaj. Kjo shpresë do ju ndihmojë juve që të ndjeheni më mirë dhe të rindezë frymën e ëndrrave tuaja. Ju lutem që të respektoni këtë ëndërr. Nëse qenia dhe shpirti juaj nuk beson tek mendimi pozitiv ju kurrë nuk do të shëroheni nga kjo ndarje. Ju nuk duhet të lini që dhimbja juaj të mposhte nxitjen tuaj për paqe, shpresë dhe për realizimin e ëndrrave tuaja.Filloni duke folur në një mënyrë pozitive dhe realiste. Riv-lerësoni ndjenjat dhe fjalët tuaja, filloni flisni për sfidat tuaja sesi ato janë me të vërtetë. Prandaj, të folurit tuaj pozitiv do të ndikojë në dialogun tuaj të brendshëm dhe do të prodhojë mendime pozitive.Ndryshoni deklaratën tuaj origjinale: “Unë kurrë nuk do t’ja dal mbanë”, me një deklaratë më shumë pozitive: “Dhimbja ime është e përkohshme dhe kam shpresë që e ardhja ime do ndryshojë për mirë”Ndryshoni deklaratën tuaj origjinale: “Çdo gjë në jetën time është e tmerrshme”, me një deklaratë më realiste: “Kjo ndarje është si një sfidë e madhe në jetën time, por unë i jam mirën-johës jetës që kam fëmijët e mi.Po tani, a jeni në hapin e duhur për të shëruar shpirtin tuaj? Ky është një super program për shërimin e shpirtit tuaj. Shu-mica e njerëzve nuk kanë durim për këshillim tradicional. Ndaj besoni te vetja, flisni asaj me pozitivitet dhe çdo gjë do kalojë.

vereni në veprim dhe në cast!Mendimin pozitiv…

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 72 2/8/2013 1:44:30 PM

Page 73: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 73

Të ndryshoni qëndrimin ndaj vetes tuaj duke u sjellë mirë

më atë kur jeni duke përjetuar dështime është një aftësi qëndrore e optimizmit”.-

Dr. Martin Seligman, ish-kryetar i Shoqatës Psikologjike Amerikane dhe babai

themelues i psikologjisë pozitive.

revista nr 13.indd 73 2/8/2013 1:44:30 PM

Page 74: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

74 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Kur ne mendojmë për mënyrat se si të bëhemi të suk-sesshëm, përqëndrohemi në aftësitë dhe zakonet që duhet të shtojmë në jetën tonë. Por ndonjëherë çelësi i suksesit të vërtetë qëndron në heqjen e disa zakoneve

dhe sjelljeve të caktuara. Pra, duke filluar nga sot…Hiqni dorë nga zakoni i pritjes. Mënyra se si ju e harxhoni kohën tuaj përcakton se kush jeni. Ju nuk mund të vendosni se kur do të vdisni, ose si do të vdisni, ju vetëm mund të vendosni se si do të jetoni. Ndaj, mos e çoni dëm jetën tuaj duke bërë gjëra të padobishme.Hiqni dorë nga justifikimet. – Mjaft u justifikuat tek të tjerët për gabimet tuaja. Pranoni gabimet tuaja dhe përballuni me to. Duke hequr dorë nga zakoni i të justifikuarit në asnjë mënyrë nuk po ndryshoni të kaluarën, por po ndryshoni të ardhmen tuaj. Hiqni dorë nga përpjekjet tuaja për të qenë i përkryer. – Ndonjëherë ne përpiqemi t’i tregojmë botës se jemi të përsosur me shpresë se do të pëlqehemi dhe pranohemi nga të gjithë. Por ne nuk mund t’i kënaqim që të gjithë dhe nuk kemi arsye pse të përpiqemi për ta bërë këtë. E bukura e secilit prej nesh qëndron në dobësite tona, dashurinë tonë, emocionet dhe në komplekset tona. Kur ne përqafojmë atë që jemi dhe vendosim të jemi autentik, në vend të qënit të përkryer, ne përjetojmë mar-rëdhënie reale, lumturi të vërtetë dhe sukses të vërtetë. Nuk është e nevojshme që të vendosim një maskë. Nuk është e nevojshme të pretendojmë të jemi dikush që nuk jemi. Ne jemi të përkryer vetëm në mënyrën se si ne jemi.Hiqni dorë nga gjëra që ju e dini se janë të gabuara. – Nuk ka gjë më të dëmshme për ju sesa duke bërë diçka që ju besoni është e gabuar. Besimet e gabuara nuk ju ndihmojnë që të rriteni dhe të lulëzoni. Pra, gjithmonë bëni atë që zemra juaj mendon se është e drejtë, për ju.Hiqni dorë nga ndjenja se të tjerët ju detyrohen. – Askush nuk ju ka borxh asgjë. Kur ju e drejtoni jetën tuaj me ndjenjën

që të tjerët ju detyrojnë juve gjëra, natyrisht do të bëheni më pak produktiv dhe vazhdimisht do të gjeni veten të zhgënjyer nga re-aliteti. Kur të jeni mirënjohës për atë që keni dhe t’i shihni gjërat pozitive si bonuse, ju do të fitoni suksese të mëdha gradualisht ndërsa rriteni.Hiqni dorë nga marrëdhëniet të cilat duan që ju të bëheni dikush tjetër.- Lloji më i mirë i marrëdhënieve është ai lloj që ju bën juve të ndjeheni një person i mirë, dhe vetvetja.Mos lejoni të tjerët të vendosin se çfarë mund të bëni dhe çfarë nuk mund të bëni. –Në mënyrë që të jetoni jetën tuaj autentike, ju duhet të ndiqni instiktet tuaja të brëndshme, dhe jo të dikujt tjetër. Kur të tjerët t’ju thonë: “Ju nuk mund ta bëni këtë!” ose “Kjo është e pamundur”, mos humbisni shpresën. Vetëm për shkak se ata thonë se nuk mundeni, kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë.Hiqni dorë nga të qënit një viktimë e pafuqishme. – Është për të ardhur keq që gjërat e këqija iu ndodhin njerëzve të mirë. Jeta mund të jetë e padrejtë, por duke u mbërthyer në një mentalitet të viktimës ju nuk ushqeni aftësitë tuaja për të vazhduar përpara. Duhet të ndërmerrni hapa pozitive për t’u shëruar dhe për të vazhduar përpara në jetë. Hiqni dorë nga shqetësimet në lidhje me dështimet e së kalu-arës. – Pranoni të kaluarën tuaj pa keqardhje, trajtoni të tash-men tuaj me besim, dhe përballuni me të ardhmen tuaj pa frikë. Ju jeni sot këtu, sepse mendimet dhe veprimet tuaja, ju kanë sjellë ketu. Ndaj, hiqni dorë nga shqetësimet dhe filloni të jetoni. Mos fajësoni të tjerët. – Fajësia është një “kurban”- është një mënyrë e thjeshtë për të larguar përgjegjësinë nga vetja jonë. Është shumë e lehtë për të fajësuar dikë në vend që të kërkojmë fajin brënda nesh. Sasia e energjisë dhe stresit që ju ndërmerrni duke fajësuar dikë tjetër largon aftësinë tuaj për të ecur përpara dhe për të gjetur një zgjidhje reale.Dhe mbani mend, rruga në të cilën ju po udhëtoni mund të jetë shumë sfiduese, por mos e humbisni besimin.

10 gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë në mënyrë që të beheni të suksesshëm!

“Mos harxhoni kohën tuaj duke i rënë murit, me shpresën që ai të transformohet në një derë.”

– Coco Chanel

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 74 2/8/2013 1:44:31 PM

Page 75: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 75

Ju doni që të bëni mirë çfarëdo që të bëni. Shumë njerëz do t’ju thonë që të zbuloni pasionin tuaj dhe ta ktheni në biznes. Kjo është një përpjekje e dështuar sepse njerëzit kanë shumë pasione. Ajo që është më e rëndësishme është të zbu-

loni fuqitë tuaja. Çfarë dini të bëni më mirë?Të jeni specialist në gjithçka?!Kini kujdes nga rreziqet e të qënurit mjeshtër në gjithçka dhe specialist në asgjë. Shikoni rreth jush, bëni disa kërkime online, sa biznese ofrojnë shumë shërbime? Ata shesin produkte nëpërmjet antarësimeve, shërbimeve ëeb, duke folur, duke bërë konsulta marketing, duke dhënë këshilla biznesi online, etj, etj…Pastaj, shikoni bizneset më të suksesshme . Sa shërbime ose produkte ofrojnë? Mund ti numëroni me gishtat e njërës dorë. Shmangni të gjitha matrapazllëqet e biznesit. Përqëndrohuni,kuptoni se sa mbreslënës jeni.Në mënyrë që të filloni dhe rrisni një biznes, duhet:1. Të njihni fuqitë tuaja2. Të dini se si ti përdorni atoSfida kryesore është që ne jemi shumë të aftë të vlerësojmë se për çfarë janë të aftë të tjerët. Kur bëhet fjalë për talentet tuaja, do të pengoheni dhe hutoheni paksa. Patjetër që përsa i përket gjërave që nuk mund ti bëni, jeni ekspert për ti treguar. Nuk mund të vizatoj, nuk mund të këndoj, nuk mund këtë, nuk mund atë…Çdo ditë mbani një copë letër dhe listoni 5 nga aftësitë tuaja më të mëdha që mund të bëjnë ndryshimin:Është shumë e vështirë.Shmangni kurthin e mendimit të përbashkët.Nuk është e thjeshtë të identifikoni aftësitë tuaja për sukses, talen-tet tuaja unike që ju lejojnë të keni rezultat në punën tuaj. Jeni të kushtëzuar nga vitet e shkollës, mendësitë e përbashkë-ta dhe nga lajmet e vazhdueshme që njerëzit janë të këqinj nga natyra.

Pa pasur një disiplinë dhe një vizion për korporatën, një grup, një person i vetëm nuk mund të shkojë shumë larg. Kjo është arsyeja se përse disa pronarë biznesesh bien në grackë duke menduar se sa më e madhe të jetë kompania, aq më shumë fitime do të kenë. Ju nuk keni nevojë për një strukturë të madhe biznesi për të bërë ndryshim. Ju thjesht duhet të kuptoni se çfarë dini të bëni më mirë.Po si ti identifikoni fuqitë tuaja unike.Sa herë që të keni arritur rezultate të mira në jetën tuaj, duhet të keni përdorur një ose më shumë aftësi.Për të kuptuar se cilat janë këto aftësi, bëni si më poshtë:• Bëni një listë me 15 arritjet tuaja më të mëdha.Mos u sillni ashpër me veten. Nuk është e thënë të keni mbi 15 arritje.Nëse nuk keni aq duhet të keni të paktën 7 - 8. Mos u fiksoni shumë, sepse nuk do të konkuroni për të fituar çmimin nobel ose të lëshoni një anije në hapësirë. Një arritje është thjesht një veprim që ka sjellë rezultat.• Sigurohuni që arritja juaj të fillojë me një folje fuqie. (krijoj, menaxhoj, ndërtoj, etj)• Që një arritje të jetë e vërtetë ju duhet të keni një rezultat, mundësisht me shifra. Të ardhura në rritje me xxx lekë, ose me xxx% fitime, etj.Mos u bëni të ashpër me veten tuaj nëse ky ushtrim kërkon shumë kohë dhe ju detyron ju të gërmoni thellë në eksperiencat tuaja të së shkuarës.Në momentin që të keni përfunduar, shikojeni listën, dhe do të shikoni që foljet kthehen herë pas here. Këto janë forcat tuaja.Gjëja më e veçantë është që kjo punë do t’ju lejojë që:• Të gjeni se cilat janë pikat tuaja më të forta.• Sa të mahnitshëm jeni, sa shumë keni bërë në jetën tuaj, gjë që do t’ju shtojë më shumë besimin tek vetja juaj.• Të lejoni të përqëndroni të gjitha energjitë tuaja në këto aftësi vetëm në veprimet tuaja të përditshme, dhe delegimit të asaj që ju mund të bëni mirë tek dikush tjetër.

Si të gjeni fuqitë dhe të harroni pasionin!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 75 2/8/2013 1:44:31 PM

Page 76: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

76 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Njerëzit më të lumtur vlerësojnë atë që kanë, qën-drojnë mendje hapur ndaj ideve dhe aventurave të reja, përdorin kohën e tyre të lirë si mjet zhvillimi, dhe pëlqejnë muzikën relaksuese, pikturat e buku-

ra, shoqërinë dhe bisedat e ngrohta. Me fjalë të tjera, çdo ditë bëjnë gjëra të vogla që shtojnë lumturinë e tyre. Është shumë më e thjeshtë se duket. Çdo gjë që është pozitive dhe gazmore është vetë-ushqyese. Rezultati? Do të jeni më të lumtur, më të shëndetshëm.Më poshtë keni 50 ide të thjeshta që mund ti merrni në konsid-eratë për të shtuar lumturinë tuaj.1.Veproni sikur sot është një ditë e mrekullueshme. – Bëni kështu, dhe kështu do të jetë. Studimet tregojnë që pavarësisht se ne mendojmë se veprojmë ashtu siç e ndjejmë, në fakt ndi-hemi ashtu për shkak të mënyrës se si veprojmë. Një sjellje e mirë çon drejt eksperiencave të mira.2.Gjëja e parë që të bëni në mëngjes, buzëqeshni. – Është shumë e vështirë të ndiheni të trishtuara kur fytyra juaj është e lumtur. Mbusheni pasqyrën e banjos ose të dhomës së gjumit me shënime të shprehjeve tuaja më të preferuara, me qëllime, foto, etj. dhe pastaj reflektoni për disa minuta kur të zgjoheni.3. Kaloni më shumë kohë me njerëz që ju bëjnë të buzëqesh-ni. – Kush ju mbështet më së shumti? Kaloni më shumë kohë me këta njerëz. Kaloni më shumë kohë me ata persona që refle-ktojnë atë që ju doni të bëheni – njerëz që bëjnë gjëra të mira dhe e bëjnë jetën tuaj më të ndritur thjesht duke qënë pjesë e saj.4. Provoni të bëni diçka të re. – Shkoni diku ku nuk keni qënë kurrë më parë. Bëni diçka që nuk e keni bërë. Do tju ndry-shojë vizionin që keni për botën dhe do tju japë një perspektivë tjetër. Varieteti do tju japë nuancë jetës tuaj. Ju mund të shikoni ose të bëni diçka me miliona herë por vetëm një herë mund ta shikoni dhe ta bëni për herë të parë. Si rrjedhojë, përvojat e para lënë në mendjen tonë një shenjë që do ta kemi për të gjithë jetën. Pra, jepini asaj nuanca. Sa më shumë përvoja që të keni, aq më e pasur do të jetë jeta juaj.5. Punoni në diçka që ka shumë kuptim për ju. – Angazho-huni në një projekt personal, ose merrni përsipër të bëni diçka që keni dashur të bëni për një kohë të gjatë por nuk keni mun-dur. Jeta është e shkurtër. Sot është dita për të verpuar.6. Ndiqni vetëm ato gjëra për të cilat jeni mirënjohës. – Nuk

mund të diheni veçse mirë kur të llogarisni të mirat tuaja. Fil-loni të shkruani një ditar mirënjohje ku të shprehni falender-ime çdo ditë.7. Ëndërroni. – Ju mund të bëni çdo gjë që i vini vetes synim. Përpiquni shumë që ëndrrat tju bëhen realitet.8. Dëgjoni zërin tuaj të brëndshëm. – Instiktet tuaja ju trego-jnë atë që duhet të bëni. Është shumë e rëndësishme të dëgjoni zemrën dhe mendjen tuaj. Mos i dëgjoni të tjerët gjithmonë. Bëni atë që zemra juaj ju thotë që është e drejtë.9. Besojini vetes. – Ju jeni njerëz të mirë. Jeni inteligjent. Jeni të rëndësishëm. Zgjedhjet tuaja janë më të vlefshmet.10. Vlerësoni të gjithë ata që janë pranë jush. – Thojuni miqve dhe shokëve që i falenderoni dhe i adhuroni, falni buzëqeshje për këdo, dhe përqafoni të gjithë të dashurit tuaj. Sa më shumë dashuri që të jepni aq më shumë do të merrni.11. Bëni komplimente. – Bëni komplimete sa herë që tju jepet mundësia. Do të shikoni që me një gurë do të vrisni dy zogj, sepse kur personit që i bëni komplimente do të buzëqeshë, do të buzëqeshni edhe ju.12. Takohuni me një shok të vjetër. – Nuk ka gjë më të kënaqshme se sa të kujtoni disa nga momentet më të bukura të jetës tuaj, me një shok që ka qënë pranë jush në ato momente.13. Bëhuni energjik. – Shprehuni. Mbusheni atmosferën në punë dhe shtëpi me ngjyra të ndezura. Jo vetëm me rroba e mobilje, por edhe me fjalë dhe veprime. Botës i mjafton ajo gri që ka! Nuk është nevoja tja shtoni edhe ju.14. Bëni disa prapësira. – Ndonjëherë e marrim veten shumë seriozisht. Harrojeni. Bëhuni më spontan dhe më të lirshëm. Ndonjëherë duhet të qeshni shumë që të gjallëroheni.15. Ngadalsohuni. – Kur e jetoni jetën me një shpejtësi shumë të madhe, gjysmën e saj po e humbisni. Ndaloni dhe merrni frymë thellë. Kërkoni mënyra për të përshtatur me një ritëm më njerëzor. Kushtojini rëndësi asaj që po bëni. Mos humbisni kohë duke bërë gjëra që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, por përqëndrohuni më shumë tek ato gjëra që kanë rëndësi.16. Jetoni momentin. – Jeta ndodh tani. Në vend që të qëndro-ni me mendjen nga e shkuara, ose të shqetësoheni për atë që do të sjellë e ardhmja, thjesht jetoni të “tashmen”. Nuk mund të mësoni diçka ose të zbuloni një mundësi të re nëse mendja juaj ka ngecur në një kohë tjetër. E tanishmja është koha e vetme që keni të garantuar. Jeta është tani. Mos e humbisni.

50 mënyra për të shtuar lumturinë!Vendosni të jeni të lumtur – Ju bën mirë për shëndetin…

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 76 2/8/2013 1:44:31 PM

Page 77: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 77

17. Shkëputuni nga bota për pak kohë. – Fikini të gjitha mjetet elektronike, telefonat, kompjuterat dhe televizionet. Shumë njerëz përdorin teknologjinë për të shpërqëndruar veten dhe për ta mbajtur mendjen të zënë kur mund të ishte shumë më mirë nëse do të kishin qëndruar pa bërë gjë, duke u qetësuar.18. Bëni një pushim për të marrë frymë thellë çdo orë. – Bëni një frymëmarrje të thellë, dhe pastaj një tjetër, dhe një tjetër. Është pak a shumë si një pushim i shkurtër për tu kthjel-luar gjatë ditës.19. Lëvizeni trupin. – Vraponi, kërceni, ngjituni në një pemë, ecni – bëni çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë dhe të vini trupin në lëvizje. Kushti i vetëm: duhet të jetë gallatë. Mos bëni punë rutinë nëse e urreni një gjë të tillë.20. Shtrihuni. – Bëni disa minuta pushim në mënyrë që të sh-trini muskujt. Do ta vërë gjakun në lëvizje, do tju ndezë trurin dhe do tju shtendosë para se të vazhdoni punën. Madje ju bën të ndiheni edhe mirë.21. Ecni pa menduar se ku do të shkoni. – Një ecje e shpejtë është një mënyrë shumë e mirë për të ushtruar trupin tuaj dhe për të qetësuar mendjen. Shijoni ajrin e freskët dhe vini re me kujdes të gjitha detajet, të gjitha gjërat që shikoni dhe dëgjoni.22. Të paktën një herë në javë, bëni diçka që të jetë vetëm për ju. – Kujtoni të gjitha gjërat që pëlqenit dikur, ose ushqi-min që askush tjetër përveç jush nuk e donte.23. Vishuni dhe shkoni diku për tu zbavitur. – Vishuni mirë dhe shkoni në një festë ku të mund të kërceni. Është një

mënyrë e mirë për ti shtuar pak kënaqësi rutinës tuaj.24. Dëgjoni muzikë të mirë. – Dëgjoni atë lloj muzike që ju motivon. Në një manjetofon ose në kompjuterin tuaj vendosni këngën tuaj të preferuar ngrijini zërin dhe këndoni bashkë me të.25. Bëni, shikoni ose dëgjoni diçka që ju bën të qeshni. – E qeshura është ilaçi më i mirë. Disa nga momentet që do të mbani mend më shumë do të jenë ato momente që i keni kaluar duke qeshur.26. Blini ose këpusni disa lule të freskëta herë pas here. – Lulëzojeni ambjentin ku jetoni. Aroma dhe bukuria e tyre do tju ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore.27. Merrni më shumë rreze dielli. – Shkoni në një plazh ose në një park. Shtrihuni nën rrezet e ngrohta të diellit.28. Bëni një banjo të nxehtë. – Mbusheni vaskën me shkumë dhe zhytuni për pak kohë derisa të çlodheni.29. Flini mjafueshëm. – Çdo gjë bëhet më e vështirë kur jeni të lodhur. Nuk ndodh shpesh që një mendje e lodhur të jetë e lumtur dhe produktive.30. Qëndroni drejt. – Shpirti juaj nuk mundet të qëndrojë drejt kur jeni të kërrusur. Do të ndiheni më të fuqishëm dhe më të aftë kur qëndroni drejt dhe e shikoni botën në sy.31. Mbani rregull në ambjentin ku jetoni. – Pastroni gjithçka në jetën tuaj, si mendjen ashtu edhe trupin nga gjërat që nuk keni nevojë. Papastërtitë mund tju shpërqëndrojnë nga qëllimet tuaja.

revista nr 13.indd 77 2/8/2013 1:44:32 PM

Page 78: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

78 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

32. Pastrohuni nga zakonet e këqija dhe influencat nega-tive. – Çdo gjë që nuk ju mbështet ose nuk ju ushqen – ush-qimet e pashëndetshme, cigaret, një mjedis pune jo shumë i mirë, njerëz që helmojnë me fjalët e tyre – merrini nën kontroll dhe bëni atë çfarë duhet të bëni për të vendosur kufinj dhe të kërkoni më të mirën nga jeta. E meritoni!33. Bëni planet që më parë. – Vetëm disa minuta organizim për gjërat që duhet të bëni, do tju përgatisë më shumë për ditën në vazhdim.34. Mos u zvarrisni. – Veproni tani sepse sa më shumë ta shty-ni diçka aq më e vështirë do të bëhet.35. Qëndroni për disa minuta në qetësinë tuaj, çdo ditë. – Edhe pse për 15 minuta ose një gjysëm ore, bëni një ekskursion vetëm, duke lexuar një libër ose duke shëtitur qenin ose macen.36. Mos i mbani gjërat brënda. – Nuk është mirë ta mbani gjithçka brënda. Thoni çfarë doni që të thoni. Bëni çfarë keni nevojë të bëni. Mbani një ditar ku të shkruani të gjitha idetë, eksperiencat, ëndrrat, dhe zhgënjimet – nxirrini nga mendja juaj dhe shkruajini aty.37. Bëhuni njerëz të mirë. – Silluni mirë me njerëzit. Ndih-mojini sepse do tju bëjë të buzëqeshni dhe ta shikoni botën me një sy tjetër.38. Thuajini dikujt që e doni. – Ndodh që të harroni ta thoni me zë të lartë. Ka shumë rëndësi.39. Bëni miqësi të reja. – Njerëzit janë krijesa interesante, ku nuk mund të gjesh asnjëherë dy njerëz njëlloj. Takoni dikë që nuk e njihni dhe përpiquni ta njihni. Ka shumë mundësi që tju hapin sytë drejt ideve dhe prespektivave të reja. Ku i dihet, ndoshta mund të ndryshojnë jetën tuaj.40. Kaloni pak kohë me fëmijët tuaj. – Fëmijët jetojnë me instiktet e tyre. Janë entuziastë, të etur për të mësuar, dhe kurioz për çdo gjë. Shikojini se si luajnë, si jetojnë, si rriten, si bëjnë pyetje, si ëndërrojnë, etj. Luani me ta dhe admironi pafajsinë e tyre.41. Jepini vetes disa këshilla të mira. – Ndnjëherë ndodh që i vini vetes disa standarte të pamundura dhe pastaj mundoni veten se përse nuk i arritët.42. Krenohuni për kohët e vështira që keni kaluar. – Çfarë nuk jua ka vrarë ju ka bërë më të fortë. Nuk ka qënë e thjeshtë por e keni kapërcyer.

43. Flisni vetëm fjalë të mira. – Lumturia dhe negativiteti nuk mund të bashkëjetojnë.44. Bëjeni shtëpinë tuaj një vend të sigurt. – Shtëpia juaj duhet të jetë një vend ku ju mund të qetësoheni dhe të merrni frymë lirisht. Nëse nuk është kështu, atëherë keni punë për të bërë.45. Mbani financat nën kontroll. – Menaxhojini paratë me zgjuarsi në mënyrë që të mos ju menaxhojnë paratë ju. Jetoni mirë me aq sa keni.46. Dhuroni dhe bëhuni vullnetarë në çfarëdo lloj çështje bamirësie. – A mund të ofroni kohë, para, zë ose ndikim? Në jetë ju merrni atë që jepni. Mbajeni gjithmonë parasysh që bota është më e madhe se flluska që mban ju. Kur keni impakt pozi-tiv në jetën e dikujt atëherë të njëjtin impakt do ta keni edhe në jetën tuaj. Bëni diçka më të madhe se ju, diçka që ndihmon dikë për të qënë i lumtur ose për të vuajtur më pak. Do të shiko-ni se sa do të shpërbleheni – do ta mbani mend gjithë jetën tuaj.47. Thuaj “po” mundësive spontane. – Nuk mund të plani-fikohet çdo gjë në botë. Disa nga mundësitë më të mëdha do tju trokasin në derë atëherë kur nuk i prisni. Bëhuni elastik, spontan, dhe vetëm thoni “po”.48. Falni dikë dhe bëhuni sërish miq. – Mëritë janë një hum-bje e lumturisë perfekte. Nëse dikush në jetën tuaj meriton një shans tjetër, përse të mos jua jepni. Nëse keni nevojë të shfajso-heni, bëjeni. Jepini historisë tuaj një fund të lumtur.49. Lexoni diçka që ju frymëzon dhe ju motivon. – Do të ishte shumë mirë nëse do të lexoni këtë blog.50. Buzëqeshni dhe shikoni çfarë po ju shkon mirë. – Çdo gjë që ndodh në jetë nuk është as e mirë as e keqe. Thjesht varet nga mënyra se si e shikoni ju. Dhe sido që të përfundojë, do të jetë pikërisht ashtu siç duhet të ishte. Ose do të keni sukses ose do të mësoni diçka të re. Qëndroni pozitiv dhe vlerësoni rezul-tatet e kënaqshme, dhe mësoni nga të tjerat.

P.S. mbani mend! Lumturia gjendet duke shijuar gjërat e vogla ndërsa jeni në kërkim të gjërave të mëdha. Bëjeni jetën hap pas hapi, merrni frymë thellë dhe shijoni udhëtimin.

revista nr 13.indd 78 2/8/2013 1:44:34 PM

Page 79: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 79

revista nr 13.indd 79 2/8/2013 1:44:35 PM

Page 80: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

80 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Po cilat janë parimet që garantojnë që një person të ketë një ditë të mrekullueshme çdo ditë? Ja ku janë:Përqëndrohuni vetëm tek e sotmjaPo, duhet të keni një seri qëllimesh. Por fokusimi ose

përqëndrimi duhet të jetë në të sotmen. Mos mendoni për të nesërmen. E sotmja ka mjaft problem për vete, merruni nesër me problemet e të nesërmes. Pra bëjeni të sotmen si ditën më të mire qe keni patur. Kuptoni që kur të shtriheni për të fjetur të mendoni që keni bërë gjithçka keni patur mundësi për ta bërë atë ditë më të mirën. E sotmja tashmë ka ikur dhe ka mbetur thjesht një kujtim. Ju keni vetëm një mundësi në të sotmen, pra përpiquni sa më shumë. Përqëndrohuni, përqëndrohuni, përqëndrohuni! Kur përqëndroheni për ta bërë ditën tuaj të mrekullueshme, jeni në rrugën e duhur për të garantuar që ju do ta bëni ditën tuaj të mrekullueshme, çdo ditë!Përqafoni mundësinë për të zgjedhurDëight D. Eisenhoëer ka thënë që “Historia e njerëzve të lirë nuk shkruhet asnjëherë rastësisht por me zgjedhje, me zgjedhjen e tyre.” Kur e sotmja juaj bëhet e djeshme, do të shikoni mbrapa dhe do të kuptoni që ajo ditë ishte rezultat vetëm i zgjedhjeve tuaja. “Pa prit pak. Po nëse shefi të kon-trollon gjithë ditën? Kjo nuk është zgjedhja jonë! Por ju keni mundësinë të zgjidhni se për kë punoni. E zgjidhni ju nëse do ta lini dikë tju tregojë çfarë të bëni. E zgjidhni ju ndjenjën e paaftësisë që ju pushton kur ndiheni keq që nuk mund të kontrolloni fatin tuaj. Në momentin që kuptojmë që ndryshe nga kafshët, ne kemi si dhuratë vullnetin, më në fund fillo-jmë ta përdorim atë, dhe vetëm atëherë, fillojmë të krijojmë për veten tonë ditë të mrekullueshme çdo ditë! Zotërojeni dre-jtimin e jetës suaj. Bëjini zgjdhjet tuaja dhe zbatojini ata!Mënyra e sjelljes tuaj varet nga juJu nuk mund të kontrolloni çfarë bëjnë të tjerët. Por ju mund të kontrolloni sjelljen tuaj. Ajo varet nga ju.

Kur diçka ju ndodh, ju keni mundësinë të zgjidhni: Do ta lini tju mërzisë dhe tju demoralizojë, tju pengojë nga bërja përpara apo ta bëni ditën tuaj më të mirën nga c’e keni patur? Ose do ti thoni vetes që çfarëdo që të ndodhë do të jeni në rrugën e duhur për të pasur sukses dhe asnjë pengesë nuk do tju ndalojë dot? Do të thoni “Ndonjëherë humbni dhe ndonjëherë fitoni”. Mendoj se këtë herë humba? Apo do të thoni“Ndonjëherë fitoni dhe ndonjëherë mësoni”.Mundet që patjetër të mësoni diçka nga kjo!?Gjithçka varet nga ajo që ne zgjedhim. Sjellja juaj varet plotë-sisht nga ju dhe nga zgjedhja juaj për të pasur një sjellje të mirë, ju zgjidhni të garantoni të keni një ditë të mrekul-lueshme çdo ditë! Mbijetoni dhe veproni sipas prioriteteve tuajaNëse duam ti bëjmë ditët tona të mrekullueshme, atëherë duhet të jetoni ato gjëra që na i bëjnë ditët e mrekullueshme. Dhe ata gjëra janë të rëndësishme për ne. Ata janë prioritetet tona. Pra fillojeni çdo ditë duke thënë: “ Çfarë gjërash janë të rëndësishme për mua sot? Cilat janë gjërat që duhet të bëj në mënyrë që kur të shtrihem për të fjetur në darkë të di që kam jetuar një ditë të mrekullueshme?” Prandaj renditini në një listë nga më e rëndësishmja te ajo më pak e rëndësishmja.Mos bëni atë që është gallatë. Mos bëni atë që është e lehtë. Bëni atë që është e rëndësishme! Jetoni sipas prioriteteve tua-ja. Duke bërë kështu, do të garantoni që dita juaj do të jetë e mrekullueshme çdo ditë.Nesër kur të zgjoheni, kaloni katër pikat e mëposhtme dhe shikoni që dita juaj do të jetë e mrekullueshme:-Përqëndrohuni vetëm në të sotmen.-Kuptoni që jeni ju që zgjidhni se si do të shkojë dita juaj.-Qëndroni pozitiv, çfarëdo që të ndodhë.-Jetoni sipas prioriteteve tuaja.-Bëjini këto dhe do të garantoni një ditë të mrekullueshme çdo ditë!

Bëjeni çdo ditë të mrekullueshme!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 80 2/8/2013 1:44:35 PM

Page 81: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 81

revista nr 13.indd 81 2/8/2013 1:44:35 PM

Page 82: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

82 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Çdo ditë është një fillim i ri. Trajtojeni si të tillë. Qëndroni larg mendimit se si mund të kishte qënë dhe fokusohuni në mendimin se si do të jetë.Ne bëjmë plane për të ardhmen, risjellim mendime të së shkuarës, por në fakt, ajo me të cilën duhet të merremi është momenti që po jetojmë tani. Nuk mund ta ndalojmë të vazhdojë. Si çdo njeri në botë, jemi partner të një momenti të mërzitshëm, monoton, të mrekullueshëm dhe të papara-shikueshëm.

Dhe nëse kemi një kohë që është “koha e duhur”, është tani. Ashtu duhet të jetë. Ndoshta në të shkuarën kemi pasur momente speciale; ndoshta e ardhmja na ruan momente të tjera të çmuara. Por koha e vetme që është “koha jonë” është koha që jemi tani, momenti. Dhe se çfarë mund të bëjmë ne me të, varen nga vendimet që ne marrim. “Ne mund të buzëqeshim, të marrim frymë, të ecim, të hamë në një mënyrë që na lejon të jemi në kontakt me begatinë e lumturisë. Jemi të aftë të pregatisim jetesën po jo dhe aq ta jetojmë. E dimë se si të sakrifikojmë dhjetë vite për të marrë një diplomë, dhe do mund të duam të punojmë shumë për të marrë një punë, një makinë, një shtëpi, e kështu me rradhë. Por ne e kemi të vëshirë të kujtojmë që jemi duke jetuar në të tashmen, momenti i vetëm për ne që jemi gjallë. Sa herë marrim frymë, çdo hap që bëjmë mund të mbushen me paqe, hare dhe qetësi. Ne duhet të qëndrojmë zgjuar, dhe të jetojmë momentin.”

Ky është momenti i vetëm që kemi!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 82 2/8/2013 1:44:35 PM

Page 83: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 83

Frika që diçka ju mungon është ajo që ju çon drejt kërkimit diku tjetër për të arritur lumturi-në. Ju nuk do të arrini të shihni se çfarë keni “aty” ndërsa kërkoni të shkoni “atje” ju do të

humbisni “të tanishmen e shenjtë” ndërsa hidhni “hapin e radhës’’: ju harroni të jeni mirënjohës për atë që “keni” ndërsa kërkoni “për më shumë”. Ju kërkoni, luftoni, dhe përpiqeni për ta arritur sepse nuk mund ta kapërdini mendimin që diçka ju mungon.A mund ta shihni që dhimbja juaj vjen nga besimi që burimi i lumturisë ndodhet jashtë jush? Ky keqkuptim “ kjo frikë e vogël” është ajo që ushqen mendjen tuaj, mendimet që ju jeni të pavlerë dhe jo shumë të mirë. Vini re që të gjitha mendimet tuaja të frikës ndryshohen në momentin që ju pranoni që çdo pjesë e kënaqësisë universale ndodhet në zemrën tuaj. Ndieni tani.E shihni dot këtë?Dy sytë tuaj shohin pjesë të ndryshme të gjërave. Ata shohin pjesë të spektrit të ngjyrave, pjesë të pamjeve, pjesë të oqeaneve, pjesë të qiellit. Ata shohin pjesë të mijat dhe pjesë të tuat. Por nuk arrijnë të shohin të gjithë tablonë. Vetëm kur të shihni me zemër do të arrini të

kuptoni mundësinë e të plotës, të bukurisë së vërtetë, dhe njësimit. Imagjinoni sikur çdo gjë që ju doni të jetë këtu. Çfarë doni ju? Dituri? Këtu është. Paqe? Këtu ëshë. Frymëzi-mi? Këtu është. Gjithçka është këtu, sepse edhe ju jeni këtu. Kjo është tabloja e madhe. Kjo është ajo që sheh Vetja Juaj e Pakushtëzuar. Ju jeni ajo që kërkoni të jeni. Kjo do të thotë që çfarëdo lloj kënaqësie që ju keni shpresuar “të merrni” pasi të keni gjetur partnerin tuaj të vërtetë, të keni filluar punën e ëndrrave tuaja, të keni blerë shtëpinë tuaj ideale, të keni fituar para mjaftueshëm tashmë i keni. Kur kërkoni për dashuri, kënaqësi, fuqi, para, parajsë; në fakt po kërkoni për të përjetuar veten tuaj të pakushtëzuar të ngarkuar nga frika, ndarja dhe mungesa.Ju nuk keni ardhur këtu për të gjetur lumturinë, por për ta zgjeruar. Ju jeni të mbushur me inspirim dhe me di-turi, të formuar me dashuri dhe të bekuar me lumturi. Kështu janë të gjithë. Për të qënë të lirë ajo që duhet të bëni është ti bëni gjërat të kapshme për atë që është tashme brenda jush. Shërimi i vërtetë është ti dorëzo-heni rezistencës suaj të pakushtëzuar.

E vërteta, frymëzimi, dashuria, paqja dhe ndihma janë këtu sepse ju jeni këtu!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 83 2/8/2013 1:44:36 PM

Page 84: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

84 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Asnjëherë nuk duhet të besoni që disa situata të jasht-me mund të kontrollojnë jetën tuaj. Ansjëherë nuk duhet të besoni që ajo që dëshironi është e gabuar. Asnjëherë nuk duhet të besoni se disa superfuqi po

ju tërheqin. Ansjëherë nuk duhet të keni frikë nga “ajo” ose “ata”, kushdo qofshin , vetëm nëse vendosni ju të jeni në një situatë të tillë.Pra si ju futëm kësaj meseleje? Më shumë se gjashtë milion njerëz (plus atyre në shtetet që nuk janë studiuar) kanë lindur me frikë dhe fokusohen më shumë në atë që nuk e duan duke bërë që ashtu të ndodhë.Nuk ishte menduar të ishte ashtu, por nevoja jonë për të gjetur një arsye se përse gjërat asnjëherë nuk kanë shkuar siç kemi dashur ne, rezultoi që duhet të ishte faji i disa faktorëve të ndarë nga ne: qeveria, ekonomia, shefi, martesa, formimi ynë, edu-kimi, fati jonë i keq. Realiteti është që ne kemi ardhur të lulëzojmë e të përparojmë , si dhe të jetojmë këtë eksperiencë të madhe të kënaqësisë njerëzore, jo dhimbjen ose luftën. Kemi ardhur të kënaqemi ndërsa mësojmë, të rritemi pa vuajtur, të mbjellim dëshirat tona në dijen absolute që ne mund të mësojmë ti shfrytëzojmë en-

ergjitë tona …kuptimin….dhe emocionet më së miri.Ne arritëm këtu me një liri zgjedhje të garantuar urdhëruar nga natyra jonë e ekzistencës. Ka ardhur koha që ta ushtrojmë atë të drejtë që e kemi që nga lindja. Nuk jemi zënë në asnjë grackë. Nuk varemi nga asnjë rrethanë. Nuk jemi viktima të asnjë kushti. Por, jemi qënie që zotërojmë një aftësi të shenjtë për të përdorur çdo dëshirë të çuditshme që mendja jonë mund të sa-jojë sepse ne zotërojmë lirinë e pa kontestueshme, të pashtrën-guar dhe të parregulluar të zgjedhjes, cilat do zgjedhje qofshin.Është koha për tu zgjuar. Është koha për tu kujtuar se si të vëmë në zbatim këta zgjedhje. Është koha ta zbulojmë kokën dhe të pranojmë që nuk ndodhin rastësisht ata që marrim nga jeta. Është koha që të ndalojmë krijimin nga pakujdesitë dhe kujtimet e thënieve të mënçura që dikur i kishim mësuar për-mendësh që nga histortia e shkruar, mençuri që na lejuan të kri-jojmë pasionet me një qëllim të thjeshtë. Është koha e duhur!E meritoni. Meritoni tju realizohen të gjitha inspiratat tuaja sido qofshin. Ju duhet vetëm ta dëshironi dhe ta ndjeni atë, dhe e gjithë jeta e re me lumturi të jashtëzakonshme, do të jetë e juaja. Jo mund të jetë; por do të jetë! Ky është një garantim kozmik.

Është koha për tu zgjuar!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 84 2/8/2013 1:44:36 PM

Page 85: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 85

Qendra e Mendimit Pozitiv

Është shumë e rëndësishme të mësoni se si të qën-droni të përqëndruar në një botë stresuese dhe të ngarkuar me shumë emocion. Ndërsa emocionet si frikë, zemërim, dhe irritimi janë energji, ju mund “ti

kapni” pa e kuptuar. Nëse keni tendencën të jeni një sfungjer emocional, është shumë e rëndësishme të dini si të shmangni disa emocione negative individuale. Më poshtë keni disa strategji për ti vënë në praktikë. Kjo do tju ndihmojë që ju ti përvetsoni emocionet negative të njerëzve. Si të jeni të përqëdruar në një botë stresuese.Për tu shmangur nga emocionet negative të njerëzve:• Së pari, pyeteni veten: A është kjo ndjenjë e imja apo e di-kujt tjetër? Mund të jetë e të dyjave. Nëse emocionet si frikë ose zemërim janë tuajat, krahasoni me qetësi se çfarë po e shkakton, vetëm ose me ndonjë ndihmë profesionale. Nëse ndodh e kundërta, përpiquni të lokalizoni gjeneratorin. Për shembull, nëse sapo keni parë ndonjë komedi, por jeni kthyer në shtëpi të zymtë, mund ta keni marrë këtë depresion nga njerëzit që uleshin pranë jush; në afrimitet, fushat e energjisë bashkohen. E njëjta situatë është e vërtetë edhe nëse shkoni në një koncert.• Kur të jetë e mundur, distancojeni veten nga këto burime të dyshimta. Lëvizni të paktën dy tre metra më tutje, dhe shikoni nëse ndjeni sikur jeni çliruar. Mos bëni gabim të qëndroni aty, duke mos dashur ti ofendoni ato njerëzit që nuk i njihni. Në vende publike, mos hezitoni të ndryshoni vendin nëse kup-toni që një ndjenjë depresioni po ju imponohet.• Për disa minuta, përqëndrohuni vetëm në frymëmarrjen tuaj. Nxirrni negativitet dhe thithni qetësi. Kjo do tju ndihmo-

jë të qetësoni veten tuaj dhe të largoni frikën ose ndonjë emo-cion tjetër të vështirë. Shikojeni negativitetin si një mjegull gri që ju largohet nga trupi, dhe prisni që shpresa tju shkëlqejë si dritë. Do të shikoni se çfarë rezultatesh do të sjellë.• Emocionet negative si frika strehohen zakonisht në sistemin nervor. Vendoseni dorën aty ndërsa dërgoni dashuri në atë zonë nga buron stresi. Për një depresion të zgjatur, përdoreni këtë metodë çdo ditë për të forcuar përqëndrimin. Kjo mënyrë do të ndërtojë një lloj ndjenje sigurie dhe optimizmi.• Mbrojeni veten. një formë shumë e dobishme që shumë njerëz përdorin, duke përfshirë edhe mjekët me pacientët e vështirë, përfshin përfytyrimin e një zarfi me një dritë të bardhë (ose çdo lloj ngjyre që ju mendoni se përmban energji) rrotull gjithë trupit tuaj. Mendojeni si një mburojë që bllokon negativitetin dhe parehatinë fizike por lejon atë që është pozi-tive të depërtojë brenda.• Kërkoni vetëm për njerëz dhe situata pozitive. Bëhuni me një shok ose mik që është pozitiv dhe sheh vetëm të mirën tek të tjerët. Kaloni më shumë kohë me një njeri që shikon vetëm anën pozitive të gjërave. Dëgjoni vetëm ata njerëz që kanë shpresë. Dëgjoni se çfarë besimi kanë ata tek vetja dhe tek të tjerët. Shijoni gjithashtu edhe fjalët, këngët, dhe format e tjera plot shpresë. Shpresa është ngjitëse dhe do tju ngrejë shumë humorin.Vazhdoni të praktikoni këto strategji. Nuk duhet të shpikni rrotën sa herë që të keni ngarkesë emocionale. Nëse keni disa strategji përpara, duhet të keni kundërshtime të shpejta ndaj situatave stresuese, të ndiheni më të mbrojtur dhe do të shi-koni që të gjitha ndjenjat e tjera do të marrin vrull.

të kapërdini emocionet negativetë njerëzve! Si

revista nr 13.indd 85 2/8/2013 1:44:36 PM

Page 86: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

86 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Thjesht duke e aktivizuar vëmendjen në një subjekt vetëm për disa sekonda, ju aktivizoni ngazëllimin për atë subjekt brenda jush dhe Ligji i Tërheqjes fillon menjëherë ti përgjigjet atij aktivizimi. Sa më gjatë ta

mbani vëmendjen të fokusuar në diçka, aq më e lehtë do të jetë që ju të qëndroni të fokusuar, sepse po tërhiqni nëpërmjet, Ligjit të Tërheqjes, mendime të tjera ose vibrime që janë thelbi i mendimit me të cilën filluat.Brenda 17 sekondash fokusim në diçka, aktivizohet një vibra-cion. Dhe tani, ai fokusim bëhet më i fortë dhe vibrimi bëhet më i qartë, Ligji i Tërheqjes do t’ju sjellë më shumë mendime.

Në këtë pikë, vibrimi nuk do të ketë shumë fuqi tërheqëse, por nëse e mbani fokusimin më shumë, fuqia e vibrimit do të ar-rihet më lehtë.Nëse arrini të qëndroni të fokusuar në një mendim çfarëdo më shumë se 68 sekonda, vibrimi do të jetë aq i fuqishëm sa të fil-lojë paraqitja.Kur i ktheheni mendimeve herë pas here për të paktën 68 sekonda, në një kohë shumë të shkurtër (në disa raste orë e në disa të tjera ditë) ai mendim do të bëhet më dominues. Dhe në momentin që ta keni arrirë atë, do të përjetoni manifestime të njëjta derisa ta ndryshoni atë mendim.

Kujtoni që:• Mendimet që ju mendoni barazojnë pikën e tërheqjes.• Ju do të merrni atë që mendoni, e doni ose jo.• Mendimet tuaja barazojnë vibracionin, dhe vibracioni merr përgjigjen nga Ligji i Tërheqjes.• Ndërkohë që vibracioni juaj zgjerohet dhe bëhet më i fuqishëm, ai në fakt bëhet aq i fuqishëm sa të ndodhin manifestime.• Me fjalë të tjera, ajo çfarë ju mendoni (pra dhe ndjeni) është gjithmonë e manifestuar në një përshtatje vibracionale.

mundësinëJu keni

të drejtoni vetëmendimet tuaja!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 86 2/8/2013 1:44:36 PM

Page 87: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 87

Mendimi pozitiv sjell paqen e brendshme, shëndetin e mirë, përmirëson marrëd-hëniet, sjell lumturi, kënaqë-

si dhe në fund të fundit sjell sukses. Por a është kaq i vërtetë mendimi pozitiv?Mendimi pozitiv nuk është vetëm t’i thu-ash vetes se çdo gjë është në rregull, apo ti përsërisni vetes disa fjalë posi-tive. Mendimi pozitiv është më tepër se kaq. Është më shumë se të menduarit pozitivisht për disa çaste dhe pastaj të humbisni besimin tuaj e të filloni të men-doni negativisht.Mendimi pozitiv duhet të jetë një qën-drim mbizotërues në mendjen tuaj.Që mendimet pozitive të japin rezultate, ju nuk duhet vetëm të mbani një qëndrim pozitiv ndaj jetës, por edhe të ndërmer-rni veprime të nevojshme për të siguruar suksesin tuaj.A jeni të gatshmën për të ndryshuar mënyrën se si ju mendoni? Ajeni të gatshëm për të zhvilluar një fuqi men-dore që mund të ndikojë pozitivisht tek ju, mjedisi juaj dhe rreth njerëzve që ju rrethojnë?Të menduarit pozitivisht është ngjitëse. Ju mund të ndikoheni nga mendimet e njerëzve dhe anasjelltas. Mendoni për shëndetin, lumturinë dhe sukseset, dhe njerëzit do tërhiqen nga mendimet tuaja pozitive e do ndajnë të njëjtën dëshirë me ju për të ndihmuar të tjerët.

suksesin!Mendimi pozitvÇelësi për të arritur

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar juve të zhvilloni fuqinë e të menduarit pozitiv:- Lejojeni vetë tuaj të ndjeje vetëm forcën e lumturisë dhe suksesit.- Thuajini ”ndal” mendimeve negative. Pranojini ato dhe kthejini në mendime pozitive.- Gjatë bisedave tuaja, provokoni vetëm ndjenja dhe imazhe të lumturisë, forcës dhe suksesit.- Përdorni gjithmonë fjalë pozitive të tilla, si “Unë mund të”, ”Unë jam në gjendje”, ”Kjo është e mundur”, dhe “Kjo mund të bëhet”.- Para fillimit të çdo plani apo veprimi kujtoni qartë në mendjen tuaj rezultatin e saj të suksesshëm.- Lexoni çdo ditë diçka frymëzuese- Shikoni filma që ju bëjnë të ndjeheni të lumtur.- Gjeni kohë për të dëgjuar lajmet ose për të lexuar gazetat.- Bashkëpunoni vetëm me njerëz që mendojnë pozitivisht.

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 87 2/8/2013 1:44:37 PM

Page 88: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

88 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Tre teknikat më të mira pozitive prindërore:Të menduarit pozitiv për fëmijët është po aq kritike sa ajo e të rriturve. Në këtë artikull do të gjeni disa nga teknikat më të mira prindërore pozitive për të ndihmuar fëmijët tuaj që të mësojnë fuqinë e të menduarit pozitiv. Shumë nga këto këshil-la dhe teknika do ju shërbejnë për një qëllim të dyfishtë. Këto këshilla jo vetëm që do të bindin fëmijët tuaj që të bësojnë te fuqia e mendimit pozitiv por gjithashtu do i ndihmojë ata që të ndërtojnë vetë-vlerësimin e tyre.1. Mendimi pozitiv tek fëmijët, historitë që i tregoni fëmijës tuaj kanë fuqinë pozitiveBota funksionon në përputhje me mënyrën se si ju zgjidhni për ta parë atë. Dhe janë zgjedhjet tuaja ato që përcaktojnë veprimet dhe rrethanat në të ardhmen. Kur fëmijët tuaj janë duke u përballur me një vështirësi, nxitini ata që të mendojnë se problemi i tyre është si një histori e mundur. Për shembull, në qoftë se ata nuk janë të lumtur për shkak se një fëmije tjetër i shkollës është “negativ”, nxitini ata që të kuptojnë pse mendojnë se ky shok i shkollës iu duket atyre antipatik. Është interpretimi i tyre ai që ndoshta po iu shkakton atyre mërzitje duke menduar se ndoshta shokët e tyre ndihen xheloz për ata.

2. Fokusi juaj tek fëmijët përcakton të ardhmen e tyreFëmijët që në moshë të re e përjetojnë fuqinë e të menduarit negativisht. Ata mund të mërziten nga imagjinatat e tyre. Ata mund të lulëzojnë ose të jetojnë brenda fantazisë se tyre. Është e vështirë për të bindur një fëmijë tre-vjeçar, i cili ka frikë nga errë-sira që të largojë fantazitë e tij negative dhe ti kthejë ato në pozi-tive. Mësojini fëmijës tuaj që një person i sukseshëm nuk është vetëm ai që ka shpëtuar nga mendimet negative por është dikush i cili ka mësuar që të përqëndrohet vetëm tek mendimet pozitive.3. Ligji i shkakut dhe pasojësShumë të rritur nuk e kuptojnë se fuqia e të menduarit pozi-tiv qëndron në marrëdhëniet midis mendimeve dhe ndjenjave. Kështu që nuk është për tu habitur që shumica e fëmijëve nuk e kuptojnë këtë gjë.Një mënyrë e mirë për t’ju shpjeguar fëmijëve tuaj si funksion ligji i shkakut dhe pasojës, duhet t’ju mësoni atyre se ndjenjat e tyre zakonisht rrjedhin nga mendimet e tyre. Duke e ditur se çdo veprim i tyre do të këtë një reagim të barabartë, iu mundësojmë atyre të menduarit rreth sjelljes së tyre, duke i shpjeguar atyre që të kuptojnë se ndjenjat janë efekti ose rezultati i mendimeve të tyre.

Mendimi pozitiv dhe fëmijët!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 88 2/8/2013 1:44:37 PM

Page 89: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 89

Detyra e secilit prej nesh është të mësojmë nga e shkuara, ta vlerësojmë atë, por të jetojmë të tash-men. Kjo nuk është një mënyrë jetese; është një mënyrë e të jetuarit – një marrëdhënie aktive dhe

e fuqishme me jetën që shton kapacitetin për të kanalizuar jetën dhe për tu ngjitur në një nivel më të lartë të vetëdijes. Mendojeni për disa momente. Ashtu si me zakonet e të më-suarit, nëse dini se si ta përdorni kohën tuaj, ju mund ti për-balloni edhe disa orë shtesë. Kur energjia juaj fokusohet në të tashmen, ju mund të përballoni të përvetësoni më shumë njohuri, më shumë vetëdije sepse trupi, mendja dhe shpirti juaj po punojnë bashkë për të arritur kapacitetin tuaj maksi-mal. Por përtej kësaj analogjie themelore, ne duhet të studio-jmë një herë çfarë do të thotë saktësisht fjala vetëdije. Të jetuarit në të tashmen gjeneron një aftësi të jashtëzakon-shme: të gjitha gjërat bëhen një kur ju jetoni të tashmen. Nuk ka rëndësi se cilën rrugë po shikoni dhe me cilin sy, do të arrini të shihni një ndërlidhje me të gjithë jetën.Në të tashmen ju filloni të përjetoni se çfarë do të thotë të jetoni me të vërtetën se të gjithë janë një.Pesë Rregulla për të qëndruar në të tashmen1. Zgjidhni diçka që në jetën tuaj ka shumë vlerë por që doni ta ndryshoni, por bëni një zgjedhje të arsyeshme. Zgjidhni diçka që kërkon vëmendjen e përditshme, si të bërit e ush-

trimeve ose të ushqyerit me program. Cilado qoftë zgjedhja, sigurohuni të jetë një gjë që mund ta arrini pa patur nevojë ta ktheni gjithë botën tuaj përmbys. Kushtojini vëmendje çdo pengese ose shpërqëndrimi që ju pengon për të arritur qëllimin tuaj. Shkruani të gjitha pengesat së bashku me për-shtypjet se përse jeni duke sabotuar praktikën për ta mbajtur vetëdijen në të tashmen.2. Dy herë në ditë, mundohuni të krijoni një imazh dhe shikoni sa mund ta mbani atë imazh pa u shpërqëndruar nga mjedisi i jashtëm. Edhe një herë, shënoni se çfarë ju shpërqëndron – zhurmat, parehatia fizike, problemet emo-cionale, udhëtime me mendje në të shkuarën tuaj etj. Çdo lloj forme shpërqëndrimi mban një kuptim simbolik dhe të drejtpërdrejtë.3. Vini re justifikimet dhe sa shpesh e përdorni të shkuarën për tu justifikuar për diçka që po bëni ose doni të bëni, sido-mos nëse përdorni si justifikim ndonjë sëmundje ose mung-esën e energjisë trupore.4. Shënoni se çfarë ju jep energji në këtë moment. Çfarë ju bën të ndiheni mirë? Vini re se çfarë mendoni, thoni, ose bëni që ju prish lumturinë, sidomos nëse ajo që po mendoni ka lidhje me të shkuarën.5. Zhvilloni një mendim të shkurtër pozitiv – që ju sjell vë-mendjen tuaj në të tashmen.

Qendra e Mendimit Pozitiv

Mësoni nga e shkuarajetoni të tashmen!por

revista nr 13.indd 89 2/8/2013 1:44:39 PM

Page 90: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

90 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Njerëzit nxjerrin nga goja atë që ndjejnë në zemër. Një zemër e vrazhdë bën gjykime të vrazhda, një zemër e dhembshur e kupton njerëzimin dhe pse ne mundo-hemi ta gjykojmë.

Mëshira për të tjerët vjen nga aftësia për të pranuar veten tonë. Derisa ne të kuptojmë dobësitë dhe privilegjet tona, nuk do të arrijmë asnjëherë të tolerojmë mungesën e pozitës dhe thellësinë e dobësisë te të tjerët.Të vetëkënaqurit e urrejnë veten e tyre për dobësitë që kanë dhe urrejnë edhe të tjerët për këtë gjë. Ja përse ata që mendojnë se janë të virtyshëm lëndohen më shumë se të tjerët kur bien. Pak mëshirë për të tjerët patjetër që do ta lehtësonte disi rënien, sepse herët a vonë të gjithë do të bien njëherë.Mëshira është aftësia për të kuptuar se sa e vështirë është të jesh më i miri që mund të jesh gjatë gjithë kohës.Jeta na godet edhe kur mund të jemi në kohët tona më të mira. Për këtë arsye personi që i kupton përpjekjet dhe gabimet tona, bëhet urë që na mban kur jemi në ditët më vështira…“Unë mendoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë se lën-

dimi i të tjerëve dhe kundërvënia ndaj atyre që janë të mërzitur,” shkruan Olive Schreiner. Kjo ide duhet të mendohet pak më gjatë. Imagjinoni një botë ku “individualizmi i fortë” dhe “ ko-rigjimet natyrale në treg” i japin udhë “lëndimeve të të tjerëve dhe kundërvënieve të atyre që janë të mërzitur”. Mëshira kombëtare nënkupton patjetër që të mos ketë më njerëz që jetojnë në rrugë. Të mos ketë më fëmijë që nuk kanë ku të shkojnë. Të mos ketë më njerëz të uritur edhe në shtetin më të pasur të botës. Të ketë mirëqënie si për të pasurit ashtu edhe të varfrit.Mëshira është virtyti që na hap mirësinë. Të gjithë vuajnë në këtë jetë. Mëshira është ajo cilësi që e bën të mundur mbijetesën. Ajo nuk bën dallime midis miqve dhe armiqve, të afërmve ose jo, patri-otëve dhe të huajve. Ajo është porta e gjithë komunitetit njerëzor.Mëshira është simpati, është falje. Është një angazhim për të marrë përgjegjësitë për vujtjen e të tjerëve…Një gjë është të bësh mirë, dhe një tjetër është të jesh i mirë. Ndoshta është e mundur të bësh mirë jashtë çdo ligji, por është e pamundur të jesh i mirë ashtu – jo nëse mirësia është një cilësi e zemrës dhe jo thjesht një ushtrim i dëshirës.

Një zemër e mirëkuptueshme!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 90 2/8/2013 1:44:39 PM

Page 91: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 91

Kur ne kemi lindur, jemi programuar në mënyrë per-fekte. Kishim tendencën për tu fokusuar te dashu-ria. Imagjinata jonë ishte kreative dhe e lulëzuar dhe e dinim se si ta përdornim. Ishim të lidhur me

një botë shumë më të pasur nga kjo e sotmja që jemi të lidhur, një botë plot me kënaqësi dhe një ndjenjë mrekullie.Por çfarë ndodhi? Përse kur arrijmë një moshë të caktuar, hed-him sytë rrotull dhe shikojmë që mrekullia është zhdukur?Sepse ishim mësuar të fokusoheshim diku tjetër. U mësuam të mendonim ndryshe. Na mësuan një filozofi tjetër, që të shikonim një botë që na kundërshtonte.Na mësuan të mendonim gjëra të tilla si konkurenca, lufta, sëmundjet, burimet e shtershme, limitimin, fajin, të keqen, vdekjen, pamjaftueshmërinë dhe humbjen. Gradualisht, duke i menduar këto gjëra filluam ti mësonim. Na kishin mësuar që gjëra të tilla si gradat, paratë, saktësia ishin më të rëndësishme se dashuria. Na kishin mësuar që ishim të ndarë nga të tjerët dhe që duhej konkurenca për të bërë përpara dhe se nuk është mirë të jemi kështu si jemi. Na mësuan ta shihnim botën ashtu si të tjerët para nesh e kishin parë. Men-dohet madje, që sapo lindëm, na dhanë një ilaç gjumi. Men-dimi për një botë që nuk ishte e bazuar te dashuria filloi të na shponte veshët sapo dolëm nga barku i nënës.Dashuria është ajo me të cilën kemi lindur, ndërsa frikën e mësuam këtu. Ky udhëtim shpirtëror është refuzimi i frikës dhe pranimi i dashurisë në zemrat tona. Dashuria është fakti thelbësor i ekzistencializmit. Është reliteti kryesor dhe qëllimi ynë në këtë tokë. Qëllimi i jetës sonë është përjetimi i dashu-risë për veten dhe për të tjerët. Kuptimi nuk lidhet me gjërat, sendet. Lidhet me ne. Kur lid-hemi shumë me gjërat që nuk janë dashuri – paratë, makinat,

vilat, prestigjin – ne po duam gjëra që nuk na kthejnë asnjë lloj dashurie. Po kërkojmë të gjejmë kuptim në gjëra të pak-uptimta. Paraja, në vetvete, nuk do të thotë asgjë. Gjërat ma-teriale nuk kanë asnjë vlerë. Nuk është se janë të këqija, por thjesht nuk të falin kuptimin që të fal dashuria.Jeta e kaluar pa asnjë qëllim është krejt e pakuptimtë dhe e dhimbshme. Duket sikur kemi humbur në errësirë, një një univers ku gjërat duhen më shumë se njerëzit. Ne mbivlerë-sojmë atë që perceptojmë me ndjesi fizike, dhe nënvlerëso-jmë atë që e ndjejmë si të vërtetë në zemrat tona. Dashuria nuk është diçka materiale. Është një energji. Është mbushja e një personi, e një situate. Paraja nuk mund ta blejë. Seksi nuk mund ta garantojë. Nuk ka fare të bëjë me botën fizike. Ne e përjetojmë si mirësi, mëshirë, pasion, paqe, lumturi, pranim, bashkim, dhe intimitet. Frika është ferri ynë individual dhe kolektiv. Është një botë që duket sikur na bën presion nga jashtë e nga brenda. Kur shprehet frikë, ne e njohim si zemërim, abuzim, sëmundje, dhimbje, lakmi, obsesion, korrupsion, dhunë, dhe luftë.Dashuria fshihet brenda nesh, nuk mund të shkatërrohet, thjesht qëndron aty e fshehur. Bota që ne njihnim kur erd-hëm në këtë jetë është e strukur thellë diku në mendjen tone.

Të lindur me dashuri!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 91 2/8/2013 1:44:40 PM

Page 92: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

92 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Nëse intelekti juaj e pranon pozitivitetin, atëherë ju do ta keni më të lehtë për të mësuar se si të men-doni pozitivisht. Ne do ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë që truri juaj të pranojë mendimin pozitiv

pa e detyruar ju atë.Hapi i parë për të mësuar se si të mendoni pozitivisht është që ju t’i përsërisni vetes gjatë gjithë ditës se ju besoni të mendimi pozitiv. Kjo gjë mund të realizohet në heshtje në mendjen tuaj, me zë të lartë, ose para një pasqyre. Kini durim kur ju prak-tikoni këtë besim të ri. Besoni dhe ndjejeni si të vërtetë atë që i përsërisni vetes. Fuqia është çelësi i gjithçkaje. Duke përsëritur besimet tuaja në mënyrë intensive ju mund ti fuqizoni ato.Sigurohuni që pohimet tuaja të jenë sa me të lehta për t’i kujtuar në mënyrë që ju t’ja përsërisni vetes vazhdimisht gjatë

gjithë ditës pa probleme. Përsëriteni besimin tuaj të ri derisa ai të ndjehet si i vërtetë. Kjo gjë mund të zgjasë rreth një muaj ose dhe më gjatë. Çdo gjë varet nga besimi që ju keni dhe sa të gatshëm jeni ju për ta ndryshuar atë.Ju gjithashtu mund të forconi besimin tuaj për mendimin pozitiv duke marrë pjesë në një mjedis grupi që mund të përbëhet nga shokët ose familjarët tuaj.Nëse ju vendosni të ushtroni këtë lloj praktike, sigurohuni vetëm që këta persona të jenë njerëz të dashur. Uluni në një formë rrethi, tregojini grupit për besimin e ri që keni ndërmend të krijoni. Çdo person mund të flasë për besimet e veta.Mbani mend se besimet negative mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj, mbrojeni atë nga mendimi negativ. Negativ-iteti shfaq ndjenjën e apatisë, lodhjes, depresionit të thellë, zemërimit, frikës intensive dhe të pakontrollueshmes apo ndjenja që ju keni bërë diçka të gabuar, të keqe, të rreme, të kotë ose të pashpresë.Ndonjëherë ju mund të godisni dhe murin për arsye se keni bërë gjithë përparimin e mundshëm për të fituar këtë besim të ri, kur kuptoni se nuk e ndjeni atë si të vërtetë. Kur kjo ndodh, ju nuk duhet të hiqni dorë. Çelësi i vërtetë i suksesit për të krijuar besimin tek mendimi pozitiv është këmbën-gulja.

Si të mendoni pozitivisht duke krijuar besime të reja!

Shembuj të besimeve themelore pozitive që ju mund t’ia përsërisni vetes

• Unë jam një fitues!• Unë jam shumë i mirë në atë që bëj!• Jam gjatë gjithë kohës i/e dashur!• Unë jam shumë e bukur!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 92 2/8/2013 1:44:40 PM

Page 93: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 93

Suksesi në biznes nuk sjell lumturi. Ka shumë pronarë biznesesh të suksesshëm që nuk janë shumë të lumtur me veten e tyre. Arsyet për këtë mund të vendosen në katër shtylla të suksesit dhe lumturisë.

1. Përcaktoni me saktësi se çfarë nënkupton suksesi për ju.Në të shumtën e rasteve, idetë që keni për suksesin në fakt nuk janë totalisht tuajat. Ata janë ngulitur në mëndjen tuaj me anë të edukimit, medias dhe rrethit tuaj shoqëror. Shoqërimi me njerëzit e gabuar do tju bëjë edhe ju të besoni atë që ata mendojnë për suksesin. Komuniteti i gabuar mund tju lën-dojë shumë. Nga ana tjetër një grup i fortë dhe i shëndetshëm mund tju ndihmojë të rriteni si individ dhe tju mbështesë në suksesin tuaj. Shikojini idetë tuaja për të pasur një suksesi , të vërtet.2. Gjeni një drejtues dhe jo një lider.Një lider ka ndjekësit e tij,ka njerëz që heqin dorë nga aspira-tat e tyre individuale për ti shërbyer interesave të klanit. Indi-vidi zhduket kur bëhet ndjekës,ata heqin dorë nga ëndërrat, aspiratat dhe shpresat për vetë-realizimin. Një udhëheqës do tju ndihmojë të gërmoni më thellë dhe të zbuloni se kush janë fuqitë tuaja unike. Përqëndrimi juaj kryesor duhet të jetë tek interesat dhe në udhëtimin drejt lumturisë.

3. Kuptoni se sa vleni.Të njihni veten tuaj është ajo arsye që e bëjnë të madhe shumë pronarë të aftë biznesi.Pra 90% e suksesit nuk ka fare të bëjë me biznesin, ose marketingun, madje edhe me shitjet. Të bëni një punë shumë të vështirë në biznes është një mënyrë e madhe për të shmangur këto çështje.- A mendoni se sa më e madhe aq më e fortë është kompania?- A jeni jo të rehatshëm duke vënë shumë përgjegjësi?Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të paguar atë që bëni, dhe shumë këshillues online nuk paguhen për vlerën e tyre të vërtetë. Arsyeja është e thjeshtë, duhet të besoni tek vlerat e tuaja.4. Qartësoni idetë tuaja për jetën që doniNjë nga pengesat më të mëdha të lumturisë për pronarët e biznesit është një vështrim jo realist i stilit të jetës dhe biznesit të tyre.Ka shumë biznesmenë të suksesshëm që janë shumë të palum-tur. Suksesi në biznes dhe lumturia nuk kanë asgjë të përbash-kët. Ajo që bëni për jetën duhet të rradhitet me atë që ju jeni dhe me stilin e jetës që ëndërroni. Nëse biznesi juaj kërkon që të jeni duke udhëtuar katër ditët e javës por ju preferoni të jeni në shtëpi me fëmijët, kjo nuk shkon. Duhet që puna juaj të ketë të përbashkëta me stilin e jetës tuaj.

Si të keni sukses dhe të jeni të lumtur në të njëjtën kohë!

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 93 2/8/2013 1:44:40 PM

Page 94: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

94 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Mësimet e jetës!9Të qenurit i lumtur lidhet

ngushtë me mënyrën e të jetu-arit. Një jetë e mirë, marrëd-hënie të mira me njerëzit që

ju rrethojnë dhe marrja e përgjegjësive, ju çojnë drejt në një jetë të lumtur. Por përse njerëzit e mirë nuk janë gjithmonë të lumtur? Kërkimi i lumturisë është një proçes i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës. 1. Jini të lumtur. Lumturia është një përvojë e shenjtë e të jetuarit në çdo moment me dashuri dhe mirënjohje. Gjithmonë, do të ekzistojë diçka për të cilën ju do të jeni mirënjohës dhe do të keni gjithmonë disa arsye për të dashur. Pra, të vlerësoni ato që keni. Të jeni mirënjohës për të gjitha ato pak gjëra që keni në jetë, por që kanë rëndësi të madhe për ju.2. Përvoja është mësuesi më i mirë. Mos u përpiqni të më-soni përmendësh të gjitha gjërat që të tjerët ju kanë mësuar. Vetë jeta do t’ju mësojë gjatë rrjedhës së kohës, se kur është momenti dhe vendi i duhur për të vepruar.3. Zgjedhjet tuaja, veprimet tuaja, jeta juaj. Jetoni jetën pa keqardhje. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Bë-huni ai person që zemra juaj dëshiron të jetë. Vazhdoni të punoni shumë në atë që ju doni pa marrë parasysh se me çfarë sfidash duhet të përballeni. Jini të vazhdueshëm. Jeta përfun-dimisht i shpërblen ata që e bëjnë këtë.4.Askush nuk është “shumë i zënë” në këtë botë. Kjo lidhet me prioritetet. Nëse i keni vendosur vetes një qëllim, atëherë çfarë prisni, filloni të veproni. Çfarë, nuk keni kohë të mjaftueshëm? Ju keni saktesisht të njëjtin numër orësh si Helen Keller, Nënë Tereza, Leonardo Da Vinci, Albert Ein-stein, etj…5. Bëhuni të durueshëm. Një ditë dhimbja juaj do të jetë e dobishme për ju. Dhimbja shfaqet në jetën tuaj për një arsye. Ajo ju jep një shenjë se diçka duhet ndryshuar në jetën tuaj- kjo është një thirrjë zgjimi që ju udhëzon drejt një të ardhme më të mirë. Pra mbajeni gjithmonë zemrën tuaj të hapur për ëndrrat tuaja dhe bëjeni këtë ndryshim. Për aq kohë që

ekziston një ëndërr dhe veprimi pozitiv, ka një shpresë. Dhe për aq kohë sa ka shpresë, ka gëzim në jetë.6. Është më mirë të jesh i mirë sesa të kesh të drejtë. Ne nuk kemi gjithmonë nevojë për një mendje inteligjente që flet, por ndonjëherë kemi nevojë për një zemër të durueshme që dëgjon. Jini të mirë kur është e mundur. Përpiquni që kjo të jetë mundur gjithmonë. 7. Ju mund të bëheni magnet për gjëra të mira. Gjykoni me pak dhe dashuroni më shumë. Nëse doni të keni paqe të brendshme, rezistojini tundimit për të bërë thashetheme për të tjerët. Në vend që të gjykoni dikë për atë që bën, kuptoni pse ata e bëjnë këtë. Bëhuni magnet për gjëra të mira, nëse vërtetë dëshironi të jeni të lumtur.8. Vetëm ju jeni përgjegjës për qëndrimin tuaj. Ju jeni përgjegjës për mënyrën se si mendoni, pa marrë parasysh çfarë thotë ose bën dikush tjetër. Ju keni gjithmonë 100% kontrol-lin e mendimeve tuaja, kështu që zgjidhni të ndjeheni të sigurt dhe të përshtatshëm në vend që të ndjeheni të zemëruar dhe të pasigurt. Zgjidhni të ecni përpara, jo prapa. 9. Kënaqshmëria nuk është gjithmonë përmbushja e asaj që ju dëshironi. Në jetë jo çdo gjë është e lehtë, ose jo gjith-monë vijnë gjërat që ne kemi pritur, por ju duhet të zgjidhni të jeni mirënjohës për të gjitha të mirat që keni. Duhet të ndi-heni të lumtur që keni një shans për të jetuar këtë jetë, pa marrë parasysh se si ajo vjen.

Qendra e Mendimit Pozitiv

revista nr 13.indd 94 2/8/2013 1:44:41 PM

Page 95: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

7 Dhjetor 2012... 95

1.Pozitiviteti – Zgjidhni të jetoni në harmoni me shpirtin tuaj dhe të jini mirënjohes për dashurinë që mbush zemrën tuaj, dhe dëgjoni zërin e shpresës që pëshpërit, “ Të gjitha gjërat janë të mundshme.” Zgjidhni të mbani një qëndrim pozitiv, sepse me anë të mendimit pozitiv , ju do të gjeni rrugën për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja.2. Durimi – Ju mund të arrini gjithçka që dëshironi, po të trego-heni të durueshëm. Dhe vete universi gradualisht i ndryshon ven-det në flutura, rërën në perla dhe qymyrin në diamante. Vetëm për shkak se diçka nuk po ndodh tani për tani, kjo nuk do të thotë se kurrë nuk do të ndodhë.3. Guximi – Është e pamundur të jetoni pa dështuar disa herë në jetë, vetëm në qoftë se po jetoni pa objektiva- në këtë rast ju jeni thjesht një person ekzistues në këtë botë. Ju nuk mund të prisni që e përkryera të vijë vete te ju, por ndonjëherë duhet të guxoni për ta arritur atë. Ndonjëherë ajo për të cilën keni nevojë është njëzet sekonda trimëri për të bërë diçka të çmendur dhe diçka e madhe do të vijë me pas.4. Dashuria – Kur dashuria është drita juaj udhëzuese, ju mund të thyeni të gjitha barrierat dhe t’i sherbeni botës me dashuri. Përqen-drohuni në gjëra që ju identifikojnë më shumë si person, që nxjerr në pah më të mirën prej jush, që ju bën juve më të mirë se keni qenë dje dhe lejon që drita juaj të shkëlqejë në hapësirën rreth jush.5. E vërteta – Thoni të vërtetën, ose dikush tjetër do ta tregojë atë për ju. Të bëni një jetë të ndershme do të thotë të jetoni në

paqe dhe në harmoni me veten dhe me njerëzit që ju rrethojnë.6. Rrëfimi – Mos kritikoni të tjerët për gabimet e tyre, nëse ju nuk jeni të gatshëm të pranoni të tuajat. Nëse ju refuzoni të rrëfe-ni në lidhje për veten tuaj, atëherë respektoni dhe intimitetin e të tjerëve. 7. Vlerësimi – Ndonjëherë ne mashtrojmë të tjerët në lidhje me veten tonë, vetëm sepse duam të kemi më shumë vëmendjen e tyre. Ne shpesh mendojmë për ato gjëra që nuk kemi dhe nuk i vlerësojmë ato që ne kemi arritur deri tani. 8. Përgjegjësia – Në çdo situatë që është krijuar , qoftë ajo pozi-tive apo negative, një fije përgjegjësie e keni dhe ju. Përgjegjësia nënkupton pranimin se pavarësisht nga ajo çfarë ka ndodhur deri tani në këtë pikë në jetën tuaj, ju jeni në gjendje për të bërë zgjed-hje të duhura për të ndryshuar situatën tuaj, ose të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni rreth saj.9. Rritja – Ju mund të lejoni të kaluarën tuaj të përcaktojë dhe të kufizojë jetën tuaj, ose mund të zgjidhni të mësoni, të rriteni, dhe ta lini të kaluarën prapa jush. Ashtu si stinët, ju keni mundësi për të ndryshuar. Zgjidhni të ecni përpara dhe të bëheni të suk-sesshëm në jetë.10. Këmbëngulja – Të gjitha gjërat janë të vështira para se të bëhen të lehta. Suksesi nuk është një aftësi, por është mbajtja e një qëndrimi këmbëngulës. Nëse dëshironi të realizoni të gjitha ëndrrat tuaja, përgjigja është shumë e thjeshtë: Këmbëngulni, këmbëngulni, këmbëngulni!

Qendra e Mendimit Pozitiv

një jetë më të bukur!për të jetuar10 Fjalë

revista nr 13.indd 95 2/8/2013 1:44:41 PM

Page 96: Revista 77 Peope & More Botimi Nr.13

96 77 people&more ... 7 Dhjetor 2012

Në kuadër të inisiativës për një orientim dhe bash-këpunim sa më të mirë të bizneseve në Shqipëri, Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomi-Turizëm të Shkollës së Lartë

Universitare Private “Vitrina”, organizuan tryezën e rrumbullakët me të ftuar sipërmarrëse znj. Elsa Baltëza dhe Gida Baltëza, bash-këpronare dhe administratore të “ Beba Cosmetic” (Ndërmarrje e prodhimeve Higjeno - Kozmetike).Pjesë e tryezës ishin studentë të Fakultetit Ekonomi-Turizëm, për-faqësues të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë dhe të ftuarat, sipërmarrëse znj. Elsa Baltëza dhe znj. Gida Baltëza.Duke falenderuar Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë për ftesën për të qënë pjesë e kësaj tryeze dhe duke e cilësuar Universitetin “Vitrina” si një nga universitetet më të mira private në Shqipëri, znj. Elsa nisi të flasë për biznesin e saj që në momentin e parë të hapjes së tij. “ Fillimi ka qënë shumë i vështirë. Në vitin 1992 ndërmarrjet shtetërore u mbyllën dhe e gjithë familja ime ngeli pa punë, kështu që ne e pamë të nevojshme dhe të domosdoshme krijimin e një biznesi privat.Në atë kohë bëheshin binjakëzime me ndërmarrjet e huaja. Ne kishim një mik nga Malta i cili ishte producent i produkteve higje-no – kozmetike, prandaj dhe ne vendosëm të hapnim një ndër-marrje të prodhimeve higjeno-kozmetike në qytetin e Durrësit ku dhe jetonim. Në vitin 1993 ne e hapëm biznesin tonë i cili ishte dhe vazhdon të jetë një biznes familjar pasi e gjithë familja është e punësuar aty.. E nisëm punën me prodhimin e 4 produkteve duke u fuqizuar dhe rritur sasinë e prodhimit me kalimin e viteve ”, u shpreh ajo.Aktualish “Beba Cosmetic” prodhon 56 artikuj të ndryshëm ba-zuar në ekstrakte natyrore të bimëve mjekësore konkuruese në tregun shqiptar dhe në rajon. Produktet që prodhohen aty janë: linjë produktesh për bebe, pudër dhe krem për këmbët, shampo

dhe xhel flokësh, produkte kundra diellit, krem duarsh, maska dhe bojra flokësh”.Diskutimi ishte interaktiv. Interesit dhe pyetjeve të përfaqësuesve të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë dhe të studentëve në lidhje me formën e marketingut që kanë zgjedhur ti bëjnë biznesit të tyre dhe tregun ku e shpërndajnë atë, zonjat Baltëza iu përgjigjën: “ Format e marketingut në fillim ishte shumë të pakta, e vetmja for-më ishte komunikimi i drejtpërdrejtë me klientin. Ndërsa në ditët e sotme ne bëjmë marketing në të gjitha format dhe shfrytëzojmë çdo mundësi, njëra prej të cilave është Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, e cila duhet thënë që është një formë shumë e mirë reklamimi që i bëhet bizneseve. Ndërsa përsa i përket asaj se ku produktet tona janë të shtrira, mund t'iu them që ne kemi 162 dis-tributorë. Ne shpërndajmë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, në rajon (Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi) dhe në Itali”. Produktet Beba mbulojnë 80 % të kërkesave të tregut vendas.Të ftuarat gjatë gjithë tryezës plotësonin njëra tjetrën. Ato u shpre-hën gjithashtu se në vitin 2000 hapën një biznes tjetër familjar “ Edi Pack” (Kompani e prodhimit dhe riciklimit të letrës). Është një nga bizneset më të fuqishme sot në Europë, në atë që prodhon. Numri i punonjësve në firmën "Beba Cosmetic” është 17, ndërsa “ Edi Pack” ka një staf prej 116 punonjës.Duke bërë një përshkrim të produkteve “Beba Cosmetic” znj. Gida u shpreh se: “ Të gjitha produktet që ne hedhim në treg janë të çertifikuara me çertifikatën e cilësisë NR 953 U.N.I-EN-ISO-9001:2000, çka do të thotë që asnjë ndërmarrje tjetër nuk mund të prodhojë të njëjtin produkt si i yni”.Në përfundim të fjalës së tyre, të ftuarat iu drejtuan studentëve duke u shprehur se korrektësia, komunikimi, mënyra e përshtatjes, prezantimi, pasioni dhe dëshira për punën, janë elementë shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe ecjen përpara të individit dhe si rrjedhoje e asaj çka doni të realizoni.

Tryeza e rrumbullakët me sipërmarrësen

Znj. Elsa dhe Gida Baltëza!

Unioni i Sipërmarrësve Shqipëtar

revista nr 13.indd 96 2/8/2013 1:44:43 PM