Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi B r e z o v i c a G E Z U A R V I T I N E R I 2008 GOD JUL OCH GOTT NYTT ÅR

Transcript of Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për...

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

B r e z o v i c a

G E Z U A R V I T I N E R I 2008 GOD JUL OCH GOTT NYTT ÅR

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria -Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor 2007faqe 2 Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Përmbajtja: Boton QKSH “Migjeni” Borås – Suedi Kryeredaktor: 3.Nga redaksia Sokol Demaku [email protected] 4.5.Nga Akademia solemne në Borås Keshilli redaktues: 6,7.Fjala e rastit e Rrahman Jasharit Rrahmon Jashari [email protected] 8.Azem Shkreli, shenim Lena Liden [email protected] 9.Faqe për fëmijë Agron Cela [email protected] 10,11. Fejton Ramadan Myrtaj [email protected] 12,13. Viron Kona-tregim për femijë Arsim Daka [email protected] 14. Temë nga Psikologjia Hakif Jashari [email protected] 15.Sankta Lucia Adresa e redaksisë 16. Kërshendellat [email protected] Revista Dituria 17,18.Mjekësi Studiefrämjandet L. Kyrkogatan 20 19.Kuzhina shqiptare 503 07 Borås 20. Viti i Ri

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 3 Ja kaloj edhe muaji Nëntor dhe ne të gjithë me atë bujarin shqiptare pritem dhe festuam në mënyrë madhështore 28 Nëntorin Ditën e pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Ishte kënaqësi të ishe në mesin e atyre shqiptarëve në Akademin solemne që u mbajt në qytetin e Boråsit. Cdo gjë funksiononte sipas skenarit të parapar nga organizatori. Ishte në ball Flamuri Kombëtar. Akademia filloj me intonimin e Himnit Kombëtar. Organizatori ishte kujdesur që cdo gjë të jetë ne vendin e vet dhe në kohë të duhur. Redaksia e revistës ”Dituria” dhe Kryesia e QKSH ”Migjeni” në Borås falenderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj Akademie dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë Akademi, fëmijët që na e madhështuan manifestimin me recitimet e tyre. Falenderojmë edhe Institutin e Imigracionit për ndihmën që na dha në mbajtjen e Akademisë. Besojmë se në të ardhmen do kemi edhe më manifestime të këtij lloj dhe se pranija e bashkatdhetarëve tanë do jetë në nivel. Redaksia e revistës ”Dituria” Borås Redaksia e revistës ”Dituria” të gjithë shqiptarve kudo që janë u uron :

GËZUAR PËR SHUMË MOTE VITIN E RI 2008! GOD JUL OCH GOTT NYTT ÅR Qër nga ky muaj mund të lexoni revistën ton edhe në internet në www.immi.se/tidskrifter/dituria

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 4

Nga Akademia Solemne me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit mbajtur në Borås Më 26 Nëntor në qytetin e Boråsit redaksia e revistës ”Dituria” në bashkëpunim me kryesin e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås organizuan një Akademi solemne, për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Akademia filloj me Hymnin kombëtar. Akademin e hapi kryetari i QKSH ”Migjeni” Agron Cela, ndërsa fjalën hyrëse e mbajti historiani i shquar nga Prishtina Rrahman Jashari.

Agron Cela hap Akademin solemne Rrahman Jashari paraqet fjalen hyrse Rrahman Jashari në fjalën e tij u përqendrua në zhvillimet historike që patën një ndikim mjaft të madh në jetën e shtetit shqiptar dhe në themelim e tij,deri në shpalljen e pavarësisë, mbetjen e tokave shqiptare jasht shtetit shqiptar si dhe në ngjarjet e sotme aktuale në Kosovë dhe trojete tjera shqiptare. Në Akademi ishin të pranishëm mbi 70 miqë dhe mysafirë të ftuar. Të pranishmit i përshendeti anëtari më i vjter i kryesisë së QKSH ”Migjeni” Ramadan Myrtaj më një mirëseardhje të ngrohtë. Opër të pranishmit u organizua një kokteli rasti.

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 5 Në kuadër të kësaj Akademie u shfaq një film dokumentar me titull ”Kosova e bukur” me pejsazhe dhe motive nga jeta kosovare.

Rita Cela,Liridona Jashari, Arbëresha Jashari dhe Elza Cela Pas fjalimeve në gjuhën shqipe dhe suedeze të pranishmëve iu prezentuan nxënëset e shkollës fillore Rita Cela, Liridona jashari dhe Elza Cela me recitalin e përgatitur enkast për këtë rast të poezisë në suedisht ”Dom eller Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar nga poeti suedez Karl Nordström, e cila poezi u kushtohet refugjatëve shqiptar të viteve 98-99 të ikur nga lufta nga vendlindja e tyre e tåe strehuar në Suedi. Në fund të Akademisë u recitua nga Arbëresha jashari nxënëse shtatëvjeqare poezia ”Flamuri”, e cila i mahniti të pranishmit me prezentimine saj. Mbajtja e kësaj Akademie në Borås pati jehon të madhe ndër shqiptar, po njashtu edhe në shtypin elektronik dhe në ate të shkruar. Shpresojm ë se në të ardhmen do kemi edhe më këso manifetime!

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007 faqe 6 Nga fjala e rastit e Rrahman Jasharit mbajtur në Akademin solemne më 26 Nëntor në Borås me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit

Të nderuar miqë dhe ju që jeni prezent në këtë sallë! E ndjej vehten të respektuar që mu dha rasti të flasë për njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Populli shqiptar gjatë historisë pesëshekullore nën perandorinë osmane kurrë nuk u pajtua me robëri dhe ngriti krye dhe u sakrifikua, e sidomos janë të njohura luftërat nën udhëheqjen e Skenderbeut. Gjatë kryenkritjeve të shumta u vranë shumë shqiptarë e u shkatërrua vendi gjerë në shkretërim total.Dihet për interesat e fuqive të mëdha, si Rusia e cila dëshironte të depërtonte në Mesdhe e Adratik përmes popullsisë sllave e ortodokse si dhe Austro- Hungaria e cila dëshironte ti pushtonte këto vende që të ndërpres rrugën e ekspanzionit rusë në Mesdhe. Në çdo kombinim të fuqive të mëdha rrezikoheshin tokat shqiptare. Kryengritja shqiptare e viteve 1910-1912 dhe lufta italo-turke e molisen edhe më tepër ” Të sëmurin e Bosforit” .Në kongresin e gjashtë fuqive të mëdha në Berlin me 1878 nuk u muarr në konsiderim asnjë kërkesë e shqiptarëve. Serbia, Mali i zi, Bullgaria, Greqia u shpallen shtete të pamvarura dhe u zgjeruan në kurriz të tokave shqiptare.Këto shtete Ballkanike bën aleancë për ndarjen e Shqipërisë dhe zhdukjen e saj nga harta gjeografike. Në këtë kohë u thirrë Lidhja e Prizrenit e cila e organizoi mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe u tregoi fuqive të mëdha se shqiptarët janë të gatshëm të sakrifikohen për trojet e veta. Shtetet Ballkanike shoveniste filluan aksionin për pastrim etnik të trojeve shqiptare duke larguar, vrarë popullsinë nga trojet e veta e sidomos është i njohur pastrimi etnik i 700 fshatrave të rrethit të Vranjes, Leskovcit e Toplicës gjatë kohes së dimrit. Po kështu vepruan Mali i zi dhe Greqia se pas tyre ishte ” Nëna e madhe Rusia”.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 7 Në luftat e shteteve të alenacës ballkanike kundër Turqisë në tetor e Nëntor të vitit 1912 dëshirohej coptimi i Shqipërisë, veriu për Serbinë e jugu për Greqinë.Ushtritë e shteteve ballkanike ishin të përgaditura me dhjetra vjet dhe të armatosura gjer në dhëmbë. Sulmet në tokat shqiptare u shoqëruan me vrasje të luftëtarëve, burrave, grave e fëmijve duke i djegur në shtëpitë e tyre. Vetëm mbrenda dy muajve u vranë mbi 25 000 shqiptarë dhe u shpërngulen mbi 150 000 të tjerë . Shtete e mëdha tani mendonin në ndryshimin e kufijve të shteteve ballkanike në dëm të tokave shqiptare. Kërkesat e shqiptarëve hasnin në vesh të shurdhër të fuqive të mëdha. Asgjë nuk ndihmonte gjer sa u krijuan rrethanat politike kur u formuan dy blloqe të fuqive të mëdha me plot kontradikta si Pakti Tre Palësh dhe Atlanta. Tani Ismajl Qemajli shkoi në Vjenë dhe si duket mori signale të gjelbëra që të shpallet Pavarësia e Shqipërisë. Qfarë koincidence si dikur edhe tani do të detyrohemi të marrim driten e gjelbër nga SHBA për shpalljen e Pamvarsisë së Kosovës. Me 28 nëntor 1912 Ismajl Qemajli arriti në Vlorë në vendlindjen e tij ku ishin tubuar përfaqsues nga të gjitha viset shqiptare, në fillim ishin 37 e më vonë bëhen 63 delegatë. Kuvendi zgjodhi kryetarë Ismajl Qemajlin i cili e shpalli se ”Shqipëria më sot bëhet më vehte, e lirë dhe e mosvarme” pastaj u ngrit flamuri kombëtar para mijëra njerzëve. Kjo ishte dita e flamurit. Megjithëse u shpallë Pamvarsia e Shqipërisë, jashtë kufijve të saj mbeten mbi gjysma e trojeve shqiptare. Jashtë kufijve, mbeten Kosova, Kosova Lindore, trojet shqiptare në Maqedoni, trevat shqiptare në Mal të Zi , dhe Qamëria në Greqi. Pra gjysma e popullit shqiptare mbeti nën robërin e shteteve sllave e Greqisë. Lidhja e Prizrenit dhe Pamvarsimi i Shqipërisë mbajtën të ndezur si një flakadan dëshirën e shqiptarëve për liri, pamvarsi e bashkim Kombëtar. Kjo solli gjer në luftërat e viteve të 90-ta në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në trojet e veta në Maqedoni që padrejtësisht ju ndanë Shqipërisë. Këto luftëra sollën gjer te çlirimi i Kosovës, Marrëveshja e Ohrit për sigurimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për shqiptarët. Edhe tani kur gjendemi para aktit të shpalljes së pamvarsisë për Kosovën duhet të presim dritën e gjelbër nga SHBA-të dhe BE-ja e të mos ngutemi. ZOTI E BEKOFT SHQIPËRINË DHE POPULLIN SHQIPTAR! ZOTI E BEKOFT KOSOVËN! ZOTI I BEKOFT MARTIRËT E KOMBIT! ZOTI E BEKOFT POPULLIN SUDEZ!

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 8

Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së poetit dhe shkrimtarit tonë të njohur Azem Shkreli (1938- 1997)

Azem Shkrelí, u lindi më 1938 në Rugovë të Pejës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë shkollën e mesme dhe fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.Ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Veprat e Azem Shkrelit: Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër..

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 9 E përshtati për botim: Arbëresha Jashari

Flamuri O Flamur, o gjak, O vend e vatër, O nënë e babe, Lagur në lotë,

Djegur në flake. Flamur i kuq, Flamur i zi,

Valo, valo se të ka hije, O, Flamur, o shenjë trimerie.

Valo edhe sot, në Kosovë Pas shumë vjetë robërie,

I mburrur, i lavdëruar Valo Flamuri ynë valo!

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 10 Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptare

(Aleksandri i madh i shqiptarëve), Hamleti shqiptar Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Prindërit e aktorit te shquar shqiptar ishin nga vende të ndryshme të Shqipërisë. I ati nga Kavaja ndërsa e ëma në atë kohë ndodhej në jug të Italisë. Me bashkimin e prindërve të tij aktori e kaloi pothuaj gjithë rininë e tij në qytetin e Durrësit dhe më pas në Tiranë duke u larguar në moshen 20-vjecare nga Shqipëria per t'u zhvendosur së bashku me nënën dhe dy motrat e tij në Vjenë të Austrisë. Me kalimin e kohës qyteti austriak, përveçse shtëpia e tij e re, u bë edhe stacioni i parë i karrierës së tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, pati fatin të njihej me aktorin austriak që në atë kohë përjetonte një sukses mjaft të konsiderueshëm. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shumë aktorin tonë për hapat e tij të para në botën e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander Moisiu filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik. Më pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin të zhvendoset në Pragë dhe në Berlin, ku aty përsëri ka fatin të njihet me një aktor tjetër të suksesshëm, Maks Reinhardin. Pikërisht ne këtë vend në Reinhard Asamble në Rusi, aktori i shquar shqiptar vlerësohet me çmimin e parë nga dramaturgu dhe kritiku Anatolij Lunacarski, për interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vlerësim përbën edhe çmimin e parë në karrierën e madhe të Moisiut, si dhe nismën e një periudhe të re plotë vlerësime e interpretime të suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon të interpretojë në rolet më të spikatura të asaj kohe. "Hamlet" në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive Cadaver" në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdon të aktrojë vazhdimisht në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos ne veprën e famshme Shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" në 1907-en duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese. "Artistët e shquar shqiptarë dje, sot dhe në të ardhmen do të mbeten transmetuesit më të mirë të vlerave tona kombëtare e të identitetit tonë artistik dhe Aleksandër Moisiu bën pjesë, pa dyshim, në këtë kolonë të vyer që ka lidhur Shqipërinë me Botën e qytetëruar. Certifikimi i Aleksandër Moisiut si shqiptar, me dëshirën e tij, është një fakt kuptimplotë për ndjenjën e tij kombëtare, edhe pse arti ka gjuhën e vet të gjithëbotshme, këtë gjuhë të cilën dinë ta ligjërojnë veç artistët e mirëfilltë që gëzojnë staturen e gjeniut. E, Aleksandër Moisiu është njëri prej tyre", ka thënë për te Ministri Klosi. Biografia e Moisiut gëzon një pasuri dhe një vlerë që do ta dëshironte çdo njeri i rangut të tij. Ndër komentet e shumta për biografinë e tij mund te veçohen disa vlerësime të sinqerta nga kolegët e tij. Maks Brod shkruan për aktorin tonë: "Hamleti është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës". Aleksander Moisiu, pavarësisht se po përjetonte një sukses të jashtëzakonshëm, nuk e harroi kurrë origjinën edhe kombin e tij. Pas shume tentativash dhe kërkesash ndaj autoriteteve të shtetit shqiptar arrin të marrë pasaporten shqiptare së bashku me bashkëshorten e tij, Johana Tervin, në 1934-en. Aktori i madh shqiptar ndërroi jetë në mars te vitit 1935 duke lënë pas tij kujtime te pavdekshme.Trupi i tij i pajetë aktualisht ndodhet në Leik Lugano të Zvicrës. Emri i tij i fali Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve një nga dimensionet më interesante e të jashtëzakonshme. Rolet e tij qenë një kolonë brilante e artit pamor të dramës.

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 11 Është për t'u çuditur se megjithëse ai luajti personazhe të interpretuara nga majat e aktrimit botëror, përsëri ishte krejt i veçantë dhe po kaq i madh sa edhe kolegët e tij evropianë. Të marrësh përsipër e të realizosh personazhe të dramaturgjisë elitare është sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra të tilla madhore i marrin përsipër, jo vetëm vullnete titanike, por edhe talente të jashtëzakonshme. Në këto dimensione, në këtë arenë, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori Aleksandër Moisiu. Rreth një gjysëmshekulli më parë, në vitin 1954 e 1955, diku qe shkruar se artisti me famë botërore, Aleksandër Mojsiu, ishte me origjinë mirditore. Por, çuditërisht, ato rrjeshta që e pohonin këtë të vërtetë sikur “humbën” dhe në monografinë lluksoze kushtuar kësaj figure të madhe, botuar në 1976, kjo e vërtetë nuk u përmend. Por e vërteta “zhytet e mbytet, por kurrë nuk hup”, siç thonë mirditorët. Dhe u desh të vinte viti 1996, kur poeti dhe studjuesi kosovar – Agim Vinca, ta shpaloste këtë në gazetën “Drita” në shkrimin “Mojsiu i panjohur”. Në këtë shkrim, duke folur rreth vizitës së Aleksandër Mojsiut në Beograd më 1932, poeti sjell me të vërtetë të dhëna të panjohura rreth jetës së artistit të madh. Duke folur për shfaqjet që jepte ky artist në Bukuresht, poeti Agim Vinca jep “disa të dhëna dhe detaje lidhur me ardhjen dhe shfaqjen e A.Mojsiut në Beograd në vitin 1932, të cilat kanë mbetur të panjohura për publikun shqiptar edhe sot e kësaj dite, pra pas më shumë se 60 vjetësh”(gazeta “Drita” 20 shtator 1996). Një ndër këto “të dhëna” është edhe pohimi, me gojën e tij, i origjinës së artistit me famë botërore, gjatë një interviste të atyre ditëve, botuar në revistën e Beogradit “Pozorishte”. Nedelni ilustrovani çasopis”. Dhe në parashtrimin e kësaj interviste theksohej se “Pas ardhjes së tij në Beograd (Mojsiu) u dha gazetarëve të dhëna interesante në lidhje me vehten, për artin teatror, për filmin tonik e të tjerë. Ndër të tjera mësuam:Babai i tij është shqiptar, katolik nga fisi Mirdita. Ka qënë tregtar në Durrës. Më vonë erdhi në Trieste dhe u martua me një fiorentinase. Këtu lindi Aleksandër Mojsiu”. (Gazeta “Drita”, 20 shtator 1996).”Siç e shihni, nga babai edhe unë jam ballkanas”- u drejtohet ai gazetarëve, pasi u ka shpjeguar prejardhjen e tij dhe origjinën mirditore të babait të vet. Dhe ka qënë pikërisht theksimi i këtij fakti, të qënit ballkanas, që e ka shtyrë artistin me famë botërore në imtësi biografike të origjinës së tij, si të thuash, vërtetimi i saj. Ky deklarim merr rëndësi të veçantë sepse, së pari, bëhej diku jo larg vendlindjes së babait të vet- Mirditës, dhe së dyti, sepse ishte koha kur kishte jo pak grindje për origjinën e gjeniut të madh , që kishte luajtur me sukses të jashtëzakonshëm në shumë skena të Europës e të Botës. Artisti me famë botërore e deklaronte origjinën e tij mirditore në një kohë kur flitej shpesh për origjinën çifute të tij. Dhe A.Moisiu gjen rastin të flasë me krenari për origjinën e tij, por edhe për respektin që kishte për çifutët, në një kohë kur ishte tendenca për ti denigruar ata. Ndaj pyetjes: “Ju nuk jeni çifut?”,Ai përgjigjet:”Nuk do të turpërohesha për këtë por nuk jam”. Dhe më tej shtonte:”Ka shumë njerëz që mendojnë se jam çifut, pak për shkak të emrit- edhe pse emrat dhe mbiemrat biblikë janë të shpeshtë te shqiptarët katolikë-pak për shkak se këtë famë e kanë përhapur hakën krajolerët (kryethyesit)”. Duke sjellë pohimin e artistit të madh për origjinën e tij mirditore, e ndjejmë obligim për të falënderuar poetin dhe studjuesin kosovar Agim Vinca për hulumtimin dhe publikimin e kësaj të vërtete, që i bën krenar mirditorët, për ndihmesën që kanë dhënë edhe të parët e tyre në lëme të ndryshme të jetës në rrjedhën e shekujve, nga lashtësia, deri në kohët moderne. Zbulimi i këtyre të vërtetave nuk ka të bëjë me tendencën për ti shkuar deri “në rrënjë” gjërave, për një lavdi të pamerituar, por për të nxitur gjurmime të mëtejshme në fushën e historisë dhe të kulturës shqiptare.

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë, prindër,Dhjetor,2007faqe12

Delja, dhia dhe qeni në furgon Tregim i përshtatur Nga Viron KONA Një ditë u ndodhën në stacion, duke pritur furgonin e linjës dhia, qeni dhe delja. Shpejt mbërriti furgoni dhe ata nxituan të hipnin. Furgoni ishte bosh, kështu që secili zuri vendin që dëshironte. Delja zuri vend pas shoferit, dhia diku në mes të furgonit, kurse qeni në ndenjësen e fundit, ku u ndje rehat dhe ia këputi gjumit. Rruga shkoi e qetë. Erdhi stacioni i fundit dhe furgoni ndaloi. Delja hapi kuletën dhe, duke nxjerrë paratë, pyeti shoferin: -Sa të bënë haku, usta? -7 euro, zemër,- iu përgjigj ëmbëlsisht shoferi. Delja pagoi, falënderoi shoferin për udhëtimin e shpejtë, të sigurt dhe të këndshëm, zbriti me kujdes shkallët e furgonit dhe u nis e qetë drejt tregut që gumëzhinte nga tregtarët dhe blerësit e shumtë. Shoferi u kthye nga pasagjerët e tjerë. -Ti, zonja dhi, do të zbresësh? Kemi mbërritur në stacionin e fundit. -Ah, më fal se nuk e kisha mendjen, jetojmë në kohë të turbullta dhe askush nga ne biznesmenët nuk e ka mendjen në vend. Veç kësaj, edhe hallet i kemi të mëdha. Taksat po ngrihen në qiell, doganat po na rrjepin… Eh, si erdhën kohërat! Shoferi, miratonte me kokë për mirësjellje fjalët e dhisë, duke pritur që ajo të ngrihej nga ndenjësja dyshe ku ishte shtrirë sa gjatë - gjerë. Ndërkohë, fshehurazi shoferit, dhia shtyu me këmbë për nën të disa kakërdhi që kishte bërë gjatë rrugës dhe, duke iu afruar shoferit, e pyeti: -Sa kushton rruga, usta? -7 euro, zonjë. Dhia nxori 4 euro dhe ia zgjati. -Merri këto 4 euro, se nuk më ndodhen të holla. 3 euro të tjera, do të m`i paguajë, ai, pasagjeri që ia ka futur gjumit atje në fund të furgonit. Shpresoj se më besoni, apo jo? -Ç` është ajo fjalë!- tha shoferi, - por, sikur ke lënë disa sende atje poshtë ndenjëses. Të lutem zonja dhi, merri se janë të tuat. -Oh, jo, ç`thoni zoti shofer, po më fyeni! Për mbeturinat që po thoni, mbase duhet të pyesni atë gjumashin që po gëretë atje në fund të furgonit. Gjatë udhëtimit ai e ka ndërruar vendin disa herë dhe, siç mund ta kuptoni…Eh, unë jam zonjë dhe nuk e kam në edukatë fjalorin banal.. Akuza që po më bëni, se janë të miat ato sende poshtë ndenjëses, sigurisht që s`ka të bëjë fare me një xhentëllmene të vërtetë siç jam unë. Të më falni, por them se edhe juve duhet të tregoheni kavalierë me zonjat. Apo, mbase nuk shikoni mirë nga sytë dhe keni nevojë për një vizitë tek okulisti. Eh, ikën ato kohëra të arta, kur njerëzit silleshin me fisnikëri, me delikatesë dhe gjithë mirësjellje me zonjat. -

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe13 Duke folur kështu, dhia shihte me bisht të syrit nga qeni që vazhdonte të flinte dhe doli me ngut nga furgoni. Qeni s`po lëvizte nga vendi. -Zoti qen, mbërritëm,- i thirri shoferi. -Ah, nuk e kisha mendjen! Kam qenë zgjuar gjatë gjithë natës, sepse ai padroni im, po të më gjej në gjumë më shtron në dru.. Shoferi i furgonit i buzëqeshi me edukatë dhe i zgjati biletën. -Sa bën bileta, plako?- pyeti qeni duke gogësirë dhe vuri syzat që të shihte më qartë çmimin e biletës. -Eh, ç`shtrenjtësi e madhe!- tha dhe nisi të kërkoj nëpër xhepa dhe, meqenëse nuk kishte 7 euro të thyera, i zgjati shoferit një kartëmonedhë dhjetëshe. -Faleminderit!- tha shoferi dhe shtoi:- Shpresoj se u more vesh me zonjën dhi. Ajo më tha që tre euro, do t`ia paguaje ti, kështu që me dhjetë eurot që pagove, jemi të larë bashkë. Veç kësaj, të më falësh zoti qen, por, duke dalë nga furgoni, mos harro të marrësh me vete edhe ato mbeturinat që ke hedhur poshtë ndenjëses. Siç e shikon, furgoni im është i ri dhe ti e kupton se.. -Ç`janë këto dokrra që po më thua?! Ato mbeturina janë të dhisë, të asaj telendares bisht përpjetë, që kudo ku shkon ngatërron dynjanë. Tani, të lutem, leri shakatë dhe më kthe reston prej 3 euro, se e kam shumë të ngarkuar agjentën e ditës së sotme. Zotëria im ka hapur nja panair të madh sallamrash dhe ka disa takime të rëndësishme. Ai nuk shkon askund pa mua, prandaj, të lutem mos më vono. Shoferi u zemërua. -Më dëgjo mirë zoti qen: askush nuk ka guxuar gjer më sot të tallet me mua, qoftë dhi, cjap, qen, dele, apo dash, e more vesh apo jo! Prandaj, hidhu poshtë me të mirë, se s`ta kam ngenë! -Dhe, duke i folur kështu, ai e shtyu lehtë qenin që të zbriste poshtë. -Reston zoti shofer, më kthe tre eurot,- i thirri qeni, duke lehur nga trotuari. -Të lutem, mos lehë vend e pa vend, se përndryshe të çova në rajonin e policisë për prishje të qetësisë publike dhe për ndotje të mjedisit. Besoj se ti e di ti se çdo të thotë shkopinj gome në kurriz. Sa për llogarinë e eurove që pagove, gjeje me dhinë dhe jo me mua. -Nuk më duhet dhia mua, unë sot ia pashë surratin për herë të parë dhe as që dua të kem të bëj me të, unë dua të më kthesh eurot e mia. I kam nxjerrë me punë të ndershme, duke lehur e ulëritur pa pushim gjithë natën e gjithë ditën… Qeni, tepër i zemëruar, që shoferi s`po e dëgjonte, vijoi të protestojë me lehje gjithnjë e më të egra, duke nxjerrë një sërë dhëmbësh të mëdhenj e të mprehtë, por shoferi i dha gaz furgonit dhe i kaloi pasagjerit poterexhi, m`u përpara këmbëve, duke i lëshuar rrathë tymi të zi.. Që nga ajo ditë, sa herë që kalon furgoni, qeni i vrapon pas tij, duke i lehur me egërsi, sepse kërkon reston që ia kanë mbajtur padrejtësisht. Dhia, sapo sheh furgonin ia mbath me të katërta, sepse e ndjen veten gënjeshtare dhe mashtruese, kurse delja ecën me kokën lart dhe e qetë në punën e saj.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 14

Imri Zabeli(Skenderaj – Kosovë) emaili: [email protected]

Roli i prindërve ne rritjen e fëmijëve Zoti e bekoi fëmijën duke i dhënë të dy prindërit dhe kështu duke i dhën gjerën ma të çmuar në këtë botë.Fëmija me urtësinë,pafuqinë dhe pastërtinë e tij shpirtërore nuk njeh zot tjetër ne ketë bot përveç dashurisë dhe madhështisë së prindërve.Për fëmijën Zot janë prindërit sepse fëmija nëpërmes prindërve arrin çdo gjë.Fëmija ka nevojë për dy prindërit me qellim që të zhvilloj zgjuarsinë dhe ndjeshmërin e tij, por jo te gjithë fëmijët rriten me të dy prindërit e kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që ju ndodhin fëmijëve, sepse Zoti e krijoj jo rastësisht ketë strukturë Hyjnore qe është BABI-NENA-FEMIJA e që në Psikologji quhet jeta në Tresh ,kjo jetë pra është fëmija me të dy prindërit. Në mes të tre personave mendimet dhe ndjenjat qarkullojnë ndërsa kur fëmija ka vetëm njërin prind atëherë lind ai qe quhet efekti i pasqyrës apo i varësisë reciproke gjë që bën që fëmija të ngecë në zhvillimin e tij intelektual, emocional dhe të sjelljes.Por çka ndodhë tek fëmija nga kjo mungesë? Fëmija nga mungesa e njërit prind shtyhet të krijoj,te zëvendësoj mungesën e të TRETIT i cili i mungon dhe ky zëvendësim shpesh është i dhëmbshëm. Fëmija zëvendëson të tretin me këto veprime: lidhet pas kafshëve, kukullave dhe gjësendeve tjera, duke bërë që fëmija të ngel i varfër intelektualisht dhe emocionalishtë , por edhe në të shumtën e rasteve fëmijët nga mungesa e të tretit mbyllen në botën e tyre të brendshme iluzore duke u izoluar nga shoqëria dhe duke mbet një fëmijë i prapambetur.Ka shumë prindër të pa ndergjegjshëm dhe të pa përgatitur për krijimin e familjeve të tyre të shendosha dhe gabojnë rendë në RRITJEN e fëmijëve të tyre sepse ata nuk janë të edukuar vet si prindër, citoj thënien filozofike "Fëmija edukohet njëzet vjet para se te lind".Ka shumë prindër që me sjelljet e tyre tek fëmijët e tyre të jenë prindër të munguar, të pa vlerë dhe të pa rëndësishëm, kjo vjen si nga KONFLIKTET që shfaqen në mes të prindërve,nga ABUZIMI i prindërve me alkool,drogë etj e të cilat sjellje tek fëmijët ndikojnë drejtpërdrejt ne zhvillimin psikik të tyre, pastaj shumë prindër jepen pas punëve dhe pas gjerave te ndryshme në mënyrë patologjike( te sëmur) dhe harrojnë fëmijët e tyre p.sh një nënë duke u dhënë pas një makine të qepjes, apo punëve tjera bënë që mos të kujdeset- komunikoj me orë te tera më fëmijën e tyre dhe i jep fëmijës përshtypjen se kjo makinë është më e rëndësishme se ai, kështu e kupton fëmija sjelljen e prindit, sepse ai mendon si fëmijë e jo si i rritur andaj ketë rast po e shfrytëzoi edhe për dhënien e këtij mesazhi;Prindër mundohuni ti shikoni gjërat nga këndi i fëmijës se vetëm kështu mund ti kuptoni fëmijët tuaj. Në vendet e zhvilluara, tani edhe tek NE ka filluar të praktikohet angazhimi i tutorëve(kujdestareve) për fëmijë ngase "prindërit shumë te zëne" nuk po kanë kohë te kujdesën për fëmijët e tyre sepse kanë shumë punë...ABSURDITET i madh apo jo, nga kjo më ra ndërmend një thënie e Sokratit, i cili një ditë ishte ngjitë në maje të një kodre dhe po shikonte poshtë banorët e atij vendi duke vrapuar pas pasurimit,dhe ju drejtua me këto fjalë "O njerëz që po mundohenim të pasuroheni në forma të ndryshme, dhe nu qani kokën se në duart e kujt do ta leni këtë pasuri” këtu Sokrati e kishte fjalën për prindërit qe po brengoseshin aq shumë për pasurimin e tyre ndërsa nuk qajnë kokën për asnjë moment për edukimin e fëmijëve të tyre, e që në të ardhmen atë pasuri do ta lënë në duart e tyre.A nuk është e ngjashme kjo edhe me shumë prindër tan të cilët nuk qajnë kokën se si po kujdesën në rritjen e fëmijëve të tyre.Po si mund të mendohet të rritet një fëmijë i shëndosh në aspektin psikik dhe social larg dashurisë së prindërve, një gjë absurde që bëjnë vetëm prindërit absurd.Shumë prindër e bëjnë ketë lloj braktisje duke menduar se fëmija i tyre nuk do ta vuaj munguesën e dashurisë prindërore, dhe më këtë rast mendojnë se i mashtrojnë fëmijët e tyre duke i angazhuar një tutor,por një gjë ta kuptojnë të gjithë PRINDERIT se fëmija nuk mund te gënjehet-mashtrohet, fëmija e kupton shumë lehtë këtë mashtrim dhe reagon duke ndëshkuar vetën dhe prindërit e tij për ketë mashtrim duke u izoluar, duke jetuar me gjysmën e vetvetës dhe duke krijuar shumë komplekse brenda vetvetës e që do të reflektojnë gjatë gjithë jetës së tyre ...Te nderuar lexues mbetet shumë çka për tu shpjeguar ne lidhje me rritjen dhe zhvillimin e shendosh te fëmijëve në shoqërinë tonë, prandaj ju ftojë të merrni pjesë ne diskutimin mbi sfidën e madhe që kanë prindërit, familja dhe shoqëria në përkujdesjen dhe rritjen e shendoshë të fëmijëve.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 15

DITA E LUCIES 13 DHJETORI – SANKTA LUCIA

Në fillimin e shekullit IV të epokës së krishterë një vajzë e re sirakuziane, me emrin Luçia, shoqëron nënën e sëmurë në Katania të Italisë për të marrë pjesë në përkujtimin e martirizimit të Shën Ages. Gjunjëzohen së bashku mbi varrin e martires dhe luten për shërimin e të sëmurës. Luçia bie në një dremitje të thellë. I duket, si në ëndërr, Agia virgjër e i thotë: "Luçí, motra ime, pse ma kërkon mua atë që e ke fituar vetë? Ja, për hir të fesë sate, jot ëmë është shëruar. Ashtu si Krishti lumnoi nëpërmjet meje qytetin e Katanies, ashtu do të të lumnojë unë për ty qytetin e Sirakuzës, sepse me virgjërinë tënde i ke përgatitur një banesë të këndshme Zotit”. Kur vajza u zgjua nga gjumi, mrekullia ishte kryer. E ajo vendosi t'ia kushtonte gjithë jetën Zotit!

Namnet Lucia kommer av det latinska ordet Lüx, som betyder ljus som strålar ut från en ljuskälla. Lucia firas 13 december och är en tämligen unikt svensk företeelse, som spritt sig från Västergötland till hela Sverige och under 1900-talet också till Åland og finlandssvenska.Traditionen levde vidare in i 1600- och 1700-talets bondesamhälle. Firandet var vanligast på västkusten. Man firade med mat och dryck och en av gårdens kvinnor kläddes i vitt och fick bära en ljuskrans i håret. Numera firas Lucia på skolor, daghem, bland föreningar och på många arbetsplatser. Dessutom utses varje år Sveriges Lucia som kröns på Skansen, och många större städer utser genom omröstningar i lokaltidning stadens Lucia.

Fjala Lucia vjen nga fjala latine ”Lux” që don të thot dritë e cila rrezaton dhe shpërndan rreze nga ky burim drite. Lucia festohet me 13 dhjetor dhe është një fenomen unik suedez që është përhapur nga Västergötaland në të gjithë Suedin rreth vitit 1900. Kjo traditë i ka rrënjët në vitet 1600-1700. Kjo festë kryesisht është festuar përgjatë bregut përendimor të detit suedez. Kjo festohet me lloj - llojshmeri ushqimesh e pijesh. Grat veshen me rroba të bardha dhe të gjitha mbajnë një kurorëdrite në kokë. Kjo traditë si duket ka ardhur nga Gjermania, ku një vajzë vishet që të jetë ”Christkindlein” me një qirinjë të ndezur në kokë që paraqet një kurorë drite.

Festimi tradicional i Lucisë ka marrë hov kur Stockholms Dagblad 1927 aranzheroi trenin e parë publik të festimit të Lucisë. Kjo bëri bujë të madhe dhe shumë shpejt u përkrah nga i gjithë vendi.Tani Lucia festohet nëpër shkolla, shtëpi ditore, shoqata të ndryshme dhe në vende të ndryshme pune. Kujtojmë se Shën Luçia është shumë e nderuar nga populli shqiptar, që i ka ngritur që kur një katedrale në qytetin bregdetar të Durrësit.

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 16

K Ë R S H E N D E L L A T Kërshendella apo shkurt ”Kshnellat” ndër besimtarët katolikë është një festë fetare e krisgterë. Të krishterët e festojnë cdo vit më 25 dhjetor ditëöindjene Krishtit. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit , pemën e Kërshendellave,shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Kërshendellave apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë. Të festosh Kërshendellat në Suedi është një ngjarje solemne dhe shumë tradicionale. Shumica e suedezve festojne këtë festë në gjirin familjar me të dashurit dhe tër afërmit e tyre por ka edhe aso që e festrojnë vetëm. Si ti e zgjedhë vet menyrën e festimit. Të festosh Kërshendellat është një traditë e vjetër që ndoshë në fund të dhjetorit. Kjo traditë ka rrenjë të ndryshme si nga festa e Kërshendellave që festohej në Veri para Eres së krishtit, por disa thon se e ka prejardhjen nga lindja e Krishtit, por Kërshendellat festohen si kremte me elemente fetare e qeshtje qendrore janë Dhuratat e Kërshendellave. Emri "Kërshëndellat" në fakt nuk ka të bëj asgjë me festën e krishterë, pasi që Kërshëndella është një festë e vjetër pagane dhe lidhet me ngjalljen e tokës për ciklin e ri për jetë, pasi prej 24 dhjetorit toka fillon sërish që t’i afrohet diellit.Në trojet shqiptare kohëve të fundit festohen Kërshendellet nga të gjitha komunitet, kjo ka filluar të bëhet tradit në këto troje.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 17 INFARKTI I MIOKARDIT –tromboza koronare Ataku i zemrës ose tromboza koronare dmth vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si rezultat i mbylljes apo ngushtimit të arteries së zemrës e që nuk mund të qarkulloj gjaku për të ushqyer atë pjesë të zemrës. Te infarkti i miokardit arteriet koronare që e furnizojnë zemrën me gjak të freskët e të ngopur me oksigjen ngushtohen. Shkaqet e infarktit të zemrës janë: a) arterioskleroza, kur pikat e materieve yndyrore si kolesteroli shtresohen në muret e brendshme të arterieve. Nga këto materie krijohet ateromi që janë të mbuluara me shtresa fibrash. Qelizat e gjakut mund të ngjiten për pjesën e demtuar dhe krijohet ngjizimi. Kur formohet drocka e gjakut (ngjizimi) qarkullimi i gjakut mund të nderpritet tersisht nëpër arterie që ngacmon atakun e zemrës. b) Spazimi i zgjatur i arterieve të zemrës, c) trashegimia. Nëse një apo me shumë anëtar familjeje kanë pasur ngushtim të arterieve koronare risku është për atakun e zemres më i madh, dmth faktori trashegues ka rëndësi të veqntë.Infarkti i zemrës atakon njerëzit në dekadën e 6 dhe 7, më tepër meshkujt. Shenjat e atakut rendom paraqiten befasisht si: a) dhembje shternguese, shtypëse e rendë dhe depertuese ne mesin e krahërorit që shtrihet ne qafë,duar e sidomos në dorën e majtë, b)zbehja e lekurës dhe djerësitja, c)humbja e frymëmarrjes, d)mundim e shqetësim,e) shqetësim i përcjellë me frigën nga vdekja. Nëse vereni këso shenjash atëhere kemi të bejmë me atakun e zemrës e menjëhere duhet të lajmeroheni tek mjeku.Mirëpo ka përsona që e përjetojnë infarktin e qetë me shenja si: humbje frymëmarrje,plogështi, djerësitje dhe zbehje e ky infarkt manifestohet tek të moshuarit në dekadën 6 apo 7 të jetës dhe tek ata që vuajnë nga tensioni i lart i gjakut apo ngasheqeri.Diagnostifikimi vëhet në bazë të ankesave, dhembjeve angjinoze, EKG, pastaj bëhet angjiografia,angjioplastika koronare për të mundur me zgjeruar arterien e ngushtuar. Radiografija dhe ekografija na jep shenime mbi gjendjenfunksionale të barkulës së majtë dhe zonat akinetike. Mjekimi nga infarktii zemrës bëhet në njësit koronare,intenzive të klinikave specialistike ku vëhet monotori për kontroll të panderprerë të punës së zemrës.Qellimet e mjekimit janë:zvoglimi i dhembjeve dhe rivendosja e furnizimit me gjak të muskulut të zemës, për të mundur me zvoglue dëmtimin e zemrës dhe mbrojtur komplikimet e mëtejme.Ketyre të sëmurëve duhet siguruar tretman të veqantë dhe kujdes intenziv pastaj duhet aplikuar të gjitha propcedura mjekësore dhe reanimuese kardio- respiratore kur paraqitet nevoja.Në fillim të mjekimit, të sëmurit duhet siguruar qetësi absolute dhe mos levizje.Mund të përdoren këto medikamente për mjekim: analgjetikët, nitroglicerini, antidritmikët dhe terapi tjetër shtesë.Analgjetikët janë të parët që aplikohen tek te sëmurët.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 18 Ordinohet analgetiku morphium sulphuricum 10-20 mg.s.c. Aspirina-antiagregans në doze 200-300 mg si dozë sulm,uese, kurse doza e mbajtjes është 50-100 mg.Nitroglicerina në infuzion që ndikon në zgjerimin e arterieve të zemrës dhe përmirësimin e furnizimit me gjak të indit të zemrës.Antiaritmikët (Lidocim) jepet si mbrojtje e crregullimeve të ritmit, por edhe për mjekim.Kjo terapi m und të jepet para dhe gjatë transportimit të pacientit deri në entin mjekësor.Në fillim aplikohet në bolus e pastaj vazhdon në mënyrë kontinuele në infuzion në dozë 200-400 mg.Beta bllokatorët (metoprolal, propranol, atenolal)përdoren te crregullimet e punës së zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.Digitaliset, digoksin –kardiotomik që e rrisin forcën e konstrukcionit të muskulit të zemrës. Diuretikët ndihmojnë në rritjen e volumit të ekskretimit të urinës duke eliminuar sasi të tepërtë të längjëve nga trupi. Barnat trombolitike përdorën për të shkatrruar koagulimin r gjakut (drockimin) që e ka mbyllur arterien e zemrës.Kjo terapi aplikohet në gjashtë orët e para të atakut të zemrës. Terapia antikoagulante (heparin). Në rast nevoje bëhet angjioplastika koronare urgjente ku bëhet hapja e arteries së mbyllur. Gjatë këtij intervenimi v¨het stenti që e sigurin hapjen e arteries së mbyllur. Nëse arteria koronare plotësisht është e mbyllur atëhere b¨het intervenimi kardiokirurgjik me graft e nese kemi aritmi vehet pejsmejkeri. Në sherbimin e kujdesit intenziv dhe njësit koronare kemi programin e mjekimit të mëtejshëm.Ju lejohet që pas 24-48 orë nga pak dhe shkurtë të ngriteni nga krevati, e më vonë fillon rehabitimi i plotë. Jeta pas infarktit të miokardit – Ndryshimi në mënyrën e të ushqyerit, mbajtja e peshës së trupit, ndërprerja e pirjes së duhanit si faktor i rëndësishëm në mbrojtjen nga ataku i zemrës, mos konsumim i i alkoolit, përdorimi i ushqimit me sa më pak yndyrëra. Nëse keni kolestorollin e rritur në gjak atëhere duhet të përdorni barëra për zvoglimin e tij si (vaj peshku,klofibrat, kolestipol etj.)Ushqimi me më pak kripë, aktiviteti fizik i shtuar duke filluar nga shetitjet e lehta prej 1,5-3 km në ditë. Në këtë mënyrë do të arrini kondicionin fizik për të bërë vrapime të ngadalshme,not të sforcuar deri ne gjysmë ore në ditë.Tentoni ti ikni shtresit. Pas përmirësimit, në mënyrë graduale do filloni ti ktheheni jetës normale. Dr. Med. Ramadan Myrtaj, Apec.Internist.subspec,gastrohepatolog- Kardilog dhe ultrasonist

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 19 Kuzhina shqiptare: Receta për natën e Viti të Ri Masat: 1 kg miell 4 veze 1 gote uji vaj 5 pako gjalp (te tretur) 1.5 kg arra 5 filxhana caji sheqer per shurupin 2 filxhana caji nisheste Sisim miellin ne nje tepsi. hapim 1 grope ne mes hellim pak kripe, vezet, ujin dhe e zeme brumin te forte. E punojme derisa brumi te shtrohet e ndajme ne kulaca te vogla e leme te pushoje dhe pastaji hapim petat me nisheste. Petat mund te hapen 1 nga 1 ose 2-3 bashke (keto te fundit lyen ne mes te njera tjetres me pak gjalpe). Pasi i hapim petat i leme te thahen dhe pastaj i shtrojme ne tepsi duke lyer midis njera tjetres me gjalpe. Pasi i kemi shtruar gjysmen e petave i hellim arrat pastaj i shtrojme gjysmen tjeter i sperkasim me vajin dhe gjalpin, e nda jme ne kallepe dhe e pjekim ne furre (ngadal)

derisa te krijohet nje kore e kuqe brenda dhe jashte. Pastaj pergatisim shirupin i cili duhet te hidhet i nxehte ndersa ballavaja e ftohte. Per shurupin e ben 1 mase sheqer me 1 mase uje. Ps: Kur ndan petat, duhet thike e mprehte edhe njyhet shpesh ne gjalp, ne kete menyre nuk njiten petat. Per icin e arrave i shkuq ne nje fertese me sheqer, mund ti shtosh edhe biskota te copezuar te vogla. Gjithashtu mund te besh 2 shtresa me arra dhe i ndan kulecet ne tre pjese. Mish i bardhë me majdanozë 1Kg copa mishi i bardhë, 4 lugë vaj ulliri, 2 thelpinje hudhre të grira, 2 lugë majdanoz i grire, piper i bluar i fresket, kripe, 1 gotë qumsht, 1/2 gotë leng mishi ose koncentrat. Kontrolloni që mishi të mos ketë dhjamra. Në një tenxhere të lartë,nxehni vajin dhe fërgoni në zjarr të avasht hudhrën dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun që do të lëshoj vet ,kur lengu të jetë mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper të freskët,hidhni kripë,dhe mbulojeni me qumsht dhe leng mishi. Copat e mishit nuk duhet të mbulohen krejtësisht nga lëngu. Mbulojeni pjesërisht me kapak dhe zijeni në zjarr të avashtë duke e përzier shpesh sepse qumshti tenton të ngjitet derisa salca të mpikset e tëra dhe të formohet një krem i dendur. Sherbejeni të nxeht në një pjatë me bizele, me hudhër dhe majdanoz. Ju bëft mirë!

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Dhjetor 2007 Nr 7 ... Vi”, ”Ata ose ne” të shkruar

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Dhjetor,2007faqe 20

FESTA E VITIT TË RI Festa e Vitit të Ri është mbrëmja festive e ndërrim-vitit, pra 31 dhjetor - 1 janar. Ndërrim-viti është festë mbarëbotërore. Viti i ri është dita e parë e vitit, por nuk festohet në të gjithë vendet në një janar, sipas kalendarit Gregorian. Për ata që ndjekin kalendarin Giuliano, si disa kisha ortodokse, Viti i Ri festohet në 14 janar. Kur i ka fillimet e tij Viti i Ri? Festimi i Vitit të Ri është festa më antike. Babilonasit rreth 4000 vjet më parë festonin ditën e parë të vitit. Rreth vitit 2000 para Krishtit, vit babilonas fillonte korrespondenca e hënës së re pas ekuinoksit të pranverës.Fillimi i pranverës ishte një periudhë logjike për fillimin e vitit të ri, ishte stina e rilindjes.Origjina dhe historia e Vitit të Ri.Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse Viti i Ri festohet në dimër, në datën 1 janar?Sepse romanët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin.Kështu Jul Qezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si ‘kalendari Xhuliano’, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romanët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Xhuliano. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë. Viti i Ri Islam fillon në ditën e parë të muajit Muharrem i cili llogaritet muaji i parë në kalendarin Islam. Shumë mulimanë përkujtojnë këtë ditë për të përkujtuar madhështinë e këtij muaji si dhe emigrimin e të dërguarit të fundit Muhamedit të bërë nga Mekka në qytetin Medina Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, redaksia e revistës “Dituria” u uron

ME FAT KURBAN BAJRAMI