REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin...

32
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 13.07.2020, ora 13:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Vijimi i shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar” 2. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS)” Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryci, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli Shehu, Senida Mesi, Eljo Hysko, Ervin Bushati,Suzana Topi, Artur Roshi, Reme Lala. Mungon: Korab Lita, Të ftuar: Adela Xhemali Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë Vasilika Vjero Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë Mimoza Dhembi - Drejtoreshe e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë Nikolla Lera Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Makroekonomisë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.07.2020, ora 13:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Vijimi i shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357,

datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar”

2. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin

e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe

transferimit të fitimeve (BEPS)”

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryci, Evis Kushi,

Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli Shehu,

Senida Mesi, Eljo Hysko, Ervin Bushati,Suzana Topi, Artur Roshi, Reme Lala.

Mungon:

Korab Lita,

Të ftuar:

Adela Xhemali – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Mimoza Dhembi - Drejtoreshe e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe

Ekonomisë

Nikolla Lera – Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Makroekonomisë në Ministrinë e

Financave dhe Ekonomisë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

2

Ylvi Aga - Drejtor i Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve në Shërbimin

Informativ Shtetëror

Enkeleda Peka - Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike në Shërbimin Informativ Shtetëror

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

3

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Mirdita të gjithëve!

Jemi gati të fillojmë mbledhjen e radhës të Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Mbledhja e sotme ka në rendin e ditës dy çështje.

Çështja e parë:

-Vijimi i shqyrtimit te projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9357, datë

17. 03. 2005 “Për statusin e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit”, të ndryshuar”.

Çështja e dytë:

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e

masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe

transferimit të fitimeve (BEPS)”.

Për çështjen e parë, ne kemi të ftuar nga Ministria e Financave zonjën

Adela Xhemali, zëvendësministre, si dhe zonjën Mimoza Dhembi, drejtoreshë e

Përgjithshme e Buxhetit.

Nga Shërbimi Informativ Shtetëror kemi zotin Ylvi Aga, drejtor i Departamentit të

Administrimit dhe Shërbimeve, si dhe zonjën Enkeleda Peka, Drejtore e Drejtorisë Juridike.

Për pikën e dytë kemi të ftuar nga Ministria e Ekonomisë zonjën Vasilika Vjero

zëvendësministre, si dhe zotin Nikolla Lera, drejtor i Përgjithshëm i Politikave të

Makroekonomisë.

Gjithashtu, kemi caktuar edhe relatorët e çështjeve. Për çështjen e parë kemi caktuar

zonjën Antoneta Dhima, ndërsa për çështjen e dytë kemi caktuar zonjën Reme Lala.

Unë doja t’ju sillja në vëmendje, se për çështjen e parë e kemi bërë diskutimin, dhe zonja

Antoneta Dhima, si relatore, na e ka shpjeguar qëllimin e këtij projektligji, edhe të ftuarit

gjithashtu, por doja t’ju sillja në vëmendje se për disa çështje të projektligjit na u desh të

riktheheshim në një diskutim midis Ministrisë së Financave dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ju vë në dijeni se gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar dy mbledhje me këto dy ente, dhe kemi

rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime në projektligjin e propozuar, pas dakordësisë me palët.

Unë nuk e di nëse zonja Dhima do të shtojë diçka përpara se ta kalojmë fjalën te dy

përfaqësuesit e institucioneve dhe tek përmbledhja që unë kam përpara meje.

Zonja Dhima, a kërkoni të shtoni diçka tjetër?

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

4

Antoneta Dhima – Faleminderit, zonja kryetare!

Faleminderit përfaqësuesve të Ministrisë së Financave për prezencën e tyre në këtë

mbledhje.

Në fakt, në mbledhjen e mëparshme ne kemi dëgjuar vetëm përfaqësuesit e SHISH, dhe e

kemi ndërprerë për shkak të disa problemeve, të cilat besoj se janë saktësuar nga ana e dy

përfaqësuesve, edhe e përfaqësuesve të ministrisë, edhe të përfaqësuesve të SHISH.

Projektligji që ne po diskutojmë është hartuar në përputhje me nenet 81 dhe 83 të

Kushtetutës, e gjithashtu është në harmoni të plotë me legjislacionin vendas. Nuk sjell ndryshime

thelbësore në statusin apo detyrat e punonjësve të SHISH, por rregullon aspekte të rëndësishme

të marrëdhënieve të punës, sikurse është vjetërsia e punës, periudha e kursit bazë apo ndërprerja

e marrëdhënieve të punës me shërbimin, kjo për t’i siguruar një status dhe një mbrojtje të veçantë

punonjësve të SHISH, të cilët përballen përditë me luftën kundër krimit të organizuar, kundër

korrupsionit, si dhe kundër fenomeneve të tjera, të cilat cenojnë sigurinë kombëtare. Është e

domosdoshme që edhe trajnimi i kësaj kategorie t’i përgjigjet vështirësive të punës së tyre.

Element thelbësor në këtë projektligj është forcimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i kuadrit

mbi të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të shërbimit, përmirësim i cili do të ndikojë

drejtpërsëdrejti në rritjen e performancës së strukturave të SHISH-it. Qëllimi është përmirësimi i

statutit të punonjësve të SHISH-it, duke promovuar cilësinë dhe eficiencën në kryerjen e detyrës,

nëpërmjet vlerësimit të aftësive profesionale dhe etike të punonjësve.

Në fakt, ndryshimet në ligjin aktual përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme

marrëdhëniet e punës në këtë shërbim, duke përcaktuar standarde të qëndrueshme qënga dita e

aplikimit për punë në këtë shërbim, e deri në përfundimin e marrëdhënieve të punës.

Aktualisht, që prej vitit 2005, statusi i punonjësve të SHISH rregullohet me ligjin

(shkëputje interneti)... 57, datë 17. 3. 2005 “Për statusin e punonjësve të Shërbimit Informativ

Shtetëror”, të ndryshuar...

Milva Ekonomi – Zonja Dhima, të lutem, duhet të kemi parasysh se një pjesë e këtyre

gjërave i kaluam dhe i diskutuam në mbledhjen e mëparshme, dhe e dimë arsyen se perse kemi

ardhur te ky projektligj. Domethënë, kryesisht arsyet lidhen me rregullimin e marrëdhënieve të

punës, ndërkohë që kishte disa pretendime midis palëve në lidhje me një dakordësi që kishte

nevojë të rishqyrtohej dhe të shikohej më thellë, midis Ministrisë së Financave, e cila mbledhjen

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

5

e kaluar na e parashtroi opinionin e vet, dhe SHISH-it, i cili kishte nevojë për ta parë edhe një

herë qëndrimin e Ministrisë së Financave në lidhje me disa çështje.

Për këtë arsye, ne bëmë dy mbledhje. Mbase një përmbledhje e shkurtër e atyre neneve,

për të cilat ne nuk kishim dakordësi në mbledhjen e parë, mund të ishte e dobishme. Unë mendoj

se edhe pas këtij leximi që ju bëtë, që sqaruat edhe një herë se perse e kemi përsëri në diskutim

këtë nismë sot, në mbledhjen tonë të radhës në komision, është mirë që unë të vazhdoja me një

situatë të këtij lloji. E para, t’ju bëja një apel, për të parë se sa njerëz jemi prezent, për të kaluar

në votimin në parim të këtij projektligji. Pastaj, në diskutimet nen për nen, ta shikonim sipas

dakordësisë që kemi rënë mes palëve gjatë dy takimeve që kemi pasur me përfaqësuesit e

institucioneve.

Kësisoj, të më falësh që të ndërpreva, por këto gjëra i kemi të diskutuara herën e kaluar,

dhe të gjithë anëtarët e komisionit kanë rënë dakord në lidhje me to.

Tani unë do të doja të bëja një listëprezencë.

Zoti Elezi. Ju shikoj të lidhur, por nuk e di nëse jeni prezent apo jo.

Zoti Elezi.

Arben Elezi – Këtu jam, kryetare!

Milva Ekonomi – Zoti Angjeli!

Zotin Angjeli nuk e shikoj të lidhur.

Zonja Dhima është këtu.

Zonja Gjylameti është këtu.

Zoti Bushati është këtu.

Zonja Kushi është këtu.

Zoti Xhelilaj!

Nuk e shikoj të lidhur zotin Roland Xhelilaj.

Zoti Xhevit Bushaj është këtu.

Zonja Reme Lala është këtu.

Zonja Senida Mesi nuk është futur ende.

Zoti Eljo Hysko është këtu.

Zoti Vullnet Sinaj është këtu.

Zonja Edlira Hyseni! Nuk është.

Zoti Krenar Rryçi! E shikoj që është prezent.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

6

Krenar Rryçi – Këtu jam!

Milva Ekonomi – Po, e pashë se keni dalë me figurë tani.

Zoti Artur Roshi prezent.

Zoti Korab Lita nuk është lidhur.

Zoti Ylli Shehu është lidhur, pro nuk e shikoj me figurë.

Ylli Shehu – Po, po, këtu jam!

Milva Ekonomi – Faleminderit, Ylli!

Zonja Suzana Topi është prezent.

Tani, kalojmë një herë në votimin në parim të këtij projektligji.

Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime

në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”,

të ndryshuar”?

Kush është dakord?

Unë i shikoj të gjitha duart të ngritura. Dakordësia është unanime.

Faleminderit!

Kalojmë në diskutimet nen për nen. Do t’ju lutesha shumë të hapnit në ekranet tuaja, në

postën elektronike, ligjin që ju ka ardhur.

Në nenin 1 të këtij ligji nuk kemi asnjë ndryshim të propozuar nga diskutimi mes dy

grupeve. As në nenin 2 nuk kemi ndryshime.

Kush është dakord që nenet 1 dhe 2 të kalojnë ashtu sikurse e ka sjellë propozuesi?

Dakord të gjithë. Unanimitet.

Edhe në nenin 3 nuk kemi asnjë propozim nga diskutimet.

Kush është dakord për nenin 3?

Edhe në nenin 4 nuk kemi asnjë diskutim nga propozimet. Është ashtu siç e keni në

ekranet tuaja.

Kush është dakord?

Në lidhje me nenin 5 nuk kemi asnjë diskutim nga grupet e punës.

Kush është dakord?

Në nenin 6 nuk kemi asnjë...

Më falni! Në nenin 5 ka një ndryshim. Në nenin 5, sipas të cilit parashikohet trajtimi

financiar i mentorit, duke qenë se në relacionin shoqërues nuk është paraqitur një përllogaritje e

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

7

kostos financiare, u ra dakord që pas pikës 3 të shtohet një pikë e re, pika 4, me këtë përmbajtje:

“Në fund të pikës 1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje: trajtimi financiar i mentorit përcaktohet me

vendim të Këshillit të Ministrave”.

Kush është dakord me këtë ndryshim që propozon grupi i punës?

Dakord! Prapë miratohet me shumicë.

Neni 6 nuk ka asnjë ndryshim. Është sipas idesë së propozuesve.

Neni 7 nuk ka asnjë ndryshim. Është sipas propozimit.

Kush është dakord? Vazhdojmë të jemi të gjithë dakord.

Neni 8 ka një ndryshim. Në nenin 8, pika 2 e projektligjit, sipas të cilit specifikohet që

emërimi jashtë vendbanimit do të konsiderohet transferim, për efekt të pikës 3, Ministria e

Financave propozon që në vijim të kësaj pike është e nevojshme të përcaktohet një periudhë

maksimale për transferimin e punonjësve, pasi e përcaktuar në këtë mënyrë mund të jetë shkak

për të krijuar abuzime dhe për të sjellë kosto të larta buxhetore.

Pas diskutimeve edhe me përfaqësuesit e SHISH-it, u ra dakord që periudha maksimale e

transferimit të jetë tre vjet. Kështu, riformulimi i nenit 8 bëhet si më poshtë vijon:

“Në nenin 11 bëhen disa shtesa si më poshtë: në pikën 1, pas fjalës ‘punonjësit’ shtohen

fjalët ‘jashtë vendbanimit’, dhe në fund të fjalisë shtohen fjalët ‘për një periudhë deri në tre

vjet’.”

Pika 3 ndryshohet me përmbajtjen si vijon, që është në vazhdim të asaj që kanë sjellë

propozuesit.

Kush është dakord që transferimi të ketë periudhë maksimale trevjeçare dhe të

ndryshohet neni 8 i projektligjit?

Dakord!

Kalojmë te neni 9, i cili është sipas asaj që ka sjellë propozuesi.

Kush është dakord?

Edhe neni 10 është sipas asaj që ka sjellë propozuesi.

Kush është dakord?

Neni 11 ka ndryshime. Pas diskutimeve që bëmë me të dyja palët, në nenin 11 të

propozuar parashikohet një shtesë mbi pagë, të cilën e përfiton drejtori dhe zëvendësdrejtori i

SHISH-it. Ministria e Financave u shpreh që, edhe duke qenë se drejtori e zëvendësdrejtori i

SHISH-it nuk mbajnë poste politike, kanë trajtim financiar të barasvlershëm me pozicionet e

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

8

ministrit dhe të zëvendësministrit. Si rrjedhojë, referuar ligjit nr. 9584/2006, trajtimi financiar i

këtyre punonjësve është shterues, pasi pagat e këtyre pozicioneve janë shumë më të larta se pagat

e tjera administrative. Kështu që nuk miratohet kjo gjë që është propozuar.

A ka ndonjë gjë për të shtuar Ministria e Financave?

Adela Xhemali – Ideja jonë ka qenë që paga e kryetarit të SHISHIT dhe të

zëvendëskryetarit të SHISH-it,është e përcaktuar në ligjin tjetër, në ligjin bazë, i cili rregullon

gjithë Shërbimin Informativ Shtetëror, dhe nuk është këtu vendi për të korrigjuar një pagë e cila

është në një ligj tjetër. Kjo ishte ideja.

Milva Ekonomi – Prandaj, neni 11, që ka ardhur në propozim, nuk e fiton dot qenien e tij

në këtë projektligj. Kësisoj, pas këtyre dy sugjerimeve, neni 11 humbet, bie, nuk është më në

fuqi.

Kush është dakord me propozimin e ri, në lidhje me nenin 11, shfuqizimin e nenit 11?

Dakord!

Kalojmë te neni 12, i cili është ashtu siç është hartuar nga propozuesit.

Kush është dakord?

Unë po flas me emërimin e neneve sipas rendit numëror që kishim në momentin e

propozimit, sepse në momentin kur ta marrë sekretaria, ajo ka për t’i rregulluar të gjitha

numërimet që ka nenet në këtë projektligj.

Neni 13 ka një ndryshim. Kur parashikohet se shpërblimi do të përballohet nga fondi i

pagave, ministria u shpreh se kjo pikë bie në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të

menaxhimit të sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilave fondi i pagave

financon pagat dhe sigurimet shoqërore shëndetësore të punonjësve, ndërsa shpërblimet dhe

ndihmat e menjëhershme përballohen nga fondi i veçantë.

A dëshiron të shtojë diçka Ministria e Financave, e më pas edhe SHISH-i?

Adela Xhemali – Në parim nuk jemi kundër dhënies së shpërblimit për punë cilësore në

Shërbimin Informativ Shtetëror, por çështja ka të bëjë me mënyrën ose destinacionin e fondit, i

cili destinohet për shpërblimin e punonjësve.

Në bazë të rregullave dhe principeve të menaxhimit të financave publike, fondi i pagave

nuk mund të përzihet me fondin e shpërblimeve, sepse rezulton që fondi i shpërblimeve është një

fond rastësor, i cili buron nga kursimi në fondin e pagave, gjë që s’do të kishte kuptim, qoftë në

pikëpamje parimore, qoftë në pikëpamje praktike.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

9

Ne vazhdojmë t’i mbetemi qëndrimit se duhet të jetë një fond i veçantë, fond i përcaktuar

për shpërblime e për ndihma të tjera sociale për punonjësit, i cili duhet të adresojë edhe

konceptin e shpërblimit të punës së mirë të punonjësve.

Milva Ekonomi – A dëshiron të shtojë diçka SHISH-i?

Ylvi Aga– Në fakt, përpara se të kalojmë te kjo pikë që ka të bëjë me fondin e

shpërblimeve, ne kishim diçka për nenin e mësipërm, në lidhje me shtesën e pagës. E kërkuam

fjalën, por nuk u krijua mundësia.

Milva Ekonomi – Mund t’i thoni tani, ndonëse atë nen e votuam, në fakt. Megjithatë, në

qoftë se doni të thoni diçka, mund ta thoni tani.

Ylvi Aga – Faleminderit!

Shtesa mbi pagë është propozuar për këto dy funksione, sepse sikundër e thatë edhe ju,

këto nuk janë poste politike, por teknike, të cilat kryejnë detyra që lidhen edhe drejtpërdrejt me

veprimtarinë operative.

Këto dy funksione, përveç menaxhimit të institucionit merren edhe me menaxhimin e

burimeve të informacionit apo me ndjekjen dhe drejtimin e situatave në terren, si brenda ashtu

edhe jashtë vendit. Kësisoj, trajtimi financiar i tyre, përveç atij të përcaktuar në ligjin 8391/1998

“Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, propozohet të ketë një shtesë sipas masës së

përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra, përsëri ka një kufizim, pasi do të jetë

Këshilli i Ministrave ai që do të përcaktojë dhe shtesën e saktë mbi pagën.

Referuar ligjit 9584/2016, që është cituar nga Ministria e Financave, nuk shohim pengesë

për përfitim shtese page të këtyre dy pozicioneve, të cilat, për shkak të natyrës së punës duhet të

kenë një trajtim financiar shtesë.

Masa do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, por nuk duhet të kalojë

pagën e Kryeministrit, nga i cili titullari i SHISH-it varet. Ky është edhe një kufizim tjetër, pasi

duke kufizuar pagën e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Shërbimit, kufizohet edhe rritja e

pagave të punonjësve të SHISH-it. Për vetë natyrën e punës së këtij institucioni, mund të marrim

si shembull pagesën e punonjësve të shërbimit partner të Kosovës, ku paga e një inspektori të

shërbimit në bazë është shumë më e lartë, duke variuar rreth 1500 euro. Nuk ka kufizimin e

pagave të administratës publike.

Ne propozojmë pikërisht që edhe Shërbimi Informativ të mos shihet me këtë sy, në

funksionin e administratës publike, për vetë detyrat që kryen ky shërbim.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

10

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Do të shtoni diçka për shpërblimin apo jo?

Ylvi Aga – Po, sigurisht. Shpërblimi i punonjësve të shërbimit vjen si rrjedhojë e

dispozitës së parashikuar në statusin e punonjësit të Shërbimit. Për punë me rreziqe dhe

mundime të veçanta, mund t’i jepet shpërblim në vlerë monetare, e cila është e përcaktuar me

vendim të Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, ka dalë vendimi 723, datë 25. 10. 2006 “Për kriteret dhe masën e shpërblimit

të punonjësve në Shërbimin Informativ të Shtetit.”, i cili në pikën 1 citon: “Punonjësit të

Shërbimit Informativ të Shtetit, për punë cilësore, angazhim dhe rezultate në punë, për ruajtjen

dhe administrimin e pronës dhe për kryerjen e detyrave me rreziqe e mundime të veçanta, t'i

jepet shpërblim, në vlerë monetare, në masën deri në dy paga mujore në vit, me urdhër të

drejtorit të SHISH-it.”

Në pikën 3 thuhet:

“Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti

vjetor, i miratuar për Shërbimin Informativ të Shtetit.”

Aktualisht, nga viti 2006 e deri më tani, ky vendim nuk është zbatuar, pikërisht për këtë

mungesë. Ky propozim është bërë në analogji me ligjin e miratuar “Për Policinë e Shtetit” dhe,

aktualisht, punonjësit e PSH-së trajtohen nga fondi i pagave dhe ne nuk kërkojmë fond pagash

shtesë ose një zë të veçantë për shpërblimin e punonjësve të SHISH-it dhe themi që për shkak të

strukturës së paplotësuar, ky fond page i planifikuar për strukturë në fund të vitit, të mund të

përdoret për shpërblimin e punonjësve.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Urdhëroni, zonja Peka!

Enkeleda Peka – Të gjitha ndryshimet që u propozuan në këtë projektligj u dakordësuan

paraprakisht si me Ministrinë e Financave, edhe me Kryeministrinë dhe më pas ato u paraqitën

para komisionit tuaj.

Milva Ekonomi – Edhe unë këtë gjë vura në dukje qysh në fillim.

Lidhur me propozimin e fondit të shpërblimit, që vjen me fondin e pagave, unë besoj që

në komisionin tonë edhe në diskutimin që bëmë mes nesh nuk ka asnjë kundërshtim për

shpërblimin e punonjësve. E vetmja mënyrë e cila duhet gjetur është burimi nga do të dalë fondi i

shpërblimit. Për këtë arsye unë mendoj që Komisioni i Ekonomisë këtë iniciativë, që ju të keni

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

11

mundësi të shpërbleni për punë më të mirë të gjithë stafin që shërben atje, ta ketë në konsideratë

dhe t’ia kalojë për propozim final komisionit përgjegjës, që është Komisioni i Sigurisë. Asnjë gjë

nuk po bëhet pa atë që kemi rënë dakord, duke ndjekur të gjitha parimet me të cilat funksionon

Republika e Shqipërisë.

Besoj se biem dakord për këtë gjë.

Kolegë, a jeni dakord që pjesën e nenit 13, ku thuhet “në fund të pikës 1 të nenit 29 të

shtohet fjalët “shpërblimi përballohet nga fondi i pagave”?

Ne jemi dakord për shpërblimin, të gjendet mundësia se nga do të dalë ky shpërblim dhe

kjo gjë të transferohet për vendimmarrje te Komisioni i Sigurisë.

Dakord.

Kalojmë te neni 14, i cili nuk ka asnjë ndryshim.

Kush është dakord me nenin 14?

Miratohet.

Neni 15 nuk ka asnjë ndryshim, është siç e ka sjellë propozuesi.

Kush është dakord me nenin 15?

Miratohet.

Neni 17 nuk ka asnjë ndryshim, është siç e ka sjellë propozuesi.

Kush është dakord me nenin 17?

Miratohet.

Neni 18 nuk ka asnjë ndryshim, është siç e ka sjellë propozuesi.

Kush është dakord me nenin 18?

Miratohet.

Është bashkuar me ne në ekran tani edhe zoti Xhelilaj, zoti Angjeli dhe zonja Mesi.

Neni 19 nuk ka asnjë ndryshim, është siç e ka sjellë propozuesi.

Kush është dakord me nenin 19?

Miratohet.

Neni 20. Hyrja në fuqi

Kush është dakord me nenin 20?

Miratohet.

Kush është dakord për të miratuar projektligjin në tërësi, me ndryshimet që propozuam?

Dakord.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

12

Miratohet.

Urdhëroni, zonja Dhima, për të bërë një përmbledhje të punës që u bë për këtë

projektligj!

Antoneta Dhima – Jam dakord me të gjitha ndryshimet, për të cilat kanë rënë dakord

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njëkohësisht edhe përfaqësuesit e SHISH-it.

Faktikisht, te neni 13, Komisioni i Ekonomisë është përgjegjës për pjesën financiare dhe

do të doja që te neni 13, në kushtet kur të gjitha institucionet krijojnë fondin e veçantë në masën

5% të fondit të pagave, mos t’ia kalojmë Komisionit të Sigurisë, pasi ne mund të bëjmë direkt

ndryshimin që shpërblimi përballohet nga fondi i veçantë.

Për sa u përket pikave të tjera, jam dakord me të gjitha ndryshimet që u paraqitën dhe u

miratuan edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit për sugjerimin, zonja Dhima!

Unë do të shtoja se duke qenë se ju uleni në dy komisione, edhe te Komisioni i

Ekonomisë, edhe te Komisioni i Sigurisë, mund ta bëni këtë propozim edhe tek Komisioni i

Sigurisë, ndërkohë që mbledhja e komisionit do të jetë nesër, prandaj do të ketë mundësi edhe

për vendimmarrjen finale.

Faleminderit, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave!

Faleminderit, përfaqësuesve të SHISH-it!

Punë të mbarë në ditët në vijim!

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

13

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.07.2020, ora 13:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi– kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e

masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe

transferimit të fitimeve (BEPS)”

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryçi, Evis Kushi,

Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli Shehu,

Senida Mesi, Eljo Hysko, Ervin Bushati, Suzana Topi, Artur Roshi, Reme Lala.

Mungon:

Korab Lita.

Të ftuar:

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Nikolla Lera – Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Makroekonomisë në Ministrinë e

Financave dhe Ekonomisë

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

14

Milva Ekonomi – Kalojmë te çështja e dytë e rendit të ditës.

Kemi diskutimin e projektligjit “Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për

zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe

transferimit të fitimeve (BEPS)”.

Siç ju thashë në fillim të mbledhjes, në këtë projektligj ne kemi të ftuar nga Ministria e

Financave dhe Ekonomisë zonjën Vasilika Vjero, zëvendësministre dhe zotin Nikolla Lera,

drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Makroekonomisë.

Relatore është zonja Reme Lala.

U bashkua me ne në mbledhje edhe zonja Hyseni, kështu që tani jemi të gjithë në

mbledhje.

Urdhëroni, zonja Vjero për të prezantuar këtë nismë ligjore!

Vasilika Vjero – Faleminderit, zonja kryetare!

Unë po bëj një përshkrim të shkurtër të qëllimit të këtij projektligji.

Ky projektligj ka për qëllim ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI-Multilateral

Instrument) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për të parandaluar

erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve. Kjo konventë është një nga produktet

e OECD-së dhe G20-s për të trajtuar strategjitë e planifikimit tatimor, të cilat përdorin boshllëqet

dhe mospërputhjet në rregullat tatimore për të zhvendosur artificialisht fitimin në vende ku

shkalla e tatim- fitimit është e ulët apo nuk ka fare. Pra, konventa shërben si një mjet edhe për

Shqipërinë, për parandalimin e erozionit të bazës së tatueshme dhe të transferimit të fitimit. Pas

nënshkrimit të kësaj konvente në maj të viti 2019, Shqipëria plotësoi kërkesat e vazhdueshme të

OECD-së, ashtu dhe angazhimin e saj për të nënshkruar këtë instrument shumëpalësh, kjo në

kuadër të zbatimit të masave të rekomanduara nga projekti ndërkombëtar BEPS (Base Erosion

and Profit Shifting), i cili kërkon ndryshime në marrëveshjet ndërkombëtare bilaterale “Për

shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”. Gjithashtu, ratifikimi i kësaj

marrëveshjeje është i domosdoshëm edhe në kuadër të pjesëmarrjes së vendit tonë në kuadrin

gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar BEPS, që nga muaji gusht i vitit 2019. Është pikërisht

nënshkrimi i MLI-së që bën të mundur plotësimin e disa standardeve minimale, të cilat janë

kusht për të gjitha vendet anëtare të projektit BEPS.

Kryerja e procedurave ligjore për ratifikimin e MLI-së është e nevojshme që të mund të

parandalohen abuzimet nga aplikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale për tatimin e

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

15

dyfishtë dhe për të siguruar që këto marrëveshje të zbatohen në përputhje me objektivat dhe

qëllimet për të cilat janë nënshkruar nga shtetet kontraktuese. Shqipëria ka nënshkruar dhe janë

në fuqi 41 marrëveshje të tilla.

Me miratimin e kësaj marrëveshjeje 41 vende, me të cilat ne kemi marrëveshje, do të

përditësojnë në mënyrë automatike këto marrëveshje pa qënë nevoja që vendet të hyjnë në

marrëveshje bolaterale me njëra-tjetrën për të ndryshuar elemente të caktuara. Pra, kemi të bëjmë

me një standard, i cili do të përdoret dhe do të përditësohet në mënyrë automatike me të gjitha

vendet, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.

Ky, në fakt, është një prezantim tejet i shkurtër, por në rast se do të ketë pyetje për

elemente të caktuara të kësaj marrëveshjeje, ne mund t’u japim përgjigje dhe t`i qartësojmë.

Faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit, zonja Vjero!

Urdhëroni, zonja Lala!

Reme Lala – Faleminderit, zonja kryetare!

Projektligji “Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që

lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të

fitimeve (BEPS)” është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe Komisioni për Ekonominë dhe

Financat e shqyrton këtë projektligj në cilësinë e komisionit përgjegjës bazuar në nenet 32 dhe

38 të Rregullores së Kuvendit.

Projektligji ka për qëllim ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI-Multilateral

Instrument) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për të parandaluar

erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve.

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me ligjin nr. 35/2019 marrëveshjen me shkëmbim

notash nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Ekonomik për bërjen palë në kuadrin gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar mbi erozionin e

bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimit.

Anëtarësia në këtë marrëveshje ishte plotësimi i kriterit thelbësor që Shqipëria të mos jetë

në listën e vendeve të kategorizuara si jobashkëpunuese nga KE-ja, në fushën e bashkëpunimit

ndërkombëtar.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

16

Pjesëmarrja në këtë projekt është plotësimi i një kriteri thelbësor prej të cilit Shqipëria, në

shtator 2019, u hoq nga lista gri për vendet e kategorizuara si jobashkëpunuese në fushën e

bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet e taksave.

Siç e theksoi zonja Vjero, kjo konventë është një nga dokumentet e OECD-së dhe G20-ës

për të trajtuar strategjitë e planifikimit tatimor, të cilat përdorin boshllëqet dhe mospërputhjet në

rregullat tatimore për të zhvendosur artificialisht fitimin në vende ku shkalla e tatim-fitimit është

e ulët apo nuk ka fare, duke shërbyer edhe si një mjet edhe për Shqipërinë për parandalimin e

erozionit të bazës së tatueshme dhe të transferimit të fitimit.

Gjithashtu, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është i domosdoshëm dhe në kuadër të

pjesëmarrjes së vendit tonë në kuadrin gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar BEPS, që nga

muaji gusht i vitit 2019. Është pikërisht nënshkrimi i MLI-së që bën të mundur plotësimin e disa

standardeve minimale, të cilat janë kusht për të gjitha vendet anëtare të projektit BEPS.

Erozioni i bazës dhe transferimit të fitimeve u referohet strategjive të përdorura nga

shoqëritë shumkombëshe për shmangien e tatimit duke përdorur boshllëqet në legjislacionin

tatimor për të transferuar artificialisht fitimin në vende ku shkalla e tatim -fitimit është e ulët apo

nuk ka fare regjim tatimor duke rezultuar kështu me detyrime të ulëta ose pa detyrime të tatimit

mbi fitimin.

Për këtë qëllim OECD-ja dhe shtetet anëtare të G20-ës hartuan një plan masash që u quajt

“paketa BEPS” dhe masa 15 e kësaj pakete konsiston në zhvillimin e një instrumenti

shumëpalësh në formën e konventës, për të zbatuar masat BEPS, që lidhen me marrëveshjet

tatimore, duke u dhënë mundësinë juridiksioneve të ndryshme për zbatimin e këtyre masave.

Kjo konventë amendon apo modifikon marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë të

nënshkruar ndërmjet palëve dhe konventa do të aplikohet në të gjitha marrëveshjet tatimore të

nënshkruara, duke modifikuar aplikimin e tyre, me qëllim aplikimin e masave BEPS.

Nënshkrimi i kësaj konvente ul burokracinë dhe redukton kohën që nevojitet për

rishikimin dhe amendimin e secilës marrëveshje bilaterale të tatimit të dyfishtë të nënshkruar nga

Shqipëria me qëllim zbatimin e masave BEPS.

Kjo konventë është miratuar në parim me vendim nr.607, datë 17.10.2018, të Këshillit të

Ministrave.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

17

Konventa do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit që vijon, pas përfundimit të një

periudhe tremujore kalendarike, e cila fillon që nga data e depozitimit të instrumentit të pestë të

ratifikimit, nga shtetet nënshkruese.

Projektligji përbëhet nga tre nene gjithsej. Neni 2 parashikon rezervat nga kjo konventë

shumëpalëshe.

Referuar shpjegimeve të dhëna në relacionin shoqërues dhe dokumentet bashkëlidhur

kësaj nisme, Republika e Shqipërisë paraqet rezerva lidhur me nenet 3, 4, 5, 11, 13, 14 dhe 16 të

konventës.

Nëse do të jetë e nevojshme për të dhënë shpjegime lidhur me këto nene, si dhe me

rezervat që ka paraqitur Republika e Shqipërisë, do të jemi të gatshëm.

Duke vlerësuar se zbatimi i kësaj konvente do t’i japë mundësinë Shqipërisë të punojë në

mënyrë të barabartë në trajtimin e shmangies tatimore, të përmirësojë koherencën e rregullave të

marrëveshjes tatimore dhe të sigurojë një ambient tatimor sa më transparent, si dhe duke qenë se

projektligji nuk sjell efekte financiare në buxhetin e shtetit, i propozoj komisionit miratimin e

projektligjit!

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Lala!

Të dyja prezantimet ishin shteruese, megjithatë a ka pyetje nga kolegët?

Ne, në fakt, e kemi ndjekur veprimtarinë e komisionit lidhur edhe me të tjera nisma

ligjore që ka ndërmarrë qeveria, si për shembull shkëmbimi automatik i të dhënave të drejtorive

tatimore, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të disa vendeve të tjera, sipas OECD-së dhe kjo është

në vazhdim të të gjitha akteve që e bëjnë Shqipërinë një vend të angazhuar në luftën kundër

informalitetit.

Pra, a keni nevojë të bëni ndonjë pyetje? Nuk ka.

Atëherë, kush është darkod për ta miratuar në parim këtë marrëveshje?

E keni në postën tuaj elektronike gjithë projektligjin “Për ratifikimin e konventës

shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për

parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS)”.

Kush është dakord me nenin 1?

Dakord.

Kush është dakord me nenin 2?

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

18

Dakord.

Kush është dakord me nenin 3?

Dakord.

Kush është dakord ta miratojmë në tërësi këtë projektligj?

Dakord.

Faleminderit!

Faleminderit, zonja Vjero!

Faleminderit, zonja Lala!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

19

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.07.2020, ora 13:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjjn nr. 9831, datë

12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të

ndryshuar””.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Ryci, Evis Kushi,

Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli

Shehu, Senida Mesi, Eljo Hysko, Ervin Bushati,Suzana Topi, Artur Roshi, Reme Lala.

Mungon:

Korab Lita,

Të ftuar:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

1. Znj Adela Xhemali – Zevendesministre

2. Z. Artemon Cukalla

...Kemi edhe një lajmërim, që e ka bërë sekretaria e komisionit, që ne do të diskutojmë

edhe një nismë tjetër ligjore, që ka të bëjë me dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të

regjimit komunist, të ndryshuar, shtesë në ligjin nr.9831, të datës 12.11.2007.

Nisma ligjore është e propozuar nga zoti Roshi.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

20

Për këtë nismë kemi të ftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, zonjën Adela

Xhemali dhe zotin Ertemon Cukalla, ndërsa nga komisioni do të jetë relatore zonja Blerina

Gjylameti.

Urdhëroni, zoti Roshi, si nismëtar i këtij ndryshimi.

Artur Roshi - Faleminderit!

Në fakt, nuk e dija që do të kalonte që sot në Komisionin e Ekonomisë, megjithatë jam i

gatshëm të bëj relatimin.

Milva Ekonomi – E keni pasur njoftimin në postën elektronike të gjithë. Jua ka nisur

sekretari që ditën e premte.

Artur Roshi – Nuk ka rëndësi. Jam gati ta prezantoj.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9831, datë

12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe të dënuarve politikë të regjimit

komunist” të ndryshuar””.

Qëllimi i projektaktit dhe objektivat që synohen të arrihen

Propozimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9831, datë

12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe të dënuarve politikë të regjimit

komunist” të ndryshuar”” është mbështetur në nenet 78, 81 ,pika 1 dhe 82 të Kushtetutës së

Republikës së Shqipërisë

Ky projektligj ka për qëllim të përputhë ligjin e dëmshpërblimit të ish-të dënuarve

politikë të regjimit komunist nr.9831, dt. 12.11.2007, me ligjin nr.7748, dt. 29.7.1993, që

përcakton statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë.

Thënë më konkretisht për të gjithë. Në ligjin e sotëm “Për dëmshpërblimin e ish-të

përndjekurve politikë” thuhet: “Dëmshpërblimi fillon nga vitit 1944 deri në vitin 1991”, kur

statusi i ish-të përndjekurve politikë përfshin persekucionin apo humbjet e jetëve që nga viti

1941 deri në vitin 1992.”.

Unë nuk kërkoj asgjë jashtë përputhjes kohore. Më lejoni t’i citoj konkretisht të dyja

ligjet. Në nenin 2 të ligjit “Për ish-të përndjekurit politikë” thuhet: “Përndjekje” do të quhet çdo

veprim ose mosveprim i kryer që nga data 08.11.1941 deri në datën 22.03.1992 nga ana e çdo

formacioni ose individi të armatosur të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të Sigurimit të Shtetit, të

policisë, të ushtrisë apo nga ana e organeve të pushtetit lokal me urdhër ose me vendim të

organeve partiake luftarake, shtetërore apo gjykatave të komunizmit shqiptar, kur ky veprim apo

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

21

mosveprim ka shkaktuar humbjen e jetës, të lirisë, të të drejtave të qytetarëve, cilësimin si kulak,

i deklasuar, si dhe privimin tjetër nga pjesëmarrja në jetën politike, ekonomike, shoqërore të

individit për hir të bindjeve apo qëndrimit të tij politik apo fetar”.

Ndërsa në nenin 1 të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit

komunist” thuhet: “Objekti dhe fusha e veprimit të këtij ligji është përcaktimi i përfituesve,

masës, së kritereve, procedurës së përfitimit të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë, të

cilët kanë vuajtur persekutimin e drejtpërdrejtë të regjimit komunist nëpërmjet kryerjes së

dënimeve penale të padrejta, si burgim apo masa mjekësore të detyrueshme si pasojë e një apo

disa vendimeve të formës së prerë të gjykatave të zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave

të organeve të hetuesisë gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991.”.

Objekt i këtij ligji është dëmshpërblimi i familjeve të viktimave të ekzekutuara apo të

pushkatuara padrejtësisht për motive politike me vendime penale të formës së prerë të gjykatave

të zakonshme apo speciale ose me urdhra të organeve të hetuesisë gjatë periudhës 30.11.1944

deri më 01. 10. 1991; dëmshpërblimi financiar për pasojat e internimit ose dëbimit me kusht që

humbja e jetës apo periudha e vuajtjes së internimit ose dëbimit të vërtetohen me dokument të

krijuar si burim arkivor para datës 01.10.1991; dëmshpërblimi i viktimave të varura ose të

ekzekutuara gjatë periudhës 13.11.1944 deri më 01.10.1991. Pra, siç e rehatova, thjesht kërkoj

përputhje kohore midis statusit dhe midis dëmshpërblimit.

Së dyti, qëllimi i këtij projektligji është të mos prekë dëmshpërblimet bazike të

mbijetesës që ka përfituar ish-i dënuari dhe ish-i përndjekuri politik nga ligje të tjera të

mëparshme. Thënë më thjesht, në ligjin e sotëm “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

politikë” thuhet se dëmshpërblimit që fitohet nga ky ligj duhet t’i zbriten dëmshpërblime të tjera

të fituara nga ligje të tjera më parë. Pra, bëhet fjalë për banesa dhe letra me vlerë.

Propozimi im është që këto dëmshpërblime të tjera, që kanë marrë ish-të përndjekurit

politikë si banesa, bono thesari e të tjera të mos zbriten nga dëmshpërblimi që përcakton ligji

“Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, sepse ato banesa që kanë

përfituar kanë qenë për mbijetesë, pasi dolën nga burgjet dhe nuk kishin asnjë strehë ku të

fusnin kokën. Ndërkohë, këto banesa ishin banesa kolektive apo konvikte, magazina e të tjera

dhe nuk kishin asnjë element fondamental për funksionalitetin,ashtu sikurse ne e perceptojmë

sesi funksionon një apartament sot. Ato u përshtaten nga ata vetë, u investua mbi to gati në

shumën 75% të vlerës së sipërfaqes së një apartamenti. Pra, vlera e tyre ishte e përafërt me atë

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

22

që ka një rrënojë sot. Sot ne nuk mund të themi se sipërfaqja e ndërtimit që ata përfituan dje,

në ato kushte që sapo citova më sipër, kishte vlerë të barabartë me vlerën e rrënojës. Për të

krijuar një perceptim të qartë për të gjithë anëtarët e komisionit, nuk mund të themi sot se ajo

vlen 700-800 euro për metër katror, sipas tregut të sotëm dhe këtë t’ia zbresim dëmshpërblimit

që u takon nga ligji “Për dëmshpërblimin”. Bonot e thesarit, shumica dërmuese nuk u përdorën,

por edhe ata që i përdorën ishin për të ruajtur kufijtë ekzistencialë të një qenie njerëzore të lënë

në lirinë e varfërisë ekstreme, pas daljes nga burgu. Te ndryshimi i këtij paragrafi të ligjit nuk

kemi fare efekte financiare, ato janë të papërfillshme, janë 0,001%.

Ky projektligj ka si qëllim të tretë: “Familjarët e viktimave të pushkatuara pa gjyq, të

pushkatuara apo të ekzekutuara me dënim politik të padrejtë, të përfitojnë dëmshpërblimin

financiar në masën e 25 vjetëve kompensim dënimi me burgim, me dënimin maksimal pas faljes

së jetës.

Në ligjin e sotëm “Për dëmshpërblim e ish-të dënuarve politikë” thuhet: “ Familjarët e

viktimave të pushkatuara apo të ekzekutuara përfitojnë dëmshpërblim financiar njëlloj sikur të

kenë bërë 8 vjet dënim me burgim”. A ka logjikë këtu, kur jeta barazohet me 8 vjet burg?!

Humbja e jetës vlejtka sa 8 vjet burg!

Ne duhet të kuptojmë se jetën e një njeriu, viktimë e një pushkatimi apo ekzekutimi me

dënim politik të padrejtë nuk mund ta kompensojmë sikur ka kryer 8 vjet burg. Ky është një

absurd dhe një labirint që nuk ka referenca logjike. Dëmshpërblimi korrekt do të ishte me aq vite

sa ishte jeta mesatare në atë kohë, diku te 55 vjeç. Të paktën ta kompensojmë në nivelin e 25

vjetëve.

Argumentimi i projektaktit lidhur me përparësitë, problematikat dhe efektet e pritshme

Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë është një detyrim moral i shoqërisë

shqiptare. Sakrificat e tyre janë në themel të sistemit kapitalist që sot aplikon shoqëria jonë.

Dëmshpërblimi i tyre duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me sakrificat dhe vuajtjet e tyre.

Përputhja e ligjit “ Për dëmshpërblimin” me ligjin “Për statusin për ish-të përndjekurve

politikë” zhbën diskriminimin pasiv që krijon ligji “Për dëmshpërblimin” brenda së njëjtës

kategori sakrifice: kategorisë së humbjes së jetës për të njëjtin shkak, nga i njëjti mekanizëm

politik që është Partia Komuniste, pra shkaku i humbjes së jetës është i njëjtë: “kundërshtia e

komunizmit”. Afatet nuk kanë vlerë. Ato nuk mund të ndryshojnë thelbin e çështjes, duke

shpërfillur humbjet e jetëve të njerëzve se ti që e ke dhënë jetës para kaq vjetëve po nga i njëjti

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

23

mekanizëm, nga mekanizmi i Partisë Komuniste, nuk duhet të merresh në konsideratë, ndërsa

ti që e ke dhënë pas kësaj date duhet të merresh në konsideratë. Ka një absurd logjik, sipas

meje.

Dëmshpërblimet e përfituara nga ligjet e tjera, si banesa me të meta të theksuara, jashtë

standardeve funksionale, letra me vlerë që nuk janë përdorur prej tyre, janë të papërfillshme,

sepse nuk i kanë sjellë efekte sociale shoqërisë. Prandaj unë them se duhen neglizhuar.

Nga ana tjetër, pagesa e dëmshpërblimit sot është në nivele jashtëzakonisht të ulëta, në

krahasim me atë që japin sot gjykatat dëmshpërblim për një vit burg, duke mos harruar që

cilësia e burgjeve sot ndryshon shumë nga ajo ku kanë vuajtur dënimin e padrejtë në diktaturë.

Që ligji të ketë një balancë logjike të qëndrueshme nuk mund të pranohet ekuivalenca e humbjes

të jetës së njeriut me 8 vjet burg dëmshpërblim, kur dëmi pas faljes së jetës ka qenë dhe është

25 vjet burg. Pra, referenca e dëmshpërblimit të humbje së jetës duhet sjellë, të paktën në

nivelin e 25 vjetëve të dënimit me burg.

Ky projektakt do të sjellë efekte pozitive te qytetarët për emancipimin e mendimit politik

në raport me vazhdimësinë e së djeshmes. Njëkohësisht, do të kemi një tendencë pozitive në

drejtim të paqes midis shtresave shoqërore me bindje të ndryshme politike të krijuara në mënyrë

artificiale nga “lufta e klasave” e regjimit të kaluar.

Vlerësimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe harmonizimi me legjislacionin në fuqi

vendas dhe ndërkombëtar

Projektligji është përgatitur në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 82 të Kushtetutës,

si dhe nenit 68 të Rregullores së Kuvendit.

Vlerësimi i shkallës së përafrimit me acquis-në e BE-së për projektaktet normative

Projektligji nuk synon të bëjë përafrim me aquis-nëe Bashkimit Europian, sepse është i

vonuar për shkak të mungesës së vullnetit politik. Vendet e tjera të BE-së i kanë mbyllur plagët e

fashizmit dhe komunizmit shumë më herët, ndërsa ne ende jo.

Raporti i vlerësimit të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore

Efekti i këtij projektakti në buxhetin e shtetit do të jetë pjesë e integruar e masës së

dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë, duke mos e rënduar, por duke i rënduar në një

masë pambarimisht të vogël buxhetet e çdo viti në mënyrë progresive, por kjo do të rrisë kohën

e shlyerjes së tyre.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

24

Ajo që tentoj unë është që të njohim dëmin e tyre, masën e dëmit të përkthyer në

kartëmonedhë, ndërsa koha se kur do ta marrin për 1, 5, 10, 15 apo në vite, kjo është një gjë

tjetër, të cilën do ta diskutojmë, por e drejta është e drejtë dhe ne duhet t’ua japim të drejtën...

Partia Demokratike kur ishte në pushtet pse nuk e ka bërë ligjin?! Këto nuk janë gjëra që

duhet të jenë temë e diskutimit të sotëm. Partia Demokratike nuk përfaqëson në mënyrë të

drejtpërdrejtë ish-të përndjekurit politikë. Është dakord që t’i mbështesë, por nuk e ka prioritet

Ballin Kombëtar Demokrat që unë kryesoj. Unë nuk mund të mohoj emocionin si përfaqësues

politik i tyre... Është thjesht plotësim vakuumi, nuk është një ligj i ri, nuk ka asgjë që nuk shkon,

nëse duam të jemi të logjikshëm dhe korrektë me ta.

Kam një pyetje për ata që thonë se nuk kemi para: pse partizanët i marrin që nga viti

1939, ndërsa këtyre u fillon që nga 1934? Gjatë pyetjeve unë mund të kthej përgjigje të tjera.

Jam i hapur për pyetje.

Faleminderit që më dëgjuat, kolegë të komisionit, dhe ju, zonja kryetare!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Zonja Gjylameti, fjala është për ju.

Dua t’u bëja me dije përfaqësuesve të Ministrisë së Financave se këtu në Kuvendin e

Shqipërisë kemi ngritur një nënkomision, i cili ka për detyrë monitorimin e shpërblimeve që

kanë marrë ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Zoti Roshi dhe zonja Mesi janë anëtarë

të këtij nënkomisioni nga Komisioni i Ekonomisë.

Artur Roshi – Zonja Kryetare, ju lutem një sekondë, vetëm një fjali. Më lajmëruan se

nuk jemi live stream, si është e mundur?

Milva Ekonomi –Jemi live stream, pasi kam këtu përfaqësues të IT-së. Te faqja e

Kuvendit duhet të jemi live stream.

Artur Roshi – Jo, sapo me telefonuan. Ju e dini që kemi 5 ndjekës dhe më njoftuan:

“Nuk je live stream!”

Milva Ekonomi – Nëse nuk je live stream, do të jesh.

Hape, të lutem, faqen e Kuvendit, sepse IT-ja më konfirmon që jemi live stream!

Artur Roshi – Ndjesë! Thjesht për ta sjellë në vëmendje.

Milva Ekonomi –Pra, dua t’u them përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, të cilët

janë këtu me ne, se në Kuvendin e Shqipërisë kemi miratuar ngritjen e një nënkomisioni, i cili

ka detyrën për të ndjekur të gjithë realizimin e fondit që u është dhënë atyre që kanë qenë ish-të

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

25

dënuar politikë të regjimit komunist. Ky nënkomision ka në përbërjen e tij 5 anëtarë, 2 nga

Komisioni i Ekonomisë dhe 3 nga Komisioni i Ligjeve. Zoti Roshi dhe zonja Mesi janë nga

Komisioni i Ekonomisë në këtë nënkomision. Edhe ne, si anëtarë të Komisionit të Ekonomisë,

kemi shpërndarë masën e shpërblimit, që ju, Ministria e Financave keni bërë me dije për

publikun që nga janari i vitit 2019 deri në majin e vitit 2020, ku kanë qenë përfitues 11 mijë e

108 individë, të ndarë sipas kategorive: parësore përfituese dhe joparësore përfituese.

Unë do t’ju lutesha që edhe gjatë prezencës suaj të na vini në dijeni për zbatimin e këtij

ligji, sepse mendoj se qeveria në këto vite ka marrë përsipër t’i paguajë ish-të dënuarit politikë të

regjimit komunist.

Zonja Gjylameti, a mund të na jepni një opinion për këtë nismë ligjore?

Blerina Gjylameti – Baza ligjore, mbi të cilën po e shqyrtojmë këtë projektligj, që është

një nismë deputeti, janë nenet 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, po ashtu edhe nenet 78 dhe

83, pika 1, të Kushtetutës. Projektligji shoqërohet me relacionin përkatës, sipas nenit 68 të

Rregullores së Kuvendit.

Një panoramë e përgjithshme për ligjin ekzistues “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve

politikë të regjimit komunist”

Ligji nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të

regjimit komunist”, i ndryshuar” përcakton kategoritë e përfituesve të dëmshpërblimit financiar

për ish-të dënuarit politikë, të cilët janë si më poshtë:

a) personat që kanë kryer dënime penale të padrejta, si burgim apo masa mjekësore të

detyrueshme, si pasojë e një apo disa vendimeve penale të formës së prerë të gjykatave të

zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave të organeve të hetuesisë;

b) familjarët e viktimave të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësish për motive

politike, bazuar në vendimet penale të formës së prerë të gjykatave të zakonshme apo speciale,

urdhrat e organeve të hetuesisë dhe personat e internuar ose të dëbuar. Ky përfitim jepet për

dënimet me burg, ekzekutimet, pushkatimet, internimet, dëbimet për motive politike, të cilat i

përkasin periudhës nga 30.11.1944 deri më 01.10.1991. Nga shuma që çdo i dënuar politik

përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar nga ligjet e mëparshme.

Një panoramë e përgjithshme për qëllimin dhe përmbajtjen e projektligjit

Ky projektligj ka qëllim të përputhë ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, me ligjin nr. 7748,

datë 29.07.1993, “Për statusin e ish- të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

26

komunist”, i ndryshuar”; të mos prekë dëmshpërblimet bazike të mbijetesës që ka përfituar i

dënuari dhe i përndjekuri politik nga ligjet e mëparshme, të rritet masa e përfitimit për familjarët

e viktimave të regjimit komunist, duke u bazuar me dënimin maksimal, pas dënimit kapital.

Projektligji parashikon këto ndryshime në ligjet ekzistuese, së pari në grupin B shtohet

një kategori e re përfituesish, që janë familjarët e viktimave të ekzekutuara, apo të pushkatuara

padrejtësisht për motive politike pa gjyq.

Së dyti, zgjatja e periudhës për të cilën njihet dhe përllogaritet përfitimi, nga data

30.11.1944 deri në 01.10.1991 në një periudhë më të gjerë, nga 08.11.1941 deri në 01.10.1991,

pra propozohet që përfitimi të fillojë nga data 08.11.1941 dhe jo nga data 30.11.1944.

Së treti, është moszbritja nga masa e përfitimit, e dëmshpërblimit të përfituar me ligjet e

mëparshme, dhe së katërti, shtimin e masës së kompensimit për familjarët e viktimave të

ekzekutuara, apo të pushkatuara padrejtësisht në nga 8 vjet në 25 vjet.

Sipas propozuesit dhënia e përfitimit të dëmshpërblimit për kategorinë e re të propozuar

në projektligj dhe shtrirja e këtij përfitimi për një periudhë më të gjatë, që nga koha e themelimit

të PKSH-së, do të bëjë të mundur trajtimin e barabartë të të gjitha shtresave që kanë vuajtur

dënimin për shkaqe politike dhe heqjen e diskriminimit ekzistues.

Dëmshpërblimet e dhëna me ligjet e tjera për të dënuarit politikë apo familjarët e

viktimave të regjimit komunist nuk kanë dhënë efekte ekonomike dhe sociale të pritshme, pasi

banesat kanë qenë me të meta të theksuara, jofunksionale ndërsa letrat me vlerë nuk kanë pasur

treg përdorimi. Masa e dëmshpërblimit për 8 vjet burg është shumë e ulët dhe e pabalancuar me

dëmin që ka pësuar familja pas humbjes së jetës të anëtarit të familjes, ndaj ajo duhet të rritet

deri në kufirin e dëmshpërblimit për dënimin maksimal pas dënimit kapital. Projektligji do të

sjellë një trajtim të barabartë të të gjitha shtresave të dëmtuara nga regjimi komunist.

Për sa u përket efekteve financiare të projektligjit në relacion theksohet se masa e

dëmshpërblimit, sipas këtij projektligji, do të jetë pjesë e fondit të parashikuar në buxhetin e

shtetit për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Rritja e numrit të

përfituesve dhe masës së dëmshpërblimit, sipas relacionit të këtij projektligji, do të shoqërohet

me shtrirjen për një periudhë më të gjatë ndër vite të procesit të dhënies së dëmshpërblimit, duke

u përfshirë në ligjet vjetore të buxhetit.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

27

Për sa i përket mendimit të KM-së për projektligjin, në nenin 82 të Kushtetutës

përcaktohet se, së pari, propozimi i projektligjeve, apo i ligjeve, kur është rasti, duhet të

shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij.

Së dyti, asnjë projektligj joqeveritar, që bën e të nevojshme rritjen e shpenzimeve të

buxhetit të shtetit, ose që pakëson të ardhurat, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e KM-

së, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së projektligjit.

Së treti, nëse KM-ja nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon për

shqyrtim sipas procedurës së zakonshme. Një kërkesë e tillë paraqitet edhe te neni 68 i

Rregullores së Kuvendit. Mbështetur në këto dispozita KM-ja, me vendimin nr. 210, datë

11.03.2020 ka paraqitur këtë mendim për projektligjin.

Së pari, në kushtet kur nuk kemi një përllogaritje të efektit financiar, apo të dhëna për

numrin e përfituesve, nuk mund të shprehemi për përballimin e kostos financiare të këtij

projektligji nga buxheti i shtetit.

Së dyti, tavanet buxhetore për tri vitet e ardhshme janë vendosur dhe nuk mund të

ndryshohen.

Lidhur me përmbajtjen e projektligjit KM-ja ka paraqitur edhe disa problematika, që

janë: shtesa e fjalëve “të ekzekutuar pa gjyq” në paragrafin e dytë të nenit 1 të projektligjit

vlerësohet e panevojshme, pasi ky nen ka të përcaktuar tashmë ekzekutimin me urdhra të

organeve të hetuesisë. Të tria nenet e projektligjit kanë fuqi prapavepruese dhe kosto financiare

shtesë për buxhetin e shtetit. Këto parashikime do të risillnin hapjen e procedurave të

dëmshpërblimit, të cilat kanë përfunduar tashmë. Sipas nenit 19 të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007

“Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”” afati i

dorëzimit të kërkesave për dëmshpërblim ka përfunduar që në vitin 2009.

Për të gjitha këto dhe duke pasur parasysh qëndrueshmërinë në tërësi të rendit juridik për

mosndryshimin e shpejtë dhe të shpeshtë të legjislacionit, KM-ja shprehet me rezervë për

projektligjin e propozuar.

Për sa i përket mendimit që ka dhënë Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe

Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi është shprehur që ky projektligj ka

mangësi të mëdha pasi nuk bazohet në një studim konkret të domosdoshmërisë për një ndërhyrje

të re në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të

regjimit komunist” të ndryshuar””. Ky komision ka votuar në parim kundër projektligjit me

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

28

shumicë votash, duke mbështetur mendimin e KM-së se nuk ka një llogaritje të numrit të

përfituesve dhe të faturës financiare të projektligjit.

Për sa u përket disa mendimeve për projektligjin, argumentet e dhëna nga Ministria e

Financave dhe Ekonomisë janë shteruese. Projektligji parashikon përfshirje në skemën e

dëmshpërblimit financiar të një numri përfituesish, që është i panjohur dhe, si rrjedhojë, nuk

njihen as efektet financiare përkatëse. Në kushtet kur tavanet për projektbuxhetin afatmesëm janë

përcaktuar, mungesa e burimeve financiare për dëmshpërblimin e përfituesve, sipas këtij ligji, e

bën ligjin të pazbatueshëm. Për këto arsye jam e mendimit që projektligji të mos miratohet.

Kuvendi, me vendimin nr. 1, që e përmendi kryetarja pak më parë, të datës 1 korrik

2020, ka filluar procedurat për verifikimin e mënyrës së shpërndarjes së dëmshpërblimit nga

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mbështetur në nenin 17 të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007

“Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”” dhe me këtë

vendim Kuvendi ka ngritur Komisionin e Posaçëm parlamentar për Mbikëqyrjen e Shpërndarjes

së Dëmshpërblimit të ish-të Dënuarve Politikë të Regjimit Komunist. Ky Komision do të japë një

informacion më të plotë pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat lidhur me ecurinë

procesit të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist.

Si përfundim, mbështetur në të gjitha argumentet që lexova pak më sipër, i propozoj

komisionit që projektligji të mos miratohet.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, Blerina!

A dëshiron të shtojë diçka Ministria e Financave?

Adela Xhemali – Në fakt, argumentet e zonjës Gjylameti ishin të plota dhe shteruese. Ne

kemi bërë dhe disa llogaritje të vogla për ato fusha që njohim dhe efektet janë jashtëzakonisht të

larta për buxhetin e shtetit, përveç faktit që numri i përfituesve dhe futja e kategorisë së re të

përfituesve janë të panjohura për ne, kështu që biem dakord me argumentet e komisionit.

Milva Ekonomi – Kolegë, a keni nevojë të bëni ndonjë pyetje? Zoti Xhelilaj.

Rolant Xhelilaj – Më vjen mirë për vlerësimin që i kanë bërë KM-ja, Ministria e

Financave dhe relatorja nismës së deputetit Roshi. Personalisht, krahas faktit që më vjen mirë,

nuk jam absolutisht dakord që të niste analiza e këtij projektligji për një fakt të thjeshtë: në

nismën e zotit Roshi kërkohet ndryshimi i afatit kohor dhe fillon nga 8 nëntori. Këtë unë nuk

arrij ta kuptoj se mbi çfarë bazë e bën, apo çfarë qëllimi ka. Më tepër m’u duk prezantimi i zotit

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

29

Roshi, pavarësisht dëshirës së mirë për ish-të përndjekurit politikë, një përdorim tjetër i tyre për

anëtarët e partisë së vet dhe i humbi mundësia ta paraqiste si një lloj fjalimi në fushatë elektorale.

Nga 8 nëntori deri në 1944-n historinë e kanë shkruar fituesit dhe që të bëhet diçka duhet

vendime gjykate dhe nuk mund t’i bëjë me një nismë personale një deputet, që i bie rasti të jetë

në Kuvendin e Shqipërisë dhe të thotë që nga data 8 nëntor deri 1991-n, apo 1992-n, nuk e di se

kur e vuri afatin e fundit, të rishihet dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë. Për mua, që

nga lëvizja e datës, nuk duhej të ishte marrë në konsideratë analiza e projektligjit. Megjithatë

analiza tregon seriozitet për çdo nismë deputeti, por unë jam totalisht kundër.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Në fakt, siç e dini, nismat e deputetëve, që depozitohen në Kuvend,

janë konsideruar me shumë seriozitet nga të gjitha komisionet, jo vetëm nga Komisioni i

Ekonomisë, si komision përgjegjës, dhe ju e shihni që ky projektligj, që ka ardhur si nismë

deputeti, po shqyrtohet edhe në komisionet e tjera, si: Komisionin e Ligjeve, apo Komisionin e

Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ajo që ju thatë, që të ulet kufiri i poshtëm i

dëmshpërblimit, nga 44 të shkojë në 41, është përtej nismës ekonomike, se nuk na takon neve të

marrim këtë lloj vendimi. Është një vendim më i madh sesa i një personi të vetëm, siç është në

këtë rast zoti Roshi.

Artur Roshi – Zonja kryetare, a mund të ma jepni fjalën?

Milva Ekonomi – Do t’jua jap fjalën kur të mbaroj unë, zoti Roshi. Ju bëtë një përshkrim

të projektligjit më tej se relacioni dhe unë nuk ua ndërpreva fjalën, por jua lashë kohën plotësisht

në dispozicion për ta parashtruar. Ishit më shumë sesa relacioni, se edhe vetë projektligji, që keni

propozuar. Tani unë po marr kohën time për të thënë diçka dhe po ju them që nisma juaj, e cila e

ul kufirin e poshtëm të dëmshpërblimit përtej vitit ’44, është më shumë sesa një nismë individi,

sikurse e tha edhe zoti Xhelilaj, për më tepër është e pamundur, edhe nga pikëpamja e llogaritjes

së kostos, siç jua vuri në dukje Ministria e Financave, kështu që unë besoj se këto janë

argumente të mjaftueshme për të gjykuar secili nga ne lidhur me këtë projektligj.

Faleminderit!

Fjala është për ju.

Artur Roshi – Edhe një herë, që të kuptojë zoti Xhelilaj, se pavarësisht se më ka ardhur

shansi të vij në Kuvend, por Balli ka pasur deputetë në Kuvend që nga viti 1990, por kjo nuk do

të thotë që meqë m’u dha mua shansi një herë, zoti Xhelilaj të flasë si “E ëma e Zeqos në majë të

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

30

thanës”, se puna është të ecim me logjikë këtu. Pse është data? Te statusi unë e sqarova, por se

ku e ka pasur mendjen zoti Xhelilaj nuk e di, ose ndoshta nuk ka dëgjuar ngaqë jemi online.

Statusi fillon nga ’41-i në ’90-n, unë nuk e shpika. Te dëmshpërblimi është nga ’44-a në ’90-n,

thjesht është konvergimi i të dyjave, nuk ka nonsens këtu, as nuk po përmend njerëzit e mi, edhe

po qe se, ata janë njerëzit e mi dhe do të mi japin votat mua, jo Landit. Kështu që nuk më bën

Landi me ndonjë faj.

Për sa i përket të panjohurës që ka Ministria e Financave do të thotë se nuk e ka vrarë

mendjen asnjë ditë të vetme. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, po të donte, mund ta bënte

një studim, se ajo është qeveria, ai është institucioni përkatës, i cili mund të bëjë studime dhe

mund të vinte me shifra këtu dhe jo thjesht me fjalë. Deputeti ka iniciativën ta bëjë dhe unë e

kam bërë. Ka mbi 6 muaj ligji që është depozituar në Kuvend dhe Ministria nuk paska pasur

kohë që ta studiojë, por vjen këtu dhe flet në përgjithësi, sepse vetëm se jeni maxhorancë, ju

mund të gjeni ndonjë justifikim anësor, por problemi është se ne ballafaqojmë argumentet këtu.

Për sa i përket asaj që tha Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, që është

njëlloj si komisioni kundër thatësirës në kohën e diktaturës, ky komision nuk ka punë me

financat. Çfarë sjell kjo nga ana sociale? Unë ua sqarova këtyre zotërinjve. Përveçse një paqe

sociale, ku është nonsensi social? Nëse ti ua jep në vite të ardhurat, nuk ka rëndësi a i merr nipi,

apo stërnipi, por ne duhet të vijmë tek e drejta dhe këtu e drejta duhet dhënë. Ne flasim a do ta

japim të drejtën apo jo, është tjetër gjë kemi para apo jo. Për partizanët paska para që nga 1939-a

që i marrin. Unë po e filloj nga ’44-a.

Se përse nuk e ka bërë PD-ja kjo është çështje tjetër, por kjo nuk do të thotë se duhet të

vazhdojmë siç ka bërë PD-ja, pra ne kemi mundësi ta përmirësojmë, ajo hodhi një hap, ne duhet

të hedhim një hap tjetër. Ku është logjika këtu që, ato banesa mizërie, që kanë qenë konvikte,

magazina, nuk kanë pasur asnjë element infrastrukture, të mund t’i quash apartamente, por janë

përshtatur dhe ata janë futur, sepse pasi kanë dalë nga burgjet kanë futur kokën në strehët e

magazinave, por kjo nuk do të thotë se ishin të banueshme dhe sot të themi se bën 850 euro metri

katror, sepse ndodhet në këtë zonë, pra ne ua bëjmë sikur janë ndërtime të standardeve

europiane. Kjo është nonsens dhe këtu nuk besoj se pajtohet njeri.

Milva Ekonomi – Zoti Roshi, unë do të thosha që të vazhdohet puna për të parë se si ka

qenë shpërblimi. Ndërkohë fjala është për ju, zonja Gjylameti.

Artur Roshi – Kryetare edhe një sekondë, të lutem.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

31

Milva Ekonomi – Nuk ka nevojë të bësh argumente, se ne nuk i kemi fare këto

argumente.

Artur Roshi – Argumentet përballen këtu.

Milva Ekonomi – Kush të thotë ty që e ka 850 euro metrin katror?

Artur Roshi – Më lër edhe një fjali! Do t’ju mbush mendjen, pavarësisht se kemi bindje

të ndryshme bashkë, se thatë se kjo qenka përtej nismës së një deputeti. Pse qenka përtej nismës

së një deputeti, përderisa mua ligji dhe Kushtetuta nuk më ndalojnë, nuk mund ta përcaktoni ju

se sa është kufiri mes (Shkëputje interneti) së projektligjit që propozon deputeti. Duhet të jemi

seriozë me njëri-tjetrin!

Milva Ekonomi – Ke shumë të drejtë, prandaj po diskutohet ndërkohë edhe në

Komisionin e Ligjeve nisma juaj, duke e ditur që komisioni ynë është përgjegjës për pjesën

ekonomike dhe pjesa ekonomike ka shumë të panjohura dhe e panjohura e parë është pjesa që

vjen nga buxheti në momentin kur kufiri buxhetor 3-vjeçar i Ministrisë së Financave është

diskutuar. Pjesa e dytë lidhet me masën e shpërblimit, e cila ka kosto shumë të larta financiare

dhe pjesa e tretë lidhet me gjurmën e atyre që duhet ta përfitojnë për një kufi të poshtëm, që nuk

mund të jetë nismë e një deputeti, por është nismë më e gjerë kombëtare. Të lutem, më lër ta

mbaroj! Unë kështu e mendoj, ti ke mendimin tënd.

Në këto kushte përtej kësaj gjëje, pasi kemi bërë këto diskutime, kemi dëgjuar

propozimin tuaj, propozimin e relatores dhe Ministrinë e Financave, mendoj se është momenti ta

hedhim në votim.

Kush është dakord ta kalojmë në parim këtë projektligj?

Zonja Hyseni, zoti Roshi, zonja Topi, zoti Elezi, kush është dakord tjetër? Kush është

kundër? 10 kundër. 4

Me shumicë votash rrëzohet.

Nuk kalon diskutimi nen për nen dhe as votimi në tërësi.

Megjithatë, kolegë deputetë ju bëj me dije se pavarësisht nga vendimi ynë këtu në

komision, ku projektligji do të kalojë në seancën plenare, pasi është seanca plenare ajo që do të

vendosë për miratimin final të këtij projektligji dhe për kthimin e tij në komisione për rishqyrtim.

Mbarimi i diskutimit sot nuk ka të bëjë me mbarimin e diskutimit për këtë çështje, se do ta

vendosë seanca plenare.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Kush është dakord për ta miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin

32

Unë ju falënderoj të gjithëve për praninë, Ministrinë e Financave, zotin Roshi për nismën

dhe zonjën Gjylameti për relatimin e nismës!

Do të merrni mesazhe se si do të zhvillohen mbledhjet ditën e nesërme.

Faleminderit!

Mirupafshim!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti