REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një...

45
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 23.06.2020, ora 09:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: Seancë dëgjimore me kandidatin për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, propozuar me dekret nr. 11498, datë 04.06.2020. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Rryçi, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli, Ylli Shehu, Senida Mesi, Eljo Hysko, Ervin Bushati, Korab Lita, Suzana Topi dhe Artur Roshi. Mungojnë: Të ftuar: Arben Shehu - Kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bledar Dervishaj - këshilltar ligjor i Presidentit

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 23.06.2020, ora 09:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore me kandidatin për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit,

Arben Shehu, propozuar me dekret nr. 11498, datë 04.06.2020.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Krenar Rryçi,

Evis Kushi, Antoneta Dhima, Vullnet Sinaj, Blerina Gjylameti, Roland Xhelilaj, Anastas

Angjeli, Ylli Shehu, Senida Mesi, Eljo Hysko, Ervin Bushati, Korab Lita, Suzana Topi dhe Artur

Roshi.

Mungojnë:

Të ftuar:

Arben Shehu - Kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Bledar Dervishaj - këshilltar ligjor i Presidentit

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

2

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Mirëmëngjesi të gjithëve!

Fillojmë mbledhjen e radhës së Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

Siç jeni njoftuar edhe nëpërmjet postës suaj elektronike, sot në rendin e ditës kemi një

seancë dëgjimore me kandidatin për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin

Arben Shehu, propozuar me dekret nr. 11498, datë 04.06.2020 nga Presidenti i Republikës.

Këtu kemi të ftuar zotin Arben Shehu, i cili është kandidati i propozuar. Po ashtu nga

zyra e Presidencës kemi ftuar zotin Bledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit.

Para se të fillojmë, unë dua të bëj një apel, për t’u siguruar që kuorumi është i

mjaftueshëm.

Unë jam prezent, zoti Arben Elezi është prezent, zoti Anastas Angjeli është prezent, zonja

Antoneta Dhima është prezent, por nuk e di nëse na dëgjon, apo jo, zonja Blerina Gjylameti

është prezent, zoti Ervin Bushati është prezent, zonja Evis Kushi është prezent, zoti Roland

Xhelilaj është prezent, zoti Xhevit Bushaj është prezent, zonja Reme Lala është prezent, zonjën

Senida Mesi nuk e shikoj të lidhur, zoti Eljo Hysko është në linjë, zoti Vullnet Sinaj është

prezent, zonja Edlira Hyseni është prezent, zoti Krenar Rryçi është prezent, zoti Korab Lita është

prezent, zoti Ylli Shehu, më dëgjoni, se e shoh që jeni i lidhur?

Ylli Shehu – Po.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Zonja Suzana Topi? Nuk është prezent.

Zonja Neta u shfaq në ekran. Faleminderit shumë!

Artur Roshi – Kryetare, nuk më lexuat emrin!

Milva Ekonomi – Artur Roshi, më fal, se me ju komunikova që më herët! Më fal shumë!

Edhe ju jeni prezent. Kësisoj, na mungojnë vetëm 2 nga 19 anëtarët e komisionit. Meqenëse

plotësohet kuorumi, fillojmë seancën dëgjimore.

Unë mund t’ju vë në dijeni, në fakt, në lidhje me procedurën që kemi ndjekur. Siç e dini,

Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion shumë i rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë, i

cili ka për detyrë të auditojë të gjitha shpenzimet e realizuara nga fondet publike, të shikojë se si

menaxhohet prona publike e ajo shtetërore, si dhe të informojë autoritetet publike dhe publikun e

gjerë në përgjithësi nëse këto fonde janë përdorur me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

3

Ndërkohë, e gjithë procedura e veprimtarisë së tij është e rregulluar në dy pjesë të

rëndësishme ligjore: në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin organik të

Kontrollit të Lartë të Shtetit. KLSH-ja funksionon si institucion i pavarur. Në nenin 162, pika 2,

të Kushtetutës së Shqipërisë, përcaktohet respektivisht se kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në

detyrë për shtatë vjet.

Me vendimin nr. 143, datë 15.12.2011, Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretin nr. 7163 të

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të

Shtetit, dhe ka zgjedhur zotin Bujar Leskaj në pozicionin e kryetarit. Vakanca e tij është krijuar

në datën 15 dhjetor 2018, me përfundimin e mandatit.

Që nga muaji nëntor 2018 e deri në korrik të vitit 2019 Presidenti i Republikës i ka

përcjellë Kuvendit tri kandidatura. Ju i mbani mend, sepse Komisioni i Ekonomisë dhe

Financave është përgjegjës për të shqyrtuar propozimet. Të tria këto dekrete nuk u miratuan nga

Kuvendi.

Sipas Rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit shqyrtohet nga komisioni përgjegjës,

dhe ju e dini se në këtë rast është komisioni ynë, në përputhje me nenin 111 të Rregullores së

Kuvendit.

Dekreti i Presidentit neve na ka ardhur me shkresën nr. 1813/1, datë 04.06.2020, dhe

është protokolluar në Kuvend, me nr. protokolli 1486, datë 05.06.2020, shkresa e depozituar nga

zoti Ilir Meta, President i Republikës, në lidhje me propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të

Shtetit.

Ky dekret, siç ju thashë, ka numrin 11498, datë 04.06.2020. Dekreti propozon zgjedhjen

e zotit Arben Shehu në detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shqyrtimi i është nënshtruar menjëherë procedurës parlamentare. Kryetari i Kuvendit e

ka përcjellë këtë shkresë te Komisioni për Ekonominë dhe Financat. Dekreti është shoqëruar

edhe me relacionin përkatës nga Presidenti, si dhe me të gjithë dokumentacionin që ka vënë në

dispozicion kjo kandidaturë.

Nga ana formale dhe ligjore, dekreti dhe dokumentacioni i kandidatit janë parë në

përputhje me nenin 162, pika 2, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në

respekt të të cilit përcaktohet se kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

4

nga Kuvendi, me propozim të Presidentit, dhe qëndron në detyrë për shtatë vjet. Dekreti

shoqërohet me shkresë përcjellëse, si dhe me dokumentacionin e depozituar nga vetë kandidati.

Ju keni marrë në postën tuaj elektronike dokumentacionin që ka shoqëruar këtë dekret, që

e ka sjellë vetë kandidati, por siç e ka komisioni për detyrë, këto ua ka kaluar menjëherë

shërbimeve të Kuvendit, për të parë pajtueshmërinë dhe kushtet për ta zgjedhur. Shërbimet e

Kuvendit janë marrë menjëherë me këtë rast, duke konsideruar se çfarë kishte në këtë dekret.

Në relacionet shoqëruese të dekretit të Presidentit, Presidenti është shprehur se kandidati i

propozuar prej tij plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, është një

ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale, është i diplomuar në fushën e administrimit të

biznesit, me një eksperiencë të gjatë akademike, autor kërkimesh e shkrimesh shkencore, me

përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv edhe i profesionit të avokatisë.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Monitorimit në analizën paraprake thotë: “Në lidhje me

shqyrtimin e kritereve formale, të parashikuara në nenet 20 dhe 21 të ligjit 154/2014 “Për

organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, zoti Shehu ka paraqitur një

fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë, ku rezulton se ka përfunduar studimet në

vitin 2002 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ku i është dhënë titulli jurist. Nga

diploma rezulton se zoti Shehu përmbush përcaktimet e nenit 20, shkronja ‘a’, të ligjit të

mësipërm “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, sipas të cilit

kryetari duhet të ketë arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi.

Në dokumentacionin që shoqëron dekretin vërtetohet se kandidati ka përvojë pune mbi

dhjetë vjet në profesion, sipas përcaktimeve të shkronjës ‘c’ të nenit 20 të po këtij ligji, pra të

ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në vështrim të CV-së dhe dokumentacionit që shoqëron dekretin, rezulton se zoti Shehu

ka edukim dhe gradë shkencore “Doktor” në fushën e drejtësisë penale, një përvojë të gjatë

profesionale si pedagog, që prej vitit 2004 e deri më sot, ka angazhime të shumta akademike

edhe për çështje ekonomike e financiare. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Bachelor në

Administrim Biznes, dhe gjatë profesionit të avokati ka trajtuar edhe një sërë çështjesh të natyrës

financiare. Kandidati ka kualifikime cilësore në fushën e së drejtës penale. Ka shumë publikime

si autor, në disa revista kombëtare e ndërkombëtare, për tema juridike e financiare”.

Zoti Shehu ka plotësuar formularin e deklarimit, në përputhje me përcaktimet e nenit 21

të pajtueshmërisë së funksionit, sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

5

Lartë të Shtetit”, ku deklaron se nuk ka pengesë ligjore për kandidatin për funksionin e kryetarit

të KLSH-së shmang çdo pozitë papajtueshmërie përpara ushtrimit të funksionit. Nga kontrolli i

ushtruar nga Shërbimi i Monitorimit rezulton se zoti Shehu përmbush përcaktimet e pikës 1 të

nenit 21 të ligjit të sipërcituar, i cili kërkon që kryetari i KLSH-së gjatë ushtrimit të funksionit

të tij nuk mund të jetë anëtar i Kuvendit, anëtar i Këshillit të Ministrave, i zgjedhur në organet e

pushtetit vendor apo në organet e ndonjë një partie apo organizate politike. Në referencë të Kodit

të Etikës të KLSH-së për standardet e INTOSAIISAI 30 Shërbimi i Monitorimit ka vlerësuar se

zoti Shehu përmbush këto standarde. Të gjitha këto shënime, që ka bërë ky shërbim, i ka

depozituar për të gjithë ne me shkrim në postën tonë elektronike.

Mendoj të organizojmë dëgjesën duke lënë zotin Shehu të bëjë një prezantim të të gjithë

CV-së së tij, pra pse mendon se do të sjellë një risi në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Pjesa e dytë

do të organizohet me pyetje, pasi të mbarojmë seancën dëgjimore dhe pyetjet, besoj se të

gjithëve na duhet një kohë për të bërë diskutimin që do të bëhet jo në prani të kandidatit.

Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të

angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse ai e fiton këtë pozicion.

Korab Lita – Zonja kryetare, nuk do të kemi mundësi t’i bëjmë ndonjë pyetje?

Milva Ekonomi – Atë sapo thashë, zoti Lita, do ta dëgjojmë njëherë kandidatin, pastaj

do të kemi kohë për pyetje. Do të mbarojmë pyetjet, do të zhvillojmë diskutimet tona pa

prezencën e kandidatit, pastaj do të konkludojmë, si çdo herë tjetër, me një raport që bën

komisioni.

Ndërkohë, unë do t’ju bëja ftesë të gjithëve që të kemi shumë kujdes me menaxhimin e

kohës, sepse e dini kohën këtu në Kuvend në situatën ku jemi, që komisionet e tjera të vazhdojnë

punën. Prandaj do t’ju lutesha shumë të mos i përsërisni pyetjet. Mbani shënime për gjërat që do

të keni nevojë që të sqarohen, por mos i bëni pyetjet nga 2 herë.

Zoti Shehu, fjala është për ju.

Arben Shehu – Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë të Kuvendi të Shqipërisë,

Paraprakisht dua të them se ndihem i privilegjuar dhe njëkohësisht i ngarkuar me një

përgjegjësi të madhe që ndodhem para jush, në vijim të kësaj procedure për shqyrtimin e

kandidaturës së kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

6

Unë besoj se gjithkush, duke bërë detyrën e tij me përkushtim dhe integritet, do të japë

një kontribut të çmuar për përmirësimin e jetës së tij, por edhe të vendit ku jetojmë. Këto kanë

qenë vlera, të cilat i kam pasur parasysh gjatë gjithë veprimtarisë sime profesionale dhe ato

vazhdojnë të më mbështesin edhe sot në këtë iniciativë për të dhënë kontributin tim për forcimin

e institucioneve kushtetuese në vendin tonë, konkretisht në institucionin e KLSH-së.

Që me krijimin dhe konceptimin e tij në vitin 1925 ky institucion ka pasur përgjegjësinë e

verifikimit dhe të evidentimit të mënyrës së administrimit të punëve publike, që përbën një sfidë

jo pak të vështirë. Qeverisja e mirë është rezultat i drejtpërdrejtë i ushtrimit të një kontrolli,

njëkohësisht, i një mbikëqyrjeje të kujdesshme, të arsyeshme, por gjithmonë transparente dhe pa

kompromise.

Në mënyrë të përmbledhur që në hyrje të këtij ligji përcaktohet qëllimi i këtij institucioni,

i cili garanton në radhë të parë nëpërmjet auditimeve përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe

ekonomicitet të fondeve publike, të pronës publike dhe të asaj shtetërore, kryerjen si duhet të

aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe publikun nëpërmjet

publikimit të raporteve të tij. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Këta objektiva

përputhen plotësisht me standardet ndërkombëtare dhe europiane të institucioneve të kontrollit

financiar për fondet publike, njëkohësisht, EUROSAI dhe IINTOSAI.

Në përcaktimin e vizionit tim, lidhur me performancën vijuese të KLSH-së, më lejoni t’i

referohem vizionit të INTOSAI-t, sipas të cilit: “Qeverisja përmirësohet duke u mundësuar

organeve të larta të kontrollit financiar...

Krenar Rryçi– Zonja kryetare...

Milva Ekonomi – Zoti Rryçi, të lutem!

Krenar Rryçi – Le të bëjë një prezantim kandidati. Pse nuk bëri një prezantim?

Milva Ekonomi – Mos ia ndërprisni fjalën! Lëreni të vazhdojë të flasë, pasi e di ai sesi e

ka organizuar prezantimin!

Arben Shehu – Faleminderit!

Mendoj se qeverisjapërmirësohet duke u mundësuar organeve të larta të kontrollit

financiar të ndihmojnë qeverinë përkatëse të përmirësojë performancën, të forcojë transparencën,

të sigurojë përgjegjshmëri, të ruajë besueshmërinë, të luftojë korrupsionin, të promovojë besimin

publik dhe të nxisë pranimin dhe përdorimin efikas dhe efektiv të burimeve publike në dobi të

qytetarëve të tyre”.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

7

Referuar këtyre standardeve, mbështetja e institucioneve të larta të auditimit synon t’i

fuqizojë ato, duke i bërë të pavarura dhe multidisiplinare. Roli i KLSH-së është me rëndësi

specifike dhe, si i tillë, forcimi i tij do të sillte efekte të dukshme në rritjen e performancës së

organeve publike, në administrimin e fondeve publike, si dhe në minimizimin e dëmeve dhe

zhdëmtimin e atyre, që është shumë e rëndësishme.

Ashtu sikurse në çdo veprimtari apo institucion publik, ka vend për arritje dhe për rritje

të rezultateve gjithmonë e më të mira për të përmirësuar, në radhë të parë, veten, por, në të

njëjtën kohë, edhe komunitetin, që është qëllimi final apo thelbësor.

Të nderuar deputetë, më lejoni në vazhdim të ndaj me ju qasjen time në lidhje me

strukturën e institucionit, nga më të rëndësishmit të auditimit të jashtëm në vendin tonë, duke u

fokusuar në këta komponentë kryesorë. Në radhë të parë, në parimet ndërkombëtare të

INTOSAI-t dhe zbatimi i tyre në praktikë. Baza e ushtrimit të çdolloj veprimtarie të parashikuar

me ligj janë parimet që qëndrojnë në themel të saj. KLSH-ja auditon administrimin e fondeve

publike në përputhje me Kushtetutën, ligjet, aktet nënligjore, manualet në fuqi, si dhe standardet

ndërkombëtare të auditimit. Sipas nenit 6, paragrafi 3, i ligjit nr. 254/2014, kemi parasysh se

KLSH-ja në veprimtarinë e saj duhet të reflektojë shkallën më të lartë të standardeve

ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe rezolutat e kongreseve të INTOSAIT dhe EUROSAIT.

Në themel të veprimtarisë së KLSH-së qëndrojnë parimet e INTOSAI-t, të cilat përbëhen

nga parimet themeluese dhe ato thelbësore. Parimet themeluese kanë rëndësi historike dhe

specifikojnë role dhe funksione, të cilat organet e kontrollit duhet t’i aspirojnë.

Përveç sa më sipër, që veprimtaria e kontrollit të konsiderohet efektive duhet të

udhëhiqet nga standardet ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

Qëllimi i këtyre standardeve është të sigurojë cilësinë e auditimeve të kryera, të forcojë

besueshmërinë e raporteve të auditimit për përdoruesit, të forcojë transparencën e procesit të

auditimit, të qartësojë përgjegjësitë në lidhje me palët e tjera të përfshira në proces, të përcaktojë

llojet e ndryshme të angazhimeve të auditimit dhe një gjuhë të përbashkët për auditimin e

sektorit publik. Njohja e këtyre parimeve dhe standardeve nuk duhet të jetë thjesht teorike, por

duhet të implementohet në praktikë në punën dhe në veprimtarinë e përditshme të KLSH -së. Ky

institucion me përgjegjësi të madhe duhet t’i garantojë kontroll bazuar në ligjshmëri dhe

transparencë të çdo veprimtarie të paligjshme të konstatuar dhe marrjen e masave të

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

8

përshtatshme për të informuar autoritetet publike, si dhe monitorimin e zhdëmtimit të dëmit që i

është shkaktuar buxhetit të shtetit.

Puna ime në drejtimin e KLSH-së do të fokusohet edhe në konsolidimin e këtyre

standardeve.

Një moment tjetër është transparenca. Në këndvështrimin tim, baza e funksionimit në

përputhje me ligjin të institucionin shtetëror duhet të jetë transparenca. Ajo është baza e

zhvillimit të veprimtarisë dhe lejon kontrollin reciprok të pushteteve ndaj njëri-tjetrit. Duke rritur

transparencën e veprimtarisë së përditshme të KLSH-së, jo vetëm autoritetet publike, por edhe

media dhe qytetarët duhet të kenë mundësi të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në llogaridhënien e këtij

institucioni.

Statusi i të qenit i pavarur, sikurse është KLSH-ja, nuk duhet të përkthehet në

papërgjegjshmëri apo paprekshmëri, përkundrazi, në një mundësi për të ushtruar me objektivitet

të drejtat që ka ky institucion për auditimin e mënyrës së adminstrimit të fondeve publike, duke

qenë të barabartë përpara ligjit, njësoj si institucionet, objekt i këtij auditimi. Këtu kemi parasysh

që në ligjin nr.154/2014, në nenin 34 të tij, parashikohet transparenca dhe informimi i publikut.

KLSH-ja, në respekt të detyrimit të tij ligjor për informimin e publikut, siguron natyrën

publike të punës së tij nëpërmjet publikimit të raporteve të paraqitura nga KLSH-ja në Kuvendin

e Shqipërisë, njëkohësisht, publikimin e raporteve të auditimit në mënyrë elektronike,

konferencave për shtyp dhe metodave të tjera të informimit në medie, publikimit të njoftimeve

për shtyp dhe çdo lloj informacioni tjetër, që përcaktohet nga kyetari i KLSH-së, me përjashtim

të informacioneve dhe materialeve, të cilat përbëjnë sekret shtetëror apo konsiderohen si

konfidenciale, siç parashikohet në nenet 27 dhe 28 të këtij ligji. Pra, kjo dispozitë zbatohet në

disa plane, të cilat duhet të fillojnë që me programin e auditimeve dhe duke mos u përqendruar

vetëm në produktin përfundimtar, por të sinkronizohen edhe me rëndësinë që ka hartimi i

programeve të auditimit, kjo duke qenë plotësisht të hapur dhe transparentë në evidentimin e

arsyeve të auditimit të organeve publike specifike.

Në kuadër të transparencës duhet të shmanget auditimi i vazhdueshëm dhe mbivendosja

me auditimet e tjera në disa institucione publike, por duke zgjeruar gamën e institucioneve për të

qenë sa më gjithpërfshirës në njësitë fond-shpenzuese dhe joselektivë. Mund të adoptojmë

praktika nga institucione të ndryshme.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

9

Në lidhje me informimin e publikut, rol thelbësor dhe themelor, për mendimin tim, ka

media audiovizive dhe ajo e shkruar. Raporti me të duhet të forcohet gjithnjë e më shumë dhe të

shihet si një mundësi për të pasur më pranë komunitetin dhe nevojat e tij, njëkohësisht edhe

mendimet e tij, për të qenë të informuar lidhur me administrimin e fondeve publike.

Në këtë këndvështrim, media përbën aleatin më të madh, në konceptim tim, për

përcjelljen e informacionit dhe mënyrën se si është programuar dhe realizuar kontrolli i jashtëm i

fondeve publike në RSH.

Në praktikën e vendeve të zhvilluara institucionet publike nuk qëndrojnë pasive në këtë

proces, por janë ato që kërkojnë ndihmën e mediave për të transmetuar veprimtarinë e tyre të

përditshme.

Unë e shoh plotësisht të mundshme që në të ardhmen të krijohet një traditë e mirë e

institucionit të KLSH-së në organizimin e takimeve periodike me përfaqësues të medias në

Shqipëri për t`u njohur me veprimtarinë e përditshme të KLSH-së. Në këtë mënyrë do të

realizohej jo vetëm kontrolli institucional i KLSH-së, por edhe shmangia e distancës me

komunitetin, gjë që është shumë e rëndësishme.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është një vlerë dhe aset në shërbim të rritjes së

performancës së KLSH-së. Ky bashkëpunim duhet të forcohet dhe të përmirësohet më shumë,

sidomos në raport me institucionet ku KLSH-ja paraqet raportet tij, siç është Kuvendi i

Shqipërisë.

Në lidhje me Kuvendin e Shqipërisë, një hallkë tjetër lidhëse po aq e rëndësishme është

mundësia që kryetari i KLSH-së të kontribuojë në procesin legjislativ me iniciativa, sipas nenit

18 të ligjit 154/2014, ligjit themelor, si më poshtë: “Në rastet kur gjatë ushtrimit të veprimtarisë

së tij KLSH-ja vëren mospërputhje të akteve ligjore apo nënligjore me ligjin bazë apo me njëri-

tjetrin, ai ka të drejtë t’u rekomandojë organeve kompetente ndryshimin, revokimin apo

shfuqizimin e tyre ose t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”.

Kjo e drejtë e KLSH-së duhet të vlerësohet si një mundësi për të kontribuar në

shmangien e përplasjeve mes ligjeve apo akteve të ndryshme nënligjore, të cilat hasen gjatë

veprimtarisë së tij.

KLSH-ja duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit dhe kontributit në zhvillimin e

kapaciteteve, në mbarëvajtjen e reformave të ndryshme të jetës ekonomike, sociale dhe

shoqërore të ndërmarra nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

10

Auditimi dhe vetë rezultatet e auditit të KLSH-së duhet t’i shërbejnë forcimit të kontrollit

të brendshëm, brenda administratës publikes, si dhe rritjes së transparencës në sektorin publik, në

funksion të ruajtjes së fondeve dhe të pronës publike.

Gjithashtu, unë vlerësoj bashkëpunimin me njësitë publike të audituara, duke mos

injoruar qëndrimet, mendimet apo edhe observimet e tyre me gjetjet e auditimit, por të krijojmë

një frymë auditimi konstruktiv dhe jo të udhëhequr nga penalizimi apo arbitrariteti. Mendoj se

kjo është tejet e rëndësishme.

Rritja e kapacitetit dhe e performancës së trupës audituese.

Ashtu si në çdo institucion publik, asgjë nuk mund të arrihet pa angazhimin e

profesionistëve më të mirë të fushës. Rritja dhe përditësimi i nivelit profesional të stafit të

KLSH-së do të jetë një prej angazhimeve që duhet të marrë rëndësi të posaçme. Kjo mund të

arrihet nëpërmjet angazhimit në trajnime të ndryshme, të vazhdueshme dhe specifike, duke iu

referuar fushave të ndryshme të ushtrimit të veprimtarisë së KLSH-së.

Zhvillimi i kapaciteteve të personelit të KLSH-së duhet të jetë multidimensional, duke

përfshirë si aspektin ekonomik, financiar, po ashtu edhe njohuritë mbi ligjin specifik të

zbatueshëm nga subjektet e kontrolluara. Zhvillimi i njohurive në këto aspekte do t’i shërbejë

përmirësimit dhe rritjes së nivelit të auditimeve të kryera nga ana e tyre, duke arritur në

përfundime të bazuara, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe pikëpamja e

bazueshëmërisë në ligj.

Auditimi i teknologjisë së informacionit si një nga format e kontrollit duhet të përbëjë

vazhdimësi dhe sfidë për shkak të vetë fushës specifike që mbulon dhe paprashikohet në nenin

14 të ligjit themelor 154/2014.

Audimi i teknologjisë së informacionit, nga auditimet e IT-së Kontrolli i Lartë i Shtetit

mbledh dhe vlerëson provat, mund ta citoj: “për të përcaktuar nëse një sistem kompjuterik mbron

asetet, ruan integritetin e të dhënave”, pra lejon që synimet e subjektit që auditohet të arrihen në

mënyrë efektive dhe përdor burimet në mënyrë eficiiente.

Me funksionimin e platformave online nga institucionet publike duhet të përmirësohet

dukshëm shërbimi ndaj qytetarëve, domethënë në çdolloj forme. Kjo metodë komunikimi e

shpejtë, pa kosto dhe transparente e administratës publike duhet të mbrohet dhe të garantohet

edhe nëpërmjet veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit, mendoj unë. Ky institucion,

nëpërmjet kontrollit nga ana e tij, duhet të sigurojë mirëfunksionimin e këtyre lloj platformave, të

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

11

cilat sigurohen për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Dihet se një institucion i

auditit të jashtëm, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, duhet të sigurojë një staf auditues dhe ndihmës,

kompetent, të arsimuar, të aftë, të depolitizuar dhe të angazhuar për garantimin e një veprimtarie

audituese efektive në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira

ndërkombëtare të auditimit.

Forcimi i kompetencave në lidhje me zbatimin e rekomandimeve

Ashtu sikurse dihet, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit e ka të kufizuar fushën e

veprimtarisë së tij në rekomandimin e masave dhe politikave që vlerësohen të arsyeshme, në

mbështetje të nenit 30 të ligjit nr. 154/2014: “Në raportet e tij Kontrolli i Lartë i Shtetit jep

rekomandime në përputhje me nenin 15 të këtij ligji. Subjekti i audituar, brenda 6 muajve nga

data e njoftimit të raportit të auditimit, i raporton Kontrollit të Lartë të Shtetit për ecurinë e

zbatimit të rekomandimeve të dhëna”.

Në rast se subjekti i kontrolluar nuk ka zbatuar rekomandimet e dhëna, sipas dispozitës së

mësipërme, atëherë sipas nenit 15, shkronja “k” të ligjit nr. 154/2014, kryetari i Kontrollit të

Lartë të Shtetit ka të drejtë t’u drejtohet organeve më të larta shtetërore të kompetencës; pra në

rast të moszbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ana e Kontrolli të Lartë të Shtetit. Pra, sa më

sipër, rezulton se, në rast të moszbatimit të rekomandimeve, mundësia e vetme për Kontrollin e

Lartë të Shtetit është t’i drejtohet organit epror të subjektit të kontrolluar. Thënë ndryshe,

Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka kompetenca sanksionuese për subjektet që nuk i zbatojnë

rekomandimet. Në këtë këndvështrim, mendoj se duhet të forcohen kompetencat e Kontrollit të

Lartë të Shtetit në funksion të rritjes së përgjegjësisë së institucioneve publike, të cilat, në rast të

moszbatimit të rekomandimeve me karakter zhdëmtues, të mbajnë përgjegjësi administrative me

masa, sikurse janë edhe gjobat. Në këtë mënyrë do të mund të sigurohej zbatimi me efektivitet i

rekomandimeve dhe marrja e masave për reduktimin e dëmeve të shkaktuara ndaj buxhetit të

shtetit.

Zhdëmtimi apo reduktimi i dëmit ndaj fondeve publike duhet të jetë qëllim në vetvete për

veprimtarinë e organit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e cila mund të garantohet vetëm nëpërmjet

aplikimit të masave ndëshkuese administrative të parashikuara në ligjin organik. Një kompetencë

e tillë do të sillte, gjithashtu, parandalimin e moszbatimit të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë

të Shtetit dhe ndjekjes me prioritet të procedurave për zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar për

buxhetin e shtetit.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

12

Njëkohësisht, shikoj me rëndësi rolin e tij në proceset gjyqësore. Sipas Kontrollit të Lartë

të Shtetit në vitin 2019 e më herët raportohen shifra të ndryshme lidhur me raportet

përfundimtare për sa i përket dëmit ndaj buxhetit të shtetit. Por këto raporte, pavarësisht shifrave

dhe mungesës së metodologjisë së caktuar, imponojnë gjetjen e mënyrave efektive për arkëtimin

e dëmit të pretenduar ndaj buxhetit të shtetit.

Tradicionalisht, dua të them që rekomandimet më klasike të Kontrollit të Lartë të Shtetit

janë ato që kanë të bëjnë me zhdëmtimin e dëmit nga punonjës apo subjektet që e kanë

shkaktuar. Për këtë arsye gjykata ngarkohet me një numër të lartë çështjesh gjyqësore, të cilat

kanë si objekt zhdëmtimin e këtij dëmi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deri tani ka zgjedhur që të mos jetë aktiv në këto lloj procesesh,

por ka pritur përfundimin e tyre për të vlerësuar nëse janë zbatuar saktësisht rekomandimet e

dhëna. Mendoj se ky qëndrim duhet të ndryshojë, duke u përpjekur që Kontrolli i Lartë i Shtetit

të jetë palë ndërgjyqëse në këto lloj procesesh, në mënyrë që ai të mund të parashtrojë në këto

procese gjyqësore rezultatet e kontrolleve të ushtruara, ndërkohë të monitorojë edhe sjelljen e

institucioneve publike, të cilat janë përgjegjëse apo gjenden përgjegjëse për zhdëmtimin e dëmit.

Veprimtaria e ushtruar në fushën e avokatisë më ka dhënë mundësinë që në disa raste të

verifikoj se sjellja e institucioneve publike në kërkesëpadi të ndryshme të paraqitura për

shpërblim dëmi të jetë formale, thjesht për shkak të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të

Shtetit. Në disa raste kërkesëpaditë paraqiten tej afateve procedurale apo në mënyrën e gabuar, e

cila sjell edhe rrëzimin. Thënë më thjesht, procesi i zhdëmtimit dështon për shkak të sjelljes së

institucionit publik në gjykatë.

Ndaj, mendoj se prezenca dhe roli i Kontrolli të Lartë të Shtetit në proceset gjyqësore do

të shërbente për dy arsye: së pari, për monitorimin e sjelljes së organit publik në mënyrën e

zbatimit të rekomandimeve të dhëna dhe, së dyti, do t’i paraqiste gjykatës qëndrimin, provat dhe

dokumentacionin e nevojshëm për shkeljen e konstatuar. Në këtë logjikë, mendoj se do të mund

të shihej edhe roli i KLSH-së për procedimet penale të nisura pikërisht nga ky institucion.

Njëkohësisht, kemi parasysh luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sfida

më e rëndë dhe më e papërballueshme për një shtet në zhvillim është pikërisht korrupsioni, që

nënkupton keqpërdorimin e pozitave shtetërore për përfitime personale. Duhet të kemi parasysh

që korrupsioni nuk është një fenomen i ri, por një fenomen aktual shqetësues për shumë vende,

për më tepër për vendet e zhvilluara dhe organizata të ndryshme, të cilat janë të angazhuara në

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

13

kuadër kombëtar ose ndërkombëtar për adoptimin e instrumenteve juridike adekuate, në kontrast

me këtë fenomen tepër të rëndësishëm për rrezikshmërinë e tij.

Qëllimi i të gjithëve është i qartë: synohet të eliminohet konkurrenca e pandershme

ekonomike dhe të sigurohet ndershmëri në shërbimet publike. Mendoj se Kontrolli i Lartë i

Shtetit mund të ketë një rol protagonist edhe në këtë luftë, duke pasur parasysh format e shfaqjes

së korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fatkeqësisht, korrupsioni në fushën e administrimit të

fondeve publike përbën një fenomen i cili nuk ka mundur të zhduket. Si e tillë, lufta kundër këtij

fenomeni kërkon një vetëdije të qartë dhe angazhim të plotë të të gjitha hallkave dhe

institucioneve publike, duke vënë në dukje në çdo rast që mund të klasifikohet si e tillë.

Përveç korrupsionit, edhe krimi i organizuar paraqitet në të gjithë terrenin e duhur për të

përfituar nga fondet publike, veçanërisht nëpërmjet prokurimeve publike. Pavarësisht nga ky

realitet, Shqipëria ka zbatuar një sërë politikash dhe strategjish të përshtatshme, sidomos gjatë

viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Çdo shtet ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm, për konkurrencë, për tregti të

ndershme, për promovim të të drejtave dhe lirive të qytetarit, si dhe për administrimin e fondeve

publike, në funksion të komunitetit.

Për sa u përket marrëdhënieve me administratën publike, objektiv i organizatave

kriminale është kontrolli i fluksit të burimeve financiare që administrojnë institucionet publike.

Sipas studimeve dhe raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare, organizatat kriminale

fuqizohen duke përdorur eficiencën e aparatit shtetëror dhe aftësinë e tij për të merituarnjë besim

te publiku, nëse mund ta quajmë kështu. Nga sa më sipër është e nevojshme të studiohen strategji

të diferencuara dhe të koordinuara me një nivel jo vetëm kombëtar, por dhe ndërkombëtar, pasi

është i njohur tashmë karakteri ndërkombëtar i krimit të organizuar. Pra, mendoj se u takon

institucioneve publike, përfshirë këtu edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, të hartojnë përveç

strategjive kombëtare për luftën kundër krimit të organizuar edhe strategji me shtete të cilat

njihen si kandidate të mundshme të bashkëpunimit nëpërmjet organizatave kriminale, për të

parandaluar aktivitetin e tyre kriminal.

Një moment tjetër i rëndësishëm është bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe

institucionet homologe. Kemi parasysh që aktualisht Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrëdhënie të

rregullta bashkëpunimi me një pjesë të mirë të institucioneve supreme të auditimit të Europës,

përfshirë edhe ato të Ballkanit, me qëllim përmirësimin e praktikave të veprimtarisë së Kontrollit

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

14

të Lartë të Shtetit, por mendoj se i duhet dhënë një prioritet fuqizimit të mëtejshëm të

marrëdhënieve, të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave më të mira në

fushën e auditimit, në përpjekje dhe njëkohësisht në luftë kundër korrupsionit.

Po kështu, për problematikën me karakter ndërrajonal duhet të mendohet mundësia e

organizimit të auditimit me grupe të përbashkëta auditimi, sikurse mendoj që duhet të bëhet nga

të njëjtat institucione në kuadër të Bashkimit Europian. Duke iu referuar problematikave të

përbashkëta të rajonit, kjo praktikë mund të përdoret sidomos me Kosovën dhe vendet kufitare si

Mali i Zi, Maqedonia apo Greqia, për problematikën në fushën e mbrojtjes së mjedisit, lidhur dhe

me problematika të tjera siç është mbrojtja e pyjeve dhe mbrojtja në tërësi. Veçanërisht, dua të

them se duke promovuar bashkëpunimin duhet të promovojmë lirinë e institucioneve

ndërkombëtare të auditimit, gjë që realisht është, por duhet të shtohet, si nga EUROSAI, Gjykata

e Llogarive. Nuk mund të lë pa përmendur në këtë rast ndihmën tejet të çmuar të delegacionit të

Bashkimit Europian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara në arritjen e konsolidimit të

institucioneve tona dhe të shtetit të së drejtës në tërësi në Shqipëri. Të gjitha këto organizata janë

një mbështetje e vazhdueshme, kanë dhënë dhe po japin një lloj mbështetjeje tejet të çmuar, të

vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sikurse

dhe garantimin dhe forcimin e mëtejshëm të institucioneve në tërësi, në Republikën e Shqipërisë.

E nderuar zonja kryetare,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Sa më sipër, është një këndvështrim i përmbledhur i problematikave dhe shqetësimeve që

unë kam evidentuar nga një pozicion i jashtëm për sa i përket veprimtarisë së Kontrollit të Lartë

të Shtetit dhe nga ky këndvështrim kam evidentuar me rëndësi joetike binomin ligjshmëri–

llogaridhënie.

Në lidhje me mundësinë e të pasurit një lloj kontributi, nëse ju do ta vlerësonit

kandidaturën time, dua të them se ka një ndërthurje që prej vitit 2004, të punës sime në planin

profesional në pedagogji, pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në drejtimin

penal, ku është përfshirë edhe një lloj studimi i thelluar i kriminalitetit ekonomik, i

problematikave në ekonomi me një lloj pune në praktikë në avokati duke iu referuar edhe

çështjeve me karakter juridiko-ekonomik dhe financiar. Mendoj se do të jap kontributin

maksimal në angazhimin e plotë të të gjitha mundësive për ecjen përpara të punës në Kontrollin e

Lartë të Shtetit, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë një funksionim normal të këtij institucioni,

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

15

duke i garantuar njëkohësisht edhe stafit të Kontrollit të Lartë të Shtetit një klimë normale, një

klimë profesionale për të çuar përpara të gjitha detyrat që ngarkon ligji dhe të cilat qytetarët i

presin me një lloj kujdesi të veçantë.

Faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Kolegë, ju ftoj të filloni me pyetje. Kanë ngritur dorën zoti Roshi në fillim, zoti Bushati,

zoti Ryçi, zonja Hyseni, zonja Gjylamenti dhe zonja Kushi.

Po, zoti Roshi.

ArturRoshi – Faleminderit, kryetare!

Në fillim dua ta falënderoj zotin Shehu për paraqitjen e platformës së tij, për drejtimin e

një nga institucioneve më të rëndësishme kushtetuese në vend, të atij të Kontrollit të Lartë të

Shtetit, i cili kontrollon jo thjesht financat publike, por ruan balancat, si të thuash, balancat midis

taksave të qytetarëve dhe shpenzimeve të shtetit. Sugjerimi im është në formë pyetjeje për zotin

Shehu, që para se të fillonte detyrën, (sigurisht vota ime do të jetë pro, por nuk e di përfundimin

e komisionit), zoti Shehu të merrte certifikatën e pastërtisë së figurës nga Autoriteti i Dosjeve.

Më pas këtë le ta kthente në një praktikë për të gjithë institucionin, për rekrutimet njerëzore që

do të mund të bëjë në institucionin e Kontrollin e Lartë të Shtetit, që do të drejtojë, si një gjë

morale për t’i dhënë integritet të cilësuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe një nga një, këtë le ta

adoptojnë të gjithë komisionet. Kam bindjen që institucioni i Presidentit e bën këtë

paraprakisht, por edhe nëse nuk e ka bërë, unë dua të them që para se të fillojë detyrën, do të

ishte me rëndësi marrja e kësaj certifikate.

Faleminderit kryetare!

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Do të bëjmë edhe sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Zoti Shehu, unë mendoj që ju

duhet t’i mblidhni të gjitha pyetjet, që të keni mundësi të bëni edhe shpjegime të përmbledhura,

kështu që po u jap fjalën kolegëve që kërkuan t’ju bëjnë pyetje dhe pastaj do ta merrni ju fjalën.

Zoti Bushati, fjala është për ju

Ervin Bushati – Faleminderit, kryetare!

Dëgjova me vëmendje dhe në fakt fraza që më tërhoqi vëmendjen ishte “strategji të

diferencuar për të luftuar korrupsionin”, ndërkohë që ne e kemi reformën në drejtësi dhe

barazinë para ligjit një nga iniciativat tona dhe vendimmarrjet tona kryesore. Dua të di vizionin e

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

16

zotit Shehu si kandidat, për të rritur punën, se cila do jetë strategjia e tij për të rritur

performancën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, parë në këtë kontekst.

Faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Zoti Ryçi, fjala është për ju.

Krenar Ryçi –Faleminderit, kryetare!

E dëgjova me vëmendje kandidatin për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në

përgjithësi ai bëri një rezyme në lidhje me problematikat që ka me marrjen e detyrës në

Kontrollin e Lartë të Shtetit, në qoftë se do të zgjidhet kryetar. Unë do t’i bëj një pyetje zotit

Shehu. Me ardhjen tuaj në krye të Kontrollit të Larët Shteti, ju mendoni se do të bëni ndonjë

reformë në këtë dikaster? Çfarë risie mund të sillni ju pranë këtij dikasteri, gjë e cila ka

munguar deri më sot? Shpresojmë te ky meqenëse do të jetë një kandidati mundshëm dhe i

vetëm, për risitë që mendon të sjellë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Fjalën e ka zonja Gjylameti!

Blerina Gjylameti – Faleminderit, kryetare!

Gjithashtu, falënderoj zotin Shehu për prezantimin dhe paraqitjen e vizionit të tij në rast

të zgjedhjes në krye të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Unë dua të di opinionin e zotit

Shehu për rekomandimet e progres-raportit në lidhje me funksionimin e Kontrollit të Lartë të

Shtetit.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Po, zonja Hyseni.

Edlira Hyseni – Përshëndetje!

Unë kam disa pyetje të thjeshta dhe të natyrës teknike për zotin Shehu, të cilat po

përpiqem t’i rendis njëra pas tjetrës.

E para, në çfarë mënyre keni kandiduar dhe jeni propozuar për këtë detyrë dhe a keni

marrë pjesë në konkursin e bërë në përgjigje të thirrjes së Presidentit për vendin vakant të

Kryetarit të KLSH-së?

E dyta, gjatë karrierës suaj a keni drejtuar apo menaxhuar ndonjë institucion shtetëror apo

agjenci?

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

17

E treta, në bazë të ligjit të KLSH-së kandidati për kryetar duhet të ketë 10 vjet

eksperiencë në fushën financiare. Në CV-në tuaj unë nuk e gjeta këtë informacion apo kusht të

plotësuar. A mund të na thoni diçka konkrete për këtë gjë? Më së shumti në CV-në tuaj unë

pashë një seri botimesh, por nuk e kam të qartë cila është eksperienca juaj profesionale konkrete

për profesionin në fushën e financës apo të auditimit. Jemi duke folur për Kontrollin e Lartë të

Shtetit, që është institucioni më i rëndësishëm në vend dhe ka për detyrë primare dhe objektiv

kryesor auditimin e shpenzimeve publike dhe auditimin financiar, prandaj mendoj se eksperienca

në këtë fushë është primare. Megjithatë, ju mbase mund të na shpjegoni diçka që unë nuk e kam

gjetur në CV-në tuaj ose dokumentacionin që na është dërguar me e-mail.

E katërta, a keni qenë apo jeni anëtar i ndonjë partie dhe në cilën periudhë? Për sa i

përket kësaj do të doja të dija se në cilën mënyrë ju mendoni të garantoni pavarësinë e këtij

institucioni duke konsideruar që një nga preokupimet e para që ka kushdo është paanësia dhe

pavarësia që KLSH-ja duhet të ketë politikisht dhe në të gjitha aspektet, pra të garantojë këtë

element të rëndësishëm në detyrat e saj të auditimit të financave publike?

Gjithashtu, kam edhe një pyetje për diçka që nuk e kam të qartë. Në dokumentacionin

tuaj ishte edhe diploma për studime ekonomike, bachelor, part time, që keni kryer në Fakultetin e

Ekonomisë pranë Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Vure re që viti e regjistrimit ishte 2005

dhe përfundimi në vitin 2018. Realisht keni 13 vjet i impenjuar për të mbaruar studimet në

ekonomi apo ka diçka që unë nuk e kam të qartë në këtë drejtim?

Për mua personalisht është shumë e rëndësishme të kuptoj eksperiencat konkrete dhe

praktikat që ju keni në fushën financiare. Pra, përtej natyrës juridike, legale dhe specializimeve

që ju keni në këtë fushë për institucionin që do të drejtoni, dua të kuptoj cilat janë realisht

vizionet dhe aftësitë tuaja në aspektin financiar dhe sidomos të auditimit. Në fakt, nuk e di nëse

keni eksperiencë dhe formim konkret në lidhje me auditimin që unë të mund t’ju bëja disa pyetje

të natyrës më teknike për auditimin financiar, auditimin e pajtueshmërive, auditimet e formave të

ndryshme?

Milva Ekonomi – Edlira, ju lutem, ne jemi duke bërë pyetje për një titullar institucioni,

por për teknikat ju mund ta pyesni kur të vijë në dëgjesë me gjithë përfaqësuesit e tjerë të

Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këto momente duhet të kuptojnë situatat që kanë të bëjnë me

menaxhimin.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

18

Edlira Hyseni – Domethënë nuk është e domosdoshme eksperienca ose formimi në

fushën e auditimit financiar?

Milva Ekonomi – Jo, jo, pyetjet teknike për auditimin, sepse po marrim në pyetje një

drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk mund të shkojmë në gjëra kaq audituese.

Edlira Hyseni – Që të mos e bëj teknike, po i përmbledh këto pyetjet për auditimin në

një pyetje. Duke pranuar që roli auditues dhe kontrollues i KLSH-së është i përcaktuar me ligj

dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit është aktori më i rëndësishëm në zinxhirin ...

Milva Ekonomi – Edlira, duhet të ndajmë një kufi. Ne nuk po marrim në pyetje një

auditues, por një drejtues, prandaj ndahen llojet e pyetjeve.

Ju lutem, vetëm për këtë po ju kërkoj të bëni kujdes! Nuk kemi një auditues që të bëjmë

pyetje auditimi, por po marrim në pyetje një drejtues dhe duhet t’i bëjmë pyetje si e mendon ai

që duhet të funksionojë auditimi.

Edlira Hyseni – E kuptoj. Atëherë nëse ka një vizion të tij personal se si do ta zhvillojë

apo përmirësojë auditimin, do ta mirëprisja, nëse jo e mirëkuptoj dhe falenderoj.

Milva Ekonomi – Faleminderit shumë, Edlira!

Evis, fjala është për ju.

Evis Kushi – Faleminderit, kryetare!

Edhe unë e dëgjova me shumë vëmendje prezantimin e zotit Shehu. Duke qenë se bëhet

fjalë për një institucion kaq të rëndësishëm, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, natyrshëm na

lindin pyetje që lidhen kryesisht me platformën e tij për drejtimin e këtij institucioni apo risitë që

mund të sjellë në përmirësimin e punës apo përmbushjen e objektivave kyçe të misionit që ka ky

institucion.

Më konkretisht pyetja ime lidhet me transparencën, sepse e dëgjova zotin Shehu që foli

gjatë që në fillim të prezantimit të tij për transparencën, që është, në fakt, një nga parimet kyçe të

qeverisjes në çdo institucion publik, por sidomos në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Është misioni kryesor i këtij institucioni të bëjë transparent menaxhimin e fondeve

publike të të gjitha institucioneve publike. Këtu ka shumë palë të interesuara, duke filluar që nga

qytetarët, parlamenti, institucionet që auditohen, shoqëria civile e kështu me radhë.

Atëherë, për të dalë konkretisht te pyetja ime, si mendoni ju se mund të realizohet

praktikisht përmirësimi i transparencës? Pra, çfarë risie do të sillni ju ndryshe nga çfarë është

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

19

bërë deri më tani për sa i takon këtij parimi kryesor të këtij institucioni dhe a do të merrni modele

nga institucionet e tjera simotra? Pra, si do ta realizoni ju?

Suksese kandidatit!

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Zoti Lita fjala është për ju.

Korab Lita – Faleminderit, kryetare!

E para, e përshëndes iniciativën e zotit Shehu për të marrë përsipër një detyrë të

rëndësishme në një moment të vështirë për Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi dihet situata e

pazakontë ligjore dhe funksionale në të cilën ndodhet.

E dyta, nisur edhe nga CV-ja e tij, jam i bindur që zoti Shehu do të jetë një histori

suksesi në drejtimin e KLSH-së, pasi ai është personifikimi i intelektualit të ri, të formuar dhe

edukuar në sistemin demokratik në Shqipëri dhe pa asnjë lidhje direktepersonale dhe

profesionale në sistemin e kaluar dhe unë mendoj se merr përgjigje, pavarësisht se zoti Roshi e

kërkon prej zotit Shehu dhe është i detyruar të japë atë përgjigje, por në njëfarë mënyre merr

përgjigje edhe pyetja e zotit Roshi, pasi zoti Shehu në vitin 1990, me sa kam parë CV-në e tij, ka

qenë vetëm 10 vjeç kështu që kjo më jep iniciativën të them se është personifikimi intelektual të

ri. Shqipëria sot po përballet me një fenomen të pandodhur më parë në asnjë vend të botës. Një

ndër institucionet kushtetuese që i mungon sot vendit është KLSH-ja, siç e dimë, ose drejtimi i

KLSH-së. Nisur nga ky fakt mendoj se detyra dhe përgjegjësia e zotit Shehu në drejtimin e

KLSH-së, sigurisht në rast miratimi nga Kuvendi, do të jetë e dyfishtë. Duke parë historinë e

funksionimit të KLSH-së ndër vite mund të them se gjithmonë KLSH-ja, edhe pse institucion

kushtetues dhe i pavarur, ka qenë nën diktatin e politikës dhe në përgjithësi të qeverisë së radhës.

Nisur nga ky fakt, pavarësisht pritshmërive ndaj kandidaturës së zotit Shehu, dua të bëj një

pyetje shumë të thjeshtë dhe që mendoj se do të ishte pyetja e parë që çdo qytetar do t’i bënte

zotit Shehu në këto momente, nëse do të kishte mundësinë t’ia bënte.

Çfarë të bën të mendosh, zoti Shehu që qytetarët do të shohin një kryetar të KLSH-së

ndryshe nga sa kemi parë deri sot dhe a e keni ju iniciativën dhe vendosmërinë, për të qenë i

pavarur nga politika?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit shumë!

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

20

Zoti Xhelili ka ngritur dorën.

Roland Xhelili - Meqë e ngrita dorën, po e vazhdoj pyetjen në vijim të komenteve të

zonjës Kushi, por edhe të zotit Lita.

E dëgjova me vëmendje parashtrimin që bëri zoti Shehu dhe kam një pyetje, por që është

më shumë një lloj dyshimi, se në strategjinë që ai paraqiti për rritjen e performancës së këtij

institucioni, kjo lloj strategjie besoj se ndërtohet mbi bazën e të gjitha atyre ligjeve ekzistuese, që

kanë që nga krijimi i KLSH-së, domethënë kanë qenë të njohura për të gjithë ata drejtues që kanë

qenë aty dhe në vijim të pyetjes së Korabit, doja të dija se si e koncepton zoti Shehu, sepse gjatë

paraqitjes së strategjisë për rritjen e përformancës u ndal më shumë tek institucionet publike

përballë KLSH-së, por vendimet e marra nga KLSH-ja, të cilat në periudha të ndryshme kohe

kanë krijuar shumë pikëpyetje jo vetëm tek institucionet, por edhe qytetarët për performancën e

tyre. Cila është strategjia që do të ketë ai në konsideratë për përmirësimin e këtij perceptimi për

vetë institucionin e KLSH-së?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Shoh zonjën Topi, e cila ka hyrë në linjë dhe zonjën Mesi.

Faleminderit!

Unë besoj se këtu mbarojnë pyetjet.

Zonja Topi, mos përsërisni pyetjet që u bënë këtu!

Suzana Topi – Jo, zonja kryetare, nuk do të bëj pyetje, por thjesht një vlerësim, sepse

pyetjet pothuajse dolën.

Faleminderit për fjalën!

Falënderoj zotin Shehu! Duke parë CV-në e tij mendoj se është kandidatura më e

përshtatshme në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm për financat dhe ekonominë e vendit

dhe i uroj suksese në detyrë!

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit Suzana!

Zonja Mesi.

Senida Mesi - Zoti Shehu, ju falënderoj për prezantimin dhe vizionin tuaj për të drejtuar!

Nesër ju do të jeni kandidati që ky komision dhe Kuvendi i Shqipërisë do të aprovojnë, pasi siç e

dimë është një institucion i një rëndësie të veçantë, nga i cili kërkohet jo vetëm transparencë, jo

vetëm profesionalizëm, por maksimizim i të gjitha resurseve për menaxhimin sa më të mirë të

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

21

financave publike. Unë jam ekonomiste me profesion dhe kemi kaluar pothuajse për një vit një

kalvar ku kemi trajtuar kandidatura të ndryshme në lidhje me pozicionin në fjalë. Dua t’ju bëj një

pyetje direkte, nëse më lejoni.

Cili ka qenë motivacioni juaj si profesor i nderuar dhe doktor shkencash juridike,

specialist i të drejtës penale për të kandiduar në një detyrë kaq të rëndësishme në një profesion, i

cili kërkon një eksperiencë goxha të gjatë në fushën e menaxhimit të financave publike dhe të

auditimit dhe pse unë personalisht duhet t’ju votoj?

Pyetja imë e dytë është ndoshta jo për ju direkt, ndoshta për institucionin e Presidentit,

nëse zotin Dervishaj është akoma online, në lidhje me njoftimin institucionit të Presidentit të

Republikës në datën 2 nëntor 2018, ku janë publikuar 34 kandidatura dhe emri juaj, zoti Shehu,

nuk është në këto kandidatura.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Unë besoj se jemi mjaftueshëm me pyetjet, që edhe zoti Shehu të marrë kohën që të bëjë

një shpjegim të këtyre pyetjeve që bënë kolegët. Unë dua të theksoj diçka që është e

rëndësishme, në qasjen tuaj të parë se si e mendoni të veprojë KLSH-ja. Ju bëtë shpjegime për

angazhimin tuaj për të kuptuar përdorimin e fondeve publike dhe ne, këtu në Kuvend, kemi

dëgjuar së fundmi shumë institucione ligjzbatuese kushtetuese, që bëjnë përshkrimin e

veprimtarisë së tyre vjetore, prandaj për ne do të ishte shumë e rëndësishme pikërisht kjo qasje

që keni kundër korrupsionit, krimit të organizuar, sepse rri në linjë më të gjithë filozofinë që ka

puna në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por edhe angazhimi që ka PS-ja në këtë drejtim.

Kështu që unë dua të përshëndes angazhimin tuaj për të dhënë këtë frymë në KLSH, në zbatim të

detyrave që ka të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Fjala është për ju dhe faleminderit!

Arben Shehu – Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Dua ta filloj nga ideja ime bazë, nëse do të këtë një ecuri ky proces, të cilën do ta ndërtoj

dhe do të kërkoj gjithmonë mbështetjen dhe ndihmën tuaj të vazhdueshme, Dua të vendos një lloj

logjike për shkak se vetë shkelja e ligjit në drejtimin ekonomik dhe financiar është pjesë e këtij

(nuk kuptohet) Dua të bëj një lloj trajtimi të punës parandaluese, që zhvillohet nga institucionet

ligjzbatuese në punën kundër kriminalitetit. Mendoj se puna parandaluese është e domosdoshme,

thelbësore, tejet efikase për të arritur atje ku kërkohen parametrat e një shteti normal. Mendoj se

puna ime, nëse do të ketë një miratim, do të jetë në këtë logjikë, pra në një lloj bashkëpunimi me

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

22

të gjitha institucionet, duke filluar nga organet e pushtetit vendor nga bërthamat e kontrollit

financiar të secilit prej tyre për të arritur në një punë normale dhe efikase, qoftë për parandaluar

dhe zhvilluar të gjitha proceset në mënyrën më të mirë të mundshme, për të shmangur të gjitha

ato problematika, që ne po trajtojmë dhe që ju e keni në fokusin e komisionit tuaj.

Unë do të angazhohem maksimalisht në bashkëpunim me të gjitha institucionet në kuadër

të parashikimit dhe jo të ndëshkimit. Mendoj se ajo që kërkohet, ajo çfarë kërkon institucioni i

parlamentit, çfarë kërkon i gjithë sistemi shtetëror shqiptar dhe për më tepër qytetarët shqiptarë

është shmangia e një klime të ndëshkimeve, që është shumë e rëndësishme. Mendoj se klima e

bashkëpunimit duhet të jetë në praktikë dhe jo në planin teorik. Për mua është shumë e

rëndësishme dhe është në vlerësimin tuaj nëse do ta çmoni këtë bashkëpunim për të parandaluar

të gjitha problematikat dhe shkeljet e ligjit në këtë drejtim.

Për sa i përket pjesës së mundësisë për të aplikuar dhe për t’u ndodhur para jush në këtë

moment, më duhet t’ju them se i jam referuar komunikimeve të Kuvendit dhe Presidentit për

vendin vakant të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke iu referuar edhe momentit të

përfundimit të mandatit të tij dhe kam aplikuar për të marrë pjesë si kandidat.

Në lidhje me formimin tim juridik dhe ekonomik kam përfunduar plotësisht në mënyrë të

pandërprerë Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Kam përfunduar në

vazhdimësi Masterin dhe Doktoraturën dhe jam në proces për marrjen e titullit Profesor i

Asociuar.

Njëkohësisht kam filluar studimin për Ekonomi në Fakultetin e Ekonomisë, të cilin e kam

ndërprerë për shkak të angazhimit të madh në punë në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Avokati, ku

kam punuar në vazhdimësi.

Në 3 vjetët e fundit kam përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik dhe njëkohësisht

po vazhdoj master në Financë.

Mendoj se të gjitha këto, në planin teorik, janë të qarta.

Në planin praktik, kam punuar për më shumë se 10 vjet me shoqëritë tregtare, të cilat i

kam pasuruar me aktet përkatëse nga ana e tyre, qoftë për të pasqyruar punën time, por edhe për

një lloj vlerësimi për aq sa është i mundur, nga ana e tyre.

Gjithashtu, në planin e angazhimeve në botime, në pjesëmarrje në konferenca të

ndryshme, kam bërë maksimumin e angazhimit, për aq sa më lejohet, për shkak të detyrimeve që

kam në punën time në Fakultetin e Drejtësisë, që të jap kontributin tim për sa të jetë e mundur,

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

23

në këtë drejtim. Kuptohet, për aq sa e kam pasur këtë mundësi kohe, jam munduar të jap

maksimumin e kontributit tim.

Për sa u përket risive, mendoj se e nisa me atë që mendoj se është risi dhe duhet të

vlerësohet nga ana juaj, që është në planin institucional: shmangien e asaj që thashë, dhënies së

ndëshkimeve dhe të parandalimit, pra të zgjidhjes në kohë të problematikave, që ne mund t’i

shmangim gjatë proceseve të shkeljeve të ndryshme. Mendoj se logjikën e bashkëpunimit unë do

ta ndërtoj, duke qenë në mjediset dhe në marrëdhënie brenda Kontrollit të Lartë të Shtetit, me të

gjithë stafin. Domethënë, do të bëj maksimumin tim që marrëdhëniet, së pari, të jetë sa më

njerëzore, sa më institucionale, t’i referohen vetëm kornizave ligjore. Kuptohet që është shumë e

rëndësishme, siç e thatë edhe ju, që çdo punonjës që kryen shërbimin në Kontrollin e Lartë të

Shtetit të ketë të qartë se duhet të plotësojë, në konceptin tim, dhe besoj se është koncept normal,

të gjitha parametrat që ju prekët, të cilat nuk janë pyetje apo mendime, por janë ngarkesa në

kuptimin pozitiv të fjalës, për mua, nëse unë do të përzgjidhem aty. Mendoj se këto duhet t’i

lihen kohës, pra, nëse do të ketë një lloj kohe, le të themi, pasi puna ime do të jetë e ndërthurur

në mënyrë të përhershme me Kuvendin e Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Mendoj se këto nuk

do të jenë rekomandime, sepse janë detyrime dhe duhet të plotësohen në mënyrën maksimale nga

ana ime, nëse unë do të kem mundësinë ta ushtroj këtë detyrë. Mendoj se do të bëj maksimumin

duke respektuar ligjin dhe të drejtat, së pari, të punonjësve që janë apo do të jenë pjesë e stafit,

duke ndërthurur punën dhe duke ecur në të njëjtën linjë me institucionet e tjera të qeverisë

shqiptare, për të mos u bërë një ngarkesë, por për t’u bërë një bashkëudhëtar me të gjitha këto

organe dhe pushtete, për të qenë sa më funksional, sa më efektiv, sa më të pranueshëm, së pari,

për ju, por, për më tepër, për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Unë e vlerësoj këtë moment, siç e thashë paraprakisht. Do të doja shumë të merrja

vlerësimin tuaj, pasi kjo është normale, është njerëzore. E vlerësoj këtë moment, jam mirënjohës

për kohën, për të gjitha pyetjet, të cilat unë i quaj jo pyetje dhe rekomandime, por detyrime.

Faleminderit, zonja kryetare!

Faleminderit, të nderuar deputetë!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Shehu!

Unë do të pyesja nëse zoti Dervishaj është ende në linjë dhe ka nevojë të shtojë diçka.

Bledar Dervishaj – Në linjë jam.

Milva Ekonomi – Po, zoti Dervishaj

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

24

Bledar Dervishaj– Vetëm për të sqaruar dy gjëra që u ngritën nga deputeti i nderuar

Roshi dhe nga deputetja tjetër për sa i takon procedurës së përzgjedhjes nga Presidenti i

Republikës së kandidaturës së zotit Arben Shehu.

Shprehja e interesit të zotit Shehu është vlerësuar me shumë kujdes nga Presidenti i

Republikës, qoftë në drejtim të integritetit të kësaj kandidature, por për sa i takon funksionimit të

Kontrollit të Lartë të Shtetit në mënyrë të pandikuar politikisht.

Për sa i takon integritetit, që përmendi deputeti Roshi, kandidati i ka paraqitur të gjitha

dokumentet dhe vetëdeklarimet e tij për sa i takon përmbushjeve të kritereve të ligjit. Pra, ka

paraqitur vërtetimin e gjendjes së tij gjyqësore, vërtetim nga organi i prokurorisë, vërtetim nga

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, formularin e dekriminalizimit dhe formularin, bazuar në ligjin

“Për të drejtën e informimit”, për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit trajton një

periudhë kohore nga 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991. Në këtë datë zoti Shehu ka qenë

vetëm 11 vjeç, kështu që, edhe pse nuk kishte detyrim për ta paraqitur formularin, e ka paraqitur,

është administruar, dhe ju e keni tashmë në dosje. Tërësia e dokumenteve të paraqitura nga zoti

Shehu plotëson më së miri, në mënyrë shteruese, të gjitha kërkesat e ligjit.

Për sa i takon pyetjes së deputetes Mesi për mosqenien e zotit Shehu në listën e

kandidatëve të publikuar më 2 nëntor të vitit 2018, mund ta themi sërish, sikurse e kemi thënë

edhe në seancën pararendëse, kur u dëgjua kandidati i fundit i rrëzuar nga Kuvendi, lista apo

procesi i hapjes së thirrjes në vitin 2018 kishte qëllim përthithjen e sa më shumë kandidaturave

në numër, me qëllim përzgjedhjen prej tyre të kandidatëve më të përshtatshëm, por kjo nuk ishte

një kërkesë e ligjit, ishte një zgjedhje e Presidentit të Republikës për ta hapur këtë proces. Mua

nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’u uroj suksese kandidatëve të zgjedhur për këtë post të lartë

kushtetues, si dhe punë të mbarë Komisionit të Ekonomisë për vlerësimin objektiv të kësaj

kandidature për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit!

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Dervishaj!

Faleminderit, zoti Shehu, për gjithë prezantimin që bëtë sot në Komisionin e Ekonomisë

dhe Financave!

Unë do t’i lutesha IT-së që ta vazhdojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe

Financave pa livestream, pra të na e shkëpusë lidhjen direkte. Komisioni i Ekonomisë dhe

Financës do të vazhdojë diskutimin për kandidaturat.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

25

Bledar Dervishaj– Punë të mbarë!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Arben Shehu – Faleminderit, zonja kryetare!

Faleminderit, të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë!

Milva Ekonomi – Kolegë, më dëgjoni? Në rregull!

Tani nuk jemi më livestream, por mbledhja po regjistrohet per te vijuar diskutimin ne

komision

Anastas Angjeli – Pse nuk jemi livestream? Me çfarë të drejte nuk jemi livestreampër

diskutimet në komision?

Milva Ekonomi – Nuk jemi livestream, jemi ne regjistrim qe mbetet ne procesverbal dhe

kjo parashikohet në Rregullore.

Anastas Angjeli – Ku është në Rregullore?

Milva Ekonomi – Po, është në Rregullore. Jemi në ...

Anastas Angjeli – Milva, të lutem, ndërprite transmetimin! Në cilën Rregullore, na e

lexo? Pra, na e lexo nenin e Rregullores që ti e ndërpret mbledhjen në mes dhe thua që nuk do të

transmetohet më live. Çfarë është kjo?

Milva Ekonomi – Ne kemi nevojë të diskutimë në Komision e Ekonomisë...

Anastas Angjeli – Jo, ne kemi nevojë të bëjmë diskutime në vazhdim të mbledhjes, siç

kemi bërë gjithmonë.

Milva Ekonomi – Po, siç kemi bërë gjithmonë! Kështu i kemi bërë gjithmonë mbledhjet,

edhe në procesverbalet e kaluara...

Anastas Angjeli – Kjo që po bën ti është shumë gabim!

Milva Ekonomi – Nuk e kam gabim, sepse, kur ne kemi bërë këto diskutime...

Anastas Angjeli – Milva, të lutem, më refero nenin e Rregullores që i je referuar për ta

marrë këtë vendim arbitrar, personal tëndin, pa e konsultuar me komisionin!

Milva Ekonomi – Unë nuk po bëj asnjë praktikë të re, por po bëj praktikën...

Anastas Angjeli – Jo, ne nuk kemi bërë ndonjëherë këtë praktikë...

Milva Ekonomi –Më lër ta mbaroj unë që t’ju shpjegoj këtë që ju po më pyesni.

Anastas Angjeli – Në cilën praktikë, ma trego?!

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

26

Milva Ekonomi – Edhe njëherë: në praktikat e kaluara, po të shikoni procesverbalet e tri

dëgjesave që keni bërë, brenda ka qenë edhe media. Në momentin që bëni diskutimet në grup,

media del jashtë. Pra, kështu keni vepruar dhe kjo gjë që po ndodh tani...

Anastas Angjeli – Jo, nuk kemi vepruar kështu!

Milva Ekonomi – Shikoni procesverbalet.

Anastas Angjeli – Absolutisht nuk kemi vepruar asnjëherë kështu! Kjo është hera e parë

që ti e bën këtë dhe bëre shumë gabim, pa marrë mendimin tonë. Megjithatë, kjo është çështja

juaj dhe mbajeni ju përgjegjësinë.

Milva Ekonomi – Po, do ta mbaj unë përgjegjësinë, por unë u konsultova me

Rregulloren, si dhe pashë procesverbalet e kaluara.

Anastas Angjeli – Dakord, na e thuaj nenin e Rregullores që ke konsultuar?

Milva Ekonomi – Ja, do ta shikoj tani.

Artur Roshi – Zoti Angjeli, në emër të popullit dhe të Rregullores...

Anastas Angjeli – Çfarë është kjo punë kështu, sepse këtu flitet për transparencë dhe nuk

ka transparencë?!

Milva Ekonomi – Unë jam bazuar te neni 34 dhe të neni 35 i Rregullores.

Artur Roshi –Zonja kryetare, nuk është se zoti Angjeli nuk ka eksperiencë, kështu që...

Milva Ekonomi – Ndërkohë, e gjithë procedura e mëparshme ka qenë e mbështetur te

kjo gjë, siç po veprojmë tani.

AnastasAngjeli – Po mirë, na e lexo.

Milva Ekonomi – Në rregull, po jua lexoj.

Anastas Angjeli – Lexoje, se mbase nuk kam unë eksperiencë.

Milva Ekonomi – Neni 34 “Kuorumi dhe vendimmarrja në komision” dhe neni 35

“Publiciteti i mbledhjeve”, ku thuhet: “1. Mbledhjet e komisionit, si rregull, bëhen të hapura.

Mbledhja quhet e hapur kur media, grupet e interesit ose vizitorët janë të lejuar ta ndjekin atë.

2. Komisioni, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij, mund të vendosë që

mbledhjet e komisionit ose pjesë të tyre të bëhen të mbyllura.”

Anastas Angjeli – Ti nuk e hodhe në votim, por e vendose vetë!

Milva Ekonomi – Sepse iu referova praktikës që keni bërë gjithmonë.

Anastas Angjeli – Lëre praktikën, Rregullorja thotë që bëhet me votim, atëherë pse nuk e

hodhe në votim?

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

27

Milva Ekonomi – Unë besoj se...

Anastas Angjeli – Jeni në shkelje të Rregullores! Tani, ose hidhe në votim, ose ktheje atë

që bëre! Unë nuk kam ndërmend të diskutoj Milva, por po të them që ke shkelur Rregulloren dhe

nuk është mirë, njëlloj siç e shkele kur lexove CV-në e kandidatit. Kandidati e prezanton vetë

CV-në, nuk ke punë ta prezantosh ti. Nejse, tani vendos...

Milva Ekonomi – Unë pashë praktikat...

Anastas Angjeli – Milva, të lutem, më dëgjo ti mua dhe jo unë ty! Ti e ke shkelur

Rregulloren, sepse Rregullorja thotë që duhet të bëhet me votim. Tani ose bëje me votim, ose

ktheje dhe diskutimi të bëhet publik. Nuk ke të drejtë ti të marrësh vendime personale në drejtim

të komisionit, por këtë zgjidhe me komisionin. Në vazhdim të kësaj, kam një pyetje...

(Shkëputje interneti.)

Milva Ekonomi – Kolegë, unë mendoj që të fillojmë me diskutimet.

Kush ka nevojë të bëjë diskutime?

Anastas Angjeli – Kam unë një pyetje, para se të vazhdojmë, për procedure. E para, si

vendose për këtë çështje, do të jetë e transmetueshme apo jo? Do ta hedhësh në votim në

komision apo jo? Apo do ta lësh vendimin në kundërshtim me Rregulloren?

Milva Ekonomi – Unë mendoj se mund ta hedhim në votim, por ndërkohë dua t’ju bëj

edhe një herë një thirrje. Para se të bënim këtë dëgjesë lexova 3 procesverbalet e dëgjesave që

keni bërë më parë. Pra, në tre dëgjesat e mëparshme, në pjesën e diskutimeve janë nxjerrë jashtë

sallës kamerat. A doni të jeni me kamera apo pa kamera? Keni qenë pa kamera. Tani, kush do që

mbledhja të jetë pa kamera?

Anastas Angjeli – Po çfarë është kjo "keni qënë pa kamera"!

Milva Ekonomi – Po, keni qenë pa kamera. Kush do pa kamera?

Anastas Angjeli – Ne duam ashtu si e ka Rregullorja.

Milva Ekonomi – Po pra, me Rregullore e vendos kryetari. Meqenëse e vendos

kryetari...

Anastas Angjeli – Jo, nuk e vendos kryetari, por e vendos komisioni.

Milva Ekonomi – Kryetari vendos se si duhet ta drejtojë mbledhjen.

Anastas Angjeli – Jo, jo nuk e ka kështu Rregullorja.

Milva Ekonomi – Zoti Angjeli, ja, ta lexoj Rregulloren.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

28

Neni 23, “Detyrat e kryetarit”: “Kryetari i komisionit të përhershëm përfaqëson

komisonin, organizon dhe drejton mbledhjen e komisionit, mban lidhje me organet e tjera dhe

siguron respektimin e procedurave sipas kësaj Rregulloreje”.

Nëse mbledhjet duhet të jenë online apo jo lidhet me procedurën e nenit 35, “Publiciteti i

mbledhjeve”: “Mbledhjet e komisionit si rregull janë të hapura kur është kuorumi”.

Në pikën 2 thuhet: “Komisioni me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij mund të vendosë

që mbledhjet e komsionit ose pjesë të tyre të bëhen të mbyllura”. Unë duke parë këtë nen dhe

duke parë procesverbalet vendosa që, meqenëse...

Anastas Angjeli – Po pra, e vendose vetë. Po si e vendos ti, kur e vendos komisioni?

Milva Ekonomi – Po, sepse e keni bërë edhe më parë.

Anastas Angjeli – Çfarë pune ke me atë që kemi bërë më parë? Vendimi merret në çdo

mbledhje. Kush je ti?

Milva Ekonomi – E hedhim ne votim, pavarësisht nga procedurat që keni ndjekur...

Anastas Angjeli – Po bëj çfarë të duash!

Milva Ekonomi – Kush është dakord që kjo mbledhje të jetë me kamera?

AnastasAngjeli – Milva, bëj çfarë të duash, por herën tjetër mos shkel Rregulloren dhe

mos vendos vetë!

Milva Ekonomi – Unë nuk e shkel Rregulloren, por u nisa...

AnastasAngjeli – Jo, këtë rradhë e ke shkelur.

Milva Ekonomi – Që ta rregulloj atë që u mendua si shkelje po e hedh në votë.

Anastas Angjeli – Jo, u mendua, por ishte.

Milva Ekonomi – Kush është dakord që mbledhja të jetë me kamerat?

Anastas Angjeli – Unë.

Milva Ekonomi – Dakord.

Kush nuk është dakord që mbledhja të jetë pa kamera?

Blerina Gjylameti – A mundem për procedurë? Se e kam ngritur dorën që në krye të

herës.

Milva Ekonomi – Po, patjetër.

Blerina Gjylameti – Unë mendoj se këtu duhet të kemi mirëkuptimin e njëri-tjetrit. Në të

gjitha rastet, kur kemi diskutuar për kandidatët e institucioneve kushtetuese, nuk janë vetëm 2

apo 3 rastet e fundit që kanë qenë për kandidatët në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por së

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

29

paku në 7 vjet që unë jam në komision, gjithmonë diskutimin e kemi bërë pa medien. Nëse do të

vendosim që nga sot e tutje të kemi një standard tjetër, mendoj se duhet të jetë gjithmonë kështu.

Pavarësisht se në Rregulloren e Kuvendit ka një nen, ku flitet për mënyrën se si duhet të

zhvillohet mbledhja, ka edhe një tjetër mënyrë që quhet “precedenca”. Nëse në precendencë ka

funksionuar me mbledhje të mbyllura, atëherë ne duhet të vazhdonim kështu, por nëse sot

vendosim që mbledhjet të jenë të hapura, unë e rrespektoj mendimin dhe vendimin e gjithkujt që

kërkon që mbledhja të jetë e hapur, sipas Rregullores, atëherë kjo duhet të funksionojë kështu në

vazhdimësi. Pra, duhet të vazhdojmë, pa diskutim, në këtë frymë, sepse është shumë e

rëndësishme kjo gjë, që të mos vendosim mënyra të ndryshme të funksionimit radhë pas radhe.

Nëse nuk ka qenë problem për herët e tjera, atëherë nuk duhet të ishte problem sot. Nëse është

problem sot, atëherë duhet të jetë gjithmonë problem dhe mbledhjet tani e tutje të jenë gjithmonë

të hapura.

Unë jam dakord ta vazhdojmë mbledhjen edhe me mediet, por duhet ta diskutojmë, që të

kemi një vendimmarrje...

Milva Ekonomi – Faleminderit, Blerina!

Unë mendoj se duke zbatuar Rregulloren, duke zbatuar precedentin dhe duke marrë në

konsideratë opinionin që dha zoti Anxheli për ta hedhur në votim, ne vepruam.

Të nderuar kolegë, duhet të keni parasysh edhe diçka tjetër, që detyra jonë në këto

diskutime dhe në këto vendimmarrje është detyrë që i shkon seancës dhe seanca plenare vendos

se çfarë do të bëjë më këtë...

(Ndërhyrje nga zoti Angjeli)

Vendimin nëse duhet t’ia përcjellim seancës apo jo, ky është vendimi që do të marrim.

Për këtë arsye kam nevojë që t’jua jap fjalën të gjithve një nga një. Zoti Roshi e ka

kërkuar fjalën...

Anastas Angjeli– Jo, e kam kërkuar unë fjalën.

Milva Ekonomi – Zonja Kushi ka kërkuar fjalën, si dhe zoti Angjeli. Prandaj do ta bëjmë

me radhë.

Po, zoti Roshi.

Artur Roshi – Kryetare, të mos e vazhdojmë debatin, sepse nuk na shkon. Meqënëse

jemi pa kamerave tani, ajo që ngriti zoti Angjeli është realisht e drejtë. Nuk mund t’i themi që

nuk ke të drejtë kur Rregullorja është shkruar ashtu. Me sa di unë, edhe herë të tjera ne jemi

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

30

pyetur nga zoti Ahmetaj, nëse duhet të jenë kamerat apo jo dhe pak a shumë kemi qenë dakord

që kamerat të dalin jashtë. Pra, do të thotë që komisoni ka marrë një vendim, nuk kemi ngritur

duart, por me mirëkuptim absolut kemi thënë që kamerat të dalin jashtë. Kjo ka qenë.

Milva Ekonomi – Po, të njëjtën gjë thashë edhe unë në fillim të mbledhjes.

Artur Roshi – Më lër ta mbaroj, sepse nuk ka problem.

Milva Ekonomi – Precedenti është ai që ka funksionuar dhe këtë gjë jua thashë në fillim

të mbledhjes.

Atur Roshi – Logjika është kjo: e para, ne duhet t’i japim të drejtë zotit Angjeli dhe

duhet të kemi një përqasje strikte ndaj Rregullores, sepse është ajo që i ndan gjërat.

E dyta, t'jua japim edhe mirëkuptimin juve, kryetare, dhe të themi që edhe kryetari është

njeri, si ne, mund edhe të gabojë, nuk ka ndonjë gjë. Pra, ne mund ta japim mirëkuptimin që të

vazhdojmë kështu, nuk ka ndonjë problem, por e drejta është e drejtë, siç thuhet: “Jepi Çezarit

atë që i takon”.

Në parim, te Rregullorja duhet pasur më merak, flas në të ardhmen, sepse ky moment

mbaroi dhe nuk ka problem. Pra, në emër të Rregullores dhe në emër të popullit janë bërë shumë

gjëra pa lexuar Rregulloren dhe pa pyetur se çfarë thotë populli. Eksperiencat le t’i kthejmë edhe

me xhentilesë, duke pranuar edhe vendimin tuaj me xhentilesë, por duke i dhënë të drejtë asaj që

thamë.

Unë them ta kalojmë këtë moment dhe të diskutojmë pak për mbledhjen që do të bëjmë

në Sarandë, zonja kryetare. Meqenëse zoti Angjeli do të shkojë në fundjavë në Sarandë, të

diskutojë me kryetarin e bashkisë, nëse është e mundur.

Milva Ekonomi – Fjalën e ka zonja Kushi, pastaj zoti Angjeli.

Po, zonja Kushi.

Evis Kushi – Shqetësimi që kam unë lidhet me vëmendjen e madhe që ka opinioni publik

ndaj kësaj mbledhjeje dhe ndaj kësaj çështjeje. Pra, këtë që kaloi ne do ta diskutojmë, për mirë

apo për keq, u respektua apo jo Rregullorja, por nëse ne e mbyllëm mbledhjen, e cila ishte live,

tani për t’u rikthyer edhe një herë në mbledhje mua më duket se vihet në pikëpyetje i gjithë

komisioni dhe më duket shqetësim. Pra, nëse është bërë gabim, do ta lexojmë Rregulloren, por

mua duket si figurë jo e bukur për opinionin publik që ne e mbyllëm mbledhjen dhe tani themi që

shikoni se ne po lidhemi edhe një herë live. Më duket se kjo cenon imazhin e... Megjithatë, ne

mund ta diskutojmë, por më duket figurë... Jam dakord që mund të jetë bërë gabim, por për t’u

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

31

kthyer edhe një herë më duket se do të lindin pikëpyetje të mëdha dhe shumë dyshime nga ata që

na ndjekin. Kaq kisha. Gjithsesi, le ta vendosim bashkërish.

Milva Ekonomi- Po, zoti Angjeli.

Anastas Angjeli- U ngritën edhe tonet dhe nuk ka kuptim kjo punë, por arsyeja pse unë e

bëra këtë është që duke diskutuar një çështje të tillë, të dëgjosh prezantuesin në mënyrë publike

dhe të mos dëgjosh komentet e anëtarëve të komisionit, kjo nuk është normale.

Së dyti, që more vendimin pa na pyetur ne. Ju bëjeni si të doni, sepse unë nuk kam ndër

mend të diskutoj, por kam dy pyetje para se të filloni diskutimin.

Pyetjen e parë e kam për këshilltaren e Monitorimit, relacionin që ka bërë dhe atë që

lexuat ju në emër të saj, sepse ai relacion i përcillet Kuvendit në emrin tonë. Duke qenë se ai

relacion i përcillet Kuvendit në emrin e komisionit kam një pyetje për këshilltaren.

Zonja këshilltare, dy kandidatët e parë të sjellë nga Presidenti i Republikës janë kthyer

me motivacionin, zonja Vitore Tusha, një juriste shumë e mirë për karrierën e saj dhe për vendin

tonë, për mosplotësim të germës “b” të nenit 20, ku thuhet përvojë profesionale në çështje

financiare. Kandidati i dytë është kthyer për të njëjtën arsye, duke qenë në kushte të barabarta.

Kandidati i tretë është kthyer për mospjesëmarrje në konkurrimin e hapur që Presidenti i

Republikës shpalli, pra nuk ishte në listë. Tani kemi një kandidat, për të cilin ju na sillni një

relacion me dy standarde, pra interpretoni në mënyrë të kundërt atë që keni interpretuar në tri

relacionet e para. Me ç’të drejtë e bëni këtë? Mbi çfarë bazë ligjore? Me çfarë justifikimi? A

ndiheni përgjegjëse nga ana profesionale dhe nga ana ligjore? Si e mendoni veten tuaj, në qoftë

se 3 kandidatët e parë do të ankohen për trajtim ligjor të diferencuar që bëni ju dhe pse na e

impononi këtë relacion neve? Kjo është pyetja e parë, e cila kishte brenda disa nënpyetje.

Pyetja e dytë. Meqenëse keni bërë relacionin, a keni parë ndonjë përvojë, minimumi të

vendeve të Ballkanit ose të vendeve përreth, se çfarë detyrash kanë kryer ata, që sot janë në krye

të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe çfarë profesioni kanë? Në qoftë se nuk keni,

më thoni mua, sepse jua them unë. Kaq kisha.

Para se të fillojmë diskutimin, mendoj se këshilltarja, ndoshta edhe ju, zonja Milva,

meqenëse e lexuat ju relacionin, të na jepni përgjigje për pyetjet që bëra.

Faleminderit shumë!

Milva Ekonomi - Nëpërmjet protokollit është marrë shkresa nr. 1486/1, datë 22.06.2020,

e firmosur nga zoti Gjonçaj, e ka punuar Nevin Lekaj dhe e ka miratuar Alkida Llakaj, të cilën e

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

32

kam këtu afër. Ndërkohë, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të zotit Angjeli, unë jam duke

diskutuar me Alkidën.

Alkida Llakaj- I nderuar zoti deputet, organi propozues është Presidenti i Republikës

dhe vlerësimi i parë i përputhjes së kritereve ligjore të kandidaturës është bërë praktikisht nga

institucioni i Presidentit të Republikës. Neve na përcillet për vlerësim nëse kandidatura i

përmbush kriteret që janë parashikuar në nenet 20 dhe 21 të ligjit nr. 154/2014 për Kontrollin e

Lartë të Shtetit dhe nga vlerësimi ynë kandidatura paraqitet me dy shkollime, që do të thotë se

është edhe jurist, edhe i diplomuar në fushën e ekonomisë, ose më saktë në atë të administrimit të

biznesit. Në këto kushte, ne kemi vlerësuar nëse kandidati plotëson kriteret e të qenurit jurist apo

ekonomist.

Një pjesë tjetër e vlerësimit ishte eksperienca 10-vjeçare profesionale. Zoti Shehu është

pjesë e trupës akademike të Fakultetit të Drejtësisë...

Anastas Angjeli - Moj vajzë, përgjigju pyetjes!

Alkida Llakaj - Edhe unë pyetjes po i përgjigjem.

Anastas Angjeli - Mos shko te germa “c”, por te germa “b”. Pse në dy rastet e tjera e

keni quajtur “nuk i plotëson” dhe këtu “i plotëson”? Jemi në kushte të barabarta.

Alkida Llakaj - Cilit draft po i referoheni, zoti Angjeli, sepse janë 3 dekrete të

mëparshme, është dekreti i zonjës Vitore Tusha, e cila nuk ka pasur eksperiencë në fushën

ekonomike, por ka qenë vetëm...

Anastas Angjeli - Kush tha që nuk ka pasur? Ajo ka shqyrtuar çështje, të cilat lidheshin

me veprimtari ekonomike, siç tha edhe parafolësi, që kam eksperiencë, sepse kam shqyrtuar

çështje penale, të cilat lidheshin edhe me ekonominë. Kjo është përvoja e tij.

Alkida Llakaj - Zoti Angjeli, ndoshta nuk është përgjigjja e duhur që do t’ju jap, por kur

është shqyrtuar kandidatura e zonjës Tusha, unë nuk kam qenë pjesë e monitorimit, që do të

thotë se unë nuk mund të flas për standardet që ka aplikuar këshilltari i shqyrtimit të atij dekreti.

Pra, nuk kërkoj të shmang përgjegjësinë, por as nuk kam pse marr përgjegjësi që s’më takojnë.

Anastas Angjeli - Të ndërpritet mbledhja dhe të vijë këshilltarja tjetër që e ka bërë.

Alkida Llakaj- Zoti Angjeli, duke qenë në kushtet e pandemisë dhe të një situatë tejet

delikate që është krijuar në Kuvend, stafi nuk merr pjesë çdo ditë në ambientet e Kuvendit, por

punohet online nga shtëpia.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

33

Anastas Angjeli - Faleminderit shumë që më tregon pandeminë mua, por ti nuk je

përgjegjëse se kush vjen në punë, po përgjigju për punën tënde!

Unë ia kërkoj kryetares së komisionit, që t'ia kërkojë...

Alkida Llakaj - Unë jam përgjegjëse për këshilltarët që kam në varësi.

Anastas Angjeli - Jep përgjigje për pyetjet që bëra, të lutem shumë!

Alkida Llakaj - Unë jam përgjegjëse për këshilltarët që kam në varësi.

Anastas Angjeli - Mos më trego mua pandeminë! Drejtore personeli je apo sekretare e

Përgjithshme?!

Alkida Llakaj - Unë jam përgjegjëse për 6 këshilltarë që ka shërbimi.

Anastas Angjeli - Atëherë, nxirr këshilltaren, sepse e ndërpres unë mbledhjen, dhe na e

sill këtu!

Në qoftë se ti je përgjegjëse, duhet të ishe këshilluar me këshilltarët për vendimet e

mëparshme dhe nuk duhet të kishe bërë një vendim, të cilin nuk e ke këshilluar për tri rastet e

mëparshme, sepse na vë para përgjegjësisë. Atje nuk shkon me firmë tënden, por shkon me

firmën tonë.

Milva Ekonomi – Ndërkohë, këshilltarët...

Alkida Llakaj – I nderuar zoti Angjeli, më lejoni vetëm t’ju bëj një sqarim të shkurtër.

Memoja e Shërbimit të Monitorimit është thjesht një memo që ju mund t’i referoheni, por edhe

nuk mund t’i referoheni.

Anastas Angjeli – E nderuar zonja këshilltare, nuk e kam këtë shqetësim. Unë mund t’i

referohem dhe nuk të marr leje ty. Por unë kam shqetësimin, meqenëse jeni edhe përgjegjëse, për

të njëjtën çështje keni mbajtur dy qëndrime: një qëndrim pozitiv dhe një qëndrim negativ. Me

çfarë të drejte ti, që drejton këta 6 këshilltarë, ke mbajtur këtë qëndrim?

Alkida Llakaj – Unë e dhashë sqarimin tim.

Së pari, nuk jam këshilltarja e drejtpërdrejtë që kam punuar, por jam drejtuesja e

shërbimit dhe miratoj materialin.

Anastas Angjeli – Me çfarë të drejte e keni miratuar?!

Alkida Llakaj – Unë e kam miratuar me logjikën që kandidati është paraqitur me

shkollimin edhe në drejtësi, edhe në...

Anastas Angjeli – Nuk thotë shkollim. “Shkollim” thotë pika e parë, kurse pika “b” thotë

“përvoja profesionale për çështjet...”

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

34

Çfarë kupton ti me përvojë profesionale?

Alkida Llakaj – Përvojë profesionale do të thotë që të ketë...

Anastas Angjeli –Do të thotë se ka drejtuar një institucion ose?

Milva Ekonomi – Unë besoj, zoti Angjeli, që nuk mund ta vazhdojmë debatin me këtë...

Anastas Angjeli – Jo, duhet t’i japë përgjigjet, ashtu siç duhet ...

Milva Ekonomi – Përgjigjen ato e japin nëpërmjet shkrimit dhe me shkresa na e kanë

sjellë në vijim të katër dëgjesave: edhe për zonjën Tusha, edhe për zotin Shaqiri, edhe për zotin

Milo, edhe për zotin Shehu, ku kanë dhënë opinionet e tyre. Besoj se na takon neve këtu në

komision të bëjmë diskutime për kandidaturat, siç bëmë edhe për të tjerët.

Anastas Angjeli – Më fal, unë për këtë e bëra pyetjen që të kemi fushë të qartë diskutimi,

por askush nga Kuvendi nuk ka të drejtë për të njëjtën çështje të japë dy opinione të ndryshme

ligjore. Nëse ka qenë njëri apo ka qenë tjetri, nuk kanë të drejtë. Kjo është shkelje e ligjit. Po

sikur t’u hedhë në gjyq ai kandidati i parë, çfarë do të bëni ju?!

Milva Ekonomi – Do të shkojnë në gjyq; këtë gjë do të bëjnë. Çfarë do të bëjmë ne, në

qoftë se na hedh në gjyq? Do të ndjekim procedurën...

Anastas Angjeli – Ai nuk të hedh ty në gjyq, por hedh këshilltaren tënde që ka bërë këtë.

Është turp të dalim me interpretime të ndryshme për një çështje. Nuk ka as moral ligjor dhe as

moral morali. Unë nuk e kuptoj.

Alkida Llakaj – Zoti Angjeli me gjithë respektin, unë do të ndihesha jo mirë nëse do të

më ishte drejtuar dikush tjetër me tone të tilla, por në rastin tuaj unë ju vlerësoj si aset kombëtar,

përveç njohjeve...

Anastas Angjeli – Edhe unë do të isha shumë i respektuar, në qoftë se do të kishe

respektuar ligjin.

Alkida Llakaj – Ju lutem, më lejoni vetëm diçka, pa dashur të justifikohem. Është

opinion i një shërbimi, është opinion i një këshilltari që është i pavarur, që, gjithsesi, nuk ndikon

në vendimmarrje. Ne nuk jemi vendimmarrës. Në të gjitha rastet është absolutisht një

vendimmarrje e komisionit. Unë nuk besoj se kjo ndikon kaq shumë në vendimmarrje, sepse

edhe në rastin e zotit Milo apo edhe në rastin e zotit Shaqiri ka qenë po komisioni, i cili ka

vendosur që kjo kandidaturë nuk miratohet për t’ia përcjellë seancës plenare. Nuk mendoj, zoti

Angjeli, që shërbimi ka kaq influencë në këto çështje.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

35

Anastas Angjeli – Në rregull, nuk e kam hallin tek influenca jote, moj vajzë, e kam

hallin te qëndrimi i dyfishtë, kaq.

Alkida Llakaj – Po, është opinion, është qasje e këshilltarit.

Anastas Angjeli – Nuk është normale që opinioni ligjor për të njëjtën çështje të

ndryshojë. Tani jemi duke folur edhe gjysmë miqësisht. Me kë flisni ju?!

Milva Ekonomi – Mendoj se për Shërbimin e Monitorimit e kemi të qartë te koka se ata

veprojnë duke dhënë një opinion dhe japin një opinion. Vendimin do ta marrim ne.

Anastas Angjeli – Unë e mora përgjigjen, edhe pse nuk ishte përgjigjja e dëshiruar. Dua

përgjigje për pyetjen e dytë.

Alkida Llakaj – Cila ishte pyetja e dytë?

Anastas Angjeli – Në rregull nuk e mbani mend, po jua përsëris.

Alkida Llakaj – Kjo tregon se tensionohemi aq shumë nga pyetjet, sa harruam pyetjen e

dytë.

Anastas Angjeli – Pyetja e dytë kishte të bënte: meqenëse ju keni shqyrtuar një rast që ka

të bëjë me një funksion kaq të rëndësishëm, a keni parë ndonjë eksperiencë të ndonjë vendi tjetër

se çfarë institucionesh dhe çfarë agjencish kanë trajtuar dhe kanë menaxhuar më parë ata që

marrin një funksion të tillë? A keni ndonjë eksperiencë, sepse njeriu shikon dhe thotë: unë po bëj

ndonjë opinion të caktuar, çfarë janë këta? Ky është institucion i pavarur. A keni parë? Nëse nuk

parë, thoni që nuk keni parë, se nuk më prish ndonjë punë.

Alkida Llakaj – Nëse do t’ju jap përgjigje nga eksperienca personale, di të përgjigjem,

sepse, për fat të mirë apo të keq, kam qenë pjesë e këtij institucioni. Madje, kam qenë edhe pjesë

e një intershipi në Gjykatën Europiane të Auditimit dhe di edhe se çfarë formimi kishin

përfaqësuesit e 24 shteteve. Por dua të them se në rastin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ne nuk u

referohemi praktikave më të mira më të mira për kandidatët, sepse ligji e parashikon të tillë që

jemi të limituar vetëm në kandidaturat që përcjell Presidenti i Republikës. Pra, indirekt i bie që

unë t’i vendos kushte Presidentit se duhet t’i referohemi rastit të Gjermanisë apo të Suedisë,

ndërkohë që, për mua, kjo nuk bën sens. Por, nëse u referohemi kryetarëve të mëparshëm të

Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka qenë zoti Blerim Çela, ka qenë zoti Mustafa Kërçuku, ka qenë

zoti Robert Çeku dhe zoti Bujar Leskaj; tre të parët kanë qenë të profilit ekonomik; zoti Leskaj

ka qenë tredimensional: inxhinier, ekonomist dhe jurist. Kështu që ligji i ndryshuar në vitin 2014

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

36

thotë që mund të jetë në një nga fushat e ekonomisë apo të jetë jurist. Kështu që unë nuk e shikoj

se ka qenë pengesë për këto kritere, të paktën kandidatura e paraqitur, si e gjykoj unë.

Anastas Angjeli – Faleminderit!

Milva Ekonomi –Besoj se këto u shteruan. Tani do të kërkoj opinionin tuaj.

Anastas Angjeli – Faleminderit! Nuk kam për të diskutuar. Nuk kam asgjë personale me

kandidatin dhe as me ndonjë gjë tjetër.

Faleminderit!

Unë e mora përgjigjen nga këshilltarja. Edhe pse nuk jam dakord me atë qëndrim që kanë

mbajtur, sepse nuk është normal, por është e drejta e saj ta mbajë, siç është e drejta e komisionit

më pas të vendosë nëse duhet t’i përcillet apo jo; nëse do të bëhet me votim apo pa votim; këto i

dini ju që drejtoni atje, por bazuar edhe në Rregullore.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Angjeli!

Unë do të filloj t’ju pyes me radhë, siç shfaqeni në ekran.

Anastas Angjeli – Unë e thashë atë, sepse ti e vendose vetë, pa pyetur njeri, por nuk e

kam hallin se ...

Milva Ekonomi – Në fakt, keni të drejtë, unë e vendosa dhe duke ju njoftuar në krye të

herës të mbledhjes se do të jetë në këtë formë dhe duke ndjekur të gjithë procesverbalin.

Anastas Angjeli –Milva, unë nuk kam nevojë për ekran, sepse kam qenë 30 vjet në

ekran. Kështu që nuk e kam personale këtë.

Milva Ekonomi – Edhe unë dua të them se nuk mora një vendim personal, mora një

vendim që është i zakonshëm i komisionit, pashë Rregulloren, bëra pjesën e parë të hapur,

diskutimet i keni bërë gjithmonë të mbyllura, keni nxjerrë kamerat jashtë, ndoqa rrugën, ju më

këshilluat ta hedh në votim, e hodha në votim, votimi ishte pa kamera dhe vazhdoi mbledhja.

Ndërkohë kemi këtu Shërbimin e Monitorimit, drejtuesen e këtij shërbimi, e cila ju dha

përgjigjen, tani vazhdojmë me opinionet e tjera.

Shoh që janë për diskutim: zoti Elezi, zonja Gjylameti, zonja Hyseni, zonja Kushi, zoti

Rryçi, zoti Xhelilaj, zonja Mesi e me radhë.

Zoti Elezi, cili është opinioni juaj?

Arben Elezi – Nuk kisha internet, kryetare!

Mund të më thuash se për çfarë duhet ta jap opinionin tim?

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

37

Milva Ekonomi - Nëse do ta përcjellim apo jo në Kuvend kandidaturën që na erdhi.

Arben Elezi – Ne jemi të gjithë dakord për këtë rast.

Milva Ekonomi - Zonja Gjylameti.

Blerina Gjylameti – Kryetare, unë do të doja paraprakisht një minutë kohë, para se të jap

opinionin tim.

Në radhë të parë, sinqerisht, nuk ndihem mirë kur dëgjoj nga Shërbimi i Monitorimit që

është e drejta e këshilltarit që ka hartuar raportin që të interpretojë ligjin sikundër e mendon. Për

sa kohë fola për precedencën dhe mënyrën se si ne marrim vendimet, të njëjtën gjë gjykoj edhe

në rastin e Shërbimit të Monitorimit. Drejtuesja e këtij shërbimi, para se të firmosë një raport, që

nuk e ka hartuar vetë, do të duhet të verifikojë përmbajtjen e raportit dhe, nga ana tjetër, duhet

përsëri të shikojë precedencën. Kështu që në këtë aspekt, nuk mendoj se është ajo përgjigjja.

Mundësia është që të vijnë të gjithë këshilltarët dhe, nëse nuk vijnë dot fizikisht, mund të

lidhen online, sikurse jemi lidhur ne të gjithë.

Megjithatë, unë shpresoj që të kemi arritur në një mirëkuptim sa i përket edhe se ku duhet

të arrijmë me zgjidhjen e problematikës në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pavarësisht çdo

gjëje, jam pro kalimit në seancë dhe më pas të jetë seanca ajo që do të vendosë për miratimin apo

jo të kandidaturës.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Gjylameti!

Zoti Roshi.

Artur Roshi – Unë jam...(Shkëputje interneti) sepse nuk duhet të mbajmë përgjegjësi se

çfarë kanë bërë komisionet e tjera. Mendoj se rrallë gjen njerëz me CV-i të tillë. Paraqitja e

platformës m'u duk ambicioze. Kështu që unë e vlerësoj pozitivisht dhe do të jem pro

kandidaturës së tij. Kjo është përtej rezervave që tha edhe zoti Angjeli, që të jem korrekt edhe me

veten time. Duke e kaluar atë ngërç, le të shkojë në seancë, dhe seanca është ajo që mund të

gjykojë për të në mënyrë të prerë, por ne le ta kalojmë pozitivisht.

Faleminderit, kryetare!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Roshi!

Zonja Hyseni, zonja Kushi, zoti Ryçi, zoti Xhelilaj, zonja Mesi dhe zoti Bushati janë

shfaqur në ekran dhe duan të marrin fjalën.

Zonja Hyseni.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

38

Edlira Hyseni – Në fakt, nuk i mora përgjigjet e pyetjeve që bëra. Nuk e kuptova nëse

ishte apo ka qenë anëtar partie dhe si e siguronte pavarësinë, meqenëse ky është institucion

shumë i rëndësishëm, ku pavarësia dhe paanësia janë primare.

E dyta, një formim dhe një eksperiencë profesionale në fushën financiare më duket e

domosdoshme, sepse është institucion auditimi, dhe auditimi është financiar, në radhë të parë,

dhe pa një eksperiencë në të më duket një kandidaturë e papërshtatshme në krahasim edhe me

kandidaturat e tjera, ku, siç tha edhe zoti Angjeli, duket sikur po zbatohen, por po ndjekim

standarde të dyfishta. Kemi thënë të tjera gjëra për ata që nuk janë pranuar dhe të tjera gjëra për

këtë person. Realisht më duket se ngërçit për të zgjedhur kryetarin e KLSH-së i duhet dhënë

drejtim dhe do të ishte mirë të ishte një zgjedhje perfekte, le të themi.

Mua nuk më bindi dhe jam kundër.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Zonja Kushi, fjala për ju.

Evis Kushi – Unë mendoj t’ia kalojmë seancës.

Milva Ekonomi – Zoti Rryçi.

Krenar Rryçi – Unë jam dakord që të kalojë në seancë. Megjithatë, edhe pyetjet që i

bëmë kandidatit nuk ishin shumë të qarta.

Mendoj se ia vlen të kalojë në seancë, sepse është një vend vakant dhe duhet të caktohet

një kryetar për drejtimin e KLSH-së.

Milva Ekonomi – Zonja Lala, fjala për ju.

Reme Lala – Jam për kalimin në seancë.

Milva Ekonomi – Zoti Xhelilaj është dakord të kalojë në seancë.

Zonja Mesi.

Senida Mesi – Në fakt, e kam kërkuar fjalën që në fillim, jo thjesht për t’u shprehur me

po ose jo, për t’ia kaluar seancës, sepse personalisht nuk më pëlqen pozita dhe si shkoi diskutimi

në lidhje me këtë kandidaturë.

Në lidhje me procedurën, me gjithë respektin për të gjithë anëtarët e këtij komisioni

(normalisht, ne kemi të drejtën të bëjmë komente, të bëjmë pyetje nëpërmjet të cilave ne mund të

kuptojmë edhe opinionin dhe pozicionin e secilit prej nesh), kur ka ardhur çështja për të

diskutuar në mënyrë konkrete për një individ dhe një kandidaturë, me eksperiencën time të vogël

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

39

në këtë komision, gjithmonë i kemi bërë diskutimet me dyer të mbyllura, dhe personalisht më

duket e logjikshme që të bëhet me dyer të mbyllura.

Për sa u përket vendimeve në lidhje me votimin pro ose kundër të problematikave të

caktuara, kemi ftuar edhe një herë mediet dhe kjo është një procedurë për të cilën nuk ka as pse

të na vijë turp dhe as pse të ndihemi jokomodë. Unë ndihem shumë komode.

Diskutimi, nga ana tjetër, i cilësisë, për të qenurit konstruktiv në këtë vendimmarrje, së

pari, ka të bëjë me problematikën ku është sot KLSH-a dhe, së dyti, me pritshmërinë tonë

individuale, edhe si komision, se kush duhet të ishte kandidati optimal për të drejtuar KLSH-në.

Kalojmë tek e para. A ka nevojë KLSH-ja për një drejtues? Po, ka, sepse sot nuk ka një

drejtues, dhe ai drejtues në detyrë po ushtron kompetencat e tij edhe jashtë ligjit, në mënyrë

komplet personale dhe evazive, në kundërshtim me çdo parim të një drejtuesi dhe menaxheri të

një institucioni, duke arritur të bëjë, deri diku, edhe një lloj presioni në mënyrën se si po realizon

auditin dhe kontrollin.

Kalojmë tek e dyta. Nga gjithë kjo eksperiencë, duke analizuar 4 kandidatura, çfarë

parashikon ligji për këto 4 kandidatura? 4 kandidaturat që kemi pasur, a i kanë plotësuar kushte

minimale apo optimale, që parashikon ligji nr. 154, nëse nuk jam gabim, në lidhje me

organizimin e KLSH-së? Përgjigja është: po, të gjitha kandidaturat i kanë plotësuar kushtet

minimale që përcakton ligji, pasi, për mua, ligji ka vetëm një nen me 4 pika dhe është shumë

minimalist për të përcaktuar funksionet dhe se çfarë duhet të përmbajë kandidatura e kryetarit të

KLSH-së, që është një institucion shumë i rëndësishëm, që është një kandidaturë dhe pozicion që

zgjidhet për 7 vjet nga Kuvendi dhe përcakton vetëm që duhet të ketë arsim tëlartë, preferohet

me 1,2,3 shkenca dhe jo më pak se 10 vjet eksperiencë, është shumë evaziv.

A duhet të na bëhet mësim neve, si komision, që ta rishikojmë ligjin në lidhje me

përcaktimin jo thjesht të detyrave që do të ketë kryetari i KLSH-së, pasi ato janë të përcaktuara,

por edhe cilat kushte paraprake duhet të plotësojë çdo kandidaturë e ardhshme, jemi apo nuk

jemi ne në Kuvendin e Shqipërisë, nuk e di, pas 3 vjetësh, 5 vjetësh, 7 vjetësh e të tjerë? Unë

mendoj se përgjigjja e pyetjes është: po. Ne duhet të rishikojmë edhe ligjin për të përcaktuar

kritere të qarta, të shtojmë edhe elemente, ashtu sikurse po diskutojmë sot, i lehtësojmë punë

vetes, por krijojmë edhe pritshmëri të qarta për çdo kandidaturë nesër. Për sa kohë që është ky

ligj, çdo kandidat i mundshëm, që mbaron ekonomi, financë dhe juridik mund të aplikojë dhe

nuk mund t’i themi që të mos aplikojë. A duam ne që të plotësojnë kritere më të përshtatshme,

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

40

me eksperiencë në audit, me eksperiencë në financë, me eksperiencë në pasqyrat financiare? Për

mua, si ekonomiste, është minimumi, dhe përgjigjja ime është: po.

A është apo nuk është kandidatura e duhur? Unë i dëgjova të gjitha pyetjet dhe komentet

e kolegëve deputetë. Duke u nisur nga pyetja a duhet të kemi një kryetar të ri të KLSH-së,

themi: po, na duhet. A është ky kandidatura optimale dhe maksimale e mundshme? Themi që jo,

sepse kemi kandidatura më të mira.

Për mendimin tim dhe gjykimin tim, këtë opinion t’ia lëmë Kuvendit, por personalisht do

të preferoja një kandidaturë që ka eksperiencën e duhur në menaxhimin e financave publike, në

menaxhimin e pasqyrave financiare, në kuptimshmërinë e auditimit në 4-5 kritere që përcakton

ligji.

Faleminderit!

Milva Ekonomi- Faleminderit, Senida!

Në fakt, është e vërtetë që ne duhet të punojmë për të bërë disa përmirësime te ligji që

përcakton funksionin dhe rregullon veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në fakt, e kemi

diskutuar që është e nevojshme për të rregulluar procesin e vendimmarrjes brenda kësaj

organizate.

Besoj se do të jetë në punën e komisionit tonë, sepse do të jetë si një nevojë e

përmirësimeve në këtë sektor.

Zoti Bushati.

Ervin Bushati – Po, faleminderit!

E vlerësoj shumë seriozitetin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, gjykuar edhe

mbi vendimmarrjen, e cila patjetër që është në kontekstin e saj, por edhe për të gjithë procesin e

vështirë. Zgjedhjet nuk janë normalitet apo rrjedhje e natyrshmërisë, prandaj jemi këtu si qenie

politike për të marrë një vendim edhe kur ka pro dhe kundër. Kështu që natyrshëm do të kishte

diskutime, të cilat ia rrisin vlerën komisionit. Duke parë edhe kontekstin politik në të cilin vjen

kjo, të mos bëjmë sikur nuk e kuptojmë realitetin e një procedure të tejzgjatur dhe marrëdhënien

e tensionuar ndërmjet Presidentit dhe parlamentit në një republikë parlamentare, pra ndërmjet

nesh dhe Presidentit, i cili ka precedencën e propozimit, dhe të gjithë situatën tjetër politike, do

të na duhet që pranë grupeve tona politike të shkojmë për një vendimmarrje, e cila në thelb është

politike, siç do të ishte.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

41

Unë mendoj se zgjedhjet asnjëherë nuk janë perfekte. Në çdo vend të botës, edhe kur

zgjidhet një president nga 350 milionë banorë, pra edhe në demokracitë më të mëdha, ka një

ndarje gjysmë për gjysmë. Kështu që nuk pres që të gjithë të jemi dakord. Megjithatë, them se

është bërë një punë e mirë dhe duhet vlerësuar puna e komisionit. Unë e quaj serioz edhe

diskutimin e sotëm.

A është ky njeriu perfekt? Unë nuk njoh njeri perfekt, por mendoj se u takon grupeve

politike, edhe në bazë të vendimeve që do të merren duke parë të gjithë situatën dhe kontekstin

politik, për të vendosur në seancë plenare.

Së dyti, patjetër që ky ligj duhet riparë. Ka mangësi të mëdha. Ne i kemi dhenë fuqi

monokratike të paprecedentë kryetarit të KLSH-së, si asnjë vend në Europë, mendoj. Duhet

rishikuar ligji. Jam dakord me parafolësit, të cilët u shprehën në këtë linjë, për të pasur një bord,

një zëvendësguvernator, që të ketë një profil më ekonomik dhe financiar, në qoftë se do të duhet

të mbështesë, të ketë disa limite të pushtetit vetëm të guvernatorit në këtë pikëpamje, nëse do të

rishikohet ligji.

Mundësisht të na vijë sa më parë ligji dhe të kemi edhe pjesën e kontrollit parlamentar,

ku duhet të nisë sa më shpejt puna e mbikëqyrjes, si një dimension i munguar nga parlamenti në

drejtim të KLSH-së, të financave publike dhe të gjitha institucioneve të tjera të pavarura.

Mbikëqyrjen nga parlamenti, që është gjysma e punës së çdo Kuvendi në çdo vend demokratik

të botës, ne më duket se e kemi të paeksploruar dhe, në fakt, pa autoritet mbi të gjitha këto

institucione, të cilat në momentin kur ka një vakuum ligjor, ose edhe kur drejtuesi i institucionit

ka një agjendë politike, nuk e merr aq seriozisht, ka një agjendë personale, neve na del jashtë

kontrollit. Kështu që agjenda parlamentare në të ardhmen patjetër që duhet të fokusohet te

mbikëqyrja parlamentare, si një dimension shtesë, i munguar deri sot, i demokracisë shqiptare.

Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Bushati!

Doja të shtoja diçka tjetër për sa ju shpjeguat. Në fakt, edhe te progresraporti i BE-së për

vitin 2019, KLSH-ja zë një pjesë të veçantë. Një nga gjërat që ata rekomandojnë është

perfomanca më e mirë e auditimeve. Kjo lidhet me një nevojë të shtuar edhe nga jashtë, për të

pasur një vështrim më të qartë për ligjin që rregullon funksionimin e KLSH-së. Mbase do të jetë

një nga nismat e shpejta që duhet të ndërmarrim.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

42

Senida Mesi - Për procedurë dhe në regjistrim të procesverbalit. Zoti Bushati përmendi

që jemi qenie politike. Ne jemi qenie njerëzore, nuk jemi qenie politike, por marrim vendime

profesionale ose vendime politike.

Milva Ekonomi - Zoti Sinaj.

Vullnet Sinaj- Unë mendoj t’ia lëmë seancës parlamentare.

Milva Ekonomi- Po, zoti Lita.

Korab Lita- Unë mendoj se dinamika e sotme e diskutimeve për këtë pozicion duhet të

vazhdojë në seancë plenare dhe jam dakord që kjo kandidaturë të kalojë për diskutim në seancë

plenare.

Milva Ekonomi- Po, zonja Suzana.

Suzana Topi - Jam pro kalimit të kandidaturës në seancë.

Milva Ekonomi- Zoti Hysko.

Eljo Hysko – Edhe unë i bashkohem qëndrimit dhe jam pro kalimit të kandidaturës në

seancë plenare.

Milva Ekonomi- Zoti Shehu.

Zoti Shehu, a me dëgjoni?

Zoti Bushaj.

A më dëgjoni, zoti Bushaj?

Zonja Dhima.

Besoj se i kam lexuar të gjithë emrat e atyre që donin të bënin diskutime dhe të jepnin

opinionet e tyre...

Zoti Angjeli, dëshironi të thoni diçka tjetër?

Anastas Angjeli – Dua të them diçka për procesin e monitorimit. Nuk kisha pyetje për

kandidatin dhe as nuk diskutova për të.

A e kalojmë në seancë ose jo, vendimi që ne marrim nuk presupozon votimin për

kandidatin, por presupozon...

Milva Ekonomi – Për ta kaluar në seancë.

Anastas Angjeli - ...vazhdimin e procedurës për ta kaluar në seancë. Nëse më pas do ta

vendosë seanca, kjo është çështje e seancës.

A më dëgjoni?

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

43

Milva Ekonomi – A mund ta përsërisni edhe një herë zoti Angjeli, sepse iku interneti për

të gjithë?

Anastas Angjeli – Ajo që unë thashë ishte se pyetjet që unë kisha ishin për këshilltarin e

Monitorimit, pra nuk kisha pyetje dhe vlerësim për kandidatin, aq më tepër që nuk i kisha as ndër

mend t’i bëja, por gjithsesi procedura duhet zbatuar. Të gjitha pyetjet që unë bëra i bëra për efekt

të procedurës dhe për personalitetin e deputetëve, anëtarë të komisionit, të cilët nuk mund të

vihen përballë një qëndrimi të dyfishtë për të njëjtën çështje, sepse pastaj bie mbi fytyrën tonë.

Pra, ne duhet të kemi një moral njerëzor dhe ligjor se për këtë jemi deputetë.

Ajo që ne sot po bëjmë këtu nuk është se votojmë kandidatin, por votojmë nëse procedura

duhet të vazhdojë në parlament ose jo, kjo ishte ajo që theksova. Nëse ne do ta dërgojmë në

parlament, atëherë është e drejta e parlamentit që të vendosë.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Zoti Bushaj, a mendoni se kjo kandidaturë duhet të kalojë për votim

në seancë?

A keni ndonjë opinion për kandidaturën?

Zoti Bushaj, më dëgjoni?

Ju shoh që jeni në linjë, nuk keni internet?

Xhavit Bushaj - Po, ju dëgjoj.

Milva Ekonomi – A keni ndonjë opinion? Duhet ta dërgojmë në seancë kandidaturën, si

është po-ja juaj?

Xhavit Bushat – Opinioni im është që të mos e dërgojmë në seancë.

Milva Ekonomi – Opinioni juaj është që të mos e dërgojmë fare në seancë. Në rregull.

Zonja Dhima, e shoh që jeni online. A më dëgjoni?

Nuk shoh ndonjë tjetër që të jetë online.

Vullnet Sinaj – Përderisa është shprehur kuorumi, kam idenë...

Milva Ekonomi – Kuorumi është shprehur, por shoh që zonja Dhima është e lidhur,

prandaj po e pyes edhe një herë, siç bëra për të gjithë ju.

Zonja Antoneta, është e lidhur, por nuk na dëgjon dhe kështu nuk mund të marrin një

opinion prej saj.

Në këto kushte nga 19 veta, që përbëhet komisioni, nuk kemi online zotin Shehu dhe

zonjën Dhima, të cilët nuk janë shprehur. Nga personat që janë online nuk janë gati për ta

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

44

dërguar në Kuvend kandidaturën zonja Hyseni dhe zoti Bushaj, ndërsa për ta dërguar në Kuvend

janë...

Po, zoti Angjeli,

Anastas Angjeli - Abstenoj.

Milva Ekonomi – Abstenon nga vendimi për ta dërguar në Kuvend zoti Angjeli, ndërsa

gjithë të tjerët janë për ta dërguar në Kuvend. Atëherë, këtë diskutim dhe këtë vendim që morëm

pa kamera do t’i lutem IT-së të na lidhë sërish me kamera që ta transmetojmë këtë gjë!

Komisioni i bëri diskutimet dhe nga diskutimet që u bënë ramë dakord për kalimin e

kandidaturës në seancën plenare.

Anastas Angjeli – Për t’ia lënë seancës plenare për të vendosur, jo për ta kaluar.

Milva Ekonomi – Në mënyrë që t’ia lëmë seancës plenare për të vendosur...

Anastas Angjeli – Ajo që ne vendosëm është që t’i japim të drejtën seancës të vendosë jo

se ne ramë dakord, duhet të jemi të saktë.

Milva Ekonomi – U ikthyem sërish në diskutim online dhe me stream në Komisionin

për Ekonominë dhe Financat, pasi mbaruam diskutimet e të gjithë anëtarëve të komisionit lidhur

me kandidaturën e propozuar nga dekreti i Presidentit nr. 11 498 “Për propozimin e kryetarit të

Kontrollit të Lartë të Shtetit”. Nga diskutimet që ne bëmë dhe nga vendimi që morëm ramë

dakord, nga 19 anëtarë që janë në këtë komision, pasi në momentin që ishim duke votuar nuk

kishim online zonjën Dhima dhe zotin Shehu, por tani shoh që zonja Dhima është futur dhe ka

bërë shkrimin e saj se është dakord që kandidatura të përcillet në Kuvend për vendimmarrje të

mëtejshme dua t’ju njoftoj që komisioni pati këtë situatë.

Ishin të pranishëm 18 anëtarë të komisionit, nga këta 2 anëtarë votuan kundër, 1 abstenoi

dhe 15 të tjerët votuan pro, që kandidatura e zotit Arben Shehu në bazë të nenit 111 të

Rregullores të dërgohet në seancën e ardhshme të Kuvendit për vendimmarrje të mëtejshme.

Unë besoj se me detyrën që kryem, me dëgjesën që i bëmë kandidaturës, si dhe

vëzhgimin që i bëmë raportit që solli Shërbimi i Monitorimit i institucioneve kushtetuese pranë

Kuvendit, si dhe në bazë të diskutimeve që bëmë, besoj se e kemi realizuar detyrën tonë për të

parë përputhshmërinë dhe kushtetutshmërinë, ndërkohë edhe votimin nëse kjo kandidaturë mund

të shërbejë për diskutime të mëtejshme në Kuvend.

Ju falënderoj shumë për kohën që na vutë në dispozicion, si dhe për diskutimet e mira që

ne bëmë!

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI€¦ · Ftoj zotin Shehu të marrë fjalën, duke na bërë një panoramë të CV-së së tij, por dhe të angazhimit që do të ketë në KLSH, nëse

45

Faleminderit!

Shihemi në mbledhjen e ardhshme!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti