REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni...

12
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore”. 2. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 14, datë 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i ndryshuar””. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli Shehu. Të ftuar: Mira Rakacolli Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Gelardina Prodani - Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Antoneta Njehrrena Drejtore jurdike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale HAPET MBLEDHJA Milva Ekonomi Përshëndetje të gjithëve!

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit,

ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit

Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore”.

2. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 14, datë 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin

normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta

administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i

ndryshuar””.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet

Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli

Shehu.

Të ftuar:

Mira Rakacolli – Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Gelardina Prodani - Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale

Antoneta Njehrrena – Drejtore jurdike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Përshëndetje të gjithëve!

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

2

Jemi gati për të filluar mbledhjen e radhës online të Komisionit për Ekonominë dhe

Financat. Në rendin e ditës kemi shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së

përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve

anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore” dhe shqyrtimin e aktit

normativ nr. 14, datë 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë

15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë

kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i ndryshuar””.

Për projektligjin e parë relatore është zonja Antoneta Dhima, ndërsa për shqyrtimin e

aktit normativ nr. 14, relator është zoti Vullnet Sinaj.

Për të diskutuar për projektligjet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë

të ftuar: profesoreshë Mira Rakacolli, zëvendësministre, zonja Geraldina Prodani, sekretarja e

Përgjithshme dhe zonja Antoneta Njehrrena, drejtore juridike.

Para se të fillojmë të diskutojmë, do t’ju lutesha ta menaxhojmë kohën mirë, pasi do të

kemi një pasdite të gjatë. Do të kemi edhe një mbledhje tjetër për diskutimin e projektligjit “Për

sipërmarrjen e investimeve kolektive”.

Ndërkohë, do t’ju lutesha që pjesën hyrëse, që zakonisht e keni të drejtë për ta bërë për

falënderime dhe dhe për të shprehur solidaritet me ata që janë në frontin e parë të luftës me

COVID-in apo edhe me ata që kanë pësuar humbje në familjet e tyre, si raste fataliteti, ta

eliminojmë në këtë mbledhje, duke e mirëkuptuar që secili nga ne është solidar me të gjitha

përpjekjet dhe shpreh, pa dyshim, keqardhje dhe mirënjohje për të gjitha familjet që janë në këtë

betejë! Kjo ishte para.

E dyta, falënderimet e veçanta për ministrat, zëvendësministrat apo personat juridikë, që

vijnë nga ministritë, nuk është nevoja t’i bëni në këtë moment, sepse ua kemi bërë një herë. Do

t’ju lutesha sërish të mos e përdorim kohën për këto!

Tani do të bëj një apel për listëprezencën. Edhe nga apeli që bëra së bashku me IT-në, e

kemi kuorumin e nevojshëm për këtë mbledhje, por, gjithsesi, të dëgjojmë emrat, të thoni “jam

prezent” dhe të shfaqeni në ekrane.

Janë prezentë: Arben Elezi, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Blerina Gjylameti, Ervin

Bushati, Evis Kushi, Roland Xhelilaj, Xhevit Bushaj, Reme Lala, Senida Mesi, Edlira Hyseni,

Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Artur Roshi, Krenar Rryçi, Artur Roshi, Korab Lita dhe zonja Suzana

Topi. Deri tani nuk është bashkuar me ne në mbledhje zoti Elio Hysko dhe zoti Ylli Shehu.

Ju faleminderit!

Fjala për zëvendësministren, zonjën Rakacolli, për shqyrtimin e projektligjit “Për

ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë,

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

3

Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat

mjekësore”.

Nuk paska hyrë ende në linjë asnjë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Atëherë, fillojmë me relatoren, zonjën Dhima.

Antoneta Dhima – Faleminderit, zonja kryetare!

Projektligji që jemi duke diskutuar është propozuar nga Këshilli i Ministrave, sipas

përcaktimeve të nenit 83, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe është shoqëruar

me relacionin përkatës, sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kreu

II, “Marrëveshjet Ndërkombëtare”, neni 121 i saj dhe në përmbushje të nenit 17 të ligjit nr.

43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i mundësisë së palëve kontraktuese që të

marrin kundërmasa mjekësore me anë të dhënies së kontratave mbi bazën e procedurave të

përbashkëta të prokurimit.

Kundërmasat mjekësore nënkuptojnë çdo ilaç, çdo pajisje mjekësore, mallra ose shërbime

të tjera, që synojnë luftimin e kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin.

Traktati për funksionimin e Bashkimit Europian parashikon që veprimi i bashkimit, i cili

do të plotësojë politikat kombëtare, do të drejtohet ndaj përmirësimit të shëndetit publik, duke

parandaluar sëmundjet. Kërcënimet ndërkufitare, të tilla si gripi pandemik, mund të luftohen

përmes vaksinimit, duke parandaluar sëmundje potencialisht të rënda... (Nuk dëgjohet) një

mekanizëm për prokurimin e përbashkët të vaksinave dhe mjekimin antiviral, që do të mundësojë

shtetet në bazë vullnetare të miratojnë qasje të përbashkëta për negocimin e kontratave me

industrinë, të cilat do të trajtojnë gjatë çështje të tilla, si: përgjegjësia, disponueshmëria, çmimi i

produkteve mjekësore, si edhe konfidencialitetin.

Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord që mjeti më i

përshtatshëm për kryerjen e procedurave të përbashkëta të prokurimit për vaksinat pandemike do

të ishte hartimi i kontratave kuadër që mund të lidhin shtetet anëtare në baza vullnetare.

Institucionet e BE-së dhe shteteve anëtare mund të angazhohen në një procedurë të

përbashkët të prokurimit, me qëllim blerjen paraprake të kundërmasave mjekësore për kërcënime

serioze ndërkufitare për shëndetin.

Palët kontraktuese synojnë të ndjekin veprimin e përbashkët, përmes dhënies së

kontratave për blerjen e kundërmasave mjekësore kundrejt kërcënimeve serioze ndërkufitare për

shëndetin, duke ndjekur një ose më shumë procedura brenda kuptimit të rregullores së deleguar

të Komisionit Europian.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

4

Marrëveshja që po diskutojmë dhe do të miratojmë sot, përcakton modalitete praktike, që

rregullojnë procedurën e përbashkët të prokurimit në përputhje me paragrafin e tretë të nenit 133

të rregullores së zbatimit.

Kjo marrëveshje, përpos parashikimit të mundësisë së palëve kontraktuese për të siguruar

kundërmasa mjekësore me anë të dhënies së kontratave mbi bazën e procedurës së përbashkët të

prokurimit, gjithashtu, mbulon edhe çështje ndihmëse të tilla, si: menaxhimin e kontratave

kuadër; kryerjen e çdo procedure ligjore që rrjedh nga procedura e përbashkët e prokurimit ose

kontratat kuadër, ose nga mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje; zgjidhjen miqësore të çdo

mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve kontraktuese.

Një person, i cili nuk është palë e kësaj marrëveshjeje, nuk ka të drejtë të zbatojë ose të

gëzojë asnjë të drejtë ose përfitim të ndonjë kushti të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk cenon të drejtën e palëve kontraktuese për të kryer procedurat e

prokurimit jashtë saj, madje edhe kur procedura të tilla përfshijnë prokurimin e kundërmasave

mjekësore në formën e objektit të procedurës së përbashkët të prokurimit ose të një kontrate

kuadër, përfshirë operatorët ekonomikë ose kontraktuesit që kryejnë tenderin ose kanë

nënshkruar një kontratë kuadër sipas një procedure të përbashkët prokurimi të kësaj

marrëveshjeje.

Është e rëndësishme që efektet financiare të kësaj marrëveshjeje do të mbulohen nga

buxheti i shtetit.

Duke vlerësuar qëllimin e marrëveshjes, e cila parashikon procedura të përbashkëta

prokuruese në kuadër të kundërmasave mjekësore, gjë e cila do të forcojë fuqinë blerëse të

palëve kontraktuese dhe do të sigurojë qasje të përshtatshme për kundërmasat mjekësore kundrejt

kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin, ftoj kolegët deputetë ta miratojmë këtë

projektligj.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja Dhima!

Milva Ekonomi – Zonja Prodani dhe zonja Njehrrena, si përfaqësuese të Ministrisë së

Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, na janë bashkuar.

Zonja Prodani, a mund ta merrni fjalën për të na bërë një shpjegim për të dyja aktet

nënligjore, projektligjin për ratifikimin dhe aktin normativ nr. 14?

Geraldina Prodani – Përshëndetje!

Në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes që po diskutoni sot për prokurimin e përbashkët

ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisonit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit

Europian, ky është një mekanizëm, i cili përdoret sot gjerësisht nga vendet e Bashkimit

Europian, është hapur një dritare për të qenë pjesë e saj dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

5

Kjo dritare është hapur si rrjedhojë e kërkesës që të gjithë kryetarët e parlamenteve i drejtuan

vendeve të BE-së për të ndihmuar në plotësimin e nevojave që ne kishim, për plotësimin e

kërkesave për pajisje mjekësore, për barna dhe për mjete personale mbrojtëse për Covid 19.

Ashtusikurse e kemi parë gjatë kohës kur pandemia ishte e ashpër, shumë vende europiane u

detyruan të përdornin sanksione për eksportin e pajisjeve mjekësore, të mjeteve mbrojtëse

personale apo edhe të barnave. Duke qenë se ky mekanizëm është për të gjitha vendet e

Bashkimit Europian, është më lehtësues dhe është parë si një ndihmesë për t’i thyer këto barriera,

këto sanksione që mund të ketë për moslejimin e eksporteve, duke lehtësuar jo vetëm

procedurën, por edhe racionalizuar burimet financiare. Pra, duke qenë se prokurohet në një sasi

më të madhe dhe në situatën europiane ka mundësi të sanksionojnë direkt prodhuesin me një

çmim më të mirë dhe me lehtësi lëvrimi më të shpejtë.

Nga ana tjetër, pasi ne si vend jemi shumë të interesuar për të qenë pjesë e saj, mund të

bëhemi pjesë e nënshkrimit të kontratave të marrëveshjeve kuadër të prokuruara tani nga vendet

e Bashkimit Europian për të siguruar në kohë, nësasi dhe në cilësi të gjitha kërkesat që kemi për

të përballuar Covid 19, por nga ana tjetër nuk ka ndonjë obligacion. Pra, nëse kemi kërkesën dhe

nevojën, vetëm atëherë mund të aderojmë, në rast se nuk ekziston kërkesa dhe nevoja, nuk je

pjesë dhe nuk ka detyrim që të jesh.

Kjo ishte në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet

Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për

të prokuruar kundërmasat mjekësore

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Zoti Roshi, ju kishit një pyetje në lidhje me aktin normativ nr. 14?

Fjala për ju.

Artur Roshi–Në fillim do të doja të dija diçka në lidhje me efektet financiare sa i takon

marrëveshjes me Bashkimin Europian. Cilat janë efektet financiare, pavarësisht se unë besoj se

ka efekte financiare?

E dyta, akti i dytë, pse vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo nga Ministria e

Ekonomisë? Për mua kjo nuk ka sens, sepse thelbi i aktit ka të bëjë me çështje ekonomike, pra

me bizneset, ndërsa vjen si propozim, konkretisht sa i takon shtyrjes së qirasë, nga Ministria e

Shëndetësisë?

Kam edhe një koment të vogël, ta bëj tani apo më vonë?

Milva Ekonomi – Si të doni ju?

Për mua mund ta bëni tani komentin.

Artur Roshi – Dakord.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

6

Kemi qeverinë në fakt, heroin para qytetarit, por a është e vërtetë kjo? Aspak! Po marr

një shembull konkret, dritat e një biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, për të

gjitha bizneset. Këta 3 muaj ata nuk kanë punur, mirëpo OSHEE-ja u ka dërguar faturen e

energjisë të muajit mars 2020. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata kanë harxhuar zero

energji dhe do të paguajnë njëlloj siç kanë harxhuar në normalitet.

Pra, kemi një nonsens logjik, sepse ndërkohëqeveria shprehet se do t’i ndihmojë bizneset,

mirëpo nuk është në krah të bizneve, duke u vënë shkelmin në fyt në këtë kohë të vështirë, pra

nuk ndihmon me shtyrjen e qirasë për këta dy muaj. Unë mendoj se ata nuk duhet të paguajnë

energji elektrike për mirëmbajtje të rrjetit, jo për atë që bën OSHEE-ja për të rikuperuar linjat,

kabinat, gjithë rrjetin e shpërndarjes e kështu me radhë. Unë mendoj se këtu qeveria tregohet

hipokrite, duke kërkuar nga biznesi, i cili është i mbyllur tërësisht, të paguajë para avancë mbi

atë që ka harxhuar. Pse duhet kjo? Ky është një veprim demagogjik i qeverisë dhe besoj se të

gjithë janë dakord për këtë.

Milva Ekonomi – Për të nxjerrë konkluzionet duhet të informohemi, zoti Roshi, të

pyesim tek OSHEE-ja nëse kjo që thoni ju është e vërtetë.

Artur Roshi – Kjo është diçka publike, pasi OSHEE-ja ka dalë 3-4 herë edhe me

deklaratë publike, duke u shprehur se për shkak të Covidit punjonjësit e saj nuk mund të shkojnë

të masin sahatet dhe ata do të marrin referenca. Për mua ky është një lloj mashtrimi kështu

eleganti KESH-it. Megjithatë, ky është këndvështrimi im, ju mund ta shikoni si të doni. Qeveria

realisht është një zaptuese e padrejtësive të ligësisë që mund të ekzistojnë. Ky është konkluzioni,

sipas mendimit tim.

Qeveria thotë se nuk ka fare para për të ndihmuar biznesin. Përse nuk ka? Qeveria erdhi

bashkë me koronavirusin për të qeverisur këtu, apo ka 7 vjet që e ka marrë pushtetin në dorë?

Pra, ka një nonsens logjik, pavarësisht se mundohet që nëpërmjet demagogjisë të bëjë që gjoja

sikur është në krah të qytetarëve, është në krah të kundërt të tyre, po u vë shkelmin në fyt për t’u

marrë edhe qindarkën e fundit në momentin kur ata nuk punojnë.

Milva Ekonomi- Zoti Roshi, keni të drejtë që keni shqetësime. Ne edhe në mbledhjen e

kaluar thamë që, me të mbaruar ky muaj, do të thërrasim në dëgjesë ministrin për Rindërtimin, i

cili është caktuar edhe kordinator për COVID-in, si dhe ministren e Financave për të kuptuar se

si kanë shkuar paketat e ndihmës. Prandaj, të mos nxjerrim konkluzione paraprake, të dëgjojmë

si janë shpërndarë ndihmat. Opinionet janë e drejta juaj t’i keni, sepse janë tuajat.

Artur Roshi – Këto janë deduksione logjike.

Milva Ekonomi- Ato mbajini, nuk jua heq njeri, por për informacionin kemi rënë

dakord t’i thërrasim në dëgjesë.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

7

Artuar Roshi – Kam edhe diçka tjetër për taksën 15%. Qeveria thotë që ta shtyjnë

qiranë, por taksën 15%, që është mbi qiranë, e do qeveria. Po pse e do?! Qeveria është në paqe,

ndërsa biznesi në luftë. A ka sens këtu? Nuk ka sens. Megjithatë, po e mbyll.

Milva Ekonomi - Edhe ato janë afatizuar.

Artur Roshi – Nuk mbulohet dielli me shoshë, zonja kryetare!

Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Roshi!

A ka pyetje të tjera? A keni nevojë për sqarime të tjera para se të kalojmë në votim?

Kush është dakord për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të

prokurimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të

Bashkimit Europian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”?

Miratohet.

Kalojmë te neni 1. Pro? I shikoj të gjitha duart e ngritura, pra të gjithë jeni dakord.

Miratohet.

Kalojmë te neni 2. Pro? I shikoj të gjitha duart e ngritura, pozitë, opozitë, pra të gjithë

jeni dakord.

Miratohet.

Kalojmë në miratimin në tërësi. Pro? Kundër? Abstenime? I shikoj të gjitha duart e

ngritura, pra të gjithë jeni dakord.

Miratohet.

Faleminderit shumë kolegë të komisionit!

Ne e miratuam në unanimitet këtë projektligj.

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

8

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i aktit normativ nr.14, datë 11 prill, “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin

normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta

administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i

ndryshuar””.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet

Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Roland Xhelilaj, Anastas Angjeli dheYlli

Shehu.

Të ftuar:

Mira Rakacolli - Zëvendësministre e Shëndetësisë

Gelardina Prodani - Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë

Antoneta Njehrrena – Drejtoreshë jurdike në Ministrinë e Shëndetësisë

Milva Ekonomi - Në linjë nuk kemi ende asnjë nga përfaqësuesit e Ministrisë së

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për këtë arsye, mendoj të kalojmë në relatimin e zotit Sinaj

për aktin normativ nr. 14.

Milva Ekonomi - Zoti Sinaj, çfarë do të shtonit për këtë akt normativ?

Vullnet Sinaj - Përshëndetje!

Konkretisht, akti normativ nr.3, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të

veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-

19”, i ndryshuar””., ka vendosur masa të veçanta administrative, me qëllim distancimin social, që

janë të domosdoshme për këtë situatë.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

9

Para disa ditësh, me aktin normativ nr. 12, datë 02.04.2020, bëmë shtesa në aktin

normativ nr. 3, ku te neni 3, pas pikës 20 u shtua një pikë tjetër, ku kishim parasysh mospagimin

e qirasë nga bizneset që ishin me qarkullim më të vogël se 14 milionë lekë të rinj në vit, ashtu

edhe për studentët. Te ky akt morëm parasysh vetëm ato biznese që nuk kishin zhvilluar

aktivitetin aktivitetin e tyre gjatë periudhës së Covid 19, të ndaluara nga ky akt normativ i

qeverisë. Sot, me këtë akt normativ ne duam ta ndryshojmë dhe t’u japim mundësi të mos

paguajnë qira për 2 muaj, prillin dhe majin, edhe atyre bizneseve të vogla me qarkullim deri në

14 milionë lekë, të cilat edhe pse kanë punuar, nuk do ta paguajnë qiranë për këto 2 muaj.

Pika 2, në të cilën konsiston ky akt normativ, ka të bëjë me situatën në të cilën ndodhemi,

si dhe me dhënien e mundësisë Autoriteteve Kontraktore për të shkurtuar kohën e blerjes së

produkteve që janë në shërbim të eleminimit të pasojave të Covid 19 me një çmim më të lirë sesa

çmimi i tregut, e cila u jep atyre mundësinë e kryerjes së këtyre blerjeve me procedura prokurimi

me negocim, pa shpallje paraprake njoftimi, njëkohësisht u jep mundësi edhe të gjitha bizneseve,

sidomos atyre që quhen biznese të përpunimit aktiv.

Pra, qeveria ka marrë masa për të futur në treg edhe bizneset, të cilat quhen biznese me

përpunim aktiv ose fasone. Fasonët janë biznese, të cilat vënë në funksion lëndët e para të

ardhura nga importi ose vendi me destinacion eksportin dhe në këtë rast atyre u jepet mundësia

që të shesin edhe brenda vendit. Kuptohet, që këto biznese kanë edhe kosto më të vogla të

prodhimit, kështu që duke sjellë çmime më të lira në treg do të japin edhe mundësinë që këto

produkte të futen sa më shpejt dhe të përdoren në këtë situatë të krijuar nga Covid 19.

Njëkohësisht, këto biznese të përpunimit aktiv do t’i drejtohen Agjencisë së Blerjeve të

Përqendruara dhe Autoritetet Kontraktore, të cilat do të negociojnë për blerjen e këtyre

produkteve apo të prodhimeve që ndikojnë në situatën e Covid 19 dhe për përballimin e saj. Në

rast se këto biznese të përpunimit aktiv nuk i plotësojnë dot kërkesat e tregut, atëherë Autoritetet

Kontraktore u drejtohen bizenseve të tjera në treg. Autorietin Kontraktues që do të merren me

kontraktimin e këtyre blerjeve e cakton Këshilli i Ministrave.

Këto ishin dy pikat e rëndësishme që ka ky akt normativ, të cilat i shtohen aktin normativ

nr. 3.

Duke u nisur nga arsyet e situatës në të cilën ndodhemi, besoj se të gjithë e kuptojnë se

nuk ka kohë për të humbur, për të negociuar apo për të bërë tenderime që mund të zgjasin për një

kohë të gjatë, të cilat nuk i shërbejnë situatës emergjente. Besoj se do të më mirëkuptojnë të

gjithë, edhe deputetët e opozitës që bëjnë pjesë në këtë komision, për ta votuar këtë ligj dhe për

t’i dhënë mundësi tregut dhe qytetarëve shqiptarë që t’i kenë këto produkte për t’u mbrojtur nga

Covid 19.

Ju falënderoj për vëmendjen!

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

10

Milva Ekonomi – Po sa i takon aktit normativ nr. 14, a mund të na thoni diçka?

Geraldina Prodani – Po, do t’ju them diçka shkurtimisht, pasi relatori ishte shumë i

detajuar.

Në radhë të parë sa u takon qiramarrësve, atyre u është dhënë mundësia, të gjithë atyre

që kanë marrë me qira, t’u shtyhet me 2 muaj pagesa për periudhën prill-maj, qofshin këta

persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë. Nga ana tjetër ky akt normativ

i jep mundësi edhe biznesit të përpunimit aktiv, i cili është një nga sektorët që ka pësuar dëme

nga pandemia, ta diversifikojë aktivitetin e tije për të qenë pjesë e prodhimit e të gjitha mjeteve

personale mbrojtëse, dizifektantëve e të tjera, pra të jenë pjesë e tregut të hapur të prokurimit që

do të bëhet nga të gjitha institucionet shtetërore në lidhje me përgjigjen kundrejt Covid 19.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Zoti Roshi, ju kishit një pyetje në lidhje me aktin normativ nr. 14?

Fjala për ju.

Artur Roshi–Në fillim do të doja të dija diçka në lidhje me efektet financiare sa i takon

marrëveshjes me Bashkimin Europian. Cilat janë efektet financiare, pavarësisht se unë besoj se

ka efekte financiare?

E dyta, akti i dytë, pse vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo nga Ministria e

Ekonomisë? Për mua kjo nuk ka sens, sepse thelbi i aktit ka të bëjë me çështje ekonomike, pra

me bizneset, ndërsa vjen si propozim, konkretisht sa i takon shtyrjes së qirasë, nga Ministria e

Shëndetësisë?

Kam edhe një koment të vogël, ta bëj tani apo më vonë?

Milva Ekonomi – Si të doni ju?

Për mua mund ta bëni tani komentin.

Artur Roshi – Dakord.

Kemi qeverinë në fakt, heroin para qytetarit, por a është e vërtetë kjo? Aspak! Po marr

një shembull konkret, dritat e një biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, për të

gjitha bizneset. Këta 3 muaj ata nuk kanë punur, mirëpo OSHEE-ja u ka dërguar faturen e

energjisë të muajit mars 2020. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata kanë harxhuar zero

energji dhe do të paguajnë njëlloj siç kanë harxhuar në normalitet.

Pra, kemi një nonsens logjik, sepse ndërkohëqeveria shprehet se do t’i ndihmojë bizneset,

mirëpo nuk është në krah të bizneve, duke u vënë shkelmin në fyt në këtë kohë të vështirë, pra

nuk ndihmon me shtyrjen e qirasë për këta dy muaj. Unë mendoj se ata nuk duhet të paguajnë

energji elektrike për mirëmbajtje të rrjetit, jo për atë që bën OSHEE-ja për të rikuperuar linjat,

kabinat, gjithë rrjetin e shpërndarjes e kështu me radhë. Unë mendoj se këtu qeveria tregohet

hipokrite, duke kërkuar nga biznesi, i cili është i mbyllur tërësisht, të paguajë para avancë mbi

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

11

atë që ka harxhuar. Pse duhet kjo? Ky është një veprim demagogjik i qeverisë dhe besoj se të

gjithë janë dakord për këtë.

Milva Ekonomi – Për të nxjerrë konkluzionet duhet të informohemi, zoti Roshi, të

pyesim tek OSHEE-ja nëse kjo që thoni ju është e vërtetë.

Artur Roshi – Kjo është diçka publike, pasi OSHEE-ja ka dalë 3-4 herë edhe me

deklaratë publike, duke u shprehur se për shkak të Covidit punjonjësit e saj nuk mund të shkojnë

të masin sahatet dhe ata do të marrin referenca. Për mua ky është një lloj mashtrimi kështu

eleganti KESH-it. Megjithatë, ky është këndvështrimi im, ju mund ta shikoni si të doni. Qeveria

realisht është një zaptuese e padrejtësive të ligësisë që mund të ekzistojnë. Ky është konkluzioni,

sipas mendimit tim.

Qeveria thotë se nuk ka fare para për të ndihmuar biznesin. Përse nuk ka? Qeveria erdhi

bashkë me koronavirusin për të qeverisur këtu, apo ka 7 vjet që e ka marrë pushtetin në dorë?

Pra, ka një nonsens logjik, pavarësisht se mundohet që nëpërmjet demagogjisë të bëjë që gjoja

sikur është në krah të qytetarëve, është në krah të kundërt të tyre, po u vë shkelmin në fyt për t’u

marrë edhe qindarkën e fundit në momentin kur ata nuk punojnë.

Milva Ekonomi- Zoti Roshi, keni të drejtë që keni shqetësime. Ne edhe në mbledhjen e

kaluar thamë që, me të mbaruar ky muaj, do të thërrasim në dëgjesë ministrin për Rindërtimin, i

cili është caktuar edhe kordinator për COVID-in, si dhe ministren e Financave për të kuptuar se

si kanë shkuar paketat e ndihmës. Prandaj, të mos nxjerrim konkluzione paraprake, të dëgjojmë

si janë shpërndarë ndihmat. Opinionet janë e drejta juaj t’i keni, sepse janë tuajat.

Artur Roshi – Këto janë deduksione logjike.

Milva Ekonomi- Ato mbajini, nuk jua heq njeri, por për informacionin kemi rënë

dakord t’i thërrasim në dëgjesë.

Artuar Roshi – Kam edhe diçka tjetër për taksën 15%. Qeveria thotë që ta shtyjnë

qiranë, por taksën 15%, që është mbi qiranë, e do qeveria. Po pse e do?! Qeveria është në paqe,

ndërsa biznesi në luftë. A ka sens këtu? Nuk ka sens. Megjithatë, po e mbyll.

Milva Ekonomi - Edhe ato janë afatizuar.

Artur Roshi – Nuk mbulohet dielli me shoshë, zonja kryetare!

Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Roshi!

A ka pyetje të tjera? A keni nevojë për sqarime të tjera para se të kalojmë në votim?

Kalojmë në votimin e aktit normativ nr. 14, “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin

normativ nr.3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta

administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” i

ndryshuar””.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · 2020. 5. 8. · 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.04.2020, ora 15:30 Drejton

12

Kush është dakord? Unë shikoj vetëm duart e pozitës. Opozita është kundër? Jeni kundër.

Dakord.

Atëherë, kundër janë: zoti Roshi, zoti Lita, zonja Hyseni, zoti Rryçi, zonja Topi dhe

zoti Shehu kundër.

Miratohet me votat e pozitës dhe me votën e zotit Arben Elezi. Të tjerët janë kundër.

Faleminderit shumë, kolegë!

Miratuam aktin normativ nr. 14.

Unë dua të falënderoj përfaqësueset e Ministrisë së Shëndetësisë, që ishin prezente këtu

me ne, zonjën Prodani dhe zonjën Njehrrena!

Do t’ju thërrasim sa herë të kemi nevojë për të diskutuar edhe për çështje të tjera për të

cilat duhet të informohemi më mirë.

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti