REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

22
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN PROCESVERBAL Tiranë, më 27.06.2016, ora 11:30-12:30 Drejton mbledhjen: Majlinda Bregu kryetare e Këshillit Rendi i ditës: Informim rreth ecurisë së Procesit të Berlinit dhe mbi përgatitjet e Shqipërisë për Samitin e Parisit. Marrin pjesë: Majlinda Bregu, Arta Dade, Gramoz Ruçi, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj (anëtar zëvendësues), Eralda Çani (anëtare zëvendësuese), Pranvera Strakosha, Besnik Dervishi, Odeta Barbullushi, Eridana Çano, Lorena Pullumbi (anëtare zëvendësuese), Mirton Resuli (anëtar zëvendësues), Dorarta Hyseni, Artes Buka, Dritan Sulçebe (anëtar zëvendësues), Laura Saro (anëtare zëvendësuese), Enio Haxhimihali (anëtar zëvendësues), Mona Xhexhaj (anëtare zëvendësuese), Arben Shkodra, Edmond Cane (anëtar zëvendësues), Lorisa Ylli (anëtare zëvendësuese) dhe Claudia Vollmer. Mungojnë: Klajda Gjosha, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Edi Paloka, Genc Pollo, Ilda Zhulali, Gjergji Vurmo, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj, Spartak Braho, Shpëtim Idrizi, Erion Braçe, Genc Ruli, Klodiana Spahiu, Vasil S. Tole, Irma Baraku, Igli Totozani, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Alba Çela, Shkëlqim Ganaj, Gledis Gjipali, Edith Harxhi, Anila Basha, Adriatik Llalla, përfaqësuesi i Rektoratit (UT), Romana Vlahutin dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I ftuar: Ditmir Bushati ministër i Punëve të Jashtme

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.06.2016, ora 11:30-12:30

Drejton mbledhjen:

Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit

Rendi i ditës:

Informim rreth ecurisë së Procesit të Berlinit dhe mbi përgatitjet e Shqipërisë për

Samitin e Parisit.

Marrin pjesë:

Majlinda Bregu, Arta Dade, Gramoz Ruçi, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Alfred

Peza, Piro Lutaj (anëtar zëvendësues), Eralda Çani (anëtare zëvendësuese), Pranvera

Strakosha, Besnik Dervishi, Odeta Barbullushi, Eridana Çano, Lorena Pullumbi (anëtare

zëvendësuese), Mirton Resuli (anëtar zëvendësues), Dorarta Hyseni, Artes Buka, Dritan

Sulçebe (anëtar zëvendësues), Laura Saro (anëtare zëvendësuese), Enio Haxhimihali (anëtar

zëvendësues), Mona Xhexhaj (anëtare zëvendësuese), Arben Shkodra, Edmond Cane (anëtar

zëvendësues), Lorisa Ylli (anëtare zëvendësuese) dhe Claudia Vollmer.

Mungojnë:

Klajda Gjosha, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Taulant Balla, Eduard Shalsi,

Edi Paloka, Genc Pollo, Ilda Zhulali, Gjergji Vurmo, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Ridvan

Bode, Fatmir Xhafaj, Spartak Braho, Shpëtim Idrizi, Erion Braçe, Genc Ruli, Klodiana

Spahiu, Vasil S. Tole, Irma Baraku, Igli Totozani, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Alba

Çela, Shkëlqim Ganaj, Gledis Gjipali, Edith Harxhi, Anila Basha, Adriatik Llalla,

përfaqësuesi i Rektoratit (UT), Romana Vlahutin dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të

Drejtësisë.

I ftuar:

Ditmir Bushati – ministër i Punëve të Jashtme

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

2

HAPET MBLEDHJA

Majlinda Bregu – Një nga gjërat që kam inat më shumë është ajo që po na ndodh,

kjo pjesa e mosrespektimit të orarit, sepse u marrim kohën pastaj të gjithë të pranishmëve.

Prandaj, pa humbur kohë, në rast se do të na bashkohen të tjerë anëtarë të këtij këshilli janë të

mirëpritur, ne ndërkohë po e nisim mbledhjen.

Atëherë, mirë se keni ardhur të gjithë ju që jeni prezentë në këtë mbledhje të sotme të

Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, të cilën, në fakt, e kishim menduar me kohë ta

zhvillonim, në përmbushje të misionit të këtij Këshilli, njëkohësisht edhe të detyrimit që ka

qeveria për të informuar këshillin kombëtar dhe anëtarët e tij për çdo veprim apo për çdo

takim të rëndësishëm, duke marrë shkas kësaj radhe nga Samiti i Parisit apo, më saktë, prej

raundit të tretë, pas Samitit të parë të Berlinit dhe atij të Vjenës, që zhvillohet në kuadër të

Procesit të Berlinit.

Sigurisht, për të kuptuar dhe për t’u informuar në lidhje me përgatitjet tona në kuadër

të Procesit të Berlinit dhe pjesëmarrjes në Samitin e Parisit, i cili zhvillohet në datën 4 korrik

të vitit 2016, si dhe mbi pritshmëritë se çfarë presim nga ky samit në Këshillin Kombëtar të

Integrimit Europian sot kemi të ftuar ministrin e Punëve të Jashtme, zotin Ditmir Bushati.

Ndoshta javën e kaluar as unë, as zoti Bushati dhe asnjëri nga ne që jemi këtu nuk e

kishim menduar se do të mblidheshim ditën e hënë, pas lajmit apo vendimit të Britanisë së

Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian, i cili, sigurisht, që do t’i japë një formë të re edhe

marrëdhënies së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në raport me procesin e

integrimit europian.

E vështirë ka qenë deri sot dhe ky proces është shoqëruar gjithmonë me të papritura

dhe të panjohura, pse jo edhe zvarritje, por kam frikë se do të jetë edhe më e vështirë për dy-

tre vjetët në vijim, sidomos për të përcaktuar qartë një axhendë, e cila të jetë ambicioze dhe

nëse do të ketë mundësi të ruajë në një farë mënyre atë tërheqjen që vendet tona, sidomos

publiku, kanë ndaj projektit të bashkimit me Europën.

Them se do të jetë e vështirë, pasi tashmë dihet që, pas vendimit të Mbretërisë së

Bashkuar për t’u shkëputur ose për t’u larguar nga Bashkimi Europian, tema kryesore e

axhendave të radhës do të jetë pikërisht zgjidhja e këtij problemi të ri që Bashkimit Europian

do t’i duhet të përballojë. Por askush nga ne sot, megjithëse nuk e di se sa fushata të tjera për

t’u larguar nga BE-ja apo fushata për t’u rikthyer në BE si ajo që po rinis, të themi, tashmë në

Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen gjatë kësaj kohe, e vërteta është se i vetmi çelës për

ta konsideruar integrimin europian ende të suksesshëm do të jetë përqendrimi i vëmendjes te

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

3

reformat dhe plotësimi i standardeve së brendshmi. Kjo mund të jetë formula më e sigurt deri

në momentin kur të ketë një lloj qartësie tjetër se çfarë do të ndodhë me BE-në, pasi sot, në

fakt, nuk besoj që asnjë, madje as nga vendimmarrësit më të lartë të Bashkimit Europian, e ka

të qartë se çfarë do të ndodhë gjatë muajve në vijim.

Pa u zgjatur, po ia kaloj fjalën ministrit të Punëve të Jashtme.

Sigurisht, si gjithmonë, pas pjesës së prezantimit nga ministri do të kemi mundësi për

pyetje dhe për komente.

Zoti Ministër, do t’ju lutesha të jeni sa më konkret, duke pasur parasysh interesin e

institucionit që përfaqësoni, por duke ruajtur, mbi të gjitha, interesin kryesor, atë për të

kuptuar më së miri se çfarë realisht Shqipëria ka përgatitur për Procesin e Berlinit në takimin

e Parisit dhe se çfarë mund të përfitojmë kësaj radhe.

Zoti Ministër, fjala për ju.

Ditmir Bushati – Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të shoqërisë

civile, sikurse dihet, Procesi i Berlinit lindi në kushtet kur komisioni “Junker” kishte bërë pak

a shumë të qartë që në pesë vjetët e ardhshëm nuk do të ketë proces të mëtejshëm të zgjerimit

dhe lindi si një mundësi për t’i mbajtur sa më shumë të kyçura vendet e Ballkanit Perëndimor

në procesin e reformave dhe për të krijuar një ndërlidhje më të mirë rajonale, që do t’i

shërbente procesit të mëtejshëm të integrimit europian.

Në takimin e parë në Berlin u hodhën edhe bazat konkrete të një bashkëpunimi më të

zhdërvjellët rajonal, si dhe u përvijuan idetë e para sesi mund të zhvillohej më tej ky

bashkëpunim qoftë në planin politik, qoftë në planin ekonomik dhe në zhdërvjelltësinë më të

madhe të kontakteve njerëzore.

Gjatë vitit të parë unë jam përpjekur ta shpjegoj edhe në komunikimet, edhe në

diskutimet që kemi pasur së bashku që puna kryesore është përqendruar, sidomos me

Komisionin Europian, te ndërlidhja sa më e mirë e rajonit tonë.

Në Vjenë, vitin e kaluar, i gjithë diskutimi u bë në këtë drejtim, por nuk mund të

harrohet fakti që vitin e kaluar, teksa ne diskutonim në Vjenë për ndërlidhjen rajonale dhe

miratuam hartën e përgatitur në bashkëpunim me Komisionin Europian sesi do të duket rajoni

ynë në 2020-ën dhe në 2030-ën nga pikëpamja e ndërlidhjes, pra rrugët kryesore, aeroportet,

portet dhe hekurudhat për të ecur më tej me njësimin e tregut tonë rajonal, Samiti i Vjenës,

gjithashtu, u ndikua edhe nga kriza e madhe e refugjatëve me të cilët po përballej Bashkimi

Europian.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

4

Këtë vit, ju e thatë, me shumë të drejtë në fjalën tuaj hyrëse, ne kemi disa zhvillime të

cilat, në një mënyrë a tjetër, kanë impakt edhe në punimet që do të zhvillohen javën e

ardhshme në Paris dhe Brexit-ja apo vendimi i qytetarëve britanikë për të dalë nga Bashkimi

Europian, për t’u shkëputur, është më kulmori. Por nuk duhet të harrohet që gjatë këtij viti,

gjithashtu, nga njëri samit në tjetrin, ne kemi përjetuar një zinxhir referendumesh në Europë

apo kërkesash të tilla, të cilat kanë impakt edhe në procesin e zgjerimit, duke filluar me

referendumin në Greqi për paketën financiare, me referendumin në Holandë të para pak

muajve në lidhje me Marrëveshjen e Asociimit që Bashkimi Europian nënshkroi me

Ukrainën, për të vijuar më pas edhe me kërkesën e qartë që duket se kanë bërë autoritetet

hungareze për të hedhur në referendum kërkesën për kuotat e refugjatëve që duhet të marrë

secili nga vendet anëtare të Bashkimit Europian në bazë të kërkesave të tyre për t’iu

përgjigjur në mënyrë sa më unike krizës me të cilën po përballet Bashkimi Europian. Në këtë

kontekst, të gjitha këto zhvillime kanë një impakt të drejtpërdrejtë edhe mbi atë çka ngjet në

këtë kënd të Europës. Gjithsesi, në Paris kemi një risi për sa u përket formateve. Krahas

pjesës zyrtare, që do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit dhe të vendeve që janë pjesë e

Procesit të Berlinit, të thirrur nga Presidenti Holande, të cilët do të diskutojnë jo thjesht për

bashkëpunimin politik në rajonin tonë, por edhe për çështje që kanë të bëjnë me

radikalizmin, me terrorizmin, me krizën migratore, si dhe me atë lloj mekanizmi që ne ramë

dakord vjet në Vjenë, për të kapërcyer mosmarrëveshjet dypalëshe për vendet që janë pjesë e

Procesit të Berlinit dhe më posaçërisht, për vendet, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Gjithashtu, do të jetë takimi i veçantë i ministrave të Punëve të Jashtme dhe i

ministrave të Ekonomisë. Këto dy takime do të kenë një fokus më të qartë, njëri te çështjet

politike dhe çështjet e sigurisë dhe tjetri te çështjet e ndërlidhjes rajonale, aq më tepër që vjet,

në Vjenë, ne kemi mbështetur idenë e dhjetë projekteve të para si pjesë të Procesit të Berlinit,

krahas hartës së ndërlidhjes rajonale. Gjithashtu, kemi rënë dakord për një intensifikim më të

mirë në planin ekonomik, duke mbështetur gradualisht krahas traktatit të energjisë që

ekziston, edhe krijimin e traktatit të transportit.

Gjithashtu, thashë që do të ketë risi, sepse do të ketë një aktivitet të posaçëm të

ministrave të Rinisë, që mbajnë portofolat e çështjeve të rinisë, të cilët do të diskutojnë më në

detaje nismën për bashkëpunimin në fushën rinore. Kjo marrëveshje do të firmoset në nivel

kryeministrash dhe, siç dihet, Tirana do të jetë qendra e selisë së ardhshme të kësaj nisme.

Komisioni Europian pritet të vendosë në dispozicion të nismës rreth 1 milion euro

buxhet, ndërkohë që buxheti tjetër njëmilionësh për këtë nismë, do të vijë nga kontributet e

vendeve anëtare me një formulë matematikore të rënë dakord, që merr për bazë nivelin e

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

5

popullsisë, produktin e brendshëm bruto dhe raportin rinor që kanë popullsitë e Ballkanit

Perëndimor.

Nuk diskutohet që 2 vjet më parë lindi si ide edhe bashkëpunimi në fushën rinore dhe

ky është momenti për të jetësuar një nga zotimet e para dy vjetëve të Procesit të Berlinit.

Një tjetër dimension që do të ketë sërish kësaj radhe Samiti i Parisit do të jetë puna që

bëhet me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe raporti që duhet të ekzistojë ndërmjet

përfaqësuesve të shoqërisë civile, të rinjve dhe politikëbërësve, kryesisht në nivel

parlamentar, duke qenë se kjo nismë nuk e ka ende dimensionin parlamentar, të zyrtarizuar, si

pjesë të saj.

Për sa i përket Konferencës së Parisit, ajo do të marrë në shqyrtim edhe mbarëvajtjen

e projekteve të mbështetura në Samitin e Vjenës. Siç dihet, në Samitin e Vjenës projekti

kryesor që ka të bëjë me Shqipërinë është projekti i ndërlidhjes Fier-Elbasan-Manastir, i cili

përmban në total rreth 70 milionë euro dhe besohet se jemi në fazën përfundimtare të

sigurimit të plotë të financimit për këtë investim. Një pjesë e mirë e këtij investimi do të vijë

nga Western Balkans Investment Framework, nga KfW-ja gjermane, nga vetë OST-ja dhe nga

partnerët e tjerë. Kjo krijon një ndërlidhje të fortë në kuptimin energjetik të fjalës ndërmjet

Shqipërisë dhe Maqedonisë me një perspektivë më të gjerë për t’u shtrirë në vendet e tjera të

rajonit. Në Paris pritet të miratohen, gjithashtu, tri projekte gjithsej, ndër të cilat njëra është

projekti ynë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit

hekurudhor Tiranë-Rinas, me një vlerë investimi 81 milionë euro, nga të cilat rreth 35

milionë euro apo 43% e investimit do të jetë grant i Western Balkans Investment Framework,

pra i kornizës së investimit të Ballkanit Perëndimor.

Dy projektet e tjera që priten të miratohen janë: një projekt për Serbinë (modernizimi

i hekurudhës Nish-Dimitrovgrad), pra kufiri me Bullgarinë (rreth 44 milionë euro) dhe

projekti tjetër i Kosovës (që është rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë), që

është një grant prej 17 milionë eurosh.

Në rast se do të bëjmë një analizë të shifrave dhe të të tre projekteve që do të

miratohen në Paris, mund të themi se Shqipëria ka arritur të përfitojë një mbështetje për një

investim prej 81 milionë eurosh, që, në fakt, i tejkalon dy investimet apo dy projektet e marra

së bashku, si atë të Serbisë dhe atë të Kosovës.

Një çështje tjetër që pritet të diskutohet ka të bëjë me projektin e gazsjellësit

Adriatiko-Jonian, që në konceptin tonë duhet të lidhet me projektin TAP. Ky është një

projekt i paraqitur si një projekt rajonal në kuadër të kornizës së investimeve në Ballkanin

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

6

Perëndimor. Është rënë dakord të mbështetet financiarisht edhe nga BERZH-i për studimin e

fizibilitetit të projektit, i cili kushton rreth 3,5 milionë euro.

E thënë thjesht, nga tri projekte që pritet të miratohen, është dhënë thuajse

përfundimisht drita e gjelbër, njëra i takon Shqipërisë, tjetra i takon Serbisë dhe e treta i takon

Kosovës. Projekti me investimin më të madh është projekti i Shqipërisë dhe deri në

momentin që po flasim është siguruar rreth 43% e totalit të investimit.

Një tjetër çështje që do të marrë në shqyrtim Samiti i Parisit ka të bëjë me atë që

konsiderohet ecuria e vendeve në lidhje me shqyrtimin e masave të buta që quhen soft

measures. Vitin e kaluar, kryeministrat e rajonit ranë dakord për një plan masash të buta në

fushën e energjisë dhe në fushën e transportit, të cilat, për hir të së vërtetës, janë shumë të

vështira dhe shumë sfiduese. Ne kemi përgatitur edhe një aneks për këdo që është i interesuar

për të kuptuar më mirë nivelin e progresit në zbatimin e masave të buta. Këto janë përpjekje,

të cilat synojnë për të krijuar një harmonizim sa më të madh në atë që nesër do të

konsiderohet si tregu rajonal në fushën e energjisë dhe tregu rajonal në fushën e transportit.

Ka shumë vështirësi në zbatimin e këtyre masave. Me këto vështirësi ndeshet jo vetëm

Shqipëria, por të gjitha vendet e rajonit.

Për sa u përket çështjeve të energjisë, kryesisht Shqipëria dhe Mali i Zi po

bashkëpunojnë ngushtësisht me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, me qendër në Vjenë,

ndërkohë që besojmë se jemi në rrugën e duhur edhe për sa i përket adresimit të masave të

buta në fushën e transportit.

Elementi i fundit që dua të ndaj me ju janë çështjet e bashkëpunimit rinor, për të cilat

është vendosur që krahas Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal, që do të krijohet në Tiranë, ne

kemi marrë të gjitha masat jo thjesht për të mbështetur nismën në kuptimin financiar, por

edhe nga pikëpamja infrastrukturore, është punuar fort, sidomos me kancelarinë gjermane

dhe me Elize-në, në mënyrë që të gjitha vendet e rajonit ta miratojnë në parim këtë

marrëveshje për t’u dhënë mundësinë kryetarëve të delegacioneve për ta firmosur në Paris

këtë nismë. Ne si Shqipëri e kemi miratuar para 10 ditësh në Këshillin e Ministrave në parim

këtë marrëveshje dhe krahas kësaj nisme do të formalizohet edhe Programi i Mobilitetit për

sa u takon nëpunësve civilë.

Programi i Mobilitetit që do të mbështetet edhe nga Sciences Po-ja në Francë, ku të

rinj nga administrata e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi që të punojnë

nëpër vendet e tjera të përfshira në këtë proces, pas kalimit të programit ekzekutiv që do të

bëjnë në Francë. Pra, le të themi që krijohet një praktikë, e cila është shumë frekuente brenda

radhëve të Bashkimit Europian për të mbështetur mobilitetin mes vendeve të rajonit tonë.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

7

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, që besoj se do të jetë një temë, e cila do të ketë

impakt, sidomos në segmentin e ministrave të Jashtëm dhe më pas në segmentin e

kryeministrave, është iniciativa e gjashtëshes themeluese të Komunitetit Europian, e cila ditët

e fundit është intensifikuar edhe pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar, me idenë e krijimit të

asaj që unë e quaj “Europa e dy shpejtësive”, pra e vendeve të Europës që përbëjnë

bërthamën e saj dhe të vendeve të tjera, duke u njohur vendeve të ndryshme brenda BE-së

ambicien për të pasur forma të ndryshme të integrimit europian. Ky është një proces, i cili po

zhvillohet paralelisht dhe mund të ketë impaktin e vet edhe në procesin e Berlinit.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Ministër!

Atëherë, besoj që do të ketë pyetje dhe komente. Po e hap unë sa të mendohet i pari që

do të ngrejë dorën, e shoh që është Albana.

Në fakt, ju e përmendët dhe unë e thashë pak më parë, që në pjesën e dimensionit

politik çështja kryesore do të jetë diskutimi për Brexit, por besoj se pak na intereson ne vetëm

diskutimi se çfarë do të ndodhë në përgjithësi me Europën e Bashkuar pas Brexit-it në rast se

nuk e lidhim pak edhe me pjesën tonë, pra me atë çka thashë pak më parë, me perspektivën e

vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se ne jemi në një proces anëtarësimi dhe pavarësisht vizionit më tepër

teknik sesa politik që ka qenë prezent në Europë gjatë gjithë këtyre viteve do të na duhet që të

kemi një qartësi për të vetmin proces, i cili është motor për konsolidimin dhe për zhvillimin e

reformave së brendshmi. Besoj që do të keni menduar ndoshta edhe një lloj qasjeje, apo e

keni konsultuar me kolegët tuaj të Ballkanit Perëndimor, unë këtë nuk e di, por mendoj se

duhet të keni menduar një lloj qasjeje se si të rihapet tema dhe perspektiva e zgjerimit, sepse

procesi i Berlinit nisi për t’i dhënë hov, sidomos pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

dhe procesit të zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndoshta do të kishit nevojë për

të konsideruar një rifreskim të marrëdhënies ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe

Bashkimit Europian dhe të atyre që janë në proces anëtarësimi, por kam përshtypjen që të

gjithë duhet të jenë duke e vrarë mendjen për propozime, të cilat na ndihmojnë për të mos e

lënë më procesin peng të të gjitha krizave të njëpasnjëshme, të cilat mund të përfshijnë

Europën edhe në vijim pas asaj të Brexit.

Përveç kësaj, kisha një pyetje të dytë. Ju pak më parë thatë se janë siguruar burimet e

financimit për projektin e 400-kilovoltëshit për ndërlidhjen Fier-Elbasan-Bitola, i cili është

projekti që fitoi vjet nga Samiti i Vjenës. Pavarësisht se nuk jemi ndarë me shumë projekte

vjet nga Samiti i Vjenës, sigurisht që më vjen shumë mirë që kemi një ndër tri projektet dhe

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

8

që për Samitin e Parisit do të jetë një projekt i palës shqiptare, por a mund të më thoni,

meqenëse jeni të sigurt që jeni në përfundim të sigurimit të financimit për këtë projekt: nga

është siguruar financimi?

E treta, këtë e kam më tepër çështje për t’u diskutuar sesa pyetje për ju, zoti Ministër.

Duke qenë se fondet edhe për këtë projekt që miratohet këtë vit vijnë përsëri nga WBIF, që

është shporta le të themi e fondeve dhe e financimit në dispozicion të Ballkanit Perëndimor, a

nuk do të ishte me vend që të ishim pak më agresiv për të kërkuar mundësi për financime

edhe jashtë atyre që tashmë janë të përcaktuara dhe të atribuara për fazat nëpër të cilat kalojnë

vendet tona si Shqipëria? Sepse WBIF apo Fondi i Investimeve për Ballkanit Perëndimor, se

shpesh flasim me akronime dhe rrezikojmë që të bëhemi të pakuptueshëm, nuk është një

fond, i cili as ka nisur me procesin e Berlinit dhe as është rritur si fond investimesh për

Procesin e Berlinit. Mbase do të ishte mirë që të ishim më shumë agresiv, sepse besoj që ajo

çka duhet të kërkojmë më shumë sot e më tej do të jetë siguria për disa investime, sidomos në

infrastrukturë dhe në rast se merren përsëri nga fondet e IPA-s apo nga fondet e dedikuara

prej vitesh, nuk është se kemi përfituar ndonjë gjë të madhe.

Faleminderit!

Do të preferoni që t’i merrni pyetjet në grup?

Ditmir Bushati – Si të dëshironi.

Majlinda Bregu – Atëherë, po ia jap fjalën edhe zonjës Vokshi. Kush e kërkoi tjetër

fjalën? Keni koment? Në rregull.

Po, zonja Vokshi.

Albana Vokshi – Faleminderit, zonja Bregu!

Atëherë, meqë ju trajtuat një pjesë të mirë të atyre çështjeve që edhe nga memoja që

keni përgatitur duket se zënë vendin më kryesor, pra pjesën e infrastrukturës, unë dua të

përqendrohem tek ajo që duket si një aneks, por që është shumë e rëndësishme, te pika 5

“Rinia”, ku thuhet që do të nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të

Bashkëpunimit Rinor. Më tej përmendet edhe projekti pilot për 5 nëpunës civilë të rinj, të

cilët do të përzgjidhen nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Si do të jetë përzgjedhja ose a keni

ju në dijeni se si do të bëhet përzgjedhja? Do të jetë konkurs apo do të jetë pjesë e

përzgjedhjes politike, siç ndodh rëndom në raste të tilla?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, nuk e them për politikë, por përderisa po bëhet një projekt prej 1 milion eurosh,

unë mendoj që të përfitojnë ata që duhet të përfitojnë, sepse ne kemi të rinj të shkëlqyeshëm

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

9

këtu, që nuk u jepet mundësia dhe nuk u hapen dyert për të marrë eksperiencën e duhur. E

para.

Pyetja e dytë lidhet me një problem po me rininë, një nga plagët më të mëdha të sotme

është papunësia në vend, trendi rritës i të cilës po bëhet gjithmonë e më shqetësues dhe po

kap shifrat 18%. Por brenda kësaj papunësie, ajo që është më shqetësuese, është shifra e

papunësisë ndër të rinj, 34% e të rinjve janë ende pa punë, sipas raportit të fundit të INSTAT-

it. Pra, sot në Shqipëri 1 në 3 të rinj është në kërkim të një pune, ndaj edhe një pjesë e madhe

e tyre ose zgjedhin që të shkojnë në një kafe në Bllok ose kanë zgjedhur të azilojnë së bashku

me familjet e tyre. Pra, kemi një numër shumë të madh të rinjsh të larguar nga Shqipëria. A

do të trajtohen këto probleme në takimin tuaj të radhës? A keni planifikuar projekte që do të

ndikojnë në uljen e papunësisë tek të rinjtë në Shqipëri? A keni planifikuar ju projekte

konkrete për bursa për të rinjtë shqiptarë?

Faleminderit!

Majlinda Bregu- Faleminderit!

Atëherë, zoti Ministër?

Ditmir Bushati – Faleminderit për pyetjet!

Për sa i përket pyetjes së parë, në lidhje me idenë e një rifreskimi politik të

marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, unë do të

dëshiroja shumë që kjo gjë të ndodhte, por, nga ana tjetër, gjasat që kjo të ndodhë janë shumë

të pakta, duke marrë në konsideratë të gjithë kontekstin e krizave, me të cilat përballet sot

Bashkimi Europian.

Edhe nga eksperienca personale, çdo semestër, kur takohemi me ministrat e Jashtëm

të vendeve të Bashkimit Europian, me vendet kandidate ndihet fakti që një pjesë e mirë të

kohës BE-së ia merr menaxhimi i krizave të shumta, me të cilat ajo përballet sot. Sikundër

nuk duhet të na vijë çudi që në vitin që po hyn, apo rreth një vit nga ky moment që po flasim

ose dy, në tryezën e bisedimeve të BE-së më shumë fokusi do të jetë në termat e divorcit me

Mbretërinë e Bashkuar se tek termat e një martese të re me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, besoj se duhet të kemi një gjykim sa më të esëllt dhe të fokusohemi te

detyrat e shtëpisë.

Detyrat e shtëpisë për vendet e Ballkanit Perëndimor unë i lexoj të lidhura

ngushtësisht me reformat në shtetin e së drejtës dhe në reformat e studimit të së drejtës në

ekonomi, pavarësisht nëse e kanë emrin veting apo radiografi te rasti ynë, apo në rast se e

kanë emrin prokuror special, siç është zona në Maqedoni, apo zonja në Rumani, apo zotëria

në Kroaci, e kështu me radhë. Është pak, por e sigurt që zemra e procesit për vendet tona do

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

10

të jenë dhe do të vijojnë të jenë kapitujt 23 dhe 24, madje të kodifikuar në mënyrën më të

sofistikuar të mundshme, ku vendeve si Shqipëria, në një fazë më të hershme, do t’i duhet të

bëjë atë që po përpiqen ta bëjnë vendet e tjera, që mund të jenë edhe vende anëtare të BE-së

sot për sot. Në këtë kontekst, nuk pres që të ketë një angazhim që shkon përtej linjave të

Selanikut nga ana e vendeve të Bashkimit Europian.

Së dyti, nuk pres që ne të kemi financime të reja apo një diskutim të sotshëm që do ta

sillte BE-në më kohezive mes vetes, për të lëmuar ndarjet që ekzistojnë Veri-Jug dhe Lindje-

Perëndim, por edhe ndarjet që kanë filluar të thellohen ndërmjet vendeve që janë anëtarësuar

në BE rishtazi dhe vendeve aspirante, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mjafton të

shohim të dhënat për fondet e solidaritetit dhe fondet strukturore për të kuptuar se raporti

është krejt i zhdrejtë, pavarësisht ecurisë dhe progresit që kanë vendet tona në procesin e

integrimit evropian. Këtu është fokusuar edhe puna jonë me vendet e tjera, ashtu si edhe me

vendet e Europës, kryesisht mesdhetare dhe jugore, të cilat vuajnë pak a shumë të njëjtën gjë

që vuajmë edhe ne.

Pjesa që ka të bëjë me financimin e projekteve dhe, në radhë të parë, me projektin e

ndërlidhjes Fier-Elbasan- Manastir, siç e thashë është 70 milionë euro, 14 milionë janë euro

grant nga Western Balkans Investment Framework, 30 milionë janë pjesë e parë e kredisë nga

KfW-ja gjermane, që është përfshirë edhe në protokollin e bashkëpunimit që kemi me

Gjermaninë, 19,8 milionë euro është rënë dakord në parim që do të përfshihet në protokollin

e ardhshëm po me KfW-në gjermane si pjesë të dytë të kredisë, 5 milionë euro

bashkëfinancohet nga OST-ja shqiptare dhe 0,6 milionë të tjera është grant, gjithashtu, nga

Western Balkans Investment Framework, por e dedikuar kryesisht për çështjet që kanë të

bëjnë me dizajnin dhe mbikëqyrjen e punimeve.

Ju, zonja kryetare, ngritët me të drejtë çështjen e agresivitetit që duhet të kenë vendet

e Ballkanit Perëndimor, kryesisht në thithjen e investimeve apo marrjen e financimeve.

Çështja kryesore me të cilën përballen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa asnjë

përjashtim, është hapësira e kufizuar fiskale që ato kanë, si pasojë e borxhit. Natyrisht që ka

aktorë të tretë, të cilët janë të gatshëm për të financuar projekte, qofshin këto të Procesit të

Berlinit apo jo. Natyrisht që nuk kanë një linjë të kuqe, në kuptimin politik të fjalës nga ana e

Komisionit Europian, sepse ai e ka të vështirë të vendosë në kuptimin gjeopolitik të fjalës,

por na duhet të themi që termat financiarë të ofruar nga aktorë të tretë deri tani nuk kanë

rezultuar produktivë për asnjë prej vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit. Në këtë

kontekst është paksa e vështirë të flitet dhe të mendohet për këto lloj projektesh që mund të

financohen nga aktorë të tjerë, të cilët në disa raste nuk janë fort kompatibël apo të

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

11

përputhshëm me objektivat që kanë vendet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, qoftë

nga pikëpamja e standardit dhe sigurisë rrugore, qoftë edhe nga mënyra sesi vendet tona,

sidomos vendet që kanë akses dhe janë pjesë e nismës Adriatiko-Joniane, bien dakord për të

shfrytëzuar të mirat detare, sepse Bashkimi Europian imponon disa standarde më të larta, se

ç’kanë një pjesë e aktorëve që dëshirojnë të përfshihen në këto procese, sepse, në analizë të

fundit, duke u përfshirë në këto procese, ushtrojnë edhe një lloj influence të tyre në këtë kënd

të Europës.

Pika tjetër kishte të bënte me projektin RYCO apo me Zyrën e Bashkëpunimit Rinor,

që t’i marrim të ndara çështjet në mënyrë që të mos krijojmë konfuzion. Fillimisht, kjo ka

qenë ide e dy kryeministrave, shqiptar dhe serb, Rama-Vuçiç, mbështetur nga kancelarja

Merkel, për të ngritur një zyrë të bashkëpunimit rinor shqiptaro-serb, që do të pasqyronte

modelin franko-gjerman të pasluftës së Dytë Botërore, me fokus “Programet e mobilitetit apo

lëvizshmërisë”, që do të reduktonin në mënyrë të arsyeshme steriotipet negative dhe do t’i

jepnin më shumë hov një raporti normal, që duhet të ekzistojë midis dy vendeve tona.

Kështu lindi si ide. Ne kemi pasur mbështetjen e sekretariatit të kësaj nisme franko-

gjermane që ka vizituar të dyja qytetet, dhe më pas, nga një nismë dypalëshe u vendos dhe u

pa e arsyeshme që të gjitha gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, të jenë pjesë e kësaj

nisme. Nuk është e thjeshtë edhe nga pikëpamja e dakordësisë për selinë e nismës. Të mos

harrojmë që vitin e fundit ne kemi arritur të fitojmë dy nisma në Tiranë, këtë dhe nismën e

Ballkanit Perëndimor. Nuk është e thjeshtë të punohet me vendet përkatëse, sidomos me

Serbinë, për të ratifikuar të gjithë hapat që do të duhet të ketë nisma në institucionet për së

brendshmi. Mund t’ju them se te nisma e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi e ka

ratifikuar nga të gjitha vendet, përveç Shqipërisë, që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj e përmenda edhe në fillim të fjalës që është punuar ngushtë si me kancelarinë, si me

Elize-në për të ushtruar një presion kritik mbi të gjitha vendet për të pasur fillimisht

nënshkrimin në Paris të kësaj nisme.

Çështja e dytë, e cila fillon ditën kur nënshkruhet nisma, është çështja e

infrastrukturës. Prandaj e thashë që ne si qeveri kemi marrë masat për godinën, për

infrastrukturën dhe për alokimin financiar, që do të duhet t’i japim nismës, sepse të gjitha

vendet e Ballkanit Perëndimor do të atashojnë burime njerëzore dhe financiare, përtej

burimeve njerëzore dhe financiare, si edhe pjesës së infrastrukturës, në mënyrë që kjo nismë

të jetë sa më efektive dhe të fillojë të bëhet operacionale, siç kemi bërë me Fondin për

Ballkanin Perëndimor.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

12

E treta, është çështja e financimit. 1 milion euro do të vijnë nga Komisioni Europian

për nismën, 1 milionëshi tjetër do të mbulohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor mbi bazën

e formulës matematikore të rënë dakord nga të gjitha vendet.

Pika e parë kritike do të jetë sesi kjo nismë do të fillojë dhe të dizenjojë programe të

bashkëpunimit rinor, programe të cilat nuk do të kenë fokus vetëm të rinjtë që punojnë në

administratën publike, por edhe shoqërinë civile, universitetet, të rinjtë sipërmarrës e kështu

me radhë. Në këtë moment, besoj se ministri i linjës, zoti Klosi, do të ndërtojë një komunikim

me komisionin që ju drejtoni për të pasur një ide më të qartë dhe më tërësore se ku mund të

fokusohen projektet për të rinjtë shqiptarë, bazuar mbi ato plagë që ju renditët, duke iu

referuar edhe raporteve të ndryshme.

Për sa u përket 5 të rinjve të administratës publike, që do të kenë mundësi të ndjekin

një program ekzekutiv në Sciences Po dhe që më pas të atashohen në vende të ndryshme të

rajonit, besoj se ky do të jetë një proces që do të organizohet nga DAP-i, dhe mua

personalisht më duket një ide shumë e logjikshme, që, duke qenë se duhet të ekzistojë nexus-i

me administratën publike, pra duhet të jenë nëpunës civilë, besoj se do të jetë një ide shumë e

mirë, e shëndetshme, që pesëshja të përzgjidhet nga radhët e administratës publike me një lloj

konkurrimi, modalitetet e të cilit do të jenë të mirë përcaktuara dhe sa më transparent si

proces.

Majlinda Bregu – Faleminderit!

Në fakt, ideja e 5 të rinjve është shumë e mirë, mjafton të jetë akoma më i mirë

vazhdimi tyre, se mos kur të kthehen del ndonjë nga ato sebepet e çuditshme dhe dalin pa

punë pastaj. Sepse nuk janë pak edhe ata të tjerët, të cilët janë punësuar gjatë këtyre viteve,

dhe ja ku jemi sot, kemi një trupë administrative që, po të duash, mund t’i numërosh me

gishtat e dorës disa njerëz që merren realisht dhe përbëjnë atë trupën që duhet për të përballur

sfidat e integrimit, dhe ne e kemi diskutuar shpeshherë, është shumë e vështirë.

Zonja Dade dhe zoti Bumçi kanë kërkuar ndërhyrje. Zotëri, do të duhet të prezantoni,

sepse nuk po e lidh dot zërin me figurën.

Edmond Cane – Vij nga Akademia e Shkencave...

Majlinda Bregu – Nga Akademia e Shkencave, ose është hera e parë që ju vini këtu,

nga shoqëria civile do të kemi zonjën Lorisa Ylli dhe nëse nuk do të ketë të tjerë që duan të

marrin fjalën, do ta mbyllim.

Arta Dade – Faleminderit, zonja kryetare!

I nderuar zoti Ministër,

Të nderuar pjesëmarrës!

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

13

E vlerësoj këtë takim, dhe pa dyshim, roli i Komisionit për Politikën e Jashtme në

parlament është i spikatur në inkurajimin e bashkëpunimit rajonal, por, gjithashtu, edhe në

përmbushjen e detyrimeve që ka shteti shqiptar, përkatësisht ekzekutivi lidhur me këtë

proces. E vlerësoj edhe përgatitjen e ekzekutivit për Samitin e Parisit, dhe le të shpresojmë që

do të kemi një produkt konkret. Në mënyrë të veçantë, krijimi i Zyrës së Bashkëpunimit

Rinor më duket se është diçka konkrete, e cila pastaj i mbetet përgjegjësisë së qeverisë

shqiptare për ta materializuar dhe për ta vënë në efiçencë këtë zyrë dhe shpresoj që ajo të

zgjerohet edhe me vendet e tjera të rajonit lidhur me këtë bashkëpunim. Gjithashtu besoj se

bashkëpunimi rajonal ka nevojë edhe për bashkëpunime të tjera, siç mund të jetë ai mes grave

parlamentare. Ne, pak a shumë, kemi bërë një përpjekje pasi e kemi bërë Tiranën qendrën e

një takimi, së fundi të grave parlamentare nga rajoni, dhe ishte kënaqësi që patëm

përfaqësuese nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, dimensioni parlamentar është i munguar në kuadrin e procesit të Berlinit.

Është një shqetësim që ju, zonja kryetare, mesa di, e keni ndarë edhe në forume të tjera kur

kemi qenë në mbledhjet e komisioneve të Politikës së Jashtme dhe të çështjeve të integrimit

europian.

Duke përfituar dhe pasur avantazh nga statusi që ka vendi ynë si vend kandidat, besoj

se ndoshta do të rimarr në Paris edhe këtë dimension, edhe për arsyen e thjeshtë që gjatë

takimit në Luksemburg të Kryetarit të Kuvendit, zotit Meta, me kryetarin e Senatit dhe të

Asamblesë së Francës, ky problem u trajtua dhe pati një angazhim nga ana e autoriteteve

franceze parlamentare që takimi i Parisit do të ketë edhe këtë dimension.

Më lejoni t’ju kujtoj se është bërë edhe një takim i vendeve të Ballkanit Perëndimor të

komisioneve të Politikës së Jashtme, me nismën e parlamentit rus kur ata kishin presidencën

e Southeastern Corporation Process dhe shpresojmë që ta rimarrë Mali i Zi, duke qenë se e

kanë kaluar edhe atë pak ditë krizë parlamentare që patën me ndryshimin e kryetarit të

parlamentit. Gjatë vizitës së kryetarit të parlamentit të Malit të Zi u mor një angazhim që do

të kemi një takim tjetër të komisioneve të Politikës së Jashtme të vendeve të Ballkanit

Perëndimor.

Sigurisht, Samiti i Parisit është në kuadrin e asaj çfarë ka ndodhur në kuadrin e

Bashkimit Europian, të Brexit-it. Unë besoj se ne ndikohemi pa dyshim indirekt, por kjo nuk

do të thotë që ne të demotivohemi në nxitjen që vetë Shqipëria i ka dhënë bashkëpunimit

rajonal që në krye të herës. Shpeshherë Tirana është bërë qendër e mjaft takimeve produktive

dhe besoj që përtej krizës që ka vetë BE-ja ne nuk kemi asnjë arsye që të humbasim

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

14

motivimin lidhur me kryerjen e reformave, si dhe vetë parlamenti në monitorimin e qeverisë

për t’i arritur këto standarde.

Gjithashtu ideja, të paktën nga ana e forcës politike që unë përfaqësoj, ka qenë që

reformat nuk i bëjmë për të marrë medalje nga Bashkimi Europian, por i bëjmë sepse janë në

dobi të qytetarëve. Nisur nga kjo, reformat duhet të vazhdojnë. Pa dyshim që dhe procesi i

integrimit ka qenë një incentivë më shumë, një motivim më shumë për të gjitha qeveritë dhe

besoj se kjo nuk ka pse të na i zbehë përpjekjet që ne vetë të përfundojmë reformat e

kërkuara.

U përmend këtu reforma në sistemin e drejtësisë. Unë shpresoj fuqishëm, neve na

takon edhe si përfaqësues, edhe si anëtarë të Këshillit të Integrimit, të bëjmë çfarë është e

mundur që parlamenti të realizojë atë angazhim që ka marrë, në radhë të parë, përpara

qytetarëve dhe pastaj përpara institucioneve, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët na

asistojnë në këtë proces. Pra, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe unë shpresoj që

përpara pushimeve të verës ta përfundojmë këtë, në mënyrë që të merret vendimi për hapjen e

negociatave. Kjo jo si qëllim në vetvete, por ekzaktësisht për atë çka u duhet qytetarëve,

sepse reformat pa dyshim që shkojnë paralelisht me rritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve.

Më lejoni t’ju them këtu se sa motivim është procesi i integrimit në BE edhe për

vendet që janë më mbrapa vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një vizite në Moldavi, në

cilësinë time edhe si kryetare e grupit për Moldavinë, në kuadrin e asamblesë parlamentare të

OSBE-së, me gjithë problematikën që ka ai vend, që është i ndarë, gjysma e qytetarëve

shikojnë nga Lindja dhe vetëm gjysma ose më pak se gjysma kanë dëshirë të integrohen në

Bashkimin Europian, por në mënyrë të veçantë për brezin e ri ky proces ka krijuar një

optimizëm. Madje edhe nga pjesa që konsiderohet si një shtet i pavarur, që e kanë shpallur,

në Transnistria po marrin pasaportat biometrike të Moldavisë, në mënyrë që ata të përfitojnë

nga lëvizja e lirë.

Gjithashtu, duke qenë se në këtë kuadër edhe Moldavia përfiton nga projektet e BE-së

në fushën e arsimit, shumë studentë të Universitetit të Tiraspolit, që flasin vetëm rusisht, po

përpiqen të avancojnë. Aty kanë rifilluar bisedimet dhe kjo është një mundësi më shumë për

vetë qytetarët.

Pra, ju dhashë një shembull nga një vend që ka probleme që nuk i ka Shqipëria dhe që

rajoni i konsideron të kapërcyera. Gjithmonë integrimi në Bashkimin Europian mbetet një

nga incentivat dhe inkurajimet më të mëdha, qoftë kjo edhe për të monitoruar punën e secilës

qeveri për të përmbushur standardet. Unë besoj dhe inkurajoj qeverinë, edhe zotin ministër,

që ajo duhet të vazhdojë të luajë rolin e vet për përmbushjen e reformave, por gjithashtu edhe

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

15

rolin e pazëvendësueshëm që ka Shqipëria në kuadrin e Ballkanit Perëndimor dhe në

bashkëpunimin rajonal.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zonja Dade!

(Deputeti Bumçi kërkon fjalën pa mikrofon.)

Zoti Bumçi, vetëm një minutë para se ta merrni fjalën, sepse po marr shkas nga ajo që

tha zonja Dade, ndoshta zoti ministër do ta vazhdojë pastaj mendimin e tij në përgjigjen që do

të japë, në rast se do të dojë të ndërhyjë, për përfshirjen e parlamenteve në procesin e Berlinit.

Është e vërtetë, ne e kemi bërë publike, ka qenë një vendim i cili ka dalë nga tryeza e

COSAP-it apo e komisioneve Parlamentare të Integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe më pas

një çështje të cilën e kemi ndjekur me Komisionin Europian, me Parlamentin Europian, me

presidencat e radhës të BE-së, përfshirë së fundmi edhe atë holandeze, sigurisht edhe me

senatin francez. Nga të gjitha palët ka pasur një dakordësi, sepse ideja ishte shumë e mirë,

propozimi ishte nga Shqipëria. Ideja ishte shumë e mirë që parlamentet duhet të jenë pjesë e

Procesit të Berlinit.

Për sa kohë deri më sot janë vetëm qeveritë dhe shoqëria civile, dhe për sa kohë që ky

proces kërkohet të jetë gjithëpërfshirës, ku shoqëria civile, qeveria dhe parlamenti janë

gjithmonë bashkë, institucionet e pavarura, si aktorë kryesorë, për ta përmbushur ose për të

punuar në këtë proces të integrimit, unë në fakt e gjej krejtësisht të pavend, për të mos e

quajtur një harresë hutaqe, mospjesëmarrjen e parlamenteve në Procesin e Berlinit.

Zoti ministër ka qenë vetë i përfshirë personalisht. Nuk kemi arritur të krijojmë atë që

do të donim për të gjitha parlamentet e Ballkanit Perëndimor, për të pasur një vend diskutimi,

i cili, në fakt, po të kishte qenë për një lëvizje të shpejtë, siç duhet që BE-ja ta marrë veten

për të reaguar menjëherë pas problematikave dhe krizave që i shfaqen, nga e enjtja deri në

datën 4 korrik, kur do të zhvillohet samiti, duhet të kishte pasur një vendim pikërisht edhe me

këtë çfarë ka ndodhur me Brexit, ku parlamenteve do t’u duhet të kenë një peshë edhe më të

madhe. Por të gjithëve na duhet një qartësi më e madhe për të mos humbur peshën

transformuese që BE-ja ka për demokracitë e brishta të vendeve tona. Deri më sot nuk kemi

asnjë konfirmim me sa kam dijeni unë. Ky dialog dhe ky diskutim do të vazhdojë gjatë

Samitit të Parisit, me shpresën se do të arrijmë të kemi një mundësi për të krijuar këtë forum

parlamentar, ndoshta jo vetëm duke pritur samitin e radhës.

Unë kaq kisha për sqarim, meqenëse zonja Dade me të drejtë e ngriti çështjen se ku ka

përfunduar iniciativa jonë për pjesëmarrjen e parlamenteve në Procesin e Berlinit.

Po, zoti Bumçi.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

16

Aldo Bumçi – Faleminderit, zonja kryetare!

Shkurtimisht dua të them se është normale që të organizohej ky takim përpara Samitit

të Parisit, por pas zhvillimeve tronditëse të referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga

Europa mendoj se këto detaje legjitime duken pak pa vlerë në krahasim me atë që po ndodh.

Me dy fjalë unë do të thosha se Europa ka hyrë në një krizë ku nuk mund të flasë më për një

proces zgjerimi afatshkurtër, afatmesëm, çka zbeh vëmendjen ndaj nesh. Me fjalë, me

retorikë, vëmendja mund të qëndrojë realisht, por pesha e Brukselit në sy të qytetarëve

europianë dhe të Ballkanit nuk do të jetë e njëjtë dhe mundësia e tyre për të ndikuar te ne nuk

do të jetë e njëjtë derisa të qartësohet kjo situatë.

Gjithashtu, kemi edhe zgjedhjet në Amerikë, që janë edhe ato një tërheqje vëmendjeje

nga çështjet jashtë Amerikës dhe fokusim brenda në Amerikë në politikën e brendshme. Kjo

zbehje vëmendjeje e dy partnerëve kryesorë ndodh kur ne përballemi me dy çështje shumë të

rëndësishme, që mund të prodhojnë dy zgjidhje të mëdha ose dy kriza. Kemi reformën në

drejtësi. Ose do të kemi një reformë në drejtësi me konsensus ose nuk do të kemi reformë,

ose, në rastin më të keq, do të kemi një krizë, një situatë të helmuar politike. Me ketë situatë

do të futemi në zgjedhje vitin tjetër? Çfarë do të prodhojmë ne? Zgjedhjet në Shqipëri kanë

qenë përherë një sfidë, por në një situatë të tillë do të jenë një sfidë edhe më e madhe.

Pa vëmendjen dhe pa autoritetin e duhur të Brukselit për t’u përqendruar te ne, për të

ndikuar, e me zgjedhjet në Amerikë, mendoj se përgjegjësia do të jetë te ne. Në qoftë se ne do

t’i menaxhojmë krizat siç jemi mësuar t’i menaxhojmë, ato do të kenë një kosto të

jashtëzakonshme.

Ky është një vit kyç për ne shqiptarët. Ose ne duhet të ndërtojmë për këtë vend një

marrëveshje të madhe politike mes të gjitha forcave, të mëdha e të vogla, të djathta e të majta,

për këtë vend, për gjërat kryesore, për të evituar krizat ose përndryshe krizat do të kenë këtu

një pasojë të jashtëzakonshme, sepse faktorët që Brukseli dhe Uashingtoni i kanë zbutur deri

tani, në këtë hark kohor mund të mos e kenë kaq shumë mendjen te ne për shkak të

zhvillimeve që tashmë dihen.

Ky është Këshilli i Integrimit Europian dhe patjetër që konsensusi nuk lind këtu, lind

më lart, pra buron nga vendimmarrje më të larta politike, por nëse në këtë vit ne nuk arrijmë

dot t’i zgjidhim këto çështje të mëdha, një minimum marrëveshjesh për këtë vend, ne nuk do

të kemi asnjë legjitimitet të dalim para qytetarëve shqiptarë, në qoftë se u krijojmë vetëm

kosto.

Majlinda Bregu – Për herë të parë, pas njëzet e ca vjetësh, jam njëqind për qind

dakord me ty, Aldo!

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

17

Po, zonja Ylli.

Lorisa Ylli – Përshëndetje!

Ju dëgjova me vëmendje, zoti Ministër, kur thatë se për momentin nuk jemi në

vëmendjen e Bashkimit Europian, por kam përshtypjen se vëmendjen edhe duhet ta krijosh,

që ta tërheqësh, sepse tashmë prej tre vjetësh nuk jemi në vëmendjen e Bashkimit Europian.

Do të doja t’ju bëja një pyetje në lidhje me çështjen e ekonomisë dhe investimeve.

Kam përshtypjen se fuqizimi ekonomik i Ballkanit në tërësi do të bënte të mundur edhe

vëmendjen e faktorëve të jashtëm politikë. A nuk do të ishte më e mira që të krijonim një

marrëveshje me Ballkanin Perëndimor, duke fuqizuar politikat ekonomike, duke shkuar

kështu në samit me projekte të përbashkëta?

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Dhe tani, fjala për komentin.

Edmond Cane – Një shtesë, në fakt. Mendoj se duhet plotësuar një mungesë

thelbësore informacioni lidhur me Procesin e Berlinit. Ne vetë jemi informuar me një vit

vonesë nga Akademia gjermane e Shkencave, që Procesi i Berlinit u iniciua jo me dy pista,

por me tre pista (përveç pistës politike dhe ekonomike është edhe pista e zhvillimit të

shkencës, të kërkimit shkencor e të inovacionit). Kjo është një pistë paralele me dy pistat e

tjera, vetëm se kryhet me një vit vonesë, pas samiteve politike. Deri tani është zhvilluar

Samiti i Berlinit, më 2015, Samiti i Vjenës, para një muaji, ndërsa vitin tjetër, me një vit

vonesë nga niveli politik, është Samiti i Parisit.

Për këndvështrimin dhe qasjen e politikës evropiane, zhvillimi i shkencës dhe i

kërkimit është një komponent i panegociueshëm. Historia ka provuar se neglizhenca sjell jo

zhvillim, por të anasjellën. Prandaj, kjo është një ndër tri pistat më të rëndësishme të Procesit

të Berlinit.

Ka shumë aspekte që janë vënë në dukje, që nga sfidat, rekomandimet e të tjera, dhe

mendoj se mund të kërkojnë një seancë të posaçme, sepse janë shumë të rëndësishme për

procesin e integrimit.

Për t’i rënë shkurt, ajo që desha të kumtoja është se, nga përgatitjet e shumta që u

bënë në Berlin, deri tani në Vjenë, në harkun prej një viti, nuk u arrit ndonjë gjë e

rëndësishme, të paktën në sferën e Shqipërisë. Të gjitha ato probleme që ishin, vazhdojnë të

mbeten në po atë gravitet, në po atë dimension dhe në po atë masë.

Problemet janë nga më të shumtat, siç vërejtën pjesëmarrësit, që nga

pamjaftueshmëria kronike e fondeve, planifikimi afatshkurtër, qasjet jo-efiçiente të

shpërndarjes, alokimi i buxhetit të kërkimit, i shkencës, që normalisht, në standardet e

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

18

Bashkimit Europian duhet të jetë të paktën te 3 % e GDP-së, gjë që ka filluar të theksohet që

nga Lisbona, sepse qasja evropiane është për një shoqëri të bazuar në dijen. Kuptohet, nuk

është qasja e vetme, sepse ka edhe qasje të tjera në botë, por fakti se alokohen 3 % apo po

alokohet diçka më pak, 1 % apo 0, 1 %, natyrisht që kjo është domethënëse. Natyrisht pastaj,

kjo ka edhe pasojat e veta të padiskutueshme në të gjitha aspektet e tjera, veçanërisht te

performanca shkencore, sa prodhon shkenca. Dihet se në kohën e sotme, prodhimi ekonomik

dhe aspektet e tjera të shoqërisë, janë shumë të lidhura me zhvillimin shkencor.

Një gjë që u vu në dukje me shqetësim nga pjesëmarrësit, veçanërisht nga kroatët dhe

sllovenët, është fakti se në Europë po krijohen, të paktën në fushën e shkencës, dy liga me një

mur ndarës, të theksuar në mes, ku kroatët dhe sllovenët e gjenin veten te muri sekondar.

Kështu, projekte të rëndësishme si Horizon 2020, që ka një impakt shumë të

konsiderueshëm në ekonomitë e vendeve të zhvilluara, nuk ka këtë dimension, pra nuk po

luan këtë rol te Kroacia e Sllovenia, ndërsa në nivelet e Shqipërisë apo Maqedonisë, kuptohet

se efekti është në nivele tepër të ulëta.

Shumë nga vendet po bëjnë një përpjekje. Ka negociata në nivel më të ngushtë, që të

rikonceptohet Horizon 2020 dhe të ketë fonde të tjera, që të promovohen institucionet

shkencore në Kroaci, Slloveni e të tjera.

Për sa u përket shifrave të performancës, vetëm te Horizon 2020, për orientim desha

t’i përmendja, Shqipëria ka fituar deri tani vetëm 8 projekte. Ndërkohë, vendet që janë të

shqetësuara, si Kroacia, Sllovenia e të tjera, kanë 440 a diçka e tillë, dhe që ecuria jonë,

shpejtësia ose eficenca jonë në integrimin europian është në nivelet…

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, Gjeorgjia është më lart, se ka 15 projekte, Gana më mirë. Inputi është shumë i

lidhur me autputin.

Lidhur me Samitin e Parisit kam parasysh se një nga debatet që do të jetë te niveli

politik, është çështja e dialogut të shkencës dhe politikës. Për vendet e Ballkanit Perëndimor,

veçanërisht për vendet akoma më të varfra kjo është një gjë shumë problematike dhe që këtu

përcaktohet ecuria.

Në samitin politik të Vjenës pati një kompromis ndryshe nga çfarë u kërkua nga

samiti i shkencës. 3%-shi u shtrua me forcë dhe u inkurajua edhe nga vetë Merkel, u

negociua dhe u bë një kompromis, u fsheh në çështjen e shifrave, siç u tha në mënyrë jo

zyrtare. Në Paris, ndoshta do të keni shans që të merrni kahun e duhur dhe të mbështesni

minimalisht 3%-shin, por dhe aspekte të tjera të rëndësishme për zhvillimin e shkencës.

Faleminderit!

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

19

Majlinda Bregu – Zoti Cane, bëtë shumë mirë me ndërhyrjen tuaj pavarësisht se

mund të ishte pak e gjatë dhe dukej sikur nuk ishte për këtë që po diskutojmë, por do t’ju

lutesha vetëm për një gjë, Këshilli për Integrimin ka edhe përfaqësues nga Universiteti,

Rektorati, media e kështu me radhë, unë jam shumë dakord që të gjitha gjynahet për të

këqijat e këtij vendi t’i mbajë mbi supe politika. Dakord, po të doni e bëjmë edhe këtë, por do

të ishte mirë që ju të uleshit së paku të gjithë bashkë Akademia e Shkencave, universiteti dhe

të bini dakord për një platformë, e cila të ishte konkrete, rigoroze dhe serioze. Pastaj të

diskutojmë për bazat, të cilat të jenë reale, sepse në rast se kanë qenë vetëm pesë projekte dhe

më vjen keq që nuk ka asnjë përfaqësues nga universiteti, sepse mendoj se ai është anëtar

permanent i këtij këshilli, rektori i ri është zgjedhur, mund ta mendojnë, nëse janë të gjithë

bashkë dhe duan me të vërtetë të jenë edhe kontributorë përveçse të kërkojnë llogari për njëri-

tjetrin herë pas here, të jenë anëtarë të këtij këshilli, do t’ju sugjeroja shumë miqësisht që të

njëjtën gjë dhe të njëjtin diskutim ta nisnim me Universitetin e Tiranës për të ngritur një grup,

i cili të konsiderojë të gjitha propozimet, duke shqyrtuar edhe problematikat tuaja.

Do t’ia jap kohën zotit Ministër.

(Zonja Dade ndërhyn pa mikrofon.)

Po, zonja Dade.

Arta Dade - Unë nuk e di rregulloren e këtij këshilli, por besoj se këtu që të gjithë

përfaqësojmë forume të ndryshme, NGO, shoqëri civile janë të gjithë të angazhuar për

avancimin e procesit të integrimit. Nëse vijmë këtu dhe japim konstatime që nuk janë realiste,

besoj se ne duhet të mbajmë një qëndrim, sepse, në fakt, këshilli është që të diskutojmë dhe të

komentojmë edhe për ata që marrin fjalën. Nuk e di, nëse zonja do të kishte mirësinë të

shpjegonte, sepse në këto 3 vjet, sipas konstatimit tuaj nuk është bërë asgjë dhe BE-ja nuk i

ka pasur në vëmendje, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se ne kemi marrë në këta 3 vjet

statusin e vendit kandidat, përfitojmë nga shumë projekte, jemi të pranishëm vetëm se nuk

kemi të drejtën e votës në të gjitha forumet që ka BE-ja: parlamentare, ekzekutive, të gjitha.

Unë mendoj dhe jam në gjendje që ta argumentoj këtë gjë, se jemi shumë më pranë

BE-së sesa ishim sidomos para 3-5 vjetësh, pa politizuar asgjë. Sigurisht, kemi përgjegjësitë

tona për vonesat, mund të ishim më të avancuar, por meqenëse ju konstatuat se këta 3 vjet

nuk ka pasur vëmendje BE-ja ndaj nesh, mua më duket se ka pasur vëmendje, vetë Procesi i

Berlinit është tregues i vëmendjes që ka BE-ja. Iniciativat që janë marrë nga BE-ja janë

tregues se ka vëmendje. Vetë ajo që kemi përfituar si Shqipëri, si vend kandidat do të thotë

se ka një vëmendje më të madhe, pra nuk e di se ku e kishit fjalën, por nëse do të jemi kaq

nihilistë, më duket se as këtij këshilli nuk i shërben debati dhe diskutimi.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

20

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Nuk besoj se zoti Bushati do të ketë ndonjë gjë për të shtuar pas

ndërhyrjes së zonjës Dade...

Lorisa Ylli – A mund ta sqaroj?

Majlinda Bregu – Një sekondë, të lutem, Lorisa!

Megjithatë, më duhet ta pyes zotin ministër në rast se do të shtojë mbi komentin e

zonjës Dade.

(Ministri flet pa mikrofon.)

Lorisa, nuk po bëjmë debat për replika, zonja Dade i bëri një koment pyetjes që ngrite

. Në rast se ke ndonjë gjë tjetër për të shtuar, të lutem, në një kohë fare të shkurtër, sepse jemi

15 minuta me vonesë.

Lorisa Ylli – Jo, për sa i përket trevjeçarit e kisha fjalën në dobësimin ekonomik të

Shqipërisë, në situatën në të cilën ndodhemi dhe duke humbur ekonominë, sigurisht humbët

edhe vëmendjen e BE-së. Nëse e ekonomia jonë është duke lulëzuar, atëherë jam unë gabim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Majlinda Bregu - Zonja Dade, unë e kuptova shqetësimin që ka të bëjë me situatën

ekonomike, në fakt kjo e fundit nuk ka qenë ndonjë trend për t’u diskutuar shumë çështje tek

Integrimi Europian, por është tashmë një nga shtyllat kryesore. Në strategjinë e zgjerimit që

nuk dimë se çfarë emri do të gjejë BE-ja, për ta bërë pak më interesante këtej e tutje, prandaj

mendoj që është një shqetësim, i cili duhet ngritur.

Zoti Bushati, besoj e doni fjalën për mbylljen?

Ditmir Bushati - Faleminderit!

Në radhë të parë, do të doja të mbështesja argumentin e zonjës Dade lidhur me

rëndësinë e çuarjes përpara të reformave për një fakt shumë të thjeshtë, përveç të gjithë atyre

që u thanë. Në rast se flasim për detyrat e shtëpisë, për reformën në drejtësi, ku lexojmë se

93% e shqiptarëve e mbështesin këtë reformë, kam përshtypjen që nuk është se ka një lexim

të detajuar mbi atë se çfarë do të sjellë kjo reformë, por që është shenjë e qartë e

mosdakordësisë së tyre me stadin aktual në të cilin operon sistemi i drejtësisë. Besoj se edhe

sikur të mos ekzistonte fare perspektiva e integrimit europian, ky është një proces i

brendshëm, i nevojshëm, i domosdoshëm, madje mund të thuhet se koha i ka kaluar dhe

prandaj duhet të bëhet një orë e më parë.

Së dyti, për sa i përket përfshirjes së elementit parlamentar në procesin e Berlinit,

është domosdoshmëri për të gjitha ato që u thanë këtu, por edhe për faktin se ky është një

proces që nuk kryhet në ciklin e një mandati qeverisës dhe, për pasojë, është i rëndësishëm

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

21

edhe elementi parlamentar, sidomos për vendet tona, të cilat kanë një demokraci të brishtë,

për të siguruar vazhdimësinë e reformave, vazhdimësinë e procesit dhe një kulturë të re

komunikimi dhe kompromisi në këtë proces.

Së treti, u bënë komente për kërkimin shkencor dhe me projekte, që kishin të bënin

kryesisht me fushën e universiteteve dhe Akademisë së Shkencave. Besoj se këto komente

mund të jenë shumë të vlefshme, por, nga ana tjetër, nuk mund të harrojmë faktin se procesi i

integrimit europian nuk është për të integruar qeverinë, parlamentin apo klasën politike, është

një proces kryekëput për integrimin shoqëror.

Kolegë të ndryshëm më thonë shpesh: “Dhoma e Tregtisë së Beogradit në Bruksel

zhvillon këtë, këtë, këtë aktivitet. Po Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë pse nuk bën diçka?”, po

kështu për universitetet e të tjera. Qeveritë, politikbërësit kanë detyrimin për të qenë lehtësues

të aktorëve të tjerë, por nuk mund të bëjnë punën e aktorëve të tjerë. Vetë universitetet sot për

sot mund dhe duhet ta masin punën e tyre me projektet e ndryshme që fitojnë, me mënyrën si

e marketojnë punën e tyre dhe sa e mbështet kërkimi shkencor politikbërjen apo zhvillimin e

një fushe të caktuar. Në disa raste kam parë të dhënat dhe jam habitur që ka universitete që

nuk marrin aspak mbështetje publike dhe kanë qenë më aktivë në tërheqjen e projekteve që ju

përmendët rreth Bashkimit Europian.

E fundit, besoj se është e edhe komenti im i fundit, është e rëndësishme që në këtë

këshill të mbahet kjo frymë diskutimi, pavarësisht diferencave që ne kemi për shumë çështje,

për stadin e reformave, për mënyrën si e shikojmë Shqipërinë e të tjera. Gjithashtu, është

edhe më e rëndësishme që të ushtrohet një presion pozitiv nga ana e aktorëve joshtetërorë, që

aktorët politikë, të gjithë ne, të ecim në këtë linjë dhe jo të vijnë komente politike nga aktorë

të shoqërisë civile, apo lexime bardhë e zi, sepse është e vërtetë ajo që tha zonja Dade, jo

thjesht marrja e statusit të vendit kandidat dhe prania jonë në shumë prej nismave, por edhe

fakti që brenda 8 muajve Shqipërinë e vizitoi kancelarja gjermane, e vizitoi Presidenti i

Bundestagut, e vizitoi ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe sot ka një delegacion të

rëndësishëm në nivel parlamentar gjerman, nuk po përmend as vendet e tjera, as Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, as BE-në e të tjerë, është tregues i faktit që mbështetja për të kryer

detyrat e shtëpisë për ne nuk mungon. Tashmë ne duhet të themi fjalën tonë dhe duhet të ecim

më shumë për të zhvilluar më tej kulturën e kompromisit që shqiptarëve t’u japim reformat e

shqiptarëve dhe jo reformat e partive politike.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Ministër, për prezencën tuaj sot në Këshillin

Kombëtar!

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I ...

22

Shpresojmë që Samiti i Parisit të mos jetë vetëm një takim në një ditë të nxehtë në

Paris. Nga ana tjetër, do të ketë edhe Forumin e Shoqërisë Civile. Më shumë se 10 organizata

të shoqërisë civile nga Shqipëria janë të ftuara për të marrë pjesë në Samitin e Shoqërisë

Civile, ndaj do të ishte me interes mbase për të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile që të

zhvillonin një takim të tyre të përbashkët nëse ka edhe problematika të tjera, që do të donin t’i

shikonin në Paris.

Unë jam e ftuar për të moderuar bashkë me zonjën Fajon dhe Lunaçek nga Parlamenti

Europian në Samitin e Shoqërisë Civile, nuk mundem të vij në atë për Procesin e Berlinit,

megjithatë, shpresoj shumë, e përsëris, që të mos jetë një takim në të cilin vitin tjetër do të na

duhet të mblidhemi edhe një herë për të diskutuar se çfarë të reje solli Samitit i Parisit,

sidomos në këtë situatë.

Vazhdoj të këmbëngul se sot ka më shumë nevojë për ide të reja dhe për dinamizëm të

ri, i cili jo domosdoshmërish duhet të vijë nga Europa, e lodhur tashmë edhe nga krizat e

njëpasnjëshme ose, përndryshe, meqë e nisëm me Brexit, do të doja që askush të mos kishte

fatin, që, siç thoshte Churchill: “Më e keqja e vetëvrasjes politike është se duhet të jetosh pas

saj, që të bëhesh pishman për atë që ke bërë”, pra ta vuash. Shpresoj të mos ketë pasoja të

tjera kaq të rënda sa ajo, e cila ka tronditur jo vetëm politikën e jashtme, por jam e bindur se

ende ne të parët nuk e kemi kuptuar se çfarë pasojash të rrezikshme do të ketë edhe për

Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit, edhe një herë, të gjithëve!

MBYLLET MBLEDHJA