REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016....

116
REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT RAPORTI VJETOR 2003 Shkup, Mars 2004

Transcript of REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016....

Page 1: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

REPUBLIKA E MAQEDONISË

AVOKATI I POPULLIT

RAPORTI VJETOR 2003

Shkup, Mars 2004

Page 2: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

PËRMBAJTJA 1. REALIZIMI I FUSHËVEPRIMIT ..……………..……...………………………..…….…….….. 3

1.1. Vëllimi i punës ……………..…………...……………..……….……….…..……..............

4

1.2. Shqyrtimi parashtresave sipas lëmenjve …..……………………………………………… 4 1.3. Mënyra e veprimit dhe e konkludimit pas marrjes së parashtresës ...…...………....…...… 9 1.4. Konstatimet për shkeljen e të drejtave të qytetarëve ..…………………..….………......… 11 1.5. Pranimi i qytetarëve në zyrën e Avokatit të Popullit dhe jashtë saj ……..…....……......… 15 1.6. Masat dhe aktivitet që ndërmerr Avokati i Popullit

për mbrojtjen e parimeve për mosdiskriminim dhe përfshirje në mënyrë të drejtë dhe përkatëse të pjesëtarëve të bashkësive në organet e administratës shtetërore si dhe në organet dhe

organizatat tjera që kanë autorizime publike …..…………..……………...………..….…

16

1.7. Bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me organet e Administratës shtetërore …..…………………….………..…...…….….……....…………

18

1.8. Publikimi i punës ...…………...…...………...……..…….….….………….….....……...… 19

2. AKTIVITETE TJERA ……..……………………………..……...………..…………….……..…

21

2.1. Përfshirja gjatë përgatitjes së Ligjit të ri për Avokatin

e Popullit dhe implementimi i këtij ligji ...….……………….………………………….…

21

2.2. Edukimi i qyetarëve ..…………..….……….…………...………………..…....………...... 22 2.3. Kampanja në mediume ……………....………………………..…………..…………….... 23 2.4. Bashkëpunimi dhe kontaktet me organizatat, shoqatat dhe asociacionet

ndërkombëtare, vizitat studimore, këshillimoret dhe seminaret ……..………….……..….

24

2.5. Pjesëmarrjet, bashkëpunimet dhe takimet e Avokatit të Popullit nëpër seminare dhe mbledhje të organizuara në Republikën e Maqedonisë ……..………………….....…….………..….

25

2.6. Bashkëpunimi me organizatat dhe shoqatat joqevritare të qytetarëve ………………………….………………………..……...………

26

3. VLERËSIMET, KONKLUZIONET, KONSTATIMET, MASAT DHE, REKOMANDIMET ……………………………….………………………………….….………

27

3.1. Vlerësimi i përgjithshëm ………………………………………..……....…..…..………..

27

3.2. Qëndrimi dhe bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me qytetarët ………...………………………….………………..….

27

3.3 Qëndrimi dhe bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me organet dhe organizatat nëpërmjet të cilave i realizon kompetencat e veta .………..…..….……..

28

3.4. Qëndrimi dhe komunikimi i administratës publike me qytetarët ..……………….……… 28 3.5 Respektimi i parimit të nenit 24

të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë ……….…….……..….………..….…..…...

29

3.6. Qëndrimi dhe komunikimi i Avokatit të Popullit me mediumet .………………..…...….. 29 3.7. Rregullat ligjore ……………..………………...………….………….………...………… 30 3.8. Procedurat gjyqësore …………….…………………..…..……….…..……….…..……... 30 3.9. Prokuroria publike …………..………………………………….….……….……………. 30 3.10. Institucionet për dënim dhe korrektim ……………………………....………………….... 31 3.11. Të drejtat sociale dhe ekonomike ……………………………………….…….…………. 31 3.12. Marrëdhëniet pronësore-juridike ………………………………………...…….……….. 32 3.13. Vetëqeverisja locale ……………………………………………….…...………………... 32 3.14. Urbanizmi dhe ndërtimtaria ………………………………………...……………………. 32 3.15. Mjedisi jetësor ……...……………………………………….………………..….………. 33 3.16. Të drejtat e fëmijëve ……………………………...........………………………….……... 33 3.17. Procedurat policore ……………………………...…….…………………………..……... 33 3.17.1. Kushtet e sigurisë dhe personat e zhvendosur brenda kufirit …………....…...…….…. 33 3.17.2. Qëndrimi i policisë ndaj qyetarëve ………..…….…....…………………………..……..... 34 3.17.3. Nënshtetësia ……………………………………………………….…….……...………….... 34 3.17.4. Problemi me qytetarët e zhdukur …………….……….….……….……………………..... 34 3.17.5. Kompensimi i dëmeve …………….……………………….………….………..…………... 35 3.17.6. Shpërndarja e njësisë për intervenim të shpejtë Lavovi) …...…………………..…….... 35 3.18. Marrëdhëniet e punës ..…..………………………….……………...…………….……..... 35 3.19. Marrëdhëniet banesore ……………………………..………………………………..….... 36

Page 3: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

3.20. Arsimi …………..…………………..……………...…………………………………..… 36 3.21. Të drejtat e konsumuesve …………………......……………..…………………..……..... 36 3.22. Rekomandime drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,

organeve të administratës shtetërore dhe organeve e organizatave tjera me autorizime publike …………………………………………………….......…….

37

3.23. Të shpresuarit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ……….………………………. 37

4. ORGANIZIMI, GJENDJA KADROVIKE DHE MJETET PËR PUNË …………..……………..

39

4.1. Organizmi i punës dhe mënyrat e veprimit ………….….……..………...…….……...…..

39

4.2. Gjendja kadrovike ……….……………………...…………......……………….…..….…. 39 4.3. Mjetet financiare ………………………………………………..………………..………. 40

5. AKTIVITETET E ARDHSHME ………………...……..………………………………………..

41

6. SHQYRTIM I SITUATAVE NGA ASPEKTI I SIGURISË, RESPEKTIMIT

DHE MBROJTJES TË TË DREJTAVE TË NJERIUT SIPAS SFERAVE …………..…….……

43

6.1. Mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë ……….…………...…………………..........….….

43

6.2. Mbrojtja e të drejtave gjatë procedurës policore ………………….…..……...………..… 45 6.3. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e jurisprudencës ..……………………….…………..….. 48 6.3.1. Gjykatat ……….………….….....…………………………….....…………..……….. 48 6.3.2. Institucionet për dënim - korrektim

dhe shtëpitë për edukim – korrektim ………………………………………….…….... 51

6.4. Mbrojtja e të drejtave të personave ushtarak dhe atyre me detyrë ushtarake ……....……. 54 6.5. Mbrojtja e të drejtave sociale, si dhe mbrojtja

e marrëdhënieve punuese dhe banesore ……………………………………………..…….

55

6.5.1. Të drejtat sociale …………….………….……………………..………..…….. 55 6.5.1.1. Personat e zhvendosur brenda kufirit ………………………….…..……..…… 57 6.5.2. Të drejtat e marrëdhënieve punuese ……………..……………..……….…………....…... 60 6.5.3. Të drejtat e marrëdhënieve banesore …………………………….………..……………….. 63 6.6. Mbrojtja e të drejtave në sferën e sigurimit

shëndetësor pensional dhe invalidor …………………………………….…………….…

66

6.6.1. Sigurimi dhe mbrojtja shëndetësore ……………………..….……….….….…………..…… 66 6.6.2. Sigurimi pensional dhe invalidor ..……………….………………..……….…………….…. 69 6.7. Mbrojtja e të drejtave nga lëmi arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit ….……………… 74 6.8. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve …………………………..….……………………...… 77 6.9. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e urbanizmit,

ndërtimtarisë dhe mjedisit jetësor ……………………………….……………….......……

82

6.9.1. Urbanizmi dhe ndërtimtaria ….………..…………………………..…….….…………..…. 82 6.9.2. Mjedisi jetësor ………..………………………………..………….…………………….….…. 84 6.10. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e financave dhe procedurat doganore …………….……. 86 6.10.1. Financat ….……………………...………..……………………………….…………….….… 86 6.10.2. Veprimet doganore ……….…….….………………………….....………………………….. 87 6.11. Mbrojtja e të drejtave të konsumuesve ………………………………………..………... 88 6.11.1. Distribuimi i energjisë elektrike dhe energjisë për nxehje .……………….…..…….…. 89 6.11.2. Telekomunikimeti …………………………………………….………..…..…………………. 90 6.11.3. Ekonomizimi i ujit dhe veprimet komunale ..……….………………….………..……..….. 92 6.12. Mbrojtja e të drejatve nga sfera e marrëdhënieve pronësore-juridike .……..……………. 94 6.13. Mbrojtja e të drejtave nëpër tjera lëmi .…………………….……………………...…….. 101

7. SHEMBUJ NGA PËRVOJA PUNUESE ……………………………………………..………….. 103

Page 4: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 1 -

H Y R J A

Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me nenin 36 të Ligjit për Avokatin e Popullit, (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 60/2003) ka për obligim, që nëpërmjet raportit vjetor, ta informoj Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për nivelin e sigurimit, respektimit, përparimit dhe mbrojtjes të lirive dhe të dre-jtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, nga ana e organeve të administratës shtetërore si dhe organeve dhe organizatave tjera të cilat kanë autorizime publike për respektimin e pari-meve për mosdiskriminim dhe përfshirje në mënyrë të drejtë, të pjesëtarëve të bashkësive në organet e pushtetit shtetëror, në organet e njësive të vetëqeverisjes lokale si dhe në institucionet dhe funksionet tjera publike.

Duke e realizuar këtë obligim ligjor dhe duke e dorëzuar këtë Raport vjetor që është i gjashti me radhë Avokati i Popullit mendon se Raporti sipas konceptit, krahas vlerësimeve të dhëna për nivelin e respektimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve nga ana e organeve të Admnistratës shtetërore dhe organeve e organizatave tjera që kanë autorizime pub-like, ofronë një pasqyrë të qartë dhe mundësi për një shqyrtim më të zgjeruar, jo vetëm të gjendjes rreth respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të qytetrëve gjatë kohës së raportit vjetor, por edhe mundësi për vështrim të veprimtarisë së përgjithshme dhe të aktiviteteve e masave që i ka ndërmarrë Avokati i Popullit për tejkalimin e dukurive negative dhe krijimin e kushteve për realizim sa më të suksesshëm dhe më efikas të të drejtave dhe lirive kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve.

Page 5: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 2 -

Page 6: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 3 -

REALIZIMI I FUSHËVEPRIMIT

Si gjatë vitit të kaluar ashtu edhe gjatë këtij viti aktivitetet e Avokatit të Popullit kanë

qenë të fokusuara në realizimin e obligimeve që dalin nga kompetencat kushtetuese dhe ligjore.

Gjendja dhe kushtet ku vepronte Avokati i Popullit, megjithëse më të përmirësuara dhe më të zhvilluara si trend pozitiv demokratik, nuk patën aq shumë dallim prej vitit të kaluar.

Gjendja e përmirësuar e sigurisë por ende e pastabilizuar, marrëdhëniet e ftohta ndëret-nike, kriza e rëndë materiale dhe ekonomike në shtet, reformat e ngadalsuara dhe ende të papër-funduara në administratën publike, në gjyqe dhe vetëqeverisjen lokale, të cilat përfaqësojnë edhe obligimin, që del nga Marrëveshja kornizë e vitit 2001, procedurat joefikase dhe të pazbatuara deri në fund për transformimin e kapitalit shtetëror dhe për denacionalizim, edhe më tutje krijojnë një situatë, që e vështirëson realizimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Në rast se gjithë kësaj i shtohet edhe shprehja e mosbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sistemit dhe ndaj funk-sionimit të shtetit juridik, me që qytetarët mendojnë se asnjë e drejtë e tyre nuk mund të realizo-het pa ryshfet, korruptim, lidhje miqësore, nepotizëm, përkrahje partiake dhe lidhje tjera, të cilat krijojnë bindjen se një gjendje e këtillë, me të vërtetë e vështirëson veprimimin e çfarëdo insti-tucioni, e aq më tepër atë të Avokatit të Popullit i cili përfaqëson, mekanizëm mbrbrojtës dhe kontrollues që mund me sukses të veproj vetëm në kushte demokratike, ku do të mbisundoj dre-jtësia dhe respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut me parime themelore për funksionimin e shtetit juridik.

Por megjithatë duke vepruar edhe në kushte të këtilla, duke qenë këmbëngulës dhe të qëndrueshëm, nuk ka munguar veprimi profesional dhe me përgjegjësi i të punësuarve në këtë institucion, kështu që edhe gjatë kohës së raportit në fjalë, janë arritur rezultate të lakmueshme. Falë këtij qëndrimi ndaj punës dhe komunikimit me qytetarë, Avokati i Popullit veç më është in-stitucion i njohur dhe i depërtueshëm për qytetarët , është përherë me dyer të hapura, gëzon përkrahje të madhe te qytetarët të cilët kanë besim të plotë te ky institucion, me ndihmën e të cilit i realizojnë të drejtat dhe interesat e tyre, megjithëse me shumë vështirësi.

Ligji i ri për Avokatin e Popullit që erdhi në fuqi më 01. 10. 2003, parasëgjithash e për-forcoi rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni, i shtoi dhe i zgjeroi kompetencat që obligojnë hap-jen e zyrave, në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, të cilat përfaqësojnë njësi organizative rajonale të Avokatit të Popullit dhe me këtë rast gjatë periudhës së ardhshme pritet veprim edhe më produktiv dhe më efikas në punë, si dhe bashkë me këtë edhe ngritje të nivelit të respektimit dhe realizmit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve në shtet.

1

Page 7: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 4 -

1107

1878

2605

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

Gjithsej parashtresa të pranuara në vite2001 2003 2002

1.1. Vëllimi i punës

Gjatë periudhës së raportit në fjalë Avokati i Popullit ka vepruar në bazë të 3.277 parash-tresave të dorëzuara prej mbi 3.854 qytetarëve, prej të cilave 2.605 parashtresa janë dorëzuar gjatë kohës së raportit, pra kemi rritje për 38,71% krahasuar me vitin e kaluar dhe me këtë rast për 39 parashtresa është ngritur procedurë me vetëiniciativë të Avokatit të Popullit. Krahas kësaj në bised janë paranuar mbi 3.916 qytetarë prej të cilëve 515 jashtë zyrës së Avokatit të Popullit si dhe janë realizuar mbi 5.000 biseda telefonike. Gjtihashtu gjatë këtij viti janë ndërmarrë masa, aktivitete dhe veprime tjera, në drejtim të realizimit sa më të suksesshëm dhe sa më efikas, të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, për të cilat do të bëhet fajlë në vijim të tekstit të raportit. Grafikoni 1

Nëse analizohen të dhënat që kanë të bëjnë me numrin e parashtresave të marra krhasuar me vitet e mëparshmë e sidomnos me vitin e kaluar, mund të vërehet se prej viti në vit dukshëm rritet numri i parashtresave. Një rritje e këtillë sidomos ka të bëjë para së gjithash me aktivitetet promovuese, informative dhe edukative që i kandërmmarrë Avokati i Popullit në mënyrë kontinuitive gjatë çdo viti, sidomos gjatë vitit 2003, kur për herë të parë, u realizua kampanja nëpërmjet të cilës qytetarët patën rast, që më gjerësisht të njihen me kompetencat, rolin dhe rëndësinë që ka institucioni i Avokatit të

Popullit, për mbrojtjen e të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore, për qëndrimin dhe këmbën-gulësin që tregojnë të punësuarit në këtë institucion për t’iu ndihmuar qytetarëve t’ i ralizojnë të drejtat dhe interesat e tyre edhe përkundër shkeljeve të shpeshta dhe të përhershme të lirive dhe të drejtave të qytetarëve si dhe problemeve tjera me të cilat ballafaqohen ata, sidomos në sferën e urbanizmit dhe ndërtimtarisë, marrëdhënieve punuese, jurisprundencës, marrëdhënieve pronësore-juridike, të drjetave sociale dhe në sfera të tjera të jetës shoqërore.

1.2 Shqyrtimi parashtresave sipas lëmenjve

Numri më i madh i parshtesave, nëpërmjet të cilave qytetarët kanë kërkuar mbrojtje për të drejtat e tyre janë nga sfera e jurisprudencës 415 apo 15,93%; pastaj nga sfera e marrëdhënieve punuese 406 apo 15,59%; nga sfera pronësore-juridike 267 apo 10, 25%; nga mbrojtja e të dre-jtave gjatë procedurës policore 266 apo 10,21%; nga sfera e urbanizmit dhe ndërtimtarisë 209 apo 8,02%; nga sfera e të drejtave të konsumuesve (për kompensime komunale dhe kompensime të tjera) 188 apo 7,22%; nga sfera e sigurimit pensional dhe invalidor 169 apo 6,49%; nga sfera e të drejtave sociale 167 gjejgësisht 6,42%; nga sfera e marrëdhënieve banesore 161 apo 6,18%; nga sfera e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve 62 apo 2,38%; nga sfera e mbrojtjes shëndetësore 46 apo 1,77%; nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit 26 apo 1,00%; nga sfera e finan-cave dhe e veprimit financiar 22 apo 0,84%; pastaj nga sfera e mjedisit jetësor 20 apo 0,%77; nga sfera e të drejtave të personave ushtarak dhe të atyre me detyrë ushtarake 17 apo 0,65%; nga sfera e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilët nuk janë shumicë 6 apo 0, 23% si dhe parshtresa

Page 8: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 5 -

të dorëzuara nga lëmi tjera 158 apo 6,07%. (Pasqyrimi i gjendjes nr.1, faq.6 dhe grafikoni nr.2 faq. 5) Grafikoni 2-2003

12

34

56

78

910 11 12

13 14 15 16 17 18

0

100

200

300

400

500

2003 2002

PARASHTRESA TË PRANUARA SIPAS LËMINJVE

1. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e jurispru-dencës

2. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e marrëdhënieve punuese

3. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e marrëdhënieve pronësore-jurdike

4. Mbrojtja e të drejtave gjatë procedurës policore

5. Mbrojtja e të drejtave nga sfera urbanizmit dhe ndërtimtarisë

6. Mbrojtja e të drejtave të konsumuesve 7. Mbrojtja e të drejtave të sigurimit pen-

sional dhe invalidor 8. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e të dre-

jtave sociale 9. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e marrëd-

hënieve banesore

10. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve 11. Mbrojtja e të drejtave për shëndetësore 12. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e ar-

simit, shkencës, kulturës dhe sportit 13. Mbrojtja e të drejtave nga sfera efinan-

cave 14. Mbrojtja e të drejtave nga sfera mjedisit

jetësor 15. Mbrojtja e të drejtave të personave ush-

tarak dhe të atyre me detyrë ushtarake 16. Mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të

bashkësive që nuk janë shumicë 17. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e

veprimit doganor 18. Mbrojtja e të drejtave nga sfera të tjer

Page 9: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 6 -

Pasqyrimi i gjendjes nr.1-2003 PASQYRIM I PARASHTRESAVE TË PRANUARA, TË KRYERA

DHE LËNDË ME VEPRIM PREJ 01.01.2003-31.12.2003

Mënyra e zgjidhjes Shkelje të kon-

statuara

Para

shtre

sa të

pra

nuar

a gj

atë

vitit

t2

003

Num

ri i p

aras

htru

esve

Num

ri i

para

shtre

save

të m

betu

ra

nga

viti

2002

N

umri

i për

gjith

shëm

i pa

rash

tre-

save

për

vep

rim

Num

ri i p

aras

htre

save

ano

nim

e

të p

ranu

ara

Para

shtre

sa të

hed

hura

pos

htë

Të h

edhu

ra p

osht

ë ng

a ar

sye

tjera

Men

dim

e, s

ugje

rime

dhe

reko

man

dim

e të

dhë

na

Vep

rimet

pa

s in

terv

eni-

mev

e të

A.P

. M

osve

prim

pas

int

erve

n-im

ittë

A.P

.In

form

atë

deri

te M

nist

ri

Info

rmat

ë de

ri te

Qev

eria

e R

.M-s

ë

Gjit

hsej

t lën

dë të

kry

era

Lën

dë q

ë iu

vaz

hdon

vep

rim

i

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 1 Mbrojtja e bashkësive që nuk janë

shmicë 6 6 4 10 2 1 1 3 7

2 Mbrojtja e të drejtave gjatë proce-durës policore

266 315 63 329 123 5 41 27 14 3 8 169 160

3 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i jurisprudencës

415 682 84 499 290 18 21 18 3 329 170

4 Mbrojtja e personave ushtarak dhe atyre me detyrë ushtarake

17 17 7 24 12 1 3 3 1 16 8

5 Mbrojtja e të drejtave nga sfera so-ciale

167 169 20 187 66 3 34 6 28 12 103 84

6 Mbrojtja e të drejtave të marrëd-hënieve punuese

406 543 105 511 3 164 9 59 23 36 8 11 235 276

7 Mbrojtja e të drejtave të marrëd-hënieve banesore

161 212 24 185 49 3 88 71 17 24 140 45

8 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e shëndetësisë

46 46 8 54 21 15 12 3 1 36 18

9 Mbrojtja e të drejtave të sigurimit pensional-invalidor

169 170 32 201 80 4 34 30 4 1 1 118 83

10 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i arsimit, kulturës, shkencës dhe spor-tit

26 104 9 35 10 10 5 5 10 20 15

11 Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve 62 64 22 84 19 1 30 30 3 2 50 34

12 Mbrojtja e të drejtave të urbanizmit dhe ndërtimtarisë

209 441 149 358 1 196 22 51 21 30 4 1 270 88

13 Mbrojtja e të drejtave të mjedisit jetësor

20 20 4 24 17 1 3 3 1 21 3

14 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e financave

22 39 5 27 5 3 2 1 2 8 19

15 Mbrojtja e të drejtave doganore 1 1 1

16 Mbrojtja e të drejtave të marrëd-hënieve pronësore-juridike

267 314 57 324 2 128 4 113 73 40 37 54 247 77

17 Mbrojtja e të drejtave të konsu-muesve

188 196 60 248 2 113 8 39 28 11 13 162 86

18 Mbrojtja e të drejtave në lëmi tjera 158 516 18 176 6 96 5 4 1 107 69

19 Gjithsejt 2605 3854 672 3277 14 1391 79 550 356 194 95 102 2034 1243

Pasqyrimi i gjendjes në bazë të parashtresave të dorëzuara sipas lëmive, tregon se krahasuar me vitin e kaluar nuk kemi ndryshime evidente, përkatësisht ekziston zvogëlim apo rritje e vogël e

Page 10: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 7 -

numrit të parashtresave në disa lëmi, ndërsa sa iu përket organeve dhe organizatave me të cilat kanë të bëjnë parashtresat, dukshëm mund të vërehet, se numri më i madh i tyre, ka të bëjë me aktet dhe veprimet e sjellura dhe të ndërmarra nga ana e organeve gjyqësore, nga Ministria për transport dhe lidhje, Ministria për punë dhe politik sociale, më pastaj vijnë Mnistria e financave dhe Ministria e punëve të brendshme, përkatësisht organet në përbërje të këtyre ministrive si dhe organe tjera. (Pasqyrimi i gjendjes nr. 2, faq.14).

Sipas përkatësisë etnike të dorëzuesve të parashtresave, numri më i madh i parashtuesve janë Maqedonas 3.006 apo 78,55%, ndërsa 620 apo 16,15% të parashtruesve janë përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare. Numër më të vogël, përkatësisht 4 apo 0,1% përbëjnë parashtresat e bashkësisë etnike turke. (Pasqyrimi i gjendjes nr.3, faq. 8). Të dhënat e përfshira tregojnë faktin se Avokati i Popullit është institucion, i cili në mënyrë të njëjtë është i përkrahur nga të gjitha bashkësitë etnike në shtet

Pasqyrimi i gjendjes nr. 4

SHQYRTIM I PARASHTRESAVE TË DORËZUARA SIPAS QYTETEVE

Rradhitja

qytetet Numr i parashtresave sipas qyteteve

rradhitja

qyetet Numri i parashtresave

2002. 2003. viti 2002. viti 2003 1 Berova 10 12 26 Pehçeva 4 3 2 Manastiri 103 117 27 Prilepi 110 85 3 Bogdanci 5 2 28 Probishtipi 15 34 4 Valandova 4 6 29 Radovishi 39 47 5 Velesi 63 74 30 Resnja 7 5 6 Vinica 7 11 31 Shkupi 764 1271 7 Dibra 6 13 32 Struga 35 46 8 Delçeva 25 20 33 Strumica 50 52 9 Demir Hisari 7 12 34 Sveti Nikola 14 27

10 Demir Kapija - 35 Star Dojrani 3 11 Dojrani - 1 36 Tetova 53 106 12 Gjevgjelia 25 34 37 Shtipi 83 58 13 Gostivari 71 60 38 Australia 1 1 14 Zletova 3 3 39 Austria 4 15 Kavadarci 67 69 40 Britania e Madhe 2 16 Kërçova 59 82 41 Greqia 1 17 Koçani 44 48 42 Danimarka 3 2 18 Kratova 12 7 43 Japonia - 1 19 Kr.Palanka 15 30 44 Kosova 3 1 20 Krusheva 9 9 45 R. e Shipërisë - 2 21 Kumanova 60 110 46 R.e Bulgarisë 2 1 22 M.Kamenica 6 15 47 Ish Jugoslavia 1 1 23 Mak.Brodi 11 15 48 Suedia - 2 24 Negotina 9 21 49 Spanja 1 1 25 Ohrëri 71 77

GJITHSEJT 1878 2605

Sipas vendbanimit të dorëzuesve të parashtresave, numri më i madh përkatësisht 1.271

janë prej Shkupi, pastaj vijnë prej mjediseve më të mëdhaja urbanistike, që don të thotë se me përjashtime të vogla kemi përshtaje të numrit të qytetarëve sipas vendit ku jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Nga një parashtresë kanë dorëzuar qytetarë të Republikës së Austrisë, Republikës së Greqisë, Japonisë, Kosovës, të Republikës Bulgare, Sërbisë dhe Malit të Zi dhe të Mbretërisë së Spanjës. (Pasqyrimi i gjendjes nr.4,faq.7)

Page 11: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 8 -

Pasqyrimi i gjendjes nr.3-2003 HQYRTIM I PARASHTRESAVE TË DORËZUAR GJATË V. 2003

SIPAS PËRKATËSISË ETNIKE

PËRKATËSIA ETNIKE

Para

shtre

sa

pran

uara

m

ë 20

03

Num

ri i

para

shtre

save

an

onim

etë

pran

uara

Num

ri i p

aras

htre

save

form

uara

me

vetë

inic

ia-

tivë

Num

ri i p

aras

htru

esve

Maq

edon

as

Shqi

ptar

ë

Sërb

Rom

ë

Torb

esh

Bos

hnja

Vle

Turq

Tjer

ë

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

1 Mbrojtja e të drejtave të bashkësive që nuk janë shmicë

6 1 5 3 1 1

2 Mbrojtja e të drejtave gjatë procedurës policore

266 2 313 136 129 6 17 4 11 1 2 7

3 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i jurispru-dencës

415 1 681 431 223 10 11 3 1 1

4 Mbrojtja e të drejtave të personave ushta-rak dhe atyre me detyrë ushtarake

17 17 16 1

5 Mbrojtja e të drejtave nga sfera sociale 167 169 100 42 8 11 4 3 1

6 Mbrojtja e të drejtave të marrëdhënieve punuese

406 3 543 483 41 8 3 2 1 2

7 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e marrëd-hënieve banesore

161 212 190 7 9 3 2 1

8 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e mbrojtjes shëndetësore

46 1 45 36 5 3 1

9 Za{tita na prava od penzisko i invalidsko osiguruvaëe

169 170 135 23 5 3 2 1 1

10 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi arsimit kulturës, shkencës dhe sportit

26 104 91 12 1

11 Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve 62 3 61 41 16 2 1 1

12 Mbrojtja e të drejtave të urbanizmit dhe ndërtimtarisë

209 1 440 383 44 9 1 3

13 Mbrojtja e të drejtave të mjedisit jetësor 20 2 18 16 2

14 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e finan-cave

22 39 33 1 2 2 1

15 Mbrojtja e të drejtave nga sfera doganore

16 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e marrëd-hënieve pronësore-juridike

267 2 314 287 15 7 1 1 1

17 Mbrojtja e të drejtave të konsumuesve 188 2 3 193 135 39 12 1 1 1 1 1

18 Mbrojtja e të drejtave në lëmi tjera 158 6 516 488 18 2 1 1

19 GJITHSEJT 2605 14 13 3840 3001 620 85 57 21 20 10 4 8

Page 12: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 9 -

1.3. Mënyra e veprimit dhe e konkludimit pas marrjes së parashtresës

Megjithëse gjatë vitit të raportit në fjalë, numri i parashtresave dukshëm është rritur, gjë që kishte ndikim edhe në veprimin e shpejtë dhe efikas të punës, por megjithate vazhdonin aktivitetet e punës në kuadër të ligjit dhe përderisa vlerësohej se parashtresa ofronte bazë, për të intervenuar pa kontrollime (hukumtime) tjera plotësuese, intervenohej menjëherë, ndërsa përderisa paraqitej nevoja për kontrollime dhe hulumtime tjera plotësuese, ato realizoheshin me kërkesë, drejtuar or-ganeve kompetente dhe dorëzuesit të parashtresës, për plotësimin e të dhënave. Sipas nevojës Avokati i Popullit bënte hulumtim në vendin e ngjarjes, nëpërmjet shkresave të organeve kompe-tente, kështu që për bisedë janë ftuar persona përgjegjës, dhe persona tjerë zyrtarë, të cilët mund të jepnin sqarime, ndërkaq shfrytëzoheshin edhe mjete tjera, me qëllim të vlerësimit dhe vërtetimit sa më të plotë të gjendjes faktike.

Duke i respektuar autorizimet ligjore, dhe për shkak të plotësimit të të dhënave të parash-tresës, deri te organet e administratës publike, janë dorëzuar mbi 2.132 kërkesa për kumtime dhe urgjenca me shkrim, por brenda afatit të caktuar kohorë, Avokatit të Popullit i janë përgjigjur në 500 raste. Gjtihashtu janë bërë mbi 165 hulumtime në vendin e ngjarjes nëpërmjet shkresave zyr-tare të organeve, ndërkaq në bisedë janë ftuar 27 persona zyrtarë prejt të cilëve tetë prej funksion-arëve, përkatësisht autoriteteve udhëheqëse nuk iu përgjigjën ftesës së Avokatit të Popullit. Krahas kësaj për qartësimin e parashtresave, në pajtueshmëri me Ligjin, u thirrën edhe 46 persona tjerë, prej të cilëve gjithashtu 12 nuk iu përgjigjën ftesës së Avokatit të Popullit. Nga të dhënat e mëparshme mund të konstatohet se qëndrimi i personave zyrtarë ndaj kërkesave të Avokatit të Popullit ende nuk është i kënaqshëm, me ç’rast në pajtueshmëri me Ligjin dhe me qëllim të azhurimit të procedurave dhe përmirësimit të gjendjes, deri te organizatat me autorizime publike janë dorëzuar tetë informata prej të cilave vetëm katër janë përkrahur, deri te ministritë përkatëse janë dorëzuar 95 informata prej të cilave 36 janë përkrahur, deri te Qeveria e

Republikës së Maqedonisë janë dorëzuar 101 informata prej të cilave është vepruar vetëm në 41 raste dhe 5 informata i janë dorëzuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, prej të cilave nuk është vepruar në asnjë rast, ndërsa për shumicën e këtyre rasteve Avokati i Popullit e ka njoftuar edhe opinionin, nëpërmjet të mjeteve të informimit publik. Nga kjo mund të vërehet se prej gjithsejt 216 informatave, janë përkrahur vetëm 81, që don të thotë se kemi të bëjmë me një shifër jo të kënaqshme, që tregon edhe për qëndrimin e papërshtatshëm ndaj institucionit të Avokatit të Popullit.

Duke i shfrytëzuar mundësit ligjore për veprim dhe intervenim sa më efikas, gjatë këtij viti, prej gjithsejt 3.277 parashtresave, në bazë të të cilave veprohej, janë kryer 2.034, ndërsa për 1.243 parashtresa vazhdon procedura.

Fotografija 1.1 – 2003

37,93%

62,07%

Parashtresa të përfunduaraLëndë që iu vazhdon veprimi

Page 13: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 10 -

Prej 2.034 parashtresave të kryera, 1.405 apo 69,08% janë hedhur poshtë, derisa në 550 apo në 27,04% të parashtresave, është konstatuar shkelje e lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, ndërsa 79 apo 3,88% prej parashtresave janë hedhur për arsye tjera. Numri më i madh i parashtresave apo 1.254 në pajtueshmëri me Ligjin janë hedhur poshtë, për shkak se ëhstë konstatuar se nuk është fjala për shkelje të lirive dhe të drejtave themelore e as për ndonjë tjetër padrejtësi. Gjtihashtu 51 parashtresa janë hedhur pasi është konstatuar se kanë të hapur procedurë gjyqësore, ndërsa 60 parashtresa janë hedhur poshtë për shkak se dorëzuesit, edhe pas kërkesës së Avokatit të Popullit se parashtresa duhet plotësuar dhe qartësuar nuk janë përgjigjur, kështu që me ka-limin e afatit të caktuar, është konstatuar se parashtruesi është tërhequr prej kërkesës. Një numër i vogël apo 26 parashtresa janë hedhur, pasi është konstatuar se prej kohës së veprimit apo të vendimit të organit i cili ka vendosur pas këkresës së qytetarit, ka kaluar më shumë se një vit. Ndërkaq sipas Ligjit ofrohet mundësia që Avokati i Popullit të vlerësoj se dorëzuesi i parashtresës a e ka lëshuar afatin për shkaqe të cilat mund të arsyetohen. Ndaj këtyre rasteve Avokati i Popullit pati qëndrim fleksibil dhe rrallë herë ndodhte që të hudhej parashtresa për këtë arsye, kështu që kur vlerësohej se ekziston mundësia për të intervenuar pas dorëzimit të parashtresës, ndërmerreshin masat e duhura, pa marrë parasysh ka-

limin e afatit. Gjithashtu një numër i vogël i parashtresave apo 14 janë hedhur për shkak se janë dorëzuar nga parashtrues anonim, ndërsa 79 janë hedhur për shkak të mospas-jes së kompetencave apo për arsye tjera. Për një numër të ckatuar të parashtresave është kryer procedura për shkak se në ndërkohë pala e ka realizuar të drjtën që i takon, me ç’rast procedura e hapur te Avokati i Popullit është bërë e pavlefshme. Avokati i Popullit vlerëson se numri i madh i parashtresave të hedhura poshtë, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje, para së gjithash ka të bëjë me atë se qytetarët ende nuk janë të informuar sa duhet në lidhje me

të drejtat e tyre si dhe ka të bëjë edhe me dëshirën për ta sprovuar bazën jurdike të aktit apo veprimit të marrë nga organi kompetent, nëpërmjet të inistitucionit të Avokatit të Popullit. Sa iu përket parashtresave të cilëve iu vazhdon veprimi, apo janë në fazën e hulumtimit te Avokati i Popullit, këto parashtresa akoma nuk kanë përfunduar, për shkak të numrit të madh të tyre, përkatësisht prej 848 parashtresave marra gjatë dy muajve të fundit të vitit 2003 disa prej tyre për shkak të problemeve të komplikuara dhe për shkak të nevojës që të mblidhen sa më shumë in-formata apo dëshmi prej më shumë organeve dhe organizatave si dhe për fat të keq për shkak të

Fotografija 1.2 – 2003

69,08%

3,88%

27,04%

Parashtresa të hedhura poshtë

Konstatimet për shkeljen e të drejtavekushtetuse dhe ligjore të qytetarëveTë hedhura poshtë nga arsye tjera

Fotografija 2.1– 2002

69,97%

30,03%

Parashtresa të përfunduara

Lëndë që iu vazhdon veprimi

Page 14: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 11 -

rasteve të shpeshta të mospërgjigjeve me kohë pas kërkesës së Avokatit të Popullit, ende nuk kanë përfunduar.

Në këtë Kontekst duhet të potencuar se ka paur raste, kur disa dorëzues të parashtresave kanë reaguar se parashtresa te Avokati i Popullit, zvarritet shumë edhe përkundër faktit se një veprim i këtillë ka të bëjë pikërisht me mosveprimin, në kohën e duhur të organeve të adminis-

tratës shtetërore edhe pas kërkesës së Avokatit të Popullit.

Ndrëkaq marrë në përgjithësi, duke pasur parasysh edhe vitet e mëpërshme, mund të konstatohet se ka përmirësim në vullnetin dhe efikasitetin e veprimit, pas kërkesave të qytetarëve, gjë që duhet të jetë edhe shënjë mbrojtëse dhe qëllim kryesor i punës dhe veprimtarisë së këtij institutcioni. Një veprim i këtillë efikas dhe pozitiv i Avokatit të Popullit gjatë vitit raportues, gjenë mbështetje në për-vojën gjashtë vjeçare të veprimit me parash-tresa si dhe në këmbëngulësin dhe qën-drueshmërinë e të punësuarve në shërbimet profesioniste, për t’u ndihmuar qytetarëve.

1.4. Konstatimet për shkeljen e të drejtave të qytetarëve Në pajtueshmëri me Ligjin, nëse Avokati i Popullit pas shqyrtimit të parashtresës konsta-

ton shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, nëpërmjet rekomandimeve, mendimeve, sugjerimeve, propozimeve, kërkesave dhe intervenimeve tjera të ngjajshme, kërkon nga organet kompetente që t’iu shmangen parregullsive dhe joligjshmërive që të mund qytetarët në mënyrë sa më ekonomike t’i realizojnë të drejtat që u janë shkelur. Në këtë drejtim janë edhe in-terevenimet e Avokatit të Popullit të cilat duhet të kontribojnë në përmirësimin dhe përsosmërinë e organizatës si dhe në veprimtarinë e shërbimeve profesioniste nëpër organet e administratës shetërore si dhe në organet dhe organizatat tjera që kanë autorizime publike.

Nga gjithsejt 2.034 procedura të përfunduara në 550 raste apo në 27,04% Avokati i Popul-lit ka konstatuar shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, që në krahasim me vitin e kaluar kemi zvogëlim për 8,21%.

Numri më i madh i shkeljeve të të drejtave janë nga sfera e marrëdhënieve banesore, përkatësisht prej 140 parashtesave me procedur të përfunduar, në 88 raste apo në 62,86% është konstatuar shkelje e të drejtave të qytetarëve, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rastin e shitjes së banesave të personave ushtarak, rast ky që u zgjidh me Ligjin për shitjen e banesave që janë pronë shtetërore, të cilat janë prej kohës së ish APJ. Një numër i madh i shkeljeve janë konstatuar edhe në sferën e marrëdhënieve pronësore-juridike, me ç’rast prej gjithsejt 247 procedurave, në 113 apo në 45,75% janë konstatuar shkelje të të drejtave të qytetarëve, më pastaj pasojnë parashtresat nga sfera e marrëdhënieve punuese ku janë konstatuar shkelje në 59 raste apo 25,51%, nga sfera ur-

Fotografija 2.2– 2002

3,73%

35,50%60,77%

Parashtresa të hedhura poshtë

Konstatimet për shkeljen e të drejtavekushtetuse dhe ligjore të qytetarëveTë hedhura poshtë nga arsye tjera

Page 15: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 12 -

bainzmit dhe ndërtimtarisë 51 parashtresa apo 18,89%, dhe sfera të tjera (Pasqyrimi i gjendjes 1, faq.6).

Shikuar nga aspekti se cilat organe dhe organizata më tepër bëjnë shkelje të të drejtave ku-shtetuese dhe ligjore të qytetarëve, të dhënat tregojnë se më shumë shkelje i kanë bërë apo në 79 raste, shkeljet i kanë bërë personat me përgjegjësi dhe zyrtarët e shërbimeve të ndryshme, njësitë rajonale apo organet dhe organizatat të cilat janë në përbërje apo nën kompetencat e Ministrisë për punë dhe politikë sociale, si dhe persona tjerë zyrtarë dhe përgjegjës në vetë ministrinë. Në 75 raste është konstatuar se shkeljet janë bërë nga veprimet e personave me përgjegjësi në Ministrinë e Financave, në 75 raste tjera në Mnistrinë e mbrojtjes, në 51 raste shkeljet janë bërë me akte apo veprime nga ana e Ndërmarrjeve publike, në 48 raste është konkluduar se të drejtat e qytetarëve janë shkelur me akte apo veprime të personave përgjegjës dhe të personave zyrtarë në Mnistrinë e punëve të brendshme si dhe me veprime tjera. (Pasqyrimi i gjendjes nr2, faq.14).

Kur flasim për llojet e shkeljeve të konstatuara të të drejtave të qytetarëve, si gjatë vitit të kaluar ashtu edhe gjatë këtij viti mund të vërehet se shumica kanë të bëjnë me shkeljet e ligjit for-mal, përkatësisht me zvarritje të procedurave me të cilat qytetarët i realizojnë të drejtat e tyre. Prej numrit të përgjithshëm të shkeljeve të konstatuara pothuajse mbi 80% kanë të bëjnë pikërisht me zvarritjen e proceduarve gjatë veprimeve administrative. Thënë ndryshe mbi 80% të rasteve trego-jnë se organet kompetente nuk e kanë respektuar afatin e vendimit pas marrjes së kërkesës, ndërsa një numër jo i vogël e kanë keqpërdorur institucionin me heshtje të administratës.

Me qëllim që të tejkalohen shkeljet e konstatuara, Avokati i Popullit deri te organet kom-petente ka dorëzuar 402 intervenime, prej të cilave 117 janë rekomandime, 10 mendime dhe 31 janë sugjerime. Kahas kësaj Avokati i Popullit ka dorëzuar edhe një propozim për rishqyrtimin e procedurës administrative, tre kërkesa për ndërprerjen e ekzekutimit të akteve administrative, tre të tjera deri te Prokuroria Publike për ngritje të procedurës për përgjegjësi penale për pesë per-sona zyrtarë dhe më shumë propozime deri te organet dhe organizatat për përmirësimin e punës dhe të sjelljes me palë si dhe propozime tjera.

Prej 550 intervenimeve organet kanë vepruar vetëm në 356 raste, ndërsa nuk kanë vepruar në 194, që don të thotë se llogaritur me përqindje 35,27% të intervenimeve (propozimeve, sug-jerimeve, rekomandimeve) nuk janë respekuar nga ana e organeve.

Në rastë se analizohen të dhënat sipas organeve, apo thënë më saktë se cilat prej organeve nuk i kanë respektuar intervenimet, përkatësisht nuk janë sjellur me përgjegjësi ndaj interveni-meve të Avokatit të Popullit, do të vërehet se qëndrim më me papërgjegjësi ndaj interevnimeve ka pasur Ministria e financave, pastaj Ministria për transport dhe lidhje, ndërmarrjet publike si dhe Ministria e punëve të brenshme, Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Ministria për arsim.

Për përmirësimin e gjendjes në pajtueshmëri me Ligjin, në këtë drejtim, krahas shumë kon-

takteve, me shkrim me gojë, me telefon dhe krahas intervenimeve urgjente dhe udhëzimeve për respektim të obligueshëm të intervenimeve, deri te organet dhe organizatat më të larta kompetente janë dorëzuar 216 informata prej të cilave 15 informata janë dorëzuar deri te udhëheqësit e or-ganeve apo organizatave më të larta kompetente, 95 u janë dorëzuar ministrive përkatëse, 101 Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pesë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për më shumë raste ka qenë i informuar edhe opinioni nëpërmjet të mjeteve të informimit.

Page 16: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 13 -

Pasqyrimi i gjendjes nr.5-2003 SHQYRTIM I SHKELJEVE TË KONSTATUARA

TË TË DREJTAVE TË QYTETARËVE Shkelje të konstatuara në

v.2003 Shkelje të konstatuara gjatë viteve të

mëparshme

SHQYRTIMI SIPAS LËMENJVE

GJI

TH

SEJT

Vep

rim i

org

anev

e dh

e i o

rgan

izat

ave

Mos

vepr

im

i or

-ga

neve

dhe

org

ani-

zata

ve

GJI

TH

SEJT

Vep

rimi

orga

neve

dh

e or

gani

zata

ve

Mos

vepr

im

i or

-ga

neve

dhe

org

ani-

zata

veLë

ndë

me

afat

ka

luar

Ëshë

t ve

prua

r në

tje

tër m

ënyr

1 2 3 4 5 6 7 8 9

1 Mbrojtja e të drejave të bashkësive që nuk janë shumicë 1 1 1

2 Mbrojtja e të drejtave gjatë procedurës policore 41 27 14 20 3 11 5

3 Mbrojtja e të drejtës nga lëmi i jurisprudencës 21 18 3 3 5 1 1

4 Mbrojtja e të drejtave të personave ushtarak dhe të atyre me detyrë ushtarake

3 3 1

5 Mbrojtja e të drejtave nga sfera sociale 34 6 28 30 1 15 2

6 Mbrojtja e të drejtave të marrëdhënieve punuese 59 23 36 71 9 57 7 3

7 Mbrojtja e të drejtave të marrëdhënieve banesore 88 71 17 27 2 37 3

8 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e mbrojtjes shëndetësore 15 12 3 6 2 10 1

9 Mbrojtja e të drejtave nga sfera e sigurimit pensional-invalidor 34 30 4 8 1 10 2

10 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i arsimit shkencës kulturës she sportit

10 5 5 6 5 1

11 Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve 30 30 5 16 1

12 Mbrojtja e të drejtave të ndërtimtarisë dhe urbanizmit 51 21 30 72 7 21 22 31

13 Mbrojtja e të drejtave të mjedisit jetësor 3 3 2 1

14 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i finansave 3 2 1 1 1 1 1

15 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i doganës

16 Mbrojtja e të drejtave nga lëmi i mardhënieve pronësoro-juridike

113 73 40 59 27 56 7 3

17 Mbrojtja e të drejtave konsumuese 39 28 11 17 5 13 4 1

18 Mbrojtja e të drejtave nga lëmitë tjera 5 4 1 7 11 2

19 Gjithsejt 550 356 194 333 58 271 55 44

Page 17: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 14 -

Pasqyrimi i gjendjesnr.2-2003

SHQYRTIM I PARASHTRESAVE SIPAS ORGANEVE DHE ORGANIZATAVE

Mënyra e zgjidhjes Konstatim i shkeljeve të të

drejtave të njeriut

Para

shtre

sa të

pra

nuar

a në

v.

2003

Num

ri i p

aras

htre

save

të m

betu

ra

n ga

v. 2

002

Num

ri i p

ërgj

ithsh

ëm i

para

shtre

-sa

ve n

ë ve

prim

N

umri

i ap

aras

htre

save

an

onim

e të

par

nuar

a Pa

rash

tresa

he

dhur

a po

shtë

Të h

edhu

ra p

ër a

rsye

tjer

a M

endi

me,

sug

jeri

me,

re-

kom

andi

me

dhe

vëre

jtje

dhë

na

Vep

rim

i i

org

anev

e dh

e or

gani

zata

ve

pas

inte

r-ve

nim

it të

A.P

.

Mos

vepr

im

i or

gane

ve

dhe

orga

niza

tave

pas

in-

terv

enim

eve

të A

.P.

Info

rmat

ë de

ri te

min

istri

Info

rmat

ë de

ri te

Q. e

R.M

>

Gjit

hsej

t lën

dë të

kry

era

Lën

dë q

ë u

vazh

don

vepr

imi

Përq

indj

a e

shke

ljeve

të k

onst

atu-

ara,

gjit

hsej

t par

asht

esa

të k

ryer

a

1 2 3 4 5 6 8 14 15 16 17 18 19 20 21 1 Ministria e mbrojtjes 99 12 111 19 1 75 73 2 3 95 16 78.95%

2 Ministria e Punëve të bren-shme

313 78 391 135 5 48 34 14 4 8 188 203 9.84%

3 Ministria e drejtësisë 405 124 529 1 280 13 21 19 2 1 315 214 6.07%

4 Ministria për transport dhe lidhje

205 98 303 1 187 17 46 18 28 3 2 251 52 18.33%

5 Ministria e ekonomisë 14 1 15 5 5 10 0.00%

6 Ministria e financave 179 38 217 2 72 2 75 47 28 36 42 151 66 49.67%

7 Ministria për punë dhe politik sociale

332 68 400 139 5 79 54 25 18 223 177 35.43%

8 Ministria për arsim dhe shkencë

92 25 117 2 45 23 10 13 13 1 70 47 32.86%

9 Ministria për kulturë 7 1 8 1 1 2 2 4 4 50.00%

10 Ministria e shëndetësis 71 21 92 24 1 19 11 8 1 1 44 48 43.18%

11 Ministria e punëve të jashtme

4 1 5 3 3 2 0.00%

12 Ministria e bujqësisë 6 2 8 4 1 5 3 0.00%

13 Ministria për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për planifikim hapësinor

12 1 13 11 1 1 1 13 7.69%

14 Qeveria e Republikës së Maqedonisë

171 54 225 69 12 30 12 18 1 35 111 114 27.03%

15 Agjencia për privatizim e R.M

9 4 13 5 5 8 0.00%

16 Enti shtetëror për punë gjeodezie

74 6 80 41 1 25 17 8 5 67 13 37.31%

17 Ministria për vetëqeverisje lokale

73 21 94 65 2 14 11 3 11 81 13 17.28%

18 Ndërmarrje institucione dhe shërbime publike

185 58 243 2 95 6 51 24 27 6 3 158 85 32.28%

19 Organe dhe organizata tjera 18 10 28 1 11 3 1 2 15 13 20.00%

20 Të ndryshme 336 49 385 4 176 12 38 24 14 2 1 230 155 16.52%

21 GJITHSEJT 2605 672 3277 14 1391 79 550 356 194 95 102 2034 1243 27.04%

Page 18: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 15 -

Megjithatë vetë faktet tregojnë, se pas këtyre informatave vetëm në katër raste kanë vepruar organet më të larta kompetente, në 36 raste Ministritë përkatëse dhe në 41 raste Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dhe nëse gjith kësaj i shtohet numri prej 333 intervenimeve të viteve të mëparshme, prej të cilave është vepruar vetëm në 58 raste, qartë mund të vërehet qëndrimi i tyre i papërshtatshëm ndaj institucionit të Avokatit të Popullit, gjë që u vërtetua edhe me vlerësimet e opinionit publik.

1.5. Pranimi i qytetarëve në zyrën e Avokatit të Popullit dhe jashtë saj

Edhe gjatë këtij viti si metodë të krijuar dhe të vërtetuar punuese, Avokati i Popullit e prak-tikoi pranimin e përditshëm të qytetarëve, me ç’rast ai dhe zëvendësat e tij, apo të punsuarit në shërbimet profesionale, kanë pranuar për bisedë mbi 3.500 qytetarë dhe pas bisedave të bëra nëse vlerësohej se fjala është për shkelje të të drejtave, formuloheshin vërejtje zyrtare, në bazë të të cilave veprohej apo qytetarëve u jepeshin udhëzime juridike se në ç’mënyrë mund t’i realizojnë të drejtat që u takojnë. Pasqyrimi i gjendjes nr. 6-2003

TË DHËNA PËR PRANIMIN E QYTETARËVE NË BISEDË SIPAS QYTETEVE

Qytetar të pranuar në

bisedë

Numri i lëndëve të formuara

Qytetarë të pranuar në

bisedë

Numri i lëndëve të formuara

Rra

dhitj

a Qytete të vizituara

v. 2002.

v. 2003

v. 2002

v. 2003 R

radh

itja

Qytete të vizituara

v. 2002.

v. 2003

v. 2002

v. 2003.

1 Manastiri 49 20 19 5 16 Kriva Palanka 11 22 3 7 2 Berova 14 1 17 Mak. Brodi 13 9 6 3 3 Velesi 70 33 18 11 18 Mak.

Kamenica 11 22 1 4

4 Gjevgjelia 31 40 8 12 19 Negotina 7 8 1 4 5 Gostivari 34 9 9 6 20 Ohëri 71 14 32 13 6 Delçeva 28 16 8 6 21 Prilepi 151 12 43 12 7 Demir Hisari 8 11 3 2 22 Pehçeva 13 8 8 Dibra 9 3 1 23 Probishtipi 20 22 4 12 9 Dojrani 4 - 1 24 Resnja 6 3 10 Kërçova 49 26 26 12 25 Radovishi 33 32 11 20 11 Kavadarci 35 18 26 8 26 Strumica 71 39 20 9 12 Koçani 37 24 8 5 27 Struga 12 10 10 6 13 Kumanova 65 24 11 16 28 Sveti Nikola 18 27 4 10 14 Krusheva - - 29 Tetova 50 6 23 4 15 Kratova 24 7 4 3 30 Shtipi 65 50 23 13 GJITHSEJT 995 515 335 208

Duke i ralizuar aktivitetet e veta programore, që kontribojnë të jetë sa më afër qytetarëve,

Avokati i Popullit gjithashtu gjatë muajve prill, maj dhe qershor, organizoi takime me qytetarë në më shumë qyetete të vendit. (Pasqyrimi nr.6 faq.15)

Qyetarët për vizitat nëpër qytete njoftoheshin prej më parë nëpërmjet kumtesave në medi-umet lokale, me ç’rast Avokati i Popullit në mënyrë të drejtëpërdrejtë bisedonte me qytetarët për problemet e tyre, në lidhje me realizimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, gjithashtu qytetarët

Page 19: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 16 -

në mënyrë të drejtëpërdrejtë njoftoheshin edhe me institucionin dhe kompetencat e tij ligjore. Gjatë këtyre takimeve janë pranuar në bisedë 515 qytetarë, ndërsa pas përfundimit të bisedave, për 208 raste janë formuluar lëndë dhe është hapur procedurë. Vlerësojmë se me hapjen e zyrave në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, si njësi organizative rajonale, qytetarëve do t’iu mundësohet komunikim i përditshëm dhe më i afërt me Avokatin e Popullit dhe me këtë rast edhe mbrojtje më e shpejtë dhe më efikase e të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

1.6. Masat dhe aktivitet që ndërmerr Avokati i Popullit për mbrojtjen e parimeve për mosdiskriminim dhe përfshirje në mënyrë të drejtë dhe përkatëse të pjesëtarëve të bashkësive në organet e administratës shtetërore si dhe në organet dhe organizatat tjera që kanë autorizime publike

Sipas Ligjit të ri për Avokatin e Popullit (“Gazeta zyrtare e R.M.” nr. 60/2003), krahas

kompetencave për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe të gjithë per-sonave tjerë të cilëve u janë shkelë të drejtat me akte, veprime dhe lëshime të veprimeve nga ana e organeve të administratës shtetërore dhe nga ana e organeve dhe organizatave tjera që kanë autorizime publike, janë shtuar edhe kompetenca tjera, sipas të cilave Avokati i Popullit duhet të ndërmerr masa dhe veprime për mbrojtjen e parimeve për mosdiskriminim dhe për përfshirje në mënyr të drejtë dhe përkatëse të pjesëtarëve të bashkësive në organet e pushtetit shtetëror, në or-ganet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe në inistitucionet dhe shërbimet publike.

Duke pasur parasysh vështirësit dhe problemet serioze financiare me të cilat ballafaqohet shteti si dhe duke pasur parasysh nevojën për racionalizim dhe zvogëlim të vendeve të punës në administratën shtetërore, është e qartë se implementimi i këtyre parimeve, kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të përhershme me që fjala është për një proces i cili nuk mund aq lehtë, në mënyr të thjeshtë dhe për një kohë të shkurtë të zgjidhet, pa u shkaktuar padrejtësi sociale si dhe padrejtësi tjera.

Për të kontribuar në këtë drejtim, për zbatimin e këtyre parimeve kushtetuese, para së gjithash pushteti shtetëror, e sidomos Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të:

- siguroj baraspeshë juridike në interes të të gjithë qytetarëve: - krijoj ambient juridik, përkatësisht të bëjë përpjekje për përshtatjen e regullave ligjore

dhe nënligjore dhe të krijoj masa, plane, programe dhe strategji konkrete e adekuate, të cilat do të çojnë në drejtim të përfshirjes proporcionale të bashkësive në adminis-tratën publike:

- siguroj përgatitje dhe edukim të vazhdueshëm për sjellje dhe përsosmëri profesionale të nëpunësve shtetëror, si dhe kampanjë promovuese, e cila do ta nxitë interesin për punësimin e qytetarëve të bashkësive të nryshme etnike në pushtetin shtetëror në të gjitha nivelet;

- krijoj program përkatës dhe strategji për evidentim, përkatësisht procedur të drejtë për mbledhjen e informatave, për dorëzimin e raporteve, planeve, dhe saktësinë e të dhënave;

Page 20: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 17 -

- siguroj transparencë, komunikim dhe nivel të lartë të bashkëpunimit me Avokatin e Popullit, si institucion që është kompetent për mbrojtjen e këtyre parimeve;

- Agjencia për nëpunës shtetëror, rregullisht ta informoj opinionin, Kuvendin e Repub-likës së Maqedonisë dhe Avokatin e Popullit për respektimin e këtyre parimeve, si dhe të

- Krijohet kulturë punuese e cila do të ofroj dëshmi të dukshme për përcaktimin e kuadrove udhëheqëse si dhe të krijohet vetëdije për këto çështje në të gjitha nivelet.

Duke u nisur nga ky koncept si dhe duke i programuar aktivitetet, masat dhe veprimet për

realizmin e këtyre kompetencave të reja të themeluara, Avokati i Popullit vlerëson se për mbrojtjen e këtyre parimeve, do të mund të ndërmarrë veprime dhe masa që janë në pajtueshmëri me kushtet e parapara me ligj përderisa:

- përfaqësuesit e bashkësive e kërkojnë një gjë të këtillë prej Avokatit të Popullit; - ekzistojnë të dhëna se është bërë shkelje e parimeve për përfshirje në mënyrë të drejtë

dhe proporcionale të pjesëtarëve të bashkësive, do të ngre procedurë edhe me vetëini-ciativë;

- gjatë analizimit të këtyre situatave në bazë të hulumtimeve të drejtëpërdrejta në vendin e ngjarjeve konstaton se nuk janë respektuar normat juridike dhe konceptet e vërtetuara programore nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si dhe nga ana e të gjitha organeve tjera të cilat në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e kanë për obligim përfshirjen në mënyrë të drejtë dhe proporcionale të pjesëtarëve të bash-kësive.

Realizimin e këtij obligimi ligjor Avokati i Popullit do të mund ta kryej dhe të ndërmarrë

veprime të duhura ligjore pasi që një gjë e këtillë do të planifikohet dhe të programohet ju-ridikisht në bazë të normave ligjore, para së gjithash nga ana e Qeveris së Republikës së Maqe-donisë si dhe nga ana e organeve dhe organizatave tjera kompetente.

Ajo që deri më tani është bërë në këtë plan, është sjellja e Udhëzimit për përmbajtjen e planit vjetor, për përfshirje në mënyrë të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive nga ana e Agjencisë për nëpunës shteëror, sipas të cilës organet e pushtetit shtetëror, duhet që më së voni deri me 1-shtator të vitit në vijim, deri te Agjancia për nëpunës shtetëror, të doëzojnë për çdo vit të ardhshëm plane vjetore për zbatimin e parimeve për përfshirje në mënyrë të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive.

Prej informatave me të cilat disponon Avokati i Popullit mund të vërehet se procesi për implementimin e këtyre parimeve ka filluar në Ministrinë e punëve të brendshme dhe në Minis-trinë e mbrojtjes, por ky është një obligim edhe për organet, entet dhe institucionet tjera shtetërore. Avokati i Popullit nga ane tij ka ndërmarrë disa hapa konkrete për implementimin e këtyre parimeve për mosdiskriminim dhe përfshirje në mënyrë të drejtë dhe përkatëse të pjesëtarëve të bashkësive në kuadër të institucionit të Avokatit të Popullit, me që në procedurën për emrimin e gjashtë zëvendësve të ri, janë propozuar dy zëvendësa-përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare dhe një përfaqësues prej bashkësive tjera etnike të cilët nuk e përbëjnë pjesën shumicë të popullatës në shtet, gjithashtu këto parime përkatëse do të zbatohen edhe gjatë punësimit në shërbimet profesionale, gjatë ekipimit të ardhshëm të zyrave të Avokatit të Popullit në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Srtrumic, Tetovë dhe Shtip.

Page 21: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 18 -

1.7. Bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me organet e Administratës shtetërore Njëri prej kushteve për veprim sa më të susksesshëm të Avokatit të Popullit si dhe për realizim sa më efikas të të drejtave të qytetarëve, është krijimi i bashkëpunimit funksional dhe të frytshëm, me organet e administratës shtetërore si dhe me organe e organizata tjera që kanë autorizime publike, nëpërmjet të cilave Avokati i Popullit i realizon kompetencat e veta, bash-këpunim ky që do të vihet në funksion të realizimit të dyanshëm obligimeve ligjore në mënyrë sa më efikase. Përvoja e deri tanishme tregon se edhe krahas përpjekejeve të vazhdueshme për krijimin e bashkëpunimit të frytshëm, funksional dhe efikas, një gjë e këtillë ende nuk është në nivelin e duhur, me që Avokati i Popullit ende ndeshet me qëndrime të papërshtatshme dhe jokooperuese të disa nëpunësve shtetëror, personave përgjegjës, si dhe të disa funksionarëve që udhëheqin me organet më të larta shtetërore. Gjatë përpjekjeve që të vihen kontakte dhe të bëhen biseda me per-sonat kompetent dhe përgjegjës apo me nëpunësat e tyre, shpesh herë nuk tregohet prezenca e tyre, jepen informata të gabuara dhe jo të plota, kontestohen kompetencat e Avokatit të Popullit, ndërsa ka pasur edhe raste kur arsyetohen me të drejtën e diskrecionit të personave përgjegjës apo me fshehtësinë e të dhënave dhe me arsye tjera. Dukuritë e këtilla shpesh herë ishin prezente edhe gjatë përgjigjeve me shkrim pas kërkesave të Avokatit të Popullit. Me qëllim që të krijohen raporte kooperuese me këta organe, Avokati i Popullit krahas aktiviteteve ligjore ka ndërmarr edhe masa dhe aktivitete tjera, me ç’rast ka pasur takime me per-sona përgjegjës dhe bartës të funksioneve të ndryshme nëpër organet dhe organizatat, ku është biseduar me më shumë persona udhëheqës dhe persona zyrtarë. Gjatë këtyre takimeve është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen qyetarët gjatë realizimit të të drejatve të tyre, për shkelje të të drejtave individuale dhe në grupe, për zavrritje të procedurave, për mospërgjigje ndaj kërkesave dhe intervenimeve të Avokatit të Popullit, si dhe për masat që ka mundësi t’i ndërmerr ai. Krahas takimeve të realizuara, janë përgatitur edhe informata të posaçme deri te organet, organizatat kompetente më të larta, deri te Ministritë përkatëse, deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ku janë treguar problemet e qytetarëve gjatë realizimit të të drejtave të tyre si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet Avokati i Popullit, gjatë realizmit të funksionit të tij ligjor. Takimet, kontaktet dhe informatat e këtilla drejtuar organeve dhe organizatave kompe-tente për fat të keq nuk i arritën efektet e duhura, me që ende janë prezente dukurit e mosrespek-timit si dhe obstruksionet ndaj kërkesave dhe intervenimeve të Avokatit të Popullit. Me këtë rast brengos edhe fakti se konkluzionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzuara pas diskutimeve rreth Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2002, sipas të cilave Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe organet e organizatat tjera me autorizime publike duhet patjetër t’i respektojnë, kërkesat vendimet dhe intervenimet e Avokatit të Popullit, mbetën vetëm formë deklarative dhe rrallë herë organet në tërësi i resepktojnë këto konkluzione. Ndërmejt organeve me të cilat Avokati i Popullit gjatë vitit raportues nuk pati aq sa duhet bashkëpunim të frytshëm dhe konstruktiv ishin: Ministria e financave, Ministria e Punëve të

Page 22: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 19 -

brendshme, Ministria për punë dhe politik sociale, Ministria për arsim dhe shkenc, Ministria për transport dhe lidhje si dhe Enti shtetëror për punë gjeodezie, përderisa bashkëpunim më të përshtatshëm ka pasur me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e kulturës, me Fondin për sigurim pensional-invalidor të Maqedonisë, me Fondin për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqe-donisë, me Ndërmarrjen publike “Vodovod i kanalizacija” dhe me SHA “Toplifikacija”. Për përmirësimin e gjendjes gjatë përgatitjes së ligjit për Avokatin e Popullit i cili veç më është sjelllur, në procedurën e të cilit mori pjes edhe vetë Avokati i Popullit, kujdes të veçantë iu kushtua përforcimit të rolit të Avokatit të Popullit, duke ndërhyrë në mënyrë sa më precize në obligimet që kanë organet e administratës shtetërore si dhe organet dhe organizatat tjera me autorizime publike, për t’i respektuar në mënyrë sa më konsekuente vendimet dhe intervenimet e Avokatit të Popullit, duke dhënë përgjigje për kërkesat e tij brenda afateve të caktuara kohore me ligj, ndërsa në të kundërtën Avokatit të Popullit t’i jepet mundësi, që me shpenzimet e organit i cili nuk i respekton të drejtat e qytetarëve e as intervenimet e Avokatit të Popullit ta paraqes ras-tin në mjetet e informimit për t’i dhënë kritikë publike personit përgjegjës zyrtar të organit, për shkeljet e të drejtave të qytetarëve. Gjithashtu ishte paraparë që Avokati i Popullit të paranohet personalisht dhe me kohë, nga Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Kuvendit të Re-publikës së Maqedonisë, kryetari Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si dhe prej funksion-arëve tjerë të lartë, të cilët udhëheqin me organet dhe organizatat e administratës shtetërore. Pas arrdhjes në fuqi të Ligjit për Avokatin e Popullit me 01.10.2003, megjithëse afati ko-hor për zbatimin e tij ishte i shkurtë, mund të thuhet se Avokati i Popullit deri diku është i kënaqur me komunikimin dhe bashkëpunimin, me që me kërkesë të tij për ta realizuar obligimin që i takon, u pranua personalisht nga: Kryetari i Paralamentit, kryetari i Qeverisë, Ministri për arsim, Ministri për punë dhe politik sociale si dhe prej funksionarëve dhe personave tjerë ud-hëheqës zyrtarë. Gjthashtu në kuadër të kampanjës nëpër mediume, në gjysmën e parë të vitit 2004 janë paraparë disa tribuna me persona përgjegjës dhe me perona zyrtarë të organeve dhe organizatave me autorizime publike, ku do të potencohen vendimet e reja të Ligjit për Avokatin e Popullit si dhe do të theksohen obligimet për bashkëpunim dhe komunikim. Aktivitetet e këtilla janë më se të nevojshme, me që për fat të keq kampanja nëpër mediume dhe mendimet e opinionit publik, e dëshmuan faktin se për institucionin e Avokatit të Popullit, janë më tepër dhe të informuar qytetarët se sa funksionarët, e kuadrot udhëheqëse si dhe personat tjerë zyrtarë, të cilët duhet t’i dijnë kompetencat e Avokatit të Popullit, për t’i respektuar më tepër vendimet dhe intervenimet e tij. Pritet që në të ardhmen në këtë drejtim kontribut dhe përkrahje të japin edhe të zgjedhurit e popullit, gjatë shqyrtimit të këtij raporti.

1.8. Publikimi i punës

Publikimi i punës për bartësit e funksioneve publike përfaqëson parakusht themelor për realizim sa më të suksesshëm të obligimeve kushtetuese dhe ligjore në çdo institucioni shtetëror, pra edhe në institucionin e Avokatit të Popullit.

Duke u nisur nga kjo që u tha shtrohet pyetja se sa Avokati i Popullit, gjatë vitit të raportit në fjalë e publikoi punën e tij, përkatësisht sa ai ishte transparent gjatë veprimit të tij dhe sa ai i

Page 23: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 20 -

shfrytëzonte mjetet e informimit si instrument për të bërë presion plotësues ndaj punës së admin-istratës shtetërore, me të cilën ka të bëj edhe respektimi i intervenimeve të Avokatit të Popullit, me qëllim të realizmit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të Republikës së Maqe-donisë. Me këtë rast Avokati i Popullit vlerëson se gjatë vitit të kaluar institucioni dhe vetë ai si bartës i këtij funksioni, ka qenë mjaft transparent, e një gjë të këtillë e dëshmon edhe ajo se zyra e tij ka qenë e hapur dhe e depërtueshme në çdo moment, jo vetëm për qytetarët, por edhe për përfaqësuesit e mjeteve të informimit. Shtypi dhe mediumet elektronike si mjete për komunikim masiv dhe për informim publik të qytetarëve, pothuajse përherë ishin në komunikim të vazhdueshëm me zyrën e Avokatit të Popullit, me kërkesë të tyre apo të Avokatit të Popullit, kështu që nëpërmjet tyre qytetarët e Re-publikës së Maqedonisë në mënyrë të rregullt u informuan për punën e Avokatit të Popullit, nëpërmjet të pres-konferencave, deklaratave, intervistave, kumtesave drejtuar opinionit, me pjesëmarrje nëpër emisione si dhe me lloje të tjera të informimit. Në këtë drejtim duhet të poten-cohet edhe kampanja në mediume e cila u realizua në mënyrë masive gjatë vitit 2003 nëpërmjet shtypyt dhe nëpërmjet mediumeve elektronike. Gjithashtu në funksion të informimit sa më të plotë si dhe në funskion të publikimit të punës së Avokatit të Popullit, është edhe raporti vjetor, i cili i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pjesërisht publikohet edhe në mjetet e informimit. Hapja e veb-faqes së Avo-katit të Popullit (www.ombudsman.org.mk) si dhe bashkëpunimi me agjencinë gazetareske (MIA), gjithashtu përfaqësojnë mundësi jo vetëm për afirmimin e institucionit të Avokatit të Popullit, për të qenë sa më i pranishëm në opinion, por edhe për të qenë transparent në punë. Gjatë periudhës raportuese Avokati i Popullit i shfrytëzonte mjetet e informimit publik si instrument plotësues për të bërë presion në administratën shtetërore, me qëllim të respektimit sa më konsekuent të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve. Megjithatë këtë instrument plotësues për të bërë presion, Avokati i Popullit nuk pati mundësi që ta shfrytëzoj deri në fund, për shkak të kufizimit të mjeteve të buxhetit, ndërsa mjetet e informimit nuk ishin përherë të gat-shme që kumtesat e Avokatit të Popullit t’i publikojnë pa kompensim. Në këtë drejtim duhet të çojnë një hap përpara, vendimet e sjelluara me Ligjin e ri për Avokatin e Popullit, sipas të cilave, përderisa organet e administratës shtetërore dhe organet e organizatat tjera që kanë autorizime publike, nuk i respektojnë intervenimet dhe vendimet e Avokatit të Popullit, rasti mund të publikohet në mediume, me shpenzime të organit që ka bërë shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, me ç’rast problemi i përmendur finan-ciar për publikimin e kumtesave të Avokatit të Popullit pjesërisht mund të tejkalohet dhe me këtë rast ofrohen mundësi tjera dhe për këtë arsye priten rezultate pozitive në këtë drejtim.

Page 24: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 21 -

AKTIVITETE TJERA

2.1. Përfshirja gjatë përgatitjes së Ligjit të ri për Avokatin e Popullit dhe implementimi

i këtij ligji Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur me 10.09.2003 solli Ligj të ri për Avokatin e Popullit (“Gazeta zyrtare e R.M-së” nr.60/2003 –23.09.2003). Sjellja e këtij Ligji erdhi si nevoj e përshtatjes së Ligjit ekzistues për Avokatin e Popullit (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.7/97) me dispozitat e amendamentit Xl të kushtetutës së Repub-likës së Maqedonisë, si dhe si nevoj e plotësimit të obligimit të vërtetuar me Marrëveshjen kornizë të Ohërit në v. 2001, dhe si nevoj për konkretizimin e dispozitave të caktuara të Ligjit ekzistues, të cilat gjatë periudhës së kaluar gjashtë vjeçare, pra që prej funksionimit të këtij insti-tucioni, në praktikë u treguan si joefikase, me që ishin në kundërshti me disa rregulla si dhe ishin të papërshtatshme për gjendjen dhe kushtet për realizimin e të drejtave të qytetarëve në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë, pra ky Ligj mundëson përforcimin e kompetencave dhe ro-lit si dhe e shton rëndësinë e Avokatit të Popullit, për të qenë sa më progresiv, në mbrojtjen dhe realizimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve. Gjatë përgatitjes së këtij Ligji të ri, Avokati i Popullit ka marrë pjesë aktive që në fazën e parë të përpunimit të iniciativës së këtij ligji, ka marrë pjesë edhe në Komisionin për përgatitjen e këtij Ligji, pra ka qenë aktiv deri në ditën e fundit kur erdhi në fuqi ky ligj, me 01.10,2003. Avokati i Popullit është i kënaqur me sjelljen e Ligjit, i cili u vlerësua shumë lartë prej ekspertëve të Këshillit të Evropës si dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shpreson se së shpejti ai do të implementohet edhe në praktik, e sidomos ato pjesë të dispozitave që parashohin hapjen e njësive organizative rajonale. Me këtë Ligj janë përcaktuar obligimet e Avokatit të Popullit dhe të subjekteve tjera të cilat duhet të realizohen deri nga fundi i këtij viti dhe me fillimin e vitit të ardhshëm, me ç’rast është përgatit edhe një program kooperues. Duke i ralizuar vendimet ligjore të nenit 5, paragrafi 2 i Ligjit në fjalë, me propozim të Avokatit të Popullit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë veç më kas sjellur vendim, sipas të cilit është shtuar numri i zëvendësve. Me këtë rast janë krijuar kushte për hapjen e zyrave të Avokatit të Popullit në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Tetovë, Strumic dhe Shtip si njësi or-

2

Page 25: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 22 -

ganizative rajonale të Avokatit të Popullit, me të cilat do të udhëheqin zëvendësat e tij dhe me këtë rast do të jepet edhe mundësia për funksionim sa më efikas të këtij institucioni. Me propozim të Avokatit të Popullit në gjysmën e parë të viti 2004 do të bëhet zgjedhja e 5 zëvendësve, ndërsa më pastaj do të vazhdojnë aktivitetet me punësimin e kuadrove përkatëse profesioniste dhe të personave tjerë dhe do të bëhet përpjekje që të krijohen kushte hapësinore si dhe do të bëhet sigurimi pajisjeve teknike, që të fillojnë veprimin e tyre këto zyra, ndërsa në planin normativ parashihet sjellja e një Rregullores së re të punës si dhe të Rregullores për sis-temimin dhe organizimin e vendeve dhe detyrave punuese të të punësuarve si dhe sjellja e disa akteve nënligjore. Me qëllim që të zbatohen aktivitetet e këtilla si dhe duke pasur parasysh nevojën për im-plementimin e këtij Ligji, nga buxheti i Republikës së Maqedonisë që i dedikohet Avokatit të Popullit, janë ndarë mjete për lokalet e zyrave dhe për rrogat e të punësuarve, ndërsa për pajisjet teknike të zyrave, për pajisjet kompjuteristike dhe për pajisjet tjera teknike, do të ndihmojnë ven-det e Unionit Evropjan të cilat do të sigurojnë edhe automobil, softver programe si dhe mjete tjera për adaptimin e lokaleve punuese dhe materiale tjera për zyra, me qëllim që të fillojnë me sukses veprimtarinë e tyre këto zyra rajonale.

2.2. Edukimi i qyetarëve

Megjithse nuk është i obliguar me ligj, Avokati i Popullit edhe gjatë këtij viti ka ndër-marrë dhe ka realizuar më shumë aktivitete që kanë të bëjnë me edukimin dhe informimin e qytetarëv për të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore. Për realizimin e këtyre aktiviteteve janë shfrytëzuar mënyra, metoda dhe forma të ndryshme. Si forma më të përshtatshme për realizimin e këtij qëllimi, janë vizitat e përhershme të qyetarëve në zyrën e Avokatit të Popullit në Shkup dhe organizimet e takimeve gjatë vizitave nëpër qytete. Gjatë këtyre takimeve qyetarët këshillo-heshin edhe për rastet që nuk ishin nën kompetencat e Avokatit të Popullit, ata udhëzoheshin, se si, ku dhe në ç’mënyrë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Gjithashtu në këtë drejtim edhe gjatë këtij viti vazhdoi përvoja, sipas të cilës Avokati i Popullit dhe zëvendësat e tij, me ftes të organizatave të ndryshme joqeveritare morën pjesë në shumë seminare, vorkshope dhe në takime tjera të ngjajshme. Gjtithashtu janë mbajtur më shumë ligjërata nëpër shkolla të mesme dhe fillore si dhe në Shkollën për Sigurim, në Këshillin e qytetit të Shkupit, me temën, “Decentralizimi dhe mundësitë e përfshirjes së opinionit në procesin e sjelljes së vendimeve që paraqesin interes të përbashkët”, gjithashtu ligjëratë është mbajtë edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Trajnimin nacional për edukimin e të rinjve për të drejtat e njeriut që u realizua në kuadër të organizatës joqeveritare AMOS- të Manastirit, me studentët e fakultetit Juridik të Shkupit dhe në lokalet e Avokatit të Popullit.

Edhe gjatë këtij viti në kuadër të mundësive financiare dhe në kuadër të mjeteve të sigu-ruara prej donatorëve u përgatitën broshura dhe afishe, u organizuan takime të ndryshme, u bënë prezentime në mediume si dhe u ndërmorrën aktivitete tjera të ngjajshme, nëpërmjet të cilave qytetarët u edukuan dhe u informuan për mekanizmat mbrojtëse të të drejtave dhe lirive të njeriut, e në veçanti për ndihmën që mund ta ofroj Avokati i Popullit.

Intenziteti i këtyre aktiviteteve u shtua sidomos me kampanjën nëpër mediume, e cila në këtë raport është elaboruar në mënyrë më të zgjeruar.

Page 26: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 23 -

Nga këto aktivitete dhe biseda të bëra me qytetarë, mund të konstatohet se edhe krahas

përparimit të dukshëm në derjtim të ngritjes së vetëdijes, informimit dhe njohurive të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe për mekanizmat mbrojtëse të tyre, ende duhet punuar në këtë drejtim, edhe krahas asaj se në këtë plan në Republikën e Maqedonisë veprojnë një numër i madh i or-ganizatave joqeveritare nga vendi dhe jashtë, që kontribojnë në promovimin dhe edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre nëpër lëmi të ndryshme.

Nisur nga kjo që u tha edhe krahas aktiviteteve që ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë në këtë drejtim, duke përkrahur edhe aktivitetet individuale, në këtë plan që ka të bëjë me eduki-min e qytetarëve për të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore, duhet që të veprohet në mënyrë më serioze dhe më sistematike, nëse ekziston mundësia të organizohet edhe lëndë në shkollat fillore dhe të mesme.

2.3. Kampanja në mediume

Që prej themelimit të institucionit, për herë të parë, gjatë vitit të raportit në fjalë u organi-zua kampanjë promovuese në mediume nën moton, “Avokati i Popullit në anën tuaj”. Qëllimi i këtij proekti ishte që të bëhet një promovim i institucionit në formë më të zgjeruar dhe të përfor-cohet kapaciteti i organizatës me qëllim që me efikasitetin dhe me suksesin e duhur t’i tejkaloj sfidat, me të cilat për çdo ditë ballafaqohet institucioni gjatë punës së tij, e sidomos me sjelljen e Ligjit të ri që ia shton kompetencat, obligimet dhe autorizimet Avokatit të Popullit. Kjo kam-panjë në mediume i ka ndihmuar mjaftë Avokatit të Popullit, për ta promovuar dhe afirmuar in-stitucionin në formë më të zgjeruar, për t’u përmirësuar komunikimi i qytetarëve me organet e administratës shtetërore, për tu përmirësuar komunikimi me mediumet si dhe për t’u informimuar opinioni sa më gjërësisht, gjithashtu kamapanja ndihmoi edhe për përvetësimin e teknologjive të reja interaktive, për realizimin e funksionimit të konceptit rajonal të institucionit dhe për disa aspekte tjera.

Në kampanjën promovuese të mediumeve, në rradhë të parë u bë sondim i opinionit pub-lik për punën e deritanishme, për rolin, rëndësinë dhe njohjen e institucionit të Avokatit të Popul-lit, ndërsa më pastaj u organizuan edhe emisione në shumë programe televizive në gjuhën maqe-donase, shqipe, turke, sërbe dhe vllehe, nëpërmjet këtyre emisioneve Avokati i Popullit dhe zëvendësat e tij e prezentuan institucionin dhe përgjigjeshin në pyetjet e qytetarëve. Gjtihashtu u organizuan edhe tribuna në: Manstir, Kërçovë, Kumanovë, Tetovë, Strumic, dhe Shtip, përkatësisht nëpër ato qytete që sipas Ligjit të ri për Avokatin e Popullit, parashihet hapja e zyrave si njësi organizative rajonale të Avokatit të Popullit. Në kuadër të pjesës informative të kampanjës u ndërmorrën edhe shumë veprime tjera në formë marketingu e promovimi siç ishin: realizimi i një filmi dokumentar tridhjetëminutësh, videoklipet televizive, broshurat, afishet dedi-kuar opinionit të gjerë si dhe administratës shtetërore, organizatave joqeveritare dhe organizatave tjera.

Kampanja nëpër mediume duhet të vazhdoj edhe me organizimin e tribunave dhe vork-shopeve, me zyrtarë të lartë dhe me persona tjerë përgjegjës në administratën shtetërore.

Një projekt i këtillë u organizua nga organizata joqevritare OHO me përkrahje materiale të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evrop (OSBE) dhe me përkrahje të plotë finan-ciare të Misionit të përhershëm të OSBE-së në Shkup, me përkrahje nga Instituti Shoqëria e

Page 27: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 24 -

hapur-Maqedoni dhe nga Agjencia Kanadeze për zhvillim ndërkombëtar (CIDA), të cilat edhe me këtë rast i falemenderoj.

Vlerësoj se kampanja në mediume plotësisht e arriti qëllimin e vet, kështu që ky insti-tucion është më i njohur sot, është më i organizaur dhe më komunikativ jo vetëm për qytetarët por edhe për opinionin e gjerë, gjë që e dëshmoi edhe sondimi final i mendimit publik, i cili u realizua pas përfundimit të kampanjës, me që si rezultat i saj erdhi deri te rritja e numrit të parashtesave, shtimit të vizitave të qytetarëve në zyrën e Avokatit të Popullit dhe deri të rritja e interesit për të filluar me punë zyrat rajonale.

2.4. Bashkëpunimi dhe kontaktet me organizatat, shoqatat dhe asociacionet ndërkombëtare, vizitat studimore, këshillimoret dhe seminaret

Edhe gjatë këtij viti si vitetet e mëparshme, Avokati i Popullit si institucion relativisht i ri, i shfrytëzonte të gjitha mënyrat format dhe metodat e mundshme për krijimin raporteve të afërta dhe kooperuese me institucionet e Ombudsmanit në Evropë e sidomos me ato të vendeve fqinje. Gjithashtu, në takimet e ndryshme ndërkombëtare, në seminaret edukative, në konferen-cat, vorkshopet dhe në takimet e tjera të këtij lloji, që u organizuan nga Instituti i Ombudsmanit Evropjan, Instituti i Internacional i Ombudsmanit, Këshilli i Evropës, Unioni Evropjan dhe nga organizata dhe asociacione tjera, u këmbyen mendime, informata, si dhe u bisedua për situata e probleme të ngjajshme dhe për gjithë atë që është në interes të zhvillimit të këtyre institucioneve.

Në këtë drejtim planifikohen edhe projekte e aktivitete tjera për thellimin e bashkëpun-imit nëpërmjet metodave dhe formave të krijuara si dhe do të kërkohen forma të reja dhe projekte të përbashkëta të cilat do jenë në interes të zhvillimit të këtyre institucioneve. Gjithashtu projekte dhe programe të këtilla planifikon edhe zyra Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vitit 2003, në zyrëne Avokatit të Popullit janë realizuar takime me përfaqësues nga: Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim Evropjan (OSBE), NATO, DFID, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), UNHCR, Monitoringu i Misionit Evropjan, Këshilli Norvegjez për Refugjatë, UNICEF, USAID-njësia për standarde profesionale, Konflikt Menaxhment Grup nga SHBA, Agjencia Kanadeze për Zhvillim (CIDA)-Proekti në Maqedoni, UNDP, Oda e Avoketëve Amerikanë (ABBA-CEELI), Programi Rajonal Evropjan nga Amensti Internacional etj. Nga vizitatat studimore, nga këshillimoret e organizuara si dhe nga takimet e organi-zauara jashtë Republikës së Maqedonisë mund ti veçojmë këto: Saraeva-Kontakt takimi i parë i Ombudsmanëve nga vendet e Ballkanit lindor dhe i nëpunësve të tyre për marrëdhënie publike dhe ndërkombëtare-në Organizim të Ombudsmanit për të drejtat e njeriut të Bonjës dhe Hercego-vinës; Strasburg-Forumi për fëmijë dhe familje i organizuar nga Këshilli i Evropës; Segedin-5, Konferenca e Segedinit-Reformat institucionale në rajonet e Evropës juglindore; Banja Llukë-Koferencë-Rëndësia e entitetit të Ombudsmanit rajonal për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në organizim të Ombudsmanit të Republikës Sërbe dhe Këshillit të Evropës; Tiranë-vizitë studimore zyrës së Ombudsmanit të Republikës së Shqipërisë, me vetë organizim dhe me organizim të Om-budsmanit të Shqipërisë; Atinë-Vorkshop-për rolin e Ombudsmanit në Evropën juglindore, në organizim të Ombudsmanit të Republikës së Greqisë dhe Këshillit të Evropës, Segedin-stërvitje-

Page 28: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 25 -

Komunat, politika rajonale dhe reformat institucionale-në organizim të Segedin Qendrës për sig-uri politike, Insbruk-Takimi i Ombudsmanëve- në organizim të Institutit të Ombudsmanit evrop-jan; Zagreb-Konferenca ndërkombëtare e rrjetit ballkanik për të drejtat e njeriut-në organizim të Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut; Erevan-Përvoja ndërkombëtare e institucioneve të Ombudsmanëve- në organizim të organizatave joqeveritare nga Ermenija dhe SOROS-i; Berlin-Konferenca e tetorit e rrjetit të Ombudsmanëve rreth çështjeve të pakicave-në organizim të Qen-drës Evropjane për çështje të pakicave(ECMI); Oslo-8-Tryezë e rrumbullakët me Ombudsmanët e evropës- në organizim të Ombudsmanit të Norvegjisë dhe Këshillit të Evropës; Strasburg-Seminar-EKRI-Komisioni evropjan kundër racizimit dhe jotolerancës-në organizim të Këshillit të Evropës; Sofje-Vazhdimi i vorkshopit për rolin e Ombudsmanit në evropën juglindore (Proekt Eunomia), në organizim të Republikës Greke dhe Këshillit të Evropës dhe më në fund Stokholm-Seminar për rolin e Ombudsmanit në mbrojtjen e fëmijëve nga keqtrajtimet seksuale dhe nga llo-jet tjera të keqtrajtimeve dhe eksploatimeve-Mbledhja vjetore e rrjetit evropjan të Ombuds-manëve për fëmijë.

2.5. Pjesëmarrjet, bashkëpunimet dhe takimet e Avokatit të Popullit nëpër seminare dhe mbledhje të organizuara në Republikën e Maqedonisë

Në kuadër të aktiviteteve që janë në interes të Avokatit të Popullit në mënyrë aktive jemi përfshirë në shumë seminare dhe mbledhje që janë organizaur në Republikën e Maqedonisë prej të cilave mund të veçohen: Seminari rajonal -Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe popullatës-në oprganizim të OSBE-së dhe Ministrisë së punëve të brendshme, Konferenca-Modernizimi i admnistratës publike-në oeganizim tëDFID-së; Seminari në temën Korruptimi-në organizim të Kualicionit-Qytetarët për qytetarët; Seminari-Modernizimi i gjykatave; Konferenca ndërkom-bëtare për personat e zhdukur; Vorkshopi në Panairin e organizatave ndërkombëtare; Debati në temën qeverisja e mirë dhe drejtësia si parakusht për integrim të plotë evro-atlantik të Maqedon-isë-në organizim të Forumit rinor evro-atlantik; Koferenca e dytë për pakicat në demokraci-në organizim të Qendrës evropjane për çështje të pakicave dhe Universitetit të Evropës juglindore në Tetovë; Stërvitja nacionale-kurs për për të drejtat e njeriut-AMOS-Manstir; Konferenca e ministrave për barazi midis gjinive; Seminari Stop dhunës ndaj fëmijëve- organizuar nga Qendra për përkrahje të organziatave joqeveritare-Shtip; Vorkshopi-Afirmimi i qëllimeve primare të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme-në organizim të Unionit të shoqatës së organi-zatave joqeveritare dhe institucioneve qeveritare; Konferenca për opinion-Së bashku jemi më të fuqishëm; Tryeza e rrumbullakët-Fëmijët rrugëve/fëmijët të ngelur rrugëve në Republikën e Maqedonisë- në organizim të Institutit publik-Enti për veprimtari sociale; Mbledhja subrajonale e UNCHR-së për edukimin e të drejtave të njeriut në Evropën juglindore; Takime punuese të grupit për përgatitijen e kodeksit penal për persona të mitur; Seminari-A ka kohë për të vepruar edhe pas mbylljes dhe Mbledhja vjetore e UNICEF-it.

2.6. Bashkëpunimi me organizatat dhe shoqatat joqevritare të qytetarëve

Si gjatë periudhës së kaluar ashtu edhe sivjet Avokati i Popullit krijoi një bashkëpunim të ngushtë me më shumë organizata joqevritare dhe vlerëson se ky bashkëpunim edhe më tutje du-het të përforcohet dhe të thellohet si dhe të sigurohen kushte dhe të kërkohen forma, mënyra dhe

Page 29: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 26 -

metoda tjera për zhvillimin dhe veprimin e tyre pa kurrfarë pengesash. Organizatat joqeveritare e sidomos ata që me këmngulësi dhe me argumente do të qëndrojnë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të proceseve demokratike në shtet në përgjithësi, përherë do ta kenë përkrahjen e Avokatit të Popullit dhe kuptohet se një bashkëpunim të atillë Avokati i Popullit pret edhe prej organizatave joqeveritare. Në këtë drejtim është zgjeruar edhe më tutje bashkëpunimi me më shum organizata jo-qeveritare, siç janë: Zyra e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë; Organizata e konsumuesve; Lidhja e Gruas në Republikën e Maqedonisë; Qendra për dijalog; “Karitas”- përfaqësia në Shkup; Këshilli për preventivë kundër delikuencës së të miturve në Kavadarc; Këshilli për kujde-sin dhe edukimin e fëmijëve; FENIKS-Manastir; AMOS-Manastir, Lidhja e gruas rome “Esma” në Maqedoni; Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga Shkupi; HOPS-Mbrojtja e fëmijëve nga përdorimi i drogës-Shkup; Zyra Amnesti Internacional, në Republikën e Maqedon-isë; Shoqata humanitare dhe bamirëse e romëve“Meseçina” nga Gostivari; Parlamenti i fëmijëve të Maqedonisë; Ambasada e parë në botë për fëmijë, “Megjashi”; Grupi për mbrojtjen e të dre-jtave të femrave në Maqedoni “Femina”, Organizimi i Organizatave të femrave në Maqedoni; Shoqata Evropjane e studentëve të drejtsisë në Republikën e Maqedonisë ELSA; Koalicioni Qytetarët për qytetarët; Shoqata-Mbrojtësi-nga Manastiri; Meshihati i Republikës së Maqedon-isë; Këshilli rinor i Maqedonisë; Shoqata e luftëtarëve dhe herojve e Republikës së Maqedonisë; Forumi rinor evro-atlantik; Shoqata e pensionistëve; Shoqata e organizatave të invalidëve;, Sho-qata e të shurdhëve; Shoqata e të verbërve; Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkom-bëtar; Lëvizja e ekologëve të Maqedonisë; Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, Shoqata për luftë kundër drogës; Shoqata e Mjekëve; Shoqata e jursitëve të ekonomisë; Shoqata e punëtorëve social dhe shumë shoqata e asociacione tjera.

Page 30: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 27 -

VLERËSIMET, KONKLUZIONET, KONSTATIMET, MASAT DHE

REKOMANDIMET

3.1. Vlerësimi i përgjithshëm Nëse vitin e kaluar gjatë punës me parashtresa dhe me aktivitete tjera të Avokatit të

Popullit, kemi konstatuar se ekziston nivel i ulët i sigurimit, respektimit dhe mbrojtjes të të dre-jtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve nga ana e organeve të administratës shtetërore si dhe nga ana e organeve dhe organizatave që kanë autorizime publike, punën e të cilave është kompe-tent për ta përcjellë dhe për të vepruar, vlerësimi i përgjithshëm i Avokatit të Popullit është se edhe gjatë këtij viti, megjithëse është vërejtë dhe evidentuar një trend dhe një zhvillim pozitiv, shkalla e sigurimit dhe e respektimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve ende nuk është në niv-elin e duhur.

Nga kjo mund të konkludojmë se përshtypja e përgjithshme është se qytetarët të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore para organeve të administratës shtetërore dhe organeve e organi-zatave tjera që kanë autorizime publike ende me shumë vështirësi dhe shumë ngadalë po i real-izojnë, duke përfshirë edhe procedurat gjyqësore, me ç’rast jo vetëm që zvarriten shumë veprimet administrative por për fat të keq ende janë prezente dukuritë e keqpërdorimit dhe mosrespektimit të rregullave ligjore, moskooperimit dhe mosorganizimit të punës dhe moskoordimit të vetë or-ganeve ndërmjet tyre, pra ende është prezent qëndrimi burokratik, mentaliteti mospërfillës dhe subjektiv gjatë raporteve dhe komunikimit të nëpunësve shtetëror me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

3.2. Qëndrimi dhe bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me qytetarët

Rritja e parashtesave prej vitit në vit, e sidomos gjatë këtij viti, rezultatet e sondimit të opinionit publik, përkatësisht anketa e realizuar me qytetarët për punën e këtij institucioni, numri i madh i mendimeve të proklamuara të qytetarëve dhe institucioneve, si dhe qëndrimi me përgjegjësi i të punësuarve ndaj kërkesave të qytetarëve, me të drejtë dëshmojnë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë veç më dijnë për ekzistimin e institucionit, e dijnë se lirisht dhe pa kurrfarë kompensimi mund të drejtohen për çfarëdo rasti për të kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit dhe nga e gjithë kjo mund të konstatojmë se qëndrimi i Avokatit të Popullit ndaj qytetarëve është me mjaftë përgjegjësi dhe në nivelin e duhur profesional.

3

Page 31: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 28 -

Zyra e Avokatit të Popullit është e hapur, mund të gjendet dhe të depërtohet në mënyrë shumë të lehtë, qytetarët kanë besim dhe i përkrahin akitvitetet e këtij institucioni, ku edhe i real-izojnë të drejtat dhe interesat e tyre.

3.3. Qëndrimi dhe bashkëpunimi i Avokatit të Popullit me organet dhe organizatat nëpërmjet të cilave

i realizon kompetencat e veta Edhe përkundër asaj se gjatë shqyrtimit të raportit për vitin 2002 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u rekomandoi organeve të administratës shtetërore si dhe organeve e organizatave tjera me autorizime publike, që të kenë qëndrim më serioz gjatë veprimit ndaj kërkesave të qytetarëve dhe veprim më produktiv me Avokatin e Popullit, bashkëpunimi me organet dhe or-ganizatat nëpërmjet të cilave Avokati i Popullit i realizon kompetencat që i takojnë ende nuk është në nivelin e duhur. Përkatësisht ende ka organe në administratën shtetërore për të cilat mund të thuhet se sil-len me papërgjegjësi ndaj këkresave dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ndërsa disa tjera vetëm në formë deklarative tregojnë gatishmëri për bashkëpunim. Një bashkëpunim i këtillë jokooperues sidomos është vërejtur dhe është evidentuar nga ana e Ministrisë për transport dhe lidhje, Misitrisë së financave, Ministrisë së punëve të brendshme, Mistrisë për arsim dhe shkenc, Entit shtetëror për punë gjeodezie si dhe nga institucione tjera. Avokati i Popullit shpreson që Raportet dhe komunikimi me organet shtetërore, të ndry-shojnë sidoms me zbatimin e Ligjit të ri për Avokatin e Popullit i cili veç më është sjellur, me reformat në administratën publike të cilat janë në vijim si dhe me masat dhe aktivitetet që duhet t’i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për funskionimin e saj më produktiv, që është edhe parakusht për integrimet evropjane, drejt të cilave synon shteti ynë.

3.4. Qëndrimi dhe komunikimi i administratës publike me qytetarët

Megjithëse nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë ndërmarrë një sërë ak-tivitetesh për edukimin dhe profesionalizimin e qëndrimit më me përgjegjësi të nëpunësve gjaët veprimit ndaj kërkesave të qytetarëve, ende në komunikimet e nëpunësve me qytetarë, janë prezente dukuritë dhe paraqitjet burokratike, joprofesionale, të papërgjegjëshme, ndërsa në disa momente edhe sjelljet arogante, të vrazhda, dhe jodinjitoze, që janë në kundërshti me normat e sjelljes pozitive e sidomos në kundërshti me kodeksin e sjelljeve të të punësuarve nëpër organet shtetërore. Për fat të keq krahas qëndrimeve të këtilla, gjatë veprimeve dhe vendimeve ndaj kërkesave të qytetarëve për t’i realizuar të drejtat e tyre, janë konstatuar situatat: kur procedura administrative me qëllim zvarritet, një, dy apo më shumë vite; zvarritje e paarsyeshme e proce-durave gjyqësore në gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, ku sipas rendit lëndët mer-ren në përpunim pas një dy apo më shumë viteve; mospërfshirje të palëve të interesuara në pro-cedur; hudhje të kërkesave për shkak të mosdorëzimit të dëshmive të cilat ka mundur edhe vetë organi t’i gjej me procedur zyrtare apo me hulumtim të shkresave dhe dokumenteve në vendin e ngjarjeve; mosveprim pas akteve të organeve administrative apo gjyqësore të shkallës së dytë; mosekzekutim të akteve të plotëfuqishme dhe përfundimtare apo ekzekutim i pjesërishëm i tyre; mosrespektim ndaj bazës juridike të kërkesës që ajo të zgjidhet në tjetër mënyrë edhe krahas

Page 32: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 29 -

dëshmive evidente dhe udhëzimeve të Avokatit të Popullit; bashkëpunim jokooperues, jokoordi-nues dhe i paorganizuar ndërmjet shërbimeve të brendshme të organit dhe ndërmjet vetë or-ganeve; refuzim për pranimin e kërkesës së dorëzuar; dorëzimi jo me kohë i shkresave të lëndës deri te organet dhe gjykatat e shkallës së dytë; përpjekjet për të lënë për shtypje te pala se i është bërë shërbim më tepër se ç’duhet edhe përkundër asaj se veprimet e ndërmarra janë në kuadër të obligimeve punuese si dhe raste tjera të ngjajshme. Nga e gjith kjo mund të përfundojmë se është më se e nevojshme të shpejtohen reformat veç më të nisura për tranformimin e administratës shtetërore, për t’u siguruar një administratë e vogël, kompetente, profesionale, e cila do të vihet në shërbim të nevojave të qytetarëve. Meg-jithëse në këtë drejtim me sjelljen e Ligjit për nëpunës shtetëror është bërë një hap përpara, zab-timi i tij jokonsekuent, na rikujton gatishmërinë e përmendur të organeve dhe e organizatave që të mbisundoj dhe të respktohet parimi i qeverisjes jurdike, por vetëm si formë deklarative.

3.5. Respektimi i parimit të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Në nenin 24 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, është paraparë, që çdo qytetar ka të drejtë të dorëzoj parashtresë në organet shtetërore dhe në shërbimet tjera publike dhe të merr përgjigje. Nga parashtresat dhe kontaktet me qytetarë mund të vërehet se ky parim nuk respektohet sa duhet nga ana e organeve shtetërore dhe nga ana e shërbimeve publike, kështu që shumica e bartësve të funksioneve jo vetëm që nuk përgjigjen ndaj kërkesave të qytetarëve, por edhe është e pamundshme që të arrihet kontakt i drejtpërdejtë me këto persona. Një konstatim i këtillë del edhe nga vetë përvoja e Avokatit të Popullit. Përkatësisht kur bartësit e funksioneve publike ftoheshin për bisedë, as nuk vijnin e as nuk përgjigjeshin ndaj kërkesës së Avokatit të Popullit për pranim në zyrën e tyre edhe përkundër asaj se e kanë për obligim ligjor.

3.6. Qëndrimi dhe komunikimi i Avokatit të Popullit me mediumet

Nga përvoja e dritanishme e Avokatit të Popullit është argumentuar se Avokati i Popullit

periudhën e kaluar, gjatë punës dhe veprimit të tij ka qen mjaft transparent dhe komunikativ për qytetarët dhe kontribut të duhur në këtë drejtim kanë dhënë edhe mjetet e informimit. Kjo tregon se gjatë periudhës së kaluar Avokati i Popullit e kishte përkrahjen e duhur prej mediumeve, që gjithsesi se një përkrahje të ëktillë duhet pasur edhe në të ardhmen, me që pa përkrahje të përgjthshme dhe të përhershme të mediumeve, që përfaqësojnë edhe garancion shumë të rëndësishëm për funksionimin e tij, Avokati i Popullit nuk mund plotësisht dhe me sukses ta kryej funksionimin e tij kushtetues dhe ligjor.

Page 33: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 30 -

3.7. Rregullat ligjore

Rregullat ligjore si bazë për realizimin sa më efikas të lirive dhe të drejtave të qytetarëve megjithëse, pjesa më e madhe e tyre është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me aktet ndërkombëtare, në disa lëmi ende nuk është arritur një gjë e ketillë apo nuk është deri në fund e rregulluar. Nisur nga kjo është e pashmangshme dhe prioritare sjellja e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative dhe Ligjit për konteste administrative, të cilët do të vihen në funksion të realizimit sa më efikas të të drejtave të qytetarëve. Me këto ligje para së gjithash duhet të vërtetohen normat juridike për veprimin e administratës në drejtim të real-izimit të të drejtave të qytetarëve, të cilat në esnecë do të jenë të prirura nga parimi për barazi të qytetarëve dhe do t’i mbrojnë ata nga sjelljet tekanjoze të organeve shtetërore, nëpërmjet të cilave i realizojnë të drejtat e tyre. Me këtë rast gjithsesi duhet pasur parasysh edhe shkurtimin e afateve për veprim, zvogëlimin e admnistrimit sipas lëndëve dhe modernizimin e mënyrave vepruese të organeve shtetërore për rritjen e efikasitetit të punës gjatë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, ndërsa ndihmesë për këtë do të jetë edhe zbatimi i teknologjisë së informatikës bash-këkohore. Gjtihashtu shumë me rëndësi është që të sigurohet veprimi i procedurave të shkallës së dytë pas kontesteve administrative që do të jenë në pajtueshmëri edhe me Kushtetutën e Repub-likës së Maqedonisë. Ndërkaq Avokati i Popullit vlerëson se prezenca e parregullsive dhe normave të vjetruara ligjore, nuk janë e vetmja pengesë për realizimin efikas të të drejtave të qytetarëve, por asryet janë në mospërshtatjen e veprimeve gjatë zbatimit të tyre në praktikë, përkatësisht në mosrespek-timin konsekuent të rregullave ligjore.

3.8. Procedurat gjyqësore

Duke e analizuar gjendjen nëpër gjyqe dhe duke mbajtur llogari për mëvetësinë dhe pavarësinë e gjykatësve si dhe për kompetencat e kufizuara të Avokatit të Popullit për t’i mbro-jtur të drejtat e qytetarëve vetëm në pjesën rreth zvarritjes së procedurave gjyqësore dhe gjatë veprimeve të administratës gjyqësore, mund të përfundojmë se procedurat gjyqësore janë të ngadalshme dhe joefikase, dukuri për të cilën është folur mjaft viteve të fundit. Situatat e këtilla janë si rezultat i lëshimeve të natyrës objektive dhe subjektive. Si dukuri objektive llogariten re-format e ngadalësuara nëpër gjyqe, të cilat sidomos kanë të bëjnë me ndryshimet e procedurave në proces dhe atyre ekzekutive, të cilat me vendimet e deritanishme normative edhe më tepër e ngadalësojnë zvarritjen e procedurave dhe vendimeve, me mospajisjet teknike dhe mosekipimet kadrovike si dhe me rangimin jo të drejtë të kuadrit profesional dhe administrativ. Gjithashtu nuk duhet të harrohet edhe qëndrimi subjektiv i disa gjykatësve të cilët tregojnë joprofesionalizëm dhe qëndrim të pandërgjegjshëm e të papërshtashëm ndaj disa lëndëve, si dhe nuk duhet të in-jorohet mendimi i qytetarëve për korruptimin nëpër gjyqe, për shmangien e të cilit duhet të ndërmerren masa më energjike.

3.9. Prokuroria publike Evidentimi i parashtresave për punën e Prokurorisë publike, sidomos ato që kanë të bëjnë

me veprat penale nga kryerës të panjohur apo që kanë të bëjnë me fletëparaqitjet penale të qytetarëve të cilat duhet të dorëzohen deri te organet kompetente për mbledhjen e informatave

Page 34: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 31 -

plotësuese e sidomos deri te Ministria për punë të brendshme, tregojnë se edhe në Prokurorinë publike procedurat e këtilla shumë zvarriten. Arsyetimi se nuk kanë marrë përgjigje nga organi kompetent të cilit i është dorëzuar një kërkesë e tillë për kontrollimin dhe plotësimin e infor-matave, nuk mban deri në fund dhe vlerësojmë se në këtë drejtim kërkohet azhuritet, iniciativë dhe bashkëpunim më i madh ndërmejt të gjitha organeve të involvuara dhe komunikim me dorëzuesin e fletëparaqitjes penale.

3.10. Institucionet për dënim dhe korrektim

Nga parashtresat e marrura dhe hulumtimet nga vendi i ngjarjes të zbatuara në institutin për dënim dhe korrektim në Idrizovë dhe burgun e Shkupit, ku janë të vendosur më shumë se gjysma e personave të dënuar në Republikën e Maqedonisë, është konstatuar se edhe gjatë këtij viti ashtu si vitin e kaluar nuk janë bërë ndryshime evidente. Krahas kushteve të vështira për vendosjen dhe qëndrimin e personave të dënuar, nuk ekziston as sistem dhe as program i planifi-kuar që do të vihet në funksion të risocializimit të susksesshëm edhe përkundër faktit se në planin normativ një gjë e këtillë është e rregulluar dhe e përshtatur sipas standardeve evropjane.

Kushtet nëpër të cilat vendosen personat e paraburgosur, edhe pse janë përmendur dhe evidentuar vite me rradhë, ende janë në gjendje të njëjtë, përkatësisht po të njëjtat përfaqësojnë edhe vende për vuajtjen e dënimit me burg dhe masa diciplinore edhe vende për të paraburgosurit edhe përkundër asaj se nuk duhet të mbahen në këto kushte personat në paraburgim, për të cilët mund të parashihet edhe lirimi nga akuza dhe ndjekjet penale.

Vlerësoj se shkakatarë për një gjendje të këtillë është moskujdesi i organeve kompetente, para së gjithash i Mnistrisë së drejtësisë dhe Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve penale, për sigurimin e mjeteve teknike-materiale dhe financiare si dhe ekipimi joadekuat kadrovik për funk-sionim të susksesshëm të këtyre institucioneve. Ndërkaq gjithashtu janë prezente edhe sjelljet nënçmuese dhe të pandërgjegjëshme të personave zyrtar ndaj personave të dënuar dhe të paraburgosur, sidomos mungon angazhimi dhe ndjenja për zbatim adekuat të procesit për risocializim nga ana e kuadrit udhëheqës të këtyre institucioneve.

3.11. Të drejtat sociale dhe ekonomike

Për shkak të gjendjes së vështirë materiale dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë, të drejtat kushtetuese nga sfera socio-ekonomike siç janë: e drejta e punës, mbrojtja sociale, sig-urimi pensional dhe shëndetësor dhe të drejtat tjera sociale, të cilat shumë vështirë dhe shumë ngadal po realizohen, ndërsa një pjesë e tyre që kanë të bëjnë me të drejtën e punës nuk kanë bazë reale ekonomike për t’u realizuar. Mungesa e mjeteve për përparimin e këtyre të drejtave, sidomos të drejtës për mbrojtje sociale për të cilën kanë nevojë shumica e qytetarëve, më shpesh për shkak të papunësisë, shprehet në mënyrë negative në standardin jetësor, meqenëse një numër i madh i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, nuk kanë mjete elementare materiale për ekzis-tencë normale. Organet kompetente duke qenë nga njëra anë nën presionin e gjendjes ekonomike dhe nga ana tjetër nën presionin e masave të faktorit ndërkombëtarë, në vend që të gjejnë dhe të krijojnë kushte dhe burime të reja materiale për punësim a po për prkarhje sociale të qytetarëve që do të jenë në pajtueshmëri me karakterin kushtetues të shtetit, i cili është deklaruar si shtet so-cial, e bëjnë zvogëlimin apo ndërprerjen e këtyre burimeve materiale dedikuar për këtë qëllim.

Page 35: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 32 -

3.12. Marrëdhëniet pronësore-juridike

Duke i realizuar të drejtat nga sfera e marrëdhënieve pronësore-juridike siç janë, dena-cionalizimi, përkatësisht kthimi i pronësisë së marrur-nacionalizimi i pronës, regjistrimi i pas-urisë së patundshme në regjistrat kadastrorë, shpronësimi, përkatësisht realizimi dhe sigurimi i të drejtës për kompensim si dhe sigurimi i të drejtës për ndarjen e vendit ndërtimor, që janë kërkesa më dominante të qytetarëve, edhe gjatë këtij viti realizimi i tyre ishte shumë i vështirë dhe i ngadalshëm, me një formë të theksuar të subjektivitetit gjatë trajtimit të procedurave, me joprofe-sionalizëm, ndërsa në disa raste edhe me mosnjohje të dispozitave të kësaj lëmie nga ana e disa nëpunësve të organeve kompetente, me moskoordinim të punës dhe joprofesionalizëm ndaj palëve si dhe me zbatim joadekuat të dispozitave.

Në kaudër të kësaj që u tha duke veçuar procesin për denacinalizim, si ndryshim edhe në vetëstrukturën e Republikës së Maqedonisë, Avokati i Popullit vlerëson se ky proces jo vetëm që zvarritet shumë por edhe shpesh herë vendimet formale, në bazë të cilave është bërë kthimi i pronësisë së marrur prej më parë, nuk zbatohen në praktikë, ndërsa një numër i madh i proce-durave të filluara ende nuk kanë përfunduar megjithëse për nga natyra janë në pajtueshëmri me Ligjin për denacionalizim, dhe me këtë rast duhet që shpejtë dhe në mënyrë efikase të përfundo-jnë.

3.13. Vetëqeverisja lokale

Realizimi i të drejtave të qytetarëve nëpër komuna si njësi të vetëqeverisjes lokale duke përfshirë këtu edhe qytetin e Shkupit, dhe realizimi i të drejtave në vetë organet e këtyre njësive si dhe në ndërmarrjet publike, që kishin të bëjnë sidomos me mbajtjen, ndërtimin dhe me bash-kangjitjen apo ndërrimin e objekteve të infrastrukturës komunale, realisht nuk u realizuan në parktikë për shkak të gjendjes së keqe materiale si dhe për shkak të autorizimeve të vogla të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Procesi i filluar i decentralizimit, i cili është edhe obligim që del nga Marrëveshja Kornizë, edhe këtë vit nuk u realizua edhe përkundër asaj se edhe me Kushtetutën e vitit 1991 edhe me Ligjin për vetëqeverisje lokale shteti iu beson disa kompetenca edhe komunave. Për shkak të këtyre arsyeve si dhe për shkak të mundësive të kufizuara financiare, në prkatikë të dre-jtat e qytetarëve ose shumë zvarriteshin ose aspak nuk realizoheshin.

3.14. Urbanizmi dhe ndërtimtaria

Gjatë veprimit me parashtresa në kohën e raportit në fjalë u vërejtë se qytetarët ballafaqo-

hen me mjaftë probleme nga sfera e urbanizmit dhe ndërtimtarisë, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me ekzekutimin jokonsekuent të akteve juridike në lidhje me objektet ndërtimore apo afa-riste të ndërtuara pa leje, me pjesët e objekteve që dalin jashtë miratimit të dhënë për ndërtim, si dhe me probleme tjera të cilat kanë të bëjnë me veprime jotransparente gjatë procedurave të planeve urbanistike detajore. Gjithashtru në këtë lëmi ekzistojnë edhe parregullsi të normave lig-jore me ç’rast duhet të ndërmerren masa dhe veprime urgjente për ndryshimin e Ligjit për plani-fikim hapësinor dhe urbanistik dhe Ligjit për ndërtimin e objekteve investuese, me qëllim që të shmangen problemet e evidentuara në këtë lëmi. Gjithashtu qytetarët edhe më tutje ndeshen me shërbimet inspektuese joefikase të cilat shpesh herë në praktikë nuk bëjnë kontrollë dhe

Page 36: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 33 -

mbikëqyrje konsekuente gjatë zbatimit të rregullave ligjore. Me këtë rast duhet të përmendet se aktet juridike ekzekutohen në mënyrë selektuese nga ana e organeve inspektuese, gjë që le vend për dyshim se ekziston korruptim i nëpunësve shtetëror në këtë pjes të administratës shtetërore.

3.15. Mjedisi jetësor

Megjithëse në mënyrë të sigurtë mund të potencohet se problemet me ndotjen e ambientit janë shumë serioze, numri i vogël i parashtresave të kësaj sfere dëshmon se te qytetarët niveli i vetëdijes ekologjike është i ulët dhe me këtë rast qëndrimi indiferent ndaj mejdist jetësor parashtron nevojën e domosdoshme, që organet kompetente, përkatësisht Ministria për mbrojtjen e mejdisit jetësor, të tregohet më e organizuar, më aktive, në realizimin e planeve në këtë drejtim.

3.16. Të drejtat e fëmijëve

Gjendja ekonomike dhe pamundësia financiare e shtetit, edhe gjatë këtij viti tregoi se ka ndikim shumë të madh në sigurimin e interesit më të madh të fëmiëjve, për çka flet edhe fakti se në numrin më të madh të parashtresave mes tjerash potencohet edhe problemi ekzistencial, me të cilin ballafaqohet numri gjithnji e më i madh i familjeve, me ç’rast nuk krijohen kushte dhe su-pozime për realizimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve, të garantuara me Konventën për të dre-jtat e fëmijëve, kështu që familjet ballafaqohen me pamundësinë për t’iu siguruar fëmijëve stan-dard përkatës jetësor.

Për shkak të realizimit dhe mbrojtjes të të drejtave të fëmiëjve sidomos për t’i mbrojtur ato nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi për qëllime të gabuara, jo vetëm që është i domosdoshëm përmirësimi i standardit jetësor dhe respektimi i interesit më të mirë të fëmijëve nga të gjithë dhe në çdo procedurë, por është i pashmangshëm edhe bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet të gjitha subjekteve të cilat kujdesen dhe vendosin për të drejtat e fëmijëvë, pra kjo nënkupton edhe bashkëpunim ndërmjet organizatave qevritare dhe joqeveritare si dhe bashkëpunim me organi-zatat ndërkombëtare.

Në këtë drejtim organet kompetente në Republikën e Maqedonisë duhet ta intensifikojnë proces-projektin veç më të filluar, që në shkollë të shtohet edhe një lëndë nga sfera e edukimit për të drejtat e fëmijëve dhe për mbrojtjen e tyre në sistemin arsimor në të gjitha nivelet.

3.17. Procedurat policore

3.17.1. Kushtet e sigurisë dhe personat e zhvendosur brenda kufirit Gjendja e sigurisë dhe kushtet për jetesë janë parakusht për realizmin e lirive dhe të dre-jtave themelore të njeriut, në bazë të cilave thirren qyetarët e sidomos, personat e zhvendosur përkohësisht brenda kufirit. Megjithëse gjendja e sigurisë është përmirësuar, por në disa rajone sidomos në ato të krizës, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë ajo nuk është në nivelin e du-hur për të garantuar siguri të plotë për qytëtarët e këtyre rajoneve që nënkupton, se Ministria e punëve të brendshme ende nuk ka mundur krejtësisht t’i realizoj obligimet për të cilat është kom-petente sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë. Arsyet për një konstatim të

Page 37: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 34 -

këtillë kanë të bëjnë me faktin se edhe pse kanë kaluar tre vite nga konfliktet luftarake, një numër i madh i personave të zhvendosur ende nuk janë kthyer nëpër shtëpit e tyre, ndërsa në disa vise të caktuara Ministria ende nuk ka krijuar kushte për jetë normale të qyetarëve. Krahas kësaj Minis-tria e punëve të brendshme ende nuk ka mundur t’i zbuloj një numër të madh të kryerësve të veprave të rënda penale, gjë që ndikon në ndjenjën e pasigurisë të qytetarëve.

3.17.2. Qëndrimi i policisë ndaj qyetarëve

Megjithëse se edhe gjatë këtij viti në kuadër të reformave që janë bërë në polici, janë bërë edhe përpjekje për përgatitjet profesionale të kuadrove dhe të ekipimeve multietnike, reformat ende deri në fund nuk janë realizuar, kështu që në drejtim të sjelljeve të policisë megjithëse ka përparim, megjthatë ende janë prezente dukurit e sjelljeve joprofesionale, jo të natyrshme dhe të vrazhda dhe me këtë rast janë prezente edhe keqpërdorimet dhe mosrespektimet e obligimeve ligjore, sidomos gjatë marrjes dhe mbajtjes së qytetarëve në lokalet e Ministrisë së punëve të brendshme.

Mundet që edhe dukurit dhe rastet e këtilla të evidentuara janë të pakta shikuar me numra apo krahasuar me veprimet tjera gjatë kontakteve të policisë ndaj qytetarëve, por duke pasur parasysh kompetencat, qëndrimet, autoritetin dhe besimin që duhet forcat e sigurimit ta krijojnë te qyetarët, edhe rasti i vetëm për sjellje të paligjshme jep një shembull të keq për policinë, e cila duhet të përfaqësojë servis për qytetarët, dhe jo instrument dhune. 3.17.3. Nënshtetësia Procedurat për marrjen e statusit të shtetasit të Republikës së Maqedonisë edhe gjatë këtij viti ishin joefikase dhe zvarriteshin shumë në Ministrinë e punëve të brendshme. Një dukuri e këtillë ishte sidomos prezente në Sektorin për siguri dhe kundërzbulim, ku për këto procedura duhet të jepet mendim. Me sjelljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nën-shtetësi, për sjelljen e të cilit Avokati i Popullit ka insistuar majft vite me rradhë dhe i cili erdhi në fuqi në marsin e vitit 2004, pritet që një numër i madh i qytetarëve, më në fund ta realizojnë këtë të drejtë ligjore.

3.17.4. Problemi me qytetarët e zhdukur

Për fat të keq edhe gjat këtij viti problemet me 15 personat e zhdukur të përkatësisë maqedonase dhe gjashtë të përkatësisë shqiptare, që u shkaktua gjatë kohës së konfliketeve lufta-rake të vitit 2001 edhe më tutje mbetet enigmë e pazgjidhur, me që Ministria e punëve të brend-shme ende nuk ka dhënë përgjigje, megjithëse kjo çështje shpeshherë ka qenë temë diskutimi edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku është diskutuar disa herë në prezncën e fak-torëve relevant nga vendi dhe jashtë, gjithashtu është diskutuar edhe në komisionet kompetente të Kuvendit Republikan.

Page 38: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 35 -

3.17.5. Kompensimi i dëmeve

Kompensimi i dëmeve të qytetarëve të shkaktuara nga ana e forcave të sigurimit gjatë konflikteve luftarake si dhe gjatë realizimit të aksioneve të drejtëpërdrejta për zënien e kryerësve të veprave penale edhe krahas komisioneve të formuara për ç’dëmtimin e qyetarëve, nuk u zgjidh edhe gjatë këtij viti. Udhëzimi i qyetarëve që dëmet t’i dëshmojnë dhe t’i kompensojnë para or-ganeve gjyqësore ngjalli revolt dhe pasiguri juridike te qytetarët, megjithëse është e padiskutue-shme se për zgjidhjen e këtij problemi është i obliguar vetë shteti.

3.17.6. Shpërndarja e njësisë për intervenim të shpejtë Lavovi Avokati i Popullit vlerëson se problemi në lidhje me marrëdhëniet punuese të pjesëtarëve të njësisë për intervenim të shpejtë Lavovi paranë Ministrisë së punëve të brendshme, i formuar gjatë konflikteve luftarake të vitit 2001, i cili ende nuk është zgjidhur, por për të cilin duhet gjetur zgjidhje adekuate në kuadër të ksuhteve dhe nevojave ligjore ekzistuese për sigurimin e vendeve të punës, kështu që Ministria e punëve të brendshme do ta realizoj edhe obligimin e marrëveshjes.

3.18. Marrëdhëniet e punës

Problemet që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të marrëdhënieve punuese edhe gjatë këtëij viti kanë qenë mjaft dominante. Si probleme më të theksuara, për të cilat më shpesh qytetarët kërkonin ndihmën e Avokatit të Popullit, ishin: manipulimet gjatë shpalljes së konkurseve, mënyra e krijimit të marrëdhënieve punuese, emrimi dhe shkarkimi i drejtorëve, mënyra e pagesës së rrogave dhe pagesat e kompensimeve tjera, procedurat e privatizimit, mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, suspendimi i punëtorëve, vërtetimet e pushimeve vjetore dhe mungesave në punë, organet e inspektimit dhe organet tjera, procedurat për vërtetimin e statusit të të punësuarve, trajtimi i akteve për sistematizimin e vendeve të punës, pakënaqësia e kushteve të punës si dhe pakënaqësia për kryerjen e punës dhe detyurave punuese jashtë orarit punues.

Avokati i Popullit vlerëson se shkeljet e të drejtave që dalin nga krijimi i marrëdhënieve

të punës në administratën shtetërore, janë të lidhura me periudhën parazgjedhore, kur garnitura qeveritare bën punësime të reja me qëllim të përfitimit të votave prej elektoratit duke mos i re-spektuar rregullat ligjore, si dhe me periudhën pas zgjedhjeve me ndërrimin e garniturës qeveri-tare, ku edhe me këtë rast më shpesh pa procedurë ligjore bëhen ndërrime të vendeve të punës prej një vendi në një vend tjetër, apo lëshime nga puna në administratën shtetërore, më shpesh për shkak të përkatësisë politike apo partiake, për t’u bë punësime të reja në bazë të nepotizmit apo të një dukurie tjetër.

Nisur nga kjo që u tha në të shumtën e rasteve, rekomandimet, sugjerimet dhe mendimet e

Avokatit të Popullit shpeshherë nuk u respektuan, një trajtim i këtillë do të vazhdoj edhe në të ardhmen nëse nuk sigurohen mekanizma mbrojtëse përkatëse, qëndrim profesional dhe me përgjegjësi jo vetëm nga ana e nëpunësve por edhe nga ana e personave përgjegjës të strukturës qeveritare.

Page 39: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 36 -

3.19. Marrëdhëniet banesore

Ekziston përshtypje e përgjithshme, se shumë probleme të qytetarëve që kanë të bëjnë me të drejtat nga sfera e marrëdhënieve banesore, jo vetëm që nuk zgjidhen vite me rradhë, por pre-tendojnë që edhe më shumë të shtohen dhe të vështirësohen. Këto të drejta megjithëse të garantu-ara me konventa të ndryshme ndërkombëtare dhe me dispozita ligjore të vendit edhe më tutje mbeten vetëm të drejta të pranuara deklarativisht, prej të cilave qytetarët pothuajse nuk kanë kurrfarë dobie dhe nga kjo del se shteti, përkatësisht Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nuk ka qëndrim përkatës ndaj këtyre të drejtave thelbësore që paraqesin interes vital për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

3.20. Arsimi

Edhe gjatë këtij viti pjesa më e madhe e parashtresave të evidentuara të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave nga sfera e arsimit, janë të lidhura me të drejtat e studentëve që kanë të bëjnë me participimin për studim, me ndryshimet e politikës regjistruese nëpër institucuionet e shkollimit superior shikuar për nga aspekti i participimit, me regjistrimin, me standardet e stud-netëve gjatë vendosjes nëpër shtëpitë studentore, me bursat dhe kreditë e studentëve si dhe me të drejtat tjera studentore.

Me këtë rast mund të konstatohet se sikurse vitet e mëparshme ashtu edhe gjatë këtij viti pak është bërë në drejtim të përmirësimit të standardeve të studentëve, të cilat edhe më shumë u vështirësuan me shpërndarjen e disa pagesave nga insitucione të larta të cilat u dorëzuan pa bazë reale dhe ligjore, gjithashtu gjendja u vështirësua edhe me manipulimin e dispozitave për vendos-jen e studentëve nëpër shtëpitë studentore, me ç’rast nuk u siguruan mjete të mjaftueshme për rritjen e fondit për kredi dhe bursa studentore.

Në kaudër të kësaj që u tha do të përmendim se nuk u respektuan rekomandimet dhe ud-hëzimet e Avokatit të Popullit as nga fakulltetet e universitetet, as nga Ministria për arsim e as nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

3.21. Të drejtat e konsumuesve

Nga sfera e të drejtave të konsumuesve Avokati i Popullit ka ingirenca për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve kur ato shkelen nga furnizuesit e shërbimeve publike komunale (telekomu-nikimet, distribuimi i energjisë elektrike dhe i asaj për nxehje, furnizimi me ujë dhe veprime të tjera komunale).

Nga parashtresat dhe kontaktet me qytetarët dhe me personat përgjegjës të këtyre ndër-marrjeve publike sikurse viteve të kaluara ashtu edhe gjatë këtij viti mund të konstatojmë se qytetarët si konsumues të ujit, energjisë elektrike dhe lidhjeve telefonike gjenden në një pozitë të ngushtë, me që nuk kanë ofertë tjetër përkatësisht furnizuesit kanë mnopol mbi shërbimet që i ofrojnë. Në një situatë të këtillë Avokati i Popullit dhe qytetarët nuk patën mundësi për të ndikuar në çmimin e shërbimeve, kështu që qytetarët u vunë në një pozitë për t’i pranuar çmimet e ofru-ara pa kurrfarë kushtesh.

Page 40: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 37 -

Këto që u thanë më lartë ishin edhe arsyet për të cilat qytetarët drejtoheshin për ndihmë te Avokati i Popullit dhe me këtë rast, me të drejtë pritnin që Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet të rregullave përkatëse ligjore apo nëpërmjet të rregullave tjera, të siguroj kontrollë mbi keqpërdorimet e mundshme të tregut, të shkaktuara nga ana e monopoleve, por për fat të keq një gjë e këtillë deri më tani nuk u realizua, ndërsa Avokati i Popullit vlerëson se Administrata e monopolit e cila si mekanizëm kontrollues duhej të siguroj mbrojtje dhe baraspeshë përkatëse, në këtë drejtim nuk pati sukses. Kështu në vend që të ndikohet në zvogëlimin e këtyre pagesave, jemi dëshmitarë të një monopolizmi arogant, i cili i ngacmon edhe më tepër xhepat e varfër të qytetarëve.

3.22. Rekomandime drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, organeve të administratës shtetërore dhe organeve e organizatave tjera me autorizime publike

Të dhënat, vlerësimet, konkludimet dhe konstatimet statistikore që dalin nga procedurat e parashtresave te Avokati i Popullit, tregojnë se është e domosdoshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe organet e organizatat tjera me autorizime publike nëpërmjet të cilave Avokati i Popullit i realizon kompetencat që i takojnë, të ndërmarrin masat dhe aktivitetet e duhura, në bazë të cilave do t’i shmangin të gjitha joligjshmëritë, parregullsitë dhe padrejtësitë si dhe të gjitha dukuritë tjera negative të përmendura në raport, që në të ardhmen të sigurohet:

- përshtatje dhe sinkronizim permanent të legjislacionit me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me aktet e dokumentet juridike ndërkombëtare, si dhe zbatim konse-kuent i tyre;

- veprim të ndërgjegjshëm, me përgjegjësi, me azhurnim dhe me kohë ndaj kërkesave të qytetarëve gjatë realizimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore;

- qëndrim me përgjegjësi dhe reagim me kohë si dhe respekt ndaj kërkesave, reko-mandimeve dhe intervenimeve tjera të Avokatit të Popullit dhe

- transparencë, informim, stërvitje dhe edukim më i madh i qytetarëve për të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

3.23 Të shpresuarit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Avokati i Popullit shpreson se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pas shqyrtimit të

Raportit, në kuadër të kopmetencave që i takojnë do të ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura sipas të cilave do ta obligoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe organet tjera kompetente që tërësisht të veprojnë sipas kërkesave, rekomandimeve dhe intervenimeve tjera të Avokatit të Popullit, të përfshira në raport, që në të ardhmen të sigurohet zbatim, respektim, dhe mbrojtje e plotë për liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe ta kenë për detyrë që ta njoftojnë Kuvendin e Repub-likës së Maqedonisë dhe Avokatin e Popullit për masat dhe aktivitetet e ndërmarra.

Page 41: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 38 -

Page 42: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 39 -

ORGANIZIMI, GJENDJA KADROVIKE DHE MJETET PËR PUNË

4.1. Organizmi i punës dhe mënyrat e veprimit

Organizimi dhe mënyrat e veprimit, në pajtim me ligjin janë rregullar edhe me Regul-loren për punë të Avokatit të Popullit dhe me Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës. Organizimi i brendshëm është rregulluar në atë mënyrë që punët të realizohen në tre njësi organizative: analitike-studimore, njësia për evidentim, dokumentim dhe informatik dhe njësia për çështje administrative-teknike dhe finaciare. Gjithashtu në kuadër të institucionit veç më katër vite po funksionon Sektori i posaçëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me ç’rast mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve i është kushtuar kujdes i veçantë. Përfaqësuesët e njësisë analitiko-studimore të cilët e kryejnë funksionin themelorë veprim dhe konkludim sipas parashtresave, janë të ndarë në pesë grupe të më shumë sferave. Me grupet udhëheqin Avokati i Popullit dhe zëvendësat e tij, të cilëve gjatë kryerjes së funksioneve u ndihmojnë nga tre këshilltarë-juristë të diplomuar. Është vlerësuar se një organizim i këtillë i punës dhe i mënyrave të veprimit mundëson që funksionet dhe veprimet themelore kompetente të Avokatit të Popullit të kryhen në mënyrë profesionale, efikase dhe pandërprerë si dhe të përcillet gjendja në mënyrë më të fytëshme në çdo lëmi. Me ardhjen e Ligjit të ri në fuqi, në periudhën e ardhshme sidomos me organizimin e gjashtë zyrave të reja rajonale, organizimi i punës dhe mënyrat e veprimit duhet t’iu përshtaten krijimit të gjendejs së re me sjelljen e akteve të reja nënligjore. Aktivitetet përgatitore në këtë drejtim veç më janë ndërmarrë, ndërsa do të realizohen në pajtueshmëri me afatet e caktuara ko-hore.

4.2.Gjendja kadrovike

Edhe gjatë këtij viti funskionet që dalin nga kompetencat kushtetuese dhe ligjore, Avokati i Popullit i kryen me 32 veprimtarë, prej të cilëve 17 i kryejnë punët hulumtuese me parashtresat e ndara sipas lëmive, tre i kryejnë punët e informatikës, evidentimit dhe dokumentimit, ndërsa 12 janë të angazhuar për punë teknike-administrative.

4

Page 43: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 40 -

Me një përbërje të këtillë kadrovike institucioni është duke vepruar gati gjashtë vite. Edhe karahas mungesës së përkohëshme (pushimit mjekësor dhe pushimit të lindjes të dy të punësuarve) dhe shtimit të aktiviteteve punuese, me vështirësi por me angazhim plotësues të të punësuarve, funksionet dhe punët që përbëjnë bazën e kompetencave me sukses u realizuan. Ndërkaq duke pasur parasysh shtimin e dukshëm të parashtresave e sidomos në gjysmën e dytë të vitit, zgjerimin e kompetencave, autorizimet e shtuara dhe vendosjen e organizimit të ri të punës në pajtueshmëri me Ligjin, shtohet nevoja e patjetërsueshme për zgjërim hapsinor, për ekipime tjera kadrovike, për pajisje të reja teknike dhe pajisje tjera, si në zyrën e Shkupit ashtu edhe nëpër zyrat e reja rajonale të cilat duhet të fillojnë me punë me 01.04.2004. Në këtë plan veç më janë programuar dhe pjesërisht janë ndërmarrë veprime përgatitore të cilat do të realizohen në afatet kohore të parapara me ligj gjatë vitit në vijim. Gjatë ekipimeve kadrovike në pajtueshmëri me principet kushtetuese dhe ligjore, do të mbahet llogari edhe për përfshirjen në mënyrë të drejtë dhe përkatëse të pjesëtarëve të bashkësive edhe në këtë insti-tucion, ndaj të cilit Avokati i Popullit ka kompetenca kushtetuese dhe ligjore

4.3. Mjetet financiare

Në pajtueshmëri me nenin 48 të Ligjit për Avokatin e Popullit, mjetet për punën e Avo-katit të Popullit sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, me ç’rast për pjesën e Bux-hetit dedikuar Avokatit të Popullit Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, voton veçmas. Një mënyrë e këtillë e sigurimit të mjeteve për punën e Avokatit të Popullit përfaqëson një hap përpara drejt sigurimit të mjeteve financiare, me ç’rast jepet mundësia që Avokati i Popullit të merr pjes aktive në konceptimin e Buxhetit të mëvetësishëm megjthëse një gjë e këtillë nuk është përcaktuar në mënyrë precize. Duke e ndarë fatin me të gjithë shrytëzuesit e buxhetit nga sektori publik, Avokatit të Popullit gjatë këtij viti iu caktuan 21.069.000,00 denarë (345.393 EURO) të cilat gjithsesi se nuk mjaftonin, por megjithatë me shpenzime racionale dhe në mënyre restriktive si dhe me donacione nga jashtë, Avokati i Popullit me suskes i realizoi funksionet themelore që dalin nga kompetencat e caktuara ligjore. Për implementimin e Ligjit të ri për Avokatin e Popullit me Buxhetin e vitit 2004, janë siguruar mjete për zgjerimin e hapsirës punuese në Shkup dhe për lokalet e reja punuese për gjashtë zyrat e parapara si dhe mjete edhe për 37 të punësuar, për pajisje kompjutersitike dhe pa-jisje të zyrave si dhe për tetë automobilë, prej të cilëve gjashtë për zyrat e reja dhe dy për zyrën ekzistuese në Shkup. Mjetet veç më janë siguruar me donacione nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim (OSBE), Sektori për zhvillim pranë Ambasadës Kanadeze dhe Ambasadës Italiane, ndërsa priten edhe mjete donatorësh, për renovimin dhe adaptimin e lokaleve punuese, për sigurimin e softver-programeve si dhe ndihmë materiale dhe edukative për të punësuarit dhe për organizimin e semi-nareve si dhe për aktivitete tjera të ngjajshme.

Page 44: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 41 -

AKTIVITETET E ARDHSHME

Masat dhe aktivitetet e ardhshme Avokati i Popullit do t’i orientoj në drejtim të realizimit të funksioneve themelore që dalin nga kompetencat kushtetuese dhe ligjore. Në këtë drejtim sidomos do të përqëndrohet në implementimin dhe programimin e kom-petencave dhe autorizimeve të shtuara në pajtueshmëri me Ligjin e ri për Avokatin e Popullit, përkatësisht në mbrojtjen dhe respektimin e parimeve për mosdiskriminim dhe për përfshirje në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të pjesëtarëve të bashkësive në organet e pushtetit shtetëror, në organet e njësive të vetëqeverisjes lokale si dhe në organet e administratës dhe shërbimeve pub-like; gjithashtu do të përqëndrohet në programimin e aktiviteteve dhe masave të cilat duhet të ndërmerren për përcjelljen e situatave duke respektuar të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve në kuadër të kompetencave të Avokatit të Popullit; në aktivitetet dhe masat për pro-gramimin e hulumtimeve në vendin e ngjarjes që duhet të realizohen nëpër organet e adminis-tratës shtetërore, sidomos nëpër stacionet policore, inistitucionet për paraburgim, institucionet për dënim dhe korrektim, spitalet e psikiatrisë dhe në të gjitha inistitucionet ku lëvizja e personave është e kufizuar si dhe masa dhe aktivitete tjera që dalin nga Ligji i ri për Avokatin e Popullit. Në këtë kontekst në planin organizativ, për implementimin e tërësishëm të Ligjit, duhet të ndërmerren masa dhe aktivitete për realizimin e programit veç më të sjellur për implementimin e Ligjit të ri dhe për krijimin e kushteve hapsinore, teknike dhe kadrovike, për fillimin e veprimit të gjashtë njësive të reja organizative rajonale dhe për zgjerimin e zyrës në Shkup. Në planin normativ duhet që të përgatitet dhe të sillet një Rregullore e re e punës dhe Rregullore e re për sistematizimin dhe organizimin e vendeve dhe detyrave të punës dhe një Rregullore për legjitimacionet e reja zyrtare si dhe për aktet tjera nënligjore. Gjithashtu do të vazhdohet me aktivitetet për afirmimin dhe popullarizimin e institucionit dhe me edukimin e qytetarëve në lidhje me rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni. Në kaudër të kësaj sidomos duhet të programohen aktivitetet për afirmimin dhe popullarizimin e zyrave të reja që do të formohen, të cilat në pajtueshmëri me Ligjin, siç është paraparë duhet të fillojnë me punë me 01.04.2004. Në këtë drejtim do të vazhdohet me realizimin e aktiviteteve të programuara, për kampan-jën në mediume, të cilat nuk u realizuan në vitin 2003. Avokati i Popullit edhe më tutje do të bashkëpunoj dhe do të gjejë metoda dhe forma për t’u krijuar komunikim sa më i afërt, me organet, institutet dhe institucionet kompetente si dhe me organet dhe organizatat tjera qeveritare dhe joqevritare, me asociacionet dhe shoqatat e ndry-

5

Page 45: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 42 -

shme, me ç’rast të gjithë së bashku do të veprojnë në drejtim të planit të sigurimit dhe respektimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qyetarëve. Për t’u arritur ky qëllim, Avokati i Popullit, do të synoj që me pjesëmarrjen e tij të kontri-boj në ndërtimin e rregullave ligjore në Republikën e Maqedonisë edhe atë në atë pjesë ku për-voja praktike do të dëshmoj se ka vend për përshtatje dhe plotësime normative si dhe do të kon-triboj në përshtatjen e legjislaturës së vendit me standardet ndërkombëtare të vërtetuara me akte dhe dokumente ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë në të ardhmen duhet t’i kushtohet shfrytëzimit të mjeteve të infor-mimit, të cilat gjatë periudhës së kaluar u treguan si instrument mjaft i rëndësishëm dhe efikas, që e ka në disponim Avokati i Popullit, sidomos për shkak të fuqisë për të bërë presion plotësues, të cilin ato mund ta kryejnë në drejtim të realizimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Në planin ndërkombëtarë do të vazhdohet edhe më tutje me përvojën e krijuar të bash-këpunimit bilateral, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, me Ombudsmanët e vendeve tjera dhe me institucionet e ngjajshme, qëllimi primar i të cilëve është përparimi në drejtim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërsa varësisht prej mjeteve financiare do të planifikohen edhe pjesëmarrjet nëpër seminare edukative, nëpër konferenca dhe vorkshope si dhe në takime tjera të ngjajshme që janë në interes të përparimit të punës dhe funksionit të institucionit të Avokatit të Popullit. Në këtë kontekst me një kujdes të posaçëm do të shqyrtohen dhe përkrahen të gjitha projektetet dhe programet e ofruara që kanë rëndësi të veçantë me që kanë të bëjnë me për-parimin e të drejtave të njeriut, me ç’rast projekte të ngjajshme janë planifikuar edhe nga ana e zyrës së Avokatit të Popullit të Rpublikës së Maqedonisë.

Page 46: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 43 -

SHQYRTIM I SITUATAVE NGA ASPEKTI I SIGURISË, RESPEKTIMIT DHE MBROJTJES TË TË DREJTAVE TË NJERIUT SIPAS SFERAVE

6.1. Mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë

Republika e Maqedonisë, është shoqëri multietnike, ku krahas popullit maqedonas, jeto-jnë edhe një pjesë e shqiptarëve, turqëve, vllehëve, sërbëve, romëve, boshnjakëve dhe për-faqësuesve të popujve tjerë, të cilët karakterizohen me tipare të ndryshme etnike, kulturore fetare dhe me veçori tjera. Sipas të dhënave të Regjistrimit të Popullatës në vitin 2002 në Republikën e Maqedonisë jetojnë 2.022 547 banorë prej të cilëve më shumë janë maqedonas 64,18% nga numri i përgjithshëm i popullatës, pastaj vjen bashkësia etnike shqiptare me 25,17%; turqët me 3,85%; romët me 2,66%; boshnjakët me 1,78%; vllehët me 1,04%, sërbët me 0,48% dhe bash-kësit tjera me 0,84%. Me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqe-donisë u garantohet barazi e plotë për të gjitha liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, përkatësia nacionale apo sociale, bindjet politike apo fetare, si dhe pavarësisht nga pozita pronësore apo shoqërore. Por megjithatë ekzistojnë edhe dispozita të veçanta që kanë të bëjnë me të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikëne Maqe-donisë. Mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, realizohet nëpërmjet gjyqeve të zakonshme, Gjyqit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë, Komisionit anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve pranë Kuvendit të Re-publikës së Maqedonisë si dhe nëpërmjet të Avokatit të Popullit. Në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Ligjin për Avo-katin e Popullit, pjesëtarët e bashkësive që nuk e përbëjnë shumicën e popullatës, para Avokatit të Popullit kanë trajtim të barabartë si pjesëtarët që e përbëjnë shumicën e popullatës. Për të pasur një pasqyrë reale rreth përkatësisë etnike të dorëzuesve të parashtresave, gjatë vitit 2003 për herë të parë në Zyrën e Avokatit të Popullit u bë analizë në bazë të përkatësisë etnike, me ç’rast u tre-gua se 16, 15% janë pjesëtarë të bashkësisë etnike shiptare; 2, 21% sërbë; 1,49% romë; 0,52% boshnjakë; 0,26% vllehë; 0,10% turqë dhe 0,76% pjesëtarë të bashkësive tjera etnike.

6

Page 47: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 44 -

Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendet se me vendimet e reja ligjore pjesëtarëve të bashkësive që nuk e përbëjnë shumicën e popullatës, u mundësohet që parashtresat drejtuar Avokatit të Popullit t’i shkruajnë në gjuhën e tyre amëtare. Me vendimet e këtilla inistitucioni i Avokatit të Popullit për pjesëtarët e bashkësive që nuk janë shumicë u bë më depërtues, kështu që u lehtësua komunikimi në mes tyre dhe zyrës së Avokatit të Popullit. Me ardhjen në fuqi të Ligjit të ri, Avokati i Popullit vepronte edhe në bazë të kompeten-cave të reja, pra për rastet kur pjesëtarët e bashkësive që nuk janë shumicë i drejtoheshin zyrës së tij, kur vlerësonin se janë shkelur parimet për mosdiskriminim dhe përfshirje përkatëse në or-ganet e pushtetit shtetëror, në organet e njësive të vetëqeverisjes lokale si dhe në institucionet dhe shërbimet tjera publike. Gjatë vitit 2003 u dorëzuan gjithësejt gjashtë parashtresa që kanë të bëjnë me shkeljen e këtyre parimeve, gjithashtu kishte edhe parashtresa tjera që thirreshin në bazë të këtyre parimeve e që kishin të bëjnë me të drejtat e zakonshme të qytetarëve, por sipas vlerësimit të tyre shkeljet janë bërë për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Dy prej parashtresave të cilat sipas vlerësimeve të Avokatit të Popullit mund të prano-heshin si shkelje të parimeve për mosdiskriminim dhe përfshirje në mënyrë të drejtë dhe ade-kuate të pjesëtarëve të bashkësive, përkatësisht kishin të bëjnë me kërkesat për ndërrimin e vendeve të punës, prej një vendi në një vend tjetër në Sh.A. “Makedonski telekomunikacii” dhe në Ndërmarrjen publike për shërbime të aeroportit “Makedonija”, me ç’rast duhet të respektohet principi kushtetues për përfshirje në mënyrë të drejtë dhe përkatëse. Në rastin e parë parashtresa u hodhë poshtë si e pabazë me që gjatë procedurës u kon-statua se në Sektorin SHA “Makedonski telekomunikacii”, ku punonte dorëzuesi i parashtresës, nuk është paraparë vend i cili do t’i përshtatet kualifikimit të tij profesional, i cili do jetë në për-puthje me aktet për sistematizim, ndërsa për rastin tjetër për të cilin Avokati i Popullit dorëzoi rekomandim ende nuk është marrë përgjigje. Gjithashtu në parashtresën e cila u dorëzua nga një përfaqësuese e bashkësisë etnike rome, u konstatua se dorëzuesja e parashtresës e cila ka konkuruar në Mnistrinë e punëve të brendshme për polic-praktikant nuk është pranuar për shkak të mosplotësimit të një kushti të posaçëm që kërkohet për punëtorët e Ministrisë së punëve të brendshme që janë në marrëdhënie pune, kështu që pasi u konstatuan faktet edhe kjo parashtresë u hodh si e pabaz. Parashtresa e katërt kishte të bëjë me kërkesën e dorëzuesit, ku kërkohej nga Avokati i Popullit, që në pajtueshmëri me autorizimet të propozoj një përfaqësues të bashkësisë etnike vllehe për anëtar në Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike, pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Avokati i Popullit konstatoi se në këtë komitet ku janë të anëtarësuar deputetët e Kuvendit, si përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike, pra është plotësuar kushti lig-jor dhe kushtetues, gjë që u konstatua edhe me Vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, që e solli Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ku është përfshirë edhe një përfaqësues i bashkësisë etnike vllehe, i cili është deputet në Kuvendin e Re-publikës së Maqedonisë, kështu që Avokati i Popullit nuk pati bazë për t’i shfrytëzuar autor-izimet e tij ligjore, me ç’rast e njoftoi dorëzuesin e parashtresës, pra parashtresa u hodh poshtë si e pabazë.

Page 48: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 45 -

Ky numër i vogël i parashtresave që janë të lidhura me shkeljet e parimeve për mos-diskriminim dhe përfshirje në mënyrë të drejtë dhe adekuate të pjesëtarëve të bashkësive që nuk e përbëjnë shumicën e popullatës, sipas Avokatit të Popullit ka të bëjë me faktin, se kjo kompe-tencë ligjore e Avokatit të Popullit për herë të parë është caktuar me Ligjin i cili erdhi në fuqi gjatë tre muajve të fundit të vitit 2003. 6.2. Mbrojtja e të drejtave gjatë procedurës policore Për të thënë për një shoqëri se është demokratike para së gjithash duhet të merret parasysh fakti se a iu garanton ajo qytetarëve të saj liritë dhe të drejtat themelore dhe a respektohen ato nga institucionet e sistemit. Është e pakontestueshme se Republika e Maqedonisë është shoqëri demokratike me sis-tem të krijuar juridik, i cili për dokument bazë ka Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, bashkë me rregullat ligjore dhe me dokumentet e miratuara ndërkombëtare, që iu garantojnë të gjithë qytetarëve liritë dhe të drejtat themelore pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike, fe-tare, gjinin, racën, ngjyrën, bindjet politike, gjendjen shoqërore apo pronësore. Megjithatë si në çdo shtet tjetër ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë si njëri nga vendet e tranzicionit dhe si vend që u përfshi në konliktet luftarake, ekzistojnë momente të caktuara të konflikteve ndërmjet institucioneve të sistemit dhe qytetarëve si individ apo si pjesëtarë të grupeve të ndryshme. Në këtë pjesë të raportit, do të bëhet fjalë për konfliketet që paraqiten ndërmjet qytetarëve në njërën anë dhe në Ministrinë e Pnëve të brendshme në anën tjetër, e cila si institucion ka për obligim që në pajtueshmëri me ligjin t’i realizoj punët e brendshme ku bëjnë pjesë: mbrojtja e jetës, siguria personale dhe e pronës së qytetarëve; mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarit të garantuara me kushtetutë; ndalimi i rrëzimit me dhunë të institucioneve demokratike të vërtetuara me kushtetutë; ndalimi i veprave penale dhe zënie e kryerësve të veprave penale dhe dorëzimi i tyre organeve kompetente; mbajtja e rendit dhe qetësisë publike; kontrrollimet në vendkalimet klufitare; kontrollimet gjatë regjistrimit dhe çregjistrimit të vendbanimeve dhe vendqëndrimeve të qytetarëve si dhe veprime tjera të vërtetuara me kushtetutë. Shikuar nga prizmi i numrit të parashtresave të regjistruara në Zyrën e Avokatit të Popul-lit, krahas rasteve të incidenteve për të cilat do të bëhet fjalë më vonë, qyetarët nuk hasin në probleme gjatë realizimit të të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore pranë shërbimeve të Minis-trisë së Punëve të brendshme. Duke filluar prej vitit 1998 kur Avokati i Popullit e dorëzoi Raportin e parë vjetor e duke përfunduar me vitin 2003, mund të vërehet, se numri i parashtresave që kanë të bëjnë me Minis-trinë e punëve të brendshme përherë sillet me 10% krahasuar me numrin e përgjithshëm të parashtresave në Zyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa numri i shkeljeve të konstatuara të të dre-jtave gjithashtu sillet me 10%, pra krahasuar me numrin e përgjithshëm të parashtresave të dorëzuara në këtë adres. Gjatë periudhës së Raportit të vitit 2003, në Zyrën e Avokatit të Popullit, u regjestruan 266 parashtresa prej të cilave 10 u ngritën me vetëiniciativën e Avokatit të Popullit, që për-faqëson edhe njërin prej obligimeve të tij ligjore.

Page 49: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 46 -

Në 96 parashtresa qytetarët ankoheshin për joligjshëmritë gjatë procedurave për marrjen e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë, në 45 parashtresa bëhej fjalë për tejkalimin e kompe-tencave të autorizimeve zyrtare nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të brendshme, ndërsa pjesa tjetër e parashtresave kishin të bëjnë me zvarritjen e procedurave administrative, me gjendjen e statusit dhe me të drejtat tjera që realizohen nëpër organet që janë në përbërje të min-istrisë, e sidomos në organet për evidentimin amë të qytetarëve. Pas zbatimit të procedurës për vërtetimin e të dhënave në bazë të kërkesave të qytetarëve për të marrë informata me shkrim, gjatë hulumtimeve nga vendi i ngjarjes, gjatë hulumtimeve të shkresave të dokumentuara në vendin e ngjarjes si dhe gjatë bisedave me dorëzuesit e parashtre-save dhe me personat përgjegjës në Ministri, Avokati i Popullit për 27 raste ka konstatuar shkeje të të drejtave prej të cilave: 14 kishin të bëjnë me zvarritje të procedurave, tetë me trajtimin e lig-jit në mënyrë të gabuar, në tre raste u konstatua tejkalim i autorizimeve zyrtare me përdorim të tepruar të mjeteve të dhunshme dhe në dy raste Ministria nuk kishte ndërmarrë masa për të cilat është e obliguar me ligj. Për shkak të shmangies së shkeljeve të konstatuara të të drejtave të dorëzuesve të parash-tresave, Avokati i Popullit deri te organet që janë në përbërje të Ministrisë së Punëve të brend-shme ka dorëzuar: një reakomandim, tre mendime, 17 udhëzime, dy sugjerime, dy propozime për përsëritje të procedurës, ndërsa për tejkalimin e autorizimeve zyrtare me përdorim të tepruar të mjeteve të dhunshme deri në Prokurorinë kompetente dorëzoi dy kërkesa për ngritje të proce-durës për vërtetimin e përgjegjësisë penale. Si rezultat i masave të ndërmarrura nga ana e Avokatit të Popullit, në 20 raste të drejtat e dorëzuesve të parashtresave u realizuan, ndërsa për shtatë raste Avokati i Popullit nuk është njoftuar për veprimet e ndërmarra. Për shkak të përmirësimit të komunikimit si dhe për realizimin e obligimeve ligjore ndaj inistitucuionit të Avokatit të Popullit, u realizua një takim pune ndërmjet Avokatit të Popullit dhe funksionarëve përgjegjës në Mnistrinë e punëve të brendshme, me ç’rast u bisedua për metodat e veprimit gjatë bashkëpunimit të ardhshëm. Nga parashtresat që kanë të bëjnë me Sektorin për mbikëqyrjen e punëve administrative edhe gjatë këtij viti do t’i veçojmë procedurat për marrjen e statusit shtetas i Republikës së Maqedonisë, të cilat edhe më tutje zvarriten shumë. Arsyet vite me rradhë janë të njëjta, për shkak të qëndrimit të papërshtatshëm që ka Drejtoria për sigurim dhe kundërzbulim ndaj kërke-save të qytetarëve, e cila për disa raste të caktuara duhet të jep mendimin e saj, por megjithatë shkaktare për një situatë të këtillë ishin edhe vendimet e Ligjit per nështetësi. Me ndryshimet më të reja të Ligjit për nënshtetësi pritet që të zgjidhen numri më i madh i parashtresave të kësaj sfere. Sikurse vitin e kaluar ashtu edhe sivjet pengesë për realizimin e të drejtave të qytetarëve përfaqëson, problemi rreth zbatimit të akteve drejtuese që i jep UMNIK-OKB në Kosovë, me ç’rast disa qytetarë për shkak të mosnjohjes së këtyre akteve nuk patën mundësi të zgjidhin shumë çështje që kanë të bëjnë me statusin e tyre, e sidomos me statusin e martesës. Avokati i Popullit vlerëson se Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të ndërmarrë masat dhe ak-tivitetet e duhura për tejkalimin e këtij problemi.

Page 50: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 47 -

Avokati i Popullit duke vepruar në pajtueshmëri me autorizimet ligjore, sipas të cilave mund të ngre procedurë edhe me vetëiniciativë, gjatë periudhës së raportit në fjalë vëmendje të veçantë iu kushtoi çështjeve që ngjallën interes në opinionin e gjerë. Me vëtëiniciativë Avokati i Popullit ngriti procedurë për rastin e njohur të Sopotit, ku dyshoheshte se përfqësuesit e njësive speciale pranë Ministrisë së punëve të brendëshme, kanë bërë tejkalime të autorizimeve zyrtare gjatë intervenimeve për zbulimin dhe zënien e personave të dyshimtë për vënien e masave ek-splozive, nga shpërthimi i të cilave jetën e humbën tre persona, në mesin e të cilëve ishin edhe dy përfaqësues të kontingjentit të forcave të NATO-s. Për t’i vërtetuar para së gjithash të dhënat e mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, Avokati i Popullit i vizitoi shëtpitë e personave të dy-shimtë në f. Sopot të Kumanovës, me ç’rast bisedoi me anëtarët e familjeve të personave të dy-shimtë, ndërsa më vonë edhe me vetë ata në Burgun e Shkupit, ku gjendeshin në paraburgim, për këtë rast u kërkua edhe informatë me shkrim prej Ministrisë së punëve të brendshme. Ajo që u konstatua nga ana e Avokatit të Popullit, u vërtetua më vonë edhe nga ana e Komisonit të formuar pranë Ministrisë së punëve të brendshme, se aksioni për bastisje nëpër shtëpi të caktuara të fshatit Sopot ka qenë legjitim, me lejen e gjykatësit hetues të Gjykatës the-melore të Kumanovës, por gjatë zbatimit janë bërë lëshime të caktuara, me që në njësitë speciale nuk ka pasur përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare, ndërsa kontrollimi i femrave është bërë nga personat e gjinisë së kundërt. Krahas këtyre lëshimeve ka pasur edhe disa parregullsi apo te-jkalime të autorizimeve zyrtare, të manifestuara me dëmtime të qëllimta apo me dëmtime të panevojshme të mjeteve të shtëpive ku janë bërë bastisjet, që nga ane e Avoaktit të Popullit është vlerësuar si demostrim i forcës nga ana e atyre që kanë zbatuar veprimet zyrtare. Ky rast është dhënë vetëm si shembull për veprim joprofesional dhe joligjor sikurse edhe rasti me dy romët ndaj të cilëve për t’iu imponuar deklarata për pranim të fajit, është përdorur dhunë nga ana e OPB-së në Kumanovë si dhe rasti me një punëtor të arrestuar të Rafinerisë OKTA në Shkup, për të cilin është konstatuar se i është marrë e drejta për mbrojtje në proce-durën policore, për fatë të mirë marrë në përgjithësi këto raste incidentale janë të pakta në Minis-trinë e punëve të brendshme. Por meqenëse rastet e përmendura kanë ndodhur gjatë veprimeve të personave zyrtarë dhe në lokalet e OPB-së në Kumanovë, mund të konstatohet se persona zyrtarë të autorizuar në organet e kësaj ministrie janë të prirë nga këto sjellje. Ministria e punëve të brendshme edhe pas dy viteve të konfliktit nuk ia doli në krye që ta ndriçoj rastin me personat e kidnapuar dhe të krijoj kushte sigurie për kthimin e të gjithë per-sonave të zhvendosur nëpër shtëpit e tyre edhe pse një gjë të këtillë e ka për obligim, me këtë rast në drejtim të realizimit të këtij obligimi duhet të bëhen përpjekje plotësuese. Edhe krahas të dhënave se gjatë vitit të raportit në fjalë, Ministria ka ngritur 33 procedura për vërtetimin e përgjegjësis diciplinore dhe 33 persona zyrtarë veç më janë të dënuar me masa diciplinore për shkak të keqtrajtimeve, përkatësisht për shkak të tejkalimeve të autorizimeve zyr-tare, megjithatë Avokati i Popullit nuk është plotësisht i kënaqur nga bashkëpunimi me organet dhe me personat udhëheqës në kuadër të kësaj ministrie, me që nuk ka marrë të dhëna dhe infor-mata të plota për kërkesat e tij, të cilat në disa raste edhe injoroheshin apo bëheshin përpjekje që të mbulohen faktet konkrete negative me qëllim që të mbrohen personat zyrtarë të cilët i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare. Habit edhe fakti se zyrtarë të rangut të lartë të kësaj ministrie, nuk i njohin në masë të du-hur kompetencat dhe autorizimet ligjore të Avokatit të Popullit, sidomos autorizimet e nenit 31 të Ligjit për Avokatin e Popullit.

Page 51: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 48 -

Injorimi i institucionit të Avokatit të Popullit dhe mbrojtja apo mosmarrja e masave lig-jore ndaj personave zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, mund të reflektohet nega-tivisht në imazhin e Ministrisë së punëve të brendshme. Për këtë edhe Avokati i Popullit është i bindur se ky organ duhet të bëjë përpjekje më të mëdhaja, që qytetarët ta ndjejnë si servis të tyre, nëpërmjet të cilit do t’i përjetojnë dhe realizojnë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, e jo ta ndjejnë si institucion dhune dhe represioni. Në të kundërtën i njëjti do të përfaqësoj edhe pengesë për zhvillimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike të cilat duhet të na ofrojnë në drejtim të anëtarësimit në Unionin Evropjan, që është edhe synim dhe dëshirë përfundimtare e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

* * *

Për shkak të tejkalimit të këtyre situatave si dhe për shkak të përmirësimit të gjendjes që përfaqëson bazë për elaborim të kësaj pjese të Raportit, sipas Avokatit të Popullit gjatë periudhës së ardhshme duhet patur kujdes në:

- Respektimin e dispozitave të Ligjit për Avokatin e Popullit dhe përmirësimin e bashkëpunimit të Ministrisë së punëve të brenshme me këtë institucion;

- Respektimin e ligjshmërisë gjatë marrjes së veprimeve ligjore ndaj personave të cilët janë ftuar apo janë sjellur për bisedë zyrtare në lokalet e Ministrisë apo gjatë marrjes së veprimeve zyrtare jashtë lokaleve zyrtare për rastet e ngjajshme;

- Marrjen e masave për edukimin e vazhdueshëm të të gjithë nëpunësve shtetërorë të kësaj Ministrie, sidomos të personave të autorizuar të cilët janë në kontakte të dre-jtëpërdrejta me qytetarët;

- Angazhim më të madh të Shërbimit për standarde profesionale, sidomos në planin preventiv;

- Marrjen e masave për përmirësimin e punës në sektorët për punë të brendshme në rajonet që kanë qenë të përfshira në konfliktet e vitit 2001 sidomos në OPB-Kumanovë si dhe

- Marrjen e masave dhe krijimin e kushteve reale për kthimin e personave të zhven-dosur nëpër shtëpit e tyre.

6.3. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e jurisprudencës Në pajtueshmëri me Ligjin, Avokati i Popullit ka për obligim që ta përcjell gjendjen dhe t’i mbroj të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, kur shkelen nëpër gjyqe, në Prokurorinë publike, institucionet për dënim dhe korrektim, ato për edukim dhe korrektim apo nga ana e Avokaturës dhe notariatit , si shërbime për dhënien e ndihmës profesionale dhe juridike. Duke pasur parasysh atë se gjatë peridhës së raportit në fjalë nuk janë regjistruar parash-tresa në adresë të avokaturës dhe notarijatit, ndërsa numri i vogël i parashtresave drejtuar Proku-rorisë Publike dhe Avokatit Publik kishin të bëjnë vetëm me zvarritjen e parashtresave, vëmendja gjatë këtij raporti përsëri do të jetë e përqëndruar në procedurat dhe gjendjen nëpër gjyqe edhe atë vetëm për nga aspekti i autorizimeve të Avokatit të Popullit si dhe në gjendjen rreth respek-timit të të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur.

Page 52: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 49 -

6.3.1. Gjykatat Për shkak të kompetencave të kufizuara ligjore, pjesën më të madhe të të dhënave të parashtresave të vitit 2003, që kishin të bëjnë me procedurat gjyqësore, Avokati i Popullit i shqyrtonte nëpërmjet Minstrisë së drejtësisë, e cila në pajtueshmëri me Ligjin për organizimin e organeve të administratës shtetërore, ka autorizime ligjore në lidhje me punën e administratave gjyqësore dhe me zvarritjen e procedurave gjyqësore. Kufizimi i kompetencave ligjore, krahas numrit të madh të parashtresave, përfaqësonte pengesë për të vepruar Avokati i Popullit në drejtim të realizimit sa më të suksesshëm të të dre-jtave të qytetarëve nëpër gjyqe dhe për të patur ndikim në përmirësimin e gjendjes nëpër gjyqe. Një analizim i këtillë i të dhënave të parashtresave në mënyrë indirekte, pra nëpërmjet Ministrisë së drejtësisë, bënte që puna e Avokati të Popullit të përqëndrohet vetëm në regjistrimin e numrit të parashtresave që kanë të bëjnë me gjyqet dhe me arsyet për dorëzimin e tyre, ndërsa komentimi i gjendjes bëhej vetëm në bazë të asaj që i prezentohej. Synimi disa vjeçar i Avokatit të Popullit që para gjyqeve të prezentohet me qëllimet e tija më të mira si amigo curia, për fat të mirë gjeti mbështetje ligjore, me sjelljen e Ligjit për Avo-katin e Popullit dhe me ardhjen e tij në fuqi me 01.10.2003. Autorizimi ligjor i paraparë me nenin 12 të Ligjit, i jep legjitimitet Avokatit të Popullit që pa i shkelur parimet për pavarësi dhe mëvetësi të pushtetit gjyqësor, të ndërmarr veprime dhe masa për mbrojtje nga veprimet e pandërgjegjshme dhe papërgjegjshme të shërbimeve gjyqësore si dhe nga zvarritjet e paarsyeshme të procedurave gjyqësore. Një autorizim i këtillë është me rëndësi dhe mund të quhet edhe revolucionar, meqenëse për dallim prej më parë, për herë të parë një mekanizmi kontrollues të pavarur siç është Avokati i Popullit, i mundësohet që ta vështroj drejtëpërdrejtë lëndën gjyqësore dhe me gjithë respektin ndaj pozitës kushtetuese dhe ligjore të funksionimit të gjyqeve, të bindet vetë se a është fjala për zvarritje të paarsyeshme të procedurës gjyqësore dhe në rastë se vërtetohet kjo, atëherë duhet të kërkoj të merren masa për shmangien e padrejtësisë që të arrihet realizimi i të drejtës. Gjatë periudhës pas sjelljes së Ligjit të ri, duke i shfrytëzuar autorizimet e këtilla Avokati i Popullit disa herë ka bërë analizimin e të dhënave për një pjesë të parashtresave, duke i kontrol-luar në mënyrë të drejtëpërdrejtë shkresat gjyqësore. Me veprimet që mund t’i ndërmerr në kuadër të autorizimeve të reja, Avokati i Popullit gjithashtu do të jetë në gjendje të kontriboj jo vetëm në realizimin e të drejtave të qytetarëve, por edhe në përforcimin e besimit ndaj gjyqeve, ndërsa bashkë me këtë edhe në ngritjen autoritetit të funksionit të gjykatësit. Gjatë analizës së punës me lëndë nga sfera e gjykatave, gjatë vitit të raportit në fjalë mund të konstatohet se prej gjithsejt 415 parashtresave të reja të regjistruara, numri më i madh i tyre apo 256 janë hedhur poshtë, për shkak se Avokati i Popullit nuk ka konstatuar shkelje shi-kuar nga aspekti i autorizimeve të tij, përkatësisht nuk ka konstatuar zvarritje të paarsyeshme e as veprime të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme në administratën gjyqësore. Arsye tjetër për shkak të numrit të madh të parashtresave të hedhura është se në shumë raste, dorëzuesit e parashtresave kërkojnë që Avokati i Popullit të ndikojë në mënyrën e ud-hëheqjes së procedurës gjyqësore apo të ndikoj në vendimin e gjyqit, gjë që është në kundërshti

Page 53: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 50 -

jo vetëm me autorizimet ligjore, por edhe me pozitën kushtetuese dhe ligjore të gjyqeve. Një numër i vogël i parashtresave janë hedhur për shkak se edhe pas kërkesës së Avokatit të Popullit që ta plotësojnë parshtresën ajo nuk është plotësuar, ndërsa në një rast tjetër parashtresa është hedhur me që fyheshte organi. Prej 156 parashtresave që janë në fazën e shqyrtimit, Avokati i Popullit në pesë raste ka konstatuar zvarritje të paarsyeshme të procedurës, me ç’rast deri te gjykatat kompetente dorëzoi 3 rekomandime, 2 sugjerime dhe 25 udhëzime, nëpërmjet të cilave kërkoi shpejtim të proce-durave, që të mundësohet e drejta e gjykimit juridik brenda afatit të logjikshëm kohor të garan-tuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me nenin 6 të Konventës Evropjane për të dre-jtat e njeriut dhe nenin 7 të Ligjit për gjyqet. Për një rast ku u konstatua zvarritje e paarsyeshme e procedurës gjyqësore, u njoftua Këshilli Gjyqësor Republikan, ndrësa pas bashkëpunimit me Radiotelevizionin e Maqedonisë, rasti u publikua në emisionin Justicija, ndërsa më vonë Avokati i Popullit nga ana e dorëzuesit të parashtresës u njoftua për epilogun poztiv të rastit. Me këtë rast duhet patjetër të përmendim se Gjykata supreme e Republikës së Maqedon-isë e refuzoi një rekomandim për t’i dhënë prioritet zgjidhjes së rastit të lëndës nga sfera sociale, me arsyetim se nuk ka pasur kushte për ti dhënë prioritet zgjidhjes së kësaj lënde. Avokati i Popullit është plotësisht i vetëdijshëm dhe i kupton problemet objektive me të cilat ballafaqohen gjyqet, siç është numri i madh i lëndëve në kundërshti me numrin e gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesionist, por gjyqet patjetër duhet ta pranojnë faktin se gjendja me pa-jisjet teknike po përmirësohet dhe paralelisht me këtë duhet të kërkohet edhe angazhim më i madh i gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesionist me që me profesionalizëm më të madh gjatë veprimeve me lëndë, mund dhe duhet patjetër të arrihen rezultate më të mira në punë e me këtë rast edhe gjatë gjykimeve. Në zvarritjet e procedurave sipas Avokatit të Popullit krahas këtyre dukurive objektive të përmendura, ndikojnë edhe dobësitë subjektive siç është sjellja e pamjaftueshme profesionale gjatë kryerjes së funksionit, që manifestohet edhe me mosthellim të duhur në lëndë. Në shumë raste gjykatësit nuk kanë ndonjë evidentim apo kontrollim paraparak, sipas të cilit do ta përcjellin ecurinë e lëndës prej një afati në një afat tjetër gjyqësor, por me lëndën ndeshen prej një seance gjyqësore në seancën tjetër. E pakuptueshme është përvoja e shumë gjykatësve, që seancat gjyqësore të shtyhen për disa muaj, që në seancën e ardhshme të konstatohet se dikush prej palëve nuk është i ftuar sipas rregullave. Sikur gjykatësi të kishte qenë më i ndërgjegjshëm gjatë kryerjes së funksionit të tij, do ta kishte përcjellë ecurinë e lëndës dhe do të mundeshte prej më parë, të konstatoj ftesën me par-regullsi të seancës gjyqësore dhe me kohë do të ndërmerrte masat e duhura për t’u ftuar palët si-pas rregullave për në seancën e ardhshme gjyqësore. Gjatë punës me parashtresa gjithashtu është vërejtur përgatitje e vendimeve gjyqësore jashtë afatit të paraparë me ligj, ndërkaq Avokati i Popullit ndërhynte vetëm për ato raste kur këto afate shtyheshin deri në taë masë, sa që nuk mund të përkraheshin arsyetimet e shkaktuara nga rrethanat objektive. Në rastet tjera kur konstatohej se nuk ekzistojnë aq tejkalime të mëdhaja jashtë afatit lig-jor, duke llogaritur se më mirë është të merret vendim kualitativ gjyqësor në llogari të afatit ligjor

Page 54: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 51 -

se sa të ndodhë e kundërta, Avokati i Popullit kërkonte dhe gjente mirëkuptim te dorëzuesit e parashtresave për këto situata gjyqësore. Arsyet për numrin e vogël të rekomandimeve, sugjerimeve dhe udhëzimeve sipas Avo-katit të Popullit, kanë të bëjnë me mënyrën e përmendur të punës, përkatësisht me kufizimet lig-jore të autorizimeve me Ligjin e Avokatit të Popullit të vitit 1997, sipas të cilit në gjyqet dhe në procedurat gjyqësore Avokati i Popullit nuk mund të ndërmarrë kurrfarë veprimesh. Për shkak të kësaj që u tha Avokati i Popullit, potencon se faktet që kanë të bëjnë me numrin e parashtresave të dorëzuara, shkeljeve të konstatuara, rekomandimeve, sugjerimeve dhe udhëzimeve të dorëzuara, nuk mund të kenë domethënien e një pasqyrimi real për gjithë gjendjen nëpër gjyqet. Por përkundrazi një pasqyrë reale do të merret vetëm pas vrojtimeve të përgjith-shme të të gjitha subjekteve të cilat në çfarëdo mënyre janë të thirrur për ta përcjellë gjendjen nëpër gjyqet. Nisur nga kjo që u tha duke e përcjellur gjendjen në bazë dhe në kuadër të fushëveprimit të autorizimeve ligjore, por edhe jashtë tyre si qytetar si dhe në bazë të komunikimeve formale dhe joformale me qyetarët dhe me bartësit e funksioneve të ndryshme publike, e ndajmë bindjen e përgjithshme se gjyqet në Republikën e Maqedonisë janë në një krizë disadekadëshe prej të cilës mund të dalin vetëm me ndihmën e të gjithëve, e sidomos me angazhimin e dy pushteteve më të fuqishme, të atij ligjdhënës dhe ekzekutiv si dhe kuptohet më së shumti me vetëndihmë.

Pushteti ligjdhënës dhe ai ekzekutiv, krkahas kushteve të krijuara për pavarësi financiare, duhet patjetër t’i shpejtojë edhe proceset për rikonstruim më të thellë të të gjitha procedurave gjyqësore, me ç’rast vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet, zvogëlimit të keqpërdorimit të të drejtave të palëve dhe në këtë mënyrë të ndikohet edhe në zvarritjet e procedurave.

Sa i përket çështjes së korruptimit të gjyqeve, sidomos te bartësit e funksionit të gjykatësit, Avokati i Popullit për shkak të mungesës së dëshmive relevante gjatë punës me parashtresa, nuk mund të jepet pas shpekulimeve se në çfarë mase është ajo prezente. Por meg-jithatë atmosfera e përgjithshme në shoqëri, si dhe të ardhurat e vogla të cilat në mënyrë direkte gjejnë shprehje në standardin jetësor të gjykatësve, gjithsesi lënë hapsirë për t’iu besuar atyre që thonë se korruptimi nëpër gjyqe është prezent, por shtrohet pyetja se në çfarë mase.

Avokati i Popullit megjithatë konsideron se korruptimi nëpër gjyqe nuk ka marrë përmasa brengosëse, në një konstatim të këtillë ka ndikim edhe zvarritja e proceseve gjyqësore ku me sjelljet e tyre të pandërgjegjshme ndikojnë edhe vetë bartësit e funksionit të gjykatësit.

Për përmirësimin e kësaj gjendje si dhe për kthimin e besimit ndaj gjyqeve, më shumë mund të kontribojnë vetë gjykatësit, me më shumë përgjegjësi dhe me angazhim më të madh pro-fesional gjatë kryerjes së funksonit si dhe me vetë edukim. Ndërsa të tjerët vetëm mund të ndihmojnë në krijimin e kushteve për realizimin e një qëllimi të këtillë.

6.3.2. Institucionet për dënim - korrektim dhe shtëpitë për edukim – korrektim Ligji për Avokatin e Popullit i vitit 1997 nuk kishte dispozita të posaçme si kategori specifike, sipas të cilave do të siguroheshte mbrojtje e veçantë për të drejtat e personave të paraburgosur dhe të dënuar. Për këtë në pjtueshmëri me autorizimet e përgjithshme që dalin nga

Page 55: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 52 -

neni 2 i Ligjit, personat e paraburgosur dhe të dënuar kanë trajtim të njëjtë dhe i gëzojnë të drejtat e barabarta për mbrojtje te Avokati i Popullit sikurse edhe qytetarët tjerë. Duke pasur parasysh faktin se fjala është për një kategori të posaçme të qytetarëve të cilët sipas vendimeve gjyqësore e kanë të kufizuar lirinë e qarkullimit, edhe mundësia e tyre për të depërtuar te Avokati i Popullit ishte më e vogël krahasuar me qyetetarët tjerë. Edhe krahas kushteve të këtilla që e vështirësonin komunikimin me personat e paraburgo-sur dhe të burgosur, nuk munguan vizitat e shpeshta nëpër institucionet ku janë të vendosur këto persona që u realizuan në bazë të përvojës të vazhdueshme të krijuar të Avokatit të Popullit si dhe nëpërmjet parashtresave me shkrim dhe bisedave të telefonike. Autorizimet dhe obligimet që dalin nga neni 31 i Ligjit për Avokatin e Popullit sipas të cilave, Avokati i Popullit sidomos e përcjellë gjendjen rreth mbrojtjes të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të personave të arrestuar, të paraburgosur dhe të personave që vujanë dënimin me burg apo me masa edukative-korrektuese nëpër institucionet për dënim-korrektim apo për edukim-korrektim, përfaqëson një hapë të madhë drejt mbrojtjes së përgjithshme të të drejtave, por edhe rast për të pasur ndikim preventiv ndaj zvogëlimit të mundësive për shkeljen e të dre-jtave të kësaj kategorie të qytetarëve. Kjo edhe më tepër ka të bëjë me mundësinë që obligimet dhe autorizimet e këtilla Avokati i Popullit t’i realizoj në çdo kohë pa pralajmërim apo miratim të mëparshëm dhe të bisedoj me personat e paraburgosur dhe të burgosur pa pjesëmarrje të ndonjë personi zyrtar si dhe me mundësinë për komunikim konspirativ me shkrim ndërmjet personave që e kanë të kufizuar lirinë e qarkullimit dhe Avokatit të Popullit. Duke vepruar në bazë të autorizimeve ligjore, Avokati i Popullit gjatë kohës së raportit në fjalë e ka përcjellë gjendjen me personat e paraburgosur dhe të burgosur nëpër inistitucionet për dënim-korrektim dhe edukim-korrektim, sidomos me ata që ishin të vendosur në institucionet për dënim-korrektim Shkupi dhe për dënim-korrektim Idrizovë, që njihen si vende ku janë të vendo-sur pjesa më e madhe e personave të paraburgosur dhe të burgosur në Republikën e Maqedonisë. Për Avokatin e Popullit me rëndësi të veçantë ishin kushtet në të cilat janë vendosur per-sonat e paraburgosur dhe të burgosur, shikuar nga aspekti i standardeve në vetë sallat ku mbahen, ashtu edhe nga aspekti i higjienës personale, sigurimit të veshëmbathjeve, mundësive për rek-reim, angazhimit në punë të personave të dënuar, edukimit apo thënë me një fjalë kushteve të përgjithshme për zbatimin e procesit për risocializimin e personave të dënuar e sidomos të per-sonave të mitur ndaj të cilëve zbatohen masa edukative të cilët janë nga shëtpia për edukim-korrektim në Tetovë, por që për shkak të konflikteve luftarake të vitit 2001 ende janë të vendosur në një pjesë të kapaciteteve të burgut Shkupi në Shkup. Avokati i Popullit gjtithashtu me një interesim të madh e ndoqi edhe gjendjen shëndetësore të personave të paraburgosur dhe të burgosur, këhstu që me ndërmjetësimin e tij, një të burgosuri i cili është i dënuar deri në vdekje, në institucionin për dënim-korrektim Idrizovë, iu bë intervenim hirurgjik në Qendrën Klinike të Shkupit, për shkak të lëndimeve të marra me armë zjarri. Shikuar nga aspekti i kapaciteteve për vendosje Avokati i Popullit vlerëson se ato i përshtaten numrit të personave të paraburgosur dhe të dënuar, por megjithatë duhet patjetër të ndërmerren masa, për dislokimin e personave të shtëpisë për Edukim-korrektim Tetovë prej insti-tucionit për Dënim-korrektim Shkupi, duke pasur parasysh kushtet e papërshtatshme ku janë të

Page 56: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 53 -

vendosur si dhe pamundësinë që të jenë të izoluar prej personave tjerë të dënuar në këtë insti-tucion. Nga bisedat e bëra me personat e paraburgosur dhe të burgosur, është konstatuar se ato nuk kanë vërejtje të posaçme rreth kualitetit apo kuantitetit të ushqimit, rreth higjienës, shtretërve apo veshëmbathjeve, ndërsa të paraburgosurit e institucionit të burgut për Dënim-korrektim Shkupi, kanë vërejtje për kohën e pamjaftueshme të qëndrimit në qiell të hapur prej 20-30 minuta, që është në kundërshti me të drejtën ligjore dy orë gjatë ditës, si dhe parashtrojnë nevo-jën për përmirësimin e kushteve për mbajtjen e higjienës personale. Ajo që inkurajon dhe që duhet posaçërisht të potencohet në këtë raport është fakti se nga mbikëqyrja që iu bë dy institucioneve të personave të paraburgosur dhe të burgosur, mbisundon mendimi se vitin e kaluar janë bërë përmirësime të dukshme në marrëdhëniet në mes tyre dhe përfaqësuesve të Shërbimeve për siguri. Një vlerësim i këtillë u konstatua edhe nga bisedat e bëra me disa persona të cilët për shkak të shkeljes së rendit dhe diciplinës vuanin dënimet diciplinore me qëndrim në qeli si dhe mund të vërehet nga vetë faktet se prej gjithsejt 15 parashtresave të dorëzuara nga persona të paraburgosur apo të burgosur, asnjë nuk kishte të bëjë me trajtesën e tyre në institucion, por me shkeljet e të drejtave tjera, me caktimin e akt-dënimeve apo me shfrytëzimin e të drejtave dhe ujdive për të cilat të burgosurit mendojnë se iu takojnë me Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve dhe për rendin shëtpiak të institucioneve.

Ndërkaq brengos fakti se në drejtim të procesit edukativ-korrektues, apo të risocializimit pothuajse nuk është bërë asgjë. Një konstatim i tillë u vërtetua nga bisedat e bëra me personat e dënuar sipas të cilëve edukatorët shumë pak apo fare nuk bisedojnë me këta persona, për këtë flet edhe vetë fakti se një gjë e këtillë nuk kontestohet as nga drejtorët e vetë institucioneve.

Shikuar nga ky aspekt diçka më mirë është gjendja në sektorin e femrave në inistitucionin për Dënim-korrektim Idrizovo, ku situata është më e mirë se në pjesët tjera të këtij institucioni. Ndërkaq femrat e burgosura në këtë insitucion mendojnë se nuk ju mundësohet t’i realizojnë aq sa duhet ujditë që janë në pajtueshmëri me Ligjin dhe Rendin shtëpiak të institucionit, gjithashtu kanë vërejtje rreth pagës që e marrin, e cila sillet prej 500 deri në 800 denarë si dhe ankohen për ndërrimin e shpeshtë të edukatorëve, me që një gjë e këtillë ka ndikim rreth caktimit të karakter-istikave për të shfrytëzuar ujdi.

Nga vizita që iu bë sektorit të të huajve, ku janë të vendosur rreth 60 të dënuar nga: Shqipëria, Bulgaria, Sërbia dhe Mali i zi, Slovenia, Italia, Turqia, Peruja dhe Australija, është konstatuar se nuk ekziston kurrfarë dallimi për sa iu përket kushteve ku janë të vendosur, kra-hasuar me shtetasit e Maqedonisë. Gjithashtu edhe kjo kategori e të dënuarve kishin ankesa për shfrytëzimin e ujdive si dhe kërkonin kushte më të mira për mbajtjen e higjienës personale.

* *

*

Në bazë të hulumtimeve nga vendi i ngjarjes dhe situatës së konstatuar, duke lënë anësh mendimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve për higjienën si dhe gjendjen me shtretërit, Avokati i Popullit vlerëson se Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve penale, bashkë me per-sonat përgjegjës të institucioneve për dënim-korrektim, duhet të ndërmarrin masa, për për-mirësimin e mëtutjeshëm të kushteve për qëndrim, duke respektuar plotësisht dinjitetin njerëzor

Page 57: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 54 -

të personave që janë vendosur nëpër këto institucione, duke ndërmmarrë sidomos këto masa e veprime:

- ndërrim permanent të shtretërve dhe veshmbathjeve të personave të burgosur; - krijimin e kushteve për pastrimin e të burgosurve së paku një herë në javë; - lyerje e lokaleve të përbashkëta dhe atyre ku janë të vendosur personat e burgosur

dhe të paraburgosur; - ndërrim permanent të elementeve për ushqim; - nxehje më e mirë e lokaleve e sidomos në sektorin e të paraburgosurve në Burgun

“Skupi”.

Për t’u arritur njëri prej qëllimeve të sanksioneve penale, siç është risocilaizimi i per-sonave të burgosur, këkrohet përmirësim i dukshëm në punën e Shërbimeve për riedukim, me që ekziston përshtypja sikur fare nuk funksionojnë.

Kërkohet krijimi i kushteve për t’u angazhuar në punë sa më shumë të burgosur, me ç’rast do të shpërblehet në mënyrë më reale mundi i tyre.

Gjithashtu nevojitet fleksibilitet më i madh gjatë shfrytëzimit të ujdive, kuptohet në pa-jtueshmëri me ligjin dhe rendin shtëpiak të institucionit, duke pasur parasysh faktin se kjo mund të ketë ndikim në përmirësimin e sjelljes dhe krijimin e përgjegjësisë te personat e dënuar. Duhet të ndërmerren masa për kthimin e personave të mitur në lokalet e shtëpisë për Edukim-korrektim Tetovë apo vendosja e tyre në lokale tjera përkatëse, me ç’rast fizikisht do të jenë të izoluar prej të burgosurve tjerë.

6.4. Mbrojtja e të drejtave të personave ushtarak dhe atyre me detyrë ushtarake

Sa i përket mbrojtjes të të drejtave të personave ushtarak dhe atyre me detyrë ushtarake, mund të vlerësojmë se karkteristikë për këtë vit raportues është zvogëlimi i parashtresave të kësaj sfere.

Një gjendje e këtillë sipas Avokatit të Popullit ka të bëjë para së gjithash me faktin se gjatë vitit të raportit në fjalë u sollën më shumë dispozita ligjore siç janë: Ligji për mbrojtje; Ligji për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë; Ligji për amnisti të qytetarëve të Repub-likës së Maqedonisë të cilët nuk e kanë plotësuar obligimin ushtarak si dhe Ligji për shitjen e banesave të fondit banesor të ish APJ-së, sipas të cilëve u zgjodhën më shumë çështje dhe prob-leme për të cilat personat ushtarak dhe ato me detyrë ushtarake i drejtoheshin këtij institucioni.

Megjithatë në zyrën e Avokatit të Popullit nga kjo sferë pati 26 lëndë për punë, prej të cilave 17 u pranuan gjatë vitit raportues.

Parashtresat e reja të regjistruara kishin të bëjnë me të drejtat për lirim nga obligimi i shërbimit ushtarak, me të drejtat e marrëdhënieve punuese të personave në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si dhe me të drejtat e posaçme të përfaqësuesve të forcave të sig-urimit dhe familjeve të tyre. Për t’i vërtetuar të dhënat Avokati i Popullit deri te organet e Ministrisë së Mbrojtjes dër-goi tetë kërkesa për informata dhe sqarime plotësuese, ndërsa në disa raste bëri kontrollimin e të

Page 58: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 55 -

dhënave të parashtresave nëpërmjet të hulumtimeve të drejtëpërdrejta të shkresave nga vendi i ngjarjes, në Sektorin për punë kadrovike dhe juridike. Gjatë zbatimit të procedurës, pasi konstatoi në pesë raste shkelje të të drejtave të dorëzuesve të parashtresave, Avokati i Popullit deri te Ministria e mbrojtjes dërgoi: një pro-pozim, dy rekomandime dhe dy udhëzime. Në 11 raste Avokati i Popullit i hudhi poshtë parash-tresat me që pas procedurës së zbatuar nuk konstatoi shkeljen e të drejtave të parashtruesve apo për arsye se lëndëve iu vazhdonte procedura gjyqësore. Duhet potencuar se Avokati i Popullit pati një bashkëpunim korrekt me Sektorin për punë personale dhe juridike, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, gjë që rrallë ndodhë dhe duhet të shërbej si shembull për organet tjera të administratës shtetërore. Gjatë periudhës së ardhshme në kuadër të autorizimeve ligjore si dhe në pajtueshmëri me Programin vjetor për punë, Avokati i Popullit planifikon t’i vizitoj disa njësi të ARM-së, me qël-lim që të njihet më drejtëpërdrejtë me mundësitë për shfrytëzimin e të drejtave të personave ush-tarak dhe të atyre me detyrë ushtarake.

6.5. Mbrojtja e të drejtave sociale, si dhe mbrojtja e marrëdhënieve punuese dhe banesore

6.5.1. Të drejtat sociale Të drejtat ekonomike dhe sociale sipas Kushtetutës, ligjeve dhe akteve ndërkombëtare juridike janë të garantuara si të drejta themelore të njeriut dhe qytetarit. Për shkak të rëndësisë së këtyre të drejtave me karakter ekzistencial Republika e Maqedonisë ka ndërmarrë për obligim të kujdeset për realizimin e tyre, në pajtueshmëri me parimin për drejtësi sociale. Ndrëkaq gjendja e përgjithshme sociale dhe ekonomike tregon se shteti jo vetëm që është larg realizimit dhe respek-timit të këtyre të drejtave, por këto të drejta prej viti në vit ngushtohen gjithnji e më shumë. Papunësia në Republikën e Maqedonisë edhe më tutje mbetet problem më serioz dhe më i rëndë i qytetarëve, që ka ndikim të madh në rënien e standardit jetësor, e bashkë me këtë edhe në rritjen e mjerimit dhe varfërisë të qytetarëve. Gjatë vitit 2003 u evidentuan mbi 390 mijë persona të papunësuar. Me këtë rast Repub-lika e Maqedonisë numërohet në vendet me shkallë më të lartë të papunësisë. Me këto kushte e drejta për punë e qytetarit të Rpublikës së Maqedonisë si e drejtë themelore e njeriut dhe qytetarit, vite me rradhë prezentohet vetëm si e drejtë deklarative prej të cilës qytetarët asgjë nuk fitojnë. Aq sa është serioz problemi me papunësinë po aq është serioz dhe brengosës edhe prob-lemi i mungesës së programeve strategjike të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë për zbutjen dhe zgjidhjen e kësaj çështje me rëndësi ekzistenciale. Pa realizimin e kësaj të drejte, qytetarëve të Maqedonisë përherë do t’iu kërcënohet rreziku social dhe veprime tjera devijuese të cilat gjithsesi se reflektohen negativisht edhe në tërë shoqërinë. Avokati i Popullit gjatë vitit raportues ka pranuar gjithsejt 167 parashtresa nga sfera e të drejtave sociale, që krahasuar me vitin e kaluar (52), kemi rritje për tre herë më shumë. Numri i madh i parashtresave është i lidhur drejtëpërdrejtë me rritjen e numrit të papunësuarve, me vurjen

Page 59: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 56 -

e restrikcioneve në sferën sociale dhe me shtimin e varfërisë, mjerimit dhe rezikut social të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Gjatë vitit raportues parashtresat nga sfera sociale kryesisht kishin të bëjnë me realizimin e të drejtave për ndihmë sociale me të holla, me ndihmën e përhershme sociale, ndihmën e përkohëshme sociale, me të drejtën për ndihmë dhe kujdes ndaj tjetrit, me të drejtën për kompen-sim me të holla për shkak të papunësisë si dhe me raste tjera të ngjajshme. Më me numër ishin reagimet dhe parashtresat e qytetarëve që kishin të bëjnë me dorëzimin e llogarive për energji të shpenzuar elektrike, që ishte si kriter plotësues për realizimin e të drejtës për ndihmë sociale, në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet kriteret, shumën, mënyrën dhe procedurën për realizimin e të drejtës sociale, që u soll gjatë vitit 2003, e që me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë u ndër-pre. Me këtë rast u tregua se janë të arsyeshme intervenimet e Avokatit të Popullit për shqyrtimin e këtij kriteri drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për punë dhe politik sociale para se të sillet Vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Zvogëlimi i numrit të shfrytëzuesve të ndihmës sociale gjatë vitit të raportit në fjalë prej 82.000 në vitin 2002, deri në 64.460 në dhjetor të vitit 2003, sipas Avokatit të Popullit, nuk është rezultat i përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe sociale, apo standardit jetësor të qytetarëve, por rezulat i qëndrimit restriktiv të Qendrave për punë sociale gjatë shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve për ndihmë sociale. Gjatë vitit raportues gjithashtu u mprehën edhe kriteret për shfrytëzimin e të drejtës për ndihmë dhe kujdes ndaj tjetrit, kështu që këtë të drejtë mundën ta realizojnë vetëm personat e hendikepuar më rëndë. Gjatë sjelljes së vendimeve për kërkesat e këtilla, Qendrat për ndihmë sociale e bënin vlerësimin e gjendjes faktike në mënyrë jo të saktë dhe tejet birokratike. Një du-kuri e këtillë sidomos ishte prezente gjatë sjelljes së vendimeve në bazë të kërkesave të qytetarëve që jetojnë më larg, me që në këto raste qendrat për punë sociale rrallë herë përcakto-heshin për hulumtim në vendin e ngjarjes. Ministria për punë dhe politik sociale zbatoi restrikcione edhe gjatë shfrytëzimit të ndihmës së përkohëshme sociale, e cila nëpër disa komuna u zvogëlua në 5.000 denarë në muaj, për numrin e përgjithshëm të banorëve në komunë. Mu për këtë edhe shumë kërkesa të qytetarëve kishin të bëjnë me ndërprerjen dhe pakësimin e kësaj shume të ndihmës sociale. Shumë herë ndodhte që qytetarët të marrin ndihmë të përkohëshme sociale prej 500,00 denarësh, që nënkupton se përmbledhja e dëshmive qytetarëve iu kushtonte shumë më shtrenjtë.

Duke u nisur nga fakti se të dejtat sociale për qytetarët e kanë peshën e karakterit social,

Avokati i Popullit në bazë të disa parashtresave bëri hulumtim në vendin e ngjarjes, për punën e organeve pranë Minsitrisë për punë dhe politik sociale me qëllim që sa më hollësisht dhe me më shumë efikasitet t’i shqyrtoj parashtresat, por me këtë rast nuk hasi në bashkëpunim përkatës, kështu që për 43 raste nuk iu mundësua të bëjë hulumtimin e shkresave zyrtare nga vendi i ngjar-jes. Në lidhje me këtë Avokati i Popullit disa herë e njoftoi ministrin, me qëllim që të ndërmerren masa për t’i realizuar kompetencat e këtij institucioni pa hasur pengesa, por përpjekjet dhe insis-timet e tij nuk patën përgjigje adekuate. Duke u nisur nga fakti se qytetarët në disa parashtresa ankoheshin për sjelljet dhe qëndrimet jokorrekte të disa personave udhëheqës në Mnistrinë për punë dhe politik sociale, Avokati i Popullit kërkoi nga ministri që të ndërmerren masa dhe

Page 60: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 57 -

veprime për rishqyrtimin e punës së tyre, por edhe në këtë drejtim mungoi bashkëpunimi i minis-trit. Marrë në përgjithësi gjatë punës me parashtresa, bashkëpunimi i institucionit të Avokatit të Popullit me Ministrinë për punë dhe politik sociale, duke përfshirë edhe organet e saja, bashkë me personat udhëheqës dhe me personat tjerë zyrtarë, jo vetëm që nuk ishte në nivelin e duhur, por ishte edhe larg obligimeve ligjore të një organi të administratës shtetërore që duhet të bash-këpunoj me Avokatin e Popullit, si dhe t’iu përgjigjet vazhdimisht dhe me kohë kërkesave të tij, duke i ofruar të gjitha informatat e nevojshme. Qëndrimi jokooperues dhe me papërgjegjësi i or-ganeve pranë Ministrisë për punë dhe politik sociale si dhe ministrit për punë dhe politik sociale, shkaktoi pengesë në punën e inistitucionit të Avokatit të Popullit. Gjatë vitit raportues shembull i vetëm pozitiv i bashkëpunimit të duhur me organet e Mnistrisë për punë dhe politik sociale edhe më tutje mbetet bashkëpunimi me organet e Inspek-toratit shtetëror për punë, i cili pothuajse nëpër të gjitha rastet ku Avokati i Popullit kërkoi nga ky organ që të bëj inspektim ndaj punës së organeve dhe organizatave të caktuara sidomos në ndër-marrjet private, pati përgjigje pozitive dhe me kohë të duhur.

* * *

Numri dukshëm i rritur i parashtresave ku qytetarët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave so-ciale, na shpie drejt konstatimit se gjendja sociale dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është në nivelin e njëjtë me atë të vitit 2002. Rritja e num-rit të qytetarëve të papunësuar krahasuar me numrin e të punësuarve e shton pasigurinë juridike dhe mosbesimin në institucionet e sistemit, me ç’rast kontribohet edhe në mosrespektimin dhe qëndrimin joadekuat të organeve kompetente ndaj rekomandimeve dhe intervenimeve të Avo-katit të Popullit. Duke pasur parasyshë këtë gjendje të vështirë në sferën e të drejtave sociale dhe eko-nomike të qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe organet dhe organizatat tjera kompetente, duhet patjetër në mënyrë urgjente t’i ndëramrrin këto masa dhe akivitete:

- të sillet prgram serioz strategjik dhe aksional për punësimin dhe zvogëlimin e num-rit të të papunësuarve ;

- Ministria për punë dhe politik sociale me organet e saja në mënyrë konsekuente t’i respektoj dispozitat sipas të cilave rregullohet sfera sociale, duke bërë hulumtime nga vendi i ngjarjes për kushtet e jetesës së qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë so-ciale, me qëllim të vërtetimit sa më të drejtë dhe sa më të plotë të gjendjes faktike.

- Të krijohet bashkëpunim i patjetërsueshëm ndërmjet Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe organeve të saja, me Avokatin e Popullit dhe të respektohen in-tervenimet dhe rekomandimet e këtij institucioni.

6.5.1.1 Personat e zhvendosur brenda kufirit Republika e Maqedonisë edhe gjatë vitit 2003 u ballafaqua me problemin e personave të zhvendosur brenda kufirit, që erdhi si pasojë e konflikteve të armatosura të vitit 2001. Përpjekjet serioze të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe organeve e organizatave tjera që kon-tribuan për kthimin e personave të zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre, rezultuan me zvogëlimin

Page 61: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 58 -

permanent të numrit të këtyre personave. Gjatë kohës së shkruarjes së këtij raporti në Republikën e Maqeonisë numri i tyre sillet rreth 1.900, me tendencë për zvogëlim permanent. Gjysma e per-sonave të zhvendosur (989) edhe më tutje janë të vendosur nëpër shtëpi private, derisa gjysma tjetër (967) janë të vendosur nëpër qendrat kolektive në Shkup dhe Kumanovë. Sipas përbërjes etnike prej numrit të përgjithshëm të personave të zhvendosur brenda kufirit, 46% janë Maqe-donas; 25% Shqiptarë; rreth 23% Sërbë, ndërsa pjesa tjetër janë përfaqësues të bashkësive tjera etnike. Avokati i Popullit me qëllim që të njoftohet më për së afërmi me problemet e personave të zhvendosur brenda kufirit i vizitoi dhe bëri hulumtim nga vendi i ngjarjes, nëpër të gjitha qen-drat kolektive të Republikës së Maqedonisë, ku janë të vendosur personat e zhvendosur. Hulum-tim nga vendi i ngjarjes u bë në qendrat: Ranka Milanoviç, Zdravko Petkovski, Stefanovski Seniç, Olimpisko Selo, Çiçino selo dhe Partenie Zogravski në Shkup si dhe në qendrat hotelierike Kristal dhe Kuba në Kumanovë. Gjatë këtyre hulumtimeve nga vendi i ngjarjes Avokati i Popul-lit konstatoi se marrë në përgjithësi, në Republikën e Maqedonisë, organet dhe organizatat që janë kompetente për mbrojtjen e të drejtave të personave të zhvendosur, në esnecë tregojnë ku-jdes humanitar për këto qytetarë. Por megjithatë kushtet ku janë vendosur personat e zhvendosur, janë larg kushteve për jetesë normale familjare dhe shtëpiake. Gjatë këtij vlerësimi Avokati i Popullit është i vetëdijshëm, se është vështirë që situatave të këtilla t’iu dilet në krye, duke sigu-ruar parimet e humanitetit për personat e zhvendosur, por edhe është i arsyeshëm konstatimi se periudha dy vjeçare e vendosjes në kushte të jetesës kolektive dhe në shtëpi të huja, ka shkaktuar revoltë, mosdurim, mosbesim dhe kritika në drejtim të shtetit dhe institucioneve kompetente. Avokati i Popullit ka konstatuar se hapësira ku janë të vendosur këta persona, nuk i kënaq nevojat e personave të zhvendosur, duke pasur parasysh faktin se familje të tëra janë vendosur në të njëjtin vend, megjithëse nëpër Qendra të caktuara për shkak të kthimit të disa familjeve nëpër shtëpitë e tyre u lirua pak hapësirë, por pa iu lejuar familjeve që kanë ngelur ta shfrytëzojnë atë. Avokati i Popullit vlerëson se me këtë rast shfrytëzimi i vendeve të zbrazura do të jetë shumë i rëndësishëm për ato familje, anëtarët e të cilëve janë të gjeneratave të ndryshme si dhe për ato familje që kanë fëmijë të moshës shkollore. Një pjesë e personave të zhvendosur që ishin të vendosur nëpër shtëpitë e nxënësve dhe studentëve në Shkup u përzien me nxënësit dhe studentët, gjë që ndikoi negativisht në procesin e arsimimit dhe socializimit të këtyre të rinjëve si dhe është në kundërshti me të drejtën ligjore për vendosje përkatëse të nxënësve dhe studentëve. Shumë kritika dhe vërejtje të personave të zhvendosur kishin të bëjnë me ushqimin, ku-shtet higjienike dhe mënyrën e regjistrimit dhe evidentimit, ndërsa shumë persona tjerë të zhven-dosur sidomos nga rajoni i Kumanovës, për shkak të kushteve të sigurisë frikoheshin që t’i vizi-tonin shtëpitë e tyre. Avokati i Popullit konstatoi se në kushte më të vështira jetojnë personat e zhvendosur në qendrën shumë afër Shkupit Çiçino Selo , ku janë të vendosur anëtarrët e bashkësisë etnike rome.

* * *

Duke pasur parasysh gjendjen e këtillë me personat e zhvendosur, me qëllim të për-mirësimit të saj Avokati i Popullit deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ministritë

Page 62: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 59 -

përkatëse, organet e organizatat tjera kompetente si dhe deri te organizatat ndërkombëtare të cilat janë të obliguara të kujdesen për personat e zhvendosur përkohësisht në Republikën e Maqedon-isë, në muajin tetor të vitit 2003 i dorëzoi këto rekomandime:

- të ndërmerren aktivitete të patjetërsueshme dhe urgjente për përmisimin e kushteve për jetesë nëpër qendrat kolektive, para së gjithash në drejtim të përmirësimit të hig-jienës, sigurimit të ujit të nxehtë, veshëmbathjeve dhe gjërave tjera të nevojshme;

- të gjithë fëmijëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike t’iu sigurohen kushte për t’u përfshirë në procesin arsimor, duke e ndjekur në mënyrë të rregullt mësimin;

- të ndërmerren aktivitetet e duhura në planin e sigurisë për kthimin sa më të shpejtë të personave të zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre;

- të bëhet edhe një regjistrim i personave të zhvendosur që do të mundësoj udhëtim pa kurrfarë pengesash të personave të zhvendosur me transportin e qytetit dhe shfrytëzimin pa pagesë të shërbimeve shëndetësore;

- të ndërmerren masa dhe aktivitete për ndarjen e nxënësve dhe studentëve prej per-sonave të zhvendosur, që janë vendosur nëpër shtëpitë e nxënësve dhe studentëve;

- për fëmijët më të vegjël sidomos për ato që janë të vendosur në qendrën Çiçino Selo, të sigurohen pelena dhe mjete tjera për përkujdesje.

Këto rekomandime kishin të bëjnë edhe me personat e zhvendosur që janë të vendosur

nëpër shtëpi private.

Në lidhje me rekomandimet e përmendura Qeveria e Republikës së Maqedonisë e infor-moi Avokatin e Popullit se ka ndërmarrë masa, por rezultate deri në ditën e sotme ende nuk vëre-hen. Avokati i Popullit gjithashtu nga fundi i muajit korrik të vitit 2003, në vendkalimin kufitar Mexhitlija i vizitoi Romët refugjatë prej Kosove, të cilët kërkonin të kalonin në Repub-likën e Greqisë për të kërkuar azil nëpër disa vende të Unionit Evropjan, ku mendonin se do të kenë status më të mirë social të refugjatëve edhe me këtë rast Avokati i Popullit intervenoi në mënyrë përkatëse për përmirësimin e statusit të tyre sidomos në drejtim të vendosjes, ushqimit, shëndetësisë dhe higjienës.

Për zgjidhjen e këtij problemi me personat e zhvendosur brenda kufirit, duhet të përmen-det se Avokati i Popullit gjatë periudhës raportuese ka pasur bashkëpunim të frytshëm me Trupin koordinues për ballafaqim me krizën pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si dhe me Kryqin e kuq ndërkombëtarë dhe me Internacional menaxhment grupin (IMG), të cilët në mo-mentet më të vështira morën pjesë në mënyrë përkatëse në përmirësimin e kushteve të vështira për vendosjen e këtyre personave.

Problemi me personat e zhvendosur nuk është haruar dhe po zgjidhet në mënyrë perma-nente, gjë për të cilën flet edhe fakti për zvogëlimin e numrit të këtyre pesonave dhe kthimi i tyre nëpër shtëpitë e veta. Marrë në përgjithësi organet dhe organizatat kompetente për mbrojtjen e të drejtave të personave të zhvendosur, kanë treguar dhe tregojnë kujdes humanitar ndaj këtyre per-sonave. Por Avokati i Popullit mbetet në konstatimin se kushtet për jetesë kolektive dhe jetesë nëpër shtëpi private ku jetojnë personat e zhvendosur, janë larg jetës normale dhe familjare. Për këtë është e pashmangshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe organet e organizatat tjera përkatëse për mbrojtjen e të drejtave të personave të zhvendosur, t’i ndërmarrin të gjitha masat për kthimin më të shpejtë të të gjithë personave të zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre.

Page 63: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 60 -

6.5.2. Të drejtat e marrëdhënieve punuese Duke pasur parasysh të dhënat pesimiste veç më të vërtetuara se në Maqedoni, më i madh është numri i personave të papunësuar se i të punësuarve, është i arsyeshëm konstatimi se në ku-shte të këtilla krijimi i marrëdhënieve punuese që është e drejtë themelore e njeriut është shën-druar në të drejtë të jashtëzakonshme apo privilegj vetëm i personave të caktuar, ndërsa ato të cilët e gëzojnë këtë të drejtë, kanë ndrojë se për shkak të gjendjes që mbisundon në shtet mund ta humbin. Gjatë vitit 2003 më me numër ishin parashtresat që kishin të bëjnë me mbrojtjen e të dre-jtave të marrëdhënieve punuese, përkatësisht numri i 406 parashtresave përfaqëson rritje rapide krahasuar me vitin e kaluar (259). Ky trend i rritjes së numrit të parashtresave të kësaj sfere nuk është vetëm rezultat i reformave në administratën shtetërore dhe mbylljes së shumë subjekteve ekonomike, por edhe i sjelljeve të pandërgjegjëshme dhe tekanjoze që kanë punëdhënësit ndaj punëtorit. Parashtresat në rradhë të parë kishin të bëjnë me shkeljet gjatë krijimit të marrëdhënieve punuese, me ndërprerjen e marrëdhënieve punuese për shkak të arsyeve të ndryshme e sidomos për shkak të ndryshimeve ekonomike, strkturore, teknologjike dhe ndryshimeve tjera të ngja-jshme, pastaj me ndërrimin e vendeve të punës prej një vendi në një vend tjetër, me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve dhe personave tjerë udhëheqës, me pagesat e pushimeve, pagesat mujore dhe kompensimet tjera, me pagesat për kompensim me të holla për shkak të papunësisë, me shkeljen e të drejtave gjatë procedurave të privatizimit, me moszbatimin e vendimeve gjy-qësore, me të drejtën e shfrytëzimit të pushimit vjetor dhe mosprezencën në punë, me transfor-mimin e marrëdhënieve të punës prej kohës së pacaktuar në kohë të caktuar, me mospërshtatjen e kushteve për punë, me të drejtën e shfrytëzimit të apanazhit si dhe me raste tjera të ngjajshme. Siç ishte i njoftuar edhe opinioni i gjerë, në emër të ndryshimeve strukturore dhe teknologjike që i bëri gjatë vitit 2003 SHA Elektrostopanstvo na Makedonija, pa punë mbetën 1.100 të punësuar në këtë ndërmarrje publike. Duke mos ndërhyrë në vlerësimin dhe nevojën e këtyre reformave, Avokati i Popullit pas parashtresave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike që kërkuan mbrojtjen e të drejtave të tyre, konstatoi një sërë shkeljesh dhe parregullsish , gjatë zbatimit të procedurave. Para së gjithash u konstatua mostransparencë gjatë gjithë procedurës me mosprezentimin e listave të rangimit për t’u mundësuar hulumtim nga vendi i ngjarjes në lidhje me pikat e rangimit të secilit punëtor, u konstatuan gabime gjatë vlerësimit të pikave e sidomos gjatë rangimit sipas kritereve rreth gjendjes sociale-ekonomike, u bënë punësime paralele të punëtorëve të rij si dhe shkelje dhe parregullsi tjera. Nga të dhënat që i mori Avokati i Popullit prej Byrosë për punësim, u bind se përderisa zgjati procesi i ndërprerjes së marrëdhënieve punuese i këtyre punëtorëve, SHA Elektrostopnastvo na Makedonija bëri punësimin e 100 punëtorëve të ri. Për shkak të këtyre shkeljeve dhe paregullsive Avokati i Popullit në bazë të parashtresave të përbashkëta dhe individuale, intervenoi për shmangien e këtyre parregullsive duke iu drejtuar Këshillit drejtues të SHA Elektrostopanstvo në Makedonija. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, Këshilli drejtues pati zgjidhje pozitive vetëm për 100 parashtresa, ndërsa punëtorët tjerë disa hapën procedurë gjyqësore disa krejtësisht hoqën dorë nga mbrojtja e mëtut-jeshme juridike. Kështu që bashkëpunimi i SHA Elektrostopanstvo na Makedonija kësaj here mungoi, bile edhe Avokatit të Popullit iu kontestuan kompetencat ligjore, megjithëse është e padiskutueshme se është fjala për një organizatë me autorizime publike.

Page 64: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 61 -

Reforma të ngjajshme megjithëse me pasoja më të vogla u zbatuan edhe në Fondin për sigurim shëndetësor. Në lidhje me parashtresat e qytetarëve të cilët patën pasoja nga këto re-forma, Avokati i Popullit pati bashkëpunim mjaft konstruktiv me personat zyrtarë të Fondit dhe Qendrës klinike. Kështu për 139 punëtorë u arrit marrëveshja që të shpallen tepricë teknologjike në mënyrë vullnetare me kompensim të përkohshëm pagesor, ndërsa në bazë të arsyeve të ndry-shme marrëdhëniet e punës iu nërprenë rreth 150 punëtorëve, që u shpërndanë në mënryrë të natyrshme, me ç’rast disa u morën nëpër organizata tjera me autorizime publike, ndërsa disa tjerë u kthyen në punë pas dorëzimit të kundërshtive. Më me numër dhe më specifike janë parashtresat që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve të arsimit. Duke pasur parasysh faktin se periudhës së raportit në fjalë i prinin zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në shtator të vitit 2002, ndryshimet në pushtet gjetën shpre-hje edhe te të punësuarit e shkollave fillore dhe të mesme, ku u shkarkuan drejtorët e vjetër dhe u emëruan drejtorë të rinjë. Ekzistonte përshtypja se funksioni i drejtorit askund nuk u politizua dhe nuk u orientua partiakisht sikur në vendet e shkollave shtetërore. Pothuajse nëpër të gjitha parashtresat me përmbajtje të këtillë, Avokati i Popullit konstatoi shkelje të të drejtave të dre-jtorëve të mëparshëm, me që vendimet për shkarkimin sipas rregullave ishin paarsyetime. Ndërsa në anën tjetër gjatë emërimit të drejtorëve të rinjë në shumë raste nuk u respektuan mendimet për kandidatët që i dhanë Këshillet drejtuese shkollore, Byroja për punësim si dhe mendimet që i dha më vonë edhe Inspektorati për arsim. Për këtë edhe të arsyeshme janë konstatimet e Avokatit të Popullit se gjatë emërimit të drejtorëve të shkollave si kriter kryesor është vlerësuar përcaktimi politik dhe partiak i kandidatëve dhe jo profesionalizmi dhe kompetencat e tij. Avokati i Popullit për një dukuri të këtillë reagoi me shkrim edhe nëpërmjet mjeteve të informimit, gjithashtu iu drejtua edhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës, por për fat të keq nuk hasi në mirëkuptim dhe bashkëpunim të duhur. Problem plotësues për drejtorët e shkarkuar përfaqësonte edhe problemi rreth përshtatjes së vendit të punës. Në këto raste u respektuan rekomandimet e Avokatit të Popullit që drejtorët të vendosen nëpër vende të punës në mënyrë adekuate, në pajtueshmëri me përgatitjet e tyre profesionale. Sipas dispozitave të Ligjit për marrëdhënie pune, sipas të cilit krijimi i marrëdhënieve të punës për kohë të caktuar, mund të bëhet për kohë të pacaktuar, nëse punëtori vazhdon të punoj më së paku pesë ditë pune, pas kalimit të periudhës tre vjeçare, por mund të thuhet se kjo në praktikë nuk u aktivizua. Punëtorët të cilët e kanë plotësuar këtë kusht edhe krahas kërkesave dhe insistimeve të tyre deri te institucionet kompetente ku punonin, nuk mundën ta realizojnë këtë të drejtë. Të gjithë qytetarët që kërkuan mbrojtjen e Avokatit të Popullit në bazë të këtij parimi u përkrahën, por për shkak të interpretimit në mënyrë tekanjoze dhe jokompetente të kësaj dis-pozite nga ana e Mnistrisë për punë dhe politik sociale si dhe Ministrisë për arsim dhe shkenc, zbatimi i vendimit u prolongua. Me që nga ana e institucioneve kompetente për zbatimin e kësaj dispozite, nuk u përkrahën propozimet e Avokatit të Popullit për zbatimin dhe respektimin e saj, kështu që Avokati i Popullit punëtorët i këshilloi të kërkojnë mbrojtje gjyqësore. Këto udhëzime të Avokatit të Popullit u vërtetuan në shumë vendime gjyqësore. Në vështirësimin dhe mosrealizimin e të drejtave të marrëdhënieve punuese në admnistrtatën shtetërore, ndikim pati edhe Komisioni për shqyrtime të shkallës së dytë nga sfera e marrëdhënieve të punës pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i cili vazhdoi sikurse vitin e mëpërshëm të funksionojë në mënyrë jopërkatëse dhe me mosazhuritet, gjë që negativisht u shpreh edhe gjatë respektimit të afateve për të kërkuar ndihmë gjyqësore.

Page 65: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 62 -

Gjatë vitit të raportit në fjalë për herë të parë u evidentuan edhe parashtresa nëpërmjet të cilave punëtorët ankoheshin në lidhje me përcaktimin e kryerjes së detyrave të punës në kushte shtëpiake. Një vendim për organizim të këtillë të punës solli Ndërmarja radiodifuzive publike Radiotelevizioni i Maqedonisë, sipas të cilit disa incizuesve dhe korespondentëve iu është urd-hëruar që detyrat e punës t’i kryejnë në shtëpi. E padiskutueshme është se punëdhënësi ka paraparë katëgorinë e detyrave të punës që mund të kryhen në shtëpi, por me këtë rast për shkak të specifitetit të punës që duhet të kryhet në kushte shtëpiake, jashtë hapësirës të punëdhënësit, këta punëtorë nuk kishin kushte objektive dhe teknike për realizimin e suksesshëm të punës. Një gjë e këtillë është edhe më e pamundshme duke pasur parasysh faktin se shumica jetojnë nëpër ndërtesa dhe banesa kolektive, që nënkupton se për kryerjen e detyrave të punës iu duhet edhe pëlqim prej Këshilleve shtëpiake dhe prej organeve tjera kompetente të cilët duhet të bëjnë vlerësimin rreth plotësimit të kushteve higjieno-teknike dhe kushteve tjera për punë. Nga ana tjetër kryerja e obligimeve në shtëpi këtyre punëtorëve nuk iu garanton mbrojtje gjatë kryerjes së punëve, gjë për të cilën është i obliguar punëdhënësi në pajtim me Ligjin për marrëdhënie punuese dhe Ligjin për siguri gjatë punës. Me konstatime dhe propozime të këtilla Avokati i Popullit intervenoi deri të Inspektorati i punës që të bëjë mbikëqyrje inspektuese dhe deri te dre-jtori i Radiotelevizionit të Maqedonisë, por nuk hasi në bashkëpuninim thelbësor. Një pjesë e parashtresave të kësaj sfere u dorëzuan prej Ministrisë së punëve të brend-shme, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me ndërprerjet e marrëdhënieve punuese për shkak të ra-cionalizimit të vendeve të punës nëpër sektor të ndryshëm të Mnistrisë si dhe me Njësinë për in-tervenime urgjente Lavovi të cilëve marrëdhëniet e punës iu janë ndërprerë për shkak të dy-shimeve se kanë bërë falsifikim të dokumenteve sipas të cilave i kanë krijuar marrëdhëniet punuese. Për një pjesë të përfaqësuesve të kësaj njësie, Ministria për punë të brendshme ka bërë përpjekje për anagazhimin e tyre në punë në të ashtëquajturën Polici kufitare në pajtueshmëri me nevojat e Ministrisë së punëve të brendshme, ndërsa për pjesën tjetër ku Avokati i Popullit nuk ka konstatuar shkelje të të drejtave u ndërpre procedura. Një pjesë e qytetarëve kërkuan prej Avokatit të Popullit që të ndërmjetësoj për punësimin e tyre, përkatësisht t’iu gjejë punë, por për fat të keq ky institcuion në lidhje me këtë nuk ka krrfarë kompetencash, përveç që të ftoj dhe të intervenoj për rrespektimin konsekuent të shpall-jeve të vendeve të punës, përkatësisht konkurseve.

* * *

Shikuar në përgjithësi nga puna me parashtresa mund të vërehet se në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të marrëdhënieve punuese jo vetëm që nuk është bërë kurrfarë përparimi, por Avo-kati i Popullit nuk hasi në bashkëpunim të duhur me organet dhe organizatat me autorizme pub-like si dhe me organet e administratës shtetërore, për zgjidhjen e këtyre problemeve me rëndësi thelbësore. Këto të dhëna na shpien drejt përfundimit se është e pashmangshme që Qeveria e Repub-likës së Maqedonisë, përkatësisht funksionarët të cilët udhëheqin me organet e administratës shtetërore si dhe personat tjerë udhëheqeës nëpër organet tjera me autorizime publike ti ndërmmarrin këto masa dhe aktivitete:

- respektim konsekuent i ligjeve që e rregullojnë sferën e marrëdhënieve punuese; - depolitizim, përkatësisht departizim i vendeve të drejtorëve dhe vendeve tjera ud-

hëheqëse, sidomos në sistemin arsimor;

Page 66: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 63 -

- respektim maksimal gjatë shpalljes së konkuresve; - përshtatje e vendeve të punës sipas përgatitjes së tyre profesionale; - zgjidhje e procesit për definimin e statusit të zyrtarëve shtetëror dhe - veprim me kohë dhe respekt ndaj kërkesave dhe intervenimeve të Avokatit të Popul-

lit.

6.5.3. Të drejtat e marrëdhënieve banesore

Gjatë vitit 2003 deri te Avokati i Popullit u dorëzuan 161 parashtresa që kishin të bëjnë me shkeljen e të drejtave nga sfera e marrëdhënieve banesore, që krahasuar me vtitin e mëpar-shëm (227), deri diku kemi zvogëlim të numrit të tyre. Një numër i këtillë krurrsesi nuk tregon përmirësim të gjendjes së marrëdhënieve basnesore, por tregon faktet se numri më i madh i parashtresave (150) gjatë vitit 2002, kishin të bëjnë me Ministrinë për transport dhe lidhje, përkatësisht me procedurën për ndarjen e banesave sipas Projektit për ndërtimin e banesave që do t’iu jepen personave me të ardhura të pakta.

Si gjatë vitit të kaluar ashtu edhe gjatë këtij viti, parashtresat nga sfera e marrëdhënieve banesore kishin të bëjnë me kërkesat për zgjidhjen e çështjes së banimit të qytetarëve të cilët për shkak të pamundësisë për të siguruar banesë nga të ardhurat personale, kanë dorëzuar kërkesë për ndarjen e banesave që janë pronë e Republikës së Maqedonisë. Kërkesat më shumë kishin të bëjnë me përcaktimin e të drejtës së banimit, me marrjen me qira të banesave, me realizimin e të drejtës për blerje sipas Ligjit për shitjen e basnesave të pronës shoqërore; parashtresa ku kërkohej intervenim për krijimin e marrëveshjes për qirra në bazë të vendimeve të sjellura sipas të cilave parashtruesve iu është ndarë banesë; parashtresa që kishin të bëjnë me ndarjen e banesave në bazë të nenit 70 të Ligjit për denacionalizim; parashtresa për blerjen e banesave zyrtare; për ndar-jen e banesave në bazë të Ligjit për të drejta të posaçme të përfaqësuesve të forcave të sigurimit dhe anëtarëve të familjeve të tyre si dhe parashtresa për realizimin e të drejtave tjera që janë të lidhura me sferën e banimit.

Është karakteristike se numri më i madh i parashtresave nga sfera e banimit u droëzuan nga të punësuarit e Ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, të cilët kërkonin prej Avokatit të Popullit që të intervenoj gjatë procedurës për blerjen e banesave, megjithëse nga Komisioni për çështje të banimit, ishin sjellur vendime sipas të cilave parashihej mundësia për blerje të banesave në pajtueshmëri me kushtet e parapara me Ligjin për shitjen e banesave të pronës shtetërore. Pas analizës të këtyre parashtresave Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejave të parashtruesve. Këtyre qytetarëve para shumë viteve me vendimin e Ministrisë së mbrojtjes iu janë ndarë banesa për nevoja zyrtare, me ç’rast për të njëjtat nëpërmjet Sektorit pranë kësaj ministrie, janë bërë marrëveshje adekuate për marrjen e këtyre banesave me qira. Në ndërkohë në pajtueshmëri me Vendimin për evidentimin e banesave që janë pronë shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe banesat në fjalë janë përfshirë në këtë evidentim si pronë shtetërore, me ç’rast Komisioni për çështje të banimit, në bazë të Vendimit të sjellur i shfuqizon vendimet e sjellura prej më parë duke sjellë vendime të reja sipas të cilave shfrytëzuesve të deriatëhershëm iu ndanë banesat me qira. Ndërkaq nga përmbajtja e Vendimeve të reja mund të vërehet se shfrytëzuesve krahas obligimeve të parapara për të bërë marrëveshje me afat të caktuar, iu mundësohej edhe marrëveshje për shitblerje të banesave në pajtueshmëri me Ligjin për shitjen e banesave të pronës shtetërore. Por parashtruesit veç më kishin bërë mar-rëveshje për qira me Ndërmarrjen publike për ekonomizimin e hapësirës banesore dhe afariste të

Page 67: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 64 -

Republikës së Maqedonisë, por megjithëse kishin dorëzuar kërkesa individuale për krijimin e marrëveshjeve për shitblerjen e banesave, një gjë e këtillë nuk iu mundësua. Është simptomatike se problemi për blerjen e banesave u paraqit vetëm në rajonin e Shkupit, derisa shfrytëzuesve nëpër qytetet tjera të Republikës, iu mundësua krijimi i marrëveshjeve adekuate për shitblerje me njësitë rajonale të Ndërmarrjes publike për ekonomizimin e hapsirës banesore dhe afariste të Re-publikës së Maqedonisë. Në rastin e këtyre qytetarëve nuk ishte kontestues realizimi i të drejtës për blerjen e banesave, por a bëhet shitja e tyre në pajtueshmëri me Ligjin për shtijen e banesave të pronës shoqërore apo sipas çmimeve të tregut.

Avokati i Popullit në rastin konkret konstatoi se Ndërmarrja Publike për ekonomizimin e hapësirës banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, duke e pamundësuar krijimin e marrëveshjeve për shitblerje, shkakton pasiguri juridike ndërmjet shfrytëzuesve të qytetit të Shkupit meqenëse i ve ata, në pozitë jo të barabartë me shfrytëzuesit e qyteteve tjera të cilët veç më kishin krijuar marrëveshje të këtilla. Për këto arsye Avokati i Popullit i rekomandoi Ndër-marrjes publike, që për një afat shumë të shkurtë kohor të veproj në drejtim të vlerësimeve të çmimeve të shitjes së banesave, me ç’rast parashtruesve do t’iu mundësohet krijimi i mar-rëveshjeve për shitblerje, që më vonë të njëjtat të kenë mundësi t’i blejnë sipas kushteve të parapara me Ligjin për shitjen e banesave të pronës shtetërore dhe sipas Vendimit për ndryshimin e Vendimit për zvogëlimin e çmimit të banesave të pronës shtetërore. Pikërisht këto aktivitete të Avokatit të Popullit kontribuan që të inicohet dhe të sillet Ligji për shitjen e banesave të pronës shtetërore të cilët janë prej fondit të ish APJ-së, sipas të cilit u rregulluan kushtet, mënyrat dhe procedurat për shitjen e banesave të pronës shtetërore, të cilët iu ndanë për shfrytëzim për nevoja zyrtare të punësuarve në Ministrinë e mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë, me ç’rast u menjanuan problemet ekzistuese rreth shitjes së këtyre banesave. Si gjatë vitit të kaluar ashtu edhe gjatë vitit të raportit në fjalë një pjesë e parashtresave të sferës së banimit, kishin të bëjnë me kërkesat për ndarjen e banesave me qira, në bazë të nenit 70 të Ligjit për denacionalizim.

Ndërkaq shumë qyetarëve të cilët prej më parë e kishin fituar të drejtën e banimit, përkatësisht të drejtën e shfrytëzimit të banesës në bazë ligjore, me Ligjin për denacionalizim këto banesa iu kthyen pronarëve të mëparshëm, kështu Komisioni për çështje të banimit dhe shpërnguljeve pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtueshmëri me këtë nen të Lig-jit, iu ndau tjera banesa. Në këtë mënyrë Komisioni zgjidhi shumë probleme të qytetarëve të cilët u paraqitën me zbatimin e Ligjit për denacionalizim. Komisioni për çështje të banimit dhe shpërnguljeve solli vendime pozitive edhe gjatë kërkesave të qytetarëve që kishin të bëjnë me ndarjet e banesave me qira në bazë të Ligjit për të drejta të posaçme të përfaqësuesve të forcave të sigurimit dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Por megjithatë shumë kërkesa të qytetarëve për zgjidhjen e problemit të banimit u refuzuan nga Komisioni me arsyetim se banesat e lira që janë pronë shtetërore, janë me defekte permanente. Edhe krahas intervenimeve të Avokatit të Popullit se kërkesat e këtilla të qytetarëve kanë arsyetime ligjore ato nuk u realizuan dhe mu për këto de-fekte ende nuk dihet se kur këto qytetarë do ta fitjojnë të drejtën e marrjes së banesave me qira. Avokati i Popullit nuk mund ta kontestoj faktin se Republika e Maqedonisë nuk disponon me fond të nevojshëm të banesave që do t’i kënaqin nevojat e gjithë qytetarëve të interesuar, por ky problem mund të zbutet nga ana e organeve përkatëse shtetërore, me krijimin e programeve përkatëse për ndërtimin e banesave sipas planeve, me gjetjen e mekanizmave për realizimin e tyre dhe me gjetjen e burimeve të sigurta të mjeteve për ndërtimin e banesave të cilat para së gjithash do t’iu dedikohen rasteve sociale, gjithashtu duhet të ndërtohen edhe banesa komerciale

Page 68: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 65 -

me çmim që do të jetë më i përshtatshëm për qytetarin e zakonshëm të Republikës së Maqedon-isë.

Një interes të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë edhe më tutje përfaqëson ndarja e banesave të ndërtuara sipas Projektit për ndërtimin e banesave që iu dedikohen per-sonave me të ardhura të pakta të njohura si banesa sociale. Për këtë shumë qyetarë iu drejtuan Avokatit të Popullit me ç’rast kërkonin të informohen për fatin e këtyre banesave, përkatësisht me procedurën e mëtutjeshme të këtyre banesave. Siç është veç më i njoftuar opinioni i gjerë, me anulimin e konkurseve të shpallura për ndarjen e këtyre banesave nga ana e Qeverisë së Repub-likës së Maqedonisë, Ministria për transport dhe lidhje gjatë dhjetorit të vitit 2003, shpalli konkurs të ri, vetëm për ndrajen e banesave në Gostivar. Ndërsa për qytetet tjera pritet që këto konkurse të shpallen gjatë vitit 2004, përkatësisht pas përfundimit të ndërtimit të tyre. Disa qytetarë që i fituan banesat në bazë të konkursit të mëparëshëm, nga Avokati i Popullit kërkuan të intervenoj që të mbeten në këto banesa, duke u kërcënuar se kur nuk do të shpërngulen prej tyre. Duke pasur parasysh faktin se konkursi i shpallur u anulua, Avokati i Popullit i udhëzoi qytetarët e përmendur që të konkurojnë në konkursin e dytë, të cilin duhet ta shpallë Ministria për transport dhe lidhje, gjithashtu i njoftoi se edhe më tutje do ta ndjek situatën rreth ndarjes së këtyre banesave.

Njëri prej parashtruesve kërkoi prej Avokatit të Popullit që të intervenoj në Agjencinë për përtrirje dhe zhvillim, për realizimin e marrëveshjeve të krijuara për blerjen e banesave në ndër-tim me mjete të përbashkëta.

Përkatësisht gjatë vitit 2001 në mediat e shtypit është shpallur konkurs, sipas të cilit qytetarëve të interesuar iu është ofruar shitje e banesave në ndërtim me kushte të volitshme, ofertë e cila ngjalli interes të madh te qytetarët. Megjithëse ka kaluar një periudhë e gjatë banesat nuk u ndërtuan edhe përkundër asaj se qytetarët e kanë paguar një pjesë të shumës në formë par-ticipimi për ndërtimin e tyre. Në bazë të këtyre parashtresave Avokati i Popullit iu drejtua Agjen-cisë për përtrirje dhe zhvillim dhe kërkoi që të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitet e nevo-jshme për realizimin e obligimeve të marrëveshjeve të krijuara. Por nga hulumtimet që u bënë nga vendi i ngjarjes si dhe nga bisedat me përfaqësuesit e Agjencisë, u konstatua se Agjencia ka pasur marrëveshje me DOEL Nov Kompani, me ç’rast e ka autorizuar shoqatën për krijimin e marrëveshjeve konkrete me personat e intresuar për blerjen e njësive banesore me mjete të për-bashkëta. Një pjesë e dorëzuesve të parashtresave veç më kanë ngritur procedurë gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe me këtë rast Avokati i Popullit në pajtueshmëri me autorizimet ligjore e ndërpreu këtë procedurë.

Gjatë punës me lëndë mund të vërehet qartë se shumë probleme të qytetarëve që kanë të bëjnë me sferën e banimit edhe më tutje mbeten të pazgjidhura. Kjo ka të bëjë para së gjithash me moszgjidhjen e çështjes së banimit të shumë qytetarëve të Rpublikës së Maqedonisë. Por edhe krahas kësaj organet kompetente që veprojnë në bazë të kërkesave të qytetarëve, arritën që të zgjidhin në mënyrë pozitive një numër të madh të kërkesave të tyre. Gjatë vitit të raportit në fjalë Avokati i Popullit hasi në bashkëpunim sidomos me Komisionin për çështje të banimit dhe shpërnguljeve pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i cili bënte përpjekje që me kohë dhe në mënyrë të rregullt t’iu përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit, duke i mundësuar që të bëjë edhe hulumtimin e shkresave zyrtare nga vendi i ngjarjes. Por për dallim prej kësaj Avokati i Popullit nuk hasi në një bashkëpunim të këtillë të frytshëm, me Ndërmarrjen publike të Repub-likës së Maqedonisë për ekonomizimin e hapsirës banesore dhe afariste.

Page 69: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 66 -

* * *

Këto të dhëna rreth gjendjes së sferës së banimit e bëjnë të domosdoshme nevojën që Qeveria Republikës së Maqedonisë dhe organet tjera kompetente t’i ndërmarrin këto masa dhe aktivitete:

- të sillët program për ndërtimin e banesave me karakter social dhe komercial; - të respektohen në mënyrë konsekuente ligjet që i rregullojnë çështjet e sferës së

banimit dhe - respektim dhe përgjigje me kohë ndaj kërkesave dhe intervenimeve të Avokatit të

Popullit.

6.6. Mbrojtja e të drejtave në sferën e sigurimit shëndetësor pensional dhe invalidor 6.6.1. Sigurimi dhe mbrojtja shëndetësore

Njëra prej të drejtave të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë është edhe e drejta për mbrojtje shëndetësore, që sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjit për sigurim shëndetësorë, kjo e drejtë duhet të realizohet sipas parimit të reciprocitetit dhe soli-daritetit. Ndërkaq organet kompetente gjatë marrjes së vendimeve për të drejtat e qytetarit, meg-jithëse duhet të jenë të prirë nga ky parim si dhe nga parimet tjera që kanë të bëjnë me humaniz-min dhe të drejtat sociale të cilat janë të proklamuara si vlera themelore të rregullave kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, në praktikë këto parime nuk respektohen përherë nga organet kompetente, kështu që qytetarët ballafaqohen me pengesa të mëdhaja gjatë realizimit të të dre-jtave nga kjo lëmi. Avokati i Popullit duke vepruar sipas parashtresave të dorëzuara, ka kon-statuar se personat përgjegjës nëpër organet kompetente të administratës shtetërore të cilët para së gjithash duhet të kenë kujdes për realizimin e të drejtës shëndetësore të qytetarit, rrallë vepro-jnë në kohë të duhur dhe rrallë herë janë efikas gjatë kërkesave të qytetarëve, gjë që bënë të pa-mundësohet edhe mbrojtja shëndetësore në kohë të duhur. Si gjatë vitit të kaluar ashtu edhe gjatë vitit të raportit në fjalë mund të vërehet një rritje e numrit të parashtresave të kësaj sfere (2001-27 parashtresa, 2002-40 parashtresa, ndërsa 2003-46 parashtresa). Si gjatë viteve të mëparshme ashtu edhe gjatë periudhës së raportit në fjalë organet kom-petente rrallë herë iu përgjigjeshin me kohë jo vetëm kërkesave të qytetarëve, por edhe kërkesave të Avokatit të Popullit. Më shpesh përgjigjet arrinin pas kalimit të afatit edhe atë pas shumë in-tervenimeve të bëra me shkrim dhe pas hulumtimeve nga vendi i ngjarjes. Për tejkalimin e këtyre problemeve Avokati i Popullit edhe gjatë këtij viti në bazë të lëndëve, gjithnji e më shpesh bëri hulumtime nga vendi i ngjarjes, me ç’rast mund të konstatohet bashkëpunim i mirë me personat zyrtarë, ndërsa pas hulumtimeve nga vendi i ngjarjes veprohej më shpejtë dhe në mënyrë ligjore silleshin vendimet për kërkesat e qytetarëve. Duhet të përmendet edhe gatishmëria e personave përgjegjës të organeve kompetente nga kjo sferë, të cilët iu përgjigjeshin ftesave për takime të drejtëpërdrejta, por gjithashtu edhe me vetëiniciativë kërkonin takim me Avokatin e Popullit për marrjen e qëndrimeve të përbashkëta rreth çështjeve të caktuara juridike apo për ta vërtetuar gjendjen faktike. Duke vepruar në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve nga kjo sferë, mund të konstatohet se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mbështetje juridike, por nuk munden të lihen anësh rastet kur konstatohen shkeljet e të drejtave, përkatësisht për 18 parashtresa nuk është

Page 70: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 67 -

ngritur procedurë, derisa për 14 është konstatuar shkelje e të drejtave. Ndërkaq edhe pse pas shumë përpjekjeve dhe veprimeve të Avokatit të Popullit, përgjigjet nuk ishin në kohën e duhur, por megjithatë mund të konstatohet se në numrin më të madh të rasteve, ku janë konstatuar shkelje të të drejtave, organet kompetente kanë vepruar sipas propozimeve dhe udhëzimeve të Avokatit të Popullit, kështu që edhe qytetarët i kanë realizuar të drejtat e tyre. Prej 14 rasteve të shkeljeve të konstatuara, për 10 raste janë realizuar të drejtat, ndërsa për rastet tjera vazhdon pro-cedura, ndërkaq për raste të caktuara nevojitet proces më i gjatë meqenëse është i pashmang-shëm ndryshimi i akteve ligjore dhe nënligjore, me ç’rast Avokati i Popullit ka dorëzuar kërkesa dhe informata deri te organet kompetente. Një trend i këtillë i respektimit të propozimeve të Avokatit të Popullit ka të bëjë me vlerësimin se gjatë rasteve të periudhës së kaluar janë kon-statuar shkelje, ndërsa gjatë këtij viti janë tejkaluar lëshimet dhe joligjshmëritë, kështu që qytetarët i realizuan të drejtat e tyre. Prej 10 rasteve të periudhës së raportit të mëparshëm ku u konstatuan shkelje të të drejtave, në 7 raste qytetarët i realizuan të drejtat e tyre, ndërsa në 3 raste procedura për realizimin e të drejtave vazhdon. Parashtresat që gjatë periudhës së raportit në fjalë iu dorëzuan Avokatit të Popullit sikurse edhe në raportet e mëparshme kishin të bëjnë: me pranimin e gjendjes së siguruesit; me të drejtat e posaçme të kategorive të caktuara të qytetarëve (fëmijë, sëmundje të rënda etj. ); me kompensimet për shkak të mungesës në punë (pushim të lindjes, apo të sëmundjes) dhe me të drejtat tjera nga sfera e shëndetësisë. Në lidhje me participimin për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore, Avokati i Popullit edhe gjatë kësaj periudhe ka konstatuar shkelje me që qytetarëve iu merret participim më tepër se që është e paraparë me ligj, ndërsa procedurat për khtimin e mjeteve të marrura zakonisht janë të ngadalësuara me shumë pengesa administrative dhe kërkesa që palët të dorëzojnë dokumente të ndryshme, gjë që e vështirëson dhe ngadalëson realizimin e të drejtave. Në drejtim të participimit të qytetarëve në shërbimet shëndetësore, Avokati i Popullit përsëri e aktualizon nevojën për ndryshimin e rregullave ligjore në drejtim të lirimit dhe lehtësimit gjatë shfrytëzimit të shërbi-meve shëndetësore të grupeve të caktuara të popullatës që janë në rrezik, siç janë: perosnat e moshuar, fëmijët, personat me sëmundje të rënda dhe të pashërueshme, megjithëse mund të thu-het se në këtë plan ka disa lirime dhe lehtësime përkatëse, por vetëm për një grup të caktuar që janë në rrezik por edhe kjo nuk mjafton për realizimin pa kurrfarë pengesash të së drejtës ku-shtetuese për mbrojtje shëndetësore. Gjiathashtu dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me lehtësimin e shfrytëzimeve të shërbimeve shëndetësore sidomos me fëmijët dhe personat e moshuar, qytetarët e kanë vështirë t’i realizojnë në praktikë, ndojnëherë këto nuk zbatohen edhe për shkak të mosdijes por edhe për shkak të pengesave administrative. Sa i përket participimit të qytetërve gjatë furnizimit me barëra të cilat janë nga ashtuquajtura “listë pozitive”, qytetërt edhe gjatë këtij viti u ndeshën me problemet rreth dallimit të çmimit që e paguajnë qytetarët dhe çmimit të ten-derëve të ilaçit të vërtetuara sipas Fondit për sigurim shëndetësor. Avokati i Popullit nga organet kompetente ka kërkuar që të ndërmerren masat e duhura për tejkalimin e këtij problemi, me qël-lim që të mbrohen qytetarët të cilët janë të detyruar të paguajnë çmime shumë më të larta se sa çmimet të cilat i pranon Fondi, me ç’rast vështirësohet dhe pamundësohet shfrytëzimi i realizimit të së drejtës për mbrojtje shëndetësore. Megjithëse për tejkalimin e këtij problemi janë ndërmarrë masa të caktuara, Avokati i Popullit vlerëson se ky problem ende nuk është tejkaluar. Problem për të cilin ankoheshin qytetarët edhe gjatë këtij viti ishte realizimi i i të drejtës për shërim jashtë vendit dhe njohja e shpenzimeve të këtij shërimi nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor. Ndërkaq dallimi mes vitit të kaluar dhe vitit të raportit në fjalë, ishte se gjatë këtij viti organet kompetente i respektuan ligjet dhe aktet nënligjore, por për realizimin e kësaj të dre-

Page 71: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 68 -

jte nuk veprohet në kohën e duhur, kështu që procedurat zvarriten me ç’rast vihet në rrezik shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Si gjatë periudhës së kaluar ashtu edhe tani si probleme karakteristike janë rastet me shkeljet e të drejtave të qytetarit që kanë të bëjnë me mosnjohjen e gjendjes së personave të sigu-ruar, sepse sipas një vendimi të mëparshëm i cili nuk ekziston, nuk janë plotësuar obligimet ndaj Fondit, me ç’rastë nuk janë dhënë kartela të kaltërta për shkak të borxhit të mëparshëm, meg-jithëse personi i siguruar ka filluar që me kohë t’i paguaj kontributet në pjatueshmëri me sasinë e caktuar me ligj. Avokati i Popullit duke u thirrur në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me mënyrën e pagesës së kontributeve të mëparshme, kërkoi që personave të siguruar të iu jepen kartela të kaltërta, për periudhën kur ato i paguajnë në mënyrë të rregullt kontributet, ndërsa për borxhin e mëparshëm të ngrihet procedurë e paraparë sipas ligjit, me këtë rast përkrahje dha edhe Fondi për Sigurim shëndetësor i Republikës së Maqedonisë, kështu që këto mosmarrëveshje u tejkaluan.

Në lidhje me pagesën e kontributeve, deri te Avokati i Popullit u dorëzuan parashtresa që

kishin të bëjnë me zbatimin e dispozitave në lidhje me mënyrën e llogaritjes së kontributeve. Ndërkaq qytetarët potenconin se pagesa e këtyre kontributeve është e lartë krahasuar me kontrib-utet tjera, me këtë rast kontestohej komplikimi i koeficientit sipas të cilit paguhen kontributet. Gjithashtu kontestohej edhe zbatimi i Ligjit që ka të bëjë me sasinë e rrogës më të vogël e cila ende nuk është caktuar, por vetëm llogaritet 65% prej rrogës mesatare për çdo punëtor të çfarëdo dege, me çrast kontestohet çështja se a duhet që sasia që Ministria për punë dhe politik sociale e shpallën çdo muaj si rrogë mesatare të merret si sasi e plotë, pra aq sa është shpallur apo prej asaj sasie duhet të merren 65% në pjatim me nenin 93 të Ligjit për sigurim shëndetësor. Për sqarimin e kësaj çështje Avokati i Popullit dorëzoi një informatë deri te Ministria e shëndetësisë dhe Fondi për sigurim shëndetësor, me ç’rast përgjigje është marrë vetëm prej Fondit, në të cilën thuhet se të dhënat të cilat i shpallë Ministria për punë dhe politikë sociale janë përkatëse 65% prej rrogës mesatare, gjë që u vërtetua edhe nga Ministria për punë dhe politik sociale, megjithëse nuk është gjithaq e precizuar kjo çështje edhe gjatë shpalljeve mujore në gazetën “Gazeta zyrtare e Re-publikës së Maqedonisë”. Për këtë çështje dhe për rishqyrtimin e dispozitave ligjore që e rregul-lojnë këtë çështje ende nuk është marrë përgjigje prej Ministrisë së shëndetësisë. Gjatë veprimit në bazë të parashtresave mund të vlerësohet se megjithëse parashtresat e kësaj sfere nuk jasnë shumë krahasuar me numrin e parashtresave të sferave tjera, përsëri nuk mund të shprehet kënaqësi për respektimin e të drejtave të qytetarëve shikuar nga aspekti i veprimit sipas kohës, shpejtësisë dhe efikasitetit të kërkesave të qytetarëve, përkatësisht mund të thuhet se edhe në këtë sferë procedurat zvarriten paarsye edhe para organeve të shkallës së parë edhe para atyre të shkallës së dytë. Në kontekst të këtij konstatimi mund të potencohet se ky problem është prezent pothuajse te të gjitha parashtresat e pranuara pa marrë parasyshë arsyet se pse qytetarët i janë drejtuar Avokatit të Popullit, mu për këtë Avokati i Popullit gjatë gjithë inter-venimeve të tij i përkujton organet kompetente për obligimin që kanë për respektimin e afateve të caktuara kohore, gjatë sjelljes së vendimeve në lidhje me të drejtat e qytetarëve.

* * *

Gjatë analizimit të problemeve dhe vështirësive me të cilat ballafaqohen qytetarët gjatë realizimit të të drejtave nga sfera e shëndetësisë mund të konstatohet se:

Page 72: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 69 -

- nuk respektohen çdo herë aktet ligjore dhe nënligjore sipas të cilave realizohen këto të drejta;

- ekziston mosinformim i qytetarëve për këto të drejta derisa institucionet janë jotransparente, përkatësisht qytetarët më shpesh nëpër insititucionet shëndetësore njihen për obligimet e tyre, ndërsa pothuajse asnjëherë me të drejtat e tyre;

- grupe të caktuara në rezik siç janë fëmijët dhe personat e moshuar, nuk janë kre-jtësisht të liruar prej participimit, me ç’rast shpeshherë iu pamundësohet shfrytëzimi i mbrojtjes shëndetësore, megjithëse kjo e drejtë është e garantuar edhe me Ku-shtetutë dhe këto persona kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje të posaçme;

- vendimet që kanë të bëjnë me kërkesat e qytetarëve zvarriten shumë dhe sillen jashtë afateve të caktuara kohore.

Për këto arsye është e pashmangshme:

- respektim konsekuent i regullave egzistuese për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë;

- ndryshim i rregullave ligjore me mundësi që të lirohen prej participimit fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe personat mbi moshën 65 vjeçare, me qëllim që të realizohet mbrojtje e nivelit sa më të lartë shëndetësor, sipas Konventës për të drejtat e fëmi-jëve dhe për sigurim përkatës shëndetësor për personat e moshuar si dhe lirim nga participimi për shërbime të caktuara, për personat që vuajnë prej sëmundjeve të rënda e të pashërueshme, gjëra të cilat janë të parapara me planet e tanishme të Qeverisë (Avokati i Popullit vlerëson se këto çështje duhet të rregullohen me ligj për zgjidhje më afatgjate të problemeve dhe për shkak të sigurimit juridik të qytetarëve);

- të informohen qytetarët për të drejtat e tyre dhe të lehtësohen procedurat adiminis-trative për realizimin e tyre.

6.6.2. Sigurimi pensional dhe invalidor Çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë me Kushtetutë, i garantohet e drejta për siguri sociale dhe sigurim social, e cila realizohet në bazë të parimit për drejtësi sociale, duke respek-tuar humanizmin, drejtësinë sociale dhe solidaritetin të cilët përbëjnë rregullat themelore të Ku-shtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të të drejtave sociale të qytetarëve bëjnë pjes edhe të drejtat nga sfera e sig-urimit pensional invalidor të cilat realizohen në bazë të ligjit. Në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor edhe gjatë këtij viti si më parë qytetarët më shpesh i drejtoheshin Avokatit të Popullit për shkak të mosveprimit në kohë të duhur të organeve kompetente, për llogaritjet e padrejta të shumës së pensionit apo për llogaritjet e pabaza të afatit pensional, për shkak të kushteve të caktuara për bazë pensionale si dhe për shkak të pamundësisë për të realizuar pensionin invalidor. Për veprim sa më efikas dhe në kohë të duhur, për shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve si dhe për qartësimin e disa çështjeve të caktuara kontestuese, Avokati i Popullit gjatë periudhës raportuese, krahas intervenimeve me shkrim vazhdoi me përvojën e krijuar për të bërë hulumtime nga vendi i ngjarjes, me ç’rast jo vetëm që përmirësohej efikasiteti gjatë marrjes së vendimeve nga ana e organeve kompetente, por edhe jepej mundësia për vlerësim të drejtë të gjendjes fak-

Page 73: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 70 -

tike dhe për vlerësim sa më konsekuent të rregullave ligjore. Për shkak të mënyrave të këtilla të veprimit, Avokati i Popullit ishte edhe më këmbëngulës ndaj qëndrimeve të tij, që edhe më tutje të respektohen afatet e sjelljes së vendimeve në bazë të kërkesave të qytetarëve dhe në këtë dre-jtim mund të thuhet se ka njëfarë përparimi, përkatësisht organet kompetente veprojnë më shpejt dhe më me efikasitet, por megjithatë duhet të potencohet se nuk respketohen përherë afatet ko-hore për veprim. Gjithashtu është konstatuar se edhe përgjigjet ndaj Avokatit të Popullit më shpesh dorëzohen në kohë të papaërshtatshme, duke mos i respektuar ende dispozitat e Ligjit të ri për Avokatin e Popullit për ta informuar atë, se a janë në pyetje shkaqet objektive që nuk kanë mundësi organet dhe organiztatat kompetente ta respektojnë afatin e caktuar për përgjigje, me qëllim që t’iu caktohet afat plotësues. Ka raste kur përgjigjet e dorëzuara nuk janë të kompletuara apo janë sipërfaqësore, pa përgjigje përkatëse, që gjithashtu i pamundësohet Avokatit të Popullit për të qenë efikas dhe të siguroj mbrojtje në kohë të duhur për të drejtat e qytetarëve (prej 87 kërkesave të këtilla për 26 ende nuk ka përgjigje). Karakteristikë për parashtresat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave nga sfera e sigurimit pensional dhe invalidor është se pjesa më e madhe e tyre janë të pabaza, pra mund të thuhet se sa i përket zbatimit të rregullave ligjore, përkatësisht prej gjithsejt 169 parashtresave të pranuara në vitin 2003 vetëm në 34 raste janë konstatuar shkelje të të drejtave. Një konmstatim i këtillë na shpie drejt përfundimit se qytetarët pak i njohin të drejtat e tyre ligjore dhe kushtet si-pas të cilave mund të realizohen ato, për këtë duhet të kemi rregulla më të qarta ligjore, që të nji-hen qytetarët me rregullat e tyre dhe veprim më transparent i këtyre institucioneve. Në lidhje me qëndrimet që kanë organet kompetente ndaj dorëzimit të rekomandimeve, propozimeve dhe udhëzimeve të Avokatit të Popullit pas konstatimit të shkleljeve të të drejtave të qytetarëve, mund të thuhet se ekziston gatishmëri për t’i respektuar propozimet, me ç’rast për një pjesë të mirë të rasteve procedura ka përfunduar në interes të qytetarëve, përkatësisht palët e kanë realizuar të drejtën e tyre pas marrjes së veprimeve nga ana e Avokatit të Popullit. Prej 34 rekomandimeve dhe udhëzimeve të dorëzuara, për 21 raste është vepruar gjatë periudhës së raportit në fjalë. Gjithashtu edhe prej rekomandimeve dhe udhëzimeve të dorëzuara viteve të mëparshme, pjesa më e madhe e tyre janë respektuar gjatë vitit 2003 dhe është vepruar sipas tyre, përkatësisht prej 18 lënëdëve ku janë konstatuar shkelje të të drejtave të qytetarëve, në 13 raste parashtruesit e realizuan të drejtën e tyre, ndërsa vetëm për 5 raste vazhdon procedura. Nga parashtresat e dorëzuara të cilat kanë të bëjnë me sigurimin pensional dhe invalidor, qytetarët krahas problemit të zvarritjes së procedurës u ballafaquan edhe me probleme tjera siç janë: ato të realizimit të pensionit në baz ëtë moshës, inavliditetit dhe gjatë realizimit të pensionit familjar apo të drejtave tjera që dalin nga sigurimi pensional dhe invalidor siç është, mospërf-shirja apo përfshirja në mënyrë të gabuar e të dhënave gjatë evidentimit amë, për shkak të mospasjes së të dhënave të caktuara për arsye të mosdorëzimit të tyre me kohë nga ana e punëd-hënësit si dhe probleme tjera të kësaj natyre. Si problem në bazë të cilit Avokati i Popullit dhe Fondi për sigurim pensional dhe invalidor kanë qëndrime të kundërta, është saktësimi i pensionit minimal në rastet kur qytetarët kanë përvojë punuese jashtë vendit, por që ende nuk e kanë reali-zuar të drejtën e pensionit prej jashtë. Avokati i Popullit vlerëson se në pajtueshmëri me ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, deri në realizimin e të drejtës së pensionit prej jashtë, qytetari i cili e ka fituar të drejtën për pension të Maqedonisë më të ulët se ai minimal ka të drejtë për pen-sion minimal, meqenëse sigurimi pensional është një prej të drejtave sociale që janë bazë e parimit për drejtësi sociale dhe solidaritet të gjeneratave, me ç’rast me ligj garantohet pension minimal. Ndrëkaq Fondi gjatë këtyre rasteve nuk paguan pension minimal, duke e arsyetuar këtë

Page 74: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 71 -

qëndrim potencon se mund të ndodhë që marrja e pensionit prej jashtë të jetë më shumë se ai minimal dhe me këtë rast do të bëhet pagesë e pabazë, kështu që këto mjete Fondi vështirë se mund ti kthej, megjithëse ekzistojnë mekanizma ligjore për kthimin e mjeteve të parapaguara, pra Fondi ka mundësi për marrjen e pjesës së pensionit që është paguar pabazë. Si gjatë periudhave të tjera raportuese ashtu edhe gjatë kësaj periudhe, numri më i madh i parashtresave ka të bëjë me realizimin e të drejtës për pension invalidor, me ç’rast qytetarët shprehin pakënaqësi gjatë vendimeve që ndërmarrin komisionet kompetente në drejtim të vlerësimit të aftësive punuese që janë bazë për realizimin e pensionit invalidor. Pas këtyre parashtresave Avokati i Popullit në më shumë raste nuk ka mundësi që t’iu ndihmoj këtyre qytetarëve, me që as nuk është kompetent e as nuk është ekspert për t’i studiuar të dhënat dhe mendimet e komisioneve kompetente në drejtim të gjendjes shëndetësore, por megjithatë ka in-tervenuar deri te organet kompetente që në mënyrë reale dhe të drejtë të bëjnë vërtetimin e gjend-jes faktike para se të sjellin çfarëdo vendimi. Përderisa Avokati i Popullit konstaton lëshime të dukshme gjatë procedurës apo nëse vërteton se mendimet dhe të dhënat e komisioneve kompe-tente janë në kundërshti me njëra tjetrën apo kanë dallime sa i përket gjendjes faktike, insiston dhe kërkon rishqyrtimin e tyre të sërishëm, përkatësisht realizimin e të drejtës nëse të dhënat që ishin prezente dëshmonin ekzistimin e invaliditetit. Gjithashtu Avokati i Popullit mund të konsta-tonte se problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët para organeve kompetente, sidomos me ndërrimin e komisioneve edhe më tutje mbeten të hapura, jo vetëm atëherë kur janë në pyetje zvarritjet e procedurave, por edhe atëher kur duhet të jepen të dhëna, vlerësime, mendime objek-tive, jepen mendime të njëanshme në lidhje me aftësitë punuese. Qytetarët mendojnë se një të drejtë të këtillë mund ta realizojnë vetëm ato qytetarë që do t’iu japin ryshfet anëtarëve të ko-misionit, me ç’rast për këtë konstatim i njoftuam organet kompetente. Në drejtim të të drejtave tjera të cilat realizohen në bazë të invaliditetit, përkatësisht në bazë të mungesës së aftësive punuese, karakteristike janë edhe parashtresat që kanë të bëjnë me të drejtën e kompensimit për ndërprerje të marrëdhënieve punuese të invalidit të punës, për shkak të ndërprerjes së ekzistimit të personit legjitim. Duke pasur parasysh faktin se parashtresat për falimentim dhe likuidim shqyrtohen nëpër organet gjyqësore dhe zvarriten shumë, ndërsa Fondi insiston për çregjistrimin e personit legjitim nga regjistri gjyqësor, invalidi i punës të cilit i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës për shkak të falimentimit apo likuidimit, as nuk mund të kthehet në punë e as nuk mund ta realizoj të drejtën për kompensim nga Ndërmarrja apo Fondi. Bazë lig-jore për realizimin e kësaj të drejte është shpallja e falimentimit apo likuidimit të personit leg-jitim, ndërkaq në Statutin e Fondit parashihet edhe një kusht plotësues, përkatësisht çregjistrim formal të personit legjitim prej regjistrit gjyqësor, me ç’rast invalidët e punës shumë vështirë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Një problem të veçantë përfaqëson edhe realizimi i të dre-jtave të caktuara të personave invalid të cilët si invalid janë paranuar nëpër punëtori të siguruara ku kanë punuar një kohë të gjatë, por për shkak të falimentimit apo likuidimit të personit legjitim iu janë ndërprerë marrëdhëniet e punës. Këto persona më shpesh për shkak të moshës si dhe për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore nuk munden që përsëri të punësohen si invalidë e as nuk mund ta realizojnë të drejtën për pension ivalidor sepse invaliditeti është shkaktuar para punësimit, kështu që nuk e plotësojnë kushtin ligjor për realizimin e të drejtës për pension invali-dor e as nuk mund ta realizojnë të drejtën për kompensim si invalidët e punës për shkak të li-kuidimit apo falimentimit të personit legjitim që i ka punësuar. Me qëllim të tejkalimit të prob-lemeve të këtyre personave Avokati i Popullit dërgoi një informatë të posaçme deri te Ministria për punë dhe politik sociale që të rishqyrtohen rregullat ekzistuese ligjore dhe të parashihen ku-shte përkatëse për realizimin e të drejtave të personave invalid, te të cilët invaliditeti është shkak-

Page 75: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 72 -

tuar para se të punësohen, por si persona me aftësi pune të kufizuara punojnë me orarë të plotë të punës, sidomos duhet patur kujdes me të drejtat të cilat kanë të bëjnë me periudhën pas ndërprer-jes së marrëdhënieve të punës për shkak të falimentimit apo likuidimit të personit legjitim apo për shkak të shpalljes si tepricë teknologjike. Pas kësaj informate deri te Avokati i Popullit ende nuk ka arritur përgjigje prej ministrisë dhe nuk janë ndërmarrë masa për tejkalimin e këtyre probelmeve që i përjetojnë personat e përmendur. Gjithashtu një numër i madh i parashtresave kanë të bëjnë me kërkesat për korrektimin e shumës së pensionit të realizuar, me ç’rast Avokati i Popullit intervenonte vetëm në rastet kur gjatë llogaritjeve të shumës së pensionit nuk është marrë parasyshë e gjithë përvoja punuese dhe rrogat e paguara. Ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore dhe zbatimi i dispozitave ligjore ekzistuese që kanë të bëjnë me përcaktimin e bazës për vërtetimin e shumës së pensionit, në periudha të ndryshme kohore shkaktojnë përcaktimin e shumave të ndryshme të pensionit, kështu që megjithëse persona të caktuar kanë punuar në të njëjtat vende të punës, janë paguar njëjte përkatësisht kanë pasur kushte të njëjta për pension, megjithatë nuk paguhen sipas shumës së njëjtë të pensionit, me ç’rast qytetarët shpeshherë vlerësojnë se gjinden në pozitë jo të barabartë me personat tjerë të siguruar apo mendojnë se është vërtetuar në mënyrë të gabuar, shuma mujore e pensionit dhe kërkojnë rishqyrtimin e saj. Në lidhje me njohjen e përvojës së pensionit janë dorëzuar më shumë parashtresa, me ç’rast Avokati i Popullit ka vërtetuar se ato kanë të bëjnë me mosplotësimin e të dhënave gjatë evidentimit amë të Fondit apo me mosnjohjen e përvojës së caktuar të pensionit, për shkak të mospasjes së dëshmive të duhura nga ana e qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe veç më po zgjidhjen çështjet në lidhje me pensionistët të cilët pen-sionin duhej ta realizonin prej organeve kompetente të Republikës së Sërbisë dhe Malit të Zi, duke pasur parasysh faktin se u nënshkrua marrëveshje ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe ish Republikës Jugosllave për sigurim social, por megjithatë shpesh ndodh që qytetarët nuk mund që me kohë t’i realizojnë këto të drejta për shkak të veprimeve me vonesë të organeve kompe-tente jashtë vendit. Për këtë Avokati i Popullit insistonte që organet kompetente të Republikës së Maqedonisë të jenë më këmbëngulëse dhe më shpesh të intervenojnë deri te organet kompetente jashtë vendit, që të veprojnë më shpejt ndaj kërkesave të qytetarëve dhe t’i dërgojnë me kohë të dhënat e nevojshme për vërtetimin e sasisë së pjesës së pensionit apo për ripensionim, këto insis-time rezultuan me përparim të dukshëm sa i përket përshpejtimit të procedurave. Ndërkaq në këtë periudhë raportuese Avokati i Popullit u ballafaqua edhe me problemet e pensionistëve të luftës të cilët janë lënë anësh me këtë marrëveshje, kështu që të dhënat për rrogat e marrura dhe për kontributet e paguara ende nuk janë dorëzuar deri te organet kompetente të Rpublikës së Maqe-donisë. Në ndërkohë sipas informatave të marrura nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, problemet rreth sigurimit inavlidor dhe problemet e përmendura do të tejkalohen duke pasur parasysh faktin se veç më ka filluar dorëzimi i dokumenteve prej Republikës së Sërbisë dhe Malit të Zi. Kështu që gjatë kësaj periudhe u tejkaluan problemet që kishin të bëjnë me përvojën pen-sionale të realizuar në ish APJ, përvojë e cila veç më është evidentuar në evidentimet amë të Fondit dhe është marrë si bazë për realizimin e të drejtës së pensionit, por jo edhe si bazë për sak-tësimin e shumës së pensionit për shkak të problemeve të përmendura më parë me dokumentet për pagesat e rrogave dhe kontriubuteve. Si gjatë periudhave të kaluara raportuese ashtu edhe gjatë kësaj periudhe një pjesë e prob-lemeve të sigurimit pensional kishin të bëjnë me pajtueshmërinë e parimeve pensionale për ndar-

Page 76: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 73 -

jen e 8%-shit, në pajtueshmëri me ligjin për pagesën e rrogave dhe pensioneve në Republikën e Maqedonisë si dhe në pajtueshmëri me parimet pensionale për dhënien e 48,53%-shit punëtorëve të mëparshëm të Ministrisë së punëve të brendshme, probleme këto të cilat veç më po tejkalohen me pagimin e këtyre mjeteve me më shumë kiste. Pagesa e 48,53%-shit, që duhet t’iu paguhet pensionistëve të mëparshëm pranë Mnistrisë së punëve të brendshme, realizohet në pajtueshmëri me Ligjin e mpërshëm për punë të brend-shme, kështu që me këtë rast u shkaktuan dallime të mëdhaja jo vetëm me të ardhurat pensionale ndërmjet personave që janë pensionuar në bazë të Ligjit të mëparshëm dhe personave që janë pensionuar sipas rregullave të tanishme ekzistuese dhe që e realizojnë të drejtën e pensionit si-kurse të punësuarit në Ministrinë e punëve të brendshme, kështu ndodh që pensionet të jenë shumë më të larta se sa rrogat e atyre që punojnë në mënyrë aktive në Ministrinë e punëve të brendshme në të njëjtin vend të punës. Për këto arsye nga ana e pensionistëve të tanishëm të Min-istrisë së punëve të brendshme është ngritur iniciativë për ndërrimin e rregullave ligjore, me qël-lim që të vihen në pozitë të barabartë të gjithë pensionistët e Ministrisë së punëve të brendshme, shikuar nga aspekti i kushteve sipas të cilave caktohet pensioni. Kjo iniciativë është përkrahur prej Avokatit të Popullit dhe prej resorëve të ministrisë. Edhe gjatë këtij viti përsëri u shtrua çështja për mbledhjen e mjeteve të pensionistëve në Fondin e solidaritetit, me ç’rast ankesat më shpesh kishin të bëjnë me Shoqatat që kërkojnë këto mjete të Fondit të solidaritetit të hudhen nëpër llogarit e tyre, ndërsa Fondi për sigurim pensional dhe invalidor ia dorëzon Lidhjes së shoqatave, meqenëse konsideron se do të shkaktohen prob-leme të mëdhaja dhe do të dalë punë e madhe, nëse këto mjete i dorëzon te çfarëdo shoqate, duke pasur parasysh faktin se për çdo ditë shtohet numri i këtyre shoqatave. Edhe krahas problemeve ekzistuese dhe insistimeve të Fondit, që shoqatat të merren vesh ndërmjet tyre për gjetjen e zgjidhjeve përkatëse, ky problem ende është aktual dhe i pazgjidhur.

* * *

Duke pasur parasysh problemet dhe vëshirësitë e përmndura gjatë realizimit të të drejtave

për sigurim pensional dhe invalidor, mund të konstatohet se ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore shkaktojnë trajtesë jo të barabartë të personave të siguruar varësisht prej periudhës që e kanë fituar të drejtën e pensionit. Gjithashtu sistemi i komplikar dhe shpeshherë i pakuptueshëm rreth llogaritjeve të pensionit, bënë që qytetarët të dorëzojnë parashtresa spese as nuk janë të njoftuar e as nuk mund ta kuptojnë sistemin për llogaritjen e pensionit. Mosinformimi i qytetarëve për kushtet rreth realizimit të së drejtës për pension, bënë që personat e siguruar të drejtën e pensionit ta realizojnë pas disa muajve apo viteve, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk kanë kurrfarë të ardhurash për shkak se iu janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me fuqi ligjore pas plotësimit të kushteve për pension apo për shkak se iu është ndërprerë e drejta e kompensimit për shkak të mospunësimit.

Duke i pasur parasysh problemet e këtilla që kanë të bëjnë me realizimin e kësaj të drejte që është e natyrës ekzistenciale, është e pashngshme që:

- që mos të bëhen shumë shpesh ndryshime të mëdhaja në rregullat ligjore që shkak-tojnë trajtim jo të barabartë të personave të siguruar;

- të parashihet një sistem më i thjeshtë për caktimin e pensionit që do të jetë i qartë edhe për ato që e zbatojnë ligjin edhe për qytetarët;

Page 77: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 74 -

- qytetarët të kenë mundësi të njihen me të drejtat e tyre në mënyra të ndryshme nëpërmjet institucioneve që vendosin për këto çështje;

- në drejtim të kohëzgjatjes së veprimeve të organeve kompetente që kanë të bëjnë me sigurimin pensional dhe invalidor si dhe në drejtim të bashkëpunimit dhe qën-drimeve ndaj propozimeve të Avokatit të Popullit është bërë njëfarë përparimi por ende nuk mund të thuhet se në mënyrë konsekuente respektohen afatet ligjore që kanë të bëjnë me kërkesat dhe ankesat e qytetarëve si dhe me veprimet dhe kërkesat e Avokatit të Popullit, duke pasur parasysh faktin se pensioni përfaqëson njërën prej të drejtave themelore ekzistenciale të qytetarëve.

Me zbatimin e Ligjit për kapital finansiar për sigurim pensional, pritet që të përmirësohet

gjendja gjatë realizimit të kësaj të drejte dhe të tejkalohet një pjes e problemeve. 6.7. Mbrojtja e të drejtave nga lëmi arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit Duke vepruar në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve nga lëmi arsimit Avokati i Popullit para së gjithash ishte i prirë nga e drejta kushtetuese e cila iu garanton të gjithë qytetarëve arsimim sipas kushteve të barabarta. Sikurse vitin e kaluar ashtu edhe gjatë vitit 2003 parashtresat që llogariteshin nga lëmi i arsimit kishin të bëjnë me arsimin superior, ndërsa parashtresat që kishin të bëjnë me të drejtat e nxënësve deri në moshën 18 vjeçare, të cilët trajohen si fëmijë janë përfshirë në kuadër të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve. Numri më i madh i parashtresave edhe gjatë këtij viti kishin të bëjnë me participimin për studim, me ndryshimet e politikës regjistruese nëpër institucionet e shkollimit superior, gjeg-jësisht me kushtet e participimit të studentëve dhe me kushtet për regjistrim, më pastaj parashtre-sat kishin të bëjnë me standardin studentor nëpër shtëpitë e studentëve si dhe me fitimin e të dre-jtës për kredi apo bursë studentore dhe me çmimet për shërbimet që iu bëhen studentëve prej in-stitucioneve të arsimit superior. Duke vepruar në bazë të parashtresave edhe gjatë kësaj periudhe raportuese Avokati i Popullit shpeshherë u ballafaqua me moskooperimin e organeve kompetente, që u shpreh sido-mos me mosveprim ndaj kërkesave të tij duke mos dhënë informata që janë të domosdoshme për të vepruar në bazë të kërkesave të qytetarëve. Kështu që rrallë herë respektoheshin afatet e mar-rëveshjes ndërsa në raste të caktuara edhe krahas urgjencave të shumta nuk merrej përgjigje. Për të gjitha këto probleme dhe pengesa me të cilat ballafaqohej gjatë punës së tij, Avokati i Popullit i informoi organet më të larta, por edhe masat e këtilla nuk u treguan të frytshme, me ç’rast Avo-kati i Popullit para se ta njoftonte Qeverinë e Republikës së Maqedonisë apo Paralamentin, bëri përsëri përpjekje për të marrë përgjigje adekuate prej funksionarëve të cilët udhëheqin me or-ganet, me qëllim që të siguroj realizimin e të drejave të parashtruesve. Një qëndrim i këtillë i or-ganeve dhe organizatave shkaktonte mosefikasitet edhe në procedurën e Avokatit të Popullit, përkatësisht shkaktonte zvarritjen e saj, gjë që është në kundërshti me Ligjin për Avokatin e Popullit. Parashtresat e kësaj sfere kishin të bëjnë me më shumë persona kështu që Avokati i Popullit bënte përpjekje që problemi të zgjidhet në formë më të përgjithshme e jo vetëm në dre-jtim të së drejtës të parashtruesit. Duke vepruar në bazë të parashtresave të kësaj lëmie Avokati i Popullit konstatoi se edhe gjatë këtij viti fare pak mbahej llogari për standardin studentor, ndërsa

Page 78: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 75 -

organet që duhet t’i zgjidhin çështjet nga lëmi i arsimit para së gjithash Universiteti dhe Ministria për arsim dhe shkenc, nuk i respektonin përherë rekomandimet dhe propozimet e Avokatit të Popullit. Kështu prej gjithsejt 26 parashtresave të pranuara gjatë vitit 2003 dhe 12 që kanë ngelur prej vitit të mëparshëm, në 8 raste janë konstatuar shkelje të të drejtave me ç’rast vetëm për tre raste është vepruar pjesërisht sipas propozimeve dhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ndërsa në pesë raste nuk është vepruar fare. Në një numër të madh të parashtresave që kishin të bëjnë me mbrotjen e të drejtave nga lëmi i arsimit, Avokati i Popullit nuk konstatoi shkeljen e të drejtave. Por megjithatë duke vepruar në baz të parashtresave të caktuara individuale u konstatuan shkelje të të drejtave që ki-shin të bëjnë me më shumë studentë, siç ishin rastet me pranimin e studentëve për vendosje nëpër shtëpitë studentore, rastet me ndarjen e bursave dhe kredive studentore dhe rastet me caktimin e participimit nëpër institucionet e shkollimit superior. Kështu që edhe gjatë këtij viti Avokati i Popullit duke bërë hulumtim nga vendi i ngjarjes nëpërmjet dokumenteve për pranimin dhe ven-dosjen e studentëve nëpër shtëpitë shtetërore të studentëve, konstatoi mjaftë lëshime dhe paligjshmëri në lidhje me këtë të drejtë të studentëve, sidomos gjatë caktimit të pikave të rangi-mit që nuk janë bërë sipas kritereve të vërtetuara. Gjatë këtij viti u përkrah propozimi i Avokatit të Popullit për përfshirjen e studentëve në Komisionin për pranimin e studentëve nëpër shtëpitë shtetërore të studentëve, me ç’rast është ndryshuar edhe Rregullorja. Me ndryshimet e Rregul-lores me një tjetër mënyrë bëhej vlerësimi sipas kritereve të caktuara, pra u përfshi edhe suskesi gjatë studimeve. Ndërkaq gjatë hulumtimeve nga vendi i ngjarjes u konstatua se vlerësimet sipas kritereve të suksesit nuk janë zbatuar sipas Rregullores së re që është e vlefshme, por është zba-tuar formula e dispozitave prej Rregullores së mëparshme e cila ishte e pavlefshme. Avokati i Popullit edhe një herë i potencoi të gjitha lëshimet dhe parregullsitë gjatë vendosjes së studentëve nëpër shtëpitë studentëore, me ç’rast janë bërë korigjime vetëm te një pjesë e studentëve që dorëzuan parashtresa, mu për këtë edhe prej vitit në vit përsëriten parregullsitë dhe lëshimet në këtë lëmi. Ndërkaq në drejtim të vendosjes së studentëve nëpër shtëpitë studentore nuk është mbajtur gjithaq llogari për standardin e studentëve me ç’rast janë rritur çmimet për ushqim dhe vendosje nëpër këto shtëpi, ndërsa shumë pak është bërë për përmisimin e kushteve të tyre për jetesë. Për këto arsye organet kompetente duhet që kujdes të posaçëm t’i kushtojnë kësaj çështje sepse është obligim ligjor që gjat përmirësimit të çështjeve të caktuara të mbahet llogari edhe për standardin jetësor të tyre. Në drejtim të participimit të studentëve gjatë shkollimit superior është vlerësuar se edhe gjatë caktimit të çmimeve rreth shërbimeve që iu ofrojnë institucionet e larta studentëve, nuk mbahet llogari e mjaftueshme për standardin studentor dhe për trajtesën e njëjtë të studentëve, nëpër të gjitha institucionet e larta. Me këtë rast Avokati i Popullit me vetëiniciativë ka ngritur procedur për rishqyrtimin e çmimeve nëpër fakultete të caktuara, ku u zbatuan pagesa të ndry-shme pa bazë ligjore, me ç’rast edhe më tepër u vështirësua standardi studentor. Pas interveni-meve të Avokatit të Popullit një pjesë e këtyre kompensimeve u ndërprenë, por ende ka ngelur një pjesë e madhe e tyre, që nuk kanë kurrfarë logjike dhe arsyetimi. Me formimin e Këshillit për shkollim superior, Avokati i Popullit shpreson se do të tejkalohen problemet rreth finansimit të shkollimit superior dhe do të parashihet politik e njëjtë për të gjitha fakultetet, politikë e cila do të garantoj barabarsi dhe siguri juridike. Siguria jurdike dhe barabarsia e studentëve gjatë periud-hës së raportit në fjalë ishte e çrregulluar me trajtimin jo të barabartë të studentëve nëpër fa-kultete të caktuara, që i obligojnë disa studentë me mjete participimi.

Page 79: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 76 -

Kështu disa fakulete iu mundësonin studentëve që në vend që t’i japin të gjitha provimet në afatin e shkurtit, mund t’i kryenin edhe në afatin e shtuar të marsit, por pa potencuar me këtë rast se në vazhdimin e sesionit nuk jan përshirë studentët të cilët janë regjistruar me vetëfinan-cim. Ndërkaq të gjithë studentëve që i kanë dhënë provimet e parapara në sesionin e vazhduar iu është shënuar në indeks se lirohen prej participimit, ndërkaq në mënyrë plotësuese kërkohej të paguanin partcipim, me ç’rast u organizuan edhe greva nëpër fakultete të caktuara. Avokati i Popullit duke intervenuar për këto raste, insistonte për trajtim të barabartë të të gjithë studentëve duke potencuar se fakultetet duhet patjetër të mbajnë llogari për sigurinë juridike të studentëve dhe mos t’i hutojnë ata me aktet e tyre. Pas këtyre intervenimeve një pjes e fakulteteve vetëm e zvogëluan participimin me 50%, ndërsa një pjesë tjetër e fakulteteve iu dha mundësi studentëve që participimin ta paguajnë me kiste. Një pjes e parashtresave të kësaj lëmie kishin të bëjnë me nostrifikimin e diplomave jashtë vendit dhe me miratimin e teksteve mësimore dhe me këtë rast Avokati i Popullit u përqëndrua vetëm në procedurën e caktuar ligjore për realizimin e këtyre të drejtave dhe vlerësoi se edhe gjatë realizimit të këtyre të drejtave procedurat zvarriten paarsye. Avokati i Popullit vepronte edhe gjatë parashtresave që kishin të bëjnë me realizimin e të drejtës së specializimit të punëtorëve të shëndetësisë pranë institucioneve shëndetësore, kështu për shkak të përvojës së ndryshme në drejtim të njohjes së shpenzimeve për specializim, përkatësisht një pjesë e institucioneve shëndetësore personave që dëshirojnë të specilaizojnë iu mbulojnë shpen-zimet për specializim, ndërsa një pjesë e tyre nuk i mbulojnë këto shpenzime. Duke pasur para-sysh faktin se nuk ekziston obligim ligjor për kompensim të detyrueshëm të këtyre shpenzimeve, por një gjë e këtillë rregullohet nga vetë institucionet, Avokati i Popullit nuk pati mundësi për të intervenuar, përveç në drejtim të procedurës duke i respektuar kushtet sipas të cilave mundësohet specializimi, të cilat parimisht edhe respektoheshin.

* *

* Në lidhje me problemet dhe vështirësit e përmendura që kanë të bëjnë me lëmin e arsimit mund të potencohet se:

- edhe më tutje vazhdon bashkëpunimi joadekuat dhe i pakënaqshëm i Avokatit të Popullit me organet kompetente të cilat vendosin për të drejtat e qytetarëve nga kjo lëmi, me ç’rast jo vetëm që pengohet puna e tij me parashtresa por pamundësohet edhe marrja e masave në kohën e duhur, me ç’rast nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkenc tolerohen veprimet joadekuate dhe joligjore të organeve kompetente në dëm të qytetarëve;

- nuk e kziston kujdesi i duhur për standardet e nxënësve dhe sudentëve, ndërsa me obligimet e ndryshme të parapara jo vetëm që keqësohej standardi i nxënësve dhe studentëve por edhe krijoheshin kushte jo të barabarta nëpër të gjitha institucionet, pra edhe në kuadër të universitetit;

- aktet ligjore dhe nënligjore nuk respektohen në mënyrë konsekuente kur është fjala për realizimin e të drejtave të më shumë qytetarëve siç janë rastet me vendosjen nëpër shëtpitë e studentëve, me ndarjen e bursave dhe kredive të nxënësve dhe stu-dentëve, me caktimin e participimit dhe pjësëmarrjen e studentëve me vetëfinancim në studime.

Nisur nga kjo që u tha e pashmangshme është që:

Page 80: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 77 -

- të krijohet bashkëpunim efikas dhe me kohë, ndërmjet organeve kompetente dhe Avokatit të Popullit si dhe të respektohen kërkesat, propozimet dhe rekomandimet e tij;

- të krijohen kushte që arsimi të realizohet për të gjithë sipas kushteve të njëjta; - të respoktohen obligimet ligjore nga ana e organeve kompetente për t’i kushtuar ku-

jdes standardit të nxënësve dhe studentëve si dhe të njësohen kompensimet që i paguajnë studentët për shërbime të njëjta nëpër institucione të ndryshme të arsimit superior;

- të respektohen në mënyrë konsekuente aktet ligjore e nënligjore, të zbatohen me regull dhe në mënyrë të njëjtë, sidomos gjatë veprimeve që kanë të bëjnë me më shumë qytetarë;

- duke pasur parasysh faktin se gjithnji e më shumë është prezente dhuna te të rinjtë, sidmos janë brengosëse incidentet me të miturit, duhet patjetër që në procesin arsi-mor të parashihen edhe përmbajtje dhe aktivitete sipas të cilave të rinjtë do të zhvil-lohen në personalitete pozitive dhe do të përgatiten për jetë me përgjegjësi në një shoqëri të lirë në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nacionale, apo fetare. Me këtë rast shtrohet edhe nevoja për të mësuar për të drejtat e njeriut në kuadër të sistemit arsimor nëpër të gjitha nivelet e asrimit, duke i kushtuar kujdes edhe segmentit të edukimit në arsim.

6.8. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve

Duke vepruar në baz të parashtresave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmi-jëve, nuk mund të mos konstatojmë se gjendja ekonomike në shtet, papunësia dhe standardi i ulët jetësor i qytetarëve e pamundësojnë realizimin konsekuent të të drejtave të fëmijëve të garantuara me Konventën për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu edhe vetëdija jo e ngritur sa duhet te disa per-sona që kujdesen për të drejtat e fëmijëve duke u nisur nga prindërit, arsimtarët dhe personat zyr-tarë nëpër institucionet shtetërore, të cilët duke mos marrë parasysh faktin se fëmijët janë sub-jekte të posaçme me të drejtat dhe obligimet e tyre dhe duke haruar se gjatë sjelljes të të gjitha vendimeve që kanë të bëjnë me fëmijët para së gjithash duhet të mbahet llogari për intresat më të mira të tyre, shkaktojnë shkeljen e të drejatve të fëmijëve duke mos i kushtuar shumë rëndësi kri-jimit të kushteve përkatëse për realizmin e të drejtave të fëmijëve. Edhe gjatë kësaj periudhe raportuese mund të vërehet se numri më i madh i parashtresave që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, janë të lidhura me realizimin e raporteve individuale ndërmjet fëmijës dhe prindërit me të cilin nuk jeton, ndërkaq parashtresat më shpesh shprehin pakënaqësinë e prindit ndaj Qendrave për punë sociale. Këto parashtresa ngadonjëherë me arsye zgjatin më shumë sepse për të vepruar në mënyrë të drejtë Qendrat duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha autorzimet ligjore në drejtim të mbikëqyrjes ndaj të drejtës së prindit, duhet të zbatojnë metoda këshillëdhënëse, të bëjnë hulumtim nga vendi i ngjarjes si dhe të organizojnë takime më të shpeshta me prindërit të cilët shkaktojnë më tepër probleme si dhe veprime tjera të ngjajshme. Megjithatë për fat të keq është konstatuar se gjatë veprimeve të qendrave sikur harohen fëmijët, sepse rrallë herë në mënyrë profesionale punohet me ato për tejkalimin e traumave të shkaktuara nga sjelljet joadekuate të prindërve, e aq më pak qendrat bëjnë përpjekje që ta dëgjojnë edhe mendimin e fëmijës për të gjitha çëhtjet që kanë të bëjnë me të, kuptohet në kuadër të aftësive dhe mundësive që kanë, për të kuptuar se çka është më mirë për ato.

Page 81: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 78 -

Specifike për këto lëndë është se në shumë raste prindët tregojnë para së gjithash për shkeljen e të drejtës së tyre për të mbajtur kontakte peronale me fëmijën i cili jeton me tjetrin prind si dhe për mosmbajtjen e llogarisë për të drejtat e fëmijës. Gjatë këtyre rasteve prindët më shpesh për shkak të mospastrimit të hesapeve ndërmjet veti, ata vetë bëjnë shkeljen e të drejtave të fëmijëve. Gjithashtu edhe qendrat për punë sociale hasin në vështriësi gjatë tejkalimit të këtyre problemeve, sepse shpeshherë prindët nuk kanë vullnet për bashkëpunim me qendrat dhe nuk i respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet e tyre. Problem të posaçëm gjatë realizimit të të drejtave të fëmijëve për të mbajtur kontakt me prindin me të cilin nuk jeton, edhe sivjet paraqet ekzekutimi i vendimeve të Qendrave për punë sociale të cilat nuk kanë instrumente efikase juridike për ekzekutimin e tyre, me ç’rast ndërmjetësimi i policisë zbatohet si mjet i fundit, ndërsa në disa raste vendimet e këtilla edhe nuk zbatohen me që metodat e këtilla mund të shkaktojnë pasoja me traumë në shëndetin psikik të fëmijës. Për këto arsye Avokati i Popullit gjatë sugjerimeve dhe vërejtjeve të tij drejtuar qen-drave, më shpesh bënte thirje për zbatimin e metodave këshilldhënëse, për t’u ftuar në bisedë të dy prindët si dhe për punë të vazhdueshme të ekspertëve me fëmijën. Ndërkaq nëse ishte fjala për sjellje ekstreme të njërit prind që rezulton edhe me ndërprerjen e tërësishme të kontakteve ndërmjet fëmijës dhe prindit me të cilin nuk jeton, preferohet që Qendrat për punë sociale të ndërmarin masa më rigoroze ndaj prindit i cili i pamundëson kontaktet. Gjithashtu Avokati i Popullit dërgoi edhe një informatë të posaçme deri te Minsitri për punë dhe politik sociale, për gjetjen e zgjidhjeve sa më adekuate për realizimin e kësaj të drejte të përmendur, prej ku kemi përgjigje se janë duke u përgatitur ndryshime në Ligjin për familje, sipas të cilave duhet që të zvogëlohen dhe të zbuten problemet me ekzekutimin e vendimeve të qendrave, për mbajtjen e kontaketeve personale me prindin me të cilin nuk jeton fëmija. Me sjelljen e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve megjithëse pritej që të përmirësohet gjendja lidhur me të drejtat e fëmijëve, para së gjithash shikuar nga aspekti i sigurimit të statndardit përkatës jetësor, një gjë e këtillë nuk ndodhi me që edhe krahas përiudhës së gjatë prej sjelljes së këtij ligji, nuk u sollën aktet nënligjore sipas të cilave do të rregullohet procedura për realizimin e të drejtave të parpara me këtë ligj. Pas shumë intervenimeve të Avokatit të Populit, më në fund u sollën aktet nënligjore me ç’rast u krijuan kushte për zbatimin e ligjit, por në ndërkohë u bënë ndryshime edhe në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, me ç’rast disa të drejta të caktuara u zvogëluan, sidmos në drejtim të shtesave fëmijërore të cilat u kufizuan me një sasi fikse të ca-kuar, të cilat mund t’i realizoj një familje pa marrë parasysh se a ka shumë fëmijë. Gjithashtu ngeli i hapur edhe problemi me realizimin e të drejtës për shtesa fëmijërore, për fëmijët prindët e të cilëve nuk kanë kurrfarë të ardhurash, përkatësisht nuk janë të punësuar ose janë pensionistë apo nuk marrin kompensim për shkak të papunësisë. Nëse një prej parimve për realizimin e të drejtës për shtesa fëmijërore është gjendja materiale, atëherë nuk është e logjikshme pse fëmijët familjet e të cilëve gjenden në një gjendje të vështirë materiale, nuk mund ta realizojnë të drejtën e shtesave fëmijërore, me ç’rast në këtë drejtim duhet të bëhen ndryshime në rregullativën ligjore me qëllim që të shmanget diskriminimi ndërmjet fëmijëve në çfarëdo aspekti.

Si gjatë pedhiudhës së kaluar ashtu edhe gjatë kësaj periudhe raportuese u dorëzuan edhe parashtesa që kanë të bëjnë me regjistrimin e fëmijëve në librin amë, ky problem sidomos ishte prezent te qytetarët e përkatësisë etnike rome dhe shqiptare me ç’rast Avokati i Popullit konstatoi se prindët nuk e bëjnë përherë regjsitrimin e lindjes së fëmijëve në kohën e duhur kur ai është i lindur në kushte shtëpiake dhe me këtë rast vështirë mund të vërtetohet se fëmija ka lindur në teritorin e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu qytetarët ankohen se edhe krahas dëshmive të

Page 82: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 79 -

pa kontestueshme se fëmija ka lindur në teritorin e Republikës së Maqedonisë, kanë problem për ta regjistruar në evidentimin amë, për shkak të qëndrimeve joadekuate të personave zyrtarë. Për tejkalimin e këtij problemi është i pashmangshëm ndryshimi i regullativës ligjore me ç’rast duhet të parashihen kushte konkrete për regjistrimin e fëmijës së lindur me vendimin e organit kompe-tent si dhe të parashihen sanksione të caktuara ose masa administrative për prindët të cilët pa kurrfarë arsye nuk e kanë bërë regjistrimin brenda afatit të paraparë.

Për shkak të numrit të madh të incidenteve që ndodhën kohën e fundit, të cilat u manifes-tuan edhe me dhunë ndërmjet personave të mitur, Avokati i Popullit potencoi nevojën për ndër-marrjen e masave të duhura nga ana e të gjitha organeve kompetente, me qëllim që të mbrohen fëmijët dhe mos të keqpërdoren, por t’iu mundësohet jetë e sigurtë si dhe realizim i të drejtës për arsim, në të njëjtën kohë t’iu jepet edhe e drejta që në mënyrë përkatëse ta thonë mendimin e tyre rreth problemeve që i mundojnë. Me këtë rast duke pasur parasysh dhunën e të rinjëve, alkoholin dhe duhanin që është prezent te personat e mitur edhe përkundër insistimeve të organeve kompe-tente që në mënyrë konskeuente të respektohen dispozitat për ndalimin e dhënies së alkoholit personave të mitur dhe mos të reklamohen alkoholi e duhani në vende dhe në mënyra që janë në kundërshti me normat ligjore, Avokati i Popullit propozoi edhe ndryshimin e rregullativës ligjore për t’iu ndaluar fëmijëve të blejnë alkohol dhe duhan në rrjetin e tregtis së vogël dhe t’iu kufizo-het qëndrimi nëpër lokalet dhe klubet e natës gjatë orëve të vonshme të mbrëmjes, me ç’rast gjatë një aksioni më të gjerë u përfshi edhe opinioni i cili e përkrahu këtë çështje sipas regullativës lig-jore.

Çështje të cilës edhe kësaj periudhe iu kushtua vëmendje e veçantë dhe u morrën më shumë masa të nevojshme, ishte zgjidhja e statusit të Qendrave për krijimtarinë e fëmijëve në Rpublikë, financimi i të cilave u ndërpre nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në bazë të konkluzës së Qeverisë së mëparshme dhe me vendimet e Ministrisë për arsim dhe shkenc, si rezultat i aktiviteteve të Qeverisë për zvogëlimin e shfrytëzuesve të buxhetit.

Në lidhje me këtë Avokati i Popullit edhe gjatë këtij viti kërkoi prej Qeverisë zgjidhje përkatëse duke mbajtur qëndrimin se këto institucione me ligj janë të parapara si institucione nëpërmjet të cilave realizohen forma të tjera të arsimit dhe përderisa Qeveria mendon se duhet të ndërpritet financimi i tyre, atëherë duhet t’i ndryshoj edhe rregullat ligjore. Avokati i Popullit sidomos e potencoi rolin që kanë këto institucione në zhvillimin e prirjeve dhe aftësive krijuese dhe kulturore të fëmijëve. Me ndërprerjen e financimit të këtyre institucioneve krahas statusit të pazgjidhur të punëtorëve, më së shumti janë të dëmtuar fëmijët të cilët për çfarëdo shërbimi du-het të paguajnë, me ç’rast zvogëlohet mundësia për zhvillimin e aftësive dhe dhuntive të tyre.

Në këtë drejtim Avokati i Popullit kërkoi prej Qeverisë që edhe një herë të rishqyrtohet kjo çështje dhe të gjindet zgjidhje adekuate për të punësuarit dhe fëmijët, por për fat të keq një gjë e këtillë deri më tani nuk ka ndodhur.

Për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve nga dhuna, sidomos nga dhuna familjare, Avokati i Popullit me propozimet e veta ka marrë pjes në ndryshimin e Ligjit për familje, duke potencuar se dhuna familjare ndaj fëmijëve duhet të trajtohet në bazë të rregullave të posaçme ligjore në kuadër të sferës për marrëdhënie familjare, si dhe me legjislaturën penale-jurdike. Gjithashtu Avokati i Popullit u përcaktua për obligime ligjore më të përforcuara dhe më përkatëse të famil-jes, me mundësi që qendrat për punë sociale të ndërmarrin masa në rastet e dhunës së vazhdue-shme ndaj fëmijës anëtarë në familje. Avokati i Popullit vlerëson se është mënyrë më e përshtatshme që në rastet e dhunës së vazhdueshme ndaj fëmijës, në vend që fëmiu të largohet

Page 83: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 80 -

prej familjes për t’u vendosur në tjetër familje apo edhe më keq në ndonjë institucion, më mirë është që të largohet personi që shkakton dhunë mbi fëmiun, me ç’rast do të formoheshin qendra të posaçme që do të punonin me persona të këtillë, për ta përmirësuar sjelljen e tyre që të mos kryejnë dhunë, duke mos lënë anësh me këtë rast edhe përgjegjësinë penale, për të cilën gjithashtu duhet të parashihet vepër e posaçme penale për dhunë familjare apo për dhunë ndaj fëmijëve.

Avokati i Popullit edhe gjatë kësaj periudhe raportuese iu kushtoi vëmendje të veçantë të drejtave të fëmijëve me nevoja të posaçme, sidomos shikuar nga aspekti i mbrojtjes shëndetësore, duke kërkuar për këto fëmijë lirime dhe lehtësime përkatëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore, barërave, mjeteve ndihmëse, të cilat u përkrahën dhe me këtë rast u bënë edhe ndryshime në rregullativën ligjore. Megjithatë edhe pse janë ndërmarrë shumë veprime në dre-jtim të mbrojtjes së fëmijëve me nevoja të posaçme, duhet edhe shumë të punohet në këtë drejtim për të mos mbetur këto persona në margjinat e shoqërisë. Kjo nënkupton se duhet të merren masa për përmirësimin e kushteve për shfrytëzimin e mbrojtjes shëndetësore, për realizimin e të dre-jtave nga lëmi arsimit për t’u përfshirë në shkollim të rregullt, duhet gjithashtu të merren masa në drejtim të mbrojtjes sociale me përkrahje materiale dhe profesionale nga shteti, e sidomos në dre-jtim të socilaizimit dhe riintegrimit të tyre në të gjitha sferat jetësore, për këtë qëllim Avokati i Popullit dërgoi një informatë të posaçme deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe deri te resorët e ministrisë për shëndetësi, për punë, politikë sociale dhe arsim.

Duke iu kushtuar vëmendje të posaçme të drejtave të fëmijëve dhe aftësive për t’u vetëm-brojtur me shkathtësi gjatë shkeljes së të drejtave dhe gjatë keqpërdorimeve të ndryshme, Avo-kati i Popullit krahas vizitave nëpër shkolla ku organizonte tribuna për nxënësit për të drejtat e tyre dhe për t’i realizuar ato në praktikë, bënte edhe pranimin e grupeve më të mëdhaja të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, për t’i njoftuar me të drejtat e tyre, për shkeljen e të cilave mund të kërkojnë edhe mbrojtje prej Avokatit të Popullit. Nga njohuritë e fituara prej takimeve me nxënës, konkluduam se fëmijët shumë pak i njohin të drejtat e tyre, ndërsa edhe më pak i njohin institucionet e sistemit ku mund të kërkojnë mbrojtje për të drejtat e tyre. Për këtë shkak Avokati i Popullit u përcaktua për t’u zbatuar një lëndë mësimore në sistemin arsimor të të gjitha niveleve, nga sfera e të drejtave të njeriut, sidomos për të drejtat e fëmijëve si dhe për edukimin e kuadrit arsimor për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e fëmijëve, me qëllim që fëmijët të aftësohen në mënyrë më të përshtatshme me njohuri dhe shkathtësi të nevojshme për jetën reale, për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Për këtë qëllim me përkrahjen e Komisariatit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Ministrisë për arsim dhe me pjesëmarrjen aktive të Avokatit të Popullit, janë duke u ndërmarrë masa për lëndë adekuate mësimore për të drejtat e njeriut, që do të zbatohet në kuadër të sistemit arsimor, por vlerësimet janë se ky proces shumë ngadal realizohet.

Për t’u mundësuar mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, gjithsesi është i nevojshëm bash-këpunimi i mirë i Avokatit të Popullit me organet dhe organizatat kompetente si dhe me sektorët joqeveritarë. Gjatë periudhës raportuese mund të konstatohet se megjithëse parimisht bashkëpun-imi i Avokatit të Popullit me organet e administratës shtetërore është në nivelin e duhur, meg-jithatë nuk veprohet në kohën e duhur gjatë mendimeve, rekomandimeve dhe gjatë kërkesave për informata. Prej gjithsejt 62 parashtresave të marra gjatë vitit 2003 dhe prej 42 parashtresave të ngelura prej viteve të mëparshme, për 23 raste është konstatuar shkelje e të drejtave, me ç’rast organet me kohë të duhur kanë vepruar vetëm për 7 raste, ndërsa për 16 rastet tjera ende pritet përgjigje dhe pritet të merren masa; për 50 kërkesa është respektuar afati i caktuar për përgjigje,

Page 84: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 81 -

ndërsa për 70 kërkesa nuk është respektuar afati për përgjigje e as nuk është kërkuar prej Avo-katit të Popullit që të shtyhet afati. Për këtë Avokati i Popullit vlerëson se ende është e nevo-jshme të ndërmerren masa në mënyrë kontinuitive, për krijimin e kushteve për realizimin e këtyre të drejtave në mënyrë ligjore dhe më efikase. Ndërkaq shteti përherë duhet të jetë i prirë nga in-teresat më të mira të fëmijëve duke i vu fëmijët mbi të gjitha interesat tjera. Me përkrahjen dhe me nënshkrimin e Konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Shteti ka për obligim që fëmijëve t’iu krijoj mundësi materiale dhe mundësi tjera për rritje dhe zhvillim normal , për jetë të sigurtë, për mbrojtje shëndetësore të nivelit sa më të lartë si dhe mundësi për të gjitha të drejtat tjera të garantuara me këtë konventë.

* * *

- Gjendja ekonomike në vend edhe gjatë këtij viti u tregua se ka shumë ndikim në

sigurimin e interesave më të mira të fëmijëve në realizimin e të gjitha të drejtave, për çka flet edhe fakti se në pjesën më të madhe të parashtresave, mes tjerash po-tencohen edhe problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen gjithnji e më shumë familje, të cilat nuk kanë mundësi për t’iu siguruar fëmijëve standard përkatës jetësor;

- Në raportin e mëparshëm Avokati i Popullit si mjaft pozitive e vlerësoi sjelljen e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, duke shpresuar se me zbatimin e tij do të për-mirësohet pozita e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq me ndryshimet dhe plotësimet që iu bënë këtij ligji, në vend që të përmirësohet standardi jetësor dhe të shmanget diskriminimi ndërmjet fëmijëve, ende nuk sigurohet standard përkatës jetësor dhe mundësi për realizimin e të drejtave themelore të pjesës më të madhe të fëmijëve në vend;

- Për shkak të vështirësive gjatë zbatimit dhe ekzekutmit të vendimeve të Qendrave, që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve për të mbajtur kontakte me prindin me të cilin nuk jetojnë, Avokati i Popullit propozoi në raportin e mëparshëm që të ndër-merren masa për tejkalimin e këtij problemi, por nuk u ndërmorrën dhe me këtë rast Avokati i Popullit vlerëson se është e pashmangshme nevoja për gjetjen e mekaniz-mave që do të mundësojnë që fëmija pa kurrfarë problemi të mbaj kontakt me prindin, përveç nëse nuk është në interes të tij;

- Gjatë krijimit të politikës dhe sigurimit të mjeteve për kënaqjen e nevojave të qytetarve, shteti duhet patjetër që para së gjithash të udhëhiqet sipas interesave më të mira të fëmëjve, duke i vu ato mbi të gjitha nevojat tjera e jo përherë që kufizohet buxheti, pakësohen pikërisht mjetet që janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim normal të fëmijëve;

- Me qëllim që fëmijët të mbrohen prej eksploatimit dhe keqpërdorimeve të ndryshme nevojiten aktivitete më të përforcuara dhe më intenzive si dhe bashkëpunim me të gjitha organet, sidomos me Qendrat për punë sociale. Në këtë drejtim sidomos duhet urgjentisht të ndërmerren masa për ndihmë dhe kujdes fëmijëve të ngelur rrugëve të cilët me eksploatim dhe keqpërdorim nga prindërit e tyre lypin dhe bëjnë punë tjera negative.

Page 85: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 82 -

6.9. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e urbanizmit, ndërtimtarisë dhe mjedisit jetësor 6.9.1. Urbanizmi dhe ndërtimtaria

Urbanizmi dhe ndërtimtaria janë një prej sferave më të rëndësishme të jetës shoqërore, nëpërmjet të cilës qytetarët e realizojnë njërën prej të drejtave themelore, kjo është e drejta për të pasur vendbanimin që është pronë e tyre, që përfaqëson edhe parakushtin për jetë dhe zhvillim normal të individit dhe familjes së tij. Në drejtim të realizimit të kësaj të drejte qytetarët e Republikës së Maqedonisë, balla-faqoheshin me vështirësi të ndryshme të shkaktuara nga mosrespektimi konsekuent i rregullave ligjore të manifestuara me ndryshime dhe plotësime të shpeshta të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik si dhe Ligjit për ndërtimin e objekteve investuese, pra me moszbatimin konse-kuent të tyre nga ana e organeve të administratës shtetërore e sidomos nga ana e njësive rajonale të Ministrisë për transport dhe lidhje dhe Inspektoratit shtetëror për urbanizëm dhe ndërtimtari si dhe nga njësitë e vetëqeverisjes lokale gjatë procedurës që ka të bëjë me sjelljen dhe ndryshimin e planeve urbanistike detajore. Një konstatim i këtillë gjen mbështetje në faktin se parashtresat e këtilla që regjistrohen te Zyra e Avokatit të Popullit çdo vit janë në numër, kështu që edhe gjatë raportit të këtij viti janë përfshirë mjaft parashtresa të kësaj sfere. Gjatë veprimeve dhe analizës që iu bënë 209 parashtresave të reja të regjistruara gjatë vitit të raportit në fjalë, mund të vërehet se gjysma prej tyre kanë të bëjnë me moskryerjen e ob-ligimeve ligjore të Inspektoratit shtetëror për urbanizëm dhe ndërtimtari, kur është fjala për ob-jekte të nndërtuara pa leje, përkatësisht me moskryerjen e akteve përfundimtare dhe ekzekutive për prishjen e ndonjë objekti të ndërtuar pa leje. Pjesa tjetër e parashtresave kishin të bëjnë me ngadalësimin, apo me zvarritjen paarsye të procedurave nga ana e ministrive rajonale pranë Ministrisë për transport dhe lidhje të cilat ven-dosin për kërkesat e qytetarëve të shkallës së parë, me procedurat e Komisionit pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që vendosin për kërkesat e shkallës së dytë në lidhje me transportin, lidhjet dhe mjedisin jetësor si dhe me lëshimet që bëhen gjatë procedurës për ndërrimin e planeve urbanistike nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale apo për shkak të mosplotësimit të obligi-meve të planeve urbanistike gjatë ndërtimit të rrugëve kalimtare apo rrugicave, gjë për të cilën janë të obliguar edhe me ligj. Gjatë procedurës për t’i vërtetuar të dhënat se a është me të vërtetë fjala për shkeljen e të drejtave të dorëzuesve të parashtresave, në 98 raste nuk është konstatuar shkelje e të drejtave të dorëzuesve të parashtrasave, përkatësisht nuk janë plotësuar parakushtet ligjore për të ngritur procedurë te Avokati i Popullit (se është fjala për lëndë që iu vazhdon procedura nëpër organet gjyqësore, se parashtresa edhe pas vërejtjeve nuk është plotësuar, se ka kaluar afati për të kërkuar Mbrojtjen e Avokatit të Popullit apo pse parashtruesi në ndërkohë e ka realizuar të drejtën e tij) për këtë edhe parashtresat janë hedhur poshtë. Për shkak të vërtetimit të gjendjes faktike në lidhje me një lëndë, Avokati i Popullit duke i shfrytëzuar autorizimet e tij ligjore kërkoi dhe gjeti ndihmën profesionale prej një organizate projektuese.

Page 86: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 83 -

Pas zbatimit të procedurave adekuate të lëndëve nga sfera e urbanizmit, për 90 raste u konstatuan shkelje të të drejtave të qytetarëve nga arsye të ndryshme, me ç’rast Avokati i Popul-lit deri te organet kompetente dorëzoi 22 rekomandime, 1 mendim, 7 kërkesa për ndalim të përkohshëm të ekzekutimit të akteve administrative dhe 44 udhëzime për shmangien e shkeljeve të të drejtave, ndërsa si rezultat i të gjitha këtyre për 12 raste procedurat përfunduan në dobi të dorëzuesve të parashtresave, përkatësisht e drejta e tyre u realizua. Megjithatë Avokati i Popullit nuk ishte i kënaqur nga përkrahja e numrit të rekomandi-meve, mendimeve dhe udhëzimeve me ç’rast ndaj një funksionari përgjegjës dhe ndaj dy nëpunësve shtetëror pranë Ministrisë për transport dhe lidhje dorëzoi fletëparaqitje penale për shkak të mosrespektimit të vendimeve gjyqësore, ndërsa për 33 raste e njoftoi organin më të lartë drejtues për shkak të mosveprimeve ndaj kërkesave të Avokatit të Popullit dhe për 48 raste resorët e ministrive. Për fat të keq edhe krahas veprimeve të përmendura, nuk ka përmirësime sa i përket gjendjes së përgjithshme. Por përkundrazi edhe më tutje në shumicën e rasteve, procedurat zvar-riten shumë, pothuajse shumë më tepër se sa afatet e caktuara me ligj, vendimet për prishjen e ob-jeketeve të ndërtuara pa leje edhe më tutje mbeten të paekzekutuara, ndërsa ka raste kur pas inter-venimit apo urdhërit të personave përgjegjës të Inspektoratit shtetëror, polici urban rajonal në Kumanovë, është dashur që patjetër ta ndërpres ekzekutimin e nisur për objektin e ndërtuar pa leje. E gjith kjo i inkurajon investuesit për veprime joligjore, pra të veprojnë të ndërtojnë pa dokumen-tet e nevojshme për ndërtim, që ta vazhdojnë punën edhe pas sjelljes së vendimeve sipas të cilave ndalohet të vazhdojnë veprimet ndërtimore dhe kërkohet prishja e objektit apo pjesë të objektit, kështu gjatë ndërtimit me arsye të caktuara veprojnë jashtë akteve të miratuara apo vazhdojnë të ndërtojnë megjithëse nuk kanë parapaguar kompensime komunale. Inspektorati shtetëror për urbanizëm dhe ndërtimtari edhe më tutje i injoron kërkesat e Avokatit të Popullit për veprim konsekuent gjatë zbatimit të vendimeve, me arsyetime të përher-shme deklarative se ato do të zbatohen në pajtueshmëri me Programin dhe dinamikën e përgatitur për ekzekutimin e tyre, me ç’rast pengohet puna e Avokatit të Popullit. Gjithashtu edhe në këtë raport duhet patjetër të potencohet fakti se Inspektorati shtetëror vepron në mënyrë selektuese gjatë ekzekutimit të vendimeve për prishjen e objekteve, kështu që prioritet iu jepet ekzektutimit të vendimeve për prishje të objekteve që janë sjellur sipas urdhrave zyrtare, përkatësisht atyre rasteve kur procedura është e iniciuar prej vetëorganeve zyrtare shtetërore apo prej organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, përderisa vendimet për ekzekutime të inicuara prej qytetarëve të interesuar, ekzekutohen shumë vështirë apo aspak nuk realizohen. Shembuj të këtillë selektues pati edhe gjatë rasteve ku u ndërmorrën aksione për prishjen e objek-teve të përkohëshme apo për ndërtimin e objekteve pa leje në Shkup, Tetovë, Ohër dhe në vende tjera ku ekzekutoheshin vetëm vendimet e sjellura në bazë të procedurave të zbatuara me detyrë zyrtare apo me kërkes të vetëorganeve shtetërore apo organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale. Inspektorati me këto ekzekutime demostroi vendosmëri të qëllimtë gjatë zbatimit të këtyre rregul-lave, por aksionet e këtilla përherë ishin me dimenzione të vogla, për këtë arsye edhe nuk dhanë rezultate përkatëse, në drejtim të përmirësimit të gjendjes për neutralizimin e kaosit që mbretëorn në sferën e urbanizmit. Arsyet për gjendjen e vështirësuar që mbretëron në sferën e urbanizmit dhe ndërtimtarisë para së gjithash kanë të bëjnë me mungesën e aktiviteteve preventive dhe të vazhdueshme, me qëndrimin tolerant ndaj investuesve që kanë filluar ndërtimin pa dokumente të nevojshme ndërti-more, me mospagesën e kompensimeve, apo duke ndërtuar objekte jashtë vendimeve të miratuara

Page 87: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 84 -

për ndërtim si dhe me mosmarrjen e masave tjera ligjore siç ëhtë dorëzimi i fletëparaqitjeve për ngritjen e procedurave për përgjegjësi penale dhe kundërvajtëse ndaj investuesve. E gjith kjo le vend për dyshim për ekzistimin e korruptimit në organet e inspektimit si dhe te të punësuarit e njësive rajonale të Minstrisë për transport dhe lidhje. Nga kjo që u tha mund të konstatohet se penges për realizimin e të drejtave të qytetarëve në sferën e urbanizimit, përfaqësojnë jo vetëm rregullativat ligjore joadekuate dhe ndryshimet e shpeshta të saj, por edhe qëndrimi subjektiv dhe paligjshmëritë gjatë kryerjes së funksioneve pub-like që janë prezente te punonjësit dhe funksionarët që udhëheqin me Ministrin për transport dhe lidhje dhe me organet përbërse të saj.

* * *

Për tejkalimin e kësaj gjendje të konstatuar të palakmueshme Avokati i Popullit vlerëson se duhet:

- përshtatje konsekuente e dispozitave të Ligjit për planfikim urbanistik e hapësinor dhe Ligjit për ndërtimin e objekteve investuese si dhe Rregulloreve për standarde dhe norma për rregullimin e hapsirës për projektimin e objetekve gjatë kumtimit të ku-shteve për ndërtim dhe dhënie e miratimeve për ndërtim si dhe përfshirje e obligue-shme e personave të interesuar në procedurë;

- respektim i afateve kohore të parapara me ligj gjatë sjelljes së akteve administrative të shkallës së parë dhe shkallës së dytë;

- Inspektorati shtetëror të përgatit programe në formë të shkruar dhe të tregoj dinamikë për realizimin e vendimeve përfundimtare që kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe të njëjtat të kenë mundësi t’i shohin personat e interesuar, ndërsa pas kësaj të veprohet sipas kalendarit të përgatitur prej më parë dhe pa veprime selektuese gjatë ekzekutimit të akteve;

- Të shtohen aktivitetet preventive të organeve të inspektimit për ndërprerje me kohë të aktiviteteve ndërtimore ilegale;

- Konsekuencë më e madhe gjatë sanksionimit të objekteve të ndërtuara pa leje; - Gjatë sjelljes së planeve urbanistike detajore të mbahet më tepër llogari për rregul-

limin racional dhe shfrytëzimin e hapësirës si dhe të sigurohen kshte për për jetesë dhe punë humane të qytetarëve;

- Të punohet në ngritjen e vetëdijes të zyrtarëve shtetërorë pranë Ministrisë për trans-port dhe lidhje e sidmos të atyre që në mënyrë të drejtëpërdrejtë vendosin për të dre-jtat e qytetarëve me ç’rast organet administrative do të vihen në shërbim të plotë të qytetarëve;

- Sipas shembullit të organeve tjera administrative, në kuadër të Ministrisë për trans-port dhe lidhje të formohet Shërbimi për standarde profesionale, me qëllim që të tre-gohet më shumë profesionalizëm gjatë punës së nëpunësve shtetëror pranë kësaj min-istrie.

6.9.2. Mjedisi jetësor

Në Republikën e Maqedonisë viteve të fundit u regjistruan një numër imadh i shoqatave qëllimi primar i të cilave është mbrojtja, kujdesi dhe përparimi i mjedisit jetësor si dhe ngritja e vetëdijes ekologjike te qytetarët, por pak prej tyre tregojnë aktivitete të vërteta në këtë drejtim.

Page 88: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 85 -

Por megjithate më tepër është e obliguar për ta përcjellë gjendjen dhe për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambientit jetësor Ministria për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, nëpërmjet organeve të saja siç janë, Shërbimet e mjedisit jetësor dhe Inspektorati për mjedis jetësor. Avokati i Popullit si organ për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve sikurse në sferat tjera ashtu edhe në këtë sferë me veprimet dhe masat që i ndërmerr në bazë të autorizimeve ligjore, duke vepruar ex oficio apo duke vepruar në bazë të parashtresave të qytetarëve paraqitet si mekanizëm kontrollues dhe korrektues i punës së organeve të përmendura shtetërore dhe në bash-këpunim me këto organe si dhe me sektorin joqeveritar, mund të ndikoj në përmirësimin e gjend-jes, e sidmos në ngritjen e vetëdijes ekologjike ende të pazhvilluar të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Vetëdija ekologjike e pazhvilluar sa duhet e popullatës, është shkaktare për numrin e vogël permanent të parashtresave që arrijnë në zyrën e Avokatit të Popullit. Megjithëse problemet që kanë të bëjnë me ndotjen e ajërit, ujit apo truallit janë shumë më serioze, megjithatë për ndotjen e këtyre mjediseve nuk është dorëzuar asnjë parashtresë, kështu që prej 20 parashtresave të regjistruara gjatë vitit të raportit në fjalë, 16 kanë të bëjnë kryesisht me prishjen e qetësisë dhe rehatisë personale të dorëzuesve të parashtresave apo me zhurmën e tepruar që shkaktohet zakonisht gjatë punës së objekteve të htelierisë, ndërsa për dy lëndët me ç’rast njëra ka të bëjë me ndotjen e ujit e tjetra me ndotjen e ajërit, është ngritur procedurë me vetëiniciativën e Avokatit të Popullit në bazë të shkrimeve të shtypit të përditshëm. Për shkak të tejkalimit të problemeve të shkaktuara nga zhurma e tepruar gjatë punës së objekteve të hotielerisë, zyra e Avokatit të Popullit relizoi takime me më shumë organe të inspek-timit ndërmjet të cilave më shpesh me Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor, i cili është më kompetent për t’u kujdesur për zbatimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor dhe natyrës. Ndërkaq për dallim prej vitit të kaluar gjatë vitit raportues është vëre-jtur se nga ana e Inspektoratit nuk ndërmerren masa të duhura energjike, kundër subjekteve të cilët duke mos i respektuar dispozitat ligjore i shkelin të drejtat e qytetarëve për qetësi dhe rehati si dhe për jetë në mjedis të shëndoshë jetësor. Një gjë e këtillë manifestohet për shkak të gatishmërisë jo të duhur për t’u zbatuar procedurat e ngritura administrative që kanë të bëjnë me ndërprerjen e punës si dhe me dorëzimin e fletëparaqitjeve penale dhe kundërvajtëse kur plotësohen kushtet për të vepruar në këtë mënyrë. Veprimet e këtilla i inkurajojnë pronarët e subjekteve juridike për t’i injoruar aktet e këtij organi administrativ dhe për të vepruar në kundërshti me ligjin, në dëm të mjedisit jetësor dhe të drejtave të të tjerëve. Një shembull i këtillë karakterstik është procedura që Inspektorati shtetëror po e zvarrit një kohë të gjatë, në lidhje me zhurmën e tepruar të shkaktuar nga restorani Viva 2000 që është i vendosur në katin përdhes të një ndërtese për banim kolektiv, në lagjen Avtokomanda në Shkup. Pas parashtresës së qytetarëve të interesuar të ndërtesësës së njëjtë, Avokati i Popullit ngriti procedurë, por për shkak të obstruksioneve të disa individëve në Inspektorat, procedura ende vazhdon edhe krahas fakteve dhe dëshmive të pakontestueshme se pronari i objektit hotelierik me vetëdije e bënë shkeljen e dispozitave ligjore dhe i injoron aktet dhe veprimet e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor. Një sjellje e këtillë jokonsekuente gjatë kryerjes së obligimeve zyrtare gjithashtu është një prej arsyeve që procedura te Avokati i Popullit si edhe për lëndët tjera të kësaj sfere deri në fund të

Page 89: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 86 -

vitit raportues nuk ka përfunduar, gjtithashtu është nevoja për rihapjen e lëndëve që veç më janë pëfunduar. Pa marrë parasysh këtë që u tha Avokati i Popullit edhe në të ardhmen do të bëjë përjekje për përmirësimin e bashkëpunimit me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe me organet në përbërje të kësaj ministrie, por bashkëpunim i cili mund të jetë në dobi të qytetarëve për t’i realizuar të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore në një mjedis të shëndoshë jetësor.

* * *

Për shkak të përmirësimit të gjendjes në drejtim të mbrojtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit jetësor, Avokati i Popullit konsideron se në të ardhmen duhet të ndërmerren këto masa:

- të përcillet gjendja në mënyrë të vazhdueshme rreth mundësive potenciale që mund të shkaktojnë ndotjen e mejdiseve jetësore në Republikën e Maqedonisë, sidomos ndot-jen nga proceset teknologjike të kapaciteteve më të mëdhaja industriale;

- të respektohen në mënyrë më rigoroze rregullat ligjore që e trajtojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor, në bazë të legjislacionit evropjan si dhe në bazë të konventave dhe standardeve ndërkombëtare;

- përgatitje dhe perfeksionim i punonjësve profesional në Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor;

- edukim i qytetarëve nëpërmjet formave të ndryshme të sistemit arsimor, nëpërmjet mediumeve dhe formave tjera, me qëllim që të ngritet vetëdija ekologjike;

6.10. Mbrojtja e të drejtave nga sfera e financave

dhe procedurat doganore

6.10.1 Financat Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, gjatë kësaj periudhe raportuese në Zyrën e Avokatit të Popullit dorëzuan 22 parashtresa ku shprehën pakënaqësi për punën e Minsistrisë së financave, përkatësisht Drejtorisë për të ardhura publike, në lidhje me procedurat për caktimin e tatimit sipas dispozitave të Ligjit për tatimet e pronës dhe Ligjit për tatimin e qarkullimit të prodhimeve dhe shërbimeve. Parashtresat e dorëzuara kryesisht kishin të bëjnë me procedurat rreth përcaktimit të shumës ose me parimet për vërtetimin dhe pagimin e tatimit. Me këtë rast qytetarët shprehnin bindjet e tyre se dispozitat për lirim nga tatimi nuk zbatohen ose zbatohen në mënyrë të gabuar. Në disa raste qytetarët i drejtoheshin Zyrës së Avokatit të Popullit për të treguar se Dre-jtoria për të ardhura publike nuk u jep vërtetime për pagimin apo mospagimin e tatimeve, me ç’rast qytetarët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e caktuara nëpër Qendrat për punë sociale. Përkatësisht nga procedurat e ngritura mund të konstatohet se administrata kompetente e praktikon dhënien e vërtetimeve vetëm nëse qytetarët i kanë kryer obligimet e tyre, ndërsa Avokati i Popullit morri qëndrim se Drejtoria për të ardhura publike ka për obligim që për çdo rast, në bazë të kërkesës së qytetarëve të jap edhe vërtetime për faktet sipas të cilave bëhen evidentimet zyrtare pa kurrfarë kushtëzimi të mëparshëm, gjë që është edhe në pajtueshmëri me të dhënat e eviden-

Page 90: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 87 -

timit zyrtar për shkak të mospengimit gjatë realizimit të të drejtave të tyre para organeve tjera të administratës shtetërore. Gjatë vitit të kaluar ishin aktuale disa parashtresa në bazë të cilave vepronte Avokati i Popullit që kishin të bëjnë me obligimet për qarkullimin e mallit të patundshëm si dhe me të dre-jtat e marrëveshjeve të krijuara për shitblerjen e banesave shtetërore, ku si shitës paraqitet organi i administratës shtetërore, ndërsa si blerës personi fizik. Gjatë këtyre lëndëve në pjatueshmëri me dipsozitat e Ligjit për tatimin pronësor dhe në bazë të aktvendimeve formale të sjellura që kanë të bëjnë me shitësit, organet e administratës shtetërore kanë qenë të obliguara me tatimin e qarkul-limit, me ç’rast janë paraqitur porbleme se tatimi nuk është paguar. Në një situatë të këtillë, qytetarët duke pasur parasysh faktin se nuk kanë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre gjatë proce-durave të nevojshme në Entin shtetëror për punë gjeodezie, përkatësisht në Sektorin për matje dhe kadastër në Shkup, në lidhje me regjistrimin e të drejtave në regjistrat publik, qytetarët kanë qenë të obliguar që ta paguajnë tatimin e vërtetuar. Më këtë rast Avokati i Popullit duke vepruar në bazë të këtyre lëndëve dhe duke e pasur parasysh rregullativën ligjore, vlerësoi se blerësit nuk e kanë për obligim që ta paguajnë tatimin, përkatësisht nuk janë në pozitën e obliguesit tatimor. Në një gjendje të këtillë pas rekomandimeve të dorëzuara dhe pas mbledhjes së mbajtur, me një konstatim të këtillë u pajtuan edhe përfaqësuesit e Ministrisë së financave dhe Drejtorisë për të ardhura pub-like. Për shkak të ndjeshmërisë së problemeve të kësaj natyre me të cilat ballafaqohen qytetarët, që gjithnji e më prezente këto probleme janë në kushtet e rënies së standardit jetësor dhe fuqisë ekonomike, Avokati i Popullit konsideron se është e padiskutueshme nevoja për zbatimin sa më konsekuent të dispozitave në lidhje me lirimin nga pagimi i tatimeve dhe i taksave.

6.10.2 Veprimet doganore Sfera e doganve përfaqëson interes të veçantë për Avokatin e Popullit, gjatë realizmit të të drejtave të qytetarëve, megjithëse deri më tani veprimi i kësaj sfere pothuajse nuk është përfshirë. Procedurat doganore, të drejtat dhe obligimet e pjesëmarrësve, fushëveprimi, mënyra e veprimit dhe organizimi i organeve të administratës kompetente për veprimtarinë e kësaj sfere, janë të rregulluara me Ligjin doganor. Procedurat doganore para së gjithash kanë të bëjnë me lirimin e mallit në qarkullim, me përshtatshmërinë, me eksportimin dhe importimin e përkohshëm, me vërtetimin e shumës doganore, me pagesën, me kthimin dhe lirimin nga pagesa doganore me ç’rast pjesëmarrësit në procedurë fitojnë të drejta të caktuara dhe ju nënshtrohen obligimeve të caktuara në lidhje me mal-lin. Si persona pjesëmarrës në procedurën doganore në bazë të ligjit të përmendur konsiderohen personat fizik dhe legjitim. Duke pasur parasysh kompetencat e Avokatit të Popullit që janë të vërtetuara edhe me Lig-jin për Avokatin e Popullit, ai mund të veproj vetëm gjatë rasteve kur si pjesëmarrës në procedurë para organeve të administratës që është përgjegjëse për veprime doganore do të paraqitet qytetari, përkatësisht personi fizik. Gjatë periudhës raportuese në Zyrën e Avokatit të Popullit nuk u pranua asnjë parashtresë nga kjo sferë. Duke pasur parasysh këtë që u tha Avokati i Popullit nuk ka mundësi objektive që të krijoj qëndrim në lidhje me mënyrën e veprimit gjatë procedurave të organeve doganore.

Page 91: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 88 -

6.11. Mbrojtja e të drejtave të konsumuesve Duke i respektuar kompentencat e tij kur janë në pyetje të drejtat e konsumuesve Avokati i Popullit, në këtë sferë e ka për obligim që t’i mbroj këto të drejta kur shkelen nga ana e furnizue-seve të shërbimeve publike (telekomunikimeve, distribiuimit të energjisë elektrike dhe asaj për nxehje, ujësjellësit dhe veprimeve tjera komunale). Gjatë parashtresave dhe gjatë komunkimeve me qytetarë si dhe me personat përgjegjës nëpër këto ndërmarrje publike, sikurse viteve të fundit ashtu edhe gjatë këtij viti, mund të konsta-tohet se qytetarët si shpenzues të ujit, energjisë elektrike dhe telefonit gjenden në një pozitë të palëvizëshme, meqenësë nuk kanë zgjidhje tjetër, përkatësisht frunizuesit kanë monopol ndaj shërbimeve. Në një situatë të këtillë qytetarët dhe Avokati i Popullit nuk ia dolën që të kenë ndikim në çmimin e shërbimeve (tarifën), këhtu që qytetarët u vunë në një pozitë që pakurrfarë kushtesh ta përkrahin dhe ta pranojnë çmimin e ofruar, përkatësisht të vërtetuar. Për këto arsye qytetërt shpeshherë i drejtoheshin Avokatit të Popullit dhe me të drejtë shpresonin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet rregullave ligjore si dhe nëpërmjet rregullave tjera do të siguroj kontroll mbi keqpërdorimet e mundshme të tregut të shkaktuara nga ana e monopolit, por për fat të keq një gjë e këtillë deri më tani nuk është realizuar. Me këtë rast Avokati i Popullit vlerëson se Administrata e monopolit e cila si mekanizëm kontrollues duhej në këtë drejtim të siguroj mbrojtje dhe baraspeshë përkatëse, nuk veproi në këtë drejtim. Gjithashtu në shumë lëndë edhe organet kompetente të inspektimit: Drejtoria e telekomunikimeve, Inspek-torati shtetëror i tregut, Inspektorati sanitar dhe shëndetësor si dhe Inspektorati për mjedis jetësor, pas kontrollimeve inspektuese nuk mundën që ta ndryshojnë gjendjen dhe sjelljet monopoliste të furnizuesve të shërbimeve. Gjatë vitit të raportit në fjalë nga kjo sferë janë pranuar 188 parashtresa me ç’rast për 16 raste Avokati i Popullit konstatoi shkelje të të drejtave të njeriut dhe për shmangien e këtyre shkel-jeve si dhe për zgjidhje ligjore të problemeve dorëzoi 13 rekomandime, një sugjerim dhe dy ud-hëzime, prej të cilave për 9 raste organet me autorizime publike kanë vepruar, ndërsa në shtatë raste nuk kanë vepruar. Në 70 raste Avokati i Popullit prej të dhënave të mbledhura konstatoi se për problemet e përmendura qytetarët veç më kanë ngritur procedurë para organeve gjyqësore, për këtë arsye këto parashtresa u hodhën poshtë. Gjatë analizimit të të dhënave në lidhje me numrin e përgjithshëm të parashtresave të pranuara, është konstatuar se numri më i madh i kërkesave kishin të bëjnë me punën SHA Make-donski telekomunikacii, si dhe me ndërmarrjet publike komunale. Me këtë rast thënë thjesht qytetarët me parashtresat e tyre më shpesh tregonin për shkeljet e tyre kushtetuese dhe ligjore nga ana e furnizuesve të shërbimeve publike, të cilët në bazë të pozitës që kanë përfaqësojnë monopole natyrore. Gjatë punës me lëndë është konstatuar se shërbimet kompetente gjatë veprimeve në bazë të kërkesave të qytetarëve, një pjesë shumë e madhe kanë trajtim joadekuat ndaj kërkesave të dorëzuara të qytetarëve dhe pak i kushtojnë rëndësi zgjidhjes së këtyre problemeve dhe iu ikin ob-ligimeve ligjore, gjë që sidomos shprehet me mosrespektimin e afateve të caktuara ligjore. Nga ana tjetër varësisht prej statusit apo prej kritereve tjera të qytetarit, është prezent edhe veprimi se-lektiv i parakoshëm.

Page 92: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 89 -

Gjatë periudhës raportuese, me rënien e standardit jetësor në minimum, qytetarët gjithnji e më shumë reagojnë ndaj veprimeve apo ndaj punës së ndërmarrjeve publike, duke thënë se ato veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë obligimeve të parapara me ligj, kur është në pyetje cilësia e shërbimeve dhe vërtetimi i çmimit të lartë që i obligon qytetarët të paguajnë për shfrytëzimin e shërbimeve, ndërsa në rastet kur qytetarët nuk i paguajnë llogaritë bëjnë shkyçjen për të mos i shfrytëzuar shërbimet, pa mos dhënë vërejtje prej më parë. Janë të shpeshta rastet kur në aksionet për shkyçjen e parapaguesve të cilët nuk i kanë paguar me kohë llogaritë, të shkyçen edhe qytetarët të cilët me rregull i kanë paguar të gjitha llogaritë. Në këto raste vjen deri te shkelja e të drejtave të tyre, ndërsa për zgjidhjen e këtij problemi qytetarët duhet të kenë angazhime plotësuese. Gjithashtu ndodhë që edhe pas kryerjes së obligimeve rreth pagesës së llogarive, qytetarët të jenë të detyruar t’i paguajnë edhe ato llogari të cilave iu ka kaluar afati, për të mos u shkyçur prej sistemit të ujësjellësit. Duke pasur parasysh këtë që u tha si dhe problemet për të cilat qytetarët kërkuan ndihmën e Avokatit të Popullit, që kanë të bëjnë pikërisht me furnizuesit e këtyre shërbimeve publike, e sidmos me cilësinë e shërbimit, me mënyrën e pagesës, dhe lartësin e çmimit të vërtetuar, në diskutimin e mëtutjeshëm do të përqëndrohemi në këto tre sfera me in-teres publik. 6.11.1. Distribuimi i energjisë elektrike dhe energjisë për nxehje Deri te Avokati i Popullit gjatë periudhës raportuese u dorëzuan 29 parashtresa të cilat si-pas përmbajtjes së tyre kishin të bëjnë, me SHA Elektrostopanstvo na Makeonija, përkatësisht me praktikimin e saj që qytetarët t’i shkyç prej shërbimeve për shkak të llogarive të vjetruara të en-ergjisë elektrike të cilave u ka kaluar afati. Duke vepruar në bazë të parashtresave Avokati i Popul-lit u tregoi qytetarëve se në pajtueshmëri me kushtet e përgjithshme për distribuim të energjisë elektrike, furnizuesi ka për obligim që konsumatorit t’i ofroj shërbime të përhershme dhe në mënyrë kontinuitive për furnizim me energji elektrike, por nga ana tjetër furnizuesi mund t’ia ndërpres përcjelljen e enrgjisë elektrike konsumatorit, nëse ai nuk paguan llogaritë edhe për një muaj, por më parë duhet që ta njoftoj konsumatorin. Avokati i Popullit gjatë vitit të kaluar shumë herë e udhëzonte SHA Elektrostopanstvo na Makeonija, që t’i marr parasysh kushtet objektive në bazë të fuqisë ekonomike të qytetarëve dhe të veproj në mënyrë restriktive gjatë ndërprerjes së rrymës elektrike. Sidomos reagonte në rastet kur bëhej shkyçje e tërë rajonit kur parapagimi ka qenë nën përqindjen e caktuar. Gjatë këtyre inter-venimeve dhe udhëzimeve Avokati i Popullit kishte parasysh faktin e pakontestueshëm se qytetarët si shfrytëzues të shërbimeve nuk kanë obligime solidare ndaj furnizuesit të shërbimeve, por rreth këtyre reagimeve nuk është marrë kurrfarë përgjigje. Shkyçja e qytetarëve të cilët i kanë plotësuar obligimet e tyre ndaj furnizuesit të shërbimeve dhe pamundësia e tyre për t’i shfrytëzuar edhe më tutje këto shërbime, përfaqëson shkelje drastike të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe është shembull për sjellje joligjore dhe tekanjoze të furnizuesit të shërbimeve. Si gjatë viteve të mëparshme ashtu edhe gjatë kësaj periudhe raportuese, Avokati i Popullit vepronte në bazë të parashtresave ku qytetarët tregonin se edhe krahas asaj se si shfrytëzues të rinjë të banesës apo të ndonjë objekti afarist me rregull i kanë stabilizuar llogaritë e pagimit për rrymën elektrike të shpenzuar, por megjithatë kanë pasur shkyçje nga rrjeti, apo nuk iu është

Page 93: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 90 -

mundësuar që të furnizohen me energji elektrike me arsyetim se banuesit e mëparshëm nuk i kanë paguar llogaritë. Me këtë rast Avokati i Popullit në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për mar-rëdhënie të obliguara, sipas të cilit rregullohen të drejtat e mandatorit dhe obligimet e debitorit, si dhe obligimet solidare të debitorit ndaj mandatorit, morri qëndrimin se shfrytëzuesit e rinjë, në bazë të qirasë apo në bazë të ndonjë marrëveshjes për shitëblerje nuk mund që t’i mbajnë edhe këto llogari, përveç nëse për një gjë të këtillë ato pajtohen. Avokati i Popullit me këtë rast potencoi se qytetarët nuk kanë për obligim që t’i pastrojnë borxhet e banuesve të mëparshëm dhe me këtë rast kërkoi që banuesit e tanishëm të furnizohen me rrymë elektrike. Një gjë e këtillë duhet të bëhet aq më tepër për shkak se në lidhje me rastin Elektrostopanstvo na Makedonija-Shkup, man-datori ka në disponim mbrojtje jurridike para organeve gjyqësore. Në kuadër të veprimeve të Avokatit të Popullit gjatë periudhës raportuese u konstatua se është i vogël numri i qytetarëve të cilët kërkojnë intervenime në lidhje me punën e SHA Toplifi-kacija. Në parashtresa dorëzuesit më shpesh kërkojnë ndihmë në lidhje me llogaritë e papaguara dhe me këtë rast kërkojnë që pagimi të bëhet në më shumë kiste si dhe kërkojnë të intervenohet në lidhje me temperaturën e energjisë për nxehje. Avokati i Popullit me kënaqësi mund të konstatoj se në bazë të intervenimeve të tij drejtuar SHA Toplifikacija pothuajse tërësisht u veprua në interes të qytetarëve, përkatësisht atyre iu dha mundësia që borxhin ta lajnë në më shumë kiste mujore, përderisa në lidhje me kërkesat që kishin të bëjnë me kontrollimin dhe korrektimin e temperaturës së energjisë për nxehje një gjë të këtillë AD Toplifikacija e bëri në mënyrë të rregullt, pra edhe me këtë rast u veprua në interes të qytetarëve. Marrë në përgjithësi mund të vlerësohet se me SHA Toplifikacija është arritur një shkallë e bashkëpunimit dhe e komunikimit solid gjë që reflektohet në mënyrë pozitive edhe në realizimin e të drejtave të qytetarëve si dhe në funskionimin e institucionit të Avokatit të Popullit. 6.11.2. Telekomunikimet Numri më i madh i parashtresave të dorëzuara te Avokati i Popullit, përkatësisht 68 kishin të bëjnë me dorëzimin e llogarive me sasi të larta të çmimit për shërbimet e ndërmarrjes së tele-komunikimeve SHA Makedonski telekomunikacii, kryerës të veprimeve me interesa publike. Gjatë periudhës raportuese Avokati i Popullit në kaudër të kompetencave që i takojnë me ligj, në mënyrë kontinuitive e përcillte punën e operatorit të telekomunikimeve, sidomos pjesën e llogarive të dorëzuara me çmim të vërtetuar të shërbimeve telefonike, me ç’rast reagimet e qytetarëve përsëri konstatonin, se SHA Makedonski telekomunikacii, ka në disponim të drejtën diskrete për t’i rregulluar raportet me qytetarët sipas nevojave të saj dhe sipas mënyrave që iu im-ponohen qytetarëve me kushte tejet joreale dhe të papërshtatshme, përkatësisht çmime të përcak-tuara prej më parë, sipas të cilave parapaguesit do t’i shfrytëzojnë shërbimet e tyre. Nisur nga kjo është krejtësisht i logjikshësm konstatimi për shfrtytëzimin e pa masë të pozicioneve monopoliste të kësaj ndërmarrje ndaj qytetarëve, të cilët me një mënyrë të këtillë të veprimit janë gjetur në një pozitë të zënë ngushtë. Avokati i Popullit e ka parasysh gjendjen tejet të paparështatshme sociale të qytetarëve shumica e të cilëve janë vu në skajin e ekzistimit të tyre dhe ky fakt duhet të për-faqësoj një parametër relativ për vërtetimin e çmimeve rreth shërbimeve telefonike.

Page 94: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 91 -

Në kontekst të realizimit të të drejatve të qytetarëve, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e linjave telefonike, Avokati i Popullit nga puna e deritanishme mund të konstatojë se është tejet indikativ fakti se pjesa më e madhe e parashtresave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e këtyre të dre-jtave, kishin të bëjnë me çmimet tejet të larta të llogarive telefonike. Ndërkaq prej veprimeve të ndërmarra në bazë të parashtresave, duhet patjetër të potencohet se të drejtat e qytetarëve për të ndërhyrë me qëndrimet e tyre kur është në pyetje SHA Makedonski telekomunikacii ose janë shumë të kufizuara ose aspak nuk përfillen qëndrimet e qytetarëve. Gjithashtu mund të konkludohet se nuk ekziston mundësi objektive apo minimale për t’u vërtetuar gjendja faktike, përkatësisht të vërtetohen të dhënat për keqpërdorimet eventuale apo për gabime të caktuara në mjetet dhe pajisjet përkatëse me të cilat disponon SHA Makedonski tele-komunikacii, të cilat do të reflektohen në mënyrë të dëmshme gjatë shfrytëzimit të linjave telefo-nike. Është tejet indikative puna e SHA Makedonski Telekomunikacii në lidhje me parapagimin si dhe me pamundësinë për të shfrytëzuar disa shërbime plotësuese. Përkatësisht operatori i telekomunikimeve për ç’do pamundësim që të shfrytëzohet ndonjë shërbim plotësues paguan 150.00 denarë në muaj. Një mënyrë të këtillë të pagimit ndaj qytetarëve shfrytëzues të shërbimeve telefonike, Avokati i Popullit dhe Administrata e Monopolit e velrësuan si të paligjshme dhe menjëherë reaguan në mënyrë adekuate. Kështu Administrata e monopolit pas procedurës së zbatuar solli vendim sipas të cilit obligohet SHA Makedonski Telekomunikacii që pagesën e shërbimeve të këtilla ta bëjnë me një llogari adekuate të njëtrajtshme. Duke vepruar pas një vendimi të këtillë SHA Makedonski Telekomunikacii e ndërroi Vendimin sipas të cilit cakto-het mënyra dhe sasia e çmimit të parapagimit për shfrytëzimin dhe pamundësimin për të shfrytëzuar shërbime plotësuese, kështu që qytetarëve si mundësi iu ofrua edhe pagesa e njëtrajtshme prej 1.330.00 denarëve, për çdo shërbim plotësues të veçantë të këtillë. Edhe me këtë rast Avokati i Popullit vlerësoi se një gjë e këtillë është e paligjshme dhe ngriti procedurë me vetëiniciativë në bazë të mënyrës alternative të pagesës së kompensimeve për shërbime plotësuese, sipas të cilës karahas kompensimit mujor në sasi të ndryshme, mvarësisht prej llojit të shërbimeve si mundësi iu ofrua parapaguesve edhe kompensimi plotëses i njëtrajtshëm prej 1330.00 deanarësh. Përkatësisht Avokati i Popullit vlerësoi se shuma e vërtetuar për pagesë të njëtrajtshme si dhe çmimet e vërtetuara të shërbimeve të telekomunikimeve, aspak nuk përshtaten me ambientin e përgjithshëm socio-ekonomik të jetesës së qytetarëve, me ç’rast është e nevojshme që SHA Make-donski Telekomunikacii, ta rishqyrtoj edhe njëherë mundësin për revidimin e llogarive të çmimit. Në këtë drejtim plotësisht është e kuptueshme tendenca për përshtatjen e standardeve dhe sistemit të çmimeve të shërbimeve telefonike vendeve të Unionit Evropjan, por kjo vlenë përderisa këto të njëjtat do të përshtaten edhe me zhvillimin ekonomik identik të Maqedonisë. Në të kundërtën nëse gjatë çdo përcaktimi të llogarive merren parasysh vetëm parametrat evropjan, një gjë e këtillë do të ketë ndikim të papëlqyeshëm në gjenjdjen materiale të qytetarëve-parapagues. E drejta diskrete e SHA Makedonski Telekomunikacii për të shfrytëzuar sipas nevojave të saja, të diktuara prej pozicioneve të garantuara të monopolit në sferëm e operatorëve, ka të bëjë edhe me problemet me të cilat ballafaqohen përherë qytetarët gjatë ndërmarrjes së aksioneve ma-sive për shkyçje nga lidhjet telefonike, për shkak të llogarive të papaguara.

Page 95: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 92 -

Gjatë zbatimit të aksioneve të këtilla është i pakontestueshëm vlerësimi për mungesën e kritereve konkrete gjatë shkyçjes së parapaguesve, si dhe gjatë angazhimeve profesionale për të funksionuar në kohë të duhur shërbimet profesionale të SHA Makedonski Telekomunikacii, të cilat krahas shfrytëzuesve të cilët nuk i kanë stabilizuar llogaritë me kohë, në mënyrë rigorize sillen edhe me shfrytëzuesit tjerë të cilët eventualisht në mënyrë incidentale janë vonuar në realizimin e obligimeve për një kohë fare të shkurtër, me ç’rast nuk janë bërë vlerësime të duhura se në mo-mentin kur iu kanë ndërpreë lidhjet telefonike a e kanë bërë pagesën e llogarive telefonike. Avokati i Popullit vlerëson se është e nevojshme që SHA Makedonski Telekomunikacii në bazë të obligimeve zyrtare që rasteve të këtilla kontestuese të vërtetuara, t’iu kompensoj me një sasi të caktuar për periudhën kur iu kanë ndërperë lidhjet telefonike, gjë që është edhe e drejtë e tyre e garantuar me aktet interne përkatëse të SHA Makedonski Telekomunikacii, me marrëveshjet adekuate për krijimin e telekomunikimeve si dhe me marrëveshjet përkatëse për krijimin e mër-rëdhënieve parapaguese. Për këto arsye gjatë periudhës raportuese, krahas aktiviteteve tjera, Avokati i Popullit deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ka dërguar një informatë nëpërmjet të cilës kërkohet që Qeveria, në pajtueshmëri me kompetencat e saja ligjore të ndërmarrë masa përkatëse në drejtim të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të qytetarëve të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e SHA Make-donski Telekomunikacii e cila me limitin e vetëkrijuar nga pozicioni i monopolit, në esencë ka qël-limin e keqpërdorimit të pozitës së saj ndaj qytetarëve. Duhet patjetër të potencohet se në lidhje me këtë informatë të dërguar, Qeveria e Repub-likës së Maqedonisë nuk e pa të nevojshme për ta njoftuar Avokatin e Popullit. 6.11.3 Ekonomizimi i ujit dhe veprimet komunale Avokati i Popullit edhe gjatë periudhës së kaluar në mënyrë aktive punonte edhe me parashtresat që kishin të bëjnë me shkyçjen permanente të qytetarëve nga sistemi i furnizimit me ujë, për shkak të mospagimit të llogarive ndërmarrjeve publike të cilat merren me veprimtari pub-like nga sfera e ekonomizimit të ujit. Gjatë veprimeve në bazë të gjithsejt 42 parashtresave, Avo-kati i Popullit konstatoi se ka raste kur ndërmarjet publike qytetarëve të caktuar ua ndërpresin ujin edhe krahas asaj se llogarive për pagim iu ka kaluar afati, apo janë të vjetruara për të bërë kërkesë pagimi. Ndërkaq ekzekutuesit e veprimeve, në bazë të një Vendimi që ka të bëjë vetëm me qytetin e Shkupit, mund ta ndërpresin furnizimin me ujë edhe me dy llogari të papaguara. Nëpër komunat tjera, shkyçja e konsumatorëve është e rregulluar me Vendimin për rregulla komunale, por edhe këtu veprohet në bazë të dy apo tre llogarive të papaguara. Gjatë shkyçjes së qytetarëve nga sistemi me furnizim për ujë nuk parashihet kurrfarë pro-cedure për ankesë, gjë që është në kundërshti me parimin primar për të drejtë ankese. Gjatë periudhës së raportit në fjalë në Zyrën e Avokatit të Popullit u dorëzuan edhe parash-tresa nëpërmjet të cilave qytetarët shprehnin pakënaqësi ndaj mënyrës se si bëhet pagimi i kom-pensimit për mbledhjen dhe mbartjen e mbeturinave komunale bashkë me llogarit për shpenzim të ujit, për arsye se shumica prej tyre dëshironin që pagesa të bëhet ndaras. Një qëndrim të këtillë qytetarët e argumentuan me atë se në disa pjesë të qytetit të Shkupit, mbeturinat nuk mblidhen me rregull dhe për këtë nuk janë të kënaqur me shërbimet. Duke vepruar në bazë të këtyre parashtre-save Avokati i Popullit u tregoi qytetarëve se në këto raste fjala është për pagesë teknike, të

Page 96: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 93 -

miratuar sipas vendimit të Këshillit të qytetit të Shkupit, por nuk ka kurrfarë pengese në rast se dëshirojnë të paguajnë vetëm për shërbimet e NPVodovod i Knalizacija-Shkup dhe një gjë të këtillë mund ta realizojnë me fletëpagesë të veçantë në postë. Edhe krahas ekzistimit të problemeve të caktuara që dalin nga puna e vazhdueshme me parashtresa të kasaj problematike, gjatë vitit të kaluar është krijuar një bashkëpunim shumë i mirë profesional me NP Vodovod i kanalizacija-Shkup, që mundëson veprim efikas gjatë shqyrtimit të parashtresave dhe shmangien e shkeljeve eventuale të të drejtave të qytetarëve. Një respektim i këtillë ndaj intervenimeve të Avokatit të Popullit, duhet të jetë shembull edhe për organizatat tjera me autorizime publike si dhe për organet e administratës shtetërore. Duke pasur parasysh problemet pikërisht gjatë zbatimit të aksioneve masive për t’u shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ato qytetarë që nuk e kanë stabilizuar pagesën e lloagrive, të cilat manifestohen edhe me shkyçjen e qytetarëve të cilët me kohë i kanë realizuar këto obligime si dhe me shkyçjet për shkak të llogarive të vjetruara që iu ka kaluar afati, Avokati i Popullit vlerëson se duhet të ndërpritet praktikimi me shkyçjen e qytetarëve, pa pasur vendim nga ndonjë gjykatë kompetente, në interes të ruajtjes së shëndetit publik. Një mënyrë e veprimit të gjyqeve në kushte të këtilla, sigurisht se ka për t’i zvarritur procedurat dhe do t’i shtyjë ndërmarrjet publike ko-munale në shpenzime plotësuese, ndërsa në anën tjetër sigurisht se do të mundësohet të mos shkelen të drejtat e qytetarëve të cilët nuk i kryejnë obligimet e tyre. Gjithashtu Avokati i Popullit ka njohuri se shumë subjekte drejtuese kanë shuma të llogarive të papaguara shumë më të larta nga ato të qytetarëve për shpenzimin e sasisë së ujit dhe vazhdojnë edhe më tutje të mos i paguajnë dhe nuk shkyçen nga sistemi për furnizim me ujë, gjë që i bënë qytetarët si individ të vihen në pozitë jo të barabartë me këto subjekte edhe pse janë eko-nomikisht më të dobët. Nisur nga kjo mund të thuhet se ndërmarrjet komunale, mospagesën e këtyre subjekteve e kompenzojnë me pagesën e llogarive të qytetarëve. Në këtë drejtim do të jetë e pashmangshme që në të ardhmen të merren veprime për sigurimin e të gjithë konsumatorëve, pa marrë parasysh se a është fjala për familje apo për objekte afariste apo industriale, pra të gjithë duhet njësoj t’i paguajnë llogaritë. Një gjë e këtillë gjithsesi do të mundësoj përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, reduktimin e humbjeve dhe zvogëlimin e presioneve për rritjen e çmimit të shërbimeve, pra e gjithë kjo të bëhet për të mirën e qytetarëve.

* * *

Duke i marrë parasysh të gjitha që u thanë më lartë, si kushte elementare paraparake për implementim sa më të përshtatshëm të të drejtave të konsumuesve, që janë edhe pjes përbërëse të sistemit juridik, për funksionimin e tij sa më të suksesshëm, gjatë periudhës së ardhshme faktorët relevant shtetëror duhet patjetër t’i ndërmarrin këto masa dhe aktivitete:

- të përgatitet rregullore e tërësishme juridiko-ligjore, e cila do t’i marrë parasysh të gjitha dukurit dhe situatat me të cilat ballafaqohen qytetarët nga pozita e konsuma-torit si dhe të bëhet zbatimi i kësaj rregullore në pajtueshmëri me legjislacionin e vendit dhe me normat e Unionit Evropjan;

- të bëhet operacionalizim i akteve përkatëse që konkretisht kanë të bëjnë me ndër-marrjet publike dhe me subjektet tjera ekzistuese të veprimeve ekonomike me interes publik, sidomos nga pozita e funksionimit të sistemit të furnizuesve të shërbimeve, me ç’rast në mënyrë restriktive do të ndikohet në pozitën e tyre monopolizuese, para

Page 97: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 94 -

së gjithash në drejtim të krijimit të çmimeve të shërbimeve por edhe për veprim sipas nevojave të shfrytëzuesve të shërbimeve;

- e patjetërsueshme është nevoja për shqyrtimin serioz të mundësive për zbatimin e masave plotësuese për nga aspekti social, për qytetarët të cilët janë në gjendje të pavolitshme materiale dhe që për shkak të rrethanave objektive socio-ekonomike në të cilat ndodhen nuk janë në gjendje që t’i kryejnë obligimet ndaj zbatuesve të këtyre shërbimeve të përmendura;

- mbikëqyrje dhe zbatim konsekuent i rregulloreve përkatëse nga ana e inspektorëve të tregut;

- bashkëpunim intenziv i të gjitha institucuioneve përkatëse nga sfera e të drejtave të konsumuesve me zyrën e Avokatit të Popullit si dhe veprim në bazë të intervenimeve dhe vërejtjeve të tij;

6.12. Mbrojtja e të drejatve nga sfera e marrëdhënieve pronësore-juridike Si bazë të çdo sistemi ekonomik në parim paraqitet pronësia, me këtë rast duke e pasur parasysh faktin se Republika e Maqedonisë zhvillohet si vend me ekonomi të tregut, lloj të veçantë të pronësisë paraqet pronësia private. Për këtë arsye edhe qëllim parësor është që prona shtetërore nëpërmjet të transformimit adekuat juridk gjithnji e më shumë t’i lëshoj hapësir pronësis private. Kështu që aspak nuk duhet të na shqetësoj fakti se qëndrimet socialiste ndaj pronësisë ende janë evidente. Ndërkaq kuptohet se parakusht për stabilizimin e shtetit juridik dhe ekonomisë së tregut, është mbrojtja juridike rigoroze e pronësisë, me qëllim që të krijohet besimi dhe siguria e qytetarëve ndaj sistemit ekonomik dhe juridik të Republikës së Maqedonisë. Duke u ndërlidhur me këtë që u tha, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë me nenin 30 garanton të drejtën e pronësisë edhe atë me përmbajtje dhe rëndësi të njëjtë shoqërore dhe eko-nomike. Sipas kushtetutës prona trajtohet nga njëra anë si interes i qytetarit, ndërsa nga ana tjetër edhe si interes publik. Mu për shkak të këtij statusi vetëm kur është në pyetje interesi publik i vërtetuar me ligj, mund të vijë deri te ngushtimi i të drejtës së pronësisë. Me këtë rast Kushtetuta garanton kompensim juridik i cili nuk mund të jetë më i ulët se vlera e tregut. Faktet se qytetarët për çdo ditë ballafaqohen me mosrealizimin e të drejtave, në bazë të Ligjit për denacionalizim dhe me moszbatimin e obligimeve shtetërore në lidhje me kërkesat ma-teriale në bazë të parimeve të ndryshme, përfaqësojnë një pjesë të arsyeve për ngritje të proce-durave për mbrojtjen e të drejtave nga sfera e marrëdhënieve pronësore-juridike. Në këtë segment, Avokati i Popullit në kuadër të kompetencave të vërtetuara ndërmerr veprime për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në bazë të këtyre procedurave:

- për denacionalizim-kthim të pronësisë së marrur-nacionalizim të pronës; - për realizimin e të drejtave për regjistrim të pasurisë së patundshme në regjistrat ka-

dastror; - për shpronësim, përkatësisht për realizimin dhe sigurimin e të drejtave për kompen-

sim në mënyrë të drejtë si dhe

Page 98: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 95 -

- për sigurimin e të drejtës për vendin ndërtimor. Këshilli për denacionalizim, komisionet për denacionalizim dhe Drejtoria për punë pronësore-juridike si organe që janë në përbërje të Ministrisë së financave, Enti shtetëror për punë gjeodezie me sektorët për matje dhe kadastër si dhe Mninistria për transport dhe lidhje me organet e saja bashkë me kimisionet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve administrative në shkallën e dytë si dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë me organet kompetente të cilat i zbatojnë procedurat e qytetarëve në kuadër të kërkesave të kësaj natyre, përkatësisht janë organet dhe organizatat nëpërmjet të cilave Avokati i Popullit i realizon kompetencat e veprimit. Gjatë vitit të kaluar me qëllim që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e caktuara, nëpërmjet procedurave para organeve të përnmendura kompetente, në Zyrën e Avokatit të Popullit gjithsejt janë pranuar 267 parashtresa. Në një pjesë të madhe të tyre përkatësisht në 122 parashtresa, Avo-kati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të qytetarëve-parashtrues, ndërsa për tejkalimin e këtyre shkeljeve si dhe për zgjidhjen e kërkesave në mënyrë sa më përkatëse dhe ligjore, u dorëzuan 70 rekomandime, 2 mendime, 10 sugjerime, 38 udhëzime dhe 2 propozime, prej të cilave për 41 raste organet kanë vepruar në atë mënyrë që i kanë përkrahur ashtu si duhet, pra në mënyrë pozitive i kanë zgjidhë kërkesat e qytetarëve, ndërsa në 80 raste ose nuk kanë vepruar fare ose për rrjedhjen e procedurës nuk e kanë njoftuar Avokatin e Popullit. Është për t’u përmendur edhe fakti se në 113 raste Avokati i Popullit nuk ka konstatuar shkelje gjatë procedurës dhe këto parashtresa janë hedhur poshtë pa ngritur procedurë, ndërsa një pjesë e tyre janë hedhur pas zba-timit të procedurave prej më parë. Krahas kësaj në 17 raste veç më është ngritur procedurë ade-kuate para organeve kompetente gjyqësore, për këto arsye edhe këto parashtresa janë hedhur poshtë. Organet e adminsitratës shtetërore me autorizime publike me përjashtime të vogla, nuk sigurojnë kryerje të veprimeve në mënyrë ligjore, profesioniste efikase dhe praktike, megjithëse veprimet e këtilla janë në pajtueshmëri me autorizimet dhe kompetencat që i kanë si dhe veprimet e këtilla iu përshtaten nevojave të qytetarëve. Një gjendje e këtillë rezulton me tejkalimet e paar-syeshme të normave dhe parimeve juridike që kanë të bëjnë me realizimin e ekompetencave në pajtueshmëri me parimet ligjore siç janë: përgjegjësia, efikasiteti, ekonomizimi, transparenca, barabarsia dhe drejtësia gjatë zbatimit të dispozitave ligjore. Në këtë drejtim pothuajse pa kurrfarë përajshtimesh gjatë të gjitha procedurave si në ato të shkallës së parë ashtu edhe në ato të shkallës së dytë, orgnet e administratës shtetërore veprojnë në kundërshti me dispozitat e nenit 218 dhe 247 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administra-tive. Përkatësisht organet e shkallës së parë, në rastet kur nuk është e nevojshme të zbatohet procedurë e posaçme hulumtuese, e kanë për obligim që të sjellin vendim dhe t’ia dorëzojnë palës sa më shpejtë, ndërsa më vonë me afat prej një muaji prej ditës së dorëzimit të kërkesës. Për të gjitha rastet tjera ky afat është dy muaj. Nga ana tjetër organet e shkallës së dytë të cilat vendosin në bazë të ankesave të përmendura, duhet që të sjellin vendime më së voni për dy muaj, duke llogaritur prej ditës së dorëzimit të ankesës. Në këtë drejtim janë karakteristike edhe zvarritjet e procedurave që kanë të bëjnë me dena-cionalizimin. Jo rastësisht në dispozitat e Ligjit për denacionalizim, ekzistojnë edhe norma me karakter imperativ, sipas të cilave procedurat e këtilla kanë trajtim të procedurave urgjente, përkatësisht kanë afat të caktuar prej gjashtë muajve, duke filluar prej ditës së dorëzimit të kërke-

Page 99: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 96 -

save për sjellje të vendimeve për denacionalizim, së bashku me korigjimet ligjore për rastet e ekzistimit të mëparshëm të çështjes së emrimit të trashigimtarëve (neni 47, paragrafi 2) dhe për caktimin e afatit të seancës gjyqësore (neni 56), por ndodh që të gjitha këto veprime që kanë mbështetje ligjore, hulumtimi nga vendi i ngjarjes t’i demantojë. Përkatësisht gjatë përvojës punuese të Avokatit të Popullit në kuadër të parashtresave të dorëzuara përmbajtjet e të cilave kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës së denacionalizimit, mund të vërtetohet se organet për denacionalizim pothuajse aspak nuk i respektojnë dhe nuk iu përmbahen afateve kohore, me ç’rast gjithsesi se krijohen pasoja të dëmshme të cilat manifestohen me humbje të besimit të qytetarëve që kanë qenë pronar të mëparshëm apo që janë trashigimtarë të tyre dhe që shpresojnë se shteti më në fund do t’i shmang padrejtësitë që iu janë shkaktuar në të kaluarën. Gjithashtu nuk janë të rralla rastet kur megjithëse është sjellur akti administrativ i plotëfuqishëm dhe ekzekutiv sipas të cilit është miratuar kërkesa e qytetarit për denaconalizim, me arsyetime të ndryshme u iket obligimeve për të vepruar për ekzekutimin dhe dorëzimin e pronës trashigimtarëve juridik për qeverisje të pronës së kthyer, gjithashtu pa arsyetim ligjor shty-het edhe procedura për dhënien e obligacionit për denacionalizim si kompensim për pasurinë e patundshme të nacinalizuar. Gjatë procedurave që kanë të bëjnë me sjelljen e vendimeve në bazë të kërkesave të kësaj natyre, bëhen shkelje të rregullave të procedurës me që faktet vërtetohen në mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, gjë që rezulton edhe me zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Kështu që nuk janë të vogla rastet kur organet administrative duke e trajtuar përmbajtjen e dispozitës së nenit 49 para-garfi nr.3 i Ligjit për denacionalizim, kërkesat e dorëzuara për denacionalizim i refuzojnë si të pa-baza vetëm për arsye se dorëzuesit e parashtresave në kërkesat e tyre për denacionalizim nuk kanë dorëzuar dëshmi për pronësim, e as akte për marrje të pronës. Për shkak të krijimit të gjendjes së këtillë duhet të merren si dëshmi shkresat dhe vendimet e reformave agrare si dhe dëshmi tjera të ngjajshme siç janë çertifikatat e organeve kompetente të cilat kanë të bëjnë me matjen, me kadas-trën dhe me regjistrimin e pasurisë së patundshme në Entin shtetëror për punë gjeodezie. E padiskutueshme është se në pajtueshmëri me përmbajtjen e dispozitave të Ligjit për pro-cedurë të përgjithshme administrative, çertifikatat dhe dokumentet për të dëshmuar faktet për të cilat bëhet evidentim zyrtar në pajtueshmëri me të dhënat e evidentimit zyrtarë, kanë domethënien e dokumenteve publike që d. t. th. se e dëshmojnë atë që vërtetohet apo atë që caktohet. Ndërkaq Avokati i Popullit me këtë rast e vlerëson faktin se çertifikata, përkatësisht dokumenti tjetër i marrë në bazë të rregullave ligjore, nuk e obligon organin të cilit i është dorëzuar ky dokument si dëshmi për ta zgjidhur çështjen, por me këtë rast organet mundet dhe duhet që nëpërmjet një pro-cedure përkatëse, përsëri të bëjnë vërtetimin e fakteve që janë përfshirë në çertifikatë, përkatësisht në dokument tjetër. Shumë shpesh ndodhën që gjatë procedurave në organet e shkallës së parë aspak të mos ndërmerren masa plotësuese në pajtueshmëri me nenin 50 të Ligjit për denacionalizim, sipas të cilit nëse akti për marrje të pronës dhe dëshmitë për pronësi pala nuk mund t’i dorëzoj, me që ato gjenden te shfrytëzuesi i tanishëm apo te ndonjë tjetër organ, përkatësisht organizatë, atëher organi për denacionalizim do t’i marr prej tyre me procedurë zyrtare. Duke vepruar kështu nuk mund bëhet vërtetim i gjendjes faktike në mënyrë të plotë, gjë që shkakton zbatim në mënyrë të gabuar të të drejtës materiale, gjatë sjelljes së akteve administrative përkatëse.

Page 100: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 97 -

Nuk janë të rralla rastet e refuzimit të kërkesave për denacionalizim me arsyetim se në pa-jtueshmëri me dispozitën e nenit 8, paragarafi nr.1 i Ligjit për denacionalizim, objekt për dena-cionalizim nuk është marrja e pronës për të cilën është paguar, përkatësisht është dhënë kompen-sim. Më pastaj gjatë procedurave organet administrative vetëm konstatojnë se për pronën e marrë që është lëndë denacionalizimi, pronarit të mëparshëm i është dhënë kompensim, por aspak nuk thellohen më tutje për të vërtetuar faktet se kompensimi i caktuar në ndërkohë a është paguar, përkatësisht a është dorëzuar, ndërsa në raste tjera asnjëherë nuk i miratojnë kërkesat e qytetarëve të dorëzuara në bazë të përmbajtjes së paragrafit nr. 2 të nenit të përmendur, me ç’rast theksohet se prona e marrë për të cilën është dhënë kompensim të kthehet, por pala duhet ta kthej edhe kom-pensimin e marrë, kuptohet me kusht që prona e nacionalizuar të ekzistoj. Për zbatimin e dispozitës në fjalë, Avokati i Popullit mendon se nuk mjafton që vetëm të caktohet kompensimi, por ai patjetër duhet t’i paguhet pronarit të mëparshëm, ndërsa nga shkresat e lëndëve të përpunuara në arsyetimet e vendimeve organet admnistrative nuk vërtetojnë bindshëm se a është dhënë kompensim, përkatësisht a është paguar kompensim për pronën që është marrë, si dhe nuk sqarojnë se a ekziston mundësia që kompensimi i marrë t’i kthehet shtetit. Posaçërisht duhet të theksohet shkelja e të drejtave të kategorisë së qytetarëve bartës të të drejtave banesore në përputhshmëri me ligjin, përkatësisht bartës të të drejtës për shfrytëzim, pra në pajtueshmëri me përmbajtjen e dispozitave të Ligjit për denacionalizim, të cilëve u ndalohet e drejta për shfrytëzim, për arsye se në vendimet për denacionalizim organi aspak nuk merret me sigurimin e të drejtës së tyre për t’iu ndarë tjetër banesë për shfrytëzim, përkatësisht, t’ua shesë na bazë të kushteve të vërtetuara me Ligjin për shitjen e banesave shoqërore që garantohet në bazë të nenit 70 të ligjit në fjalë. Sa i përket punës në Entin shtetëror për gjeodezi përkatësisht sektorit për matje dhe ka-dastër-Shkup si dhe sktorëve tjerë për matje dhe kadastër nëpër Republikën e Maqedonisë, Avo-kati i Popullit edhe gjatë kësaj periudhe raportuese mbetet në konstatimin e mëparshëm se proce-durat si në shkallën e parë ashtu edhe në shkallën e dytë pa arsyetim zvarriten, ndërsa intervenimet e Avokatit të Popullit për konstatimin e parregullsive gjatë punës nuk respektohen. Duhet të thek-sohet se gjatë të gjitha takimeve të realizuara me udhëheqësit e Entit, ekziston vetëm bash-këpunim deklarativ për tejkalimin e kësaj gjendje, derisa në praktik gjendja mbetet e njëjtë. Këtu sidomos duhet të përmendet qëndrimi burokratik i të punësuarve, mosazhuriteti i tyre gjatë vepri-meve në bazë të kërkesave të qytetarëve dhe qëndrimi i tyre injorues ndaj kërkesave dhe ud-hëzimeve të Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit nuk është institucion që mund të vendos sipas meritave dhe të sjell akte të caktuara administrative, por vetëm mund të tregoj si dhe në ç’mënyrë mund të vendoset, me ç’rast kontribohet në krijimin e një administrate me azhuritet më të madh, që do të vihet në funksion të qytetarëve, ndërsa organet janë të obliguara që t’i respektojn qën-drimet e Avokatit të Popullit. Në praktikë kjo e fundit që u përmend nga ana e Entit shtetëror për gjeodezi dhe kadastër shpesherë nuk respektohet. Karakteristike për procedurat e shpronësimit është se problemet janë prezente në ato raste ku si shfrytëzues paraqiten komunat, përkatësisht njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa sa iu përket atyre për hapjen e rrugëve kalimtare ato nuk mund të realizohen për shkak të mospasjes së mjeteve të duhura financiare, kështu që problemi zvarritet derisa nuk dihet. Në lidhje me këto lëndë Avokati i Popullit me rekomandimet e veta iu drejtua Këshilleve komunale dhe Fondeve për zhvillime komunale, me ç’rast në lidhje me rrugët kalimatre udhëzonte që t’iu jepet prioritet

Page 101: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 98 -

këtyre rasteve, por shpeshherë nuk merrte kurrfarë përgjigjesh, ndërsa në rastet e përgjigjeve thu-heshte se problem kyç përfaqësojnë mjetet financiare.

Njëra prej çështjeve që kërkon kujdes të veçantë duke pasur parasysh atë se e njëjta është përfshirë edhe në kërkesat e parashtresave të dorëzuara, gjithsesi është transformimi i së drejtës për shfrytëzimin e tokës ndërtimore duke pasur parasysh atë se bartësit e së drejtës për shfrytëzim të tokës ndërtimore me ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për tokë ndërtimore, mund që ta fitojnë të drejtën për pronësi të tokës ndërtimore, në bazë të pronësisë së mëparshme të së njëjtës me dorëzimin e kërkesës, ndërsa me këtë rast Ministria për transport dhe lidhje duhet të sjellë vendim për transformimin e kësaj të drejte. Ndërkaq e pakontestueshme është çështja se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqe-donisë solli Vendim D.nr.172/01 me 10.07.2002 sipas të cilit u ndërpre një pjesë e ligjit, bashkë me dispozitat e përmendura (përveç nenit 15) si dhe neni 7 paragrafi 1, alinea 6 e Dekretit për mënyrën dhe kushtet e transformimit, për të drejtën për shfrytëzimin e tokës ndërtimore që është pronë e Republikës së Maqedonisë, transformimi për të drejtën e pronësimit apo për të drejtën për qira të vazhdueshme (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr.70/01), pra këto u ndër-prenë me arsyetimin se me konceptin ligjor për transformim vihet në pikëpyetje siguria juridike e qytetarëve, si elemente të parimit kushtetues të sundimit të së drejtës si dhe parimi kushtetues për barazi të qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve. Çështja rreth mënyrës së procedurës dhe periudhës se kur mund të bëhet transformimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokës ndërtimore në të drejtë për pronësi apo për qira të vazhdueshme, ishte aktuale gjatë vitit të kaluar për një pjesë të madhe të qytetarëve me ç’rast u shkaktua edhe shqetësim dhe huti. Përkatësisht mediat elektronike dhe mjetet tjera të informimit publik, disa herë duke i po-tencuar organet kompetente shtetërore, organet përfaqësuese të Admnistratës për punë pronësore-juridike pranë Mnistrisë së financave dhe Ministrisë për transport dhe lidhje, theksuan se qytetarët të cilët nuk do të dorëzojnë kërkesa për blerejn e tokës ndërtimore, duke filluar prej 01.09.03 deri 31.12.03 duke vazhduar deri me 31.03.04, do ta humbin këtë të drejtë, kështu që e njëjta do të mund t’iu transformohet në të drejtë për qira të vazhdueshme apo do t’iu shitet sipas çmimeve të tregut. Krahas kësaj parashihet se Dekreti për mënyrën dhe procedurën për tjetërsimin e tokës ndërtimore që është pronë e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e R. M.” nr. 13/03 dhe 59/03), me vendimet normative të të cilit rregullohet vetëm një segment i të drejtës për tokë ndër-timore që ka të bëjë me me pronarët objekt-shfrytëzues të tokës ndërtimore, të cilët për të drejtën e shfrytëzimit të tokës nuk kanë paguar kompensim, prej ku nuk duhet të vlerësohet se me kalimin e afatit për zbatimin e tij (momentalisht deri 31.03.04) qytetarët do ta humbin këtë të drejtë. Avokati i Popullit vlerëson se mbetet obligimi për shtetin që nëpërmjet bartësit të pushtetit ligjdhënës-Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që brenda një afatit të përshtatshëm kohor, ta plotësoj këtë zbrazëtir jurdike, me ç’rast do të krijohen parakushte për pluralizëm pronësor, sipas të cilit në pajtueshmëri me konceptin e ri kushtetues duhet që të dominoj pronësimi privat, si bazë për transformimin e legjislaturës së tregut që ka të bëjë edhe me tokën ndërtimore. Një gjë e këtillë duhet të bëhet meqenëse transformimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokës ndërtimore me të drejtë pronësie në asnjë rast nuk duhet që t’i le pasdore apo t’i shkel të drejtat

Page 102: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 99 -

pronësore as të qytetarëve e as të shtetit, si dhe në asnjë rast nuk duhet që të përcaktohet që të jetë kryesisht në dëm të qytetarëve. Duke pasur parasysh një gjendje të këtillë, me qëllim të zgjidhjes sa më adekuate të këtyre çështjeve të përmendura më lartë, si dhe për të qenë në dobi të zbatimit konskekuent të rregullave të shkruara të procedurës, në kontekst të sigurimit dhe realizimit sa më efikas të të drejtave të qytetarëve gjatë zbatimit të procedurave para organeve të përmendura, janë dorëzuar disa infor-mata të posaçme drejtuar funksionarit-ministrit i cili udhëheq me Ministrinë e financave si dhe deri te kryetari i Këshillit për denacionalizim. Në këtë drejtim informata të posaçme janë dorëzuar edhe deri te kryetari i organit të shkallës së dytë-Komisioni për zgjidhjen e çështjeve administra-tive për matje, kadastër dhe regjistrim të të drejtave të pasurisë së patundshme prej ku shumë pak është marrë përgjigje edhe atë më shpesh përgjigje jo të plota. Në shumicën e rasteve është njoftuar drejtori i Entit për punë gjeodezie me një vrojtim të posaçëm ndaj punës së Sektorit për matje dhe kadastër në Shkup, me që një numër i madh i parashtresave kanë të bëjnë pikërisht me këtë sektor, gjithashtu disa herë janë bërë edhe hulumtime nga vendi i ngjarjes dhe biseda me ud-hëheqësit e po këtij resori, por efektet në dejtim të përmirësimit të punës edhe më tutje mungojnë. Posaçërisht duhet të potencojmë se drejtori i Inspektoratit shtetëror për punë gjeodezie është i njoftuar në lidhje me punën e Sektorit për matje dhe kadastër në Gjevgjeli, prej ku aspak nuk mund të merren të dhënat dhe informatat e kërkuara. Avokati i Popullit duke pasur qëndrim të vazhdueshëm ndaj obligimeve të tij, për të kon-tribuar sa më shumë në lehtësimin e realizimit të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve, bënte përpjekje të vazhdueseshme për të krijuar kontakte të rregullta me organet kompetente dhe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në dobi të funksionimit të veprimeve për tejkalimin e prob-lemeve të qytetarëve që kanë të bëjnë me sferën e marrëdhënieve pronësore-juridike. Por meg-jtithatë edhe krahas këtyre përpjekjeve, Avokati i Popullit vlerëson se ende ekziston një numër i madh i problemeve të cilat jo vetëm që nuk tejkalohen, por edhe më shumë thellohen dhe gjithnji e më shumë vijnë në shprehje. Problemet manifestohen nëpërmjet zvarritjeve, burokratizimit të te-pruar, me shkallë të lartë të subjektivitetit gjatë zbatimit të procedurave administrative, me jopro-fesionalizëm, ndërsa në raste të veçanta mund të thuhet edhe me mosnjohje të dispozitave nga sfera e marrëdhënieve pronësore juridike nga ana e një numri të madh të nëpunësve, me sjellje në mënyrë jokoperuese dhe joprofesioniste ndaj subjekteve që janë përfshirë në procedurë duke shkaktuar edhe pasoja të dëmshme për palën-qyetarë në procedurë si dhe me moszbatim të dis-pozitave në mënyë të barabartë. Në bazë të kësaj që u tha më lartë, karakteristikë e pëgjithshme për këtë periudhë të raportit në fjalë është realizimi i të drejtave nga sfera e marrëdhënieve pronësore juridike siç janë: proce-durat për denacionalizim, shpronësim dhe regjistrim të të drejtave në Entin shtetëror për punë gjeodezie, përkatësisht në Sektorin e Shkupit si dhe në sektorët e qytetve tjera dhe realizimi e sig-urimi i të drejtës për tokë ndërtimore, të gjitha këto si kërkesa më dominante të qytetarëve edhe gjatë këtij viti shumë vështirë dhe shumë ngadal u realizuan. Gjatë procedurave qytetarët u balla-faquan me qëndrime të ndryshme burokratike dhe vlerësime subjektive të cilat shkaktuan mosaz-huritet dhe zvarritje të procedurave. E gjith kjo përfaqëson shkelje të ligjit dhe pengesë për t’i real-izuar qytetarët në mënyrë efikase të drejtat e tyre, që gjithashtu rezulton edhe me humbjen e be-simit te institucionet e sistemit. Nuk janë të rralla rastet për sjellje joprofesionale dhe joadekuate me palët si dhe zbatimet joadekuate të dispozitave. Në kaudër të kësaj duke e veçuar procesin për denacionalizim si ndryshim të posaçëm strukturor në Republikën e Maqedonisë, jo vetëm që ky proces ende nuk ka përfunduar, por edhe për zgjidhjet formale të procedurave të viteve të

Page 103: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 100 -

mëparshme nuk ka realizim praktik dhe ekzekutim, ndërsa një numër i madh i parashtresave ende janë të pazgjidhura megjithëse për nga natyra përmbajtësore duhej të kishin zgjidhje efikase. Situatat e këtilla shkaktojnë moskënaqsi te qytetarët ndërsa gjithashtu edhe Avokati i Popullit nuk është i kënaqur me rzultatet e arritura megjithëse për dallim prej vitit të kaluar ekzis-ton njëfarë përmirësimi gjatë veprimeve në bazë të kërkesave të qytetarëve, por kjo është nën niv-elin e synimeve dhe përpjekjeve të Avokatit të Popullit. Për një gjendje të këtillë gjithsesi se kontribojnë edhe arsyet objektive, siç është mospërshtatja e Ligjit për matje, kadastër dhe regjistrim të të drejtave të pasuris së patundshme, i cili zbatohet bashkë me Ligjin për tokë ndërtimore dhe Ligjin për denacionalizim. Kështu meg-jithëse një pjesë e dispozitave në bazë të cilave rregullohet kjo sferë, përfaqësojnë rregulla-juridike solide për problematikën me të cilën kanë të bëjnë, por megjithatë ekziston nevoja për riformu-limin, përkatësisht për precizimin e vendimeve të caktuara me qëllim të sigurimit të zbatimit sa më konsekuent të procedurave të shkruara. Për realizimin sa më të mirë të këtij qëllimi, me siguri se duhet të përparohet kapaciteti administrativ i institucioneve përkatëse, për veprim sa më efikas dhe për mbrotje të të drejtave që dalin nga çështja pronësisë. Me zgjidhje adekuate të këtyre problemeve, gjithsesi se do të kontri-bohet në tejkalimin e pasojave të dëmshme siç janë, zvarritja dhe realizimi jopraktik i proce-durave, pamundësia për realizimin e shpejtë të të drejtave si dhe tejkalimi i çregullimeve, të pari-meve të poklamuara Kushtetuese për barazi të të gjithë qytetarëve etj. Gjithsesi për shkak të mundësis së realizimit dhe mbrojtjes sa më efikase dhe sa më prak-tike të të drejtave si dhe për shkak të përparimit të mënyrës së veprimit në kontekst të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve nga sfera e marrëdhënieve pronësore-juridike, si kusht primar shtrohet çështja për mposhtjen e këtyre problemeve fundamentale në shtet, për t’i ndërmarr të gjitha masat e duhura normative normative si dhe aktivitetet e duhura për zbatimin e tyre, në të gjitha situatat e mundshme praktike për mbrojtjen e institutit të pronësisë dhe të drejtave që dalin në këtë drejtim.

* * *

Në këtë drejtim para së gjithash duhet të sigurohet që:

- administrata shtetërore kompetencat e saja t’i realizoj vetëm në pajtueshmëri me parimin për ligjshmëri si dhe në bazë të parimit për mosdiskriminim dhe parimit për trajtim të barabartë;

- të respektohet me konsekuencë parimi fer-procedur i cili do të jetë i lidhur me afat të logjikshëm kohor dhe të realizohet zbatim i paanshëm i ligjit si dhe

- të bëhet përparim i kapacitetit administrativ dhe i kapacitetit të institucioneve përkatëse për zbatim dhe mbrojtje sa më efikase të të drejtave që kanë të bëjnë me pronësinë.

Edhe në këtë raport si edhe në raportet e mëparshme, Avokati i Popullit si mjet i rëndësishëm për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, tregon gatishmëri të plotë për bashkëpunim dhe pjesëmarrje aktive me të gjitha subjektet tjera relevante për tejkalimin e këtyre problemeve dhe krijimin e kushteve për realizim të bashkëpunimit të frytshëm, i cili do të kontri-boj në zhvillimin e proceseve demokratike në marrëdhëniet e përgjithshme të sistemit juridik-politik të vendit.

Page 104: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 101 -

6.13. Mbrojtja e të drejtave nëpër tjera lëmi Gjatë periudhës së raportit në fjalë në Zyrën e Avokatit të Popullit u dorëzuan 158 parash-tresa të cilat sipas përmbajtjes dhe mënyrës së prezentimit të kërkesës ishin jashtë fushëveprimit të institucionit të vërtetuar me Ligjin për Avokatin e Popullit. Parashtruesit më shpesh shprehnin pakënaqësi ndaj punës së personave udhëheqës, përkatësisht drejtorëve të shoqatave tregtare, si-domos kishte raste që kishin të bëjnë me shpalljen tepricë teknologjike si dhe me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës në bazë të arsyeve të ndryshme të parapara me Ligjin për marrëdhënie pune. Krahas kësaj qytetarët si anëtarë të shoqatave të caktuara, shprehnin pakënaqësi ndaj punës së disa individëve të strukturave të ndryshme udhëheqëse të këtyre shoqatave. Në parashtresa shpesh potencoheshin parregullsitë e punonjësve-aksionarë gjatë vërtetimit dhe regjistrimit të ak-sioneve që kanë në disponim, me ç’rast përherë fajtorë ishin drejtorët e këtyre shoqatave. Duke pasur parasysh pengesat ligjore për të vepruar në bazë të parashtresave me përmba-jtje të këtillë, Avokati i Popullit bënte përpjekje që parashtruesve në mënyrë të drejtëpërdrejtë t’iu ndihmojë, duke iu ofruar këshilla për mënyrën se si mund të kërkojnë mbrojtje për të drejtat e tyre dhe cilit organ duhet t’i drejtohen, ndërsa gjatë parashtresave të këtilla Avokati i Popullit asnjëherë nuk hapte procedurë. Në një pjesë të parashtresave të grupuara në këtë sferë, qytetarët shprehnin pakënaqësi gjatë zbatimit të procedurave që kanë të bëjnë me transformimin e kapitalit shoqëror, përkatësisht me çështjen e privatizimit, me ç’rast kërkonin intervenimin e Avokatit të Popullit. Me rastin e këtyre parashtresave, Avokati i Popullit i këshillonte qytetarët, se përderisa mendojnë se gjatë procedurës së transformimit të kapitalit shoqëror janë bërë shkelje serioze të dispozitave lig-jore që rezultojnë edhe më dëmtimin e kapitalit shoqëror, t’i drejtohen Avokatit Publik, Prokurorit Publik dhe Agjencisë, prej të cilëve mund të kërkojnë kontroll kontabël dhe kontroll legjitim për ligjshmërinë dhe për drejtësinë e zbatuar gjatë procedurës, gjë që është në përputhshmëri me dis-pozitat e nenit 52 të Ligjit për transformimin e kapitalit shoqëror.

Page 105: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 102 -

Page 106: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 103 -

SHEMBUJ NGA PËRVOJA PUNUESE

6.2-1. AP 182/03 M.D. dhe S. S. prej Kumanove, deri te Avokati i Populllit dorëzuan parashtres ku poten-conin se nga ana e personave zyratër pranë Minstrisë së punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë iu kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore gjatë procedurës policore, në atë mënyrë që kanë qenë fizikisht të malltretuar, me qëllim të imponimit të fajit për vepër penale, të cilin iu kanë ngarkuar. Pas analizës së këtyre të dhënave të parashtrsesës dhe dëshmive materiale të dorëzuara, Avokati i Popullit vlerësoi se ky konstatim ka mbështetje dhe menjëherë ngriti procedurë, me ç’rast gjatë mbledhjes së dëshmive u konstua se veprimet e katër personave me autorizime zyrtare paranë OPB-së në Kumanovë, kanë elemente të dukshme për vepër penale, Torturë sipas nenit 142 paragrafi 2 i Kodit penal, me ç’rast deri te Prokuroria publike themelore–Kumanovë, është dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës për shkak të vërtetimit të përgjegjësisë penale. Duke vepruar në bazë të këkresës së dorëzuar, Prokurori themelor publik në Kumanovë Gjykatës themelore kompetente i dorëzoi kërkesë për zbatimin e hetuesisë së këtij këti rasti, kështu që procedura ende vazhdon. 6.2. -2. AP 19/03 M.L. prej Shkupi dorëzoi një parashtresë ku tregon se nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme të Rpublikës së Maqedonisë gjatë procedurës për marrje të nënshtetësisë të Republikës së Maqedonisë i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore, meqenëse se sipas një Vendimi përfundimtar dhe të plotëfuqishëm i është refuzuar kërkesa edhe përkundër asaj se i plotëson ku-shtet për marrjen e nështetësisë të parapara me Ligjin për nënshtetësi. Pas analizës së këtyre të dhënave të parashtresës dhe dëshmive të dorëzuara materiale, Avokati i Popullit konstatoi se kërkesa ka mbështetje juridike dhe me këtë rast gjatë procedurës për aplikimin e saj të sërishëm u dorëzua një rekomandim për zgjidhje pozitive të këtij rasti. Ky rekomandim i dorëzuar u respektua në tërësi dhe më këtë rast organi solli Vendim lig-jor sipas të cilit dorëzuesja e parashtresës e morri nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë.

7

Page 107: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 104 -

6.3.1-1 AP 323/01 A.T. dhe qytetarë tjerë prej Kumanove deri te Avokati i Popullit dorëzuan parashtresë ku kërkuan që të ndërmerren masa për mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura me zvarritjen e paar-syeshme të procedurës për ekzekutimin e vendimit të plotëfuqishëm gjyqësor, me ç’rast treguan se ekzekutimi është penguar jo vetëm nga ana e gjyqit kompetent, por edhe nga ana e debitorit përkatësisht shkollës ku kanë qenë të punësuar dorëzuesit-mandatarët e parashtresës, nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe Ministrisë për financa, të cilat gjithashtu kanë qenë të ob-liguara që të ndërmarrin masa për veprim sipas Vendimit të plotëfuqishëm të sjellur. Pas analizës së të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara, Avokati i Popullit vlerësoi se ekziston shkelje e të drejtave të dorëzuesve të parashtresave si nga ana e debi-torit ashtu edhe nga ana e gjyqit kompetent, me ç’rast ngriti procedurë gjatë të cilës dorëzoi reko-mandim deri te debitori, Ministria për arsim dhe shkenc, Ministria e financave dhe deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë ku u potencua se duhet patjetër të respektohet në mënyrë konsektu-ente Vendimi i plotëfuqishëm dhe ekzekutiv gjyqësor, ndërsa gjatë intervenimeve deri te gjyqi përkatës u theksuan obligimet e patjetërsueshme për t’i dhënë prioritet lëndës duke i ndërmarrë të gjitha veprimet në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për procedurë përfundimtare, për realizimin e të drejtës së mandatorit. Pas ndërmarrjes së veprimeve për realizimin e të drejtave të dorëzuesve të parashtresave nga ana e Avokatit të Popullit, gjyqi përkatës solli një vendim të ri ekzekutiv, i cili për një kohë të shkurtë edhe u ekzekutua, përkatësisht u veprua sipas vendimit gjyqësor, si dhe iu kompenzuan rrogat dhe kontributet parashtruesve, sipas asaj që ishte e vërtetuar me vendimin gjyqësor. 6.3.1.-2. AP 988/03 V.S. prej Kërçove deri te Avokati i Popullit dorëzoi parashtres ku tregoi se është i pakënaqur prej veprimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë me rastin e dorëzimit të Revizionit dhe me këtë rast vlerësonte se procedura zvarritet paarsye. Parashtruesi potencoi se meqenëse është fjala për kontest për marrëdhënie pune, i cili nuk ka përfunduar me vite si akt-vendim, i është drejtuar Kryetarit të Gjykatës supreme dhe ka kërkuar prioritet, i cili nuk është pranuar. Avokati i Popullit gjatë procedurës iu drejtua Ministrisë së drejtsis, si organ kompetent për të vepruar pas parashtresave që kanë të bëjnë me zvarritje të procedurave gjyqësore dhe kërkoi që të ndërmerren masa për shpejtimin e procedurës në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedon-isë. Duke vepruar pas kërkesës së Avokatit të Popullit, Ministria e drejtësis iu drejtua Gjykatës supreme, për t’i dhënë prioritet lëndës në fjalë, me ç’rast lënda u vu në shqyrtim dhe së shpejti edhe u soll vendimi. 6.3.1-3 AP 1595/03 S.R. Nga Tetova dorëzoi parashtresë ku tregonte se në Gjykatën themelore të Tetovës me 1994 është ngritur proces gjyqësor, me ç’rast seanca e fundit gjyqësore është mbajtur me 04.04.2003 kur edhe janë mbillur diskutimet, por edhe krkahas asaj se ka kaluar një periudhë e gjatë kohore, nuk ka marrë vendim gjyqësor në formë të shkruar dhe me këtë rast vlerëson se i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore.

Page 108: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 105 -

Pas shqyrtimit të të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara, Avokati i Popullit vlerësoi se me këtë rast është prezente zvarritja e procedurës, me ç’rast deri te kryetari i gjykatës së njëjtë dorëzoi një sugjerim, i cili në tërësi u përkrah, kështu që vendimi iu dorëzua parshtruesit. 6.3.1.-4 AP 826/03 G.G. prej Strumice në parashtresë theksonte se në Gjykatën themelore të Strumicës ka ngritur procedurë prej vitit 1983 e cila ende nuk ka përfunduar me vendim të plotëfuqishëm gjy-qësor dhe më këtë rast vlerëson se procedura zvarritet paarsye kështu që i shkelen të drejtat ku-shtetuese dhe ligjore. Avoakti i Popullit konstatoi se parashtresa ka mbështetje ligjore dhe me këtë rast ngriti procedurë nëpërmjet të cilës deri te Këshilli gjyqësor republikan dorëzoi rekomandim, ndërsa ky rast u aktualizua edhe në mediume nëpërmjet emisionit Justicija të Televizionit të Maqedonisë. Pas ndërmarrjes së këtyre aktiviteteve lënda u vu në shqyrtim me ç’rast edhe kërkesa e qytetarit u realizua. 6.4.-1 AP 736/03 S.M. prej Shkupi, në parashtresën dorëzuar Avokatit të Popullit tregonte se nga ana e Min-istrisë së Mbrojtjes iu kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore sepse nuk i është paguar kompensim për stërvitjet fluturuese. Avokati i Popullit konstatoi se parashtresa është me të drejtë, meqenëse parashtruesi ka pasur të drejtë për kompensim përkatës, në pajtueshmëri me Ligjin për shërbim në Armatën e Re-publikës së Maqedonisë, me Rregulloren për rroga dhe kpmensime të rrogave të Ministrisë së mbrojtjes dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rrogave në Ministrinë e mbrojtjes. Gjatë procedurës Avokati i Popullit konstatoi se për shkak të mungesës së mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë është kufizuar e drejta e parashtruesit, me ç’rast deri te Qeveria e Re-publikës së Maqeonisë është dorëzuar informatë për nevojën e sigurimit të mjeteve plotësuese të dedikuara për pagesën, për nevoja të ckatuara të përfaqësuesve të Ministrisë së mbrojtjes, të vërtetuara edhe me ligj. Qeveria e Republikës së Maqedonisë veproi krejtësisht në pajtueshmëri me informatën, kështu që dorëzuesit të parashtresës iu pagua kompensimi i vërtetuar. 6.4.-2 AP 1206/03 M.A. prej Shkupi në parashtresë koanstatonte se iu kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore për shkollim me rregull, meqenëse edhe krahas dorëzimit të dëshmive se ëhstë student i rregullt në Fakultetin elektroteknik në Shkup, ka marrë ftesë për kryerjen e obligimeve ushtarake-kryerje të shërbimit ushtarak. Duke vepruar në bazë të parashtresës Avokati i Popullit vlerësoi se e njëjta ka edhe mbështetje juridike, me ç’rast iu drejtua njësisë rajonale të Ministrisë së mbrojtjes me një akt të shkruar duke theksuar se me këtë rast janë plotësuar të gjitha kushtet për shtyrjen e shërbimit ush-tarak.

Page 109: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 106 -

Një udhëzim i këtillë i Avokatit të Popullit krejtësisht u përkrah dhe dorëzuesit të parash-tresës iu shty afati për kryerjen e shërbimit ushtarak. 6.5.1-1. AP 1810/03 S.S. prej Shkupi deri te Avokati i Popullit dorëzoi parashtresë ku tregonte se gjatë proce-durës në IP Qendra ndërkomunale për punë sociale në Shkup për vërtetimin e të drejtës për ndi-hmë sociale me të holla, iu kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore, meqenëse është sjellur vendim i vërtetuar edhe prej organit të shkallës së dytë, sipas të cilit i është refuzuar e drejta për ndihmë sociale. Avokati i Popullit pas vështrimit që iu bëri të dhënave të parashtresës dhe dëshmive mate-riale të dorëzuara, konstatoi se e njëjta ka bëzë për procedurë meqenëse arsyeja pse është refuzuar kërkesa nuk ka mbështetje, përkatësisht në bazë të dispozitave të Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet, kriteret, sasinë, mënyrën dhe procedurën e vërtetimit dhe real-izimit të së drejtës për ndihmë sociale me të holla, sipas të cilit me kërkesën e dorëzuar është dashur të vihet edhe llogaria për energji elektrike të shpenzuar, por ky kriter sipas një Vendimi të gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë u anulua, kështu që një obligim i këtillë veç më nuk ekziston për qytetarët. Duke pasur parasysh faktin se vendimi i sjellur ishte përfundimtar dhe i plotfuqishëm, Avokati i Popullit propozoi, që edhe njëherë të zbatohet procedura, ky propozim u përkrah dhe gjatë procedurës së dytë pra gjatë rishqyrtimit të saj u soll vendim sipas të cilit u përkrah kërkesa e qytetarit. 6.5.1-2. AP 525/03 A. L. Prej Shkupi në procedurë poteconte se nga ana e IP Qendra ndërkumunale për punë sociale e qytetit të Shkupit, gjatë ptocedurës për vërtetimin e të drejtës për ndihmë sociale me të holla, i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore në atë mënyrë që iu ka marrrë e drejta të cilën e ka gëzuar më parë me arsyetim se ende nuk e ka zgjidhur statusin e shtetësisë si dhe nuk e ka të zgjidhur çështjen e banimit. Avokati i Popullit duke i vlerësuar të dhënat e parashtresës dhe dëshmitë materiale të dorëzuara si të arsyeshme, gjatë procedurës pranë organeve të shkallës së dytë me rastin e ankesës së parashtruesit, rekomandoi se e njëjta duhet të marrë pëlqim, ndërsa vendimi i mëparshëm të ndërpritet dhe lënda të kthehet në organet e shkallës së parë për t’u rishqyrtuar dhe për t’u sjellur vendim adekuat. Rekomandimi u përkrah krejtësisht, ndërsa gjatë procedurës organi i shkallës së parë solli vendim me mbështetje ligjore, me ç’rast kërkesa e qytetarit pati zgjidhje pozitive. 6.5.2-1. AP 1403/03 Z.V. prej Shkupi, deri te Avokati i Popullit dorëzoi parashtres ku përmendi se nga ana e punëdhënësit të Institucionit publik Qendra ndërkomunale për punë sociale në Shkup, iu kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore meqenëse si nëpunës shtetëror i është ndëruar vendi i punës prej pozitës më të lartë në pozitë më të ulët.

Page 110: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 107 -

Pas vështrimit të të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara, Avokati i Popullit konstatoi se të njëjtat kanë bazë për procedurë, meqenëse gjatë sjelljes së vendimit për ndërrimin e vendit të punës, e drejta materiale është e shfrytëzuar në mënyrë të gabuar, përkatësisht ndërrimi i vendeve të punës është bërë sipas dispozitës së Ligjit për nëpunës shtetëror, e cila është hequr me një Vendim të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Duke u nisur nga këto arsye Avokati i Popullit dorëzoi një rekomandim nëpërmjet të cilit u kërkua që gjatë procedurës së sërishme të anulohet Vendimi i mëparshëm, kështu e gjith kjo u përkrah dhe dorëzuesit të parashtresës iu përcaktua vend përkatës punues. 6.5.2-2. AP 1964/03 M.O. dhe qyetarë tjerë prej Shkupi, deri te Avokati i Popullit dorëzuan parashtresa ku tre-gonin se me Vendimet e sjellura për ndërprerje të marrëdhënieve punuese për shkak të ndry-shimeve ekonomike, strukturore dhe ndryshimeve tjera, Fondi për sigurim shëndetësor i Repub-likës së Maqedonisë iu ka shkelur të drejtat që dalin nga marrëdhëniet e punës, në mënyrë jolog-jore. Duke i vlerësuar këto të dhëna si të arsyeshme, Avokati i Popullit ngriti procedurë, pranë organit të shkallës së dytë dhe me këtë rast shtroi nevojën për rishqyrtimin e Vendimeve për ndër-prerje të marrëdhënieve punuese, sidomos në drejtim të gjendjes familjare-materiale të dorëzuesve të parashtresave. Udhëzimet e këtilla të Avokatit të Popullit u përkrahën në tërësi, vendimet kontestuese u ndërprenë, ndërsa dorëzuesit e parashtresave e mbajtën statusin e personave të punësuar. 6.5.3-1 AP 356/03 B.Z. prej Shkupi, në parashtresë theksonte se gjatë procedurës për ndarjen e banesave nga ana e Komisionit për çështje banimi pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore meqenëse kërkesa e saj në përputhshmëri me dispozitat e Ligjit për të drejtat e posaçme të përfaqësuesve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonis dhe anëtarëve të familjeve të tyre, aspak nuk është shqyrtuar megjithëse kërkesat e përfaqësuesve tjerë janë zgjidhur në mënyrë pozitive. Avokati i Popullit me këtë rast konstatoi se kërkesa e parashtrueses ka bazë për të vepruar, me ç’rast deri te komisioni kompetent, u dorëzua një rekomandim për zgjidhje urgjente dhe pozitive të kërkesës së dorëzues së parashtresës. Një rekomandim i këtillë u përkrah krejtësisht, kështu që kërkesa e dorëzueses së parash-tresës u përkrah dhe me këtë rast iu nda banesë me qira. 6.5.3-2. AP 153/03 O.M. nga Shkupi Avokati i Popullit dorëzoi një parashtresë ku thuhej se i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore, meqenëse si bartëse e të drejtës për banim, banesa ku ka banuar nëpërmjet procedurës për nacionalizim i është kthyer pronarëve të mëparshëm, ndërsa kësaj nuk i është ndarë tjetër banesë megjithëse ka kaluar një kohë më shumë se një vjet, duke llogaritur prej momentit kur pronarët e mëparshëm, e kanë fituar të drejtën për kthimin e banesës në fjalë.

Page 111: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 108 -

Avokati i Popullit konstatoi se dorëzueses së parashtresës i janë shkelur të drejtat, që kanë të bëjnë me nenin 70 të Ligjit për denacionalizim, me këtë rast për tejkalimin e problemit të kri-juar, deri te komisioni kompetent pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dorëzoi një sug-jerim, nëpërmjet të cilit u kërkua respektim konsekuent i dispozitave të Ligjit për denacionalizim, gjë që u përkrah në tërësi, kështu që parashtrueses iu nda tjetër banesë. 6.6.1-1. AP 236/03 C.S. nga Prilepi, në parashtresë theksoi se gjatë procedurës për njohjen e kompensimit të rrogave për shkak të ndërprerjes së përkohëshme të punës për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe amërisë, në Fondin për sigurim shëndetësor i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore meqenëse me një vendim përkatës të vërtetuar nga organi i shkallës së dytë, kërkesa i është refu-zuar si e pabazë. Pas analizës së të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara, Avokati i Popullit konstatoi se parashtresa ka mbështetje ligjore, me ç’rast gjatë procedurës së dytë që e ngriti parashtruesja pas intervenimeve të Avokatit të Popullit, ku nëpërmjet një akti të shkruar dre-jtuar organit administrativ thuhej se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që mos të përkrahet kërkesa, përkatësisht janë plotësuar të gjitha kushtet për sjelljen e një vendimi ligjor. Një udhëzim i këtillë i Avokatit të Popullit u përkrah në tërësi me sjelljen e një vendimi ligjor, sipas të cilit parashtrueses iu njoh e drejta për kompensim për gjithë kohën që më parë ishte kontestuese. 6.6.1-2. AP 1661/03 B.G. nga Prilepi me parashtresë iu drejtua Avokatit të Popullit ku thuhej se nga ana e Njësisë rejonale të Fondit për sigurim shëndetësor i është pamundësuar e drejta për kompensimin e shpenzimeve për barëra që janë të vëretuara me listën pozitive, memqenëse veç më kishte dorëzuar dy kërkesa për realizimin e kësaj të drejte, por për asnjërën nuk ka marrë përgjigje. Duke vlerësuar se në pajtueshmëri me dispozitat e ligjit që e trajtojnë këtë të drejtë, të dhënat e parashtresës kanë mbështetje ligjore, Avokati i Popullit bëri hulumtim nga vendi i ngjar-jes në Fondin për sigurim shëndetësor, duke theksuar se kërkesa e qytetarit duhet të përkrahet sepse me mosveprim sipas kërkesës së qytetarit, bëhet shkelje e të drejtave ligjore, me ç’rast kërkoi që në mënyrë urgjente të sillet akt përkatës administrativ. Fondi për sigurim shëndetësor pas ndërhyrjeve të Avoktit të Popullit, i ndërmorri veprimet dhe aktivitetet e nevojshme dhe solli vendim për njohjen e shpenzimeve për barërat e marrura, kështu që qytetari e realizoi këtë të drejtë ligjore nga sfera e sigurimit shëndetësor. 6.6.2-1 AP 441/03 I.T. nga Shkupi, deri te Avokati i Popullit dorëzoi një parashtresë ku thuhej se gjatë proce-durës për njohjen e të drejtës për pension invalidor nga ana e Fondit për sigurim pensional dhe in-validor të Maqedonisë, i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore meqenëse i është përcaktuar sasi më e vogël e pensionit nga ajo që është dashur ta realizoj për çdo muaj. Avokati i Popullit në bazë të të dhënave dhe dëshmive materiale të dorëzuara, konstatoi se organi i shkallës së dytë në mënyrë të gabuar e ka zbatuar të drejtën materiale, kur ka konstatuar se

Page 112: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 109 -

invaliditeti te dorëzuesi i parashtresës është shkaktuar si pasojë e sëmundjes, e jo si pasojë e lëndimit në vendin e punës. Për këtë arsye Avokati i Popullit iu drejtua organit të shkallës së dytë duke potencuar se dorëzuesi i parashtresës lëndimet i ka marrë në vendin e punës, me ç’rast është shkaktuar edhe invaliditeti, kështu për këto arsye edhe sasia e pensionit mujor duhet të jetë 80% prej bazës së pensionit. Gjatë procedurës organi kompetent në tërësi e respektoi qëndrimin e Avokatit të Popullit me zbatim konsekuent të dispozitave ligjore, duke sjlellë vendim sipas të cilit qyetarit iu njoh një sasi tjetër më e lartë e llogarisë së pensionit. 6.6.2-2. AP 1716/02 T.R. nga Ohëri dorëzoi parashtresë në të cilën tregonte se nga ana e Fondit për sigurim pen-sional dhe invalidor të Maqedonisë i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore, meqenëse gjatë procedurës së sërishme në bazë të obligimeve zyrtare, është anuluar vendimi i vitit 1998, sipas të cilit i është vërtetuar dhe i është njohur pensioni i pleqësisë, kështu që është caktuar një llogari tjetër më e ulët e pensionit se sa pensioni i mëparshëm në bazë të moshës, kështu që i është ndërprerë sasia e cak-tuar e pensionit. Pas analizës së të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara Avokati i Popullit konstatoi se me vendimin e ri dorëzuesit të parashtresës i janë shkelur të drejtat, meqenëse gjatë procedurës së sërishme sipas obligimeve zyrtare nuk është marrë parasysh përvoja të cilën e ka plotësuar dorëzuesi i parashtresës në Republikën e Francës, për të cilën ka ofruar dëshmi nga bartësi i sgurimit të Francës. Gjatë ripërsëritjes së procedurës, sipas kërkesës së qytetarit dhe me intervenimin e Avokatit të Popullit, Fondi solli një vendim të ri me mbështetje ligjore, me ç’rast kërkesa e qytetarit mori pëlqim. 6.7-1. AP 1487/03 B.Xh. nga Prilepi, dorëzoi një parashtresë ku ptotencoi se gjatë procedurës në Qendrën studen-tore shtetërore në Shkup, për pranimin e studentëve nëpër shtëpitë e studentëve gjatë viteve 2003/2004, iu kanë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore, meqenëse i është refuzuar kërkesa edhe krahas asaj se i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara dhe të vërtetuara sipas rregullave dhe kritereve të shkru-ara. Pas shqyrtimit të të dhënave të parashtresës dhe dëshmive të dorëzuara materiale, Avokati i Popullit vlerësoi se ka bazë për të vepruar dhe më këtë rast ngriti procedurë, në kuadër të së cilës u bë hulumtim i dokumenteve nga vendi i ngjarjes, për të gjithë kandidatët-pjesëmarrës në konkurs, me ç’rast u konstatuan një sërë parregullsish. Për shkak të tejkalimit të parregullsive Avokati i Popullit, dorëzoi një rekomandim drejtuar Ministrisë së arsimit dhe shkencës si dhe Qendrës studentore shtetërore, në Shkup e cila u përkrah gjatë përsëritjes së procedurës me kërkesë të parashtrueses, kështu kërkesa e saj mori kahje pozitive, dhe studentja u vendos në Shtëpinë shtetërore të studentëve Goce Delçev në Shkup. 6.7-2. AP 782/03 A.V. nga Velesi në parashtresën drejtuar Avokatit të Popullit, potencoi se i janë shkelur të dre-jtat kushtetuese dhe ligjore si student i Fakultetit Filologjik të Shkupit, meqenëse edhe krahas

Page 113: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 110 -

Vendimit të sjellur nga ana e fakultetit për vazhdimin e sesionit të shkurtit në muajin mars pa mos paguar participim, kriter i cili është regjistruar edhe në indeks, një muaj më vonë ka qenë e obliguar që ta paguaj participimin. Pas shqyrtimit të të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara Avokati i Popullit vlerësoi se ka bazë për të vepruar dhe me këtë rast ngriti procedurë gjatë së cilës konstatoi se vazhdimi i sesionit të shkurtit pa aprticipim, nuk ka pasur të bëjë me studentët të cilët vetë i marrin përsipër shpenzimet për studim, por megjithatë kjo nuk është potencuar në mënyrë precize me aktet e fakultetit. Për këto arsye si dhe për shkak se në indeksin e studentes është shënuar se lirohet prej par-ticipimit, Avokati i Popullit morri qëndrim se nuk mundet që studentët të vihen në huti dhe prej tyre më vonë të kërkohet pagesë retroaktive për participim. Një qëndrim i këtillë i Avokatit të Popullit, krejtësisht u përkrah nga Administrata e fakultetit, ndërsa gjithashtu kompensimi për studim gjatë viteve 2002/2003 u zvogëlua me 50%, me ç’rast u lejua mundësia që kjo shumë të paguhet në pesë kiste, gjë që ishte më e përshtatshme për studentët. Dorëzuesja e parashtresës, gjithashtu tregoi se për shkak të gjendjes së vështirë materiale, nuk ka mundësi ta paguaj as shumën e zvogëluar të kompensimeve, me ç’rast pas intervenimit të Avokatit të Popullit, për rastin konkret u miratua zvogëlim individual i shumës së vërtetuar për plotësimin e 50%-shit, kështu që kërkesa e parashtrueses u përkrah në mënyrë të plotë. 6.8-1 AP 1790/02 Një grup nxënësish të Shkollës së mesme shtetërore Lupço Santov në Koçani, deri të Avokati i Popullit dorëzuan parashtresa ku theksonin se nga ana e arsimtarit të tyre të lëndës së kontabilitetit iu shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore, me qëndrimin jokorrekt dhe joprofesional të arsimtarit, i cili shpeshherë ka bërë malltretim psiqik me ofendime, ndërsa për shkak të mësimit joprofesional kanë qenë të obliguar që të marrin orë private te arsimtari i njëjtë. Avokati i Popullit pas analizës së të dhënave të parashtresave vlerësoi se ka bazë për t’u vepruar dhe me një shkresë iu drejtua Inspektoratit shtetëror për arsim si dhe drejtorit të shkollës dhe kërkoi që secili në kuadër të kompetencave që i takojnë të ndërmarrë masa përkatëse për tejkalimin e kësaj gjendje. Një udhëzim i këtillë i Avokatit të Popullit u përkrah plotësisht, ndërsa pas maseve dhe ak-tiviteteve të ndërmarra nga ana e inspektoratit përkatës dhe drejtorit të shkollës, çështja u zgjidh si nga aspekti i përshtatjes së kompetencave të arsimtarit gjatë zbatimit të orës së mësimit ashtu edhe për nga aspekti i sjelljes së nxënësve gjatë orës së mësimit. 6.8-2. AP 110/03 A.T. prej Shkupi, deri te Avokati i Popullit dorëzoi parashtresë në të cilën tregonte se gjatë procedurës në Institucionin Publik Qendra ndërkomunale për punë sociale, në Shkup, i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore me mosmarrjen e veprimeve për tejkalimin e problemit të shkaktuar nga ish bashkëshortja e tij, e cila si prind i ka pamundësuar që të mbajë kontakte me fëmijën e mitur. Avokati i Popullit vlerësoi se të dhënat e parashtresë kanë mbështetje ligjore dhe më këtë rast e udhëzoi Qendrën të punoj në mënyrë këshilldhënëse me të dy prindët, ndërsa gjithashtu pati bisedë të drejtëpërdrejtë me nënën e fëmijës së mitur.

Page 114: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 111 -

Si rezultat i ndërmarrjes së këtyre veprimeve, të dy prindët i korigjuan sjelljet e tyre, kështu që takimet e prindit me fëmiun e mitur kanë filluar të realizohen pa kurrfarë problemi. 6.9.1-1. AP 919/03 L.I. Nga Prilepi, deri te Avokati i Popullit dorëzoi parashtresë ku potenconte se gjatë proce-durës për dhënien e miratimit për shtimin e kulmit, ku si investues paraqitet fqiu i tij, në njësinë rano-jale të Ministrisë për transport dhe lidhje në Prilep, i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore meqenëse një miratim i këtillë është dhënë në kundërshti me rregullat ligjore përkatëse. Avokati i Popullit deri te organi përkatës i shkallës së dytë i cili vendos me rastin e dorëzimit të kësaj ankese, dorëzoi një rekomandim, ku potencoi se ankesa ka mbështetje ligjore dhe për këtë arsye edhe duhet të përkrahet. Një rekomandim i këtillë u përkrah në tërësi, ndërsa gjatë përsëritjes së procedurës kërkesa e investuesit është refuzuar, me ç’rast u realizua e drejta e dorëzueses së parashtrsës. 6.9.1-2 AP 737/03 D.N. nga Kumanova, në parashtresë theksonte se gjatë procedurës në Njësinë rajonale të Minis-trisë për transport dhe lidhje në Kumanovë, që është ngritur në bazë të kërkesës së fqiut të tij për dhënie të miratimit për rikonstruim, rindërtim dhe mbindërtim, nuk është përfshirë edhe ai, ndërsa gjithashtu organi administrativ i shkallës së parë, nuk e ka nisur procedurën për zbatimin e sërishëm të saj, në pajtueshmëri me udhëzimet e përfshira në akt-vendimin e Gjykatës kushtetuese të Maqedonisë. Pas analizës së të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të drëzuara, Avokati i Popul-lit konstatoi se parashtresa ka mbështetje jurdike, me ç’rast deri te organi përkatës administrativ dorëzoi një rekomandim, ku potencoi se procedura në fjalë duhet të ndërpritet, ndërsa pas marrjes së vendimit përkatës gjyqësor ajo duhet të vazhdoj. Organi përkatës administrativ me rastin e dorëzimit të rekomandimit, solli konkluzë sipas të cilës u ndërpre procedura, ndërsa inevstuesin e udhëzoi për në gjyqin përkatës, për të zbatuar proce-durë gjyqësore përkatëse. 6.10.1-1. AP 154/03 S.M. nga Resnja në parashtresë potenconte se gjatë procedurës për vërtetimin e bazës tatimore për trashigimi dhe dhuratë, e cila është ngritur në Ministrinë e financave, Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë rajonale në Manastir, sektori për tatim në Resnjë, i janë shkelur të drejtat ku-shtetuese dhe ligjore, meqenëse ka qenë e obliguar me tatim për dhuratë edhe krahas asaj se dorëzuesja e parashtresës si pranuese e dhuratës me një vendim përkatës të një organi kompetent për tutori, nuk ka qenë krejtësisht e përvetësuar nga dhuruesi, ndërsa një gjë e këtillë përfaqëson edhe lirim nga obligimi i tatimit për trashigimi dhe dhuratë. Pas shqyrtimit të të dhënave të parashtresës dhe dëshmive materiale të dorëzuara, Avokati i Popullit konstatoi se ka bazë për të vepruar, me ç’rast deri te Ministria e financave-Sektori për proce-durë administrative të shkallës së dytë, dorëzoi një rekomandim ku theksoi se pranuesi i dhuratës ndaj dhuruesit të dhuratës, është në realacion të trashigimtarit juridik të lidhjes së parë trashigimore dhe më këtë rast duhet të lirohet nga lirimi i tatimit për trashigimi dhe dhuratë.

Page 115: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Avokati i popullit (Ombudsman)

- 112 -

Një rekomandim i këtillë u përkrah në tërsëi, ndërsa gjatë procedurës së dytë, u soll vendim sipas të cilit dorëzuesja e parashtresës u lirua nga pagesa e tatimit për trashigimi dhe dhuratë. 6.11-1. AP 399/03 T.B. nga Shkupi, në parashtresën drejtuar Avokatit të Popullit theksonte se nga ana e SHA Elektrostopanstvo na Makedonija përkatësisht Elektrodistribucija në Shkup, iu kanë dorëzuar llogari pakurfarë baze për shpenzimin e nergjisë elektrike në shëtpin e tij të vikendit me llogaritje të taksës radiodifuzive, megjithëse këto obligime i ka kryer me kohë, bashkë me llogaritë që i janë dorëzuar në banesën ku kanë jetuar. Pas analizës së këtyre të dhënave Avokati i Popullit konstatoi se në rastin konkret qytetarit i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore, kështu që u drejtua në SHA Elektrostopanstvo na Make-donija- përkatësisht Elektrodistribucija në Shkup, me konstatimin se në rastin konkret është vepruar në kundërshti me dispozitat e Ligjit për marrëdhënie obligative dhe Udhëzimin për procedurën e ndry-shimit të regjistrit të shfrytëzuesve të radios dhe televizionit. Rekomandimi i këtillë u përkrah në tërësi, ndërsa llogaritë kontestuese u tërhoqën, me ç’rast qytetari u lirua prej obligimit. 6.11–2. AP 584/03 Duke vepruar në bazë të obligimeve ligjore, me rastin e të dhënave të publikuara në shkrimet e mjeteve të informimit masovik, për shkyçje masive të popullatës nga sitemi i ujësjellësit në qytetin e Strumicës, të zbatuar nga NPK Komunalec në Strumicë, me ç’rast janë shkyçur edhe qytetarët të cilët në mënyrë të rregullt i kanë realizuar obligimet e tyre, në këtë drejtim Avokati i Popullit duke vlerësuar se shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore të një grupi të madh të qytetarëve, formuloi lëndë dhe ngriti procedurë. Me qëllim që të mbrohen të drejtat e qytetarëve të cilët i realizojnë obligimet e tyre me kohë, Avokati i Popullit deri te ndërmarrja e përmendur publike, dorëzoi një rekomandim, në të cilin theksoi se gjatë zbatimit të dispozitave të Vendimit për rend komunal, duhet patjetër të respektohen edhe dis-pozitat e Ligjit për marrëdhënie obligative dhe Ligjit për procedurë ekzekutive, të cilat shpiejnë drejt faktit se qytetarët nuk janë obligues solidarë dhe secili prej tyre është në raporte dhe marrëdhënie të ndryshme me furnizuesin e shërbimeve. Një rekomandim i këtillë i Avokatit të Popullit u respektua në tërësi dhe më këtë rast ai men-jëherë u njoftau se uji është lëshuar nëpër të gjitha objektet të cilat me kohë i kanë kryer obligimet e tyre. 6.12-1. AP 18/03 J.Z. prej Shkupi deri te Avokati i Popullit dorëzoi një parashtresë ku thuhej se aspak nuk është përfshirë në procedurën për hulumtim publik nga vendi i ngjarjes, në lidhje me të dhënat për pasuri të patundshme dhe për vërtetimin e të drejtave të pasurisë së patundshme, të cilën e ka ngritur Sektori për matje dhe kadastër në Shkup pranë Entit shtetëror për punë gjeodezie, si rezultat i të cilës është sjellë akt-vendimi administrativ, përfundimtar dhe i plotfuqishëm, sipas të cilit regjistrohet e drejta e shfrytëzimit të pasurisë së patundshme kontestuese, me ç’rast i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore.

Page 116: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLITombudsman.mk/upload/documents/IZV-2003-alb.pdf · 2016. 8. 15. · Avokati i Popullit si organ i mëvetësishëm dhe i pavarur i Republikës

Raporti vjetot 2003

- 113 -

Avokati i Popullit vlerësoi se gjatë sjelljes së vendimit kontestues në mënyrë të gabuar është zbatuar e drejta materiale dhe me këtë rast deri te organi përkatës administrativ dorëzoi propozim për përsëritjen e procedurës dhe me këtë rast kërkoi që vendimi kontestues bashkë me pasojat e shkaktuara të anulohet dhe të ngrihet tjetër procedurë, ku do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme si dhe në procedurë të përfshihet edhe Avokati Publik dhe dorëzuesi i parashtresës. Propozimi i dorëzuar i Avokatit të Popullit u përkrah në tërësi me ç’rast edhe kërkesa e qytetarit mori pëlqimin e duhur. 6.1-2. AP 368/03 M.Z. nga Shkupi, dorëzoi parashtresë në të cilën tregonte se nga ana e Ministrisë së financave, Drejtoria për marrëdhënie pronësore juridike, Sektori i komunës së Karposhit, i janë shkelur të drejtat kushtetuese dhe ligjore gjatë procedurës për shmangie dhe ndarje për shfrytëzim të përhershëm të tokës ndërtimore, memqenëse pas 25 vjetëve me akte administarive është shpallur i pavlevshëm vendimi i sjellur në vitin 1977, kur edhe është marrë për qeverisje toka kontestuese. Pas analizës së të dhënave të parashtresës si dhe dëshmive të dorëzuara materiale, Avokati i Popullit konstatoi se me aktin e sjellur adiministrativ është shkelur e drejta materiale, përkatësisht në mënyrë të gabuar janë zbatuar dispozitat përkatëse të Ligjit për procedurë të përgjithshme administra-tive, që kanë të bëjnë me kushtet për shpalljen e vendimit të pavlefshëm. Për këtë arsye Avokati i Popullit i rekomandoi organit të shkallës së dytë që në bazë të obligimeve ligjore t’i anuloj aktet e reja administrative sipas të cilave janë shkelur të drejtat e dorëzuesit të parashtresës. Rekomandimi i dorëzuar në tërësi u përkrah kështu që kërkesa e qytetarit pozitvsht u zgjidh.