REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

32
BOTIM PERIODIK I INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NR. 4 PRILL 2015 SPITALET GRATË 50% TË KUOTAVE ENERGJIA & FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE KODI I PUNËS PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE PERFUNDIMET JO OPTIMISTE TË NJË RAPORTI TË PARAQITUR NGA AVOKATI I POPULLIT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË. ÇFARË DUHET BËRË PËR T’I RIKTHYER SHËNDETËSINË QYTETARIT?

Transcript of REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

Page 1: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

1

BOTIM PERIODIK I INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NR. 4 PRILL 2015

SPITALET

GRATË 50% TË KUOTAVE ENERGJIA & FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE KODI I PUNËS PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE

PERFUNDIMET JO OPTIMISTE TË NJË RAPORTI TË PARAQITUR NGA AVOKATI I POPULLIT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË. ÇFARË DUHET BËRË PËR T’I RIKTHYER SHËNDETËSINË QYTETARIT?

Page 2: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

2

INTERVISTË

BOTIM PERIODIK I INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NR. 4 PRILL 2015

PËRMBAJTJE

EDITORIAL

RAPORT

KOMENT

KOMUNITET

REKOMANDIM

REKOMANDIM

INTERVISTË

03

04

08

12

16

18

21

NËSE I HUMB PARATË, KE HUMBUR PAK. NËSE E HUMB SHËNDETIN, KE HUMBUR SHUMË

GJENDJA E SPITALEVE NË SHQIPËRI

NGA PRO.DR ISUF KALO

AKTIVITETE TË AP

FALJEN E DETYRIMEVE TË ENERGJISË PËR FAMIJLET ME NDIHMË EKONOMIKE

RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË BURGUT

FLET AKTIVISTI I SHOQËRISË CIVILE, SAZAN GURI

Kryeredaktore: Elona Demollari

Print: “Adel CO” sh.p.k.

Design: Erind Osmani

Institucioni i Avokatit të Popullit

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë Email:  [email protected] Tel: 04 2 380 300, 04 2380 333 Fax: 04 2 380 315

BORDI I ETIKËS

IGLI TOTOZANI

ENIO HAXHIMIHALI

ARBEN SHKEMBI

ETILDA GJONAJ

ERMIR KAPEDANI

FATBARDH ZENELI

MIMOZA GJIKA

DENIS MINGA

REKOMANDIM24AP: 50% TE KUOTAVE ZGJEDHORE TË JENË GRA

LARG DHE AFËR NESH

KËNDI I EKSPERTIT

SUGJERIME

26

28

30

LAJME SHKURT NGA BOTA

KRITERET E PRANUESHMËRISESË NJË KËRKESE PARA GJEDNJ

MENDIME DHE KOMENTE MBI KODIN E PUNËS

Page 3: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

3

E drejta për kujdes shëndetësor është një e dre-jtë themelore e njeriut, ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminim. Sistemi ynë shënde-

tësor duhet të reflektojë vlerat shtetërore, profesionale dhe shoqërore si dhe nevojat për cilësi të shërbimeve shëndetësore, të ofrojë vlera në kontekst të profesion-alizimit të mirëfilltë, si dhe ngritje e zhvillim profesional të të gjithë profesionistëve shëndetësorë në secilin nivel.

Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”. Shërbimet e kujdesit shëndetësor janë ndërhyrjet mjekësore, për të rritur mbrojtjen dhe trajtimin shëndetësor nëpërmjet parandalimit, diagnosti-kimit, masave kurative dhe rehabilituese të siguruara nga ana e ofruesve të regjistruar të kujdesit shëndetësor.

Një ndër aspektet kryesore të shëndetit publik është ndërmarrja e veprimeve për kufizimin e pabarazisë në lid-hje me përfitimin e kujdesit nga të tërë qytetarët, pavarë-sisht nga kufizimet financiare, gjeografike, sociale, kul-turore, arsimore, etj, që ata mund të kenë, në mënyrë që ata të kenë akses në pasjen e shërbimeve shëndetsore.

Këto politika të shëndetit publik kanë patur një ndi-kim shumë të madh në botë sidomos gjatë viteve të fundit për shkak të përpjekjeve të përbashkëta që bëj-në vende të ndryshme në lidhje me programet dhe projektet e shëndetit publik.

Koncepti i cilësisë së jetës në ditët tona shihet i lid-hur ngushtë me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të drejtën për të kërkuar dhe arritur lumturinë. Lumturia është e vështirë për t’u matur sepse është një koncept jo real, por parametrat e komoditetit, rritja e të ard-hurave, etj mund të japin një vlerësim. Cilësia e jetës është një koncept i rëndësishëm në fushën e zhvillimit ndërkombëtar pasi ajo lejon të bëhen analiza dhe të arrihet në përfundime në lidhje me jetesën dhe shën-detin e njerëzve në vende të ndryshme të botës.

Qëllimi i Bankës Botërore është të “punojmë për një botë të lirë nga varfëria”, dhe me varfëri kuptojmë

mungesën e realizimit të nevojave themelore të njeriut të tilla si: ushqimi, uji, strehimi, liria, qasja në kujdesin shëndetësor, arsimi dhe punësimi.

Në fushën e kujdesit shëndetësor, cilësia e jetës ka të bëjë me shmangien dhe eliminimin e shkaqeve dhe efekteve të sëmundjeve që janë të rrezikshme, kër-cënuese dhe jo të rrezikshme e kërcënuese për jetën e individit. Në aspektin shëndetësor, cilësia e jetës është “shkalla në të cilën një person gëzon mundësitë e rëndësishme të jetës”.

“Të drejtat e njeriut” nuk është vetëm një term i përgjithshëm që përfaqëson një simbol të shoqërisë sonë bashkëkohore, por edhe reflektim i një percep-tim të përbashkët mbi vlerat njerëzore. Deklarata Uni-versale për të Drejtat e Njeriut njeh “dinjitetin e lindur” dhe “të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore”. Është pikër-isht në bazë të këtij koncepti për personin, dinjitetin dhe barazinë e të gjitha qenieve njerëzore, mbi të cilin u zhvil-lua nocioni i “të drejtave të pacientëve”. Kuptimi i të dre-jtave bazë të individit ndihmoi që të merrnin formë e të njiheshin e respektoheshin, si nga shteti ashtu dhe nga mjekët, të drejtat e pacientëve si qenie njerëzore.

Avokati i Popullit gjykon se angazhimi i strukturave shëndetësore për përmirësimin e gjendjes së sistemit shëndetësor në vendin tonë, do ende punë dhe për-pjekje të vazhdueshme, që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore të cilësisë sa më të lartë, pa dallim feje, race, ngjyre,perkatesie gjinore etj.

Ne angazhohemi se do vazhdojmë të kemi një vëmëndje të veçantë në respektim të dinjitetit të pa-cientit si dhe plotësimit të nevojave të tij për kujdes shëndetësor dinjitoz. Në këtë rrugë te vështirë por jo të pamundur për përmirsimin e situatës shëndetësore në vend, ne kërkojmë bashkëpunim dhe shkëmbimim të ndërsjelltë informacioni me të gjithë aktorët dhe faktorët e këtij procesi.

Igli TotozaniAvokat i Popullit

NËSE I HUMB PARATË, KE HUMBUR PAK. NËSE E HUMB SHËNDETIN, KE HUMBUR SHUMË

Nga IGLI TOTOZANIAvokat i Popullit

REKOMANDIM

Page 4: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

4

DOSJE

Institucioni i Avokatit të Popullit, gjatë veprim-tarisë së tij i ka kushtuar rëndësi të veçantë kujdesit shëndetësor. Duke vlerë-

suar këtë të drejtë, si një prej çështjeve më të rëndësishme të një shteti social, si dhe ele-ment të rëndësishëm të se drejtës që ka çdo individ për të jetuar i shëndetshëm, veprim-taria e Avokatit të Popullit gjatë viteve 2011-2012-2013, është fokusuar ne inspektime në Qendrat Spitalore të Shëndetit

PROBLEMATIKAT DHE GJENDJA E SPITALEVE NË SHQIPËRI

Mendor, në Spitalet Rajonale në të gjithë vendin si dhe ankesat individuale ardhur pranë institu-cionit tonë.

Rëndësia e këtij procesi qën-dron jo vetëm ne evidentimin e gjendjes se respektimit dhe zbatimit të ligjit, i cili reflekton respektimin e të drejtave dhe lirive të individit në këto institu-cione, por dhe për vlerësimin e funksionimit të strukturës institucionale, të përshtatur me profesionalizëm, sipas stan-dardeve të kërkuara konform ligjit, si dhe vlerësimit të kush-teve infrastrukturore ekzistuese në ambientet e këtyre insti-tucioneve. Në këtë raport u prezantuan gjetjet kryesore dhe rekomandimet për përmirësi-min e shërbimit shëndetësor.

Sigurimi i qasjes së plotë dhe i përmirësimit të sistemit të ku-jdesit shëndetësor në të gjitha nivelet dhe për të gjithë qytetarët mbetet ende sfidë për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Kujdesi shëndetësor është tërësia e masave dhe veprim-tarive të ndërmarra nga institu-cionet e kujdesit shëndetësor, punonjësit shëndetësor dhe shtetasit me qëllim përmirësimin e mirëqenies fizike, mendore e sociale, siç përcaktohet në Kush-tetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shërbimet e kujdesit shëndetësor përfshijnë ndërhyrjet mjekësore, për të rritur mbrojtjen dhe trajtimin shënde-tësor nëpërmjet parandalimit, diagnostikimit, masave kurative dhe rehabilituese të siguruara nga

Lindita Xhillari

NDIHMËS KOMISIONERE

RAPORT I VEÇANTË

Page 5: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

5

ana e ofruesve të regjistruar të kujdesit shëndetësor. E drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë themelore e njeriut, ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin.

Ministria e Shëndetësisë ka si mision realizimin e politikës shëndetësore të programit të Qeverisë. Ministria e Shëndetë-sisë harton politikën shëndetë-sore në shkallë vendi, përcakton zhvillimin dhe planifikimin e shërbimit shëndetësor në nivel kombëtar dhe sipas zonave. harton legjislacionin që përcak-ton marrëdhëniet në fushen e ruajtjes dhe mbrojtjes së shën-detit dhe zbaton me rigoroz-itet legjislacionin në fushën e shëndetësisë. Harton strategjinë e zhvillimit shëndetësor dhe taktikat e vënies në jetë të pro-gramit të Qeverisë. Studion dhe harton programin e investimeve në zhvillimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor.

Kryen drejtimin operativ të shërbimit shëndetësor në shkallë kombëtare dhe sipas zonave. Trajtimi korekt i qytetarëve bazuar në ligj dhe rrespektimi i plotë i të drejtave dhe i lirive themelore të njeriut, të përcaktuara me kon-venta ndërkombëtare;

Sigurimi i qasjes së plotë të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet dhe për të gjithë qytetarët, duke siguruar për per-sonat me aftësi të kufizuara, një qasje të lehtë fizike

Cilësia: Aplikimi i standardeve ndërkombëtare në procesin e organizimit dhe zhvillimit të buri-meve të kujdesit shëndetësor në punë, trajnim dhe edukim, liçensim, udhëzime etike dhe në mbrojtje të shfrytëzuesve të shërbimeve.

Ndershmëria dhe përgjegjësia: Përdorimi i ndershëm dhe me

përgjegjësi i mjeteve finan-ciare publike, si dhe ushtrimi transparent i kompetencave gjatë zbatimit të kujdesit shëndetësor.

Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi: Kujdes shëndetësor i barab-

artë për të gjithë qytetarët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor pa dis-kriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike gjen-djes sociale, statusit pronësor, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.

KUADRI LIGJOR

Kuadri ligjor, mbi bazën e të cilit Avokati i Popullit ka ushtruar veprimtarinë e tij në këtë fushë të të drejtave të njeriut, me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e saj, ka të bëjë me:

– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, – Ligjin Nr.10 107, dt.30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, – Ligjin Nr.44/2012 “Për Shëndetin Mendor”, – Ligjin Nr.7870, datë 13.10.1994 “Për Sigurimet Shëndetësore ne Repub-likën e Shqipërisë”,

Vijon në faqen 30

Page 6: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

6

DOSJE

– Ligjin Nr.7895 datë 27.01.1995 neni 97, “Kodi Penal i Republikës së Shq-ipërisë” etj. – Karta e të Drejtave të Paci-entit. Karta e të Drejtave të Pacientit reflekton një doku-ment zyrtar ndërkombëtar të aprovuar edhe nga Ministria e Shëndetsisë e Shqipërisë. Mi-ratimi i Kartës është bërë në 31 Janar 2011, nga Ministria e Shëndetsisë së Shqipërisë dhe përmban 16 pika. Me këtë Kartë pacientët zotëro-jnë një dokument me tëcilin ata do “të mbrohen, do të kompensohen në rast dëm-timi dhe do të kenë akses në shërbimet shëndetsor.

- Drejtimi dhe organizimi

shëndetësor, menaxhimi i sistemit nga një administratë jo profesionale është problem thelbësor për prapambetjen, mosrealizimin e reformave dhe mangësitë që hasen në sistem.

- Emërimet nepotike në krye të institucioneve bazuar mbi kriterin e militantizmit poli-tik partiak si i vetmi kriter, pa konkurrim vlerash morale, pro-fesionale, organizuese e dre-jtuese në karrierën e tyre nga njëra anë. Lëvizjet e shpeshta dhe ndryshimet e stafeve drejtuese nga ana tjetër, si ele-ment që nuk garanton vazhdi-mësi, passjell Rrjedhimisht:

Së pari,

• Menaxhimi dhe alokimi i keq i fondeve, keqpër-dorim dhe abuzim me to;

• Mungesa persistente e medikamenteve dhe materialeve të tjera mjekuese në spitale;

• Pamundësi për kryer-jen e analizave për të

sëmurët në institucionet publike për mungesa të kiteve dhe reagentëve;

• Teknologji moderne diag-nostikuese e terapeutike e pamjaftueshme në raport me kërkesat dhe nevojat korente, por edhe mundësitë ekzistuese në vend. Kjo, jo vetëm në spitalet rajonale e periferike, por edhe në ato nacionale qëndrore. Edhe atje ku disponohen këto aparatura, për shumë kohë mbeten jashtë funksionimit, sepse mungojnë kontratat e riparimit me kompanitë për-katëse ose janë shkelur ato.

Së dyti, • Menaxhimi jo i mirë i buri-

meve njerëzore;• Mungojnë mjekë special-

istë që largohen apo dalin në pension në një pjesë të konsiderueshme spitalesh në mbarë vendin;

• Nuk ka një studim prespe-ktiv të nevojave për mjekë specialistë, dhe ngritje shër-bimesh të specializuara për të rregulluar dhe planifikuar prodhimin e specialistëve në përputhje me këto nevoja;

• Mungon rregulli dhe or-ganizimi në institucionet shëndetësore, kryesisht spit-alore. Nuk kërkohet as nuk jepet llogari sipas hallkave të hirearkisë;

• Nuk kontrollohet dhe nuk monitorohet për cilësinë e kujdesit shëndetësor që u ofrohet të sëmurëve nga mjekët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit në këto institucione. Si e sa përm-bushen standardet e ush-trimit dhe cila është shkalla e profesionalizmit e kompe-tencës dhe performancës së tyre;

• Nuk ka interesim të stafeve drejtuese për edukimin e

Vijon nga faqja 30

Page 7: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

7

vazhdueshëm mjekësor dhe formimin profesional brenda institucioneve të tyre. Për rrjedhojë, hasen gabime mjekësore dhe kequshtrim profesioni. Në këtë kontekst, nuk ekziston një sistem për identifikimin dhe raportimin e gabi-meve mjekësore për të mos u përsëritur ato dhe për të përmirësuar e rritur sigurine e të sëmurëve në shërbimet spitalore dhe jashtë tyre;

• Në institucionet spital-ore nuk funksionojnë analizat dhe oponencat e vdekjeve, nuk kryhen autopsitë, nuk çohen rregullisht biopsitë në shërbimet anatomopa-tologjike;

• Një preokupim i veçantë në të gjithë sistemin, por kryesisht në atë spitalor duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe mitmar-rjes si fenomen shumë i përfolur dhe i përhapur jo vetëm për mjekët, por edhe drejtoritë e stafet e administratave në prak-tikën e prokurimeve dhe keqpërdorimin e fondeve.

• Një vend të rëndësishëm për çdo sistem shëndetë-sor zë mjekësia preventive. Parandalimi i sëmundjeve, rritja e mirëqënies fizike dhe psiqike, shëndetësimi i popullatës duhet të jetë prioritet jo vetëm i Min-istrisë së Shëndetësisë, por i politikave qeverisëse të çdo shteti. Konkretisht politikat shëndetësore deri tani janë përqëndruar më tepër dhe anojnë nga spitalet, mjekët dhe të sëmurët.

• Problem themelor është të sigurojmë një popul-latë të shëndetshme, me sa më pak sëmundje dhe të sëmurë. Institucionet e

shëndetit publik, edu-kimi shëndetësor dhe promovimi i shëndetit duhet të vihen në krye të listës së politikave shëndetësore.

Së fundmi: Kjo është një panoramë e përgjithshme e situatë dhe gjendjes në spitalet e vendin tone, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e tyre, situatë që nuk mund të ndryshojë dhe përmir-sohet pa angazhimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve të shoqërisë. Por rolin dhe përgjegjësinë kryesore në këtë situatë e ka Qeveria shq-iptare dhe Ministria e Shën-detësisë. Institucioni i Avokatit të Popullit do vazhdojë edhe në të ardhmen monitorimin e sistemit shëndetësor, në standartet e kërkuara nga pacientët por edhe kërkesat e kohës dhe zhvillimit të vendit në tërësi. Në datën 19.01.2014 është depozitur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ky raport, i cili u diskutua në Dhjetor 2014, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Në këtë komision pati debate mbi mënyrën e evidentimit të problematikës trajtuar nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit në këtë raport, ku ekspertët dhanë arsyet dhe sqarimet rast pas rasti. Në përfundim nuk u vendos hartimi i ndonjë rezolute të veçantë, por u kërkua që në të ardhmen në hartimin e raporteve të tilla të kishte edhe ekspertë profesionistë të fushës së shëndetësisë.

Per rubriken “Perfundime dhe Rekoman-dime”, kemi pasur nje bashkepunim te ngushte dhe te frytshem me konkluzione te perbashketa me Urdhrin e Mjekut te Repub-likese se Shqiperise.

Page 8: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

8

DOSJE

Paraja dhe financimi janë bërë dy fjalët kyç në diskutimet për gjen-djen e pakënaqshme

të shëndetësisë tonë. Sistemet shëndetësore kudo në botë ankohen për pamjaftushmërinë e parasë dhe mënyrat jo të përshtatshme menaxhuese të financimit. Mangësia e parasë tregohet me gisht si “djalli” i vetëm që i pengon të funksion-ojnë ato ashtu siç duan dhe siç u kërkohet.

Viktimë e vetvetes ? Lidhur me financimin në një

farë mase shëndetësia është ” viktimë”e vetvetes. Arritjet impresionuese të saj në fushën e njohjes, diagnostikimit dhe diagnostikimin e sëmundjeve, realizimi i disa ëndrrave e ”mrekullive ” të mjekimit që dukeshin të pabesueshme disa dekada më parë dhe ambic-jet dhe potencialet në rritje të pandërprere janë kthyer në boomerang kundra saj:në mollë sherri, apo keqkuptimi me qeveritë dhe shoqërinë.

Shkaku është që këto ”të mira të vyera e të shumëpri-tura” të arritura me aq mund prej mjekësisë dhe sidomos synimet e pakufijshme që ajo ka për të ardhmen kushtojnë financiarisht shumë shtrenjtë. Më shtrenjtë se sa popullata

dhe qeveritë parashikojnë e planifikojnë për to dhe shumë më shtrenjtë nga sa ata realisht mund dhe duan të përballo-jnë. Shpenzimet shëndetësore janë bërë sot barrë e rëndë për të sëmurët dhe qytetarët,qoftë si individ, ashtu edhe në nivel shoqëror. Prognozat parathonë se në qoftë se nuk ndërhyhet energjikisht plotesimi i kërke-save shëndetësore të populla-tës në të ardhmen kërcënohet seriozisht .

Bluzat e bardha nuk u beso-jnë veshëve kur dëgjojnë këtë: “ Si mund të kursehen paratë për jetën dhe shendetin!!“. Dhe ndjehen të zhgënjyer sepse ata i shtojnë popullatës “vite jetë dhe jetë në vite”. Shëndeti “si produkt’ kompleks shoqëror për nga vlera përbën thesarin më të vyer të një kombi dhe ga-rancinë për prosperitetin dhe të ardhmen e tij... Ndonëse si produkt nuk vlerësohet dot në monedhë, dihet që shëndeti është thesar kombëtar që poten-cialisht shndërrohet shumëfish në vlerë monetare nëpërmjet ndikimit në rritjen e produktiv-itetit dhe të mirëqenies fizike e shpirtërore të popullatës.“Çfarë mund të ketë shoqëria dhe qe-veritë më të rëndësishme dhe më prioritare se kjo? „

Një handikap i trashëguarE vërteta është që historiki-

sht shëndetësia e penguar nga skrupujt etik- tradicional të saj ka patur njohuri të cekëta dhe një farë shpërfillje për menax-himin e parasë. Paraja ka qenë jo qëllim në vetvete, por vetëm mjet për të arritur tre qëllimet e saj : ”shëndet prodhuese“ ,

”jetëshpëtuese” dhe ”vuajtje lehtësuese ”. Në fakultetin e mjekësisë, ku formohen më së pari mjekët,njohuritë për paranë, financimin e menaxhimin janë futur vonë madje vetëm si tema, të përcipta, jo esenciale në cu-riculumin e këtij profesioni dhe akoma më pak në hulumtimet shkencore të tij.

Mjekët e rinj lindin kështu handikap të “de ekonomizuar.“ Ata mësojnë të shkruajnë receta dhe rekomandime (për medikamente,analiza, ekzamin-ime, shtrime, ditë pushimi )për të sëmurët secila me vlerë të një çeku monetar por çuditër-isht nuk dinë as vet shumën në para që u korrespondon. Shën-detësia është i vetmi sektor ku një mjeku të thjeshtë, qoftë dhe i ri, falë diplomës dhe “autono-misë mjekësore profesionale“, i lejohen të marrë vendime të përditshme nga ato mësipër “ad libidum“ vetëm me firmën e tij (pa patur nevojë për atë të dre-jtorit). Ato ekzekutohen duke u paguar me paratë e përbashkëta publike në dispozicion të insti-tucionit, pa ndier ai përgjegjësi, as dhënë llogari për to.

Prodhim pa shitje Ndryshe nga sektorët prod-

hues (si psh; industria ) shën-detësisë tonë i mungojnë konceptet elementare për llogaritjen e kostos së shërbime-ve që prodhon dhe i çmimeve apo „hakut“ që i takon për ato që shet, ose ofron. Ajo deri më sot i pat ofruar shërbimet e saj “falas“, ose „qesim „ në institu-cionet shëndetësore publike, pa ua ditur koston e çmimin dhe duke i shpërblyer profesionistët

SFIDA E “EKONOMIZMIT“ DHE MODELI INDUSTRIAL NË REFORMËN E SISTEMEVE SHËNDETËSORE

Isuf KALO

PROFESOR DOKTOR

Page 9: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

9

misionare bamirësie dhe jo profesioniste e mirëfilltë e shëndetësisë. Ngatërrimi i “misionit humanitar“ me atë profesional ka bërë që treguesit ekonomikë, ato të produkti-tivitetit dhe të dobishmërisë të pritshëm të mos jenë quajtur të detyrueshëm për të janë përligjur dhe mbajtur mbyl-lur kështu dështimet dhe gabimet e saj financuese dhe investuese,çka ka atrofizuar reflekset e auditimit e kalibrimit sistematik profesional të vet-vetes.

Shëndetësia jonë trashë-goi disa dekada më parë 150 spitale të ndërtuara me bujë propagadistike por shumica e tyre u mbyllen si jo efektiv.Më vonë ata i bëmë 42 dhe me pas ndofta do përqëndro-hen tek vetem 12...? Sa para u shpenzuan për ato spitale që tani rezultojnë jo të nevo-jshëm? Sa resorse të tjera janë humbur në vite kështu prej keq investimit dhe keq menaxhimit? E parë me syrin financiar shën-detësia jonë duket si enë

për to me paga mjaft të ulëta, të imponuara pa asnjë nego-cim me ta . Ajo ende nuk ka shitur në kuptimin real të fjalës shërbime në treg. Shitja e vetme e shërbimeve shëndetësore në treg tek ne ndodh në sektorin privat, i cili i caktoi çmimet për to, sa i deshi vet, pa mbikqyrje dhe pa kritere të detyrueshme ekonomiko- financiare.

Në rastin e shëndetësisë tonë mangësitë e mekanizmave ekonomiko- financiare shihen gjerësisht në mos matjen, mos monitorimin, mos raportimin sistematik të rezultateve të veprimtarisë së përditshme tek popullata konsumatore lidhur me produktivitetin, cilësinë, sigurinë‚ „skarcot“ , koston dhe efektivitetit e pritshëm. Ndryshe nga industria matjet dhe llogaridheniet për to në shëndetësi janë bërë deri tash përciptas në mënyrë administra-tivo- burokratike sepse ato me bazë ekonomiko- financiare – shkencore, nuk kanë qenë njohur, ose sapo kanë filluar të zbatohen pjesërisht tek ne.

Vdekje e iluzioneve dhe miteve Ndonëse shëndetësia është

njëherësh shkencë, profesion,

art dhe mison, ajo ende pa-guan sot haraç të madh per naivitetin, iluzionet dhe mitet e lidhura me “misionin humanitar” të saj. E perceptuar “ si bamirësi publike “ që “bën ç’është e mundur për gjithçka që është e mundur, pavarësisht se sa arrin dhe me zotimin (etik )të mos kursejë asgjë për to, ”ajo ka punuar deri vonë e pa shqetë-suar për performancën dhe kost-efiçencën e saj me moton e Nënë Terezës: “Nuk është e rëndësishme sa shumë bën, rëndësi ka sa shumë dashuri ve në to “.

Por, Nënë Tereza ( edhe pse spitali jonë me i madh mban për nderim emrin e saj) ka qenë

Vijon në faqen 30

Page 10: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

10

DOSJE

e mbushur (investuar ) shumë pak. Vetëm me 3 % të GDP-së, por mjerisht edhe me një numër jo të pakët vrimash prej nga rrjedhin e humbin kot pa efekt një sasi e konsiderueshme paraje e resorsesh prej keq menaxhi-mit.

“Analfabetizëm ekonomik”

Me “dëshirën e pashuar për të bërë apo tentuar të mira të reja“ shëndetësia është sjellë me shoqërinë si një adoleshente me prindërit. Ajo ka kërkuar para pa droje për gjithcka e ka quajtur të nevo-jshëm duke përfshirë ëndrat futuriste e “kapricoze “ të saj. E vërteta është që asnjëherë e askund nuk i janë dhënë aq sa ka kërkuar, por për aq sa i janë dhënë sidomos në nivel klinik, nuk i është kërkuar hollësisht llogari e argumenta pse, si, sa dhe çfarë u përfitua shëndetër-isht me to? Mjekësia mat dhe raporton çfarë dhe sa ka bërë, por jo rezultatet e shpresuara të kost- eficencës: jo sa mirë e sa lirë ne raport me premtimet dhe pritshmëritë.

Një nga arsyet ka qenë se as shoqëria, as qeveritë nuk kanë qenë të aftë të llogarisin saktë se sa para i duhen shëndetë-sisë për të kënaqur plotësisht kërkesat e saj. Por çudia është se as shëndetësia vet nuk e di ekzaktesisht sa para i duhen vër-tetësisht. Mungesa e përgjigjeve në këto pyetje zbulon disa dobësi të shëndetësisë për të cilën ajo po bëhet koshiente.Ato janë naiviteti, subjektiviteti deri dhe “alfabetizmi i saj ekonomik “ pasojë kjo e faktit që shënde-tësia dhe ekonomia kanë funk-sionuar si dy bokse të ndarë, pa ura të konsoliduara dhe veprim-tari të koordinuara mes tyre.

Kërkesa pa limit. Financim i limituar

Me siguri dihet një fakt: kudo nevojat financiare të shëndetë-sisë shtohen marramendthi nga viti në vit, shumë më shpejt dhe shumë më tepër nga sa kanë mundësi t’i planifikojnë dhe t’i kënaqin ato qeveritë.

Parullat retorike “për shën-detin nuk kursehet asgjë “ dhe “jeta - kapitali më i çmuar “ u dëshmuan se ishin propagan-distikë bosh. Përkundër kërke-save pa limit të shëndetësisë qeveritë kanë vënë kudo limite financiare strikte.

Në këtë kontekst pakënaqësia e shëndetësisë për mangësinë e parasë është “sëmundje kronike” e pa shërueshme dhe pritet ta shoqërojë atë si bashkëudhëtare e përjetshme. Kjo rrezikon edhe të keqpërdoret si justifikim, ose si alibi e vetme për të gjitha dështimet dhe mos sukseset e shëndetësisë të lidhura nga mangësi të tjera veç saj si keq-menaxhimi, disorganizimi, cen-tralizimi, mos standardizimi, mos demokratizimi i brendshëm, politizimi i skajshëm etj.

Ndërkohë sentimentalizmat folklorike të një pjese të popul-latës tonë që gabimisht përziej-në humanizmin profesional të bluzave të bardha, me alturizmin dhe filantropinë dhe ankohen për “humbje të humanizmit “ meqë u kërkohet të paguajnë shërbimet shëndetësore; gradu-alisht po shuhen e tejkalohen me kohë.

Por të dy palët , bluzat e bardha dhe popullata për-jetojnë tani zhgënjim dhe ndërgjegjësim të ngjashëm.

Të parët sepse me llogjikë ekonomike është nisur t’ju kërkohet llogari: Sa para duhen vërtetësisht, pse dhe si i përdo-rin ato?

Kurse popullata sepse po kupton që„ shëndetësia falas „është e mundur si solidaritet vetëm për atë kontigjent specifik të saj, që për njërën, apo tje-tren arsye e ka të pamundur të paguajë, kurse pjesa tjeter do duhet të kontribuojë detyrimisht duke paguar nëpërmjet taksimit, ose siguracioneve, shpenzimet shëndetësore dhe të adaptohet sa më mirë në realitetin e ri eko-nomik dhe kontraktual të tregut shëndetësor.

Nje model industrial?Në këtë prizëm financimi dhe

alokimi i burimeve dhe kapa-citetet profesionale te shën-detësisë si sistem do duhet të lidhen ngushtë me shkallen e produktivitetit, kost-eficencës dhe të kënaqësisë së qytetareve ndaj shërbimeve që u ofrohen. Industria ka shumë kohë që e ka zbatuar këtë model. Tani është koha të mendohet se si ai (natyrisht me specifikat që ka)

Vijon nga faqja 30

SHËNDETËSIA ËSHTË I VETMI SEKTOR KU NJË MJEKU TË THJESHTË, QOFTË DHE I RI, FALË DIPLOMËS DHE “AUTONOMISË MJEKËSORE PROFESIONALE“, I LEJOHEN TË MARRË VENDIME TË PËRDITSHME NGA ATO MËSIPËR “AD LIBIDUM“ VETËM ME FIRMËN E TIJ

Page 11: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

11

të mund të zbatohet edhe në shëndetësi.

Zbatimin e pragmave pro-zaike, por vitale ekonomiko-fina-ciare në mjekësi e pengon fakti që ajo vetë nuk është shkencë ekzakte. Ajo është mësuar që për hir të vështirësive, t’ia falë vetes gabimet, mos realizimet, pasiguritë, sepse në funksioni-min e saj rutinë nuk e ka bërë shprehi sa industria kulturën e matjeve ekzakte të rezultateve. Mjekësia ende belbëzon ose nervozohet kur i kërkohet të premtojë, sigurojë, ose të japë parashikime për to.

Atë veç të tjerash e pengo-jnë edhe disa kufij natyrore, objektivë, të pakapërcyeshme lidhur me efkeshmërinë, siç është pamundësia e shërimit përfundimtar të disa sëmundjeve kronike , apo mos mënjanimin dot të fatalitetit në vdekjet e paevitueshme.

Dritare mundësie“Cdo mur ësht një portë-”

thosh Albert Camy -” Mos ta le-jojmë të pamundurën – thotë – John Wooden – të na pengojë

të bëjmë të mundurën“... Auto-nomia menaxheriale e spitaleve, qendrave dhe e institucionve të tipit ”ndërmarrje” që prodhon, konkuron dhe shet shërbime në treg me inisiative të lirë zhvilli-more brenda kuadrit të politika-ve shëndetësore shtetërore dhe standardeve të cilësisë është hap i parë i shndrimit të tyre në “e mirë publike”.

Vendosja e pacientëve dhe qyetarëve në qendër të sistemit shëndetësor dhe përfaqësimi i tyre në bordet drejtuese e vendimmarrëse si pronarë, partnerë dhe konsumatorë të mirëinformuar të tij është gjithashtu thelbësor për kalimin nga menanxhimi tradicional, në menanxhimin e tipit indus-trial. Zbatimi i tyre nuk kërkon domosdo para, por domosdo vullnet. Kjo qartëson edhe që “rubinetat “ e reja ekonomike në sistemine sotëm shënde-tësor nuk kërkohen të ven-dosen për të “shtrënguar “, apo pakësuar më tej burimet që u shërbejnë të sëmurëve, të cilat edhe pa to,tek ne janë mjaft të pakëta. Përkundrazi, ato vihen që të minimizojnë humbjet dhe shpërdorimet e burimeve ekzistuese e për të maksimali-zuar përfitimet shëndetësore për ta.

Një Rebus Variantet që ekzistojnë sot në

vende të ndryshme për relacio-net “para –shëndet” janë katër: Shëndetësi me “financim të ulët dhe përfitim shëndeti të ulët “, “me financim të ulët- përfitim

shëndeti të lartë”, -“ me finan-cim të lartë- përfitim shëndeti të ulët “dhe “me financim të lartë- përfitim shëndeti maksi-mal “. Varianti i katërt haset në disa vende të BE-së,i treti është tipik për SHBA-, i dyti më i miri në disa vende skandinave.

Në cilin variant është shën-detësia jonë sot?

Varianti i financimit të ulët me përfitim shëndetësor të ulët është karakteristik për vendet finaciarisht të varfra ose me sisteme shëndetësore primi-tive. Etikisht, por edhe me llogjiken ekonomike të më-sipërme ai duhet konsideruar i pa pranushëmdhe i pajustifi-kueshëm kudoqofte. Por cila është rrugë dalja ?

Nëse me, ose pa arsye, rritja e dëshiruar e financimit (nga qeveria) rezulton e pamundur, atëherë rrrugë dalja e vetme mbetet ajo e reagimit ekono-mizues të vet sistemit shënde-tësor. E mundura, konkretisht është reformimi, gjenerimi e zgjimi i potencialeve të fshe-hura a të fjetura , rishikimi trasparent brenda vet sistemit dhe zëvendësimi i organizimit dhe mekanizmave menanx-hues, ekzistues të vjetëruara, me mekanizma të rinj, rregulla-tor ekonomik, stimulues dhe motivues. Decentralizimi, transparenca e llogaridhënia publike dhe evidencat shken-core si bazë e vendimmarrjeve përbëjnë tre çelësat e kulturës së re ekonomike ekonomizu-ese në shëndetësi. Mungesa e tyre do e mbante atë edhe me tej të kyçur e të mbërthyer në sistemin e kaluar .Kështu mund të shpresohet që duke përdorur më mirë e më efek-tivisht financimin ekzistues të përmirësohen në një masë, apo tjetër produktiviteti dhe performanca. Drejt tyre shëndetësia jonë ka hed-hur jo pak hapa. Por jo aq sa industria. Kërkesa sot është që ato të përshpejtohen e të mirëkuptohen nga gjithëkush.

NË RASTIN E SHËNDETËSISË TONË MANGËSITË E MEKANIZ-MAVE EKONOMIKO- FINANCIARE SHIHEN GJERËSISHT NË MOS MATJEN, MOS MONITORIMIN, MOS RAPORTIMIN SISTEMATIK TË REZULTATEVE TË VEPRIM-TARISË SË PËRDITSHME TEK POP-ULLATA KONSUMATORE

Page 12: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

12

KOMUNITET

Institucioni i Avokatit të Popullit trajnime me stafet e IEVP-ve

Institucioni i Avokatit të Po-pullit në rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, në mbështetje dhe në bashkëpunim me

Shoqatën“Përthyerje” dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, prej muajit tetor deri më dhjetor të vitit 2014, kanë realizuar trajnime me Drejtorët dhe stafet e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), në kuadër të Projektit“Përmirësimi i të drejtave të njeriut në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Shqipëri”, të mundësuar nga Programi Danez i Fqinjësisë.

Trajnimet kishinsi prioritet rritjen e njohurive mbi të Drejtat e Njeriut në burgje dhe para-burgime me qëllim garantimin e respektimit të të drejtave të tyre, përmirësimin e njohurive mbi institucionin e Avokatit të Popul-lit dhe rolin e tij si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës, informimin mbi me-kanizmat e tjerë mbikëqyrës si dhe mbi Konventat e ratifikuara për sigurimin e respektimit të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe më gjerë, duke u ndalur kryesisht në aspekte të tilla si pranimi, regjistrimi, lëvizja dhe transferimi, klasifikimi dhe ven-dosja, mjedisi fizik dhe kushtet e jetesës, kujdesi shëndetësor, edukimi dhe punësimi, aktiv-itetet fetare, njoftimi për prob-lemet shëndetësore, njoftimi për humbjen e një të afërmi dhe lejet e veçanta, kufizimi fizik dhe përdorimi i forcës, masat disiplinore, inspektimet dhe ankesat përkundrejt person-elit, takimet me familjet dhe ko-munikimi, gratë në paraburgim,

dhe grupet e vulnerabël.

Procesi i trajnimeve filloi më datë 24 tetor 2014, me një trajnim 1 ditor të zhvilluar në am-bientet e Institucionit të Veçantë Shëndetësor të Burgjeve (IVSHB) në Tiranë me Drejtuesit e IEVP-ve në rang vemdi. Ky trajnim erdhi si kërkesë dhe nevojë e identifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në të morën pjesë dhe përfituan 16 Drejtues të IEVP-ve dhe 9 për-faqësues nga Sektori i Trajnime-vetë DPB-së.

Në vijim, në datat 20-21 Nëntor, 18-19 Dhjetor dhe 22-23 Dhjetor 2014, përkatësisht në ambientet e IVSHB Tiranë, IEVP Elbasan dhe IEVP Fushë- Krujë u zhvilluan tre trajnimet e para rajonale dyditore nga 5 të parashikuara, prej të cilave përfituan 90 punonjës stafi të IEVP-ve Mine Peza, Ali Demi, Jordan Misja, Vaqarr, Drenovë, Elbasan, Peqin, Fushë-Krujë,

Shën Koll dhe Krujë.

Gjatë 26-27 Mars dhe 2-3 Prill u zhvilluan dhe dy trajnimet e radhës përkatësisht në Institutin e të Miturve Kavajë dhe në IEVP Vlorë, nga të cilët pritet të për-fitojnë rreth 60 punonjës të tjerë staf të IEVP-ve: Kavajë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Berat, Te-pelenë dhe Vlorë.

Në përfundim të trajnimeve, institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Shoqatën ‘Përthyerje’ dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, do të zhvillojnë një aktivitet ceremo-nial gjatë të cilit do të shpërnda-hen certifikatat për një përfaqësi të përzgjedhur të pjesëmarrësve në trajnime. Në këtë ceremoni që do të zhvillohet në praninë e medias, do të ftohen të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë e Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësi të trupit diplomatik, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, etj.

Page 13: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

13

Stafi i AP trajnon 420 punonjës vendorë

mbi çështje të të drejtave të njeriut

Institucioni i AP përuron infrastrukturën e përshtatshmërisë për personat që nuk shikojnë

Gjatë vitit 2014 institucioni i Avokatit të Popul-lit në kuadër të projektit “Mbështetja e Dani-markës për Avokatin e Popullit Shqiptar – Më pranë komuniteteve lokale, shoqërisë civile

dhe medias (2012-2015)”, në bashkëpunim me Shoqa-tën e Komunave të Shqipërisë zhvilluan trajnime me përfaqësuesit e pushtetit vendor në 14 rajone të Shq-ipërisë, përkatësisht në Vlorë, Sarandë, Dropull, Berat, Fier, Lushnje, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Pogradec, Korçë, Kukës, Durrës dhe Tiranë.

Fokusi i këtyre trajnimeve ishte “Rritja e ndërgjegjësim-it të pushtetit vendor mbi të drejtat e njeriut”, ku të ftuar ishin përfaqësues të qeverisë vendore dhe qendrore në nivel rajonal. Në këto trajnime nga stafi i institucionit të Avokatit të Popullit morën pjesë komisionerë, ndih-mëskomisionerë, zyra e menaxhimit të projektit, si dhe dy përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Komunave, të cilët zhvilluan trajnimin. Stafi i Avokatit të Popullit ka tra-jnuar gjatë këtyre tryezave 420 punonjës vendorë.

Avokati I Popullit ka prezantuar infrastrukturën e përshtatshmërisë për personat që nuk shikojnë brenda ambienteve të institucionit. Falë kësaj infrastrukture të re dhe tërësisht bashkëkohore

personat e verbër do të kenë mundësi të vetëoriento-hen brenda ambienteve të Avokatit të Popullit për të adresuar ankesat dhe shqetësimet e tyre. Ceremonia e organizuar me këtë rast është hapur nga komisioneri i AP , z.Ermir Kapedani, i cili është vetë i verbër dhe ka testuar i pari infrastrukturën e re. Në fjalën e tij komis-ioneri Kapedani vlerësoi Infrastrukturën e përshtatsh-mërisë si mjaft të dobishme për personat e verbër që do ti ndihmojë shumë ata sa herë që do të trokasin në dyert e institucionit të Avokatit të Popullit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryetari I shoqates të së verbërve, z. Sinan Tafaj, i cili vlerësoi vendosjen e sinjal-

Nga pjesëmarrësit u vu re një interesim i lartë lidhur me trajnimin duke marrë kështu më shumë njohuri për rolin dhe funksionin e institucionit të Avokatit të Popul-lit në mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut, si dhe praktikat më të mira që institucioni ka në marrëd-hënie me pushtetin vendor. Gjatë trajnimit u diskutuan me pjesëmarrësit çështje për të drejtat e njeriut si: e dre-jta për arsimim, e drejta e pronës, e drejta për ndihmë ekonomike, e drejta mjedisore, e drejta për informim, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e grupeve të mar-gjinalizuara, etj., si dhe njëkohësisht u trajtuan shumë problematika që pjesëmarrësit kanë hasur gjatë punës së tyre të përditshme lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.

istikës për të verbërit në ambientet e Avokatit të Popul-lit, si i vetmi institucion shtetëror me infrastrukturën e përshtatmërisë për personat e verbër në shkallë kom-bëtare.

Ndërkaq në fjalën e tij përshëndetëse Avokati I Po-pullit, z. Igli Totozani u shpreh se personat e verbër e kanë të pamundur të mbërrijnë vetë në institucionin e Avokatit të Popullit për shkak të mungesës së sin-jalistikës përkatëse në rrugët e kryeqytetit dhe se në këtë drejtim vendosja e infrastrukturës së përshtatur brenda institucionit e kthen Avokatin e Popullit në një ishull të vogël ku personat e verbër mund të oriento-hen në mënyrë autonome. Në këtë kuadër z.Totozani u ka bërë një ftesë të gjithë kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet lokale qe të kenë në platformën e tyre të premtimeve pikërisht realizimin e përshtatshmërisë për personat e verbër në funksion të lehtësimit të jetës së tyre të përditshme. Në fund të ceremonisë komisioneri i AP, z. Ermir Kapedani bëri një demostrim personal të infrastrukturës së përshtatshmërisë në shoqëri dhe të personave të tjerë të verbër.

Page 14: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

14

Ombudsmani i Danimarkës, z. Jørgen Steen Sørensen viziton institucionin e AP-së

Avokati i Popullit Igli Totozani ka pritur Ombudsmanin Danez Z. Jørgen Steen Sørensen. Takimi është zh-

villuar në një klimë shumë miqësore ndërsa të dy zyrtarët kanë diskutuar për bashkëpunimin dy palësh. Pas takimit në një deklaratë për mediat Avokati i Popullit, z. Igli Totozani theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën që Ombudsmani danez ka dhënë për institucionin e Avokatit të Popullit që nga themelimi i tij. Duke e cilësuar të vyer ndihmën që Mbretëria e Danimarkës ka dhënë për Shqipërinë dhe veçanësisht për institucionin, z. Igli Totozani shtoi se bashkëpunimi mes dy palëve do të forcohet më tej. Nga ana e tij Om-budsmani danez, z. Jørgen Steen Sørensen shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të dytë në Tiranë, ndërsa vlerësoi punën dhe kontributin e deritanishëm të z. Totozani në fushën e të drejtave të njeriut . Gjithashtu So-rensen shtoi se ndodhet në Shqipëri për të diskutuar platformën që forcon dhe çon më tej bashkëpunimin me Avokatin e Popullit.

Pas takimit me z.Totozani , Om-budsmani danez është takuar dhe me Presidentin e Republikës, z. Bu-jar Nishani. Ndërkohë z.Sorensen do të takohet me Kryetarin e Kuven-dit, z. Ilir Meta dhe zv.kryeministrin, z. Niko Peleshi.

Zyra e Ombudsmanit danez është themeluar më 01.04.1955, frymëzuar nga institucioni i Om-

budsmanit suedez, i krijuar që më 1809. Institucioni i Ombudsmanit danez më vonë u bë shembull për krijimin e institucioneve të tjera homologe në disa vende të botës . Ombudsmani aktual danez, z. Jør-gen Steen Sørensen ka lindur në 21 prill të vitit 1965 dhe është një per-sonalitet i rëndësishëm në fushën e jurisprudencës. Ombudsmani është zgjedhur nga Parlamenti danez dhe në fokus kryesor të misionit të tij ka trajtimin e çështjeve dhe ankesave që vijnë për administratën publike.

Bashkëpunimi i Avokatit të Popul-lit me Ombudsmanin e Danimarkës

Qeveria e Mbretërisë së Dani-markës ka dhënë mbështetjen e saj që nga themelimi i institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, përmes një granti financiar te akorduar në kuadër të marrëveshjes së dy qeverive tona, nënshkruar në Kopenhagen në korrik 1999.

Bashkëpunimi me zyrën e Om-budsmanit Danez në vitet 1999-2003, përmes programit DANIDA të Qeverisë së Mbretërisë së Dani-markës ka dhënë ndikimin e vet mjaft pozitiv në të gjitha aspektet e funksionimit të zyrës së Avokatit të Popullit. Kjo mbështetje ka qenë konkrete, tepër e pranishme dhe mjaft efiçente për ngritjen dhe fuqizimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

Lidhjet profesionale ndërmjet in-stitucioneve homologe janë ruajtur dhe përkushtimi dhe bashkepunimi ndërmjet palëve mbetet shumë i ngushtë.

Aktualisht, institucioni i Avokatit të Popullit po mbështetet nga pro-jekti i financuar nga Qeveria Daneze dhe i zbatuar nga Instituti Danez për të Drejtat e Njeriut me titull “Forcimi i Ombudsmanit Shqiptar: Më pranë komuniteteve lokale, shoqërisë civi-le dhe medias (2012-2015).” Projekti ka pesë shtylla kryesore: 1) Hartimi i një plani strategjik shumëvjeçar për institucionin; 2) Përmirësimi i sistemit teknologjik (IT) të Institu-cionit; 3) Forcimi i partneritetit me Shoqërinë civile dhe Mediat; 4) Forcimi i partneritetit me njësitë e qeverisjes vendore; dhe 5) Për-mirësimi i inspektimeve në sistemin e burgjeve dhe paraburgimit.

Në kuadër të këtij projekti, për herë të parë që nga krijimi i tij, insti-tucioni i Avokati i Popullit ka zhvil-luar një Plan Strategjik që mbulon periudhën 2013-2015.

KOMUNITET

Page 15: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

15

AP diskuton me nxënësit e gjuhëve të huaja Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Avokati i Popullit merr certifikatën me statusin “A” për vitet 2014-2019

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë çertifikatën me statusin A, që përfaqë-son statusin më të lartë të përputhshmërisë së institu-cionit me Parimet e Parisit, të adoptuara nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëper-mjet rezolutes 48/134 të datës 20 Dhjetor 1993.

Konfirmimi i statusit A për institucionin e Avokatit të Po-pullit, si vlersimi me i lartë për institucionet e të drejtave të njeriut në nivel boteror, kon-firmon dhe një herë punen e institucionit duke i dhënë të drejten e ndërhyrjes së përhershme në Këshillin për të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo i mundëson institucionit të Avokatit të Popullit që zëri i qytetareve të dëgjohet

Avokati i Popullit, z.Igli Totozani zhvilloi sot një takim me nxënës të shkol-lës së mesme të gjuhëve të huaja ‘Asim Vokshi’ në Tiranë, dega frëngjisht ku diskutoi me ta për Kon-ventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. Në këtë aktivitet z.Totozani i njohu nxënësit me rëndësi-në e Konventës dhe rolin që Avokati i Popullit i kush-ton të drejtave të fëmijëve. Avokati I Popullit shpërndau për nxënësit dhe mësuesit Konventën për të Drejtat

e Fëmijëve, një botim ky në frëngjisht i Shoqatës së Ombudsmanëve Franko-fonë (AOMF) ku Avokati i Popullit është anëtar bordi. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditëve të Franko-fonisë dhe fushatës sensibi-lizuese të Avokatit të Popul-lit për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe zv.ministria e Arsimit, znj.Nora Malaj dhe Znj. Nadia Jurzac, Atashe i Bashkëpunimit Institucional në ambasadën franceze në Tiranë.

Në këtë aktivitet z.Totozani i njohu nxënësit me rëndësinë e Konventës dhe rolin që Avokati i Popullit i kushton të drejtave të fëmijëve

dhe në forumin më të lartë të të drejtave të njeriut në nivel botëror. Ceremonia e dorëzimit të certifikatës u bë në kon-ferencen vjetore të Komitetit Ndërkombëtar Koordinues të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ICC), që u mbajt në Gjenevë me datë 12-13 Mars 2015.

Me këtë rast Avokati i Popul-lit, z.Totozani falenderoi ko-munitetin ndërkombëtar për mbështetjen e madhe dhe kon-

stante, shoqërinë civile, qytetarët që na mbësh-tesin duke na besuar dhe pa-dyshim median si aleatin kryesor të Avokatit të Po-pullit në pasqyri-min e punës së institucionit për

mbrojtjen dhe promovimit e të drejtave të njeriut.

Gjatë punimeve të konfer-encës ishin të pranishëm dhe z. Zeid Ra’ad al Hussein, Komis-ioneri i Lartë për të Drejtat e

Njeriut pranë Organizatës së Kobeve të Bashkuara si dhe z. Joachim Rucker, Presidenti i Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Avokati i Popullit, i cili është edhe anëtar i Byrosë së ICC, mori pjesë dhe në takimin paraprak të Byrosë, e përbërë nga 16 anëtarë në nivel global, si një nga katër antarët nga Evropa së bashku me homologun nga Franca, Danimarka dhe Skocia. Avokati i Popullit pati takime bilaterale dhe me institucione të tjera homologe, përfshirë Avokatin e Popullit të Kosovës, Om-budsmanin e Austrisë, Skocisë, Portugalisë etj.

Page 16: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

16

REKOMANDIM

“Aksesi në burimet thelbësore të jetesës është një nevojë hu-mane thelbësore dhe për rrjedhim një e drejtë elementare për t’u respektuar. Mungesa e aksesit të plotë në këto burime është një rrezik i madh dhe një goditje e rëndë për dinjitetin njerëzor”.

Sipas këtij parimi, padyshim që edhe ofrimi i shërbimit publik si-kundër është furnizimi me energji elektrike ndikon drejtpërdrejt dhe krijon hallka lidhëse me cilësinë e jetesës së indidvidëve.

Institucioni i Avokatit të Po-pullit shpreh gjithë përkrahjen për çdo iniciativë e cila synon të vërë në efiçiensë të plotë shër-bimet që ofrohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elek-trike për konsumatorin në vend, jo vetëm për rritjen e cilësisë së këtij shërbimi, por edhe për

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Kreu IV, Liritë dhe të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe KulturoreDirective 2009/72/EC of the European Parliament and of the Council of 13 July 2009 concerning common rules for the internal market in electricity and repealing Directive 2003/54/EC (Text with EEA relevance).

REKOMANDON FALJEN E

DETYRIMEVE TË ENERGJISË

Juliana Cici

NDIHMËS KOMISIONERE

ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ofrimin e mundësive alternative për pagesat e detyrimeve për të gjithë ata konsumatorë që rezultojnë debitorë.

Ky mision përbën një çështje madhore që kërkon angazhimin e të gjithëve ne si qytetarë të këtij vendi për t’i ndryshuar imazhin or-ganeve të shtetit, në kuadër të rritjes dhe përmirësimit të standarteve të tyre.

Në këtë aspekt, institucioni i Avokatit të Popullit ka patur krahas të tjerash në fokus të veprimtarisë së tij edhe të drejtat e konsumato-rit veçanërisht lidhur me ofrimin e shërbimeve për të gjithë ato shtresa shoqërore vulnerabël, të cilët kanë jo vetëm pamundësi ekonomike, por edhe pamundësi sociale dhe nuk sigurojnë dot as nevojat më minimale të një jetese normale.

Në kushtet kur një nga prioritetet e Bashkimit Europian janë të drejtat e njeriut dhe kur qeveria angazho-het që në fokus të punës së saj

të ketë mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël, ne gjykojmë se për shkak të kushteve të vështira në të cilat përballen sot këto shtresa do të ishte tepër e nevojshme kry-erja e një studimi dhe gjetjen e një mundësie për faljen e detyrimeve të prapambetura për të gjithë ato familje që përfitojnë aktualisht nga skema e ndihmës ekonomike.

Legjislacioni i Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror mbron familjen në përgjithësi dhe individin në veçanti nga pikëpamja eko-nomike, duke i siguruar një ndihmë ekonomike mujore në para dhe ose në natyrë, nëse ajo ndodhet në kushtet e mungesës së plotë të të ardhurave, ose i ka ato të pamjaf-tueshme.

Familjet, të ardhurat e të cilave përbëhen nga ndihma ekonomike kanë mundësi të kufizuara, ose në shumicën dërmuese të tyre nuk kanë fare mundësi që të përm-bushin nevojat më minimale të tyre.

Nëse i referohemi nenit 52

AP FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE

Page 17: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

17

të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në pikën “2” të tij para-shikohet se: “Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavaruar nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës ekonomike në kushtet e parashi-kuara me ligj”. Natyra e përfitimit të ndhmës ekonomike për individët të cilët kanë pamundësi punësimi është një shprehje e mbrojtjes sociale, e realizuar përmes përm-bushjes së objektivave sociale, dhe si e tillë realizimi i tyre është i lidhur ngushtësisht me detyrimin e shtetit për të bërë të mundur garantimin dhe sigurimin e mjeteve të për-shtatshme për nevojat jetësore.

Sa më sipër, Institucioni i Avo-katit të Popullit gjykon se mbrojtja sociale dhe ekonomike e shtresave të cënueshme është prioritet dhe kërkon jo vetëm politika të integru-ara e angazhim shtetëror, por edhe një ndërgjegjësim mbarëshoqëror, për këtë kategori shoqërore.

Megjithëse aktualisht nga Op-eratorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pagesa e detyrimeve të prapambetura për familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, është rregulluar nëpër-mjet pagesës me këste të detyrime-ve deri në shumën prej 1000 lekë, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kuptohen drejt të gjitha vështirësitë në vjeljen e këtyre detyrime për shkak se rezultojnë famije që nuk sigurojnë dot mbijetesën e janë në nevoja ekstreme ekonomike.

Sa më sipër, do të dëshironim të ndaleshim në citimin e disa direktivave, sikundër është direktiva

REKOMANDOJME:

1. Njerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të pa paguara për familjet në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike.

2. Gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferen-cuar nga pjesa tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë dhe krijimin e alternativave lehtësuese mbi pagesën e saj.

2009/72/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës lidhur me rregullat e përbashkëta për tregjet e brendshme të energjsë elektrike, kun ë nenin 7 të saj citohet se: “Shtetet anëtare duhet të ndërmar-rin masa adekuate për të mbrojtur konsumatorët dhe do të siguro-

jnë marrjen e masave adekuate mbrojtëse për të mbrojtur kon-sumatorët e cënueshëm. Në këtë kontekst,çdo shtet anëtar do të definojë konceptin e konsuma-torëve të cënueshëm, i cili do t’i referohet varfërisë dhe midis të tjerave duhet të ndalojë ndër-prerjen e energjisë elektrike për konsumatorë të tillë në raste kritike”, duke vijuar edhe me nenin 8 sipas të cilës: “Shtetet anëtare duhet të ndërmarrin masa ad-ekuate sikundër janë formulimi i planeve kombëtare të veprimit për energjinë, që sjell përfitime në sistemin e sigurimit social dhe për të siguruar furnizimin e nevo-jshëm të energjisë për konsuma-torët e cënueshëm apo ofrimin e përkrahjes për përmirësimin e efiçiencës së energjisë….”

Pra, ne gjykojmë se është shumë e nevojshme një skemë për faljen e detyrimeve të pra-pambetura për shtresat në pa-mundësi ekonomike, që përfitojnë sot nga skema e ndihmës eko-nomike, me qëllim që në asnjë rast edhe në kushtet e pamundë-sisë ekonomike ekstreme të mos privohen nga përfitimi i shërbimit të furizimit me energji elektrike.

Avokati i Popullit rekomandon që këto grupe të cënueshme të kenë mbrojtjen nga shteti, fil-limisht duke bërë faljen e dety-rimeve të prapambetura, e më tej duke gjetur një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me qëllim mbro-jtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë.

Page 18: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

18

REKOMANDIM

Institucioni i Avokatit të Popul-lit, me anë të një shkrese drej-tuar Ministit të Drejtësisë, z.Nasip Nacco, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Artur Zoto dhe për

dijeni Kryeministrit, z. Edi Rama ka informuar lidhur

me ankesën e bërë në Institucionin e Avokatit të Popullit nga një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve.

Ankuesit shkruajnë se, punonjësve të Policisë së Burgjeve po u shkelen të drejtat e garantuara nga ligji dhe aktet nënligjore të cilat rregullojnë vep-rimtarinë e kësaj strukture. Ndërkohë ata parashtrojnë disa nga problemet që hasen në punën e përditshme të punonjësve të Policisë së Burgjeve të cilat janë:

1. Nuk paguhet shtesa e pagës për oficerët e policisë që transferohen me shërbim jashtë rrethit.

2. Punonjësit e Policisë së Burgjeve nuk e kanë marrë unifor-mën që prej 5 vjetësh.

3. Atyre nuk u jepet ushqimi që prej 10 vjetësh.

4. Orët shtesë, të cilat në disa sek-torë shkojnë deri 12 orë në ditë, nuk u paguhen dhe ndërkohë ato nuk kompensohen me pushim.

5. Nuk paguhet leja vjetore e pa kryer për nevoja pune.

6. Nuk paguhet vjetërsia në punë, me përjashtim të 3 viteve të fundit.

Përveç sa më sipër, ankuesit ngrenë edhe shqetësimin që vjen nga aktet normative në fuqi, për trajtimin jo të barabartë të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje ata sqarojnë se, në Itali, Greqi dhe disa vende të tjera të BE-së, punonjësit e Policisë së Burgjeve paguhen 10% më shumë se sa punonjësit e policisë së rendit. Ndërsa në vendin tonë ata paguhen 30 % më pak se punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ndërkohë kushtet e punës i kanë jo të mira, për të mos thënë më të këqia.

Sipas tyre, edhe në kohën e

SOTIRAQ NUSHI

NDIHMËS KOMISIONER

AP: RESPEKTONI TË DREJTAT LIGJORE

TË PUNONJËSVE TË POLICISË

SË BURGJEVEMosdhënia e uniformës punonjësve të

Policisë së Burgjeve për rreth 6 vjet dhe të ushqimit për rreth 9 vjet justifikohet me

mungesën e fondeve në buxhetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

monizmit punonjësit e Policisë së Burgjeve paguheshin 10 % më shumë se sa ata të rendit.

Gjithashtu në këtë ankesë ata ngrenë edhe problemin e ndry-shimit të strukturës organike, duke shtuar numrin e punonjësve të Policisë së Burgjeve në disa sektorë shërbimi, ku kryerja e detyrës ka shumë vështirësi.

Nisur nga ky rast, sjellim në vëmendje se, në veprimtarinë e institucionit të Avokatit të Popullit, punonjësit e Policisë së Burgjeve nuk kanë qenë vetëm objekt i punës së këtij institucioni, por edhe subjekte që gëzojnë të drejtën ligjore t’i drej-tohen atij.

Ankesat e punonjësve adminis-tratës publike duke përfshirë edhe

Page 19: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

19

ata të Policisë së Burgjeve janë vlerësuar dhe do të vlerësohen me prioritet e përkushtim nga ana jonë. Përmbushja e detyrimeve të shtetit në cilësinë e punëdhënësit për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtës kushtetuese të mbrojtjes shoqërore në punë, të garantuar nga neni 49 i Kushtetutës dhe i të drejtave ligjore të punonjësve të Poli-cisë së Burgjeve të garantuara nga ligji organik dhe aktet nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet e punës në këtë sektor do të sjellë me siguri mo-tivimin dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e misionit ligjor të Policisë së Burgjeve të përcaktuar në nenin 3/1 të Ligjit Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Në bazë të kërkesës tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën 447/1 Prot., datë 20.01.2015, lidhur me këtë ankesë na ka informuar se:

1. Shtesa e pagës për oficerët e Policisë së Burgjeve, të cilët trans-ferohen me shërbim jashtë rrethit ku kanë vendbanimin nuk mund të bëhet pasi një e drejtë e tillë nuk është parashikuar në Ligjin Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar.

2. Punonjësit e Policisë së Burgjeve nuk e kanë marrë unifor-mën e parashikuar nga ligji që nga viti 2009. Edhe në buxhetin e vitit 2015 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk është planifikuar zëri për uniformën e punonjësve të Policisë së Burgjeve.

3. Punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk u jepet ushqimi që nga muaji Korrik 2006, pasi nuk ka fonde të planifikuara për këtë qëllim.

4. Në bazë të VKM Nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e pu-nës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, i ndryshuar, orët shtesë nuk paguhen, por duhet të kom-pensohen me pushime brenda dy muajve nga koha e kryerjes së tyre.

5. Në bazë të VKM-së të cituar më lartë, nuk lejohet kompensimi në lekë për lejen vjetore të pa kryer, por ajo jepet brenda muajit mars të vitit pasardhës.

6. Në bazë të VKM Nr. 1061, datë 08.07.2010, pika 4, dhe Ligjit Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, vjetërsia 1 % për çdo vit pune përfitohet nga momenti i marrjes së gradës së re dhe kjo e drejtë përfitohet që nga data 10.07.2010, kur ka hyrë në fuqi VKM-ja.

7. Për sa përshkruhen më lartë citohen dispozitat ligjore dhe përm-bajtja e tyre dhe konkretisht, nenet 3/4, 13/1, 14/3 dhe 15 të Ligjit Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar.

8. Trajtimi jo i barabartë i pu-nonjësve të Policisë së Burgjeve me punonjësit e Policisë së Shtetit është i vërtetë dhe ka kjo ndodhur pas miratimit të VKM Nr. 93, datë 19.02.2014 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 1135, datë 05.08.2008 “Për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit”. Me këtë vendimin pagat e

punonjësve të Policisë së Shtetit u rritën ndërsa pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk ndryshuan.

Gjithashtu për këtë problem u informuam se, gjatë viteve 2004-2006 pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve kanë qënë më të larta se pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

9. Ndërsa lidhur me problemin e ndryshimit të strukturës organike dhe shtimin e numrit të punonjësve të Policisë së Burgjeve në disa sektorë shërbimi u informuam se, ndryshimi i strukturës organike nuk është në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Struktura organike e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEVP-ve e miratuar

me Urdhrin Nr. 50, datë 13.04.2012 të Kryeministrit është ndryshuar me Urdhrin Nr. 164, datë 19.05.2014 të Kryeministrit.

Nga përgjigjia e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilën e përshkruam më lartë rezulton se, shumica e problemeve dhe e shqetësimeve të ngritura nga pu-nonjësit e Policisë së Burgjeve janë të vërteta dhe qëndrojnë.

Mosdhënia e uniformës punon-jësve të Policisë së Burgjeve për rreth 6 vjet dhe të ushqimit për rreth 9 vjet justifikohet me mungesën e fondeve në buxhetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ne vlerë-sojmë se ky justifikim, dhe qëndrimi që është mbajtur dhe vazhdon të mbahet ndaj këtyre problemeve, jo vetëm që nuk është i bazuar në ligj, por ai është i padrejtë dhe përbën edhe cënim të të drejtave ligjore të punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Mosdhënia e uniformës sipas normave të miratuara me akte nënligjore përbën cënim të pamjes së jashtme të tyre dhe ndërkohë cënon imazhin e Policisë së Burgjeve dhe të vetë shtetit.

Gjithashtu vlerësojmë se, mosd-hënia e ushqimit rëndon gjendjen ekonomike e financiare të punon-jësve të Policisë së Burgjeve dhe për rrjedhojë cënon edhe shëndetin e tyre.Ndërkohë kjo sjell si pasojë edhe uljen e përkushtimit dhe të performancës së tyre në punë.

Moskompensimi i orëve shtesë të punës me kohë pushimi dhe mosdhënia e pushimeve vjetore. apo moskompensimi i tyre në vlerë vjen në kundërshtim të plotë dhe të hapur me Ligjin Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, dhe VKM Nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e pu-nës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, i ndryshuar.

Sipas përgjigjes së Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve, respektiv-isht pikave 4 dhe 5 të saj, në bazë të VKM Nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushi-mit në institucionet shtetërore”, i ndryshuar, orët shtesë dhe leja vjetore nuk paguhen, por duhet të kompensohen me pushime, përkatësisht orët shtesë brenda dy muajve dhe lejet vjetore brenda muajit mars të vitit pasardhës.

Vijon në faqen 20

Page 20: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

20

REKOMANDIM

Ne vlerësojmë se kjo pjesë e përgjigjes nuk është e plotë, sepse punonjësit e Policisë së Burgjeve jo vetëm që nuk janë kompensuar në vlerë, por ata nuk janë kompen-suar as me pushime. Mosdhënia e pushimeve sipas parashikimeve ligjore sjell si pasojë uljen e rez-istencës dhe të aftësive fizike të punonjësve të policisë dhe për rrjedhojë edhe të performancës së tyre në kryerjen e detyrës së ngarkuar.

Gjithashtu kjo nuk është edhe plotësisht e saktë sepse:

Së pari, në nenin 14, pika 3, të Ligjit Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndry-shuar, parashikohet se: “Kur, për arsye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda vitit, ai duhet të jepet jo më vonë se muaji mars i vitit pasardhës, në të kundërt bëhet kompensimi në vlerë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Ky trajtim bëhet edhe për orët shtesë të punës dhe të shërbimit.”

Së dyti, nëVKM Nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e pu-nës dhe të pushimit në institucio-net shtetërore”, të ndryshuar, pika 5, parashikohet se: “Me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë dhe me miratimin e titullarit të institucionit qendror, nga i cili varet institucioni përkatës, nëpunësit apo punonjësit të administratës publike mund t’i kërkohet të kryejë orë shtesë….Në rastet kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, nëpunësi apo punonjësi i administratës, që kryen veprim-tari operacionale, ka të drejtë të kompensohet me shtesë mbi pagën normale. Çdo orë shtesë tej orarit zyrtar, në ditë të zakonshme paguhet mbi pagën orare edhe me 25 për qind shtesë të kësaj page, ndërsa orët shtesë gjatë ditëve të pushimit apo ditëve të festave, si dhe çdo orë shtesë e kryer nga ora 22:00-6:00 paguhet mbi pagën orare edhe me 50 për qind shtesë të kësaj page”.

Lidhur me trajtimin e diferen-cuar të punonjësve të Policisë së Burgjeve me punonjësit e Policisë së Shtetit, nga Drejtoria e Përgjith-shme e Burgjeve pranohet që

ky fakt është i vërtetë. Sipas saj, kjo ka ndodhur pas miratimit të VKM Nr. 93, datë 19.02.2014 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 1135, datë 05.08.2008”, të ndryshuar.

Ndërkohë në përgjigjen e dër-guar citohet neni 3, pika 4, i Ligjit Nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, ku parashi-kohet se: “Policia e Burgjeve është strukturë e depolitizuar, punonjësit e saj janë pjesë e administratës publike dhe gëzojnë të gjitha të drejtat për trajtim ekonomik - financiar, si Policia e Shteti.”

Megjithatë nuk informohemi se çfarë masash janë marrë dhe çfarë përpjekjesh janë bërë për t’u zbatuar kjo e drejtë ligjore e punonjësve të Policisë së Burgjeve e garantuar nga Ligji Nr. 36/2014, megjithëse ka rreth 8 muaj që ka hyrë në fuqi.

Ndërsa lidhur me pikën 9 të përgjigjes vlerësojmë se, ndonëse kompetencën për miratimin e strukturës organike të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEVP-ve e ka Kryeministri, institucionet që ju drejtoni kanë plotësisht të drejtën që, për të përmbushur me sukses misionin ligjor të Policisë së Burgjeve për garantimin e rendit dhe sigurisë në IEVP-të, në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë e të paraburgosurve dhe të dënuarve, si dhe të drejtat ligjore të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të bëni pro-pozimet përkatëse për ndryshimin e kësaj strukture.

Ndërkohë gjykojmë se, për shkak të mbipopullimit në IEVP-të, veça-nërisht muajt e fundit, kërkohet në mënyrë imediate rishikimi dhe ndry-shimi i strukturës organike të Drej-torisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe rritja e numrit të punonjësve të Policisë së Burgjeve si pjesë organike e saj.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj ankese, të përgjigjes së Drej-torisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe nga verifikimet e bëra në disa IEVP arritëm në konkluzionin se mosdhënia e uniformës punonjësve të Policisë së Burgjeve për rreth 6 vjet, mosdhënia e ushqimit për rreth 9 vjet, mosdhënia e lejes vjetore, moskompensimi me pushim për orët shtesë të punës ose moskom-pensimi në vlerë, si dhe mostrajtimi ekonomiko-financiar në mënyrë të barabartë me punonjësit e Policisë së Shtetit përbën shkelje të të drejtave të tyre që burojnë nga marrëdhëniet e punës dhe të garantuara nga Kush-tetuta.

Në këto rrethana arrijmë në konkluzionin kategorik se, përderisa aktet ligjore e nënligjore që rregullo-jnë marrëdhëniet e punës të punon-

jësve të Policisë së Burgjeve janë në fuqi, ato duhen zbatuar dhe rekomandohet:

1. Marrjen e men-jëhershme të masave organizative nga Drej-toria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drej-toritë e IEVP-ve për respektimin brenda afateve ligjore të të drejtës së punonjësve të Policisë së Burgjeve për kryerjen e lejeve

vjetore të pa bëra dhe për kompen-simin me pushime për orët shtesë të punës së kryer, ose në pa mundësi të bëhet kompensimi në vlerë i tyre.

2. Marrjen e masave të nevojshme dhe bërjen e propozimeve përkatëse Këshillit të Ministrave për rritjen e buxhetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të bërë të mundur respektimin e të drejtës për t’u pajisur me uniformë dhe dhënien e ushqim-it punonjësve të Policisë së Burgjeve që nga koha e cënimit të tyre.

3. Marrjen e masave për përgatitjen dhe dërgimin në Këshillin e Ministrave të projektit të VKM me qëllim trajtimin e barabartë ekonomiko-financiar të punonjësve të Policisë së Burgjeve me punonjësit e Policisë së Shtetit.

4. Marrjen e masave të nevojshme studimore dhe bërjen e propozimit përkatës Këshillit të Ministrave me qëllim ndryshimin e strukturës or-ganike të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe rritjen e numrit të punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Vijon nga faqja 19

Page 21: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

21

Profesor përshëndetje. Kohët e fundit ju pamë aktiv duke protestuar lidhur me ndërtimet tek zona e Liqenit, çfarë ndodhi dhe pse u ndër-prenë këto protesta?

Është një luftë e vjetër dhe s’ka për t’u ndërprerë kurrë, por në përpjekje e sipër për shkak të shumë çështjeve mjedisore që dalin ndonjëherë duket sikur zbehet. Situata është pozitive vetëm në një fakt, ku komunite-ti i digave ka anulluar vendimin e komunitetit të mëparshëm që sipas mendimit tonë nuk mund të ketë asnjë gjykatës, kryemi-nistër, kryebashkiak, kryepar-lamentar apo biznesmen, (të cilët për fat të keq nuk i kemi në anën tonë) të dalin mbi këtë vendim.

Është hera e parë që shoqëria civile e përpjekur prej 100 vetash sikundër jemi ne aktivë dhe prej shumë zërave të nënzëshëm të friguar, ndod-het në një situatë ku nuk i ka krah, madje nuk e teprojmë po të themi edhe kundër gjithë këtë shpurë të përfaqësuesve të shtetit. Ne vazhdojmë me

argumentin tonë që sipas ligjit International Communitary Law 1898 se nën digë nuk mund të ndërtohet madje edhe në rast lufte. Këto protesta nuk janë ndërprerë, veçse po kërkohet një frymëmarrje më e madhe dhe po shihet se me cilin Kan-didat Bashkie mund të bashkë-punohet për premtim dhe për zgjidhje.

Në një studim të bërë pub-lik së fundmi, Tirana renditej si një nga kryeqytetet më të ndotura në botë cili besoni se është faktori kryesor; ndërti-met, reduktimi i hapësirave të gjelbra, apo shtimi i numrit të makinave?

Besoj se me këtë pyetje zëre se i keni thënë vetë të gjitha, në një vend ku vetëm ndërto-het dhe sakën se ndonjë pallat mbulohet, apo ndonjë rrugë të spërkatet. Hapësira publike dhe e gjelbër vazhdon të kthehet në parimin truall dhe ndërtim. Tiranës i duhen 50 pemë për të kompensuar një automjet që ndot, që e llogaritur do të thotë që Tirana dhe tiransit duhet të kenë 10 milion pemë, ndërkohë që janë mbjellë 17 mijë nga njëri dhe 17 mijë nga tjetri. Imagjino sesa larg jemi nga ekuilibri. Sikur nuk mjafton reduktimi drejt 0 të hapësirave të gjelbra brenda qytetit, por edhe zonat përreth që duhet të ishin qyteza të gjelbra (Dajt, Paskuqan, Kashar, Farkë). Shto këtu punishte, restorante me

SAZAN GURI: PO E SHKATËRROJMË

DHE PO E SHFRYTËZOJMË BARBARISHT AMBIENTIN

Do kalojë dhe kjo periudhë dhe njeriu do të kthehet tek ndjenja bazë, tek ajo që ta duash dhe ta ndihmosh njerëzimin

Vijon në faqen 22

Page 22: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

22

INTERVISTA

oxhak brenda dhe jashtë Ti-rane si dhe industritë, Kurum, Sharra, fabrikat e çimentos që do të thotë një akumulim dhe përqëndrim i ndotjeve në ajër, me të vërtetë ballafaqohemi çdo ditë me një smog mbi lartësitë e kokave tona.

Në gjykimin tuaj, cila është ndërhyrja më emergjente për të cilën ka nevojë Tirana sot?

Ndërhyrja më emergjente është gjelbërimi vertikal dhe rrethimi me brez pyjor i Ti-ranës. Mbjellja e 10 pemëve gjethegjera për çdo banor brenda dhe përreh Tiranës. Asnjë centimetër kub sipërfaqe dierrë. Kthimi i tarracave në çati standarde dhe pse jo në tarraca të gjelbra. Rrritja me çdo kusht e hapësirave publike të gjelbra dhe sportive. Krijimi i shatërvaneve ujore për thithjen e ndotjeve. Mbulimi i çdo ndërtimi dhe spërkatja me ujë e çdo rruge ndërtimi. Ndalimi i ndërtimeve brenda Unazës së njohur të Tiranës.

Duket sikur ne shqiptarëve na ka humbur vullnetarizmi dhe është e vështirë të mblid-hemi për të bërë punë vullne-tare, a është e vërtetë kjo?

Kjo është në një farë mase e vërtetë, sepse koncepti vullnetarizëm u konsumua keqas gjatë diktaturës. Por të mos harrojmë se vullnetarizmi është instikt bazë i komunikimit njerëzor aq sa shprehet dhe ekziston në marrëdhëniet e botës së kafshëve. Pra njeriu e ka brenda vetes vullnetariz-min, ndjenjën e vullnetarizmit, por egoizmi, kërkesa për fitim, ndoshta dhe fukarallëku i bën josocialë. Mendoj se vullne-tarizmi është një nga ndjenjat më të bukura njerëzore, e cila

fillon vetëm nga të dhënurit një herë dhe do vëresh se kënaqë-sia më e madhe është e atij që jep dhe jo e atij që merr. Madje vullnetarizmi kur e prek të bën që të të pastrohet shpirti të kup-tosh mëshirën, ta duash realisht tjetrin, por shpesh të bën të du-ash jo vetëm njerëzit por edhe ata që ke nën të, kafshët, tokën, shkëmbin, ujin etj. Them se do

kalojë dhe kjo periudhë dhe njeriu do të kthehet tek ndjenja bazë, tek ajo që ta duash dhe ta ndihmosh njerëzimin, në kup-timin që ai që bën për vendin, vullnetar apo pasionant. Rëndë-si ka që më shumë të japësh se të marrësh.

Përveç ambientit të ndo-tur, kohët e fundit ka pasur mjaft kronika në media, por dhe juve si aktivist i shoqërisë civile keni ngritur zërin kundër ilaceve dhe ushqimeve të skaduara, ka shumë të tilla në treg?

Po është e vërtetë se përbal-lemi jo vetëm me ato që pijmë, por edhe me ato që ushqe-hemi, si sende jashtë standardit të papaketuara, të përziera me tym dhe me mbetjet e skrapa-menteve të makinave dhe sikur nuk mjafton ajo që hamë, në vend të ç’helmohemi nga ilaçet helmohemi edhe më, për shkak të skadencës që ato kanë.

Vijon nga faqja 21

KOMUNITETI I DIGAVE KA ANULLUAR VENDIMIN E KOMUNITETIT TË MËPARSHËM QË SIPAS MENDIMIT TONË NUK MUND TË KETË ASNJË GJYKATËS, KRYEMINISTËR, KRYEBASHKIAK, KRYEPARLA-MENTAR APO BIZNESMEN, (TË CILËT PËR FAT TË KEQ NUK I KEMI NË ANËN TONË) TË DALIN MBI KËTË VENDIM

Page 23: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

23

Kemi protestuar jo njëherë, por sa kohë që do të shohim trotuare të mbushura plot me shitësa ambulantë dhe ushq-ime si silazh për kafshët dhe jo për njerëz. Ndërkohë që ekziston mundësia për tregje të disiplinuara, për ushqime të kontrolluara, ku për çdo lagje mund të ketë tregje të tilla, të mbyllura, të pastra, me orar të

caktuar dhe me çdo ushqim të kontrolluar nga njësi ndihmëse brenda tregut.

Po si ambientalist, a po e vrasim ne ambientin? Cilat janë disa nga zonat më të ndo-tura në Shqipëri ku kërkohet ndërhyrje urgjente?

E vërtetë, po e vrasim, nuk po e përdorim as nuk po e keqpërdorim të paktën, por po e shfrytëzojmë, në shumë raste po e shfrytëzojmë barbarisht dhe po në aq raste po e shkatërro-jmë. Këtë gabim shqiptari nuk e ka bërë për gjithë ekzistencën e vet, ku pyjet, toka, mjedisi mbër-ritën natyrore deri në vitet ‘90. Dhe sot do të mbajnë përgjegjë-si para fëmijëve tanë.

Zonat më të ndotura janë Tirana, Elbasani dhe Fieri dhe ndërhyrja më urgjentë kërkohet për tokat dhe banorët

e Marinzës, për tokat dhe banorët rreth uzinës të bat-erive Berat, për tokat dhe banorët e Bradasheshit të Paprit dhe të Elbasanit në përgjithësi.

Ju keni qenë një nga zërat më të fuqishëm në protestën kundër armëve kimike, men-doni se vendimi i marrë ishte i duhuri?

Kjo pyetje të më bëhet gjithë jetën, madje dhe me tendencë do ti përgjigjem me dashurinë më të madhe, që e kemi shpëtuar këtë vend nga një damkë, që do na mbetej për gjithë jetën, ndërkohë që për ndotjet e mësipërme, do të vijë një ditë që edhe do shuhen. Jam krenar për çfarë kam bërë, sepse i dhuruam popullit dinjitetin, lirinë dhe drejtësinë që ai e meriton.

Si aktivist i shoqërisë civile prej vitesh, në gjykimin tuaj çfarë i mungon shoqërisë civile në Shqipëri? Të krijo-het ideja sikur rrallë lobojnë bashkë dhe mbrojnë çështje të caktuara.

Shoqërisë civile i mun-gon arma për të vrarë frikën, i mungon pasioni për të mposhtur egon, i mungon pavarësia ekonomike për të mposhtur interesin e çastit, i mungon shpirti vullnetar për të mposhtur pragmatizmin, i mungon kohezioni social për të mposhtur individual-itetin. I mungon e nesërmja për të mposhtur të sotmen dhe shpresa për të mposhtur dëshpërimin. Nuk ishin kështu në vitet ’90 dhe as në vitet 2000, nuk e di çfarë ka ndod-hur pas viteve 2010, që tek e tek janë të gjithë të mirë, si kripa me karar në gjellë dhe bashkë kthehen në helm, si një gotë ujë me një lugë gjelle toslimon.

MADJE VULLNETARIZMI KUR E PREK TË BËN QË TË TË PASTROHET SHPIRTI TË KUPTOSH MËSHIRËN, TA DUASH REALISHT TJETRIN, POR SHPESH TË BËN TË DUASH JO VETËM NJERËZIT POR EDHE ATA QË KE NËN TË, KAFSHËT, TOKËN, SHKËMBIN, UJIN

Page 24: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

2424

REKOMANDIM

Me anë të një shkrese drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare, Avokati I Popullit ka

kërkuar marrjen e iniciativës për përmirësime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me synim përfaqësimin dhe aksesin e barabartë gjinor.

Një nga synimet e aktivitetit të Avokatit të Popullit është mbro-jtja dhe promovimi i barazisë së shtetasve para ligjit. Barazia gjinore është pjesë e tërësisë së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend.

Institucioni i Avokatit të Popullit në kuadrin e mbrojtjes dhe pro-movimit të të drejtave të grave në vendin tonë, vlerëson se nisur nga vlerat dhe aftësitë e tyre duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në të gjitha nivelet.

Vitet e fundit, problemet me të cilat hasen grate shqiptare kanë qenë në vëmendjen e opinionit publik. Aktualisht, në mbështetje të grave, të të drejtave, lirive dhe barazive të tyre qëndrojnë mjaft dokumente e konventa ndërkom-bëtare. Është përmirësuar kuadri ligjor shqiptar, janë ratifikuar mjaft konventa e dokumente ndërkom-bëtare të rëndësishme lidhur me problemet gjinore.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë1 përshkohet nga parimi se “Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në për-puthje me rregullat e parashikuara në këtë Kod”.

Zyra e Avokatit të Popullit reko-mandoi vite më pare dhe vlerësoi

1 Miratuar me ligjin nr.10019, datë 29.12.2008, ndryshuar me Ligjin nr.74/2012, datë 19.07.2012.

AP: 50% TE KUOTAVE ZGJEDHORE TË JENË GRAAvokati i Popullit ka kërkuar marrjen e iniciativës për përmirësime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me synim përfaqësimin dhe aksesin e barabartë gjinor

angazhimin politik për të përfshirë kuotën gjinore prej jo më pak se 30%, në ligjin nr.9970 dt.24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” ku përcaktohet se “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike arrihet kur: a) sigurohet për-faqësim në masën mbi 30 për qind për secilën gjini, përfshirë edhe në organet e tyre drejtuese.”2

Me ligjin nr.74/2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shq-ipërisë”, u bënë shtesa dhe ndry-shime të rëndësishme, të cilat përmirësuan kuadrin ligjor ekzistues nga këndvështrimi gjinor. Neni 67 “Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive”, në pikën 6 të tij parashikon se “Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për

qind e listës shumëemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”, duke rritur mundësitë e pjesëmarrjes së grave në poli-tikë. Në rast mospërmbushje të këtij kushti zbatohen sanksionet e parashikuara në nenin 175 të Kodit Zgjedhor. Ky parashikim synoi shmangien e mundësisë që gratë të vendoseshin në fund të listës shumëemërore, ashtu siç ndodhte para ndryshimeve të këtij Kodi.Por legjislacioni i barazisë gjinore kërkon një përfaqësim të barab-artë gjinor në të gjitha organet e 2 Neni 15, pika 1.

pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike.

Shqetësimet e Komitetit mbi Eliminimin e Diskriminimin ndaj Grave (CEDAW)3, lidhur me pjesë-marrjen e grave në politikë dhe vendimmarrje kishin të bënin me: kuotat gjinore si në zgjedhjet e përgjithshme, ashtu dhe në zgjedh-jet vendore. moszbatimin e dis-pozitave të sanksioneve për rastet e mos zbatimit të kuotës gjinore; marrjen e masave të veçanta të përkohshme me qëllimin e arritjes së barazisë de facto në të gjitha sferat e mbuluara nga Konventa e ku përfshihet edhe pjesëmarrja në vendimarrjen politike dhe publike.

Shteti duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar pjesëmarrjen efikase të grave në jetën politike, publike si dhe në sek-torët e tjerë të shtetit.

E drejta e votes përbën një in-strument që të qeverisin vetështeta-sit. Duke ushtruar të drejtën e votes zgjedhësve iu krijohet mundësia të ndikojnë në mënyrën dhe cilësinë e funksionimit të rendit juridik duke rritur përgjegjshmërinë e tyre për rolin që kanë në drejtimin e jetës së vendit. Ky është në fakt edhe thelbi i demokracisë. Kushtetuta e Repub-likës së Shqipërisë, në nenin 45 të saj, parashikon të drejtën e çdo individi mbi 18 vjeç të zgjedhë e të zgjidhet.

Megjithë këtë ende jemi larg kuotës gjinore minimum 30 % të synuar dhe premtuar nga partitë politike. Respektimi i të drejtave të grave është mënyra më e mirë për të dëshmuar seriozitetin e premti-3 Vërejtjet Përmbyllëse të Komitetit të OKB -së për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave,në sesionin e dyzetë e gjashtë, në 12-30 korrik 2010

Page 25: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

2525

meve politike të partive fituese në zgjedhje dhe një tregues i zhvillimit të demokracisë në vend.

Shoqëria jonë do të ishte më demokratike me më shumë gra në qeverisje dhe vendimmarrje. Të gjithë problemet e tjera me të cilat përballen grate shqiptare si shifrat e larta të dhunës në familje, apo shkeljet të tjera të të drejtave me bazë gjinore mund të adresohen më efektivisht nëse zërat e grave do të jenë më të forte dhe më ak-tive aty ku kanë më shumë peshë. Më shumë gra në nivele të larta të vendimmarrjes, ekzekutivit apo edhe të pushtetit gjyqësor është një tregues se shoqëria i kushton më shumë kujdes rritjes së fëmijëve, kujdesit të shëndetit, dhe të dre-jtave të njeriut. Kërkesa për rritjen e përfaqësimit të grave dhe përfshirja e barazitizmit në përfaqësimin e dy gjinive merr rëndësi të veçantë kur kemi parasysh se jemi vend anëtari OSBE-së dhe NATO-s, si dhe një vend që aspiron për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria duhet të përmbushë standardet për barazinë gjinore dhe të sigurojë një përfaqësim të drejtë të grave në jetën politike dhe elektorale.

Ndaj jemi të mendimit se në vazhdimësi shteti shqiptar duhet të ndërmarrë hapa të shpejta për ndryshimin e sjelljes së publikut ndaj pjesëmarrjes së gruas në çështjet publike dhe përfaqësimit në organet e zgjedhura të pushtetit qendror dhe vendor. Vendosja e kuotës gjinore prej 30 përqind, e cila ishte e detyrueshme për tu respektuar nga të gjitha partitë dhe koalicionet politike që marrin pjesë në zgjedhje, tregoi se partitë politike nuk janë të afta t’I kthejnë në veprime konkret

e përcaktimet ligjore për kuotën gjinore. Shifrat e përfaqësimit të grave dhe vajzave ane e mbanë Shqipërisë tregojnë moszbatimin e kuotës së vendosur dhe si rrjedhojë pamundësinë e tyre për tu bërë pjesë e proceseve politike.

Kodi Zgjedhor ende nuk përm-bush një ndër parimet bazë tëKush-tetutës së Shqipërisë,atëtë barazisë së shtetasve. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizmi i duhur se si partitë politike nëShqipëri të garantojnë përfaqësim të denjë të burrave dhe grave në politikë.Të gjithë së bashku duhet të krijojmë mundësitë që gratë të jenë pjesë e politikës, sepse barazia gjinore, përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre në politikë janë çështje thelbësore e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut.

Kemi konstatuar se sanksionet me gjobë të parashikuara në Kodin Zgjedhor për subjektet elektorale që nuk kishin përmbushur kriterin e barazisë gjinore kanë qenë të dobëta dhe nuk kanë arritur qël-limin e tyre. AvokatiiPopullit duke synuarpërmirësimin e kuadritlig-jornëlidhje me pjesëmarrjen e grave nëpolitikëdhevendimmar-rje konsideron se mbetet shumë për të bërë, me qëllim gëzimin de facto të të drejtave dhe mbro-jtjen efektive të grave nga diskri-minimi gjinor. Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në jetën publike dhe politike. Formula përpërfaqësimin e grave në listat zgjedhore nuk ishte padyshim më e mirëpritura nga Avokati i Popul-lit dhe shoqëria civile, por ashtu siç është ajo duhej zbatuar. Jo vetëmnuk është rruga e duhur, por ështtrishtuese për të gjithë ata që presin ndryshime reale në këtë vend të konstatosh që megjithëse ligji përcakton kuotën 30% të pjesëmarrjes së grave në listat e kandidatëve për deputetë, partitë

zgjodhën të paguajnë penalitetet e shkeljes së tij.

Duke i hapur rrugë pjesëmar-rjes së ekuilibruar të grave në Parlament, partitë do të jepni një mesazh të qartë të vullnetit për ndryshime reale në skemën e vendimmarrjes politike të vendit. Ky është një element themelor i të drejtave të njeriut; është një el-ement i drejtësisë sociale në vend dhe i demokracisë reale. Është e domosdoshme ndërmarrja e ma-save të menjëhershme që synojnë të stimulojnë edhe te vetë gratë vullnetin për të marrë pjesë në vendimmarrje. Dhe jo vetëm në atë ngushtësisht politike, por edhe në sensin e angazhimit publiktë tyre. Kjo nënkupton aktivizimin e politikave sociale dhe familjare në ndihmë të grave.Por, siç nënvi-zuam më lart, klasa politike duhet të jetë e para që dëshmon vullne-tin e duhur për të realizuar jo me fjalë, por me vepra, ekuilibrimin e pjesëmarrjes së grave dhe burrave në jetën e vendit.

Avokati i Popullit përkrah ini-ciativën e Aleancës së Grave Deputete (AGD) të Parlamentit të Shqipërisë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të gruas në politikë.

Sa më sipër, nisur nga fakti se:-ndryshimet e fundit në Ko-

din Zgjedhor parashikuan sank-sione për partitë politike që nuk e përmbushnin kushtin që 30 % e listës shumëemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumëemërore t’i përkasë secilës gjini, sanksionet e parashikuara kanë rezultuar të buta dhe gratë ende janë të nënpërfaqësuara.

-për rritjen e demokratizimit të qeverisjes dhe vendimmarrjes në vendin tonë dhe për garantimin e barazisë së shtetasve duke krijuar mundësi të barabarta përfaqësimi e pjesëmarrjeje e balancë gjinore.

KEMI REKOMANDUAR: -Ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me synimin se:

1-garantimit të barazisë gjinore (pra 50%) në mënyrë të plotë në përbërjen e Kuvendit të

Republikës së Shqipërisë, me synimin që në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë

të ketë një numër jo më pak se 70 gra deputete.

2-që në këshillat e ardhshëm bashkiakë 50% të jenë gra, duke krijuar kështu akses të bara-

bartë të grave dhe burrave për përfaqësimin në organet e qeverisjes vendore.

3-shtimin në përmbajtjen e tij “të refuzimit të listës së partive politike në rastet kur nuk

plotësojnë barazinë e plotë të përfaqësimit të gjinive”.

Page 26: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

26

LARG DHE AFËR NESH

SHBA - ‘Çdo vogëlushe meriton respektin tonë dhe çdo vogëlushe meriton një shkollim’- kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Obama në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e 8 Marsit. Kjo ditë është për të kujtuar gratë e çmuara dhe vajzat në të gjithë botën dhe për t’ju dedikuar mbrojtjes të të drejtave të tyre dhe dinjitetin e të gjithëvë.’- ka shtuar Obama, baba i dy vajzave adoleshente, Sasha 16 vjeç dhe Malia 13 vjeç. Zoti Obama dhe bashkëshortja e tij zonja Mishel prezantuan programin me titull ‘ T’i lemë vogëlushet të mësojnë’ për të promovuar shkollimin e 62 milion vajzave dhe adoleshenteve në të gjithë botën që aktualisht nuk frekuentojnë shkollën. Faza e parë e programit do të shtrihet në 11 vende: Shqipëri, Benin, Burkina Faso, Kamboxha, Gjeorgji, Gana, Moldavi, Mongoli, Mozambik, Togo dhe Uganda. Qeveria shpreson të gjejë mbështetjen e sektorit privat dhe i ka kërkuar Kongresit një financim prej 250 milion dollarë.

SHBA – Dy agjentë të departamentit të policisë në Ferguson, Misouri, janë pezulluar dhe një tjetër është pushuar për shkak të shpërndarjes së emaileve raciste. Këtë lajm e ka bërë të ditur krytari i bashkisë së qytetit, pasi departamenti i drejtësisë i ka identifikuar si autorë të shpërndarjes të një sërë emailesh raciste.

AUSTRALI - Në Australi qeveria ka vendosur të ndërtojë një regjistër me emrat e burrave që ushtrojnë dhunë në shtëpi, e cila mund të shihet nga të gjithë. Dhe kjo do të jetë hera e parë që vendi do të ketë një regjistër mbi dhunën në familje, i cili krijohet pak pasi 23 gra u vranë vitin e fundit nga partnerët e dhunshëm. Në 2014 janë regjistruar mbi 29 mijë raste të dhunës në familje. Me regjistrin e ri gratë australiane mund të kontrollojnë nëse partneri i tyre ka pasur një të shkuar me dhunë.

Page 27: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

27

SIRI - Një qytetar europian që luftonte me forcat kurde në Siri ka mbetur i vrarë mes shkëmbimeve të zjarrit me ushtarët e grupit të Shtetit islamik. Sipas zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar bëhet fjale për një shtetas britanik, dhe pse Britania i kishte këshilluar qytetarët e saj të shmangnin ud-hëtimit drejt Sirisë.

SHBA – Kompanitë më të mëdha të SHBA- ve, mes të cilave Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Microsoft, kanë dërguar një dokument në Gjykatën e Lartë nëpërmjet të cilës mbështesin legalizimin e marte-save homoseksuale. Dokumenti, i firmosur në total nga 379 kompani, pohon se të bësh legale martesat mes homoseksualëve do të ishte një oportunitet për biznesin. Në prill Gjykata e Lartë do të dëgjojë dëshmitë dhe deklaratat mbi ligjshmërinë e ligjeve që ndalojnë martesat mes ho-moseksualëve.

ANGLI - Amnesty International ka paditur qeverinë britanike në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut) për programet e spiunimit masive të shërbimeve sekrete të Mbretërisë së Bashkuar. Padia, të cilës i janë shtuar edhe grupet Liberty dhe Privacy

International, bazohet në zbulimet e Edward Snowden, ish analistit të Agjencisë së Sigurisë Nacionale amerikane (NSA) i cili zbuloi shkallën e spiunimit masiv të zhvilluar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. “Është lejuar për shumë kohë që

të vazhdojnë pa u ndëshkuar dhe në një shkallë të paprecedentë praktikat e spiunazhit të Qeverisë Britanike, me pasoja të rënda për privatësinë e personave dhe lirinë e shprehjes”, pohoi dje në një komunikatë eksperti ligjor i AI, Nick Williams.

SHBA- Gertrude Weaver e mbajti stafetën e gruas më të moshuar në botë vetëm për 6 ditë. Pas vdekjes së një gruaje japoneze 117 vjeçare në fillim të këtij prilli, Gertrude, 116 vjeç ishte gruaja zyrtarisht më e moshuar në planet. Ajo ka vdekur dje në 6 prill në një qendër shëndetësore në qytetin Camden në Arkansas, SHBA. E lindur në 4 korrik 1898 ishte martuar 17 vjeç dhe kishte 4 fëmijë. Të 4 kanë vdekur nga mosha, por Gertrude ishte ende gjallë, madje kishte shprehur dëshirën që ditëlindjen e 117-të ta festonte me Obamën. Tashmë gruaja më e moshuar në botë zyrtarisht është Jeralean Talley nga Detroiti e lindur në 23 maj 1899. Në gjithë planetin kanë mbetur vetëm 3 persona të lindur para 1900-s.

Page 28: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

28

KËNDI I EKSPERTIT

Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kërkuesit mund t’i drejtohen vetëm kur

kanë Pretendime që kanë të bëjnë me shkelje të një ose më shumë të të drejtave të përcaktuara në Konventën Europiane të të Dre-jtave të Njeriut dhe që nuk janë garantuar nga shtetet palë brenda juridiksionit të tyre në rradhë të parë, sipas parimit të subsidiaritetit. Mekanizmi i mbrojtjes që është kri-juar nga Konventa, ka si qëllim që të shërbejë si plotësues i mekaniz-mave kombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Konventa eshte e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjitha shtetet që i perkasin Këshillit të Europës dhe që e kanë bërë atë pjesë të sistemit të brendshëm. Çdo shtet i kushton një mbrojtje të veçantë gëzimit të këtyre të drejtave themelore të cilat janë të pan-dashme, të patjetërsueshme dhe të padhunueshme, për çdo qytetar që gjendet brenda juridiksionit të saj territorial. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut merr jetë nëpërmjet interpretimit që GJED-NJ, që është një organ gjyqësor ndërkombëtar, i bën dispozitave të saj nëpërmjet jurispurdencës.

GjEDNJ ka kompetencë të shqyrtojë paraqitjen e kërkesave për pretendim të shkeljeve të kryera nga ana e një Shteti palë te Konventës (një çështje ndër-shtetërore në bazë të Nenit 33) ose paraqitjen e kërkesave nga një individ, organizate jo-qeveritare ose grupim individësh (e drejta për kërkesë individuale në bazë të Nenit 34) që mund të çojnë drejt

marrjes së një vendimi detyrues nga Gjykata. Gjykata nuk mund të marrë në shqyrtim një çështje me inicia-tivën e saj. Neni 34 nuk lejon an-kimimet in abstracto të një shkeljeje të Konventës. Nuk mund të anko-hemi për një dispozitë të së drejtës së brendshme vetëm se ajo duket se shkel Konventën dhe Konventa nuk e njeh actio popularis.

Ĕshtë e nevojshme të njihen kriteret që bëjnë të mundur që një kërkesë të jetë e pranueshme para GJEDNJ pasi rezulton se pjesa më e madhe e kerkesave që i paraqiten për shqyrtim gati rreth 90 % e tyre janë te papapranueshme.

Shumica e kritereve që rregullo-jnë pranueshmërinë mund të gjen-det në Nenin 35 të Konventës: Së pari: Gjykata mund të vihet në lëvizje vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet e brendshme ligjore, sipas kuptimit të parimeve përgjithësisht të njohura të së drejtës ndërkom-bëtare ...(neni 35/1)

Kjo do të thotë se individët të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të tyre në fillim duhet ta kenë kaluar çështjen nëpër të gjitha gjykatat ven-dase, deri në jurdiksionin më të lartë, duke shteruar në këtë mënyrë efek-tivisht mjetet e brendshme ligjore që zakonisht janë në dispozicion të palëve dhe të mjaftueshme për të vënë në vënd të drejtat e shkelura nga ana e shtetit të paditur, para se të perfshihet juridiksioni i gjykatës ndërkombëtare.

Ankuesi duhet të provojë se këto mjete janë të përshtatshme dhe efektive në rrethanat e veçanta të çështjes dhe të përdorshme në ko-hën materiale dhe të aksesueshme.

Kur ekzistojnë disa mjete ligjore që mund të shterohen, është e mjaf-tueshme që të ezaurohet njëri që është efektiv dhe i përshtatshëm.

Ndonëse nuk është e thënë që mjetet ligjore që duhen shteruar duhet të jenë gjyqësore. Gjykata ka pranuar se rregulli i shterimit të mjeteve ligjore nuk është as absolut dhe as nuk është i përshtatshëm që

Lediana Azemaj

JURISTE

të zbatohet në mënyrë automatike; gjatë shqyrtimit nëse ky kriter është respektuar, është thelbësore që të mbahen parasysh rrethanat e veçanta të çdo cështje të veçantë.

Justifikimet për mosshterimin e mjeteve ligjoreFormalisht, barra për të provuar

ekzistencën e një mjeti ligjor që duhet shteruar i bie shtetit të pa-ditur. Kur ekzistenca e një mjeti të tillë sigurohet sa për t’u dukur nga ai shtet, kerkuesi do ta kapërceje këtë pengesë pranueshmërie vetëm nëse arrin të provoje se: a).ai nuk ishte efektiv, i përshtatshëm, i mundshëm apo i aksesueshëm; ose b) ky mjet në fakt është ezauruar, por nuk e korrigjon shkeljen e pretenduar të Konventës; ose c) ekzistonin rrethana specifike që e çlironin kërkuesin nga nevoja për shterimin e mjetit ligjor.

Nuk do te pranohet si justifikim i mjaftueshëm për mosshterimin e mjeteve të brendshme ligjore mosn-johja e ekzistencës së mjeteve ligjore të vecanta, kufizimet e zotësisë së ankuesit ose shqetësimi që një ankues mund të jetë duke kaluar apo çdo dyshim përsa i takon mundësive për të patur sukses.

Sidoqoftë, Gjykata pranon, në përputhje me “rregullat gjerësisht të pranuara të së drejtës ndërkom-bëtare”, që mund të ekzistojnë disa rrethana specifike që mund ta çliro-jnë një ankues nga detyrimi për të shteruar një mjet të brendshëm ligjor që është i mundshëm.

Nëse kërkesa e paraqitur për-para Gjykatës konstatohet e papran-ueshme pasi nuk janë shteruar mjetet e brendshme ligjore, kur më pas shterohen mjetet e duhura ligjore, teknikisht është e mundshme të paraqitet një kerkesë e re në për-puthje me Nenin 35(2)(b) për shkak se kjo kërkesë e re përmban informa-cion të ri lidhur me atë që përmbante kërkesa, e cila më parë është kon-statuar e papranueshme.

Së dyti: Gjykata mund të vihet në lëvizje... brenda një afati prej gjashtë muajsh nga data e vendimit përfun-

Kriteret e pranueshmërisesë një kërkese para GJEDNJ

Page 29: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

29

dimtar të brendshëm.(neni 35/1) Sipas ketij parimi kerkesa duhet të

paraqitet në Gjykatë brenda 6 muajve pas vendimit të fundit gjyqësor që është marrë lidhur me çështjen, që zakonisht është vendimi i gjykatës më të lartë të vendit në fjalë. Ky afat shërben për qëllimin e nxitjes së sig-urisë ligjore dhe që rastet që ngrenë probleme në bazë të Konventës, të shqyrtohen brenda një kohe të arsye-shme, me qëllim që kalimi i kohës të mos e bejë të vështirë që të verifiko-hen faktet përkatëse dhe të bëhet një shqyrtim objektiv i shkeljes në fjalë.

Do të ishte e papërshtatshme që koha të llogaritej nga mjeti ligjor, i cili varet nga ushtrimi i një kompetence ligjore ose që vetëm mund të rekom-andojë, por nuk siguron një ndreqje të situatës siç ndodh me shumë Om-budsmanë. Edhe pse Gjykata nor-malisht nuk i trajton mjetet e jashtëzakonshme ligjore si efektive, ajo kërkon që ato të përdoren nëse ato janë mjeti i vetëm ligjor i llojit gjyqësor që mund të përdorë ankuesi.

Koha fillon të lloga-ritet vetëm kur ankuesi ose përfaqësuesi ligjor ka dijeni të mjaftueshme për vendimin e brendshëm përfundimtar. Kjo dijeni mund të vijë si rezultat i një vendimi që shpallet publikisht apo i njoftohet personit apo përfaqësuesit të tij, marrja dijeni prezumohet vetëm atëherë kur është e mundur që të dihet përmbajtja e vendimit. Në rastin e një çështje që përfshin një zinxhir të mirëfilltë ngjarjesh të lidhura me njëra tjetrën, afati mund te llogaritet duke filluar nga ngjarja e fundit.

Kur llogaritet periudha, nuk lloga-riten pushimet apo fundjavat dhe nuk ndiqen politikat e tjera kombëtare për llogaritjen e afateve.Respektimi i kriterit të gjashtë muajve përcaktohet nga data e komunikimit të parë me Gjykatën.

Së treti: Mungesa e një dëmi të konsiderueshëm që ka ardhur si pasojë e shkeljes së pretenduar.(neni 35/3). Ky kriter pranueshmërie u pro-pozua në kuadrin e amendamenteve të Konventës që u bënë nga hyrja në fuqi e Protokollit nr.14 më datë 1 Qershor 2010. Qëllimi i tij është që të pakësohet ngarkesa e punës së Gjykatës duke mos lejuar që ajo të

shqetësohet nga çështje që përfshi-jnë shkelje të vogla të Konventës.

Kërkuesi duhet të provojë jo vetëm se ka qenë viktimë e shkeljes së pretenduar por edhe se shkelja e pretenduar ka patur ndonjë ndikim serioz financiar te ankuesi; ka privuar ankuesin nga një mundësi e vërtetë për të bërë ose arritur diçka; ka patur një efekt të padëshiruar në reputacio-nin e ankuesit; ose e ka përjashtuar ankuesin nga ndonjë veprimtari në të ardhmen, në mënyrë që të jus-tifikohen koha dhe shpenzimet që do bëhen për çështjen që merret në shqyrtim nga një gjykatë ndërkom-bëtare.Por kjo liste nuk duhet konsid-eruar shteruese.

Ky kriter pranueshmërie nuk mund të përdoret nëse shkelja e pretenduar e Konventës nuk është marrë ndon-jëherë në shqyrtim nga një “gjykatë”

kombëtare (domethënë, një trupi gjykues) në Shtetin e paditur. Sido-qoftë, kjo kërkon vetëm shqyrtimin e thelbit të shkeljes së pretenduar; nuk është nevoja që, në vendimin e tij kundër ankuesit, trupi gjykues t’i ketë diskutuar në mënyrë specifike dispozitat përkatëse të Konventës. Gjithashtu, ankesat për çështje të vo-gla mund të vazhdojnë të deklarohen të papranueshme, duke i konsideruar si abuzim të së drejtës së kërkesës in-dividuale, edhe kur çështja nuk është shqyrtuar ndonjëherë nga një trup gjykues vendas .

Së katërti: Gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë kërkesë individuale të paraqitur sipas Nenit 34, kur a. është anonime; ose b.është në thelb e njëjtë me një cështje të shqyrtuar më parë nga Gjykata ose që i është nënshtruar një procedure tjetër për zgjidhje ose hetim ndërkombëtar dhe nuk përmban fakte të reja përkatëse.

Gjykata deklaron çdo kërkesë indi-viduale të bërë në bazë të Nenit 34 të

papranueshme, kur mendon se:a.Kërkesa është e papajtueshme

me dispozitat e Konventës ose Pro-tokollet e saj, haptazi e paarsyetuar, ose përbën abuzim të së drejtës për kërkesë individuale; ose

Papajtueshmëria permban katër elemente:-ratione personae – e cila ka të

bëjë si me legjitimitetin e kërkuesit ashtu edhe me të entit për shkak të të cilit është bërë kërkesa.

-ratione loci – e cila ka të bëjë me vendin në të cilin ka ndodhur shkelja e pretenduar;

-ratione temporis – që ka të bëjë me kohën kur ka ndodhur shkelja dhe

-ratione materiae – e cila ka të bëjë me objektin e kërkesës

b.Kërkuesi nuk ka pësuar ndonjë dëm të konsiderueshëm, përveç kur respektimi i të drejtave të njeriut sipas

përcaktimit të Konventës dhe Protokolleve të saj kërkon shqyr-timin e kërkesës në lidhje me themelin, me kusht që të mos rrëzojë asnjë çështje për këtë shkak nëse nuk është shqyrtuar si duhet nga një gjykatë kombëtare.

Gjykata nuk ka asnjë mandat të që veprojë si një instancë e katërt, d.m.th, roli i saj nuk është të vlerësojë faktet dhe të vlerë-sojë mënyrën sesi është zbatuar ligji kombëtar dhe të veprojë thjesht si një gjykatë më e lartë

apeli. Pra, çdo kërkesë për të prishur, rigjykuar ose rishikuar vendimet e marra nga një gjykatë kombëtare do të jetë e papranueshme ratione materiae. Krahas kësaj, një pengesë tjetër papranueshmërie është edhe fakti nëse përmbajtja e një kërkese individuale është e paplote çka rrjedh nga kriteret e vendosura në Rregullin 47 të Rregullave të Gjykatës.

E rëndësishme është që në të gjitha rastet kur pretendohet se ka patur shkelje të të drejtave të rregullu-ara në Konventë të kihen parasysh shkaqet që e bëjnë atë të papran-ueshme me qëllim që të ulet numëri i rasteve të mospranimit te aplikimeve për këtë shkak; ti jepet mundësi GJED-NJ që të shqyrtojë brenda një afati të arsyeshëm duke përshpejtuar proçe-durën, kërkesat që plotësojne kushtet e pranueshmërise dhe shqyrtimit në themel me qëllim që të garantohet nje administrim efikas i drejtësisë, si edhe që shteti i paditur të bëjë kujdes që shkeljet të mos përsëriten me.

Page 30: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

30

SUGJERIME TË AP

Institucioni i Avokatit të Popul-lit i ka kushtuar një vëmendje dhe trajtim të veçantë anke-save lidhur me mbrojtjen shoqërore të punës, e cila

ka patur në fokus të saj largimet e pamotivuara nga puna, mos-respektimin e afateve ligjore për këto largime nga punëdhënësi, etj., veprime të cilat pengojnë punëmarrësit për garantimin dhe respektimin sa më të drejtë të marrëdhënieve të punës.

Nga konstatimi i një sërë prob-lematikave gjatë procedurave të ndërmarra nga punëdhënësit për largimet e padrejta dhe të pamo-tivuara nga puna, marrëdhënia e të cilëve rregullohet me Kodin e Punës, kemi adresuar edhe reko-mandimet përkatëse për zbatimin sa më të drejtë të Kodit të Punës.

Pavarësisht nga trajtimi i ankesave individuale, veprimtaria e Avokatit të Popullit nuk është përqëndruar vetëm në hartimin e rekomandimeve individuale, por edhe atyre me karakter legjisla-tiv me qëllim për të ndryshuar/përmirësuar legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e pu-nës, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

MENDIME DHE KOMENTE MBI PROJEKTLIGJIN PËR KODIN E PUNËS

1. Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar në datë 13.4.20121 përfshirjen në pikën 2, të nenit 9 të ligjit 7961/1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, si shkaqe për diskriminim edhe “orientimin seksual dhe identite-tin gjinor”. Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit ka sugjeruar përfshirjen në fund të nenit 9 të ligjit 7961/1995, “Kodi i Punës i Repub-likës së Shqipërisë”, të një paragrafi të ri, në të cilin të përcaktohet se mbi cilën palë bie barra e provës, për rastet kur pretendohet se ka patur diskriminim mbi personin, pra duke parashikuar barrën e provës mbi punëdhënësin. Vlerësojmë përfshirjen e dy rekomandime të institucionit të Avokatit të Popullit në këtë projekt ligj, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e punonjësve dhe do të sugjeronim që të miratoheshin nga Kuvendi i RSH-së, si hallkë e fundit vendim-marrëse në këtë proces.

2. Vlerësojmë se risi në këtë projekt-ligj është pika 8 e nenit 2 lidhur me përshtatjen e ambjenteve

1 Rekomandim Nr prot 116, datë 13.4.2012, drejtuar z. Spiro Ksera, ish Minis-trisë së Çështjeve sociale dhe Shanseve të barabarta

të punës për personat me aftësi të kufizuar. Por, në gjykimin tonë, mo-himi i përshtatjes së arsyeshme nga ana e punëdhënësit jo vetëm që duhet të konsiderohet si diskrimin-im, por të mund të vendosen edhe penalitete për punëdhënësit që nuk realizojnë këtë përshtatje. Në këtë këndvështrim, sugjerojmë shtimin e një pike brenda dispozitës, ose në një dispozitë tjetër, sanksionet që duhet të kenë punëdhënësit lidhur me mospërshtatjen e vendeve të punës për personat me aftësi të ku-fizuar. Kjo është e rëndësishme për vetë faktin se përshtatja e ambjen-teve të punës lidhet drejtpërdrejtë edhe me mundësinë për punësimin e tyre.

3. Institucioni i Avokatit të Pop-ullit si pasojë e shtimit të problema-tikave lidhur me largimet e men-jëhershme nga puna, ka gjykuar se një vëmendje e veçantë duhej ti kushtohej disiplinës në punë2, pasi në Kodin e Punës ekzistues nuk jepen rastet e shkeljeve disiplinore. Ne përgëzojmë faktin e përfshirjes së tyre në nenin 21 të tij, si pjesë të elementëve të Kontratës Individ-

2 Rekomandim, datë 09.04.2014 drejtuar Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Page 31: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

31

uale të Punës, por gjykojmë si të nevojshëm specifikimin e masave të lehta dhe të rënda displinore, për shkak se nga punëdhënës të ndry-shëm këto masa mund të interpre-tohen në mënyrë të ndryshme dhe mund të ketë vend për abuzime për zgjidhje të marrëdhënieve të punës.

4. Nga trajtimi i ankesave që adresohen në institucionin tonë, si dhe nga monitorimet e vazh-dueshme të kryera, institucioni i Avokatit të Popullit ka ndërmarrë ndaj organeve të administratës publike, kemi konstatuar cënim të të drejtës së punës për shkak të ushtrimit të një dhune psikologjike, apo presioneve të vazhdueshme nga punëdhënësi, me veprime të cilat kanë sjellë pasoja direkte dhe kanë penguar ushtrimin e aktivitetit profesional. Pra, Kodi i Punës aktual parashikon detyrimin e punëdhë-nësit për të mbrojtur në raportet e punës personalitetin e punëmar-rësit, fakt i cili nënkupton edhe

integritetin fizik dhe psikologjik, ku përfshihen nderi personal dhe profesional, sfera e jetës private dhe intime, liria e të shprehurit etj.

Gjatë trajtimit të ankesave lidhur me të drejtën shoqërore për punë në objektin e disa prej tyre përveç shkeljeve të konstatuara në zgjid-hjen e marrëdhënieve të punës, kemi konstatuar se ka patur edhe veprime të përsëritura të punëd-hënësit për cënim të të drejtës së punës ndaj punëmarrësit, ku krahas dëmtimit të interesave të ligjshme sociale-ekonomike të individëve (nëpëmjet uljes së pagës, apo largimeve nga puna), mund të kenë shkaktuar edhe një gjendje jo të mire që ka lidhje me shëndetin apo cënimin e dinjitetit të tij psikologjik, të cilat kanë çuar në uljen e rendi-mentit të punës, duke vijuar më tej edhe me dëmtim të shëndetit fizik e mendor të individëve.

Për këtë arsye, në kushtet kur e drejta për punë është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut dhe cënimi i saj nga punëdhënësi me veprime të padrejta, mund të çojë në pasiguri personale, rrezik, kushte jo të shëndetshme dhe të padrejta, e konsiderojmë të nevojshme të rishikohen dispozitat përkatëse të Kodit të Punës dhe më tej të bëhen edhe plotësimet përkatëse në të.

Sa më sipër, sugjerojmë se është e nevojshme që në projektligjin e ri të Kodit të Punës të shtohet një pikë 4 në nenin 32, ku krahas ngac-mimit seksual të përfshihet ndalimi i ngacmimit moral nga ana e punëd-hënësit.

Pra ne do të sugjerojmë shtimin e kësaj dispozite në Kodin e Punës me këtë përmbajtje: “Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmar-rësit me veprime të përsëritura që kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës në një shkallë të tillë që mund të çojë në cënimin e të drejtave dhe të dinjitetit të personit, në prishjen e shëndetit të tij fizik ose mendor ose në dëmtimin e të ardhmes së tij profesionale”.

Këtë sugjerim, Institucioni i Avokatit të Popullit ja ka adresuar nëpërmjet rekomandimeve në vitin

2013, Ministrisë së Drejtësisë3 dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë4.

5. Një risi në këtë projekt-ligj është ndryshimi i nenit 140 lidhur me kontratat e punës për një periudhë të pacaktuar. Gjatë trajtimit të shumë ankesave ne kemi konstatuar mos zbatimin e drejtë të dispozitave të neneve, 143, 144, 145, 155 në Kodin e Punës, në drejtim të ndërprerjes së marrëdhënieve në punë pas përfundimit të afateve të kontratës individuale të punës, por pavarë-sisht mos-rinovimit të saj me shkrim, ka vijuar marrëdhënieve të punës.

Kështu, ka rezultuar se ankues të caktuar (në cilësinë e punëmar-rësve) kanë punuar pranë disa institucioneve prej vitesh, por pa respektuar afatet ligjore dhe pa një motivacion të shkruar i është komunikuar ndërprerja e marrëd-hënieve të punës.

Pra, lidhja e kontratave me afat të pacaktuar do të shërbejë si një garanci për punëmarrësin në drejtim të marrëdhënieve të tij të punës duke shmangur largimet nga puna për shkak të përfundimit të afateve të kontratave të punës dhe për këtë arsye e konsiderojmë tepër të rëndësishme mbrojtjes që jep kjo dispozitë.

6. Gjithashtu, një element pozitiv është edhe ndryshimi i pikës 3 të nenit 146 lidhur me të drejtën që punëmarrësi mund të kërkojë rikthimin në vendin e mëparshëm të punës dhe dëmshpërblimin e pagës deri në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por gjykojmë se ka vend për rishikim dhe saktësim të kësaj dispozite në pikën “B”, ku mund të shtohet një paragraf, “…Nëse punëmarrësi nuk kërkon rikthim në vendin e mëparshëm të punës, ka të drejtën e një dëmshpërblimi deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit…”.

3 Rekomandim drejtuar Minis-trisë së Drejtësisë datë 19.07.20134 Rekomandim drejtuar Minis-trisë së Mireqënies sociale dhe Rinisë, datë 20.9.2013

Sugjerojmë se është e nevojshme që në projektligjin e ri të Kodit të Punës të shtohet një pikë 4 në nenin 32, ku krahas ngacmimit seksual të përfshihet ndalimi i ngacmimit moral nga ana e punëdhënësit

Page 32: REVISTA AVOKATI i POPULLIT Nr. 4

Institucioni i Avokatit të Popullit

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë Email:  [email protected] Tel: 04 2 380 300, 04 2380 333 Fax: 04 2 380 315

Institucionin e Avokatit të Popullit mund ta gjeni në Internet në adresat:www.avokatipopullit.gov.alwww.facebook.com/[email protected]

Në www.avokatipopullit.gov.al gjithashtu do të mund të dërgoni ankesën online nëpërmjet aplikimit online duke klikuar ANKOHU

Në www.avokatipopullit.gov.al gjithashtu do të mund të ndiqni takimet dhe Intervistat e Avokatit të Popullit në:Kanali i Videove në YouTube

TELEFONO FALAS

0800 1111