Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të...

21
1 Rekomandimet nga Punëtoria: “ZËRI I RINISË - SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT” Prishtinë, 25 prill 2014

Transcript of Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të...

Page 1: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

1

Rekomandimet nga Punëtoria:

“ZËRI I RINISË - SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT”

Prishtinë, 25 prill 2014

Page 2: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

2

Përmbajtja:

HYRJE: ........................................................................................................................................................ 4

I. FAMILJA DHE JETA SHOQËRORE ....................................................................................................... 5

II. ARSIMI DHE PUNËSIMI ...................................................................................................................... 9

III. DEMOKRACIA DHE POLITIKA ....................................................................................................... 14

IV. MËNYRA E JETESËS DHE KOHA E LIRË ......................................................................................... 17

V. ANEKS: LISTA E INSTITUCIONEVE ................................................................................................... 20

Page 3: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

3

Impressum

Redaktor:

Make A Difference

Rr. Asllan Pireva 10000/Prishtinë

Tel: (+377) 44 498 763

Email: [email protected]

Organizatorë të punëtorisë dhe bashkë-formulues të rekomandimeve:

Egzon Krasniqi

Make A Difference

e-mail: [email protected]

tel: +377 (0) 44 897 865

Aurora Kadriu

Make A Difference

e-mail: [email protected]

tel: 377 (0) 45 432 046

Pajtim Zeqiri

Make A Difference

e-mail: [email protected]

tel: 377 (0) 44 498 763

Radhitja:

Dizajn elektronik

Të drejtat Autoriale:

Make A Difference dhe Friedrich-Ebert-Stiftung

Mohim:

Pikëpamjet e shprehura nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung

Page 4: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

4

HYRJE:

Ky dokument paraqet rekomandimet e dala nga punëtoria tre ditore (1-3 tetor) e vitit

2013, duke u bazuar në hulumtimin me titull “RINIA E KOSOVËS ME SYTË NGA E

ARDHMJA, ME KËMBË NË TRADITA” i realizuar nga “Idra Research and Consulting” dhe

mbështetur nga “Fondacioni Friederich Ebert” në vitin 2012. Rekomandimet janë rezultat i

një procesi të fokusuar analizues dhe debateve nëpër grupe në katër dimensione që prekin

drejtpërdrejt jetën dhe interesat e të rinjve, ku përfshihen: familja dhe jeta shoqërore;

arsimi dhe punësimi; demokracia dhe politika; mënyra e jetesës dhe koha e lirë.

Rekomandimet janë produkt i një debati të hapur dhe analitik për secilin dimension veç e

veç. Në fokus grupe kanë marrë pjesë tridhjetë (30) të rinj nga Kosova, e që janë

karakterizuar me diversitet në aspektin e moshës, regjionit, gjinisë dhe përfaqësimit.

Punëtoria ka analizuar problemet kryesore të të rinjve me të cilat ata ndeshen në jetën e

përditshme. Disa nga çështjet kryesore që janë ngritur në debate janë: mungesa e

veprimeve institucionale shtetërore, mungesa e hapësirës së veprimit për të rinjtë,

paragjykimet, e që të gjitha kane si rezultat mos-fuqizimin e të rinjve në procesin e

vendimmarrjes, rrezikojnë kohezionin social dhe pengojnë integrimin e grupeve të

marxhinalizuara.

Ky dokument rekomandimesh synon të shërbej si mjet informimi, dokument pune dhe

udhërrëfyes i institucioneve relevante në hartimin e politikave rinore. Para së gjithash

synon të jetë një platform e vizionit të të rinjve për të ardhmen dhe zgjidhjes së

problemeve të tyre. Dokumenti do t’ju adresohet një numri institucionesh që janë

kompetente në implementimin e rekomandimeve të dala nga punëtoria.

Page 5: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

5

I. FAMILJA DHE JETA SHOQËRORE

Pjesa dërrmuese e të rinjve prej 91% jetojnë me prindërit, ndërsa vetëm 2% e të rinjve

jetojnë vetëm. Pjesa prej 12% që jetojnë me prindërit do të dëshironin të jetonin vetëm,

nëse do të ekzistonin mundësitë financiare.

Rekomandimet:

Qendrat Rajonale për Punësim, të krijojnë lehtësira në punësim për të rinjtë e

moshës 18-24 vjeç.

Banka Qendrore të hartojë politika të tilla që kreditë për banim të jenë më të ulta

për kredimarrësit e moshës 18-24 vjeç.

Figura e babait është ndikuesi më i madh në vendimmarrjen e të rinjve. Vetëm 14% prej

tyre kërkojnë të udhëhiqen nga nëna. Sipas grupeve të diskutimit të thelluar me të rinjtë

Kosovarë në hulumtim, babai ka një ndikim të pamohueshëm në zgjedhje të

rëndësishme në lidhje me profesionin apo edukimin, kurse nëna perceptohet si një

këshilluese e problemeve “më të lehta” të përditshme.

Rekomandimet:

Stimulimi i Organizatave Jo-Qeveritare për fuqizimin e rolit të femrës në shoqëri.

Do të thotë zhvillimi i aktiviteteve dhe trajnimeve të ndryshme që kanë për objektiv

çrrënjosjen e mentaliteteve të vjetra dhe vetëdijes se femrat nuk duhet të shkollohen dhe

po ashtu informimin se periudha patriarkale i takon të së kaluarës.

Organizimi i fushatave nga shkollat dhe universitetet, te cilat do të mund të jepnin

një pasqyrë më të qartë për të rinjtë lidhur me përparësitë dhe mangësitë e

drejtimeve të caktuara në mënyre që ata pastaj të kenë më të lehtë përcaktimin e

tyre.

Page 6: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

6

Sipas hulumtimit, shumica dërmuese e të rinjve në te ardhmen e shohin vetën të

martuar dhe me familje. Ata preferojnë martesën para bashkëjetesës, duke menduar se

martesa rrit përgjegjësinë e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit dhe se bashkëjetesa

perceptohet keq ne opinion.

Rekomandimet:

Përmes mekanizmave përkatës duhet të punohet në vetëdijësimin e shoqërisë, se

stereotipet janë njollë e zezë dhe se ato nuk janë veçori e një shoqërie te zhvilluar. Luftimi

dhe zhdukja e tyre është rruga më e mirë për ngritjen e një shoqërie të hapur dhe të

shëndoshë.

Organizimi i ex-change-ve të grupeve te të rinjve nëpër vendet e ndryshme dhe

transferimi i atyre përvojave tek të rinjtë e tjerë, përmes ligjëratave dhe debateve.

Të pyetur për numrin e fëmijëve që dëshirojnë të kenë në të ardhmen, 59% e të rinjve

shprehen se do të dëshironin tre ose më shumë fëmijë. Një pjesë prej 38% shprehën

dëshirën për dy fëmijë.

Rekomandimet:

Organizimi i kampanjave vetëdijësuese lidhur me planifikimin familjar.

Studimi dhe hartimi i politikave shtetërore lidhur me stimulimin ose jo në bazë të

numrit të fëmijëve.

Sipas grupeve pjesmarrëse në hulumtim të diskutimit në thellësi, pjesa me e madhe e të

rinjve, në pikëpamje të preferencave për gjininë e fëmijëve, priren të anojnë drejt

meshkujve. Sipas tyre, meshkujt mendohen të ofrojnë siguri në aspekt të mirëqenies

ekonomike të prindërve në moshë të thyer. Ekziston po ashtu, një ndjenjë e “ruajtjes së

identitetit familjar dhe të rrënjëve të saj”, të cilat perceptohen se mund të bëhen vetëm

nga meshkujt.

Rekomandimet:

Rishikimi i skemës pensionale, ku do të rriteshin pensionet, si dhe shqyrtimi i

mundësisë për zvogëlimin e moshës se daljes në pension.

Organizimi i shtëpive të pleqve, ku pleqtë të cilët nuk kanë mundësi të kujdesën për

vetveten por edhe nuk kanë dikë të afërt, të mund të kenë një hapësirë të veçante ku

do të mund të jetonin dhe shteti të siguroj kujdestar të veçantë për ta.

Page 7: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

7

Grupet me të papranuara të të rinjve Kosovare për fqinjë të parë janë ato qe

karakterizohen nga diversiteti etnik. Për serbët, grupi më i papranueshëm për fqinjë të

parë është një familje shqiptare, por edhe anasjelltas. Ndërsa, si grupi më i papranuar

nga të dy etnitë është një grup homoseksualësh.

Rekomandimet:

Nxitja e implementimit të projekteve që kanë karakter multi-entik, ku të rinjve do

t’u ipej mundësia të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe kësisoj të mund të thyhen

paragjykimet etnike.

Ngritja e vetëdijes qytetare, se pavarësisht që të rinjtë mund të jenë pjesëtar të një

etnie të caktuar, ata ballafaqohen me të njëjtat sfida që i kanë si të rinj.

Orientimi seksual është gjithashtu një çështje individuale, përjashtimi i këtyre

grupeve nga bashkëjetesa kolektive paraqet shkelje të të drejtave të njeriut. Andaj,

këto grupe nga komuniteti duhet parë pa paragjykime, si grupe te barabarta të

shoqërisë.

Të rinjtë e Kosovës janë relativisht pasiv në angazhimin e tyre në punë vullnetare.

Aktivitetet e lidhura me pastrimin apo mirëmbajtjen e zonave ku ata jetojnë janë

‘tërheqësit’ më të mëdhenj të vullnetarëve.

Rekomandimet:

Implementimi i projektit “karta e vullnetarit”, ku vullnetarit do t’i krijoheshin

lehtësira në bibliotekë, transport urban apo diku gjetkë.

Ndryshimi i ligjit të punës, në të cilin “puna vullnetare” duhej llogaritur si

eksperiencë pune.

Angazhimi i institucioneve përkatëse në informimin e rinisë për sa i përket ekzistencës

së shumë organizatave vullnetare dhe rëndësisë së punës vullnetare, për vendin dhe për

ata si individë.

Page 8: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

8

Sipas hulumtimit, ekziston një ndjesi e lartë e diskriminimit tek të rinjtë shqiptarë të

Kosovës dhe situata është akoma më e keqe tek të rinjtë serbë të Kosovës. Ndërsa 33 %

e të rinjve shqiptarë të Kosovës pohojnë që janë ndjerë të diskriminuar të paktën

ndonjëherë, një numër i madh prej 78% e të rinjve serbë të Kosovës janë ndjerë po ashtu

të diskriminuar. Pothuajse 46 % e këtij grupi e ndjejnë diskriminimin “shumë shpesh”.

Te rinjtë serbë të Kosovës, më së shumti ndihen të diskriminuar për shkak të etnisë dhe

besimit fetar.

Rekomandimet:

Diskriminimi i një individi pa marrë parasysh gjininë, racën, besimin, etninë, apo

orientimin seksual paraqet shkelje te të drejtave të njeriut. Shteti dhe shoqëria

duhet të punojnë në angazhimin e mekanizmave përkatës që shërbejnë për

informimin e popullit rreth kësaj çështjeje mjaft të ndjeshme.

Krijimi i një mekanizmi të fuqishëm për informimin e popullatës rreth kësaj

çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë.

Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe çdo diskriminues duhet të

dënohet me ligj. Ky është shembull i demokracisë në praktikë.

Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve Kosovarë dëshiron të lëvizë diku tjetër në Kosovë.

Arsyet janë për të përmirësuar standardin e jetës, apo për të pasur një edukim me

cilësor. Në zonat rurale kjo është më e shprehur.

Rekomandimet:

Krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rurale (bujqësi, blegtori) si dhe

përmirësimi i kushteve të arsimit në zonat rurale.

Të zhvendosen zonat industriale më shumë nëpër zonat rurale ku të rinjtë atje do të

kishin mundësi më të mëdha punësimi.

Zhvillimin e aktiviteteve atraktive për rininë, sidomos fokusimin në target grupe nga zonat

rurale.

Te krijohen hapësira më të mëdha për promovimin e vlerave dhe njohurive të cilat i bartin

të rinjtë etj.

Page 9: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

9

II. ARSIMI DHE PUNËSIMI

Sipas hulumtimit, përceptimi mbi ryshfetet në shkolla është shumë i përhapur. Të rinjtë

të cilët aktualisht frekuentojnë shkollën kanë përshtypjen që është fenomen i

zakonshëm për studentët apo nxënësit të paguajnë për të marrë një notë të mirë, ose të

kalojnë një provim. Rreth 35% e të anketuarve besojnë se notat dhe/ose provimet

blihen “shpesh” nga nxënësit apo studentët ne shkollat apo universitetet e tyre. Një pjesë

tjetër prej 32% beson se notat ose provimet blihen “ndonjëherë”.

Rekomandimet:

Rritja e numrit të inspektoreve të arsimit. Inspektori i arsimit është personi zyrtar i

Ministrisë që merret me inspektimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e cilësisë së

arsimit në të gjitha nivelet e arsimit, të mbuluara nga Ligji për Arsimin para

universitar në Republikën e Kosovës. Aktualisht janë vetëm 54 inspektorë në tërë

territorin e Kosovës, që është numër tejet i ulët krahas numrit të shkollave dhe

nxënësve në Republikën e Kosovës.

Sanksionimi më i rreptë ndaj rasteve të identifikimit të marrjes apo dhënies së

ryshfeteve.

Mediat të luajnë një rol më efektiv në informimin dhe bërjen publike të rasteve

konkrete të ryshfetit. Kësisoj, ato mund të ndihmojnë në ngritjen e shqetësimit

kolektiv ndaj këtij fenomeni.

Pjesa dërmuese e të rinjve Kosovarë sipas hulumtimit dëshiron të vazhdoj arsimin

universitar. 92% e të rinjve deklarojnë se kanë ndërmend të ndjekin universitetin pasi të

përfundojnë shkollën e mesme:

Rekomandimet:

Stimulimi i bizneseve, në mënyrë që të krijohet një bindje se edhe të vazhdosh një

biznes të caktuar mund të jetë profitabil për të ardhmen e një të riu.

Rritja e kritereve në mundësinë e pranimit në Universitet.

Shtimi i digjitalizimeve nëpër shkolla gjatë monitorimit të testeve kombëtare.

Ngritja e cilësisë së arsimit në shkolla profesionale, në mënyrë që nxënësit nga ato shkolla

të dalin të përgatitur për tregun e punës.

Page 10: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

10

Rinia Kosovare në hulumtim, ka shfaqur nivel të ulët të kënaqësisë në lidhje me cilësinë

e arsimit. Sipas pjesëmarrësve në grupet e diskutimit në thellësi, një arsye kryesore për

këtë nivel të ulët kënaqësie është mungesa e praktikës apo aplikimit real të materialit në

plan programet shkollore. Sipas dëshmive, njohuritë jepen kryesisht në teori dhe pak

disiplina apo fakultete ofrojnë praktikë si një aktivitet plotësues të shpjegimeve teorike.

Rekomandimet:

Nëse dëshirojmë që rezultatet në cilësinë e arsimit të ndryshojnë në mënyrë

pozitive, atëherë vendi për të filluar këtë ndryshim, është klasa e parë. Pra, duhet të

bëhet një rishikim i plotë i objektivave dhe plan-programeve të deritanishme.

Arsimi fillor ka një rol kyç në zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Autonomi më e madhe e shkollave. Roli i drejtorit të shkollës është çelësi për një

kualitet me të mirë arsimor në atë shkollë. Autonomi më e madhe e shkollave duke i

lejuar dhe krijuar hapësirë stafit të shkollës të vendos se çfarë duhet të bëhet, e jo të

ketë interferime të partive politike.

Rritja e përgjegjësisë së prindërve për shkollimin e fëmijëve të tyre. Sot, nuk mjafton

për prindërit vetëm plotësimi i kushteve ekonomike për fëmijët e tyre. Ata duhet t’i

kushtojnë interesim të veçantë edhe edukimit të tyre, përmes vizitave të shpeshta

në hapësirat shkollore.

Përgatitja profesionale e profesorëve. Duke zbatuar plotësisht një metodë të vetme

standarde për ligjërim si dhe aftësimi i mëtutjeshëm i tyre përmes trajnimeve të

ndryshme.

Stimulimi i nxënësve dhe mësimdhënësve të cilët shfaqin zotësi për punë, përmes

garave mes shkollave, si dhe shkollave tjera regjionale, apo dhe përmes

shpërblimeve të ndryshme për të arriturat e tyre.

Page 11: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

11

Një shqetësim tjetër i dal nga hulumtimi, është se të rinjve po që se do u ipej mundësia,

pjesa më e madhe e tyre do të preferonte të studionte jashtë shtetit. Rreth 61% e të

anketuarve deklarojnë se duan të studiojnë në një shkollë publike apo private jashtë

shtetit, nëse do u ipej mundësia.

Rekomandimet:

Nxitja për nënshkrim të marrëveshjeve mes universiteteve kosovare dhe

universiteteve në Evropë, në Amerikë. Dhe, forcimi i vizitave studimore dhe

shkëmbimeve të studentëve me shkolla jashtë vendit.

Rritja e përgjegjësisë se profesorëve ndaj studentëve. Përgjegjësia, serioziteti dhe

kualiteti i profesorëve është faktori që shpien në performancat më të mira të

studentëve. Prandaj, institucionet relevante, duhet të bëjnë verifikimin dhe

shqyrtimin e përgatitjeve akademike të mësimdhënësve. Vetëm ata të cilët janë të

përgatitur profesionalisht dhe kanë vullnet të punojnë me të rinjtë duhet lejuar të

ligjërojnë.

Studentët në Kosovë janë të matur në pritshmëritë e tyre të punësimit pas diplomimit.

Më shumë se një e treta e atyre të cilët janë të punësuar nuk punojnë në profesionin për

të cilët janë arsimuar.

Rekomandimet:

Hapja apo pranimi i numrit të studenteve në drejtimet universitare në proporcion

me nevojat e tregut. Duke i stimuluar ato degë të studimeve, për të cilat ka nevojë

tregu. Pra, që të krijohet një ekuilibër mes mundësive që ka tregu i punës dhe

numrit të studentëve të cilëve u jepet e drejta e studimit.

Krijimi i një partneriteti publiko-privat, mes Universitetit dhe bizneseve të

ndryshme, duke ju mundësuar studenteve kryerjen e një praktike 3 mujore, dhe

kësisoj të krijojnë një bazë të qëndrueshme praktike për të ardhmen e tyre në

karrierë.

Arsimi profesional ka nevojë për një reformë përmbajtjesore, në mënyrë që të sapo

diplomuarit të jenë me shkathtësi praktike dhe konkurrente në tregun e brendshëm,

rajonal apo dhe atë evropian.

Page 12: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

12

Sipas gjetjeve të hulumtimit, niveli i punësimit në Kosovë tek të rinjtë është shumë i

vogël. Nga të gjithë të anketuarit , më pak se një e katërta (22%) deklaruan se janë të

punësuar në një pozicion me kohë të plotë apo të pjesshme.

Rekomandimet:

Ndryshimi i prioriteteve të politikave qeveritare. Në ndarjen e buxhetit për vitin

2013, Ministria e Infrastrukturës përfiton më së shumti me 310 milion, kurse

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 212 milionë, dhe MASHT me vetëm 45

milionë. Pse “rrugët” duhet me qenë më të rëndësishme sesa “edukimi i mendjeve

të reja”? Investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe ka ndikim të

drejtpërdrejt në ekonomi.

Fuqizimi i qendrave për aftësim profesional që është përgjegjësi e Ministrisë së

Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ngritja e kapaciteteve të shkollave profesionale. Me fjalë të tjera, shkollat

profesionale duhet të funksionojnë si ndërmarrje të vogla ekonomike, të cilat duhen

të jenë shtylla kryesore zhvillimore të ndërmarrjeve të ardhshme, prodhuese dhe

shërbyese.

Një qasje me serioze ndaj “entit të punësimit”.

Administrata publike është sektori i preferuar i punësimit ndër të rinjtë, pavarësisht

gjinisë, vendbanimit apo etnisë.

Rekomandimet:

Nxitja e aktiviteteve të tjera, nëpër sektorë të tjerë duke i bërë ato me tërheqëse për

të rinjtë.

Është krijuar një perceptim kolektiv se në administratë edhe nëse nuk punon “rroga

të ecë”. Prandaj është relevante një mbikëqyrje dhe presion më i madh në punën e

zyrtarëve të administratës publike nga ana e Ministrisë se Administratës Publike. Jo

më kot thuhet se funksionimi i administratës është pasqyrë e funksionimit të vet

shtetit.

Page 13: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

13

“Njohjet dhe miqtë” janë faktorët më të rëndësishëm për të gjetur një punë, sipas

mendimit te të rinjve Kosovarë. Këta faktorë kanë më shumë peshë sesa “aftësia

profesionale” apo “niveli i arsimimit”. Rreth 37% e të rinjve të anketuar besojnë se

faktori më i rëndësishëm për të gjetur punë janë “njohjet dhe miqtë”. Nëse përfshihen

edhe “lidhjet politike”, atëherë rreth 50% e të rinjve përmendin këta faktorë si më të

rëndësishmit për gjetur punë.

Rekomandimet:

Forcimi në praktikë i parimit “barazi në mundësi”. Do të thotë promovimi i një

shoqërie në të cilën çdonjëri ka të drejtë të konkurroj për vende të punës, dhe në

fund të pranohen vetëm individët me kualitetet më të duhura profesionale.

Ndryshimi i qasjes së punësimit në baza partiake, depolitizim i plotë në punësim.

Forcimi në zbatueshmëri të ligjit për “konflikt interesi”. Komisioni duhet të jetë

apolitik, i pavarur dhe jo me lidhje farefisnore.

Llogaridhënie dhe transparencë me të madhe në institucionet e vendit. Krijimi i një

politike për qasje më lehtë në informata, që kësisoj rastet në të cilat dikujt pa të

drejtë i është mohuar e drejta për punësim të mund të evidentohet.

Page 14: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

14

III. DEMOKRACIA DHE POLITIKA

Tek të rinjtë Kosovarë, interesimi në politikën e vendit është i konsiderueshëm. Por,

pavarësisht interesit të konsiderueshëm në politikën shtetërore, të rinjtë besojnë se

interesi i tyre ka ardhur duke u zbehur vitet e fundit. Ndaj politikës është përhapur një

qëndrim i llojit “të gjithë janë njësoj”, duke shkaktuar kështu skepticizëm më të madh

ndaj procesit politik.

Rekomandimet:

Krijimi i grupit joformal nga këshilltaret e rinj komunal, grup i cili do të luante rolin

e grupit avokues/lobues për çështjet e të rinjve. Kësisoj, të rinjtë do të kishin një

adresë për çështjet me interes të tyre, e cila do të shërbente edhe si urë lidhëse mes të

rinjve dhe Komunës.

Përmirësimi i cilësisë së komunikimit, duke funksionalizuar mediumet me të

përdorura nga të rinjtë (p.sh hapja e faqes të Facebook-ut dhe Twitter-it) ku të

rinjtë do të mund të informoheshin dhe komunikonin me zyrtarët komunal.

Rritja e ofrimit të shërbimeve rinore. Pra, ofrimi i hapësirave edukative dhe

rekreative, funksionalizimi i qendrave dhe këshillave rinore, ndërtimi i

infrastrukturës adekuate për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Ndryshimi i qasjes së partive politike ndaj të rinjve. Kjo mund të bëhet përmes

fuqizimit të strukturave rinore, p.sh dhënia e përgjegjësisë për zhvillimin e

politikave për rininë tek strukturat rinore përkatëse.

Sipas hulumtimit, televizioni mbetet një burim i rëndësishëm informacioni mbi politikën

me 88%. Interneti po dallohet gjithashtu si një burim i rëndësishëm informacioni, ku

66% e të rinjve e kanë përmendur si burim për lajme politike.

Rekomandimet:

Pasurimi i kanalit të RTK1 dhe RTK2 me programe informuese, të paanshme dhe

atraktive për të rinjtë.

Krijimi i një hapësirë online (p.sh në formën e portalit), e cila do të kishte informata

të paanshme dhe atraktive për të rinjtë.

Page 15: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

15

Në hulumtim, të rinjve të intervistuar ju kërkua të poziciononin bindjet e tyre politike në

një shkallë nga 1 në 7, ku 1 do të thotë plotësisht “Majtas”, 4 do të thotë i/e Qendrës dhe

7 do të thotë plotësisht “Djathtas”. Atyre iu është kërkuar të pozicionin veten në këtë

shkallë pavarësisht çfar dinë ose nëse dinë diçka rreth kontekstit politik lidhur me të

Majtën apo të Djathtën. Rreth 22% e të rinjve nuk dinë si ta pozicionojnë veten në një

shkallë të tillë. Ndërsa, një pjesë e madhe e tyre u pozicionua në Qendër (36%), ndërsa

animi nga e majta apo e djathta janë pothuajse të barabartë, respektivisht me 21% dhe

20%. Të rinjtë, po ashtu nuk ndihen të përfaqësuar në politikë, rreth 64% prej tyre

thonë se ndihen “pak” ose “aspak” të përfaqësuar në politikë.

Rekomandimet:

Paritë politike duhet të profilizohen ideologjikisht në mënyrë që qytetarët ta

kenë të qartë se cila parti përfaqëson vlerat apo bindjet e tyre.

Organizatat jo-qeveritare, mediat, institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin

fushata vetëdijesimi për vlerësimin e ideologjive politike.

De-politizimi i proceseve të punëdhënies, duke ofruar transparencë të plotë dhe

vlerësuar në bazë të meritokracisë.

Në përgjithësi të rinjtë shprehin besim të ulët tek institucionet. Të rinjtë në hulumtim,

kanë shprehur me shumë mosbesim sesa besim ndaj institucioneve.

Rekomandimet:

Rritje të transparencës.

Llogaridhënie me të madhe.

Rritje të cilësisë të komunikimit.

Paanshmëri

Page 16: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

16

Rinia Kosovare, është më së shumti të shqetësuar për” Papunësinë” dhe “Rritjen e

varfërisë”, si dy problemet me të theksuara në shoqëri. Respektivisht, 94% dhe 92% e të

anketuarve besojnë se këto dy çështje janë shumë shqetësuese. Por, pavarësisht

shqetësimeve që të rinjtë shqiptarë i kanë, ata në përgjithësi janë optimistë për të

ardhmen ekonomike të Kosovës.

Rekomandimet:

Informimi i qytetareve për proceset kyçe në politikë.

Prioritizimi i zhvillimit ekonomik me fokus të punësimit të të rinjve.

Kanalizimi i optimizmit në iniciativa zhvillimore.

Rinia Kosovare është përkrahëse e zjarrtë e anëtarësimit në BE, rreth 88% u janë

përgjigjur me “PO” pyetjes nëse Kosova duhet të anëtarësohet në BE. Megjithatë të

serbët kjo është krejtësisht ndryshe, ku 56% prej tyre e kundërshtojnë anëtarësimin e

Kosovës në BE. Të rinjtë Kosovarë janë shumë optimistë në pyetjen se kur do të ndodhë

anëtarësimi i Kosovës në BE. Rreth gjysma e të rinjve janë përgjigjur se anëtarësimi në

BE do të jetë e mundur të ndodhë në pesë vitet e ardhshme dhe vetëm 13% prej tyre

mendojnë se anëtarësimi do të marrë më shumë se 10 vjet.

Rekomandimet:

Informimi i qartë i qytetarëve nga institucionet publike dhe shoqëria civile për

procesin e anëtarësimit në BE.

Informimi i detajizuar dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rrugëtimin në BE,

përfshire të gjitha proceset, sakrificat dhe kushtet që duhen përmbushur.

Integrimi i qytetarëve serb duke qenë pjesë e përbashkët e integrimit në BE.

Në pyetjet e parashtruara në hulumtim, se cilat do të jenë përfitimet e lidhura me

anëtarësimin në BE, shumica e të rinjve besojnë se ato kanë të bëjnë me lëvizje të lirë

dhe liberalizim të vizave. Rreth 51% prej tyre e përmenden këtë si përfitimin kryesor të

anëtarësimit në BE.

Rekomandimet:

Informimi dhe vetëdijesimi i detajizuar i rrugëtimit për BE, duke përfshirë të gjitha

proceset dhe kushtet që duhen përmbushur.

Page 17: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

17

IV. MËNYRA E JETESËS DHE KOHA E LIRË

Rinia Kosovare kalon një pjesë të madhe të ditës duke konsumuar media, duke parë

televizor, duke dëgjuar muzikë dhe duke përdorur rrjetet sociale. Mesatarisht, një i ri

kalon 3.5 orë në ditë duke parë televizor. Pothuajse një në tre persona ndjek përditë

telenovela.

Rekomandimet:

Të ndikohet në televizione që të shfaqin më shumë programe edukative.

Të rishikojnë oraret e transmetimit të telenovelave dhe emisioneve më përmbajtje

të papërshtatshme për të rinjtë.

“Praktikimi i sporteve” renditet vetëm i pesti në shpeshtësi të aktiviteteve te të rinjve

nga gjashtë aktivitetet e pyetura në hulumtim. Vetëm 35% e të rinjve të pyetur

praktikojnë shpesh sport.

Rekomandimet:

Promovimi i aktivitetit fizik dhe edukatës fizike përmes klubeve sportive shkollore.

Organizimi i garave sportive mes shkollave.

Bursa ose beneficione për sportistet e dalluar, p.sh regjistrimi në fakultet pa provim

pranues.

Të angazhohen shkollat për promovimin dhe nxitjen e aktiviteteve fizike.

Komuna të krijoj hapësira për aktivitete fizike te të rinjve dhe këndet të fëmijëve që

kërkojnë më shumë aktivitet fizik.

Aktiviteti i tretë më i zakonshëm i të rinjve kosovarë është “dalja me miqtë”, me rreth

56% të rinjve që kanë deklaruar se e bëjnë në kohën e lirë. Kurse shkuarja në kinema,

është aktiviteti më jo i frekuentuari i të rinjve, me vetëm 3%.

Rekomandimet:

Promovimi i formave të socializmit të cilat nxisin ndonjë aktivitet.

Shkollat të jenë përgjegjëse për nxitjen e interesit te të rinjve për kulturën, me

theks te teatri.

Aktivizimi i kinemave të qytetit me më shumë oferta dhe përcjelljen e trendëve

botërore të kinematografisë.

Organizatat studentore të arrijnë marrëveshje me kinematë për oferta grupore

të cilat ofrojnë çmime më të lira për nxënës e studentë.

Page 18: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

18

Të rinjtë sipas hulumtimit shumë pak marrin pjesë në nisma qytetare dhe pjesëmarrje

në politikë. Do të thotë shfaqin një angazhim të ultë në politikë.

Rekomandimet:

Të thyhen muret mes partive politike dhe rinisë përmes komunikimeve

direkte/kontakteve të drejtpërdrejta apo indirekte përmes komunikimeve virtuale.

Partitë politike duhet të jenë me të hapura ndaj të rinjve, ideve dhe iniciativave të

tyre me qëllim që të tërhiqen më shumë të rinjë për anëtarësime në parti politike.

Promovimi i punës vullnetare dhe nismave qytetare përmes fytyrave publike që

pëlqehen nga të rinjtë.

Të rinjtë kanë qasje të gjerë në internet (91% janë përdorues të Internetit) dhe janë

përdorues të mëdhenj të rrjeteve sociale. Ata shpenzojnë mesatarisht 3.5 orë në ditë në

Internet.

Rekomandimet:

Të përdorën rrjetet sociale përmes faqeve të tyre si iniciuese të debateve dhe

diskutimeve, duke promovuar një qytetari më aktive tek të rinjtë.

OJQ-të dhe partitë politike të përdorin rrjetet sociale për takim e shkëmbime të

informacionit, programeve apo projekteve.

Rrjetet sociale të përdoren për të lehtësuar qasjen në informacion për studentët, si

p.sh. oraret e ligjëratave, rezultatet e provimeve dhe për shkëmbim të literaturës.

Shkollat të fusin në përdorim më të madh, në formë të institucionalizuar përdorimin

e rrjeteve sociale përmes të cilave nxënësit marrin pjesë më aktivisht edhe në

zhvillimin e procesit mësimor dhe plan-programeve mësimore.

Rrjetet sociale të përdoren për nxitjen e leximit tek të rinjtë përmes e-klubeve të

leximit.

Të nxitet interesimi për libra përmes projekteve për audio libra/ligjërata.

Page 19: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

19

Në përgjithësi diskutimet mbi seksin konsiderohen akoma tabu, veçanërisht kur

diskutohen me prindërit apo anëtarë të tjerë të familjes. Rreth 45% e të rinjve të pyetur

kanë deklaruar se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Kurse, nga ata të rinj të cilët

deklaruan të kenë kryer marrëdhënie seksuale vetëm 35% kanë përdorur masa

mbrojtëse, 34% me raste dhe 25% nuk kanë përdorur masa mbrojtëse.

Rekomandimet:

Institucionet shkollore duhet të diskutojnë për marrëdhëniet seksuale dhe mënyrat

e mbrojtjes.

Fushata vetëdijesimi për masat mbrojtëse si dhe informacion i përgjithshëm i

edukatës seksuale për të rinjtë.

Fushata vetëdijesimi për prindërit, për nxitjen e diskutimeve të hapura mbi

edukatën seksuale në familje, fëmijë/prind.

Të organizohen trajnime për vetëdijesimin e të rinjve për sëmundjet seksualisht të

transmetueshme.

Hapja e linjave ndihmëse që do të ofronin shërbime këshilluese për të rinjtë.

Rubrika të revistave të cilat do të ofronin këshillim anonim për pyetjet dhe çështjet

e ngritura.

Page 20: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

20

V. ANEKS: LISTA E INSTITUCIONEVE

Institucionet Qeveritare:

o Ministria për Rini, Kulturë, Sport (MKRS)

o Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)

o Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)

o Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)

o Ministria e Integrimit Evropian (MIE)

Institucionet e Rinisë:

o Këshilli Qendror i Veprimit Rinor (KQVR)

o Këshillat e Veprimit Rinorë Lokal (KVRL)

o Qendrat Rinore

o Këshillat e Nxënësve

Organizatat e shoqërisë civile:

o Rrjeti CiviKos o Ec ma ndryshe o FOL o YIHR

Organizatat ndërkombëtare:

o GIZ-EDYK o Përfaqësitë Diplomatike o Komisioni Evropian o SIDA o SDC o KFOS o OLOF PALME CENTRE

Mediat

Page 21: Rekomandimet nga Punëtoria · 2014-05-05 · çështjeje dhe për mbjelljen e një kulture të shëndosh në vendin tonë. Çdo person i diskriminuar duhet të mbrohet me ligj, dhe

21

MAKE A DIFFERENCE

Strett: Asllan Pireva, 10000, Prishtinë

Tel: +(0) 377 44/498-763