RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi...

15
7 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DEPARTAMENTI I BURIMEVE TË ENERGJISË Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: [email protected] MIRATOHET REKTORI Prof. Dr. Jorgaq KAÇANI PROGRAM STUDIMI për DlPLOMEN MASTER SHKENCOR PROFILI: DEKANI: Pergjegjësi i DEPARTAMENTIT Prof. dr. Përparim HOXHA Prof. dr. Bashkim Cela Tirane, 2013 INXHINIERlGJEOMJEDISI INXHINIERI E GJEOMJEDISIT

Transcript of RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi...

Page 1: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE

DEPARTAMENTI I BURIMEVE TË ENERGJISË

Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania

Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5

E-mail: [email protected]

MIRATOHET

REKTORI

Prof. Dr. Jorgaq KAÇANI

PROGRAM STUDIMI për DlPLOMEN MASTER SHKENCOR

PROFILI:

DEKANI: Pergjegjësi i DEPARTAMENTIT

Prof. dr. Përparim HOXHA Prof. dr. Bashkim Cela

Tirane, 2013

INXHINIERl’ GJEOMJEDISI

INXHINIERI E GJEOMJEDISIT

Page 2: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

7

Page 3: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

7

Emërtimi Lëndës: 1. Gjeologjia inxhinierike dhe gjeofizika mjedisore

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

1 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

6 2.5 0.50

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: DgjZGjiM, DShT (Prof. Dr. P. Hoxha, Dr. A. Shehu)

Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te

mjedisit, nepermjet perdorimit te metodave gjeofizike.

Objektivat: Lenda synon te pajise studentet me njohuri mbi vetite fiziko-mekanike te dherave dhe

shkëmbinjve si dhe me proceset dhe dukurite fiziko-gjeologjike. Gjithashtu synon që studentet të kuptojnë

dhe perdorin praktikisht metodat gjeofizike ne analizen e problemeve mjedisore.

Programi i lendes:

Gjeologjia inxhnierike-Vetite fizike te shkëmbinjve dhe dherave. Vetite ujore te shkëmbinjve dhe dherave.

Vetite mekanike te shkëmbinjve dhe dherave. Vetite teknike te dherave dhe shkëmbinjve. Klasifikimi

gjeoteknik i dherave dhe shkëmbinjve. Proceset dhe dukurite fiziko-gjeologjike. Proceset gjeologjike

endogjene, tektonika dhe sizmiciteti. Proceset dhe dukurite ekzogjene, ndryshimi i kushteve

termodinamike te shkëmbinjve; proceset e tjetërsimit, produktet dhe vlerësimi gjeologo-inxhinierik i tyre;

proceset e erozionit dhe abrazionit, vlerësimi gjeologo-inxhinierik i tyre. Ujrat nentokesore dhe roli i tyre

ne mjedisin gjeologjik. Proceset e Karstit. Qendrueshmeria e shpateve.

Gjeofizika mjedisore-Objekti i gjeofizikes s e mjedisit, metodat, perparesite dhe mangesite e

tyre.Shembuj te perdorimit te metodave gjeofizike ne mjedis. Zbatime te metodave gravimetrike,

magnetometrike dhe elektrometrike ne mjedis. Gjeoradari dhe zbatimet e tij. Zbatime te sizmikes se ceket

ne mjedis . Tektonika, sizmiciteti, rreziqet gjeologjike, si dhe ndikimi i tyre ne mjedisin fizik e human.

Perdorime te metodave radiometrike. Zbatime te metodave te gjeofizikes se puseve ne mjedis.

Perdorimi i kompleksit te metodave gjeofizike ne mjedis: a-Karakterizimi i zones se ndotur. Shembuj

(Porto Romano, Vlore, etj.) dhe metodat e perdorura; b-Rreziqet fikse dhe te levizshem. Shembuj dhe

metodat e perdorura; c-Venddepozitime mbetjesh (urbane, te rrezikshme, etj.). Shembuj dhe metodat e

perdorura; d-Perdorimi i kompleksit te metodave gjeofizike ne shfrytezimin e ujrave nentokesore; e-

Perdorimi i kompleksit te metodave gjeofizike ne mjekesi dhe mjekesine ligjore; f-Perdorimi i kompleksit

te metodave gjeofizike ne planifikimin e territorit; etj.

Projekt/Detyre: Perdorimi i metodave gjeofizike ne studimin e nje zone te caktuar

Laborator :

Literatura: N. Konomi 2006 – Gjeologjia Inxhinierike (Elemente te gjeologjise se ndertimit dhe vetite

fiziko-mekanike te dherave dhe shkëmbinjve), SHBLU – Tekst mësimor

1. John M. Reynolds; An Introduction to Applied and Environmental Geophysics; John Wiley and

Sons, 2nd Edition, 2011

2. -Sharma, P.V.; Environmental and Engineering Geophysics. Cambridge University Press, 2007

3. -Alfred Frasheri; Gjeofizika inxhinjerike dhe mjedisore; UPT, FGjM, 2003

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Fitimi i laboratorëve.

Prova finale: Provim me shkrim dhe me goje

Page 4: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

8

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

Emërtimi Lëndës: 2. Metodat numerike dhe optimizuese te inxhinierisë mjedisore

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

1 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

7 2 -

Ndërvartesia: (lendet penguese): Tërë lëndët e planit mësimor

Stafi Mësimdhënës: Departamenti i matematikës, FIMIF

Qellimi:

Objektivi i lendes:

.

Program i Lendes:

Modelimi i problemeve fizike dhe zgjidhja e tyre kompjuterike. Gabimet e peraferta dhe diskrete. Gjetja e

gabimeve, kushtet e problemit dhe qendrueshmeria e algoritmit. Zgjidhja e sistemeve lineare. Metodat

direkte, metoda e Gausit. Faktorizimi PA=LU, Metoda Coleski. Metodat iterative, metoda Jakobi dhe

Gaus-Zaidel. Llogaritja e vlerave te veta, metodat e fuqise, inverse dhe direkte. Rrumbullakosja e te

dhenave, interpolimi dhe metoda e katroreve me te vegjel. Njehsimi integral, formulat e Njuton-Kotes dhe

ato te Gausit. Zgjidhja e sistemeve te ekuacioneve jolineare, metoda e Njutonit, metoda e pikes fikse.

Zgjidhje e ekuacioneve diferenciale te rregullt, metodat implicite dhe eksplicite, qendrueshmeria dhe

konvergjenca. Metoda te thjeshta per zgjidhjen e e ekuacioneve diferenciale me derivate te pjesshme,

diferencat e fundme dhe elementet e fundëm, qendrueshmeria dhe konvergjenca. Modelimi i problemeve

fizike dhe zgjidhja e tyre. Zbatimi i problemeve me Matlab.

.

Programi Lëndës:

Projekt/Detyre: Nuk ka

Laborator :

Praktika:

Literatura:

Parakushtet per shlyerjen e lendes:

Prova finale: Provim me shkrim dhe me goje

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: (detyrat, projekt-kurset, laboratoret, seminaret etj.):

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

Page 5: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

9

Emërtimi Lëndës: 3.- Gjeokimia mjedisore

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

1 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

7 2 -

Ndervartesia: nuk ka

Stafi Mësimdhënës: (DShT) Prof. Dr. Arjan Beqiraj-

Qellimi: Programi i lendes synon pajisjen e studenteve me njohuri fondamentale dhe te avancuara mbi

parimet dhe metodat gjeokimike qe perdoren ne studimet e ndryshme mjedisore.

Objektivat: Perdorimit te metodave Gjeokimike ne studimet mjedisore. Vleresimi i rrezikut ambiental –

substancat e rrezikshme. Perdorimi i izotopeve stabël në studimet mjedisore e paleoklimatike. Studimi i

dukurive qe shoqerojne ndotjen e ujrave, ajrit dhe tokes.

Program i Lendes:

Ciklet gjeokimike globale. Bilanci i masave. Bilanci i elementeve, metodat e llogaritjes. Ciklet e ujit, H,

O, C, N, P, S, metaleve të rëndë. Modifikimi i cikleve nga veprimtaria njerëzore. Ndryshimet ciklike,

progresive dhe katastrofike. Ndotja e ujit, tokes dhe ajrit, pasojat e ndotjes. Eutrofikimi, bioakumulimi,

vulnerabiliteti i ujrave nentokesore ndaj ndotjes siperfaqesore. Ndotjet kimike natyrale dhe ndikimi i tyre

ne shendet. Skenare të parashikimeve. Gjeokimia e izotopeve stabël në studimet mjedisore e

paleoklimatike. Përbërja izotopike e H, C, N, O, S, etj., në atmosferë, hidrosferë, biosferë e litosferën

sipërfaqësore. Fraksionimi i izotopeve stabël në temperatura e presione të ulta në këto mjedise. Raporti

midis fraksionimit natyral dhe antropogjen. Termometria izotopike. Efekti sera dhe problemi i ozonit.

Izotopet si gjurmues hidrologjik e mjedisor. Zbatime praktike: Kriteret për përcaktimin e prioriteteve në

ndërhyrje, pastrimi i zonave të ndotura, zonat e mbrojtura, analiza e riskut sanitar-mjedisor etj.

Laboratore:

Praktika:

Projekt/Detyre:

Literatura:

Ian D. Clark and Peter Fritz (1997) Environmental isotopes in Hydrogeology

Stanley Manahan (2005) Environmental Geochemistry

Tashko (2003). Gjeokimia, Ligjesi dhe Zbatime. 281 f. FGJM.

Beqiraj (2012). Gjeokimia ambientale, Leksione te Shkruara, 120 f. FGJM.

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Pjesmarrja ne seminare mbi 75%.

Prova finale: (Provim me shkrim, me gojë, etj.) .) Provim me shkrim + me goje

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

Page 6: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

10

Emërtimi Lëndës: 4. Sistemet e Menaxhimit Mjedisor

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

1 6 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

3.5 2 0.5

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: DBE (Prof. Dr. Bashkim Cela)

Qellimi: Ka per qellim qe te jape njohurite kryesore ne fushen e sistemeve të menaxhimit mjedisor, fushë

relativisht e re jo vetëm në vendin tonë por edhe ne botë si dhe mundësitë e zbatimit të tyre.

Objektivi i lendes: Synohet qe te perfshihen gjitha aspektet teorike dhe praktike te përgatitjes, hartimit

dhe zbatimit të sistemeve të menaxhimit mjedisor, këndvështrim i ri në drejtim të zbatimit të zhvilimit të

qëndrueshëm.

Programi lëndës:

Sistemet e menaxhimit mjedisor: Zhvillimi qëndrueshëm. Parimet kryesore të menaxhimit . Parimet

Kryesore të Menaxhimit. Sistemet e menaxhimit mjedisor, hyrje, origjina. Procedura për Sistemet e

Menaxhimit Mjedisor. Përftimet, kostot, Përqasjet e sistemit normativ. Standardet për sistemet e

menaxhimit mjedisor. Regullorja Skemës së Menaxhimit dhe Auditimit Mjedisor (SMAM-EMAS), norma

e standardit UNI EN ISO 14001:04. Analiza mjedisore e organizatave. Vendosja e analizes (Inspektimit)

mjedisore fillestare ne skemen e DEMINGU-t . Paraqitja e organizatës. Politika mjedisore dhe planifikimi i

SMM të organizatave. Planifikimi i sistemeve të menaxhimit mjedisor. Zonat e aspekteve mjedisorë,

qellimet dhe objektivat. Cikli evolutiv i prodhimit. Programet e menaxhimit mjedisor. Realizimi dhe

funksionimi i SMMve

. Struktura dhe përgjegjësitë, trajnimi, njohuritë dhe kompetencat, dokumentimi i

sistemit të menaxhimit mjedisor, tipologjia e dokumentacionit të sistemit të menaxhimit mjedisor.

Kontrolli dhe veprime korrigjuese. Monitorimi dhe matjet, Jo konformiteti (mospërputhshmëria),

veprimet korrigjuese dhe parandaluese, regjistrimet (mjedisore). Rishikimi i Drejtorise. Çertifikimet ISO

14001 dhe regjistrimi në SMAM. Kostot e nje Sistemi te Menaxhimit Mjedisor. Procedura e certifikimit,

organizmat e çertifikimit. Vleresuesit e sistemeve te menaxhimit mjedisor. Nga çertifikimi ISO 14001 ne

regjistrimin SMAM (EMAS). Deklaratat mjedisore. Pikënisjet per pergatitjet e deklaratave mjedisore.

Etiketa mjedisore (Ecolabël). Instrumentet e menaxhimit mjedisor te prodhimi. Analiza e ciklit te jetës

(ACJ) . C’është Analiza e Ciklit të Jetës. Metodika ACJ.

Projekte/laboratore/praktika

Projekt/Detyre: Hulumtimi në internet i një argumenti individual

Analiza e ciklit të jetës

Laborator :

Praktika: Asistence dhe vezhgime ne terren ne nje sonde shpimi per tipin dhe parametrat e lengut lares.

Literatura: B. Cela: Slide të leksioneve të paraqitur, Tiranë 2010,

Sonia Garvasoni : Sistemi di gestione ambientale, Hoepli 2008, Milano,

Luca Andriola, R. Cipollone: I Sistemi di gestione ambientale, Aracne, 2009

Regolamento per la certificazione di Sistemi di Gestione Ambientale, 2010

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: (detyrat, projekt-kurset, laboratoret, seminaret etj.):

Prova finale: (Provim me shkrim, me gojë, etj.) .) Provim me shkrim + me goje

Page 7: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

11

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

Emërtimi Lëndës: 5 . Ekonomi mjedisore

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

2 6 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

3.5 2 0.5

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: DBE (Msc. Nevina KOJA)

Qëllimi: Qëllimi i këtij kursi është të japë një paraqitje të studimeve rreth ekonomisë mjedisore, si dhe

instrumentave ekonomikë të ndryshëm të cilët përdoren për të mbrojtur mjedisin dhe për të arritur nivelin

optimal social.

Objektivat: Objektivi i kursit është përvetsimi nga ana e studentëve të njohurive bazë dhe instrumentave

ekonomikë të ndryshme të cilat përdoren për të ruajtur mjedisin, siç janë taksat mbi ndotjen, vendosja e

standarteve, gjobat etj.

Program i Lëndës:

Hyrje në ekonominë e mjedisit. Vlerat ekonomike dhe vlerat mjedisore. Ndërveprimi midis ambientit dhe

sistemit ekonomik. Sistemet ekonomike. Sistemi ekonomik i qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm.

Funksionimi i tregjeve: Kerkesë- Ofertë. Ligji i të ardhurave rënëse. Vlera neto aktuale. Vlerësimi i

ekosistemit. Niveli optimal i ndotjes. Ndotja si një eksternalitet, niveli optimal i eksternaliteteve. Taksat

dhe niveli optimal i ndotjes. Taksa Pigouvine optimale. Arritja e nivelit optimal të ndotjes nëpërmjet

mekanizmit të tregut. Standardet mjedisore. Joefiçenca e standardeve, taksat kundër subvencioneve.

Subvencionet për të pakësuar ndotjen. Matja e dëmeve mjedisore, vlera totale ekonomike. Kuptimi i

vlerësimit të ambientit. Përdorimi i vlëres ekonomike. Kostot, perfitimet gatishmëria për të paguar dhe për

të pranuar një kompensim. Vlera ekonomike dhe proçesi i marrjes së vendimit. Vlerësimi direkt dhe

indirekt. Metodologjia e vlerësimit . Etika e ambientit, vlerat mjedisore. Politikat e kontollit global të

ndotjes.

Literatura: Leksione të shkruara në lëndën Ekonomia Mjedisore

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: (detyrat, projekt-kurset, laboratoret, seminaret etj.):

Prova finale: (Provim me shkrim, me gojë, etj.) .) Provim me shkrim + me goje

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

Page 8: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

12

6-Emertimi i lendes-Hidraulika e rrjedhjeve lumore

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

1 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

6 2 0.5 0.5

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: INGjEUM

Qellimi: Programi ka per qellim qe te jape njohurite kryesore ne fushen e rrjedhjeve lumore si nje aspekt

i rëndësishëm per fushën e ndërtimit të veprave civile dhe strukturave të tyre.

Objektivi i lendes: Synohet që duke përfshirë aspektet teorike dhe praktike te rrjedhjes së lumejve,

karakteristikë e gjeografisë së vendit të përgatisë studentët për të përballuar probleme jo vetëm të natyrës

njohëse por edhe projektuese.

Program i Lendes:

Hyrja dhe qëllimi i kursit. Rrymat me rrjedhje të lire; konceptet bazë dhe përkufizime të madhësive të

karakteristikave. Lëvizja e vazhdueshme, zgjidhja numerike e ekuacionit të lëvizjes. Humbjet e

përqëndruara dhe të shpërndara. Analiza e profilit rigurgito. Kushtet rrethanore, karakteristikat

gjeometrike të deltave natyrore. Parametrat e ashpërsisë në shtretërit malore. Shtretërit fushorë. Ndikimet

e bimësisë. Lëvizja e ndryshueshme, modeli kompleks, modellet e thjeshtuar. Mënyrat e studimit të

karakteristikave të lëvizjes. Skemat numerike të zgjedhjes së ekuacionit të Saint Venant.

Baseni hidrografik dhe sistemi lumor. Koncepti i automodelimit në rrjedhjet ujore me fund të lëvizshëm.

Fundërrimet lumore; parimet kryesore dhe vetitë. Bashkëveprimi ndërmjet rrymës dhe fundit të lëvizshëm.

Kushtet e fillimit të lëvizjes për sedimentet e shkrifët. Parametri i Shields-it. Ndikimet e pjerrësisë dhe të

përzgjedhjes kokërrizore në kushtet e fillimit të lëvizjes. Njohuri mbi transpodtin e fazes së ngurtë.

Kushtet e ekuilibrit të rrjedhjeve ujore. Ekuacioni i vazhdueshmërisë në bazë për sedimentët. Dukuritë e

përgjithësura të erozionit dhe depozitimit. Bilanci sedimentologjik. Njohuri mbi teorinë e regjimit.

Rilievet në rrjedhjet e ujit; gjeometrikë, sedimentologjikë, hidraulikë. Veprat për kontrollin e transportit të

materialit të ngurtë; pritat, parapritat, pendët e ujit. Rreziku hidraulik. Koncepte, përkufizime. Njohuri mbi

normat në fuqi. Analiza e rrezikut hidraulik. Ndërhyrjet për zvogëlimin e rrezikut.

Projekte/laboratore/praktika

Projekt/Detyre: Nuk ka

Laborator :

Praktika: Vezhgime ne terren të dukurive të ndryshme

Literatura: Leksione të përgatitura të lëndës nga pedagogu

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Fitimi i laboratorëve.

Prova finale: Provim me shkrim dhe me goje

Page 9: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

13

7. Emërtimi Lëndës: Burimet e energjise dhe mjedisi

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

7 6 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

3.5 1.5 0.5 0.5-

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: DBE, DShT (Prof. Dr. S. Thodhorjani)

Qellimi: Ne fund te këtij kursi duhet te jete i afte te projektoje, menaxhoje e te zbatoje projekte qe lidhen

me përdorimin e energjive fosile dhe te rinovueshme..

Objektivi i lendes: Dhënia e njohurive te avancuara mbi burimet e energjise, bazat e transformimit te

energjise ne energji termike dhe elektrike, integrimin e nevojshem te specialisteve ne problemet e mjedisit

dhe te impkatit mjedisor dhe te efektit te ngrohjes globale.

Program i Lendes:

Burimet e energjise fosile. Vleresimi i kerkeses dhe Tregut te naftes. Ecuria e prodhimit te hidrokarbureve.

Gazi natyror. Kapaciteti i prodhimit dhe shperndarja e Transporti i gazit. Furnizimi me gas. Shnderrimi i

ne energji termike dhe elektrike i naftes e gazit.Potenciali i energjitik i qymyreve dhe torfes ne Përdorimi

qymyreve per energji termike dhe elektrike,perspektiva. Energjia e rinovueshme. Energjia hidrike.

Impiantet e prodhimit te energjise hidrike. Hidro dhe mikro-hidrocentralet. Prioritetet dhe mangesite.

Ecuria dhe zhvillimi i turbinave hidrike. Mikro impiantet e energjise hidrike. Drejtimet e investimeve ne

kete sektor. Energjia diellore: përmasimi i kolektorëve diellore dhe i centraleve diellore; kostoja,

Konveksioni i drejtperdrejte:energjia fotovoltaike, Përmasimi i impianteve, Perdorimet. Konsiderata

projektimi. Gjeotermia si burim energjie: dukurite e gjenerimit te nxehtesise endogjene, parimet e

funksionimit dhe karakteristikat ndertimore te impianteve gjeotermike. Shfrytezimi i energjise

gjeotermike me puse. Puset e injektimit dhe te prodhimit te ujit te ngrohte. Prodhimi i energjise termike

dhe elektrike. Energjia e eres. Mundesite e shfrytezimit te energjise se eres me ane te gjeneratoreve te

eres. Perspektiva e shfrytezimit te kesaj energjie. Karakteristike dhe rendimenti i impianteve te eres.

Burimet e biomases: zbatime dhe impiantet qe lidhen me te, normativa, mbetjet e ngurta urbane, vleresimi

i permbajtjes energjitike te mbetjeve, bazat kimiko-fizike te procesit te termo-shkaterrimit ne nje mjedis

oksidues. Prodhimi i biodiezelit. Teknologjia e shnderrimit termik te perpunuar te mbetjeve te ngurta.

Vleresime ekonomike te burimeve te rinovueshme. Parandalimi i daljeve dhe masat per menjanimi n e

CO2. Efekti sere dhe ndryshimi i ngrohjes globale.

Projekt/Detyre:

Laborator : .

Praktika: Asistence dhe vezhgime ne terren ne nje sonde shpimi per tipin dhe parametrat e lengut lares.

Literatura: Spiro Thodhorjani etj. “Burimet e Energjise” Tirane, Shblu, 2008

Leksionet te Ing. Gianluca Toso”. Politekniko Torino, Italia 2001

-Lombardi, L.K.Altunina etc.“Advances in the Geological Storage of Co2” NATO Science Series

vol. 65, 2006

-”Advances in Energy Studies”, Porto Venere Italy, May 23/27, 2000

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Pjesmarrja në seminare dhe ushtrime mbi 75 % dhe shlyerja e

detyrave

Prova finale: Provim me shkrim dhe me goje

Page 10: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

14

8-Emërtimi Lëndës: . Projektimi i impianteve mjedisore

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

2 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

5 2.0 1 1

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: DBIM (Prof. As P.ZOGA)

Qellimi: Njohja e studenteve me principet dhe konceptet e llogaritjeve te skemave te impianteve

mjedisore dhe riciklimit te lendeve te para minerare dhe atyre ruralo-industriale.

Objektivat: Pergatitja e specialistit me njohurite e nevojshme dhe aftësimi i tij per llogaritje dhe realizim

te projekteve te impianteve mjedisor.

Programi Lëndës:

Percaktimi i kapacitetit dhe vendosjes se impiantit mjedisor, kriteret teknike dhe ekonomike. Zgjedhja

dhe llogaritja e skemave teknollogjike, bilancet e te ngurtit dhe ujit, nocione te ekuilibrimit te bilancit.

Zgjedhja dhe llogaritja e paisjeve te Impianteve Mjedisor. Nocione te vendosjes se impianteve mjedisor,

reparteve si dhe kompozimi i paisjeve ne cdo repart

Detyra: Projektimi i reparteve te impianteve mjedisor.

Laboratore: Nuk ka

Praktika: Vizite ne nje nga impiantet e trajtimit dhe riciklimit te lendeve te para dhe sekondare.

Literatura: 1. P. Zoga: “Bazat e Projektimit” leksione te shkruara, 2009.

2. Gezim Nushaj: Projektimi i Fabrikave te pasurimit

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Dorezimi i detyrave dhe shlyerja e detyrimeve. \Prova finale:

Provim me shkrim dhe me goje

Mënyra e vlerësimit: me notë

Page 11: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

15

Viti II

9. Emërtimi Lëndës: Ekosistemet natyrore

Kodi

lëndës

Semestri

Kredite

(totali)

Shpërndarja e krediteve

Leksione Ushtrime/

seminare

Laboratore Projekt/

Detyra

Praktike

teren

3 9 4.5 3 - 0.50 1

Ndërvartesia: (lendet penguese): Tërë lëndët e planit mësimor

Stafi Mësimdhënës: DShT (Prof. Dr. Çerçis Durmishi, Prof. Dr. Mensi Prela, Prof. Dr. Agim

Sinojmeri), DBE (Prof. Dr. S. Thodhorjani)

Qellimi: T’ju japë studenteve njohuritë baze mbi ekosistemet naturore gjeologjike dhe aktuale,

biodiversitetin dhe proceset e zhvillimit te tyre gjate bashkeveprimit te binomit: ekosisteme-aktivitete

humane.

Objektivat: Njohje me klasifikimin dhe karakteristikat perkatese te ekosistemeve gjeologjike dhe aktuale.

Ekosistemet natyrore dhe ndikimet e aktivitetevete veprimtarise humane.

Programi Lëndës:

Nocioni i ekosistemitnatyror, struktura dhe perberesit e tij. Klasifikimi i ekosistemeve natyrore:

Kontinentale (Akullnajor, Faneveteshpatevemalor, Aluvional, Liqenor, Lumor), Kalimtare (Deltat e

Lumenjeve, Litorali, Dunat, Plazhetrerordheshkembor) dhe Detare (detit te thelle: Pelagjik dhe Turbitid).

Ekosistemet natyrore, dinamika e zhvillimittetyre ne kohe dhe ne hapesire dhe mardheniet e ndersjellta

midis tyre. Ekosistemet natyrore dhe ndikimet të veprimtarise humane, ekujlibrat dhe ç’ekujlibrat: efektet

pozitivedhe negative. Legjislacioni per ruajtjen e ekosistemit natyror, Konventat Nderkometare dhe

kombetare per ruajtjen e ekosistemeve natyrore. Biodiversitetit, tipete tij–biodiversiteti gjenetik, specifikd

he i ekosistemeve. Vlera direkte dhe indirekte e biodiversitetit. Biodiversieti ne hapesire: biodiversiteti

dhe biogjeografia. Shperndarja e biodiversitetit, faktoret qe ndikojne. Hotspotet e biodiversitetit. Njohuri

mbi paleogjeografine. Biodiversiteti ne kohe: zhdukja e specieve, shkaqet. Biodiversiteti dhe klima

Mikroorganizmat dhe ndikimi i tyre në alterimin e mineraleve shkëmbformues perberes te ekosistemeve

gjeologjikë dhe aktualë. Alterimi i mineraleve shkëmbformues nën ndikimin e agjentëve atmosferikë me

dhe pa praninë e mikroorganizmave. Proceset mikrobialë të oksidimit të mineraleve, tretja dhe

bioprecipitimi. Karakteristikat e mineraleve kryesore të përdorur për rigjenerimin e ekosistemeve të

ndotura.

Projekt Kurs: Trajtimi i nje ekosistemi natyror: gjeometria, zhvillimi, biodiversiteti dhe gjeometria.

Praktika: Praktika ne teren do terësi qellim njohjen, evidentimin, fiziko-gjeografine, gjeomorfologjine,

sedimentologjine dhe biodiversitetin e ekosistemeve natyrore aktuale.

Literatura:

Ecosystem accounting and the cost of biodiversity losses. The case of coastal Mediterranean wetlands.

European Environment Agency. Luxembourg: Office for Official Publications of the European Union,

2010.

European Communities, 2008.

E. Demiraj, etc, Implications Of Climate Change For The Albanian Coast. MAP Technical Reports Series

Page 12: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

16

No. 98. © 1996 United Nations Environment Programme.

K. V. Krishnamurthy , 2003 “Text Book of Biodiversity” –Science Publishers, Inc., Enfield, NH, USA,

Edward O. Willson, 1999 – “The diversity of life” – Harvard University Press, Science.

Environmental mineralogy, 2000, eds. Jambor etc., Elsevier (Hollande)

Modern approach to Ore and Environmental mineralogy, 1998, eds.

S. Thodhorjani: Burimet e energjisë, ShBLU, 2008

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Fitimi i detyrave, laboratorëve, praktikave me shlyerje.

Prova finale: Provim me shkrim dhe me goje

Mënyra e vlerësimit: me note

10. Emërtimi Lëndës: Analiza e riskut natyror dhe projektimi i strukturave civile subjekt i tyre

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

3 6 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

3.5 2 0.5

Ndervartesia: nuk ka

Stafi mesimdhenes: DgjZGjiM, (Dr. Sh. Daja), FIN

Qellimi: Programi i lendes ka per qellim qe te tregojë risqet natyrore dhe të bëjë analizën e tyre në

përshtatje me strukturat civle të mundshmë për tu ngritur.

Objektivi i lendes: Lenda synon te pajise studentet me njohuri lidhur me vleresimin e risqeve natyrore si

dhe me teknikat dhe procedurat per minimizimin e tyre

Programi Lëndës:

Koncepti i riskut natyror. Përkufizimi i riskut. Elementet e riskut: Hazard-i (H), Vulnerabiliteti (V),

Elementet e rrezikuar (E).

Risku Sizmik: Metodat e vlerësimit te Hazard-it sizmik. Metodat deterministike (DSHA). Metodat

probabilitare (PSHA). Ndertimi i lakoreve te Hazardit Sizmik. Reagimi sizmik i trojeve. Lëngëzimi i

trojeve. Mikrozonimi sizmik.

Shkeputjet e masave shkembore: Klasifikimi i shkeputjeve te masave shkembore. Vleresimi i riskut te

lidhur me shkëputjet e masave shkembore.

Erozioni i brigjeve: Faktorët qe kontrollojnë dinamiken e vijës bregore. Llogaritja e ritmeve te erozionit.

Parashikimi i evolucionit te vijës bregore. Llogaritjet dhe ndërtimi i hartave te riskut.

Mbrojtja nga risku natyror: Teknikat dhe procedurat për minimizimin e riskut. Ndërhyrjet strukturore,

ndërhyrjet jo strukturore. Reduktimi i faktorëve qe përcaktojnë riskun. Planifikimi i emergjencave.

Projekte/laboratore/praktika

Projekt/Detyre: Nuk ka

Laborator :

Praktika: Asistence dhe vezhgime ne terren ne nje sonde shpimi per tipin dhe parametrat e lengut lares.

Literatura: Sh. Daja 2012 – Vleresimi i riskut gjeologjik (Leksione te shkruara)

Kramer S. (1996) - Geotechnical Earthquake Engineering, Prentice Hall, New Jersey.

Page 13: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

17

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Fitimi i laboratorëve.

Prova finale: Provim me shkrim dhe me goje

Mënyra e vlerësimit: me note

11. Emërtimi Lëndës: Inxhinieria e shëndetit mjedisor

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

3 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

7 2 -

Ndërvartesia: (lendet penguese): nuk ka

Stafi Mësimdhënës: DIBM, DBE

Qellimi: Programi i lendes ka per qellim qe te jape njohurite kryesore ne fushen e fluideve te shpimit qe

perdoren per shpimin e puseve te thelle per nafte dhe gaz.

Objektivi i lendes: Synohet qe te perfshihen te gjitha aspektet teorike dhe praktike te perberjes,

pergatitjes, karakteristikave, parametrave, funksioneve dhe perdorimit te fluideve te shpimit ne pershtatje

me perberjen litologjike dhe ruajtjen e shtreses.

Objektivi i formimit: Pervetesimi i njohurive te programit do te aftesoje studentet qe te jene ne gjendje te

projektojne tipin dhe parametrat e pershtatshem te fluidit te shpimit per te bere te mundur shpimin e

puseve te thelle edhe ne kushtet e komplikacioneve te shtresave qe takohen gjate shpimit.

Program i Lendes:

Programi Lëndës:

Aksidentet gjate shpimit te puseve dhe nxjerrjes se naftes. Llojet e tyre. Teknika e sigurimit. Mbrojtja

ne pune ne procese te ndryshme te shpimit te puseve, nxjerrjes se naftes, grumbullimit, transportit etj.

Mjedisi natyror dhe shoqeror si dhe rendesia e tij ne kohen e sotme. Ajri dhe perberesit e tij ne atmosferen

tokesore. Normativat standarte per ajrin. Uji ne rruzullin tokesor. Burimet hidrike te shoqerise. Masat

teknologjike te shpimit dhe kompletimit te puseve per uje te pijshem. Toka, objekt i veprimtarise se

njeriut. Mbetjet e ngurta urbane dhe industriale. Grumbullimi dhe tregtimi i tyre. Mbrojtja e mjedisit gjate

shpimit te puseve te naftes dhe gazit. Trajtimi i mbetjeve teknologjike te shpimit te puseve te naftes dhe

gazit. Ndotja e mjedisit gjate tubimit dhe çimentimit te puseve te naftes dhe gazit. Mbrojtja nga zhurmat.

Projekt/Detyre: Nuk ka

Laborator :

Praktika: Asistence dhe vezhgime ne terren ne nje sonde shpimi per tipin dhe parametrat e lengut lares.

Literatura:

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: (detyrat, projekt-kurset, laboratoret, seminaret etj.):

Prova finale: (Provim me shkrim, me gojë, etj.) .) Provim me shkrim + me goje

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

12. Emërtimi Lëndës: Impiante te trajtimit te mbetjeve te ngurta dhe të lëngëta

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

Page 14: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

18

3 9 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

5 1.4 1 1 0.6

Ndervartesia: Përpunim i xeheroreve. Ekologji e zbatuar.

Stafi mesimdhenes: Prof.as.Dr.Kimet FETAHU, DIBM

Objektivat: Te njihet me rruget e trajtimit te mbetjeve dhe burimeve sekondare, per ti kthyer ata ne

burime e rezeva te dobishme per industrine dhe ekonomine.

Programi i Lendes: Burimet natyrore dhe lendet primare.Perpunimi dhe mbetjet teknollogjike te tyre.

Marredheniet midis standartatit te jeteses dhe nivelit te prodhimit te mbetjeve. Fenomenet e inertizimit

natyral.

Mbetjet urbane, industriale dhe minerale te ngurta dhe te lengeta.Proceset e reduktimit, kompostimit dhe

riperdorimit. Teknollogjite e perdorura. Impiantet e trajtimit te mbetjeve te ngurta teknollogjike, urbane

dhe ato te ujrave te zeza apo te ndotur nga aktivitetet industriale dhe urbane. Menaxhimi dhe vleresimi

ekonomik i produkteve te impianteve industriale te perpunimit te lendeve te para minerale. Materia

sekondare dhe klasifikimi i saje.

Vend depozitimet e mbetjeve te ngurta dhe te lengeta.Stacionet e perpunimit te ujrave te zeza. Proceset

kimiko-fizike te riciklimit te materies sekondare dhe mbetjeve industriale.Seleksionimi, perpunimi,

ndarja.Teknollogjite e perpunimit, ndarjes, flotimi dhe biolishivimi. Riciklimi i materialeve mbetes dhe

mbeturine, letres, qelqit, plastikes dhe metaleve te zeze dhe me ngjyre. Bilancet materiale dhe energjetike

te L.P dhe L.S. Vleresime ekonomike ne riciklimin e mbetjeve dhe trajtimin e lendeve sekondare.

Detyra: Nuk ka

Laborator : Percaktime te perberjes lendore dhe mineralogjike, skemat optimal te produkteve

perfundimtare

Praktika: Vizita ne impiantet e riciklimit te mbetjeve minerare, hidrokarbure dhe atyre urbane

Literatura:

1. K. Fetahu: “Riciklimi i Mbetjeve”, leksione te shkruara, 2008

2. K. Fetahu: “Dambat e Sterileve“, leksione te shkruara, 2010.

3. EPA. 2000a. Data provided form the Emission Standards Division, U.S. Environmental

4. Protection Agency, North Carolina.

5. Statistical Review of World Energy 2011, BP Report, (2011), www.bp.com/sectionbodycopy.do/

Parakushtet per shlyerjen e lendes: Fitimi i laboratorëve.

Prova finale: (Provim me shkrim, me gojë, etj.) .) Provim me shkrim + me goje

Mënyra e vlerësimit të lëndës: (me notë, etj)

13. Emërtimi Lëndës: Praktike dhe punim diplome

Page 15: RE UNIVERSITETI POLITEK FAKULTETI I GJEOLOGJ … Shkencor n… · Qëllimi: Perceptimi dhe kuptimi i koncepteve themelore, si dhe analiza e mekanizmave fiziko-kimike te ... Ndotja

19

Kodi i Lendes Sem. Kredite Shpërndarja e krediteve

4 30 Leksione

Ushtrime

seminare

Praktike

mesimore Laboratore

Projekte

/detyra

-

Ndërvartesia: (lendet penguese): Tërë lëndët e planit mësimor

Stafi Mësimdhënës:. Pedagogët udheheqes, DBE

Ndërvartesia: (lendet penguese): Tërë lëndët e planit mësimor

Stafi Mësimdhënës:. Pedagogët udheheqes, DBE

Qëllimi: Nëpërmjet gërshetimit dhe harmonizimit të dijeve të arrihet përqasja e studentit në një punë të

pavarur kërkimore shkencore

Objektivi: Caktimi in jë teme project diplome dhe ndjekja e problematikës në një organizatë të fushës

minerare apo mjedisore, do të bëjë që këto përpjekje të studentit të konkretizohet në një punë të pavarur të

tij si një hap i parë i veprimtarisë së mëtejshme që e prêt mbas diplomimit.

Programi Lëndës:

Parashikohet që studenti të zhvillojë këtë praktike në një nga ndermarjet apo institucionet e lidhura me

veprimtarine e burimeve të energjisë për të parë nga afër procese të ndryshme të prodhimit, shfrytëzimi,

vlerësimit apo edhe të projektimit. Nepermjet një plani ta hollesishem te hartuar nga udheheqësi në varësi të

temës se Punimit Përfundimar të Pavarur të përcaktuar, studenti do të ndërmarë veprimtari laboratorike apo

modeluese për të arritur objektivat e vena.

Parakushtet për shlyerjen e lëndës: (detyrat, projekt-kurset, laboratoret, seminaret etj.):

Prova finale: Provim me goje

Vlerësimi: me notë

Përgjegjësi i departamentit

Prof. Dr. Bashkim Cela