Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

27
Ratet e zgjidhura nga lënda e Procedurës Civile te profesori Izet Morina Fakulteti: Juridik Lënda: Procedur civile Përmbajtja: 45 raste të zgjidhura Viti :VI Semestri : VII Profesori: Izet Morina Punoi: Bestar Kolgeci Të nderuar kolegë, nëse mendoni se ndonjëri nga rastet nuk është zgjidhur si duhet, apo keni diqka për të shtuar apo për të hequr, është i mirpritur mendimi i secilit. Rasti 1 Personi A kishte ble nga personi B më datë 22 Janar 2010 një makinë të tipit “Volvo” në shumën prej 9.000 euro. Personi kishte pranuar makinën dhe kishte paguar 5.500 euro. Sipas marrëveshjes, personi A është dashur më datë 15 Prill 2010 me paguar edhe 3.500 euro. Pasi A nuk kishte paguar pjesën e mbetur të çmimit të shitjes, shkon te avokati C dhe dëshiron të dijë se si mund të realizoj pjesën e mbetur të çmimit të shitjes. Çka duhet të ndërmerr avokati C lidhur me këtë rast? Përgjigjje: Avokati C, së pari në bazë të parimit të ekonomizimit duhet që të kërkoj nga personi A që ta bëjë pagesën e pjesës së mbetur të çmimit, nëse personi A nuk e bën pagesën, ateherë avokati C do të fillojë procedurën me padi dtyrimi në gjykatë. Për ti kryer këto veprime avokatit C do ti duhet që ta paraqës autorizimin e marrë nga personi B para gjyklatës sipas nenit 93 të LPK-së. Si gjykatë kompetente mund te jetë gjykata themelore, sipas kompetenës teritoriale te përgjithshme neni 38 ,apo kompetenca territoriale e zgjedhur neni 53 kompetena në kontestet nga mardhëniet kontraktuese. Rasti 2 Komuna e Prizrenit në mars të vitit 2013 kishte hapur një tender për renovimin e objektit të Kuvendit Komunal. Në atë tender kishin aplikuar shumë ndërmarrje ndërtimi, në mesin e të cilave edhe ndërmarrja “Betoni”. Pas shqyrtimit të dokumentacionit,

description

raste proc. civile

Transcript of Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Page 1: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Ratet e zgjidhura nga lënda e Procedurës Civile te profesori Izet Morina

Fakulteti: Juridik

Lënda: Procedur civile

Përmbajtja: 45 raste të zgjidhura

Viti :VI

Semestri : VII

Profesori: Izet Morina

Punoi: Bestar Kolgeci

Të nderuar kolegë, nëse mendoni se ndonjëri nga rastet nuk është zgjidhur si duhet, apo keni diqka për të shtuar apo për të hequr, është i mirpritur mendimi i secilit.

Rasti 1 Personi A kishte ble nga personi B më datë 22 Janar 2010 një makinë të tipit “Volvo” në shumën prej 9.000 euro. Personi kishte pranuar makinën dhe kishte paguar 5.500 euro. Sipas marrëveshjes, personi A është dashur më datë 15 Prill 2010 me paguar edhe 3.500 euro. Pasi A nuk kishte paguar pjesën e mbetur të çmimit të shitjes, shkon te avokati C dhe dëshiron të dijë se si mund të realizoj pjesën e mbetur të çmimit të shitjes. Çka duhet të ndërmerr avokati C lidhur me këtë rast?

Përgjigjje:

Avokati C, së pari në bazë të parimit të ekonomizimit duhet që të kërkoj nga personi A që ta bëjë pagesën e pjesës së mbetur të çmimit, nëse personi A nuk e bën pagesën, ateherë avokati C do të fillojë procedurën me padi dtyrimi në gjykatë. Për ti kryer këto veprime avokatit C do ti duhet që ta paraqës autorizimin e marrë nga personi B para gjyklatës sipas nenit 93 të LPK-së. Si gjykatë kompetente mund te jetë gjykata themelore, sipas kompetenës teritoriale te përgjithshme neni 38 ,apo kompetenca territoriale e zgjedhur neni 53 kompetena në kontestet nga mardhëniet kontraktuese.

Rasti 2 Komuna e Prizrenit në mars të vitit 2013 kishte hapur një tender për renovimin e objektit të Kuvendit Komunal. Në atë tender kishin aplikuar shumë ndërmarrje ndërtimi, në mesin e të cilave edhe ndërmarrja “Betoni”. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komuna kishte vendosur që ndërmarrja “Hekuri” të kryente renovimet e nevojshme, e cila kishte filluar punët menjëherë. Ndërmarrja “Betoni” nuk ishte pajtuar për këtë me pretendimin se i ka plotësuar kushtet shumë më mirë dhe se janë shkelur “të gjitha ligjet” gjatë procedurës së tenderimit. Ndërmarrja “Betoni” autorizon avokatin A për të ndjekur të gjitha procedurat e mundshme ligjore për të “sjellë drejtësi për rastin e tenderimit”. Avokati i ri A tanimë ka disa dilema: a. A është kjo çështje me karakter publiko-juridik apo privato-juridik?!

Page 2: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

b. A është kompetente gjykata dhe cila gjykatë do të ishte kompetente për shqyrtimin e çështjes?! Përgjigjje:

A. Kjo çështje është më karakter publiko-juridik sipas teorisë së drejtë subjektive të modifikuar: (Ekziston e drejta publike , nëse norma përkatëse I jep të drejtë ose e detyron eksklizivisht një bartës të pushtetit shtetëror. Në të kundërtën ekziston e drejta private).

B. Po, kompetente është gjykata. Kompetente është gjykata themelore e Prizrenit sipas nenit 39 (Për gjykimin në kontestet kundër Kosovës, njësisë së vetëqeverisjes lokale, si dhe formave tjera të organizimit territorial, e kompetencës së përgjithshme territoriale është gjykata në territorin e së cilës ndodhet selia e kuvendit të saj).

Rasti 3 Personi A kishte shkuar tek autosalloni “King” dhe dëshironte me ble një makinë të re të markës “Mercedes”. Pas disa hamendjeve, personi A vendos të blen një makinë të re. Çmimi i shitjes ishte 43. 500 euro. Agjenti i shitjes “B” të autosallonit kishte përgatit një kontratë me shkrim lidhur me makinën. Në mes të tjerash, kontrata përmbante edhe dy klauzola, të cilat ishin shkruar në fund të kontratës dhe me font të vogël. Klauzolat kishin këtë përmbajtje: · Përjashtohet çdo përgjegjësi e shitësit lidhur me të metat materiale të makinës. · Palët kontraktuese merren vesh me këtë kontratë se në asnjë rrethanë nuk do të kërkojnë mbrojtje gjyqësore në rast kontesti lidhur me makinën. Më vonë, lind një kontest për shkak të dëmit material në makinë. Meqë nuk arrihet ndonjë marrëveshje, personi A i drejtohet gjykatës për ndihmë. Personi përgjegjës i autosallonit “King” mbrohet para gjykatës me argumentin se ekziston në drejtësi një parim “pacta sunt servanda” dhe se palët janë marrë vesh se nuk ka gjykim në lidhje me këtë rast. Sipas tij, parimi i i lirisë së kontraktimit është “parim absolut” në drejtësi dhe atë nga e drejta romake. Si do të vendos gjykata në këtë rast? (Aspektet materialo juridike nuk do të diskutohen). Përgjigjje:

A : Gjykata kompetente (gjykata e kompetencës së përgjithshme territoriale) nuk mund ta

merr parasysh parimin “pacta sunt servanda”, pasi në rastin e lartëshënuar (ndalimi mbrojtjës

gjyqësore) është në kundërshtim më nenin 3.3. LPK.. Gjykata nuk do t’i miratojë disponimet e

palëve që janë në kundërshtim me: a) rendin juridik; b) dispozitat ligjore; c) rregullat e moralit

public, (sipas LMD-së kjo e drejtë mund të kufizohet apo edhe fare të mos ekzistoj nëse kemi të

bëjmë me të ashtuquajturën Kontrate KUTURUM). Si të tillë, gjykata duhet ta marrë rastin në

shqyrtim.

Rasti 4 Personi A punon një kohë të gjatë si shitës tek ndërmarrja e madhe tregtare “TTT”, pronar i së cilës është personi B. Në jetën private ishin miq të ngushtë. Në fillim të vitit 2009, ndërmarrja kishte ra në krizë të thellë si pasojë e krizës ndërkombëtare financiare. Pronari B kishte kërkuar te personi A një hua në shumën prej 1.500 euro. Personi A, i cili qëndronte mirë ekonomikisht i kishte ndihmuar pronarit dhe njëherit mikut të tij. Pronari duhej ta kthente huan sipas marrëveshjes në Prill të vitit 2009. Meqë, biznesi i ndërmarrjes nuk kishte përfitime të mëdha, pronari B nuk ishte në gjendje të kthente huan. Pas disa paralajmërimeve për kthimin e borxhit, personi A vendosi një ditë të merrte shumën prej 1.500 nga kasa e ndërmarrjes. Personi A e

Page 3: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

arsyetonte veprimin e vet se “ai ka marrë vetëm pjesën që i takon”. 1.a. A ka të drejtë personi A? (Aspektet penalo-juridike nuk merren parasysh)

1.b. Si do të ishte situata juridike, nëse personi A ka fituar procesin gjyqësor kundër

personit B për kthimin e borxhit?

Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi te bëjmë me institutuin e VETËNDHMËS , që do të thotë se personi A

nuk ka pasur të drejtë që vetë ti merr të hollat pa dijenin e personit B, sepse vetëndihma në të

drejtën tonë është parimisht e ndaluar.

B. Nëse personi A do të kishte fituar procesin gjyqësor kundër personit B, atëherë gjykata do

ta detyronte personin B që ta kthenta borgjin.

Rasti 5 Personi B i kishte shkaktuar një dëm personit A. Meqë personi B nuk kishte paguar shpërblyer dëmin në mënyrë vullnetare, atëherë personi A kishte paraqitur padi kundër personit B dhe kishte kërkuar shumën prej 450 euro. Gjykata kompetente kishte vendosur me vendim të saj për dëmshpërblim në shumën prej 680 euro. Gjykata kishte arsyetuar vendimin e saj me faktin se dëmi nuk ishte llogaritur në mënyrë të drejtë. a. A ka vepruar drejt Gjykata?

b. Si do të ishte situata juridike, nëse Gjykata do të kishte vendosur që personit A i takon

shpërblimi i dëmit në shumën prej 350 euro.

Përgjigjje:

A. gjykata nuk ka vepruar drejtë sepsee ka shkelur parimin e diponibillitetit më konkretisht

nenin 2 par 1 të LPK-së(Në procedurë kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave

që janë parashtruar nga palët ndërgjyqëse). Kjo është shkelje thelbësore e dispozitave të

procedurës kontestimore neni 182 par 2o të LPK-së (në qoftë se me aktgjykim është tejkaluar

kërkesëpadia).

B. Nëse gjykata do të vendoste se personit A i takon shpërblimi prej 350 ero, atëherë vendimi

do të isht në rregull sa i përket rregullave procedurale, sepse gjykata ka vendosur brenda

kërkesës së palës.

Rasti 6 A dhe B kishin një kontest pronësor. Meqë nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje, ata i drejtohen Gjykatës kompetente. Pas një kohe, gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, personat A dhe B dëshirojnë të zgjidhin këtë kontest me marrëveshje. Pyetje: a. A ekziston baza juridike për këtë?

b. Si do të vendos Gjykata në lidhje me këtë? Përgjigjje:

Page 4: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

A. Mendoj se ka bazë juridike për tu realizuar kjo marrveshje, baza qëndron në parimin e

disponibiltetit dhe atë në nenin 3 par 2 i LPK-së (Palët mund të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ta

njohin kërkesën e palës kundërshtare si dhe të bëjnë ujdi (pajtim) gjyqësorë lidhur me kontestin e

tyre).

B. Gjykata duhet ta miratojë këtë ujdi ndërmjet palëve nëse nuk është në kundërshtim me neni 3

par 3 i LPK-së (Gjykata nuk do t’i miratojë disponimet e palëve që janë në kundërshtim me: a)

rendin juridik; b) dispozitat ligjore; c) rregullat e moralit publik.

Rasti 7 Personi A kishte kërkuar me padi në Gjykatën kompetente kthimin e huas nga personi B. Menjëherë pas zhvillimit të seancës kryesore, në të cilën seancë ishin marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë kishte vdekur gjyqtari i çështjes. Më vonë ishte caktuar një gjyqtar tjetër, i cili kishte vendosur në bazë të procesverbalit.

a. Si është situata juridike?

b. Si do të ishte situata juridike, nëse nuk ka pasur dëshmitarë, por provat janë marrë nga një gjykatë tjetër e lutur.

Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi shkelje esencial me rëndësi absolute, është shkelur neni 182 par 2a i

LPK-së (në qoftë se gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e

aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në seancën kryesore; Si dhe parimi

direkt neni 4 par 1 i LPK-së (Gjykata vendos për kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes

juridike në seancë të drejtpërdrejtë dhe publike). Kjo nuk do të thotë që gjykatësi i ri do ti

shqyrtojë të gjitha provat dhe ti marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët sërish në pyetje. Nëse palët

pajtohen me ato se çka kanë deklaruar në seancën që është mbajtur me gjyqëtarin që ka vdekur,

atëherë gjyqtari i ri mundë të vendos pa i shyrtuar provat sërish.

B.Provat e marr nga një gjykatë e lutur , mirren si të vlefshme dhe mund të nxirret vendimi

duke u mbështetur në to. Këtu vie në shprehje ndihma juridike.

Rasti 8 Personi A kishte shkaktuar një aksident komunikacioni, në të cilin personi B kishte pësuar një dëm material, më konkretisht në makinën e tij. Për këtë dëm Personi A kishte kërkuar në proces gjyqësor një shpërblim të dëmit në shumën prej 1.700 euro. Gjykata kishte nxjerr vendim, me të cilën obligohet Personi A të shpërblej dëmin në shumën prej 2.100 euro. Gjykata kishte argumentuar vendimin e vet në atë mënyrë se “gjatë administrimit të provave del e qartë, se dëmi është shumë më i lartë se sa ka kërkuar Personi A. Për këtë arsye, Gjykata dëshiron që të rivendoset në tërësi situata, e cila ka qëndruar para shkaktimit të dëmit”. A është vendimi i Gjykatës i drejtë?

Page 5: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Përgjigjje: A. Ketu kemi të bejmë me shkeljen e parimit të disponibilitetit: nenin 2 par 1 të LPK-së (Në procedurë kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që janë parashtruar nga palët ndërgjyqëse) dhe neni 182 par 2o të LPK-së ( qoftë se me aktgjykim është tejkaluar kërkesëpadia). Për këto arsye nuk është vendimi i drejtë i gjykatës .

Rasti 9 Personat A dhe B kanë një kontest pronësor. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, palët ofrojnë fakte dhe prova lidhur me rastin konkret. Gjykata ka nxjerrë një vendim, me të cilin i jep të drejtë personit B. Gjykata e mbështet vendimin e vet në disa fakte, që B i kishte paraqitur në Gjykatë më herët. Lidhur me këto fakte nuk është diskutuar fare para Gjykatës. Pyetje: a. A ka vendosur drejt Gjykata në rastin konkret?

b. Si do të vendoste Gjykata, nëse faktet e prezantuara janë të vërteta?Përgjigjje:

A.Mendoj që gjykata nuk ka vepruar drejtë dhe në këtë rast është shkelur parimi gojor, më

konkretisht neni 5 par 1 i LPK-së (Gjykata do t’i jep mundësi secilës palë që të deklarohet rreth

kërkesave dhe thënieve të palës kundërshtare dhe neni 7 par 3 (Gjykata nuk mund ta bazojë

vendimin e vet në faktet dhe provat lidhur me të cilat palëve nuk u është dhënë mundësia që të

deklarohen), si dhe është shkelur parimi i kondradiktoritetit.

B. Nëse thënjet janë të vërteta ato duhet të mirren dhe të shqyrtohen ne seancë të drejtpërdrejtë

dhe publike duke iu dhënë mundësia edhe palës kundërshtare që të deklarohet për faktet në fjalë.

Rasti 10 Personi A ka iniciuar procesin gjyqësor kundër personit në Gjykatën komunale në Prizren për kthimin e borxhit në shumën prej 750 euro. Seanca kryesore është drejtuar nga Gjyqtari T. Pas seancës kryesore, Gjyqtari T kishte pësuar një aksident komunikacioni dhe për një kohë të gjatë nuk mund të ushtron profesionin e vet. Për këtë arsye, është caktuar Gjyqtari tjetër R, që të merret me rastin në fjalë. Gjyqtari R nxjerr vendim duke u bazuar në procesverbalin e mbajtur në seancën kryesore. A ka vepruar drejt Gjyqtari R? Përgjigjje:

A. Gjqtari nuk ka vepruar drejtë dhe me këtë rast është shkelur parimi direct neni 4 par 1 i

LPK-së ( Gjykata vendos për kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes juridike në seancë të

drejtpërdrejtë dhe publike) dhe neni 182 par 2a (në qoftë se gjykata është përbërë jo sipas

dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë

pjesë në seancën kryesore).

Rasti 11

Page 6: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Personi A nga Vushtrria kishte marrë një hua në shumën prej 55.500 euro nga personi B nga Prizreni për një investim në një tokë bujqësore. Meqë investimi kishte dështuar tërësisht, ai nuk ishte më në gjendje të kthente huan. Personi B dëshironte të arrijë tek “paratë e tij” dhe vjen te ju si avokat dhe kërkon ndihmë prej jush. Ai kërkon prej jush që urgjentisht të ndërmerrni hapa konkret në rrugë gjyqësore. Çka do të ndërrmerni ju konkretisht? Përgjigjje:

Për shkak të parimit të ekonomizimit së pari duhet të kërkohet nga debitori që ta kthej borgjin,

nëse edhe pas paraljamrimit nuk paguhet huaja atëherë pason padia e detyrimit. Do të më duhej

autorizimi nga personi B. Si gjykate kompetente do të ishte vendbanimi i palës së paditur

( Kompetenca e përgjithshme territoriale) neni 38 par 1 ( Për procedimin e çështjes juridike

është e kompetencës së përgjithshme territoriale gjykata në territorin e të cilës i padituri e ka

vendbanimin). Ose kompetenca e zgjedhut neni 53 (Në kontestet për vërtetimin e ekzistimit apo

mosekzistimit të kontratës, për përmbushjen apo zgjidhjen e kontratës, si dhe në kontestet për

zhdëmtime të shkaktuar nga mos përmbushja e kontratës, përpos gjykatës së kompetencës së

përgjithshme territoriale, e kompetencës territoriale është edhe gjykata e vendit ku sipas

marrëveshjes së palëve kontraktuese i padituri ka detyrë ta përmbushë kontratën).

Rasti 12 Situata faktike është si në rastin paraprak. Pasi personi B kishte paraqitur padi dhe personi A ishte vënë në dijeni “zyrtarisht” lidhur me procedurën e filluar, personi A vendos që të shpërngulet në Pejë, meqë atje kishte gjetur një punë të mirë. Në këtë rast, personi A dëshiron të dijë, nëse ndërrimi i vendbanimit ka pasoja edhe lidhur me kompetencën e gjykatës Çka mendoni ju si avokat? Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi të bëjmë me institutin e vazhdimit të kompetencës më konkretisht neni 17

par 3(Në qoftë se gjatë procedimit të çështjes ndryshohen rrethanat mbi të cilat është mbështetur

kompetenca e gjykatës, gjykata e cila ka qenë kompetente në momentin e paraqitjes së padisë

mbetet edhe më tutje kompetente, përkundrejt faktit se ndryshimet e tilla e bëjnë kompetente

gjykatën tjetër të llojit të njëjtë. Pasi që personi A është vënë në dijeni zyrtarisht me këtë rast

është krijuar gjyqevarësia, nuk mund të fillohet një procedurë tjetër për të njejtën çështje. Kur

gjyqëtari i çështje e shqyrton padinë dhe e dërgon tek i padituri me këtë rast krijohet

kontestvarësia.

Rasti 13 Personit A i është ndërpre marrëdhënia e punës në ndërmarrjen “Thana”. Ai nuk pajtohet me këtë dhe drejtohet te ju si avokat. Kjo ndërmarrje e ka selinë në Pejë dhe vendbanimi i pronarit është në Prishtinë, kurse punëmarrësi ka kryer shërbimin e vet të punës në Skenderaj.

a. A do ta paraqitni propozim ose padi në gjykatë?

Page 7: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

b. Cilës gjykatë do të keni mundësi t´i drejtoheni konkretisht? Përgjigjje:

A. Po do të paraqes padi në gjykatë.

B. Kompetente është gjykata themelore ku kompania e ka selinë ( kompetenca territoriale e

përgjithsme), gjykata në Pejë neni 39 par 2 i LPK-së ( Për gjykimin në kontestet kundër

personave juridik të tjerë e kompetencës së përgjithshme territoriale është gjykata në territorin e

të cilës ndodhet selia e tyre e regjistruar) dhe kompetenca e zgjedhur, vendi ku është kryer

shërbimi, pra gjykata në Skënderaj sipas nenit 49 të LPK-së (Në qoftë se në kontestin nga

marrëdhënia e punës paditës është punëtori, për gjykim është kompetente, përpos gjykatës së

kompetencës së përgjithshme territoriale për të paditurin, edhe gjykata në territorin e së cilës

kryhet puna ose është kryer, respektivisht gjykata në territorin e së cilës puna është dashur të

kryhet, si dhe gjykata në territorin e së cilës është themeluar marrëdhënia e punës). Në prishtinë

nuk mund të paraqes padi sepse vendbanimi i pronarit është irrelevant sa i përket këtij rasti.

Rasti 14 Bashkëshortët A dhe B kanë jetuar kohë të gjatë në Ferizaj! Pas prishjes së harmonisë familjare në Prill të vitit 2008, bashkëshorti A është larguar nga Ferizaj dhe është vendosur në Gjilan. Tanimë ai dëshiron të “ndahet” nga bashkëshortja e vet! Ai kërkon nga ju si avokat ndihmë juridike dhe dëshiron të dijë posaçërisht se

a) Cilës gjykatë do t i drejtohet konkretisht?

b) Ai dëshiron të dijë gjithashtu se a mundet të zgjidhet edhe çështja e ushqimit ligjor bashkë me zgjidhjen e martesës dhe cilës gjykatë do t i drejtohej? Përgjigjje:

A . Mund ti drejtohet gjykatës ku baskëshortët e kanë pasur vendbanimin e fundit pra gjykatës

së Ferizajit sipas kompetencës së zgjedhur neni 44 i LPK-së ( Për gjykim në kontestet për

konstatimin e ekzistimit apo të mosekzistimit të martesës, për anulimin e martesës apo zgjidhjen

e saj, kompetente është, për-pos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe

gjykata në territorin e së cilës bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. Në

Gjilan nuk ka nevojë sepse ështe irrelevante vendbanimi i paditësit).

B. Shkaku i parimit të ekonomizimit gjykata themelore ka kompetencë që të zgjidhë edhe

problemin e ushqimit ligjor.

Rasti 15 Fqiu A me vendbanim në Prishtinë ia shet një parcelë tokësore në periferi të Prizrenit fqiut B, i cili jeton në Mitrovicë. Pasi që blerësi B nuk paguan çmimin e shitjes, shitësi A dëshiron të dijë se si mund të realizon kërkesën e vet në rrugë gjyqësore dhe sidomos dëshiron të dijë se

Page 8: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

cilës gjykatë do të duhej t i drejtohej konkretisht? Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi të bëjmë me kompetëncën e përgjitshme territoriael normat e nenit 38 të

LPK-së (Për procedimin e çështjes juridike është e kompetencës së përgjithshme territoriale

gjykata në territorin e të cilës i padituri e ka vendbanimin) si dhe kompetncën e zgjedhur sipas

nenit 53 të LPK-së (Në kontestet për vërtetimin e ekzistimit apo mosekzistimit të kontratës, për

përmbushjen apo zgjidhjen e

kontratës, si dhe në kontestet për zhdëmtime të shkaktuar nga mos përmbushja e kontratës,

përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e kompetencës territoriale është

edhe gjykata e vendit ku sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese i padituri ka detyrë ta

përmbushë kontratën). Normat e nenit 41 nuk na hynë në punë në këtë rast sepse nuk kemi

pengim posedim, mirëpo mospërmbushje të kontratës.

Rasti 16 Personi A nga Gjakova blen një makinë prej personit B nga Burimi. Çmimi i shitjes do të duhej të paguhej në Prishtinë. Pasi blerësi A i makinës nuk paguan çmimin e shitjes, personi B dëshiron të dijë se në cilën Gjykatë konkrete do të mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore? Përgjigjje:

A. Personi B mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore në Prishtinë sipas kompetencës së zgjedhur

nenit 53 të LPK-së (Në kontestet për vërtetimin e ekzistimit apo mosekzistimit të kontratës, për

përmbushjen apo zgjidhjen e kontratës, si dhe në kontestet për zhdëmtime të shkaktuar nga mos

përmbushja e kontratës, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e

kompetencës territoriale është edhe gjykata e vendit ku sipas marrëveshjes së palëve

kontraktuese i padituri ka detyrë ta përmbushë kontratën) , apo në Gjakovë sipas kompetencës së

përgjithme, sipas normave të nenit 38 të LPK-së.

Rasti 17 Personi A nga Dardana kishte gjetur lidhur marrëdhënie të punës në Prishtinë. Meqë ishte shumë i lidhur me qytetin e vet nuk dëshironte të jetonte në Prishtinë, por në vendlindjen e vet. Për këtë arsye personi A kishte ble një makinë të tipit “Audi” dhe udhëtonte çdo ditë në rrugën Dardanë – Prishtinë. Në një vendparkim të Prishtinës, personi A pengohej në vazhdimësi nga personi B, i cili me vendbanim ishte nga Peja. Pasi A pengohej në vazhdimësi në përdorim të makinës së vet, vjen te ju si avokat dhe kërkon të dijë sidomos se në cilën gjykatë duhet të kërkohet mbrojtje juridike?

Përgjigjje:

A. Në këtë rast vie në pyetje kompetenca e zgjedhur. Personi A mund ti drejtohet gjykatës ku

është bërë pengimi, pra në Prishtinë sipas nenit 52 të LPK-së(Për zgjidhjen e kontesteve për

Page 9: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

shkak të pengim-posedimit mbi sendet e luajtshme është kompetente, përpos gjykatës së

kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe gjykata në territorin e së cilës është bërë

pengimi), apo gjykatës në pejë sipas kometencës së përgjithsme, nenve 37, 38 të LPK-së.

Rasti 18 Në Gjykatën Komunale të Vushtrrisë është paraqitur një padi për kompensimin e dëmit nga një aksident në komunikacion . Pas një “afere të korrupsionit” janë pezulluar nga puna disa gjykatës. Një gjykatës i mbetur është përjashtuar nga procesi, për shkak se është në lidhje të afërt familjare me paditësin. Edhe gjykatësi tjetër i caktuar është “përjashtuar” nga procesi, sepse sipas shumë informatave ai është në armiqësi të përhershme me paditësin. Pas këtyre ngjarjeve, lënda ka mbetur jashtë shqyrtimit, sepse nuk ka asnjë gjykatës, i cili do të mund të merrej me këtë lëndë?

Si mund të zgjidhet ky problem dhe cila gjykatë do të mund të ishte kompetente

Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi të bëjmë më kompetencën ndihmëse apo delegimin dhe ky rast zgjidhet

sipas normave të nenit 63 të LPK-së ( Në qoftë se gjykata kompetente, nga shkaku i

përjashtimit të gjyqtarëve apo nga ndonjë shkak tjetër nuk mund të procedoj, atëherë ajo do ta

njoftoj për këtë gjykatën e shkallës më të lartë me qëllim që ta caktoj një gjykatë tjetër nga

territori i vet, por që është e kompetencës lëndore për çështjen konkrete).

Rasti 19 Punëtori i autorizuar A i ndërmarrjes tregtare për pije alkoolike “Koral” me seli në Prishtinë pëson aksident në Besianë me fajin e personit B nga Prizreni gjatë ushtrimit të detyrës së tij për transportimin e pijeve alkoolike. Gjatë këtij aksidenti thyhet i tërë ambalazhi.

Në cilën Gjykatë mund të paraqitet padia për kompensimin e dëmit?

Përgjigjje:

A. Kemi të bëjmë me kompetencën e zgjedhur teritoriale, padia mund të paraqitet në Besjanë ,

ku ka lindur pasoja e dëmtimit, sipas nenit 47 (Për gjykim në kontestet lidhur me përgjegjësinë

jokontraktuale për demin, përveç gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, është

kompetente edhe gjykata në territorin e së cilës është kryer veprimi dëmtues apo gjykata në

territorin e së cilës ka lindur pasoja e dëmtimit), apo gjykatës me kometencë të përgjithshme

territorial, pra në Prizren sipas normave të neneve 37, 38 të LPK-së.

Rasti 20 Personi A nga Gjilani ishte një ekonomist i suksesshëm tek “Firma Qielli”. Ai dëshironte të arrinte më shumë në jetë dhe pranon një ofertë të sh.p.k. “Dielli” për të qenë drejtor i financave. Që në ditën e parë të punës tek sh.p.k. porosit tek shitorja e mobileve “Druri” mobile të prodhimit italian për zyrën e tij shumë komode. Në kontratën e shitjes ishte cekur se mobilet ishin dedikuar për zyrat e sh.p.k “Dielli”. Meqë pagesa nuk ishte kryer një kohë të gjatë, përgjegjësit e shitores së mobileve paraqesin padi në gjykatën kompetente kundër personit A.

Si do të vendos gjykata lidhur me këtë rast?

Page 10: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Përgjigjje:

A. Në këtë rastv mungon legjitimiteti real pasiv dhe për këtë arsye duhet të refuzohet padia. Do

tw duhej të paditej ndëmarrja e jo personi A

Rasti 21 Në qytetin e Dardanës mbahet një demonstratë kundër papunësisë së madhe në këtë komunë. Gjatë kësaj demonstrate, disa të pakënaqur dëmtojnë edhe një lokal bizhuterie të personit B. Personi B nuk e kishte ide se kush e kishte shkaktuar dëmin. Ai kërkon ndihmë te një avokat i ri, i cili sapo kishte filluar punën. Ai konsulton disa ligje dhe paraqet padi për shpërblim të dëmit kundër komunës së Dardanës? Si do të vendos gjykata kompetente lidhur me këtë padi?

Përgjigjje:

Sipas nenit 161 të LMD-së : Shteti ose personi që është dashur ta parandaloj këtë , sipas

dispozitave në fuqi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Nëse dihet organizatori ata mirren në pergjegjësi, nëse jo duhet të paditet shteti i Kosovës,. Në

këtë rast duhet të refuzohet padia, sepse mungon legjitimiteti real pasiv, nuk është dashur të

paditet komuna e Dardanës.

Rasti 22 Personi A kishte ble nga personi B një ngastër toke nga personi B para disa vitesh. Kontratë nuk kishte pasur, por transaksionet ishin zhvilluar “në besë” dhe me “shtrëngim duarsh”. Më vonë, personi A dëshironte të merrte një kredi të madhe dhe për këtë i duhej një paluajtshmëri për ta vënë nën hipotekë. Kjo nuk ishte e mundshme, meqë personi A nuk ishte “pronar” i asaj paluajtshmërie. Tanimë personi A dëshironte të ndërmerr diçka juridikisht, por personi B nuk gjendet askund. Si duket, ai kishte emigruar në Zelandë të Re dhe askush nuk din për vendbanimin ose vendqëndrimin e tij.

Si është situata juridike?

Përgjigjje:

A. Në këtë rast gjykata e cakton përfaqesuesin e përkohshëm sipas nenit 89 par 3a të LPK-

së(Gjykata do t’i caktoj palës së paditur përfaqësuesin e përkohshëm edhe në këto raste : a) në

qoftë se vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur, kurse i padituri nuk ka përfaqësues me

procure), nga rradha e avokatëve sipas nenit 81 par 1 të LPK-së ( Gjykata e cakton

përfaqësuesin e përkohshëm nga radha e avokatëve). Caktimi publikohet në gazetat ditore.

Rasti 23 Personi A kishte angazhuar një sh.p.k. ndërtimi “Plani” për ndërtimin e një mulliri në Ferizaj. Kjo ndërmarrje kishte kryer punimet në afatin e paraparë sipas kontratës. Më vonë rezulton se punimet nën kulm nuk ishin kryer si duhet dhe si pasojë në ditët me shi pikonte uji në mulli. A ishte shumë i tronditur për këtë dhe angazhon juristin B nga Ferizaj për të kërkuar shpërblim të demit nga ndërmarrja “Plani” për këtë të metë materiale. Juristi B ushtronte qe disa vite profesionin e juristit dhe kishte të kryer provimin e jurisprudencës, por nuk ishte I licencuar në OAK. Në të vërtetë, ai përfaqësonte në vazhdimësi klientët e ndryshëm dhe kishte një emër të

Page 11: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

mire si profesionist. Pas një kohe vjen deri te procesi civil, ku jursti B kishte paraqitur autorizimin me shkrim. Gjykatësi C posa kishte marrë padinë kishte kërkuar nga ndërmarrja, që të angazhojë një avokat të licencuar dhe kishte refuzuar autorizuar angazhimin e juristit B, me arsyetimin se ai nuk ka të drejtë të përfaqësojë ndërmarrjen. a. A ka vepruar drejt gjykatësi C?

Përgjigjje:

A. Sipas nenit 86 par1 të LPK-së (Përfaqësues me prokurë i palës mund të jetë çdo person që ka

zotësi të plotë për të vepruar). Gjyqëtari nuk ka pasur drejtë që e ka refuzuar Juristin B, mirëpo

sipas ligjit të avokatisë gjyqëtari ka pasur të drejtë ta refuzojë juristin B, sepse palën në mënyrë

komerciale mund ta përfaqësoj vetëm avokati i licencuar nga OAK.

Rasti 24 Situata si në rastin paraprak, por duke abstrahuar të drejtën e angazhimit të juristit B. Gjatë zhvillimit të procesit civil, juristi B kishte deklaruar në fillim të séancës se “për këtë çështje ne nuk kemi interes më për të vazhduar mëtutje”. Si pasojë e kësaj deklarate, gjykatësi kishte nxjerrë një aktgjykim dhe kishte përfunduar procesin. Me këtë ndërmarrja “Plani” nuk ishte pajtuar dhe kishte shkuar shumë shpejt te një avokat tjetër G, prej të cilit kishte kërkuar ndihmë profesionale për këtë.

a. Si është situata juridike lidhur me këtë rast dhe çka mund të ndërmerr avokati G?

Përgjigjje:

A. Juristi B pasi që nuk ka qenë i licencuar nga OAK nuk ka pasur të drejtë që të ndërmerr

veprime disponibile, nuk ka pasur të drejtë që pa autorizim nga ndërmarrja “Plani” të heqë dorë

nga procedura, neni 91 par 1 të LPK-së (Në qoftë se pala në prokurë nuk ia ka caktuar me

hollësisht autorizimet përfaqësuesit, përfaqësuesi që nuk është avokat mundet në bazë të

prokurës së tillë, t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale, por gjithmonë i nevojitet autorizim

shprehimor për tërheqjen e padisë, për pohimin e kërkesëpadisë apo për heqjen dorë nga ajo, për

lidhjen e pajtimit gjyqësor, për heqjen dorë nga e drejta e paraqitjes së mjetit të goditjes së

vendimit, apo për tërheqjen e tij dhe për kalimin e prokurës një personi tjetër, si dhe për

paraqitjen e mjeteve të jashtëzakonshme të goditjes se vendimeve). Avokati G mund ta godet

vendimin me mjete juridike.

Rasti 25 Situata si në rastin paraprak. Juristi B kishte kërkuar përjashtimin e gjykatësit C, me pretendimin se ai është anëtar në të njëjtën shoqatë të bamirësisë me pronarin e sh.pk. “Plani”. Kërkesa e tillë ishte refuzuar dhe i njëjti gjykatës kishte vendosur lidhur me këtë çështje.

Çka mund të ndërmerret në këtë rast dhe si është situata juridike?!

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me rekuizim të gjyqtarit që e parasheh norma e nenit 67 g (në qoftë se

Page 12: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

ekzistojnë rrethana të tjera që e vejnë në dyshim paanësinë e tij). LPK nuk i parsheh taksativisht

shkaqet e rekuizimit , mirëpo këtë e bënë shkenca juridike, është shkelje esenciale me rëndësi

relative dhe nuk lejohet ankesë e veçantë nësë refuzohet kerkesa për rekuizimin e gjyqtarit, neni

70 par 5 i LPK-së( Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet kërkesa për përjashtimin e

gjyqtarit nuk lejohet ankimi, kurse kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kërkesa e tillë nuk

lejohet ankim i veçantë).

Rasti 26 Personi A nga Drenasi dëgjon prej mjeteve të informimit se toka bujqësore “Te lisi” do t’ i nënshtrohet procesit të privatizimit. Ai nuk pajtohet me këtë. Para se gjithash, ai mendon se askush nuk mundet me shit tokën e tij, sepse atë tokë e punon qe 20 vite dhe se është tokë e tij. Në regjistrat kadastral figuron kjo ngastër si ndërmarrje shoqërore. Për këtë arsye ai dëshiron të dijë: a. Cilës gjykatë mundet me iu drejtuar? b. Çfarë padie mundet me paraqit? c. A duhet me qenë përfaqësuar nga një avokat? d. Dhe çka ndodhë nëse nuk angazhon një avokat, edhepse ligji kërkon një gjë të tillë?

Përgjigjje:

A. Për çështjet qe kanë të bëjnë me privatizimin kompetente është dhoma e posacme e

Gjykatës supreme të Kosovës. Pala sipas nenit 254.1 LPK mund të paraqes padi vërtetimi për që

të vërtëtoj ekzistimin e një të drejtë apo raporti juridik. Sipas ligjit mbi pronësinë dhe të drejtat

tjera sendore një person sipas parashkrimit fitues mund të bëhët pronar i një sendi të paluajtshëm

nëse disponon me sendin së paku 20 vite në MIRËBESIM. , duhet të përfaqësohet nga avokati

dhe nëse nuk përfaqësohet veprimet e palës llogariten sit ë paqena.

Rasti 27 Në një kontest pronësor në mes të peronave A dhe B, gjykata kompetente vendos në favor të personit B. Personi A nuk pajtohet kurrsesi me këtë. Ai dëshiron të ankohet, por dy ditë para mbarimit të afatit për ankesë sëmuret rëndë. Si pasojë e sëmundjes, ai nuk mund të ankohet dhe kështu vendimi bëhet i formës së prerë. Pas 2 muajsh, personi A shërohet dhe vihet në dijeni lidhur me pasojat juridike të vendimit të formës së prerë. Menjëherë drejtohet te avokati C dhe i tregon situatën.

Çka do të duhej të ndërmerrë avokati C?

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me institutin e kthimit në gjendjen e mëparshme, nenin 130 par 2,3,4 te

LPK-së (30.2 Propozimi duhet të paraqitet brenda afatit shtatë (7) ditor nga dita kur ka pushuar

shkaku i mosveprimit, e po që se pala më vonë ka mësuar për mosveprimin, atëherë afati

llogaritet nga dita kur ka mësuar për mosveprimin. 130.3 Pas kalimit të gjashtëdhjetë (60) ditëve

nga dita e mosveprimit nuk mund të kërkohet kthimi në gjendjen e mëparshme. 130.4 Po që se

Page 13: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

kthimi në gjendje të mëparshme kërkohet për shkak të mos ruajtjes së afatit për kryerjen e

veprimit procedural, propozuesi ka për detyrë që propozimit t’ia bashkëngjisë veprimin e shkruar

procedural të pakryer me kohë. Afati është ligjor dhe e drëjta e ankesës humbet përgjithmonë.

Rasti 28 Situata faktike si në rastin paraprak. Pasi avokati C përgatit të gjitha “shkresat” për gjykatë i dorëzon te sekretarja D e tij për t i dërguar në gjykatë. Sekretarja D, e cila kishte probleme të mëdha me të dashurin e tij, harron fare t’ i dërgon kët “shkresa” në gjykatë. Meqë sekretarja ishte shumë e zellshme, nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mundet me ndodhë. Pas 4 muajsh, del në sipërfaqe se “shkresat” nuk janë dërguar fare në gjykatë. Avokati C është tejet i shtresuar dhe kërkon një sqarim profesional me kolegun e tij G. Avokati G ushtron kohë të gjatë profesionin e avokatit dhe ekziston një bindje e përgjithshme në opinion “si avokat shumë i zoti”.

Çka mund të preferon avokati G?

Përgjigjje:

A. Edhe këtu kemi të bëjmë me institutin e kthimit në gjendjen e mëparshme, pala e ka humur

të drejtën e kthimit në gjendjen e mëparshme pasi që ka kaluar afati, neni 131 i LPK-së (Nuk

lejohet kthimi në gjendje të mëparshme nëse nuk është ruajtur afati për paraqitjen e propozimit

për kthimin në gjendje të mëparshme apo nëse pala nuk ka ardhur në seancën e caktuar për

shqyrtimin e propozimit për kthimin në gjendjen e mëparshme).

Rasti 29 Personi A kishte kërkuar hua prej mikut të tij B në shumën prej 10.000 euro. Meqë B qëndronte mirë ekonomikisht nuk merren vesh fare se kur duhet të kthehet huaja. Pas një kohe, B megjithatë kërkon huan urgjentisht. A ka të drejtë personi B sipas të drejtës materiale për një kërkesë të tillë? Meqë A nuk e kthen borxhin, personi B kërkon mbrojtje gjyqësore. Si kualifikohet juridikisht kjo padi?

Si do të ishte situata juridike, nëse B kërkon mbrojtje gjyqësore, edhepse huaja është

dashur të kthehet sipas marrëveshjes në Prill të vitit 2013.

Përgjigjje:

A. Sipas nenit 572 par 2 të LMD-së ekziston baza juridike ( Në qoftë se kontraktuesit nuk

kanë caktuar afatin për kthimin e huas dhe as që ky mund të caktohet nga rrethanat e huas,

huamarrësi ka për detyrë ta kthejë huan pasi të ketë kaluar afati i arsyeshëm, duke filluar që nga

kërkesa e huadhënësit që huaja t'i kthehet e që nuk mund të jetë më i shkurtër se dy (2) muaj).

B. Kjo padi është padi detyrimi.

C . Nëse huaja është dashur të ktheht në prill të 2013 atëherë kemi të bëjmë me “Arritshmërinë e

kërkesës” neni 144 par 1 i LPK-së ( kata mund ta urdhërojë palën e paditur që ta përmbushë

premtimin e caktuar vetëm po që se kërkesa e paditësit është bërë e realizueshme para se të

Page 14: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

përfundojë shqyrtimi kryesor i çështjes). Gjykata duhet ta detyrojë palën e paditur që ta

përmbush detyrimin.

Rasti 30 Personi A kishte ble një traktor nga personi B. Meqë A nuk kishte paguar ende çmimin e shitjes, personi B kërkon në rrugë gjyqësore çmimin e shitjes. Në padi fare nuk paraqitet se cili është interesi juridik i personit B.

a. Si do të vendos gjykata në këtë rast? b. Si do të vendoste gjykata, nëse kërkohet me padi vetëm të vërtetohet se ekziston një kontratë e rregullt e shitjes së traktorit?

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me padi detyrimi dhe nuk është e nevohjshme që të ceket interesi juridik.

Interesi juridik tek padia e detyrimit supozohet se egziston.

B. Nëse kërkohet që të vërtetohet se vetëm a egziston një kontratë e rregullt e shitjes së traktorit

atëherë patjetër duhet të shkruhet edhe interesi juridik, sipas nenit 254 par 2 i LPK-së (Padia e

këtillë mund të ngrihet kur kjo është përcaktuar me dispozita të posaçme, apo kur paditësi ka

interes juridik që gjykata të vërtetojë ekzistimin apo mosekzistimin e ndonjë të drejte apo të

raportit juridik, ose vërtetësinë, respektivisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti para se të jetë

bërë e kërkueshme kërkesa për pretim nga raporti i njëjtë).

Rasti31 Në rrugën Prishtinë – Podujevë lëndohet rëndë këmbësori (A) nga ngasësi i makinës (B) për shkak të pakujdesisë të këtij të fundit. Këmbësori A kërkon dëmshpërblim dhe në procedurën e të provuarit thirret eksperti (C) si dëshmitarë. Dëshmitari C ofron të dhëna lidhur me shkallën e lëndimit dhe trajtimit mjekësor si dhe shkallën dhe zgjatjen e dhimbjeve. Gjykata kërkon prej tij, që të eksperti të propozon edhe shumën e shpërblimit të dëmit. Lidhur me këtë ai propozon një shumë prej 2500 Euro si dëmshpërblim për dhembjet e shkaktuara.

A ka vepruar drejt Gjykata lidhur me këtë?

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e parimit të disponibilitetit neni 2 par 1 i LPK-së (Në

procedurë kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që janë parashtruar nga palët

ndërgjyqëse). Dhe parimin e çmuarjes së lirë të provave nenin 8 të LPK-së (Se cilat fakte do t’i

konsiderojë të provuara e cilat jo, vendosë vetë gjykata në bazë të çmuarjes me ndërgjegje, e të

kujdesshme të provave, por edhe në bazë te rezultatit të gjithë procedimit). Eksperti nuk pyetet

për fajjsinë apo pafajsinë, mirëpo vetëm për shkallën e dëmit.

Rasti 32 Në një kontest lidhur me shpërblim të dëmit, Gjykata cakton ekspertin C që të ofroj ekspertizë. Gjatë krijimit të ekspertizës, ai ka nevojë për disa informacione nga palët në kontest. Të dy palët nuk janë të gatshme, që të ofrojnë bashkëpunim.

Page 15: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Çka duhet të ndërmerret në këtë rast?

Përgjigjje:

A. Eksperti ka të drejtë të kërkoj nga palët që ato të bashkëpunojnë me ekspertin në rast se ai

për krijimin e ekspertizës ka nevojë për sende, spjegime, pyetje etj neni 363par 1 i LPK-së

(Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë pjesë në seancë gjyqësore, të

bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga palët të marrë të dhëna si dhe nga të tretët

brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen e detyrës), mirëpo nuk ka ndonjë ligj të veçantë që do ti

detyronte palët të bashkpunonin me ekspertin.

Rasti 33 Në një aksident komunikacioni dëshmitar kryesor dhe i vetëm është personi (D). Ai kishte vërejtur në tërësi se si ishte shkuar aksidenti. Pala paditëse pretendonte shpërblim të dëmit dhe ishte në dijeni se dëshmitari B dinte të vërtetën. Ai kishte shantazhuar dëshmitarin (D) për të dëshmuar në proces. Dëshmitari kishte dëshmuar drejt dhe kishte treguar të vërtetën, ku më vonë Gjykata kishte vendosur në bazë të kësaj prove.

A mund të merret për bazë kjo dëshmi?

Përgjigjje:

A. Në rradhë të parë cdo dëshmitar i thirrur ështëi obliguar t`i përgjigjjët thirrjës së gjykatës

bazuar në nenin 339 par 1 i LPK- së (Çdo person që thirret si dëshmitar ka për detyrë t’i

përgjigjet thirrjes, e në qoftë se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe, ka për detyrë edhe të

dëshmojë), pasi pala është njoftuar se ajo duhet të dëshmojë drejtë (neni 347.2) dhe se ajo ka të

drejtë të hesht në raste të caktuara (342, 343 LPK). Pasiqë edhe përkundër shantazhimit pala

kishte dëshmuar drejtë, Gjykata e çmon si të drejtë dëshminë e palës dhe ajo merret për bazë.

Rasti 34 Bashkëshortja B kishte paraqitur padi për zgjidhjen e martesës në Gjykatën e Qarkut në Gjakovë për shkak të prishjes së harmonisë familjare dhe për shkak të tradhtisë bashkëshortore nga ana e burrit të saj. Si provë kishte ofruar incizimet telefonike, që i kishte siguruar në mënyrë të fshehtë. Nga ato incizime mund të konstatohet se burri i saj kishte një aferë jashtëmartesore me një grua tjetër. Gjykata kishte zgjidhur martesën për shkak të tradhtisë bashkëshortore duke u bazuar edhe në provat e ofruara nga incizimet telefonike. Bashkëshorti më vonë kishte paraqitur ankesë dhe kishte kërkuar abrogimin e aktgjykimit. Në mes të tjerash, bashkëshorti kishte paraqitur ankesën për shkak të shkeljeve të dispozitave procedurale se Gjykata nuk ka pasur të drejtë për të marrë në konsideratë provat, e fituara në mënyrë të fshehtë.

Si do të vepron Gjykata e shkallës së dytë?

Përgjigjje:

A. Mënyra e marrjes së fshehtë të provave është caktuar me së shumti me kod të procedurës

Page 16: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

penale, dhe në të shumtën e rasteve është e ndaluar që të mirret për bazë një provë e tillë, mirëpo

ligji e lejon marrjen e provave të tilla në të drejtën familjare.

Rasti 35 35. Personi A kishte blerë një lavatriqe nga personi B. Në kontratën e shitjes nuk janë marrë vesh fare lidhur me kohën e pagesës. Personi B kishte paraqitur padi në gjykatën kompetente me kërkesën për pagimin e çmimit të shitjes fare pa kërkuar çmimin prej personit A. Pala a paditur ishte përgjigjur në padi dhe kishte pranuar kërkesëpadinë pa ekuivoke. Gjykata kishte nxjerrë aktgjykim dënues për palën e paditur (A) dhe gjithashtu kishte vendosur që shpenzimet procedurale duhet t”i bartë pala e paditur (A). a) A ka vendosur drejt Gjykata lidhur me shpenzimet procedurale?

b) Si do të ishte situata juridike, nëse pala e paditur (A) nuk do ta pranonte kërkesëpadinë gjatë përgjigjes në padi?

Përgjigjje:

A. Mendoj se gjykata nuk ka vendosur drejtë, sepse këtu kemi aktgjykim në bazë të pohimit

dhe sipas nenit 455 të LPK-së (Në qoftë se i padituri nuk i ka dhënë shkas padisë, nga shkaku se

e ka pohuar kërkesëpadinë dhe ka qenë i gatshëm ta përmbushë detyrimin e vet, paditësi duhet

t’ia shpërblej të paditurit shpenzimet e procedures). Paditësi është dashur që ti paguaj

shpenzimet.

B, Nëse i padituri nuk nuk do ta pranonte kërkesëpadinë gjatë përgjigjes në padi, atëherë nëse

aktgjykimi është kundër tij, ai i bartë edhe shpenzimet procedurale.

Rasti 36 Në një kontest për shkak të shpërblimit të dëmit, Gjykata cakton ekspertin R që të ofroj ekspertizë. Gjatë krijimit të ekspertizës, ai ka nevojë për disa informacione nga palët në kontest. Pala e paditur nuk është e gatshme që të bashkëpunojë me ekspertin?

Si zgjidhet kjo situatë juridike?

Përgjigjje:

A. Eksperti ka të drejtë të kërkoj nga palët që ato të bashkëpunojnë me ekspertin në rast se ai

për krijimin e ekspertizës ka nevojë për sende, spjegime, pyetje etj neni 363par 1 i LPK-së

(Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë pjesë në seancë gjyqësore, të

bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga palët të marrë të dhëna si dhe nga të tretët

brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen e detyrës), mirëpo nuk ka ndonjë ligj të veçantë që do ti

detyronte palët të bashkpunonin me akspertin.

Rasti 37 Në një aksident komunikacioni të shkaktuar nga personi A është lënduar rëndë këmbësori B. Vozitësi A mbrohej në atë se aksidenti është shkaktuar për shkak të pakujdesisë të këmbësorit B. Në anën tjetër, këmbësori B kishte deklaruar se ai ka qenë në trotuar në momentin, kur është goditur nga makina e personit A. I vetmi dëshmitar në këtë ngjarje kishte qenë personi C, i cili e kishte vërejtur tërë ngjarjen. Dëshmitari i ngjarjes kishte vendosur më herët të shpërngulej për

Page 17: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

Australi dhe se mendonte shumë shpejt të udhëtonte. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të kthehej më në Kosovë, ose së paku për një kohë të gjatë.

Çka mund të ndërmerr personi A në këtë rast?

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me institutin e sigurimit të provës. Ky rast zgjidhet me normat e nenit

379 par 1 i LPK-së (Kur një provë, nga e cila varët zgjidhja e kontestit ose që ndikon në

sqarimin e tij, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës se

interesuar mund të urdhërohet marrja para kohë e saj, qoftë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor

qoftë para fillimit te tij). dhe nenin 380 të LPK-së ( Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet ne

gjykatën që është duke shqyrtuar çështjen dhe, ne rast se padia nuk është ngritur ende, ne

gjykatën e vendit ku ka banim personi qe do te pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet te këqyret.

Ne rastet e ngutshme kërkesa për sigurimin e provës mund të paraqitet në gjykatën e vendit ku ka

banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret, përkundrejt faktit se

padia është ngritur).

Rasti 38 Gjatë zhvillimit të procesit kontestimor në mes të palës paditëse (A) dhe palës së paditur (B) në Gjykatën komunale në Vushtrri kishin ndodhur vërshime të mëdha. Megjithë këtë ngjarje natyrore, Gjykatësi i zellshëm (C) kishte nxjerrur një aktgjykim për shkak të mungesës së palës së paditur (B) pasi pala paditëse kishte arritur të vinte në Gjykatë dhe kishte paraqitur kërkesë për nxjerrjen e aktgjykimit.

Si kualifikohet juridikisht kjo situatë?

Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi të bëjmë më ndërprerjen e procedurës më konkretisht nenin 277 par e i

LPK-së (Procesi gjyqësor ndërpritet: kur për shkak të luftës ose për shkaqe të tjera pushon puna

në gjykatë).

Rasti 39 Personi (A) kishte ble nga personi (B) një makinë të tipit “mercedes” në shumën prej 1800 euro. Meqë A nuk kishte paguar fare çmimin e shitjes, B kishte paraqitur padi në gjykatën kompetente. Në këtë kohë, A kishte qenë në pushime në ishujt karibik, ku për shkak të grevës së pilotëve kishte mbetur 3 muaj atje. Gjykata kompetente kishte nxjerrë aktgjykim për shkak të mungesës. Kur A kthehet në Kosovë njoftohet lidhur me vendimin e Gjykatës. Menjëherë shkon te avokati (D) dhe kërkon ndihmë prej tij.

Cila do të ishte përgjigja e avokatit?

Përgjigjje:

A. Avokati duhet të shërbehet me institutuin e “nderprerjes së procedurës”, nenin278par 1b të

LPK-së (Përveç rasteve të parashikuara me këtë ligj, gjykata e ndërpret gjykimin: po që se pala

Page 18: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

ndodhet në zonën e cila, për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme (vërshimet, tërmeti etj) është

shkëputur nga gjykata).

Rasti 40 . Në një proces kontestimor në mes të personave A dhe B, që tanimë kishte filluar, vendosin papritmas palët ndërgjyqëse, që mos të vazhdojnë procesin më. Ata dëshirojnë, që kontestin ta zgjedhin me “marrëveshje”

Si zhvillohet mëtutje procesi në këtë rast?

Përgjigjje:

A. Palët mund ta përmbyllin më ujdi procesin gjyqesorë, neni 412 i LPK-së (Palët mund ta

zgjedhin kontestin e tyre me anë të pajtimit gjyqësor gjatë gjithë gjykimit), gjykata me

aktvendim e miratonpajtimin gjyqësor. Gjykata mund të vendosë për shpenzimet nëse këtë nuk e

kan bërë palët me marrveshje, neni 416 par 4 i LPK-së (4 Pajtimi gjyqësor duhet të përmbajë

edhe marrëveshjen mbi shpenzimet gjyqësore. Po që se palët nuk merren vesh rreth

shpenzimeve, ato mund të kërkojnë që vendimin mbi shpenzimet gjyqësore ta jep gjykata e

çështjes).

Rasti 41 Si do ishte situata juridike, nëse gjatë zhvillimit të procesit kontestimor, pala paditëse deklaron në seancë, se nuk dëshiron më që gjykata të vendos lidhur me çështjen.

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me institutuin e “tërheqjes së padisë”. Me rastin e tërheqjes së padisë

pala nuk e hum btë drejtën që ta paraqesë sërish këtë padi. neni 261 par 3.4.5 të LPK-së (261.3

Po që se padia është tërhequr, gjykata jep aktvendim me të cilin konstatohet se është tërhequr

padia. Ky aktvendim i dërgohet të paditurit vetëm po që se padia i është dorëzuar me parë. 261.4

Kundër aktvendimit me të cilin konstatohet se është tërhequr padia nuk lejohet ankimi. 261.5

Padia e tërhequr konsiderohet se nuk është paraqitur asnjëherë dhe mund të paraqitet në gjykatë

përsëri).

Rasti 42 Personi A i kishte dhënë një hua personit B në shumën prej 25. 000 euro. Meqë personi B nuk ishte në gjendje me kthyer borxhin, personi A paraqet padi në gjykatën kompetente. Gjatë zhvillimit të procesit kontestimor personi A dhe B lidhin marrëdhënie krushqie dhe për këtë arsye personi A kishte deklaruar se nuk dëshiron më për këtë çështje “të bisedohet në gjykatë”. a. Si është situata juridike lidhur me këtë rast?

b. Si do të ishte situata juridike, nëse personi A më vonë pendohet për atë, që kishte deklaruar në gjykatë?

Përgjigjje:

Page 19: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

A. Pasi që palët kanë lidhur mardhënie krushqie atëherë mendohet se këtu personi A ka heqë

dorë nga kërkesë padia, neni 149 par 1 i Lpk-së (Në qoftë se paditësi, deri në përfundimin e

seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, heqë dorë nga një pjesë e kërkesëpadisë apo nga e

gjithë kërkesëpadia, gjykata pa shqyrtim të mëtejshëm e jep aktgjykimin me të cilin e refuzon

kërkesëpadinë në pjesën nga e cila paditësi ka hequr dorë apo në tërësi (aktgjykimi në bazë të

heqjes dorë )/

B. Nëse personi A pendohet se ka hequr dorë, ai nuk mund ta paraqesë padinë sërish, sepse kjo

konsiderohet si çëshjte e gjykuar.

Rasti 43 Në një proces kontestimor të iniciuar nga personi A kundër kompanisë së sigurimeve “Qielli i kaltër” në lidhje me shpërblimin e dëmit për gjykatën është e qartë, se dëmi duhet të shpërblehet, Megjithatë nuk është e qartë lartësia e shumës, që duhet të shpërblehet. Për këtë arsye, Gjykata vendos me aktgjykim lidhur me objektin e kontestit, por jo edhe lidhur me lartësinë e shumës.

a. A ka vepruar drejt gjykata?

b. A mundet të shërbejë ky aktgjykim si titulus exekutionis në procedurë të përmbarimit?

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bejmë me një aktgjykim të ndërmjetëm. Tani nuk parashihet me LPK, por kete

e parsheh shkenca juridike. Gjykata ka vendosur vetëm për themelsinë e kërkesës, por jo edhe

për lartësinë e saj. Nëse ky aktgjykim bëhet i formës së prerë bëhet i fromës së prerë, atëherë

duhet të nxirret edhe vendimi definitiv.

B. Vetëm aktgjikimi i ndërmjetëm nuk mund të shërbejë për ekzekutim sepse nuk dihet lartësia e

shumës që duhet të paguhet. Ky aktgjykim mund të nxirret vetëm për sende të zëvendësueshme

dhe kërkesa në të holla.

Rasti 44 Personi A kishte ishte marrë vesh me personin B, sipas së cilës B detyrohej të instalonte një kuzhinë për të në shumën prej 3.500 euro. Pasi A nuk ka paguar shumën e kërkuar, personi B i drejtohet gjykatës dhe kërkon shumën prej 3. 500 euro. Në proces, personi A deklaron, se porosinë nuk e kishte bë ai, por vëllai i tij C dhe për këtë arsye, ai nuk ndihet fare përgjegjës për këtë. A deklaron poashtu se palët kontraktuese nuk janë marrë vesh për 3. 500 euro, por për 2.300 euro. Gjykata kompetente vendos dhe dënon A për pagimin e shumës prej 2.300 euro. Kundër këtij vendimi, personi B paraqet ankesë dhe kërkon shumën prej 1.200 euro. Personi A nuk paraqet fare ankesë lidhur me këtë.

a. A mundet gjykata e shkallës së dytë të nxjerrë një vendim, sipas të cilit personi A nuk është i detyruar të paguaj as 2. 300 euro.

Page 20: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)

b. Si do të ishte situata juridike, nëse gjykata është e shkallës së dytë fiton bindje se A nuk ka të drejtë as për 3.200 euro.

c. Si do të ishte situata juridike, nëse edhe personi A paraqet ankesë kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Përgjigjje:

A. Në këtë rast kemi të bëjmë më institutin e “ reformation in peius” . Në procedurën sipas

ankesës parimisht gjykata nuk mund ta vendosë ankuesin në pozitë më të keqe se që ka qenë para

ankesës. Neni 203 i LPK-së( Gjykata e shkallës së dytë nuk mund ta ndryshojë aktgjykimin e

shkallës së parë në dëm të palës ankuese, po që se vetëm ajo ka bërë ankim, e jo edhe pala

kundërshtare).

B. Ajo duhet të vendosë Brenda kërkesës së ankuesit.

C Nëse edhe personi A bën ankesë atëherë bie poshtë instituti reformation in peius

Rasti 45 Personi A i kishte dhënë një mikut të tij B një hua në shumën prej 450 euro. Që të dytë ishin studentë të Fakultetit Juridik. Sa për “siguri”, personi A kishte kërkuar prej B të nënshkruaj në një copë letre, sipas së cilës B kishte pranuar nga A shumën prej 450 euro. Pasi B nuk kishte kthyer huanë, personi A kishte kërkuar nga gjykata kompetente mbrojtje gjyqësore. Padisë ia ka bashkëngjitur edhe këtë letër të nënshkruar. Gjykata fare nuk konvokon seancë dhe nxjerr një vendim, sipas të cilit personi B duhet të paguajë brenda 7 ditësh shumën e kërkuar. B, i cili ishte student i vitit të tretë të Fakultetit Juridik nuk pajtohet me këtë “sjellje” të gjykatës duke menduar se kjo është shkelje e “Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, sepse nuk iu është dhënë rasti fare me paraqit opinionin e tij para gjykatës.

A ka të drejtë studenti B dhe si qëndron situata juridike?

Përgjigjje:

A. Këtu kemi të bëjmë me procedurën sipas urdhërpagesës dhe student B nuk ka të drejtë sepse

gjykata mund të jap vendim pa e mbajtur seancën kryesore, neni 494 par 3 i LPK-së ( Kur

kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesën në të holla që është bërë e realizueshme e që nuk është më e

madhe se 500 Euro, gjykata e jep urdhërpagesën kundër të paditurit edhe po që se padisë nuk i

është bashkangjitur dokumenti i besueshëm, por në padi është treguar baza juridike e kërkesës

dhe shuma e detyrimit si dhe provat me anë të të cilave mund të provohet vërtetësia e

pretendimeve të paditësit).

Page 21: Rastet e Zgjidhura Nga Lenda e Procedures Civile Izet MOrina (1)