Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per...

25
Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018

Transcript of Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per...

Page 1: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018

Page 2: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Fushat e vlerësimit dhe komponentët kryesore të analizës

Fushat e

vlerësimit

1. Pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja

2. Udhëheqja dhe menaxhimi

3. Sigurimi i cilësisë

4. Zhvillimi profesional i

mësimedhënësve

5. Performanca e nxënësve

6. Kultura dhe mjedisi

6. Aktivitetet jashtëshkollore

7. Pagat, subvencionet, mallrat dhe

sherbimet

Page 3: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Fusha e cilësisë Komponenta Rezultati

Pjesëmarrja

dhe

gjithëpërfshirja

Siguria e nxënësve dhe

personelit në

shkolla

1.Përkujtuesi për adresimin e dhunës në shkolla: Me qëllim të sigurisë së nxënësve dhe të

personelit në shkolla është përgatitur Përkujtuesi për të gjitha shkollat, per adresimine dhunës

dhe parandalimin e perdorimit te drogave dhe mjeteve tjera narkotike, konform politikave te

MAShT dhe Rregullores nr 21/2013.

2.Eshtë emëruar Komisioni i DKA-se, për adresimin e çështjes së sigurisë së nxënësve dhe

personelit në shkolla;

3.Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë organizuar 38ligjerata dhe bashkëbisedime, ku

janë përfshirë 3519 nxënës. Temat: “Stop përdorimit të drogës” dhe “Stop dhunës në

familje”.

4.Në bashkëpunim me Organizatën “Syri i Vizionit” në parneritet me “Save the Children”

zyra në Kosovë, është organizuar punëtori një ditore me Keshillat drejtues te shkollave fillore

dhe tëmesme të ulëta “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola” lidhur me hartimin e planit te punës

të ketyre këshillave në parandalimin dhe identifikimin e hershem te dhunës në shkollë / tema

“Veprimet që duhet të ndërmarrë shkolla dhe trajnim i përbashkët mbi dhunën në

shkolla”. 5.Ne bashkepunim me Biblioteken e Qytetit (ne

mbeshtetjen e Kendit Amerikan) jane zhvillluar pese

debate publike me nxenesit e shkollave te mesme te larta

te Komunes se Prizrenit, me teme “Te rinjet dhe sfidat e

sigurise”. Ne debat ishin te perfshire mbi 500 nxenes, te

cilet shprehen mendimet e tyre rreth sfidave te sigurise.

Ne bashkebisedim kane marre pjese: Drejtori i DKA,

Drejtoresha e Bibliotekes se Qytetit, Prokuroret e

Prokurorise Themelore ne Prizrem, Eprorë te Policise se

Kosoves, Zyrtarë te OESB-se,perfaqesues te shoqerise

civile, drejtorët dhe mesimdhenesit e shkollave respektive;

Page 4: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

6. Ne bashkepunimi me Save

the Children u realizua

projekti"Zvogëlimi i Rrezikut

nga Fatkeqësitë”(6 dhjetor

2018).

Në dy shkolla 9-vjeçare të

Komunës së Pizrenit, SHFMU

“Ibrahim Fehmiu” dhe SHFMU

“Motrat Qiriazi”. Eshtë

zhvilluar demostrimi praktik

për evakuimin e nxënësve në shkolla në raste të fatkeqësive.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të projektit “Zvogëlimi i Rrezikut nga Fatkeqësitë”, i

implementuar nga Kryqi i Kuq në partneritet me organizatën Save the Children. Në ushtrimin

praktik përveç nxënësve, mësimdhënësve, teknikëve të shkollës morën pjesë: Brigada e

Zjarrëfikësve Prizren, Ekipi i Emergjencës dhe Policia e Kosovës.

Page 5: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

7.Aktiviteti i përbashkët me

Policinë e Kosovës dhe Prokurorin

e Shtetit me moton “Respekto

familjen për tu respektuar”. Në

këtë aktivitet nxënësit e shkollave

kanë shprehur idet e tyre në: esse,

poezi dhe vizatim rreth dhunës në

familje, respektimit të fëmijëve dhe

grave nga prindërit përkatësisht

burrat.

Gjithëpërfshirja dhe

nxenesit me nevoja te

ndryshme edukative-

mësimore

1.Janë organizuar kater (4) trajnime për mësimdhënësit të cilët punojnë me nxënës me nevoja të

ndryshme edukative-mësimore, në bashkëpunim me Caritas Kosova (dy trajnime) dhe MAShT-

in (dy trajnime). Ne trajnimin e organizuar nga Caritas Kosova, pjesemarres ishin

mesimdhenesit e te gjitha shkollave ( nga dy mesimdhenes), ndersa ne trajnimin e organizuar

nga MAShT, ishin te perfshire mesimdhenesit e shkollave “Abdyl Frasheri” dhe “Fadil Hisari”

2.Trajnimi i katër mësimdhënësve për punë edukative-mësimore

me nxënës me pengesa në të pamur / Metodologjia e Shkrimit Braill.Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me Qendrën

Burimore “Xheladin Deda” në Pejë dhe partneritet me MAShT-in

përkatësisht Divizionin për arsim me nevoja të veçanta.

3. Punëtoria në bashkëpunim me Shoqatën “Down Syndrom

Kosova”, me trajnere nderkombetare / eksperten angleze Secilie

Mackinon. Temat: Nevojat e vecanta arsimore te nxenesve me

sindrom Down dhe perdorimi i programit matematikor/

Numicon.Pjesëmarrës ishin 35 mësimdhënës, të cilët kishin

mundësin e marrjes së modeleve të reja të punës edukative-

mesimore me nxënës të cilët kanë vështërsi në të pamur.

Page 6: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

4. DKA në përputhje me politikat e MAShT-it, ka zhvilluar të gjitha përgatitjet e duhura

që ne fillimin e vitit buxhetor 2019 të angazhohen pesë (5) mësimdhënëse mbështetës;

5. Marrëveshje partneritetinë mes të:

Save the Children International në Kosovë dhe DKA në Prizren

Marrëveshje bëhet me qëllim të bashkëpunimit midis SCI-së dhe DKA-se, për realizimin e

aktiviteteve specifike në kuadër të projektit për Arsimin Gjithëpërfshirës, me kodin e

burimit të fondeve (SCI SoF): 38000508 dhe numër të partnerit: 41300054 ("Projekti").

Kjo marreveshje materializohet me angazhimin e një mësimdhënësi mbështetës gjithëpërfshirës

në nivel komunalSCI miraton ndarjen e deri 16,400.00 €, ekuivalente me gjashtëmbëdhjetë mijë

e katërqind euro për Partnerin/ DKA.

6.Eshte emëruar Komisioni i DKA-së për Parandalimin dhe reagim ndaj dukurisë së

mosregjistrimit dhe braktisjes se shkollës nga nxënësit;

Page 7: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

7.Eshtë emëruar Komisioni i DKA-se për vleresimin

pedagogjik të nxenesve me nevoja të veçanta;

8.Eshtë funksionalizuar Dhoma burimore per vleresimin

pedagogjik te nxenesve me nevoja të veçanta në nivel të

komunës / DKA-se;

9.Eshte funksionalizuar sherbimi pedagogjik-

psikologjik shkollor ne kuader te DKA-se. Ky sherbim

ka pese (5) psikolog shkollor dhe dy (2) pedagog shkollor

Page 8: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Udhëheqja dhe

menaxhimi

i

sistemit arsimor

Mbledhjet informuese

me drejtorët e shkollave

lidhur me planifikimin e

KBA 2019-2021

Jane zhvilluar gjithesejt 26 takime rajonale me drejtoret e shkollave, me qellim te fuqizimit,

menaxhimit efikas dhe cilësor te shkollave, rrjedhimisht edhe te sistemit arsimore komunal ne

nivelin parauniversitar. Janë takuar te gjithe drejtoret e shkollave;

Temat e takimeve:

Gjithepërfshirja dhe vijushmëria e nxenesve në mësim/ shkolle;

Siguria e nxënësve;

Cilësia

Vleresimi i nxenesve;

Lëndët djegëse për ngrohje

Vlerësimet e jashtme të nxënësve (PISA, Matura Shtetërore dhe Testi i Arritshmërisë

Planifikimet buxhetore 2018

Teknologjia mesimore

Përgatitjet e konkursit për personel/ mësimdhënës për vitin 2018/2019’

Adresimi i sjelljeve jo të mira/ papërshtatshme të nxënësve në shkollë;

Korniza buxhetore afatmesme 2019-2021;

Page 9: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Planet Zhvillimore te

shkollave dhe PZHK

2019-2021

1.DKA në partneritet me GIZ-in, ka emëruar Komisionin e DKA për vlerësimin e Planeve

Zhvillimore të Shkollave

2.Komisionii DKA-se ne bashkepunim me perfaqesuesit e GIZ-it, ka bere vleresimin dhe

pikezimin e te gjitha planeve zhvillimore te shkollave.

3.Në muajin shtator 2018 DKA ka organizuar punetorin nje ditore per te diskutuar rreth

realizimit te Planit Zhvillimor Komunal te Arsimit (PZHKA 2018-2021)

Rregulloret

komunale

Janë procedura për debat publik dhe miratim në Kuvendin komunale:

1. Rregullorja për Rendin ditor në shkollë;

2. Rregullorja për Regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore

3. Rregullorja për nxënësit e riatdhesuar

4. Rregullorja për Vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe

funksionimi i ekipit vlerësues pedagogjik

Në proces të përgatitjes për dëgjim publik dhe miratim janë:

1.Rregullorja për adresimin dhe parandalimin e përdorimit të cdo lloji të dhunës në shkolla dhe

të përdorimit të mjeteve të ndryshme narkotike-drogave dhe

2.Rregullorja për rregullat e shkollës, të drejtat, detyrat, përgjegjësit e personelit në shkollë;

Page 10: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Bashkëpunimi me

OJQ-të

1.DKA në partneritet me Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” dhe OJQ “IPSIA” ka konkuruar

dhe arritur që në muajin korrik 2018 te ishte organizatore e Manifestit ndërkombëtar në lëmin e

muzikës “Muzika, një urë mes popujve 2018”. Pjesëmarrës shkollat e muzikës nga: Kosova,

Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Italia, Rumania, Sllovenia dhe

Spanja.

2.DKA ka bashkëpunuar dhe organizuar në patneritet me organizimet e ndryshme (OJQ-të)

aktivitete të tjera: fuqizimi i rolit të Këshillave drejtuese të shkollave, fuqizimi i Këshillit të

nxënësve etj.

3.Marreveshja e DKA-se me Dokufestin, per shfaqjen e filmave te ndryshme dokumentar ne

shkollat e komunes, sipas interesimit te mesimdhenesve dhe nxenesve

4.DKA ka subvencionuar 4 organizime jo qeveritare ne shuma 3000 euro:OJQ “Hendikos”,

OJQ”Daum Kosova”, OJQ “Autizmi” dhe OJQ “Foleja”

5. Marreveshja e bashkepunimit e DKA-se me Departamentin e Psikologjise te Fakultetit

Filozofik te Universitetit “Hasan Prishtina” ne Prishtine per vleresimin dhe monitorimin e

kerkesave/nevojave te shkollave ne Komunen e Prizrenit, per periudhen dy vjecare.

6.Bashkepunimi i vazhdueshem i DKA-se me organizimet e tjera jo qeveritare si: Save the

Children, Nevo Concept, ne realizimin e shume projekteve, duke perfshire rregullimin e

kendeve te lojrave dhe organizimin e mesimit plotesues per nxenesit e riatdhesuar dhe me

veshteresi ne mesimnxenie, ne disa shkolla te komunes, konkretisht ne shkollat: “Abdyl

Frasheri”, Motrat Qiriazi”, “Leke Dugagjini”. “Mustafa Bakiu”, “Haziz Tola”, “Ibrahim

Fehmiu”. “Nazim Kokollari”, “Dy Deshmoret” ne Pirane dhe “Ardhmeria” ne Landovice.

Page 11: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Sigurimi

i

cilësisë

Trajnimi i ekipeve të

shkollave për

vlerësimin e brendshëm

1.Janë përzgjedhur të gjithë koordinatorët e cilësisë në bazë shkolle dhe është përgatitur

databaza e tyre. Eshte emëruar ekipi komunal per vleresimin e shkollave / vetevleresim;

2.DKA në partneritet me MAShT dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës ka bërë trajnimin dhe

çertifikimin e ekipeve vlersësuse në bazë shkolle (21 shkollat e komunës);

3.DKA ka organizuar punëtori një ditore me Ekipin për

Vlerësim të Brendshëm / Cilësisë të DKA-së, lidhur me

analizën e të gjeturave/raporteve të IPK-së për sigurimin

e cilësisë së shkollave, të cilat ishin pjesë e projektit për

vlerësimine brendshëm.

4.Eshtë mbajtur punëtori një ditoreme shkollat e

përfshira në procesin e vlerësimit të brendshëm dhe të

jashtëm, konkretisht me shkollat “Abdyl Frasheri” dhe

“Emin Duraku”. Tema e punëtorisë lidhet me përgatitjen

e shkollave për tëhyrë në procesin e vlerësimit tëjashtem te performancëste shkollave

respektive;

Analiza e të gjeturave

nga vlerësimi i

brendshëm i shkollave

(ecuria,rezultatet dhe

sfida)

5.DKA më 27 qershor 2018 ka organizuar punëtori një

ditore me të gjithë drejtorët, koordinatorët dhe ekipet

vlerësuese të shkollave të përfshira në Projektin e

Vlerësimit të Performancës dhe cilësisë në shkolla /

Vlerësimi i brendshëm dhe të shkollave të cilat

planifikohen të jenë pjesë e procesit në rundin e

ardhshëm / shtator 2018. Në punëtori kane kontribuar

edhe: përfaqësuesit e kabinetit të ministrit të arsimit,

Drejtori i Inspektoriatit të Arsimit në Kosovë,

përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik tëKosovës. Tema e punëtorisë: Ecuria e procesit të

gjerëtanishëm, rezultatet, sfidat, planifikimet për të ardhmen lidhur me procesin e vlerësimit

të cilësisë dhe analiza e të gjeturave nga raporti i IPK-së.

Page 12: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Bashkepunimi me

MAShT per fuqizimin e

ekipeve vleresuese

Vleresimi i jashtem i

shkollave dhe

performances se

mesimdhenesve

Monitorimi i zbatimit te

Kurrikulit

6.DKA ne bashkepunim me MAShT ka

organizuar punetori nje ditore me

Koordinatorin e MAShT per cilesi. Ne kete

punetori kane marre pjese te gjithe drejtoret e

shkollave dhe koordinatoret e cilesise ne baze

shkolle. Punetoria eshte mbajtur me daten 24

tetor 2018.

7.DKA ka pranuar nga Instituti Pedagogjik i

Kosoves te gjitha raportet e shkollave per

vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar

pikat e fortadhe sfidat per secilen shkolle te pershire ne proces.

8.DKA ka pergatitur planin per monitorimin e procesit te vleresimit te brendshem te shkollave

per vitin 2019.

1.MAShT ne bashkepunim me DKA-në, ka filluar procesin e vleresimit te jashtem te shkollave.

Aktualisht ne fazen e vleresimit te jashtem jane perfshire 7 shkolla.

2.MAShT (Inspektoriati i Arsimit) ne bashkepunim me DKA ka filluar procesin e vleresimit te

performances se mesimdhenesve te shkollave. Aktualisht (2018) ne procesin e vleresimit jane

perfshire 42 mesimdhenes ne nivelin komunal.

3.Dy shkollat te komunes “Lidhja e Prizrenit” dhe “Mustafa Bakiu” jane perfshire ne projektin e

shkollave “Kampione” dhe monitorime GIZ-i.

Zyrtaret e arsimit ne DKA ne periudha te caktuara kohore, sipas planifikimit kane zhvilluar

procese monitoruese ne shkollat e komunes, lidhur me planifikimin dhe zbatimin e Kurrikules

perkatesisht plan-programit mesimor, duke evidentuar te arriturat, sfidat dhe rekomandimet. Per

procesin e monitorimit jane pergatitur raporte zyrtare.

Page 13: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Zhvillimi

profesional

i mësimdhënësve

Trajnimi i

mësimdhënësve

Kurrikuli i Ri i Kosoves

DKA dhe MAShT kanë organizuar punetorin nje ditore me

temën: “Profilizimi i mësimdhënësve në nivelin 1”/ 1 shkurt

2018. Ne punetori ka marre pjese: Ministri i Arsimit, Kryetari

i Komunes dhe Drejtori DKA-se

DKA në partneritet me MAShT / Divizionin për zhvillim profesional ka organizuar trajnime për

zhvilliminprofesional të mësimdhënësve, përkatësisht zbatimin e Kurrikulit të Ri të Kosovës.

Në muajët prill, maj qershor 2018 janë mbajtur 5 grupe trajnimesh - pesë ditore. Janë trajnuar

dhe çertifikuar 334 mësimdhënës. DKA ka siguruar ambientet e punës, mbështetjen materiale

për punë, doracakët e trajnimit etj.

Vlerësimi i dosjes /

portofolios

2.Zyrtarët e DKA-së dhe trajnerët e çertifikuar nga MASHT ka bërë vlerësimin e dosjeve

përkatësisht portofoliove të mësimdhënësve tëpërfshirë në trajnimet për zbatimin e KKK-së.

Jane vleresuar gjithesejt 988 dosje/portofolio te mesimdhenesve;

Perormanca

e nxënësve

Vleresimet e jashtme te

arritjeve /

kompetencave te

nxenesve

1.Testi i arritshmerise (kl.IX) / 18 maj 2018: Në

testin e arritshmërisë janë përfshirë gjithësejt 2710

nxënës, të shpërndarë në 7 qendra testuese. Testi ka

kaluar pa probleme, është vlerësuar pozitivisht nga

përfaqësues të MASHT-it, të cilët e kanë monitruar

testin. Arritjet e nxënësve janë 60.00 %.

Page 14: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

2.Provimi i Matures Shteterore: Matura shtetërore është organizuar në dy data (dite) të cilat

janë përcaktuar nga MAShT ( 30 maj dhe 7 qershor 2018). Testit ju nënshtruan 2770 nxënës.

Kalueshmëria e testit është 78.73 %. MAShT e ka vlerësuar maksimalisht mbarëvajtjen e

testit.

3.Vlerësimi ndërkombëtar PISA 2918 / 11 prill - 5 maj 2018: Në Komunën e Prizrenit janë

përfshirë 14 shkolla, me gjithësejt 404 nxënës. Mbarëvajtja e testit PISA është vlerësuar

maksimalisht nga OECD-ja si organizuese. Rezultatet publikohen në nëntor 2019

4. Në qershor 2018 është pilotuar në katër shkollat e komunës Vlerësimi Ndërkombëtar

TIMSS, sipas planifikimit të MAShT-it. Nxenesit vlerësohen në matematikë dhe shkenca.

Kultura dhe

mjedisi

Infrastruktura shkollore

Aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në këto objekte shkollore:

1. Shkolla në Velezhë / vazhdojne punimet

2. Shkolla në Gënqare / vazhdojne punimet

3. Shkolla në Planjane/ vazhdojne punimet

4. Vazhdimi i punimeve ne shkollen e Lukinjes / faza e dyte

5. Shkolla ne Dedaj / eshte perfunduar

6. Shkolla në Piranë / ka vështërsi

7. Sallat e Ed.fizike në:

7.1.Zhur,

7.2.Korishë,

7.3.Lagjen Bajram Curri,

7.4.Lagjen Jeta e Re.

Page 15: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

8. Ndërtimi i ankesit të shkollës në Billushë / vazhdojne punimet

9. Ndertimi i Qerdhes publike ne kompleksin e shkolles “Lekë Dugagjini”/vazhdojne

10. Renovimi i teresishëm i sallës së Ed.Fizikë në Gjimnazin “Gjon Buzuku”/vazhdojne

11. Renovimi i klumit të shkollës në lagjen Arbana / shkolla “Ibrahim Fehmiu”

12. Rregullimi i oborrit të shkollave: “Lekë Dugagjini” dhe “Mati Llogoreci”/ perfunduar

13. Punimi i pllakes së kulmit të Gjimnazit “Remzi Ademaj”/ ka perfunduar

14. Rregullimi i nyjeve sanitare në disa shkolla / “Leke Dugagjini” (dy godinat shkollore),

“Haziz Tola”, “Hysni Temaj” ne Kanash te Hasit dhe “Fatmir Berisha”

15. Ndërrimi i kalldajave në disa shkolla;

16. Lyerja e objekteve shkollore / ka perfunduar sipa planifikimit 2018

17. Furnizimi me inventar shkollor/ ka perfunduar, sipas planifikimit 2018

18. Rregullimi i kulmit te shkolles “Hasim Maliqi” ne Poslisht

19. Rregullimi i kulmit te shkolles “Hysni Temaj” ne Kushnin

20. Rregullimi i pjeses me beton te murit rrethues te shkolles “Zenun Coçaj” ne Gjonaj

21. Punime te tjera sipas planifikimeve buxhetore per vitin 2018

22. Vendosja e gurthemeleve per: Shkollen e Muzikes dhe Qerdhen publike (donacione te

MAShT-it, te cilat implementohen nga Ministria e Administrates (MAP).

Page 16: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

1.Aktivitetet shkencore-letrare: Esse me temën “10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës” në

bashkëpunim me Bibiotekën e qytetit’

2.Aktivitetet në Lëndën e Artit Figurativ, tema: Vizatimi i lirë / me pjesëmarrjen e 29 shkollave

të komunës;

3.Gara sportive: Futboll i vogël per meshkuj dhe volejboll për vajza (Projekti “Të mësojmë së

bashku”;

4.Programi festiv i DKA-së për Ditën e Pavarësisë së Kosovës-17 Shkurtin,

5. DKA ne bashkepunim me Dokufestin

shenuan Diten Nderkombetare kunder

Racizmit (21Marsi). Ne kete rast u shfaqen dy

filma dokumentar, per nxenesit e shkollave:

“Mati Llogoreci” dhe “Mustafa Bakiu”.

6.Ne bashkepunimi me Hidroregjionin Jugor

u organizua gara ne Esse dhe Vizatim, per 22

Marsin/ Diten Nderkombetare te mbrojtjes

se ujit. Ne kete aktivitet morren pjese 117

nxenes. Tre vendet e para ne Esse dhe ne Vizatim per te dy nivelet, morën mirënjohje dhe

shperblime.

7 Marsi / Dita e mësuesit

Eshte organizuar aktiviteti me mesuesit e pensionuar gjate vitit shkollor 2016/2017 ne ambientet

e shkolles “Abdyl Frasheri”. Te gjithë mesimdhënësit e pensionuar, nga DKA u shperblyen me

mirënjohje dhe orë dore.

Page 17: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Aktivitetet

jashtëmësimore të

organizuara nga

DKA dhe në

partneritet me

shkollat dhe

organizimet tjera

16 Prilli / Dita e

Ekzodit të Shqipëtarëve

të Kosovës në Kukës

Komuna e Prizrenit / DKA ka shënuar 16

Prillin, Ditën e Ekzodit të Shqipëtarëve në

Kukës të Shqipërisë, për të përkujtuar 16

prillin e vitit 1999, ku forcat policore-

ushtarake serbe dëbuan masivisht shqiptarët e

Kosovës në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën

pjesë mbi 500 nxënës të cilët në mënyrë

simbolike kaluan kufirin shqiptar-shqipëtar në

këmbë, në pikën kufitare në Vërmicë. DKA

ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe

ushqimin për të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.

23 Prilli Dita

Ndërkombëtare e Librit

DKA në bashkëpunim me

Bibliotekën e Qytetit e ka shënuar 23

Prill Ditën Ndërkombëtare të

Librit, përmes aktiviteteve të

ndryshme (vizita në muzeun ku ruhen

dorëshkrimet e vjetra, vizita në

Bibliotekën e Qytetit, punimet e

nxënësve në esse dhe poezi, takime

bashkëbisedimi me poetët prizrenas

etj. Nxënësit më të suksesshëm në

punimet e tyre në esse dhe poezi janë

shpërblyer nga Biblioteka e Qytetit

dhe DKA-ja.

Page 18: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

26 Prilli Dita

Ndërkombëtare e

Diversitetit

Shkollat fillore dhe të mesme të

ulëta të komunës:“Mustafa

Bakiu”, “Motrat Qiriazi” dhe

“Zef Lush Marku” permes

aktiviteteve te ndryshme, të

mbështetura nga Drejtoria

Komunale e Arsimit shenuan “26

Prillin Diten e Diversitetit”.

Dita botërore kundër

duhanit/ 31 maj 2018

DKA në partneritet me shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Mustafa Bakiu” organizuan aktivitete

me nxënësit e shkollës me moton “Mos pini duhan, hani molla", ku secilit duhanpirës i cili

gjendej në vendet publike të qytetit (Sheshin Shandervan) nxenesit i dhuronin nga një mollë ose

çokolad, për ta zëvendësuarme cigaren të cilën ishte duke e pirë.

Page 19: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Vrapimi i Pavaresise

DKA ne bashkëpunim me Drejtorin

Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport

dhe Komitetin Olimpik të Kosovës kanë

organizuar aktivitetin sportive të titulluar

“Vrapimii Pavarësisë”–27 maj 2018.

Në këtë aktivitet sportiv janë përfshirë të

gjithë nxënësit e lindur në vitin 2008,

përkatësisht në vitin e shpalljes së

Kosovës Shtet i Pavarur, për të shënuar

10 Vjetorin e Pavarësisië.

Dita botërore e fëmijëve

/ 1 Qershori

DKA organizoi aktivitete të shumta në

shkolla, për të shënuar Ditën Botërore të

Fëmijëve. Aktiviteti qëndror ishte

vendosja e gurëthemelit të Qerdhes

Publike në kompleksin e shkollës fillore

dhe të mesme të ulët “Lekë Dugagjini”.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe

Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka,

Drejtori i DKA z.Skender Susuri dhe zyrtarë të tjerë nga DKA dhe komuna. Projekti financohet

nga të hyrat vetanake të komunës.

Page 20: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Fizicientët e rinjë

Java / Manifestimi

“Remzi Ademaj”

DKA në bashkëpunim me shkollat ka organizuar aktivitete shkencore në Lëndën e Fizikës,

përmes organizimit të garave / përkatësisht kuizitëtë diturisë nga Lënda e Fizikës. Tre fituesit e

garës komunale kanë marrë pjesë në garat në nivel vendi. DKA ka shpërblyer me çmime tre

vendet e para.

Manifestimi përkatësisht “Java Remzi Ademaj”/ Shtigjet e Lirisë, u organizua nën patronatin e

DKA dhe mbikqyrjen e Komisionit përkatës. Ky manifestim filloi më 4 qershor 2018 dhe u

përmbyll më 12 qershor 2018. Pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave të komunës (mbi 1000

nxënës), të cilët shpalosen dijet dhe kompetencat e tyre në: shkencë, krijimtari, letërësi, art,

kulturë, folklor, këndim, vallëzim, sport, etj. Manifestimin me pjesëmarrje e nderuar musafirë

nga Shqipëria, Ministri i Arsimit të Kosovës z. Shyqiri Bytyqi, Kryetari i Komunes z.Haskuka,

shumë pjesëmarrës të tjerë.

Page 21: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

FESTAT E NENTORIT

Për nder të festës së “28 nëntorit” Drejtoria Komunale e Arsimit organizoi turneun e futbollit

të vogël për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe për arsimtarë të shkollave 9 vjeçare dhe

shkollave të mesme. Fitues i turneut të futbollit ishte shkolla e mesme e ulët “Dëshmorët e

Zhurit” ndërsa vendi i dytë u fitua nga shkolla e mesme e ulët “Fatmir Berisha”.Ndërsa

finalen për arsimtarë e fitoni SHFM “Lekë Dukagjini” përballë gjimnazit “Gjon Buzuku”.Në

ketë turne kanë marrë pjesë 32 ekipe të nxënësve (320 nxenes) dhe 22 ekipe të arsimtarëve

(220 arsimtar dhe staf tjeter).

Aktivitetet e përbashkëta me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Ministrinë e Ambientit

Java Ekologjike 09/13 prill 2018

Java ekologjike kryesisht ka karakter të rritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe plotësohet me shumë aktivitete si në vijim:

- përmirësimi i infrastrukturës së shërbimit të mbeturinave, sipas këtij projekti po në këtë ditë DSHP-ja do të bëjë ndërrimin e

kontejnerëve në pikat publike dhe do të vendosë kontejnerë të rinj në qytet dhe fshatra, me gjithsej 120 copë me kapacitet prej 1.1m3,

- Vazhdimi i projektit të mbjelljes së fidaneve drunore, që synojmë të rrisim ambientin e gjelbër

- Fillimi i javës do të karakterizohet me një orë mësimi kushtuar mjedisit dhe ruajtjes së tij në shkollat fillore, kjo orë mësimore

do të mbahet me fillimin e procesit shkollor pas pushimeve pranverore.Në Aktivitetin në fjalë janë përfshirë 13 shkolla, me

gjithësejt 680 nxënës

Page 22: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Politikat e DKA-së për reformimin e sistemit shkollor komunal

Politikat e rrjetizimit të shkollave

DKA ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe proceduat e tjera për ndryshimet thelbësore në sistemin edukativ-arsimor komunal, duke

përfshirë edhe rrjetizimin e shkollave:

Niveli fillor dhe i mesëm i ulët

1. Shkollat “Abdyl Frashëri” dhe “Lekë Dugagjini” nga fillimi i vitit shkollor 2018/2019 jane te organizuara dhe funksionojnë sipas

niveleve, në shkolla fillore dhe në shkolla të mesme të ulëta. Secila shkollë e ka drejtorin dhe stafin tjetër të veçant (një drejtor për kl

1-5 dhe një drejtor për kl VI-IX). DKA ka formuar komisioni i cili do të menaxhojë me procesin e ndarjes së shkollave.

2. DKA ka proceduar për miratim në MAShT, nismën për pavarësimin e shkollave në: Kobajë, Dedaj dhe Petrovë si shkolla në vehte.

Pavarësimi i tyre synon cilësinë dhe menaxhimin më efikas.

Niveli i mesëm i lartë

1. Paralelja e ndarë fizike e Gjimnazit në Romajë, do të funksionojë si Gjimnaz i pavarur, duke filluar nga viti 2019.

2. Pavarësimi i paraleleve të tjera (të cilat i plotësojnë kushtet, duke përfshirë edhe Gjimnazin në Gjonaj) mbetet prioritet i DKA-së.

DATABAZAT E FUNKSIONALIZUARA GJATE VITIT 2019

1.Databaza e digjitalizuar per te gjithe te punesuarit ne arsimin parauniversitar publik– komunal;

2.Databaza për zhvillimin profesional të mësimdhënësve;

3.Databaza per femijet te cilet e kane braktisur shkollen, mosha 7-12 vjecare

4.Databaza e femijeve me nevoja te ndryshme/ te vecanta te cilet jane ne shkollat publike

5.Databaza e femijeve me nevoja te veçanta, mosha 3-5 vjecare

Page 23: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Politikat e tjera të DKA-së janar-dhjetor 2018

1. Politikat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore.

DKA ka përgatitur udhëzuesin për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, duke përfshirë edhe respektimin e hartës zonale të shkollave,

përkatësisht mbulueshmërin e territorit. Dokumenti është shpërndar të gjitha shkollave. Komisioni përkatës i DKA ka përgatitur raportin për

ecurin e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë për vitin shkollor 2018/2019. DKA gjithashtu ka përgatitur dhe publikuar posterat për

senzibilizimin/nxitjen e shkollave dhe prindërve për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë.

2. Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme të larta

DKA në bashkëpunim me drejtorët e shkollave të mesme të larta ka përgatitur dhe publikuar konkursin publik për regjistrimin e nxënësve në

klasën e dhjetë (10) përkatësisht vitin e parë të shkollimit të mesëm të lartë ( Gjimnazi “Gjon Buzuku”, Gjimnazi “Remzi Ademaj”, Shkolla e

Mjekësisë “Luciano Motroni”, Shkolla Ekonomike “Ymer Prizreni”. Në të gjitha këto shkolla planifikohet të hapen nga 12 paralele me nga 24-

28 nxënës. Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” ka planifikuar të regjistrojë 60 nxënës përkatësisht 3 paralele . Konkursi është zhvilluar pa më

të voglin problem. DKA ka pasur të formuar komisionin përkatës për përcjelljen e procesit të regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë.

3.Ndarja e bursave për studentët e dalluar

DKA nga pozicioni subvencioneve ka ndarë gjithësejt 103 bursa, në vlerë të përgjithshme 72.900 euro

4. Mbulimi i shpenzimeve të transportit për mësimdhënësit udhëtar 210.00.00 euro;

5. Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta 1500.00 euro;

6. Mbulimi i shpenzimeve të nxënësve të cilët udhëtojnë mbi 4 kilometra 38.000.00 euro;

7. Eskurzionet e nxënësve: jane zhvilluar ne perputhje me dispozitat ligjore dhe pa probleme

8. Mbrëmjet e matures, kane kaluar pa asnje problem;

9. Shetitjet një ditore dhe ceremonitë e nxenesve te klases se IX-te (të gjitha pa asnjë çrregullim) ;

Page 24: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

10.Tenderit per furnizim me lende djegese per ngrohje, me vlera te planifikuara, dru 272,000.00€ dhe pelet 130,000.00€)

Punet e tjera ne Drejtorine Komunale te Arsimit

- Shqyrtimi i ankesave te ndryshme te nxenesve dhe prinderëve, ne veçanti per transferimet ne shkolla tjera dhe vleresimit

perfundimtar te nxenesve;

- Zyrtarët e arsimit kanë mbledhur dhe përpunuar të dhënat për vijushmërin e nxënsve në shkolla, mungesat dhe vonesat ne procesin

edukativ-mesimor, suksesin ne fund te vitit shkollor, braktisjen e shkolles;

- Eshtë përgatitur Instrumenti për vleresimin e kandidateve te cilet konkurojne per mesimdhenes dhe personeli tjeter;

- Jane pergatitur testet me shkrim per vleresimin e kandidateve per mesimdhenes;

- Eshte pergatitur instrumenti per vleresimin e performances te drejtorit te shkolles

- Pune te tjera te perditshme

Grandet shkollore

Njembedhjete (11) shkolla te komunës kanë përfituar grande shkollore në shumë prej 10 mijë eurove, nga Projektet e Bankës Botërore /

Projekti IDA. Shkollat perfituese te ketij projekti jane:

1. Shkolla ne Krushe te Vogel

2. Shkolla ne Genqare

3. Shkolla ne Planjane

4. Shkolla ne Manastirice

5. Shkolla ne Reqane

6. Shkolla ne Skorobisht

7. Shkolla ne Pirane

8. Shkolla ne Romaje

9. Shkolla ne Planeje

10. Shkolla ne Medvec

11.Shkolla ne Bilushe

- Vlera e pergjithshme e grandit eshte 88.643.00

-

Vlera e Grandit

88653.00 euro

Page 25: Raporti i Punës Janar- Dhjetor 2018 - kk.rks-gov.net · Kosoves te gjitha raportet e shkollave per vleresimin e brendshem dhe ka identifikuar pikat e fortadhe sfidat per secilen

Paisja e shkollave me Teknologji mesimore: tete (8) shkolla te komunes (Abdyl Frasheri, Leke Dugagjini. Emin Duraku, Lidhja e Prizrenit,

Mati Llogoreci, Ibrahim Fehmiu, Dy Deshmoret, Mushnikova jane paisur me tabela te menqura (SMART).Donacion i Bashkimit Europian I

realizuar nga organizata IOM, me participim edhe te DKA-se.

DKA dhe Shkollat nga buxhetet e tyre vetanake,ne vitin 2018 kane investuar ne paisje te shkollave me teknologji mesimore, mjete te tjera

didaktike dhe paisje te tjera ne shumen 140.000 euro.

Jane furnizuar me tekste shkollore falas te gjithe nxenesit e shkollave fillore dhe te mesme te uleta ne Komunen e Prizrenit (MAShT-i)

Sherbimi Civilo-Ushtarak turk ne Kosove, ka bere furizimin em inventar shkollor dhe paisje teknologjike-mesimore (llaptop dhe projector) ne

disa shkolla te komunes: “Emin Duraku”, “Haziz Tolaj” dhe “Leke Dugagjini” ne Prizren, perkatesisht ne shkollen “Ekrem Rexha” ne Lubizhde

ka bere inventarizimin e klases parapergatitore dhe ne shkollen e” Dy Deshmoret ne Piranen” rregullimin e kendit te lojrave dhe fushes sportive.

Kategoria e Pagave

DKA ka hyre ne vitin fiskal 2018 me nje borxh te pergjithshem 270.726.90 euro. Obligimet per paga ishin ne vleren 97.838.00 euro, pozicioni i

mallrave dhe sherbimeve ishte ne obligime/borxhe jo me pak se 141.309.00 euro etj. Ne fund te vitit 2018 DKA nuk ka asnje obligim te pa

paguar (asnje borxh). Sektori i financave ne fillim te vitit 2018 ka patur veshtersi te medha ne sistemimin e punetoreve te rinje ne listat e pagave,

per arsye te punesimit te punetoreve te rinje, pa kritere, ne kundershtim me Qarkoren nr.65/2018 te dates 11.01.2018, perkatesisht numri ishte i

tejkaluar per 53 punetor arsimor. Me angazhim, mbikqyrje efikase dhe profesinalizem edhe te zyrtareve financiar, DKA ka arritur ta stabilizoje

numrin e mesimdhenesve ne arsimin fillor dhe te mesem te ulet (te gjithe mesimdhenesit jane sistemuar ne listat e pagave) gjithashtu edhe ne

arsimin e mesem te larte. Fundin e vitit 2018 per here te pare DKA-ne e ka gjetur me gjendje te stabilizuar per sa i perket listave te pagave te

mesimdhenesve.