Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës Publik… · Menaxhimi i Rrezikut Organizativ (MRO)...

18
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) & Prokurori i Shtetit (PSH) Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës

Transcript of Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës Publik… · Menaxhimi i Rrezikut Organizativ (MRO)...

  • Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) & Prokurori i Shtetit (PSH)

    Plani i Veprimit për Menaxhimin e Krizës

  • Tabela e përmbajtjes Hyrje ........................................................................................................................................................ 2

    1. Vazhdimësia e punës ...................................................................................................................... 2

    1.1. Reagimi i menjëhershëm ........................................................................................................ 3

    1.2. Ekipi për menaxhimin e krizës ................................................................................................ 3

    1.3. Proceset e ndjeshme dhe kritike............................................................................................. 4

    1.4. Plani për komunikim të krizës ................................................................................................. 4

    2. Përmbledhje .................................................................................................................................... 4

    3. SISTEMI PROKURORIAL I KOSOVËS – MENAXHIMI I KRIZËS - FAZA AKUTE .................................... 4

    4. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT DHE KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS- EKIPI QENDROR

    PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (EQMK) - TERMAT E REFERENCËS .............................................................. 6

    4.1. Roli i përgjithshëm .................................................................................................................. 6

    4.2. Funksionet specifike ................................................................................................................ 6

    5. EKIPI PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (ERMK) PRANË PROKURORIVE RAJONALE, PSRK-SË DHE

    PROKURORISË SË APELIT – TERMAT E REFERENCËS ............................................................................... 8

    5.1. Roli i përgjithshëm .................................................................................................................. 8

    5.2. Funksionet specifike ................................................................................................................ 8

    6. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT / KPK – PROCESET KRITIKE TË PUNËS - KËRKESAT PËR

    INFORMACION FILLESTAR ..................................................................................................................... 10

    6.1. Kërkesa .................................................................................................................................. 10

    6.2. Burime ................................................................................................................................... 10

    6.3. Rezistenca operacionale ....................................................................................................... 11

    6.4. Zinxhiri i furnizimit ................................................................................................................ 11

    6.5. Financat ................................................................................................................................. 11

    7. ANEKSI 1: FORMAT E RAPORTIMIT ................................................................................................ 0

    7.1. Tabela 1: Prokurorët dhe stafi mbështetës ................................................................................ 0

    7.2. Tabela 2: Prokurorët dhe stafi mbështetës – të angazhuar në zyrë ........................................... 1

    7.3. Tabela 3: Raportimi për gjendjen e lëndëve dhe numri i ankesave në Prokurorinë e Apelit .... 4

    7.4. Tabela 4: Furnizimi me pajisje të nevojshme për përballjen me Covid-19 ................................. 5

  • Hyrje Menaxhimi i Rrezikut Organizativ (MRO) është një qasje e cila përdoret për të identifikuar, kuptuar dhe trajtuar rreziqet në një institucion. Përfundimisht, rreziku menaxhohet me sukses kur Lidershipi e merr seriozisht atë paraprakisht. Rreziqet e paprecedent siç është pandemia Covid-19 janë shumë të vështira të menaxhohen, lehtësohen, eliminohen apo të parashikohen. Kjo gjë i shtynë instrumentet menaxheriale që të veprojnë për të kompensuar kërcënimet që u kanosen si rezultat i izolimit i cili është aktualisht në fuqi në Kosovë. Pritja që pandemia të kalojë nuk është mënyra e duhur për të menaxhuar rrezikun. Rezistenca ndaj kërcënimeve dhe ndryshimeve janë një funksion mjaft thelbësor në lidershipin e përditshëm. Rezistenca institucionale mund të kategorizohet si në vijim me gjendjen e supozuar të menaxhimit të KPK-së dhe PSH-së:

    Sistemi prokurorial i Kosovës ka plane të ndryshme për t'u marrë me një sërë rreziqesh. Planet e reagimit emergjent që merren me rrezikut akut janë standardizuar në të gjithë qeverinë dhe janë në fuqi, këto përfshijnë infrastrukturën e sigurisë si dhe mekanizmat e shëndetit dhe të sigurisë. Një fushë që ka nevojë për ekspertizë dhe ndihmë urgjente është planifikimi i vazhdimësisë së punës (PVP) dhe një plan rifillimi pas tejkalimit të COVID 19.

    1. Vazhdimësia e punës

    Vazhdimësia e punës është një tërësi procedurash dhe aktiviteteve që i mundësojnë një institucioni të kryejë funksionet e tij kritike gjatë kohës së krizës. Duke e kuptuar që puna nuk mund të zhvillohet ashtu siç zhvillohet në kushte normale, një plan efektiv i vazhdimësisë së punës do t'i mundësojë KPK-së dhe PSH-së të ofrojnë shërbime thelbësore gjatë pandemisë dhe kështu të jenë më të përgatitura që të

    Ombrella e rezistencës institucionale

    Planet e reagimit ndajurgjencave

    Planet e krizës sëkorporatave

    Planet evazhdimësisë së

    biznesit

    Plani iqëndrueshmërisë së

    TI dhe infrastrukturës

    Plani i rifillimitinstitucional

  • rifillojnë përsëri aktivitetet e tyre në rrethana normale. Për më tepër, një plan i tillë do të përgatisë institucionin për një kthim të serishëm në izolim nëse akoma vazhdon pandemia.

    KPK dhe PSH kanë formuluar një qasje jo formale deri më tani rreth PVP dhe kanë reaguar shumë shpejt ndaj krizës aktuale. Kjo qasje tani ka nevojë të formulohet me një reagim të menjëhershëm. Reagimi i menjëhershëm duhet të pasohet nga zhvillimi i një politike thelbësore rreth PVP-së për tërë sistemin prokurorial dhe zinxhirin e drejtësisë. Prioritet ka ndërmarrja e veprimeve të detajuara si më poshtë:

    1.1. Reagimi i menjëhershëm

    Pas analizës, ekzistojnë 3 veprime që KPK duhet të ndërmarrë si çështje urgjente për shkak të mungesës së një PVP-je formale. Këto veprime do t'i mundësojnë Këshillit dhe PSH-së të ushtrojnë udhëheqje efektive, të sigurojnë dhe mbrojnë proceset kritike dhe të ndjeshme dhe të informojnë institucionin, popullsinë, agjencitë e tjera1 dhe komunitetin ndërkombëtar2 rreth veprimeve aktuale nëpërmjet departamentit të komunikimit. Këto reagime duhet të formulohen dhe të përdoren si instrumente kryesore të PVP dhe menaxhimit në të ardhmen.

    Konceptualisht, këto 3 reagime të menjëhershme do ta vendosin KPK-në dhe PSH-në në një pozitë të fortë për të menaxhuar vështirësitë e funksionimit nën kufizimet e tanishme dhe të përmirësojnë rezistencën e përgjithshme, si dhe të vendosin funksione për sfidat që mund të paraqiten në të ardhmen. Aranzhimet aktuale dhe funksionet menaxheriale nuk janë aq të forta, nuk kanë burimet e mjaftueshme apo nuk janë të afta mjaftueshëm sa të merren me situatën e paprecedent që COVID 19 ka krijuar në shërbimin e prokurorisë.

    1.2. Ekipi për menaxhimin e krizës

    1 Siç janë Ministria e Shëndetësisë, Dogana, KGJK, OSHC-të, dhe OJQ-të.

    2 Donatorët kryesorë siç janë, SHBA, BE dhe MB.

    Reagimi I menjëhershëm

    Ekipi për menaxhim tëkrizave

    TR dhe vendosja

    Një mekanizëm efektiv I

    lidershipit I cili është I

    fuqizuar për të marrë

    vendime

    Identifikimi I procesevekritike dhe të ndjeshme

    Planet e veprimit dhe

    prioritetet

    Mbrojtja dhe sigurimi

    I proceseve kritike

    dhe të ndjeshme

    Plani për komunikimtë krizave

    Informimi I rregullt I stafit,

    partnerëve dhe publikut

    Vetëdije gjithëpërfshirëse

    Çfarë

    Prodhimi

    Rezultati

    1 2 3

  • Një ekip qendror i menaxhimit të krizës duhet të jetë i krijuar për të menaxhuar rreziqet e përditshme dhe raportimin e drejtpërdrejtë te Kryesuesi i KPK-së dhe ZKPSH. Një organogram i sugjeruar është i bashkangjitur. Modelet e gjata të vendimmarrjes janë të papërshtatshme për situatën aktuale. Roli kryesor i ekipit të menaxhimit të krizës është të menaxhojë shërbimet, punët në funksion të përmbushjes së mandatit ligjor të sistemit prokurorial. Për më tepër, ata duhet të menaxhojnë në mënyrë aktive një regjistër qendror të rrezikut. Projekti i financuar nga Mbretëria e Bashkuar mund të mbështesë këtë ekip. Ky ekip duhet të komunikon me Ministrinë e Shëndetësisë dhe akterët e tjerë shtetëror. Ekipi duhet të bashkëpunojë me institucione të tjera të sundimit të ligjit dhe të ofrojë udhëheqje për vazhdimësinë e aktiviteteve.

    1.3. Proceset e ndjeshme dhe kritike

    Aktualisht nuk është e mundur të zhvillohet një proces normal i ndjekjes penale. Derisa të kthehet normaliteti ajo që është thelbësore është që proceset kritike dhe të ndjeshme të mbrohen. Këto procese duhet të identifikohen dhe mbrohen sa më parë. KPK dhe ZKPSH tashmë kanë identifikuar disa nga këto fusha kritike, por planet zyrtare të veprimit duhet të krijohen si një çështje me përparësi absolute.

    1.4. Plani për komunikim të krizës

    KPK dhe ZKPSH kanë një ekip mjaft efektiv të komunikimit. Është e rëndësishme që operacionet e tyre të fuqizohen ashtu që të trajtojnë pasigurinë aktuale. Azhurnimet e rregullta dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë janë të rëndësishme dhe paraqet gjithashtu edhe një shteg drejt akterëve të tjerë shtetëror siç është Ministria e Shëndetësisë dhe i tërë zinxhiri i drejtësisë. Komunikimi i rregullt me personelin e sistemit prokurorial është gjithashtu esencial.

    2. Përmbledhje Nëse KPK dhe ZKPSH ndërmarrin hapat e mësipërm brenda një afati shumë të shkurtër kohor (7 ditë), ato do të jenë në një gjendje shumë më të mirë për të menaxhuar situatën aktuale. Ata do të jenë në gjendje të ofrojnë udhëheqje në të gjithë sistemin prokurorial, të mbrojnë shërbimet thelbësore dhe t'i mbajnë të gjithë të informuar për progresin dhe operimet aktuale. Ky plan veprimi nuk zëvendëson një plan të rregullt pune të konstruktuar mirë, por lehtëson kërcënimet kryesore deri në kohën e rifillimit të punës së rregullt.

    3. SISTEMI PROKURORIAL I KOSOVËS – MENAXHIMI I KRIZËS -

    FAZA AKUTE

  • Për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sistemit prokurorial dhe për të ofruar një shërbim gjatë vazhdimit të pandemisë Covid-19 është thelbësore që KPK-ja, KPSH dhe Prokuroritë të krijojnë një sistem të menaxhimit të krizës për t'u marrë me sfidat akute. Pritet që Covid 19 të krijojë sfida për të paktën 3 muaj.

    Është krijuar një plan i veprimit, i cili përbëhet nga tre elemente kryesore. Këto janë si në vijim:

    a. Formimi i ekipeve për menaxhimin e krizës – Ofron lidership (modeli i

    decentralizuar) b. Mbrojtja e shërbimeve kritike dhe proceseve të punës – Ofron shërbim të

    vazhdueshëm c. Forcimi i komunikimit dhe koordinimit – Krijimi i ndërgjegjësimit

    gjithëpërfshirës

    Për të mundësuar dhe miratuar këtë plan veprimi, duhet të ndërmerren hapat në vijim:

    Shërb. Çka Kur Kush Vërejtje

    1 Formimi i ekipit qendror për menaxhim të krizës në Prishtinë (EQMK)

    Menjëherë KPSH, Kryesuesi i KPK dhe Drejtori i Sekretariatit

    Sugjerimi i Termave të Referencës (TR) dhe sigurimi i strukturës

    2 Krijimi i ekipit rajonal të menaxhimit të krizës (ERMK) në çdo Prokurori

    Menjëherë Prokuroritë Sugjerimi i TR dhe sigurimi i strukturës

    3 Përcaktimi i formës për raportim (PSH dhe KPK)

    Menjëherë Të gjitha Prokuroritë

    Drafti i siguruar. Bazuar në raportin javor tashmë të përdorur

    4 Identifikimi i shërbimeve të domosdoshme që duhet të vazhdojnë dhe të sigurohen burimet e nevojshme për to.

    Menjëherë Të gjitha Prokuroritë

    5 Të mbahen takime sipas planifikimit për menaxhimin e krizës në nivelin qendror dhe lokal

    Menjëherë EQMK dhe ERMK

    Kërkohet përpilimi i agjendës Duhet të jetë në baza javore

    6 Përcaktimi i masave për sigurinë dhe shëndetin duke përfshirë higjienën e rritur pranë Prokurorive

    Menjëherë ERMK-të Masat lokale

    7 Krijimi i një liste të punëtorëve esencial për secilën prokurori përfshirë departamentet në PSH si dhe njësive përkatëse në KPK

    Brenda 2 javësh

    ERMK-të Masat lokale

    8 Hartimi i planeve të Brenda 2 ERMK-të

  • emergjencës për mungesat e burimeve (përfshirë burimet njerëzore, infrastrukturën dhe IT-në dhe financat)

    javësh

    9 Regjistri i menaxhimit të rrezikut lidhur me lëndë të caktuar dhe ngarkesave me lëndë

    Brenda 2 javësh

    ERMK-të rajonale

    Drejtuar nga qendra EQMK – së

    10 Krijimi i një liste të koordinimit të ministrive kyçe përfshirë personat kontaktues

    Brenda 2 javësh

    EQMK

    Veprimet e mësipërme janë hapi i parë në krijimin e menaxhimit të krizës. Detaje të mëtejshme mbi planin mund të gjinden në koncept dokumentin.

    4. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT DHE KËSHILLI PROKURORIAL I

    KOSOVËS- EKIPI QENDROR PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (EQMK) -

    TERMAT E REFERENCËS

    4.1. Roli i përgjithshëm

    Sigurimi i udhëheqjes së Prokurorisë Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës gjatë një

    periudhe krize në një mënyrë që mbron institucionin, njerëzit e saj dhe publikun

    4.2. Funksionet specifike

    4.2.1. Aktivitetet operative

    Të planifikojë dhe veprojë me vendosmëri për të mbrojtur sistemin prokurorial, njerëzit e tij dhe publikun;

    Të këshillojë kryeprokurorët për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me pandeminë ose situatën tjetër emergjente;

    Të përcaktojë prioritetet organizative dhe veprimtarinë jo thelbësore;

    Të sigurojë vazhdimësinë organizative brenda burimeve të mundshme;

    Të planifikojë dhe koordinojë vendosjen e burimeve duke marrë parasysh këshillat nga institucionet përkatëse të Kosovës;

    Të mbajë mbikëqyrje 24 orëshe të aranzhimeve të menaxhimit të krizës gjatë pandemisë

    Sekretariati i KPK-së dhe NJSHPP-ja për të hartuar plane operative për funksionimin e administratës dhe proceseve të tjera administrative

  • 4.2.2. Mbledhja e informacionit dhe vendimmarrja

    Të konstruktojë kërkesat javore të informacionit kritik të institucionit për t'i mundësuar atij të menaxhojë në mënyrë të efektshme një krizë. Të bashkërendojë rrjedhën e këtij informacioni nga prokuroritë themelore, Sekretariati i KPK-së dhe NJSHPP me qëllim të analizës dhe përpilimit të një raporti javor për qëllime të marrjes së vendimeve;

    Të marrë vendime ligjore dhe në përputhje me KEDNJ-në ;

    Të regjistrojë të gjitha vendimet dhe udhëzimet e politikave të lëshuara pranë prokurorive themelore, PSRK-së, Prokurorisë së Apelit, Sekretariatit të KPK-së dhe NJSHPP-së.

    4.2.3. Komunikimi

    Të menaxhojë në mënyrë aktive komunikimet me gjykatat dhe KGJK-në, si dhe hetuesit nga Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit;

    Të përdorin komunikime efektive të brendshme dhe të jashtme për të garantuar siguri dhe stabilitet dhe për të marrë informacione për menaxhimin në mënyrë më të efektshme të krizës;

    Të menaxhojë në mënyrë pro-aktive komunikimet me Ministritë e ndryshme, për shembull Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë;

    Të jetë pika qendrore e komunikimit me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat jo-qeveritare.

    4.2.4. Rimëkëmbja dhe planifikimi i ardhshëm

    Të udhëheqë planifikimin e fazës së rikuperimit dhe kthimin në aktivitet normal;

    Të rishikojë vazhdimisht aktivitetet e ekipit të menaxhimit të krizave për të identifikuar mësimin që mund të integrohet në të ardhmen në planifikimin për menaxhimin e krizës.

    4.2.5. Anëtarët kryesorë

    Kryeprokurori i Shtetit

    Kryesuesi i KPK-së

    Drejtori i Sekretariatit

    Drejtori i Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve

    Persona tjerë mund të ftohen që të jenë anëtarë të përkohshëm të EQMK-së nëse prania e tyre konsiderohet vlerë e shtuar për menaxhimin e krizës. Shembuj përfshijnë:

    Udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit dhe NJSHPP-së

    Personeli tjetër që ka lidhje me situatat specifike.

  • .2.6. Shpeshtësia e takimeve

    Me shpalljen e një krizë Kryeprokurori i Shtetit ose Kryesuesi i KPK-së menjëherë do të thërrasë një takim të Ekipit Qendror të Menaxhimit të Krizës (EQMK). Shpejtësia e zhvillimit dhe natyra e një krize do të ndikojë në masë të madhe në frekuencën e takimeve të EQMK, megjithatë parashikohet që, në fazat e hershme të aktivizimit të një plani të menaxhimit të krizës, EQMK menjëherë të përcaktojë shpeshtësinë e takimeve në përpjesëtim me rrezikun. Pasi të përfundojë kjo fazë fillestare, EQMK mund të takohet më rrallë por kjo duhet të mbahet në shqyrtim për të siguruar që EQMK vazhdon të zbusë në mënyrë efektive rrezikun.

    4.2.6. Logjistika

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryesuesi i KPK-së do të bien dakord rreth mbështetjes për mbajtjen e takimeve. Do të mbahet një procesverbal me shkrim për të gjitha çështjet dhe vendimeve aktuale, i cili do të përcaktojnë se informacioni në dispozicion është regjistruar në kohë të arsyeshme për vendimin. Ky procesverbal do të ruhet në përputhje me rregulloret e brendshme dhe me qëllim të informimit të planifikimit të ardhshëm.

    EQMK do të kërkojë akomodim të përshtatshëm për tërë ekipin. Vendtakimi duhet të jetë i pajisur në mënyrë të duhur për të lehtësuar komunikimin, përkthimin dhe gjërat e tjera thelbësore. Në rrethana normale, takimet do të mbahen në ambientet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, megjithatë kushtet lokale mund ta bëjnë këtë të pamundur dhe lokacionet rezervë duhet të identifikohen dhe përgatiten që nga fillimi, për të bërë të mundur që EQMK të takohet në një ambient tjetër.

    5. EKIPI PËR MENAXHIMIN E KRIZËS (ERMK) PRANË PROKURORIVE

    RAJONALE, PSRK-SË DHE PROKURORISË SË APELIT – TERMAT E

    REFERENCËS

    5.1. Roli i përgjithshëm

    Sigurimi i udhëheqjes së Prokurorisë përkatëse gjatë një periudhe krize në një mënyrë që

    mbron institucionin, njerëzit e saj dhe publikun përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të Ekipit

    Qendror të Menaxhimit të Krizës (EQMK)

    5.2. Funksionet specifike

    5.2.1. Aktivitetet operative

  • Të planifikojë dhe veprojë me vendosmëri për të mbrojtur institucionin e Prokurorisë së Kosovës, njerëzit e saj dhe publikun

    Të ofrojë përparësitë organizative të përcaktuara nga EEMK

    Të sigurojë vazhdimësinë organizative brenda burimeve të mundshme

    Të veprojë sipas udhëzimeve të lëshuara nga EQMK për të siguruar që burimet të drejtohen drejt prioriteteve organizative

    5.2.2. Mbledhja e informacionit dhe vendimmarrja

    Të mbledhë informacione kritike për menaxhimin në baza javore nga EQMK për të menaxhuar në mënyrë të efektshme krizën dhe për t'i dërguar këtë brenda afateve të dakorduara në EQMK me qëllim të përpilimit të raportit javor;

    Të marrë vendime ligjore dhe në përputhje me KEDNJ-në;

    Të regjistrojë të gjitha vendimet dhe udhëzimet e lëshuara për prokurorët dhe stafin nën mbikëqyrjen e tyre.

    5.2.3. Komunikimi

    Të lehtësojë komunikimin efektiv të brendshëm dhe të jashtëm, të ofrojë siguri dhe stabilitet si deh të marrë informacion rreth menaxhimit të krizës në mënyrë efektive dhe në pajtim me udhëzimet e EQMK-së.

    5.2.4. Rimëkëmbja dhe planifikimi i ardhshëm

    Të mbështes EQMK në planifikimin e fazës së rimëkëmbjes dhe rikthimit tek aktivitetet normale;

    Të ofrojë informacion për EQMK me qëllim të shqyrtimit të reagimit të përgjithshëm ndaj krizës si dhe të identifikohen mësimet që mund të integrohen në të ardhmen në planifikimin për menaxhimin e krizës.

    5.2.5. Anëtarët kryesorë

    Kryeprokurori

    Administratori

    Udhëheqësi i Shkrimores

    Zyrtari për komunikimit Persona tjerë mund të ftohen që të jenë anëtarë të përkohshëm të ERMK-së nëse

    prania e tyre konsiderohet vlerë e shtuar për menaxhimin e krizës.

    5.2.6. Shpeshtësia e takimeve

    Shpeshtësia e takimeve do të përcaktohet nga EQMK dhe shpejtësia e zhvillimit dhe

    natyra e krizës do ta ndikojnë këtë. Në fazat e hershme të aktivizimit të një plani të

    menaxhimit të krizës, EQMK menjëherë do të përcaktojë shpeshtësinë e takimeve në

  • përpjesëtim me rrezikun. Pasi të përfundojë kjo fazë fillestare, EQMK mund të

    takohet më rrallë por kjo duhet të mbahet në shqyrtim për të siguruar që EQMK

    vazhdon të zbusë në mënyrë efektive rrezikun.

    5.2.7. Logjistika

    Kryeprokurori i prokurorisë do të aranzhojë mbështetjen administrative rreth mbajtjes së takimeve. Një procesverbal me shkrim do të mbahet për të gjitha çështjet përfshirë vendimet eventuale, i cili do të paraqes se informacioni në dispozicion është regjistruar në kohë të arsyeshme për vendimin. Ky procesverbal do të ruhet në përputhje me rregulloret e brendshme dhe me qëllim të informimit rreth planifikimit në të ardhmen.

    ERMK do të ketë nevojë për akomodim të përshtatshëm për tërë ekipin. Ambienti duhet të jetë i pajisur në mënyrë të duhur ashtu që të lehtësohet komunikimi, përkthimi dhe gjërat e tjera thelbësore. Nëse kushtet lokale fillojnë të ndikojnë në disponueshmërinë e ambienteve të përshtatshme për t’u takuar, një gjë e tillë duhet të adresohet tek EQMK.

    6. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT / KPK – PROCESET KRITIKE TË

    PUNËS - KËRKESAT PËR INFORMACION FILLESTAR

    6.1. Kërkesa

    Numri i përgjithshëm i rasteve para ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria: - Numri i rasteve të para ngritjes së aktakuzave kur hetimi mund të

    pezullohet pa dëmtuar integritetin e hetimit; - Numri i rasteve të para ngritjes së aktakuzave kur hetimi nuk mund të

    pezullohet pa dëmtuar integritetin e hetimit (kjo përfshinë rastet e veprave penale të dhunës siç janë rastet e dhunës në familje);

    Numri përgjithshëm i rasteve ku të pandehurit mbahen në paraburgim.

    Numri i përgjithshëm i rasteve ku paraburgimi skadon brenda 3 muajve.

    Agjenda e aktiviteteve që do të realizohen nga KPK gjatë kohës së krizës.

    Agjenda e aktiviteteve që do të realizohen nga Sekretariati dhe NJSHPP gjatë

    kohës së krizës.

    Raportimi i punëve të realizuara nga Sekretariati dhe NJSHPP gjatë kohës së

    krizës.

    6.2. Burime

    Sa prokurorë janë të emëruar në secilën Prokurori - Sa janë të sëmurë apo të vetë-izoluar - Sa prej tyre nuk janë në dispozicion për arsye të tjera s - Numri i atyre që janë duke punuar nga zyra

  • Sa është numri i personelit tjetër të caktuar në secilën Prokurori - Sa janë të sëmurë apo të vetë-izoluar - Sa prej tyre nuk janë në dispozicion për arsye të tjera s - Numri i atyre që janë duke punuar nga zyra

    Sa është numri i personelit tjetër të caktuar në njësitë e Sekretariatit të KPK dhe NJPSHP

    - Sa janë të sëmurë apo të vetë-izoluar - Sa prej tyre nuk janë në dispozicion për arsye të tjera s - Numri i atyre që janë duke punuar nga zyra

    6.3. Rezistenca operacionale

    Sa prokurorë kanë qasje në një kompjuter llaptop, i cili ka qasje në sistemin për menaxhimin e lëndëve

    Sa prej tyre i kanë në pronësi personale

    Sa prokurorë kanë qasje në video konferenca (kompjuter apo telefon)

    Sa anëtarë tjerë të personelit kanë qasje në një kompjuter llaptop

    Sa prej tyre i kanë në pronësi personale

    Sa anëtarë tjerë të personelit kanë qasje në video konferenca (kompjuter apo telefon)

    6.4. Zinxhiri i furnizimit

    Cili është statusi aktual i kontratave dhe marrëveshjeve për furnizim me:

    Ujë në shishe

    Pastrues të duarve

    Sapun

    Dezinfektues

    PPE (dorëza, maska, etj.)

    A ka kërkuar ndonjë prokurori furnizim me mjetet e shënuara më lart?

    6.5. Financat

    A është lista e pagave plotësisht funksionale – përshkrimi i ndonjë kufizimi

    A është prokurimi plotësisht funksional – përshkrimi i ndonjë kufizimi

  • 7. ANEKSI 1: FORMAT E RAPORTIMIT

    7.1. Tabela 1: Prokurorët dhe stafi mbështetës

    Prokuroria Themelore ____________

    Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________

    Periudha:

    __/__/2020 - __/__/2020

    Prokurorë

    Nr. i prokurorëve /

    stafit administrativ

    Të sëmurë

    me Covid 19

    Në vetë-

    izolim

    Nuk është në dispozicion

    për arsye tjera

    Sa janë duke

    punuar nga zyra

    Sa kanë qasje në

    SMIL nga shtëpia

    Sa kanë Laptop/kompj

    uter për punën nga

    shtëpia

    Kryeprokurorë

    DKR

    DM

    DP

    Prokurorë

    Gjithsej prokurorë

    Gjithsej staf administrativ

  • 7.2. Tabela 2: Prokurorët dhe stafi mbështetës – të angazhuar në zyrë

    EQMK, konform vendimit të Këshillit për reduktim esencial të aktiviteteve në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga

    Covid-19, kërkon që secili kryeprokuror të përgatis një orar me angazhimin në punë/zyrë të 30% prokurorëve për secilin

    departament duke filluar nga data __/__/2020.

    Bazuar në këtë, Prokuroria ______________ ka gjithsejtë xx prokuror dhe Kryeprokurorin. Prej tyre xx në Departamentin e

    Përgjithshëm, xx në Departamentin për të Mitur dhe xx në Departamentin e Krimeve të Rënda.

    Prokuroria _____________ ________________

    Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________

    Periudha:

    __/__/2020 - __/__/2020

    Nr. DKR

    Emrat e prokurorëve E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte

    E shtunë (Kujdestari)

    E diel (Kujdestar

    i)

    1. + +

    2. +

    3. + +

    4. +

    5. +

    Gjithsej në punë

    Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 2 duhet të

    plotësohet duke filluar nga 4 maj 2020.

  • Prokuroria _________________________________

    Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________

    Periudha:

    __/__/2020 - __/__/2020

    Nr. DM E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte

    E shtunë (Kujdestari)

    E diel (Kujdestari)

    1. + +

    2. +

    3. +

    4. + +

    5. +

    6. Gjithsej në punë 1 1 1 1 1 1 1

    Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 2 duhet të

    plotësohet duke filluar nga 4 maj 2020.

  • Prokuroria __________________________

    Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________

    Periudha:

    __/__/2020 - __/__/2020

    Nr. DP Emrat e prokurorëve

    E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë

    (Kujdestari) E shtunë

    (Kujdestari)

    +

    + +

    +

    +

    + +

    Gjithsej në punë

    Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 2 duhet të

    plotësohet duke filluar nga 4 maj 2020.

  • 7.3. Tabela 3: Raportimi për gjendjen e lëndëve dhe numri i ankesave në Prokurorinë e Apelit

    Prokuroria _________________________

    Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________

    Periudha: __/__/2020 - __/__/2020

    Nr Emri i Prokurorit i ngarkuar me rastet të cilat i

    raporton

    Departamenti Numri i përgjithshëm i

    ankesave

    Numri i ankesave në

    DKR

    Numri i ankesave për të

    mitur

    Numri i ankesave në DP

    Sqarim: Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme. Tabela 3 plotësohet nga 16 marsi 2020 e në vazhdim.

  • 7.4. Tabela 4: Furnizimi me pajisje të nevojshme për përballjen me Covid-19

    Prokuroria ____________________

    Kontakti: Personi Kontaktues: ________________________ Emaili: ____________________________________ Telefoni:___________________________________

    Periudha:

    __/__/2020 - __/__/2020

    Furnizime Mjaftueshëm Normal Pamjaftueshëm Ka kërkesë për furnizim

    Ujë në shishe

    Pastrues të duarve

    Sapun

    Dezinfektues

    PPE (dorëza, maska, etj.)

    Sqarim: Emrat e prokurorëve sipas ditëve plotësohen me shenjën ’+’. Rubrikat zgjaten varësisht sa është e nevojshme.