Raporti

48
Vërtetëmatësi – Bashkia Vlorë Raporti mbi performancën e Bashkisë Vlorë për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015. 7 Prill 2015

Transcript of Raporti

Page 1: Raporti

Vërtetëmatësi – Bashkia Vlorë

Raporti mbi performancën e Bashkisë Vlorë për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015.

7 Prill 2015

Page 2: Raporti

Përmbledhje ekzekutive

Në këtë raport të përgatitur nga Lëvizja Mjaft janë krahasuar premtimet për Bashkinë e

Vlorës për mandatin katër vjeçar të qeverisjes, bazuar në platformën elektorale të

Shpëtim Gjikës, në raport me punën reale përgjatë periudhës 2011 - 2015. Ky projekt

është i mbështetur prej National Endowment for Democracy. Mendimet, përfundimet

dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo

medoemos pasqyrojnë qëndrimet e “National Endowment for Democracy”.

Premtimet e konsideruara në këtë raport janë marrë nga platforma elektorale e

z.Shpëtim Gjika, të prezantua më datë 4 Maj 2011 ndaj qytetarëve të Vlorës. Edhe për

Bashkinë e Vlorës numri i premtimeve të shpallura është i madhë dhe impakti i tyre në

qytet, nëse do të realizoheshin, do të ishte i konsiderueshëm. Disa nga premtimet më

kryesorë të artikuluara nga zoti Gjika si dhe të përfshira në platformën elektorale janë:

ndërtimi i një landfilli të ri në Sherishtë; lobim për vënien në funksion të aeroportit të

Akernisë; rikonceptim i Sheshit të Flamurit; ngritja e një kinemaje; ngritja e pishinës së

qytetit; ngritja e dy shkollave 9-vjeçare, një e mesme dhe tre kopshte; kompletimi me

sistem ngrohje të të gjitha shkollave 9-vjeçare; unaza e qytetit të Vlorës; rrjeti i korsive

për biçikleta; eleminim i faturës aforfe për ujësjellësin.

Ashtu si edhe në dy raportet e mëparëshme për Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit,

premtimet për Bashkinë Vlorë janë ndarë në 6 kategori: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik

Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura. Duke u bazuar

mbi platformën elektorale, janë identifikuar 78 premtime. Në përfundim të

hulumtimit dhe verifikimit të të gjitha premtimeve rezulton se janë realizuar

plotësisht vetëm 20 prej tyre, 10 premtime rezultojnë të jenë pjesërisht të

realizuara, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, ndërkohë që 43 premtime

kanë rezultuar të parealizuara.

Përsa i përket numrit më të lartë të realizimeve atë e mban kategoria e Turizmit,

Kulturës dhe Sportit. Në këtë kategori numërohen 10 premtime të realizuara nga 25 të

tilla. Ndërkohë që kjo kategori ka dhe peshën më të lartë në totalin e premtimeve të

përmbushura pasi përbën 50% të tyre. Performancën më të dobët Bashkia Vlorë e ka

patur në kategorinë e Mjedisit, pasi nga 5 premtime asnjë prej tyre nuk është realizuar.

Gjithashtu edhe në kategorinë e Infrastrukturës janë përmbushur vetëm 2 premtime

plotësisht, nga 19 të evidentuara.

Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohore

Qershor 2011, deri në ditën e prezantimit publik të këtij raporti. Në raport nuk janë

parashikuar veprime që do të adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të

kryhen përgjatë dy muajve në vijim, pasi cfarëdo veprimi i mëtejshëm do të jetë në

interes të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Page 3: Raporti

Metodologjia

Përshkrim i përgjithshëm

Vërtetëmatësi është një praktikë e themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e zbatuar tashmë në shumë vende të tjera, që synon matjen e realizimit të premtimeve të dhëna nga forcat politike në pushtet në zgjedhjet paraardhëse si dhe matjet e vërtetësisë së premtimeve politike gjatë një fushate elektorale.

Synimi i Vërtetëmatësit në Shqipëri është vlerësimi i realizimit të programit qeverisës gjatë katër viteve të fundit si dhe vlerësimi i vërtetësisë së premtimeve elektorale të spektrit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe në vijim te qeverisjes për Partinë fituese të zgjedhjeve. Platformës Vërtetëmatësi i është shtuar edhe një komponent tjetër, ai për monitorimin e premtimeve për Bashkitë më të mëdha ne vend, si dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Parimi i përgjithshëm i Vërtetëmatësit është se në politikë nuk ka të vërteta absolute, por pothuajse gjithçka zhvillohet në një zonë gri.

Vlerësimi i deklaratave politike

Politikanët gjatë jetës së tyre të përditshme kanë gjithmonë tendencën të bëjnë deklarata që përmbajnë fakte të paqena ose pjesërisht të vërteta, tregojnë fakte pa lidhje për të krijuar insinuata në mbështetje të një argumentimi etj. Një grup kërkuesish i vlerëson këto deklarata në përballe me faktet e disponueshme nga realiteti shqiptar. Në fund deklaratat politike klasifikohen si:

E vërtetë – deklarata është e saktë dhe asgjë e rëndësishme nuk ha humbur.

Përgjithësisht e vërtetë – deklarata është e saktë por ka nevojë për saktësime të mëtejshme.

Përgjithësisht e pavërtetë – Deklarata përmban disa elementë të vërtetë por injoron fakte të rëndësishme që krijojnë një përshtypje tjetër.

E pavërtetë – Deklarata nuk përmban informacion të vërtetë

Ia fut kot – Deklarata jo vetëm që nuk është e saktë, por përmban edhe pretendime qesharake

Page 4: Raporti

Vlerësimi i premtimeve në programin e kryetarit te Bashkisë

Vlerësimi i realizimit të premtimeve të ndërmarra në programin qeverisës për pushtetin lokal është një punë më e komplikuar nga pikëpamja metodologjike se sa vlerësimi i vërtetësisë së deklaratave. Premtimet në programin për qeverisjen lokale shpesh përmbajnë gjuhë fluide, premtimet nuk përmbajnë një mekanizëm logjik të realizimit të tyre dhe në shumë raste, cilësorët janë përgjithësues, psh. “do ta rrisim ekonominë lokale ”, “do të krijojmë mjedis të shëndetshëm” ose “do ta ulim korrupsionin” pa përmendur se sa apo si.

Për këtë arsye, një premtim i programit fillimisht klasifikohet si:

a) Konkret

b) Pjesërisht konkret

c) I përgjithshëm

Përveç kësaj, në rast se premtimi është konkret, shënohet nëse kryetari i bashkisë ka përcaktuar një afat kohor për realizimin e premtimit. Nëse kryetari i bashkisë nuk e ka përcaktuar afatin kohor, mandati qeverisës vendor katërvjeçar merret si afati maksimal i mundshëm.

Premtimet e kryetarit te bashkisë ballafaqohen me realitetin në kohën kur hartohet raporti i vërtetëmatësit. Burimet e fakteve janë burimet publike, statistikat zyrtare apo raportimet e organizmave të ndryshme vendëse apo të huaja, si dhe media.

Premtimet klasifikohen si:

E vërtetë – premtimi elektoral rezulton i realizuar në mbi 75 për qind.

Pjesërisht e vërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 50 dhe 75 për qind.

Pjesërisht e pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 25 dhe 50 për qind.

E pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i parealizuar ose shumë pak i realizuar.

Vlerësimi i cilësisë (saktësisë) së programit të një partie/kandidati

Në programet e partive dhe të kandidateve, identifikohen ato pjesë që përbëjnë premtime dhe ekstraktohen nga programi, listohen në eksel.

- Premtim konsiderohet një deklaratë që përmban veprime me anë të së cilave një parti thotë se do të arrijë disa synime.

- Në raste ideale, premtimi përmban qëllime të caktuara, por në praktikë, hasen shumë devijime nga ky rregull.

Page 5: Raporti

- Në disa raste një premtim ka më shumë se një qëllim, si në rastet kur ka një objektiv të përgjithshëm dhe më pas, shumë objektivë të vegjël. Në këto raste, premtimi është trajtuar si një i plotë ose është ndarë në disa premtime.

Lista e premtimeve për mandatin 2011 – 2015 për Bashkinë e Vlorës.

1. MJEDISI

1.1 Marrja në pronësi e një sipërfaqe 10 ha në Sherisht, si pikë e miratuar

brënda të gjitha kushteve teknike e mjedisore dhe vënien në funksion të

kësaj fushe me fondet e Bashkisë, për të depozituar mbetjet me mënyrën e

groposjes.

Premtimi: Për ti dhënë fund problemit të vendodhjes së depozitimit të mbetjeve

urbane është premtuar blerja e një sipërfaqe prej 10 ha në Sherishtë me fondet e

Bashkisë, për të depozituar mbetjet në mënyrën e groposjes.

Fakti: Deri më sot, situata vijon të mbetet e njëjtë. Të gjitha mbetjet urbane të qytetit të

Vlorës vazhdojnë të depozitohen në fushën e aviacionit. Nga raportimet e fundit

mediatike, por edhe nga verifikimet në terren të skuadrës vertetëmatësi, rezulton se

gjëndja e kësaj zone cilësohet katastrofike, pasi ajo nuk është e rrethuar ndërsa të gjitha

objektet e banimit janë të ekspozuara ndaj mbetjeve. Vetë fusha e depozitimit në afërsi

të saj ka shumë objekte dhe banesa në proces legalizimi. Grumbullimi i mbetjeve dhe

asgjësimi i tyre nuk bëhet me teknika dhe teknologji përkatëse, por me djegie në natyrë,

si rezultat ndotja e mjedisit është në masë të konsiderueshme1. Në relacionin e buxhetit

për vitin 2015, Bashkia Vlorë për shërbimin e pastrimit në qytet ka lidhur kontratë nr.

4558 prot, datën 31.10.2014, me subjektin Duka sh.p.k për një periudhë 5-vjeçare. Me

këtë kontratë Bashkia synon që mbetjet urbane të trajtohen në Landfill të ri , duke

hequr nga hartat e zonës ekzistuese evadimin dhe perpunimin2. Por në buxhet nuk

është parashikuar asnjë fond shtesë për blerjen e sipërfaqes prej 10 ha në Sherishtë, në

mënyrë që mbetjet mos të depozitohen më në ish-fushën e aviacionit. Në konkluzion ky

premtim konsiderohet i parealizuar.

1 http://www.oranews.tv/vendi/vlore-fusha-e-depozitimit-te-mbeturinave-rrezik-per-banoret/ 2 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/02/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr01-DATE-29.01.2015.pdf

Page 6: Raporti

1.2 Ndërtimi i një landfilli të ri në një nga zonat e studiuara dhe miratuara

teknikisht, sipas të gjitha kushteve ligjore dhe mjedisore.

Premtimi: Në mënyrë që të mbyllet përfundimisht zona e grumbullimit të mbetjeve në ish-

fushën e aviacionit, u premtua ndërtimi i një landfilli të ri me teknologji moderne i cili do të

operonte sipas normave të komunitetit europian.

Fakti: Më datë 16 Dhjetor 2014 u njoftua se në muajin Janar të vitit të ardhshëm do të nisë

investimi për projektin e landfillit të Vlorës, pjesë e skemës së trajtimit të mbetjeve urbane

në këtë qytet dhe më gjerë. Lajmi u u konfirmua nga Kryetari i Këshillit të Qarkut, Sadrit

Danaj. Ky projekt që financohet nga Qeveria Shqiptare, Qeveria Gjermane, Banka Gjermane

KFV, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 15 milionë eurosh, është një nga investimet më

të mëdha në qytetin dhe qarkun e Vlorës në këto 24 vite dhe zgjidh një nga problemet më të

rëndësishme që lidhet me trajtimin e mbetjeve urbane, në përputhje me standardet

bashkëkohore. Pjesë e financimit është edhe një fond prej 3 milionë eurosh për trajtimin e

pikave aktuale të trajtimit të mbetjeve3. Por megjithëse kanë kaluar 10 vjet nga nisja e

proçedurave për ndërtimin e landfilldit, ky projekt nuk ka gjetur zbatim për shkak të

konfliktit për vendin ku do të ndërtohej. Bashkia e Vlorës ka deklaruar gatishmërinë për t'u

bërë pjesë e këtij projekti, duke e bashkëfinancuar atë me një fond prej 200 mijë euro nga të

ardhurat e saj. Për këtë qëllim, sipas drejtuesve të saj, ka qenë e nevojshme një

vendimmarrje që i kalon kufijtë lokalë, për shkak të kundërshtimit të projektit nga komuna

Qendër, që nuk e ka miratuar atë në territorin që administrohet prej saj. Ndërkohë akoma

nuk ka një datë përfundimtare për mbarimin e ndërtimit të këtij landfilli si dhe fillimin e

operimit. Sa më sipër, edhe ky premtim konsiderohet i parealizuar.

1.3 Plani për mbylljen e fushës së vjetër dhe instalimin e sistemit të

kontrolleve të biogazeve, i cili do ta bëjë këtë fushë të padëmshme për

shëndetin e qytetarëve.

Premtimi: Në planin afatgjatë synohej mbyllja e fushës ekzistuese dhe instalimin e

sistemit të kontrolleve të biogazeve, i cili do ta bëjë këtë fushë të padëmshme për

shëndetin e qytetarëve.

Fakti: Për shkak se ndërtimi i landfillit të ri është vonuar dhe pritet të fillojë gjatë vitit

2015, akoma nuk ka një plan për mbylljen e fushës së vjetër. Në një reportazh mediatik

tregohen pamjet dhe situata në të cilën gjendet kjo zonë. Karboni, sulfuri dhe dioksinat

perhapen në ajër duke u kthyer në rrezik për shëndetin e qytetarëve të vlores. Sipas

3 http://shqiptarja.com/Lajme%20Shkurt/2749/vlor--trajtimi-i-mbetjeve-urbane-n--janar-nis-investimi-15-milion--euro-p-r-landfillin-259951.html

Page 7: Raporti

statistikave banorët të cilët jetojnë në zonat përreth fushës vuajnë nga sëmundjet

polmonare si dhe fëmijet janë anemik thonë shpesh herë mjekët. Në stinen e verës por

dhe në festat e fund vitit mbetjet urbane trefishohen dhe digjen në këtë zonë shumë

pranë qytetit. Mungesa e një landflilldi bën që një pjesë e mirë e qytetit të Vlorës orëve

të mbrëmjes të mbulohet nga një re tymi e pazakontë dhe e papërballueshme e mbytëse

për këdo që bie në kontakt me të4. Bazuar në këto të dhëna dhe në mungesë të planit së

Bashkisë për adresimin e kësaj çështje, ky premtim mbetet i parealizuar.

1.4 Bonifikimi dhe ruajtja e fushës ekzistuese që ndodhet pranë zonave të

banuara me ndërtime rreth 10 metra deri në 20 metra larg, duke e kthyer në

fushë brënda standarteve mjedisore.

Premtimi: Në përfundim të planit afatgjatë të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane

është premtuar bonifikimi i fushës ekzistuese, duke e kthyer atë brënda standarteve

mjedisore.

Fakti: Duke qënë se më sipër është theksuar se akoma nuk është kryer zhvendosja e

grumbullimit të mbetjeve në landfillin e ri, si dhe nuk është hartuar plani për mbylljen e

fushës ekzistuese, edhe ky premtim mbetet larg realizimit. Bonifikimi dhe kthimi i kësaj

fushe brënda standarteve mjedisore është faza e fundit e zgjidhjes së problemit të

depozitimit të mbetjeve dhe ndotjes së qytetit të Vlorës. Ish-fusha e Aviacionit në Vlorë,

e ka humbur tërësisht funksionin e saj, sot aty ngrihen pirgje të mëdha me mbeturina.

Bashkia ka caktuar këtë territor si vend të depozitimit të mbeturinave urbane, edhe pse

është shumë pranë kësaj zone të banuar. Njerëzit që jetojnë këtu ankohen se veç erës së

keqe, mbeturinat po shtojnë sëmundjet infektive, sidomos tek fëmijët5. Kësisoj ky

premtim konsiderohet i parealizuar.

1.5 Strategjia e reduktimit të mbetjeve urbane para se ato të shkojnë në

vend-depozitim.

Premtimi: Nëpërmjet këtij premtimi synohej mbledhja e mbeturinave urbane në

mënyrë të seleksionuar, si dhe grumbullimi, magazinimi dhe shitja e materialeve të

mbledhura që janë të riciklueshme.

Fakti: Ende nuk është investuar nga Bashkia e Vlorës për të vendosur në qytet

kontenierë seleksionues me kode dhe ngjyra për të kryer mbledhjen e diferencuar të

4 http://www.oranews.tv/vendi/vlore-fusha-e-depozitimit-te-mbeturinave-rrezik-per-banoret/ 5 http://vizionplus.al/vlore-ish-fusha-e-aviacionit-kthehet-ne-kosh-mbeturinash/

Page 8: Raporti

mbetjeve. Së fundmi në buxhetin e vitit 2015, në kontratën nr. 4558 prot., datë

31.10.2014, me subjektin Duka sh.p.k, Bashkia synon fillimin e proçesit të mbledhjes së

diferencuar të mbetjeve urbane6. Nëpërmjet kësaj kontrate do të bëhej i mundur

sigurimi i nevojshëm i koshave dhe kontenierëve për grumbullimin e mbetjeve, duke

synuar që brënda 6 muajve të parë në qendër të qytetit të bëhej i mundur klasifikimi i

mbeturinave. Në tre muajt e parë të vitit 2015 ende nuk është arritur vendosja e

koshave për të arritur synimin e kontratës. Ndërkohë që mbetemi në pritje të realizimit

të synimit brënda këtij afati kohor, premtimi konsiderohet i parealizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Mjedisi:

6 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/02/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr01-DATE-29.01.2015.pdf

5

Mjedisi

Premtime te parealizuara 100%

Page 9: Raporti

2. ZHVILLIMI EKONOMIK LOKAL

2.1 Kapaciteti i administratës bashkiake ka nevojë për tu zhvilluar në mënyrë

që të përmbushë kërkesat e qytetit.

Premtimi: Një ndër prioritet e platformës elektorale për Bashkinë e Durrësit ka qënë

nevoja për të zhvilluar kapacitetet e administratës bashkiake për të përmbushur

kërkesat e qytetit.

Fakti: Për adresimin e prioritetit të premtuar sa më sipër, zgjidhjet do të ishin zhvillimi

i trajnimeve, formimi profesional i administratës bashkiake si dhe marrja dhe

shkëmbimi i eksperiencës me institucionet analoge. Por ky premtim nuk ofron objektiva

dhe indikator matës mbi të cilat mund të gjykohet përmbushja e tij. Gjithashtu në faqen

zyrtare të Bashkisë Vlorë nuk ofrohet informacion në lidhje me zhvillimin e

kapaciteteve të administratës së saj. Për shkak të paqartësisë së këtij premtimi, ai është

konsideruar i pamatshëm.

2.2 Rritja e financave të Bashkisë për sigurimin e burimeve të mjaftueshme

për realizimin e projekteve të reja prioritare.

Premtimi: Prioriteti i dytë për kategorinë e zhvillimit ekonomik ishte rritja e financave

të Bashkisë për sigurimin e burimeve të mjaftueshme për realizimin e projekteve të

reja.

Fakti: Në përmbushje të këtij prioriteti synohet zgjerimi i bazës taksapaguese por edhe

zhvillimi i kërkesës për financime nga donatorë të huaj. Për të vërtetuar nëse ky

premtim është realizuar apo jo kemi krahasuar planifikimin e të ardhurave për

Bashkinë e Vlorës për vitet e këtij mandati. Kështu për vitin 2012 ishin parashikuar

1.165.399.000 lekë të ardhura7, nga 1.195.495.000 lekë për vitin 2010. Vihet re se në

vitin e parë të mandatit të dytë të zotit Shpëtim Gjika të ardhurat kanë pësuar zvogëlim.

Në buxhetin e vitit 2013 plani i të ardhurave ishte 1.251.505.000 lekë, duke shënuar një

rritje të konsiderueshme me një vit më parë prej 7%8. Ndërkohë që për vitin 2014 të

7 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/1.%20VKB%20Nr.3,%20date%2023.02.2012%20-%20%20Buxheti%202012.pdf 8 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2013/2.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202013%20-%20VKB%20nr1%20%2007.02.2013.pdf

Page 10: Raporti

ardhurat mendohej të ishin në një nivel me vitin 2013 duke shënuar një ulje të vogël,

vlera e këtij viti do të ishte 1.224.760.000 lekë9.

Përsa i përket vitit të fundit të mandatit plani i të ardhurave është tepër i ulët, madje më

i ulët edhe se viti 2010, ndërkohë që të ardhurat nga transfertat e pakushtëzuara janë

në rritje. Vlera e të ardhurave gjithsej këtë vit parashikohet të jetë 1.093.351.000 lekë10.

Për vitin 2015 rezulton se Bashkia e Vlorës do të mbledhë më pak të ardhura nga taksat

dhe tarifat vendore. Kësisoj administrata bashkiake ka dështuar në arkëtimin e të

ardhurave nga baza taksapaguese, ndërkohë që në vitin e fundit të këtij mandatit po

shënon të ardhura më të ulëta se në vitet e mandatit të parë. Sa më sipër, ky premtim

konsiderohet i parealizuar.

2.3 Studim i plotë i potencialeve ekonomikë të gjirit të Vlorës dhe orientimet

për perspektivat e tij të zhvillimit.

Premtimi: Ky studim do të jetë kushtetuta e ardhshme e biznesit. Do të ketë një guidë të

plotë për të ardhmen, se ku dhe si duhet të investojë dhe të shmangim iniciativat që nuk

kanë perspektivë.

Fakti: Ky studim do të kryhej me bashkëpunimin ndërmjet Bashkisë Vlorë dhe

kompanive private dhe të huaja si dhe Qeverinë, për të adresuar situatën ekonomike

dhe diskutimet e shumta të gjithë këtyre viteve mbi atë se çfarë do të jetë në të ardhmen

gjiri i Vlorës. Ende nuk rezulton të jetë kryer një studim i tillë përgjatë këtij mandati nga

Bashkia Vlorës. Asnjë informacion nuk është gjendur si në media por edhe në faqen

zyrtare të kësaj bashkie. Për këtë arësye premtimi konsiderohet i parealizuar.

2.4 Këshilli ekonomik konsultativ pranë Kryetarit të Bashkisë.

Premtimi: Për tërheqjen e mendimit profesional në zhvillimin e qytetit, është premtuar

ngritja e Këshillit Ekonomik Konsultativ pranë Kyretarit të Bashkisë.

Fakti: Përgjatë të gjitha mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, nga viti 2011 deri në

muajin Mars 2015, nuk rezulton asnjë vendim në të cilin të miratohet ngritja e këtij

këshilli. Vetëm nëpërmjet një VKB-je mund të realizohet ngritja formale e këtij këshilli,

9 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2014/3.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202014%20-%20VKB%20nr17%2009.04.2014.pdf 10 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/02/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr01-DATE-29.01.2015.pdf

Page 11: Raporti

ashtu siç është miratuar edhe ngritja e Këshillit të Përhershëm Artistiko-Kulturor11.

Kësisoj ky premtim mbetet i parealizuar.

2.5 Diferencime në taksën e ndikimit në infrastrukturë për zona të caktuara

(kryesisht periferike).

Premtimi: Për të nxitur zhvillimin urban më të organizuar në zonat periferike është

premtuar diferencimi në taksën e ndikimi në infrastrukturë për këto zona.

Fakti: Në mënyrë që të krijohen përfitime të projekteve dhe kompanive të cilat

operojnë në zonat periferike të qytetit të Vlorës, sipas Bashkisë është menduar se ky

diferencim do të sjellë kursime deri në 2 milionë lekë për të interesuarit. Për të

përmbushur këtë premtim gjatë miratimit të Vendimit nr 54. datë 11.12.2014, për

taksat dhe tarifat vendore, në pikën 4 të taksave vendore është vendosur niveli 3% për

ndërtimet e reja në zonën e qendrës dhe zonën e bregdetit. Ndërkohë që për zonat e

tjera niveli i taksës është 2%. Përsa i përket projekteve të infrastrukturës për ndërtimin

e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave ndërtimit të

infrastrukturës në energji, përfshirë dhe makineritë dhe e paisjet për këto projekte,

niveli i taksës do të jetë 0.1%12. Me miratimin e këtij vendimi konkludojmë se premtimi

është i realizuar.

2.6 Rritja e të ardhurave nëpërmjet rritjes së bazës së taksapaguesve.

Premtimi: Premtimi lidhet me shtimin e të ardhurave nga biznesi privat, nëpërmjet

rritës së bazë taksapaguese, ku synohet një rritje me 5-10% çdo vit.

Fakti: Në platformën elektorale deklarohej se prej vitit 2007 deri në vitin 2010 numri i

bazës taksapaguese ishte rritur me 1000 mijë subjekte. Numri i subjekteve mbi të cilëve

vileshin taksat lokale ishte rreth 3500 në fund të mandatit të kaluar, me një realizim

prej 240 milionë lekësh. Ndërsa në përfundim të mandatit të dytë, në buxhetin e vitit

2015 janë parashikuar 3600 subjekte. I njëjti numër subjektesh ka qënë edhe për vitin

2014 ku realizimi i të ardhurave ishe të nivelin e rreth 300 milionë lekësh13. Edhe pse

plani për këtë vit është në mbledhjen e 360 milionë lekëve, nga eksperienca mendohet

që arkëtimet do të jenë në të njëjtin nivel me një vit më parë. Siç vihet re baza

11 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2014/06/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr26-DATE-08.05.2014.pdf 12 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/01/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr54-DATE-11.12.2014.pdf 13 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/02/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr01-DATE-29.01.2015.pdf

Page 12: Raporti

taksapaguese gjatë këtij mandati është rritur me rreth 100 subjekte, ndërkohë të

ardhurat me rreth 60 milionë lekë. Nga këto shifra kuptohet se baza taksapaguese është

gati e njëjta, ndërsa të ardhurat nuk janë shtuar me ritmin e deklaruar në premtim.

Kësisoj përmbushja këtij premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar.

2.7 Rritja e të ardhurave nga taksapaguesit familjarë.

Premtimi: Për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në zhvillimin e qytetit të Vlorës,

është premtuar shtimi i të ardhurave nëprmjet rritjes së taksapaguesve familjarë.

Fakti: Nga hulumtimi i dokumentave përsa i përket buxheteve bashkiakë ndër vite, në

vetëm dy prej tyre gjendet planifikimi i të ardhurave nga tarifa e pastrimit për subjektet

familjarë. Nga të dhënat për vitin 2013 të ardhurat nga tarifa e pastrimit në familje janë

parashikuar 33.014 mijë lekë14. Numri i familjeve është 33.014, ndërsa niveli i tarifës

1000 lekë për familje në vit. Ndërkohë që për buxhetin e vitit 2015 të ardhurat nga

tarifa e pastrimit në familje janë parashikuar 30.750 mijë lekë15. Numri i familjeve mbi

të cilat do të aplikohet tarifa është 20.500, pra 13 mijë familjë më pak se nga buxheti i

mesmandatit. Ndërsa tarifa e aplikuar për këto familje është rritur në 1500 lekë në vit.

Duke gjykuar nga këto shifra, të ardhurat për vitin e fundit të mandatit janë parashikuar

në rënie, ndërkohë që edhe baza e taksapaguesve familjarë është ulur. Mungesën e

rritjes së kësaj baze, administrata lokale është përpjekur ta kompesojë me rritjen e

tarifës për pastrimin. Sa më sipër, ky premtim konsiderohet i parealizuar.

2.8 Aplikime direkte për përfitime fondesh nga programet e vendeve të BE.

Premtimi: Për të përfituar fonde të cilat shërbejnë për përmirësimin e cilësisë së

jetesës në komunitet, është premtuar aplikimi direkt për përfitime fondesh nga

programet e vendeve të BE.

Fakti: Programi i vetëm në të cilin Bashkia Vlorë është pjesëmarrëse, i cili financohet

nga fondet IPA të Bashkimit Europian është projekti INTERMODAL. Në kuadër të këtij

projekti më datë 1 Dhjetor 2013 është mbajtur “Dita e Lëvizshmërisë” me nxënësit e

qytetit të Vlorës. Ky aktivitet synonte ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e ajrit

të pastër duke lënë në shtëpi makinat personale dhe të stimulohet transporti publik16.

14 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2013/2.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202013%20-%20VKB%20nr1%20%2007.02.2013.pdf 15 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/02/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr01-DATE-29.01.2015.pdf 16 http://www.intermodality.eu/events/vlora(albania)-local-mobility-day

Page 13: Raporti

Ndërsa në datë 17 Qershor 2014, në kuadër të këtij projekti është mbajtur në Vlorë një

konferencë ku janë prezantuar planet strategjikë lokal ndëmrjet partnerëve të projektit.

Gjithashtu janë diskutuar edhe hapat e mëtejshëm për finalizimin e këtyre planeve17.

Në përfundim, për shkak se në këtë mandat Bashkia ka përfituar vetëm nga ky projekt

dhe nuk ka aplikuar për fonde të tjera, premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar.

2.9 Organizimi i panaireve të specializuara me interes për qytetin.

Premtimi: Premtimi për organizimin e panaireve të specializuara është parë si një

mënyrë nxitëse e biznesit për të investime dhe zhvillimin e tregtisë.

Fakti: Në këtë mandat, Bashkia Vlorë në bashkëpunim me organizatat e biznesit ka

financuar zhvillimin e disa panaireve. Nga hulumtimet rezulton të jetë realizuar Panairi

i Librit me rreth 50 botues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia18. Ky panair është

kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Vlorës, në ndihmë të sezonit turistik.

Gjithashtu në Vlorë është organizuar edhe Panairi Kombëtar Lëvizës, me synim

informimin mbi tregun, markat shqiptare dhe të huaja, rritjen e bashkëpunimit mes

kompanive të huaja dhe atyre lokale, ndërkombëtarizim të subjekteve lokale19. Një

tjetër panair i organizuar nga Bashkia, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Konsullata

italiane në Vlorë, është “Ekspo Vlora 2014”. Për të dytin vit radhazi, bizneseve të

ndryshme u jepet mundësia, që të prezantojnë punën e tyre në sektorin e industrisë dhe

atë të ndërtimit. Pjesëmarrja e 32 bizneseve nga Italia, Greqia, Maqedonia dhe Kosova e

ka shndërruar në një panair rajonal20. Organizimi i këtyre panaireve dhe shumë të

tjerëve, nga Bashkia me organizata dhe institucione të tjera, adresojnë premtimin e

mësipërm duke e konsideruar atë të realizuar.

2.10 Pjesmarrje në lobim për ndryshimin e ligjit të prokurimeve mbi bazën e

çmimit mesatar.

Premtimi: Duke qënë se sipas Z. Shpëtim Gjika ligji aktual lejon vend për uljen të

cilësisë dhe është pengesë për biznesin e ndershëm, është premtuar lobim për

ndryshimin e ligjit të prokurimeve mbi bazën e çmimit mesatar.

17 http://www.intermodality.eu/events/vlora-meeting-%E2%80%93-a-workshop-to-share-strategic-plans-on-intermodal-mobility-drafted-at-local-level 18 http://www.ata.gov.al/vlore-celet-panairi-i-librit-vlora-2014-qindra-qytetare-vizitojne-stendat-e-tij-153341.html 19 http://www.ata.gov.al/vlore-per-here-te-pare-ne-shqiperi-nje-panair-kombetar-levizes-sipari-ngrihet-ne-vlore-83079.html 20 http://www.oranews.tv/vendi/celet-panairi-ekspo-vlora-2014-ka-32-biznese-nga-shqiperia-e-vendet-fqinje/

Page 14: Raporti

Fakti: Me ndryshimin e ligjit për prokurimet publike, sipas platformës elektorale të Z.

Shpëtim Gjika do të rritej cilësia e punimeve, do të rritej transparenca, si dhe shmangej

konkurenca e pandershme. Organi ligjvënës ne Republikën e Shqipërisë është Kuvendi.

Kësisoj çfarëdo lobimi i grupeve të interesit për të kërkuar ndryshime të legjislacionit,

ose dhënie opinioni duhet ti drejtohet këtij organi, nëpërmjet komisioneve të

përherëshme parlamentare. Gjatë këtij mandati nuk ka rezultuar që Bashkia Vlorë të

ketë zhvilluar takime ose seanca dëgjimore me komisionet parlamentare. Ndërkohë që

ky ligj nuk ka pësuar ndryshime përgjatë viteve 2011-2015. Kësisoj ky premtim

konsiderohet i parealizuar.

2.11 Pjesmarrje e plotë në lobim për vënien në funksion të aeroportit të

Akernisë.

Premtimi: Në kuadër të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të punës, por edhe

turizmit, është premtuar lobimi për vënien në funksion të aeroprtit të Akernisë.

Fakti: Me ndërtimin e këtij aeroporti do të zhvillohej ndjeshëm ekonomia lokale por

edhe turizmi. Sipas të dhënave në platformën elektorale me një kapacitet minimal mund

të qarkullojnë rreth 100 mijë vetë në vit. Por përgjatë këtij mandati nuk është marrë

asnjë iniciativë për nisjen e lobimit, apo hapjen e diskutimit publik për ndërtimin e këtij

aeroporti. Pista e Akernisë ndodhet 15 km në veriperëndim të qytetit, e cila shfrytëzohej

deri në vitet 1990-të për stërvitjet e Forcave Ajrore Ushtarake. Kjo hapësirë fluturimi,

që është në gjendje mjaft të mirë teknike, sipas specialistit të aviacionit Agim Muça,

mund të bëhet e shfrytëzueshme për qëllime civile, përmes një projekti me një kosto

financiare të arsyeshme21. Ky premtim ka ngelur akoma në letër, në kuadër të fushatës

së kaluar elektorale, dhe mbetet i parealizuar.

2.12 Kalimi në një sistem elektronik të proçedurave për liçensimet e biznesit.

Premtimi: Objektivi i këtij premtimi është qeverisja elektronike. Koncepti i Bashkisë

Vlorë për reformën është zhvillimi i ideve të reja që çojnë përpara zhvillimin dhe jo

zëvëndësime mekanike njerëzish.

Fakti: Për të siguruar transparencë të administratës bashkiake, si dhe uljen e kostove të

biznesit dhe qytetarëve është premtuar kalimi në sistem elektronik i procedurave të

liçensimit. Nëpërmjet projektit të financuar nga Banka Botërore i cili do të vihej në

zbatim brenda muajit Korrik të vitit 2011, biznesi do të kursente rreth 100 mijë euro në

vit si pasojë e shkurtimit të proçedurave. Në faqen zyrtare të Bashkisë tashmë ndodhet

21 http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/gjirokastra-dhe-vlora-k-rkojn-nga-nj-aeroport-secila-192471.html

Page 15: Raporti

edhe Regjistri Elektronik i Procedurave Administrative i përftuar nga bashkëpunimi me

IFC. Por rezulton që ky regjistër nuk është plotësisht funksional, kjo pasi në këtë adresë

vetëm janë listuar se cilat janë procedurat administrative22. Ndërkohë që mungon

informacioni lidhur me secilën prej këtyre procedurave, si shkarkimi i formularit për

aplikim, dokumentacioni i nevojshëm për dorëzimin e kërkesave, taksat apo tarifat të

cilat duhen paguar etj. Informacioni i vetëm që jep ky regjistër janë personat përgjegjës

të cilët mund të kontaktohen për kategoritë e ndryshme të liçensave. Për shkak se

funksionimi i Regjistrit Elektronik të Proçedurave Administrative është jo i plotë, ky

premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.

2.13 Rishikim i paketës fiskale.

Premtimi: Ky premtim vjen si nevojë e përshtatjes me kushtet e reja të zhvillimit

ekonomik.

Fakti: Sipas të dhënave nga hulumtimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, më datë

11.12.2014, është kryer rishikimi i plotë i paktës fiskale nëpërmjet vendimit nr. 5423.

Sipas pikës 3, vendimet e Këshillit të Bashkisë që bien ndesh me këtë vendim

shfuqizohen. Një ndër ndryshimet që sjell paketa e re fiskale është tatimi i thjeshtuar

mbi fitimin. Për të gjitha bizneset e vogla të cilat realizojnë një qarkullim deri në 8

milionë lekë aplikohet tatimi i thjeshtuar. Ndërkohë që në paketën e mëparëshme tatimi

ishte ndarë në 8 fasha, sipas fitimit dhe llojeve të biznesit. Për këto subjekte është

ndryshuar edhe tarifa e ndriçimit, pastrimit dhe gjelbërimit. Më parë tarifa ka qënë 10%

e taksës së biznesit të vogël, ndërsa tashmë është ndarë në tre fasha sipas xhiros së

biznesit. Premtimi i mësipërm nuk adreson ulje ose rishikim të taksave apo tarifave

specifike, por vetëm rishikimin dhe miratimin e një pakete të re fiskale. Kësisoj duke u

mbështetur në miratimin e vendimit nr. 54 datë 11.12.2014, ky premtim konsiderohet i

realizuar.

2.14 Informatizim i plotë i organeve financiare.

Premtimi: Në platformën elektorale të Z. Shpëtim Gjika është premtuar informatizim i

plotë i organeve financiare për të ofruar shërbim të plotë online taksapaguesve.

Fakti: Nga verifikimet online, në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë nuk ofrohet asnjë

shërbim për taksapaguesit e qytetit. Përveç projektit për krijimin e regjistrit për

22 http://217.21.147.242:8080/ifc/egfVwOdlukaJedinice.aspx 23 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/01/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr54-DATE-11.12.2014.pdf

Page 16: Raporti

procedurat e liçensimit nuk ka asnjë iniciativë tjetër, qoftë me partnerët

ndërkombëtarë, për të kaluar në një sistem online shërbimet për pagimin e taksave, por

edhe shërbime të tjera. Ky premtim mbetet i parealizuar.

2.15 Ulje e përkohshme e taksave për bizneset e tregtisë dhe prodhimeve

ushqimore brënda kufijve ligjorë.

Premtimi: Për të ndihmuar sadopak uljen e çmimeve në artikujt bazë dhe në zbutjen e

varfërisë, është premtuar ulja e përkohshme e taksave.

Fakti: Në miratimin e paketës më të fundit fiskale për taksat dhe tarifat vendore nuk

është evidentuar asnjë ulje të taksave për biznesin e vogël. Taksa dhe tarifa si për

tabelën e reklamimit, apo për ndriçimin, pastrimin dhe gjelbërimin nuk kanë shënuar

ulje. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme mbi ndërtesat për tregti ka qënë 165 lek/m2 në

vit, ndërkohë që është 300 lek/m2 në vit. Ndërsa mbi ndërtesat për prodhim taksa ka

qënë 50 lek/m2 në vit24, ndërkohë që është bërë 60 lek/m2 në vit25. Gjithashtu taksa

për pastrimin urban ka qënë 10% e qarkullimit për biznesin e vogël, ndërkohë që me

ndarjen e re në fasha llogaritet të jetë me e lartë pasi: për bizneset me qarkullim deri 2

milionë lekë do të paguhet 4000 lekë në vit, për bizneset me qarkullim 2 deri në 5

milionë do të paguhet 8000 lekë në vit, ndërsa për bizneset me qarkullim 5 deri në 8

milionë do të paguhet 15000 lekë në vit. Nga sa më sipër, premtimi për ulje të

përkohshme të taksave për bizneset e tregtimit dhe prodhimit mbetet i parealizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë e Zhvillimit Ekonomik

Lokal:

24 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Taksat/(Vendim%20Nr.62,%20date%2026.11.2009%20-%20Per%20taksat%20dhe%20tarifat%20vendore%20_Ndryshuar%20me%20VKB%20Nr.%2021,%20dat%C3%AB%2024.11.2011_).pdf 25 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2015/01/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr54-DATE-11.12.2014.pdf

3

3

8

1

Zhvillimi Ekonomik Lokal

Premtime te realizuara 20%

Premtime pjeserisht terealizuara 20%

Premtime te parealizuara 54%

Premtime te pamatshme 6%

Page 17: Raporti

3. TURIZMI-KULTURA-SPORTI

3.1 Organizimi i 100 vjetorit të pavarësisë kombëtare.

Premtimi: Për shkak se viti 2012 ishte pjesë e këtij mandati dhe rëndësisë së festimit të

100 vjetorit të pavarësisë kombëtare, në platformën elektorale prioriteti kryesor ishte

organizimi i këtij eventi madhor.

Fakti: Në platformën elektorale nuk veçohej se cilat aktivitete apo investime do të

adresonin këtë prioritet. Por duke u bazuar në dokumentat zyrtarë lidhur me buxhetin e

vitit 2012 janë evidentuar një sërë investimesh të cilat kanë qënë të lidhura

drejtpërdrejt me festimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Fillimisht shpenzimet për

aktivitete kulturore në buxhetin e vitit 2012 ishin 50 milionë lekë, rreth 3 herë më të

larta se çdo vit tjetër të këtij mandati26. Ndër të tjera, viti 2012 njohu edhe disa nga

investimet më të mëdha të këtij mandati, këto në kuadër të organizimit të 100 vjetorit.

Kështu në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me pushtetin qëndror u investua për

rehabilitimin e shëtitores “Ismail Qemali”, rikonceptimi i sheshit “Pavarësia”,

rikonceptimi i sheshit të “Flamurit”. Ky investim solli edhe ndryshimin total të qëndrës

historike të qytetit të Vlorës, ku u zhvilluan aktivitetet kryesore në kuadër të 100

vjetorit të pavarësisë. Sa më sipër, premtimi mbi organizimin e këtij eventi

konsiderohet i realizuar.

3.2 Vendosja e lidhjeve me të ngushta me rajonet fqinje si Korfuzi dhe Pulja.

Premtimi: Vendosja e lidhjeve të ngushta me rajonet fqinje si Korfuzi dhe Pulja, synon

tërheqjen e turistëve të huaj që vizitojnë këto vende edhe në drejtim të Vlorës.

Fakti: Për të përfituar nga fluksi i madh turistik gjatë sezonit të verës në këto rajone

është menduar të vendoset bashkëpunim i ngushtë me përfaqësuesit e vendeve fqinje.

Gjithashtu është premtuar futja e Vlorës në guidat turistike të operatorëve në rajonet

fqinje, por lidhur me këtë nuk disponohet asnjë informacion. Ndërkohë që veprimi

minimal për të zhvilluar bashkëpunimin është binjakëzimi i qyteteve. Kështu Bashkia e

Vlorës, ndër të tjera, rezulton të jetë binjakëzuar me komunën e Monopolit në Pulja27.

Ndërsa nuk rezulton ende asnjë binjakëzim me ndonjë qytet të rajonit të Korfuzit.

Vendosja e lidhjeve vetëm me rajonin e Puljas dhe mungesa e këtyre lidhje me rajonin e

26 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/1.%20VKB%20Nr.3,%20date%2023.02.2012%20-%20%20Buxheti%202012.pdf 27 http://en.wikipedia.org/wiki/Vlor%C3%AB

Page 18: Raporti

Korfuzit nuk e adresojnë plotësisht premtimin, i cili do të konsiderohet pjesërisht i

realizuar.

3.3 Hapja e një zyre informacioni në aeroportin e Rinasit.

Premtimi: Duke synuar rritjen e informacionit për qytetin e Vlorës, është premtuar

hapja e një zyre informacioni në aeroportin e Rinasit.

Fakti: Nëpërmjet realizimit të këtij premtim, Bashkia Vlorë do të përfitonte nga rritja e

vizitorëve të huaj. Por në katë vitet e këtij mandati, nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë

për të ngritur këtë zyrë informacioni. Premtimi i ngelur në letër, konsiderohet i

parealizuar.

3.4 Çdo muaj të sezonit turistik do të ketë një ngjarje të madhe kulturore ose

sportive, kombëtare ose ndërkombëtare.

Premtimi: Për të pasuruar sezonin turistik me alternativa të reja kulturore dhe sportive

është premtuar zhvillimi i aktiviteteve të mëdha çdo muaj të sezonit.

Fakti: Ndër aktivitetet kulturore të cilat janë kthyer tashmë traditë për qytetin e Vlorës

dhe sezonin turistik është “Aulona Folk Festival”. Ky festival ka filluar që prej vitit 2009

dhe është zhvilluar në të gjitha vitet e këtij mandati. Festival ka si mbështetës kryesor

Bashkinë e Vlorës dhe organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA. Aktiviteti synon të

mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo

muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me

Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregëtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të

interesuara, vendase apo të huaja28. Një aktivitet tjetër i cili zhvillohet në mesin e

sezonit turistik ështe edhe “Java e Filmit Mesdhetar”. Që prej vitit 2011 në këtë event

janë përzgjedhur filma nga stafet që mbulojnë kulturën në Ambasadat respektive; të

Spanjës, Francës, Malit të Zi, Greqisë, Egjiptit, Italisë dhe Kosovës duke u shoqëruar

edhe me filmin shqiptar29. Një ndër aktivitetet sportive të promovuara gjatë këtyre

viteve është edhe parashutizmi nëpërmjet “Albania Open”. Programi i çdo fillim sezoni

parashikon një pjesëmarrje shumë më të gjerë të fluturuesve, që realizojnë një

spektakël sportiv ajror. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Vlorës, fluturimi sportiv po

bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e promovimit, por edhe një resurs në rritje për

turizmin30. Gjithashtu një ndër aktivitetet kulturor të përvitshëm është edhe “Summer

28 http://www.aulonafolk-festival.com/ 29 http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=655&Itemid=151 30 http://www.ata.gov.al/vlore-aeronautika-alternativa-e-turizmit-qe-ka-nisur-te-flase-129378.html

Page 19: Raporti

Fest” i mbështetur financiarisht edhe nga Bashkia Vlorë. Realizimi dhe mbështetja e

aktiviteteve të sipërpërmëndura por edhe shumë të tjerave, janë në përmbushje të këtij

premtimit i cili konsiderohet i realizuar.

3.5 Botimi i një reviste vjetore të posaçme turistike (shqip dhe anglisht) për

gjirin e Vlorës të shoqëruar me një CD (përpara fillimit të sezonit turistik).

Premtimi: Botimi i revistës vjetore turistike do të japë informacionin e plotë për

turizmin, jo vetëm për qytetin, por për të gjithë gjirin e Vlorës duke e konsideruar atë si

një njësi e tërë.

Fakti: Ky material promocional i cili është premtuar në platformën elektorale nga Z.

Shpëtim Gjika, nuk është realizuar për asnjë vit të këtij mandati. Botimi i revistës është

kryer vetëm për vitet 2004, 2005 dhe 2006, por asnjëherë më pas31. Premtimi i cili

synonte rikthimin e botimit të kësaj reviste, konsiderohet i parealizuar.

3.6 Bashkëpunim i ngushtë me Bashkinë Orikum dhe Komunën Qëndër për

funksionimin e plotë si një njësi e vetme gjatë sezonit turistik.

Premtimi: Vendosja e bashkëpunimit të ngushtë me këto njësi dhe veprimet e

përbashkëta do të çojnë në një funksionim më të mirë të të gjitha shërbimeve ndaj

turizmit.

Fakti: Sipas këtij premtimi, në platformën elektorale të Z. Shpëtim Gjika theksohej se

turizmi nuk mund të shihet i shkëputur nga këto njësi vendore të cilat zënë edhe pjesën

me të madhe të vijës bregdetare. Por ky premtim mbetet i përgjithshëm dhe në të nuk

janë propozuar hapa konkretë apo fusha specifike në të cilat këto njësi administrative

do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Gjithashtu nuk mund të përcaktojnë se çfarë

është nënkuptuar me veprime të përbashkëta dhe kuadrin e këtij bashkëpunimi.

Gjithsesi më ndarjen e re territoriale, territori i Bashkisë Orikum dhe komunës Qëndër i

janë bashkangjitur ndër të tjera, territorit të ri të Bashkisë Vlorë. Kësisoj në mandatin e

ardhshëm ligjërisht këto njësi do të funksionojnë si një e vetme, ndërsa premtimi i

mësipërm i kryer në fushatën e vitit 2011 konsiderohet i pamatshëm.

31 http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=category&sectionid=8&id=44&Itemid=57

Page 20: Raporti

3.7 Organizimi i një fundjave me të ftuar nga administrata e një qyteti të një

Bashkie në Europën Qëndrore ose Perëndimore.

Premtimi: Ky premtim shihet si një promocion efikas për tërheqjen e vëmendjes drejt

qytetit të Vlorës për shkak edhe të pasqyrimit të gjërë në mediat lokale të vendase të

Europës Qëndrore dhe Perëndimore.

Fakti: Premtimi i mësipërm vjen pasi qytetarët e vendeve të Europës janë identifikuar

si klientët më të mundshëm aktualisht në kushtet e tregut tonë. Kështu edhe

përmbushja e këtij premtimi do të nxiste promivimin e qytetit të Vlorës në rritjen e

turistëve të huaj. Por nga hulumtimi i aktiviteteve të Bashkisë Vlorë përgjatë mandatit

2011 – 2015 nuk është evidentuar asnjë aktivitet i tillë me homologë ose përfaqësues të

bashkive europiane. Kësisoj premtimi mbetet i parealizuar.

3.8 Organizimi i një nate të bardhë gjatë sezonit turistik.

Premtimi: Për të shtuar numrin dhe llojshmërinë e aktiviteteve përgjatë sezonit

turistik, është premtuar edhe organizimi i natës së bardhë.

Fakti: Në kuadër të festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë me datë 12 Gusht, është

organizuar edhe nata e bardhë. Ky aktivitet është financuar nga Bashkia, por është

mbështetur edhe nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku për herë të parë në

vitin 2014 u mbështet nga pushteti qëndror32. Ndërsa një vitë më parë në bashkëpunim

edhe me “British Council” dhe Bashkinë e Vlorës, të ftuar ishin dy grupe britanike, të

cilët përgjatë gjithë natës kanë dhuruar muzikë “Rock” apo “Rrock and roll” për qindra

spektatorë33. Sa më sipër premtimi konsiderohet i realizuar.

3.9 Pjesmarrje e organizuar e përbashkët me shoqatat e biznesit në panairet

kryesore të turizmit.

Premtimi: Në kuadër të nxitjes dhe të promovimit të mëtejshëm të turizmit është

premtuar pjesmarrja e organizuar dhe shoqatat e biznesit në panairet kryesorë të

turizmit.

Fakti: Premtimi synon shtrirjen në kohë të sezonit turistik, por edhe nxitjen e grupeve

të organizuara, e cila do të sjellë shtimin e numrit të turistave në qytetin e Vlorës. Në

32 http://www.ama-news.al/dita-e-rinise-veliaj-ejani-ne-12-gushtit-ne-vlore-nate-feste-dhe-muzike/ 33 http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlore-festohet-nata-e-bardhe-mes-muzikes-rock-dhe-panairit-171677.html

Page 21: Raporti

platformën elektorale është deklaruar që për të përmbushur këtë premtim, Bashkia e

Vlorës do të akordojë çdo vit 30 mijë euro. Por këto fonde kanë munguar në të gjitha

buxhetet bashkiake ndër vite, ashtu si dhe pjesëmarrja ne panairet ndërkombëtare të

turizmit. Edhe ky premtim mbetet i parealizuar.

3.10 Rikonceptim i Sheshit të Flamurit.

Premtimi: Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, u premtua rikonceptimi

i Sheshit të Flamurit.

Fakti: Ky investim u krye pjesërisht me fondet e Bashkisë së Vlorës, ndërsa pjesa më e

madhe u ofrua nga Qeveria. Investimi mbi këtë vepër u nda midis buxheteve të vitit

2012 dhe atij të vitit 2013. Për vitin 2012 u investuan 38 milionë lekë me të cilat u

ndërhy në sheshin përballë monumentit të pavarësisë dhe lulishten në veri të tij34.

Ndërsa në buxhetin e vitit 2013 u akordua pjesa tjetër e investimit prej 48 milionë

lekësh për të përfunduar shatërvanin e ri në këtë shesh si dhe hapësirën e re të

gjelbëruar35. Ndërtimi dhe rehabilitimi i Sheshit të Flamurit ka përfunduar me

investimet e mësipërme përgjatë viteve 2012 -2013 dhe ky premtim konsiderohet i

realizuar.

3.11 Pajisja me stenda të reja e muzeut historik dhe rikonfigurimi i muzeut

etnografik.

Premtimi: Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë u premtua investime për të vendosur

në efiçencë të plotë muzeun historik dhe atë etnografik të Vlorës.

Fakti: Në buxhetin e Bashkisë së Vlorës për vitin 2013 ishte parashikuar investimi në

këtë muze, por fondi edhe pse u miratua nuk u investua asnjëherë.Për shkak të

mosrealizimit ky fond u alokua në buxhetin e vitit 2014 duke pritur financimin, por

sërisht nuk u arrit të kryhej. Përsëri në buxhetin e vitit 2015 është vendosur në zërin e

investimeve blerja e stendave për muzeun historik, por deri më tani akoma nuk dihet

nëse do të kemi realizimin e këtij financimi këtë vit36. Ky muze ka sende me vlerë që nga

34 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/4.%20INVESTIMET%20%20PER%20VITIN%20%202012.pdf 35 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2013/2.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202013%20-%20VKB%20nr1%20%2007.02.2013.pdf 36 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2015/5.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202015%20-VKB%20nr01%2029.01.2015.pdf

Page 22: Raporti

monedha me vlerë e deri te arkivoli i Avni Rustemit. Përgjatë një reportazhi mediatik

Muzeu Historik në Vlorë nuk ka stenda për të ekspozuar objektet me vlerë historike

edhe pse në të është bërë rikonstruksioni. Në sesionin e akreologjisë, prej kohësh

objektet e 1000 viteve më parë ekspozohen në tokë. Ndërsa objektet e sesionit të

mesjetës prej disa kohësh qëndron i mbyllur për shkak të mungesës së stendave, ndërsa

punonjësit e muzeut i kanë sistemuar këto objekte me vlerë të madhe historike në disa

arka frutaperishmesh dhe kova plastike37. Ndërkohë edhe për Muzeun Etnografik nuk

janë akorduar ende fonde për rikonfigurimin e tij. Ndonëse një institucion kulturor i një

rëndësie të veçante në qytetin e Vlorës, për turistët e vizitorët e huaj lokalizimi i

vendndodhjes së tij është thuajse i pamundur38. Mungesa e ndërhyrjes në dy muzetë

kryesorë të qytetit e klasifikojnë këtë premtim të parealizuar.

3.12 Programi për marketimin e të gjithë aktiviteteve kulturore, artistike në

qytet.

Premtimi: Ngritja e një sistemi të ri marketimi në mënyrë që të bëhen të njohura të

gjitha aktivitetet që zhvillohen në qytet është një nga premtimet e platformës elektorale

lidhur me turizmin.

Fakti: Efektet e këtij premtimi do të jetë rritja e numrit të shikuesve në aktivitete, por

diçka e tillë është vështire për tu matur. Për shkak të mungesës së një sistemi për tu

referuar, ndërkohë që Bashkia e Vlorës nuk ka adresuar diçka të tillë përgjatë këtij

mandati, është e pamundur analizimi i këtij premtimi. Marketimi aktual i aktiviteteve

kryet më së shumti në mediat, si ato lokale por dhe kombëtare, në mediat sociale apo

edhe ne vendet publike nëpërmjet njoftimeve. Është e paqartë synimi i këtij premtimi, si

dhe çfarë ka dashur të arrijë Bashkia Vlorës me ngritjen e një sistemi të ri marketimi.

Kësisoj ky premtim konsiderohet i pamatshëm.

3.13 Pasurimi i muzeumeve me materiale nga arkivi i shtetit.

Premtimi: Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, në platformën

elektorale është premtuar pasurimi i muzeumeve me një fond prej 5 milionë lekë.

Fakti: Në buxhetin e vitit 2012 një fond prej 5 milionë lekë të vjetrash është vënë në

dispozicion të këtij muzeu për pasurimin me materiale origjinale. Një shumë thuajse e

papërfillshme. Në një intervistë për median e shkruar drejtori Agron Shehu shprehet se

37 http://shqiptarja.com/home/1/vlor-objektet-historike-n-muze-ekspozohen-n-arka-fruta-perimesh-258746.html 38 http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=204443&IDCategoria=1

Page 23: Raporti

janë në përpjekje për të marrë materiale origjinale, ndonëse në pamundësi financiare do

të përfundojnë sërish te fotokopjet që në këtë rast nuk përbëjnë një vlerë të shtuar, por

një mënyrë emergjente/provizore për zgjidhur problemin39. Për shkak se pjesa më e

madhe e dokumentacionit që ekspozohet në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë nuk gjendet

në origjinal dhe fondi i akorduar nuk i plotëson kërkesat e këtij institucioni, premtimi

mbetet i parealizuar.

3.14 Pasurimi me tituj të rinj në bibliotekën e qytetit dhe atyre të shkollave.

Premtimi: Për ta kthyer bibilotekën e qytetit në një qendër sa më atraktive veçanërisht

të rinjtë, është premtuar pasurimi me tituj të rinj për këtë bibliotekë por edhe atyre të

shkollave.

Fakti: Biblioteka e qytetit të Vlorës “Shevqet Musaraj” mbështet në mënyrë permanente

më fonde nga buxheti bashkiak. Por ka qënë e vështirë për të evidentuar shumën me të

cilën Bashkia financon këtë institucion pasi nuk përfaqësohet si zë i veçantë në

shpenzimet e buxhetit. Në platformën elektorale është premtuar akordimi i një fondi

prej 1 milionë lekësh çdo vit për të kontribuar në pasurimin e kësaj biblioteke. Në një

intervistë Z. Çlirim Hoxha, drejtor i këtij institucioni, është shprehur se Bashkia e ka

mbështetur pasurimin e titujve përgjatë këtyre viteve, ndonëse ka shumë mangësi përsa

u përket ambienteve40. Gjithsesi premtimi konsiston vetëm në akordimine fondeve për

pasurimin e titujve, kësisoj ai mbetet i realizuar.

3.15 Bashkëpunim me shoqata emigrantësh vlonjatë për pasurimin me libra

bashkëkohorë në gjuhë të huaj.

Premtimi: Duke plotësuar kërkesat e lexuesve por edhe krijimin e urave të

bashkëpunimit me emigrantët nëpërmjet kulturës është premtuar pasurimi me libra

bashkëkohorë në gjuhë të huaj nëpërmjet bashkëpunimit me shoqata emigrantësh

vlonjatë.

Fakti: Një mënyrë për të tërhequr kontribute të bashkëqytetarëve vlonjatë nëpër botë

është bashkëpunimi për pasurimin me libra të bibliotekës. Për këtë premtim Bashkia

kishte premtuar duke kontribuar në transportin e librave në bibliotekën e qytetit. Por

asnjë fond nuk ka qënë parashikuar për këtë aktivitet ndër vitet e këtij mandati, ndërsa

mungon informacioni nëse ka patur kontribute prej shoqatave të emigrantëve për këtë

çështje. Në mungesë të informacionit premtimi mbetet i pamatshëm

39 http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/25/muzeu-i-pavaresise-vuan-nga-fotokopjet/ 40 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=205922

Page 24: Raporti

3.16 Zgjerimi i fondit të galerisë së arteve me autorë vlonjatë.

Premtimi: Nëpërmjet pasurimit të galerisë dhe kornizimit të punimeve do të përftohet

rritje e numrit të vizitorëve.

Fakti: Përgjatë pjesës më të madhe të këtij mandati galeria e arteve e qytetit të Vlorës

ka qëndruar e mbyllur duke mos u zhvilluar asnjë aktivitet. Rihapja e saj u bë e mundur

vetëm në vitin 2014 në kuadër të festave të 7-8 Marsit pas një mungese disa vjeçare41.

Po në këtë vit u zhvillua edhe aktiviteti me titull “Vlora në Telajo”. Në këtë ekspozitë u

prezantuar 500 piktura nga 60 artistë të peisazhit. Kjo nismë u ndërmor nga “Instituti i

Librit dhe Promocionit”42. Për shkak se mbështetja e Bashkisë së Vlorës nuk ka qënë

konsistente përgjatë të gjithë viteve të këtij mandati, premtimi konsiderohet pjesërisht

i realizuar.

3.17 Rikonfirmim i festivaleve folklorike ndërkombëtarë, polifonisë etj.

Premtimi: Rikonfirmimi i festivaleve folklorikë ndërkombëtarë i shërben forcimit të

vlerave dhe traditave më të mira të kësaj fushe.

Fakti: Ashtu siç u përmënd edhe në pikën 3.4 të premtimeve për këtë kategori, përgjatë

këtij mandati është konfirmuar organizimi i festivalit folklorik “Aulona Folk Festival”. Ky

festival i nisur në vitin 2009, është mbështetur dhe organizuar çdo vit të këtij mandati.

Në festivalin e vitit 2014 ishin të ftuar grupe nga Italia, Maqedonia, Bullgaria, Kroacia,

Polonia, Greqia dhe Kosova43. Të ftuar ndër vite kanë qënë edhe grupe nga Mali i Zi,

Bosnja dhe Sllovakia44. Ky aktivitet i mbështetur gjerësisht nga Bashkia Vlorës, është një

prej aktiviteteve çelës të sezonit turistik dhe zhvillohet në muajin Maj të çdo viti. Sa më

sipër ky premtim konsiderohet i realizuar.

41 http://objektiv.al/rihapet-ne-vlore-galeria-e-arteve/ 42 http://shqiptarja.com/Kulture/2730/fotolajm--rama-viziton-ekspozit-n---39-vlora-me-telajo--39--selfie-me-artist-t-231973.html 43 http://www.aulonafolk-festival.com/index.php?option=com_content&view=frontpageplus&Itemid=412&lang=en 44 http://www.aulonafolk-festival.com/index.php?option=com_content&view=frontpageplus&Itemid=319&lang=en

Page 25: Raporti

3.18 Organizimi i Festivalit të Filmit Mesdhetar.

Premtimi: Në platformën elektorale ky premtim synon krijimin e një tradite të re të

kërkuar nga të gjitha moshat, aktivitet i cili do të rrisë numrin e vizitorëve dhe

publicitetin jashtë kufijve të vendit.

Fakti: Organizimi i Festivalit të Filmit Mesdhetar synon zgjerimin e aktiviteteve aktuale

kulturore. Me rizgjedhjen si kryetar bashkie në vitin 2011, Z. Shpëtim Gjika organizoi

atë vit “Javën e Filmit Mesdhetar”. Drejtori i Qendrës Kulturore Vlorë Z. Istref Dobi, gjatë

një konference për shtyp bëri me dije se qëllimi i aktivitetit është veç argëtimit dhe

pasurimit të jetës kultuore artistike në sezonin turistik, edhe promovimi i arritjeve

bashkëkohore në fushën e kinematografisë, veçanërisht në rajonin e Mesdheut, si dhe

njohja e kulturës dhe artit të vendeve të këtij pellgu45. Aktiviteti është organizuar

sërisht edhe në sezonin turistik të vitit 2014, duke theksuar se qyteti po tenton të hyjë

në “shengenin kulturor të mesdheut”46. Në përfundim premtimi i organizmit të

Festivalit të Filmit Mesdhetar konsiderohet i realizuar.

3.19 Zhvillimi i një partneriteti dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm me

biznesin privat të interesuar për të përkrahur aktivitetet kulturore nëpërmjet

programeve dhe përfitimit të përbashkët.

Premtimi: Ky premtim shërben për ngritjen e nivelit cilësor të aktiviteteve kulturore në

një stad më bashkëkohor, pasi zhvillimi i kulturës nuk mund të jetë ekskluzivitet i

Bashkisë Vlorë.

Fakti: Gati të gjitha aktivitetet kulturore të zhvilluara në Vlorë, që prej atyre më

madhore për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë, çelja e sezonit turistik, por edhe

festivalët e ndryshëm kulturor të cilët zhvillohen çdo vit kanë si kontributor kryesor

Bashkinë e Vlorës. Gjithsesi këto aktivitete nuk financohen plotësisht prej pushtetit

lokal, por janë edhe bizneset të cilët kontribuojnë për zhvillimin dhe organizimin e

eventeve kulturorë. Që nga kompanitë e mëdha kombëtare dhe deri te bizneset vlonjatë,

kanë financuar festivalet e folklorit, natën e bardhë dhe ditën e rinisë, festivalin e filmit

etj. Kësisoj ky premtim konsiderohet i realizuar.

45 http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=655&Itemid=151 46 http://www.oranews.tv/vendi/nisin-ditet-e-filmit-mesdhetar-velaj-vlora-ne-axhenden-kulturore-te-mesdheut/

Page 26: Raporti

3.20 Ngritja e një kinemaje.

Premtimi: Ngritja e një kinemaje është një kërkesë e komunitetit i cili do të

kontribuonte në pasurimin e jetës kulturore në qytet me një zhanër i cili mungon prej

kohësh.

Fakti: Për të ngritur kinemanë, e cila i ka munguar këto vite qytetit të Vlorës, ishte

menduar që kjo të arrihej nëpërmjet partneritetit me një kompani private. Por në

përfundim të këtij mandati, përveçse kinemaja nuk është ndërtuar, ende nuk kemi një

marrëveshje ose iniciativë për adresimin e këtij premtimi. Një zgjidhje e përkohëshme e

gjetur nga Bashkia e Vlorës ka qënë përshtatja e ambienteve të pallatit të kulturës për

kinema, por edhe ky veprim është tashmë jashtë përdorimit. Edhe përgjatë zhvillimit të

aktivitetit së “Ditëve të Filmit Mesdhetar” në Gusht të 2014-ës, Këshilltari i

Kryeministrit për Kulturën Z. Fate Velaj ka pranuar se Vlora ka nevojë ndërtimin e një

kinemaje47. Ndërsa në buxhetet e Bashkisë Vlorë të këtij mandati, nuk u parashikua

asnjëherë një fond për të plotësuar këtë premtim, i cili me mbylljen e këtij katër vjeçari

mbetet i parealizuar.

3.21 Ngritja e pishinës së qytetit.

Premtimi: Për të pasuruar jetën sportive të qytetit dhe llojshmërine e saj, është

premtuar ngritja e pishinës së qytetit gjatë këtij mandati.

Fakti: Lidhur me këtë premtim, gjatë hulumtimit të buxheteve të katër viteve të këtij

mandati, nuk është menduar asnjëherë për të investuar në ngritjen e pishinës së qytetit.

Gjithashtu kjo ide nuk është artikuluar që prej fushatës elektorale të vitit 2011. Ky

premtim ka ngelur ende në letër dhe konsiderohet i parealizuar.

3.22 Identifikimi dhe përkrahja e talenteve të rinj të spikatur në sport.

Premtimi: Në kuadër të rritje së cilësisë së sportistëve por edhe motivimit financiar të

tyre, Z. Shpëtim Gjika ka premtuar përkrahjen e talenteve të spikatur në sport.

Fakti: Përveç mbështetjes konsistente që Z. Shpëtim Gjika ka dhënë për klubin e

futbollit “Flamurtari” nga buxheti i bashkisë, janë shpërblyer edhe sportistë të

disiplinave të ndryshme. Më së shumti është ndihmuar dhe përkrahur ekipi i

basketbollit për femra i cili për shumë vite është kampion në nivel kombëtar. Por

përkrahja nuk ka munguar edhe për disiplina të tjera si ekipi i minifutbollit, ekipi i

47 http://www.oranews.tv/vendi/nisin-ditet-e-filmit-mesdhetar-velaj-vlora-ne-axhenden-kulturore-te-mesdheut/

Page 27: Raporti

mundjes, ekipi i peshëngritjes, ekipi i atletikës, si dhe ekipi i bilardos48. Krahas

premiove të akorduara në raste arrtijesh në këto disiplina, Bashkia mbështet çdo vit me

fonde Klubin Shumësportësh “Flamurtari”. Sa më sipër ky premtim konsiderohet i

realizuar.

3.23 Rikonstruksioni i ambienteve të brendshme të Pallatit të Sportit.

Premtimi: Në mënyrë që Pallati i Sportit të kthehet në një qendër sportive moderne Z.

Shpëtim Gjika ka premtuar rikonstruksionin e ambienteve të brendshme.

Fakti: Përgjatë këtij mandati, Pallati i Sportit njohu disa investime dhe ndërhyrje për

përmirësimin e kushteve. Por investimet më të mëdha u kryhen për rehabilitimin e

parkut përball tij në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, si dhe në rikonstruksionin e

fasadës së jashtme. Në platformën elektorale ishtë premtuar akordimi i një fondi prej 30

milionë lekësh për transformimin e ambjenteve të brëndshme të tij, por ky investim nuk

u krye asnjëherë prej Bashkisë Vlorë. Për shkak se premtimi i mësipërm nuk është

adresuar ende nga administrata bashkiake, ai ngelet i parealizuar.

3.24 Rritja e partneritetit në sporte dhe me klubet e ndryshëm privat të

qytetit.

Premtimi: Për të rritur vlerat e sportit në qytet me kontributin e të gjithë aktorëve, si

dhe të mbështet suksesi i sa më shumë klubeve që përfaqësojnë qytetin në arenën

kombëtare dhe ndërkombëtare, Z. Shpëtim Gjika ka premtuar rritjen e partneritetit me

klubet privatë.

Fakti: Buxhetin për mbështetjen e kategorisë së sportit Bashkia e ndan në dy zëra, për

klubin e futbollit “Flamurtari” si dhe për klubin shumësportiv “Flamurtari”. Në

platformën elektorale deklarohej që për këtë premtim do të akordohen rreth 2 milionë

lekë çdo vit, por nga hulumtimi nuk rezulton që ky fond të jetë vendosur në dispozicion

për klubet privatë. Bazuar në këtë informacion dhe në mungesë të të dhënave konkrete

nëse janë mbështetur klube specifikë të çfarëdolloj disipline, premtimi mbetet i

parealizuar.

48 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2013/05/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr25a-DATE-24.11.2011.pdf

Page 28: Raporti

3.25 Mbyllja e punimeve në impiantin e ndriçimit në stadiumin “Flamurtari”.

Premtimi: Për organizimin e eventeve në kushte të përshtatshme dhe komode është

premtuar mbyllja e punimeve në impiantin e ndriçimit në stadiumin “Flamurtari”.

Fakti: Midis Bashkisë Vlorë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është lidhur

marrëveshja “Për sitemin e ndriçimit të Stadiumit Flamuratri” me vendim të K.B-së Nr.

66, datë 26.11.2009, në të cilën ka mbetur ende pa u likujduar vlera prej 194.040 Euro.

Kjo marrëveshje përmban financimin e ketij projekti 51% FSHF dhe 49% Bashkia Vlore.

Projekti i plotë i këtij impjanti është 396.000 Euro, i cili është implementuar në bazë të

marrëveshjes së lidhur në vitin 2009. Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshje është

prokuruar nga ana e FSHF në zbatim të rregullave standarte të FIFA dhe UEFA edhe

furnizimi me energji elektrike të këtij impjanti, ku përfshihet gabina, rrethimi i shtyllave

dhe kabëlli që siguron ndriçimin e impjantit. Për të përmbushur detyrimin e vet

kontraktual Bashkia e Vlorës në buxhetin e vitit 2012 parashikoi alokoimin e mbi 30

milionë lekëve, në mënyrë që projekti të përfundonte49. Kështu më datë 4 Korrik 2013,

u inagurua nga Z. Armando Duka President i FSHF-së dhe Z. Shpëtim Gjika, impianti i

ndriçimit50. Në përfundim ky premtim konsiderohet i realizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë e Turizmit Kultures dhe

Sportit:

49 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/4.%20INVESTIMET%20%20PER%20VITIN%20%202012.pdf 50 http://www.fshf.org/index.php/sq/lajme/401-ndricohet-stadiumi-flamurtari-ne-vlore

10

2

10

3

Turizmi Kultura Sporti

Premtime te realizuara 40%

Premtime pjeserisht terealizuara 8%

Premtime te parealizuara 40%

Premtime te pamatshme 12%

Page 29: Raporti

4. KUJDESI SOCIAL

4.1 Mirëfunksionimi pranë Bashkisë të Bordit Këshillimor për hartimin dhe

zbatimin e politikave sociale.

Premtimi: Ngritja e rrjeteve të bashkëpunimit midis aktorëve të përfshirë në këtë bord.

Gjithasht ky bord do të shërbejë edhe si një urë lidhëse midis institucionit të Bashkisë

dhe komunitetit.

Fakti: Në adresim të këtij premtimi, më datë 26 Mars 2013 u krijua Komisioni

Këshillmor Qytetar Vendor, një grupim vullnetar që përbëhet nga drejtues të

komunitetit vendor, përfaqësues të OJF-ve, komunitetit të biznesit, të rinjve, grave dhe

që funksionon pranë bashkisë. Krijimi i këtij komisioni është pjesë e projektit

“Planifikimi dhe Qeverisja Vendore”, që financohet nga USAID në nivel qendror dhe

lokal. Ky projekt synon të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim për qeverinë shqiptare

dhe njësitë e qeverisjes vendore në vend, për zbatimin e legjislacionit, politikave dhe

reformave të decentralizimit, si dhe për sigurimin e pjesëmarrjes së gjerë dhe

kontributit nga qytetarët. Ai ka si synim, veç të tjerash, përmirësimin e efikasitetit,

transparencës dhe përgjegjshmërisë së funksioneve të qeverisjes vendore51 . Në

konkluzion premtimi i mësipërm konsiderohet i realizuar.

4.2 Përcaktimi i kategorive sociale dhe përcaktimi për çdo vit i prioriteteve

për secilën kategori, prioritete që do të kenë përparësi në zbatimin e

programeve konkrete për adresimin e zgjidhjeve.

Premtimi: Në kuadër të kujdesit social, Bashkia Vlorë ka premtuar përcaktimin e

kategorive sociale dhe prioritetet për secilën kategori, të cilat do të kenë përparësi në

zbatimin e programeve të pushtetit lokal.

Fakti: Nga takimet me aktorë lokal të cilët janë pjesmarrës në Komisionin Këshillimor

Qytetar Vendor, është vërtetuar se në kuadër të këtij premtimi janë rishikuar listat e

skemës së ndihmës ekonomike. Ajo është plotësuar me persona në nevojë të cilët nuk

kanë qënë të përfshirë në këtë skemë. Ndërsa në bashkëpunim me OJF-të lokale janë

gjetur mundësi punësimi për këto kategori, ndërsa në disa raste Bashkia ka mbështetur

me fonde financiare familjet në nevojë sipas listës së saj. Nga informacioni i marrë prej

këtyre burimeve, vërtetohet se premtimi është i realizuar.

51 http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=794&Itemid=151

Page 30: Raporti

4.3 Përcaktimi i prioriteteve sociale për t’i hapur rrugë parashikimit të

fondeve në projektbuxhetin e Bashkisë, me synim realizimin dhe

mbeshtetjen e projekteve konkrete për kategoritë sociale në nevojë.

Premtimi: Do të punohet intensivisht me donatorët, OJF-të që veprojnë në Bashkinë e

Vlorës, biznesin lokal, për sigurimin e financimeve të nevojshme për realizimin e

projekteve konkrete. Përcaktimi i prioriteteve do të ecë paralelisht edhe me evidentimin

e institucioneve dhe OJF-ve lokale që kanë kapacitetet e duhura teknike dhe

kualifikuese për të realizuar programe konkrete për kategoritë sociale në nevojë.

Fakti: Për këtë premtim, gjatë hulumtimit me aktorët lokal të përfshirë në fushën e

kujdesit social, është vërtetuar se Bashkia Vlorë ka vendosur si prioritet qendrën ditore

të të moshuarve duke mbështetur financiarisht vazhdimësinë e saj. Po ashtu janë

vendosur në dispozicion fonde për implementimin e planit të veprimit për rininë dhe

fëmijët52. Sa më sipër edhe ky premtim konsiderohet i realizuar.

4.4 Krijimi i “sportelit të qytetarisë sociale” ose “shërbimi i sekterarisë sociale

për informimin dhe konsulencën sociale të qytetarëve”.

Premtimi: Aktiviteti i këtij shërbimi do të garantojë degjimin, informimin,

komunikimin, konsulencën sociale, orientimin dhe shoqerimin.

Fakti: Në përmbushje të këtij premtimi, nuk rezulton se janë ndërmarrë dhe miratuar

vendime bashkiake për krijimin e këtij shërbimi, por as në strukturën organizative të

Bashkisë Vlorë nuk është parashikuar krijimi i sportelit të qytetarisë sociale. Edhe prej

organizatave lokale të cilat veprojnë në këtë sektor, nuk ka informacion mbi ngritjen e

kësaj strukture. Kësisoj premtimi mbetet i parealizuar.

52 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2013/12/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr32-DATE-07.11.2013.pdf

Page 31: Raporti

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë e Kujdesit Social:

5. ARSIMI

5.1 Krijimi i një fondi për botime të krijuesve të rinj nxënës shkollash.

Premtimi: Në ndihmesë të nxënësve të talentuar dhe me mundësi të kufizuara

ekonomik, Z. Shpëtim Gjika ka premtuar krijimin e një fondi vjetor për botime të

krijuesve të rinj.

Fakti: Një nismë e tillë do të ndihmonte evidentimin dhe mbështetjen e talenteve të reja

në mungesë të fondeve për zhvillimin e letërsisë. Ndërkohë Bashkia e Vlorës do të ishte

e para që do të ndërmerrte një nismë të tillë në ndihmë të të rinjve. Por në buxhetet

vjetore nuk është parashikuar fondi i premtuar prej 1 milionë lekë në vit, ndërsa asnjë

aktivitet në kuadër të këtij premtimi nuk është mbajtur përgjatë këtij mandati, duke e

konsideruar këtë premtim të parealizuar.

5.2 Ngritja e dy shkollave 9-vjeçare, një e mesme dhe tre kopshte.

Premtimi: Identifikimi si nevojë për shkak të rritjes së popullsisë dhe shtrirjes në

hapësirë të qytetit, ka sjellë premtimin e ndërtimit të dy shkollave 9 – vjeçare, një të

mesme dhe tre kopshteve.

3

1

Kujdesi Social

Premtime te realizuara 75%

Premtime te parealizuara 25%

Page 32: Raporti

Fakti: Nga analizimi i të gjitha buxheteve që ai i vitit 2011, e deri në buxhetin e vitit

2015 nuk është parashikuar akrodimi i fondeve për ndërtimin e asnjë objekti të ri

shkollor apo para shkollor. Situata vijon të mbetet e njëjtë ku është po i njëjti numër

shkollash të mesme dhe 9 – vjeçare të cilat funksionojnë në qytetin e Vlorës. Në

buxhetet e këtij mandati janë parashikuar vetëm investime dhe ndërhyrje të vogla për

shkollat: Lef Sallata, Muço Delo53 dhe Zigur Lelo54. Kësisoj ky premtim mbetet i

parealizuar.

5.3 Fillimi i kompletimit me sistem ngrohje të të gjitha shkollave 9-vjeçare.

Premtimi: Në kuadër të premtimeve mbi kategorinë e arsimit, në platformën elektorale

të Z. Shpëtim Gjika është deklaruar se për të përmirësuar kushtet në shkolla, do të

kompletohet sistemi i ngrohjes për të gjitha shkollat 9 – vjeçare.

Fakti: Fondi i nevojshëm për të përmbushur këtë premtim, i parashikuar në platformën

elektorale arrinte rreth 500 mijë euro. Për shkak edhe të shumës së madhe, Bashkia

mendonte që në bashkëpunim me donatorë dhe organizma të huaj ta realizonte atë. Por

në realitet fondet për ngritjen e sistemit të ngrohjes kanë qënë zero përgjatë gjithë

mandatit. Asnjë nga investimet e parashikuara në buxhetet e këtij katërvjeçari nuk ka

adresuar këtë problematikë. Ndërkohë që mësimi përgjatë sezonit të dimrit, vijon të

kryhet në kushte të vështira. Kjo çështje ashtu si edhe në rang kombëtare vijon të mos

zgjidhet duke ndikuar edhe në nivelin e mësimdhënies. Në konkluzion edhe ky premtim

mbetet i parealizuar.

5.4 Sistemim i terreneve sportive në shkolla dhe ngritja e atyre të reja.

Premtimi: Për të përmirësuar kushtet e shkollave dhe nxitjen e moshave të reja për të

zhvilluar aktivitete sportive është premtuar sistemimi i terreneve sportive në shkolla

dhe ngritja e atyre të rejave.

Fakti: Përsa i përket investimeve në shkollat e qytetit të Vlorës, fondet e dhëna në

dispozicion nga Bashkia kanë qënë të vogla, ndërkohë në asnjë moment ato nuk janë

adresuar për ngritjen e terreneve sportive. Por më datë 25.02.2015 në kuadër të Fondit

të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2015 është miratuar një fond prej rreth 20 milionë

53 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/4.%20INVESTIMET%20%20PER%20VITIN%20%202012.pdf 54 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2014/3.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202014%20-%20VKB%20nr17%2009.04.2014.pdf

Page 33: Raporti

lekësh të reja për projektin "Shkolla, qendër komunitare". Në kuadër të këtij projekti do

të ndërtohen terrene sportive për këto shkolla 9-vjeçare: shkolla "Teli Ndini"; shkolla "4

Heronjte"; shkolla "Marigo Posio"; shkolla “Ibrahim Kushta"; shkolla "Zigur Lelo";

shkolla "Rilindja"55. Duke qënë se këto investime janë parashikuar për vitin 2015 dhe

kompletimi i tyre do të ndodhë pasi të ketë mbaruar mandati i Z. Shpëtim Gjika,

premtimi konsiderohet i parealizuar.

5.5 Rrethim i plotë i ambjenteve të shkollës.

Premtimi: Një ndër premtimet që lidhet më përmirësimin e kushteve të shkollave ka

qënë edhe rrethimi i plotë i ambjenteve të shkollave.

Fakti: Ky premtim do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në shkollat e qytetit të Vlorës.

Nga vëzhgimi në terren pothuaj të gjitha shkollat janë të rrethuara, ndërsa në vitin 2012

janë shlyer edhe fondet për rrethimin e ambienteve sportive të shkollës “Muço Delo”56.

Por përgjatë këtij mandati Bashkia e Vlorës nuk ka kryer investime të tjera lidhur me

rrethimin e ambjenteve të shkollave, duke u bazuar gjithmonë në buxhetet e viteve

2011 – 2015. Ndërsa shkollat të cilat janë të rrethuara, rezultojnë të tilla që në mandatet

e shkuara. Kësisoj ky premtimet mbetet i parealizuar.

5.6 Vazhdim i stimulimit me bursa për nxënësit më cilësorë të 9-vjeçares dhe

atyre të mesme.

Premtimi: Një ndër përvojat pozitive të zhvilluara në mandatin e kaluar, e cila është

premtuar për tu vazhduar edhe këtë mandat ka qënë vazhdimi i stimulit me bursa për

nxënësit më cilësorë të shkollave të mesme dhe 9 – vjeçare.

Fakti: Në miratimin e çdo buxheti të këtij mandati, janë parashikuar në një pikë të

posaçme fondet për shpërblimin e nxënësve me cilësorë. Fondi pergjithësisht ka qënë

në vlerën e 1.1 milionë lekëve, ndërkohë për vitin 2015 ky fond është parashikuar 1.2

milionë lekë57. Sipas kësaj pike Kryetari i Bashkisë autorizohet të përdorë fondin për

vlerësimin financiar të nxënësve cilësorë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të

55 http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/35-2015.pdf 56 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2012/4.%20INVESTIMET%20%20PER%20VITIN%20%202012.pdf 57 http://www.bashkiavlore.org/BashkiaDoks/Buxheti/2015/5.%20Buxheti%20i%20Bashkise%20Vlore%202015%20-VKB%20nr01%2029.01.2015.pdf

Page 34: Raporti

përgjithshme publike të qytetit në bashkëpunim me çdo drejtori shkolle (e mesme dhe

9-vjeçare). Sa më sipër ky premtim konsiderohet i realizuar.

5.7 Internet falas në sheshet dhe lulishtet kryesore të qytetit.

Premtimi: Krijimi i kushteve për të marrë informacion të shpejtë dhe falas në vendet

publike, është një premtim i cili do të zgjidhet nëpërmjet ofrimit të internetit falas në

sheshet dhe lulishtet kryesore të qytetit.

Fakti: Tashmë që prej vitit 2014 në qytetin e Vlorës ofrohet shërbimi internet pa pagesë

në zonat kryesore të saj. Ky shërbim vlerësohet si një lehtësi më shumë jo vetëm për

qytetarët vlonjatë, por edhe për turistët e shumtë vendas dhe të huaj që vizitojnë

qytetin bregdetar dhe objektet e qendrat e tij muzeale. Instalimi i rrjetit është një

projekt pilot i realizuar nga Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal (AULEDA), në

bashkëpunim me Bashkinë, në kuadër të projektit PITAGORA (Platformë e përbashkët

komunikimi dhe informacioni në zonën e Adriatikut IPA Adriatik), financuar nga

Bashkimi Evropian58. Ndërkohë që edhe një prej operatorëve privatë të ofrimit të

internetit në qytetin e Vlorës, ofron në 11 pika shërbim hotspot falas59. Në përfundim,

ky premtim konsiderohet i realizuar.

5.8 Organizim çdo fundviti i festivalit të teatrit për shkollat e mesme.

Premtimi: Në kuadër të rritjes së interesit për artin dhe zhvillimit të talenteve të reja,

është premtuar se do të organizohet çdo fundviti festivali i teatrit për shkollat e mesme.

Fakti: Ky premtim shërben për ti orientuar të rinjtë në rrugën e artit dhe të kulturës. Në

platformën elektorale ky aktivitet synohej të organizohej sëbashku me Drejtorinë

Arsimore Rajonale të Vlorës, ku Bashkia do të financonte me shumën e 1 milionë lekëve.

Fondet për këtë aktivitet nuk janë parashikuar në asnjë buxhet bashkiak veçmas, por në

kuadër të shpenzimeve për kulturën. Nga hulumtimi nuk është gjetur asnjë informacion

zyrtar në faqen zyrtarë të Bashkisë Vlorë, apo në atë të DAR Vlorë për zhvillimin e këtij

aktiviteti. Ndërkohë që gjatë takimeve më përfaqësues të organizatave të shoqerisë

civile në Vlorë është pohuar se ky aktivitet është kryer por jo çdo vit, ashtu siç është

premtuar. Kësisoj ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.

58 http://www.ata.gov.al/vlore-wireles-free-ne-qendren-historike-te-qytetit-41627.html 59 http://hotspot.nisatel.al/

Page 35: Raporti

5.9 Organizim çdo pranvere i kampionatit të futbollit në sallë dhe lojrave me

dorë.

Premtimi: Për të rritur interesin ndaj sportit për të rinjtë e qytetit të Vlorës, si dhe

zbulimin e talenteve të reja, Z. Shpëtim Gjika në platformën e tij ka premtuar

organizimin e kampionatit të futbollit në sallë dhe lojrave me dorë.

Fakti: Edhe ky premtim në platformën elektorale është synuar të bashkëorganizohet

me DAR-in e Vlorës, përveç kontributit monetar të Bashkisë me vlerë 2.5 milionë lekë.

Për shkak të mungesës së informacionit zyrtar në faqen e Bashkisë Vlorë, kemi

kontaktuar me organizatat e shoqerisë civile, ku na është pohuar se aktivitete të tilla

zhvillohen në kuadër të çeljes së sezonit turistik. Ndërsa në faqen e DAR-it Vlorë

ndodhen edhe foto të aktiviteteve sportive në kuadër të “Spartakiadës”60. Organizimi i

këtyre aktiviteteve në kuadër të evenimenteve të tjera nuk e përmbush plotësisht

premtimin, ndërkohë që pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve duhej të zhvilloheshin

në Pallatin e Sportit ose në palestrat e shkollave. Në përfundim premtimi mund të

konsiderohet vetëm pjesërisht i realizuar.

5.10 Vazhdimi i mbështetjes së programeve ekzistuese si “Shkolla ime”,

“Cilësi dhe barazi në arsim”, “Shkollat verore”.

Premtimi: Premtimi i mësipërm konsiston në vazhdueshmërinë e tre projekteve që

kanë rezultuar pozitiv në mandatin e kaluar. Këto projekte kanë nxitur bashkëpunimin

midis shkollave të ndryshme dhe kanë shërbyer në rritjen e cilësisë së arsimit.

Fakti: Për të tre programet e mësipërme nuk gjendet asnjë informacion, si për

realizimin e tyre në mandatin e mëparshëm, ashtu edhe për këtë mandat. Në faqet

zyrtare të Bashkisë Vlorë dhe DAR-it Vlorë nuk ofrohet çfarëdo e dhënë nëse këto

programe vijojnë ende, ndërkohë që objektivi i ri është programi i shkollave

komunitare. Gjithashtu në premtim është theksuar se këto projekte do të ofrojnë rritje

të cilësisë së arsimit, një objektiv i paqartë për mënyrën se si do të arrihet. Si pasojë e

mungesës së informacionit për realizimin e programeve të platformës elektorale lidhur

me kategorinë e arsimit, premtimi konsiderohet i pamatshëm.

60 http://darvlore.arsimi.gov.al/

Page 36: Raporti

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë e Arsimit:

6. INFRASTRUKTURA

6.1 Miratimi i masterplanit do të ndikojë në zhvillimin e integruar

infrastrukturor e urban të qytetit.

Premtimi: Miratimi i masterplanit është një premtim që synon rritjen e shkallës së

bashkëpunimit për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Fakti: Në hartimin e masterplanit të Vlorës në vitin 2009 u prezantua projekti LAMP

(Land Administration & Management Project). Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues

të studiove Hydea dhe Atelier 4, të cilave u është besuar ky projekt, përfaqësues të

ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit dhe përfaqësues të

Bashkisë Vlorë, ndërsa ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i saj, Z.Shpëtim Gjika61. Në

kuadër të këtij projekti u miratua edhe një memorandum bashkëpunimi midis pushtetit

qëndror dhe atij lokal62. Dokumenti final i këtij projekti u përfundua në Qershor të vitit

2011 dhe ka qënë i aksesueshëm online63. Por Këshilli Bashkiak dhe Këshilli për

Rregullimin e Territorit nuk e miratoi atë në asnjë mbledhje. Në asnjë dokument zyrtar

61 http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=472&Itemid=151 62 http://www.bashkiavlore.org/index.php?option=com_content&task=view&id=473 63 http://www.slideshare.net/hoteleritourismalbania/strategic-plan-of-vlora-region

2

2

5

1

Arsimi

Premtime te realizuara 20%

Premtime pjeserisht terealizuara 20%

Premtime te parealizuara 50%

Premtime te pamatshme 10%

Page 37: Raporti

të këtyre dy institucioneve nuk rezulton një vendim në të cilin ky masterplan është

miratuar dhe ka hyrë në fuqi. Nuk dihen shkaqet se përse ky dokument ka ngelur ende

në formën e një draft propozimi, por premtimi konsiderohet i parealizuar.

6.2 Unaza e qytetit të Vlorës me gjatësi prej 11.900 m.

Premtimi: Mungesa e një unaze të qytetit ka shkaktuar rritje të konfuzionit të trafikut,

me të gjitha pasojat negative që vijnë nga bllokimi i tij. Me ndërtimin e unazës

premtohet edhe lehtësimi i dukshëm i trafikut në qytetin e Vlorës.

Fakti: Sipas projektit të shfaqur në platformën elektorale unaza do të shtrihet në pjesën

veriore të qytetit në të dy anët e rrugës interurbane të pozicionuar në hyrje të qytetit.

Ajo do të kalojë në pjesën perëndimore të Pyllit të Sodës përpara se të bashkohet me

rrugën kryesore të qytetit. Në pjesën veriore, përtej rrugës nacionale ekzistuese, i

drejtuar nga Pusi i Mezinit, unaza kalon në pjesën e lindjes duke përshkruar hapësirën

kodrinore në jug ku mbyllet me pjesën urbane tradicionale të qytetit. Gjatësia e kësaj

vepre do të jetë rreth 12 mijë metra. Por përgjatë këtij mandati ky projekt nuk ka marrë

vëmëndjen e duhur. Unaza e qytetit të Vlorës mbetet një prej akseve më problematike,

ku prej vite me rradhe vazhdon të jetë e amortizuar. Ky aks rrugor është mjaft i

rëndësishëm jo vetëm përgjatë sezonit turistik, por është edhe e vetmja rrugë që lidh

Kaninën dhe zonat historike të saj me Vlorën64. Për shkak të mungesës së fondeve por

edhe përplasjeve të institucioneve ky segment është amortizuar i tëri, duke ngjallur

edhe protesta prej banorëve të Vlorës65. Në konkluzion ndërtimi i plotë i unazës së

qytetit mbetet i parealizuar.

6.3 Rrjeti i korsive për biçikleta: Rruga transballkanike 2.373 ml; Bulevardi

Ismail Qemali 1.542 ml; Skele – Uji i Ftohtë 3.055 ml; Gjykata – Akademia e

Marinës 2.574 ml; Parku i Tregtisë – Kampi i Pionerëve 1.274 ml; Rruga

Nacionale Fier – Vlorë 1.320 ml.

Premtimi: Pavarësisht faktit që biçikletat nuk janë shumë të përdorura në Vlorë, tiparet

e përshtatshme gjeografike të qytetit favorizojnë përdorimin e këtij mjeti transporti. Në

platformën elektorale janë premtuar ndërtimi i 6 linjave të korsive për biçikleta për të

krijuar një rrjetë të mirëfilltë në qytetin e Vlorës.

64 http://www.oranews.tv/vendi/unaza-e-qytetit-te-vlores-banoret-kthehet-ne-mocal-askush-nuk-po-investon/ 65 http://vizionplus.al/vlore-qindra-tregtare-ne-proteste-per-unazen/

Page 38: Raporti

Fakti: Me përmbushjen e këtij projekti, qyteti i Vlorës do të kishte disa rezultate si ulja e

ndotjes, promovimi i transportit miqësor ndaj mjedisit, përmirësimi i trafikut urban si

dhe përmirësim i cilësisë së ajrit. Bazuar në rezultatet e një studimi të bërë nga Bashkia

i shfaqur në platformën elektorale, ky projekt do të konsiderohej me prioritet të lartë

për tu vënë në zbatim në kohën më të shkurtër të mundur. Por nga verifikimi në terren

rezulton se vetëm në segmentin e Bulevardit Ismail Qemali janë vendosur korsitë për

biçikleta. Ndërsa në asnjë prej akseve të tjera në të cilat është mbështetur krijimi i

rrjetit, nuk është investuar për krijimin e korsive për biçikleta. Ndërhyrja vetëm në një

segment, në analizën tonë, nuk përmbush premtimin e mësipërm i cili mbetet i

parealizuar.

6.4 Bypassi i Vlorës.

Premtimi: Për të shmangur trafikun tranzit drejt zonës turistike të bregdetit nga rrjeti

rrugor i qytetit dhe veçanërisht nga tuneli i “Ujit të Ftohtë”, është e nevojshme që unaza

e qytetit të vazhdojë me bypassin jugor. Ky investim do të shmang tunelin dhe bën të

mundur që trafiku tranzit të mos e bllokoj atë.

Fakti: Në platformën elektorale të Z. Shpëtim Gjika, thuhej se ky investim duhet të jetë

pjesë e Planit Kombëtar të Transportit sikundër dhe një investim që u përket atyre. Ky

bypass do të projektohet si një rrugë e shpejtësisë së lartë me një trafik jo më shumë se

12 mijë automjete në ditë deri në vitin 2020. Duke qënë se fondet e kërkuara për këtë

vepër janë tepër të mëdha dhe jashtë mundësive të buxhetit bashkiak, është tentuar

lobimi ndaj pushtetit qëndror për financimin e plotë të ndërtimit. Në muajin Qershor të

vitit 2014, Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani firmosi një marrëveshje me Bankën

Evropiane për Investim, për realizimin e bypassit të Vlorës66. Ndërkohë që vetëm në

muajin Mars të vitit 2015, Qeveria nënshkroi marrëveshjen për fillimin e punimeve me

kompaninë italiane “Serenissima Construction Intl”. Kontrata e firmosur parashikon një

afat prej 30 muajsh për ndërtimin e Bypassit të Vlorës, një segment rrugor me gjatësi 29

km. Vlera e punimeve të këtij aksi kapin shifrën e 35.5 milionë eurove67. Për shkak se

punimet nuk kanë filluar ende, ndërsa mbarimi i këtij investimi mendohet të jetë viti

2017, premtimi konsiderohet i parealizuar.

66 http://www.gazetadita.al/bypass-i-i-vlores-qeveria-nenshkron-marreveshjen-me-bei/ 67 http://shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=32402

Page 39: Raporti

6.5 Përmirësim i gjashtë kryqëzimeve të qytetit të vlorës: Hyrja e qytetit;

Transballkanike afër fushës së aviacionit; Transballkanike – Arkobaleno;

Transballkanike – Stacioni i Trenit; Transballkanike – Posta e Coles; Kryqëzimi

tek Kali i Trojës.

Premtimi: Niveli i ulët i funksionimit të kryqëzimeve, sjell bllokime të trafikut në rrjetin

rrugor të qëndrës, kështu që këto kryqëzime kërkojnë përmirësime të kontrolluara.

Fakti: Në disa kryqëzime të rëndësishme, që ndodhen jashtë zonës qëndrore të Vlorës,

të cilat aktualisht kanë një ngarkesë të madhe dhe kanë shfaqur probleme sigurie dhe

funksionimi, do të përmirësohen përsa i përket shtrirjes dhe sinjalistikës rrugore. Në

platformën elektorale, në këtë masë janë përfshirë 6 kryqëzime. Për të vërtetuar këtë

premtim, nga vëzhgimi në terren, rezulton se është investuar dhe rregulluar kryqëzimi

nr. 1 ai i hyrjes së qytetit. Gjithashtu kryqëzimet nr. 2 – 5 janë katër kryqëzimet përgjatë

rrugës “Transballkanike”. Në të katërta këto nyje janë ndërtuar rotonda për të

disiplinuar trafikun. Ndërkohë në kryqëzimin nr. 6 tek Kali i Trojës, ndërhyrja nuk ka

qënë efektive, pasi semaforët e instaluar janë jashtë përdorimit. Për të kthyer

investimin në këtë nyje efikas, mjafton një investim tepër i vogël dhe vullnet nga

administrata bashkiake. Gjithsesi për shkak se të gjitha kryqëzimet e tjera janë

përmirësuar, ky premtim konsiderohet i realizuar.

6.6 Kontrolli i trafikut: Skemë e re trafiku për lëvizjen e mjeteve në qytet;

Sinjalistikë horizontale dhe vertikale në akset kryesore dhe dytësore;

Semaforë në pikat kryesore të qytetit; Vendosja e sistemit të Kontrollit dhe

Monitorimit të Trafikut (TCM).

Premtimi: Për të regulluar trafikun në qytetin e Vlorës, u premtuan vendosja e një

skeme të re për lëvizjen e mjeteve në qytet, pasurimi i rrugëve me sinjalistikën

Page 40: Raporti

horizontale dhe vertikale, vendosja e semaforëve në pikat kryesore të qytetit, si dhe

vendosja e sistemit TCM.

Fakti: Nga verifikimi në terren i këtij premtimi, nuk kemi gjetur informacione lidhur me

vendosjes së skemës së re për lëvizjen e mjeteve në qytet. Lidhur me sinjalistikën

horizontale dhe vertikale në akset kryesore dhe dytësore, është evidentuar mangësia e

tyre. Problematike është sinjalistika vertikale e cila jo vetëm mungon në rrugët dytësore

apo ato të cilat janë ndërtuar më herët, por edhe segmentet e reja të sapo ndërtuara

kanë mungesë të kësaj sinjalistike. Përsa i përket semaforëve, në disa prej kryqëzimeve

më të rëndësishme të qyetit janë vendosur semaforë të cilët janë plotësisht jashtë

funksionit. Zgjidhje alternative është gjendur për rrugën “Transballkanike” në

kryqëzimet e të cilës janë ndërtuar rotonda. Së fundmi, lidhur me vendosjen e sistemit

të Kontrollit dhe Monitorimit të Trafikut, nuk rezulton asnjë e dhënë. Në kuadër të këtij

sistemi do të duhej të vendoseshin edhe kamerat në pikat kryesore të segmenteve të

qytetit të cilat nuk ekzistojnë. Në përfundim asnjë pikë e cila do të adresonte këtë

premtim nuk është përmbushur, dhe për pasojë premtimi mbetet i parealizuar.

6.7 Investime infrastrukturore në rajonin 1, zona e APLEMËS mbi spital dhe

zona pas Prefekturës.

Premtimi: Lidhur me këtë premtim do të realizohen: 24.720 m2 sipërfaqe rrugë të

asfaltuara; 11.053 m2 sipërfaqe trotuarësh të sistemuar; 4.865 ml linja të reja

kanalizimesh; 4.865 m2 sipërfaqe të gjelbëruara; 850 pemë të mbjella; 154 shtylla

ndriçimi të reja.

Fakti: Prej verifikimit në terren rezulton se vetëm një numër tepër i vogël i rrugëve janë

asfaltuar, ndërsa pjesa më e madhe ka nevojë për ndërhyrje. Ndërsa përsa i përket

realizimit të shifrave të mësipërme mbi kanalizimin, sipërfaqet e gjelbëruara, pemëve

dhe shtyllave të ndriçimit nuk ka patur investime. Premtimi mbetet i parealizuar.

Page 41: Raporti

6.8 Investime infrastrukturore në rajonin 2, lagja “10 Korriku” dhe lagja “Uji i

Ftohtë”.

Premtimi: Lidhur me këtë premtim do të realizohen: 34.526 m2 sipërfaqe rrugë të

asfaltuara; 13.560 m2 sipërfaqe trotuarësh të sistemuara; 4.235 ml linja të reja

kanalizimesh; 7.850 m2 sipërfaqe të gjelbëruara; 650 pemë të mbjella; 143 shtylla

ndriçimi të reja.

Fakti: Nga verifikimi në terren i lagjeve “10 korriku” dhe “Uji i Ftohtë”, situata është

alarmante. Mungon totalisht infrastruktura rrugore, pasi rrugët e këtyre lagjeve

përqindja me e madhe e tyre janë të paasfaltuara. Ndërsa nuk mund të flitet aspak për

investime mbi trotuarë, sipërfaqe të gjelbëruara, pemë dhe shtylla ndriçimi. Premtimi

mbetet i parealizuar.

Page 42: Raporti

6.9 Investime infrastrukturore në rajonin 3, lagja “Pavarësia” (Parku Rinia).

Premtimi: Lidhur me këtë premtim do të realizohen: 22.780 m2 sipërfaqe rrugë të

asfaltuara; 12.650 m2 sipërfaqe trotuarësh të sistemuar; 5.200 ml linja të reja

kanalizimesh; 3.560 m2 sipërfaqe të gjelbëruar; 326 pemë të mbjella; 178 shtylla

ndriçimi të reja.

Fakti: Prej verifikimit në terren rrugët dytësore të këtij rajoni janë në gjendje të

mjerueshme, pasi nuk është investuar. Ndërkohë që objektivat e vendosur në

platformën elektorale për trotuarët, gjelbërimin, pemët dhe ndriçimin konsiderohen të

parealizuar.

6.10 Investime infrastrukturore në rajonin 4, lagja “Pavarësia” (ish

Kombinati).

Premtimi: Lidhur me këtë premtim do të realizohen: 21.600 m2 sipërfaqe rruge të

asfaltuara; 7.920 m2 sipërfaqe trotuarësh të sistemuar; 5.940 m2 linja të reja

kanalizimesh; 9.460 m2 sipërfaqe të gjelbëruar; 568 pemë të mbjella; 627 shtylla

ndriçimi të reja.

Fakti: Në verifikimin në terren të këtij rajoni rezulton se objektivat për investime

infrastrukturore nuk janë përmbushur. Kjo pasi shumë rrugë dytësore të lagjes

“Pavarësia” janë në gjendje të rënduar, ndërsa nuk është investuar për ndriçimin,

gjelbërimin apo për sipërfaqe trotuarësh. Kësisoj ky premtim mbetet i parealizuar.

Page 43: Raporti

6.11 Investime infrastrukturore në rajonin 5, lagja “Osman Haxhiu”.

Premtimi: Lidhur me këtë premtim do të realizohen: 26.450 m2 sipërfaqe rrugë të

asfaltuara; 15.760 m2 sipërfaqe trotuarësh të sistemuara; 7.325 ml linja të reja

kanalizimesh; 10.507 m2 sipërfaqe e gjelbëruar; 349 pemë të mbjella; 496 shtylla

ndriçimi të reja.

Fakti: Edhe në lagjen “Osman Haxhiu” e cila kufizohet nga rruga hyrëse “Janaq Kilica”

dhe rruga dalëse “Demokracia” e qytetit të Vlorës, nuk është investuar për

infrastruktrën dytësore. Rrugët e kësaj lagje janë jashtë standarteve, ndërkohë nuk

është vendosur ndriçimi, trotuaret në blloqet e banimit, por edhe sipërfaqet e

gjelbëruara. Premtimi konsiderohet i parealizuar.

Page 44: Raporti

6.12 Vënia në funksion i rrjetit të ri të ujësjellësit.

Premtimi: Ky premtim ka të bëjë me vendosjen e një rrjeti, i cili shtrihet në gjithë

qytetin përfshirë zonën e re urbane, rrjet i cili përbëhet nga disa unaza të rëndësishme,

që sigurojnë furnizimin e zonave nga disa drejtime të ndryshme.

Fakti: Masat që ishin planifikuar të ndërmerren në kuadër të këtij premtimi ishin

eliminimi i linjave të sistemit të vjetër dhe vënia në funksion e linjave të reja, realizimi i

lidhjeve në sistemin e ri për zonat që nuk mbulohen nga sistemi i vjetër, zëvendësimi i

linjave të dëmtuara me tubacione të rinj, rritja e performancës nëpërmjet eleminimit të

difekteve etj. Në kuadër të këtij premtimi, në Bashkinë Vlorë u investuan nga Qeveria

Shqiptare dhe Qeveria Hollandeze rreth 26 milionë euro68. Ky investim u mendua që do

të ishte i plotë, si dhe do të eleminonte çdo problematikë lidhur me furnizimin me ujë në

përfundim të tij. Por vënia në funksion i këtij rrjeti ka hasur pengesa dhe vështirësi. Kjo

pasi ditët e sotme ka rezultuar se nuk janë zëvendësuar të gjitha linjat e vjetra të

furnizimit me ujë të pishëm. Ndërkohë që nga punimet për ndërtimin e rrjetit terciar të

ujërave të zeza është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit dhe çarja e tubacioneve69. Situata

ngelet problematike pasi në disa lagje të Vlorës, duke përfshir zonën Ujit të Ftohtë, hyrja

e qytetit, spitalit dhe disa lagje të tjera uji rezulton me ndotje bakteriologjike, duke bërë

që të mos jetë i konsueshem për një periudhë të papërcaktuar. Krijimi i kësaj

problematike përgjatë muajit Mars të vitit 2015, e cila ka nevojë të adresohet nga

Bashkia Vlorës e kategorizon këtë premtim pjesërisht të realizuar.

6.13 Eleminim i faturës aforfe për ujësjellësin.

Premtimi: Një ndër masat të cilat janë premtuar për tu ndërmarrë këtë mandat është

edhe eliminimi i faturës aforfe për ujësjellësin.

Fakti: Në bazë të raportit të performancës i Entit Rregullator të Ujit për vitin 2013, i cili

është edhe raporti më i fundit deri më sot, niveli i matjeve për Bashkinë Vlorë është

20%70. Ky nivel tregon raportin e lidhjeve me matës kundrejt numrit total të lidhjeve.

Nurmi total i lidhjeve për Bashkinë Vlorë është 41,268. Duke u mbështetur në këto fakte

vërehet se 80% e faturave të ujit janë aforfe, ndërkohë në mungesë të raporteve më të

fundit të ERRE është e vështirë të besohet që brënda vitit 2015 niveli i matjeve të ketë

arritur afër normës 100%. Edhe nga verifikimet në terren, pjesa më e madhe e familjeve

në qytetit e Vlorës vazhdojnë të paguajnë faturat aforfe. Kësisoj ky premtim mbetet i

parealizuar.

68 http://www.ikub.al/Lajme/1006270013/Article-Vlore-drejt-perfundimit-ujesjellesi-i-ri.aspx 69 http://www.oranews.tv/vendi/vlore-amortizimi-i-tubacionit-te-ujesjellesit-ndot-ujin-e-pijshem/ 70 http://www.erru.al/doc/UK-Albanian_B_lowres_opt.pdf

Page 45: Raporti

6.14 Vendosja e 5000 matësave brenda vitit 2011.

Premimi: Një masë fillestare e premtuar në platformën elektorale për të eleminuar

faturën aforfe, ishte edhe vendosja e 5000 matësave brënda vitit 2011.

Fakti: Në raportin e ERRE për performancën në vitin 2013, në nivelin e matjes për UK

Vlorë janë paraqitur edhe shifrat se sa kontrata maten në këtë qytet për vitet 2011,

2012 dhe 2013. Niveli i matjeve për vitin 2011 është afërsisht 8% për 41,268 kontrata

të lidhura në total71. Nga përllogaritja del se vetëm 3300 klientë janë pajisur për vitin

2011 me matësa. Për shkak se premtimi deklaronte se brënda këtij viti do të vendosen

5000 mijë matësa, ndërkohë që numri i tyre ka rezultuar më i ulët nga raporti i ERRE,

premtimi konsiderohet i parealizuar.

6.15 Rritja e performancës duke kaluar nën varësinë e sha Ujësjellësit Vlorë

sektorin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Premtimi: Për të mirëadministruar sektorin e kanalizimeve, është premtuar kalimi i tij

nën varësinë e sha. Ujësjellësit Vlorë.

Fakti: Në përmbushje të këtij premtimi, më datë 21.06.2012 Këshilli Bashkiak ka

miratuar vendimin nr. 30 “Për transferimin e sektorit të kanalizimeve të ndërmarrjes së

shërbimeve publike pranë sh.a. Ujësjellësit Vlorë”. Nëpërmjet këtij vendimi transferohet

Sektori i Kanalizimeve dhe Sektori i Hidrovoreve të Ujërave të zeza, që janë në varësi të

Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Vlorë, në shoqerinë "Ujësjellës

Kanalizime sh.a Vlorë", së bashku me të punesuarit, mjetet mekanike dhe fondet

financiare të parashikuara për këta sektorë për vitin 201272. Sa më sipër ky premtim

konsiderohet i realizuar.

6.16 Realizimi i plotë dhe përfundimtar i masterplanit të ujrave të zeza, ku

çdo shtëpi në të gjithë qytetin do të lidhet me sistemin e ri të ujrave të zeza,

përfshirë dhe zonën e re urbane.

Premtimi: Masterplani i ujërave të zeza ka filluar të implementohet që në mandatin e

shkuar ku pjesë e tij janë: ndërtimi i impiantit të ujrave të zeza, ndërtimi i rrjetit

71 http://www.erru.al/doc/UK-Albanian_B_lowres_opt.pdf 72 http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2013/05/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-VLORE-nr30-DATE-21.06.2012.pdf

Page 46: Raporti

kryesor, ndërtimi i stacioneve të pompimit, ndërtimi i rrjetit sekondar, ndërtimi i rrjetit

lidhës së objekteve me sekondarin.

Fakti: Në mandatin e shkuar u realizua ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujrave të

zeza me vlerë 3 milionë euro, sëbashku me rrjetin kryesore dhe 6 stacioneve të

pompimit. Për shkak se përgjatë viteve 2011-2014 të këtij mandati nuk është investuar

më tej në këtë projekt impianti ka qënë jashtë funksionit73. Por në fund të këtij mandati,

në periudhën Mars – Prill kanë nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve

dytësore, çka do të mundësojë vënien në funksion të të gjithë sistemit të ndërtuar pak

vjet më parë, me fonde të BE-së. Projekti i linjave dytësore me një vlerë prej 4 milionë

euro të financuara nga BE dhe qeveria shqiptare, është një investim mjaft i rëndësishëm

sepse realizon vënien në funksion të sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza, përmes

lidhjes së objekteve të banimit dhe atyre publike, me linjën kryesore dhe impiantin e

përpunimit të ujrave të zeza. Ndërkohë, më parë, përmes një fondi prej rreth 1 milionë

euro ishte realizuar lidhja e pallateve të reja të banimit të ndërtuara në bregdetin e Ujit

të Ftohtë. Përfundimi i punimeve, që pritet të realizohet brenda këtij viti, do të

mundësojë përfshirjen në sistemin e ri të kanalizimeve të ujrave të zeza të të gjithë

hapësirës urbane të qytetit, si dhe do të parandalojë derdhjen e këtyre ujrave në det74.

Duke qënë se projekti është në prag të përfundimit dhe ngritja e rrjetit dytësor është në

ndërtim e sipër, premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar.

6.17 Masterplani i kanalizimeve të ujrave të bardha dhe mbrojtjes së qytetit

nga ujrat e larta.

Premtimi: Në këtë masterplan përfshihen sistemimi i shkarkimeve të ujrave

sipërfaqësor që shtrihen përgjatë qytetit, sistemimi i përrenjve, rritja e kapacitetit të

hidrovorit, rindërtimi i kanaleve kullues.

Fakti: Marrja e të gjitha këtyre masave në kuadër të masterplanit të mbrojtjes së qytetit

nga ujrat e larta, synon parandalimin e përmbytjeve të qytetit të Vlorës. Por premtimet

se rrugët e qytetit të Vlorës nuk do të përmbyteshin nga uji në kohë reshjesh mbetën

vetëm në letër. Në reshjet e fundvitit 2014 u evidentua mosfunksionimi i hidrovorit, e

për pasojë rrugët e qytetit u përmbytën75. Ndërkohë që në Tetor të vitit 2014 u deklarua

se po punohej për pastrimin e hidrovorit, por sërisht ai nuk e kryen funksionin76.

Ndërsa investime të tjera në kuadër të mbrojtjes së qytetit nga ujrat e larta nuk janë

shënuar këtë mandat. Kësisoj premtimi mbetet i parealizuar.

73 http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=149096&IDCategoria=1 74 http://www.ata.gov.al/vlore-kanalizimet-sistemi-i-ri-perfundon-brenda-ketij-viti-246893.html 75 http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=257167&IDCategoria=1 76 http://www.oranews.tv/vendi/nis-pastrimi-i-hidrovorit-te-vlores-ujerat-e-zeza-derdhen-serish-ne-det/

Page 47: Raporti

6.18 Program veprimi për transportin publik.

Premtimi: Përmirësimi i kushteve të trafikut në qytet por edhe reduktimi i ndotjes, janë

synuar të luftohen edhe me miratimin e një programi të ri veprimi për transportin

publik.

Fakti: Qëllimi i këtij projekti është përgatitja e një studimi paraprak ka për synim

përcaktimin dhe vlerësimin e të gjitha masave të nevojshme për përmirësimin gradual

të shërbimeve që ofrohen nga shoqëria përkatëse, rritjen e performancës dhe

efikasitetit ekonomik. Me përmbushja e objektivit të riorganizimit të transportit publik,

do të arrihej të realizohej edhe ky premtim. Por në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë nuk

gjendet asnjë informacion, dokument apo studim i kryer përgjatë këtij mandati, për

miratimin e një programi të ri veprimi për transportin publik. Për pasojë premtimi

konsiderohet i parealizuar.

6.19 Ndriçimi rrugor. Premimi është pjesërisht i realizuar.

* Ndriçimi i rrugës Transballkanike. Premtim i realizuar.

* Ndriçimi i rrugës Tuneli – Kala. Premtim i parealizuar.

* Ndriçimi i rrugës Gjykatë – Akademia e Marinës. Premtim i parealizuar.

* Rikonstruksion i ndriçimit i Bulevardit Skelë – Uji i Ftohtë. Premtim i parealizuar.

* Ndriçimi i rrugës “Justin Godard”. Premtim i realizuar.

* Ndriçimi i Varrezave të Dëshmorëve. Premtim i parealizuar.

* Rikonstruksion i ndriçimit të lagjes “Lirim”. Premtim i parealizuar.

* Ndriçim i bllokut tek Fabrika Orizit. Premtim pjesërisht i realizuar.

* Ndriçim i rrugës nr. 4. Premtim i realizuar.

Page 48: Raporti

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë e Infrastrukturës:

2

3

14

Infrastruktura

Premtime te realizuara 10%

Premtime pjeserisht terealizuara 16%

Premtime te parealizuara 74%