RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet...

46
R o RAPORT PËR PUNËN E PROKURORIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2012

Transcript of RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet...

Page 1: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

R o

RAPORTPËR PUNËN E PROKURORIT TË

SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËSPËR VITIN 2012

Page 2: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

1

Përmbajtja: Hyrje .................................................................................................................................................... 3 Raporti i punës së prokurorit të shtetit për vitin 2012 ........................................................... 4 – 6 Parashtuesit e kallëzimeve penale ................................................................................................. 6 Prokuroritë Komunale .................................................................................................................. 6 – 7 Prokuroritë e Qarqeve .................................................................................................................. 7 – 9 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK-ja) ......................................................... 9 Zyra e Kryeprokurorit të shtetit ................................................................................................. 9 – 10 Raporti i punës për secilën Prokurori Komunale Prokuroria Komunale në Gjilan ............................................................................................... 11 – 13 Prokuroria Komunale në Prizren ............................................................................................. 13 – 15 Prokuroria Komunale në Prishtinë .......................................................................................... 15 – 17 Prokuroria Komunale në Pejë .................................................................................................. 18 – 20 Prokuroria Komunale në Mitrovicë ........................................................................................ 20 – 22 Prokuroria Komunale në Ferizaj ............................................................................................. 22 – 24 Prokuroria Komunale në Gjakovë ........................................................................................... 24 – 26 PROKURORITË E QARQEVE Prokuroria e Qarkut në Gjilan .................................................................................................. 26 – 28 Prokuroria e Qarkut në Prizren ............................................................................................... 28 – 30 Prokuroria e Qarkut në Pejë ..................................................................................................... 30 – 32 Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ............................................................................................ 32 – 34 Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë ........................................................................................... 34 – 35 Puna e Prokurorive lidhur me lëndët për vepra penale karakteristike ............................ 35 – 36 Puna e Prokurorive lidhur me veprën penale nxitja e urrejtjës përçarjes ............................... 36 Puna e Prokurorive lidhur me veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare .................... 36 Puna e Prokurorive lidhu me veprat penale kontrabandimi i me migrantë .......................... 36 Puna e Prokurorive lidhur me veprat penale të vrasjeve ............................................................ 37 Puna e Prokurorive në lëndët lidhur me dhunën në familje ............................................... 37 – 38 Puna e Prokurorive lidhur me veprat penale për narkotikë ....................................................... 38 Puna e Prokurorive në lëndët lidhur me pushtimin e paligjshëm të pronës ........................... 38 Puna e Prokurorive lidhur me veprën penale kontrabandimi i mallrave ................................ 39 Puna e Prokurorive lidhur me veprën penale krimi i organizuar ............................................. 39 Puna e Prokurorive në veprat penale kundër detyrës zyrtare .................................................... 40 Puna e Prokurorive lidhur me veprën penale shpërlarja e parave ............................................ 40 Vendimet e gjykatave të shkallës së parë ....................................................................................... 40 Numri i prokuroreve të shtetit dhe nevojat .......................................................................... 41 – 42 Nevojat e prokurorit të shtetit për prokurorë ................................................................................ 43 Bashkëpunetorët profesional dhe nevojat ...................................................................................... 43 Vlerësimet përfundimtare dhe rekomandimet në përgjithësi ............................................. 43 – 44 Rekomandimet për secilën prokurori ..................................................................................... 44 - 45

Page 3: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

2

Page 4: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

3

HYRJE Prokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitën e nenit 4 pikat 1.12 dhe 1.13 te Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe nenit 21 te Udhëzuesit për Zyrat Prokuroriale harton raportin vjetor për punën e tij. Ky raport për vitin 2012, sikurse edhe ato të mëparshme, ka për qëllim:

- sigurimin e të dhënave statistikore për vlerësimin e punës së Prokurorit të Shtetit, - vlerësimin e punës së secilës prokurori në veçanti, - të japë treguesit themelorë për gjendjen e kriminalitetit dhe trendet e tij, - të shërbejë për identifikimin e suksesit apo mossuksesit të Prokurorit të Shtetit në

tërësi dhe - të informojë publikun për punën e Prokurorit të Shtetit gjatë një viti.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 109 paragrafi 1., Prokurorin e Shtetit e përcakton si institucion të pavarur me autoritet dhe përgjegjës për ndjekjen penale të personave të akuzuar për vepra penale ose vepra tjera, siç është rregulluar me ligj. Ligji për Prokurorin e Shtetit, neni 2 paragrafi 1, e përcakton në mënyrë identike Prokurorin e Shtetit duke numëruar edhe njësitë e tij organizative. Prokurori i Shtetit nga data 01.01.2013 ka strukturë të re organizative, por gjatë vitit raportues ai përbëhej prej: - Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,

- Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, - 5 prokurorive të qarqeve dhe - 7 prokurorive komunale.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është e autorizuar të veprojë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pranë të gjitha gjykatave të Republikës së Kosovës, prokuroritë e qarqeve janë të autorizuara të veprojnë pranë gjykatave të qarkut për të cilat janë themeluar dhe prokuroritë komunale po ashtu janë të autorizuara të veprojnë pranë gjykatave komunale për të cilat janë themeluar. Të gjitha të dhënat statistikore të paraqitura në këtë raport kanë të bëjnë me kallëzime penale dhe me persona të paraqitur, duke shfaqur numrin e personave kundër të cilëve janë hedhur kallëzimet penale apo janë ngritur aktet akuzuese dhe rezultatet e akteve akuzuese të prokurorive. Në raport paraqitet edhe puna e prokurorive lidhur me veprat penale karakteristike, puna e prokurorive në lëndët e të miturve, lëndët administrative dhe ato të shkallës të dytë.

Page 5: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

4

Lëndë karakteristike janë:

- veprat penale lidhur me terrorizmin, - veprat penale të nxitjes së urrejtjes, e përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar

apo etnik, - veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare, - veprat penale lidhur me trafikimin me qenie njerëzore, - veprat penale të vrasjeve, - veprat penale të dhunës në familje, - veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, - veprat penale kundër integritetit seksual, - veprat penale kundër martesës dhe familjes, - veprat penale kundër shëndetit publik lidhur me narkotikë, - veprat penale kundër ekonomisë, - veprat penale kundër pasurisë lidhur me pushtimin e saj të paligjshëm, - veprat penale lidhur me kontrabandimin e mallrave, - krimin e organizuar, - veprat penale lidhur me armë - veprat penale kundër detyrës zyrtare ( korrupsionit) dhe - veprat penale nga Ligji për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të

Terrorizmit.

Po ashtu, në mënyrë të veçantë përcillen dhe raportohen veprat penale të kryera nga shqiptarët në rastet kur të dëmtuar janë pjesëtarët e komuniteteve jo pakicë. Sa u përket të miturve, përcillen dhe në mënyrë të veçantë, raportohen si vepra penale karakteristike edhe lëndët për:

- veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar a etnik,

- veprat penale të vrasjeve, - veprat penale të dhunës në familje, - veprat penale lidhur me narkotikë, - veprat penale kundër pasurisë dhe - veprat penale lidhur me armët.

RAPORTI I PUNËS SË PROKURORIT TË SHTETIT PËR VITIN 2012. Prokuroritë komunale, ato të qarkut dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë vitit raportues kanë pranuar 25.987 kallëzime, sipas të cilave janë paraqitur 34.166 ose 60.42%, nga numri i përgjithshëm i personave madhorë si të dyshuar për kryerje të veprave penale, që ndiqen sipas detyrës zyrtare, apo propozimit të të dëmtuarit. Këto kallëzime regjistrohen në regjistrin e personave madhorë që mbanë shenjën PP.

Page 6: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

5

Këto prokurori, në fillim të vitit raportues kanë startuar me kallëzimet e pazgjidhura kundër 22.380 ose 39.58% personave dhe për këtë rrjedhë se kanë pasur në punë kallëzimet kundër gjithsejtë 56.546 personave. Prej këtij numri, prokuroritë kanë zgjidhur kallëzimet kundër 37.186 ose 65.76% të personave, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 19.360 ose 34.24% personave. Në bazë të këtyre të dhënave, përfundohet se sipas kallëzimeve kriminaliteti është gati në suazat e vitit të kaluar, me një tendencë të vogël të rritjes, janë pranuar vetëm 366 kallëzime më shumë, ndërsa shikuar sipas numrit të personave të paraqitur, kriminaliteti tregon tendencë të një rënie më të madhe ku janë paraqitur 1544 persona më pak. Arsyeja kryesore e kësaj qëndron në faktin se, gjatë vitit 2011 kanë filluar ndjekjet penale për veprat penale lidhur me zgjedhjet dhe në parim në secilën nga ato lëndë ishin më shumë persona. Në anën tjetër, prokuroritë kanë shtuar efikasitetin sepse kanë përfunduar vitin me 3.020 ose 8.83% persona më pak sesa kanë përfunduar në vitin 2011, kallëzimet e të cilëve nuk janë zgjidhur. Duke filluar nga raporti për këtë vit, lëndët penale të ndryshme, që regjistrohen në regjistrat që mbajnë shenjën PPN, do të paraqiten në formë të veçantë. Me rastin e vlerësimit të punës së një prokurori apo prokurorie, këto lëndë llogariten 1: 8, që do të thotë se prokurorit apo prokurorisë i llogariten 8 lëndë të zgjidhura nga ky regjistër si një lëndë nga regjistri PP apo PPM ( shenjë e regjistrit të personave të mitur). Në regjistrin PPN regjistrohen informatat e ndryshme për dyshime se është kryer një vepër penale, por të cilave u mungojnë të dhënat e nevojshme për të vendosur se duhet të hidhet informata apo duhet kërkuar paraprakisht mbledhjen e të dhënave të nevojshme. Sipas të dhënave nga ky regjistër, prokuroritë, gjatë vitit raportues, kanë pranuar gjithsej 11.525 lëndë. Të pakryera nga viti i kaluar kanë mbetur 7868 lëndë, që do të thotë se në punë kanë pasur gjithsej 19.393 lëndë. Ky numër i lëndëve sipas raportit me kallëzime penale 1:8 tregon se prokuroritë kanë pasur edhe 2424 kallëzime. Ne regjistrin PPM regjistrohen lëndët e të miturve. Gjatë vitit raportues prokuroritë kanë pranuar 1539 kallëzime kundër 2103 personave dhe kur këto të dhëna krahasohen me ato të vitit te kaluar, kur kishim pranuar në punë 1802 kallëzime kundër 2613 personave rrjedh se, kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve dhe 2071 kallëzimeve penale kundër 3038 personave të pazgjidhura nga viti i kaluar, prokuroritë gjatë vitit 2012 kanë zgjidhur kallëzimet kundër

Page 7: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

6

2438 personave, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 2.703 persona, që është për 335 persona më pak se në fund të vitit të kaluar dhe që tregon një rritje të vogël të efikasitetit në zgjidhjen e këtyre lëndëve. Procedura për të mitur është ndër më të komplikuarat. Me kalimin në strukturën organizative të sistemit prokurorial, në të cilën janë të parapara departamentet për të mitur, ky efikasitet do të shtohet edhe më tepër dhe këto lëndë do të trajtohen me prioritetin më të madh të mundshëm. PARASHTRUESIT E KALLËZIMEVE PENALE Edhe këtë vit numrin më të madh të kallëzimeve penale, kundër kryerësve madhorë të veprave penale, e ka paraqitur Policia e Kosovës, 17.069 ose 65.68%, për ta pasuar titullarët e pronave 5612 ose 21.60%, pala e dëmtuar 295 ose 1.14%, organet administrative inspekcionet 2011 ose 7.74%, të tjerët 821 ose 3.16, prokuroritë me 134 ose 0.52 % raste në të cilat kanë filluar procedurën penale sipas detyrës zyrtare, Agjencioni Kosovar Antikorrupsion 41 ose 0.16%, Qendra e Informacionit Financiar 4 ose 0.02%. Në krahasim me vitin e kaluar, prokuroritë kanë filluar sipas detyrës zyrtare 21 procedura më shumë. PROKURORITË KOMUNALE Gjatë vitit 2012 prokuroritë komunale kanë pranuar në punë, në lëndët e kryerësve madhorë të veprave penale, 23 325 kallëzime kundër 29.276 personave ose 62/99% nga numri i përgjithshëm. Në fillim të vitit, prokuroritë kanë filluar me 10.711 kallëzime të pakryera kundër 17.198 personave, që do të thotë se në punë kishin kallëzime penale kundër 46.476 personave. Prokuroritë komunale kanë zgjidhur kallëzimet kundër 31852 personave ose 68.54% nga numri i personave, rastet e të cilëve kanë qenë në punë gjatë vitit, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 14.622 personave që është për 2567 persona, ose për 14.97% më pak se sa kishin mbetur të pazgjidhura ne fund të vitit 2011. Nëse do të krahasojmë numrin e kallëzimeve penale të zgjidhura gjatë vitit, 23 405, me numrin e kallëzimeve penale të pranuara gjatë të njëjtës periudhë, 23 325, mund të konstatohet se prokuroritë komunale në përgjithësi kanë përballuar zgjidhjen e kallëzimeve me efikasitet prej 103.34% , grafikoni si në vazhdim.

Page 8: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

7

Rastet e zgjidhura krahasuar me

rastet e pranuara në punë

Rastet e pranuara 2789 4622 2541 884 8912 2502 1075

Rastet e zgjdhura 2820 4753 2527 857 8994 3076 378

PK Gjilan PK Prizren PK Pejë PK Gjakovë PK Prishtinë PK Ferizaj PK M itrovicë

....

Në lëndët e kryerësve të mitur të veprave penale, prokuroritë e kanë filluar vitin me kallëzimet e pazgjidhura kundër 2 665 personave, ndërsa gjatë vitit raportues kanë pranuar në punë 1 366 kallëzimet kundër 1829 personave. Nga kjo rrjedhë se, në punë kanë pasur kallëzimet kundër gjithsejtë 4 494 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve, prokuroritë komunale gjatë vitit raportues kanë zgjidhur kallëzimet kundër 2 156 personave ose 47.98% nga numri i përgjithshëm, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 2 049 personave ose 52.02%. Këto të dhëna tregojnë se sa i përket lëndëve ndaj të miturve, prokuroritë kanë përfunduar vitin me numër më të vogël të kallëzimeve të pazgjidhura në raport me vitin e kaluar për 327 persona ose 12.27% nga numri i përgjithshëm. Në lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN prokuroritë komunale si të pazgjidhura nga viti 2011 kanë pasur 5 284 lëndë ose 35.81 % nga lëndët në punë. Në të njëjtën periudhë janë pranuar edhe 9 471 ose 64.19% lëndë. Gjatë vitit raportues janë zgjidhur 10.045 ose 68.08% lëndë, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura edhe 4 710 ose 31.92% lëndë, që është për 574 ose 10.86% lëndë me pak se sa kishin mbetur të pakryera në fund të vitit 2011. Në lëndët me kryerës të panjohur të veprave penale, nga regjistri PPP, prokuroritë komunale nga viti paraprak kanë pasur të pazgjidhura 56907 kallëzime penale, ndërsa gjatë vitit kanë pranuar edhe 11 054 kallëzime. Duke vepruar sipas tyre prokuroritë kanë hedhë, për shkak të parashkrimit, 3 606 ose 5.31% kallëzime penale, ndërsa vetëm sipas 170 ose 0.25% të kallëzimeve penale janë zbuluar kryerësit dhe është filluar procedura penale. Në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 64 148 kallëzime. PROKURORITË E QARQEVE Gjatë vitit 2012, prokuroritë e qarqeve, në lëndët e kryerësve madhorë të veprave penale që regjistrohen në regjistrat PP, kanë pranuar 2594 kallëzime penale kundër 4579 personave, ose 57.52% nga numri i përgjithshëm i personave të rasteve në punë. Nga viti paraprak u

Page 9: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

8

kanë mbetur kallëzimet e pazgjidhura kundër 3 382 personave, ose 42.48%, që do të thotë se kanë pasur kallëzimet kundër gjithsejtë 7 691 personave. Edhe te këto lëndë, prokuroritë gjatë vitit 2012 kanë qenë më efikase për 55.32%, në raport me një vit më parë sepse kanë zgjidhur kallëzimet penale kundër 4 843 personave, ndërsa vitin e kanë përfunduar me 3 118 persona me kallëzime të pazgjidhura penale, që është për 264 persona më pak. Nëse do të krahasojmë numrin e kallëzimeve penale të zgjidhura gjatë vitit 2 712, me numrin e kallëzimeve penale të pranuara gjatë të njëjtës periudhë 2 594, mund të konstatohet se prokuroritë e qarkut në përgjithësi kanë përballuar zgjidhjen e kallëzimeve me efikasitet prej 104.54%. Ndër prokuroritë që veçohen në këtë drejtim janë prokuroritë: Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, Prokuroria e Qarkut në Prizren dhe ajo në Pejë, të cilat kanë qenë në gjendje të përballojnë zgjidhjen e rasteve që arrijnë gjatë vitit. Edhe dy prokuroritë tjera përafërsisht zgjidhin raste sa pranojnë. Grafikoni si në vazhdim

Rastet e zgjidhura krahasuar me

rastet e pranuara në punë

Rastet e pranuara 294 400 445 996 459

Rastet e zgjdhura 287 423 455 1139 408

PQ Gjilan PQ Prizren PQ Pejë PQ Prishtinë PQ M itrovicë

....

Në lëndët në të cilat të miturit paraqiten si të dyshuar për kryerje të veprave penale, prokuroritë e qarqeve gjatë vitit 2012 kanë pranuar 203 kallëzime penale kundër 274 personave, ose 42.35% nga numri në punë. Nga viti paraprak prokuroritë kanë pasur në punë të pakryera kallëzimet kundër 373 personave, ose 57.65%, që do të thotë se kanë pasur në punë kallëzimet kundër gjithsejtë 647 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve, prokuroritë e qarqeve kanë zgjidhur kallëzimet kundër 282 personave, ose 43.59% nga numri i përgjithshëm, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 365 personave ose 56.41%, që është vetëm për 8 persona më pak se sa një vit më parë. Në lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN, prokuroritë e qarqeve kanë bartur të pazgjidhura nga viti paraprak 2514 lëndë, ndërsa gjatë vitit raportues, kanë pranuar 2 003 lëndë. Janë zgjidhur 2082, lëndë ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 2 435 lëndë, 61 lëndë më pak se një vit më parë.

Page 10: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

9

Në lëndët e kryerësve të panjohur të veprave penale nga kompetenca e tyre prokuroritë e qarqeve kanë pranuar gjatë këtij viti 518 kallëzime penale, ndërsa nga viti paraprak kanë pasur te pazgjidhura 4 981 kallëzime penale. Ato kanë i zgjidhur duke hedhë 227 kallëzime për shkak të parashkrimit, ndërsa gjatë vitit janë zbuluar kryerësit sipas 9 kallëzimeve penale. Në fund te vitit kanë mbetur të pazgjidhura 5 171 kallëzime, që është për 190 kallëzime më shumë se një vit më parë. PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (PSRK-ja) Lidhur me numrin e personave, në lëndët e kryerësve madhorë të veprave penale, kundër të cilëve kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale, në fund te vitit 2011 të dhënat statistikore të këtij raporti nuk do të përputhen me të dhënat e raportuara me raportin e punës se prokurorive për vitin 2011. Me atë raport është raportuar se kjo prokurori e ka përfunduar vitin me kallëzime penale të pazgjidhura kundër 1 377 personave, që është për 423 persona me pak se sa është gjendja reale. Deri te kjo ka ardhur ngase PSRK-ja nuk i ka raportuar në KPK këto kallëzime penale si të pakryera. Në bazë të të dhënave të përmirësuara, rrjedh se kjo prokurori ka filluar në vitin raportues me kallëzime të pazgjidhura penale kundër 1800 personave, ndërsa ka pranuar gjatë vitit raportues edhe 68 kallëzime kundër 311 personave, që do të thotë se ka pasur kallëzimet kundër gjithsej 2111 personave. PSRK-ja gjatë vitit raportues ka zgjidhur kallëzimet kundër 491 personave ose 23.26% nga numri i përgjigjëm, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 1620 personave ose 76.26% nga numri i përgjithshëm. Në lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN kësaj prokurorie në fund të vitit 2011 i kanë mbetur të pazgjidhura 70 lëndë, ndërsa ka pranuar edhe 51 lëndë. Janë zgjidhur 42 lëndë ose 34.71%, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 79 lëndë ose 65,29%. Në lëndët e kryerësve të panjohur të veprave penale, kjo prokurori gjatë vitit ka pranuar 37 kallëzime penale, ndërsa nga vitet e më parme ka pasur në punë edhe 610 kallëzime penale. Janë hedhur 226 kallëzime penale, ose 34,93%, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 421 kallëzime penale ose 65.07%. Gjatë vitit raportues nuk janë zbuluar kryerësit e panjohur të asnjë kallëzimi penal. ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT Kjo zyrë gjatë vitit 2012 ka pasur gjithsejtë 2467 lëndë, nga të cilat 2 456 lëndë të pranuara në punë gjate vitit raportues ndërsa 11 lëndë të pazgjidhura nga viti 2011. Janë zgjidhur 2 442 lëndë ose 98.99% nga numri i përgjithshëm, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 25 lëndë ose 1.02%.

Page 11: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

10

Në lëndët nga regjistri PPA, ankesat penale kundër aktgjykimeve të marra kundër personave madhorë të akuzuar për vepra penale, janë pranuar 605 lëndë, pesë lëndë kanë mbetur të pazgjidhura nga viti 2011. Gjatë vitit janë zgjidhur 606 lëndë ose 99.34% , dhe kanë mbetur të pazgjidhura 4 lëndë ose 0.66%. Në lëndët e regjistrit PPA I, lëndët penale me ankesa kundër aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, janë pranuar 9 lëndë, ndërsa një lëndë ishte në punë si lëndë e pazgjidhur në vitin 2011. Të gjitha këto lëndë janë zgjidhur. Në lëndët nga regjistri PPAM, ankesat kundër aktgjykimeve të marra kundër personave të mitur të akuzuar për vepra penale, janë pranuar 21 lëndë dhe janë zgjidhur të gjitha. Në lëndët nga regjistri PAR, ankesat kundër aktvendimeve lidhur me paraburgimin, janë pranuar 1044 lëndë dhe janë zgjidhur të gjitha. Në lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN janë pranuar 292 lëndë ndërsa nga viti i më parmë kemi pasur të pakryera tri lëndë. Janë zgjidhur 290 lëndë dhe kanë mbetur të pazgjidhura pesë . Në lëndët nga regjistri KMLR, lëndët civile sipas kërkesave për revizion, janë pranuar në punë 12 lëndë dhe janë zgjidhur 11, ka mbetur e pazgjidhur vetëm një lëndë. Në lëndët nga regjistri KMLC, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në lëndët civile, janë pranuar 139 lëndë. Nga viti paraprak kjo zyrë kishte të pakryera dy lëndë. Janë zgjidhur 133 lëndë ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura tetë lëndë. Në lëndët nga regjistri KMLA, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në lëndët administrative janë pranuar në punë katër lëndë dhe të gjitha janë zgjidhur. Në lëndët nga regjistri KMLP, kërkesat për mbrojte të ligjshmërisë në lëndët penale janë pranuar 217 lëndë, janë zgjidhur 211 lëndë dhe kanë mbetur të pazgjidhura 6 prej tyre. Në lëndët nga regjistri KMLK, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në lëndët e kundërvajtjeve, janë pranuar 7 lëndë, janë zgjidhur 6 lëndë, ndërsa ka mbetur e pazgjidhur një lëndë. Në lëndët nga regjistri KZJD, kërkesat për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, janë pranuar në punë 106 lëndë dhe të gjitha janë zgjidhur.

Page 12: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

11

RAPORTI I PUNËS PËR SECILËN PROKURORI KOMUNALE PROKURORIA KOMUNALE NË GJILAN Funksionin e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 3 prokurorë dhe kryeprokurori nga data 01.01.2012, ndërsa tre prokurorë janë emëruar me 15.05.2013. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria Komunale në Gjilan vepron pranë Gjykatave Komunale në Gjilan, Kamenicë dhe Viti. Në lëndët nga regjistri PP për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria e ka filluar vitin 2012 me kallëzimet e pakryera kundër 92 personave. Gjatë vitit raportues, ka pranuar 2789 kallëzime kundër 3467 personave ose 97.42% nga numri i përgjithshëm, që do të thotë se në punë ka pasur kallëzime kundër gjithsejtë 3559 personave. Gjatë vitit raportues, kjo prokurori ka zgjidhur kallëzimet kundër 3506 personave ose 98.51%, ndërsa në fund të vitit i kanë mbetur në punë të pazgjidhura 33 kallëzime kundër 53 personave ose 14.49%. Në këtë lloj të lëndëve, Prokuroria Komunale në Gjilan është prokuroria me efikase nga të gjitha prokuroritë komunale. Kallëzimet penale qe i kishte në punë prokuroria i ka zgjidhur në këto mënyra:

- me propozim akuza ka akuzuara 1015 persona ose 29.73% - me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor ka akuzuar 1664

persona ose 47.07%, - me aktakuza të drejtpërdrejta ka akuzuar 444 persona ose 12.56%, - me aktakuza pas hetimeve ka akuzuar 91 persona ose 2.57%, - ka hedhë kallëzimet penale kundër 223 personave ose 6.31%, - ka dërguar në kompetencë ndonjë prokurorie tjetër kallëzimet penale kundër 57

personave ose 1.61%, - ka zgjidhur në mënyrë tjetër kallëzimet penale kundër 5 personave ose 0.14%.

Nga 535 personat e akuzuar me aktakuza këtë vit dhe lidhur me aktakuzat e ushtruara në vitet e më parme gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzave kanë konfirmuar aktakuzat kundër 487 personave dhe nuk është refuzuar të konfirmohet asnjë aktakuzë e paraqitur nga kjo prokurori. Gjykatat e përmendura komunale, gjatë vitit raportues duke vepruar sipas akteve akuzuese të kësaj prokurorie kanë marrë këto vendime gjyqësore të shkallës së parë:

Page 13: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

12

- kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 3.044 persona ose 66.75%, - kanë shpallur fajtor dhe shqiptuar dënime 1065 personave ose 23.36%, - kanë refuzuar aktin akuzues kundër 392 personave ose 8.60%, - kanë liruar nga aktet akuzuese 58 persona ose 1.27%, - ndaj një personi kanë shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm ose 0.02% dhe - ndaj 34 personave kanë pezulluar procedurën penale pas ngritjes së aktit akuzues.

Kundër vendimeve të gjykatave pranë të cilave vepron, prokuroria ka paraqitur ankesa kundër 356 personave prej të cilëve vetëm për vendimin mbi dënimin kundër 272 personave ose 76.40%. Duke vepruar sipas këtyre ankesave, Gjykata e Qarkut në Gjilan, si gjykatë e shkallës së dytë ka aprovuar ankesat kundër 133 personave ose 43.46%, ndërsa ka refuzuar ankesat kundër 173 personave ose 56.54. Sa u përket veprave penale karakteristike të kryerësve madhorë të veprave penale, kriminalitetit tregon tendenca pothuajse të njëjta me vitin 2011. Është një rënie e dukshme për 28,72% të veprave penale të kryera nga shqiptarët në dëm të qytetarëve të komuniteteve pakicë, këtë vit janë paraqitur 67 persona në krahasim me 94 persona gjatë vitit 2011, shënohet rënie po ashtu, e konsiderueshme për 14.81% edhe sa u përket veprave penale kundër të drejtave dhe lirive të njeriut ku ishin të paraqitur 92 persona në krahasim me vitin 2011, kur ishin të paraqitur 108. Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie tregon tendenca të rënies së theksuar. Në vitin 2011 prokurorisë i ishin paraqitur 304 kallëzime penale kundër 413 personave. Këtë vit, në lëndët nga regjistri PPM, prokuroria ka startuar me kallëzimet e pakryera penale kundër 4 personave ose 1.53%, ndërsa gjatë vitit raportues ka pranuar në punë 210 kallëzime penale kundër 258 personave ose 98.47 nga numri i përgjithshëm. Të gjitha kallëzimet penale janë zgjidhur gjatë vitit raportues. Sa u përket veprave penale karakteristike, dominojnë veprat penale kundër pasurisë me tendencë të rënies së theksuar, 86 persona ose 21.10% të paraqitur këtë vit në krahasim me 109 vitin 2011. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN, kjo prokurori nga vitet paraprake ka trashëguar si të pazgjidhura 234 lëndë ose 18.37%, ka pranuar në punë gjatë vitit 1040 lëndë ose 81.63% dhe ka zgjidhur 1272 lëndë ose 99.84% duke përfunduar vitin me dy lëndë ose 0.16% të pazgjidhura. Gjatë vitit 2012 për lëndët e kryerësve të panjohur të veprave penale nga regjistri PPP ka pranuar në punë 1153 kallëzime penale ose 19.63%, ndërsa nga vitet e më parme ka bartë të pazgjidhura edhe 4720 kallëzime penale 80.37% . Gjatë vitit raportues janë hedhur 315 kallëzime penale ose 94.31% për shkak të parashkrimit relativ, dy kallëzime penale ose 0.60% janë dërguar në kompetencë, ndërsa janë zbuluar kryerësit sipas 17 kallëzimeve penale ose 5.09%. Të pazgjidhura kanë mbetur 5539 kallëzime penale.

Page 14: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

13

Në këtë Prokurori deri më 15 maj 2012 ishin të zgjedhur tre prokurorë dhe kryeprokurori, ndërsa në këtë datë janë dekretuar edhe tre prokurorë të tjerë. Andaj, prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

627 kallëzime penale ose 57 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

47 kallëzime penale ose 4 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

35 lëndë penale të llogaritura nga 283 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 4 lëndë penale në muaj dhe

13 lëndë penale të llogaritura nga 256 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose një lëndë penale në muaj.

PROKURORIA KOMUNALE NË PRIZREN Funksionin e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 9 prokurorë dhe kryeprokurori, që të gjithë nga data 01.01.2012. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria Komunale në Prizren vepron pranë Gjykatave Komunale në Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash. Në lëndët nga regjistri PP, për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria e ka filluar vitin 2012 me kallëzime të pazgjidhura kundër 4478 personave ose 43.00% nga numri i përgjithshëm. Gjatë vitit 2012 ka pranuar në punë 4628 kallëzime kundër 5936 personave ose 57,00%, kështu që në punë ka pasur kallëzime penale kundër gjithsejtë 10.414 personave. Gjatë vitit raportues Prokuroria ka zgjidhur kallëzimet kundër 8519 personave ose 81.80%, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 1895 personave ose 18.20%. Kallëzimet penale në punë prokuroria i ka zgjidhur në këto mënyra:

- me propozim akuza ka akuzuar 2944 persona ose 34.77% - me propozim akuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor ka akuzuar 2998

persona ose 34.41%, - me aktakuza të drejtpërdrejta ka akuzuar 565 persona ose 6.67%, - me aktakuza pas hetimeve ka akuzuar 141 persona ose 1.67%, - ka hedhë kallëzimet penale kundër 866 personave ose 10.23%, - ka dërguar në kompetencë në ndonjë Prokurori tjetër kallëzimet kundër 808

personave ose 9.54% dhe - ka zgjidhur ne mënyrë tjetër kallëzimet kundër 144 personave ose 1.70%.

Page 15: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

14

Nga 706 personave e akuzuar me aktakuza këtë vit dhe lidhur me aktakuzat e ushtruara në vitet paraprake, gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës kanë konfirmuar aktakuzat kundër 414 personave, kundër 2 personave aktakuza i është kthyer prokurorisë në përmirësim, ndaj 5 personave, është hedhë aktakuza, ndërsa ndaj 3 personave prokuroria ka paraqitur ankesë për shkak të hedhjes së aktakuzës, Gjykatat komunale pranë të cilave vepron kjo prokurori, gjatë vitit raportues duke vepruar sipas akteve akuzuese të kësaj prokurorie kanë marrë këto vendime gjyqësore te shkallës së parë:

- kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 1933 persona, - kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënime 1032 persona, - kanë refuzuar aktakuza kundër 124 personave, - kanë liruar nga aktakuza 34 persona, - ndaj 11 personave kanë shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm dhe - ndaj 42 personave kanë pezulluar procedurën penale pas ngritjes së aktit akuzues.

Kundër vendimeve të gjykatave të shkallës së parë, pranë të cilave vepron, prokuroria ka paraqitur ankesë kundër 125 personave, prej të cilave kundër 120 personave ose 96.00% vetëm për shkak të vendimit mbi dënimin. Duke vepruar sipas këtyre ankesave Gjykata e Qarkut në Prizren ka aprovuar ankesat kundër 32 personave ose 40%, dhe ka refuzuar ankesat kundër 48 personave ose 60%. Sa u përket veprave penale karakteristike të kryerësve madhorë, kriminaliteti tregon tendenca pothuajse të njëjta sikurse gjatë vitit 2012. Karakteristikë është se kemi një rënie të dukshme për 66,93% të personave të paraqitur për veprat penale kundër Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, këtë vit janë paraqitur 82 persona në krahasim me 248 persona të paraqitur në vitin 2011. Te veprat penale kundër ekonomisë, për të cilat këtë vit janë paraqitur 22 persona ose për 77.31% më pak në krahasim me 97 persona në vitin e kaluar dhe te veprat penale lidhur me falsifikimin e dokumenteve publike për të cilat këtë vit janë paraqitur 87 persona ose për 46.29% në krahasim me 162 persona të paraqitur vitin e kaluar. Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie tregon tendencë të rënies së theksuar për 29.69%. Gjatë vitit 2011 prokuroria ka pranuar 373 kallëzime penale kundër 552 personave, ndërsa ketë vit 239 kallëzime penale kundër 367 personave. Këtë vit, në lëndët nga regjistri PPM prokuroria ka filluar me 473 kallëzime të pakryera kundër 944 personave ose 72.01%, që do të thotë se ka pasur kallëzimet penale kundër 1311 personave të mitur të dyshuar për kryerjen e veprave penale. Duke vepruar sipas kallëzimeve penale kundër këtyre personave prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 828 personave ose 63.16% nga numri i përgjithshëm, ndërsa në fund të vitit raportues kanë mbetur të pazgjidhura 321 kallëzime penale kundër 483 personave ose 36.84%. Sa u përket veprave penale karakteristike, dominojnë veprat penale kundër pasurisë, 92 persona të paraqitur ose 25%, dhe veprat penale kundër trafikut publik 26 persona ose

Page 16: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

15

7.08% të paraqitur. Për veprat penale kundër narkotikëve është paraqitur vetëm një person ose 0.27%, ndërsa për veprat penale lidhur me dhunën në familje vetëm 2 persona ose 0,54%. Kjo prokurori për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN në fillim te vitit ka pasur të pazgjidhura 1.782 lëndë ose 59.62%, ndërsa gjatë vitit 2012 ka pranuar 1.207 lëndë ose 40.38%. Gjatë vitit raportues ka zgjidhur 2.264 lëndë ose 75.74% dhe vitin e ka përfunduar me 725 ose 24.26% lëndë të pakryera nga numri i përgjithshëm dhe më pak për 1.000 lëndë ose për 40,68% më pak se vitin e kaluar. Gjatë vitit 2012 për lëndët e kryerësve të panjohur të veprave penale nga regjistri PPP prokuroria ka pranuar në punë 1.346 kallëzime penale ose 11.69% nga numri i lëndëve në punë, ndërsa ka filluar punën me 10.167 ose 88.31% kallëzime të pakryera nga vitet paraprake. Gjatë vitit raportues ka zgjidhur 19 kallëzime penale, prej te cilave janë zbuluar vetëm kryerësit sipas 9 kallëzimeve penale ose 47.36%. Në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 11.494 kallëzime penale. Në këtë prokurori gjatë vitit profesionin e prokurorit e kanë ushtruar 9 prokurorë dhe kryeprokurori dhe këta prokurorë kanë zgjidhur mesatarisht:

528 kallëzime penale ose 48 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

43 kallëzime penale ose 4 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

31 lëndë penale të llogaritura nga 252 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 3 lëndë penale në muaj dhe

7 lëndë penale të llogaritura nga 150 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose një lëndë penale në muaj.

PROKURORIA KOMUNALE NË PRISHTINË Funksionin e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 13 prokurorë dhe kryeprokurori nga data 01.01.2012, ndërsa edhe tre prokurorë janë emëruar më 15.05.2013 . Kjo prokurori ka gjashtë bashkëpunëtorë profesional. Prokuroria Komunale në Prishtinë vepron pranë Gjykatave Komunale në Prishtinë, në Podujevë, në Lipjan dhe në Gllogoc. Në lëndët nga regjistri PP, për kryerësit madhorë të veprave penale, kjo prokurori ka filluar në vitin 2012 me 3.623 kallëzime penale të pakryera kundër 5.523 personave ose 33.32% nga numri i përgjithshëm. Gjatë vitit raportues ka pranuar në punë 8.912 kallëzime penale kundër 11.054 personave ose 66.68%, që do të thotë se gjithsej në punë ka pasur kallëzimet penale kundër 16577 personave.

Page 17: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

16

Gjatë vitit raportues prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 11.181 personave ose 67.45%, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 3.541 kallëzimet kundër 5.396 personave ose 32.55%. Kallëzimet penale që i kishte në punë prokuroria i ka zgjidhur në këto mënyra.

- Me propozim akuza ka akuzuar 2.513 persona ose 23.90%. - Me propozim akuza me kërkese për dhënien e urdhrit ndëshkimor 5.142 persona ose

48.90%, - Me aktakuza të drejtpërdrejta 1.242 persona ose 11.81, - Me aktakuza pas hetimeve 126 persona ose 1.20%, - Ka hedhë kallëzimet penale kundër 1.277 personave ose 12.14%, - Ka dërguar në kompetencë në ndonjë prokurori tjetër kallëzimet penale kundër 210

personave ose 2.00% dhe ka zgjidhur në mënyrë tjetër kallëzimet penale kundër 5 personave ose 0.05%

Nga 1.368 persona të akuzuar me aktakuza gjatë këtij viti dhe lidhur me aktakuzat e ushtruara gjatë viteve paraprake, gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzave kanë konfirmuar aktakuzat kundër 438 personave, nuk i kanë kthyer prokurorisë në plotësim asnjë aktakuzë, e po ashtu edhe nuk kanë hedhur asnjë aktakuzë. Gjykatat e përmendura komunale gjatë vitit raportues, duke vepruar sipas akteve akuzuese të kësaj prokurorie, kanë marrë këto vendime gjyqësore të shkallës së parë:

- kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 4137 persona ose 78.31%, - kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 934 personave ose 17.68% - kanë refuzuar aktin akuzues kundër 180 personave ose 3.41% - kanë liruar nga aktet akuzuese 31 persona ose 0.59% - ndaj një personi është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm ose 0.02% - ndaj 18 personave është pezulluar procedura pas ngritjes së aktit akuzues dhe - ndaj 689 personave kanë pushuar procedurën penale për shkak të parashkrimit të

ndjekjes penale. Sa u përket veprave penale karakteristike të kryerësve madhorë të veprave penale kriminaliteti tregon këto tendenca:

- një shtim i dukshëm për 49.48% i veprave penale lidhur me dhunën në familje, këtë vit janë paraqitur 145 persona në krahasim me 97 persona paraqitur vitin e kaluar,

- te veprat penale kundër ekonomisë një rënie e dukshme për 37.01% ose 211 persona të paraqitur gjatë këtij viti në krahasim me 335 persona vitin e kaluar dhe

- për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve publike një rritje të dukshme për 41.13%, sepse këtë vit janë paraqitur 301 persona në krahasim me 213 persona të paraqitur 1 vit më parë.

Page 18: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

17

Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie tregon tendenca të rritjes. Gjatë vitit 2011 prokuroria ka pranuar 348 kallëzime penale kundër 508 personave, ndërsa gjatë këtij viti 471 kallëzime penale kundër 620 personave ose 48.86%. Nga kjo rrjedhë se prokuroria gjatë këtij viti ka pasur në punë kallëzimet penale kundër gjithsej 1.269 personave. Duke vepruar sipas kallëzimeve kundër këtyre personave prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 446 personave ose 35.15%e, ndërsa në fund të vitit raportues kanë mbetur të pazgjidhura 697 kallëzimet penale kundër 823 personave ose 64.85%. Sa u përket veprave penale karakteristike te kriminaliteti i të miturve dominojnë veprat penale kundër pasurisë te cilat janë në suaza afërsisht të njëjta me vitin e kaluar. Rritje e posaçme vërehet te veprat penale lidhur me narkotikë për të cilat vepra këtë vit janë paraqitur 7 persona në krahasim me një person gjatë vitit të kaluar. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN prokuroria ka pasur në punë nga vitet paraprake 971 lëndë ose 17.03% dhe ka pranuar në punë 4.731 lëndë ose 8297% nga numri i përgjithshëm. Gjatë vitit raportues ka zgjidhur 4.127 lëndë ose 72.38 % dhe kanë mbetur të pazgjidhura 1.575 lëndë ose 27.62%. Gjatë vitit 2012 për lëndët e kryerësve të panjohur të vepra penale nga regjistri PPP Prokuroria ka pranuar në punë 5.271 kallëzime ose 18.81%, ndërsa nga vitet paraprake ka pasur në punë edhe 22.753 kallëzime ose 81.19%, janë zgjidhur gjithsejtë 123 kallëzime ose 0.44% prej të cilëve janë zbuluar kryerësit e veprave penale sipas 92 kallëzimeve ose 74.79% nga kallëzimet e zgjidhura. Në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 27.901 kallëzime ose 99.56%. Në këtë Prokurorinë Komunale të Prishtinës deri më 15 maj 2012 ishin të zgjedhur 13 prokurorë dhe kryeprokurori, ndërsa me këtë datë janë dekretuar edhe 3 prokurorë të tjerë. Andaj, prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

620 kallëzime penale ose 56 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

14 kallëzime penale ose një kallëzim penal në muaj nga regjistri PPM,

36 lëndë penale të llogaritura nga 285 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 3 lëndë penale në muaj dhe

18 lëndë penale të llogaritura nga 364 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 2 lëndë penale në muaj.

Page 19: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

18

PROKURORIA KOMUNALE NË PEJË Funksionin e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 4 prokurorë dhe UD-ja i kryeprokurorit prej datës 01.01.2012, ndërsa një prokuror është emëruar me 15.05.2013. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria Komunale në Pejë vepron pranë Gjykatave Komunale në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan. Në lëndët nga regjistri PP për kryerësit madhorë të veprave penale kjo prokurori ka startuar në punë me 325 kallëzime të pazgjidhura penale kundër 432 personave ose 12.01%, ndërsa gjatë vitit raportues ka pranuar 2.541 kallëzime kundër 3.166 personave ose 87.99%, që do të thotë se ka pasur kallëzime penale kundër gjithsejtë 3.598 personave. Gjatë vitit raportues prokuroria ka zgjidhur kallëzime kundër 3.105 personave ose 86.30% nga rastet në punë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 339 kallëzimet kundër 493 personave ose 13.70%. Kallëzimet penale që i kishte në punë prokuroria i ka zgjidhur në këto mënyra:

- me propozim akuza ka akuzuar 884 persona ose 28.96% - me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor ka akuzuar 1.258

persona ose 41.21%, - me aktakuza të drejtpërdrejta ka akuzuar 282 persona ose 9.24% - me aktakuza pas hetimeve ka akuzuar 139 persona ose 4.55% , - ka hedhur kallëzimet kundër 385 personave 12.61%, - ka dërguar në kompetencë në ndonjë prokurori tjetër kallëzime penale kundër 71

personave ose 2.33% dhe - Ka zgjidhur në mënyrë tjetër kallëzime penale kundër 34 persona ose 1.11%.

Nga 421 personat e akuzuar me aktakuza gjatë këtij viti dhe sipas aktakuzave të paraqitura vitet e më parme gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzave të gjykatave pranë të cilave vepron kjo prokurori kanë konfirmuar aktakuzat kundër 260 personave dhe kanë hedhë akuzat kundër 148 personave. Gjykata komunale pranë të cilave vepron kjo prokurori gjatë vitit raportues duke vepruar sipas akteve akuzuese te kësaj prokurorie ka marrë këto vendime gjyqësore te shkallës së parë:

- kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 1799 persona ose 78.49%, - kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënime 381 personave ose 16.62%, - kanë refuzuar aktin akuzues kundër 66 personave ose 2.88%, - kanë liruar nga aktakuza 41 persona ose 1.79%,

Page 20: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

19

- u kanë shqiptuar masat e trajtimit të detyruar 5 personave ose 0.22% dhe - nuk kanë pezulluar procedurën penale kundër asnjë personi

Kundër vendimeve të gjykatave të përmendura prokuroria ka paraqitur ankesa kundër 83 personave prej të cilëve kundër 25 personave ose 30.12% për shkak të vendimit mbi dënimin. Sipas të dhënave të prokurorisë Gjykata e Qarkut ne Pejë ka vendosur ankesat e prokurorisë vetëm kundër 4 personave, ndaj një personi ose 25.00% ka aprovuar ankesën, ndërsa ndaj 3 personave ose 75.00% ankesën e ka refuzuar. Sa u përket veprave karakteristike të kryerësve madhorë të veprave penale, kriminaliteti tregon tendenca, pothuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar. Dominojnë veprat penale kundër Lirive dhe të Drejtave të Njeriut me 174 ose 5.41% persona të paraqitur dhe veprat penale kundër pasurisë me 149 ose 4.70% persona të paraqitur . Kriminaliteti i të miturve ne regjionin e kësaj prokurorie tregon tendenca të rënies për 23.11%. Gjatë këtij viti janë paraqitur 134 kallëzime kundër 193 personave në krahasim me 178 kallëzime penale kundër 251 personave të paraqitur gjatë vitit 2011. Këtë vit, nga regjistri PPM, prokuroria ka filluar me 46 kallëzime të pakryera penale kundër 71 personave ose 26.89%, ndërsa ka pasur në pune kallëzimet kundër gjithsejtë 264 personave. Prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 212 personave ose 80.30 nga rastet në punë, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 23 kallëzime penale kundër 52 personave ose 19.70%. Sa u përket lëndëve karakteristike, dominojnë veprat penale kundër pasurisë me 77 ose 39.89% persona të paraqitur, mirëpo edhe te këto vepra penale është një tendencë e rënies së kriminalitetit për 19.79%, sepse këtë vit janë paraqitur 77 persona në krahasim me 96 personat e paraqitur vitin e kaluar. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN prokuroria nga vitet paraprake ka pasur në punë 9 lëndë ose 0.82% nga lëndët në punë, gjatë vitit raportues ka pranuar 1090 lëndë ose 99.18%, ka zgjidhur 1.063 lëndë ose 96.72% të lëndëve, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 36 lëndë ose 3.28%. Gjatë vitit 2012 për kryesit e panjohur të veprave penale nga regjistri PPP prokuroria ka pranuar në punë 1.175 kallëzime penale, ndërsa nga vitet e më parme ka barte si të pazgjidhura 6.600 kallëzime ose 84.89% të kallëzimeve. Gjatë vitit, prokuroria ka zgjidhur 1.381 ose 17.76% kallëzime, nga të cilat janë zbuluar kryerësit e veprave penale sipas 31 kallëzimeve ose 2.24% nga rastet e zgjidhura, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 6.394 kallëzime ose 82.24%. Në këtë prokurori deri më 15 maj 2012 ishin të zgjedhur tre prokurorë dhe UD-ja i kryeprokurorit, ndërsa në këtë datë është dekretuar edhe një prokuror. Andaj, prokurorët e kësaj prokurorie gjate vitit kane zgjidhur mesatarisht:

720 kallëzime penale ose 66 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

Page 21: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

20

42 kallëzime penale ose 4 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

38 lëndë penale të llogaritura nga 304 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 3 lëndë penale në muaj dhe

17 lëndë penale të llogaritura nga 336 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 2 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA KOMUNALE NË MITROVICË Funksionin e prokurorëve të shtetit ne këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar tre prokurorë dhe kryeprokurori, të gjithë nga data 01.01.2012, ndërsa një prokuror është emëruar më 15.05.2013 . Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria Komunale në Mitrovicë vepron pranë Gjykatave Komunale në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në lëndët nga regjistri PP, për kryesit madhor të veprave penale prokuroria ka filluar vitin me 3.927 kallëzime penale të pazgjidhura kundër 5.028 personave ose 78.77% nga rastet në punë. Gjatë vitit raportues ka pranuar 1.075 kallëzime kundër 1.355 personave ose 21.23%, që do të thotë se në punë ka pasur kallëzimet kundër gjithsejtë 6.383 personave. Gjatë vitit raportues prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 642 personave ose 10.06% nga numri i përgjithshëm, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 5741 personave ose 89.94%. Kallëzimet penale gjatë këtij viti prokuroria i ka zgjidhur në këtë mënyrë:

- me propozim akuzë ka akuzuar 181 persona ose 30.12%, - me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor 152 persona ose

25.29% - me aktakuza të drejtpërdrejta 158 persona ose 26.29%, - ka hedhë kallëzimet penale kundër 100 personave ose 16.64%, - ka dërguar në kompetencë kallëzimet penale kundër 9 personave ose 1.50% dhe - kallëzimin penal kundër një personi ose 0.17% e ka zgjidhur në mënyrë tjetër.

Nga 158 personat e akuzuar me aktakuza gjatë këtij viti dhe aktakuzave të ushtruara viteve te më parme, gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës kanë konfirmuar 98 aktakuza, nuk kanë hedhë asnjë aktakuzë dhe nuk i kanë kthyer në plotësim prokurorisë asnjë aktakuzë. Gjykatat pranë të cilave vepron kjo prokurori, gjatë vitit 2012 kanë marrë këto vendime gjyqësore të shkallës së parë:

Page 22: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

21

- kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 298 persona ose 70.78%, - kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 105 personave ose 24.94%, - kanë refuzuar aktin akuzues kundër 10 personave ose 2.38%, - kanë liruar nga akti akuzues 5 persona ose 1.19% dhe - ndaj 3 personave ose 0.71% kanë shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm.

Kundër vendimeve te gjykatave të shkallës së parë, prokuroria ka paraqitur ankesa kundër 37 personave, prej të cilëve kundër 26 ose 70.27% personave vetëm për shkak të vendimit mbi dënimin. Duke vepruar sipas këtyre ankesave, dhe ankesave të mëparshme, Gjykata e Qarkut ne Mitrovicë, e shkallës së dytë, sipas të dhënave të prokurorisë ka marrë vendim lidhur me ankesën kundër një personi dhe atë e ka refuzuar. Sa i përket veprave penale karakteristike të kryerësve madhorë të veprave penale, kriminaliteti tregon tendenca, pothuajse të njëjta me ato të vitit 2011. Hetohet një rënie e konsiderueshme për 50% e veprave penale kundër detyrës zyrtare, sepse gjatë këtij viti janë paraqitur 12 kallëzime penale në krahasim me 24 kallëzime penale të paraqitura në vitin 2011. Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie është në nivel pothuajse të njëjtë me atë të vitit 2011. Në vitin 2011 janë paraqitur 15 kallëzime penale kundër 17 personave, ndërsa këtë vit 29 kallëzime penale kundër 43 personave. Në fillim të vitit, kjo prokurori ka pasur të pazgjidhura 743 kallëzime penale kundër 842 personave ose 95.14%, që do të thotë se ka pasur kallëzimet penale kundër gjithsejtë 885 personave. Duke vepruar sipas këtyre prokuroria ka zgjidhur kallëzimet kundër 10 personave ose 1.13%, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 875 personave ose 98.87%. Sipas kallëzimeve penale të pranuara në punë gjatë këtij viti, nga veprat karakteristike penale dominojnë veprat penale kundër pasurisë dhe veprat penale lidhur me dhunën në familje. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN, prokuroria ka pranuar në punë 62 lëndë ose 2.71% nga numri i përgjithshëm, ndërsa nga vitet paraprake ka pasur të pazgjidhura 2.229 lëndë. Gjatë vitit raportues janë zgjidhur 12 lëndë ose 0.52% , ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 2.279 lëndë ose 99.48%. Gjatë vitit 2012 për lëndët e kryerësve të panjohur të veprave penale, prokuroria ka pranuar në punë 20 kallëzime penale ose 0.36%. Nga vitet e më parme ka pasur në 5.604 kallëzime ose 99.64% nga rastet në punë, ka zgjidhur 2 kallëzime penale ose 0.04% dhe kanë mbetur të pazgjidhura 5.622 kallëzime penale ose 99.96%. Në këtë prokurori deri më 15 maj 2012 ishin të zgjedhur 3 prokurorë dhe kryeprokurori, ndërsa në këtë datë është dekretuar edhe një prokuror. Andaj, prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

Page 23: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

22

108 kallëzime penale ose 10 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

3 kallëzime penale ose 0.2 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

0.4 lëndë penale të llogaritura nga 3 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 3 lëndë penale në muaj dhe

një lëndë penale të llogaritura nga 20 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 0.1 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA KOMUNALE NË FERIZAJ Funksionin e prokurorit të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 3 prokurorë dhe UD-ja i kryeprokurorit, të gjithë nga 01.01.201 ndërsa gjatë vitit nuk janë emëruar prokurorë tjerë. Kjo prokurori nuk ka pasur bashkëpunëtorë profesional. Prokuroria komunale në Ferizaj vepron pranë Gjykatave komunale ne Ferizaj, Kaçanik dhe Shtërpcë. Në lëndët nga regjistri PP, për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria ka filluar vitin me 1.277 kallëzime të pazgjidhura kundër 1.551 personave ose 32.85% nga numri i rasteve në punë. Gjatë vitit raportues ka pranuar 2.502 kallëzime kundër 3.171 personave ose 67.15% që do të thotë se në punë ka pasur kallëzime penale kundër gjithsejtë 4.722 personave. Gjatë vitit raportues, prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 3.811 personave ose 80.71% të rasteve për këta persona, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 703 kallëzime kundër 911 personave ose 19.29%. Kallëzimet penale kjo prokurori i ka zgjidhur në këtë mënyrë:

- me propozim akuza ka akuzuar 1.559 persona ose 41.44%. - me propozim akuza me kërkese për dhënien e urdhrit ndëshkimor ka akuzuar 1123

persona ose 29.85%, - me aktakuza të drejtpërdrejta ka akuzuar 189 persona ose 5.20%, - me aktakuza pas hetimeve ka akuzuar 271 persona ose 7.20%, - ka hedhë kallëzimet penale kundër 448 personave ose 11.91%, - ka dërguar në kompetencë në ndonjë prokurori tjetër kallëzimet penale kundër 94

personave ose 2.50% dhe - në mënyrë tjetër ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 78 personave ose 2.07%.

Nga 460 personat e akuzuar ketë vit dhe lidhur me aktakuzat e ushtruara viteve të më parme gjyqtaret për konfirmimin e aktakuzave të gjykatave të përmendura kanë konfirmuar aktakuza kundër 365 personave, nuk është refuzuar asnjë aktakuzë dhe prokurorisë nuk i është kthyer ne plotësim asnjë aktakuzë.

Page 24: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

23

Gjykatat Komunale gjatë vitit raportues, sipas akteve akuzuese të kësaj prokurorie kanë marrë këto vendime gjyqësore të shkallës së parë:

- kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 1354 persona ose 62.60%, - kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënime 688 personave ose 31.81%, - kanë refuzuar aktet akuzuese kundër 106 personave ose 4.90% dhe - kanë liruar nga akti akuzues 15 persona ose 0.69%.

Kundër vendimeve të gjykatave, prokuroria ka paraqitur ankesa kundër 30 personave, të gjitha për shkak të vendimit mbi dënimin. Duke vepruar sipas këtyre ankesave, Gjykata e Qarkut ne Prishtinë ka aprovuar ankesa kundër 19 ose 32.20% personave dhe ka refuzuar ankesa kundër 40 ose 67.80% personave. Sa i përket veprave penale karakteristike të kryerësve madhorë të veprave penale, sikur edhe kriminaliteti në përgjithësi në regjionin e kësaj prokurorie është pothuajse në nivel të atij të vitit të kaluar. Tendencë e zvogëlimit për 68.42% të kriminalitetit paraqitet te veprat penale të kontrabandimeve me mallra, sepse këtë vit janë paraqitur 6 persona në krahasim me 19 persona të paraqitur vitin e kaluar, ndërsa një rritje e kriminalitetit për 24.05% vërehet edhe te veprat penale të falsifikimit të dokumenteve publike, sepse këtë vit janë paraqitur 98 persona në krahasim me 79 personat e paraqitur një vit më parë. Karakteristikë për këtë prokurori është numri i madh i të paraqiturve për vepra penale lidhur me dhunën në familje, për të cilat vepra këtë vit janë paraqitur 73 persona. Kriminaliteti i të miturve ne regjionin e kësaj prokurorie tregon tendencë të dukshme të rënies. Gjatë vitit 2011 kjo prokurori ka pranuar 218 kallëzime penale kundër 350 personave, ndërsa gjatë vitit raportues 168 kallëzime penale kundër 233 personave që është për 33.42% më pak se viti paraprak . Kështu që, në punë ka pasur kallëzime penale kundër gjithsej 364 personave. Kallëzimet penale kundër 273 personave ose 75.00% i ka zgjidhur gjatë vitit raportues, ndërsa kanë mbetur kallëzimet penale kundër 91 personave ose 25.00% Sa u përket veprave penale karakteristike, kriminaliteti, po ashtu është në rënie, mirëpo dominojnë veprat penale kundër pasurisë dhe kundër trafikut publik. Për veprat penale kundër pasurisë janë paraqitur 114 persona ose 48.92%, ndërsa për veprat penale kundër trafikut 10 persona ose 4.29%. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN, prokuroria nuk ka pasur asnjë lëndë të pazgjidhur nga viti paraprak, gjatë vitit ka pranuar në punë 715 lëndë, ka zgjidhur 651 lëndë ose 91.05% nga rastet në punë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 64 lëndë 8.95%. Gjatë vitit 2012 për kryerësit e panjohur të veprave penale nga regjistri PPP prokuroria ka pranuar në punë 1.354 kallëzime penale ose 20.27%, ndërsa nga vitet e më parme ka pasur të pazgjidhura edhe 5.227 kallëzime penale ose 79.73. Gjatë vitit raportues prokuroria nuk ka hedhur asnjë kallëzim penal, asnjë nuk ka dërguar në kompetencë, sipas 12 kallëzimeve

Page 25: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

24

penale ose 0.18% janë zbuluar kryesit e veprave penale, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 6.669 kallëzime penale ose 99.82%. Në këtë prokurori gjatë vitit profesionin e prokurorit e kanë ushtruar tre prokurorë dhe UD-ja e kryeprokurori dhe këta prokurorë kanë zgjidhur mesatarisht:

1025 kallëzime penale ose 66 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

66 kallëzime penale ose 6 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

27 lëndë penale të llogaritura nga 217 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 2 lëndë penale në muaj dhe

23 lëndë penale të llogaritura nga 451 raste për kryesit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 2 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA KOMUNALE GJAKOVË Funksionin e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar dy prokurorë dhe kryeprokurori, të gjithë nga data 01.01.2012, ndërsa një prokuror është emëruar me 15.05.2012. Kjo prokurori nuk ka bashkëpunëtorë profesional. Prokuroria Komunale në Gjakovë vepron pranë Gjykatës Komunale në Gjakovë. Në lëndët nga regjistri PPP, për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria ka filluar në vitin 2012 me 66 kallëzime penale të pazgjidhura kundër 94 personave ose 7.70%. Gjatë vitit raportues ka pranuar në punë 884 kallëzime penale kundër 1127 personave ose 92.30% që do të thotë se në punë ka pasur kallëzimet penale kundër gjithsejtë 1221 personave. Gjatë vitit raportues prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 1088 personave ose 89.11%, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 93 personave ose 133% nga rastet në punë. Kallëzimet penale në punë prokuroria i ka zgjidhur në këto mënyra:

- me propozim akuza ka akuzuar 231 persona ose 21.65%, - me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor ka akuzuar 471

persona ose 44.14%, - me aktakuza të drejtpërdrejta ka akuzuar 79 persona ose 7.40%, - me aktakuza pas hetimeve ka akuzuar 124 persona ose 11.62%, - ka hedhë kallëzimet penale kundër 138 personave ose 12.93%, - ka dërguar në kompetence në ndonjë prokurori tjetër kallëzimet penale kundër 12

personave ose 1.12% dhe - kanë zgjidhur kallëzimet penale në mënyrë tjetër kundër 12 personave ose 1.12%.

Page 26: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

25

Nga 203 personat e akuzuar me aktakuza këtë vit dhe lidhur me aktakuzat e ushtruara në vitet e mëparshme, gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës të Gjykatës Komunale në Gjakovë kanë konfirmuar aktakuzat kundër 164 personave, nuk kanë hedhë asnjë aktakuzë dhe po ashtu, nuk ia kanë kthyer prokurorisë në plotësim asnjë aktakuzë. Gjykata Komunale në Gjakovë gjatë vitit raportues duke vepruar sipas akteve akuzuese të kësaj prokurorie ka marrë këto vendime gjyqësore të shkallës së parë.

- ka shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 498 persona ose 62.41%, - ka shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënime 189 personave ose 23.68%, - ka refuzuar aktin akuzues kundër 40 personave ose 5.01%, - ka liruar nga aktet akuzuese 70 persona ose 8.77%, - ndaj një personi ka shqiptuar masë të trajtimit të detyrueshëm 0.13% dhe - ndaj 44 personave ka pezulluar procedurën penale pas ngritjes së aktit akuzues.

Kundër vendimeve të kësaj gjykate prokuroria ka ushtruar ankesë kundër 29 personave, të gjitha ankesat për shkak të vendimit mbi dënimin. Gjykata e Qarkut ne Pejë, e shkallës së dytë, duke vendosur lidhur me ankesat e kësaj prokurorie gjatë vitit raportues ka aprovuar ankesat e ushtruara kundër 15 ose 53.57% të personave dhe ka refuzuar ankesat kundër 13 ose 46.43% të personave. Sa i përket veprave karakteristike penale të kryesve madhorë, kriminaliteti tregon tendenca, pothuajse të njëjta si gjatë vitit 2011. Veprat penale të dhunës në familje tregojnë tendenca të rritjes për 82.60%, sepse gjatë këtij viti janë paraqitur 42 persona në krahasim me 23 persona të paraqitur gjatë vitit 2011. Kriminaliteti i të miturve në territorin e kësaj prokurorie tregon tendenca të rënies se theksuar për 50.64%. Ne vitin 2011 prokurorisë i janë paraqitur 144 kallëzime penale kundër 233 personave, ndërsa këtë vit 85 kallëzime penale kundër 115 personave. Këtë vit, kjo prokurori ka pasur në punë kallëzimet penale kundër gjithsej 139 personave. Gjatë vitit raportues ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 125 personave ose 89.93% nga rastet në punë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 13 kallëzime penale kundër 14 personave ose 10.07%. Sa u përket veprave penale karakteristike dominojnë veprat penale kundër pasurisë, mirëpo edhe për këto vepra penale shihet tendencë e theksuar e zvogëlimit të kriminalitetit për 57.14%, sepse vitin e kaluar ishin paraqitur 189 persona, ndërsa këtë vit 81 persona. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN, prokuroria ka filluar vitin raportues me 59 lëndë të pazgjidhura ose 8.61% nga rastet në punë. Gjatë vitit ka pranuar në punë 626 lëndë dhe ka zgjidhur 656 lëndë ose 95.77%, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 29 lëndë 4.23%. Në vitin 2012 për lëndët e kryerësve të panjohur të veprave penale nga regjistri PPP, Prokuroria ka pranuar në punë 735 kallëzime penale ose 29.75%, ndërsa nga vitet e më

Page 27: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

26

parme ka pasur të pazgjidhura 1736 kallëzime penale ose 70.25%. Gjatë vitit raportues prokuroria ka hedhur për shkak të parashkrimit 1932 kallëzime penale ose 99.48% nga rastet e zgjidhura, një kallëzim penal ose 0.05% e ka dërguar në kompetencë, janë zbuluar kryerësit e veprave penale sipas 9 kallëzimeve penale ose 0.46% nga numri i rasteve të zgjidhura. Të pazgjidhura kanë mbetur 529 kallëzime penale ose 21.41%. Në këtë prokurori deri më 15 maj 2012 ishin të zgjedhur dy prokurorë dhe kryeprokurori, ndërsa në këtë datë është dekretuar edhe një prokuror. Andaj, prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

286 kallëzime penale ose 26 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

30 kallëzime penale ose 3 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

27 lëndë penale të llogaritura nga 217 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN, sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 2 lëndë penale në muaj dhe

12 lëndë penale të llogaritura nga 245 raste për kryesit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose një lëndë penale në muaj.

PROKURORITË E QARQEVE PROKURORIA E QARKUT NË GJILAN Detyrën e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar katër prokurorë dhe kryeprokurori, të gjithë nga data 01.01.2012, një prokuror është emëruar me 21.02.2012, ndërsa tre prokurorë janë emëruar me 15.05.2012. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria e Qarkut në Gjilan vepron si prokurori e shkallës së parë për territorin e Komunave të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë dhe si prokurori e shkallës së dytë për Prokurorinë Komunale në Gjilan. Në lëndët nga regjistri PP, për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria ka filluar vitin raportues me 18 kallëzime të pazgjidhura penale kundër 25 personave ose 4.54%. Gjatë këtij viti ka pranuar në punë 294 kallëzime penale kundër 526 personave ose 95.46% që do të thotë se në punë ka pasur kallëzime penale kundër gjithsejtë 551 personave. Gjatë këtij viti prokurorët kanë zgjidhur kallëzimet penale kundër 462 personave ose 83.85% nga numri i përgjithshëm në punë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 25 kallëzime penale kundër 89 personave ose 16.15%. Kallëzimet penale kjo prokurori i ka zgjidhur në këtë mënyrë :

Page 28: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

27

- ka akuzuar me aktakuza të drejtpërdrejta 154 persona ose 36.07%, - ka akuzuar me aktakuza pas hetimeve 165 persona ose 38.64%, - ka hedhur kallëzimet penale kundër 26 personave ose 6.09% dhe - kallëzimet penale ndaj 82 personave ose 19.20% i ka dërguar në kompetencë ndonjë

prokurorie tjetër. Duke vepruar sipas aktakuzave kundër 319 personave të akuzuar gjatë këtij viti dhe aktakuzave nga vitet e mëparshme gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Gjilan kanë konfirmuar aktakuza kundër 187 personave, nuk kanë refuzuar asnjë aktakuzë, e po ashtu asnjë aktakuzë nuk ia kanë kthyer prokurorisë në plotësim. Gjykata e Qarkut në Gjilan duke vepruar sipas aktakuzave të kësaj prokurorie i ka marrë këto vendime gjyqësore në shkallë të parë :

- kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 200 personave ose 83.33%, - kanë refuzuar aktakuzën kundër 22 personave ose 9.17% , - kanë liruar nga aktakuza 16 persona ose 6.67% dhe - u kanë shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm 2 personave ose 0.83%.

Prokuroria gjatë vitit raportues kundër aktgjykimeve të shkallës së parë ka ushtruar ankesa kundër 105 personave, prej të cilëve kundër 80 ose 76.19% të personave për shkak të vendimit mbi dënimin. Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar sipas ankesave të kësaj prokurorie, ka aprovuar ankesat kundër 69 ose 55.20% personave ndërsa ka refuzuar ankesat kundër 56 personave. Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie është në zvogëlim sa i përket numrit të kallëzimeve penale, ndërsa është në suazat e kriminalitetit nga viti i kaluar sa u përket personave të paraqitur. Gjatë vitit raportues prokurorisë i janë paraqitur 29 kallëzime penale kundër 41 personave ose 89.13%. Nga viti i mëparshëm prokuroria kishte në punë tri kallëzime penale kundër 5 personave ose 10.87% nga numri i përgjithshëm në punë. Duke vepruar sipas kallëzimeve penale prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 40 personave ose 86.96% ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura tre kallëzime penale kundër 6 personave ose 13.04% nga numri i përgjithshëm. Sa i përket veprave karakteristike penale dominojnë veprat penale kundër pasurisë me 7 ose 17.07% persona të paraqitur dhe veprave penale përkitazi me armët me 11 ose 26.82% persona të paraqitur. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN prokuroria ka pasur në punë 313 lëndë prej të cilave 14 ose 4.47% janë trashëguar nga viti paraprak ndërsa 299 ose 95.53% janë të pranuara në punë gjatë vitit raportues. Ka zgjidhur 289 ose 92.33% lëndë ndërsa kanë ngelur të pazgjidhura 24 ose 7.76% lëndë.

Page 29: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

28

Sa u përket kallëzimeve penale lidhur me kryerësit e panjohur të veprave penale prokuroria ka pasur në punë 178 ose 73.86% kallëzime penale nga vitet e mëparshme ndërsa ka pranuar 63 ose 26.14% kallëzime penale. Duke vepruar sipas tyre prokuroria ka hedhur 15 ose 57.69% kallëzime penale për shkak të parashkrimit, 1 ose 3.85% kallëzim penal e ka dërguar në kompetencë, janë zbuluar kryerësit sipas 10 ose 38.46% kallëzimeve penale ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 215 kallëzime penale. Detyrën e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar katër prokurorë dhe kryeprokurori, të gjithë nga 01.01.2012, një prokuror është emëruar me datën 21.02.2012 ndërsa tre prokurorë janë emëruar më 15.05.2012. Andaj, prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

92 kallëzime penale ose 8 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

5 kallëzime penale ose 0.5 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

6 lëndë penale të llogaritura nga 50 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 0.6 lëndë penale në muaj dhe

3 lëndë penale të llogaritura nga 63 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 0.3 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA E QARKUT NË PRIZREN Detyrën e prokurorit të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar pesë prokurorë dhe UD të kryeprokurorit që të gjithë nga data 01.01.2012, ndërsa dy prokurorë janë emëruar me 21.02.2012. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional . Prokuroria e Qarkut në Prizren vepron si prokurori e shkallës së parë në territorin e komunave Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash dhe si prokurori e shkallës së dytë për Prokurorinë Komunale në Prizren. Në lëndët në regjistrin PP, për kryerësit madhorë të veprave penale kjo prokurori ka filluar punën në vitin raportues me 84 kallëzime të pazgjidhura penale kundër 192 personave ose 17.57% e rasteve në punë. Gjatë vitit ka pranuar në punë 400 kallëzime penale kundër 901 personave ose 82.43% që do të thotë se në punë ka pasur kallëzime penale kundër gjithsej 1093 persona. Gjatë vitit, prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 944 personave ose 86.37%, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 61 kallëzime penale kundër 149 personave ose 13.63%. Kallëzimet penale në punë prokuroria i ka zgjidhur në këtë mënyrë :

- me aktakuzë të drejtpërdrejtë ka akuzuar 31 persona ose 3.73% , - me aktakuzë pas hetimeve ka akuzuar 416 persona ose 50.12%,

Page 30: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

29

- kallëzimet penale kundër 304 personave ose 36.63% i ka dërguar në kompetencë, - ka hedhur kallëzimet penale kundër 76 ose 9.16% personave dhe, - kundër 3 personave ose 0.36% ka zgjidhur kallëzimet penale në mënyrë tjetër.

Duke vepruar sipas aktakuzave të paraqitura kundër 447 personave gjate këtij viti dhe akuzave të paraqitura prej viteve të mëparshme gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Prizren kanë konfirmuar aktakuzat kundër 319 personave ndërsa kanë hedhur akuzat kundër 7 personave. Gjykata e Qarkut në Prizren duke vepruar sipas aktakuzave të kësaj prokurorie ka marrë këto vendime gjyqësore në shkallë të parë : -ka shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 347 ose 88.07% të personave, -ka refuzuar aktakuzën kundër 10 ose 2.54% të personave, -ka liruar nga aktakuza 37 ose 9.39% të personave.

Prokuroria gjatë vitit raportues kundër aktgjykimeve të gjykatës së shkallës së parë ka paraqitur ankesa kundër 220 personave prej të cilëve vetëm për shkak të vendimit mbi dënimin kundër 175 ose 79.55% të personave. Gjykata Supreme e Kosovës duke vepruar sipas ankesave të kësaj prokurorie ka aprovuar ankesat kundër 43 ose 54.43% të personave ndërsa ka refuzuar ankesat kundër 36 ose 45.57% të personave.

Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie është pothuajse në suazat e atij të vitit të kaluar. Gjatë vitit raportues prokuroria ka pranuar 25 kallëzime penale kundër 32 personave ose 80.00% nga numri i përgjithshëm. Nga viti i më parmë ka pasur në punë 5 kallëzime penale kundër 8 personave ose 20.00%. Duke vepruar sipas kallëzimeve penale prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 36 personave ose 90.00%, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 3 kallëzime penale kundër 4 personave ose 10.00%. Sa i përket veprave penale karakteristike dominojnë veprat penale kundër pasurisë me 8 ose 25.00% persona të paraqitur, veprat penale lidhur me armët 12 ose 37.50% persona të paraqitur dhe për veprat penale lidhur me narkotikët 6 ose 18.75% persona të paraqitur. Përveç këtyre veprave, në regjionin e kësaj prokurorie kemi një ose 3.13% të mitur të paraqitur për vrasje. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN, prokuroria nuk ka pasur lëndë të pakryera nga vitet e më parme. Ka pranuar në punë 263 lëndë, ka zgjidhur 199 ose 45.67% lëndë ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 64 ose 24.33% lëndë. Sa u përket kallëzimeve penale lidhur me kryerësit e panjohur të veprave penale prokuroria ka pasur në punë nga vitet e më parme 493 ose 89.64% kallëzime penale ndërsa ka pranuar në punë 57 ose 10.36% kallëzime penale. Duke vepruar sipas këtyre prokuroria ka hedhur për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale 21 ose 19.26% të kallëzimeve penale, 88 ose

Page 31: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

30

80.73% kallëzime i ka dërguar në kompetencë ndërsa është zbuluar vetëm një ose 0.91% person sipas këtyre kallëzimeve. Detyrën e prokurorit të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar pesë prokurorë dhe UD-ja i kryeprokurorit, të gjithë nga data 01.01.2012 ndërsa dy prokurorë janë emëruar me 21.02.2012. Prokurorët e kësaj prokurorie gjate vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

65 kallëzime penale ose 6 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

27 kallëzime penale ose 0.4 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

3 lëndë penale të llogaritura nga 31 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 0.4 lëndë penale në muaj dhe

një lëndë penale të llogaritura nga 63 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 0.04 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA E QARKUT NË PEJË Detyrën e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori, gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 4 prokurorë dhe kryeprokurori, të gjithë nga data 01.01.2012. Nuk janë emëruar prokurorë tjerë gjate vitit. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria e Qarkut në Pejë vepron si prokurori e shkallës së parë për territorin e komunave Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan, ndërsa si prokurori e shkallës së dytë për Prokurorinë Komunale në Pejë. Në lëndët nga regjistri PP-së, për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria ka filluar punën në vitin raportues me 88 kallëzime të pazgjidhura penale kundër 161 persona ose 20.38% nga numri i përgjithshëm. Gjatë vitit ka pranuar në punë 445 kallëzime kundër 629 personave ose 79.62%, që do të thotë se ka pasur kallëzime penale kundër gjithsej 790 persona ose 15.06%. Gjatë këtij viti prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 671 personave ose 84.94% ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 78 kallëzime kundër 119 personave ose 15.06%. Kallëzimet penale në punë prokuroria i ka zgjidhur në këtë mënyrë:

-ka akuzuar me aktakuza të drejtpërdrejta 249 persona 42.93%, -ka akuzuar me aktakuza pas hetimeve 182 persona ose 31.38%, -ka hedhe kallëzimet penale kundër 35 personave ose 6.03% dhe -kallëzimet penale kundër 114 personave ose 19.66% i ka dërguar në kompetencë ndonjë prokurori tjetër.

Page 32: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

31

Duke vepruar sipas aktakuzave të paraqitura kundër 431 personave gjatë këtij viti dhe aktakuzave nga vitet e më parme gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Pejë kanë konfirmuar aktakuzat kundër 276 personave, nuk kanë refuzuar e as nuk kanë hedhë aktakuzat ndaj asnjë personi. Gjykata e Qarkut ne Pejë, duke vepruar sipas aktakuzave të kësaj prokurorie, ka marrë këto vendime gjyqësore të shkallës së parë :

- ka shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënim 504 personave ose 97.46% , - ka refuzuar aktakuzën kundër 10 personave ose 1.93%, - ka liruar nga aktakuza 2 persona ose 0.39% .

Kjo gjykatë ka pezulluar procedurën penale pas ngritjes së aktakuzës kundër 116 personave. Prokuroria gjatë vitit raportues kundër aktgjykimeve të shkallës së parë ka ushtruar ankesa kundër 32 personave, kundër të gjithëve për shkak të vendimit mbi dënimin. Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar sipas ankesave të kësaj prokurorie ka aprovuar ankesa kundër 32 personave dhe nuk ka refuzuar asnjë ankesë.

Kriminaliteti i të miturve është në suaza pothuajse të njëjtë me atë vitit të kaluar. Gjatë vitit raportues, prokurorisë i janë paraqitur 27 kallëzime kundër 41 personave. Nga vitet e mëparshme, prokuroria ka pasur të pazgjidhura 9 kallëzime kundër 14 personave. Duke vepruar sipas kallëzimeve prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 30 personave ose 54.55% nga numri i përgjithshëm ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 25 kallëzime kundër 25 personave ose 45.45%. Sa i përket veprave penale karakteristike, numri më i madh i paraqitjeve ka të bëjë me veprat penale lidhur me armët 18 ose 43.90 persona nga gjithsejtë 41 persona të paraqitur gjatë tërë vitit. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN kjo prokurori ka pasur 91 lëndë nga viti paraprak, ndërsa ka pranuar në punë 172 lëndë. Janë zgjidhur 119 lëndë ose 45.25% ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 114 lëndë ose 54.75%. Sa u përket kallëzimeve penale lidhur me kryerësit e panjohur të veprave penale, prokuroria ka pasur në punë 718 kallëzime ose 87.24% nga vitet e më parme, ndërsa ka pranuar 105 kallëzime ose 12.76%. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve prokuroria ka dërguar në kompetencë 3 ose 37.50% të kallëzimeve penale, sipas 5 ose 37.50% të kallëzimeve penale janë zbuluar kryerësit e veprave ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 815 kallëzime penale ose 99.03%. Detyrën e prokurorëve të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar katër prokurorë dhe kryeprokurori, të gjithë nga data 01.01.2012. Këta prokurorë të kësaj prokurorie gjate vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

Page 33: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

32

114 kallëzime penale ose 10 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

3 kallëzime penale ose 0.3 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

3 lëndë penale të llogaritura nga 30 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 0.3 lëndë penale në muaj dhe

2 lëndë penale të llogaritura nga 26 raste për kryesit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 0.12 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA E QARKUT NË PRISHTINË Detyrën e prokurorit të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar 13 prokurorë, të gjithë nga data 01.01.2012 dhe gjatë vitit nuk janë emëruar prokurorë të tjerë. Kjo prokurori ka katër bashkëpunëtorë profesionalë. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë vepron si prokurori e shkallës së parë për territorin e komunave Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Gllogoc, Lipjan, Graçanicë, Ferizaj, Shtime, Shtërpcë dhe Kaçanik dhe si prokurori e shkallës së dytë për Prokurorinë Komunale në Prishtinë dhe Prokurorinë Komunale në Ferizaj. Në lëndët nga regjistri i PP-së për kryerësit madhorë të veprave penale, prokuroria ka filluar punën në vitin 2012 me 1177 kallëzime penale të pa kryera kundër 2380 persona ose 56.92%. Gjatë vitit raportues ka pranuar në punë 990 kallëzime penale kundër 1801 personave ose 43.08% nga numri i përgjithshëm, që do të thotë se ka pasur kallëzimet penale kundër gjithsej 4181 personave . Gjatë këtij viti prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 2064 persona ose 49.37% ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 1032 kallëzimet penale kundër 2117 personave 50.63%. Kallëzimet penale në punë prokuroria i ka zgjidhur në këtë mënyrë :

- ka akuzuar me aktakuza të drejtpërdrejta 774 persona ose 39.37%, - ka akuzuar me aktakuza pas hetimeve 849 persona ose 43.18%, - ka hedhur kallëzimet penale 158 personave ose 8.08%, - ka dërguar në kompetencë në ndonjë prokurori tjetër kallëzimet kundër 182

personave ose 9.26% dhe - kundër 3 personave ose 0.15% kallëzimin penal e ka zgjidhur në mënyrë tjetër.

Duke vepruar sipas aktakuzave kundër 1623 personave ka akuzuar gjatë këtij viti dhe aktakuzave nga vitet më parme gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzës të Gjykatës së Qarkut

Page 34: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

33

në Prishtinë kanë konfirmuar aktakuza kundër 1132 personave, kanë hedhe aktakuzat kundër katër personave dhe nuk e kanë kthyer në plotësim asnjë aktakuzë.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë duke vepruar sipas aktakuzave të kësaj prokurorie i ka marrë këto vendime gjyqësore në shkallë të parë :

- ka shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimet 604 personave ose 99.67% - ka liruar nga aktakuza një person ose 0.17% , - një personi ose 0.17% i ka shqiptuar masë të trajtimit të detyrueshëm dhe - nuk ka refuzuar asnjë aktakuzë.

Prokuroria gjatë vitit raportues kundër aktgjykimeve të shkallës së parë ka ushtruar ankesa kundër 321 personave, prej të cilëve kundër 231 personave vetëm për shkak të vendimit mbi dënimin. Prokuroria nuk ka raportuar për vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat. Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie është në suaza të atij të vitit të kaluar sa u përket personave të paraqitur. Gjatë vitit raportues prokurorisë i janë paraqitur 76 kallëzime penale kundër 110 personave. Nga viti i mëparshëm prokuroria ka pasur në punë të pazgjidhura 205 kallëzime penale kundër 296 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 149 personave ose 36.70%, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 171 kallëzime penale kundër 257 personave ose 63.30%. Sa i përket veprave penale karakteristike, dominojnë me 36.36% veprat penale lidhur me armët, për të cilat janë paraqitur 40 persona dhe 18.18% veprat penale kundër pasurisë për të cilat janë paraqitur 22 persona. Për lëndët e ndryshme penale nga regjistri PPN kjo prokurori në fillim të vitit, nga vitet e më parshme ka pasur të pakryera 1137 lëndë, gjatë vitit ka pranuar në punë 1027 lëndë, ka zgjidhur 1283 lëndë ose 59.29% ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 881 lëndë ose 40.71%. Sa i përket kallëzimeve penale lidhur me kryerësit e panjohur, prokuroria ka pasur në punë nga vitet e mëparshme 2477 kallëzime, gjatë vitit raportues ka pranuar 253 kallëzime. Janë zgjidhur 175 ose 6.41% kallëzime, prej të cilëve kryerësit janë zbuluar vetëm sipas një kallëzimit penal, ndërsa në fund kanë mbetur të pazgjidhura 2555 kallëzime ose 93.59%. Prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

88 kallëzime penale ose 8 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

8 kallëzime penale ose 0.8 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

9 lëndë penale të llogaritura nga 99 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN sipas formulës të proporcionit 8:1 ose një lëndë penale në muaj dhe

Page 35: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

34

2 lëndë penale të llogaritura nga 19 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 0.09 lëndë penale në muaj.

PROKURORIA E QARKUT MITROVICË Detyrën e prokurorit të shtetit në këtë prokurori gjatë vitit 2012 e kanë ushtruar katër prokurorë nga data 01.01.2012 dhe gjatë vitit nuk janë emëruar prokurorë të tjerë. Kjo prokurori ka një bashkëpunëtor profesional. Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë vepron si prokurori e shkallës së parë për territorin e komunave Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Në lëndët nga regjistri PP për kryerësit madhorë të veprave penale prokuroria ka filluar punën në vitin raportues me 400 kallëzime të pazgjidhura penale kundër 624 personave ose 46.36% nga numri i përgjithshëm. Gjatë vitit raportues ka pranuar në punë 459 kallëzime kundër 722 personave ose 53.64%, që do të thotë se në punë ka pasur kallëzime kundër gjithsej 1346 personave. Gjatë këtij viti prokuroria ka zgjidhur kallëzimet penale kundër 702 personave ose 52.15% nga rastet në punë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 451 kallëzime penale kundër 644 personave ose 47.85%. Kallëzimet penale në punë prokuroria i ka zgjidhur në këtë mënyrë:

- ka akuzuar me aktakuza të drejtpërdrejta 481 persona ose 71.36%, - ka akuzuar me aktakuza pas hetimeve 163 persona ose 24.18%, - ka hedhe kallëzime penale kundër 23 personave ose 3.41%, - ka dërguar në kompetencë kallëzimet penale kundër 4 personave ose 0.59% dhe - kallëzimet penale kundër 3 personave ose 0.45% i ka zgjidhur në mënyrë tjetër.

Duke vepruar sipas aktakuzave kundër 644 personave të akuzuar gjatë këtij viti dhe personave të akuzuar vitet e mëparshme, gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë për konfirmimin e aktakuzës kanë konfirmuar aktakuzat kundër 86 personave, nuk kanë hedhur asnjë aktakuzë dhe nuk e kanë kthyer në plotësim asnjë aktakuzë.

Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, sipas të dhënave të prokurorisë nuk ka marrë asnjë vendim të gjykatës së shkallës së parë. Kriminaliteti i të miturve në regjionin e kësaj prokurorie është pothuajse në suazat e vitit të kaluar. Nga viti i mëparshëm prokuroria ka pasur 41 kallëzimet të pazgjidhura kundër 50 personave ose 50% . Gjatë vitit raportues ka pranuar në punë 46 kallëzimet kundër 50 persona ose 50%. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve prokuroria ka zgjidhur kallëzimet

Page 36: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

35

penale kundër 27 personave ose 27.00%, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale ndaj 73 personave ose 73.00%. Sa u përket veprave karakteristike, dominojnë veprat penale lidhur me armët me 14 ose 28% të personave të paraqitur. Për lëndët e ndryshme penale prokuroria gjatë vitit ka pranuar 242 ose 15.98% lëndë ndërsa të pazgjidhura nga vitet e mëparshm ka pasur 1272 ose 84.02% lëndë. Janë zgjidhur 192 ose 12.68% lëndë, ndërsa kanë mbetur të pa zgjidhura 1322 ose 87.32% lëndë. Sa u përket kallëzimeve lidhur me kryerësit e panjohur të veprave penale prokuroria ka pasur në punë 1115 ose 96.54% kallëzime nga vitet e më parme ndërsa ka pranuar 40 ose 3.46% kallëzime. Janë zgjidhur 10 ose 0.87% kallëzime penale prej të cilëve sipas këtyre kallëzimeve janë zbuluar kryerësit e veprave penale, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 1145 ose 99.13% kallëzime. Prokurorët e kësaj prokurorie gjatë vitit kanë zgjidhur mesatarisht:

136 kallëzime penale ose 12 kallëzime penale në muaj nga regjistri PP,

21 kallëzime penale ose 7 kallëzime penale në muaj nga regjistri PPM,

6 lëndë penale të llogaritura nga 64 raste të ndryshme penale nga regjistri PPN sipas formulës të proporcionit 8:1 ose 0.73 lëndë penale në muaj dhe

një lëndë penale të llogaritur nga 13 raste për kryerësit e panjohur nga regjistri PPP, sipas formulës të proporcionit 20:1 ose 0.09 lëndë penale në muaj.

PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME LËNDËT PËR VEPRA PENALE KARAKTERISTIKE TË KRYERËSVE MADHORË Për veprat penale lidhur me terrorizmin, që janë në kompetencë ekskluzive në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë paraqitur tre kallëzime penale, të gjitha nga policia e Kosovës, në kryerjen e së cilave dyshohet të jenë të involvuar 9 persona. Nga viti i mëparshëm, kjo prokurori ka pasur të pazgjidhura dy kallëzime kundër 11 personave, që do të thotë se janë paraqitur për këto vepra penale gjithsejtë 27 persona. Gjatë vitit raportues, ndaj një personi është hedhë kallëzimi penal, ndaj një personi tjetër kallëzimi penal është zgjidhur në mënyrë tjetër, ndaj një personi është pezulluar hetimi dhe ndaj dy personave është pushuar hetimi. Kanë mbetur të pazgjidhura në fund të vitit pesë kallëzime penale kundër 22 personave. Për këto vepra nuk është akuzuar asnjë person, ndërsa në bazë të aktakuzave nga vitet e mëparshme gjykata ka marrë aktgjykim lirues ndaj vetëm një personi.

Page 37: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

36

PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRËN PENALE NXITJA E URREJTJËS, PËRÇARJES OSE MOSDURIMIT KOMBËTAR, RACOR, FETAR A ETNIK. Gjatë vitit 2012 janë paraqitur 3 kallëzime penale, që të trija nga Policia e Kosovës kundër 9 personave. Në fillim të vitit PSRK-ja ka pasur 4 kallëzime kundër 7 personave nga vitet e mëparshme. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve, kundër një personi kallëzimi është dërguar në kompetencë, janë hedhë kallëzimet kundër katër personave, është akuzuar një person me aktakuzë të drejtpërdrejtë dhe tre persona me aktakuzë pas hetimeve. Kanë mbetur të pazgjidhura dy kallëzime penale kundër katër personave. Lidhur me akuzat për këtë vepër penale gjykatat e kanë marr një aktgjykim lirues kundër një personi. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE Në kuadër të këtyre veprave penale janë të parapara edhe krimet e luftës. Gjatë periudhës raportuese, PSRK-së, që po ashtu për këto vepra penale ka kompetencë ekskluzive, i janë paraqitur 16 kallëzime penale kundër 105 personave. Këto kallëzime penale i kanë paraqitur kundër katër personave qytetarët e dëmtuar, kundër pesë personave Policia e Kosovës, kundër 3 personave të tjerë, ndërsa kundër katër personave Prokuroria ka filluar procedurën sipas detyrës zyrtare. PSRK-ja në fillim të vitit raportues ka pasur të pazgjidhura 340 kallëzime kundër 1101 personave, që do të thotë se i ka pasur kallëzimet kundër gjithsej 1206 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve PSRK-ja ka dërguar në kompetencë të prokurorive të tjera kallëzimet kundër 62 personave, ndaj 3 personave ka hedhë kallëzimin penal, ka akuzuar me aktakuzë të drejtpërdrejtë një person, ka pushuar hetimet ndaj 11 personave dhe në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 349 kallëzime kundër 1299 personave. Duke vepruar sipas akteve akuzuese, gjyqtarët ia kanë kthyer prokurorisë në plotësim aktakuzën kundër një personi. Nuk ka pasur persona të cilëve iu është konfirmuar aktakuza. Duke vepruar sipas aktakuzave gjykatat gjatë këtij viti kanë marrë aktgjykime të shkallës së parë kundër 8 personave, një person është dënuar, ndërsa 7 persona janë liruar nga aktakuza. Kundër aktgjykimeve të gjykatës së shkallës së parë, prokuroria ka paraqitur 8 ankesa prej të cilave 4 për arsye të vendimit mbi dënimin. Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur lidhur me ankesat ka refuzuar ankesat kundër katër personave. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRAT PENALE KONDTRABANDIMI ME MIGRANTË DHE TRAFIKIMI ME QENIE NJERËZORE Gjatë vitit raportues prokuroritë kanë pranuar në punë 65 kallëzime penale, të gjitha të paraqitura nga Policia e Kosovës kundër 212 personave. Shikuar sipas kallëzimeve në raport me vitin 2011, rrjedh se kriminaliteti për këto vepra penale tregon tendencë të rritjes, ngase vitin e kaluar prokuroritë kanë pranuar në punë 59 kallëzime kundër 185 personave. Nga vitet e mëparshme në fillim të vitit, prokuroritë kanë pasur në punë të pazgjidhura

Page 38: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

37

kallëzimet kundër 155 personave, që do të thotë se gjatë vitit raportues ka pasur në punë kallëzimet kundër gjithsej 367 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve penale prokuroritë kanë dërguar në kompetencë kallëzimet kundër 33 personave, kanë hedhur kallëzimet kundër 6 personave, kanë pezulluar hetimet kundër 9 personave, kanë pushuar hetimet kundër 8 personave, kanë akuzuar me aktakuzë të drejtpërdrejtë 7 persona, kanë akuzuar me aktakuzë pas hetimeve 127 persona dhe në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 55 kallëzime penale kundër 177 personave. Sipas akteve akuzuese të paraqitura gjatë këtij viti dhe viteve të më parme, gjyqtarët kanë konfirmuar aktakuzat kundër 82 personave, nuk kanë hedhur asnjë aktakuzë dhe nuk ia kanë kthyer në plotësim prokurorive asnjë aktakuzë. Duke vepruar sipas akteve akuzuese, gjykatat në shkallë të parë kanë refuzuar aktakuzën kundër dy personave, kanë liruar nga aktakuza tetë persona ndërsa kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 61 personave. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRAT PENALE TË VRASJEVE Vepra penale e vrasjes, neni 146 , vrasjes së rëndë, neni 147 dhe vrasjes së kryer në gjendje të afektit mendor, neni 148 janë kompetencë lëndore të prokurorive të qarqeve ndërsa vrasja nga pakujdesia, neni 149 dhe vrasja e foshnjës gjatë lindje neni 150 janë kompetencë lëndore e prokurorive komunale. Gjatë vitit raportues për këto vepra penale janë paraqitur 47 kallëzime penale, shtatë kallëzime më pak se vitin e kaluar, kundër 84 personave. Në procedurën e hetimit nga vitet e më parme prokuroritë kanë pasur të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 183 personave, kështu që gjatë vitit raportues kanë pasur në punë kallëzimet penale kundër gjithsejtë 267 personave. Janë zgjidhur kallëzimet penale kundër 87 personave, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura në procedurën e hetimit kallëzimet penale kundër 186 personave. Gjatë vitit raportues për këto vepra penale janë akuzuar 61 persona. Gjykatat kanë konfirmuar aktakuzat kundër 85 personave, nuk kanë hedhur asnjë aktakuzë dhe po ashtu nuk ia kanë kthyer prokurorive në plotësim asnjë aktakuzë. Duke vepruar sipas akteve akuzuese, gjykatat gjatë vitit raportues kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 42 personave, një person e kanë liruar nga aktakuza dhe ndaj një personi tjetër kanë shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm. PUNA E PROKURORIVE NË LËNDËT LIDHUR ME DHUNËN NË FAMIJLE Gjatë vitit raportues për këto vepra penale prokuroritë kanë pranuar në punë 477 kallëzime kundër 559 personave. Në fillim të vitit kanë qenë të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 177 personave, që do të thotë se gjatë vitit raportues prokuroritë kanë pasur në punë kallëzimet penale kundër gjithsejtë 736 personave. Duke vepruar sipas tyre prokuroritë kanë akuzuar në propozim akuza 293 persona, me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor 80 persona, me aktakuza të drejtpërdrejta 14 persona, me aktakuza pas hetimeve 21 persona, kanë hedhë kallëzimet penale kundër 96 personave kanë dërguar në

Page 39: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

38

kompetencë kallëzimet penale kundër 59 personave, kanë pezulluar hetimin kundër 2 personave, kanë zgjidhur në mënyrë tjetër kallëzimet kundër 21 personave dhe në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 135 kallëzime penale kundër 155 personave. Gjykatat për këto vepra penale kanë konfirmuar akuzat kundër 26 personave, nuk kanë hedhur e as kthyer në plotësim asnjë aktakuzë. Duke vepruar sipas akteve akuzuese të prokurorive gjykatat kanë shpallur fajtorë edhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor 140 persona, kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 249 personave, kanë refuzuar aktet akuzuese kundër 12 personave, 4 persona kanë liruar nga aktakuza, dhe 3 personave iu kanë shqiptuar masat e trajtimit të detyrueshëm. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRAT PENALE PËR NARKOTIKË Këto të dhëna kanë të bëjnë me veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike neni 229, prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe i substancave psikotropike, neni 230 dhe lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotropike apo analogëve të rrezikshëm neni 231. Për këto vepra penale gjatë vitit raportues prokuroritë kanë pranuar 366 kallëzime kundër 699 personave. Krahasuar me vitin e kaluar kriminaliteti për këto vepra penale tregon tendencë të rritjes së theksuar sepse gjatë vitit 2011 për këto vepra penale prokuroritë kanë pranuar 287 kallëzime penale kundër 493 personave. Në fillim të vitit, nga vitet e më parme prokuroritë kanë pasur në punë kallëzimet e pazgjidhura penale kundër 295 personave, që do të thotë se gjatë këtij viti kanë pasur kallëzime penale kundër gjithsejtë 944 personave. Duke vepruar sipas tyre prokuroritë gjatë vitit raportues me propozim akuza kanë akuzuar 13 persona, me akuza të drejtpërdrejta 86 persona me aktakuza pas hetimeve 335 persona, kanë dërguar në kompetencë kallëzimet kundër 72 personave kanë hedhe kallëzimet kundër 16 personave, kanë pezulluar hetimin kundër 12 personave dhe kanë pushuar hetimin kundër 50 personave. Në fund të vitit raportues kanë mbetur të pazgjidhura 203 kallëzime kundër 403 personave. Duke vepruar sipas akteve akuzuese gjykatat kanë konfirmuar aktakuzat kundër 270 personave. Gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2012 duke vepruar sipas akuzave të prokurorive kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënime 211 personave, kanë shpallur fajtorë dhe ndëshkuar me urdhër ndëshkimor katër persona, ndaj një personi kanë refuzuar aktakuzën, ndërsa 12 persona i kanë liruar nga aktakuza. Kundër këtyre vendimeve, prokuroritë vetëm për shkak të vendimit mbi dënim kanë paraqitur ankesa kundër aktgjykimeve për 105 persona. PUNA E PROKURORIVE NË LËNDËT LIDHUR ME PUSHTIMIN E PALIGJSHËM TË PRONËS SË PALUAJTSHME Këto vepra penale janë të parapara në nenin 259, neni 259 a, neni 259 b dhe 259 c. Gjatë vitit raportues, prokuroritë kanë pranuar në punë 359 kallëzime penale kundër 446 personave. Kallëzimet penale kundër 265 personave prokuroritë i kanë pasur në punë si kallëzime të

Page 40: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

39

pazgjidhura nga vitet e më parme, që do të thotë se në punë për këto vepra penale kanë pasur kallëzimet kundër gjithsejtë 711 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve, prokuroritë kanë akuzuar me propozim akuza 209 persona, me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhër ndëshkimor, 101 persona me akuza të drejtpërdrejta, 7 persona dhe me akuzat pas hetimit 15 persona. Kallëzimet ndaj 14 personave janë dërguar në kompetencë, ndaj 62 personave është hedhur kallëzimi penal, ndaj 41 personave kallëzimi penal është zgjidhur në mënyrë tjetër. Në fund të vitit raportues kanë mbetur të pazgjidhura 213 kallëzime kundër 262 personave. Duke vepruar sipas akteve akuzuese të prokurorive gjykatat, gjatë vitit raportues, kanë shpallë fajtorë dhe gjykuar me urdhër ndëshkimor 55 persona, kanë shpallë fajtorë dhe shqiptuar dënimin 89 personave kanë refuzuar aktin akuzues kundër 24 personave dhe kanë liruar nga aktakuza nëntë persona. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRËN PENALE KONTRABANDIMI I MALLRAVE Për këto vepra penale gjatë vitit raportues prokuroritë kanë pranuar në punë 120 kallëzime penale kundër 221 personave dhe duke llogaritur edhe 153 persona me kallëzimet e pazgjidhura nga vitet e më parme, rrjedh se, prokuroritë kanë pasur në punë kallëzimet penale kundër gjithsej 374 personave, duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve penale prokuroritë kanë akuzuar me propozim akuza 44 persona, me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor 25 persona, me aktakuza pas hetimeve 9 persona, kallëzimet kundër 19 personave i kanë dërguar në kompetencë, kanë hedhur kallëzimet penale kundër 2 personave dhe kanë zgjidhur në mënyrë tjetër kallëzimet penale ndaj 10 personave. Në fund të vitit raportues kanë mbetur të pazgjidhura 163 kallëzime kundër 265 personave. Duke vepruar sipas akteve akuzuese të prokurorisë gjykatat kanë shpallur fajtorë dhe gjykuar me urdhër ndëshkimor 73 persona, kanë shpallur fajtorë dhe u kanë shqiptuar dënimin 69 personave, kanë refuzuar akuzën kundër tetë personave. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRËN PENALE KRIMI I ORGANIZUAR Ndjekja penale për këtë vepër penale është në kompetencë të veçantë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjatë vitit 2012 janë paraqitur 11 kallëzime penale kundër 103 persona. Nga vitet e më parme kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 145 personave, që do të thotë se prokuroria ka pasur në punë kallëzimet penale kundër gjithsejtë 248 personave. Janë akuzuar pesë persona me aktakuzë pas hetimit, kallëzimet kundër 61 personave janë dërguar në kompetencë, janë hedhur kallëzimet penale kundër 9 personave, janë pezulluar hetimet kundër 12 personave, janë pushuar hetimet kundër 44 personave, ndaj 16 personave kallëzimet penale janë zgjidhur në mënyrë tjetër dhe në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 19 kallëzime penale kundër 111 persona. Gjykatat kanë konfirmuar aktakuzat kundër 4 personave dhe kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin 21 personave. Për këtë vepër penale nuk ka pasur asnjë hedhje apo kthim prej aktakuzës në plotësim në procedurën e konfirmimit e as aktgjykimeve lirues, dhe as refuzuese të shkallës së parë.

Page 41: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

40

PUNA E PROKURORIVE NË VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE Për veprat penale kundër detyrës zyrtare, neni 339 , 340 , 341 , 342, 343, 344 dhe 345 të KPK-së, gjatë vitit 2012 prokuroritë kanë pranuar në punë 376 kallëzime kundër 868 personave. Në fillim të vitit prokuroritë kanë pasur kallëzimet e pazgjidhura penale kundër 802 personave, që do të thotë se kanë pasur kallëzimet penale kundër gjithsejtë 1670 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve, prokuroritë kanë akuzuar me propozim akuza 140 persona, me propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor 24 persona, me aktakuza të drejtpërdrejta 26 persona dhe me aktakuza pas hetimeve 106 persona. Kundër 192 personave kallëzimet penale janë dërguar në kompetencë, janë hedhe kallëzimet penale kundër 158 personave është pezulluar hetimi kundër 2 personave janë pushuar hetimet kundër 97 personave dhe kallëzimet kundër 25 personave janë zgjidhur në mënyrë tjetër. Në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 265 kallëzime kundër 900 personave. Gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzave për këto vepra penale kanë konfirmuar aktakuza kundër 89 personave, kanë hedhur akuzën kundër një personi dhe akuzat kundër 23 personave ia kanë kthyer në plotësim prokurorisë. Gjykatat po ashtu, gjatë vitit raportues kanë shpallur fajtorë dhe gjykuar me urdhër ndëshkimor 14 persona, kanë shpall fajtorë dhe dënuar 104 persona, iu kanë shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm dy personave, kanë refuzuar aktakuzën kundër 24 personave dhe 18 persona i kanë liruar nga aktakuza. PUNA E PROKURORIVE LIDHUR ME VEPRËN PENALE SHPËRLARJA E PARAVE. Gjatë vitit raportues PSRK-ja, në kompetencë të veçantë të së cilës është ndjekja për këto vepra penale, ka pranuar në punë 21 kallëzime kundër 70 personave. Nga vitet e më parme ishin të pazgjidhura kallëzimet penale kundër 96 personave, që do të thotë se në punë kanë qenë kallëzimet penale kundër gjithsejtë 166 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve, prokuroria ka akuzuar me aktakuzë të drejtpërdrejtë 3 persona dhe me aktakuza pas hetimeve 14 persona. Kallëzimet kundër 3 personave janë dërguar në kompetencë, kundër 17 personave është hedhur kallëzimi penal, kundër 4 personave është pezulluar hetimi, kundër 43 personave është pushuar hetimi dhe kallëzimet penale ndaj 8 personave janë zgjidhur në mënyrë tjetër. Në fund të vitit kanë mbetur të pazgjidhura 37 kallëzime penale kundër 74 personave. Lidhur me këtë vepër penale gjatë vitit raportues gjykatat kanë konfirmuar aktakuzat kundër 25 personave, kanë shpallur fajtorë dhe shqiptuar dënimin një personi, ndërsa kanë liruar nga aktakuza dy persona. VENDIMET E GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË Gjate vitit raportues prokuroritë kanë paraqitur aktakuza kundër 7485 personave, ndërsa me propozim akuza dhe propozim akuza me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor kanë akuzuar edhe 22.159 persona. Duke vendosur sipas aktakuzave gjyqtaret për konfirmimin e aktakuzave te gjykatave te qarkut dhe komunale, gjatë vitit raportues kanë konfirmuar aktakuzat kundër 4308

Page 42: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

41

personave, prokurorive iu kanë kthyer në plotësim aktakuzat kundër 26 personave, ndërsa kanë refuzuar aktakuzat kundër 165 personave. Duke vendosur sipas akteve akuzuese të prokurorive, te njëjtat gjykata, gjatë vitit raportues kanë shpallur fajtor dhe gjykuar 19.150 persona, kanë liruar nga aktet akuzuese 331 persona dhe kane refuzuar aktin akuzues kundër 963 personave. Gjykatat e qarkut dhe Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesat e prokurorive komunale dhe të qarkut, gjatë vitit raportues kanë aprovuar ankesat e prokurorive kundër 405 personave dhe kanë refuzuar ankesat kundër 449 personave. Përndryshe, prokuroritë kundër 1552 personave kanë paraqitur ankesa kundër vendimeve të gjykatave të shkallës së parë, prej të cilëve aktgjykimet kundër 1146 personave i kanë kundërshtuar vetëm për shkak të vendimit mbi dënimi. NUMRI I PROKUROREVE TË SHTETIT DHE NEVOJAT Më 01.01.2012 detyrën e prokurorëve të shtetit e kanë ushtruar gjithsej 92 prokurorë, prej tyre funksionin e kryeprokurorit kanë ushtruar Kryeprokurori i Shtetit, pesë kryeprokurorë nëpër prokuroritë e qarqeve, shtatë kryeprokurorë në prokuroritë komunale dhe një zëvendës kryeprokuror në PSRK. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK -ja), ka pasur të punësuar dhjetë prokurorë, ndërsa prokuroritë tjera 82 prokurorë. Shpërndarja e prokurorëve të shtetit sipas prokurorive: Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit detyrën e prokurorëve të shtetit nga data 01.01.2012 e kanë ushtruar katër prokurorë dhe Kryeprokurori, një prokuror vetëm gjerë me 30.01.2012. Në PSRK, detyrën e prokurorëve te shtetit nga data 01.01.2012 e kanë ushtruar një zëvendës kryeprokuror dhe 9 prokurorë. Një prokuror është suspenduar me 04.04.2012.. Në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë nga data 01.01.2012 e gjerë ne fund të vitit detyrën e prokurorëve të shtetit e kanë ushtruar një kryeprokurorë dhe 13 prokurorë. Në Prokurorinë e Qarkut në Prizren detyrën e prokurorëve të shtetit nga data 01.01.2012 e kanë ushtruar një kryeprokuror dhe pesë prokurorë, ndërsa me 21.02.2102 janë emëruar edhe dy prokurorë. Në Prokurorinë e Qarkut ne Pejë nga 01.01.2012 gjer në fund të vitit detyrën e prokurorëve e kanë ushtruar një kryeprokurorë dhe katër prokurorë, ndërsa nga 18.04.2012 një prokuror ka shkuar në pension.

Page 43: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

42

Në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë nga data 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar një kryeprokuror dhe katër prokurorë, ndërsa 15.05.2012 është emëruar edhe një prokuror. Në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan nga 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe katër prokurorë. Me 21.02.2012 është emëruar një prokuror ndërsa edhe tre prokurorë janë emëruar me 15.05.2012. Në Prokurorinë Komunale në Prishtinë nga data 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe 13 prokurorë, ndërsa me 15.05.2012 janë emëruar edhe tre prokurorë tjerë. Në Prokurorinë Komunale në Prizren nga 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe nëntë prokurorë. Në Prokurorinë Komunale në Pejë nga data 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar një kryeprokuror dhe tre prokurorë, ndërsa me 15.05.2012 është emëruar edhe një prokuror tjetër. Në Prokurorinë Komunale ne Mitrovicë nga 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe tre prokurorë, ndërsa me 15.05.2012 është emëruar edhe një prokuror. Nga 11.09.2012 kryeprokurori i kësaj prokurorie është pensionuar. Në Prokurorinë Komunale në Gjilan nga data 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe tre prokurorë, ndërsa tre prokurorë tjerë janë emëruar me 15.05.2012. Ne Prokurorinë Komunale në Gjakovë nga 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe 2 prokurorë, ndërsa një prokuror është emëruar 15.05.2012. Në Prokurorinë Komunale në Ferizaj nga data 01.01.2012 detyrën e prokurorit e kanë ushtruar kryeprokurori dhe tre prokurorë. Me 27.12.2012 janë emëruar edhe 22 prokurorë dhe duke filluar nga ajo ditë, detyrën e prokurorit të shtetit e ushtrojnë 125 prokurorë. Gjate vitit 2012, një prokuror ka vdekur, dy kanë shkuar ne pension, një është suspenduar dhe ky suspendim vazhdon ende, si dhe dy prokurorë janë shkarkuar me kërkesë të tyre.

Page 44: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

43

NEVOJAT E PROKURORIT TË SHTETIT PËR PROKURORË Me buxhetin për vitin 2012 janë të lejuara 146 pozita për prokurorë të shtetit në të gjitha prokuroritë, duke përfshirë edhe PSRK-në. Me 31.12.2012 kanë mbetur të pa plotësuara edhe 21 pozita. Në Prokurorin e Shtetit me 31.12.2012 detyrën e prokurorit e ushtrojnë pesë pjesëtarë të minoriteteve dhe atë dy serb, dy turq dhe një boshnjak. Për minoritete janë të rezervuara 10% të pozitave, që do të thotë se janë të lira edhe 10 pozita dhe këto pozita nuk mund të plotësohen me kandidatë nga komunitetit pakicë, kështu që sistemi ka gjithnjë në mangësi 10 prokurorë. KPK-ja gjatë vitit 2012 ka marrë vendi për caktimin e normave orientuese për prokurorë të shtetit nëpër të gjitha nivelet e prokurorive. Për një prokuror të shtetit në PSRK është caktuar norma prej 22 kallëzimeve penale në vit, për një prokuror në prokurori të qarkut 110 kallëzime penale dhe për një prokuror në prokurori komunale 250 kallëzime penale. Bazuar në këto norma Prokurorit të Shtetit i nevojiten 179 prokurorë, prej të cilëve 108 në prokuroritë komunale, 55 në prokuroritë e qarqeve, 10 në PSRK dhe 6 në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Shtimin e numrit të pozitave për prokurorë e kërkon edhe Kodi i Ri i Procedurës Penale të Kosovës, ngase janë shtuar kompetencat e prokurorit. BASHKËPUNETORËT PROFESIONAL DHE NEVOJAT. Në Prokurorinë e Shtetit gjatë vitit 2012 detyrën e bashkëpunëtorit e kanë ushtruar 24 bashkëpunëtorë, ndërsa më 31.12.2012 kanë mbetur 17 bashkëpunëtorë. Sipas formulës, një bashkëpunëtor për dy prokurorë nevojiten 72 bashkëpunëtore. Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 14.09.2012, me qëllim të zbutjes së pasojave të mungesës së bashkëpunëtorëve ka vendosur që tash e tutje të punësojë zyrtarë ligjorë në vend të sekretarëve juridik, të cilët në të njëjtën kohë do të jenë sekretarë juridik dhe bashkëpunëtorë të prokurorit. Konkursi për zyrtarët e parë ligjor është në zbatim e sipër. VLERËSIMET PËRFUNDIMTARE DHE REKOMANDIMET NË PËRGJITHËSI

- Kriminaliteti i kryerësve madhorë të veprave penale sipas kallëzimeve penale është në suaza të atij të

vitit të kaluar, me një tendencë të rritjes së vogël sepse janë pranuar 366 kallëzime penale më shumë

se vitin paraprak. Sipas personave të paraqitur kriminaliteti është në rënie sepse janë paraqitur 1544

persona më pak. Prokurori i Shtetit vlerëson se arsyeja për këtë qëndron në faktin se, gjatë vitit 2011

kanë qenë në punë lëndët lidhur me zgjedhjet dhe se në ato lëndë, në secilën prej tyre, në parim, kanë

qenë të përfshirë së paku 6 persona.

Page 45: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

44

- Kriminaliteti i të miturve edhe sipas kallëzimeve penale dhe sipas personave të paraqitur tregon

tendencë të rënies.

- Prokuroritë e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2012, kanë vazhduar me ngritjen e efikasitetit në

zgjidhjen e lëndëve të kryesve madhor të veprave penale. Gjatë këtij viti kanë zgjidhur kallëzimet

penale kundër 37.086 personave që është për 3.020 persona më shumë se një vit paraprak. Prokurorive

gjatë vitit raportues i janë paraqitur 34.166 persona dhe kjo tregon se prokuroritë kanë zgjidhur

kallëzimet penale ndaj më shumë personave se sa që janë paraqitur gjatë vitit.

- Prokuroritë e Republikës së Kosovës, gjate vitit 2012, edhe në lëndët e kryerësve të mitur të veprave

penale kanë arritur të kryejnë kallëzimet penale ndaj me shumë personave sesa janë paraqitur. Janë

paraqitur 2.103 persona ndërsa janë zgjidhur kallëzimet kundër 2.438 personave.

- Prokuroritë e Republikës së Kosovës shikuar sipas vendimeve gjyqësore të gjykatave të shkallës së

parë, kanë paraqitur akte akuzuese të bazuara mirë. Gjykatat kanë shpallur fajtorë dhe gjykuar 19.076

persona që janë 93,68 % të personave me vendime te shkallës së parë, kanë refuzuar akuzën kundër

963 ose 4,70 % të të akuzuarve, kanë liruar nga aktet akuzuese 331 ose 1,62 % të të akuzuarve dhe

kanë pushuar procedurën penale për shkak te parashkrimit kundër 1086 të akuzuarve.

- Gjyqtarët për konfirmimin e aktakuzave kanë konfirmuar aktakuzat 4308 ose 95,75 % të akuzuarve,

kanë hedhë aktakuzat kundër 165 ose 3,67 % të të akuzuarve, prej të cilëve kundër 148 të akuzuarve

Gjykata Komunale në Pejë, dhe ua kanë kthyer ne plotësim prokurorëve aktakuzat kundër 26 ose

0,58% të të akuzuarve.

REKOMANDIMET PËR SECILËN PROKURORI

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit duhet të paraqesë arsyetime me përmbajtësore për propozimet lidhur

me mjetet juridike të paraqitura nga palët tjera.

PSRK-ja duhet te angazhohet me tepër dhe të tregojë efikasitet më të madh. Ajo duhet të shfrytëzojë

më shume zyrtarët e policisë dhe ekspertët e Task Forcës kundër korrupsionit duke i autorizuar ata të

ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për të cilat vlerësohet se ata kanë zotësi t’i ndërmarrin.

Prokuroria e Qarkut në Gjilan, duhet të shtojë efikasitetin sepse vitin 2012 e ka përfunduar më me

shumë persona me kallëzime të pazgjidhura sesa një vit më parë, kur numri i prokurorëve ishte më i

vogël për katër prokurorë. Këtë vit i kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 89 personave në

krahasim me 25 persona në vitin 2011. Kjo prokurori duhet të angazhohet më tepër në zbulimin e

kryerësve të panjohur të veprave penale sepse gjatë vitit 2012 nuk është zbuluar asnjë kryerës i

panjohur i ndonjë vepre të paraqitur penale.

Prokuroria e Qarkut në Prizren duhet të angazhohet më shumë në zbulimin e kryerësve të panjohur të

veprave penale. Gjatë vitit është zbuluar kryerësi sipas vetëm një kallëzimi penal.

Prokuroria e Qarkut në Pejë duhet të shtojë efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve kundër të miturve sepse

gjatë vitit 2012 ka ngecje ne krahasim me vitin paraprak, kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet

kundër 25 personave në krahasim me 14 sa ka pasur për vitin 2011. Prokuroria duhet të shikoj

Page 46: RAPORT - Prokurori i Shtetit · kriminaliteti tregon tendenca të rënies për 14.59% për rastet dhe 19.52% për personat krahasuar me vitin paraprak, 2011. Duke vepruar sipas këtyre

45

kallëzimet penale ndaj kryerësve të panjohur dhe të hedhë kallëzimet për të cilat është arritur

eventualisht parashkrimi i ndjekjes penale dhe po ashtu, duhet të shtojë efikasitetin në zgjidhjen e

lëndëve nga regjistri PPN.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë duhet të ndërmarrë masa në zgjidhjen lëndëve të korrupsionit dhe

lidhur me armët. Prokuroria duhet dhënë prioritet absolut lëndëve të korrupsionit dhe për këtë qëllim

duhet caktuar numër më të madh të prokurorëve për t’i punuar këto lëndë. Kjo prokurori duhet të

përmirësojë dukshëm raportimin statistikor sepse janë vërejtur gabime serioze në raportimet e saj.

Prokuroria duhet të angazhohet më shumë në zgjidhjen e lëndëve të kryerësve të panjohur të veprave

penale.

Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë duhet angazhohet dhe të zgjidhë numër më të madh të lëndëve nga

regjistri i PPN-së.