MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE...

221
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË DOKTORATË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE (1928-1939) Specialiteti: Marrëdhënie Ndërkombëtare Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Belina Bedini Prof. Dr. Valentina Duka Tiranë, 2016

Transcript of MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE...

Page 1: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

DOKTORATË

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI

GJATË

MONARKISË ZOGISTE

(1928-1939)

Specialiteti: Marrëdhënie Ndërkombëtare

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Belina Bedini Prof. Dr. Valentina Duka

Tiranë, 2016

Page 2: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

DOKTORATË

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI

GJATË

MONARKISË ZOGISTE

(1928-1939)

Specialiteti: Marrëdhënie Ndërkombëtare

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Belina Bedini Prof. Dr. Valentina Duka

Tiranë, 2016

Page 3: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel. Fax. +355 4 369 987, www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit

Disertacion i paraqitur nga

Belina BEDINI

Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI

GJATË

MONARKISË ZOGISTE

(1928-1939)

Specialiteti: Marrëdhënie Ndërkombëtare

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Belina Bedini Prof. Dr. Valentina Duka

Mbrohet me datë……….…2016 1…………………………………….., Kryetar 2…………………………………….., Anëtar (oponent) 3…………………………………….., Anëtar (oponent) 4…………………………………….., Anëtar 5…………………………………….., Anëtar

Tiranë, 2016

Page 4: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

Falenderime

Në përfundim të këtij hulumtimi ndjej detyrimin moral, por edhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të shpreh mirënjohjen time të thellë, për të gjithë ata që më kanë ndihmuar dhe mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë disa vjeçar. Falenderoj në radhë të parë, udhëheqësen time shkencore Prof. Dr. Valentina Duka e cila pranoi të më drejtojë dhe të më asistojë këtë kërkim shkencor. Sugjerimet dhe orientimet e Prof. Duka kanë qenë udhërrëfyesi im në çdo hap të kësaj pune. Prof. Duka, jo vetëm që më ka orientuar por ka shërbyer si një garanci për cilësinë e punës sime. Falenderoj gjithashtu Prof. Ilira Çaushi, e cila që më ka ndihmuar pa kursim me këshilla duke më orientuar sa herë e kam pasur të nevojshme, pa humbur kohë dhe mbi të gjitha me shumë profesionalizëm. Falenderoj pa masë mikeshën time të të gjitha kohërave, Ermira Topi e cila më ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për hulumtimin e materialeve në bibliotekat dhe arkivat italiane. Pa mbështetjen e Ermirës, ky kërkim do të kishte qenë shumë më i vështirë dhe shumë më i gjatë. Së fundmi, nuk mund të lë pa falenderuar bashkëshortin tim Enon Karapici, i cili më ka mbështetur në të gjitha mënyrat, madje edhe në limitet e së mundshmes, duke sakrifikuar shpesh kohën dhe profesionin e tij. Pa ndihmën e Enos, ky disertacion nuk do të përfundonte asnjëherë.

Page 5: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE……………………………………………………………………………….…...i HYRJE……………………………..…………………………………………….…………...…vii KREU I PARË MARRËDHËNIET POLITIKE SHQIPTARO-ITALIANE GJATË MBRETËRIMIT TË AHMET ZOGUT (1928-1934) 1.1 Italia dhe kurora mbretërore ………………………………………………………………….1

1.2 Aleanca Shqipëri-Italia në vitet e para të mbretërisë..………………………………….……10

1.3 Acarimi i marrëdhënieve mes Zogut dhe Mussolinit …………………..…………………....20

1.3.1 Dilema e rinovimit të Paktit të Miqësisë……………………………………………….20

1.3.2 Thellimi i krizës si pasojë e Reformës Arsimore………………………………………30

1.4 Shqipëria nën presionin ushtarak të Mussolinit ……………………………………………..40

KREU I DYTË DIPLOMACIA ITALIANE MES EVROPËS DHE BALLKANIT: RASTI I SHQIPËRISË NË PRAG TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1934-1939) 2.1 Politika e jashtme e Mussolinit dhe roli i Shqipërisë………………………………………...46

2.2 Italia dhe Shqipëria në kuadrin e politikave ballkanike (1933-1935)………………………..55

2.2.1 Pozicioni i Shqipërisë dhe Italisë kundrejt Entantës së Vogël………………………..55

2.2.2 Diplomacia italiane dhe izolimi i Shqipërisë pas Paktit Ballkanik….………………..61

2.3 Marrëveshja e vitit 1936 mes Shqipërisë dhe Italisë ………………………………………..68

2.4 Përgatitja e pushtimit italian dhe epilogu i Zogut……………………………………………77

KREU I TRETË MARRËDHËNIET EKONOMIKE MES SHQIPËRISË DHE ITALISË GJATË MONARKISË ZOGISTE (1928-1939)…………………………………………………..........97 3.1 Funksioni i SVEA-s gjatë periudhës së monarkisë ………………………………………...100

3.1.1 Rezultatet e SVEA-s në infrastrukturë………………………………………………..112

3.2 Iluzioni i borxhit prej 100.000.000 franga ari…..…………………………………………..117

3.3 Banka Kombëtare Tregtare ……………………………………………………………..….123

3.4 Bujqësia dhe industria në funksion të zotërimit italian……………………………………..129

3.4.1Bujqësia dhe reforma agrare e drejtuar nga Italia……………………………………..129

3.4.2 Industria e duhanit ……………………………………………………………………135

3.4.3 Industria e naftës nën zotërimin italian ………………………………………………135

3.5 Tregtia dhe bashkimi doganor Shqipëri-Itali ………………………………………………139

Page 6: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

KREU I KATËRT ITALIA DHE ÇËSHTJET ARSIMORE, KULTURORE DHE SOCIALE (1928-1939) 4.1 Kultura italiane fashiste dhe roli i saj gjatë monarkisë zogiste…………….……….………147

4.2 Fashistizimi i shkollës shqiptare përballë reformës arsimore………………………………153

4.3 Qasja e Italisë kundrejt Shqipërisë midis kolonizimit dhe imperializmit…………………..163

PËRFUNDIME…………………………………………………………….………………….172

SHTOJCA 1 MARRËVESHJE USHTARAKE PËR APLIKIMIN E TRAKTATIT TË ALEANCËS MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË , DATË 31.08.1928…………………………………186

SHTOJCA 2 LIGJI PËR PRANIMIN E MARRËVESHJEVE TË NËNSHKRUAR MË 19.3.1939, NË TIRANË MIDIS QEVERISË MBRETËRORE SHQIPTARE DHE QEVERISË MBRETËRORE ITALIANE ……...…………………………………………………………190 BIBLIOGRAFIA ……………………………………………………………….…………….191

Page 7: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

i

PARATHËNIE

Mbretëria zogiste është një periudhë historike e mbetur në tymnajën e politikës. Kjo periudhë, u instrumentalizua së tepërmi gjatë 45 viteve të diktaturës, sikurse ndodhi me disa pjesë të historisë. Ka ende shumë punë për të hedhur dritën e së vërtetës mbi disa personazhe dhe ngjarje historike të kësaj periudhe, kështu që mbetet një detyrë e kohës dhe e studiuesve të sotëm të historisë ta realizojnë këtë, duke u bazuar në metodologjinë e shkencave historike.

Në të gjitha momentet e rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, faktori ndërkombëtar ka patur një rol thelbësor. Ndoshta kjo ka ndodhur për arsye se Shqipëria nuk ka qenë një vend i madh territorialisht, i madh në popullsi dhe i fuqishëm në burime ekonomike. Në këto kushte, vendi ka qenë gjithnjë pjesë e planeve dhe agresioneve të ndryshme, gjë që e ka vështirësuar zhvillimin e procesit shtet formimues. Ndoshta kjo është arsyeja pse shtetformuesve shqiptar, u është dashur të mbështeten tek partneriteti i huaj për të arritur objektivat.

Kjo vlen edhe për periudhën zogiste, ku mbështetja në politikën e jashtme ishte e vetmja mënyrë për të bërë të mundur zhvillimin e vendit sidomos në aspketin politik dhe ekonomik të tij. Në këtë periudhë Fuqitë e Mëdha si Austro-Hungaria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia kanë pasur peshë në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen politike. Për një sër arsyesh, Italia dhe Austro-Hungaria, bazuar në synimet e tyre, kanë qënë të interesuara për problemet ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane. Nuk duhet harruar se edhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kishin interesat e tyre indirekte: e para nëpërmjet Jugosllavisë dhe e dyta duke dashur të pengojë dominimin italian në Ballkan.

Politika e jashtme e mbretit Zogu, vendoste Italinë në një pozicion dominant. Ky punim do të kërkojë të zbardhë pikërisht detaje të partneritetit mes Italisë dhe mbretërisë zogiste. Në krahasim me Shqipërinë, Italia ishte një shtet i madh, me ambicie imperialiste, me një ekonomi të zhvilluar dhe popullsi të konsiderueshme. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali padiskutim janë marrëdhënie asimetrike, por janë edhe marrëdhënie thelbësisht të ndërthurura me linjat e politikës ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha. Kjo varësi dhe asimetri i bëjnë këto marrëdhënie komplekse dhe me interes për t’u studiuar.

Skenari i marrëdhënieve Shqipëri-Itali nuk mund të kuptohet e shkëputur nga ngjarjet e historisë evropiane të kësaj periudhe. Nuk mund të kuptojmë veprimtarinë e Italisë të shkëputur nga kriza e madhe ekonomike, të shkëputur nga lindja dhe fuqizimi i diktaturave në Gjermani, Spanjë apo të shkëputur nga ndryshimet rrënjësore social-ekonomike evropiane. Nuk mund të kuptohet diplomacia italiane pa pasur parasysh ambiciet e fashizmit apo qëllimet shekullore të Italisë në Ballkan, sidmos kundrejt Jugosllavisë e sigurisht pa marrë në konsideratë edhe ambiciet e Mussolinit. Pra çdo ngjarje duhet parë në disa dimensione në mënyrë që të kuptohet dinamika e plotë e saj.

Italia parashtronte një interes të konsiderueshëm për Zogun, por Shqipëria ishte një nga disa komponentët e politikës së jashtme italiane dhe çdo aspekt i kësaj politike duhej t’i nënshtrohej patjetër prioriteteve më të rëndësishme të shtetit italian. Këto prioritete shpesh herë bëheshin edhe peng i strategjive më të mëdha, që Mussolini kishte hartuar për të arritur ndërtimin e perandorisë italiane, sikurse parashikohej në ideologjinë fashiste.

Pavarësisht se fokusi i studimit janë marrëdhëniet dypalëshe Itali-Shiqpëri, shpesh këto marrëdhënie do të marrin nuanca ndërkombëtare, pasi bëhen variabël i varur i asaj që ndodh në arenën ndërkombëtare. Dy personazhet kryesorë të këtyre marrëdhënieve Mussolini dhe Ahmet

Page 8: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

ii

Zogu do të jenë në qendër të vëmendjes, por marrëdhëniet Shqipëri-Itali nuk mund të kuptohen pa dalë shpesh herë nga ky binom. Në fund të fundit, sikurse pohon edhe Tomes jo vetëm Ahmet Zogu nuk ishte i pavarur në veprimtarinë e tij diplomatike, por as Benito Mussolini nuk ishte i tillë, pasi edhe ky i fundit në mënyrë indirekte duhej të bënte llogaritë me fuqinë e Adolf Hitler.1 Ky punim tenton të marrë në konsideratë të gjitha efektet e jashtme që ndikuan në këto marrëdhënie, por duke pasur gjithmonë si qëllim kryesor të ndriçojë këtë marrëdhënie, pa dalë jashtë kontekstit të tyre.

Dizertacioni është i ndarë në katër kapituj, të cilët paraprihen nga një hyrje. Pjesa e hyrjes ka për qëllim të shpjegojë hollësisht se cilat kanë qenë interesat e Italisë kundrejt Shqipërisë përpara shpalljes së monarkisë. Përse vendi ynë përbënte interes për fqinjën përtej Adriatikut? A ishte Shqipëria një objektiv më vete? Apo mos ndoshta ishte pjesë e një objektivi më të gjerë si Ballkani dhe Evropa? Si e kanë trajtuar vendin tonë disa mendimtarë të mëdhenj me peshë në politikën italiane? Pikërisht për ti dhënë përgjigje këtyre pyejteve, pjesa e hyrjes shpjegon se si interesat e Italisë janë gërshetuar në mënyrë komplekse me ato të Perandorisë Austro – Hungareze, deri në fund të Luftës së Parë Botërore kur kjo perandori u shpërbë. Aty shpjegohet se si këto dy shtete me potencë në Evropë janë munduar të gjejnë gjuhën me njëra-tjetrën në momente kur u është dashur të jenë aleate për çështjen e Shqipërisë. Janë përdorur armët e diplomacisë së fshehtë, diplomacisë plurilaterale por edhe asaj bilaterale. Derisa në fund të dy shtetet arritën të siguronin nga Konferenca e Ambasadorëve peshë të njëjtë në fatin e Shqipërisë.

Në hyrje bëhet edhe një shpjegim i cilësive që e bënin vendin tonë të lakmueshëm. Këto cilësi i gjejmë tek pozicioni gjeografik strategjik, fuqia potenciale ekonomike, lidhja historike mes fqinjëve etj. Megjithatë rëndësia e Shqipërisë në konceptin e politikës italiane ka ndryshuar vazhdimisht. Politika kundrejt Shqipërisë është parë ndryshe nga aktorë të ndryshëm të politikës italiane.

Pjesa e hyrjes shpjegon gjithashtu edhe momentin kur Mussolini mori pushtetin. Aty theksohet koinçidenca e çudiçme historike mes dy realiteteve në dy anët e Adriatikut. Nga njëra anë, në bregun perëndimor të Adriatikut kemi forcimin politik të Mussolinit, kur ai arrin të eliminojë forcat kundërshtare brenda arenës politike dhe kjo e bën atë të gatçëm për të filluar një politikë të jashtme aktive. Nga ana tjetër, në bregun lindor kemi ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut dhe krijimin e Republikës së Shqipërisë. Zogu që në fillim e kishte kuptuar se duhej të punonte shumë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pa të cilën nuk mund të forconte pozitat e tij si sundues. Në pjesën e hyrjes shpjegohet pse Zogu zgjodhi pikërisht Italinë dhe si rrodhën ngjarjet e lidhjes së dy pakteve të miqësisë, gjë të sollën lidhjen e pa revokueshme mes dy vendeve dhe fillimin e varësisë. Dy paktet jo vetëm që ngushtuan hapësirat vepruese të Zogut në arenën ndërkombëtare, por vulosën rolin e Shqipërisë si një shtet satelitor të Italisë.

Kapitulli i parë trajton marrëdhëniet politike shqiptaro-italiane gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut. Ky kapitull trajton marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e para të monarkisë. Kapitulli shpjegon në mënyrë të qartë, bazuar tek dokumentat diplomatike italiane të periudhës së themelimit të monarkisë, rolin e Italisë në këtë proces. Sipas këtyre dokumentave historikë rrezulton që ka qenë Italia që ka propozuar e para krijimin e monarkisë. Me detaje aty shpjehohen planet e Italisë mbi monarkinë. Si e priti Ahmet Zogu këtë plan dhe si përfitoi ai prej

1 Jason Tomes, “The Italo-Albanian Estrangement 1933-35 and its international context”, Monarkia Shqiptare

1928-1939. Tiranë: Toena, 2011, f. 60

Page 9: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

iii

tij? Cili ishte plani Sola – Zogu për ndryshimin e regjimit? Pse Italisë i shkonte për shtat një monarki? Pse Italisë i shkonte për shtat Zogu si individ? Cili ishte plani më i gjerë i Italisë mbi Shqipërinë? Në ç’mënyrë Italia bëri lobim për njohjen e mbretërisë? Si u prit mbretëria nga shtetet e tjera? Të gjitha këto pyetje gjejnë pëgjigje në pjesën e parë të kapitullit titulluar “Italia dhe Kurora Mbretërore”.

Në pikën e dytë të kapitullit të parë trajtohen marrëdhëniet mes Zogut dhe Italisë, në vitet e para të monarkisë. Këto vite ishin vite deri diku pozitive, pasi investimet e SVEA-s filluan të bëheshin të dukshme gjë që solli një përmirësim të infrastrukturës dhe jetës në përgjithësi. Pati përmirësim edhe në rendin e brendshëm publik. Këto ndryshime vihen re edhe në kronikat e kohës, të botuara në shtypin evropian, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në këtë kapitull. Pak a shumë kundërshtarët e Zogut u qetësuan sepse e kuptuan se nuk do të ishte më e lehtë të kundështoje mbretin.

Në kontrast me këtë panoramë pozitive, përshkruhen edhe ciflosjet e para të marrëdhënieve mes Ahmet Zogut dhe Italisë. Zogu filloi të ndjehej i sigurtë në vetvete me një vetëkënaqësi të tepruar. Këtë e tregonte me sjelljen e tij, që sipas italianëve, bëhej gjithnjë edhe më e vështrië. Kjo mund të themi ishte faza e llastimit të Zogut dhe e mirëkuptimit nga ana e Italisë. Nëpërmjet raporteve diplomatike del edhe portreti i mbretit të shqiptarëve. Por në këtë fazë Italisë nuk i interesonte të ankohej. Ajo ishte duke përforcuar pozitën e saj ushtarake që ishte edhe pjesa më e rëndësishme e raporteve me Shqipërinë. Në këtë pjesë do të gjejmë edhe gjithë strategjinë italiane për organizimin e ushtrisë me qëllim kontrollin tërësor të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Acarimi i vërtetë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë fillon në vitin 1931. Pikërisht në këtë vit përfundonte afati i Paktit të Miqësisë nënshkruar në 1926 dhe Zogu më në fund tregoi se nuk donte ta rinovonte këtë pakt. Ai në një far mënyre donte të kufizonte hegjemoninë italiane që po hidhte rrënjë në Shqipëri. Por ai e bëri këtë në mënyrën më frikacake e më të pa ndershme. Fillimisht tha se do të rinovonte paktin, pastaj u shpreh se nuk do ta bënte por dëshironte që të ishte Italia ta propozonte këtë. Pasi pa acarimin akut të Italisë, konfirmoi edhe njëherë rinovimin e më pas në fund tha përsëri “jo”. Ky zik-zak diplomatik e acaroi Italinë, madje dhe Mussolinin personalisht i cili me këmbëngulje kërkoi më pas që pakti të nënshkruhej dhe kjo solli krizën e vërtetë mes dy vendeve.

Në fakt dokumentet e diplomacisë italiane, tregojnë se edhe Italia vetë nuk ishte aq shumë e interesuar për rinovimin e paktit. Për Italinë, Shqipëria ishte në objektiv i dorës së dytë, por pabesia e Zogut e bëri Italinë të humbiste besimin dhe të ndërmerrte një politikë penguese e mbushur me presion dhe kërcënime direkte dhe indirekte. Me fjalë të tjera mori fund periudha e mirëkuptimit diplomatik mes dy vendeve.

Kriza e 19331 u pasua me krizën e 1934 kur fillon të ndjehet acarimi i vërtetë i marrëdhënieve dypalëshe. Për këtë bëhet shkak fillimi i reformës për kombëtarizimin e sistemit arsimor. Kjo e bëri Italinë akoma më armiqsore kundrejt aleates së vogël. Këtu na shtrohen disa hipoteza si përshembull, përse Zogu kërkoi të bëhej kombëtarizimi: Ishte një domosdoshmëri e kohës? Ishte për shkak nacionalizmit të Zogut? Apo ishte një sipërmarrje kokëforte për kundërbalancim ndaj italianëve, të cilët kishin mbyllur rubinetët e financimeve? Në këtë pjesë të kapitullit, falë burimeve arkivore primare, shpjegohen detaje mbi negocimet e vazhdueshme diplomatike. Sa i rëndësishëm ishte kontrolli mbi arsimin për Italianë?

Page 10: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

iv

Kapitulli i parë mbyllet me trajtimin e çështjes së presionit ushtarak italian në qershor të vitit 1934. Italia ndërmori një kërcënim direkt me flotën e saj detare për t’i treguar Shqipërisë, por jo vetëm asaj, se dinte si të tregonte fuqinë. Këtu përshkruhet pse Italia zgjodhi këtë moment. Cili ishte mesazhi që donte t’i jepte Shqipërisë por edhe gjithë botës? Si reagoi Shqipëria në zgjidhjen e krizës si dhe cili ishte qëndrimi që mbajtën vendet e tjera për këtë çështje.

Kapitulli i dytë i trajton marrëdhëniet mes dy vendeve nga këndëveshtrimi më i gjerë i politikës evropiane. Fillimisht në pjesën e parë të këtij kapitulli tregohen objektivat afatgjatë të Mussolinit dhe si ishin ato të instaluara në konceptin fashist. Cilat ishin synimet e Mussolinit në lidhje me Fuqitë e Mëdha evropiane: Franca si rivalja e përhershme, Jugosllavia si rivalja e re pas shpërbërjes së Austro-Hungarisë dhe Britania e Madhe si fuqia më e madhe e padiskutueshme e momentit.

Pikërisht në vitin 1934 fillojnë përjpjekjet për Paktin Ballkanik. Si e shikonte Italia këtë pakt e mbi të gjitha cili duhej të ishte roli i Shqipërisë sipas italianëve? Po Zogu si e shikonte paktin? Fillimisht ai hezitoi të merrte pjesë në të. Zyrtarisht nuk kërkoi asnjëherë të bënte pjesë në të, por u pendua pasi mbeti i izoluar përballë miqësisë Itali-Jugosllavi. Këtu trajtohet politika italiane në një aspekt më të gjerë: atë të lobimit për të lënë jashtë paktit Shqipërinë. Në fakt Shqipëria pas krijimit të Paktit Ballkanik mbeti tërësisht e izoluar. Gjithashtu në këtë kapitull trajtohet edhe diplomacia italiane dhe loja e saj për të “demaskuar” paktin si një marrëveshje jashtë parimeve të Lidhjes së Kombeve.

Kapitulli vijon me trajtimin e marrëdhënieve Shqipëri-Itali, pasi Shqipëria ka mbetur e izoluar nga jashtë dhe peng e vendimmarrjes italiane për financimet në vend. Në këto kushte fillojnë bisedimet për marrëveshjen e 1936 e cila sikurse dihet ishte një marrëveshje që e kthente Shqipërinë në një vend me “mëditje”. Këtu përshkruhen imtësisht negocimet të cilat u mbyllën me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve që i hapën dritën jeshile të gjitha aspiratave dominuese italiane. Pas këtyre marrëveshjeve filluan planet për pushtimin e Shqipërisë.

Kapitulli i dytë mbyllet me përshkrimin e planeve për pushtimin e Shqipërisë. Pse dhe si vendosi Italia të fillonte pushtimin. Cili ishte roli i Kontit Ciano në këtë vendim? Si u diskutuan dhe si u vendosën në Pallatin Chigi këto plane? Në këtë vendimmarrje ka ndikuar edhe fillimi i politikës zgjeruese të Hitlerit. Italia ndihej krenare për aleancën me të, por edhe dëshironte të demostronte se edhe ajo i kishte të gjitha shancet për të ndërmarrë një politikë të tillë. Kapitulli i dytë mbyllet me të gjitha hapat dhe negocimet para datës 7 prill 1939. Si mendoi Zogu të mbronte veten e tij, në kurriz të interesave kombëtare? Cilat ishin manovrat e tij të fundit si mbret i shiptarëve?

Kapitulli i tretë përshkruan marrëdhëniet ekonomike financiare mes dy vendeve. Në këtë kapitull janë sjellë disa të dhëna statistikore shumë të rëndësishm në lidhje me bilancin e tregtisë, buxhetin, kapitelet dhe investimet që janë ndërmarrë në Shqipëri. Kapitulli sjell edhe një shpjegim të detajuar se si çështjet ekonomike shfrytëzoheshin për çështjet politike dhe e kundërta. Kapitulli trajton konkretisht boxhin e SVEA-s, borxhin 100.000.000, Bankën Kombëtare Tregtare. Këto janë çështje të rëndësishme që janë shfrytëzuar nga Italia për të siguruar kontrollin e saj mbi Shqipërinë. Gjithashtu kapitulli trajton edhe problemet e tregtisë, të bujqësisë dhe industrisë, duke nxjerrë në pah gjithë dobësitë e regjimit zogist në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore të vendit.

Page 11: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

v

Në këtë kapitull trajtohen edhe disa detaje mbi mënyrën se si manipuloheshin koncesionet e ndryshme dhe tenderimet. Gjithashtu kapitulli trajton edhe mënyrën se si Italia tenton të mbaj peng financimet në Shqipëri duke ditur që nga këto financime varej gjithë ekonomia shqiptare.

Kapitulli i katërt, fillimisht përshkruan disa aspekte sociale dhe kulturore të marrëdhënieve Shqipëri-Itali. Ky kapitull sjell frymën që ishte përftuar nga dominimi italian në vend, por edhe reagimin e shoqërisë shqiptare ndaj saj. Kapitulli gjithashtu përshkruan edhe politikat kulturore të fashizmit dhe aspektet e ndryshme të këtyre politikave. Një moment shumë i rëndësishëm është edhe refoma arsimore e cila duke pasur si mision kombëtarizimin e sistemit arsimor, ishte në kundërshtim të plotë me politikat kulturore të Italisë. Këtu përshkruet e gjithë dinamika e reformës, faktorët dhe rrjedhojat e saj hap pas hapi. Gjithashtu në këtë kapitull bëhet edhe një përmbledhje e politikës kolonizuese dhe imperialiste e Italisë, duke sjellë në fokus dimensionin e gjerë të politikës së Italisë në Shqipëri.

Për këtë punim është përdorur metodologjia problematiko kronologjike. Kjo do të thotë që çështjet janë shqyrtuar veçmas nga njëra – tjetra, pikërisht për të lejuar një shqyrtim të hollësishëm të të gjithë elementëve që kanë ndikuar në rrejdhjen e ngjarjeve. Kështu të gjitha ngjarjet kryesore që kanë shënuar këtë periudhë, janë trajtuar më vete, në kapituj apo thyesa. Në këtë mënyrë për çdo ngjarje dalin në pah faktorët, rrjedhojat, personazhet por edhe detaje të tjera.

Burimet historike arkivore janë baza e punës për gjithë shqyrtimin e kësaj periudhe historike. Për këtë arsye janë shqyrtuar materialet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Arkivin Qendror të Shtetit. Këtu janë shqyrtuar informacionet nga legatat tona në Romë por edhe në Jugosllavi, Londër, Athinë etj. Janë parë artikujt e gazatave të rëndësishme të kohës që kanë folur për probleme të ndryshme të marrëdhënieve Shqipëri-Itali.

Gjithashtu janë shqyrtuar të gjitha dokumentet diplamatike italiane të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Konkretisht janë shqyrtuar dokumentet e publikuara në serinë e shtatë dhe të tetë të “Documenti Diplomatici Italiani”, në më shumë se njëzet vëllime. Telegramet, raportet, raportet sekrete, shënimet që dërgoheshin nga Roma drejt Tiranës dhe nga Tirana drejt Romës, nga funksionarë të lartë të shtetit italian si drejtues të Zyrës për Shqipërinë, nënskretarë të Ministrit të Jashtëm apo edhe nga Ministrat e Jashtëm të kësaj periudhe si Grandi, Mussolini e Ciano.

Gjithashtu është hulumtuar mbi ato që mund të quhen burime parësore të dëshmitarëve të kohës e mbi të gjitha të personazheve të veshur me pushtet politik të konsiderueshëm në këtë periudhë. Kujtime të ministrave italian dhe shqiptar, diplomat, historian apo publicistë të shquar të kësaj periudhe. Përshembull janë shqyrtuar kujtime të diplomatëve si Jacomini, Konti Ciano, kryeministri Giolitti, Ministri i Jashtëm anglez Chamberlain, ministrat shqiptar si Mehdi Frashëri, Eqrem Bej Vlora, Faik Konica etj. Po kështu studimi i ka kushtuar vëmendje të konsiderueshme edhe historgrafisë italiane të kësaj periudhës. Është hulumtuar mbi mënyrën se si është trajtuar periudha fashiste në manualet e marrëdhënieve ndërkombëtare të Italisë dhe mbi rolin që ka zënë Shqipëria në këtë politikë.

Me anë materialeve të hulumtuara, ky dizertacion do të shpjegojë cili është raporti shkak-pasojë i shumë ngjarjeve dhe aspekteve të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë duke ngritur edhe disa hipoteza si më poshtë:

1- A ishte politika e jashtme italiane shumë e vëmendshme ndaj çështjes shqiptare?

Page 12: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

vi

2- A ishte politika e jashtme italiane kundrejt Shqipërisë, një politikë e mirë menduar e planifikuar dhe pjesë e një plani më të madh, apo ishte një politikë dhe veprimtari spontane?

3- A ishte Ahmet Zogu dhe Mussolini të vetmit protagonist të kësaj marrëdhënie? 4- Cili ka qenë roli që kanë luajtur fqinjët ballkanik, Fuqitë e Mëdha dhe organizatat

ndërkombëtare në këto marrëdhënie? 5- Sa të rëndësishëm kanë qenë karakteret njerëzore të Zogut dhe Mussolinit në

fizionominë e këtyre marrëdhënieve? 6- Cilët faktorë ndërkombëtarë kanë ndikuar më shume në këto marrëdhënie? 7- Sa i rëndësishëm ka qenë faktori ekonomik dhe kulturor në këto marrëdhënie?

Page 13: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

vii

HYRJE

Nëse do të kërkonim rrënjët historike të interesave italine në Shqipëri, mund ti gjenim që në vitet e para të shekullit të XIX, kur Aleanca Tripalëshe midis Gjermanisë, Austro – Hungarisë dhe Italisë e arritur nga Bismark në Kongresin e Berlinit më 1878, kishte filluar të dobësohej. Kjo kishte ndodhur sepse Italia dhe Austro-Hungaria kishin interesa konfliktuale përtej kufijve, në detin Adriatike e më konkretisht në Shqipëri.1

Gjithashtu shprehje të këtyre interesave mund ti gjejmë edhe në fillim të viteve ‘900, në shkrimet e ish Ministrit të Jashtëm të Italisë, Markezi San Giuliano. Ai shkruante në periudhën kur Shqipëria ishte ende nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe shpjegonte se Italia duhej të kultivone kundrejt Ballkanit një interes të posaçëm. Interesat e Austo-Hungarisë për të njëjtin rajon ishin të pakontestueshme, sepse asnjëherë kjo perandori nuk do të ishte dakort me përhapjen e sllavizmit që vinte nga lindja. San Giuliano mendonte se Italia duhej të rriste influencën e saj në fushën ekonomike dhe për këtë ishte e nevojshme përmirësimi komunikacionit ku përfshihej krahas transportit detar, edhe hapja e shkollave italiane, zyrave postare dhe ndërtimi i rrugëve. Italia duhej të tregohej shumë vigjilente që pjesa e tokës shqiptare, që kufizohej me detin Adriatik, të mos binin në duart e Austr-Hungarisë. Sipas autorit: “Me më të fortin (Austro-Hungarinë) mund të merremi vesh, kurse të dobtit duhet ti kalojmë përsipër. Sot për sot kombi shqiptar nuk ka cilësitë e duhura për të qeverisur veten, kështu që ka nevojë per përkrahjen e një fuqie të madhe ushtarake e detare. Megjithatë shqiptarët janë nacionalist dhe sot për sot është e pamundur ta zaptosh këtë vend pa ndihmën e ushtrisë turke ose të një ushtrie tjetër”.2

Gjeografikisht Shqipëria gëzonte një rëndësi strategjike në Detin Adriatik, që vlerësohej nga Italia, por edhe nga Austro-Hungaria. Gjiu i Vlorës, për shkak të cilësive që ka, është një objekt stratetegjik dhe të lakmueshëm. Ky gji është një port natyral madhështor, me ujra të thella e për më tepër është i mbrojtur nga erërat. Gjiu ka edhe ishullin e Sazanit që është rreth 30 metra i lartë dhe 2.5 milje i gjatë, i cili e mbron gjiun. Kanali i Otrantos, i cili është vetëm 70 km i gjerë, është dera e Adriatikut dhe çelësin e ka Vlora. Nëse ndonjë fuqi tjetër do të merrte Vlorën, Adriatiku bëhej i pa shfrytëzueshëm për Italinë. Për këtë arsye Vlora nuk duhej të binte në duart e Austro-Hungarisë. Për këtë arsye Austria dhe Italia do të ishin gjithnjë të gatçme të binin dakort për të mos lejuar asnjë vend apo fuqi tjetër në Vlorë.3

Gjithashtu në konceptin e Ministrit të Jashtëm italian Titoni: “Shqipëria në vetvete nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. E gjithë rëndësia e saj vjen nga bregdeti dhe portet, të cilat do ti siguronin si Italisë ashtu edhe Austro-Hungarisë, epërsinë e padyshimtë në detin Adriatik. Mirëpo as Italia nuk do ta lejonte që këtë epërsi ta kishte Austro Hungaria dhe as Austro-Hungaria nuk do të lejonte që këtë epërsi ta kishte Italia. Nëse njëra nga të dyja do të sulmonte bregdetin shqiptar, tjetra do ti kundërvihej”.4

Në vitin 1897 Austro-Hungaria dhe Italia nënshkruan Marrëveshjen e Monza-s. Në të, ato u angazhuan formalisht, se nuk do të ushqenin asnjë ambicie për pushtimin e Shqipërisë, por nuk

1 Franc Maloy Anderson, Amos Shortle Hershey. Handbook for Diplomatic history of Europe, Asia and Africa 1870-

1914. Washington: Government Printing, 1918, f. 288 2 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh), F. 251 (Ministria e Punëve të Jashtme), V. 1929, D. 373, Fl. 1 (Artikull botuar në

gazetën hungareze “Poster Loyd” dt. 16.9.1929 me titull “Italia dhe Shqipëria”) 3 Gabriel Louis Jarey. Shqipëria e panjohur në mbretërinë e re të shqiptarëve. Tiranë: Dituria, 2006, f. 112-113

4 G. L. Jarey, Shqipëria e panjohur…, f. 114

Page 14: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

viii

do të lejonin asnjë fuqi tjetër që ta pushtonte atë. Shqipërisë i rezervoheshin dy variante: ose do të shpallej principatë e pavarur e shkëputur nga Perandoria Osmane,1 ose nëse kjo do të ishte e pamundur, Italia dhe Austro-Hungaria do të angazhoheshin, që të paktën Shqipëria të kishte vetëqeverisje të plotë. Brenda territorit shqiptar, Austro–Hungaria e gjente mbështetjen tek kleri katolik dhe komuniteti i tij. Italia e krijonte mbëshetjen me anë të shkëmbimeve tregtare, përhapjen e gjuhës dhe dialekteve, por pa lënë pas dore një lloj nxitjeje të lëvizjes kombëtare për integritet kombëtar.

Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, interesat kundrejt Shqipërisë u zgjuan. Një tjetër faktor që ndikoi në këtë zgjim ishte edhe ardhja në pushtet të Francesco Crispit (1887-1891 dhe 1893-1896), i cili ishte me origjinë shqiptare.2 Specialistët italian e këshillonin Crispin se Italisë i duhej në bazë e mirë ushtarake strategjike në Adriatik, dhe kjo bazë mund të ishte në Vlorë. Ky interesim kishte edhe një dimension tregtar dhe politik, pasi Shqipëria mund të ishte si një portë për në pjesën e brendshme të Evropës ballkanike, megjithëse ishte një vend varfër.

Pas afro tridhjetë vitesh, me zhvillimin e Luftrave Ballkanike (1912-1913), të cilat sollën reduktimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe Evropë, Austro-Hungaria dhe Italia e kuptuan se qëndrimi i tyre më i arsyeshëm dhe më efikas mbi Shqipërinë, do të ishte mbështetja e pavarësisë shqiptare.

Të dy vendet, në Konferencën e Ambasadorëve në Londrër, dolën me një qëndrim të vetëm: “Shqipëria për Shqiptarët”. Edhe njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, Austro – Hungaria dhe Italia e kishin bërë me një telegram të përbashkët të konsullit austriak në Shqipëri, në të cilin thuhej: “Austro-Hungaria dhe Italia që me kohë kanë patur një simpati të madhe për popullin shqiptar, kanë edhe interesin më të madh për zhvillimin e pavarur të Shqipërisë dhe i rezervojnë asaj ndihmën e tyre morale”.3 Në këtë konferencë Italia edhe Austro-Hungaria, mbështetën idenë për ekzistencën e një Shqipërie autonome ose të pavaruar, nën ndikimin e tyre. Në fakt, konferenca, caktoi këto dy shtete të merreshin me organizimit e shtetit shqiptar i cili u shpall autonom.

Mirëpo, synime mbi Shqipërinë kishin edhe vendet e tjera, si Mali i Zi që kërkonte territorin e Shkodrës deri në lumin Drin, Serbia që kërkonte një korridor deri në Detin Adriatik në Durrës, Bullgaria që kërkonte territore në Liqenin e Ohrit si pjesë e Maqedonisë, kurse Greqia kërkonte gjithë territorin e Shqipërisë jugore deri në lumin Seman.4

Pikërisht, në këtë periudhë Italia hapi shkolla fillore dhe profesionale në Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Në këto shkolla mësimi bëhej në gjuhën italiane.5 Ndërkohë edhe Austro–Hungaria, kishte filluar sipërmarrjet e saj konkrete në territorin shqiptar. Kështu, ajo kontrollonte ¾ e operacioneve të import-eksportit në Shkodrër, ndërsa Italia mundohej të zvogëlonte sa më shumë veprimtarinë e Austro-Hungarisë në jug të Shqipërisë. Të dyja shtetet kishin aplikuar qasjen e difuzionit ekonomik, por pa lënë mënjanë edhe atë kulturor e arsimor. Kishin hapur një

1 Thimo Çollaku. Shqipëria Palë në Traktatet Ndërkombëtare. Tiranë: Asd-Studio, 2013, f. 87

2 Crispi vinte nga një familje shqiptare, e cila kishte emigruar në zonën e Sicilisë dhe Calabrisë pas pushtimit

otoman, madje Crispi vetë deklaronte se ishte me gjak dhe zemër shqiptar. (Burimi: Jacomini…f.14) 3 Paskal Milo. Politika e jashtme e Shqipërisë. Tiranë: Toena, 2013, f. 58-59

4 Amedeo Giannini. L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia 1913-1939. Milano: ISPI, 1940, f. 20

5 Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004, f. 35

Page 15: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

ix

rrjet shkollash të financuara nga organizata fetare. Austria mbështeste klerin katolik, por dhe familjet e mëdha të pasura, djemve të të cilëve u siguronte bursa studimi në Austri.1

Si përfundim, Konferenca e Ambasadorëve e shpalli Shqipërinë principatë sovrane, autonome dhe të trashëgueshme sipas rendit të trashëgimtarit të parë, e neutralizuar dhe nën garancinë e gjashtë fuqive. Kontrolli i administrimit civil dhe financiar i Shqipërisë do të organizohej nga Komisioni Ndërkombëtar me mandat pesë vjeçar me nundësi rinovimi. Komisioni do të ishte i përbërë nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha si dhe një përfaqësues shqiptar.

Duke mos pasur besim tek njëra-tjetra, Italia dhe Austro-Hungaria i siguruan synimet e tyre në Traktatin e Fshehtë të Romës. Ky traktat u nënshkrua më 8 Maj të vitit 1913 dhe sanksiononte zotimin e dy vendeve për sigurimin e qetësisë dhe paqes në vendin tonë.2 Ndër të tjera, Marrëveshja e Romës kishte si synim të siguronte kushtet që të realizohej një ndërhyrje e shpejtë, në rast se do të kishte veprime nga jashtë që mund të cënonim vendimet e Konferencës së Londrës. Traktati u mbajt sekret për një kohë të gjatë, por u publikua nga bolshevikët pas Revolucionit Rus, të cilët i nxorrën nga arkivat sekrete ruse.3

Në vitin 1913, Shoqëria Italiane për Progresin e Shkencës (Sociata’ Italiana per il Progresso della Scienza), organizoi në Shqipëri një ekspeditë shkencore e cila zbuloi burime minerale dhe rërë me substanca bituminoze në krahinat e Beratit dhe Devollit.4 Këto gjetje e shtonin peshën e interesave italiane në Shqipëri. Rreth një viti më vonë, më 1914, ndodhi kapitullimi i Esat Pashë Toptanit, i cili i gjendur pa mbështetje, kërkoi ndihmë si në Serbi ashtu edhe në Itali. Ky fakt, e nxiti Romën të fillonte menjëherë hulumtimet për të realizuar interesat italiane në Shqipëris duke ia ngarkuar këtë detyrë Ministrit të Punëve të Jashtme Sonino.

Ngjarjet pasuan me vendosjen e mbretërisë gjashtë mujore të Princ Wied-it, fundi i së cilës e la vendin në kaosin e Luftës së Parë Botërore. Duke përfituar nga kjo situatë, Italia në saj të një përgatitje të kujdesshme diplomatike pranë fuqive ndërluftuese, dërgoi në Vlorë një mision humanitar shëndetsor, me qëllimin zyrtar për ti çuar ndihma humanitare popullsisë së Vlorës e prekur me një epidemi e rëndë. Vetëm një ditë më pas, Admirali Patris zbarkoi në Gjirin e Shën Nikollit në Sazan, një bateri marine dhe një skuadër marinarësh me pretekstin për ta pushtuar.5 Pak ditë më pas Italia vendosi të pushtojë ishullin e Sazanit dhe të vendosë në Vlorë një lloj administrimi ushtarak i cili zgjati deri në gusht të vitit 1920.

Austro-Hungaria fillimisht nuk protestoi për këtë zbarkim, pasi kishte në plan që këto rrethana ti shfrytëzonte më pas gjatë negociatave, edhe sepse të dy vendet kishin tashmë dy marrëveshje dypalëshe për çështjen e Shqipërisë. Mirëpo pati një reagim nga ana e Greqisë, e cila shumë pak ditë më pas pushtoi jugun e vendit. Atëherë Austro-Hungaria vendosi të mos rrinte më duarkryq dhe pushtoi veriun. Ndërkohë vendi u pushtua nga të gjitha anët.

Më 23 maj 1915 Italia hyri në Luftën e parë Botërore në krah të Antantës. Këtë e bëri vetëm pasi nënshkroi Traktatin e Fshehtë të Londës më 26 prill 1915, me qeveritë e treshes (Rusia, Franca, Mbretëria e Bashkuar) të mbledhur në Konferencën e Ambasadorëve. Traktati i 1 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …., f. 34- 35

2 A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza ….., f. 26

3 A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza ….op.cit, f. 26

4 Massimo Borghogni. Tra continuita’ ed incertezza. Italia e Albania (1914-1939. La strategia politico-millitare

dell’Italia in Albania fino al Operazione “Oltre Mare”. Milano: Franco Angeli, 2007, f.16 5 A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza …, f. 27

Page 16: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

x

siguronte Italisë zotërim të plotë të ishullit të Sazanit dhe një hapësirë të mjaftueshme territoriale përrreth tij.1 Italisë i njihej sovraniteti i plotë mbi Sazanin dhe Vlorën. Nga ana tjetër ishulli i Sazanit, së bashku me një pjesë të territorit të Shqipërisë së Mesme, do të formonte një shtet shqiptar të cunguar dhe të neutralizuar, nën sovranitetin Italian. Rajonet veriore dhe jugore do të ndaheshin mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, por kjo do të vlerësohej në një moment të mëvonshëm nga forcat e Antantës.2 Austo-Hungaria shpresonte të krijonte një Shqipëri të madhe ku të përfshiheshin edhe rajonet periferike.

Italia kishte nevojë që të mbronte kufijtë lindorë të shtetit. Sipas ushtarakëve italian, kjo mbrojtje strategjike do të realizohej nëpërmjet tri pikave: e para ishte Venezia, e dyta ishte Pula (në Kroaci) e cila ishte nën zotërimin Austro-Hungarez dhe pika e tretë do të ishte Vlora. Ishulli i vogël i Sazanit ngjante se kishte një rol monitorues të të gjithë gjirit të Vlorës, duke krijuar kështu një lloj “Gibraltari të Adriatikut”. Marrja e Vlorës dhe sidomos e Sazanit i jepte mundësi Italisë të krijonte një basen të Adriatikut, tërësisht nën kontrollin italian. Ky basen, nga ana tjetër i jepte mundësi Italisë të bllokonte plotësisht Austrinë.3

Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë marrin një drejtim krejt tjetër duke filluar nga Konferenca e Versajës. Kjo ndodh sepse Austro-Hungaria tashmë është shpërbërë si shtet e nga ana tjetër në Ballkanin lindor krijohet Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene e cila më pas do të shndërrohet në Jugosllavi. Në kushtet kur Italia mbetet pa rivalen e saj Austro-Hungarinë në Ballkan, dhe me një sovranitet mbi Vlorën njohur nga Pakti i Londrës, është e qartë se pozicioni i Shqipërisë në marrëdhënie me Italinë është i vështirë dhe inferior.4

Hapi i radhës i Italisë drejt Shqipërisë ishte marrëveshja mes dy ministrave të jashtëm të Italisë dhe Greqisë, Titoni-Venizellos më 29 korrik 1919. Në këtë marrëveshje Italia zotohej të mbështeste synimet greke në Traki dhe në zonat e Gjirokastrës dhe Korçës, si dhe për ti dhënë ishujt e Egjeut me përjashtim të Rodosit. Si shkëmbim Greqia, zotohej se do të mbështesë kërkesat e Italisë për një mandat mbi Shqipërinë dhe për sovranitetin mbi Vlorën. Ky traktat solli një lloj zhgënjimi tek të gjitha qarqet shqiptare që kishin shpresë se Italia do të ishte një aleate e Shqipërisë. Planet ishin që traktati të mbeste sekret, por nuk mbeti i tillë dhe kur u publikua e zhgënjeu qeverinë shqiptare madje edhe pjesën më italofile të saj. 5

Shqipëria vetvetiu e pa veten të varur tërësisht nga Italia. Trupat italiane zëvendësuan trupat Austro–Hungareze në të gjithë vendin. Italia i kishte tashmë të gjitha kushtet të aplikonte tërësisht politikën e saj sunduese në Shqipëri. Italia pretendonte se Shqipëria duhej të ishte një vend i pavarur, me përjashtim të Vlorës, e cila sipas saj, duhej të ishte nën sovranitetin italian. Për realizimin e këtij plani, hapi i parë ishte identifikimi dhe krijimi i një grupi shqiptar të arsimuar italofil, të cilët formuan qeverinë e parë më 25 dhjetor 1918. Kjo qeveri, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris, kishte në krye Turhan Pashë Përmetin dhe ishte tërësisht e kontrolluar nga qeveria italiane. Vetë ministri i jashtëm italian Titoni, në vitin 1919, shprehej se kishte ikur koha e politikës bazuar në marrëveshjet e fshehta. Kolonizimi italian do të kryehej nëpërjmet italianizimit të shoqërisë shqiptare, (pra joshjes së saj) dhe

1 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…, f. 83

2 Antonello Biagini. Historia e Shqipërisë nga zanafilla në ditët tona. Tiranë: IDK, 2004, f. 113

3 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 83

4 A. Biagini, Historia e Shqipërisë …, f. 138

5 Arben Cici. Marrëdhëniet Shqiptaro-Italiane në vitet 1920-1924. Tiranë: Afërdita, 1998, f. 24

Page 17: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xi

shkatërrimit të ndjenjës kombëtare.1 Kjo linjë veprimi e Italisë përputhej edhe me idenë e Presidentit Wilson, i cili kishte shpalosur politikën e tij të 14 pikave, por gjithsesi kishte shprehur mendimin se disa shtete të Evropës kishin nevojë për asistencën e ndonjë shteti më të zhvilluar.2

Gjatë Konferencës së Paqes në Paris, delegacioni italian, punonte në dy drejtime njëkohësisht: njëri drejtim ishte realizimi i marrëveshjeve të dikurshme (si Pakti i Fshehtë i Londrës); drejtimi tjetër ishte përpunimi dhe manipulimi i qeverisë shqiptare. Si rezultat i kësaj politike të shumëfishtë të Ministrisë së Jashtme të Italisë, në përfundim të vitit 1919, u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme, përkatësisht më 20 korrik 1919 dhe 9 dhjetor 1919. E para ishte një marrëveshje e fshehtë me qeverinë së Durrësit, e cila përcaktonte krijimin e një Këshilli të Lartë, që do të kontrollonte qeverinë e përkohshme, që do të ishte në varësi të drejtëpërdrejtë me Ministrinë e Jashtme italiane. E dyta ishte një Memorandum mes ShBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, për mëtimet e Italisë në Adriatik. Ky memorandum miratonte sovranitetin italian mbi Vlorën, rrethinat e saj si dhe mandatin mbi pjesën e tjetër të vendit.3

Në muajt e parë të vitit 1920, filluan përgatitjet për Luftën e Vlorës. Lufta ishte tërësisht popullore dhe drejtohej nga një Komitet i krijuar në fshatin Babicë të Vlorës. Aksioni u organizua me çeta të armatosura më së shumti me vegla bujqësore, se sa me armë të vërteta. Kryengritja e popullit të Vlorës u frymëzua edhe nga ngjarjet që po ndodhnin në Konferencën e Paqes dhe i dha një ndryshim të menjëhershëm gjithë politikës që Italia kishte vendosur të ndiqte kundrejt Shqipërisë. Giolitti, kryeministri Italian, në sesionin plenar të Senatit më 15 shtator1920 shprehej mbi Shqipërinë: “Ne kemi folur për protektoratin tonë mbi Shqipërinë, por Shqipëria është një vend i cili ka qenë gjithnjë xheloz për pavarësinë e vetë. Shqipëria nuk e dëshiron protektoratin tonë, dhe ne nuk kemi të drejtë t’ia imponojmë atë. Ne duhet ti qëndrojmë pozicionit tonë për pavarësinë absolute të Shqipërisë, sepse kjo pavarësi është garancia më e madhe për lirinë e Adriatikut. Ne kemi nevojë që në lindje, përtej Adriatikut të kemi një popull mik”.4 Ky ishte qëndrimi zyrtar i Giolittit, por në kujtimet e tij ai shkruante se në të vërtetë, në kushtet e një lufte evropiane, Italisë i interesonte që Shqipëria të ishte autonome, dhe asnjëri të mos kishte mundësi të ndalonte dhe të qëndronte në portet e saj. Sipas Giolittit, ishte e sigurtë që Shqipëria asnjëherë nuk do të kishte një flotë të fuqishme për t’u pasur frikë, apo për të penguar trafikun e transportit detar të Italisë. Në raste luftrash, nëse Italia do të ishte më e fortë, nuk do të kishte pasur nevojë për Vlorën. Por nëse do të kishte qenë më e dobët, do të duhej ta braktiste. Ajo që në të vërtetë i interesonte Italisë ishte ishulli i Sazanit, sepse nëpërmjet këtij ishulli mund të kontrollonte dhe pengonte çdo anije për t’u ankoruar në Gjirin e Vlorës.5

Në fakt, në Protokollin Italo–Shqiptar i cili u nënshrua në Tiranë më datë 2 Shkurt1920, u përcaktua largimi i të gjithë trupave italiane nga Shqipëria, përveç Sazanit. Ky protokoll nuk u publikua asnjëherë nga asnjë nga palët, dhe as nuk u regjistrua në Lidhjen e Kombeve. Ishte dhe mbeti një pakt mes dy shteteve. Ishulli i Sazanit nuk ishte më pjesë e territorit shqiptar, dhe merrte një status juridik të pronësisë italiane jo mirë të përcaktuar.6

1 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 90

2 A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza …,f. 76

3 A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza …, f. 54

4 A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza …, f. 103

5 Giovanni Giolitti. Memorie della mia vita. Milano: Treves, 1922, f. 669

6 Silvia Trani. L’unione fra l’Albania e Italia. Censimento delle fonti 1939-1945. Pubblicazioni degli archivi di stato,

Strumenti CLXXIII. Roma: Isitituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 2007, f.23

Page 18: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xii

Konferenca e Paqes e cila i mbaroi punimet më 19 prill 1920, rikonfirmoi territorin e Kosovës brenda shtetit të Jugosllavisë dhe atë të Çamërisë brenda territorit grek. Italia nuk nguroi në një arsnjë rast, gjatë gjithë punimeve të konferences që Vlora t’i jepej asaj, me një hinterland të gjerë, shoqëruar me një mandat të veçantë mbi territorin e shqipërië.1 Kjo në fakt nuk ishte e drejtë pasi synimet e Italisë ishin botërisht të njohura që me Konferencën e Ambasadorëve. Italisë iu njoh roli garant i pavarësisë së Shqipërisë. Pas mbarimit të Konferencës së Paqes, Italia i shpalli të gjitha zonat e pushtuara në Shqipëri, zona lufte, gjë që shkaktonte pengesa në qarkullimin e lirë të mallrave e njerëzve, si dhe censurën e shtypit.2

Ky funksion iu ngarkua Italisë me preteksion se në territorin e saj kishte komunitete të mëdha shqiptarësh. Në fakt bëhej fjalë për një justifikim, pasi roli që iu besua Italisë ishte fryt i një marrëveshjeje mes Italisë dhe Britanisë së Madhe, për të mos penguar punën e shoqërisë angleze të naftës në territorin shqiptar. Këtë e vërteton fakti se qeveria e Mbretësë së Bashkuar, kishte filluar të negocionte drejtpërdrejtë me kryeminsitrin e Qeverisë së Durrësit. Ky i fundit, i kishte premtuar palës angleze se do të lejonte shoqërinë Anglo-Persiane, që ti jepej e drejta përmbyllëse për kërkimin e naftës, në 200.000 hektarë hapësirë, me të drejtë shfrytëzimi në rast arritjesh pozitive të 50.000 hektarëve. Gjithsesi, ky rol garant ngarkuar Italisë, supozonte se Italia duhej të ruante kufijtë e Shqipërisë dhe çdo cënim potencial do të nënkuptonte një prekje të interesase strategjike të Italisë.3 Në 1920 Shqipëria bëhet pjesë e Lidhjes së Kombeve por ndërkohë ka edhe një garant zyrtar të pavarësisë së saj.

Drita jeshile e interesave italiane në Shqipëri hapet me ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut. Zogu kishte pasur disa kontakte paraprake me Italinë që në 1924. Ai ishte njohur me debutetin italian Alessandro Lessona, me anë të debutetit shkodran Jak Koçi. Në takimet jo zyrtare me funksionarin italian, Zogu kishte shprehur simpatinë e tij për Mussolinin, madje kishte premtuar se Italisë do ti njiheshin lëshime në fushën ekonomike4 dhe sigurisht që Italisë i interesonte ky afrim pasi shpresonte të zgjerone influencën e saj në Ballkan.

Që në fillim të marrjes së pushtetit, synimi i Zogut ishte zhvillimi ekonomik, legjitimimi i pushtetit të tij, njohja e qeverisë nga fuqitë evropiane si dhe nga shtetet fqinje, ku përfshihej Jugosllavia dhe Italia. Zogu e kishte kuptuar se përforcimi i ekonomisë së vendit ishte prioritet. Ai e dinte se nuk mund të kishte një zhvillim ekonomik për Shqipërinë pa pasur një mbështetje nga jashtë. Për këtë ishin menduar disa alternativa:

1- Lidhja e Kombeve ishte një mundësi, por kjo organizatë nuk jepte kredi pa një forcim të

mirëfilltë ekonomik. Lidhja e Kombeve në fillim të viteve 1920, kishte premtuar vetëm një shumë zhgënjyese prej 50.000 franga për blerjen e grurit, dhe për dërgimin e këshilltarit financiar hollandez Hunger i cili do të asistonte me konsulencën e tij zhvillimin e vendit. Në fakt, eksperti hollandez kishte sugjeruar ngritjen ne një banke dhe adaptimin e një politike ekonomike.5

2- Alternativa e Jugosllavisë përjashtohej, sepse ajo ishte treguar bujare me Zogun duke e mbështetur gjatë arratisë së tij. Këtë nder Zogu ia kishte shpërblyer Jugosllavisë me territoret e falura, por ai mendonte se një afrim i mëtejshëm do të ishte rrezik. Ka pasur

1 A. Cici, Marrëdhëniet….f.22

2 Akademia e Shkencave. Histori e Popullit Shqiptar Vëllimi III. Tiranë: Toena, 2000, f.186

3 M. Borgogni, Tra continuita’ ed incertezza …,f. 87

4 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, …f. 256

5 S. Trani, L’unione fra l’Albania e …,f. 25

Page 19: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xiii

një marrëveshje mes Zogut dhe Pashiç, sipas së cilës Jugosllavisë do ti njihej pozicion I favorizuar në vend, por ky premtim nuk u mbajt nga Zogu, pasi ai mendonte se mbështetja ekonomike do të hapte oreksin e këtij shteti.1

3- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar mund të kishin qenë një alternativë, por në fakt ato kishin shfaqur interes vetëm në aspektin humanitar e para2 dhe në aspektin ekonomik e dyta.

4- Aternativa e Italisë ishte më pranueshme. Italia ishte një shtet i madh dhe pa kufij tokësorë me Shqipërinë, gjë që në pamje të parë pengonte vendosjen e saj në territorin shqiptar. Gjithashtu populli shqiptar nuk kishte pasur ndonjë kontakt shumë konsistent, të drejtpërdrejtë me këtë vend, dhe për këtë arsye, mendohej se nuk do të kishte reagime negative ndaj këtij afrimi. Italia ishte një zgjidhje e mirë edhe sepse pjesa më e madhe e komponentëve anti-zogist, ishin vendosur në Itali dhe zhvillonin aktivitetin e tyre opozitar nga Italia. Zogu e dinte se Italia kujdesej për financimet e tyre. Duke u lidhur me Italinë, Zogu mendonte se do të kishte mundësi të hakmerrej. Nga ana tjetër Zogu e dinte se në vitin 1920 populli shqiptar kishte arritur të zbonte pushtimin italian me anë të Luftës së Vlorës. Zogu mendonte se nëse do të nevojitej një gjë e tillë mund të ndodhte përsëri.

Sikurse shprehej vetë Zogu në një bisedë me ministrin Italian Ugo Sola: “Nuk ekzistonte asnjë mundësi për tu lidhur me fqinjët Greqinë apo Jugosllavinë. Me Jugosllavinë Shqipëria ishte e ndarë nga urrejtja e gjakut. Përsa i përket Francës, ajo ishte shumë e lidhur me Jugosllavinë. Mbretëria e Bashkuar ishte e interesuar vetëm për naftën, dhe jo për vendin ku mund ta gjente atë. Kështu që nuk mbetej veçse Italia të cilës kishte ndërmend ti qëndronte besnik. Bashkimi italo-shqiptar ishte i çimentuar edhe nga Kosova”.3

Menjëherë pas shpalljes së Republikës, më 22 janar të vitit 1925, Ahmet Zogu i dërgoi një letër zyrtare kryeministrit të Italisë, Benitto Mussolini, ku i shprehte dëshirën për ti dhënë vendit një drejtim në përputhje me kërkesat e kohës, për arritjen e një periudhe të qëndrueshme politike duke i kërkuar mbështetje morale Italisë e cila kishte kohë që jepte kontributin e saj për pavarësinë e Shqipërisë. Pak ditë më pas, më 26 janar 1925, Mussolini i ktheu përgjigje se njihte qeverinë shqiptare dhe i premtoi një bashkëpunim miqësor. Fillimisht Mussolini nuk e shihte me sy të mirë Zogun madje në 1924 kishte mbështetur Nolin, por më pas kishte mbështetur financiarisht Zogun, për ta joshur dhe për ta shkëputur nga jugosllavët.4

Mussolini dërgoi në Shqipëri, këshilltarin e tij Ugo Solën, i cili qëndrroi rreth dy muaj, për të ndjekur nga afër qeverinë e re. Sola ishte udhëzuar të fokusohej më shumë tek koncesionet e zonave të pasura me naftë. Sikurse kemi shprehur më lart, zhvillohej në luftë e hapur për zonat e naftës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.5

Dokumenti i parë që zyrtarizoi lidhjen mes dy shteteve, shënohet më 20 janar 1924 me nënshkrimin e Paktit të Parë të Fshehtë Detar. Ky pakt favorizonte interesat italiane në territorin shqiptar, pasi këtu Shqipëria zotohej se nuk do të lejonte asnjë shtet të tjetër të ndërtonte monopole apo të kërkonin koncesione të cilat mund të preknin interesat italiane. Marrëveshja

1 A. Shkencave, Historia e Popullit …, f. 256

2 B. Fischer, Mbreti Zog dhe…,f. 95

3 Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Serie VII, V.7, N. 322, f. 334 (Tel. i Solas për Mussolinin, dt.16.3.1929)

4 Ennio di Nolfo. Storia delle relazioni internazionali 1918-1999. Roma: La Terza, 1999, f. 135-136

5 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …,f. 148

Page 20: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xiv

parashikonte që anijet tregëtare italiane nuk do të paguanin taksa në territorin shqiptar. Gjithashtu marrëveshja rregullonte edhe shkëmbimin e punëtorëve, vendosjen e kolonëve dhe interesa të tjera në fushën e punës për qytetarët Italian dhe shqiptar në shkëmbim.1 Ky pakt asnjëherë nuk u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar. Vetëm një muaj më pas, ai u pasua me Marrëveshjen për Shërmbimet Konsullore më 20 shkurt 1924. Pas një muaji u nënshkrua një marrëveshje tjetër e cila përcakonte ardhjen e kolonëve si dhe interesa të tjera në fushën e punës për qytetarët italian dhe shqiptar.2

Pikërisht në këtë kohë (1925) zhvillimi i marrëdhënieve shqiptaro-italiane ishte shumë e favorshme edhe për Italinë. Mussolini sapo kishte arritur të sistemonte çështjet e politikës së brendshme të regjimit të tij, sidomos pas çështjes Matteotti3, dhe ishte gati të rifillonte një politikë të jashtme aktive. Në arenën politike italiane u krijuan dy orientime në lidhje me Shqipërinë: nga njëra anë ishte orientimi paqësor për një difuzion ekonomik derisa Italisë ti sigurohej një protektorat de facto mbi Shqipërinë, dhe nga ana tjetër, sipas një prespektive më afatgjatë, do të tentohej “zaptimi imperialist”.4

Lidhja e mëtejshme e Zogut me Mussolinin u nxit edhe nga rrethanat jo favorizuese të të parit. I gjendur përpara kërcënimit të kryengritjes së Dukagjinit në vitin 1925, Zogu nuk kishte kohë për të humbur. Atij i duhej të shtypte kryengritjen me anë të Xhandarmërisë dhe të krijonte kushte paqjeje brenda për brenda shtetit. Për këtë arsye, duke filluar që nga shkurti i vitit 1926, Zogu filloi t’i kërkonte Italisë dërgimin e armatimeve të para, si dhe ardhjen e oficerëve dhe organizatorëve italian për organizimin e Ushtrisë dhe Xhandarmërisë shqiptare.

Këtyre kërkesave Mussolini nuk iu përgjigj menjëherë. Për të qenë i sigurtë me vendimmarrjen e tij, Mussolini kishte marrë paraprakisht edhe pëlqimin e Britanisë së Madhe. Duhet të kemi parasysh se deri në vitin 1925 Mussolini kërkonte të realizonte një politikë paqësore si me Fuqitë e Mëdha si Londra dhe Parisi, por edhe me shtetet e vogla si Jugosllavia dhe Çekosllovakia.5 Kështu ai kishte ngarkuar me detyrë ambasadorin e tij në Londër për t’u siguruar mbi interesat angleze në Adriatik. Në shtator të vitit 1925, Mussolini kishte marrë pëlqimin e drejtëpërdrejtë nga Ministri i Jashtëm anglez Chamberlain, edhe me rastin e një takimi me të në Livorno.

Në fakt Mbretërisë së Bashkuar i interesonte të kishte marrëdhënie të mira me Romën, pasi donte një aleancë në Ballkan, e cila mund të shërbente si një kundërpeshë ndaj Francës. Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar dëshironte të moderonte politikën potencialisht agresive të Romës ndaj Jugosllavisë dhe nga ana tjetër nuk donte të shkaktonte pakënaqësira, pasi shoqëria Anglo Persiane kishte investuar në Shqipëri, dhe sapo kishte arritur të merrte koncesionin e naftës.6 Për të gjitha këto arsye, mes dy Fuqive (Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar) u ra dakort që shoqërisë Anglo Persiane ti jepej një koncesion prej 250.000 hektar dhe një koncesion të ri, ndërsa dy shoqërive italiane Shoqërisë Hekurudhore Italiane si dhe Shoqërisë Italiane të Naftës (AIPA) t’u jepej 80.000 hekta koncesion. 1 B. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 2006, f. 99

2 B. Fischer, Mbreti Zog dhe Përpjekja …, f. 99

3 Debuteti Giacomo Matteotti i cili shquhej si një debutet antifashist, kishte deklaruar haptazi në Parlamentin

Italian se zgjedhjet e vitit 1924 që legjitimuan zyrtarisht fitoren e fashizmit ishin të pandershme dhe një farsë.

Shumë pak ditë pas kësaj deklarate Matteotti u rrëmbye e më pas u vra brutalisht nga fashistët. 4 M. Borgogni, Tra continuita’ ed …, f.88

5 Ennio di Nolfo. Mussolini e la politica estera italiana 1919-1933. Padova: Cedam, 1960, f. 106-107

6 B. Fisher, Mbreti Zogu …, f. 101

Page 21: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xv

Vetëm pasi mori aprovimin paraprak britanik, Italia u shpreh se ishte dakort të ndihmonte Shqipërinë ekonomikisht dhe politikisht, por e kushtëzoi këtë ndihmë financiare me nënshkrimin e tri marrëveshjeve, si dhe të një pakti politik.1 Nga ana tjetër Zogu me këmbëngulje mohonte se nuk e njihte vendimin e Konferencës së Ambasadorëve që i njihte Italisë rolin e garantit mbi Shqipërinë.2

Në vitin 1925 u krijua Banka e Shqipërisë me kapital italian dhe ky ishte hapi i parë i sigurtë që e shtyu Zogun në mënyrë të parevokueshme drejt Italisë. Zogu do ta paguante ndihmën ekonomike nëpërmjet një çmimi politik. Kjo manovër solli edhe një përfitim personal të Zogut prej 3 milion franga ari.3 Njëkohësisht me bankën, u krijua, nënpërmjet një borxhi të qeverisë italiane Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë (La Societa’ per lo Sviluppo Economico dell’Albania) SVEA. Pas një periudhe shqyrtimi mbi masat që mund të merrte, SVEA projektoi dhe implementoi duke filluar nga viti 1927 një sër veprash publike infrastrukturore me pjesëmarrjen e kompanive italiane.4

Më 27 nëntor të vitit 1926 u nënshkrua “Pakti Italo-Shqiptar i Miqësisë dhe i Sigurimit”, i njohur ndryshe edhe si Pakti i Parë i Tiranës, i cili kishte një afat pesë vjeçar dhe përfshinte element të paktit të garancisë, aleancës ushtarake dhe të konventës publike.5 Pakti në vetvete kishte si qëllim përforcimin e raporteve reciproke mes dy shteteve, dhe sigurimin e pozicionit të tyre gjeografik.6 Pakti përbëhej nga pesë nene si më poshtë:

1) Italia dhe Shqipëria njohin që çdo shqetësim i drejtuar kundër status quo-së politike,

juridike dhe territorial të Shqipërisë është në kundërshtim me interesin e tyre të ndërsjlltë politik;

2) Për të mbrojtur interesin e lartpërmendur, palët angazhothen të japin mbështetjen e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e tyre të përzemërt. Ato gjithashtu angazhohen të mos përfundojnë me fuqi të tjera marrëveshje politike ose ushtarake që dëmtojnë interesat e palës tjetër sikurse përcaktohen në këtë pakt;

3) Palët angazhohen t’ia nënshtrojnë një procedure të posaçme pajtimi dhe arbitrazhi çështjet që mund të lindin midis tyre dhe që nuk mund të zgjidhen nëpërmjet kanaleve të rregullta diplomatike. Kushtet e kësaj procedure të zgjidhjes paqësore do të jenë objekt I një marrëveshje të posaçme që do të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

4) Ky pakt do të mbetet në fuqi për pesë vjet dhe mund të denoncohet ose përtërihet një vit para mbarimit të tij.

5) Ky pakt do të ratifikohet dhe pas kësaj do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Instrumentat e ratifikimit do të shkëmbehen në Romë.7 Sikurse shihet nga pakti, bazuar në nenin 1 të tij, Italia dhe Shqipëria deklaronin se çdo

cënim i status-quo politike, juridike e territoriale të Shqipërisë është në kundështim me interesat politikë të të dy palëve. Ky nen ndalonte Italinë të përmbyste regjimin nga brenda edhe nga

1 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar…,f. 261

2 M. Borghogni, Tra continuita’ ed incertezza…, f.93

3 P. Milo, Politika e jashtme …,f. 682, 683

4 S. Trani, L’Unione fra l’Albania…,f.28

5 A. Biagini, Historia e Shqipërisë …., f.157

6 A. Giannini, L’Albania dall”Indipendenza …,f. 178

7 Joseph Swire. Shqipëria ngritja e një mbretërie. Tiranë: Dituria, 2005, f. 375

Page 22: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xvi

jashtë, pra e ndalonte Italinë të përmbyste regjimin në Shqipëri dhe kjo sigurisht që ishte në interes të Zogut. Mirëpo nga ana tjetër i hapte derën Italisë të hynte sa herë që mund të mendonte se kishte një “rrezik” për stauts quo-në. Shqipëria dhe Italia nuk kishin të drejtë të lidhnin marrëveshje të kësaj natyre me ndonjë vend tjetër.1 Në këtë mënyrë Italia e bllokonte Shqipërinë në arenën ballkanike dhe evropiane, përsa i përket aleancave që ajo mund të lidhte, sikurse u vëtetua më pas me Paktin Ballkanik. Zogu u mundua të bindte qeverinë italiane që ky nen të ndryshohej, por Mussolini kishte vendosur të mos bënte asnjë lëshim. Pakti u regjistrua në Lidhjen e Kombeve.2

Pakti parashikonte gjithashtu ndërhyrjen e trupave italiane në territorin shqiptar, drejtimin

e ushtrisë shqiptare nga Shtabi Italian, shpallje e luftës nga ana Shqipërisë kujdo shteti ballkanik që ndodhet në gjendje lufte me Italinë si dhe zotimin nga pala shqiptare se nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje ushtarake, apo aleance me asnjë shtet tjetër, pa miratimin e Italisë. Meqënëse kjo solli një pështjellim të përgjithshëm tek klasa politike shqiptare. Hysen Vrioni i kërkoi Baronit Aliosi një konfirmim zyrtar për ta interpretuar këtë çështje. Aliosi i shpjegoi Virionit se fjalët “bashkëpumi i ndërsjelltë” do të thonte që ishte një bashkëpunim paqësor e normalisht duhet që të dy palët të jenë dakort që një gjë e tillë të ndodhë.3

Nuk përjashtohet ideja se Zogu të këtë lidhur paktin, i shtyrë jo vetëm nga situata e brendshme dhe kriza me Jugosllavinë por edhe për përfitimet e tij personale. Sipas një rrëfimi në formë kujtimesh të ambasadorit tonë në Romë Çatin Saraçi, Ahmet Zogu ka marrë rryshfete disa milionashe nga italianët sidomos nga Pakti i Tiranës së vitit 1926, por edhe për shumë koncesione të dhëna në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.4 I njëjti fakt konfirmohet edhe nga Fischer, sipas së cilit Zogu duhet të ketë marrë rreth 20 milion lireta nga Pakti i Parë i Tiranës.5

Pakti solli reagime edhe tek fqinjët e Shqipërisë. Jugosllavia menjëherë ndërmori disa manovra ushtarake në kufirin verior shqiptar e mbështetur edhe nga Franca. Mussolini e denoncoi faktin pranë Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë. Në fakt këto manovra diplomatike nuk sollën ndonjë reagim të konsiderueshëm, por Franca dhe Jugosllavia nënshkruan një traktat miqësie, aleance dhe arbitrariteti e cila u komentua si një akt kundër Italisë. Përsa i përket Britanisë së Madhe, ajo ishte dakort dhe pranonte që të kishte një interesim të drejtpërdrejtë të Italisë në Shqipëri, sepse Italia do të sillte prosperitet, qetësi dhe rregull gjë që do të përbënte një avantazh për stabilitetin politik të Mesdheut.

Një vit më pas, më 22 nëntor 1927, u nënskrua Traktati i Aleancës Mbrojtëse, ose Pakti i Dytë i Tiranës, i cili kishte një afat 20 vjeçar. Arsyet që e shtynë Zogun të kërkonte një pakt të dytë, vetëm një vit pas paktit të parë, mund të gjenden në kërcënimin nga situata e brendshme në vend, kur kriza e urisë kishte filluar të shkaktonte kryengritjet e para. Gjithashtu, Zogu ndjehej i pasigurtë edhe nga Jugosllavia, sidomos pas nënshkrimit të traktatit të miqësisë me Francën dhe pas skandalit Gjurashkukoviz.6 Kjo bëri që marrëdhëniet mes dy shteteve të acaroheshin së tepërmi dhe Zogu të ndjente nevojën e lidhjes së mëtejshme me Italinë. 1

1 A. Shkencave, Historia e Popullit …, f. 264

2 A. Shkencave, Historia e Popullit …, f. 265

3 J. Swire, Shqipëria ngritja e …,f. 376

4 Arben Puto. Shqipëria Politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 461

5 B. Fischer, Ahmet Zogu Mbreti…, f. 57

6 Gjurashkukoviq ishte një shqiptar me banim në Malin e Zi, i cili kryente funksionin e përkthyesit të Ceno Bej Kryeziut, i njohur si

agjent jugosllav. Materialet Gjurashkukoviq i përkthente në banesën e tij. Për këtë arsye kapja e tij nuk përbënte shkelje të imunitetit

Page 23: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xvii

Pakti i Dytë, përbëhej, përveç se nga preambula, nga shtatë nene dhe dy anekse që ishin pjesë përbërëse të paktit. Pakti i garancisë ishte i destinuar të qëndronte sekret. Ai e vishte Italinë me detyrën për të mbrojtur territorin shqiptar nga sulme të mundshme, e nga ana tjetër angazhonte Shqipërinë të vinte në dispozicion të shtetit fqinj të gjithë arsenalin e saj ushtarak në rast se Italisë do ti nevojitej. Për Italinë ky pakt ishte i favoshëm pikërisht sepse ishte sekret. Kjo i jepte mundësi asaj të bënte rregullimet e duhuara, pra avancimet e duhura, me kalimin e kohës.2 Kontretisht pakti pëcaktonte se:

1) Të gjitha traktatet e nënshkruara më parë, që nga moment i pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, do të ekzaminohen me vëmendje dhe me mirëbesim, brenda kufijve të përcaktuara në tekstet përkatëse, në mënyrë që të garantohet një miqësi e përkryer dhe e sinqertë, ndërmjet dy vendeve dhe dy qeverive, ku secili duhet të ndihmojë tjetrin. Kjo duhet të kuptohet që secili nga palët kontraktuese, do të fokusohet në interesat dhe avantazhet e tjetrit, sikurse do të fokusohet në interesat dhe avantazhet e veta.

2) Midis Shqipërisë dhe Italisë, për 20 vjet do të ketë një aleance të patjetërsueshme mbrojtëse e cila mund të ndryshojë nëse nga njëra nga dy palët, shprehet tekstualisht për këtë, në vitin e tetëmbëdhjetë ose nëntëmbëdhjetë të saj. Nëse asnjëra nga palët nuk shprehet, marrëveshja rinovohet vetvetiu në heshtje. Të dy palët kontraktuese duhet të përpiqen me të gjitha forcat dhe mundësitë e tyre për të realizuar sigurinë e vendeve respektive, dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin nga çdo atak i mundshëm;

3) Si rrezultat i ndërveprimeve sipas artikujve paraardhës, dy vendet duhet të koordinohen së bashku për të mbajtur paqen dhe qetësinë, dhe nëse njëra prej tyre do të kërcënohet me luftë të cilën nuk e ka provokuar vetë, pala tjetër duhet të impenjojë mjetet më efektive të komandës së saj, jo vetëm për të ndaluar atakun, por edhe për të siguruar sodisfaksionin e palës së sulmuar.

4) Nëse çdo mjet pajtimi esaurohet pa një rezultat avatazhues, secila nga palët kontraktuese kanë detyrim të hedhin me forca ajrore mjetet dhe njerëzit që kanë në dispozicion, dhe të pozicionohen në dispozicion, për aleancën ushtarake, financiare, si dhe burime të tjera të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit, nëse këtë e kërkon pala e sulmuar.

5) Në çdo rast të trajtuar në Nenin 4, dy palët bien dakort të mos konkludojnë apo të hyjnë në negocime, për paqe, amnisti apo armëpushim, përveçse me marrëveshje mes të dy palëve.

6) Kjo marrëveshje nënshkruhet në katër kopje origjinale, dy në shqip dhe dy në italisht, me dy tekste autentike.

7) Ky traktat duhet të ratifikohet, nga parlamentet respektive dhe më pas të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Ratifikimet do të shkëmbehen në Romë.3

Traktati i vitit 1927 i cili njihet si “Pakti i Miqësisë” ose “Traktati i Dytë i Tiranës”, vendoste kushtet e relacionit mes dy vendeve dhe lidhte në mënyrë më solide këto dy vende. Me këtë traktat, Mussolini vendoste më në fund kontrollin e tij mbi Kanalin e Otrantos. Nga ana tjetër, nëpërmjet këtij traktati Zogu kishte arritur të mbrohej nga dy fqinjët historikisht

të konsullatës së huaj, por solli një acarim reciprok të marrëdhënieve mes dy shteteve. Jugosllavia kërkonte që Gjurashkukoviq të lëshohej. Për këtë arsye administrata zogiste kërkonte nga pala jugosllave të deklaronte se personi në fjalë ishte pjesë e trupit diplomatik jugosllav, mirëpo Jugosllavia nuk e pranoi këtë. 1 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …,f. 162-164

2 M. Borghogni, Tra continuita’ ed incertezza…,f.92

3 http://ungarisches-institut.de/dokumente/pdf/19271122-1.pdf [aksesuar më 13.4.2014]

Page 24: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

xviii

problematike siç ishin Jugosllavia dhe Greqia, sepse marrëveshja siguronte që forcat e armatosura italiane do të ndërhynin në çfarëdolloj rasti që Shqipëria do të sulmohej nga një tjetër fuqi.1

Me nënshkrimin e Paktit të Dytë, filloi zyrtarisht misioni ushtarak italian në Shqipëri i cili nënkuptonte vendosjen e 280 oficerëve ushtarak italin të niveleve të ndryshme që do të shërbenin për stërvitjen e ushtrisë shqiptare. Misioni nënkuptonte gjithashtu fillimin e ndërtimit të fortifikatave sidomos atë të Librazhdit dhe krijimin e kushteve për mbrojtjen e kryeqytetit. Në krye të misionit u vendos Gjeneral Alberto Pariani i cili më pas u bë komandat i forcave të armatosura, por edhe këshilltari i Zogut si dhe një nga mbrojtësit më të devotshëm të intersave ushtarake italiane në Shqipëri.2

Është e qartë që dy paktet e miqësisë kanë një vlerë mbrojtëse dhe identifikuese të interesave të të dy shteteve. Këtë gjë e afrimonte edhe Zogu vetë në një fjalim të mbajtur në Parlament, me rastin e hapjes së sezonit të vjeshtës në vitin 1927. Sipas tij “Paktet e Tiranës nuk drejtohen kundër asnjë shteti, ato kanë si qëllim vetëm të konsolidojnë tërësinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Pakti respekton sovranitetin e Shqipërisë, madje jam i gatçëm që pakte të tilla të nënshkruhen edhe me Francën, Egjiptin, Turqinë dhe Japoninë”.3 Këtë deklaratë Zogu e bënte pasi në shtypin e huaj, sidomos atë ballkanik paktet shikoheshin si një mundësi e Italisë për të hyrë në Ballkan.

Traktatet e mësipërme ishin hapja e shtegut për përforcimin e interesave italiane në Shqipëri. Këto interesa u njehësuan me fatin e Shqipërisë gjatë Mbretërisë së Ahmet Zogut. Në fakt duke filluar nga viti 1925 e më tej, në Shqipëri pati një vërshim masiv të prezencës italiane në Shqipëri. Një pjesë e të dërguarve ishin specialist të fushave të ndryshme, por pjesa dërrmuese ishin njerëz të infiltruar për të bërë shantazhe, për të lidhur kontakte dhe për të krijuar një lloj baze socile ose klani politik dhe afarist në Tiranë.4

1 M. Borghogni, Tra continuita’ ed …,f.95

2 Francesco Jacomini di San Savino. La Politica dell’Italia in Albania. Roma: Capelle, 1965, f.57

3 J. Swire, Shqipëria ngritja e…f. 393

4 Alberto Basciani. I rapporti tra Italia e Albania tra le due guerre mondiali. Un profilo. Nuova Rivista Storica, XCVII,

No. 2, 2013, f.8

Page 25: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

1

KREU I PARË

MARRËDHËNIET POLITIKE ITALO-SHQIPTARE GJATË

MBRETËRIMIT TË AHMET ZOGUT (1928-1934)

1.1 Italia dhe kurora mbretërore

Monarkia e Shqipërisë u shpall më 1 Shtator 1928, por propozimi për ndryshimin e regjimit erdhi nga pala italiane, ekzaktësisht një vit më parë. Propozimi u bë nga Ministri Fuqiplotë i Italisë në Tiranë Ugo Sola. Ky i fundit, më datë 7 shtator 1927 raportoi Ministrin e Punëve të Jashtme Benitto Mussolinin, se Ahmet Zogu fillimisht kishte hezituar nga ky propozim. Në burimet arkivore italiane rezulton se ky raport nuk është gjetur asnjëherë.1 Megjithatë, katër ditë më pas, Mussolini e udhëzonte Solan që të vazhdonte tratativat me Zogun në mënyrë të kujdeshme dhe në kohën e duhur. 2

Në fakt ndërrimi i regjimit në monarki, e favorizonte Italinë për disa arsye. Nëse Zogu do të vazhdonte të ishte president atëherë në vitin 1932 duheshin përsëritur zgjedhjet. Kjo do të thonte se do të duhej krijuar një tjetër parlament kukull, e për këtë Italisë do ti duhej të paguante përsëri. Nga ana tjetër, Italia kishte interes që Zogu, personi ku ata kishin investuar më shumë, që kishin paguar financiarisht dhe përpunuar politikisht të bëhej mbret, në mënyrë që investimi i tyre gjatë gjithë viteve të presidencës të mos shkonte kot, gjë që mund të ndodhte natyrshëm në rastin e një forme qeverisjeje republikane.3

Autori Tomes argumenton se Italia mund edhe të ishte përpjekur për zgjedhjen e një individi tjetër, meqënëse Zogu nuk kishte qenë që në fillim një zgjedhje e saj. 4 Megjithatë kjo nuk ndodhi. Italia hoqi dorë nga kjo mundësi, sepse mendonte se Zogu ishte njeriu i duhur. Sipas antropologes Edit Durhan, Zogu u përshtatej italianëve për mbret, ndaj edhe nuk kërkuan një tjetër personazh. Ata e kishin studjuar mirë dhe e dinin se ai ishte i paaftë dhe i dobët, prandaj propozuan që ai të bëhej mbret. Italianët kishin krijuar mendimin se do ta kishin gjithnjë nën komandën e tyre. Po sipas Durhan, nëse Ahmet Zogu nuk do të kishte shfaqur cilësitë e tij të mediokritetit, italianët nuk do ta kishin mbështetur, 5 e aq më pak propozuar, kurorëzimin e tij.

Hezitimi fillestar i Zogut për shpalljen e monarkisë bazohej në faktin se financat e vendit ishin të pamjaftueshme dhe ndryshimi i regjimit do të përbënte një sakricificë të madhe për popullin shqiptar. Për këtë arsye, Sola i kishte siguaruar mbështetjen e Italisë edhe në aspektin ekonomik, por duke specifikuar se Italia nuk mund të financonte në mënyrë të hapur buxhetin e Shqipërisë, por do të merrte përsipër disa pagesa për të lehtësuar buxhetin. Italia do të merrte përsipër financimin e armatimit të ushtrisë, pagesën për inxhinjerët në Ministrinë së Punëve Publike, disa zëra të administrimit të përditshëm si shëndetësia dhe arsimi, përfshirë pagesën e mësuesve italian, si dhe shpenzimet e funksionimit të oborrit. Për të gjithë këto do të bisedohej shtruar me ministrin e ri të financave Koço Kota. Këto premtime e kishin qetësuar Zogun, i cili me shumë kujdes, i kishte kërkuar personalisht Solas, që në lidhje me të gjitha këto manovra financiare të mos azhornonte sekretarët e tij. Sipas Zogut: “Ata janë ende të rinj…e ndoshta pas 1 Sipas një shënimi të botuesit të Dokumentave Diplomatike Italiane, Serie VII, V.5

2 DDI, Serie VII, V. 5, Nr. 406, f. 390 (Tel i Mussolinit për Solan dt.11.9.1927)

3 DDI, Serie VII, V. 1, Nr. 439, f. 426

4 Jason Tomes. King Zog: Self-made monarch of Albania. Gloucestershire: The History Press, 2011, f.98

5 Miranda Vickers. Shqiptarët një histori morderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f. 198

Page 26: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

2

tridhjetë vjetësh do të duan të shkruajnë kujtimet e tyre të karrierës dhe…”. Kjo nënkuptonte, sipas Solas, se Zogu në të ardhmen e përfytyronte veten një monark autoritar e të vlerësuar e nuk do të donte që një ditë ti binte në dorë një kapitull me titull “Fillimi i një Mbretërie”, shkruar nga pena e një diplomati italian brilant dhe shpotitës.1

Hezitimi i Zogut ndaj propozimit të Italisë, kishte zgjatur vetëm njëzet ditë. Sikurse ironizonte Sola në raportin e tij: “Pasi ishte konsultuar me veten e tij dhe vetëm me veten e tij, Zogu kishte konfirmuar aderimin e tij të plotë ndaj gjithë programit politik të propozuar nga pala italiane”. Ky program përbëhej nga tri pika:

1- Aleanca Mbrojtëse Italo-Shqiptare; 2- Krijimi i Monarkisë Shqiptare; 3- Martesa e Ahmet Zogut. Italianët e kishin kuptuar që Zogu kishte kohë që përkëdhelte në mendjen e tij idenë e

ndryshimit të regjimit. Pavarësisht kësaj, Zogu kishte deklaruar, se dëshira e tij e vetme ishte atdheu dhe çdo ambicie e tij personale kalonte në plan të dytë. Bashkë me propozimin në fjalë Zogut i kishte ardhur edhe në ftesë për t’u takuar personalisht me Mussolinin. Kjo e bënte të lumtur, por ai nuk donte të ekspozohej shumë, prandaj refuzoi.2

Procesi që do të çonte në shpalljen e monarkisë ishte planifikuar të realizohej nëpërmjet ndryshimeve institucionale, të cilat kërkonin pikë së pari ndryshimin e Statutit Themelor të Republikës së Shqipërisë. Kështu, në konsultim të vazhdueshëm me palën italiane, përfaqësuar nga Sola, Zogu kishte vendosur që në në periudhën e verës (1928) të mbidhte dy dhomat në një seancë urgjente për të kërkuar ndryshimet kushtetuese. Sipas skenarit Sola-Zogu, dy dhomat e Parlamentit do të mblidheshin së bashku dhe pas diskutimeve do të dilte në pah, inkompetenca e tyre për të hartuar amendamentet përkatëse. Në këto rrethana dhomat do të shpallnin zgjedhjet e parakohshme për krijimin e një Asambleje Kushtetuse, e cila me t’u mbledhur në Tiranë më 1 tetor 1928 do të shpallte monarkinë.3

Pjesë e planit për ndryshimin e regjimit në monarki, ishte edhe një turne’ në rrethet e largëta si Korça, Gjirokastra e Vlora gjatë verës së vitit 1928. Në këto udhëtime kryetarët e bashkive, komunave apo përfaqësuesit e Kuvendit do të kërkonin ndryshimin e regjimit në monarki. Pikërisht nisur nga këto kërkesa Zogu do të kërkonte ndryshimet kushtetuse.4 Gjithashtu Zogu kishte menduar të organizonte manifestime të stisura, si gjoja popullore me kërkesë për ta shndërruar regjimin nga republikë në monarki. Të gjitha këto do të shoqëroheshin me telegrame nga zonat e thella të vendit që kërkonin shpalljen e Zogut mbret. Aktivitetet u pasqyruan dukshëm edhe me artikuj gazetash në shtypin shqiptar.5

Vendosja e monarkisë do të ndihmonte në vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend.6 Gjithashtu monarkia do të zbuste edhe arenën tejet agresive të politikës shqiptare, ku partitë politike nuk ishin gjë tjetër veçse grupe interesi të armatosura, të cilat nuk e kishin problem të

1 DDI, Serie VII, V. 5, Nr. 439, f.429 (Telegram i Solas për Mussolinin dt. 26.9.1927)

2 DDI, Serie VII, V. 5, Nr. 439, f. 426-427 (Telegram i Solas për Mussolinin dt. 26.9.1927)

3 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 317, f. 280 (Telegram i Solas për Mussolinin dt. 8.5.1927)

4 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 317, f. 280 (Telegram i Solas për Mussolinin dt. 8.5.1927)

5 Valentina Duka. “Nga presidenca në monarki: çështje të legjitimitetit”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë:

Toena, 2012, f.129 6 DDI, Serie VII, V. 5, Nr. 439, f.429 (Telegram i Solas për Mussolinin dt. 26.9.1927)

Page 27: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

3

shpiknin intriga nga më të ndryshme apo edhe të organizonin rebelime të armatosura.1 Në të tilla kushte vendosja e një autoriteti mbretëror do ti bënte eksponentët e politikës shqiptarë pak më të druajtur në mënyrën e tyre të politik-bërjes.

Të njëjtin mendim ndan edhe autori Camilo Libardi, i cili ka shërbyer në këtë periudhë në Shqipëri. Në kujtimet e tij, ai shprehet me të njëjtat tone mbi agresivitetin e politikës së kohës. Ai pohon se: “Politika shqiptare nuk ka pasur lidhje me mirëqeverisjen, por me sundimin me çdo kusht e me çdo mjet”.2 Duhet pasur parasysh, se gjatë periudhës së presidencës, kundrejt Zogut u organizuan dy grushte shteti: njëra e organizuar nga kryetari i Senatit dhe tjetri nga kunati i tij Ceno Kryeziu. Megjithëse grushtet e shtetit u shtypën lehtësisht, ato ishin sinjale të qarta që popullsia nuk e donte regjimin e tij. Nga kjo lindte nevoja e organizimit të një forme shteti më solide, siç ishte monarkia.3

Në një këndvështrim historiko-juridik, vendosja e monarkisë do të konsistonte në një vazhdimsi historike. Përveçse monarkia eliminonte njëherë e përgjithmonë zgjedhjet elektorale të kreut të shtetit, ajo bënte të mundur që Shqipëria të kishte një ngjashmëri me të gjitha vendet e tjera ballkanike dhe evropiane. Kështu Shqipëria do të ishte më e pranueshme në arenën ballkanike, por edhe në atë evropiane, pasi forma e monarkisë ishte ajo më e përhapura.4 Nisur nga ky fakt, sikurse shprehet edhe Swire, faktori ndërkombëtar, edhe nëse nuk do ta aprovonte shpalljen e monarkisë, të paktën nuk do ta shihte me skepticizëm.5 Tradita përëndimore evropiane ishte rrënjosur me institucionin e monarkisë. Historia kishte treguar se monarkitë ishin të konsoliduara dhe të trashëguara. Ato mund t’i përmbyste vetëm një revolucion, ose një lëvizje popullore ekstreme.6

Nisur nga aspekti social – kulturor, mund të themi se njerëzit e donin monarkinë. Populli shqiptar ishte mësuar më shumë ti bindej një pashai, apo beu, pra një pushteti personal,7 dhe rrjedhimisht edhe një monarku, pasi shqiptari kishte nevojë për një kryetar që shfaq forcën e tij.8 Monarkia do të rrënjoste në popull, por edhe në elitën politike dhe ekonomike të kohës, bindjen se tashmë ndodhen nën një regjim që nuk mund të përmbyset lehtësisht me vota apo me kryengritje.

I këtij mendimi ishte edhe vetë Ahmet Zogu, i cili pohonte: “Ne jemi një popull primitiv dhe i prapambetur, të bukosur me principet e trashëgimnisë, dhe nuk e kemi të mundur të vlerësojmë domethënien e republikës….Njerëzit kanë nëvojë për një autoritet permanent i cili do të ishte superior mbi konfkliktet personale dhe të grupeve. Kurora do të shërbejë si një autoritet i cili do të ngjallë besimin. Shqipëria në të kaluarën ka vuajtuar nga mungesa e një qeverie të qëndrueshme. Kjo i ka penguar njerëzit të fillojnë të punonojnë për ndërtimin e një shteti”.9 Me

1 Bernd Fisher. “Zogist contributions to the development of an Albanian national consciousness”. Monarkia

Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Toena, 2012, f.22 2 Camillo Libardi. Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu. Tiranë: Naimi, 2012, f. 9

3 B. Fischer. Ahmet Zogu ….,f. 49

4 Barjam Xhafa. “Kushtet historike të ngritjes së një mbretërie”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Toena,

2012, f.40 5 J. Swire, Shqipëria …..f. 402

6 P.Milo, Politika e Jashtme …,f.784

7 Për këtë argument shiko më shumë Faik Konica, Shqipëria: Kopshti shkëmbor I Evropës Juglindore

8 AQSh, F. 251, V. 1934, D. 55, Fl. 142-145 (Artikull botuar në gazetën zvicerane “Journal de Geneve” me titull

“Problemet Shqiptare, zhvillimi politik dhe vështirësitë ekonomike” dt. 3.5.1934) 9 J. Tomes, King Zog: Self …, f.56

Page 28: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

4

këtë deklaratë, Zogu merrte përsipër t’i bindej vullnetit të popullit të tij. Me fjalë të tjera, supozohej se Zogu kishte bërë thjesht atë që populli do e shihte më të arsyeshme dhe të përshtatshme.

Përsa i përket mbështetjes nga komunitetet fetare, Zogu kishte bindjen se katolikët e veriut do të pranonin dhe mbështetnin monarkinë. Malësorët e Shkodrës do të ishin dakort gjithashtu, sepse ata vetë e quanin “Princ”. Kleri katolik mund të kishte qenë kundër, por Zogu shpresonte se me anë të një marrëveshjeje të nënshkruar në 1927, do të mund t’i afronte më shumë tek vetja. Ortodoksët në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut, ndaheshin në dy fraksione: fraksioni i shqiptarëve, por me gjuhë greke dhe fraksioni i minorancave me origjinë helene. Fraksioni i parë njihej si nacionalist dhe sipas Zogut do ta pranonin monarkinë, ndërsa fraksioni i dytë ushqente sentimente greke, e si të tillë, përgjithësisht ishin indiferentë ndaj çështjeve shqiptare. Përsa i përket myslymanëve, Zogu ishte i bindur se ata nuk do të kishin problem me shpalljen e Monarkisë.1

Për të siguruar mbështetjen e elitave të vendit, Zogut as që shqetësohej fare. Ai kishte vendosur një regjim despotik. Zogu nuk pyeste dhe nuk kërkonte mbështetje nga askush në vendimmarrjen politike. Regjimi i tij ishte një diktaturë, por pa një idelogji, siç mund të ishte fashizmi apo nazizmi, të cilat gjithsesi mundohen të gjejnë një legjitimitet të pushtetit të tyre. Kontradita më e madhe e Zogut ishte sa ai dëshironte të bënte reforma perëndimore për modernizimin e vendit, por jo deri në atë pikë sa të rrezikonte pushtetin e tij personal.2

Momenti historik i përzgjedhur për shplljen e monarkisë, gjithshtu përshtatej. Zogu, mund të kishte vendosur që në krye të herës të shpallej Mbret, por nuk e bëri këtë. Ai parapëlqeu të kalonte fillimisht në fazën e Presidencës. Këtë e bëri me synimin që të fshihte një herë e mirë gjurmët që mund të kishte lënë Monarkia e Princ Wied-it në gjashtë muajt e mbretërimit të tij. Realisht Wied-i nuk kishte abdikuar, por vetëm ishte larguar për një kohë nga detyra që Fuqitë e Mëdha i kishin ngarkuar.3 Nëse Zogu do të kishte shpallur menjëherë Monarkinë, ndoshta Wied mund të kishte ngritur ndonjë pretendim për fronin shqiptar.

Sikurse ishte parashikuar nga planet paraprake Sola-Zogu, Dhoma e Debutetëve dhe ajo e Senatit, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, më 7 qershor 1928 votuan në rendin e ditës rishikimin e Statutit dhe vendosën të mblidhen të nesërmen në një Asamble Kombëtare për të diskutuar rreth këtyre ndryshimeve. Asambleja Kombëtare u mblodh dhe menjëherë njohu pamjaftueshmërinë e autoritetit të saj për të realizuar ndryshimet kushtetuese. Për këtë arsye u vendos të konsultohej elektorati nëpëmjet zgjedhjes së një Asambleje Kushtetuese. Menjëherë pas këtij vendimi, dhomat vendosën të shkriheshin. Në fakt kjo që përbënte fazën më të vështirë të planit paraprak, u realizua më lehtë e më shpejtë seç ishte parashikuar nga Sola e Zogu.4

Zogu e shfrytëzoi këtë ngjarje për të treguar një lloj besnikërie ndaj planit paraprak, prandaj, sipas filozofisë së tij, ishte koha e duhur për të kërkuar ndihma financiare tek pala italine të cilat do të duheshin për shpenzimet elektorale.5 Sola nuk vonoi të premtonte 10 milion lireta,

1 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 439, f. 427 (Tel i Solas për Mussolinin, dt. 26.9.1927)

2 B. Fischer, Ahmet Zogu mbreti shqiptar midis …f.69

3 V. Duka, Nga presidenca në …,f.121

4 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 389, f. 344 (Tel i Solas për Mussolinin, dt. 8.6.1927)

5 DDI, Serie VII, V. 7, Nr. 398, f. 351, (Tel I Solas për Mussolinin, dt. 11.6.1928)

Page 29: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

5

gjysma e së cilës do të jepej menjëherë, edhe sepse kjo çështje ishte disktuar paraprakisht në Romë.1

Duke marrë shkak nga lehtësia me të cilën Zogu po ngjiste shkallët drejt fronit, Italia filloi të ndjente shqetësimin e fuqizimit të tepërt të Zogut. Sola filloi një korrespondencë të gjatë2 me Mussolinin për mënyrat që duheshin gjetur për ta mbajtur mbretin e ardhshëm të mbërthyer. Sola propozonte se do të kishte qenë e udhës hartimi dhe nënshkrimi i një deklarate apo marrëveshjeje, sekrete ose jo sekrete, ndërmjet Zogut dhe Italisë. Ky dokument do të kishte shërbyer si një lloj betimi paraprak për besnikëri të përjetshme ndaj Italisë. Mussolini ndërkohë ishte shumë pragmatik dhe parapëlqente përdorimin e mjeteve më efikase. Ai ndante mendimin e një note verbale, e cila duhej të bëhej publike pasi Italia kishte nevojë për reklamë në arenën ndërkombëtare. Kjo notë duhej ti tregonte botës se monarkia shqiptare ishte një krijesë italiane. Mussolini këshillonte Solan që ti tregonte Zogut se njohja e monarkisë nuk do të kishte qenë aq e lehtë dhe kjo do të arrihej vetëm me mbështetjen e aleatës së madhe.3 Me fjalë të tjera duhej një lloj angazhimi personal dhe solemn i Zogut kundrejt Mussolinit, se ai asnjëherë nuk do të ndërmerrte iniciativa kundër interesave italiane. 4

Për të realizuar këtë, vetëm një natë përpara shpalljes së mbretërisë, më 31 gusht 1928, Zogu lidhi disa marrëveshje të fshehta me italianët për të krijuar kushtet për realizimin e Paktit të Dytë të Tiranës. Kryesisht objekti i marrëveshjeve kishte të bënte me ushtrinë, e cila me ndihmën e Italisë do të forcohej deri në masën për t’i bërë ballë Jugosllavisë, dhe për të siguruar mbrojten e vendit.5

Marrëveshja ushtarake u firmos nga Sola dhe Gjeneral Pariani si përfaqësues të palës italiane, Iliaz Vrioni në cilësinë e ministrit të jashtëm dhe Kolonel Qemal Aranitasi në cilësinë e komandantit të Forcave të Armatosura, si përfaqësues të Shqipërisë. Sipas kësaj marrëveshjeje nëse njëri nga dy vendet do të sulmohej nga një i tretë, në bazë të marrëveshjes së 22 nëntorit të vitit 1927, tjetri, me kërkesë të të parit, duhet të konsiderohet në luftë. Në këtë rast dy vendet duhet të kishin koordinim dhe orientim të njëjtë të veprimtarisë së tyre. Në raste lufte do të funksiononte vetëm një komandë, e ndërtuar nga bashkëpunimi mes dy krerëve supremë të forcave të armatosura. Marrëveshja vijonte me të dhëna të përgjithshme e të veçanta mbi mënyrën e koordinimit dhe veprimit në raste lufte.6 Gjithashtu u ra dakort që të rritej numri i oficerëve italian në Shqipëri, si dhe të organizohej një shtab i veçantë këshillues të përbërë nga oficerë italian për Zogun.7 Nënshkrimi i marrëveshjeve u shoqëruan edhe me shpërblimet e para kundrejt mbretit, të ekzekutuara këto nëpërmjet Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave të Italisë.

Plani për shpalljen e Monarkisë, u aplikua pa as më të voglin problem. Ashtu sikurse ishte parashikuar, ditën e shtunë më 25 gusht 1928 u mblodh për herë të parë Asambleja Kushtetuese, ku Zogu nuk ndërhyri. Në dy ditët pasuese, u bë verifikimi i mandateve dhe të mërkurën më 29 gusht, u krijua një komision me anëtarët e asamblesë për të bërë propozimet e

1 DDI, Serie VII, V. 7, Nr. 406, f. 355, (Telegram i Solas për Mussolinin, dt. 14.7.1928)

2 DDI, Serie VII, V. 7, Nr. 507, f. 406-416

3 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 576, f. 507-508 (Telegram i Mussolinit për Solan, dt. 23.8.1928)

4 P. Milo, Politika e Jashtme …,f. 80

5 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar….,f. 288

6 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 611, f. 538-543 (Marrëveshje Ushtarake për Zbatimin e Traktatit të Aleancës midis Italisë

dhe Shqipërisë, dt. 31.08.1928) 7 B. Fischer. Ahmet Zogu mbreti shqiptar mes dy luftrave. Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2010, f. 151

Page 30: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

6

ndryshimit të Statutit. Më 1 Shtator 1928 komisioni i propozoi Asamblesë Kushtetuese krijimin e mbretërisë. Menjëherë pas kësaj Asambleja zgjodhi Zogun “Mbret të Shqiptarëve” dhe i dërgoi një delegacion për t’i ofruar kurorën.1

E vetjma çështje që krijoi një lloj pështjellimi diplomatik, sikurse edhe pritej, ishte zgjedhja e emërtimit mbretëror të Ahmet Zogut, si “Mbret i Shqiptarëve” dhe jo “Mbret i Shqipërisë”. Ky titull solli pakënaqësi në radhë të parë tek Jugosllavia, e cila ndihej e prekur nga një titull që në pamje të parë dukej me tendenca irredentiste. Të njëjtin shqetësim kishte ndarë edhe Mbretëria e Bashkuar që në fazën përgatitore të shpalljes së monarkisë. Ministri britanik në Tiranë, Seeds në një takim në mes të vitit 1928 me ambasadorin e Romës Ugo Sola, ishte shprehur se në fakt ky emërtim do të sillte shqetësime të paqes në Ballkan. Sipas Seeds: “Ishte e vërtetë që Shqipërisë i ishte bërë një padrejtësi, duke i caktuar një kufi që linte jashtë territorit të saj një popullsi të konsiderueshme. Ky kishte qenë një gabim i madh që një ditë duhej të ndreqej, por do të kishte qenë fatale për paqen në Ballkan dhe në Evropë, nëse Shiqpëria e mbështetur nga Italia do të lejonte fillimin e lëvizjeve irredentiste në Shqipëri”.2

Të njëjtin shqetësim kishte ndarë edhe i dërguari me punë i Jugosllavisë në Shqipëri, i cili që një ditë përpara shpalljes së monarkisë i ishte shprehur Solas se qeveria e Beogradit nuk do ta njihte monarkinë nëse Zogu do të shpallej “Mbret i Shqiptarëve”.3 Dhe në fakt Jugosllavia nuk e njohu menjëherë mbretërinë e Zogut. Fillimisht qeveria jugosllave u konsultua me Parisin e më pas me Londrën. Jugosllavia do të kishte dashur edhe një lloj konfirmimi nga Roma4 se Zogu, të cilin e kishte sjellë vetë në pushtet në 1924, nuk do të ndërmerrte veprime irredentiste duke u quajtuar “Mbret i Shqiptarëve”. Këtë Jugosllavia e kërkoi edhe nëpërmjet Shoqërisë së Kombeve në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm së cilës i kërkoi Mussolinit një takim mes tij dhe ministrit të jashtëm jugosllav, Marinkovich.5

Gjithsesi, titullin “Mbreti Shqiptarëve” Zogu e mbështeste në faktin se përshtatej më mirë me traditën shqiptare. Zogu kishte mendimin se populli i tij do ta mbështeste më shumë këtë titull. Megjithatë, në rekflektimet e tij, Sola thekson se Zogu në të vërtetë nuk e kishte menduar shumë gjatë çështjen e zgjedhjes së titullit e nëse do të kishte hasur ndonjë vështirësi më serioze nga Jugosllavia apo nga Britania e Madhe, me siguri do të kishte zgjedhur titullin klasik “Mbret i Shqipërisë”.6

Italia vetë mori përsipër nëpërjmet lobimit të bënte të mundur njohjen e mbretërisë së Zogut. Nëpërmjet propagandës së saj diplomatike Italia, siguronte Fuqitë e Mëdha se pavarësisht titullit të sovranit, ajo do të luante rolin e një garantuese të neutralitetit të Shqipërisë, sepse në fakt Italia nuk ishte e interesuar për punët e brendshme të Shqipërisë, siç ishte përshembull zgjedhja e titullit. Pjesë e kësaj veprimtarie lobuese u bënë të gjitha legatat dhe ambasadat e Mbretërisë së Italisë në kryeqytetet kryesore si në: Athinë, Budapest, Madrid, Washington, Bernë, Pragë, Sofie dhe në disa vende të Amerikës Latine.7

1 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 578, f.529 (Telegram i Solas për Mussolinin)

2 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 41, f. 45, (Telegram i Solas për Mussolinin dt. 22.1.1928

3 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 603, f. 603 (Telegram i Solas për Mussolinin, dt. 31.8.1928

4 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 677, f.588-589, (Telegram i Solas për Mussolinin, dt. 22.9.1928

5 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 678, f. 590, (Telegram i Pauluccit (Sekretar i Përgjithshëm i Shoqërisë së Kombeve) për

Mussolinin, dt. 23.9.1928) 6 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 617, f. 547 (Telegram i Solas për Mussolinin, dt. 3.9.1928)

7 DDI, Serie VII, V.6, Nr. 637, f. 557-558 (Telegram i Mussolinit për Solan, dt. 10.9.1928)

Page 31: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

7

Sikurse pritej Italia ishte shteti i parë që njohu mbretërinë shqiptare. Në notën zyrtare të ministrit të Italisë në Tiranë Ugo Sola, me rastin e shpalljes së mbretërisë, theksohet: “Qeveria Mbretërore Italiane e konsideron vendosjen e regjimit monarkik në Shqipëri një ngjarje të lumtur, që ndërsa forcon më tej lidhjet që ekzistojnë midis dy vendeve, do të sigurojë vazhdimësinë e politikës së tyre të përbashkët, e cila gjen në Traktatin e Aleancës shprehjen e saj më të lartë. Prandaj Italia do t’i mbetet gjithnjë thellësisht besnike atij mirëkuptimi organik, rezultatet e shkëlqyera të të cilit në politikën e përgjithshme ka dëshiruar ti nënvizojë Shkëlqesia Juaj. Mund t’ju siguroj që qeveria italiane nuk do të mungojë kurrë të këshillohet me qeverinë shqiptare për çdo problem që mund të ketë të bëjë me interesat tona të përbashkëta dhe të veprojë në marrëveshje me të për të gjitha çështjet që lidhen me situatën në Ballkan.1

Pas Italisë, monarkinë shqiptare e njohën edhe Greqia, Hungaria dhe Uruguai. Më 13 shtator 1928 erdhi edhe njohja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një telegram dërguar nga Presidenti Coolidge.2 Ishte shumë e rëndësishme që ShBA të njihte mbretërinë e sapo krijuar edhe për faktin se aty kishte një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh që jetonin dhe punonin.

Shteti që refuzoi në mënyrë këmbëngulëse njohjen e monarkisë ishte Turqia. Kjo ndodhi për arsye të politikës së brendshme turke, fokusi i së cilës ishte përforcimi i formës së shtetit të republikës. Mustafa Qemal, kreu i shtetit turk në momentin që mori vesh për vetëshpalljen e Zogut “Mbret të Shqiptarëve”, u irritua aq shumë sa që u betua se, edhe sikur të kishte qenë i vetmi, nuk do ta njihte kurrë mbretërinë e Ahmet Zogut. Në konceptin e tij, duhej patjetër një shembull që të tregonte se një njeri i zgjedhur nga populli nuk mund të shpallë veten mbret. Në shtypin e kohës u komentua gjerësisht thënia e tij: “Mos janë duke bërë teatër?”3

Në fakt Italisë i interesonte ky acarim në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë. Për këtë arsye, Italia përjashtoi nga lobimi i saj Turqinë. Ishte në interesin italian që Shqipëria të shkëputej nga lidhjet e vjetra shekullore me Turqinë. Kjo do të ndihmonte lidhjen e Italisë me Shqipërinë. Por nga ana tjetër, Italia mendonte se ishte edhe interes Shqipërisë, të largohej nga lojrat dhe komplekset ballkanike dhe të merrte njëherë e mirë fizionominë e një shteti adriatiko-mesdhetar.4 Edhe pas një viti, kur Turqia filloi të konsideronte aktin e njohjes, Italia u përpoq që ta pengonte. Në arkivat italiane gjendet një raport sekret i nëntorit të vitit 1930, ku minsitri i Italisë në Ankara ishte shprehur se ekzistonte mundësia që Turqia të njihte më në fund mbretërinë shqiptare, por ministri i jashtëm Grandi, udhëzon se duhet punuar që Shqipëria dhe Turqia të mos kenë asnjëherë raporte të mira.5 Njohja e Ahmet Zogut si “Mbret i Shqiptarëve” nga Mustafa Qemali ndodhi vetëm në vitin 1931.6

Gjithsesi Zogun nuk e shqetësonte shumë qëndrimi i Turqisë në lidhje me monarkinë, por ishte shumë i interesuar për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar. Zogu gjithnjë kishte pasur një lloj debulese për prezencën britanike që të ndjehej në vend, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë

1 J. Swire, Shqipëria ngritja …, f. 408

2 Ilir Ikonomi. Faik Konica Jeta në Washington. Tiranë: Onufri, 2011, f. 44

3 J.Tomes, King Zog: Self-…, f.103

4 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 60, f. 79 (Telegram i Grandit (ministër i jashtëm i Italisë) për Orsini Baroni (ambassador i

Italisë në Ankara) dt. 10.10.1929) 5 DDI, Serie VII, V.9, Nr. 390, f. 560, (Shënim sekret i Sekretarit të Zyrës për Evropën e Tretë dhe Lindje, Lo Faro, dt.

20.11.1930) 6 P. Milo, Politika e …f.788

Page 32: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

8

edhe në atë ushtarak1. Përpara se të shpallej Monarkia, Zogu kishte bërë tentativat e tij pranë kurorës britanike, duke dërguar Vrionin në Londër për ti marrë pëlqimin ministrit të jashtëm Chamberlain. Ky i fundit ishte përgjigjur se vendi i tij nuk e kishte zakon të jepte mendime mbi punët e brendshme të shteteve të pavarura.2

Në fakt, Chamberlain kishte rënë vetë dakort me Mussolinin për shumë çështje, përfshirë edhe Shqipërinë. Marrëdhëniet mes Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1928-1929 ishin pak a shumë miqësore. Chamberlain kishte pasur në një takim kokë më kokë me Mussolinin në Livorno, në vitin 1926, ku e kishte dhënë pëlqimin për hegjemoninë italiane në Shqipëri. Chamberlain kishte pohuar se çështjen Shqiptare e shikonte më shumë në aspektin ekonomik, duke iu referuar kështu koncesioneve britanike të naftës dhe në këtë aspekt parapëlqente më shumë të negocionte me Romën se sa me Tiranën.3 Nga ana tjetër, ministri Chamberlain nuk e shqetësonte shumë Mussolini dhe potenca e tij. Në kujtimet e tij në lidhje me Mussolinin Camberlain shkruante se: “Mussolinit do t’i duhen si fillim rreth dhjetë vite paqeje, para se ai të ndërmarrë ndonjë veprimtari lufte. Pas pesë viteve do të më duhet të merrem seriozisht me të dhe ta shoh nga afër, gjë që nuk do të thotë se unë duhet të mbyll sytë që tani. Ajo që i duhet Italisë tani më shumë se çdo gjë, është të trajtohet si një fuqi e madhe, në mënyrë të barabartë me Francën, Gjermaninë dhe ne. Është shumë e rëndësishme që ne ta mbajmë Italinë me të mira, duke përdorur metoda dhe fjalë të buta, pra Italia duhet të jetë pjesë e politikës dhe bashkëpunimit tonë. Kjo do të jetë vitale në të ardhmen, dhe mund të na shërbejë për të ruajtur paqen në Evropë dhe/ose për të orientuar Italianë larg Evropës”.4

Edhe Ali Këlcyra, ndan të njëjtin mendim mbi pozicionin britanik kundrejt Shqipërisë. Në rrëfimin e Këlcyrës konfirmohet ideja se në takimin e Livornos, dy zotërinjtë (gentelemen) kishin gjetur gjuhën e përbashkët: Mussolini dihej që kërkonte dorë të lirë në Shqipëri, kurse Chamberlain dëshironte të shtinte në dorë naftën e Mosulit nga Ataturku, të ruante koncesionin e naftës në Kinë, si dhe koncesionin e naftës për kompaninë Anglo Persiane në Shqipëri. Mussolini ishte zotuar se do ti mbështeste interesat naftënxjerrëse të Britanisë së Madhe.5

Dy ministrat e jashtëm, kishin pasur mundësi t’i qartësonin edhe një herë pozicionet e tyre reciproke, në një tjetër takim në Firence, pikërisht një vit pas krijimit të mbretërisë, pra në 1929. Takimi forcoi edhe një herë sintoninë e dy vendeve për ruajtjen e status quo-së në Ballkan. Pavarësisht se takimi u realizua në mënyrë jo formale, në një moment festiv të pashkëve, kur ministri anglez ndodhej me familjen në Firence dhe Mussolini ndodhej qytetin e lindjes në Forli’, ai tërhohqi vëmendjen e shtypit. Nga komentet mediatike besohet se dy ministrat kanë rënë dakort mbi mos cënimin e status quo-së në Ballkan, çka nënkupton se Mbretëria e Bashkuar e mbështeste idenë e një politike italiane dominuese në Shqipëri, madje mbështeste edhe idenë e vendosjes së paqes mes Italisë, Jugosllavisë dhe Francës.6

Megjithatë Mbretëria e Bashkuar u tregua e kujdesshme. Ajo nuk e dha menjëherë pëlqimin për shpalljen e monarkisë. Këtë e bëri për të mos treguar një lloj dashamirësie të 1 Xhandarmëria i ishte besuar organizatorëve britanik

2 A. Cici, Marrëdhëniet Shqiptaro…, f. 155

3 B. Fischer, Mbeti Zog … f. 108-109

4 Richard S. Grayson. Austen Chamberlain and the commitment to Europe: 1924-1929. New Yorik: Routledge, 1997,

f. 123 5 Ali Këlcyra. Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri, 2012, f. 128-129

6 AQSh, Fond 251, V. 1929, D. 376, Fl. 63 (Letër nga Ambasadori Milto Tutulani në Romë drejtuar ministrit të

punëve të jashtme)

Page 33: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

9

menjëhershme kundrejt Shqipërisë dhe Mussolinit.1 Të njëjtën gjë bëri edhe Franca. Këto dy Fuqi të Mëdha kishin planifikuar ta shtynin aktin e njohjes sa më shumë, por ndryshuan qëndrim, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan telegramin e njohjes.2

Me vetëshpalljen e tij mbret, Zogu mori mbi vete shumë pushtet, duke tejkaluar madje edhe modelin klasik të monarkisë, ku ka një shpërndarje pushteti mes mbretit, parlamentit dhe qeverisë. Modeli zogist ishte në fakt një modeli i përqëndrimit të pushtetit, sepse mbreti kishte mundësi të shpërndante parlamentin me vullnetin e tij, ndërsa ekzekutivi përgjigjej vetëm përpara mbretit.3

Në arenën ndërkombëtare, shpallja e Mbretërisë së Shqipërisë, u komentua si të ishte thjesht rrezultati i vetë politikës së Italisë në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti. Gazeta franceze “Le Volant Paris” i datës 28 shtator 1928, pra vetëm pak ditë pas shpalljes së mbretërisë, shkruante: “Ahmet Zogu u bë mbret me autorizimin e posaçëm të Italisë, por megjithëse froni i tij ishte i fabrikuar nga marrëzitë e Mussolinit, ai nuk ishte një fron i sigurtë. Vetë Ahmet Zogu e di se mund të rrëzohet nga një moment në tjetrin dhe ai është i vetëdijshëm që populli nuk e do dhe ndjehet i kërcënuar prej tij”.4

Edhe gazeta britanike “Cristian Science Monitor” shkruante se Shqipëria pretendonte të ishte e lirë, por Italia e kontrollonte atë. Më tej gazeta shtonte se influenca e Italisë ishte gjithpërfshirëse dhe e gjithëpranueshme si nga elitat në qeveri, ashtu edhe nga populli i thjeshtë. Sipas kësaj gazete: “Në fund të fundit Shqipëria ishte një shtet i ri dhe si i tillë padiskutim kishte nevojë për mbrojtje. Sikurse Bullgaria ishte ndihmuar nga Rusia, apo Polonia nga Franca edhe Shqipëria e kishte të nevojshme një ndihmë dhe mikesha e vetme e mundshme ishte Italia. Nëse Shqipëria nuk do të kishte qenë mikesha e Italisë, atëherë do të kishte qenë armikja e saj e rreptë e sigurisht kjo nuk do të ishte në të mirën e vendit. Sigurisht që Italia ka qëllimet e saj por edhe Shqipëria ka po ashtu qëllimet e saj. Të dyja shfrytëzojnë njëra-tjetrën. Shqipëria nuk dëshiron të jetë një koloni e Italisë, madje në vend ekziston një opinion i ashpër se një mbret nuk mund t’ia japë vendin të huajve. Në fakt Zogu e di këtë dhe në vend ka thirrur ndihma të disa kombësive si britanik, austriak, gjerman, të cilët punojnë në Shqipëri.5

Përsa i përket mbështetjes së brendshme, në vend ekzistonte një elitë e cila e mbështeste Zogun dhe politikën e tij kundrejt Italisë. Në grupin italofil të kohës bënin pjesë Vërlaci dhe Alizoti. Edhe Faik Konica, ambasadori i Zogut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ishte kundërshtuesi i hershëm i Zogut e mbështeste afrimin me Italinë. Sipas tij: “Pas rënies së Austro-Hungarisë, Italia ishte e vetmja alternativë serioze. Jugosllavia dhe Greqia, përjashtoheshin automatikisht për hir të ambicieve të tyre territoriale kundrejt Shqipërisë.6

1 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 669, f. 584 (Telegram i Bordanos (ministër i Italisë në Londër) për Mussolinin, dt.

18.9.1928) 2 P. Milo, Politika e …, f. 786

3 A. Biagini, Historia e Shqipërisë …, f.159

4 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 73, Fl. 138 (Artikull botuar në “La Viant Paris”, dt. 18.9.1928, “Ahmeti nuk është

sigurtë”) 5 AQSh, Fondi 251, V. 1929, D. 289, Fl..189 (Artikull botuar në gazetën britanike “Christian Science Monitor” me

titull “Shqipëria e lirë pretendon por Italia e kontrollon. Italia luan rolin e mbrojtësit) 6 I. Ikonomi, Faik Konica …, f.105

Page 34: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

10

1.2 Aleanca Shqipëri-Itali në vitet e para të mbretërisë

Marrëdhëniet Shqipëri–Itali fillojnë të pësojnë disa metamorfoza graduale pas ndryshimit të regjimit, ku filluan të ndiheshin keqkuptimet e para. Origjina e këtyre ciflosjeve ishte ishte vetë mbreti i sapo shpallur, pasi ai vendoste sipas dëshirës, pa pyetur askënd. Çdo gjë që ai vendoste, kishte si qëllim mirëqënien e mbretit dhe të familjes mbretërore. 1 Pavarësisht se vendosja e tij në from u realizua falë mbështetjes së Italisë, pavarësisht se vendi kishte shumë nevojë për mbështetjen ekonomike dhe financiare të Italisë, Zogu filloi të tregonte një lloj vetëkënaqësie e shoqëruar kjo me një sjellje kundërshtuese ndaj Italisë.

Zogu filloi të tregohej i pabindur dhe i pabesë. Sjellja e tij shpesh-herë ishte e çudiçme gjë që i sillte jo pak pengesa Italisë, sepse Zogu ndihej disi i siguruar dhe i fuqishëm pas shpalljes së monarkisë. Këtë gjë e kuptonin dhe e shprehnin edhe vetë anëtarët e përfaqësisë diplomatike italiane. Kjo ndjenjë superioriteti buronte edhe nga fakti se Zogu arriti të sigurojë edhe rendin e brendshëm në vend, duke shtypur kryengritjet. Nga ana tjetër, grupi i ngushtë që punonte me të, apo këshilltarët politik të tij, kurrësesi nuk e ndihmonin që ai të kuptonte rëndësinë e situatave të ndryshme. Kryesisht ekipi i tij këshillues përbëhej nga individë që formonin një oligarki të paaftë dhe të pamëshirshme. Sipas autorit Amedeo Gianini, Zogu preferonte të mblidhte rreth vetes persona të edukuar në Turqi. Ata i parapëlqente më shumë se sa të edukuarit në Evropë. Kështu, nga njëra anë vëtëkënaqësia e tepruar, e nga ana tjetër të rrethuarit nga njerëzit mediokër, e bënin Zogun të merrte një pozicion të tepruar kundrejt Italisë.2

Mbreti i saposhpallur e kishte kuptuar që dy paktet e lidhura me Italinë përbënin një rrezik, që mund ti ktheheshin kundër si një bumerang. Synimi i Zogut ishte gjetja e rrugëve për kufizimin e hegjemonisë italiane. Fillimisht mendoi që këtë problem ta zgjdhte në rrugë institucionale. Kështu vendosi hartimin e një kushtetute, e cila mund ta mbulonte në këtë drejtim. Zogu nxiti Asamblenë Kushtetuese, që të përfshinte një klauzolë, sipas së cilës Shqipërisë nuk mund ti kërkohej ndihmë ushtarake nëse parlamenti dhe mbreti nuk janë dakort.3 Në këtë mënyrë Zogu hoqi nga vetja përgjegjësinë që i vinte nga Pakti i Garancisë i vitit 1927, për të përfshirë vendin në një konflikt të armatorus në rast se interesat e Italisë prekeshin e nëse kjo e fundit e kërkonte këtë. Me fjalë të tjera arriti të dobësojë Traktatin e Aleancës me Italinë.

Në raportet e legatës italiane shpreheshin dyshime të forta, në lidhje me personalitetin e mbretit. Në vitin 1929, përfaqësuesit italian pohonin se e dinin se populli shqiptar nuk i donte, por mendonin se duke pasur një qasje dashamirëse me mbretin mund të sheshonin problemet e popullaritetit. Në këtë raport ata shkruanin: “Zogu kishte tendencë që çështjen më të lehtë ta bënte sa më të vështirë. Për çdo çështje që diskutohej ai luante një lojë të dyfsihtë. Ai mundohej që të gjente çdo rrugë për t’iu shmangur një përgjegjësie që sapo e kishte pranuar dhe e gjithë kjo ishe e shoqëruar nga një tendencë megallomane. Më pas, nëse një argument e mbërthen ngushtë, fillon të mashtrojë apo të tregojë vështriësitë që i imponon qeveria dhe populli i tij. Nuk ka gjë më qesharake se sa të dëgjosh Zogun të flasë për qeverinë apo për popullin. Pesonaliteti i tij nuk është i pakuptueshëm. Ka lënë në pushtet njerëz të korruptuar, po të kesh parasysh që të gjithë funksionarët e tij janë të shitur tek Jugosllavia…Kur ne i propozuam që Kryqi i Kuq të shkonte në zonën e Dukagjinit, për të çuar ndihmë, Mbreti na ndaloi, pasi ai i urren banorët e asaj zone, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij… Mendojmë se eksperienca jonë është fruti

1 B. Fischer, Ahmet Zogu…, f.70

2 A. Giannini, L’Albania …, f. 183

3 B. Fischer, Ahmet Zogu…,f. 171

Page 35: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

11

i një kujdesi të tepruar që ne patëm për mbretin. Ndoshta e kemi trajtuar atë me më shumë konsideratë seç duhej. Mbreti nga ana e tij ishte i bindur se dëshira jonë për të qëndruar në Shqipëri dhe për të pasur pak liri në aspektin ushtarak, na bënte që të mbyllnim një sy dhe një vesh mbi çdo konsideratë mbi mbretin. Ndoshta në të njëjtën kohë e kemi impresionuar dhe i kemi mbushur mendjen se ishte një burrë shteti i vërtetë. Ai mendonte se ishte arritje e tij që ne i bindeshim….Nuk kemi arritur asnjëherë të kuptojmë pse në mes të punës më intensive që bënim mbreti na dërgonte njerëz për të na krijuar pengesa. Kjo na ka sjellë vështirësi dhe humbje kohe që mund të ishte evituar, por në mendimin e mbretit kjo pengesë ishte e qartë.”1

Gjithsesi Italia nuk preokupohej shumë për skenat e xhelozisë apo të mugesës së ndershmërisë së Zogut. Ajo e kishte siguruar dominimin e saj drejtpërdrejtë nëpërmjet pakteve që kishte lidhur dhe nuk kishte se ç’të humbiste nga përforcimi i pushtetit të Zogut. Përkundrazi, duke qenë se marrëdhëniet me Italinë kishin filluar të ndërtoheshin falë punës së tij personale, Italia mund të shikonte tek Mbreti Zog, një përforcim të interesave të saj në Shqipëri. Nga ana tjetër Italia i kishte forcuar mjaftueshëm pozitat e saj mbi ekonominë shqiptare dhe sido që të kthehej situata do të dinte të manovronte.2

Sipas italianëve Zogu e dinte se shëndeti i regjimit të tij varej nga Italia. Ai e kishte kuptuar se Italia nuk aspironte për një dominim të drejtëpërdrejtë në Shqipëri, por nga ana tjetër nuk bënte asgjë për të shtypur rrymat anti italiane. Këtë e bënte me qëllim që ta shiste aleancën dhe besimin e tij sa më shtrenjtë. Kjo ishte arsyeja pse i përgjigjej “po”, si atyre që kërkonin shtrëngimin e ndërhyrjes së Italisë, edhe ministrit italian që kërkonte frenimin e rrymës anti italiane.3 Sipas minsitrit Sola Zogu ishte treguar i pabesë në vitet e para të Monarkisë dhe këtë pabesi ai e kishte në gjak. Kjo karakteristikë e tij ndërthurej me faktin se ai shpesh nuk arrinte të kuptonte cilat ishin në të vërtetë interesat e tij. Kjo bënte që shpesh herë ai vetë të lejonte një fushatë shtypi kundër Italisë, por edhe kundër interesave të atij vetë. Në lidhje më ketë Sola i ishte shprehur Zogut: “Italia dëshiron t’ju kthejë në një komb, por me një kusht: që ju ta meritoni vërtet dhe të tregoheni të denjë për të qenë aleatë të popullit italian. Nëse ju vazhdoni të tregoheni mosmirënjohës ndaj mendimit të Mussolinit, do të vi një ditë që ai do të përmbysë politikën e tij kundrejt jush, dhe do t’ju kthejë në një popull skllevërish”.4

Nga burimet e mësipërme, duket qartë që Zogu kishte një linjë veprimi jo vetëm të pabindur, por edhe pa një kod nderi. Kjo bëhej e mundur nga disa karakterista të tij personale, të cilat i reflektojnë edhe bashkëpunëtorë dhe bashëkohës të tij. Në kujtimet e Faik Konicës, Zogu na paraqitet si një njeri që nuk thotë kurrë të vërtetën, që nuk e mban kurrë fjalën, egoist, i pangopur, zemërgurë dhe i pandershëm. Gjithashtu në të njëjtat rrëfime Zogu pasqyrohet si një njeri që urren të gjithë ata që kanë diçka më shumë se ai, qoftë kulturë, prejardhje familjare, pasuri, aftësi, apo atdhedashuri. Madje Konica e akuzon Zogun si fajtor të uljes së dinjitetit të Shqipërisë.5

Edhe Eqrem bej Vlora i cili ka qenë një bashkëkohës i Zogut, ndan mendim të ngjashëm në lidhje me personalitetin dhe filozifinë e tij e punës. Ndër shkrimet e tij mund të veçojmë: “Ahmet Zogu ishte prototipi, sinteza e të gjitha vetive të mira dhe të liga të njeriut në Shqipërinë

1 AQSh, Fondi 251, V. 1929, D. 148, Fl. 1-5 (Relacion i legatës italiane për mbretin)

2 J. Swire, Shqipëria, ngritja e një…,f. 402

3 DDI, Serie VII, V.8, Nr. 431, f. 516 (Telegram i Solas për Grandin, dt. 16.3.1930)

4 DDI, Serie VII, V.9, Nr. 167, f. 228, (Telegram i Solas për Grandin, dt. 20.7.1930)

5 Faik Konica. Shqipëria: Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore. Tiranë: Shtëpia Botuee 55, 2010, f. 154

Page 36: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

12

e re. Ai i kishte të gjitha këto veti në shkallën më të lartë ndaj edhe pati sukses. Në një popull, askush dhe askund nuk mund të ketë sukses, nëse nuk është vetë kuintesenca e shpirtit të këtij populli. Ahmet Zogu e kishte këtë dhunti dhe e shfaq në çastin e duhur në skenën politike ndaj edhe është më tepër se një Mbret, ai është simboli i një epoke”.1

I të njëjtës linjë janë edhe konkluzionet e albanologut Bernd J. Fischer, i cili e përshkruan Zogun si një njeri me inteligjencë natyrore, që njeh në hollësi shqiptarët, që di të përballojë situata të vështira, por edhe si një njeri që bëhet xheloz dhe pasionant para rivalëve të tij. Kjo veçori dobësie të karakterit të tij ndërthurej me një veçori tjetër që duhet ti ketë sjellë dobi në karrierën e tij si burrë shteti. Ai ishte i vetëdijshëm për kufizimet e veta. Kur e kuptonte se ishte përpara një rreziku, ndërkohë që përfitimi ishte i vogël, ai tërhiqej, mbidhte forcat dhe u përgatiste për rastin e ardhshëm. Gjithsesi, kishte aftësi të mëdha për të thurur intriga dhe ishte i paskrupull.2 Ndërsa, në lidhje me qasjen e mbretit kundrejt Italisë, Fischer shton: “Zogu nuk i ka dashur asnjëherë italianët. Gjatë gjithë karrierës së tij politike, i ishte dashur të luftonte kundër por edhe përkrah serbëve, turqve, austro-hungarezëve. Sigurisht që një sjellje e tij ishte bërë e mundur edhe nga mungesa e skrupullit politik që e ka karakterizuar. Megjithatë Zogu vetëm krah italianëve nuk luftoi asnjëherë”.3

Pavarësisht kapriçove të mbretit, Italia vazhdonte të tregonte maturi duke e respektuar atë. Kështu, në dhjetor të 1928, Italia dhe Jugosllavia, me iniciativën e Jugosllavisë filluan negocimet për rinovimin e Paktit të Miqësisë Italo-Jugosllave. Menjëherë Mussolini, i cili mbante edhe postin e ministrit të jashtëm, e njoftoi Zogun nëpërmjet një telegrami. Ai shpjegonte se pavarësisht se ende nuk e dinte formulën që do të propozohej nga ana jugosllave, ai ishte i vendosur të mos cënonte në asnjë rast miqësinë që lidhte Italinë me Shqipërinë nga Traktati i 1927. Në këtë telegram dërguar nëpërmjet Solës, Mussolini edhe një herë i kujtonte Zogut se ai do të informohej mbi çdo detaj, pavarësisht se ishte shumë e mundur që këto negocime të mbylleshin shumë shpejt pa rrezultate konkrete.4

Ndërkohë, politikës italiane në Shqipëri i kishte ardhur koha për t’u zbatuar sipas planit paraprak. Prioritet kishte plani ushtarak. Në Pallatin Chigi ishte ngritur një zyrë e emërtuar “Zyra për Shqipërinë” e cila hartonte politikat e veprimit politik e ushtarak posaçërisht për Shqipërinë. Për një kohë të gjatë kjo zyrë është drejtuar nga Lojacono. Diskutimet që rrodhën për çështjen e implementit e planit italin sollën në tavolinë katër alternativa:

a) Alterntiva “zero”, siç u quajt nga Lojacono, kishte për qëllim ta bënte Shqipërinë një vend të aftë për t’u mbrojtur vetë, nga sulme të mundshme nga jashtë, por edhe nga brenda. Kjo alternativë do të bënte që Pakti i Parë i Tiranës, i cili garantonte tërësinë territoriale të dilte jashtë loje. Për zbatimin e kësaj alternative do të mjaftonte drejtimi i divizionit të parë, i cili ishte i ndërtuar tashmë dhe nuk kërkonte zhvillime të tjera.

b) Alternativa e parë, do të kishte për qëllim mbrojtjen e Kanalit të Otrantos nëpërmjet pushtimit të pozicioneve strategjike bregdetare. Për këtë qëllim do të ishte e nevojshme krijimi i një zone dominimi rreth këtyre zonave si dhe krijimi i një rrjeti rrugor;

1 Eqerem Bej Vlora. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia e librit dhe e komunikimit, 2003, f. 451

2 B. Fischer, Ahmet Zogu mbreti …, f. 20

3 B. Fischer, Ahmet Zogu…., f. 21

4 DDI, Serie VII, V.7, Nr. 133 (Letër dërguar nga Mussolini për mbretin Zogu nëpërmjet Solës, dt. 28.12.1928 )

Page 37: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

13

c) Alternativa e dytë e cila do të kushtonte sa e para, kishte për qëllim të krijonte një kërcënim potencial kundër Jugosllavisë. Kjo alternative kërkonte marrjen e masave të jashtme (fortifikimeve), krijimin e një rrjeti rrugor dhe zhvillimin e divizionit të dytë dhe të tretë. Duke pasur në konsideratë faktin se krijimi i rrjetit rrugor kishte filluar tashmë me fondet SVEA, edhe masat ushtarake kishin filluar të merreshin, rezultonte se alternativa e dytë ishte më pak e kushtueshme;

d) Alternativa e tretë kishte për qëllim krjimin e një kërcënimi real për Jugosllavinë. Kjo do të bëhej e mundur me shumë fonde të tjera shtesë, që ndoshta do të ishin edhe të papërballueshme për kohën kur flitej.1

Në fakt u vendos për alternativën e dytë, pra për krijimin e një rreziku potencial për Jugosllavinë. Gjeneral Pariani, i cili ndërkohë ishte vendosur në krye të misionin ushtarak italian në Shqipëri, kërkonte vazhdimin e punimeve për pozicionet mbrojtëse të jashmte, pra për fortifikimet ushtarake që në të vërtetë edhe si projekte ende nuk kishin përfunduar.2 Ideja se përforcimi ushtarak ishte kryefjala e marrëdhënieve Shqipëri – Itali, vërtetohet edhe nga botimi i një arktikulli në gazetën italiane “Echi e Commenti”. Gazeta shprehej se marrëveshjet e nënshkruara do të sillnin bashkimin mes dy vendeve dhe Italia me manovrat e saj në Shqipëri do të bllokonte përfundimisht Jugosllavinë.3

Padyshim që plani ushtarak i Italisë ishte pjesë integrale e strategjisë italiane. Kjo e fundit përbëhej nga dy pjesë: pjesa ushtarake dhe pjesa politike. E para ishte në funksion të së dytës. Pika themelore e strategjisë, ishte se bota duhej të kuptonte se askush nuk mund të konsideronte Shqipërinë pa pyetur më parë Italinë. Fuqitë e Mëdha dhe gjithë vendet e tjera, duhej të kuptonin se ishte Italia që kontrollonte Shqipërinë. E gjithë kjo bëhej për shkak të Detit Adriatik. Lojacono (hartuesi i strategjisë) e shikonte Adriakun si një gropë që ndan njerëzit dhe territoret e kundërta, pra Adriatiku ndante lindjen nga perëndimi. Në konceptin e Lojaconos, Adriatiku ishte si një digë, si një front, i cili në vazhdimsi kishte Lumin Reno dhe Alpet. Në këtë front njerëzit do të luftonin përjetësisht dhe më të fortët do të mundoheshin të siguronin rezistencën dhe funksionin e kësaj linje. Duke organizuar divizionet e vendit tonë për të ruajtur Alpet Shqiptare, Italia do të mbronte Adriakun dhe do të kishte nën kontroll urën e Kanalit të Otrantos. Në këtë mënyrë Italisë i jepej mundësia të ngrinte një flotë detare të kalibrit mesdhetar. Për të pasur në dorë portën e Adriakut, Italisë i duhej Kanali i Otrantos nga njëra anë dhe Vlora nga ana tjetër. Në këtë mënyrë realizohej bllokimi total i Jugosllavisë dhe funksionimi i Flotës Italiane në Mesdhe’.4

Për të siguruar mbështetjen e Shqipërisë në realizimin e planit ushtarak, Mussolini i dërgoi personalisht një letër mbretit për t’i shprehur mirënjohjen e tij. Sipas Mussolinit: “Zhvillimet ushtarake në Shqipëri po shkonin mirë jo vetëm falë punës së organizatorëve italian, por edhe falë cilësive shekullore ushtarake të popullit shqiptar”. 5

Çështja e përgatitjes ushtarake u la nën drejtimin e Gjeneral Parinit, i cili së bashku me ekipin e tij në dy vitet e para të monarikisë, pra deri në vitin 1930 bëri vetëm inspektime dhe

1 DDI, Serie VII, V.7, Nr. 81, (Letër e Lojaconos për nënskretarin e jashtëm Grandi, dt. 21.10.1928)

2 DDI, Serie VII, V.7, Nr. 145 (Telegram i Solas për Lojaconon, dt. 5.01.1929)

3 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 113, Fl. 61 ( Artikull botuar në floteren italiane “Echi Commenti” dt. 4.1.1928

“Përgatitja ushtarake në Adriatik”) 4 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 137, f. 147-149 (Telegrami i Lojaconos për Grandin, tetor 1929)

5 DDI, Serie VII, V.7, Nr. 169, f. 185 (Telegram i Mussolinit për mbretin Zogu, dt. 19.1.1929)

Page 38: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

14

studime të situatës. Në vitin 1929, kishte më shumë italianë ushtarak në vend se sa një vit më parë sikurse shkruante edhe një gazete britanike.1 Në vitin 1930 rezultonte se shpenzimet e ushtrisë kishin kapur afërsisht shifrën prej 15 milion fr.ari nga 6 milion fr.ari që ishin parashikuar fillimisht. Nëse merrej parasysh se buxheti i Shqipërisë kapte shifrën prej 25-26 milion fr.ari, dhe nga këto 15 milion fr.ari shkonin për zërin e ushtrisë, diferenca e mbetur ishte 10-11 milion fr.ari e cila duhej të mbulonte shpenzimet e gjithë ministrive të tjera.2

Organizimi ushtarak mbështetej mbi rritjen e ushtrisë dhe të milicisë paraushtarake, zvogëlimin e njësive efektive për të lejuar në ketë mënyrë rritjen e njësive kuadro, përdorimin e njësive kuadro për stërvitje dhe organizimi i bandave guerrilase për të plotësuar efiçiencën ushtarake të vendit. Për të arritur këtë kërkohej që një pjesë e mirë e drejtuesve të shkolloheshin.

Një element shumë i rëndësishëm që do të bënte efikase strategjinë e Italisë ishte të rrënjoste besimin tek mbreti, tek funksionarët edhe tek populli. Populli ishte skeptik në lidhje me ndërhyrjen italiane në vend. Italia shpresonte se nëpërmjet veprave madhore do të bënte të mundur që populli të kuptonte se në të vërtetë, kishte në krah një aleate të vërtetë e të sinqertë. Ndër operacionet që u ndërmorën ishin organizimi i Kryqit të Kuq, hapja e shkollave profesionale, organizimi civil i administratës, ngritja e shërbimeve ambulatore e sigurisht edhe puna e Gjeneral Parianit në kuadrin e fuqizimit të ushtrisë. Nëpërmjet kësaj vepritamtarie të larmishme të Italisë, populli më në fund do të kuptonte se Italia është e intersuar sinqerisht për pavarësinë politike dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Por pavarësish shpresave dhe qëllimeve, në përfundim të një analize të hollë, ministri Sola dilte në konkluzionin se në të vërtetë Italia nuk kishte arritur të fitonte zemrën e popullit, i cili vazhdonte të ishte kundërshtues. Kjo kishte ndodhur edhe për shkak të gabimeve të kryera nga drejtuesit e Bankës së Shqipërisë dhe të kompanisë A.G.I.P. Veprimtaria e Bankës, e shoqërisë së naftës dhe e SVEA-s ishin sulmuar në mënyrë të përsëritur nga shtypi dhe kjo kishte njollosur imazhin e përgjithshëm të Italisë por dhe kishin eklipsuar gjithë veprimtarinë tjetër të saj.3

Megjithatë është e pamohueshme se pas shpalljes së monarkisë, falë konsolidimit të marrëdhënieve Itali-Shqipëri, në vend shënoheshin përparime të dukshme. Përparimet ishin të dukshme dhe të prekshme në fushën e infrastrukturës, në fushën e tregtisë, në arsim, në shëndetsi etj. Zhvillimet ekonomike sollën edhe vendosjen e rendit të brendshëm. Popullsia e veriut e cila ishte edhe më problematike, arriti të punësohej në një sër veprash që po ndërtohehsin si tarraca e fortifikime. Gjithashtu edhe Jugosllavia dukej se po hiqte dorë nga provokimi i protestave në veri apo incidenteve në kufi,4 megjithëse në fund të vitit 1929 pati disa incidente bandash në veri të vendit, pas të cilave u mendua se mund të kishte qenë dora e Jugosllavisë. Pavarësisht, nga gjithë këto rezultate, sikurse theksonte vetë ministri fuqiplotë italian në Shqipëri Ugo Sola, kjo nuk kishte mjaftuar për të rrënjosur simpati apo mirënjohjeje në vend. Sipas Solas, Jogosllavia ishte një vend i urryer nga populli, por Italia kishte rrënjosur dyshim dhe antipati në vend por megjithatë ishte disi e toleruar.5

Në anën tjetër të Adriatikut, në shtypin italian, këto “merita” bëheshin pjesë e propagandës fashiste dhe komentoheshin si të shenjta. Sipas këtyre publikimeve rezultonte se një

1 AQSh, Fondi 251, D. 289, f. 189 (Artikull botuar në gazetën britanike “Cristian Science Monitor”)

2 DDI, Serie VII, V.9, Nr. 388, f.555 (Raport i Gjeneral Parianit për Grandin, dt. 15.11.1930)

3 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 431, f. 515 (Telegrami i Solas për Mussolinin, dt.16.5.1930)

4 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 218, f. 228 (Telegram i Solas për Grandin, dt. 5.12.1929)

5 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 431, f. 516, (Telegram i Solas për Grandin, dt. 16.1.1930)

Page 39: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

15

nga detyrat e Italisë si një mike fortë dhe e sinqertë e Shqipërisë, ishte të hartonte një program për zhvillimin ekonomik të vendit, në saj të burimeve natyrore që vetë vendi ka. Sipas Mussolinit: “Shiqipëria ishte vendi i vogël por me rëndësi të madhe. Duheshin shfrytëzuar lumenjtë, të cilët kishin nevojë për kanalizime. Duhej realizuar tharja e kënetave në mënyrë që të hapeshin toka për t’u punuar, si dhe duhej zhvilluar tregëtia dhe industria. Të gjitha këto zhvillime do të sillnin fitime të mëdha për sipërmarrësit që do ti merrnin përsipër, por edhe për popullsinë vendase për të cilën do të hapeshin vende pune. Për këtë arsye duhej që fillimisht qeveria shqiptare të shfuqizonte ligjin që nuk lejonte ardhjen e punëtorëve të huaj në vend, të cilët do të sillnin tekonologjitë e nevojshme. Vetëm njerëzit e dyshimtë mund të mendojnë se politika italiane është një sipërmarrje për të ndërhyrë në punët e brendshme. Italia ka një interes të vetëm rrënjësor: të ndihmojë Shqipërinë e cila drejtohet nga një njeri i hekurt si Ahmet Zogu, dhe të sigurojë bashkimin e brendshëm të vendit si dhe pavarësinë dhe integritetin e tij.”1 Në emër të kësaj ndihme të pakufizuar dhe dashamirësie, specialistët italian vazhdonin të kryenin ekspedita për gjetjen e pasurive natyrore si naftë, minerale etj. Pavarësisht se deri në vitin 1929 kërkimet nuk kishin dhënë rezultate shumë pozitive, kishte inkurajim nga ana e qeverisë italiane që këto kërkime të vazhdonin.2

Dëshmi të kësaj propagande është përshëmbull edhe gazeta “La scuola fascista”, e cila më 8 Mars 1928 shkruante: “Politika e Ballkanit është kudo e paqëndrueshme dhe e rrezikshme. Si në Shqipëri, në Maqedoni, në Maxhari, në Besarbi sepse kudo është Italia. Sot të gjitha rrugët e Ballkanit nisen prej Romës. Filli kryesor prej Romës, kalon Adriatikun dhe njihet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, të cilin e zbukuron një arkitekt romak. Qoftë në paqe si dhe në luftë është e nevojshme që Shqipëria të jetë si një urë e forcuar e Italisë. Influenca italiane është më e mira dhe më e sigurta që mund ti jepej popullit të ri. Vetëm me ndihmën italiane Shqipëria mund të shpresojë të jetë e re. Por kjo gjë nuk mjafton. Orientimi strategjik i Shqipërisë, rrugët e saj ushtarake, relievi i tokës, zbatohen me ndihmën dhe me bashkëpunimin e oficerëve italian të xhenios, të artilerisë, të cilët me zemër janë vënë në dispozicion të shtetit Adriatiko-Jonian. Por kjo influencë ushtrohet edhe mbi kulturën shqiptare nëpër shkolla, si dhe me anë të misionit të mrekullueshëm të arkeologjisë. Me ndihmën e Italisë, po ndërtohen ura, rrugë dhe hekurudha. Romakët me të mbaruar me rrugën Apia në Brindisi, do të fillojnë me rrugën Egnatia në Durrës”.3

Edhe autori italian Antonio Balduci i cili në këtë periudhë (1929) botoi në Itali një libër mbi Shqipërinë shprehet “Asnjë njeri tjetër më tepër dhe më mirë se Mussolini nuk ka punuar për përparimin e Shqipërisë dhe Italia është i vetmi komb i madh, i sigurt, nga e cila Shqipëria mund të shpresojë për ruajtjen e njësisë së tyre shtetërore”.4 Kjo ishte pjesë e propagandës fashiste për të bërë për vete sa më shumë mbështetës në Itali, në rrugën e ekspansionit politiko-ekonomik. Sigurisht Italisë do ti kushtonte financiarisht ky ekspansion.

Duhet të kemi parasysh se propaganda fashiste ka qenë një nga instrumentët më të fuqishëm të regjimit. Gazetat si dhe çdo institucion tjetër mediatik, përfshirë edhe institutet e kërkimit, ishin vegël në shërbim të regjimit për të realizuar synimet e tij. Nisur nga artikulli i

1 AQSh, Fondi 251, V. 1929, D. 376, f. 96 (Artikull botuar në gazetën italiane “Corriere della Sera” me titull

“Problemi ekonomik i shqipërisë”) 2 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 376, Fl. 101

3 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 114, Fl. 40 (Artikull botuar në floteren italiane “La scuola fascista” dt. 8.3.1928)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1929, D. 151, Fl. 19 (Artikull botuar në gazetën italiane “Gazzetta del Mezzogiorno” dt.

18.2.1929 me titull “Shqipëria”)

Page 40: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

16

mësipërm, i publikuar në “Corriere della Sera”, kuptohet se qëllimi i veprave të dobishme ishte që më pas të fillohej me politikën e pastër kolonizuese, e cila ishte menduar se do të zgjidhej nëpërmjet punëve botore. Sikurse shprehet edhe studiuesi Ennio Di Nolfo: “Mussolini e kishte kuptuar se Ballkani në përgjithësi nuk ishte tokë për koloni, por duheshin gjetur mënyra të kamuflluara dhe më të sofistikuara”.1

Të njëjtat mendime e komente vinin edhe nga shtypi ballkanik dhe evropian, i cili vazhdimisht dëshmonte mbi prezencën politiko-ushtarake-ekonomike të Italisë në Shqipëri. Përshembull në gazetën greke “Flinikis”, flitet për investimin ushtarak të Italisë në Shqipëri e sidomos në Ballkan. Në një artikull botuar më 29 tetor 1928 theksohej se Italia kishte ngritur godina ushtarake në Sazan, kishte vendosur markone, kishte ndërtuar bodrume e kishte instaluar topa nën tokë, kishte mbledhur ushqime dhe municione.2

Një tjetër gazete greke shpjegonte se protektorati i Italisë mbi Shqipërinë realizohej edhe me manovrat mbi Flotën Shqiptare. Sipas kësaj gazete, Italia e kishte bindur qeverinë shqiptare të mos ndërtojë flotë për mbrojtjen e vijës bregdetare. Pikërisht për këtë arsye ishte vendosur që dy anijet e flotës shqiptare “Skëndërbeg” dhe “Shqiponja” të shiteshin me ankand. Mbrojtja e vijës bregdetare iu la përfundimisht në dorë anijeve italiane, kurse për të luftuar kontrabandën, do të përdoreshin dy vaporeta të dhuruara nga Italia.3

Të gjitha koncesionet më të rëndësishme po i jepeshin Italisë, dhe shfrytëzoheshin prej saj, për interesat vetjake. Gazetat e huaja të vitit 1929, demaskonin demarshet e qeverisë italiane për ndërtimin e një sistemi të transportit ajror. Shikohej me skepticizëm dhe si pjesë e politikës kolonizuese zhvillimi i transportit ajror. Ekzistonin mendime, se në të vërtetë një vendi si Shqipëria nuk i hynte në punë transporti ajror, pasi shqiptarët mund të udhëtonin më mirë me anije për në Bari dhe se zor se mund të preferonin avionin. Kjo për faktin se Shqipëria nuk i kishte kushtet ekonomike për të investuar në një luks të tillë. Me fjalë të tjera, kjo bëhej nga Italia, me qëllim për të ndërtuar një bazë ajrore të cilën të mund ta shfrytëzojë kur të ishte gati për debërtimin e saj në Ballkan.4

Të tilla aludime transmetoheshin edhe nga shtypi jugosllav, i cili prekej drejpërdrejtë nga bashkëpunimi ushtarak. Gazetat jugosllave komentonin, se Italia kishte bërë plan që Zogun ta shpallte një lloj “Cari në Ballkan”, i cili do të ishte vasal i Italisë. Në këtë mënyrë realizohej ëndra e përhershme mbi ringjalljen e Perandorisë Romake, e cila do të përmblidhte Italinë dhe gjithë Gadishullin Ballkanik me kryeqytet Romën.5

Megjithëse Italia kishte hedhur tashmë rrënjët e hegjemonisë së saj, Zogu përpiqej të ndërtonte një politikë të jashtme gjithpërfshirëse, sidomos me botën e qytetëruar, por edhe me shtetet fqinje. Shqipëria vazhdonte të merrte pjesë në të gjitha aktivitetet e Lidhjes së Kombeve nëpërmjet delegacioneve. Edhe me Mbretërinë e Bashkuar kishte disa inciativa si përshembull

1 Ennio Di Nolfo, Mussolini e la Politica Estera Italiana 1919-1933. Padova: Cedam, 1960, f.164

2 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 113, f. 42 (Artikull botuar në gazetën greke “Flinikis” dt. 29.10.1928 “Italia zotuese e

Shqipërisë, Sazani fortesë dhe tradhëtia e një dogme”) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 113, f. 46, (Artikull botuar në floteren greke “Esperinis” dt.9.10.1928 “Qeveria

shqiptare shet flotën e vetë”) 4 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 113, Fl. 4 (Artikull botuar në floteren egjiptiane “Tachydromos” dt. 9.3.1928

“Italianizimi i Shqipërisë”) 5 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 113, Fl. 52 (Artikull botuar në floteren jugosllave “Pravder” dt.24.9.1928

“Marrëdhëniet Romë-Tiranë”)

Page 41: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

17

nënshkrimi i një traktati tregëtie. E njëjta gjë ndodhte edhe me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat Zogu pohonte se ishte arritur një traktat natyralizimi dhe nënshtetësie. Sipas fjalëve të Zogut në hapjen e sesionit parlamentar në vitin 1931, ai shpresonte që po në këtë frymë Shqipëria të arrinte të organizonte marrëdhëniet e saj edhe me Greqinë, pasi një nga pikësynimet e qeverisë do të ishte realizimi i një politike të fqinjësisë së mirë.1

Njëkohësisht me implementim e planit ushtarak, Italia punone edhe për realizimin e pikës së tretë të programit të saj: “Martesa e Mbretit”. Në konceptin italian një mbret i martuar ishte më i sigurt dhe më me këmbë në tokë se një mbret beqar. Sikurse shprehet Sola në një telegram për Mussolinin: “Ne i propozuam të martohej për të njëjtën arsye që i propozuam të shpallet mbret, pra për të stabilizuar pushtetin e tij.”2

Që në vitin 1929 Ugo Sola kishte tentuar ta bindte Zogun të martohej, madje i kishte treguar edhe fotografinë e një princeshe italiane. Mirëpo Zogu pretendonte se nëse do të martohej me një princeshë italiane (pavarësisht se Kushtetuta nuk e përcaktonte se duhej të martohej me gjak blu), kjo duhej të ishte me prejardhje nga fisi i Savojës, pra nga dinastia e Mbretit Vittorio Emmanuele.3 Në fakt, Zogu ishte i vetëdijshëm se Mbreti i Italisë nuk do të pranonte kurrësesi këtë, por kjo kishte qenë një manovër e tij për refuzuar këtë propozim. Sikurse vetë Zogu e kishte parashikuar Vittorio Emanuele,4 ishte irrituar shumë kur mori vesh kërkesën e tij, pasi nuk e quante aspak dinjitoze.5

Në fakt Zogu u përpoq me të gjtha mënyrat për të shmangur martesën me një italiane. Sa herë që Sola ia propozonte idenë e martesës ai nxirrte të tjera justifikime si: mungesa e kushteve fizike e infrastrukturore, mungesa e një oborri mbretëror, mungesa e një shtëpie apo kushte të tjera që do të duheshin për një dasëm mbretërore, mungesa e hoteleve dinjitoze për të ftuarit, mos përfundimi i vilës mbretërore në Durrës, mos përfundimi i rrugës Tiranë – Durrës, etj. Argument tjetër i gjetur për të shtyrë martesën ishte edhe fakti, se ai nuk dëshironte të martohej me një myslymane. Përderisa ishte vetë myslyman, mendonte se myslymanët do ta mbështesnin me ose pa nuse myslymane. Atëherë mendonte që me martesën e tij të bënte për vete komunitetin kristian. Zogu nuk donte që Shqipëria të identifikohej si një shtet myslyman sepse nuk dëshironte ta shihte Shqipërinë si një ishull i vetmuar në mes të Evropës kristiane. Shqipëria duhej të hynte e të bënte pjesë në familjen evropiane, të merrte traditat dhe principet e saj, e të linte pas ato myslymane.6 Ndër justifikimet e përdorura nga Zogu për të shmangur martesën, ai nuk nguroi t’i rrëfente Solas në një bisedë pothuajse intime, se ai as fizikisht nuk ndjehej gati. Pas kësaj ministri italian e kuptoi se mbreti nuk ishte gati për t’u martuar dhe vendosi të mos i rikthehej çështjes për disa kohë.

Me sa kuptohet Zogu dëshironte të shmangte martesën me një italiane, pasi kjo do të shtonte influencën e Italisë në vend. Por nga ana tjetër, ai vetë i kishe kërkuar ministrit amerikan ti popozonte një kandidate amerikane për nuse me kusht që të ishte e pasur dhe e bukur.7 Çështja e “Martesës së Mbretit” do të zgjidhej përfundimisht në vitin 1938 kur Zogu u martua me 1 AQSh, Fondi 146 (Parlamenti), V. 1931, D. 2, Fl. 8 (Fjalim i Ahmet Zogut në Kuvend)

2 DDI, Serie VII, V. 7, Nr .322, f.334 (Letër e Solas për Mussolinin dt. 16.3.1929)

3 Piero Quaroni. Valixhja Diplmatike. Tiranë: Albinform, 1993, f. 126

4 Në fakt edhe në 1937 kur Ciano i kishte propozuar një kandidate nga një familje fisnike Durini, Zogu përsëri e

kishte shmangur 5 P. Quaroni, Valixhja….f.114

6 DDI, Serie VII, V. 7, Nr.322, f.334 (Letër e Solas për Mussolinin dt. 16.3.1929)

7 I. Ikonomi, Faik Konica….f. 104

Page 42: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

18

princeshën Geraldinë Appony nga Hungaria. Dëshmitar i dasmës së Zogut ishte vetë Ministri i Jashtëm i Italisë, Konti Galeazzo Ciano. Ky i fundit i dha një tjetër drejtim marrëdhënieve mes dy vendeve që në krye të herës kur merr postin e minstrit të jashtëm më 1937.1

Megjithëse Italia dështoi me çështjen e vendosjes së një princeshe italiane në fronin mbretëror, kishte qenë e sukseshme në ndërtimin e hegjemonisë së saj në sektorin ekonomik. Dominimi ekonomik italian, u forcua edhe më shumë në prill të vitit 1931, kur ndërmjet qeverisë italiane dhe asaj shqiptare u realizua ratifikimi i një huaje afatgjatë kundrejt Shqipërisë. Qeveria italiane akordoi një hua prej 10 milion fr.ari, të cilat mund të jepeshin çdo vit, duke filluar që nga viti financiar 1931-1932, për një afat 10 vjeçar, pa asnjë kamatë. Ndër vite, huaja shkonte deri në shifrën 100 milion fr.ari. Huaja u dha me kusht që kthimi i shumës së përgjithshme, në përfundim të afatit 10 veçar, do të amortizohej kur qeveria shqiptare të marrte iniciativën, pa rënduar në gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit dhe me kusht që të ardhurat e buxhetit të shtetit, të arrijnë shumën e 10 milion franga ari në vit.2

Si shpërblim për huanë, Mbreti Zogu pranoi që ushtria shqiptare të kalonte e gjitha në duart e Gjeneral Parianit. Gjithashtu një tjetër çmim i huasë ishte edhe vendimi për pranimin e kolonëve italian në Shqipëri. Sikurse dëshmon Ali Këlcyra, Zogu pranoi që të vendoseshin dhe 15.000 kolonë italianë në Shqipëri. Ndërkohë që në Parlament ratifikohej huaja, nga Porti i Brindisit niseshin kolonët për në tokat pjellore të Myzeqesë.3

Këto kompromise u botuan nga artikujt e botuar në shtypin e kohës, i cili u mor jo pak me ketë marrëveshje. Kështu në gazetën “Liria e Kombeve” e cila botohej nga diaspora shqiptare në Gjenevë, u botua një artikull sipas të cilit, përpara se qeveria italiane të jepte huanë i ka vënë kushte të forta Tiranës ku përfshiheshin edhe vendosja e 20.000 familjeve italiane me banim në Myzeqe (në formë kolonësh). Gjthashtu po sipas kësaj gazete, si pasojë e këtij kompromisi, Italisë do t’i dorëzohej komanda mbi ushtrinë shqiptare, do të vendosej një zëvendës ministër italian në çdo ministri si dhe do të ndërtohej një bankë bujqësore e organizuar nga italianët sipas sistemit të tyre.4 Në fakt këto kushte nuk gjenden në dokumentacionin zyrtar, por edhe në shtypin italian dhënia e huasë u komentua si një instrument që Italia po përdorte për ta kthyer Shqipërinë në një koloni italiane dhe kjo hua do të ishte në dobi të hegjemonisë italiane jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.5

Nuk kanë munguar edhe komente nga gazeta të tjera evropiane. Ato theksonin se pas dhënies së kësaj huaje dhe kompromiseve që ajo përmbante, Italia i kishte të gjitha kushtet të fillonte një politikë ballkanike dominuese. Përshembull në një artikull i botuar në gazetën gjermane “Ostdentsche Morgenpost Beuthen” më 6 gusht 1931, shkruhej: “Qëllimi i Italisë nuk është vetëm shtimi i armatimeve në Shqipëri, por edhe zgjerimi ballkanik i saj. Misioni i Italisë, është sigurimi i Kanalit të Otrantos, por në Shqipëri, Italia gjen buzën për një ekspansioni në Ballkan. Për këtë arsye Italia mundohet për sigurimin e anës tjetër të Adriatikut. Traktatet e Paqes në Paris nuk e përmbushën dëshirën e Italisë. Rruga e Detit Adriatik iu dha Dalmacisë,

1 Massimo Coltrinari. Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri. Tiranë: LBN Editor, 2013, f. 66

2 AQsh, Fondi 146, viti 1931, Dosja 81, fq 5-6 (Raport justifikues i huasë, dt. 12.3.1931)

3 Ali Këlcyra. Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri, 2012, f. 348

4 AQSH, Fondi 251, V. 1931, D. 77, Fl. 12, (Artikulll botuar në fletoren “Liria e Kombeve” dt. 21.11.1931 “Krejt

drejtimi i qeverisë shqiptare në duart e Italisë”) 5 AQSh, Fondi 251, V. 1931, D. 191, Fl. 1, (Artikull botuar në gazetën italiane “Giornale d’Italia”)

Page 43: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

19

por askush në Itali nuk e beson se kjo do ti mbesi Jugosllavisë dhe presin ditën kur do ta përvetësojnë nën flamurin dhe regjimin fashist”.1

Ndërkohë, dimensioni ballkanik i politikës italiane vërtetohet edhe nga botimet e ndryshme në Itali. Në këto publikime gjejmë argumentin se Italia kishte nevojë të krijonte një lloj sigurimi ekonomik, politik dhe strategjik në Ballkan. Në gazetën “Vita Industriale e Commerciale” theksohej se Italia kishte nevojë të zgjerohej, të gjente tregje të reja, të hapte vende të reja pune. Këtë mund ta realizonte nëse shkatërronte shtetin jugosllav dhe rrëmbente viset e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Dalmacisë, Kroacisë etj., që kishin një sipërfaqe pesë herë më të madhe se Shqipëria. Kjo mund të arrihej dhe hapi i parë ishte hedhur duke zaptuar Shqipërinë, gjë që kishte vënë në rrezik të gjitha provincat jugperëndimore të shtetit jugosllav, e sidomos fushat e begata të Vardarit. Kështu serbëve i kishte lindur nevoja ti bënte ballë ushtrisë italiane e vendosur në majat më të larta të bjeshkëve të Shqipërisë.2

1 AQSh, Fondi 256, V. 1931, D. 191, Fl. 3 (Artikull botuar në gazetën gjermane “Ostentsche Morgenpost Beuthen”

dt. 6.8.1931) 2 AQSh, Fondi 256, V. 1932, D. 77, Fl. 7 (Artikull botuar në gazetën italiane “Vita Industriale e Commericiale” me

titull “Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”)

Page 44: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

20

1.3 Acarimi i marrëdhënieve mes Zogut dhe Mussolinit

1.3.1 Dilema e rinovimit të Paktit të Miqësisë

Deri në vitin 1930 Italia bënte sikur nuk i kuptonte kapriçot e Zogut dhe lojën e dyfishtë të tij. Kjo ndodhte sepse ishte në strategjinë e saj politike të mos merrej me këtë çështje për momentin. Në fund të fundit Italia i kishte lidhur dy marrëveshje të rëndësishme dhe kishte dhënë edhe një hua’ të cilën mund ta përdorte si mjet shtrëngimi. Nga ana tjetër, interesi kryesor i Zogut, kundrejt Italisë shtrihej në aspektin ekonomik, sepse Shqipëria nuk kishte asnjë mundësi reale për tu zhvilluar, përveçse nga ndihma dhe investimet italiane. Zogu ishte i vetëdijshëm, se prania italiane në gjithë jetën e vendit ishte domosdoshmëri, por përbënte edhe rrezik. Këtu fillonte edhe dilema e tij si mbret: të lejonte dominimin dhe varësinë ekonomike, apo të përpiqej për një lloj pavarësie?

Fakti ishte se investimet italiane në Shqipëri, midis viteve 1926-1933, arrinin afërsisht në shirën 78 milion fr.ari. Në saj të këtyre investimeve u ndërtuan qindra kilometra rrugë, mbi 1000 ura, godina ministrore të ndryshme, bulevardi i Tiranës, porti i Durrësit si dhe fusha aviacioni në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjithashtu Shqipëria përfitoi edhe nga ekspertiza italiane pasi në vitin 1930, kishte 245 italian që punonin për qeverinë shqiptare.1 Të gjtha këto vepra infrastrukturore kishin një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e varfër të Shqipërisë. Ato shënonin një përparim të dukshëm. Por bashkë me zhvillimin, këto vepra forconin edhe hegjemonië italiane në vend. Filloi të ndihej një lloj pakënaqësie popullore, që gjithsesi mund të ketë ndikuar në fillimin e acarimit të marrëdhënieve mes Zogut dhe Mussolinit, pikërisht në fillim të vitit 1930.

Në korrik të vitit 1929, Ugo Sola u tërhoq nga misioni diplomatik në Shqipëri e në vend të tij si ministër fuqiplotë u delegua Antoni Meli Lupi Di Soragna. Kjo u bë për të rifreskuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për t’i dhënë një dorë krizës që sapo kishte filluar. Kriza diplomatike shoqërohej edhe me situatën kritike në të cilën ndodhej Shqipëria: krizë ekonomike, pakënaqësi e përhapur në popull, ulje alarmante e të ardhurave të shtetit, mbledhje e paktë e taksave, rrijtje e pajustifikueshme e shpenzimeve, përdorim abuziv i fondeve etj. Vetë ministri shqiptar i financave Kol Taçi, në një bisedë informale me Soragnan ishte shprehur se ishte i terrorizuar nga e ardhmja ekonomike që e priste vendin.2

Në vitin 1931 skadonte afati pesë vjeçar për rinovimin e Paktit të Parë të Tiranës, nënshkruar më 27 Nëntor 1926. Zogu fillimisht është shprehur, madje me shumë entuziazëm, se ishte dakort që pakti të rinovohej, nëse edhe Mussolini e dëshironte këtë. Këtë mendim Zogu e ka pohuar një një takim me Soragnën, në shtatorin e të vitit 1930, shumë më përpara se të kërkohej madje edhe ndihmën financiare,3 pra borxhin 100 milionësh.

Rreth një muaj më pas, rezultoi se mbreti nuk dëshironte që ky pakt të rinovohej, por ndërkohë nuk kishte as guximin për ta shfaqur këtë vullnet. Atëherë, si zakonisht përdori teknikat e tij bazuar në skenarë, prapaskena dhe shfrytëzim personash. Kështu, më datë 23 tetor 1930, plot një vit përpara përfundimit të afatit, dërgoi në zyrën e legatës së Italisë, ministrin e jashtëm Xhemil Dino, i cili në vend që të bisedonte me Soranjën, ministrin fuqiplotë të sapo emëruar, bisedoi me Solan, i cili tashmë ishte tërhequr. Ministri Dino kishte lënë të kuptohej se Zogu do ta

1 Jason Tomes. “The Italo-Albanian Enstrangement 1933-35”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Toena, 2011,

f. 64 2 DDI, Serie VII, V.9, Nr. 260 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 18.9.1930)

3 DDI, Serie VII, V. 10, Nr.297, f.464-467 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt.29.5.1931)

Page 45: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

21

kishte mirëpritur një iniciativë për mos rinovimin e paktit nga ana e Romës. Me pak fjalë, ishte bërë një pseudo propozim që pakti të mos rinovohej, por Zogu dëshironte që kjo të mbetej një iniciativë italiane. Në fakt, Sola kishte qartësuar pozicionin e tij, duke iu përgjigjur se ai nuk ishte i autorizuar as të përgjigjej, as të dëgjonte në lidhje me këtë çështje, pavarësisht se mendimin e tij ia kishte shprehur Lojaconos, kryetarit të Zyrës për Shqipërinë në Pallatin Chigi. Sola ishte i vetëdijshëm, që nuk mund të rinovohej një pakt për të cilin gjithë populli ishte kundër.1

Kjo situatë diplomatike e karakterizuar nga koasi dhe konfuzioni, rëndohej më tepër edhe nga vetë pozicioni i Italisë, në lidhje me këtë çëshjte. Qëndrimi i Italisë ishte kompleks e ndoshta edhe i pa përcaktuar mirë. Italia dëshironte që pakti të rinovohej, por nga ana tjetër nuk donte që ta kërkonte me shumë insistim një gjë të tillë, pasi do të intrepretohej si shenjë dobësie e Italisë kundrejt Shqipërisë. Në filozofinë e diplomacies italiane ishte Shqipëria që kishte nevojë për Italinë dhe jo e kundërta.2 Ndaj duhej të ishte Shqipëria që ta kërkonte rinovimin e Paktit.

Mussolini personalisht mendonte se rinovimi i paktit ishte në radhë të parë një riafirmim i solidaritetit italian për dinastinë mbretërore, pra për Zogun. Por nga ana tjetër, po sipas Mussolinit, nëse pakti nuk do të rinovohej, opinioni publik ndërkombëtar dhe shqiptar mund të dilte në konkluzion, që kishte një ftohje midis Shqipërisë dhe Italisë.3 Pra, në vija të përgjithshme, rinovimi duhej bërë por nuk ishte aq shumë rëndësishëm për Italinë.

Paralelisht me mendimin e mësipërm të Mussolinit, pozicionohet opinioni i Gjeneral Parianit, i cili ishte një profesionist i respektuar në instancat më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme italiane, si dhe njohësi më i mire i çështjeve ushtarake mes Shqipërisë dhe Italisë. Në një takim me Lojaconon në Romë, Pariani ishte shprehur se nuk ishte dakort për rinovimin e paktit. Sipas Parianit: “Sa më pak letra ka në qarkullim, aq më mirë është”.4

Sipas Soranjës, është e mundur që Zogu të ketë ndryshuar mendim për rinovimin e paktit pasi është njohur me opinionin e Gjeneral Parianit, pasi në fjalët e tij, minsitri Xhemil Dino është shprehur pak a shumë, se në marrëdhëniet ushtarake është mirë të ketë sa më pak letra në qarkullim, pra sa më pak dokumenta të shkruara.5

Kjo situatë pështjellimi diplomatik zhvillohet në një moment kur ishte duke ndryshuar edhe kuadri i përgjithshëm ekonomik e politik evropian. Vitet 1930-1931 korrespondojnë me periudhën e Depresionit të Madh që kishte nisur në ShBA në 1929, e po shtrinte efektet edhe në Evropë. Pikërisht në këto vite, Fuqitë e Mëdha filluan ti shihnim me sy tjetër marrëdhëniet me njëra – tjetrën. Kështu Mbretëria e Bashkuar kishte shpallur haptazi synimin e saj se nuk dëshironte konflikte në Evropë. Mussolini po ashtu, kishte ndryshuar këndvështrimin e tij. Ai ishte shprehur se nuk do të rinovonte Paktin e Tiranës, nëse do të arrinte të kishte një

1 DDI, Serie VII, V. 9, Nr. 323, f. 462-463 (Shënim i të ngarkuarit me punë për Shqipërinë Lojacono për ministrin e

jashtëm të Italisë, Grandi dt. 23.10.1930) 2 B. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja…, f. 220

3 DDI, Serie VII, V. 9, Nr. 323, f. 462-463 (Shënim i të ngarkuarit me punë për Shqipërinë Lojacono për Ministrin e

Jashtëm të Italisë, Grandi dt. 23.10.1930) 4 DDI, Serie VII, V.9, Nr. 323, f. 462-463 (Shënim i të ngarkuarit me punë për Shqipërinë Lojacono për Ministrin e

Jashtëm të Italisë, Grandi dt. 23.10.1930) 5 DDI, Serie VII, V.10, Nr.297, f.464-467 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt.29.5.1931)

Page 46: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

22

marrëveshje me Francën dhe nëse edhe kjo e fundit hiqte dorë nga pakti me Jugosllavinë.1 Kjo deklaratë u pëqeu britanikëve, prandaj nënsekretari i përhershëm i Foreign Office, në një takim me përfaqësuesin jugosllav në Londër, i bëri me dije këtij të fundit se qeveria britanike dëshironte që Jugosllavia të rifillonte bisedimet me Italinë për një marrëveshje që do të siguronte pavarësinë e plotë të Shqipërisë.2

Më 6 nëntor 1930 Zogu zhvilloi një takim kokë më kokë me Soragnën, për të diskutuar edhe një herë mbi Paktin. Në këtë takim, Soragna kishte luajtur rolin e avokatit të djallit. Ai hiqej si një këshilltar besnik i mbretit, duke i dhënë mundësinë atij të shprehej i qetë në lidhje me rinovimin. Soragna e kishte marrë këtë pozicion pasi ndihej i lehtësuar, sepse tashmë i kishte marrë udhëzimet nga vetë Mussolini, sipas të cilit pakti në vetvete nuk përbënte ndonjë rëndësi. Në këtë takim, Zogu ishte shprehur se tashmë raportet mes Italisë dhe Shqipërisë ishin kaq intensive (madje pritej të bëheshin edhe më intensive me ndërhyrjen e re financiare që do të bëhej nga ana e Italisë), saqë nuk ishte i nevojshëm rinovimi i paktit. Përsa i përket nenit 1 të paktit mbi ndërhyrjen e Italisë në raste sulmi nga jashtë, Zogu kishte deklaruar se ndjehej i sigurtë se nuk do të bezdisej më nga sulme e të tilla. Edhe në rast se për ndonjë arsye kjo do të ndodhte, ishte Traktati i Aleancës që e mbronte. Për të mos i lënë shkak konkluzioneve jo dashamirëse të opinionit publik, Zogu kishte propozuar të dërgonte një telegram tek Mussolini në fund të muajit nëntor, duke i lënë të kuptonte se Pakti i Miqësisë ishte asimiluar nga Traktati i Aleancës, i cili mbetej ende në fuqi.3

Në fakt, Soragna u qortua nga shefi i tij, ministri i punëve të jashtme Grandi, i cili menjëherë e udhëzoi të mos merrte më përsipër të bënte këshilltarin e Zogut. Grandi mendonte se do të ishte efikase të linte ngjarjet të rridhnin dhe të shikonte në radhë të parë cili do të ishte reagimi i Jugosllavisë, pasi kjo përbënte më shumë interes për Italinë. Nëse rast se Jugosllavia do të bënte deklarata në lidhje me çështjen në fjalë, Zogu menjëherë do ta ndjente si presion. Në këtë rast Soragna, mund të luante rolin e pseudo këshilltarit besnik. Kështu, pa rënë në sy, mund ti jepte Zogut idenë se midis Italisë dhe Jugosllavisë, po nënshkruhej diçka e fshehtë.4

Zogu u mundua të gjente argumente për mos rinovimin e paktit e më në fund arriti në një justifikim, pak a shumë bindës. Kjo shprehet qartë në një qarkore të Ministrisë së Punëve të Jashme drejtuar të gjitha legatave të vendit tonë, me qëllim shpjegimin e mospërsëritjes së Paktit të Parë të Tiranës. Ishte e rëndësishme që përfaqësuesit e misioneve diplomatike të ishin në të njëjtën linjë mendim. Sipas kësaj qarkoreje: “Në Traktatin e Aleancës së vitit 1926 u vendos që marrëveshjet politike mes dy shteteve do të mbeten në fuqi deri në mbarim të afatave të tyre. Duke qenë se Pakti i Miqësisë dhe i Sigurimit më 27 nëntor 1926, pas një kohe 5 vjeçare mori fund më 27 tetor 1931, nuk u pa e nevojshme që të përsëritej. Vetëm traktati i vitit 1927, i cili është edhe shpirti i raporteve ndërmjet dy shteteve miq dhe aleate mbetet në fuqi. Mos përsëritja e paktit të parë, nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë, si fund i miqësisë shumë të ngushtë dhe vëllazërore që lidh popujt tanë në bazë të traditave shekullore dhe interesave të tyre të

1 Franca dhe Jugosllavia kishin nënshkruar një pakt miqësie pikërisht pas Paktit të Parë të Tiranës, si një

kundërpeshë dhe si një kundër përgjigje për Italinë 2 A. Cici, Marrëdhëniet ….f.186

3 DDI, Serie VII, V. 9, Nr. 372, f. 530 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 13.11.1930)

4 DDI, Serie VII, V. 9, Nr. 375, f. 534 (Telegram i Grandit për Soragnan, dt. 15.11.1930)

Page 47: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

23

përbashkët që rrjedhin prej pozitës gjeografike. Miqësia e Shqipërisë me Italinë, mbetet gjithmonë e gjallë dhe bashkëpunimi i përzemërt vazhdon si më parë”.1

Mospërsëritja e paktit tërhoqi vëmendje të konsiderueshme mediatike. Kështu gazeta gjermane “Hamburger Nachrichen”, botoi një artikull me titull “Traktati i Tiranës i cili shkaktoi një acarim të përgjithshëm”. Në këtë artikull interpretohet politika e ndjekur nga Zogu pas marrjes së fronit mbretëror. Kjo politikë bazohej në parimet e fqinjësisë së mirë (përfshirë edhe Jugosllavinë), në modernizimin dhe zhvillimin ekonomik si dhe në sigurimin e rendit publik (ku i referohet kryengritjeve në Dukagjin). Paktet e 1926 dhe 1927 ishin lidhur sipas caktimeve të traktatit të Lidhjes së Kombeve, pra në asnjë rast nuk flitet për protektorat. Pas katër viteve të lidhjes së traktatit Shqipëria kishte arritur të siguronte fare mirë politikën e saj të brendshme dhe të jashtme, sikurse nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në gjithë historinë e saj. Ky efekt u ndie edhe në Jugosllavi, e cila ishte e para që filloi të zbutet nga traktati, sepse që me ratifikimet e tyre nuk ka se çfarë t’i bëj Shqipërisë. Po kështu ndodhi edhe me kërcënimet e fqinjëve të cilat morën fund.2 Pra me pak fjalë pakti nuk i duhej më Shqipërisë.

Shumë pak ditë pasi ishte sqaruar pozicioni për mos rinovimin të Paktit të Miqësisë, si të mos kishte ndodhur gjë, Zogu trokiti edhe njëherë në dyert e Italisë për të kërkuar përsëri një ndihmë financiare. Sipas mbretit Italia kishte detyrimin moral të asistonte Shqipërinë, jo vetëm sepse aleanca me Italinë ishte shumë e çmuar por edhe sepse organizimi i ushtrisë ishte në proces e sipër. Sipas Zogut (që në fakt përdorte të njëjtën llogjikë me atë të Parianit) gati 15 milion fr.ari nga 25 milion që ishte i gjithë buxheti publik shqiptar, shkonte për ushtrinë. “Ushtria shqiptare – sipas Zogut- duhej konsideruar si një mjet i përbëshkët i mbrojtjes dhe i sulmit, madje shërbente si një zgjatim i ushtrisë italiane”. Si e tillë është e destinuar të funksionojë nën direktivat dhe interesat e bërthamës kryesore, pra të Ushtrisë Italiane”. Mirëpo Shqipëria ndodhej në mes të një krize, me burime financiare të kufizuara dhe për ketë arsye do t’i duhej të zvogëlonte shpenzimet e ushtrisë. Përveç kësaj, Zogu propozoi edhe ngritjen e një gazete të re qeveritare nën drejtimin e ministrit të brendshëm. Kjo gazetë do të shërbente për krijimin e një kulture evropiane, e orientuar jo drejt Parisit apo Londrës, por drejt Italisë. Sipas një llogarie që mbreti kishte bërë, i duheshin rreth 10 milion fr.ari në vit për rimëkëmbjen e ekonomisë.3

Kjo manovër e pahijshme, me nuanca shfrytëzimi dhe me mungesë të theksuar serioziteti dhe mirënjohjeje, solli zemërim tek pala italiane. Dukej se Italia kishte kaluar në një rol të dorës së dytë, me të cilën mbreti mund të sillej si të donte. Kjo bëri që pala italiane të fillonte të rimendonte edhe njeherë pozicionin e saj në lidhje me rinovimin e paktit. Ministri i jashtëm i Grandi, në një refleksion të tij mbi paktin shprehej: “Në të vërtetë Italia nuk e kishte krijuar një ide’ të qartë mbi rëndësinë e rinovimit të paktit. Mbi të gjitha pala italiane nuk e dinte se deri ku e kur do të vazhdonte ndërhyrja finaciare e Italisë, por meqë Italisë do t’i duhet përsëri të harxhojë paratë e saj për Shqipërinë, atëherë duhet vepruar më shumë kujdes e mbi të gjitha i duhet dhënë një mësim mbretit.4

1 AQSh, Fondi 256, V. 1931, D. 71, f. 34 (Qarkore e Ministrisë së Punëve të Jashtme drejtur gjithë legatave

shqiptare në Evropë) 2 AQSh, Fondi 256, V. 1931, D. 77, f. 15-17 (Artikull botuar në gazetën “Hamburger Nachricheen” dt. 1.12.1931 me

titull “Traktati i Tiranës i cili shkaktoi acarime të përgjithshme”) 3 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 384, f.549 (Telegram i Soragnas për ministrin Grandi, dt.18.11.1930)

4 DDI, Serie VII, V..10, Nr.74, f. 125-126 (Telegrami i Grandit për Soragnën, dt.18.2.1931)

Page 48: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

24

Në mes të vitit 1931, pra pak muaj përpara se të vinte nëntori i 1931 i cili përcaktonte edhe skadencën e paktit, nga pala italiane, me orientimin e drejtpërdrejtë të Mussolinit, u vendos që pakti duhej të rinovohej patjetër. Kjo duhej bërë për shkak të impaktit në arenën ndërkombëtare. Megjithëse pakti i 1926 ishte thjesht një pakt miqësie, i cili deri diku, mund të mendohej i asimiluar gna Pakti i Garancisë, ai kishte një rëndësi të veçantë për pjesën tjetër të Evropës. Ky pakt konfirmonte atë që kishin vendosur vetë Fuqitë e Mëdha me anë të Deklaratës së Ambasadorëve në vitin 1921. Nga ana tjetër pakti kishte rezultuar i suksesshëm për sovranin, pasi kishte sjellë qetësinë dhe rendin e munguar.1

Ky ndryshim pozicioni i Italisë në lidhje me paktin koinçidon gjithashtu edhe me një moment tjetër delikat, që domosdoshmërisht do të ndikonte në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në fund të vitit 1930 Zogu pati probleme shëndetësore dhe menjëherë filluan përgatitjet për një vizitë kuruese në Vjenë. Italia dyshonte se mbreti mund të vdiste dhe atëherë investimi financiar dhe impenjimi i vazhdueshëm politik në Shiqipëri mund të shkonte dëm. Kjo situatë, e shoqëruar me sjelljen jo serioze të Zogut, bëri që Italia të ndjehej e pasigurtë dhe e pa kënaqur me aleancën e krijuar. Për këtë arsye ishte i domosdoshëm një ri-dizenjim të linjës së veprimit dhe politikës italiane.

Në dhjetor të vitit 1930 ministri i jashtëm Grandi e udhëzonte Soragnën të fillonte punën për rishikimin e terrenit dhe për gjetjen e një trashëgimtari, në rast se Zogu me forcë apo jo, do të duhej të largohej nga Froni Mbretëror. Udhëzimi i Grandit përfshinte tri fusha kryesore:

1) Studimi i situatës së brendshme të familjes mbretërore duke pasur parasysh anëtarët

meshkuj por edhe femra të familjes Zogolli; 2) Studimi i situatës së personaliteteve të familjeve më me ndikim, pershembull Marka

Gjoni në veri, Vërlaci në qendër e Vrioni në jug, pa harruar familjen Konica në zonën lindore. Pra bëhej fjalë për familje të cilat mund të merrnin vendin e familjes së Ahmet Zogut.

3) Studimi i elementëve tradicionalë si përshembull kleri i Shkodrës që mund të kenë ndikim tek popullsia vendase.2

Soragna menjëhërë filloi organizimin e punës. Më 31 dhjetor 1930 ai kishte dale në disa konkluzione, të cilat ia dërgonte Grandit. Sipas vlerësimit të Soragnës dhe informacione që kishte mbledhur ai shprehej: “Regjimi që do të vi pas zhdukjes se Zogut nuk do të jetë një regjim monarkik, por një regjim republikan. Zogu, sikurse Luigji XI përdor të dobtit dhe jo të fortët. Ministrat, prefektët, këshilltarët e tij, vlejnë vetëm si ekzekutues të veprave të tij duke manovruar në prestigjin dhe terrorin e mbretit. Ata janë shumë të aftë për të thurur intriga, për t’i vënë haraç tregtarëve, për të taksuar fshatarët dhe për t’u hequr si nacionalist. Nuk kanë kapacitet as për të mbledhur njëqind njerëz të armatosur rreth vetes, madje janë të paaftë edhe per të vrarë me porosi. Bëhet fjalë për njerëz që me të shpëtuar nga konfuzioni i parë, do të ktheheshin përsëri në skenë si intelektualë demokratë. Nga ana tjetër sikurse ka ndodhur në historinë e shumë vendeve të tjera, është edhe klasa e vjetër feudale e veriut dhe e qendrës që do të ngrinte kokën lart pas zhdukjes së Zogut dhe do të rigjente pushtetin e munguar e me shumë gjasa do të neutralizone popullsinë e jugut, që ka natyrë më demokratike, pasi nuk ka krerë natyror. Mos harrojmë se Zogu ishte një be dhe krye tribu, i cili arriti të imponohej me pak forca feudale dhe

1 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 403, f. 642-645 (Telegram i Grandit për Soragnan, dt. 15.7. 1931)

2 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 474, f. 701 (Telegram i Grandit për Soragnan dt. 23.11.1930)

Page 49: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

25

me një trupë mercenarësh sllav. Pasi mori pushtetin vendosi ligjet e monakisë absolute. Despotizmi ultra demokratik i Zogut u vendos me forcat feudale. Megjithatë në pesë vjet ai nuk arriti të krijojë një shtet të centralizuar dhe as nuk arriti ti heqë pushtetin familjeve të mëdha tribale”.1

Gjithashtu Soragna bëri edhe një përmbledhje të të gjitha familjeve me influencë dhe të eksponentëve të tyre në administratën e Zogut, pa harruar edhe tregtarët më në zë që operonin në Shqipërinë e mesme. Por në përfundim të raportit të tij, Soragna nuk dilte në një konkluzion se kush mund të kishte qenë sovrani më i pështatshëm për sigurimin e interesave italiane në Shqipëri pas rënies hipotetike të Zogut.2

Ngarjet që rrodhën e bënë edhe më kritike situatën diplomatike. Në shkurt të vitit 1931, Zogu niset për në Vjenë për tu kuruar. Në Vjenë ai i shpëton një atentati të organizuar nga kundërshtarët e tij emigrantë në Evropë. Kjo e bëri Zogun të mendonte se atentati ishte kurdisur nga Italia, gjë që e ashpërsoi edhe më shumë qëndrimin e tij kundrejt aleates së madhe. 3

Atentati vendosi në gjendje alarmi edhe Italinë, e cila mori masa të menjëhershme që vendi të mos bëhej objekt i ndonjë sulmi nga jashtë kufijve, por edhe i ndonjë spekullimi të shërbimeve sekrete. Ministri Grandi, udhëzoi përfaqësitë diplomatike të Ballkanit dhe Evropës të ishin dyfish vigjëlente gjatë kësaj periudhe, e nëse do të kishte ndonjë spekullim nga ana e mediave, ata duhej të tregoheshin të gatshëm të pohonin se gjendja e brendshme në Shqipëri ishte tepër e qetë dhe e sigurtë, gjë që e tregonte edhe largimi i mbretit për pak ditë.4

Gjatë gjithë periudhës së presidencës e deri pak vite pas shpalljes së monarkisë, vëmendja e Italisë ishte përqëndruar tek Zogu si person. Tani që jeta e tij ishte në rrezik si për shkak të shëndetit, si për shkak të veprimtarisë së tij, politika italiane nuk ishte më e sigurtë. Italia nuk i kishte kushtuar vëmendje ekspontentëve zëvendësues të figurës së Zogut. Italianët kishin qenë të bindur se Zogu njihte më mirë se kushdo mentalitetin shqiptar dhe ishte zgjedhja e duhur për të qeverisur vendin. Sigurisht që Italia kishte pasur bindjen se Zogu gjatë qeverisjes së tij do të mbante interesat e Italisë në mënyrë të patjetësueshme. Pikërisht investimin italian tek Zogu, ky i fundit e kishte shfrytëzuar në favor të tij.5

Ndërkohë Soragna mundohej të përfitonte sa më shumë nga mungesa e mbretit, për të studiuar situatën sa më imtësisht dhe për të hartuar një plan rezervë. Sipas Grandit mbreti mund të vonohej edhe më shumë seç ishte parashikuar, ndaj Italia duhej të ishte gati të përballonte çdo situatë. Soragna dhe Pariani u angazhuan të mblidhnin sa më shumë informacion nga jashtë kufijve, të ruanin me shumë vëmendje prefektët e çdo rrethi, të krijonin kontakte direkte me ministrin e brendshëm, të mbanin kontakte me krerët e familjeve me influencë, të krijonin një gjendje shpirëtore dhe atmosferë besimi.6

Ndërkohë gjendja shëndetësore e Zogut në Vjenë vazhdonte të përkeqësohej. Ai nuk arriti të operohej pasi, sipas mjekëve austriake, gjendja fizike nuk e përballonte. Kjo bënte të mendohej se Zogu me t’u kthyer në Shqipëri për t’u reabilituar, do të vdiste. Kjo situatë kërkonte 1 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 474, f. 701 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 31.12.1930)

2 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 33, f.48-49 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 24.1.1931)

3 A. Cici, Marrëdhëniet Shqiptaro-Italiane …, f.188

4 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 39, f. 59-60 (Telegram i Grandit për përfaqësitë e Berlinit, Moskës, Londrës, Parisit,

Washingtonit, Beogradit, Athinës, Tiranës, Vienës, Budapestit dt. 27.1.1931) 5 DDI, Serie VII, V.10, Nr. 102, f.159-163 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt.2.3.1931)

6 DDI, Serie VII, V.10, Nr. 41, f. 61-62 (Telegram i Grandit për Soragnan dhe Parianin, dt.28.1.1931)

Page 50: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

26

sa më shpejt një plan për gjetjen e një pasardhësi. Gjithashtu Italia tentoi të merrte informacion mbi gjendjen shëndetësore të Zogut edhe drejtpërdrejtë nga mjeku i tij Chvostek që e kishte kuruar në Vjenë.1 Megjithatë, në shkurt 1931, Zogu u rikthye në Shqipëri. Ai pati përmirësim të dukshëm, nga ku u kuptua se ai do të vazhdonte të jetonte e të mbretëronte.

Rikthimi i Zogut në detyrë, e vendoste Italinë përpara përgjegjësisë për të ndryshuar marshin e saj politik. Përderisa Zogu do të vazhdonte të ishte në pushtet, Italia hoqi dorë edhe nga mbështetja financiare e grupit antizogist të kryesuar nga Mustafa Kruja, pasi nuk ia vlente të harxhonte më para për këtë çështje. Megjithatë, Italia nuk hoqi dorë nga financimet për Hasan Prishtinën, pasi mendonte se ndoshta do të vinte momenti që do t’i duhej.2 Nga ana tjetër u vendos të insistohej për rinovimin e paktit, sepse, sikurse shpjegohet në udhëzimet e Grandit për Soragnën: “Mbretit i duhej treguar një herë e mirë se nuk mund të kishte alternativë tjetër përveçse Italisë, madje kjo duhej përforcuar edhe nga pakte të tjera në të ardhmen”.3 Me fjalë të tjera Italia kishte vendosur të tregonte dhëmbët.

Gjatë qeverisjes presidenciale, por sidomos pas ndryshimit të regjimit, Zogu kishte ndërtuar një skenar sikur ishte ai që drejtonte marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Këto marrëdhënie ishin tërërsisht në varësi të vullnetit dhe interest të mbretit. Shpesh herë ky skenar merrte edhe ngjyra nacionaliste. Si një makiavelist i regjur Zogu e kishte arritur këtë, duke nxitur shtypin dhe duke inkurajuar funksionarët e tij të mbanin një qëndrim disi anti-italian. Por fakti ishte se prestigji i monarkisë dhe i regjimit pas vitit 1930 kishte rënë dukshëm. Mbreti shkëlqente vetëm në thurjen e intrigave dhe nxitjen e veprimtarisë anti-italiane sa herë që i leveriste. Me pak fjalë, ishte e qartë se ai nuk kishte kapacitet për të qeverisur, për të ngritur një shtet, përveçse me ndihmën e Italisë. Në këtë mendim kishte arritur edhe Gjeneral Pariani, i cili njihej si mbështetësi më i denjë i mbretit dhe si personi që kishte punuar në mënyrë me intensive kokë më kokë me të. 4

Zgjënjimi i Italiasë kishte arritur kulmin, por sipas Soragnës nuk kishte ardhur momenti për të zgjedhur: me mbretin apo kundër mbretit. Nëse Italia do të hiqte dorë nga mbreti, qoftë edhe duke e eliminuar atë fizikisht, do të gjendej me një vend të ndarë mes intrigave e mbi të gjitha me një vend që në përgjithësi italianët nuk i donte. Nëse do të vazhdonte të ishte me mbretin, do të thonte të bënte diçka të pallogjikshme, duke pasur parasysh gjendjen e krijuar. Sipas Soragnës, nga fillimi i vitit 1931 e më tej, Italisë i leverdiste të vazhdonte me mbretin por të fillonte të përgatitej për mundësinë e dytë, pra kundër mbretit. Me fjalë të tjera Italia duhej të fillonte të mendonte për Shqipërinë dhe interesat që e lidhnin me të dhe jo më për Zogun. Kjo ishte arsyeja pse në fund Italia vendosi ti japë edhe një shans të fundit duke akorduar borxhin financiar prej 100 milion fr.ari.5

Dhënia e borxhit u realizua me një kujdes shumë të madh nga ana e Italisë, e cila nuk tregoi në asnjë rast, se borxhi kishte lidhje çështjen e rinovimit të Paktit të Parë të Tiranës. Si Pariani ashtu edhe nga Soragna vepruan me shumë delikatesë në këtë operacion. Ishte shumë e rëndësishme që mbreti të kuptonte se borxhi nuk jepej në këmbim të rinovimit të paktit. Këto

1 DDI, Serie VII, V..10, Nr. 43, f. 69 (Telegram i Grandit për Soragnën, dt.29.1.1931)

2 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 100, f. 157- 158 (Telegram i Grandit për Auriti (I dërguri me punë në Vjenë) dt. 2.3.1931)

3 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 74, f. 125 - 126 (Telegram i Grandit për Soragnën, dt. 15.2.1931)

4 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 102, f.159 - 163 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt.2.3.1931)

5 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 103, f. 166 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 2.3.1931)

Page 51: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

27

ishin dy gjëra lidheshin me njëra- tjetrën vetëm kronologjikisht. Por nga ana tjetër mbreti duhej të kuptonte se nuk mund të pranonte një dhuratë kaq të madhe pa rinovuar Paktin e Miqësisë.1

Pas shumë manovrave dhe demarsheve, në qershor të vitit 1931 u arrit programi i borxhit 10 vjeçar pa interes.2 Gjatë hartimit të dokumentacionit pala shqiptare kishte ngulur këmbë që data e fillimit të kthimit të huasë të vendosej sa më larg të ishte e mundur, por Soragna vetë kishte ndërhyrë që rimbursimi të ishte pa një datë të saktë, në mënyrë që të venitej gjithnjë e më shumë koncepti i huasë. Italinët nuk donin që financimit ti jepej nocioni i huasë. Duhej që këto para të ishin thjesht një financim, me anë të të cilit Italia të kishte në dorë ekonominë shqiptare. Qëllimi ishte që Shqipëria të kthehej në një vend me mëditje.3

U ra dakort që fillimisht paratë të shkonin për shkollat profesionale dhe për bursat e studimit. Si kundërpërgjigje duhej që të shkarkoheshin nga detyra mësuesit francez dhe gjuha italiane duhej të bëhej një gjuhë e detyruar. Paratë e borxhit do të administroheshin nga një komision i përbashkët, ku delegatët italian do të kishin fjalën e fundit. Kjo u prit me një lloj pozitiviteti nga ana e popullsisë e cila kishte shpresë se mos në këtë mënyrë do të shpëtonin nga abuzimet e fondeve që ndodhnin gjithmonë me buxhetin e shtetit. Zogu këtë e kuptoi dhe në fakt nuk e kundërshtoi. Ai gjithsesi shpresonte, se me manovrat e tij të zakonshme do të arrinte të përfitonte atë që dëshironte.4

Pasi borxhi u arkordua, në shtator të vitit 1931, Zogu i ndier ngushtë nga zemërgjerësia e Italisë, shprehu dëshirën që, të vizitonte personalisht Mussolinin në Romë, ku të bënte edhe rinovimin e Paktit të Miqësisë. Nëse vizita do të realizohej, atëherë pakti do të rinovohej pa as më të voglin hezitim, madje duke evituar edhe negocimet në Tiranë me anë të Soragnas.5 Pas kësaj deklarate sublime të Zogut, italianëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të prisnin që mbreti të mbante premtimin, pavarësisht se kishin dyshime të forta për këtë. Gjeneral Pariani, pasi kishte biseduar vetë me Zogun, por edhe me këshilltarët tij si ministrin e oborrit Ekrem Libohova, me Kolonelin Zef Sereqi, me ministrin e brendshëm Musa Juka dhe me Abdurraman Matin, kishte marrë të njëjtin premtim: pakti do të rinovohej. Në raportimin e tij me Soragnan, Pariani shprehej se nëse Zogu nuk do ta mbante fjalën, gjë që edhe mund të pritej, ai do të largohej nga Shqipëria,6 në shenjë refuzimi për të punuar me një njeri të tillë.

Dhe në fakt në fund të nëntorit të vitit 1931, Mussolini i bëri thirrje Zogut, nëpërmjet Soranjas, për rinovimin e Paktit të Miqësisë7. Sikurse pritej Zogu nuk e mbajti fjalën dhe ishte shprehur se tashmë Mussolini kishte një rol të parevokueshëm në Shqipëri, kështu që nuk do të kishte ndyshuar politikën e tij. Zogu kishte sugjeruar ti dërgonte Mussolinit nje letër të posaçme për ti treguar edhe njëherë aktin e tij të miqësië, por Soragna i kishte thënë se Mussolini nuk pranon “surrogat”.8

Qëndrimi i pabesë i Zogut e acaroi shumë Mussolinin. Ai mendonte se tashmë kishte ardhur koha për të vepruar në mënyrë indirekte. Kjo mund të bëhej duke përdorur personat rreth

1 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 138, f. 467 (Raport i Parianit për Grandin, dt. 25.5.1931)

2 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 164, f. 254 - 255 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 25.3.1931)

3 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 362, f. 575 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt.25.6.1931)

4 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 363, f. 577, (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 25.6.1931)

5 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 316, f. 497, (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 5.6.1931)

6 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 316, f. 500, (Letër e Parianit për Sorangnën, dt.3.6.1931)

7 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 78, f. 137, (Letër e Mussolinit për Sorangën, dt. 20.11.1931)

8 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 81, f. 140, (Letër e Mussolinit për Soragnën, dt. 24.11.1931)

Page 52: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

28

tij, por edhe duke i dhënë sinjale të herë pas hershme mbretit, se cili mund të jetë rezultati fatal i mos rinovimit të paktit. Për këtë ishte e nevojshme që Pariani ti tregonte Mbretit se sa i papranueshëm ishte bashkëpunimi në një terren të pabesë. Nga ana tjetër Soragna duhej ti tregonte palës shqiptare, por jo Mbretit personalisht, se rezultatet e mos rinovimit të paktit do të reflektoheshin në radhë të parë tek punimet e komisionit financiar e ndoshta do të sillnin edhe pezullimin e punimeve të SVEA-s. Gjithashtu Italia do të kërkonte drejtimin e doganave.1

Të gjitha këto masa duheshin marrë në mënyrë graduale, pa rënë në sy dhe pas një periudhe heshtjeje. Sipas Mussolinit Italia nuk duhej të jepte shfaqje përpara botës me një reagim të menjëhershëm dhe nervoz. Politika nuk do të ndryshonte por do të ndryshonte kanali nëpërmjet të cilit do të transmetohej kjo politikë. Mussolini mendonte të shfrytëzonte urrejtjen që kishte populli kundër Zogut dhe Italia duhej të krijonte idenë se nuk ishte më ajo që e ndihmonte dhe e mbështeste mbretin. Mosrinovimi i paktit duhej të sillte idenë se Italia ishte e lodhur nga Zogu dhe për këtë asrye do ta braktiste në fatin e tij.2

Masat e mësipërme do të kishin edhe më shumë efket për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën ndodhej vendi. Në fund të vitit 1931 në vend kishte pllakosur varfëria. Në përgjithësi popullsia ishte e neveritur nga mënyra e qeverisjes, nga paaftësia e administratës publike dhe në vend kishte filluar edhe një valë plaçkitjesh.3 Në të gjithë opinionin publik mbizotëronte frika, dyshimi sidomos për ata që ishin mbështetës të regjimit. Nga ana tjetër armiqtë e regjimit kishin filluar të ushqenin shpresa se mos regjimi ishte drejt fundit. Armiqtë e regjimit ishin të ndarë në dy pjesë: italofil dhe anti-italian.4

Masat kundër veprimit të Zogut filluan menjëherë. Ministrit të financave Pandeli Evangjeli iu kërkua zyrtarisht të fillonte pagesën prej 2.100.000 fr.ari si interesa e një viti më parë të borxhit të SVEA-s;5 Gjithashut Gjeneral Pariani kërkoi të largohej nga Shqipëria e si rrjedhim do të merrte fund edhe politika ushtarake e ndjekur deri në atë moment.6 Mussolini nuk e pranoi kërkesën e Parianit dhe vendosi ta linte edhe ca kohë në detyrë. Në fakt, pati shumë pakënaqësi midis Parianit, Soragnës, Grandit dhe Lojaconos. Në dokumentat diplomatike italiane gjendet një korrespondencë e ngjeshur, me akuza e kundërakuza, dyshime për paaftësi sikurse mund të ndodhte rëndom në situate të ngjashme dështimi.7

Megjithë kërcënimet e menjëhershme Zogu nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij për mos rinovimin e Paktit. Ai menjëherë kërkoi mobilizim të ministrave për të gjetur shumën e kërkuar nga pala italiane. Por në të vërtetë kushtet ekonomike nuk krijonin hapsira për administrim. Atëhërë filloi loja e përhershme e kërcënimeve dhe intrigave, në të cilat mbreti kishte dhunti të spikatura. Për t’i bërë presion Italisë i kërkoi ministrit të mbrojtjes pezullimin e punëve në ofiçina dhe në ndërtimet xhenio të ushtrisë. Si pasojë u pushuan nga puna dhjetra punëtorë, mes të cilëve edhe italianë. Kjo masë solli alarmimin e Gjeneral Parianit i cili menjëherë njoftoi

1 DDI, Serei VI, V. 11, Nr. 81, f. 140, (Letër e Mussolinit për Sorangën, dt.24.11.1931)

2 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 84, f. 144-145, (Letër e Mussolinit për Sorangën, dt. 26.11.1931

3 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 118, f. 211, (Raport i Parianit për Gazzera (Ministri i Luftës) dhe Bonzani (Shefi i Shtabit)

dt. 10.12.1931) 4 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 147, f. 260, (Telegram i Soragnës për Grandin, 31.12.1931)

5 DDI, Serie VI, V. 11, Nr. 118, f. 211, (Raport i Parianit për Gazzera (Ministri i Luftës) dhe Bonzani (Shefi i Shtabit)

dt. 10.12.1931) 6 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 83, f. 143, (Telegram i Soragnës për Mussolinin, dt.26.11.1931)

7 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 116, f. 208-209 (Telegram i Soragnës për Lojaconon, dt. 10.12.1931)

Page 53: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

29

ministrin e luftës dhe komandantin e shtabit në Itali, madje paralajmëroi edhe Zogun se do të urdhëronte pezullimin e dërgesave të materialeve ushtarake nga Italia.1

Në fakt bëhej fjalë për një teknikë tashmë të njohur nga ana e Zogut. Kur ministri italian insistonte në ripagimin e borxhit, Zogu propozonte shkurtimin e buxhetit për ushtrinë në të njëjtën shumë. Këtë Zogu e kishte bërë edhe në vitin 1930, pra përpara se kriza të thellohej, ku kishte deklaruar se do të bënte shkurtimin e këmbësorisë nga nëntë në gjashtë batalione. Për sa kohë që Zogu kishte nevojë për financimet e Italisë, dhe kjo e fundit donte të ushtronte presion mbi Jugosllavinë, dukej se gjithmonë do të gjendej në zgjidhje kompromisi, sado e hidhur, për të dy vendet.2 Mussolini theksonte se: “Jemi duke hedhur para në Shqipëri dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sepse përndryshe Zogu do të rend në krahët e Jugosllavisë. Ai mendon se mund të marri më të mirën nga ne pasi mendon se ka gjithnjë alternativën jugosllave gati”.3

Nga ana tjetër Zogu shfrytëzonte figurën e Gjeneral Pariani, i cili duke qenë në krye të reformimit të ushtrisë shqiptare, insistonte se nëse ndodhte një gjë e tillë, i gjithë investimi Italian në Shqipëri, për të ndërtuar dhe forcuar ushtarakisht Shqipërinë shkonte dëm, dhe Italia humbiste shumë. Në vitin 1931 Zogu deklaroi se donte të ulte periudhën e shërbimit ushtarak në dymbëdhjetë muaj nga tetëmbëdhjetë që ishte, kurse në vitin 1932 donte ta çonte në tre numrin e përgjithshëm të batalioneve.4 Gjeneral Pariani ishte një person i cili kishte një influencë të konsiderueshme tek Mbreti dhe ministrat e tij. Ai ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me të dhe shpesh herë, me sjelljet e tij veniste edhe punën e Ministrit Fuqiplotë Soragnës. Kishte pasur kontradita të vazhdueshme mes këtyre të dyve të cilat jo rrallë herë i raportoheshin Ministrit Grandi.5 Pariani vetë kishte dashur të bëhej pjesë e komisionit për borxhin dhe këtë ia kishte sugjeruar vetë autoriteteve italiane si një kerkesë që vinte nga Ahmet Zogu.6

Kokëfortësia e kombinuar me dredhitë e Zogut, i shtynte italianët të mendonin se mos Zogu mbështetej nga ndonjë tjetër Fuqi e Madhe. Mendohej se mund të kishte gisht edhe ministri anglez në Tiranë, për të cilin aludohej se kishte bindur Zogun se Roma nuk do të bënte asgjë nëse Pakti nuk rinovohej.7 Po kështu kishte patur të dhëna se mund të ishte ushtruar një lloj presioni edhe nga ana e diplomacisë amerikane për mos rinovimin e Paktit. Gjithashtu mendohet se Zogu ka ndjerë edhe presionin e përgjithshëm popullor kundër Italisë.8

Pavarësisht dyshime që ushqente pala italiane, një gjë ishte e sigurtë: asaj i kishte ardhur në majë të hundës me Mbretin e Shqiptarëve, ndaj ishte e vendosur që tashmë s’kishte arsye pse të tregohej e mirëkuptueshme. Mbretit i duhej treguar se ne fakt Italia nuk kishte fituar aq sa duhej nga ky bashkëpunim, kështu që një ditë të bukur edhe ndihma e deritanishme mund të zhdukej.9

1 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 118, f. 211 (Raport i Parianit për Gazzera (Ministri i Luftës) dhe Bonzani (Shefi I Shtabit)

dt. 10.12.1931) 2 Jason Tomes, në Monarkia Shqiptare……f. 67

3 Rosita Forbes, These men I knew, London, 1940, f. 245

4 Bernd J. Fischer, ………..f. 187

5 DDI, Serie VII, V.. 10, Nr. 375, f.598-599, Tel I Soragnës për Grandin, dt. 1.7.1931

6 DDI, Serie VII, V..10, f.599, Tel me datë 9.7.1931 I Gjeneral Parianit për Mussolinin

7 DDI, Serie VII, V.. 11, Nr. 159, f. 278-279, Raport I Parianit për Grandin, dt. 9.1.1932

8 DDI, Serie VII, V.. 13, Nr. 612, f. 669, Shënimet e Jacominit mbi bisedën me Shtyllën, dt. 16.5.1933

9 DDI, Serie VII, V..10, Nr. 12, f.17-18, Tel I Soragnës për Grandin, dt.9.01.1931

Page 54: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

30

1.3.2 Thellimi i krizës si rrjedhojë e reformës arsimore

Në fund të vitit 1931, të gjithë e kishin kuptuar se Italia nuk do të përmbushte kërkesat Zogut për financime të mëtejshme. Politika italiane do të konistonte në rezervimimin financiar dhe paratë e borxhit do të pezulloheshin për ca kohë. Komisioni i vendosur për menaxhimin e fondit do të punonte me ritme shumë të ngadalta.

Më 2 dhjetor të vitit 1931, pra një muaj pasi rinovimi i paktit skadoi, mbreti i dërgoi një letër Mussolinit. Kjo letër u hartua nga ministri i jashtëm Xhemil Dino1, por nuk ishte pëlqyer fare nga Mussolini e mesa dukej edhe përgjigja do të vononte. Gjithashtu Zogu dërgoi në Romë Shtyllën, i cili me të mbërritur në Tiranë i referoi mbretit se Mussolini personalisht ishte shumë i zhgënjyer. Gjithsesi në Pallatin Chigi kishin bërë një lloj diferencimi mes mbretit dhe Shqipërisë, e sipas kësaj llogjike ndihmat teknike e financiare do të mund të vazhdonin të mbërrinin por me më pak intensitet. Në fakt kjo ishte pjesë e politikës që italianët kishin vendosur të ndiqnin. Zogu ishte ndier ngushtë dhe menjëherë kishte filluar të mendonte edhe për skenarin më të keq.2

Në oborrin mbretëror të Zogut, për këtë gjendje kritike, akuzohej Xhemil Dino, pra hartuesi i letrës. Në një far mënyre Zogu hiqte të gjithë përgjegjësinë nga vetja për situatën e krijuar. Ai vazhdoi të mbante një qëndrim që nuk refkeltonte pozicionin e një fajtori apo të një të penduari. Incidentet me Italinë vazhdonin, nga më të voglat, deri tek më seriozet. Përshembull Gjykata e Kasacionit kishte marrë vendim ndëshkues kundër disa shtetasve italian (gjë që binte në kundështim me konventën konsullore). Nga ana tjetër, ishte shitur një ndërtese italiane në mënyrë krejt mashtruese, ishte bllokuar Konventa e Shoqërisë Petroli nga Këshilli i Shtetit, ishte pezulluar mësimi i gjuhës italiane në shkollën normale të Korçës, ishin marrë masa kundër disa punëtorëve italianë, etj.

Faktet e mësipërme, sipas Soragnas ishin indikatorë që tregonin se politika italiane duhej bërë edhe më shtrënguese. Pengesa duhej të vinte nga borxhi dhe nga pagesat e SVEA-s. Soragana sugjeroi që qeveria shqiptare të negocionte vetë drejtpërdrejtë me Shoqërinë SVEA, por nga ana tjetër Zogut i duhet ushqyer “iluzioni” se punët mund të ndreqen, duke filluar me një përgjigje për letrën që Zogu i kishte dërguar Mussolinit në fillim të dhjetorit të vitit 1931.3 Me sa duket Italia donte ta mbante varur Mbretin në mënyrë që ai të mos kërkonte financime tjetërkund.

Në fakt, propozim i Soragnës u ndoq. Përgjigjia e letrës së mbretit nuk erdhi asnjëherë nga ana e Mussolinit, por pati një shkëmbim notash mes Soragnas dhe Vrionit. Duke iu referuar letrës së 2 dhjetorit, Soragna i transmetoi ministrit shqiptar se ndihma e Italisë gjithsesi do të vazhdonte por në kushtet e një krize ekonomike botërore ajo do të ishte e kufizuar. Ndihma nuk do të mungonte për adminstrimin ushtarak pasi kjo mund të ishte një kërkesë e situatës ndërkombëtare. Grupi SVEA do të vazhdonte të funksiononte, por do të ishte në kontakt me qeverinë shqiptare, për arritjen e interesave të përbashkëta.4

Gjithashtu Gjeneral Pariani u tërhoq për një muaj në Romë por u kthye përsëri me shpresën se gjërat do të vazhdonin si më parë.5 Sikurse Soragna, edhe Gjeneral Pariani mendonte

1 Letra nuk është publikuar asnjëherë nga arkivat italianë

2 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 147, f. 260 -264 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 31.12.1931)

3 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 147, f. 260 -264 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 31.12.1931)

4 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 219, f. 363, (Letër e Soragnas për Vrionin, dt. 18.2.1932)

5 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 159, f. 278 (Telegram i Parianit pë Grandin, dt. 9.1.1932)

Page 55: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

31

se Italia nuk mund të tërhiqej nga veprimtaria e saj e larmishme në Shqipëri. Tashmë Italia kishte debërtuar në Shqipëri nëpërmjet bankës, SVEA-s, Traktatit të Aleancës, themelimit të mbretërisë, kështu që kishte ardhur koha për një zhvillim të mëtejshëm të prezencës së Italisë. Pariani mendonte se duhej hyrë edhe me produkte bujqësore e blegtorale, me punë bonifikuese, me organizimin e shërbimit të pensioneve, me krijimin e tregut shqiptar për mallrat italiane e cila mund të realizohej me organizimin e enteve italianë në Shqipëri. Duhej një përfaqësim diplomatik më i fuqishëm që të merrej edhe me punë propagandistike si dhe duhej një organizim i brendshëm në vend.1

Pikërisht në mes të vitit 1932, filloi të flitej edhe për një bashkim doganor. Ky propozim kishte ardhur si pasojë e kërkesës që qeveria shqiptare kishte bërë për rishikimin e Marrëveshjes Tregtare. Duke qene se gjendja ekonomiko-financiare ishte e dëshpëruar filluan të qarkullonin fjalë nga ana e Italisë, se bashkimi doganor mund të ishte një zgjidhje. Me bashkim doganor nënkuptohej që botës i duhej thënë se territori ekonomik i Shqipërisë dhe ai i Italisë ishin një gjë e vetme. Kjo do të forconte më shumë ekonominë dhe prodhimet shqiptare, do të intensifikonte edhe më tepër marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe rritjen e shitjeve në Shqipëri.2

Mirëpo Italia ishte e vetëdijshme se nuk mund t’i kërkonte mbretit në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkim doganor. Në gjithë vitet e bashkëpunimit ishte kuptuar se Zogu nuk e mbante fjalën, bënte sikur nuk kuptonte, dëshironte ti zvarriste gjërat dhe në fund kërkonte atë që i sillte përfitime nga ana ekonomike. Nisur nga këto preçedentë, u mendua që fillimisht të mbahej linja e gjetjes së një teknike juridike për marrëveshjen e tregëtisë që do të mund të hapte dyert e tregut italian. Meqënëse kjo do të rezultonte e pamundur, do të kërkohej një raport sui generis dhe ky raport do të ishte bashkimi doganor.3

Për të qetësuar disi situatën e acaruar mes dy vendeve, mbreti lobonte nëpërmjet këshilltarëve të tij italofil. Kështu, në një hark kohor të shkurtër, kishte dërguar Myfit Libohovën4 e me pas Mehmet Konicën5 tek Aliosi, Shefi i Kabinetit në Romë. Këto kishin qenë takime deri diku të rastësishme për të biseduar për gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkohë që nga mos rinovimi i paktit në nëntor të 1931 e deri në vjeshtën e vitit 1932, midis Mussolinit dhe Zogut nuk kishte pasur asnjë korrespondencë. Mussolini nuk i qe përgjigjur letrës së Zogut (përveçse me notën e Soragnës), madje edhe në përvjetorin e mbretërisë nuk i dërgoi asnjë telegram urimi.6 Zogu e kuptoi që do të duheshin më shumë përpjekje për t’u afruar përsëri me Mussolinin.

Mbreti dërgoi edhe Ekrem Libohovën në Romë për të ftuar Aliosin, ndërkohë që Mussolini ishte vendosur vetë në krye të Ministrisë së Jashtme duke zëvendësuar Grandin. Sipas Libohovës Zogu kishte shfaqur dëshirën të fliste për bashkimin doganor dhe SVEA-n. Përgjigjia e Aliosit kishte qenë se bashkimi doganor do të ishte një sakrificë e madhe për gjendjen në të cilën ekonomia italiane ndodhej. Gjithashtu edhe SVEA ishte një çështje që duhej parë e bashkuar me të parën. Kjo kishte qenë një lojë e Aliosit, i cili gjithashtu po i përmbahej skenarit për ta bindur Zogun, se nuk ishte një përfitim i Italisë bashkimi doganor, ndaj dhe Italia nuk 1 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 169, f. 291 (Memo e Parianit mbi Shqipërinë, dt. 14.1.1932)

2 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 47, f. 59, (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 11.5.1932)

3 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 52, f. 68, (Telegram i Grandit për Soragnan, dt. 19.5.1932)

4 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 215, f. 306 (Shënime të Aliosit, dt. 24.8.1932)

5 DDI, Serie VII, V. 12. Nr. 219, f. 308 (Shënime të Aliosit, dt. 25.8.1392)

6 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 231, f. 330 (Memo e Suvich (nënsekretar në Ministrinë e Jashtme) për Mussolinin, dt.

30.8.1932)

Page 56: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

32

kishte pse ti lutej Zogut për këtë. Aliosi mendonte se kjo ishte vetmja mënyrë për të negociuar me shqiptarët.1

Këto demarshe diplomatike, deri diku kërcënuese dhe fyese të Italisë kundrejt Shqipërisë u pasqyruan në shtypin e kohës. Në mars të vitit 1933, agjensitë e lajmeve përhapën lajmin se Zogu ndjehej i kërcënuar nga sugjerimi italian për bashkimin doganor. Ky lajm u përgënjeshtrua, por gjendja nuk u përmirësua, madje u përkeqësua. Paralelisht Zogu filloi edhe një lloj afrimi me ministrin britanik në Tiranë, gjë që Italisë nuk i pëlqente. Gjithashtu në këtë kohë filluan edhe përpjekjet për disa ndryshime në politikat kulturore.2

Zogu e kuptoi se Italia do të vazhdonte të mbante qëndrimin e saj indiferent e madje edhe fyes e nuk kishte ndërmend të hapte rrubinetat e financimeve. Atëherë Zogu mendoi të godiste me një tjetër manovër: Reformën e Kombëtarizimit të Arsimit Shqiptar. Ndoshta mbreti kërkonte pikërisht një shkëmbim mes edukimit katolik dhe italofon me asistencën financiare.3

Zogu ishte i bindur se Italia do të pendohej për reagimin e saj, pasi të mbylleshin shkollat katolike romane private, të cilat historikisht kishin mbartur influencën italiane në Shqipëri. Pikërisht në këtë kohë italianët ishin shumë të ndjeshëm ndaj çështjes arsimore, pasi në këtë periudhë qeveria angleze kishin hapur shumë shkolla në Malta, gjë që i vendoste britanikët në një raport supremacie me italiane. Mendohet se kjo ishte një arsye shumë e forte që solli aq shumë agresivitetet ndaj reformës për kombëtarizimin e arsimit. Mussolini vetë ishte shprehur: “Ofendimi që na bëri Mbretëria e Bashkuar ishte goxha e vështirë, por Shqipëria?”4

Në kuadrin e kësaj reforme, duke filluar nga data 1 prill 1933, u morën masat e mëposhtme:

1) Ministri i Arsimit do të merrte përsipër të drejtonte të katër shkollat profesionale në vend, përfshirë edhe atë të Shkodrës e cila ishte tërësisht italiane;

2) Programet dhe mësuesit ekzistues do të qëndronin deri në mbarim të vitit shkollor, ndërsa mësuesit italian do të mbaheshin deri sa të gjendeshin mësues shqiptar. Për këtë arsye në të gjithë vendin mësuesit italian do të pajiseshin me kontrata të veçanta sipas nevojave;

3) Bursat e studimit gjithshtu do të administroheshin nga Ministria e Arsimit. Masat e mësipërme e acaruan shumë Italinë ndaj edhe reagimi ishte i menjëhershëm.

Ministri fuqipolotë i Italisë Armando Koch, që tashmë kishte zëvendësuar Soragnën, i bëri me dije mbretit Zogu, duke cituar vetë Mussolinin,5 se këto përbënin akte jo miqësore. Zogu ishte shfajsuar se këto masa bënin pjesë në programin për shtetëzimin e shkollave, duke ndjekur gjurmët e fashizmit. Gjithashtu Zogu kishte konfirmuar idenë se në shkollat e mesme mësimi i italishtes do të ishte i detyrueshëm. Në fakt ky premtim, sipas Koch ishte bërë edhe herë të tjera, por nuk ishte mbajtur.6

Italia pretendonte se vendimi për mbylljen e katër shkollave profesionale italiane në Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Berat, në mënyrë të mënjershme me qëllim për tu kombëtarizuar, pa u diskutuar më parë me qeverinë italiane, ishte një tradhëti ndaj miqësisë italo-shqiptare. Sipas Italisë këto shkolla ishin ndërtuar me fonde italiane për të cilat Italia harxhonte

1 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 431, f. 547 (Shënim i Aliosit, dt. 15.11.1932)

2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 206 – 207, f. 222-223 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 15.3.1933)

3 J. Tomes, në Monarkia Shqiptare……,f. 68

4 J. Tomes, King Zog: Self-made monarch of …,f. 172

5 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 295, f.320-321(Letër e Mussolinit për Koch, dt. 26.4.1933)

6 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 209, f. 227-228 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 15.3.1933)

Page 57: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

33

rreth 200.000 franga, sidomos ajo e Shkodrës e cila ishte një institut krejtësisht italian. Ky akt do të mjaftonte për të vendosur në krizë të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes dy shteteve. Italia ishte e revoltuar, jo pse u ndërmor një reformë e brendshme, por sepse kjo mund të ishte bërë edhe pasi të mbaronte viti shkollor, pra në mënyrë më graduale. Fakti që qeveria kishte nxituar tregonte një lloj kokfortësie, ose me sakt një lloj kërcënimi për palën italiane.1

Reagimi i mësipërm u shoqërua me masa konkrete nga pala italiane. Papritur mbështetja, miqësia dhe bashkëpunimi i tetë viteve u zhduk. Pa kaluar as një muaj i plotë, në maj 1933, një pjesë e mirë e këshilltarëve italianë, filluan të tërhiqeshin me urdhër nga Roma.2

Tërheqja e organizatorëve nuk ishte thjesht pjesë e një reagimi të nxituar në formë hakmarrjeje. Në fakt Italia i kishte bërë mirë llogaritë me organizatorët. Këta të fundit i kushtonin shumë shtetit italian e në të vërtetë kompetenca e tyre kishte rezultuar e mangët. Gjithashtu edhe ndjeshmëria e tyre politike ishte e pakët, gjë që binte në kundështim me misionin e tyre delikat. Kështu që Italisë i leverdiste të tërhiqte pjesën më të madhe të tyre e të linte organizatorë vetëm në Ministritë e Ekonomisë, në atë Bujqësisë, të Minierave, të Financave, të Zooteknikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe në atë të Arsimit Kombëtar. Gjithashtu mbështetja ushtarake pësoi një reduktim. U mendua se mund të ruhej vetëm organizimi i marinës e cila edhe në rastin më të keq mund të administrohej drejtpërdrejtë nga Italia. Edhe me marinën ishte e njëjta situatë. Italisë i leverdiste të ulte kostot në këtë sektor, pasi për momentin shërbente vetëm për parandalimin e kontrabandës, por Italia do të vazhdonte t’i kushtonte vëmendje Sazanit.3

Krahas masave të mësipërme, Italia fillioi të mendonte edhe një herë fokusin e politikës së saj. Për këtë arsye Koch u thirr me urgjencë nga Mussolini në Romë. Pati një analizë të hollësishme për të gjetur se ku kishte dështuar politika italiane me “Mbretin e Shqiptarëve”. Koch argumentonte se Zogu sillej në këtë mënyrë sepse dëshiron t’i kërkonte ndjesë popullit, që ai ishte kthyer në një vegël e Italisë. Por Koch mendonte se ishte edhe përgjegjësia e Italisë që i kishte dhënë përshtypjen Mbretit dhe administratorëve të tij, se Shqipëria kishte një rol thelbësor për të. Pëshembull qëndrimi i Parianit në detyrë, pavarësisht se kishte premtuar se do të largohej nëse Pakti i Miqësisë nuk do të rinovohej, kishte dëmtuar imazhin e Italisë. Gjithashtu Gjeneral Pariani në vend që të krijonte një frymë nacionaliste irrendentiste, që do të mund të lidhte edhe më shumë dy vendet, kishte krijuar një rrymë të pastër nacionaliste shqiptare, gjë që bindte ndesh me politikën e përgjithshme të qeverisë fashiste. Pas kësaj analize, Mussolini vendosi që mësimi i gjuhës italiane në shkollat shqiptare duhet të rivendosej pa kushte. Sipas tij: “Nëse populli shqiptar do të dëshironte të ishte në kontakt me Evropën duhej të mësonte italishten, të kapërcente detin e të vinte në Itali.”4

Menjëherë Pariani u tërhoq me urdhër të Mussolinit, pikërisht në prill të vitit 1933.5 Zogu e priti shumë keq këtë manovër, pasi tek Pariani ai kishte gjetur një aleat, një njeri të përkushtuar i cili e kishte shumë për zemër organizmin ushtarak të Shqipërisë, e nga ana tjetër ishte përpjekur për zhvillimin e ndjenjës së unitetit kombëtar brenda ushtrisë. Zogu ishte shpehur se nuk do të

1 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 4

2 J. Tomes, The Italo-Albanian …, f. 59

3 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 164, f. 173 (Letër e Farallit (Shefi I Zyrës për Shqipërinë) për Suvich (Nënsekretar për

Punët e Jashtme), dt. 109.1933) 4 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 374, f. 397 (Shënime mbi një bisedë të Mussolinit me Koch, dt.5.4.1933)

5 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 463, f. 519 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 24.4.1933)

Page 58: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

34

pranonte zëvendësimin e Parianit me një tjetër italian në krye të Kabinetit Ushtarak. Për të këtë arsye marrëdhëniet ushtarake do të kalonin përmes Mbrojtjes Kombëtare. Madje Zogu kishte pretenduar se duhej të ishte paralajmëruar për këtë tërheqje.1 Në fakt ky qëndrim i Zogut mbi mos zëvendësimin e Parianit binte ndesh me Traktatin e Aleancës të lidhur në vitin 1928, sipas së cilit prezenca e një funksionari të lartë ushtarak italian në Shqipëri, si këshilltar ushtarak i kryetarit të shtetit ishte i detyrueshëm.2

Tërheqja e Parianit pati disa efekte të cilat ishin pozitive për implementimin e politikës së qeverisë italiane pasi:

1) Akti i tërheqjes u interpretua si një ngadalësim i bashkëpunimit ushtarak; 2) Në qarqet politike shqiptare u përhap paniku se Fuqitë e Mëdha këtë do ta kuptonin si

zhdukje të mbrojtjes italiane ndaj cënimit të integritetit të Shqipërisë; 3) Gjeneral Pariani konsiderohej si njeriu i besuar i mbretit, të cilin ai e shfrytëzonte për

të përmbushur qëllimet e tij në negociatat me Italinë fashiste; 4) Me largimin e Gjeneral Parianit, Legata e Mbretërisë Italiane do të fillonte të rimerrte

prestigjin që i takonte për arsye se deri në momentin e largimit të Parianit ishte si një përfaqësi nën hijen e misionit ushtarak;

5) Largimi i Parianit shërbeu si një akt konkret për reduktimin e asistencës Italiane, por jo për zhdukjen e saj. Sikurse kishte shprehur edhe vetë Mussolini, ndihma do të reduktohej, por nuk do të zhdukej, deri në momentin që Italia të qartësonte pozicionin e saj ndërkombëtar. Pas këtij momenti, Shqipëria do të kalonte në një plan të dorës së dytë, dhe më në fund nuk do ti kushtonte më aq shumë buxhetit italian.3

Pavarësisht kësaj, reforma vijoi. Në prill të vitit 1933, u aprovuan dhe amendamentet kushtetuese që ligjëronin plotësisht mbylljen e shkollave private, ato që subvencionoheshin nga kleri, si dhe shkollat greke dhe ato italiane. Greqia e çoi çështjen në Gjykatën e Hagës si një rast ku shkeleshin të drejtat e njeriut. Të njëjtën gjë bëri më pas edhe Roma. Gjykata e Hagës e këshilloi Zogun që ti rihapte këto shkolla.4 Vendimi u dha në vitin 1935, me tetë vota pro dhe tre vota kundër. Sipas këtij vendimi Shqipëria nuk kishte justifikim të mbyllte shkollat private në Shqipëri. Ajo duhej të formonte një masë të përgjithshme të zbatueshme si për shumicën ashtu edhe për pakicën duke shkelur deklaratën e 1921 për mbrojtjen e pakicave.5

Roma i interpretonte këto masa ligjore si të qëllimshme për të goditur mbi të gjitha komunitetin katolik dhe jo komunitetet e tjera fetare. Kjo masë dëmtonte edhe gjithë institutet e tjera italiane, të cilat kishin për qëllim shpërhapjen e kulturës italiane në Shqipëri. Në fakt marrëdhëniet ndërmjet klerit katolik dhe qeverisë fashiste nuk kanë qenë marrëdhënie të mira që nga vendosja e fashizmit në Itali. E gjithë doktrina fashiste ka qenë kundër katoliçizmit,6 por me sa dukej ky argument po shfrytëzohej nga Italia për të vazhduar politikën e saj shtrënguese në Shqipëri. Në këto kushte, sigurisht që politika italiane do të ndryshonte e do të ndryshonte pikërisht në ato fusha ku Shqipëria kishte më shumë nevojë. Zogut duhej ti bëhej me dije se ai

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 470, f. 527 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 25.4.1933)

2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 482, f. 538 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 27.4.1933)

3 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 736, f. 789-790 (Shënime mbi takimin mes Mussolinit dhe Koch në Romë, dt.29.5.1933)

4 A. Shkencave, Historia …, f.311

5 AQSh, Fondi 251, V. 1935, D. 95, Fl. 29 (Vendimi i Gjykatës Permanente të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë dt.

6.4.1934) 6 Denis Mc. Smith. Mussolini. Tiranë: Apollonia, 1998, f. 104

Page 59: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

35

duhejt të tërhiqte dispozitat në fjalë. Nga ana tjetër ministri Koch u këshillua të fillonte të mbante kontakt me komunitetin katolik dhe ti bënte me dije atyre hapat që do të ndiqeshin.1

Periudha pasuese kategorizohet nga një ping-pong diplatik: njëra palë kërkonte hapjen e shkollave, pala tjetër kërkonte rifillimin e financimeve. Pasi u bind se nuk do ta kishte të lehtë të arrinte qëllimet e tij, Zogu vendosi të afrohej me Jugosllavinë. Ai i kërkoi Jugosllavisë 2,5 milion fr.ari në formë borxhi, por përsëri Roma vazhdoi të qëndronte indiferente.2

Për afro dhjetë vjet, Italia kishte tentuar të dëmtonte rivalen e saj në Ballkan, Jugosllavinë, duke mbështetur Hungarinë, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sigurisht që Italisë i interesonin marrëdhëniet Shqipëri – Jugosllavi, por ndërkohë në Pallatin Chigi, kishin filluar shenjat e skepticizmit në lidhje Mbretin Zogu. Shqipëria po i kushtonte shumë Italisë, dhe në këmbim po merrte pak ose aspak përfitim.

Në fund të vitit 1932 dhe fillim të vitit 1933, Shefi i Kabinetit të Mussolinit, Baron Pompeo Aliosi,3 e bindi Mussolinin se duhej të konsideronte idenë për ndryshime në politikën kundrejt Ballkanit. Aliosi dhe Koch ndanin të njëjtin mendim, cili ishte krejt ndryshe nga ai i Parianit. Sipas tyre Italisë nuk i duheshin rrugë, fortifikime dhe një ushtri e madhe me qindra trupa italiane në Shqipëri. E vetmja gjë që i duhej Italisë në planet e saj strategjike, ishte sigurimi i Kanalit të Otrantos, i cili mund të realizohej me një bazë detare në Vlorë ose në Durrës dhe një bazë ajrore në Tiranë. Pra sipas kësaj logjike, gjithë investimi italian në Shqipëri, kishte qenë një dështim dhjetra vjeçar, që nuk kishte sjellë rezultate konkrete pozitive.4

Gjithashtu ka edhe një faktor tjetër, jo pak i rëndësishëm. Në vitin 1933 Adolf Hitler bëhet Kancelar i Gjermanisë, duke sjellë të djathtën ekstreme nacionaliste në pushtet. Për Hitlerin personalisht, apo për Gjermaninë në përgjithësi, Shqipëria nuk paraqiste ndonjë interes konkret, por vendoste në një sistem alarmi Italinë dhe Francën, të cilat duhej të fillonin të shikonin marrëdhëniet mes njëra-tjetrës, por edhe kundrejt aleancave respektive ballkanike: Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pavarësisht se Mussolini simpatizonte Hitlerin dhe i pëlqente triumfi i nazizmit, ai kishte frikë se mos Gjermania kërkonte të bashkohej me Austrinë, gjë që do të përftonte një Gjermani të madhe. Bashkëpunëtorët e tij e këshillonin Mussolinin të rishikonte marrëdhëniet me Francën, gjë që do të thonte të linte mënjanë synimin për shkatërrimin e Jugosllavisë. Vetë Aliosi pohonte se nëse nuk do të tërhiqeshin nga politika anti jugosllave, kjo e fundit do të kërkonte të gjente mbështetjen e Gjermanisë.5

Kështu Italia filloi të kërkonte një riafrim me Jugosllavinë dhe vetë Franca e mbështeste këtë. Kjo për Shqipërinë do të përkthehej në një ftohje të dukshme të marrëdhënieve italo-shqiptare, pasi në këtë mënyrë Jugosllavia qetësohej dhe Italia afrohej me Francën. Në këto kushte Shqipëria e gjente veten tërësisht të humbur. Nëse deri në 1933 kishte luajtur me armën e xhelozisë kundrejt Jugosllavisë, tashmë nuk mund ta bënte këtë, pasi Jugosllaovia dhe Italia ishin afruar shumë.

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 418, f. 449-450 (Letër e Suvich (sekretar shteti për jashtë) për Koch, dt.14.4.1933)

2James Tomes. Italo-Albanian Enstrangement 1933-35. Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e

Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë, 2012, f. 68-70 3 Duhet të kemi parasysh se Baron Pompeo Aliosi kishte mbajtur pozicionin e ministrit të jashtëm të Italisë në vitin

1926 dhe e kishte njohur nga afër çështjen shqiptare, sidomos për faktin se ky vit ka shënuar masën më të madhe

të investimeve italiane në Shqipëri. 4 J. Tomes, The Italo-Albanian …, f. 69

5 J. Tomes, The Italo-Albanian …, f. 71

Page 60: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

36

Konkretisht Italia dhe Jugosllavia fillan negocimet nënshkrimin e një pakti mos sulmi dhe sigurimi në Adriatik. Shqipërisë i takonte të ishte pjesë a paktit, sipas aleancës që kishte nënshkruar me Italinë. Pala shqiptare e pretendonte këtë dhe e kërkonte, por pala italiane insistonte se negocimet nuk kishin filluar ende, pavarësisht se nuk ishte e vërtetë.1

Ndërkohë gjendja ekonomike vazhdonte të ishte në krizë, pagat e punonjësve të administratës kishin mbetur pa paguar, numri i të papunëve ishte rritur dukshëm dhe inflacioni kishte arritur majat. Politikisht pakënaqësia kundrejt italisë ishte rritur dhe ndjenjat nacionaliste ishin rizgjuar edhe për shkak të iniciativës së reformës arsimore, kështu që politikisht Zogu e kishte të vështirë të tërhihqej nga politika e tij arsimore. Në këto kushte mendoi se do të ishte mirë që të bëhej palë e Paktit Ballkanik, i cili mund të shërbente si traktat garancie reciproke mes Jugosllavisë, Greqisë, Rumanisë dhe Turqisë në shkurt të vitit 1934.

Kjo situatë konfliktuale vazhdoi përgjatë gjithë viteve 1933 dhe 1934. Italia vendosi të mbajë pozicionin e palës së ofenduar, pasi pretendonte se nuk mund të mos ishte pyetur për një reformë të tillë, duke qenë se kishte investuar kaq shumë në arsimin shqiptar dhe duke qenë se ishte e vetmja aleate e Shqipërisë. Pas disa negocimeve të njëpasnjëshme diplomatikë, në një takim mes ambasadorit tonë në Legatën e Romës dhe drejtorit të Zyrës për Shqipërinë në Ministrië e Punëve të Jashtme të korrik të vitit 1933, u vendosën disa kushte. Ndër këto kushte, qeveria italiane kërkonte që në vitin e ardhshëm arsimor (1933-1934) gjuha italiane të vendosej si një gjuhë e detyruar në shkolla, që të vendosej personeli i nevojshëm italian në shkollat profesionale italiane, që bursat e akorduara nga qeveria italiane të vendoseshin në autonomi të plotë nga pala italiane, pavarësisht se pala shqiptare pretendonte se këto bursa duhej të jepeshin për familjet në nevojë. Nga ana ushtarake kërkohej që të gjitha objektet ushtarake të kalonin në varësi të Ministrisë së Luftës të Italisë, organizatorët anglezë të xhandarmërisë të largoheshin etj.

Pika më e fortë e negocimeve kishte të bënte me huanë SVEA dhe me kërkesat e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të vazhduar financimet. Në lidhje me këtë, pala italiane shprehej zyrtarisht e fyer nga ky qëndrim, pasi sipas saj, dukej sikur qeveria shqiptare ishte duke “shitur” aleancën italo-shqiptare, në këmbim të huasë. Sipas palës italiane kjo ishte një kërkesë antipatike. Qeveria shqiptare kërkonte edhe një marrëveshje tregtie preferenciale por, pala italiane theksonte se nuk është e mundur të adaptohet një regjim preferencial për Shqipërinë, për sa kohë që do të ishte në fuqi traktati i tregtisë i cili ende nuk ishte denoncuar.2 Në një notë verbale dërguar nga Legata Italiane pranë Ministrisë së Punëve Jashtme theksohet se Italia ka disa marrëveshje preferenciale me disa vende të tjera, me interes të veçantë, kështu që nuk mund ti denoncojë këto marrëveshje. 3

Nga dokumentet e mësipërm kuptojmë se këto janë thjesht pretekste për të mos humbur kohë me negocimet me Shqipërinë. Italia e dinte mirë që çëshja e financimeve ishte çështje mbijetese për qeverinë shqiptare. Pikërisht këtë shfrytëzonte për presion për hapjen e shkollave. Nga ana tjetër, i jepte vetes kohë për t’u fokusuar në skenarin evropian të marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Italianët jo vetëm që kërkonin rihapjen e shkollave fetare dhe profesionale italiane, por donin që kjo gjë të bëhej me dëshirë nga pala

1 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 94 (¼ e rezervuar)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 94 (Letër dërguar mbretit nga Mark Kodheli më 30.7.1934 (dosje e rezervuar

1/4) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 106 (Notë verbale e Legatës Italiane në Tiranë për Ministrinë e Punëve të

Jashtme, dt. 20.8.1933)

Page 61: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

37

shqiptare, pra në kuadrin e një miqësie të sinqertë, në një mënyrë pseudo spontane. Sipas Parallit, adoptimi i italishtes për shkollat e mesme dhe dërgimi i tetëdhjetë bursistave, nuk mund të bëhen bazë traktatesh dhe as nuk mund të bëhen një instrument, sikurse kërkohej nga qeveria shqiptare sepse këto dy premtime, sikundër edhe të tjera të ditura, duheshin kryer qysh në akordimin e huasë 10 milionëshe. Të njëjtën gjë, kërkonte edhe Aliosi në takimet e tij në qarqet diplomatike.1

Në këtë situate kritike Zogu propozoi që një delegacion nga Shqipëria, i përbërë nga Xhaferr Villa dhe Abdurrahman Dibra të vizitonte Mussolinin për të qartësuar situatën e krijuar. Në fakt bëhej fjalë për të kërkuar falje dhe për të vazhduar bashkëpunimin. Ky propozim ishte bërë edhe disa muaj më parë por ishte prapsuar nga Zyra për Shqipërinë në Pallatin Chigi, sipas së cilës nëse një delegacion vinte duhet të kishte një program të qartë pune. Pala shqiptare përgatiti programin e i cili përmbante këto pika:

1) Shprehja e mirënjohjes për Mussolinin nga ana e qeverisë dhe popullit shqiptar; 2) Sigurimi i ndjenjave të besimit dhe miqësisë tek Mussolini; 3) Dhënia e informacionit mbi gjendjen e vështirë ku po kalonte vendi, e cila kërkonte një

vendim mbi borxhin SVEA; 4) Të diskutohej mbi raportet e tregtisë; 5) Të diskutohej mbi çështje të tjera të dorë së dytë.2

Pala italiane nuk e pranoi këtë program pasi në të nuk kishte asgjë mbi refomën në arsim.

Pas gjithë presionit të palës italiane, qeveria shqiptare vendosi të heqë dorë nga disa parime të reformës arsimore. Në Notën Verbale Nr. 618 të datës 31.08.1933 deklarohet: “Mbreti i Shqipërisë ka dekretuar mësimin e detyrueshëm të gjuhës italiane në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Gjithashtu Qeveria Shqiptare dha një vendim se 80% e studetëve që gëzojnë bursën e shtetit për studime jashtë vendit të dërgohen patjetër në Itali. Studentët shqiptarë pasi të kenë marrë në atdhe elementët e parë të kulturës italiane do të dërgohen në Itali për t’u thelluar në këtë kulturë e cila njëherë e fituar ka për ti vlejtur për dobi të marrëdhënieve gjithmonë të ngrohta mes dy vendeve”.3

Nga sa më sipër, kuptohet se Zogu ra dakort për vendosjen e gjuhës italiane në shkolla, por jo për rihapjen e shkollave konfesionale. Megjithatë qeveria italiane e kishte bërë të ditur se do të këmbëngulte për rihapjen e shkollave konfesionale dhe kështu bëri. Vetëm katër muaj më vonë, qeveria italiane bënte të ditur nëpërmjet ministrit Koch, sugjerimet e saj, për rihapjen e këtyre shkollave. Në një takim zyrtar me ambasadorin e legatës sonë në Romë, Koch i bënte me dije se mund të gjendeshin mënyra për çeljen e pjesshme të shkollave fetare madje për këtë, pala italiane ishte e gatçme të bashkëpunonte ngushtë edhe me ministrin e arsimit. Për shkollat profesionale, ai pretendonte se mund të emërohej një nëndrejtor ose një drejtor administrativ shqiptar me kusht që të drejtën e rregullimit ta kishe drejtori teknik.4

Nga alternativa e sugjeruar më sipër del qartë që Italia, nuk do të hiqte dorë nga pretendimi i saj për të pasur nën drejtim të drejtpërdrejtë të gjithë sistemin arsimor shqiptar, për të rrënjosur gjuhën dhe kulturën italiane tek brezat e rinj si dhe për të forcuar besimin fetar

1 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, f. 96 (Letër dërguar mbretit nga M.Kodheli më 30.7.1934 (dosje e rezervuar

1/4). 2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 908, f. 942-945 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 28.6.1933)

3 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 104 (Notë Verbale dt. 31.08.133, Nr. 106)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 201 (Letër e Mark Kodhelit për Mbretin dt. 24.1.1933)

Page 62: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

38

katolik nëpërmjet shkollave konfesionale. Italia kërkoi që edhe në liceun e Korçës, i njohur për frymën frankofone, të vendosej gjuha italiane e detyrueshme. Sipas italianëve rihapja e shkollave konfesionale ishte një sprovë e Shqipërisë kundrejt Italisë, me anë të së cilës Shqipëria do të rifitonte besimin e humbur nga ana e Italisë.1

Ndoshta rihapja e shkollave konfesionale ishte thjesht një pretekst për të krijuar presion mbi qeverinë shqiptare. Interesat e klerit katolik në pjesën më të madhe të rasteve, nuk përputhen me ideologjinë fashiste, madje ato historikisht kanë qenë kontradiktore.2 Kjo tregon se në vetvete, i gjithë ky skenar mbi humbjen e besimit, mbi fyerjen ndaj fesë, mbi aktin jo miqësor, ishin thjesht një pretekst i pabazuar për të treguar forcën dhe për të zvarritur krizën.3

Ndërkohë qeveria shqiptare solli një tjetër propozim. Duke ditur se nuk mund të evitonte hapjen e shkollave, por edhe duke mos dashur të anullojë një dekret legjislativ që do të ulte dinjitetin e saj në popull, propozoi që të bënte një marrëveshje me Vatikanin, e shkollat të hapeshin në kuadrin e kësaj marrëveshje. Ky propozim u pëlqye. Pala italiane konfirmoi se ishte gati të të pranonte çdo lloj rihapje të shkollave, por me kusht që kërkesat thelbësore të merreshin parasysh. Menjëherë pas kësaj, Italia bëri një hap përpara për ti hapur dyert përsëri kërkesave të Zogut.4

Pas hapjes së dritës jeshile për rifillimin e negocimeve, përsëri u bënë përpjekje për realizimin e vizitës zyrtare nga delegacioni shqiptar në Romë. Por Italia vendosi kusht: të rihapen shkollat katolike e më pas delegacioni mund të shkonte në Romë. Kjo iu bë e qartë Kodhelit, ministrit tonë në Romë, nga Suvich (shfit të kabinetit të Mussolinit), në fillim të vitit 1934. Suvich kishte theksuar përsëri se bashkëpunimi sigurisht mund të vazhdonte por vetëm nëse do të rihapeshin shkollat katolike. Kishte mëse një vit që Italia përsëriste këtë kërkesë në të gjitha kontaktet me Shqipërinë, por dukej sikur Zogu ende nuk e kishte kuptuar se kjo ishe një kërkesë, së cilës nuk mund t’i shmangej. Kodheli ishte justifuar se masa nuk ishe marrë vetëm kundër Italisë por edhe kombësive të tjera dhe tashmë qeveria nuk mund të tërhiqej. Suvich kishte propozuar se shkollat mund të hapeshin edhe me pretekstin se tashmë pjesa më e madhe e nxënësve të Shkodrës kishin mbetur pa shkollë, ose mund të procedohej me një marrëveshje me Vatikanin, sikurse ishte propozuar nga pala shqiptare. Por në fakt pala shqiptare asgjë nuk kishte bërë për këtë. Për të ringjallur besimin, Kodheli kishte theksuar se Shqipëria nuk kishte aderuar tek Pakti Ballkanik pikërisht si shenjë besnikërie ndaj Italisë. Kjo sipas Suvich nuk mund të ndodhte gjithsesi sepse Shqipëria kishte aspiratat e saj kombëtare, meqënëse rreth një milion shqiptar jetonin jashtë kufijve. Atëherë, i ndier i fyer, Kodheli kishe kujtuar Suvich, se ishin ende 3 milion fr.ari për tu paguar për punët e kryera pas pezullimit të SVEA-s e nga këto 2.5 milion shkonin për kompanitë italiane.5

1 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 100, Fl. 100-106 (Letër e Mark Kodhelit për Mbretin)

2 A. Basciani. I rapporti tra Italia e Albania tra le due guerre mondiali. Un profile. Nuova Rivista Storica, XCVII, Nr. 2,

2013, f.16 3 Midis klerit katolik dhe fashistëve ka pasur një kontraditë të thellë, sidomos në vitet e para kur fashistët morën

pushtetin. Lëvizja e Mussolinit u kritikua shumë nga kisha katolike. Fillimisht Mussolini ishte shprehur se doktrina

fashiste ishte antiklerikale madje ne vitet 1921-1922 ka pasur sulme fizike ndaj këtij komuniteti. Me kalimin e

kohës Mussolini e kuptoi se nëse do të sulmohej besimi katolik, ulej mbështetja e shoqërisë, dhe u bënë disa pakte

me kishën (Pakti Leteranensi) në mënyrë që të kishte një lloj kordialiteti mes qeverisë dhe kishës. [Për më shumë

mbi këtë argument mund të lexohet “La chiesa catolica e il fascismo”] 4 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 563, f. 638-639 (Udhëzim i Suvich për Koch, dt. 15.1.1934)

5 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 674, f. 755-757 (Shënim i Suvich mbi takimin me Kodhelin, dt. 8.2.1934)

Page 63: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

39

Për të mos e prapsuar gjithë përpjekejet për rihapjen e negocimeve, Mussolini vendosi të pranonte në vizitë zyrtare, jo një delegacion, por vetëm ministrin të jashtëm. Kjo do të bëhej me kusht që paraprakish të merrej garancia nga pala shqiptare se shkollat do të hapeshin, si ato të përgjithshmet, si ato konfesionalet. Më pas në Romë mund të trajtoheshin çështjet italo-shqiptare për ringjalljen e bashkëpunimit politiko-ekonomik.1 Megjithatë Mussolini theksonte se nëse Ministri i Jashtëm dëshironte të vizitonte Romën për të diskutuar për çështjen e Paktit Ballkanik, ai do të ishte i gatçëm ta priste. Por në këtë rast ministri nuk mund të pretendonte të hapte edhe çështje të tjera, pasi përgjigja e Italisë ishte një dhe e vetme: hapja e shkollave.2

Pak ditë më vonë Ministria e Jashtme në Tiranë, përgatiti një projekt program për vizitën e planifikuar të ministrit. Meqënëse në programin e hartuar nuk përfshihej asgjë konkrete në lidhje me shkollat,3 atëherë përgjigja e Romës ishte negative. Ministri shqiptar nuk mund të shkonte në Romë.4 Kjo gjendje pezullimi vazhdoi deri në mes të vitit 1934.

Rrjedhojat ishin shumë të rënda për buxhetin e shtetit, i cili në dy vitet e fundit pësoi ulje të mëdha. Pati shkurtime në të gjitha pjesët e administratës. Në një takim mes Koch dhe Zogut në maj të vitit 1934, Zogu kishte deklaruar se ndjehej i braktisur nga aleatja e tij më e madhe, të cilës i kishte besuar ushtrinë dhe bankën e shtetit. Këto akte sipas Zogut, ishin prova të pa kundërshtueshme të miqësisë së forte që i lidhte dy vendet.5 Ndjehej në lloj apatie në sjelljen e tij, një lloj dorëzimi dhe pesimizmi, aq sa edhe ministrat e oborrrit filluan të shqetësoheshin seriozisht. Ministri Kota kishte vendosur të paraqitej në zyrën e Mbretit dhe ta pyeste personalisht në mënyrë të drejtpërdrejtë, se cilat janë arsyet që e bëjnë kaq të vështirë rifillimin e marrëdhëneve mes dy vendeve. Të njëjtin shqetësim kishin shprehur edhe Ministri i Punëve Publike Saraçi dhe ai i Punëve Botore Mehdi Frashëri.6

Përgjigjia e qeverisë shqiptare ishte se ajo nuk mund të merrte parasysh kërkesën italiane për rihapjen e shkollave konfesionale, pasi popullsia katolike do të krijonte bindjen se Italia ishte mbrojtëse e kësaj popullsie dhe kjo hipotezë do të ishte në kundërshtim të plotë me principin e bashkimit kombëtar. Nga ana tjetër, Italia theksonte se hapja e shkollave katolike nuk ishte kushti kryesor por ishte një çështje besimi mes dy vendeve. Italia, kërkonte një provë besimi prej Shqiperisë, pasi prej mëse një viti kishin ndodhur nje varg ngjarjesh kundër interesave të Italisë, me qëllim që të behej një vepër anti italiane.7

1 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 753, f. 836-837 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 27.2.1934)

2 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 757, f. 849 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 28.2.1934)

3 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 778, f. 868-877 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 7.3.1934)

4 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 788, f. 877 (Telegram i Suvich për Koch, dt. 10.3.1934)

5 DDI, Serie vII, V. 15, Nr. 237, f. 254 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 16.5.1934)

6 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 303, F. 327 (Telegram i Koch për Mussolini, dt. 26.5.1934)

7 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 203 (Letër e Mark Kodhelit për Mbretin, dt. 26.1.1934)

Page 64: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

40

1.4 Shqipëria nën presionin ushtarak të Mussolinit

Në mes të vitit 1934 situata e marrëdhënieve mes dy vendeve vazhdonte të ishte e pezulluar. Zogu i kishte treguar Fejzi Alizotit se nëse gjendja do të vazhdonte në këtë mënyrë, ai ishte e detyruar të kërkonte ndihmën e Jugosllavisë.1 Zogu e dinte se Alizoti ishte një italofil dhe spiun i italianëve ndaj e kishte bërë këtë që Italisë ti shkonte mesazhi sa më shpejt.

Në të vërtetë, Zogu iu drejtua Jugosllavisë për ndihmë por ajo vendosi dy kushte paraprake:

1) Largimin përfundimtar të të gjithë organizatorëve italianë; 2) Shembjen e fortifikimeve ushtarake të ndërtuara nga Italia kryesisht në zonën veriore. Qeveria shqiptare ishte përgjigjur se ishte e gatçme të pezullonte ndërtimet e

fortifikimeve që kishin nisur, por nuk mund të ndërmerrte shembjen e atyre ekzistuese. Gjithashtu kjo qeveri do të lejonte vetëm dy ose tre organizatorë italianë. 2

Kjo situatë përbënte një lloj reziku për Italinë. Në këtë periudhë, Beogradi po përgatitej për një marrëveshje me Francën, e cila do të shoqërohej edhe me disa financime nga ana e qeverisë franceze. Frika e Italisë ishte se, Jugosllavia e njihte mirë filozofinë e Zogut dhe tashmë kishte edhe paratë e Francës me të cilat mund ta blente. 3

Ndërkohë Zogu, i shtyrë nga kokëfortësia e tij, kishte dekretuar ligje që preknin drejtpërsërdreijti interesat e Italisë si: ligji mbi bashkitë, ligji mbi peshkimin, ligji mbi konsumin që prekte edhe fabrikën e birrës në Korçë. Ndërkohë në ushtri kishte filluar shkurtimi i numrit të organizatorëve italianë. Gjeneral Araniti, i cili ishte në krye të ushtrisë, kishte liruar nga detyra në mënyrë të menjëhershme disa ushtarakë italian dhe këtë e kishte bërë në kundërshtim me marrëveshjet verbale midis Zogut dhe Kolonel Balocco.4 Këto masa e alarmuan diplomacinë italiane, pasi sjellja e Arianit nuk ishte më një çështje ushtarake, por një çështje teknike-politike. Kodheli në Romë ishte munduar të justifikohej se Gjeneral Araniti ishte tip ushtaraku që nuk e dinte mirë se çfarë kuptimi kishin marrëveshjet. Megjithatë, sipas Kodhelit, vendi nuk kishte më të ardhura për të përballuar shpenzime në ushtri, madje meqë ushtria nuk ka për të ekzistuar më edhe fortifikimet e ndërtuara në Milot e Librazhd kishte shumë mundësi të braktiseshin së shpejti. Marrëveshjet, sipas Kodhelit, nuk kishin më rëndësi, ato ishin kthyer në një letër të vdekur.5

Për këtë gjendje Mussolini bëri përgjegjës ministrin fuqiplotë në Tiranë Armando Koch. Sipas tij, e gjithë situata e krijuar që ishte një dështim i politikës italiane në Shqipëri ashpërsimi i marrëdhënieve kishte ndodhur për shkak të Koch. Ai ose nuk kishte gjetur dot gjuhën me atasheun ushtarak, ose nuk kishte arritur dot të bashkëpunonte ashtu siç duhej.6

Në qershor të vitit 1934, pikërisht atëherë kur Italia e kishte kuptuar se nuk do të mund të realizonte qëllimin e saj shumë lehtë, vendosi të bënte një demarsh ushtarak. Ky aksion konsistoi në dërgimin e anijeve luftarake në Portin e Durrësit natën e 25 qershorit të vitit 1934. Flota e

1 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 362, f. 383 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 6.6.1934)

2 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 373, f. 396-397 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 9.6.1936)

3 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 389, f.410-412 (Telegram I Koch për Mussolinin, dt. 12.6.1934)

4 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 398, f. 420-421 (Telegram i Capomazza (I ngarkuar me punë në Tiranë) për Mussolinin, dt.

14.6.1934) 5 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 404, f. 425-427 (Shënim i Farallit (shef i zyrës për Shqipërinë në Romë) për Suvich

(nënsekretarin për punët e jashtme) dt. 16.6.1934) 6 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 410, f. 433-434 (Shënim i Mussolinit pas letrës së Koch dt. 19.6.1934)

Page 65: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

41

përbërë prej 21 anijesh ushtarake, mbërriti pa as më të voglin paralajmërim në radën e portit të Durrësit, duke shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat ndërkombëtare. Flota nuk bëri as përshëndetjen e zakonshme me zbrasje topash. Komandati i flotës dërgoi në skelë një oficer, për të vizituar autoritetet politike dhe ushtarake. Pothuajse një regjiment ushtarak zbriti në tokë, por pa armë, pasi autoritetet shqiptare refuzuan t’i japin leje për të mbajtur armë.1

Menjëherë Mbreti thirri mbledhjen e kabinetit për të shqyrtuar situatën. Njëkohësisht njoftoi të gjithë përfaqësuesit shiqiptar në Britaninë e Madhe, Francë e Jugosllavisë, të merrnin këshilla, në mënyrë miqësore nga kontaktet që ata kishin në vendet ky kryenin misionet diplomatike. Në përgjithësi të gjithë sugjeruan që të pranohej karakteri miqësor i vizitës, pasi për sa kohë vizita nuk do të rezultonte agresive, askush nuk mund të ndihmonte Shqipërinë. Megjithë këshillat nga përtej kufijve, Këshilli i Ministrave, mes konfuzionit edhe frikës kishte shprehur mendimin se duhej treguar një lloj pengese dhe një tendencë për ta interpretuar vizitën si një ofendim për dinjitetin e vendit. Sipas një prej ministrave që kishte raportuar tek Koch, Zogu personalisht kishte menduar se qeveria e Romës kishte dashur të bënte një akt prezence pikërisht kur ishte shfaqur përshtypja se Italia ishte indiferente ndaj problemit shqiptar dhe ndaj politikave të reja të jashtme që ajo po ndërmerrte. 2

Në fakt, Italia e ndërmori këtë iniciativë, pikërisht në momentin që ministri francez i punëve të jashtme Louis Barthou ishte në vizitë zyrtare në Beograd. 3 Kjo nuk kishte qenë një rastësi, e në fakt u interpretua si një provokim për Francën dhe Antantën e Vogël në Ballkan, si një aksion për t’i treguar jo vetëm Shqipërisë por edhe Jugosllavisë forcën e saj.4

Ministri i punëve të jashtme Xhaferr Vila, thirri ministrin e Italisë dhe i kërkoi që flota italiane të largohej menjëherë, duke theksuar se marrëdhëniet italo-shqiptare mund të tronditeshin me këtë aksion të papritur, i cili ishte kryer tërësisht në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Në fakt Koch nuk kishte marrë asnjë informacion apo udhëzim paraprak për manovrën, ndaj dhe ishte përgjigjur sipas logjikës së tij. Sipas Koch, skuadra navale italiane e cila udhëtonte në Adriatik kishte ardhur për një vizitë në ujrat e Durrësit dhe me sa dukej një zyrtar e anijes admirale zbriti në tokë për të bërë shkëmbimet e një vizite kortezie. Sipas Koch kjo nuk përbënte asnjë lloj përshtypje. Vila i ishte përgjigjur se një numër kaq i madh anijesh mund të interpretohej si një demostrim dhe mund të provokonte ndërhyrjen e Francës apo të Britanisë së Madhe, pasi dihej rëndësia strategjike e Shqipërisë në Adriatik. Me ironi Koch e kishte pyetur: “Ju flisni në emër të Londrës apo Parisit”? 5 Pas këtij takimi minstri Villa kishte kërkuar shpjegime urgjente me shkrim, por Koch ia kishte prerë shkurt se nuk kishte informacion.

Pas kësaj bisede, Suvich nënsekretari për Punët e Jashtme në Romë e udhëzoi Koch që të komunikonte me qeverinë shqiptare se karakteri i vizitës ishte tërësisht miqësor dhe se skuadra ishte duke bërë kroçierë në Adriatik. Koch mund të justifikohej se kishte patur thjesht një vonesë

1 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 44 (Artikull botuar në “New York Times” më 11.7.1934 “Shenja e Italisë

shqetëson Shqipërinë) 2 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 544, f. 585-602 (Letër e Koch për Mussolinin mbi një takim me një ministër shqiptar, dt.

19.7.1934) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 74 (Artikull botuar në “Kumbana”, Sofie, dt. 27.6.1934)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 44

5 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 438, f. 462-463 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 24.6.1934)

Page 66: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

42

në njoftimin paraprak.1 I njëjti njoftim nga Roma kishte shkuar edhe për legatat e tjera italiane në Londër, Paris, Washington, Beograd. 2

Gjithsesi më 28 Qershor 1934, ministri Koch pati një takim me ministrin e jashtëm Xhaferr Villa ku sikurse pohon edhe vetë Koch, ishin përdorur tone të ashpra. Villa kishte kërkuar me insistim largimin e anijeve nga Durrësi, si kushti i parë për të rifilluar bisedimet për të gjitha çështjet që kishin mbetur peng. Presioni i krijuar nga anijet ishte i patolerueshëm e pavarësisht shpjegimeve të Koch se vizita ishte miqësore, tonet nuk ishin ulur. Pas këtij takimi, Koch sugjeronte që anijet duhet të largoheshin sa më parë.3

Në një takim me ambasorin shqiptar në Romë, ministri i Italisë Koch, kishte deklaruar zyrtarisht në emër të qeverisë italiane se moslajmërimi i vizitës, kishte kishte ndodhur sepse flota bënte shëtitje në Adriatik dhe si e tillë kjo vizitë kishte qenë thjesht miqësore dhe e zhveshur nga çdo manifestim pengues. Ai kishte shtuar se kjo ndodhi nuk cënonte aspak aspiratat miqësore të dy shteteve miq dhe aleatë. Nga ana tjetër ai kishte justifikuar mos pëshëndetjen me topa me faktin se Porti i Durrësit nuk kishte fortifikimet e duhura me t’iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë, dhe këtë gjë ushtarakët italian e dinin. Në fakt justifikimi i fundit nuk qëndronte pasi nga porti i Durrësit ishte përshëndetur disa herë.4

Kjo ngjarje shkaktoi një jehonë të thellë në qarqet diplomatike. E para që u shqetësua ishte Jugosllavia e cila ndjehej e cënuar sa herë që kishte avancim të Italisë drejt territorit shqiptar. Ministri jugosllav në Romë, Ducic takoi menjëherë nënsekretarin për punët e jashtme në Romë, Suvich. Ky i fundit e kishte siguruar ministrin jugosllav, se tashmë kjo ishte një ngjarje e kaluar, por në të vërtetë nuk ishte e tillë pasi një pjesë e anijeve kishin vazhuduar të qëndronin në radën e portit të Durrësit. Ministri jugosllav kishte kërkuar një deklaratë zyrtare nga Roma në lidhje me çështjen. Këtë kërkesë Italia nuk e mori fare parasysh, pasi e shikonte si një përpjekje për të ndërhyrë në punët e brenshme të vendit.5

Ndërkohë në Beograd vazhduan bisedimet në lidhje me ngjarjen. Jugosllavia dëshironte të sigurohej se cili kishte qenë në të vërtetë qëllimi i Italisë. Ministri i jashtëm i Jugosllavisë ishte treguar i hapur me diplomatin e Romës në Beograd duke i shprehur se në mënyrë të pajtetërsueshme Shqipëria është një pikë delikate pasi ishte pjesë e Gadishullit Ballkanik dhe përbënte kufirin tokësor të Jugosllavisë, dhe kufirin detar të Adriatikut.6

Gazeta greke “New Athens” e përshkruante sjelljen e ministrit italian në Tiranë si makiaveliste.7 Kjo për shkak se fillimisht Koch kisht thënë se nuk kishte kishte dijeni, për vizitën. Më pas kishte shpjeguar se falë miqësisë mes dy popujve nuk ishte parë e nevojshme një lajmërim paraprak. Shpjegimi i tretë vijues, kishte theksuar se udhëtimi kishte qenë i paralajmëruar, por lajmi kishte arritur vonë në Shqipëri për shkak të një gabimi.8

1 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 439, f. 463 (Telegram i Suvich për Koch, dt. 24.6.1934)

2 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 448, f. 473 (Telegram i Suvich për leagatat në Londër, Paris, Washington, Beograd, dt.

26.4.1934) 3 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 456, f. 482 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 28.6.1934)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 106, Fl. 3 (Raport nga ambasadori shqiptar në Romë më 26.4.1934)

5 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 468, f. 494 (Telegram i Suvich për Koch, dt. 1.7.1934)

6 DDI, Serie VII, V. 15, f. 513 (Telegram i Gallit (ministër i Italisë në Beograd) për Mussolini, dt. 5.7.1934)

7 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 90 (Artikull botuar në “New Athilia”, Selanik, 27.7.1934)

8 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 65, (Artikull botuar në “Manchester Gardian” me titull “Shqipëria dhe Italia”,

dt. 30.6.1934)

Page 67: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

43

Dy ditë pas incidentit, ministri italian në Beograd argumentonte në mënyrë miqësore pranë ambasaodorit tonë atje, se moslajmërimi i ardhjes së luftanijeve ishte shkaktuar nga neglizhenca e Legatës së Italisë në Tiranë, pra nga Koch.1 Në fakt kishte qenë një udhëzim i mëtejshëm i Suvich, për të gjitha legatat kryesore italiane në Evropë për t’ia ngarkuar përgjegjegjësinë e ngjarjes Ministrit Koch. Ndoshta ky vendim kishte ardhur nga fakti se në këtë kohë Mussolini ishte i zemëruar me Koch dhe e quante fajtor të mosmarrëveshjeve me Shqipërinë, sidomos në sektorin ushtarak.

Me gjithë justifikimet kontradiktore, Koch nuk humbi kohë të shtronte çështjen për të filluar bisedimet për borxhin, për shkollat, për tregëtinë e për pika të tjera të mbetura pezull, në takimin e tij me ministrin e jashtëm Xhaferr Villa. Në këtë mënyrë përfaqësuesi italian dëshironte të sillte në qendër të vëmendjes së palës shqiptare, që Shqipëria kishte disa çështje kyçe shumë të rëndësishme me të cilat duhej të merrej. Villa, i qe përgjigjur se ishte dakort për nisjen e bisedimeve por kjo mund të bëhej vetëm pasi të qetësohej opinioni publik, pra vetëm me kusht që luftanijet të largoheshin nga Durrësi.2

Me këtë qëndrim patriotik e këmbëngulës, më në fund Shqipëria e vogël në territor e popullsi, e dobët ekonomikisht, arriti të fitojë edhe simpatinë e vendeve të tjera, madje edhe të Fuqive të Mëdha, sikurse ishte shprehur në një artikull gazeta britanike “Manchester Gardian”.3 Edhe gazeta të tjera të shtypit britanik shprehën gjithashtu simpati për popullin shqiptar. Ato nuk nguruan edhe të dënonon sjelljen e Italisë dhe ta këshillonin atë të gjente një qasje tjetër ndaj shtetit shqiptar, qasjen e miqësisë dhe jo të shtrëngimit. 4

Ngjarja bëri bujë edhe sepse ndodhi pikërisht atëherë kur Italia i kishte mohuar financimet e borxhit Shqipërisë. Qëndrimi dinjitoz që mbajti qeveria shqiptare, duke mos lejuar hyrjen e flotës në portin e Durrëst ngjalli respektin e fqinjëve evropianë, i cili u shpreh në disa gazeta dhe shkrime. Në gazetat e kancelarive të mëdha, shqiptarët u konsideruan si popull me brumë të fortë të cilët ia kishin treguar vendin ushtrisë italiane edhe më përpara (duke iu referuar këtu luftës së Vlorës më 1920). Opinioni publik evropian e shqyrtoi me shumë simpati dhe adhurim këtë ngjarje të shtetit të vogël shqiptar dhe nuk munguan edhe raste inkurajimi për të mos u nënshtruar ndaj Italisë, megjthëse përpara detyrimeve financiare.5

Pati konsiderata të larta edhe për mbretin Zogu. Ai u trajtua mediatikisht me shumë respekt edhe për faktin se ai nuk pranoi disa kërkesa të Italisë si bashkimin doganor, si zëvendësimin e Gjeneral Sir Jocely Percy dhe të të tjerëve ushtarakë britanik në Xhandarmërinë Shqiptare si dhe nuk pranoi lëshimin e shërbimeve kryesore të shtetit në duart e italianëve.6 Edhe në Turqi ngjarja u komentua si një sprovë e qeverisë italiane e cila donte t’i demostrone qeverisë shqiptare se sa e fortë ishte.7

Po kështu edhe ministri i jashtëm francez, Louis Barthou, i cili ndodhej në Beograd, ishte shprehur në një bisedë me përfaqësuesin e legatës sonë, se populli shqiptar me sjelljen e tij kishte

1 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 34 (Raport nga ambasadori shqiptar në Beograd më 28.6.1934)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 107, Fl. 86 (Artikull botuar në “Politika”, Beograd, 2.7.1934)

3 AQSh, Fondi 251, Dosja 107, Fl. 65, Aritikull botuar në “Manchester Gardian” me titull “Shqipëria dhe Italia”, dt.

30.6.1934 4 AQSh, Fondi 251, Dosja 107, Fl. 65, Letër nga ambasadori i Shqipërisë në Londër, dt. 2.7.1934

5 AQSh, Fondi 251, Dosja 56, viti 1934 Fl. 57 (Artikull botuar në “Near East and India”, Londër, dt. 5.7.1934)

6 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 251, Dosja 67, f. 12, (Artikull botuar në “Lincheleny Press”, Londër, dt. 23.3.1934)

7 AQSh, Fondi, 251, Dosja 107, Fl. 280, Artikull botuar në gazetën “Vakti”, dt. 5.8.1934

Page 68: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

44

treguar që është një popull i pavarur dhe se Franca e shihte me shumë simpati popullin e vogël shqiptar, i cili mund të mbështetet në ndihmën e Francës.1

Edhe vendet e Ballkanit, përfshirë edhe ato me kontradita historike, e vlerësuan Shqipërinë në këtë lëvizje të saj. Jugosllavia përshembull, si ansjëherë shfaqi admirim për qeverinë shqiptare, për mënyrën se si drejtoi krizën e anijeve italiane. Ministri i jashtëm jugosllav, këshilloi me anë të përfaqësuesit tonë në Jugosllavi, që sjellja me italianët të ishte sa më e kujdesshme në mënyrë që mos të krijohet asnjë incident me marinarët italian. Në rast se situata do të acarohej duhej lajmëruar menjëherë Lidhja e Kombeve.2

Gjithsesi konsideratat pozitive në arenën ndërkombëtare nuk mund të përmirësonin krizën mes Italisë dhe Shqipërisë. Tashmë vendi ishte i paralizuar nga një krizë e thellë ekonomike e për më tepër, në prag të një izolimi nga pjesa tjetër e Evropës. Sikurse shprehej një nga ministrat e tij, Zogu ishte ndier i ofendar nga indiferenca e shteteve kur ai kishte kërkuar ndihmë dhe këshillim. Sipas Zogut: “Të gjithë na japin këshilla të lehta dhe na bëjnë komplimenta për qëndrimin, por asnjëri nuk vjen të na mbështesë për fyerjen që na ka bërë Italia”.3

E gjithë kriza ushtarake dhe ngjarjet që rrodhën pas saj, në një far mënyre shërbyen për një mësim të mirë nga të dyja palët. Zogu e kuptoi që lidhja me Italinë ishte më e komplikuar seç e gjykonte ai. Nga kokëfortësia e Zogut, Italia kuptoi se indifferences së saj duhej t’i vinte fre’, pasi Shqipëra mund të kërkonte zgjidhje të tjera gjetkë. Gjithashtu edhe Italia mendoi se kishte ardhur koha që të fillonte bisedimet, pavarësisht se kishte bindjen se ftesa e palës shqiptare nuk ishte e sinqertë pasi ishte rrjedhojë e presionit politiko-ekonomik.

Tek e fundit, Italia edhe pas incidentit, nuk do të hiqte dorë nga rihapja e shkollave fetare, por mund të mendohej për një zgjidhje të mesme, që Zogu vetë e kishte propozuar në mënyrë indirekte me anë të të dërguarve të tij. Mund të hapeshin shkollat fetare me pranimin e studentëve laik. Nga ana tjetër mund të bëhej njohja e diplomave të lëshuara nga këto institute. Por për të gjitha këto masa duhej marrë më parë mendimi dhe aprovimi i Selisë së Shenjtë.4 Po kështu, Italia mendonte se duhej të merrte masa menjëherë për të qenë e gatçme për një sulm mbi Shqipërinë nëse gjërat do të dilnin jashtë kontrollit.5 Sikurse shprehet edhe Konica, i cili i ka mbështetur marrëdhëniet Shqipëri-Itali, duhej gjetur një zgjidhje, një kompromis. Sipas Konicës: “Italianët kanë bërë dhe ndoshta vazhdojnë të bëjnë shumë gabime të rënda, më i rëndi ndër të cilëve është besimi i tyre se me shqiptarët mund të arrish çdo gjë përmes presioneve dhe kërcënimeve. Por mendoj se këto gabime nuk janë të pakorrigjueshme, sepse Italia ka po aq interes të qëndrojë afër me Shqipërinë, sa ç’ka Shqipëria të qëndrojë pranë Italisë…Sepse është e ditur që martesat me interes shpesh kanë qenë më të suksesshme.” 6

Gjithsesi incidenti e vuri mbretin përpara përgjegjësisë për të gjetur zgjidhje të reja. Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme Zogu, i dërgoi të gjitha përfaqësive shqiptare në Evropë informacione të nevojshme mbi prodhimin e duhanit në Shqipëri, në mënyrë që këta të

1 AQSh, Fondi 251, Dosja 107, Fl. 38-39, (Letër dëguar nga ambasadori Rauf Fico në Beograd në MPJ, dt. 26.6.1934)

2 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 251, Dosja 107, f. 36, (Letër dërguar nga ambasadori Rauf Fico në Beograd në MPJ

dt. 29.6.1934 3 DDI, Serie VII, V.. 15, Nr. 544, f. 585-602, Letër e Koch për Mussolinin, dt. 19.7.1934

4 DDI, Serie VII, V.. 15, Nr. 497, f. 526, Shënim i Farallit (shefi I Zyrës për Shqipërinë), dt. 6.7.1934

5 DDI, Serie VII, V.. 15, Nr. 517, f. 547, Shënim I Farallit, dt. 12.7.1934

6 Ilir Ikonomi. Faik Konica Jeta në Washington. Tiranë: Onufri, 2011, f.106

Page 69: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

45

fundit të fillonin të gjenin investitorë të interesuar.1 Filluan edhe pëpjekjet për një traktat tregëtie po me Jugosllavinë. 2 Gjithashtu Zogu filloi të rivlerësonte përfshirjen në Paktin Ballkanik.

1 AQSh, fondi 251, Viti 1934, dosja 169, Fl.1

2 AQSh, fondi 251, Viti 1934, dosja 107, Fl. 65, Aritikull botuar në “Manchester Gardian” me titull “Shqipëria dhe

Italia”, dt. 30.6.1934

Page 70: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

46

KREU I DYTË

DIPLOMACIA ITALIANE MES EVROPËS DHE BALLKANIT:

RASTI I SHQIPËRISË NË PRAG TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

2.1 Politika e jashtme e Mussolinit dhe roli i Shqipërisë

Që kur fashistët morën pushtetin, kishin si pikësynim të arrinin lavdinë e të qënurit një fuqi e madhe. Kjo bëri që fashistët të siguronin mbështetjen dhe entuziazmin e borgjezisë së vogël. Mussolini që në fillim dëshironte të ndërmerrte një politikë të jashtme sa më shumë autonome, qëllimi i së cilës ishte revizionizmi të Traktateve të Paqes që ishin bërë me Jugosllavinë, Çekosllovakinë dhe Rumaninë.1

Në këtë kuadër, misioni i Mussolinit ishte ekspansionist, sidomos në territorin e Detit Mesdhe’. Sikurse ndodh me pjesën më të madhe të ideologjive totalitare të cilat bazohen tek e kaluara e lavdishme historike, edhe fashistët ambicien e tyre e mbështesnin në historinë e Romës e vjetër. Mussolini ishte shprehur publikisht që kërkonte të ngjallte Perandorinë Romake.2

Edhe lidhjet me Shqipërinë, fashistët i gjenin në Periudhën Romake. Ideologjia fashiste argumentonte se midis Shqipërisë dhe Italisë kishte pasur lidhje të thella shekullore të cilat fillonin që në Shekullin III-të p.e.s. Lidhja mes tyre kishte filluar që kur Vlora dhe Durrësi në shek. III-të p.e.s., me një gjest të vullnetshëm dhe tërësisht spontan, kishin njohur Perandorinë e Romës, dhe ishin vendosur nën protektoratin Romak. Që kur kishte filluar Lufta së Tretë Punike, Shqipëria ishte romake dhe që në këto momente kishte filluar vepra madhore për të bashkuar popullin ilir me atë romak. Bëhej fjalë për Apolloninë dhe Epidamin (Durrësi i sotëm) që në vitin 229 p.e.s i ishin ofruar në mënyrë spontane Republikës Romake për t’u mbrojtur nga piratët dhe për më shumë se një mijëvjeçar fatet e Shqipërisë ishin të lidhura fortë në fillim me Romën e më pas me disa qytete të tjera italiane.3

Teoria fashiste shpjegonte se Shqipëria kishte një popullsi të romanizuar, e cila fliste latinisht. Bazuar në këto fakte të antikitetit, ideologjia fashiste gjente një argumentim se duhet të kishte një lloj vijueshmërie civilizimi, i cili për fat të keq ishte ndërprerë më pas nga luftrat barbare. Për propagandën fashiste lidhja natyrale mes Shqipërisë dhe Italisë vijonte edhe në epokën moderne, sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane sipas dokumentave historike të kohës si Konferenca e Paqes më 1919, Konferenca e Ambasadorëve më 1921, etj.4

Politika e jashtme e Italisë në periudhën fashiste, nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh vullnetin e një njeriu të vetëm: Benito Mussolini. Kreu i fashistëve kërkonte prestigjin për Italinë, por krijonte konfuzion midis prestigjit të vendit (Italisë) dhe prestigjit personal. Shpeshherë, ndërmjet këtyre të dyjave i jepte më tepër rëndësi prestigjit të personal. Ideja kryesore ishte se Italia nuk ishte e kënaqur me vendimet e Konferencës së Paqes dhe kjo ishte një pikë e pranuar pak a shumë nga qarqet politike italiane fashiste.

1 Në 1924 Fiume (Rijeka) u aneksua nga Italia, por në fakt kjo ishte e gabuar pasi krijoi në Jugosllavi një klimë

skepticizmi kundrejt Italisë që nuk lejoi të shfrytëzohej boom-i ekonomik I pasluftës. 2 A. Këlcyra, ….f. 374

3 Francesco Jacomini Di San Savino. La Politica dell’Italia in Albania. Roma: Capelle, 1965, f.13

4 Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenca…,f. 338

Page 71: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

47

Italia dëshironte të bëhej një protagoniste aktive e klasit të parë në Evropë. Për këtë arsye vitet e para të qeverisjes së Mussolinit, karakterizoheshin nga iniciativa paqësore. Mussolini deklaronte se ai nuk e shihte luftën si një mundësi që sjell zhvillim, madje ai ishte mbështetës i traktateve dhe marrëveshjeve të cilat po të respektoheshin sillnin paqe dhe prosperitet Mussolini kishte në plan të ndiqte këtë politikë edhe me Jugosllavinë edhe me Rusinë dhe madje ai respektonte Lidhjen e Kombeve. Kjo linjë veprimi dhe mendimi u ndoq nga Mussolini deri në vitin 1925.1

Ky qëndrim u mbajt edhe sepse Mussolini ndihej i pasigurtë. Brenda parties fashiste kishte disa fraktura, kështu që qëllimi parësor ishte eliminimi fizik i kundështarëve të regjimit. Vetëm pas vitit 1925 Mussolini filloi të mendonte dhe të shprehej herë-herë përciptasi, herë-herë në mënyrë të qartë e të vendosur, se në fund të fundit lufta e fundit që kishte ndodhur, pra Lufta e Parë Botërore, nuk do të ishte e fundit në histori.2

Mussolini ishte një mjeshtër i propagandës.3 Ai mundohej gjatë gjithë kohës të tregonte që ishte paqedashës, se Italia dëshironte të kishte marrëdhënie të mira me të gjitha kombet dhe kurrsesi nuk dëshironte të bëhej shkaktare për fillimin e ndonjë konflikti. Kjo qasje bie në sy nga daljet e tij publike, në intervista ose në fjalime zyrtare. Gazeta franceze “Le Temps”, në datën 7 qershor 1928, thekson në një artikull se sipas një fjalimi të mbajtur nga Mussolini në Senat, Italia dëshironte paqe dhe arsyeja e armatimeve të saj, është vetëm ruajtja e pavarësisë dhe sigurisë. Sipas Mussolinit ky duhet të ishte misioni edhe i të gjithë popujve të civilizuar. Gjithashtu në fjalimin e tij ai theksonte rolin paqeruajtës të Lidhjes së Kombeve.4

Mussolini ishte gjthashtu edhe kontraditor me veten, gjë që bën të mendosh se politika e tij nuk ishte e aq e matur dhe e menduar. Vetëm tre muaj më vonë nga fjalimi i mësipërm, Mussolini në Dhomën e Debutetëve, flet me një gjuhë alla realpolitik. Në fjalimin e tij të datës 9.12.1928 Mussolini theksonte: “Ne ndoshta duam të themi se do të notojë në një det qumështi dhe mjalti, njerëzit do të bëhen vëllezër, e se kjo tokë do të bëhet një parajsë, por ka një realitet të cilin ne duhet ta njohim. Realiteti është ky: “E gjithë bota armatoset”. Në fletoret e huaja lexojmë se çdo ditë po ndërtohen nëndetëse të reja dhe vegla paqësore per luftë. Rezulton se numri i topave dhe bajonetave është në shtim. Nuk duhet të gënjehemi nga gjendja e politikës së Evropës. Ne nuk duam të turbullojmë ekuilibrin evropian. Ne jemi gjithmonë të fokusuar tek e ardhmja, ne flasim gjithmonë për të nesërmen, dhe të djeshmen e kemi vetëm si referencë kronologjike”.5

Në kuadrin e kësaj politike të jashtme që fillon të zgjohet pas 1925, hyn në skenë edhe Shqipëria. Mussolini vendosi të krijonte një sistem aleancash dypalëshe i cili kishte kontradita thembësore. Prezenca e Italisë në Ballkan karakterizohej nga kontrolli mbi Shqipërinë dhe lidhja e fortë me mbretërinë e Zogut. Nga ana tjetër ekzistone një marrëdhënie shumë e fortë me Hungarinë, sepse në 1927 Italia kishte nënshkruar një marrëveshje miqësie me këtë shtet. Gjithashtu kishte një ndryshim të vazhdueshëm të marrëdhënieve me Austrinë, e cila nga 1929 deri në vitin 1936, luhatej ndërmjet dy tendencave: tendenca filo-gjermane, dhe tendenca e

1 Ennio di Nolfo. Mussolini e la Politica Estera Italiana 1919-1933. Padova: Cedam, 1960, f.101-103

2 Di Nolfo, Mussolini e la Politica…, f. 101-103

3 Di Noflo, Mussolini e la Politica…, f. 103

4 AQSh, Fondi 251, Dosja 73, Fl. 106, Artikull botuar në “Le Temps” me titull “Ekspozeja e Zotit Mussolini”, dt.

10.12.1928 5 AQSh, Fondi 251, Dosja 116, Fl. 6, Artikull botuar në “Gazzetta del Mezzogiorno”, dt. 9.12.1928

Page 72: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

48

pavarësisë e mbështetur nga aleanca me Italinë dhe me Hungarinë. Kontradita e brendshme e këtyre aleancave qëndronte në faktin se elementi agregat i këtij sistemi konsistonte në principin revizionist. Por në momentin që revizionizmi do të të bëhej një propozim real, atëherë Austria do të aneksohej nga Gjermania. Mbi çështjen e mbrojtjes së pavarësisë austriake, ishte e paevitueshme që politika e jashtme italiane të binte ndesh me politikën franceze dhe çekosllovake. Kjo konvergjencë potenciale dhe reale mes Italisë dhe Francës, ka vazhduar gjatë gjithë peridhës 1924-1935. Këto dy fuqi kishin rënë dakort të mbronin së bashku pavarësinë austriake, dhe ndarja themelore mes dy vendeve erdhi pikërisht atëherë kur dy vendet morën pozicione të kundërta për këtë çështje.1

Gjithashtu, Mussolini kishte treguar se kishte një koncept shumë të veçantë për angazhimet ndërkombëtare, pasi nuk ishte e thënë që ai ti respektonte paktet që nënshkruante. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Italisë ka raste të shumta që tregojnë qartë, se konventat dhe traktatet shpesh nuk respektoheshin. Kështu kishte ndodhur me Paktin Briand-Kellog, me Paktin me Lidhjen e Kombeve, me Konventën e Arbitrazhit e të Miqësisë me Abisininë dhe kjo nuk e kishte penguar të pushtonte Etiopinë. Gjithashtu Mussolini kishte nënshkruar Konventën e Rapallos dhe të Santa Margheritës me Jugosllavinë, për ruajtjen e status-quosë në Adriatik, e megjithatë këto nuk e penguan Mussolinin të nënshkruante Paktet e Tiranës. Të gjitha këto fakte tregojnë se Mussolinit nuk mund ti zije besë.2

Per të arritur qëllimet e saj ballkanike Italia, kërkonte të paralizonte influencën panserbe si dhe të copëtonte Entantën e Vogël, e cila ishte një pararoje e Francës në Ballkan, për shkak të lidhjeve historike të këtij vendi me Jugosllavinë. Për Mussolinin, Ballkani përbënte një element të veçantë. Sipas tij ky rajon kishte fqinjësi të dobët dhe rivalitete të mëdha, për të cilën duhej shfrytëzuar.3 Italia kërkonte të largonte sa më shumë Francën dhe Anglinë nga Ballkani.4 Kundërshtarja më e madhe e Italisë në Ballkan ishte Jugosllavia, dhe një nga arsyet pse Italia forconte shumë pozitat me Shqipërinë ishte edhe për të bërë një lloj presioni kundër Jugosllavisë. Edhe demarshet që bënte Italia me Turqinë dhe Greqinë, i bënte për ti larguar këto shtete nga Jugosllavia. Pra Italia kërkonte një lloj aleancë anti jugosllave. Meqënëse edhe Bullgaria për shkak të Maqedonisë eshte e lidhur me Italinë kundra Jugosllavisë, kjo e bëntë më të realizueshme politikën e jashtme musoliniane, e cila kërkonte edhe lidhjen me Hungarinë për të formuar një zinxhir izolues mbi Jugosllavinë.5

Për Italinë, Jugosllavia fillon të karakterizohet si rivale për supremacinë e saj në Ballkan, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Kjo ndodh sepse Austro-Hungaria që kishte interesa të ngjashme me Italinë në Ballkan shpërbëhet, por në të njëjtën kohë, krijohet mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Ky rivalitet evidentohet edhe më shumë në vitin 1921 kur Italia siguroi me vendimin e Konferencës së Ambasadoreve, të drejten për të vepruar si një përgjegjës, i Lidhjes së Kombeve në Shqipëri në rastin e ndonje turbullimi, që mund të ndodhte në këtë vend. Rivaliteti sigurisht nuk do të ishte edhe aq i mprehtë nëse edhe vetë Jugosllavia nuk do të kishte interesat e saj të drjetpërdrejta ndaj territorit shqiptar.

1 Ennio di Nolfo. Storia delle relazioni internazionali 1918-1999. Roma: La Terza, 1999, f. 135-136

2 Ali Këlcyra, Shqipëria…f.375

3 Denis Mc. Smith. Mussolini. Tiranë: Apollonia, 1998, f.70

4 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 73, Fl. 156 (Artikull botuar në gazetën “Dussledorer Nachirchen”, me titull “Lidhja e

Kombeve dhe Mussolini”, dt. 13.4.1928 5 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 73, Fl. 159 (Artikull botuar në gazetën “Dresdner Neuste Nachrichten” me titull

“Politika Itaaliane”, dt. 13.4.1928)

Page 73: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

49

Gjitashtu elitat ushtarake italiane theksonin se në rastin e një lufte potenciale Itali-Francë, Jugosllavia si aleate e Francës, do të zaptojë Shqipërinë, dhe kështu do të bëhej e mundur që të përdorej bregdeti shqiptar për operacionet navale kundër Italisë.1

Mossolini nuk donte konfrontim direkt me Jugosllavinë, por donte ta izolonte tërësisht atë në Ballkan. Në qarqet e brendshme të Jugosllavisë, flitej se të gjthë marrëveshjet e lidhura nga Italia qoftë me Rumaninë, me Bullgarine dhe të gjithë tentativat e Romës, për t’u afruar me Bullgarinë, Greqinë, Turqinë dhe Poloninë, të cilat kishin qëllim ti mbronin shpatullat Hungarisë, nuk kishin tjetër objektiv veçse shkatërrimin e Jugosllavisë. Sipas këtyre qarqeve, politika italiane dëshironte hegjemoninë italiane në Detin Adriaktik, në Detin Mesdhe, në Gadishullin Ballkanik, dhe në Evropën Qendrore. Italia dëshironte të pushtonte Dalmacinë dhe kishte interes sidomos për qytetin e Fiumes.2 Jugosllavët mendonin se qëllimet e saj Italia nuk do ti realizonte vetë, por duke dërguar të tjerët të luftonin për të, ndërsa vetë do të vazhdonte bisedimet e saj diplomatike. Sipas jugosllavëve, pas luftës Italia e kishte dëmtuar Jugosllavinë me Konventat e Rapallos, Netunos, Santa Margheritës, Brionit, Firences dhe Beogradit. Të gjitha këto konventa kishin pasur si qëllim ti jepnin Italisë një mbizotërim politik dhe ekonomik mbi Dalmacinë. 3 Në këtë panoramë, Shqipëria ishte i vetmi vend që mund ti lejonte Italisë të kishte një bazë të fortë ushtarake kaq pranë me Jugosllavinë.

Këto synime ishin të ditura edhe nga Fuqitë e Mëdha. Shtypi anglez i kohës, si pëshembull gazeta britanike “Foreign Affairs”, në një artikull të botuar në maj të vitit 1928 shpjegonte marrëdhëniet Itali-Jugosllavi, të cilat në këtë periudhë po hynin në në një fazë delikate dhe misterioze me metodën e diplomacisë së vjetër. Më 27 janar 1924, midis Jugosllavisë dhe Italisë u nënshkrua një pakt miqësie dhe bashkëpunimi, i cili zyrtarisht përfundonte në vitin 1928. Si rrjedhojë e këtij pakti edhe Franca bëri ndryshime në planin e saj ballkanik. Nuk dihet mirë nëse donte ti kundërpërgjigjej influencës italiane në Ballkan. Në fakt e gjithë politika ballkanike e kësaj periudhe ishte peng e interesave të diplomacisë franceze dhe asaj italiane. Ka pasur përpjekje nga Franca për një marrëveshje mes tri shteteve Jugosllavi-Itali-Francë, por kjo nuk u realizua pasi filloi politika intensive italiane në Shqipëri, gjë që solli acarimin e Jugosllavisë. 4 Pikërisht pas nënshkrimit të Paktit të Dytë të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, në vitin 1927 Franca dhe Jugosllavia nënshkruan një traktat miqësie.

Pakti Italo-Jugosllav i vitit 1924, u pasua me marrëveshjen e Nettunos,5 gjatë negocimeve të së cilës ishte arritur një lloj marrëveshje për mos ndërhyrje në punët e Shqipërisë. Në fakt të dyja palët si Italia ashtu edhe Jugosllavia, duke përfituar nga situata jo e stabilizuar në Shqipëri, mundoheshin të gjenin mes rradhëve të feudalëve, mbështetës të politikave të tyre. Duhet të kemi parasysh se në vitin 1924 në Shqipëri zhvillohej një luftë e ashpër mes Nolit dhe Zogut. 1 AQSh, Fondi 251, V. 1928, D. 82, Fl. 11, Aritull botuar në “Fortnight Review” me titull “Italy, France and South East

Europe”, dt. 5.5.1928 2 Fiume është Rijeka e sotme, një nga tre qytetet më të rëndësishme të Kroacisë, e cila ka një popullsi të

konsiderueshme italiane. Deri në fund të Luftës së Pare Botërore i përkiste Hungarisë pasi ia kishte lëshuar vetë

Austro-Hungaria. Pas një pushtimi nga ana e Italisë, Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1919 ia kishte cakuar këtë

qytet Jugosllavisë. 3 AQSh, Fondi 251, V. 128, D. 73, Fl. 313, Artikull botuar në gazetën “La Tribuna” me titull “Adriatiku duhet të jetë i

Jugosllavisë”, dt. 10.5.1928 4 E. di Nolfo, Storia delle relazioni….fq 71

5 Marrëveshja e Nettunos, lidhur nga Jugosllavia dhe Italia në 1925 por nuk arrinti të hynte në fuqi pasi nuk u

ratifikua nga parlamenti italian, kishte për qëllim që të rregullonte kushtet në të cilat do të jetonte popullsia

italiane në Dalmaci si dhe aneksimin e Fiumes nga Italia.

Page 74: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

50

Mussolini në fillim kishte qëndruar neutral, pastaj kishte vendosur të mbështeste Nolin, por më pas kishte mbështetur financiarisht Zogun, për ta joshur dhe për ta shkëputur nga jugosllavët.1

Më 1928 Traktati i Miqësisë i vitit 1924 mes Jugosllavisë dhe Italisë skadonte, por afati u zgjat edhe për gjashtë muaj të tjerë, pasi asnjë nga dy shtetet nuk dëshironte të merrte përgjegjësinë e hedhjes poshtë të paktit. Bisedimet filluan me iniciativën Jugosllave.2 Flitej që Mussolini, i cili po qëndronte ca kohë në Milano, ishte duke u përpjekur për lidhjen e një traktati mes Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Kjo edhe sepse në 1928 ishte krijuar edhe mbretëria e Ahmet Zogut, që ishte në garanci për forcimin e pozitave të Mussolinit, ndaj ai vlerësonte idenë e antagonizmit me Jugosllavinë. Pasi Italia nuk iu përgjigj pozitivizht rinovimit të Traktatit të Miqësisë, Jugosllavia u ndie e kërcënuar e për kundërpërgjigje filloi nga bisedimet për të lidhur marrëveshje me Bullgarinë duke shfrytëzuar ndihmën që i jepte Franca.3

Kjo çështje gjeti jehonë edhe në gazetën “Times”, e cila botoi një artikull, duke shpjeguar edhe rolin që mund të luante Shqipëria në mos rinovimin e paktit italo-jugosllav. Sipas këtij artikulli, riafrimi mes Romës dhe Beogradit duhet të ndodhte, por sigurisht Franca ushtronte influencën e saj. Fillimisht Italia duhej të gjente gjuhën me Francën e më pas me Jugosllavinë. Hapi i parë pozitiv do të ishte ratifikimi i konventave të Nettunos. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur, atëherë mund të kalohet në ndryshime të tekstit origjinal, për të larguar serbët nga mendimet e tyre negative mbi paktet italo-shqiptare. Nëse Italia nuk do të ishte e gatçme për një gjë të tillë ndoshta do të duhej nga ana e Shqipërisë të jepte një shenjë miqësie me Jugosllavinë.4

Nga sa më sipër, kuptohet se Britania e Madhe ishte për vendosjen e një lloj ekulibri në Ballkan, ekuilibër që duhej të vinte nga vendosja e marrëdhënieve të mira mes Italisë, Francës dhe Jugosllavisë. Sipas anglezëve mosrealizimi i marrëveshjeve të miqësisë mes Italisë dhe Jugosllavisë, si pasojë e mos ratifikimit të Konventës së Nettunos do të sillte rrjedhoja shumë shqetësuese për gjendjen ekonomike të Jugosllavisë. Për të realizuar këtë ndoshta Jugosllavisë do ti duhej të bënte qoftë edhe një marrëveshje të veçantë vetëm për Shqipërinë, sepse sipas anglezë problemi i vërtetë mes Jugosllavisë dhe Italisë nuk është Nettuno, por Shqipëria.5 Nga kjo kuptohet se Anglia kërkonte ti tërhiqte vëmendjen Jugosllavisë se duhet të ishte ajo që të bënte hapin e parë për të realizuar rinovimin e marrëveshjes, sepse ishte një vend që rrezikonte më shumë se Italia.

Edhe një tjetër gazetë britanike “Foreign Affairs” bën të njëjtin interpretim. Mussolini dëshironte të përmblidhte të gjitha vendet kufitare të Jugosllavisë, sikurse kishe arritur të realizonte me Shqipërinë dhe me Hungarinë.6 Pasi Mussolini lidhi njëra pas tjetrës traktatet me Shqipërinë (vitet 1925, 1926, 1927), Jugosllavët u ndien të tradhëtuar dhe u duk sikur Pakti i Miqësisë (1924) ishte dhunuar. Kjo bëri që Parlamenti Jugosllav të mos ratifikonte Traktatin e Nettunos. Si kundërpërgjigje Italia lidhi një traktat miqësie me Hungarinë më 5 prill 1927. Sigurisht që gjithë këto manovra traktatesh, bën që ëndrra franceze për një pakt mes të treve (Jugosllavi-Italia-Francë) të mos realizohej. Në nëntor 1927 Franca dhe Jugosllavia nënshkruan 1 E. di Nolfo, Storia delle relazioni….f. 72

2 AQSh, Fondi 251, D. 377, V. 1929, Fl. 95

3 AQSh, Fondi 251, D. 377, V. 1929, Fl. 49

4 AQSh, Fondi 251, D. 73, V. 1929, Fl. 148, Artikull botuar në gazetën italiane “Il Corriere Mercantile” me titull “Një

komentim i fletores Times mbi marrëveshjet mes Romës, Parisit dhe Beogradit”, dt. 23.3.1928 5 AQSh, Fondi 251, D. 73, V. 1929, Fl. 176, Artikull botuar në gazetën italiane “Cronaca Prealpina” me titull “Koment

nga fletorja angleze Times mbi marrëveshjet mes Romës, Parisit dhe Beogradit”, dt. 1.3.1928 6 AQSh, Fondi 251, D. 73, V. 1929, Fl. 412, Artikull botuar në gazetën “Foreign Affairs”, dt. 24.5.1928

Page 75: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

51

një traktat miqësie.1 Kështu u ndërtua një kombinim alencash Francë – Jungosllavi kundër Itali-Shqipëri dhe pa dyshim protagonistet ishin dy fuqitë e mëdha Franca dhe Italia, kurse Shqipëria dhe Jugosllavia ishin satelitët e tyre.

Të njëjtin mendim afirmonte edhe shtypi francez i kohës i cili theksonte se Mussolini dëshironte të stabilizonte supremacinë italiane në lindje. Sipas francezëve qëllimi Italian ishte qëllimi pastër ekonomik për të siguruar koncesioneve me rëndësi ne detin e Dalmacisë jugosllave. Nga ana tjetër të dy Fuqitë e Mëdha si Franca, ashtu edhe Britania e Madhe dëshironin që pakti të vazhdonte. Franca e dëshironte këtë për shkak të veprimeve të saj me traktatin Franko-Jugosllav, kurse Britania e Madhe kishte në plan ti akordonte një hua prej 50 milion Jugosllavisë.2

Edhe vetë Italia nuk e mohonte qëllimin e saj ballkaniko-mesdhetar. Italia i kishte bërë publike interesat e saj në Ballkan. Pasi vuri këmbën në Shqipëri, nëpërmjet pakteve të miqësisë si dhe mbështetjes që nuk i kurseu Zogut qoftë si president, qoftë si mbret, dëshironte një hegjemoni ballkanike. Po sipas shtypit Italian, qëllimi ishte thyerja e supremacisë franceze në Detin Mesdhe, pengimi i influencën e saj në Ballkan, në Anadoll, në Adriatik dhe në Detin Egje’.3 Në fakt marrëdhëniet me Francën janë marrëdhëniet më problematike që ka pasur Italia. Mussolini ka pasur një frankofobi të theksuar. Ai nuk e toleronte supremacinë franceze, pasi Franca me kolonitë e saj kishte ngritur një perandori të madhe afrikane, gjë që Mussolini e dëshironte shumë.4

Në raport të drejtpërdrejtë me Jugosllavinë, Italia ishte në avantazh. Në vitin 1930 Italia ishte një shtet me një popullsi prej 41 milion banorë dhe me një buxhet prej 210 milion paund, kurse Jugosllavia kishte 13 milion banorë dhe një buxhet prej 44 milion paund. Jugosllavia edhe mund ta kërcënonte Zogun me sulm ushtarak, por një shtet bujqësor nuk mund të përballonte kontrollin e Shqipërisë. Por sikurse Shqipëria, edhe Jugosllavia kishte një aleate evropiane që ishte Franca.5

Me pjesën tjetër të Ballkanit, Mussolini nuk i kishte aq të komplikuara marrëdhëniet. Me Rumaninë ruante marrëdhënie të mira, pasi kishte dalë garante e Besarbisë prandaj kishte marrë edhe besimin e saj. Po kështu, edhe Greqia ishte e predispozuar të kishte marrëdhënie të mira me Italinë, pë shkak se Italia mund ta ndihmonte kundrejt sulmeve potenciale turke. Mussolini në fakt kishte qëllim ta kolonizonte Turqinë, në mënyrë që të garantonte mbrojtjen e Dardaneleve, kundër qëllimeve të shpeshta ruse.6 Kjo e afronte Italinë me Greqinë.

Cili ishte roli i Shqipërisë në qasjen italiane në Ballkan? Duke pasur në dorë Shqipërinë Italia mund ti nxirrte shumë telashe Jugosllavisë. Ja si e përshkruan gazeta italiane “Vita Commerciale e Industriale” rëndësinë e Shqipërisë: “Shqipëria vetvetiu nuk ishte shkaku kryesor 1 E. di Nolfo, Storia delle…..f. 73

2 AQSh, Fondi 251, D. 73, V. 1929, Fl. 140, Artikulll botuar në gazetën “Eleftheron Vima”, me titull “Për paqen në

Evropë”, dt. 19.11.1928 3 AQSh, Fondi 251, D. 73, V. 1929, Fl. 156, Artikull botuar në “Borsen Courier”, ribotim nga gazeta italiane “La

Rassegna della Stampa”, dt. 19.5.1928 4 AQSh, Fondi 251, D. 73, V.1929, Fl. 140, Artikulll botuar në gazetën “Eleftheron Vima”, me titull “Për paqen në

Evropë”, dt. 19.11.1928 5Jason Tomas, The Italo-Albanian Enstrangement 1933-35. Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e

Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2012, f.65 6 AQSh, Fondi 251, D. 73, V. 1928, , Fl. 158, Artikull botuar në gazetën “Dussledorer Nachirchen” me titull “Lidhja e

Kombeve dhe Mussolini”, dt. 13.4.1928

Page 76: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

52

i grindjes mes Jugosllavisë dhe Italisë. Arsyet e konfliktit mes dy vendeve janë të shumta, por Shqipëria është vetëm një gur mes shumë gurëve të tjerë, por një gur që ka një peshë të veçantë pasi është një pikë strategjike. Pra Shqipëria ishte vetëm një pikënisje e luftës, një hallkë e vetme e zinxhirit, ku antagonizmi ishte i fortë.”1

Marrëdhëniet me Shqipërinë nuk kanë pasur rëndësi të veçantë për Mussolinin personalisht. Politika me Shqipërinë më së shumti ishte dizenjuar dhe ndiqej nga sekretari i pëgjithshëm i qeverisë italiane në Romë Contarini.2 Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë ishte ngritur një zyrë posaçërisht për Shqipërinë që varej drejpërsërdrejti nga Mussolini, i cili në periudhën 1932-1937 mbajti edhe detyrën e ministrit e të jashtëm, krahas asaj të Kryeministrit dhe të disa ministrive të tjera.3 Përveç dizenjimit të politikave kryesore për Shqipërinë, zyra garantonte edhe mbështetje financiare kundrejt kundështarëve të Zogut. Kështu, zyra financonte komponentë armiqsorë si Mustafa Kruja dhe Hasan Prishtina.4 Kjo veprimtari u bë edhe më intensive kur mendohej se Zogu mund të vdiste në vitin 1931, kur u shfaqën problemet shëndetësore për të cilat u kurua në Vjenë. Gjithsesi pasi u mësua se Zogu do të jetonte gjatë, Italia hoqi dorë nga këto financime.5

Në momentin që Italia filloi të investonte në Shqipëri ekonomikisht dhe politikish, sidomos në periudhën e nënshkrimit të pakteve të rëndësishme (1925, 1926, 1928) diplomacia fashiste italiane ishte ndarë në dy pjesë:

1) Nga njëra anë ishte linja e sekretarit të përgjithshëm për çështjet e jashtme Salvatore Contarini, i cili dëshironte një konsolidimin të hegjemonisë italiane në Shqipëri përmes debërtimit ekonomik;

2) Nga ana tjetër ishin diplomatët e fashistizuar italianë të cilët kërkonin një zaptim të menjëhershëm dhe të plotë të Shqipërisë.6

Ndër dy alternativat, fitoi e para, e cila parashinote një forcim të pozitave me anë të

politikave ushtarake, ekonomike, kulturore dhe politike, e më pas nëse do të ishte e domosdoshme zaptim i trojeve shqiptare. Gjithsesi zgjidhja e dytë e bënte më të vështirë punën e diplomacisë italine duke pasur parasysh edhe gjithë skenarin ballkaniko-evropian të kohës.

Politika italiane kishte edhe një qasje korruptive ndaj funksionarëve të lartë shtetit. Kështu, vëllezërit Libohova ishin paguar nga Ugo Sola për shmangien e investitorëve anglez në industrinë naftënxjerrëse. Edhe vetë Zogu, nuk i ka shpëtuar kësaj qasjeje. Në vitin 1923 ai mori një shumë prej 1.700.000 lira nga shitja e pyllit të tij në zonën e Matit tek shoqëria italiane Ferrovie dello Stato dhe kjo shitje erdhi pas nënshkrimit të koncesionit të naftës kësaj shoqësaj shoqërie.7

Italia e shikonte Shqipërinë si një vend inferior, e drejtuar nga udhëheqës mediokër, të pafuqishëm ekonomikisht që kishte nevojë për Italinë në mënyrë të patjetërsueshme. Kjo vihet re

1 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1928, Fl. 7, Artikull botuar në gazetën italiane “Vita Industriale e Commerciale”, me

titull “Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932 2 Alberto Besciani. I rapporti tra Italia e Albania tra le due guerre mondiali. Un profile, Nuova Rivista Storica, XCVII,

Nr. 2, 2013 3 Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004, f. 1154

4 B. J. Fischer, Ahmet Zogu,….f.57

5 B. J. Fischer, Ahmet Zogu,….f.57

6 M. Borghogni, Tra continuita’ ed incertezza…, f. 90

7 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 155

Page 77: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

53

në mënyrën arrogante të sjelljes së diplomatëve dhe ministrant italianë ndaj përfaqësuesve të shtetit shqiptar. Në një nga raportet e tij, ministri Sola shkruante: “Italia do ta bëjë Shqipërinë një komb, por me një kusht, që ajo ta meritojë dhe të tregohet e denjë për të qenë aleate e popullit italian. Mussolini e ka vënë Shqipërinë në kushte të barabarta aleance, por nëse drejtuesit shqiptar vazhdojnë të mos e çmojnë mendimin e tij të lartë dhe fisnik do të vijë dita kur ai të ndryshoj krejt politikën e tij kundrejt Shqipërisë dhe do t’ju bëj një popull skllevërish”.1

Në kundërpeshë ndaj kësaj gjuhe arrogante, Mussolini mundohej që me Zogun të krijonte marrëdhënie miqësie dhe kortezie, pavarësisht se ata nuk u takuan kurrë bashkë. Kjo gjuhë mirëkuptimi zgjati deri në vitin 1931, kur filloi edhe kriza mes dy vendeve për shkak të mos rinovimit të Paktit të Parë të Miqësisë, e cila u thellua më tej nga reforma arsimore. Italianët në një far mënyre e përkëdhelnin egon e mbretit, por e përkëdhelën aq shumë sa ai më pas iu kthye kundër me mosbindje dhe mashtrim. Përshembull në vitin 1930 me rastin e 35 vjetorit të Zogut, Mussolini dërgoi 57 avionë ushtarak që i dhanë tone të larta manifestimeve duke bërë fluturime akrobatike në qiellin e Tiranës.2

Politika e Italisë kundrejt Shqipërisë nuk ka pasur një linjë veprimi të qartë dhe statike. Kjo politikë ka ndryshuar herë pas here, duke marrë forma dhe dimensione të ndryshme. Këtë e pohon edhe Lojacono, shefi i Zyrës për Shqipërinë në Pallatin Chigi. Në kushtet kur nuk ka pasur një strategji, shpesh herë është vepruar sipas kërkesave të kohës, rrethanave të paqarta apo edhe kushteve ndërkombëtare. Gjithsesi pas dhënies së hausë së 1931, kur dukej që sakrifica fianciare e Italisë kishte ardhur në një pikë kritike duhej menduar për një plan. Sipas Lojaconos Italia kishte tri alterantiva:

a) Pushtimi i hapur; b) Depërtimi i gjithanshëm (politik, ekonomik, kulturor e ushtarak); c) Afirmimi gjithmonë e më bindës i pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Lojaconos, faktet kishin treguar se Shqipëria e kishte të pamundur të ishte një vend

që ecte me këmbët e veta. Administrata ishte e pabesë, e paaftë dhe me fondet gjithnjë abuzohej. Për këtë arsye duhej që ushtria të ishte tërësisht e varur nga Italia dhe të ishte në kontroll të plotë të saj.3

Gjithsesi politika e jashtme e Italisë, por edhe e gjithë Evropës, fillon të ndryshojnë diku nga fundi i viteve 30, për shkak të krizës ekonomike. Kriza goditi në mënyra të ndryshme vende dhe rajone të ndryshme. Vendet bujqësore u prekën disi më pak nga kjo krizë. Kjo vlen edhe për vendet e Ballkanit: Rumania, Jugosllavia dhe Bullgaria ku aktiviteti dominant ishte ende bujqësor dhe kjo e fundit ishte shtylla e ekonomisë. Në këto vende kriza u ndie mbi të gjitha tek çmimet dhe tek rënia e kërkesës evropiane për produktet bujqësore.4

E gjithë Evropa, përfshirë edhe Italinë mundohej të gjente zgjidhje ndaj krizës në dy plane të ndryshme: nëpërmjet skemash marrëveshjesh të përgjithshme; ose nënshkrime marrëveshjesh bilaterale me Fuqitë e Mëdha. Alternativa e dytë rezultoi e pasuskeshme sepse Fuqitë e Mëdha pas 1929 u mbëthyen nga tendencat e nacionalizmit ekonomik dhe nga ambiciet

1 Arben Puto. Shqipëria politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 487

2 A. Puto, Shqipëria politike …, f. 488

3 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 34, f. 54-58, (Relacion i Lojaconos për Grandin, dt. 15.9.1931)

4 E. di Nolfo, Storia delle Relazioni ..., f. 137

Page 78: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

54

politike të fuqive të mëdha si Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe pas disa kohësh edhe Gjermania. Gjithashtu edhe marrëveshjet e përgjithshme ishin të minuara nga ndryshimi i vazhdueshëm i situatave politike.1

1 E. di Nolfo, Storia delle Relazioni…, f. 141

Page 79: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

55

2.2 Shqipëria dhe Italia në kuadrin e politikave Ballkanike

2.2.1 Poziocioni i Shqipërisë dhe Italisë përballë krijimit të Entantës së Vogël

Dimensioni ballkanik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali bëhet shumë i rëndësishëm sidomos në fillim të viteve ’30, kur gjenerohen përpjekjet e para për krijimin e një entante ballkanike. Kjo ishte një përpjekje për të vendosur paqe e bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit. Negocimet filluan në fillim të vitit 1930 dhe u intensifikuan në fund të vitit 1931. Ky vit koinçidon edhe me acarimin e thellë të marrëdhënieve Shqipëri-Itali.

Konferenca e Parë Ballkanike u zhvillua në Athinë më 5 tetor 1930. Shqipëria mori pjesë në këtë konferencë, pavarësisht se delegacionet u vendosën të ishin jo zyrtare. Vendi ynë u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga Mehmet Konica.1

Në tetor të vitit 1931, u organizua në Stamboll Konferenca e Dytë Ballkanike, Në këtë periudhë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë ishin pothuajse të paralizuara sepse Turqia nuk e njohu mbretërinë e Ahmet Zogut. Italia i kishte bërë të gjitha përpjekjet për ta thelluar krizën mes dy vendeve dhe për ta ndarë një herë e mirë Shqipërinë nga influenca dhe miqësia turke. Rasti i Konferencës Ballkanike mund të kishte qenë një mundësi t’i afruar dy vendet, por përsëri Italia veproi me makiavelizëm. Zogu kishte dërguar si përfaqësues të Shqipërisë në konferencë këshilltarin e tij Mehmet Konicën,2 i cili në të vërtetë nuk kishte marrë asnjë udhëzim nga mbreti për qëndrimin që duhej të mbante. Për këtë arsye Konica iu drejtua ministrit fuqiplotë italian në Ankara, Aliosit i cili kishte shërbyer në Shqipëri dhe ishte njohës i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve. Aliosi e udhëzoi Konicën që të mbante një qëndrim pozitiv me Turqinë. Këtë e bëri me qëllim që prezenca shqiptare në konferencë të ishte për të mbështetur interesat italiane në konferencë. 3

Në fakt gjatë Konferencës Ballkanike të Ankarasë kishte pasur një debat shumë të zjarrtë ndërmjet delegacioneve të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Debati kishte pasur temë minorancat etnike. Aty kishte rezultuar se vendet e Ballkanit kishin akoma shumë divergjenca mes njëra tjetrës, gjë që tregonte se një aleancë ballkanike ishte ende një ëndërr. Në këtë debat Konica ishte shprehur: “Nëse Jugosllavia do të prishë aleancën me Francën, ne do të prishim aleancën me Italinë”.4

Aliosi ishte i bindur që afrimi mes Turqisë dhe Shqipërisë do të ndodhte në mënyrë të natyrshme, herët apo vonë. Shqipëria kishte qenë vasale e Turqisë për disa shekuj e midis dy vendeve kishte një tërheqje të racës, fesë dhe kulturës. Meqë ky afrim ishte i natyrshëm dhe i paevitueshëm, atëherë duhej shfrytëzuar në favor të Italisë. Sipas Aliosit, Zogu, sikurse kishte

1 P. Milo. Politika e Jashtme …, f.814

2 Mehmet Konica ishte këshilltar i Ahmet Zogut dhe vëllai i Faik Konicës, i cili në këtë periudhë kryente funksionin e

ministrit në Washington. Në biografinë e Faik Konicës përshkruhen episode ku Zogu i merrte pa seriozitet rastet e

përfaqësimit të Shqipërisë në evenimente ndërkombëtare. Ai shpesh herë ia lintë në dorë Konicës vetë të vendoste

nëse donte apo jo të merrte pjesë në këto evenimente. 3 DDI, Serie VII, V.11, Nr. 61, f.107 (Telegrami i ambasadorit të Italisë në Ankara Aliosi për Grandin, dt.27.10.1931)

4 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 62, f. 108 (Telegram i ambasadorit të Italisë në Ankara Aliosi për Grandin, dt.27.10.1931)

Page 80: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

56

bërë ngaherë e kishte përdorur emrin e Italisë edhe për t’u afruar me Turqinë. Afrimi midis Shqipërisë, Turqisë, Italisë do ishte një lloj kundërpeshe në marrëdhëniet Turqi, Greqi, Bullgari.1

Përpjekjet konkrete për nënshkrimin e Paktit Ballkanik filluan në janar të vitit 1934, pasi ishin organizuar edhe dy Konferenca Ballkanike të tjera: ajo e Bukureshtit në 1934 dhe e Selanikut në 1933.2 Mbështetësit e Paktit Ballkanik ishin Turqia, Greqia, Jugosllavia e Rumania. Mendohej se nismëtarja ishte Turqia, sepse i druhej Bullgarisë. Edhe Greqia kishte të njëjtin problem e Bullgarinë.3 Pakti do të ishte një marrëveshje për garancinë e kufijve ballkanikë kundër sulmeve të jashtme. Me termin kufij ballkanik nënkuptoheshin kufijtë e shteteve firmëtare. Ftesa i ishte bërë dhe Bullgarisë, por në vend që ta afronin drejt paktit e drejtuan drejt Jugosllavisë. Për këtë arsye u detyruan të përfshijnë edhe Jugosllavinë së bashku me Rumaninë në pakt. Edhe nëse Bullgaria nuk do të pranonte, pakti do të firmosesj gjithsesi. Italia ishte kundër pakit, sidomos nëse Bullaria do të përfshihej në të,4 por ndërkohë mundohej të kuptonte cili do të ishte pozicioni i Britanisë së Madhe kundrejt paktit Ballkanik. Në fakt rezultoi se pozicioni britanik ishte krejt ndryshe aga ai italian.

Pakti Ballkanik ose Entanta Ballkanike, u nënshkrua më 9 Shkurt të vitit 1934 midis katër shteteve: Greqi, Turqi, Rumani dhe Jugosllavi. Ky pakt kishte si synim të garantonte integritetin e territoreve të vendeve pjesëmarrëse si dhe pavarësinë politike kundër ndonjë sulmi nga ndonjë shtet tjetër ballkanik, që mund të ishte Bullgaria ose Shqipëria. Në të vërtetë kur trajtohej çështja e Shqiperisë, të gjitha vendet ballkanike ishin të përgjegjshme se ajo vetë nuk mund të ndërmerrte ndonjë sulm, por vendet ballkanike kishin frikën e aleates së saj, Italisë. Ky pakt krijoi edhe një Këshill të Përhershëm i përbërë nga ministrat e jashtëm të vendeve nënshkruese të cilët mund të koordinonin legjislacionin dhe të nxisnin bashkëpunimin ekonomik mes vendeve.5

Konkretisht, pakti përbëhej nga tri nene dhe një aneks protokolli. Sipas nenit të parë, katër shtetet nënshkruese do të garantonin sigurinë e gjithë kufijve ballkanik të tyre. Ato do të bashkëpunonin përsa u përkiste masave që duheshin marrë nën përgjegjësinë e tyre, për të mbrojtur interesat e përbashkëta, sikurse parashikohej në vetë traktatin (neni 2). Gjithashtu katër shtetet ballkanike nuk do të ndërmerrnin asnjë iniciativë të re kundrejt ndonjë shteti tjetër ballkanik, që nuk ishte pjesë Entantës. Gjithashtu këto katër shtete zotoheshin, të mos ndërmerrnin detyrime politike, kundrejt ndonjë vendi tjetër ballkanik, pa konsensusin e nënshkruesve. Pakti do të ishte i hapur edhe për shtete të tjera ballkanike, përfshirja e të cilive, nuk dëmtonte ndonjë nga palët, dhe mund të hynte në fuqi sapo secili shtet të jepte aprovimin për këtë (neni 3).6

Për të rregulluar marrëdhëniet e acaruara me Italinë, Zogu kishte deklaruar se ai nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e Paktit Ballkanik, sepse vetëm aleanca dhe bashkëpunimi me

1 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 299, f. 489-490 (Telegram i abasadorit të Italisë në Ankara Aliosi për Grandin, dt.

16.3.1932 2 P. Milo, Politika e .,f. 814

3 DDI, Serie VII, V.. 14, Nr. 595, f. 680, (Telegram i Suvich për Ambasadorin e Italisë në Londër Grandin dt.

21.1.1934) 44

DDI, Serie VII, V.. 14, Nr. 556, f. 634, (Telegram i Mussolinit për ambasadorët në Ankra, Berlin, Moskë, Beograd

etj, dt. 14.1.1934) 5 Enciklopedia Britanike, http://www.britannica.com/EBchecked/topic/50273/Balkan-Entente [aksesuar më

11.08.2014] 6 Ungariches Institute Munchen http://www.forost.ungarisches-institut.de/pdf/19340209-2.pdf [aksesuar më

11.08.2014]

Page 81: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

57

Italinë siguronin integritetin e Shqipërisë.1 Për këtë arsye, ai kishte hezituar të merrte pjesë gjatë fillimit të negociatave, pra në vitin 1930.

Situata nisi të ndryshojë në vitin 1934, kur marrëdhëniet me Italinë ishin në kulmin e krizës. Zogu ishte i pavendosur në lidhje me qëndrimin që duhet të mbante përsa i përkiste politikës së jashtme karshi vendeve të Ballkanit. Nga njëra anë ai e kuptonte se duhej të tregohej i kujdesshëm me hapat që mund të ndërmerrte në arenën ballkanike, por nga ana tjetër dëshironte të ndiqte një politikë disi më të pavarur nga Italia, duke besuar se një lidhje e ngushtë me Italinë do ti sillte një izolim me pasoja të rënda për vendin.

Në fakt Shqipëria nuk u ftua drejtpërsëdrejti të merrte pjesë në negocime. Megjithatë nga dokumentat arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme për periudhën që flasim, duket qartë se ai ka hezituar dhe madje kishte vendosur se nuk do të merrte pjesë edhe nëse do t’ia propozonin. Kështu, Zogu udhëzonte të dërguarin e tij në Beograd, se në rast se qeveria jugosllave do ti drejtonte ndonjë propozim për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Pakt, duhej të theksonte se në përgjithësi pakti shihej me sy të mirë nga ana e qeverisë mbreterore. Pavarësisht kësaj, duke qenë se minoritetet shqiptare që ndodheshin brenda kufijve të Mbreterisë Serbo Kroate Sllovene ishin pothuajse 2/3 në përpjestim me nënshtetasit e mbretërisë, shihej vetvetiu se po të mos tregohej ndonjë vullnet i mirë, për rregullimin e kësaj çështje, qeveria mbretërore nuk mund të merrte një vendim tani për tani në lidhje me këtë pikëpamje.2 Nga udhëzimi i mësipërm kuptohet se Zogu hezitonte dhe mundohej të fitonte kohë për t’u menduar dhe për të shqyrtuar situatën me Italinë. Me këtë qëndrim neutral dhe të paqëndrueshëm, ai mundohet të linte hapur dyert që çonin drejt Paktit Ballkanik.

Në vitin 1934, si pasojë e thellimit të krizës me Italinë Zogu u ndie ngushtë dhe i izoluar. Ai u bind se duhej të ishte pjesë e Paktit Ballkanik, jo vetëm për shkak braktisjes që Italia po i rezervonte në këtë periudhë, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike që kishte pllakosur vendin, por edhe për shkak të sinjaleve të vinin nga shtypi evropian. Në vija të përgjithshme Pakti Ballkanik tërhoqi vëmendjen e gjithë opinionit publik dhe të Fuqitë e Mëdha. Nëse më parë pjesa ballkanike e kontinentit shihej si e turbulluar nga luftrat dhe konfliktet, tashmë vendet ballkanike kishin berë një pakt që ngjallte interesin e Evropës. Sigurisht që Zogut i rëndonte fakti që nuk ishte pjesë e tij.

Nga ana tjetër shtypi aludonte se tashmë Italia kishte filluar ekspansionin ballkanik. Përshembull gazetat gjermane tregonin se tani po fillonte zbatimi i politikes së Italisë në Ballkan. Edhe në Itali Pakti ishte pritur me pozitivitet pasi shihej si fillimi i dlirësimit të marrëdhënieve në Ballkan. Por edhe gazetat italiane e konfirmonin idenë se Pakti i jepte fuqi Italisë për të hyrë në krahinën lindore të Mesdheut.3

Nën trysninë e këtyre sinjaleve, mbreti filloi të bënte përpjekje për t’u integruar me Paktin. Nga ana e diplomacisë sonë u bënë demarshe pranë Turqisë, nëpërmjet kanaleve diplomatike, por edhe në mënyrë të pavaruar. Sipas mendimit të Turqisë, Shqipëria e kishte të pamundur të bëhej pjesë e këtij pakti pasi kishte një marrëveshje me Italinë e si rrjedhojë, nuk mund të bëhet pjesë e asnjë pakti tjetër, pa marrë më parë pëlqimin e saj. Përveç Turqisë edhe

1 DDI, Serie VII, V.. 14, Nr. 429, f. 467 (Shënim i Aliosit për Mussolinin, dt. 30.11.1933)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 50, Fl. 6 (Instruksione nga Ministria e Punëve të Jashtme për Legatën e Shqipërisë në

Beograd) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 55, Fl. 23-24 (Artikull botuar në gazetën “Politika”, me titull “Pakti Ballkanik dhe

Italia”, dt. 24.2.1934)

Page 82: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

58

vendet e tjera të Ballkanit refuzonin përfshirjen e Shqipërisë, pasi i druheshin ndonjë mosmarrëveshjeje me Italinë. Vendet ballkanike e kishin të qartë që nuk mund të përballoheshin me potencën italiane. Pavarësisht kësaj, në qarqet diplomatike, përfaqësuesit e vendeve firmëtare jepnin siguri se nuk do të cënonin kufijtë e Shqipërisë.1 Në fakt, ky lloj sigurimi ishte edhe disi i kuptueshëm. Vendet e Ballkanit nuk mund të cënonin kufijtë e Shqipërisë, pasi pas saj qëndronte Italia.

Turqia ka bërë përpjekje konkrete që Shqipëria të ishte pjesë Paktit Ballkanik. Në vitin 1931 Qemal Ataturku e njohu më në fund Mbretërinë Shqiptare dhe marrëdhëniet miqësore ishin rivendosur. Ministri i jashtëm i Turqisë në një takim në Romë me Mussolinin në verën e vitit 1934, pra pasi pakti ishte firmosur, parashtroi si ide edhe përfshirjen e Shqipërisë në të. Reagimi i Mussolinit ishte i ashpër dhe i menjëhershëm. Ai kishte theksuar se Shqipëria nuk do të lejohej të nënshkruante pakte të tilla. Gjithshtu edhe ambasadori italian në Turqi, ka bërë demarshe pranë Ministrisë së Jashtme turke, që Shqipëria të mos përfshihet në bisedime. Që atëherë Turqia u tërhoq, por këshilloi palën shqiptare t’i kërkonte ajo leje Italisë për të marrë pjesë në këtë pakt.2

Mospërfshirja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik u pa me një sy kritik dhe u analizua me intensitet nga shtypi i kohës. Fuqitë e Mëdha që deri diku kishin qëndruar larg Shqipërisë filluan të preokupoheshin. Kështu Britania e Madhe nuk e kishte mohuar që ishte dakort me prezencën e italiane në Shqipëri, por në mes të viteve ’30, kjo filloi të bëhej shqetësuese edhe për të. Në mediat britanike, komentohej se njolla e rrezikut në Ballkan është Mbretëria e Shqipërisë e cila vetëm emrin kishte si të pavarur, pasi qëndronte nën mbikqyrjen e Italisë. Sipas britanikëve: “Shqipëria ka një rëndësi strategjike sepse komandon hyrjen në Adriatik të cilën Italia e ka aneksuar tashmë që me fortifikimet që ka bërë në Sazan. Ky ishull siguron një pikë tek e cila mund të mbështetesh për të sulmuar Greqinë. Sazani shërben edhe për Italinë që është duke luajtur rolin e gardianit me Shqipërinë. Megjithatë në vend është duke u krijuar një opozitë e madhe e fuqishme sidomos kundër monopolit italian të industrisë. Nuk do të jetë e lehtë pasi edhe Fuqitë e Mëdha e kanë njohur supremacinë e Italisë mbi Shqipërinë, dhe ata e kuptojnë se sa e rrezikshme është kjo tani.”3

Edhe në një tjetër gazetë britanike bëhen komente të ngjashme. Kjo do të thotë që qëndrimi i Shqipërisë jashtë Paktit Ballkanik, u tregoi Fuqive të Mëdha se tashmë kishin të bënin me një protektorat italian, në mes të Ballkanit. Kështu, në një gazetë tjetër britanike theksohej se prej disa viteve, Shqipëria ishte nën protektoratin italian dhe nën aventuarat e mbretit të ri beqar. Jeta ekonomike e vendit, sipas kësaj gazete, ishte peng e huasë italiane e dhënë në vitin 1931. Megjithatë mbreti Zogu kishte dërguar një mision në Beograd për negocime tregtare me shtetin jugosllav duke u munduar të shpëtonte nga Italia. Këtë ai po e bënte duke u përpjekur të lidhej me shtetet ballkanike nën Paktin Ballkanik. Këtë lojë Italia e kishte kuptuar dhe i ishte përgjigjur duke revokuar huanë shqiptare, e cila gjithsesi asnjëherë nuk u ratifikua me dekret të Parlamentit.

1 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 54, Fl. 8 (Letër dërguar nga ambasori shqiptar në Turqi për bisedimet e tij me

ministrin e jashtëm turk) 2 AQSh, Fondi 251, V.1934, D. 54, Fl. 56, (Letër dërguar nga ambasori shqiptar në Turqi për bisedimet e tij me

ministrin e jashtëm turk) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 55 (Artikull botuar në gazetën “Everyman”, me tillull “Albania and Italy”, dt.

22.1.9134 )

Page 83: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

59

Megjithatë Zogu po vazhdon lojën e tij të rrezikshme kundër Mussolinit duke urdhëruar heqjen e mësimit të gjuhës italiane nga shkollat e mesme dhe duke e zëvendësua atë me gjuhën frënge.1

Shqetësimet e Zogut ishin të dyfishta pas nënshkrimit të paktit, pasi nga njëra anë ai kishte mbetur jashtë dhe mendonte se ndoshta vendet ballkanike do të kurdisnin diçka kundër Shqipërisë e nga ana tjetër, marrëdhëniet me Italinë vazhdonin të ishin në krizë. Pra Shqipëria rezultonte e izoluar si në lindje ashtu edhe në perëndim. Udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për legatat jashtë vendit, theksonin rëndësinë që kishte çështja në fjalë, gjetjen e sa më shumë informacioneve, qoftë zyrtarë, qoftë gjysëm zyrtare. Kjo evidentohej sidomos nga angazhimi i madh i legatës në Beograd, në raportimet e shumta në Ministrinë e Punëve të Jashtme.2

Sipas raportimeve që vinin nga legatat tona, sidomos nga ajo në Jugosllavi, qëllimi i vetëm i paktit ishte sigurimi i kufijve ballkanikë në rast se ato sulmoheshin nga ndonjë shtet tjetër ballkanik. Këtë e kishte shprehur edhe vetë Ministri i Rumanisë në Beograd, Guranesku në një bisedë me ambasadorin tonë Rauf Fico. Pra nëse Italia në bashkëpunim me Shqipërinë do të sulmonte Jugosllavinë, vendet nënshkruese të paktit ishin të detyruara të përgjigjeshin. Në rast se Italia e vetme do të sulmonte, nuk ishte përcaktuar nëse edhe vendet e tjera të Ballkanit do të duhej të përgjigjeshin. Këto paqartësi do të rregulloheshin me negocimet në vazhdim. Nga ana tjetër, nëse Jugosllavia do të sulmohej nga ndonjë vend jo Ballkanik, atëherë pakti nuk do të kishte asnjë fuqi. Sipas ministrit romun, Shqipëria gëzonte një pozitë favorizuese pasi kufiri i saj sigurohej pa marrë pjesë në pakt, madje sipas tij, as Greqia dhe as Jugosllavia nuk ushqenin asnjë interes ndaj Shqipërisë.3

Ndër raportimet e tjera që vinin nga Legata Shqiptare në Beograd, vihet re se kishte një fluks të madh informacionesh, pikërisht për të kuptuar mirë dhe qartë se çfarë pritej nga pakti. Përfaqësuesi shqiptar në Beograd realizonte takime edhe pranë minisrave të secilit vend firmëtar. Sipas takimeve me ministrin grek, turk dhe jugosllav në lidhje me pozicionin e Shqipërisë, ai raportonte se ata ishin shprehur se nuk kishin pasur kundërshtime për hyrjen e Shqipërisë në pakt. Ministri grek Maximus, i cili ishte edhe një nga firmëtarët e paktit, ishte treguar pak më i ashpër duke u shprehur: “Shqipëria nuk ka dashur të hy në Paktin Ballkanik, pra është e kotë të mundohemi në këtë pike”. Në këtë bisedë ishte vënë në dukje se përderisa Bullgarisë i është bërë ftesa për të hyrë në Pakt dhe ajo nuk ka treguar dëshirë, duhej vendosur edhe për Shqipërinë se çfarë qëndrimi do të mbahej nga firmëtarët, pra a duhej edhe Shqipëria të ftohej. Aty është vendosur se përderisa Shqipëria nuk kishte paraqitur ndonjë kërkesë në rrugë zyrtare apo private për të hyrë në pakt, nuk ishte detyrë e anëtarëve të paktit të vendosnin se çdo të bënin me të. Megjithatë ministri i jashtëm grek Maximus është shprehus se nëse Shqipëria dëshiron të jetë pjesë, nuk ka arsye pse të mos bëhet anëtare e tij.4

Përfundimisht Shqipëria mbeti jashtë Paktit Ballkanik pasi Greqia vendosi veton, por në fakt, sipas autorit James Tomes, megjithëse Zogu shprehu dëshirën për të qenë pjesë e paktit, ai

1 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 77, Fl.7 (Artikull botuar në gazetën “Daily Herald” me titull “Mbreti Zogu kundër

dominancës italiane”, dt. 8.1.1934) 2 Vihet re se ambasadori shqiptar në Beograd, Rauf Fico, pothuajse çdo ditë dërgon raporte dhe telegrame nga

Beogradi ku tregon opinione dhe fakte mbi atë që ndodh në qarqet e diplomacive të vendosura në Jugosllavi. 3 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 55, Fl. 145 (Letër nga ambasadori shqiptar në Beograd, dt. 3.5. 1934)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1936, D. 74, FL. 14 (Raport i ambasadorit shqiptar në Beograd për ministrine e jashtëm mbi

bisedimet në lidhje me Paktin Ballkanik)

Page 84: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

60

në brendësi të shpirtit të tij, shpresonte që Italia ta paguante që ai të mos bënte pjesë në të.1 Fakti që Zogu asnjëherë nuk paraqiti kërkesë zyrtare për t’u përfshirë në pakt, fakti që ndryshoi pozicion disa here dhe fakti që nuk e merrte asnjëherë seriozisht pjesëmarrjen në konferencën ballkanike, çon në konkluzion se realisht ai nuk ka dashur të bëhet pjesë e paktit. Megjithatë kjo nuk mund të mohojë që Zogu vetë i druhej paktit.

Gazeta britanike “Near East and India”, na jep një qasje ndryshe në lidhje me Paktin. Sipas saj Shqipëria nuk u thirr të merrte pjesë në Paktin Ballkanik sepse kjo gjë do të vononte paktin. Por arsyeja tjetër ishte sepse tri nga nënshkruesit e paktit nuk mund të nënshkruanin pa marrë lejen e Italisë. Shtetet nënshkruese të paktit nuk donin të konfliktoheshin me Italinë, por gjithsesi donin t’i jepnin një mesazh Italisë. Mesazhi ishte që Italia nuk mund të bënte plane mbi aneksimin e Ballkanit, pa konsideruar forcën e gjithë shteteve ballkanike të cilat tashmë kishin vendosur të bashkëpunonim për sigurinë e tyre. Pra donin ti jepnin një mësim Italisë, e cila vazhdonte të frikësonte Shqipërinë. Italia duhej të mësonte se duke vazhduar në këtë rrugë do të armiqësohej me të gjitha shtetet e tjera ballkanike. Nga ana tjetër vendet ballkanike donin t’i jepnin një mësim edhe Shqipërisë, për të cilën kishte ardhur koha të kuptonte se pavarësia e saj varej drejtpërdrejtë nga bashkëpunimi. Me fjalë të tjera, Shqipëria duhej të vendoste fatet e saj duke konsideruar pozitën karshi shteteve e tjera ballkanike. Shtetet ballkanike nuk donin të vendosnin për Shqipërinë, por donin ti tregonin asaj se ajo vetë duhet të arrijë një marrëveshje miqësore me Italinë, baza e së cilës dihej se ishte rihapja e shkollave italiane. 2 Me pak fjalë, Shqipëria duhej të mësonte si ti bënte vetë punët e saj të shtëpisë, pasi ato nuk mund t’i merrnin përsipër as Italia dhe as shtetet ballkanike. Gjithashtu nga mesazhi del qartë që Shqipëria nëse dëshironte të ruante sovranitetin e saj siç kishte treguar ndër vite, duhej të vepronte si një shtet sovran në arenën ndërkombëtare dhe të ndërtonte e pavarur bashkëpunimin, qoftë me vendet ballkanike, qoftë edhe me Italinë.

Në fakt Italia e mori mësimin e mësipërm prej Paktit. Kjo ide’ u zbërthye edhe në një artikull të botuar në gazetën britanike “Man and the things abroad”. Sipas kësaj gazette, Mussolini ndihej pak ngushtë përpara Paktit e ai ende nuk e kishte vendosur se kush do të ishte lëvizja e rradhës. Gjatë periudhës paraprake të Paktit Ballkanik, politika e jashtme e Italisë kishte qenë e përqëndruar tek ideja se Shqipëria do të shërbente si pedanë për tu hedhur në Ballkan. Mirëpo kjo dukej se nuk do të ishte dhe aq e lehtë. Po sipas këtij artikulli, mbreti Zogu kishte filluar “të refuzonte” në një farë mase disa pretendime të Italisë, siç ishte vendosja e këshilltarëve italian në të gjitha ministritë. Nga ana tjetër, Zogu po mundohej të gjente një shteg me Jugosllavinë. Kishte dërguar në Beograd një delegacion për të kërkuar hapjen e negocimeve për një traktat tregëtie. Sigurisht që Italia është kundërpërgjigjur si përherë me presion financiar. Por, sipas britanikëve ekzistonte mundësia për Shqipërinë që paratë t’i gjente edhe diku tjetër. 3

Britania e Madhe kishte filluar të mos e mbështeste më politën shtrënguese të Italisë kundrejt Shqipërisë, edhe për faktin se kjo nxirrte në pah interesin e vërtetë italian për të aneksuar Shqipërinë e për të debërtuar më pas në gjithë Ballkanin. Në këtë këndvështrim britanik, ndikojnë padyshim edhe ngjarjet në Gjermani, ku Hitler dhe e djatha nazista shumë

1 James Tomas. The Italo-Albanian Enstrangement 1933-35. Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e

Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2012, f.72 2 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 55, Fl. 148 (Artikull botuar në gazetën “Near East and India” me titull “Shqipëria dhe

pjesëtarët e saj Ballkanik”, dt. 9.5.1934) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 55, Fl. 9 (Artikull botuar në gazetën “Men and things abroad” me titull “What wil be

Italy’s next move, dt. 8.5.1934)

Page 85: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

61

shpejt po fuqizohej duke sjellë një rrezik potencial në Evropë. Pikërisht në këtë periudhë fillon një lloj përpjekje për të vendosur paqe dhe bashkëpunim në Evropë. Duhej një vullnet nga shtetet e mëdha për të mos shkaktur tension dhe lëvizje ekspansioniste.

2.2.2 Loja e shumëfishtë e diplomacisë italiane dhe izolimi i Shqipërisë pas Paktit Ballkanik

Politika e jashtme e Italisë filloi të zhvillohej në disa plane pas përfundimit të Paktit Ballkanik. Si gjithmonë, dyzimi dhe prapaskenat nuk munguan edhe në këtë rast nga ana e Italisë. Nga njëra anë Italia tregohej entuziaste për Paktin. Nga ana tjetër, hidhte hipoteza të ndryshme sikur Pakti kishte edhe një pjesë sekrete, gjë e bënte të papranueshme me normativën e Lidhjes së Kombeve. Në gazetën “Il Lavoro Fascista”, shkruhej se ishte rënë dakort që Greqisë ti ktheheshin 12 ishuj që kishte Italia si dhe Vorio Epiri.1 Meqënëse gazeta në fjalë ishte mjet propagande e Mussolinit mund të kuptojmë që kjo ka qenë një taktikë e Mussolinit, për të demaskuar Paktin. Meqënëse Italia nuk kishte pasur mundësi të pengonte nënshkrimin e paktit e meqë Britania e Madhe tashmë kishte filluar të tregohej disi e ashpër ndaj politikës ballkanike të Italisë, kjo e fundit kishte menduar të bënte përpjekje për të aluduar se Pakti ishte kundër principeve të Lidhjes së Kombeve. Këtë e bënte edhe për të bërë Shqipërinë dhe Bullgarinë në mënyrë që këto dy vende të fillonin të mendonin se marrja pjesë në Pakt nuk ishte një ide e mirë dhe që mund tu dilte kundër interesave të tyre.

Në fund të vitit 1933 dhe fillim të vitit 1934, Italia fillon bisedimet me Jugosllavinë, për realizimin e një pakti mos sulmi dhe sigurimi në Adriatik. Pala shqiptare i kërkoi palës italiane që duhej të merrte pjesë në këto negocime pasi edhe ajo ishte pjesë e hapësirës së Detit Adriatik. Mirëpo, italianët e mohonin fillimin e negocimeve dhe theksonin, se për momentin nuk kishte filluar ndonjë bisedim.2

Në vitin 1935 ministri i jashtëm italian Konti Galeazo Ciano vizitoi Jugosllavinë. Italia kishte vendosur të bënte paqe në Ballkan dhe të lidhte miqësi me Jugosllavinë. Kjo lëvizje e Cianos në shtypin britanik u komentua si një lëvizje paqësore e Italisë në Ballkan. Sipas shtypit anglez, në këtë vizitë, ishin diskutuar propozime konkrete si më poshtë:

• Hartimi dhe nënshkrimi i një traktati tregtar, ku Italia zotohej se do të lejonte

Jugosllavinë të tregtonte lëndë minerale dhe nga ana tjetër Italia të lejohej të importonte pëlhura dhe makineri italiane;

• Nënshkrimi i një traktati miqësie dhe sigurimi italo-jugosllav. Për këtë arsye minsitri i jashtëm i Jugosllavisë Jevtich, do të bënte një vizitë në Romë ku do të nënshkruhej traktati tregtar;

• Ishte propozuar gjithashtu që Jugosllavia të lidhte një traktat miqësie me Shqipërinë, dhe të njihte gjendjen e këtij shteti bashkë me interesat italiane aty. Si rrjedhim Italia do të lejonte Jugosllavinë të vazhdonte politikën e saj në Ballkan.

1 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 55, Fl. 95 (Artikull botuar në gazetën turke “Xhemhurijet”, dt.31.3.1934)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1933, D. 100, Fl. 96 (1/4 e rezervuar)

Page 86: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

62

Gjithashtu Italia i kishte kërkuar Jugosllavisë të njihte dhe të garantonte pozitën aktuale në Austri. Kjo ishte shumë e rëndësishme për afrimin e Jugosllavisë me Italinë. Kështu, nëse më vonë do të ktheheshin Hasburgët në fuqi, Italia propozonte që këto të fundit të vendoseshin në marrëveshje me Italinë dhe Jugosllavinë dhe në konsultim me Entantën e Vogël. Nga ana tjetër, Italia kishte premtuar se do të përdorte influencën e saj për të bindur Hungarinë të hiqte dorë nga lëvizjet revizioniste, të hynte në marrëveshje ekonomike me Entantën e Vogël dhe të merrte pjesë në traktatin që garantonte vetëqeverisjen e Austrisë. Por nëse Hungaria refuzonte traktati, të lidhej edhe pa të. Kjo tregon se Italia, kishte vendosur të ndërhynte në Entantën e Vogël, madje si një koordinator duke pasur një rol thelbësor në të.1

Negociatat mbi traktatin Itali-Jugosllavi u mbajtën sekret edhe nga Italia edhe nga Jugosllavia. Jugosllavia nuk kishte vënë në dijeni as aleaten e saj të përhershme Francën për këtë çështje. Ambasadori francez në Beograd nuk ishte në dijeni as për vizitën e ministrit Ciano dhe as për marrëveshjen që po bëhej. Pala franceze kishte përshtypjen se shpejtësia me të cilën po realizoheshin negocimet, kishte të bënte me faktin se Stajodinovic, tashmë minister i jashtëm, dëshironte ta bënte fakt të kryer marrëveshjen. Kjo për arsye se një nga konferencat ballkanike do të zhvillohej në datat 1-2 prill në Beograd. Ndoshta kjo ndodhte sepse Stajodinovic nuk donte të ndërmerrte angazhime të tjera ndaj Gjermanisë, të cilat kishin gjasa të propozoheshin nga Çekosllovakia gjatë Konferencës Ballkanike. Edhe Indelli2, ministri italian në Beograd pohonte se nuk dinte gjë për vizitën e Cianos.3 Ndoshta ishin të dyja palët të cilat ishin marrë vesh me njëra tjetrën për ti mbajtur negocimet sekret.

Mund të themi se në kuadrin e politikave ballkanike, marrëshja Itali - Jugosllavi ishte ngjarja më e rëndësishme. Bëhej fjalë për një marrëveshje mes dy vendeve rivale dhe asimetrike në potencën e tyre. Ishin dy vende që kishin patur kontradita të vazhdueshme historike për dekada me rradhë, e pikërisht kur njëra prej tyre mendohej se po shndërrohej në një perandori, ndodh kjo marrëveshje, për të cilën të dyja palët u munduan të qëndronte sa më shumë dhe sa më gjatë në hije, larg reflektorëve dhe komenteve. Në Beograd ishin bërë protesta kundër kësaj marrëveshje. Gjithashtu flitej në qarqet diplomatike se Stojadinovic i kishte kërkuar Italisë që të mos vazhdonte ndërtimin e fortifikimeve në Shqipëri dhe kjo e fundit të mbeste e pavarur. Sipas qarqeve diplomatike serbe, për këtë gjë është rënë dakort në bisedime. Madje këtë gjë e ka pohuar vetë ministri i jashtëm jugosllav për ministrin shqiptar në Beograd.4

Gazeta “Manchester Gardian” në Britaninë e Madhe, e klasifikonte marrëveshjen si një tentativë të dëshpëruar nga ana e Mussolinit për të siguruar importim ushqimesh dhe materialesh, për të cilat kishte realisht nevojë. Po sipas këtij editoriali, Mussolinit kjo marrëveshje i duhej për të krijuar konfuzion në Entantën e Vogël. “The Times” gjithashtu e komentonte marrëveshjen si një garanci për Shqipërinë, pasi të dy palët zotoheshin se do të ruanin tërësinë territoriale. Dy shtetet kishin rënë dakort se nuk do të shfrytëzonin pozitën e tyre në Shqipëri për të siguruar avantazhe politike dhe ekonomike në dëm të palës tjetër. 5

1 AQSh, Fondi 251, V. 1935, D. 94, Fl. 1 (Artiull botuar në gazetën britanike “Daily Telegraph” me titull “Lëvizja

paqësore e Italisë në Ballkan”, dt. 19.3.1935) 2 Ministri Indelli u emërua në Beograd pikërisht në periudhën kur po përgatitej traktati Itali-Jugosllavi. Indelli ishte

një nga ekspertët më të mire për politikat në Ballkan dhe sipas qarqeve diplomatike ai dërgohej gjithmonë aty ku

ndodhnin ngjarjet më delikate dhe të rëndësishme të diplomacies italiane. 3 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 101 (Letër nga legata e Beogradit, dt. 29.3.1937)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 110 (Letër nga legata e Beogradit, dt. 5.4.1937)

5 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 117 (Artikull botuar në “Manchester Gardian”, dt. 27.3.1937)

Page 87: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

63

Gjithashtu, nga burime britanike konstatohej se Italia kishte sugjeruar marrëveshje mes saj Greqisë dhe Turqisë. Njëkohësisht kishte kërkuar edhe lidhjen e një akordi me Paktin Ballkanik duke përfshirë edhe Shqipërinë e Bullgarinë. Sipas ministrit të jashtëm anglez Chamberlain, kjo tregonte se Italia kishte ndryshuar marshet në politikën e jashtme të saj. Disa vite më parë Mussolini ishte ankuar tek Chamberlain se Jugosllavia ndërhynte në punët e Shqipërisë. Ky i fundit i kishte sugjeruar Mussolint të ndërmerrte një akord me Jugosllavinë ku të dyja palët të zotoheshin se nuk do të ndërhynin në punët e Shqipërisë, por Mussolini nuk kishte pranuar.1 Nga këtu kuptohet se Mussolini kishte filluar të ndryshonte qëndrim me Jugosllavinë, por edhe me gjithë Ballkanin në përgjithësi.

Në fakt lëvizjet paqësore të Mussolit në Ballkan në vitin 1935 ishin disi kontradiktore. Nuk mund të mendojmë që Mussolini dëshironte të vendoste paqen në Ballkan e nga ana tjetër e globit, të ndërmerrte pushtime. Viti 1935 shënon edhe sulmin kundër Etiopisë, një veprim ky, që është kritikuar nga të gjitha qarqet italiane, si ato fashiste edhe ato antifashiste.

Një shpjegim të kësaj sjelljeje na e sjell një artikull kritikues me titull “Përse kërkon luftën Mussolini?” e botuar në gazetën italiane “Ferrero”. Sipas këtij artikulli, në këtë periudhë Mussolini po e kuptonte se po dështonte në politikën e jashtme dhe nga ana tjetër po e kuptonte se ngritja e Hitlerit do të eklipsonte shumë pushtetein e tij në Evropë. Duke e parë se në Ballkan po dështonte me cënime e kërcënime, vendosi të provojë paqen, ose pseudo-aleancat. Nga ana tjetër, duke dashur të ruajë imazhin e saj me botën, por edhe borgjezizë italiane brenda vendit, vendosi të pushtojë Etiopinë. Pra lufta kundër Etiopisë ishte vetëm një mjet për të treguar forcën që kishte fashizmi. Në vitin 1922 Mussolini kishte premtuar se do ti kthente Italisë Dalmacinë, do të zhbënte Jugosllavinë dhe do të rishikonte traktatet me Hungarinë, do të rishikonte status quo-në e Evropës dhe përfitimet e Italisë nga traktat e paqes më 1919. Fashizmi kishte treguar se këtë nuk e bënte dot, ai kishte dështuar, dhe në mes të viteve 30, ishte i detyruar të bashkëpunonte me Francën, me Jugosllavinë dhe me Entantën e Vogël. Kjo sigurisht binte ndesh me politikën evropiane të fashizmit.2

Këtë politikë të dyfishtë të Italisë e përforcon edhe fakti se më 2 janar të vitit 1937, Italia dhe Britania e Madhe lidhën një marrëveshje politike e njohur ndryshe si Gentelemen’s Agreeement, me anë të së cilët ato garantonin status quo-në në Mesdhe. Marrëveshja kishte të bënte dhe me Spanjën, pra për të garantuar pavarësinë e Spanjës si dhe për të respektuar interesat e njëra- tjetrës në Mesdhe’.3

Kjo marrëveshje e shqetësoi shumë mbretin Zogu, i cili filloi të kërkonte me insistim pranë legatave shqiptare në të gjithë Evropën të grumbullonin sa më shumë informacion mbi përmbajtjen e marrëveshjes, mbi të gjitha nëse ajo përfshinte në një far mënyre edhe Shqipërinë, si pjesë e Detit Adriatik.4

Sipas informatava të mbërritura nga legata shqiptare në Romë, marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Italisë përfshinte të gjithë Mesdheun duke filluar nga Deti Adriatik. Kjo nënkuptonte se bregdeti shqiptar edhe ai dalmat prekeshin nga kjo marrëveshje. Sipas këtij

1 AQSh, Fondi 251, V. 1935, D. 95, Fl. 32 (Letër nga ambasadori shqiptar në Londër, dt. 17.4.1935)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1935, D. 135, Fl. 19-20 (Artikull botuar gazetën “Ferrero” me titull “Përse kërkon luftën

Mussolini?”) 3 History Data Base Search http://www.fofweb.com/History/HistRefMain.asp [aksesuar më 12.08.2014]

4 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 52 (Letër dërguar gjithë legatave shqiptare në Evropë nga ministri i punëve të

jashtme, dt. 19.2.1937)

Page 88: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

64

burimi, marrëveshja do të siguronte kufijtë detarë të të gjithë atyre shteteve që ndodheshin në bregdetin e Adriatikut dhe të Mesdheut, por jo të kufijve tokësor të tyre.1

Në lidhje me Gentelmen’s Agreement, i dërguari në legatën shqiptare në Beograd, bënte me dije Tiranën se për të plotësuar këtë pakt dhe për ta bërë gjithsesi më të besueshëm dhe të realizueshëm, në qarqet diplomatike të Ballkanit, komentohej se paktit do ti bashkëngjiteshin edhe Greqia, Turqia dhe Jugosllavia. Gjithsesi Shqipëria nuk përmendej fare, sepse mendohej se ajo ishte de facto pjesë e Italisë. Për arritjen e kësaj, Ciano do të ndërmerrte vizita zyrtare në kryeqytetet ballkanike. Qarqet e Beogradit kishin filluar të interesoheshin se si do të sillej Shqipëria meqë ajo nuk ishte pjesë e Entantës së Vogël. Po sipas këtyre komenteve, Shqipërisë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të bëhej pjesë edhe ajo së shpejti e Paktit Ballkanik.2

Ndërkohë në shtypin fashist gjejmë interpretimin se “Gentelmen’s Agreement”, ishte frut i bashkëpunimit mes Ciano-s dhe Eden. Kjo marrëveshje nuk ishte e destinuar të zgjidhte ndonjë çështje konkrete, por në të vendoseshin disa parime të përgjithshme në lidhje me problemet e Mesdheut, që supozohej do të respektoheshin nga të dy palët. Kjo marrëveshje nuk përbënte ndonjë aleancë, por qetësonte Britaninë e Madhe dhe siguron pozitën e Italisë në Mesdhe. Anglia pranonte që të zgjeronte sistemin e ekuilibrit që ndjek politika e saj në Evropën tokësore dhe të zbatojë po këtë sistem edhe mbi Mesdhe. Anglia me këtë marrëveshje, pranonte barazinë me një perandori tjetër në Mesdhe. Në realitet kjo marrëveshje përmbante fundin e hegjemonisë angleze midis Suezit dhe Gibraltarit. Kjo marrëveshje ishte e bazuar mbi lirinë e qarkullimit në Mesdhe, mbi njohjen e të drejtave mesdhetare sovrane të çdo shteti. E drejta tranzit për Anglinë nga Mesdheu ishte shumë e rëndësishme pasi i shkurtonte rrugën për Indi nëpërmjet Suezit. Kjo e drejtë ishte gjithashtu shumë e rëndësishme edhe për Italinë, pasi ajo pjesën më të madhe të importeve të saj e merr nga ngushtica e Gibraltarit. Kjo do të thonte se e drejta e qarkullimit në Mesdhe ishte shumë e rëndësishme për të dy vendet. Pra ato i vendosin njëra – tjetrës të drejta të barabarta përsa i përket Mesdheut. Pikërisht kjo është arsyeja se pse Italia dhe Anglia vendosën së bashku mbi status quo-në në Mesdhe. Veçori tjetër e kësaj marrëveshje është se shtetet nuk ishin të detyruara të zgjedhim midis njërës dhe tjetrës, përkundrazi ato ishin më të predispozuara për të bashëkpunuar me njëra – tjetrën. Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar kishte qenë ndër shtetet që kishin mbështetur sanksionet ndaj Italisë pas pushtimit të Etiopisë në Lidhjen e Kombeve, kjo marrëveshje sillte në mënyrë indirekte edhe një lloj afrimi mes Italisë dhe Lidhjes së Kombeve. Megjithatë sikurse theksohet në këtë komunikatë të propagandës fashiste, marrëveshja mes Italisë dhe Anglisë në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësonte marrëveshjen mes Italisë dhe Gjermanisë, pasi kjo e fundit ishte palca kurrizore e gjithë politikës së jashtme të Italisë.3

Po në vitin 1937, Italia nëshkroi edhe një marrëveshje me Turqinë, dhe bëri përpjekje edhe për një marrëveshje me Francën, por kjo e fundit nuk pranonte të njihte Perandorinë e Etiopisë.4

Nga të gjitha këto lëvizje kuptohet se Italia po mundohej të kishte lidhje me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të Evropës në përgjithësi. Megjithatë marrëveshjet e vitit 1937 që përshinin Anglinë, Jugosllavinë dhe Turqinë nuk justifikonin politikën ekspansionishte që Italia

1 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 61 (Letër nga legata e Romës, dt. 24.2.1937)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 64 (Letër nga legata e Beogradit, dt. 23.3.1937)

3 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 124 (Përmbledhje artikujsh botuar në shtypin italian, dt. 7.2.1937)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 135-136

Page 89: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

65

kishte nisur që në vitin 1935, kur kishte pushtuar Etiopinë. Pas pushtimit të Etiopisë, Lidhja e Kombeve kishte ndërmarrë sanksione ndaj Italisë. Kjo iniciativë ishte mbështetur nga Fuqitë e Mëdha si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Në Gjenevë vetëm Shqipëria kishte votuar kundra sanksioneve për Italinë, koston e së cilës e pagoi me një izolim dhe injorim të mëtejshëm.

Nisur nga fakti se Italia i kishte kthyer krahët Shqipërisë dhe nga ana tjetër po krijonte një rrjet të ri aleancash bazuar në marrëveshje bilaterale me shtetet e tjetra, e vinte Zogun në një pozitë të pasigurtë. Ndjehej i braktisur nga aleatja e madhe, por mbi të gjitha ndjehej i izoluar nga çdo shtet tjetër. Italia ishte afruar me Britaninë e Madhe me anë të Genteelmen’s Agreement; po afrohej me Jugoslavinë nëpërmjet traktatit; ishte afruar edhe me Bullgarinë me të cilën gjithashtu kishte lidhur një marrëveshje. Në këto kushte, Zogu bëri disa përpjekje për të gjetur mënyrën për t’u afruar me Anglinë si një super fuqi në Evropnë. Britania e Madhe, kishte dhënë sinjal se as nuk ishte e interesuar për këtë çështje. Ajo e dënonte ashpër faktin që Shqipëria ishte i vetmi shtet që kishte votuar kundër sanksioneve ndaj Italisë në Lidhjen e Kombeve. Në një takim në Sofie mes ambasadorit tonë dhe atij anglez, ky i fundit ishte shprehur se “Shqipëria në ato moment u nda prej Anglisë”.1

Pas dy vjetësh, në 1937 Italia doli nga Lidhja e Kombeve, por dalja e saj nuk u komentua shumë nga funksionarët e lartë në Lidhjes së Kombeve, edhe sepse Fuqitë e Mëdha ndjeheshin fajtore që e kishin toleruar sjelljen e Mussolinit. Megjithatë ajo që bëhej vërtetë shqetësuese në Lidhjen e Kombeve ishte se cili shtet do t’i shkonte mbrapa Italisë: Shqipëria, Austria apo Hungaria. Austria menjëherë kishte deklaruar se nuk kishte plan të refuzonte anëtarësinë e saj në këtë organizatë ndërkombëtare.2

Në mars të vitit 1937 Italia nënshkroi marrëveshjen e negociuar prej kohësh me Jugosllavinë. Mirëpo, sipas Traktatit të Aleancës, Italia nuk mund të bënte marrëveshje pa u konsultuar më parë me Shqipërinë. Për këtë arsye minstri shqiptar i punëve të jashtme i kërkoi ministrit të jashtëm të Italisë, Basianini që të bënte me dijeni Shqipërinë për marrëveshjen në fjalë.3 Po në shkurt të vitit 1937 ambasadori shqiptar në Romë takoi ministrin e jashtëm të Italisë i cili deklaroi se nuk ishte e vërtetë që kishin nisur negociatat me Jugosllavinë, pavarësisht se kishte pasur vetëm një shkëmbim pikëpamjesh mbi gjendjen e Shqipërisë kundrejt Jugosllavisë. Minstri italian kishte theksuar në këtë takim se nëse do të kishte bisedime, Shqipëria do të lajmërohej madje do të kërkohej edhe mendimi i qeverisë shqiptare mbi gjthë politikën italiane në pjesën shqiptaro-jugosllave në Ballkan. Jacommini, ministri fuqiplotë i Italisë në Tiranë, do t’i jepte të gjitha udhëzimet e nevojshme për përgatitjen e kësaj pikëpamje.4

Edhe Ciano, i cili gjithashtu kishte patur një takim me përfaqësuesin e legatës shqiptare në Romë, ishte shprehur se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë nuk do të vihej kurrsesi në rrezik nga një marrëveshje e mundshme me Jugosllavinë.5 Sipas sqarime që kërkoi shteti shqiptar pranë autoriteteve jugosllave në Lidhjen e Kombeve, ky traktat nuk përbënte asnjë lloj cënimi për Shqipërinë.

1 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 86, (Letër e Legatës Shqiptare në Athinë, dt. 27.3.1937)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 119, Fl. 58, (Raport nga përfaqësuesi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, dt.

30.12.1937) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 50 (Letër dërguar legatës së Romës, dt. 17.2.1937)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 60 (Letër dërguar nga legata e Romës, dt. 21.2.1937)

5 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 61 (Letër dërguar nga legata e Romës, dt. 24.2.1937)

Page 90: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

66

Nga sa më sipër kuptohet se Italia as që e merrte mundimin të konsideronte Shqipërinë partnere të saj në politikën ballkanike, por mundohej thjesht ta qetësonte me komunikime të rreme. Shqipëria as u njoftua, as u pyet paraprakisht për marrëveshjen mes Italisë dhe Jugosllavisë. Vetëm një ditë më vonë më 27 mars 1937, ministri i jashtëm italian i komunikoi legatës shqiptare të Romës, se sipas kësaj marrëveshjeje ishte focuar edhe një herë pikëpamja e Italisë mbi status quo-në. Përfundimet e bisedimeve do ti përcilleshin qeverisë shqiptare nga Roma,1 ndërsa tekstet e marrëveshjes tregëtare iu dorëzuan ambasadorit në Romë dy ditë më pas, por gjithsesi përpara se ato të botoheshin në Fletoren Zyrtare, sikurse kishte porositur vetë ministri Ciano.2

Marrëveshja Italo-Jugosllave ishte një marrëveshje e natyrës ekonomiko-politike. Fillimisht në të cilësohej se Jugosllavia njihte Mbretin e Italisë si Imperator të Etiopisë. Dy shtetet angazhoheshin se do të njihnin kufijtë e tyre të përbashkët në Adriatik dhe në rast se njëri bëhej objekt sulmi i pa provokuar nga ana tjetër, pala tjetër detyrohej të abstenonte (neni 1). Vendet ranë dakort që në bazë të kësaj politike miqësore të bëheshin të gjitha përpjekjet për të shtuar bashkëpunimin e tyre tregtar dhe për të krijuar kushte të një bashkëpunimi ekonomik më të zgjeruar. Për këtë arsye do të bëheshin marrëveshje specifike (neni 5). Marrëveshjet e mëparshme të shteteve nuk quheshin kontradiktore me këtë marrëveshje (neni 6). Marrëveshja do të kishte një kohëzgjatje prej 5 vitesh (neni 7).3

Pavarësisht se marrëveshja nuk përbënte kërcënim në vetvete, menjëherë pas nënshkrimit të saj, Zogu filloi të kërkonte informacion nga qarqet diplomatike se si shihej pozicioni i Shqipërisë. Ai donte të dinte se si pjesa tjetër e Evropës apo Ballkanit e vlerësonin këtë marrëveshje. Sipas informatava që vinin nga legata e Shqipërisë në Athinë, Jugosllavia kishte njohur interesat e Italisë në Shqipëri. Nga ana tjetër Italia ishte angazhuar se do të hapte shkolla sllave aty ku kishte popullsi sllave.4 Edhe Greqia ishte entuziaste për marrëveshjen e re mes Italisë dhe Jugosllavisë, pavarësisht se kishte një lloj skepticizmi nëse Jugosllavia e kishte njohur vendimin e Konferencës së Ambasadorëve mbi predomininacën e interesave italiane në Shqipëri.5

Gazeta “Il Giornale d’Italia” e komentoi marrëveshjen si një marrëveshje që do të ndikonte padyshim në të gjithë kuadrin ballkanik. Ajo do ti jepte fund klimës konfliktuale mes dy vendeve. Italia dhe Jugosllavia do të siguronin neutralitet reciprok për çdo konflikt nga i cili mund të përfshihej pala tjetër. Gjithashtu ato u angazhuan se do të bashkëpunonin në raste konfliktesh ndërkombëtare, nëse do të gjykonin se interesat e tyre të përbashkëta cënoheshin. Marrëveshja në fjalë do të ndikonte në të gjtihë politikën danubiane, evropiane por mbi të gjitha do të ndikonte më shumë mbi Shqipërinë, për të cilën jepte një garanci më tepër. Për Shqipërinë kjo marrëveshje jepte një konfirmim ndërkombëtar të integritetit të saj territorial. Sigurisht që kjo marrëveshje influenconte edhe marrëveshjen e lidhur mes Italisë dhe Bullgarisë si dhe marrëveshjen që së shpejti do të lidhte Italia dhe Turqia. Kjo nënkuptonte se politika e jashtme e

1 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 82 (Letër e legatës Shqiptare në Romë, dt. 27.3.1937)

2 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 90, Letër e legatës Shqiptare në Romë, dt. 26.3.1937

3 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 91-94 (Marrëveshja Itai-Jugosllavi, Mars 1937)

4 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 96, (Raport nga legata shqiptare në Athinë, dt. 27.3.1937)

5 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 88, (Raport nga legata shqiptare në Athinë, dt. 2.4.1937)

Page 91: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

67

Mussolinit nuk është një politikë armatimesh që ndjell luftë, por është një politikë paqedashëse dhe e mbështetur në marrëveshje e bashkëpunimi midis shteteve.1

Por në të vërtetë cili do të ishte pozicioni i Shqipërisë kundrejt Italisë? Dukej qartë që Italia kishte probleme tashmë jo vetëm me forcën e saj në politikën ndërkombëtare, por kishte nevojë të legjitimonte në një fare mënyre veprimtarinë e saj në Ballkan dhe në Evropë.

Në prill të vitit 1935 Instituti i Politikës Ndërkombëtare botoi një përmbledhje të të gjithë veprimtarisë së qeverisë italiane në Shqipëri. Sipas këtij publikimi: “Interesat e Italisë kundrejt Shqipërisë janë që Shqipëria të qëndrojë e pavarur, pasi ajo ka një pozicion të rëndësishëm strategjik duke qenë se kontrollon Kanalin e Otrantos. Nga kjo pikëpamje Italia nuk mund të lejojë që në Shqipëri të vendoset një fuqi e huaj. Interesi tjetër i Italisë është që Shqipëria të jetë efektivisht e pavarur. Ajo nuk duhet të jetë nën influencën e asnjë fuqie tjetër të huaj. Për këtë arsye Italia duhet ti sigurojë Shqipërisë një situatë ekonomike që sjell stabilitet politik. Edhe sepse Shqipëria nuk duhet të kërkojë ndihmë ekonomike në ndonjë shtet tjetër. Së treti, Italisë i intereson të ketë marrëdhënie sa më të mira të mundshme me Shqipërinë. Interesat italiane strategjike në Shqipëri janë vulosur në protokollin e vitit 1921 ku Konferenca e Ambasadorëve pra Franca, Britania e Madhe dhe Japonia njohën faktin se nëse Shqipëria nuk do të ishte në gjendje të mbante pavarësinë dhe kufijtë me forcat e saj, do të ishte e nevojshme ndërhyrja e Lidhjes së Kombeve dhe vetë fuqitë përcaktuan se kjo ndërhyrje i takonte Italisë. Traktati i vitit 1927, përcaktoi në mënyrë të qartë se nëse kufijtë e Shqipërisë cënoheshin, Italia do të ndërhynte menjëherë. Shpesh është thënë se politika italiane në Shqipëri është imperialiste: thonë se Italia dëshiron të përthithë Shqipërinë, thonë se ka ndërmend të krijojë një politikë supremacie në Ballkan, duke e bërë Shqipërinë të jetë një buratin në duart e Italisë. Por të gjitha këto teza nuk kanë baza. Politika italiane ka qenë për konsolidimin e Shqipërisë. Duke filluar nga viti 1925 deri më sot nuk ka pasu as edhe një episod që mund të vendosë paqen botërore. Politika italiane ka qenë një potencë për paqen”.2

Politika që ndoqi Mussolini kundrejt Shqipërisë por edhe kundrejt Evropës mori një tjetër orientim pas vendosjes së nazizmit. Pas afrimit me Hitlerin, Mussolini filloi të ndihej edhe më i sigurt, pasi shikonte një mundësi për të vjelë frutet e punës së tij, pasi kishte ndërmarrë për një kohë të gjatë financime e aleanca të ndryshme. Sipas një artikulli botar në gazetën britanike “Evening Standart” në vitin 1931, Mussolini ishte duke ndjekur një politikë ndërhyrjeje me orientim dhe një politikë aleance morale midis fashizmit dhe hitlerizmit. Sipas britanikëve objektivi i Mussolinit ishte Stambolli. Pas Shqipërisë edhe shtete të tjera ishin në tutelën financiare, ushtarake dhe politike të Italisë. Këto shtete ishin Hungaria dhe Bullgarise, Austria, Greqia, Rumania, po ashtu edhe Jugosllavia armike dhe Turqia. Kjo politikë e detyronte lidhjen e shteteve të Entantës së Vogël, të bëhej edhe më e ngushtë politikisht.3

Të tilla fakte tregojnë se Shqipëria nuk u bë dot pjesë e Paktit Ballkanik jo vetëm sepse nuk e pranuan shtetet e paktit, por edhe sepse Italia bërë lojën e saj shumëdimensionale në kancelaritë evropiane, që kjo të mos bëhej e mundur. Ky fakt solli izolimin total të Zogut.

1 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 86, Fl. 95, (Artikull botuar në gazetën italiane “Il giornale d’Italia” me titull “Accordi

politici ed economici firmati con la Yugoslavia”) 2 AQSh, Fondi 251, V. 1935, D. 136, Fl. 24-28 (Rasegna di Politica Internazionale, mensile dell Instituto per gli Studi

di Politica Internazionale, Milano, Prill 1935) 3 AQSh, Fondi 251, V. 1931, D. 142, Fl. 15 (Artikull botuar në gazetën “Evening Standards” me titull “Mussoli’s plans

of power”dt. 3.6.1933)

Page 92: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

68

2.3 Marrëveshja e vitit 1936 midis Italisë dhe Shqipërisë

Në vitin 1934, pasi kishin dështuar të gjitha përpjekjet për t’u afruar me fuqitë e tjera, Zogu e kishte kuptuar se nuk mund të bënte më gjë tjetër veçse të rivendoste edhe njëherë ato marrëdhenie që kishte pasur me Italinë deri në 1930-31. Kjo përpjekje filloi në vjeshtën e vitit 1934. Ministri i Jashtëm Xhaferr Villa, në një takim që pati fillimisht me Koch i shpalosi të gjitha qëllimet që kishte Shqipëria në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Pasi i siguroi se çështja e shkollave konfesionale do të rregullohej me një marrëveshje të posaçme me Vatikanin, edhe shkollat profesionale do të rihapeshin. Gjithashtu dhe italishtja do të vendosej si një gjuhë e detyrueshme në shkolla dhe kërkoi në këmbim zgjidhjen e problemeve të mëposhtme:

1) Marrëveshja e Tregtisë e cila do të siguronte që të gjitha produktet shqiptare të lejoheshin

të hynin në tregun italian, me të njëjtat referenca si produktet hungareze; 2) Një moratorium që të falte për 15 vjet borxhin SVEA dhe të anullonte interesat; 3) Borxh falas prej 8.000.000 fr.ari për deficitin e bilancit të shtetit për kompletimin e

transheve të borxhit 10 vjeçar të cilat nuk u transferuan; 4) Bashkëpunim në fushën e ekonomisë për të parashikuar një formë ekzaminimi të

vlerësimit të burimeve natyrore të vendit, sidomos duhani, pambuku, orizi, ulliri; 5) Marrja e një angazhimi nga AIPA për të rafinuar në Shqipëri gjithë sasinë e saj të

prodhimit; 6) Marrja nga Banka Kombëtare Shqiptare ndërrimin e artikujve të konvencioneve relative;1

Fillimist Italia tregoi një lloj gadishmërie për t’i shqyrtuar këto kërkesa, por deri në gusht

të vitit 1934 çdo gjë kishte mbetur peng e interpretimeve të ndryshme mes Koch dhe ministrit Villa. Për këtë arsye ministri shqipar në Romë Mark Kodheli, i udhëzuar nga mbreti, zhvilloi një takim me sekretarin e Zyrës për Shqipërisë, ku i shprehu shqetësimin pse negocimet për arritjen e një marrëveshjeje po ecnin shumë ngadalë. Sipas Kodhelit predispozitat e qeverisë fashiste dukeshin sipërfaqësore pa qëllim për t’u konkluduar. Nëse kjo situatë do të vazhdonte me të tilla vonesa, rivendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve do të dëmtohej seriozisht. Zogu vetë do të kishte dëshiruar që negocimet të bëheshin në Romë dhe jo më në Tiranë.2

Pretendimet e Italisë ishin se nuk kishte marrë asnjë garanci nga ana e qeverisë shqiptare mbi çësthjen e shkollave konfesionale. Qeveria shqiptare thjesht premtonte se shkollat do të hapeshin në saj të një negocimi me Vatikanin, por ndërkohë nuk kishte bërë asgjë konkrete. Edhe në lidhje me rihapjen e shkollës profesionale, qeveria shqiptare pretendonte që kjo të bëhej me fondet e buxhetit italian, ndaj kjo konsiderohej më shumë si favor nga ana e Italisë dhe jo e kundërta. Për vendosjen e italishtes si gjuhë e detyruar qeveria shqiptare nuk shpjegonte se si do të realizohej. Në lidhje me organizatorët ende nuk ishe përcakuar nga ana e qeverisë shqiptare të drejtat dhe detyrimet, sidomos për sa u përkiste prestigjit të tyre, i cili më parë ishte marrë nëpër këmbë. 3

Në dokumentat arkivore italiane gjendet një raport i Zyrës së Shqipërisë, me elementët maksimal potencial të marrëveshjes së përgjithshme me qeverinë e shqipëtare. Si bazë për negocimet do të merrej situata që u krijua nga mbyllja e shkollave nga ana e Shqipërisë dhe e pezullimit të borxhit nga ana e Italisë. Sipas këtij dokumenti, Qeverisë Shqiptare nuk do ti jepej 1 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 555, f. 602 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 23.7.1934)

2 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 715, f. 757 (Shënim i Zyrës për Shqipërinë, dt. 20.8.1934)

3 DDI, Serie VII, V.15, Nr. 715, f. 526 (Shtojcë 1 e telegramit për Koch nga Roma, dt. 21.8.1934)

Page 93: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

69

më borxhi dhjetë vjeçar, por Italia do të paguante ato shpenzime të pezulluara nga Komisioni i Borxhit. Autori i dokumentit nuk dihet, por sipas këtij materiali, pozicioni Italisë në këtë marrëveshje duhej ti përmbahej pikave:

1) Do të pranohej zgjidhja e hapjes së shkollave katolike që ishte propozuar nga Sereqi, pra për autorizimin e laikëve për të ndjekur këto shkolla;

2) Mbajtja e organizatorëve civil në fushën e financës, të minierave, të bujqësisë dhe të punëve publike;

3) Angazhimi i qeverisë shqiptare për ti kërkar qeverisë italiane të gjithë organizatorët për të cilët ka nevojë në të ardhmen në të gjitha fushat;

4) Rivendosja e prestigjit dhe e autoritetit të Misionit Italian Diplomatik dhe kjo do të bëhej nëpërmjet: a) Rritjes së numrit të zyrtarëve në legatën italiane; b) Ridhënien e gjithë mansioneve që ata kishin deri në vitin 1932; c) Konfirmimi i atasheut ushtarak në funksionin e Departamentit Ushtarak, sikurse ishte

në kohën e Gjeneal Parianit; d) Rintegrimi i Misionit të Marinës siç ishte në verën e kaluar.

5) Angazhimi i qeverisë shqiptare për të dhënë në kushte të barabarta preference më të mëdha për qytetarët italian karshi të huajve të tjerë, për gjithshka që ka të bëjë me koncesionet e minerave, punëve apo edhe blerjeve të produkteve;

6) Rinovimi i koncesionit të SAM për monopolin e shërbimeve ajrore sikurse ishte parashikuar në projekt;

7) Zgjidhje e gjithë çështjeve të mbetura pezull që kishin të bënin me AIPA-n; 8) Zgjidhje e gjithë çështjeve të mbetrua pezull që kihin të bënin me SESA-n; 9) Modifikimi i ligjit mbi peshikimin sipas projektit Merlino; 10) Deklarata e qeverisë shqiptare sipas së cilës ajo angazhohet ti besojë Italisë mbrojtjen e

ineresave të qytetarëve shqiptar në të gjitha vendet ku ajo nuk ka përfaqësues direkt; 11) Denoncimi nga ana e qeverisë shqiptare e gjithë marrëveshjeve tregare me vendet e tjera.

Vendosja e një marrëveshje të re tregtare preferenciale për mallrat italiane dhe angazhimi nga ana e Italisë per të blerë me anë të Insitutit të Eksporteve, një sasi të caktuar të mallrave shqiptar dhe mundësisht me klauzola sekrete të cilat do të bënin rimbursimin e taksave të paguara nga disa mallra shqiptare në hyrjen e tyre në Itali;

12) Përmirësimi i mësimdhënies së italishtes në pjesën më të madhe me mësues italian; 13) Rihapja e shkollës profesionale të Shkodrës pa asnjë kontroll; 14) Koncesione falas për administrimin e portit të Durrëst; 15) Garancinë për mundësinë e ekstradimit të kompanive bujqësore; 16) Heqje dorë nga borxhi dhjetë vjeçar; 17) Derdhje e shumës 10 milion nga qeveria italiane për vitin 1933-34 me anë të të cilit së

pari duhet të likuidohen të gjitha borxhet ndaj shoqërive italiane; 18) Premtim se kërkesat urgjente do të trajtohen si të tilla; 19) Angazhim i qeverisë fashiste për financimim nga Bankat e Institutit të Kreditimit

Ndërtimor me një kapital prej 3-5 milion fr.ari; 20) Ofertë e qeverisë për të ndërhyrë tek SVEA për të modifikuar konventat origjinale të cilat

do të zëvendësohen me kritere e Shoqërisë së Kombeve; 21) Pasi marrëveshja të nënshkruhet të organizohet një vizitë e mbretit Zogu në Romë.1

1 DDI, Serie VII, V.. 15, Nr. 716, f. 760-762 (Shënim i Zyrës për Shqipërinë “Elementë maksimal për një marrëveshje

të përgjithshme me Qeverinë Shqiptare, dt. 15.8.1934)

Page 94: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

70

Në shtator të vitit 1934 rifilluan negocimet konkrete midis mbretit dhe ministrit italian në Tiranë, Indelli, i cili zëvendësoi Koch. Në një takim mes të dyve, mbreti fillimisht kishte shpalosur pikëpamjet e tij në lidhje me gjendjen në Evropë, orientimin e tij ballkanik, për të përfunduar në idenë se Shqipëria duhej të përgatitej për aspiratat e saj kombëtare, karshi sllavëve të jugut. Kjo do të thoshte se ai kishte filluar të mendonte edhe për politikën irredentiste të cilën italianët e kishin vënë gjithnjë në dukje e Zogu gjithmonë e kishte refuzuar. Gjithashtu Zogu i kishte siguruar Indellit mbështetjen e tij për çdo zhvillim, madje kishte shprehur idenë për të organizuar dy qendra organizimi dhe asistence për shqiptarët jashtë kufijve. Nga ana tjetër, ishte rikthyer tek bashkëpunimi i plotë ushtarak si dhe në politikën e jashtme. Kishte kërkuar autonomi vetëm në politikën e brendshme për sa kohë ajo nuk ndikonte tek bashkëpunimi ekonomik. Kjo do të thonte se organizatorët ushtarak do të ktheheshin në detyrë madje shumë më tepër numerikisht. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me organizatorët civil. Ata do të ktheheshin në të gjithë sekorët e rëndësishëm të administratës, ndërsa administratorët e huaj nuk do të rriteshin, madje do të zvogëloheshin në numër në mënyrë graduale. Në lidhje me koncesionet Zogu i kishte premtuar Indellit, që duke përjashtuar ndonjë konçesion që mund të merrej përsipër nga ndonjë kompani shqiptare, të gjitha konçesionet e tjera do ti jepeshin kompanive italiane ose italo-shqiptare. Gjithashtu mbreti kishte rënë dakort edhe për konçesionin e transportit ajror për firmën S.A.M.1

Pas këtyre premtimeve edhe Italia filloi të mendonte se Zogu tashmë do të ndryshonte pikëpamjet e tij në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një udhëzim të Mussolinit për Indellin, theksohet se tashmë Ialia kishte besim tek Zogu. Nëse ai vërtet do të zgjidhte problemin e shkollave, që për Italinë dukej çështje primare, edhe problemet e tjera të natyrës ekonomike do të merreshin seriozisht në konsideratë. Për sa i përkiste çështjes së përmirësimit të bashkëpunimit tregtar, edhe një herë Mussolini vinte në dukje se një zgjidhje e mundshme do të ishte bashkimi doganor.2 Pra ndihma do të vinte vetëm nëse Zogu do të rihapte edhe njëherë shkollat katolike.

Në fakt Zogu përsëri nguroi në hapjen e shkollave. Edhe njëherë ai i ishte shprehur se vendosja e shkollave fetare nën administrimin e shtetit ishte domosdoshmëri, sidomos në zonën e Shkodrës ku përçarja mes myslymanëve dhe katolikëve ishte shumë e thellë. Nëse këto shkolla do të vazhdonin të ishin nën drejtimin e kastave fetare rrezikonte që ndarja të bëhej edhe më e thellë. Megjithatë bisedimet me Vatikanin kishin filluar nën kujdesin e Kolonel Serreqit që ishte një nga ministrat e oborrit më të besuar.3

Vizitën e tij në Romë pranë Selisë së Shenjtë, Serreqi e kishte shfrytëzuar për të bërë një takim edhe me Mussolinin. Në këtë takim, Serreqi kishte kërkuar edhe një herë, në emër të mbretit, ndihmën bujare të Italisë, pasi situata ekonomike në të cilën gjendej populli shqiptar ishte tepër kritike. Mussolini premtoi pa hezituar se do të jepeshin 3.000.000 fr.ari, duke shpresuar se kjo do të vlerësohej nga qeveria shqiptare.4 Në fakt ky gjest u vlerësua shumë nga Zogu i cili personalisht i dërgoi një telegram falenderimi Mussolinit. Fillimisht pati hezitim në publikimin e kësaj letre. Sereqi vetë në fillim autorizoi publikimin, më pas e tërhoqi duke krijuar

1 DDI, Serie VII,V. 15, Nr. 109, f. 113 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 5.11.194)

2 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 146, f. 156-157 (Telegram i Mussolinit për Indellin, dt. 15.11.1934)

3 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 339, f. 350 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 15.11.1934)

4 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 449, f. 469, (Telegram i Suvich për Indellin, dt. 15.1.1935)

Page 95: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

71

një lloj konfuzioni në korrespondencën mes Serreqit, Kodhelit dhe Zyrës për Shqipërinë, por gjithsesi në fund u vendos të publikohej një permbledhje e shkurtër e mesazhit të Zogut.1

Ky ngurimi i Zogut e acaroi edhe një herë Italinë. Zyra për Shqipërinë në Romë, e cila dizenjonte linjat e politikave të Italisë për Shqipërinë në një note të saj shprehej se nuk duhej ngutur me financimet për Shqipërinë. Pas një analize të kujdesshme që kjo zyrë i kishte bërë gjithë qëndrimeve të Zogut në të kaluarën, kishte kuptuar se ai tregohej i gatçëm për të bashkëpunuar dhe për të pranuar kushtet e Italisë sa herë që e ndjente veten ne vështirësi. Sapo shikonte një gjest bujar nga ana e Italisë, fillonte të tërhiqej. Prandaj nuk i duheshin dhënë ato 2-3 milion fr.ari që kishte kërkuar dhe që i ishin premtuar. Zyra për Shqipërinë argumentonte se nëse jepej ky borxh do të merrej si një angazhim nga ana e qeverisë italiane për të rregulluar buxhetin shqiptar. Kjo do të thonte se Italia e lironte Shqipërinë edhe nga borxhi dhjetë vjeçar. Gjithashtu ishte e papranueshme që Italia ta bënte këtë akt sepse në të njëjtën kohë Zogu po ndërmerrte disa iniciativa deri diku penguese për Italinë. Përshembull kishte filluar të punonte për dhënien e kocesionit të duhanit jugosllavëve. Gjithashtu kishte filluar të bënte përpjekje për uljen e shpenzimeve të ushtrisë. Edhe shtypi kishte filluar në fushatë kundër Bankës Kombëtare. Nëse Italia pavarësisht këtyre manovrave do të vazhdonte të derdhte para për Zogun, ky i fundit do të kuptonte se mund të arrinte çdo gjë pa shumë sakrifica. 2

Megjithatë shefi i Zyrës për Shqipërinë sugjeronte se nëse duhej dhënë vërtetë një financim për Zogun kjo duhej bërë me diçka konkrete në shkëmbim. Përshembull nëse jepeshin 1 milion fr.ari, duhej siguruar konventa për shërbimt ajrore, meqënëse vetë qeveria shqiptare ishte shprehur e gatçme per këtë në këmbim të 1.000.000 fr.ari. Kurse në lidhje me shkollat profesionale, Zyra për Shqipërinë sugjeronte që ato të mos përfshiheshin në kërkesat e Italisë sepse ky ishte një interes primar për Shqipërinë, prandaj duhej pritur që Zogu ta kërkonte vetë këtë. Madje edhe shuma prej 400.000 fr.ari që tashmë ishte aprovuar duhej të vlerësohej mirë bashkë me Zogun që ai mos ta merrte si fillimin e mirëqënë të një ndihme të sigurtë.3

Ky ngurim për derdhjen e financimeve nga ana e Italisë, në vend që ta stepte Zogun e bëri edhe më kokëkofortë. Ai i deklaroi Indellit se çështja e zgjidhjes së problemit të shkollave do të varej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ushtrimi financiar.4 Kjo e acaroi edhe më shumë Italinë. Dukej se Zogu premtonte sa për të kthyer kursin e marrëdhënieve por më pas, sapo merrte atë që donte, tërhiqej. Këtë Italia e kuptoi dhe vendosi se nuk do të tërhiqej më nga negocimet pa marrë ato siguri që kërkonte dhe siguria më e madhe kishte të bënte me rihapjen e shkollave.

Për këtë arsye, në vitin 1935 u vendosën disa kushte për borxhin prej 3.000.000 fr.ari, premtuar nga Mussolini. Vetë Mussolini përcaktoi se ky borxh përveçse do të jepej për administratën shqiptare në bashkëpunim me teknikët italian, do të shkonte kryesisht për ngritjen e monopolit të duhanit, për AIPA-n etj. Nga ana tjetër udhëzimet e Mussolinit ishin të qarta, që qeveria shqiptare duhej të hiqte dorë nga çdo pretendim që derivonte nga marrëveshja e borxhit 100.000.000 fr.ari, si për shumat vjetore që kishin kaluar, po ashtu edhe për ato të ardhshmet. Po kështu në lidhje me borxhin SVEA, do të ishte qeveria shqiptare që do të negocionte direkt me

1 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 522, f. 543 (Shënim i sekretarit të Zyrës për Shqipërinë Castellani, dt. 1.2.1935)

2 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 424, f. 445-446 (Shënim i shefit të Zyrës për Shqipërinë Farallit për Mussolinin, dt.

9.01.1934) 3 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 424, f. 445-446, (Shënim i shefit të Zyrës për Shqipërinë Farallit për Mussolinin) dt.

09.01.1934 4 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 593, f. 627 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 14.2.1935)

Page 96: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

72

përfaqësuesit e fondit. Qeveria fashiste do të mbështeste por vetëm pasi të ishte nënshkruar marrëveshja mes dy qeverive.1

Në lidhje me ushtrinë, Italia kishte interes që bashkëpunimi ushtarak të mos ndërpritej, pasi aty kishte qenë edhe kontributi më i madh italian, sidomos gjatë periudhës së Gjeneral Parianit. Për këtë arsye u bë nje projekt sipas të cilit do të bëhej një riorganizim e forcave të armatosura shqiptare nën drejtimin e atasheut ushtarak të legatës italiane. Sipas këtij riorganizimi, mendohej që ushtria të kthehej në një lloj milicie për sigurinë kombëtare, e përbërë nga tri bërthama:

1) Një bërthamë për sigurinë e kufijve; 2) Një bërthamë për sigurinë e brendshme pra për rendin e brendshëm e cila do të

zëvendësonte xhandarmërinë; 3) Një bërthamë manovrash.

Ky program do të sillte stabilitet të shtetit shqiptar por kishte edhe një qëllim tjetër. Atë të eliminimit gradual të të gjithë zyrtarëve dhe instruktorëve anglez dhe zëvendësimit të tyre me ata italian. Megjithatë kjo do të ishte një pikë shumë delikate, sepse sipas italianëve, Britania e Madhe kishte treguar se kishte interes në mbajtjen e instruktorëve të saj në Xhandarmëri.2 Megjithatë Zogu e pranoi propozimin për projektin ushtarak në maj të vitit 1935.3

Realisht Xhandarmëria deri në këtë periudhë kishte shërbyer si një armë e Zogut për të përballuar debërtimin e Italisë në ushtri. Në aspektin ushtarak nuk kishte asnjë rëndësi, ishte thjesht një armë politike. Anglezët që kishin punuar në Xhandarmëri nuk ishin treguar aspak kokëfortë me këtë segment.4

Gjithsesi Italisë nuk i leverdiste të përkeqësonte marrëdhëniet me Shqipërinë, pasi interesi i saj ishte të siguronte një pozicion brenda vendit. Njëkohësisht, në këtë periudhë ajo ishte duke negociuar me Jugosllavinë dhe nuk dëshironte të hynte në këto negocime pa patur marrëdhënie të mira me Shqipërinë, pasi do të dukej se negocimet po bëheshin si kundërbalancim. Për këtë arsye u vendos një qasje e moderuar, ku nga njëra anë të ruhej shpirti i pajtimit por brenda disa kufijve dhe me disa pika të forta të patolerueshme, e nga ana tjetër ti tregohej Zogut se ai nuk mund të nënvlerësonte pozicionin e Italisë.5

Pikërisht në këtë periudhë, në Jugosllavi kishte filluar një veprimtari genocidi ndaj popullsisë shqiptare. Kosovarët me besim myslyman po dëboheshin dhe po dërgoheshin në Turqi. Zogu kërkoi 1.000.000 fr.ari për të ndërmarrë një vepritmtari sekrete për ti bërë këta të dëbuar të strehoheshin në Shqipëri.6 Pasi e pa që Italia nuk u përgjigj për këtë borxh, Zogu kërkoi një shumë prej 200.000 fr.ari. Indelli mendoi se ky fond duhej ti jepej drejpërdrejt Zogut në një llogari personale.7 Meqënëse çështja e irrendentizmit ishte një çështje që i interesonte edhe Italisë, u ra dakort që kjo shumë të jepej, jo në llogarinë direkte por nëpërmjet Bankës Kombëtare. Ndërkohë legata italiane duhej të sigurohej që kjo shumë të përdorej vetëm për këtë

1 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 65, f.54-55 (Telegrami i Mussolinit për Indellin, dt. 22.4.1935)

2 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 699, f. 742 (Shënimi Butit për Suvich, dt. 6.3.1935)

3 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 141, f. 147-148 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 4.5.1935)

4 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 669, f. 685-686 (Letër e Parianit për Suvich, dt. 5.8.1935)

5 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 699, f. 743 (Shënim i Butit për Suvich, dt. 6.3.1935)

6 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 11, f. 11 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 16.4.1935)

7 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 110, f. 101 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 30.4.1935)

Page 97: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

73

qëllim.1 Shuma prej 200.000 fr.ari u akordua përfundimisht në maj të vitit 1935 duke ngarkuar Indellin të kontrollonte mbi shpenzimin e fondit.2

Problem i dëbimit të kosovarëve u bë edhe më kritik në vitin 1938, kur kishte pasur edhe një marrëveshje sekrete mes Jugosllavisë dhe Turqisë për transferimin e myslymanëve. Zogu kërkoi që Italia të ndërhynte pranë Jugosllavisë për të arritur një përmirësim të kushteve të shqiptarëve të Kosovës. Zogu propozoi që të Ciano të ndërhynge pranë Stojadinovic për një pakt miqësie dhe jo agresiviteti, për të eliminuar këtë dëbim, por Ciano u përgjigj se nuk ishte koha e duhur për t’u marrë me këtë çështje.3 Në fakt, burimet tregojnë se ka pasur një takim midis Cianos dhe Stojadinovic në Venezia, ku është folur edhe për marrëveshjen Turqi-Jugosllavi, dhe sipas të dhënave të dokumentave diplomatike italiane, Ciano ka kërkuar që kjo marrëveshje të mos bëhej një mjet për emigrimin sistematik të kosovarëve.4

Në maj të vitit 1935, Zogu u shpreh se nuk do të pranonte kushtet e propozuara nga Italia në lidhje me Institutin e Kredisë për Bujqësinë. Zogu dëshironte që instituti të ishte tërësisht shqiptar dhe të administrohej nga shqiptarët. Gjithashtu Zogu nuk pranoi as dhëniën në koncesion të portit të Durrësit. Për këto çështje ai u shpreh haptazi dhe i vendosur. Pas kësaj qeveria italiane e kuptoi se do të duhej akoma shumë kohë derisa të bihej dakort mbi një marrëveshje mes dy palëve.5

Ky lajm u publikua edhe në gazetat e kohës. Agjensia “Reuters” publikoi lajmin që negocimet mes Shqipërisë dhe Italisë dështuan. Ndërmjet kësaj agjensie dhe Agjensisë Shqiptare të Lajmeve ishte nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës nuk do të publikohej asnjë lajm pa aprovim paraprak. Nga kjo kuptohej se lajmi ishte botuar me aprovimin e Zogut. Italia u irritua shumë nga ky akt i Zogut dhe menjëherë udhëzoi Indellin ti shprehte atij konsiderantën e padenjë.6

Atëherë Italia mendoi të bënte disa modifikime në lidhje me kërkesat që kishte parashtruar. Indelli bëri një propozim konkret i cili parashikonte që Zogut ti kërkohej të vendoste thjesht një shumë simbolike prej 250.000 fr.ari në buxhet me destinacion fondin SVEA. Për portin e Durrësit, meqë Zogu kishte shfaqur rezistencë, mund të mendohej një projekt për koncesion një firme, e cila formalisht ishte shqiptare, por në fakt quhej Vincenzo Rocco. Ndërsa çështja e insitutit bujqësor mund ti linte mënjanë për momentin për të mos krijuar më shumë divergjenca. Për marrëveshjen e tregtisë mund të jepeshin disa liçenca importi me çmim të integruar ose me vlerësim për disa produkte shqiptare ndonjë enti të veçantë. Çdo ent duhet të ishte i specializuar për disa produkte të veçanta. 7

Nga propozimi i Indellit, Mussolini pranoi vetëm zgjidhjen për borxhin financiar dhe atë të enteve tregtare. Të tjerat i hodhi poshtë me pretendimin se ato përbënin një paketë integrale të polikës italiane në Shqipëri. Kështu, Mussolini mendonte se mund të toleronte që Zogu të vendoste një shumë simbolike prej 250.000 fr.ari, por duhej që kjo shumë të derdhej konkretisht,

1 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 142, f.148 (Telegram i Suvich për Indellin, dt. 22.4.1935)

2 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 142, f. 148 (Telegram i Suvich për Indellin, dt. 4.5.1935)

3 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 121, f. 167(Telegram i Jacominit për Cianon, dt. 20.5.1938)

4 DDI, Serie VIII, V. IX, Nr. 244, f. 332 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt. 21.6.1938)

5 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 179, f. 194-197 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 10.5.1935)

6 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 256, f. 278 (Telegram i Suvich për Indellin, dt. 21.5.1935)

7 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 297, f.312-313 (Telegram i Indellit për Suvich, dt. 28.5.1935)

Page 98: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

74

pra të paguhej. 1 Më tej mund të bihej dakort që brenda pesë viteve të gjendej një zgjidhje për borxhin SVEA në tërësi dhe ky borxh nuk do të kërkohej në këtë afat të parapërcaktuar.2

Në lidhje me ndërtimin e rafinerisë së AIPA-s në Shqipëri, Italia premtoi se do të angazhohej që kjo kompani të realizonte këtë investim në bazë të nevojës që Shqipëria kishte realisht dhe sipas kushteve që kishin vendosur marrëveshjet e mëparshme. 3

Zogu premtoi nëpërmjet ministrit të oborrit, i cili u dërgua posaçërisht në Romë, se çëshjta e shkollave do të rregullohej plotësisht në favor të Italisë. Në fakt ato u rihapën në maj të vitit 1936.4 Ahmet Zogu u ndie u detyruar të bënte këtë hap tri arsye:

1) Arsyeja e parë ishte se Fuqitë e Mëdha ishin pak a shumë drejt gjunjëzimit karshi

regjime fashiste dhe naziste; 2) Arsyeja e dytë qëndronte në faktin se gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofale

dhe duhej menjëherë një ndihmë nga jashtë pë t’i dhënë pak oksigjen gjendjes së mjeruar;

3) Arsyeja e tretë, po aq e rëndësishme sa dy të parat, kishte të bënte me fillimin e kryengritjeve kundër regjimit që kishin filluar tashmë në vend. Kështu kishte filluar kryengritja e Vlorës në 1932 dhe ajo e Fierit në 1935.5

Mendohet se kryegritjet e Fierit më 1935 kanë qenë të stisura nga vetë italianët. Sikurse dëshmohet nga Ali Këlcyra, në to kanë marrë pjesë dukshëm filofashistët. Strukturat italiane jo vetëm që kanë pasur dijeni paraprakisht por edhe e kanë ndihmuar kryengritjen. Gjithashtu po sipas të njëjtës dëshmi, qarqe të ndryshme fashiste kanë ndihmuar edhe një lëvizje në Tetovë më 1936, madje kjo lëvizje nuk ka qenë kundër fashizmit por thjesht kundër Zogut dhe regjimit tij.6

Në shkurt të 1936, u ra dakort që pikat e nxehta si SVEA apo marrëveshja e tregtisë, të sheshoheshin. Zogu nguli këmbë që interesat për 5 vite të mos maturoheshin. Kjo nuk ishte shumë e lehtë për t’u pranuar nga ana e Italisë por Zogu u angazhua personlisht që shkollat katolike të rihapeshin, organzatorët anglez të largoheshin nga xhandarmëria, ndërsa organizatorët civil të ishin ekskluzivisht italian. Dekretet e emërimit të organizatorëve do të firmoseshin nga mbreti.7

Duhet theksuar se në përkeqsimin e gjendjes ekonomike të Shqipërisë, në këtë periudhë luajti një rol sabotues edhe Banka Kombëtare, e cila kontrollohej nga pala italiane. Banka ishte e administruar nga një bord ku vendimet merreshin pothuajse tërësisht nga pala italiane. Në vend që Banka Kombëtare të shtonte sasinë e monedhës në qarkullim, gjë që do të shtonte inflacionin, sikurse bënin vendet e tjera evropiane, ajo e shtoi shumë pak sasinë monteare. Kjo ishte e pajustifikueshme, pasi Shqipëria kishte siguruar prej kohësh rezerva ari të mjaftueshme. Ato kapin shumën deri në 30 milion franga ari, gjë që do të lejonte bankën të qarkullonte

1 DDI, Serie VIII, V.1, Nr. 350, f. 355 (Telegram i Mussolinit për Indellin, dt. 6.1.1935)

2 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 364, f. 375-376 (Telegram i Suvich për Indellin, dt. 11.5.1935)

3 DDI, Serie VIII, V. 2, Nr. 735, f. 375-376 (Telegram i Suvich për Indellin, dt. 27.11.1935)

4 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar…, f.315

5 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar…, f.315

6 A. Këlcyra, Politika …, f. 139

7 DDI, Serie VIII, V. 3, Nr. 254, f. 328-330 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 19.2.1936)

Page 99: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

75

kartmonedha deri në 90 milion franga ari. Ndërkohë që BK qarkullonte deri në 12 milion, e sigurisht kjo ishte e qëllimshme dhe pjesë e politikës shtrënguese italiane.1

Pavarësisht se Zogu u tërhoq nga qëndrimi i tij kokëfortë dhe më në fund u kthye i penduar në krahët e Italisë, tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve kishin arritur në një moment kritik. Kjo do të thoshte se Italia nuk do të kishte më besim tek Ahmet Zogu dhe për më tepër që Shqipëria kishte filluar të humbiste rëndësinë që kishte pasur më parë. Kjo vëretetohet edhe nga dëshmia e Ministrit Italian në Tiranë Francesco Jacomini i cili u emërua në detyrë në vitin 1936. Në kujtimet e tij personale ai shkurante: “Askush nuk ma kishte thënë në mënyrë të hapur, por duke gjykuar nga përgjigjet negative që mora për disa muaj në lidhje me propozime konkrete që kisha shtruar, qëllimi i ministrisë ishte të shkatërronte çdo urë lidhëse me regjimin e Zogut, madje pa e vënë fare ujin në zjarrë për të gjetur një zgjidhje tjetër zëvendësuese”.2

Bisedimet Italo-Shqiptare u konkretizuan në mars të vitit 1936 ku u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje, disa prej të cilave kishin natyrë ekonomiko-financiare dhe si pasojë u publikuan, por u nënshkuan edhe disa marrëveshje politike-ushtarake të cilat mbetën të fshehta. Më 28 mars 1936 marrëveshjet u aprovuan në Kuvend.3 Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Jashtme në fushën e politikës ndërkombëtare bëhet fjalë për gjashtë marrëveshje që zëvendësuan marrëveshjen e vitit 1931 për huanë 100.000.000 fr. ari. Këto marrëveshje ishin:

1. Marrëveshja për likuidimin e huasë së vitit 1931;4 2. Rregullimi i gjendjes financiare të shtetit ose likuidimi i borxheve që ka shteti kundrejt

privatit; 3. Një hua prej 10.000.000 franga ari, me një shpërndarje prej 2 milion në vit, për qëllime

bujqësore; 4. Një hua prej 3.000.000 franga ari për krijimin e monopolit të duhanit drejtpërdrejtë nga

shteti; 5. Një marrëveshje me të cilën qeveria italiane merrte përsipër të gjente hua të mjaftueshme

për organizimin dhe pajisjen e Skelës së Durrësit; 6. Një moratorium të përkohshëm prej pesë vitesh për pagesat e SVEA-s.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë gjashtë marrëveshje të tjera me karakter ekonomik dhe tregtar. Tri prej tyre u lidhën me qeverinë italiane kurse tri të tjera me kompani apo agjensi italiane. Këto marrëveshje janë:

1. Marrëveshje për disa ndryshime tarifore në traktatin për tregtinë dhe lundrimin me Italinë;5

2. Marrëveshje tregtare të përkohshme për eksportimin e mallrave shqiptare në Itali; 3. Konventa shëndetsore veterinare; 4. Marrëveshje me shoqërinë EIAA për lehtësimin e eksportit të mallrave shqiptare në Itali; 5. Marrëveshje midis Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare të Shqipërisë dhe shoqërisë

EIAA për zbatimin e reformës agrare në çifligun e Rrushkullit, që ka ajo me qera;6

1 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar…,f. 294

2 F. Jacomini, La politica dell’Italia in Albania…, f.52

3 DDI, Serie VIII, V. 3, Nr. 559, f. 622 (Raport i La Terza (I ngarkuari me punë në Tiranë) për Mussolinin, dt.1.4.1936)

4 Fletore Zyrtare, 1936, Nr. 22, dt. 23.04.1936

5 Kjo do të ishte marrëveshja që do të plotësonte marrëveshjen e vitit 1924

6 Fletore Zyrtare, 1936, Nr. 22, dt. 23.04.1936

Page 100: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

76

6. Marrëveshje midis Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shoqërisë së Udhëve të Hekurta të Shtetit Italian AIPA mbi koncesionet e vajgurore të Shqipërisë.1

Në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me këto marrëveshje, theksohet se në sajë të huasë 100.000.000 fr. ari e akorduar më 1931, qeveria pati filluar një program të gjerë ndërtimesh dhe organizimesh për rimëkëmbjen e vendit. Pagesat e kësaj huaje u ekzekutuan rregullisht deri më 1933, kur ishin paguar rreth 9.000.000 franga ari. Më pas u pezulluan pagesat, por ndërkohë marrëveshja vazhdonte të ishte në fuqi. Kjo bëri që të krijohej një situatë e vështirë, të cilën gjithsesi marrëveshjet e vitit 1936 e zgjidhën. Kjo do të thonte se marrëveshja e 1931 merr fund dhe ajo zëvendësohet me marrëveshjen e likuidimit të huasë e cila u nënshkrua më 1936.2 Pas kësaj marrëveshjeje, ishte e sigurtë se Shqipëria ishte lidhur në mënyrë të patjetërsueshme me aleaten e saj Italinë.

Sikurse komentonte edhe shtypi italian, tashmë këto dymbëdhjetë marrëveshje si dhe Traktati i Aleancës i vitit 1927, përbënin instrumente të mjaftueshme për të lidhur ngushtë të dy vendet. Gjithsesi mund të themi se dymbëdhjetë marrëveshjet, të cilat morën emrtimin Indelli-Berati, pasi ata i negociuan, sollën një frymë të re në marrëdhëniet mes dy shteteve pasi i dha fund një periudhe të vrazhdë dhe të ashpër diplomatike.3

Në seancën parlamentare të 28 marsit ku marëveshjet u aprovuan, Kryeministri i vendit Mehdi Frashëri, shprehej se kjo ishte një ndihmë e sinqertë që një aleate e madhe i jep një aleateje më të vogël me qëllimin e vetëm për zhvillim. Pë të justifikuar në një far mënyre kritikat që ishin bërë në shtyp, Frashëri theksonte: “Thonë se Shqipëria është shitur! Nëse do të ishte aq e lehtë të shitej Shqipëria, do të ishte shitur prej kohësh. Këtu nuk ka as shitje dhe as blerje. Këto marrëveshje janë thjesht disiplinimi i raporteve ekonomikë mes dy shteteve….Thonë: “Përse Italia jep gjithë këtë ndihmë pa interesa?” Këto janë gykime të personave që i marrin gjërat në mënyrë sipërfaqësore dhe ngrenë dyshime. Kemi edhe shembuj, përshembull aleancën Francë-Rusi: Franca i dha Rusisë një borxh prej 20 miliard sepse ishte aleatja e saj. Ndërsa përsa i përket vendit tonë, Italia ka interes që ne të jemi të zhvilluar nga ana kulturore dhe ekonomike” Mendini i Kryeministrit ishte mbështetur edhe nga shumë debutetë të tjerë të cilët kishin shprehur mirënjohjet e tyre për Italinë, Mussolinin dhe Zogun. Të tillë ishin Fejzi Alizoti, Abdurrahman Dibra, Ymer Strazimiri, Zoi Xoxa, Tefik Mborja, Sandër Saraçi, etj. Në fund marrëveshjet u aprovuan në unanimitet.4

Nga ana tjetër në buletinin e përmuajshëm të “Politica Internazione” (Politikës Ndërkombëtare), të Insitutit Italian për Politikën Ndërkombëtare, theksohej se Italia kishte vendosur ta ndihmonte edhe njëherë Shqipërinë sepse Italisë i interesonte që Shqipëria të qëndronte e pavarur, pasi dihej se në këtë mënyrë kontrollohej Kanali i Otrantos. Ky i fundit në asnjë mënyrë nuk duhej të binte në dorën e ndonjë fuqie të huaj. Interesi i dytë i Italisë ishte që Shqipëria të ishte realisht e pavarur, pra jashtë influences së ndonjë fuqie tjetër dhe që Shqipëria të mos ishte nën influencën e asnjë fuqie tjetër duhej të ishte e fortë, e rregullt dhe e

1 Fletore Zyrtare, 1936, Nr. 22, 19.03.1936

2 AQSh, Fondi 251, V. 1937, D. 76, Fl. 73 (Raport i Ministrisë së Punëve të Jashtme në fushën e politikës

ndërkombëtare dhe të diplomacisë gjatë 25 viteve të jetës së saj të pavarur, 1912-1937) 3 F. Jacomini, La politica dell’Italia in …, f.62 - 63

4 DDI, Serie VIII, V. 3, Nr. 559, f. 622 (Raport i La Terza (I ngarkuari me punë në Tiranë) për Mussolinin, dt.1.4.1936)

Page 101: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

77

vetëpërgjegjshme. Për këtë arsye ishte e domosdoshme të sigurohej një situate ekonomike e që i hapte rrugë stabilitetit politik.1

2.4 Përgatitjet për pushtimin italian dhe epilogu i Zogut

Marrëdhëniet mes dy shteteve do të marrin një hov të ri me emërimin e Contit Geleazo Cianos, bashkëshortit të vajzës së Mussolinit, në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në korrik të vitit 1936. Ciano nuk ishte ndonjë person me kapacitet dhe ekspertizë të spikatur. Për më tepër ai kishte disa karakteristika që nuk ndihmonin as politikën e jashtme italiane dhe as Shqipërinë. Ciano ishte sipërfaqësor, ekzibicionist e i krekosur. Nuk gëzonte respektin e asnjë diplomati në Romë, madje në përgjithsi nuk e donin. Hitlerit nuk i pëlqente aspak dhe e quante “djali i pështirë”. Ciano nuk merrte mundimin as të lexonte raportet dhe telegramet e diplomatëve italianë, por i mbështeste idetë e tij tek informata dytësore që vinin nga spiunët. Gjithsesi ai kishte një adhurim ekstrem për Mussolinin, gjë që ia shprehte në të gjitha mënyrat e mundshme.2

Në korrik të vitit 1936 filluan disa protesta anti – italiane si në Vlorë, ku mendohej se mund të ishin të nxitura edhe nga vetë mbreti Zogu.3 Ndërkohë mes të vitit 1936 gjendja ekonomike e vendit ishte kritike. Kjo për shkak edhe të të korrave që kishin qenë shumë të pakta në këtë vit. Kjo gjendje e mjerueshme kishte rritur pakënaqësinë e popullit për regjimin e Zogut. Rrjedhimisht kishte filluar edhe një propagandë anti italiane e vende-vende edhe propaganda komuniste kishte filluar të ndihej. Kjo e fundit e shqetësonte edhe më shumë qeverinë fashiste. Sipas Indellit pakënaqësia nuk ishte anti-italiane, por duke qenë se populli nuk mund të fliste kundër regjimit dhe Zogut, shprehte pakënaqësitë për hegjemoninë italiane.4

Megjithatë, gjendja ekonomike Zogun nuk e shqetësonte shumë. Sikurse ishte shprehur ai vetë nuk e ndjente veten kompetent në fushën e ekonomisë. Për këtë arsye këtë çështje ai ja kishte lënë ministrive përkatës, që në fakt nuk gëzonin aspak autonomi në vendimmarrje e që nuk kishin një përgatitje profesionale të përshtatshme. Ai merrej më së shumti me intriga dhe hakëmarrje kundër atyre që i kategorizonte si armiq të tij.5

Ky ishte momenti kur Zogu filloi negocimet për organizimin e një takimi me Mussolinin për të biseduar jo vetëm për çështjet e marrëdhënieve mes Shqiërisë dhe Italisë por edhe për kuadrin e përgjithshëm ballkanik.6 Në fakt kuadri i përgjithshëm evropian e si rrjedhojë edhe ai ballkanik, kishte filluar të ndryshonte për efekt të lëvizjeve të Gjermanisë. Në këtë kohë u nënshkrua marrëveshja mes Gjermanisë dhe Austrisë. Kjo marrëveshje shqetësoi të gjitha shtetet ballkanike përfshirë këtu edhe Jugosllavinë e cila ndihej e pasigurtë dhe filloi të bënte hapa përpara për një afrim me Italinë.7

1 AQSh, Fondi 251, Viti 1936, Dosja 136, f.24-28 “Rasegna di Politica Internazionale”, Mensile dell Istituto per gli

Studi di Politica Internazionle”, prill 1936 2 Bernd J. Fischer. Shqipëria gjatë luftës 1939-1935. Tiranë: Çabej, 2004, f.31-32

3 DDI, Serie VIII, V.4, Nr. 446, f. 509 (Telegram i Cianos për Indellin, dt. 4.7.1936)

4 DDI, Serie VIII, V. 4, Nr. 508, f. 568-570 (Telegram i Indellit për Cianon, dt. 11.7.1936)

5 DDI, Serie VIII, V. 4, Nr. 508 f. 558-570 (Telegram i Indellit për Cianon, dt. 4.7.1936)

6 DDI, Serie VIII, V. 4, Nr. 770, f.849 (Telegram i Indellit për Cianon, dt. 21.8.1936)

7 DDI, Serie VIII, V. 5, Nr. 396, f. 442 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 12.11.1936)

Page 102: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

78

Italia kishte fillar negocimet për një marrëveshje me Jugosllavinë që ne mes të vitit 1936. Zogu hiqej sikur kjo nuk e shqetësonte. Ai ishte shprehur, që jugosllavët nuk ishin njerëz të cilëve mund t’u zihej besë dhe se ata kishin një urrejtje të hershme për italianët dhe për shqiptarët. Megjithatë Jugosllavia shqetësohej për dominancën italiane në Shqipëri, prandaj në negocime e sipër, kërkoi që të shtoheshin disa pika në lidhje me Shqipërinë, si më poshtë:

a) Respektimi i sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë ishte një interes i

përbashkët mes të dy vendeve; b) Në lidhje me çështjen shqiptare nuk ekziston asnjë kontrast midis politikës së dy

vendeve; c) Të dy vendet angazhohen se nuk do të asnjë favorizim të veçantë të natyrës politike,

ekonomike dhe financiare, që mund të cënojë në mënyrë direkte ose indirekte pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë arsye, të dy vendet angazhohen se do të ekzaminojnë bashkërisht në mënyrë miqësore nëse do të shfaqen situata të tilla.1 Indelli i hodhi poshtë kushtet e parashtruara nga Sojadinovic dhe e quajti propozimin të

pa pranueshëm. Italia, sipas Indellit, nuk aspironte për një politikë që kompromentonte pavarësinë e Shqipërisë dhe këtë e kishte treguar gjithë veprimtaria italiane në Shqipëri edhe pa pasur një marrëveshje me Jugosllavinë. Pas kësaj Stojadinovic u tërhoq.2

Mbreti, ndërkohë mundohej të gjente mënyrën për t’u afruar sa më shumë me italianët. Këtë e bënte duke deklaruar se marrëdhëniet Shqipëri-Itali janë tashmë marrëdhënie të brendshme dhe jo të jashtme, se Shqipëria ndihej e sigurtë me Italinë edhe në rastin e një konflikti evropian, që gjithshka që Shqipëria kishte arritur deri tani ishte një vepër e Italisë, etj.3 Për të shprehur mirënjohjen dhe solidariteitn e tij të thellë për regjimin fashist, Zogu njohu edhe regjimin e Francos në Spanjë më 26 nëntor të vitit 1936.4

Ciano u kujdes personalisht nëpërmjet një takimi në Romë me Libohovën, që t’i siguronte Zogut që marrëveshja me Jugosllavinë si në aspektin ekonomik edhe në atë politik, do të respektonte pavarësinë e Shqipërisë.5 Përgjigja e Zogut, nëpërmjet Jacomonit, ishte se nuk kishte besim tek serbët, por gjithsesi kjo marrëveshje do të sillte një periudhë paqeje nën kujdesin italian, ndaj edhe e vlerësonte.6

Zogu e kishte zakon që sapo vinte re një përmirësim të marrëdhënieve nga ana e Italisë, pa humbur kohë kërkonte diçka tjetër, më shumë. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes Itali-Jugosllavi në vitin 1937, gjatë negocimeve të së cilës Zogu u ndie i respektuar dhe i vlerësuar, dërgoi një promemorie tek Jacomoni. Kjo promemorie nuk është publikuar por sipas telegramit të Jacomonit për Cianon, në të ishin listuar disa kërkesa të cilat kryesisht e shtonin edhe më shumë kontributin italian që ishte vendosur nga marrëveshjet e 1936. Ciano, pasi i ekzaminoi me kujdes i ktheu personalisht përgjigje Zogut për kërkesat e tij. Kështu atij iu akorduan 10.872.000 fr.ari e 3.645.000 Lireta italiane për t’u shpenzuar në 4 zëra, të cilat gjithashtu nuk janë publikuar. Si kundërpeshë, pas këtij gjesti bujar, Këshilli i Ministrave aprovoi

1 DDI, Serie VIII, V. 6, Nr. 294, f. 354 (Tele grami i Cianos për Indellin (ambassador në Beograd), dt. 18.03.1936)

2 DDI, Serie VIII, V. 6, Nr. 302, f. 361 (Telegram i Indellit për Cianon, dt. 20.03.1937)

3 DDI, Serie VIII, V. 5, Nr. 396, f. 443 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 12.11.1936)

4 DDI, Serie VIII, V. 5, Nr. 480, f. 535 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 26.11.1936)

5 DDI, Serie VIII, V. 6, Nr. 325, f. 387 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt. 24.03.1936)

6 DDI, Serie VIII, V. 6, Nr. 342, f. 410 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 26.03.1936)

Page 103: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

79

një ligj që favorizonte importet italiane. Ligji i hapi dritën jeshile mallrave italiane, amerikane dhe greke, të cilat do të ishin të vetmet që do të kishin hyrje të lirë në vend. Gjthashtu Italisë iu akordua monopoli i peshkimit, disa pyje në zonën e Matit, një konçesion minerali krom, si dhe shtyrjen e afatit të misionit arkeologjik.1

Gjithashtu Zogu kërkoi të vazhdonin të vinin edhë më shumë organizatorë në ushtri si dhe organizatorë civil. Për organizatorët civil Ciano ishte dakort. Duke qenë se në këtë moment marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin më të rëndësishme, ai nuk pranoi vendosjen e organizatorëve të tjerë ushtarak, për arsye se kjo do të ngjallte shqetësim dhe frikë tek Jugosllavia.2 Edhe për festimet e festës së pavarësisë së Shqipërisë, Ciano preferoi të pyeste paraprakisht Stojadinovic-in nëse ai e miratonte pjesëmarrjen e Italisë në këto festime.3

Gjtihashtu Ciano mundohej të ruante ekuilibrat edhe me Zogun. Meqënëse ishte duke u përgatitur për vizitën që do të bënte Stojadinovic në Romë, dëshironte të evitonte që Zogu të mendonte se po bëhej ndonjë komplot kundër Shqipërisë. Për këtë arsye udhëzonte Jacominin që të tregohej shumë i kujdesshëm dhe ti siguronte mbretit se pavarësia e Shqipërisë ishte e pacënueshme nga vetë marrëveshja që ishte nënshkruar një vit më parë mes Romës dhe Beogradit.4

Pavarësisht kujdesit të Cianos, marrëveshja Itali-Jugosllavi kishte ngjallur reagime në shoqërinë shqiptare. Në pjesën dërrmuese të popullit kishin lindur dyshime se kjo do të ndikonte për një plan mes dy shteteve në dëm të sovranitetit shqiptar. Për të qetësuar pak këto mendime që qarkullonin, Jacomoni propozoi që Ciano të vizitonte zyrtarisht Shqipërinë në vitin 1937.5

Në fakt, sikurse kishte parashikuar Jacomini, vizita e Cianos, solli një zbutje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana tjetër Zogu kishte shpresuar se kjo vizitë do të sillte më shumë ndihma financiare, si dhe do të krijonte një lidhje shpirtërore mes dy kombeve. Zogu shpresonte të moderonte pak shpirtin individualist dhe nacionalist të shqiptarëve, i cili për shkak të krenarisë së tepruar kishte sjellë më shumë probleme se sa të mira në vend. Në këtë mënyrë do të zhdukej influenca e Kominternit.6

Vizita e Cianos në Shqipëri zgjati tri ditë. Me një program të ngjeshur zyrtar Ciano bëri disa takime me Zogun, bëri inagurimin e punimeve të disa godinave, gjithashtu vizitoi edhe disa fshatra.7 Ai vizitoi edhe qytetin e Beratit ku u ndal në puset e naftës së Devollit. Aty ai u prit nga presidenti i AIPA-s (Azienda Italiana Petroli Albania). Kudo që shkoi Ciano u prit nga turma të entuziazmuara shqiptarësh dhe flamunj të dy vendeve. Sipas Jacominit këto turma ishin spontane,8 por ka shumë mundësi të kenë qenë të stisura dhe të organizuara nga administrata zogiste, sikurse kishte ndodhur me vizitën e Grandi-t, ish ministrit të jashtëm të Italisë, në vitin 1929.

Vizita tërhoqi vëmendjen e shtypit evropian. Kryesisht komentet e ndryshme tregonin se Mussolini tashmë ja kishte lënë çdo gjë në dorë dhëndrit të tij, i cili kishte ndërmarrë disa vizita

1 DDI, Serie VIII, V. 7, Nr. 265, f. 325 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 1.9.1937)

2 DDI, Serie VIII, V. 7, Nr. 583, f. 684 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt. 17.11.1937)

3 DDI, Serie VIII, V. 7, Nr. 627, f. 735 (Telegram i Cianos për ministrin në Beograd Indellin, dt. 27.11.1937)

4 DDI, Serie VIII, V. 7, Nr. 698, f. 805 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt. 14.12.1937)

5 F. Jacomini, La politica dell’Italia in Albania…, f.64

6 DDI, Serie VIII, V. 6, Nr. 485, f. 606-507 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 20.04.1936)

7 B. Fisher, Shqipëria gjatë luftës,….f. 34

8 F. Jacomini, La politica dell’Italia in Albania…,f.65-66

Page 104: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

80

të rëndësishme në kryeqytetet e Evropës dhe pritej që efektet e tyre të shtriheshin në gjithë politikën e jashtme evropiane. Në këto kronika flitej se Ciano kishte nënshkruar marrëveshje përveçse me Jugosllavinë edhe me Gjermaninë. Në saj të marrëveshjes me Jugosllavinë, kjo e fundit kishte njohur kufijtë me Shqipërinë. Gjithashtu theksohej se kjo vizitë kishte fituar mbështetjen e intelektualëve shqiptarë dhe kishte lidhur edhe më shumë dy vendet. 1

Në këtë vizitë Ciano garantoi zhvillim nëpërmjet një programi ndihmash ekonomike dhe ai vetë ndërhyri tek Mussolini në gusht të vitit 1937, për ti dhënë Shqipërisë një tjetër ndihmë ekonomike prej 60 milion franga ari.2 Në këtë vizitë, Ciano krijoi bindjen se e vetmja mënyrë për ta pasur një kontroll të gjithanshëm në territorin e Shqipërinë, ishte pushtimi i saj. Ai e shikonte Shqipërinë si një pedanë tek e cila mund të kërcejë për të arritur më thellë në Ballkan.3 Kjo ndodhi për shkak të ambicieve më të gjera të Italisë dhe për këtë kishin ndikuar dy faktorë:

1) Italia ishte e lodhur me Shqipërinë; 2) Italia fillon të shqetësohet për probleme të tjera të politikës ndërkombëtare, pasi në

vitet 1936-1937 fillon të ndryshojë edhe panorama evropiane e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ngjarjet në Gjermani sidomos ekspansioni gjerman e joshte Mussolinin madje edhe Cianon për ti shkuar nga mbrapa. 4

“Lodhja” e Italisë me Shqipërinë nuk kishte të bënte vetëm me Zogun si individ. Pala italiane ishte e bindur se Zogu ishte i vetmi personazh në politikën shqiptare që ishte në gjendje të mbante rendin në vend dhe të siguronte një lloj paqje. Mirëpo, ajo që e shqetësonte Italinë ishin shumat e investuara në Shqipëri, të cilat nuk kishin sjellë mirëqënie në popull dhe kjo ndodhte për shkak të politikës së gabuar të Zogut. Ky i fundit nuk bënte reforma rrënjësore sociale që të sillnin mirëqënie, gjë që ndikonte tek ndjenjat e përgjithshme të popullsisë në lidhje me Italinë.

Italia filloi të merrte në konsideratë një pushtim të mundshëm të Shqipërisë. Sigurisht që personi që solli këtë objektiv ishte Ciano dhe ky mendim filloi të bluhej në mendjen e tij pas vizitës së parë në vend. Sipas tij kjo ishte e vetmja mënyrë e Italisë për të fituar në Evropë pozicionin e prestigjit që e kërkonte, që me ardhjen në fuqi të fashizmit. Italisë i duhej të krijonte interesa të qëndrueshme në Shqipëri. Shumat e mëdha që Italia kishte shpenzuar, në vend që të forconin pozitën e kishin dobësuar atë, për shkak të politikës së gabuar të ndërmarrë nga njeriu që ata kishin paguar dhe mbështetur: Ahmet Zogu. Ciano mendonte se Italia nuk mundte të tërhiqej më nga Shqipëria sikurse kishte ndodhur në 1920.5

Ciano u bind se Shqipëria duhej të aneksohej sa më shpejt të ishte e mundur nga Italia, pasi nuk kishte më kuptim kjo politikë kaq e shtrenjtë dhe pa rezultate konkrete. Sipas tij, meqënëse në vend ishte rritur pakënqësia ndaj mbretit, gjë që ishte shprehur përshembull në kryengritjen e Fierit të vitit 1935, popullsia do ta shikonte me sy pozitiv ardhjen e italianëve si pushtues.6 Gjithashtu Ciano ishte ambicioz dhe karrierist e nëpërmjet këtyre qëndrimeve 1 AQSh, Fondi 251, V. 197, D. 17, f.217-218 (Artikull botuar në gazetën turke “Xhumhurijet me titull “Italia dhe

Ballkani”, dt. 1.5.1937) 2 Massimo Coltrinari. Qëndresa e ushtarakëve Italianë në Shqipëri. Tiranë: LBN Editor, 2013, f.66

3 M. Coltrinari, Qëndresa e ushtarakëve…, f.66

4 Alberto Basciani. I rapporti tra Italia e Albania tra le due guerre mondiali. Un profile, Nuova Rivista Storica, XCVII,

Nr. 2, 2013, fq 15 5 Galeazo Ciano. Ditari 1937-1943. Tiranë: Albinform, 1994, f. 8-9

6 Miranda Vickers. Shqiptarët një Histori Moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f. 216

Page 105: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

81

irrendentiste, kishte si qëllim të siguronte për veten e tij postin kryeministrit si dhe të mos ndihej më i eklipsuar nga personazhe si Grandi. Ai mendonte se Italia duhej të integrohej me Gjermaninë në një politikë të përbashkët,1 me qëllim që të siguronte më në fund një pozicion lideri në kontinentin evropian.

Këtë mendim Ciano ia propozoi Mussolint me t’u kthyer na Shqipëria. Në fakt, në këtë moment Mussolini ishte tepër i fokusuar tek ngjarjet në Evropë, të cilat kishin filluar të ndërlikoheshin. Fuqitë e Mëdha evropiane po përballeshin me dinamika të reja. Kështu Lufta e Spanjës e kishte ndarë Francën, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik që mbështesin qeverinë e ligjshme të dalë nga Fronti Popullor, kurse Italia dhe Gjermania mbështesnin lëvizjen Falangiste të Frankos. Britania e Madhe, duke parë fuqizimin e Hitler vazhdonte të kërkonte një afrim me Mussolinin, gjë që solli forcimin e pushtetit të tij. Nga ana tjetër në Jugosllavi, Stojadinoviçi kishte vendosur marrëdhënie të mira me Italinë. Nuk duhet harruar që në këtë kohë fillon edhe shkelja e hapur e Traktatit të Versajës nga ana e Hitlerit, i cili pushton Austrinë në mars 1938. Gjithashtu në shtator 1938 u zhvillua Konferenca e Mynihut, ku Hitleri me ndërmjetësimin e Mussolinit mori aprovimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për pushtimin e sudeteve. Më pas Gjermania pushtoi Pragën, Boheminë dhe Poloninë. 2

Pas kësaj vizite Ciano dhe Zogu u lidhën edhe më shumë me njëri – tjetrin, krijuan një lloj besimi reciprok, pothuajse njerëzor. Pikërisht në janar të vitit 1938, Zogu vendosi të martohej me Konteshën Gerardina Apponnyi nga Hungaria. Përpara se të vendoste Zogu mori aprovimin e Cianos. Këtë e bëri edhe sepse i druhej një mosaprovimi italian për këtë çështje, por edhe sepse pala italiane rreth nëntë vite më parë i kishte kërkuar të martohej me një italiane.3 Edhe Ciano vetë i kishte propozuar Zogut një nuse një familje fisnike ialiane, që gjithsesi Zogu e kishte refuzuar rishtazi. Gjithashtu Zogu i kërkoi Cianos të ndërhynte edhe pranë Vatikanit, për të dhënë aprovimin sipas ritit katolik.4

Me rastin e martesës së Zogut më 28 mars 1938, Ciano vizitoi edhe një herë Shqipërinë. Ishte Zogu që e ftoi atë personlisht në dasëm dhe i ofroi vendin e shoqëruesit të parë të dhëndrit. Nga ana e tij Ciano, nuk ishte i kënaqur me martesën e Zogut me princeshën nga Hungaria, madje ishte i inatosur edhe me kastën e klerit katolik që e kishte pranuar këtë.5

Vizita me rastin e martesës, ishte moment që e bindi plotësisht Cianon mbi fatin që duhej të kishte Shqipëria. Në përgjithësi ai mbeti i impresionuar nga dasma dhe nga pritja që iu bë, sidomos nga fakti se Mbreti personalisht e kishte pritur dhe ishte takuar me të para dhe pas dasme, sikurse shprehet ai në kujtimet e tij.6 Gjithashtu Cianos i kishte i kishte bërë përshtypje fakti se vendi ishte në një gjendje të dëshpëruar ekonomike. Përballë kësaj gjendjeje qëndronte papërgjegjësia ekstreme e mbretit. Atij i bënte përshtypje se si në një vend me një buxhet prej 120 milion fr.ari, mbreti harxhonte aq shumë para për kostume, veshje, brilantë për të dhe për familjen e tij.7

1 M. Coltrinari, Qëndresa e ushtarakëve…, f.69

2 A. Biagini, Historia e Shqipërisë…, f.168

3 DDI, Serie VIII, V. 8, Nr. 46, f.52 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.16.1.1938)

4 DDI, Serie VIII, V.. 8, Nr. 156, f. 185-186 (Raport i rezervuar i Jacomonit për Cianon, dt.15.2.1938)

5 M. Coltrinari, Qëndresa e ushtarakëve…, f.67

6 G. Ciano, Ditari…, f.24

7 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 42, f.65 (Raport i Cianos për Mussolinin, dt.2.5.1938)

Page 106: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

82

Në përfundim të vizitës, Ciano hartoi një raport për Mussolinin ku ritheksohej rëndësia strategjike e Shqipërisë dhe avantazhet që do të kishte Italia nëse e aneksonte tërësisht. Ciano nuk kishte më besim tek Zogu. Sipas tij Italia nuk do të mundte kurrë të realizonte synimet e saj në Shqipëri, për sa kohë Zogu do të ishte në krye, prandaj duhej zhdukja e tij fizike.1

Sipas raportit që Ciano hartoi për Mussolinin, Shqipëria rezultonte një vend i pasur, shumë i pasur, megjithëse pasuritë e tij duket se nuk mund të gjendeshin lehtësisht për shkak të natyrës me diversitet. Në këtë raport Ciano kishte mbledhur informacion për të gjithë sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, si: bujqësia, blegtoria, peshkimi, pasuritë minerale dhe për secilin prej tyre kishte përgatitur një plan, sipas të cilit:

a) Bujqësia ishte në gjendje modeste, por sipas Cianos kishte interes për zonën e Durrësit dhe atë të Myzeqesë që mund të bonifikoheshin. Ciano kishte vizituar edhe terrenin që i ishte dhënë EIAA-s me koncesion dhe aty ishin arritur rezultate të mira në bonifikim pa shumë kosto. Toka rezultonte fertile dhe kolonët italian që ishin vendosur në zonën e EIAA-s ndjeheshin të kënaqur me punën e tyre;

b) Blegtoria shfaqte interes, megjithëse ende nuk ishte shfrytëzuar tërësisht. Pyjet e Mirditës dhe të Tomorrit ishin zona me pasuri. Kjo zone duhej studiuar mirë sipas Cianos, pasi mund të kishte shumë më tepër pasuri se ajo jugosllave;

c) Peshkimi gjithashtu ishte i bollshëm, si në det ashtu edhe në lumë. Italia kishte marrë monopolin e peshkimit dhe kjo duhej shfrytëzuar maksimalisht sipas Cianos;

d) Eksplorimi sistematik e pasurisë minerale nuk ishte kryer akoma. Sipas Cianos që në antikitet, në vitin 1600 kishte pasur argjend, por ende nuk ishin gjetur gjurmët. Në një bisedë me Zogun, Ciano i kishte marrë fjalën se do ti jepej një koncesion komanisë italiane AMMI për të ndërtuar hartën e mineraleve në të gjithë Shqipërinë. Ndër të tjera minerale që ekzistonin si naftë, asfalt, bitum, krom rezultonte se ishte gjetur edhe linjit me cilësi të lartë, madje në zona ku ishte e lehtë të shkoje.2

Sipas përllogaritjeve të Cianos në këtë raport, në Shqipëri mund të banonin rreth 2 milion italian, nëse vendi i do të bëhej objekt i një rikonstruksioni të përgjithshëm e radikal. Fakti që Mbreti Zogu nuk gëzonte popullarit, bënte që italianët të priteshin me dashamirësi nga popullsia vendase. Të gjitha do të mund të relizoheshin në saj të një politike edhe më intensive ekonomiko-kulturore. Kjo do të realizohej me rritjen e numrit të instruktorëve italian, rritjen e numrit të shqiptarëve të paguar nga Italia veçançanërisht të bajraktarëve dhe të kryetarëve të fiseve. Për të arritur të gjitha këto fillimisht duhej të punohej për zhdukjen e Zogut nga froni mbretëror.3

Plani Ciano për aneksimin e Shqipërisë parashikonte përveç se vrasjen e mbretit, lëvizje në sheshe, zbritje të bandave besnike ndaj Italisë, thirrje të Italisë për një ndërhyrje politike dhe po të ishte rasti për një ndërhyrje ushtarake, afrimi i kurorës mbretit perandor dhe në një kohë të dytë aneksim. Ciano ishte marrë vesh me Jacominin për këtë dhe sipas planit të gjitha këto mund të realizoheshin brenda një muaji, duke pasur parasysh se gjithshka duhej të ndodhte në pranverë sikurse kishte dëshiruar Mussolini.4 Ky raport u paraqit për diskutim më 10 maj 1938.

1 M. Coltrinari, Qëndresa e ushtarakëve …, f.67

2 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 42, f.63-64 (Raport i Cianos për Mussolinin, dt.2.5.1938)

3 B.Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.37-38

4 G. Ciano, Ditari…, f.19

Page 107: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

83

Mussolini e aprovoi raportin në parim në dhjetor të vitit 1938, por vendosi ta linte njëherë në sirtar, dhe të merrte masa për zbatimin e tij pas një viti. Në këtë mënyrë do të kishin një vit kohë për tu përgatitur si dhe për të studiuar më mirë dinamikat e situatës në Evropë. Sipas Mussolinit, do të krijohej një krizë diplomatike dhe Jugosllavia dhe Anglia do të ishin kundër Italisë. Kjo ndoshta do ta shtynte Jugosllavinë të afrohej me Italinë për shkak të ekspansionit gjerman Ansulschit.1 Nisur nga ky arsyetim, Ciano të fillonte një politikë që do të mundte ta afronte me Jugosllavinë pra me Mila Stojadinovic. Në të njëjtën kohë urdhëroi ministrin italian në Shqipëri, Jacominin të fillonte përgatitjen e një plani veprimi lokal ku ndër të tjera të përfshiheshin edhe vepra publike, bamirësi, veprimtari ekonomike dhe kulturore. 2

Ciano deklaronte në mediat italiane se: “Shqipëria është bërë sot një zgërbonjë thithëse e financave italiane. Me gjithë këto sakrifica italiane, populli shqiptar është i pakënaqur dhe vuan, duke fajësuar për gjendjen e tyre qeverinë italiane, e cila përkrah regjimin e Tiranës, dhe nën përshtypjen e këtyre ngjarjeve frymëzohet nga ndjenja anti italiane”.3

Politikën e jashtme italiane në Shqipëri, Ciano e shikonte edhe në raport me Gjermaninë. Sipas tij Hitleri kishte përforcuar pozitën e tij nga trashëgimnia austriake dhe nuk do të ishte çudi që ai t’i vinte syrin edhe Shqipërisë. Nëse kjo do të ndodhte, gjithë investimi dhe mundi italian në Shqipëri nuk mund të lejonin një pushtim të huaj ndaj Shqipërisë. Me këtë nënkuptohej se Ciano ishte i bindur se kishte ardhur koha për një invazion territorial të Shqipërisë. Ciano propozoi tri alternativa nëpërmjet të cilave mund të realizohej invazioni:

1) Një lidhje të fortë ekonomike e cila më pas mund të çonte në një lidhje politike; 2) Një ndarje të territorit shqiptar me Jugosllavinë dhe me Greqinë; 3) Një aneksim klasik i cili mund të realizohej në emër të pakënaqësië masive popullore

ndaj Zogut. Për këtë arsye mund të organizoheshin edhe kryengritje popullore të nxitura nga pala italiane.4

Ndërkohë që vendi ishte duke vuajtuar një gjendje ekonomike të tmerreshme të pa precedentë, Zogu mendonte të lidhej edhe më tepër me Italinë. Ai dëshironte të takonte Mussolinin, të organizonte një tjetër vizitë të Cianos në Shqipëri, si dhe kishte dëshirë që legata Italiane të kthehej në ambasadë për të krijuar një diferencim të dukshëm nga përfaqësitë diplomatike të shteteve të tjera. Zogu i kishte premtuar Jocomonit se shumë shpejt, do të bënte ndryshime në kabineti qeveritar, pasi dëshironte njerëz që të ishin totalisht pro Italisë.5

Ndërkohë në Shqipëri kishin filluar të qarkullonin lajme se Italia po bëhej gati për një pushtim të përgjithshëm. Në përgjithsi ekzistonte akoma ndjenja nacionaliste. Njerëzit që kishin luftuar kundër Turqisë ishin ende gjallë dhe relativisht të rinj, pra ndjenja patriotike ishte ende e evidentueshme. Për më tepër kjo kategori e shoqërisë nuk ishte trajtuar fare nga Zogu, i cili nuk u ishte njohur asnjë meritë, ndaj edhe ata ishin neveritur nga propaganda italiane. Italianët nuk i donin, por kjo edhe për faktin se vetë italianët nuk kishin treguar ndonjë lidhje shpirtërore me vendin. Sjellje tyre kishte qenë midis arrogancës dhe përçmimit, shoqëruar me shfrytëzimin. Institucionet si Banka e Shqipërisë, EIAA, AIPA kishin përforcuar në mënyrë të veçantë qasjen

1 G. Ciano, Ditari 1937-1943…, f.13

2 B. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës…, f.38

3 A. Këlcyra, Politika e …., f.147

4 F. Jacommi, La politica dell’Italia in Albania…, f.85

5 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 216, f. 289 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.13.6.1938)

Page 108: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

84

anti italiane në shoqërinë shqiptare. Kjo ndjenë anti italiane shoqërohej edhe me faktin se buxheti shqiptar paguhej nga Italia, se Shqipëria në të vërtetë pa ndihmën e Italisë nuk do të mund të mbijetonte. Pikërisht këto ndjenja sillnin frikën se mos ndoshte shumë shpejt do të ndodhte edhe pushtimi i Shqipërisë.1

“Thashethemet” mbi pushtimin e Shqipërisë alarmuan edhe Jugosllavinë. Në shtator të vitit 1938, ministri jugosllav në Tiranë i kërkoi Ministrit të Jashtëm shqiptar Libohovës se çfarë pozicioni do të mbante Shqipëria nëse do të kishte një konflit evropian sikurse edhe kishte filluar të parashikohej në qarqet diplomatike. Libohova ishte përgjigjur se ende nuk kishte pasur një mbledhje të Këshillit të Ministrave për të biseduar për këtë. Kjo e kishte acaruar Cianon, pasi përgjigja e saktë e ministrit duhej të ishte “Shqipëria do të jetë gjithmonë krah aleates së saj Italisë, në çdo rast”. 2

Qarqet diplomatike italiane mundoheshin të përgënjeshtronin informacionin mbi pushtimin e mundshëm. Në një takim mes ministrit Sereqi dhe Ciano, ky i fundit e siguron se e vetmja gjë që dëshironte Italia në gjysmën e dytë të vitit 1938 ishte ruajtja e status quo-së në Adriatik, pasi prioritetet e saj të momentit ishin në perëndim. 3

Këto fjalë ndoshta nuk e bindën Zogun. I vetëdijshëm se pushtimi i Shqipërisë ishte çështje kohe, i shkroi një letër Cianos të cilën e dërgoi me gjeneral Serreqin. Në këtë letër shkruhej: “Shqipëria tashmë është në duart e Italisë, e cila kontrollon çdo sektor të aktivitetit kombëtar. Mbreti është i devotshëm, populli ju është mirënjohës, përse doni më tepër?”.4 Nisur nga kjo letër Ciano mendoi se ndoshta pushtimi duhej të vinte më shpejt, por nga ana tjetër nuk nguroi të siguronte Sereqin se Italia do të vazhdonte të ishte mike e përhershme me Shqipërinë.

Ndërkohë, Jacomoni mendonte se mënyra më e mirë për të pushtuar Shqipërinë do të ishte ndërhyrja e Italisë, por nëse kjo do të kërkohej nga vetë Parlamenti i Shqipërisë. Sipas Jacomonit, plani për aneksimin e plotë të Shqipërisë duhej të shtrihej në katër drejtime të ndryshme si më poshtë:

1) Njëri drejtim duhej të ishte për korruptimin e klasës së vjetër politike të cilët duhej të

parapërgatiteshin për ti sugjeruar mbretit ndërhyrjen e Italisë; 2) Drejtimi i dytë duhej të shkonte për korruptimin e bandave të Matit, të Dibrës dhe të

Mirditës. Kjo do të shërbente për t’iu kundërvënë ushtrisë në rast se do të kishte mobilizim;

3) Drejtimi i tretë duhej të ishte për myslymanët për të cilët duhej një punë propagandistike;

4) Drejtimi i katërt duhej të punonte për diasporën intelektuale të cilët ende influenconin opionin publik. Kjo kategori ishte më e vështira për tu drejtuar dhe ishte edhe e paparashikueshme.

Secili prej drejtimeve duhej ti besohej një njeriu dhe të punonte në mënyrë të pavarur nga

të tjerët. 5

1 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 218, f. 294-296 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.13.6.1938)

2 DDI, Serie VIII, V. X, Nr. 171, f. 157 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt. 21.9.1938)

3 G. Ciano, Ditari…, f.15

4 G. Ciano, Ditari …, f.18

5 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 219, f. 97-300 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt. 13.6.1938)

Page 109: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

85

Ndërkohë brenda vendit situata kishte filluar të tensionohej. Armiqësia me Italinë kishte arritur kulmin tashmë dhe në shkurt të vitit 1939, Zogu filloi të burgoste të gjithë ata persona që i mendonte si komplotistë me Italinë. Italia ndërhynte nëpërmjet ministrit italian Jacomini që ata të liroheshin. Në fakt Zogu dhe ministrat e tij e siguronin Jacominin se nuk do të bëheshin më arrestime dhe të arrestuarit do të liroheshin. Në fakt bëhej fjalë për vetëm katër të arrestuar deri në shkurt të 1938, të cilët gjithsesi nuk u liruan menjëherë. Sipas Jacominit, Zogu mashtronte dhe këtë e bënte për siguruar sa më shumë kohë për të gjetur një rrugëzgjidhje. 1

Nga ana tjetër, Zogu kishte marrë informacion se midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin duke u bërë bisedime për copëtimin e Shqipërisë. Ky informacion kishte qenë i saktë, pasi në janar të vitit 1939 Ciano dhe ministri i jashtëm jugosllav Stojadinovic, kishin arritur të gjenin gjuhën e përbashkët për një miqësi afatgjatë. Kjo politikë afrimi me Italinë e shtyu Jugosllavinë të njihte de fakto gjithë hegjemoninë italianë në Shqipëri dhe e bënte Jugosllavinë tërësisht indiferente ndaj Shqipërisë.2 Në Jugosllavi ishte krijuar një ndjenjë frike dhe pakënaqësie kundrejt Gjermanisë gjë që i kishte afruar gjithnjë e më shumë dy vendet. Për Italinë, Jugosllavia kishte shumë më tepër rëndësi sesa Shqipëria. Ciano dhe Stojadinovic madje kishin rënë dakort se Shqipëria edhe mund të copëtohej mes tyre. Por në shkurt të 1939 Stojadinovic dha dorëheqjen dhe kjo në një far mënyrë i cënoi planet italo-jugosllave. Kjo bëri që Ciano e Mussolini të vendosnin se nëse nuk do të arrinin të krijonin marrëveshjen e ëndërrruar me Jugosllavinë do të marshonin të vetëm drejt Shqipërisë.3

Kjo marrëveshje sigurisht që e vuri në alarm Zogun, i cili u mundua të kuptonte sa më shumë efektet e kësaj miqësie mbi Shqipërinë. Në një takim që kishte pasur me ministrin jugosllav në Tiranë, Jankovic, Zogu kishte marrë sqarimin se Jugosllavia në rast lufte do të kishte mbajtur një qëndrim neutral ose do të kishte mbajtur një pozicion kundër shteteve totalitare. Kjo do të thonte se nëse Shqipëria do të kishte lejuar hyrjen e trupave italiane në territorin e saj, Jugosllavia do të ishte e gatshme të ndërhynte në Shqipëri. Të gjitha këto Zogu ia shprehu Jacominit, me qëllimin e vetëm për të ulur në një farë mënyre besimin që kishte filluar të krijonte Italia kundrejt Jugosllavisë. Sipas Zogut ky besim ishte i pajustifikueshëm. Nga ana tjetër Zogu kishte marrë informacionin se Mussolini kishte qenë i gatçëm të copëtonte Shqipërinë me pretekstin se ende nuk kishte arritur maturinë për të qenë indipendente. Jacomini kishte bërë gjthshka për të mohuar të tilla informacione.4

Situata e Zogut vështirësohej edhe më shumë. Ai e kishte kuptuar se po merrte jetë një komplot për zhdukjen fizike të tij dhe gjthashtu njihte disa nga komponentët e rekrutuar, siç ishte edhe debuteti Koçi. Mussolini priste firmosjen e paktit me Berlinin për të vënë në jetë planin e zbarkimit. Për këtë arsye ai urdhëroi që të mbahej gjallë ndjenja e turbullirave në popull e nga ana tjetër të bëheshin të gjitha përpjekjet kundrejt Zogut që ai të vazhdonte të mendonte se miqësia vazhdonte.5

Fillimisht plani italian parashikonte nxitjen e protestave popullore kundër Zogut. Në kulmin e protestave do të zhvillohej zbarkimi i trupave italiane gjë që do të bënte edhe pranimin e pushtimit italian në mënyrë natyrale dhe pa rezistencë. Në këtë mënyrë edhe vetë zbarkimi do

1 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 206, f.254-255 (Telegram i JacomOnit për Cianon 20.2.1939)

2 DDI, Serie VIII, V.. IX, Nr. 237, f. 318-320 (Shënim sekret i Cianos për Mussolinin, dt.18.5.1938)

3 G. Ciano, Ditari…, f.23

4 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 191, f.236 (Telegram i Jacominit për Cianon dt. 16.02.1939)

5 G. Ciano, Ditari…, f. 25

Page 110: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

86

të ishte më i justifikueshëm, si gjoja një ndërhyrje për të shpëtuar masën. Mirëpo me mobilizimin e Zogut, me vijimin e arrestimeve, sikurse raportonte edhe Jacomino, nuk kishte gjasa që të ndodhnin protesta popullore, ndaj mbetej në fuqi alternativa e ndërhyrjes ushtarake. Maksimumi mund të pretendohej, të nxiteshin disa turbullira lokale nga ana e punëtorëve. Në anën tjetër Jacomini propozonte të vazhdonte një politike e butë kundrejt Zogut duke e siguruar atë për miqësinë mes dy vendeve.1

Më 15 Mars 1939, trupat gjermane pushtuan Boheminë. Italia e interpretonte këtë si një poshtërim dhe për ta balancuar duhej të merrte diçka, si përshembull Shqipërinë. Kjo u shfrytëzua nga Ciano, i cili ishte i bindur se pushtimi i Shqipërisë duhej bërë sa më shpejt. Ai filloi të bënte presion tek Mussolini se tashmë nuk kishin seç të presnin më e duhej të realizohej zbarkimi. Në fakt Mussolini u bind se duhej patjetër një pushtim, por akoma nguronte sepse e kishte të qartë që pushtimii i Shqipërisë nuk është ndonjë operacion i fuqishëm. Në fakt Mussolini mendonte se më përpara duhet të lidhte dhe më fortë aleancën me Gjermaninë, pasi hegjemonia e saj në Evropë është tashmë një fakt. Ndërkohë Jaconimi dhe Ciano kishin filluar të koordinoheshim me njëri-tjetrin për të parapërgatitur të gjithë operacionin.2

Pas pushtimit të Austrisë nga Gjermania, Ciano nuk kishte më asnjë dyshim se Italia duhej të fillonte të tregonte forcën e saj ekspansioniste, në mënyrë që mos të mbetej inferiore përpara aleatës së saj më të madhe në Evropë. Këtë e vërteton edhe ditari i tij i datës 25 gusht 1938 ku theksohet: “Pushtimi i Shqipërisë përbën rivalitetin italian ndaj veprimit gjerman dhe kjo për më tepër ka elemetë të frikës pasi dimanizmi gjerman mund të shtrihej në drejtimin tradicional të rezervave të gjahut”.3 Me pak fjalë Ciano kishte frikë se Italia rrezikonte të merrte një rol sekondar në aleancën me Gjermaninë.

Kjo ngjarje e kishin venë në alarm Mbretin Zogu, pasi edhe Shqipëria mund të pësonte të njëjtin fat për shkak të Italisë. Pak ditë më vonë, më 18 mars 1939, ai dërgoi Gjeneral Serreqin tek Jacomini. Serreqi ishte deleguar me kompetenca të plota nga Zogu për të shkuar në Romë, për të përmbushur një marrëveshje e cila duhej të respektonte formalisht integritetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe ti jepte nga ana tjetër Italisë përmbushjen e plotë të dëshirave të saj. Gjithashtu Mbreti, aspironte mbi të gjitha një marrëveshje që duhej ti jepte sigurinë personale absolute.4

Italia iu përgjigj duke i propozuar një pakt të ri i cili gjithsesi nuk do të cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Nga ana tjetër vetë Mussolini bënte të ditur që në të vërtetë ishte Zogu vetë që kishte dashur të forconte miqësinë me Italinë, me qëllimin e vetëm zhvillimin e shtetit shqiptar.

Në fakt aktiviteti gjerman kishte kohë që kishte filluar të ndihej edhe në Shqipëri dhe kjo nuk i pëlqente palës italiane. Kishte të dhëna që ministri gjerman në Tiranë kishte filluar të vihej në kontakt me elementë shqiptar të kulturës gjermane. Kjo bëhej me qëllim për të rifreskuar traditën e simpatisë shekullore që Viena kishte pasur kundrejt popullit shqiptar. Me pak fjalë mendohej se pas një aneksimi të Austrisë, Gjermania do të fillonte një politikë aktive në

1 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 191, f.237 (Telegrami i Jacominit për Cianon, dt.16.02.1939)

2 G. Ciano, Ditari…, f.28

3 Renzo de Felice. Mussolini-Shtet totalitar 1936-1940. Torino: Einaudi 1981, f.504

4 DDI, Serie VIII, V. 11. Nr. 332, f. 400 (Telegram i Jacominit për Cianon, dt.18.03.1939)

Page 111: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

87

Shqipëri.1 Nisur nga këto të dhëna, Ciano vetë udhëzoi Jacomonin të fillonte të hapte fjalë për pushtimin e Shqipërisë nga Italia.2

Më 21 mars të vitit 1939, Ministri i Italisë në Shqipëri Jacomini pati një takim me Zogun. Në këtë takim Mbreti kishte luajtur rolin e entuziastit dhe kishte shprehur admirimin e tij për Gjermaninë e cila kishte pushtuar tashmë Boheminë. Ai kishte shprehur edhe idenë se ndoshta kishte ardhur koha që Zogu të mund të realizonte ëndrën e tij për pushtimin e Kosovës jugosllave. Vetë Zogu, sipas Jacominit kishte shprehur gadishmërinë e tij se nëse Roma do të vendoste për një sulm kundër Jugosllavisë, mund të organizonte një sulm bandash për dy ditë në Nish, nëse njëkohësisht forcat italiane do të ishin duke zbarkuar në Shqipëri. Gjithashtu sipas të njëjtit burim Zogu ishte shprehuar se ndoshta kishte ardhur koha që edhe Italia të ndiqte gjurmët e Gjermanisë për një zgjerim në Evropën Lindore e në Ballkan për ti dhënë jetë një konfederate të gjerë italiane.3 Me pak fjalë Zogu po i dilte të keqes përpara. Sigurisht ai e dinte se Shqipëria nuk mund të ishte një aleate e vërtetë me Italinë, tashmë që politika ekspansioniste kishte filluar në Ballkan. Për më tepër qarkullonin fjalë se do të kishte një pushtim të Shqipërisë nga Ialia. Me pak fjalë Zogu kërkonte dëshpërimisht të ndalte pushtimin që pritej nga dita në ditë.4 Jacomini i ishte përgjigjur se nuk ishte koha për të folur për një plan të tillë, por e kishte këshilluar të vazhdonte marrëdhëniet si më parë me Jugosllavinë e nga ana tjetër të mbante gjallë frymën nacionaliste të Kosovës.5

Mirëpo Zogu nuk hoqi dorë. Më 23 mars 1939, Zogu dërgoi edhe një herë tek Jacomini kryeministrin dhe ministrin e jashtëm për të biseduar. Zogu kishte marrë informacion nga përfaqësitë e tij diplomatike se Jugosllavia dhe Rumania sihin duke marrë masa ushtarake për t’i bërë ballë, ndonjë aksioni të mundshëm ushtarak të aksit Berlin-Romë. Nëse do të ishte e nevojshme Zogu ishte i gatçëm të bënte të njëjtat përgatitje në kufirin shqiptar, pavarësisht se Zogu e dinte se ushtria shqiptare nuk ishte në gjendje për këtë.6

Italianët nuk i besonin më Zogut. Nisur nga qëndrimi i tij, Mussolini kishte propozuar që të stamponin disa fletushka ku të shkruhej se zbarkimi i trupave italiane në Shqipëri ishte bërë me aprovimin e Zogut. Në një telegram dërguar personalisht nga Mussolini shkruhej: “Çështja e modifikimit të raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është një çështje e ngritur nga unë. Por që nga momenti që kjo çështje u ngrit, duhet zgjidhur në funksion të forcimit të aleancës sonë deri në bashkimin e fatit të ty shteteve dhe popujve, për të garantuar mbi të gjitha një progress paqësor të popullit shqiptar. Jam i gatçëm të përgjigjem me të gjitha format për të ruajtur dinjitetin dhe mbrojtjen e sovranit dhe të dinastisë së tij. E ftoj mbretin Zogu të vlerësojë faktin se në trembëdhjetë vjet i kam dhënë mbrojtje dhe sovranitet dinastisë së tij. Jam i gatshëm të vazhdojë në të njëjtën linjë, por nëse kjo do të jetë e padobishme (e kotë), rrjedhojat do të bien mbi Zogun dhe mbi popullin shqiptar”.7

Ky telegram u dërgua sepse Mussolini nuk ishte tërësisht dakort me agresionin e propozuar nga konti Ciano. Mussolini parapëlqente ultimatumet. Nga ana tjetër ishte edhe pengesa Mbretit Vittorio Emmanuele. Ky i fundit nuk kishte pasur asnjëherë vlerësim për Ahmet 1 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 147, f. 193 (Telegram i Cianos për ambasadorin italian në Berlin Attolico, dt.23.5.1938)

2 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 171, f. 232 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt.28.5.1938)

3 F. Jacommini, La politica dell’Italia in Albania…, f. 99

4 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f. 40

5 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr.364, f. 437-438 (Telegrami Jacominit për Cianon, dt. 21.02.1939)

6 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 376, f. 455 (Telegram i Jacominit për Cianon, dt. 23.3.1939)

7 F. Jacommini, La politica dell’Italia in Albania…, f. 106-107

Page 112: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

88

Zogun, madje e kishte quajtuar atë “bandit i ndrequr dhe i padrejtë”, kur Zogu kishte marrë guximin të kërkonte për bashkëshorte një princeshë nga dera e Savoiës. Ndoshta Vittorio Emmanuele nuk ishte dakort sepse nuk donte të ishte shkaktar për rrëzimin e një familjeve mbretërore,1 kaq pranë kufijve italian.

Megjithatë qëndrimi i Mbretit Vittorio Emmanuele nuk e mposhti Mussolinin, pasi mendonte se nëse do të kishte ndjekur rekomandimet e mbretit, asnjëherë nuk do të kishe mundësi të krahasohej me Hitler-in. Në bashkëpunim me Kontin Ciano, Mussolini hartoi një dokument me tetë propozime. Zogu ose do të pranonte propozimet, ose do të pranonte pushtimin2. Dokumenti parashikonte si më poshtë:

Neni 1: Midis Shqipërisë dhe Italisë do të ketë një aleancë të ngushtë dhe të dy palët impenjohen për të garantuar me të gjitha mjetet sigurinë e shteteve të tyre dhe mbrojtjen reciproke ndaj sulmeve të jashtme.

Neni 2: Italia i siguron Shqipërisë që miqësia e saj nuk do të mungojë dhe nëse do të ketë një kërcënim për integritetin dhe për pavarësinë e Shqipërisë, Italia do të marrë çdo masë për të larguar këtë kërcënim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të adoptojë masat e marra për arritjen e këtij qëllimi.

Neni 3: Nëse mbajtja e rendit publik në Shqipëri dhe mbrojtja ndaj sulmit të huaj do ti caktohen qeverisë shqiptare, qeveria italiane do të vendosë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme.

Neni 4: Për qëllimin e mësipërm qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion të Italisë të gjitha shërbimet dhe lehtësirat si dhe do të lejojë përdorimin e porteve, aerodromeve dhe rrrugëve të tjera të komunikimit.

Neni 5: Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Itali dhe të Italisë në Shqipëri do të vendosen në rang ambasadash.

Neni 6: Italia do të japë të gjithë asistencën teknike dhe financiare organizimit dhe funksionimit të shtetit Shqiptar. Pranë çdo ministri shqiptar do të ketë një funksionar italian, në rangun e sekretarit të përgjithshëm dhe do të ushtrojë funksionet e deleguara nga ministri shqiptar.

Neni 7: Italia do ti japë Shqipërisë, me anë të marrëveshjeve doganore dhe monetare të posaçme, kushte që sigurojnë ndërmjet dy vendeve shkëmbimin analog të një regjimi të brendshëm.

Neni 8: Qytetarët shqiptar që jetojnë në Itali dhe qytaterët italianë që jetojnë në Shqipëri, do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe civile që gëzojnë qytetarët e dy shteteve. 3

Dokumenti i mësipërm mbërriti në Shqipëri dorazi nëpërmjet De Ferrantis, sekretarit të kabinetit të Cianos,4 më 25 Mars 1939. Duket qartë se këto kërkesa ishin tepër ambicionze dhe shprehin hapur vendosmërinë e Italisë për mos t’u mjaftuar më vetëm me rolin e aleates. Tashmë dihej se Italia dëshironte të hynte tërësisht në vend.5

1 B. Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f. 43

2 G. Ciano, Ditari…, f.28

3 F. Jacomini, La politica dell’Italia in Albania…, f. 103

4 G. Ciano, Ditari…, f. 29

5 B. Fishcer, Shqipëria gjatë luftës…, f. 43

Page 113: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

89

Përveç ketij dokumenti, projekti kishte edhe një dokument tjetër të veçantë i cili propozonte organizimin e disa marrëveshjeve me mbretin personalisht. Ky dokument parashikonte organizimin e një organizate shqiptare fashiste si dhe organizimin e xhandarmërisë dhe policisë tërësisht nga ana shqiptare. Në krye të forcave të armatosura do t’u vendoste një oficer italian. Sipas Jacominit, Zogu është treguar i gatçëm të lidhë këto marrëveshje, madje marrëveshje edhe më të gjera, megjithatë ai nuk mohonte se i ishte dukur sikur Zogu ishte duke e fshehur opinionin e tij të vërtetë në lidhje me këtë çështje.

Nga ky dokument Zogu u ndie ngushtë. Tashmë ai e kishte kuptuar se do të ishte e pamundur të ruante integritetin dhe pavarësinë e vendit, në rast se do të refuzonte të nënshkruante. Por nga ana tjetër edhe nëse firmoste e dinte që vendi nuk do të ishte më sovran. Atëherë vendosi të përdorte edhe njëherë dredhitë e tij tradicionale. U shpreh se në të vërtetë ishin ministrat e tij që nuk pranonin nënshkrimin e aktit. Ky ishte një justifikim që askush nuk mund ta besonte, pasi dihej se Zogu nuk i konsideronte aspak ministrat e tij.

Më 28 Mars De Ferrantis u kthye në Romë me përgjigjet e Mbretit. Në fillim kishte thënë “po” e pastaj “jo”, pra bëhej fjalë për një dredhi. Gjithsesi Italia e kishte vendosur që pushtimi do të bëhej me ose pa Zogun. Ciano personalisht preferonte të bëhej me Zogun sepse donte ta merrte sa më lehtë Shqipërinë, pa qenë nevoja e shkrepjses së armëve.1

Kështu më 31 Mars 1939, Jacomini, ministri italian në Tiranë e kishte kuptuar se Zogu refuzonte të nënshkruante.2 Atëherë Mussolini dha ultimatum që marina dhe aviacioni të vazhdojnë pregatitjet dhe të jenë gati, ndërsa Jacomini duhet të vazhdonte presionin diplomatik mbi Zogun. Nëse Zogu nuk do të dorëzohej do të dërgoheshin anijet në ujrat territoriale shqiptare dhe të bëhet një ultimatum: ose të firmoset pakti ose të mbahet përgjegjësia për refuzim. Nëse Zogu do të vazhdonte të refuzonte, do të aktivizoheshin bandat e armatosura, do të publikoheshin deklaratat dhe të pushtohej Tirana. Më pas, pa humbur kohë do të mblidhej një Asamble Kushtetuese dhe ti afrohej kurora Mbretit të Italisë. 3

Më datë 30 mars 1939 ministri Jacomini pati një takim me Mussolinin dhe Cianon, për të ndryshuar disa pika të traktatit që do ti paraqitej Zogut. Jacomini ishte i bindur se Zogu nuk kishte ndërmend të nënshkruante marrëveshjen që përcaktonte humbjen e sovarnitetit të Shqipërisë e me sa dukej nuk kishte ndërmend të dorëzohej.4

Fundi i marsit mund të kishte qenë momenti i duhur për të bërë zbarkimin por Gjeneral Pariani ishte i mendimit se trupat ushtarake nuk ishin në përgatitjen e duhur. Ndërkohë nga Tirana vinin lajme që Zogu po bëhej gati për rezistencë. Në fakt italianët nuk donin ta merrnin Shqipërinë me anë të topave, pasi donin të evitonin përdorimin e artilerisë në mes të Evropës, ose të paktën nuk donin të ishin ata të parët.5

Në Tiranë, më 2 prill kishin filluar disa protesta anti italiane. Qeveria mori masa kundër këtyre demostrimeve dhe pati edhe arrestime të cilat u justifikuan si masa kundër lëvizjeve komuniste që sapo kishin filluar në vend. Në të vërtetë turmat, me të cilat kishin filluar të mobilizoheshin edhe shkollat, kërkonin armë për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Fillimisht

1 Gaetano Ciano, Ditari…f.30

2 Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës….f.45

3 Gaetano Ciano, Ditari….f.30

4 Gaetano Ciano, Ditari…f.31

5 Gateano Ciano, Ditari…f.32

Page 114: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

90

ministri i mbrojtjes Musa Juka kërkonte të qetësonte turmën duke i siguruar të rrinin qetë pasi kishte mbret dhe qeveri që do të kujdesej për të mbrojtur vendin deri në pikën e fundit të gjakut.1 Këto turma dhe banda të armatosura kundër Italisë u bën pengesë për zbarkimin e ushtrisë italiane. Gjithashtu protestat vunë në rrezik edhe sigurinë e familjeve italane në Shqipëri, sikurse tregon Ciano në kujtimet e tij.2

Lajmi se Italia shumë shpejt do të pushtonte Shqipërinë ishte përhapur kudo dhe besohej gjerësisht, pothuajse në të gjitha kancelaritë më të rëndësishme, si në Paris, Londër, Beograd, Washington e sigurisht edhe në Romë. Në gazeta të ndryshme të rëndësishme evropiane botoheshin lajme se Italia po bëhet gati të pushtojë Shqipërinë, ndërkohë agjensia e lajmeve italiane Stafan e përgënjeshtronte lajmin.3 Këto lajme ishin tepër të besueshme dhe u përforcuan edhe më shumë pas pushtimit që ndërmori Hitleri në Çekosollovaki. Nisur nga ky fakt kryeministri anglez kishte kritikuar ashpër Hitlerin. Gjtihashtu, në deklaratën e tij ai kishte theksuar se fati i shteteve të vogla të Evropës Juglindore do të ishte në qendër të vëmendjes sepse ato rrezikonin më shumë nga këto ngjarje.4

Lajmi i pushtimit ishte publikuar edhe në “Journal de Geneve” më 4 prill 1939. Sipas kësaj gazete ishin afro 20.000 njerëz të mbledhr në Bari edhe në Brindisi të cilët ishin gati për tu imbarkuar për në Shqipëri. Kjo do të bënte që Shqipëria të bëhej një protektorat i Italisë.5 Të gjitha këto burime nga shpypi evropian Zogut i vinin në formë kabllogramesh, raportesh, telegramesh nga legatat e legatave të vendosura në kryeqytetet kryesore. Kjo do të thotë se mbreti kishte dijeni të plotë mbi të gjitha planet e Mussolinit, madje ai kishte marrë informacion të plotë nga ambasadori Fico në Berlin se Gjermania do të mbështeste çdo veprim të Italisë mbi Shqipërinë.6

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia ishte një ngjarje për të cilën vetëm numëroheshin ditët. Për këtë arsye presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Frenklin Delano Roosevelt, thirri në takim ambasadorin e Italisë në Washington, tri ditë përpara pushtimit, më datë 4 prill 1939. Në këtë takim, presidenti theksoi se Mussolini do të mbante përgjegjësi nëse do ti shkonte pas Hitlerit, pasi Evropa nuk mund të duronte dy zengjin në të njëjtën kohë. Madje sipas Roosevlet Hitleri fare mirë mund ta flakte Mussolinin, nëse do të ishte e nevojshme. Gjithashtu Roosevelt nuk kishte nguruar ti kujtonte edhe një herë Mussolinit, nëpërmjet këtij takimi me ministrin italian, se nëse do të tërhiqej, do të kishte mundësi të fitonte mirënjohjen e gjithë botës.7

Është e kuptueshme që ndërhyrja e mësipërme e Presidentit Roosevelt, nuk kishte të bënte shumë me shpëtimin e Shqipërisë, por ishte thjesht një tentativë për të frenuar avancimin e Mussolinit përkrah Hitlerit. Ishte një mesazh urgjent që Roosevelt donte t’ia përcillte sa më shpjet kryeministrit italian, madje për këtë dha porosi të veçanta. Kjo tregon se pushtimi i Shqipërisë ishte çështje kohe, por nga ana tjetër ishte edhe peng i ngjarjeve të tjera që po ndodhnin njëkohësisht në Evropë. Këto ngjarje kishin autorësinë e Hitlerit.

1 Arben Puto, Shqipëria Politike …, f.629

2 Gaetano Ciano, Ditari…f.34

3 AQSh, Fondi 251, D. 44, V. 1939, Fl. 35,36,37 (Telegrame të legatave shqiptare dërguar MPJ)

4 AQSh, Fondi 251, D. 44, V. 1939, Fl. 7 (Telgram nga legata në Londër , dt. 17.3.1939)

5 AQSh, Fondi 251, D. 44, V. 1939, Fl.122 (Artikull botuar në “Journal de Geneve” me titull “Italianët do të

zbarkojnë në Shqipëri?”, dt. 4.4.1939) 6 AQSh, Fondi 251, D. 44, V. 1939, Fl. 129 dhe 152 (Telegram nga ambasadori Fico në Berlin për MPJ)

7 Ilir Ikonomi. Faik Konica Jeta në Washington. Tiranë: Onufri, 2011, f. 176

Page 115: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

91

Në të njëjtën ditë ministri Ciano dërgoi një telegram në përfaqësitë diplomatike italiane në kryeqytetet kryesore të Evropës si në Ankara, Berlin, Londër, Paris, Varshavë, Washington, Athinë, Beograd, Bukuresht, Budapest dhe Sofie. Telegrami kishte për qëllim të jepte sqarimin zyrtar të situatës me marrëdhëniet me Shqipërinë. Ishte një sqarim paraprak që do të justifikonte më pas pushtimin ushtarak në arenën ndërkombëtare. Sipas këtij telegrami: “Kishte qenë vetë mbreti Zogu i cili, më 8 mars 1939, i kishte kërkuar palës italiane nënshkrimin e një marrëveshje të re e cila do të rifreskonte lidhjet mes dy vendeve. Kjo kërkesë ishte pasuar nga një kërkesë tjetë e Zogut më 20 mars për avancimin e trupave ushtarake italiane në Shqipëri. Kjo do të përbënte një rrezik për paqen në Ballkan e mbi të gjitha kishte qëllime të dyshimta. Gjithsesi ne iu përgjigjëm kërkesës së Zogut për hatimin e një pakti të ri, i cili nuk cënonte në asnjë mënyrë sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Për më tepër pakti nuk iu servir Zogut si ultimatum. Përgjigja e Zogut ishte se kishte nevojë të studionte nga afër paktin, por nga ana tjetër ai kishte filluar të merrte masa për mobilizimin e bandave të armatosura në Mat dhe Tiranë. Në të njëjtën kohë po organizoheshin protesta anti-italiane, të cilat përbënin rrezik në radhë të parë për gjithë kontigjentin italian në Shqipëri. Me gjithë dëshirën tonë për të pasur një bashkëpunim diplomatik, nuk mund të toleronim një sjellje të tillë. Ishte detyra jonë që krahas përpjekjeve diplomatike të krijonim një përqëndrim në Puglia për të qenë të gatçëm për të ndërhyrë në Shqipëri sido që të shkonte puna.” 1

Ideja e Italisë ishte që ti bënte botës të kuptonte se nuk kishte ndërmend aspak të dëmtonte pavarësinë e Shqipërisë. Ndërhyrja e trupave do të justifikohej me pretendimin se kishte për qëllim mbrojtjen e mirëqënies dhe jetëve të qytetarëve italian të cilët ishin të kërcënuar. Ky mesazh duhej të shkonte të paktën tek autoritetet angleze sikurse shpjegon edhe Jacomoni.2 Gjithmonë Italia ka qenë shumë e kujdeshme për atë që mund të besonte apo mendonte Mbretëria e Bashkuar për iniciativat e saj. Ky kujdes përforcohej më shumë edhe dakortësisë që Mussolini kishte arritur me Chamberlain.

Situata kishte filluar të acarohej, dhe kjo shikohej në të gjithë ambientin politik. Vendosja e përforcimeve në Puglia si dhe largimi i italianëve kishin krijuar një situatë të nderë. Po në datën 4 prill Zogu priti në zyrën e tij ministrin italian Jacomini për t’i kërkuar edhe më tepër kohë për t’u konsultuar me disa anëtarë të Parlamentit në lidhje me Paktin. Jacomini filloi të mendonte se Zogu do ti pranonte të gjitha kërkesat të natyrës ushtarake, por stepej vetëm nga neni 8 i marrëveshjes.3 Në fakt neni 8 i marrëveshjes përcaktone pozicione të privilegjuara, sipas një bisede që kishte zhvilluar ministri Libohova me Jacomonin.4

Po në këtë datë, pa më 4 prill, kryeministri dhe ministri i jashtëm shqiptar vizituan ministrin italian Jacomoni, për tu sqaruar në lidhje me marrëveshjen. Sipas porosive që ata kishin marrë nga mbreti, nenet 1, 5 dhe 7 do të qëndronin të pa prekur. Neni 2 do të hiqeshin fjalët “sovranitet, integritet dhe pavarësi” por pas fjalës sovranitet do të shtohej shprehja “sipas traktatit të aleancës me qeverinë shqiptare”. Neni 6 do të bëhej: “Italia nëpërmjet teknikëve dhe specialistëve të saj, do të jape të gjithë asistencën teknike dhe financiare organizimit dhe funksionimit të shtetit shqiptar”. Në nenin 8 do të hiqej fjala “politike” dhe do të shtohej “në

1 DDI, Serie VIII, V.11, Nr. 449, f. 548-549 (Telegram i Ciaonos për ambasadat në Ankara, Berlin, Londër, Paris,

Versajë, Washington, Athinë, Beograd, Bukuresht, dhe Sofie, dt. 4.4.1939) 2 DDI, Serie VIII, V.11, Nr.460, f. 556-557 (Telegram i Jacomonit për për shefin e kabinetit Anfuso, dt. 4.4.1939)

3 DDI, Serie VIII, V.11, Nr. 456, f. 553-554 (Telegram i Jacominos për Cianon, dt. 4.4.1939)

4 DDI, Serie VIII, V.11, Nr. 462, f. 558-559 (Telegram i Jacomonit për Cianon dt. 5.4.1939)

Page 116: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

92

përputhje me dispozitat statuore”. Gjithashtu mbreti kishte kërkuar një takim kokë më kokë me Parianin për të diskutuar për çështjet ushtarake menjëherë për firmosjes së marrëveshjes.1

Bisedimet kishin vazhduar edhe të nesërmen kur Francesco Jacommini, në datën 5 prill ishte takuar me mbretin dhe i kishte përsëritur atij ultimatumin sipas të cilit Italia duhej të kontrollonte të gjitha portet, komunikacionet, rrugët dhe aeroportet. Në çdo ministri duhet të kishte një organizator italian, i cili për nga funksioni duhet të ishte menjëherë pas ministrit shqiptar. Me pak fjalë Jacomoni i kishte propozuar mbretit firmosjen e katër prej tetë pikave të ultimatumit paraprak. Kjo kishte ndodhur pasi ushtria italiane ende nuk ishte gati nga ana logjjistike të ndërmerrte aktin e pushtimit. Për këtë arsye konti Ciano tentoi edhe njëherë të merrte mbështetjen paqësore të mbretit.2

Në fakt versioni italian i ngjarjeve duket se pati jehonë në shtypin e huaj. Kështu gazeta “Daily Express” shkruante se Mussolini ishte duke hedhur hapa konkrete për të forcuar pozitën e tij në Shqipëri. Më konkretisht ai ishte duke negociuar për një kërkesë konkrete të Zogut për një marrëveshje të re, dhe nuk kishte ndërmend aspak të cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë asye ministri shiqiptar në Romë Serreqi ishte larguar për Tiranë e do të kthehej sërisht në Romë me përgjigjen e mbretit Zogu. Edhe gazeta britanike “The Manchester Guardian” shkruante se lëvizja italiane kundrejt Shqipërisë nuk ishte dhe aq tragjike. Nga ana tjetër gazeta “The Chronicle” jusitifikonte lëvizjen e Italisë drejt Shqipërisë si një lëvizje për vjeljen e frutave që qeveria italiane meritonte pas 20 viteve sakrifica ekonomike për Shqipërinë. Po ashtu gazeta “The Daily Herald”, konfirmonte lajmin se trupat italiane do të zbakonin shumë shpejt, por kjo nuk do të ishte as pushtim dhe as sulm. Ishte vetë Zogu, i cili jo vetëm kishte aderuar tek kërkesat e Duçes, por edhe kishte kërkuar asistencën italiane. Shqipëria që kishte marrë pavarësinë e saj përpara Luftës së Parë Botërore, do të shndërrohej në një protektorat italian, por kjo do të bëhej me konsensusin e Zogut, gjë që do të thonte se nuk do të bëhej fjalë për një dhunim të marrëveshjes Itali-Mbretëri e Bashkuar. Kujtojmë që Italia dhe Mbretëria e Bashkuar ishin angazhuar për të mos ndryshuar status quo-në në lidhje me sovranitetin kombëtar të zonës së Mesdheut. Ndryshimet në Shqipëri do të vinin si pasojë e një akti të lirë vullnetar të sovranitetin kombëtar të mbretit Zogu. Gazeta “Daily Sketch” shkruante se Italia po negocionte me mbretin Zogu i cili nuk po kundërshtonte pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Por gjithsesi duhet theksuar se në një farë mënyre, që tani, Shqipëria është një protektorat Italian.3

Pavarësisht shkrimeve në gazeta, ministri i jashtëm britanik Chamberlain, në një interpelancë në Westminister, kishte pohuar me bindje se Britania e Madhe nuk kishte ndonjë interes specifik për Shqipërinë, por vetëm një interes të përgjithshëm për paqen në botë. Në këtë interpelancë Chamberlain ishte pyetur nëse do të kishte ndryshime të raporteve Itali - Britani e Madhe, nëse do të ndodhte një dhunim i pavarësisë së Shqipërisë, gjë që do të sillte ndryshime të status-quo-së në Mesdhe. Chamberlain qe përgjigjur nuk ishte i interesuar drejtpërdrejtë në çështjen shqiptare, por vetëm në mënyrë indirekte. Pavarësisht se ai kishte informacion të bollshëm mbi gjithshka që po ndodhte, nuk e kishte parë të arsyeshme t’i tërhiqte vëmendjen Mussolinit në emër të paktit për ruajten e status-quo në Mesdhe.4 Chamberlain mendonte se qeveria italiane ishte plotësisht e vetëdijshme për kushtet e kësaj marrëveshje, madje vendosi të

1 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 476, f. 567 (Telegram i Jacaomonit për Cianon, dt.6.4.1939)

2 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 462, f.558-559 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 5.4.1939)

3 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 465, f.560-561 (Telegram i Cianos për Jacomonin, dt. 5.4.1939)

4 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.48-49

Page 117: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

93

shkonte me pushime në Skoci pikërisht një ditë përpara pushtimit.1 Njëkohësiht ministri anglez në Romë u takua me Cianon, nga i cili mori një deklaratë sipas së cilës Italia nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në këtë çështje.2

Siapas planit italian, nëse Zogu do të pranonte ultimatumin, Ciano do të vinte në Shqipëri me gjithë eskortën e tij për të firmosur dhe ky moment do të shoqërohej me një parade ajrore, gjë që do të theksonte hapjen e një kapitulli të ri marrëdhëniesh mes dy vendeve. Në rast mospranimi Italia do të zbarkonte më 7 prill 1939.3

Mbreti Zogu kishte pasur një takim me ministrin amerikan në Tiranë Grant. Në këtë takim Zogu ishte shprehur se megjithëse kishte urdhëruar mobilizim të përgjithshëm dhe evakuim të qyetetit të Durrësit, e dinte se forcat e tij nuk do t’i rezistonin dot forcave italiane. Rezistenca e mundshme që do t’u bëhej italianëve do të kishte për qëllim ti tregonin botës se shqiptarët nuk do të vdisnin pa luftuar. Gjithashtu Zogu ishte shprehuar se nuk do të firmoste kapitullimin, sikurse kishte bërë presidenti i Republikës Çekosllovake.4

Në këto kushte ekstreme e vetmja shpresë e Zogut ishte që vazhdimi i kryengritjeve kundër pushtimit të vendit të zbrapste forcat italiane. Ai pranoi që të nënshkruante ultimatimatumin, por duke përjashtuar ato pika që cënonin pavarësinë e vendit. Gjithashtu Zogu kërkoi që në Shqipëri të kthehej gjeneral Pariani, si një njeri i besuar dhe mik i dashur, i cili kishte treguar aftësi në negocime, por këto kërkesa nuk u morën fare në konsideratë.5

Më 5 prill Ahmet Zogu iu drejtua demokracive perëndimore dhe me 6 prill kërkoi ndihmë edhe tek Entanta Ballkanike, por kjo nuk pati sukses. Më datën 6 prill, Zogu kishte kërkuar një bisedë me Gjeneral Parianin, por kjo nuk është më e mundur edhe sepse Pariani ishte në Gjermani. Ndërkohë gjatë gjithë fazës përgatitore Ciano mbante në dijeni ministrin jugosllav në Romë, Christic, i cili kërkonte me ngulm të ishte i informuar mbi çdo detaj të zbarkimit italian. Po në datën 5 prill, ora 20.25, ministri Jacomoni mori një telegram urgjent nga Mussolini, i cili e urdhëroi të shkojë menjëherë tek mbreti dhe ti bëj të ditur se ai nuk mund të presë më shtyrjen e afatave pas kaq shumë ditëve diskutime. Mussolini dha një ultimatum për mbretin. Ky i fundit, duhet të jepte një përgjigje pozitive ose negative, deri të enjten më datë 6 prill, ora 12:00. 6

Sigurisht që Jacomoni menjëherë zbatoi këtë urdhër dhe në përfundim të vizitës së tij me mbretin, raportonte: “Zogu mu përgjigj se personalisht nuk mund të merrte angazhime pa pyetur përsëri Këshillin e Ministrave….Dukej qartë se Zogu ishte i prekur, dhe më deklaroi se pranimi integral i propozimit italian do ta çnderonte dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merrte një vendim pa mbledhur Këshillin e Ministrave. Ai kërkoi edhe njëherë shtyrje të afatit deri në orën 18:00 të datës 6 prill”.7

Sikurse parashikohej, pesë orë më pas, Ciano raportonte Jacominin: “Operacionet e imbarkimit dhe nisjes kanë filluar. Trupat do të arrijnë në Durrës dhe në portet e tjera në orën 4.30 të mëngjesit të dites së premte 7 prill. Zbarkimi do të fillojë menjëherë. Nëse ndërkohë Zogu

1 DDI, Serie VIII, V. 11, f. 571

2 G. Ciano, Ditari,…, f.34

3 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.47

4 I. Ikonomi, Faik Konica…, f. 176-177

5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, f.47

6 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 466, f.561 (Telegram i Mussolinit për Jacomonin, dt.5.4.1939 ora 20.25)

7 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 477, f.569-570 (Telegram i Jacomonit për Cianon, dt. 6.4.1939, ora 14.30)

Page 118: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

94

do të modifikojë vendimin e tij dhe do të pranojë kërkesat tona, do të komunikojmë me radio e telegraf komandantin të trupës së spedicionit.” 1

Zogu bëri edhe një tentative të fundit për të shmangur zbarkimin e trupave italiane në formën e një pushtimi në brigjet e Shqipërisë. Nëpërmjet Libohovës, në mbrëmjen e datës 6 prill, i propozoi Jacominit të përfundojnë një konventë ushtarake e cila do të përcaktonte kushtet me të cilat qeveria do të pranonte zbarkimin e trupave italiane. 2

Në të njëjtën kohë, për Italinë ishte shumë e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve me Britaninë e madhe, duke u nisur edhe nga deklaratat e Chamberlain në Westminster. Për këtë arsye, ndërkohë që trupat italiane avanconin në Adriatik drejt brigjeve shqiptare, Mussolini dërgonte në Londër mesazhin se: “Zgjidhja e çështjes Italo-Shqiptare do të vinte në mënyrë të tillë që të mos provokonte asnjë krizë në raportin italo-britanik dhe as në situatën ndërkombëtare të përgjtihshme”.3

Më 7 prill në orën 1.40 të mëngjesit mbreti Zogu i dërgoi këtë telegram Mussolinit: “Shkëlqesia juaj është e vetëdijshme për çmimin që kombi shqiptar dhe unë i japim miqësisë suaj. Kjo miqësi supozohet se përbën një peng të paçmueshëm për bashkëpunimin intim të dy vendeve tona dhe si një lidhje për një aleancë të bazuar mbi besimin reciprok kaq imtësisht të bashkuar. Unë kam bindjen se dispozitat e prezantuara nga qeveria ime janë të frymëzuara nga dëshira më e sinqertë dhe më e ndershme për të ardhmen e një bashkëpunimi absolut. Ju kërkoj Shkëlqesia Juaj, në emër të miqësisë që na bashkon prej 13 vitesh, që të mos t’i impononi Shqipërisë një dëm, që zemra e juaj bujare nuk do të donte të shkaktonte dhe si rrjedhojë ju propozoj që ju të urdhëroni shqyrtimin e një marrëveshjeje ushtarake që do të zgjidhte keqkuptimin”.4

Një orë më pas, në orën 6.40 të mëngjesit Mussolini i përgjigjet me këtë telegram Zogut: “Në frymën e miqësisë italo-shqiptare, që ju përmendni, të cilës Italia ka ndërmend ti qëndrojë besnike, ju komunikoj Madhëria Juaj, që mund të dërgoni në Durrës, të plotfuqishmin tuaj për të trajtuar marrëveshjen ushtarake me Gjeneral Guzzonin, Komandantin e trupave italiane, i cili është i autorizuar prej meje për të dëgjuar përfaqësuesin tuaj dhë për të më referuar mua”.5

Në fakt me telegramin pasardhës Mussolini e porositi Gjeneral Guzzonin të priste dhe të dëgjonte palën shqiptare. Delegacioni shqiptar i dërguar nga Zogu, i kishin propozuar Guzzonit, që trupat italiane të qëndronin në pozicionet që kishin marrë tashmë, në mënyrë që të rezultonte se këto forca ushtarake kishin ardhur si pasojë e kërkesës së vetë Zogut. Sipas propozimit të të dërguarve të Zogut, forcat e destinuara për të pushtuar Tiranën, të mos ishin më shumë se një divizion dhe të qëndronin nën urdhërat e tij. Nisur nga sa më sipër, Gjeneral Guzzoni kishte pezulluar operacionet dhe priste përgjigjen e Mussolinit, e cila mbërriti në orën 16.35: “Propozimi i Zogut është i papranueshëm. Mos humbisni më kohë dhe marshoni drejt kryeqytetit dhe objektivave të tjerë”.6

1 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr.478, f. 570 (Telegrami i Cianos për Jacomonin, dt. 6.4.1939, ora 17.40)

2 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 479, f. 570 (Telegrami i Jacomonit për Cianon, dt. 6.4.1939, ora 20.20)

3 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 480, f. 571 (Telegram i Cianos për të ngarkuarin me punë në Londër, Crolla, dt. 6.4.1939,

ora 21.40) 4 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 491 (Telegram i Zogut për Mussolinin, dt 7.4.1939, ora 1.40)

5 DDI, Serie VIII, V. 11, Nr. 493 (Telegram i Cianos, në emër të Mussolinit për Jacomonin, dt. 7.4.1939, ora 6.40)

6 DDI, Serie VIII, V.. 11, Nr. 495 (Telegram i Mussolinit për Gjeneral Guzzonin, dt. 7.4.1939, ora 16.35)

Page 119: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

95

Më datë 7 prill, në orën 5.30 të mëngjesit, forcat Italiane, përbërë nga 22.000 trupa, 400 aeroplanë dhe 12 anije ushtarake që u dyndën në portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës,1 pushtuan gjithë territorin e Shqipërisë, pa hasur asnjë lloj pengese nga klasa politike shqiptare.

Mbreti Zogu, i cili sipas Konicës njihej nga bashkëkohësit e tij si njeri me guxim animalesk, në vend që të dilte dhe të luftonte maleve me ushtrinë e tij, nuk bëri gjë tjetër, veçse mblodhi plaçkat e tij dhe iku, pasi i drejtoi më parë një thirrje në radio popullit të tij: “Të luftoni deri në pikën e fundit të gjakut.2 …Unë jam i bindur se populli shqiptar, i vogël në numër por i madh në shpirt, do të dijë në këto momente me dhënë prova të ndjesive më të forta kombëtare që ushqen dhe që i ka trashëguar nga të parët. Jam i bindur se një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të ketë mbrojtjen e perëndisë”.3

Italianët nuk bënë asgjë për ta kapur, pavarësisht se me anë të aeropolanëve të tyre mund të dallonin fare lehtë karvanin e tij, kur ai po kalonte kufirin me Greqinë. Ndoshta ishte dëshira e Mussolinit që ta linte vetë të ikte. Në planet për pushtimin e Shqipërisë të vitit 1938, ministri Ciano parashikonte se me aneksimin e Shqipërisë, Zogu duhej të zhdukej fizikisht. Zhdukjen e Zogut do ta bënte debuteti Jak Koçi4. Këtë mendim e kishte edhe Jacomoni, pavarësisht se politikisht ai ishte disi më i moderuar. Pra zhdukja fizike e Zogut kishte qenë diçka e planifikuar. Një shpjegim se pse Zogu nuk u vra më pas na e jep vetë Jacomoni, sipas të cilit, në përfundim në një procesi të mbajtur në Trupin e Lartë të Drejtësisë mbi politikën e jashtme të regjimit, ishte kundërshtuar zhdukja e dhunshme e Zogut. Këtë e kishte kundërshtuar edhe vetë Ciano madje ishte rënë dakort që mbreti Zogu, të respektohej deri në momentin që do të kalonte kufirin.5 Ndoshta ky vendim ka ardhur si pasojë e bindjes së italianëve se në një fare mënyrë Zogu u kishte shpërblyer më mirë se çdo mbret tjetër. Gjithashtu vetë Ciano në pjesë të ditarit të tij shprehte se realisht në momente të caktuara kishte ndjerë deri dhembsuri e simpati për Ahmet Zogun.

Mbreti u largua me ekskortën e tij për në Kapshticë, në kufirin me Greqinë, pa shumë ceremoni dhe kokëulur, sikurse e përshkruan Marash Ivanaj në kujtimet e tij. Ai nuk pranoi të ishte mbret vasal por nuk pranoi as të luftonte. Zgjodhi të vetmen mënyrë që sigonte veten dhe familjen e tij.6

Ushtria italiane megjithëse ishte shumë keq e organizuar, pasi ishte përgatitur me nxitim, nuk hasi asnjë lloj vështirësie në këtë operacion, përveçse disa vështirësive të rastësishme, shkaktuar nga mosorganizimi i tyre. Ushtria shqiptare ishte totalisht e sabotuar nga forcat italiane dhe nuk mund të ndërmerrte asnjë lloj kundërveprimi.7

Më 12 prill 1939, u mblodh Asambleja Kushtetuese e Mbretërisë së Shqipërisë e cila vendosi në unanimiitetet, në mes të një entuziazmi të papërshkrueshëm vendimin për rrëzimin e

1 B. J. Fishcer, Shqipëria gjatë luftës…, f.49

2 F. Konica, Shqipëria: Kopshti Shkëmbor …, f. 158

3 Faik Quku. Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tiranë: Ilar, 2006, f. 107

4 Jak Koçi ishte debuteti nga Shkodra që kishte qenë kontaktit fillestar i Zogut me italianët në vitin 1924. Vetë Koçi

e kishte marrë përsipër eliminimin fizik të mbretit, sikurse përshkruan Ciano në kujtimet e tij. Koçi ishte bërë

kundërshtar i Zogut pasi ai e kishte lënë pasdore duke mos i ofruar ndonjë post të rëndësishëm në administratën

shtetërore. 5 G. Ciano, Ditari…, f. 18

6 Arben Puto. Shkurorzimi i Mbretit Zogu në Mërgim. Tiranë: Toena, 2012, f. 10

7 Bernd J. Fischer, Ahmet Zogu…, f. 81

Page 120: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

96

dinastisë së Zogut dhe të regjimit të tij, ofrimin e kurorës mbretërore Mbretit të Italisë Vittore Emmanuele të Tretë, mbajtjen e flamurit të pavarësisë dhe sovranitetit shqiptar si dhe formimin e qeverisë nën kryesinë e Shefqet Vërlacit. Asambleja Kushtetuese vendosi gjithashtu që këtë eveniment historik ta festojë në mënyrë solemne, duke shpallur ditë feste deri në datën 14 Maj 1939.1 Po në këtë vendim deklarohej se populli shqiptar duke kujtuar dhe duke qenë mirënjohës për veprën ndërtimore të dhëne prej Mussolinit dhe prej Italisë fashiste për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë, vendos të afrojë edhe më shumë fatet e Shqipërisë me ato të Italisë duke caktuar mes tyre një solidaritet gjithmonë e më të ngushtë.2

Vetëm një ditë më pas, më 13 Prill 1939, në anën tjetër të Adriatikut, në mbledhjen e Këshillit të Lartë Fashist, me një entuziazëm të jashtëzakonshëm u shpall bashkimi mes Shqipërisë dhe Italisë, si një eveniment historik i cili bazohohej në miqësinë shekullore mes dy popujve, të cilët tashmë vendosnin të kishin një fat të përbashkët. Më 16 prill 1939, Senati i Mbretërisë së Italisë, shpalli ligjin i cili përcaktonte se: “Mbreti i Italisë, duke qene se kishte pranuar kurorën e Shqipërisë, kishte marrë për vete dhe trashëgimtarët e tij, titullin “Mbret i Shqipërisë, i Shqiptarëve dhe Imperatori i Etiopisë””.3

Fakti është që të dy dokumentet vendimarrëse për bashkimin mes dy vendeve, përdorin të njëjtin argument dhe të njëjtat fjalë, konkretisht “bashkimin e fateve mes dy vendeve”. Kjo bën të mendosh se të dy dokumentët kanë qenë të hartuara nga i njëjti burim. Në fund të muajit, me date 20.4.1939, Italia më në fund arriti të realizojë bashkim doganor, nëpërmjet konventës të bashkimit doganor. Kjo nënkuptonte se të dy vendet do të aplikonin tarifa të njëjta sikur të ishin i njëjti territor.4

1 AQSh, Fondi 251, D. 3, V. 1939, Fl. 1 (Vendim i Asamblesë Kushtetuese)

2 AQSh, Fondi 251, D. 3, V. 1939, Fl. 2 (Vendim i Asamblesë Kushtetuese)

3 A. Giannini, L’Albania …, f. 185

4 AQSh, Fondi 251, D. 11, V. 1939, Fl. 7 (Konventa për bashkimin doganor mes Shqipërisë dhe Italisë)

Page 121: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

97

KREU I TRETË

MARRËDHËNIET EKONOMIKE MES SHQIPËRISË DHE ITALISË GJATË MONARKISË ZOGISTE (1928-1939)

Ndërhyrja e Italisë në ekonominë e Shqipërisë, ka qenë një çështje me prioritet pasi përbënte një nga themelet e politikës për ngritjen e hegjemonisë italiane. Mund të themi se marrëdhëniet ekonomike kanë qenë pjesë e pandashme e marrëdhënieve politike, madje në disa raste, të parat janë bërë edhe më të rëndësishme se të dytat.

Gjithsesi mund të themi se interesi Italisë drejt Shqipërisë nuk prirej nga faktori ekonomik. Në një analizë të hollësishme të politikës ekonomike italiane në Shqipëri, publikuar në gazetën “La Vita Commerciale e Industriale”, shkruhet: ”…Sa për ekonominë, pasuritë shqiptare janë të papërfillshme. Megjithatë Shqipëria ka një lloj vlere, si instikam dhe nuk mund të mohohet vlera e saj ekonomike për nevojat e imperializmit italian. Sipas një llogaritje racionale të pasurive natyrore, Shqipëria është në gjendje të mbajë me shumë gjasa gati pesë milionë frymë, pra katër herë më shumë se në vitin 1932. Këto mundësi zhvillimi nuk mund ta lënë indiferent imperializmin italian. Megjithatë kriza e vitit 1929 që ka mbërthyer Italinë është kaq e madhe sa do të ishte absurde të mendoje Shqipërinë si burim për daljen nga kriza. Gjithashtu Shqipëria shikohet si një treg që duhet shfrytëzuar. Populli italian për një vit shtohet me 500.000 frymë dhe prodhuesit italian nuk dinë se çfarë të bëjnë me tepricën e mallrave të cilat nuk i konsumon dot. Këshu Italisë i nevojitet të gjejë vende të reja për të instaluar miliona njerëz dhe treg për shumë mallra”.1

Sipas autorit Basciani, strategjia italiane shtrihej në disa plane: në planin ushtarak, i cili kishte qëllim një bazë ushtarake përtej Adriatikut; në planin ekonomik, që në të vërtetë ishte presioni ekonomik shtrëngues; në planin arsimor me hapjen e shkollave dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane; me planin kulturor i shtrirë në një aktivitet arkeologjik.2 Pra mund të themi se bashkëpunimi ekonomik ishte një instrument shtrëgues të cilin italianët donin ta përdornin për të detyruar qeverinë shqiptare në marrëdhënie të ndryshme politike ose ushtarake.

Nga ana tjetër për Shqipërinë, bashkëpunimi ekonomik ishte prioritet, madje mund të themi se ishe pikënisja e gjithë marrëdhënieve të tjera. Situata e vështirë në vend, bënte që interesi kryesor i Shqipërisë të ishte në radhë të parë interesi për të zhvilluar ekonominë. Kjo për shkak se ekonomia shqiptare ishte shumë e prapambetur dhe e vetmja mënyrë për ta zhvilluar atë ishte ndihma nga një shtet i madh. Sikuse është shpjeguar në pjesën e hyrjes, Italia rezultoi i vetmi vend që mund ta jepte këtë ndihmë. Ishte e nevojshme të fillonte modernizimi i ekonomisë dhe kjo nuk mund të realizohej pa investime, por Shqipëria në të vërtetë nuk kishte mundësi reale të gjeneronte të ardhura të cilat të mund ti investonte më pas. Fshatarësia ishte në gjendje të mjerueshme. Ata as që mund të hapnin biznese dhe bejlerët as që e vrisnin mendjen pasi ishin shumë të pasur. Rreth 60% e tokës së punueshme i përkiste 150 invividëve. Zogu i kishte varur shpresat tek pasuritë natyrore të vendit. Ai kishte krijuar idenë që Shqipëria të kishte një lloj ekonomie rentiere, e cila të mbahej nga koncesionet. Por, në fakt rezultoi që nafta shqiptare ishte

1 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1932, Fl. 7 (Artikull botuar në gazetën “Vita Industriale e Commerciale” me titull

“Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 2 Alberto Basciani . I rapporti tra Italia e Albania tra le due guerre mondiali. Un profile, Nuova Rivista Storica, XCVII,

Nr. 2, 2013

Page 122: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

98

e trashë, e rëndë dhe e përzier me bitum. Me uljen e çmimit të bitumit, të gjitha firmat e naftës ndaluan operacionet në vitin 1930.1

Nëse do të kërkonim, gjurmët e para konkrete të ndërhyrjes zyrtare të Italisë në ekonominë shqiptare, do ti gjenim pikësisht në sektorin e burimeve natyrore minerale. Në vitin 1913 misioni shkencor organizuar nga Shoqëria Italiane për Progresin dhe Shkencën gjeti lëndë minerale dhe bitun më Selenicë. Më 1922 u dha një koncesion nga qeveria shqiptare për Shoqërinë Italiane të Minerave të Selenicës (SISMA). Pas këtij koncesioni qeveria shqiptare dha në koncesion edhe zonën e Shushicës. 2

Mund të përmendim gjithshtu, që më 23 janar 1923 kishte hyrë në fuqi ligji i cili rregullonte sektorin mineral në Shqipëri. Ky ligji kishte hartues një inxhinjer italian Giovanni Eneichen, i cili, jo rastësisht në vitin 1926 u emërua shef i Drejtorisë së Minierave. Sektori i minierave dhe i burimeve natyrore në Shqipëri, ishte sektori më i rëndësishëm, i cili mendohej se mund të gjeneronte të ardhura në ekonominë shqiptare. Ky interes u forcua edhe më shumë diku nga mesi i viteve 20, kur në Itali filloi të ndihej doktrina fashiste, sipas të cilës duhej hartuar një politikë e re, që duhej të kishte në bazë të saj një lloj zgjerimi ekonomik italian në rajonet e Danubit dhe të Ballkanit. Në këtë këndvështrin, territori Shqiptar, së bashku me hipotezat për burimet natyrore nëntoksore, natyrshëm kthehej në një destinacion të ekspansionit ekonomik fashist.3

Më 12 mars dhe 15 korrik të vitit 1925 u firmosën dy marrëveshje shumë të rëndësishme midis qeverisë së Shqipërisë dhe Hekurrudhës së Shtetit (Ferrovie delle Stato) të Italisë. Ndërmjetësit e kësaj marrëveshjeje ishin dy vëllezër sipërmarrës italian Carlo dhe Gildo Pugni, të cilët kishin në zotërim disa aksione në industrinë e naftës. Në vitin 1923 Zogu kishte pasur nevojë për para për të mbajtur trupat në drejtim të Matit, prandaj ai i kishte ofruar shoqërisë FS, sasi druri nga pylli që kishte në pronësi të familjes së tij në Mat. Kontrata u bë në nëntor 1923, nga e cila Zogu përfitoi 700.000 lireta. Kjo marrëveshje ishte një ngjarje, nëpërmjet të cilës, italianët kuptuan se Zogu ishte njeriu u duhur për të bashkëpunuar ekonomikisht.4

Nëpërmjet këtyre konventave, Hekurudhës së Shtetit Italian i njihej e drejta të shfrytëzonte 164.000 hektar terrren në zonën e Devollit, pikërisht aty ku më parë italianët kishin zbuluar burime nafte. Për këtë arsye brenda administratës së hekurudhës italiane, u krijua Shoqëria Italiane e Naftës Shqiptare (Azienda Italiana Petroli Albania, AIPA).5 Kjo shoqëri e filloi aktivitetin e saj në vitin 1926. Po në këtë vit filluan negocimet mes qeverisë shqiptare dhe Shoqërisë Minerale Mekanike Italiane (Azienda Minerali Metallici Italiani AMMI). Këto negocime u mbyllën shumë vonë, në 1938 me konçesionin për kërkimin nëntokësor. Konçecione të tjera më pak të rëndësishme ishin: me SIGL (Societa’ Italiana Giacimenti Lignite) në Korçë; SISM (Societa’ Italo-Albanese Sfruttamento Miniere) në Shkodër; Montecatini për kërkimet minerale në Mirditë; Shoqëria e Karboneve Italiane (Azienda Carboni Italiani ACAI). 6

1 James Tomes. The Italo – Albanian Estrangement 1933-1935, Monarkia Shqiptare. Tiranë, Toena: 2008, f… 61

2 S. Trani, L’unione fra l’Albania…, f. 28-29

3 A. Basciani, I rapporti tra Italia ed …, 8

4 Alessandro Roselli. Italy and Albania: Financial Relations in the Fascist Period. London: I.B. Touris & Co., 2006,

f.25 5 Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, V.III, f. 257

6 Strumenti …..f. 27

Page 123: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

99

Në 20 janar të vitit 1924 Zogu kishte nënshkruar edhe një marrëveshje tregtie me Italinë. Kjo marrëveshje nuk kaloi për ratifikim në Parlament pasi Zogu kishte frikë se mos do të paragjykohej si shumë favorizuese për palën Italiane.1 Këtë gjë Mussolini e kërkoi përpara se të nënshkruante marrëveshjen për krijimin e SVEA-s dhe Bankës Kombëtare Tregtare.2

Sipas dokumentava arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, këto investime në territorin shqiptar, përbënin një barrë të madhe për ekonominë italiane. Këto sakrifica financiare mund të justifikoheshin vetëm nëse do të shoqëroheshin me siguri të mëdha në fushën e marrëdhënieve politike. Për këtë arsye në vitin 1925 qeveria italiane i kërkoi Zogut hartimin e paktit ushtarak sekret, i cili sipas Mussolinit ishte i domosdoshëm përpara se të bëhej një pakt politik. Bëhet fjalë për marrëveshjen ushtarake që u firmos më 26 gusht 1925. Por ky pakt nuk e kënaqi Mussolinin, pasi sipas tij në raste lufte, nuk do të kishte pasur përpjekje paqeje nëse nuk do të ishin konsideruar të githa grupet etnike shqiptare dhe këtu bëhej fjalë për shqiptarët e Jugosllavisë.3 Kështu, në këmbim të mbështetjes financiare Mussolini, duke filluar që nga viti 1925 kur Zogu ishte ende president, filloi të kërkonet koncesione të ndryshme në sektorin e naftës dhe në atë bujqësisë, pyjeve etj.

1 Alessandro Roselli. Italy and Albania: Financial Relations in the Fascist Period, I.B. Touris & Co., 2006, London, f.30

2 A. Roselli, Italy and Albania…, f.33

3 S. Trani, L’unione fra l’Albania…, f. 29

Page 124: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

100

3.1 Funksioni i SVEA-s gjatë periudhës së monarkisë

SVEA ishte një fond i krijuar me kapital të qeverisë italiane, në vitin 1925 e cila do t’i jepte Shqipërisë fonde për të financuar investime të ndryshme me rëndësi për zhvillimin e vendit. SVEA do të shërbente si një instrument i qeverisë italiane por që do t’i jepte një ndihmë të madhe konsolidimit të pushtetit të Ahmet Zogut. Ky pushtet nuk mund të forcohej pa patur një lloj zhvillimi ekonomik, i cili edhe po të ishte elementar do të kishte pasur efekt në një vend si Shqipëria, ku mungonin kushtet minimale të jetesës.1

Në kuadrin e SVEA-s, me qeverinë shqiptare u nënshkruan disa marrëveshje si më poshtë:

a) Marrëveshja e parë më 15 mars 1925; b) Marrëveshja e dytë 29 maj 1925; c) Marrëveshja e tretë më 26 korrik 1925; d) Marrëveshja e katërt më 27 qershor 1926.

Sipas këtyre marrëveshjeveve SVEA i akordonte Shqipërisë një shumë prej 50.000.000 franga ari të cilat do të investoheshin në territorin e Shqipërisë. Këto para do të paguheshin në faza të ndryshme, për një periudhë 40 vjeçare, me një interes që nuk mund të shkonte më shumë se 7.5%, apo më shumë seç mund të ishte interesi i tregut. Borxhi ishte i destinuar për ndërtimin e rrugëve dhe porteve. Kapitali i SVEA-s u krijua nga bankat italiane të nivelit të dytë dhe nga Instituti Italian për Kolonizimin dhe Ndërmarrjet e Punëve Italiane jashtë Vendit (INCE).2 Krijimi i SVEA-s hapi edhe kapitullin për kërkimin gjithnjë e me më shumë inisistim nga ana e Mussolinit për koncesione në sektorin e naftës, pyjeve dhe bujqësisë.3

Më konkretisht burim për pagesën e borxhit, sikurse përcaktohej në nenin 25 të marrëveshjes së datës 29 maj 1925, do të ishin të ardhurat e grumbulluara nga monopoli i kripës, i letrës së cigareve dhe i shkrepseve deri në një shumë prej 8.5 milion franga ari.4 Për vlerësimin e ofertave do të ndërtohej një komision, i përbërë nga një përfaqësues i Ministrisë së Punëve Publike shqiptare dhe një përfaqësues italian i Bankës Kombëtare e Shqipërisë e cila do të jepte oferta por edhe do të promovonte dhënien e ofertave (neni 1).5 Në këtë mënyrë, krijohej një lidhje shumëfishe mes fondit SVEA, Bankës Kombëtare, të cilat ishin të dyja në dorë të Italisë dhe qeverisë shqiptare. Sikurse pritej, firmat që përfituan më shumë nga fondi ishin “Fratelli Ragazzi” nga Milano, “Fratelli Mazorana” nga Trieste, “Venanzetti & co.”, etj..6, pra kryesisht firma italiane. Me pak fjalë, paratë e marra me kredi dhe interes nga Qeveria Shqiptare, shkonin e derdheshin përsëri në buxhetin e Italisë. Sikurse thekson edhe autori Pietro Quaroni, i cili ka shërbyer në periudhën e monarkisë pranë legatës italiane, SVEA ishte krijuar si një organizëm i cili do të shërbente për të shpenzuar kapitalet italiane në mënyrë të arsyeshme. Qëllimi italian ishte të bëheshin punime publike në mënyrë sa më të shpejtë. Sigurisht që qeveria italiane nuk

1 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1932, Fl.7 (Artikull botuar në gazetën “Vita industriale e commercial” me titull

“Shqipëria nën ktherat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 2 A. Roselli, Italy and Albania…, f.40

3 S. Trani, L’unione fra l’Albania…, f. 28

4 L. Laselli. L’espansione finanziaria …, f. 65-101

5 L. Laselli, L’Espansione finanziaria…., f. 65-104

6 L. Laselli, L’Espansione finanziaria…., f. 73

Page 125: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

101

shpresonte dhe as nuk ushqente ndonjë iluzion se qeveria shqiptare do të paguante ndonjëherë këtë kreditim.1

Sipas nenit 8 të marrëveshjes së parë, qeveria shqiptare ishte e detyruar ti paguante SVEA-s duke filluar nga 15 qershori i vitit 1925, këstet debitore mujore për shërbimin e amortamentit (shlyerja e kapitalit të interesave) dhe të interesave të huasë. Me marrëveshjen e 27 qershorit të vitit 1926, një pjesë e kësteve debitore të skaduara u kompensuan me interesat aktive të rrjedhura prej fondit të huasë, të cilat ishin të depozituara pranë Bankës Kombëtare. Gjithashtu në vitin 1927, SVEA i akordoi Qeverisë Shqiptare një zbritje (bonifikasion) përmbi këstet e debisë mujore të cilat u reduktuan nga 533.000 fr.ari në 469.737 fr.ari. Deri në vitin 1927 qeveria shqiptare nuk bëri asnjë pagesë për SVEA-n, dhe me gjithë kompensimet dhe uljet që u bënë, vazhdonte të ishte debitore kundrejt saj. Sipas llogarive të SVEA-s, borxhi i Qeverisë Shqiptare kundrejt saj, në vitin 1928 llogaritej 1.826.264,90 franga ari.2

Pas një periudhe studimi dhe shqyrtimi të gjendjes në të cilën ishte vendi SVEA, duke filluar që nga viti 1927, projektoi të realizojë disa vepra publike, kryesisht me pjesëmarrjen e instituteve dhe shoqërive italiane. Në mënyrë që SVEA të funksiononte, Italia loboi fuqishëm pranë industrialistëve italianë, që ata të bindeshin për të ardhur në Shqipëri dhe për të investuar nga fondet SVEA. Shumë kompani italiane u transferuan pjesërisht e disa prej tyre edhe tërësisht në Shqipëri. Kështu ndodhi me kompanitë si Cidonio S.A, Mediterranea Albania, Imprese Aureli, Imprese Veselli S.A. Immobiliare (për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Elbasan), Marinucci, Impresa Simoncini S.A, Ferrobeton, Federici, SICELP, Staccioli, Moscati (për ndërtimin e rrugëve, ujësjellsave dhe porteve).3 Shoqëri të ngjashme italiane u krijuan për shumë pasuri të tjera natyrore të Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e këtyre pasurive dhe tregëtimin e produkteve për interestat italianë, sidomos pas vitit 1926. Mund të përmendim disa prej tyre si: Shoqëria Italo-Shqiptare për Shfrytëzimin e Minierave të Selenicës (Societa Italo-Albanese per lo Sfruttamento delle Miniere-SISMA), Shoqëria e Karboneve Italiane (Societa Carboni Italiani-SCI), Shoqëria Italiane për Depozitat e Linjitit (Societa Italiana Giacimenti Lignite-SIGL), Shoqëria Italiane për Pyjet Shqiptare (Societa Italiana Foresti Albanesi-SIFA) etj.,4 e cila i kishte vënë syrin edhe arit edhe hekurit.5

Gjithsesi në vitin 1928, plani i investimeve italiane në Shqipëri kapte shifrën e 50 milion franga ari ku 14.800.000 shkonin për rrugë, 11.265.000 për ura, 8.800.000 për prote, 2.200.000 për hekurrudha, 6.735.000 për ndërtesa, 485.000 për post-telegraf, 5.000.000 për bujqësi dhe 335.000 për studime.6 Në fakt për shumën prej 50 milion, qeveria shqiptare duhej të paguante nga 6 milion franga ari në vit, kështu që kjo shumë maturohej në 75 milion dhe shumë shpejt do të kapte shifrën e 100 milion. Kjo hua ishte një barrë e madhe për një vend si Shqipëria që kishte një buxhet prej 16 milion franga ari në vit. Qëllimi i vërtetë i Italisë ishte të shtinte në dorë

1 Piero Quaroni. Valixhja Diplomatike. Tiranë: Albinform, 1993, f. 154

2 AQSh, Fondi 146, V. 1928, D. 79, Fl. 4

3 L. Iaselli, L’Espansione finanziaria…, f. 81

4 S. Trani, L’Unione fra l’Albania…, f. 30

5 AQSh, Fondi 251, D. 256, V. 1935, Fl. 10 (Artikull botuar në gazetën “Pravda” me titull “Shqipëria liferanti ushtark

i Italisë”, dt. 27.11.1935) 6 AQSh, Fondi 251, D. 206, V. 1928, Fl. 6

Page 126: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

102

doganat, të cilat në këto raste shërbejnë si garanci për larjen e huasë. Vetëm nëpërmjet bashkimit doganor Italia e kishte të mundur të realizonte integrimin total mes dy vendeve. 1

Gjithashtu, Dhoma e Tregëtisë Italo-Orientale botoi në vitin 1929 një vëllim me rreth 150 faqe që përmbanin ilustrime të ndryshme mbi lëndët kryesore që gjendeshin në Shqipëri, karakteristikat tregtare të Shqipërisë, bujqësinë shqiptare dhe pasuritë e saj, pasuritë natyrore, minarare, rrugët, komunikacionin, financat e shtetit, qarkullimin e parasë dhe kreditimet, tregtinë e jashtme dhe traktatet italo-shqiptare.2 Ky publikim ishte një lloj guide biznesi për të gjithë investitorët italian. Ai bëhej me qëllim për të nxitur tregtarët, industrialistët por edhe persona të tjerë që mund të interesoheshin për të investuar në Shqipëri. Sa më shumë të pranishme të ishin sipërmarrjet italiane në vend, aq më efektive bëhen veprimet apo mosveprimet e tyre në ekonomi. Me pak fjalë kjo është një mënyrë për të shtënë në dorë gjithë ekonominë e vendit, ose të paktën pjesën më vitale të tij.

Nga ana tjetër veprat që u projektuan për ndërtimin e SVEA-s kishin si objektiv realizimin e qëllimeve politike dhe ushtarake italiane. Përshembull, shumë rrugë u ndërtuan në drejtim të kufirit grek dhe atij jugosllav,3 sepse edhe qëllimi ushtarak i Italisë ishte që Shqipëria të bëhej një këcënim potencial për Ballkanin, sidomos për fqinjin verior. SVEA caktonte se kush do të marrte kredi, cilat degë të ekonomisë shqiptare do të zhvilloheshin, cilat rrugë do të ndërtoheshin më parë, kujt i duhet dhënë kredi e kujt jo.

Në vitin 1927 u nënshkrua, Paktit të Dytë të Tiranës. Zogu duke qenë i vetëdijshëm mbi përfitimet që do të kishte Italia nga kjo marrëveshje, kërkoi një moratorium për pagesën e interesave të huasë. Filluan negocimet mes ministrit të financave Sulejman Starova dhe përfaqësuesin e SVEA-s Amedeo Gambino, për shumat që Shqipëria ishte e detyruar të paguante.4 Mirëpo një shtyrje e afatit të pagesave do të sillte një rritje të interesit. Kështu në vend që të paguheshin pesë milione gjysëm, si shumë e përgjithshme për interesat do të paguheshin tetë milion. Për këtë arsye, Zogu shkroi një letër të posaçme për Mussolinin, me qëllim për t’i kërkuar ndihmë në mënyrë personale. Mussolini e pranoi kërkesën dhe e quajti të drejtë kërkesën e Zogut.5

Moratoriumi për pagesat e SVEA-s u nënshkrua më 2 janar 1928, ndërmjet Drejtorit të SVEA-s Amedeo Gambino dhe Ministrit të Fianancave Sulejman Starova. Ky moratorium ishte i përbërë nga pesë nene, ku përcaktohej që:

1. Qeveria shqiptare nuk do të kryente pagesa për vitin 1928-1929; 2. Qeveria shqiptare nuk do të paguante as për vitet 1925, 1926,1927; 3. Për vitin 1930 do të paguheshin vetëm 1.000.000 franga ari, të ndara në 12 këste

mujore; 4. Për vitin 1931 do të paguheshin 2.000.000 franga të ndara gjithashtu në 12 këste

mujore;

1 A. Këlcyra, Shkrime për historinë…, f. 237

2 AQSh, Fondi 251, D. 376, V. 1929, Fl. 308 (Artikull botuar në gazetën “Il Sole” me titull “Vlerësime ekonomike për

Shqipërinë”, dt. 5.12.1929) 3 Bernd J. Fischer. Zogist contributions to the development of an Albanian national consciousness. Monarkia

Shqiptare 1928-1939. Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë. Tiranë: Toena, 2008, f. 24 4 AQSh, Fondi 251, D. 266, V. 1928, Fl.27, dt. 29.2.1928

5 Bernd J. Fischer. Mbreti Zog …, f. 177

Page 127: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

103

5. Pagesat e shumave të vitit 1928 dhe të diferencave të mbetura nga vitet 1928, 1929, 1930, 1931 që përftoheshin nga diferenca midis kësteve fillestare që duheshin paguar që në fillim dhe kësteve, të fillonin të paguheshin duke filluar nga viti 1932;1

Sipas raportit justifikues të paraqitur në Kuvend nga Këshilli i Ministrave, qeveria

italiane, në saj të negocimeve të vazhdueshme me qeverinë shqiptare kishte bërë të mundur anullimin e kamat-vonesave të borxhit, të cilat do të shkonin deri në 11% (pra 7-8 milion fr. ari). Në fakt qeveria italiane ishte ajo që kishte bërë të mundur ndërjmjetësimin me SVEA-n që këto kamata të anulloheshin.2 Ishte pikërisht qeveria italiane që kishte marrë përsipër t’i paguante aksionerëve italian të fondit SVEA një vlerë prej 7.5%.3

Në janar të vitit 1928, gjithashtu u aprovua në Kuvend ligji, i cili përcaktonte si do të ndahej shuma prej pesëdhjetë milion franga ari në kapituj të ndryshëm për punët botore. 4

Tabela 3.1.1 Ndarja në zëra e financimeve SVEA në vitet 1928-1931

Kap. Përmbledhje Shuma e përgjithshme 1927/28 28/29 29/30 30/31 I Rruga 14.800.000 2.700.000 8.300.000 3.800.000 - II Ura 11.265.000 3.500.000 7.765.000 - - III Limane 8.880.000 630.000 3.250.000 2.500.000 2.500.000 IV Hekur-udha 2.300.000 900.000 1.400.000 - - V Ndërtesa 6.735.000 2.360.000 3.925.000 450.000 - VI Post-Telegraf 485.000 185.000 300.000 - - VII Bujqësi dhe tharje kënetash 5.000.000 1.000.000 3.000.000 1.000.000 - VIII Studime 535.000 150.000 250.000 135.000 - Total 50.000.000 11.425.000 28.190.000 7.885.000 2.500.000

Pavarësisht se zërat e financimeve ishin ndarë, punimet filluan dhe vijuan me shumë

vështirësi. Ndyshe nga çmund të arsyetohet, pengesat nuk vinin nga pala italiane, por nga ajo shqiptare dhe pas kësaj fshihej loja e zakonshme e dyfishtë e Zogut.

Presidenti që ndërkohë po bëhej gati për tu shpallur mbret, e kishte kuptuar se Mussolini nëpërmjet këtij borxhi synonte drejtimin e ekonomisë dhe të administratës në të gjithë vendin. Sapo punimet të fillonin, drejtimi italian fillonte të merrte jetë dhe do të bëhej diçka konkrete. Për këtë arsye, Zogu nguronte të paguante këstin e parë të boxhit, gjë që do ti hapte rrugën fillimit të ndërtimeve të veprave publike. Sipas histografisë italiane ishte Zogu vetë që pengonte fillimin e financimeve. Për të penguar financimet qeveria shqiptare nxirrte edhe justifikime të pa bazuara. Përshëmbull, sipas një procesverbali të SVEA-s, më datë 9.11.1927, pala shqiptare nxirrte si pengesë mungesën e kontratës, sipas së cilës njëra palë (pala e kontraktuar) merr përsipër me organizimin me mjetet e veta financiare, detyrimin për të kryer një vepër për përfitim të palës tjetër. Kishte raste kur pala shqiptare ankohej për mungesën e planifikimeve teknike, apo raste të tjera ku verifikoheshin edhe vonesa të natyrave të ndryshme, si ndarja e

1 AQSh, Fondi 251, D. 266, V. 1928, Fl. 27, dt. 29.2.1928

2 AQSh, Fondi 146, D. 79, V. 1928, Fl. 7

3 Bernd J. Fischer, Mbreti Zogu dhe përpjekja …, f. 178

4 AQSh, Fondi 146, D. 79, V. 1927, Fl. 19

Page 128: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

104

huasë nëpërmjet veprave të ndryshme publike.1 Ministri italian në Tiranë shpjegonte në një nga raportimet e tij se këto vonesa bëheshin me qëllim nga Zogu dhe ishte pjesë e filozofisë së tij të punës, pasi ai dontë të dobësonte sa më shumë lidhjet e me Italinë që do të vinin si pasojë e fillimit të pagesave.2 Kështu ishte krijuar një gjendje e çudiçme, ku pengesat nuk vinin nga kredituesi, por nga debitori.3

Marrëveshja e moratoriumit, e cila ishte shumë dashamirëse për të qenë e vërtetë, u komentua me të drejtë edhe nga shtypi i huaj. Në gazetën britanike “Foreign Affairs”, thuhej se traktati Italo-Shqiptar prej 50.000.000 fr.ari siguronte prioritetin italian. Ishte mëse e kuptueshme që Shqipëria e kishte të pamundur të paguante këtë borxh, por nëpërmjet saj Italia mund të merrte koncesione, mund të bënte shpenzime për material ushtarake, mund të ndërtonte rrugë strategjike etj.4

Duhet të kemi parasysh që bëhet fjalë për fillimin e vitit 1928. Pikërisht në shtator të këtj viti Ahmet Zogu u shpall mbret por puna dhe plani për ndryshimin e regjimit, kishte filluar që një vit më parë, në shtator të vitit 1927. Për këtë arsye Italia nuk donte në asnjë mënyrë të kundërshtonte mbretin e ardhshëm, përkundrazi ajo vazhdonte ta “llastonte” atë. Kjo ishte arsyeja pse qeveria italiane vendosi të merrte përsipër të ngarkohej me detyrimin e interesave mbi të gjitha shumat, pagesat e së cilave do të shtyheshin si pasojë e Moratoriumit. 5

Në fakt jo më vonë se dy muaj nga nënshkrimi i Moratoriumit, u vu re që ishte luhatur kursi i këmbimit të liretës, e cila pësoi një vlerësim (deflacion). Kjo gjë solli edhe një përfitim për qeverinë shqiptare pasi shumat e akorduara ishin rritur.

Më 18 korrik 1928 Parlamenti Shqiptar, aprovoi një tjetër ligj, në bazë të të cilit, u bë një rindarje të shumave si më poshtë:6

Tabela 3.1.2 Rindarja në zëra e financimeve SVEA në vitet 1928-1931

Kap. Përmbledhje Shuma përgjithshme

Shuma e modifikuar

1927/28 28/29 29/30 30/31

I Rruga 14.800.000 22.200.00 2.700.000 8.300.000 3.800.000 - II Ura 11.265.000 12.665.000 3.500.000 7.765.000 - - III Limane 8.880.000 9.380.000 630.000 3.250.000 2.500.000 2.500.000 IV Hekur-udha 2.300.000 2.300.000 900.000 1.400.000 - - V Ndërtesa 6.735.000 9.400.752 2.360.000 3.925.000 450.000 - VI Post-Telegraf 485.000 485.000 185.000 300.000 - - VII Bujqësi dhe tharje

kënetash 5.000.000 5.000.000 1.000.000 3.000.000 1.000.000 -

VIII Studime 535.000 635.000 150.000 250.000 135.000 - Total 50.000.000 62.065.752 11.425.000 28.190.000 7.885.000 2.500.000

1 L. Laselli, L’Espansione finanziaria…., f.70

2 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 251, f. 174, (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 23.7.1933)

3 L. Laselli, L’Espansione finanziaria…, f.67

4 AQSh, Fondi 251, D. 82, V. 1928, Fl. 25 (Artikull botuar në “Foreign Affairs” me titull “Ballkani përsëri i paqtuar:

Italia, Shqipëria, Jugosllavia”, dt. 25.2.1928) 5 AQSh, Fondi 251, D. 266, V. 1928, Fl. 14

6 AQSh, Fondi 146, D. 79, V. 1928, Fl.. 13 (Dekret ligj dt. 18.07.1928)

Page 129: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

105

Sikurse vërehet nga tabela e mësipërme, në totalin e përgjithshëm, shuma e huasë kapte shifrën prej 62.065.752 fr.ari. Kjo rritje në shumën e përgjithshme bëri që të rriteshin edhe shumat për çdo kapitull të cilat gjithashtu u rritën. Kështu u rritën shumat për rrugë, ura, limane, hekurudha, ndërtesa dhe studime, ndërsa shumat për bujqësinë dhe post telegraf nuk pësuan ndryshime. Gjithashtu u rritën edhe këstet që parashikoheshin të pagueheshin për çdo vit për shumat e akorduara.

Por çfarë mund t’i ofronte Zogu Italisë, në këmbim të kësaj bujarie? Dhënia e koncesioneve ishte një nga mënyrat që Zogu mund të përdorete për të shpërblyer Italinë. Koncesionet jepeshin shpesh herë pa kriter dhe më shumë dëmtonin se sa ndihmonin ekonominë e Shqipërisë. Përshembull monopoli i vajgurit, i cili u dha në vitin 1929 për interesa të Italisë falë një marrëdhënieve klienteriste tërësisht korruptive. Gjithashtu italianët, përveçse për vajgurin shprehnin interes edhe për fusha të tjera të ekonomisë, si përshembull pyjet. Ekspertët italianë kishin mendimin se burimet natyrore pyjore ishin me tepri në Shqipëri dhe duheshin eksploruar me kujdes mundësitë e shftrytëzimit të tyre. Në fakt, ata nuk nënvlerësonin asnjë nga fushat ku mund të kishte shkëmbime tregtare apo industriale.

Megjithë borxhin dhe masat lehtësuese të shlyerjes së tij, problemet e ekonomisë shqiptare vazhdonin të ishin shumë të mprehta. Kjo për arsye se problemet ekonomike nuk ishin probleme që mund të zgjidheshin nga një borxhi i huaj. Ato ishin kryesisht probleme strukturore. I gjithë sistemi ekonomik ishte strukturuar keq sipas modelit primitiv të trashëguar nga Perandoria Osmane. Taksat dhe doganat ishin burimi kryesor i të ardhurave, por sistemi fiskal ishte i tillë që nuk nxiste biznesin dhe zhvillimin, por kishte si qëllim vetëm vjeljen e parave për arkën e shtetit. Pothuajse 28% e të ardhurave në buxhetin e shteti sigurohej nga fshatarësia, e cila ishte pjesa më e varfër e popullsisë. Doganat siguronin 59% të të ardhurave, por barra doganore ishte shumë e lartë sidomos për ushqimet.7 Ndoshta kjo ishte vendosur e tillë që ndihmonte prodhimin vendas, por në fakt një gjë e tillë nuk ndodhte edhe sepse fshatarësia nuk ndihmohej nga sistemi fiskal, por përkundrazi vetëm përkeqësohej.

Gjendja ekonomike gjithsesi nuk mund të përmirësohej shpejt nga investimet e SVEA-s. Në përgjithësi veprat e ndërtuara nga SVEA ishin vepra që nuk sillnin përfitime të menjëhershme, pra nuk gjeneronin të ardhura. Bëhej fjalë më shumë për vepra që në rastin më të mirë, do të sillnin fitime në hark më të gjatë kohor. Kjo u vërtetua pas pushtimit të Italisë në vitin 1939, kur u vendos të hartohej një program më i madh për zhvillimin dhe vlerësimin e burimeve ekonomike të Shqipërisë, ku vëmendje të veçantë iu kushtua pikërisht investimeve të SVEA-s.8

Përveç ekonomisë së dobët, gjendja vështirësohej edhe nga mënyra e gabuar e konceptimit të buxhetit si dhe nga vendimet e gabuara për shpenzimet. Përshembull në vitin financiar 1929-1930 vihet re se 45.5% e shpenzimeve shkonin për ushtrinë. Nderkohë shuma shumë të vogla shkonin për sektorë tjerë. Kështu Ministria e Brendshme kishte 7.3%, Ministria e Financave 7.3%, Ministria e Ekonomisë Kombëtare 5.7%, Ministria e Drejtësisë 3.9%, Ministria e Punëve Botore 3.5%. Sikurse vihet re shpenzimet e ushtrisë janë 6-7 herë më të mëdha se ato të sektorëve tjerë dhe kjo tendencë është pak a shumë e njëjta edhe në vitet në vazhdim të monarkisë. Këto shpenzime nuk mund të justifikoheshin për një vend si Shqipëria. 9

7 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet …, f. 178-179

8 L. Laselli, L’Espansione finanziaria…., f.72

9 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f. 179

Page 130: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

106

Në këto kushte gjendja ekonomike e vendit nuk premtonte për asnjë përmirësim. Vendi vazhdonte të vuante nga kushte të dëshpëruara jetese dhe buxheti i shtetit nuk kishte aspak fuqi për të paguar, qoftë edhe një këst të vetëm të huasë. Qeveria shqiptare në vitin 1931, u ndie përsëri e detyruar ti drejtohej qeverisë italine për një tjetër hua, e cila do të duhej ti përmbahej kushteve të tjera, ndryshe nga huaja e SVEA-s pasi kjo e fundit rezultoi jo efikase për kushtet e Shqipërisë.

Nga ana tjetër për SVEA-n, qeveria italiane shprehte pakënaqësi, pasi qeveria shqiptare nuk kishte kryer veprimet e duhura në buxhetin e saj sikurse ishte këshilluar nga pala italiane. Në këto kushte italianët këshillonin qeverinë shqiptare të operonte me një buxhet të reduktuar për administratën duke ulur shpenzimet.1 SVEA nuk pati sukses që në fillim. Sikurse pamë më lart një pjesë e financimeve nuk u realizuan menjëherë, por u pezualluan për faj të të dy palëve. Goditja e parë e SVEA-s, filloi të ndihej në vitin 1931, kur filloi edhe acarimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si pasojë e mos rinovimint të paktit. Megjithatë Italia nuk e dha veten dhe në fakt akordoi pseudo-borxhin e vitit 1931, me qëllim për ti treguar Shqipërisë që në fakt pakti duhej të ishte më i rëndësishëm për Shqipërinë se sa për Italinë. Në konceptin e Mussolinit, duhej të kishte qenë Shqipëria e interesuar për paktin dhe jo e kundërta. Sigurisht që Mussolini ishte shumë i acaruar nga ky fakt, por nuk dëshironta te linte këtë të kuptohej.

Sipas gazetës italiane “La Vita Commericiale e Industrisale” botuar në 1931 në Torino, mekanizmi SVEA e arriti qëllimin e saj deri në vitin 1931 ku kishte shërbyer si mjeti i skllavërimit ekonomik të Shqipërisë. Deri në këtë vit SVEA caktonte se kush do të merrte kredi dhe cila degë e ekonomisë shqiptare do të zhvillohej, cila rrugë do të ndërtohej më parë, etj. Pas vitit 1931, imperializmi italian, sipas kësaj gazete, duhej të merrte një drejtim të ri: drejtimin e koncesioneve.2

Sikurse shpjegohet në kapitullin e parë, reagimi i vërtetë i Mussolinit ndaj mos rinovimit të paktit filloi pikërisht në mars të vitit 1932. Mussolini i dërgoi udhëzimet e tij Ministrit Fuqiplotë Soragnës ku e sqaroi në lidhje me kursin e ri të ndihmës financiare të Shqipërisë. Sipas Mussolinit: “Si parim, nuk duhet të bëhet e ditur se reduktimi i financimeve është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e mosrinovimit të paktit. Shqipërisë nuk i duhet dhënë përshtypja se po sakrifikohet për shkak të patriotizmit. Duhen bërë disa kompromise minimale duke pasur parasysh se qëllimi kryesor i mekanizmit të SVEA-s, nuk ishte ai i arkëtimit të kësteve të borxhit, por mbajtja gjallë premtimeve. Të gjitha llojet e vonesave në pagesa, shtojnë masën e borxhit dhe kjo ndikon në përmbushjen e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata. Qëllimi afatshkurtër është forcimi i besimit të Shqipërisë tek qeveria fashiste, kurse qëllimi afatgjatë është rritja e premtimeve. Prandaj duhej dhënë përshtypja e një lloj tolerance përsa i përket pagesës së SVEA-s, por duhet bërë kujdes: të flitet për tolerancë dhe jo moratorium. Duhet treguar se SVEA nuk është pronë e qeverisë fashiste, por është një fond privat. Nuk duhet të ketë nota zyrtare nga ana e qeverisë për SVEA-n. Duhet sqaruar pala shqiptare se deri më tani ka pasur një orientim nga ana e qeverisë fashiste për grupin financiar SVEA, në emër të tolerances për bilancin shqiptar. Financimet duhet të vazhdonin sipas procedurave normale bankare të borxhit, duke mbajtur siç duhet të gjithë dokumentacionin kontabël”.3

1 AQSh, Fondi 251, D. 100. V. 1933, Fl. 95 (Letër dërguar mbretit nga Mark Kodheli më 30.7.1934)

2 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1932, Fl. 7 (Artikull botuar në gazetën italiane “Vita industriale e commercial” me titull

“Shqipëria nën ktherat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 3 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 259, f. 447-448 (Letër e Mussolinit për Soragnën, dt. 1.3.1932)

Page 131: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

107

Nga ky udhëzim, vihet re se duke filluar që nga viti 1932, Italia nuk do të bënte më rolin e ndërmejtësit për qeverinë shqiptare kundrejt fondit SVEA-s. Italia tërhiqej nga ky mision. Me fjalë të tjera Italia nuk do të ndihmonte më në përmbushjen e buxhetit të shtetit. Kjo ishte edhe arsyeja pse borxhi prej 100.000.000 franga ari u akordua. Pra borxhi i qeverisë italiane ska të bëjë me borxhin SVEA. Pra qeveria italiane donte të tregonte se vazhdonte të ishte aleate për financat shqiptare me aq sa i takonte, kurse me SVEA-n, nuk mund të merrej më. Sigurisht që kjo tendencë e Italisë solli përkeqësime në ekonomi. Buxheti i shtetit ishte shumë i dobët. Këtë e dinte edhe Italia, edhe mbreti, i cili i zënë ngushtë, vazhonte të kërkonte me ngulm një borxh tjetër.

Në mars të vitit 1933 mbreti Zogu pati një takim me ministrin i Italisë në Tiranë, Armando Koch. Në këtë takim ai shprehu shqetësimin se se buxheti i shtetit për ushtrimin e ri financiar ishte në rrezik. Mbreti ishte i shtrënguar të bënte reduktime financiare për ushtrinë. Këtë Zogu e bënte me qëllim që të prekte sektorin që ishte më i rëndësishëm për Italinë: sektorin ushtarak. Megjithatë Koch ruajti gjakftohtësinë duke iu përgjigjur se kishte qenë papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare që kishte çuar në këtë gjendje. Sipas Koch: “Kabineti qeveritar, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ishte shqetësuar fare për bilancin e pagesave. Për këtë arsye tashmë kishte ardhur rasti, që qeveria të tregonte një lloj serioziteti duke vendosur një shumë të caktuar në llogarinë e borxhit, pavarësisht se çfarë vendimi do të merrte më pas SVEA”. Qeveria bëri sikur e dëgjoi sugjerimin e Koch, dhe menjëherë dërgoi një letër zyratare tek SVEA, ku i kërkohej palës italiane që të rishikohej edhe një herë gjendjen financiare. Qeveria e quante një detyrim të shprehte mirënjohjen për SVEA-n dhe dëshironte te përmbushte të gjitha detyrimet e parashikuara, por për këtë haste vështirësi që rridhnin nga kriza ekonomike botërore. Sipas kësaj letre: ”Burimi kryesor i të ardhurave kishte deficit të vazhdueshëm, produktet ishin zhvlerësuar dhe gjendja ekonomike ishte një “pasqyrë e zezë”.1 Pra Shqipëria ishte në pamundësi natyrale për të përmbushur detyrime e huasë.

Ajo që Shqipëria kërkonte të këtë rast, nuk ishte thjesht një moratorium për borxhin, sikurse bëri në 1927, por një riprogramim afatgjatë për pagesën e borxhit. Ministri italian nuk iu përgjigj fare kësaj kërkese. Zogu përsëri duke përdorur stilin e tij strategjik, deklaroi se në fund të vitit financiar, ushtria shqiptare nuk do të ekzistonte më. Si gjithmonë, Gjeneral Pariani u alarmua, por përsëri Koch nuk i ktheu përgjigje. Në fund të prillit, Italia e tërhoqi Parianin nga Shqipëria së bashku me katër asistentët e tij. Zogu u shqetësua për këtë, pasi tek Pariani kishte gjetur njeriun që mbështeste gjithnjë idenë e shpenzimeve italiane për ushtrinë shqiptare.2

Zogu shkoi edhe më tutje duke përdorur dredhitë e tij të zakonshme. Ai i kërkoi ish minsitrit të financave Fejzi Alizotit të hartonte një buxhet të ri ku të pasqyroheshin shkurtime të konsiderueshme në ushtri. Sipas porosisë së Zogut shkurtimet në ushtri do të shkonin deri në masën 50%. Zogu e bëri këtë sepse e dinte që Fejzi Alizoti ishte një vegël e sprovuar e italianëve dhe ishte i bindur se ai do ta transmetonte lajmin e rremë menjëherë tek pala tjetër.3

Në fakt kjo manovër mashtruese të Zugut, deri në vitin 1932-1933 kishte funksionuar. Por mesa dukej pas vitit 1933 gjërat kishin filluar të ndryshonin, pasi italinët u përgjigjën me vonesë se do të pranonin të rifillonin negociatat dhe të jepnin ndihmën e tyre financiare në ushtri

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 206, f. 222-223 (Letër e Koch për Mussolini, dt. 15.3.1933)

2 J. Tomes, King Zogu …, f. 67-72

3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe …, f. 221

Page 132: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

108

dhe në ekonomi, me kusht që shpenzimet të monitoroheshin nga vetë ata. Në këmbim kërkonin dhënien e koncesioneve të tjera. 1

Ankesës së Zogut se Shqipëria e kishte të pamundur të paguante borxhin, Mussolini iu përgjigj se nëse kjo është e vërtetë, do të thotë se Shqipëria nuk është në gjendje të gjenerojë të ardhura. Meqënëse një nga burimet e shtetit për gjenerimin e të ardhurave janë doganat, Italia i propozoi Zogut, nëpërmjet minsitrit Koch, që të lejonte vendosjen e disa specialistëve italian në doganat shqiptare me qëllim që ata të studionin situatën dhe të gjenin mënyra të reja për të vjelur sa më shumë të ardhura. Ky ishte hapi i parë drejt kërkesës për bashkimin doganor. Zogu fillimisht mblodhi disa specialistë të fushës për të dhënë një mendim. Ata e këshilluan Zogun, se nëse Shqipëria do të vendoste ta bënte këtë do të ishte sikur të shiste me vullnetin e saj sovranitetin tek Italia. Kjo bëri që Zogu të refuzonte me ngulm këtë sugjerim.2

Bashkimi doganor do ti bënte varrin pavarësisë ekonomike dhe politike të vendit. Ky ishte edhe argumentimi që jepte Gazeta “Politika” e Beogradit, e cila bën një analizë të situatës së marrëdhënieve mes dy vendeve pikërisht në këtë periudhë. Po sipas kësaj gazete, nëpërmjet SVEA-s, Italia ushtronte presion edhe për monopolizimin e shoqërisë së telegrafit, të punëve elektrike, rregullimin e limanit të Semanit dhe kolonizimin e Myzeqesë. Komenti i gazetës është se deri në këtë periudhë Shqipëria kishte rezistuar, por ndoshta shtrëngimi financiar do të bënte që Shqipëria të pranonte këto kërkesa.3

Paralelisht me shkresat, pala shqiptare kishte bërë tentativa për bisedime me SVEA-n, por nuk kishte pasur asnjë lloj qasje positive, madje delegatët e saj as nuk ishin përpjekur për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.4 Për këtë arsye në shkurt të vitit 1933, ministri shqiptar i punëve të jashtme i kërkonte qeverisë fashiste italiane që të ndryshonte rregulloren e SVEA-s dhe të fillonin bisedimet për një tjetër borxh. Një muaj më pas legata italiane i ktheu përgjigje se: “Asistenca teknike dhe financiare e deritanishme që ka dhënë qeveria fashiste duhet të jetë e mjaftueshme për t’i bërë ballë situatës së Shqipërisë. Gjithsesi qeveria italiane do të jetë në krah të qeverisë shqiptare në nevojat që ajo do të ketë, por mendon se qeveria shqiptare do të dijë të shfrytëzojë ndihmën e deri tanishme për të përballuar shpenzimet e shtetit dhe administrimin normal të tij.5

Në prill të vitit 1933, qeveria shqiptare procedoi me ndryshimet për nacionalizimin e arsimit shqiptar. Ky ishte edhe momenti kulminant i krizës, pas së cilës u kuptua se Italia do të mbyllte rubinetat e financimeve të saj. Atëherë Zogu i dërgoi një letër legatës italiane ku i parashtronte këndvështrimin e tij, si më poshtë:

1. Fondi SVEA u aprovua me qëllim ekzekutimin e një programi pune i cili kishte pasur

një karakter veçanërisht strategjik për Italinë, përderisa deri tani populli shqiptar nuk ka pasur asnjë përfitim;

1 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe…., f. 221

2 B. J. Fischer, Mbreti Zogu dhe përpjekja…, f. 224

3 AQSh, Fondi 251, D. 222, V. 1933, Fl. 1 (Telegram nga legata e Beogradit, dt. 1.10.1933)

4 AQSh, Fondi 251, D. 100, V. 1933, Fl. 196 (Letër mbi traktatin tregtar)

5 AQSh, Fondi 251, D. 205, V. 1399, Fl. 3 -4 (Letër e ministrit Xhaferr Ypi për legatën italiane dt. 02.1933 dhe Letër e

Legatës Italiane, dt. 19.03.1933)

Page 133: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

109

2. Deklaratat e ministrave të mëparshëm që kanë qenë në Shqipëri, kishin lënë të kuptohej se qeveria shqiptare nuk duhej të preokupohej për borxhin pasi qeveria fashiste do të ndërhynte tek SVEA në mënyrë që ajo të paguante;

3. Pavarësisht kësaj qeveria shqiptare dëshiron të paguate borxhet e saj, por në kushtet që e lejojnë financat e saj jo fort të përshtatshme;

4. Mundësitë e saj nuk e lejojnë të përmbushë angazhimet, as në këtë moment dhe as në të ardhmen e afërme, përveçse në masën modeste të deri tanishme;

5. Nëse do të kufizohen derdhjet e SVEA-s, kjo do të thotë se borxhi do të akumulohet gjithnjë e më shumë e kjo do të ishte shumë e rrezikshme;

6. Qeveria mike dhe aleate, duhet të preokupohet për gjendjen e tanishme e nëse ka akoma për zemër interesat e popullit shqiptar, duhet t’i japë Shqipërisë disa mundësi financiare për nevojat e saj të menjëhershme. Mbi të gjitha duhet t’i japë Shqipërisë atë qetësi që duket se ka kohë që ia ka marrë;

7. Nëse qeveria fashiste ka akoma të njëjtin besim dhe ndjenja kundrejt popullit shqiptar, duhet të angazhohet për zhdukjen e këtij kërcënimi;

8. Nëse qeveria fashiste do të insistojë në mbështetjen e SVEA-s, në ofertat e saj jo efikase, kjo sjellje do të interpretohej nga populli shqiptar si një linjë e ndryshuar e marrëdhënieve kundrejt tij.1

Në përgjigje të kësaj letre, Ministri Koch u shpreh se qeveria fashiste ishte treguar

gjithnjë shumë bujare. Edhe me SVEA-n qeveria italiane nuk e kishte kursyer ndihmën dhe prezenca e agjentëve të SVEA-s në Tiranë e tregonte këtë. Por kjo nuk ishte aq e lehtë, përderisa qeveria shqiptare asnjëherë nuk ishte treguar seriozisht e gatçme për të treguar vullnetin e saj të mirë. Nga ana tjetër Koch i kishte dhënë udhëzime agjentëve të SVEAs që të mos arrinin menjëherë në përfundime. Ishte e domosdoshme që ata të tregoheshin shumë të rezervuar, në mënyrë që ta kishin akoma në dorë qeverinë shqiptare. Koch mendonte se qeveria shqiptare duke qenë përpara një situate të nderë, të papërcaktuar, do të fillonte ta vlersonte situatën me më shumë seriozitet. 2 Në përgjigje të këtij reagimi, mbretin Zogu i kishte kujtuar ministrit Koch, duke iu referuar pikës 3 të letrës së mësipërme, se vërtet ministrat italianë kishin qenë miqësorë dhe i kishin siguruar mbështetje mbretit, por shpesh herë ata ishin gjendur përballë masave tërësisht në kontrast me këto siguri simpatike.3

Me këtë komunikim mes dy palëve del edhe një herë e qartë ideja se qeveria italiane nuk ishte më e predispozuar të merrej me çështjen shqiptare dhe t’i kushtonte vëmendje asaj. Përgjigjet janë shumë të thata, pothuajse fyese dhe neglizhente. Italia tashmë kërkonte ti tregonte Shqipërisë se nuk mundte në asnjë menyrë të mbahej më me këmbët e saj.

E shtyrë nga mbyllja e shkollave dhe nacionalizimi i arsimit, politika italiane ndryshoi tërësisht kursin e saj me Shqipërinë. Italia vendosi të mbante një qëndrim zvarritës, pa marrë ende vendime të menjëhershme, për të cilat Shqipëria kishte shumë nevojë, sidomos për sa i përket çështjeve financiare të SVEA-s. Kjo sjellje do ta dëmtonte Shqipërinë, por në të njëjtën kohë qeverisë shqiptare nuk duhej ti jepje përshtypja e një pozicioni të paqartë. Sipas planeve të hartuara nga Aliosi, i cili ishte shef i kabinetit të Mussolinit, Shqipëria ishte më e predispozuar të arritur një konkluzion pozitiv në negociata. Negocimet duhet të vazhdonin në dy faza:

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 420, f. 452-453 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 17.4.1933)

2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 420, f. 452-453 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 17.4.1933)

3 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 421, f. 455 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 17.4.1933)

Page 134: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

110

1) Faza e pagesave të SVEA-s duhej të ishte ajo paraprake por nuk duhej arritur në më shumë se 3.000.000 fr.a ari. Delegatët e SVEA-s duhej të insistonin të regjistronin këtë shumë në buxhetin që do të përgatitej;

2) Pas kësaj faze mund të fillohej me fazën e dytë e cila kishte të bënte me vendosjen e pagesave në natyrë. Negocimet për pagesat në natyrë duhet të zhvilloheshin paralelisht me pagesat financiare, dhe ishin po aq të rëndësishme. Këto lloj pagesa kishin të bënin me koncesione të veçanta që duhej ti jepeshin SVEA-s. Nëse do të kërkoheshin lehtësira financiare nga ana e qeverisë fashiste, si përshembull interesat për kamat vonesën, apo transferime financiare pa shpenzime për buxhetin e zakonshmëm, ministri fuqiplotë ishte i autorizuar, të deklaronte se këto edhe mund të bëheshin, por për hir të situatës së krijar nga mbyllja e shkollave katolike, ishte e nevojshme kërkimi i udhëzimeve të mëtejshme. Kjo situate do të mund të ndryshonte atëherë kur Zogu do të modifikonte nenin 228 të Statutit.1

Në fakt agjentët e SVEA-s, pavarësisht udhëzimeve të Romës, nuk arritën të bënin të mundur regjistrimin e borxhit në bilancin e shtetit. Negocimet u pezualluan për t’i lënë kohë agjentëve shqiptar, të bindnin mbretin në lidhje me shkollat fetare.2

Për të nxjerrë situatën nga gjendja e pezulluar, në qershor të vitit 1933 Zogu propozoi që një delegacion i përbërë nga Xhaferr Villa (Ministër i Financave) dhe Abdurrahman Dibra, të vizitonte Mussolinin në Romë për të disktuar mbi gjendjen e acaruar të marrëdhënieve mes dy vendeve. Një nga pikat më të rëndësishme për tu diskutuar ishte SVEA. Mussolini pranoi që të priste delegacionin e propozuar, por në lidhje me SVEA-n ai sqaronte Koch se duhej ti përmbahej asaj që ishte biseduar dhe sugjeruar edhe më parë për qeverinë shqiptare. Ideja ishte se nuk do të kishte manovra të reja mbi SVEA-n, nëse qeveria shqiptare nuk do të impenjohej të vendoste në buxhet një shumë si shenjë të vullnetit të mirë për pagesën e borxhit SVEA. Në konceptin e Mussolinit, duhej bërë një presion i madh ndaj Zogut që ai të njihte, në çdo rast detyrimet e tij ekonomike. Ndërsa për sa i përkiste detyrimeve politike, ai theksonte se duhej të mbahej një qëndrim i përmbajshëm, pasi nuk kishte besim tek Zogu.3 Pikërisht për këtë arsye ishin pezulluar edhe punimet e SVEA-s.4

Për ti bërë presion qeverisë italiane, Zogu vendosi të bënte manovra edhe me Jugosllavinë. Në qershor të vitit 1933, ai me shumë vanitet i kërkoi një borxh prej 2.5 milion fr. ari Jugosllavisë, por kjo nuk mjaftoi për të vënë në lëvizje Romën, e cila kishte vendosur të vëzhgonte indiferente ndaj këtyre demarsheve.5

E gjendur keq në këtë situatë pezullimi, qeveria shqiptare vendosi që në vitin 1934 të parashikonte një shumë prej 250.000 franga ari nga 6.000.000 që llogariteshin, pa marrë parasysh amortizimin. Pavarësisht kësaj derdhja e parave nuk u bë. Italia sigurisht që nuk mbeti e kënaqur nga kjo shumë e papërfillshme, prandaj nguli këmbë që qeveria shqiptare të vazhdonte të negocionte vetë, pra pa mbështetje e qeverisë italiane, me përfaqësuesit e SVEA-s. 6

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 441, f. 480 (Telegram i Aliosit (shefi I kabinetit) për Koch, dt. 20.4.1933)

2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 459, f. 514 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 23.4.1933)

3 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 159

4 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 908, f. 943-944, (Letër e Mussolinit për Koch, dt. 28.6.1933)

5 J. Tomes, The Italo-Albanian estranetment …, f. 68-70

6 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 699, f. 743 (Shënim i Butit për Savich, dt. 6.3.1935)

Page 135: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

111

Ndërkohë që aktiviteti diplomatik pranë qeverisë italiane vazhdonte, gjendja ekonomike në vend ishte kritike. Zogu mblodhi Këshillin e Ministrave në dy mbledhje shumë të gjata për të gjetur zgjidhjen më të mirë për situatën e krijuar. Aty u vu re se dominonin dy qëndrime të ndryshme. Nga njëra anë ishin ata që mendonin se meqë gjendja ishte shumë kritike, Shqipëria duhej të tërhiqej nga pozicioni që kishte marrë. Nga ana tjetër ishin ata që mendonin se tashmë nuk ja vlente të tërhiqeshin, pasi Italia nuk do të ndryshonte më politikën e saj kundrejt Shqipërisë dhe çdo koncesion i dhënë do të ishte tashmë i kotë. Prandaj kjo rrymë menonte, se përpara se të bëhej çfarëdolloj konçesioni, duhet të merreshin masa sigurie konkrete nga ana e Romës.1

Në vitin 1934 gjendja financiare e Shqipërisë kishte arritur në një moment kritik, për shkak të ndalimit të financimeve nga pala italiane. Në një takim midis mbretit dhe Koch në maj të 1934, mbreti kishte treguar një lloj dëshpërimi për situatën që po kalonte populli. Buxheti i shtetit nga 31 milion fr.ari në vitin 1932-1933, kishte arritur në 27.5 milion fr. ari një vit më pas, e ashmë në vitin 1934 do të kapte shifrën e 18 milion fr.ari. Për më tepër Zogu kishte plan të bënte disa reduktime të tjera si në ushtri, në dikasterin e punëve të brendshme, në komuna e prefektuar kurse nënprefekturat do të mbylleshin plotësisht.2

Në mes të vitit 1934 ndodhi kriza e armatës italiane e cila kërcënoi prekjen e sovranitetit të shtetit shqiptar. Pas përfundimit të krizës, Mussolini mbeti i pakënaqur nga Koch ndaj edhe e tërhoqi nga shërbimi diplomatik dhe dërgoi në Shqipëri si Ministër Fuqiplotë Indellin. Në takimin e parë që pati Zogu me Indellin, në nëntor të vitit 1934, ai shprehu shqetësimin e tij për SVEA-n. Sipas Zogut: ”Qeveria fashiste ishte e vetëdijshme se Shqipëria nuk ishte në gjendje të kthente borxhin në mënyrë integrale, por dëshironte një lloj garancie për pengjet e rëndësishme. Gjithashtu edhe Shqipëria nuk pretendonte falje të borxhit, por kërkonte një regjim të përkohshëm moratoriumi dhe mundësinë për të proceduar me pagesat në natyrë, nëpërmjet koncesioneve”.3

Megjithatë në vitin 1934 rezultonte se kishim mbetur shumë pak fonde nga SVEA. Fondet që kishin tepruar nuk mund të ishin më të ndara sipas tetë kapitujve të mësipërm por shuma prej 5.893.809 do të mblidhej e gjitha në një fond rezervë.4 Shqiperia nuk kishte mundur të paguante asgjë nga detyrimet e kontratave të SVEA-s dhe as të huasë prej 100.000.000 dhe për më tëpër nuk dukej se mund të kishte ndonjë lloj ringjalljeje të ekonomisë. E vetmja rrugë shpëtimi mbetej përsëri Italia. Në vitin 1934 ministri i jashtëm shqiptar i dërgoi një letër përfaqësuesit të legatës sonë më Romë, ku ndër të tjera kërkoi edhe riorganizimin e pagesave të SVEA-s në mëyrë që Shqiperia të ishte në gjendje të paguante. Përderisa Shqipëria kishte treguar deri në ato moment se nuk ishte në gjendje që ta bënte ketë, duhej një tjetër moratorium i gjatë që të përfshinte një periudhë 15 vjeçare pa kamatë.5

Nisur nga këto qëndrime dhe kërkesa të qeverisë shqiptare, qeveria italiane kishte frikë se tashmë Zogu e kishte lënë mënjanë çështjen e fondit SVEA dhe nuk kishte plan të paguante. Kjo ishte e qartë përderisa ai edhe pse kishte qenë subjekt i presioneve të shumta, përsëri nuk kishte përfshirë asnjë zë në buxhet për SVEA-n dhe as për amortizimin e tij. Gjithsesi, sipas Mussolinit,

1 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 90, f. 101 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 14.8.1933)

2 DDI, Serie VII, V. 15, Nr.237, f. 256 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 15.5.1934)

3 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 109, f. 114 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 5.11.1934)

4 AQSh, Fondi 146, D. 49, Fl. 1 (Dekret ligj për bartjen e fondeve të huasë së SVEA-s )

5 AQSh, Fondi 251, D. 106, V. 1934, Fl. 80 (Letër nga ministri i punëve të jashtme për legatën e Romës)

Page 136: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

112

qeveria fashiste do të bënte përpjekjet e saj për përmbushjet e kërkesave të shqiptarëve, por kjo do të ndodhte vetëm pasi të bëhej marrëveshja mes dy qeverive.1

Kështu u arrit në fund në marrëveshjet e vitit 1936, të cilat prekën edhe borxhin SVEA. Pikërisht sipas marrëveshjes së gjashtë që u nënshkrua, qeveria italiane mori përsipër të pezullojë pagesat edhe për pesë vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, qeveria italiane mori përsipër të ndihmonte Qeverinë Shqiptare për të bërë me grupin SVEA një rregullim të përgjithshëm të huasë në fjalë. 2

Padyshim borxhi SVEA ishte një shpikje e mirë e Qeverisë Italiane për të mbajtur nën kontroll qeverinë shqiptare. Por nga ana tjetër edhe qeveria shqiptare nuk bëri asgjë për të përftituar mjaftueshëm nga ky borxh. Në fakt borxhi i SVEA-s, sikurse të gjitha financimet e tjera të marra nga qeveria ahqiptare u keqpërdorën. Në një artikull botuar në gazetën Vreme në vitin 1935 thuhet: “Politikanët shqiptarë e kanë lënë pas dore ekonominë e vendit. Në vend që të thajnë kënetat dhe të përmirësojnë rracën e kafshëve, të bëjnë reformën agrare, të mbjellin kopshte dhe vreshta dhe tu mësojnë katundarëve punë, ata marrin hua dhe e prishin pa një qëllim”.3

Sikurse parashikohej nga pala italiane por edhe nga mediat e huaja evropiane, qeveria shqiptare nuk do të kishte qenë asnjëherë në gjendje të paguante qoftë edhe një pjesë të financimeve të SVEA-s. E vetmja shumë që u pagua ishte ajo që i përkiste këstit të vitit 1930. Kjo shumë e cila konsistonte në 1.000.000 franga, u pagua në katër pjesë prej 250.000 fr.ari dhe u realizua pas pushtimit të Italisë në vitet 1939-1942. Gjithashtu u pagua edhe një këst tjetër, prej 1.000.000 franga ari, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.4 Në total qeveria shqiptare i ktheu qeverisëi vetëm 2.000.000 franga ari.

3.1.1 Rezultatet e SVEA-s në infrastructure

Sipas planeve paraprake, SVEA kishte për qëllim ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore. Në vitin 1929, Ministria e Financave bëri një ndarje të fondeve sipas ndërtimeve publike që dëshironte të realizonte. Sipas këtij ligji shuma e parashikuar prej 9.400.752 franga ari do të shkonte për ndërtimin e godinave të mëposhtme:5

1 DDI, Serie VIII, V.1, Nr. 65, f.54-56 (Telegram i Mussolinit për Indellin, dt. 22.4.1935)

2 AQSh, Fondi 146, D. 33, V. 1936, Fl. 11-13 (Raport justifikues për marrëveshjet me Italinë dhe EIAA dhe AIPA, të

firmosura në Tiranë në Mars 1936) 3 AQSh, Fondi 251, D. 200, V. 1935, Fl. 15 ( Artikull botuar në gazetën Vreme dt. 5.2.1935)

4 L. Laselli, L’espansione fiananziaria…, f. 74

5 AQSh, Fondi 146, D. 79, V. 1928, Fl. 18 (Dekret ligji dt. 25.06.1928)

Page 137: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

113

Tabela 3.1.3 Objektet publike të planifikuara për të ndërtuar me fondin SVEA

Nr.

Objekti Fondi (fr.ari)

1 Spitali ushtarak Tiranë 471.672 2 Pallat Mbretëror në Durrës dhe Tiranë 1.872.676 3 Spitali civil Tiranë 857.421 4 Kazerma “Drin” në Shkodër 142.446 5 Kazerma “Skëndërbeg” në Shkodër 142.770 6 Spitali I Kazermës “Skëndërbeg” në Shkodër 126.066 7 Depo ushtarake në Durrës 37.184 8 Kazermat në Tiranë 1.509.400 9 Kuzhina për nevoja ushtarake në Tiranë 109.716 10 Ujë i pijshëm në kazermat e Tiranës 53.488 11 Shkolla teknike në Tiranë 203.750 12 Burgu në Tiranë 203.730 13 Burgu i përgjithshëm në Gjirokastër 316.958 14 6 Pallate ministeriale 1.825.488 15 Kazermat në Shkodër 146.131 16 Shkolla profesionale në Berat 68.748 17 Shkolla profesionale në Gjirokastër 60.716 18 Shkolla profesionale në Korçë 100.000 20 Stalla në Tiranë 223.888 21 Kazerma në Elbasan 280.845 22 Depo municionesh 296.000 23 Garazh për nevoja ushtarake 90.000 24 Garazh mbretëror 15.000 25 Pallati i Post Telegrafeve 300.000 26 Muzeu Kombëtar 60.000 27 Furrë për nevoja ushtarake në Tiranë 40.000 Total 9.745.732

Nëse vërejmë tabelën e mësipërme 13 nga 27 objekte janë të destinuara për ushtrinë, duke përfshirë këtu kazerma, depo, spitale etj. Kjo do të thotë se në të vërtetë objektet që ndërtoheshin do të përdoreshin nga ushtria, pikërisht aty ku qeveria italiane kishte më shumë interes. Kështu nga fondi i përgjithshëm për ndërtesa që kapte shumën e 9.745.732 rreth 3.317.225 fr. ari shkojnë për synimet ushtarake, pra rreth 35% e fondit total. Kjo tregon edhe një herë që investimet italiane në Shqipëri ishin investime në funksion të interesave ushtarake italiane.

Kjo ishte ndarja e dytë që bëri qeveria pas vitit 1925 duke riparë edhe njëherë fondin për punët botore. Sipas raportit justifikues kishte qenë e nevojshme të shtoheshin një pallat për post-telegraf pasi të huajt që vinin në Shqipëri kishin nevojë të komunikonin me vendet e tyre. Nga ana tjetër ishte shtuar edhe një furrë për nevojat e ushtrisë, pasi edhe kjo kishte qenë disi urgjente. 1

Disa prej veprave të planifikuara nuk u realizuan. Sipas raportimeve rezultonte se në vitin 1934, kishin nisur dhe kishin mbaruar disa punë publike dhe nga ana tjetër ishin duke u

1 AQSh, Fondi 146, D. 79, V. 1928, Fl. 16 (Raport justifikues për dekret ligjin e dt. 25.06.1928)

Page 138: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

114

përfunduar disa të tjera. Këto vepra përmirësuan rrugët e shtetit, duke siguruar shpejtim e komunikacion, por gjithashtu siguran dalje në Adriatik dhe mbi të gjitha ndihmuan edhe në uljen e numrit të të papunëve. Disa nga ndërtimet e realizuara me fondin SVEA janë:

1. Rruga Shkodër – Qaf Arat prej 33 km; 2. Ura Zogu I – Prosek prej 26 km; 3. Rruga Lushnje – Brustar prej 25 km; 4. Rruga Koplik – Boge prej 36 km; 5. Rruga Burrel – Shoshaj prej 4 km; 6. Rruga Elbasan – Gramsh prej 43 km; 7. Rreth 70 ura ku bënin pjesë edhe ura Zog I, ura e Shkodrës, ura e Mamurrasit, ura e

Gjolës, ura e Lezhës, etj; 8. Tharja e disa kënetave si pëshëmbull ajo e Yzberishtit; 9. Ndërtimi i disa kanaleve ujitëse në Krasniq dhe Rrjoll; 10. Ndërtimi i mureve për mbrojtjen e qyteteve si përshëmbull për qytetin e Shkodrës; 11. Ndërtimi i limani i Durrësit me një mol prej 2500 m gjatësi, ku në të përfshiheshin

kalata të vogla për barka dhe vaporeta, por edhe kalata të mëdha për vaporra me tonalitet të madh;

12. Ndërtimi i disa ndërtesave të rëndësishme si pallatet e ministrive, Spitali Civil i Tiranës, Spitali Ushtarak në Tiranë;

13. Ndërtimi i disa magazinave dhe depove të ndryshme, shkolla profesionale, ofiçina si dhe kazerma.1

Gjithsesi edhe shpenzimet nuk u investuan në mënyrë eficiente. U bënë disa shpenzime të tepërta qeveritare, si në godina apo monumente, ndërkohë që vendi kishte nevojë për investime, që mund të gjeneronin të ardhura ose investime që mund të sillnin një lloj rritjeje të cilësisësë së jetës së qytetarëve.2 Zogu ndërtoi godina të mëdha qeveritare në Tiranë, bulevarde të gjera, ku nuk mungoi edhe një bulevard me emrin “Mussolini”, si dhe nuk kurseu as ndërtimin e një godine mbretërore disa kilometra larg Tiranës, e cila gjithsesi nuk përfundoi asnjëherë.3 Kjo bëri që Tirana në disa vite të shndërrrohej, por ndërkohë zonat rurale mbetën në nje harresë mjerimi.

Shumë pak investime u bënë për hapjen e vendeve të punës, apo për pjesën e varfër të popullsisë. Shuma të pamjaftueshme shkuan për hapjen e disa ndërmarrjeve të vogla tregtare si fabrika e cigareve dhe sapunëve, një fabrikë çimentoje, një fabrikë për përpunimin e lëkurave, etj.4

Prezenca e Italisë dhe e funksionarëve të saj, solli rrjedhoja në jetën urbane të vendit, sidomos në atë të kryeqytetit. Ardhja e italianëve në Tiranë dhe në mbarë vendin bëri që të rritej çmimi i shtëpive me qera në Tiranë. Gjithashtu u rrit edhe çmimi i ushqimeve. Ndryshimet në infrastrukturë, ndërtesat e mëdha e deri diku luksoze për kushtet e Shqipërisë krijuan idenë e mbizotërimit të një filantropie italiane.5

1 AQSh, Fondi 251, D. 184, V. 1935, Fl. 19

2 F. Konica, Shqipëria Kopështi …, f. 28

3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f. 176

4 M. Vickers, Shqiptarët, një Histori Moderne…, f.193

5 B. J. Fischer, Mbreti Zog …, f.177

Page 139: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

115

Gazeta britanike “Times”, në mes të viteve tridhjetë, nënvizonte faktin se nga pikëpamja arkitektonike Durrësi dhe Vlora ishin pothuajse qytetet italiane, kurse Shkodra, Berati dhe Elbasani ruanin frymën e qyteteve turke të shekullit XIX, ndërsa Tirana kërkonte diçka të re dhe kishte një stil arkeologjik të ardhshëm që mund të quhej edhe oriental, të krahasueshëm me stilin që po përdorin qytetet muhamedane si Ankaraja, Teherani dhe Kabuli.1

Përparimet e dukshme dhe stabilizimi i përgjtihshëm i vendit, shprehej edhe nga ministri i Sh.B.A-së në Tiranë Hart, i cili për gati katër vjet kishte qenë me detyrë pranë mbretit dhe asnjëherë nuk kishte ushqyer ndonjë simpati për të. Kështu, ai pohonte se ndërtimi i urave dhe i rrugëve ishte i dukshëm, pavarësisht se nga ana tjetër ai nuk nguronte të theksonte se Zogu nuk ka bërë asgjë për popullin e tij.2

Në saj të ndërtimit të veprave publike me anë të fondit SVEA, Tirana arriti të merrte fizionominë e një qyteti kryesor, pasi arkitektët italian bën planin për rregullimin e qytetit dhe i zgjeruan rrugët e ekzistuese por ndërtuan edhe disa rrugë të reja. Qendra e Tiranës u rindërtua tërësisht, përveç xhamisë së Etem Beut e cila nuk u prek absolutisht nga italianët. U planifikua ndërtimi i dy hoteleve luksoze, disa shtëpi luksoze që në fakt do të përdoreshin si seli për legatat e huaja, krahas disa ndërtesave të tjera publike përreth sheshit kryesor i cili më pas u quajt Sheshi “Skëndërbej”.3 Këto përmirësime u botuan edhe në një gazete amerikane e cila botoi pështypjet e themeluesit të shkollës bujqësore Dr. Charles Ericsson i cilit theksonte se: “Tirana është e rindërtuar, është ndërtuar një bulevard i gjerë me disa ndërtesa qeveritare. Gjithashtu janë ndërtuar dy spitale moderne të pajisura mirë, njëri ushtarak dhe tjetri civil. Hotelet moderne kanë zënë vendin e haneve të vjetra, si dhe disa legata, përfshirë këtu edhe atë amerikane. Janë duke ndëtuar ndërtesa të reja moderne. Ndërtesat e ministive janë të thjeshta por shumë cilësore dhe janë ndërtesat më të mira që mund të ketë një shtet i ri”.4 Qeveria italiane gjithashtu mori përsipër të ndërmjetësojë për marrjen e një huaje, me kushte të favorshme, që do të shërbente për ndërtimin e skelës së Durrësit.5

Pavarësisht komenteve pozitive, investimet italiane në Shqipëri në kuadrin e fondit SVEA u komentuan edhe me skepticizëm nga disa editorialë evropianë edhe ballkanikë. Tashmë vendet kryesore të Ballkanit dhe Evropës e kishin kuptuar se SVEA ishte një darë shtrënguese që do ta lidhte edhe më shumë Shqipërinë me Italinë dhe do të siguronte pozicionin e kësaj të fundit në Ballkan. Shqipëria do të ishte e detyruar të pranonte financimet e SVEA-s, punët infrastrukturore që do realizoheshin me këto fonde e nga ana tjetër do të jepte koncesione në favor të Italisë. Përshembull gazeta egjiptiane “Tachydromos” e cila botohej në Aleksandri, informonte publikun se edhe transporti ajror, hekurrudhat, transporti detar, çifligjet e ndryshme do të jepeshin për interesat e Italisë. Me pak fjalë, sipas kësaj gazete: “Shqipëria po i shitej Italisë”. Kjo gazetë shpjegonte se të gjitha investimet ishin në dobi të Italisë e cila do ti përdorte këto koncesione për ngritjen e hegjemonisë së saj në Ballkan. Përshembull transporti ajror nuk u

1 AQSh, Fondi 251, D. 55, V. 1934, Fl. 20 (Artiull botuar në gazetën “Times” me titull “Mbreti Zog dhe Populli i tij”

dt. 9.8.1932) 2 I. Ikonomi, Faik Konica …, f.68-69

3 M. Vickers, Shqiptarët një Histori …, f. 199

4 AQSh, Fondi 251, V. 1932, D. 77, Fl. 25 (Artikull botuar në gazetën “Boston Globe” me titull “Shqipëria mëson

metoda amerikane”, dt. 3.1.1932) 5 AQSh, Fondi 146, V. 1936, D. 33, Fl. 11-13 (Raport justifikues për marrëveshjet me Italinë dhe EIAA dhe AIPA, të

firmosura në Tiranë në Mars 1936)

Page 140: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

116

duhej shqiptarëve, por u duhej italianëve për të ngritur baza ajrore në territoret e Shqipërisë e cila do ti shërbente qëllimeve ballkanike.1

Të njëjtën linjë mendimi e gjejmë edhe tek gazeta greke “Esperinis” e cila në një artikull botuar në vitin 1928, shpjegon se të gjitha investimet dhe infrastruktura e përmirësuar ishin pjesë e planit imperialist të Italisë. Kështu gazeta shpjegonte se qeveria shqiptare kishte shitur edhe flotën e saj tek Italia, pasi ishte rënë dakort që dy anijet e flotës përkatësisht “Skëndërbeg” dhe “Shqiponja”, do të shiteshin me ankand, ndërkohë që ruajtja e bregut të detit do të merrej përsipër nga anijet italiane të cilat do të luftonin edhe kontrabandën. Me pak fjalë shteti shqiptar zhvishej avash avash nga pjesa më e madhe e funksioneve të veta si një shtet sovran.2

Në përfundim të kësaj analize borxhi i akorduar në vitin 1925 nëpërmjet fondit SVEA u keqpërdor. Vendi kishte nevoja shumë urgjente e ndërkohë një pjesë e mirë fondeve harxhohej për ndërtesa luksoze e shpeshherë pa kriter. Këtë e përshkruan në kujtimet e tij, historiani italian Indro Montelli, i cili thekson se disa monumente madhështore ishin shumë, pra ishin të tepruara për një vend si Shqipëria.3 Në vend që të realizoheshin investime afatgjata që mund të ndihmonin zhvillimin ekonomik, siç mund të kishin qenë rrugët dhe urat, bëheshin shpenzime të pamenduara. Kjo mund të kishte qenë pjesë e strategjisë zotëruese e Italisë, pasi asaj gjithsesi nuk i interesonte zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë, sepse nëse një gjë e tillë ndodhte roli i saj do të reduktohej.4

Ndër gjithë mjetet e shtrëngimit financiar që përdori Italia për ngritjen e hegjemonisë së saj në Shqipëri, SVEA mund të themi ishte ajo më efikase. Gazeta italiane “Vita Commerciale e Industriale”, në një arktikull të botuar në vitin 1932 thekson se: “SVEA është Shoqërira për Zhvillimin Ekonomik shqiptar por në fakt është shoqëria për skllavërimin ekonomik shqiptar, dhe imperialistët Italian po përpiqen ta skllavërojnë Shqipërinë. Por a do te munden vallë? Kanë dashur edhe më parë ta bejnë këte por s’kanë mundur pasi nuk ua kanë lejuar rrethanat. Imperializmi italian dështoi në Vlorë në vitin 1920. Vetëm duhet te kemi parasysh një gjë: kushtet objektive të sotme. Ne 1920 imperializmi Italian nuk ishte kaq i përgatitur si sot dhe ndjehej fare i izoluar nga Shqiperia. Sot përkundrazi, Italia ka harxhuar miliona nëpër koncesione, kanë vendosur në Shqipëri njerëzit e vetë, ka dalë edhe nga izolimi, ka bërë për vete gjithë bejlerët, dhe nuk ka më nevojë të përdorë forcën e ushtrisë së saj”.5

1 AQSh, Fondi 251, D. 113, V. 1928, Fl. 4 (Artikull botuar në gazetën “Tachydromos” me titull “Italianizimi i

Shqipërisë”, dt. 9.3.1928) 2 AQSh, Fondi 251, D. 113, V. 1928, Fl. 46, (Artikull botuar në gazetën “Esperinis” me titull “Qeveria Shqiptare shet

flotën e vetë” dt. 9.10.1928) 3 I. Montelli, Shqipëria një dhe njëmijë…,f. 35

4 B. J. Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekja…, f. 176

5 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1932 (Artikulli botuar në “Vita Industrial e Commericiale” me titull “Shqipëria nën

kthetrat e imperializmit Italian”)

Page 141: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

117

3.2 Iluzioni i borxhit prej 100.000.000 franga ari

Sikurse e kemi shpjeguar në kapitullin e parë, viti 1931 ishte viti i acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky acarim erdhi si pasojë e mos rinovimit të Paktit të Parë të Tiranës. Zogu u tregua i pabesë në mosrinovimin e paktit sepse një vit përpara skadencës ishte zotuar se do ta rinovonte, madje kishte qenë ai vetë që e kishte propozuar rinovimin. Kjo e irritoi edhe më shumë qeverinë italiane e cila filloi të mendonte seriozisht për rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mënyra më e mirë për ti treguar vendin Shqipërisë ishte ndërprerja e financimeve të SVEA-s.

U bënë disa negociata midis ministrit fuqiplotë e Mbretërisë së Italisë në Tiranë Markezit Meli Lupi di Soragna dhe ministrit të jashtët shqiptare Hysen Vrioni. Në fund të këtyre negociata u ra dakort të jepej një hua prej 10.000.000 franga ari për çdo vit, për një periudhë 10 vjeçare, pra për një borxh që në total arrinte në shifrën prej 100.000.000 fr.ari. Akordimi i shumave 10.000.000 për çdo vit, do të fillonte që nga vitin financiar 1930-1931. Kjo hua do të jepej pa kamatë. Nga ana tjetër nuk do të kishte as afate për fillimin e pagesës së huasë. Kështu qeveria Italiane kishte vendosur që kthimi i shumës së përgjithshme të fillonte të kryhej kur Qeveria shqiptare të merrete iniciativën, e saj pa prishur punë në gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit dhe kur buxheti i shtetit të arrinte shumën prej 50.000.000 fr.ari në vit.1 Për çdo vit do të caktoheshin shumat që do të përdoreshin nga buxhetet speciale të cilat të do të kalonin për aprovim në Kuvend.2 Kontrata e huasë u firmos më 24 qershor 1931.3

Kjo hua’ ishte një tjetër tregues i synimit që kishte Italia për ta pasur nën kontroll të gjithë situatën ekonomike e financiare të Shqipërisë. Duhet të kemi parasysh se Italia ishte vetë në një gjendje ekonomike kritike, pasi kishin kaluar vetëm dy vjet nga kriza e thellë e vitit 1929. Sigurisht që Italia e dinte se Shqipëria nuk mund të paguante gjithë huatë, por i dha këto hua për ti treguar qeverisë shqiptare se ishte e vetmja mike dhe aleate.4

Në fakt që në fillimet e negocimeve për borxhin, Italia kishte si qëllim që kjo ndihmë të dukej sa më pak si borxh dhe sa më shumë si kontribut financiar në buxhetin e shtetit shqiptar. Këtë gjë e kishte kuptuar edhe pala shqiptare, madje në një takim të Mehdi Frashërit me Soranjën, ministri shqiptar ngriti si shqetësim pikërisht këtë fakt. Frashëri kishte kërkuar që të emërtohej “borxh vjetor falas” dhe të evitohej fjala “ndihmë” apo “kontribut” (apporto në italisht), por ministri italian ishte përgjigjur se nuk mund të bënte asgjë për këtë çështje.5

Duket sikur huaja ishte një dhuratë, por normalisht nuk mund të ishte e tillë. Italia e shfrytëzoi këtë hua për të realizuar disa qëllime të tjera. Marrëveshja e huasë parashikonte që mbreti Zogu do të pranonte një numër ekspertësh teknikë italianë, të cilët do të kryenin funksionin e konsulentëve ekonomikë. Kështu do të vendosej një ekspert në Ministrinë e Financave, katër në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, dy në Ministrinë e Arsimit dhe dy në Ministrinë e Punëve Botore. Italia vendosi që pagesat vjetore (që nuk mund të kalonin shumën 10.000.000 franga ari) do të vareshin nga ecuria e bashkëpunimit të plotë dhe të sinqertë teknik

1 AQSh, Fondi 146, D. 81, V. 1933, Fl. 5 (Raport justifikues)

2 AQSh, Fondi 146, D. 81, V. 1933, Fl. 6 (Raport justifikues)

3 AQSh, Fondi 146, D. 81, V. 1933, Fl. 16 (Raport justifikues)

4 AQsh, Fondi 146, D. 81, V. 1931, Fl. 13 (Notë verbale e legatës italiane për ministrin e punëve të jashtme Vrioni,

dt. 24.6.1931) 5 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 164, f.255 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt. 25.3.1931)

Page 142: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

118

dhe politik mes dy qeverive.1 Kjo nënkuptonte se nëse për ndonjë arsye qeveria shqiptare vendoste të bënte dredhi, sikurse kishte treguar në të kaluarën, menjëherë pagesa e huasë, në varësi të gjykimit italian, mund të ndërpritej.

Në notën dërguar nga Soragna qeverisë shqiptare në lidhje me huanë, theksohet se shuma prej 10.000.000 franga ari në vit, do të fillonte të reduktohej pak nga pak për çdo vit, në përpjestim të drejtë me rritjen e të ardhurave dhe me uljen e shpenzimeve, të çfarëdolloj natyre të shtetit shqiptar. Pjesa më e madhe e huasë ishte e destinuar për vepra publike, për ekonominë dhe për arsimin. 2

Nga sa më sipër kuptojmë se kjo hua nuk ishte një hua fikse prej 10.000.000 fr.ari, por ishte një hua që mund të varionte dhe maksimalisht mund të shkonte deri në 10.000.000 franga ari në vit. Ishte një hua e disktueshme, për më tepër që destinacioni i tyre do të vendosej nga konsenusi mes të dy palëve. Sigurisht që ishte pala italiane më e favorizuar në vendosjen e destinacionit të shpenzimeve. Nisur nga fakti që shuma do të vinte duke u reduktuar, do të thotë se do të ishte përsëri pala italiane, që duke gjykuar se buxheti kishte ardhur në rritje, mund ti reduktonte shumat sipas vullnetit të saj. Pra në të vërtetë nuk i mbetej qeverisë shqiptare të vendoste me inciativën e saj kthimin e parave, sepse në një far mënyrë “rubineti” i financimeve do të vinte duke u shtrrënguar, sipas vlerësimit që do ti bëhej buxhetit, nga Italia. Është interesant fakti se kjo klausolë kaq e rëndësishme, nuk përmendet fare në raportin justifikues që u paraqit në Parlament për aprovimin e borxhit. Në fakt nëse borxhi do të vinte duke u ulur në proporcion të drejtë me të ardhurat do të thotë që në të vërtetë huaja nuk është për t’i dhënë ekonomisë një shtysë zhvillimi, por është sa për ti dhënë oksigjen për ta mbajtur gjallë këmbë. Gjithashtu fakti që huaja jepet për fusha të parapërcaktuara, tregon edhe një herë tendencën e Italisë për të mbajtur nën kontroll gjithë ekonominë shqiptare e si rrjedhojë edhe shtetin shqiptar.

Në vendimin që Këshilli Shtetit mori për aprovimin e huasë më 22 qershor 1931, në nenin e fundit të vendimit, shprehet se do të ishte mirë, duke u nisur edhe nga rrethanat, që pagesa për amortizimin e huasë të fillonte pas 50 vjetëve.3 Mënyra se si do të shpërndahej huaja për çdo vit financiar do të vendosej nga një komison i zgjedhur me dekret mbretëror dhe i përbërë nga katër anëtarë. Dy prej anëtarëve do të zgjidheshin nga organizatorët italian dhe dy nga pala shqiptare. Njëri prej katër anëtarëve do të mbante edhe postin e Presidentit.4 Huaja u ratifikua dhe u botua në Fletoren Zyrtare nr. 41, më 1 korrik 1931. Kjo hua nuk u dha nëpërmjet SVEA-s, por u realizua si marrëveshje nga qeveria në qeveri, për lëvrimin e së cilës do të merrej një komision miks shqiptaro-italian.5 Gjithashtu si pjesë e marrëveshjes së borxhit, Zogu do të lejonte edhe futjen e më shumë kolonëve italian në tokat e pëftuara nga tharja e moçaleve.6

Diplomacia italiane u tregua shumë e kujdeshme, që të linte të kuptohej se kjo në të vërtetë nuk ishte një hua, pasi nuk parashikonte interesa dhe as afate të rimbursimit. Për më tepër vazhdimsia e këtij financimi do të varej nga vazhdimësia e bashkëpunimit teknik dhe politik mes dy qeverive. Qeveria shqiptare duhej të kuptonte, sipas qëllimit të qeverisë italiane se kushti thelbësor i huasë ishte bashkëpunimi. Pra ishte bashkëpunimi politik dhe teknik nga i cili varej 1 B. J. Fischer, Mbreti Zogu dhe përpjekja…, f. 212

2 AQSh, Fondi 146, D. 81, V. 1933, Fl. 12 (Notë nga ministri fuqiplotë italian në Tiranë)

3 AQSh, Fondi 146, D. 81, V. 1931, Fl. 21 (Vendim i Këshillit të Shtetit për huanë 100.000.000 fr.ari)

4 AQSh, Fondi 251, D. 189, V. 1932, Fl. 66 (Rregullore e komisionit për shpërndarjen e borxhit të Italisë kundrejt

Shqipërisë në vitin 1931) 5 A. Puto, Shqipëria Politike …, f. 497

6 M. Vickers, Shqiptarët një Histori …, f. 210

Page 143: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

119

financimi. Ky financim mund të ndalej në çdo moment, pa asnjë pengesë, në rast se do të nevojitej në të ardhmen për shkak të gjendjes politike. Gjithashtu të gjitha shumat e huasë do të kontrolloheshin nga komisioni dhe administrimi i tyre nuk mund të bëhej pa aprovimin e dy delegatëve italian.1

Gjithsesi huaja e akorduar nga qeveria italiane filloi të përdorej, sikurse parashikohej, që nga vitit financiar 1931-1932. Nëse shqyrtojmë dekret ligjin për caktimin e fondveve të huasë së kontraktuar me qeverinë italine, vërejmë:

a) 500.000 franga ari do të shkonin për blerje gruri e misri për të varfrit (neni 1); b) 200.000 franga ari do të shkonin për llogari të Ministrisë së Financave për

shpërblimin e organizatorëve italian në shërbim të administratave të ndryshme qeveritare (neni 2).2 Kjo do të thotë se që në fillim u shkel kontrata e huasë, e cila në vend që të përdorej për punët publike dhe arsimin, pra për përmirësimin e përgjithshëm të ekonomisë, po shkonte për shpërblimin e italianëve që punonin në administratën shqiptare;

c) 200.000 franga ari do të përdoreshin për pagesat e prapambetura të disa firmave dhe sipërmarrjeve (neni 2). Me shumë gjasa këto firma dhe sipërmarrje do të ishin gjithashtu italiane;

d) 150.000 franga ari do të shkonin për rimbursimin e bursave të studimit të dhëna nga qeveria italiane për studentët shqiptar. Edhe këtu kemi të bëjmë me pagesa të cilat kanë destinacion buxhetin e shtetit italian;

e) 300.000 franga ari ishin të destinuara për shkollat profesionale, por jo për ndërtimin apo përmirësimin e arsimit, por për pagesat e personelit, që gjithashtu në pjesën dërrmuese ishin profesorë italian (neni 2).3

Nga një analizë e dispozitave e mësipërme, del qartë se në të vërtetë, përveç parave për blerjen e grurit dhe misrit për të varfrit, pjesa tjetër rikthehej edhe një herë për tu shpenzuar në Itali. Në Shqipëri nuk mbeste asnjë lek, as për investim dhe as për ti dhënë jetë ekonomisë. Bëhej fjalë për një borxh për të paguar borxhet, që gjithsesi nuk sjelle asnjë përmirësim ekonomik. Si përfundim nga 1.680.000 franga ari që parashikoheshin për t’u shpenzuar në vitin financiar 1931-1932 nga fondi i huasë, 1.180.000 fr.ari4 do të ktheheshin në mënyrë direkte ose indirekte në buxhetin italian. Kjo do të thonte se 70% e shumës së akorduar ri-qarkullohej në ekonominë italiane dhe vetëm 30% shkonte shkonte për përfitim direkt të ekonomisë shqitare.

Megjithatë edhe shumat e parashikuar më sipër u pezualluan pasi marrëdhëniet u acaruan edhe më shumë si pasojë e reformës për kombëtarizimin e sistemit arsimor. Megjithatë pala italiane filloi të mendonte se ndoshta nuk ishte zgjidhja e duhur qëndrimi kaq i ashpër dhe rigoroz që po mbante, sepse kjo mund ta shtynte Zogun të fillonte të kërkonte ndihmë gjetkë, e kjo për momentin nuk i leverdiste Italisë.

Për këtë arsye Zogut i duhej dhënë një mesazh, se Italia mund të fillonte të merrte në konsideratë propozimet e bëra. Edhe pagesat e pezulluara të cilat faktikisht ishin aprovuar nga

1 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 363, f. 575 (Telegram i Soragnas për Grandin, dt.26.6.1931)

2 AQSh, Fondi 146, V. 1932, D. 44, Fl. 1 (Dekret ligj për caktimin e fondeve në llogari të huasë së kontraktuara me

Qeverinë Mbretërore Italiane për ushtrimin financiar 1931-1932) 3 AQSh, Fondi 146, V. 1932, D. 44, Fl. 1 (Dekret ligj për caktimin e fondeve në llogari të huasë së kontraktuara me

Qeverinë Mbretërore Italiane për ushtrimin financiar 1931-1932) 4 AQSh, Fondi 146, D. 44, V. 1932, Fl.3 (Raport justifikues)

Page 144: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

120

komisioni i borxhit mund t’i jepte pak frymëmarrje financave shqiptare. Sipas udhëzimeve të Mussolinit, Koch duhej të ishte i kujdesshëm se rifillimi i pagesave të pezulluara do të ishte vetëm akti i parë miqësor. Koch duhej ti tregonte qeverisë shqiptare se pagesat e borxhit prej 10.000.000 franga ari duhej të rishikoheshin, sipas kushteve të vendosura nga Italia, pra për këtë borxh nuk do të bëhej asnjë lëshim, nëse qeveria shqiptare nuk do të merrte masat e kërkuara, të cilat ishin:

a) Buxheti; b) Xhandarmëria, e cila duhej t’i lihej ekskluzivisht në dorë të italianëve; c) Largimi i të gjithë organizatorëve të huaj; d) Një shumë për shërbimin e ofruar nga SVEA-a.

Vetëm pasi të merrej një përgjigje e saktë mbi këto çështje mund të vazhdohej me pagesat e pezulluara.1

Një vit më pas, buxheti u rishikua dhe në pjesën më të madhe të zërave pati reduktime. Sipas projekt ligjit për transferimin e fondeve në llogari të huasë italiane, për ushtrimin financiar 1932-1933, pati gjithsej 387.876 fr.ari më pak se në vitin paraardhës. Kështu pati reduktime si më poshtë:

a) 280.000 franga ari më pak në kontributet bujqësore dhe konkretisht këto reduktime prekën bujqësinë, pyjet, zooteknikën dhe veterinarinë;

b) U shtuan shpenzime në kuadrin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Panairin e Lindjes”.2.

c) 782.676 franga ari më shumë u destinuan për ndërtimin e veprave botore (neni 2).3 Sikurse vihet re nga të dhënat, me këtë projet ligj, qeveria në vend që të shtonte

shpenzimet dhe investimet në bujqësi, që ishte edhe sektori më problematik që prekte pjesën më dërrmuese të popullsisë, i uli këto shpenzime. Nga ana tjetër shtoi disa shpenzime deri diku të pajustifikueshme për kushtet në të cilat ndodhej vendi në atë periudhë.

Pra edhe në rastin e këtij borxhi, kemi të bëjmë me një financim Italian që përdoret ekskluzivisht për interesat e Italisë. Kjo vërtetohet edhe në vitin 1933, kur Këshilli i Ministrave i propozon Kryesisë së Parlamentit, krijimin e një buxheti të veçantë në Ministrine e Arsimit, që të shërbejë vetëm për rimbursimin e Qeverisë Mbretërore Italiane, për rrogat dhe shpërblimet e mësueve italianë. Fondi i propozuar kapte shumën e 100.000 franga ari dhe do ti ngarkohej gjithashtu përsëri fondit të huasë 100.000.000 akorduar në 1931.4

E vërteta është se asnjëherë nuk u dhanë 10 milion franga ari, por shumë më pak. Sipas përfaqësuesit të Italisë në Legatën e Tiranës, Armando Koch, kjo nuk ndodhi për faj të qeverisë

1 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 101, f.112 (Letër e Mussolinit për Koch, dt. 19.8.1933)

2 AQSh, Fondi 146, V. 1933, D. 44, Fl. 11 (Projekt ligj për ndryshim të dekret ligjit më 17.08.1932 mbi programin e

Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare në ngarkim të huasë italiane për ushtrimin financiar 1932-1933) 3 AQSh, Fondi 146, D. 44, V. 1933, Fl. 20 (Projekt ligj për transferim fondesh në llogari të huasë italiane për

ushtrimin financiar 1932-1933) 4 AQSh, Fondi 146, D. 45, V. 1933, Fl. 1 (Projekt ligj për krijimin e kapitullit 12/4 për Rimbursimin e Qeverisë

Mbretërore italiane për rrogat e intendetëve të mësuesve italian mbi një fond prej 100.000 fr.ari nga fondet e

huasë)

Page 145: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

121

italiane, por për faj të qeverisë shqiptare e cila nuk ishte treguar e zonja të hartonte projekte dhe të harxhonte vit për vit nga 10.000.000 franga ari, që kishte pasur në dispozicion.1

Në vitin 1934, Zogu nëpërmjet minsitrit të jashtëm vendosi të kërkonte që Italia të paguante numrat e prapambetura i huasë, meqënëse mospagimi i tyre kishte shkatuar një deficit në buxhetin shqiptar që kapte shumën e 8.000.000 franga ari.2 Për më tepër në vitin 1935, u dha një tjetër borxh i veçantë prej 3.000.000 franga ari nga qeveria italiane, me udhëzim të drejtpërdrejtë nga Mussolini. Megjithatë shefi i qeverisë italiane, nguli këmbë që ky borxh të përdorej për administratën në bashkëpunim me teknikët italianë, dhe të përdorej edhe për ngritjen e monopolit të duhanit, për AIPA-n, për koncesionin e ri të Beratit etj. Me pak fjalë ky fond do të shkonte gjithsesi, edhe një herë, për interesa të kompanive italiane ose për interesa të vetë qeverisë italiane.3

Marrëveshja e huasë prej 100.000.000 franga ari, pati një jehonizim të jashtëzakonshëm në shtypin e kohës. Marrëdhëniet ekonomike-financiare mes Italisë dhe Shqipërisë, u vendosën në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve. Gazetat e vendeve fqinje ishin më të interesuara se të tjerat. Gazeta “Vreme” e Beogradit e lidhi gjestin bujar të Italisë me Konferencën Ndërkombëtare të Londrës, e cila do të mblidhej për të shqyrtuar gjendjen e Gjermanisë. Sipas shtypit serb, Shqipëria as që mund të pretendonte të ishte më e pavarur, përderisa kjo hua do të menaxhohej nga komisioni italo-shqiptar. Shqipëria kishte rënë në borxhe të mëdha dhe defiçiti do të shtohej vit pas viti dhe sipas kësaj analize, pabarazimi i bilancit, shtesat dhe detyrimet e bankës së emisionit, zbrazja e arkës së shtetit dhe fondit të pensionit për të paguar nëpunësit Italian, do ti bënin varrin financiar Shqipërisë. Artikulli shtonte se: “Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ishte parë ndonjëherë një borxh i këtij lloji. Me këtë borxh Italia po i jepte ndihmë një kolonie dhe jo një shteti të pavarur. Fakti që Shqipëria do ta kthejë huanë kur të jetë mirë ekonomikisht tregon qartë qëllimin e huasë, madje ajo nuk mund të quhej e tillë. Huaja kishte qëllime ushtarake”.4

Gjithashtu edhe shtypi Italian, e konkretisht gazeta “Il Giornale d’Italia” nuk e mohon që kjo hua’ nuk bën gjë tjetër veçse e kthen Shqipërinë në një koloni italiane dhe shërben për hegjemoninë italiane në Ballkan.5 Gazeta gjermane “Ostentsche Morgenpost Beuthen”, shprehej se qëllimi i Italisë nuk ishte tjetër veçse shtimi i armatimeve në Shqipëri, për të zgjeruar politikën e Italisë në Ballkan. Sipas editorialit gjerman, Italia po shtyhej në rrugën e Otrantos, por buzën për ekspansionin në Ballkan e kishte në Shqipëri. Italia po ndreqte fortesën për të pasur vende strategjike për sulmet ushtarake, të cilat dikur kanë qenë të nevojshme për politikën ekspansioniste të saj.6

Edhe editoriali britanik “Sunday Express” gjithashtu nuk nguroi të komentonte huanë e dhënë nga Italia, si një mjet shtrëngues që do ta bënte Shqipërinë një provincë italiane në Ballkan. Kjo gjë do ti bënte serbët të ndiheshin të frikësuar. Madje britanikët nuk kursyen as

1 AQSh, Fondi 251, D. 106, V. 1934, Fl. 1-10 (Letër nga ambasadori shqiptar në Romë mbi bisedat e tij me Armando

Koch) 2 AQSh, Fondi 251, V. 1934, D. 106, Fl. 80 (Letër nga ministri i punëve të jashtme për legatën e Romës)

3 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 65, f. 54-56 (Telegram i Mussolinit për Indellin, dt. 22.4.1935)

4 AQSh, Fondi 251, D. 189, V. 1931, Fl. 18 (Artikull botuar në gazetën “Vreme” me titull “Ndihma e Italisë në

Shqipëri” dt. 24.7.1931) 5 AQSh, Fondi 251, D. 191, V. 1931, Fl. 23 (Artikull botuar në gazetën “Giornale D’Italia”)

6 AQSh, Fondi 251, D. 191, V. 1931, Fl. 78 (Artikull botuar në gazetën “Ostentsche Morgenpost Beuthen”, dt.

6.8.1931

Page 146: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

122

ironinë e hollë duke treguar se Shqipëria ishte një vend malesh dhe shkëmbinjsh nga të cilat kishte lindur Aleksandri i Madh, por që tashmë, në kushtet aktuale, nuk mund të ishte më e pavarur.1

Ky borxh u rregullua përfundimisht me marrëveshjet që u nënshkruan në vitin 1936, e cila, ndër të tjera përcaktonte si më poshtë:

a) Qeveria Shqiptare të hiqte dorë nga çdo pretendim që vinte nga marrëveshja e vitit 1931;

b) Qeveria italiane do të merrte përsipër të lante pagesat e prapambetura të kësaj huaje; c) Qeveria italiane do të ishqyrtonte mandatet që ishin lëshuar dhe skishin qenë aprovuar

nga delegati italian Komisionit të Huasë; d) Do të përfundonin tri godinat që ishin lënë përgjysëm; e) Qeveria italiane nuk do të ngrinte pretendime për kostot e paguara dhe për shumat që

do të paguheshin.2

1 AQSh, Fondi 251, Dosja 142, viti 1933, F. 25, Artikull botuar në gazetën britanike Sunday Express

2 AQSh, Fondi 146, Dosja 33, Viti 1936, f.11-13 “Raport justifikues për marrëveshjen italiane EIAA dhe AIPA të

firmosura në mars 1936

Page 147: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

123

3.3 Banka Kombëtare Tregtare

Me vendosjen e Zogut në pushtet, por sidomos pas stabilizimit të pushtetit politik me shpalljen edhe konsolidimin e republikës, pati një rritje të konsiderueshme të kërkesave të komapanive të huaja për të investuar në territorin e Shqipërisë. Këto kërkesa kishin të bënin me fusha të ndryshme si në ndërtimin e hekurudhave, të dokeve, minierave, por edhe në industrinë e naftës. Për fat të keq, vendi ende nuk kishte një monedhë të vetën në letër. Qarkullimi i monedhave të arit nuk e lehtësonte aspak procesin e negocimit apo transaksionit. Në këto kushte lindte si domosdoshmëri krijimi i një banke kombëtare dhe i një sistemi monetar e fiskal.1

Paraprakisht, në vitin 1922 Zogu, i ishte drejtuar Lidhjes së Kombeve për ndihmë duke i kërkur konsulentë për të gjetur mënyrën për të thithur kapitalet e huaja brenda vendit. Lidhja e Kombeve dërgoi një ekspert me qëllim për të këshilluar palën shqiptare mbi hapat që mund të ndiqte. Albert Calmès erdhi në Shqipëri si i dërguar i posaçëm i Lidhjes së Kombeve. Në rekomandimet e tij, Calmès bënte një ndarje mes situatës ekonomike dhe asaj fiananciare. Sipas tij, situata ekonomike ishte e varfër, por situata financiare ishte e shëndetshme. Gjendja financiare ishte pozitive, në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit, pasi Shqipëria mbante në qarkullim monedhën e bazuar tek depozitat e arit, pavarësisht kaosit që kishte shkaktuar Lufta e Parë e Botërore. Nje tjetër element pozitiv ishte se borxhi publik nuk ekzistonte në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve që bëri Calmès, populli shqiptar duhet të kishte grumbulluar sasi të madhe ari dhe argjendi gjatë luftës e cila mund të shkonte nga 50 deri në 100 milion franga ari, të mbajtura në “napolona” flori ose “kurora” të argjendta.2

Nisur nga kjo situatë Calmès, doli në konkluzion se Shqipëria mund të zhvillohej duke mobilizuar pikërisht këtë sasi ari, duke rritur kapacitetin prodhues, dhe duke ndërtuar një rrjetë infrastrukturor. Calmès vërtet ishte këshilltar dhe funksionar i Lidhjes së Kombeve, por ai ishte në dijeni se Italisë i ishte njohur një rol i posaçëm mbi Shqipërinë dhe për më tepër, në Itali ende nuk ishte vendosur Mussolini. Sipas Roselit, nuk ishte e rastësishme që vetëm tri vite pas, raportit të Calmès, Italia ishte e gatçme të ndërmerrte politikën e saj financiaro-bankare. Sipas të njëjtit autor, në shtypin e kohës ka pasur shumë publikime se ka qenë pikërisht Lidhja e Kombeve që ka bërë presion gjatë periudhës fashiste për ta shtyrë Italinë të merrte një mandat mbi politikën monetare të Shqipërisë.3

Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve iu drejtua fillimisht të deleguarit të Italisë dhe drejtorit të bankës Italo-Britanike për çështjen e hapjes së një banke emisionesh në Shqipëri. Pala britanike, nuk shfaqi as entuziazëm dhe as interes për çështjen. Ndërkohë në Itali kishte qëndrime të ndryshme në lidhje me çështjen e bankës. Sekretari i Përgjithshëm Contarini dëshironte të hynte në këtë marrëveshje duke i kujtuar Zogut fillimisht se ai duhej të mbetej gjithmonë një mbështetës i interesave ekonomike të Italisë. Duke pasur parasysh se më 1923 ishte nënshkruar traktati i tregtisë, që de fakto i njihte Italisë një pozicion të privilegjuar, Contarini kishte ndër mend të krijonte një “Locarno Ballkanik”, pra një krijesë ballkanike të ngjashme me Paktin e Locarnos.4

1 Peter Tase. Italy and Albania: the political and economic alliance and the italian invasion of 1939. Academicus,

MMXII-6-062-070, f. 62 2 A. Roselli. Italy and Albania…, f.17

3 A. Roselli, Italy and Albania…,f.19

4 E. di Nolfo, Mussolini e la politica …, f. 56

Page 148: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

124

Një tjetër aktori i rëndësishëm ishte edhe Lessona, i cili dëshironte një ndërhyrje direkte të politikës italiane. Lessona kishte veçantinë që vepronte veçmas nga diplomacia italiane. Ai ishte diçka midis Mussolinit dhe Ministrisë së Jashtme, dhe shpesh herë vepronte në mënyrë autonome edhe në Shqipëri. Edhe Mussolini vetë ishte dakort të ndërhynte në Shqipëri për të ndërtuar bankën, por fillimisht kërkonte koncesione të rëndësishme në sektorin e naftës, përfshirë edhe largimin e kompanisë britanike Anglo-Persiane, si dhe koncesione në pyje dhe burime të tjera natyrore.1

Po në vitin 1925, Zogu duke mos dashur të përqëndrojë në duart e Italisë edhe insitucionin më të rëndësishëm financiar të vendit, filloi të negociojë edhe me bankën angleze Midland. Këtë e bënte edhe për t’u hequr si interesant në negocimet paralele që ishin duke u ndërmarrë me Italinë për të njëjtën çështje. Anglezët propozuan një fond garant prej 500.000 stërlinash nga të ardhurat e doganave dhe nga monopoloet e tjerat të shtetit shqiptar. Sipas këtij propozimi Zogu do të merrte një këst paraprak prej 100.000 stërlinash, e cila mund të përdorte për ushtrinë. Mirëpo ndërkohë Myfit Libohova, u tregoi italianëve për këtë negocim duke i bindur ata të ofronin më shumë për Zogun. Kjo bëri që fund projekti italin për ngritjen e bankës shqiptare të fitonte mbi projektin anglez. 2

Në 15 Mars 1925 u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare si dhe për Fondin SVEA. Kontrata u nënshkrua nga Mario Alberti një përfaqësues i qeverisë italiane dhe Mufit bej Libohova si Ministër i Financave të Shqipërisë. Krijimi i bankës nga ndihma italiane përbënte një përparësi të madhe për Italinë. Në lidhje me këtë ngjarje, Mussolini vetë i dërgoi një letër Mbretit të Italisë Vittorrio Emanuele III, duke I thënë se: “Zotërimi i Shqipërisë së shpejti do të bëhet realitet”.3

Belgjika, Zvicra dhe Italia ishin të vetmet shtete që iu përgjigjen pozitivisht kërkesës për të investuar kapital në Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Grupit italian i drejtuar nga Mario Alberti arriti në vitin 1925 të konkludojë një konventë me qeverinë shqiptare.4

Marrëveshja u aprovua nga Parlamenti Shqiptar dhe ai italian, respektivisht në 23 qershor dhe 5 korrik 1925. Në të njëjtën kohë u hartua edhe ligji organik i Bankës Kombëtare dhe Ligji mbi Organizimin e Monedhës.5 Në bazë të këtij ligji, banka iu integrua Romës më 2 shtator të vititi 1925. U krijua si një shoqëri anonime, me ekskluzivitetin për të emëtuar monedhën shqiptare. Kapitali i bankës kapte shumën prej 12.5 milion franga ari, ku 26% të tij ishte i poseduar nga bankat italiane ku përfshiheshin Banka e Romës, Banka Tregtare Italiane, Banka Kombëtare e Kreditit dhe disa banka të tjera më të vogla. Në bankë morën pjesë edhe një grup jugosllav me 10% të kapitalit, një grup belg-zviceran me 15% të kapitalit, dhe të tjerë ishin persona privatë italian dhe shqiptar që krijonin 49% të kapitalit.6 Masa prej 49% e kapitalit shqiptar u caktua nga neni 2 i marrëveshjes dhe kjo masë nuk mund të tejkalohej. Nga ana tjetër çdo përpjekje britanike për tu përfshirë u ndalua. Në fakt banka vetëm emërtimin kishte shqiptar, pasi funksiononte sipas ligjislacionit italian dhe rezevat e saj qëndronin në Romë.7

1 A. Roselli, Italy and Albania: Financial …, f.29

2 B. Fischer, Mbreti Zogu dhe përpjekja …, f. 102

3 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë Përgjatë …, f. 157

4 S. Trani, L’Unione fra l’Albania…., f. 24

5 A. Roselli, Italy and Albania: Financial Relations …, f.33

6 S. Trani, L’unione fra l’Albania…, f. 25

7 P. Tase, Italy and Albania: The political …, f.63

Page 149: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

125

Vetë marrëveshja përmbante disa probleme thelbësore që cënonin rëndë funksionimin e bankës në shërbim të zhvillimit ekonomiko-financiar të shtetit shqiptar. Sipas Mehdi Frashërit këto probleme mund të listohen:

a) Në nenin 3 të kontratës përcaktohej se nëse kontrata apo ligji nuk parashikonte

zgjidhjen e një problemi të caktuar, pra nëse do të kishte një vakum ligjor, do të ishin normat italiane që do të vendosnin për zgjidhjen e mundshme;

b) Drejtori i bankës do të ishte në Tiranë, por selia e Këshillit dhe e Komitetit të Administrimit të Bankës do të ishte e vendosur në Romë;

c) Hapja e selive të reja apo i degëve dhe i agjensive do të bëhej me vendim të Këshillit që siç përmendëm ishte në Romë;

d) Banka do të kishte një kohëzgjatje për pesëdhjetë vjet, por mund të zgjatej me një vendim të Asamblesë së Aksionerëve e cila përbëhej në pjesën dërrmuese nga aksionerë italianë. Pra vendimmarrja më e rëndësishme do të ishte në dorë të Italisë,

e) Banka do të negocionte për huatë që do të merrte shteti shqiptar, gjë që konsiston në një shkelje të sovranitetit të shtetit. 1

Me fjalë të tjera, banka kishte statusin e një banke të nivelit të parë që do të thotë se ishte

një bankë emëtuese e shtetit shqiptar, që duhej të ishte në funksion të politikave monetare dhe fiskale të shtetit, por funksiononte si një bankë tipike e nivelit të dytë. Kjo do të thonte se vendimmarrja që duhej të ishte ekskluzive e qeverisë shqiptare, i përkiste aksionerëve, që për më tepër ishin me shumicë italiane dhe të vendosur jashtë shqipërisë.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, pala jugosllave filloi të bënte presion. Gjithashtu u organizua një takim midis Mario Albertit me Ministrin Jugosllav në Romë, i cili shprehu interesin e qeverisë së tij për të qenë aksioner me një përqindje më të madhe aksionesh. Kështu u vendos që të pranoheshin edhe aksione nga grupe financiare jugosllave. Gjithashtu Alberti bëri disa manovra bankare edhe me Bankën Tregtare të Baselit në Zvicër, gjë që solli rritjen e përqindjes së aksioneve të italianëve.2

Kështu në termat e të drejtës së votimit, përqindja e çdo grupi do të ishte si më poshtë:3

Tabela 3.3.1 Grupet financiare të Bankës Kombëtare

1 Grupi financiar italian: Credito Italiana,Genova Banca Commerciale Italiana, Milano Banco di Roma, Rome Banca Nazionale di Credito, Milan Etj.

38.8% (në ndryshim nga 26 % që ishte) 225.000 aksione

2 Grupi financiar jugosllav: Banque Zdrouga, Beograd Banque Serbe, Zagreb Banque Adriatique-Danubienne, Beograd Bankque Serbo-Albanaise, Cetinje

8.4% (në ndryshim nga 10% që ishte)

1 Mehdi Frashëri. Problemet Shqiptare. Tiranë: Plejad, 2006, f.229-231

2 L. Laselli, L’espansione finanziari…, f. 67

3 A. Roselli, Italy and Albania: Financial …, f.35

Page 150: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

126

50.000 aksione

3 Grupi financiar zviceran dhe belg: Banque Commericiale de Bale, Basel Banque Belge pour l’Etranger (një filial i Societe’ Generale de Belgique)

12.6% (në ndryshim nga 15% që ishte) 75.000 aksione

4 Grupi financiar i individëve private (italianë dhe shqiptarë) Shqiptarë: Ajet Bej Libohova Eqrem Bej Vlora N. Vlora Italianë: Ugo Viali Vincenzo Azzolini Massimo Aureli

41.2% (në ndryshim nga 49% që ishte) 52.000 aksione 245.000 aksione

Aksione gjithsej

595.000 aksione 12.500.000 franga ari

Këshilli Administrativ i Bankës, në pjesën dërrmuese të tij përbëhej nga italianë. Edhe presidenca e bankës iu la në dorë një presidenti Italian. Në fakt sipas konventës së 1925 vetëm një anëtar mund të ishte shqiptar në Këshillin e Administrimit të Bankës. Gjithashtu u sigurua edhe pavarësia e këtij institucioni nga qeveria shqiptare, pasi selia ligjore e bankës u vendos të ishte në Romë dhe të drejtohej nga Mario Alberti. Ky do të kishte kontakte me drejtorët e selive të bankës në Shqipëri.1 Nërkohë Mussolini i jepte udhëzime Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës së Italisë, Bonaldo Stringher si kryetar i Institutit Kombëtar për Shkëmbimet me Jashtë, të kujdesej dhe të garantonte kuotat e bankave italiane në këtë konsorcium.2

Projekti për krijimin e bankës parashikonte grumbullimin e të gjithë monedhave metalike në qarkullim dhe zëvendësimin e tyre me një valutë në letër. Në fund të pranverës të të njëjtit vit, duke futur në lojë mashtrimet me emra fallco, prokura fallco e me shumë gjasa edhe me korruptimin e negociatorit Libohova, pala italiane arriti të sigurojë 75% të kapitaleve, i cili u nënshkrua nga bankat kryesore italiane. Pjesa tjetër (25%) shkoi në bankat zvicerane, belge dhe jugosllave. 3 Vetëm tre bejlerë çifligarë morën rredh 25% të aksioneve. Ata ishin Ajet bej Libohova, Eqerem bej Vlora, dhe një tjetër pjesëtar i familjes Vlora.4

Banka kishte të drejtën ekskluzive të emëtonte kartëmonedha dhe për të prerë para metalike. Kështy hynë në qarkullim frangat shqiptare dhe metalike (prej ari dhe argjendi si dhe monedha e re leku). Pesë lekë këmbeheshin me 1 frangë. Fakti është që monedha shqiptare mund të këmbehej në çdo kohë me 100% ar dhe kurrë nuk iu nënshkrua rrezikut të zhvlerësimit siç

1 L. Iaselli, L’Espansione finanziaria…, f.67

2 A. Roselli, Italy and Albania: Financial …, f.35

3 M. Borghogni, Tra continuita’ ed incertezza…, f.97

4 A. Roselli. Italy and Albania: Financial Relations …, f.36

Page 151: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

127

ndodhi në fund të depresionit të madh më 1931 me monedhën angleze, dollarin amerikan dhe frangën zvicerane.1

Që në krye të herës, u vendos që sistemi monetar shqiptar do të ishte i bazuar në gold exchange standart dhe sipas statutit të shkruar nga Mario Alberti, kursi i këmbimit 1 frange shqiptare do të ishte i barabartë me 0.290322 gr. ar. Gjithashtu Alberti vendosi që krahas monedhës në letër dhe metal të qarkullonin edhe çeqet bankare, gjë që ishte tërësisht e re për një vend si Shqipëria. Për më tepër duhet të kemi parasysh se nuk ishte rregulluar as kuadri ligjor për një gjë të tillë.2

Këtë mendim e gjejmë edhe tek studiuesi Basciani, i cili thekson që Shqipëria ishte vendi i vetëm në Ballkan, i cili megjithëse më i varfri në rajon, tërhoqi disa kapitale të huaja dhe arriti të evitonte inflacionin galopant që pllakosi gjithë kontinentin evropian dhe rajonin ballkanik, pikërisht në pesëvjeçarin pas krizës së madhe të vitit 1929.3

Por në fakt, ky element pozitiv nuk u shfrytëzua nga drejtuesit e bankës për të sjellë përmirësime në ekonomi, madje u abuzua për të sjellë efektin e kundërt. Në vitet 1933-1934 Banka Kombëtare luajti një rol sabotues me politikën e saj të emëtimit të monedhës, gjë që bëri që kriza financiare që kishte pllakosur Evropën dhe gjithë botën të kishte pasoja fatale për ekonominë shqiptare. Në vend që të shtonte sasinë e monedhës në qarkullim, gjë që do të shtonte inflacionin, sikurse bënin vendet e tjera evropiane, Banka Kombëtare e shtoi shumë pak dhe kjo ishte e pajustifikueshme. Shqipëria kishte rezerva ari të mjaftueshme dhe nuk rrezikonte inflacionin. Ato kapin shumën deri në 30 milion franga ari, gjë që do të lejonte bankën të qarkullonte kartmonedha deri në 90 milion franga ari. Ndërkohë që banka qarkullonte deri në 12 milion e sigurisht kjo ishte e qëllimshme dhe pjesë e politikës shtrënguese italiane. 4

Nga ana tjetër drejtuesit e bankës i shfrytëzuan depozitat atë për të mbrojtur monedhën italiane. Në vitin 1931-1933 u dizenjua kalimi nga gold exchange standart në regjimin gold bullion standart.5 Banka mbështeti zhvlerësimin e rezervave të saj pa u larguar nga barazia monedhë–ar. Megjithatë drejtuesit e bankës duke qenë se ndoqën udhëzimet e Bankës së Italisë, e ulën në nivelin minimal blerjen e arit duke përdorur për këtë qëllim valutën e huaj që kishin në dispozicion duke bërë të mundur ruajtjen e vlerës së liretës italiane.6 Pikërisht në vitet e vështira të kalimit nga njëri sistem në tjetrin, Banka e Shqipërisë rriti rezervat e liretës italiane nga 1.010.000 në 1931 në 13.561.000 në 1933, kurse rezervat e valutave të tjera i uli nga 14.402.000 në 1931 në 265.000 në 1933.7

Duke parë këto shifra mund të themi se në të vërtetë Banka e Shqipërisë në këtë tri vjeçar ka ndjekur një politikë monetare që ka pasur si synim parësor realizimin e politikave monetare italiane. Duhet të kemi parasysh se ky tri vjeçar ka qenë më i vështiri pas krizës së 1929. Mirëpo

1 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 157

2 L. Laselli, L’Espansione finanziaria…, f.65-104

3 A. Basciani , I rapporti tra Italia e …, f.13

4 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar…, f. 294

5 Sistemi gold bullion standart është sistemi ku nuk lejohet më qarkullimi I arit si monedhë blerëse, pra nuk mund

të blihet më me ar, por blerja e arit në transaksionet ndërkombëtare lejohet dhe rezervat e arit mbahen për të

krijar një bazë për bazën monetare që qarkullon [Burimi: http://www.merriam-

webster.com/dictionary/gold%20bullion%20standard] 6 L. Iaselli,L’espansione finanziaria…, f.78

7 L. Iaselli, L’espansione finanziaria…., f.79

Page 152: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

128

mbajtja e rezervave monetare në monedhën italine ishte shumë me rrezik pasi nëse monedha zhvlerësohej, gjë që ishte shumë e mundur në periudhën për të cilën flasim, binte edhe rezerva shtetërore e monedhës.

Pavarësisht se qeveria shqiptare kërkoi në vitin 1934 tek qeveria italiane të ndërhynte pranë Bankës Kombëtare në çështjen e shtypjes së monedhës në argjend e cila, do të ishte në favour të ekonomisë shqiptare,1 kjo nuk u mor aspak parasysh.

Gjithsesi sipas autorit Roselli, i cili citon një përmbledhje të buletinit ndërkombëtar të

monedhës botuar në vitin 1977: “Përpara luftës së dytë Botërore, franga shqiptare ishte monedha më e forte në Evropë. Fuqia e kësaj monedhe e krijuar më 25 Qershor 1925, qëndronte në faktin se bazohej në standartin e arit. Kartmonedhat e Bankës Kombëtare Shqiptare të emëtuara në mars të vitit 1926 nuk u zhvlerësuan as në 1931 me zhvlerësimin që pati stërlina, as në 1933 me zhvlerësimin që pati dollari amerikan dhe as me zhvlerësimine frangës zvicerane në 1936. Madje edhe pasi Shqipëria pushtoi Italinë në 1939, kursi i këmbimit megjithëse u barazua me atë të lirës italiane, u ul me një fraksion shumë të vogël me kursin fillestar”.2

1 AQSh, Fondi 251, D. 106, V. 1934, Fl. 80 (Letër nga ministri i punëve të jashtme për legatën e Romës)

2 A. Roselli, Italy and Albania …, f.45

Page 153: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

129

3.4 Bujqësia dhe industria në funksion të zotërimit Italian

3.4.1 Bujqësia dhe reforma agrare e drejtuar nga Italia

Bujqësia ishte sektori më problematik i ekonomisë shqiptare. Ky sektor prekte pjesën dërrmuese të popullsisë, e cila jetonte në fshatra dhe mbahej me të. Megjithatë cilësitë e përgjithshme të tokës dhe klimës nuk hiqnin shpresat, që me masat e duhura, ky sektor mund të jepte rezultate të kënaqshme.

Një nga specialistët më të mirë amerikanë të bujqësisë Dr. Charles Telford, vizitoi Tiranën në vitin 1924, për të ndërtuar shkollën amerikane bujqësore. Në një intervistë që ai dha për gazetën amerikane “Boston Globe”, shprehte mendimin e tij prej eksperti, se Shqiperia me burimet e saj natyrore dhe me mundësitë bujqësore të fuqishme mund të ishte shteti më tërheqës në Evropën Juglindore, por për momentin Shqipëria vuante nga një gjendje ekonomike kritike. Sektori i bujqësisë sidomos ishte tepër i prapambetur. Çmimi i grurit dhe i mistrit ishte 10 herë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli nuk kishte para ta blinte atë. Sipas ekspertit amerikan Shqipëria nuk ishte një vend i thatë, kishte reshje mesatare dhe tokë mjaft fertile por fshatarët punonin me metoda shumë të vjetra.1

Fakti që vendi kishte potencial për të pasur një sektor bujqësor të konsiderueshëm, njihej edhe nga Italia, e cila kishte kohë që e studionte sektorin bujqësor shqiptar. Në një artikull botuar në vitin 1929 nga gazeta “Il Commercio d’Italia” theksohej: “Nisur nga pjelloria e fushave të saj, Shqipëria mund të ishte fare mirë një shtet eksportues i drithit. Por fakti është që bashkë me produkte të tjera, Shqipëria eksporton importon grurë, pasi nuk arrin të racionalizojë tokën e saj. Bashkë me grurin hyjnë në Shqipëri ushqime të mbyllura në kuti, mish, makarona, verë. Duke pasur mish mjaftueshëm Shqipëria këto produkte mund ti përgatiste vetë”.2

Nisur nga këto botime del qartë se Italia e dinte që një nga potencialët e Shqipërisë mund të ishte edhe sektori bujqësor, ndaj nuk e la jashtë vëmendjes edhe bujqësinë. Kjo vëmendje do të konkretizohej me impenjimin e drejtpërdrejtë të Italisë në reformën agrare. Ky impenjim do të vinte fillimisht në formën e konsulencës e më pas do të konkretizohej në formën e një kolonizimi të pjesshëm.

Në lidhje me reformën agrare, vështirësia më e madhe e qeverisë shqiptare qëndronte tek interesat që prekte kjo refomë. Tregtarët, çifligarët ishin pjesë integrale e qeverisë ku ajo mbështetej fuqishëm. Për këtë arsye nuk ekzistonte vullneti i mirë për të hartuar dhe realizuar një reformë agare.

Gjithsesi pas shpalljes së Monarkisë, të tetor të vitit 1928 qeveria ngriti një komision për përgatitjen e një reforme agrare dhe kërkoi nga pala italiane një këshilltar. Nga ana e saj, Italia kishte interes direkt për reformën agrare, pasi nëpërmjet bujqësisë, pala italiane kishte planifikuar të realizonte një program kolonizues. Italia kishte studiuar me seriozitet mundësitë e zhvillimit agrar në Shqipëri, pronësinë e tokës dhe kishte krijuar bindjen se një ndërhyrje në sektorin bujqësor do të sillte përfitime në realizimin e qëllimeve të saj qoftë politike, qoftë edhe ekonomike.3

1 AQSh, Fondi 252, D. 77, V. 1932, Fl. 154 (Artikull botuar në gazetën “Boston Globe”, dt. 3.1.1932)

2 AQSh, Fondi 251, D. 376, V. 1929, Fl. 4 (Artikull botuar në gazetën “Il Commercio d’Italia” me titull “Mundësitë e

Shtetit Shqiptar”) 3 P. Milo, Politika e jashtme …, f. 793

Page 154: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

130

Ja se çfarë propozohente ministri i Italisë në Shqipëri Ugo Sola, për Mussolinin në lidhje me reformën, që përpara se ajo të fillonte: “Reforma duhet të studiohet nga ana jonë, në funksion të interesave tanë eknomikë dhe politik. Nga njëra anë, ne jemi të interesuar të mbështesin Mbretin, në të gjitha masat që ai ndërmerr në kuadrin e politikës së brendshme. Nga ana tjetër ne duhet të kujdesemi që problemi i bujqësisë shqiptare të mos pengojë ekspansionin tonë në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Për hir të së vërtetës ky difuzion deri më tani ka rezultuar i penguar. Në momentin e volitshëm kur të jemi në gjendje për të ndërhyrë në fushën e bujqësisë, këtë duhet ta bëjmë nëpërmjet asistencës sonë për redaktimin e një ligji i cili ë shtrojnë një influencë dashamirëse tek latifondistët”. Sola gjithashtu shprehte bindjen e tij se Zogu kishte një lloj tendence për të demokratizuar qeverisjen dhe për ta afruar atë me masën. Sipas Solës kjo nuk ishte një demokraci e tipit francez, por një demokraci e tipit fashist italian.1

Në përgjigjen dërguar nga Mussolini për ministrin Sola, konfirmohet edhe njëherë rëndësia e madhe që kishte reforma agrare. Mussolini theksonte se duhej që qeveria italiane të ishte në krah të Mbretit për studimin dhe redaktimin e ligjit. Në këtë mënyrë ligji do të ishte në shërbim të interesave shqiptare por edhe italiane. Për këtë arsye Mussolini kishte menduar të sillte në Shqipëri edhe një ekspert në fushën e legjislacionit bujqësor.2

Mbështetur në këto direktiva, Sola arriti të bindë mbretin Zogu se kjo reformë duhej të ishte një mjet presioni për pronarët e mëdhenj të tokave. Zogu, sipas Solas, mund ta shfrytëzonte këtë reformë për të arritur në një marrëveshje të leverdishme me palën italiane për bonifikimin, si një regjim konçesionesh. Gjithashtu kjo reformë mund të shërbente edhe për boshatisur politikën e kundërshtuesve të Zogut. Edhe për ekspertin, Zogu kishte rënë dakort, por ishte i mendimit se nuk ishte nevoja të vinte një ekspert i nivelit të lartë, por do të mjaftonte një specialist i thjeshtë i Ministrisë së Bujqësisë së Romës me një kompetencë mëse normale në fushën e legjislacionit. Madje Zogu kërkonte një ekspert për të studiuar jo vetëm ligjin por, të gjithë problemin e bujqësisë në tërësi, si në askpetikin ekonomik, financiar dhe politik. Por Zogu dëshironte një person, misioni i të cilit të mbetej sekret.3

Zogu i ndoqi me përpikmëri udhëzimet e Solas. Ai kërkoi një ekspert zyrtarisht. Qeveria Italiane dërgoi në Shqipëri nga Universiteti i Firences, Prof. Lorenzonin, i cili punoi përkrah komisionit vendas, nga qershori deri në dhjetor të vitit 1929. Në fund të kësaj periudhe ai prezantoi projektin me propozimet e tij. Projekti Lorenzoni mbështetej në idenë e rishpërndarjes së pronave mbi tokën për zhvillimin bujqësor sipas modelit kapitalist. Kjo rishpërndarje do të krijonte kushte për të gjeneruar të ardhura si për popullsinë edhe për shtetin.4 Reforma parashikonte dy plane veprimi: nga njëra anë një plan studimor dhe nga ana tjetër një plan veprimi për masat që duheshin marrë për zbatimin konkret të reformës. Sipas reformës Lorenzoni, do të përfitonin fshatarët pa tokë, por edhe ata që merrnin toka me qera nga pronarë tokash apo nga shteti. Projekti Lorenzoni parashikonte edhe shpronësime në dobi të këtyre fshatarëve, por gjithsesi këto shpronsime nuk do të preknin prona me sipërfaqe nën 100 hektar tokë.5 Në vija të përgjithshme reforma kishte për qëllim:

1 DDI. Serie VII, V. 7, Nr. 161, f. 184 (Letër e Solas për Mussolinin, dt. 9.1.1929 )

2 DDI, Serie VII, V. 7, Nr. 205, f. 236 (Letër e Mussolinit për Solan, dt. 10.1.1929)

3 DDI, Serie VII, V. 7, Nr. 221, f. 245-246 (Letër e Solas për Mussolinin, dt. 28.1.1929)

4 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 172

5 A. Puto, Historia Politike …, f.478

Page 155: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

131

a) Reduktimin e pasurisë së pronarëve të mëdhej të tokave në një minimum i cili do ti lihej familjes së pronarit;

b) Toka e blerë nga shteti të shitej ose ti dhurohej fshatarëve. Blerja do të bëhej me tituj. Synimi ishte që toka mos të mbetej e braktisur dhe e papërdorur sikurse ndodhte rëndom.

c) Pasurimi i arkës së shtetit të bëhej në kurriz të bejlerëve.1

Sipas kësaj reforme të sugjeruar nga eksperti italian, vetëm 40 hektarë tokë duhej tu lihej familjeve të pasura, të cilat gjithsesi mund të mbanin edhe një sasi më të madhe për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare, por vetëm me kusht për t’i punuar dhe për ti modernizuar ato. Nëse toka do të jepej me qera, pronari ishte i detyruar të ndante me fshatarin qiramarrës shpenzimet e ujitjes dhe të mirëmbajtjes.2

Me qëllimet që parashtronte reforma, shkaktonte vështirësi në implementimin e saj. Pikësëpari kjo reformë dëmtonte bejlerët të cilët e kundërshtuan. I pari që e kundërshtoi atë ishte Iliaz Vrioni dhe pas tij gjithë grupi i pronarëve të mëdhenj të tokave. Kjo do të shkaktonte largimin e Zogut nga ata që e kishin mbështetur më shumë dhe që ishin më të fuqishimit ekonomikisht. Megjithatë reforma kishte edhe mbështetës si Kostaq Kota, ministri i drejtësisë Hiqmet Delvina, Ministri në Washington Faik Konica, etj.

Dekreti i parë për reformën agrare doli më 13 Prill 1930, por ai nuk solli efekte konkrete në gjendjen e përgjithshme të bujqësisë për shkak të sasisë së vogël të tokës që shpërndau nga e cila përfituan një pjesë pothuajse e papërfillshme e familjeve fshatare.3 Në fakt dispozitat ligjore të refomës ishin të nxituara dhe ishin kryer me iniciativë të vetë Zogut dhe administratës së tij. Edhe pala italiane vërente se ligji kishte disa mangësi thelbësore që e bënin tërësisht të pa realizueshme. Reforma agrare parashikonte se çdo pronar toke nuk mund të kishte më shumë se 40 hektar tokë dhe nga 5 hektar për gruan dhe për secilin nga fëmijët. Pjesa e mbetur nga kjo sipërfaqe do t’i shpronësohej: 1/3 e sipërfaqes së mbetur do të vlerësohej me 20 franga ari për çdo hektar dhe do ti shitej fshatarëve me kushte lehtësuese për 10 vjet; 2/3 e pjesës së mbetur mund ti liheshin përsëri pronarit por me kusht që ti punonte me kapacitetin e tij. Kjo ishte pjesa më radikale e ligjit e cila ishte prezantuar ndonjëherë në Kuvend dhe u kundërshtua fuqishëm sidomos nga Shefqet Vërlaci. Kompensimi nuk do të bëhej me para, por me aksione të Bankës Bujqësore. Teknikat e vjetra manipuluese të mbretit nuk mund të funksiononin pasi asnjë pronar i madh tokash nuk do të binte darkot të lëshonte pasurinë e tij. Zogu kishte shpresuar se përfaqësuesit italian do të ndërhynin për të promovuar reformën, por në fakt Sola bëri të kundërtën, mbështeti bejlerët. Gjithsesi Zogu shfrytëzoi votat e debutetëve të veriut për të aprovuar reformën.4

Ligji nuk përcaktonte se si do të bëhej shpërndarja e tokave tek fshatarët dhe shpërndarja e fshatarëve tek tokat. Për më tepër që mungonin edhe të dhënat e sakta mbi të cilat mund të punohej për ta zgjidhur këtë problem. Mungonte gjithashtu një regjistrim kadastral. Me fjalë të tjera kishte një konfuzion të madh dhe jo lehtë të zgjidhshëm të vetë ligjit. Nga ana tjetër, po punohej për krijimin e një banke bujqësore e në vend që të punohej për gjetjen e kapitalit për të

1 DDI. Serie VII, V. 7, Nr. Nr. 161, (Letër e Sola për Mussolinin, dt. 9.1.1929 f.184 )

2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f.188

3 P. Milo, Politika e jashtme …, f.793

4 Jason Tomes. King Zog: Self-made monarch of Albania, Gloucestershire: The History Press, 2011, f. 160-161

Page 156: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

132

ngritur bankën, punohej për rregullat e përgjithshme të funksionimit të saj.1 Procesi i regjistrimit të tokës u bë shumë ngadalë. Kjo i dha kohë bejlerëve të regjistronin tokat e tyre duke i shpërndarë tek të afërmit dhe farefisi.2

Mos realizimi i reformës u shoqërua, për fat të keq, me kushte klimaterike të disfavorshme që e përkeqësuan edhe më shumë gjendjen e bujqësisë. Duke qenë se me bujqësi merrej pjesa më e madhe e shoqërisë, detyrimisht kjo solli edhe një përkeqsim të përgjithshëm të jetesës dhe të gjendjes ekonomike ne vend. Viti 1931 shënon mjerimin total të vendit. Kjo gjendje e vështirë ekonomike u shfrtytëzua edhe njëherë nga qeveria italiane për të realizuar qëllimet e saj edhe në bujqësi. Mbasi qeveria shqiptare kërkoi nga Italia një ndihmë të jashtëzakonshme, e cila destinohej për shfrytëzimin e pasurive të vendit (1934), qeveria italiane kërkoi si shpërblim te drejtën për të vendosur në fushën e pasur të Myzeqesë bujq italian, të cilët në fakt do të shërbenin si bujq kolonizatorë. Këta bujq do të ishin kryesisht nga krahina e Kalabrisë, ku pjesa më e madhe njihnin gjuhën shqipe. Madje, për realizimin e këtij qëllimi kolonizues, hartuesi i reformës agrare, profesori i Universitetit të Firencës, Lorenzini u thirr nga autoritetet italiane të Romës. Ata i bën thirrje profesorit që të mos merrej shumë me shkencë. Sipas Romës toka nuk duhej prekur, pasi do të ishte një nga pikat kyçe të planit debërtues të Italisë, për realizimin e politikës kolonizues në bujqësi.3

Ligji i ri që hyri në fuqi nuk ishte i aplikueshëm, pasi nuk ishte marrë asnjë masë paraprake për të. Për më tepër Lorenzoni, kishte paraqitur disa propozime që as shqiptarët nuk do ti kuptonin. Vetë Soragna mendonte dhe parashikonte se ligji përveçse nuk do të aplikohej dot, do të sillte një pakënaqësi të madhe në popull, gjë që do të bënte të shtohej skepticizmi shqiptar kundrejt Italisë. Atëherë Soragna, duke pasur parasysh edhe qëllimet kolonizuese për të cilën do të shfrytëzohej reforma, propozoi që Italia të rrinte e të vëzhgonte, pa ndërhyrë në çështjen e reformës agrare edhe për disa kohë.4

Në vitin 1934, kur Italia dhe Shqipëria vendosët të rifillonin negocimet për një marrëveshje të re bashkëpunimi, pas krizës së madhe që kaluan, Zogu kërkoi edhe një borxh për përmirësimin e prodhimit bujqësor. Në fakt Zogu kishte një plan për të organizuar një institut për ushtrimin e kredisë bujqësore. 5 Përgjigja definitive për krijimin e një Instituti për Kreditë Agrare erdhi në prill të vitit 1935. Ky insititut do të hapej me një kapital prej 5.000.000 fr.ari për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Ky borxh do të shpërndahej në 5 vite ky gjysma do të ishin para kesh dhe gjysma materiale. Borxhi do të rimbursohej në 5 vjet me interes 1%. Interesat dhe kuotat e amortizimit duhet të ishin të garantuara nga disa masa të AIPA-s. Në fillim duhej të vendoseshin se cilat do të ishin garancitë dhe amortizimi në mënyrë që këtij fondi ti jepej një karakter tregtar. Si këmbim të këtij borxhi qeveria italiane kërkoi që administrimi i portit të Durrësit, ti besohej një kompanie italiane për në afat tridhjetë vjeçar.6

Zogu nuk pranoi hapjen e një instituti kreditor bujqësor me kushtet që Italia vendosi. Ai madje u tregua shumë i prerë në takimin që pati me Indellin në majt të vitit 1935, sa që edhe vetë Indelli u habit. Zogu shprehu mendimin se një institucion i tillë bujqësor duhej të ishte tërësisht 1 DDI, Serie VII, V.8, Nr. 268, f. 368-370 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 24.9.1930)

2 J. Tomes. King Zog: Self-made …, f.161

3 AQSh, D. 55, V. 1934, Fl.142-145 (Artikull botuar në gazetën “Journal de Ginevrej” me titull “Problemet shqiptare,

zhvillimi politik dhe veshtiresite ekonomike) 4 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 268, f. 369, (Telegram i Soragnës për Grandin dt. 24.9.1930)

5 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 109, f. 114 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 05.11.1934)

6 DDI, Serie VIII, V.1, Nr. 65, f. 54-56, (Telegram i Mussolinit per Indellin, dt. 22.04.1935)

Page 157: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

133

shqiptar në kapital, pra duhej të ishte veçmas Bankës Kombëtare dhe duhej të ishte i drejtuar nga Shqiptarët. Indelli i kishte sugjeruar se kjo ishte e rrezikshme për një vend si Shqipëria, por Zogu kishte ngulur këmbë. Ai i deklaroi Indellit se nëse do të ishte e domosdosshme do ta refuzonte refuzonte shumën prej 5.000.000 fr.ari dhe do të hiqte dorë fare nga projekti.1

Gjithashtu Zogu nuk pranoi që porti i Durrësit t’i kalonte për administrim një kompanie italiane. Sipas tij, për aq pak trafik që kishte porti edhe mund të vazhdonte të qëndronte në atë gjendje. Porti ishte ndërtuar për qëllime ushtarake dhe Zogu i deklaroi Indellit se do ti qëndronte besnik në fushën politike, kështu që italianët mund të ndërtonin çdo gjë që e gjykonin të dobishme në port, me anë të teknikëve të tyre. Por nuk do të pranonte që ai ti kalonte në konçesion në komanie italiane.2

Kështu reforma agrare mbeti pezull deri në vitin në vitin 1936 kur u nënshkruan 12 marrëveshjet Berati-Indelli, të cilat prekën edhe bujqësinë. Pikërisht marrëveshja e dytë e vargut të marrëveshjeve në fjalë, parashikonte derdhjen e një shume prej 6.000.000 franga ari nga ana e qeverisë italiane, të ndara në tri këste. Nga kjo shumë 2.800.000 franga ari, do të derdheshin për Bankën Agrare në formë borxhi.3

Gjithashtu po për bujqësinë, marrëveshjet e 1936 parashikonin edhe derdhjen e një tjetër huaje vetëm prej bujqësinë. Kjo huaj kapte shifrën prej 10.000.000 franga ari që do të derdhej në 5 këste vjetore për nga 2.000.000 çdo këst. Kjo hua do të kthehej me 50 këste vjetore për nga 275.899 franga ari bashkë me kamatën prej 1% dhe do të garantohej me të ardhurat e vajgurit që do të merrte shteti nga koncesioni I dhënë në 1925.4

Supozohej se të gjitha veprimet e shpronësimit dhe të rimbursimit do të kryheshin nga Banka Bujqësore, e cila arriti të krijohej vetëm në vitin 1937, pra 7 vjet me vonesë. Deri në vitin 1938 kishte arritur të shpronsohej vetëm 1.2% e tokës. Në mos realizimin e reformës nuk ndikonte vetëm paaftësia e administratës me vonesat e saj, por sigurisht edhe marifetet e ndryshme qe bënin familjet e mëdha për të fshehur apo coptuar tokat e tyre.5

Falë vëmendjes së qeverisë italiane u krijuan edhe disa shoqëri bujqësore, me qëllim për të ushtruar aktivitet në Shqipëri. Gjithashtu për bonifikimin në vitin 1936, u krijua Opera Nazionale Combatenti (ONC), me detyrën për të krijuar një shoqëri, për të ndërmarrë vepra të bonifikimit dhe të strukturimit të terrenit bujqësor të Shqipërisë. Kështu lindi Enti Industrial për Aktivitetet Agrare (Ente Industrie Attivita Agarrie EIAA). Kjo shoqëri arriti të marrë nga Qeveria e Ahmet Zogut një koncesion prej 3000 hektarësh në fushën e Shijakut, si dhe autorizimin për të blerë drejtpësëdrejti nga fermerët shqiptare produkte të destinuara për eksport.6

Koncesioni në fjalë u paraqit për aprovim në Kuvend në mars të vitit 1938. Sipas kësaj kontrate, qeveria shqiptare në zbatim të reformës agrare do të procedonte me shpronsimin e çifligut të Rrushkullit, dhe EIAA do të parapaguante dëmshpërblimin e duhur pronarëve deri në

1 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 179, f.194-197 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 10.05.1935)

2 DDI, Serie VIII, V. 1, Nr. 179, f. 194-197 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 10.05.1935)

3 AQSh, Fondi 146, D. 33, V. 1936, Fl. 11-13 (Raport justifikues për marrëveshjet me Italinë, EIAA dhe AIPA, të

firmosura në Tiranë në mars 1936) 4 AQSh, Fondi 146, D. 33, V. 1936, Fl. 11-13 (Raport justifikues për marrëveshjet me Italinë, EIAA dhe AIPA, të

firmosura në Tiranë në Mars 1936) 5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f. 189

6 S. Trani, L’unione fra l’Albania…, f.28

Page 158: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

134

20 franga shqiptare për çdo hektar (neni 1). Gjithashtu qeveria shqiptare do të jepte me qera për njëzet vjet tokat e shpronsuara të çifligut të Rrushkullit. Sipas kësaj kontrate qeveria shqiptare do të merrte përsipër të mbronte EIAA nga çfarëdolloj shqetësimi që mund ti vinte si pasojë e këtyre shpronsimeve që do të ndërmerrte. Qeraja prashikohej të jepej për 20 vjet. Gjithashtu parashikohej se në këtë tokë do të punonin bujq shqiptar me banim në çifligun e Rrushkullit, por edhe bujq të tjerë (neni 4). Çdo familjeje bujqish do ti caktohej një tokë prej 5 hektar. Kompania do të jepte në përdorim materialet e nevojshme për punimin e tokës dhe marrëdhëniet mes kompanisë dhe familjeve të bujqve do të rregulloheshin me një kontratë të posaçme. Në përfundim të kontratës së qerasë, me përmirësimin e tokës, shqiptarët do ti paguanin EIAA-së vlerën e përmirësimit dhe vlerën e materialeve për përmirësimin e shtëpive. Kjo vlerë do të paracaktohej përpara se të fillonte puna e bonifikimit. Pas 20 vjetësh EIAA do të jepte në dorëzim tokën e përmirësuar bujqëve që do të kenë shlyer të gjitha detyrimet e parashikuara. Në rast se bujqit nuk do ti kishin shlyer plotësisht pagesat, toka do të mbetej në pronësi të kompanisë EIAA dhe qeveria shqiptare do të ishte e detyruar të jepte tokën edhe për 20 vite të tjera me qera (neni 9). Gjithashtu qeveria shqiptare për ti ardhur në ndihmë kompnisë EIAA do ta përjashtonte atë nga taksat dhe tatimet për eksportin e lëndëve dhe derivative të saj (neni 10).1

Organizmat italiane të kredive ishin të interesuara për tu dhënë ndihmë ndërmarrjeve bujqësore italiane. Kjo bëhej edhe për qëllim për t’i dhënë definitivisht Shqipërisë statusin e një vendi të prapambetur, ekonomia e të cilit konsiston më së shumti në prodhimin dhe eksportimin e lëndëve të para. Bankalba, SVEA dhe Banka Bujqësore e cila varej nga Banka e Napolit, ishin përçuese të kësaj politike. Edhe nëse këto fonde vendosnin të kreditonin qytetarë shqiptar, bënin një selektim sipas bindjeve të tyre, pro apo kundra Italisë. Sigurisht këta të fundit nuk kishin shance për kreditim.2

Bonifikimi ishte një nga prioritetet pasi ishte pjesë intergrale e planit të kolonizimit. Për këtë arsye Mussolini dërgoi për mision të veçantë senatorin Prompolini për të hartuar një plan mbi bonifikimet. Sipas studimit të Prompolinti toka shqiptare ishte lehtësisht e bonifikueshme dhe në pesë vjet mund të merreshin të korrat e para pa shpenzuar shumë, sidomos për zonën e Durrësit ai ishte shumë optimist.3

Raporti i Prompolinit e entuzizmoi Cianon pasi sipas këtij raporti rezultoi se mund të rekuperoheshin 300 hektarë tokë me 20 milion lireta. Ciano mendonte se Zona e Durrësit duhet të kishte prioritet pasi do të mund të përdorej për qëllime ushtarake sepse çdo zbarkim duhej të mbështetej në Durrës. Ciano e shikonte të dobishme bonifikimin e Durrësit pasi kjo do të ndikonte edhe nga ana psikologjike tek ushtarakët dhe civilët që do të mbërrinin në Durrës. Ata do të kënaqeshin duke zbritur në një tokë të begatë. Për këtë arsye u vendos edhe fillimi i rrugës Durrës-Shijak dhe bonifikimi i fushës së Erzenit.4

1 AQSh, Fondi 146, D. 33, V. 1936, Fl. 1-5 (Akord mes Qeverisë Mbretërore Shqiptare dhe EIAA Ente Industrie

Agrarie Albania për rregullimin e çështjeve që i përkasin çifligut të Rrushkullit) 2 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë …, f. 197

3 G. Ciano, Ditari, …f.16

4 G. Ciano, Ditari, …f.19

Page 159: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

135

3.4.2 Industria e duhanit

Duhani ishte një nga burimet nga e cila mund të nxirrej fitim në ekonominë e brishtë shqiptare. Kjo lloj kulture mund të gjeneronte shumë të ardhura nëse do të drejtohej si duhej. Pikësapari duhani përdorej shumë në Shqipëri, kështu që taksa e vjelur prej tij mund të sillte të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetin. Nga ana tjetër duhani i Ballkanit kërkohej shumë në Evropë kështu që mund të kishte mundësi për t’u eksportuar, por realisht shumë pak duhan dilte jashtë vendit dhe për më tepër në formë kontrabande. Vendi kishte kushte të mira për kultivimin e duhanit dhe që në fillim ka ekzistuar ideja se mënyra më e mirë e menaxhimit të industrisë së duhanit do të mund të kishte qenë ngritja e një monopoli shtetëror mbi të.1

Industria e duhanit ka tërhequr gjithmonë interesin e Italisë. Zogu mundohej me çdo kusht ta mbante sa më larg Italisë sektorin e duhanit, pasi e dinte se ky ishte një nga të paktët sektor që mund të ishte vërtet fitimprurës. Gjatë gjithë kohës Zogu tregohej i gatshëm të bashkëpunonte në industrinë e duhanit, por në vitin 1934, pasi e pa se kriza mes Shqipërisë dhe Italisë po merrte përmasa serioze, vendosi të kërkonte investiture të huaj për duhanin. Këtë e bëri duke i kërkuar gjithë legatave jashtë vendit të interesoheshin për të gjetur firma të gatçme të investonin në industrinë e duhanit në Shqipëri.2 Në fakt jugosllavët u treguan të gatçëm të bashkëpunonin për sektorin e duhanit edhe duke hartuar një strategji dhe ligj të ri për këtë industri, madje dëshironin të dërgonin edhe një specialist për të shqyrtuar situatën.3

Kjo manovër sigurisht nuk u prit mirë nga Italia e cila nuk lejoi gjithsesi që Shqipëria të bashkëpunonte me Jugosllavinë në sektorin e duhanit. Si çdo sektor edhe ky u la në duar të Italisë përfundimisht me miratimin e marrëveshjeve Indelli-Berati.

Ligji për krijimin e monopolit të duhanit u miratua në parlament në mars të vitit 1936. Sipas ligjit importimi dhe shitja e duhanit dhe e produkteve që fabrikoheshin prej tij, i rezervoheshin shtetit i cili do ta ushtronte këtë të drejtë me anë të Entit Autonom mbi Administrimin e Monopoleve të Shtetit ose Enti i Monopoleve. Ligji ndaloi prodhimin, punimin dhe importimin e duhanit pa u pajisur paraprakisht me leje për mbjellje apo ripunim, pranë Entit të Monopoleve. Importimi i duhanint nga ana e Entit do të përjashtohej nga taksat. Gjithashtu enti do të caktonte zonat ku mund të mbillej duhani, numrin e filizave, çmimet e mbjelljese etj. Ligji gjithashtu parashikonte edhe dhënien e huave për mbjellësit e duhanit.4 huaje prej 3.000.000 franga ari pikërisht për industrinë e duhanit.

3.4.3 Industria e naftës

Sikurse kemi përmendur në kapitullin e dytë, për industrinë e naftës ka pasur interesa për investime të huaja direkte, duke filluar që në fillim të viteve 20, ende pa ardhur në pushtet Ahmet Zogu. Në vitin 1921 ishin bërë negociata me palën angleze që në Konferencën e Paqes në Paris, nga e cila u arrit një marrëveshje midis Asamblesë Kombëtare dhe Kompanisë Anglo Persiane për të lejuar kërkimet në zonat naftëmbajtëse.

Personalisht Zogu kishte shumë simpati për Britaninë e Madhe dhe dëshironte që interesat e saj të gjenin hapësira në vend. Ai kishte ngulur këmbë që koncesioni naftës ti jepej shoqërisë Anglo-Persiane. Megjithëse ishin paraqitur dy oferta, një amerikane nga Standart Oil

1 M. Frashëri, Problemet Shqiptare…, f.135-36

2 AQSh, Fondi 251, D. 161, V. 1934, Fl. 1 (Letër dërguar të gjithë legatave jashtë vendit, dt. 31.8.1934)

3 AQSh, Fondi 251, D. 33, V. 1934, Fl. 4 (Letër e ambasadorit Fico në Beograd,dt. 21.11.1934)

4 AQSh, Fondi 146, D. 7, V. 1939, Fl. 1-8 (Ligji për monopolizimin e duhanit)

Page 160: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

136

dhe një angleze nga kompania Anglo-Persiane, e megjithëse oferta e Standart Oil ishte më e favorshme ekonomikisht, ai parapëlqente që të aprovonte koncesionin anglez kundrejt atij amerikan.Vetë Zogu kishte thirrur disa herë përfaqësues të opozitës për t’i bindur që mos të kundërshtonin lidhjen e kontratës me kompaninë Anglo-Persiane. Sikurse shkruan Ali Këlcyra në kujtimet e tij, Zogu argumentonte se kjo nuk ishte vetëm çështje ekonomike dhe financiare, por mbi të gjitha një çështje politike. Ai theksonte se britanikët duheshin respektuar për qëndrimin e tyre në Lidhjen e Kombeve, e meqë ShBA nuk ka për të marrë pjesë kurrë në çështjet e Ballkanit, pasi është gjeografikisht larg, është në të mirën e vendit të ketë marrëdhënie të mira me një fuqi të kalibrit si e Britanisë së Madhe.1

Preferencën e Zogut kundrejt anglezëve dhe kompanisë Anglo Persiane e kishin të qartë edhe vetë italianët, sikurse konfirmohet edhe në raportet e ministrit Sola.2

Pasi Zogu mori pushtetin, u lejuan edhe kompani të tjera të cilat përfituan koncesione për nafte siç ishte edhe Ferrovie dello Stato (Kompania Hekurudha e Shtetit Italian) dhe kompani të naftës Sinclair dhe Standart Oil. Sigurisht që një pjesë e mirë e të ardhurava nga këto koncesione nuk shkonin në buxhetin e shtetit por përfundonin në marrëveshjet klienteriste të korrupsionit mes funksioarëve të shtetit.3

Shoqëria Anglo-Persiane punoi katër vjet rresht në Ardenicë dhe Patos. Ajo arriti të gjente naftë, por jo në sasinë dhe cilësinë e duhur. Në vitin 1929 qeveria shqiptare vendosi ti zgjasi afatin e kërkimeve shoqërisë Anglo – Persiane edhe për katër vite të tjera. Kjo u bë për arsye sepse shoqëria nuk kishte arritur të bënte të gjitha kërkimet e duhura. 4 Çmimi i ulët i karburanteve në atë kohë e detyroi shoqërinë të hiqte dorë nga koncesioni dhe puset e gërmuara ia dorëzoi qeverisë shqiptare.5 Në fakt në largimin e firmës ndikoi edhe ultimatum që Mbreti Zogu i dha anglezëve.

Në periudhën e monarkisë, sipas një studimi të ish ministrit Mehdi Frashëri, Shqipëria mund të konsumonte deri në 6000 ton karburant në vit. Burimet vajgurore të Kuçovës mund të jepnin deri në 200.000 ton lëndë të papastër, nga e cila mund të nxirreshin 80.000 ton benzine dhe vajguri si dhe 120.000 ton mazut. Këto pasuri afërsisht mund ti siguronin buxhetit të shtetit të paktën 6.000.000 franga ari. Benzina mund të shitej me një çmim shumë më të ulët se çmimet e aplikuara nga AGIP. 6

Në mars të vitit 1925 u nënshkrua marrëveshja koncesionare me shoqërinë e naftës Boschi (e krijuar nga Shoqëria e Hekurudhave Italiane për kërkimet në sektorin e hidorkarbureve në territorin shqiptar).7

Më 17 prill të vitit 1929 Zogu nxorri një ligj për monopolizimin e importit te naftës. Sipas këtij ligji, shteti monopolizoi të drejtën e importit të benzinës natyrale dhe sintetike të benzolit, të benzozës, të vajgurit të parafinuar, të naftës, të gazit, të mazutit, dhe të përbërësve të tjerë të vajgurit në tokën shqiptare. Këto prodhime do të ishin të përjashtuara nga taksa doganore,

1 A. Këlcyra, Shkrime për Historinë …, fq.94

2 DDI, Serie VII, V. 3, Nr. 701, f.434 (Telegram i Solas për Mussolinin, dt. 10.2.1927)

3 M. Vickers, Shqiptarët një histori …, f. 189

4 AQSh, Fondi 146, D. 41, V. 1929, Fl.17 (Raport justifikues për projektligjin për zgjatimin e dytë të afatit të

kërkimeve të shoqërisë koncesionare të vaj gurit D’Arcy Exlpolration L.t.d) 5 M. Frashëri, Problemet Shqiptare…, f. 143

6 M. Frashëri, Problemet Shqiptare…, f. 144

7 M. Borghogni, Tra continuita’ ed incertezza…, f.89

Page 161: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

137

nga taksa e konsumit, si dhe nga taksa e bashkisë dhe komunës. Sipas këtij ligji qeveria kishte të drejtë që të lidhte marrëveshje me kompani të huaja sipas procedurave ligjore të kohës. 1

Edhe sektori i naftës ishte një sektor që Italia dëshironte ta kontrollonte, madje kërkonte me çdo kusht të fitonte një pozicion monopolist në këtë fushë, pasi mendonte se kjo kishte shumë rëndësi nga ana ekonomike, por edhe nga ana ushtarake. Roma bëri përpjekje për të eliminuar nga procedura e tenderimit komanitë si Standart Oil New York, British Petrol, Royal Daice. Kompania Anglo Persiane nuk ishte më e interesuar. Pavarësisht këtyre interesimeve, qeveria shqiptare e kishte vendosur që indusria e naftës do ti mbetej Italisë e cila kontrollonte më shumë se 50% të prodhimit të naftës në vend, në saj të puseve që kishte ndërtuar në vende të ndryshme si në Kuçovë, në Vlorë, në Selenicë e në Devoll.2

Megjithatë ishte në konkurim edhe një kompani shqiptare. Sipas Romës, kompania shqiptare nuk mund të kishte kapacitetin teknik, për të shërbyer në të ardhmen edhe si furnitor në rast të një konflikti ushtarak, pra duhej eliminuar. Iu la në dorë GjeneralParinit të bindte mbretin Zogu me argumente tekniko-ushatarak se një kompani shqiptare nuk mund të merrte përsipër monopolin e naftës. Nga ana e Italisë u bënë përpjekje që tenderimi të shtyhej për një moment më të volitshëm. Sipas tyre Mbreti duhej të bindej që monopoli i naftës nuk ishte një çështje e dorës së dytë, por një problem madhor me interes të përbashkët. Nëse mbreti nuk do ta kuptonte këtë, duhej të ishte koshient që do të krijonte një plasaritje në aleancën dypalëshe.3

Zogu i dha këtë koncesion nëpërmjet një procesi tërësisht korruptiv. Kompania italiane AGIP (Agenzia Generale Italiana Petrolio) fitoi monopolin e importimit të produkteve të naftës. Në fakt, në garën e shpallur fillimisht për koncesion ishin paraqitur edhe dy kompani shqiptare STAMLES dhe SITA, por me ndërhyrjen e Ministrit Italian në Shqipëri Ugo Sola, konçesioni iu besua kompanisë italiane AGIP. Ishte pikërisht ministri italian Sola që negocioi me mbretin Zog, çdo çmim të monopolit. Edhe ana e proceduarave me ministrin shqiptar Tutulani iu la në dorë Solas i cili bashkëpunonte me Aliosin.4

Si përfundim kontrata për të cilën u ra dakorkt dhe u firmos kishte çmime shumë të favorshme për Italinë. Në një telegram të Solas theksohej: “Fitimi i monopolit të naftës është një triko e ngushtë me të cilën Shqipëria lidhej akoma më fort me Italinë. Por nga ana tjetër ishte shumë e rëndësishme që AGIP të kryente aktivitetin e vetë pa hapur kritika. Kompania duhej të tregohej e gatçme në ofrimin e shërbimeve dhe mjeteve nëse nuk dëshironte të krijonte një urrejtje publike të përgjithshme gjë që do të rezultonte fatale, pasi nafta ishte një produkt që u interesonte të gjitha klasave, pa përjashtuar edhe ato më të varfrat”.5

Negociatat u organizuan në mënyrë të tillë, që jo vetëm kompanitë e tjera të mos kishin mundësi për të përgatiur ofertat e tyre, por edhe që e gjithë marrëveshja të organizohej në një situatë pseudo-dramatike. Mirëpo nuk u mjaftua me kaq. Kjo kompani spekulloi me pozitën e saj monopolistike dhe rriti në mënyrë artificiale çmimet e naftës, e cila pati efekte në ekonominë e brishtë shqiptare dhe për më tepër solli zemërim në të gjithë shoqërinë shqiptare.6 Administrata e

1 AQSh, Fondi 146, D. 47, V. 1932, Fl.7 (Ligji për monopolizimin e vajgurit, benzinës, karburit dhe zçetiles dhe

sendeve të përngjashme) 2 AQSh, Fondi 251, D. 200, V. 1935, Fl. 15 (Artikull botuar në gazetën “Vreme”, dt. 5.2.1935)

3 DDI, Serie VII, V.7, Nr. 476, f. 467-468 (Telegram i Mussolinit për Solan, dt. 7.6.1929)

4 M. Frashëri, Problemet Shqiptare…, f.143

5 DDI, Serie VII, V.7, Nr. 513, f. 500-501 (Telegram i Solas për Mussolinit për, dt. 29.7.1929)

6 A. Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar…, f.304

Page 162: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

138

e Zogut, nuk mori asnjë masë që vendi të kishte rezerva nafte gjatë negocimeve, kështu që pati një mungesë nafte e cila paralizoi transportimin në të gjithë vendin. Nga ana tjetër kompania AGIP vetë nuk kishte rezerva nafte. Kjo do të thonte që kjo kompani me ose pa dashje, kishte mundësi të paralizonte të gjithë transportin në Shqipëri, ku nuk kishte as hekurrudha dhe transporti rrugor ishte i vetmi që mund të funksiononte.1 Nga gjithë kjo, kuptohet se strategjia e Italisë ishte ndërtuar e tillë që mund të shkaktonte kriza të vështira nga një moment në tjetrin. Zgjidhja e këtyre krizave do të forconte pozicionin kontrollues të ekonomisë nga Italia.

Vendi ngeli pa naftë për gjatë gjithë periudhës së negocimeve edhe sepse kjo shoqëri nuk kishte fare rezerva nafte. Edhe kur furnizimi erdhi, iu dha mundësia spekullatorëve që të luanin me çmimet duke realizuar përfitime të mëdha në kurriz të vendit. Për më tepër të kontrolloje transportin rrugor ishte si të kontrolloje transportin e gjithë vendit, pasi rrugët përbënin të vetmin mjet komunikimi.2 Kjo tregoi edhe njëherë se Italia kishte dashur të shtinte në dorë monopolin e naftës jo për qëllime tërësisht ekonomike, por për të pasur në dorë gjithë transportin e vendit e në mënyrë indirekte gjithë ekonominë e tij.

Në vitin 1932 qeveria shqiptare propozoi në parlament një projektligj i cili do të favorizonte edhe më shumë kompaninë italiane AGIP. Sipas këtij projektligji, kompania në fjalë do të përjashtohej nga të gjitha të taksat doganore për ambalazhet e zbrazur të çfarëdolloj natyre që kompania do të përdorte. Gjithashtu kompania do të përjashtohej nga taksa edhe mbi të gjitha materialet që shoqëria kishte për të importuar për të rregulluar në vend amballazhet në fjalë.3

Në marrëveshjet që u nënshkruan në vitin 1936, u përfshi edhe një marrëveshje me AIPA e cila përfaqësonte Shoqërinë Italiane të Hekurudhave. Me këto marrëveshje u bënë disa ndryshime në marrëveshjen fillestare, sipas të cilave u krijuan rafineri, u bë kontrolli i punimeve, rregullimi i marrëdhënieve me punëtorët. Por nga ana tjetër qeveria shqiptare premtoi se do të jepte një tjetër koncesion të tretë në jug të Beratit si dhe i zgjati afatin kërkimeve për koncesionin e dytë.4

Në vitin 1938 në Kuvend u aprovua ligji cili i zgjati afatin e kërkimeve të koncesionit të dytë të vajgurit të dhënë shoqërisë AIPA me konventën e dates 15.7.1926. Sipas specialistëve të naftës dhe sipas kërkesës që kishte bërë vetë AIPA, deri në 1938 nuk kishte qenë e mundur të zbulohej sasia e vajgurit industrialisht e shfrytëzueshme në zonën e dhënë më koncesion më 15.7.1925. Për këtë arsye kompania kërkoi zgjatim të periudhë së koncesionit deri më 31.12.1940. Në fillim të koncesionit ishte përfshihej një sipërfaqe prej 116.825 hektar, por në 1935 shoqëria hoqi dorë nga pjesa më e madhe e tokave dhe mbajti vetëm 23.900 hektar, prej të cilave 22.280 përmbajnë një perimeter të vetëm në Dumbreja dhe Kozare. Periudha tri vjeçare e kërkimeve mbaroi në korrik 1929 edhe pse ishte zgjatur edhe për tre vite të tjera, deri në 1932. Në fakt sipas të dhënave vitet e fundit ishin bërë më shumë shpime se në vitet e para të koncesionit gjë që tregonte se shoqëria kishte interes më të madh për të vazhduar punën, prandaj do të ishte në të mire të vendit që ky koncesion të zgjaste deri në 1940.5

1 B. J. Fischer, Mbreti Zogu dhe përpjekja….f. 181

2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f.181

3 AQSh, Fondi 146, D. 47, V. 1932, Fl. 6,7,8

4 AQSh, Fondi 146, D. 33, V. 1936, Fl. 11-13 (Raport justifikues për marrëveshjet me Italinë dhe EIAA dhe AIPA, të

firmosura në Tiranë në Mars 1936) 5 AQSh, Fondi 146, D. 36, V. 1938, Fl. 1 (Raport justifikues i shtojcës së konvencionit të dytë të koncesionit për

kërkimin dhe shfrytëzimin e vajgurit akorduar hekurudhës së shtetit të italisë me 15.7.1926)

Page 163: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

139

3.5 Tregtia dhe bashkimi doganor Shqipëri-Itali

Tregtia sikurse edhe pjesa tjetër e ekonomisë kishte mbetur e pazhvilluar. Megjithatë Shqipëria nuk ishte një vend i pashpresë për të patur një zhvilllim ekonomik në përgjithësi dhe tregtar në veçanti. Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, kanë filluar të zhvillohen më përpara sesa marrëdhëniet politike dhe ushtrake mes dy shteteve. Këto marrëdhënie janë zyrtarizuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ahmet Zogut, me nënshkrimin e Paktit Detar dhe Paktit Tregëtisë, më 20.01.1924. Ky traktat tregëtie nuk u paraqit asnjëherë në Parlament për tu ratifikuar pasi Zogu druhej se do të kritikohej për faktin se traktati në fjalë e favorizonte shumë Italinë.

Në fakt Italia e kishte studiuar aspektin tregtar të Shqipërisë. Sipas një artikulli botuar në gazetën italiane “Il Commercio d’Italia”, importi në Shqipëri ishte më i madh se eksporti. Sipas kësaj gazette, vërtet në Shqipëri nuk kishte industri, por edhe sistemi doganor i aplikuar në ato vite e përkeqësonte situtën, për disa mallra si pëlhurat që vinin nga jashtë dhe që nuk prodhoheshin në vend, shteti vendoste taksa të larta.1 Shqipëria nuk kishte adaptuar deri kufizime për të mbrojtur dhe balancuar bilancin e tregtisë së jashtme. Kjo kishte bërë që efektet e krizës ekonomike, të bëheshin edhe më të rënda si pasoje e masave të marra nga shtetet fqinj kundër produkteve shqiptare. Pra Shqipëria vuante nga këto masa më shumë se çdo shtet tjeter. Disa shtete si Gjermania, Austria, Jugosllavia eksportojnë produket në miliona franga ari, kurse produktet shqiptare nuk gjejne asnjë lehtësi madje themi se Shqipëria nuk ka shitur në ato shtete asgjë. Ndërkohë Shqipëria kishte lidhur marrëveshje të bazuara mbi klauzën e kombit më të favorshëm.

Sipas italianëve tregu shqiptar nuk ishte shfrytëzuar nga ekonomia italiane. Kjo përbënte një mundësi të humbur. Nisur nga një artikull botuar në gazetën “Il porto di Napoli”, tregu shqiptar nuk është përdorur ashtu siç duhej nga Italia, por sidomos nga zona e Puglia-s, ku pëfshihej Brindisi dhe Bari. “Një numër i madh prodhimesh italiane të prodhuara në zonën e Puglias apo thjesht të depozituara në këtë zonë, mund të shiteshin në tregun shqiptar. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së shtëpive të huaja, mungesës së një kodi tregtar të Shqipërisë, etj. Parashtrohet si kërkesë të njihen cilat janë nevojat e popullit shqiptar, i cili pavarësisht se është një popull i varfër, mund të shesim artikuj, ndonëse me sasi të kufizuar. Për këtë arsye shoqëria Italo-Orientale po bënte propaganda për kujdesin e industrive italiane me disa objektiva si: krijimi i një kodi tregtar me Shqipërinë, krijiimi i një qendre në Durrës e më pas në Shkodër për të vënë në fuqi magazinat e përgjithshme të Bankës Kombëtare pasi depot e doganave shqiptare janë të pamjaftueshme, zbritje tarifash për lidhjet ajrore dhe detare me Shqipërinë për italianët që banojnë në Shqipëri, si dhe zhvillimi i katalogëve dhe mostrave”.2

Në kuadrin e bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomiko-financiar, qeveria fashiste ndërmori disa iniciativa për të nxitur tregtinë më Shqipërinë. Përshembull në një artikull të gazetës italiane “Sole”, Fondacioni Kombëtar Fashist për Industrinë, publikonte një thirrje të drejtëpërdrejtë për gjallërimin e eksportit italian në Shqipëri. Për këtë arsye në Tiranë, në vitin 1929 u hap edhe një seli e Dhomës së Tregtisë Italo-Orientale e cila kishte për qëllim të

1 AQSh, Fondi 251, D. 376, V. 1929, Fl. 4 (Artikull botuar në gazetën “Il Commercio d’Italia” me titull “Mundësitë e

Shtetit Shqiptar”) 2 AQSh, Fondi 251, D. 376, V. 1929, Fl. 300 (Artikull botuar në “Il porto Napoli” , dt. 2.12.1929)

Page 164: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

140

ekspozonte katalogje dhe mostra të ndryshme. Federazioni Kombëtar Fashist, rekomandonte kompanitë italiane tregtare që të aderonin në këtë dhomë.1

Sipas statistikave, në fund të viteve 20 dhe fillim të viteve 30, Italia thithte rreth ¾ e gjithë eksporteve shqiptare duke furnizuar me pjesën më të madhe të importeve. Shkëmbimi tregtar ishe kaq i madh, sa që në pjesën e vjetër e qytetit të Barit, pothuajse të gjitha mbishkrimet e dyqaneve dhe magazinave ishin në dy gjuhë: italisht dhe shqip.2

Në vitin 1931 filloi një iniciativë për të riparë dhe modifikuar traktatin tregtar mes Shqipërisë dhe Italisë. Supozohej se Italia si aleate e madhe duhej të hapte dyert për produktet shqiptare. Zogu kishte ngarkuar për të parë traktatin tregtar Ministrin e Financave dhe atë të Ekonomisë. Si zakonisht kishte disa vonesa, pasi kjo ishte pjesë e filozofisë së punës së administratës zogiste. Grupi i punës ende harxhonte kohë për të menduar se cilat do të ishin kërkesat e palës shqiptare, e sikurse parashikohej me ironi nga Soragna, mund të ndodhte të bëheshin kërkesa për mallra që nuk prodhoheshin në Shqipëri, por vetëm në ëndrrat e këtyre njerëzve.3 Gjithsesi fundi i vitit 1931 nuk ishte moment i mirë për të kërkuar rishikim e Marrëveshjes së Tregtisë, pasi ky vit dallohet si viti më i acartë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ishte pikërisht viti ku Italia filloi të mendonte për ndryshimin e politikës së saj dhe ti tregonte forcën shtrënguese Shqipërisë, si pasojë e mos rinovimit të paktit të miqësisë së vitit 1926.

Në fakt Italia mezi priste ti tregonte vendin Shqipërisë. Me këtë rast donte ti jepte një mësim të mirë, se pa ndihmën e Italisë ajo nuk mund të mbijetonte. Në një telegram të ministrit Grandi për Soragnën theksohet: “Italia duhet ti tregojë Shqipërisë se vetëm me lëmoshën dhe vullneti i palës italiane do të mund të bëjë tregtinë të marrë frymë. Kjo mangësi e thellë e ekonomisë shqiptare, duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të arritur më në fund bashkimin doganor mes dy vendeve”.4 Por ky bashkim doganor nuk do të kërkohej në mënyrë të drejtpërdrejtë, por do të realizohej si pasoje e një bashkëpunimi për hartimin e një marrëveshjeje të re tregtare. Pra sipas Grandit, duheshin bërë përpjekje për hapjen e tregjeve italiane e për këtë duhej një formulë e re, sui generis, e kjo formulë do të ishte bashkimi doganor. Grandi i druhej pabesisë së Zogut të cilit, që sa herë i propozohej diçka bënte sikur e pranonte, pastaj e zvarriste, e pastaj kërkonte diçka tjetër e më vonë e refuzonte. Për këtë arsye Ministri i Jashtëm i Italisë kërkonte që shqiptarët të bindeshin vetvetiu që bashkimi doganor ishte zgjidhja, dhe kjo do të bëhej nëpërmjet një skenari të mirëpregatitur.5

Në korrik të vitit 1932 pas një bisede të gjatë ndërmjet Mbretit Zogu dhe Minsitrit Fuqiplotë Soragna, u ra dakort që bashkimi doganor të diskutohej në rang ekspertësh. Megjithëse problemi ishte politik edhe ekonomik, u vendos që të diskutohej vetëm në aspektin ekonomik. Meqënëse administrata zogiste nuk disponononte ekspertë të mirëfilltë të ekonomisë, Zogu vendosi të ngarkonte Mehdi Frashërin për të disktuar kokë me kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të Financave Gera. Nga ana tjetër Soragna e “këshilloi” miqësisht Zogun që Mehdi Frashërin ta linte të lirë në bisedimet e tij dhe të mos e ngarkonte me shqetësime të tjera. Në tjetër këshillë miqësore e Soragnës për Mbretin ishte që të fillonte të mendonte se Evropa

1 AQsh, Fondi 251, D. 289, V. 1929, f. 81 (Artikull botuar në gazetën Sole, dt. 29.10.1929 me titull “Iniciativë e

rëndësishme për ngritjen e eksporteve italiane në Shqipëri”) 2 M. Coltrinari, Qëndresa e ushtarëve …, f.64

3 DDI, Serie VII, V.11, Nr. 142, f. 254-255 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 29.12.1931)

4 DDI, Serie VII, V. 11, Nr. 142, f. 254-255 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 29.12.1931)

5 DDI, Serie VII, V.. 12, Nr. 52, f. 68, (Telegram i Grandit për Soragnën, dt. 19.5.1932)

Page 165: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

141

ndodhej në një krizë të thellë dhe bashkëpunimet doganore ishin kthyer në një trend të përgjithshëm të cilën shumë vende po e adaptonin si zgjidhje. Sipas Soragnës më e keqja që mund ti ndodhte Shqipërisë ishte të bëhej si Danimarka, jeta ekonomike e së cilës varej ekskluzivisht nga Mbretëria e Bashkuar.1 Sigurisht që ky ishte një paralelizëm i gjetur dhe Zogut nuk i erdhi aspak keq.

Megjithatë Zogu filloi të ndihej i kërcënuar nga propozimi për bashkimin doganor. Ai u konsultua me disa këshilltarë të tij të cilët i vunë në dukje se ky do të ishte fundi. Ishte në stilin e Mbretit, që sa herë ndjehej i pasigurtë përdorte teknika të ndryshme të dyshimta që më pas i mohonte. Për këtë arsye vendosi që ta bënte publike çështjen. Lajmi se Italia po kërcënonte për bashkim doganor me Shqipërinë”, u botua prej agjensive të lajmeve më prestigjoze të kohës, si Reuters, Times, Havas etj.2 Ky lajm solli acarimin e Jugosllavisë e cila menjëherë kërkoi ndihmë tek Fuqitë e Mëdha si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.3 Zogu nxitoi menjëherë të bënte me dije Ministin Fuqiplotë në Tiranë Armando Koch, i cili kishte zëvendësuar ndërkohë Soragnën, se ai nuk kishte gisht në hapjen e këtij lajmi. Pavarësisht kësaj ai nuk e përjashtonte faktin se mund të kishte pasur një rrjedhje informacioni nga pala shqiptare. Gjithsesi Zogu theksoni se ai ishte i hapur për të gjitha mundësitë që mund të nxirrnin tregtinë nga kriza, përfshirë edhe bashkimin doganor.4

Grandi ndërkohë kishte filluar të merrej personalisht me çështje e tregtisë dhe në mes të vitit 1932 ai i shkruante minsitrit të tregtisë, që për Shqipërinë duhej ndjekur një rrugë e re bashkëpunimi, sepse sipas tij në disa aspekte tregtia kishte dështuar. Në një analizë të Grandit veçojmë: “Në vitin 1924 Italia kishte pasur një pozicion monopoli, por me vazhdimin e veprimtarisë politike, në vitin 1931 Italia e gjente veten në një pozicion primar, duke e humbur monopolin. Ky regres vjen nga fakti se tregtarët italianë nuk e kishin kuptuar mirë fizionominë e Shqipërisë. Ata vazhdonin ta trajtonin Shqipërinë si një kliente të padenjë, që nuk kërkon kujdes, ndërkohë që shqiptarët e kishin rritur nivelin e tyre të jetesës falë financave italiane që ishin derdhur në këtë vend. Për këtë arsye duhen marrë masa edhe nga ministria e tregtisë për të përmirësuar gjendjen”.5

Problemet e tregtisë përkeqësoheshin edhe nga një politikë tërësisht të gabuar që qeveria shqiptare kishte ndjekur. Qeveria nuk kishte adaptuar asnjëherë masa kufizuese për të mbrojtur bilancin e tregtisë, megjithëse si të gjitha shtetet e tjera i kishte ndjerë efektet e krizës ekonomike. Gjithashtu qeveria nuk ishte marrë asnjëherë seriozisht për të rregulluar tregun shqiptar, i cili ishte lënë tërësisht pas dore. Kështu kishte ndodhur përshembul që disa produkte shqiptare si bagëti, vezë, lëkurë të cilat fillimisht ishin të kërkuara në tregun italian, por me kalimin e kohës filluan të mos preferoheshin. Sipas një raportit të konsullit shqiptar në Bari dhe një kërkimi që ai kishte bërë në këtë qytet, këto produkte kishin humbur cilësinë e tyre. Vetë tregtarët e përzienin cilësitë e produkteve për të përfituar sa më shumë. Kjo ndodhte sepse qeveria shqiptare nuk ushtronte asnjë lloj kontrolli për përmirësimin e cilësisë së produkteve apo për dhënien e lejeve të eksportit vetëm për prodhuesit e rregullt. Gjithashtu edhe ministria e tregtisë nuk merrte asnjë masë për t’u mësuar prodhuesve teknika të reja për prodhimin artizanal

1 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 152, f. 226-230 (Telegram i Soragnës për Grandin, dt. 16.7.1932)

2 J. Tomes. King Zog: Self-made …, f.172

3 DDI, Serie VII, V..13, Nr. 4, f. 5 (Letër e Suvich (nënsekretari i jashtëm) për ambasadorët kryesorë italianë në

kryeqytetet evropiane, dt. 4.1.1933) 4 DDI, Serie VII, V.13, Nr. 11, f. 10 (Letër e Koch për Mussolinin, dt. 7.1.1933)

5 DDI, Serie VII, V. 12, Nr. 60, f. 78 (Telegram i Grandit për minsitrin e tregtisë Bottai, dt. 25.5.1932)

Page 166: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

142

apo për tranpsortimin dhe ruajtjen e produkteve. Kjo bën që gjendja e tregtisë sa vinte dhe përkeqësohej.1

Në vitin 1933, Shqipëria kishte 22 milion import dhe 4.5 milion eksport franga ari. Ndërkohë që shtetet e tjera si Gjermania, Austria, Jugosllavia eksportonin produkte me miliona franga ari në Shqipëri, produktet shqiptare nuk gjenin vend në tregjet e këtyre vendeve. Ndërkohë që Italia ishte shteti që zinte më shumë eksportet shqiptare, deri në masën 15 milion franga ari, ndaj edhe në vitin 1933 qeveria shqiptare kërkoi që të lidhej një marrëveshje tregtie preferenciale me Italinë.2 Italia këtë nuk e pranoi për në emër të tolerances që vendosi të ndërmerrte në lidhje me Shqipërinë, duke pasur frikë se Shqipëria do të fillonte të kërkonte ndihmë në vende të tjera, vendsoi të merrte disa masa lehtësuese. Këto masa konistonin në blerjen e disa produkteve për import siç ishin vezë, qymyr, bagëti, etj.3

Në nëntor të vitit 1934, Ministri Fuqiplotë i Italisë u vendos Indelli. Në takimin e parë që pati Zogu me Indellin, ndër shqetësime të tjera parashtroi edhe marrëveshjen e tregtisë për të cilën ekonomia shqiptare kishte aq shumë nevojë. Mbreti kërkoi lehtësira për mallrat shqiptar të për të gjetur vend në tregun italian. Indelli me anë të shifrave ishte justifikuar se pjesa më e madhe eksporteve shqiptare shiteshin në Itali, por duhej që edhe nga ana e Shqipërisë ti jepej prioritet mallrave italiane.4

Në fakt ky pretendim i Italisë i shprehur nga Indelli, nuk qëndronte pasi pjesa më e madhe e tregëtisë së vendit bëhej me Italinë. Si eksportet ashtu edhe importet mbuloheshin në pjesën më të madhe nga Italia. Kështu aksionet italiane në eksportet shqiptare në vitet e para të monarikisë pra në 1928, 1929, 1930 arrinin respektivitisht në masën 61.4%, 59.7% dhe 62.7%, të vëllimit total të eksporteve. E njëjta gjë ndodhte edhe me importet. Në këto vite, aksionet italiane arrinin në 48.7%, 50.2% dhe 39.1%.5 Këto pretendime që ngriheshin ishin pjesë e politikës shtrënguese të Italisë. Sa më shumë të shtrëngohej tregtia, aq më shumë, propozimi për bashim doganor dukej si dmosdoshmëri. Sa herë që diskutohej për problemin e tregtisë, sa herë që Zogu kërkonte marrëveshjen e re favorizuese, Italia nuk vononte të bënte propozimi për bashkimin doganor.

Shqipëria kishte kërkuar që produktet bujqësore të saj në Itali të priteshin po aq mirë sa produktet bujqësore hungareze, por kjo sipas Italisë ishte e pamundur. Masat e eksportimeve si dhe rëndësia që ato kishin për dy vendet ishte krejt ndyshe nga raporti tregtar midis Italisë dhe Hungarisë. Kështu, ndërkohë që eksportet shqiptare ishin faktori kryesor i jetës ekonomike të vendit, ato përbënin vetëm 1% të volumit total të importeve italiane. Meqënëse nuk do të ishte e mundur një marrëveshje tregtare e kësaj natyrë, minimalisht qeveria italiane mund të vendoste të blente sasi të konsiderueshme produkesh bujqësore për ti ardhur në ndihmë ekonomisë shqiptare. Kjo do të bëhej herë pas herë, duke parë në të njëjtën kohë mbarëvajtjen e marrëdhënieve politike dhe duke pasur një koordinim të përgjithshëm me të gjithë sektorët që lidheshin me këtë çështje.6

1 AQSh, Fondi 251, D. 336, V. 1933, f. 22 (Letër e konsullit të barit për ministrin e jashtëm)

2 AQSh, Fondi 251, D. 100, V. 1933, f.196-204 (Përgjigje e qeverisë shqiptare)

3 AQSh, Fondi 251, D. 100, V. 1933, f. 190-245

4 DDI, Serie VII, V.16, Nr. 109, f. 114 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 5.11.1934)

5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përjpjekja …, f.180

6 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 699, f. 743 (Shënim I Butit për Savich, dt. 6.3.1935)

Page 167: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

143

Ndërkohë që negocimet vazhdonin, bilanci i tregtisë vazhdonte të përkeqësohej. Në fakt ky ishte edhe qëllimi i Italisë. Tabela e mëposhtme tregon të dhënat e bilancit të tregtisë. Aty vërejmë se viti 1929, 1930, 1932 kanë qenë vitet me bilanc tregtar me defiçitin më të madh. Ndërkohë, në vitet 1935, 1936, 1937, kur Italia ndërmori një politikë më toleruese, shohim që bilanci fillon të përmirësohet dukshëm. Defiçiti fillon të zvogëlohet që nga viti 1933 kur Italia vendosi të blente disa produkte shqiptare bujqësore dhe qymyr: 1

Tabela 3.5.1 Bilanci i tregtisë dhe defiçiti gjatë viteve të monarkisë

Viti Import Eksport Bilanci i Tregtisë % Eksport/Import 1928 32.3 14.9 -17.4 46.4 1929 38.6 14.7 -23.9 38.1 1930 33.3 12.4 -20.9 37.2 1931 29.5 7.5 -22.0 25.4 1932 22.8 4.5 -18.3 19.7 1933 15.9 5.7 -10.2 35.8 1934 12.3 4.3 -8.0 35.0 1935 13.7 6.0 -7.7 43.8 1936 16.8 7.4 -9.4 44.0 1937 18.9 10.2 -8.7 54.0 1938 23.0 9.7 -13.3 42.2

Në vitin 1931 kur acarimi i marrëdhënieve politike Shqipëri-Italia filloi të refleketohej në marrëdhënient ekonomike, Zogu e pa të nevojshme të fillonte një proces diplomatik për të lidhur marrëveshje tregëtare edhe me shtetet e tjera. Natyrshëm partnerët më të favorshëm për tregti ishin fqinjët. Shumë shpjet u kryen negocime u shartuan tractate tregtare me Jugosllavinë dhe me Greqinë. U kryen tentativa edhe për të negociuar me Francën. Në këtë periudhë Shqipëria mori pjesë edhe në disa aktivitete ballkanike pikërisht për këtë arsye, por Italia arriti të bllokojë synimet e Shqipërisë. U bënë tentativa edhe për të marrë borxh nga Hollanda, Belgjika dhe Britania e Madhe, por pa rezultat. Këtu ndikoi edhe periudha e vështirë e krizës së madhe të 1929.2

Në qershor të vitit 1933, kur Zogu propozoi që një delegacion i përbërë nga Xhaferr Villa (Ministër i Financave) dhe Abdurrahman Dibra të vizitonte Mussolinin në Romë për të disktuar mbi gjendjen e acaruar të marrëdhënieve mes dy vendeve. Një nga pikat më të rëndësishme që do të diskutohej ishte marrëveshja e tregtisë. Sipas palës shqiptare marrëveshja në fuqi e tregtisë nuk i përshtatej aspak situatës në të cilën ndodhej Shqiperia. Mussolini pranoi që delegacioni të vinte në Romë, por paraprakisht ai udhëzonte Koch që në lidhje me tregtinë, të ngulej këmbë për një bashkim doganor. Sipas Mussolinit, Zogut i duhej kujtuar se pa të drejtë kishte vënë alarmin se po cënohej për një bashkimin doganor të padëshiruar. Kështu që i duhej bërë e qartë qeverisë

1 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f.180

2 A. Besciani, I rapporti tra Italia …, f.14

Page 168: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

144

shqiptare se ky bashkim doganor duhej të vinte si propozim nga pala shqiptare dhe sips një formule të propozuar nga ata.1

Në përgjigje të sugjerimeve të palës italiane mbi çështjen e tregtisë, dhe konkretisht mbi bashkimin doganor, Minsitri i Jashtëm dërgoi tek Koch një promemorie. Në këtë promemorie bëheshin disa lëshime në lidhje me arsimin, por jo për bashkimin doganor. Ai nuk përmendej fare. Pala shqiptare kërkonte aprovimin e një regjimi preferencial për një sasi të caktuar produktesh shqiptare mbi bazë reciprociteti.2

Rreth viteve 1934-1935, Italia sikurse pjesa tjetër e vendeve evropiane, u prek nga kriza e thellë ekonomike. Ministria e fiancave të Italisë aprovoi një dekret mbi ndalimin e disa artikjve, importi i të cilave duhej të ndalohej, ose mund të bëhej vetëm me anë të lejeve të posaçme. Kështu, disa produkte shqiptare u ndaluan, ndaj dhe ishte e nevojshme lidhja e një traktati të ri tregëtie.3

Nga viti 1931 deri në vitin 1936 nuk u bë e mundur të nënshkruhej një marrëveshje e re tregtie. Italia tregoi një vullnet të hekurt për të mos e lejuar Shqipërinë të vazhdonte negociatat pa u zgjidhur çështje e reformës arsimore. Vetën në vitin 1936, në marrëveshjet Indelli-Berati u nënshkrua edhe një ndryshim tarifor në traktatin e tregtisë, sipas së cilit Shqipëria hoqi dorë nga taksat për leshin dhe peshkun, kurse Italia hoqi dorë nga taksa e orizit. Gjithashtu në po këto marrëveshje u ra dakort për caktimin e sasisë së produkteve që Shqipëria do të kishte të drejtë të eksportonte në Itali. 4

Zogu tashmë e kishte kuptuar që kishte një fushë veprimi shumë të ngushtë. Pa injeksioniet financiare të Italisë, arka e shtetit ishte bosh. Mbretëria pothuajse kishte mbetur e izoluar në arenën ndërkombëtar. Me synimin për të pasur një lloj riafrimi ekonomik me Italinë, Zogu vendosi në krye të Ministrisë së Ekonomisë Terenc Toçin, origjina e të cilit ishte arbëreshe. Kjo lëvizje u prit shumë mirë edhe nga Roma.5

Për të kuptuar më mirë qarkullimin e parasë mes Italisë dhe Shqipërisë për periudhën që po studiojmë, do të ishte e dobishme të shohim shifrat e bilancit të pagesave ndërmjet dy vendeve. Bilanci i pagesave llogarit pagesat e transaksioneve të rezidentëve të një vendi me ata të një vendi tjetër. Në këto llogaritje përfshihen transaksione të individëve, të firmave apo edhe të institucioneve shtetërore.6

Nëse vërejmë bilancin e pagesave për periudhën monarkike (1928-1938) të hartuar nga Iaselli, pagesat ndahen në dy grupe të mëdha: pagesa tregtare dhe pagesa financiare:7

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 908, f. 943-944 (Letër e Mussolinit për Koch, dt. 28.6.1933)

2 DDI, Serie VII, V.14, Nr. 14, f. 28 (Telegram i Koch për Mussolinin dt. 23.7.1933)

3 AQSh, Fondi 251, D. 256, V. 1935, Fl. 20 (Letër dërguar nga ambasadori shqiptar në Itali më 20.2.1935)

4 AQSh, Fondi 146, D. 33, V. 1936, Fl. 11-13 (Raport justifikues për marrëveshjet me Italinë dhe EIAA dhe AIPA, të

firmosura në Tiranë në Mars 1936) 5 A. Basciani, I rapporti tra Italia e Albania …, f.16

6 www.econlib.org/library/Enc/Balanceofpayment

7 L. Iaselli, L’esapansione finanziaria …, f.76

Page 169: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

145

Tabela 3.5.2 Bilanci i pagesave kundrejt Italisë gjatë viteve të monarkisë

Viti

Pagesa tregtare (në mijra fr.ari) Pagesa financiare (në mijra fr.ari)

Dif

eren

ca e

për

gjit

hshm

e (m

es d

y pa

gesa

ve

Importe në Itali

Eksporte në

Itali

Diferenca për Italinë

nga Italia

Nga Shqipë

ria

Dif

eren

ca p

ër I

tali

(d.m.th eksporte nga Shqipëria)

(d.m.th importe për Shqipërinë.)

(+ d.m.th pro Italisë) (- d.m.th kundër Italisë)

Fondi SVEA

Borxhe nga Qeveria Italiane

Pagesa nga kompani italiane

Totali

1928 9.022 15.624 (48%) +6.602 2.418 4.000 4.200 10.618 900 9.718 -3.116 1929 8.869 17.840 (46%) +8.971 9.540 5.000 7.900 22.440 1.000 21.440 -12.469 1930 7.379 16.707 (50%) +9.328 12.691 5.000 5.400 23.091 2.000 21.091 -11.763 1931 4.966 13.840 (46%) +8.874 15.906 9.200 2.200 27.306 1.700 25.606 -16.732 1932 2.822 8.919 (39%) +6.097 7.130 12.815 2.000 21.945 1.300 20.645 -14.548 1933 4.574 6.676 (41%) +2.102 4.52 6.900 2.800 13.752 5.900 7.852 -5.750 1934 2.718 4.203 (34%) +1.485 1.625 3.300 4.925 3.000 1.925 -440 1935 3.687 3.905 (28%) +218 569 1.300 5.200 7.069 5.400 1.669 1.451 1936 4.954 4.177 (24%) -777 518 12.100 4.900 17.518 4.200 13.318 -14.095 1937 7.998 4.881 (24%) -3117 16.100 1938 6.133 8.337 (36%) +2.204 1.248 9.000 26.348 9.483 16.865 -17.778 Tot 74.9 137.225 62.325 57.693 79.415 51.700 188.208 36.383 152.525 -90.200 A B C D E F G H I L

Sikurse shpjegon edhe autori Iaselli, pagesat financiare nga ana e Italisë fillimisht u kompensuan nga pagesat tregtare, të cilat ishin ekportime nga Italia drejt Shqipërisë. Këto eskporte për Shqipërinë përbënin importe. Në këtë drejtim mund të themi se Italia pati përfitime në fushën e tregtisë, pasi mallrat italian gjetën treg shitjeje në Shqipëri. Nëse vërejmë kolonën B të tabelës së mësiperme, duket që sasia e eksporteve italiane erdhi duke u ulur me kalimin e viteve.1 Nga ana tjetër po të shikojmë pagesat financiare nga ana e Italisë (kolonat D, E, F) vijnë duke u rritur deri në vitin 1931, e më pas ka tendencë përsëri për tu ulur. Në vitin 1935 Italia I akordoi shqipërisë 3 milion franga ari për bilancin e tregtisë.

Në vitin 1938 eksportet shkonin në shifrën 10.2 milion franga ari dhe produktet kryesore ishin vaji, djathi, vezët dhe bagëtia. Importet shkuan në shifrën 18.9 milion franga ari, dhe kryesisht konisistonin në tekstile, grurë, misër, naftë dhe makineri.2

Duhet të kemi parasysh se investimet italiane hapën vende pune për shumë kompani të cilat i kishin selitë e tyre në Itali. Dhënia e financimeve ndaj kompanive italiane ishte një e drejtë e ligjëruar në konventën e nënshkruar më 1925 (neni 25 i saj), ku specifikohje se u njihej një e drejtë e veçantë preference firmave italiane me lidhje direkte me SVEA-n dhe që bashkëpunonin me Kompaninë Hekurudhat e Shtetit Italian (Ferrovie dello Stato). Kjo sigurisht hyrjen e të ardhurave për Italinë, sikurse tregon edhe kolona H. pra janë të ardhura që zhvendosen nga Shqipëria në selitë italiane të kompanive italiane të kontraktuara në Shqipëri.3

1 L. Iaselli, L’espansione finanziaria…., f.76

2 P. Tase, Italy and Albania…, f.

3 L. Iaselli, L’espansione finanziaria…., f.77

Page 170: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

146

Kapitali i investuar në Shqipëri, deri në vitin 1939 arrin në shifrën prej 1.800.000.000 lira por nga kjo shumë, rreth 40% konsistojnë në shpenzime politike dhe ushtarake, sepse nuk përfshihen fare në statistikat doganore apo në bilancin e tregtisë. Ndërsa në vitin 1939 Italia, kur u bë edhe bashkimi doganor, Itali arriti të thithte 92.1% të esporteve shqiptare, nga 68% që kishte një vit më parë, si dhe 82% të importeve. 1

1 M. Vickers, Shqiptarët një histori moderne…, f. 217

Page 171: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

147

KREU I KATËRT

ITALIA DHE ÇËSHTJET ARSIMORE, KULTURORE DHE SOCIALE

GJATË MONARKISË ZOGISTE (1928-1939)

4.1 Kultura italiane fashiste dhe roli i saj gjatë Monarkisë Zogiste

Politika kulturore ishte pjesë integrale e gjithë politikës italiane për ngritjen dhe konsolidimin e hegjemonisë së saj në Shqipëri, por edhe më gjerë. Sikurse është theksuar në kapitujt e mëparshëm qëllimi i politikës së jashtme të Mussolinit ishte ngritja e Mbretërisë së Italisë në nivelet e një potence të madhe evropiane. Kjo politikë kishte filluar të gjallonte sidomos pas vitit 1925, kur Mussolini kishte arritur të siguronte regjimin e tij, duke eliminuar fizikisht pjesën më të madhe të kundërshtarëve.

Pjesë e politikës kulturore italiane ishte edhe përhapja e gjuhës, traditës, muzikës, historisë së Italisë. Për këtë arsye vetë Mussolini në vitin 1925 kishte urdhëruar përfaqësitë diplomatike të Italisë në kryeqytetet kryesore evropiane të hapnin institute të kulturës italiane, në vendet ku ato ishin të vendosura.1 Në fakt në Shqipëri kishe pasur shkolla italiane ku mësohej gjuha dhe kultura e këtij vendi, që përpara Luftës së Parë Botërore. Këto shkolla kishin qenë pjesë e strategjisë italiane për të konkuruar traditën austro-hungareze që tentonte gjithashtu të hynte në territorin shqiptar duke ndërtuar shkolla, sidomos në zonën e Shqipërisë së Veriut.2 Sikurse e kemi shpjeguar interesat italiane në Shqipëri e kanë zanafillën shumë më herët se vendosja e regjimit zogist. Duhet theksuar se gjatë qeverisjes së Crispit në vitet 1888-1889, ka pasur një lloj interesi të veçantë për ndërtimin dhe funksionimin e shkollava apo qendrave arsimore italiane në Shqipëri.3

Eksperienca e Luftës së Vlorës, por edhe skepticizmi i përgjithshëm që vihej re në popullsinë shqiptare kundrejt dominimit të kulturës italiane, i bën qarqet diplomatike të vendit fqinj të mendonin që ndoshta një ide e mirë do të mund të kishte qenë angazhimi i popullsisë shqiptare në jug të Italisë. Këta shqiptarë të vendosur shekuj më parë në pjesën jugore të Italisë, njihnin gjuhën dhe traditën shqiptare, por nga ana tjetër ishin qytetarë italianë me të gjitha efektet, kështu që mund të shërbenin si ambasadorë të kulturës italiane në Shqipëri.4

Megjithatë rasti i Shqipërisë paraqet disa specifika në krahasim me politikën italiane në Ballkan. Në ndryshim nga vendet e tjera të gadishullit, ku u ndoq një politikë kryesisht me qëllim vendosjen dhe konsolidimin e kulturës së përgjithshme italiane, në Shqipëri u punua më shumë për vendosjen e një kulturë tipike fashiste. Vëmendja e diplomatëve dhe të dërguarve fashist në shkollat shqiptare ishte shumë e madhe. Këta protagonistë patën si qëllim kryesor zhdukjen e çdo lloj influence që mund të vinte nga ndonjë tjetër kulturë në Shqipëri. Me të njëjtin fanatizëm u

1 Antonio Basciani, La politica culturale italiana nei Balcani da Mussolini a Hitler. 1922-1933. Europa d’Otre Mare.

Romania Orientale, XVII, 2004, f.101-102 2 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…., f.49

3 Beatrice Pisa. Nazione e Politica nella Societa Dante Aligheri. Roma: Bonacci Editore, 1995, f.138

4 A. Basciani, Preparando l’annessione. La politica cultural italiana in Albania negli anni di Zog (1924-1939). Roma

Orientale, 22, 2008, f. 95

Page 172: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

148

ndoqën edhe koncesionet arkeologjike që u dhanë për gërmimet arekologjike për një mision francez nga ana e qeverisë shqiptare. 1

Nuk mund të mohohet që segmente të veçanta të popullisisë shqiptare kanë qënë të lidhura kulturalisht me Italinë. Në zonën e veriut, pjesa e popullsisë katolike ka qenë historikisht e lidhur me klerin katolik, por edhe me kulturën italiane në përgjithësi. Në këtë zonë të gjithë e flisnin shumë mirë italishten. Feja në Shqipëri ka qenë e ushtruar në mënyrë primitive. Komunitetet fetare italiane kishin ruajtur pavarësinë e tyre dhe mënyrën e tyre të jetesës, krejt të ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë.

Në fillim të viteve 30, pra në vitet e para pas vendosjes së monarkisë, ka pasur edhe një angazhim për historinë dhe kulturën shqiptare nga ana e Italisë. Filluan të publikoheshin disa vepra shumë të rëndësishme mbi historinë e Shqipërisë, me fokus të veçantë tek epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit si dhe tek prejardhja shumë e lashtë e popullit dhe kulturës shqiptare.2 Të gjitha këto u bënë të mundura në saj të kujdesit të qeverisë së Romës, në kuadrin e politikës së saj dominuese në Shqipëri e Ballkan. U botua revista Studime Shqiptare (Studi Albanesi) e cila realizohej me kontributin e përbashkët të misionit katolik me ambientet akademike e diplomatike italiane.

Për të harmonizuar politikat e tyre nga ana kulturore dhe sociale, italianët padyshim kishin nevojë për një klasë shoqërore shqiptare ku i duhej të mbështetej. Në gjithë dinamikat që kanë pasur marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ka qenë e nënkuptuar se mbështetësit e Italisë në planin social në Shqipëri do të ishin bjelerët. Në një far mënyre ka pasur një lloj marrëveshje të heshtur se regjimi do të ishte garant i status quo-së politike në Shqipëri dhe si i tillë nuk do të prekej në asnjë aryse. Për këtë arsye, fashizmi nuk u kurseu bejlerëve ndihmat financiare, organizative, me para dhe me njerëz. Kështu bejlerët e ndjejnë veten më të fortë.

Një instrument që u përdor për të përhapur kulturën italiane ishin specialistët dhe oranizatorët që u dërguan në Shqipëri. Italia financoi me shuma të mëdha, forcimin e bazës materiale të regjimit, si dhe specialistë për të organizuar. Përfitimi i Italisë në këtë hap të parë ishte kolosol e në një mënyrë a një tjetër ajo mundi të vendosë në Shqipëri qindra fashistë nga gjeneralë, specialistë, e deri tek veterinerë. Këta pionierë të parë të idealit fashist monopolizuan krejt jetën ekonomike politike dhe kulturore në Shqipëri me mision të pakuptuar. Secili prej specialistëve kishte udhëzime konkrete nga Roma, mbi të cilat duhej të vepronte. Pasi njiheshin me vendin dhe njerëzit, pasi mësonin aspektet e veçanta që mund t’u interesonin, pa i mbushur dy ose tri vjet largoheshin nga Shqipëria, e duke ia liruar vendin specialistëve të tjerë, të cilët nuk bënin gjë tjetër veçse përsëritin lodrën e të parëve. Ata iknin pa treguar as se çfarë kishin kërkuar dhe as çfarë gjetën. Shumë prej tyre mësonin shqip pasi mësimi i gjuhës shqipe u rekomandohej të gjithëve para se të niseshin për në Shqipëri.

Politika kulturore italiane parashikonte edhe krijimin e të ashtëquajurve italofilë. Me fjalë të tjera këta do të ishin një grusht të fortë shqiptarësh që do të shërbenin si vegla për qëllimet italiane. Politika italiane kishte nevojë për agjentë të zotë të cilët duhet të kuptonin mirë interesin italian në Shqipëri. Për formimin e këtyre agjentëve, qeveria italiane nuk kursehej. Vit për vit këtij grupi u rezervoheshin vende në akademi të ndryshme dhe institute të larta të shtetit italian që të bëheshin me të vërtetë të zotë në teori dhe në teknikë. Ja se si e përshkruan gazeta italiane “La vita commerciale e industriale” këtë aspekt të implementimit të politikës zaptuese: “Të 1 A. Basciani, Preparando l’annessione…, f.96

2 A. Baldaci, L’Albania…, f. 89

Page 173: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

149

preferuarit e Italisë janë më së shumti dibranë e kosovarë, pra armiqtë e Serbisë. Sot në Shqipëri ka me qindra kapitena e majorë që i kanë mësuar italianët në shkollat e tyre, përsa i përket komandimit ushtarak. Elektrikun, bankën, punërat botore realizohen më thjesht, por toka nuk është kollaj të merret”.1

Kryesisht grupet e studentëve që dërgoheshin me bursa në universitetet italiane organizoheshin në grupe fashiste. Megjithatë jo gjithmonë këto lloj organizimesh rezultonin të suskeseshme. Kështu në vitin 1932, grupi i studentëve shqiptar fashist emërtuar Anos Marnotti, kishte reaguar me revoltë ndaj një lajmi provokues se gjoja presidenti amerikan ishte dakort për zaptimin e Shqipërisë dhe disa vendeve të Ballkanit nga Mussolini. 2

Italianët ushqenin edhe aspiratën për të rrënjosur besimin e Mbretit dhe të popullit. Megjithatë në përgjithësi shoqëria ishte skeptike në lidhje me ndërhyrjen italiane në vend. Italia shpresonte se nëpërmjet veprave madhore infrastrukturore, operacioneve për organizimin e Kryqit të Kuq, hapja e shkollave profesionale, organizimi civil i administratës, ngritja e shërbimeve ambulatore do të ndihmonin në rënosjne e këtij besimi. Por pavarësish kësaj, në përfundim të një analize të hollë, ministri Sola dilte në konkluzionin se në të vërtetë Italia nuk kishte arritur të fitonte zemrën e popullit i cili vazhdonte të ishte kundërshtues. Kjo kishte ndodhur edhe për shkak të gabimeve të kryera nga drejtuesit e Bankës së Shqipërisë dhe të kompanisë A.G.I.P. Veprimtaria e Bankës, e shoqërisë së naftës dhe e SVEA-s ishin sulmuar në mënyrë të përsëritur nga shtypi dhe kjo kishte njollosur imazhin e përgjithshëm të Italisë por dhe kishin eklipsuar gjithë veprimtarinë tjetër të saj.3

Edhe sjellja e shqiptarëve në shkollat italiane shpesh herë tregonte një antagonizëm të theksuar kundrejt Italisë dhe politikës së saj në Shqipëi. Pershembull, Ministri italian Koch, i cili kishte zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ankohej se në Shkollën Tregëtare Italiane të Vlorës, profesorët italian nuk trajtoheshin mirë nga profesorët shqiptar. Këta të fundit nuk i përshëndetnin dhe po ashtu edhe nxënësit nuk u afrohen. Në këtë shkollë nxënësit bashkë me profesorët kishin bërë një manifestim me sloganin “Poshtë Italia”.4

Kundërshtimi i përhapjes së kulturës italiane nga shoqëria shqiptare, ka qenë në fakt i njohur dhe i pranuar. Është shumë interesant mënyra se si e përshkruan gazeta gjermane “Hamburger Nachrichten” reagimin e shqiptarëve ndaj kulturës italiane. Sipas kësaj gazete në një shkrim botuar në vitin 1928: “Italia kërkon të marrë pavarësinë ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë. Por populli shqiptar ka në zemër të rrënjosur kthjellësisht sentimentin e lirisë dhe pavarësisë. Ky sentiment ishte dikur i kufizuar me prestigjin e fiseve dhe të një fëmije që fillon të bëhet brumi i një shteti të ri kombëtar. Midis njerëzve inteligjent të Shqipërisë dhe në mendjen e njerëzve ambicioz të saj është zgjuar ideja e një komb shteti. Drejtuesit shqiptar kanë dhënë prova të një kujdesi të mirë kur kanë kuptuar se ndihma e një fuqie të madhe është një e keqe e nevojshme për të arritur lulëzimin ekonomik dhe kulturor. Italia nuk duhet të pandehi se ka në dorë një “krijesë” të vogël e të urtë. Armiqtë më të mëdhenj të shtetit janë feudalët e mëdhenj të

1 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1932, Fl. 4 (Artikull botuar në “Vita Industrial e Commericiale” me titull “Shqipëria nën

kthetrat e imperializmit Italian”) 2 AQSh, Fondi 251, Dosja 66, V. 1932, Fl. 15

3 DDI, Serie VII, V. 8, Nr. 431, f. 515 (Telegrami i Solas për Mussolinin, dt.16.5.1930)

4 AQSh. Fondi 251, D. 100, V. 1933, Fl. 4, dt. 3.5.1933

Page 174: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

150

cilët janë krenarë për pavarësinë e tyre. Këta feudalë të mëdhenj po bëhen shumë herë vegla të një influence të huaj”.1

Ndërhkohë edhe diaspora shqiptare e cila njihej si kundërshtuese e regjimit të Zogut dhe dominancës italiane në Shqipëri, tregohej shumë e ashpër me organizatorët italian. Ja se çfarë shkruan gazeta “Liria e Kombeve që botohej në Gjenevë: “Në Ministrinë e Ekonomisë organizatori i industrisë dhe tregëtisë, shefi i minierave dhe organizatori i përgjithshëm i bujqësisë janë italian. Në secilën prefekturë veterineri është italian, sikurse edhe specialisti për vreshtat dhe ullishtet është italian. Në komandën e mbrojtjes kombëtare ka 160 oficerë italian me grada të larta. Në komandën e xhenios ka vetëm italian. Në seksionin e rekrutimit ndodhen shumë oficerë dhe doktorë italian. Ndër gjithë sektorët e inxhinjerisë dhe tipografisë ka italianë dhe në secilin bataljon shqiptar ndodhet një oficer me gradë të lartë në titullin organizator. Në Ministrinë e Punëve Botore drejtori i përgjithshëm është italian. Në këtë ministri ndodhet grupi i studimeve i cili përbëhet prej katër seksioneve dhe në secilin ndodhen 2-4 inxhinjera italian. Në seksionin e kontrollit të cilisë, që kontrollon të gjithë punimet e shoqërive Italo-Shqiptare, numri më i madh i punonjësve është italian, gjysmë e rrogës e marrin nga shoqëria SVEA dhe gjysmën prej qeverisë shqiptare. Kanë rrogë prej 90-120 napolona flori. Shqiptar është vetëm Vasil Noçka i cili është këtu vetëm sepse është i nipi i Koço Kotes dhe mer vetëm 40 napolona. Në Ministrinë e Financave organizatori i financave dhe ai i doganave janë italian. Qeveria italiane i jep ndihmë të gjithë kapitalistëve Italian, të cilët dëshirojnë të marrin me qera tokën e bejlerëve pasanik shqiptar”.2

Mungesa e simpatisë shoqërore kundrejt Italisë ka qenë e dukshme. Faktikisht shfaqje të pakënaqësisë shoqërore janë shfaqur vazhdimisht. Përshemubll në Shkodër u zhvillua një manifestim, pikërisht kur filiali i bankës, përkujtoi festën e pavarësisë më 28 nëntor 1927. Gjimnazistë e qytetit organizuan një demonstrate ku kërkonin heqjen e simboleve fashiste. Demostrata u shpërnda me dhunë dhe një pjesë e organiatorëve u përjashtuan nga shkolla. Sipas gazetës Manchester Gardian që publikohej në Mbretërinë e Bashkuar, e cila I kushtoi vëmendje këtij manifestimi, shqiptarët kishin treguar se ata nuk donin të shmangin detyrimet e tyre për të paguar, por prap se prap, Italia nuk simpatizohej në Shqipëri. Zyrtarët, oficerët, mësuesit, tregtarët, studentët të gjithë tregojnë se janë kundër Italisë.3

Edhe në ushtri ka pasur përpjekje të forta për vendosjen e italianizimit. Kolonel Pariani me anë të veprimtarisë së tij arriti të shkojë përtej detyrave që i ishin ngarkuar. Ai ndëmori një aktivitet të gjerë për të shpërndarë dhe propanganduar kulturën italiane. Ky aktivitet imponoi mësimin e gjuhës italiane edhe tek nëpunësit shqiptar si një parakusht për të bërë specializime në Itali. U krijua Enti Kombëtar i Rinisë, i cili bazohej tek modeli fashist, dhe vendoste mësimin paraushtarak të të rinjve shqiptar nga 15-19 vjeç.4

Sipas Gjeneral Parianit, politika kulturore mendohej e ndarë në dy pjesë: në politikën kulturore dhe atë shpirtërore. E para do të organizohej nëpërmjet studentëve shqiptar në Itali, të cilëve jo vetëm duhej ti garantohej bursë, por edhe duheshin asistuar në mënyrë të vazhdueshme duke u krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikëpritës. Politika shpirtërore duhej lidhur me

1 AQSh, Fondi 251, D. 113, V. 1928, Fl. 34 (Artikull botuar në gazetën “Hamburger Nachricheten” dt. 27.6.1928)

2 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1931, Fl. 12 (Artikull botuar në fletoren “Liria e Kombeve”, dt. 21.11.1931)

3 AQSh, Fondi 251, D. 107, V. 1934, Fl. 184 (Artikull publikuar në “Manchester Gardian” me datë “Shqipëria dhe

Italia”, dt.13.8.1934) 4 M. Borghogni, Tra continuita’ ed incertezza…, f. 99

Page 175: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

151

ndjenjën irredentiste të kosovarëve. Në Shqipëri banonin rreth 60.000 kosovarë të cilët jetonin të shpërndarë dhe pa lidhje me njëri-tjetrin. Vetë Gjeneral Pariani kishte punuar për ti mbajtur të bashkuar në një bërthamë kosovare të gatshëm për një sulm irredentist. Kjo do të bëhej për të penguar veprimtarinë antinacionaliste të Jugosllavisë. Nga ana tjetër duhej krijuar një parti irrendetiste me veprimtari në territoret shqiptare të Jugosllavisë.1

Gjithashtu në Romë, u themelua Shoqëria italo-shqiptare me qëllim për të intensifikuar marrëdhëniet kulturore ekonomike dhe turistike ndërmejt dy popujve miq dhe aleatë. 2 Në vitin 1932 u themelua Enti Kombëtar “Djelmëria Shqiptare” e cila ngjante me forcat mobiliziuese të Mussolinit në Itali. Kjo organizatë, themelimi i së cilës u zyrtarizua duke u botuar në Fletoren Zyrtare të shtator 1932, kishte një strukturë organizative të detajuar me disa hallka si: këshilli i administratës, drejtori i pëgjithsëm, inspektori për edukatën fizike, komiteti kombëtar për edukatën artistike, federate sportive etj. Kjo organizatë shtetërore ishte nën mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të lartmadhërisë së tij Mbretit Zogu. Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta mbi veprimtarinë e kësaj organizate, me këtë mendohet se Zogu dëshironte të kishte besnikët e tij, sikurse bënte Mussolini me forcat mobilizuese si pjesë e rëndësishme e fashistizimit. Pas dy viteve kjo strukturë kaloi në varësi të Ministrisë së Arsimit.3 Kjo shoqatë përbëhej nga djem të grupmoshës 15-19 vjeç dhe vajza nga 15-18 vjeç. Drejtori i përgjithshëm ishte një njeri i besuar i mbretit por pjesa më e madhe e organizatorëve ishin italian. 4

Në vitin 1938 Italia ishte duke menduar të nxiste një protestë masive kundër Zogut. Pas martesës së Zogut pakënaqësia popullore kishte arritur kulmin, jo vetëm për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike por sepse popullsia myslymane ishte ndier e ofenduar nga zgjedhja e një bashkëshorteje katolike. Duke pasur në konsiderate këto fakte, Italia mendonte se gjithsesi terreni social për një lëvizje pseudo-revolucionare ose një lloj lëvizje terroriste ishte e përshtatshme dhe e mundur.5

Ndërkohë nga diaspora, sidomos nga ajo franceze, filluan të vërshonin akuza direkte kundër mbretit për koncesionet ekonomike që i kishte besuar kompanive italiane. Sipas tyre mbreti ishte duke ia besuar gjithë vendin italianëve në formën e një protektorati. Nuk do të vononte dita kur ai të thërriste në mbrojtje të tij trupat italiane. Në fakt, këto akuza bëheshin nga një numër i vogël njerëzish, por atyre i bashkoheshin edhe një pjesë e shtresës së lartë si funksionarët e shtetit përfshirë edhe disa pjestarë të Parlamentit, ndërkohë që masa e madhe e njerëzve përbërë nga punëtorë e fshatarë vuanin në kushte të tmerrshme ekonomike. 6 Diaspora franceze mori përsipër edhe dërgimin e një note tek Shoqëria e Kombeve në Gjenevë ku ankohej për veprimtarinë anti shqiptare të mbretit Zogu.7

Italianët u kujdesën që prezenca e tyre në Shqipëri të ishte shumë vizive. Ata nuk e mohuan dhe as nuk donin ta fshihnin faktin se ishin kudo. Në Tiranë, sheshi kryesor u quajt “Mussolini”. Legata Italiane u vendos në një ndërtesë ngjitur me Pallatin Mbretëror në vitin 1928. Oficerët Italian, ishin të shumtë në numër dhe punonin në të gjithë sketorët e ekonomisë, kulturës dhe industrisë. Në vitin 1930 kishte afërsisht rreth 245 italianë që asistonin qeverinë 1 DDI, Serie VII, V. 10, Nr. 332, f. 530 (Udiencë mes Mussolinit dhe Parianit, dt. 14.5.1931)

2 AQSh, Fondi 251, D. 255, V. 1932, Fl. 23

3 Arben Puto. Shqipëria Politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 460

4 M. Vickers, Shqiptarët një Histori …, f. 206

5 DDI, Serie VIII, V.. 9, Nr. 216, F.289 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.13.6.1938)

6 DDI, Serie VIII, V.. 9, Nr. 216, F.289 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.13.6.1938)

7 DDI, Serie VIII, V.. 9, Nr. 218, F.294 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.13.6.1938)

Page 176: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

152

shqiptare. Kishte rreth 100 oficerë italianë që punonin në ushtri. Vetëm në Ministrinë e Punëve Publike kishte 45 italianë, 29 në Ministrinë e Financave dhe 39 në Ministrinë e Arsimit. Italianët menaxhonin portet dhe aerorportet,1 pa harruar firmat italiane të minierave si dhe kompanitë bujqësore që po vendoseshin në tokat më të mira bujqësore pranë bregdetit perëndimor të vendit. Italianët kishin restorantet e tyre, kafenetë e tyre dhe hotelet e tyre ku qëndronin. Ata shprehnin dhe dyshimet e tyre mbi shërbimet e ofruara nga shqiptarët pasi mendonin se shqiptarët u ofronin çmime më të larta.2 Padyshim që ky pompozitet nuk ishte i rastësishëm por duhet theksuar se kishte një impakt tek shoqëria dhe nxiste urrejtjen e saj.

Megjithatë në këto kushte Zogu mendonte se kishte ardhur koha për të menduar për një lidhje sociale kulturore më të fortë mes dy vendeve. Përpara se të bëhej kjo duheshin përfunduar disa punë publike që do të mund të hapnin disa vende pune në sektorin e industrisë dhe në atë të minierave. Më pas duheshin bërë disa ogranizime për kohën e lirë, pra për kohën pas pune. Pjesë e këtij programi duhet të ishin edhe bonifikimet. Gjithashtu Zogu mendonte të bënte diçka edhe për ndjenjën nacionaliste të shqiptarëve. Ai kishte mendimin ti sugjeronte Jugosllavisë një marrëveshje për çështjen e myslymanëve të dëbuar në Turqi, për ti sjellë ata në tokat shqiptare që po bonifikoheshin gradualisht.3

Në fillim të vitit 1939 u inagurua me ceremoni pompoze, me protagonist mbretin Zogu dhe ministrin fuqiplotë italian në Tiranë Francesco Jacomini, Qendra Italo-Shqiptare “Skëndërbeg” (Circolo Italo-Albanese Skanderbeg). Kjo qendër ishte projektuar për të qenë, sipas autorit Basciani, epiqendra e prezencës së kulturës italiane nga ana tjetër e Adriatikut. Më pas, me realizimin e pushtimit në prill të vitit 1939, këto qendra u shumëfishuan edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë. Kjo qendër ishte një lloj filiali i shoqërisë Dante Alighieri që funksiononte në Itali si një shoqatë promovuese e doktrinës fashiste.4

1 Përveç aerorportit të Tiranës operonin edhe disa aeroporte të vogla si ai i Shkodrës, i Vlorës dhe i Korçës

2 J. Tomes. King Zog: Self-made monarch …, f.165

3 DDI, Serie VIII, V. 9, Nr. 216, f. 289 (Shënim i Jacomonit për Cianon, dt.13.6.1938)

4 A. Basciani, Preparando l’annessione…, f.104

Page 177: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

153

4.2 Fashistizimi i shkollës shqiptare përballë reformës arsimore

Pas shpalljes së pavarësisë, gjendja e arsimit në Shqipëri ishte shumë problematike. Në vend kishte vetem disa shkolla private fillore të hapura e të mbajtura nën hijen e kapitulacioneve nga disa shtete të huaja. Gjithashtu, këto shkolla kanë qenë një mjet në duart e kastave fetare që përdoreshin për interesat e tyre. Me riorganizimin e përgjithshëm të shtetit, mbas 1920 shkollat nuk morën orientim sekularist, por vazhduan të ishin peng i edukimit fetar.

Kjo situatë ishe krijuar për shkak se Shqipëria gjatë gjithë historisë së saj, asnjëherë nuk kishte pasur mundësi të krijonte dhe zhvillonte një sistem arsimor normal apo kombëtar. Pavarësinë e saj Shqipëria e kishte fituar rreth 100 vite më vonë se popujt e tjerë ballkanik. Gjatë sundimit otoman nuk ishte lejuar kultivimi i gjuhës kombëtare. Sistemi primitiv, i çalë arsimor kishte funksionuar sipas krahinave dhe fesë: myslymanët frekuentonin shkollat otomane, ortodoksët shkollat greke, krahinat e veriut në kufi me Jugosllavinë frekuentonin shkollat austriake ose italiane. Ky sistem primitiv, përkeqësohej edhe më shumë për faktin se në krye të çdo besimi fetar kishte klerikë të huaj, të cilët bashkë me propagandën e tyre fetare, realizonin edhe një lloj përçarje kombëtare. Në këto kushte, ishte e domosdoshme për mbijetesën e shqiptarëve si komb dhe si organizim politik i mirëfilltë, të krijohej një sistem arsimor unik, që të mund të luante një rol unifikues të të gjithë shoqërisë.1

Zogu filloi të merrej seriozisht me sistemin arsimor shqiptar diku nga fundi i viteve njëzetë dhe fillimi i viteve tridhjetë. Në vitin 1929 qeveria shqiptare i kishte kërkuar qeverisë italiane ngritjen e shkollave profesionale në Shqipëri dhe ardhjen e mësueve të gjuhës italiane për të punuar në gjimnazet e rëndësishme të vendit si ai i Shkodrës dhe i Elbasanit. Deri në vitin 1927 në Shqipëri kishte dy institute ose qendra didaktike italiane ku jepeshin mësime të gjuhës italiane, përkatësisht në Shkodër dhe në Vlorë. 2

Mussolini e priti mirë këtë kërkesë dhe urdhëroi rritjen e financimeve për shkollat profesionale në Shqipëri sipas modelit italian. Kryeministri italian kishte gjykuar se kjo ishte në përputhje me programin e rritjes së influencës italiane në Shqipëri. Kështu në vitin 1930 kishte rreth 2000 nxënës shqiptarë që merrnin rregullisht mësime të gjuhës italiane dhe rreth 600 studentë ushtarakë. Gjithë ndihma që Italia dha për ndërtimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor, u shoqërua edhe me masa të tjera për të pasur nën kontroll arsimin dhe për ta instrumentalizuar atë në shërbim të politikës më të gjerë zaptuese. Sikurse shkruante edhe gazeta “Liria e Kombeve” në Gjenevë: “Në Ministrinë e Arsimit, seksionet e shkollave profesionale dhe të mësimit fizik në të gjithë Shqipërinë janë në duart e italianëve. Gjithë korrespondenca e këtyre seksioneve bëhet në tokën shqiptare në gjuhën italiane. Në Shqipëri janë shkolla profesionale në Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Të gjithë profesorët në shkolla janë italian, e në to më shumë dominon kultura dhe gjuha italiane.”3

Gjithsesi shkollat katolike, përfshirë këtu edhe ato të drejtuara nga jezuidët në Shkodër, nuk ishin shumë të fokusuara tek politika kulturore italiane fashiste. Në përgjithësi tendenca e këtyre shkollave ishte të ruanin autonominë didaktike me metoda korrekte edukative, gjë që kishte sjellë një lloj reputacioni të këtyre shkollave, jo vetëm tek popullsia katolike por edhe tek

1 Beqir Meta. Politikat e Shtetit Shqiptar ndaj Minoriteteve. Monarkia Shqiptare 1928-193. Tiranë: Toena, f. 53

2 A. Basciani, Preparando l’annessione…, f.97

3 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1931, Fl. 25 (Atikull botuar në gazetën “Liria e Kombeve”, dt. 21.11.1931)

Page 178: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

154

ajo jo katolike. Prandaj Italia vendosi që ndihma për shkollat të shkonte jo vetëm për shkollat katolike, por edhe për ato të besimeve të tjera, sepse në fakt besimet e tjera edhe numerikisht ishin më shumë.1 Megjithatë pas viteve 30, filloi të ndihej një lloj konvertimi i shkollave katolike italiane me misionin e qeverisë italiane.2

Veprimtaria e Zogut për vazhdimin e përmirësimit të sistemit arsimor vazhdoi duke u konkretizuar me tri vendime të Këshillit të Ministrave, përkatësiht më 9 maj 1929 (Vendim Nr. 387) dhe më 13 nëntor 1928 (Vendim Nr. 292) si dhe një vendim me date 8 korrik 1927. Të trija këto vendime, paraprakisht kishin pasur si objekt vendosjen e masave shtrënguese për të gjithë studentët shqiptar që ndiqnin shkollat fillore dhe të mesme në institucione arsimore të huaja. Këto vendime nuk sollën rezultatin që pritej dhe nuk patën efekt.3

Më 14 shtator 1932, Parlamenti Shqiptar aprovoi një ligj me anë të të cilit ndalohej kryerja e arsimit fillor e të mesëm në institucionet e huaja arsimore, brenda dhe jashtë vendit. Ky ligj u justifikua me faktin se ndjekja e studimeve fillore dhe të mesme jashtë vendit kishte një influencë të dëmshme në formimin e ndërgjegjes kombëtare, pasi i pengonte nxënësit të merrnin që në moshën e rinisë, ndjenjat kombëtare të atdhedashurisë, të cilat më pas i detyrojnë qytetarët të ndërmarrin vepra sakrifikimi për atdheun. Deri në vitin 1932, ndjekja e studimeve fillore dhe të mesme jashtë vendit mund gjente justifikim në faktin se sistemi arsimor nuk ishte në gjendje të ofronte më formimin të plotë dhe cilësor. Por përderisa në vend kishin arritur tashmë të hapeshin dhe të funksiononin lice (në Korçë), gjimnaze (në Shkodër e Tiranë), shkolla normale (në Elbasan), shkolla profesionale (në Korçë, Gjirokastër, Berat e Shkodër), shkolla teknike (në Tiranë) e shkolla tregëtare në (Vlorë e Korçë), nuk kishte më arsye pse arsimi fillor e i mesmëm të kryhej jashtë vendit. Sipas këtij ligji, prindërit apo kujdestarët e fëmijëve që dërgoheshin për këtë lloj shkollimi jashtë vendit, do të gjobiteshin madje edhe mund të burgoseshin. Ligji parashikonte masa të rrepta për ata që nuk do ta zbatonin si heqje lirie nga dy deri në gjashtë muaj për prindërit apo tutorin, gjobë nga 500 deri në 1000 franga ari si dhe përjasthim nga punësimi në administrate deri në tri vjet pas diplomës.4

Ligji në fjalë kishte ardhur si iniciativë e Ministrit të Arsimit Hil Nosi i cili shquhej për një ndjenjë atdhedashurie të theksuar. Që në fillim të vitit 1932 ai kishte konstatuar se italianët në shkollat e tyre ishin duke punuar me shumë këmbëngulje për italianizimin e shkollave. Ata nuk kishin nguruar të vendosnin në shkolla portretin e Vittorio Emmanuele-s dhe atë të Mussolinit. Influenca e tyre kishte qenë edhe më e dukshme në krahinat e veriut ku banonin besimtarë katolikë. Kjo gjë nuk i pëlqeu Zogut, prandaj i la dorë të lirë, fillimisht ministrit Nosi e më pas ministrit Ivanaj, i cili mori detyrën në vitin 1932 pas vdekjes së të parit. Ky autorizim ishte shtyrë edhe nga fillimi i krizës së marrëdhënieve mes Shqipëisë dhe Italisë në vitin 1931 si pasojë e mos rinovimit të paktit të 1926. Ka mendime, sidomos nga histografia italiane, që Zogu i la dorë të lirë Nosit, sepse dëshironte t’i jepte një mesazh kundërveprimi ndaj ndalimit të financimeve të SVEA-s. 5

1 A. Basciani, Preparando l’annessione…, f.97

2 A. Basciani, Preparando l’annessione…, f.101

3 AQSh, Fondi 146, D. 60, V. 1932, Fl. 7 (Raport justifikues në Parlament për Ligjin për Ndalimin e Nxënësve

Shqiptar në Shkollat e Huaja) 4 AQSh, Fondi 146, D. 60, V. 1932, Fl. 7 (Raport justifikues në Parlament për Ligjin për Ndalimin e Nxënësve

Shqiptar në shkollat e huaja” 5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja…, f. 225

Page 179: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

155

Megjithatë në raportin justifikues të ligjit në fjalë që u paraqit në parlament, qeveria bënte një dallim konkret ndërmjet vendeve ballkanike dhe vendeve perëndimore. Sipas propozuesve të lgjit vendet ballkanike ndiqnin një politikë kryesisht fetare dhe anti shqiptare duke iu referuar këtu sidomos Jugosllavisë dhe Greqisë, por qeveria shqiptare do të mbante në tjetër qëndrim kundrejt atyre nxënësve që ndiqnin shkollat në vendet perëndimore. Kështu pëshembull ligji parashikonte se studentët që do të vinin nga shkollat perëndimore nuk do të trajtoheshin njëlloj me ata që vinin nga shkollat ballkanike përsa i përkiste punësimit në administratën shtetërore. Në klasifikimin për punësim në administratë, do të kishin më shumë përparësi nxënësit e shkolluar në shkollat e mesme kombëtare, pastaj ata të diplomuar në shkollat perëndimore, kurse ata që vinin nga shkollat ballkanike do të ishin të përjashtuar për tri vjet.1

Institucionalizimi konkret i reformës vijoi me ndryshimet në Statutin e Mbretërisë më 10 dhe 11 prill të vitit 1932. Nenet 206 dhe 207 të Statutit të Mbretërisë, përcaktuan që edukimi i shtetasve shqiptarë duhet të ishte një e drejtë ekskluzive e shtetit, çka do të thotë se mësimi duhej të jepej vetëm në shkolla shtetërore. Shkollat private të çdo kategorie u detyruan të mbylleshin (neni 206). Në lidhje me shkollat fetare për përgatitjen e klerit të cilat mbaheshin prej komunitetve fetare shqiptare u lejuan por edhe ato duhej të rregulloheshin me ligj (neni 207). Me me 22 prill 1934 u aprovua amendamenti i Nenit 5 të Statutit në bazë të të cilit u përcaktua se vendi nuk ka fe zyrtare por të gjitha besimet do të ishin të lira dhe atyre u sigurohej ushtrimi. Në bazë të këtyre neneve edukimi fetar ishte lëne në ndërgjegjen e prindërve. Ky ndryshim statuor kishte për qëllim dhënien e një dimensioni laik të gjithë regjimit dhe sekularizimin e shtetit shqiptar.

Në zbatim të këtij ligji u mbyllën rreth 60 shkolla private, përfshirë edhe shkollat e mesme më të mira që kishte në Shqipëri. Ndërkohë shkollat shtetërore ekzistuese nuk mund të përballonin dot fluksin e nxënësve që mbetën jashtë shkollave private. Ndër këto shkolla private ishin edhe 17 shkolla katolike të cilat u mbyllën duke shënuar edhe përfundimin e influences italiane sidomos në veri të Shqipërisë. Mësuesit e këtyre shkollave ose ishin Italianë të lindur ose ishin shqiptarë që kishin studiuar në Itali. 2

Në kuadër të reformës arsimore, Ministria e Arsimit arsimit ndërmori mbylljen e Shkollës Normale të Korçës, institutet private femërore “Naim Frashëri” dhe atë të Kyria-s të cilat shkuan në varësi të Ministrisë së Arsimit. Në vend të tyre u formua një gjimnaz i madh femëror në kryeqytet me emrin “Nëna Mbretëreshë” me dy degë të plota normale dhe gjimnaze (lice) me deri 8 vjet mësim. U formua edhe Gjimnazi i Tiranës dhe Shkolla Normale Femërore e Stigmatineve e cila u transferua si degë e Gjimnazit të Shkodrës. Shkollat profesionale të Beratit, Korçës, Shkodrës, u mbyllen, por u hapën shkolla 4 vjeçare me program teorik dhe praktik, si në Berat, Korçë, Durrës, me karakter dhe program të diferencuar sipas nevojave të vendit. Edhe arsimi fillor u përmirësua. U shtuan shkollat dhe personeli me rastin e shtetëzimit, por me vitin e ri shkollor u cel një numër i madh shkollash nëpër qytete e fshatra. Filloi lufta per analfabetizmin për më të mëdhenjte dhe u hapen 60 shkolla të përshtatçme.3

Shkollat private do të lejoheshin, por vetëm nëse do të plotësoheshin disa kërkesa. Pëkëspari shkolla duhej të ishte bashkëpunëtore e shtetit në edukatën e brezit të ri. Në rast se

1 AQSh, Fondi 146, D. 60, V. 1932, Fl. 7 (Raport justifikues në Parlament për Ligjin për ndalimin e nxënësve shqiptar

në shkollat e huaja) 2 J. Tomes. King Zog: Self-made monarch …, f.172

3 AQSh, Fondi 251, D. 253, V. 1934, Fl.25-27 (Raport i Ministrisë së Arsimit për vitet 1933-1934)

Page 180: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

156

shkolla bazohej në qëllimet që ndjek vetë shteti, duke plotësuar kështu të metat e arsimit në vend, atëherë shkolla do të lejohej. Këto kritere do të quheshin të plotësuara vetëm nëse burimet e mjeteve të shkollave të ishin të siguruara dhe të pajtueshme me qëllimin e shkollës shtetërore dhe nëse shkolla do të ndihmonte shtetin duke u hapur në ato vende ku shteti nuk kishte mundësi. Shumë shkolla private i siguronin të ardhurat nga burime të huaja, të dhëna me qëllime të dyshimta ose nga subvencione të mëdha. Këto shkolla ishin hapur në zona ku kishte shkolla shtetërore, gjë që tregon se këto shkolla nuk mund të jenë të shtetit pasi ato kanë qëllim politik-fetar. 1

Sikurse pritej, mbyllja e shkollave private në prill të vitit 1932, u interpretua nga pala italiane si një sulm direkt kundër instituteve katolike, sepse këto institute subvencionoheshin nga Italia dhe personeli i tyre ishte pothuajse italian. Sipas Italisë kjo ulte në mënyrë të qartë prestigjin e Italisë në vendin tonë. Këtë e kishin treguar edhe komentet e ndryshme të publikuara në shtyp. Për këtë arsye Italia vendosi se do të ishte pjesë e kërkesave të saj të patjetërsueshme rihapja e këtyre instituteve, qoftë edhe me një lloj aprovimi të programeve nga ana e Ministrisë së Arsimit. Ndërsa, shkollat private të Tiranës dhe të Vlorës mund të bëheshin subjekte negocimesh. Zyra për Shqipërinë në Romë kishte mendimin se nuk ishte një e drejtë e Italisë të mbante shkolla në Shqipëri, por ama Italia duhej të mbronte të drejtat e nxënësve shqiptar që frekuentonin këto shkolla. Ata duhej ti mbronin studimet me marrjen e diplomës. Më pas shkolla mund të mbyllej.2

Në një telegram drejtuar ministrit Koch, Mussolini shprehej se e gjithë reforma përbënte në akt armiqsor ndaj Italisë. Sipas tij çështjet e kulturës përbënin një nga aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në fund të fundit kishte qenë vetë Zogu që kishte kërkuar që kishte kërkuar ndihmën e Italisë për arsimimin profesional. Për këtë arsye profesorët, materialet didaktike, makineritë dhe biblotekat ishin paguar nga Italia deri në vitin 1931. Në marrëveshjen që qeveria italiane kishte bërë me qeverinë shqiptare në vitin 1931 për borxhin, ishte rënë dakort se shkollat profesionale do të drejtoheshin me fonde nga borxhi, por situata administrative dhe didaktike do të mbetej e pandryshuar. Mussolini gjithshtu këcënonte se nëse Zogu nuk do të tërhiqej nga nismat e tij me qëllim kombëtarizimin e arsimit, ai do të mbyllte shkollën industriale të Shkodrës, do të tërhiqte nga shkollat industriale të gjithë mësuesit dhe materialet didaktike, do të ndërpriste të gjitha bursat e studimit për studentët shqiptar, do të zvoglonte ndihmën fiananciare për Shqipërinë me shumën që ishte harxhuar për shkollat profesionale. Sipas Mussolinit mbreti duhej të ndërgjegjësohej se aktet e tij armiqsore do të kishin pasoja edhe në fushat e tjerat, jo vetëm në fushën e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu do të ndërpritej çdo lloj financimi italian, por duke u justifikuar me vështirësi të natyrës teknike.3

Meqënëse Italia mendonte se shkollat profesionale ishin ndërtuar tërësisht me fondet italiane pas kërkesës së Zogut, vendosja e administratorëve shqiptar në krye të tyre nuk ishte e pranueshme. Për ti treguar Zogut se kësaj rradhe Italia ishte e vendosur për tu mos u tërhequr nga kërkesat e saj, Italia tërhoqi personelin e mësuesve, së bashku me materialet didaktike nga shkollat profesionale të Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës. Ndërkohë mendonte të mbyllte tërësisht shkollën profesionale të Shkodrës, pasi vetë ndërtesa e kësaj shkolle ishte pronë e qeverisë italiane. Në të vërtetë Italisë nuk i interesonte të mbante hapur shkollat profesionale, pasi numri i 1 AQSh, Fondi 251, D. 253, V. 1934, Fl. 23-25 (Raport i Ministrisë së Arsimit për vitet 1932-1933)

2 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 164, f. 172 (Shënim i Faralli (Shef i Zyrës për Shqipërinë), për Suvich (Nënsekretar për

Punët e Jashtme), dt. 10.9.1933) 3 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 295, f. 320-322 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 26.3.1933)

Page 181: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

157

tyre dhe pajisjet ishin shumë më tepër sesa nevojat e popullsisë, kështu që ishte një shpërdorim energjish dhe fondesh. Në një të ardhme, Italia mund të rihapte shkollën e Shkodrës duke e riorganizuar dhe zgjeruar si një shkollë tërësisht italiane, e cila do të ishte unike në Shqipëri. Nëse do të kërkohej nga qeveria shqiptare mund të hapej edhe ajo e Korçës, por si një koncesion, me drejtim dhe personel tërësisht italian. Këto ishin planet që ishin hartuar nga Zyra për Shqipërinë në Romë dhe që vinin në formë udhëzimesh në Legatën Italiane në Tiranë.1

Gjithsesi, reforma arsimore shënoi kulmin e krizës mes dy vendeve. Si zakonisht Zogu luajti rolin e tij të preferuar: atë të personazhit që nuk kupton. Në një takim me Koch në prill të vitit 1933, Zogu ishte shprehur se masat që ishin marrë në kuadrin e reformës arsimore duhej të ishin pritur mirë nga ana e Italisë, sepse këto masa kishin për qëllim të bashkonin popullin shqiptar i cili vuante nga kontrastet e tri besimeve fetare. Madje Zogu në këtë takim kishte bërë një paralelizëm mes veprimtarisë për bashkim që bëhej në kazerma nga Gjeneral Pariani dhe kësaj që po bëhej nëpër shkolla. Me pak fjalë ajo që po bëhej me ushtrinë shqiptare nga qeveria fashiste po bëhej në shkollat shqiptare nga qeveria e Zogut, pra po ndodhte pikërisht harmonizimi i politikave. Zogu gjithashtu e vlerësonte shumë rolin e komunitetit katolik dhe ishte i gatçëm të ndihmonte qoftë edhe financiarisht insitutet e tyre, me kusht që mësimdhënia klerike të ishte vetëm për nevojat e kultit.2 Këto justifikime e interpetime nuk e kishin bindur aspak ministrin Koch, i cili kishte theksuar se masat e marra godisnin gjuhën, kulturën italiane, madje edhe shkollat profesionale italiane. Nga ana tjetër, sipas Suvich, këto masa ishin marrë në një moment kur në Shqipëri ende ishte në diskutim nëse shteti kishte kapacitete për të organizuar arsimin publik, në të njëjtin nivel që e kishin çuar shkollat dhe institutet fetare të huaja.3

Nga ana tjetër, në telegramet e tij dretjuar Romës, Koch shprehte mendimin se kishte qenë përgjegjësi e Italisë që i kishte lejuar Zogut të sillej në këtë mënyrë. Me pak fjalë Italia e kishe përkëdhelur shumë egon e mbretit të sapo shpallur. Ai tashmë (Zogu) mendonte se ishte i domosdoshëm për Italinë. Sipa Koch, atij nuk i bënin përshtypje kundërshtimet e palës italiane pasi e dinte që nuk do të kishte rrjedhoja. Nga ana tjetër Koch mendonte se Zogu kishte një plan afatgjatë. Qëllimi i mbretit ishte të pranohej nga populli i tij me anë të këtyre masave patriotike. Sipas Koch: “Komunitetit katolik, i cili i ka qëndruar më shumë larg, dëshiron ti tregojë se ska ç’të presë më nga mbrojtja e Italisë. Bën propagandë se ndihma italiane në të vërtetë ka shkuar më së shumti për shpenzime ushtarake, pra për interesa të Italisë. Edhe financimet e tjera kanë qenë në shërbim të strategjisë italiane, të cilat tashmë populli i di mirë e për të cilin pagesa e këtij borxhi do të ishte një sacrifice shumë e madhe. Koch gjithashtu mendonte se e gjithë situata e krijuar deri më tani do ti kthehej kundër planeve të italisë për debërtim të interesave të saj në Shqipëri”. 4

Ndërkohë qëndrimi kundërshtues i Italisë për reformën arsimore u demostrua me ndërprerjen e të gjitha financimeve, si ato të borxhit, si ato të investimeve të SVEA-s. Kjo krizë u pasua edhe me kërcënimin e drejtpërdrejtë të armatës italiane në qershor të vitit 1934. Zogu e kuptoi se nuk mundte të vazhdonte më me politikën e kokëfortësisë. Pa ndihmat financiare të Italisë vendi nuk mund të mbijetonte. Për këtë arsye filloi të bënte hapa mbrapa në lidhje me reformën për nacionalizimin e arsimit. Si gjithmonë, ndoqi rrugën e një politike pseudo

1 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 164, f. 173 (Shënim i Faralli (Shef i Zyrës për Shqipërinë), për Suvich (Nënsekretar për

Punët e Jashtme). dt. 10.9.1933) 2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 421, f. 454-455 (Telegram i Ministrit Koch për Mussolinin, dt. 17.4.1933)

3 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 421, f. 455 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 17.4.1933)

4 DDI, Serie VII, V.13, Nr. 421, f. 457 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 17.3.1933)

Page 182: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

158

diplomatike, që deri diku mund të quhej si strategjia e të penduarit, që dëshiron të kërkojë falje, por me mënyra të tërthorta.

Fillimisht dërgoi përfaqësuesin e tij në Romë të bënte bisedime në Pallatin Chigi. Kështu në mars të vitit 1933 ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Romë Shtylla, në një takim me nënsekretarin për punët e jashtme Suvich, kishte theksuar se në fakt Shqipëria e kishte ekzagjeruar dhe ishte nxituar me çështjen e arsimit. Sipas Shtyllës situatë e krijuar nuk ishte aspak e hishme, pasi edhe italianët që punonin në Shqipëri asnjëherë nuk ishin ndjerë të mirëpritur.1 Të njëjtin mendim Shtylla e kishte shprehur edhe në një takim tjetër me Jacominin i cili në këtë periudhë ishte zëvendës shef kabineti. Në përpjekje për të justifikuar Mbretin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet, Shtylla gjithashtu kishte theksuar se mbreti kishte ndjerë gjithnjë presionin e popullit për ti shitur vendin Italisë. Për këtë arsye si dhe për shkak të presionit diplomatik amerikan kishte bërë dy gabimet fatale: mosrinovimin e paktit të miqësisë, si dhe refomën arsimore. Qëllimi i reformës arsimore ishte që studimet në vend të bëheshin sipas kritereve unike, prandaj dëshironte që në krye të çdo shkolle të kishte një drejtor shqiptar. Por ai nuk kishte dashur gjithsesi të dëmtonte debërtimin e kulturës italiane ndaj edhe kishte vendosur që gjuha italiane të ishte e detyrueshme në të gjitha shkollat. Ndërsa për studimet universitare Zogu kishte vendosur që shqiptarët mund ti ndiqnin ato vetëm në Itali.2

Për të përforcuar tërheqjen e tij nga reforma arsimore, Zogu dërgoi edhe njëherë Shtyllën në një takim kokë më kokë me Mussolinin për ti shpjeguar situatën e reformës. Aty Shtylla shpjegoi edhe njëherë se nuk kishte qenë qëllimii i Zogut të vinte në rrezik marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai e kuptonte se Shqipëria kishte shumë armiq e mbreti po ashtu dhe mendonte se miqësia mes dy vendeve nuk do të prishej gjithsesi. Për të treguar këtë, Zogu kishte vendosur ta bënte të detyureshme mësimin e gjuhës Italiane. Mussolini nga ana e tij ishte shprehur se: “Acarimi i marrëdhënieve ka ardhur jo thjesht sepse Zogu nuk ka rinovuar paktin e miqësisë. Është e drejta e tij si Sovran që nëse mendon se rinovimi i paktit është kundër interesave të vendit të tij, të mos e rinovojë atë. Ajo që ka acaruar Italinë është fakti se Mbreti deri në momentin e fundit la të kuptohej se do ta rinovonte”. Gjithashtu Mussolini kishte përmendur që tek qeveria, por edhe tek popullsia në përgjithësi ndjehej një frymë anti-italiane siç ishte rasti i zhurmës së madhe që ishte bërë për bashkimin doganor, mbyllja e shkollave, trajtimi që u rezervohej organizatorëve italian etj.3

Hapi i dytë për përmirësimin e marrëdhënieve ishte zëvendësimi i Shtyllës me Mark Kodhelin, i cili njihej si një italofil, person i rregullt, i matur, i ndershëm dhe i martuar me një italiane. Kjo manovër u bë nga Zogu për t’i dhënë një shtysë marrëdhënieve mes dy vendeve.4

Paralelisht me këto manovra, Legata Shqiptare e Romës fillon të mendojë mënyra për të justifikuar vendimmarrjen e reformës, si një vendimmarrje që ska të bëjë me miqësinë me Italinë por me vetë mbijetesën e shtetit shqiptar, pra si një problem i brendshëm. Në një notë të ambasadorit shqiptar në Romë, drejtuar Ministrit të Jashtëm Italian tentohet të justifikohet reforma arsimore në këtë mënyrë: “Siç e dini në Shqipëri ka tri besime fetare: myslymanë me shumicë, ortodoksë dhe katolikë. Çështja e pajtimit të tyre ka qenë gjithmonë pikë delikate e politikave të brendshme të Qeverisë Shqiptare. Brezi i sotëm shqiptar i rritur me kulturë dhe

1 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 555, f. 617 (Shënim i Suvich mbi bisedën me Shtyllën, dt. 18.3.1933)

2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 612, f. 669 (Shënim i Jacominit mbi bisedën me Shtyllën, dt. 16.5.1933)

3 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 676, f. 731-732 (Shënim mbi bisedën e Mussolinit me Shtyllën, dt. 23.5.1933)

4 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 612, f. 669 (Shënim i Jacominit mbi bisedën me Shtyllën, dt. 16.5.1933)

Page 183: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

159

ndjenja liberale, ka arritur të zhdukë çdo çështje fetare, nën principin e lartë: gjuha, gjaku dhe kombi. Por ndodhi që duke përfituar nga ligjet liberale të kohës te tria komunitetet filluan jo vetëm të riorganizojne insitutet fetare që kishin, por edhe të çelin të reja, gjë e cila në një të arfërme të afërt, do të kishte prishur veprën e liberalizmit duke sjelle një përçarje mes ketyre elementëve. Natyrisht kjo nuk mund të lejehet nga një shtet afetar si Shqipëria. Kështu që qeveria u detyrua të bëjë këtë reformë, pa pasur qëllim të fyejë ndonjë shtet te huaj”. 1

Realisht mes besimeve dhe komuniteteve fetare asnjëherë nuk ka pasur rivalitet. Problemi qëndron në faktin se komunitetet dhe kastat fetare, lehtësisht kanë qenë të instrumentalizuara nga shtetet e tjera. Për hir të financimeve të ndryshme që kanë marrë, përshembull katolikët nga italianët dhe austriakët, ortodoksët nga grekët apo myslymanët nga turqit, shpesh here këto komunitete kanë ndjekur një politikë antishqiptare duke sjellë përçarje kombëtare, që gjithsesi nuk mund të ndihmojë në një bashkim të mirëfilltë kombëtar.

Gjendja në vend vazhdonte të ishte jo vetëm ekonomikisht, por edhe moralisht në krizë. Ishte krijuar një lloj pakënaqësie e thellë kundër Zogut. Popullsia pyeste veten pse Zogu e rëndoi situatën në vend duke e ditur se vendi nuk mund ta përballonte. Nga ana tjetër përgjithësisht ekzistonte bindja se populli nuk përfitonte asgjë direkt nga ndihma italiane. Më së shumti këto financime mbushnin xhepat e funksionarëve të lartë të shtetit, e megjithatë ndërprerja e financime solli probleme të mëdha pasi në shumë vende puna pushoi. Pra financimet kishin sjellë dëm tek pupulli edhe kur ishin edhe kur u ndërprenë. Kjo e bënte edhe më të madh zemërimin e tij. Sipas Koch Zogu në të vërtetë nuk kishte njohur psikologjinë e popullit të tij, edhe sepse në këto vite ishte shkëputur prej tij. Zogu mendonte se do të fitonte simpatinë e popullit duke u shkëputur nga Italia, por kjo nuk ndodhi. 2

Ndërkohë Italia vazhdonte të ngulte këmbë se nuk do të rifillonte financimet pa rihapjen e shkollave konfesionale dhe ato private, qeveria shqiptare ndodhej në një udhëkryq të madh. Zogu nuk mund të tërhiqej aq lehtë nga reforma. Ai kishte arritur të bënte amendamente në statut në emër të patriotizmit, kështu që hapat mbrapa do të ishin dobësi nga ana e tij përpara popullit, por edhe mungesë atdhedashurie. Në këto kushte, qeveria shqiptare mendoi se mënyra më e mirë për rihapjen e shkollave katolike, do të ishte ajo e lidhjes së një marrëveshje me Vatikanin. Për negocimin e marrëveshjes mes Vatikanit dhe Shqipërisë u ngarkua Mark Kodheli. Kjo zgjidhje u prit mirë nga Italia. U duk se realisht Zogu kishte vendosur të bënte në kthesë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë Italia edhe njëherë deklaroi se nuk hiqte dorë nga kërkesat e saj për rihapjen e shkollave, ndaj priste pa durim fillimin e negociatave për marrëveshjen Shqpëri-Vatikan.3

Në mes të vitit 1933 Zogu u tërhoq nga reforma arsimore. Ai kërkoi dërgimin e një delegacioni në Romë për të biseduar me Mussolinin, të cilën ky i fundit e aprovoi por pas miratimit të një programi të hartuar nga pala shqiptare. Ky program, përmbante disa pika pika dhe pasi u shqyrtua nga të dy palët, qeveria shqiptare përcolli një pro memorie ku pjesa më e madhe kishte të bënte me reformën arsimore. Sipas kësaj promemorie:

1. Do të bëhej i detyrueshëm mësimi i gjuhës italiane në shkollat elementare; 2. Qeveria shqiptare do t’i drejtohej qeverisë italiane në rast se do të kishte nevojë për

profesorë, të destinuar në shkollat me karakter teknik e professional; 1 AQSh, Fondi 251, D. 100, V. 1933, Fl. 98

2 DDI, Serie VII, V. 13, Nr. 860, f. 897-900 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 17.6.1933)

3 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 429, f. 467 (Shënim i Aliosit për Mussolinin, dt. 30.11.1933)

Page 184: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

160

3. Dërgimin në Itali të 80% të studentëve borsistë; 4. Qeveria shqiptare ishte e gatçme të diskutonte rihapjen e shkollave profesionale por

duke i konsideruar si institute shtetërorë, me drejtim dhe administrim shqiptar dhe personel teknik Italian;1

Pala italiane vlerësoi se kjo promemeorie nuk pasqyronte sugjerimet e bëra nga Mussolini dhe si e tillë nuk mund të pranohej.2 Në fakt Italia as nuk e mori mundimin ti dërgonte një notë zyrtare Ministrisë së Jashtme, por transmetoi mesazhin e saj, nëpërmjet në bisede mes Koch dhe Xhaferr Villës, ku i pari i tregoi të dytit, se as që mund të pritej një përgjigje pozitive për promemorien, pasi qeveria shqiptare nuk i ishte përmbajtur fare sugjerimeve të palës italiane.

Në mars të vitit 1933 qeveria shqiptare u detyrua të krijonte një kapitull të ri në buxhetin e shtetit për “Rimbursimin e Qeverisë Mbretërore Italiane për rrogat dhe shpërblimet e mësueve Italianë” me një fond prej 100.000 franga ari e cila do të përballohej me fondet e huasë. Me pak fjalë qeveria shqiptare mori përsipër të paguante pagat e mëuesve italianë që ishin paguar paraprakisht nga qeveria italiane. 3

Problemi i shkollave paralizoi të gjitha llojet e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shipërisë. Më shumë ndjehej pezullimi i marrëdhënieve ekonomiko-financiare por edhe ato ushtarake. Sinjali për rifillimin e negocimeve erdhi pas krizës së armatës italiane, natën e 21 Qershorit të viit 1934, kur 22 anije ushtarake italiane mbërritën pa asnjë lloj paralajmërimi në portin e Durrësit.

Pas përfundimit të krizës Zogu vendosi të rifillojë negocimet për zgjidhjen e problemit të arsimit. Për këtë arsye Ministri i Punëve të Jashtme takoi Koch për ti komunikuar se problemi i shkollave do të zgjidhej në disa mënyra:

1. Shkollat konfersionale do të rregulloheshin me hartimin e një marrëveshje me Vatikanin;

2. Instituti Industrial i Shkodrës do të rihapej e bashkë me të edhe ndonjë shkollë tjetër. Kjo do të bëhej një propozim nga qeveria shqiptare, për një formulë e cila nuk do të përmbajë më kushtin e një drejtori shqiptar. Shkollat do të kishin drejtimin dhe modelin teknik tërësisht italian.

3. Do të vendosej mësimi i detyrueshëm i gjuhës italiane në shkolla dhe kjo do bëhej me efikasitet dhe me seriozitet. 4

Në nëntor të vitit 1934 Zogu u zotua se do të niste një delegacion në Vatikan për të biseduar për një konkordat. Edhe për shkollat profesionale premtoi pranë ministrit Indelli se ato do të rihapeshin, përfshirë këtu edhe atë të Shkodrës dhe të Korçës.5

Gjithashtu në vitin 1935, Gjykata e Drejtësisë Ndërkombëtare e Hagës dha një mendim konsultativ, për çështjen e shkollave dhe të minoriteteve. Sipas mendimit të gjykatës me tetë vota kundër dhe tri vota pro, qeveria shqiptare nuk kishte justifikim për tezën e saj se mbasi mbylli shkollat private në Shqipëri të mbyllte edhe shkollat e huaja sepse kjo quhej cënim i pakicave

1 DDI, Serie VII, V. 14, Nr. 14, f. 27 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 23.7.1933)

2 DDI, Serie VII, V. 14, N. 23, f. 39 (Telegram i Mussolinit për Koch, dt. 26.7.1933)

3 AQSh, Fondi 146, D. 45, V. 1933, Fl.1-8 (Projektligj mbi krijimin e kap.12/quatër “Rimbursim i qeverisë mbretërore

italiane për rrogat e mësuesve italianë) 4 DDI, Serie VII, V. 15, Nr. 555, f. 602 (Telegram i Koch për Mussolinin, dt. 23.7.1934)

5 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 109, f. 114 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 5.11.1934)

Page 185: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

161

kombëtare. Me fjalë të tjera Shqipëria kishte shkelur deklaratën e vitit 1921 për mbrojtjen e pakicave.1

Kështu dukej se problemi i arsimit, i cili kishte paralizuar në mënyrë të përgjithshme marrëdhëniet mes dy vendeve, dukej se do të fillonte të merrte një zgjidhje. Vetë Mussolini tregoi një lloj besimi pas kësaj iniciative, madje premtoi se nëse shkollat do të rihapeshin, të gjitha aspektet e tjera të bashkëpunimit do të merrnin zgjidhjen e duhur.2 Por në fakt edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një manovër të stilit zogist. Në një far mënyre duke shprehur aspiratat e tij për negocimet me Vatikanin, thjesht dëshironte të ndizte motorrët e bashkëpunimit, por pa iu përmbajtur premtimeve të bëra. Përsëri mbreti nguroi duke u justifikuar se duhej të ishte shteti në krye të shkollave konfesioale, sidomos në zonën e Shkodrës ku kishte një ndjarje të thellë mes myslymanëve dhe katolikëve. Sipas këtij argumentimi, mbajtja e shkollave konfesionale nën drejtimin e dy kastave përkatëse fetare do ta shtonte edhe më shumë përçarjen tek popullsia.3

Megjithatë negocimet me Vatikanin filluan. Në krye të negocimeve u vendos kolonel Serreqi, një ministër oborri i besuar i Zogut. 4 Negocimet dështuan sepse kërkesat e Vatikanit, konsideroheshin të tepërta për qeverinë shqiptare. Vatikani kërkoi që laikëve t’u lejohej të frekuentonin kurset e seminarëve dhe të institutive të destinuar për formimin e fetarëve. Delegacioni shqiptar e kishte refuzuar këtë mendim. Verbalisht delegacioni kishte deklaruar se qeveria shqiptare ishte dakort të bënte lëshime përsa i përket frekuentimit të laikëve, por në rrugë administrative, jo legjislative. Pra nuk mendohej që kjo të vendosej me ligj. Vatikani nuk e kishte pranuar këtë sepse prashtronte shqetësimin se nëse kjo gjë nuk do të vendosej me ligj, masa do të kundërshtohej për mospërputhje me kushtetutën. Në fakt kishte qenë e ide e qeverisë shqiptare lejimi i laikëve në shkollat fetare, por kjo do të shoqërohej edhe me reduktimin e këtyre shkollave. Duke parë, këtë situate disi të turbullt, Indelli në bashkëpunim me Zyrën për Shqipërinë në Romë, mendonin se edhe akti administrativ mund të pranohej por njëkohësisht duheshin dhënë më shumë garanci nga qeveria shqiptare. 5

Zogu hoqi dorë plotësisht me çështjen e kombëtarizimit në vitin 1934 kur vendosi të bëj të detyrueshëm mësimin e gjuhës italiane në Shqipëri. Kjo masë do ti jepte mundësi gjithë rinisë shiqiptare të zotëronin gjuhën italiane që në shkollat e mesme. Në këtë mënyrë ata do të kishim lehtësira në ndjekjen e shkollave të larta në Itali. Nga ana tjetër, po në këtë vit, qeveria shqiptare i shpjegoi edhe njëherë qeverisë italiane se masat e marra kundër shkollave profesionale dhe private nuk kishin si qëllim të pengonin kulturën italiane në Shqipëri. Këto masa kishin pasur si qëllim që nxënësve t’u jepej mundësia të merrnin nocionin e dashurisë për atdheun dhe unitetin kombëtar. Ndërsa në lidhje me shkollat profesionale ato ishin konsideruar si shkolla shtetërore dhe si të tilla vareshin nga Ministria e Arsimit, përveç organizimit teknik dhe professional i cili i ishte besuar organizimit italian. Gjithashtu Ministria e Arsimit hoqi dorë edhe nga bursat e studimit që u jepeshin nxënësve shiqiptar. 6

Hapat mbrapa në reformën arsimore u pritën shumë mirë nga qeveria ialiane dhe patën edhe një jehonë pothuajse ceremoniale në shtypin fashist. Ja si e përshkruan revisa italiane 1 AQSh, Fondi 251, D. 95. V. 1935, Fl.29 (Letër nga Lidhja e Kombeve, dt. 23.4.1935)

2 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 146, f. 156-157 (Telegram i Mussolinit për Indellin, dt. 15.11.1934)

3 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 162, f. 171-172, (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 19.11.1934)

4 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 339, f. 350 (Telegram i Indellit për Mussolinin, dt. 15.11.1934)

5 DDI, Serie VII, V. 16, Nr. 699, f. 740-741 (Shënim i Butit (Drejtor i përgjithshëm i çështjeve politike për Suvich) dt.

6.3.1934) 6 AQSh, Fondi 251, D. 100, V. 1934, Fl.196-204 (Përgjigje e qeverisë shqiptare për qeverinë italiane)

Page 186: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

162

“Affari Esteri” në një botim në vitin 1935 ku përveçse përshëndet nismën e qeverisë për të hequr dorë nga reforma, bën edhe një jehonizim të popullit dhe kulturës shqiptare. “Populli shqiptar është rraca më e vjetër e Ballkanit, gjatë historisë së saj ka vuajtur për katër shekuj në zgjedhën osmane dhe vetëm me kontaktet me Italinë ka njohur lindjen e lirësë së vetë. Epopeja e Skëndërbeut, dokumente të qytetërimit venedikas në bregdetin adriatik, komunat shqiptare në Italinë e Jugut dëshmojnë për rëndësinë historike të marrëdhënieve Shqipëri-Itali. Zogu duke lidhur politikat e vendit të tij me traditën e monçme të miqësisë, Shqipëri-Itali i jep Shqipërisë rrugën e realizimit kombëtar të saj. Kundrejt mbretërisë së vogël adriatikase, Italia nuk ka ndonjë qëllim politik tjetër përveçse atë që të mbajë pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar të saj. Një të tillë qëndrim dhe bashkëpunim, shqipëria nuk ka për ta gjetur kurrë pranë fqinjëve të saj, apo pranë ndonjë fuqie të largët. Madje nëse flitet për interesa materiale të Italisë në Shqipëri, këto interesa përputhen pikërisht me forcimin progresiv të pavarësisë shqiptare. Pas këtij hapi energjik që ndërmori mbreti, Italia është e gatçme të presë një mision shqiptar për të nisur negocimet për një marrëveshje tregtie ”. 1

1 AQSh, Fondi 251, D. 134, V. 1935, Fl. 8 (Artikull i botuar në “Affari Esteri” me titull “Italia dhe Shqipëria”, dt.

6.2.1935)

Page 187: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

163

4.3 Qasja e Italisë kundrejt Shqipërisë midis kolonizimit dhe imperializmit

Për të analizuar procesin e kolonizimit apo imperializmit Italian në Shqipëri, do të ishte e domosdoshme të kuptonin termin “kolonizim”. Kolonizimi është një praktikë dominimi, e cila përfshin nënshtrimin e disa njerëzve mbi disa të tjerë. Kolonizimi si nocion nuk është është e lehtë të ndahet nga imperializimi. Zakonisht të dy konceptet trajtohen si sinonime të njëra-tjetrës. Sikurse kolonizimi, edhe imperializmi perfshin kontrollin ekonomik dhe politik në një territor të varur. Etimologjikisht të dy termat gjithsesi kanë disa element të rëndësishëm që i diferencojnë. Termi koloni vjen nga fjala latine “colonus” që do të thotë fermer. Ky përshkrim na kujton praktikën e kolonizimit që më së shumti implikon transferimin e popullsisë në një territor të ri, ku mbërrijnë dhe jetojnë në mënyrë të përhershme grupe migracioni njerëzish (settlers), por duke mbajtur në të njëjtën kohë aleancën (ose lidhjen) politike me vendin e orgjinës. Nga ana tjetër imperializmi vjen nga latinishtja, “imperium” që do të thotë të komandosh. Kështu termi imperializëm ka në fokus mënyrën se si një vend ushtron pushtetin e tij mbi një tjetër, nëpërmjet vendosjes së banorëve, sovranitetit apo nëpërmjet mekanizmave indirekte të kontrollit. Legjitimiteti i kolonizimit ka qenë për një kohë të gjatë i lidhur me moralin politik të filozofëve të traditës perëndimore. Një nga mënyrat për të legjitimuar principet argumentuese të kolonizimit dhe imperializmit ishte “misioni civilizues”. Kjo mënyrë sugjeronte se ishte e dmosdoshme një periudhë e përkohshme e varësisë dhe tutelazhit në mënyrë që disa shoqëri të pacivilizuara të avanconin drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.1

Nisur nga përkufizimet e mësipërme, duke analizuar planet strategjike të politikës së jashtme mussoliniane, mund të themi se procesin e zaptimit Italian në Shqipëri mund ta shpjegojmë me anë të të dy koncepteve. Sigurisht që imperializmi ka qenë një nga elemtët themelorë të fashizmit Italian. Nga ana tjetër nuk kanë munguar aspak edhe tentativat kolonizuese, sidomos nëpërmjet punëve botore, ku parashikohej vendosja e familjeve fermere, kryesisht nga jugu i Italisë në zonat fushore të Myzeqesë, me qëllimin e tharjes dhe vënies në funksion të sektorit bujqësor, të kënetave. Pavarësisht se ky process nuk arriti të zbatohej tërësisht, ka qenë pjesë e planeve të Italisë.

Instrumenti më i rëndësishëm, pas debërtimit dhe kontrollit të sektorit Italian ishte prezenca Italiane në mbarë institucionet e shtetit shqipëtar. Në vitin 1931 figuronte se në secilën prefekturë shqiptare ndodhej nga një oficer italian me titullin organizator, gjysma e rrogës së të cilëve paguhej nga buxheti italian dhe gjysma nga ai shqipëtar. Në Ministrinë e Ekonomisë organizatori i industrisë dhe tregëtisë, shefi i minierave dhe organizatori i përgjithshëm i bujqësisë ishin italian. Në secilën prefekturë veterineri është italian, po kështu edhe specialisti për vreshtat dhe ullishtet është italian. Në Ministrinë e Arsimit, seksionet e shkollave profesionale dhe të mësimit fizik në të gjithë vendin ishin në duart e italianëve. I gjithë komunikimi normal, zyrtar, i përditshëm i këtyre seksioneve bëhej në tokën shqiptare, por në gjuhën italiane. Kështu në Shqipëri kishte shkolla profesionale në Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, e në të gjitha këto shkolla profesorët ishin italian.2

Këta specialist italian të fushave të ndryshme duke filluar nga gradat gjeneral e deri tek veterinerë, ishin pionierë të idealit fashist dhe kishin për qëllim monopolizimin e jetës politike, ekonomike dhe kulturore në Shqipëri. Ata vinin në Shqipëri me një mision të pakuptuar, sipas

1 Enciklopedia Filozofike Standford, http://plato.stanford.edu/entries/colonialism/ (aksesuar më 7.6.2014)

2 AQSh, Fondi 251, D. 77, Viti 1931 (Artikull botuar në gazetën “Liria e Kombeve” me titull “Krejt Drejtimi i Qeverisë

Shqiptare në Duart Italiane), dt. 21.10.1931

Page 188: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

164

specialitetit që kishin, por secili prej tyre veprone sipas udhëzimeve konkrete që merrnin nga qendra e tyre në Romë. Pasi njiheshin me vendin dhe njerëzit, pasi mësonin gjerat e veçanta që mund t’u interesonin atyre, pasi mbushnin dy ose tri vjet, largoheshin për t’ua lënë vendin specialistëve të tjerë, të cilët përsërisin lodrën e të parëve. Shumë prej tyre mësonin shqip pasi mësimi i gjuhës shqipe u rekomandohej të gjithëve para se të vinin në Shqipëri.1

Pas disa vitesh ndjekjeje të kësaj politike imperialiste dhe kolonizuese, mendohej se kishte ardhur koha e krijimit të asaj pjese të shoqërisë që mund të kategorizohej si italofile. Kjo kategori do të shërbente si vegël e imperializmit italian. Këta do të ishin is agjentë të mire përgatitur nga Italia të cilët të kishin kapacitetin e nevojshëm për të kuptuar interesin italian në Shqipëri. Për këtë arsye rezervoheshin vende në akademi dhe institute italiane për shqiptarët, ku u mësohej teoria dhe praktika. Italia ja kishte arritur këtij qëllimi.2 Në Shqipëri kishte me qindra majorë të mësuar nga italianët në shkollat e tyre, për drejtimin ushtarak, pra në ushtri Italia kishte qenë e sukseshme. Po kështu edhe në ekonomi: me dhënien e huasë pë SVEA-n apo me huanë e akorduar në 1931, e gjithë ekonomia shqiptare ishte nën drejtimin dhe monitorimin Italian.

Fatura e imperializmit Italian paguhej nga buxheti i shtetit shqiptar. Kështu, debërtimi i interesave italiane në çdo sektor të ekonomisë, realizohej tërësisht me fondet e pamjaftueshme të buxhetit të shtetit shqiptar. Italia jepte kredi për investime, por këto kredi ishin barrë financiare e shtetit, të cilat ai do t'i paguante më vonë. Nga ana tjetër kreditë kryesisht jepeshin për kompanitë italine, të cilat fitonin monopole dhe koncesione shumë më tepër se shoqëritë shqiptare. Pra kemi të bëjmë me një mekanizëm ekonomik që bën daljen e fondeve nga buxheti shqiptar për aleaten italiane, e cila jo vetëm gjeneronte të ardhura dhe tregje për kompanitë e veta por fitonte edhe interesat potencialë të kredive të dhëna. Gjihashut specialistët italian në shumicën e rasteve, paguheshin ose tërësisht ose pjesërisht nga buxheti i shtetit shqiptar.

Sipas politikanit të kohës Ali Këlcyra, politika fashiste italiane kundrejt Shqipërisë tentonte të shtinte në dorë gjithë pasuritë e vendit. Qëllimi i Italisë ishte skllavërimi ekonomik dhe politik, i cili më pas do të sillte kolonizim që do ta kthente Shqipërinë në një bazë politike e ushtarake të hegjemonisë fashiste në Ballkan. Për realizimin e këtij qëllimi, megjithë problemet e mëdha të krizës ekonomike, Italia investon shuma të majme për të mbajtur gjallë regjimin. Politika italiane është kontradiktore: nga njëra anë tregohet mizore dhe grabitqare, pasi më pare rrëmben konçesione skllavëruese që rrezikojnë pavarësinë e vendit e nga ana tjetër kamufllohet me deklarata ngazëllyese duke zgjidhur grykën e qeses. Shembull konkret I kësaj është huaja prej 100 milion e vitit 1931.3

Në saj të kësaj skemi investimi, por që në të vërtetë është skemë kolonizimi, ka ehde një përfitim tjetër shumë të rëndësishëm të shtetit italian. SVEA apo pseudo borde të tjera financuese, që ishin kryesisht në dorë të italianëve, kishin strategji të mire përcakuara për të zgjedhur investimet që do të kryeshin. Zgjidheshin ato investime që i shërbenin Italisë dhe jo zhvillimit të vendit. Për implementimin e këtij programi duhej që të ndërtoheshin rrugë edhe ura. Kështu ndërtoheshin ura dhe rrugë në funksion të Italisë, qofshin këto të karakterit civil apo ushtarak. Fjala vjen ndërtoheshin më shumë rrugë që lidhnin Durrësin me veriun (kufirin me

1 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1933, Fl. 7-15 (Artikull botuar në gazetën “Vita Industriale e Commerciale” me titull

“Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 2 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1933, Fl. 7-15 (Artikull botuar në gazetën “Vita Industriale e Commerciale” me titull

“Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 3 Ali Këlcyra, Shkrime për historinë…, f.346

Page 189: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

165

Jugosllavinë) sesa rrugë që mund ti shërbenin zhvillimit ekonomik në jug të vendit. Sigurisht që Italisë i interesonte të kishte rrugë lidhëse mes portit dhe kufirit me Jugosllavinë pasi ai ishte edhe synimi afatgjat i saj.

Në kuadër të kësaj politike, Italia ndërmori shumë iniciativa në Shqipëri. Konkretisht shteti italian ndreqi limane dhe shtroi rrugë. Ushtria shqiptare u stërvit prej ushtrisë italiene. Një pjesë u studiuan në shkollat italiane të Romës dhe të Torinos. Të gjitha këto veprimtari ndiqeshin nga shtetet evropiane dhe ato mendonin se qëllimi i vërtetë i çdo lire të shpenzuar në Shqipëri ishte i qartë. Limani i madh i Durrëit nuk u ndreq vetëm për anijet e vogla shqiptare por për anijet e mëdha ushtarake italiane. Ndërsa rrugët u ndreqën që të shërbenin për zaptimin e Jugosllavisë. Për të gjitha investimet që bëri Italia u kujdes të marrë masa për të mbuluar shpenzimet materiale. Vërtet ajo dha një hua prej 100.000 franga por ato do të paguheshin nga shteti shqiptar në 10 vjet. Pra huaja italiane, jo vetëm nuk i rëndoi shtetit italian por u investua në infrastrukturë që do ti shërbente vetë shtetit italian.1 Nga ana tjetër bëheshin shpenzime të mëdha për ushtrinë. Kështu ushtria shqiptare kishte bërë shpenzime për pajisjesh moderne, dhe kjo përpinte jo më pak se 48% të të gjithë të ardhurave të buxhetit.2

Politika imperialiste italiane u shoqërua përveç se me ndërtim infrastrukture të domosdoshe, edhe me ndërtime monumentale të cilat për kushtet e Shqipërisë mund të gjykoheshin të tepërta. Kështu u ndërtua Qarku italo-shqiptar I cili do të kishte për të detyrë të sillte në kryeqytetin e varfër shqiptar aktivitete dhe objekte artistiko-kulturore. Shkrimtari I epokës fashiste Indro Montanelli, e përshkruan këtë qark si: “një sipërmarrje vigane, monumentale (madje tepër monumentale) e rritur si një kërpudhë për pak muaj falë marrëveshjes kulturore italo-shqiptare. Duam apo nuk duam qytetërimi ndjek ende si itinerar rrezatimi, ato të legjonëve romak: rrugën Apia dhe rrugën Egnatia. Nuk është ky një vrojtim I atij që shkruan por një rreth I hequr me kompas me qendër Romën dhe rreze vijën Romë-Tiranë dhe një tjetër rreth me qendër Stambollin me të njëjtën rreze. Është një përkimi i çudiçëm se si këto rrathë puqen në kufijtë lindorë të Shqipërisë”.3 Edhe në këtë rast, ku flitet për një nga autorët më fashist të periudhës historike që flasim duket qartë tendenca romantike e fashizmit për të justifikuar sa më shumë ndërmarrjne e tre imperialiste në ndjekjen e gjurmëve të perandorisë romake.4

Një element tjetër në politikën imperialiste, ishte edhe sjellja e italianëve në terren, e cila nuk refektonte bashkëpunimin dhe miqësinë që përshkruhej në notat verbale që shkëmbeheshin. Ndodhte që sjellja e tyre kalonte rregullat ndërkombëtare, por edhe ato morale të humanizmit të zakonshëm. Në një raportim nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Brenshme, bëhet e ditur se një barkë shqiptare e gjendur në vështirësi nga moti i keq ka tentuar të ndalojë në Sazan për të shpëtuar ekuipazhin dhe mallin, por oficerët italian e kishin detyruar të largohej pasi ai ishe një port ushtarak dhe nuk lejohej për civilët. E megjithatë, bashkë me barkën shqiptare janë futur në Sazan edhe disa barka italiane, por ato nuk i ka penguar njeri, për të qëndruar në Portin e Sazanit.5

1 AQSh, Fondi 251, D. 107, V. 1934, Dosja 107, Fl. 184 (Artikull botar në gazetën “Manchester Gardian” me titull

“Shqipëria dhe Italia”, dt. 13.8.1934 ) 2 A. Puto, Shqipëria Politike …, f. 488

3 I. Montanelli, Shqipëria …, f. 43-44

4 Rruga Appia ishte një nga rrugët më strategjike të ndërtuara nga romakët. Kjo rrugë lidh Romën me Brindisin pra

me detin Adriatik. 5 AQSh, Fondi 251, D. 183, V. 1934, Fl. 1 (Letër nga zyra sekrete e Ministria e Punëve të Brendshme, dt.1.3.1934)

Page 190: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

166

Italia fashiste e shikonte Shqipërinë materialisht dhe shpirtërisht si një fëmijë të krijuar nga Italia, por që ka arritur në një moshë në të cilën fëmijët dëshirojnë nxehtësisht të mos dëgjojnë më prindërit e tyre. Kështu e shpjegonte shtypi Italian shprehjen e pakënaqësisë shqiptare dhe tentativat e shtetit shqiptar për tu shkëputur nga Italia, sidomos pas vitit 1931 kur filloi të ndihej seriozisht acarimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Gazeta italiane “La Nazione”, e cila ishte një nga istrumentat e propagandës fashiste theksonte se Shqipëria do të paguante shumë shtrenjt çdo akt të saj të konsideruar i nxituar.1 Pretendimet shqiptare për shkëputje nga kthetrat kolonizuese shpjegoheshin si një kapriço e momentit nga një shtet i ri pa përvojë. Sipas këtij shtypi, sjellja e Shqipërisë ka qenë e pajustifikueshme, pasi Italia kundrejt Shqipërisë ka pasur një politikë krejt ideale. Italia nuk ka dashur kurrë të nderhyjë në mënyrë serioze në mosmarrëveshjet ballkanike, madje Italia përfaqëson një nga elementët e ekuilibrit ne Adriatik. Ështe e sigurt se nëse nesër Italia do të rimarrë rolin e saj historik si mbojtes i integritetit shqiptar, ajo nuk do te harroje kur mosmirënjohjen e djeshme.2

Në mes të viteve tridhjetë ishte e qartë se Italia kishte plane zaptuese për Shqipërinë. Fakti ishte se në vitin 1934 emërohet si zëvendësues i ministrit Koch në Shqipëri, Indelli, i cili për shumë vjet kishte drejtuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë punët e Ballkanit. Ai vlerësohej në qarqet diplomatike, si një nga ekspertët më të mirë për çështjet e Ballkanit, që i përkasin Italisë. Gazeta austriake Noue Frei Press e Vienës e interpretonte këtë manovër diplomatike si fillim të ekspansionit të politikës italiane në Ballkan.3

Kolonizimi dhe imperializmi Italian ishte i tipit ekskluziv. Në përgjithsi qeveria italiane ishte tepër “xheloze” në lidhje me prezanca të nacionaliteteve të tjera në ekonominë shqiptare. Sa herë që një kompani e huaj afrohej në Shqipëri për një koncesion apo për një aktivitet të caktuar, bëhej problem, nga pala italiane. Pëshembull bëhej problem nëse kompania që furnizonte me energji elektrike Tiranën ishte austriake, ose ishte problem nëse një kompani gjermane pyjesh operonte në Lezhë, nëse francezët ndërtonin një mulli vaji në Elbasan e kështu me rradhë. Pra italianët kishin si parim, ndërtimin e një kolonizimi ekskluziv dhe gjithëpërfshirës të çdo sektori ekonomik në Shqipëri.4 Në kuadër kë kësaj politike me dominim ekskluziv, italianët bënë një presion të jashtëzakonshëm tek mbreti Zog për të anulluar impenjimin e oficerëve anglez në ndërtimin e Xhandarmërisë Shqiptare, pavarësisht se realisht ishin vetëm dymbëdhjetë oficerë anglez që punonin për këtë, të cilët as nuk përziheshin me punët e italianëve. Mbreti nga ana tjetër, justifikohej me kontratën në fuqi dhe i kërkonte palës italiane të priste përfundimin e e saj. Por nuk nguronte t’u rinovonte kontratën anglezëve në fshehtësi. Sipas një prej këshilltarëve të Legatës së Romës në Tirnaë, presioni për largimin e oficerëve anglez nga xhandarmëria nuk bëhej pa qëllim. Mendohej se në rast mobilizimi, xhandarmëria do të ndërmerrte rolin vendimtar për të shoqëruar rekrutat drejt qendrave. 5 Nga këtu del qartë se Italia ka pasur pikësynim aneksimin e Shqipërisë që në vitet e para e në vazhdim të marrëdhënieve me vendin tonë.

Kolonizimi Italian, përveçse ekskluziv ishte edhe gjithëpërfshirës. Ai ishte konceptuar si i tillë sidomos pas shpalljes së monarkisë. Këtë e gjejmë të shpjeguar në një botim të fletores

1 E ka fjalën për reformën arsimore, mbylljen e shkollave katolike dhe ato profesionale italiane etj

2 AQSh, Fondi 251, D. 108, V. 1934, Fl. 3 (Artikull botuar në gazetën “La Nazione”, me titull “Politika Italiane e

Shqipërisë”, dt. 5.7.1934) 3 AQSh, Fondi 251, D. 107, V. 1934 Fl. 191 (Artikull botuar në gazetën “Noue Freis Press” me titull “Mbi emërimin e

Ministrit të ri të Italisë në Tiranë”, dt. 3.10.1934) 4 P. Quaroni, Valixhia Diplomatike…, f. 158

5 P. Quaroni, Valixhia Diplomatike…, f. 172

Page 191: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

167

italiane “La Scuola Fascista” në marst të vitit 1928. Sipas kësaj gazete: “qoftë në paqe, qoftë në luftë, Shqipëria duhej të ishte një urë e forcuar e Italisë. Me ndihmën italiane Shqipëria do të ishte e sigurtë dhe me potencial për tu zhvilluar. Orientimi strategjik i Shqipërisë, rrugët e saj ushtarake, relievi tokës, zbatohen me ndihmën dhe bashkëpunimin e oficerëve Italian të xhenios. Influenca italiane ushtrohet edhe mbi kulturën shqiptare, nëpër shkolla si dhe nëpërmjet misionit arkeologjik. Nga ana tjetër, nga ana ekonomike Shqipëria shfrytëzohet nga SVEA dhe Banka Kombëtare.”1

Ka të dhëna se elementët kolonizues të politikës italiane mund të kishin filluar që një vit pas shpalljes se monarkisë. Në zonën afër Durrësit ishte vendosur një koloni bujqësish nga zona e Friulit të Italisë. Sipas gazettes fashiste “Il Popolo” këta bujq kishin marrë përsipër një detyrë të madhe patriotike e cila i pështatej drejtimeve dhe strategjisë së qeverisë fashiste. Bujqin në fjalë kishin marrë një çiflig prej 3000 hektar tokë, pranë Durrësit, rreth 20 km nga bregu i detit. Sipas këtij burimi çifligu do të përmbajë një koloni bujqësore. Sipas planit do të thaheshin edhe disa toka përreth e në to do të vendoseshin disa familje të tjera friuliane të përzgjedhura duke krijuar kështu pak nga pak një koloni të vërtetë.2

Çështja e “emigrimit” të feudalëve italianë në Shqipëri, trajtohej edhe nga gazeta kroate “Harvatska Strazha”. Sipas lajmeve botuar nga kjo gazetë, po bisedohej sjellja e 10.000 personave nga Kalabria dhe Sicilia, ku ka shumë popullsi shqiptare, në fushën e Myzeqesë dhe në zona të tjera pranë bregut të detit. Sipas kësaj gazette, ishte arritur një marrëveshje për të paguar bejlerët për të mos e penguar këtë proces. 3

Ekspansioni ekonomik i Italisë do të mund të arrihej duke shkatëruar shtetin jugosllav, për të rrëmbyer nga borgjezia serbe gjithe viset e banuara nga popuj të huaj si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Dalmacia, Kroacia të cilat kishin një sipërfaqe minimumi 5 herë më të madhe se Shqipëria. Hapi i parë për realizimin e ketij plani të madh konsistonte në zaptimin e Shqipërisë, duke venë në rrezik gjithë provincat jug-perëndimore të shtetit jugosllav, e sidomos fushat e begatshme të Vardarit. Duke pasur në dorë Shqipërinë, Italia do të kishte mundësi ti krijonte telashe Jugosllavisë. Shqipëria do të ishte shkaku i konfliktit mes Italisë dhe Jugosllavisë, pavarësisht se ajo do të ishte vetëm një nga arsyet e gridjes, por një arsye me peshë dhe strategjike. 4

Në planet afatgjata ekspansioniste italiane nuk ka munguar edhe elementi kolonizues. Sipas një artikulli të botuar në i shtypin italian të vitit 1932, Italia ka pasur një plan konkret për vendosjen e kolonëve në Shqipëri. Sipas këtij burimi, në ushtri dhe në ekonomi Italia e ka pasur relativisht të lehtë të lehtë të përmbushë qëllimet e saj pa rënë shumë në sy, por faza e dytë e imperializmit duhej të vazhdonte me zaptimin e tokave dhe kjo ishte më e vështirë. Ishte menduar që çështja e kolonëve të lidhej me investimet e bonifikimit, pra nëpermjet rregullimit të ujrave, tharjes së kënetave, dhe kanalizimeve të cilat duhet të merreshin me një koncesion prej 99 vjetësh. Zaptimi I tokave dhe instalimi I kolonëve do të ishte pjesa e më e vështirë. Kjo do të realizohej nga SVEA e cila kishte për qëllim të vendoste me qindra e mijra bujq italian në tokat

1 AQSh, Fondi 251, D. 114, V. 1928, Fl. 40 (Artikull botuar në gazetën “La Scuola Fascista”, dt. 8.3.1928)

2 AQSh, Fondi 251, D. 376, V. 1929, Fl. 212 (Artikull botuar në gazetën “Il Popolo”, dt. 9.4.1929)

3 AQSh, Fondi 251, D. 376, V. 1929, Fl. 361 (Artikull botuar në gazetën “Harvatska Strzha” me titull “Italianët

emigrojnë në Shqipëri”, dt. 31.3.1929) 4 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1932, Fl. 7-15 (Artikull botuar në gazetën “Vita Industriale e Commeriale” me titull

“Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932)

Page 192: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

168

shqiptare deri sa këto të fundit të bëheshin provinca “itaiane”.1 Duke pasur parasysh se regjimi fashist, sidomos duke iu referuar periudhës pas fillimit të viteve 30, kur ky regjim ishte konsoliduar dhe kishte marrë trajtën e një regjimi dictatorial, mund të pohojmë se ky infomacion ishte pjesë e propagandës fashiste të autorizuar. Si i tillë ai ishte jo vetëm I vërtetë, por ishte edhe pjesë e programit të joshjes së rrymave nacionaliste në Itali.

Ndërkohë, duke filluar nga viti 1931 ishte krijuar një opozitë e vërtetë kundër monarkisë në përgjithësi dhe mbretit Zogu në veçanti. Kjo opozitë vepronte dhe ishte e organizuar sidomos tek emigrantët që jetonin në Evropë, pasi pjesa më e madhe e opozitarëve ishin shtrënguar nga regjimi të emigronin. Deri përpara 1934 askush nuk guxonte ta shfaqte këtë opozitë brenda kufijve të Shqipërisë. Qoftë edhe një fjalë kundër Mussolinit u konsideronte tradhti. Pas 1934 antiitalianizmi kishte marrë një rrugë zyrtare.2

Po sipas këtij burimi, llogaritej edhe vlera e pasurisë së ekonomisë shqiptare, e cila vlerësohej si e papërfillshme. Megjithëse Shqipëria për botën kishte më shumë vlera si instikam se sa si kopësht, prap se prap ajo kishte një vlerë të konsiderueshme për imperializmin italian. Me një vlerësim racional të pasurive natyrore Shqipëria ishte në gjendje të mbante me shumë gjasa, gati 5 milion frymë. Kriza që mbërtheu Italinë sidomos pas vitit 1929, ishte aq e madhe dhe nevojat e Italisë ishin kaq të tepërta sa do të ishte absurd të mendoje se Shqipëria do të ishte një burim apo si shkak për të ngjallur ekonomikisht shtetin italian.3 Nga sa më lart kuptojmë se interesimi i Italisë për Shqipërinë mund të shtrihej në disa plane, por potenciali ekonomik, nuk ishte njëri prej tyre.

Sigurisht që kishte një pjesë e popullsisë që e mbështetnin Italinë. Kjo pjesë e shoqërisë shqiptare që ishte e gatshme të bashkëpunonte me imperializmin italian. Ata ishin bejlerët, të cilët ishin shumë shpejt u bënë vegël e italianëve në Shqipëri. Këtë e kishin kuptuar edhe vetë italianët. Në shtypin italian, në vitin 1932, botohet një artikull mbi planet për organizimin e dominimit italian në Shqipëri. Sipas përshkrimit që bëhet aty në radhët e bejlerëve mund të dalloheshin dy rryma, ose dy pikpamje të kundërta: e grupit independent dhe një e Bashkimit Kombëtar, disident i italianëve. Opozita Mustafa Kruja me shokë, është botërisht me imperializmin Italian, dhe nëse ka një gjë që nuk i pëlqen kjo është shkatërrimi i imperializmit Italian dhe I bejlerëve. Ai nuk do që imperializmi Italian të jetë në kontakt vetëm me bejlerët dhe ata të monopolizojnë të gjithë ndërmjetësirat.4

Por kush ishin bejlerët? Bejlerët përbënin klasën më të privilegjuar të trashëguar nga Perandoria Osmane në Shqipëri. Ky fakt nuk vjen vetëm nga roli dominant që ata kanë luajtur në këtë perandori, por edhe nga kultura e përgjithme e shoqërisë shqiptare. Sikurse përshkruhet në shkrimet e Faik Konicës, shqiptari është tepër i pavarur dhe individualist për t’iu nënshtruar ndikimit të cilitdo qoftë. Megjithatë ai beson në epërsinë e prejardhjes familjare. Kjo ka bërë që disa familje megjithëse të jenë reduktuar shumë në numër, e megjithëse pozitat e tyre janë dobësuar vazhdonin të luanin rolin e faktorit vendimtar në qëndrimin e popullit. Sipas Konicës 1 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1933, Fl. 7-15 (Artikull botuar në gazetën italiane “Vita Industriale e Commerciale” me

titull “Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 2 AQSh, Fondi 251, D. 107, V. 1934, Fl. 184 (Artikull publikuar në “Manchester Gardian” me titull “Shqipëria dhe

Italia”, dt.13.8.1934) 3 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1933, Fl 7-15 (Artikull botuar në gazetën “Vita Industriale e Commeriale” me titull

“Shqipëria nën kthetrat e imperializmit italian”, dt. 4.8.1932) 4 AQSh, Fondi 251, Dosja 77, V. 1933, Fl. 7-15 (Artikull botuar në “Vita Industriale e Commerciale” me titull

“Shqipëria nën kthetrat e imperializmit amerikan, dt. 4.8.1932)

Page 193: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

169

në Shqipëri në këtë periudhë njiheshin rreth 40 familje që përgjithësisht indentifikoheshin si “bejlerë”. Ata ishin në gjendje të drejtonin sipas dëshirës fatin e fshatarëve të zones ku shtriheshin tokat e tyre. Është e dëgjuar shprehja popullore: “Edhe po u bë beu gomar, mos i hip”. Gjatë perandorisë Osmane bejlerët mund të bënin çdo gjë, madje mund të mbanin edhe ushtri në formë bandash të armatosura. Nuk bëhej asnjë fomalitet, apo regjistrim zyrtar për tu quajtur fisnik; mjaftonte populli ta njihte si të tillë. Ky grup familjesh njihej në Shqipëri me termin “Dyer të Vjetra”.1

Vlen të përmendet fakti që vjen nga burimet italiane, se ata shqiptarë që u bënë vegël e Italisë dhe i shërbyen asaj, ishin në të vërtetë antiitalian që u konvertuan më pas në italofil. Në të vërtetë këtë gjë e kishin bërë vetëm për shkak të shumave që kishin marrë. Bëhet fjalë për njerëz të cilët kanë pasur funksione të rëndësishme në administratën shtetërore dhe madje kanë qenë shumë pranë mbretit.2

Mussolini i ishte zotuar bejlerëve se nuk do ta prekte jetën dhe pasurinë e tyre. Ai vetë personalisht do të ishte garant i status quo-së politike në Shqipëri dhe për këtë arsye ai nuk kishte kursyer as ndihmën financiare e organizative në para dhe në njerëz. Edhe ndihma në njerëz për organizimin e shtetit që ishte dhënë nga Italia për ruajtjen e status quo-së në një far mënyre forconte pozitën e bejlerëve.3 Kështu bejlerët e ndien veten më të forte nga vendosja e qindra italianëve në administratën dhe ushtrinë shqiptare. Për këtë arsye ata nuk e kundërshtuan në asnjë rast prezencën e madhe italiane në vend, madje e mbështetën atë. Në këtë mënyrë bejlerët u bënë një faktor i rëndësishëm në përforcimin e regjimit të Ahmet Zogut.

Edhe ministri Italian Sarogna i cili zëvendësoi ministrin Sola, shkruante në raportet e tij se mbërritja e tij në Tiranë ishte pritur me shumë antipati, madje këto ishin shprehur edhe në artikuj gazetash. Soragna mendonte se këto artikuj ishin nxitur nga vetë mbreti.4

Ndërkohë opozita kundër Zogut më së shumti vazhdon të zhvillohet jashtë vendit. Duke iu referuar kujtimeve të shkruara nga Ali Këlcyra, rryma anti regjim jashtë vendit ishte e ndarë në tri orientime: OBK e cila përkrahej nga Jugosllavia, Çlirimi Nacional që bashkëpunonte me Komiternin dhe Italofilët pra komponentë të regjimit të cilët përkraheshin dhe paguheshin nga fashistët për t’iu kundërvënë Zogut. Kjo tregon se Italia luante me disa plane, kundër dhe pro regjimit zogist.5

Ahmet Zogu e kishe kuptuar pakënaqësinë e popullit nga Italia dhe nuk mund ta mohonte dot më. Ajo që e bëri të ndryshonte pozicionin e tij kundejt Italisë ishte kur në vitin 1933 mori vesh se në ushtrinë shqiptare, tek reklutët e rinj aplikoheshin mësime irredentiste. Këto mësime kishin për qëllim të nxisnin ndjenjën e urrejtjes kundrejt serbëve me qëllim që ky komponent rekrutësh të ishin të gatçëm në një moment të volitshëm për Italinë të luftonin kudër Serbisë, në emër të rifitimit të Kosovës. Në fakt Zogu e kishte kuptuar me kohë se Kosova ishte një çështje e humbur përgjithmonë dhe nuk donte që në masën e gjerë popullore të kultivohej ndjenja e bashkimit të territorit, kështu që e shikonte me shumë bezdi këtë çështje.6

1 F. Konica, Shqipëria: Kopshti shkëmbor …, f.117-120

2 AQSh, Fondi 252, D. 148, V. 1929, Fl. 1 (Relacion i italianëve për mbretin)

3 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1933, Fl. 7-15 (Artikull botuar në “Vita Industriale e Commerciale” me titull “Shqipëria

nën kthetrat e imperializmit amerikan, dt. 4.8.1932) 4 A. Puto, Shqipëria Politike …, f. 487

5 A. Këlcyra, Shkrime për …, f. 135-136

6 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja…., f. 216

Page 194: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

170

Gjithsesi ishte i njohur fakti se Italia çështjen e Kosovës dhe irredentizmit e shikonte thjesht si një asye, si një alibi, për të ndërmarrë një sulm kundër armikes së saj në Ballkan: Jugosllavisë. Ky fakt pohohet edhe nga burimet arkivore italiane. Në një relacion të italianëve mbi mbretin Zogu theksohet se në vitin 1926 italianët i kishin propozuar Zogut që të fillonin një luftë për Kosovën. Sipas italianëve ky program ishte mbështetur edhe nga disa patriotë shqiptarë dhe kosovarë. Njerëzit dhe armët kishin qenë gati, por vetëm mbreti Zog në fillim e kishte aprovuar si plan veprim i e më pas e kishte tërhequr aprovimin e tij.1

Shenjat e pakënaqësisë kundër Italisë, shfaqeshin në mënyra të ndryshme, që nga ato më evidente deri tek më të kamuflluarat. Përshembull në vitin 1930 u vra një officer italian në afërsi të Shkodrës nga një ushtar kufitar, për të cilin u bë shumë zhurmë si nga pala italiane ashtu edhe nga pala shqiptare, pavarësisht se kjo e fundit e kishte të qartë pse incidenti kishte ndodhur. Shpesh here sinjalet vinin edhe nga brenda administratës së Zogut. Kështu, në vitin 1930, ish ministri jashtëm Rauf Fico kishte dhënë një itervistë për një gazetar të huaj, ku në konfidence e sipër i ishte shprehur gazetarit se Italia po i merrte shpirtin popullit shqiptar, por shumë shpejt këta të fundit do t’ia tregonin vendin. Gazetari i publikoi këto fjalë dhe kjo ngjalli një pakënaqësi të jashtëzakonshme tek italianët. Menjëherë ata i kërkuan Ficos të bënte përgjënjeshtrim me anë të një deklarate për shtyp të shkruar nga vetë minsitri italian Sola. Fico deklaratën e bëri dhe e publikoi, por sigurisht që besueshmëria e saj në popull ishte e dyshimtë.2

Anti italianizmi popullor që filloi të lindte në Shqipëri diku nga vitet 1932-1934 nuk mund të shpjegohet me argumentin se shqiptarët, si një popull pak primitiv, i shtypur, pa interesa të konsoliduara, kanë një lloj fobie ndaj të huajve sidomos ndaj atyre që janë më të zhvilluar dhe që vendosen për aktivitete të ndryshme në vendin e tyre. Fakti është që shqiptarët ushqenin një lloj skepticizmi në lidhje me specialistët italian, dhe jo me specialistët e nacionaliteve të tjera të cilët u vendosën për arsye të ngjashme në Shqipëri. Për të kuptuar më mirë këtë mund të shohim përshembull reagimin ndaj specialistëve anglez që operonin pranë xhandarmërisë. Gjenerali Percey simpatizohej në përgjithsi. Flotës britanike i ishte bërë një pritje shumë e përzemërt në vizitën e organizuar në Vlorë. Anglishtja si gjuhë flitej kudo, sidomos në zona të caktuara si përshembull në Korçë dhe në pjesën lindore të vendit ku kishte pasur shumë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin rikthyer në atdhe me kursimet e tyre. Të tjerë të rinj mësonin gjuhën angleze në shkollat amerikane si në shkollën bujqësore të Golemit dhe në atë teknike Harry Fulz në Tiranë. Në të njëjtën kohë ka shumë të rinj që njohin gjuhën italiane falë numrit të madh të shkollave italiane. E megjithatë këta të rinj refuzojnë të flasin italishten jashtë mureve të shkollës.3

Në fakt ky lloj antagonizmi ekskluziv kundrejt Italisë dhe jo kundrejt nacionaliteteve të tjera, shpjegohet me faktin se italianët ishin shumë më tepër në numër se çdo kombësi tjetër. Pakënaqësia kundrejt italianëve u shtua në të gjitha segmentet e shoqërisë, që nga shtresat e ulta, fshtarët, nëpunësit e administratës, madje edhe pronarët e mëdhenj të tokave. Kjo lloj pakënaqësie kombinohej me kushtet e vështira ekonomike, me korrupsionin e lartë si dhe me regjimin jo njerëzor, oligarkik që Zogu kishte vendosur. Të gjitha këto kushte që po i merrnin shpirtin çdo ditë, çdo qytetari shqiptar, jepnin idenë se nga kjo situatë po përfitonin italianët të vendosur tashmë në pozicionet më të mira të pushtetit politiko-administrativ dhe grupi i ngushtë i 1 AQSh, Fondi 251, D. 148, V. 1929, Fl. 1-5 (Relacion i italianëve mbi mbretin.)

2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja …, f. 214-215

3 AQSh, Fondi 251, D. 77, V. 1934, Fl 184 (Artikull botuar në “Manchester Gardian” me titull “Shqipëria dhe Italia”,

dt. 13.8.1934)

Page 195: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

171

mbështetësve të Zogut. Rrymat anti-italiane kërkonin çlirim të plotë prej Italisë dhe kjo shprehej në mënyra të ndryshme se nuk kishte më nevojë për kujdestarinë e huaj. Afërsisht ishin rreth 2000 italian në të gjithë territorin që punonin në sektorë të ndryshëm nga bujqësia, pasuritë natyrore, investimet, punët botore dhe arsimi. Popullariti i Italisë në vend arriti një pike kritike.1

1 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja…, f.212-214

Page 196: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

172

PËRFUNDIME

Në pamje të parë marrëdhëniet Shqipëri – Itali gjatë periudhës së Monarkisë (1928-1936) mund të konceptohen si marrëdhënie tërësisht asimetrike, ku një mbretëri e madhe dhe e fuqishme, krijon dhe ka nën kontrollin e saj tërësor një mbretëri të vogël, të pafuqishme e të brishtë. Mund të mendohet se marrëdhëniet politike mes këtyre vendeve kanë qenë marrëdhënie të thjeshta vasaliteti, ku më i vogli ka shumë pak për të zgjedhur e ku më i madhi ka në dorë gjithshka që i duhet për të ngritur një hegjemoni të padiskutueshme. E vërteta nuk është kështu. Marrëdhëniet kanë qenë komplekse si për Italinë edhe për Shqipërinë. Ato shpesh herë kanë qenë në varësi të ngjarjeve në kontinentin evropian, dinamikat e të cilat prodhonin pasigurinë ndërkombëtare në prag të një lufte të dytë botërore.

Në këndvështrimin mikro, kemi të bëjmë me dy shtete që kanë qëllime të ndryshme: Italia dëshiron ringritjen e saj në nivelin e një perandorie të fuqishme sipas filozofisë së romantizmit fashist, kurse Shqipëria, ose më mirë Ahmet Zogu, kërkon ngritjen e një mbretërie që mund të ecë me këmbët e saj, por mbi të gjitha mund të sigurojë pozicionin politik personal të mbretit të saj.

Në këndvështrimin makro, Italia nuk mund të jetë e pavarur, sepse asaj i duhet të bëj mirë hesapet me Fuqitë e Mëdha: Mbretërinë e Bashkuar, të cilën Mussolini e adhuron; Francën, e cila është armikja historike; Jugosllavinë, rivalja e re por me mbështetje të fortë; Gjermaninë, aleaten e madhe që përfaqëson kompleksitetin e vazhdueshëm të Mussolinit. Në këtë rrugëtim për krijimin e hegjemonisë së saj ballkanike, duke kaluar permes Shqipërisë, Italisë do t’i duhet të marrë në konsideratë shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat historikisht kishin qenë një fitil gati për shpërthim, por që pas 1934 u organizuan duke sjellë një forcë që gjithsesi nuk mund të injorohej: Entanta Ballkanike.

Gjithashtu, edhe Shqipëria në këndvështrimin makro, kishte aspiratat e saj për të mos rënë prehë e përhershme e aletes së madhe, por të krijonte fizionominë e një shteti të pavarur, me një reputacion dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Kjo aspiratë binte ndesh me kushtet ekonomike të Shqipërisë, të cilat gjithsesi nuk mund të përmirësoheshin pa pasur investime të huaja dhe një suport të vazhdueshëm.

Konkretisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë kanë marrë dimensione dhe forma të ndryshme, duke u ndikuar në radhë të pare nga stili i politikbërjes. Nëse duam të kuptojmë politikën e jashtme të një vendi, duhet të konsiderojmë politikën e brendshme të tij.

Në Itali politikbërja ishte e tipit fashist, mbështetej në ideologjine fashiste dhe kishte qëllime ekspansioniste. Në Shqipëri efektet e politikës ishin disi të papërfillshme sepse politika bëhej në mënyrë primitive dhe ishte produkt i vullnetit despotik të Ahmet Zogut. E gjithë vendimmarrja në Shqipëri kishte autor mbretin dhe bëhej vetëm për qëllimet e tij. Gjithashtu problemet e mëdha në Shqipëri kishin të bënin me mbijetesën. Shteti shqitpar ishte një shtet ende i pa ndërtuar mirë, ku mbijetesa ekonomike, por edhe kombëtare kishin një pikëpytje të madhe. Ndërkohë në Itali, kemi të bëjmë me një situatë krejt tjetër. Mussolini personalisht është pak ose shumë pak i interesuar për Shqipërinë. Pavarësisht despotizmit fashist, strategjitë dhe planet afatgjata të politikës së jashtme, hartohen nga Ministria e Jashtme dhe ekipet e posaçme. Kështu në Ministrinë e Jashtme në Romë, ishte ngritur një Zyrë për Shqipërinë, në të cilën analizoheshin, diskutoheshin dhe hartoheshin plane dhe alternativa. Vendimmarrja në fund ishte në dorë të Mussolinit.

Page 197: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

173

Politika e jashtme e Italisë për Shqipërinë ishte një lojë e lujatur me shumë lojtarë, pra ishte një lojë skuadre. Vetë politika ishte e hartuar dhe implementohej nga puna e disa aktorëve. Ka pasur disa funksionarë të spikatur, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë, ku mund të përmendim Contarinin, i cili ka hartuar pjesën më të madhe të strategjisë fashiste, Lojacono (shefi i Zyrës për Shqipërinë), Suvich (shefi i kabinetit të Mussolinit). Ndër funksionarët jo mendimtarë, por më shumë operativ, mund të përmendim Gjeneral Alberto Pariani, i cili ka qenë në krye të Ushtrisë Shqiptare, Konti Galeazzo Ciano i cili mori funksionin e Ministrit të Jashtëm, por edhe Ministrat fuqiplotë në Tiranë si Sola, i cili drejtoi procesin e ngritjes së Monarkisë, Soragna, Koch, Indelli i cili erdhi në Shqipëri për të sistemuar çështjet ballkanike etj.

Në Shqipëri politika e jashtme ishte e hartuar dhe e vënë në punë nga vetë mbreti me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, të cilët realisht nuk konsideroheshin në vendimmarrje. E gjithë poltika ishte vullneti ekskluziv i mbretit i asistuar ndonjëherë nga ndonjë këshilltar si Mehmet Konica, apo Ministri i Jashtëm Xhaferr Vila dhe të dërguarit në legatat jashtë vendit si Mark Kodheli, Serreqi etj. Në fakt nuk ekzistonte një strategji ose një plan pune e Ahmet Zogut për politikën e jashtme. Qëllimi i vetëm ishte forcimi i pushtetit nëpërmjet politikës së jashtme.

Padyshim karakteri njerëzor i personazheve historikë ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Kompleksiteti i karakterit të Ahmet Zogut ka pasur një rol thelbësor në drejtimin që kanë marrë ngjarjet. Ahmet Zogu shquhej për një stil politik i ngarkuar me intriga dhe pa një kod nderi. Nuk e kishte fare problem të thonte “po” e më pas “jo”, të përdorte ekipin e tij për përhapjen e lajmeve kontraditore, të bënte një lojë të dyfishtë për të shtuar sa më shumë përfitimet e tij personale. Mbreti shquhej për mungesë korrektësie dhe mosmirënjohje të thellë. Ishin italianët që e bënë mbret, por kjo nuk e pengoi Ahmet Zogun ti kthente krahët Italisë, sapo të ndihej më shumë i fuqishëm, apo sapo të krijonte iluzionin se tashmë ishte Italia që kishte nevojë për të. Zogu karakterizohej nga një vetëkënaqësi të tepruar. Atij i pëlqente ta shihte veten gjithnjë e më të pushtetshëm dhe ushqente një iluzion brenda vetes se falë dinakërisë së tij mund të kapërcente vështirësi të mëdha, sikurse kishte ndodhur gjatë karrierës së tij ushtarake dhe politike.

Ajo që Zogu dëshironte ishte përfitimi personal dhe forcimi i pozitave të tij. Nëse përfitimi personal dhe forcimi i pozitave të tij përputhej me ndonjë interes kombëtar, figura e Zogut mund të merrte edhe nuanca patriotike. Por nëse këto qëllime nuk përputheshin, atëherë dominonte interesi personal. Gjtihashtu në karakterin e Zogut spikaste babëzia. Nga çdo marrëveshje që bënte, përfitonte shuma të mëdha. Për çdo gjë që i kërkohej, kërkonte shpërblimin personal. Ai ishte i pandjeshëm ndaj nevojave të popullit. Ekonomia, por veçanërisht bujqësia, vuanin nga një skamje e tmerrshme, por Zogu as nuk e konsideronte këtë. Kaq e madhe ishte mospërfillja e Zogut ndaj urisë së popullit, sa edhe ministri i jashtëm Ciano e vuri re. Kontit i bëri pështypje se si vendi ishte aq i mjeruar, e ndërkohë mbreti bënte shpenzime për veshje, pallate e makina. Pandjeshmëria e Zogut kundrejt popullit të tij, vihet në dukje po nga ekipi italian, gjatë krizës së urisë. Italianët kishin kërkuar të çonin në Dukagjin ndihma me anë të misionit të Kryqit të Kuq. Zogu nuk pranoi, sepse Dukagjini ishte krahina që kishte ngritur krye kundër tij.

Bashkëkohësit e tij e konsideronin Zogun si një njeri dinak, me një zgjuarsi natyrore dhe njohës të mirë të popullit të tij. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja e suksesit të tij në themelimin e shtetit shqiptar. Por në raste kur Zogu nuk ndihej i sigurtë, atëherë tërhiqej duke u munduar të fitonte kohë. Në fakt Zogu ishte shumë i zoti për të zvarritur çështjet, madje edhe ato më primitive. Kur diçka nuk e kuptonte, ose kur i dukej pozitive mendonte se ishin duke i ngritur një

Page 198: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

174

kurth, atëherë vendoste të bëhej pengues. Këtë italianët e kishin kuptuar mirë, saqë ironizonin se mënyra më e mire për të arritur gjërat shpejt, ishte t’i propozohej e kundërta. Këtë metodë zgjodhën për bashkimin doganor.

Karakteri i Zogut kombinohej mirë edhe me primitivitetin e administratës shtetërore shqiptare. Këto dy elementë shpesh e paralizonin politikën italiane. Ndonjëherë italianët nuk dinin si të silleshin. Ata pengoheshin nga administrata apo edhe nga mbreti vetë, në aktivitetet që mund të sillnin zhvillime vendit. Nuk mungonin rastet kur investimet pezulloheshin apo vonoheshin me vullnetin e Mbretit. Jo rrallë herë financimet pengoheshin nga pala shqiptare. Adminsitrata ishte e mbushur me njerëz të paaftë, arkaik, jo profesionist dhe të korruptuar. Për më tepër armata e administratës ishte e brumosur me servilizma të skajshme kundrejt Mbretit. Kështu, nga njëra anë vetëkënaqësia e mbretit, e nga ana tjetër mungesa e çfarëdolloj mendimi kritik, bënin që situata të precipitonte.

Administrata e paaftë dhe e korruptuar ishte ndërtuar e tillë me vullnetin e Mbretit. Në dokumentet e ndryshme shtetërore vihet re se shpesh e vërteta nuk thuhet, por thjesht maskohet dhe deformohet me lajka dhe paranteza të kota, gjë që sillte konfuzion akoma më të madh në situata apo momente të ndryshme kritike, ku më shumë se çdo herë kërkohej kthejlltësi. Në fakt administrata ishte zgjedhur posaçërisht e tillë nga Zogu, pasi atij i pëlqente të rrethohej nga njerëz mediokër dhe nuk dëshironte gjithsesi të kishte pranë vetes njerëz të zotë e të shkolluar. Ai nuk i kishte qejf të shkolluarit në vende perëndimore, apo njerëzit nga familjet fisnike. Zogu kishte xhelozi për këto që mund të gëzonte ndonjë vyrtyt më tepër se ai vetë dhe vuante nga një xhelozi e tepruar. Përshembull në vizitën e Grandit në Shqipër, Zogu u bë xheloz për pritjen dhe entuziazmin e popullit në rrugët e Tiranës, gjë që ai vetë e kishte organizuar në mënyrë të stisur.

Në Itali adminsitrata ishte shumë më tepër solide, pavarësisht se edhe këtu kemi të bëjmë me me një staf tërësisht të fashistizuar që beson verbërisht tek Mussolini. Në ndryshim nga Shqipëria, këtu kemi të bëjmë me një ideologji, e cila përbën shtyllën dhe justifikimin e çdo iniciative. Këtu gjejmë besimin se fashizmi është zgjidhja e duhur, gjë që i jep një kuptim çdo veprimtarie. Gjithashtu në romë nuk mungon edhe një platform diskutimi mbi politikën e jashtme. Jepeshin alterantiva dhe diskutoheshin gjërësisht me aktorët. Në Shqipëri nuk ka as ideologji, as kthjelltësi mendimi, as përpunim informacioni, por dominon vetëm vullneti shpesh i paorientuar i mbretit, qëllimi kryesor i të cilit është maksimizimi i përfitimeve të tij dhe të familjes.

Shpallja e monarkisë në Shqipëri ishte një iniciativë e Italisë. Dokumentet diplomatike të Mbretërisë së Italisë tregojnë se ideja e ndryshimit të regjimit nga republikë në monarki erdhi si propozim nga pala italiane nëpërmjet ministrit Ugo Sola. Ky propozim u bë sepse Italia mendonte të kishte një regjim më të sigurtë. Do të ishte më i lehtë krijimi i një lidhje të vazhdueshme me një mbret që nuk bie nga froni, se sa me një president që do të duhet të rizgjidhet pas përfundimit të mandatit. Italia mendonte se Zogu pështatej më së miri, pasi kishte kuptuar se Zogu ishte lehtësisht i korruptueshëm. Kjo ishte vërtetuar nga shumat e mëdha që ai kishte përfituar sa herë që jepte një koncesion, sa herë që lidhte një marrëveshje etj. Edhe financimet për ngritjen e oborrit mbretëror u morën në ngarkim nga Italia dhe me kërkesën e Zogut ato u mbajtën sekret.

Emërtimin “Mbret i Shqiptarëve” Zogu e vendosi vetë. Mund të mendohet se ai donte ti jepte titullit të tij një nuancë patriotike, duke përfshirë kështu edhe popullsinë shqiptare të mbetur jashtë kufijve. Zogu në fakt nuk e kishte menduar se emërtimi do t’i sillte probleme. Ai e kishte

Page 199: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

175

zgjidhur emrin në një kohë rekord, pa u menduar gjatë dhe pa konsultuar askënd, sikurse kishte ndodhur me shpalljen e monarkisë. Nëse njohja nga Jugosllavia dhe rrjedhimisht nga vendet e tjera nuk do të ishte zgjidhur shpejt, me shumë gjasa Zogu do ta kishte ndryshuar. Në fakt, në gjithë veprimtarinë e tij si mbret, Zogu çështjen kosovare e quante të vdekur. Zogu ishte kategorikisht kundër lëvizjes irredentiste që ishte propozuar nga Italia herë pas here. Vetëm në vitin e fundit të mbretërimit, për të joshur edhe njëherë Italinë, ra dakort për fillimin e një lëvizje të tillë. Me shumë gjasa mund të ketë qenë një manovër sa për të dalë nga situata.

Italia e kishte të qartë se Zogu ishte një personazh që dinte të përfitonte dhe të përforconte pozitën e tij. Italia kishte menduar se mbretin mund ta blente sa herë që ti nevojitej. Por Italia nuk e kishte parashikuar se kjo do ti kushtonte shumë. Mbreti ngritne çmimin e tij herë pas here dhe nga ana tjetër nuk siguronte mbështetjen e tij të plotë.

Shumë shpejt Italia e kuptoi se Zogu falë brishtësisë së politikës shqiptare, kishte mundësi të forconte pushtetin e tij shumë lehtë. Kjo u kuptua kur plani për shpalljen e monarkisë, i cili ishte hartuar nga Sola dhe Zogu u implementua një muaj më shpejt seç ishte parashikuar nga palët. Kjo e vuri Italinë në një gjendje alarmi, ndaj mendoi të krijonte disa marrëveshje shtrënguese përpara se Zogu të shtinte në dorë fronin mbretëror. Për këtë arsye u lidhën marrëveshjet sekrete një ditë përpara se të shpallej monarkia.

Problemet e para me mbretin, italianët filluan ti hasnin menjëherë pas shpalljes së monarkisë. Kjo ndodhi pasi Zogu e ndjeu veten të fortë dhe të sigurtë në momentin që hipi në fron. Lehtësia me të cilën u realizua plani për shpalljen e monarkisë, marrëveshjet paraprake që ishin lidhur gjatë periudhës së presidencës, por sigurisht edhe mëndjelehtësia e tij dhe vetëkënaqësia e tepruar, e çuan Zogun në bindjen se tashmë ai ishte i fortë. Ai filloi një politikë penguese, që deri diku mund të interpretohej si patriotike për të ndalur ose penguar hegjemoninë italiane qe po hidhte rrënjë në Shqipëri. Megjithatë Italia fillimisht nuk e dha veten, por vazhdoi me një qasje dashamirëse dhe bashkëpunuese, duke menduar se ajo që i interesonte për momentin ishte pozita ushtarake në Ballkan.

Në fakt, në këndvështrimin ushtarak Italisë nuk i interesonte Shqipëria per se. Historikisht interesi italian fillonte dhe mbaronte tek Kanali i Otrantros, pra tek kontrolli i portës së Adriatikut, i cili sigurohej me kontrollin e Vlorës dhe të Sazanit. Në periudhën fashiste, me rifillimin e ëndrës për krijimin e një fuqie dhe perandorie të madhe, u mendua se Shqipëria duhej të ishte një bazë ose si një pedanë, nga e cila Italia mund të hidhej në Ballkan, por edhe më gjerë. Ndër alternativat e paraqitura nga Lojacono, funksionari i Zyrës për Shqipërisë, kishte argumentuar dhe kishte bindur Mussolinin se qëllimi i organizimit ushtarak në Shqipëri do të ishte krijimi i një potenciali kundër Jugosllavisë. Ky qëllim do të përmbushej edhe më mirë me ndërtimin e infrastrukturës rrugore drejt Veriut si dhe me ngritjen e fortifikimeve. Duke kontrolluar Adriatikun, Italia kishte mundësi të ngrinte një flotë të kalibrit mesdhetar.

Për Italinë, marrëdhëniet ushtarake përbënin pjesën më të rëndësishme të marrëdhënieve Shqipëri-Itali. Politika ushtarake iu besua Gjeneral Alberto Parianit, i cili drejtoi ushtrinë deri në 1934. Pariani ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Shpesh veprimtaria e Parianit arrinte të linte në hije edhe atë të Ministrit Fuqiplotë në Tiranë. Nga ana tjetër Pariani, i cili gëzonte një reputacion të spikatur në qarqet diplomatike italiane arriti të krijonte edhe marrëdhënie të ngushta, herë herë edhe miqësore me Mbretin Zogu. Pariani ishte një person i apasionuar me çështjet e ushtrisë. Ai punonte jo vetëm në aspektin e përgatitjes teknike - fizike por edhe në atë frymëzimit shpirtëror – patriotik.

Page 200: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

176

Në filozofinë e Parianit, ushtria nuk mund të ishte efiçiente nëse nuk mund kishte shpirt patriotik. Për këtë arsye pjesë e politikës ushtarake ishte edhe ushqimi i ndjenjës irredentiste brenda për brenda ushtrisë, në lidhje me territorin e Kosovës. E nxitur nga Pariani, në planet afatgjata të Italisë, bënte pjesë edhe ideja se një ditë Shqipëria dhe Kosova duhej të bashkoheshin. Në këtë mënyrë Italia kishte një jusfikim të vlefshëm për të ndërhyrë ushtarakisht në Jugosllavi. Zogu ishte irrituar shumë kur mësoi se Pariani nxiste irredentizmin.

Pariani e kishte shumë për zemër misionin ushtarak që i qe besuar në Shqipëri dhe shpesh herë krijonte edhe konflikte me Romën, për të mbrojtur këtë mision. Zogu ndihej disi i sigurtë me Gjeneral Parianit dhe mendonte se mund të shfrytëzonte përkushtimin e Parianit për qëllimet e tij. Përshembull sa herë që vinte re se Italia do të ulte financimet, ai nëpërmjet Parianit komunikonte shkurtimin e buxhetit për ushtrinë duke ditur se ky i fundit nuk do të pranonte që misioni ushtarak të kërcënohej nga një gjë e tillë. Kjo metodë funksionoi deri në vitin 1931 kur filloi edhe kriza e parë serioze e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Mund të themi se veprimet apo mosveprimet e Parianit kishin shumë efekt tek të dyja palët. Në qarqet diplomatike Pariani gëzonte një reputacion dhe respekt të spikatur, gjë që bënte që mendimi i tij të merrej gjthmonë në konsideratë. Nga ana tjetër, Pariani kishte edhe shumë influencë tek Zogu, i cili e konsideronte si një shtyllë të fortë ku ai mund të mbështetej sa herë që kërcënohej nga tërheqja e asistencës italiane. Përshembull më shumë se çdo masë tjetër që mori Italia gjatë krizës së arsimit, Mbretit të Shqiptarëve i bëri përshtypje tërheqja e Parianit. Vetëm pasi Pariani u tërhoq, Zogu e kuptoi se nuk do ta kishte të lehtë të sistemonte problemet me Italinë. Më në fund Zogu u ndërgjegjësua se tërheqja e Parianit shënonte përfundimisht ngadalësimin e bashkëpunimit ushtarak, e cila do të ndikonte edhe në konceptin e Fuqive të Mëdha, të cilat kuptonin se Shqipëria tashmë nuk kishte më mbështetjen e aletes së saj të madhe. Pas kësaj Italia kishte vetëm një qëllim: kontrollin e plotë të ushtrisë shqiptare.

Fillimisht politika e jashtme e Italisë në funksion të Shqipërisë ishte e dyzuar. Në Romë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ekzistonin dy linja mendimi: nga njëra anë ishte mendimi i Contarinit, i cili dëshironte konsolidimin e hegjemonisë italiane permes debërtimit ekonomik, dhe nga ana tjetër ishte mendimi i diplomatëve të fashistizuar që kërkonin me çdo kusht zaptim të menjëhershëm të Shqipërisë.

Gjithashtu politika e jashtme e Italisë kundrejt Shqipërisë nuk ishte statike por e ndryshueshme e ndonjëherë nuk ishte as koherente. Kjo ndodhte edhe se Shqipëria shikohej si një vend inferior që nuk mund të paraqiste rrezik, ndaj edhe shpesh nuk konsiderohej me seriozitet. Italia mendonte se Shqipëria nuk do ti jepte kurrë probleme serioze Italisë, pasi ishte një vend i vogël dhe inferior. Shqipëria konsiderohej si një vend me rëndësi të dorës së dytë. Kjo vërtetohet edhe nga vëmendja e Mussolinit kundrejt Shqipërisë që asnjëherë nuk ka qenë vërtetë konsistente. Madje edhe kur Italia ngulte këmbë mbi disa aspekte, më shumë e bënte për të treguar një lloj supremacie, ose për ti treguar Evropës që ishte ajo që vendoste se ç’bëhej me Shqipërinë. Përshembull këmbëngulja e Italisë për t’iu kundërvënë reformës arsimore nuk kishte të bënte shumë me Shqipërinë apo me Zogun se sa me faktin se Italia kishte pësuar një lloj turpërimi të ngjashëm në Malta, ku Mbretëria e Bashkuar kishte hapur një numër të madh shkollash, duke lënë në hije institutet arsimore të Italisë. Fjalët e Mussolinit këtë e shpjegojnë qartë: “Turpi nga Britania edhe kuptohet, por Shqipëria?”

Roli i dorës së dytë që kishte Shqipëria në politikën e jashtme fashiste shpjegohet edhe me faktin se Italia kishte interesa të larmishme në Ballkan, Evropë edhe më gjerë. Zogu

Page 201: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

177

mendonte vetëm për rimëkëmbjen e vendit dhe sigurimin e fronit të tij, kurse Italia mendonte për ngritjen e një perandorie. Interesat e saj ekspansioniste shtriheshin nga Ballkani deri në Afrikë. Nga ana tjetër Italia dëshironte realizonte planet e saj të zgjerimit duke ruajtur edhe disa ekulibra të vështirë me Fuqitë e Mëdha, si për shembll me Mbretërinë e Bashkuar apo me Gjermaninë.

Ndonjëherë politika e jashtme e Italisë ka qenë konfuze, e nxituar dhe e pa kuptimtë. Këtë e vërteton edhe fakti që Italia ndërmori pushtimin e Etiopisë pa pasur një qëllim të qartë. Shumë prej funksionarëve italian as nuk e kuptuan pse ndodhi pushtimi i Etiopisë. Përveçse me nxitimin që karakterizonte Mussolinin dhe dëshirën e tij për të ndërtuar një perandori, nuk mund të gjendet argument tjetër justifikues.

Konkretisht qëndrimi i Italisë kundrejt Shqipërisë pësoi disa metamorfoza. Në vitet e para të monarkisë kishin të bënim me një politikë miqësore, respektuese dhe bujare. Kjo shpjegohet me faktin se tashmë Italia e kishte krijuar një mbretëri me vullnetin e saj të plotë dhe kishte në dorë një mbret buratin, të cilin e kishte lidhur pas vetes me marrëveshjet paraprake që kishte nënshkruar. Në dy – tri vjeçarin e parë Italia tregohej e kujdeshme, vazhdonte të përkëdhelte egon e Mbretin, pavarësisht se ky i fundit kishte filluar tashmë të tregohej pengues. Në vitin 1932, falë punës këmbëngulse të Aliosit si pasojë e krizës së parë nga mosrinovimi i paktit, politika italiane kundrejt shqipërisë ndryshoi. Analiza e hollësishme e Aliosit tregonte se Italia kishte shpenzuar shumë para në Shqipëri, të cilat nuk kishin sjellë përfitimet që duhej të sillte, por mbi të gjitha, kishte qenë një politikë e padobishme. Italisë nuk i duhej e gjithë Shqipëria, por vetëm Sazani dhe Vlora për të siguruar kontrollin e Kanalit të Otrantos. Reagimi u bë me tërheqjen e organizatorëve dhe me shtrëngimin e financimeve.

Politika ndryshoi përsëri me ardhjen Hitlerit të pushtet. Kjo nuk ndodhi sepse Hitleri, apo Gjermania kishin interes në Shqipëri. Ardhja e Hitlerit sillte një ndryshim të të gjithë pikëpamjeve të Fuqive të Mëdha në Evropë. Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Jugosllavia druheshin se mos Gjermania do të bëhej shumë e madhe dhe e fuqishme. Megjithëse Mussolini e admironte Hitlerin, megjithëse ishte aleate e Gjermanisë, Mussolini kishte frikë se mos Gjermania bashkohej me Austrinë, gjë që e nxirrte Mussolinin në një plan të dytë. Për këtë arsye Mussolini më në fund vendosi të pushtojë Shqipërinë. Kjo ishte edhe arsyeja pse Italia kërkoi një riafrim me Jugosllvinë, pasi kishte frikë se mos kjo e fundit do të kërkonte ndihmë gjetkë. Kjo tregon se Shqipëria ka qenë një variabël i ndryshueshëm dhe i varur nga variabël të tjerë.

Realisht në politikën e jashtme të Italisë prioritet ishte paralizimi i influencës panserbe, copëtimi i Entantës seVogël, dobësimi i Francës, duke pasur gjithnjë në fokus krijimin e një perandorie të madh. Interesi parësor i Italisë në Ballkan, nuk ishte Shqipëria, por Jugosllavia. Edhe marrëveshjet dypalëshe që Italia kishte lidhur me vendet e tjera të Evropës, ishin në funksion të izolimit dhe dobësimit të Jugosllavisë. Italia ishte afruar me Greqinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Turqinë vetëm për të frikësuar Jugosllavinë. Me Hungarinë Italia kishte arritur të ruante marrëdhënie të mira për shkak se i kishte premtuar Bersarbinë. Edhe me Greqinë arriti të krijonte një urë mirëkuptimi, sepse Greqia ishte e interesuar të kishte mbështetje të Italisë për shkak të sulmeve potenciale që mund ti vinin nga Turqia. Edhe Bullgaria për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë ishte e lidhur me Italinë, kundër Jugosllavisë.

Por Italia nuk dëshironte një përplasje të drejtpërdrejtë me Jugosllavinë, pasi i druhej edhe Francës që e përkrahte atë. Italia dëshironte ta dobësonte Jugosllavinë në mënyrë indirekte. Pikërisht këtu fillonte edhe roli i Shqipërisë pasi ishte i vetmi vend që mund ti siguronte Italisë një bazë ushtarake të forte, kaq pranë gjeografikisht me Jugosllavinë.

Page 202: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

178

Jugosllavia përbënte rivalitet për Italinë pasi kishte Dalmacinë, të cilën Italia dëshironte me çdo kusht ta aneksonte. Askush nuk besonte se Italia dhe Jugosllavia do të mund të krijonin marrëdhënie të mira pavarësisht se kishin lidhur një pakt miqësie në vitin 1924. Kjo ishte e qartë pikërisht nga ambiciet që Italia kishte kundrejt saj. Këto ambicie ishin mprehur edhe më shumë pas Luftës së Parë Botërore, e cila solli edhe shpërbërjen e Austro-Hungarisë. Tashmë Italia nuk kishte më rivalen e saj historike, por kishte një rivale të re: Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene. Me Jogosllavinë Italia tentoi të afrohej pas 1937 kur Ministrinë e Jashtme e mori në drejtim Ciano, i cili kishte prioritet vendosjen e hegjemonisë italiane një herë e mirë në Ballkan.

Nga ana tjetër, pjesë e politikës Ballkaniko-Evropiane është edhe Franca së bashku me Mbretërinë e Bashkuar. Nga ana e saj, Franca ishte e interesuar që të kishte një lloj mirëkuptimi në treshen Itali-Jugosllavi-Francë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dëshironte vetëm ruajtjen e një ekuilibri në Evropë, pavarësisht se në emër të kujt vendosej ky ekuilibër. Për këtë arsye Chamberlain kishte arritur edhe një marrëveshje verbale me Mussolinin, i cili hyri në histori e emërtimin “Marrëveshja e Zotërinjve”. Chamberlain dhe Mussolini kishin diskutuar në takime gjysëm zyrtare në Livorno e më pas në Firenze. Në këto takime kishin rënë dakort se interesi i tyre i përbashkët ishte mos cënimi i status quo-në në Ballkan.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka qenë e interesuar drejtpërsëdrejti për çësthjen Shqiptare. Interesi i vetëm i saj ishte i lidhur me lejimin e kompanisë Anglo Persiane në sektorin e naftës, të cilën e kishte siguruar jo vetëm me qeverinë shqiptare por edhe me bisedimet me Mussolinin. Meqënëse Mbretërisë së Bashkuar i interesonte vetëm ruajtja e status quo-së, kjo bënte që edhe vendosja e hegjemonisë së Italisë në Shqipëri, të mos i prishte asnjë punë. Qëndrimi indiferent i Chamberlain ndaj çështjes Shqiptare u tregua edhe në ditët e pushtimit ku ai me ftohtësi deklaroi në Westmnister, se nuk e ndjente nevojën ti kujtonte Mussolinit se për çfarë kishin rënë dakort. Për ta përforcuar edhe më shumë këtë qëndrim të tij, iku me pushime në Skoci.

Nga ana tjetër, politikën e jashtme të Ahmet Zogut, mund ta shohim në dy drejtime: në lidhje me Fuqitë e Mëdha si dhe në lidhje me vendet e Ballkanit. Zogu kishte një adhurim gati – gati natyror për Fuqitë e Mëdha. Ëndrra e tij ishte që interesat e Britanisë por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishin prezente në ekonominë shqiptare, me anë të koncesioneve të ndryshme. Kjo dëshmohet nga ndërhyrjet e tij tek qeveria për të përfshirë në koncesione kompaninë Anglo-Persiane por edhe Standart Oil.

Përpara se të shpallej mbretëria, Zogu kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë mendimin e Chamberlain, i cili paraprakisht mendoi se pas kësaj pyetje fshihej Mussolini e sigurisht parapëlqente të merrej vesh me këtë të fundit. Përgjigjia e tij ishte mospërfillëse: “Nuk e kemi zakon të ndërhyjmë në punën e të tjerëve”. Edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zogu mundohej të mbante marrëdhënie të mira. Me Ministrin Fuqiplotë të ShBA-së ruante një raport pothuajse miqësor. Nuk ka munguar as dëshira e tij për tu martuar me një vajzë amerikane, nëpërmjet ndërmjetësimit të ambasadorit.

Me fjalë të tjera mund të themi se brenda tij Zogu ushqente një lloj vlerësimi për kulturën dhe vendet perëndimore. Zogu që në krye të herës kishte ndërmarrë iniciativa për ta shkëputur vendin nga zakonet e prambetura të trashëgaura nga Perandoria Otomane, gjë që tregon tendencën e tij perëndimore. Gjithashtu Zogu kishte vendosur të mos martohej me një myslymane, madje preferonte një bashkëshorte me prejardhje evropiane, sikurse edhe ndodhi. Kjo tregon tendencën e tij panevropiane. Por Zogu asnjëhërë nuk diti të siguronte simpatinë e Fuqive të Mëdha. Rasti i votimit në Lidhjen e Kombeve kundër sulmit të Etiopisë do të kishte

Page 203: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

179

qenë një okazion i mire. Votimi pro Italisë e largoi një herë e mirë Zogun nga konsiderata e shteteve të fuqishme.

Politika ballakanike e Zogut është shumë më tepër komplekse dhe konfuze. Mbajtja e marrëdhënieve të mira me fqinjët nuk mund të ishte e lehtë duke ditur aspiratat e tyre territoriale. Në lidhje me Entantën e Vogël dhe Konferencat Ballkanike Zogu mund të kishte pasur një qasje më bashkëpunuese. Në Konferencën Ballkanike të Stambollit të vitit 1931, Zogu dërgoi përfaqësues këshilltarin e tij Mehmet Konicën, por në të vërtetë nuk i dha asnjë udhëzim mbi qëndrimet që duhej të mbante. Në këtë periudhë Shqipëria ende nuk kishte sistemuar lidhjet me Turqinë, por kjo nuk bënte pjesë fare në prioritetet e Zogut. Edhe për Konferencën e Selanikut Zogu as nuk e vriste mendjen fare nëse donte apo nuk donte të merrte pjesë.

Në lidhje me Paktin Ballkanik, i cili u nënshkrua në 1931, de jure Shqipëria nuk mund të merrte pjesë pa marrë lejen e Italisë. Megjithatë edhe de fakto, Zogu nuk bëri asnjë përpjekje konkrete. Nga ana tjetër edhe vendet nënshkruese e dinin që nuk mund të afronin Shqipërinë në këtë inciativë pasi i druheshin reagimit të Italisë. Në kuadrin e servilizmit ndaj Italisë, Zogu fillimisht deklaroi se nuk kishte ndërmend të thyente besnikërinë ndaj aleates së madhe. Këtë mendim ai e ndryshoi pas 1934, kur e pa që mbeti i izoluar, por ishte tepër vonë. Ndërkohë Italia i kishte bërë të gjitha përpjekjet diplomatike që Shqipëria të mos pranohej në Paktin Ballkanik. Përveç Turqisë e cila jo vetëm e mbështeti por edhe bëri demarshe për përfshirjen e Shqipërisë, vendet e tjera firmëtare të paktin nuk pranuan pjesëmarrjen e saj. Pas kësaj Shqipëria mori statusin zyrtar të një shteti vasal. E gjithë çështja e paktit ballkanik tregoi qartë që Zogu vetëm shtetar i matur nuk mund të ishte. Çështjet që nuk i sillnin përfitime të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme nuk i shqyrtonte dhe as nuk i përfillte.

Marrëdhëniet Shqipëri-Italia mund ti ndajmë sipas krizave diplomatike që i kanë shënuar ato. Kriza e parë diplomatike u shënua në vitin 1931. Ajo erdhi si pasojë e mos rinovimit të paktit të miqësisë të vitit 1926. Shkak i krizës nuk ishte thjesht fakti se Zogu nuk pranoi të rinovonte paktin, por sepse tregoi një mungesë besnikërie të theksuar. Fillimisht ishte shprehur pozitivisht për rinovimin e paktit. Këtë e kishte bërë shumë më përpara se Italia vetë ta kërkonte këtë. Italisë nuk i interesonte shumë pakti. Ajo ndryshoi mendim tri herë në lidhje me këtë çështje, gjë që vërteton edhe një herë se Shqipëria nuk ishte prioritet.

Si fillim, Italia as që e kishte menduar nëse dëshironte apo jo rinovimin e paktit pasi nuk i interesonte aq shumë miqësia me Shqipërinë. Më pas, duke u nxitur edhe nga sjellja jo korrekte e Mbretit u mendua se do të ishte mirë që Mbretit ti jepej një mësim. Ishte Mussolini personalisht, i cili duke argumentuar se mosrinovimi i paktit do të sillte uljen e reputacionit të Italisë, vendosi se pakti duhej të rinovohejme çdo kusht. Zogu nguli këmbë që pakti të mos rinovohej pasi nuk kishte dëshirë që lidhja me Italinë të bëhej edhe më e ngushtë. Mos rinovimin e paktit, Zogu e pagoi me ndryshimin e marshit të të gjithë marrëdhënieve me Italinë. Fillimi i viteve 30 përkojnë edhe me problemet shëndetësore të Zogut, i cili u kurua në Vjenë. Nëse Zogu do të vdiste, kjo do të thoshte se Italia duhej të ishte e parapërgatitur për gjetjen e një trashëgimtari tjetër të përshtatshëm. Kjo e vuri në alarm Italinë për të studiuar të gjithë personalitetet e vendit përfshirë edhe ata të klerit katolik. Kjo tregon se Italia në këtë periudhë, nuk ka pasur si qëllim pushtimin e Shqipërisë, sepse po të kishte qenë kështu, do të kishte menduar për ta vënë në jetë këtë plan në këtë rast.

Kriza e dytë diplomatike është ajo që u shkaktua për shkak të reformës për nacionalizimin e arsimit. Zyrtarisht kjo refomë filloi për të rregulluar sistemin arsimor në vend.

Page 204: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

180

Në fakt Zogu e nisi këtë reformë për ti treguar Italisë kokëfortësinë e tij si sovran. Zogu dëshironte të tërhiqte vëmendjen e Italisë për shtrëngimin e financimeve të saj. Kjo tregohet nga fakti se reforma nuk u studiua paraprakisht, ajo u ndërmorë dy – tri muaj përpara përfundimit të vitit shkollor. Megjithëse reforma në pamje të parë mund të dukej një akt patrotik, ajo solli më shumë dëme se sa përfitime për sistemin arsimor dhe nxënësit. Reagimi i Italisë ishte ashtu siç e kishte parashikuar Zogu: i ashpër dhe i menjëhershëm. Zogu nuk kishte parashikuar vetëm se Italia do të këmbëngulte aq shumë mbi rihapjen e shkollave. Në fakt regjimi fashist nuk kishte ndonjë interes të veçantë tek kleri katolik dhe aq më pak tek shkollat e konfesionit. Historikisht fashizmi dhe Vatikani kanë pasur kontradita të thella, sidomos në vitet e para të vendosjes së fashizmit kur kishte pasur edhe eliminime fizike të klerit. Italia thjesht dëshironte të shfrytëzonte këtë manovër të Zogut për ti treguar vendin. Italia kërkoi me shumë ngulm që shkollat konfesionale, private dhe ato profesionale të rihapeshin dhe nuk do të tërhiqej nga ndonjë zgjidhje e ndërmjetme.

Si kundërveprim, Italia tërhoqi edhe organizatorët e saj nga të gjitha strukturat e administratës. Zyrtarisht kjo u bë si reagim ndaj mbylljes së shkollave, por realisht kjo u bë sepse organizatorët i kishin sjellë shumë shpenzime buxhetit italian dhe shumë pak përfitime. Një pjesë e mirë e organizatorëve nuk kishin rezultuar efiçient dhe as profesionist. Ata nuk kishin sjellë asnjë përfitim, ndaj nga një analizë e Ministrisë së Jashtme Italiane u vendos që ishte mirë që këta organizatorë të riktheheshin në Itali. Këmbëngulja e Italisë për rihapjen e shkollave ishte thjesht një manovër nga ana e saj, edhe për ti dhënë vetes më shumë kohë për të kuptuar dinamikat evropiane. Hitleri sapo kishte marrë pushtetin, ndaj edhe Italia ishte më shumë e interesuar për tu afruar me Francën dhe me Jugosllavinë.

Kriza e tretë diplomatike, e cila erdhi pas asaj të reformës arsimore u konkretizua me presionin ushtarak që u bë nga ushtria fashiste natën e 23 qershorin e vitit 1934, kur një armatë e përbërë nga 21 anije ushtarake u paraqit në Portin e Durrësit pa asnjë lloj lajmërimi paraprak. Bëhej fjalë për një kërcënim serioz dhe konkret. Nga dokumentat diplomatikë italianë rezulton se kjo manovër ishte një iniciativë e pa menduar dhe e pa studiuar mirë. Edhe ministri fuqiplotë në Tiranë, Armando Koch nuk ishte lajmëruar paraprakisht dhe as nuk kishte marrë asnjë lloj udhëzimi. Manovra ishte bërë me iniciativën personale të Mussolinit, i cili kishte urdhëruar skuadrën e parë të marinës për tu nisur nga Taranto drejt Durrësit. Kjo manovër ishte ndërmarrë në mënyrë gjaknxehte për ti treguar Zogut i cili me sjelljen e tij kishte treguar një mungesë respekti për Italinë.

Nëse do të duhet të veçojmë një sjellje patriotike të Mbretit Zogu do të ishte ajo e drejtimit të krizës që erdhi nga kërcënimi i armatës italiane. Zogu nuk pranoi që armata të hynte në port. Ai kërkoi menjëherë pezullimin e çdo negocimi deri sa armata të largohej nga brigjet shqiptare. Ky ishte i vetmi rast kur Zogu tërhoqi simpatinë e vendeve të tjera të cilat e përgëzuan, përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Turqinë, madje edhe Jugosllavinë dhe Greqinë. Ky mund të jetë i vetmi rast ku mund të evidentojmë një lloj glorifikimi të mbretit të Shqiptarëve. Por kjo vëmendje ndërkombëtare nuk solli asnjë përfitim konkret dhe asnjë mbështetje konistente për Shqipërinë. Nga ana tjetër Italia e kuptoi se kishte bërë gabim me këtë ndërhyrje dhe u tërhoq brenda pak ditëve. Kjo bëri që situata të qartësohej shumë shpejt e njëkohësiht të harrohej.

Këto kriza diplomatike patën efekte të forta tek marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Në fakt marrëdhëniet ekonomike ishin ato që kishin më shumë rëndësi për palën

Page 205: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

181

shqiptare. Qëllimi kryesor i Zogut ishte rimëkëmbja e ekonomisë pasi ajo ishte e vetmja rrugë që mund ti sillte vazhdimsi regjimit dhe rrjedhimisht pushtetit të tij personal.

Marrëdhëniet ekonomike për Italinë ishin pothuajse të papërfillshme. Shqipëria nuk paraqiste ndonjë interes të konsiderueshëm për ekonominë Italiane. Megjithatë Italia kishte bërë disa analiza të potencialeve që vendi paraqiste. Nga këto studime Italia kishte kuptuar se vendi kishte disa asete të cilat mund të shfrytëzoheshin për përfitime të ekonomisë italiane. Të tilla ishin mineralet, pyjet, vajguri e nafta, që ishin zbuluar që në vitin 1913 nga misioni shkencor i Shoqërisë Italiane për Progresin dhe Shkencën. Megjithatë, politika ekonomike e Italisë qëllim kryesor kishte të shërbente si një mjet shtrëngues dhe kontrollues i Shqipërisë.

Dy manovrat më të rëndësishme për të arritur kontrollin e ekonomisë shqiptare ishte marrëveshja e SVEA-s dhe krijimi i Bankës Kombëtare Tregtare. Themelimi i bankës ishte domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik. Zogu kishte dashur që banka të përfshinte asete të huaja përfshirë edhe ato të bankave angleze dhe amerikane, por nuk pati interes. Banka u krijua me një kapital miks ku itlian, jugosllav, belgo zviceran dhe kontribut të individëve italian dhe shqiptar. Këshilli adminitrativ përbëhej në pjesën dërrmuese të tij nga italian dhe presidenti gjithashtu ishte italian. Sistemi bankar në Shqipëri kishte të gjitha mundësitë të zhvillohej shumë, pasi kishte sasi ari të konsiderueshme dhe sasia e monedhës në qarkullim ishte sipas standarit ttë arit. Kjo mund ta kishte ndihmuar Shqipërinë, si pak vende në botë të kalonte krizat ekonomike shumë më lehtë, por depozitat e arit u ruajtën për të mbrojtur liretën italiane. Kështu banka rriti rezervat e liretës italiane dhe përdori valutat e huaja. Nga ana tjetër nuk lejoi që ari i rezervuar të përdorej për emëtimin e monedhës shqiptare Lek.

Politika sabotuese monetare u shoqërua me mekanizmin SVEA-s, i cili ishte një fond i krijuar nga qeveria italiane për ti dhënë Shqipërisë mundësinë per të kryer investime për zhvillimin e vendit. Ky fond që arrinte në shumën 50.000.000 franga ari me pak fjalë jepte kredi që do të paguhej nga qeveria shqiptare me interesat të caktuara. Paratë e këtij fondi, pavarësisht se dukeshin sikur vinin nga qeveria italiane shkonin po në Itali, pasi nga ky fond përfitonin kompanitë italiane. Pra bëhej fjalë për një borxh kundrejt qeverisë, me kusht që qeveria me këto para të paguante firmat italiane. Kjo marrëveshje i hapi rrugën edhe një varg koncesionesh të rëndësishme që u krijuan ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanive italiane si FS, AIPA, AMMI, SIGL, ACAI etj. U krijuan disa monopole që iu lane në dorë kompanive italiane si kripa, duhani, cigaret dhe shkrepset. Koncesionet që u dhanë e dëmtuan shumë ekonominë. Ato jepeshin pa kriter, në mënyrë të nxituar dhe në forma korruptive. Ndihma që Italia i dha Shqipërisë dhe mbretit Ahmet Zogu e dëmtuan edhe në mënyrë indirekte zhvillimin e vendit. Zogu krijoi mendimin e gabuar se ekonomia mund të ecte përpara me borxhe, me koncesione dhe pa një plan zhvillimi. Në fakt ekonomia ishte tepër primitive, e strukturuar sipas modelit ottoman, sistemi fiskal dhe doganat nuk jepnit ndihmë në ekonomi por vetëm e dëmtonin atë dhe ajo që ishte më e rëndësishme bujqësia dhe popullsia fshatare e cila ishte edhe pjesa dërrmuese e vendit, vuante nga kushte mjerimi jetese. Më së shumti fondet përfundonin në xhepat e funksionarëve.

Kontrata e SVEA-s përveçse çonte para në Itali, edhe i rëndonte buxhetit të Shqipërisë. Interesat nuk ishin favorizuese. Nga 50.000.000 fr.ari qe qeveria shqiptare kishte marrë, duhej të kthente 75.000.000 fr.ari. Përveç kësaj sovraniteti i shtetit shqiptar në fushën e ekonomisë shkonte në nivele të ulta. Ishte bordi I SVEA-s që përcaktonte se çfarë do të financohej, si do të financohej dhe cilat firma do të përfitonin. Veprat që SVEA ndërtoi nuk sillnin përfitime në ekonomi. Më së shumti ishin rrugë, ura, ndërtesa, por edhe monumente dhe të tjera objekte

Page 206: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

182

luksoze të tepërta për kushtet ku jetohej. Shumë pak mund të ishin vepra që hapnin vende pune apo që mund të gjeneronin të ardhura.

Nga ana tjetër edhe qeveria shqiptare bëri pak ose shumë pak për të marrë sado pak përfitim nga fondet dhe financimet që u kryen nga Italia. Qeveria nuk bënte atë që i kërkonte pala italiane përshëmbull të paraqiste projekte të reja për financime. Shpesh qeveria italiane I kërkonte qeverisë shqiptare të ulte shpenzimet por kjo nuk merrej parasysh.

Në vitin 1928, pra viti kur u shpall monarkia, Italia u tregua dashamirësë për të ngociuar mbi pagesat e SVEA-s. Për këtë arsye u nënshkrua edhe një moratorium për pagesat e kësteve dhe maturimet e interesave, për anullimin e kamat vonesava si dhe për fillimin të pagesave të cilat u shtynë për në në vitin 1932. Është e kuptueshme se Italia donte të mbante marrëdhënie të mira me Mbretin e ardhshëm ndaj edhe vensoin nënshkrimin e moratoriumit. Në vitin 1932 kur marrëdhëniet ishin në krizë, për shkak të mos rinovimit të paktit, Italia vendosi ta shfrytëzojë këtë për ta shtrënguar mbretin dhe hoqi dorë nga negocimi me SVEA-n.

Por edhe moratoriumi i nënshkruar nuk zgjodhi dot problemet e thelluara të ekonomisë shqiptare. Për këte arsye Zogu kërkoi përsëri një borxh, por tashmë në fund të vitit 1931, marrëdhëniet kishin marrë krisjet e tyre. Megjithatë Italia nuk dëshironte të tregonte se mosrinovimi i paktit mund të bëhej shkak për mosmarrëveshje. Për këtë arsye akordoi borxhin 100.000.000 fr.ari, për 10 vjet me nga 10.000.000 fr.ari në vit. Në pamje të parë dukej një borxh tepër bujar me qëllim lehtësimin e gjendjes ekonomike por ky financim ishte një tjetër bllof. Në të vërtetë nuk bëhej fjalë për një hua prej 10.000.000 fr.ari, por për një hua që mund të shkonte deri në 10.000.000 fr.ari dhe kjo shumë do të varej nga ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve. Huaja do të menaxhohej nga një komision i përbashkët, italo-shiptar me numër anëtarësh të barabartë nga të dy vendet, por ishte e kuptueshme që pala italiane do të mbante peshën më të madhe të vendimmarrjes.

Financimi prej 100.000.000 në të vërtetë nuk ishte hua. Në kontratën e tij nuk flitej as për afate pagese dhe as për amortizime. Behej fjalë thjesht për një shumë që jepej për të paguar disa borxhe, të cilat realisht ishin borxhe kundrejt kompanive italiane, organizatorëve italian, për rimbursim bursash, për shkollat profesionale italiane etj. Përveç një shume të vogël që u planifikua për blerjen e misrit dhe grurit e që ishte një përfitim direkt i popullsisë shqiptare, pjesa tjetër e borxhit, rreth 70%, shkonte për qeverinë dhe firmat italiane. Shumat u shpërndanë vetën në vitin e parë 1931-1932 e më pas u pezulluan sepse marrëdhëniet u acaruan shumë. Fati i këtij borxhi, sikurse edhe ai I SVA-s u rregulluan më pas me marrëveshjet e vitit 1936.

Ndihma në bujqësi nuk ishte gjë tjetër veçse një tentativë për të zbatuar politikën kolonizuese të Italisë. Fillimisht Italia dëshironte të ishte pjesë e reformës agrare. Kërkesës së Zogut për një ekspert në fushën e bujqësisë Italia iu përgjigj me pozitivitet. Me asistencën italiane u bë dizenjimi i projektligjit për reformën agrare. Në fakt asistenca e prof. Lorenzinit nga Universiteti i Firenzes ishte një ndihmë me qëllime dashamirëse. Për këtë arsye prof. Lorenzinit iu tërhoq vërejtje edhe nga Roma. Gjithsesi ligji për reformën agrare u kundërshtua shumë nga bejlerët dhe për këtë arsye Italia vendosi të tërhiqte mbështetjen e saj kundrejt reformës. Nisur nga gjendja e mjerueshme e zonave rurale dhe nga ndihma që kërkoi qeveria shqiptare në vitin 1934, u ra dakort që në Shqipëri të vendoseshin bujq italian në zonën e Myzeqesë, gjë që do të bënte fillimin e politikes kolonizuese. Politika kolonizuese filloi të realizohej në vitin 1938 kur u dha në koncesion për 20 vjet një fermë në Rrushkull për kompaninë EIAA.

Page 207: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

183

Mussolini ndjehej i kënaqur me kontrollin total që i kishte bërë ekonomisë shqiptare. Ai e kuptonte se Shqipëria ishte politikisht por edhe ekonomikisht e varur nga Italia. Megjithatë Mussolini e kishte kuptuar që Ballkani nuk ishte territor për t’u kolonizuar. Prandaj, që përpara se reforma agrare të merrte jetë, në planet e Italisë bënte pjesë edhe kolonizimi nëpërmjet reformës agrare, pra shpërndarjes së tokës, shoqëruar kjo me një punë konsistente bonifikimi. Territori i Shqipërisë ishte studiuar disa herë dhe përfundimi i ekspertëve italian ishte që pjesa e moçalit mund të bonifikohej me një investim jo shumë të madh. Vetëm nëpërmjet bonifikimit dhe ri-shpërndarjes së tokës bujqësore mund të arrihej në implementimin e politikës kolonizuese, e cila filloi konkretisht me konçesionin EIAA.

Bashkimi doganor kishte qenë në planet afatgjata të Italisë. Kjo sepse në fakt të vetmet të ardhura të sigurta që mund të siguronte Shqipëria vinin nga doganat. Vetëm bashkimi doganor mund të sillte zgjerimin e menjëhershëm të tregut italian. Që në vitin 1931 kur filloi acarimi i marrëdhënieve nga mos rinovimi i paktit e kur si pasojë Zogu kërkoi ndihma financiare për të mos paguar borxhin e SVEA-s, Italia nuk humbi kohë të kërkonte bashkimin doganor, me jusfikimin se Shqipëria nuk ishte në gjendje të gjeneronte të ardhura për pagesën e detyrimeve të saj. Pavarësisht se Italia mbulonte pjesën më të madhe të importeve në tregun shqiptar, nuk kishte pranuar asnjëherë të lidhte një traktat tregtar preferencial me Shqipërinë, pavarësisht kërkesave të herë pas hershme nga pala shqiptare.

Zogu e refuzoi bashkimin doganor pasi e kuptonte se ky bashkim do ishte fundi i shtetit shqiptar. Mund të themi se bashkimi doganor dhe banka agrare ishin dy pika të forta për të cilat Zogu nuk arriti të bindet nga pala italiane. Edhe ekspertët e ekonimisë binin dakort se bashkimi nuk duhej të ndodhte. Atëherë, Italia ndryshoi teknikë: propozimi për bashkimin doganor duhej të vinte vetë nga pala shqiptare. Dhe në fakt kështu ndodhi, ishte vetë Zogu i cili në tentativë për të rivendosur marrëdhëniet mes dy vendeve kërkoi që të rishikohej propozimi për bashkim doganor. Megjithatë bashkimi doganor u realizua vetëm pas pushtimit të Shqipërisë.

Krizat e njëpasnjëshme të marrëveshjeve, presioni ushtarak, ndërprerja e financimeve, izolimi ndërkombëtar i Shqipërisë e detyruan Zogun të nënshkruante paktet e vitit 1936. Këto ishin pakte që skllavëruan më tej Shqipërinë dhe vulosën hegjemoninë politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Zogu edhe njëherë tregoi se nuk ishte i aftë t’i paraprinte situatave të krizave por i linte ato të percipitonin deri sa në fund gjunjëzohej pa kushte. Gjithashtu krahas këtij reziku, Zogu ndihej seriozisht i cënuar nga kryengritjet e brendshme kundër regjimit të cilat po fillonin në mbarë vendin. Marrëveshjet e vitit 1936 konfirmonin zyrtarisht hegjemoninë e Italisë në Shqipëri, duke i lënë asaj hapur të gjitha mundësitë për të realizuar planet e saj historike.

Marrëveshjet Berati-Indelli të vitit 1936 i hoqën Mbretit lakun e pagesave të prapambetura, por ndërkohë e lidhën një herë e mirë me Italinë. Këto marrëveshje e gjunjëzuan Mbretin i cili me pak fjalë pranoi të vinte në duart e Italisë gjithë sektorët e ekonomisë si duhanin, Portin e Durrësit, bujqësinë, hekurudhën etj. Në këmbim marrëveshjet siguruan likuidimin e huasë së vitit 1931, likuidinin e borxheve si dhe moratoriumin për pagesat e SVEAs.

Pushtimi i Shqipërisë hyri në axhendën e qeverisë fashiste si pasojë e ambicies së Kontit Ciano. Ky ishte personazhi që i sugjeroi Mussolinit se Shqipëria duhej të pushtohej. Mussolini e la çështjen pezull për disa kohë, deri sa vendosi se kjo do të bëhej në pranverën e vitit 1939. Vendimmarrja u nxit nga pushtimi i Austrisë dhe Bohemisë nga forcat gjermane. Kjo e vuri para përgjegjësisë Mussolinin i cili mendoi se kishte ardhur koha të tregonte forcën e tij. Ciano e kishte për zemër politikën ballkanike. Ai ishte shumë i interesuar për Jugosllavinë, me të të cilën

Page 208: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

184

filloi punën për një marrëveshje si dhe për Shqipërinë. Fillimisht Ciano u njoh nga afër me Shqipërinë duke vizituar vendin disa herë. Ai e kuptoi se Shqipëria nuk mund të ishte e pavarur e ndërkohë të mbahej me buxhetin e Italisë. Ciano e konsideronte poltikën e Italisë të dështuar pasi ishin harxhuar shuma të mëdha e ndërkohë Italia nuk kishte arritur të siguronte as simpatinë e popullit shqiptar. Kjo sipas Cianos kishte ardhur si pasojë e Zogut, eliminimin fizik të së cilit Ciano nuk e përjashtonte.

Italia që në fillim kishte hasur një lloj përçmimi nga populli shqiptar. Pavarësisht se Italia ishte munduar edhe nga ana kulturore të debërtonte në kulturën shqiptare nuk kishte arritur të fitonte mbështetjen e shoqërisë. E vetmja klasë që mbështeste Italinë ishin bejlerët. Kjo për arsye sepse eksperienca e Luftës se Vlorës kishte ndikuar shumë në memorien kolektive. Në zonën e veriut, sidmos mes popullsisë katolike ka pasur mbështetës të Italisë, por ata ishin pak në krahasim me pjesën tjetër. Specialistët dhe organizatorët italian, me sjelljen e tyre arrogante nuk arrinin të krijonin asnjë pozitivitet. Më së shumti Italia kishte shpresuar të bënte për vete banorët e zones se veriut si dibranët dhe kosovarët, për shkak të polices irredentiste kundër Jugosllavisë që mbështesnin. Nga ana tjetër Italia kishte shpresuar se edhe studentët shqiptar me bursa studimi në Itali mund të bëheshin mbështetje e fashistizimit të shoqërisë shqiptare, por në fakt, jo në pak raste studentët kishin treguar frymë patriotike anti fashiste. E njëjta sjellje patriotike vihej re edhe tek rinia shqiptare që studjonte në shkollat italiane në vend.

Politika kulturore u ndërtua mbi bazën e krijimit të shoqatave rinore fashiste, si përshembull “Djelmëria Shqiptare”, misioni arkeologjik si dhe mbështetja e vetë kulturës dhe historisë shqiptare me anë të botimeve të ndryshme. Këto politika nuk sollën rezultatin që pritej. Për këtë Italia fajësonte Mbretin Zogu, i cili kishte përfituar financime të majme nga buxheti Italian, nuk i kishte vënë ato në shërbim të popullit. Për këtë arsye populli ndihej i shfrytëzuar si nga Mbreti dhe klasa drejtuese ashtu edhe nga Italia.

Ndërkohë Italia duke filluar gna viti 1937, ishte në tratativa edhe me Jugosllavinë dhe kjo e vinte Zogun në një gjendje alarmi. Ai tentoi të bënte edhe një takim me Mussolinin, por kjo nuk u realizua asnjëherë. Ciano mundohej të qetësonte mbretin se afrimi me Jogosllavinë nuk e prekte sovranitetin shqiptar. Zogu ndjehej i zënë në kurth edhe nga fakti se brenda vendit kishin filluar kryengritjet e para kundra tij dhe kundra Italisë.

Lajmet për pushtimin e Shqipërisë filluan të qarkullonin në shtypin evropian dhe këto lajme ishin bëre publike nga vetë Ciano pas vizitës së tij në Shqipëri me rastin e martesës së Zogut, në maj të vitit 1938. Mussolini e aprovoi planin që kur iu propzua, por vendosi ta vinte në zbatim një vit më pas. Në fakt në Romë kishte dy linja mendimi: vazhdimi i shtrëngimit ekonomik; aneksim i territorit si pasojë e pakënaqësive të popullit ndaj mbretit për të cilat do të nxiteshin protesta. Ishte menduar që protestat të nxiteshin edhe më shumë nga Italia.

Zogu u mundua ta ndalte pushtimin duke bërë premtime se tashmë I gjithë vendi ishte në dorë të Italisë dhe kjo e fundit nuk kishte arsye pse të dëshironte pushtimin territorial të vendit. Zogu vazhdonte të tregohej entuziast për marrëdhëniet mes dy vendeve, megjithëse e kishte kuptuar se pushtimi ishte çështje ditësh.

Mussolini kishte dashur që pushtimi të bëhej me vullnetin e plotë të Mbretit, pa shkrepje armësh, por me dakortësi. Ai i kishte shumë qejf ultimatumet, ndaj dhe hartoi një dokument me tetë pika të cilin Mbreti ose do ta pranonte dhe do ta firmoste, ose do të priste pushtimin. Ultimatum me pak fjalë tregonte bashkimin mes dy vendeve duke filluar nba bashkimi doganor, monetar, i tregjeve dhe i qytetarëve.

Page 209: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

185

Përpara Mbretit të Shqiptarëve kishte dy zgjedhje. Njëra ishte të mos firmoste ultimatumin dhe të luftonte me popullin e tij deri në fund. Zgjedhja tjetër ishte të firmoste ultimatumin dhe Shqipëria të humbiste sovranitetin de jure. Zogu bëri ashtu siç kishte bërë shpesh. Në fillim tha “po”, pastaj “jo”. Atëherë Italia vendosi që bashkimi do të bëhej me ose pa Zogun.

Në fakt Shqipëria kishte kohë që e kishte humbur sovranitetin de facto. Shqipëria nuk ishte një vend që mund të ecte me këmbët e saj. Buxheti ishte I rrënuar e nga ana tjetër kishin filluar pakënaqësitë ndaj mbretit që po shpërthenin në protesta.

I vetmi ndryshim që do të sillte zbarkimi italian ishte pozicioni i Mbreit Zogu. Ai do të humbiste pushtetin dhe gjithë të mirat materiale dhe jo materiale që vinin prej ti. Ndoshta do të ishte një sacrificë e madhe kjo, pasi Zogu rrezikonte të eliminohej edhe fizikisht nga Italia apo nga antizogistët. Atëherë Zogu zgjodhi një alternativë të tretë e cila përbënte edhe alternative më të lehtë për të: të largohej duke braktisur vendin. Në këtë mënyrë ai mendoi të siguronte veten dhe familjen, asgjë tjetër.

Page 210: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

186

SHTOJCA 1

MARRËVESHJET USHTARAKE PËR APLIKIMIN E TRAKTATIT TË ALEANCËS

MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË DATË 31.08.1928 1 Shkëlqesia e Tij Vittorio Emanuele III, Mbreti i Italisë, nga njëra anë dhe Shkëlqesia e Tij Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë nga ana tjetër, kanë emëruar respektivisht autoritetet fuqiplote. Për Italinë:

Shkëlqesia e tij Ugo Sola, i dërguari i jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë e Shkëlqesisë së Tij Mbretit të Italisë në Shqipëri. Koloneli Alberto Pariani, Atashe Ushtarak i Shkëlqesisë së Tij Mbretit të Italisë në Shqipëri.

Për Shqipërinë: Shkëlqesia e tij Iliaz Bej Vrioni, Ministër i Punëve të Jashtme. Kolonel Qemal Aranitasi, komandant i Forcave të Armatosura Të cilët pasi kanë shkëmbyer fuqitë e tyre të plota dha pasi i kanë vlerësuar, kanë vendosur si më poshtë :

Neni 1 Në rast se njëri nga dy shtetet, në kuadrin e Paktit të Mbrotjes të firmosur në Tiranë më 22 Nëntor 1927, do të sulmohet nga një shtet i tretë, atëherë me kërkesë të të parit, duhet të konsiderohet në luftë me shtetin sulmues.

Neni 2 Palët kontraktuese duhet në këtë rast të jenë në të njëjtën linjë me armikun e përbashkët, me të njëjtin orientim dhe sforcim.

Neni 3 Në raste lufte do të funksionojë një shef komande unik i forcave të armatosura italo-shqiptare. Kjo komandë duhet të ndërtohet me bashkëkordësi me Komandatët Supremë të shteteve aleate.

Neni 4 Komanda në krye të forcave aleate të mobililuzara do të ketë këto detyra:

a) Të caktojë ditën dhe mënyrën e fillimit të mbrojtjes; b) Të caktojë shpërndarjen e forcave në disa pozicione të operacioneve; c) Të caktojë qëllimet strategjike për të arritur, mjetet ushtarake për të përdorur në varësi të

organizimit; d) Të caktojë pezullimin e armëve, me konsensusin e dy shefave supreme të shtetit; e) Të caktojë mënyrat e ndalimit dhe të

Neni 5 Në raste lufte, Komandanti i në krye të Forcave Aleate të mobilizuara do të jetë Komandant në krye të Forcave të Armatosura italiane. Ky komandant do të emërohet sikurse parashikohet në nenin 3 dhe do të ketë në dispozicion dhe Ushtrinë shqiptare.

1 DDI, Serie VII, V. 6, Nr. 611, f. 539-544

Page 211: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

187

Neni 6

Forcat e Armatosura që operojnë në fushën italiane do të jenë nën urdhërat e Komandantit Suprem italian dhe ato që operojnë në territorin e fushës shqiptare do të jenë nën urdhërat e Komandantit Suprem shqiptar.

Neni 7 Në kohë paqeje, Komandanti i Forcave të Armatosura italiane dhe shqiptare do të mbahet të lidhur ngushtë nëpërmjet atasheve respektivë ushtarak.

Neni 8 Brenda vitit 1928 Qeveria e Mbretërisë Italiane, me kërkesë të Komandantit Suprem të Shtetit Shqiptar, do të vendosë në dispozicion të Shkëlqesisë së Tij një oficer të lartë si këshilltar ushtarak personal. Qeveria italiane, në të njëjtat kushte, do të vendosë në dispozicion të Komandantit Suprem të Shtetit Shqiptar numrin e duhur të zyrtarëve të Ushtrisë, të cilët do të përmbushin vepra që do t’u ngarkohen nga Komandanti Suprem i Shtetit Shqiptar. Kështu do të ketë në Shqipëri dy grupe të veçanta zyrtarësh italian:

a) Zyrtarë ushtarakë, të atashuar drejtpërprejtë pranë Komandantit të Shtetit; b) Zyrtarë organizatorë të ketegorisë ekzistuese.

Zyrtarët ushtarakë e grupit (a) do të merren për një periudhë prej 7 vitesh, me kohëzgjatje të rinovueshme në mënyrë të heshtur. Organizatorët e grupit (b) do të jenë në shërbim për një periudhë të përcaktuar në kontratat e tyre respektive (sipas dokumentit nr. 1 bashkëngjitur ku përcaktohen detyrat e ngarkuara për zyrtarët.

Neni 9 Zyrtarët e huaj që mund tu duhen Ushtrisë Shqiptare që nga moment i hartimit të këtij traktati, do të merren në mënyrë ekskluzive nga Ushtria Italiane. Zyrtarët e huaj jo italianë, të cilët aktualisht janë në shërbim të Ushtrisë Shqiptare mund të mbahen në shërbim për sa kohë që qeveria shqiptare do të gjykojë të domosdoshme.

Neni 10 Forcat e zakonshme që shteti shqiptar duhet të organizojë në raste lufte, në fund të një periudhe 5 vjeçare duke filluar që nga data e hartimit të kësaj marrëveshjeje, duhet të shkojnë në normën 60.000 persona. Organizimi do të bëhet me qëllim për të përfuduar ose për të ndërtuar aktin e hyrjes në luftë, tri divizione, me mjetet që duhen për të jetuar dhe luftuar. Divizioni I parë (I përhershëm) i ndërtuar sipas dokumentit nr. 2 bashkëlidhur, do të kompletohet me aktin e mobilizimit. Forca e saj e përafërt do të jetë prej 12.000 personash. Divizioni I dytë (pothuajse i përhershëm) i përfaqësuar në kohë paqeje nga kuadro pra komandantë dhe nga ndonjë element trupe, do të jetë gjithashtu i kompletuar me aktin e mobilizimit. Divizioni I tretë (reserve) do të ndërtohet gjatë mobilizimit me elementë të marrë kryesisht nga forca të ngrira.

Neni 11 Organizimet territoriale, impiantet aeronautike, si dhe depozitat me materiale ushtarake që në kohë paqeje Komandantët Suprem të shteteve aleate i gjykojnë të nevojshëm në territorin shqiptar, për t’u përdorur në kohë lufte, do të përgatiten nga qeveria shqiptare me mjetet dhe nën drejtimin e teknikëve italian, që do të kërkohen nga qeveria shqiptare. Këto punë, ndërkohë që gradualisht do të përfundojnë, do t’i dorëzohen qeverisë shqiptare.

Page 212: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

188

Shpenzimet e përftuara nga organizimi bregdetar për përdorim ekskluziv ushtarak, në çdo rast, do të jenë në ngarkim të qeverisë italiane.

Neni 12 Përllogaritja e mjeteve ushtarake dhe financiare, por edhe materiale të tjera te nevojshme për shteti shqiptar për të hyrë në luftë, do të bëhet nga Komandanti Supem i Shtetit Shqiptar, në dakordësi të plotë me një tjetër zyrtar italian, sikurse parashikohet në nenin 8.

Neni 13 I gjithë materiali i destinuar për organizimin e trupave shqiptare do ti rimbursohet qeverisë italiane sipas normave dhe konventave speciale.

Neni 14 Shpenzimet e rrjedhura nga mobilizimi dhe nga angazhimi në luftë e ushtarakëve aleatë do të mbulohen nga qeveritë respektive.

Neni 15 Kjo marrëveshje është e destinuar për të lehtësuar vënien në zbatim të Traktatit të Aleancës midis Italisë dhe Shqipërisë, i cili është firmosur në Tiranë më 22 nëntor 1927. Për këtë arsye kohëzgjatja por edhe në rast se do të ketë nevojë për interpretim, do të zgjidhet në shpirtin e këtij traktati.

Neni 16 Kjo konventë është hartuar në dy gjuhë: shqip dhe italisht, të vlefshme në mënyrë të barabartë. Ajo hyn në fuqi në të njëjtën ditë që firmoset.

Dokumenti Nr. 1 (bashkëlidhur)

POZICIONET, DETYRAT, TE DREJTAT E ZYRTAREVE ITALIANE NE SHERBIM TE SHTETIT SHQIPTAR

1) Të drejta dhe detyrime me karakter të përgjithshëm: a) Të gjithë zyrtarët italinaë të kërkuar nga qeveria shqiptare do të merren në shërbim me

një gradë superiore nga ajo që kanë në Itali; b) Do të mbajnë uniformën e Ushtrisë Shqiptare; c) Do ti përmbahen rregullave dhe do të respektojnë ligjin shqiptar; d) Do ti dedikojnë gjithë aktivitetin e tyre interesit suprem të Ushtrisë Shqiptare; e) Në raste lufte sikurse parashikohet në nenin 1, nëse do të thirren për të luftuar nga

Komandanti Suprem i Shtetit Shqiptar, do të veprojnë sipas vlerave dhe shpirtit me kameratëve shqiptar.

2) Pozicionet dhe detyrat të Oficerit të Lartë italian në dispozicion të komandantit suprem të Shtetit Shqiptar:

a) Do të jetë nën drejtimin dhe varësinë e Komandantit Suprem të të Shtetit Shqiptar; b) Duhet të japë mendimin e tij mbi të gjitha çështjet që do të pyetet:

- Organizimi, stërvitja, mobilizimi, dhe impenjimi i Forcave të Armatosura Shqiptare; - Mbështetja, përforcimi dhe impenjimi i mjeteve të çdo lloji që mund ti nevojiten

shtetit shqiptar në raste lufte; - Punët e çfarëdolloj natyre që mund të të kenë një interes ushtarak, sidomos ata që

kanë të bëjnë me zonat ushtarake. c) Në raste lufte do të marrë funksionet e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura.

Page 213: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

189

3) Oficerët e Ushtrisë do të varen direct nga Komandanti Suprem i Shteit Shqiptar. 4) Oficerët organizatorë do të varen nga komandani i Forcave të Armatosura Shqiptare. 5) Detyrat e veçanta të zyrtarëve të Ushtrisë e të organizatorëve do të përcaktohen me

rregullore të veçanta dhe do të dekretohen nga Komandanti I Shtetit Shqiptar, pasi të ketë dëgjuar mendimin e Oficerit të Lartë italian.

Dokumenti Nr. 2 (baskëlidhur)

DIVIZIONET SHQIPTARE

KOMANDA

Grupi I

3 Batalione fanterie 3 Bateri 1 Kompani xhenio Z.M 1 Seksion xhenio R.T

Grupi I I

IIihfhfhfi

TRUPA

3 Batalione fanterie 3 Bateri 1 Kompani xhenio Z.M 1 Seksion xhenio R.T

Grupi I I I

1 Kompani xhenio Z.M 1 Seksion xhenio R.T

1 Seksion shëndetësor 1 Seksion qëndrueshmërie 1 Autogrup

SHËRBIME

3 Batalione fanterie 3 Bateri 1 Kompani xhenio Z.M 1 Seksion xhenio R.T

Page 214: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

190

SHTOJCA 2

LIGJI PËR PRANIMIN E MARRËVESHJES E NËNSHKRUAR MË 19.3.1936, NË TIRANË

MIDIS QEVERISË MBRETËRORE SHQIPTARE DHE

QEVERISË MBRETËRORE ITAIANE1

Neni 1 Pranohen marrëveshet e posht-shënueme, të nënshkureme, midis Qeveris Mbretnore Shqiptare dhe Qeveris Mbretnore Italiane, në Tiranë:

1) Likuidimi i Huas 26 Qershor 1931; 2) Sistemimi i gjendjes financore të shtetit shqiptar; 3) Hua bujqësore për 10 milionë fr.ari; 4) Hua tre-milion fr.ari për krijimin e Monopolit të Duhanit; 5) Konventë për organizimin e Skelës së Durrësit; 6) Protokoll Plotësuer i Traktatit për Tregie e Lundrim me Italin; 7) Konventë Veterinare me Italinë.

Neni 2 Këto marrëveshje do të hyjnë në fuqi ditën e shkëmbimit të ratifikimeve qi ashtë për t’u ba në Tiranë, përveç Konventës Sanitare e Veterinare qi hyen nju muej mbas datës së shkëmbimit të ratifikimeve.

Neni 3 Trupi Ministruer ngarkohet me zbatimin e ktyne marveshtjeve. Tiran, më 21/III/936. (firmosur) Kryeminstri Ministri i Drejtësis Ministri i P. Jashtme Ministri i P. Brendshme Ministri i Financavet Ministri i Arsimit Ministri i Punëvet Botore

Ministri i Ekonomis Kombëtare

1 AQSh, Fondi 146, D. 53, V. 1936, Fl. 2

Page 215: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

191

BIBLIOGRAFIA 1. Dokumentë Arkivorë Shqiptarë të pa Pubikuar 1.1 Arkivi Qendror i Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme:

• Fondi 251, Viti 1928 • Fondi 251, Viti 1929 • Fondi 251, Viti 1930 • Fondi 251, Viti 1931 • Fondi 251, Viti 1932 • Fondi 251, Viti 1933 • Fondi 251, Viti 1934 • Fondi 251, Viti 1935 • Fondi 251, Viti 1938 • Fondi 251, Viti 1939

3.1 Arkivi Qendror i Shtetit, Kuvendi:

• Fondi 146, Viti 1928 • Fondi 146, Viti 1929 • Fondi 146, Viti 1931 • Fondi 146, Viti 1932 • Fondi 146, Viti 1933 • Fondi 146, Viti 1934 • Fondi 146, Viti 1935 • Fondi 146, Viti 1936 • Fondi 146, Viti 1937 • Fondi 146, Viti 1938 • Fondi 146, Viti 1939

2. Dokumentë Arkivorë italianë të publikuar I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume V (7.2.1927-31.12.1927), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1967 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume VI (1.1.1928-23.09.1928), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1967 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume VII (24.9.1928-12.09.1929), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1970

Page 216: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

192

I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume VIII (13.9.1929-14.4.1930), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1972 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume IX (15.4.1930-31.12.1930), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1975 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume X (1.1.1931-4.9.1931), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1978 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XI (5.9.1931-31.3.1932), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1981 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XII (1.4.1932-31.12.1932), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1987 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XIII (1.1.1933-15.7.1933), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1989 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XIV (16.7.1933-7.3.1934), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1989 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XV (18.3.1934-27.9.1934), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1990 I Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie: 1922-1935, Volume XVI (28.9.1934-14.4.1935), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1990 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume I (15.4.1935-31.8.1935), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1931 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume II (1.9.1935-31.12.1935), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1991 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume III (1.1.1936-9.5.1936), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1992 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume IV (10.5.1936-31.8.1936), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1993 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume V (1.9.1936-31.12.1936), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1994 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume VI (1.1.1937-30.6.1937), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1997

Page 217: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

193

I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume VII (1.7.1937-31.12.1937), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1998 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume VIII (1.1.1938-23.4.1938), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 1999 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume IX (24.4.1938-11.9.1938), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 2001 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume X (12.9.1938-31.12.1938), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 2003 I Documenti Diplomatici Italiani, Ottava Serie: 1935-1939, Volume XI (1.1.1939-22.5.1939), Roma: Ministero degli Affari Esteri, Istituto Poligrafico dello Stato, 2006 3. Periodikë Gazeta “Sole”, Milano, 29.10.1929; 5.12.1929 Gazeta “Daily News”, Londër, 5.11.1929 Gazeta “Cristian Science Monitor”, Londër Gazeta “Poster Loyd”, Budapest, 16.8.1929 Gazeta “Il Commercio d’Italia”, Romë, 29.11.1929 Gazeta “Corriere della Sera”, Milano, 12.11.1929, 25.2.1929 Gazeta “Il Porto Napoli”, Napoli, 1.12.1929 Gazeta “Il Popolo”, Trieste, 9.4.1929 Gazeta “Harvatska Strasa”, Zagreb, 31.3.1929 Gazeta “Financial News”, New York, 5.2.1928 Gazeta “Foreign Affairs”, Londër, 22.2.1928 Gazeta “Le Temps”, Paris, 7.6.1928, 10.2.1928 Gazeta “Arbëria”, Tiranë, 1936 Gazeta “Ora e maleve”, Shkodër, 1924 Gazeta “Besa”, Tiranë, 1934, 1936 Gazeta “Fashizmi”, Tiranë, 1939 Gazeta “Shqipnija”, 1929 Gazeta “Ora”, Tiranë, 1931 Gazeta “Vatra”, Tiranë, 1935 Gazeta “Telegraf”, Tiranë, 1927 4.iLiteratura Amendola, Antonio. Assimilazione economica dell’Albania, Porti d’Italia, Napoli: 1939

Akademia e Shkencave. Histori e Popullit Shqiptar Vëllimi III. Toena, Tiranë: 2000

Anderson Franc Maloy, Amos Shortle Hershey. Handbook for Diplomatic history of Europe, Asia and Africa 1870-1914. Washington: Government Printing, 1918

Page 218: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

194

Bajrami, Hakif. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare (1878-1997), Vatra, Prishtinë: 1997

Baldacci, Antonio. L’Albania, Istituto per l’Europa Orientale, Roma: 1929

Baldacci, Antonio. Studi speciali albanesi. Anonima Romana Editoriale, Roma: 1932

Basciani, Antonio. Preparando l’annessione. La politica culturale italiana in Albania negli anni di Zog (1924-1939). Roma Orientale: 2008

Basciani, Antonio. I rapporti tra Italia e Albania tra le due guerre mondiali. Un profilo. Nuova Rivista Storica, XCVII, Nr. 2, 2013

Bej Vlora, Eqerem. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia e librit dhe e Komunikimit, 2003

Berati, Dhimitër. Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve. Tiranë, 1931

Biagini, Antonello. Historia e Shqipërisë nga zanafilla në ditët Tona. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2000

Borgogni Massimo. Tra continuita’ ed incertezza, Italia ed Albania (1914-1939): La strategia politico – militare dell’Italia in Albania fino all’operaizion Oltre Mare Tirana. Roma: FrancoAngeli, 2007

Bosdari de, Alessandro. Delle guerre balcaniche, della grande guerra e di alcuni fatti precedenti ad esse. Milano: 1928

Ciano, Galeazo. Ditari 1937-1943. Tianë: Albinform, 1994

Cici, Arben. Marrëdhëniet Shqiptaro-Italiane në vitet 1920-1924. Tiranë: Afërdita, 1998

Coltrinari, Massimo. Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri. Tiranë: LBN Editor, 2013

Çollaku, Thimo. Shqipëria Palë në Traktatet Ndërkombëtare. Tiranë: Asd-Studio, 2003

Dako, Kristo. Albania the master key to the Near East. Boston: E.L. Grimes, 1919

Dako, Kristo. Shënime historike nga jeta dhe vepra e N.M të Tij Zogu i dhe populli i tij. Tiranë: 1938

Duka, Valentina. “Nga presidenca në monarki: çështje të legjitimitetit”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë, 2012

Duka, Valentina. Historia e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: Kristalina KH, 2007

Duka, Valentina. Shqiptarët në rrjedhat e shekullit XX, Tiranë: Panteon & Afërtida, 2001

Di Nolfo, Ennio. Mussolini e la Politica Estera Italiana 1919-1933. Padova: Cedam, 1960

Di Nolfo, Ennio. Storia delle relazioni internazionali 1918-1999. Roma: La Terza, 1999

Frashëri, Kristo. Historia e Tiranës. Tiranë: Toena, 2004

Fischer, Bernd J. “Zogist contributions to the development of an Albanian national consciousness”. Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë, 2012

Fischer, Bernd J. Ahmet Zogu mbreti shqiptar mes dy luftrave. Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2010

Page 219: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

195

Fischer, Bernd J. Mbreti Zog dhe Përpjekja për Stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 2004

Frashëri, Mehdi. Problemet Shqiptare. Tiranë: Plejad, 2006

Giannini, Amedeo. L’Albania dall’indipendenza all Unione con l’Italia 1913-1339. Roma: Istituto per gli Studi di Politica Internazionale, 1922

Giannini, Amedeo. L’ultima fase della questione orientale (1913-1939). Milano: Istituto per gli Studi di Politica Internazionale, 1941

Giolitti, Giovanni. Memorie della mia vita. Milano: Treves, 1922

Hoti, Izber. Italian diplomacy’s attitude towards Albania and Albanians (1930-1941). Prishtinë: Instituti i Historisë, 1997

Ikonomi, Ilir. Faik Konica Jeta në Washington. Tiranë: Onufri, 2011

Montanelli, Indro. Shqipëria një dhe njëmijë. Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2011

Jacomini, Francesco di San Savino. La Politica dell’Italia in Albania. Roma: Capelle, 1965

Jarey, Gabriel Louis. Shqipëria e panjohur në mbretërinë e re të shqiptarëve. Tiranë: Dituria, 2006

Tomes, Jason. “The Italo-Albanian Enstrangement 1933-35”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë, 2012

Tomes, Jason. King Zog: Self-made monarch of Albania. Gloucestershire: The History Press, 2011

Këlcyra, Ali. Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri, 2012

Koka, Viron. Marrëdhëniet politike shqiptaro-italiane dhe Britania e Madhe. Prishtinë: Rilindja e Kosovës, 1995

Konica, Faik. Shqipëria: Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore. Tiranë: Shtëpia Botuee 55, 2010

Laselli, Lorenzo. L’Espansione finanziaria dell’Italia in Albania 1925-1943 La Banca Nazionale d’Albania e la SVEA. Revista di Storia Finanziaria, V. 12, 2004

Lessona, Alessandro. Memorie. Firenze: Sansoni Editore, 1958

Libardi, Camillo. Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu. Tiranë: Naimi, 2012

Meta, Beqir. Sistemi tatimor i shtetit shqiptar 1925-1939. Tiranë: Instituti i Historisë i Akademisë së Shkencave, 1999

Mc. Smith, Denis. Mussolini. Tiranë: Apollonia, 1998

Meta, Beqir. Politikat e Shtetit Shqiptar ndaj Minoriteteve, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë, 2012

Milo, Paskal. Politika e jashtme e Shqipërisë. Tiranë: Toena, 2013

Pastorelli, Pietro. Italia e Albania (1914-1920). Firenze: 1967

Pastorelli, Pietro. L’Albania nella politica estera italiana 1914-1920. Napoli: 1970

Page 220: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

196

Pearson, Owen. Albania and King Zog independence, Republic and Monarchy 1908-1939. London: Taurus, 2005

Pisa. B. Nazione e Politica nella Societa Dante Aligheri. Roma: Bonacci Editore, 1995

Puto, Arben. Shkurorzimi i Mbretit Zogu në Mërgim, Tiranë: Toena, 2012

Puto, Arben. Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1928. Tiranë: Albin, 2003

Puto, Arben. Shqipëria politike 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009

Quaroni Piero. Valixhja Diplmatike. Tiranë: Albinform, 1993

Quku, Faik. Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tiranë: Ilar, 2006

Renzo de Felice, Mussolini-Shtet totalitar 1936-1940, Einaudi, Torino 1981

Richard S. Grayson. Austen Chamberlain and the commitment to Europe: 1924-1929. New York: Routledge, 1997

Rothchild, Joseph. Evropa lindore e qendrore midis dy luftrave botërore. Tiranë: Dituria, 2004

Roselli, Alessandro. Italy and Albania: Financial Relations in the Fascist Period. Londër: I.B. Touris & Co., 2006

Salvemini, Gaetano. Mussolini diplomatico. Bari: Laterza, 1952

Smirnova, Nina. Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004

Swire, Joseph. Shqipëria ngritja e një mbretërie. Tiranë: Dituria, 2005

Swire, Joseph. King Zogu Albania. New York: Livering Publishing, 1937

Tase, Peter, Italy and Albania: the political and economic alliance and the italian invasion of 1939, Academicus, MMXII-6-062-070

Trani, Silvia. L’Unione fra L’Albania e Italia Censimento delle fonti 1939-1945, Pubblicazioni degli Archivi di Stato, Strumenti CLXXIII. Roma: Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato, 2007

Vickers, Miranda. Shqiptarët, një histori moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2010

Ushtelenca, Ilir. Diplomacia e Mbretit të Shqiptarëve Zogu I, 1912-1939. Tiranë: Emir, 1997

Page 221: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ITALI GJATË MONARKISË ZOGISTE …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/... · ballkanike, të cilat kërkonin zgjidhje sidomos pas rënies së

197