Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ......

27
Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në lëndën e matematikës (klasa 1-5 dhe 6-9) MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË MINISTRASTVO OBRAZOVANJA NAUKE I TEHNOLOGIJE MINISTRY OF EDUCATION, SCIENCE AND TECHNOLOGY Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Transcript of Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ......

Page 1: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në lëndën e matematikës(klasa 1-5 dhe 6-9)

MINISTRIA EARSIMIT E SHKENCËSDHE E TEKNOLOGJISË

MINISTRASTVOOBRAZOVANJA

NAUKE I TEHNOLOGIJE

MINISTRY OFEDUCATION, SCIENCE

AND TECHNOLOGY

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Page 2: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

1

Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit të trajnimit në Matematikë

(1-5 dhe 6-9)

Page 3: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

2

Grumbullimi i të dhënave, futja e të dhënave, analizimi i të dhënave dhe përpilimi i raportit, është bërë nga ekipi i:

Fondacionit Together Kosova

Koordinuar nga (GIZ CDBE programme):

Rrezearta Zhinipotoku – Behluli

Copyright©2013. Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH Të gjitha të drejtat e autorit i përkasin Deutsche Gesellschaft für International Zusammenarbeit (GIZ) GmbH programme “Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor - CDBE“. Ky material, apo pjesët e caktuara të tij, nuk mund të modifikohen në asnjë mënyrë pa copyright. Kopje mund të bëhen, qoftë në formën elektronike apo mekanike përmes fotokopjimit apo formave të tjera, por pa ndërhy në tekstin origjinal.

Page 4: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

3

Përmbajtja 1.0 Hyrje .............................................................................................................................................. 6

1.1 Përshkrimi i shkurtë i programit ......................................................................................................... 6

1.2 Zhvillimi i instrumenteve të vlerësimit ............................................................................................... 6

1.3 Roli i stafit të GIZ-CDBE ....................................................................................................................... 7

1.4 Roli i stafit të FTK ................................................................................................................................ 7

1.5 Përdorimi i të dhënave ........................................................................................................................ 7

2.0 Metodologjia ................................................................................................................................. 7

2.1 Përshkrimi i instrumenteve dhe zbatimi/administrimi i tyre .......................................................... 7

3.0 Rezultatet ...................................................................................................................................... 9

3.1 Të dhënat e përgjithshme për të trajnuarit ........................................................................................ 9

3.2 Vlerësimi i trajnimit nga pjesëmarrësit ............................................................................................. 12

3.3 Testi i njohurive ................................................................................................................................. 13

4.0 Vëzhgimet e trajnimit ................................................................................................................... 19

5.0 Vëzhgimet në klasa ...................................................................................................................... 20

6.0 Konkluzionet ................................................................................................................................ 23

7.0 Rekomandimet për vlerësimin e trajnimeve të ardhshme ............................................................ 24

7.1 Rekomandimet për testet e njohurive , para-post testi i njohurive ............................................... 24

7.2 Rekomandimet për vëzhgime të trajnimit ........................................................................................ 24

7.3 Rekomandimet për vëzhgime në klasa ............................................................................................ 25

Page 5: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

4

Lista e figurave Figura 1. Përqindja e të gjithë pjesëmarrësve në programet e trajnimit Matematika 1-5 dhe 6-9 ............. 9

Figura 2. Përqindja e pjesëmarrësve në trajnimin Matematika 1-5 i ndarë në qytete ............................... 10

Figura 3. Përqindja e pjesëmarrësve në trajnimin Matematika 6-9 i ndarë në qytete ............................... 10

Figura 4. Ndarja gjinore- përqindja totale e meshkujve dhe femrave e paraqitur ndaras për 1-5 dhe 6-9 11

Figura 5. Ndarje gjinore ne qytete për programin e trajnimit 1-5 .............................................................. 11

Figura 6. Ndarje gjinore ne qytete për programin e trajnimit 6-9 .............................................................. 12

Figura 7. Indekset e vlerësimit nga të gjithë pjesëmarrësit në programin e trajnimit 12

Figura 8. Indekset e vlerësimit nga të gjithë pjesëmarrësit në programin e trajnimit 6-9 ......................... 13

Figura 9. Pikët mesatare në post test për programin e trajnimit Matematike 1-5 në komuna ................. 14

Figura 10. Pikët mesatare në post test të 6 grupeve nga njëra komunë për programin e trajnimit Matematike 1-5 .......................................................................................................................................... 14

Figura 11. Pikët e secilit individ të përzgjedhur rastësisht nga një grup në një komunë për programin e trajnimit Matematika 1-5 ............................................................................................................................ 15

Figura 12. Pikët mesatare të para dhe post testit për programin e trajnimit Matematika 1-5 .................. 15

Figura 13. Pikët mesatare në post test, krahasimi gjinor për programin e trajnimit Matematika 1-5 ....... 16

Figura 14. Pikët mesatare të post testit krahasuar në nivelin e shkollimit të pjesëmarrësve të programit të trajnimit Matematika 1-5 ....................................................................................................................... 16

Figura 15. Pikët mesatare në post test për programin e trajnimit Matematike 6-9 në komuna .............. 17

Figura 16. Pikët mesatare në post test të 3 grupeve nga njëra komunë për programin e trajnimit Matematike 6-9 .......................................................................................................................................... 17

Figura 17. Pikët e secilit individ të përzgjedhur rastësisht nga një grup në një komunë për programin e trajnimit Matematika 6-9 ............................................................................................................................ 18

Figura 18. Pikët mesatare në para dhe post test për programin e trajnimit Matematika 6-9 ................... 18

Figura 19. Pikët mesatare në post test krahasimi gjinor për programin e trajnimit Matematika 6-9 ........ 19

Figura 20. Mesatare të vëzhgimit të trajnimit sipas stafit të GIZ dhe FTK për programin e trajnimit Matematika 1-5 dhe 6-9 ............................................................................................................................. 20

Page 6: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

5

Figura 21. Mesatarja e pikëve për 5 indekset për programin e trajnimit Matematika 1-5 ........................ 21

Figura 22. Pikët mesatare për indekset për 4 nivelet e klasave për programin e trajnimit Matematika 1-5 .................................................................................................................................................................... 21

Figura 23. Mesatarja e pikëve për 5 indekset per programin e trajnimit Matematika 6-9 ........................ 22

Figura 24. Pikët mesatare për indekset për 4 nivelet e klasave për programin e trajnimit Matematika 6-9 .................................................................................................................................................................... 22

Page 7: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

6

1.0 Hyrje Raporti i mëposhtëm është shkruar në bazë të mbledhjes së të dhënave nga testi i njohurive matematikore (para testi dhe post testi), fletë-vlerësimet e trajnimit (në fillim dhe në fund të trajnimit), si dhe të dhënat e mbledhura nga vëzhgimet e trajnimit dhe nga vëzhgimet në klasë. Ky raport është një përmbledhje e raportit të gjerë për vlerësimin e programit të trajnimit për matematikë 1-5 dhe 6-9 zbatuar nga GIZ.

1.1 Përshkrimi i shkurt i programit Qëllimi kryesor i programit “Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor” (CDBE) është përmirësimi i cilësisë së arsimit fillor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Programi adopton një qasje sistematike, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Si një program i integruar, kontribuon në mënyrë adekuate në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016). Bazuar në një planifikim të përbashkët, CDBE ofron konsulenca politikave sektoriale të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), departamenteve relevante të kësaj Ministrie, si dhe drejtorive komunale të arsimit. Fokusi i CDBE është i përqendruar në zbatimin e masave në kuadër të strategjisë sektoriale me qëllim të përforcimit të kapaciteteve, për të përmirësuar menaxhimin efektiv dhe udhëheqjen e shkollës, për të ndërtuar zhvillimin profesional të mësuesve, dmth trajnimi i mësuesve që janë në shërbim dhe për të mbështetur programe arsimore jo-formale si pjesë integrale e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës.

Në të gjitha këto fusha, janë duke u implementuar intervenime të ndryshme si trajnime dhe kurse. Në kuadër të këtij këshillimi profesional, janë implementuar këto trajnime relevante:

• Trajnimi i mësuesve të Matematikës (1-5)

• Trajnimi i mësuesve të Matematikës (6-9)

1.2 Zhvillimi i instrumenteve të vlerësimit Raporti i vlerësimit është i bazuar në këto të dhëna: fletë-vlerësimi i trajnimit të vlerësuara nga pjesëmarrësit; testi i njohurive matematikore duke përfshi para testin dhe post testin; vëzhgimet e trajnimit dhe vëzhgimet gjatë orëve të matematikës në klasa (ku pjesëmarrësit pritet të zbatojnë njohuritë e mësuara). Instrumentet e përmendura më lart janë zhvilluar në bashkëpunim me ekspertin e kontraktuara nga GIZ-i, prof. Hermman J. Abbs gjatë një punëtorie dy ditore e cila ju dedikua enkas zhvillimit të instrumenteve dhe kontekstualizimin e instrumenteve të propozuara të vlerësimit për kontekstin kosovar dhe nevojat e programit. Shtojca 1. përmban të gjitha instrumentet përkatëse të përdorura gjatë procesit të vlerësimit.

Page 8: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

7

1.3 Roli i stafit të GIZ-CDBE

Të gjithë hapat të ndërmarrë nga FTK janë koordinuar me stafin GIZ- CDBE. Në pothuajse të gjitha rastet stafi i GIZ-CDBE ka marrë pjesë në vëzhgimet e trajnimit, dhe të dhënat e mbledhura nga vëzhgimet e tyre janë krahasuar me rezultatet e stafit të FTK. Përfshirja e stafit GIZ-CDBE në procesin e vlerësimit është bërë për të kontrolluar efektin e vëzhguesve gjatë procesit të vëzhgimeve të trajnimit. Stafi i GIZ-CDBE ka informuar paraprakisht personelin e FTK për vendet e trajnimit dhe situatat që duhen vëzhguar.

1.4 Roli i stafit të FTK Stafi i FTK është ndarë në tri ekipe kryesore, ku njëri ekip ka punuar në menaxhimin e procesit të grumbullimit të të dhënave, puna në mbledhjen e të dhënave në terren, dhe një ekip ka punuar në kodimin e të dhënave, analizat dhe përgatitjen e raportit. Të gjitha aktivitetet e terrenit janë koordinuar paraprakisht me stafin e GIZ-CDBE dhe në disa raste janë koordinuar edhe me shkollat për të bërë vëzhgimet në klasa. Stafi i FTK ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me stafin e GIZ-CDBE dhe puna është organizuar duke u bazuar në Termat e Referencës të ofruara nga kontraktuesi, ne këtë rast GIZ-CDBE

1.5 Përdorimi i të dhënave Të dhënat e grumbulluara nga burime të ndryshme të instrumenteve matëse janë koduar në SPSS (të gjitha të dhënat numerike dhe tekstuale janë koduar në SPSS spreadsheets ) Të gjeturat kryesore janë prezantuar me statistika përshkruese, dhe vetëm në disa raste janë raportuar statistika inferenciale. Të dhënat nga procesi i vlerësimit janë nën pronësinë e GIZ-CDBE.

2.0 Metodologjia Ky seksion jep një përshkrim të shkurtër të instrumenteve të përdorura gjatë procesit të vlerësimit të implementimit të programit dhe aplikimin e instrumenteve të njëjta. Të gjitha masat e përmendura më poshtë janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me ekspert e GIZ-CDBE.

2.1 Përshkrimi i instrumenteve dhe zbatimi/administrimi i tyre 2.1.1 Para testi dhe Post testi – Testet e njohurive (para dhe post testit) për të dy grupet ishin zhvilluar nga ekspertë të kualifikuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gießen. Secili prej testit përmbante 15 pyetje (detyra) dhe janë administruar para dhe në fund të trajnimit për pjesëmarrësit e trajnuar.

2.1.2 Fletë vlerësimi për vëzhgimin gjatë trajnimit – vëzhguesit e trajnuar kanë përdorur instrumentet e zhvilluara për të observuar dukuri specifike gjatë trajnimit. Fletë vëzhgimi ka tri fusha kryesore të vëzhgimit; pjesa e parë përmban informacion të përgjithshëm mbi atë që u vu re dhe informata rreth vëzhguesit; pjesa e dytë është fokusuar në kushtet themelore të trajnimit , si disponueshmëria e agjendës, përdorimi i materialeve audiovizuale etj. Pjesa e tretë e fletë vëzhgimit është fokusuar në procesin e trajnimit dhe të efikasitetit në mësimdhënien e trajnerëve, më

Page 9: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

8

specifikisht, 6 ajteme kane matur përgatitjet, 6 ajteme kane matur stilin e trajnerëve, 10 ajteme kane matur veçanërisht përfshirjen e pjesëmarrësve, 8 ajteme kane matur stilin në mësimdhënien e trajnerëve, 2 ajteme kane matur të mësuarit dhe 4 ajteme të tjera ishin vetëm për situatën kur vëzhgimi zgjati që nga fillimi deri në fund të trajnimit. Të gjitha ajtemet janë përgjigjur me PO ose JO dhe çdo ajtem kishte hapësirë ku mund të shkruheshin komente tjera nga vëzhgues.

Vëzhguesit nga FTK, para procesit të vëzhgimit kanë pasur një sesion trajnimi në të cilën ishin informuar në lidhje me qëllimin e vëzhgimit, të gjithë vëzhguesit kaluan nëpër trajnim për tu siguruar që të gjithë e kishin kuptuar procesin dhe faktet që do të vëzhgohen. Paralelisht me FTK-ne, vëzhgimet nga stafit GIZ-CDBE gjithashtu janë kryer në pothuajse të gjitha trajnimet.

2.1.3 Fletë vlerësimet e trajnimit nga pjesëmarrësit

Fletë vlerësimet e trajnimit janë plotësuar nga pjesëmarrësit në mënyrë anonime. Ajtemet (pyetjet) janë formuluar si fjali, dhe nga pjesëmarrësit është kërkuar që të raportojnë nëse ata pajtohen plotësisht, pajtohen pjesërisht, nuk pajtohen pjesërisht dhe nuk pajtohen plotësisht, me deklaratën e dhënë. Deklaratat janë kategorizuar si vijon: 14 ajteme (pyetje) të fokusuara në trajnerin dhe sjelljen e tij/saj gjatë trajnimit, 4 ajteme të fokusuara në kushtet e përgjithshme të trajnimit dhe 10 ajteme në përshtypjet e përgjithshme për trajnimin. Gjithashtu pjesëmarrësit kishin rastin të plotësojnë 5 ajteme të hapura, të fokusuara në pjesët më pak të rëndësishme dhe më të rëndësishme të trajnimit sipas tyre.

2.1.4 Fletë vëzhgimi në orën e matematikës

Fletë vëzhgimi në orën e matematikës është përdorur për vëzhgimet në klasë gjatë orës së matematikës pasi të trajnuarit/mësimdhënësit kanë përfunduar trajnimin. Instrumenti ishte i përbërë nga komponentët si vijon: pjesa e parë përmban informacion të përgjithshëm se kush u vëzhgua dhe nga kush, pjesa e dytë ishte e fokusuar në përgatitje për mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe në përshkrimin e klasës më konkretisht 10 ajteme (detyra). Pjesa tjetër u nda më tej me 7 ajteme që masinin detyrat matematikore të bëra në klasë, 8 ajteme në përdorimin e teknikës të mësuarit më nxënësit në qendër nga mësuesi, 19 ajteme ishin të fokusuara në stilin e mësuesve, 4 ajteme në menaxhimin e klasës dhe 5 ajteme mbi metodat e vlerësimit që është përdor nga mësuesi.

Fletë vëzhgimet në orën e matematikës janë përdorur nga ana e vëzhguesve të FTK vetëm pas trajnimit i cili ishte i përqendruar nëse vëzhguesit e kanë kuptuar çdo ajtem dhe fakt nga instrumenti. Mësuesit janë njoftuar paraprakisht për vëzhgimet.

Të gjitha këto instrumente janë zbatuar / administruar në këto komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Fushë Kosovë, Klinë dhe Kaçaniku.

Page 10: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

9

3.0 Rezultatet

3.1 Të dhënat e përgjithshme për të trajnuarit Në total ishin 848 pjesëmarrës të trajnuar, nga të cilët 703 ishin në programin e trajnimit për mësimdhënësit 1-5 dhe 145 pjesëmarrës në programin e trajnimit 6-9. Sa i përket shpërndarjes gjeografike në secilin qytet për programin e trajnimit 1-5, 242 pjesëmarrës ishin nga Gjilani, 117 nga Klina, 94 nga Prizreni, 89 nga Fushë Kosova, 87 nga Kacaniku dhe 74 nga Prishtina. Për programin e trajnimit për klasat 6-9, ishin 61 pjesëmarrës, 24 nga Kacaniku, 19 nga Prizreni, 14 nga Prishtina, 14 nga Klina dhe 13 nga Fushë Kosova. Figurat dhe përqindjet janë të paraqitura në vijim:

Figura 1. Përqindja e të gjithë pjesëmarrësve në programet e trajnimit Matematika 1-5 dhe 6-9

Në program e trajnimit 1-5, numri i pjesëmarrësve ishte 703 qe i bie 82,90% nga numri total i pjesemarresve ne trajnimet e matematikës, duke konsideruar faktin që ky trajnim është organizuar në dy faza, me gjithsej 38 grupe te trajnimit.

Page 11: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

10

Figura 2. Përqindja e pjesëmarrësve në trajnimin Matematika 1-5 i ndarë në qytete

Ashtu siç mund të vëzhgohet, Gjilani ka numrin më të madh të pjesëmarrësve, duke e konsideruar faktin qe ishin gjithsej 6 grupe pjesëmarrëse në trajnim, kurse Prishtina ka numrin me te vogël të të trajnuarve me gjithsej 10.5% për shkak se ishin vetëm dy grupe te trajnimit.

Figura 3. Përqindja e pjesëmarrësve në trajnimin Matematika 6-9 i ndarë në qytete

Gjithashtu në këtë trajnim, Gjilani prapë ka numrin më të lartë të pjesëmarrësve, përderisa Fushë Kosova ka numrin më të vogël me gjithsej 8.9% te totalit.

Page 12: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

11

Tri figurat në vazhdim tregojnë distribucionin gjinor për të dy programet e trajnimit

Figura 4. Ndarja gjinore- përqindja totale e meshkujve dhe femrave e paraqitur ndaras për 1-5 dhe 6-9

Figura 4 prezanton qartë që në të dy programet e trajnimit, numri i femrave pjesëmarrëse është më i lartë se numri i meshkujve të trajnuar. Sa i përket distribucionit gjinor, për programin e trajnimit 1-5 ishin 226 (32.1%) meshkuj dhe 476 (67.9%) femra të trajnuara. Për programin e trajnimit 6-9 pjesëmarrës ishin 60 (41.3 %) meshkuj, dhe 85 (58.6%) femra. Në të dy programet e trajnimit kishim numër më të lartë të femrave në cilësinë e të trajnuarve, gjë që ndoshta reflekton numrin e lartë të femrave të punësuara në sektorin e arsimit në Kosovë.

Figura 5. Ndarje gjinore ne qytete për programin e trajnimit 1-5

Page 13: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

12

Figura 6. Ndarje gjinore ne qytete për programin e trajnimit 6-9

3.2 Vlerësimi i trajnimit nga pjesëmarrësit Pjesa në vazhdim prezanton rezultatet e vlerësimit të trajnimit nga pjesëmarrësit. Fletë vlerësimet janë plotësuar në fund të trajnimit në mënyrë anonime.

Figura 7. Indekset e vlerësimit nga të gjithë pjesëmarrësit në programin e trajnimit 1-5

Figura 7 tregon mesataren e indekseve nga maksimumi i pikëve 100, për vlerësimin e trajnerëve, kushtet e përgjithshme, dhe përshtypjet e përgjithshme për trajnimin. Ashtu siç mund të vërehet në përgjithësi, mesataret janë te ranguara shumë lartë, nga 91.85 për vlerësimin e trajnerëve dhe 95.85 për përshtypjet e përgjithshme të trajnimit.

Page 14: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

13

Nga pyetjet e hapura, pjesa më e madhe e të trajnuarve kanë konisderuar se nuk kishte ndonjë pjesë të trajnimit që është konsideruar si më pak i rëndësishëm apo i pavlefshëm. Sa i përket rekomandimeve, rreth 10 pjesëmarrës kanë deklaruar se testimi në fund të trajnimit është i panevojshëm, dhe 15 prej tyre kanë kërkuar që trajnimet të jenë më shumë të fokusuara në metodologji dhe të mësohen teknika të reja në trajnimet e ardhshme.

Figura 8 tregon se indeksin mesatar të rezultateve për të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar trajnimin ndaras; vlerësimin e trajnerëve, kushtet e përgjithshme, dhe përshtypjet e përgjithshme për trajnimet. Ashtu siç mund të vërehet, të trajnuarit në programin Matematika 6-9, kanë treguar nivel të lartë të satisfaksionit në të tri komponentet e vlerësimit, duke shënuar mbi 95 nga 100 pikët e mundshme.

Komentet e shkruara përmbajnë rekomandimet e tyre për përdorimin e mësimeve model gjatë trajnimit. Gjithashtu në fazën e dyteë, 10 pjesëmarrës kanë deklaruar se nuk do të rekomandonin vlerësimin dhe certifikimin si pjesë të trajnimit.

Figura 8. Indekset e vlerësimit nga të gjithë pjesëmarrësit në programin e trajnimit 6-9

3.3 Testi i njohurive

Figura e mëposhtme prezanton mesataren e pikëve në post testin, për të trajnuarit nga program 1-5 të ndarë në qytete, nga maksimumi prej 100 pikëve. Mesatarja e pikëve për të gjithë pjesëmarrësit ishte 60.961

. Pjesëmarrësit nga 3 komuna kanë shënuar mbi mesatare, përderisa pjesëmarrësit tjerë nga tri komuna tjera kanë shënuar nën mesatare të pikëve.

1 Mesatarja totale për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit 1-5 është nxjerrë duke bashkuar rezultatet nga dy fazat e trajnimit.

Page 15: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

14

Figura 9. Pikët mesatare në post test për programin e trajnimit Matematike 1-5 në komuna

Figura më poshtë prezanton mesataren e 6 grupeve nga njëra komunë, ku mesatarja totale për këtë komunë ishte 57.02. Ashtu siç mund të vëzhgohet nga figura më poshtë, dy nga grupet e trajnimit kanë shënuar mesatare më të ulët krahasuar më kolegët nga grupet tjera.

Figura 10. Pikët mesatare në post test të 5 grupeve nga njëra komunë për programin e trajnimit Matematike 1-5

Figura e mëposhtme prezanton rezultatet individuale për secilin pjesëmarrës në njërin grup të trajnimit nga një komunë. Në këtë grup me 26 pjesëmarrës pikët e post testit në Matematikë 1-5 rangohen nga 37.5 deri 79.5. Pikët mesatare për këtë grup specifik ishin 61.12, dhe siç mund të vëzhgohet nga figura, 10 nga të trajnuarit nga ky grup kanë shënuar më pak se mesatarja e grupit të tyre.

57.02

60.96

Page 16: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

15

Figura 11. Pikët e secilit individ të përzgjedhur rastësisht nga një grup në një komunë për programin e trajnimit Matematika 1-5

Figura 12. Pikët mesatare të para dhe post testit për programin e trajnimit Matematika 1-5

Siç mund të vëzhgohet nga figura më lartë, mesatarja e pikëve në post test është më e lartë krahasuar me mesataren e pikëve ne para test

61.12

Page 17: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

16

Figura 13. Pikët mesatare në post test, krahasimi gjinor për programin e trajnimit Matematika 1-5

Siç mund të vëzhgohet, femrat kanë shënuar mesatare më të lartë të pikëve 63.44, krahasuar me mësuesit meshkuj që kanë shënuar 57.

Figura 14. Pikët mesatare të post testit krahasuar në nivelin e shkollimit të pjesëmarrësve të programit të trajnimit Matematika 1-5

Mesatare pak më të lartë në post test kanë shënuar pjesëmarrësit me nivel te shkollimit bachelor, përderisa mesatare më të ulët kanë shënuar pjesëmarrësit që kanë përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike.

Page 18: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

17

Figura 15. Pikët mesatare në post test për programin e trajnimit Matematike 6-9 në komuna

Nga rezultatet e lartshënuara, mund të observohet se katër qytete kanë shënuar më lartë dhe dy qytete më ultë se sa mesatarja për të gjitha grupet, e cila ishte 61.37.

Figura e mëposhtme prezanton mesataren e pikëve për 3 grupe nga një komunë, ku mesatarja totale për këtë komunë ishte 66.3 ashtu siç mund të vëzhgohet nga figura më poshtë, njëri nga grupet e trajnimit ka shënuar më pak pikë krahasuar me mesataren e pikëve nga grupet tjera

Figura 16. Pikët mesatare në post test të 3 grupeve nga njëra komunë për programin e trajnimit Matematike 6-9

61.37

66.3

Page 19: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

18

Figura 17. Pikët e secilit individ të përzgjedhur rastësisht nga një grup në një komunë për programin e trajnimit Matematika 6-9

Figura 17 prezanton rezultatet e secilit individ në një grup të trajnimit në një komunë. Në këtë grup më 15 pjesëmarrës, rezultatet e post testit për programin e trajnimit Matematika 6-9, variojnë nga 44 deri në 89. Mesatarja e pikëve për këtë grup specifik ishte 70.63 dhe siç mund të vërehet nga figura, 7 nga 15 të trajnuar nga ky grup kanë shënuar më poshtë se sa mesatarja e grupit.

Figura 18. Pikët mesatare në para dhe post test për programin e trajnimit Matematika 6-9

Ashtu siç mund vëzhgohet nga figura më lartë, mesatarja e pikëve është më e lartë në post test krahasuar me mesataren e pikëve në para test.

70.63

Page 20: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

19

Figura 19. Pikët mesatare në post test krahasimi gjinor për programin e trajnimit Matematika 6-9

Mund të vëzhgohet se femrat kanë arritur mesatare më të lartë të pikëve 58.27, krahasuar me meshkujt 63.57.

4.0 Vëzhgimet e trajnimit Seksioni në vijim paraqet gjetjet kryesore nga vëzhgimet e trajnimit të bëra nga stafi i FTK dhe GIZ- CDBE. Në përgjithësi kanë qenë 65 vëzhgime për programin e trajnimit të matematikës, nga të cilat 33 kanë zbatuar nga stafi i FTK dhe 32 nga stafi i GIZ. Figura më poshtë paraqet pikët mesatare të indeksave për kushtet themelore, stilin e trajnimit, përfshirjen e pjesëmarrësve, indeksat e mesimëdhenies, dhe të mesimnxënies. Te gjitha pikët janë të raportuara me 100 si pikë maksimale për çdo indeks; mesataret janë kalkuluar duke i kombinuar rezultatet prej dy fazave të vëzhgimeve të bëra brenda programit të trajnimit për matematikë 1-5. Siç mund të shihet nga tabela më poshtë në përgjithësi stafi FTK kishte mesataret pak më të larta në krahasim me stafin e GIZ në te gjitha seksionet e fletës së vëzhgimit për trajnim.

Page 21: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

20

Figura 20. Mesatare të vëzhgimit të trajnimit sipas stafit të GIZ dhe FTK për programin e trajnimit Matematika 1-5 dhe 6-9

Figura e mësipërme paraqet mesataren e pikëve për vëzhgimin e trajnimit të kryer nga stafi i GIZ dhe FTK për programet e trajnimit Matematika 1-5 dhe 6-9. Ashtu siç mund të shihet nga figura, trajnerët janë vlerësuar përgjithësisht lartë nga vëzhguesit.

5.0 Vëzhgimet në klasa Rezultatet e vëzhgimeve në klasa janë prezantuar sipas klasës së nxënësve, dhe në indekse të kalkuluar në 100 pikë. Figura e mëposhtme prezanton mesataren për indeksin e detyrave matematikore, të mësuarit me nxënësin në qendër, stili i mësimdhënësit, menaxhimi i klasës dhe vlerësimi për klasat 1, 2, 3, 4, 5. Pikët mesatare për indekes për klasat janë të prezantuara në figurat e mëposhtme. ANOVA (testi i variancës) ka treguar dallime signifikante për pikët e indeksit vetëm për indeksin e vlerësimit F=4, p<.002 dhe më saktësisht në mes të klasës së 1 dhe 2 më një mesatare më të lartë për klasën e parë në p<.012 (p: probabiliteti). Nga figura e mëposhtme, mund të observojmë që pikët për indeksin detyrat matematikore, kanë mesatare më të lartë krahasuar me nën-shkallët tjera, sidomos nëse e krahasojmë me komponentën e vlerësimit, e cila ka vëzhguar sjelljen e mësuesve, më specifikisht duke shikuar ofrimin e feedback-ut nga mësuesi, dhënia e lavdëratave, mbajta e të dhënave vlerësuese për secilin nxënës dhe ekspozimit të punës të nxënësve.

Page 22: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

21

Figura 21. Mesatarja e pikëve për 5 indekset për programin e trajnimit Matematika 1-5

Ashtu siç mund të vëzhgohet mësuesit dhe procesi mësimore është vlerësuar mjaft pozitivisht nga ana e observuesëve. Indeksi Detyrat matematikore, është vlerësuar më së larti me 94.5%

Figura 22. Pikët mesatare për indekset për 4 nivelet e klasave për programin e trajnimit Matematika 1-5

Page 23: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

22

Figura 23. Mesatarja e pikëve për 5 indekset për programin e trajnimit Matematika 6-9

Po ashtu në programin e trajnimit Matematika 6-9, mësimdhënësit dhe procesi mësimorë është vlerësuar relativisht lartë nga vëzhguesit gjatë vëzhgimeve në klasa. Edhe këtu indeksi Detyrat matematikore është vlerësuar më lartë se sa indekset tjera me 92.75%

Figura 24. Pikët mesatare për indekset për 4 nivelet e klasave për programin e trajnimit Matematika 6-9

Page 24: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

23

Figurat 23 dhe 25 prezantojnë mesataren e pikëve për indeksin e detyrave matematikore, të mësuarit me nxënësin në qendër, stilin e mësimdhënësit, menaxhimin e klasës dhe vlerësimin për klasat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6,7,8,9 të ndara në nivele klase.

Testi ANOVA ka treguar dallime signifikante në mesatare në pikët e indeksit të detyrave matematikore F=3.02, p<.043 dhe stilin e mësimdhënies F=4.81, p<.008. Testi post-hoc për detyrat matematikore ka treguar dallime signifikante më të ulëta në mesatare, për klasat e 9-ta, kur janë krahasuar me klasën e 6 (p<.035), 7 (p<.042) dhe 8 (p<.030) . Rezultate të ngjashme kanë treguar mesatare signifikante më të ulët për klasat e 9-ta për indeksin e stilit të mësuesit në krahasim me klasën e 6 (p<.040), 7 (p<.009) dhe 8 (p<.020). Mesatare më të ulëta përgjithësisht janë gjetur për klasat e 9-ta për të gjitha komponentët e fletës së vëzhgimeve të klasës. Ngjashëm si në analizën e të dhënave për 6-9, edhe në programin e trajnimit të matematikës 1-5, pikët mesatare për indeksin e matematikës kanë qenë më të larta krahasuar me indeksat tjerë. Për ketë grup indeksi i “vlerësimit” ka qenë me mesatare më të lartë kur është krahasuar me vëzhgimet në klasë të bëra për klasat 1-5.

6.0 Konkluzionet

Vlerësimi i trajnimit nga të trajnuarit—të gjeturat nga 703 formularët e vlerësimit të administruara nga trajnerët, kanë rezultuar me një nivel të lartë të të qenit të kënaqur me vlerësimin e trajnerëve, kushtet e përgjithshme, dhe përshtypjet e përgjithshme për trajnimet. Pothuajse të gjitha pjesët e vlerësimit si pjesë e rezultateve (duke përfshirë secilin regjion, gjini, nivel të edukimit), mesatarisht kanë qenë mbi 90. Përmes pyetjeve të hapura është parë se shumica e pjesëmarrësve kanë konfirmuar se trajnimi ka qenë i dobishëm dhe mirë i organizuar.

Konkluzionet nga testet e njohurive matematikore të bëra para dhe pas për të dy grupet—krahasimet e mesatareve të testeve para dhe pas trajnimit, mesatarisht për të gjithë participantët tregojnë se rezultatet pas trajnimeve mesatarisht janë më të larta se rezultatet e testeve të bëra para trajnimeve. Përjashtime bëjnë disa grupe në disa komuna ku nuk kishte dallime të dukshme në mes të testeve të bëra para dhe pas trajnimit. Është vërejtur një tendencë e pjesëmarrësve me nivel të edukimit BA që të kenë rezultate mesatare pakëz më të larta në post-testet, rezultate të ngjashme janë vërejtur edhe tek femrat, të cilat kanë treguar rezultate pakëz më të larta se meshkujt.

Konkluzione për observimet e trajnimeve—trajnimet janë observuar nga stafi i FTK dhe GIZ për të krahasuar rezultatet mesatare për kushtet bazike të trajnimit, për stilin e trajnerit dhe përfshirjen e pjesëmarrësve, rezultatet e mësimdhënies dhe të mësuarit me një mesatare pakëz më të lartë nga observuesit e FTK krahasuar me ata të GIZ. Këtu duhet marrë parasysh fakti që prezenca e observuesve ka mund të ndikoj në performancën dhe angazhimin e pjesëmarrësve.

Page 25: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

24

Konkludimet nga vëzhgimet në klasë—treguesi i rezultateve për matematikë kanë qenë relativisht të linja të mesatares për të gjitha observimet në klasë. Janë vërejtur disa lëkundje në përdorimin e mjeteve konkretizuese kur janë krahasuar regjionet dhe niveli i edukimit; sidoqoftë, këto dallime do të mund të kenë qenë të ndikuara nga tematika e ligjëratës. Për shembull, përgjatë disa observimeve mësuesit kanë bërë teste dhe ushtrime me nxënës gjatë të cilave nuk kanë qenë të nevojshme mjetet e konkretizimit. Rezultatet mesatare për nën-shkallët e rezultateve matematikore dhe stilin e ligjëruesit kanë qenë më të ulëta për shkallën e nëntë krahasuar me klasat më të ulëta. Sa ju përket klasave 1-5, rezultate mesatare më të ulëta të vlerësimit janë vërejtur për klasat e treta krahasuar me klasat e para.

7.0 Rekomandimet për vlerësimin e trajnimeve të ardhshme

Pyetjet ose deklaratat që kanë operacionalizuar kategori specifike të tilla si përformanca e mësimdhënësit dhe të tjera janë matur me pyetje të tipit të Likertit (plotësisht pajtohem, pjesërisht pajtohem, pjesërisht nuk pajtohem dhe plotësisht nuk pajtohem); vlerësimet e ardhshme mund të provojnë zgjerimin e listës së sjelljeve ose dukurive të cilat mund të rrisin sensitivitetin e formës së vlerësimeve.

Ne rekomandojmë fuqishëm që vlerësimet e ardhshme të trajnimeve të përcillen me fokus grupe me pjesëmarrës, mësimdhënësit dhe stafin e GIZ-it, që munden eventualisht të ofrojnë informata me të thella sa i përket perceptimit dhe përshtypjeve te trajnimeve. Të dhëna nga këto tri burime mund të jenë krahasuese dhe t’i nxjerrin eventualisht mospërputhjet ose vëzhgimet e zakonshme.

Vlerësimi i trajnimeve të ardhshme mund të ketë po ashtu pyetje te llojit të rangimit si për shembull: në pyetjen ku kërkohet çka do te ndryshoje në trajnimet e ardhshme?, pyetjet mund tw formulohen asisoj qw të trajnuarit tw mund tw pwrgjigjen në cilën prej komponentëve të trajnimit ata do t’i rekomandonin organizatorëve ti japin më shumë rendesi, duke zgjedhur pr.sh. dy përgjigjje.

7.1 Rekomandimet për testet e njohurive , para-post testi i njohurive

Sipas administruesve të testit, niveli i diciplinës ka ndryshuar prej një regjioni ose prej një grupi në tjetrin. Në disa grupe ka qenë e vështirë të ndalohet ky fenomen i bashkepunimit ose kopjimit nga njëri tjetrit gjatë vlerësimit. Prandaj implementimi i standarteve më uniforme gjatë vlerësimit është me rëndësi të madhe gjatë testimeve të ardhshme. Një opcion tjetër për të shmangur kopjimin mund të jetë përgatitja e disa testeve të ndryshme dhe shpërndarja e testeve sipas mënyrës së uljes së pjesëmarrësve.

7.2 Rekomandimet për vëzhgime të trajnimit

Fletat e vezhgimeve të trajnimit mund të ri-konfigurohen duke u fokusuar ne nën-shkallë të njejta, por duke i shtuar sekskione të cilat shikojnë më thellë në ndërveprime të trajnerve me të trajnuarit.

Page 26: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

25

Fokus grupet që përcjellin fillimin e trajnimit mund të organizohen, ku të trajnuarit prej grupeve të ndryshme mund të japin feedback sa i përket procesit të trajnimit. Përveç kësaj e njejta mund të behet me trajnerët në mënyrë qe të vleresohet program i trajnimimt dhe kurrikula.

Është opinion ynë që pyetje të caktuara në fletët e vëzhgimit mund të përcillen më pyejte të hapura të detyrueshme nga vezhguesi. Për shembull, pyetja që kërkon nëse trajneri përdor metodat të cilat janë pjesëmarrëse dhe përfshirëse, vezhguesi duhet t’i cekë cilat metoda janë përdorur.

Përveç kësaj, dukuri specifike si : sa her të trajnuarit pyesin pyetje rreth temës- mund të numërohen nga vëzhguesi dhe t’i përdorin këto të dhëna si indikatorë për përfshirjen e pjësëmarrësve; dukuri të tjera të mundshme të cilat mund të numërohën nga vëzhguesit mund të jenë këto në vijim: trajneri pyet nëse nocioni i shpjeguar është i qarte; trajneri sjellë shembuj nga jeta reale etj.

Komentet nga pyetjet sipas mendimit tonë nuk kane qenë aq të frytshme sa kemi pritur, pasi që shumica e komenteve kanë qenë të pjesshme dhe i ka munguar konteksti për t’i analizuar më tej. Rekomandimi ynë është ashtu siç e kemi cekuar me herët, që vetëm pyetje specifike të kenë komente dhe ato të jenë të detyrueshme për të gjithë vezhguesit. Pas kësaj në besojmë që analizimi i pyetjeve të hapura do të jetë më i dobishëm.

7.3 Rekomandimet për vëzhgime në klasa

Vëzhgimët në klasa janë për të reflektuar implementimin eventual të njohurive/aftësive të mësuara gjatë trajnimeve. Gjetjet nuk mund të krahasohen me një bazë para tranimit, prandaj mund të deklarohet që mesataret e ngritura mund të dëshmojnë implementimin e njohurive/aftësive të mesuara. Megjithatë, rezultatet mund të jenë ndikuar po ashtu prej efektit të vëzhgimit, fakti që mësimdhënësit e kanë ditur që ata janë duke u vëzhguar.

Në mënyrë që të kuptojmë nivelin e ruajtjës së aftësive të mesuara, rekomandojmë bërjen e vëzhgimeve në klasa më mësimdhënësit e njejtë në fund të vitit 2013, në mënyrë që të krahasohen gjetjet e observimeve mënjeherë pas trajnimit dhe pasi të ketë kaluar një periudh kohore.

Ngjashëm si në vëzhgime të klasave rekomandojmë që disa prej ajtemve të kenë pjesë të detyrueshme.

Në mënyrë që të kuptojme ndikimin e programit, ne rekomandojmë që në 2013 dhe 2014 pikët mesatarë të klasave të matematikës prej shkollave ku janë mbajtur trajnimet, të krahasohen me shkolla ku nuk është mbajtur trajnimi.

Page 27: Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në ... rmbledhës-për... · PDF file1 Raporti përmbledhës për monitorimin e aktiviteteve të implementimit të Programit

Deutsche Gesellschaft fürInternationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

Zyre Prishtinërr. Anton Çeta No. 110000 PrishtinëRepublika e Kosovës

T +381 38 233 002 206F +381 39 233 002 173E [email protected] www.giz.de