Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2016, nr. 3(Shprehen grupet parlamentare) Koha e...

438
Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2016, nr. 3

Transcript of Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2016, nr. 3(Shprehen grupet parlamentare) Koha e...

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 8-të

    Viti 2016, nr. 3

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenare

    Viti 2016

    3

    Botim i KuvenditTiranë, 2017

  • Viti 2016

    4

    Legjislatura e 8-të

  • 5

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,z. Ilir Meta

    E enjte, 26.05.2016Seanca e paradites, ora 10:00

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenaretë datës 19.05.2016

    2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara nëKuvend.

    3. Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit tëgjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë

    Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtate Njeriut.

    RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare)Koha e votimit (në parim, nen për nen, në tërësi)4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.

    9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisëligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokënbujqësore”, të ndryshuar””.

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet

    Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare)Koha e votimit5. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 171/

    2014 “Për përfundimin e procedurave të kalimit tëtokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore nëpronësi të përfituesve”.

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet

    Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare)Koha e votimit (në parim, nen për nen, në tërësi)

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    Punime të KuvenditSeancat plenare

    LEGJISLATURA E 8-tëSesioni i gjashtë

  • Viti 2016

    6

    Legjislatura e 8-të

    6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjesndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektitndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuarnga Ministria e Financave, dhe Operatorit të Sistemittë Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit tëprojektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimine projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri- Kosovë (Tiranë - Prishtinë)” nëpërmjet një huajeprej 42 000 000 eurosh”.

    PyetjeShprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë

    dhe Financat.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

    Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtate Njeriut.

    Shprehet për dhënie mendimi Komisioni përPolitikën e Jashtme

    RelatoriDiskutime(Shprehen grupet parlamentare)Koha e votimit (në parim, nen për nen, në tërësi)7. Interpelancë me ministrin e Transportit dhe

    Infrastrukturës, kërkuar nga Grupi Parlamentar iPDIU-së, lidhur me ecurinë e punës në Rrugën eArbrit.

    8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.(neni 45 i Rregullores)

    Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

    Ilir Meta – Mirëdita!Të njoftohen mediet të jenë të pranishme, se

    do të fillojmë seancën.(Pasi lexon rendin e ditës.)Dua t’ju njoftoj se vijon puna në komisionet

    parlamentare për projektligjet që ishin parashikuarnë kalendarin 3-javor për t’u miratuar në seancënplenare të datës 26.05.2016:

    - Projektligji “Për mbrojtjen e sinjalizuesve”.- Dekreti nr. 9501, datë 04.04.2016 “Për kthimin

    për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 19/2016 “Përmasat shtesë të sigurisë publike”.

    - Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 33/2014 “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000sdr-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordonShqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës(EFF)”.

    Për projektligjin “Për shpalljen e moratoriumittë gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” do tëdiskutojnë deputetët: Namik Kopliku, Rakip Suli,

    Besnik Baraj, Astrit Patozi, Eduard Shalsi dhe KozmaDashi.

    Për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisëligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokënbujqësore”, të ndryshuar”” do të diskutojnë deputetët:Mimoza Hafizi, Gjergji Papa dhe MimozaHajdarmataj.

    Për projektligjin “Për përfundimin e proceduravetë kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjevebujqësore në pronësi të përfituesve” nuk ka emra tëregjistruar.

    Për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjesndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektitndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuarnga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit tëTransmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit,dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit“Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri - Kosovë(Tiranë - Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000000 eurosh”, do të diskutojnë deputetët: Anila Agalliu,Evis Kushi, Taulant Balla, Ervin Bushati, Ben Blushi,Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, OerdBylykbashi, Erion Braçe, Luçiano Boçi, SherefedinShehu, Sali Berisha, Gent Strazimiri, Jozefina Topalli,Albana Vokshi, Bedri Hoxha, Albina Dede, HelidonBushatidhe Florjon Mima.

    Atëherë, fillojmë me miratimin e procesverbalittë seancës së datës 19 maj. A kemi ndonjë vërejtje?Nuk kemi.

    Urdhëroni, zoti Shalsi!Eduard Shalsi - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë deputetë,Në fakt, e mora fjalën për procedurë dhe do të

    flas vetëm për procedurë. Duke ndjekur seancatparlamentare, por duke parë edhe procesverbaletkemi rënë të gjithë në një batak, ku diskutojmë përgjithçka dhe jo për ligjet.

    Kërkesa ime është që të gjithë, pa përjashtim,majtas apo djathtas, opozitë apo mazhorancë, tëpërqendrohemi te ligjet, sikurse e parashikon edherendi i ditës që sapo u lexua.

    Ndërkohë, në rast se ka deputetë që duan të...(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla.)Të lutem, ç’e ke këtë zakon!Ilir Meta – Ju lutem, lëreni zotin Shalsi të

    mbarojë!Eduard Shalsi – Thashë “pa përjashtim” dhe e

    theksova “pa përjashtim”.Të nderuar kolegë, Rregullorja parashikon një

    pikë për çështjet që nuk janë në rendin e ditës. Këtë

  • 7

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    pikë, po të doni, bëjeni 1 orë, 2 orë, 3 orë apo 4 orë:e fillojmë në 10 dhe e mbarojmë kur të doni, por ështëe papranueshme që deputetët ta marrin fjalën për tëfolur për ligje të veçanta, por ndërkohë flasin për çdogjë tjetër. Kjo nuk është serioze, nuk është normale.Jemi në parlament apo ta shndërrojmë në një pan-demonium? Ndoshta nuk i duhet dhënë fjala njëdeputeti që merr përsipër të flasë për një ligj, porndërkohë flet për diçka tjetër. Kërkoj mirëkuptimin etë gjithëve, që, kur të diskutoni për çështjet jashtërendit, flisni për gjithçka, por kur të flasim për ligjet,të flasim për ligjet.

    Kam 2 muaj që nuk e kam marrë fjalën në këtëparlament pikërisht për këtë arsye. Sot kam zgjedhurnjë çështje: është moratoriumi, por mund të kishafolur edhe për marrëveshjen e 400 kilovoltëshit. Kandërmjet jush që e respektojnë këtë gjë, atëherë çfarëna pengon? Rregullorja e thotë shumë qartë: “Çështjeqë nuk janë në rendin e ditës”.

    Faleminderit, zoti Kryetar, shpresoj që kjo tëmerret parasysh!

    Ilir Meta - Faleminderit!Urdhëroni, zoti Paloka!Edi Paloka – Faleminderit, zoti Kryetar!E mirëkuptoj zotin Shalsi, por, së pari, këtë

    vërejtje duhet t’ia bëjë Kryeministrit të tij.Së dyti, është pak e vështirë që në një

    parlament, i cili vërtet ka rënë në batak, siç thatë ju,zoti Shalsi, por jo për arsyet që thatë ju, për arsyeshumë më të rënda. Është e pamundur që në tëvetmin vend ku opozita ka të drejtën e fjalës, ne tëflasim, për shembull, për ligjin mbi ushqyerjen megji, ndërkohë që kemi parë pamjet e Shukriut; kemiparë sesi arratisen kriminelët e drogës nën hundëne Saimir Tahirit, apo shikojmë një skandal të radhës.Këtu skandalet zënë njëri-tjetrin. Çdo ditë ka ndonjëskandal qeveritar. Ju propozoni që ne si deputetë,këto të mos i përmendim, por të flasim për qumështine gjirit, pasi kemi parë Shukriun në televizor!

    Unë mendoj se e drejta e deputetëve, dukembështetur zotin Shalsi për atë që thotë, për të folurnë parlament për çështje që ata i konsiderojnë tërëndësishme për qytetarët, është një drejtë absolutedhe mbizotëron mbi çdo pjesë apo nen të Rregulloresqë na citoi zoti Shalsi këtu.

    Faleminderit!Ilir Meta - Faleminderit!Zoti Shalsi, por edhe kolegë të tjerë deputetë e

    kanë ngritur edhe më parë këtë çështje. Ai nuk thotëtë mos ngrihen probleme jashtë rendit të ditës, praproblemet e qytetarëve, por thotë të gjejmë një

    zgjidhje, me qëllim që këto probleme t’i ngremë nëkohën e përcaktuar për këto çështje dhe të mos eshmangim vëmendjen dhe debatin nga thelbi içështjeve që diskutohen, me qëllim që të moscenojmë cilësinë e diskutimeve dhe të bërjes sëligjeve. Ky ishte shqetësimi i zotit Shalsi dhe mendojse ka të drejtë ndaj i ftoj të gjithë të reflektojnë.

    Atëherë, me procesverbalin jemi dakord.Vazhdojmë me projektligjin “Për shpalljen e

    moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.Fjalën e ka kërkuar zoti Namik Kopliku.Të përgatiten zotërinjtë Kozma Dashi dhe Rakip

    Suli.Urdhëroni, zoti Kopliku!Namik Kopliku – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuara zonja dhe zotërinj,I nderuar zoti Shalsi, ju kuptova shumë mirë dhe

    do të përqendrohem vetëm te projektligji. Ka ndonjëqë nuk kupton mirë, i cili mund të flasë çfarë të dojënë Kuvend, por këtë duhet ta bëjë në kohën e duhur,pra kur jemi në pikën e diskutimeve jashtë rendit tëditës.

    Atëherë, projektligji “Për shpalljen e moratoriumittë gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” ka si qëllimtë sigurojë ndalimin e aktivitetit të gjuetisë, me synimpërmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së vjetër,objekt gjuetie dhe jo vetëm, si dhe ndalimin e aktivitetittë gjuetisë sportive, turistike në vend për një periudhë5-vjeçare. Objekti kryesor që synohet të arrihet nëkëtë akt lidhet me përcaktimin e rregullave që do tëzbatohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisënë të gjithë territorin e Republikën së Shqipërisë.

    Moratoriumi i fundit i gjuetisë, me gjithë dobësitëe shfaqura në zbatim, sidomos muajt e fundit, kasjellë rezultate pozitive, por ende të brishta.Konkretisht, ka ulur ndjeshëm presionin mbi faunën,nuk ka më gjueti masive të shpendëve të ujit dhe astë harabelave të parapëlqyer çuditërisht nga gjuetarëte huaj. Sjellja e shumë llojeve të faunës së egër kandryshuar, sidomos në zonat ku është siguruarzbatimi rigoroz i këtij moratoriumi.

    Shifrat e fundit, ndonëse të mbledhura nëhapësirat e zonave të mbrojtura, flasin për një ndikimtë drejtpërdrejtë të reduktimit të gjuetisë në nivelkombëtar. Ky fakt ka kontribuar edhe në rritjen ekonsiderueshme të turizmit natyror në Republikën etonë. Shembuj konkretë mund të merren nga tëdhënat e mbledhura vetëm nga Parku KombëtarDivjakë-Karavasta, ku në vitin 2015 është konstatuarnjë numër rreth 450 vizitorësh të huaj në muaj, papërfshirë vizitorët vendas. Disa efekte të rëndësishme

  • Viti 2016

    8

    Legjislatura e 8-të

    të këtij moratoriumi janë: mobilizimi i administratëspër të zbatuar në mënyrë korrekte ligjin, forcimi imbështetjes nga ana e Policisë së Shtetit, reduktiminë mënyrë të ndjeshme i numrit të gjuetarëve tëpaligjshëm dhe eliminimi thuajse tërësisht i presionittë gjuetarëve të huaj. Efektet e mësipërme mund tëpërmirësohen edhe nga zbatimi i moratoriumit përpyjet, i sapomiratuar nga ky parlament. Ndalimi iprerjes së pyjeve, si dhe përtëritja e territoreve pyjorepërbën një domosdoshmëri për shtimin e faunës sëegër në përgjithësi. Pra, në këtë mënyrë, mund tëthuhet se gradualisht po kalohet në kushte optimalepër shtimin e saj.

    Krahas këtyre aspekteve janë evidentuar,sidoqoftë, disa raste të shkeljeve të moratoriumit, gjëqë shërbejnë vetëm për prishjen e ambienteve dhehabitateve që duhet të strehonin qetësisht faunën eegër.

    Gjatë periudhës 2014-2015, kur ishte në fuqimoratoriumi i parë, janë kryer nga Inspektorati iMjedisit dhe i Pyjeve rreth 650 inspektime për gjuetitë paligjshme, duke vendosur gjoba me një vlerë rreth3,2 milionë lekë, si dhe janë sekuestruar, sigurishtnë bashkëpunim me Policinë e Shtetit, mbi 600 armëgjahu.

    Nga ana tjetër, nga këndvështrimi shkencor,ekspertët dhe shkencëtarët e fushës së mbrojtjes sënatyrës theksojnë faktin se për të rikuperuar atëdegradim të këtyre dekadave të fundit, që kishtefauna para 2 vjetësh, dhe për të bërë një rimëkëmbjetë plotë të disa prej këtyre popullatave, nuk janë tëmjaftueshme 2 vjet, sa ishte moratoriumi deri tani, tëcilën ekspertët e fushës e kanë shprehur që nëperiudhën që ne e miratuam moratoriumin me afat2-vjeçar.

    Ekspertët mendojnë se disa lloje shpendëshkanë nevojë për më shumë kohë për ripërtëritjen epopullatës së tyre. Duke qenë se shtrirja gjeografikembulon thuajse tërësinë e territorit të vendit, është erekomandueshme që qetësia të sigurohet të paktënpër një periudhë 5- vjeçare në çdo habitat tëpërshtatshëm për furnizimin e tyre, përfshirë mjedisetokësore dhe ujore.

    Kjo do të ishte e mjaftueshme për rimëkëmbjene të gjitha llojeve të shpendëve dhe do të krijontemundësi për një pasurim të ndjeshëm të biodiversitetitnë Shqipëri. Rritja e numrit të shpendëve sigurishtqë do të sillte edhe një rritje cilësore dhe sasiore tëturizmit, që lidhet me vizitorët vrojtues të shpendëve;mijëra qytetarë vendas, sidomos të huaj, do tëvizitonin mjediset tona natyrore dhe do të jepnin një

    kontribut të ndjeshëm për ekonomitë lokale dhe përpërmirësimin e imazhit të vendit tonë. Turet e paratashmë kanë filluar dhe, nëse në vitin 2016 e nëvazhdim do të krijohen kushtet për zhvillimin normaltë faunës së egër, pritet që aktiviteti të zgjerohet.

    Në fakt, ky projektligj ka edhe problematikën etij, duke filluar nga pozicionimi kundër këtijmoratoriumi i Federatës së Gjuetarëve dheOperatorëve të Gjuetisë Turistike. Ky grupim ështëpozicionuar kundër moratoriumit të ri pesëvjeçar,duke u shprehur se kjo masë i ndëshkon ata dhe usjell kosto, si përkeqësim të kushteve të tyre social-ekonomike etj. Në fakt, efektet që priten nga zbatimii këtij akti, i cili u evidentua më lart, lidhen me njënumër të konsiderueshëm përfitimesh, ku, së pari,do të përmendim rikthimin dhe rimëkëmbjen epopullatave të faunës së egër, që janë ose jo objektgjuetie, rikthimin e vlerave të natyrës, të diversitetitbiologjik, për të cilat mjedisi ynë është vlerësuarshumë. Nga ana tjetër, shumë ekspertë të fushës, tëgrupuar në organizatat e tyre jofitimprurëse, nëmbrojtje të mjedisit të Shqipërisë, shprehen setashmë në këtë periudhë dyvjeçare efektet emoratoriumit janë shfaqur sidomos në zonat ligatinoretë Shqipërisë, ku vihet re një rritje e numrit tëshpendëve, krahasuar me mesataren shumëvjeçarenga viti 1993 deri në vitin 2014. Kështu, në kompleksetë ndryshme ligatinore, ku ka filluar inventarizimi ifaunës, megjithëse me mangësi të theksuara, vihetre një rritje e konsiderueshme e numrit të shpendëveujorë.

    Projektligji ka edhe përjashtimet e tij, sidomospër rastet kur ka mbipopullim me një specie tëcaktuar, si edhe për rastet e veprimtarive kërkimore-shkencore, të cilat janë parashikuar në këtë projektligjnë mënyrë që në ato zona ku është e nevojshme,sigurisht pas vendimeve të caktuara të Këshillit tëMinistrave, të instancave përkatëse, të lejohet gjuetianë periudha të caktuara, sidomos veprimtariakërkimore-shkencore

    Theksojmë se miratimi i këtij projektligji do tëkontribuojë edhe në realizimin e një prej objektivavetë programit qeverisës për vitin 2013-2017, që ështëeliminimi i gjuetisë së paligjshme në zonat embrojtura, por edhe më gjerë në të gjithë territorin evendit. Periudha e moratoriumit duhet të shfrytëzohetnga instancat shtetërore për rishikimin e të gjithëkuadrit ligjor, që të sigurohen mekanizma jo vetëmpër ta kontrolluar më mirë procesin apo veprimtarinëe gjuetisë, por që të krijohet edhe një siguri më emadhe për zhvillimin e faunës së egër.

  • 9

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    Nëpërmjet amendimeve të përgatitura përprojektligjin për moratoriumin e gjuetisë synohetvendosja mbi baza më të plota e procesit tëinventarizimit, e rregullimit të sistemit të tarifave etj.Në projektligj ka ndërhyrje të tjera, të cilat lidhensidomos me ndalimin për të rritur konservimin efaunës së egër në zonat e mbrojtura dhe nësipërfaqet e zonave rezervë të biosferës.

    Në diskutimet që u zhvilluan në parim nëKomisionin e Veprimtarive Prodhuese deputetët emazhorancës u shprehën dakord. Në një momenttë caktuar edhe kolegët e opozitës ishin dakord, porata kërkuan që moratoriumi të bëhet ose 10 vjet, osezero vjet. Menduam se 10 vjet janë shumë, prandajmendojmë se moratoriumi pesëvjeçar duhet t’irealizojë të gjitha objektivat e tij.

    Ju faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit, zoti Kopliku!Fjalën e ka deputeti Kozma Dashi. Përgatitet

    deputeti Rakip Suli. Më pas do të flasin deputetiBesnik Baraj dhe ministri i Mjedisit, për të kaluar pastajnë shprehjen në emër të grupeve.

    Kozma Dashi – I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar kolegë,Të nderuar qytetarë,Trendi i mazhorancës qeverisëse gjatë këtij viti

    kanë qenë moratoriumet dhe koncesionet. Ka kohëqë në këtë sallë është rritur frekuenca e paraqitjessë dy llojeve të projektvendimeve; e kam fjalën përmoratoriumet dhe për koncesionet. Sot kemi përsërinjë projektvendim për shpalljen e moratoriumit tëgjuetisë në Republikën e Shqipërisë, i cili ka si qëllimndalimin e aktivitetit të gjuetisë sportive dhe turistikenë vend për një periudhë pesëvjeçare për të mbrojturspeciet e rrezikuara.

    (Reagime nga salla pa mikrofon.)Kolegë, nuk do të shtoj gjë, por do të qëndroj

    brenda temës së moratoriumit, kështu që më dëgjonime vëmendje. Në thelb ky moratorium është zgjatjee pajustifikuar e moratoriumit të zbatuar sipas ligjitnr. 7 të vitit 2014. Ky ligj i shtrinte efektet e tij deri nëfund të marsit të vitit 2016. Në vetvete moratoriumiështë një masë ekstreme e marrë për situataemergjente, por, nga ana tjetër, është dëshmi epaaftësisë së qeverisë për të menaxhuar situatënnë këtë fushë. Pra, nuk ia del dot të përballesh, nukke vizion të qartë, nuk ke një platformë të saktë, nukke kontroll si qeveri në terren, atëherë zgjidhja evetme që të mbetet është as më shumë dhe as mëpak, por moratoriumi. Nga ana formale, edhe nëobjektivat e paraqitura në moratoriumin e janarit të

    vitit 2014, krahasuar me rastin e moratoriumit tësotëm, jemi shumë larg, madje të krijohet përshtypjase qeveria aktuale nuk e ka marrë mundimin tëparaqesë ndonjë risi apo vizion më të detajuar. Edheparaqitja e këtij projektligji në komision linte dukshëmpër të dëshiruar; ishte një paraqitje e zbehtë, epajustifikuar, jokompetente dhe pa argumente.

    Rilexova diskutimet për moratoriumin, që janëbërë në komision dy vjet më parë, të cilat tëentuziazmonin, sepse shpalosnin me bujë objektivaqë lidheshin me projekte të mbarështimit të faunëssë egër, me projekte pilote. U premtua se gjatë dyvjetëve të moratoriumit do të krijohej një databasemodern dhe sot do të dinim me saktësi numrin edhelprave, të çakejve, të ujqërve, të arinjve, tëthëllëzave të malit dhe të atyre të fushës; u premtuase censusi i vitit 1985 do të përballohej më atë tëpostmoratoriumit, por faktikisht ne në komision upërballëm me një konstatim alarmant dhe me njësituatë e cila u pranua edhe nga kolegët e pozitës.Pra, moratoriumi i shpallur me bujë nuk kafunksionuar, por jemi në pikën zero. Nuk kemidatebase-in e premtuar; nuk është zhdukur gjuetiae paligjshme dhe moratoriumi nuk ka funksionar gatinë të gjithë territorin.

    Është interesante të vihet në dukje fakti se edheneni 1, “Qëllimi”, i të dyja projektligjeve, i atij të vitit2014 dhe i këtij të sotmit, me pak ndryshime fjalësh,është identik. Pra, nuk e ka vënë njeri ujin në zjarr tëthellohej më tej. I gjithë projektligji në fjalë ështënjëfarë “copy&paste” i atij paraardhës. Po të heqimpelikanin kaçurrel, baxhorrin e famshëm të fëmijërisësime në lagunën e Karavastasë, ajo që mbetet ështëdështimi total i qeverisë rilindëse edhe në këtë fushë.Pra, ky është dështimi i kësaj mazhorance për tëmenaxhuar këtë pasuri të madhe kombëtare. Nuk ubë asgjë për rehabilitimin e faunës së egër (objektgjuetie), por gjendja e saj është përkeqësuar. Për dyvjet me radhë u penalizuan vetëm gjuetarët endershëm, ndërsa kontrabandistëve të gjuetisë, tëveshur me qyrkun e pushtetit, iu krijuan lehtësiramaksimale. Shkurt: po gjuajnë të pashqetësuar klanetapo të afërmit e pushtetarëve rilindës. Moratoriumiaktual shërben vetëm për të mbuluar dështimin eqeverisë dhe për të vazhduar me arrogancëpenalizmin e shoqatave dhe të grupeve të interesitqë operojnë në këtë fushë. Moratoriumi, praktikisht,zeron të gjithë aktivitetin e tyre, duke u hequrmundësinë mijëra personave të punësuar ose atyreqë ushtrojnë aktivitetin në këtë fushë, pasi, nëkonsultim edhe me grupet e interesit, konstatojmë

  • Viti 2016

    10

    Legjislatura e 8-të

    se bëhet fjalë për një industri, e cila fillon me veshjet,me armët e gjahut, me aksesorët e ndryshëm, mefermat për rritjen e kafshëve dhe të shpendëve tëegër, me rojet e gjahut, me turizmin, pra për projektetë ndryshme në këtë fushë. Shoqata për Ruajtjendhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri dheShoqata Shqiptare për Mbrojtjen e Shpendëve dhetë Gjitarëve konstatojnë se gati në të gjithë vendin,sidomos në fundjavë, në orët e para të mëngjesitdhe natën gjuhet me drita e prozhektorë, dukeshfarosur kafshët e egra dhe këto janë evidentuaredhe në media, por flasim dhe shikojmë vetëm majëne ajsbergut.

    Gjuhet edhe brenda zonave të mbrojtura,zotërinj, nga laguna e Patokut në Nartë, nga Viluninë Fllakë, në pyjet e Korçës, të Mirditës, të Pukës.Ky është trendi i ri kriminelëve të gjuetisë sëpaligjshme, të cilët janë veshur me pushtetin egëzoftë të rilindjes. Ashtu siç theksohet edhe nërelacion, grupet e interesit janë shprehur kategorikishtkundër këtij moratoriumi pesëvjeçar dheargumentojnë se kjo masë do të krijojë kosto për ta,për shtetin dhe përkeqësim të kushteve të tyre so-cial-ekonomike, duke protestuar përpara qeverisërilindëse. Në sinkron me grupet e interesit kemi edheshqetësimin e Federatës Europiane për Gjueti dheKonservim, e cila përfaqëson shoqatat e 35 vendevenë Europë, e cila shpreh keqardhjen e saj përmoratoriumin pesëvjeçar, i cili përfaqëson njëpërjashtim për të gjithë Europën, ku gjuetia ështënjë aktivitet i ligjshëm, i qëndrueshëm dhe mepërfitime të konsiderueshme ekonomike.

    Për sa parashtrova, mendoj dhe ftoj edhekolegët e pozitës të votojnë kundër këtij projektligji;të mos e mbulojmë dështimin e moratoriumit dyvjeçarme një moratorium të dështuar që në fillesat e tij. Dotë ishte në nderin tonë të përgatisnim njëprojektvendim për një moratorium të një lloji tjetër,paksa ndryshe, që nuk është shpallur kurrë më parë.Më konkretisht, e kam fjalën për moratoriumin endalimit të vjedhjes nga njerëzit e veshur me pushtetnë këtë vend. Mora shkas nga moratoriumipesëvjeçar i gjuetisë që po diskutojmë, por edhe ngaideja e vagullt për futjen e mësimit të fesë në shkollaapo e historisë së feve, e pandryshuar ende, për tëcilat kam rezervat e mia, të cilat nuk janë objekt ikësaj fjale.

    Për të vazhduar me idenë e nisur të moratoriumittë vjedhjeve, dua t’ju kujtoj, të nderuar kolegë,dekalogun e famshëm të Moisiut në Mal ose të“Dhjetë urdhëresave të shenjta”. Për të mos ju

    bezdisur, kam veçuar “Urdhëresën nr. 7”, e cila nëshqip ka po 7 germa: “Mos vidh”. I gjithë moratoriumii propozuar duhet të ketë vetëm një nen: “Mos vidh!”dhe shtojcën “Hyn në fuqi menjëherë.” Me të drejtëmund të më kërkoni shpjegime, arsyetime dhe të bënipyetje, si për shembull: ku po vidhet? Kush po vjedh?Pse nuk i çoni prokurori? Ku janë hajdutët? Përgjigjendo ta gjeni po në moratoriumin hipotetik: “Mos vidh!”

    Të nderuar kolegë, ky popull u rrop dhe po ikënnga sytë këmbët. Për ironi, për të qenë brendaprojektligjit që po diskutojmë, na thonë se kafshët eegra pas moratoriumit u janë afruar njerëzve me kaqapo me aq metra. Mrekulli biblike!

    1. Po vidhet në çdo tender që fitohet afër vlerëslimit.

    2. Po vidhet për çdo vend pune.3. Po vidhet ëndrra e çdo shqiptari për jetë më

    të mirë.4. Po vidhet pasiguria në vend.5. Po vidhet shpresa e të rinjve për meritokraci.6. Po vidhet jeta jonë private me “IMSI Catcher”-

    in e famshëm, të cilit nuk po i del zot askush.7. Po vidhen 10 rrogat e punonjësve të ARMO-

    s, të cilët protestuan si sot një javë para dyerve tëkësaj ndërtese dhe para të Kryeministrisë, përverbërinë, për shurdhërinë, për paaftësinë e kësajqeverie për t’u zgjidhur problemin e tyre madhor, atëtë bukës së gojës tani dhe në të ardhmen epashpresë. Apeli im i përsëritur për zgjidhjen e këtijproblemi madhor të 1200 familjeve nga Ballshi dheFieri do të vazhdojë. Ne, kolegët e opozitës, kemikërkuar në komision një seancë dëgjimore meministrin përkatës dhe nuk do të ndalemi deri nëzgjidhjen e problemit.

    Duke përfunduar, ju ftoj që moratoriumin e dytë,urdhëresën me 7 germa, të 7-ën e dekalogut biblik:“Mos vidh”, ta votoni njëzëri, të paktën në ndërgjegjentuaj, zotërinj!

    Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Rakip Suli.Zoti Suli nuk është.Fjalën e ka deputeti Besnik Baraj.Besnik Baraj – Faleminderit!Ja ku po takohemi përsëri pas dy vjetësh të

    vënies së moratoriumit të parë dhe natyrshëmshtrohen pyetjet: cili është efekti i këtij moratoriumidy vjeçar? A mjafton kjo periudhë kohore përrehabilitimin e faunës në Shqipëri? A penalizohenme këtë masë grupe interesi të caktuara? Ndërkaq,nga Ministria e Mjedisit ka ardhur për shqyrtim kyprojektligj për shtyrjen edhe 5 vjet të moratoriumit.

    Përpara se të ndalem në disa momente, dua të

  • 11

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    theksoj edhe një herë se këto masa janë nëkoherencë me angazhimet serioze politike dhe tëpërgjegjshme të kësaj mazhorance, të shprehura qëpara ardhjes në pushtet.

    I konsideroj jo realiste akuzat që bën sot opozitase moratoriumet janë masa që tregojnë pafuqinë eshtetit, pasi është fakt se moratoriume kanëndërmarrë edhe shtete mjaft të zhvilluaraekonomikisht dhe me një stabilitet ekonomik, ligjor.Pra, nuk po bëjmë ndonjë gjë të veçantë në këtëdrejtim.

    Në fakt, këto masa tregojnë se sot ne jemi tëpërgjegjshëm dhe të vendosur përdomosdoshmërinë e përmirësimit të situatës në këtësektor, ndërkohë që deri dje mungonte jo vetëmkontrolli, por edhe përgjegjësia për situatën dramatikeqë po kalonte vendi në këtë sektor.

    Nëse do të shohim zhvillimet e dy vjetëve mesyzet e dy grupimeve: të gjuetarëve dhe tëambientalistëve, të cilët janë në oponencë me njëri– tjetrin, do të vihen re gjykime të ndryshme. Ndërsagrupimi i parë thekson se në tërësi ligji nuk ka pasurefekt, se është penalizuar pjesa e ndershme egjuetarëve pasi gjuetia ka vazhduar, se shteti humbetshumë të ardhura e të tjera. Nga ana tjetër, duket seshoqatat kanë një qasje jo bardh e zi.

    Ne si komision parlamentar kemi pasurndjeshmëri maksimale për të kontaktuar me grupete interesit, duke u përpjekur të jemi sa më objektivë.E thënë me pak fjalë, në gjykimin tonë, moratoriumipati efekt të pjesshëm, rezultatet janë pozitive, por jotë konsoliduara. Vlerësimet e pavarura flasin për njëndikim të drejtpërdrejtë të reduktimit të gjuetisë nënivel kombëtar, fakt i cili ka kontribuar në rritjen eturizmit natyror në Shqipëri. Si shembull konkretmund të merren të dhënat e mbledhura nga ParkuKombëtar Divjakë, Karavasta, ku në vitin 2015 ështëkonstatuar një numër prej rreth 400 vizitorësh të huajnë muaj, pa përfshirë këtu vizitorët kombëtarë. Mëmirë gjendja është në zonat e mbrojtura, ku dukshëmndihen përmirësime të gjendjes së faunës,veçanërisht të shpendëve lokalë edhe migratorë.

    Disa efekte të tjera, të rëndësishme, të këtijmoratoriumi janë, gjithashtu, mobilizimi iadministratës për të zbatuar në mënyrë korrekte ligjin;forcimi i mbështetjes nga ana e Policisë së Shtetit;reduktimi në mënyrë të ndjeshme i numrit tëgjuetarëve të paligjshëm dhe eliminimi thuajsetërësisht i presionit të gjuetarëve të huaj.

    Sigurisht, këto dukuri nuk kanë qenë uniformnë të gjithë territorin e vendit. Në zonat e largëta

    efektet nuk kanë qenë të gjitha pozitive. Mund tëthuhet se moratoriumi për pyjet, i sapomiratuar ngaparlamenti shqiptar, besoj se do të jetë një vektortjetër me efekt pozitiv në gjendjen e faunës,meqenëse ndalimi i prerjes së pyjeve dhe ripërtëritjae territoreve pyjore përbën një domosdoshmëri përshtimin e faunës së egër në përgjithësi.

    Pra, në këtë mënyrë mund të thuhet segradualisht po krijohet shtrati optimal përpërmirësimin rabital të situatës në këtë sektor.Megjithatë, ne duhet të jemi të qartë edhe përproblemet që janë vënë re, me qëllim që tëmaksimizohet efekti i këtyre masave.

    Gjithashtu, me qëllim që gjendja të ndryshohetrealisht, por edhe politikisht, pavarësisht ngjyrimevepolitike, duhet të provojmë se shteti luan rolin që itakon në respektimin dhe zbatimin e ligjit. Mëkonkretisht: së pari, themi se zbatimi i ligjit nuk kaqenë uniform, pra ka pasur raste kur nuk ështërespektuar, herë-herë kanë përfituar abuzuesit, dukekrijuar një kontrast përfitimesh ndërmjet gjuetarëvetë ndershëm dhe atyre abuzues. Në këto rrethana,shembulli negativ e ndien veten të stimuluar ngamosveprimi, për rrjedhojë ka gjasa të masivizohet.

    Së dyti, mosvulosja e armëve heshturazi, ishtenjë premisë e gjuetisë së paligjshme. Sektori qëmbulon monitorimin është mjaft inferior për sa upërket burimeve njerëzore, infrastrukturës dheburimeve financiare.

    Gjatë kësaj periudhe ka munguar bashkëpunimime institucionet shkencore, të cilat mund tëndihmojnë në metodologjinë për realizimin e censusittë trajnimit të stafeve, dhe pse jo përfshirjen nëprocesin e monitorimit në mënyrë të plotë të të gjithëkapaciteteve dhe burimeve njerëzore, por edhe mecilësi nga këta sektorë, nga shkollat e larta.Mosshfrytëzimi i tyre vlen për moskoordinim dhe përmosmarrjen seriozisht të këtij sektori.

    Me hartimin e projektbuxhetit për vitin eardhshëm, alokimi i fondeve me prioritete sektorialeduhet rivlerësuar me qëllim mbështetjen financiaretë këtyre masave për të rritur efektivitetin.

    Institucionet përkatëse kërkohet të kenë njëritëm tjetër për t’iu përgjigjur këtyre masave ligjore tëforta, me qëllim që ata të mos komprometohenadministrativisht, por edhe politikisht. Do të ishte pasens nëse pas 5 vjetësh ne të vijmë në parlament,pa një inventar shkencor të faunës, të vlerësimit tëspecieve të rrezikuara, atyre të rehabilituara, meqëllim zhvillimin gjuetisë në një terren të njohur dheme kritere që të mos rikthehemi në situatën e para

  • Viti 2016

    12

    Legjislatura e 8-të

    tre vjetëve.Bashkëpunimi me pushtetin lokal ka një rëndësi

    të madhe për të realizuar me sukses këtë masë tëndërmarrë.

    Kuadri ligjor në lidhje me sektorin e gjuetisë nëRepublikën e Shqipërisë është i paplotë, për pasojë,i pamjaftueshëm për një kontroll të suksesshëm tëgjuetisë në të gjitha fazat e saj.

    Kam edhe një shqetësim tjetër lidhur meFederatën e Gjuetarëve. Ata ndodhen në një situatëkritike dhe kanë nevojë për dorën e shtetit. Mendojse komunikimi me ta dhe krijimi i mundësive për t’indihmuar në organizim, rritje kapaciteteshprofesionale, si dhe mbështetje financiare do të ishteme vlerë.

    Unë bashkohem me argumentet që sjellrelacioni i projektligjit. Për një gjë më vjen keq, nenuk arrijmë të mbështesim propozimet e bëra ngakolegët e Partisë Demokratike, që ky moratorium tëbëhet 10 vjet. Mbase pas 5 vjetësh do të jemi përsërinë këtë parlament për të diskutuar këtë propozim tëbërë në komision tonë.

    Ju ftoj që ta votojmë këtë projektligj!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka ministri i Mjedisit, zoti Koka.Lefter Koka - I nderuar zoti Kryetar,Të nderuar zotërinj deputetë,Në fakt, nuk do të zgjatem shumë se me këtë

    adrenalinë pranverore politike, ku predominondekriminalizimi, reforma në drejtësi, hashashi, sëfundi Shukriu, të flasësh për ketrin dhe ariun, duketsikur nuk je në vendin e duhur.

    Por nuk do të dëshiroja, në fakt, të ndaheshanga ato çfarë kanë referuar ekspertë të ndryshëm tëfushës. Çdo deputet, nëse i është prishur makina nënjë zonë të gjelbër, jam i bindur që ka parë aty afërshpend dhe kafshë, të cilat nuk i kishin parë prejshumë vitesh dhe i kishin harruar. Të diskutoshkorrupsion edhe te gjuetia, është gjëja më pa sens,por, gjithsesi, numri i deputetëve është i madh dhesecili thotë mendimin e tij.

    Unë besoj se rezultati ka qenë spektakolar. Kjonxiti mazhorancën, por edhe opozitën të ndajnë tënjëjtin mendim. 5 vjetët e ardhshëm do të jenë tëmjaftueshëm për t’u dhënë zonave malore dheligatinave në territorin shqiptar një tjetër natyrë, njëtjetër biodiversitet, do t’i bëjnë ato më shumë tëvizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj. Unëbesoj se edhe për këtë ka nevojë Shqipëria.

    Duke e lidhur këtë moratorium edhe me atë tëpyjeve, në fakt, të dyja janë masa ekstreme, por unë

    ju garantoj për një gjë, që, nëse do të mbahet mendky parlament, vite më pas, do të jetë pikërisht kymoratorium që ne ndërmorëm për pyjet dhe përgjuetinë. Unë, si ministër Mjedisi, si përfaqësues injë force politike, jam i bindur se rezultati do të ishtei këndshëm nëse do të ishte para zgjedhjeve të vitit2017. Por politika ka si mision t’i shërbejë vendit dheunë besoj se, në rastin në fjalë, të gjithë së bashku ikemi shërbyer të ardhmes së vendit. Në 10 vjetët efundit kishim 15% më pak mbulesë të gjelbër nëterritorin shqiptar dhe, nëse për 10 vjet të tjera do tëvazhdohej me këtë ritëm, Shqipëria do të ishte njëvend pa gjelbërim.

    Për sa i përket paaftësisë së shtetit për takontrolluar, për ta lënë gjuetinë të jetë e selektuarpër profesionistët, unë jam i bindur se edhe nëFederatën e Gjuetarëve, në shoqatat e tyre, ka njerëzpasionantë, dhe nuk janë ata që e kanë dëmtuar këtësektor. Por, në fakt, jam i vetëdijeshëm që njëinspektor nuk mund të kontrollojë 5-6 mijë hektarë.

    4 apo 5 vjet më parë, në vitin 2006, kur u bëmoratoriumi i skafeve, jo të gjithë ishin skafistë. Kishteedhe disa peshkatarë që u penalizuan. Ndaj, shpesh,masa të tilla ekstreme ndëshkojnë edhe pjesën eshëndoshë. Shoqatat ne i konsiderojmë sibashkëpunëtorë shumë të ngushtë, madjemoratoriumi parashikon që ne së bashku me tamundemi ta realizojmë atë. Mund të ketë edhe rastetë shtimit të popullatave, por, sigurisht, me vendim tëKëshillit të Ministrave dhe në bashkëpunim me ta,do të bëhet i mundur rehabilitimi dhe sistemimi izonave të ndryshme.

    Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe uroj qëky moratorium të japë rezultatin e pritshëm.

    Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Astrit Patozi në emër të

    Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.Astrit Patozi- Faleminderit, zoti Kryetar! Sot po diskutojmë si të shtyjmë edhe për disa

    vite të tjera gjuetinë e njeriut mbi kafshët në Shqipëri.Në fakt, ne kemi më shumë nevojë që të ndalimgjuetinë e njeriut mbi njeriun në këtë vend, e cila ështëmë e pamëshirshme dhe më mizore se e para, edhepse jo gjithmonë përfundon me vrasje. Ajo kapothuajse gjithmonë si shënjestër të varfrin dhe tëpambrojturin, që është edhe preja më e lehtë egjuetarëve të egër të pushtetit, por po aq edhe eujqërve të uritur të krimit. Hataja më e madhe ështëkur të dyja racat e gjuetarëve janë në aleancë të fortëmidis tyre dhe gjëma e gjëmave është kur janë e

  • 13

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    njëjta gjë apo të shkrirë në një njeri të vetëm. Nevena ka ndodhur tamam kjo e dyta, ndaj është pikërishtky moratorium që na duhet, sepse kaq e kemi hallin.

    Të nderuar kolegë, unë nuk kam pasurasnjëherë ndonjë emër tjetër, nuk jam marrë kurrëme trafiqe, nuk jam arrestuar ndonjëherë as nëShqipëri dhe as jashtë saj, por nuk mendoj se kjopërbën ndonjë arsye për t’u krenuar, meritë jo e jo.Natyrisht që nuk është as rastësi dhe as fat, ështëzgjedhje, por deri këtu, sepse si unë janë më tepërse 95% e shqiptarëve të tjerë, përfshirë këtu edheshumë prej kolegëve deputetë në të dyja blloqetpolitike. Por problemi është se ne kemi mbërritur nënjë pikë ku edhe në këtë sallë kanë ardhur jo pakkontingjente të policisë, autorë dhe bashkëpunëtorëtë krimeve rrëqethëse. Ata janë sot titullarë tërëndësishëm edhe në nivele të tjera të pushtetit dhekjo është për të vënë kujën. Në këtë ditë nuk erdhëmrastësisht, ndaj është e dhimbshme se e vetmja gjëqë mund të bëjmë sot është që të veçohemi ngatrafikantët, vrasësit apo hajdutët e shtëpive, të cilët,njësoj si ne, janë ende ose kanë qenë para kohëshdeputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

    Unë nuk e pranoj këtë standard të shpërfytyruar,por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mua. Si institucionimë përfaqësues i kësaj shoqërie, ne duhet tarefuzojmë atë dhe, fatmirësisht, unë e di që në këtësallë ka plot njerëz normalë, për të cilët mund tëdebatosh sa të duash për cilësinë e ligjvënësit, pornuk kanë pasur dhe as do të kenë kurrë lidhje mekrimin dhe trafiqet. Me gjithë damkën që i kemi vënëvetes, sidomos në këtë legjislaturë, ne kemi endemundësi për të bërë diçka që të ndahemi me tëkeqen.

    Zonja dhe zotërinj, ne tashmë kemi bilancin eparë të aplikimit të ligjit “Për dekriminalizimin”, i cili,sipas meje, është tronditës, ndonëse ky është thjeshtlexim paraprak i të dhënave të depozituaravullnetarisht. Le të mos harrojmë se ende nuk ështëkryer ndonjë hetim, i cili mund ta thellojë edhe mëshumë rezultatin. Personazhe me dy, tre apo edhekatër emra të tjerë, përveç emrit të vet, të dënuarapo të arrestuar për trafiqe, kanë veshur kostumin edeputetit ose drejtojnë bashki të rëndësishme tëShqipërisë, si askund tjetër në botë, në Europë asqë bëhet fjalë. Në vendet më të kriminalizuara ka njënormë apo etikë për të mos e çuar banditin të paktënnë parlament dhe në qeveri, madje edhe vetëmafiozët bëjnë kujdes që të mos ngjiten më lart seç’u takon, pasi pushtetin e shijojnë më mirë nëgjysmerrësirën e botës të tyre. Sigurisht që ka pasur

    dhe ka përpjekje të dëshpëruara për ta relativizuarfenomenin dhe për ta paraqitur atë si një gjë tëzakonshme.

    Kryeministri, që është kampion absolut nëkërkimin me qiri të kontingjentëve të krimit, për t’imotivuar më pas ata politikisht, nxitoi të shprehtelehtësimin, se, sipas tij, nuk arrihet dot deri tani tenumri 17 i atyre që ka deklaruar para dy vjetëshopozita. A thua se po qenë 16, 10 apo qoftë edhe 5të inkriminuarit VIP-a në vepra të rënda, shoqëria jovetëm që nuk duhet të shqetësohet, por, përkundrazi,duhet t’i kërkojë llogari opozitës pse nuk di tënumërojë mirë. Unë mendoj se kjo është një fitore siajo e Pirros përballë shijes së rëndë që ka lënë kudonë Shqipëri lajmi për kaq shumë të zgjedhur,kombëtarë dhe lokalë, me cene të rënda nëbiografinë e tyre, shumica e të cilëve janë përzgjedhurkokërr për kokërr prej vetë Edi Ramës, përgjegjësitkryesor të këtij regresi mbresëlënës të kursitdemokratik të vendit. Për shkak të tij, kemi sot disabashki të vendit të pushtuara nga njerëz mbassifoneve më të errëta të krimit, ndërkohë që Shukriune Peshkopisë e futën menjëherë në burg. Natyrishtqë e konsideroj të rëndë dhe të papranueshëmskandalin e tij, por jam shumë i bindur se ajo që kabërë Shukriu është e pakrahasueshme me të zezate të tjerëve, që sot po ankohen se po u bihet në qafëpër gjoja disa krime të rënda që i paskan kryer kurishin refugjatë apo më të rinj, sepse i bie që në këtëvend dënohet vetëm ai që del në televizor, madjeedhe në këtë rast ka kundërshtime.Këto kohë kamdëgjuar plot të thonë se ka përgjegjësi edhe publiku,populli pra, për të gjitha sa po ndodhin, sepse mirëkëta që i propozojnë, po njerëzit pse duhet t’i votojnë?Në fakt, kjo është një pyetje sa cinike, aq edhe eligë, e cila përpiqet ta fshehë dhe ta maskojë tëvërtetën. Është e njëjtë me atë që ne kemi zyrtarëqë vjedhin, pasi jemi shoqëri e korruptuar.

    Ky është justifikimi më pervers që i bëhetkorrupsionit në Shqipëri. Jo, qytetarët nuk kanë asnjëfaj, se kur ti u thua që keni kandidat ose atë me katëremra, ose spaçatorin e Zyrihut ose atë tëAmsterdamit, çfarë duhet të bëjnë ata? Ai, kur shikonse është i pafuqishëm për një zgjedhje tjetër, do tëpranojë logjikën e të fortit, e cila i është imponuarnga krye i forti i qeverisë, që ka marrë në gji dhe nëbesë të gjithë banditët e Shqipërisë, të cilët janëshndërruar tashmë në zyrtarë të lartë. Kur shohin sesa më i korruptuar të jesh, aq më lart ngjitesh nëkarrierë dhe kur asnjë hajdut në pushtet nukndëshkohet, atëherë edhe aktivistët më të vendosur

  • Viti 2016

    14

    Legjislatura e 8-të

    të shoqërisë dorëzohen dhe e pranojnë ryshfetin simjetin e vetëm për të zgjidhur ndonjë hall. Kjo ështëShqipëria sot, jo e parë nga lart, por e njohur mirënga brenda.

    Gjithashtu, kam dëgjuar Pandi Majkon të thotëqë, po nuk u votua reforma në drejtësi, ne rrezikojmëtë kthehemi në një gjysmë Siçilie. Unë them se kjoditë ka ardhur, për të mos thënë që është tejkaluar,por jo për arsyen që thotë Pandi, por për shkak tëlidhjes së fortë të krimit me politikën këtej nga anëttona. Është e vërtetë se mafia atje mund të diktojëapo imponojë shumë projekte në favor të saj, pornuk e di që i merr vetë këto vendime në parlamentine Romës apo në Këshillin Bashkiak të Palermos, siçpo ndodh këtu te ne.

    Pyetja është: çfarë do të bëjmë po vazhdoikështu? Do të presim që edhe opozita të konkurrojëme bandat e veta dhe të fitojë më i forti, që do tëthotë se do të presim atë që mbledh më shumë horradhe armë në anën e tij? Nuk është çudi që kjo tëndodhë nëse do të vijojë më gjatë kjo telenovelë epistë, sepse askush prej nesh nuk mund tëparashikojë se çfarë Shqipërie dhe çfarë opozitemund të kemi nesër, nëse pushteti nuk do tandryshojë filozofinë dhe sjelljen e vet. Nuk ka asnjërëndësi nëse do të jemi ne apo të tjerët që do t’i tundingishtin njëri-tjetrit në këtë sallë, siç po bëjmë ne tani.Pyetja është: a ka ndonjë rrugë për të dalë nga kjomynxyrë dhe nga ky bastardim i çdo vlere apo morali,apo jo? Pas këtij rrënimi moral mendoj se vetëm njëreflektim i thellë i klasës politike do të ishte zgjidhja.Kam bindjen e plotë se nevoja për rithemelimin eRepublikës është kthyer në një emergjencëkombëtare. Na duhet një reformë e plotëkushtetuese, që të nisë me ligjin e ri elektoral, e cilapërfshin edhe reformën e famshme të drejtësisë, sikapitull të rëndësishëm të saj, dhe të moskompleksohemi kot nga mungesa e kohës, sepsenuk ekziston fare ai problem.

    Të mos harrojmë se 8 vjet më parë na u deshënmë pak se 48 orë për ta përmbysur krejtësishtKushtetutën. Le të ulemi që sot për një kontratë të resociale, sepse nuk mund të zvarritet kaq pafundësishttranzicioni i këtij vendi. Le ta fillojmë me zgjedhjet,sepse ato janë themeli i çdo shoqërie demokratikedhe sepse aty i kemi rrënjët e çdo infeksioni. Edhekëtë vërshim të krimit në politikë dhe në administratëe kemi peshqesh nga zgjedhjet e deformuara, sepsetë fortët, që kanë ardhur në parlament dhe sundojnëçifligje të tëra territoresh në bashkitë e reja tëShqipërisë, janë thirrur nën armë për të rrëmbyer

    votat me dhunë dhe me para të pista. Të ndahemime vullnet të qartë nga kjo shëmti e frikshme që naka shndërruar në një shtet qesharak, i cili shërben sianekdotë për botën, si shembulli që nuk duhetndjekur. Natyrisht, mund të ketë plot formula, të cilatnuk janë vështirë të gjenden nëse realisht duam tëdalim, sa nuk është vonë, prej kësaj gjendjeje tëpashpresë.

    Duhet ta pranojmë publikisht se ne sot nëopozitë nuk arritëm ta ndryshojmë aq shumë për mirëShqipërinë saç kemi thënë, ndërkohë është po kaqe vërtetë se këtu nuk ka pasur asnjë ditë të vetmeRilindje që nga viti 2013 e këtej kur Edi Rama erdhinë pushtet së bashku me Ilir Metën, por kjo nukkalohet me një ndjesë, e cila, edhe po të shqiptohet,nuk i shërben askujt. Prej nesh priten akte të fortadhe unë po propozoj një të tillë, pa ndonjë shpresëtë madhe se do të merret në konsideratë. Le tëshkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje jo vetëm përparlamentin, por edhe për pushtetin vendor; le të kemizgjedhje të parakohshme lokale, sepse duhet tapranojmë se jemi në një situatë të jashtëzakonshme.Kjo do të shmangte edhe koston e dyfishtë, pasi e diqë do të kërcenin përpjetë edhe qeveria, edheavokatët e saj, për t’u ulur gjoja shpenzimet e tepërta,meqë jemi vend i varfër.

    Le t’i quajmë zgjedhjet e vitit të shkuar si njëshans i humbur, sepse të tilla ishin, për shkak tëproblemeve të rënda që u vërejtën, të blerjes dhedeformimit të votës, por mbi të gjitha nga oferta eturpshme që iu bë shqiptarëve me kandidatë me 5emra, apo me të dënuar dhe me të arrestuar përtrafik droge dhe prostitucioni. Kjo është më e paktaqë mund të bëjmë në këto kushte.

    Unë e di se është e padrejtë që të përsëritenzgjedhjet në ato bashki që i kanë fituar qytetarë tënderuar në të dyja kampet e politikës, por më mirë tëdigjet edhe i thati me të njomin, sesa të vijojë debati:a e kap ligji apo nuk e kap ligji njërin që ka mbajtur 4emra apo tjetrin që është arrestuar 5 herë për krimemonstruoze? Prej nesh kërkohet një gjest solemnse nuk do t’i rikthehemi më kësaj historie tëneveritshme, që na i nxin faqen të gjithëve, natyrishtnë proporcion me përgjegjësinë që kemi apo që kemipasur, sepse ndryshe çfarë kuptimi ka që kemi njëligj “Për dekriminalizimin”, i cili ishte në njëfarë mënyrepranimi publik i kësaj sëmundjeje të rëndë. Qëllimi itij parësor nuk është vetëm pastrimi tani për tani ngacubat që kanë mbushur politikën dhe administratën,por të frenojë dhe të ndalojë përhapjen e kësajepidemie të rrezikshme. Pasi të biem dakord për këtë,

  • 15

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    them se mund ta miratojmë brenda ditës reformënnë drejtësi, reformën në arsim, reformën nëshëndetësi, reformën në bujqësi, reformën epensioneve, reformën në peshkim, madje edhereformën për luftën e yjeve po të doni, sepse ështëshumë e lehtë për t’u arritur gjithçka pastaj.

    Një kontratë e re sociale, do të thotë ndarja meveset dhe plagët e thella të së shkuarës dhe marrjene përgjegjësive për një të ardhme që ushqenmirëbesimin mes palëve, i cili arrihet vetëm merregulla të reja loje.

    Ndaj, po i drejtohem Edi Ramës, megjithëse nukështë këtu, që të heqë dorë nga hilet e voglaprovinciale, duke bërë sikur e fton opozitën vetëmpër të votuar reformën, sipas tij, në drejtësi. Nëse doqë të mbahet mend për ndonjë gjë të mirë në këtëvend, le të prijë ose t’i bashkohet tryezës përRepublikën e Re. I takon atij, si askujt tjetër, jo vetëmsi udhëheqësi i mazhorancës, por mbi të gjitha siautori kryesor i këtij deformimi të tmerrshëm, që embushi parlamentin me gjuetarë njerëzish. Kjo ështërealisht e vetmja rrugë.

    Ju faleminderit!Ilir Meta – Fjalën e ka deputeti Eduard Shalsi!Eduard Shalsi – Nuk paska qenë e thënë,

    sepse, në fakt, po bëhesha gati t’i falënderoja të gjithëdeputetët që diskutuan për projektligjin, por ma prishiqejfin zoti Patozi, pasi ishte i vetmi që doli jashtëprojektligjit për të cilin po diskutojmë. Në fakt, dukebesuar se je një deputet i moderuar i parlamentit, ketë drejtën të ngresh çdo lloj shqetësimi, pse nuk folenë pikën e rendit të ditës, ku janë diskutime të lira,por more përsipër të flasësh për një çështje, e cilaështë jashtë diskutimit të ligjit?

    Edhe unë e kam tundimin për të kthyer përgjigje,sepse edhe unë e kam një opinion për gjithçka që jufolët, kam edhe unë një ide për hipokrizinë sesi enisët këtë proces. Megjithatë, midis tundimit për t’jupërgjigjur dhe logjikës për t’i qëndruar rigorozaxhendës të parlamentit, triumfon e dyta. A e dinipse? Për një arsye shumë të thjeshtë, unë kamrespekt për parlamentin, unë kam respekt për ataqë na kanë zgjedhur, ndaj duhet të ndryshojmëcilësinë dhe mënyrën e debatimit dhe të komunikimit,ndaj nuk do të rresht së vëni në dukje faktin që jothjesht të zbatojmë Rregulloren e Kuvendit, por tëjemi civilë, qytetarë.

    Zoti Dashi paraqiti opinionin e tij, për një pjesëtë të cilit bie dakord dhe për pjesën tjetër nuk biedakord. Ai tha industri. Sigurisht, gjuetia mund të jetëindustri, por para se të jetë industri, gjuetia është

    pjesë e trashëgimisë botërore. A e dini se çfarë do tëthotë? Unë nuk kam qenë kurrë dakord kur kemi folurpër gjueti ilegale, jo. Shqipëria nuk ka pasur gjuetiilegale, ka pasur krim, sepse konsiderohet i tillë. Pse?Sepse është pasuri botërore, por shteti, që duhet tëishte përgjegjës për ta mbrojtur, për ta menaxhuar,për ta shfrytëzuar këtë pasuri botërore, çfarë bëri?Ishte krejtësisht indiferent. Po pse? A ju kujtohet nëvitin 2013 një avangard i famshëm, Xhonatan Freisenshkroi në “National Geographic”: “Last sound foremigrating birds”. Nuk fliste vetëm për Shqipërinë,por ndalej veçmas te Shqipëria, duke treguargjendjen kritike në të cilën ndodhej fauna e egër nëShqipëri. Disa njerëzve nuk u bënte përshtypje kjogjë, por të gjithë ata që e kuptojnë komponentin efaunës së egër, biodoversitetin apo ekosistemet, janënë gjendje të kuptojnë pse moratoriumi ishte dhembetet e vetmja zgjidhje.

    E kemi diskutuar me ministrin, me qeverinë, metë gjithë. A është një masë që do ta donim? Jo nukështë, por në kushtet e krijuara ishte e vetmja zgjidhje.Të mos harrojmë se nga degradimi total nuk mundtë shkohet në një situatë perfekte, pa një masëstabilizimi. Moratoriumi pikërisht këto synonte. Madjemund t’ju citoj edhe një personazh të njohur në botë,i cili, përveçse mbështeti moratoriumin 2-vjeçar, dukeparë rrethanat, tha: “Mund të mos jetë i mjaftueshëm”.

    E mbani mend çfarë debati kemi bërë 2 vjet mëparë në komision? Të paktën, ne nuk kemi kurrfarëdroje të debatojmë edhe midis nesh. Ju e dini shumëmirë se si debatohet tashmë nëpër komisione,përgjithësisht, por unë po flas për komisionin tonë,edhe kur pikëpamjet nuk përputhen. Kemi marrë nëkonsideratë sugjerime të ndryshme, kur ato kanëpasur sens, por në situatën e krijuar është edomosdoshme që moratoriumi të shtrihet edhe përnjë periudhë 5-vjeçare.

    Përmendët shoqatat, federatat dhe grupet einteresit. Në fakt, që pamja të jetë e plotë, po, kapasur një shqetësim. Bashkërisht kemi takuar edhepërfaqësuesit e Federatës Europiane në parlament.Pasi bëmë një panoramë të plotë të situatës, unëbesoj se gjetëm mirëkuptimin e tyre për këtë masë,e cila do të jetë e pamjaftueshme në rast se nuk dotë shoqërohet me disa masa të tjera, të cilat do t‘ipërmend më poshtë. Në komision ka ardhur edhenjë letër e tre shoqatave ambientaliste, të cilat, përhir të së vërtetës, kanë bërë një analizë shumëinteresante dhe e mbështesin moratoriumin 5-vjeçar,madje duke dhënë edhe disa detaje interesante e tërëndësishme.

  • Viti 2016

    16

    Legjislatura e 8-të

    Duke lexuar shënimet e 2 vjetëve më parë,ndesha një tjetër artikull ku thuhej: “Zogjtë shtegtarë,kur vinin në Shqipëri, ndaheshin në dy pjesë, njëpjesë fluturonin ulët, kurse pjesa tjetër qëndronte mbidet”. Diferenca ishte se këta të parët ishin të rinj, kursetë vjetrit kishin kaluar më parë në Shqipëri dhe e dinin.Pikërisht zogjtë e rinj ishin viktimat. “Po të shkoni sotnë Kumë e Vain”, thonë ekspertët e fushës, -“shpendët qëndrojnë 10-15 metra larg njerëzve”. Edini sa ka qenë diferenca? 100-200 metra; ca nukafroheshin fare.

    Po ashtu, shkoni dhe vizitoni Karavastanë. Nekemi qenë atje dhe i kemi parë flamengot, pelikanin,edhe me kaçurrel, po të doni, por, paçka semoratoriumi mund të mos ketë funksionuar 100%,90% apo 80%, ai ka funksionuar, prandaj sot keminjë situatë shumë më të mirë nga ç’ishte më parë.

    Për federatat dhe për shoqatat jam realisht ishqetësuar. Këtu do të kërkoja edhe vëmendjen eministrit. Për shkak të moratoriumit 5-vjeçar,shqetësimi qëndron se shoqatat mund të degradohendhe të zhduken. Nuk duhet t’i lëmë të vdesin, duhettë gjejmë forma mbështetëse, madje nuk është vonënëse fillojmë, sepse kemi lënë të shohim ligjin egjuetisë. Pra, të fillohen që tani përgatitjet përorganizimin e një federate dhe të shoqatave, ndoshtaduke e përputhur me ndarjet territoriale, por ështëshumë e rëndësishme që shoqatat të mos vdesin,përkundrazi, të shërbejnë gjatë kësaj periudhë dhetë përfshihen në procesin e rëndësishëm tëinventarizimit.

    Ka një projekt, që e përmendi ministri, “Natyra2020”, shumë interesant, i cili pas një periudhe jo tëgjatë, do të na japë një pamje se çfarë lloj faune kemidhe sa e kemi. Ky është një proces i domosdoshëmpër të matur dhe për të kuantifikuar objektivat,rezultatet. Sot që flasim, në qoftë se do të më pyesni,po, edhe unë dhe cilido nga ne e ka vështirë tëkuantifikojë suksesin e moratoriumit me shifra, por,pa diskutim, mjaftojnë këto dy pika referimi për tëkuptuar se çfarë ka ndodhur me moratoriumin. Pra,shqetësimi për shoqatat, për federatat dhe përmënyrën e organizimit duhet të jetë një shqetësim ipërbashkët; mund të shërbejnë për trajnim, mund tëshërbejnë për sensibilizim, mund të shërbejnë përriorganizim.

    Një shqetësim tjetër që kemi pasur ka qenëplumbosja e armëve. A mund të ketë moratorium?Duhet parë, sepse vetë keni thënë: 10-12 mijëgjuetarë, me demek të licencuar dhe 20, 30, 40 apo50 mijë të tjerë pa kurrfarë licence; shtet pa asnjë

    bazë të dhënash. Atëherë, pse e kundërshtonimoratoriumin?

    Nuk dihet kush ka armë e kush nuk ka, ndërkohëqë në komision bashkë me ministrinë kemi iniciuarnjë program. Faza e parë ka kaluar në disa module,ku në sistemin e dixhitalizimit kemi të gjitha zonat egjuetisë në Shqipëri. Ne do të donim që në finale tëkëtij moratoriumi të kemi gati sistemin ku gjuetari tëketë një shenjë dalluese, mundësisht edhe ndonjëçip, mundësisht të aplikojë edhe online, në mënyrëqë të dimë kush gjuan dhe ku gjuan. Unë besoj sekëto gjëra duhet të na bashkojnë. Me thënë të drejtën,ka shumë gjëra që na ndajnë e do të na ndajnë, porpjesa e mjedisit është diçka që, realisht, duhet të nabashkojë. Në rast se doni, jua pohoj pa kurrfarë droje:ka shumë diferencë midis kësaj qeverie dhe qeverisësë mëparshme, që dallohet në shumë gjëra. Në qoftëse ka diçka që unë mund t’jua them me bindje sotështë pikërisht raporti me mjedisin, me natyrën.Sigurisht, nuk jemi atu ku duhet, madje jemi larg, porshqetësimi për mjedisin, për natyrën është dukshëmku e ku me qeverinë e mëparshme

    Prandaj, unë do ta mbyll fjalën time duke bërëthirrje që për çështje si mjedisi, ne jemi të hapur sikomision, jemi të hapur si mazhorancë, tëbashkohemi dhe të diskutojmë shqetësimet epërbashkëta. Vetëm duke diskutuar në këtë mënyrë,vite më pas, kur të kthejmë kokën prapa, do të themi:po, arritëm të bëjmë një gjë të madhe për ruajtjen,mbrojtjen dhe prosperitetin e mjedisit.

    Faleminderit!(Drejtimin e seancës e merr zoti Spaho)Edmond Spaho – Faleminderit, zoti Shalsi!Këtu përfundojmë me këtë pikë të rendit të ditës.Kalojmë në shqyrtimin e projektligjit “Për

    shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit ...Po, zoti Dashi, për procedurë.Kozma Dashi – Faleminderit, zoti Shalsi, që

    më dëgjuat me vëmendje, por kërkohet të jemiseriozë dhe duhet të jemi seriozë!

    Atëherë, as më shumë e as më pak, vetë judhe kolegët tanë ishit prezentë në komisionin tonëdhe unë po lexoj këto shënime, që janë të zbardhuranë mbledhjen e fundit. Po ju citoj konkretisht ju: “Nukka funksionuar. Ky moratorium nuk ka funksionuarnë të gjithë territorin. Po, jemi në një situatë si dy vjetmë parë. Nuk është zhdukur gjuetia e paligjshme.Nuk ka të dhëna. Të fillojë përgatitja e projektligjit“Për gjuetinë””.

    Pra, zotërinj, edhe ju ishit prezentë që ajombledhje u mbyll me një farsë. Të gjithë po qeshnin,

  • 17

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    me të drejtë, kur tregonim barsoleta se sa metra janëafruar kafshët e egra pas Rilindjes.

    Faleminderit!Edmond Spaho - Faleminderit, zoti Dashi!Po, zoti Shalsi.Eduard Shalsi – Atëherë, zoti Dashi, unë nuk

    u heq absolutisht asgjë atyre që thatë. E pranoj qëmoratoriumi nuk ka funksionuar njësoj në të gjithëterritorin e Shqipërisë, por që ka funksionuar në mjaftzona ku diferenca është e madhe, këtë nuk mund tamohoj. Nëse ka pasur momente kur kemi qeshurbashkërisht, unë besoj se nuk duhet t’u referoheminë seancë parlamentare momenteve të humorit, qënë situata të tensionuara, do t’jua rekomandoja,sepse bën mirë për shëndetin mendor të të gjithëve.

    Faleminderit!Edmond Spaho – E mbyllim këtu debatin, pasi

    riskojmë ta fillojmë nga e para.Atëherë, kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës,

    në shqyrtimin e projektligjit “Për shqyrtimin evlefshmërisë ligjore të krijimit të titullit dhe të pronësisëmbi tokën bujqësore”, të ndryshuar. Kanë kërkuarfjalën deputetët Fatmir Mediu, Mimoza Hajdarmataj,Mimoza Hafizi dhe në emër të grupeve është zotiGjergji Papa për Grupin Parlamentar të PD-së.

    Urdhëroni, zoti Mediu!Fatmir Mediu – I nderuar zoti drejtues i seancës,Të nderuar kolegë deputetë,Po bëhet e disata herë që në Kuvendin e

    Shqipërisë nuk bëhet një analizë e drejtë për faktinse pse kërkohet të shtyhen këto ligje, cili është efektii tyre në raport me të drejtën apo zhvillimin ekonomiktë vendit për të korrigjuar minimalisht atë çka ështëbërë keq dhe për të mundësuar që e drejta tëtriumfojë.

    U bënë 25 vjet që ky parlament mbështet tëpaligjshmen; e njëjta histori e turpshme, ku atyre qëkanë përfituar në mënyrë të padrejtë e të paligjshme,politika dhe Kuvendi kërkon t’ua imponojmë me forcëdhe t’ua kthejë të paligjshmen në të ligjshme, kurseata që janë në anën e të ligjshmes vetëm përbuzendhe injorohen.

    Miratuat ligjin numër 7501 dhe atë të fermavebujqësore, ligje tërësisht antipronë, kundër së drejtës,ligjin me mentalitet komunist dhe leninist, duke uamarrë pronën pronarëve të ligjshëm dhe duke eshpërndarë për interesa politike.

    U morët tokat 127% të shqiptarëve, që kanëqenë pronarë dhe e shpërndatë për frymë sipasparimit leninist: toka i takon atij që e punon dhe votati përfiton ai që ka marrëdhënie me të paligjshmen.

    I trajtuat pronarët sikur të ishin pjesa më epërbuzur e kësaj shoqërie; i mbajtët larg, siç i mbajtiregjimi i Enver Hoxhës, sepse nuk u dhatë asnjë tëdrejtë, dhe e vazhduat persekutimin duke u marrëatë që është jetike për ta: të drejtën dhe mundësinëpër të zhvilluar ekonominë e tyre.

    Komisionet e shpërndarjes së tokave tëkooperativave bujqësore apo edhe të fermavebujqësore në shumë raste, bazuar edhe në këto ligjeanti të drejte dhe antipronare, e vazhduanpaligjshmërinë e tyre, vazhduan vjedhjen dheshpërndanë jo sipas parimit komunist të barazisë,por sipas interesit të përfitimit të tyre korruptiv pronaqë nuk u takonin.

    Ky parlament këtë vjedhje të paligjshme përsërie legjitimoi. Pra, edhe ajo pjesë, e cila u shpërndanë mënyrë të paligjshme, nuk iu kthye pronarëve,por përsëri shkoi në favor dhe në interes të pjesësqë ka bërë vjedhjen dhe korrupsionin. Pra, nuk upyet për ligjin, por u legalizua vjedhja dhe përsëridoni tua jepni po me ligj, edhe pse nuk e marrin,edhe pse nuk e shfrytëzojnë. Tani doni të zgjasniafatet dhe kërkoni t’i bëni pronarë me zor ata që nukjanë pronarë, ndërsa pronarët e ligjshëm kanë kaluarnë një kalvar vuajtjesh të vazhdueshme në këtë vendpër të gjetur të drejtën e tyre në gjykata, për tëvazhduar më tej në Gjykatën Strasburgut, që ështëkthyer në të vetmin institucion që vlerëson të drejtën,sepse këtu në Shqipëri nuk ka një institucion që uajep atyre këtë të drejtë. Kërkoni të bllokoni edheGjykatën e Strasburgut për të mos ua njohur të drejtëne pronës pronarëve të ligjshëm, madje mendoni sekeni edhe autoritet mbi të.

    Keni marrë edhe një iniciativë, e kam përmenduredhe në seancat e kaluara, që t’u hiqni pronënpronarëve të ligjshëm në zonat më të begata tëShqipërisë, ato më me zhvillim, pa dyshim dhe mëme potencial, siç janë Himara dhe Dhërmiu.

    Atyre që e kanë marrë pronën sipas kufijve tëvjetër, ky shtet shkon dhe u thotë: “Unë kam të drejtëtë ta marr, ta përdor për kompensim dhe ta shtetëzoj”,kurse këtyre që e kanë vjedhur pronën me ligjinnr.7501, edhe jashtë kufijve të këtij ligji, apo, fermavebujqësore, u thotë: “Do t’jua legalizoj edhe atë pjesëqë keni vjedhur dhe do t’jua zgjas afatinpafundësisht.” Pronarëve të ligjshëm u thotë: “Ju nukkeni të drejtë të aplikoni pas një date të caktuar nëmuajin maj”, kurse këtyre të paligjshmëve u thotë:“Do t’jua zgjasim afatin deri sa ta fitoni atë që nukështë juaja.”

    Nuk prisni as vendimin e Gjykatës Kushtetuese,

  • Viti 2016

    18

    Legjislatura e 8-të

    sepse doni të rendni pas ligjit që keni bërë, i cili cenonnë themel të drejtën e pronës dhe do të varrosëpërfundimisht të drejtat e pronarëve. Keni vendosurme zor që të ligjshmit t’i bëni të paligjshëm dhe tëpaligjshmit t’i bëni të ligjshëm.

    Akoma më i keq është ligji për fermat bujqësore,një ligj skandaloz. Në fillim këto toka u dhanë nëpërdorim. E dini se kujt iu dhanë? Përveç atyre qëjetonin në ferma bujqësore, iu dhanë drejtorëve tëfermave bujqësore; iu dhanë specialistëve të fermavebujqësore dhe instituteve; iu dhanë shoferëve dheadministratës së fermave bujqësore, që nuk jetoninnë këto ferma, nuk kishin asnjë lidhje me to. Një pjesëu bënë deputetë, një pjesë u bënë ministra apodrejtorë, të cilët vazhduan të përfitonin edhe ngaregjimi komunist atë që nuk u takonte, sepse nukpunonin aty. Pas kësaj, ata vazhduan të përfitoninedhe nëpërmjet pushtetit. Me forcën e pushtetit, atabënin ligje që të favorizonin vetëm veten e tyre, dukenëpërkëmbur interesat e pronarëve. Pra, përfituandrejtorët, shoferët dhe specialistët, të cilët nuk kishinasnjë lidhje.

    Tokat e fermave bujqësore janë tokat më tëvlefshme afër zonave urbane, që tashmë janë kthyernë toka për ndërtime dhe toka për zhvillimeindustriale. Në mënyrë të paligjshme kërkoni t’uazgjasni ende afatin, që të përfitojnë. Ata e kanëpërfituar disa herë atë që nuk u takon, pra e kanëzhvilluar në interes të tyre, e kanë shitur në interestë tyre, e kanë tjetërsuar në interes të tyre, nëkundërshtim me ligjin dhe ju doni t’i bëni të ligjshëm,kurse pronarët duhet të rrinë të presion dhe vetëmtë shohin se si tallet parlamenti dhe qeveria me pronate tyre.

    Pyetja është: çfarë parlamenti jemi dhe çfarështeti duam të ndërtojmë? Të vjedhjes, të hajdutërisë,apo të së drejtës së qytetarëve shqiptarë? Mendojse përgjigjja është e qartë.

    Sipas konceptit tuaj për fermat bujqësore, duhetqë mjeku të privatizonte pajisjet e tij, me të cilatpunonte; inxhinierët dhe teknikët e naftës duhet tëmerrnin nga një pus, kurse veterinerët duhet tëmerrnin nga një lopë apo dele, sepse kishin punuarme to ndër vite. Kjo është e turpshme!

    Vetëm ne mund t’i bëjmë këto gjëra. Në fakt,jemi i vetmi vend që nuk krahasohemi me asnjë vendtjetër, që kur diskutojmë, kemi vetëm një preokupim:sa është numri i të paligjshmëve? Si mund të na japinvotat? Si mund t’i kontrollojmë ata? Kurse këta qëjanë të ligjshëm, në të drejtën e tyre, duhet t’inëpërkëmbim dhe t’i shkelim në mënyrë të

    vazhdueshme.Kryeministri tha se kemi bërë një ligj për pronat

    që është pragmatist, nuk tha se kemi bërë një ligj qëpërputhet me të drejtën apo me standardeteuropiane, por pragmatist. Pragmatizëm politik përtë zgjidhur interesat.

    Po jua them pse: janë 120 mijë hektarë tokë tëfermave bujqësore, që janë shpërndarë në mënyrëtë paligjshme, duke shkelur të drejtat e pronarëve.Në qoftë se sot ne do t’ua marrim atyre ish-drejtorëve,ish-shoferëve, ish-specialistëve, atyre që e kanëpërfituar në mënyrë të padrejtë, janë mbi 40 mijëhektarë që mund të përfitohen, për t’ua kthyer pronënpronarëve të ligjshëm, duke e ulur në minimum edhefaturën financiare që pretendoni, e cila rëndon nëxhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo të atyre që ekanë grabitur.

    Ka në Kuvend edhe deputetë që janë pronarëtë tokave të fermave bujqësore edhe pse nuk e dinëse ku bien. I japin me rentë, i japin për interesa tëndryshme, i tjetërsojnë, dhe, pa dyshim, ky Kuvend,apo edhe qeveria me këto marrëdhënie nuk mundtë bëjnë ligje të tjera.

    Të nderuar kolegë deputetë, është erëndësishme që ne të gjykojmë, një herë epërgjithmonë, se ku duam të shkojmë. Pavarësishtnga përpjekja e qeverisë, pavarësisht nga miratimi iparlamentit, çështja e të drejtës së pronës nuk mbylletkëtu as me dëshirën pragmatiste të Kryeministrit, asme imponimin e mazhorancës, as me deal-et politike,sepse çështja e të drejtës tejkalon marrëdhënienpolitike dhe interesin pragmatist të qeverisë apo tëmazhorancës. E drejta e pronës është një e drejtë, ecila duhet respektuar deri në fund. Në qoftë sendonjëherë duam të ndërtojmë shtetin e së drejtësdhe në qoftë se nuk kemi mësuar, pa dyshim, na emësojnë edhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

    Jemi i vetmi vend ku prona dhe e drejta e pronësnuk respektohet; jemi i vetmi vend që, për shkak tëmosrespektimit të së drejtës së pronës private, nukka investime të qenësishme as në turizëm dhe asnë sektorë të tjerë; jemi i vetmi vend, ku paditurialigjërohet, e drejta përbuzet dhe delegjetimohet; jemii vetmi vend që ka 8 mijë viktima në 25 vjet përçështjen e pronës private. Në vitin 1946 ka pasurvetëm 8, sot janë 8 mijë, dhe asnjëri nuk e bënanalizën pse kjo padrejtësi, që ka sjellë këto konfliktetë jashtëzakonshme sociale dhe familjare.

    Jemi i vetmi vend, ku Kryeministri u bën thirrjebiznesmenëve dhe u thotë: “Shkoni, protestoni dherrethoni gjykatat.” Për çfarë? Për padrejtësinë që u

  • 19

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    ka bërë vetë Kryeministri me vendimet abuzive, nëkundërshtim me të drejtën e biznesit të tyre; jemi ivetmi vend, ku kryetari i bashkisë rrethon gjykatënpër interesin e tij dhe interesat klienteliste në emërtë publikes; jemi i vetmi vend, ku policia nuk i përgjigjetprokurorisë, sepse i thotë se e ka Interforca pajisjene përgjimit; jemi i vetmi vend, ku qeveria injoronvendimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse janë tëdetyruara të zbatohen; jemi i vetmi vend, ku mekrenari deklarohet se hajdutëria është me ne, ështëvota, ligjëron drejtimin tonë politik.

    Qytetarët dhe e drejta e tyre duhet të jetë nënkëmbët e shtetit, nën interesat e pushtetit, duheninjoruar dhe duhen shkatërruar, sepse janë rrezik imundshëm për ne, sepse janë njerëz që luftojnë përliri dhe për të drejtën tyre. Kjo është një nga historitëe këtij Kuvendi, nga më të turpshmet, që duhet tëmarrë fund. Prandaj këto ligje nuk duhen miratuar,por duhen rishikuar sipas standardeve europiane.Vazhdimi me këto ligje ka vetëm një përfundim:zhvillimi i padrejtësisë, i korrupsionit dhe i krimit. Këtokanë vetëm një produkt: padrejtësi plus varfëri, ebarazuar me pushtet absolut dhe pushteti absolutështë pa dyshim korrupsion absolut.

    Ilir Meta - Faleminderit!Fjalën e ka zonja Hafizi.Më pas e ka fjalën zoti Papa.Mimoza Hafizi - Faleminderit, zoti Kryetar!Jam shumë dakord me zotin Shalsi, që duhet

    të respektojmë Rregulloren, por kam përshtypjen seka një ngërç.

    Meqenëse etika e diskutimeve të lira ështëjofunksionale, që në fillim e deklarova se fjala imenuk do të ketë lidhje direkt me çështjen e pronësisësë tokave bujqësore, por nga organizatorët u vendosqë, kjo fjalë, e cila është e lidhur me reformënzgjedhore dhe me një nismë të rëndësishme që ekanë propozuar gratë parlamentare, të kalojmë nëkëtë pikë të rendit të ditës.

    Propozoj që të zgjidhet ky ngërç, sepse qytetarëtjanë të interesuar të dinë jo vetëm problemet qëlidhen me çështjet e ligjeve që kalojmë në parlament,por edhe me problemet që lidhen me çështjet e ditës,të cilat janë po aq të ndjeshme.

    Siç e thashë, në kuadrin e reformës zgjedhore,është depozituar një nismë e rëndësishme e zonjavedeputete, e cila synon rritjen e pranisë së grave nëparlamentin e ardhshëm.

    Kjo nismë është në vijim të ndryshimit të KoditZgjedhor, që Aleanca e Grave Deputete e mbështetifort dhe e kaloi në muajin prill të vitit të kaluar dhe si

    pasojë në këshillat e rinj bashkiakë të vendit, që dolënpas zgjedhjeje të 21 qershorit të vitit të kaluar,pjesëmarrja e grave nga 12% u rrit në 35%. Mendojse kjo barazi gjinore, e cila u arrit në listat epërfaqësimit për këshillat bashkiakë, ka qenë një ndëraktet pozitive, për të cilat ky parlament duhet të ndihetmirë, secili prej nesh duhet të ndihet mirë dhe besojse kjo duhet të mbahet mend.

    Ishte ky akt, i cili ndikoi tërthorazi në zgjedhjene 9 kryebashkiakeve gra, ndër 61 që kemi sot. Kapasur zëra kritikë për mënyrën se si u përzgjodhënkandidatet gra në listat partiake të përfaqësimit nëlistat vendore të vitit të kaluar. Është e vërtetë se nëdisa raste u vunë gra edhe pa përvojë politike, patiraste kur në vend të burrit u vendos gruaja e tij, motra,vajza. Kjo nuk vjen nga problemi i grave, të cilat duantë marrin pjesë në politikë, por janë partitë tonapolitike, që funksionojnë me rregulla të tilla, nëpërmjetklientelizmit dhe lojës pa rregulla demokratike.

    Sot, gjithsesi, një vit më pas, edhe pse nuk kanjë analizë serioze, unë dua të komunikoj perceptiminpozitiv, të paktën në zonat ku kemi pasur kontakte,në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në KëshillinBashkiak të Shkodrës, për ndryshimet dhe pasojatqë solli barazia gjinore në këshillat bashkiakë.

    Javën e kaluar pata një takim me gratë ekëshillave bashkiakë të qarkut të Shkodrës, zonjame përvojë ose pa përvojë politike, por që arrijnë tëbëhen bashkë kur është fjala për çështjet e ditës dheçështjet e qytetarëve.

    Dua t’ju kujtoj edhe një fakt tjetër tërëndësishëm: në ato qindra formularë vetëdeklarimilidhur me dekriminalizimin e politikës nuk u gjendasnjë kryebashkiake apo këshilltare grua me mëshumë se një emër, përkundër numrit të emrave qëkanë shpalosur kryebashkiakët politikanë burra,numër që sigurisht është përpjesëtimor edhe mearsyet kriminale për të ndërruar emrin!

    Nuk kemi parë ende një grua në pushtet tëdënuar apo të ndaluar brenda apo jashtë vendit. Nukpo them se ky konstatim na bën krenarë apo krenare,por në derexhenë që është katandisur përfaqësimiynë politik, ne duhet ta përmendin si argument përtë mbështetur rritjen e numrit të grave në politikë.

    A do të sjellë ndryshime cilësore në lista nëparlamentin e ardhshëm ligji “Për barazinë gjinore”?A do të mundet që rritja e ndjeshme e numrit të gravetë shmangë disa nga tiparet tronditëse të parlamentitdhe të institucioneve të shtetit tonë, ku të fortëtndodhen në vend të të shkolluarve; ku arrivistët,servilët, të nënshtruarit ndodhen në vend të

  • Viti 2016

    20

    Legjislatura e 8-të

    politikanëve të karrierës; ku të korruptuarit, zhvatësit,të inkriminuarit, trafikantët bëjnë apo zbatojnë ligjete shtetit; ku biznesmenët politikë apo oligarkët vijnënë kupolën e pushtetit për të bërë interesat e tyredhe për të zhbërë interesat e vendit? A mundet t’ishmangë këto dukuri, që e kanë bërë tëpapranueshme politikën shqiptare, rritja e pranisë sëgrave në parlament? Kjo është pyetja që unë dua tashtroj dhe ta argumentoj sot.

    Gratë sot në Shqipëri janë më të shkolluara seburrat dhe pa dyshim përfaqësimi i tyre do të zbehënumrin dhe peshën e të fortëve. Edhe inkriminimi,lidhja me trafikun dhe krimin e rrugës e kanë më tëvështirë të rrjetëzohen përmes grave. Zor se gratë,që janë në pushtet, të kenë atë guxim politik që nasfidoi ditët e fundit në sallën e parlamentit, guximinpër të kërcënuar një deputet. Por, të nderuar qytetarë,nuk ka asnjë garanci që gratë mund të jenë më paktë nënshtruara ndaj shefit, sesa ç’ndodh sot nëpolitikë dhe në parlament.

    Javën e kaluar Ben Blushi denoncoi njëkërcënim politik, por kolegët, gra dhe burra, ulënkokën, në vend që të bëhen bashkë kundër njëaleance të frikshme, që sot kërcënon një gazetar,apo shkrimtar, por nesër nuk do të gjejë asnjëpengesë për të kërcënuar këdo tjetër prej nesh. Sot,kolegë, ju mendoni se mbroheni nga krimi duke ulurkokën ndaj shefit dhe miqve të tij, por historia na kamësuar se asgjë nuk i ndan lidhjet kriminale për tëtrokitur në derën e gjithsecilit, sot për mua, nesër përty, koleg, me siguri.

    Për t’iu rikthyer shpresës, a mund ta ndryshojëpjesëmarrja e grave tipologjinë e politikanit shqiptar?Shteti aktual po tregon se ka shumë arriviste, ser-vile, zhvatëse e të korruptuara edhe ndër gra. Këtëdukuri nuk e kuron dot rritja e pranisë së grave nëpolitikë, nuk e kuron dot as depërtimi i oligarkisë nëkupolën e shtetit, këto dukuri janë produkte të sistemitpolitik që kemi ngritur, të mënyrës së organizimit dhefunksionimit të partive tona politike dhe të shtetit. Aimund të ndryshojë vetëm nëse ky sistem politikndryshon përmes forcash të reja politike, që kërkojnëtë ndërtohen ndryshe.

    Gjithsesi, për shumë argumente që u mundovatë rreshtoj, vihem në krah të përpjekjes për barazigjinore në parlamentin e ardhshëm dhe do të lobojbashkë me të gjithë ata që e mbështesin, pavarësishtkrahut politik.

    Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!Fjalën e ka deputeti Gjergji Papa.

    Me këtë diskutim mbyllet shqyrtimi i këtijprojektligji.

    Gjergji Papa – Faleminderit, zoti Kryetar!Kolegë deputetë,Të dy projektligjet, si ai për shqyrtimin e

    vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisëmbi tokën bujqësore, ashtu edhe ai për përfundimine procedurave të kalimit të tokës bujqësore, të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve,kanë për qëllim ndryshimin e afateve të përfundimittë procesit të plotësimit të titujve të pronësisë përtokën bujqësore për territore të ish-kooperativave dhetë ish-ndërmarrjeve bujqësore nga bashkitë, si dhetë procesit të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore, tëkrijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësorenga komisionet vendore të vlerësimit të titujve tëpronësisë mbi tokën bujqësore pranë prefektëve tëçdo qarku.

    Në dhjetor të vitit 2014 kjo qeveri ka miratuarnë Kuvend ligjin nr. 172, nëpërmjet të cilit kërkonteqë procedurat e pajisjes së subjekteve me aktet emarrjes së tokës bujqësore në pronësi, tëpërfundonin më 30 qershor të vitit 2016. Po pse pokërkohet që ky afat të shtyhet përsëri deri në dhjetortë vitit 2017? Po kërkohet, sepse qeveria ka dështuarnë përfundimin me sukses të këtij procesi brendaafatit që ajo vetë përcaktoi dhe justifikimi është ab-surd. Citoj: “Mospërfundimi i tij në afatin e planifikuarka ardhur për shkak të mosnjohjes së këtij procesinga administrata e bashkive të reja të dala ngazgjedhjet lokale të vitit 2015, përgatitjes sëkapaciteteve njerëzore dhe të bashkëpunimit tëpamjaftueshëm me institucionet e tjera shtetërore”.Demagogjia e kësaj qeverie nuk ka fund. Si mund tëthuhet në relacionin shpjegues të saj për këto dyprojektligje se ato janë në përputhje dhe në zbatimtë programit politik të qeverisë shqiptare për zhvillimine sektorit të bujqësisë dhe në mënyrë të veçantë përkonsolidimin e të drejtës së pronës mbi tokënbujqësore, kur vetë qeveria e pohon se në 3 vjetqeverisje janë miratuar një numër shumë i vogëltitujsh pronësie?

    Por ky nuk është i vetmi dështim i qeverisë nëfushën e bujqësisë. Kjo qeveri ka dështuar meçmimet e imputeve bujqësore. Tashmë janë harruarangazhimet e programit elektoral të Partisë Socialistepër politikat fiskale, që synojnë uljen e drejtpërdrejtëtë çmimeve të imputeve bujqësore dhe për heqjen etatimit dhe vlerës së shtuar për të gjitha plehrat kimike,farat, fidanët, materialin gjenetik, që përdoret nëblegtori, vaksinat, ilaçet dhe për çdo lëndë të parë

  • 21

    Legjislatura e 8-të Viti 2016

    që përdoret për bujqësinë dhe blegtorinë.Kjo qeveri ka dështuar edhe me çmimin e naftës

    për bujqësinë. Para 3 vjetësh, para zgjedhjeveparlamentare të vitit 2013, Partia Socialiste u premtoifermerëve se, kur të vinte në pushtet, do të zbatonteprogramin e furnizimit me naftë pa akcizë përbujqësinë dhe për aktivitetet rurale të ngjashme, sidhe do të hiqte taksën e qarkullimit të naftës përbujqësinë. Por fermerët vazhdojnë ta blejnë naftënpër punimet bujqësore po aq sa edhe për automjetet,ndërkohë që mjetet e mekanikës bujqësore nuk kanëtë bëjnë fare me taksën e qarkullimit të automjeteve.Rritja e taksës dhe, për pasojë, rritja e qarkullimit përbujqësinë po e rrit 20% koston e punimit dheshërbimet bujqësore, si edhe koston e transportit tëmallrave të tyre. Kjo do të thotë 20% më pak tëardhura për fermerët ose një çmim 20% më të lartënë treg për të përballuar taksat ekstra të qeverisë,duke e ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë në treg tëprodhimeve tona bujqësore.

    Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë foli këtunë parlament për uljen e çmimit të ilaçeve, të cilat,për hir të së vërtetës, janë të një cilësie shumë tëdobët, dhe nuk e di pse, por foli edhe për uljen eçmimit të karburantit. “Në qeverisjen e PartisëDemokratike nafta ishte 1 mijë e 800 lekë për litërdhe në qeverisjen tonë e kemi ulur në 1 mijë e 600lekë për litër, duke u kursyer shqiptarëve milionadollarë”, - tha ai. Është e turpshme të tentosh tëgënjesh shqiptarët në këtë mënyrë. Por ata nukgënjehen aq lehtë, sepse e shikojnë që një litërkarburant në Shqipëri është më i shtrenjtë se në Greqidhe shumë më i shtrenjtë se në Maqedoni.

    Kjo qeveri ka dështuar edhe me investimet përujitjen dhe kullimin. Në programin elektoral tëqeverisë socialiste thuhej se do të investoheshin 160milionë dollarë për sistemin e ujitjes dhe kullimitbrenda një periudhë 4-vjeçare, por realiteti është krejtndryshe. Kryeministri shprehet se mbështetinvestimet në bujqësi, duke inspektuar ndonjë pastrimkanali, por gjatë 3 vjetëve të qeverisjes së tij, fondetpër ujitje dhe kullim janë shumë herë më pak se çfarëpremtoi, duke e lënë bujqësinë në mëshirë të fatit.

    Kjo qeveri ka dështuar edhe me skematmbështetëse për bujqësinë. “Do të pesëfishojmëfinancimin publik për skemat mbështetëse përbujqësinë”, ka qenë një tjetër premtim i bujshëm iPartisë Socialiste. Por, si paraqitet realiteti? Strukturadhe aktivitetet e parashikuara për mbështetje epërjashtojnë pothuajse tërësisht fermerin. Tendencae Ministrisë së Bujqësisë për të ndryshuar krahun e

    financimit nga pagesa direkte për hektarë tësipërfaqes së mbjellë drejt financimit të ngritjes sëkapaciteteve grumbulluese, ruajtëse dhepërpunuese, është e gabuar, sepse rrezikon frenimine rritjes së prodhimit bujqësor, si dhe shpenzimet efondeve në mënyrë joeficente.

    Projekti “Agro 100”, të cilin Kryeministri epropagandon me shumë bujë, duke thënë se qeveriado t’i financojë të gjithë ata që duan të investojnë nëfshat, nuk është gjë tjetër veçse mashtrim i tij i radhëssë tij. Ai nuk është gjë tjetër veçse një fond garancie,i cili do t’ju shërbejë si kolateral për të dhënë kredipër investime në bujqësi nga bankat e nivelit të dytë,por jo me norma të ulëta interesi ose me interes zero.

    Kjo qeveri ka dështuar edhe me shitjen eprodhimeve bujqësore. Para se të vinte në pushtet,Rama iu premtoi fermerëve se nuk do t’u linte asnjëkilogram prodhim pa iu shitur, por prodhimetbujqësore mbeten pa u shitur, u kalbën dhepërfunduan si mbeturina argjinaturave të lumenjve.Kjo qeveri ka dështuar, gjithashtu, edhe meformalizimin e bujqësisë. Asnjë fermer nuk po shikonndonjë përparësi, se janë pajisur me të ashtuquajturinnipt.

    E dështuar nuk është vetëm reforma në bujqësi,por e gjithë reforma në ekonominë shqiptare, dhekëtë nuk e themi vetëm ne, deputetët e PartisëDemokratike në parlament, por e thonë edhe vetëinvestitorët e huaj në konferencat show të qeverisë.Kryeministrit i është dashur të durojë live pardjeshuplakën e fortë të biznesit të huaj për politikat edështuara fiskale. Përfaqësuesi i FonditNdërkombëtar Monetar në Shqipëri, Jens Reinke,pohoi se komuniteti ndërkombëtar ka ende njëvlerësim të ulët për Shqipërinë si lokacioninvestimesh.

    Zëvendësshefi i misionit të Shteteve tëBashkuara të Amerikës në Tiranë, David Munis,deklaroi pardje se investitorët që kanë dashur tëinvestojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur,madje ka një sërë problemesh që e kanë vështirësuarklimën e biznesit në Shqipëri.

    Marc Crawford, kryetar i Dhomës Amerikane tëTregtisë, ka zhvlerësuar pretendimet e Kryeministritpër moslargimet e bizneseve të huaja nga Shqipëria.Ai pohoi se dy kompani amerikane, që kishin studiuartregun shqiptar për një investim prej 250 milionëdollarësh, ishin larguar, sepse Shqipëria nuk mundtë konkurrojë në vendet e rajonit për sa u përkettaksave.

    Kolegë deputetë, Kryeministri vjen shpesh për

  • Viti 2016

    22

    Legjislatura e 8-të

    fundjavë në Korçë dhe mirë bën. Ai, si shumë qytetarëtë tjerë, e ka kuptuar se në Korçë ia vlen tëqetësohesh dhe të çlodhesh në fundjavë.

    Zoti Kryeministër, kur të vish përsëri për fundjavëdhe të bësh ndonjë inspektim punimesh, të lutem,mos i mashtro korçarët duke deklaruar se me PartinëSocialiste në qeveri, për Korçën është investuar në2 vjet e gjysmë sa 20 vjet të marra së bashku, sepsenuk të beson kush!

    Në fakt, gjatë qeverisjes së Partisë SocialisteKorça ka pasur vetëm 3 investime kryesore: pazarin,kullën e famshme dhe parkun “Rinia”, të tria sëbashku me një investim rreth 7 milionë euro. Mosharroni, zoti Kryeministër, se gjatë qeverisjes sëPartisë Demokratike, vetëm rruga Korçë-Pogradecdhe unaza e Korçës ishin dy investime me vlerë prejrreth 40 milionë eurosh.

    Së fundi, dua të ngre edhe një shqetësim shumëtë madh të banorëve të fshatrave të Korçës dhe tërrethit të Kolonjës, për të cilët rruga Korçë-Ersekëështë bërë një ferr i vërtetë. Rruga kombëtare Korçë-Ersekë, me gjatësi 17,5 kilometër, e nisur në qershortë vitit 2013, duhet të kishte përfunduar në qershortë vitit 2015. Sipas drejtorit të Autoritetit RrugorShqiptar, qeveria, jo vetëm që nuk ka çelur asnjëfond për vitin 2016 për këtë objekt, por nuk ka shlyeras detyrimet e prapambetura prej 6 miliardë lekëshndaj firmës kontraktore. Për pasojë, firma kontraktoreka braktisur punimet dhe rruga është lënë në mëshirëtë fatit, në gjendje skandaloze, me gropa të thella,me pluhur dhe baltë jashtë çdo standardi. Nëvazhdën e mashtrimeve, përfaqësues të qeverisëdalin përpara kamerave dhe gënjejnë qytetarët dukethënë se punimet janë ndërprerë gjoja për shkak tëkohës së keqe dhe do të rifillojnë menjëherë mepërmirësimin e kohës. Banorët e gjithë kësaj zoneshprehen se përballë kësaj situate skandaloze dheheshtjes së shtetit, e vetmja gjë që iu ka mbetur ështëprotesta. Nuk e kuptoj pse deputetët e PartisëSocialiste të qarkut të Korçës, që mbulojnë këtë zonë,nuk mbrojnë interesat e qytetarëve që i kanë votuar.A kanë udhëtuar ndonjëherë në këtë rrugë dhe a ikanë dëgjuar shqetësimet e banorëve? Pse nuk ingrenë këto shqetësime këtu në parlament dhe psenuk lobojnë në qeverinë e tyre për çeljen e fondeve,që të paktën rruga të bëhet e kalueshme, ashtusikundër ka qenë më parë? Por kjo qeveri as nuk kapërfunduar dhe as nuk ka ndër mend të përfundojëndonjë rrugë.

    Faleminderit!Ilir Meta – Faleminderit!

    (Ndërhyrje pa mikrofon.) Nuk lejohet që të flasim pas përfaqësuesve të

    grupeve. Mund të flisni te çësh