PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet...

44
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E CIKLIT TË ULËT SHKOLLOR Kandidatja: Udhëheqësi shkencor : Valza RAMOSAJ Prof. Asoc. Dr. Behxhet GAXHIQI Gjakovë, Nëntor 2020

Transcript of PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet...

Page 1: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

STUDIME BACHELOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E

CIKLIT TË ULËT SHKOLLOR

Kandidatja: Udhëheqësi shkencor :

Valza RAMOSAJ Prof. Asoc. Dr. Behxhet GAXHIQI

Gjakovë, Nëntor 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E CIKLIT TË

ULËT SHKOLLOR

Tema e prezantuar nga Valza RAMOSAJ, pranë Departamentit të Edukimit, për të

fituar titullin Bachelor i Programit Fillor

Mbrohet me dt. ___/___/ 2020 para jurisë:

Titulli, Emri, Mbiemri, Nënshkrimi

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Mentor

Komisioni e vlerësoi këtë punim me notën:

Gjakovë, Nëntor 2020

Page 3: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

3

DEKLARATË E AUTORËSISË

Deklaroj se punimin që e kam dorëzuar për vlerësim tek mentori im Prof. Asoc. Dr.

Behxhet Gaxhiqi, e kam shkruar në mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht punim

i imi autorial. Gjithashtu deklaroj se punimi në fjalë nuk është i publikuar e as i

përdorur për qëllime të kryerjes së obligimeve mësimore në këtë apo ndonjë

institucion tjetër të shkollimit. Deklaroj se të gjitha përgjegjësitë për këtë punim i

mbaj unë si kandidate. Më tutje deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar

rregullat etike të punës shkencore dhe akademike të Universitetit “Fehmi Agani” në

Gjakovë.

Valza Ramosaj – Gjakovë 2020

----------------------------------------

FALËNDERIM:

Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë

që kanë treguar në formimin dhe arritjet e mia studimore. Një falënderim shumë të

veçantë e kam për profesorin Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi, ku pa mbështetjen e

tij ndaj meje, do të ishte i vështirë realizimi i këtij studimi. Dua t‟i falënderojë të

gjithë pedagogët, të cilët sinqerisht më kanë ndihmuar dhe vlerësuar gjatë gjithë

periudhës së studimeve në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Së fundi një

falënderim i veçantë shkon edhe për mësueset e SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit” në

Deçan, të cilat më kanë ndihmuar në plotësimin e pyetësorit nga nxënësit e klasave të

tyre.

Faleminderit të gjithëve!

Page 4: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

4

Lektorim

Unë, Irena Ramosaj me profesion “ Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe” nën

përgjegjësi morale dhe materiale, me datën 24.11.2020 jap këtë:

DEKLARATË

Me të cilën deklaroj se kam lektoruar temën e diplomës në Bachelor, me titullin:

“RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E CIKLIT TË ULËT SHKOLLOR”, të

kandidates Valza Ramosaj.

Deçan: 24.11.2020 LEKTORE:

Irena Ramosaj

NËNSHKRIMI

Page 5: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

5

PËRMBAJTJA

Abstrakt........………….............…………….....................................…………...…………6

Abstract.................................................................................................................................7

HYRJE…………....……....……………..........……………......................................……10

Struktura e punimit....…………………............................…….....................................….11

KAPITULLI I.....................................................................................................................12

1. Rëndësia e higjienës në përgjithësi.................................................................................12

1.1 Rëndësia e higjienës në ambientin shkollor..................................................................13

1.2. Rëndësia e higjienës në ambientin familjarë/privatë....................................................14

KAPITULLI II....................................................................................................................15

2. Faktorët që ndikojnë në higjienën e ambientit shkollor dhe shtëpiak.............................15

2.1. Faktorët Shkollor.........................................................................................................15

2.2. Faktorët Personal – Higjiena e mirë personale.............................................................16

2.3. Faktorët e tjerë..............................................................................................................17

KAPITULLI III..................................................................................................................19

3. Kujdesi dhe praktikat më të mira të mbajtjes së higjienës së pastër...............................19

3.1. Praktika për higjienë të pastër......................................................................................19

3.2. Uji i pijshëm dhe higjiena e shkollës............................................................................20

3.3. Menaxhimi i mbeturinave............................................................................................20

KAPITULLI IV..................................................................................................................21

4. Metodologjia dhe analiza e hulumtimit...........................................................................21

4.1. Metodat hulumtuese.....................................................................................................21

4.2. Qëllimi dhe objektivat e hulumtimit............................................................................22

4.3. Hipotezat......................................................................................................................22

4.4. Analiza e rezultateve të hulumtimit..............................................................................23

4.5. Analiza e hipotezave dhe konkluzionet........................................................................30

KAPITULLI V....................................................................................................................31

5. Rëndësia e higjienës nëpër shkolla në kohën e pandemisë 2020/21...............................31

5.1.Sfidat e sistemit shkollor në kontekstin e pandemisë....................................................31

5.2. Higjiena gjatë pandemisë nëpër shkolla.......................................................................32

Përfundimi...........................................................................................................................38

Rekomandime......................................................................................................................39

Literatura.............................................................................................................................41

Shtojca A.............................................................................................................................42

Page 6: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

6

Abstrakt

Në këtë punim diplome do të paraqitet rëndësia e higjienës tek fëmijët e ciklit të ulët

shkollor, si një faktorë shumë i rëndësishëm në mbajtjen e duhur të procesit mësimorë.

Janë shumë faktorë që ndikojnë në ndotjen e ambientit dhe ne do ti shtjellojmë se cilat

janë masat që duhet pasur parasysh në eliminimin e ndotjes së tij, gjithmonë duke pasur në

mendje nxënësit e ciklit të ulët shkollor dhe mentaliteti që është prezent në këtë cikël të

mësuarit.

Nga hulumtimi më anë të pyetësorit që është bërë në mënyrë ”online” më rreth 96

pjesëmarrës, me nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan,

janë nxjerrë edhe statistika lidhur më higjienën në ambientet shkollore dhe shtëpiake.

Higjiena ishte faktor kyç në shkolla edhe në kohën e pandemisë për mbarëvajtjen e

sistemit arsimor gjatë vitit 2020/21. Kjo është paraqitur në detaje edhe në kapitullin e

pestë të këtij punimi.

Ky studim shkencor i shtjelluar në pesë kapituj synon të japi një informacion shpjegues

dhe të bazuar në fakte hulumtuese, lidhur më rëndësinë e higjienës në shkolla tek cikli i

ulët shkollor në veçanti por edhe në sistemin arsimor në Kosovë në përgjithësi.

Fjalët kyçe: higjiena, faktorët ndikues, pastërtia, kujdesi, nxënësit, etj.

Page 7: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

7

Abstract

In this diploma thesis will be presented the importance of hygiene in primary school

children, as a very important factor in maintaining the proper learning process.

There are many factors that affect environmental pollution and we will discuss what are

the measures that should be considered in eliminating it‟s pollution, always keeping in

mind the students of the lower school cycle and the mentality that is present in this cycle of

learning.

From the research through the questionnaire that was done "online" with about 96

participants with the students of the primary and lower secondary school "Lidhja e

Prizrenit" in Deçan, statistics related to hygiene in school and home were derived.

Hygiene was a key factor in schools even during the pandemic for the well-being of the

education system during 2020/21. This is presented in detail in the fifth chapter of this

paper.

This scientific study elaborated in five chapters aims to provide an explanatory information

and based on research facts regarding the importance of hygiene in schools in the lower

school cycle in particular but also in the education system in Kosovo in general.

Keywords: hygiene, influencing factors, cleanliness, care, students, etc.

Page 8: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

8

LISTA E FIGURAVE

Figura 1.Vendimi për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor në kushte të pandemisë.....28

Figura 2. Si duhet të rrjedhë procesi mësimor në përputhje me udhëzimet........................28

Figura 3. Përgatitja e nxënësve për shkollë.........................................................................30

Figura 3.1. Rregullat për mbrojtje nga Covid-19................................................................30

Figura 4. Udhëtimi për në institucionin arsimor.................................................................30

Figura 4.1. Respektimi i orareve dhe ndalesave.................................................................30

Figura 5. Rregullat në oborrin e shkollës............................................................................31

Figura 5.1. Respektimi i distancës 1.5 deri 2 m..................................................................31

Figura 5.2. Vendosja e maskës............................................................................................31

Figura 6. Rregullat në klasë................................................................................................31

Figura 6.1. Ajrosja e klasës.................................................................................................31

Figura 6.2. Përdorimi i materialeve në mësim....................................................................31

Figura 7. Rregullat brenda shkollës....................................................................................32

Figura 7.1. Mbajtja e distancës dhe mos prekja e fytyrës...................................................32

Figura 7.2. Dalja në pushim në mënyrë të organizuar........................................................32

Figura 8. Rregullat për personelin e shkollës......................................................................32

Figura 8.1. Dezinfektimi i sipërfaqeve dhe respektimi i distancës.....................................32

LISTA E SHKURTESAVE

IKSHPK- Institucioni Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.................................11

OBSH- Organizata Botërore e Shëndetësisë.......................................................................11

TV- Televizion.....................................................................................................................27

DKA- Drejtoria Komunale e Arsimit..................................................................................28

MASHT- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë................................................37

Page 9: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

9

LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 1. Paraqet gjininë e pjesëmarrësve në pyetësor.....................................................20

Grafiku 2. Paraqet statistikën sa herë pastrohet shtëpia në ditë..........................................21

Grafiku 3. Paraqet statistikën sa herë pastrohet klasa në ditë.............................................22

Grafiku 4. Paraqet statistikën sa është klasa e pastër..........................................................22

Grafiku 5. Paraqet statistikën sa është shkolla e pastër......................................................23

Grafiku 6. Paraqet statistikën se a janë tualetet në shkollë të pastra. ................................23

Grafiku 7. Paraqet statistikën sa herë në ditë nxënësit i pastrojnë dhëmbët.......................24

Grafiku 8. Paraqet statistikën sa herë në ditë nxënësit i pastrojnë duart............................24

Grafiku 9. Paraqet statistikën sa herë në javë nxënësit pastrohen......................................25

Grafiku 10. Paraqet statistikën sa herë në javë nxënësit bisedojnë me mësuesen për

higjienë.............................................................................................................................. ...25

Grafiku 11. Paraqet statistikën më e pastër është shtëpia apo shkolla................................26

Grafiku 12. Paraqet statistikën përse higjiena është e rëndësishme për fëmijët.................26

Page 10: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

10

HYRJE

Termi higjienë në gjuhën angleze për herë të parë është përdorur në vitin 1676. Fjala

higjiena vjen nga gjuha frënge hygiene, një latinizim i fjalës greke „hygieinē techne‟, që

do të thotë "(art) i shëndetit", nga hygieinos, "e mirë për shëndetin, e shëndetshme”. Në

fenë e lashtë greke, Hygeia (Ὑγίεια) ishte personifikimi i shëndetit, pastërtisë dhe

higjienës.1

Higjiena i referohet kushteve dhe praktikave që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit

dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve. Ajo është çdo praktikë apo aktivitet e cila

bën të mundur që gjërat ti mbani të shëndetshme dhe të pastra. Larja e duarve në

përgjithësi, higjiena personale dhe pastrimi i rregullt i shtëpisë, janë pjesë e higjienës së

mirë. Higjiena shkollore është një shkencë e kujdesit shëndetësor, një formë e edukimit

dhe arsimimit më të gjerë shëndetësor të shkollës. Ajo është studimi shkencor i ndikimit

të mjedisit shkollor në mësim, eksploron ndikimin e shkollimit në shëndetin mendor dhe

fizik të nxënësve.2

Shkolla është një institucion dhe vend i dijes ku nxënësit marrin njohuritë e tyre për një

perspektive, dinjitet dhe të ardhme më të mirë, andaj edhe roli i saj është jashtëzakonisht i

rëndësishëm dhe shumë i domosdoshëm. Kjo rrjedhimisht sjellë nevojën që shkolla të ketë

një ambient të pastër dhe me kushte të përshtatshme për mësim. Higjiena në këtë aspekt

është një kusht themelorë për të pasur pastërti dhe rehati në klasat dhe ambientet

shkollore.

Higjiena ka një rëndësi të jashtëzakonshëm si për familjen, shkollën dhe institucionin ku

jetojmë dhe punojmë. Kjo sepse një higjienë e pa pastër sjell një varg të infeksioneve apo

sëmundjeve në vendet apo lokacionet, ku njeriu apo nxënësit kryejnë aktivitetet e tyre, për

një të ardhme më të mirë.

Kjo higjienë ishte po ashtu faktor kyç edhe në parandalimin e mundshëm të infektimit me

virus të ndryshëm, që vijnë si pasojë e ndotjes dhe pa pastërtisë në shkolla.

Mbajtja e pastërtisë dhe rekomandimet tjera nga IKSHPK-ja luajtën rol shumë të madh,

për të u ballafaquar më përhapjen e virusit SARS COV 2 apo pandemisë me korona virus

Covid 19, i cili virus u shfaq edhe në Kosovë në fund të vitit 2019 dhe gjatë vitit 2020.

1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Higjiena 2 https://sq.wikipedia.org/wiki/Higjiena_shkollore

Page 11: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

11

STRUKTURA E PUNIMIT

Duke parë problematiken që ngërthen në vete higjiena, vihet re se përveç ndikimeve që ka

ajo në aspektin mjedisorë, social, shkollor, institucional por dhe shtëpiak, ajo ka rëndësi të

madhe edhe për shëndetin e fëmijëve apo nxënësve, për të pasur një jetë të shëndoshë. Për

qëllimet e kësaj teme do të analizohen problematikat e shumta të lidhura me higjienën dhe

karakteristikat që karakterizojnë atë. Në kapitujt në vazhdim do të trajtohet:

Kapitulli i parë: Hedh një vështrim mbi nocionin e higjienës dhe rëndësinë e saj në

shoqëri në përgjithësi, në institucionet shkollore por edhe në ambientet familjare. Do të

trajtohet rëndësia për të pasur ambiente të pastra dhe si ndikon ajo tek njeriu në përgjithësi

por edhe tek nxënësit në veçanti.

Kapitulli i dytë: Trajton faktorët që ndikojnë në higjienën. Analizohen faktorët shkollor të

ndikimit në higjienë, faktorët personal si dhe faktorët e tjerë të cilët ndikojnë në higjienën

në përgjithësi. Jepen disa shembuj se si duhet vepruar për të pasur një ambient të pastër,

qoftë në shkolla apo edhe në ambiente familjare.

Kapitullin i tretë: Në këtë kapitull flitet për kujdesin dhe praktikat më të mira për një

higjienë të pastër. Mendoj se përdorimi në jetën e përditshme të këtyre praktikave,

sidomos nga nxënësit e ciklit të ulët shkollor do të sjelltë më shumë pastërti, më shumë

shëndet dhe shumë më pak infeksione apo sëmundje të ndryshme tek nxënësit në shkolla.

Kapitulli i katërt: Është pjesa qendrore e strukturës së temës, në mënyrë të detajuar

analizon të dhënat e nxjerra apo të hulumtuara nga pyetësori, i cili mund të sjellë edhe

mendimin apo përshtypjen e pjesëmarrësve në këtë pyetësor. Do të analizohen me anë të

grafikëve edhe përqindjeve të dhënat e nxjerra nga ky hulumtim. Në bazë të metodave

hulumtuese do të bëhet analizimi i të dhënave dhe hipotezave të ngritura në temën e

hulumtuar.

Kapitulli i pestë: Në këtë kapitull do të shtjellohet tema lidhur me rëndësinë e higjienës në

kohen e pandemisë nëpër shkolla gjatë viteve 2020/21. Do të shikohen sfidat e Sistemit

Shkollor në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.

Në fund do të bëhet një përmbledhje e shkurtër, me konkluzionet e nxjerra nga ky

hulumtim dhe po ashtu do të jepen edhe disa nga rekomandimet, që unë mendoj se do të

ishin me interes që të përdoren dhe praktikohen, në mënyrë që kjo të ndikojë të kemi një

ambient më të pastër qoftë në familje, institucionin shkollor, por edhe për shëndetin e

nxënësve në të ardhmen.

Page 12: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

12

KAPITULLI I

1. RËNDËSIA E HIGJIENËS NË PËRGJITHËSI

Higjiena është një faktorë shumë qenësor dhe shumë i rëndësishëm për jetën, shëndetin

dhe të ardhmen e njeriut. Një higjienë e mirë dhe pastër do të ketë ndikim të

jashtëzakonshëm në rritjen, zhvillimin dhe perspektiven e secilit njeri që jeton dhe

zhvillon jetën në planetin tonë. Higjiena në aspektin e përgjithshëm është shumë e

domosdoshme dhe e rëndësishme si për shëndetin publik, shëndetin e institucioneve

arsimore por edhe për shëndetin e nxënësve, ku konsiderohen se në këto vende i

frekuentojnë një numër mjaft i madh i popullatës në përgjithësi. Pra këto institucione janë

vende ku njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të kohës jashtë shtëpive të tyre. Plotësimi i

nevojave të tyre fiziologjike, psikologjike dhe mbrojtja nga infeksionet dhe sëmundjet,

varen nga mënyra e promovimit të higjienës në këto institucione vendore. Këto

institucione me një mos higjienë të duhur, mund të jenë pika burimore të sëmundjeve

epidemike si: diarreja dhe fruthi për shkak të higjienës së dobët. Shëndeti është gjendja e

trupit dhe mendjes. Njerëzit më shëndet të mirë janë më të mirët në tri mënyra: ata

kujdesën për trupat e tyre, ata mendojnë qartë, ata shkojnë mirë me njerëzit e tjerë.3

Teknologjia moderne po shkakton ndryshime në biosferë me një shpejtësi unike në të

gjithë historinë. Shumë njerëz kanë filluar të mendojnë për pasojat e këtyre ndryshimeve.4

Rol të madh dhe shumë të rëndësishëm ka pasur higjiena sidomos në këtë kohën kur është

duke u punuar ky hulumtim shkencor, për shkak se në këtë kohë po përballemi me

pandeminë e përhapjes së virusit Covid 19. Nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë dhe

nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe IKSHPK janë dhënë rekomandime të shumta

kundër këtij virusi, por që një ndër rekomandimet kryesore ka qenë higjiena personale dhe

higjiena në vendet ku jetojmë dhe veprojmë 5. Pra Higjiena ishte ndër faktorët kyç që

duhet marrë parasysh për luftimin e këtij infeksioni apo virusi.

Kur flasim për higjienën e mirë personale, është e rëndësishme të mendojmë jo vetëm për

fëmijët, por edhe për tërë familjen në përgjithësi. Higjiena jo e mirë në shkolla dhe

mikrobet e mundshme që nxënësit mund të mbledhin në shkolla, japin indikacion shumë

të lartë se, këto mikrobe apo infeksione mund të përhapen lehtësisht në pjesën tjetër të

familjes.

3 Meeks, L. & Helt, Ph. (1984), “Health: Focus on You”, Columbus, fq. 5, 6.

4 Julius,B. R. & Elenore,T. P. & Gladys, G. J. (1977). “You and Your Health”, Dallas, fq.264. 5 https://niph-rks.org/category/all/?print=print-search

Page 13: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

13

1.1. Rëndësia e higjienës në ambientin shkollor

Në fillim të kapitullit është cekur rëndësia e higjienës në përgjithësi. U potencua se

higjiena në shkolla është e rëndësishme sidomos për fëmijët.6 Fëmijët në shkollë kalojnë

rreth një të tretën e kohës së tyre në mësim ose duke kryer detyra shkollore, gjatë së cilës

kohë ata mund të jenë të ekspozuar nga një larmi dëmesh fizike, sociale dhe psikologjike.

Shkollat ofrojnë një mundësi ideale për të zbuluar praktikën e dobët të higjienës nga

fëmijët. Problemet e mëdha që ndikojnë në higjienën apo pastërtinë në shkolla si:

furnizimi me ujë, kanalizimet jo të duhura dhe nyjat sanitare të shkollave jo në nivel të

kënaqshëm, janë bërë një shqetësim i madh i shëndetit publik në vitet e fundit në

përgjithësi por edhe për vendin tonë në veçanti.

Një shkollë e pastër konsiston të sigurojë një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për

nxënësit. Ka shumë çështje që lidhen me higjienën me të cilën nxënësit dhe punonjësit e

shkollës duhet të përballen çdo ditë. Sidomos ka rendësi të veçantë pastërtia dhe higjiena

në shkollat ku gravitojnë nxënësit e ciklit të ulët, sepse ajo është shtresa më e ndjeshme

dhe më e atakuar nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme që mund të jenë prezente nga

mos pastërtia në ambientet shkollore.7

Mirëmbajtja e objekteve shkollore paraqet një përmbledhje aktivitetesh, terminësh dhe

personash të obliguar, të cilët duhet të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë të

organizuar dhe të dobishme. Ekzistojnë faktorë të ndryshëm në procesin edukativo

arsimorë, të cilët vazhdimisht duhet të jenë përgjegjës në mirëmbajtjen e objekteve

shkollore. Të gjithë përgjegjësit nga drejtoritë komunale, në bashkëpunim me drejtorët e

shkollave dhe komunitetin, duhet të dinë se mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj objekteve

shkollore ndikon në mirëqenien fizike dhe financiare të secilit objekt shkollorë.8

Këto çështje duhet të trajtohen me kujdes dhe të ndërmerren veprime të duhura nga

institucionet apo sektorët përkatëse. Kjo problematikë duhet të jetë e trajtuar në nivel të

lartë, në mënyrë që të arrihet qëllimi se shkollat dhe institucionet tjera mësimore të kenë

një ambient të pastër dhe komod, për punën e stafit pedagogjik, por edhe nxënësve të

cilëve ju nevojitet. Pra kjo higjienë dhe ambient më i pastër, sjellë edhe ndikon direkt për

punë dhe mësim më kualitativ, si dhe për ngritje më profesionale të rinjëve, për t‟u

përgatitur për të ardhmen e tyre drejt horizonteve dhe profesioneve të synuara.

6 https://www.open.edu/openlearncreate/mod/oucontent/view.php?id=191&printable=1

7 https://atalian.ph/2020/01/17/the-importance-of-cleanliness-in-school/

8 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, fq. 13, 54.

Page 14: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

14

1.2. Rëndësia e higjienës në ambientin familjarë/privatë

Përveç rëndësisë së higjienës në institucione dhe në shkolla që u fol më lartë, rëndësi

shumë të madhe ka edhe higjiena dhe pastërtia në ambientet familjare. Kjo duke pasur

parasysh se familja është baza e nisjes drejt rrugëtimit që ka njeriu apo edhe nxënësit në

veçanti.

Sa në fakt i kushtohet rëndësi pastërtisë në ambiente familjare?

Nga të gjitha hulumtimet del në horizont se, rëndësi shumë e madhe i kushtohet ambientit

familjarë, kundrejt ambienteve shkollore. Kjo do të ceket edhe në kapitujt tjerë me poshtë

por, është evidente se ambienti familjarë gjendet kryesisht nën ndikimin e kulturës

familjare. Kjo kulturë kultivohet nga breza të një pas njëshëm, për të pasur një ambient të

pastër. Kjo bazuar në traditat që prindërit të kujdesen në veçanti për pastërtinë në familje,

sidomos prindërit e gjinisë femërore. Ata vazhdimisht kanë qenë bartëse të pastërtisë, apo

shtyllë e artë e higjienës në familje. Kjo ka bërë që në Kosovë të kemi ambient familjarë të

pastër dhe shumë të mirë për jetesë.

Kjo pastërti duhet të mbahet dhe të kultivohet edhe nga fëmijët apo nxënësit në familje, në

mënyrë që kultura e pastërtisë të bartet dhe të kultivohet në mendjen e traditën e nxënësve.

Pra kjo kulturë pastaj duhet të bartet edhe në ambientet shkollore, për të pasur një

kontinuitet të pastërtisë, në çdo vend dhe në çdo kohë, në ambientet ku jetojmë por edhe ku

mësojmë.

Duke u nisur nga parimi se fëmija mëson çdo ditë, atëherë është e domosdoshme që kjo

kulturë të mbjellët dhe edukohet, sidomos tek fëmijët apo nxënësit e cikleve të ulëta në

shkolla, në mënyrë që ata këtë shprehi të pastërtisë kultivojnë dhe ta kenë edhe në

ambientet shkollore dhe në klasat e tyre, ku ata marrin diturinë.

Page 15: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

15

KAPITULLI II

2. FAKTORËT QË NDIKOJNË NË HIGJIENËN E AMBIENTIT SHKOLLOR

DHE SHTËPIAK

2.1. Faktorët shkollor

Në vazhdim do të ceken disa nga faktorët e brendshëm që ndikojnë në higjienën e

ambientit shkollor por edhe shtëpiak.

2.1.1. Higjiena fillon me duar të pastra

Larja e duarve është një nga zakonet më të rëndësishme dhe themelore të higjienës që

duhet t'i mësoni fëmijës tuaj.9 Kjo është gjithashtu një mënyrë shumë efektive për të

parandaluar përhapjen e sëmundjeve në shkolla. Mos harroni të mësoni fëmijën tuaj që të

lajë duart me sapun dhe ujë, para dhe pasi të hajë ushqim, pastaj pasi të përdor tualetin, kur

ka kollitje ose teshtitje, kur luan në oborrin e shkollës etj. Filloni t'i mësoni fëmijës tuaj

rregullat e higjienës personale, me sugjerime që këtë ta bëjnë në vazhdimësi dhe për çdo

ditë pa ndërprerë.

2.1.2. Sigurohuni që thonjtë e gishtave të fëmijës suaj të jenë të pastra

Një fakt i njohur gjerësisht është se thonjtë janë një vend perfekt për qëndrim të baktereve.

Mikrobet që grumbullohen nën thonjtë e fëmijës tuaj mund të transferohen lehtësisht në

gojën, sytë dhe hundën e tij. Kjo mund të çojë në infeksion dhe sëmundje në shumicën e

rasteve. Sigurohuni që thonjtë e fëmijës suaj të kontrollohen dhe të shkurtohen për çdo

javë rregullisht.

2.1.3. Mësojeni fëmijës tuaj të mbulojë hundën e saj gjatë kollitjes ose teshtitjes

Kur fëmija juaj kollitet ose teshtitë pa e mbuluar hundën dhe gojën, mikrobet rrjedhin nga

ajri dalin jashtë. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme në një klasë ku nxënësit janë

ulur afër njëri-tjetrit. Për ta parandaluar këtë, inkurajoni fëmijën tuaj të përdorë shami apo

faculetë. Sigurohuni që fëmija juaj t‟i hedh këto gjëra të përdorura në një kosh dhe i

pastron duart me sapun dhe ujë më pas. Si prindër, është e rëndësishme që të siguroheni që

të vegjlit tuaj të krijojnë një higjienë të mirë personale10

.

9 http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/Higjiena-e-nxenesve-2.pdf 10 https://www.verywellfamily.com/teaching-your-child-good-personal-hygiene-620527

Page 16: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

16

2.1.4. Këtu janë disa nga gjërat që prindërit duhet ndjekur për higjienën:

a. Larja e rregullt e lodrave: Shumë shkolla kanë fusha ku nxënësit, sidomos të

cikleve të ulëta mund të sjellin lodrat e tyre të preferuara për të luajtur. Gjatë

luajtjes me lodra të tilla, nxënësit kalojnë lodrat e tyre për t‟i ndarë me fëmijët e

tjerë. Jo vetëm që lodrat kalohen përreth, por mikrobet gjithashtu transmetohen

përmes tyre. Prandaj, sigurohuni që t‟i lani lodrat e fëmijës tuaj rregullisht.

b. Higjiena e këmbës: Një aspekt që prindërit shpesh e anashkalojnë tek fëmijët e

tyre në shkollë është higjiena e këmbës. Ndonjëherë, këmbët e djersitura, të njohura

edhe si këmbët e atletit, mund të çojnë në infeksione kërpudhore. Bëni fëmijën tuaj

të veshë çorape të pambukut, në vend të atyre prej fibre sintetike, në mënyrë që

këmbët e saj të marrin frymë.

c. Higjiena e ushqimit: Ushqimi është një aspekt tjetër i rëndësishëm ku higjiena ka

një rëndësi të madhe. Ndërsa paketoni ushqim për fëmijën tuaj, sigurohuni që ta

lani kutinë e drekës siç duhet. Gjithmonë paketoni ushqimin që është përgatitur i

freskët, së bashku me një shishe ujë të pastër.

d. Mbajeni çantën shkollore të fëmijës suaj të pastër dhe të lirë nga mbetjet e

ushqimit.

e. Lani gjithmonë uniformat shkollore në një temperaturë të lartë për të vrarë

bakteret.

f. Ruajtja e higjienës do ta ndihmojë fëmijën tuaj të largohet nga sëmundjet.

2.2. Faktorët Personal – Higjiena e mirë personale

Zakonet e mira të higjienës personale përfshijnë:

a. Larja e trupit shpesh. Nëse është e mundur, fëmijët duhet të pastrohen çdo ditë.

Sidoqoftë, mund të ketë raste kur kjo nuk është e mundur, për shembull, kur

njerëzit janë jashtë kampit ose ka mungesë uji. Nëse kjo ndodh, të bëjë një larje te

të gjithë trupit me një sfungjer të lagur ose leckë.

b. Pastrimi i dhëmbëve të paktën një herë në ditë. Larja e dhëmbëve pas çdo vakti

është mënyra më e mirë për t‟u siguruar që sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe

prishja e dhëmbëve të mos ndodhë. Është shumë e rëndësishme të pastroni dhëmbët

pas mëngjesit dhe menjëherë para se të shkoni në shtrat.

Page 17: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

17

c. Larja e flokëve me sapun të paktën një herë në javë, sepse siç e dimë fëmijët

vrapojnë shumë dhe janë super aktiv, kjo i bënë që të djersiten më shumë se të

tjerët dhe të lagen flokët shpejt që mund të vjen edhe deri te shfaqja e mikrobeve.

d. Larja e duarve me sapun para se të përgatisni dhe ose të hani ushqim. Gjatë

aktiviteteve normale ditore, mikrobet që shkaktojnë sëmundje mund të futen në

duar dhe nën thonj tuaj. Nëse mikrobet nuk janë larë para se të përgatiten për

ushqim ose për ngrënie, ata mund të futen në ushqim nga rrobat e pa pastra. Rrobat

e pista duhet të lahen me sapun përpara se t‟i vishni përsëri dhe duhet varur rrobat

në diell për t‟u tharë. Rrezet e diellit do të vrasin disa mikrobe dhe parazitë që

shkaktojnë sëmundje, duke u larguar nga njerëzit e tjerë dhe duke mbuluar hundën

dhe gojën me një fasulet ose me dorë kur kolliteni ose teshtini. Nëse kjo nuk është

bërë, pikat e lëngshme që përmbajnë mikrobe nga hunda dhe goja do të përhapen

në ajër dhe njerëzit e tjerë mund t‟i marrin gjatë frymëmarrjes, ose pikat e

shpërndara mund të merren nga ushqimi11

.

2.3. Faktorët e tjerë

a. Motivimi për të mësuar

Kur studentët dhe stafi i ekspozohen një ambienti të pastër dhe sanitar, ata do të jenë më të

motivuar për të mësuar. Kjo për shkak se estetika e përgjithshme e çdo klase, ndërtese ose

dhome, mund të ndikojë në moralin e përgjithshëm dhe mund të dekurajojë studentët që të

bëjnë përpjekje për një shkollë që nuk është e gatshme të bëjë më të mirën për të ardhmen

e tyre.

b. Imazhi më i mirë shkollor

Të kesh një shkollë të pastër do të përmirësojë motivimin e prindërve dhe vizitorëve të

tjerë. Kur prindërit vizitojnë një shkollë për të regjistruar fëmijët e tyre, pamja natyrore e

shkollës do të ketë një ndikim të madhe në gatishmërinë e tyre për t'u regjistruar.

c. Ndikimi për të ardhmen

Shkollat jo vetëm që japin njohuri, por gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në

formimin e personalitetit të një individi. Ajo që një student mëson në shkollë nuk kufizohet

vetëm në katër muret e një klase, por i gjithë ambienti shkollorë është një burim i

11 https://www.healthdirect.gov.au/personal-hygiene-for-children

Page 18: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

18

njohurive. Përveç arsimit, një student mëson mësime të disiplinës, ndershmërisë dhe

pastërtisë nga shkolla.

d. Shëndet më i mirë për nxënësit dhe mësuesit

Mësuesit janë më produktivë kur bashkëveprojnë me fëmijët në klasa të shëndetshme dhe

të pastra në krahasim me atë të kundërtën. Ata gjithashtu kanë më pak të ngjarë të sëmuren

ose të vuajnë nga simptoma alergjie në një shkollë të pastër. Mësuesit e shëndetshëm, e të

përqendruar, do të bëjnë një punë më të mirë të mësimdhënies dhe ka më pak të ngjarë të

humbasin punën. Ruajtja e pastërtisë së shkollave është një mënyrë e thjeshtë për të

përmirësuar të mësuarit për nxënësit, për të përmirësuar kënaqësinë në punë për mësuesit,

për të zvogëluar sëmundjen dhe për të luftuar simptomat e alergjisë dhe sëmundjeve tjera

për të gjithë në shkolla.

e. Produktiviteti në mësim për nxënës dhe mësues - Më pak mungesa dhe ditë të

sëmurë

Kur studentët sëmuren, edhe mësuesi dhe stafi gjithashtu sëmuren. Mbajtja e pastër e

shkollës mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes dhe zvogëlimin e

numrit të nxënësve dhe mësuesve që sëmuren.

f. Puna më e mirë e pastrimit të ambienteve shkollore

Roli shumë i madh dhe esencial qëndron në pastrimin që i bëhet ambienteve shkollore nga

personeli ndihmës në shkolla, të cilët kujdesen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shkollës

në përgjithësi por edhe klasave në veçanti. Duhet pasur kujdes dhe duhet tërhequr

vëmendjen se vetëm me një punë të madhe dhe angazhim edhe të nxënësve dhe mësuesve

së bashku, si dhe më këtë personel ndihmës që u cek më lartë, mund të arrihet që ambienti

mësimorë të jetë i pastër, i përshtatshëm për mësim, si dhe për mbajtje të orëve mësimore

në kushte të mira, për të arritur efektin e duhur të nxënies së diturisë për nxënësit12

.

12 https://atalian.ph/2020/01/17/the-importance-of-cleanliness-in-school/

Page 19: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

19

KAPITULLI III

3. KUJDESI DHE PRAKTIKAT MË TË MIRA TË MBAJTJES SË

HIGJIENËS SË PASTËR

Shkolla juaj duhet të jetë higjienike, do të thotë se nuk duhet të ketë ndonjë ekspozim ndaj

bakterieve ose ndotjes. Sigurisht disa nga këto gjëra do të varen nga shërbimet dhe klasët e

ndryshme që ofron shkolla juaj.

3.1. Praktika për higjienë të pastër

Për të pasur një higjienë të pastër në ambientet shkollore është më rëndësi të dimë se:

Klasat në shkolla nuk duhet të jenë të mbipopulluara.

Klasat duhet të jenë të ajrosura mirë dhe të posedojnë mjaftueshëm depërtimin e

dritës;

Duhet te ketë një distancë te mirë midis nxënësve në rreshtat e parë dhe të dytë të

klasës, si dhe nga dërrasa e zezë. Kjo do të ndikojë në shikim më të lehtë dhe më të

vëmendshëm nga nxënësit.

Tavolinat dhe karriget nuk duhet të jenë shumë të mëdha ose shumë të vogla për

fëmijët që ndjekin shkollën.

Një rëndësi të veçantë për kushtet higjeniko-sanitare në institucionet shkollore, ka

padyshim përpilimi i një plani të saktë për secilin mjedis shkollorë që i korrespondon

ligjeve në fuqi. Ky plan nuk duhet të jetë vetëm një plan pastrimi dhe dezinfektimi vetëm

në një ditë, por i njëjti duhet të përmbajë planet për të gjitha masat higjienike të çdo lloji,

instruksionet e përdorimit të aparaturave të sterilizimit, siç ndodh me rastet e kabineteve të

shkencave ekzakte, ngase shpesh kemi aparatura kimike të cilat kërkojnë sterilizim për të

pamundësuar bartjen e infeksioneve të mundshme, si dhe planin e kontrollit të ne

vazhdimësi për mirëfunksionimin e tyre. Gjithashtu planet duhet të kenë në fokus edhe

planin higjenik për ambientet e ngrënies dhe planin e organizimit të heqjes së mbeturinave

në shkollë.13

Megjithatë këtu janë edhe disa nga karakteristika thelbësore për tu marrë parasysh nëse

dëshironi një shkollë higjienike:

13 Hoxha, M. (2008-2009), “Leksione të Higjienës”, Shkodër, fq.42, 54.

Page 20: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

20

3.2. Uji i pijshëm dhe higjiena e shkollës

Uji i pijshëm i shkollës suaj luan rol shumë të madhe rreth higjienës së përgjithshme në

shkollën tuaj dhe sidomos për fëmijët, prandaj duhet të jetë gjithmonë shumë i pastër.

3.3. Menaxhimi i mbeturinave

Siç e dimë shkollat kanë një sasi të madhe të mbeturinave dhe si të tilla kanë nevojë për

shërbime të përshtatshme për menaxhimin e mbeturinave.

Këto janë disa nga lehtësirat që shkolla juaj duhet të ketë për të siguruar kanalizime dhe

higjienë në shkollën tuaj:

Do të ndihmojë nëse keni shporta të mbeturinave në të gjitha zyrat ose klasat. Kur

është e nevojshme, gjithashtu duhet të vendosni shportat në korridore ose kënde

lojërash që kanë një sasi të konsiderueshme mbeturinash. Dyshemeja duhet të

pastrohet për të siguruar që mbeturinat janë hedhur dhe nuk po vendosen përreth

shkollës.

Një gropë largimi duhet të përdoret për të eliminuar mbeturinat që grumbullohen

nga klasat, zyret, sallat, etj. Nëse keni një furrë djegie plehrash aty pranë, ky do të

jetë mjeti juaj më i madh në heqjen e mbeturinave dhe sigurimin e higjienës së

shkollës tuaj14

.

Vlerat fizike dhe estetike të mjedisit shkollorë dhe ndërtesave fizike duhet të plotësojnë

zhvillimin fizik, fiziologjik dhe psikologjik të nxënësve.

Fëmijët kanë pozitë qendrore në bashkësi. Pas shtëpisë dhe familjes, shkolla është vendi

më i rëndësishëm në të cilin qëndrojnë dhe mësojnë fëmijët. Objekti shkollor, klasat dhe

hapësirat e tjera në shkolla duhet të kenë qasje dhe të jenë të këndshme për qëndrimin e

nxënësve për zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve të tjera lidhur me mësimin.15

Një shkollë e suksesshme është ajo që siguron një mjedis të pastër dhe të sigurt për

nxënësit e saj. Higjiena e shkollës reflekton në disa mënyra p.sh: menaxhimi i

mbeturinave, shërbimet e pastrimit, shërbimet e mirëmbajtjes, shërbimet e kontrollit për

higjienën si dhe shëndeti i përgjithshëm i studentëve dhe stafit. Nëse kjo do të

anashkalohet ndonjëherë, higjiena e shkollës nuk është në nivel të duhur dhe ai ambient

shkollorë nuk i plotëson kushtet për mësimdhënie dhe mësim nxënie të suksesshme.

14

https://www.open.edu/openlearncreate/mod/oucontent/view.php?id=191&printable=1 15 Mose, Josef. R. (2006), “Higjiena”, Shkodër, fq.19, 69, 104.

Page 21: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

21

KAPITULLI IV

4. METODOLOGJIA DHE ANALIZA E HULUMTIMIT

Nga pikëpamja metodologjike, më këtë temë është tentuar të arrihet në një lloj hulumtimi i

bazuar kryesisht në metodën kërkimore apo hulumtuese, në literaturë dhe materiale të

publikuara nga institucionet profesionale në Kosovë.

Punimi do të mbështetet edhe në një pyetësor që do të bëhet më nxënësit e disa klasave

nga cikli i ulët në Shkollën e Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, si dhe në

literaturë të gjerë, ku burimet dhe materialet janë marrë shumë edhe nga burimet e

internetit.

Punimi do ti referohet burimit te të dhënave të nxjerra nga informacione të sakta dhe të

qasshme lidhur me sfidat e sistemit arsimorë në Republikën e Kosovës, lidhur me

higjienën në kohen e pandemisë në vitin 2020/21.

Metodologjia pra e përdorur gjatë punimit të kësaj teme, na mundëson që në mënyrë të

bazuar ta nxjerrim një përfundim me kuptim të gjerë për higjienën dhe rëndësia e saj në

ambiente shkollore, me theks të veçantë për ciklet e ulëta shkollore.

4.1. METODAT HULUMTUESE

Gjatë këtij hulumtimi kam përdorur disa metoda për mbledhjen dhe përpunimin e të

dhënave si:

4.1.1. Metoda krahasuese: Në hulumtimin tim kjo metodë më ka shërbyer për

krahasimin e të dhënave të nxjerra nga pyetësori që është bërë me nxënës nga cikli

i ulët shkollor, me disa objektiva krahasuese për higjienën, sidomos për ambiente

shkollore dhe shtëpiake.

4.1.2. Metoda përshkruese: Këtë metodë e kam përdorur duke bërë hulumtimin dhe

shfletimin e literaturave qofshin ato shkencore apo edhe qofshin ato nga mjete të

ndryshme elektronike, si dhe njohurive dhe bashkëbisedimit me mësimdhënës për

temën në fjalë.

4.1.3. Metoda statistikore: Kjo metodë ka qenë metoda kyçe e hulumtimit sepse kjo na

ka mundësuar që ne të kemi një pasqyrë të mirë për temën, sidomos për nxënësit e

cikleve të ulëta shkollore. Nga pyetjet më anë të pyetësorit dhe grafikëve të

paraqitur në kapitullin IV, kemi arritur që të nxjerrim disa karakteristika qofshin

Page 22: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

22

ato që kërkojnë përmirësim të domosdoshëm, por edhe që kërkojnë trajtim më të

veçantë për higjienën në ambientet shkollore.

4.2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E HULUMTIMIT

Qëllimi është që krahas njohjes me higjienën në përgjithësi të njohim edhe aspektet e

gjendjes konkrete që janë prezentë si: pastërtia nëpër shkolla dhe ndikimi që ka kjo

pastërti, sidomos në ciklet e ulëta të mësimit nëpër shkolla.

Nga hulumtimi do të tentojmë në arritjen e një mendimi nga pjesëmarrësit apo nxënësit

nëpër klasa të ciklit të ulët, se si ata mendojnë që e kanë ambientin shkollor të pastër dhe

sa institucionet përkatëse kujdesen që ky ambient të jetë sa më i përshtatshëm për punë

dhe mësim.

Objektivi i trajtimit të kësaj teme është që, në fund të nxjerrim në pah gjendjen reale që

kemi në shkollat tona përmes një shembulli konkret, në mënyrë që të dalim me disa

rekomandime modeste dhe të vlefshme, për të bërë sado pak përmirësim në gjendjen jo të

mirë me pastërtinë në shkollat në Kosovë.

4.3. HIPOTEZAT

Nga tema e përcaktuar për hulumtim dhe studim, janë parashtruar disa hipoteza të cilat

mendojmë se në fund të këtij studimi do të arrihen të zbërthehen dhe vërtetohen, duke u

bazuar në fakte dhe statistika të nxjerra në hulumtim. Andaj edhe ngritën hipotezat si më

poshtë:

Hipoteza 1. Ekziston supozimi se ambientet shtëpiake janë në nivel shumë më të

lartë të pastërtisë, sa i përket higjienës në krahasim me ambientet shkollore!

Hipoteza 2. Shpesh herë mendohet dhe referohet nga nxënësit se klasa dhe

ambientet tjera përcjellëse në shkollë si tualeti, korridoret janë shumë të pa pastra!

Hipoteza 3. Ekziston supozimi dhe opinioni se mësimi për higjienën sidomos në

shkolla nuk bëhet në nivel të kënaqshëm, në mënyrë që nxënësit të kenë njohuri të

mjaftueshme për higjienën!

Page 23: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

23

4.4. ANALIZA E REZULTATEVE TË HULUMTIMIT

Në këtë kapitull do të analizohet në mënyrë më detaje hulumtimi i bërë përmes pyetësorit

më nxënësit e ciklit të ulët të SHMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Pyetësori është

zhvilluar në mënyrë elektronike për shkak të kohës dhe gjendjes së arsimit kur është

punuar ky punim, i cili është bërë në kohen e Pandemisë me Covid 19 në Kosovë. Në

përgjigje kanë marrë pjesë 96 nxënës. Ata kanë dhënë mendimet e tyre, më të cilat

mendime mund të japim konkluzione dhe rekomandime për gjendjen që vërtetë ekziston në

ambientet shtëpiake dhe ato shkollore lidhur me higjienën.

Pra nga dymbëdhjetë pyetjet në vazhdim do të shohim rezultatet si më poshtë:

1. Në pyetjen e parë: Gjinia juaj?

Kanë marrë pjesë 96 korrespondentë/pjesëmarrës ku 53% kanë qenë të gjinisë femërore

dhe 47% të gjinisë mashkullore.

Grafiku 1: Paraqet gjininë e pjesëmarrësve në pyetësor.

Femra

53%

Meshkuj

47%

Pyetja 1

Femra Meshkuj

Page 24: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

24

2. Në pyetjen e dytë: Sa herë në ditë pastrohet shtëpia juaj?

Janë përgjigjur si në vijim: 47% tregojnë se shtëpia e tyre pastrohet 2 herë në ditë, 33%

tregojnë se shtëpia e tyre pastrohet 3 herë në ditë, 14% ju pastrohet shtëpia 4 herë në ditë,

ndërsa 6% shtëpia ju pastrohet 1 herë në ditë.

Grafiku 2: Paraqet statistikën sa herë pastrohet shtëpia në ditë.

3. Në pyetjen e tretë: Sa herë në ditë pastrohet klasa juaj në shkollë?

Nxënësit tregojnë se 46% klasa në shkollën e tyre pastrohet 1 herë në ditë, 44% pastrohet 2

herë në ditë, rreth 6% klasa pastrohet 4 herë në ditë dhe rreth 4% klasa pastrohet 3 herë në

ditë.

Grafiku 3: Paraqet statistikën sa herë pastrohet klasa në ditë.

1 herë

6%

2 herë

47% 3 herë

33%

4 herë

14%

Pyetja 2

1 herë 2 herë 3 herë 4 herë

1 herë

46% 2 herë

44%

3 herë

4%

4 herë

6%

Pyetja 3

1 herë 2 herë 3 herë 4 herë

Page 25: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

25

4. Në pyetjen e katërt: Sa është klasa e juaj e pastër?

Në këtë pyetje 53% e nxënësve mendojnë se klasa e tyre është pak e pastër, 44% mendojnë

se klasa e tyre është shumë e pastër, ndërsa 3% mendojnë se klasa e tyre nuk është aspak e

pastër.

Grafiku 4: Paraqet statistikën sa është klasa e pastër.

5. Në pyetjen e pestë: Sa është shkolla e juaj e pastër?

41 % e nxënësve mendojnë se shkolla e tyre është mjaftueshëm e pastër, 38% mendojnë se

shkolla është mirë e pastër dhe 21% mendojnë se shkolla është shumë e pastër.

Grafiku 5: Paraqet statistikën sa është shkolla e pastër.

Shumë

44% Pak

53%

Aspak

3%

Pyetja 4

Shumë Pak Aspak

Mjaftushëm

41%

Mirë

38%

Shumë mirë

21%

Pyetja 5

Mjaftushëm Mirë Shumë mirë

Page 26: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

26

6. Në pyetjen e gjashtë: A janë tualetet në shkollën tuaj të pastra?

Sa i përket tualeteve në shkollë nga 96 nxënës pjesëmarrës 78% mendojnë se tualetet nuk

janë të pastra, ndërsa 22% mendojnë se banjat janë të pastra.

Grafiku 6: Paraqet statistikën se a janë tualetet në shkollë të pastra.

7. Në pyetjen e shtatë: Sa herë në ditë ju i pastroni dhëmbët?

Në pyetjen e shtatë nga 96 pjesëmarrës kanë deklaruar se 56% dhëmbët i pastrojnë 2 herë

në ditë, 40% i pastrojnë 3 herë në ditë, rreth 2% i pastrojnë 4 herë në ditë dhe 2% dhëmbët

i pastrojnë vetëm 1 herë në ditë.

Grafiku 7: Paraqet statistikën sa herë në ditë nxënësit i pastrojnë dhëmbët.

Po

78%

Jo

22%

Pyetja 6

Po Jo

1 herë

2%

2 herë

56%

3 herë

40%

4 herë

2%

Pyetja 7

1 herë 2 herë 3 herë 4 herë

Page 27: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

27

8. Në pyetjen e tetë: Sa herë në ditë ju i pastroni duart?

Kanë marrë pjesë 96 pjesëmarrës dhe kanë treguar se duart i pastrojnë shumë herë në ditë.

Grafiku 8: Paraqet statistikën sa herë në ditë nxënësit i pastrojnë duart.

9. Në pyetjen e nëntë: Sa herë në javë ju pastroheni?

Në pyetjen se sa herë pastrohen në javë nxënësit ata janë përgjigjur se 50% e tyre

pastrohen 3 herë në javë, 28% e tyre pastrohen 4 herë në javë, 20% e tyre pastrohen 2 herë

në javë, ndërsa 2% pastrohen 1 herë në javë.

Grafiku 9: Paraqet statistikën sa herë në javë nxënësit pastrohen.

Shpesh herë

100%

Pyetja 8

Shpesh herë Nganjeherë Rrallë herë Asnjeherë

1 herë

2%

2 herë

20%

3 herë

50%

4 herë

28%

Pyetja 9

1 herë 2 herë 3 herë 4 herë

Page 28: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

28

10. Në pyetjen e dhjetë: Sa herë në javë ju bisedoni me mësuesen tuaj për higjienën?

Nga 96 nxënës që i janë përgjigjur pyetësorit kanë deklaruar se 49% e tyre në javë 4 herë

bisedojnë me mësuesen për higjienën, 34% e tyre bisedojnë 2 herë në javë, 10% bisedojnë

6 herë në javë, ndërsa vetëm 7% bisedojnë 8 herë në javë më mësuesen e tyre për

higjienën.

Grafiku 10: Paraqet statistikën sa herë në javë nxënësit bisedojnë me mësuesen për higjienë.

11. Në pyetjen e njëmbëdhjetë: A më pastër e keni shtëpinë apo klasën në shkollë?

Nxënësit janë përgjigjur se 100% prej tyre mendojnë se e kanë shtëpinë më të pastër se

shkollën.

Grafiku 11: Paraqet statistikën më e pastër është shtëpia apo shkolla.

2 herë

34%

4 herë

49%

6 herë

10%

8 herë

7%

Pyetja 10

2 herë 4 herë 6 herë 8 herë

Shtëpinë

100%

Pyetja 11

Shtëpinë Klasen

Page 29: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

29

12. Në pyetjen e dymbëdhjetë: Pse është higjiena e rëndësishme për ju?

Në pyetjen se pse është higjiena e rëndësishme për ju, 83% të nxënësve mendojnë se ajo

sjellë pastërtinë më të madhe në ambientin ku jetojmë, ndërsa 17% mendojnë se më

higjienë më të pastër ata janë më të lumtur.

Grafiku 12: Paraqet statistikën përse higjiena është e rëndësishme për fëmijët.

Sepse higjiena

sjellë pastërtine më

të madhe në

ambientin ku

jetojmë 83%

Sepse me higjienë

te pastër, ne jemi

më të lumtur

17%

Pyetja 12

Sepse higjiena sjellë pastërtine më të

madhe në ambientin ku jetojmë

Sepse me higjienë ambienti duket me

i bukur

Sepse me higjienë te pastër, ne jemi

më të lumtur

Page 30: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

30

4.5. ANALIZA E HIPOTEZAVE DHE KONKLUZIONET

Gjatë hulumtimit të kësaj temë shumë të rëndësishme dhe më mjaft interes, si për

shoqërinë në përgjithësi por edhe për ciklin e ulët shkollor në veçanti, nga të dhënat e

literaturave shkencore dhe nga të dhënat e grumbulluara në bazë të hulumtimit, është

arritur në konkluzione evidente se: rëndësia e higjienës është jashtëzakonisht e madhe dhe

ka ndikim me shumë dimensione në jetën e njeriut, e sidomos në jetën shkollore të ciklet e

ulëta shkollore.

Janë nxjerrë statistika të vlefshme me dymbëdhjetë pyetje që janë bërë në pyetësorë, nga

të cilat edhe janë nxjerrë disa rekomandime të rëndësishme për higjienën personale por

edhe për ambientet shkollore. Janë vërtetur hipotezat se:

Gjatë shtjellimit të temës nga grafiket dy, tre dhe njëmbëdhjetë në pyetjet e

paraqitura, është vërtetuar se ambientet shtëpiake janë në nivel shumë më të lartë të

pastërtisë sa i përket higjienës, në krahasim me ambientet shkollore.

Është konstatuar se në bazë të grafikut pesë dhe gjashtë të paraqitura, se klasat

shkollore dhe ambientet tjera përcjellëse në shkollë si tualeti etj, janë shumë të pa

pastra dhe që ekziston nevoja shumë e madhe që të punohet më shumë rreth kësaj

problematike.

Nga analiza e pyetësorit sidomos nga grafiku dy, tre, katër, pesë, dhe dhjetë kemi

arritur në përfundim se: mësimi për higjienën në shkolla nuk bëhet në nivel të

kënaqshëm, andaj edhe kërkohet që në kohë urgjente kjo problematike të trajtohet

dhe të eliminohet, në mënyrë që nxënësit të kenë higjienë dhe njohuri të

mjaftueshme për higjienën, për të pasur ambient sa më të pastër për mësim cilësor.

Nga të gjitha këto hipoteza dhe analizime të statistikave të nxjerra nga kapitulli IV në fund

edhe do të nxjerrën edhe rekomandime që do të mund të përdoren nga institucionet,

prindërit dhe mësimdhënësit në të ardhmen e tyre.

Page 31: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

31

KAPITULLI V

5. RËNDËSIA E HIGJIENËS NË KOHËN E PANDEMISË NËPËR SHKOLLA

2020/21

Edhe pse tema e shtjelluar ka trajtuar në tërësinë e saj rëndësinë e higjienës në përgjithësi

dhe në ciklin e ulët shkollor në veçanti, në kohën e trajtimit të kësaj teme të diplomës, kam

vlerësuar si shumë të domosdoshme, të shtjellohet edhe një kapitull i veçantë lidhur me

higjienën në kohen e pandemisë që është prezente, sidomos nga fundi i vitit 2019 dhe vitit

2020, e me gjasë do të jetë në vazhdim edhe në vitin 2021.

5.1. Sfidat e sistemit shkollor në kontekstin e pandemisë

Ishte një sfidë e jashtëzakonshme që procesi mësimor të zhvillohet në këtë kohë shumë të

vështirë, duke pasur parasysh që Virusi Sars Cov2 ka filluar të paraqitet në fillim të muajit

mars 2020 edhe në Kosovë. Virusi ishte përhapur me shpejtësi edhe në vendet e tjera

Evropiane dhe Botërore.

Me këtë rrjedhë të përhapjes së virusit u shfaqen edhe sfida të mëdha në sistemin mësimor

në Republikën e Kosovës. Në fillim institucionet kompetente të Kosovës u kujdesen që për

shkak të pandemisë, më qëllim për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi, u vendos që të

bëhet mbyllja e shkollave dhe të filloj mësimi sipas mënyrës “online” nëpërmes mjeteve

elektronike dhe TV-së. Kjo mënyrë mundësoj që më shumë vështirësi të përfundohet viti

shkollor 2019/20.

Në fillim të shtatorit 2020 situata me pandeminë nuk u përmirësua shumë. Por prapë ishte

një sfidë edhe më e madhe kundra pandemisë, sepse tanimë virusi ishte i përhapur kudo.

Ministria e Arsimit së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

dhe Qeverinë e Kosovës, filluan përgatitjet për të filluar vitin e ri shkollor nëpër shkolla. U

përgatiten skenarë me vendimin e Ministrit te Arsimit si me poshtë16

:

16 https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/09/vendimi-me-nr-01-b-1280-per-fillimin-e-mesimit-ne-vitin-e-ri-

shkollor-2020-2021-ne-kushte-pandemie.pdf

Page 32: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

32

Fig. 1. Vendimi për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor në kushte të pandemisë.

Në pikën e tetë të këtij vendimi është cekur se si duhet të rrjedhë procesi mësimor sa i

përket ruajtjes së higjienës dhe masave tjera më qëllim të parandalimit të përhapjes së

virusit17

.

Fig. 2. Si duhet të rrjedhë procesi mësimor në përputhje me udhëzimet.

5.2. Higjiena gjatë pandemisë nëpër shkolla

U tha më lartë se viti i ri shkollorë filloj me vendime nga Ministri i Arsimit dhe Qeverisë

së Kosovës. Në këtë mes rol shumë të madh pati edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë

Publike të Kosovës, i cili dha rekomandimet e saja për shumë institucione publike dhe

private lidhur me masat kundër pandemisë, por edhe për sistemin arsimorë në veçanti. Ata

hartuan një UDHËZUES TË PËRKOHSHËM PËR APLIKIMIN E MASAVE PËR

PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E COVID-19 NË INSTITUCIONE PUBLIKE DHE

PRIVATE.

17

https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/09/vendimi-me-nr-01-b-1280-per-fillimin-e-mesimit-ne-vitin-e-ri-

shkollor-2020-2021-ne-kushte-pandemie.pdf

Page 33: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

33

Në faqen pesë të këtij udhëzuesi janë dhënë rekomandimet si më poshtë:

1. Identifikoni kur dhe si mund të ekspozohen punonjësit ndaj COVID-19 në punë:

Përgatituni që të zbatoni masat themelore të parandalimit të infeksionit. Për shumicën

e punëdhënësve, mbrojtja e punonjësve varet nga fuqizimi i masave themelore për

parandalimin e infeksionit. Rekomandohet fuqishëm që të gjithë punonjësit të zbatojnë

higjienën e mirë dhe praktikat e kontrollit të infeksionit.

2. Promovoni pastrimin e shpeshtë dhe të kujdesshëm të duarve, duke përfshirë

sigurimin e vendeve për pastrimin e duarve për punonjës, klientë dhe vizitorë. Nëse

sapuni dhe uji rrjedhës nuk janë në dispozicion menjëherë, siguroni peshqirë/fasulet

me bazë alkooli që përmbajnë të paktën 70% alkool;

3. Obligoni punonjësit që të qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë;

4. Obligoni masat për parandalimin e përcjelljes së infeksionit përmes rrugëve të

frymëmarrjes (maskat). Duhet mbuluar goja dhe hunda me parakrahë ose fasulet gjatë

kollitjes apo teshtitjes. Mos harroni që disa punonjës mund të jenë në rrezik më të

madh për sëmundje serioze, siç janë të rriturit e moshuar dhe ata me gjendje

mjekësore kronike. Merrni parasysh minimizimin e kontaktit sy-më-sy ndërmjet

këtyre punonjësve apo caktoni detyrat e punës që iu mundësojnë atyre që të mbajnë

distancën 1.5. deri 2 m nga punonjësit tjerë, klientët dhe vizitorët, ose aplikoni punën

nga distanca nëse është e mundur.

5. Sigurojuni klientëve dhe publikut shporta për hedhjen e mbeturinave dhe eventualisht

doreza njëpërdorimshme;

6. Punëdhënësit duhet të shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të rregulloreve dhe

praktikave, siç janë oraret me ndërrime (p.sh. puna nga shtëpia, ndërrimet e

ndryshme), për të rritur distancën fizike ndërmjet punonjësve dhe të tjerëve;

7. Udhëzoni punonjësit që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat apo mjetet apo

pajisjet e punës të punonjësve tjerë, kur është e mundur18

;

Pra siç u dha edhe më lartë Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Republikës së

Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe

Inovacionit duke bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21, sipas

edhe vendimit të Ministrit të Arsimit, kanë përpiluar një udhëzues konkret me udhëzime

përmes fotografive me disa mbishkrime, duke treguar si duhet të nis mësimi më 1 shtator

18 https://niph-rks.org/wp-content/uploads/2020/05/UDHEZUES-I-PERKOHSHEM-APLIKIMI-I-

MASAVE-COVID-19-INSTITUCIONET-PUBLIKE-E-PRIVATE.pdf

Page 34: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

34

dhe rregullat që duhet ndjekur si nxënësit ashtu edhe personeli arsimor. Këto udhëzime

janë publikuar më 23.08.202019

. Më poshtë do të paraqesim këto udhëzime/rregulla

nëpërmes fotove nga postimi në fjalë:

Fig. 3. Përgatitja e nxënësve për shkollë. Fig. 3.1. Rregullat për mbrojtje nga Covid-19.

Fig. 4. Udhëtimi për në institucionin arsimor. Fig. 4.1. Respektimi i orareve dhe ndalesave.

19 https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/pcb.3018675344927116/3018670994927551/

Page 35: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

35

Fig. 5. Rregullat në oborrin e shkollës. Fig. 5.1. Respektimi i distancës 1.5 deri 2 m.

Fig. 5.2. Vendosja e maskës. Fig. 6. Rregullat në klasë.

Fig. 6.1. Ajrosja e klasës. Fig. 6.2. Përdorimi i materialeve në mësim.

Page 36: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

36

Fig. 7. Rregullat brenda shkollës. Fig. 7.1. Mbajtja e distancës dhe mos prekja e fytyrës.

Fig. 7.2. Dalja në pushim në mënyrë të organizuar. Fig. 8. Rregullat për personelin e shkollës.

Fig. 8.1. Dezinfektimi i sipërfaqeve dhe respektimi i distancës.

Page 37: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

37

Në fotot e paraqitura më lartë janë paraqitur rregullat në detaje në mënyrë të hollësishme

se si duhet të vijohet mësimi në vitin e ri shkollor.

Janë dhënë rregullat se si duhet të përgatitet një nxënës për shkollë, si të veprohet në

shkollë dhe jashtë shkolle, si dhe në ambientet e tjera që e rrethojnë shkollën. Janë dhënë

udhëzime për personelin shkollor dhe personelin mësimdhënës.

Janë dhënë udhëzime se si duhet të përgatitet shkolla për mësim, gjithmonë në prizmin e

higjienës dhe pastërtisë, për të pasur një ambient më të favorshëm për mësim dhe për të e

parandaluar sa më shumë paraqitjen e virusit tanimë vdekjeprurës për popullatën në

përgjithësi, gjithashtu shumë i rrezikshëm edhe për personelin mësimorë në veçanti.

Këto rekomandime dhe rregulla të dhëna nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Arsimit ishin

shumë të rëndësishme por edhe jashtëzakonisht të domosdoshme, që mësimi të filloj më

sukses edhe në kohen e Pandemisë.

Por edhe përkundër që mësimi filloj me një angazhim të madh të personelit, për tu siguruar

një ambient higjenik dhe i pastër, prapë se prapë edhe në kohen kur është përgatitur ky

punim shkencor, sistemi mësimor ka hasur në vështirësi sa i përket ballafaqimit me

pandeminë.

Bazuar në këtë frymë të punimit shkencor edhe ishte frymëzimi im, që ta përfshijë këtë

kapitull në temën hulumtuese, me qëllimin e vetëm që të japi një kontribut sado të vogël në

paraqitjen e një gjendje reale të cilën gjendet sistemi arsimor në këtë periudhë kohore të

Pandemisë globale në mbarë botën, por edhe në Republikën e Kosovës.

Ky kapitull do të mbetet edhe shënim historik për periudhën e hulumtimit, por e cila do të

mbahet mend si një ndër periudhat më të vështira të procesit mësimor në dekadën e fundit.

Mendoj që nga kjo që u tha më lartë dhe nga pikësynimi i temës, është arritur që të

përmbushen objektivat e kësaj teme shumë të rëndësishme për kohen dhe momentin e

hulumtimit dhe për temën e trajtuar gjatë këtij punimi shkencor.

Page 38: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

38

PËRFUNDIMI

Edukimi i higjienës i bazuar në shkollë është thelbësor për të ulur nivelin e sëmundjeve të

transmetuese. Fëmijët janë më të prirë për të mësuar dhe ka shumë të ngjarë të adoptojnë

sjellje të shëndetshme në një moshë më të re. Gjendja jo higjienike është një nga shkaqet

kryesore të sëmundjeve. Ne e dimë rëndësinë për të pasur mësimdhënës dhe nxënës të

shëndetshëm. Në fund të fundit, nxënësit të lumtur barazojnë një jetë të lumtur! Sidoqoftë,

për të pasur një shkollë higjienike, shpesh mund të anashkalohet dhe mund të vendoset në

vendin e dytë të përparësive të tjera. Pra në trajtimin e kësaj teme jam mundur që ti trajtojë

disa nga sfidat që e përbejnë këtë problematike apo dukuri:

Në Kapitullin e parë: është hedhur një vështrim mbi nocionin e higjienës dhe rëndësinë e

saj në shoqëri në përgjithësi, në institucionet shkollore por edhe në ambientet familjare.

Është trajtuar rëndësia e të pasurit një ambient të pastër, si dhe si ndikon ky ambient tek

njeriu në përgjithësi por edhe me theks të veçantë tek nxënësit.

Në Kapitullin e dytë: janë trajtuar faktorët që ndikojnë në higjienën. Analizohen faktorët

shkollorë të ndikimit në higjienë, faktorët personal si dhe faktorët e tjerë të cilët ndikojnë

në higjienën në përgjithësi dhe në shkolla në veçanti. Janë dhënë disa shembuj se si duhet

vepruar për të pasur një ambient të pastër qoftë në shkolla apo edhe në ambiente familjare.

Në Kapitullin e tretë: në këtë kapitull flitet për kujdesin dhe praktikat më të mira për një

higjienë të pastër. Mendoj se aplikimi në jetën e përditshme të këtyre praktikave sidomos

nga nxënësit e ciklit të ulët shkollor do të sjelltë më shumë pastërti, më shumë shëndet dhe

shumë më pak infeksione dhe sëmundje të ndryshme tek nxënësit sidomos nëpër shkolla.

Kapitulli i katërt: e cila është pjesa qendrore e strukturës së temës, në mënyrë të detajuar

analizon të dhënat e nxjerra apo të hulumtuara nga pyetësori i cili mund të sjellë edhe

mendimin apo përshtypjen e pjesëmarrësve në këtë pyetësorë. Janë analizuar me anë të

grafikëve dhe përqindjeve të dhënat e nxjerra nga ky hulumtim brenda shkollave dhe

ambienteve shtëpiake. Nga metodat hulumtuese është arritur që t‟u japim përgjigjie në

hipotezat e ngritura në këtë temë hulumtuese shkencore, të cilat në fund edhe nxjerrën disa

rekomandime të vlefshme për nxënësit, prindërit, shkollat dhe Ministrinë e Arsimit dhe

Shkencës e Teknologjisë.

Kapitulli i pestë: në këtë kapitull është shtjelluar rëndësia e higjienës në kohën e

pandemisë nëpër shkolla në vitin 2020/21. Janë cekur disa nga sfidat e Sistemit Shkollor

në Kosovë në kohën e pandemisë, si dhe rëndësia e higjienës pikërisht në këtë kohë të

pandemisë në shkolla.

Page 39: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

39

Në fund nga ky hulumtim janë dhënë edhe rekomandimet, që unë mendoj se do të ishin

me interes që të përdorën dhe praktikohen, në mënyrë që kjo të ndikoj të kemi një ambient

më të pastër qoftë në familje, institucionet shkollore, gjithmonë duke menduar për

shëndetin e nxënësve dhe të ardhmen e tyre jetësore.

REKOMANDIMET

Studimet e ardhshme në lidhje me njohuritë, qëndrimet dhe praktikat më të mira duhet të

vlerësojnë në mënyrë specifike njohuritë që kanë nxënësit për higjienën. Më poshtë do të

jepen edhe disa rekomandime që janë të nevojshme për të mësuar fëmijët në lidhje me

zakonet e mira të higjienës personale por edhe ato nëpër shkolla. Nxënësit duhet të mbajnë

veten të pastër për të mbetur të shëndetshëm dhe të ndjehen mirë me veten e tyre. Higjiena

e mirë personale do të ndihmojë në rritjen e vetëvlerësimit dhe besimit të tyre. Do të jepen

rekomandime edhe për mësimdhënësit, prindërit dhe institucionet e tjera arsimore që kanë

rol të madhe në procesin arsimor. Në fund do të jetë edhe një rekomandim për MASHT-in

në lidhje me situatën që ndodhet arsimi kundrejt pandemisë me Covid 19.

Nga hulumtimi i bërë në shkollën “Lidhja e Prizrenit” dalin rekomandimet për pastërtinë

në ambientet shkollore si në vijim:

Rekomandime për shkollën

Është konstatuar se klasat nëpër shkolla pastrohen vetëm dy herë në ditë, sidomos

në mëngjes dhe pas orarit apo pas orës 16:00. Kjo nuk mjafton duke pasur parasysh

se nxënësit e kalojnë tërë ditën me ndërrime në një klasë, kjo ndikon direkt në

shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve, duke ju ekspozuar edhe rrezikut për

ndonjë infeksion apo sëmundje nga ambienti shkollorë. Andaj rekomandohet që

nga institucionet përkatëse që ky pastrim duhet të bëhet tërë ditën në vazhdimësi,

duke e gjetur kohën dhe mundësinë në mes të pushimeve të orëve apo ndërrimeve

të paradites dhe pasdites.

Është konstatuar se ka pakënaqësi shumë të mëdha, sidomos për pastrimin e

tualeteve në shkolla. Institucionet gjegjëse duhet pasur me prioritet këtë

problematike, sepse pikërisht këto ambiente frekuentohen shumë shpesh gjatë orarit

mësimorë nga nxënësit dhe ato mund të jenë burim shumë i madhe i infeksioneve

Page 40: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

40

tek nxënësit. Këto tualete duhet të dezinfektohen dhe pastrohen së paku 6 herë në

ditë në mënyrë që të jenë të pastra.

Rekomandime për mësimdhënësit

Bazuar edhe në hulumtimin e bërë, lind rekomandimi që personeli mësimdhënës

edhe më shumë duhet të angazhohet, të ju japin këshilla dhe mësim nxënësve për

higjienën e tyre personale, si për kujdesin ndaj ndotjes dhe mirëmbajtjes së

ambientit shkollorë.

Rekomandime për prindërit

Janë më poshtë disa rekomandime për prindërit por që nuk kufizohen vetëm në këto:

Mësoni fëmijës tuaj zakone të mira të higjienës.

Inkurajoni fëmijën tuaj të lajë duart me sapun dhe ujë:

Për fëmijët, bazat e higjienës së mirë personale janë:

Larja e duarve - kur duart duken të pa pastra, para se të hani bukë ose të

përgatitni ushqimin, pasi prek kafshët, pas fryrjes së hundës, teshtitjes ose

kollitjes, pasi shkon në tualet gjithmonë duhet ti pastrojmë duart.

Larja e dhëmbëve disa herë në ditë rregullisht.

Fëmijët kanë nevojë për banjë ose dushe të rregullta. Ju mund të inkurajoni një

banjë ose dush në fund të ditës, si pjesë e një rutine të gjumit etj.

Rekomandime për MASHT-in

Nga të dhënat e përpunuara në kapitullin e pestë, për higjienën në sistemin arsimor në

Kosovë, gjatë kohës së pandemisë në vitin 2020, është vërejtur se ka pasur sfida të mëdha,

sidomos në fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21, por edhe në vazhdimin e tij. Duke parë

këto sfida rekomandoj që: do të ishte më interes që gjendja dhe sfidat me Korona Virusin

Covid 19 të përcjellët më afër dhe me shumë kujdes. Të veprohet me shpejtësi për situatat

kur virusi depërton në ambientet shkollore, në mënyrë që më një intervenim efikas dhe të

shpejt, të izolohen rastet e paraqitura. Kjo me arsyen e vetme që procesi mësimor të jetë i

pa ballafaquar me përhapjen e virusit tek të tjerët. Nëse kjo nuk do të bëhet me një qasje

pro aktive dhe reaktive, atëherë do të kemi bllokim të procesit, pastaj kalim në mësim

“online” apo në bllokim total të sistemit mësimor me çka do të sjellë si rrjedhojë ngecje të

mëdha në mbarëvajtjen e tërë procesit arsimor në Kosovë.

Page 41: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

41

LITERATURA

1. Meeks, L. & Helt, Ph. (1984), “Health: Focus on You”, Columbus.

2. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Tiranë.

3. Hoxha, M. (2008-2009), “Leksione të Higjenës”, Shkodër.

4. Julius B. R. & Elenore, T. P. & Gladys, G. J. (1977), “You and Your Health”,

Dallas.

5. Mose, Josef R. (2006), “Higjiena”, Shkodër.

BURIME NGA INTERNETI

https://sq.wikipedia.org/wiki/Higjiena

https://sq.wikipedia.org/wiki/Higjiena_shkollore

https://niph-rks.org/category/all/?print=print-search

https://www.open.edu/openlearncreate/mod/oucontent/view.php?id=191&printable=1

https://atalian.ph/2020/01/17/the-importance-of-cleanliness-in-school/

http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/Higjiena-e-nxenesve-2.pdf

https://www.verywellfamily.com/teaching-your-child-good-personal-hygiene-620527

https://www.healthdirect.gov.au/personal-hygiene-for-children

https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/09/vendimi-me-nr-01-b-1280-per-fillimin-e-

mesimit-ne-vitin-e-ri-shkollor-2020-2021-ne-kushte-pandemie.pdf

https://niph-rks.org/wp-content/uploads/2020/05/UDHEZUES-I-PERKOHSHEM-

APLIKIMI-I-MASAVE-COVID-19-INSTITUCIONET-PUBLIKE-E-PRIVATE.pdf

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/pcb.3018675344927116/3018670994927551/

Page 42: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

42

SHTOJCA A

Shtojca A.

Pyetësor për nxënës

Rëndësia e higjienës tek fëmijët e ciklit të ulët shkollor është jashtëzakonisht e madhe,

sepse higjiena është një faktorë shumë qenësor dhe shumë i rëndësishëm për jetën,

shëndetin dhe të ardhmen e njeriut. Një higjienë e mirë dhe e pastër do të ketë ndikim të

madhe në rritjen zhvillimin dhe perspektiven e secilit njeri që jeton dhe zhvillon në

planetin tonë.

1. Gjinia juaj?

o Mashkull

o Femër

2. Sa herë në ditë pastrohet shtëpia juaj?

o 1 herë

o 2 herë

o 3 herë

o 4 herë

3. Sa herë në ditë pastrohet klasa juaj në shkollë?

o 1 herë

o 2 herë

o 3 herë

o 4 herë

Page 43: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

43

4. Sa është klasa e juaj e pastër?

o Shumë

o Pak

o Aspak

5. Sa është shkolla e juaj e pastër?

o Mjaftueshëm

o Mirë

o Shumë mirë

6. A janë tualetet në shkollën tuaj të pastra?

o Po

o Jo

7. Sa herë në ditë ju i pastroni dhëmbët?

o 1 herë

o 2 herë

o 3 herë

o 4 herë

8. Sa herë në ditë ju i pastroni duart?

o Shpesh herë

o Nganjëherë

o Rrallë herë

o Asnjëherë

Page 44: PUNIM DIPLOME TEMA: RËNDËSIA E HIGJIENËS TEK FËMIJËT E ... · Falënderimi i parë i drejtohet familjes time për vëmendjen dhe përkujdesjen e lartë që kanë treguar në

44

9. Sa herë në javë ju pastroheni?

o 1 herë

o 2 herë

o 3 herë

o 4 herë

10. Sa herë në javë ju bisedoni me mësuesen tuaj për higjienën?

o 2 herë

o 4 herë

o 6 herë

o 8 herë

11. A më pastër e keni shtëpinë apo klasën në shkollë?

o Shtëpinë

o Klasën

12. Pse është higjiena e rëndësishme për ju?

o Sepse higjiena sjellë pastërtinë më të madhe në ambientin ku jetojmë

o Sepse me higjienë ambienti duket më i bukur

o Sepse me higjienë të pastër, ne jemi më të lumtur