PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat...

21
UNIVERSITET F PU KRIJIMTARIA Mentor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr.Labinot Ber TI I GJAKOVËS “FEHMI A Fakulteti Filologjik ProgramiLetërsi shqipe UNIM DIPLOME LETRARE E IBRAHIM K rishaFitore Miroci Gjakovë 2019 1 AGANI” KADRIUT

Transcript of PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat...

Page 1: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

Fakulteti FilologjikProgramiLetërsi shqipe

PUNIM DIPLOMEKRIJIMTARIA LETRARE E IBRAHIM KADRIUT

Mentor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr.Labinot BerishaFitore Miroci

Gjakovë 2019

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

Fakulteti FilologjikProgramiLetërsi shqipe

PUNIM DIPLOMEKRIJIMTARIA LETRARE E IBRAHIM KADRIUT

Mentor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr.Labinot BerishaFitore Miroci

Gjakovë 2019

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

Fakulteti FilologjikProgramiLetërsi shqipe

PUNIM DIPLOMEKRIJIMTARIA LETRARE E IBRAHIM KADRIUT

Mentor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr.Labinot BerishaFitore Miroci

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

2

PËRMBAJTJA

1.Abstrakt................................................................................................................3

2.Hyrja.....................................................................................................................4

-Qëllimi....................................................................................................................4

-Metodologjia...........................................................................................................4

3.Biografia e Ibrahim Kadriut..................................................................................5

4.Veprimtaria letrare.................................................................................................6

5. Proza......................................................................................................................7

7.Poezia....................................................................................................................10

8. Vepra të tjera........................................................................................................15

9. Kritika letrare.........................................................................................................17

10.Përfundim.............................................................................................................19

11. Falënderime..........................................................................................................20

12.Literatura...............................................................................................................21

Page 3: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

3

ABSTRAKT

Përmes punimit tëdiplomës Krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriutdo t’i qasem

Ibrahim Kadriut si një shkrimtarë, poet e prozator.Opusi i tij krijues ka shtrirje të gjerë nga

vëllimi e koha i cili përfshinë gati gjashtë dekada, që është i pranishëm ndër dashamirët e

fjalës sëshkruar.

Kadriu, krijuesi më energjik i kësaj kohe me një angazhim të pandërprerë deri më

tanika botuar mbi gjashtëdhjetë vepra nga të gjitha zhanret letrare. Ka shkruar poezi, proza të

gjata, drama, skenarë, novela, komedi, seriale për TV, tekste humoristike etj.

Veprat letrare në poezi dhe proza e Kadriut janë më të shfletuarat nga lexuesit dhe në

këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë

vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema lehtësuan punën

që t’i qasem si duhet veprave të autorit Ibrahim Kadriu.

Fjalët kyçe:krijues,prozë, poezi, romancier,zhanre, etj.

Page 4: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

4

HYRJA

Ibrahim Kadriu shquhet si shkrimtar, poet, dramaturg, i pranishëm në letrat shqipe në

Kosovë e në viset shqiptare qe më shumë se gjysmë shekulli. Kadriu karakterizohet për

origjinalitetin e tij, me tema shumë interesante, që në përgjithësi janë në frymën kombëtare,

që e edukojnë brezin e ri. Krijimtaria e tij letrare zgjoiinteresimin e kritikës dhe të vetë

shkrimtarëve, të cilët e lexuan dhe e çmuan atë për vlerat e saj. Interesimi i autorëve të

ndryshëm për veprimtarinë e Ibrahimit lidhet me faktin se ky autor vështroi në veprat e veta

fenomene të rëndësishme të rrjedhës jetësore të botës e të njeriut tonë në vijënvertikale dhe

horizontale, që ishin aktuale dje, po janë të tilla edhe sot.

Të shkruash për një shkrimtarë të madh, siç është Ibrahim Kadriu, është vështirë

dhe lehtë në të njëjtën kohë; vështirë sepse veprat e tij çmohen në kulturën kombëtare, ato

janë njëkohësisht të ndërlikuara dhe të thjeshta andaj kërkojnë një vlerësim të matur; në anën

tjetër është e lehtë sepse vepra e madhe mbetet e tillë dhe dëshmon vetë për veten e saj,

pavarësisht çfarë vlerësimi i bëhet.

Qëllimi

Pikësynimi i punimit të diplomës është që ta pasqyroj punën e bujshme të këtij autori

produktiv i viteve të fundit, i cili cilësohet, ndër më të suksesshmit, jo vetëm në Kosovë por

edhe në Shqipëri. Kadriu ka zënë një vend të rëndësishëm në “odën e burrave” të letërsisë me

përvojë mbi dyzet vjeçare. Duke qenë krijues dhe duke përcjell kulturën dhe rrjedhat e

kulturës me dekada ai u ndodh përballë rrjedhave që lanë gjurmën e pashlyer.

Metodologjia

Punimiështë i bazuar në të dhëna të mbledhura nga vepra studimore rreth krijimtarisë

së Ibrahim Kadriut dhenë leximin e veprave të autorit në fjalë për të cilat kam

shfaqurmendime të ndryshme. Përdora metodën analitike dhe metodën krahasimtare duke

bërë krahasimin e mendimeve të studiuesve rreth veprave letrare të autorit.

Page 5: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

5

BIOGRAFIA E IBRAHIM KADRIUT

Ibrahim Kadriu, lindi më 8 janar 1945 në Zhegër, në një fshat të Karadakut të Gjilanit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1959 dhe shkollën e mesme në Gjilan në vitin 1964,

ndërsa Fakultetin Filologjik (grupi gjuhë dhe letërsishqipe) në Prishtinë. Dy vjet ka punuar

pedagog në tetëvjeçare, e më pas filloi punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen

“Rilindja”, si gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë duke vazhduar më 1973 si

redaktor i kulturës po në këtë gazetë. Ndërkaq po këtë detyrë e vazhdoi më 1999 në të

përditshmen“Zëri”.

Gjatë periudhës dyzetvjeçare në gazetari, Ibrahim Kadriu ka shkruar vështrime të

ndryshme humoreska si dhe reportazhe; shënime udhëtimesh nga vise të ndryshme të botës.

Ishte anëtar i redaksisë te revista “Plejada”, kurse katër vjet ka qenëkryeredaktor i revistës

argëtuese për fëmijë “Hareja”.

Sipas romanit të tij “Pas kthimit” është realizuar seriatelevizive “Fidani”, ndërkaq

sipas të njëjtit roman Radio Tirana ka realizuar dhe emërtuar radiodramën nëvazhdime. Pjesë

nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut, janë botuar edhe në frëngjisht, gjermanisht, arabisht,

rumanisht, turqisht, italisht, anglisht etj.

Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje dhe çmime të ndryshme: Mirënjohje nga

Festivali i Filmit, Pulë, 1975; Çmimin e Vendlindjes, Gjilan, 1977; Mirënjohje nga Qendra

Kulturore, Shtutgard, 1980; Çmimi Romancieri Shqiptar i Vititnga PEN-i i Shqipërisë, 2012;

Çmimi “Azem Shkreli” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, 20121

1Ibrahim Kadriu, Reflekse Biografish, “ Libri Shkollorë”, Prishtinë 2014, f. 214.

Page 6: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

6

VEPRIMTARIA E IBRAHIM KADRIUT

Me krijimtarinë letrare Ibrahim Kadriu merret që nga ditët e hershme të shkollimit

fillor duke vazhduar edhe këtë kohë të pensionimit. Me botimin e librave ka filluar që nga viti

1969 me librin poetik “Netët e Karadakut”, për të vazhduar pa ndërprerje edhe sot duke

botuar mbi shtatëdhjetë vepra të zhanreve të ndryshme, në mesin e të cilëve mbi njëzetepesë

romane. Mirëpo krijoi edhe zhanre të tjera letrare dhe shkrimore si novela, tregime, drama,

poezi, kritikë letrare, estetike.

Kadriu karakterizohet për origjinalitetin e tij me tema shumë interesante që në

përgjithësi janë në frymën kombëtare që e edukojnëbrezin e ri. Ibrahim Kadriu është njëri nga

autorët më të frytshëm të letërsisëbashkëkohoretek ne, ku opusi i tij letrar është me interes për

lexuesin, për faktin se aty gjen njeriun tonë të kësaj toke, të këtij mjedisi e të kësaj

letërsie.Andaj kjo është ajo që të gjithë lexuesit e zellshëm të gjejnë veten tek veprat e këtij

autori të shquar.

Disa nga veprat e tij janë ekranizuar. Drama televizive Binarët; Skenarin për TV

serialin Fidani; Dy romane janë dramatizuar dhe luajtur: Më shumë se lojë, Zogjtë fluturojnë

lartë.

I.Kadriu është prezantuar në antologjitë: E di një fjalë prej guri, Shi në një legjendë,

Dega e pikëlluar, Këngë e hapur, Një gurë i qarë etj

Poashtu për krijimtarinë e tij janë botuar libra studimorë: Prof. Dr. Muhamed Hysa:

Studime 5 Polifonia e tekstitm letrarë, Studime 7 Polifonia e tekstit letrarë II; Fatmire

Buraku: Pesha e fjalës; Labinot Berisha: Qasje veprave të Ibrahim Kadriut.

Është nderuar edhe me çmimet:Çmimin e vendlindjes, Çmimin e Nëntorit të qytetit të

Prishtinës,Çmimin “Agim Ramadani” , Çmimin për krijimtarinë të gjithëmbarshme “Beqir

Musliu” , Çmimin “Romancier shqiptar i vitit” nga Qendra PEN e Shqipërisë etj.

Page 7: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

7

PROZA

Ibrahim Kadriu shquhet si romancier shumë i popullarizuar dhe i pranuar nga të gjitha

opinionet që e lexojnë me kureshtje dhe me interesim çdo roman të tij të sapodalë. Romanet e

tij janë gjithmonë aktual dhe interesante;konfliktet në mes gjeneratave dhe mentaliteteve të

ndryshme, më pas zgjedhja e temave, trajtimi i tyre, ndërtimikompozicional, figuracioni i

matur dhe i zgjedhur, ndërtimi, përshkrim dhe fleksibiliteti i personazheve. Të gjitha këto

faktorë të poetikës letrare në secilën vepër të Ibrahim Kadriut, të bëjnë të jesh i lidhur me

romanet e tij, të jesh lexues i rregullt dhe të krijosh botën letrare sipas romaneve të tij.

Shkrimtari ka përfshirë periudha historike nga më të ndryshmet dhe prandaj ka

përdorur dy forma shkrimore: polimpsestin dhe intertekstin. Në të parën janë shkrime për

periudha historikeqë ai nuk ka mundur t’i përjetoj fizikisht dhe prandaj është shërbyer me

polimpsest, ku ka shkruar libra të periudhave të ndryshme kohore, si p.sh romanet: “Kalorësi

i Karadakut”, “Ethet e një dimri”, “Çuni i kohës së Lekës”,e shumë të tjerë. Sipas përvojës së

dytë shkrimore, intertekstit, shkrimtari ka shkruar poashtu një numër të madh romanesh, nga

përvoja e vet personale si p.sh: “Gloria në mes”, “Pjella e dreqit”, e shumë të tjerëpër të cilët

autori ka qenë bashkëkohorë dhe ka mundur t’i kuptojë, intrigat, korrupsionin, atmosferën e

luftës së fundit me të gjitha masakrat, e shumë dukuri të tjera negative të cilat i ka futur në

laboratorin e tijletrar dhe ka krijuar vepra letrare fleksibile.

Deri më tani Ibrahim Kadriun e kemi njohur më shumë si poet të shquar me theks të

revoltës poetike dhe prozator për fëmijë. Me romanin “Kroi i ilaqit” ai inkuadrohet në radhën

e romansierëve tanë të shquar bashkëkohor, madje inkuadrohet me sukses, sepse na ka dhënë

një roman mjaft të mirë dhe na siguron se do të vazhdojë udhëtimin e vet në këtë zhanër.2

Qëllimi kryesor i autorit të romanit “Kroi i ilaqit”, Ibrahim Kadriut, është transponimi

i një realiteti sado konkret në kohë dhe në hapësirë. Qenësisht në të trajtohet bota e njeriut,

pasionet, dëshirat, etjet në kushte e rrethana të veçanta, sidomos sjelljet dhe marrëdhëniet në

një sistem të organizimit shoqëror.3

Në letërsinë shqipe gjithnjë e më shumë po botohen romane historike. Tema për

romane të tilla ka me shumicë, për çdo cep të tokave shqiptare dhe për çdo kohë e periudhë.

Një i tillë është edhe romani i shkrimtarit Ibrahim Kadriut, me titull “Misioni rus”, shpërblyer

2Ibrahim Rugova, Realizimi i vazhdimsisë, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut), “BeqirMusliu”, Gjilan 2015, f.197.3Anton Nikë BERISHA, Mitizmi dhe demitizmi i realitetit, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të IbrahimKadriut), “Beqir Musliu” Gjilan 2015, f.206.

Page 8: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

8

me çmimin “Rexhai Surroi”. Zhvillimet e ngjarjeve historike të renditura njëra pas tjetrës, e

të përplasura me ngjarjet e dhimbshme jetësore e kanë shtyrë autorin që t’i hyjë kësaj pune sa

të vështirë por shumë të dobishme.

Romani i autorit Ibrahim Kadriut “Misioni rus”, me bazament historik dhe i bazuar

edhe në shumë të vërteta, është një punë e gjatë studimore dhe një angazhim shpirtëror duke e

përjetuar në shpirt Golgotën e egër të një gjenocidi të paparë që i është bërë popullit shqiptar.

Ky roman, duke trajtuar një ngjarje historike të rrugës së shenjtë për mëvetësi, po ecë nëpër

tehun e shpatës, nëpër rrugët e gjakosura, nëpër cegma dëbore me kohë mjegull, të cilën

armiqtë tanë shekullorë e gjakosnin dhe ia ngushtonin rrugën drejt lirisë. Andaj, ky roman,

përmes rrëfimit ndriçon rrugën e marshimit tonë dhe i zhvesh lakuriq disa udhëtarë

“kombëtarë”, si dhe ata me misione të posaçme antikombëtare.4

Krijimtarisë së tij të gjerë e të larmishme letrare, Kadriu ia shtoi edhe një vepër të

gjatë e të rëndësishme në prozë, romanin Kalorësi i Karadakut. Vepra është një roman

historik, në të cilin është përjetuar figura e njohur historike, nga Malësia e Karadakut, figura e

Idriz Seferit, synimi kryesor i veprës. Autori ka dhënë të dhëna të shumta e të larmishme të

cilat e karakterizojnë figurën e Seferit; Veçanti tjetër e romanit është përshkrimi i bukur e

njëkohësisht i shkurt për natyrën. Ndodh që me fjali të vetme të ia jep vlerën e përshkrimeve

të disa faqeve, p.sh: Marsi erdhi me një reshje shiu përzier me borë.5

Temë tjetër e realizuar me sukses nga ana e autorit është edhe tema e dashurisë, ku në

kuadër të saj paraqiten përjetime dashurore, histori të veçanta dashurie dhe një dashuri tipike

e banorëve të Malësisë së Karadakut.

Kalorësi i Karadakut të Ibrahim Kadriut nuk është vetëm një roman, por është një

monument historik i betejave shqiptare për mbrojtje dhe pavarësi. Porsi Skënderbeu, Idriz

Seferi i admiruar madje edhe nga armiku, e shndërroi Karadakun në kështjellë të mbrojtjes së

shqiptarizmit. Kalorësi i Karadakut është Bibla e letërsisë shqipe, një roman që meriton të

përkthehet në gjuhët e botës.6

Ndër shkrimtarët bashkëkohor emri i Ibrahim Kadriut lidhet me ata krijues të rrallë që

merren përnjëherësh me shumë gjini letrare, mirëpo kur flasim për tregimet për fëmijë,

atëherë duhet të themi se kjo pjesë e krijimtarisë së tij është me interes të veçantë. Kjo pasi që

4Neki Lukaj, Gani Lika i Mirditës dhe Sherif Begu i Vushtrisë, ( në Labinot Berisha, Qasje veprave të IbrahimKadriut (vëllimi II), “Beqir Musliu”, Gjilan 2018, f. 67.5Ibrahim Kadriu, Kalorsi i Karadakut, “Rozafa”, Prishtinë 2007, f. 363.6Baki Ymeri, Romani që ofron një epokë të tërë, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriu),“BeqirMusliu”, Gjilan 2015, f. 302.

Page 9: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

9

Kadriu është krijues me spektër të gjer të interesimeve të veta mbi jetën dhe fëmijërinë.

Marrë në përgjithësi proza e tij tregimtare edhe nga tematika, por edhe nga shtjellimi i saj,

është prozë mjaft specifike në letërsinë tonë për fëmijë. Në të vegjlit e vënë emocionin e tyre

para sprovave të shumta; herë shkruhet për atë që ndodh e herë për atë që mund të ndodhë,

dhe në këtë mënyrë arrihet afërsia në mes reales dhe ireales, në emër të një lirie imagjinative

të cilën jo vetëm që e lejojnë por edhe e pëlqejnë fëmijët. Një nga romanet për fëmijë që

përmban këto veçoriapo rregull të vetë shkrimtarit është romani i popullarizuarÇuni i kohës

së Lekës.

Romani Çuni i kohës së Lekës,trajton probleme të rëndësishme për botën e fëmijës.

Themi kështu ngase ai është shkruar me teknika të reja, me mjeshtëri artistike dhe me njohje

të mëdha të problemeve. Si duket, Ibrahim Kadriu, duke qenë shpirtkërkues i botës së madhe

psikologjike e shpirtërore të fëmijëve, duke jetuar instinktivisht me preokupimet dhe gjithë

hallet e tyre, ka arritur ti shpërblejë ata me këtë roman të bukur dhe të rëndësishëm nëçdo

pikëpamje.7

Një krijim tjetër letrar nga Kadriu, me të cilën hynë në imagjinatën e fëmijëve është

edhe vepra me përmbledhje të tregimeve e titulluar Përrallorja. Nëse ndalemi tek titulli,

duket sikur kem të bëjmë me përralla, në të vërtetë i tillë është vetëm krijimi i fundit, të cilin

mund ta konsiderojmë novelë-përrallë. Të 21 tregimet e tjera janë tregime të cilat marrin

temën nga aktualiteti, nga jeta e përditshme e fëmijëve. Shumica e ngjarjeve vendosen në

mjediset familjare, mirëpo edhe në rrugë e në shkollë. Madje jo vetëm në qytetin e Prishtinës,

por edhe në Ulqin e Palestinë.

Novela përrallë “ Përrallorja”, trajton probleme të ndryshme shoqërore, siç është

rreziku që rrezatojnë filmat e shumtë me vrasje, me dhunë, zënka me karate e të tjera.

Krijimet në përgjithësi shquhen për njohjen e jetës, për njohjen e psikologjisë fëmijërore. Në

tregimet e përmbledhjes ka humor “por me miligram”, prania më e madhe e tij do të kishte

bëre më të këndshëm vëllimin. Autori përdor veta të ndryshme në ligjërim. Zakonisht të

tretën, duke u distancuar me personazhet e tregimit, por edhe të parën, duke hyrë në lëkurën e

ndonjë personazhi: herë të babait, herë të fëmijës.8

7Faik Shkodra, Reflekse të Romanit “Çuni i kohës së Lekës”, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të IbrahimKadriut), “Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 509.8Asrtit Bishqemi, Episode jetësore,zgjidhje befasuese, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut),“Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 485.

Page 10: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

10

POEZIA

Ibrahim Kadriun e njohim si një poet që i ka kaluar të gjitha fazat e pjekurisë së një

poezie që identifikohetnë një periudhë të gjallë për të gjithë autorët, ku poezia e këtij autori

ka arritur të fitojë një vend të gjallë në këtë mozaik.Poezinë e Ibrahim Kadriut e shohim që

nga trajtat e para ekzistuesetë vargut që kemi me atë koloritin lokal të njohur te “Netëve të

Karadakut”.

Një veçori tjetër që e dallon poetikën e portretin të Ibrahim Kadriut është edhe

koncepti i tij që kur përshkruan një personalitet mëton të jetë sa më afër psikologjisë dhe

moralit të personalitetit të caktuar edhe me figuracion gjatë tekstit letrar duke iu larguar

mjeshtërisht figurave asociative logjike, me të cilat janë shërbyer dhe shërbehen shumë

shkrimtarë. Kjo konsiderohet si aftësi vrojtuese dhe njohëse e poetit, për të qenësforcues i

idesë primare të subjektit lirik.

Në poezinë e Ibrahim Kadriut sikur paraqet dy ekstremet e poezisë së sotme, poezi

thellësisht objektive ku gjuha është instrumentekzistues, dhe njëkohësisht poezia e re krijuese

ku anohet nga objekti duke kapur në të njëjtën kohë aktuale. Ibrahim Kadriu pra do të arrijë

me kohën dhe të arrijë të prekë atë vetëdijene brendshme të frymës së kohës. Pra Ibrahim

Kadriu është vazhdimisht poet që e jeton kohën e vet, dhe duke e jetuar kohën e vet vjel nga

frymëzimet, ku jo vetëm që i vjel por në të njëjtën kohë këtyre frymëzimeve iujapë trajtë

adekuate artistike. Këta faktorë së bashku jo vetëm që i garantojnë njëreferencialitet

permanent por e bëjnë aktuale dhe të gjitha kohërave.

Poetë është ai që di të ruaj të paprekur botën intime dhe besimin fëmijëror në

bukurinë e jetës. E kaluara është stuhi dhe lakmi, humnerë dhe kujtesë e ëmbël dhe gati

gjithmonë gurrë e pashtershme e poezisë, sepse gjithmonë momenti i shkuar është poetik e jo

i tanishmi. Këto përshtypje i kemi duke lexuar vargjet e përmbledhjes së parë të vjershave të

Ibrahim Kadriut. Duke analizuar si tërësi përmbledhjen poetike “Netët e Karadakut”, shumica

e vjershave na duken këngë elegjiake kushtuar ditëve të paharrueshme për autorin.Bjeshka

me shkëmbinj, varrezat dhe heshtja e tyre, janë këto disa elemente që ia kujtojnë të kaluarën.

Për vallen e lujatur n’lendinë e valë,

Për flakë për mbi k’solla ku flinte fmija ndjep,

Për nënat n’altarë-tue pritë dritë-

Page 11: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

11

Për fëmijën e tyre- në dasmë pa shpirtë...9

Në këto vjersha përshkruhet lufta e përjetuar nëpërmjet të pasojave të hatashme që ka

lënë, nëpërmjet meditimeve për mizoritë që janë bërë. Poeti flet për luftë: jo si ai që e ka

përjetuar, por si njeri që ndien thellësisht dhimbjen ndaj atyre që mungojnë, ndaj jetës që

është fikur në lulëzimin, ndaj shkretërimit... Karadakun e quan male prej gjaku, heshtje e

kohës, skenë e mëkatnorëve dhe pranverë e rrëmbyer.10

“Netët e Karadakut” është përmbledhje e poezive që autorin e dallon nga gjenerata e

tij, e kështu jo pse kjo përmbledhje e poezive është e pajisur me kualitete të duhura artistike,

por pse është shkruar nga një i ri, që më shumë se të tjerët, dëshmon për një rrugë të filluar

kah lartësia. Ai është i mënjanuar në të kondenzuarit e vargjeve me ca trajta të posaçme që ka

sot poezia bashkëkohore, e kështu mbetët lirik natyral, i sinqertë dhe pa asnjë fije

artificialiteti.11

Poeti i “Netëve të Karadakut”, ky libër i poezish ky që në kohën e vet u prit mirë jo

vetëm nga lexuesit, por edhe nga kritikët tanë letrarë, me botimin e poezive të tij të fundit,

përmbledhur me librin “Hapsirë”, na duket se del me një vokacion tjetër prej atij që e

njihnim. Është libër poezish që si angazhim i poetit nuk del jashtë kontinuitetit të tij, po

dëshmon një zhvillim, që pretendon kulme të pritshme të niveluara sipas kërkesës etike-

poetike brenda vetë zhvillimit.

Nga poezia “Delikatesë”, e cila i prin vëllimit, duke i dhënë njëherësh orientim të

përgjithshëm të mbarë poezisë së katër cikleve, poeti na ofron një poezi jo të amorfe, por as

shumë të zhdërvjelltë, ndonëse në shumë raste pretendon të duket e shkathtë.

Fjala si njala rrëshqet s’vret

S’rritet s’ik, zë në thu’ n’pikë

S’merr s’jep – as ninullë n’djep,

Fryhet ndryhet pështyhet lyhet...12

9Ibrahim Kadriu, Netët e Karadakut. “Rilindja”, Prishtinë 1969, f. 25.10Mensur Arifi, Elegji ditëve të paharrueshme, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut),“Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f.10.11Teki Dervishi, Dhimbje dhe bredhje pas asaj që ishte pritje, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të IbrahimKadriut), “Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 15.12Ibrahim Kadriu, Hapsirë,“Rilindja”, Prishtinë 1977, f. 32.

Page 12: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

12

Titulli i poezisë na del ironik, e pohon të kundërtën e nocionit të vet të vërtetë të fjalës

hapësirë, kurse më vonë do të hetojmë se kështu ngjan edhe në tërë poezinë e vëllimit. Kur

është fjala për vendin e poezive të këtij vëllimi në krahasim me librat e mëparshëm të Ibrahim

Kadriut është evident dhe një moment i rëndësishëm me vlerë dalluese. Përkundër butësisë

lirike dhe elementi boemian, mund të vërehet dendur se dëshpërimi i poetit, që e ka burimin

te disa fenomene të jetës ku arrin deri te revolti te një revolt, që deri tash nuk është botuar në

poezinë e Ibrahim Kadriut.13

Tipar karakteristik për momentin tek poezia jonë e gjeografisë letrare të Kosovës,

është gjithsesi edhe prania tejet e madhe e sentimentit, mallit, romantikës dhe disa nuanca të

tjera që e karakterizojnë intonacionin e poezisë romantike. Këto elemente më së miri i do të

mund t’i vërejmë tek përmbledhja “Troku” e Ibrahim Kadriut. Numri më i madh i vjershave

prioritet i jep krijimit të dezulizionimit poetik, ku refleksi ia zë vendin konstatimit të përciptë

të faktikes jetësore, dhe në këtë mënyrë, realiteti i përditshëm bëhet bazë mbi të cilën ngrihet

realiteti poetik, gjithsesi më i pasur dhe më kompleks.

Shënoi adresën me këmbë,

U njohën te ara ime,

Ku ishte buka ime,

Njoihu arën time,

U ngop me bukën time,

Vari fotografinë e vet,

Në murin tim.

Muri e mbajti deri në gëlqerosje.14

Vëmendjen duhet përqendruar në kuptimin e fjalës “mbajti” dhe emrat “muri” e

“fotografi”, që pastaj kur të vihen në relacion me shënjimin e veprimit të gëlqerosjes,

krijojnëparafytyrimin e zgjatjes kohore të një situate: kujtimit që zgjat deri në harrim.

E veçantë është edhe vjersha “Butrint, Butrint” ku përmes lëshimit në lashtësi

përcaktohet perspektiva e nesërme:

13Kadri Rexha, Hapësirë që kufizon, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut), “Beqir Musliu”,Gjilan 2015, f. 32.14Ibrahim Kadriu, Troku, “Rilindja”, Prishtinë1980, f. 32.

Page 13: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

13

Të morën gjithçka

Pos historisë...

Butrint, Butrint

Unë veç të shikoj,

Asgjë nuk po të marr;

Lodhjen time po ta lë,15

Elementi i lashtësisë para së gjithash është përqendruar në vargun “lodhjen time po ta

lë”, që shënojnë kalueshmërinë e kohës dhe amshueshmërinë e hapësirës. Konkretisht

lashtësia është ajo që këtë hapësirë e mban në mend përmes lodhjes që sot pasqyrohet përmes

gërmadhave dhe arkitektonikës gjysmë të rrënuar.

Tek vepra poetike “Frymëmarrja në shtjellë”, Ibrahim Kadriu përmes metaforave të

zgjedhura në vargjet e tij shpreh mendimet e veta rreth problemeve jetësore, ku kjo është

arsyeja që kjo përmbledhje poetike është mirëpritur nga lexuesit, dhe ende vazhdon të

shfletohet nga lexues të shumtë. Kjo përmbledhje poetike fillon me poezinë “Të jesh

shkrimtarë”, poezi kjo në të cilën i gjejmë mendimet e autorit për rolin që duhet të luaj

shkrimtari, për mënyrën e të hartuarit të veprës letrare dhe për fuqinë e shkrimtarit për

ndikimin e vetëdijes së njerëzve të tjerë.

As programe partish

As policë e administrator

S’arrijnë t’i vënë gishtat as grushtet

As me kurruptim në oborrin e tij nuk hyjnë

Dyert askush smund t’i çelë16

Shkrimtarit nuk i duhen shumë gjëra që të shprehë porositë dhe këshillat e veta, nuk u lutet as

donatorëve e as nuk pret prokurime. Atij nuk i duhen as truprojë e as këshilltarë. Atij i duhet

vetëm letra e bardhë...17

Nëse i lexojmë vetëm ciklet e përmbledhjes “Frymëmarrje në shtjellë’, të cilat gjithsej

janë pesë: “Përtej ëndrrës së tyre”, “Shikimi bërë viktimë”, “Krisma eshtrash”, “Relacione të

15Ibrahim Kadriu, Troku, “Rilindja”, Prishtinë 1980, f. 28.16Ibrahim Kadriu, Frymëmarrje në shjellë, “Kosova PEN Center”, Prishtinë 2007, f. 20.17Ali Jasiqi, Shkrimtari botën e mban në sirtar, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut), “BeqirMusliu”, Gjilan 2015, f. 112.

Page 14: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

14

ndrydhura” dhe “Kohë pa emër”. Këto të cilat janë të ndara sipas tematikës që trajtojnë

poezinë e secilit cikël, përkatësisht sipas subjekteve lirike të tyre. Edhe titujt e cikleve në

njëfarë mënyre të orientojnë me temat të cilat merret poezi e Kadriut. Ato janë të ndryshme

dhe të shumëllojshme, siçjanë edhe mjetet artistike të shprehura tek ato.

Ibrahim Kadriu di të prekë elementet më të ndjeshme, të njeriut tonë nëpër stuhitë e

jetës , këtë bindje e fiton pasi ti biesh në fund leximit të veprës me poezi “Frymëmarrje në

shtjellë”, vepër që meriton të qëndrojë në raftet e bibliotekave tona, aty ku mund të shfletohet

herë pas herë, si libër që gjithsesi ia vlen të ruhet me kujdes dhe xhelozi.

Page 15: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

15

PËR VEPRA TË TJERA

Ibrahim Kadriu është njohës i shkëlqyer i ngjarjeve dhe personaliteteve me peshë

historike, këtë e dëshmoi në hartimin e veprave, si në prozë ashtu edhe në poezi.

Mirëpodiçkamë ndryshe nga këto dy zhanre është monografia e tij në tri vëllime “Agimi i

lirisë”, me kryepersonazhin Agim Ramadani, të cilin e paraqet si hero të Lirisë së Kosovës.

Monografia na jap portretin e Agim Ramadanit në shumë dimensione, ku spikat veçanërisht

humanizmi dhe dashuria e tij për njerëzit që e rrethojnë dhe vendin ku jeton.

Monografia “Agimi i lirisë”, është një vepër Njeriun Agim Ramadanin, brenda së cilit

gjendet piktori, eseisti, ushtaraku, poeti, luftëtari, nacionaliteti, është koha në të cilën ai ka

jetuar bashkë me dhimbjet, sakrificat dhe dashuritë. Për hir të së vërtetës, Agim Ramadani

pas rënies për Liri, u shndërrua në një mit. Kontributi i tij ja japin të drejtën, pavarësisht se ky

Njeri nuk e ka menduar kurrë një gjë të tillë, nuk ka luftuar kurrë për tu shndërruar në Mit.18

Ibrahim Kadriu bëri një punë me mjaft përkushtim për heroin dhe artistin e

vendlindjes së vet, u bë në fakt, një vepër monumentale për heroin tonë dhe për luftën tonë,

që nuk asgjë më tepër sesa larjen e borxhit tonë të madh ndaj kësaj figure madhore

kombëtare.19

I.Kadriu shkroi veprën monografike të quajtur “Ramiz Cernica – simbol i bashkimit

kombëtar”, për një figurë tjetër të shquar historike siç është Ramiz Cernica. Në veprën në

fjalë paraqitet mjeshtëria e rrallë e autorit për të gjurmuar e hulumtuar, për të zbuluar e

grumbulluar të dhëna, shënime e kujtime, fakte e argumente historike, që autori i mbledh

duke i analizuar e studiuar dhe ato i shtrin në mënyrë të natyrshme e bindëse, në këtë formë

Kadriu arrin të ndriçojë në mënyrë madhështore personalitetin e kompletuar të Ramiz

Cernicës dhe të periudhës historike kur veproi ky tribun i popullit. Nga kjo monografi

kuptojmë se Ramiz Cernica kishte lindur, ishte rritur dhe ishte edukuar në një familje të

madhe patriarkale me tradita të pasura patriarkale me tradita të pasura patriotike shekullore,

duke filluar nga babai i tij Mulla Halim Cernica, me vëllezërit e tij. Cernica ishte jo vetëm një

atdhetar i vërtetë, por me përpjekjet e tij të pandërprera për bashkim, ai u bë simbol i

bashkimit kombëtar dhe si i këtillë përfaqëson vlera kombëtare me rëndësi të përjetshme

historike.

18Kliton Nesruti, Një monument për heroin- njeri, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut),“Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 528.19Xhevat Syla, Me një vepër monografike me vlera të larta shkencore, (në Labinot Berisha, Qasje veprave tëIbrahim Kadriut), “Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 537.

Page 16: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

16

Duke qenë gazetar i kulturës në Rilindje dhe Zëri mbi katër dekada, Kadriu njohu

frymëmarrjen e kulturës, rrjedhat e saj, njerëzit që lënin gjurmë në Kosovë dhe gjetiu, por

duke dëshmuar bindshëm fuqinë dhe talentin e tij prej poeti, tregimtari, romancieri, publicisti,

që e dëshmojnë dhjetëra shpërblime letrare prestigjioze dhe na sjellë një vepër me një qasje

krejt të veçantë,shkrimet e tij nuk janë intervista, as reportazhe, as skica biografish, as

autobiografi, as ese, edhe pse ka elemente të të gjitha këtyre llojeve të shkrimit. Të gjitha këto

veçorii gjejmë tek vepra me katër vëllime “Buzëqeshje miqsh”, të cilat janë të paraqitura në

rrëfime qoftë në vetën e parë apo në vetën e tretë për njerëzit në fushat e dijes qe lanë gjurmë

deri në ditët e sotme.

Kur shfletojmë veprën “Buzëqeshje miqsh” kuptojmë se tek secili personazh, Kadriu

na ofron një botë të tyre të brendshme dhe të jashtme, të cilin lexuesi i rëndomtë nuk e ka

njohur. Qoftë edhe nëse kemi jetuar me ta, i kemi njohur fizikisht deri diku, por tani autori

përmes rrëfimit kreativ, qoftë në formë të intervistave apo në një rrëfim të letrarizuar si ese,

zbulon egon, shpirtin, ëndrrën jetësore, luftën e brendshme të personazhit me forcat

shoqërore – pushtetarë apo ato të natyrës që e rrethojnë.20

20Magjun Osmanaj, Ibrahim Kadriu, Mjeshtër rrëfimi, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut(vëllimi II), “Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 122.

Page 17: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

17

KRITIKA LETRARE

Ibrahim Kadriu sot është një nga shkrimtarët më të njohur, jo vetëm në Kosovë, por

gjithë rajonin kah flitet shqipja. Ka botuar mbi pesëdhjetë vepra: vëllime poetike, romane,

drama, skenarë... është përkthyer në një numër të konsiderueshëm të gjuhëve botërore.21

Xhemaludin Latiq

Ibrahim Kadriuështë i pranishëm në letërsinë tonë që nga viti 1969, dhe që nga ajo

kohë ai u dha me përkushtim krijimtarisë letrare si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë, duke

botuar deri tash rreth dyzet vepra letrare, në mesin e të cilave kemi përmbledhje me poezi,

përmbledhje me tregime, shumë romane por edhe monografi e vepra të tjera.22

Xhevat Syla

I.Kadriu duke qenë i përkushtuar për krijimtarinë artistike ka shënuar arritje të

rëndësishme, duke pasuruar letërsinë, si atë për fëmijë dhe të rinj, ashtu edhe për të rritur, me

vlera veprash të çmueshmeideoartistike, ideoestetike, ideoletrare dhe ideodidaktike. Për këtë

arsye është fakt i gëzueshëm që për shkrimtarët pedagogët dhe studiuesit e letërsisë mund të

shkruajnë me kënaqësi dhe dashamirësi, sepse biografia krijuese – poetike e Ibrahim Kadriut

është e gjerë, e pasur dhe e nivelit të lartë letrarë dhe estetik.23

Faik Shkodra

Veprimtaria e pasur dhe e shumëllojshme letrare e Ibrahim Kadriut fillon që nga viti

1969, nga kjo datë e largët e deri më sot ky autor botoi një varg veprash me vlerë të llojeve të

ndryshme, duke dëshmuar praninë në jetën tonë letrare e kulturore për rreth gjysmë shekulli.

21Xhemalaudin Latiq , Tragjedinë e Bosnjës e kemi përjetuar si tonën, (në Labinot Berisha, Qasje veprave tëIbrahim Kadriut, (vëllimi II), “Beqir Musliu”, Gjilan 2018, f, 215.22Xhevat Syla, Refleksione nga personalitete të njohura, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të IbrahimKadriut), “Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 551.23Faik Shkodra, Reflekse dhe aspekte ideoartistike për romanet e Ibrahim Kadriut, (në Labinot Berisha, Qasjeveprave të Ibrahim Kadriut), “Beqir Musliu”,Gjilan 2015, f. 499.

Page 18: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

18

Për krijimtarinë e tij të pasur zgjoi interesimin e kritikës dhe vetë shkrimtarëve të cilët e

lexuan dhe e çmuan atë për vlerat e saj dhe për komunikimin që e nxiti tek lexuesi.24

Labinot Berisha

Shkrimtari I. Kadriu ka kohë që përmes prozësdeshifron e ringjallë histori të

shqiptarëve. Lëviz në kohë, duke bashkuar si gurë mozaik dhe rrëfime të vërteta për tu dhënë

atyre gjuhën letrare, duke i zgjeruar në romane që dokumentojnë ngjarje të së kaluarës.25

Shaban Magjraj

Po të kishin shkruar me dhjetëra e më tepër studiues e publicist për veprën e Ibrahim

Kadriut, besoj se shkrimi i autorit në fjalë do të jetë më i ndryshëm se i të tjerëve. E para se

Ibra, tash shkrimtar, ka qenë arsimtarë i autorit të shënimit në fjalë. E dyta se, kur e pyeta se a

ka vepër se nuk ia vlen të lexohet, ai patë thënë se, secila vepër e ka vlerën e saj. Prandaj s’ka

me artin. Arti është “gjuhë” që flet. E poeti sheh dhe bëhet vëzhgues i tyre.26

Tefik Selimi

PËRFUNDIM

24Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut(parathënie), “Beqir Musliu”, Gjilan 2015, f. 3.25Shaban Magjraj, “Të vdekurit a të gjallë” për të vërtetën e heronjve të tjerë, (në Labinot Berisha, Qasjeveprave të Ibrahim Kadriut, (vëllimi II), “Beqir Musliu”, Gjilan 2018, f. 88.26Tefik Selimi, Zbërthimi i jetës që na rrethon, (në Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut, (vëllimiII), “Beqir Musliu”, Gjilan 2018, f. 104.

Page 19: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

19

Në këtë punim diplome, qëllimi parësor ishte të vë në pah punën e bujshme të

shkrimtarit të mirënjohur bashkëkohorë,Ibrahim Kadriu.Mirëpo të bësh një përmbledhje të

punës së një shkrimtari me veprimtari të gjerë letrare, i cili edhe sot e kësaj dite punon për

zgjerimin e saj, është një përgjegjësi e madhe dhe e veçantë njëkohësisht.

Poetët, subjekt të vetin lirik e bëjnë edhe krijimtarinë, që përmes metaforave të

zgjedhura në vargjet e tyre të japin mendime për vetë poezinë, për procesin e shkrimit apo

edhe të gjinive të tjera të shkrimit letrar, duke shprehur kështu edhe mendimet e veta për

mënyrën e shtruarjes së problemeve jetësore e të ngjashme. Kësaj rruge ka shkuar edhe

Ibrahim Kadriu. Shkrimtar ky i cili ka për obligim që t’u përgjigjet kërkesave të popullit, të

cilit i takon, që të shprehë shqetësimet, hallet dhe problemet e tij, për të shprehë edhe

hidhërime, por të këndojë edhe për gëzimet dhe të mirat që mund ta përcjellin atë nëpër valët

e jetës. Sepse shkrimtari është si ushtar i diplomuar, të cilin e presin urdhra nga krijuesi, pra

që të qajë hallet e shqiptarëve, atyre që u takon edhe vetë autori i veprës në shqyrtim.

I.Kadriu kur shkruan për tema të së shkruarës së afërt nuk vajton dhe nuk krijon

vargje që do t’i këndonin ndonjë ngjarje të madhe, nuk përdor fjalë bombastike, siçndodh në

disa shkrime të tjera të kësaj natyre, por çështjet i shtron qetë dhe bindshëm, me

çkaimponohesh ta lexosh dhe rilexosh disa herë veprën e tij, qoftë si tërësi apo edhe ndonjë

poezi veç e veç.

Shkrimtari si ndërgjegje e zgjuar ka për detyrë që lexuesit t’ia ofrojëartistikisht

realitetin objektiv ashtu siç është. Detyra e romancierit është që ta shfaqëjetën në roman në

mënyrë sa më besnike, siç bëri edhe Kadriu në veprat e tij, i cili i ndërtoi me një gjuhë të

pasur dhe shpesh figurative, si dhe shquhet për shprehje të bukura e të fuqishme, të cilat për

nga struktura, forca dhe thellësia kuptimore, kanë vlerën e thënieve proverbiale.

Përfundimisht kjo ishte vetëm një pjesë e vogël nga puna e bujshme e shkrimtarit

Ibrahim Kadriu, sepse të përmbledhësh krijimtarinë e tij letrare nuk arrihet me një punim

diplome e as me ndonjë vepër më të gjerë, sepse një shkrimtar bashkëkohorë dhe i frytshëm

sikur Kadriu është gjithnjë duke punuar dhe sjellë vepra të reja, për të cilat duhet përkushtim i

veçantë për t’i studiuar ato.

Page 20: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

20

FALËNDERIM

Përgjatë këtyre tre vjetëve studimi sigurisht që kishte raste kur më duhej ndihma nga

të tjerët përtëmë motivuarprandaj dëshiroj të falënderoj disa prej tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për profesorindhe mentorin tim Labinot Berisha, për

ndihmën dhe mbështetjen e çmuar që më ofroi gjatë studimeve dhe përgatitjes së punimit të

diplomës. Faleminderit profesor!

Faleminderit miqtë për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo kohë.

Në fund dua të shprehë një mirënjohje të thellë për familjen time, e cila më qëndroi

gjithnjë afër gjatë kësaj kohe të studimeve, sa të vështirë aq edhe të bukur.

Faleminderit të gjithëve!

LITERATURA

Page 21: PUNIM DIPLOME...këtë punim diplome do të merrem kryesisht me këto dy zhanre letrare, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta nga studiues të ndryshëm letrarëdhe këto vlerësimema

21

1. Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut, “Beqir Musliu”, Gjilan 2018.

2. Labinot Berisha, Qasje veprave të Ibrahim Kadriut,(vëllimi II),“ Beqir Musliu,

Gjilan 2018.

3. Ibrahim Kadriu, Troku, “Rilindja”, Prishtinë1980.

4. Ibrahim Kadriu, Frymëmarrje në shtjellë, “Kosova PEN center”, Prishtinë 2007.

5. Ibrahim Kadriu, Netët e Karadakut. “Rilindja”, Prishtinë 1969.

6. Ibrahim Kadriu, Buzëqeshje Miqsh, “Libri Shkollor”, Prishtinë 2014.

7. Ibrahim Kadriu, Hapsirë, “Rilindja”, Prishtinë 1977.

8. Ibrahim Kadriu, Kalorsi i Karadakut, “Rozafa”, Prishtinë 2007.