PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i...

15
PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 1 Për informacion të mëtejshëm ju lutemi na kontaktoni: Rruga “Dora Distra”,Nr.10, P.O. Box 8363, Tiranë Tel: +355 42 251 355/6 | Fax: +355 42 250 686 [email protected] | www.amf.gov.al Qytetarët i besojnë shumë AMF-së zgjidhjen e problematikave të tyre Vështrim mbi tregjet Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2018 Ecuria e numrit të kontratave të sigurimit për periudhën janar-maj, në vitet 2014-2018 Ecuria e tregut të sigurimeve 2008-2018 Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, janar-qershor 2018 Zhvillime të tjera Workshop për krijimin e Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë në Shqipëri Vizitë studimore pranë zyrave të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë IAIS organizon Mbledhjet e Komiteteve dhe Seminarin e Përvitshëm Global Edukimi i Konsumatorit Perspektiva e mbrojtjes sociale e reflektuar në mikrosigurime (pjesa e parë) Lajme Ndërkombëtare Bullgari Hungari Maqedoni Slloveni

Transcript of PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i...

Page 1: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018

1

Për informacion të mëtejshëm ju lutemi na kontaktoni:

Rruga “Dora Distra”,Nr.10, P.O. Box 8363, Tiranë Tel: +355 42 251 355/6 | Fax: +355 42 250 686 [email protected] | www.amf.gov.al

Qytetarët i besojnë më shumë AMF-së në zgjidhjen e

problematikave të tyre

Vështrim mbi tregjet

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2018

Ecuria e numrit të kontratave të sigurimit për periudhën janar-maj, në vitet 2014-2018

Ecuria e tregut të sigurimeve 2008-2018

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, janar-qershor 2018

Zhvillime të tjera

Workshop për krijimin e Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë në Shqipëri

Vizitë studimore pranë zyrave të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Agjencisë së

Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë

IAIS organizon Mbledhjet e Komiteteve dhe Seminarin e Përvitshëm Global

Edukimi i Konsumatorit

Perspektiva e mbrojtjes sociale e reflektuar në mikrosigurime (pjesa e parë)

Lajme Ndërkombëtare

Bullgari Hungari Maqedoni Slloveni

Page 2: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Qytetarët i besojnë më shumë AMF-së në zgjidhjen e problematikave të tyre

Në 6-mujorin e parë të

vitit 2018 u shënua një

rritje e numrit të

problematikave që

konsumatorët i kanë

paraqitur AMF-së për

zgjidhje.

ePeriodik 2

Qytetarët i janë drejtuar gjithnjë e më shumë Autoritetit të Mbikëqyrjes

Financiare për zgjidhjen e problematikave të tyre në lidhje me tregjet nën

mbikëqyrje. Në 6-mujorin e parë të vitit 2018 u shënua një rritje e numrit

të problematikave që konsumatorët i kanë paraqitur AMF-së për zgjidhje.

Deri në datën 27.06.2018 në Autoritet janë depozituar 41 ankesa për

çështje të ndryshme, mbi 90% e tyre të lidhura me tregun e sigurimeve.

Ankesat kanë të bëjnë kryesisht me refuzimin e pagesës së

dëmshpërblimit, mosrënien dakord për vlerën e dëmshpërblimit apo

pretendime për vonesa në trajtimin e praktikave nga ana e shoqërive të

sigurimit.

Autoriteti ka trajtuar brenda afatave kohore të gjitha ankesat e

konsumatorëve dhe po vijon me adresimin e tyre. Nga 41 ankesat e

paraqitura, thuajse gjysmës i është dhënë zgjidhje përfundimtare në favor

të konsumatorit dhe rreth 20% janë në proces trajtimi, të depozituara të

gjitha në muajin qershor, brenda afateve. Për pjesën tjetër të ankesave të

paraqitura në Autoritet, është mbyllur trajtimi dhe iu është dhënë

informacioni i nevojshëm.

Nga shqyrtimi i çështjeve të ankimuara, rezulton se mosmarrëveshjet e

lindura mes konsumatorit dhe shoqërive të sigurimit kanë ardhur si

pasojë e mosinformimit të plotë në lidhje me kontratën e sigurimit. AMF

këshillon konsumatorët të njihen me kujdes me kushtet e kontratës

përpara nënshkrimit të saj dhe të kërkojnë sqarime nga shoqëritë derisa

të kuptojnë plotësisht dokumentin që po nënshkruajnë dhe përfitimet prej

tij.

Synimi i Autoritetit është ruajtja e një komunikimi të hapur e të

drejtpërdrejtë me konsumatorët për të marrë asistencën e nevojshme për

hapat që duhen ndjekur në lidhje me ankesat për të gjetur zgjidhje të

problematikave të tyre.

Page 3: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën

janar-qershor 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto për periudhën janar-qershor

2018 kapën vlerën mbi 7,707 milionë lekë, ose 3.93% më shumë se në

periudhën janar-qershor 2017. Gjatë periudhës janar-qershor 2018, numri

i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 570,783 me një rritje prej

8.33% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të

cilat sollën 92.50% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë

përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.43% dhe veprimtarinë e risigurimit

me 0.07%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të

sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit

vullnetar zënë 39.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të

detyrueshëm zënë 60.18% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës

janar-qershor 2018,

numri i kontratave

të sigurimit të

lidhura arriti në

570,783 me një

rritje prej 8.33%

krahasuar me

janar-qershor 2017.

ePeriodik 3

Ecuria e numrit të kontratave të sigurimit për periudhën janar-maj, në vitet 2014-2018

Tregu i sigurimeve pasqyron tendenca të qëndrueshme rritjeje nga viti në

vit, jo vetëm me rritjen e volumit të primeve të shkruara bruto, por edhe të

numrit të kontratave. Rritja e numrit të kontratave reflektohet më shumë

në sigurimet e Jo-Jetës, të cilat zënë edhe pjesën më të madhe të tregut

të sigurimeve, duke shprehur edhe një ndërgjegjësim dhe përfshirje

gradualisht më të madhe të popullsisë në tregun e sigurimeve.

Duke u analizuar treguesit e periudhave janar-maj përgjatë pesë viteve

2014-2018 vërehet se ritmi i rritjes së numrit të kontratave është i lartë,

sidomos në periudhat janar-maj 2017 dhe janar–maj 2018.

18.34%

16.38%

65.28%

Struktura e tregut të sigurimeve, janar-qershor 2018

Pronë dhe të tjera Jetë dhe shëndet Sigurime motorike

Page 4: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Në një krahasim 5-vjeçar, për periudhën janar-maj 2018, numri i kontratave

arriti në 462,260 duke shënuar një rritje me rreth 26.9% krahasuar me të

njëjtën periudhë të vitit 2014.

Rritja e numrit të kontratave të sigurimit pasqyron përpjekjet e vazhdueshme

të AMF-së dhe shoqërive në treg për zhvillimin e mëtejshëm të tij dhe

pasurimin me produkte të reja sigurimesh.

ePeriodik 4

Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018

Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë

viteve të fundit, ndërkohë që rritja më e ndjeshme është shënuar në katër

vitet e fundit.

Volumi i primeve të shkruara bruto nga 6,561 milionë lekë që ishte në vitin

2008 arriti në 14,993 milionë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje mbi

dy herë.

Sigurimi i Jo-Jetës vazhdon të jetë dominues në treg dhe në këtë segment

mbizotëron sigurimi i detyrueshëm motorik. Edhe sigurimi i detyrueshëm

motorik ka shënuar një rritje të qëndrueshme, me pak luhatje pas vitit 2011,

vit kur u liberalizua sigurimi i detyrueshëm motorik.

Tregu i sigurimeve ka

shënuar një rritje të

qëndrueshme përgjatë

dhjetë viteve të fundit,

ndërkohë që rritja më e

ndjeshme është

shënuar në katër vitet e

fundit.

Page 5: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Grafikët paraqesin ecurinë e primeve të sigurimit për të gjithë tregun dhe

primet e sigurimit të detyrueshëm motorik përgjatë një periudhe 10 vjeçare.

ePeriodik 5

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën

janar-qershor 2018 u dominua në masën 90.60% nga transaksionet në

instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 9.40% ishin

instrumente afatgjatë (obligacione).

Përsa i përket numrit të transaksioneve, 92.51% e të gjitha transaksioneve

të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve

të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për

periudhën janar-qershor 2018 flasin për një dominim të transaksioneve

“Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”

përkatësisht me 57.18% dhe 29.68% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Volumi i tregut sekondar të

letrave me vlerë të

Qeverisë për periudhën

janar-qershor 2018 u

dominua në masën

90.60% nga transaksionet

në instrumente

afatshkurtër (bono thesari)

dhe pjesa tjetër prej 9.40%

ishin instrumente afatgjatë

(obligacione).

.

Page 6: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë

periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.38% të të

gjitha transaksioneve në këtë treg.

ePeriodik 6

A

57.18%

B

9.18%

C

3.35%

D

0.61%

E

29.68%

Letra me vlerë të Qeverisë janar-qershor 2018

A Blerje në tregun primar

B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar

C Blerje para afatit të maturimit

D Vendosje e bonos si kolateral

E Shlyerje e vlerës nominale në maturim

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë

periudhës janar-qershor 2018, ka pasur një rritje prej 437 milionë lekë ose

17.88%krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Ndërkohë edhe numri i

transaksioneve është rritur në masën 23.22%.

Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-

qershor 2018, ka pasur ulje prej 185 milionë lekë ose 14.94% dhe gjithashtu,

një ulje në numrin e transaksioneve në masën 12.96%, krahasuar me të

njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C

të marra së bashku me rreth 252 milionë lekë, krahasuar me periudhën

janar-qershor 2017.

Page 7: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Vizitë studimore pranë zyrave të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë

Autoriteti i Mbikëqyrjes

Financiare organizoi në

datat 25 dhe 26 korrik

2018 një workshop me

përfaqësues të

shoqërive të tregut të

kapitalit dhe autoritetet

rregullatore në vend në

lidhje me mundësinë e

krijimit të Depozitarit

Qendror në Shqipëri.

ePeriodik 7

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në datat 25 dhe 26 korrik

2018 një workshop me përfaqësues të shoqërive të tregut të kapitalit dhe

autoritetet rregullatore në vend në lidhje me mundësinë e krijimit të

Depozitarit Qendror në Shqipëri. Workshop-i u organizua në kuadër të

projektit “Studimi i formës së ardhshme të Depozitarit Qendror të Letrave

me Vlerë në Shqipëri”.

Gjatë zhvillimit të workshop-it

Domosdoshmëria e krijimit të Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë

lidhet me realizimin e procesit të klerimit dhe shlyerjes së titujve, në

shërbim të interesit publik dhe mbrojtjes së investitorit.

Projekti i nisur në maj të vitit 2018 është pjesë përbërëse e projektit

kryesor që po zbaton AMF, “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të

Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, financuar nga Sekretariati Zviceran

për Çështjet Ekonomike, SECO.

Workshop për krijimin e Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë në Shqipëri

Në datat 5-13 korrik, përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

zhvilluan një vizitë studimore pranë zyrave të Bankës Qendrore të

Kosovës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë, në

kuadrin e frymës së bashkëpunimit e shkëmbimit të përvojave dhe

njohurive.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite studimore ishte marrja e eksperiencës nga

këto vende në ngritjen dhe administrimin e sistemeve të shitjes së

policave të sigurimit dhe raportimit të dëmeve nga shoqëritë e sigurimit.

Page 8: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Tregu i sigurimeve në

Kosovë nuk ishte i

liberalizuar për sa i

përket çmimit të primit,

por vendosej nga

Ministria e Financave në

varësi të kategorive dhe

klasave për çdo kategori.

ePeriodik 8

Gjatë takimeve në Bankën Qendrore të Kosovës, përfaqësuesit e

BQK-së prezantuan objektivat dhe arritjet në fushën e sigurimeve. U

diskutua e u shkëmbyen eksperienca lidhur me, sistemin e shitjeve, i cili

në Kosovë ishte i njëjtë për të gjithë shoqëritë e sigurimit. Kjo mënyrë e

autentifikimit të agjentëve ishte shumë efikase dhe e sigurt, duke

shmangur kështu keqpërdorim e kodeve nga agjentë të ndryshëm, apo

nga persona të pa autorizuar. I gjithë sistemi dhe komunikimet me çdo

pikë fundore (pikë shitje) ishte në një rrjet të mbyllur dhe të sigurt, të pa

ekspozuar në internet.

Tregu i sigurimeve në Kosovë nuk ishte i liberalizuar për sa i përket

çmimit të primit, por vendosej nga Ministria e Financave në varësi të

kategorive dhe klasave për çdo kategori. Në Kosovë aplikohej sistemi

Bonus-Malus, i cili ishte shumë i ngjashëm me sistemin që pritet të

aplikohet në Shqipëri.

Moduli për raportimin e dosjeve të dëmit ishte online, ku shoqëritë e

sigurimeve nëpërmjet përdoruesve të autorizuar raportonin te dhënat

bazë të dosjeve të dëmit. Ky sistem ishte i njëjtë me Regjistrin Elektronik

të Dëmeve në AMF. Sistemi i raportimit të dëmeve i jepte mundës

shoqërive të sigurimit dhe BQK të shihnin të dhënat për dosjet e tyre

përkatëse, të bënin verifikimet e ndryshme, të gjeneronin raporte ne

forma tabelore dhe grafike të ndryshëm sipas kërkesave të tyre, duke

parë edhe kohën e trajtimeve dhe pagesave.

Në takimet pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes se Sigurimeve,

përfaqësues të këtij institucioni prezantuan sistemin e shitjeve dhe

dëmeve, i cili qëndronte pranë Byrosë Kombëtare të Maqedonisë, por e

mbikëqyrur edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes se Sigurimeve. Roli i

Agjencisë ishte në krijimin e kushteve minimale në shoqëritë e sigurimit

për vazhdimësinë e biznesit dhe të rikuperimit të të dhënave në rast

katastrofash.

Vizita studimore në Maqedoni vijoi me një takim pranë zyrës së Byrosë

Kombëtare të Maqedonisë, ku përfaqësuesit e AMF-së u njohëm me

sistemin e shitjeve dhe dëmeve të qendërzuar dhe nën menaxhimin e

byrosë. Sistemi i shitjeve të policave të sigurimit të detyrueshëm motorik

ishte shumë i ngjashëm me sistemin e Kosovës.

Page 9: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Shoqata Ndërkombëtare

e Mbikëqyrësve të

Sigurimeve (International

Assocciation of

Insurance Supervisors,

IAIS), organizoi

mbledhjet e Komiteteve

dhe Seminarin e

përvitshëm global.

ePeriodik 9

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (International

Assocciation of Insurance Supervisors, IAIS), organizoi mbledhjet e

Komiteteve dhe Seminarin e përvitshëm global. Aktivitetet u organizuan

në Moskë, 23-27 korrik 2018.

Në ditën e parë të Seminarit Global, ekspertë dhe drejtues të IAIS-it

ofruan përditësime lidhur me komponentët kryesorë të axhendës së

reformës pas krizës financiare, e cila po shkon drejt përfundimit. Këto

përfshinë ComFrame (Kuadri i Përbashkët për Mbikëqyrjen e Grupeve të

Sigurimit Ndërkombëtar), duke përfshirë edhe Standardin e Kapitalit të

Sigurimeve (ICS); si edhe përparimin drejt kuadrit për zbutjen e rreziqeve

sistemike.

Gjatë dialogut vjetor të Komitetit Ekzekutiv me palët e interesuara,

Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, Jonathan Dixon e ndërthuri diskutimin e tij

me të ardhmen, duke dhënë përditësim të procesit aktual të planifikimit

strategjik dhe temave për zhvillim më tej. Një nga sesionet iu dedikua

rolit të industrisë së sigurimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik

gjithëpërfshirës.

Dita e dytë e Seminarit Global në Moskë, u fokusua tek inovacioni dhe

rreziqet në zhvillimin e mëtejshëm në industrinë e sigurimeve. Në panele

të ndryshme u diskutua për përdorimin e pajisjeve inovative, siç janë

regulatory sandbox si mjete rregullues. Gjithashtu u diskutua për rrezikun

e ndryshimeve të klimës dhe çfarë do të thotë kjo për industrinë e

sigurimeve dhe mbikëqyrësit e sigurimeve.

Një tjetër sesion iu dedikua sigurisë kibernetike. Ekspertë nga IAIS bënë

një përditësim lidhur me projekt dokumentin për “Mbikëqyrjen e

siguruesve lidhur me sigurinë kibernetike”. Pas saj përfaqësuesi i

Institutit të Stabilitetit Financiar prezantoi një dokument për një qasje më

të kujdesshme në industrinë e sigurimeve, lidhur me bashkëpunimin dhe

delegimin e informacionit tek ofruesit e shërbimit të IT.

AMF është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë që prej vitit

2001. (www.iaisweb.org)

IAIS organizon Mbledhjet e Komiteteve dhe Seminarin e Përvitshëm Global

Page 10: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Perspektiva e mbrojtjes sociale e reflektuar në mikrosigurime

Aksesi në sigurinë shoqërore është një e drejtë thelbësore e njeriut. Për më tepër që siguria

shoqërore dhe mbrojtja sociale njihen si pjesë përbërëse të përpjekjeve globale për të ulur

varfaërinë dhe për të mbështetur zhvillimin e qendrueshëm ekonomik. Skemat e

mikrosigurimeve për shtresat e margjinalizuara të shoqërisë po zhvillohen vrullshëm nga shumë

shtete. Komisioni Evropian ka realizuar një studim në lidhje me perspektivën e mbrojtjes sociale

përmes mikrosigurimit për të shpjeguar nga afër këto skema.

Dokumenti ka për autorë Christian Jacquier, Gabriele Ramm, Philippe Marcadent dhe Valérie

Schmitt-Diabate

(Pjesa e parë, me shkurtime dhe redaktime)

Të ndodhur përballë mundësisë së përjashtimit nga mbrojtja sociale,

komunitetet lokale po ndërmarrin iniciativa për të organizuar skema të

mikrosigurimit. Mikrosigurimi ofrohet nëpërmjet një shumëllojshmërie

organizatash që mbulojnë rreziqe të ndryshme ose të paparashikuara duke

përfshirë shëndetin, periudhën e shtatzanisë, jetën dhe paaftësinë. Disa

skema nuk janë thjesht instrumente të menaxhimit të rrezikut, por kanë

potencial për të kontribuar në zgjerimin e mbrojtjes sociale për grupet e

përjashtuara. Për më tepër, këto skema mund të përmirësojnë qeverisjen e

ofruesve të mbrojtjes sociale (p.sh. kujdes shëndetësor) dhe të sigurojnë

burimet shtesë që rrisin mbrojtjen sociale në tërësi. Kjo është veçanërisht e

nevojshme aty ku shteti ka kapacitete të kufizuara financiare dhe

institucionale.

Skemat e mikrosigurimit mund të jenë pjesë e sistemeve të mbrojtjes sociale,

ndonëse kjo mund të ketë disa pasoja:

Skemat e mikrosigurimit mund të marrin disa funksione të mbrojtjes

sociale, të tilla si shpërndarja nëpërmjet subvencioneve të brendshme

ose nëpërmjet kanalizimit të subvencioneve publike për anëtarët e

tyre;

Skemat e mikrosigurimit duhet të vlerësohen jo vetëm për aspektet

teknike (p.sh. qëndrueshmërinë financiare), por edhe për kapacitetin e

tyre për të arritur rezultatet e mbrojtjes sociale; duhet të merret në

konsideratë edhe impakti socio-ekonomik i këtyre skemave tek

anëtarët dhe jo anëtarët e tyre;

Një treg jo i rregulluar mund të mos ofrojë një paketë efikase përfitimi

për të varfërit;

Skemat e mikrosigurimit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në

fuqizimin dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të tyre, që ndikon më pas në

projektimin e produkteve, zgjedhjen e paketës së përfitimeve,

përballimin e kostos dhe organizimin e skemave.

Mikrosigurimi ofrohet

nëpërmjet një

shumëllojshmërie

organizatash që mbulojnë

rreziqe të ndryshme ose

të paparashikuara duke

përfshirë shëndetin,

periudhën e shtatzanisë,

jetën dhe paaftësinë.

ePeriodik 10

Page 11: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Gjithsesi, skemat e pavarura të mikrosigurimit, me vetëfinancim, kanë

mundësi të kufizuara për të shërbyer si mekanizma të qëndrueshme dhe

efikase të mbrojtjes sociale, për të arritur te segmentet e mëdha të shtresave

të përjashtuara të popullsisë. Mundësitë e tyre për të zgjeruar mbrojtjen

sociale rriten, kur qeveritë i përfshijnë ato në strategjitë kombëtare të

mbrojtjes sociale, duke i lidhur me përbërësit e tjerë të mbrojtjes sociale për

të krijuar një sistem më aktual, efikas dhe të barabartë.

Mbrojtja sociale nuk përfshin vetëm skemat publike të sigurimit shoqëror, por

edhe skemat private ose jo-statutore me objektiva të ngjashme, si shoqëritë

me përfitim të dyanshëm dhe skemat e pensioneve profesionale, me kusht

që kontributet për këto skema të mos jenë të përcaktuara tërësisht nga forcat

e tregut. Ky përkufizim i mbrojtjes sociale është një nga disa qasjet.

Organizatat e tjera, të tilla si Banka Botërore, përdorin koncepte tërësore të

mbrojtjes sociale ("menaxhimi i rrezikut social").

Ato përfshijnë një kategori më të gjerë të rreziqeve të paparashikuara, - çdo

gjë që prek sigurinë e të ardhurave të individëve, - e cila i mbivendoset

politikave të tjera të sektorit, siç është arsimi apo puna. Ky këndvështrim më i

gjerë përfshin jo vetëm mekanizmat e mbrojtjes, por edhe promocionin për të

rritur mundësitë ekonomike (siç janë programet e mikrofinancës, mbështetja

e çmimeve ose subvencionet e mallrave). Konceptet e mbrojtjes sociale janë

ende në diskutim, në programet e mbështetjes që zhvillon OECD.

Pavarësisht përkufizimit, mbrojtja sociale është një mjet i rëndësishëm për të

parandaluar varfërinë dhe për të forcuar kapacitetin e të varfërve për të dalë

nga varfëria.

Çfarë është mikrosigurimi?

Një skemë mikrosigurimi mund të jetë një organizatë, si një shoqëri me

përfitim të dyanshëm. Gjithashtu mund të jetë një grupim institucionesh që

punojnë së bashku, sic mund të jenë shoqëritë e sigurimit që në

bashkëpunim me institucionet e mikrofinancimit i ofrojnë sigurime të varfërve.

Mikrosigurimi mund të jetë një produkt sigurimi i ofruar nga një organizatë që

kryen edhe aktivitete të tjera, si një kooperativë bujqësore, e cila ofron edhe

sigurime për anëtarët e saj.

Skemat e mikrosigurimit shpesh janë iniciuar nga organizatat e shoqërisë

civile. Gjithnjë e më shumë, këto organizata bashkëpunojnë me skemat

formale të mbrojtjes sociale (p.sh. kompanitë e sigurimeve, skemat e

sigurimeve shoqërore), institucionet publike (p.sh. strukturat e sektorit

shëndetësor, punëve dhe çështjeve sociale), ofruesit e shërbimeve (p.sh.

ofruesit e kujdesit shëndetësor). Ndonjëherë edhe pushteti lokal apo komunat

mund të ofrojnë skema mikrosigurimi.

Pavarësisht përkufizimit,

mbrojtja sociale është një

mjet i rëndësishëm për të

parandaluar varfërinë dhe

për të forcuar kapacitetin

e të varfërve për të dalë

nga varfëria.

ePeriodik 11

Page 12: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Në mënyrë që skema të ketë interes në kontekstin e mbrojtjes sociale, disa

nga përfituesit e saj duhet të përjashtohen nga skemat formale të mbrotjes,

veçanërisht ekonomia informale dhe punonjësit në zonat rurale dhe familjet e

tyre.

Një skemë mikrosigurimi ndryshon nga programet që ofrojnë mbrojtje sociale

për punëtorët e kontraktuar. Anëtarësimi nuk është i detyrueshëm (por mund

të jetë automatik). Anëtarët kontribuojnë, të paktën pjesërisht në primet e

nevojshme për të paguar përfitimet. Meqenëse kapaciteti i tyre për të

kontribuar shpeshherë është i ulët, mbulimi i ofruar nga këto skema, (në

mungesë të subvencioneve) është zakonisht i kufizuar, me një numër të

vogël rreziqesh të mbuliara dhe nevile të ulëta përfitimesh.

ePeriodik 12

Page 13: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Bullgaria prezanton skemën voucher për listimin në Bursë

Ministria e Ekonomisë dhe Bursa e Bullgarisë prezantuan skemën voucher në

mbështetje të ndërmarrjeve të vogla e të mesme për t’u listuar në tregun e

rregulluar. Buxheti fillestar i skemës voucher për financimin e ofertave publike

është rreth 2 milionë euro (3.9 milionë BGN, leva bullgare). Pasi kompanitë e

para do të lëshojnë bonot e tyre dhe do të paguhen përmes kuponave, atëherë

do të nisë një fazë e tyre e programit. Në bazë të skemës, financimi kryhet

nëpërmjet kuponave me vlerë deri në 50 mijë leva, (rreth 25 mijë euro) dhe

përfituese është Agjencia për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme.

Kuponat janë të vlefshëm për një periudhë 9 mujore. Skema e re synon të

mbulojë të gjitha kostot operative të ndërmarrjeve, duke stimuluar kështu daljen

e tyre në një treg të rregulluar.

13

Hungari, moti i keq shkakton mbi 3.1 milionë euro dëme

Kushtet ekstreme të motit në Hungari përgjatë muajit qershor sollën mbi 6

mijë raportime për dëme, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 3.1 milionë

euro (1 miliardë HUF, forinta hungareze). Rajonet jugore rezultuan më të

prekurat nga moti i keq, aty ku vetëm në qytetin Peç u shënuan më shumë

se 200 raste dëmesh. Përveç erërave të forta, u raportuan dëme nga

përmbytjet dhe nga rrufetë.

Bullgari, pranë zbatimit sistemi Bonus-Malus

Kompania që ka këshilluar Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare në Bullgari në

lidhje me zbatimin e sistemit Bonus-Malus për sigurimin MTPL ka prezantuar

raportin përfundimtar, me 11 skenarët e mundshëm të sistemit. Në raport

përmenden edhe një numër i madh faktorësh që duhen marrë në konsideratë në

ndërtimin e sistemit Bonus-Malus. Të gjithë skenarët bazohen në të dhënat e

mbledhura nga tregu bullgar i sigurimeve, duke reflektuar specifikat e tij. Tashmë

mbetet për t’u vendosur se cili nga skenarët e propozuar do të përzgjidhet për

sistemin Bonus-Malus. Raporti i është dërguar dy dikastereve që do të jenë pjesë

e vendimmarrjes finale, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme.

www.bse-sofia.bg

www.xprimm.com

www.xprimm.com

Page 14: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

BERZH asiston SME-të në Slloveni për t’u listuar në Bursë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po mbështet ndërmarrjet e

vogla dhe të mesme në Slloveni, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, si

pjesë e një projekti të Agjencisë për Tregun e Letrave me Vlerë (AVTP). BERZH-i

nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Bursën e Lubljanës (LJSE) që

parashikon dhënien e konsulencës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që

kërkojnë të listohen dhe emetojnë aksione në bursë. Programi i mbështetjes nisi

zbatimin në 2 korrik dhe do të zgjasë për një periudhë 2-vjeçare. Objektivi është

mbështetja e SME-ve për të hyrë në tregun e kapitalit, përmes ofertave fillestare

publike ose lëshimit të bonove të koorporatave.

14

Maqedonia bashkëpunon me Turqinë për sigurimet

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoni ka nënshkruar një

marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin Rregullator për Mbikëqyrjen e

Sigurimeve në Turqi. Marrëveshja rregullon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e

informacionit dhe të dhënave përsa i përket mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve.

Përmes marërveshjes, të dy palët shprehën interesin për zgjerimin e

bashkëpunimit në të ardhmen. Turqia do të ndajë me Maqedoninë eksperiencën

e saj në disa fusha të sigurimeve të cilësuara si modele të suksesshme, si në

rastin e sigurimeve në bujqësi, si edhe skemën e sigurimeve për tërmetet.

www.xprimm.com

www.ebrd.com

Bursat e Maqedonisë, Bullgarisë e Kroacisë në “SEE Link”

“SEE link” është një projekt i nisur nga bursat në Bullgari, Maqedoni dhe Kroaci

me objektivin për të krijuar një infrastrukturë rajonale për tregtimin e aksioneve

të listuara në këto tre tregje. Projekti mbështetet nga Banka Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Synimi i këtij bashkëpunimi është integrimi i

tregjeve rajonale të aksioneve, pa synuar shkrirjen e tyre, por vetëm përmes

përdorimit të teknologjisë që i jep mundësi bursave të jenë të pavarura. Për t’i

dhënë gjithë projektit një kuadër fomal, bursat e Bullgarisë, Maqedonisë dhe

Kroacisë krijuan “SEE Link” në maj 2014, me seli në Maqedoni, aty ku të tre

bursat kanë aksione të barabarta. Krijimi i këtij grupimi sjell më shumë

alternativa tregtimi në bursë jo vetëm për tre shtetet pjesëmarrëse, por në

përgjithësi për gjithë rajonin.

www.see-link.net

Page 15: PUBLIKIM MUJOR NUMRI 116 | Korrik 2018 - AMF · Ecuria e tregut te sigurimeve 2008-2018 Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit,

Për informacion të mëtejshëm

ju lutemi na kontaktoni:

Rr. “Dora D’Istria”, Nr. 10 , P.O.Box 8363, Tiranë

Tel: +355 42 251 355/6 | Fax: +355 42 250 686

[email protected] | www.amf.gov.al